appendecitis acutae tek mosha pediatrike. kujdesi infermieror

40

Click here to load reader

Upload: tranthu

Post on 15-Dec-2016

363 views

Category:

Documents


56 download

TRANSCRIPT

Page 1: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU’’ DURRËS

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

PROGRAMI I STUDIMIT : MASTER PROFESIONAL

DEGA: INFERMIERI KIRURGJIKALE

MIKROTEZA

APPENDECITIS ACUTAE TEK MOSHA PEDIATRIKE. KUJDESI INFERMIEROR

Udheheqes shkencor

Ma Student Armand Murataj Dr .Med Endrit Sina

Prof.Assoc Pirro Prifti

DURRËS 2014

Page 2: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 2

Page | 2

OBJEKTIVAT:

Ky punim trajton apendiksin te femijët dhe sëmundjen e tij të pare nga këndvështrimi i

kujdesit infermieror.

Objektivat e këtij punimi janë:

a. Njohja e anatomisë te apendiksit dhe të formave topografike të tij

b. Njohjen e faktoreve etiologjik dhe të mekanizmit fizpathologjik që çon në

shfaqjen e appendecitis tek femijët

c. Njohja e manifestimeve klinike, e diagnoses, e diagnozave diferenciale

dhe e trajtimit të appendecittis akuta e te fëmijet, parandalimin; e

prognozës.

d. Njohja e komplikacioneve dhe e trajtimit të tyre

e. Analiza e të dhënave statistikore rreth semundjes.

Ky punim synon të vërë qartë në dukje rolin themelor të Infermierit në kujdesin e pacientit në

kushte hospitalore apo dhe post-spitalore i bazuar në protokollin e menaxhimit infermieror

(vleresimi infermieror,evidentimin e diagnozave infermierore,hartimin e qellimit e të

planifikimit të ndërhyrjes infermierore, ndërhyrja infermierore, vleresimin e rezultateve të

arritura ).

Page 3: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 3

Page | 3

PËRMBAJTJA

Objektivat............................................................................................................................................2

Përmbajtja...........................................................................................................................................3

Kapitulli 1...........................................................................................................................................4

Hyrje ...................................................................................................................................................4

Anatomia..............................................................................................................................................4

Etiologjia /Fizpatologjia.......................................................................................................................6

Tabloja klinike......................................................................................................................................7

Diagnoza................................................................................................................................................7

Diagnozat diferenciale ..........................................................................................................................9

Trajtimi/Komplikacionet/ Prognoza......................................................................................................11

Menaxhimi infermieror .........................................................................................................................11

Kapitulli ll.............................................................................................................................................20

Qëllimi i studimit ..................................................................................................................................20

Materiale dhe metodika..........................................................................................................................20

Studime statistikore dhe të dhënat statistikore.......................................................................................21

Kapitulli lll............................................................................................................................................37

Rezultate ................................................................................................................................................37

Diskutime...............................................................................................................................................37

Kapitulli lV...........................................................................................................................................38

Konkluzioni...........................................................................................................................................38

Rekomandime........................................................................................................................................38

Abstrakti.................................................................................................................................................39

Fjalet kyçe..............................................................................................................................................39

Falenderime............................................................................................................................................40

Literatura................................................................................................................................................40

Page 4: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 4

Page | 4

KAPITULLI 1

HYRJE

Appendicitis është një infeksion bakterial i shkaktuar nga pengim apo bllokim i apendiksit

Appendecitis është kushti më i zakonshëm tek fëmijët që kërkojnë kirurgji emergjente të barkut. Çelsi

për një prognozë të mirë është diagnoza e hershme e ndjekur nga appendectomia. Apendiksi lind nga

cecumi, i cili ndodhet në kuadratin e poshtëm të djathtë të abdomenit , në shumicën e fëmijëve. Ai

mund të qëndroje në pjesen e siperme të abdomenit ose në anën e majtë në fëmijët me anomali

kongjenitale të pozicionit të zorrëve (p.sh.malrotacion ), situs inversus totalis, gastroschisis, dhe

omphalocele .

Disa karakteristika anatomike të apendiksit mund të luajne një rol në incidencën dhe paraqitjen e

apendiksit gjatë fëmijërisë. Në moshat pediatrike mund të jetë e vështirë për ta diagnostikuar

appendecitin, sepse prezantimi mund të jetë jospecifik, simptomat nuk mund të shprehen në mënyrë

adekuate, fëmija është shpesh i druajtur dhe në gjendje të pakëndshme, duke e bërë kështu vlerësimin

të veshtire. Testet laboratorike dhe studimet e imazhit, kryesisht me ultratinguj dhe tomography apo

rezonancë magnetike, janë ekzaminime suplementare të dobishme në vlerësimin për appendecitis .

ANATOMIA

Appendixi vermiformis paraqet morfologjikisht vazhdimin e cekumit .Ai është një tub i holle

cilindrik i vendosur rreth 2.5-3.5 cm poshtë bashkimit të zorrës së hollë me të trashe, në pikën

e bashkimit të tre tenieve në fundin e cekumit. Ky proçes ka një gjatësi prej 0.5-7 cm e më

shumë. Por mund të gjenden edhe përmasa të tjera ose në rastet e rralla ai mundet edhe të

mungojë plotesisht. Ndërtimi i mureve të këtij formacioni është e njëjtë me atë të zorrës së

trashë, vetem se në mukozën e tij gjejme shumë ind limfoid të vendosur në formën e foliculi

limfatici agregati appendicis vermiformis që bën që ai të quhet “tonsilla abdominale’’.

Vendlokalizimi i appendixit është i lidhur me vendodhjen e cekumit. Mund të gjejmë

vendosje të lartë apo të ulët të tij, por dhe vendosje të tjera si pozicion medial të tij, lateral

apo posterior cekumit i quajtur pozicioni retrocecal.

Page 5: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 5

Page | 5

Në raport me peritoneumin appendix vermiformis është një organ intraperitoneal; ai vishet

nga të gjitha anët prej tij. Megjithatë takohen edhe raste (sidomos në vendosjet e tij

retrocekale), kur ai mund të mos mbulohet me peritoneum. Për keto raste bëhet fjalë për

vendosje retrocekale dhe retroperitoneale, të cilat paraqesin një tablo klinike shumë të varfër

dhe veshteresi në vendosjen e diagnozës së appendicitit si dhe gjatë nderhyrjeve kirurgjikale.

Ushqehet me gjak nga arteria iliocolica, degë e Arterias mesenterica superior.

FORMAT TOPOGRAFIKE

Apendeciti pelvic

Dhimbja ndodhet në regionin hipogastrik dhe është e shoqëruar me shenja të kompresionit

pelvik së bashku me shqetesimet urinare (disuri, retension urinar akut ose poliakiuri dhe me

pak tregues rectal (nevoje për të defekuar, tenezma dhe diarre). Gjatë ekzaminimit fosa iliake

e djathtë nuk është e dhimbshme dhe palpacioni abdominal nxit një dhimbje hipogastrike .

Diagnoza diferenciale duhet bërë me një divertikulit. Në këtë situatë eko dhe skaneri

abdominal janë të nevojshme për diagnozen.

Apendeciti retrocekal

Pozicioni i apendiksit në kontakt me muskulin psoas shpjegon simptomatologjine. Kështu

dhimbja është lumbare dhe mund të shoqerohet me një psoitis (karakteristik për një fleksion

spontan të kofshes e cila gjatë ekstensionit është e dhimbshme ). Gjatë ekzaminimit, dhimbja

nuk provokohet në pikën e Mc Burney, por në kontakt me Kristën ikiake të djathtë, fëmija i

shtrirë laterisht në anën e majtë. Në prezencën e një apendiciti të supuruar, drejt një abcesi ,

Page 6: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 6

Page | 6

dhimbja lumbare shtohet nga një irritim i nervit krural dhe nervave ilioinguinal dhe ilio-

hipogastrik. Topografia e dhimbjes dhe konstatimet e ekzaminimeve mund të sugjerojnë

diagnozen drejt një pielonefriti .

