165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes...

18

Upload: others

Post on 25-Jul-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

165

Page 2: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur
Page 3: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

Vasil S. Tole

MUZIKË

6Për klasën e gjashtëtë arsimit 9-vjeçar

Page 4: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

2

Titulli: Muzikë 6

Autorë: Akademik Vasil S. Tole

Drejtuese botimi: Anila Bisha

Redaktor shkencor: Prof. Dr. Fatmir Hysi

Redaktor muzikor: Sofokli Tole

Punoi shembujt muzikorë: Andi Bajraktari

Redaktore: Elona Qose

Design: Arben Hamzallari

Kopertina:

Shtëpia Botuese Mediaprint

ISBN: 978-9928-08-197-1

Botimi i parë, 2015

Ribotim i përmirësuar, 2018

Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

Page 5: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

3

PërmbajtjaLinja 1

Gjuha dhe komunikimi muzikor1. Pentagrami muzikor .................................................................................................................. 72. Çelësi muzikor i solit ................................................................................................................. 93. Notat - tingujt muzikorë në vija dhe fusha ........................................................................... 114. Notat poshtë dhe sipër pentagramit ...................................................................................... 145. Piramida e notave dhe pushimeve ......................................................................................... 166. Masa muzikore, shenja e përsëritjes ..................................................................................... 197. Koha dhe pushimi2/4 .............................................................................................................. 238. Koha 3/4 dhe pika e vlerës ...................................................................................................... 279. Koha dhe pushimi 4/4 ............................................................................................................ 3010. Lidhja vlerëse dhe ajo shprehëse ............................................................................................ 3311. Nota tetëshe 1/8 dhe pushimi i saj – shembuj muzikore .................................................... 35

Linja 2

Teknika dhe procese12. Shprehitë vokale dhe format e këndimit ............................................................................... 4013. Himni kombëtar ....................................................................................................................... 4414. Himni i Europës ....................................................................................................................... 4615. Këngët patriotike ...................................................................................................................... 4816. Këngët partizane ...................................................................................................................... 5017. Këngët njëzërëshe dhe ato shumëzërëshe ............................................................................ 5218. Këndojmë këngë për nënën .................................................................................................... 5519. Këndojmë këngën “Gjuha jonë, barot e trëndelinë” ............................................................ 5720. Këndojmë këngën “Urim për mësuesen time” ..................................................................... 5921. “Ninullë” - Johanes Brahms ................................................................................................... 6122. Pyetësor muzikor ..................................................................................................................... 6223. Këngë-lojë me melodi .............................................................................................................. 6324. Fyelli: rregullat e luajtjes në instrument, qëndrimi, teknika të interpretimit ................... 6525/26. Ushtrime në fyell ...................................................................................................................... 68

Linja 3

Historia, muzika dhe shoqëria27. Format muzikore ...................................................................................................................... 7228. Struktura muzikore (motivi, fraza, fjalia) ............................................................................. 7529. Forma e periudhës muzikore .................................................................................................. 7830. Ndërtimi muzikor polifonik: kanoni ..................................................................................... 8031. Kënga një, dy dhe tri pjesëshe ................................................................................................ 8132. Kënga, minueti ......................................................................................................................... 86

Fjalorth muzikor .................................................................................................................................. 89Kalendar i kompozitorëve të shquar ................................................................................................. 90

Page 6: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

4

Tema mësimore

Fjalë kyçe

11

Në figurë: Pentagrami dhe elementet e tij

2.1 Çelësi muzikorPër të fiksuar lartësinë e notave përdoret simboli i çelësit muzikor. Çelësi është një shenjë e veçantë, e vendosur në fillim të çdo pesëvijëshi, që tregon lartësinë dhe emërtimin e një note të caktuar. Çelësi muzikor i solit shkruhet në fillim të pentagramit, në vijën e dytë të tij, që është vendi i notës sol, nga ka marrë edhe enrin.

Çelësi i solit i jep kuptim emërtimit të notave dhe vendit të tyre në pentagram, poshtë dhe sipër tij. Në pesëvijësh, çelësi i solit tregon pozicionin e notës sol të oktavës së parë (g1) dhe njihet ndryshe edhe si çelësi i violinës. Falë këtij çelësi mund të lexojmë notat muzikore drejtpërsëdrejti ashtu siç shkruhen. Në literaturën muzikore çelësin e solit e gjejmë rëndom me emrin “clef ”, që rrjedh nga gjuha franceze dhe do të thotë çelës.

2.2 llojet e tjerë të çelësave muzikorëDiapazoni, shtrirja e kufizuar i pesëvijëshit, ka bërë që të përdoren edhe disa lloje të tjerë çelësash muzikorë si: -çelësat e do-së (c apo C), që në pesëvijësh tregojnë pozicionin e do-së së oktavës së parë (c1) dhe përbëhen nga çelësi i sopranos, mexosopranos, altos, tenorit dhe baritonit); -çelësat e fa-së, që në pesëvijësh tregojnë pozicionin e fa-së. Më së shumti, në muzikë përdoret çelësi i violinës dhe ai i basit.

