tema: kujdesi infermjeror & komplikacionet e...
TRANSCRIPT
Universiteti Aleksander Moisiu Durres
Fakulteti I Studimeve Profesionale
Departamenti Mjeksi
Dega Infermjeri e Pergjithshme
TEMA: KUJDESI INFERMJEROR & KOMPLIKACIONET E DIABETIT MIELITUS
Punoi: Entila Qato
Udhëheqës shkencor: VIOLETA ZANAJ
Durres 2014
2
TEMA :Diabeti Mielitus Kujdesi Infermjeror
Master Profesional
Objektivat
Objektivi i Përgjithëshëm: kujdesi per komplikacionet e diabetit mielitus,menyra se si duhet te
sillemi me keta paciente,cilat jane komplikacionet me te hasura te ketij lloj diabeti.
Objektivat specifike:
1. Shpërndarja e rasteve të paraqitura në spital, sipas grupmoshave, gjinisë dhe vendbanimit.
2. Cilat kanë qënë moshat me rrezikë më të lartë për tu prekur me diabet mellitus?
3. Cilët kanë qënë shkaktarët e mundshëm që kanë çuar në diabet mellitus?
4. Cilat kanë qënë komplikacionet e shfaqura në këta të sëmurë?
3
Përmbajtja
I. Hyrje - Fjalët Kyçe……………………………………………………………….. 5
1. Ndërtimi dhe hormonet e Pankreasit…………………………………………… 6
2. Përkufizimi i Diabetit mellitus…………………………………………………… 7
3. Etiologjia.................................................................................................................. 8
4. Fiz - pathogjeneza dhe Ndryshimet morfologjike……………………………… 9
5. Diagnoza…………………………………………………………………………... 13
6. Klinika – Urgjencat Diabetike…………………………………………………… 14
7. Komplikacionet…………………………………………………………………… 15
8. Mjekimi…………………………………………………………………………… 24
9.Kujdesi Infermierorë…………………………………………………………….. 29
II. Qëllimi……………………………………………………………………………… 32
III. Materiale dhe Metodologjia……………………………………………………… 33
1. Prevalenca e diabetit mellitus në Bote, SHBA, Shqipëri.
2. Prevalenca e komplikacioneve të diabetit mellitus në SHBA.
3. Prevalenca dhe Incidenca e Diabetit Melitus në Qytetin e Durresit 2012-2013.
4. Raste klinike në Spitalin Rajonal Durres.
IV. Rezultatet e studimit……………………………………………………………… 34
V. Diskutimi I rezultateve…………………………………………………………… 35
VI. Konkluzione………………………………………………………………. 49
Rekomandime…………………………………………………………….. 50
1. Parandalimi i diabetit dhe komplikacionet e tij.
2. Rekomandime mbi mjekimin dhe dietën.
3. Rekomandime për modifikimin e jetes dhe mbështetje psikologjike.
VII. Falenderime…………………………………………………………… 55
VIII. Referencat………………………………………………………………… 56
4
ABSTRAKTI
Hyrje
Arsyeja pse mora ne studim kete teme eshte fakti se rastet me diabet mielitus ne vendin tone jane te shumta.Eshte e rendesishme qe te mesojme dhe te marim sa me shume informacion rreth diabetit mielitus ne menyre qe ti vime ne ndihme ketyre pacienteve dhe te sigurojme nje kujdes te vecante per to.Qellimi i studimit eshte te mesojme sa me shume rreth komplikacioneve te kesaj diagnoze ne menyre qe ti sigurojme pacienteve nje menyre jetese sa me te mire.Duhet te bejme qe keta paciente te mos izolohen nga shoqeria por te pershtaten me menyren e re te jeteses dhe te integrohen sa me mire ne shoqeri,ne menyre qe te bejne nje jete sa me komode dhe sa me normale edhe pse tashme jane ndryshe nga pjesa tjeter e shoqerise.Personeli mjeksor por kryeshisht ai infermieror duhet te beje nje pune te palodhur me keto persona si nga ana profesionale ashtu dhe nga ana morale.
Diabeti mellitus është një sëmundje endokrine, autoimune që ka në thelbin e saj rritjen e
glukozës në gjakë, e cila vjen si pasojë e mungesës së insulinës, që nuk pordhohet mjaftueshem
nga qelizat B të ishujve të pankreasit. Ka një predispozite gjenetike. Mund te prek çdo moshë, në
rastet kur diabeti prek moshat pediatrike, shkaku është dëmtim i qelizave B të ishujve të
Langerhansit, që conë në munges të prodhimit te insulines.
Vlerësimi i shpeshtësisë së shpërndarjes së rasteve të prekura dhe të paraqitura me diabet
mellitus, në një periudhë kohore prej 2011-2013, sipas grupmoshave, seksit, vendbanimit, në
mënyrë që të qartësojmë etiologjinë e sëmundjes.
5
I. Fjalët Kyçe
Fjalët Kyçe:
Diabeti mellitus
Glukoza
Insulina
Hypoglycemia
Hiperglicemia
Triada diabetike
Poliuri
Polidipsi
Polifagi
6
Kapitulli 1
1.Ndërtimi dhe hormonet e Pankreasit
Pankreasi është një gjëndër e aparatit tretës, ka peshë rreth 80-100 gram, është ngjyrë rozë-gri, ka
një ndërtim lobuar, në prekje të butë. Përbëhet nga tri pjesë, koka, trupi dhe bishti. Gjatësia
shkon nga 16-22 cm, gjerësia rreth 4 cm dhe trashësia rreth 2 cm. Vendoset mbas stomakut, ka
strukturë alveolo-tubulare, prodhon lëngun pankreatik që e derdhë në duoden. Është gjendër me
funksion të dyfishtë, ekzokrine me 99%, dhe endokrine me 1%. Indi endokrinë është në formën e
grumbullimeve qelizore që formojnë ishujtë e Langerhansit, janë rreth 500 000 ishujë, që
përbëhen nga qelizat: Qelizat A,(alfa me 15-20 %, që prodhojnë glukagon), qelizat B,(beta me
70%, që prodhojnë insulinë), qelizat D (delta me 5-10%, që prodhojnë somastotinen,) dhe qelizat
C (të qarta). [6] Insulina është një hormon peptidik i pëerbërë nga dy fije të zinxhirëve
polipeptidikë, alfa dhe beta të lidhura me urë disulfide. Insulina ndihmon depozitimin
energjitikë. Në metabolizmin e karbohidrateve efektet e insulinës janë specifike si: rrit
transportin e glukozës në qelizën muskulare rreth 15 herë, rrit kapjen e glukozës nga mëlçia dhe
depozitimin e saj. Gjate kohës që nuk merret ushqim, përqëndrimi i glukozës në gjakë bie dhe po
kështu edhe sekretimi i insulinës. Në tru, insulina ruan nivelin e glukozës në gjakë mbi 50 mg/dl
për të evituar shokun hypoglicemik. Në indin dhjamor, insulina nxit transportin e glukozës, gjë
që ka rëndësi për qelizën dhjamore, për shkakë se glukoza shërben për furnizimin me glicerol të
nevojshëm për sintezën e yndyrnave! Në Metabolizmin e yndyrnave insulina lehtëson
transferimin e acideve yndyrore të lira prej triglicerideve qarkulluese. Ajo frenon lipolizën e
triglicerideve depozituese dhe clirimin e tyre në gjakë. Në mëlçi ka veprim antiketogjenik.
Frenon zbërthimin e glikogjenit dhe hedhjen e glukozës në gjakë. Në metabolizmin e proteinave
insulina nxitë transportimin e aminoacideve prej plazmës për në citoplazmën e qelizave
muskulore, nxit sintezën e proteinave dhe frenon enzimat e proteolizës dhe clirimin e
aminoacideve në plazëm. Insulina e sekretuar nxit kapjen, përdorimin dhe depozitimin e
ushqimeve(glukozës), ndërsa frenon metabolizimin e saj. Kur sasia e ushqimit është e ulët, ulet
dhe sektretimi i insulinës duke rritur metabolizmin endogjen të lëndëve të depozituara. Lënda
kryesore e rregullimit të sekretimit është glukoza. Sekretimi I insulinës nxitet gjithashtu prej
hormoneve si gastrina, sekretina, kolecistokinina, peptide glukangon.
7
2.Përkufizimi i Diabetit Melitus.
Diabeti melitus është një sëmundje endokrine që ka në bazë rritjen e nivelit të glukozës në gjakë.
Ajo mund të shfaqet që në fëmijëri, adoleshencë apo në moshat adulte dhe kërkon një angazhim
të madhë të pacientit, personelit mjekësor, infermierorë dhe familjes. Marrja e insulinës apo i
hypoglicemiantëve dhe ndryshimi i stilit të jetesës do shoqërojnë pacientin gjatë gjithë jetës.
Diabeti tipi 1: Zhvillohet kur sistemi imunitar shkatërron qelizat B të pankreasit që prodhojnë
insulinë. Dëmtimi i qelizave B do të ulë prodhimin e insulinës në organizëm, e cila do të
zvëndësohet nga mjekimi me insulinë nga jashtë, me injeksione të insulinës ose me pompë
insulinike. Prek moshat pediatrike dhe ka faktorë risku shkaqe autoimune, gjenetike, të mjedisit.
Diabeti tipi 2: Zhvillohet kur receptorët insulinike nuk janë të aftë ta përdorin insulinën në
mënyrë efektive që ajo të kap glukozën dhe të bëj përdorimin e duhur të saj. Kjo nevojë për
insulinë rritet, pankreasi gradualishtë humbet aftësinë e tij për të prodhuar insulinë. Nuk është
insulino-vartes dhe rrallë do të bëj ketoacidoza, mjekimi i tij do të konsistoj në marrjen e
medikamenteve orale, të cilët ndihmojnë kapjen e glukozës nga receptorët insulinikë. Të rriturit
me diabet tip 2 llogariten rreth 90-95 % të rasteve me diabet. Diabeti i tipit 2 është i lidhur me
moshën e madhe, anamnezën e familjes me diabet, historinë e diabetit gestational, metabolizmin
e dëmtuar të glukozës, mosveprimtari fizike dhe dallimi në racë apo kombësi.
Diabeti gestacional është një formë e intolerancës se glukozës diagnostikuar gjatë shtatzënisë.
Diabet gestational ndodh më shpesh në gratë obeze dhe ato me një histori familjare të diabetit.
Gjatë shtatzënisë, diabeti gestational kërkon trajtim të zgjedhur për mbajtjen në kontroll të
glukozës në gjakë, për të pakësuar rrezikun e komplikacioneve në fetus dhe të gruas.
Prediabeti është një gjendje në të cilën individët kanë glukozë të rritur në gjakë ose nivelet A1C
më të larta se normale, por jo të larta, mjaftueshme për tu klasifikuar diabet. Njerëz me
prediabet kanë rrezikë për zhvillimin e diabetit tip 2, sëmundjeve të zemrës dhe aksidente
vaskulare në tru. Studimet kanë treguar se njerëzit me prediabet që humbasin peshë dhe rrisin
aktivitetin e tyre fizike mund të pengojnë shfaqjen e diabetit tip 2.
Llojet e tjera të diabetit do të rezultojnë nga kushte të veçanta gjenetike, nga kushte
kirurgjikale, nga medikamente, nga infeksione, nga sëmundjet pankreatike dhe sëmundje të tjera.
Diabeti melitus do te shfaqet me rritje te glukozes në gjake dhe urinë si pasojë e
pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
8
3.Etiologjia
Diabeti melitus është sëmundje auto-imune që transmetohet gjenetikishtë sipas trashëgimisë
shumëfaktoriale, gjenetike dhe ambientale. Mekanizmat s’jane të sqaruara, ekzistojnë anomali të
imunitetit humoral, të auto-antikorpeve qarkulluese, auto-antikopreve anti–insulinike dhe auto-
antikorpeve anti-qelizave B të pankreasit. Është provuar lidhja me grupet e HLA të klasës së II.
Studimet e bëra tek binjakët identikë kanë treguar se gjurmët e sëmundjes janë të pranishme vite
përpara fillimit të dukshëm të sëmundjes, ku shkatërrimi i qelizave B të pankreasit nis vite më
parë me një periudhë qetësie, gjatë së cilës pacienti s’ka nevojë për insulinë. Agresorë viralë,
toksikë, dhe streset luajnë rol precipitues mbi lezionet imune.
Analiza epidemiologjike tregojnë se rreziku për tu bërë diabetik është 7-10% e rasteve kur kemi
forma familjare, 95% e rasteve janë të lidhura me HLA, DR3 dhe DR4,DR2, por studimet e
fundit mendojnë se këto janë faktorë mbrojtës, por struktura e HLA nuk është shpjeguar. Rreziku
për diabet tip 1 është rreth 10% nëse e ka babai, 10% nëse e ka vëllai, rreth 4% nëse e ka nëna.
Tek binjakët homozigotë përqindja e prekjes nga diabeti është 50%. Kjo tregon rolin e faktorëve
të mjedisit(stilin e jetesës dhe kushtet ekonomike-sociale). Përgjigjia virale autoimune ndodhë
nga sistemi imunë që sulmon qelizat e infektuara nga virusi së bashku me qelizat B. Familja e
viruseve Coxsackie dhe Rubeola mendohen se janë shkaktarë. Studiues besojnë se përgjigja
autoimune vjen nga antitrupat kundër proteinave të qumështit të lopës, gjithashtu periudha e
shkurtër në gji mendohet si shkakë. Vitamina D e dhënë në doza 2000 UI në ditë, gjatë vitit të
parë të jetës, ulë në 80% më pak predispoziten per tu prekur me diabet tip 1. Lëndë kimike
shkatërrojnë qelizat B pankreatike, si Pirinuron(Droge) pas gëlltitjes, shkatërron selektivishtë
qelizat B. Zanosar(streptozotocin), agjent antibiotikë që përdoret në kimioterapi për Ca
pankreatik, vret qelizat B. [12]. Shkaqe të tjera jane: Shkaqe pankreatike si trauma dhe
ndërhyrje kirurgjikale të pankreasit, insuficencë dhe pankreatit kronik, fibrozë cistike, tumoret
beninje ose malinje, hemokromatoza, obeziteti, HTA, hiperlipidemia, acromegalia, sindromi
Cushing, sëmundje të lidhura me sekretimin e hormoneve antagoniste të insulinës, tirotoksikoza,
feokromocitoma. Barna si kortikosteroidët dhe antipsikotikët që cojnë në rritjen e rezistencës së
insulinës. Fenotiazina, Fluorkinolonet, Beta-bllokuesit dhe bllokuesit e kalciumit - që frenojnë
sekretimin e insulinës. Diuretikët-pengojnë sekretimin e insulinës për shkakë të hipokalemisë.
