ndotja ne liqenin e fierzes

71
Republika e Shqiperise Universiteti i Tiranes Fakulteti Histori-Filologji Dega: Gjeografi Master Profesional Tema :Metodika e mesimdhenies per ndotjen ne liqenin e Fierzes Punoi: Hyrmete Cenaj Udhehoqi Temen: Prof.As.Dr Romeo Hanxhari 1

Upload: valbona-ramallari

Post on 08-Nov-2014

557 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

ndotja ne liqenin e fierxez

TRANSCRIPT

Page 1: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Republika e ShqiperiseUniversiteti i TiranesFakulteti Histori-FilologjiDega: GjeografiMaster Profesional

Tema :Metodika e mesimdhenies per ndotjen ne liqenin e Fierzes

Punoi: Hyrmete Cenaj Udhehoqi Temen: Prof.As.Dr Romeo Hanxhari

Tirane, 2013

1

Page 2: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pasqyra

Hyrje …………………………………………………………………………………….4

Pjesa I

KAPITULLI I Kushtet Gjeografike Natyrore te Qarkut Kukes

1.1 Pozita Gjeografike…………………………………………………………….5

1.2 Ndertimi Gjeologjik……………………………………………………………6

1.3 Relievi ………………………………………………………….……………... 7

1.4 Klima ……………..……………………………………………………………8

1.5 Reshjet ………………………………….………………………………….…8

1.6 Ererat…………………………………………………….…………………….8

1.7 Hidrografia ……………………………………………………………………9

1.8 Tokat……………………………………………………………..……………10-11

1.9 Fauna /Flora ………………………………………………………..………………11-12

KAPITULLI II Historiku i Qarkut Kukes

2.1 Historiku ……………………………………………………………………...13

2.2 Popullsia …………………………………………………………………..….14-19

KAPITULLI III Pershkrimi i Pellgut ujor te L.Fierzes

3.1 Pershkrimi I Pellgut ujor L.Fierzes………………………………………………20-21

3.2 Transporti Liqenor ………………………………………………………………..22

3.3 Peshkimi ………………………………………………………………………….22-23

3.4 Zhvillimi I Turizmit liqenor……………………………………………………..23-24

2

Page 3: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

KAPTULLI IV -Burimet e Ndotjes se liqenit te Fierzes

4.1 Ndotja e liqenit ………………………………………………………………..…….26

4.2 Ndotja nga Mbetjet Urbane…………………………………………………..…26-27

4.3 Ndotja nga Shkarkimi I ujerave te zeza ………………………………………..28-29

4.4 Ndotja nga Industra dhe veprimtaria Prodhuese …………………………...……29

4.5 Ndotja Shkaktuar nga Sedimentet………………………………………………….30

4.6 Ndotja e Shkaktuar nga Shfrytezimi i Reres ne Shtereterit Lumenjeve…..…30-31

4.7 Ndotja Shkaktuar nga Erozioni………………………………………………….…..33

4.8 Ndotja Shkaktuar nga Veprimataria Bujqesore…………………………………...33

4.9 Ndotja e Shkaktuar nga Perdorimi i Lendeve Plasese………………………………33

Pjesa II

Pjesa didaktike……………………………………………………………34-49

Perfundime…………………………………………………………………….51

Bibliografia……………………………………………………………………52

3

Page 4: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

HYRJE

Liqeni i Fierzes eshte liqeni me i madh artificial ne vendin tone, i cili ndodhet ne Qarkun e Kukesit . Ky liqen eshte formuar si rezultat i ndertimit te hidrocentralit te Fierzes per prodhimin e energjise elektrike. Krijimi i ketij liqeni ka pasur dhe ka ndikime ne mjedis dhe ne jeten social- ekonomike te banoreve te kesaj zone. Megjithe anet pozitive qe ka pasur krijimi i liqenit jane dhe shume probleme te ndryshme. Nje nga problemet madhore eshte ndotja e ujerave te liqenit nga faktore te ndryshem dhe ndikimi i kesaj ndotjeje ne habitatin ujor dhe biodiversitete rreth basenit te liqenit. Ne pjesene dyte te temes eshte bere dhe punimi i temes ne baze te didaktikes mesimore. Disa nga çeshtjet kryesore te punimit jane ndertuar siç eshte nje teme mesimi ne nje tekst mesimor te shkolles se mesme dhe me pas kam bere planet mesimore duke perdorur metodat e reja mesimore qe kane ne qender te vemendjes nxenesin. Mendoj qe metodat e reja qe futur ne kurrikulat e reja mesimore me ne qender nxenesin jane me te sukseshme per zhvilimin e mesimit, sepse i japin mumdesi nxenesve te jene me aktiv dhe me te lirshem gjate zhvillimit te procesit mesimor.

4

Page 5: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pjesa I - Baza e te dhenave dhe analiza per mesimdhenien e ndotjes ne

liqenin e Fierzes.

KAPITULLI I -Kushtet Gjeografike Natyrore te Qarkut Kukes

1.1 Pozita gjeografike

Qarku i Kukesit shtrihet ne pjesen verilindore te krahines malore qendrore ne pellgun me te njejtin emer.Vendosur ne gjeresine gjeografike 41o17’ 29” dhe 42o 05’ 09” dhe ne gjatesi gjeografike lindore 19o 23’ 30” dhe ne 20o 23’ 23’’. Perfshine pjesen verilindore te Shqiperise duke u konsideruar si nje nga zonat me te thella te vendit,qe ka vazhduar si e tille per nje periudhe relativisht te gjate kohe.Qarku i Kukesit ndodhet ne zonen klimatike mesdhetare paramalore veriore dhe lindore,zone relativisht e mire per zhvillimin e aktivitetit ekonomik,megjithese kete pozite e veshtireson karakteri malor dhe i thepisur i relievit.Dimri i ashper dhe me bore te zgjatur,ererat e forta,reshjet e medha,kryesisht ne forme bore te shoqeruara me orteqe qe ne disa vende jetesa behet mjaft e veshtire.Duke depertuar ne nje te kaluar te larget Qarku i Kukesit ka qene territori neper te cilen ka kaluar rrjeti rrugor nga deti adriatik per ne brendesi te gadishullit te ballkanit.ne kohen e perandorise romake ka qene shfrytezuar lugina e drinit te zi e lidhur me disa Qafe kalime qe depertonin ne thellesi te masiveve malore duke e ndare ate nga ultesira bregdetare e adriatikut.Me vone u ndertua rruga e famshme dhe e vjeter APIA. Duke filluar qe nga lashtesia Qarku i kukesit ka pasur nje rendesi te posaçme gjeostrategjike pasi aty kalonin dy nga linjat me te rendesishme qe lidhnin ballkanin e brendshem me ultesiren e danubit me bregdetin lindore te adriatikut te poshtem dhe portet e tij te rendesishme si Apolonia,Dyrrahu.Veçanerisht ne territoret e thella malore rrethi i Kukesit ka formen e nje shumekendeshi me gjatesi veri-jug 26km dhe gjeresi 35km,siperfaqe 956km2.Vija kufitare e rrethit te Kukesit eshte 156km,nga veriu kufizohet me rrethin e Hasit me vije kufitare 34km,nga lindja me vijen shteterore 41km,nga jugu me rrethin e Peshkopise 40 km,nga perendimi me rrethin e Rreshenit 21km dhe rrethin e Pukes 20km.Mjedisi i hapesires se ketij qarku ne teresine e vet dallohet per pasuri te shumta natyrore,peizashe te shumellojshme gjeografike,historike,kulturore,arkeologjike dhe turistike.Qarku i Kukesit perbehet nga 3 bashki e 31 komuna.Ne qarkun e Kukesit kalojne dhe shume qafa malore,shtigje e kalime qe lidhin midis tyre krahina,zona dhe territore te ndryshme brenda dhe jashte rrethit.Qafa me e rendesishme eshte ajo e Morines,qafa e Prushit dhe qafa e Morinit qe sherbejne si pika kalimi kufitar dhe doganor midis Shqiperise dhe Kosoves.

5

Page 6: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

1.2 Ndertimi gjeologjik

Ne baze te studimeve te bera i gjithe territori ne te cilen shtrihet liqeni i Fierzes eshte pjese e zones gjeologjiko-tektonike “Mirdita”. Palegjoeografia e kesaj zone e ka zanafillen e vet ne kohen e periudhes perniane, te eres paleozoike sepse te kesaj moshe jane edhe shkembinjte me te vjeter qe njihen deri me sot. Ne ndertimin gjeologjik te qarkut te Kukesit bejne pjese shkembinjte sedimentare,magmatik dhe metamorfik.

Shkembinjte sedimentare zene pjesen qendrore. Perbehen kryesisht nga shkembinjte karbonatike (gelqerore,dolomite)dhe me pak nga shkembinjte terrigjen(konglomerate,ranore,argjila) me pak takohen ne lindje dhe perendim. Shkembinjte karbonatik takohen ne Arren dhe Surroj, Mamez e Has, ne shpatet perendimore te Gjallices dhe Koretnikut. Shkembinjte terrigjen kane perhapje te kufizuar dhe takohen veçanerisht ne gropen e Kukesit dhe ne luginen e Drinit.

Shkembinjte magmatik zene nje siperfaqe te konsiderushme.Perfaqesohen nga shkembinjte ultrabazik,bazik,mesatoro-acid dhe magmatik-efuziv. Shkembinjte ultrabazik perfaqesohen nga perodite dhe me pak nga dunite. Keta shkembinje lidhen me mineralin e kromit. Ato gjenden ne fshatrat: Surroj, Kalimash, Mamez e deri ne brigjet e Drinit te Bardhe. Shkembinjte bazik perfaqesohen nga gabrot.

Shkembinjte metamorfik jane formuar si rezultat i ndryshimeve cilesore dhe strukturore te shkembinjve sendimentare dhe magmatik, mbi te cilet kane vepruar presioni dhe temperatura te larta. Per shkak te fortesise se shkembinjve,keto jane perdorur per te mbuluar shtepite. Keta shkembinje jane te perhapur ne pjesen lindore te rrethit Kukes duke perfshire fshatrat e zones se Zapodit, Shishtavecit, Bushtrices dhe Ujmishtit.

6

Page 7: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

1.3 Relievi

Persa i perket formave te relievit ,ne Tropoje dhe Has mbizoterojne lartesite deri ne 600 m, pra sistemi kodrinor. Ndersa ne Rrethin e Kukesit lartesia mesatare eshte 925 m. Karakteristike eshte mbizoterimi i maleve mesatare 1000-1200 m dhe kodrave. Qarkut te Kukesit i mungojne ultesirat e mirfillta.

Relievi i Kukesit ndahet kryesisht ne:

Reliev kodrinor – malor: ky reliev perfshin lartesite 300-999 m. Relievi malor perfshin ngritjen periferike jugore, lindore dhe verilindore te rrethit te Kukesit. Ato ndertohen nga gelqeroret e mesozoit, luhaten nga 800-1000 m deri ne mbi 2000m mbi nivelin e detit, ku per tu permendur eshte vargu Koritnik-Gjalice.

Reliev malor: permbledhe lartesite 1000-1999 m, terreni eshte i perthyer e me pjerresi, por perben pjesen me te veshur me bimesi te llojeve te ndryshme.

Relievi alpin :shtrihet ne lartesine 2000-2468 m. Karakteristike kryesore per kete reliev jane format e mprehta, mungesa e ujit dhe e pyjeve. Eshte i mbuluar me bime barishtore dhe eshte i pasur me kullota alpin.

Relievi i Tropojes eshte kryesisht kodrinor dhe shume pak malor gje qe shprehet edhe ne lartesine mesatare te saj 660 m. Tipat kryesore te relievit ne tropoje dhe Has jane:

Relievi karstik i cili shtrihet teresisht ne pllajen karstike te Hasit.

Relievi erozivo-denudues i cili shtrihet ne pjesen me te madhe te Malesise se Gjakoves.