Çelësi muzikor i solit2F j a l ë K y ç e

çelës muzikor, çelës soli, çelës fa-je, çelës basi, diapazon, solfezh, shkrim muzikor etj.

M Ë s I M I

Në figurë: Pentagramet dhe çelësat muzikorë të pianofortes

Në figurë: Çelësa të ndryshëm muzikorë

Në figurë: Instrumenti i pianoforte i cili përdor çelësin e sol-it në dorën e djathtë dhe çelësin e fa-së në dorën e majtë

Çelësi i solit ose i G-së

Çelësi i basit ose i F-së

Vështro!

Si i kuptoni fjalët që zbërthejnë shkronjat e fjalës “MuSIC”?

10

Praktikë muzikore 2Lexojmë këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

Arsyeto dhe përgjigju Detyrë

1. Shpjegoni me fjalët tuaja se si përdorimi i çelësit muzikor të “hap” derën e të kuptuarit të notave muzikore.

1. Përse shërbejnë çelësat në muzikë?2. Cili nga çelësat muzikorë gjen më

shumë përdorim dhe ku?3. Përse na shërben solfezhi?

2.3 Solfezhi na ndihmon të kuptojmë shkrimin muzikor dhe muzikën në përgjithësiSolfezhi është ABC-ja e muzikës. Ai të mëson pentagramin, lartësinë e notave; të mëson të dëgjosh harmoninë dhe të këndosh meloditë muzikore, si dhe të shkruash muzikën që krijon në mendjen tënde. Solfezh është një term nga frëngjishtja - “solfège”; mund të përmendim edhe shqiptimin në italisht - “solfeggio”, vetëm se ka një “o” të shtuar në fund. “Solfeo”, “sol-fa” dhe “solfa” janë sinonime të tjera të tij.

1. Shkruaj bukur çelësin e sol-it.

Instrumenti i violinës, një nga përdoruesit e çelësit të solit në muzikë.

Pse duhet ta mësojmë solfezhin? Me solfezhin,këngët mësohen shpejt dhe mirë. Ai të ndihmon të këndosh bazuar në atë që shikon apo të mësosh muzikë edhe kur nuk ke dëgjuar më parë ndonjë melodi. Solfezhi rrit aftësitë e të kënduarit mbi bazën e muzikës që shikon dhe lexon, duke zbuluar përmbajtjen e skemave në muzikë. Pa solfezh, mund të kesh mësuar 100 këngë dhe përsëri do të të duhen orë tëra të mësosh një këngë të re. Solfezhi përmirëson aftësinë për të kënduar notat si dhe ndihmon në përpunimin e veshit muzikor.

Mëso më

shumë

1 2 3 4

Shikoni dhe dëgjoni muzikë të krijuar për violinë nga Johan Sebastian Bah të interpretuar nga fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=JLqjNaSEpV0

Çfarë emocionesh ju krijon kjo pjesë?

Dëgjim muzikor

Dëgjim muzikor

16

Piramida e notave dhe pushimeve

F J A L Ë K Y Ç E

pushim muzikor, vlerë e notës, thyesë muzikore, notë e plotë, notë gjysmë e plotë, notë një e katërta etj.

MË S IM I

Vështro!

Cili është kuptimi i shprehur në nota muzikore i emrit të kompozitorit BACH?

1 notë e plotë2 nota gjysmë të plota

4 nota katërshe

8 nota tetëshe

16 nota gjashtëmbëdhjetëshe

32 nota tridhjetedyshe

5

Notat dhe pushimet së bashku krijojnë çastet e mrekullueshme të përjetimit të muzikës. Muzika përjetohet kur dëgjon tingujt drejtpërsëdrejti, por edhe kur në çastet e pushimeve, dëgjuesi mediton dhe shijon muzikën që ka dëgjuar më parë. Kombinimi i notave të muzikës me heshtjen që krijon përdorimi i pushimeve është një nga mënyrat e krijimit të kontrastit në krijimtarinë muzikore. Kompozitorët e shquar i përdorin mjeshtërisht kombinimet e notave me pushimet.

5.1 Vlera dhe piramida e notaveGjatësia e notave është një mënyrë e veçantë e përjetimit të kohës në muzikë. Çdo notë ka vendin e vet në pentagram, si dhe vlerën e gjatësinë e saj. Përmes gjatësisë së notave kuptojmë se sa shpejt ose ngadalë duhen interpretuar notat muzikore të shpërndara në lartësi të ndryshme. Notat dhe vlerat e tyre shkruhen brenda masës muzikore. Lind pyetja: Cilat janë vlerat bazë të notave?Elementet e notës janë: koka, bishti dhe krraba.

notë e plotë, e cila shprehet me thyesën 4/4.

notë gjysmë e plotë, e cila shprehet me thyesën 2/4 dhe ka vlerën e gjysmës së notës së plotë.

notë katërshe, e cila shprehet me thyesën ¼ dhe ka vlerën e gjysmës së notës gjysmë të plotë.

notë tetëshe, e cila shprehet me thyesën 1/8 dhe ka vlerën e gjysmës së notës katërshe.

notë gjashtëm�ë�hjetëshe, e cila shprehet me thyesën 1/16 dhe ka vlerën e gjysmës së notës tetëshe.