Lokalizime te tjera

Apendiciti mezoceliak ku apendiksi është midis ansave intestinale dhe manifestohet

me një okluzion febril të zorrës së hollë.

Apendiciti në pozicion herniar është një formë e rrallë ku apendiksi i inflamuar

gjendet në sakusin herniar. Ky apendicit simulon një hernie inkarcerata .

Apendiciti sinistra i korrespondon një situsi invers .

ETIOLOGJIA DHE FIZIOPATOLOGJIA

Që të zhvillohet një infeksion, duhet hapësirë e mbyllur dhe prani e mikroorganizmave .

Kështu nëse komunikimi i apendiksit me cekumin mbyllet nga ndonjë fekalith, edemë etj. ,

krijohet një hapësirë e mbyllur në hapesirën e tij dhe mikrobet e pranishëm që janë me

shumicë shtohen dhe japin infeksion. Prania e folikujve limfatike është kusht dhe favorizon

ketë infeksion.

Mekanizmi fizpatologjik

Faza edematoze

-Hyperemia e murit.

- Bllokimet e enëve të gjakut venoz epërsi.

Faza qelbëzuese

- Rritja e komprimimit të enëve të gjakut.

- Angazhimi venoz dhe limfatik. Shfaqja fibrinopurulent e exudatit.

- Fillimi i rritjes së baktereve.

Faza gangrenoze –

Page 7: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 7

Page | 7

-nekrotizimi i murit të apendiksit.

- zonë e inflamuar

- Sasia më e madhe e materialit purulent.

Faza penetruese

- Muri appendikular është shpuar dhe vihet re shfaqje e materialeve fekale ne zgavren e

barkut.

o Shkaqet e apandecitit jane :

1-Prania e copave të vogla të fekaleve duke shkaktuar bllokim pe shtojces.

2-Prania e baktereve të cilët shumohen duke shkaktuar pus e për pasoje bymimin e

apendiksit.

3-Sëmundje inflamatore të intestiniumit

4-Infeksion në ventrikul me irradim në apendiks

5-Shkaqe idiopatike

6-Dieta e pasur me yndyrna

7-Faktori gjenetik

8-Prania e objekteve të huaja të tilla si krimbi ascariasis

SIMPTOMAT KLINIKE

Historia klasike klinike shprehet me anoreksi dhe dhimbje periumbilikale e ndjekur nga

vertigo, dhimbje, të vjella. Përveç kësaj, kur të vjellat ndodhin, ato pothuajse gjithmonë

ndjekin fillimin e dhimbjes. Vjellja që i paraprin dhimbje është sugjerues i pengimit zorrëve,

dhe diagnoza e apendiksit duhet të rikonsiderohet. Diarre ose konstipacion është vërejtur në

shumë pacientë dhe nuk duhet të përdoret për të hedhur mundësinë e apendiksit.

Simptomë më e zakonshme e apendiksit është dhimbja abdominale. Në mënyrë tipike,

simptomat fillojnë si periumbilikale apo dhimbje epigastrike emigrojnë në kuadratin e

poshtëm të djathtë të barkut. Pacientët zakonisht shtrihen, përkulen, dhe nxjerrin gjunjët e

tyre për të reduktuar lëvizjet dhe për të shmangur përkeqësimin e dhimbjes së tyre . Më

vonë, dhimbja përkeqësohet dhe progreson së bashku me të vjella, anoreksi. Ethet mund të

arrijë 37,8-38,8°C. Një normë rritjeje të pulsit mund të jetë një tregues i peritonitit .

Page 8: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 8

Page | 8

Appendiksi i inflamuar pranë fshikëzës urinare ose uretrës mund të shkaktojë simptoma të

tipit irritues, hematuri ose piuri .

DIAGNOZA

Dhimbja nga appendiksiti mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Përveç kësaj, dhimbja e

barkut mund të lindin nga një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Kështu vendosja e një

diagnozë nganjëherë mund të jetë e vështirë te femijet, sepse ata nuk flasin e nuk mund të

tregojne se ku i dhemb, por edhe sepse qajnë dhe barku nuk mund të ekzaminohet. Në këto

raste kur ekziston vështeresia në ekzaminim, aplikohet i.m.1mg per 7kg/peshe diazepam .Pas

30 minutash fëmija qetesohet. Diazepami nuk e heq dhimbjen, por ai është qetesues ,

anksiolitik dhe kështu kryhet ekzaminimi i femijes që fle. Kur dora gjatë palpimit arrin në

kuadratin e djathtë të poshtëm, fëmija reagon nga dhimbja.

Për vendosjen e një diagnoze të saktë janë të nevojshme historia e saktë e shenjave dhe

simptomave dhe kryerja e një ekzaminimi të plotë fizik abdominal.

Testet dhe procedurat e përdorura për të diagnostikuar apendiksit përfshijnë:

Ekzaminimi fizik

Për të vlerësuar dhimbjen, aplikohet presion të butë në zonën e dhimbshme. Kur presioni

është lëshuar papritur, dhimbja e apendiksit shpesh do të ndjehet më keq, duke sinjalizuar

kështu për një inflamacion të peritoneumit.

Page 9: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 9

Page | 9

Testi i gjakut .

Leukocitozë e moderuar, që tregon për mundesinë e pranisë të një infeksioni

Testi i urinës

Marrja e analizes së urinës kryhet për të perjashtuar mundesinë e pranisë së dhimbjes e

shkaktuar nga infeksioni në traktin urinar apo kalkuloze renale.

Ekzaminimet radiologjike

a-eko abdominale b-Tomografi të kompjuterizuar ( CT) për të ndihmuar në konfirmimin

apendiksit ose për gjetjen e shkaqeve të tjera te dhimbjes .

DIAGNOZAT DIFERENCIALE .

Karakteristika klinike në diagnozën diferenciale .

- Dhimbje abdominale jospecifike jokirurgjikale. Ky subjekt përbën 50 % e rasteve të

dhimbjeve të barkut të konsultuara në departamentin e emergjencave pediatrike. Tabloja

klinike është jospecifike; e përhapur, me dhimbje jo të lokalizuar pa acarim peritoneal .

Fëmija nuk ka ethe dhe herë pas here mund të raportojë nauze dhe vomë.

Gastroenterit: Në këtë gjendje të vjellat i paraprin një dhimbje që paraqitet si një dhimbje

barku të përhershme dhe që shoqërohet episode të bollshme diarreje.

-Konstipacion i fshehur : Në konsultim, pacienti dhe / ose familja nuk raportojnë praninë e

ndryshimeve në zakonin e zorrës, por me një histori të kujdesshme, bëhet e dukshme. Shumë

kirurgë pediatrikë urdherojnë aplikimin e klizmes. Pas aplikimit të klizmë, vihet re se

dhimbja zvogëlohet dukshëm apo zhduket. Nëse ekziston dyshimi i lartë për apendiksit akut,

asnjë klizmë nuk duhet të kryhet .

- Infeksion i traktit urinar : shfaqet me disuri, ethe e gjendje febrile 39 °C; frekuenc e rritur

urinare; leukocytos 16,000 cells/mm3. Nuk ka dëshmi për dhimbje të barkut të lokalizuara .

- Lymphadenitis mezenterike: Në këtë gjendje, simptomat e barkut paraprijn një sëmundje

virale respiratore. Nuk ka dhimbje të lokalizuara të barkut dhe acarim peritoneal.

