sinphonie ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti sinphonie...

28
SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë) Përmbledhje ekzekutive e Raportit përfundimtar të projektit Ky raport u përgatit nga: Éva Csobod, Isabella Annesi-Maesano, Paolo Carrer, Stylianos Kephalopoulos, Joana Madureira, Peter Rudnai dhe Eduardo de Oliveira Fernandes Me kontributin e: Josefa Barrero-Moreno, Tímea Beregszászi, Anne Hyvärinen, Hans Moshammer, Dan Norback, Anna Páldy, Tamás Pándics, Piersante Sestini, Marianne Stranger, Martin Täubel, Mihály J. Varró, Eva Vaskovi, Gabriela Ventura dhe Giovanni Viegi Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore 2000 Szentendre Ady Endre ut 9-11, Hungari

Upload: doandat

Post on 07-Jun-2018

238 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE

Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti

Rrjet vëzhgues në Europë) Përmbledhje ekzekutive e Raportit përfundimtar të projektit

Ky raport u përgatit nga:

Éva Csobod, Isabella Annesi-Maesano, Paolo Carrer, Stylianos Kephalopoulos, Joana

Madureira, Peter Rudnai dhe Eduardo de Oliveira Fernandes

Me kontributin e:

Josefa Barrero-Moreno, Tímea Beregszászi, Anne Hyvärinen, Hans Moshammer, Dan Norback,

Anna Páldy, Tamás Pándics, Piersante Sestini, Marianne Stranger, Martin Täubel, Mihály J.

Varró, Eva Vaskovi, Gabriela Ventura dhe Giovanni Viegi

Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore 2000 Szentendre Ady Endre ut 9-11, Hungari

Page 2: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

Projekti SINPHONIE │ Përmbledhje ekzekutive e raportit përfundimtar të projektit

Page 3: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

Falenderim

Ky dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të

shkollave dhe shëndeti - Rrjet vëzhgues në Europë), i financuar nga Parlamenti Evropian dhe

zbatuar sipas një kontrate me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për

Shëndetin dhe Konsumatorin (DG SANCO) (SANCO/2009/C4/04, kontrata SI2.570742).

Ky raport përmbledh punën e bërë nga konsorciumi prej 38 partnerësh në 25 shtete, ku u

përfshinë rreth 300 specialistë, kërkues shkencorë dhe teknikë.

Bashkëautorët e këtij raporti dëshirojnë të shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për të gjithë

bashkëpunëtorët e tyre, për kontributin e shquar në zbatimin e projektit SINPHONIE. Emrat e

të gjithë kontribuesve gjenden në fund të raportit dhe në faqen e internetit të projektit

SINPHONIE (www.sinphonie.eu).

Një mirënjohje e veçantë shkon për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, të cilët morën pjesë në

projektin SINPHONIE, për entuziazmin e tyre dhe bashkëpunim e ngushtë gjatë gjithë kohës

së zbatimit të tij.

Page 4: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

1 Hyrje Cilësia e dobët e ajrit të mjediseve tmjediseve të brendshme (më tej i referuar në anglisht si IAQ: Indoor Air Quality) ka efekte mbi aparatin e frymëmarrjes dhe shëndetin. Ajo ndikon në mirëqenien e përgjithshme të njeriut për shkak të pranisë së disa ndotësve të veçantë në ajrin e brendshëm, që vijnë nga burime të ndryshme dhe janë shkaktarë të sëmundjeve të ndryshme. Ky fakt është raportuar në shumë raste në literaturën shkencore dhe referuar në deklaratat politike të kohëve të fundit prej institucioneve politike dhe ekzekutive të shëndetit publik dhe çështjeve të mjedisit në Udhëzimet për Cilësinë e Ajrit [1, 2] dhe Strategjitë e Përgjithshme të Menaxhimit të Ajrit të Brendshëm (IAQ) [3]. Deklarata e Parmës e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) [4] e miratuar nga 53 vende në vitin 2010, u bëri thirrje vendeve anëtare të OBSHsë në rajonin e Evropës për të zbatuar veprime të matshme në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuar në këtë deklaratë. Udhëzimet e OBSHsë për cilësinë e ajrit të brendshëm (IAQ) [5] vlerësojnë në mënyrë specifike se ajri i pastër është një nga kërkesat bazë për jetën. Gjithashtu, në Deklaratë theksohet se qëllimet kryesore të udhëzimeve që të sigurojnë të njëjtën bazë për mbrojtjen e shëndetit publik nga efektet negative të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit të brendshëm, dhe për të eliminuar ose zvogëluar në minimum ekspozimin ndaj ndotësve të njohur si të rrezikshëm ose potencialisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Udhëzimet u drejtohen specialistëve të shëndetit publik që punojnë për parandalimin e rreziqeve shëndetësore nga ekspozimi në mjedise të ndotura, dhe specialistëve e autoriteteve që kryejnë projektimin e ndërtesave, objekteve dhe materialeve dhe produkteve të përdorura për ndërtimin dhe arendimin e sipërfaqeve të brendshme të këtyre objekteve.

Komisioni Evropian miratoi në qershor 2004, Planin e Veprimit për Mjedisin dhe Shëndetin në Bashkimin Evropian (BE) 2004-2010 [6] si ciklin e parë në zbatim të Strategjisë Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin. Ky plan veprimi është një dokument operacional që përcakton 13 veprimtaritë kryesore që duhen ndërmarrë deri në vitin 2010.