Praktikë muzikore

56

Praktikë muzikore 18Lexojmë këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

këndojmë

Arsyetoni dhe përgjigjuni

1. Tregoni si e kuptoni vargun “gjuhë e nënës është mjaltë” dhe a ka lidhje me muzikalitetin e saj?

2. Shprehni në vargje emocionet tuaja apo edhe një krijim të shkurtër muzikor për nënën dhe festën e saj.

3. Listoni këngë të tjera për nënën.

Aktivitet në grup

Ndahuni në tri grupe dhe organizoni një festë kushtuar nënës.Grupi i parë gjen poezi për nënën. Grupi i dytë gjen thënie ose mesazhe të shkurtra urimi. Grupi i tretë gjen këngë të ndryshme për nënën. Mësoni këngën për nënën.Përcaktoni kohën e aktivitetit dhe përgatitni programin e festës.këshillë! Angazhoni edhe prindërit në realizimin e këtij aktiviteti.

Të njohim kompozitorin

Kompozitori Feim Ibrahimi, Artist i Popullit, u diplomua në Konservatorin Shtetëror të Tiranës (1966) dhe punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Më pas drejtoi disa institucione kulturore. Ka kompozuar pothuajse në të gjitha format e gjinitë muzikore, që nga lirikat vokale, muzika e dhomës deri te muzika skenike (baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, 1986). Në vitin 1990 themeloi Komitetin Kombëtar të Muzikës dhe më 1992-shin organizoi koncertin e parë të Muzikës së Re. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë luajtur edhe jashtë vendit. Ka fituar disa çmime të rëndësishme kombëtare.

Feim Ibrahimi, 1935–1997

këshilla si të këndoni bukur• Zgjidhni grupin e këndimit apo këngëtarin/en.• Qëndroni drejt dhe lirshëm.• Përshtateni frymëmarrjen sipas llojit të melodisë.• Jo frymëmarrje shumë të thellë.• Jo frymëmarrje me hope.• Jo ulje e ngritje të shpejta të shpatullave dhe gjoksit.• Shqiptoni bukur zanoret.

4

Page 7: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

5

Kalendari

Përkufizim

Shembuj muzikor

Mëso më shumë

Unë mësova

10

Praktikë muzikore 2Lexojmë këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

Arsyeto dhe përgjigju Detyrë

1. Shpjegoni me fjalët tuaja se si përdorimi i çelësit muzikor të “hap” derën e të kuptuarit të notave muzikore.

1. Përse shërbejnë çelësat në muzikë?2. Cili nga çelësat muzikorë gjen më

shumë përdorim dhe ku?3. Përse na shërben solfezhi?

2.3 Solfezhi na ndihmon të kuptojmë shkrimin muzikor dhe muzikën në përgjithësiSolfezhi është ABC-ja e muzikës. Ai të mëson pentagramin, lartësinë e notave; të mëson të dëgjosh harmoninë dhe të këndosh meloditë muzikore, si dhe të shkruash muzikën që krijon në mendjen tënde. Solfezh është një term nga frëngjishtja - “solfège”; mund të përmendim edhe shqiptimin në italisht - “solfeggio”, vetëm se ka një “o” të shtuar në fund. “Solfeo”, “sol-fa” dhe “solfa” janë sinonime të tjera të tij.

1. Shkruaj bukur çelësin e sol-it.

Instrumenti i violinës, një nga përdoruesit e çelësit të solit në muzikë.

Pse duhet ta mësojmë solfezhin? Me solfezhin,këngët mësohen shpejt dhe mirë. Ai të ndihmon të këndosh bazuar në atë që shikon apo të mësosh muzikë edhe kur nuk ke dëgjuar më parë ndonjë melodi. Solfezhi rrit aftësitë e të kënduarit mbi bazën e muzikës që shikon dhe lexon, duke zbuluar përmbajtjen e skemave në muzikë. Pa solfezh, mund të kesh mësuar 100 këngë dhe përsëri do të të duhen orë tëra të mësosh një këngë të re. Solfezhi përmirëson aftësinë për të kënduar notat si dhe ndihmon në përpunimin e veshit muzikor.

Mëso më

shumë

1 2 3 4

Shikoni dhe dëgjoni muzikë të krijuar për violinë nga Johan Sebastian Bah të interpretuar nga fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=JLqjNaSEpV0

Çfarë emocionesh ju krijon kjo pjesë?

Dëgjim muzikor

24

Masa Dypjesëtuese Tripjesëtuese Katërpjesëtuese

E thjeshtë2/1, 2/2, 2/4, 2/8, 2/16,

2/32, 2/643/1, 3/2, 3/4, 3/8, 3/16,

3/32, 3/644/1, 4/2, 4/4, 4/8, 4/16,

4/32, 4/64

7.4 Kohët-metri dy pjesëtues Metri dypjesëtues ka dy lëvizje, njëra prej të cilave - e para - është më e theksuar (2/4, 2/8, 2/2). Kur interpretojmë në piano shkallën muzikore në këto lëvizje, kujtojmë theksin që duhet të vendosim në lëvizjen e dytë. Quhet ndryshme edhe metri binar i shprehur përmes skemës: një –dy!