- Meçkel Diverticulitis: Zakonisht dhimbje barku është e vendosur më shumë drejtë rajonit

umbilikal dhe kuadratin e poshtëm të majtë. Mund të shoqërohet me enterorrhagi. Diagnoza

definitive bëhet gjatë një operacioni ku shihet një apendiks të shëndetshëm dhe një

Page 10: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 10

Page | 10

diverticulum.

- Pneumonia : Vleresohet përkeqësimi i mëtejshëm i gjëndjes së përgjithshme e pacientit,

temperaturë të lartë dhe shenjat e shqetësimit të frymëmarrjes. Në askultacion kemi

hipoventilim. Radiografia e thoraxit vendos diagnozën .

Diagnoza te tjera diferenciale

-Abscesi abdominal - Sëmundja e Crohn -Ishemi mezenterike -Trauma abdominale-

Intussusceptioni -Hernie hinguinale –Encefalit -Meningit.

TRAJTIMI

Trajtimi bazë është ai kirurgjikal. Është e mira që kur dyshohet, të mos jepen antibiotikë ,

por të mbikqyrim duke dhënë perfuzione dhe analgjezikë jo morfinik, për të mos fshehur

shenjat e sëmundjes. Kur vendoset për operim, fillohet trajtimi me antibiotikë .Mund të jetë e

nevojshme vendosja e sondës nazogastrike. Pas operimit jepen qetësues. Në rastet e

dehidratimit, jepen lengje. Ushqimi fillon me fillimin e peristaltikës intestinale Fëmija nëse

nuk është febril mund të shkoj n shtepi 24 ore pas operacionit,dhe vjen ne spital diten e 5-7

per te hequr suturat .Ne rastet kur inflamacioni eshte i avancuar ,kirurgu vendos dren

kirurgjikal.Per te luftuar infeksionin dhe parandaluar zhvillimin e peritonitit jepen perfuzione

me antibiotike me specter te gjere qe mbulojne floren bakteriale aerobe dhe anaerobe,gram

negative dhe gram positive.Vendoset sondë nazogastrike. Qëndrimi në spital është më i gjatë.

Ndiqet në dinamikë rrjedhja e drenit, temperaturë dhe shenjat e tjera vitale. Nëse ka

temperaturë dhe dyshohet për ndonjë grumbullim pusi, kryhen ekzaminime radiologjike si

EKO abdominale dhe CT. Pra, kemi trajtim :

-kirurgjikal (appendectomy ). Kjo procedurë kryhet nën anestezi gjenerale. Hiqet apendixi

i inflamuar, Shpërlahet abdomeni me fiziologjik. Abcesi trajtohet me antibiotikoterapi dhe

drenim kirurgjikal

-Antibiotikoterapi për të luftuar infeksionin.

-Trajtim simptomatologjik- përdorimi i medikamenteve të tilla si :

Page 11: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 11

Page | 11

-antiinflamatorë për inflamacionin

-analgjezikë për qetësimin e dhimbjes

-Trajtim dietetik. Përdorimi i një diete të pasur me vitamina, fibra, pa yndyrna kryesisht ato

të ngopura .

KOMPLIKACIONET

1-Peritonitis – inlamacion i të gjithë kavitetit abdominal.

Kjo shkakton dhimbje, hipertermi, takikardi. Nëse nuk trajtohet menjeherë, prognoza mund

të jetë fatale

2-Abces –prania e një koleksioni të dhimbshëm me pus.Trajtohet me antibiotikë dhe drenim

kirugjikal i pusit.

Page 12: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 12

Page | 12

PROGNOZA

Rezultati është i mirë me trajtimin e hershem. Në rastet e krijimit të vrimës, rreziku për

infeksion është shumë i madh. Nëse nuk trajtohet, intususceptioni rezulton fatal për fëmijët e

vegjel .

MENAXHIMI INFERMIEROR

Njohja me pacientin dhe gjëndjen e tij

Infermieri sapo të paraqitet fëmija me apendecit (i ekzaminuar nga kirurgu në konsultë me

anestezistin ), fillon përgatitjet për operim të tij. Grumbullohen të dhëna për gjëndjen

konkrete të tij, merret material për analiza, merren të dhëna për historikun e sëmundjes

,reaksionet dhe semundjet shoqeruese që mund të ketë. Maten dhe rregjistrohen shenjat

jetësore .

o Historia aktuale mjekësore ankesat e dhimbjeve, nauze, vome , hipertermi ,

leukocite të rritur.

Historia e kaluar mjekësore rreth problemeve shoqerues

Shenjat Vitale (Frekuenca kardiake, Frekuenca respiratore, Tensioni arterial, Statusi

neurologjik ,Temperatura )

Sistemi kardiovaskular : Për të përcaktuar shenjat vitale, prania ose mungesa e distensionit

abdominal dhe të qafës, zbehje, edemë, dhe tingujt jonormale të zemrës.

Sistemi hematologjike: Për të vleresuar nëse ekziston një rritje të leukociteve; është një

shenjë e infeksionit .

Sistemi urogjenital: Nëse është ose jo nën tension vezika urinare dhe ankesat për dhimbje.

Sistemi musculoskeletal: Për të vleresuar nëse ka vështirësi në lëvizje, dhimbje të kockave,

nyjeve dhe a ekziston një thyerje ose jo .

Sistemi imun: Për të vleresuar nëse ka zgjerim te nyjeve limfatike .

KUJDESI INFERMIERORE

Periudha preoperatore

Fillon që në momentin që është marrë vendimi për nënshtrimin e interventit kirurgjikal e deri

në castin e transferimit të pacientit në tavolinën operatore.

Page 13: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 13

Page | 13

Diagnozat Infermierore

1 . Rreziku për hypovolemi në lidhje me të vjella preoperative .

2 . Dhimbje akute si pasoje e fryrjes të zorrëve nga inflamacioni i indeve .

3 . Ankthi lidhur me statusin shëndetësor .

Qëllimi dhe planifikimi i menaxhimit infermieror

Qëllimi i kujdesit infermieror ka te bëjë me përgatitjen fizike të fëmijes; hidratimin e

fëmijes; qetësimin e dhimbjes; trajtimin psikologjik të tij.

Veprimtaria infermierore

Përgatitja e kirurgjisë së përgjithshme

Kjo mund të bëhet nga infermieri kurpacienti ka hyrë në sallën e operacionit.

Firmosja e karteles

Firmosja e kartëles kryhet nga familjarët e pacientit ose nga bashkëshoqeruesit e tij për të

rënë dakort për procedurën që do kryhet si dhe pasojat e mundshme që mund të shfaqen pas

kësaj.

Pergatitja e lëkurës

Procedurat për përgatitjen e lëkurs si larja e saj dhe heqja e qimeve pa shkaktuar dëmtim apo

irritim, është shumë e rëndesishme në kirurgji. Heqja e qimeve është e nevojshme të bëhet në

zonën e fushës operatore për të larguar mikroorganizmat të cilat mund të shkaktojnë

infeksion si pasojë e futjes së tyre në plagen kirurgjikale .

Zbrazja e vezikës urinare

Një vezikë urinare e plotë shkakton pengese në punën e kirurgut dhe mund të shkaktojë

dëmtimin e saj. Prandaj kryhet vendosja e një kateteri urinar për ta zbrazur atë .

Lëngjet

Pacienti shpesh paraqitet me insuficience hidroelektrolitike. Përpara ndërhyrjes kirurgjikale

vendoset ekuilibri elektrolitik .

Page 14: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 14

Page | 14

Veshja e pacientit

Perpara se pacienti të merret në sallën operatore kryhet veshja e tij. Infermieri i vesh një

bluzë siper rrobave të tij, një kapuc salle për të mbuluar flokët dhe në kembe një qeske robe

ose plastike për t’i mbuluar këpucet .

