teksti është strukturuar në tre linja kryesore (“gjuha dhe komunikimi...

Click here to load reader

Post on 23-Jan-2021

5 views

Category:

Documents

0 download

Embed Size (px)

TRANSCRIPT

  • KLIKONI KËTU

    www.mediaprint.al

    042251614

  • Titulli: Libër mësuesi Muzikë 6

    Autor: Sofokli Tole

    Drejtuese botimi: Anila Bisha Redaktore: Aviola Kristo

    Design: Mirela Ndrita Kopertina: VisiDesign

    Shtëpia Botuese Mediaprint ISBN: 978-9928-08-202-2 Botimi i parë, 2015 Shtypi: Shtypshkronja Mediaprint

  • Libër mësuesi Muzika 6  3 

       

    Përmbajtja 

    1. Si është ndërtuar teksti dhe çfarë synohet të arrihet ................................................... 4 

    2. Kompetencat e lëndës dhe tematikat e saj ...................................................................11 

    3. Përmbajtja muzikore e CD‐së ........................................................................................ 18 

    4. Plani mësimor tremujori i parë ..................................................................................... 19 

    5. Planifikimi i orës mësimore – 13 tema ......................................................................... 22 

    6. Modele të veprimtarive praktike .................................................................................. 27 

    7. Plani mësimor tremujori i dytë ..................................................................................... 42 

    8. Planifikimi i orës mësimore – 12 tema ......................................................................... 45 

    9. Modele të veprimtarive praktike .................................................................................. 51 

    10. Plani mësimor tremujori i tretë ..................................................................................... 63 

    11. Planifikimi i orës mësimore – 10 tema ......................................................................... 66 

    12. Nivelet e vlerësimit dhe përshkrimi i tyre .................................................................. 82 

  • Libër mësuesi Muzika 6 4 

     

    Në vend të hyrjes 

      1. Si është ndërtuar teksti dhe çfarë synohet të arrihet 

    Teksti zbaton në praktikë kurrikulën zyrtare dhe kompetencat në fushën e edukimit muzikor,  si dhe realizon konkretisht standardet ndërkombëtare të edukimit muzikor si pjesë e edukimit  artistik.  Edukimi  nëpërmjet  muzikës  realizohet  me  anë  të  studimit  të  veprës  muzikore,  marrëdhënies së drejtpërdrejtë me muzikën dhe pjesëmarrjes së fëmijëve në praktikat artistike. 

    Libri respekton dhe zbaton standardin që edukimi artistik muzikor duhet të jetë një dije që të  shoqëron gjithë  jetën, duke mbajtur parasysh muzikën dhe krijimtarinë muzikore me gjithë  ndryshueshmërinë e saj. Në libër vendoset një balancë për sa i përket hierarkisë së formave të  ndryshme të shprehjes artistike që i përkasin kulturave të ndryshme. Teksti ndërthur vlerat e  traditës sonë muzikore me ato të artit të kultivuar evropian e botëror. Ndër to, në libër gjejnë  zbatim dy drejtimet bazë të “Road map on art education”, aprovuar në vitin 2006 nga Kongresi i  UNESCO‐s:  

    ‐mësimin përmes dijeve të muzikës, të artit dhe kulturës;  

    ‐mësimin përmes krijimtarisë muzikore, si në art dhe kulturë.  

    Në  libër evidentohet qartë se mësimi  i muzikës nuk është dhe nuk duhet  të  jetë qëllim në  vetvete. Nëse fëmijët dëgjojnë muzikë me vlerë prej ditës që  lindin, dhe më pas mësojnë ta  interpretojë  atë,  ata  zhvillojnë  brenda  tyre  ndjesinë,  disiplinën  dhe  durimin.  Thelbi  i  edukimit përmes muzikës dhe arteve është formimi i qytetarëve evropianë të Shqipërisë. 

    2. Teksti ka disa qasje, por dy shtyllat bazë të tij janë 

    2.1 Teksti si mozaik multikulturor. 

    2.2 Teksti si brendi dhe ndërthurje ndërdisiplinore 

    Format e zbatuara në libër të mbështetura në edukimin artistik bashkëkohor, provojnë se  luajnë një rol më të rëndësishëm në kultivimin e shijeve artistike duke i bërë fëmijët më  kreativë dhe mendjehapur në raport me edukimin tradicional.  

    Teksti është strukturuar në  tre  linja kryesore  (“Gjuha dhe komunikimi muzikor”, “Teknika dhe  Procese”, “Historia, muzika dhe shoqëria”), dhe përmes tyre konkretizon përhapjen e të drejtave  muzikore bazë, në të gjitha vendet e botës, të drejta që parashikohen në nenet 22, 26, dhe 27  të “Deklaratës universale të të drejtave të njeriut” si dhe në nenet 29 dhe 31 të konventës “Për të  drejtat e fëmijëve”. Këto të drejta përfshijnë:  

  • Libër mësuesi Muzika 6  5 

    ‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët të shprehen muzikalisht me lirinë e mundshme  të shprehjes.  