Kohët dypjesëtuese në thelb të tyre kanë energjinë ritmike që reflektohet nga natyra dhe biomuzika: zërat dhe tingujt që dëgjojmë në mjedisin natyror, rrahjet e zemrës, lëvizja e dallgëve të detit, përplasjet e duarve dhe të këmbëve etj. Në kohën dypjesëtuese, zakonisht ndërtohen këngët e natyrës së marshit. Një pjesë e madhe e këngëve të traditës sonë patriotike të Rilindjes Kombëtare dhe këngët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare ndërtohen në kohët dypjesëtuese. Natyrën e këtyre këngëve, me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor.

1

e butë

e Fortë

22

1

Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur në skemat e matematikës, kurse ritmi i evidenton notat muzikore sipas kuptimit të tyre. Ritmi nuk është i njëjtë me metrin.Kur shoqërojmë pjesën muzikore me lëvizjen e dorës evidentojmë metrin e pjesës, ndërsa kur e këndojmë sipas notave nxjerrim në pah ritmin e muzikës.

Unë mësova

Koncepti i grupeve të rregullta ritmike haset si gjurmë   që në fillimet e valles dhe poezisë në antikitet. Specifikimet e para të metrit muzikor u shfaqën rreth viteve 1200, kur filluan të përdoren formula ritmike të quajtura mode  ritmike, që nënkuptonin përsëritjen e skemave të thjeshta treshe. Mes viteve 1300-1600 u njohën në teorinë e muzikës edhe metret dyfishe dhe trefishe, por, në praktikë, ritmi  ishte shpesh kompleks dhe përfshinte kombinim të metreve. Nga shekulli i 17-të në shekullin e 20-të, metret e rregullt, siç përdoren sot, u bënë standard.

8787

korrik:

Hans Werner Henze 1 korrik 1926 27 tetor 2012Palok Kurti 3 korrik 1860, Shkodër 31 dhjetor 1920, ShkodërOttorino Respighi 9 korrik 1879  18 prill 1936Carl Orff 10 korrik 1895 29 mars 1982

Gusht:

Jerome Moross 1 gusht 1913  25 korrik 1983Guillaume Dufay 5 gusht 1397  27 nëntor 1474Antonio Salieri 18 gusht 1750  7 maj 1825Jacopo Peri 20 gusht 1561 12 gusht1633Claude Debussy 22 gusht 1862  25 mars 1918K. Stockhausen 22 gusht 1928 5 dhjetor 2007Leonard Bernstein 25 gusht 1918  14 tetor 1990

shtator:

Darius Milhaud 4 shtator 1892 22 qershor 1974Antonio Diabelli 5 shtator 1781 7 prill 1858John Cage 5 shtator 1912 12 gusht 1992Antonin Dvorak   8 shtator 1841  1 maj 1904Henry Purcell 10 shtator 1659 21 nëntor 1695Arnold Schoenberg 13 shtator 1874  13 qershor 1951J. P. Rameau 25 shtator 1683 12 shtator 1764George Gershwin 26 shtator 1898  11 korrik 1937Gjergj Antoniu Tiranë 28 shtator 2012, Tiranë

Tetor:

Toru Takemitsu 8 tetor 1930 20 shkurt 1996Giuseppe Verdi 9/10 tetor 1813  27 janar 1901C. Saint-Saëns  9 tetor 1835  16 dhjetor 1921R. W. Williams 12 tetor 1872 26 gusht 1958Feim Ibrahimi 20 tetor 1935, Gjirokastër 2 gusht 1997, Torino, ItaliCharles Ives 20 tetor 1874  19 maj 1954Franz Liszt 22 tetor 1811  31 korrik 1886Luciano Berio 24 tetor 1925 27 maj 2003Domenico Scarlatti 26 tetor 1685 23 korrik 1757Niccolò Paganini 27 tetor 1782  27 maj 1840Philippe de Vitry 31 tetor 1291 9 qershor 1361

Përkufizim i tingullit

Tingulli përcaktohet si një formë energjie që prodhohet nga një trup që lëkundet, duke u përhapur në formë valësh nga një vend në një tjetër. Tingujt prodhohen nga lëkundjet e kordave muzikore të instrumenteve dhe lëkundjet e kordave zanore të këngëtarëve.

5

Page 8: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

6

GJUHA DHE KOMUNIKIMI MUZIKOR

Muzika është një tjetër gjuhë, krahas gjuhës së folur, gjuhës së gjesteve dhe gjuhës pamore. Mësojini të fshehtat dhe komunikoni përmes tingujve dhe simboleve të saj. Gjuha e muzikës është universale dhe s'ka nevojë të përkthehet."

F J A L Ë K Y Ç E

• Do të njiheni me elementet bazë të gjuhës muzikore si: pentagrami, çelësi i solit, notat muzikore, melodia, ritmi.