Relievi strukturore-eroziv i perfaqesuar nga kueste dhe rrepirat e thyerjeve tektonike. Ne relievin e Tropojes format e relievit alternohen nga nje varg luginash dhe kurrizesh malore te nisura ne forme rrezesh nga blloku qendrore Alpe-Jezerce dhe qe formojne lugina dhe pllaja si:lugina Nikaj-Mertur, kurrizi Kore e Merturit-Jezerce, lugina e Valbones qe pershkohet nga lumi me te njejtin emer, lugina e lumit te Gashit, kurrizi malor Shkelzen-Maja e Ali Celes, lugina e lumit te Tropojes etj. Kemi edhe lugina akullnajore si:lugina e Ceremit, lugina Valbone, Gropa e Tropojes, Gropa e Bytyqit.

Karakteristike jane edhe ekzistenca e liqeneve akullnajore si ai i Dashit ne Doberdol. Malesia e Hasit e cila eshte e perbere nga Gropa e Krumes dhe pllaja karstike e Hasit, e cila dallohet ne pergjithesi per reliev kryesisht malor.

7

Page 8: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

1.4 Klima

Klima e Qarkut te kukesit eshte Mesdhetare me dy zona te dallueshme: paramalore dhe malore. Mjaft e pershtatshme per zhvillimin e sporteve dimerore, ngjitje alpinistike dhe ski etj. Temperatura mesatare e janarit eshte 0.5°c dhe temp mesatare e korrikut eshte 22°c. Ne ndryshimin e temperatures ne qarkun e Kukesit rol te rendesishem luajne drejtimi i vargmaleve nga veriu ne jug e prej verilindjes ne jugperendim, luginat e lumenjve qe lejojne depertimin e ererave, lartesia mbi nivelin e detit rrezatimin diellor,shumellojshmerine e formave te relievit,bimesia etj. Por ndikim me te madh ne temperaturen vjetore stinore e ushtrojne lartesia mbi nivelin e detit,gjeresia gjeografike dhe format e ndryshme te relievit. Ne rrethin e Kukesit temperatura i ploteson kushtet per zhvillimin e plote dhe normal te ciklit vegjetativ te bimeve. Kukesit i mungojne temp te larta mesatare –vjetore shumevjeçare. Klima e Tropojes karakterizohet nga dimer i ftohte dhe i gjate dhe nga vera e nxehte. Ne dimer reshjet jane ne forme shiu dhe debore. Sasia e reshjeve eshte 1300-1500mm ne vit. Nje element i rendesishem i klimes ne kete rreth eshte lageshtia e ajrit. Treguesit kryesor te lageshtires jane: tensioni i avullit te ujit, lageshtira relative dhe deficiti i lageshtires. Vranesira percaktohet ne rradhe te pare nga veprimtaria ciklonike dhe ajo anticiklonike. Veprimtaria ciklonike eshte me intensive ne stinen e dimrit,prandaj kjo periudhe karakterizohet nga sasira te medha te vranesires se pergjithshme. Klima eshte nje prej faktoreve ekologjik qe ka ndikim te drejtperdrejt ne ekuilibrin,drejtimin dhe organizimin e puneve ne bujqesi,blektori dhe bimesi.

1.5 Reshjet

Faktoret kryesor qe kushtezojne reshjet jane: pozicioni gjeografik dhe relievi. Reshjet vjetore ne Kukes arrijne rreth 800-1000 mm. Nga vrojtimet 35-vjeçare(1931-1965) rezulton se mesatarja vjetore e reshjeve eshte 850mm, pra Kukesi ben pjese ne zonen me reshje te paketa. Muaji me i thate eshte korriku me 27mm. Ndersa muaji me me reshje eshte dhjetori me 113mm dhe nentori 106mm mesatarisht. Eshte provuar se 64.4% e reshjeve bien ne vjeshte e dimer dhe pjesa tjeter rreth 36.6% ne pranvere e vere. Nje sasi e konsiderueshme e reshjeve te stines se dimrit bien ne forme debore. Nuk jane te rralla rastet kur debora fillon qe ne nentor dhe vazhdon me nderprerje deri ne prill. Shtresa e debores, per shkak te temperaturave relativisht te uleta, ne lartesi dhe te pozicioneve te favorshme mund te qendrojne deri ne fund te pranveres Ndersa ne Tropoje sasia e rsehjeve eshte 1300-1500 mm ne vit. Edhe ketu reshjet bien ne formen e debores e te shiut. Qarku i Kukesit renditet nder te parat persa i perket reshjeve te debores.

1.6 Ererat

Ne Qarkun e Kukesit ererat ndryshojne shpesh si ne drejtim dhe ne shpejtesi. Shkaku qe kane karakter te vazhdueshem duhet kerkuar qofte ne pozicionin e veçante te vendodhjes perballe grykave lumore ashtu dhe ne gjeresine gjeografike . Ne Qarkun e Kukesit mbizotrojne ererat e veriut e verilindjes , jugut e jugperendimit ,perendimit e veri- perendimit ,lindjes e jug-lindjes .Gjithashtu jane te pranishme dhe ererat lokale si ato malore-luginore (puhite e malit e te

8

Page 9: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

lugines ). Faktoret ndikues jane drejtimi i vargmaleve, i luginave te lumenjeve. Ererat me te forta mbizoterojne ne stinen e dimrit me shpejtesi mestare 3.5 m/s ne pranvere 3.1m/s dhe ne vere e vjeshte 2.3m/s.

1.7 Hidrografia

Qarku i Kukesit eshte mjaft i pasur me ujera rrjedhes. Ky rrjet i dendur lumenjesh lidhet me reshje te mjaftueshme, debora te shumta dhe me karaktere te perthyera te relievit. Si lumenjte ashtu edhe deget e tyre jane te shkurter te rinj, te rrembyeshem , çajne ne pergjithesi shkembinje dhe formojne gryka te thella . Lumenjte kryesore jane: Drini i Zi ,Drini i Bardhe, lumi Lume ndersa nga perrenjte vlente permendim: Perroin e Shejes ,Tershenes, Leshnice, Serriqes etj qe jane ushqim i vazhdueshem per liqenin e Fierzes. Lumenjte kryesore ne Tropoje jane : lumi i Valbones me dege e tije te majta (perroi i Zi ,perroi i Vitalines dhe perroi i Teplanit ) qe perfundojne ne pellgun e Tropojes.

.

Pamje e Qytetit të Kukësit dhe pellgut ujor

Ne Tropoje bejne pjese edhe disa lugina si ajo e Skatines ,Bytyçit ,Rrushtes etj . Ne Has rrjeti hidrografik eshte i dendur dallohet per prurje te vogel dhe ne pjesen me te madhe perfaqesohet nga perrenje te tille si : Perroi i Krumes qe buron nga bjeshket me te njejtin emer dhe derdhet ne lumin Drin. Ky Qark eshte i pasur me burime (gurra) qe ushqehen prej ujerave nentokesore qe grumbullohen nga reshjet e shiu dhe te debores . Rrjedhja dhe regjimi i tyre eshte i çrregullt. Gurrat me te permendura jane: gurra e Domit, gurra e Kolesjanit dhe gurra e bardhe ne Arren . Kukesi nuk dallohet per liqene natyrore po per liqene artificiale. Liqeni i Fierzes luan nje rol te rendsishem per prodhimin e energjise elektrike .

9

Page 10: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pamje nga Liqeni i Fierzës

1.8 Tokat

Rrethi i Kukesit perbehet nga keto lloje tokash :

Toka livadhore malore : jane te vendosura ne lartesite 1600 -2000 m mbi nivelin e detit ndodhen te ekspozuara nga veriu ,rrihen shume nga ererat ,zihen shpejt nga debora ,i nenshtrohen lehte gerryerjes dhe sherbejne per kullota.Ketu kultivohet shume patatja ,thekra ,elbi .

Tokat e murrme pyjore : Ndodhen ne lartesite 1000-1800m mbi nivelin e detit jane te vendosura mbi formacionet shkembore ultrabazik dhe gelqeror. Ato jane te pasura me humus dhe azot, te varfra me fosfor. Jane toka acide, ku kultivohen thekra dhe patatja.

Tokat e kafenjta malore : Jane te vendosura ne lartesite 500-1000 m mbi nivelin e detit .Kane ngjyre kafe dhe strukture te paqendrueshme . Jane te ngjeshur dhe pak te pershkueshme. Gjate dimrit vuajne nga lageshtira. I neneshtrohen shume erozionit. Jane te pasura me humus dhe azot, te varfra me fosfor.

10

Page 11: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Tokat aluvionale : Jane te formuara nga veprimtaria lumenjve e perrenjve permbajne pak lende organike,pak azot e fosfor. Kane cilesi fizike te mira .

Rrethi i Hasit dhe Tropojes :

Tokat e rrethit te Hasit dhe te Tropojes jane zhvilluara kryesisht mbi shkembinje ultrabazik pjeserisht gelqerore (pllaja e Hasit ) .Perbehet nga keto lloje tokash :

Tokat e kafenjta livadhore : Perbejne pjesen dermuese te tokave bujqesore dhe shtrihen neper luginat dhe gropat e kesaj zone midis lartesive 200-500 m. Veçori dalluese eshte pasuria me kripera magneziale per shkak te mbizoterimit te formacionit ultrabazik. Ne shume sektore sidomos ne gropen e Tropojes, Zogaj , Bytyçit ato marin karakterin e tokave moçalore jane me argjilore dhe te pasura me lym .

Tokat e murrme pyjore malore: Kane nje shtrirje relativisht me te vogel sepse lartesite ku ato gjenden 1100-1400 m zene nje siperfaqe te kufizuar .Dallohen per sasine e humusit qe arrin 12-14% . Kane strukture kokrrizore dhe ngopje me baza qe u jep atyre reaksion neutral.

Tokat e kafejnta malore : Keto toka me kripezim magnezial zene pjesen derrmuese te katit bimor te dushkut mes lartesive 200-1000m. Kushtet e formimit te ketyre tokave dhe veçorite mekanike jane te ngjashme me tokat e lartepermendura. Ne kete tip toke bejne pjese dhe tokat e kafejta te kuqerremta dhe tokat e kafejta malore tipike .

Tokat livadhore malore : Shtrihen perreth majes se Pashtrikut ne lartesite 1400-1900 m .Vendosen siper tokave te murrme pyjore .

1.9 Flora/Fauna

1.9/A Flora

Qarku i Kukesit eshte mjaft i pasur me bimesi , kjo favorizohet nga kushtet e favorshme dhe relievi. Ajo zhvillohet qe nga lartesite 299 m . Bimet endemike kane shtrirje te kufizuar ,nder to mund te permendim bimet endemike barishtore qe rriten ne shkurre dhe bimet endemike shukrrore si vjollca drurore ,gjineshtra e eger.

Nder bimet endemike me te permendura jane: meshtekna e bardhe ,bredhi i bardhe ,plepi i eger , rrobulli etj . Rrethit te Kukesit nuk i mungojne dhe bimet mjekesore. Te tilla jane sherbela mullaga ,dellia ,fieri . Kukesi eshte i pasur dhe me bime ngjyroses si melleza ,lule balsami etj .Pyjet zene 50 % te siperfaqes se rrethi te Kukesit .

Bota bimore per shkak te karakterit malore dhe te klimes shkallezohet :

Brezi i shkurreve

Brezi i dushkut dhe i geshtenjes

11

Page 12: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Brezi i ahut

Bresi i pishes dhe i bredhit

Brezi i kullotave alpine

Ne rrethin e Hasit dhe te Tropojes mbulesa bimore ze deri ne 37.7% te siperfaqes se pergjithshme. Pjesa me e madhe e kesaj zone mbulohet nga kati i dushkut i cilit shtrihet 200-3000 m deri ne 900-1100 m lartesi . Druret kryesore qe perfaqesojne keto kate jane : Qarri ,bungu , bushi . Ne veçanti ky i fundit ka shtrirje me te gjere .Formacioni i nenpyllit ne katin e dushkut eshte Thrumja e cila ka nje zhvillim mjaft te gjere .Kati i ahut ka nje shtrirje me te vogel dhe perqendrohet pothuajse ne pllajen e Hasi. Kati ikullotave alpine ka nje shtrirjre te kufizuar dhe zhvillim jo te plote perreth majes se Pashtrikut ( 1500-1900 m) lartesi. Hapesira te gjera alpine me kullota krijojne mundesine e zhvillimit te blegtorise pasi dihet qe popullsia e Tropojes ka pergjithesisht nje raport te popullsise fshatare qe ze 65 % te saj. Sot mundesite e njerezimit per te shfrytezuar natyren ne favor te vet per disa faktore qe fatkeqesisht po shkojne duke u minimizuar por si fakt qendron pamundesia per krijimin e hapesirave sociale gjeografike ne favor te popullesise vendase . Bimesia ne rrethin e Tropojes ka pergjithesisht nga te gjithe katet e bimeve po ajo qe bie ne sy eshte masivi i geshtenjave, kati i dushqeve , me bungun , ahun dhe kati i pishave pastaj vijne kullotat alpine. Lenda drusore qe gjendet ne Tropoje si ahu ,pisha ,bredhi mund te sherbeje si nje mundesi zhvillimi ekonomik njekohesisht duke ruajtur raportet e ekosistemit .