Kujdesi për gojën

Përpara se pacienti të futet në sallën operatore është shume e rëndësishme larja e gojës për të

larguar mbetjet ushqimore që mund të kenë mbetur të cilat mund të aspirohen gjatë

anestezisë.

Mjekimi preoperator

Aplikohen të gjitha medikamentet e përshkruara nga mjekju. Përpara aplikimit të tyre duhet

të matet frekuenca e pulsit dhe të frymemarrjes ,dhe te dhenat te shenohen ne kartelen

infermierore .Informohet pacienti për shfaqjen e veprimit të medikamenteve të dhëna .

Informimi i pacientit ose/dhe te familjareve

Një sqarim dhe informim i kujdesshëm i pacientit (Bëhet një informim dhe shpjegim të

shkurter pacientit nëse është në gjëndje të na kuptoje) dhe i familjareve apo i personave të

tjerë bashkëshoqerues për procedurën operatore dhe ate që pritet prej saj , duhet bërë përpara

operacionit. Informohen në lidhje me: premedikimin – kur do të bëhet dhe cfare; Si do të

kontrollohet dhimbja pas operacionit; Pse kryhet monitorimi i shpeshte i shenjave viale ;

Rolin e bashkëpunimin e tij në periudhen pas operacionit me qëllim që të mos kemi

nderlikime.

Të tjera

Matja shenjave vitale .

Matja e pëshes dhe gjatesise .

Kryerja e ekzaminimeve laboratorike ( hematokriti , glicemi esëll , analiza e urinës )

Vlerësim i statusit të dhimbjes: shkallën, vendndodhjen, karakteristikat

Dhenia e antibiotikeve me spektër intravenozë për të parandaluar infeksionin

Përgatitja për kirurgji

Rezultatet e pritshme :

Page 15: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 15

Page | 15

-Eleminimi i ankthit dhe i frikës që ndjen para operacionit

-Sqarimi i duhur e i qartë i familjarëve apo personave të tjere për gjëndjen e fëmijës së

tyre, rezultatet e pritshme -Kryerja e të gjitha procedurave të duhura për operim

Periudha intraoperatore

Kjo fazë fillon nga momenti i transferimit të pacientit në tavolinën operatore e deri në

momentin e pranimit të tij në dhomën e rizgjimit.

o KUJDESI INFERMIERORE

Diagnozat infermierore

-Mundësia e një infeksioni për shkak të futjes së mikrobeve në plagën operatore si pasojë e

moszbatimit korrektë të parimeve të asepsisë

- Hipovolemi për shkak të mosdhënies së duhur të perfuzioneve.

-Vonesë në apendectomy për shkak të mosplotësimit të kirurgut me ndonjë instrument apo të

ndonjë pajisjeje shtesë si pasojë i mungesës së tij në kompletin e instrumentave steril.

Qëllimi dhe planifikimi

Eleminimi i mundësisë të krijimit të infeksionit; hidratimin përmes dhënies së perfuzioneve ;

përgatitjen e duhur instrumentare në kryerjen eficente të procedures.

Ndërhyrja infermierore

Veprimet infermierore në periudhën intraoperatore janë :

Parandalimi i infeksionit

Për të parandaluar një infeksion gjatë kryerjes së operacionit, zbatohen në menyrë rigoroze

rregullat e vendosura. Nëse vihet re prishja e sterilitetit të ndonjë instrumenti kirurgjikal ,

vihet në dijeni kirurgu operues dhe personeli tjetër në sallë.

Administrimi i lëngjeve

Page 16: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 16

Page | 16

Kryhet nga anestezisti por me asistimin e infermierit. Infermieri mban shënim llojin e

perfuzionit, sasinë e tij .Gjate aplikimit të perfuzioneve të ndryshme sidomos të gjakut ,

observon me kujdes dhe ia tregon anestezistit etiketat e shisheve ose qeseve të gjakut dhe

datën e skadences .Gjatë operimit ndiqet dhe matet sasia e urines.

Observimi dhe gadishmëria

Fëmija vrojtohet herë pas here për ngjyrën e lëkures e të thonjve për cianoze. Ndiqet ritmi

dhe sasia e urines. Nëse vihet re pakesim të saj, lajmerihet anestezisti. Plotësohen nevojat e

kirurgut në një kohe të shkurter .

Observimet e kryera regjistrohen dhe pas përfundimi të operacionit i tregohen kirurgut,dhe

reanimatorit.

Rezultatet e pritshme

-Janë zbatuar të gjitha rregullat e asepsisë

-Gjatë opeimit janë regjistruar të gjitha të dhënat .

-Informohet personeli postoperator me infprmacionin e duhur rreth gjëndjes të pacientit

Faza postoperatore

Me ketë periudhë do të kuptojme kohen që kalon pacienti në dhomen e rizgjimit e deri në

arritjen e rezultateve të operacionit.

o KUJDESI INFERMIERORË

Diagnozat infermierore

-Dhimbje akute si pasojë e plagës postoperative

-Një frymëmarrje joefektive në lidhje me anestezinë ose/dhe me pranine e sekrecioneve në

rrugët e frymëmarrjes

-Deficite në lëngje

-Rreziku për infeksion si pasojë e prerjes kirurgjike.

-Njohuri të mangëta : në lidhje me kujdesin dhe sëmundjet që lidhen me mungesën e

informacionit.

Qëllimi dhe planifikimi

Page 17: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 17

Page | 17

Qetësimi i dhimbjes; mirfunksionimi i sistemit respirator; hidratimin; kujdesi për infeksionin;

mirinformim i pacientit dhe të familjarëve.

Veprimet infermierore Postoperatore

Detyra e madhe dhe kryesore në shërbimin e pacientit në këtë periudhë është:

-Të sigurojë rrugët e frymëmarrjes të lira

-Të ndihmojë në mirmbajtjen e funksioneve kardiovaskulare

-Parandalimi dhe nëse shfaqet gjëndja e shokut, dhënia e ndihmes në trajtimin e tij.

-Kujdesje për funksionimin e drenave, tubave dhe dhënie korrekte të perfuzioneve

Vëzhgimi i shenjave vitale(fc.fr.ta.temp)

Vleresimi i shkallës së dhimbjes : Karakteristikat, shkallen, vendndodhjen. Aplikimi i

medikamenteve analgjezikë të përshkruar nga mjeku për qetësimin e saj.

Vleresimi i gjëndjes së plagës, mbajtja pastër e saj, kontrollimi i drenave për ndonjë bllokim

të tyre me koagul, dhe zhbllokimi i tyre me fiziologjik.

Këshillimi i pacientit apo asistimi për të ndryshuar pozicionin e qëndrimit në shtrat. Vendosja

në pozicionin semi-Fowler

Vlerësimi i statusit nutricional

Dëgjim të tingujve të zorrëve

Dhënia e informacionit për kujdesin e plagës dhe sëmundjes .

I mësohen pacientit teknikat e relaksimit

Rezultatet e arritura

Pacienti ndjehet i rehatuar:

Rruget e frymemarrjes jane të lira

Shenjat vitale brenda kufijve normale

Dhimbja është e kontrolluar

Nuk ka infeksion

Statusi nutricional i permiresuar

Page 18: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 18

Page | 18

Pacienti dhe familjarët kuptojnë në lidhje me kujdesin dhe sëmundjen.