• Do të njiheni me simbolet muzikore dhe elemente të tjera të shprehëse.• Do të mësoni të krijoni, duke përdorur kombinime të simboleve dhe

elementeve të tjera të shkrimit muzikor.• Do të shpjegoni funksionin dhe rolin e simboleve muzikore, duke

treguar kuptimin e tyre.• Do të vlerësoni ndryshueshmërinë e muzikës gjatë respektimit të

metrave muzikorë dhe elementeve të tjera shprehëse.• Do të mësoni se ç’do të thotë shprehja nëpërmjet gjuhës së simboleve,

shenjave dhe formave muzikore, të krijimit, performimit dhe gjykimit të vlerave muzikore.

Në këtë linjë:

Melodiashkrimi muzikor

pentagramiçelësi i solitçelësi i solit

shenjat e përsëritjes

koha metri 2/4shenjat e përsëritjes

fusha

masa3/44/4

lidhja vlerëse dhe shprehëse

poshtë dhe sipër pentagramit

piramida e notave dhe e pushimeve nota dhe pushimi tetësh

Page 9: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

7

1.1 Ç’është pentagrami muzikor?Shekuj të shkuar, para se të shpikeshin format e regjistrimeve muzikore që njohim sot, njerëzit krijonin dhe interpretonin muzikë. Ata kishin nevojë që të gjenin një mënyrë për ta ruajtur komunikimin përmes gjuhës muzikore dhe për ta përcjellë atë te muziktarë dhe njerëz të tjerë. Pyetja ishte se si ta bënin të mundur një gjë të tillë një herë e përgjithmonë. Përgjigjja ishte: shpikja e pentagramit!Fjala pentagram vjen nga greqishtja [greq. penta–pesë dhe grammos – shkrim] dhe është një pesëvijësh (pesë vija horizontale paralele), në fushat dhe vijat e të cilit shkruhen notat muzikore. Vijat shërbejnë edhe për të përcaktuar lartësinë e notave, të cilat shkruhen gjithashtu me viza të shkurtra ndihmëse, mbi ose nën pentagram.

Pentagrami Pesëvijëshi

Pentagrami muzikor1F J A L Ë K Y Ç E

pentagram, vijë, fushë, neuma-shenja, gjuhë muzikore, gjuhë e folur, gjuhë figurative, gjuhë trupore.

Vija e parë - 1 (1) Fusha e parëVija e dytë - 2 (2) Fusha e dytëVija e tretë - 3 (3) Fusha e tretë

Vija e katërt - 4 (4) Fusha e katërtVija e pestë - 5

Përpara shpikjes së tij, shkrimi muzikor ishte i lidhur me gjuhën dhe simbolet e saj dhe për këtë përdorte më së shumti simbolet e lidhura me shkronjat dhe imazhet, siç është rasti i përdorimit të neumave-shenjave të muzikës bizantine etj. Me përcaktimin e notave nga Guido D’Areco (991-1033), pentagrami muzikor me pesë vija dhe katër fusha filloi të përdorej nga kompozitorët profesionistë të pas viteve 1400, kohë kur nis të krijohet edhe muzika profesioniste.

“Shndërrimi” i vendosjes së zogjve në nota

“Pentagrami” natyral i zogjve

M Ë S I M I

Pentagrami dhe numërimi i vijave dhe fushave, nga poshtë-lart.

GJUHA DHE KOMUNIKIMI MUZIKOR

Kësisoj, pentagrami është i lid-hur me numrat po aq sa edhe me kuptimin gjeometrik të drejtëzave paralele në një plan. Pentagrami është mbartësi ideal i alfabetit të gjuhës muzikore, që është një nga tri gjuhët e komunikimit, krahas gjuhës së folur, gjuhës së gjesteve ose lëvizjeve trupore dhe gjuhës pamore që mbështetet në ko-munikimin përmes figurave dhe pamjeve.

Page 10: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

8

Praktikë muzikore 1Lexojmë Këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

Detyrë

Numri 5 është parë gjithmonë si mistik dhe magjik, me-gjithatë në thelb “njerëzor” pasi ne kemi 5 gishtërinj në secilën nga ekstremitetet e gjymtyrëve dhe gjithashtu

pesë shqisa: shikimin, dëgjimin, nuhatjen, prekjen dhe shijimin. Një tjetër shkollë mendimi në kohët e lashta be-sonte se secila nga pikat e pentagramit përfaqëson-te një nga pesë planetët e dukshëm: Mërkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin. Numri 5 është numër prim.

1. Në një fletë të bardhë bëj disa pentagrame, duke filluar nga poshtë-lart, sipas modelit të parashtruar më sipër.

Në figurë: Pentagrami dhe elementet e tij

Shpirti

Uji

ZjarriToka

Ajri

Mëso më

shumë Pak histori mbi fjalën pentagramKuptimi më i hershëm i fjalës pentagram kishte të bënte me një yll me 5 cepa i vendosur brenda një rrethi. Matematikani dhe muziktari i lashtë grek, Pitagora (570 – 495 para Krishtit), ishte i pari që parashtroi se secila nga pikat e pentagramit përfaqësonte një nga pesë elementet thelbësore të jetës: tokën, ajrin, zjarrin, ujin dhe psikikën-shpirtin.

1. Shpjego kuptimin dhe funksionet e togfjalëshit “pentagram muzikor”. 2. Cila është radha e numërimit të vijave dhe të fushave në “pentagramin muzikor”?3. Pse numri 5 mbart një simbolikë të veçantë?