1.9/B Fauna

Jeta e bimeve eshte e lidhur me jeten e kafsheve. Atje ku ka nje bimesi te zhvilluar atje ka edhe nje bote te shumellojsme kafshesh . Nder kafshet e egra grabitqare me shumice jane dhelpra dhe ujku . Nder kafshet jo grabiteqare me i perhapur eshte lepuri. Shpendet grabiteqare shume te perhapur jane laraska,harabeli,gala te cilat demtojne kulturat bujqesore . Midis shpendeve te eger jo grabiteqar me me shumice gjendet pellumbi i eger ,shapka . Rriten shume lloje kafshesh sidomos ato mishengrenese ku karakteristike jane ujku dhe ariu i murrem .

12

Page 13: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

KAPITULLI II Historiku i Qarkut Kukes

2.1 Historiku i Qarkut Kukes

Qarku Kukes perbehet nga tre rrethet :

Kukes me qender Kukesin

Has me qender Krumen

Tropojen me qender Bajram-curri

Sipas studimeve historike dhe arkeologjike rrethi i Kukesit eshte nje zone e banuar qe ne kohen e neolitit dhe per kete deshmojne vendbanimet dhe tumat e Kenetes e te Qinamakes. Jeta njerezore ka vazhduar pa nderprerje ne kete treve gjate gjithe historise. Popullsia e lashte e kesaj zone bente pjese ne fiset Dardano-Ilire. Kjo treve per vete poziten gjeografike ka qene dhe nje pike e rendesishme lidhje e komunikimit ndermejt territorit te Kosoves dhe territorit te Shqiperise. Rruga kalonte duke ndjekur luginen e e Drinit te Bardhe nga Qafa e Zhurit ,Morine ,Kulla e Lumes, qyteti i vjeter i Kukesit e drejt Shkodres neper te cilin leviznin karvanet e tregtareve, udhetareve dhe ushtareve te huaj . Ne kete territor jane te njohura kalate e fortesa si ajo e Kodres se Peces ,Bushatit ,Domajve,fortesa e Gradishtit ,fortesa e grykes se Vanave etj. Popullsia e ketij qarku karakterizohet per mikepritje, bujari e trimeri . Gjate gjithe historise kjo popullsi eshte ndeshur me armiqe te shumte por asnjehere nuk eshte nenshtruar. Perfaqesues nga Hasi , Kukesi, Tropoja kane qene pjesemarres ne shume ngjarje historike ku permendim ngjarjet me kulmore te historiese si : Lidhja e Prizerenit , Beteja e kulles se Lumes(nje nga betejat me te medha ne historine e Shqiperise ku u vrane 12 000 ushtare serbe), Kryengritja e Qershorit, Luften Nacional Çlirimtare dhe Luften per çlirimin e Kosoves ne vitin 1999. Krahinat e qarkut te Kukesit kane nje tradite te hershme per shkrimin dhe mesimin e gjuhes shqipe. Kukesi si qender tregu dhe administrative eshte krijuar ne vitin 1925 (me zhvendosjen e qendres se qarkut nga Kruma) dhe ne vitin 1962 u vendos nga shteti i atehershem qe te ndertohet hidrocentrali i Fierzes qe do te bente te mundur rritjen e kapacitetit te prodhimit te energjise elektrike. Ne kete kohe u vendos edhe levizja e qytetit te Kukesit. Ne vitin 1978 Kukesi i vjeter u permbyt plotesisht nga liqeni i Fierzes dhe popullsia e tij u stabilizua ne Kukesin e ri.

13

Page 14: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

2.2 Popullsia

Popullsia në Qarkun e Kukesit ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë evolucionit historik,por ndryshimet më të mëdha i ka pësuar gjatën dekadave të fundit,si nga ana sasiore ashtu dhe cilësore. Numri aktual i popullsise së Qarkut të Kukesit është 111 393 banorë. Ekziston afersisht një numer i barabartë mes meshkujve dhe femrave (50.01% meshkuj dhe 49.99% femra).75.5% e popullsisë së Qarkut jeton ne fshat ndersa 24.5% jeton në qytet,popullsinë më të madhe urbane e ka qyteti i Kukesit, pra 27 318 banore jetojnë në qytet dhe 84 075 banore jetojnë në fshat. Rrethi me popullsi më të madhe ështe Kukesi,ku përfshinë më shumë se gjysmën totale të të gjithë Qarkut.Rrethi i Hasit ka popullsinë më të vogël ku përfshihet vetëm 17.7% e popullsisë së Qarkut.

Rrethet Popullsia Nr.meshkujve Nr.femrave Zonat urbane Zonat rurale

Has 19.660 9.686 9.974 3.215 16.445

Kukës 63.786 32.039 31.747 16.621 47.165

Tropoj 27.947 14.017 13.930 7.482 20.465

Qarku Kukës 111.393 55.742 55.651 27.318 84.075

14

Page 15: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Rrethet 0-14 vjeç 14-65 vjeç Mbi 65 vjeç Familje

Has 7.837 10.873 950 3.782

Kukës 23.596 36.794 3.396 13.025

Tropoj 9.197 16.834 1.916 6.222

Qarku Kukës 40.630 64.501 6.262 23.032

Burimi:Albania NHDR, Global HDR 2007

Në nivel kombëtar popullsia e Qarkut të Kukësit përbën afërsisht 3.6% të totalit. Në aspektin rural, popullsia e Qarkut të Kukësit arrin në 4.7% të popullsisë rurale të vendit, dhe 2.1% të popullsisë së saj urbane. Qarku i Kukësit është unik për sa i përket mbizotërimit të popullsisë rurale në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Numri i femrave në Qark është 55.651, ndërsa i meshkujve është 55.724. Përqindja e meshkujve ndaj femravë është 100.16.

15

Page 16: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

2.2.1. Perberja gjinore e popullsise

Në lidhje me përbërjen gjinore, popullsia e Qarkut të Kukësit ka pothuajse një numër të barabarte mes meshkujve dhe femrave (50.01% meshkuj dhe 49.99% femra). Raporti mes femrave dhe meshkujve për rrethin e Kukësi dhe të Tropojës është 99 meshkuj në 100 femra dhe për Hasin ky raport është 97 meshkuj për 100 femra. Popullsia e rrethit të Kukësit ka një konfiguracion të veçant të përbërjes së saj në raport me mesataren e vendit dhe me rrethet e tjera. Popullsia e këtij rrethi është mjaft e re , me një moshë mesatare në nivel Qarku, 26.9 vjeç, ndërsa popullsia nën moshën 15 vjeç zë 36.47% të popullsisë. Në rrethin e Hasit kjo grup-moshë zë perqindjen më të madhe me 39.86%, i ndjekur nga rrethi i Kukësit dhe nga i Tropojës me 32.91%. Grupmosha nën 24 vjeç zë 53.99% të popullsisë , një shifër e lartë , gjë që na siguron se përmes energjive të mëdha që zotëron dhe arsimit që do të duhej të kryej, për të bërë të mundur përvetësimin dhe aplikimin e teknologjive të reja, do ti krijojë një pozicion shumë të favorshëm jo vetëm rrethit të Kukësit, por dhe në nivel Qarku në mundësinë e konkurrencës për zhvillim.

2.2.2. Prirjet e Popullsise

Qarku i Kukësit ka pësuar luhatje dramatike të popullsisë së saj gjatë shekullit të fundit. Për fat të keq, popullsia vazhdon të jetë në rënie nga viti në vit, pasi banorët kërkojnë mundësi diku tjetër në vënd dhe jashtë tij. Nga viti 1989 deri në vitin 2001, afërsisht 24% e popullsisë u largua nga Qarku. Si rezultat i popullsis së vogël, pasojat kanë qënë më të rënda. Pa shpërnguljen e banorëve dhe pa ndonjë rritje, popullsia e Qarkut do të kishte qenë 180 796 banorë. Niveli më i lartë i migrimit ka ndodhur në rrethin e Tropojës, ndërsa Hasi ka përjetuar nivelin më të ulët të tij. Kriza e Kosovës e vitit 1999 preku rëndë rrethin e Tropojës dhe mund të jetë edhe shkaku i shkallës më të lartë të migrimit në krahasim me dy rrethet e tjera.

Burimi: INSTAT

Rrethet Popullsia 1989 Popullsia 2001 Ndryshimi i popullsisë

% e ndryshimit

Has 21.881 19.660 -2.221 -10.15

Kukës 79.421 63.786 -15.635 -19.69

Tropojë 44,779 27.947 -16.832 -37.59

16

Page 17: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Qarku Kukës 146.081 111.393 -34.688 -23.75

Sipas një studimi të bërë arsyet kryesore për migrimin vijnë nga papunësia dhe nga dëshira për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Dërgesat e parave përdoren kryesisht si mjet për plotësimin e nevojave të përditshme të familjes apo për përmisimin e kushteve sanitare. Emigracioni ndikon të burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme. Forma më e zakonshme e migrimit është afatshkurtër, ku një pjestar mashkull i familjes largohet për të punuar në vendet fqinje si Greqi, Maqedoni apo Kosovë, për shkak të të ardhurave të pakta. Edhe pse të ardhurat nga emigracioni ofrojnë siguri për mbijetes, emigracioni ushtron nje efekt negativ mbi ngarkesën e punës së gruas. Gjatë mungesës së burrit apo djalit që është në emigracion, gruaja duhet të marrë përsipër punë shtesë (perveç punëve të saj). Në këtë mënyrë emigracioni rrit përgjegjësite dhe ngarkesën e punëve për gratë, por nuk rrit në të njejten shkallë statusin e saj të vendim-marrjes në famillje, pasi kjo gjithmonë i kalon një pjestari mashkull të familjes apo një të afërmi.

2.2.3. Dendesia

Qarku i Kukësit ka pasur një dendësi popullsie më të ulët se të tjerat në Shqipëri; pasi rënia e popullsisë ka ulur ndjeshëm edhe dendësinë e saj. Dendësia e Qarkut për vitin 1989 ishte 61.55 banorë për km², ndërsa në vitin 2001 kjo dendësi ishte 46.91 banorë për km². Si rrethe, rrethi i Kukësit ka dendësi 68.04 banorë për km², Tropoja 26.97 banorë për km² dhe Hasi 50.02 banorë për km². Dendësinë më të madhe e ka rrethi i Kukësit, e cila ndryshon nga një zonë në tjetrën. Kështu dendësinë më të madhe e ka pellgu i Kukësit, i Bicajt dhe i Krumës, ndërsa me ngritjen në lartësi dendësia vjen duke u ulur. Për kushtet e rrethit të Kukësit ku shumica e njerëzve janë të punësuar në bujqësi dhe sipërfaqja e tokës bujqësore zë një përqindje jo të madhe të territorit të përgjithshëm, dendësia më e madhe në këtë rreth rezulton në më pak burime të shfrytëzuara për person.

