kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

64

Click here to load reader

Upload: lamdien

Post on 08-Dec-2016

615 views

Category:

Documents


82 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

1 Gentian DAULLE

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Universiteti “Aleksandër Moisiu” DURRES

Fakulteti i Studimeve Profesionale

Departamenti i Mjekësisë

Dega i Infermieri Kirurgjikale

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Punoi Udhëheqësi shkencor

MA student Gentian DAULLE M.PH, M.Sc Indrit BIMI

Durrës 2014

Page 2: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

2 Gentian DAULLE

PERMBAJTJA

1 Shkurtesat e përdorura……... ………………………………………....…3

2 Lista e grafikëve.…… ………………………………………………...…3

3 Lista e tabelave………………………………………………………...…4

4 Lista e figurave..………………………………………………………….4

5 Kanceri pulmonar, objetivat ..…/………………………………………..5

6 përmbajtja e temës ……………………………………………………….6

7 Abstrakti….. ……………………………………………………………..7

8 Fjalët kyce…… ……………………………………………………….…7

9 Hyrje ……………………………………………………………….…….8

Kapitulli 1 Tumoret dhe karakteristikat e përgjithshme ……………...…..10

Kapitulli 2 Sistemi respirator ………………………………….………….16

Kapitulli 3 Kanceri pulmonar ………………………….………………..20

III.1 Epidemiologjia e CA pulmonar ….…………………………………22

III.2 Etiologjia e CA pulmonar...…………………………………………24

III3 Patologjia e CA pulmonar... ………………………………………..28

III.4 Stadet e CA pulmonar ………………………………………………32

III.5 Klinika e CA pulmonar ……………………………………………..36

III.6 Diagnostikimi i CA pulmonar..………………………………….…..39

III.7 Trajtimi i CA pulmonar ………………………………………….….42

III.8 Parandalimi i CA pulmonar …………………………………………53

Kapitulli 4 Proçesi infermieror ………………………………………….…54

Kapitulli 5 Studime statistikore ……………………………………….…...58

10 Bibliografia …………………………………………………….………62

Page 3: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

3 Gentian DAULLE

1. Shkurtesa të përdorura

CA-> Kancer

O.B.SH. -> Organizata Botërore e Shëndetësisë

CT -> Tomografi e kompjuerizuar

MRI -> Rezonancë Magnetike

UES -> Ultra Elektro Sonografi

PET -> Positron Emission Tomography

EKG -> Elektro Kardio Grama

SCLC -> Small Cell Lung Cancer (kanceri pulmonar me qeliza të vogla)

NSCLC -> Non Small Cell Lung Cancer (kanceri pulmonar me qeliza jo të vogla)

COPD-> Sëmundje Kronike Obstruktive Pulmonare

PTH-> Hormoni i paratiroides

Lista e grafikëve

Grafiku 1; Incidenca e CA pulmonar në shkallë botërore 2013

Grafiku 2; Vdekshmëria nga CA pulmonar sipas grup-moshave

Grafiku 3; Frekuenca në % e simpomave të CA pulmonary

Grafiku 4; % e mbijetesës në personat e diagnostikuar me NSCLC

Grafiku 5; Qelizat përbërëse të kancerit pulmonary

Grafiku 6; Shkalla e mbijetesës 5-vjeçare në kancerin NSCLC

Grafiku 7; Shkalla e vdekshmërisë së disa tumoreve te femrat

Grafiku 8; Shkalla e vdekshmërisë së disa tumoreve te meshkujt

Grafiku 9; Tumoret pulmonare 2010-2013 (Spitali i Durrësit)

Grafiku 10; Raporti I tumoreve pulmonare

Grafiku 11; Raporti i CA pulmonar (M/F)

Grafiku 12; Raporti i CA pulmonar (fshat/qytet)

Grafiku 13; Të dhënat e spitalit të Durrësit për CA pulmonar sipas grup-

Page 4: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

4 Gentian DAULLE

moshave

Grafiku 14; Variacioni i CA pulmonar (M/F) 2010-2013

Lista e tabelave

Tabela1 ; Stadet dhe karakteristikat e tumoreve për çdo stad

Tabela 2; Shenjat e CA pulmonar në bazë të shpeshtësisë dhe shfaqjes

Tabela 3; Të dhënat klinike që sugjerojnë për metastaza

Tabela 4; Medikamentet që përdoren në kimioterapinë e CA pulmonar

Tabela 5; Kombinime medikamentesh në kimioterapi

Tabela 6; Medikamentet që përdoren 6 muaj pas fillimit të kimioterapisë

Tabela 7; Stadet dhe % e mbijetesës në kancerin NSCLC

Lista e figurave

1. Tumoret

2. Mutacionet e AND_së, shkaku kryesor i CA pulmonar

3. Proçesi i formimit të qelizës tumorale

4. Proçesi i formimit të masës tumorale

5. Qeliza tumorale beninje

6. Qeliza tumorale malinje

7. Metastazimi

8. Sistemi respirator

9. Pulmonet

10. Kanceri pulmonar

11. Raporti i qelizave që formojnë CA pulmonar

12. Stadet e CA pulmonar

13. Metodat e diagnostikimit të CA pulmonar

14. Bronkoskopia

15. Kanceri bronkial

16. Kimioterapia

17. Kanceri pleural

18. Duhani, shkaktari kryesor i kancerit pulmonar

19. Ndotja e ajrit

20. Stadi 0 i CA pulmonar

21. Stadi I i CA pulmonar

22. Stadi II i CA pulmonar

23. Stadi III i CA pulmonar

24. Stadi IV i CA pulmonar

Page 5: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

5 Gentian DAULLE

1. Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Objektivat

1. Studimi i kancerit pulmonar

2. Përcaktimi i shkaqeve të kancerit pulmonar

3. Studimi i shpërndarjes gjeografike

4. Përcaktimi i grup-moshës dhe gjinisë më të prekur

5. Studimi i patologjisë së kancerit pulmonar

6. Përcaktimi i trajtimit më efikas dhe masat parandaluese

7. Përcaktimi i rolit dhe ndikimit të infermierit në pacientët me kancer pulmonar

8. Studimi i të dhënave statistikore

9. Konkluzione

Page 6: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

6 Gentian DAULLE

2. Përmbajtja e temës

Cfarë është kanceri i mushkërive?

Kanceri i mushkërive është kanceri i trakesë, bronkeve ose i alveolave.Më i shpeshtë është

kanceri i bronkeve.

Kanceri i mushkërive është kanceri më i madh vrasës në të gjithë botën. 20% e vdekjeve nga

kanceri i përkasin kancerit të mushkërive ( 28% në burra dhe 10% në gra).

Në gratë, kanceri i gjirit është shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), por në disa

vende si p.sh. në Angli vdekjet e grave nga kanceri i mushkërive janë më të lartea nga vdekjet

prej kancerit të gjirit.

Format e kancerit te mushkërive

Janë dy forma kryesore të kancerit të mushkërive: Kanceri i

mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC-non-small lung cancer) dhe kanceri i mushkërive

me qeliza të vogla (SCLC-small cell lung cancer)

Forma më e shpeshtë e kancerit të mushkërive është ajo me qeliza jo tëvogla(NSCLC),e cila

ka mbijetesë më të gjatë se SCLC, që ka tendencë të përhapet më shpejt.

Cfare e shkakton kancerin e mushkërive?

Duhanpirja është përgjegjëse për afërsisht 90% të rasteve me kancer të mushkërive.

Duhanpirja pasive rrit rrezikun për kancer të mushkërive tek ata qe nuk pijnë duhan.

Faktorë të tjerë (“ kancerogjenë”) mund të rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive vetëm ose

në kombinim me duhanpirjen (p.sh. asbestoza, rrezatimi dhe substanca te ndryshme kimike).

Numri i rasteve që këto te fundit shkaktojnë është shumë i vogël në krahasim me kancerin që

shfaqet tek duhanpirësit.

Trajtimi i kancerit të mushkërive

Zbulimi i hershëm të kancerit të mushkërive mund të përmirësojë mbijetesën, por kjo nuk

është akoma plotësisht e përcaktuar.

Mënyrat e trajtimit

Trajtimi mund të përfshijë kirurgjinë, rrezatimin dhe kemioteapinë, të ndara ose të

kombinuara me njëra-tjetrën.Trajtimi duhet të jetë individual në varësi të tipit dhe stadit të

sëmundjes.

Kirurgjia

Kirurgjia për heqjen e kancerit pulmonar është e mundur vetëm në një numër të kufizuar

rastesh.Nuk është e përcaktuar nëse kanceri është përhapur në pjesët e tjera të trupit ose është

në një pjesë të mushkërive që e bën heqjen e tij të pamundur.

Rrezatimi/kemioterapia

Page 7: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

7 Gentian DAULLE

Rrezatimi dhe/ose kemioterapia mund të përdoren për reduktimin e masës tumorale para

operacionit ose si mjekim ndihmues në stadet e avancuara të sëmundjes.

Kemioterapia eshte kurative vetëm në një numër të kufizuar rastesh (~5%).

3. Abstrakti

Hyrje.Kanceri i mushkërive është kanceri me i madh vrasës në Europë dhe në të gjithë botën.

Edhe në Shqipëri ai po përhapet me ritme të shpejta 20% e vdekjeve nga sëmundjet

kancerogjene i përkasin kancerit të mushkërive, ( 28% në burra dhe 10% në gra). Edhe pse te

gratë, kanceri i gjirit është shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), në disa vende nr. i

vdekjeve të grave nga kanceri i mushkërive janë më të larta se nga vdekjet prej kancerit të

gjirit. Shkaktari kryesor I knacerit pulmonar është duhani por nuk përjashtohen edhe shkaqe

të tjera.Trajtimi i kancerit pulmonar bëhet me kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi.Metoda

më e mirë për të parandaluar kancerin pulmonar është ndalimi i pirjes së duhanit dhe

paraqitja te mjeku sapo të hasen problem të sistemit respirator, sepse shumë simptoma të

kancerit pulmonar janë të njëjta me ato të sëmundjeve të tjera bronko-pulmonare.

Qëllimi i studimit është njohja me pacientët me kancer pulmonar, shpërndarjen gjeorafike,

grupmoshat dhe gjininë më të prekur, problemet shoqëruese të kancerit pulmonar, metodat

ekzaminuese dhe të mjekimit etj. Shpërndarja gjeografike do tëna ndihmonte për t’a “lidhur”

Shfaqjen e kancerit me kushtet gjeografike, klimaterike, socio-ekonomike, kulturore etj.

Ndërsa në lidhje me grup-moshat mund të studionim edhe mënyrën dhe stilet e jetesës. Duke

i studiuar me kujdes të gjitha këto do t’a kishim më të lehtë që të mundësonim në mënyrën

më të mirë parandalimin e shfaqjes së kancerit pulmonar.

Metodologjia e studimit statistikor, është studiuar në bazë të të dhënave të regjistrave të

Spitalit Rajonal Durrës.Për këtë janë përdorur regjistrat e pacientëve për vitet e studiuara.Ky

studim i bërëështë retrospektiv. Qëllimi I studimit të këtyre statistikave është vlerësimi i saktë

i problematikës së kancerit pulmonar.Numri i pacientëve të marrë në studim është 60.

Rezultatet.Pas marrjes në studim të 60 pacientëve duket qartë se numri më i madh i të

prekurve nga kanceri pulmonary është me banim në qytet.Gjithashtu më të riskuar nga kjo

sëmundje janë meshkujt. Mosha më e prekur është mbi 45 vjeç, kulmin e arrin mbi 65 vjeç

Konkluzione: Nga studimet e kryera vihet re se nga viti në vit incidence e kancerit pulmonar

po vjen duke u shtuar, kjo vihet re jo vetëm te meshkujt por edhe te femrat. Ky fenomen është

më I theksuar në zonat urbane.

4. Fjalët kyçe

Kancer,Malinj, Beninj, Borderline,Mutacion i ADN, Parenkima, Stroma, Karcinoma,

Sarkoma, Rritje Ekspansive, Lezion ekzofit, Lezion endofit, Proliferim, Metastazë,

mikrocitomë,

SCLC/NSCLC

Page 8: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

8 Gentian DAULLE

.

Hyrje

Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje

të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë sinonime që përdoren janë

tumori dhe neoplazma.Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë 1 tumor

ose neoplazmë.Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk i

përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave.Kanceri

mund të kalojë nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një proces që

ndryshe quhet "METASTAZ". Fjala "tumor" rrjedh nga gjuha latine... TUMORE--ënjtje,

gjunge, fryerje.Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave përmes procesit të ndarjes

mitotike të qelizave.

Fjala kancer u përdor së pari nga Hipokriti i njohur edhe si babai i medicinës në shek e V

p.e.s. duke u bazuar në faktin se tumoret përhapen në trup në mënyrë të ngjashme me lëvizjen

e gaforreve.

Kanceri i pulmonar është kanceri me i madh vrasës në Europë dhe në të gjithë botën. Edhe në

Shqipëri ai po përhapet me ritme të shpejta 20% e vdekjeve nga sëmundjet kancerogjene i

përkasin kancerit të mushkërive, ( 28% në burra dhe 10% në gra). Edhe pse te gratë, kanceri i

gjirit është shkaktari kryesor i vdekjeve nga kanceri (18%), në disa vende nr. i vdekjeve të

grave nga kanceri i mushkërive janë më të larta se nga vdekjet prej kancerit të gjirit.

Ky lloj kanceri është një nga problemet kryesore të shëndetit në vendin tone ashtu si edhe në

të gjithë botën. Në ditët e sotme CA pulmonar është shkaku kryesor i vdekjeve nga CA për të

dyja gjinitë ( shkakton më shumë vdekje sesa kanceri i gjirit, prostates, zorrës së trashë dhe

Page 9: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

9 Gentian DAULLE

pankreasit të marra së bashku) .

Duke e krahasuar me llojet e tjera të tumoreve, kanceri pulmonar është më vdekjeprurës dhe

përhapet më shpejt.Parandalimi i kancerit të mushkërive është e vetmja mënyrë efektive për

ta luftuar atë. Mospirja e duhanit është gjëja e vetme më e rëndësishme për ta parandaluar

kancerin e mushkërive

.

Kanceri pulmonar është konsideruar i rrallë në vitet 1900, me më pak se 400 raste.

Megjithatë, është cilësuar si shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në Ameriken e Veriut dhe

në Europë, duke vrarë 3 herë më shumë se kanceri i prostatës dhe pothuajse dy herë më

shumë se kanceri i gjirit.. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i kancerit pulmonar, Me rënien

Page 10: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

10 Gentian DAULLE

e duhanpirjes ka dhe një rënie të incidencës së kancerit pulmonar. Kjo rënie është vënë re më

shumë tek meshkujt. Megjithëse pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i kancerit pulmonar në

gjithë botën, në më shumë se 60% të rasteve të reja me kancer pulmonar, ndodhin në individë

të cilët nuk kanë pirë asnjëherë duhan ( kanë pirë më pak se 100 cigare gjatë gjithë jetës

>> Më tepër se 10 milion njerëz diagnotikohen çdo vit me kancer në të gjithë botën.

>> Eshtë parashikuar që deri në vitin 2020 të ketë 15 milion raste të reja me kancer

çdo vit.

>>9 prej 10 rasteve me CA janë duhanpirës

>> Kanceri është shkaktar i 6 milion vdekjeve çdo vit ose i 12 % të vdekjeve në

botë.>>Tumoret beninje të pulmonit (papiloma, adenoma, tumoret mukoepidermoide etj. )

janë të rralla.

>> Ndërmjet tyre më i rëndësishëm është adenoma.

KAPITULLI-1;Tumoret dhe karakteristikat e përgjithshme të tumoreve

"Tumori (neoplazi, blastomë) është një masë indore anormale, që vjen nga rritja

autonome e qelizave me bërthamë në trupin e njeriut, shkaktuar kryesisht nga

mutacionet e ADN, e cila persiston edhe pas largimit të stimulit që fillestar dhe që

tejçohet nga qelizanë qelizë.

Tumoret përbëhen nga dy komponentë: a) parenkima dhe b) stroma. Parenkima siguron

shumëllojshmërinë dhe aktivitetin sintetik të qelizave ndërsa stroma u siguron këtyre qelizave

mbështetjeb mekanike dhe furnizimin ushqimor. Stroma përmban edhe enë gjaku të cilat do

të ushqejnë tumorin pasi madhësia e tij t’i ketë kaluar 1-2 mikron.

Page 11: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

11 Gentian DAULLE

……

.

Egzistojnë një grup qelizash në organizëm të cilat janë të predispozuara për të bërë rritje

tumorale. Pikërisht këto qeliza të transformuara quhen qeliza neoplazike.Qelizat

neoplazike proliferojnë dhe krijojnë një fryrje anormale, që është pikërisht masa

tumorale. Në fakt fryrje anormale , ose zmadhim organesh ndodhin edhe gjatë proceseve

të tjera patologjike si : inflamacioni, hipertrofia, hiperplazia etj.