Shkrimi muzikor në kohën e Guido D’Areco-s. Pentagrami muzikor në një dorëshkrim të vitit 1480 nga Leonardo da Vinçi (1452-1519)

Page 11: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

9

Mëso më

shumë

2.1 Çelësi muzikorPër të fiksuar lartësinë e notave përdoret simboli i çelësit muzikor. Çelësi është një shenjë e veçantë, e vendosur në fillim të çdo pesëvijëshi, që tregon lartësinë dhe emërtimin e një note të caktuar. Çelësi muzikor i solit shkruhet në fillim të pentagramit, në vijën e dytë të tij, që është vendi i notës sol, nga ka marrë edhe emrin.

Çelësi i solit i jep kuptim emërtimit të notave dhe vendit të tyre në pentagram, poshtë dhe sipër tij. Në pesëvijësh, çelësi i solit tregon pozicionin e notës sol. Në literaturën muzikore çelësin e solit e gjejmë rëndom me emrin “clef ”, që rrjedh nga gjuha franceze dhe do të thotë çelës.

Çelësi muzikor i solit2F J A L Ë K Y Ç E

çelës muzikor, çelës soli, çelës fa-je, çelës basi, diapazon, solfezh, shkrim muzikor etj.

M Ë S I M I

Në figurë: Pentagramet dhe çelësat muzikorë të pianofortes

Në figurë: Çelësa të ndryshëm muzikorë

Në figurë: Instrumenti i pianofortes, i cili përdor çelësin e sol-it në dorën e djathtë dhe çelësin e fa-së në dorën e majtë

Çelësi i solit ose i G-së

Çelësi i basit ose i F-së

Vështro!

Si i kuptoni fjalët që zbërthejnë shkronjat e fjalës “MUSIC”?

Llojet e tjerë të çelësave muzikorëDiapazoni, shtrirja e kufizuar e pesëvijëshit, ka bërë që të përdoren edhe disa lloje të tjerë çelësash muzikorë si: -çelësat e do-së (c apo C), që në pesëvijësh tregojnë pozicionin e do-së; -çelësat e fa-së, që në pesëvijësh tregojnë pozicionin e fa-së. Më së shumti, në muzikë përdoret çelësi i violinës dhe ai i basit.

Page 12: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

10

Praktikë muzikore 2Lexojmë Këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

Arsyeto dhe përgjigju Detyrë

1. Shpjego se si përdorimi i çelësit muzikor të “hap” derën e të kuptuarit të notave muzikore.

1. Përse shërbejnë çelësat në muzikë?2. Cili nga çelësat muzikorë gjen më

shumë përdorim dhe ku?3. Përse na shërben solfezhi?

2.3 Solfezhi na ndihmon të kuptojmë shkrimin muzikor dhe muzikën në përgjithësiSolfezhi është ABC-ja e muzikës. Ai të mëson pentagramin, lartësinë e notave; të mëson të dëgjosh harmoninë dhe të këndosh meloditë muzikore, si dhe të shkruash muzikën që krijon në mendjen tënde. Solfezh është një term nga frëngjishtja - “solfège”; mund të përmendim edhe shqiptimin në italisht - “solfeggio”, vetëm se ka një “o” të shtuar në fund. “Solfeo”, “sol-fa” dhe “solfa” janë sinonime të tjera të tij.

1. Shkruaj bukur çelësin e sol-it.

Instrumenti i violinës, një nga përdoruesit e çelësit të solit në muzikë.

Pse duhet ta mësojmë solfezhin? Me solfezhin,këngët mësohen shpejt dhe mirë. Ai të ndihmon të këndosh bazuar në atë që shikon apo të mësosh muzikë edhe kur nuk ke dëgjuar më parë ndonjë melodi. Solfezhi rrit aftësitë e të kënduarit mbi bazën e muzikës që shikon dhe lexon, duke zbuluar përmbajtjen e skemave në muzikë. Pa solfezh, mund të kesh mësuar 100 këngë dhe përsëri do të të duhen orë tëra të mësosh një këngë të re. Solfezhi përmirëson aftësinë për të kënduar notat si dhe ndihmon në përpunimin e veshit muzikor.

Mëso më

shumë

1 2 3 4

Shiko dhe dëgjo muzikë të krijuar për violinë nga Johan Sebastian Bah të interpretuar nga fëmijë.

https://www.youtube.com/watch?v=JLqjNaSEpV0

Çfarë emocionesh të ngjall kjo pjesë?

Dëgjim muzikor

Page 13: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

11

Notat - tingujt muzikorënë vija dhe fusha

F J A L Ë K Y Ç E

nota muzikore, nota në vija, nota në fusha, mi-sol-si-re-fa, fa-la-do-mi, kordë muzikore, Herc etj.

M Ë S I M I

3.1 Notat muzikoreNotat muzikore janë alfabeti për të kuptuar gjuhën muzikore të tingujve. Fjala “notë” rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë shenjë, pra shenjë e një tingulli të veçantë, me lartësi dhe gjatësi ritmike të caktuar. Notizimi muzikor është arti i shenjave muzikore në formë të shkruar.Notat i shkruajmë në vija dhe në fusha.