Ndër to, Veprimtaria 12 ka të bëjë me "përmirësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm". Në kuadër të zbatimit të kësaj veprimtarie, projekti i financuar nga BE-ja EnVIE [7] ka përpunuar një strategji prioritare për menaxhimin e cilësisë së ajrit të brendshëm (IAQ) nëpërmjet kontrollit të burimit të ndotjes. Në rastin e shkollave, kjo do të thotë adresimin e çështjeve që lidhen me ajrin e brendshëm (IAQ) nga një numër perspektivash, duke përfshirë vendndodhjen e shkollës, projektimin dhe ndërtimin e saj, dendësia e nxënësve në klasa dhe menaxhimin e sistemit të ajrosjes së shkollës.

Programi i 7-të i Veprimit për Mjedisin dhe Paketa Politika e Komisionit Evropian për Ajrin e Pastër janë hartuar dhe kanë hyrë në fuqi në fund të vitit 2013. Këto dokumente përbëjnë kuadrin politik për të zbatuar aktivitete të ndryshme në vazhdimësi të projektit SINPHONIE.

Mjedisi i brendshëm në shkollë përbën një shqetësimi të veçantë, pasi nxënësit janë një grup veçanërisht i rrezikuar i popullsisë. Në Evropë, më shumë se 64 milionë nxënës dhe rreth 4,5 milionë mësues qëndrojnë për shumë orë, çdo ditë, në mjediset e brendshme të shkollave të arsimit parashkollor, fillor apo të mesëm.

Page 5: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 3

Përveç shtëpisë, fëmijët shpenzojnë më shumë kohë në shkollë sesa në çdo vend tjetër. Ka shumë prova për ndikimin e mundshëm negativ të shumë ndotësve në shëndet, që gjenden në ajrin e brendshëm në shkollë, si pjesë e këtij ajri apo të lëshuara nga materialet dhe produktet që ndodhen në këto mjedise të mbyllura, apo të prodhohen nga aktivitetet që zhvillohen në mjediset e brendshme të shkollës. Prania e ndotësve në shkolla ndikon në rritjen e fëmijëve, arritjet dhe mundësitë në procesin e të mësuarit dhe të nxënit, si dhe zhvillimin kulturor dhe social të fëmijëve. Në dekadat e fundit të shekullit të 20-të në botën e industrializuar, përfshirë edhe Evropën, është dokumentuar shtimi i rasteve të astmës bronkiale [8]. Fëmijët astmatikë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të cilësisë së dobët të ajrit.

Ndërtesat e shkollave duhet konsideruar si pjesë e infrastrukturës urbane, e cila ndikohet nga kushtet lokale gjeografike, të klimës, përdorimit të energjisë, materialeve të ndërtimit, zhvillimin ekonomik dhe strategjitë e zhvillimit urban. Ndërtesat e shkollave pasqyrojnë jo vetëm progresin teknologjik në drejtim të ndërtimit dhe komfortit, por edhe ndikimin e modeleve arkitektonike, përvojën dhe praktikat e ndërtimit të sjella nga rajonet e tjera, madje edhe brenda Evropës. Këto modele nuk janë integruar gjithnjë në mënyrën e duhur për t'i bërë këto ndërtesa në përputhje me vlerat dhe praktikat lokale.

Projekti SINPHONIE krijoi një rrjet shkencor dhe teknik në rajonin e BE-së, me qëllimin afatgjatë përmirësimin e cilësisë së ajrit në shkolla dhe kopshte, për të zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun dhe barrën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe mësuesit të shkaktuara nga ndotja e ajrit në mjediset e hapura dhe ato të mbyllura. Në të njëjtën kohë, ky projekt mbështet veprimet dhe politikat për të ardhmen, duke formuluar udhëzime, rekomandime dhe mundësi për mirëmenaxhimin e riskut, për një cilësi më të mirë të ajrit në shkolla dhe efekteve shëndetësore që lidhen me të.

Projekti SINPHONIE është ideuar dhe financuar nga Parlamenti Evropian. Ky projekt u realizua në bazë të një kontrate me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Shëndetin dhe Konsumatorin (DG SANCO). Projekti u konceptua si një projekt sfidues pilot kërkimor – shkencor në fushat e shëndetit dhe mjedisit, duke synuar studimin e ajrit të brendshëm në shkolla, dhe të ajrit të jashtëm në afërsi të shkollës, duke marrë në konsideratë studimin dhe shqyrtimin e ndikimit të trafikut dhe të ndryshimeve klimatike mbi të. Si një projekti multidisiplinar, ai u projektua për tu zbatuar për dy vjet (2010-2012). Projekti përfshiu shumicën e vendeve evropiane dhe disa vende kandidate të BEsë, i përqendruar në mjediset e shkollave, dhe me synimin për të krijuar një rrjet vëzhgimi në Evropë për ndotjen e ajrit të brendshëm në shkollë dhe shëndetin e fëmijëve.

Përveç objektivit përfundimtar afatgjatë, atë të përmirësimit të cilësisë së ajrit në shkolla dhe kopshte, projekti i kushtoi vëmendje të veçantë përmirësimit dhe vlerësimit të përgjithshëm të cilësisë së ajrit të brendshëm në shkollat evropiane duke përpunuar metoda dhe procedura për kryerjen e sondazheve dhe auditeve në shkallë të gjerë, si mjete të domosdoshme për monitorimin e IAQ dhe vlerësimin e ndërtimeve të realizuara. Kushti paraprak për të hartuar politika të përshtatëshme dhe ndërmarrë veprime konkrete kanë qenë studimet dhe analizat e bëra për ekspozimin e fëmijëve ndaj grimcave të ndotësve të ajrit të brendshëm dhe vlerësimet e rezultateve të parametrave shëndetësore të tyre.

