projekti “edukimi olimpik 2010 - 2011”

40

Upload: vanquynh

Post on 31-Jan-2017

458 views

Category:

Documents


25 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Page 2: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Koordinatore Projekti: Enkelejda Caushi

Përktheu dhe redaktoi:Keida ushtElEnCa

Projekti dhe libri u realizuan nën kujdesin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Stavri BELLO.

Botimi i Librit “Lojrat Olimpike Antike dhe Moderne” bëhen në kuadrin e projektit “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”, dhe është pjesë e paketës Olimpike, e përbërë nga një set botimesh që realizohet për herë të parë në kuadrin e këtij projekti që do të shpërndahet në të gjitha shkollat e vendit duke synuar zbatimin sa më të mirë të Edukimit Olimpik në shkollat tona.

Page 3: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

mOdErnE

Page 4: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Një fenomen sportesh i ndryshëm nga çdo tjetër

Çfarë i bën Lojrat Olimpike të jenë të ndryshme nga eventet e tjera sportive?

Lojrat zhvillohen çdo katër vjet. Ato janë manifestimi më i madh sportiv për nga numri i sporteve në programin e tyre nga sportistët pjesëmarrës dhe nga numri i njerëzve me kombësi të ndryshme që mblidhen së bashku në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend.

Ato janë një eveniment i mirënjohur, por janë gjithashtu pjesë e një konteksti më të gjerë që është ai i Lëvizjes Olimpike.

Qëllimi i Lëvizjes Olimpike është:• Të lidhë sportin me kulturën dhe edukimin;• Të promovojë praktikimin e sportit dhe kënaqësinë që fitohet

nga përpjekja;• Të ndihmojë në ndërtimin e një bote më të mirë nëpërmjet

praktikimit të sportit me shpirtin e paqes, të suksesit, të miqësisë dhe të respektit.

HyrjeLojrat Olimpike janë shndërruar në një nga eventet sportive më të mëdha të ditëve të sotme. Në to marrin pjesë sportistë nga e gjithë bota. Arritjet e tyre vëzhgohen nga afër e larg nga qindra e mijëra spektatorë. Pesë unazat e Flamurit Olimpik përfaqësojnë natyrën ndërkombëtare të Lojrave.

Page 5: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Ishte francezi Pierre de Coubertin që ëndërroi për këtë projekt ambicioz, dhe pse të tjerët para tij ishin përpjekur të ringjallnin këto Lojra gjatë shek. të 19-të, pa pasur suksesin e tij. Duke u frymëzuar nga Lojrat Olimpike Antike, ai vendosi të krijonte Lojrat Olimpike Moderne. Me këtë qëllim ai themeloi në Paris Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO) në vitin 1894. Komiteti i ri vetëvendosi të organizonte Lojrat e para Olimpike Moderne. Data e Lojrave të Para Olimpike, viti 1896, shënon fillimin e një aventure të jashtëzakonshme.

Sportet ku nuk lejohej pjesëmarrja e femrave në Lojrat Olimpike Verore ishin: boksi dhe bejzbolli. Sportet ku marrin pjesë vetëm femrat janë: Softbolli, dy disiplinat e notit të sinkronizuar dhe gjimnastika ritmike.

Lojrat Olimpike përfshijnë Lojrat Olimpike Verore dhe Lojrat Olimpike Dimërore. Fjala “Olimpiadë” përshkruan periudhën katërvjeçare që ndan çdo edicion të Lojrave Verore. Këto Lojra për herë të parë u zhvilluan në të njëjtin vit, por që prej vitit 1992 Lojrat Dimërore janë zhvilluar dy vjet pas Lojrave Verore. Ato vazhdojnë të zhvillohen një here në katër vjet. Në Lojrat Verore sportistët zhvillojnë gara, në fushë, në rrugë, mbi bar, mbi dhe në ujë, në palestra të mbyllura, në një total prej 28 sportesh.

Lojrat Verore dhe Lojrat Dimërore

Historik

Page 6: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�Lojrat oLimpike moderne dhe antike

EvOluimi i lOjravE OlimPikE

Pierre de Coubertin u frymëzua nga Lojrat Olimpike të antikitetit, të cilat u zhvilluan në Olimpia (Greqi) gjatë shek. VIII para Krishtit dhe shek. IV pas Krishtit.

Lojrat rreth globit

Në kohët e vjetra Lojrat zhvilloheshin në fillim në një ditë dhe në fund në mbi pesë ditë. Në ditët e sotme kohëzgjatja zyrtare nuk është më shumë se 16 ditë.

Risitë

Edhe pse Lojrat Olimpike Moderne u frymëzuan nga e shkuara, ato janë paksa të ndryshme.

Trashëgimia e së shkuarës

Më 1896, më shumë se 1500 vjet pasi Lojrat Olimpike u ndalën, Lojrat e para moderne u mbështetën shumë në trashëgiminë e Lojrave të Antikitetit. Vendimi i CIO-s për t’i zhvilluar ato në Athinë kishte për qëllim që të kujtonte se Lojrat Olimpike e kishin origjinën në Greqi. Pjesa

më e madhe e garave u zhvilluan në stadiumin antik (Stadiumi Panathinaikon), i cili u restaurua për

këtë event. Shumica e sporteve në programin e Lojrave Olimpike të Antikitetit jehuan në Lojrat

Olimpike. Organizuesit shkuan deri aty sa krijuan një garë të re, të frymëzuar

nga eventi legjendar: gara e maratonës.

Page 7: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Përfshirja e Femrës

Ashtu si Lojrat Antike edhe Lojrat Olimpike në Athinë më 1896, dominoheshin nga prezenca e meshkujve. Kur femrat debutuan për herë të parë katër vjet më vonë në Lojrat e Parisit të 1900, vetëm dy sporte ishin për ato: tenis dhe golf.Në shoqërinë e shek. të 20 -të, femrat sportiste duhet të përballeshin me shumë paragjykime: ekzistonte frika se ato mund të humbisnin feminilitetin, duke rritur shumë masën e tyre muskulare ose duke u bëre sterile. Sportisteve të para iu desh të përballeshin me këto paragjykime. Pak e nga pak, ato zunë një vend në Lojrat, në sporte dhe evente të ndryshme.

Disa ngjarje të rëndësishme për femrat ishin:

• Shfaqja e parë e femrave notare në Lojrat e vitit 1912 në Stokholm;

• Garat e para të atletikës për femra në Lojrat e Amster-damit më 1928. Gara e 800 m konsiderua shumë e vështirë për femrat dhe u ndërpre pas vitit 1928 dhe nuk u zhvillua deri në vitin 1960.

Sportistët nga e gjithë bota

Lojrat Olimpike Antike u krijuan dhe vazhdojnë të mbrohen nga qytetarët grekë, ndërsa Lojrat Moderne janë të hapura për të gjithë. 245 pjesëmarrësit në vitin 1896 ishin nga 14 shtete të ndryshme. Lojrat e vitit 1912 që u zhvilluan në Stokholm (Suedi) ishin të parat që rritën praninë e delegacioneve nga të pestë kontinentet. Universaliteti i Lojrave u sigurua.