    ‐ të drejtën që kanë të gjithë fëmijët dhe adoleshentët që të mësojnë gjuhën dhe aftësitë muzikore.  

    ‐ të  drejtën  që  kanë  të  gjithë  fëmijët  dhe  adoleshentët  për  të  patur  akses  tek  zhvillimet muzikore  përmes pjesëmarrjes, dëgjimit, krijimit dhe informimit.  

    3. Metoda e Kodait, baza e edukimit muzikor bashkëkohor 

    Teksti  i muzikës  reflekton përvojën botërore  të edukimit përmes muzikës  të edukatorëve  të  shquar të edukimit përmes muzikës, si Schinischi Suzuki apo Zoltan Koday. Ndër këto parime  teksti evidenton dhe shkallëzon kompetencat që lidhen me: 

    - Këndimin, interpretimin në instrumente dhe kërcimin e bazuar në kujtesën muzikore,lojërat  tradicionale  dhe  këngët  popullore  nga  trashëgimia  e  vendit  e më  pas,  të  zgjerohet  duke  përfshirë muzikë të vendeve dhe kulturave të tjera. 

    - Dëgjimin dhe analizimin e krijimtarisë muzikore të artit botëror. 

    - Arritjen e mjeshtërive të aftësive muzikore, si shkrimi dhe leximi muzikor dhe këndimi i pjesëve  muzikore. 

    Në funksion të saj janë përzgjedhur shembujt muzikorë, të cilët të kultivojnë njëkohësisht tek  fëmija  ndjenjën  e melodisë,  ritmit,  harmonisë  dhe  të  formës.  Për  këtë  janë  qëmtuar  dhe  evidentuar modelet më të mira muzikore që vijnë si nga trashëgimia muzikore popullore e  po ashtu nga krijuesit e muzikës sonë kombëtare dhe botërore.  

    4. Eksplorimi i muzikës në katër dimensione: lexim, dëgjim, këndim dhe shkrim  muzikor. 

    Në  tekst  janë  strukturuar  qartazi  katër  dimensione  që  kanë  të  bëjnë me  leximin,  dëgjimin,  këndimin dhe shkrimin muzikor si katër kompetenca që duhen përvetësuar nga fëmijët. Përmes  arritjes së këtyre kompetencave, teksti realizon këto objektiva te edukimit artistik që fokusohen  tek parimi që mësimi i disiplinave të ndryshme artistike duhet të ecë mbi baza të barabarta me  lëndët  e  tjera  të  sistemit arsimor, duke pasur parasysh  rolin kyç  të arteve dhe  të krijimtarisë  artistike, si dhe përvojën e zhvillimit fizik, emocional dhe ndijor të fëmijëve dhe të rinjve.  

    Nga  ana  tjetër,  teksti  mëson  disiplinat  artistike  duke  përdorur  mjete  të  ndryshme  të  shprehjes artistike dhe e ndërlidh atë me mësimin e lëndëve të tjera. 

  • Libër mësuesi Muzika 6 6 

    Qëllimet e programit të muzikës  

    Programi  i muzikës,  nëpërmjet  përmbajtjeve  të  përcaktuara  sipas  tematikave,  ka  si  qëllim  zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe koncepteve për plotësimin e formimit muzikor dhe  artistik, zhvillimin e aftësive muzikore të të menduarit kritik dhe krijues, zhvillimin personal,  intelektual,  social  dhe  kulturor  të  nxënësve,  për  të  njohur  dhe  vlerësuar  vepra  të muzikës  shqiptare  ku  përfaqësohet  trashëgimia  jonë  kombëtare  muzikore  dhe  ajo  botërore,  nga  periudha  dhe  kontekste  të  ndryshme  kulturore  dhe  historike.  Në  programin  e  muzikës  nxënësit përfshihen në veprimtari muzikore tradicionale dhe: 

    - përvetësojnë vlerat e muzikës kombëtare, si pjesë e pandashme e vlerave të artit shqiptar;  

    - marrin pjesë në jetën kulturore të klasës, shkollës, komunitetit; 

    - vënë në shërbim të mjedisit ku jetojnë aftësitë dhe talentin e tyre;  

    - ndërveprojnë  në  mënyrë  sociale,  kulturore  dhe  intelektuale  me  grupe  të  ndryshme  kulturore apo etnike; 

    - zhvillojnë kompetencat muzikore për të krijuar dhe realizuar punë të ndryshme muzikore;  

    - japin kontributin e tyre në aktivitetet artistike muzikore të ndryshme.  

    Korniza konceptuale e programit  

    Hartimi i programit lëndor rrjedh nga: korniza kurrikulare e arsimit parauniversitar, kurrikula  bërthamë