Page 6: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 4

Konsorciumi i projektit SINPHONIE përfshiu 38 partnerë nga 25 vende dhe një partner të asociuar nga Belgjika. Partnerët kanë kontribuar me ekspertizën e gjerë në fushën e shëndetësisë, ekspozimit, burimet e politikat që lidhen me cilësinë e ajrit të brendshëm. Disa partnerë kontribuan në përcaktimin e parametrave për komfortin dhe menaxhimin e ndërtesave dhe të sistemeve të ventilimit. Në përgjithësi, në këtë studim morrën pjesë 114 shkolla fillore në 23 vende të Evropës. Në lidhje me nivelet e ekspozimit u vlerësuan1

Duke përmbledhur të gjithë burimet dhe njohuritë ekzistuese, me një trajtim gjithëpërfshirëse, projekti SINPHONIE u përpoq të zgjerojë gamën e informacionit në dispozicion për shtetet anëtare të BE-së dhe disa vende kandidate. Në mënyrë që të sigurohej cilësia e duhur në zbatimin e projektit dhe merreshin rezultate të besueshme, procedura gjithëpërfshirëse filloi menjëherë pas procesit të trajnimit, që përfshiu mbi 80 persona. Për shkak të natyrës ndërdisiplinore të projektit, kjo ishte e vetmja mënyrë për të marrë rezultate të sakta dhe për të garantuar hartimin e rekomandimeve, udhëzimeve dhe praktikave më të mira për ajër cilësor brenda mjediseve të shkollave evropiane; si dhe të gjenerohej informacioni i duhur për politikat ekzistuese dhe ato të së ardhshmes.

5,175 nxënës (prej të cilëve, 264 ishin fëmijë kopshti).

Analiza e rezultateve të SINPHONIE konfirmon se cilësia e ajrit të brendshëm (IAQ) në shkolla është një çështje shumë e rëndësishme dhe ka ndikim të madh në shëndetin e fëmijëve, duke përfshirë problemet e apartatit të frymëmarrjes si astma dhe alergjitë, dhe frekuentimin dhe arritjet në shkollë. Rezultatet e SINPHONIE tregojnë se ndotja e ajrit të brendshëm në shkolla është cështje komplekse dhe dinamike me origjinë ndryshme (nga jashtë ose Brenda shkollës), për vetë natyrën e saj (fizike, kimike dhe biologjike) dhe e shkaktuar prej burimeve të shumëllojshme të ndotjes (si proceset e djegies, materialet e ndërtimit të ndërtesës apo pëbërësit dhe produktet e konsumit brenda këtyre mjediseve). Ndotësit e ajrit që u gjetën në klasa, në disa raste, tejkalonin përqëndrimet e vlerave të caktuara në udhëzuesit e OBSHsë, duke u bërë të dëmshëm për shëndetin e fëmijëve në shkolla.

Rezultatet e përgjithshme të projektit SINPHONIE, të mbështetur edhe nga studimet për efektivitetin e masave të caktuara në përmirësim të situatës së IAQ, konfirmojnë se shkollat kanë probleme me cilësinë e ajrit të brendshëm (IAQ) shkaktuar kjo nga pozicioni i godinës së shkollës apo vendndodhja gjeografike, cilësia e ndërtimit dhe mirëmbajtjes, dendësia e e nxënësve për m2, procedurat e papërshtatshme të pastrimit në shkolla dhe mungesa e ventilimit apo dhe pamjaftueshmëria e tij.

2 Objektivat Objektivat e përgjithshme të SINPHONIE janë të: (a) të kontribuojë në përcaktimin më të mirë të cilësisë së ajrit të brendshëm (IAQ) në shkolla në vendet e BE-së; (b) të japë rekomandime dhe udhëzime për masat përmirësuese në mjedisin e shkollës duke përfshirë një

1 Duhet të theksohet se pwrgjatë këtij raporti këto shifra mund të ndryshojnë paksa duke marrë parasysh përfshirjen specifike të secilit partner / shteti zbatimin e procedurave gjatw punës në terren (mjedisit dhe / ose gjendjes shëndetësore).

Page 7: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 5

gamë sa më të gjerë të situatave në Evropë; dhe (c) të shpërndajë udhëzimet e duhura tek politikëbërësit dhe aktorët e tjerë, të cilët mund të ndërmarrin veprime konkrete në vendet evropiane.

Për të arritur objektivat e përgjithshme, projekti SINPHONIE kishte disa objektiva teknike, të cilat ishin:

• critically review and collate European (and non-European) research on the health effects most relevant to indoor air and the respective contaminants in the indoor air in schools; assess the policy relevance of the objectives and conclusions of this research; and identify epidemiological and toxicological research needs that are critical for knowledge-based policy development;

• assess building characteristics and patterns of everyday use in the selected classrooms that influence their IAQ;

• measure physical and comfort parameters (temperature, relative humidity and ventilation rate) and chemical and biological pollutants in the indoor (and related outdoor) air in schools and childcare settings throughout Europe in order to produce new exposure data for an array of pollutants: formaldehyde, benzene, α-pinene and limonene, naphthalene, NO2, CO, CO2, radon, trichloroethylene, tetrachloroethylene, PAH and BaP, particulate matter (PM10 and PM2.5), allergens in dust and mould, and bacteria in dust and air;

• evaluate the impact of the outdoor air surrounding the school environment, including the effects of transportation, traffic and climate change;

• assess the influence of building characteristics, cleaning products and ventilation systems on the

• të grumbullojë dhe të shqyrtojë në mënyrë kritike të gjitha kërkimet dhe studimet evropiane (dhe jo-europiane) mbi efektet në shëndet që lidhen me ajrin e brendshëm dhe ndotësit e tij në shkolla; të vlerësojë rëndësinë e politikave, të objektivave dhe përfundimet e këtij studimi; dhe identifikojë nevojat e kërkimit epidemiologjik dhe toksikologjik të domosdoshme për zhvillimin e politikave të zgjuara;