17

Page 18: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

2.2.4. Dinamika e Popullsise

Dinamika e popullsisë gjatë disa dekadave të fundit është rritur në mënyrë të ndjeshme, si pasojë e nivelit të lartë te shtesës natyrore dhe rritjes së jetëgjatësisë. Një fenomen masiv i shfaqur në dekadat e fundit ka qënë migrimi i popullsisë në formën e largimit të saj, duke bërë që numri real i popullsisë që vazhdon të banojë në rrethin e Kukësit, të jetë më i ulët jo vetëm nga numri i pritur i popullsisë sipas ritmit të shtesës natyrore, por më e ulët se numri i popullsisë që banonte në fillim të dekadës. Lindshmëria, vdekshmëria, rritja natyrore dhe zgjatja e jetës janë elementët thelbësor që përcaktojnë karakteristikat themelore dhe prirjet e zhvillimit të një popullsie. Koeficienti bruto i vdekjeve është më i ulët, kryesisht si pasojë e shkallës më të ulët të vdekshmërise foshnjore, ndërsa madhësia e koefiçentit të shtesës natyrore të popullsisë i cili është gati dy herë më i lartë se mesatarja e vendit është përcaktuar si koefiçenti i vdekjeve, por veçanarisht nga koeficienti i lindjeve, jetëgjatësia mesatare e popullsisë e cila gjithashtu ëshë rritur, është ndikuar jo vetëm nga disa përmisime të standartit të jetesës dhe të ushqyerit, por dhe nga pakësimi i vdekjeve të fëmijëve 0-1 vjeç dhe nën 5 vjeç.

Lindjet: Karakteristikë për Qarkun e Kukësit janë lindjet e shumta dhe vdekjet e pakëta. Lindjet janë shtuar si rezultat i përmirësimit të nivelit te jeteses, arsimor e kulturor të masave të gjëra të popullit, të shtimit të numrit të martesave etj.

Vdekjet:Numri i vdekjeve,si në të gjithë vendin edhe në Qarkun e Kukësit është mjaft i ulët. Është gjithmon pozitiv fakti që numri i popullsisë pas çlirimit nuk ka shkuar vetëm në ulje si madhësi relative, por për shumë vjet është ulur edhe si madhësi absolute.

2.2.5. Papunësia

Popullsia në Qarkun e Kukësit ka nivel të lartë papunësie. Kjo papunësi lidhet me mungesën e qendrave dhe komplekseve industriale. Të papunët përbëjnë një problem të mprehtë social me një impakt mbi nivelin e jetesës. Duke u bazuar në të dhënat e zyrës së trajtimit me ndihmë ekonomike rezulton se ky institucion trajton 457 persona me ndihme ekonomike. Në shumicën e familjeve ndihma ekonomike përbën të vetmin burim të ardhurash. Popullsia fshatare mund të mbështetet dhe në ekonominë bujqësore. Një pjesë e të ardhurave mund tju vijnë nga punimet e tokës bujqësore, mbajtja e bagëtive, mbledhja e produkteve të stinës etj. Por gjithsesi të ardhurat për fryme mbeten të ulëta. Përvëç papunësise një proplem shqetësues mbetet “izolimi” i gruas nga jeta sociale. Papunësia për sa i përket strukturës gjinore është nbizotëruese te femrat. Shumë nga këta persona që rezultojne të pa punë ushtrojnë aktivitete private. Persona të cilët zotërojnë mjeshtëri në ndërtim apo bujqësi kanë pasur mundësi punësimi sezonal dhe të përkohshëm në Kosovë. Kjo e zbut sadopak varfërine sidomos atë në fshat. Pra ky Qark ka nevojë për zbatimin e

18

Page 19: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

politikave që do të mund të ndikonin në uljen e nivelit të papunësise,të tilla si: hapja e vendeve të reja të punës, kualifikim në sektor të ndryshëm etj

KAPITULLI III - Pershkrimi i Pellgut Ujor te Liqenit te Fierzes

3.1 Pershkrimi i pellgut ujor,Liqeni i Fierzes

Liqeni i Fierzës ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe lag tre rrethe të këtij qarku, rrethin e Kukësit, të Hasit dhe të Tropojës. Ky liqen është krijuar si pasojë e ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës ne vitin 1978. Ai ushqehet nga prurjet e lumejve Drini i Zi, i cili buron nga Liqeni I Ohrit dhe mbaron poshtë qytetit të Kukësit, ku bashkohet me Drinin e Bardhë, me një gjatësi prej 148.6 km. Drini i Bardhë që buron nga malet e Shlebit në Kosovë, kalon nëpër Fushën e Kosovës dhe poshtë qytetit te Kukësit bashkohet me Drinin e Zi. Në këtë pellg ujor derdhen edhe ujrat e lumit Luma, Leshniçes, Serriqes dhe të shumë përrenjve.

Prurjet mesatare vjetore për Drinin e Zi janë 116 m3/sek ndërsa për Drinin e Bardhë janë 66.4 m3/sek.

Rrjedhjet e të dy Drinave kalojnë nëpër territore që u takojnë shteteve të ndryshme. Drini i Bardhë përshkon territore te Kosovës dhe Shqiperisë, ndërsa Drini i Zi buron nga Liqeni Ohrit kalon nëpër Maqedoni, dhe futet në teritorin e Shqipërisë në Dibër, për të vijuar rrugën deri sa bashkohet me Drinin e Bardhë në Kukës. Pjesa më e madhe e territoreve nëpër të cilët kalojnë këta lumenj, janë zona me popullsi të dendur, me aktivitet të lartë bujqësor dhe njëkohësisht edhe me aktivitete prodhuese e industriale të karaktereve të ndryshme që kanë ndikimin e tyre si në përdorimin e këtyre ujrave ashtu edhe për ndotjen e tyre. Dy lumenjte bashkohen gjatë rrjedhjes së tyre në veriperëndim të Kukësit të Vjetër, sot i mbuluar nga ujrat e Liqenit të Fierzës, dhe formojnë Drinin. Pellgu ujor i formuar dhe që ka marrë emrin Liqeni i Fierzës ka këto karakteristika:

Ka një gjatësi prej 72 km

mbulon një terren mjaft të çrregullt, ku dallohen më shumë se 40 gjire të mëdhenj e të vegjël

ka një sipërfaqe prej 8160 ha (kur arrihet kuota maksimale 300 mbi nivelin e detit) ne rrethin e Kukesit siperfaqja qe mbulohet me uje eshte 51 km 2

Thellësia maksimale në këtë kuotë arrin deri në 129 m.Ne rrethin e Kukesit arrin 90 m

Ka luhatje të mëdha të nivelit të ujrave sidomos në peiudhën e thatë të verës ku niveli bie ndjeshëm.

19

Page 20: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Në këtë pellg ujor nga ana teorike dhe praktike dallohen tre zona:

1. Zona bregore që fillon nga niveli zero i thellësisë deri në 5 m thellësi, me një sipërfaqe prej 8160 ha. Kjo zonë është baza e zhvillimit të jetës në liqen, laboratori ku ndodhin në masë proceset e zhillimit, konsumit dhe të dekompozimit të lëndës organike.

Kjo është zona kryesore ku riprodhohen ushqehen dhe rriten peshqit, nga larvat deri në madhësinë e tregëtimit. Pikërisht kjo është edhe zona që ndikohet më shumë nga ndotjet dhe për të cilën duhet të tregohet kujdes i veçantë për vrojtime, eksperimentime dhe punime përmirësuese.

2. Zona nënbregore që fillon nga 5-20 m thellësi në kuotën me sipërfaqe 1470 ha. Kjo shtresë e madhe me vëllim prej 260 milion metër kub ujë është bazë strehimi për faunën peshkore, sidomos në dimër. Qendër e lëvizjes në tufë, si rrjedhim, brezi i rëndësishëm i gjuetisë me mjete të rënda.

3. Zona e thellësisë (ku kuota maksimale arrin deri në 129 m ) mbizotëron 67% të sipërfaqes (rreth 4900 ha). Natyra e saj e ngurtë plot me objekte drusore që nuk kalben as nuk pastrohen, shtresa baltore e pa formuar, ku lënda organike në shpërbërje mineralizohet plotësisht. Kjo është zona më e varfër përsa i takon botës së gjallë.

Vetëm shtresa e sipërme e kësaj zone në thellësinë deri 20 m e sipër shërben si mjedis për disa lloje peshqish, në raste të veçanta edhe për gjucën e ballgjërin.

Krijimi i këtij pellgu pati impakte shumë të mëdha duke sjellë ndryshime në konfigurimin e peisazhit, biodiversitetit, humbjen e tokave bujqësore dhe pyjore si dhe duke ndikuar fuqishëm në jetën social-ekonomike të banorëve të kësaj treve. Kësisoj sipërfaqja e tokës së përmbytur është 4950 ha, nga kjo 1750 ha tokë bujqësore dhe 3200 ha tokë pyjore. Në këto sipërfaqe ndikimet kanë qenë drastike duke humbur jo vetëm sipërfaqja e tokës por edhe e gjithë mbulesa bimore dhe disa popullata të botës shtazore, që gjallonin në këtë zonë. Gjithashtu u përmbytën qyteti i Kukësit të vjetër dhe 18 fshatra. U prekën nga përmbytja 4800 familje me mbi 23000 banorë.U ndërtua qyteti i ri i Kukësit dhe shtëpitë për 18 fshatra.

Destinacioni kryesor i krijimit të këtij liqeni është prodhimi i energjisë elektrike. Por veç kësaj u krijuan kushte për ta shfrytëzuar këtë pellg ujor edhe për transport ujor, peshkim, turizëm etj. Sipërfaqja e madhe ujore e krijuar ka ndikuar edhe në ndryshimin e klimës në këtë zonë, duke e bërë atë më të butë e më të lagësht.

20

Page 21: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

3.2 Transporti Liqenor

Për transportin liqenor qe nga viti 1976 e deri në vtin 1997 janë përdorur dy tragete që shërbenin për transport udhëtarësh dhe transport mallrash, nga Kukësi për në Fierzë, si dhe për fshatrat që janë afër bregut të liqenit të rretheve Kukës dhe Has. Ky transport për gjithë këtë periudhë shkurtoi rrugët dhe kohën e komunikimit ndërmjet zonave të banuara rreth këtij pellgu ujor si dhe uli kostot e shpenzimeve. Ky lloj transporti me gjithë masat e marra nga grupet e drejtimit shpeshherë bëhej shkak për ndotjen e ujrave si pasojë e rrjedhjeve të karburanteve, vajrave, dhe hedhurinave të udhëtarëve apo nga materialet inerte që transportoheshin me tragetin e mallrave. Pas vitit 1997 transporti u ndërpre dhe nuk funksionon. Kjo si pasojë dëmtimeve të mëdha të trageteve dhe mos stabilitetit të nivelit të ujrave të liqenit për një kohë të gjatë. Kësisoj edhe ndotja nga kjo veprimtari aktualisht nuk ndodh. Me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, i cili krahas prodhimit të energjisë elektrike do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e stabilitetit të nivelit të ujrave, ky transport dhe transporti me varka të motorrizuara për shëtitje turistike në liqe mund të riaktivizohet. Ky riaktivizim i transportit ujor mund të ketë përsëri ndikim në ndotjen e ujrave. Për të zbutur në maksimum ndikimet negative nga kjo veprimtari duhet të merren masa të rrepta dhe shkaktarët të detyrohen për rehabilitimin e situatës nga ndotja si dhe të vendosen sanksione të forta ligjore për ndëshkimin e të gjithë atyre individëve apo grupeve që jo vetëm se shkaktojnë dëmin, por nga ana tjetër nuk marrin masa për të kryer aktivitetin në bazë të ligjeve, normave e standarteve mjedisore të miratuara nga organet kopetente për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

3.3 Peshkimi

Në ujrat e Liqenit të Fierzës takohen 13 lloje peshqish. Nga këta nëntë lloje janë autoktone dhe katër lloje të shtuara artificialisht, si krapi, ballgjëri, luciperka, dhe karasi. Për rritjen e rasatit, zënien e peshkut magazinimin dhe transportimin e tij, në Qytetin e Kukësit ka funksionur fillimisht Agjensia e Peshkimit ( me varësi nga Ndërmarrja e Peshkimit Shkodër) dhe më pas Ndërmarrja e Peshkimit Kukës. Peshku gjuhej me mjete moderne te kohës dhe tregëtohej ne të gjithë vendin. Peshku i llojit gjucë dërgohej në Ndërmarrjen e Përpunimit të Peshkut në Lezhë për prodhim konservash. Gjatë këtyre viteve për të balancuar rritjen me zënien hidhej rasat peshku i llojeve krap, ballgjër e karas. Rasati merrej nga qendrat e rritjes së peshkut në Laknas dhe Kavajë. Në vitin 1982 u ndërtua dhe u vu në funksionim edhe qendra e rritjes së peshkut në Kukës e cila si drejtim kryesor kishte prodhimin e rasateve për shtimin në liqen.