Nuk ka humbje në peshë

Pacienti dhe familjarët ndjehen të informuar dhe optimist për statusin e tij shendetesor

Sygjerime për apendicitin (Kujdesi infermierore në shtëpi )

Përgjegjësia më e rëndësishme e infermierit është sigurimi i një diete të shendetshme të

ekuelibruar . Është shumë e rëndësishme ofrimi i kujdesit për të pershpejtuar procesin e

shërimit. Kryhet aplikimi i hidroterapise përreth rajonit të abdomenit . Është gjithashtu e

rëndësishme për infermierin monitorimi i pacientit .Të raportohet çdo ndryshim i papritur i

gjendjes se femijes. Fëmija të ndihmohet nga infermieri në aktivitetet e thjeshtë ulur ose

shtrirë gjatë dhe pas shërimit te plages. Pako akulli ose kompresa të ftohta mund të aplikohen

për të lehtësuar dhimbjen postoperatore. Përveç këtyre, përgjegjesi e infermierit është edhe

mësimi i pacientit apo të familjarëve në lidhje me kujdesin për plagën kirurgjikale. Pas

dergimit të pacienti në shtëpi është e rëndësishme shmangia e marrjes së shumë

medikamente kunder dhimbjes, pasi kjo mund të veshtiresoje verifikimin se nëse dhimbja po

agravohet apo po zbutet. Përdorimi i lartë i laxativeve dhe enemas duhet të shmanget ,sepse

ata mund të rrisin rrezikun e ruptures së apendiksit. Duhet të aplikohen antibiotikët dhe të

gjithë medikamentet e tjera të përshkruara nga mjeku.

Page 19: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 19

Page | 19

Parandalimi & Dieta

Një apendiks i inflamuar hiqet në mënyre kirurgjikale nën anestezi gjenerale. Ky lloj i

kirurgjisë është i njohur si appendectomy. Laparoscopia ose laparotomia janë procedurat më

pak invazive që janë kryer edhe në pacientët me apendiksit. Aplikimi i anelgjezikeve kunder

dhimbjes si dhe te antibiotikeve për trajtimin e infeksionit është i rëndesishëm pavaresisht

nëse apendiksi ka perforuar ose jo. Parandalimi është gjithmonë më mirë se mjekimi dhe

mënyra më e mirë për të parandaluar apendicitin është duke ndjekur disa ndryshime të

thjeshta në dietë dhe në mënyrën e jetesës. Një dietë të lartë me fibra , me fruta të freskëta

dhe perimet me gjethe jeshile është mënyra më e mirë për të shmangur këtë gjendje . lengjet e

nxjerra nga panxhari , karrota dhe kastraveci janë shumë të dobishme në parandalimin dhe

trajtimin e natyrshem te apendiksit . Perdorim i rregullt e ujit dhe lëngjeve të tjera të

shëndetshme është shumë e dobishme per largimin nga organizmi te substancave të dëmshme

dhe toksinave dhe gjithashtu parandalimin e konstipacionit. Të ushqyerit luan një rol të

rëndësishëm në parandalimin e kësaj gjendjeje dhe një dietë ditore që përfshin shumë perime,

fruta dhe drithëra është shumë e dobishme në minimizimin e rrezikut të apendicitit .

Për një femije qe vuan nga apendiciti,gjëja e parë dhe më e rëndësishme për të mbajtur mend

është moskonsumimi i ushqimeve të ngurta dhe të të skuqurave si dhe konsumimi i ujit.Pas tri

ditëve të para,pacienti duhet të lejohet të pijë lëngje frutash të freskëta për disa ditë të

ardhshme. Pas 3-4 ditësh pacienti duhet të vihet në një dietë të plotë të frutave për 5-6 ditët e

ardhshme. Pasi simptomat fillojnë të zbuten pacienti duhet të fillojë një dietë të ekuilibruar

me fruta të freskëta,perime, drithëra arra dhe fara . Uji dhe lëngjet duhet të jene ne sasi të

lartë për të shmangur akumulimin e toksina në organizem. Ushqime si produktet e qumështit ,

Page 20: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 20

Page | 20

mishi dhe produktet e rafinuara te sheqerit duhet të shmangen deri në shërimin e plotë të

pacientit. Receta të thjeshta si orizi me perime të tilla si speca jeshile, brokoli, lulelakëra,

fasulet dhe bizelet janë të lehtë për tu tretur dhe janë me permbajtje të larte të fibrave e cila

është shumë e dobishme për pacientët me apendicit. Podukte të tjera si supë pule dhe sallata

e perime te ziera janë gjithashtu shumë të mirë për sherimin e pacientit. Suplemente te

vitaminave B,C dhe E duhet t'u jepet pacientëve rregullisht përveç dietës se tyre të

përditshme . Vitamina E ndihmon në shërimin e plagëve kirurgjikale , ndërsa Vitamina C

ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar dhe parandalimin e infeksioneve . Vitamina B në

anën tjetër ndihmon ne rritjen e fuqise se organizmit për sherim. Gjithashtu kompleksi

Lactobacillus acidophilus është i rëndesishem për rivendosjen e shpejtë intestinal dhe të

tretjes të ushqimit .

KAPITULLI ll

METODOLOGJIA STUDIMORE &ANALIZA E TË DHENAVE

Qëllimi i studimit

Reduktimi i incidences në perforacionet e ependiksit (apendicit i komplikuar ), diagnostikim i

saktë dhe i hershëm i apendecitit akut si dhe ulja e shkallës së laparatomive te “bardha”. Për

rrjedhoje ulja e ditëqendrimit në spital,shërim i shpejt, ulja e kostos spitalore ,qëllimi që të

evidentonte si rezultatet e arritura dhe problemet duhen eleminuar në të ardhme si dhe

kujdesja infermierore në pacientë me apandecit akut.

Materiale dhe metodika

Në studim u përfshin 237 pacientë të operuar në shërbimin e urgjences së kirurgjise të

përgjithshme Spitali Rajonal Durrës, në periudhën Dhjetor 2011-Janar 2013. Baza e të

dhënave të përfshira në këtë studim përbëhet nga të dhëna të marra direkt nga pacientët nga

kartelat klinike dhe rregjistri i operacionit si dhe kontakti me stafin mjekesor. Për realizimin e

këtij studimi më ndihmuan pyetjet e mëposhtme :

1-Kur duhet të suspektojmë një apendicit akut ?

2-Cilat të dhena klinike janë më të nevojshme në diagnostikimin e apendecitit akut ?

3-Cilat teste diagnostike janë më të nevojshme në diagnostikimin e apendecitit akut ?

Page 21: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 21

Page | 21

4-Cili është trajtimi më i mirë për apendecitin akut ?

5-Cili është roli i antibiotikeve në menaxhimin e apendecitit akut ?

6-Cili është roli i Infermierit në menaxhimin e apendecitit akut ?

7-Koha e fillimit të dhimbjeve.

8-Koha e paraqitur në urgjenc .

Apendicitis acutae është urgjenca kirurgjikale abdominale më e shpeshte .

Tabela nr. 1 rastet në shqyrtim

100% e gjithë operacioneve të realizuara në urgjencën kirurgjikale të “Spitali Rajonal

Durrës”, për periudhen kohore Dhjetor 2011-Janar 2013,janë appendektomi.

Apendecitis acutae është infeksion i murit apendikular nga mikroorganizmat. Nga rastet e

trajtuara vihet re një prëdominim lehtësisht më i shpeshte te meshkujt se sa te femrat

përkatesisht në raportin 120M/117F

Viti Numri i rasteve Gjithsej

Apendektomi

2011 15 15

2012 103 103

2013 116 116

TOTALI 237(100%) 237(100%)

Page 22: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 22

Page | 22

Tabela nr. 2 Seksi.

Seksi 2011 2012 2013 Totali %

Meshkuj 9 60 51 120 50.7

Femra 6 63 48 117 49.3

Vihet re një rënie e rasteve nga viti 2012-2013, për të dyja sekset.

0

10

20

30

40

50

60

70

Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013

Meshkuj

Femra

Tabela nr. 3 Grupmoshat

Mosha < 2 vjeç 2-5 vjeç 6-9 vjeç 10-13 vjeç TOTALI

Nr 0(0%) 53(22%) 72(31%) 125(47%) 237(100%)

Fëmijët ishin të ndarë në katër grupe të moshës : < 2 vjeç ; 2 - 5 vjeç ;6-9 vjeç dhe 10 - 13

vjeç .