• të vlerësojë karakteristikat e ndërtimit të godinave të shkollave, modelet e përdorimit të përditshëm të klasave të përzgjedhura në këto shkolla dhe ndikimet e tyre në IAQ;

• të masë parametrat fizikë dhe të komfortit (si temperatura, lagështia relative dhe norma e ventilimit) dhe nivelin e ndotësve kimikë dhe biologjikë në mjediset e brendshme (krahasuar me ndotësit në mjediset e jashtme) në ajrin e shkollave dhe ato të kujdesit për fëmijët, në të gjithë Evropën, në mënyrë që të merren të dhëna të sakta për ekspozimin ndaj një grupi të caktuar ndotësish si: formaldehidi, benzeni, α-pineni dhe limoneni, naftalina, NO2, CO, CO2, radonit, trikloretileni, tetrakloretileni, PAH dhe BAP, grimcat (PM10 dhe PM2.5), alergenët në pluhur e myk dhe bakteret në pluhur dhe ajër;

• të vlerësojë ndikimin e ajrit të mjediseve përreth shkollave, duke përfshirë ndikimin e transportit, trafikut dhe ndryshimeve klimatike;

• të vlerësojë ndikimin prej vecorive të ndërtimit të godinës së shkollës, produkteve të pastrimit që përdoren në shkolla dhe

Page 8: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 6

exposure data obtained; • assess the impacts of outdoor air

pollution abatement measures, including measures taken in the short term, on IAQ in schools and on the exposure of children in school environments;

• make a systematic source apportionment of indoor air pollutants in school environments in quantitative terms;

• assess the influence of mixtures of pollutants in the indoor air and the emergence of new pollutants caused by chemical and biochemical interactions;

• obtain data on the health status of children via questionnaire surveys and clinical tests, focusing on asthma, respiratory infections, upper respiratory tract symptoms, coughing, wheezing, dyspnea, allergic rhinitis, bronchitis and school performance;

• evaluate the impact of the indoor air in classrooms on children’s health and performance in order to define priorities for policy development;

• evaluate the effectiveness of appropriate ventilation in reducing ambient air pollution in schools;

• produce recommendations and guidelines on remedial measures in school environments to cover a wider array of situations in Europe; and

• disseminate the SINPHONIE outputs and recommendations to stakeholders able to undertake actions on the issues highlighted by the project.

sistemit të ventilimit;

• të vlerësojë shkallën e ndikimit të masave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit të jashtëm, duke përfshirë masat afatshkurtra për IAQ në shkolla dhe ekspozimin e fëmijëve në mjediset e shkollës;

• të monitorojë sistematikisht në aspektin sasior burimet të ndotësve të ajrit të brendshëm në mjediset shkollore;

• të vlerësojë ndikimin e përzierjeve të ndotësve të ajrit të brendshëm dhe shfaqjen e ndotësve të rinj që shfaqen si rezultat i ndërveprimeve kimike dhe biokimike në këto mjedise;

• të sigurojë të dhëna për gjendjen shëndetësore të fëmijëve me anë të pyetësorëve dhe testeve klinike, duke u fokusuar tek astma, infeksionet respiratore, simptomat e traktit respirator të sipërm, kollitjes, fishkëllimave të kraharorit, Marrjes së frymës, rinitit alergjik, bronkiteve dhe performancës në shkollë;

• të vlerësojë ndikimin e ajrit të brendshëm në klasa në shëndetin e fëmijëve dhe performancës në mësimnxënie, për të përcaktuar prioritetet për zhvillimin e politikave të caktuara;

• të vlerësojë efektivitetin e ventilimit të duhur në uljen e ndotjes së ajrit të brendshëm në shkolla;

• të japë rekomandime dhe udhëzime për ndërmarrjen e masave përmirësuese në mjediset e shkollës duke marrë parasysh gamën e gjerë të situatave në Evropë; dhe

• të shpërndajë rezultatet dhe rekomandimet e projektit SINPHONIE tek palët e interesuara për të ndërmarrë veprimet e duhura lidhur me për çështjet e identifikuara nga ky projekt.

Page 9: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 7

3 Metodologjia Meqensëse ajri të mjediseve të brendshme vjen nga ajri i mjediseve të jashtme [8] (ky i fundit është kontribuesi kryesor i sasisë më të madhe të ndotjes së ajrit të brendshëm), metodologjia e projektit SINPHONIE, së pari, mori në konsideratë aspektet gjeografike dhe klimatike të pozicionit të shkollës dhe parametrat që lidhen me vendndodhjen e ndërtesës së shkollës dhe mjedisin përreth tyre (p.sh. niveli i trafikut, urbanizimi i zonës, praktikat dhe tipologjitë e ndërtimit). Sic paraqitet në figurën 1, cilësia e ajrit të mjediseve të jashtme dhe të brendshme të shkollës dhe pasojat shëndetësore që rrjedhin prej saj duhet të vlerësohen duke marrë në konsideratë ndryshueshmërinë e lartë rajonale në shtetet pjesëmarrëse në projektin SINPHONIE. Për të lehtësuar organizimin, paraqitjen dhe diskutimin e rezultateve të projektit SINPHONIE, u përcaktuan katër grupe gjeografike.