21

Page 22: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Varkë peshkimi ne Liqenin e Fierzës

Mbas viti 1996, ndërmarrja pushoi funksionet e saj dhe gjuetia e peshkut filloi të bëhej në mënyrë të paorganizuar. Që nga kjo kohë filluan të përdoren mjete të paligjëshme për gjuetinë e peshkut, sidomos kjo më e theksuar pas viti 1997.

3.4 Zhvillimi i turizmit liqenor

Liqeni i Fierzës siç e kemi thënë edhe më lart shtrihet në një sipërfaqe të gjërë me larmi të pejsazhit dhe larmi të florës dhe faunës. Në disa prej segmenteve të këtij liqeni kemi gryka madhështore që të befasojnë me bukuritë e tyre, të cilët janë mjaft tërheqës jo vetëm për bukurinë por edhe për vlera floristike e faunistike që ato bartin. Në gjiret e krijuara për gjatë liqenit takohen vende mjaft të përshtëshme edhe për frekuentim e pushim familjar. Gjithashtu në bregun e liqenit në anën veriore, pranë fshatit Helshan të rrehthit Has ndodhet edhe një pyll ahu i shpallur monument natyror për shkak të veçorive që ai ka, pasi ndodhet jashtë arealit të zakonshëm për këtë lloj druri. Areali i zakonshëm i tij është në lartësinë mbi 700m. Grykat e shmta, monumenti dhe brigjet afër zonave të banuara e bëjnë këtë pellg ujor mjaft atraktiv për zhvillimin e turizmit.

22

Page 23: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pylli i ahut në bregun e liqenit

Pulbardhat në bregun e liqenit

23

Page 24: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pamje nga lugina e Drinit te Zi

Pamje nga Drini i Bardhe

24

Page 25: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

KAPTULLI IV - Burimet e Ndotjes se Liqenit te Fierzes

4.1 Ndotja e liqenit

“Ndotje e ujit quhet modifikimi i karakteristikave te tij duke e bere ate te papershtatshem per qellimin per te cilin destinohet.”

Denduria e popullsisë, veprimtaritë e ndryshme, si ato industriale, bujqësore, shkarkimet e ujrave të zeza etj, që kryhen për gjatë gjithë basenit të këtij pellgu ujor, natyrisht që kanë edhe ndikimet e veta me pasoja negative në ndotjen e ujrave të liqenit.

Burimet e ndotjes sipas ekspertëve dhe verifikimeve të bëra, janë të natyrave të ndryshme dhe me intensitet të ndryshueshëm sipas periudhave të caktuara të vitit. Disa nga burimet kryesore të ndotjes të verifikuara nga vëzhgimet janë:

Depozitimi i mbetjeve urbane në brigjet e ujrave që kalojnë në zonat e banuara dhe si pasojë pluskimi i tyre në sipërfaqen ujore.

Shkarkimet nga aktivitetet industriale

Nga erozioni

Shkarkimi i ujrave të zeza pa përpunim paraprak

Nga shfrytëzimi i rërës së lumenjve

Ndotja e shkaktuar nga veprimtaria bujqesore

Nga përdorimi i lëndëve plasëse për gjuetinë e peshkut etj.

4.2 Ndotja e liqenit nga mbetjet urbane

Kjo ndotje është e dukshme dhe gjithëvjetore. Por në periudhat e reshjeve (pranverë, vjeshtë), ndotja është shumë e madhe, sidomos me materiale plastike si shishe, qeska, këpucë, e deri tek mbetjet spitalore, si shiringat, aget etj, duke e bërë mjedisin ujor të pakëndshëm e me rrezikshmëri të lartë infeksioni si dhe duke krijuar një pejsazh të shëmtuar. Mbetjet vijnë si rrjedhojë e depozitimit të tyre brigjeve të ujrave të Drinit të Bardhë, Drinit të Zi dhe gjatë gjithë basenit të këtij liqeni. Duke qenë se ujrat e lumenjeve siç e kemi theksuar edhe më lart përshkojnë territore që u përkasin edhe vendeve fqinjë , nga ana e Agjensisë Rajonale të Mjedisit dhe me ndërmjetësimin e OSCE-së në Kukës, janë organizuar nisma për sensibilizim e bashkëpunim të njesive të qeverisjes vendore si në Kukës ashtu edhe në Kosovë me qëllim parandalimin e hedhjeve të pakontrolluara të mbetjeve urbane në brigjet e lumenjve. Në këtë

25

Page 26: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

kuadër janë marrë edhe nisma të përbashkëta për pastrimin nga këto mbetje të sipërfaqeve ujore, por ato nuk kanë vazhduar dhe kanë ngelur pa u çuar deri në fund, kjo për arsye të mungesës së fondeve dhe mos koordinimit të punëve me të gjitha njësitë qeverisëse që kanë në administrimin e tyre pjesë të basenit, si brenda kufijve shtetërorë ashtu edhe atyre jashtë në Kosovë e Maqedoni.

Kësisoj kjo lloj ndotjeje mbetet një nga problemet më të mëdha, që kërkon marrjen e masave teknike e financiare për të ndërhyrë me qëllim eleminimin e saj. Për këtë është e domosdoshme ngritja e grupeve të përbashkëta të punës hartimin e një plani të detajuar menaxhimi dhe mbi këtë bazë marrjen përsipër të realizimit të detyrave kjo edhe sipas marreveshjeve që do të hartohen nga palët për zgjidhjen e problemit. Kjo do të krijonte mundësi të mira për pastrimin e sipërfaqeve ujore nga këto mbetje dhe do të krijonte një traditë të mirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash ndërmjet institucioneve përkatëse.

Sipërfaqe ujore e ndotur nga mbetjet urbane

26

Page 27: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pamje nga liqeni i ndotur nga material plastike

4.3 Ndotja nga industria

Këto ndotje janë një nga burimet kryesore që ndikojnë në ndotjen e ujrave të basenit. Këto veprimtari ushtrohen pothuajse gjatë të gjithë segmenteve të kësaj zone. Ato shkaktojnë ndotje të natyrave të ndryshme, shpeshherë me pasoja shumë të rënda për mjedisin në përgjthësi. Po përshkruajmë rastet më tipike të ndotjes industriale, që ka të bëjë me industrinë e nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrrit në rrethin e Kukësit, industri e cila ka pasur ndikime shumë të fuqishme, pasojat e së cilës vazhdojnë të jenë të dukshme edhe tani që ajo nuk është funksionuese .

Kështu ish uzina e shkrijes së bakrit në Rexhepaj, Kukës ishte kthyer në burim të shkarkimeve të gazrave me përmbajtje të lartë SO2 dhe shkarkimeve të lëngëta me temperaturë të lartë dhe me përmbajtje mbetje metalore, skoriet. Nga shkarkimet e gazta janë dëmtuar rreth 500 ha sipërfaqe pyjore në malin e Gjallicës dhe 8 ha në malin e Koretnikut. Gjithashtu gazrat acide kanë vepruar edhe mbi stoqet e mineralit të bakrit që depozitohej para se të futej për shkrirje, si dhe mbi mbetjet në venddepozitimet e mineralit duke bërë të mundur reaksione kimike të oksidoreduktimit, prej të cilave janë krijuar mbetje të mëdha të elementit bakër duke helmuar tokën përreth. Gjatë periudhës së reshjeve në sipërfaqet e zhveshura dhe me pjerrësi rritej shumë shkalla e erozionit dhe ujrat rrjedhëse ishin të ngopura me dhera, humus dhe lëndë të tjera. Në të njëjtën kohë ujrat shplanin edhe shesh depozitimet e mineralit duke u ndotur në nivele të larta me

27

Page 28: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

elementin bakër dhe kështu të ndotura derdheshin në liqen, duke ndikuar ndjeshëm në ndotjen e tij. Një pjesë e elmentit bakër dhe jone të metaleve të tjera si Ni, Zn, Fe, mbeteshin të depozituara në llumrat e liqenit duke qenë kështu ndotës permanent në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, e cila herë mbetej nën ujë dhe herë zbulohej si pasojë e rënies së nivelit të ujrave.

Ky fenomen ndodh edhe aktualisht mbasi pasojat mbetëse për shkak të depozitimeve të mëdha do të vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohe, duke ndikuar negativisht në ndotjen e pellgut ujor të liqenit të Fierzës.

Vendburimi i mineralit të bakrit në Gjegjan i cili ndodhet afër liqenit të Fierzës konsiderohet si një nga kontribuesit e ndotjes së ujrave të këtij pellgu (nga ana e Drinit të Bardhë).

Gjatë shfrytëzimit të kësaj miniere janë takuar çarje të rralla ujëmbajtëse, prurja e të cilave nuk i ka kaluar 3-5 l/sek.

Krijimi i hapësirave të shfrytezimit dhe prishja e strukturës së shkëmbinjeve ka bërë që edhe regjimi i ujrave nëntokësore të pësojë ndryshime. Këto ndryshime shkaktohen si rezultat i uljeve dhe deformimeve të masivit, të shoqëruara edhe me çarje të thella dhe përzierjen e ujrave të pastra me ujrat që rrjedhin nga miniera. Nga vrojtimet e bëra burimi i ujit më i ndikuar në zonë është “Gurra e B. Hases”.

4.4 Ndotja shkaktuar nga erozioni

Nga veprimtaria njerezore, industriale, rënia e zjarreve etj, pylli dhe bimësia barishtore përgjatë brigjeve të liqenit është dëmtuar ndjeshëm. Kjo ka ndikuar negativisht jo vetëm në humbjen e llojeve bimore e shtazore, por edhe në rritjen e shkallës së erozionit, sidomos gjatë periudhave me reshje. E gjithë shtresa e humusit transportohet nga sipërfaqja e tokës për në liqen, duke zhveshur shpatet e duke i kthyer në toka joproduktive. Në periudhat e reshjeve, kur shkalla e erozionit është e madhe, por edhe në periudhat e rënies së madhe të nivelit të ujrave krijohen kushte për erodimin e brigjeve deri në shembje masive. Kjo shkakton rritjen e ndjeshme të turbullirës së ujit dhe lëndëve të ngurta pezull. Turbullira dhe lëndët e ngurta pezull tregojnë sasinë e grimcave të ngurta që ndodhen pezull, qofshin ato me natyrë minerale apo organike. Të dy këta parametra ndikojnë në depërtimin e dritës dhe njëkohësisht në ndotjen me elementë të tillë si fosfori, azoti, jonet e metaleve etj. Ky fenomen sjell çrregullimin e ritmit jetësor për fitoplanktonin, zooplanktonin dhe peshqit, duke shkaktuar kështu keqfunksionimin e ritmit jetësor deri në humbje të konsiderueshme të habitatit ujor. Ndryshueshmëria e nivelit të ujrave (sidomos periudha e rënies së nivelit) është mjaft e dëmshme mbasi shkakton edhe ndërprerje të ciklit të riprodhimit te peshqit, duke humbur kështu një gjeneratë të tërë.

28

Page 29: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

4.5 Ndotja nga shkarkimi i ujerave te zeza

Në të gjitha zonat e banuara që ndodhen pranë basenit të dy drinave dhe liqenit të Fierzës, shkarkimi i ujrave të zeza bëhet pa asnjë përpunim paraprak. Kështu edhe ujrat e zeza të qytetit të Kukësit derdhen në liqen, pikërisht në vendin e quajtur Lugu i Keq duke shkaktuar ndotjen në një sipërfaqe të gjërë. Në këtë zonë në ditë me temperatura të larta përhapet edhe era e rëndë e amoniumit i cili është një nga treguesit kryesor të ndotjeve me natyrë antropogjene (shkarkimit të ujrave të zeza). I njëjti problem është edhe në disa segmente të tjera gjatë rrjedhës së ujrave të Drinit të Bardhë, sidomos në pjesën që kalon në territorin e Republikës së Kosovës. Këtu derdhen ujrat e zeza të disa qendrave të mëdha të banuara të prefekturës së Gjakovës e Prizrenit.