Nëpërmjet transformimit (që përfshin një sërë ndryshimesh gjenetike) qelizat nuk i

nënshtrohen më mekanizmave rregullatore të rritjes normale, dhe kjo rritje bëhet; -autonome,

e pakontrolluar, aksesive, kaotike, e paqëllimshme. Karakteristikat makroskopike të tumoreve

Page 12: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

12 Gentian DAULLE

janë : forma, madhësia, ngjyra, konsistenca etj

I-2 Klasifikimi i tumoreve

Njihen 4 tipa te Kancerave : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUÇEMIA dhe LYMFOMA.

I-2.1 Klasifikimi histogjenik, I ndan tumoret sipas indit apo qelizave nga e kanë marrë

origjinën, kemi:

- tumore nga qelizat epiteliale

- tumore nga indi mezenkimal

-tumore nga indi limfoid

- tumore hematopoetike etj

Page 13: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

13 Gentian DAULLE

I-2.2Klasifikimi biologjik I ndan tumoret në

Beninje

Malinje

borderline

Tumoret beninje (karakteristikat)

->Janë jo invaziv dhe mbeten të lokalizuar

->Ritmi i rritjes së tyre është i ngadaltë

-> Kanë ngjashmëri të madhe histologjike me indin e origjinës

Page 14: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

14 Gentian DAULLE

Tumoret beninje mbeten të lokalizuar.Ata rriten ngadalë, nuk e invadojnë indin përreth dhe

nuk përhapen në vende të tjera në organizëm.Pra tumori beninj rritet lokalisht dhe kjo mënyre

rritje quhet ekspansive. Tumori beninj vetëm sa e shtyp indin e shëndoshë, që është përreth

tumorit. Kështu kur një tumor beninj zhvillohet mbi një siperfaqe mukozale ose

epiteliale,tumori zhvillohet mbi të, sepse nuk mund të invadoje nën të, duke formuar një

formacion të ngritur mbi sipërfaqe, që quhet lezion ekzofit dhe që është karakteristikë për

tumoret beninje. Ky formacion mund të jetë në formën e një gishti të ngritur mbi siperfaqe të

lidhur me të me nje këmbëz i quajtur polip, ose në formën e shumë gishtave e quajtur

papilomë. Tumoret beninje në organeve solide janë të mirë kufizuar, shpesh të rrethuar nga

një kapsulë fibroze, që është rezultat i shtypjes dhe i atrofisë, që pëson indi i shëndoshë në

afërsi.Sipërfaqja e prerjes së tumoreve beninje është homogjene, ndersa kur janë të

lokalizuara në sipërfaqe, ajo është intakte, pra e padëmtuar.Histologjikisht tumoret beninje

ngjajnë shumë me qelizat dhe indin nga e kanë marrëorigjinën.Megjithëse tumoret beninje

sipas përkufizimit, janë të kufizuar në vendin ku lindin, ata mund të krijojnë probleme klinike

si pasojë e :

-Shtypjes apo komprimimit të indeve fqinje

Page 15: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

15 Gentian DAULLE

-Obstruksionit-Prodhimit të hormoneve (psh tumoret beninje të tiroides mund të shkaktojnë

tiroidozë)

-Transformimit në një neoplazi malinje

-Ankthit (sepse pacienti friksohet se ndoshta ky lezion që ka është dicka e keqe)

Tumoret malinje (karakteristikat)

->Janë invazive, pra të afta të përhapen direkt në regjionet fqinje ose të japin metastazave -

>Rriten relativisht shpejt

->Ngjashmeria histologjike me indin e origjinës është variabël, shpesh e ulët.

->Rritja lokale është infiltrative

Tumoret malinje janë invaziv.Ata rriten shumë shpejt dhe janë të kufizuar keq me indin

fqinj.Histologjikisht ata ngjajnë më pak me qelizat dhe indin nga e kanë marrë origjinën sesa

tumoret beninj.Tumoret malinje pushtojnë dhe shkatërrojnë indin fqinj, prandaj dhe heqja

kirurgjikale e tyre paraqet vështirësi.Edhe kur ajo bëhet në kufij në dukje të shëndoshë,

egzaminimi histologjik mund të vërë ëe dukje prezencën e neoplazisë. Tumoret malinje, duke

infiltruar në indin fqinj, iu krijojnë qelizave neoplazike mundësinë të penetrojnë muret e

enëve të gjakut dhe limfatike dhe të përhapen në këtë mënyrë në vende të tjera në organizëm.

Ky proces i rëndësishëm dhe karakteristik për tumoret malinje, quhet metastazim dhe tumoret

sekondare që formohen quhen metastaza. Jo të gjithë tumoret malinje kanë aftësi të njëjta

metastazuese. Tumoret malinje në siperfaqet mukozale ose epiteliale, në stadet e hershme

mund të krijojnë një ngritje apo rritje nga jashtë, por meqë invadojnë indin nën të kanë një

drejtim rritjeje nga brenda, ose siç quhet ndryshe endofite. Sipërfaqja e tyre është shpesh e

ulçeruar.Tumoret malinje në organet solide, tentojnë të jenë të kufizuar keq.Ata rriten në

mënyrë infiltrative, penetrojnë në trajtë gishtërinjsh në strukturat fqinje normale. Meqënëse

sipërfaqja e prerjes së tyre është e çrregullt dhe ngjan me gaforren (latinisht gaforre = cancer),

atëherë sëmundja ka marrë emrin kancer. Tumoret malinje shpesh kanë zona nekrotike

qendrore për shkak të perfuzionit të papërshtatshëm.Siperfaqja e prerjes së tyre është

heterogjene. Sëmundshmëria dhe mortaliteti nga tumoret malinje mund të jetë pasojë e :

Komprimimit dhe destruksionit të indeve fqinje

- Formimit të tumoreve sekondare (metastaza)

-Humbjes së gjakut nga siperfaqet e ulçeruara

-Obstruksionit të kanaleve natyrale (p.sh tumoret malinje të kolonit shkaktojnë obstruksion

intenstinal)

-Prodhim hormonesh (p.sh ACTH,ADH nga disa tumore të pulmonit) japin efekt

paraneoplazik qe shkaktojne renie ne peshe dhe dobesi

-Ankthit dhe frikës.

Page 16: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

16 Gentian DAULLE

Tumoret malinje kanë aftësi të madhe metastazuese.

Rrugët e metastazimit janë:, - hematogjene, - limfogjene, – transcelomike, – implantimi, -

endokavitare etj.

Page 17: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

17 Gentian DAULLE

KAPITULLI II;Sistemi respirator(Aparatus respiratorius)

Sistemi i frymëmarrjes Eshtë një sistem organesh të cilat kanë si funksion shkëmbimin e

gazeve midis organizmit dhe mjedisit rrethues. Sistemi respirator përbëhet:

- Rrugët e kalimit të ajrit: zgavra e hundës, faringu, laringu, trakea dhe bronket

- Organet e shkëmbimit të gazeve: mushkëritë

- Elementët mekanikë: pleura, diafragma, muret torakale.

Zgavra e hundës është pjesa fillestare e sistemit të frymëmarrjes. Zgavra e hundës me anë

të një perdeje ndahet në dy zgavra, kurse nga zgavra e gojes ndahet me anë të qiellzës.

Sipërfaqja e brendshme e zgavrave të hundës është e rritur me dukjen e nga 3 guacave

eshtërore në të dy anët e vrimave të hundës

Guacat eshtërore e ndajnë hapësirën e brendshme të hundës në disa rrugica të ngushta në

formë të labirintit nëpër të cilat kalon ajri.

Ajri që ka hyrë nëpër zgavrat e hundës qëndron një kohë më të gjatë në rrugicat e

lartpërmendura të hundës, në të cilat nxehet dhe pajisjet me lagështi. Sipërfaqja e brendshme

e zgavrave të hundës është e pajisur me mukozë të hollë në të cilën gjenden qimet e holla.

Qelizat e mukozës së hundës tajojnë lëngun jargore i cili, së bashku me qime, ndalë hyrjen e

pluhurit dhe të mikrobeve në organet e frymëmarrjes.

Page 18: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

18 Gentian DAULLE

Fyti (faringu);është vend i kryqëzimit të rrugës së frymëmarrjes dhe rrugëve për tretjen e

ushqimit.Ajri nga zgavra e hundës nëpër fyt kalon në laring, kurse ushqimi nga goja futet në

kapërcell. Edhe fyti është i veshur me mukozë në të cilën mblidhet pluhuri i cili përmes

lëngut jargor, duke u kollitur, hidhet në ambientin e jashtëm.

Laringu; përfaqëson pjesën e sipërme të zgjeruar të gabzherit. Ai përbëhet nga disa pllaka

kërcore që janë të lidhura ndërmjet vetë në mënyrë të lëvizshme. Në pjesën e sipërme të

laringut gjendet kapaku i laringut - epiglota që mbyll hyrjen në laring gjatë kapërdimjes së

ushqimit. Kështu, ushqimi dhe pështyma kalojnë në kapërcall.

Laringu shërben si organ ku prodhohet zeri. Në prodhimin e zërit marrin pjesë dy rrudha të

mukozës së laringut që quhen kordhat zanore.

Te njeriu për dallim nga shtazët laringu ka funksion të veçantë. Ai së bashku me zgavrën e

hundës dhe të gojës duke ndihmuar krijimin e tingujve të fjalës së artikuluar, ndihmon të

folurit.

Trakea; fillon prej pjesës së poshtme të laringut dhe ka gjatësi deri në 12 cm.

Trakeja ndërtohet nga 15-20 unaza jo të plota kërcore që gjithmonë ngelin të hapura për

depërtimin e ajrit.

Bronket; përfaqësojnë degëzime të pjesës së poshtme të trakesë në zgavrën e kraharorit.

Me të hyrë në mushkëri, bronket degëzohen në degë më të vogla - bronkiole.Sejcili nga

bronket kryesore pasi futen në hilus pulmonis ndahet në bronke më te vegjël. Ndarja e

bronkut I ngjan një peme (arbor bronchialis).Fillimisht nga bronket nisen nga kater degë

ventrale dhe dorsale.Bronku I djathtë jep për lobin e sipërm të mushkërisë së djathtë një degë,

që quhet ramus eparterialis, ndërsa degët e tjera I takojnë lobit të poshtëm të pulmonit të

djathtë.Në anën e majtë, ku nuk ka ramus eparterialis, dega e parë ventrale shkon në lobin e

sipërm të mushkërisë së majtë, degët e tjera për lobin e poshtëm të saj. Më tej ato ndahen në

bronkiola,në numër 12-18, të cilët vazhdojnë ndarjen, sejcili në dy bronchioli respiratori, në

murin e të cilave shfaqen alveolat. Bronkiolet respiratore ndahen në ductus alveolaris.Në

vendin e majës se ductus alveolar degëzohet në qesen alveolare dhe së bashku formojne

acinusalveolaris që paraqitet si baza e strukturës së mushkërisë.

Pareti i bronkeve dhe bronkiolave është i ndërtuar nga pllakëzat kërcore. Në saje të

pllakëzave kërcore bronket dhe bronkiolet gjithmonë qendrojnë të hapura për kalimin e ajrit.

Gypat më të vegjel të bronkeve - bronkiolet, përfundojnë me strajca ajrore - alveole, pareti i

të cilave është shumë i hollë dhe i furnizuar mirë me rrjetin e kapilarëve të gjakut

Mushkëritë – janë organe voluminoze të buta me ndërtim zhpuzor - elastik dhe ngjyrë të

kuqërremtë. Ato janë të vendosura në zgavrën e kraharorit anash zemrës dhe vazave të

mëdha që hyjnë dhe dalin prej saj. Kanë formën e një konusi të prerë, ku dallojmë:

> bazën (basis pulmones) të drejtuar poshtë dhe të vendosur mbi diafragmën

> majën (apex) të drejtuar sipër 2-3 cm mbi brinjën e parë.

Krahu i djathtë i mushkërive është i ndarë në tri lobe, kurse i majti në dy.Indi që ndërton

mushkëritë është poroz dhe shpuzor. Në secilin krah të mushkërive gjejmë arteriet dhe venat

mushkërore dhe nervat.Nga ana e jashtme e tyre mushkëritë janë të veshura me një cipe të

Page 19: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

19 Gentian DAULLE

hollë që quhet pleurë.Pleura përbëhet prej dy fletëve në mesin e të cilave gjendet një lëng që

përfaqëson prodhim të tyre.Fletëza e jashtme është e puthitur për zgavrën e kraharorit dhe

për diafragmë, kurse ajo e brendshme për mushkëri.Indi mushkëror përbëhet nga një numër i

madh i bronkeve dhe bronkioleve. Bronkiolet përfundojnë me strajca të vogla ajrore-alveole

në të cilat bëhet shkëmbimi i gazrave. Pareti i alveoleve është shumë i hollë dhe përbëhet

nga epiteli njështresor.

Në sejcilën mushkëri dallojmë tre faqe:

1. facies sternocostalis

2. facies medialis

3. facies inferior

Facies stemocostalisështë më e madhe. Në të gjejmë gjurmët e brinjëve (impresiones

costales) si dhe gjurmët e shkaktuara nga arteria subklavia.

Faces medialis ka vendosje dhe përbëhet nga një pjesë e pasme vertebrale dhe një e perparme

mediastinale. Në këtë faqe gjenden hilus pulmonis, nëpërmjet së cilës hyjnë në mushkëri

arteria pulmonare, bronku kryesor, arteriet bronkiale, nervat dhe dalin venat pulmonare. Këto

formojnë rrënjën e mushkërisë (radix pulmones). Faqet ndahen njëra nga tjetra nëpërmjet tre

buzeve:

margo anterior,e mprehtë, e cila në mushkërinë e majtë në pjesën e poshtëme paraqet

një gërryerje (incisura cardiaca)

margo superior, e rrumbullakosur dhe konsiderohet shpesh si faqja e pasme e

pulmonit dhe:

margo inferior.

Nëpërmjet dy fisurave : (oblike dhe horizontale),mushkëria e djathtë ndahet në

tre lobe:

lobi i sipërm,i mesit dhe i poshtëm.

Ndërsa mushkëria e majtë përbëhet nga lobi I sipërm dhe I poshtëm, të ndara nëpërmjet tyre

nga fisura oblike. Lobi I sipërm është një zgjatim I vogël, në formën e gjuhëzës që veçohet

për shkak të incizurës kardiake, në anologji me mushkërinë e djathtë konsiderohet si lobi I

tretë I saj. Pumlmoni I djathtëështë më I shkurtër dhe më I gjerë, për shkak të shtypjes që

ushtron nën të hepari, ndërsa I majti më I gjatë dhe më I ngushtë për shkak të shtypjes që I

bën zemra (impressiones cardiaca ).

Funksioni kryesor i mushkërive është shkëmbimi i gazeve mes ajrit që ne thithim dhe gjakut.

Nëpërmjet mushkërive, dioksidi i karbonit largohet nga trupi dhe oksigjeni n.p.m. rrugëve të

frymëmarrjes hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut

Page 20: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

20 Gentian DAULLE

II-PleuraMushkëritë mbështillen nga një mbulesë seroze e cila quhet pleura dhe

dallojmëpleurën parietale dhe pleurën viscerale. Pleura viscerale, mbështjell mushkëritë, me

perjashtim tehilusit te saj. Ajo ngjitet imtësisht me parenkimën pulmonare, futet në fisurat

nëpërmjet lobeve, duke realizuar dhe ndarjen mes tyre, dhe I jep mushkërisë shkëlqimin e

saj.Kalimi në pleurën parietale, bëhet në rrënjën e mushkërisë.Pleura parietale ndahet

në:pleura costalis,pleura mediastinalis dhe pleura diaphragmatica;pjesa e sipërme formon

kupolën e saj. Siç shihet emërtimi i pjesëve të saj,lidhet me vendet ku ajo kalon. Kështu

pleura kostale, vesh nga brenda brinjët dhe muskujt nëpërmjet tyre;pleura diafragmatike

mbulon faqen e sipërme të diafragmës, ndërsa pleura mediastinale formon kufirin lateral të

mediastinit. Kubeja, cupula pleurale, gjendet mbi majën e mushkërisë, 2-3 cm mbi

klavikulën. Kur njëra pjesë e pleurës parietale kalon tek tjetra, formohen hapsira të cilat quhen

recese. Të tilla janë:recessus phrenicocostalis,costomediastinalis anterior,posterior dhe

phrenico-mediostinalis.