Faktorë të tjerë përfshijnë plakjen, dietë me yndyrna dhe jetesë jo aktive.
9
4.Fiz-pathogeneza dhe ndryshimet morfologjike
Në Fiz-Pathogenezën e diabetit tip I në thelb është shkatërrimi i qelizave B. Faktorë risku janë
procese auotimune, nga procese inflamatore, që cojnë në një përgjigje autoimune ndaj qelizave
B, që përfshinë aktivizimin antitrupave CD4 autoreaktivë, CD8 dhe qelizave T helper, prodhimin
e antitrupave anti qelizave B. Fillimishtë konsatohet një infiltrim limfocitar përrethë dhe në
brendësi të ishujve të Langerhansit. Shkatërrimi i qelizave B është specifik dhe progresiv, duke
mos i prekur qelizat e tjera dhe duke çuar në zhdukje të plotë të qelizave B. Kështu mungesa e
insulinës çonë në mosmbajtjen në normë të glukozës në gjakë, por çonë në uljen e përdorimit të
saj nga qelizat dhe indet. Shtohet metabolizmi i glikogjenit në glukozë, katabolizmi i proteinave
dhe yndyrnave me funksion glukogjenikë. Të gjtha proceset çojnë në rritjen e glicemisë.
Etiopatogjeneza është idiopatike por faktet flasin për crregullime korelative të sistemit endokrinë
mbi pankreasin duke ulur sasinë e insulinës, ose duke shtuar substancat hormonale antagoniste të
insulinës. Faktorë të rendësishem janë adipoziteti dhe trashëgimia. Është parë se në 70-80 % të
diabetikëve, kanë një peshë mbi normë, e cila shton nevojat e organizmit për insulinë duke çuar
në mbingarkes të ishujve të Langerhansit. Për faktorin trashëgues flasin rastet se fëmijet e lindur
nga prindër diabetik, paraqesin gjithëmonë diabet.
Fig. 1
10
Ne diabetin e tipit te 2 qëndron jo më, mos prodhimi i insulinës nga pankreasi por mosaftësia e
saj dhe e receptorëve të saj për të kapur glukozën dhe për ta përdorur atë në mënyrën e duhur.
Kjo nevojë për insulinë do të vijë duke u rritur, pankreasi gradualisht do të humbas aftësinë e tij
për të prodhuar insulinë.
Fig.2
11
Diabeti gestational është një formë e intolerancës së glukozës në gratë shtatëzëna, që janë obeze
dhe ato me një histori familjare të diabetit. Diabeti gestational kërkon trajtim për kontrollin e
glukozës, për të pakësuar rrezikun e komplikacioneve në fetus dhe të gruas.
Fig.3
12
Ndryshimet morfologjike në diabetin mellitus janë:
Në pankreas vihen re ndryshime makro dhe mikroskopike, vihet re pakësim i numrit të ishujve,
ose zhdukje të granulociteve në qelizat Beta, vaskulizim i citoplazmës së epitelit të ishujve të tij.
Në veshka ndodh shtimi i funksionit të saj, nga glukozuria dhe paraqiten të zmadhuara me
ngjyrë portokalli,(ngjyrë e verdhe e epitelit nga stenoza dhe ngjyrë e kuqe nga hiperemia
arteriale).
Mikroskopisht në epitelim e tubulave glomerular vihet re grumbullimi i glikogjenit.
Dëmtime të tjera nga diabeti i pamjekuar janë në retinë, hepar, nerva, vazat e gjakut, në lëkurë,
gingiva etj.
Retina mund të ketë dëmtim eksudativ, hemoragjike ose degjenerativ.
Hepari do të ketë zmadhim, nga depozitimi i dhjamit dhe glikogjenit. Nervat perifierike do të
shfaqen me neurite periferike diabetike.
Në lëkurë formohen depozitime të kolesterolit në forme vatrash të vogla me ngjyrë të verdhë.
Në vazat e gjakut do të japin ngushtim të tyre, me aterosklerozë të gradave të ndryshme.
13
5.Diagnoza
Diagnoza e Diabetit Melitus do të vendoset në bazë të anamnezës familjare, në bazë të
anamnezës vite, nga të dhënat laboratorike ku përfshihen gjakë komplet, urinë komplet,
glicemia, testi i tolerancës së glukozës, profile glicemie dhe HbA1, provat e heparit dhe
kolesterolemia, trigliciredemia. Nga ekzaminimi objektiv ku shikohet polifagi, polidipsi,
dhimbje epigastrike, ndjenjë nauze dhe të vjella, erë acetoni, takipne, respiracioni kusmual,
shikohet gjuhë dhe lëkurë e thatë, dobësi dhe shënja të dehidrimit, shikohet puls i dobët,
takikardi, hypotension, kolaps, kemi crregullime të vetëdijes, axhitim, letargji, vihet re
poliuria, glukozuria, ketonuria, acetonuria, hiperglicemi, hiperketonemi, hipokalemi,
hiponatremi, hiperlipidemi, acidoze metabolike. . Vendosëse për diagnozën e diabetit melitus
është ndjekja në mënyrë periodike e nivelit të glukozës në gjakë. Diabeti mellitus do të
vendoset në nivelet e glicemisë 126 – 200 mg/dl(glicemia normale 80-126 mg/dl). Glicemia
esëll 80-110 mg/dl. Toleranca e dobësuar ndaj glukozës tregon glukozën 126 - 140 mg/dl.
Diabeti mellitus është diagnostikuar me: Glukozën e plazmës në nivelin 7.0 mmol / L (126
mg / dL) ose mbi këtë nivelë. Glukozën e plazmës ≥ 11.1 mmol / L (200 mg / dL), dy orë pas
marrjes së 75gr glukozë nga goja, procedurë kjo për të provuar tolerancën ndaj glukozës.
Depistimi i hiperglicemisë dhe glukozës rastësishtë në plazmë ≥ 11.1 mmol / L (200 mg /
dL). Rreth ¼ e njerëzve me diabet tip 1 kanë zhvilluar ketoacidozë diabetike, një llojë e
acidozës metabolike që shkaktohet nga përqëndrime të larta të trupave ketonik, të formuara
nga shpërbërja e acideve yndyrore dhe deaminimi i aminoacideve.Gjithashtu në vendosjen e
diagnozës përfshihet: shqyrtimi i gjëndjes së përgjithëshme shëndetësore, zbulimi i
hiperglicemisë gjatë ekzaminimeve të tjera mjekësore, dhe nga simptomat sekondare si
vështiresi në shikim apo lodhje e pashpjeguar. Diabeti është zbuluar shpesh, kur një person
vuan nga një problem që mund të shkaktohet nga diabeti, të tilla si probleme të zemrës,
nefropati, rigjenerim i vonuar i plagëve ose në rastin e një ulçere në këmbë, probleme të tjera
në sy, infeksione fungale, ose në rastet e lindjeve të femijeve me hypoglicemi. Vendosës për
diabetin janë dy matjet e njëpasnjëshme të glukozës mbi 126 mg/dl (7.0 mmol/L).
14
6.Klinika - Urgjencat Diabetike
Simptomat Kryesore
Klinika e diabetit mellitus do të varet nga niveli i glicemisë, nëse niveli i glicemisë është normal
apo të paktën nuk e kalon 120 mg%, shenjat janë të lehta dhe pothuajse nuk kuptohen. Por nëse
kemi hiperglicemi dhe kohëzgjatje të saj atëherë do të kemi shënjat karekteristike të diabetit.
Një person mund ta zbulojë veten krejt papritur që ka diabet, nga një hiperglicemi në rrethana të
ndryshme. Po ashtu mund të dyshohet klinikisht, mund të zbulohet gjatë nje krize ketoacidoze,
mund të zbulohet gjatë kryerjes se analizave rutinë, ku norma e glicemis është 70-120 mg%.
Shënjat kilnike të diabetit përbëhen nga triada klasike e diabetit mellitus që përfshinë:
1. Polifagi ( oreks i shtuar)
2. Poliuri( urinim i shtuar),
3. Polidipsi (etje e shtuar).
Kështu një pacient diabetik ankon për një oreks të shtuar dhe mosngopje, gjithashtu ai pohon se
shkon shpesh në tualet për të urinuar, polidipsia është shënja tjetër që pacientët deklarojnë,
shoqëruar kjo me tharje të gojës. Natyrishtë që pikënisja e gjithë këtyre simptomave është
mungesa e prodhimit të insulinës nga qelizat e shkatërruara të pankreasit, e cila sjell mosfutjen e
glukozës në qelizë dhe mospërdorimin e saj si material bazë energjitikë për proceset e
metabolizmit. Pra megjithëse në gjakë glukoza është në përqëndrime shumë të larta qelizat janë
praktikishtë të uritura. Kjo kushtëzon edhe shfaqjen e polifagisë. Njëkohësishtë, rritja e glicemisë
në gjakë mbi 180 mg% sjellë: glukozuri, pra rritje të përqëndrimit të glukozës në urinën e filtruar,
poliuri dhe eleminimin e elektrolitëve, dehidrim me rritjen e prodhimit të adrenalinës, grow
hormon, kortizolit, që çojnë në polidpsi kompesatore. Është glukozuria që provokon një diurezë
osmotike të shoqëruar me humbje të Na, humbjet e ujit krijojnë hipersmolaritet ekstra qelizor, që
çonë drejt dehidratimit qelizor dhe hypovolemisë. Humbja e natriumit është gjithmonë e
rëndësishme. Ka gjithashtu humbje të rëndësishme të elektrolitëve të ndryshëm si kaliumi,
kalciumi, e lidhur me katabolizmin qelizor dhe nxjerrjet urinare. Gjithashtu fëmija ka humbje në
peshë, humbje të fuqisë, dhimbje të këmbëve, mund të ketë inkotinencë urinare, infeksione
piogjene të zgjatura në lekurë, veshtirësi në mbylljen e plagosjeve normale, kruajtje, prurit.
15
Ketoacidoza diabetike
Ketoacidoza diabetike është një ndërlikim i shpejt dhe i rrezikshëm që përbën gjithmonë një
urgjencë mjekësore. Nivelet e ulëta të insulinës i shkaktojnë mëlçisë të formojë trupat ketonik, kjo
gjë mund të jetë normale kur ndodh njëherë, por mund të bëhet një problem seriozë nëse trupat
ketonikë janë të qëndrueshëm. Nivele të larta të trupave ketonik në gjakë çojnë në uljen pH të
gjakut, duke çuar në ketoacidozë metabolike. Në pranimin në spital, pacienti me ketoacidozë
paraqet tharje të gojës, frymëmarrje të shpeshtë dhe të thellë. Dhimbje barku të zakonshme, deri
të rënda. Niveli i vetëdijes zakonishtë është normale vetëm në minutat e para, por më vonë mund
të paraqitet letargji, që mund të përparojë deri në gjëndje kome. [11] Ketoacidoza e lehtë mund të
bëhet e rënde duke shkaktuar hypotension, shokë dhe vdekje. Analiza e urinës do të zbulojë
nivele të konsiderueshme të trupave ketonikë të cilët e kalojnë pragun renal dhe paraqiten në
urinë, shpesh para se të shkaktojnë simptoma të tjera të dukshme. Por me trajtimin e duhur
zakonishtë rezulton shërim i plotë, kurse vdekja mund te vij nga trajtimi i pamjaftueshëm ose i
vonuar, ose nga komplikacionet e ketoacidozës si edemë të trurit. Ketoacidoza është gjithmonë
një urgjencë mjekësore dhe kërkon kujdes mjekësor. Ketoacidoza është shumë më e zakonshme
në diabetin tip 1 se sa në atë të tipit të dytë, kalimi i saj në gjëndje kome do të jap një
rrezikëshmëri më të lartë për shëndetin dhe do të shoqërohet me simptoma të tjera si: humbje të
ujit dhe një rritje të osmolaritetit të gjakut. Nëse humbja e likideve nuk do të zëvendësohet me
rrugë orale apo edhe intravenoze, komplikacioni do te jetë me osmolaritet të lartë me përmbajtje
glukoze, të kombinuar me uljen të ujit, që çonë në dehidratim. Qelizat e trupit bëhen progresive të
thata, kemi ndryshim të balancit të elektroliteve, që gjithashtu janë të zakonshme dhe janë
gjithmonë të rrezikshme.
16
Koma diabetike hiperglicemike
Eshte nje gjendje e rende qe zhvillohet ne organizem pasi ka progesuar ketoacidoza metabolike
dhe kur demtohet edhe sistemi nervor qendror, dhe kjo do te pasqyrohet me humbjen e vetedijes,
crregullime te funksionit te ndjeshmeris dhe me shenja te tjera. Kjo kome mund te shfaqet tek te
gjithe diabetiket, por kryesisht tek ata insulinovartes, gjate nje ecurije te paqendrueshme, ose nje
gabim ne mjekim si harrese e marrjes se insulines ose nje nderprerje me dashje, ose e
keqkonceptimit se hypogliciamiantet mund te kurojn tipin I, Shfaqet nga infeksionet acute, nga
vjelljet, traumat psikike, trauma fizike, demtime vaskulare si : IAM, aksidente vaskulare
cerebrale, faktore endokrine, tireotoksikoze dhe shtatezani. Ketoacidoza mund te vije rastesisht
duke keshtu zbuluese e semundjes se diabetit mellitus tip I. ne kete kome ka hiperglicemi,
glukozuri nga mos kalimi I glikolizes ne qelize, ka glikogenolize hepatike dhe muskulare,
glikogenez me orgjine proteinike dhe lipidike. Ne thelb te saj qendron formimi I trupave ketonik.