Ndërtesat e shkollave në shumë rajone të Evropës përdorin ventilimin natyror, por së fundmi, vërehet një tendencë drejt instalimit të ventilimit mekanik dhe sistemeve të ndërlidhura për ngrohjen dhe ftohjen. Shpesh, sistemet të tilla propozohen si të domosdoshme dhe kërkesë e detyruar për çdo ndërtesë shkolle, ndonëse ato kanë kuptim vetëm nëse arsyetohet në përputhje me klimën dhe kushtet e mjedisit ku pozicionohet ndërtesa e shkollës. Gjithashtu, duhet theksuar se projektimi dhe ndërtimi i shkollës, sipas metodologjisë gjithëpërfshirëse të studimit, mund të kërkojë copëzimin e funksioneve të tilla si ngrohje, ftohje dhe ventilim, duke e përcaktuar normën e ventilimit sipas kritereve bazë shëndetësore [10]. Në përputhje me kriteret e përcaktuara në thirrjen për tender nga DG SANCO, shkollat janë përzgjedhur për të analizuar faktorët e përcaktuar në shtetet pjesëmarrëse si përfshirjen e zonave urbane dhe rurale; nivele të ndryshme të ndotjes së ajrit të jashtëm (zonat e gjelbra, zonat me trafik të rënduar dhe zonat industriale); pozicione të ndryshme gjeografike brenda të njëjtit vend (veri, jug, lindje, perëndim), praktika të ndryshme të sistemeve të ventilimit dhe kushteve klimatike. Nuk është imponuar asnjë kufizim në lidhje me karakteristikat e ndërtimit të godinës së shkollës. Partnerëve u është kërkuar të zgjedhin shkollat më përfaqësuese për i përket modeleve të ndërtimit, projektimit, tipologjisë, teknikave të ndërtimit dhe moshës së godinave.

Figura 1. Katër grupe gjeografike të projektit SINPHONIE

Page 10: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 8

Pas përzgjedhjes së shkollave, përcaktimin e mjeteve të përshtatshme, metodave dhe procedurave që do të përdoreshin në projektin SINPHONIE, filluan studime në terren të realizuara në shkollat e përzgjedhura në çdo shtet (≤6), duke përfshirë vendndodhjen e tyre, duke u përqendruar veçanërisht në tri klasa për shkollë (duke përfshirë këtu dhe kopshtet) .

Bazuar në kriteret e përshkruara më sipër, për studimin në terren u përzgjodhën 114 shkolla nga 23 shtete. Në mënyrë që të ndiqej metodologjia e përshtatëshme për monitorimin e ajrit në ndërtesa shkollore dhe përcaktimin e efekteve shëndetësore të lidhura me të, u shqyrtuan dhe analizuan shumë projekte të kësaj fushe, të financuara nga BE dhe OBSH siç mund të përmendim AIRMEX (European Indoor Air Monitoring and Exposure Assessment) [11]; THADE (Towards Healthy Air in Dwellings in Europe) [12]; EU-INDEX (Critical Appraisal of the Setting and Implementation of Indoor Exposure Limits in the EU)[13]; SEARCH (School Environment and Respiratory Health of Children) [14]; dhe PILOT INDOOR AIR MONIT [15]; si dhe Udhëzimet e OBSH për cilësinë e ajrit të brendshëm (IAQ) [16].

Duhet theksuar se projekti SINPHONIE ishte më ambicioz se projektet e sipërlistuara (të zhvilluara më parë) për shkak të qasjes së tij të integruar në çështjet e shëndetit dhe mjedisit në mjediset e shkollës dhe të numrit të madh të parametrave të vlerësuara prej tij. Ai është përmbushur nëpërmjet përpjekjeve të mëdha prej 23 shteteve të përfshira në kryerjen e studimeve në terren dhe fushatave ndërgjegjësuese në cdo vend, të paraprira prej trajnimeve për më shumë se 80 ekspertë shkencorë dhe teknikë në fushën shëndetit dhe mjedisit në Qendrën Kërkimore të Përbashkët të Komisionit Europian (European Commission’s Joint Research Centre (JRC) në Ispra, Itali. Një element i rëndësishëm metodologjik i projektit SINPHONIE ishte ngritja bazës së të dhënave të projektit SINPHONIE dhe plotësimi i kësaj baze të dhënash. Baza e të dhënave mbështeti ngritjen e rrjetit vëzhgues në Evropë për ndotjen e ajrit të brendshëm në shkollë dhe shëndetin duke gjeneruar sasi të konsiderueshme të dhënash cilësore në përputhje me objektivat projektit SINPHONIE. Më tej, ajo do të jetë një platformë e dobishme të dhënash për projekte me fokus të ngjashëm që do të zhvillohen në të ardhmen dhe që do të kërkojnë ndërmarrjen e veprimtarive të ngjashme në vendet evropiane.

Studimet në terren të projektit SINPHONIE filluan me inspektimet e ndërtesave të shkollave të përzgjedhura, të cilat u shoqëruan me mbledhjen e të dhënave për karakteristikat e ndërtimit të shkollës. Të dhënat janë mbledhur me anë të një pyetësori me pyetje rreth historikut të ndërtimit të shkollës, i cili mundësoi përshkrimin e plotë të mjediseve të brendshme të shkollës dhe ndërtesën e saj (p.sh. ndërtimi i shkollës, projekti, forma dhe orientimi, distanca nga burimet kryesore të ndotjes të jashtme, lloji i ndërtimit, materialet dhe sistemet e ventilimit të përdorura). Gjatë aktiviteteve në terren, në secilën prej shkollat të marra në studim, me anë të pyetësorëve të veçantë të shpërndarë për mësuesit, nxënësit dhe prindërit janë përcaktuar karakteristikat e mjedisit të shkollës (veprimtaritë që realizohen në shkollë, modelet e tyre, etj), dhe ndërlidhja e tyre me simptomat shëndetësore dhe sëmundshmërinë e nxënësve dhe të mësuesve.