Page 8: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Nga volejbolli (1964) tek kanotazhi (1976), nga çikliz-mi (1984) tek futbolli (1996), femrat Olimpiste janë forcu-ar gjithmonë e më shumë.Femrat mundëse iu bash-kuan programit Olimpik në Athinë më 2004. Në pragun e mijëvjecarit të tretë, mbi 40 % e sportistëve në Lojra ishin femra. Ky ishte raporti më i madh i pjesëmarrëseve femra në historinë e Lojrave Olimpike.Të vetmet sporte në Lojrat Olimpike Verore, ku nuk le-johet pjesëmarrja e femrave janë boksi dhe bejzbolli. Softbolli, dy disiplinat e notit të sinkronizuar dhe

gjimnastika ritmike janë sporte ku marrin pjesë

vetëm femrat.

Lojrat Dimërore

Kur Coubertini ringjalli Lojrat Olimpike, u përfshinë vetëm sportet verore, megjithatë në Lojrat e 1920-ës skitë dhe sportet e akullit nisën të gëzonin popullaritet në rritje. Disa anëtarë të CIO-s vendosën të reagonin ndaj këtij fenomeni të ri. Më 1924 u vendos të organizohej Java Ndërkombëtare e Sporteve të Dimrit në Chamonix (Francë), ku morën pjesë 258 sportistë nga 16 shtete (kryesisht Europa dhe Amerika e Veriut).

Java pati një sukses të madh dhe dy vjet më vonë ato u quajtën Lojrat Olimpike Dimërore. U sigurua kështu e ardhmja e një eventi Olimpik kushtuar ekskluzivisht borës dhe sporteve të akullit.

Në Lojrat Olimpike në Torino (Itali) më 2006, ishin 2508 pjesëmarrës nga 80 vende të botës si: Brazili, Zelanda e Re dhe Tailanda.

Page 9: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Midis festivalit dHe ritualitNjë atmosferë feste është tipari i Lojrave Olimpike.

Çdo edicion ka një ceremoni hapjeje gjatë së cilës stadiumi i sporteve është i mbushur me muzikë, këngë, kërcime dhe fishekzjarre. Një ceremoni mbylljeje me të njëjtin shpirt zhvillohet ditën e fundit të Lojrave. Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes janë një ftesë për të zbuluar kulturën e vendit ku zhvillohen Lojrat. Edhe pse pjesa më e madhe e ceremonisë është krijuese dhe imagjinare, ka disa rituale strikte që duhen respektuar. Shumica e këtij protokolli është vendosur që në Lojrat e vitit 1920 në Antwerp (Belgjikë).Gjatë viteve Lojrat kanë evoluar, ka pasur ndryshime.

Hapja e Lojrave

• Hyrja e sportistëve në stadium bashkë me delegatët e tyre bëhet sipas rendit alfabetik, përvec Greqisë e cila udhëheq edhe vendin pritës që udhëheq pjesën tjetër:

• Deklarata e hapjes së Lojrave nga Presidenti i vendit pritës;

• Fjala e presidentit të Komitetit Organizues të Lojrave;

• Fjalimi nga Presidenti i CIO-s;• Hyrja e flamurit Olimpik në sta-

dium;• Stema Olimpike;• Betimi i bërë nga një sportist

dhe një zyrtar nga vendi pritës (respektimi i rregullave);

• Lëshimi simbolik i pëllumbave (simbol i paqes);

• Hyrja e flakës Olimpike dhe ndezja e pishtarit (referim ndaj Lojrave antike);

Mbyllja e Lojrave

• Dorëzimi i flamurit Olimpik vendit pasardhës ku do të zhvillohen Lojrat (vazhdimësia e Lojrave);

• Mbledhja e sportistëve në stadium (miqësia);

• Shuarja e flakës;• Deklarimi i mbylljes së

Lojrave nga presidenti i CIO-s. Këto rituale janë pjesë e asaj çka i bën Lojrat Olimpike të veçanta.

Page 10: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�0Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Në Greqinë Antike arti dhe sporti shiheshin si partnerë të përsosur. Ideali ishte të arrinin harmoninë duke ushtruar si trupin dhe mend-jen.

Pierre de Coubertin adoptoi këtë ide-al për Lojrat Olimpike Moderne dhe propozoi përfshirjen e artit dhe të kul-turës në programin e Lojrave. Me iniciativën e tij garat në arkitekturë, skulpturë, pikturë, letërsi dhe muzikë u bënë pjesë e Lojrave Olimpike nga viti 1912 deri më 1948.

sporti, arti dHe kultura

Sot këto gara janë zëvendësuar me programet kulturore që janë tërësisht të ndara nga kompeticionet sportive. Dramat, koncertet, baletet dhe shfaqjet organizohen në fshatin e sportistëve dhe në qytetet e vendit organizator. Si për spektatorët dhe për pjesëmarrësit Lojrat ofrojnë një mundësi hapjeje dhe mirëkuptimi me njerëzit e tjerë, duke zbuluar kultura të reja. Nëpërmjet sportit, artit dhe kulturës çdokush mund të jetë pjesë e festivalit të madh të Lojrave Olimpike.

Page 11: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

sportet oliMpike Programi Olimpik përfshin të gjitha sportet në Lojrat Olimpike. CIO përcakton programin dhe vendos se cili sport do të përfshihet. CIO ka

gjithashtu të drejtën të pranojë apo të mos pranojë çdo sport të ri që propozohet.

SportiQë një sport të jetë Olimpik, ai duhet të drejtohet nga një Federatë Ndërkombëtare e CIO-s. P.sh: Noti në Lojra drejtohet nga Federata Ndërkombëtare e Notit, patinazhi nga Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit etj.

Disiplina Një sport Olimpik përfshin një ose disa disiplina. P.sh: Water polo dhe zhytja janë disiplina të notit. Patinazhi artistik është një disiplinë e patinazhit.

Ngjarje Një disiplinë përfshin një ose më shumë evente ose kompeticione. Një event arrin rezultatet që shpërblehen me medalje dhe diploma. P.sh: 10m platformë për femra është një event i zhytjes.

Page 12: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�2Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Kriteret për të qenë një sport Olimpik

Me qëllim që të përf-shihet në programin Olimpik, një sport veror, duhet të plotësojë, midis të tjerave, dhe kushtet e mëposhtme:

• Duhet të prak-tikohet gjerësisht (nga burrat në 75 vënde në katër kontinente, dhe nga femrat në 40 shtete në tri konti-nente);• Duhet të zbato-het Kodi Botëror i Antidopingut;Nuk duhet të mbështetet në me-kanizma mekanikë si p.sh. motora.