Ne ketoacidoz do te kemi crregullime hidroelektrolitike me dehidratim ekstra qelizore, humbje te
natriumit dhe kaliumit.Reagimi i organizmit shprehet me kete klinike:
Shenja respiratore: me takipne, me frymemarrjen kusmuall, qe eshte e gjere dhe e shpejt, me ere
acetone si mollet e prishura.
Shenja kardiovaskulare si: takikardi, pulsi I dobet, tendence per ulje te tensionit arterial, kolaps.
Shenja digjestive: te perzjera, te vjella, dhimbje epigastrike dhe dhimbje barku.
Shenjat e dehidratimit qelizor: etje, gjuha dhe lekura e thate, globuset okulare hypotonike,
shenja e sheqerit pozitiv ( vertetohet kur vendosim sheqer nen gjuhe, por qe nuk shkrine.
Shenjat neuropsikike: crregullimi I vetedijes deri ne koma, ose mundesi axhitimi, kriza
convulsive, dobesimi ose zhdukje te reflekseve, midriaze dhe krampe muskulare.
Shenja renale: me poliuri ose oliguri nga kolapsi, glukozuri, ne gjak do te jap: hiperglicemi,
hiperketozemi,hypokalcemi, Hyponatremi, Hiperlipidemi, Acidoz metabolike.
17
Koma hypoglicemike: Është një ndërlikim akut i diabetit. Më rrall ndodhë në pacientët jo-
diabetik. Është urgjenca më e shpeshtë metabolike e diabetikëve. Kjo vjen si rezultat i rënies së
menjëhershme të glicemisë. Rreziqet kryesore të kësaj kome janë shënja të rënda neuropsikike.
Etiologjia e hypoglicemisë është ajo terapeutike me insulinë të lartë por gjithashtu marrja e saj në
një orarë të parregulltë, por gjithashtu nga sforcime muskulare, lodhje fizike, nga të pangrënët, në
mjekime shoqëruese me dilatatorë koronarë, nga dëmtime endokrine të suprarenaleve apo të
hypofizës, nga pamjaftueshmëri e marrjes së glucideve nga ushqimi, dëmtime të heparit, disa
helmime si alkoolizmi, shkaqe metabolike enzimatike, hypoglicemi tek fëmijët. Vlen të theksohet
se hipoglicemia jatrogene zakonishtë është rezultat i një veprimi të tepërt të insulinës dhe nga një
çrregullim i glukozës që ndodhë më shumë në rastet e avancuara të diabetit. Në shumicën e
rasteve, hypoglicemia është trajtuar me pirjen e sheqerit ose me anë të ushqimit. Në raste të rënda,
një injeksion i glukagonit, një hormon me efekte kryesishtë të kundërta me ato të insulinës ose një
infuzion intravenoz i dekstrozës, por zakonishtë kjo gje behet vetëm nëse personi është i
pavetëdijshëm. Vlerësohet se 2-15 % e diabetikëve do të vuajnë nga të paktën një episod të komës
diabetike në jetën e tyre si rezultatë i hypoglicemisë së rëndë.
Shënjat klinike që paraqesin pacientët me komën hypoglicemike janë:
Shënja digjestive- me uri të madhe dhe dhimbje të barkut.
Shënja të përgjithëshme si djersë, cefale, lodhje fizike, dhimbje të këmbëve.
Çrregullime sensitive, me parestezi, çrregullime sensoriale si diplopi, midriazë.
Çrregullime motore, të dridhura, asteni, me lëvizje jo normale, ndryshim në sjellje, pacienti
është i axhituar.
Neuropsikike si ndryshim në sjellje, mund të ndikojë në procesin e të menduarit, koordinim në
kohë dhe hapësirë, pacienti është i shqetësuar, ka ankth, tmerr, panik. Ndërgjegja mund të
turbullohet ose të humbas totalishtë duke çuar në gjendje kome, bllokim të rrugëve të
frymëmarrjes, dëmtime të trurit deri në vdekje.
KUJDES: Një kome hypoglicemie duhet të dallohet nga një komë hiperglicemie sepse nuk kemi
shënja dehidrimi, nuk kemi erë açetoni, nuk ka glukozë në urinë, glukoza në gjakë është në normë
ose shumë poshtë normës, mungojnë çrregullime të rëndësishme të elektrolitëve
18
7.Komplikacionet
Komplikacione Akute (Të afërta)
Diabeti mellitus do të ndërlikohet me komplikacione akute që janë: hiperglicemia, ketoacidoza
metabolike, koma hiperglicimike, hypoglicemi, komë hypoglicmike. (Të cilat janë trajtuar se
bashku me klinikën sepse këto janë ndërlikime që shoqërojnë kliniken e një diabetiku.)
Ndërlikime të tjera akute janë: Dehidratim vjen si pasojë e humbjes së ujit dhe elektrolitëve.
Shok hypovolemik vjen si pasojë e humbjes së likideve dhe uljes së preisonit arterial.
Hipertrofi e indit dhjamore, vjen nga injeksionet e insulinës në mënyrë të vazhdueshme,
mosrigjenerimi i plagëve dhe kryerja në një vend i injeksioneve.
Fig.4
Komplikacione Kronike (Të Largëta)
Infeksione respiratore: Studimet qelizore kanë treguar se hiperglicemia redukton funksionin e
qelizave imunitare dhe rrit inflamacionin. Edhe efektet vaskulare të diabetit, priren për të
ndryshuar funksionin e mushkërive, të gjitha këto çojnë në një rritje të ndjeshmërisë ndaj
infeksioneve respiratore, si pneumoni dhe grip. Diabeti është i lidhur dhe në dekursin e
sëmundjeve pulmonare, vonesën e shërimit të tyre nga mbivendosja e infeksioneve respiratore.
fig.5
19
Sëmundja peridentale: Diabeti është i lidhur me sëmundjen peridentale, që lidhet me një
infeksion bakterial nga organizma si gingivalis Porfiromonas dhe Actinobacillus. Shënjat janë
gingivoragji, prishje të mukozave të mishrave të dhëmbëve, erë të keqe nga goja.
fig.6
Angiopati: Niveli lartë i glukozës në periudhë kronike do të çojë në dëmtimin e enëve të gjakut
(angiopati). Qelizat endoteliale të enës së gjakut do të marrin glukozë më shumë se normalishtë.
Ato do formojnë glikoproteina brenda lumenit në një sasi të shumtë duke formuar membrana
pllakëzore, që bëjnë trashjen dhe uljen e elasticitetit të vazës. Promblemet e enëve të gjakut janë
"Sëmundjet Mikrovaskulare",(dëmtimi i enëve të vogla), dhe"Sëmundje Makrovaskulare”,
(dëmtimi i vazave të mëdha). Dëmtimi i vazave të vogla mund të shkaktojë: Kardiomiopati
diabetike, që shoqërohen me dëmtime në zemër, mosfunksionim diastolike dhe prognozë drejt
insufiçencës së zemrës.
fig.7
20
Nefropati diabetike, Diabeti mellitus është shkaku më i zakonshëm i insufiçencave renale.
Nefropatitë diabetike janë dëmtime të veshkave që çojnë në insufiçence renale kronike, me një
prognozë të domosdoshme për dializë. Në këto dëmtime kemi edhe gurët dhe rërat që formohen
shpesh në veshkat e diabetikëve, si pasojë e rritjes së acidit urik në gjak.
fig.8
Neuropati: rreth 40% e diabetikëve kanë zhvilluar neuropati. Është zbuluar se serumi i
diabetikëve është toksik për nervat për shkakë të hiperglicemisë, që jep dëmtime të nevrave, që
shfaqen klinikishtë me ulje të ndjeshmerisë. Fillimishtë prek këmbën, me një shpërndarje në
nerva të tjerë duke shfaqur neuropati në gishta dhe duar. Kur neuropati shoqërohet me angiopati
do të shfaqet gangrenizimi i këmbës. Paraqiten dhe mononeuritis ose neuropati autonome.
Prekja e sistemit nervor, së bashku me nervat periferike shfaqen me dhimbje, mpirje, e djegie në
formë neuriti. Ulet ndjeshmëria ndaj të ftohtit, të nxehtit e dëmtohen reflekset.
Encefalopati diabetike karekterizohen me rënie të proçeseve konjuktive dhe rrezikshmëri të
humbjes së logjikës, duke përfshirë Alzheimer nga diabeti.
Amiotrofi diabetike është dobësia e muskujve për shkakë të neuropative.
Crregullime seksuale: Dëmtimi i nervave në organet e brendshme çonë në hypotension, lipotimi
dhe çrregullime të funksionit seksual tek meshkujt, me ulje të dëshirës seksuale, impotencë, deri
në sterilitet. Shfaqen çrregullime të urinimit, çregullime intestinale me anoreksi, të vjella dhe
diare. Impotenca seksuale shfaqet relativishtë shpesh, por diagnostikohet me vonesë sepse të
semurët e mbajnë të fshehtë dhe rrallë e lidhin atë me diabetin.
21
Crregullime seksuale: Dëmtimi i nervave në organet e brendshme çonë në hypotension, lipotimi
dhe çrregullime të funksionit seksual tek meshkujt, me ulje të dëshirës seksuale, impotencë, deri
në sterilitet. Shfaqen çrregullime të urinimit, çregullime intestinale me anoreksi, të vjella dhe
diare. Impotenca seksuale shfaqet relativishtë shpesh, por diagnostikohet me vonesë sepse të
semurët e mbajnë të fshehtë dhe rrallë e lidhin atë me diabetin.
fig.9
Infeksione të tjera si ato: purulente të lëkurës, mykozale, tonsilare, sinuzite, të rrugëve të
tëmthit, artrit reumatoid ose muskularë. Diabetikët janë të predispozuar për infeksionet virusale,
sëmundje infektive si Hepatit, SIDA e sëmundjet e tjera të transmetuara seksualishtë.
fig.10
Dëmtime të heparit: me çrregullime të prodhimit të lëngjeve biliare, me infeksione të rrugëve
hepatike, duke favorizuar formimin e gurëve në rrugët biliare, deri në insufiçencë hepatike.
Retinopatia diabetike: formimi i shtresave në enët e gjakut do të bëj trashjen dhe bllokimin e
tyre, kështu ulet furnizimi me gjakë në retinë, që çonë në humbje të ndryshme të shikimit, deri në
verbëri. Retinopatia manifestohet në dy forma, në formë joproliferale dhe proliferale. Gjithashtu
kemi Edeme makulare diabetike: ku kemi mbledhjen e lëngjeve në makul, zvogëlim të qartësisë
qendrore të të parit dhe shtrëmbërim të pamjes.
22
Gjakderdhje në trupin e qelqtë të syrit:Ku enët e reja të gjakut janë delikate dhe çojnë në
gjakderdhje. Pacienti ka ndjenjën e humbjes së shikimit. Ablacion i retinës: ku membranat në
trupin e qelqtë kryejnë tërheqje(traksion) të retinës dhe shkëputje të saj. Shikimi zvogëlohet, dhe
çonë në humbjen e plotë dhe pa kthim të të parit. Gjtihashtu kemi infeksione, rritje të presionit
brenda syrit (glaukoma) dhe katarakte.
Fig.11
Sëmundjet Makrovaskulare: të shkaktuara nga diabeti melitus çojnë në sëmundje
kardiovaskulare, si ateroskleroza që do të jetë faktor nxitës për ndërlikimet e tjera.
Sëmundje te arterieve koronare: që janë përgjegjëse për angina pektoris apo infarktet e
miokardit. Mionekrozis diabetike: janë nekroza të muskujve nga dëmtimet e vazave dhe
mosfurnizim i mirë i muskujve me gjakë. Sëmundje vaskulare periferike, që çonë në mpirje dhe
dhimbje të këmbëve. Sëmundje iskemike të zemrës, e cila vjen si pasojë e ngushtimit të vazave
të gjakut dhe favorizuese në këtë rast është ateroskleroza. Stenozë e arteries karotide nuk ndodh
shpesh në diabet, dhe duket se ka një prevalencë të ulët të aneurizmës së aortës abdominale.
Megjithatë, nuk shkakton sëmundshmëri të lartë, vdekshmëri apo rreziqe operati
23
Gangrenizimi i këmbës, vjen si shkak i neuropatis sensore që jep mpirje dhe ftohtësi të
këmbës, dhe nga dëmtimi i enëve të gjakut, të cilat ulin furnizimin me gjakë të këmbës, në këtë
mënyrë rriten kushtet për formimin e ulçerave dhe infeksioneve të lëkurës, deri në raste më të
rënda, si nekrozë dhe gangrenë. Faktorë tjetër është ngadalsimi i shërimit të plagëve. Ulçera
diabetike në këmbë është shkaku më i zakonshëm për amputim të këmbës, pa shkake traumatike.
Fig.12
24
8.Mjekimi
Mjekimi i diabetit mellitus do të përfshijë hypoglicemiantët oralë dhe insulinoterapinë. Ulja e
nivelit të glukozës në gjakë në vlerat normale 80-120 mg/dl, dieta rigoroze, aktiviteti fizik,
higjena, ruajtja nga infeksionet dhe komplikacionet do të përbëjnë gjithë mjekimin e diabetit.