Shtatë germa bazë përshkruajnë notat muzikore:

C, D, E, F, G, A, B, C = 1-2-3-4-5-6-7-8 = do, re, mi, fa, sol, la, si, do. Këto quhen, gjithashtu, edhe “notat e bardha” të tastierës së pianos ose fizarmonikës, të cilat përsëriten pambarim, nga notat e ulëta tek ato më të lartat.

Notat në vija Notat në fusha

Emërtimet e notave me germat e alfabetit

Vijë

Fushë

Notat e shkruara në pentagram lexohen dhe interpretohen me anë të veglave muzikore dhe këndohen nga këngëtarët. Krijuesit, në të gjitha kohërat, kanë shkruar dhe ende shkruajnë këngë dhe melodi përmes shkrimit muzikor.

1 2 3 4 5 6 7 8

A e di se?

Notat muzikore përbëjnë një mënyrë të veçantë komunikimi në të gjithë botën, pasi alfabeti i tingujve është i njëjtë kudo dhe si i tillë mësohet edhe këtu te ne, në Shqipëri. Ky alfabet i thjeshtë dhe i bukur i të shprehurit përmes tingujve ka kuptim kur shkruhet në vijat, fushat, sipër dhe poshtë pentagramit. Notat muzikore quhen ndryshe edhe “Rrokjet e Aretinos” për nder të shpikësit Guido D’areco-Aretino.

3.2 Si prodhohen notat si tinguj muzikorë?Lartësia e notave: Shkrimi i notave sipër dhe poshtë pentagramit lidhet ngushtë me lartësinë e notave si shprehje e shumëllojshmërisë së tingujve. Larmia e tingujve përfaqëson një nga tiparet e rëndësishme të tingullit muzikor: ndryshueshmërinë e tij. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shohim tastierën e pianos, e cila ka tetëdhjetë e tetë taste dhe ku pas çdo tasti është një tingull muzikor i caktuar, i cili shkruhet në pentagram, poshtë dhe sipër tij.

Dallo tingujt e ndryshëm muzikorë te filmi i animuar “The Band Concert (1935)”

https://www.youtube.com/watch?v=IErXg5kBXXg

Dëgjim muzikor

3

Page 14: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

12

Notat, shkalla muzikore dhe vendi i tyre në tastierën e pianos

3.3 Tingujt e lartë dhe tingujt e ulëtFrekuenca e tingullit: Sipas veçorive, tingujt i ndajmë në të lartë dhe të ulët. Po cila është veçoria që ndikon në këto cilësi të tingullit?Kur dëgjojmë një tingull, së pari, shquajmë lartësinë e tij, e cila varet nga frekuencat (numri i lëkundjeve në sekondë që kryen burimi i tingullit).Për të renditur tingujt brenda këtyre dy ekstremeve, në muzikë përdoret ndarja e tyre në oktava, të cilat janë renditje të shkallëzuara të tingujve sipas frekuencave dhe lartësive. Të gjithë tingujt më poshtë se 20 dhe më lart se 20.000 dridhje nuk mund t‘i dëgjojmë. Nuk duhet harruar se tingulli ka një shpejtësi dëgjimi prej 340 metrash në sekondë, që rritet kur temperatura e ajrit është e lartë. Me uljen e temperaturës së ajrit bie edhe shpejtësia e përhapjes së tigullit në afërsisht 330 metra në sekondë. Intensiteti i tingullit matet me “bel” ose 1/10 e belit - decibeli.Një tjetër karakteristikë e tingullit është ngjyra e tij.

Ngjyra e tingullit: Në rast se lartësia e tingujve ka të bëjë me gjatësinë e valës, timbri i tingullit ka të bëjë me mënyrën dhe formën se si prodhohet ai. Në këtë rast, timbri kushtëzohet nga lloji i veglës që e prodhon atë, si dhe nga forma e valës së luhatjes së tingullit. Për këtë arsye, një notë e njëjtë, e prodhuar nga vegla të ndryshme apo nga zëra të ndryshëm, ka gjithashtu timbër të ndryshëm. E kundërta e tingullit është zhurma.

3.4 Për drejtshkrimin e notave muzikoreKur koka e notës është sipër vijës së pestë të pentagramit, bishti i notës duhet të shkruhet nga poshtë saj, nga ana e majtë. Bishti i notës duhet të jetë i gjatë sa largësia prej 1 oktave e notës që shkruhet.

Përkufizim i tingullit

Tingulli përcaktohet si një formë energjie që prodhohet nga një trup që lëkundet, duke u përhapur në formë valësh nga një vend në një tjetër. Tingujt prodhohen nga lëkundjet e kordave muzikore të instrumenteve dhe lëkundjet e kordave zanore të këngëtarëve.

Page 15: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

13

Praktikë muzikore 3Lexojmë Këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

Shpjego lidhjen mes notave dhe emocioneve që ato japin në poezinë “Mandolina” të shkrimtarit Dhimitër Shuteriqi.