Sportet e Lojrave Verore

Në Athinë më 1896, në program ishin nëntë sporte: atletika, çiklizmi, skerma, gjimnastika, peshëngritja, mundja, noti, tenisi dhe qitja. Programi Olimpik ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë: disa sporte janë ndërprerë (si golfi dhe polo), të tjerë janë ndërprerë dhe janë rinisur (harku dhe tenisi), ndërsa disa sporte të reja janë shtuar (trianoni dhe taekwondo).

Programet e Sporteve të Mëdha.

Sportet më të ndjekura në programin e Lojrave Olimpike Verore janë atletika dhe noti. Këto janë sportet Olimpike më të ndjekura në botë. Ato gjithashtu kanë numrin më të madh të eventeve dhe të pjesëmarrësve nga vende të ndryshme. Atletika përbëhet nga disa evente: kërcimet, hedhjet, sprintet dhe garat e distancave të gjata e të shkurtra. Disa prej tyre zhvilloheshin edhe në Lo-jrat Olimpike Antike si garat me vrapime (distanca të ndryshme), hedhja e shtizës dhe e diskut dhe kërcimi së gjati.

Kompeticionet e para të notit në Lojrat moderne u zhvilluan në det ose në lumë, sot zhvillohen në pishina 50m, zakonisht të mbyllura. Programi aktual përfshin këto disiplina: not (stil i lirë, bretkosë, shpinë dhe flutur), waterpolo, zhytje dhe not i sinkronizuar.

Në Athinë më 2004, programi përf-shinte nëntë sportet e fillimit plus 19 të tjerë: kanotazhi, badmintoni, bas-ketbolli, boksi, kayak, sportet me kuaj, futbolli, hendbolli, hokei, xhudo, pen-tathloni modern, softbolli, taekwondo, pingpong, harku, triathlon, lundrimi dhe volejbolli duke arritur që në total të zhvilloheshin 301 evente.

Page 13: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Sporte demonstrative në të shkuarën

Falë popullaritetit të tyre, Lojrat kanë bërë të mundur që të shfaqin disa sporte më pak të njohura, të cilat deri më 1992 ishin përfshirë si sportet demonstrative paralel me programin Olimpik. Për shëmbull:

• Futbolli Australian, një sport kombëtar, në Lojrat e Melbournit më 1956;

• Buling, një sport pak i njohur në vendin organizator të Koresë, në Lojrat e Seulit më 1988

• Në Lojrat e Barcelonës më 1992, sporti lokal i Basque Pelota, si dhe roller hockey dhe taekwondo.

Sportet e Lojrave Dimerore

Lojrat Olimpike Dimërore bënë prezantimin e tyre në Lojrat Verore në Londër më 1908.Garat e Patinazhit artistik u organizuan për bur-ra, gra dhe në çifte. Kjo eksperiencë u përsërit në Lojrat e Antwerpit më 1920, së bashku me një turne hokej mbi akull.

Kanë qënë Lojrat e Chamonix më 1924 kur sportet dimërore më në fund u organizuan në Lojra të veçanta. Në program u përfshinë gjashtë sporte: bobsleigh, curling, hokej mbi akull, patinazhi artis-tik dhe patinazh shpejtësie, ski (crosscountry dhe ski jumping) dhe ato te garës së patrullës ushtarake.

Numri i sporteve në Lojrat Dimërore ka mbetur relativisht i pandry-shueshëm me kalimin e viteve. Në Lojrat e Torino më 2006, ishin shtatë sporte: biathloni, bobsleigh, curling, hokej mbi akull, lu-zhë, patinazh dhe ski. Megjithatë, numri i eventeve është rri-tur ndjeshëm! Më 2006, programi kishte 84 të tilla!

Nga 14 disiplina në Lojrat Olimpike Dimërore, femrat nuk garojnë vetëm në ski jumping dhe ski nordik.

Page 14: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Patinazhi ka historinë më të gjatë Olimpike, duke qënë i pranishëm që në programin e Lojrave të Londrës më 1908. Femrat de-butuan në patinazhin artistik në Lojrat Olimpike Dimërore, por ato nuk morën pjesë në patinazhin e shpejtësisë deri në

vitin 1960. Deri më1956 eventet e patina-zhit zhvilloheshin në ambjente të hapura,

kurse tani zhvillohen në ambjente të mbyllura.

Sporti i Skive ka numrin më të madh të disiplinave. Cross-country është disiplina më e vjetër dhe snow-

boarding është më e reja (Lojrat në Nagano më 1998, Japoni). Ski Alpin është shfaqur relativisht vonë. Ai ka qënë i pranishëm edhe në programin e Lojrave të 1936-ës, por vetëm në Lojrat e 1948-ës në St. Moritz (Zvicër), u organizua një program më i plotë për femra dhe meshkuj. Më 1952 programit iu shtua Slalomi Gjigant. Super G

është eventi më i ri Olimpik i Skive Alpine që u prezantua për herë të parë më

1988.

Hokej në Akull, ashtu si patinazhi dhe skitë, është një ndër sportet që ndihmuan në promovimin e Lojrave Olimpike Dimërore. Hokej është shumë popullor dhe shoqërohet me audienca të gjera. Është një sport spekta-

kolar, ku topi i hokejit arrin një shpejtësi deri në 180 km/h.

Sportet Demostrative në të kaluarën

Ekzistojnë shumë variacione të sporteve në borë dhe në akull. Disa prej tyre kanë figuruar në Lojrat Olimpike si sporte demonstrative si p.sh: skijoring, bandy dhe pentathloni dimëror. Sportet e tjera kanë munguar në programin zyrtar për disa edicione të Lojrave, derisa u riprezantuan. Skeletoni është një shembull. Ai u shfaq në Lojrat e St. Moritz më 1928 dhe 1948, por pjesë e programit zyrtar u bë vetëm në Lojrat e Salt Lake City më 2002.

Sportet kryesore në ProgramTre sportet më popullore në Lojrat Dimërore janë patinazhi, ski dhe hokej në akull