Hypoglicemiantët oralë merren nga goja për uljen e glukozës në gjakë. Stimulojnë pankreasin
të prodhojë më shumë insulinë dhe nxisin receptorët insulinik për kapjen dhe shfrytëzimin e
insulinës në mënyre sa më efikase. Ato përdoren vetëm në diabetin tip 2. Një pjesë e tyre ndikon
pozitivishtë në rritjen e ndjeshmërisë së organeve përkatëse ndaj efekteve të insulinës.
Derivatet e Sulfonilureve (p.sh. glibenklamide), stimulojnë pankreasin të prodhojë më shumë
insulinë, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjakë. Kjo insulinë shtesë e
detyron glukozën të hyjë në muskujë(inde) me sforcim.
Tiazolidinedionet – Veprimi është i menjëhershëm, por ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
Biguanidet (p.sh. metformina) rrisin ndjeshmërinë e mëlçisë dhe organeve të tjera ndaj efekteve
të insulinës dhe pakësojnë dëshiren për të ngrënë. Nga ky grup në Shqipëri përdoret metformina.
Analogët e metiglinides (Repaglinide), stimulojnë pankreasin të prodhojë më shumë insulinë.
Efekti është më i shkurtër se sulfoniluremët, prandaj kombinohen me barna të tjera. Merren para
bukë dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
Glitazonet përmirësojnë absorbimin e glukozës nga qelizat e trupit. Kjo bën që të bjerë niveli i
glukozës në gjakë. Në barnat e këtij grupi hyjnë roziglitazoni dhe pioglitazoni.
Akarboza është bllokues i alfa-glukozidazës. Ngadalson degradimin e karbohidrateve në glukozë
dhe absorbimin në gjakë. Kështu evitohet rritja e përqëndrimit të glukozës në gjakë.
25
Insulino terapia
Insulina është mjekimi bazë i diabetit. Ajo përdoret nëpërmjet injeksioneve të nënlëkurës ose
pompës së insulinës, së bashku me menaxhimin dietetikë, duke përfshirë monitorimin e
karbohidrateve dhe kontrolli i niveleve të glukozës në gjak, duke përdorur metrat e glukozës.
Fig.13
Insulina nuk mund të merret nga goja sepse shkatërrohet në stomakë, megjithatë marrjet me spray
nazal dhe kapsula orale janë duke u studiuar. Si rregull fëmijet marrin një përzjerje të insulinës
me veprim të shpejt me insulinën me veprim gjysmë të vonuar. Ky mjekim jepet në dy injeksione,
mëngjes dhe mbrëmje 15-30 minuta para ushqimit. Në parim fëmijët duhet të marrin 1UI/kg të
ndarë në 2/3 e dozës në mëngjes dhe 1/3 në mbrëmje. Studimet po punojn për një efektë më të
gjatë të insulinës, nëpërmjet injektimit të një insuline ultralente mbi të cilën shtohen boluse të
insulinës së shpejt përpara vakteve ushqimore. Këto multi-injeksione janë bërë të mundura në saj
të stilo-injektuesve të përdorimit të lehtë, që tentojnë të zëvëndsojnë shiringën. Në këto stilo
depozitat e insulinës përmbajne përzjerje të insulinës ordinere dhe semilente, që lejojnë të
mënjanohen përgatitjet me shiringë. Insulinoterapia është e domosdoshme për diabetikët e tipit 1,
por edhe diabetikët e tipit 2 duhet të përdorinë insulinë në ato raste kur barnat orale nuk japin më
efektin e dëshiruar. Insulina u zbulua ne 1922 nga përpunimi i pankreasit të derrit, kaut, sot
përfitohet nëpërmjet rekombimint të ADN, nga gjeni i insulinës së njeriut. Jepet me rrugë
subkutane dhe intravenoze. Eleminohet nëpërmjet urinës dhe bilës. Ekzistojnë disa forma
insuline; insulinë me veprim të shkurtër, mesatar dhe të gjatë. Preferohet kombinimi i këtyre
formave. Vendi i injektimit ndërrohet pas cdo radhë injektimi, ai ndikon gjithashtu në
kohëzgjatjen e fillimit të veprimit; bark (shpejt), pjesën e sipërme të krahut (ngadalë), pjesen e
sipërme të këmbës (akoma më ngadalë).
26
Llojet e insulinës jane: Insulina me veprim shumë të shpejtë, janë insulina Lispro dhe Astro.
Efekti i tyre fillon pas 5-15 minutash dhe zgjatë 3-4 orë.
Insulina me veprim të shpejtë, janë insulinat kristale dhe semilente. Insulina kristale fillojnë
efektin pas 20-40 minutash dhe zgjat deri në 8 orë, kurse semilente fillonë veprimin pas 30-60
minutash dhe zgjat deri në 14 orë.
Insulina me veprim të ndërmjetëm, si insulinat Lente dhe Isophan që fillojnë efetkin pas 1-2
orësh dhe zgjasin 18-24 orë.
Insulina me veprim te ngadalte, si insulina Ultralente, protaminë zink dhe Glarginë që fillojnë
efektin pas 4-6 orë dhe zgjasin deri në 36 orë.
Insulina ordinere, e cila është insulinë kristale që injektohet në venë për një veprim të
menjëhershëm.
Pompa insulinike eshte duke u studiuar, ajo konsiston në vënien e saj në lëkurën e abdomenit.
Injektimi i insulinës do të bëhet në mënyre automatike nga pompa, sa herë që organizmi ka nevojë
për insulinë. Përdorimi është i rrallë sepse efektshmëria e saj është ende në studim e sipër .
fig.16
Efektet Farmakologjike: Insulina perdorë glukozen për indet, aktivizon sistemet që kapin edhe
fusin glukozën në qelizat muskulare të skeletit dhe indit adipozë, nga ana tjetër frenon prodhimin
e glukozës nga hepari. Nxit sintezën e glukogjenit dhe proteinave në muskulaturë, frenon
zbërthimin e glikogjenit dhe shëndrrimin e aminoacideve në glukozë në melçi, në indin adipozë
nxit depozitimin e triglicerideve. Në këtë mënyre ajo rregullon nivelet e glukozes në gjakë.
27
Kujdes efektet e padëshiruara: Hypoglicemia do të shfaqet në rastet e dozave të madhe, ose kur
ushqimi është i pakët, ose kur pacienti ka kryer aktivitet të lartë fizikë. Reaksione alergjike, në
rast përdorimi të insulinës së gjedhit apo të derrit. Rezistencë ndaj insulinës, nga krijimi i
antitrupave kundër insulinës. Efekte lokale me atrofi ose hipertrofi të indit dhjamorë subkutan.
Dieta
Ashtu si trajtimi insulino vartës dieta do të luaj një rolë të rëndësishëm në ecurin e diabetit, në
kontrollin e glicemisë dhe uljen e rrezikshmërisë të sëmundjeve të tjera. Zvogëlimin e rrezikut të
hypoglicemisë. Synimin e ruajtjes së peshës ideale. Mbajtja e gjëndjes së mirë të ushqyerjes.
Respektimi i dëshirave të diabetikëve. Kjo dietë do të varet nga mosha, seksi, gjatësia dhe
veprimtaria fizike që kryen i sëmuri. Karbohidratet: ato duhet të përbëjnë 50 – 55% të dietës,
sepse kjo sasi ulë nevojshmërin për yndyrna. Karbohidratet e përbëra thithen ngadalë dhe nuk
lëvizin nivelin e glukozës, ato të thjeshta kanë një veprim të shpejt dhe përthithen me shpjetësi.
Fibrat bimore: niveli i sheqerit në gjakë është më i ulët kur konsumohen fibra bimore, si ato: të
tretshme, si bishtajore, fruta dhe lakra, ose të patretshme si drithrat. Fibrat ulin gliceminë,
shpërbëjnë yndyrnat duke ulur nivelin e kolesterolit në gjakë. Sasia optimale është 20-30 gr fibra
në ditë. Ushqime si barishtet, orizi kanë pak glicemi, buka e bardhë, patatet kanë shumë glicemi.
Yndyrnat : dy mundësi japin dietologët, dhënien e një sasie të lartë të karbohidrateve, ose uljen e
tyre, me zvëndsimin e yndyrnave të thjeshta si: vaj i ullirit. Evitimi i qumështit të paskremuar apo
të mishit, duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare. Proteinat: përdorimi i lartë i tyre do
favorizojë albuminurinë që çonë në nefropati diabetike. Diabetikët duhet të përdorin sasira të
vogla të tyre nga 10-20% në ditë si peshkun, evitohen patatet, buka e bardhe, fruta të ëmbla si
rrushi apo banane. Ushqime që nuk lejohen janë amidoni, orizi, brumërat, ëmbëlsirat, frutat e
thata. Kripa gjithaeshtu duhet kufizuar në masën 6 gr në dite. Alkooli ka veprim hypoglicemikë
kështu ai forcon veprimin e insulinës duke dhënë fenomene hypoglicemike. Lejohet verë,
mundësisht e thartë, birra jo sepse ka karbohid. Ëmbëlsirat: për diabetikët ka embëlsira të vecanta
me kalori(fruktozë, sorvitol), në moshat pediatrike japin diarre osmotike, dhe ëmbëlsira pa
kalori(si saharina, aspartina). Rekomandohen vakte të shumta por në sasira të vogla, duke evituar
hipergliceminë pas ngrënies. Tre vakte kryesore dhe dy të ndërmjetëm, për të sëmurët që kryejnë
aktivitet fizikë rekomandohet një menu, në bazë të peshës, moshës dhe orëve të veprimtarisë
28
Transplanti i Pankreasit dhe i qelizave te ishujve te Langerhansit
Në rastet më ekstreme, një transplant i pankreasit mund të rivendos rregullimin e duhur të
glukozës. Megjithatë, gjatë ndërhyrjes kirurgjikale kërkohen të përdoren imunosupresorë, e cila
mund të jetë më e rrezikshme se terapia e zëvendësimit me insulinë gjatë gjithë jetës. Kjo terapi
insuline dhe imunosupresorësh do të aplikohet edhe në rastet e dializës. Perderisa një diabetikë ka
mundësin e një veshke të re, mendohet të jepet mundësia edhe për një pankreas të ri, megjithatë
transplanti i pankreasit deri tani mbetet një studim që kërkon akoma shumë punë. Zëvëndësimi
eksperimental i qelizave beta (me transplant ose nga qelizat burimore), është duke studiuar në
programet shkencore. Transplantimi i qelizave Beta, në ishujtë e Langerhansit, është më pak
invazive se sa një transplantim pankreasi. Procedura e tranplantimit është që qelizat Beta të
ishujve të Langerhansit, do injektohen në mëlçin e pacientit, ku ato do të qëndrojnë dhe do të
fillojnë të prodhojnë insulinë. Në mëlçi duket se është zgjidhja më e arsyeshme, sepse duket se
është më e arritshme se sa transplantimi në pankreas, dhe vetë qelizat duket se prodhojnë më mirë
insulinën në këtë mjedis(organë). Pas vendosjes së qelizave të reja, ashtu si në cdo ind të ri dhe të
huaj për organizmin, do të zhvillohet një proçes bakterial. Sistemi imunitar do të sulmojë qelizat e
reja, kështu pacientët duhet ti nënshtrohen trajtimit me imunosupresorë, që të ulin aktivitetin e
sistemit imunitar. Nuk do të ndodhë reaksioni vetëm në rastet kur pacienti përdorë qelizat e veta
(një sasi e caktuar, që mund të kenë mbetur ende në pankreas pa u shkatërruar), për të zhvilluar
dhe prodhuar insulinë ose në rast se ka një binjak identikë dhe ai dhuron qeliza embrionale.
Studimet e fundit kanë treguar se transplantet e qelizave Beta kanë përparuar deri në pikën që
58% e pacientëve në studim ishin të pavarur nga insulina një vitë pas transplantit të qelizave.
Idealisht, do të ishte mirë që transplanti i qelizave Beta, nuk do të provokonte këtë reagim
imunitarë. Shkencëtarët në Zelandën e Re, tregojne se vendosja e një kapsule mbrojtëse per
ishujtë e Langerhansit, marrë nga derri, do jepnin mundësin për të zhvilluar qelizat dhe për shtuar
prodhimin e insulinës nga ato. Gjitashtu falë kësaj kapsule qelizat Beta, do t’u rezistonin reagimit
imunitarë dhe do të mbroheshin nga leukocitet.
29
9.Kujdesi Infermieror
Kujdesi infermierorë si ka parim mbajtjen në normë të glicemisë, evidentimin e komplikacioneve
të mundshme të diabetit, si dhe përkujdesjen ndaj tyre. Duhet të njohë cdo lloji analize që u
duhet kryer diabetikëve si dhe normat dhe deviacionet nga normat. Analizat përshfijnë: glicemi
esëll, glicemi dy orë pas buke, porfili i glicemisë, duke marrë rezultatet para ose pas buke, në
mëngjes, drekë, darkë dhe një glicemi në orën 24:00. Dozimi i HbA1 ose Hb e glukozuar.
Glukozuria, ku parasysh duhet mbajtur pragu renal që është 180 mgr%.
Infermieri duhet të vlerësojë këto diagnoza Infermierore:
Ndryshime në aktivitetin fizikë si rezultat i lodhjes, këputjes, dobësis së përgjithëshme.
Çrregullime të ushqyerjes të lidhura me nauzetë, të vjellat, regjimin dietetikë.
Prishje e komfortit si rezultat i dhimbjeve abdominale.
Ndryshime në ekuilibrin hidrikë e lidhur kjo me të vjellat, etjen e shpeshtë, dhe poliurinë.
Rrisk i lart për infeksione të lidhura me patologjinë e diabetit dhe komplikacioneve të tij.
Gjëndje ankthi dhe stresi e lidhur me sëmundjes dhe kronicizimin e saj.
Prishje e integritetit te lekures, e lidhur tonusin e lekures, dehidrimin dhe infeksionet e lekures.
Njohuri të pakta lidhur me aplikimin e insulinës, mënyrën dhe zonat e aplikimit.