Diafragma (musculus phrenicus)

Është një muskul I gjerë që ndan kavitetin torakal nga ai abdominal.Diafragma përbëhet nga

pjesa muskulare në periferi dhe pjesa tendinoze në qendër.Diafragma luan një rol të

rëndësishëm në frymëmarrje, sidomos në inspirim sepse kur ajo kontraktohet shton

kapacitetin e kavitetit torakal

Page 21: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

21 Gentian DAULLE

Kapitulli -III-Kanceri pulmonar:

Me termin kancer pulmonar përkufizohen neoplazitë malinje që e marrin origjinën nga

strukturat përbërëse të mushkërisë. Njihen disa lloje kancerësh pulmonar në varësi të mënyrës

së zhvillimit të tij, por ka një ndarje të përgjithshme që i klasifikon kancerët në dy lloje :

A-> Kancer pulmonar me qeliza të vogla(mikrocitoma), që haset në 20% të rasteve dhe

konsiderohet si një nga format më të rrezikshme. Përgjithsishtë në kohën që diagnostikohet

mundësia që dhe të ketë metastazuar është shumë e madhe.Ky lloj zhvillohet shpejt dhe

mundësia e trajtimit kirurgjikal është gati e pamundur, më shpesh për trajtimin e tij mjekët

preferojnë kombinime të kimioterapisë me radioterapinë. l

B-> Kancer pulmonar me qeliza jo të vogla që perfshin të gjitha nënllojet e tjerë të kancerit

pulmonar. Haset në 80% të rasteve, zhvillohet më ngadalë dhe mundësitë e trajtimit të tij janë

më komode

Page 22: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

22 Gentian DAULLE

Kanceri Bronko-alveolarKanceri bronkoalveolar është një lloj i kancerit të mushkërive

me qeliza jo - të vogla. Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH) e klasifikon atë si një

nëntip adenokarcinotatoz dhe përbën rreth 2% -14 % të të gjitha rasteve të kancerit të

mushkërive. Kanceri bronkoaveolar është një kancer primar malinj i mushkërive, që do të

thotë se mushkëritë janë vendi i parë ku ky kancer zhvillohet ; ai nuk vjen në mushkëri nga

diku tjetër në trup . Kanceri bronkoalveolar zakonisht zhvillohet në zonat periferike të

mushkërive dhe përhapet nëpër membranat që ndan alevolat nga njëra-tjetra.

Sipas një hulumtimi të botuar në vitin 2003 tregohet se ka dy modele për zhvillimin e

kancerit bronkoalveolar .

A- Në rreth 40-80 % të rasteve qelizat kancerogjene janë gjetur në një zonë të kufizuar të

mushkërive , duke mundësuar trajtimin kirurgjikal.

B- Në pjesën e mbetur të rasteve, qelizar shtrihen në një zonë të gjerë .

Pavarësisht se si këto qeliza janë të shpërndarë , ato duken identike dhe shpesh janë të

përziera me qelizat e tjera adenokarcinomatoze.Kanceri bronkoalveolar ka më shumë gjasa të

zhvillohet në personat të cilët nuk kanë pirë kurrë duhan por shkaku I saktë mbetet akoma I

paqartë. Si të gjitha tumoret e mushkërive edhe te kanceri bronko-alveolar ndikojnë factorë të

tillë si: duhani, marijuana, asbesti, radoni, arseniku, produktet e qymyrit, benzina etj

Page 23: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

23 Gentian DAULLE

Simptomate kancerit të bronkoalveolar kanë tendencë për t’u zhvilluar vetëm pasi kanceri

është shumë i avancuar dhe ndoshta është përhapur në pjesë të tjera të trupit të tilla si: mëlçi,

veshka, kocka, apo tru.

Simptomat përfshijnë: kollitjen, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, humbje peshe.

Kanceri bronkoalveolar shkakton prodhim të shtuar të mukusit..

Diagnoza.Testet diagnostike janë të njëjta si për çdo kancer të dyshuar të mushkërive ,

duke filluar me radiografinë, ( CT ) scan , biopsia, ( MRI ) , UES, dhe pozitron emission

tomography ( PET ). testet e mëvonshme bëhen për të përcaktuar nëse kanceri ka metastazuar

në organe të tjera. Faza e kancerit përcaktohet sistemin TNM.

Parandalimi.Mund të arrihet duke shmangur pirjen e duhanit apo edhe duke iu shmangur

sa më shumë faktorëve të tjerë që shkaktojnë kancer pulmonar.

Tumoret pleuraleKa disa lloje kanceresh që mund të prekin në pleurën , malinje dhe

beninje. Tumoret më të zakonshëm janë malinj dhe quhen mesotelioma malinje pleurale. Kjo

është një e ënjtur agresive , e cila në përgjithësi lidhet me ekspozimin ndaj asbestit (

zakonisht kontakt për arsye profesionale Forma më agresive është" sarcomatous ".

Page 24: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

24 Gentian DAULLE

Tumoret diagnostikohen pasi shfaqen simptomat si, dyspnea respiratore ( gulçim ) , kollë ,

ethe ,etj. Diagnoza definitive vendoset me videotorakoskopi.Trajtimi kirurgjikal përdoret për

qëllime terapeutike dhe paliative, ndërsa kimioterapia dhe radioterapia përdoren vetëm për

qëllime paliative.

III-1 Epidemiologjia e kancerit pulmonar.

Kanceri pulmonar është shkaku më i shpeshtë i vdekjeve nga kanceri, pergjegjes per 1/3 e

vdekjeve te lidhura me kancerin si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Më shumë se 220.000

individë janë diagnostikuar me kancer pulmonar në Shtetet e Bashkuara nëvitin 2010.

Incidenca e kancerit arriti kulmet në vitet 1980, dhe u vu re një rritje e incidencës dhe tek

gratë. Kanceri pulmonar është I rrallë nën moshën 40 vjec, dhe rreziku për të zhvilluar kancer

rritet me moshën. Probabiliteti për të zhvilluar kancer është 8% për meshkuj dhe 6% për

femrat. Incidenca e kancerit varion nga rraca dhe grupet etnike,me një incidencë më tëlartëtek

Afro-amerikanët. Indexi i mortalitetit nga kanceri i pulmonit ka qenë në rritje sidomos në

vendet në zhvillim, megjithatë vitet e fundit duket të jetë zvogëluar pak në Amerikë dhe

Kanada. Edhe pse incidenca tek meshkujt po zvogelohet, vihet re një rritje e vazhdueshme e

incidencës së kancerit pulmonar me qeliza jo të vogla tek femrat jo duhanpirëse relativisht të

reja.

Page 25: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

25 Gentian DAULLE

Siç shihet nga grafikët 7 dhe 8, kanceri pulmonar ka përqindje më të madhe vdekshmërie për

të dyja gjinitë.

III-2 Etiologjia e kancerit pulmonar

A. DuhanpirjaNdryshe nga lloje të tjera të kancerit , shkaqet e të cilave janë shpesh të

panjohura, shkaku kryesor i kancerit pulmonar është pirja e duhanit. Korrelacioni midis tyre

(pirjes së duhanit dhe kancerit) u zbulua në vitin 1950. Sic dihet cigarja përbehet nga duhani,

letra, filtri dhe nga disa materiale shtesë. Por gjatë prodhimit i shtohen dhe përbërës të tjerë si

Page 26: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

26 Gentian DAULLE

pesticide, fertilizer dhe materiale dezinfektimi. Tymi i cigares përmban rreth 4000 lloje

kimikatesh, nga të cilat 2000 janë helme.

Disa nga kimikatet që përmban tymi i duhanit:

• Monoksidi I karbonit: tymi i makinave, Arsenik, Metanol, DDT, Kadmium, Gaz

Butan, Aceton, Naftalin, Amoniak.

Disa nga kancerogjenët që përmban duhani:

Tymi i duhanit përmban rreth 60 lloje kancerogjenësh, njëpjesë e vogël e të

cilëve janë rradhitur më poshtë:

• Styrene,

• Benzen,

• Nitrozaminat,

• Formaldehid,

• Hidralazin,

• Vinil klorur

• Nikel,

• Kadmium,

Page 27: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

27 Gentian DAULLE

• Arsenik,

• Polonium

• Hidrokarburet aromatike policiklike.

Nga këto, hidrokarburet polyaromatik dhe nitrosamina me sa duket mund tëndikojnë direkt

në ADN

Ekspertët vlerësojnë se një person që pi duhan, më shumë se një paketë në ditë ka

rrezik të zhvillimit të kancerit të mushkërive nga 20-25 herë më të lartë se

njëjoduhanpirës.

Nëse një person ndërpret pirjen e duhanit, rreziku i kancerit reduktohet gradualisht

me kalimin e kohës, por mjaft e vështirë. Duket se vetëm pas 15 vjet të

mospërdorimit të plotë të duhanit,rreziku I kancerit pulmonar është në të njëjtin nivel

me ata që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.

Pirja e duhanit tuba ose puro është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku, por jo

aq i rëndësishëm sa numri i cigareve të pira.

Rreth 90% e kancerit pulmonar që shkaktohet nga duhanpirja është e lidhur me:

• Numri i cigareve te pira

• Mosha në të cilën individi ka filluar duhanin

• Periudha e kohës së pirjes së duhanit

• Duhanpirja pasive

Rreth 25% e të gjitha rasteve me kancer pulmonar ndodh në persona të cilët qëndrojnë në

ambiente ku pihet duhan.Duhanpiresit pasiv janë të ekspozuar kryesisht ndaj nitrosaminës,e

cila është një kancerogjen.

B- Ekspozimi ndaj radiumit.

Radiumi mund të depërtojë në shtëpi përmes të carave të themeleve,të bodrumeve dhe mund

të arrijë nivele të larta në shtëpitë me ajrosje të pakët, në ambjente të mbyllura.Inspirimi I një

sasie të madhe gazi radium jep dëmtim të qelizave të frymëmarjes.Ekspozimi ndaj radiumit

rrit rrezikun për kancer pulmonar. Radiumi është shkaku kryesor I kancerit pulmonar te jo-

duhanpiresit dhe shkaku I dytë kryesor tek duhanpirësit. Rreziku I zhvillimit të kancerit nga

radiumi varet nga:

a) sasia e radiumit

b)koha e ekspozimit ndaj radiumit

c) është duhanpirës apo jo.

Personat të cilët pijnë duhan dhe janë të ekspozuar ndaj radiumit kanë rrezik shumë më të

lartë për të zhvilluar kancer sesa personat të cilët nuk pijnë duhan.

C- Ekspozimin ndaj asbestit

Rrit rrezikun për kancer pulmonar 9 herë më shumë se një person që nuk është I ekspozuar

ndaj asbestit. Rreziku I ekspozimit ndaj asbestit është I lartë tek ata që punojnë në ndërtim.

Kombinimi I duhanpirjes dhe ekspozimit ndaj asbestit rrit rrezikun për kancer pulmonar 90

herë. Një tjetër kancer I njohur si mesothelioma eështë I lidhur ngushtë me ekspozimin ndaj

asbestit.

Page 28: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

28 Gentian DAULLE

D- Sëmundjet kronike të mushkërive

të tilla si tuberkulozi apo sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (COPD) janë gjithashtu

faktorë rreziku për kancer të mushkërive.Një person me COPD ka një rrezik 4-6 herë më të

lartë se një individ i shëndoshë, edhe në qoftë se pacienti nuk pi duhan dhe nuk ka faktorë të

tjerë të rrezikut për këtë sëmundje.

E- Ekspozimi profesionalndaj kimikateve kancerogjene

Rreziku për kancer pulmonar është I rritur nëpersonat të cilët punojnë në industri të

caktuara.

Kimikatet që rrisin rrezikun për kancer pulonar janë:

arseniku dhe përbërjet inorganike të arsenikut,

berillium dhe peërbërjet e tij,

cadmium dhe përbërjet e tij,

kimikatet që përdoren për prodhimin e gomës,hekuri,celiku,qymyri,eteret klormetili dhe

biklormetili,kromi,nafta,hidrokarburet aromatike policiklike, alumini, uraniumi,

plutoniumi, pluhuri I silicit, kristalet e silict,nikeli etj. Këto janë shkaqe të rralIa

tëkancerit pulmonar sepse normalisht një person nuk rri shume I ekspozuar ndaj këtyre

kimikateve, vetëm në rastet kur punon për një kohë shumë të gjatë në ambiente të tilla.

F- Historitë personale dhe familjare për kancer pulmonar.

Persona të cilët kanë pasur kancer kanë një rrezik të lartë për të zhvilluar kancer përsëri.

Gjithashtu pesona të cilët kanë pasur familjare të tyre (vëllezër,motra, prindërit ose fëmijët)

me kancer pulmonar janë më të rriskuar për kancer pulmonar. Rritja e rrezikut për kancer

pulmonar tek familjarët mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh , të tilla si :

- sjellje të përbashkëta (pirja e duhanit) ose që jetojnë në të njëjtin ambjent ku ka karcinogjen

si radium. Studimet kanë treguar se rreziku për kancer pulmonar rritet në qoftë se një anëtar I

familjes ka zhvilluar kancer pulmonar në moshë të hershme.

G- Arseniku.

Pirja e ujit me nivel të lartë të arsenikut rrit rrezikun për kancer pulmonar. Rreziku rritet më

tej nëqoftëse shoqërohet me duhanpirjen.

H- Ekspozimi ndaj radioterapisë.

Njerëzit të cilët janë trajtuar me radioterapi të krahërorit për kancere të tilla si Linfoma

Hodgkin apo kanceri I gjitit kanë rritje të rrezikut për të zhvilluar kancer pulmonar.

I- Ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues

Gjatë shpërthimit të bombave atomike rritet rreziku për kancer pulmonar,për këtë , njerëzit në

Japoni janë më të rrezikuar duke qenë se janë ekspozuar ndaj këtyre rrezatimeve jonizuese.

J- Ndotja e ambientit:

Disa agjentë me veprim reduktues si dioksidi I sulfurit,pjesëza lëndësh karbonike janë parë të

jenë karcinogjene.Ndotësit e ajrit ndryshojnë midis vendeve të ndryshme. Disa kërkime

tregojnë se ndotja e ajrit në qytete ka bërë që kanceri pulmonar të zhvillohet më shumë në

zonat urbane në krahasim me zonat rurale.

Page 29: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

29 Gentian DAULLE

K- Sistemi imunitar I dobesuar

rrit rrezikun për kancer pulmonar. Imuniteti mund të dobësohet nga një sërë faktorësh të tillë

si :

- Medikamentet (imunosupresoret)

- Infeksioni I HIV dhe AIDS. Njerëzit me HIV AIDSkanë një rrezik të lartë për L-

Faktorë të tjerë të mundshëm që rrisin rrezikun për kancer pulmonaryFaktorët e

mëposhtëm kanë lidhje me kancerin pulmonary, por nuk ka prova të mjaftueshme për të

thënë se janë faktorë rreziku. Është e nevojshme të bëhen studime të mëtejshme për të

qartësuar rolin e këtyre faktorëve në kancerin pulmonar.

Pirja e marijuanës. Të dhënat kanë sugjeruar për një lidhje midis pirjes së marijuanës dhe

kancerit pulmonar por që kjo lidhje nuk është aq e fortë sa e duhanpirjes me kancerin

pulmonar.

Djegia e drurit.Provat kanë treguar se ekziston një rrrezik potencial për kancerin pulmonary

nga djegia e drurit në ambjentet e mbyllura.Djegia e lëndëve djegëse të tilla si druri jep nivel

të lartë të ndotjes së ambjentit sidomos në ambiente të mbyllra dhe me ventilim të dobët.

Dieta.Është e nevojshme të bëhen më shumë studime për të qartësuar më mirë rolin e dietës

në zhvillimin e kancerit pulmonar.Disa studime kanë raportuar një rënie të rrezikut për

kancerin pulmonary në njerëzit që kanë një dietë të pasur me fruta dhe perime.Disa studime

kanë treguar një ulje të rrezikut te personat të cilët kanë një konsumim të lartë të

Page 30: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

30 Gentian DAULLE

Seleniumit.Studime të tjera kanë treguar se duhanpirësit të cilët marrin suplemente me beta-

karoten kanë rrezik më të lartë për kancerin pulmonary.

Jeta sedentare.Njerëzit që bëjnë jetë sedentare kanë një rrezik më të lartë për kancer

pulmonar, pavarësisht se kjo nuk është vërtetuar akoma.

Heqja e vezoreve.Disa studime sugjerojnë se heqja e dy vezoreve mund të rrisë rrezikun te

një grua për një zhvillim të kancerit pulmonary. Studime të tjera duhet të bëhen për të kuptuar

më mirë këtë rrezik.

III-3 Patologjia e kancerit pulmonar

Termi kancer pulmonar përdoret për tumoret që rrjedhin nga epiteli respirator

(bronket,bronkiolat dhe alveolat). Mezoteliomat, limfomat dhe sarkomat janë të ndryshme

nga tumoret e epitelit të pulmoneve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( W H O)

tumoret e pulmoneve ndahen në dy lloje:

a- karcinoma me qeliza të vogla (small cell lung cancer SCLC)

b- karcinoma me qeliza jo të vogla (non-small cell lung cancer NSCLC) e cila

histologjikisht përfshin adenokarcinomën, karcinomën skuamoqelizore, karcinomën

me qeliza të mëdha

Këto lloje të kancerit të epitelit të pulmoneve ndodhin në 90% të rasteve. Pjesa që mbetet

përfshin karcinomat e padiferencuara, si : karcinoidin, tumorin e gjëndrave bronkiale dhe dy

lloje të tjera të kancerit por që janë shumë të rralla.