Page 15: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

SPOrtiStËt nË lOjrat OlimPikE

Sfida e Lojrave

Vizioni i të qënit i zgjedhur për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike, është arritja

më e madhe për shumicën e sportistëve. Rezerva të mëdha vullneti dhe shumë vite stërvitje janë ato çka duhet për të arritur një qëllim të tillë. Sportistët që kualifikohen për Lojrat mund të konsiderohen si më të mirët në botë. Ata do të jenë Olimpistë pavarësisht nëse fitojnë apo jo medalje. Praktikisht, me qëllim që të marrin pjesë sportistët, duhet t’u binden rregullave të Kartës Olimpike dhe atyre të Federatës Ndërkombëtare të sportit të

tyre. FN-të organizojnë evente kualifikuese, ndërsa Komiteti Olimpik i vendit të sportistëve është përgjegjës për të futur sportistët në Lojrat.Sportistët me kombësi të dyfishtë mund të garojnë për atë komb që dëshirojnë ata. Megjithatë nëse ata e kanë përfaqësuar njërin nga vendet në Lojrat ose në evente të tjera madhore, nuk mund të garojnë për një vend tjetër pa kaluar një periudhë trevjeçare. Nuk ka kufi moshe për të garuar në Lojrat Olimpike, përveç atyre kufijve që vendosen nga individët e Federatave Ndërkombëtare për arsye shëndetësore. Në

disa sporte, siç janë ato me kuaj, skerma dhe lundrimi, sportistët mund të shijojnë një karrierë shumë të gjatë sportive, ndonjëherë dhe 40 vjet. Duke u futur në Lojrat Olimpike, sportistët marrin një angazhim për të respektuar vlerat Olimpike, dhe bien dakort t`i nënshtrohen testit antidoping. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të Lojrave, bëhen teste nën autoritetin e CIO-s dhe të Komisionit të tij Mjekësor. Testet mund të zhvillohen para ose gjatë Lojrave. Për sportet individuale, testet zhvillohen për çdo sportist që pozicionohet ndërmjet pesë më të mirëve në çdo event, plus dy sportistë që, në gara finale, zgjidhen rastësisht. Për sportet kolektive, apo sporte të tjera ku shpërblehen skuadrat, testimi bëhet gjatë gjithë kohës së zhvillimit të Lojrave.

Page 16: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Anita L.De Frantz, Olimpiste dhe anëtare e CIO-s, ka thënë për eksperiencën e saj në Fshatin Olimpik:

Nga dy deri ne katër javë, fshati është shtëpia për sportistët elitarë të botës. Aty kuptova që suksesi vjen në çdo formë, përmasë, rracë dhe gjini. Aty kuptova që një Olimpist është dikush që respekton çdo individ, bazuar në përpjekjet që duhet për t’u bërë Olimpist. Aty mësova që për çdo sport duhet një aftësi e veçantë dhe këmbëngulje për çdo person për të arritur majat.

Fshati Olimpik i sotëm është pothuajse një qytet i vogël. Ai zakonisht pozicionohet pranë ndërtesave ku zhvillohen garat dhe ndërtimi i tij merret shumë seriozisht gjatë përgatitjeve për Lojrat. Për shembull në Athinë, më 2004, u akomoduan mbi 16.000 sportistë dhe zyrtarë në më shumë se 300 ndërtesa që është ekuivalente me disa periferi.

Sportistëve u sigurohen disa lehtësira. Ata mund të hanë në restorantet e Fshatit 24 orë në ditë, mund të shkojnë te parukierja ose në kinema që të shikojnë një film. Ata mund të përdorin internetin ose të shkojnë në disko pas garave. Kur Lojrat mbarojnë, Fshati kthehet në një zonë banimi për qytetin, dhe shtëpitë shiten ose jepen me qera për banorët vendas.

Sportistët jo gjithmonë kanë përfituar nga ky lloj akomodimi. Para Lojrave të Los Angelosit më 1932 ata rrinin në vënde të ndryshme

Jeta në fshatin Olimpik

Pas mbërritjes së tyre në vendin ku do të bëhen Lojrat, sportistët akomodohen në Fshatin Olimpik. Ndërsa presin Lojrat dhe jeta e tyre nuk i është përkushtur tërësisht konkurimit, ata kanë mundësi që të takojnë sportistë nga shtete dhe kultura të ndryshme. Jeta kolektive është e favorshme për të nxitur kontakte ndërmjet sportistëve meqë nuk garojnë në të njëjtin sport apo që nuk janë nga i njëjti vend. Të gjithë banorët e Fshatit nuk kanë shumë pretendime për komoditetin e ambientit ose për cilësinë e shërbimeve. Ajo çfarë

ka rëndësi janë marrëdhëniet e krijuara ndërmjet sportistëve

të botës. Kjo është ajo♪çka u jep kuptim vlerave

Olimpike të suksesit, të miqësisë dhe të

respektit.

Page 17: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Motivimi dhe pjesëmarrja

Nga mijëra njerëz që marrin pjesë në garat Olimpike, vetëm një pjesë e vogël arrin në finale. Pjesëmarrja është ajo që ka rëndësi për garuesit. Ata duan të kenë nderin të përfaqësojnë vendin e tyre dhe të parakalojnë me flamurin e tyre gjatë ceremonisë së hapjes, të përballen me sportistët elitarë dhe të kenë mundësinë të japin më të mirën. Kjo është e gjitha pjesë e

Akomodimi i rregullt

Në disa nga Lojrat e para Olimpike nuk ka pasur Fshat Olimpik. Disa prej pjesëmarrësve akomodoheshin në hotele, disa në shtëpiza me qera; disa zgjidhnin të akomodoheshin në shkolla ose në baraka; disa të tjerë u akomoduan në barkat që kishin marrë në Qytetin Olimpik, siç ndodhi në rastin e Lojrave të Amsterdamit më 1928, ku Amerikanët, Italianët dhe Finlandezët qëndruan në port.

shpirtit Olimpik.Pierre de Coubertin ka thënë për këtë në fillim të shek. 20-të:Në këtë Olimpiadë, kryesore është pjesëmarrja dhe jo fitorja, ajo që ka rëndësi në jetë nuk është fitorja, por përpjekja, thelbi nuk është pushtimi, por të luftosh mirë.Pothuaj një shekull më vonë, në Lojrat Olimpike të Sidneit, shpirti qe i njëjtë. Perdita Felicien, anëtare e ekipit Kanadez, shpjegoi sa e rëndësishme ishte

Një qytet dhe një botë në miniaturë

Fshati i parë Olimpik u ndërtua për Lojrat e Los Angelosit më 1932. Sportistët, vetëm burrat, nga 37 vende hanin, flinin dhe stërviteshin bashkë. Për herë të parë disa shërbime të komunitetit u siguruan: një spital dhe një zyrë postare. Në ditët e para femrat qëndruan në hotele dhe jo në fshatin Olimpik. Që prej Lojrave të Melbournit Fshati Olimpik u hap për të dyja sekset.

eksperienca Olimpike për atë ku shprehet: “Edhe pse u eleminova në baterinë e parë të 100m me pengesa, do ta bëja përseri në një të rrahur zemre. Edhe pse muaj të tëra stërvitjeje të rreptë dhe 30 orë fluturimi për në Sidnei, ishin vetëm për 13.21 sekonda vrapim mbi pistën më të nxehtë të botës atë ditë, gjithçka ia vlejti”.

Page 18: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��Lojrat oLimpike moderne dhe antike

ShPËrblimEt

Momenti i fitores shpesh simbolizohet me shfaqjen e sportistëve mbi podium për të marrë medaljet e tyre. Kjo ceremoni nuk ka ekzistuar gjithmonë. Elementë të ndryshëm të ceremonisë janë futur në historinë Olimpike në kohëra të ndryshme.