Infermieri duhet të vlerësojë pacientin në aspektet e mëposhtme:
Vlerëson parametrat vital, lëkurën dhe mukozat.
Ai vlerëson gjëndjen psikomotore të pacientit dhe asiston në cdo llojë nevoje që ka pacienti.
Nëse pacienti ka etje të shpeshtë, urinim të shpeshtë dhe ndjenjë të madhe urie.
Nëse pacienti ka nauze, të vjella, rënie në peshë, këputje, dobësi, lodhje të pashpjegueshme.
Nëse pacienti ka marrje mendsh, frymëmarrje me erë açetoni.
Nëse pacienti mund të referoj për infeksione të shpeshta.
Vlerëson për ndërlikime urinare, nervore, hepatike, të syve, të lëkurës.
Vlerëson gjëndjen e pacientit gjatë aktivitetit të sugjeruar nga mjeku.
Kontrollon dhe pyet pacientin nëse është përdorues i duhanit, alkoolit ose drogës.
30
Asistenca Infermierore
Infermieri do të jetë gjithëmonë pranë pacientit për ta mbeshtetur atë, si nga ana mjekësore,
fizike por edhe nga ana psikologjike. Infermieri do të jap asistencën e tij në: rivendosjen e një
aktiviteti fizikë normal, do të kontribuojë në rivendosjen e një ushqyerje sipas rregullave
dietetike, do të sigurojë një komfort maksimal për lehtësimin e dhimbjeve, do të ruaj ekuilibrin
hidrikë, do të parandalojë dhe trajtojë në kohë komplikacionet, do të jap informacionet e
nevojshme, do mundohet të reduktoj ankthin, të ruaj integritetin e lëkurës, do të kontriubojë në
trajnimin e dhënies së terapisë dhe injeksioneve të insulinës.
Menaxhimi dhe Terapia medikamentoze
Gjatë terapisë infermieri duhet të respektoj orarin, dozat dhe pritshmërinë e efekteve anësore. Në
rast se diabeti është shoqëruar me një semundje tjetër bëhet mjekimi i të dyja sëmundjeve.
Gjithashtu kryerja e ekzaminimeve laboratorike është detyrë e infermierit dhe për cdo
ndryshueshmëri nga normalja e këtyre vlerave njoftohet menjëherë mjeku.
Në diabetin tip 1 jepet Insulina: Kur përdoren insulinat në pena, përpara përdorimit duhet
rrotulluar 10 herë, kthehet poshtë me 180°, edhe pena shplahet pas cdo doze. Nuk duhet të
përdoret në qoftë se pjesa e bardhë (insulina), nuk përzihet plotësishtë me lëngun përzjerës.
Monitorohet glicemia 3-4 herë në ditë. Aplikohet insulina lente, semilente, ultralente, dhe
kristale. Për cdo injektim kontrollohen shënjat vitale, lëkura, vetëdija. Penat e pahapura ruhen në
frigorifer. Penat e hapura lihen në errësirë dhe nuk duhet të perdoren mbi 10 ditë. Kutia e pa
hapur e insulinës për inhalacion duhet të mbahet në temperaturë 18-30°(ambjenti) dhe mund të
përdoret deri në 3 muaj pas hapjes. Duhen mbajtur larg ngrirjes, lagështirës, avullit, prandaj
këshillohen të mbështillen me letër alumini. Kur insulina është në formë suspension flakon nuk
duhet tundur sepse krijohen fluska në shiringë. Insulinat mund të perzjehen brenda llojit të njëjtë
të tyre. Aplikimi bëhet nën lëkurë, shtrëngojm lëkurën deri në 7 cm lartë dhe injektojm në kënd
45 -90°, duke mos e fërkuar vendin e injektimit dhe duke ndërruar vendin pas cdo injektimi.
Në gjendjet gravidacionale bëhet shtimi i dozës së insulinës, jepet në flakone 10 ml,100 UI/ml.
31
Të instruktohet pacienti për vetëkontrollin e glicemisë dhe glukozurisë, ti shpjegohen shënjat e
hypoglicemisë edhe masat që duhet të marrë(ushqime me përmbajtje të larte sheqeri, shurupe,
lëngë portokalli). Pacienti nuk duhet të pijë cigare 30 minuta para injektimit të insulines sepse
ulë shkallën e përthithjes së insulinës nënlëkurë. Gjithashtu marrja e mariuanës rritë kërkesën e
organizmit për insulinë. Të kontrolloj dhëmbët ose sytë, me vizitat përkatëse për të parandaluar
ndërlikimet. I këshillojmë aktivitet fizikë. Diabetikët duhet të mbajnë me vete një mjet
indentifikues si diabetikë dhe një kartelë me mjekimin që merr. Të respektoj rregullat e asepsisë
gjatë injektimit të insulinës, gjatë higjenës personale. Doza e insulinës duhet rritur nëse ka
infeksione, diarre, para operacioneve, gjatë gravidancës dhe raste të këshilluara nga mjeku.
Në diabetin tip 2 jepen hypoglicemiantët oral: I shpjegojmë pacientit për efektet anësore të
hypoglicemiantëve oral si diarre, mpirje, dobësi të ekstremiteteve, reaksione alergjike. Pacienti
duhet të respekojë orarin dhe dozat e medikamenteve, si dhe dietën rigoroze. Në rastet kur
hypoglicemiantët oral nuk japin efektë, konsultohet me mjekun për marrjen e insulinës. Të tregoj
kujdes për lëkurën, të kontrollojë gliceminë cdo 2-4 orë, glukozurinë, ketonurinë.
Kujdesi infermieror në komën hiperglicemike
Të veprohet sa më shpejt të jetë e mundur kur ne jemi të bindur se është një komë diabetike.
Fillohet me insulinë ordinere 40 UI, I/M dhe vazhdohet me insulinë I/V me 8-10 unite.
Vendoset perfuzioni venoz me glukozë izotonike 5%, fiziologjikë me elektrolite.
Jepen substanca tampone si bikarbonatë natriumi NaOHCO3. Ndiqet gjëndja e të sëmurit
objektisvisht. Frymëmarrja, pulsi, mukozat, lëkura, reflekset dhe vetëdija.
Ekzaminimet laboratorike si urinë, gjaku, në orët e para cdo 1 orë, dhe më vonë cdo 3 orë.
Ecuria: në përgjithësi i sëmuri kthjellohet brenda 24-36 orëve, behet i vetëdijshëm dhe mund të
ushqehet vetë. Ndërpriten perfuzionet sipas shkallës së rehidrimit të arritur, insulina jepet 3-4
injeksione s/c në 24 orë, më vonë kalohet në dozat e mëparshme. Edhe në mjekimet e komës
diabetike mund të ndodhë hypoglicemia nga mbidoza e insulinës. Krizë HTA, edemë pulmonare
akute nga mbingarkesa e lëngjeve, edemë cerebrale e rënde, çrregullime neuropsikike.
32
Kujdesi infemieror në komën hypoglicemike
Trajtimi i komës hypoglicemike konsiston në dhënien e 20-40 ml serum glukoze hipertonike
30%, sapo të dyshohet hypoglicemia, sidomos para çdo çrregullimi neuropsikikë të mjekimit tek
një diabetikë që është trajtuar me insulinë. Injektimi duhet të aplikohet ngadalë pastaj
zëvëndësohet me një perfusion serum glukoze 10%. Injektimi me solucion 30% përbën një test
diagnoze me interes të madh. Nëse koma zhduket menjëherë kjo është provë se ka qënë me
orgjinë hypoglicemike, kur nuk ka përmisime, injektojmë glukagon me një ampulë 1mg i/m.
Mund të përdoret sheqerë në formë pluhuri ose i tretur në ujë. Në rast se injektimi përdoret në
kohë i sëmuri kthjellohet shpejt pa sekuela. Duhet të japim këshilla në drejtim të fakorëve
shkaktues të komave edhe duhet evituar ato, duke marrë dozën e duhur të medikamenteve
hypoglicemiantë, në mënyrë të vecantë dozat dhe insulinën. Të mbrohet nga infeksionet, traumat
fizike, psikike, të respektoj dietën sipas porosisë së mjekut, të mbajë me vete në cdo kohë
insulinë dhe sheqerë për tu përdorur në rast nevoje, kur shfaqen shënjat e para të komës. Të
depistohen rastet me hiperglicemi për të ndjekur të semurin dhe mjekuar që në fazat e para.
II. Qëllimi
Vlerësimi i shpeshtësisë së komplikacioneve dhe shpërndarjes së rasteve të prekura dhe të
paraqitura me diabet mellitus, në një periudhë kohore prej 2012-2013, sipas grupmoshave,
seksit, vendbanimit, në mënyrë që të qartësojmë etiologjinë e sëmundje
33
Kapitulli 2
III. Materiale dhe Metodologjia
Metodika e kësaj pune është një studim deskriptivë që përfshinë gjithë rastet e hospitalizuara me
diabet melitus, realizuar kjo nga analizimi i të dhënave të marra nga spitali i qytetit të Durresit
Materiali dhe metoda që u përdorën patën si objekt pune, shqyrtimin e të gjitha kartelave me këtë
diagnozë dhe shpërndarjen e tyre sipas grupmoshave, gjinisë dhe vendbanimit. Ky studim
realizohet për të dhënë një pasqyrë sa më të qartë të gjendjes aktuale të sëmundjes së diabetit në
këtë qytetë. Të dhënat janë marrë nga sektori i statistikave në Repartin e Patologjisë të Spitalit të
qytetit të Durresit. Studimi përfshinë edhe mënyrën e zbulimit të sëmundjes, mënyrën e
paraqitjes në spital, ditët e qëndrimit në spital për trajtim mjekësor dhe prognozën e sëmundjes.
Mbledhja e të dhënave u realizua nga të dhënat e marra nga kartelat mjekësore dhe infermierore.
Në këtë studim përfshihen jo vetëm të dhënat statistikore por edhe raste klinike të shtruar në
Spitalin Rajonal Durres, duke studiuar klinikën e të sëmurëve dhe mënyrën e trajtimit në këtë
spital. Literatura bashkëkohore, shqipëtare dhe e huaj, studime shkencore, epidemiologjike dhe
të rejat e fundit mbi diabetin janë përdorur për zhvillimin e kësaj teme.
34
Kapitulli 3
IV. Rezultatet e studimit
Prevalenca e diabetit melitus në qytetin e Durresit 2012-2013.
Në qytetin e Durresit u morën të dhënat statistikore ku rezultuan gjithësejë të prekur me diabet
melitus 1451 pacientë, ku nga këta 628 janë meshkujë dhe 823 janë femra. Gjithashtu të dhënat
flasin edhe për vendbanimin, pra të prekurit me diabet sipas zonave rurale(fshatravete Durresit),
nga brenda qytetit të Durresit, dhe rastet nga rrethet e tjera që janë paraqitur në spitalin e
Durresit. Ndarja në grupmosha do të na jap informacione më të hollësishme për grupmoshat më
me shumë rriskë për tu prekur me diabet melitus.
Grf.1
Meshkuj Femra Nr 628 823
Numri total i të prekurëve me diabet melitus 2012-2013.
35
V. Diskutimi i rezultateve
Sic pamë edhe nga rezultatet e studimit, numri i të prekurve me diabet melitus ne qytetin e
Durresit është 1451 pacient, ku 628 janë meshkuj dhe 823 jane femra. Pra diabeti melitus
prek pothuajse njësoj të dyja gjinitë, por me një predispozitë pak më të madhe tek femrat, siç
është në rastin konkretë. Ku meshkuj jane të prekur me 43.3%, kurse femra 56.7 %.
Grf.2
Meshkuj Femra
628 823
Numri total i të prekurëve me diabet. F/M
Nr
36
Grf.3 Grafiku i të dhënave për gjininë mashkullore sipas vendbanimit tregon se rastet më të
prekura janë zonat rurale, ku të prekurit janë pothuajse dy herë më shumë se zona urbane. Ku të
prekur në qytet kemi 195, kurse në zonat rurale kemi 350 pacient. Kjo mund ti dedikohet një mos
informacioni për sëmundjen, dietë jo e shëndetshme, kushteve të këqija të jetesës dhe higjenës.
Një numër i konsiderueshëm i pacientëve meshkuj janë dhe nga rrethet e tjera, ata janë 83 raste
të hospitaizuar në spitalin e Durresit. Grafiku na tregon një luhatje të shifrave nga viti në vitë, ku
rastet më të larta janë në vitin 2007, me 74 raste të reja. Pastaj kemi një rënie, por sic shihet nga
tabela rastet kane ardhur gjithëmonë duke u rritur, sepse në vitet 2002-2006 numri i rasteve
shkonte deri në 56 pacient, kurse në vitet vijuese rastet janë gjithëmonë mbi këtë shifër, ku në
vitin 20011 kemi 71 raste, me 62 raste në 2012, dhe 64 raste në 2013. Rritja e numrit të të
prekurëve mund të vijë sepse diabeti melitus është një sëmundje e trashëgueshme.
13
5
12 15
20
16 15
21
7
20
25 26
21
31
26
20
31
41
26
21 24
40
36 33
11 9
3 4 5
17
2
9 6
11
1
5
45 45
41 39
56
74
43
51
37
71
62 64
viti 2002 viti 2003 viti 2004 viti 2005 viti 2006 viti 2007 viti 2008 viti 2009 viti 2010 viti2011 viti 2012 vit 2013
Numri i rasteve Meshkuj sipas vendbanimit Qytet Fshate Rrethe te tjera Gjithsej
37
Grf.4 Grafiku tregon incidencën e gjinisë femërore sipas vendbanimit nga viti 2002-2013, ku
edhe në këtë rast zona rurale është më e prekur se sa ajo urbane, në këtë rast femrat në zonat
rurale janë pothuajse tre herë më të prekura se sa ato në zonat urbane, ku në zonat urbane kemi
195 raste dhe në zonat rurale kemi 460 raste. Shkaktarët mendohen të jenë të njëjtë, një
mosinformacion për tu kujdesur dhe për të evituar faktorët e rriskut që cojnë në diabet, si kushtet
e jetesës, mënyra e keqe e ushqyerjes. Numri i rasteve edhe për gjininë femërore ka ardhur
gjithëmonë duke u rritur, sepse shohim që nga viti 2002-2005 rastet për cdo vitë shkojnë deri në
shifrat 75, kurse nga viti 2006, numri ka ardhur gjithëmonë duke u rritur dhe është mbi shifrat 75
raste në vitë, me përjashtim të vitit 2009, që kemi 57 raste. Kulmi i rasteve të reja është në vitin
2008 me 94 raste të reja.