Për të përmirësuar situatën duhet të hartohen projekte dhe mbi bazën e tyre të merren masa teknike për përpunimin paraprak (qoftë me dekantim) të këtyre shkarkimeve, si dhe të koordinohet puna e të bashkëpunohet me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet përkatëse që kanë detyra në ruajtjen e pastërtisë së ujrave nga të dy anët e kufirit, kjo bazuar edhe në konventat ndërkombëtare për administrimin e ujrave që kalojnë në territore të shteteve të ndryshme.

4.6 Ndotja shkaktuar nga sedimentet

Kuota më e poshtme e minierës është 467 m mbi nivelin e detit, ndërsa kuota e liqenit të Fierzes është 296 m. Gjithë ujërat e reshjeve që rrjedhin nga shpati i malit mbi minierë mbasi kalojnë nëpër sheshin e karierës derdhen në liqen nëpërmjet përrenjeve të Pjeshkës, Kabashit, Marthit etj. Gjatë rrjedhjes së tyre, këto ujra shkaktojnë erozion në të gjithë sipërfaqen, por më i theksuar është ky fenomen në dherat e minierës. Gjithashtu këto ujra bashkohen gjatë rrjedhës së tyre me ujrat me përmbajtje acide, që dalin nga hapësirat e minierës dhe kështu derdhen në liqenin e Fierzës. Materiali i eroduar prej tyre është depozituar pjesërisht në trajtën e proluvioneve në shtratin e këtyre përrenjve dhe materiali më i imët është depozituar në liqenin e Fierzës. Përbërja e tyre është e përzier, ku në shtratin e përrenjve mbizotërojnë materiali i dalë nga punimet e minierës; si silicorë, ranorë, diabaze, silicorë-hematitikë etj, ndërsa në liqenin e Fierzës mbizotëron materiali argjilor, i cili mbasi bashkohet me materialin e sjellë nga Drini i Bardhë sedimenton në trajtën e llumrave.

29

Page 30: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pamje te depozitimeve ne shtratin e përroit te Kabashit që derdhet në liqen (Drinin e Bardhë)

Grumbullimi dhe depozitimi i sasirave të mëdha të këtij materiali ka bërë që flora në shtratin e këtyre përrenjeve të shkatërrohet plotësisht. Në vlerësimet e bëra nga specialistë të fushës për ndotjet nga metalet e rënda në llumrat e sedimentuara në liqenin e Fierzës rezulton se, përmbajta mesatare e Cu, Ni dhe Zn është e lartë dhe sipas standartit anglez kemi të bëjmë me një ndotje të rëndë, ndërsa sipas standartit hollandez, për këto sipërfaqe toke kërkohet ndërhyrje.

Ujrat e ndotura të minierës Gjegjan Mbetjet ndotëse të ish Uzinës së bakrrit

30

Page 31: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

4.7 Ndotja e shkaktuar nga shfrytezimi i reres ne shtreterit lumenjve

Shtretërit e lumenjve Drini i Zi, Drini i Bardhë, Lumit Luma në disa segmente të tyre shfrytëzohen për rërë dhe fraksionimin e saj. Kjo veprimtari shkakton rritjen e turbullirës së ujit dhe rritjen e shkallës së erozionit përgjatë brigjeve të këtij baseni. Rritja e shkallës së erozionit shkakton mbushjen e basenit me lëndë inerte dhe në të njëjtën kohë erodimin e brigjeve duke i zbuluar dhe zhveshur ato nga bimësia dhe njëkohësisht duke kontribuar negativisht në erodimin dhe dëmtimin e shtresës së humusit, aq i domosdoshëm për zhvillimin e botës bimore. Erozioni i brigjeve shkakton edhe ndryshimin e shtratit të lumenjve, duke dëmtuar kështu tokat bujqësore e pyjore që shtrihen përgjate këtij baseni. Gjithashtu ndryshimi i shtratit shkakton pasoja edhe përsa i përket biodiversitetit në përgjithësi në habitatin ujor. Kështu kemi humbje të llojshmërisë së specieve bimore dhe atyre shtazore dhe vendosja e një ekuilibri të ri është mjaft e vështirë.

4.8 Ndotja e shkaktuar nga veprimtaria bujqesore

Një nga kontribuesit e ndotjes së ujrave janë dhe veprimtaritë bujqësore të fermerëve, të cilët përdorin kimikate të ndryshme, duke filluar që nga plehrat inorganikë, pesticidet për luftimin e sëmundjeve në bimët e arave, frutikulturë, vreshtari etj. Disa nga këta fermerë në mënyrë të pakujdeshme bëjnë larjen e mjeteve në ujrat e lumenjve dhe liqenit duke shkaktuar ndotjen e cila ka impakt të ndjeshëm në zonën ku kryhet veprimi.

4.9 Perdorimi i lendeve plasese

Ndër mjetet e paligjëshme të përdorura më teper për gjuetinë e peshkut është lënda plasëse, kryesisht dinamit, e cila jo vetëm që ka shkaktuar e po shkaton dëme të konsiderueshme në popullatat e peshkut dhe gjallesave të tjera në habitatin ujor, por njëkohësisht ndikon negativisht në ndotjen e ujrave dhe produktit i cili tregëtohet. Përdorimi i lëndëve plasëse ka pasur pasoja direkte edhe në gjymtimin e humbjen e jetës së disa prej përdoruesve të tyre. Gjithashtu produkti që merret është i ndotur me nitrate dhe ndikon për keq në shëndetin e njerëzve. Megjithë masat e marra për parandalimin e përdorimit të lëndëve plasëse nuk është arritur rezultati i kërkuar, pasi ato vazhdojnë të përdoren, megjithëse më rrallë. Për të disiplinuar veprimtarinë e peshkimit është ngritur një organizatë me të gjithë peshkatarët e zonës OMP (Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Liqeni i Fierzës Kukës). Por ajo ende është në fillesat e veprimtarisë së saj dhe kërkohet që të mbështetet nga i gjithë komuniteti, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në menaxhimin e sipërfaqes ujore jo vetëm për veprimtarinë e zënies së peshkut por edhe për parandalimin e përdorimit të mjeteve të paligjëshme si dhe kujdesin për rritjen e prodhimtarisë, nëpërmjet shtimit të përvitshëm të rasatit të peshkut. Specialistet japin alarmin per marrjen e

31

Page 32: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

masave te menjehershme, pasi liqeni rrezikon te mbetet pa gjallesa. Peshkimi ne Kukes jo vetem qe kryhet ne menyre amatore, por edhe tregtohet ne menyre amatore. Dikur liqeni popullohej nga te pakten 15 lloje peshqish, por tani mund te behet fjale per vetem 5 apo 6 prej tyre, si: krapi, luçiperi, nili, gjuheza, mlyshi dhe ndonje tjeter. Qe te gjitha keta specie, me te cilat dikur mbulohej nje pjese e tregut venda dhe me gjere po shkon drejt limitit.

32

Page 33: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Pjesa II – 2 mesimet dhe metodika e mesimdhenies per temen e marre ne studim : Ndotja ne liqenin e Fierzes

Ne pjesen e dyte jane marre disa nga çeshtjet kryesore te temesdhe jane hartuar ne baze te didaktikes mesimore. Jane ndertuar tema duke u bazur ne baze te teksteve gjeografike ne shkolle te mesme. Me pas kam bere planet mesimore per temat e dhena. Gjate hartimit te temave kam perdorur strukturen ERR dhe metodat e reja mesimore qe ne qender te vemendjes eshte nxenesi.

Temat:

1-Veçorite fiziko-gjeografike te Qarkut Kukes

2- Liqeni i Fierzes

3- Burimet e ndotjes se liqenit te Fierzes

4- Ndotja e liqenit nga industria

5- Ndotja e liqenit nga mbetjet urbane

33

Page 34: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

1-Veçorite fiziko-gjeografike te Qarkut Kukes

- 1.1 Pozita gjeografike

Qarku i Kukesit shtrihet ne pjesen verilindore te krahines malore qendrore ne pellgun me te njejtin emer. Perfshine pjesen verilindore te Shqiperise duke u konsideruar si nje nga zonat me te thella te vendit.,.Duke depertuar ne nje te kaluar te larget Qarku i Kukesit ka qene territori neper te cilen ka kaluar rrjeti rrugor nga deti Adriatik per ne brendesi te gadishullit te Ballkanit. Me vone u ndertua rruga e famshme dhe e vjeter APIA. Duke filluar qe nga lashtesia Qarku i kukesit ka pasur nje rendesi gjeostrategjike pasi aty kalonin dy nga linjat me te rendesishme qe lidhnin Ballkanin e brendshem me ultesiren e Danubit me bregdetin lindore te Adriatikut te poshtem dhe portet e tij te rendesishme si Apolonia,Dyrrahu. Mjedisi i hapesires se ketij qarku ne teresine e vet dallohet per pasuri te shumta natyrore, peizashe te shumellojshme gjeografike, historike, kulturore, arkeologjike dhe turistike. Qarku i Kukesit perbehet nga 3 bashki e 31 komuna.Ne qarkun e Kukesit kalojne dhe shume qafa malore,shtigje e kalime qe lidhin midis tyre krahina,zona dhe territore te ndryshme brenda dhe jashte rrethit.Qafa me e rendesishme eshte ajo e Morines,qafa e Prushit dhe qafa e Morinit qe sherbejne si pika kalimi kufitar dhe doganor midis Shqiperise dhe Kosoves.

-1.2 Kushtet Natyrore

Relievi Persa i perket formave te relievit, ne Tropoje dhe Has mbizoterojne lartesite deri ne 600 m,pra sistemi kodrinor. Ndersa ne Rrethin e Kukesit lartesia mesatare eshte 925 m. Karakteristike eshte mbizoterimi i maleve mesatare 1000-1200 m dhe kodrave. Qarkut te Kukesit i mungojne ultesirat e mirefillta.

Relievi i Kukesit ndahet kryesisht ne:

Reliev kodrinor – malor deri ne lartesine 300-999 m. Relievi malor perfshin ngritjen periferike jugore,lindore dhe verilindore te rrethit te Kukesit.Ato ndertohen nga gelqeroret e mesozoit,luhaten nga 800-1000m deri ne mbi 2000m mbi nivelin e detit,ku per t’u permendur eshte vargu Koritnik-Gjalice.

Reliev malor. Nga 1000-1999 m,terreni eshte i perthyer e me pjerresi, por perben pjesen me te veshur me bimesi te llojeve te ndryshme.

34

Page 35: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Reliev alpin. Nga 2000-2468 m. Karakteristike kryesore per kete reliev jane format e mprehta, mungesa e ujit dhe e pyjeve. Eshte i mbuluar me bime barishtore dhe eshte i pasur me kullota alpine.

Relievi i Tropojes eshte kryesisht kodrinor dhe shume pak malor gje qe shprehet edhe ne lartesine mesatare te saj 660m. Tipat kryesore te relievit ne kete zone jane:

Relievi karstik i cili shtrihet teresisht ne pllajen karstike te Hasit.

Relievi erozivo-denudues i cili shtrihet ne pjesen me te madhe te Malesise se Gjakoves.

Relievi strukturore-eroziv i perfaqesuar nga kueste dhe rrepirat e thyerjeve tektonike.Ne relievin e Tropojes format e relievit alternohen nga nje varg luginash dhe kurrizesh malore te nisura ne forme rrezesh nga blloku qendrore Alpe-Jezerce dhe qe formojne lugina dhe pllaja si: lugina Nikaj-Mertur,kurrizi Kore e Merturit-Jezerce,lugina e Valbones qe pershkohet nga lumi me te njejtin emer, lugina e lumit te Gashit, kurrizi malor Shkelzen-Maja e Ali Celes, lugina e lumit te Tropojes etj.