Të gjitha lloje të kancerit pulmonar mund të gjenden tek duahnpirësit. Zakonisht është parë

që karcinoma me qeliza të vogla dhe karcinoma skuamoqelizore janë të lidhura

histologjikisht me duhanpirjen. Karcinoma skuamoqelizore është forma më e zakonshme e

diagnostikuar nga tumoret me qeliza jo të vogla, megjithatë ulja e konsumimit të duhanit në 4

dekadat e fundit si dhe ndryshimi i prodhimit të cigareve ( përdorimi I llojeve të ndryshme të

Page 31: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

31 Gentian DAULLE

filtrave ) ka zëvendësuar karcinomën skuamoqelizore me adenokarcinomën, e cila është

forma më e shpeshtë e kancerit pulmonar. Incidenca e kancerit me qeliza të vogla është

gjithashtu në rënie. Edhe në persona të cilët nuk kanë pirë asnjëherë duhan mund të gjenden

të gjitha llojet e tumorit, megjithëse adenokarcinoma është më e shpeshta, më e zakonshmja

Karcinoma me qeliza të vogla është një tumor me një diferencim të dobët neurendokrine I cili

tenton të ndodhë si një masë qëndrore në pjesën bronkiale dhe është I lidhur fortë me

duhanpirjen. Karcinoma me qeliza të vogla ka citoplazëm të vogël dhe berthamë

hiperkromatike të vogël. Karcinoma me qeliza të vogla mund të prodhoje hormone të tilla si :

hormonin ACTH, AVP,ANF,GRP. Këto hormone mund të dallohen që në sindromën

paraneoplazike e cila ndihmon në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Karcinoma

skuamoqelizore e pulmoneve, morfologjikisht është identike me karcinomën skuamoqelizore

ekstrapulmonare ( të kokës dhe qafës ) dhe dallohen vetëm nga klinika. Ky lloj kanceri,

tenton të zhvillohet në pjesën centrale dhe është I lidhur me duhanpirjen. Adenokarcinoma

zakonisht lokalizohet në pjesën periferike të pulmoneve dhe mund të lidhet me duhanpirjen.

Megjithatë adenokarcinoma është lloji më I zakonshëm I kancerit pulmonar tek personat të

cilët nuk kanë pirë asnjëherë duhan. Histolagjikisht në indin kanceroz vërehet prania e

gjëndrave, strukturave papilare dhe mukusit ciliar etj. Karcinoma bronkoalveolare është një

nëntip I adenokarcinomës që zhvillohet në alveolë, pa invadim, e cila në radiografi mund të

paraqitet si një masë e vetme ose si nje lezion multinodular difuz. Karcinoma

bronkioalveolare e vetme ndodh shumë rrallë. Zakonisht ndodh adenokarcinoma me

karakteristika të karcinomës bronkoalveolare. Karcinomat me qeliza të mëdha, tentojnë të

lokalizohen në pjesën periferike dhe janë karcinoma pulmonare me diferencim të dobët, të

përbëra nga qeliza malinje të medha pa evidence të qelizave skuamoze, me diferencim

glandular dhe me tipare të tumorit me qeliza të vogla e parë në mikroskop me dritë.Ky kancer

zakonisht përbëhet nga një shtresë qelizash të mëdha malinje, që shpesh shoqërohen me

nekrozë. Histolagjikisht për qëllim trajtimi kancerin pulmonar e ndajmë në dy lloje:

- karconoma me qeliza të vogla (SCLC)

- carcinoma me qeliza jot ë vogla (NSCLC)

Karcinoma me qeliza të vogla (SCLC) është e shpërndarë gjerësisht në momentin e

diagnostikimit. Edhe nëse është e lokalizuar, rrallë është e shërueshme me rezeksion

kirurgjikal. Në të kundërt karcinoma me qeliza jo të vogla (NSCLC) mund të hiqet me

rezeksion kirurgjikal në 30% të rasteve. Karcinoma me qeliza të vogla I përgjigjet më mirë

kimioterapisë citotoksike. Me njohjen biologjike të kancerit janë duke u zhvilluar klasifikime

të tjera, të cilat janë duke u bazuar në praninë e mutacioneve specifike dhe molekulare.

Njohja e këtyre dallimeve molekulare nund të ndihmojë në trajtimin e tumoreve në të

ardhmen.

Page 32: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

32 Gentian DAULLE

Tipet e qelizave të kancerit pulmonar

Adenokarcinoma

Përbën 20-30% të neoplazive pulmonare.Fillon më shpesh në periferi, e merr zanfillën nga

qelizat epiteliale dhe më pak nga qelizat glandulare.Shpesh shfaqet ne indet cikatriciale

parenkimale të proçeseve patologjike të mëparshëme. Për shkak të lokalizimit

adenokarcinoma ka një shfaqje më të vonshme dhe manifestimet klinike janë me pak

evidente në krahasim me karcinomën epidermoide. Paraqet tendencë të lartë metastazimi.(e

dyta mbas mikrocitomës)

Adenokarcino-ma

40%

Karcinoma skuamo-qelizore

25%

Karcinoma me qeliza të mëdha 15%

Karcinoma me qeliza të vogla

15%

Të tjera 5%

Grafiku 5 ; Qelizat e kanerit pulmonar

Page 33: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

33 Gentian DAULLE

Karcinoma me qeliza të mëdha

Incidenca vlerësohet rreth 15-20%.Mund të jetë me origjinë centrale apo periferike.Masa

tumorale shpesh ka dimensione të mëdha në momentin e diagnozës dhe relativisht e kufiziar

mirë.Hasen shumë shpesh zona nekroze.Në ekzaminimin mikroskopik paraqet qeliza

epiteliale atipike që karakterizohen nga bërthama të mëdha, nukleola të dukshme dhe

citoplazem të bollshme.Këta elementë, nuk kanë aspekte të diferencimit epidermoid,

glandular apo neuroendokrin dhe janë të organizuar në zona solide. Sipas llojit të diferncimit

qelizor dallohen dy variante: Forma me qeliza gjigante: me një numër të rritur të qelizave

polinukleare, pleiomorfe dhe të tjera me forma të ndryshme. Forma me qeliza të qarta: e

rrallë, karakterizohet nga qeliza me citoplazem të qartë, shkumoze dhe pa mucinë.

Karcinoma me qeliza të vogla

Mikrocitoma, përbën rreth 25% të tumoreve malinje të pulmonit. (Rreth 1 në 5 raste me Ca

pulmonar rezulton me qeliza te vogla.)Është neoplazia me karakter më të lartë malinj dhe

me aftësi të shprehur për përhapje në distancë (metastazimit) me rrugë hematogjene ose

limfatike.

Masa fillestare më shpesh ka vendosje centrohilare.Fillimi klinik shpesh sinjalizohet nga

metastazat. Frekuenca e këtij fenomeni është kaq e lartë sa që përballë një mikrocitome

histologjikisht të vërtetuar, duhet te mendosh pranine e metastazes.Tipi histologjik i

mikrocitomës është i diskutushëm:Shoqërimi i shpeshtë me sindromat paraneoplazike

sugjeron një origjinë nga qeliza me funksion neurosekretor.Një konfirmim për këtë hipotezë

vjen nga studime imunohistiokimike, që tregojnë shpesh tipare të diferencimit neuroendokrin

si:Granulacione citoplazmatik dhe prezencë të peptideve dhe aminave(serotonina,

kalçitonina, leukoencefalina, gastrina etj.)

Karcinoma bronkoalveolare

Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës.Nuk ka lidhje me duhanin.

Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).

Karcinoma me qeliza skuamoze

Masë në hilum, me zanafillë bronkiale.Shkaktohet nga duhani.

Karcinoma bronkogjene

Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).

Tumori karcinoid bronkial

Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje,

sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri. Diagnoza: Në

urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi përdoret gjatë trajtimit

sepse është antagonist i 5-HT.

Limfangioma/leiomioma

Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave.Haset pothuaj gjithmonë në

gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron

ose transplant i mushkërive.

Page 34: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

34 Gentian DAULLE

Të tjera sindroma kanceroze

1. Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor).

a. Sindromi Horner: ptozë, miozë, anhidrozë; shkaktohet nga dëmtimi i

nervit/ganglionit simpatik në qafë.

b. Sindromi i venës kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe

si pasojë shkaktohet fryrje e venave të qafës, enjtje e fytyrës, cianozë.

2. Karcinoma me qeliza të vogla shkakton një sindromë me dobësi muskulare që njihet

si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi është prodhimi i antitrupave kundër kanaleve

presinaptikë të kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninë grave.

3. Metastazat mushkërore të kancerit të veshkave mund të shkaktojnë policitemi nëse

prodhojnë eritropoetinë.

III-4 Stadet e kancerit pulmonar

Njohja e stadeve të kancerit pulmonar është shumë i rëndësishëm pasi trajtimi i tij bëhet në

bazë të stadit. Për stadifikimin e kancerit pulmonar përdoret sistemi TNM, i cili përfshin

Masën e kancerit ose tumorit ( T )

Shpërndarjen në nyjet limfatike ( N )

Metastazat në distance (M)

Page 35: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

35 Gentian DAULLE

Tabela 1 Stadet dhe karakteristikat e tumoreve për çdo stad

Tumor (T) Karakteristikat

T0 Nuk vërehet prania e tumorit

T1 Tumori me diametër <2 cm rreth pulmoneve

ose pleurës viscerale, pa invazion

T1a Tumor 2 cm

T1b Tumor >2 cm por < 3 cm

T2 Tumor >3 cm por < 7 cm

T2a Tumor > 3 cm por < 5 cm

T2b Tumor >5cm por < 7 cm

T3 Tumor > 7 cm I cili përfshin toraksin,

diafragmën, nervin frenik, pleurën dhe

perikardin

T4 Tumor I cdo madhësie I cili përfshin :

mediastinin, zemrën, trakenë, nervat rekurent,

ezofagun, vertebrat

Nyje limfatike (N)

N0 Nuk paraqet invadim të nyjeve limfatike

N1 Tumori ka invaduar njërin nga pulmonet

N2 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të krahut

përkatës të murit të kraharorit ose të laringut

N3 Tumori ka invaduar nyjat limfatike të krahut

tjetër të mushkërive ose nyjat limfatike më të

largëta

Metastaza (M)

M0 Nuk ka metastaza

M1 Metastaza në organe të tjera (rene, kocka, tru)

Mx Prania e metastazave nuk mund të gjykohet

dot duke qenë se karcinomat parvocelulare

dhe joparvocelulare të pulmoneve përhapen

me shpejtësi të ndryshme

Page 36: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

36 Gentian DAULLE

Stadi 0 Kjo quhet faza ' in situ' e sëmundjes, në këtë fazë kanceri nuk ka invaduar afër indeve

dhe nuk është I shpërndarë jashtë pulmoneve

Stadi I

Kanceri është I vogël, nuk ka invaduar në asnjë linfonodul, në këtë rast kirurgjia mund të heqi

komplet kancerin. Stadi I ndahet në dy nënstade, stadi IA ose IB, tumoret më të vogla se 3cm

futen në stadin IA dhe tumoret më të mëdha se 3cm dhe më të vogla se 5cm futen në stadin

IB.

Stadi II. Stadi II ndahet në dy nënstade: Stadi IIA dhe IIB. Në stadin IIA tumori është> 7cm,

nuk ka invaduar në linfonodujt ose tumori është<5 cm dhe ka invaduar në linfonodujt më të

afërt. Në stadin IIB, tumori është më I madh se 5cm dhe më I vogël se 7 cm I cili mund të

ketë invaduar ose jo në strukturat e afërta të pulmoneve por që nuk ka invaduar në

linfonodujt.

Page 37: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

37 Gentian DAULLE

Stadi III. Stadi i III ndahet në dy nëntipe:IIIA dhe IIIB.

Stadi IIIA:Kanceri në këtë stad është I cdo lloj madhësie dhe mund të: Përfshijë bronkun

kryesor, është e shpërhapur në pleurë, ka invaduar lindonodujt e pulmonit të anës së vet por

nuk ka invaduar në distancë ose Tumori është në cdo lIoj madhësie, shpërhapur në kafazin e

krahërorit, diafragmën, pleurën mediastinale dhe në membranat përreth zemrës

Stadi IIIB: Tumori është nëmadhësi të ndryshme, është I përhapur në pjesën mediastinale,

zemër, trake ose me shumë noduse tumorale në të njëjtin lob pulmonar

Stadi IV Në këtë stad, kanceri ka invaduar edhe në pjesë të tjera të trupit, nëpleurë, përreth

zemrës etj. Kanceri pulmonar mund të japë metastaza kudo në trup por zakonisht ai përhapet

në kokë, kocka, hepar dhe në mbiveshkore.

Page 38: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

38 Gentian DAULLE

.

III-5 Klinika

Më shumë se gjysma e pacientëve me kancer pulmonar e zbulojnë sëmundjen pasi ajo ka

avancuar.Në stadin e fillestar sëmundja mund të kalojë pa simptoma, e ashquajtura faza

asimptomatike e fshehtë e sëmundjes.Shumica e pacientëve i shfaqin shenjat (simptomat) e

kancerit pulmonar si pasojë e .

o tumorit primar,

o rritjes se masës tumorale,

Page 39: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

39 Gentian DAULLE

o nga invazioni ose obstruksioni strukturave pulmonare,

o shfaqjes së metastazave në distancë

o sindroma paraneoplazike.

0

10

20

30

40

50

60

70

80

Grafiku -3 Frekuenca në % e simptomave

Tabela 2. Shenjat e kancerit pulmonar në bazë të shpeshtësisë dhe të shfaqjes

Shenjat Frekuenca

Kollë 8 – 75 %

Humbje në peshë 0 – 68 %

Dispne 3 – 60 %

Dhimbje krahërori 20 – 49 %

Hemoptizi 6 – 35 %

Dhimbje kockash 6 – 25 %

Temperaturë 0 – 20 %

Dobësi 0 – 10 %

Obstruksion të venës cava superior 0 – 4 %

Disfagi 0 – 2 %

wheezing dhe stridor 0 – 2 %

Page 40: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

40 Gentian DAULLE

Tabela-3 ; Të dhënat klinike të cilat sugjerojnë për metastaza

Bazuar në anamnezë -Humbje më shumë se 10 % të peshës së

përgjithshme trupore

-Anoreksi

-Lodhje muskuloskeletike

-Dhimbje kockash

-Shenja neurologjike (dhimbje koke, sinkop,

dobësi në ekstremitete, ndryshim të statusit

mental)

Bazuar në ekzaminimin fizik Limfadenopati ( > 1 cm)

Sindroma e venës cava superior

Hepatomegali ( > 13 cm span)

Shenja neurologjike

Papiloedema

Bazuar në testet laboratorike HCT< 40% (burrat) dhe < 35% ( gratë)

Gamma-glutamyl-transferasë

Serum glutamyc-axaloatic

Transaminase SGOT

Niveli I kalciumit

Shfaqja më e zakonshme e kancerit pulmonar është tek duhanpirësit e tëdy gjinive, zakonisht

rreth dekadës së 7-të të jetës.Kur një individ ka kollë dhe hemoptizi dhe është duhanpirës ose

vuan nga sëmundjet obstruktive pulmonare dhe është 40 vjec,duhet të dyshojë për kancer

pulmonar dhe duhet ti nënshtrohet të gjitha egzaminimeve për të.Nëse një individ ka

pneumoni kronike e cila nuk I përgjigjigjet trajtimit me antibiotikë duhet të dyshojë dhe ti

nënshtrohet egzaminimeve për kancer pulmonar.Pacientët me kancer central ose

endobronkial mund të paraqesin kollë, hemoptizi, wheezing, stridor,dispne. Tumoret në

pjesën periferike të pulmoneve shkaktojnë :dhimbje pleurike ose dhimbje krahërori,dispne në

pozicion ortostatik dhe simptoma të abcesit të pulmoneve si pasojë e tumorit. Tumoret në

pjesën regjionale të toraksit shkaktojnë: obstruksion trakeal,kompresion ose shtypje të

ezofagut e cila jep disfagi,kemi shtypje të kordave zanore e cila jep ngjirje të zërit,paralizë të

nervit frenik,paralizë të nervit simpatik cervical e cilajep sindromën Horner( Sindroma

Horner është fundosja e kokërdhokut të syrit e shoqëruar me rënien e qepallës së sipërme

(ptozë) ,miozë dhe mosdjersitje). Probleme të tjera të tumoreve regjionale përfshihen

sindroma e venëskava superior nga obstruksioni vaskular me zgjerim të enëve të

gjakut,tamponade kardiake,aritmi deri në dështim të punës së zemrës. Shenja të përgjithshme

të mund të përfshijnë: anoreksi,humbje në peshë,dobësi,temperaturë dhe diersitje gjatë natës.