Medaljet e Lojrave verore

Në fillim Medaljet Olimpike varionin nga një Olimpiadë në tjetrën. Në Lojrat e para moderne në Athinë më 1896, fituesit shpërbleheshin me një degë ulliri dhe me një medalje të argjendtë, ndërsa vendi i dytë me medalje bronxi dhe me një degë dafine. Medaljet e arta të argjendta dhe të bronxit nuk janë shpërndarë deri më 1904. Që prej Lojrave të Amsterdamit më 1928, kur medaljet u standartizuan, deri në Lojrat e Sidneit në vitin 2000, medaljet nuk ndryshuan. Pjesa e përparme e medaljes tregonte një figurë të Fitores të ulur me krahë, duke mbajtur një kurorë në njërën dorë dhe një gjethe palme në tjetrën. Në sfond shfaqej një arenë e ngjashme me Koloseun në Romë. Pjesa e mbrapme tregonte sportistin fitues, duke qëndruar mbi shpatullat e turmës. Që prej vitit 1972 vetëm pjesa e përparme e medaljes është e njëjtë. Pjesa e pasme është modifikuar në çdo Olimpiadë. Më 2004 ikonografia ndryshoi në mënyrë dramatike. Një përfaqësim i Naikit nga Muzeu i Olimpias, është tashmë një tipar në pjesën e përparme të medaljeve të Lojrave Olimpike verore. Ajo shfaqet duke zbritur nga qielli në Stadiumin Panathinaiko, duke kujtuar vendin ku u zhvilluan Lojrat e para moderne, në Athinë më 1896. Në sfond duket Akropoli.

Page 19: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Medaljet e Lojrave Dimërore

Medaljet e Lojrave Dimërore nuk janë subjekt i të njëjtave përkufizime. Nuk ka rregulla që përcaktojnë një formë ose një dizenjo të caktuar. Bashkë me arin, argjendin dhe bronxin mund të shtohen edhe materiale të tjera. Medaljet e Lojrave të Albertvilles (Francë) kishin një disk kristali; medaljet e Lillehammer (Norvegji) kishin një element graniti dhe medaljet e Lojrave të Nagano-s (Japoni) ishin pjesërisht të punuara me lustër. Në fakt për të gjitha Lojrat Olimpike Dimërore janë dizenjuar medalje origjinale.

Ceremonitë e medaljeve

Gjatë Lojrave Dimërore, ceremonitë e medaljeve zhvilloheshin menjëherë pas garave. Tani ato zhvillohen krye-sisht në mbrëmje, në ndonjë cer-

emoni të vecantë në zemër të qytetit ku zhvil-lohen Lojrat. Në Torino 55 nga 84 ceremonitë e medaljeve u zhvilluan në Piazza Castello, në qendrën historike të qytetit. Tetë të parët në çdo event marrin një diplomë dhe emrat e tyre lexo-hen. Vetëm tre të parët marrin medalje. Që prej Lojrave Olimpike Dimërore në Lake Placid më 1932 (SHBA), medaljet janë ndarë në podium. Fituesi zë qendrën e podiumit në shkallën më te lartë. Ai ose ajo merr një medalje të artë dhe titullin e Kampionit Olimpik. Fituesi i vendit të dytë merr një medalje të argjendtë. Vendit të tretë i jepet medalje bronxi. Flamurët Kombëtar të tre fituesve ngrihen dhe këndohet himni kom-bëtar i Kampionit Olimpik.

Page 20: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

20Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Festimet e Kampionëve Olimpikë

Pas Lojrave Olimpike, kampionët shpesh shndërrohen në superstarë e modelë për shumë njerëz. Karta Olimpike kërkon që emrat e Kampionëve Olimpikë të gdhënden në muret e stadiumit kryesor.

Janë apo nuk janë fitues, çdokush që merr pjesë në Lojra kthehet në shtëpi me kujtimin e një eksperience njerëzore të veçantë.

Page 21: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�

antikE

Page 22: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

22Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Garat sportive organizoheshin në Olimpia dhe mernin emrin e vendit ku bëheshin, prandaj emri i tyre mbeti “Lojrat Olimpike”. Askush nuk e di me saktësi se kur filluan këto Lojra, por viti 776 para lindjes së Krishtit është data së cilës i referohen si fillimi i Lojrave të para të dokumentuara me shkrim.Këto Lojra mbaheshin në të njëjtin vënd, çdo katër vjet. Kjo periudhë 4-vjeçare mori emrin “Olimpiadë”, dhe u përdor si sistem datimi. Koha matej me Olimpiada dhe jo me vite.

Hyrje

Olimpia, Djepi i Lojrave OlimpikeL ojërat Olimpike siç i njohim ne sot kanë një histori të gjatë që daton që nga antikiteti. Gjithçka filloi në Peloponez të Greqisë rreth 3000 vjet më parë.

Lojrat PanhelenikeLojrat që organizoheshin në Olimpia sollën zhvillimin e Lojrave Panhelenike, të cilat përfshinin: • Lojrat në Olimpia (Lojrat Olimpike); • Lojrat në Delhi (Lojrat e Orakullit të Delhit); • Lojrat në Istmia (Lojrat Istmike); • Lojrat në Nemea (Lojrat Nemeike).

Page 23: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�

Këto Lojra ishin të veçanta sepse bashkuan botën greke (pan = të gjithë, helene = greke), në një kohë që Greqia nuk ishte një shtet i vetëm, por një sërë qytet-shtetesh (Komunitete të pavarura ekonomike dhe politike). Njerëzit udhëtonin nga gjithë Greqia dhe kolonitë e saj (në Itali, Afrikë e Jugut dhe Azi të vogël) për të marë pjesë ose shikuar këto Lojra, të frymëzuar nga ndjenja e përbashkët për të qënë pjesë e të njëjtës kulturë dhe feje.Kujtojmë se katër Lojrat Panhelenike nuk bëheshin kurrë brënda të njëjtit vit. Është e vështirë të përcaktohet se çfarë i dha shtysë fillimit të Lojrave. Mitologjia përzihet me historinë dhe ngjarjet që ndodhnin në atë kohë shpesh herë shpjegohen me ndërhyrjen hyjnore. Ky ishte rasti i Lojrave panhelenike, për të cilat ka një sërë historish që përpiqen të shpjegojnë origjinën e tyre.

Armëpushimi i Shenjtë

Me rastin e katër Lojrave Panhelenike shpallej një armëpushim i shenjtë. Lajmëtarët shkonin qytet më qytet dhe shpallnin datën e Lojrave. Ata bënin thirrje që të gjitha luftërat të ndaleshin para, gjatë dhe pas Lojrave, në mënyrë që si atletët edhe spektatorët të kishin mundësi të udhëtonin për në vendin ku mbaheshin Lojrat dhe të ktheheshin shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre. Gjatë periudhës së Lojrave konsiderohej e rëndësishme një atmosferë paqeje.