Page 11: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 9

Përshkrimi i vecorive mjedisore të ndërtesës së shkollave përfshiu monitorimin e parametrave kimikë, fizikë, biologjikë dhe ato të komfortit, ndërsa karakteristikat shëndetësore përfshinë informacionin shëndetësor të raportuar nëpërmjet pyetësorëve, të shoqëruar nga testet specifike klinike. Vlerësimet e rrezikut shëndetësor u kryen duke u përqëndruar në ekspozimin që kanë pasur me anë të frymëmarrjes ndaj ndotësave. U shqyrtuan efektet shëndetësore të tilla si simptoma iritimi dhe sëmundshmëria e aparatit të frymëmarrjes (p.sh. reaksione alergjike të rrugëve të ajrit), dhe ato të historikut të sëmundshërisë së fëmijëve.

Gjatë procesit të matjeve, u përzgjodhën pajisje sipas metodologjisë të standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) dhe Komitetit Evropian për Standardizim (CEN). Pajisjet janë blerë dhe menaxhuar duke marrë në konsideratë saktësisë në matje, kërkesat e kontrollit të cilësisë dhe arsyetimin mbi nevojën për investimet e kryera.

Analiza e 16 parametrave kimikë, fizikë dhe të komfortit (duke përfshirë komponimet prioritare të njohura nga OBSH dhe Komisioni Evropian) dhe 13 ndotësit biologjikë, duke përfshirë endotoksinat (për një parametër), bakteret dhe kërpudhat (për shtatë parametra) dhe alergenete (për pesë parametra), mundësoi një pasqyre të plotë për cilësinë e ajrit të brendshëm (IAQ) në të gjitha shkollat europiane.

Për studimin dhe analizat kimike u përfshinë 30 laboratorë të ndryshme nga 23 shtete të ndryshme. Çdo laborator delegoi ekspertët e vet në nivel kombëtar për të marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga JRC në Maj 2011me qëllim harmonizimin e marrjes së kampioneve, mbledhjes dhe përgatitjen e mostrave dhe kryerjen e analizave. Për të ngritur bazën e të dhënave të projektit SINPHONIE me të dhëna të krahasueshme, grumbullimi i të dhënat është kryer në mënyrë uniforme, duke reduktuar në minimum matjet e pasakta. Projekti SINPHONIE përpiloi udhëzues të qartë për punën në terren dhe kryerjen e analizave dhe i trajnoi të gjithë ekspertët që punuan në terren dhe analizuan mostrat në laboratorë.

Protokolli për marrjen e mostrave të ndotësve biologjikë në shkollat u udhëhoq nga qendrat studimore. Marrja e mostrave biologjike është koordinuar nga udhëheqësit e studimit biologjikë (nga Finlanda dhe Hungaria) në bashkëpunim me koordinatorin e projektit. Analiza e këtyre mostrave është kryer në mënyrë të centralizuar në tre laboratorë të paracaktuar në Finlandë, Hungari dhe Suedi.

Deri ketu pastaj vazhdon Genta

4 Rezultatet Rezultatet e projektit SINPHONIE janë nxjerrë nga analizimi i të dhënave të mbledhura për lidhjen midis ekspozimit dhe efekteve në shëndet. Paralelisht, është marrë informacion shtesë për kushtet e mjedisit dhe përdorimin e menaxhimin e ndërtesës së shkollës. Rezultatet e projektit SINPHONIE janë përshkruar në mënyrë të hollësishme në Raportin Përfundimtar.

• Vlerat prag për PM2.5 dhe radonin, të rekomanduara nga OBSH, nuk respektohen në shumicën e klasave të monitoruara.

A. Nivelet e ekspozimit

• 13% e të gjithë nxënësve janë të ekspozuar ndaj PM2.5 në përqëndrim më të lartë se 25 µg/m3 (pragu i OBSH-së për mjediset 24 orëshe), dhe më shumë se 85% në

Page 12: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 10

përqëndrim mbi 10 µg/m3 (vlera e mesatares vjetore të OBSH-së), të cilat janë vlerat prag të rekomanduara për të kufizuar rrezikun e efekteve afatgjata në sistemin respirator-kardiovaskular dhe vdekshmërinë nga kanceri në mushkëri.

• 50% e nxënësve janë të ekspozuar ndaj radonit në nivele më të larta se 100 Bq/m3 (p.sh. referenca kombëtare për banesat, propozuar nga OBSH në 2010-ën me qëllim për të menaxhuar rrezikun e shtuar nga kanceri i mushkërive shkaktuar nga radoni). Në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Evropën Jugore vërehen nivele më të larta të vlerave mesatare.

• Rreth 25% e të gjithë nxënësve janë të ekspozuar ndaj benzenit në shkollë në përqëndrime mbi 5 μg /m3 (Direktiva e Cilësisë së Ajrit 2008/50/EC), vlera prag për menaxhimin e rrezikut të shtuar nga leucemia. Bazuar në vlerësimet e rrezikut për njësi të përcaktuar në udhëzimet e OBSH-së, niveli mesatar i ekspozimit ndaj benzenit është i lidhur me nivelin e rrezikut prej 1.3 x 10-5, me një rrezik të shtuar për jeten nga leucemia prej 1:76,923 në totalin e popullsisë së studiuar, dhe një nivel rreziku prej 2.0 x 10-5, duke i korresponduar një rreziku të shtuar për jeten nga leucemia prej 1:50,000, tek nxënësit në Evropën Qendrore dhe Lindore.

• Më shumë se 60% e të gjithë nxënësve janë të ekspozuar ndaj formaldehidës në shkollë në përqëndrime mbi 10 μg/m3 (vlerë e propozuar nga Agjencia Franceze për Sigurinë Mjedisore dhe Shëndetin në Punë, AFSSET, si vlerë prag në terma afatgjatë për ajrin e brendshëm për t’u mbrojtur nga efektet afatgjata në funksionimin e mushkërive dhe të rasteve të shtuara me kancer nga formaldehida). Në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Evropën Jugore vërehen nivele më të larta të vlerave mesatare.