Metastazat jashtë toraksit shfaqen në 50% të pacientëve me karcinomën skuamoqelizore,në

8% te pacientëve me adenokarcinomë dhe karcinomë me qeliza të medha dhe në 95% në

pacientët me karcinoid dhe me kancer me qeliza të vogla.Reth 1/3 e pacientëve shfaqin

shenjat dhe simptomat si pasojë e metastazës së tumorit. Metastazat e kancerit pulmonar

mund të ndodhin në cdo organ dhe në bazë se ku shfaqet metastaza,shfaq edhe simptoma të

tjera. Pacientët me metastaza në tru shfaqin: dhimbje koke,nauze dhe të vjella,deficit

Page 41: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

41 Gentian DAULLE

neurologjik.Pacientët me metastaza në kocka mund të shfaqin citopeni ose leukoeritroblastoz.

Metastazat në mëlci japin: hepatomegali, dhimbje në kuadratin e sipërm të djathtë,anoreksi

dhë rënie në peshë. Disfunksioni I heparit dhe obstruksioni I rrugëve biliare është I

rrallë.Metastazat në gjëndrat e mbiveshkores janë të zakonshme por rrallë shkaktojnë dhimbje

ose insuficencë renale, vetëm ne rast se kemi zmadhim të madh të mbiveshkores.

Sindroma paraneoplazikeështë tërësia e shenjave klinike të lidhura me organet dhe

sistemet e ndryshme që shfaqen në kuadër të një tumori malinj në organizëm,i

diagnostikuar ose jo.

Sindroma paraneoplazikeështë e zakonshme në pacientët me kancer pulmonar,sidomos në

kancerin me qeliza të vogla SCLC,dhe mund të paraqesi shenjat fillestare të përsëritjes së

tumorit. Përvec kësaj sindroma paraneoplazike mund të imitojë shfaqjen e metastazave në

organe,e cila pastaj kërkon më shumë një terapi paliative,sesa terapi kuruese. Shpesh

sindroma paraneoplazike mund të qetësohet nga trajtimi i tumorit. Në disa raste,

patofiziologjia e sindromës paraneoplazike është e njohur,sidomos kur tumori sekreton

hormone me aktivitet biologjik. Megjithatë në shumë raste patologjia nuk është e njohur.

Simptoma sistemike si: anoreksia ,humbje në peshë ( e parë në 30% të

pacientëve),ethe,imunitet i komprimuar janë shenja tësindromës paraneoplazike ,etiologjia

e të cilave është e panjohur ose e paidentifikuar. Humbja e peshës në më shumë se 10% të

peshës totale të trupit konsiderohet si një shenjë me një prognozë të keqe.

Sindroma endokrine vërehet në 12% të rasteve : hiperkalcemia e cila rezulton nga prodhimi

i hormoneve të paratiroides (PTH) ose me e zakonshmja peptide e PTH,e cila është

komponenti metabolik me kërcënues për jetën,zakonisht ndodh në karcinomën

skuamoqelizore.Simptoma klinike përfshihen : nauze dhe të vjella,dhimbje

abdominale,konstipacion,poliuri,etje dhe gjëndje e alteruar mendore.Hyponatremia

shkaktohet nga sekretimi I papërshtatshëm I hormonit antidiuretik (SIADH) ose nga atrial

natriuretik peptide (ANP). Në shumicën e rasteve niveli i hormonit antidiuretik rregullohet

1-4 javët e para të fillimit të kimioterapisë. Gjatë kësaj kohe natriumi mbahet në 128meq/L

nëpërmjet kufizimit të lëngjeve. Kur kufizimi I lëngjeve është I pamjaftueshëm mund të

përdorim demeclocycline-ën. Në qoftë se nuk kemi përmiresim të nivelit të natrium it në 3-

4 orë pas kufizimit të likideve adekuate duhet të matim nivelin e ANP në plazëm për të

përcaktuar shkakun. Sekretimi I ACTH nga kanceri pulmonar me qeliza të vogla dhe

karcinoidi shkaktojnë crregullime elektrolitike,sidomos hypokaleminë,më rrallë ndryshime

në hormone të tjera të trupit, të cilat ndodhin nësindromën Cushing nga një adenoma

hipofizare.

III-6 Diagnostikimi I kancerit pulmonar

A- AnamnezaTë dhënat që merren nga anamneza janë shumë të rëndësishme për

diagnostikim e kancerit pulmonar. Simptomat dhe shenjat janë jo specifike edhe mjeku edhe

pacienti duhet të jenë shumë vegjilent ndaj tyre. Të dhënat që merren nga anamneza si kollë,

hemoptizi, dhimbje gjoksi, dispne, duhet të na bëjnë të dyshojmë për kancer pulmonar.

Historia familjare për kancer pulmonar, historitë personale si : pirja e duhanit, ambjenti I

punës I cili mund të jetë toksik etj. Informacioni I marrë nga anamneza mund të na ndimojë

në formulimin e një dyshimi për kancerin pulmonar e cila pastaj sugjeron të bëhen

Page 42: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

42 Gentian DAULLE

egzaminime më të hollësishme . Rreth 2/3 e kancerit pulmonar diagnostikohet në fazën e

avancuar.Diagnostikimi I kancerit pulmonar në pacientët e dyshuar për këtë sëmundje është

mjaft kompleks dhe përfshin :

B- Radiografia e toraksit. Radiografia është hapi I parë diagnostikues pas simptomave

fizike dhe historisë së pacientit, të cilat të ngrejnë dyshimet për kancer pulmonar. Radiografia

është një egzaminim e cila jep pamje antero-posteriore si dhe latero-laterale, si dhe e

ekspozon pacientin ndaj një sasie të vogël rrezatimi me rreze -X. Në bazë të radiografisë

mund të zbulohen fusha , masë, ose imazhe të dyshimta në pulmone por është e nevojshme

për egzaminime të mëtejshme pasi jo cdo masë e gjetur në pulmone është kanceroze.

C- Tomografia e kompjuterizuar CT.Tomografia është zakonisht egzaminimi I dytë pas

radiografisë jo normale të pulmoneve ose/edhe pas një radiografie normale të pulmoneve.

Mund të bëhet për të parë, toraksin, abdomenin dhe/osetrurin për të egzaminuar kancerin

pulmonar si dhe metastazat. Egzaminimi me CT -scan bëhet kur radiografia tregon një

anomali të pulmoneve por edhe kur nuk tregohen në bazë të radiografisë anomali apo masa

në pulmone, për t’u siguruar bëhet egzaminimi me CT -scan. Tomografia e kompjuterizuar

përdor rrezet-X të kombinuara me imazhe të shumta të lidhura me një kompjuter.Një

avantazh I CT-scan është se eëhtë më e ndjeshme se radiografia në zbulimin e noduseve.

Ndonjëherë mund të përdoren edhe lëndë kontrasti për të ndihmuar në përshkrimin më të

mirë të organeve. Në CT -scan pacienti është I ekspozuar ndaj një sasie minimale rrezesh X.

Efekti më i padëshiruar zakonisht shkaktohet nga lënda e kontrastit, kjo zakonisht shkakton

skuqje, kruarje, të cilat zhduken shumë shpejtë. Reaksione të rënda anafilaktike nga lëndët e

kontrastit janë të rralla. CT i abdomenit mund të identifikojë dhe metastazat në hepar si dhe

në gjëndrat e mbiveshkores, CT e kokës mund të zbulojë praninë dhe shtrirjen e metastazave

të kancerit në tru. Një teknikë tjetër e quajtur CT -spirale përdoret për të identifikuar kancerin

pulmonar. Kjo procedurë kërkon një lloj të vecantë CT -scaneri dhe ka treguar se është mjaft

efektive në identifikimin e kancerit në faza të hershme tek duhanpirësit dhe tek ish

duhanpirësit.

D-Rezonanca magnetike.

Egzaminimi me rrezonancë magnetike bëhet për të përcaktuar më mirë detajet e tumorit.

Teknika e rezonancës magnetike përdor magnetizimin, (valë radioje dhe një kompjuter për të

prodhuar imazhet e trupit). Rrezonanca magnetike nuk ka ndonjë efekt anësor të njohur deri

tani dhe pacienti nuk I nënshtrohet asnjë ekspozimi ndaj rrezeve. Imazhi I prodhuar nga

rezonanca magnetike është mjaft I detajuar dhe mund të zbulojë edhe ndryshime të vogla të

strukturave brenda trupit. Njerëzit me implante mekanike, pacemakers, valvula artificiale të

zemrës nuk mund të bëjnë resonance për shkak te rrezikut që magneti mund të lëvizë pjesën

metalike të këtyre strukturave.

E-PET (positron emission tomography)

PET është një teknikë e specializuar e cila përdor lëndë radioaktive për të prodhuar imazhe 3-

dimensionale me ngjyra, të indeve të trupit. Ndërsa CT-scan dhe Rezonanca magnetike

shikojnë strukturat anatomike, skanimi PET mat aktivitetin metabolik dhe funksionin e

Page 43: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

43 Gentian DAULLE

indeve. Skanimi PET mund të përcaktojë nëse një ind tumoral është aktiv në rritje si dhe

mund të përcaktojë llojin e qelizave brenda një tumori të vecantë.

F-Citologjia e sputumit.Diagnoza e kancerit pulmonar kërkon gjithmonë konfirmimin e

qelizave malinje nga një patolog, kur simptomat dhe radiografia ngrejneë dyshimet për

kancer pulmonar. Metoda më e thjeshtë për të vendosur diagnozen është egzaminimi I

sputumit me një mikroskop. Nëse tumori është I lokalizuar në pjesën qendrore të pulmoneve

dhe kur ka invaduar në rrugët e frymëmarrjes, kjo procedurë e njohur si citologjia e

pështymës apo e sputumit mund të vizualizojë qelizat e tumorit. Kjo procedurë është e

parrezikshme dhe e lirë për diagnostikimin e indit por që vlera e saj është e kufizuar pasi

qelizat kanceroze jo gjithmonë janë të pranishme në sputum edhe nëse tumori është prezent

në pulmone. Gjithashtu qeliza jokanceroze, herë pas here mund të pësojë ndryshime si pasojë

e reagimit ndaj inflamacionit ose lëndimit që e bën atë të duket si qeliz kanceroze.

G—Bronkoskopia.Është një metodë e egzaminimit klinik. Ajo lejon pamjen direkte të

tumorit dhe me anë të bronkoskopisë mund të marrim edhe material për biopsi. Me

bronkoskopi jo vetëm mund të shikojmë ose të dyshojmë për proces kanceroz, të marrim

material për biopsi, të përcaktojmë në disa raste paoperueshmërinë e kancerit por mund të

përdoret edhe për rezeksion paliativ në karcinomat bronkiale stenozante. Procedura mund të

jetë e pakëndëshme dhe kërkon qetësues dhe anestezi. Bronkoskopia, që të kryhet në mënyrë

korrekte, duhet të bëhet nga një pneumolog ose kirurg. Efekt i padëshiruar mund të jetë kollë

me rrema gjaku 1-2 ditë pas bronkoskopisë, kurse komplikacione serioze të bronkoskopisë

janë të rralla përfshijnë: hemoptizi e madhe, ulje e nivelit te 02 në gjak, aritmi kardiake si dhe

Page 44: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

44 Gentian DAULLE

komplikacionet nga anestezia dhe medikamentet sedative.

H- Marrja e indit tumoral për biopsi.Marrja e indit tumoral për biopsi me një gjilpërë

përmes lëkurës si dhe nën vëzhgimin e imazheve radiologjike është shumë e rëndësishme për

të përcaktuar diagnozën e kancerit pulmonar.Kjo është vecanërisht e dobishme kur tumori

është I lokalizuar në një pjesë periferike të pulmoneve dhe nuk mund të merret mostra e indit

tumoral me anë të bronkoskopisë. Perpara fillimit të procedurës aplikohet anestezi lokale në

zonën ku do të marrim materialin me gjilpërë nga indi tumoral nëpërmjet lëkurës. Kjo

procedurë është përgjithsisht e saktë kur është lokalizuar shumë mirë zona e prekur me anë të

procedurave të tjera, nqs kjo zonë nuk është e lokalizuar mirë atëherë e gjithë proedura është

jo e saktë. Një komplikacion I rrallë (2-5%) që ndodh gjatë marrjes së materialit me gjilpërë

për biopsi është pneumotoraksi.

I.Torakocenteza.Ndonjëherë kanceri pulmonar përfshin edhe indet përreth pulmoneve

(pleurën) e cila con në grumbullimin e likideve në hapësirën midis pulmoneve dhe kafazit të

krahërorit. Aspirimi I një mostre të ketij likidi pleural me anë të një gjilpëre mund të zbulojë

qelizat kanceroze dhe të vendosë diagnozen.Ashtu si procedura e mësipërme edhe

torakocenteza ka një rrezik të vogël për të zhvilluar pneumotoraks.

J-Mediastinoskopia.Mediastinoskopia është nje egzaminim kirurgjikal e cila realizohet duke

bërë një incision në dërrasën e krahërorit në mes të brinjëve dhe pastaj nëpërmjet

këtijincizioni merret mostër nga linfonodujt ose ind tumoral për biopsi. Kjo procedurë bëhet

nën anestezi të përgjithshme në sallën e operacionit.

K- Torakotomia.Torakotomia është një procedurë e cila bëhet me anestezi të përgjithshme

në sallën e operacionit. Kirurgu bën një incizion në dërrasën e krahërorit dhe egzaminon në

mënyrë direkte pulmonet si dhe merr mostër nga indi tumoral për t’a egzaminuar.

L-Analizat.Analizat rutine të gjakut nuk mund të diagnostikojnë kancerin pulmonar, por ato

mund të zbulojnë anomalitë biokimike ose metabolike të trupit të cilat shoqërojnë kancerin.

P.sh Niveli I lartë I kalciumit ose I enzimës fosfatazë alkaline jep të dhëna për metastaza në

kocka. Gjithashtu rritja e nivelit të enzimës AST ose SGOT dhe ALT ose GSTP jep të dhëna

për dëmtimin e mëlcisë nga tumori.

III- 7 Trajtimi.

Trajtimi për kancerin pulmonar mund të përfshijë kirurgjinë, kimioterapinë, radioterapinë

dhe/ose një kombinim të tyre. Vendimi se cila metodë është më e përshtatshme bëhet sipas

Page 45: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

45 Gentian DAULLE

individit dhe duke marrë në konsideratë lokalizimin dhe stadin e tumorit si dhe gjëndjen e

përgjithshme shëndetësore të pacientit. Si në të gjithë tumoret e tjerë, terapia e dhënë mund të

jetë mjekuese ( kurative ) ose paliative. Më shumë se një lloj terapie mund të jepet në shumë

raste.Në këto lloj rastesh, terapia që I shtohet të parës quhet ndihmëse (adjuvante).Tipe të

tjera të trajtimit si terapia hormonale, terapia biologjike mund të përdoren gjithashtu nëdisa

tipe tumoresh. Trajtimi I kancerit bëhet nga mjeku specialist në onkologji. Stadin Trajtimit i

kancerit mund të bëhet për qellim:

Parandalimi (profilaksi). Profilaksia bëhet për të parandaluar rritjen dhe shumimin e qelizave

kancerogjene ose për të hequr inde prekanceroze të cilat mund të kthehen në kancer

Kurim. Trajtimi në këtë rast bëhet për të shëruar kancerin

Kontrollimin e kancerit. Trajtimi në këtë rast jepet për të kontrolluar tumorin dhe për të

ndaluar rritjen dhe shpërndarjen e qelizave kancerogjene

Palativ. Kur kurimi është I pamundur atëherë trajtimi bëhet për të reduktuar simptomat si:

dhimbje,dispne,hemoptizi,për të rritur komfortin dhe cilësinë e jetës

Shkencëtarët thonë se kanë përdorur një vaksinë eksperimentale të quajtur Gvaks për të

eliminuar kancerin e mushkërive.Ajo përbëhet nga një molekulë që përmban një gjen të

veçantë.Ky gjen vendoset në qelizat kanceroze, gjë që shkakton ndryshim e pamjes së këtyre

qelizave dhe në këtë mënyrë kanceri mund të identifikohet lehtë dhe mund të pastrohet siç

veprohet në raste infeksionesh, gripi apo të ftohti. Të dhënat tregojnë se tek disa pacientë

tumori në mushkëri u zhduk plotësisht, ndërsa tek të tjerët përparimi i sëmundjes u

ngadalësua dukshëm.Tek një numër pacientësh që provuan këtë vaksinë tre vjet më parë

kanceri nuk është rishfaqur, thotë doktor John Nemunatis, onkologjisë pranë qendrës

mjekësore universitare Baylor në Dallas të Teksasit. Sipas shkencëtarëve, ky është studimi i

parë që tregon se kanceri në mushkëri mund të zhduket plotësisht ose për një kohë të gjatë.