14
8
18
9
25
16
22 22
28 27
21
31
25
32
26
47
40
32
63
25
42
47 46
35
5
12
6
19
1
11 9 10 9
16
7 9
44
52 50
75
66
59
94
57
79
90
74 75
viti 2002 viti 2003 viti 2004 viti 2005 viti 2006 viti 2007 viti 2008 viti 2009 viti 2010 viti 2011 viti2012 viti2013
Numri i rasteve Femra sipas Vendbanimit Qytet Fshate Rrethe te tjera Gjithsej
38
Grf.5
Grafiku tregon ditët e qëndrimit të personave me diabet melitus në spital, nën mjekimin e duhur,
si pasojë e hiperglicemisë dhe simptomave klinike. Ditët e qëndrimit në spital vinë duke u rritur
dhe ulur, por në pergjithësi ditët e qëndrimit janë më të larta se ato të fillimit të viteve 2008. Nga
grafiku duket qartë se femrat kanë qëndrueshmëri më të madhe në spital se sa meshkujt me 4974
ditë qëndrimi, në krahasim me 4747 ditë qëndrimi për meshkujt. Kjo është për shkakë se numri
më i madhë i të prekurëve është femra. Ndoshta shtimi i ditëve në spital ka ardhur duke u rritur
nga një ndërgjegjësim i të sëmurëve për sëmundjen që kanë dhe luftës kundër saj.
353 365
239
317
496
657
323
454
279
473
390 401
356 325
353
639
531 499
717
351
415
556
308
425
viti 2002 viti 2003 viti 2004 viti 2005 viti 2006 viti 2007 viti 2008 viti 2009 viti 2010 viti 2011 viti 2012 viti 2013
Ditë qëndrimi në spital nën mjekim Meshkuj Femra
39
Nëse do të bënim një krahasim të këtyre të dhënave do të kemi që Prevalenca e Diabetit mellitus në Botë sipas OBSH, është me një incidenc 2-6 % në vëndet perëndimore dhe më e lartë në etni të tjera. Hiperglicemia është e rrallë tek të porsalindurit(1% para 15 vjeç) por frekuenca e saj rritet me moshën(7% pas 65 vjeç). Raporti mes sekseve është afërsishtë i njëjtë, prek cdo moshë por me shpeshtësi më të madhe prek moshat mbi 45vjeç. Në vitin 1995 diabetikët ishin 135 milionë, në vitin 2006 ishin 264 milionë por alarmante është se parashikohet që në vitin 2025 të kemi 380 milionë diabetikë. Diabeti tipi 1 prek 11-22 milionë njerëz në botë.
Grf.6
Viti 1995 viti 2006
Viti 2025
135 milione
264 milione
380 milione
Prevalenca e Diabetit Melitus në Botë
40
Prevalenca e Diabetit melitus në Shqiperi është 3.6 % e popullësisë. Kjo shifër deklarohet nga shefi i Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Feçor Agaçi. Sipas tij numri i të prekurve nga kjo sëmundje është rritur së tepërmi vitet e fundit, si pasojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës, ku njerëzit ushqehen më mirë, lëvizin më pak, por kanë dhe më shumë strese psiko-emocionale. Në vitet ’90, vetëm 0.8 përqind e shqiptarëve vuanin nga diabeti, ndërsa sot shifra e tyre është më e lartë. Në 2013, një depistim tregon se diabetikët në shqipëri jane 3,6 %, ku nga këta 10% me diabet tip 1 dhe 90% nga diabeti tip 2. Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që vuajnë nga diabeti, arrinë në 30 mijë. Por shefi i Endokrinologjisë shprehet se ky numër mund të arrijë në 120 mijë, e për këtë ai sqaron se nevojitet një depistim urgjentë.
Grf.7
Diabeti Melitus
0.8
3.6
Prevalenca e D.M ne Shqiperi ne % vitet 90 vitet 2013
41
Prevalenca e Diabetit melitus në SHBA është 25.8 milionë. Në 2010, mbi moshat 65vjeç, janë të prekur 10,9 milionë. Rreth 215.000 janë të moshave më të vegjëll se 20vjeç. Rreth 1.9 milionë janë mbi moshën 20vjeç. Në vitet 2010-2013, nga nivelet e glukozës, 35% e adulteve amerikanë mbi moshën 20 vjeç, dhe 50% mbi 60vjeç kishin praninë e prediabetit.
Grf.8
Mbi 20 vjec Mbi 65 vjec Burra
Gra Te bardhe
Me ngjyre
10900000
25600000
12600000 13000000
4900000
15700000
11.3 26.9 10.8
11.8 10.2 18.7
Prevalenca sipas moshës, gjinisë dhe rracës. Nr %
42
Prevalencën e Komplikacioneve të Diabetit Melitus në SHBA, e tregon grafiku:
Grf.9
68%
16%
67%
28.50%
4.40%
44%
60% 60%
30%
9%
20%
10%
60%
Prevalenca në % e komplikacioneve të D.M në SHBA
43
Raste Klinike
Dy raste klinike janë shtjelluar më poshtë për të kuptuar mënyrën e trajtimit të diabetit mellitus
në Spitalin Rajonal Durres
Spitali Rajonal Durres Rep: Patologji Gra
Dt: 10.05.13 Pacienti: Belere Avdullai.
Vendbanimi: Sukth .
Mosha: 64vjeçe
Puna: Pensioniste
Shtruar në dhomën: 4/8
Reaksion nga barnat: s’ka
Diagnoza Diabeti melitus tip 2 Mjeku: Eduart Spahiu
Diagnoza Shoqëruese: Gangrenizim ishemikë pedis sinistra. Infermieri: Kimete Kreka
Ankesat Pacientja ankon për debolesë, lodhje të shpejt, të
pashpjegueshme. Ajo pohon se ka tharje të gojës dhe të lëkurës.
Ankon se urinon shpesh, ka dhimbje të këmbëve, gjithashtu
mpirje të tyre. Pacientja pohon se ka rënie në peshë.
Anamneza
morbus
Pacientja ka 20 vjet që vuan me diabet mellitus tip 2. Ajo pohon
se hante shumë, pinte gjithashtu dhe urinonte shpesh, por
diabetin e zbuloi rastësishtë gjatë një krize HTA, u dyshua për
diabet të mundshëm dhe pas ekzaminimeve rezulton me diabet
mellitus tip 2. Është mjekuar fillimishtë me hypoglicemiantët
peroral. Nuk ka pranuar të filloj insulinoterapinë. Paraqet
komplikacione të diabetit mellitus me retinopati diabetike,
nefropati dhe gangrenizim pedis sinistra. Është mjekuar me
glibometi, enalofriti dhe atenolol. Vuan edhe nga HTA.
Anamneza familjare: Pacientja ka
anamnezë familjare me diabet
mellitus
Data Ankesat dhe ekzaminimet Mjekimi
11.05.12 Pacientja në gjëndje të përgjithëshme jo të mirë. Ka lëkurë,gjuhë të thatë, të ngarkuar por pa erë
açetoni . Në pulmone respiracioni është vezikular, pa rale patologjike. Zemra paraqitet me tone rimtike,
puls 90 rrahje/min. TA: 140/90 mmHg. Barku i butë, i palpueshëm, hepari dhe lieni me kufi normale.
Llozat renale të lira. Pastenacli (-) bilateral. Anësitë e lira, gangrenizim i pedis sinistra, me erë putride.
Ekz.lab Glicemi,azotemi, kreatinemi, provat e heparit, transaminaza, lipidograma, hemokromë, urinë komplet.
Hemokromi WBC
17.8 x 10³
RBC
4.12 x 10x6
HGB
8.8 L g/dl
HCT
27.2%
PLT
372 x 10(x3)
PCT
292 %
Urea në
gjakë 45
MCV
66 Lµm³
MCH
21.4Lpg
MCHC
32.5H g/dl
RDW
17.6 H%
MPV
8 µm³
PDW
16 %
44
Glicemi esëll
400mg/dl
Lymf
7 %
Mon
6.6 %
Gra
86.4 %
# Lymf
1.2 x10³/mm³
# Mon
1.1x10³/mm³
#Gra
15.5
Dt.12.05.13 Pacientja është në një gjëndje
më të mirë. Ajo ankon për
debolesë, dhimbje të
këmbëve, urinim të shpeshtë,
tharje të gojës dhe lëkurës.
Insulinë rapide
8UI+8UI
Ranitidine 2x1tab
Nebilet 1tab
Diete
rigoroze
Solucion NaCl
500 ml
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 8UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab
Dt.14.05.13
(13.05.12
E diel,
pushim për
mjekun).
Gjendje jo e mirë. Ankon për
deboles, tharje të gojës, pi
shumë ujë dhe ka etje. Në
këmbën e majtë, gangrenë
diabetike me erë putride.
Insuline rapide
8UI+8UI
Ranitidine 2x1tab
Nebilet 1tab
Diete
rigoroze
Solucion NaCl
500 ml
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 8UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab
Mjekim i kembes
Hemokromi WBC
13.9H10³/mm³
RBC
3.34 x10x6
HGB
7.6 L g/dl
HCT
21.7%
PLT 360
x10³/mm³
PCT
300 %
Kolesteroli
200mg/dl
MCV
65 Lµm³
MCH
22.9Lpg
MCHC
35.2H g/dl
RDW
17.7 H%
MPV
8.3 µm³
PDW
16.3%
Trigliceride
100mg/dl
Lymf
9.31 %
Mon
7.4 %
Gra
83.3 %
Lymf
1.2 x10³/mm³
# Mon
1 x10³/mm³
#Gra
11.7
Urina: Leukocite: mjaftë. Eritrocite:mjaftë Proteina 0.33 gr%. SGPT: 3 Bilirubina totale: 0.6
Dt.15.05.13 S’ka pas shumë ankesa.
Ankon për dhimbje të
këmbës.
TA:140/80mmHg
Insuline rapide
8UI+8UI
Ranitidine 2x1tab
Nebilet 1tab
Solucion
NaCl 500ml
Vitamina
B1,B6,C 2x1amp
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 8UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab. Mjekim
plage+diete
Dt16.05.13 Vizitë me shefin e pavionit,
pacientja në gjendje jo të
mirë. Ankon për debolesë,
anoreksi, dhimbje të
këmbëve, me gangrenizim.
Insuline rapide
8UI+8UI
Ranitidine 2x1tab
Nebilet 1tab
Solucion
NaCl 500ml
Vitamina
B1,B6,C 2x1amp
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 8UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab. Mjekim
plage+diete
Dt17.05.13 Gjendje më e mirë,me ankesa. Insuline rapide Ranitidine 2x1tab Solucion Vitamina
45
Këmba e gangrenizuar. 8UI+8UI Nebilet 1tab NaCl 500ml B1,B6,C 2x1amp
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 8UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab. Mjekim
plage+diete
Dt.18.05.13 Gjendje e njëjtë, pa ndonjë
ankesë specifike.
Insuline rapide
8UI+8UI
Ranitidine 2x1tab
Nebilet 1tab
Solucion
NaCl 500ml
Vitamina
B1,B6,C 2x1amp
Ekz. Lab:
Hemokromi
Nuk referon për fenomene
hypoglicemike. Këmba me
gangrenizim, pa përmisime.
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 8UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab. Mjekim
plage+diete
Kreatinemi
0.9 ml/dl
WBC
11.4 ³/mm³
RBC:2.69
x10x6/mm³
HGB
6.2 L g/dl
HCT
17.4 %
PLT:446
x10³/mm³
PCT
369 %
Glicemi esëll
400 mg/dl
MCV
65 Lµm³
MCH
22.9 Lpg
MCHC
33.4 H g/dl
RDW
17 H %
MPV
8.3 µm³
PDW
15. 8%
Lymf
11%
Mon
6.6%
Gra
86.4%
# Lymf
1.2 L10³/mm³
# Mon:1.1
x10³/mm³
#Gra
11.8
Dt.19.05.13 Gjendje e pacientes jo e mirë,
ankon debolesë, tharje goje,
urinim i shpeshtë.
Insuline rapide
10UI+10UI.
Ranitidine 2x1tab
Nebilet 1tab.
Amikacine 2x1gr
Solucion
NaCl 500ml
Vitamina
B1,B6,C 2x1amp.
Flagyl0,5% 2x1gr
Glicemia në vlera më të larta,
rriten dozat e insulinës.
Insuline Mix +
Tarda 30/70,
ne darke 12UI.
Solucion
ciprofloksacine
2ampula x2 iv
Piroxicam
1amp4xhere
pas buke.
Menartan 20gr,
2 x ½tab. Mjekim
plage+diete
Dt.20.05.13 Gjendje e mirë e pacientes. Mjeke Eduart Spahiu
Dalje nga spitali Infermiere Albana Mehmeti
Gjatë periudhës që Belere Avdullai qëndroj në spital, zbulova që ajo nuk kishte informacion për
diabetin, nuk përzgjidhte ushqimin. Kur u sëmurë me diabet, s’donte të merrte terapi,duke e
menduar si sëmundje të lehtë. Ajo refuzon të marrë insulinën dhe eviton vizitat tek mjeku, dietën
rigoroze, duke cuar në avancimin e sëmundjes dhe shfaqjen e komplikacioneve të diabetit.