• Ekspozimi në mjedise me tym duhani është ende i pranishëm në disa shkolla (5%).

• Nivelet më të larta të mesatares të ndotësve biologjikë në shkollat dhe kopshtet e studiuara në programin SINPHONIE janë gjetur për grupin më të madh të kërpudhave Penicillium spp./Aspergillum spp./Paecilomyces spp., ndjekur nga dy bakterie të zakonshme Mycobacterium spp. dhe Streptomyces spp. Megjithëse vlerat mesatare në disa raste ishin të ulëta, 50% e nxënësve dhe e mësuesve ishin të ekspozuar ndaj niveleve të larta të endotoksinave dhe mikrobeve. Këto rezultate tregojnë se kërpudhat e zakonshme në ndërtesat me lagështirë janë më të bollshme se ato që gjenden në mjediset e jashtme. As KE dhe as OBSH nuk ka përcaktuar vlera limit për të krahasuar nivelin e ndotësve biologjikë të matur në shkollat e SINPHONIE. Udhëzimet kombëtare ekzistojnë vetëm në pak vende. Vlera e vërtetë e studimit është metoda novatore e marrjes së mostrave dhe e analizave mikrobike, e cila mund të përdoret në vlerësimet e ardhshme për ekspozimin mikrobik.

• Nivelet e dioksidit të karbonit (mesatare dhe mesore) ishin më të larta se 1,000 ppm në shkollat fillore dhe në kopshte. Grupimi 1 (Evropa Veriore) dhe grupimi 2 (Evropa Perëndimore) paraqitën përqindje më të lartë të klasave me nivel të ulët të CO2 (<1,000 ppm), ndërsa grupimi 3 (Evropa Qendrore dhe Lindore) dhe grupimi 4

Page 13: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 11

(Evropa Jugore) kishin përqindje më të lartë të klasave me nivele të larta CO2 mbi 1,500 ppm, që ul cilësinë e të nxënit tek nxënësit në këto rajone.

• Pjesa më e madhe (86%) e vlerave për normën e ventilimit ishin më të ulta se vlera e dëshiruar e 4 l/s.nxënës, si pasojë e dy faktorëve: densiteti i lartë i nxënësve në klasë në disa vende evropiane; dhe mënyra jo e përshtatshme e shprehjes së normës së ventilimit (p.sh. në vlerat e ndryshimit të ajrit për orë në vend të litrave për sekondë për person [nxënës]).

• Norma e ajrit të brendshëm/të jashtëm për NO2 dhe ozonin është <1, në kontrast me shumë ndotës të tjerë, për të cilët norma e ajrit të brendshëm/të jashtëm është >1 (p.sh. formaldehida dhe limoneni). Kjo thekson rëndësinë e vlerësimit të ndotjes së ajrit të jashtëm që rrethon ndërtesën e shkollës dhe burimit e ajrit të brendshëm në ndërtesën e shkollës.

• Nivelet e ndotësve kimikë të ajrit në afërsi të shkollave janë vlerësuar si prani e ndotësve të ajrit të lidhur me trafikun - PM2.5, NO2 dhe ozoni. Niveli i këtyre ndotësve është lehtësisht më e lartë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Evropës Jugore.

• 58% e shkollave ishin të ekspozuara ndaj zhurmave prej trafikut në rrugë.

Disa ndotës të ajrit janë ngushtësisht të lidhur me pasoja të konsiderueshme shëndetësore tek fëmijët dhe mësuesit. Simptomat e shfaqura rishtaz (më pak se 3 muaj) janë më së shumti të lidhura me pasojat e viteve të fundit.

B. Rezultatet shëndetësore

Janë identifikuar rezultatet shëndetësore, shoqëruar me ekspozimin mjedisor:

• Ka një prevalencë të lartë të fëmijëve (3.6%) që kanë patur një krizë azmatike në shkollë, që përfaqëson rreth 250.000 raste midis nxënësve në Evropë dhe një përhapje të madhe të krizave azmatike në klasë (deri në 1.4%) që përfaqëson përafërsisht 100.000 raste midis nxënësve në Evropë.

• Përhapja e azmës së diagnostikuar, alergjive nazale dhe ekzemave te nxënësit ishte përkatësisht 8%, 9% dhe 17%.

• Te të gjithë nxënësit, shqetësimi më i zakonshëm shëndetësor i ndodhur së fundmi ishte bllokimi i hundëve (47%), ndjekur nga rrjedhje hundësh, ndjenjë të ftohuri apo ethe, dhimbje koke, ndenjë lodhjeje dhe dhimbje fyti (36%).

• Nxënësit në shkolla me nivele të larta të ndotësve kimikë të ajrit kanë rrezik më të madh të vuajnë nga simpomat më të fundit të lidhura me disa sëmundje respiratore.

• Lidhje e forte është shfaqur mes agjentëve mikrobikë në pluhurin e brendshëm në shkolla dhe simptomave më të fundit, simptomave të kaluara të frymëmarrjes dhe matjeve klinike, që nxjerr në pah rolin e agjentëve mikrobikë në shëndetin respirator të nxënësve dhe mësuesve.

• Fëmijët me një prejardhje alergjike janë veçanërisht të ndjeshëm, që do të thotë se ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit mund të shkaktojë simptoma dhe sëmundje.

Page 14: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 12

• Tetrakloretileni (p = 0.036) dhe ozoni (p = 0.021) ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në zvogëlimin e vëllimit të frymënxjerrjes në një sekondë.