Një përpjekje e ngjashme kundër kancerit të lëkurës gjithashtu ka dhënë rezultate premtuese

A-…Kirurgjia.Heqja kirurgjikale e tumorit zakonisht është e rezervuar vetëm për një fazë të

tumorit, fazën e dytë të kancerit me qeliza jot ë vogla dhe është trajtim I zgjedhur për

kancerin që nuk është përhapur përtej mushkërive. Rreth 10-35% e tumoreve malinje të

mushkërivemund të hiqen me kirurgji. Ndër personat që kanë një kancer të izoluar që rritet

ngadalë, 25% kanë mbijetuar pas diagnozës.Kirurgjia nuk është e mundur nëse kanceri është

shumë pranë trakesë ose nëse pacienti ka problem të tjera serioze.Proçedura e zgjedhur

kirurgjikale varet nga lloji dhe lokalizimi I kancerit.Kirurgjia për kancerin pulmonary përbën

një proçedurë madhore kirurgjikale dhe kërkon një ndjekje dhe një përkujdesje të madhe

infermierore dhe periudha e hospitalizimit mund të vazhdojë me muaj.

B- Kimioterapia.Kimioterapia është trajtimi I cili përdor medikamente anti-kanceroze

citotoksike për trajtimin e kancerit pulmonar. Ështe një terapi sistemike e cila qarkullon në të

gjithë trupin duke shkatërruar qelizat kanceroze,duke përfshirë edhe qelizat të cilat janë

shpërndarë në trup,pra kur tumori ka dhënë metastaza të largëta. Kimioterapia është një

trajtim I zgjedhur për shumicën e tumoreve me qeliza të vogla, sepse në shumicën e rasteve

këto tumore janë përhapur shumë në momentin kur bëhet diagnostikimi I tyre.Kimioterapia

mund të jepet nga goja ose në formë infuzionesh i/v, ose një kombinim I të dyjave.Por dihet

që kimioterapia përveç efekteve positive në ndaljen e rritjes së tumorit, dëmton edhe qelizat e

Page 46: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

46 Gentian DAULLE

organizmit.Është detyra e infermieres që t’a vërë në dijeni pacientin për këto efekte anësore si

dhe t’a ndihmojë në trajtim dhe menaxhim.

Kimioterapia zakonisht përdoret për trajtimin e kancerit pulmonar si:

• Trajtim fillestar i shoqëruar ose jo me radioterapinë

• Përpara trajtimit me radioterapi ose kirurgjisë për të zvogluar tumorin

• Pas kirurgjisë për të shkatërruar qelizat kanceroze të mbetura si dhe për të reduktuar

rrezikun e ripërseritjes së kancerit

• Për të qetësuar dhimbjen ose për të kontrolluar simptomat në tumoret e avancuar

(kimoterapia paliative).

Tipet e kimioterapisëKimioterapia që përdoret zakonisht për të trajuar kancerin pulmonar

është terapia me bazë platini, Cisplatin (Platinol AQ) ose Carboplatin (Paraplatin) dhe

zakonisht kombinohet me një nga këto:

Tabela 4 Disa medikamente që përdoren për kimioterapi në trajtimin e kancerit

pulmonary

Etoposide (Vepesid,VP-I6)

EP (etoposide dhe cisplatin) kombinimi më I zakonshëm

EC (etoposide dhe carboplatin)

Irinotecan ( Camptosan, CPT-II)

Poclitoxel (Taxol)

Docetaxel ( Taxotere)

Gemcitabin ( Gemzar)

Vinorebin (Novebine)

Vinblastin (Velbe)

Tabela 5 Kombinime medikamentesh në kimioterapi

CAV

Cyclophosphamide ( Cytoxon, Procytox)

Doxorubicin ( Adriomycin)

Vincristine (oncovine)

Alternime të CA V me EP

CAVE. Cyclophosphamide

Doxorubicin

Vincristine

Etoposide

CAE

Cyclophosphamide

Page 47: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

47 Gentian DAULLE

Doxorubicin

Etoposide

PEC

Politaxel

Etoposide

Carboplatin

Në qoftë se kanceri nuk I përgjigjet këtij trajtimi ose kur kemi përsëritje të tumorit 6 muaj

pas fillimit të trajtimit mund të përdoren medikamente të tjera si :

Tabela 6 Medikamentet që përdoren 6 muaj pas fillimit të kimioterapisë

Docetaxel

Pemerexed ( Aimta)

Topotecan

Efektet anësore të kimioterapisë

Efektet anësore nga kimioterapia ndodhin në të gjitha llojet e kimioterapisë,por janë të

ndryshme në individë të ndryshëm.Efektet anësore mund të ndodhin gjatë terapisë, direkt pas

terapisë ose disajavë pas saj.Zakonisht janë të përkohshme dhe përfshijnë:

Probleme të sistemit digjestiv,nauze dhe të vjella, humbje oreksi

stomatit ose infeksion të mukozës së gojës,konstipacion, diarre,lodhje,

dëmtim të palcës së kockave, infeksion I cili shkaktohet nga ulja e rruazave të bardha të

gjakut (neutropeni)

trombacitopeni që mund të favorizojë për hemoragji sidomos kur ka një

rënie të theksuar të tyre.

Anemi (lodhje,dhimbje koke,dispne,palpitacion,zbehje të lekurës) si

pasojë e uljes së numrit të qelizave të kuqe të gjakut. Probleme të

frymëmarrjes, frymëmarrje sipërfaqësore,wheezing,kollë,probleme të

fshikëzës urinare.

Dhimbje të fshikëzës urinare,hematuri, urgjencë urinare,trombozë, mpiksje të gjakut,

ndryshime të lekures: irritim të lekurës,rash, prurit etj

Marrje mendësh, Reaksion alergjik: vështirësi në frymëmarrje, skuqje të lëkurës, simptoma të

gripit,rrrufë,temperaturë,artralgji,mialgji, dhimbje krahërori, alopeci,dëmtime të nervave

(nervotoksicitet) ,mpirje të duarve dhe këmbëve (neuropatia periferike) , tinitus (dridhje të

syrit) , zhurma në vesh,dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit, zbehje të syve, convulsion,

edemë të këmbëve etj

C- Radioterapia.Në praktikën klinike onkologjike radioterapia zë një vend shumë të

rëndësishëm në trajtimin e tumoreve. Efektiviteti I këtij trajtimi varet nga karakteristikat

Page 48: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

48 Gentian DAULLE

histologjike të kancerit,lokalizimimi dhe gjëndja e përgjithshme e pacientit.Radioterapia

përdoret si :

Radioterapia parësore

• Trajtim fillestar për të shkatërruar qelizat kancerogjene

Radioterapia preoperatore

Në këtë rast radioterapia preoperatore përdoret në ato raste kur tumori paraqitet në një stad

relativisht të avancuar, që nuk lejon ndërhyrjen kirurgjikale të suksesshme nëind të shëndoshë

dhe kërkon trajtim paraprak me radioterapi për t’a zvogëluar tumorin deri në kufijtë e

operabilitetit.

Radioterapia postoperatore

bëhet për të sterilizuar fushën ose regjionin e operuar paraprakisht,për të vrarë cdo qelize të

mbetur nga rezeksioni kirurgjikal si dhe për të ulur rrezikun e përsëritjessë kancerit.

Radioterapia paliative.

Përdoret për të qetësuar ose lehtësuar simptomat e sëmundjes të tilla si :dhimbje

krahërori,dhimbje të forta të metastazave kockore,sindromat e kompresionit të organeve, të

venës cava superior ose të kompresionit mediastinal,sindromi I rritjes së presionit endokranial

nga metastazat cerebrale etj. Duhet patur parasysh se radioterapia paliative nuk është një

trajtim me qëllim kurativ dhe rëndësia e saj me gjithë efektin e përmirësimit dramatik të

ankesave,është e përkohshme.

Radioterapia e jashtme

Radioterapia e jashtme ose Radioterapia tanskutane (Teleterapia), gjatë së cilës midis burimit

të rrezatimit dhe lëkurës së pacientit ka një distancë të caktuar,që shkon nga disa centimetra e

deri në një metër. Zakonisht kanceri pulmonar trajtohet me radioterapi të jashtme.

Rrezatimi I krahërorit mund të bëhet:

• Si trajtim vetëm për stadet e vona të kancerit pulmonar,kur rezeksioni kirurgjikal

është I pamundur si pasojë e dëmtimit të funksionit të pulmoneve ose për shkak të

problemeve të tjera shëndetësore të pacientit.

• Pas kimioterapisë ose me kimioterapinë kur tumori nuk mund të hiqet me kirurgji por

që tumori nuk është shpërndarë në organe të tjera.

Rrezatimi profilaktik I kokës.Rrezatimi profilaktik I kokës bëhet për të parandaluar

metastazat cerebrale nga kanceri pulmonar me qeliza të vogla (SCLC). Rrezatimi profilaktik I

kokës duhet të bëhet sa më shpejt pas radioterapisë së toraksit dhe kimioterapisë.

Brachyterapia ose terapia endokavitare. Terapia endokavitare është futja e një substance

radioaktive në indin tumoral ose afër tij. Substanaca radioaktive mund të futenedhe në pjesën

ku është hequr indi tumoral, këto substanca bashkë me rrezatimin e jashtëm vrasin qelizat

kanceroze. Brachyterapia për kancerin pulmonar ndimon në lirimin e rrugëve të frymëmarrjes

dhe në lehtësimin e simptomave si: frymëmarrje sipërfaqësore,kollën,hemoptizinë etj.

Brachyterapia është e ngjashme me bronkoskopinë fibrooptike. Ajo bëhet me anestezi

lokale,futet një kateter I vogël nëpërmjet kanalit tëbronkoskopisë fibrotike deri tek vendi ku

është bllokimi I rrugëve të frymëmarrjes nga kanceri dhe pastaj me anë të kateterit hedhim

dozën e substancës radioaktive në vendin e bllokimit.

Page 49: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

49 Gentian DAULLE

Efektet anësore te radioterapisë

Efektet anësore të radioterapisë varen kryesisht nga:

• Madhësia e pjesës së ekspozuar ndaj rrezatimit

• Pjesa e ekspozuar nga rrezatimi

• Doza e rrezatimit

• Treatment schedule

Këto efekte anësore mund të ndodhin gjatë trajtimit, direkt pas trajtimit me rreze ose disa javë

pas trajtimit. Zakonisht këto shenja janë të përkohshme, shenja të tilla janë:

Ndryshime tëlekurës : irritime të lekurës,rash,prurit,skuqje,dehidrim të lekurës.

Nauze dhe të vjella, ezofagitis, vështirësi në gëlltitje,Fatigue, lodhje

Komplikacionet serioze nga radioterapia janë tërralla dhe ato janë:

Problemet e pulmoneve që lidhen radioterapinëe krahërorit

Pneumoni Fibrozë pulmonare

Problemet që lidhen me rrezatimin profilaktik të kokës

Shpërndarja e kancerit në një organ tjetër të trupit.

Trajtimi medikamentoz. metyrapone dhe ketoconazol është I paefektshëm si pasojë e nivelit

shumë të lartë të kortizolit. Trajtimi më efektiv për menaxhimin e sindromës Cushing është

trajtimi I kancerit me qeliza të vogla SCLC. Adrenaloktomia bilaterale bëhet në raste

ekstreme. Sindroma skeletale përfshin clubbing në 30% të rasteve (zakonisht në NSCLC) dhe

osteoartropatia hipertrofike në 1-10% të rasteve (zakonisht në adenokarcinomë ). Pacienti

mund të shfaq periostit, dhimbje, dobësi në kocka, ënjtje në kockën e prekur. Sindroma

neuro-miopatike shfaqen në vetëm 1 % të rasteve por që është shumë dramatike dhe përfshin

sindromën miastenike Waton-Lambert dhe verbim, në karcinomën me qeliza të vogla, ndërsa

neuropatia periferike, degjenerimim subakut cerebral, degjenerimi kortikal dhe polimioziti

mund të shfaqen në të gjitha llojet e kancerit pulmonar. Pacientet me këto crregullime

paraqesin dobësi në muskujt proksimal, zakonisht në gjymtyrët e poshtëme dhe rrallë

simptoma të prekjes së nervave cranial ose përfshirjen e muskujve bulbar dhe respirator.

Pacientët të cilët I përgjigjen mirë kimioterapisë, kanë dhe përmirsim të këtyre crregullimeve

neurologjike për këtë, kimioterapia është zgjedhur si trajtimi fillestar. Paraneoplazia

encefalomiolitike dhe neuropatia sensoriale, degjenerimi cerebral dhe encefaliti I trungut

cerebral ndodhin në karcinomën me qeliza të vogla SCLC të lidhura me një llojshmëri

antitrupash anti-neuronal sic janë: anti-Hu, anti-CRMP5 dhe ANNA3. Kuagulimi I

trombociteve manifestohet në 1-8% të rasteve dhe erfshin tromboflebitin venoz (sindroma

Trousseau), trombozat jobakteriale të endokarditit me arteriotromboli, disiminimin e

kuagulimit intravascular me hemoragji dhe anemi, granulocitozë dhe leukoeritroblastozë.

Komplikacionet trombolitike zakonisht janë të rralla dhe të vështira për ty diagnostikuar.

Manifestimet kutane si: dermatomiozis dhe akantoza janë shumë të rralla në kancerin

pulmonar. Gjithashtu manifestimet renale si sindroma nefrotike ose glomerulonefriti gjenden

në më pak se 1 % të pacientëve.

Page 50: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

50 Gentian DAULLE

Trajtimi I kanceritpulmonar me qeliza jo të vogla (Non-small cell lung cancer

NSCLC). Trajtimi I kancerit NSCLC varet nga stadi I kancerit:

• Stadi okult

• Stadi 0

• Stadi I

• Stadi II

• Stadi.lllA

• Stadi IIIB

• Stadi IV

-Stadi rekurent I kancerit

Trajtimi kancerit gjithashtu varet nga:

-Lokalizimi I kancerit

-Përfshirja e linfonodujve dhe cilët linfonoduj janë perfshirë

-Gjëndja e përgjithshme e pacientit

Përdoren disa lloje të ndryshme trajtimesh për kancerin NSCLC

kirurgji,radioterapi,kimioterapi,target terapi,kirurgjia me lazer dhe fotodinamikoterapia.

Këto mund të përdoren si trajtim I vetëm ose të kombinuara me njëra-tjetrën.

Stadi okult

Në stadin okult të kancerit pulmonar me qelizajo të vogla,tumori është shumë I vogël për t’u

identifikuar me testet imazherike,por qelizat kanceroze gjenden në sputum. Testet që bëhen

në këtë rastjanë: radiografi,tomografi dhe bronkoskopia për të lokalizuar tumorin. Këto

tumore janë stadi fillestar dhe mund të kurohen me ndërhyrje kirurgjikale nëse ato

diagnostikohen në këtë stad.

Kirurgjia është trajtimi fillestar për stadin okult. Tipet e kirurgjisë janë:

a) heqja ose rezeksioni I një pjese të vogel të lobit pulmonarku ndodhet kanceri

b) segmentektomia-heqja e një segmenti të lobit pulmonar.

Fotodinamikoterapia. Mund të jetë një mënyrë trajtimi për disa pacientë në stadin okult,të

cilët nuk mund të tolerojnë kirurgjinë për shkak të funksionit të dobët pulmonar ose për

probleme të tjera shëndetësore.

Stadi 0

Në stadin 0 (karcinoma in situ), kanceri në këtë stad është vetëm në shtresën fillestare të

rrugëve ajrore. Këto tumore trajtohen me: Ndërhyrja kirurgjikale.

Tipet e kirurgjisë janë:

a) heqja ose rezeksioni I një pjese të vogël të lobit pulmonar ku ndodhet kanceri

b) segmentektomia-heqja e një segmenti të lobit pulmonar

Stadi I

Në këtë stad kanceri nuk ka invaduar në linfonoduj dhe as në pjesë të tjera të trupit.

Page 51: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

51 Gentian DAULLE

Stadi IA - Kanceri nuk është më I madh se 3cm dhe është I lokalizuar vetëm në pulmone.

Stadi IB -Tumori është më I madh se 3cm, përfshin bronkun kryesor ,kanceri është I

shpërndarë në pleurë, kancerijep obstruksion të pjesshëm të rrugëve të frymëmarrjes duke

shkaktuar kolaps pulmonar ( atelektaze) ose infeksion të asaj pjese të pulmonit.

Kirurgjia është trajtimi fillestar për stadin I të kancerit pulmonar. Tipet e kirurgjisë janë:

a) Lobektomia-heqja e një lobi të pulmoneve,

b) Segmentoktomia -heqja e një segmenti të pulmonit për heqjen e tumoreve të vogla ose kur

pacienti nuk toleron heqjen e një lobi.

c) heqja e një pjese të bronkut

Radioterapia.

Radioterapia e jashtme mund të bëhet në stadin e I-rë për pacientët tëcilët nuk tolerojnë

ndërhyrje kirurgjikale për shkak të problemeve të tjera shëndetësore.

Kimioterapia.

Përdoret pas kirurgjisë së kancerit pulmonar në stadin e I-rë .Cisplatin e kombinuar me

medikamente të tjera është trajtimi më i zakonshëm.

Stadi II.Në stadin IIA të kancerit me qeliza jo të vogla NSCLC, kanceri nuk është më I madh

se 3cm,nuk ka invaduar pleurën viscerale dhe as bronkun kryesor,ka invaduar afër zonës

tumorale në linfonodujt hiliar por nuk ka invaduar në pjesë të tjera të trupit. Në stadin IIB,

kanceri është më I madh se 3cm,përfshin edhe bronkun kryesor por jo afër bifurkacionit

trakeal,është I përhapur në pleurë,bllokon pjesërisht rrugët e frymëmarrjes,është I shpërndarë

në linfonodujt e afërt por jo në pjesë të tjera të trupit.