Trajtimi mjekësore është kryer ndaj: Diabetit, duke stabilizuar gliceminë në gjakë, me dy lloji
insulinash, rapide dhe tarda. HTA- me anë të Nebilet, menartan. Infeksioneve: me anë të
ciprofloksacinave,flagyl dhe vitamina. Mjekim lokal i plagës dhe dietë rigoroze.
46
Spitali Rajonal Durres Rep: Patologji Burra
Dt:24.03.14 Pacienti: Stefan Sadiku.
Vendbanimi: l.12
Lindur me: 14.06.1959.
Puna: Invalidë
Shtruar në dhomën: ¼
Reaksion nga barnat: s’ka
Diagnoza Diabeti melitus tip 2 Mjeku: Eduart Spahiu
Diagnoza Shoqëruese: Gangrenizim pedis sinistra, artrit reumatoid Infermieri: Elsoneida Seraj
Ankesat Ankon për tharje goje, pi ujë në sasi të tepërta, urinim i shpeshtë,
paraqet plagë në këmbën e majtë.
Anamneza
morbus
Ka rreth 10 vjet i diagnostikuar me diabet melitus. Ai deklaron se
pinte shumë, hante dhe urinonte shpesh. Ishin familjarët që e
drejtuan për të hequr dyshimit se ai vuante nga diabeti.
Ekzaminimet laboratorike rezultuan pozitivishtë ndaj diabetit. Në
fillim është mjekuar me hypoglicemiant peroral, para 3 vjetësh ka
filluar insulinoterapinë, me insulinë rapid dhe Glarginë. Ai
deklaron se është instruktuar nga mjeku dhe infermierët për
injeksionet e insulinës. Pacienti ka bërë amputim të këmbës së
djathtë si pasojë e gangrenizimin të saj.
Anamneza familjare: Ka anamnezë
familjare me diabet melitus tip 2.
Mjekimi:
Ekzaminime
laboratorike
Glicemi,azotemi, kreatinemi, provat e heparit, transaminaza,
lipidograma, hemokromë, urinë komplet.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Insuline glargin
12 UI, ne darke.
Data Ankesat dhe ekzaminimet Cefazoline
3x1 gr iv
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
25.03.14
Hemokromi
Gjendja e pacientit është po e njëjtë. Dje ka bërë hypoglicemi.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Insuline glargin
12 UI, ne darke.
WBC
10.6 x10x9
RBC4.4
x10x12
HGB
12.2 g/dl
HCT
23.7
PLT
446x10³
PCT
369 %
Cefazoline
3x1 gr iv
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
MCV
70 Lµm³
MCH
27.2
MCHC
31.4 g/dl
RDW
13.5
RDWSD
32.7
MCT
31.7
Piroksikam
1 ampule
Ranitidine
2 x 1tab
Lymf
29.8%
Mon
5.6%
Gra
64.5%
#Lym3.2
x10x9
# Mon
0.6x10x9
#Gra
6.8x10x9
Diete rigoroze Mjekim lokal i
kembes
SGPT 20U/I Bilirubinë 0.66gr Kreatinemi0.7gr/dl Azotemi29gr/dl Trigliceride:100gr/dl
Urina: Proteina0.33gr% Leukocitet:mjaftë Glicemi130 mg/dl Kolesterolemia230gr/dl
47
Dt.26.03.14 Gjendja e pacientit është
njësoj, me ankesa të ndryshme.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Insuline glargin
12 UI, ne darke.
Cefazoline
3x1 gr iv
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
Nuk ka bërë hypoglicemi. Nospa 2x1amp Ranitidine Dieta Mjekim i kembes
Dt.28.03.14
(27.05.12).
Gjendje e përgjithëshme e
pacientit, jo e mirë.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Insuline glargin
12 UI, ne darke.
Cefazoline
3x1 gr iv
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
Debolesë,dhimbje të këmbëve. Nospa 2x1amp Ranitidine Dieta Mjekim i kembes
Dt.29.03.14 Pacienti në gjendje më të mirë.
Deboles, dhimbje të këmbëve.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Insuline glargin
12 UI, ne darke.
Cefazoline
3x1 gr iv
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
Pagjumësi,plagë në këmbë. Nospa 2x1amp Ranitidine Dieta Mjekim i kembes
Dt.30.03.14 Vizitë me shefin. Dhimbje të
këmbëve, dhimbje artikulare,
sidomos natën, pagjumësi.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Nospa 2x1amp
Insuline glargin
12 UI, ne darke
Ranitidine.
Cefazoline
3x1 gr iv
Dieta
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
Mjekim i kembes
Plaga e këmbës ka përmisime,
shfaqen kruste sipërfaqësore.
Diazepam
1 ampule
A rteroterapi
Dt.31.03.14 Pacienti ankon për dhimbje të këmbëve, dhimbje
të forta gjatë natës, që e lënë pa gjumë.
Insuline rapid
12UI +12UI.
Cefazoline
3x1 gr iv
Vitamine
B1,B6,C,2x1 amp
Ekzaminime
laboratorike
Eritrocite 4.440.000 Trombocite 265000 Insuline glargin
12 UI, ne darke.
Diet,mjekim
i kembes
Diazepam15pika
orale,ne mbremje
Hb 12 Leukocite 11.100 Glicemia 90 mg/dl Ranitidine Arteroterapi Nospa 2x1ampula
Dt.01.04.14 Pacienti është në gjëndje më të mirë. Mjeku: Eduart Spahiu
Dalje nga spitali. Infermiere: Milika Isaraj
Gjatë qëndrimit në spital, pacienti Stefan Sadiku, më pohon se në fillimet e sëmundjes, kishte
dyshuar për diabet, kjo për faktin se hante, pinte dhe urinonte shpesh, gjithashtu ai tregon fakti
që ishte obezë, që mund të kishte ndikuar në diabet. Bëri gjithë ekzaminimet e duhura dhe ndoqi
gjithë këshillat nga mjeku, duke u trajtuar me hypoglicemiantët oral dhe më vonë u instruktua
për injeksionet e insulinës, duke i bërë vetë ose me ndihmën e familjareve. Ka ndjekur një dietë,
duke evituar të ëmblat. Pavarsishtë kësaj sëmundja ka përparuar me gangrenizim dhe amputim të
këmbës së djathtë, duke e bërë pacientin invalidë. Trajtimi u krye ndaj: Diabetit mellitus, duke
mbajtur në normë gliceminë me insulinë rapidë dhe glarginë. Artritit me arteroterapi, me
atrosilenë, diazepam. Kundër infeksionit dhe plagës se këmbës me cefazoline, vitaminat dhe
shënjave të vecanta si dhimbjet e barkut me ranitidinë dhe nospa kundër të vjellave.
48
Kapitulli 4
VI. Konkluzione
• Diabeti mellitus është një sëmundje endokrine, e trashëgueshme që karekterizohet me
përqëndrime të larta të glukozës në gjakë.
• Në diabetin tip 1, shkaqet janë autoimune ku në organizëm ndodhë një reaksion imune
kundër qeliza B, që çonë në shkatërrim të tyre dhe ulje të prodhimit të insulinës.
• Në diabetin tip 2, ndikojnë edhe faktorë të tjerë si adipoziteti, anomali të ndryshme në lidhje
me sistemin endokrinë, pankreasin, që çojnë në uljen e efektshmërisë së insulinës në kapjen
dhe përdorimin e glukozës në mënyrën e duhur, deri në stade të mëvonshme që kjo situatë
çonë në ulje të mëtejshme të prodhimit të insulinës dhe nevojshmëris për insulinë nga jashtë.
• Në diabetin gestacional ndodhë në ato femra të cilat janë mbipeshë, kanë një kequshqyerje..
• Në qytetin e Durresit gjatë periudhës 2012-2013 janë të prekur 1451 njerëz me diabet
melitus, ku 628 janë meshkujë dhe 823 janë femra. .
• Sipas venbanimit rezulton se personat nga zona rurale, pothuajse janë 2 herë më të prekur
nga ata të zonave urbane. Në zonat urbane kemi 436 raste, 241 meshkuj dhe 195 femra dhe
për zonat rurale kemi 1389 raste ku 460 janë meshkuj dhe 920 janë femra.
• Për grupmoshat rezultatet e studimit tregojnë se diabeti melitus mund të prek çdo moshë, por
me një predominim nga mosha 45-65 vjeç. Ku kemi 779 diabetikë, ku 341 janë meshkuj dhe
438 janë femra. Mosha aspak e prekur është 0-1 vjeç me asnjë rast klinikë dhe mosha më pak
e prekur është grupmosha 2-4 vjeç me 7 raste, ku 5 janë meshkuj dhe 2 femra
49
VII. Rekomandime
Parandalimi i Diabetiti mellitus
• Aktualisht nuk është e mundur parandalimi i diabetit, por disa studiues besojnë se diabeti
tip 1 mund të parandalohet që në fazën latente autoimune, para shkatërrimit të qelizave ß.
• Një medikament imunosupresivë Ciklosporinë A, është parë se ka ndaluar shkatërrimin e
qelizave beta(në bazë të reduktimit të përdorimit të insulinës), por efektet farmakolgjike të
saj në organizëm, janë shumë të papërshtatshme nëse do të përdoren në periudha afatgjate.
• Anti-CD3 antitrupa, përfshirë teplizumab dhe oteliksizumab, kanë treguar prova të
prodhimit të insulinës(siç dëshmohet edhe nga prodhimi i qëndrueshëm i C-peptide). Ky
mekanizëm mendohet të ketë efekte në ruajtjen e Qelizat T rregullatore të cilat do të frenojn
aktivizimin dhe hemeostazën e sistemit imunitar dhe tolerancën për vetë-antigjenet.
Kohëzgjatja e efektit është e panjohur, por në vitin 2011, faza III e studimeve me
oteliksizumab dhe teplizumab rezultuan të dy të dështuar për të treguar një përmisim klinikë,
për shkakë se prodhimi i insulinës nga ana e tyre është përsëri i pamjaftueshëm.
• Anti-CD20, antitrupa rituximab, pengojnë shkatërrimin e qelizave ß dhe nxisin C-peptidet
të përgjigjen, por reagimi ndodh vetëm pas tre muajve pas vendosjes së diagnozës së diabetit
tip 1 dhe efektet afatgjata të kësaj terapie nuk janë raportuar.
• Disa studime kanë sugjeruar se dhënia e gjirit edhe pas periudhës së laktacionit në fëmijë
do të ulë rrezikun për diabet tipi I. Ushqime të tjera që mund të ulin rrezikun po studiohen.
• Dhënia e 2000 IU e vitaminës D tek fëmijët gjatë vitit të tyre të parë të jetës është e lidhur
me një rrezik të reduktuar të diabetit tip 1, edhe marrëdhënia shkakësore është e panjohur.
• Një studim tjetër në një periudhë nga 0-7 vjeç tek fëmijët me antitrupa kundër qelizave ß, por
pa shfaqje të diabetit, u pa që fëmijët e trajtuar me vitaminë B3 niacin, kishin incidencë më
të ulët në krahasim me fëmijët që nuk kishin marrë vitaminë B3.
• Injeksione me një vaksinë që përmban GAD65, një autoantigen kundër diabetit melitus tip 1,
ka treguar se personat që kanë marrë këtë vaksinë brenda 6 muajve të diagnostikimit, kanë
vonuar shkatërrimin e qelizave ß. Pacientët treguan nivele të larta të citokineve, që mendohet
se mbrojnë qelizat ß nga sistemi imunitar, ky mekanizëm biokimik është duke u studiuar.
50
• Disa studiues kanë punuar që të ndryshojnë qelizat T-Helper(T-H1), duke i shëndrruar në
një formën T-Helper(T-H2), me anë të ndryshimit të molekulave sinjalizuese të citokineve
që lëshohen nga T-helper, në vend që të jenë citokone pro-inflamatore, në këtë rast qelizat T-
helper lëshojnë citokone që pengojnë inflamacionin.
• Një studim i madh është kryer për parandalimin e njerëzve me predispozitë të lartë për
diabet, ky studim nxori si konkluzion se ndërhyrja në jetesën e individëve për të humbur
peshën trupore dhe rritjen e aktivitetit fizikë ka reduktuar zhvillimin e diabetit tip 2.
• Trajtimi me Metformin tregon një reduktim të rrezikut me 31% . Parandalimi ose vonesa e
diabetit tip 2 me ndërhyrjen e jetesës ose me Metformin ishte efektive në të gjitha grupet
racore të studiuara, ky studim do të vazhdojë te aplikohet të paktën për 10 vjetë.
Parandalimi i komplikacioneve të diabetit mellitus
• Depistimi i rasteve me diabet është pika kyçe për parandalimin e komplikacioneve,
diagnostikimi i hershëm i tij, ndihmon në masat parandaluese kundër komplikacioneve.
• Kontrolli periodikë i glukozës, ulë komplikacionet e hiperglicemisë.
• Kontrolli i A1C, ku ulja e përqindjes së tij ulë përqindjen e komplikacioneve.
• Në diabetikët tip 1, terapia intensive me insulinë ka efekte të dobishme për uljen e rrezikut të
sëmundjeve kardiovaskulare.
• Kontrolli i presionit të gjakut, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, ishkemike,
hemoragjike. Çdo reduktim me 10 mmHg i TA redukton me 12% komplikacionet.
• Kontrolli i lipideve në gjakë, përmisimi i kontrollit të LDL, i kolesterolit, mund të zvogëlojë
komplikacionet kardiovaskulare nga 20-50 %.
• Të sëmurët që kanë hemorragji në retinë duhet të kontrollojnë vazhdimisht TA, ta mbajnë atë
gjithmonë në shifra normale, të përdorin vazhdueshëm medikamente për ta normalizuar atë.