Lojrat për perënditë

Lojrat Panhelenike kishin një rëndësi të madhe fetare. Secila prej tyre bëhej për të nderuar një perëndi të veçantë si:• Zeusin, mbretin e Perëndive (në Olimpia dhe Nemea);• Apollonin, perëndinë e dritës dhe të arësyes (në Delhi);• Poseidonin, perëndinë e detit dhe të kuajve (në Istmia)Gjatë këtyre Lojrave fitorja konsiderohej se jepej nga Perënditë.

Page 24: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Festivalet dhe garat në vendet e tjera të Greqisë

Përveç Lojrave Panhelenike, gara të tjera madhështore mbaheshin në Athinë. Këto gara njiheshin si Lojrat e Panathinës. Ato ishin pjesë e Panatheneas së Madhe, festivali më i madh i Athinës, që mbahej çdo katër vjet për nder të Perëndeshës Athena. Kudo në Greqi ose koloni organizoheshin Lojra, disa më të famshme se të tjerat, por çdo qytet kishte merita të veçanta për organizimin e tyre.

Përshkrimi i vëndit në Olimpia

Lojrat në Olimpia ishin Lojrat më të rëndësishme nga të katër Lojrat Panhelenike.Olimpia nuk ishte as qytet as shtet, por si një vend i shenjtë, i quajtur “Altis”, që ndahej nga një mur kufizues, dhe një zonë jo fetare (Laike).Zona e shenjtë përmbante tempujt, përfshirë atë të Zeusit; altarët ku bëheshin flijimet dhe Dhomat e Thesarit që ishin godina të vogla, të ndërtuara nga qytetshtetet në të cilat mbaheshin mallrat me vlerë si vazo ose statuja etj.Zona Laike shtrihej jashtë murit kufizues. Ajo përmbante vendet e trajnimit dhe vendet ku mbaheshin Lojrat, si dhe ndërtesat ku bëhej administrimi i Lojrave ose mikpritja e miqve të rëndësishëm.Vetëm priftërinjtë dhe stafi përgjegjës për mirëmbajtjen

e faltoreve jetonin në Olimpia. Atmosfera ishte shumë ndryshe gjatë periudhës së Lojrave.

Përveç atletëve dhe spektatorëve në këtë kohë vinin edhe tregtarë të të gjitha

llojeve. Numri i njerëzve që ishin të pranishëm në Lojrat Olimpike

është përllogaritur të ishte mbi 40.000 vetë.

Statusi i Lojrave Panhelenike dhe numri i madh i konkurimeve rajonale ilustrojnë rëndësinë e ushtrimit fizik dhe shpirtin e konkurencës në shoqërinë antike greke.

Page 25: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�

SPOrtiStËt

Përshkrimet që shfaqen në literaturën antike si dhe objektet e gjetura nga gërmimet arkeologjike (skulptura, vazo,

monedha, dhe mjete pune) na ndihmojnë për të zbuluar më shumë mbi atletët e Antikitetit.Kur shikon një skulpturë ose një pikturë në një vazo, është e lehtë të identifikosh atletin nga lakuriqësia e tij. Atletët si në stërvitje edhe në konkurime ishin gjithmonë nudo për të ilustruar harmoninë ideale midis trupit dhe mendjes. Sipas këtij ideali, vetëm nëpërmjet stërvitjes së trupit mund të kalitej dhe mendja. Kjo ide shfaqet përsëri edhe në Periudhën Romake, e provuar nga shprehja e mirënjohur “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

Page 26: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Palestrat

Në çdo qytet grek kishte një palestër. Këto ishin vëndet ku stërviteshin dhe edukoheshin atletet dhe djemtë e rinj. Ishte një edukim i përgjithshëm, përfshirë këtu ushtrimin e trupit dhe të mendjes. Edukimi fizik, muzika, aritmetika, gramatika dhe leximi ishin pjesë e këtij programi.

Higjena dhe përkujdesja për trupin

Kur atletët shkonin në palestër, ata zhvisheshin komplet. Pa mbrojtjen e veshjes ata duhet të përkujdeseshin më shumë për lëkurën e tyre.Para stërvitjes, atletët e lyenin trupin me vaj ulliri dhe më pas me rërë të lëmuar. Vaji i ullirit dhe rëra ndihmonin për të rregulluar temperaturën e trupit si dhe për ta mbrojtur nga dielli dhe nga fshikullimi i trajnerit, kur ata nuk performonin si duhej ushtrimet. Pas ngjarjeve, atleti merrte një eshkë, një instrument të harkuar, dhe kruante djersën, vajin dhe rërën për ta hequr nga lëkura. Më pas atleti përfundonte procesin e pastrimit me një sfungjer dhe me ujë.

Gjatë garave, atletet përgatiteshin dhe laheshin në të njëjtën mënyrë

Page 27: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�

Loja me hile dhe gjobatDisa atletë jo gjithmonë e respektonin betimin e bërë dhe përpiqeshin të fitonin me mjete të pa autorizuara. Ky lloj mashtrimi dënohej rëndë dhe atleti duhet të paguante gjobë. Me paratë e gjobës ngriheshin statuja të Zeusit, të njohura si Zanes. Secila prej tyre me emrin e mashtruesit të gdhendur në fund të statujës vendosej në rrugën që të çonte në stadium. Atleti duhet të ecte pranë këtyre statujave për të shkuar tek vendi i Lojrave. Kjo i kujtonte atij shembullin që nuk duhet të ndiqte.

Pjesëmarja në LojraEkzistonin tre kritere kryesore për të marrë pjesë në Lojra: e para, duhet të ishe gjinia mashkullore, me origjinë greke dhe një njeri i lirë. Femrat, skllevërit dhe të huajt ishin të përjashtuar.

Shumica e atletëve vinin nga familje me mirëqënie. Edhe pse nuk mund të flasim për profesionistë ose amatorë si i njohim sot, në Lojra lejoheshin të merrnin pjesë më të mirët. Pjesëmarrësit stërviteshin individualisht për muaj të tërë para se të udhëtonin për në Elis, një qytet afër Olimpias, katër javë para Lojrave , për t’u bashkuar me pjesmarrësit e tjerë. Në këtë fazë, bëhej seleksionimi përfundimtar, dhe vetëm ata që do të përzgjidheshin do të merrnin pjesë në Lojra në Olimpia. Atletët betoheshin, në të njëjtën mënyrë si gjykatësit. Ata premtonin të merrnin pjesë në Lojra me ndershmëri, duke zbatuar të gjitha rregullat.

Page 28: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Meqënëse aktiviteti fizik ka pasur një rol të rëndësishëm në edukimin në Antikitet, shumë atletë të specializuar ndoqën programe trajnimi dhe morën pjesë në shumë gara të zhvilluara. Emrat e disa prej kampionëve të

mëdhenj janë të njohur edhe në ditët e sotme.