Stadi IIB

Kanceri është në madhësi të cfarëdoshme me një nga:

a) është I shpërndarë në kafazin e krahërorit,diafragmë,pleurën mediastinale ose në

membranat afër zemrës.

b)përfshin bronkun kryesor ngjitur me bifurkacionin trakeal,

c)jep kolaps pulmonar ose pneumoni,

d)nukështë I përhapur në linfonodujt ose në pjesë të tjera të trupit.

Trajtimi

Kirurgjia.Është trajtimi fillestar për stadin II-të të kancerit pulmonar NSCLC.Tipet e

kirurgjisë janë:

a) lobektomia-heqja e të gjithë lobit të pulmonit,

b)pneumonektomia-heqja e të gjithë pulmonit,

c )heqja ose rezeksioni I një pjese të bronkut,

d)segmentoktomia -heqja e një segmenti të një lobi të mushkërisë, e cila bëhet në

njerëzit të cilët nuk tolerojnë lobektominë.

K- Radioterapia. Rrezatimi I jashtëm mund të bëhet për trajtimin e pacientëve në këtë

stad,në pacientët të cilët nuk tolerojnë ndërhyrjen kirurgjikale për arsye shëndetësore si dhe

Page 52: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

52 Gentian DAULLE

mund të bëhet pas kirurgjisë për të vrarë qelizat e mundëshme të mbetura nga rezeksioni

kirurgjikal.

Kimioterapia. Trajtimi me medikamente citotoksike zakonisht bëhet pas kirurgjisë.

Cisplastin e kombinuar me medikamente të tjera është trajtimi më I zakonshëm.

Stadi IlIA.Kanceri nëkëtë stad është I cdo lloj madhësie me një nga:

Kanceri përfshin bronkun kryesor

Është e përhapur në pleurë

Bllokon pjesërisht rrugët e frymëmarrjes

Ka invaduar limfonodujt e pulmonit te anës së vet por nuk ka invaduar në distancë

ose tumori është në cdo lloj madhësie me një nga:

- përhapur në kafazin e krahërorit,diafragmën,pleurën mediastinale dhe në

membranat përreth zemrës

- Përfshin bronkun kryesor dhe ngjitur me bifurkacionin trakeal

- Tumori jep kolaps pulmonar ose pneumoni

- tumoriështëpërhapur në linfonodujt e anës së kancerit por jo në distancë.

Kimioterapia mund të jepet për trajtimin e kancrit në këtë stad.Cisplantin e kombinuar me

medikamente të tjera citotoksike ose mund të përdoret gemcitabin ose vinorelbin. Kirurgjia

me lazer mund të ofrohet për stadin IV për të lehtësuar simptomat dhe për të liruar

obstruksionet në rruët e frymëmarrjes.

Page 53: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

53 Gentian DAULLE

Trajtimi I kancerit pulmonary me qeliza të vogla (SCLC small cell lung cancer)

Trajtimi në këtë tumor varet nga stadi i tumorit:

- Stadi kur kanceri është i kufizuar në kafazin e kraharorit

- Stadi kur kanceri ka invaduar dhe në pjesë të tjera të trupit

- Stadi kur tumori është përsëritur, ka recidivuar.

Trajtimi gjithashtu në këtë rast varet edhe nga lokaizimi i tumorit si edhe nga gjëndja e

përgjithshme e pacienit.Kimioterapia është trajtimi fillestar për kancerin pulmonary me

qeliza të vogla.Kimioterapia mund të aplikohet si trajtim I vetëm ose I kombinuar me

radioterapinë.Ndërhyrjet kirurgjikale bëhen rrallë, vetëm në raste kur tumori është

lokalizuar vetëm në pulmone dhe nuk ka invaduar limfonodujt ose oranet e tjera, në këtë

rast mund të bëhet ndërhyrja kirurgjikale për të hequr tumorin.

Stadi kur kanceri është i lokalizuar vetëm në kafazin e kraharori.

Tumori në këtë rast është vetëm në pulmone, në mediastin dhe në limfonoduj e afërt.

Trajtimi

Kimioterapia.Trajtimi me medikamente citotoksike me ose pa radioterapinë e kraharorit

është trajtimi fillestar për këtë stad të kancerit.

Medikamentet citotoksike përfshijnë:

- EP- Etoposide (Vepseid, VP-16), Cisplatin (Platinol AQ)

- EC- Etoposide, Carbopatin (Paraplatin)

- CAV Cyclophosphamid (Cytoxan, Proxytoc), Doxorubicin (Adriamycin),

Vincrisin (Oncovin)

- CAVB Cyclophosphamid, Doxorubicin, Vincristin, Etoposide

- CAV IEP- alternime të CAV me EP

Kur jepet Doxorubicin dhe cyclophosphamide nuk duhet bërë radioterapia e toraksit për

shkak të reaksioneve që ndodhin nga përdorimi i tyre me rrezatimin.

Radoiterapia .

Tipet e trajtimit me rrezatim janë:

a) Rrezatimi i kraharorit i kombinuar me kimioterapinë,

Rrezatimi i kokës për qëllime profilaktike, kjo bëhet në pacientë ë cilët i përgjigjen shumë

mirë kimioterapisë dhe bëhet për të ulur rrezikun e dhënies së metastazave në tru,

gjithashtu sepse shumë medikamente nuk I kal;ojnë barrierat e truri, kështuqë është I

nevojshëm trajtimi me radioterapi

Page 54: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

54 Gentian DAULLE

Kirurgjia

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet rrallë për trajtimin e këtij stadi të kancerit.Ajo mund të bëhet

pas kimioterapisë, kur tumori është I vogël dhe nuk ka invaduar mediastinin dhe që ka një

funksion të mirë të pulmoneve.

Stadi i përhapjes së kancerit (avancimit)

Në këtë stad, kanceri ka invaduar në pulmonin tjetër, në limfonodujt e anës tjetër të pulmonit

ose edhe në pjesë të tjera të trupit

Trajtimi

Kimioteapia është trajtimi filestar. Terapia përfshin:

EP- Etoposide (Vepesid, VP 16), Cisplatin (Platinol)

EC- Etoposide, Carboplatin (Paraplatin)

CAV- Cyclophosphamide (Cytoxan, Proxytox), Doxorubicin (Adriamycin),

Vincristin (Oncovin)

Etoposide oral

Radioterapia

Trajtimi me rreze në këtë stad bëhet për të lehtësuar simptomat e tumorit fillestar si dhe të

metastazave në kocka dhe në kokë, për trajtimin e venës cava superior, për qëllime

profilaktike.

Stadi I përhapjes së kancerit (avancimit)

Radioterapia, Trajtimi me rreze në këtë stad bëhet për të lehtësuar simptomat e tumorit

fillestar si dhe të metastazave në kocka dhe në kokë, për trajtimin e venës cava superior, për

qëllime profilaksie.

Stadi kur kanceri është përsëritur, ka recidivuar

Në këtë stad kemi përsëritjen e tumorit pasi është trajtuar më përpara. Ai mund të shfaqet

përsëri në vendin e origjinës, ku ka qenë në fillim ose mund të shfaqet në pjesë të tjera të

trupit

Trajtimi

Kimioterapia bëhet për të trajtuar këtë stad të kancerit. Nqs tumori përsëritet 3 muaj pas

fillimit të trajtimit, mund të aplikohet e njëjta kimioterapi e cila përfshin :

• EP -Etoposide (Vepesid,VP-16), Cisplanin (Platinol AQ)

• EC -Etoposide, Carboplatin ( Paraplatin)

Page 55: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

55 Gentian DAULLE

• CAV-CycIophophamid (Cytoxan,Procytox),Doxorubicin (Adriamycin),Vincristin

(Oncovin).

• Cisplatin dhe irinotecan ( Camptosar, CPT-II)

• Etoposid oral

• Topotecan (Hycamtin)

Radioterapia

Tipet e terapisë që përdoren për këtë stad janë

a)Radioterapia e jashtme për të qetësuar simptomat e metastazave në kocka dhe në kokë, për

të trajtuar sindromën e venës cava superior

b )brachiterapia bëhet për të liruar obstruksionin në rrugët e frymëmarrjes

Fotodinamikoterapia. Bëhet për të trajtuar tumorin e përsëritur në bronke, për të liruar

obstruksionin e shkaktuar nga tumori në bronke, për të bërë një frymëmarrje më të lehtë.

Kirurgjia me lazer. Bëhet në këtë rast për të liruar obstruksionin në mënyrë që të lehtësojë

procesin e frymëmarrjes. Inserimi I stenteve bëhet për të mbajtur të hapura rrugët ajrore, të

cilat janë bllokuar nga presioni I tumorit në rrugët ajrore

III- 8Parandalimi I CA pulmonar.

->Mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e mushkërive është duke ndaluar pirjen e

duhanit

->Përpjekja për të shmangur njerëzit përrreth që pijnë duhan, shmangia e vendeve ku pihet

duhan.

->Sigurimi I një ventilimi të mirë nëse në ambientin ku jetohet ka prani të gazit të radonit

->Veshja e pajisjeve mbrojtëse nëse punohet në një industri e cila është e ekspozuar ndaj

substancave të njohura që shkaktojnë kancer të mushkërive

->Një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit

pulmonar. Megjithatë, kjo ende nuk është vërtetuar

->Dianostikimi I hershëm I kancerit ndimon në trajtimin e sëmundjes dhe në rritjen e

jetëgjatësisë së pacientëve me kancer pulmonar

Page 56: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

56 Gentian DAULLE

Kapitulli IV- Proçesi infermieror

Anamneza infermierore.Anamneza është 'historia e pacientit' , shkaqet që kanë influencuar

ose që influencojnë në gjëndjen shëndëtsore të pacientit. Kjo histori merret nga pacienti ose

nga personi I cili e shoqëron. Në anamnezën infermierierore pacienti referon që ka qenë

duhanpirës. Pacienti referon se kohët e fundit ka pasur dispne, kollë, në fillim e thatë e më

pas me sputum dhe me rrema gjaku, e cila është edhe natën, ka dhimbje krahërori, lodhje,

këputje, anoreksi dhe rënie në peshë. Ai referon se kohët e fundit ka pasur një rëndim të

këtyre simptomave

Vlerësimi infermieror në pacientët me kancer pulmonar. Infermierja vlerëson për shenjat

dhe simptomat që janë : kollë, hemoptizi, dhimbje krahërori, dispne, lodhje, rënie ne peshë.

Infermierja pyet pacientin, prej sa kohësh pi duan, sa cigare pi në ditë. Vlerëson tolerancën

kardiopulmonare gjatë pushimit, ngrënies, ecjes. Vlersëon pulmonet për praninë e zhurmave

pulmonare si rale, wheezing, stridor, nëse pacienti ka frymëmarrje sipërfaqësore apo

frymëmarrje të thellë, përdorimin e muskujve aksesor për të lehtësuar frymëmarrjen.Vlerëson

lëkurën për cianozë e cila tregon për një ventilim jo normal të pulmoneve. Infermierja

vlerëson kollën, nëse është kollë e vazhdueshme, kollë produktive, me sputum apo me rrema

gjaku. Vlerëson për dhimbjen e krahërorit, nëse është dhimbje e vazhdueshme, nëse është

rënduese, therëse.Vlerëson sistemin kardiak për takikardi, bradikardi, mat pulsin. Vlerëson

shenjat e përgjithshme si anoreksine, humbjen në peshë, lodhje, këputje. Vlerëson ankthin,

frikën e pacientit rreth diagnozës së kancerit dhe frika e një prognoze të keqe

Diagnoza dhe menaxhimi infermieror

1-Shkëmbimi i gazeve i dëmtuar si pasojë e tumorit pulmonar. Në pacientët me kancer

pulmonar, ka dëmtime të shkëmbimit të gazeve 02 dhe CO2, si pasojë e masës tumorale, e

cila mund të obstruktojë një pjesë të pulmonit, si pasojë e sekrecioneve që mund të

rrjedhin nga tumori dhe që mund të obstruktojë bronket, duke bërë që pacienti të mos

arrijë të ketë një ventilim adekuat të organizmit. Shenjat dhe simptomat që indikojnë për

dëmtim të shkëmbimit të gazeve janë: zhurmat pulmonare si rhale, wheezing, frekuenca

dhe thellësia e respiracionit jo normale, dispne, cianozë, kollë me ose pa sekrecione.

Infermierja duhet të ndërhyjë për të përmiresuar shkëmbimin e gazeve dhe ventilimin

adekuat alveolar. Instrukton pacientin për të lëvizur dhe për t’u kollitur herë pas here, në

mënyrë që me anë të kollës të njerrë jashtë sekrecionet të cilat obsruktojnë bronket dhe

pengojnë ventilimin. Infermierja instrukton pacientin të kryejë frymëmarrje të thellë herë

pas here duke inspiruar me hundë dhe ekspiruar me gojë, sepse kjo ndikon në rritjen e

elasticitetit pulmonar si dhe në një frymëshkëmbim më adekuat. Infermierja ndimon në

pozicionimin e pacientit, duke I ngritur kokën e krevatit në kënd 35° - 45° në mënyrë që

të lehtësojë frymëmarrjen dhe dispnenë. Inkurajohet pacienti për pushime të mjaftueshme

dhe për të ruajtur fuqitë. Nëse të gjitha këto nuk arrijnë të bëjnë që pacenti të arrijë të ketë

Page 57: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

57 Gentian DAULLE

një oksigjenim të mjafturshem me të indeve atëherë është e nevojshme bërja e

oksigjenoterapisë. Oksigjeni mund të jepet me maskë, kanjulë, balon ambu etj.Infermierja

bën administrimin e medikamenteve si: bronkodilatator, kortikosteroid , mukolitik,

antibiotik, antihistaminik. Është shumë e rëndësishme që pacienti të mos pijë duhan,sepse

duhani rrit prodhimin e sekrecioneve dhe irriton mukozat respiratore dhe kjo çon në një

rëndim të dispnesë dhe në një frymëmarrje të paefektshme.

2- Dhimbja e cila mund të jetë e lidhur me masën tumorale, incizionin kirurgjikal, tubat e

drenazhit, me metastazat e tumorit në kokë dhe në kocka. Dhimbja përjetohet ndryshe në

pacientë të ndryshëm. Ajo mund të shkaktohet nga invadimi I tumorit në pleurë duke dhëne

dhimbje pleurale, nga metastazat në kocka dhe në kokë, dhimbja pas ndërhyrjes kirurgjikale

nga incizioni kirurgjikal, traumat e indeve, nga prezenca e tubave të drenazhit etj. Infermieri

duhet të pyesë pacientin për lokalizimin e dhimbjes, karakteriztikat e dhimbjes, nëse është

dhimbje e vazhdueshme, dhimbje rënduese, prerëse, djegëse etj. Vlerësojmë intensitetin e

dhimbjes nga 1-10, në mënyrë që ta kemi më të lehtë në administrimin e medikamenteve.

Ndimohet pacienti të lëvizë dhe të pozicionohet në krevat në mënyrë që të lehtesojë

dhimbjen. Krijon një ambient sa më relaksues si dhe e sugjeron të lëvizë, nëse e lejon gjëndja

shëndetësore në mënyrë që të lehtësojë dhimbjen dhe të shpërqëndrohet duke e larguar

mendjen nga dhimbja. Infermierja administron medikamentet sipas përshkrimit të mjekut, si

analgjezik për të lehtësuar dhimbjen

3-) Defiçit nutricional, e cila mund të jetë e lidhur me rritjen e masës tumorale, komprimimin

e ezofagut nga masa tumorale. Tumori influencon në kërkesat metabolike të trupit, sepse

qelizat tumorale “konkurojnë” për nutrientët me qelizat normale. Pacienti shpesh ka nauze

dhe të vjella të cilat të cojnë në një deficit nutricional dhe në rënie në peshë. Tumori në

pjesën regjionale të toraksit jep komprimim të ezofagut duke dhënë disfagi. Trajtimi I

kancerit me radioterapi dhe kimioterapi mund të japë crregullime të ushqyerjes dhe humbje të

oreksit, gjithashtu kimioterapia dhe radioterapia zakonisht shkaktojnë nauze dhe të vjella.