1.3 Klima Qarku i Kukesit ka klime mesdhetare paramalore dhe malore.. Dimri i ashper dhe me debore te zgjatur, ererat e forta, reshjet e medha, kryesisht ne forme debore qe ne disa zona shoqerohen edhe me orteqe e ben jetesen mjaft te veshtire per banoret e ketyre zonave, por mund te themi qe eshte mjaft e pershtatshme per zhvillimin e sporteve dimerore si: ngjitje alpinistike dhe ski etj. Temperatura mesatare e janarit eshte 0.5°c dhe temp mesatare e korrikut eshte 22°c. Reshjet mesatare vjetore jane 946 mm. Ne ndryshimin e klimes ne kete rajon rol luajne

-drejtimi i vargmaleve nga veriu ne jug e prej verilindjes ne jugperendim

-luginat e lumenjve qe lejojne depertimin e ererave

- lartesia mbi nivelin e detit

-shumellojshmeria e formave te relievit

- bimesia

- gjeresia gjeografike. Klima eshte nje prej faktoreve ekologjik qe ka ndikim te drejtperdrejt ne ekuilibrin,drejtimin dhe organizimin e puneve ne bujqesi,blektori dhe bimesi.

1.4 Hidrografia

Qarku i Kukesit ka nje pasuri te madhe hidrografike. Ka nje rrjet te dendur lumenjsh..Lumenjte kryesore jane: Drini i zi ,Drini i bardhe,lumi Lume ndersa nga perrenjte vlen te permendim Perroin e Shejes ,Tershenes,Leshnice,Serriqes etj qe jane ushqim i vazhdueshem per liqenin e Fierzes. Lumi kryesor ne Tropoje eshte ai i Valbones. Ne Tropoje bejne pjese edhe disa lugina si

35

Page 36: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

ajo e Skitines ,Bytyçit ,Rrushtes etj . Ne Has rrjeti hidrografik eshte i dendur dallohet per prurje te vogel dhe ne pjesen me te madhe perfaqesohet nga perrenje te tille si : Perroi i Krumes qe buron nga bjeshket me te njejtin emer dhe derdhet ne lumin Drin. Ky Qark eshte i pasur me burime (gurra) qe ushqehen prej ujerave nentokesore qe grumbullohen nga reshjet e shiu dhe te debores . Kukesi nuk dallohet per liqene natyrore po per liqene artificiale . Liqeni i Fierzes luan nje rol te madh per prodhimin e energjise elektrike.

1.5 Flora dhe Fauna

1.5/A Flora

Qarku i Kukesit eshte mjaft i pasur me bimesi, kjo favorizohet nga kushtet e favorshme dhe relievi .Bimet endemike kane shtrirje te kufizuar, nder to mund te permendim bimet endemike barishtore qe rriten ne shkurre dhe bimet endemike shkurrore si vjollca drurore ,gjineshtra e eger.Nder bimet endemike me te permendura jane : meshtekna e bardhe ,bredhi I bardhe ,plepi I eger , rrobulli etj . Rrethit te Kukesit nuk i mungojne dhe bimet mjekesore. Te tilla jane sherebela mullaga ,dellia ,fieri . Kukesi eshte i pasur dhe me bime ngjyroses si melleza ,lule balsami etj Pyjet zene 50 % te siperfaqes se rrethi te Kukesit . Ne rrethin e Hasit dhe te Tropojes mbulesa bimore ze deri ne 37.7% te siperfaqes se pergjithshme. Pjesa me e madhe e kesaj zone mbulohet nga kati i dushkut i cilit shtrihet 200-3000 m deri ne 900-1100 m lartesi . Druret kryesore qe perfaqesojne keto kate jane : qarri ,bungu , bushi . Bimesia ne rrethin e Tropojes ka pergjithesisht nga te gjithe katet e bimeve po ajo qe bie ne sy eshte masivi i geshtenjave ,kati i dushqeve ,me bungun ,ahun dhe kati i pishave pastaj vijne kullotat alpine.

1.5/B Fauna

Jeta e bimeve eshte e lidhur me jeten e kafsheve. Atje ku ka nje bimesi te zhvilluar atje ka edhe nje bote te larmishme me kafshe. Nder kafshet e egra grabitqare me shumice jane dhelpra dhe ujku , jo grabiteqare me i perhapur eshte lepuri. Ndersa nga shpendet grabitqare shume te perhapur jane laraska, harabeli, gala te cilat demtojne kulturat bujqesore .Midis shpendeve te eger jo grabitqare me me shumice gjendet pellumbi i eger ,shapka . Ne keto zona rriten shume lloje kafshesh sidomos ato mishengrenese ku karakteristike jane ujku dhe ariu i murrem .

36

Page 37: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Plani- ditari

Tema : Veçorite fiziko- gjeografike te Qarkut Kukes

Objektivat: Nxenesi te jete i afte te:

I – Te percaktoje poziten gjeografike te rajonit.

II- Te dalloje format kryesore te relievit.

III- Te analizoje faktoret qe luajne rol kryesor ne ndryshimin e klimes ne kete rajon.

Struktura

E Brainstroming 5’R Harta e te pyeturit 30’R Rrjeti i diskutimit 10’

- Evokimi- Brainstroming

Ne kete rajon ka bime

mjekesore

Eshte vend kufitar

Perbehet nga 3 rrethe: Kukes

Has dhe Tropoje

Eshte nje rajon i ftohte

Ne kete qark shtrihet liqeni me i madh

artificial ne vend, ai i Fierzes

37

Qarku Kukes

Page 38: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

- Realizimi i kuptimit – Harta e te pyeturit

- Reflektimi – Rrjeti i diskutimit

PRO A duhet pare klima e rajonit si mundesi e mire KUNDER

per zhvillimin e turizmit te bardhe?

38

Veçorite fiziko- gjeografike te rajonit te Kukesit

Ç’fare relievi mbizoteron ne kete rajon?

Ku shtrihet Qarku Kukes?

Cilet jane faktoret qe ndikojne ne ndryshimin e klimes ?

Cilat jane pasurite hidrografike te rajonit?

Page 39: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

2- Liqeni I Fierzes

2.1 -Pershkrimi i pellgut ujor, Liqeni i Fierzes

Liqeni i Fierzës ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe lag tre rrethe të këtij qarku, rrethin e Kukësit, të Hasit dhe të Tropojës. Ky liqen është krijuar si pasojë e ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978. Ai ushqehet nga prurjet e lumejve Drini i Zi, i cili buron nga Liqeni I Ohrit dhe mbaron poshtë qytetit të Kukësit, ku bashkohet me Drinin e Bardhë, me një gjatësi prej 148.6 km. Drini i Bardhë që buron nga malet e Shlebit në Kosovë, kalon nëpër Fushën e Kosovës dhe poshtë qytetit te Kukësit bashkohet me Drinin e Zi. Në këtë pellg ujor derdhen edhe ujrat e lumit Luma, Leshniçes, Srriqes dhe të shumë përrenjve.

Prurjet mesatare vjetore për Drinin e Zi janë 116 m3/sek ndërsa për Drinin e Bardhë janë 66.4 m3/sek.

Rrjedhjet e të dy Drinave kalojnë nëpër territore që u takojnë shteteve të ndryshme. Drini i Bardhë përshkon territore te Kosovës dhe Shqiperisë, ndërsa Drini i Zi buron nga Liqeni Ohrit kalon nëpër Maqedoni, dhe futet në teritorin e Shqipërisë në Dibër, për të vijuar rrugën deri sa bashkohet me Drinin e Bardhë në Kukës. Pjesa më e madhe e territoreve nëpër të cilët kalojnë këta lumenj, janë zona me popullsi të dendur, me aktivitet të lartë bujqësor dhe njëkohësisht edhe me aktivitete prodhuese e industriale të karaktereve të ndryshme që kanë ndikimin e tyre si në përdorimin e këtyre ujrave ashtu edhe për ndotjen e tyre. Dy lumenjte bashkohen gjatë rrjedhjes së tyre në veriperëndim të Kukësit të Vjetër, sot i mbuluar nga ujrat e Liqenit të Fierzës, dhe formojnë Drinin.

2.2- Karakteristikat kryesore te liqenit.

Pellgu ujor i formuar dhe që ka marrë emrin Liqeni i Fierzës ka këto karakteristika:

Ka një gjatësi prej 72 km

mbulon një terren mjaft të çrregullt, ku dallohen më shumë se 40 gjire të mëdhenj e të vegjël

ka një sipërfaqe prej 8160 ha (kur arrihet kuota maksimale 300 mbi nivelin e detit) ne rrethin e Kukesit siperfaqja qe mbulohet me uje eshte 51 km 2

Thellësia maksimale në këtë kuotë arrin deri në 129 m.Ne rrethin e Kukesit arrin 90 m

Ka luhatje të mëdha të nivelit të ujrave sidomos në peiudhën e thatë të verës ku niveli bie ndjeshëm.

39

Page 40: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

2.3- Zonat ujore te pellgut

1.Zona bregore që fillon nga niveli zero i thellësisë deri në 5 m thellësi, me një sipërfaqe prej 8160 ha. Kjo zonë është baza e zhvillimit të jetës në liqen, laboratori ku ndodhin në masë proceset e zhillimit, konsumit dhe të dekompozimit të lëndës organike.

Kjo është zona kryesore ku riprodhohen ushqehen dhe rriten peshqit, nga larvat deri në madhësinë e tregëtimit. Pikërisht kjo është edhe zona që ndikohet më shumë nga ndotjet dhe për të cilën duhet të tregohet kujdes i veçantë për vrojtime, eksperimentime dhe punime përmirësuese.

2.Zona nënbregore që fillon nga 5-20 m thellësi në kuotën me sipërfaqe 1470 ha. Kjo shtresë e madhe me vëllim prej 260 milion metër kub ujë është bazë strehimi për faunën peshkore, sidomos në dimër. Qendër e lëvizjes në tufë, si rrjedhim, brezi i rëndësishëm i gjuetisë me mjete të rënda.

3. Zona e thellësisë (ku kuota maksimale arrin deri në 129 m ) mbizotëron 67% të sipërfaqes (rreth 4900 ha). Natyra e saj e ngurtë plot me objekte drusore që nuk kalben as nuk pastrohen, shtresa baltore e pa formuar, ku lënda organike në shpërbërje mineralizohet plotësisht. Kjo është zona më e varfër përsa i takon botës së gjallë.

Vetëm shtresa e sipërme e kësaj zone në thellësinë deri 20 m e sipër shërben si mjedis për disa lloje peshqish, në raste të veçanta edhe për gjucën e ballgjërin.

2.4- Pasojat e krijimit te ketij liqeni

Krijimi i këtij pellgu pati impakte shumë të mëdha duke sjellë ndryshime në konfigurimin e peisazhit, biodiversitetit, humbjen e tokave bujqësore dhe pyjore si dhe duke ndikuar fuqishëm në jetën social-ekonomike të banorëve të kësaj treve. Kësisoj sipërfaqja e tokës së përmbytur është 4950 ha, nga kjo 1750 ha tokë bujqësore dhe 3200 ha tokë pyjore. Në këto sipërfaqe ndikimet kanë qenë drastike duke humbur jo vetëm sipërfaqja e tokës por edhe e gjithë mbulesa bimore dhe disa popullata të botës shtazore, që gjallonin në këtë zonë. Gjithashtu u përmbytën qyteti i Kukësit të vjetër dhe 18 fshatra. U prekën nga përmbytja 4800 familje me mbi 23000 banorë. Destinacioni kryesor i krijimit të këtij liqeni është prodhimi i energjisë elektrike. Por veç kësaj u krijuan kushte për ta shfrytëzuar këtë pellg ujor edhe për transport ujor, peshkim, turizëm etj. Sipërfaqja e madhe ujore e krijuar ka ndikuar edhe në ndryshimin e klimës në këtë zonë, duke e bërë atë më të butë e më të lagësht.

40

Page 41: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Plani- ditari

Tema: Liqeni i Fierzes

Objektivat: Nxenesi te jete i afte te:

I- Te pershkruaje karakteristikat kryesore te liqenit te Fierzes

II- Te dalloje zonat ujore te ketij pellgu ujor.