SPOrtiStËt E famShËm

Në vijim janë profilet e disa prej tyre:

• Mundësi i famshëm Milo i Corton, ishte një figurë kryesore gjatë gjysmës së dytë të shekullit VII. Ai fitoi gjashtë herë në Olimpia, shtatë herë në Delfi, dhjetë herë në Isthmia dhe nëntë herë në Nemea! Ai u bë sportisti me më shumë trofe të fituar në Antikitet, duke fituar titullin e periodonik. Milo nuk ishte i famshëm vetëm për pushtetin legjendar, por ai ishte i njohur edhe për oreksin e tij të pashuar!

• Burime tregojnë se Theogenes i Thassos fitoi mbi 1300 trofe në Garat e lashta, në boks dhe pankration. Ai u bë një figurë shumë e rëndësishme në qytetin e tij të lindjes, ku për nder të tij u ngrit një statujë.

Atleti Leonidas i Rodosit fitoi 12 herë garën në stadium dhe gjithashtu ishte fitues disa here i garave me Parzmore. Ai ishte nga të paktët sportistë që fitoi tre gara në të njejtën ditë. Ai madje arriti të përsërisë këtë fitore në katër Olimpiada (nga 164 deri në 152 para lindjes së Krishtit )!

Boksieri Diagoras i Rodosit themeloi një dinasti të sportistëve. Ai fitoi më 464 para Krishtit dhe bijtë e tij gjithashtu vazhduan të bëheshin kampionë në Olimpia.

Të konsideruar si modelë, sportistë të tillë të mëdhej u kujtuan edhe pas vdekjes së tyre. Ka akoma shembuj të varreve të zbukuruar me kurorat që atleti i fitoi gjatë karrierës së tij. Gjithashtu edhe një shkollë është ndërtuar mbi varrin e njërit prej tyre.

Page 29: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

2�

SPOrtEt nË PrOGram

Lojrat Olimpike janë festuar për më shumë se 1000 vjet dhe kanë pësuar shumë ndryshime. Në pikën e tyre kulminante, ato zgjatnin për pesë ditë dhe evenimentet sportive ishin një element kryesor. Programi i Lojrave përbëhej vetëm nga sporte individuale, nuk kishte sporte në skuadër. Gjithashtu në program nuk kishte as sporte ujore.

Dita e parëAtletët, si dhe gjyqtarët, betoheshin për të respektuar rregullat. Më pas garat vazhdonin me tromba dhe tellalle.

Dita e dytëEvenimenti kalorsiak bëhej në hipodrom. Evenimenti më i famshëm ishte gara me katër kuaj që tërheqin karrocën. Gjithashtu kishte gara me koçi për kuajt e rinj dhe gara me kalërim kuajsh. Duhet përmendur që fituesit nuk ishin kalëruesit e kuajve ose karrocierët, por pronarët e kuajve. Në këtë mënyrë Kyniska, princesha e Spartës dhe pronarja e një stalle kuajsh, u bë Kampione Olimpike.

Si organizoheshin Lojrat?Programi i Lojrave Olimpike përbëhej vetëm nga sporte individuale. Konkurimi bëhej në stadium ose hipodrom.

Page 30: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�0Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Pesëgarëshi bëhej në stadium gjatë mbasdites dhe përbëhej nga pesë evenimente: Hedhja e diskut, Kërcimi së gjati, Hedhja e shtizës, Vrapimi , dhe Mundja.

• Hedhja e diskut bëhej nga vëndi dhe të gjithë atletët përdornin të njëjtin disk.

• Për kërcimin së gjati përdoreshin gurë ose pesha metalike të përmasave të ndryshme. Evenimenti përbëhej nga pesë hedhje të njëpasnjëshme, që kërkonin harmoni të lëvizjes dhe një sens ritmi. Për t’i ndihmuar atletët me këtë nismë, shpesh herë ishte prezent një flautist, duke luajtur. Figura të tilla janë hasur shpesh nëpër vazo, pranë kërcyesve.

• Për hedhjen e shtizës atletët përdornin një rrip të hollë lëkure të cilin e vendosnin rreth shtizës në formë rrethore, që t’i lejonte t’i jepnin shtizës një rrotullim më të mirë.

Këto tre disiplina praktikoheshin vetëm si pjesë e pesëgarëshit. Vrapi dhe mundja, nga ana tjetër praktikoheshin gjithashtu si sporte individuale.

Page 31: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Dita e katërtGara të ndryshme bëheshin në stadium. Spektatorët uleshin rreth e rrotull stadiumit dhe ishin shumë afër aksionit. Zyrtarët (organizatorët dhe gjyqtarët) ishin të vetmit që uleshin në një stendë.

Në kohët antike, stadiumi nuk ishte në formë vezake si e njohim sot, por në formë drejtkëndore. Vrapuesit vraponin në një vijë të drejtë. Terreni ishte i ngjeshur. Konkuruesit vendoseshin tek vija e startit, që ishte e shënuar me anë të një guri gëlqeror. Për garat e gjata, vrapuesit vinin rrotull një shënuesi në fund të stadiumit.- Stadioni zinte 192 metra të hapësirës së stadiumit; - Diaolous është gjatësia e dy stadioneve;- Dolicho ishte një garë e distancave të gjata (nga 7 deri 24 rrotullime);- Garat me armaturë (në Olimpia kjo ishte një diaulos), ku atletët të veshur me një përkrenare dhe armaturë garonin;

Dita e tretëKjo ditë konsiderohej si pika kulminante e Lojrave. Bëhej një flijim madhështor:100 lopë thereshin për të nderuar Zeusin dhe Hyjnitë e tjera. Mishi i tyre ndahej në komunitetin e pjesëmarrësve të Lojrave gjatë një feste, ku ishin të ftuar të gjithë.

Pasditja u përkushtohej sporteve luftarake: boksit, mundjes dhe pankrationit.Me anë të shortit vendosej sesi atletët do të konkuronin kundër njëri-tjetrit. Ndryshe nga sot, nuk ka pasur kategori peshe. Për të sinjalizuar fundin e një ndeshjeje, njëri nga konkurentët ngrinte njërin gisht. Skena të tilla i gjejmë të pikturuara në vazo.

Page 32: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�2Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Boksi. Duart e boksierit mbro-heshin nga mbështjellëse të gjata lëkure. Këto doreza boksi patën modifikime të shumta me kalimin e kohës. Copëza meta-like janë shtuar nën pjesën e

nyjeve, duke i bërë grushtat më të dhunshëm.

Mundja. Mundësit luftonin vetëm me duar. Ishin disa lloje të ndryshme të kapjes. Personi që prekte tokën

tri herë ishte humbësi.

Pankrationi. Ishte një lloj mundjeje ku lejohej çdo lloj lëvizjeje përveç goditjeve të for-ta, dhe sulmit të qëllimshëm të syve dhe futjes së gishtave në

hundë.