Kjo është një sëmundje e rrallë në fëmijët nën 5 vjec . Eshte më e përhapur tek femijet e

Page 23: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 23

Page | 23

moshes 10-13 vjeç.

0

20

40

60

80

100

120

140

Nr

2-5 Vjec

6-9 Vjec

10-13 Vjec

Menaxhimi i I Pacientit me Apendecit acutae

o Faktorët favorizues

Mendohet se faktor favorizues janë : a-Faktorët ushqimorë; b-Parazitozat , fekaloidet dhe

trupat e huaj; c-Konstipacioni; d-Traumat ; e-Predispozita familjare; f-Infeksionet akute

respiratore ku futen dhe infeksionet me rrugë hematogjene (si tonsilitet etj.)

Tabela nr. 4 Shqyrtimi i faktorëve favorizues

Infeksione recente të: tonsilave; rrugëve të sipërme të

frymëmarrjes; apo të traktit urinar

9 3.7%

KLINIKA

Shenjat funksionale

Page 24: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 24

Page | 24

Dhimbja është gjitmonë prezente. Ajo lokalizohet në fosën iliake të djathtë. Fillimisht ajo

lokalizohet në regionin epigastrik o umbelikal. Dhimbja migruese nga regioni epigastrik në

atë umbilikal e më vonë në fosën iliake të djathtë është elementi i parë i rëndësishëm në

diagnozën e pacientit. Dhimbja evolon me kohen. Ajo shtohet me një shtrirje inferiore gjatë

24 orëve në më shumë se 50% te rasteve.

Nauzea dhe të vjellat janë shoqeruese klasike të dhimbjes dhe janë të pranishme në 43% të

rasteve. Të vjellat janë në përgjithesi përmajtje ushqimore, gastrike dhe rralllë herë

përmbajtje biliare.

Crregullimet e tranzitit intestinal, në menyre klasike shprehen me konstipacion, por rrallë

mund të kemi edhe diarre e cila na e bën të dyshimte diagnozen.Tranziti është normal në rreth

70% te rasteve, ndërsa konstipacioni i pranishem në 23% te rasteve. Prania e diarrese në 10%

të rasteve na orienton drejt diagnozave diferenciale.

Anoreksia është tjeter e dhëne ndihmese në diagnozën e të sëmurit e cila shprehet në rreth

48% te rasteve.

Tabela nr.5 Shenjat klinike funksionale

Shenjat funksionale

Numri %

Dhimbja migruese në fosen iliake dextra 138 58.2%

Nauze ,vomë 104 43%

Anoreksia 113 47.7%

Konstipacioni 55 23.2%

Diarre 25 10.5%

Page 25: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 25

Page | 25

Dhimbja migruese ne fosen iliake dextra

32%

Anoreksia 26%

Konstipacioni12%

Diarrea6%

Nauze/vome24%

Klinika/Shenjat funksionale

Sipas të dhënave të 237 pacientëve të paraqitur dhe trajtuar me apendecit akut pranë

Klinikes së parë të Kirurgjise .

Ekzaminimi fizik

Shenja të përgjithshme

Një rritje e temperaturës rektale (37,5-38,5 gradë C) dhe një shpejtim i moderuar i pulsit

është klasike. Kjo hipertermi nuk është gjëndur në 60% të rasteve. Por në 33% të rasteve, ajo

arrin në 38.5-39.5 grade C

Shenjat klinike abdominale

Tre shenja klinike janë esenciale në diagnostikimin e të sëmurit :

1-Dhimbja e provokuar nga palpacioni në fosen iliake të djathtë

2-Ekzistenca e një defansi parietal

3-Dhimbja e provokuar në tushenë rektale

Page 26: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 26

Page | 26

a-Dhimbja e provokuar nga palpacioni në fosen iliake të djathtë

Është një dhimbje e provokuar nga palpacioni i ngadaltë dhe progresiv në fosen iliake të

djathtë “me pëllembën e dorës tërësisht të shtrirë në kontakt me paretin’’mbi një zonë të

dhimbshme dhe vecanërisht në një pikë të zgjedhur si ajo e Mc Burney.Dhimbja në fosën

iliake të djethtë mund të shfaqet nga deoprimimi i mënjehershëm në fosen iliake të djathtë

(Shenje e Blumberg ) në mbi 80% të rasteve. Dhimbje në fosen iliake të djathtë mund të

provokohet nga kompresioni në fosën iliake të majtë (Shenja Rowsing) e cila ka gjithashtu

rëndësi diagnostikuese por nuk është specifike.Gjendet në mbi 70% të rasteve.

b-Defansi muskulor

Defansi muskulor në fosën iliake të djathtë sekondarisht si pasojë e irritimit të serozës

peritoneale nga inflamacioni apendikular ështe nje element i rendesishem ne diagnozen e

apendecitit akut dhe është i pranishëm në rreth 60% të rasteve. Mungesa e defanses

muskulare na bën të dyshojme për diagnozen e apendecitit akut në pozicionin laterocekal, por

nuk përjashton një apendecit në pozicion pelvik apo retrocekal.

c-Dhimbja e provokuar në tushene rektale

Tusheja rektale dhe vaginale duhen realizuar në mënyre sistematike. Tusheja rektale në

mënyrë rektale në mënyre klasike nxit një dhimbje laterorektale dextra.Mungesa e dhimbjes

nuk eleminon diagnozën.

Tabela nr. 6 Klinika/ Statusi lokal

Statusi lokal Nr %

Temperaturë >37.3 grade C 78 32.9

Sensibiliteti në fosen iliake dextra 200 84.3%

Sensibilitet në të gjithë abdomenin 19 8%

Sensibilitet ne ½ e poshtme 23 9.7%

Defans muskular në fosen iliake dextra 140 59%

Defans muskular në gjithë abdomenin 18 7.6

Defans ne ½ e poshtme 22 9.3%

Page 27: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 27

Page | 27

Blumber pozitiv 192 81%

Rovsing pozitiv 177 74.6%

Psoas pozitiv 13 5.4%

Mase ne fosen iliake dextra 7 2.9%

Keto janë ekzaminimet më të përdorura gjatë ekzaminimit objektiv dhe statusit lokal

të pacientit që suspektohet për apendecit akut, të paraqitur në urgjencën e kirurgjise .

Tabela nr.7 Kuadri simptomatologjik në Apendecit akute të thjeshta

Kuadri simptomatologjik në Apendecit akute te thjeshta

Dhimbja spontane fillimisht ne regionin umbilikal, më vonë në fosën iliake të djathtë

dhe më pas në të gjithë barkun

Nauzea / vomë zakonisht t pranishme

Page 28: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 28

Page | 28

Pulsi i forte me frekuence të shtuar

Temperatura e rritur ,shpesh e modifikuar

Leukocitoza e shtuar prekokse dhe e konsiderueshme

Palpacioni i dhimbshëm ne fosën iliake të djatht e ne piken apendikulare ;

hiperstezi kutane në zonen apendikulare; defans muskular të lokalizuar në fosën

iliake të djathte; simptomi Rovsing pozitiv; Blumberg pozitiv etj.

Tranziti stop i feceve dhe gazrave

Pikezimi sipas Alvardos

Bazohet në tre simptoma tre shenja, dhe dy të dhëna laboratorike sipas të cilit nëse pacienti

ka katër pikë, ai duhet observuar dhe trajtuar për apendecit

Tabela nr. 8 Pikëzimi sipas alvardos

Simptomat /Të dhenat Pikët

Dhimbja migruese ne fosen iliake dextra 1

Nauzea/voma 1

Anoreksia 1

Shenjat

Sensibiliteti ne fosen iliake te djathtë 2

Temperatura > 37.3 grade C 1

Dhimbja rebound ne fosen iliake te djathte 1

Testet laboratorike

Leukocitoza >10x109/L 2

Page 29: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 29

Page | 29

Deviacioni i formulas leukocitare majtas (neutrofileve ne t e

majte >75%)

1

Piket totale 10

Page 30: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 30

Page | 30

Ekzaminimet ndihmese

Diagnoza e apendecitit është klinike. Ekzaminimet ndihmëse janë të nevojshme për format

atipike; si dhe per diagnozen diferenciale .