III- Te analizoje anet pozitive dhe negative te krijimit te liqenit te Fierzes.

Struktura

E Parashikimi me terma paraprak 5’R Harta e te pyeturit 30’R Kllaster 10’

- Evokimi – Parashikimi me terma paraprak

Jepen termat:

Pellg ujembledhes, Hidrocentral, Liqen artificial, Dige

Nxenesit formulojne fjali per cdo term te dhene dhe i shkruajne ne fletore.

- Realizimi i kuptimit – Harta e te pyeturit

41

Liqeni i Fierzes

Ne cilat rrethe shtrihet liqeni i Fierzes?

Jepni karakteristikat kryesore te liqenit te Fierzes.

Sa zona ujore dallohen ne kete pellg ujor?

Cili eshte qellimi kryesor I krijimit te ketij liqeni?

Ne ç’vit ka filluar ndertimi I hidrocentralit?

Cilat jane disa nga pasojat negative e krijimit te ketij hidrocentrali?

Po ato pozitive ?

Page 42: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

-Reflektimi – Kllaster

42

Liqeni i Fierzes

Lumenjte qe e ushqejne

Drini I Zi

Drini I Bardhe

Per ç’fare shfrytezohet? Peshkim

Transport ujor

Turizem

3 zonat ujore

1-Zona bregore

2-Zona nenbregore

3-Zona e thellesisee

Page 43: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Tema : Burimet e ndotjes se liqenit te Fierzes

Objektivat: Nxenesi te jete i afte te:

I – Te percaktoje burimet kryesore te ndotjes se liqenit.

II- Te analizoje situaten aktuale te liqenit te Fierzes.

III- Te propozoje nje sere zgjidhjesh per permiresimin e situates.

Struktura

E Brainstroming 5’R Harta e te pyeturit 30’R Tabela e koncepteve 10’

-Evokimi – Brainstroming

Erozioni

Hedhja e mbeturinave Shkarkimet e ujrave te zeza

nga aktivitete te ndryshme te zeza

industriale

Perdorimi i dinamitit, tritolit

per peshkim

Shfrytezimi i reres

se lumenjve ne brigjet

e liqenit

43

Burimet e ndotjes

Page 44: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

-Realizimi i kuptimit – Harta e te pyeturit

- Reflektimi – Tabela e koncepteve

Nxenesit te pershkruaje dhe te jape shpjegime per çeshtjet e parashtruara ne tabelen e meposhtme te koncepteve.

Emri i liqenit Liqeni i Fierzes

Vlera Probleme aktuale Propozime per permiresimin e situates

- ka vlera te - depozitimet urbane - meqenese lumenjte qe sjellin keto

medha hidro- - shkarkimet e ujrave te zeza mbeturina kalojne ne qarqet dhe vendet

energjitike - perdorimi I lendeve plasese per fqinje eshte I nevojshem bashkepunimi

- sherben per peshkim ndermjet qarqeve dhe ai nderkufitar.

transport, ujor - shkarkimet nga aktivitetet industrial - ndergjegjesimi I komunitetit, nxenesve.

peshkim dhe -erozioni - pastrimi I bregut te liqenit nga nxenesit e

turizem shkollave ne dite te caktuara.

- hartimi I nje plani per menaxhimin e

e mbetjeve urbane.

44

Ndotja e liqenit Ne cilat periudha te vitit ndotja eshte me madhe?

Si ka ndikuar ndotja e liqenit ne zhvillimin e turizmit?

Nga vijne kryesisht keto mbetje?

Cilet jane burimet kryesore te ndotjes se liqenit?

Pasojat negative te ndotjes?

Page 45: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Tema: Ndotja e liqenit nga Industria

Objektivat: Nxenesi te jete i afte te:

I- Te identifikoje pjeset e ndotura te liqenit nga veprimtarite prodhuese industriale.

II- Te vere ne dukje pasojat negative te ndotjes nga industria.

III- Te jape mendime per zgjidhjen e problemit.

Struktura

E Parashikimi me terma paraprak 5’R Harta e te pyeturit 30’R Shkrim i lire 10’

-Evokimi - Parashikimi me terma paraprak

Jepen termat:

Vendburim, venddepozitim, miniera, sedimente

Nxenesit formulojne fjali per çdo term te dhene dhe i shkruajne ne fletore. Disa nga fjalite me interesante nxenesit i shkruajne ne derrase.

-Realizimi i kuptimit- Harta e te pyeturit

45

Ndotja nga industria

Cilat jane pasojat e ish-uzines se shkrirjes se bakrit ne ditet e sotme?

Si ndodh ndotja e ujrave qe dalin nga industria?

Pasojat negative?

Ç’perberje kane material e dala nga miniera dhe perfundojne ne liqen?

Perberja e tyre eshte e perzier, ku ne shtratin e perrenjve mbizoterojne material, si: silicore, ranore, diabazore, argjila etj…

Cila pjese e liqenit eshte e ndotur nga industria?

Pjesa nga ana e Drinit te Bardhe eshte me ndotur nga veprimtarite e industrise

Page 46: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

-Reflektimi – Shkrim i lire

U jap nxenesve si detyre te bejne nje ese te shkurter argumentuese me teme:

“ Industri qe s’funksionojne, por qe ndotin akoma”

46

Page 47: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Tema: Ndotja e liqenit nga mbetjet urbane

Objektivat: Nxenesi te jete i afte te:

I- Te percaktoje ç’jane mbetjet urbane.

II- Te tregoje se nga vijne keto mbetje.

III- Te analizoje pasojat negative qe sjellin keto mbetje si ne ujrate liqenit, ashut edhe ne zhvillimin e turizmit.

Struktura

E Brainstroming 5’R Teknika e te pyeturit 30’R Rrjeti I diskutimit 10’

-Evokimi – Brainstroming

qeska materiale te

ndryshme plastike

kepuce

shishe plastike

47

Mbetjet urbane

Page 48: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

- Realizimi i kuptimit – Teknika e te pyeturit

- Reflektimi- Rrjeti i diskutimit

Jepet pyetja binare

PRO KUNDER

A duhet pare zhvillimi i turizmit liqenor

si nje mundesi e mire per zhvillimin

ekonomik te zones?

48

Ndotja e liqenit nga mbetjet urbane

Ne ç’periudhe te vitit ndotja eshte me e madhe?

Ç’perberje kane kryesisht keto mbetje?

Nga vijne keto mbetje?

Mbetjet vijne si rrjedhoje e depozitimit te tyre ne brigjet e lumenjve te Drinit te Bardhe dhe te Zi.

Ç’pasoja sjellin keto mbetje?

Paraqesin rrezikshmeri te larte infeksioni , krijojne nje pejsazh te shemtuar .

Page 49: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

PERFUNIME

Pellgu ujor i liqenit të Fierzës përsa i përket ndotjeve ndodhet nën ndikimin e shumë faktorëve si atyre njerezor, industrial, veprimtarive të ndryshme prodhuese, veprimtarive bujqësore, erozionit etj.

Ndotjet më të dukshme, janë ato nga mbetjet urbane kryesisht materiale inerte me natyrë plastike, që pluskojnë në sipërfaqe, apo që depozitohen brigjeve të liqenit dhe gjireve që janë krijuar për shkak të relievit..

Megjithëse aktiviteti i industrisë nxjerrëse e përpunuese të bakrrit ka pushuar së funksionuari, ndikimi negativ do jetë për një periudhë të gjatë kohe.

Shkarkimet e ujrave të zeza në shumë segmente të këtij baseni kanë shkaktuar ndotje të konsiderueshme dhe me pasoja edhe për shëndetin e njerzve.

Veprimtaritë për shfrytëzimin e rërës dhe fraksionimin e saj për përdorim në industrinë e ndërtimit kanë krijuar probleme jo vetëm përsa i përket ndotjes por edhe në rritjen e shkallës së erozionit.

Erozioni për shkak të dëmtimit të mbulesës vegjetative, përgjatë brigjeve, si dhe për shkak të pjerrësisë së madhe është një ndër fenomenet më të dukshme që ndikon negativisht në mbushjen e shpejtë të basenit, në ndotjen e ujrave me jone të metaleve të rënda si bakër, nikel, etj.

Përdorimi i lëndëve plasëse për gjuetinë e peshkut përveç dëmtimit masiv të gjallesave, ndikon negativisht në ndotjen me nitrate të ujit e produktit dhe njëkohësisht paraqet rrezikshmëri të lartë për njerëzit që nga gjymtimi e deri në humbjen e jetës.

Uljet dhe ngritjet e nivelit të ujrave të liqenit të Fierzës janë një faktor i rëndësishëm që kontribuon në ndotjen dhe ciklin jetësor të gjallesave që popullojnë këtë habitat

ujor.

49

Page 50: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

Gjate ndertimit te planeve mesimore une kam perdorur strukturen ERR. Permes perdorimit te struktures ERR permbushen detyra te rendesishme te mesimdhenies. Duke qene e hapur, struktura nuk pengon analizen kritike dhe fton parashikimin dhe mendimin e hapur. Strukura ERR lejon nxenesit te jene aktiv, te diskutojne hapur, te shprehin mendimet e tyre. Ndihmon mendimin kritik ne nivele te nderlikuara.

Metodat qe kam perdorur jane te ndryshme si: “ brainstroming”, “parashikimi me terma paraprak”, “harta e te pyeturit”, “ kllaster”, “ rrjeti i diskutimit”.

-Braistroming- un e kam perdorur kryesisht ne fazen e evokimit, sepse kjo metode u lejon nxenesit te shprehin mendimet e tyre. Te gjitha mendimet e nxenesve I shkruaj ne derrase pa asnje paragjykim.

- Parashikimi me terma paraprak – Edhe kete metode e kam perdorur ne fazen e evokimit. Kete metode e kam perdorur per te nxitur nxenesit te krijojne fjali, te pershkruajne nje dukuri, duke u bazuar ne termat e dhene.

-Harta e te pyeturit – Kete metode e kam perdorur ne fazen e realizimit te kuptimit. Harten e te pyeturit e kam perdorur per te aktivizuar te gjitha nivelet e nxenesve

- Kllaster- Kllasterin e kam perdorur ne fazen e reflektimit per te grupuar mendimet e nxenesve per temen e dhene. Per te sistemuar mendimet e tyre.

- Rrjeti i diskutimit – Eshte nje metode qe e kam perdorur ne fazen e reflektimit. Eshte nje nga metodat qe ka pasur me shume sukses, sepse mund te them qe ka pasur nje aktivizim me te madh te nxenesve gjate kesaj faze. Pasi nxenesit kane lexuar temen jane te gatshem te mbajne qendrimin e tyre dhe te argumentojne mendimet e tyre.

Metodat qe kane sjelle me shume rezultate me nxenesit gjate zhvillimit te procesit mesimor jane “Brainstroming” dhe “ Rrjeti i diskuitmit”. Keto dy metoda i kane lejuar nxenesit te shprehin mendimet e tyre ashtu siç iu vijne pa u menduar gjate. Temat qe jane perdorur gjate zhvillimit te ketyre metodave kane qene dhe shume nxitese per nxenesit.

50

Page 51: Ndotja Ne Liqenin e Fierzes

BIBLIOGRAFIA

1. Meçaj,N dhe Dida,M : “Qarku i Kukësit”, Tiranë, 2004

2. Përzhita,L : “Kukësi vështrim arkeologjik”. Tiranë, 2004

3. Elezi, M : ‘’Efektet e ndotjes së industrisë së bakrit në zonën e Kukësitdhe në liqenin e Fierzës”, Kukës 2007

4. Hallaçi,B : “Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qendrueshëm”. Kukës, 2006

5. Domi,A : ’’Vendlindja ime”

6. Noka,H : ’’ Nje Guide per Kuksin’’

7. “Strategjia e zhvillimit te qarkut Kukes”

8. “Promovimi i Turizmit dhe Mjedisit ne Rajonin e Kukesit” botim nga PNUD-i, shkurt, 2010

9. Karaguni, M dhe Trendafili, G : “ Didaktika e Gjeografise”

10.Internet  : www. mjedisi sot.com 

51