Infermieria në bashkpunim me dietologun duhet të hartojë një program ditor për ushqyerjen e

pacientit sipas nevojave dhe shijes së tij. Duhet inkurajuar pacienti dhe ndihmuar në

ushqyerje duke krijuar një ambjent sa më të përshtatshëm për ushqyerjen dhe duke larguar

aromat apo ingredientët të cilat mund ti shkaktojnë të vjella. Nëse pacienti ka të vjella,

infermieri duhet të regjistrojë sasinë dhe cilësinë e të vjellave. Administrojmë antiemetik për

të ndaluar të vjellat. Nëse nuk arrijmë të kryejmë një ushqyerje adekuate te pacienti, si pasojë

e nauzeve dhe të vjellave, atëherë është e nevojshme të bëhet ushqyrje parenterale në mënyrë

që të plotësojmë nevojat ushqyese të pacientit. Në përgjithësi pacientët me kancer kanë rënie

në peshë, ndaj është e nevojshme që të masim peshën e pacientit, për të vlerësuar nevojat

ushqyese dhe për të ndryshuar dietën e tij

4- Ankth dhe frikë në lidhje me diagnozën, trajtimin dhe prognozën e kancerit. Në

momentin që pacientit i tregohet diagnoza e kancerit, ai mund të bjerë në një gjëndje shoku,

mund të irritohet, të mohojë sëmundjen dhe të refuzojë të pranojë atë që po i ndodh.

Infermierja duhet ta ndimojë pacientin, të shprehë shqetësimet, ankthin, frikën që ndjen

lidhur me diagnozën e kancerit. Pacienti duhet të inkurajohet të marrë pjesë në vendimet e tij,

lidhur me trajtimin e sëmundjes. Disa pacientë shfaqin një ndjenjë mosbesimi ndaj ekipit

Page 58: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

58 Gentian DAULLE

mjekësor, madje edhe ndaj interventeve të kryera për trajtimin e sëmundjes. Pacienti ka

nevojë për suportin e pjesëtarëve të familjes, të afermit, duke i qetësuar ata se një reagim nga

ana e tij është normale kur paraqitet një diagnozë kaq e vështirë sa kanceri. Persona të tjerë që

mund të ndimojnë dhe që mund të përfshihen në trajtimin psikologjik për të reduktuar ankthin

dhe frikën mund të jenë: psikologu, psikiatri dhe punonjësi social

5- Mungesë njohurish në lidhje me sëmundjen dhe trajtimin e saj. Infermieri ka përgjegjësi

që pacienti të marrë informacionin rreth sëmundjes së tij, n.q.s ai e kërkon këtë informacion,

shumë pacientë dëshirojnë të dinë rreth diagnozës së tyre, kurse disa të tjerë duan të dinë

vetëm çfarë është e nevojshme për ta që të menaxhojnë aktivitetin e tyre ditor. Pjesëmarrja e

pjesëtarëve të familjes ose e personave të tjerë është e rëndësishme dhe e inkurajon pacientin

për cdo diskutim. Infermieri kupton se cfarë dëshiron ai të dijë, jep informacion rreth

sëmundjes dhe trajtimit të saj, i tregon efektet anësore të kimioterapisë dhe radioterapisë,

rreth ndërhyrjes kirurgjikale,i shpjegon në mënyrë të vecantë procesin kirurgjikal. Kur është e

nevojshme mund të përdoren edhe skica apo figura për ta ilustruar në mënyrë që të kuptohet

më lehtë nga pacenti. Është shumë e rëndësishme që infermieri të flasë në një gjuhë që është

e kuptueshme për të dhe jo me terma të komplikuar. i jep informacion rreth vetëkujdesit, të

kuptojë shenjat dhe simptomat të cilat tregojnë për progresin e trajtimit si: ndryshime në

aparencën e incizionit, vështirësia në frymëmarrje, dispne, dhimbje torakale, temperaturën,

ndryshimi në aparencën e sputumit. Të gjitha këto ndimojnë në zbulimin e hershëm dhe në

parandalimin e komplikacioneve. I rekomandon një dietë të pasur me proteina dhe me nivel

të lartë të karbohidrateve nëse është e nevojshme. i rekomandon të mos kryejë aktivitet fizik i

cili shkakton dhimbje dhe dispne

Kujdesi infermieror në pacientët që do t’i nënshtrohen kirurgjisë

Faza preoperatore: Kjo fazë fillon që në momentin kur është marrë vendimi për t'iu

nënshtruar interventit kirurgjikal dhe mbaron në castin e transferimit të pacientit në tavolinën

operatore. Kjo fazë përfshin përgatitjet dhe vlerësimet fizike dhe psikologjike të pacientit

para operacionit. Në këtë fazë sigurohet një histori e plotë preoperatore, duke bërë vlerësime

fizike të pacientit. Në këtë fazë shikojmë dhe monitorojmë sistemet e frymëmarrjes, shikojmë

frymëmarrjen, frekuencën respiratore, thellësinë e respiracionit, shikojmë për përdorimin e

muskujve aksesor për një frymëmarrje të lehtë, shikojmë ndryshimet në ngjyrën e mukozave

për cianozë e cila na tregon për hipoksi. Në këtë fazë është shumë e rëndësishme përmirsimi i

ventilimit alveolar. Infermieri asiston në dhënien e kujdesit që përfshin shmangien e

irrituesve bronkial, vecanërisht në pirjen e duhanit, pirja e lëngjeve në sasi të madhe dhe

përdorimi i lagështuesve për zhvendosjen e sekrecioneve, administrohen bronkodilatatorë

sipas përshkrimit për të pakësuar bronkospazmën dhe e instruktojmë për një frymëmarrje

diafragmale, për një ventilim më të mirë. Gjëndja e rënduar e pulmoneve është shpesh e

shoqëruar dhe me një sasi të shtuar të sekrecioneve respiratore. Në periudhën preoperatore

rrugët e frymëmarrjes duhet të lirohen nga sekrecionet për të reduktuar mundësinë e

atelektazës apo të infeksioneve në fazen post operatore. Kjo realizohet nëpërmjet lagështimit,

drenazhit postdural dhe perkusionit të kraharorit shoqëruar me administrimin e

bronkodilatatorëve (nqs është e përshkruar). Volumi i sputumit matet cdo ditë në pacientët të

cilët nxjerrin një sasi të madhe të sekrecioneve. Këto matje bëhen për të përcaktuar nëse sasia

Page 59: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

59 Gentian DAULLE

e sekrecioneve është duke u zvogëluar. Monitorojmë sitemin kardiak, bëjmë EKG, masim

tensionin arterial "pulsing, identifikojmë nëse pacienti ka takikardi, bradikardi. Inferieri

vlerëson funksionin e heparit, funksionin gastrointestinal, renal, endokrin, neurologjik,

hematologjik. Pacienti informohet për atë cfarë e pret në periudhën post-operatore si:

shpjegohet ndërhyrja kirurgjikale, prania e tubave në krahëror dhe shishet e drenazhit,

administrimi i oksigjenit për të lehtësuar frymëmarrjen dhe n.q.s është e mundur përdorimin e

ventilatorit. I shpjegohet pacientit rëndesia e kthimit të vazhueshem në shtrat për të nxitur

drenimin e sekrecioneve të mushkërise,instruktojmë pacientin për përdorimin e spirometrit që

fillon që në periudhën preoperatore për ta mësuar pacientin dhe me përdorimimin korrekt të

tij. Meqënëse plani i kollitjes do të jetë i rëndësishëm në periudhën post opreatore për të

nxjerrë sekrecionet, pacienti duhet të jetë instruktuar për teknikën e kollitjes. Ai mësohet të

shtypë vendin e incizionit me duar, jastëk ose peshqirë të palosur. Sic dihet, pacienti përpara

operacionit ka ankth dhe frikë rreth ndërhyrjes kirurgjikale. Ai mund të shfaqë reaksione

shumë të rëndësishme si frikë nga hemoragjia si pasojë e sputumit në gjak, diskomforti nga

kolla kronike dhe dhimbja e krahërorit ose frika e vdekjes si pasojë e dispnesë dhe tumorit.

Infermierja ndimon pacientin ti largojë më të shumtën e këtyre frikërave. Kjo bëhet duke

korrigjuar ndonjë mendim të gabuar rreth operacionit, duke i dhënë siguri rreth operacionit,

duke iu përgjigjur me shumë takt pyetjeve rreth dhimbjeve, diskomforit dhe trajtimit

2Faza intra-operatore:Faza intra-operatore quhet periudha që fillon në momentin kur

pacienti hyn në sallën e operacionit deri në momentin kur pacienti kalon në dhomën e

terapisë intensive apo në pavion.Infermieri e shoqëron pacientin deri në krevatin e

operacionit,ku e ndimon të pozicionohet. Ajo në sallën operatore dorëzon edhe kartelën

infermierore kujanë të shkruara të gjitha të dhënat e pacientit dhe gjëndjen e tij. Në kohën e

operacionit infemierja shkruan të gjitha të dhënat e operacionit,si shkoi operacinoni,prania e

drenave,likidet e dhëna pacientit,anestezia e përdorur etj. Në momentin që mbaron operacioni

infermierja ndimon anestezistin për të bërë zgjimin e pacientit dhe pasi ai të jetë zgjuar dhe

arrin të kryejë frymëmarje, është i vetëdijshëm,pra i ka të monitoruara mirë parametrat vitale,

pacienti më pas kalon në reaminacion.

3Faza post-operatore Kjo fazë fillon me pranimin e pacientit në dhomën e zgjimit dhe

mbaron me një vlerësim-ndjekje në klinikë ose në shtëpi. Në momentin që pacienti është në

dhomën e zgjimit bëhet vlerësimi i rrugëve të frymëmarrjes, monitorohet statusi

pulmonar,dëgjohen tingujt e frymëmarrjes ,thellësia,ritmi dhe modeli e frymëmarrjes,

vlerësohet ngjyra e lëkurës për cianozë,vlerësohen gazet në gjak për shenja të hipoksisë dhe

mbetjeve të CO2 . Infermieri mat dhe regjistron presionin e gjakut,pulsin dhe presionin

central venoz cdo 2 orë. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme EKG për disritmi.Disritmitë

janë më të hasura pas operacioneve torakale. Në pacientët me pneumonektomi totale ka

vecanërisht prirje për crregullime kardiake. Matim temperaturën e pacientit. Inkurajohet

Page 60: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

60 Gentian DAULLE

pacienti për frymëmarrje të thellë dhe efektive si dhe nxitet përdorimi e spirometrit,kjo

ndimon për të arritur një zgjerim maksimal të mushkërive dhe në hapjen e rrugeve të

mbyllura ajrore. Inkurajohet dhe ndihmohet pacienti për njëkollitje efektive ( që arrihet) cdo

1-2 orë. Kollitja është e nevojshme për të hequr sekrecionet e mbetura të cilat lëvizin me

vështirësi nga regjioni ioperuar. Infermierja duhet të shikojë sasinë, viskozitetin dhe erën e

sputumit. Ndryshimet e sputumit sugjerojnë për prezencën e infeksionit ose ndryshime në

statusin pulmonar. Inspektohet incizioni kirurgjikal për skuqje dhe

hipertermi,ngurtësim,erëra, carje dhe drenim. Kontrollohet drenazhi,goditjet dhe vibrimet

sipas përshkrimit. Vendoset pacienti në pozicion semi-fowler.Pacientët me respiracion të

kushtëzuar mund të mos jenë në gjëndje të kthehen në anën e pa operuar.Ndimohet pacienti

në ndryshimin e pazicionit cdo 2 orë.Administrohen medikamentet sipas përshkrimit të

mjekut.

KAPITULLI V ; Studime statistikore

Studimet statistikore janë kryer në Spitalin e Durrësit, ku janë përdoru regjistrat e pacientëve

të shtruar me kancer pulmonar. Studimet përfshijnë një periudhë prej 4 vitesh (2010-2013).

Numri i personave të regjistruar me këtë sëmundje për periudhën 2010-2013 ka qenë 60, prej

të cilëve shumica ishin meshkuj, gjithashtu shumica e pacientëve ishin nga qyteti. Nga të

dhënat statistikore del se mosha më e prekur është mbi 60 vjeç kryesisht e seksit mashkull.

Grafiku 10; Raporti i tumoreve pulmonare

Bronko-pulmonar

22%

Kanceri pleural

71%

I pa përcaktuar

7%

Grafiku 9; Tumoret e Sistemit Respirator 2010-2013

Page 61: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

61 Gentian DAULLE

Nga viti në vit numri i rasteve të reja vjen duke u shtuar.

0

2

4

6

8

10

12

14

16

18

20

2010 2011 2012 2013

Kanceri bronko-pulmonar

Kanceri pleural

I papërcaktuar

Grafiku 11; Raporti M/F (CA i mushkërive) 2010-2013

meshkuj

femra

Page 62: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

62 Gentian DAULLE

Grafiku 14; Variacioni i CA pulmonar M/F për periudhën 2010-2013

Fshat 26%

Qytet 74%

Grafiku 12; raporti fshat/qytet (kanceri pulmonar) 2010-2013

0

1

2

3

4

5

6

7

8

9

15-24 25-34 45-54 55-64 65+

Grafiku 13; Të dhënat e spitalit Rajonal Durrës 2010- 2013

Numri i të prekurve sipas grup-moshave kanceri i sistemit respirator

Page 63: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

63 Gentian DAULLE

Grafiku 15; Raporti fshat/qytet për individët e prekur nga kanceri pulmonar 2010-2013

Deklaratë: Ky është punim origjinal i bërë prej meje duke u bazuar në literaturë (sipas

bibliografisë) dhe në bazë të të dhënave të Shërbimit të Statistikës në Spitalin Rajonal Durrës

0

2

4

6

8

10

12

CA i sistemit respirator M/F

2010

CA i sistemit respirator M/F

2011

CA i sistemit respirator M/F

2012

CA i sistemit respirator M/F

2013

Meshkuj

Femra

0

2

4

6

8

10

12

14

16

kanceri sistemit respirator

kanceri I sistemit respirator

kanceri i sistemit respirator

kanceri Iisistemit respirator

Fshat

Qytet

Page 64: Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

Kanceri pulmonar dhe kujdesi infermieror

64 Gentian DAULLE

Bibliografia

1. Ozols RF, Herbst RS, Colson YL, et al. Clinical kancer advances 2006: major research

advances in kancer treatment, prevention, and screening a report from the American

Society of Clinical Oncology. JClin Oncol 2007;25(1): 146.

2. Ferlay J, Autier P, Boniol M, et al. Esti'mates of the kanch incidence and mortality in

Europe in 2006. Ann Oncol 2007;18: 581.

3. Sano H, Marugame T. International comparisons of cumulative risk of lung kancer, from

kancer incidence in five continënts Vo\. VIII. Jpn J Clin Oncol 2006;36(5): 334.

4. Wakelee HA, Chang ET, Gomez SL, et al. Lung kancer incidence in never smokers. JClin

Oncol 2007 10;25(5): 472.

5. Vineis P, Alavanja M, Buffler P, et ·al. Tobacco and kancer: recent epidemiological

evidence. J Natl Kancer Inst 2004;96(2): 99.

6. Alberg AJ, Samet JM. Epidemiology of lung kancer. Chest 2003;123(1 Suppl): 21S.

7. Flehinger BJ, Melamed MR, 7.aman MI3, et a!. Early lung kancer detection: results of the

initial (prevalence) radiologic and cytologic screening in ~he Memorial Sloan-Kettering

study. Am Rev Respir Dis 1984;130(4):

555.

8. Matakidou A, Eisen T, Houlston RS. Systematic revieë of the relationship betëeen family

history and lung kancer risk. Br JKancer 2005;93(7): 825.

9. Hëang SJ, Cheng LS, Lozano G, et a1. Lung kancer risk in germline p53 mutation carriers:

association betëeen an inherited kancer predi:;position, cigarette smoking, and kancer risk.

Hum Gjenet 2003;113(3):

238. ~

10. Landi S, Gemignani F, Canzian F, et al. DNA repair and cell cycle control gjenes and the

risk of young-onset lung kancer. Kancer Res 2006;66(22): 11062.

11. Ëhitroë MJ, Smith BJ, Pilotto LS, Pisaniello D, Nitschke M. Environmental exposure to

carcinogjens causing lung kancer: epidemiological evidence from the medical literature.

Respirology 2003;8(4): 513.

12. Bosken CH, Ëei Q, Amos cr, Spitz MR. An analysis of DNA repair as a determinant of

survival in patients ëith non small-cell lung kancer. JNatl Kancer Inst 2002;94(14): 1091

13. Bosken CH, Ëei Q, Amos cr, Spitz MR. An analysis of DNA repair as a determinant of

survival in patients ëith non small-cell lung kancer. J Natl Kancer Inst 2002;94(14): 1091

14. Valaitis J, Ëarren S, Gambel D. Increasing incidence of adenokarcinoma of the lung.

Kancer 1981;47: 1042.

15. Noguchi M, Morikaëa A, Kaëasaki M, et al. Small adenokarcinoma of the lung.

Histologic characteristics and prognosis. Kancer 1995;75(12): 2844.

16. Kish JK, Ro JY, Ayala AG, et al. Primary· mucinous adenokarcinoma of the lung ëith

sigi1et-ring cells: A histochemical comparison ëith signet-ring cell karcinomas of other

sites. Hum PathoI1989;21(4): 459.

17. Katzenstein AL; Prioleau PG, Askin FB. lhe histologic spectrum and significance of

clear-cell change in lung karcinoma. Kancer 1980;45(5): 943.

18. Carter D. Squamous cell karcinoma of the lung: an update. Semin Diagn Patho11985; 2