Dita e pestë

Kjo ditë rezervohej për të nderuar sportistët fitues. Ata mbuloheshin me fjongo dhe u dhuroheshin palma fitoreje në stadium, përpara ceremonisë solemne, ku ata kurorëzoheshin me kurora të gjetheve të ullirit. Më në fund shtrohej një banket për ta, së bashku me politikanët dhe jurinë.

Page 33: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

muzika dhE kËnGa

Konkurimi i muzikës dhe i këngëve nuk ishte në programin e Lojrave Olimpike. Ky ishte një specialitet i Lojrave në Delfi.

Kohë më parë garat sportive dhe garat muzikore organizoheshin në Delfi.

Këto përfshinin të kënduarit e shoqëruar me sitarë (një lloj lire) me flaut solo ose duke kënduar të shoqëruar me flaut. Muzika dhe të kënduarit mbeten një tipar i Lojrave të Pithianit edhe pas integrimit të garave sportive. Gjithashtu në program kishte dhe konkurse poezie dhe drame.

Page 34: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��Lojrat oLimpike moderne dhe antike

ShPËrblimEt E fituESvE

Kurorat, fjongot dhe palmatNë Lojrat Olimpike Moderne sportistët e vendit të parë, të dytë dhe të tretë shpërblehen respektivisht me medalje ari, argjendi dhe bronzi. Në Lojrat Panhelenike kishte vetëm një fitues, të cilit i jepej një kurorë me gjethe. Në secilën nga Lojrat e organizuara kurora bëhej nga lloje gjethesh të ndryshme.

Në Olimpia kurora ishte me gjethe Ulliri.

Në Delfi ishte me gjethe dafine.

Në Lojrat e Korinthit kurora ishte me gjethe pishe.

Në Lojrat e Nemeas ishte me gjethe selinoje.

Page 35: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Përveç kurorës, fituesit merrnin edhe një fjongo leshi të kuqe. Një statujë e famshme nga skuptori Polycletus (datuar në gjysmën e parë të shekullit të 5-të para lindjes së Krishtit) paraqet një fitues që shtrëngon fjongon e kuqe rreth kokës. Statuja quhet Diadumenos dhe një kopje e saj prej bronzi ndodhet në hyrjen e Muzeut Olimpik në Lozanë.

Shpesh herë fituesit mbanin në dorë një gjethe palme, një tjetër simbol i fitores.

Niki, i derguari i Zotëve.

Grekët e lashtë mendonin se ishin Perënditë ata që vendosnin t’i jepnin fitoren një sportisti. Fitorja shpesh herë përfaqësohej në formën e një personazhi femëror të njohur si Niki, që në greqisht do të thotë: “fitore”. Niki, si një lajmëtar i Perëndive, fluturonte tek personi i zgjedhur për t’i dhënë atij shpërblimin hyjnor që simbolizohej me formën e një kurore ose të një fjongoje.

Page 36: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��Lojrat oLimpike moderne dhe antike

faMa

Edhe pse fituesit nuk merrnin ndonjë shpërblim financiar, kampionët Olimpikë bëheshin figura të rëndësishme në qytetin

e tyre, ku shpesh herë merrnin edhe një rol politik.

Lavdia e sportistit fitues sillte lavdi për të gjithë banorët e qytetit të tij. Kur ai kthehej nga Lojrat, i organizohej një festë mirëseardhjeje prej heroi dhe i jepeshin përfitime të shumta për gjatë gjithë jetës së tij. Fituesi, për të treguar që ishte bërë i famshëm, kishte të drejtën që të ndërtonte një statujë të vetes. Ai gjithashtu mund t’i kërkonte një poeti që të shkruante vargje për fitoret e tij. Bashkëqytetarët e tij, për të treguar që ishin krenarë për të, ndonjëherë prodhonin monedha me imazhin e tij në to, për të mos e harruar kurrë dhe për ta bërë të famshëm në të gjithë botën greke.

Page 37: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Çmimet në garat rajonale.

Çmimet që jepeshin në garat lokale kishin një vlerë më të madhe

materiale. Shpesh herë fituesit i jepej një kupë e mbushur me vaj ulliri. Gjatë kësaj periudhe vaji i ullirit ishte shumë me vlerë dhe kushtonte shumë. Pasuri të tjera si tripode prej bronzi (vazo të mëdha me tri këmbë) mburoja bronzi ose kupa prej argjendi jepeshin gjithashtu si çmime. Pavarësisht ndryshimeve, prestigji i Lojrave Panhelenike ka mbetur i pakrahasueshëm. Kurora modeste e gjetheve ishte shpërblimi më i madh i mundshëm në botën greke, sepse i garantonte mbajtësit nder dhe respekt nga çdokush.

Page 38: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��Lojrat oLimpike moderne dhe antike

fundi i lojrave

Për më shumë se 1000 vjet grekët dhe më vonë romakët takoheshin në Olimpia për të celebruar Festivalin për nder të Zeusit, dhe për të siguruar që Lojrat të mbeteshin

një event i rëndësishëm. Falë zbulimeve më të fundit arkeologjike në Olimpia ne dimë që Lojrat u organizuan deri në shekullin IV pas vdekjes së Krishtit. Në vitin 393 pas vdekjes së Krishtit perandori Kristian Teodosius ndaloi me ligj festimin e kulteve pagane, përfshirë këtu dhe Lojrat. Megjithatë popullariteti i garave sportive dhe i festimeve kulturore vazhdoi në shumë provinca të perandorisë Romake që kishin influence greke, deri në fundin e shekullit VI pas vdekjes së Krishtit.

Page 39: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

��

Olimpia deri në rizbulimin e saj në shekullin XIX

Duke zbatuar dekretin e Teodosius pak nga pak kultet pagane filluan të zhdukeshin dhe Lojrat filluan të braktiseshin. Në rrënojat e Olimpias u

vendosën fermerët, të cilët ndërtuan një kishë dhe punishte të vogla modeste. Qyteti u braktis gjatë shekullit VII pas Krishtit dhe vendi gradualisht u fundos disa metra nën tokë.

Falë shkrimeve të historianëve të lashtë, kujtimi i Lojrave dhe vendi i tyre në botën greke nuk u harrua plotësisht. Dihej që Lojrat kishin ekzistuar, por vendi i saktë kishte humbur në kohë. Në vitin 1776, udhëtari anglez Richard Chandler zbuloi vendin e lashtë të Olimpias, por gërmimet e para kryesore u bënë rreth 100 vjet më vonë nga arkeologët gjermanë. Sot këto rrënoja janë një burim i vlefshëm informacioni për lavdinë e Lojrave Panhelenike dhe domethënien e Olimpias në lashtësi.

Page 40: Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

�0Lojrat oLimpike moderne dhe antike

Tiranë, Shtator 2010

Projekti “Edukimi Olimpik 2010 - 2011”

Lojrat oLimpike antike dhe moderne