Utërin mandolina pa potere,rrëfen, tue u dridhun lehtë, dhimbjen e vet,

dhe qan e qan nji t’vjetër dashuni.Ndryshku i ndrydhi telat qi kënduen

lumtuni e mjerime.Në MI nuk flutrojnë bilbilat, qi adhuruen

bukurinë fluturuese.Ma nuk qan

përmbi LA shpirti i vashës në gulci,nuk shket kujtimi i tretun i nji puthje,

as fjala e dashun ma nuk tingëllon.Në RE s’shpërthen furia, nuk gjëmon

dëshprimi.Dhe në SOL, fundi i nji lutje

u shue dhe u shue përjetë.

Në figurë: Shkrimtari Dhimitër Shuteriqi (1915-2003) dhe vegla e mandolinës

5. Shkruaj notat në pentagram.

6. Emërtoni notat në pentagram. i skanuar

1. Ngjyros me ngjyrë të kuqe notat në vija dhe me ngjyrë blu notat në fusha.

2. Vendos emërtimet e notave me germa dhe me numra.

4. Shkruaj emrat e notave muzikore në tabelën e mëposhtme.

3. Si e kupton figurën?

Detyrë

Page 16: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

14

F J A L Ë K Y Ç E

nota sipër pentagramit, nota poshtë pentagramit, tastiera e pianos, lartësi e notës, timbër i notës, notëshkronja.

Notat muzikore mbi pentagram

Notat muzikore nën pentagram

4.1 Notat sipër pentagramitNotat muzikore sipër pentagramit janë të gjitha ato nota, koka e të cilave shkruhet mbi pentagram, ndërsa bishti poshtë tij. Nota e parë mbi pentagram është nota sol. Të gjitha notat që vijnë pas notës mi (në fushën e katërt) shkruhen me bishta poshtë. Emërtimi i notave në ngjitje pas notës fa është: sol, la, si, do, re, mi, fa, sol, la, si etj.

Emërtimi i tingujve me shkronja ose notëshkronjat është përdorur që në Greqinë e lashtë. Më vonë, në shekullin X, në Europë filluan të përdoren shkronjat latine, duke emërtuar me shkronjën A (nota la) tingullin më të ulët dhe në vazhdim shkronjat e tjera të alfabetit latin, si – B (si-bemol), C (do), D (re), E (mi), F (fa), G (sol).

4.2 Notat poshtë pentagramit Notat muzikore poshtë pentagramit janë të gjitha ato nota, koka e të cilave shkruhet poshtë pentagramit, ndërsa bishti sipër tij. Nota e parë poshtë pentagramit është nota re. Edhe në këtë rast, bishti i notës duhet të jetë i gjatë sa largësia prej 1 oktave e notës që shkruhet.

Notat poshtë dhe sipër pentagramit

M Ë S I M I

Vështro!

Si shprehet gjuha muzikore dhe gjuha figurative në tablonë e Pikasos kushtuar muzikës?

4.3 Shpërndarja e notavePër thjeshtësi komunikimi, notacioni muzikor mbështetet dhe orientohet nga tastiera e pianos. Notat e bardha të tastierës shkruhen me germa kapitale nga A-ja te G-ja. Notat shpërndahen në tastierë nga e majta në të djathtë apo nga nota më e ulët në notën më të lartë. Janë të njëjtat nota që përsëriten, ndryshon është vetëm lartësia dhe timbri i tyre.

sol la si do re mi

sol falasire do

4

Page 17: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

15

A e di se?

A e di se? tingujt kanë edhe ngjyrat e tyre? Shkencëtari Isak Njuton, në studimin “Teori e re për dritën dhe ngjyrat” - 1672, gjeti lidhje përbashkuese mes rrezeve të dritës dhe vibrimeve të zërit. Ashtu si trupat që nxjerrin tinguj të ndryshëm, edhe rrezet e dritës, duke u pasqyruar mbi objekte, shkaktojnë vibrime që çlirojnë ngjyra. Sipas Njutonit, notat janë: do-violet, re-e kuqe, mi-portokalli, fa-e verdhë, sol-jeshile, la-blu etj.

Praktikë muzikore 4Lexojmë Këndojmë Shkruajmë Dëgjojmë

Detyrë

1. Gjej emrat e notave muzikore sipër dhe poshtë pentagramit në tabelat e mëposhtme:

2. Bëj sa më të qartë lidhjen mes germës së alfabetit dhe tingullit të notës që ajo përfaqëson. Pra, thuaj me zë germën e madhe të shtypit dhe më pas luaj në tastierë tingullin e saj. Përsërite disa herë derisa të krijohet një lidhje e natyrshme mes germave dhe tingullit të notave që ato përfaqësojnë. P.sh. shqipto A me zë dhe luaj notën la në tastierë; shqipto C me zë dhe luaj do në tastierë etj.)

1. Shkruaj notat poshtë pentagramit nisur nga do-ja qendrore. Bishtat sipër.

2. Shkruaj notat mbi pentagram nisur nga nota sol. Bishtat poshtë.

do

sol

Page 18: 165...me sa duket, e ka përcaktuar fakti që këndohen gjatë marshimit dhe ritmi i ecjes ndërthuret me metrin muzikor. Metri i ndan dhe përcakton notat në masa e në grupe mbështetur

165