Numri i formules së gjakut

Ky është një ekzaminim sistematik pasi ky është sensibël në 15% të rasteve me apendecit tek

fëmijët (Ku leukocitet janë mbi 10000/mm3). Kjo leukocitozë me predominim të

polinukleareve neutrofil në 75 % te rasteve .

Tabela nr. 9 Leukocitoza

Ekz.laboratorik Nen 10000/mm3 10000-15000/mm3 Mbi 15000/mm3

Leukocitet 19 184 34

Total 8% 77.6 14.3%

Page 31: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 31

Page | 31

Leukocitet të matura në 237 pacientë të operuar për apendektomi .

Leukocitoza është mbi normen në 92 % të rasteve. Megjithese është ekzaminim rutine, ajo

nuk është domethënëse pasi mund të jetë e pranishme në cdo infeksion; por kur ajo është në

funksion të klinikës dhe ekzaminime të tjera, atëherë ajo ka vlere në vendosjen e diagnozes së

apendiciti.

Analiza e urinës

Inflamacioni i një apendiksi të vendosur në kontakt me ureterin ose vezikën urinare mund të

sjelli piuri dhe/ose hematuri. Në klinikën tonë, nga 237 fëmijë me apendecit aku, vetëm 105

prej tyre u është bërë analiza e urines nga ku 47 kanë pasur alterime të saj. Këta kanë qenë

pacient që janë observuar për shkak të anamnezes atipike te tyre. Analiza e urinës është

përdorur për diagnozë diferenciale me një infeksion urinar. Megjithatë ajo ka vlere n[

vendosjet pelvike të apendiksit apo të retrocekale retroperitoneale.

-Në klinikën tonë në kushtet e urgjencës është realizuar rografidirekte pa kontrast e cila ka

dhene ndihme në diagnozen diferenciale me ileusin intestinal në 3% të operacioneve të

realizuara në urgjencë. Rografi abdominale nuk ka dhënë të dhëna për apendecitin akut dhe

nuk është ekzaminim rutine për diagnostikimin e tij.

Page 32: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 32

Page | 32

Ekografia apendikulare &abdominale

Tabela nr. 10 Të dhënat e ekos

Te dhenat e ekos Numri %

Orientoi per path ne FID 22 9.2%

Ekzaminoi semundjen 151 63.7%

Abces 15 6.3

Negative 35 14.7%

Gjithsej 223 94%

Orientoi per path 10%

Ekzaminoi semundjen

68%

Abcs e7%

Negative15%

Ekografia apendikulare &abdominale

Page 33: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 33

Page | 33

Eko abdomonale është realizuar në 223 raste, pra në 94%. Eko ka një sensibilitet mbi 60%

të rasteve, ku diagnoza ekografike përputhet me atë reale. Eko abdominale ka vlerë

diagnostikuese dhe për drenimin e kavitetit apo të paretit.

Apendeciti akut dhe stafi trajtues

Diagnoza dhe trajtimi ,sëmundshmeria dhe mortaliteti i apendecitit akut vecanerisht tek

fëmijet varet jo vetem nga faktoret e mësipërm, por dhe nga njohuritë, eksperienca dhe

përvoja e stafit trajtues. Sot ekziston një mirëkuptim midis asaj ç’ka është e mirë për

pacientin dhe trajtimin e sëmundjes (shoqerine ), për institucionin (shkencen), kirurgun

(individin).

Sot ka një vlerë të madhe përgatitja e mjekeve të rinj, specializante, në të mesuarit tek ata

dhe “artin” dhe “shkencën”.

Tabela nr. 11 Trajtimet e shqyrtuara

Viti Apendektomi Trajtim i specializuar

Dhjetor 2011-Janar 2013 237 87

Nga keto rreth 37 % e tyre janë trajtuar nga mjekët specializantë.

Në studim u perfshine 237 të sëmurë pediatër të operuar në shërbimin e urgjencës së

kirurgjisë së përgjithshme Spitali Rajonal Durrës në periudhen Dhjetor 2011-janar 2013

Baza e të dhënave të përfshira në këtë studim përbëhej nga të dhëna për pacientin (mosha,

seksi, pesha, statusi social). Të dhënat kryesore janë marrë nga kartela dhe regjistri i

operacionit si dhe kontakti me stafin mjekesor

.Sëmundje shoqeruese :

Tabela nr 12 Të dhënat mbi sëmundjet shoqëruese

Semundje shoqeruese Numri %

Diabet mellitues 6 2.5%

Ulcus b .duodeni 3 1.2%

Page 34: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 34

Page | 34

Asthma bronchialis 12 5%

Pneumopati 17 7.1%

Intervente te meparshme 23 9.7%

Diabeti

Mellitues

, 6

Ulcus b .duodeni , 3

Asthma bronchialis

, 12

Pneumopati , 17

Intervente te

meparshme , 23

Diagnoza në shtrim:

Tabela nr.13 Të dhënat mbi diagnozën e shtrimit

Diagnoza në shtrim Numri %

Suspect apendecit akut 21 9%

Apendecit akut 199 84%

Peritonit akut 17 7%

Page 35: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 35

Page | 35

Suspect

apendecit akut

9%

Apendecit akut

84%

Peritonit akut

7% Diagnoza ne shtrim

Antibiotikë pre/intraoperatore: u përdorën për të gjithë pacientët

Tabela nr 14 Të dhënat mbi përdorimin e Antibiotikëve

Antibiotiku Numri %

Penicillina kristal 141 59%

Ampicillina 19 8%

Ceporina 9 4%

Ceftriaxoni 6 3%

Gentamicyna 38 16%

Metronidazoli +/-antib 25 10%

Page 36: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 36

Page | 36

Penicillina 59%

Ampicillina 8%

Ceporina 4%

Ceftriaxoni 3%

Gentamicyna 16%

Metronidazoli10%

Antibiotike pre/intraoperatore

Nga 237 pacientë të cilët iu nënshtruan operacionit, morën trajtim paraprak 87 (36.7%)e tyre

e cila u rendit si më poshtë :

Tabela nr 15 Të dhënat mbi trajtimet e përdorura

Trajtimi Trajtimet e

kombinuara

Antibiotikë Antispasmodic Antiinflamator

josteroide

Analgesics Purgativ Mjekësia

Natyro

re

Nr 74(31.2%) 69(21.1%) 17(7.1%) 28(11.8%) 45(18.9%) 4(1.6%) 0(0%)

Vihet re mungesa e aplikimit të mjekesisë natyrore, apo përdorim shumë i vogel i trajtimit

purgativ. Janë shumë të rëndësishëm Antibiotikoterapia dhe NSAIDS.

Page 37: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 37

Page | 37

KAPITULLI lll

REZULTATET

Rezultatet e përftuara nga ky studim tregojnë për një përmiresim të ndjeshem në trajtimin dhe

në menaxhimin e pacienteve me apendecit akut krahasuar me ato të 5 viteve më parë. Për

këtë ndikim ka pas përgatitja profesionale e të gjithë stafit mjekesor si dhe përmirësimi i

kushteve spitalore. Krahasuar me studimet e meparshme, vihet re se ditëqëndrimi i

pacientëve në spital është ulur (24-72 ore). Prognozë e kënaqshme .