• Shënja të tilla si: mpirje e gjymtyrëve, mpirje e buzës, e gjuhës, marrje mendsh, vështirësi në
të folur, zhurmë në veshe, humbje e shikimit, miza para syve, dhimbje koke, pasiguri në ecje,
për një diabetikë duhen vlerësuar gjithëmonë, sepse janë shënja treguese të problemeve
kardiake, sidomos tek obezët, personat me HTA, përdoruesit e duhanit dhe drogës.
51
• Dhimbja në pulpet e këmbëve, këmbët e ftohta që nuk ngrohen as me çorape leshi, që
detyrojnë të sëmurin të verë borsa me ujë të nxehtë, sinjalizojnë gangrenen, ku paralelisht
janë të dëmtuara nervat e i sëmuri nuk e ndien nxehtësinë e gabimisht mund të digjet,duke
krijuar plagë që s’mbyllen, ënjtje dhe përparim drejt gangrenës. Dobësimi e më pas zhdukja e
pulsacioneve në arteriet e këmbëve është një shenjë objektive që paraprinë këto ndryshime.
• Çdo diabetikë, sidomos kur kalon moshën 40 vjeç, e ka të domosdoshme të bëjë nje EKG,
një provë ushtrimore me biçikletë, ku mund të zbulohen çrregullimet të qarkullimit në arteriet
koronare dhe të merren masa në kohë për të ndaluar ecurinë e mëtejshme të procesit.
• Të sëmurët diabetikë, duhet të kenë kujdes të veçantë që të mbrohen nga infeksionet, sepse
këto çrregullojnë rëndë diabetin. Mbrojtja arrihet thjeshtë me anë të tre masave paraprake:
• Së pari: respektimi i rregullave të higjienës së trupit, ruajtja nga lagështia dhe të ftohtit.
• Së dyti: vaksinimi i rregulltë kundër të gjitha sëmundjeve infektive, përfshirë edhe gripin.
• Së treti: mjekimi i rregulltë e i përpiktë i diabetit, ruajtja e ekuilibrit të vazhdueshëm të tij.
• Kur i sëmuri preket nga infeksioneve të ndryshme, duhen mjekuar seriozishtë me antibiotikë.
Ata diabetikë që mjekohen me insulinë, duhet të rrisin dozën e saj, kurse ata që mjekohen me
perioral ose me dietë, mund të duhet të fillojnë përkohësisht mjekimin me insulinë.
Rekomandime për mënyrën e mjekimit dhe dietën
Një diabetikë duhet informuar për mënyrën e mjekimit të sëmundjes dhe rëndësia që ka mjekimi
i tij. Për hypoglicemiantët oral, duhet këshilluar që të merren gjysmë ore para ngrënies seë
ushqimeve. Për insulinën, duhet të jetë një personel mjekësorë, që ti mësoj pacientit vendet ku
injektohet insulina, që janë në lëkurën e barkut, të kofshës dhe në parakrahë. Këndi i injektimit
është 45-90°, ku fillimishtë bëhet një tërheqje e lëkurës dhe pastaj injektimi. U këshillohet
pacientëve që të mos e fërkojne vendin e injektimit. Gjithashtu në fëmijë të vegjëll, ose të
moshuar, instruktohen familjarët. Pacientit i bëhen të ditura llojet e insulinës, vaktet kur përdoren
ato. I informohen shënjat e hiperglicemisë dhe hypoglicemisë dhe masat që duhet të marrë.
Këshillohen të mbajnë me vete një byrzylyk që tregon që janë diabetikë. Ruajtja e insulinës
bëhet në frigorifer, por injektimi i insulinës së ftohtë është i dhimbshëm, prandaj rekomandohet
mbajtja e saj në temperaturë dhome, por jo mbi 25-50°. Sasia rezervë mbahet në frigorifer në
temperaturë 2-8°, duke evituar ngrirjen sepse mund ta dëmtojë insulinën.
52
Edukimi shëndetsorë në popullatë, se obeziteti, jeta pasive, kushtë higjenore jo të mira,
ushqyerja kalorike e tepërte rrisin predispozitën për diabetë.Informimi i popullatës për
vetëdiagnostikimin e diabetit me anë të shënjave klinike të tij.
Disa metoda natyrale që mendohen se mjekojne diabetin: Ekziston një bimë që njihet si
Garcina Cambogia. Në Indi përdoret për infeksione të ndryshme, është përdorur si çamçakëz
kundër gingivitit, përdoret si erzë në gatim, është përdorur si afrodiziak, në Kinë përdorët në
diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë. Duke parë efektet farmakologjët u
interesuan dhe në vitin 1965 zbuluan se lënda vepruese në këtë bimë ishte acidi hidroksicitrik.
Amerikani Brandeisi Watson zbuloi se ky përbërës detyron qelizat që të mos thithin yndyrën. Ky
përbërës ka veti që të ulë peshën trupore të njeriut, duke bllokuar depozitimin e yndyrës në trup.
Aromaterapi: Vajrat esencial të kedrit, të ullirit japin lehtësim të simptomave kur masazhohen
në anën e majtë të poshtme të trupit, ku gjendet shpretka dhe pankreasi.
Shumë bimë si: bima gymnesyl Ayurvedic, fenugreek, huereque, boronica, pjepri, hudhër,
artichoke Jeruzalem, gjethet e ullirit, dhe xhensen, kanë veti të ulin sheqerin në gjakë.
Plotësuesit ushqimorë: përfshijnë vitaminën C, vitamina B-kompleks, dhe vitaminën E. Prej
mineraleve: magnezi, kromi, dhe zinku, por dhe vitamina B6, biotin, kalium, acidet yndyrore
esenciale, acidi alfa-lipoic, Q10 Koenzimë, enzimat që ndihmojnë tretjen si: amilazë, lipazë.
Produktet Ushqimore të rekomanduara si: Caj, ka veti të forcojë aktivitetin e insulinës.
Kanellë: Përbërësit e kanellës ndihmojnë trupin të përdorë insulinën në mënyrë efektive, rrit
metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme, qelizat marrin më shumë glukozë.
Kakao. Ulë rezistencën e insulinës.
Zarzavate të gjelbra, veçanërishtë të gjalla, përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale
dhe fibra. Konsumoni 4-5 porcione, duke evituar pataten, misri dhe bizelen.
Merrni krome, qe gjendet tek mishi, fasulet e thata, lajthia, peshku dhe prodhime deti.
Arrat luftojne diabetin tip 2, studimi tregon personat që hanë 30gr arra, kane 30% më pak
gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.
Frutat: Frutat janë të pasura me
antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e syve, zemrës dhe S.N. Qershitë përmbajnë kimikate të
quajtura “antokinë” që rrisin prodhimin e insulinës. Fasulja: ju mban të ngopur për një kohë të
gjatë, ngadalëson tretjen dhe parandalon ngritjen e menjëhershme të sheqerit në
53
gjak. Drithërat: e mëngjesit të japin
mundësinë e depozitimit të fibrave që në fillim të ditës. Peshku: është i lehtë dhe burim i
mirë proteinash. Krahas kësaj mund të zëvendësojë mishin e yndyrshëm. Acidet omega-3
ekuilibrojnë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve. Mishi i shpendëve: gjoksi i
pulës , i payndyrshëm, me pak kalori. Frutat me lëvozhgë: si molla
ulin nivelin e sheqerit në gjakë, dhe ulin rezistencën e insulinës. Vaji i ullirit: ndikon në uljen e
riskut të IAM, ndihmon në ekuilibrimin e sheqerit në gjak duke ulur rezistencën e
insulinës. Kosi: i pasur me proteina dhe Kalcium, kosi ndihmon në dobësim. Evitoni: Pijet
me ngjyrë, alkoolin, kafeinën, sodën, ushqime e skuqura, produktet që përmbajnë miell, yndyrnat
e ngopura, shumicën e ëmbëlsirave, rrushin dhe frutat e tjera të thata. Shmangni ushqimet qe
jeni alergjik: sepse mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit duke shkaktuar inflamacion, duke
shkatërruar qelizat ß për shkakë të reagimeve autoimune si: gruri, çokollat, misri dhe qumështi.
Konsumoni kripën sa më pak.
Modifikimi i jetës dhe mbështetja psikologjike
Modifikimi i jetës do të përfshijë trajtimin periodike me insulinë, një jetë aktive, me ushtrime
fizike, modifikimi i dietës dhe përshtatja e punës në menyrë, që të mos dëmtoje më tej diabetin.
Ushtrimet gjimnastikore: Ushtrimet duhet të jenë pjesë e rutinës, në kombinim me një program
për humbjen e peshës. Ushtrimet imitojnë funksionin e insulinës për të hapur qelizat e muskujve
për të hyrë glukoza. Qëndroni sa më pak para TV, kompjuterit apo video-game. Hani
mëngjes. Rregulloni gjumin: sepse pas një sërë ekzaminimesh
një gjume jo i mirë lidhet me shumë sëmundje. Studimi shqyrtoj 36 mijë evropianë, diabetikë
dhe jo diabetikë, ata zbuluan një llojë mutacioni në gjenin “MTNR1B” , që u quajte si “hormoni
i gjumit”. Melatonina është rregullues i ritmit gjumë/zgjim, çrregullim i kësaj norme, çonë në
mutacionin e mësipërm. Edukim dhe dhënia e informacioneve, problemeve konkrete
që ai përjeton dhe gjëndjes psiko-sociale të familjes. Ndjekja periodike duke ekzaminuar
rregullishtë çdo 2-3 muaj. Ai duhet të ketë një fletore kontrolli në të cilën duhet të shënohen
rezulatet e glicemisë, glukozurisë dhe problemeve të përditshme, i cili lejon mjekun të monitoroj
gjëndjen e pacientit. Gjatë këtij ekzaminimi pacienti mat edhe Hb e glukozuar. Ekzaminimi
fizikë përfshinë rritjen, shtimin në peshë dhe pubertetin. Fillimi i medikamenteve, dozimi i tyre
dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Kur diabeti është i ekuilibruar personi
54
mund të kryejë çdo punë, por evitoni punë stresuese dhe pasive, ato që rrezikojn hypoglicemi si
pilot avioni, makinistë treni, shofer..
IX. Falenderime
Gjithëcka që përfshinë informacione të përgjithëshme dhe të rejat shkencore, u trajtuan me
kujdes në temë. Tema u punua me seriozitet dhe përmban njohuri të vlefshme mbi Diabetin
Melitus, komplikacionet,klinikën, trajtimin dhe rekomandime. Studimit të rasteve të prekur me
diabet mellitus në qytetin e Durresit si dhe rastet klinike në qytetin e durresit, ndihmojnë për të
dhënë një pasqyrë të qartë të karakterit të sëmundjes.
Tema është punuar me ndihmën e librave mjekësore dhe infermierore, informacioneve
mjekësore dhe shkencore të marra nga literatura bashkëkohore, Interneti dhe Bibloteka e
Insitucionit Universitarë “Aleksander Moisiu” Durres. Gjithashtu praktika 2 vjecare në Spitalin
Rajonal Durres, më ka dhënë një ndihmes të kuptoj dhe analizojë sëmundjen e diabetit.
Dua të falenderoj prindërit e mi që më kanë mbeshtetur për çdo gjë.
Falenderoj gjithë të afermit që më kanë mbeshtetur dhe më kanë inkurajuar gjithëmonë.
Falenderoj pedagogen Violeta Zanaj për kontributin, ndimesën dhe këshillimin e saj mbi temën.
Falenderoj Stafin Infermierorë të repartit të Pathologjisë në spitalin Rajonal Durres për gjithë
rastet e studimit që kemi trajtuar në spital.
55
X. Referencat
1. Bazat e farmakologjise klinike – Prof/As.Dr. Florika Mandro, Dr.Majlinda Zahaj, Sonila
Stefoni. ISBN:99927-35-61-9. ©2011. Tiranë
2. Bazat e Fiziologjisë të njeriut – Dr. Luljeta Cakerri, Dr. Milda Nanushi.
3. Definition and diagnosis of diabetes mellitus and intermediate hyperglycemia-WHO.
ISBN: 978-92-4-15949306. ©2006.
4. Dietologji – Yllka Llano. Triptik 2006.
5. Exercise&disease management of diabetes-Boca Ralton.ISBN978-1-4398-2579-8.©2011
6. Histologjia – Xheladin Ceka. Tirane 2005.
7. Infermieria Speciale tek Adultët - Evis Alushi, Sonila Nika, M.Sc.Alida Ramaj. ISBN:978-
99956-91-89-9. ©2011.
8. Medical Management of Diabetes type 2-Robert Anthony.ISBN:978-1-58040-310-8. ©08
9. Overview of clinical and compliacations od
diabetes. www.umm.edu/diabetes/clinical_complications.htm.
10. Patologjia morfologjike – Dr. Diana Kozdine .Triptik 2006.
11. Pediatria – Aurela Saliaj.ISBN: 978-99956-91-28-8.
12. Practical Insuline – Abe Ogden. ISBN: 978-1-580-40-447-1. ©2011
13. Principle of diabetes mellitus - Leonid Poretsky. ISBN:978-0-387-09840-1. ©2009.
14. Therapy for diabetes mellitus and related 1disordes- Harold E. Lebovitz. ISBN: 0-945-
448-94-5. ©1998.
15. The epidemiology of diabetes an international perspective- Jean M.Ekoe, Paul Zimmet,
Rhy Williams, Sir Georhe Alberti, John Willey&Sons. ISBN:0-471-97448-X. ©2001.
16. The Mediterranean diabetes cookbook- Amy Riolo. ISBN:978-1-58040-312-2. ©2010..
17. 100 Questions and anwers about diabetes- M.Bryer. ISBN: 978-0-7637-5539-3. ©2011.
18. http://www.zeriyt.com/mjekesi-e-pergjithshme/diabeti-t36553.0.html).
19. www.mayoclinic.com .Prevention of diabetes.