Diskutim

Të gjithë fëmijët që paraqiten me dhimbje abdominale apo me shenjat klinike të irritimit

peritoneal duhet të suspektohen për apendicit. Infeksioni apendikular vjen sekondarisht si

pasojë e një obstruksioni të lumenit, dhe vecanerisht nga hiperplazia e folikujve limfoid të

submukozes apendikulare. Kjo jep shpesh lezione inflamatore jospecifike. Rrallë mund të

kemi të pranishëm dhe lezione specifike apo tumorale. Diagnoza e apendicitit akut vendoset

në bazë të klinikës. Ekzaminimet laboratorike nuk kanë specifitet për diagnozen, por

ndihmojnë në varësi të të dhënave klinike. Eko abdominale dhe skaneri abdominal janë të

nevojshme në një diagnozë të dyshimt. Incidenca e rritur e pozicioneve anormale të

apendiksit, shpjegon vështëresitë e diagnostikimit klinik, sidomos tek mosha pediatrike

.Trajtimi i Apendicitit akut eshte kirurgjikal .Pergatitja preoperatore dhe

antibiotikoterapia ulin morbiditetin postoperator. Apendektomia është trajtim i zgjedhur .

Apendiciti është sëmundja më e shpeshtë tek moshat pediatrike në urgjencën kirurgjikale dhe

apendektomia është operacioni më i shpeshtë (60% e operacioneve te urgjences pediatrike

jane apendicite akute ). Me një shpërndarje thuajse të barabarte me një predominance të lehtë

nga meshkujt (50.7%meshkujt /49.3%femrat ).

Anamneza dhe ekzaminimi fizik janë elementët bazë të diagnostikimit të apendicitit akut. Rol

ndihmes luajnë dhe leukocitoza e eko abdominale. E rëndesishme te permendet është fakti i

neglizhences dhe vonesa e paraqitjes së pacienteve pranë mjekut, që çon në diagnostikim të

Page 38: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 38

Page | 38

vonshëm dhe rritje të rasteve me apendecit të komplikuar. Trajtimi i pacienteve me apendecit

akut varet nga stadi evolutiv i apendiksit dhe sem undjet shoqeruese te pacientit. Në çdo

pacient të shtruar antibiotikoterapia është tepër e rëndesishme si profilaksi në apendecitin e

pakomplikuar e cila ul incidencen e infeksionit postoperativ, apo dhe si kurative në atë të

komlikuar. Antibiotiket më të zgjedhur janë ata me pektër të gjerë veprimi (ku hyjne

betalaktamidet ose aminozidet në rastet e hipersensibilitetit nga teparat të shoqeruara ose jo

nga nje nitro-imidazol ).

KONKLUZION

Të gjithë pacientët me dhimbje në fosën iliake të djathtë suspektohen për apendicit akut;

Diagnoza e Apendecitit vendoset në varësi të anamnezes dhe ekzaminimit objektiv;

Leukocitoza është domethenese kur është e pranishme ,gjithmonë n funksion të klinikes:

Eko abdominale është ekzaminim i zgjedhur në ndihmë të diagnozës ;

Antibiotikoterapia është një armë ndihmese në trajtimin e Apendicitit akut;

Roli infermieror është tepër i rëndësishem në menaxhimin e pacienteve me Apendicit

akut (në të tre fazat: preoperatore, intraoperatore, postoperatore )

REKOMANDIME

Ndërgjegjesimi i personelit infermieror që të tregojë kujdesin e duhur në menaxhimin e

pacientëve me apendicit akut .

Personeli infermieror të mos ketë neglizhencë në asnjë procedurë trajtuese të sëmundjes.

Personeli infermieror të ketë një kujdes të vecantë në parandalimin e infeksioneve

nozokomiale gjatë menaxhimit të pacientëve me Apendicit akut .

Me gjithë arritjet e sotme, Apendecitet e komplikuara vazhdojnë të jenë në

perqindje të konsiderueshme .

Page 39: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 39

Page | 39

ABSTRAKT

Appendecitis acutae është një nga urgjencat kirurgjikale më të shpeshta të moshës pediatrike.

Apendektomia ka evoluar shumë, sidomos me futjen në perdorim në dekaden e fundit të

apendektomise laparaskopike. Qëllimi i të gjithë studimit lidhet me reduktimi i incidences në

perforacionet e ependiksit (apendicit i komplikuar ), diagnostikim i saktë dhe i hershëm i

apendecitit akut si dhetrajtimin efikas; grupmoshat, gjininë dhe ditëqëndrimin gjatë kësaj

periudhe në lidhje me rehabilitimin dhe kujdesin infermieror.

Në studim u përfshin 237 pacientë të operuar në shërbimin e urgjencës së kirurgjisë të

përgjithshme Spitali Rajonal Durrës , në periudhën Dhjetor 2011-Janar 2013 . Baza e të

dhënave të përfshira në këtë studim retrospektiv përbëhet nga të dhëna të marra direkt nga

pacientet nga kartelat klinike dhe rregjistri i operacionit si dhe kontakti me stafin mjekesor.

Rezultatet e përftuara nga ky studim tregojne për një përmiresim të ndjeshëm në trajtimin dhe

në menaxhimin e pacientëve me apendecit akut krahasuar me ato të 5 viteve më parë.

Krahasuar me studimet e mëparshme, vihet re se diteqendrimi i pacienteve në spital është

ulur (24-72 ore). Prognoze e kënaqshme. Me gjithë arritjet e sotme, Apendecitet e

komplikuara vazhdojnë të jenë në perqindje të konsiderueshme

Fjalet kyqe Fosa iliake dextra

;Mikroorganizma;Appendectomy;Antibiotikoterapi;NSAIDS;Alvardos;Psoas;Rovsing

FALENDERIME

Ky punim nuk do te ishte i mundur pa ndihmen e individeve te rendesishem.Dhe per kete dua

te falenderoj.

Familjen time per cfaredo lloj mbeshtetjeje dhe sakrifice gjate viteve te mia te studimit.

Nje falenderim i vecante shkon per Prof.Dr.Med Endrit Sina,udheheqesit tim shkencor per

cdo sygjerim,orientim,vleresim,kritike e mbeshtetje ne hartimin e temes.

Falenderoj Prof Assoc Pirro Prifti ,per mbeshtetje te vazhdueshme.

Falenderime per te gjithe pedagoget e Departamentit te Mjekesise prane UAMD-se per

pergatitjen time gjate viteve studimore.

Page 40: Appendecitis acutae tek mosha pediatrike. Kujdesi infermieror

Kujdesi infermieror ne appendicitis acutae tek mosha pediatrike

ARMAND MURATAJ Page 40

Page | 40

Falenderoj stafin mjekesore dhe infermierore te klinikes e te salles se kirurgjise prane Spitalit

Rajonal Durres per ndihmesen ne mbledhjen e te dhenave statistikore te studimit.

LITERATURA

1-http://www.sccp.org.co/plantilas/Libro%20SCCP/Lexias/gastro/apendicitis/apendicitis.htm

2- http://pediatrics.med.nyu.edu/conditions-we-treat/conditions/appendicitis

3-Karenkov M,Jucel N,Schierholz JM, Goh P, Toridl H.Psoas abscesses.Genesis

diagnosis,and therapy.De Chirurg .2003 Jul;74(7):677-82.

4- Gray H a-Embriology.Gray’s anatomy,fq:1199-1202b-Caecum,appendix Caeci

Vermiformis.Gray’s anatomy,fq:922-923

5- http://www.med.upenn.edu/gastro/documents/BMJappendicitis.pdf

6-Bruce V, Macf adyen ,Daniel J.Diezel, Lelan F Sillin, Mark A.Talamini .Appendicitis

surgical Consederations .Contemporary Surgery , Vol 58 .no7/jul 2002.

7-Spitali Rajonal Durres-Statistika