• Shumë prej mësuesve kishin probleme të frymëmarrjes dhe pothuajse 17% prej tyre kanë vuajtur nga kolla apo gëlbaza, 27% kishin vuajtur nga një alergji nazale gjatë jetës së tyre dhe 9% janë të diagnostikuar me astmë prej mjekut.

• Masat për kapjen e formaldehidës (me anë të sipërfaqeve përthithëse ACTIV’Air® Premium) ul nivelin e formaldehidës në ajrin e brendshëm me një eficiencë prej 79% në testet e stimulimit brenda dhomës. Simulimi i klasës duke mbuluar tavanin me tavan përthithës në një shtëpi testimi, coi në zvogëlimin e sasisë së formaldehidës në ajrin e brendshëm deri në masën 60%.

C. Rezultatet e rasteve studimore

• Testet për lëshimin e ndotësve prej produkteve tipike në klasë treguan shkallë të ndryshme të ndikimit të tyre në cilësinë e ajrit të brendshëm në klasa. Bojërat dhe llaqet e testuara ishin kontribuesi më i madh (megjithëse përkohësisht) në përqëndrimin e brendshëm të përbërësve organikë volatilë. Karriget e lyera me llak kontribuojnë në përqëndrimet e brendshme të përbërësve organikë volatilë dhe të aldehidës gjatë gjashtë ditëve të testimit të shkarkimeve.

• Si ventilimi natyror ashtu edhe ai mekanik mund të sigurojnë ventilim efektiv të klasës, kur respektohet densiteti i popullimit të klasës, periudhat e punës dhe të pushimit organizohen në kohën e duhur dhe që ventilimi është i planifikuar dhe i menaxhuar mirë.

Rezultatet më të spikatura janë ato që: (a) theksojnë rëndësinë e cilësisë së ajrit të brendshëm në shkolla si problem shoqëror me ndikime të qarta në shëndet, cilësinë e jetës dhe performancën e të mësuarit të nxënësve evropianë; dhe (b) në mënyrë të qartë tregojnë se shumë prej normave dhe rregullave nuk zbatohen plotësisht për cilësinë e ajrit të brendshëm dhe shëndetin në shkolla.

D. Rezultatet të përgjithshme

Projekti SINPHONIE ka nxjerrë të dhënat e mëposhtme:

• Ka një përhapje të madhe të fëmijëve (3.6%) që kanë patur një krizë azmatike në shkollë, e përfaqësuar me rreth 250.000 raste midis nxënësve në Evropë, dhe një përhapje të madhe të krizave azmatike në klasë (deri në 1.4%) që përfaqëson përafërsisht 100.000 raste midis nxënësve në Evropë.

• Cilësia e ajrit të brendshëm në klasa varion ndjeshëm midis shkolave dhe qyteteve në të 23 vendet evropiane që kanë marrë pjesë në studim në projektin SINPHONIE, në varësi të llojit, vendndodhjes (mjedisit rrethues), vjetërsisë dhe menaxhimit të ndërtesave të shkollave (përfshirë praktikat e pastrimit).

• Nxënësit në shkolla me nivele të larta të ndotësve të ajrit kanë rrezik më të madh të vuajnë nga simpomat shëndetësore që prekin sistemin e tyre respirator.

Page 15: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 13

• Në 5% të shkollave, duhani është ende i lejueshëm në mjediset e brendshme, ndonëse në zona të caktuara për pirjen e tij.

• Lidhur me dendësinë, 8% e klasave mundësojnë një hapësirë prej më pak se 1.5 m2/fëmijë, dhe 20% mundësojnë më pak se 2 m2/fëmijë, që përbën një nivel të ulët ventilimi për banor (p.sh. përqëndrimet e CO2 përtej 1,500 ppm) për të njëjtën sasi ajri të përdorur zakonisht për orë, duke ndikuar shëndetin e fëmijëve dhe performancën e të mësuarit.

• Në lidhje me ndotësit e brendshëm biologjikë të monitoruar, 50% e fëmijëve dhe mësuesve janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të endotoksinave dhe mikrobeve në studimin aktual.

• Pothuajse 17% e mësuesve kanë vuajtur nga kolla apo gëlbaza, 27% kanë vuajtur nga një alergji nazale gjatë jetës së tyre dhe 9% janë të diagnostikuar me astmë nga mjeku.

Gjatë punës në terren, për të monitoruar cilësinë e ajrit të brendshëm dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla, në një numër të madh vendesh të përfshira në projektin SINPHONIE janë zhvilluar dhe zbatuar protokolle dhe metodologji të harmonizuara.

Gjatë monitorimit të karakteristikave të ndërtesës së shkollës, parametrat e caktuar paraqiten me rëndësi potenciale për efektet shëndetësore tek nxënësit lidhur me cilësinë e ajrit të brendshëm. Shkaqet e mundshme dhe burimet janë theksuar më poshtë:

E. Shkaktarët dhe burimet e efekteve në shëndet

• Burimet e jashtme: 67% e shkollave të projektit SINPHONIE ndodhen afër zonave me trafik rrugor dhe 45% afër zonave industriale. Sipas këtij studimi, në këto shkolla ka një ekspozim të lartë ndaj grimcave të imta, NO2 dhe benzenit.

• Toka: 73% e shkollave janë në zona me nivel të ulët radoni dhe 4% në zona me rrezik të lartë radoni. Gjithësesi, mungon informacioni i duhur për 23% të shkollave.

• Konstruksioni dhe menaxhimi i ndërtesës: në 61% të shkollave të projektit SINPHONIE mungon izolimi i mureve, në 42% mungon izolimi i catisë, 25% kishin rrjedhje të ajrit dhe 7% paraqisin rritje të dukshme të mykut në nivelin të caktuar si ndotës biologjik.

• Produktet e konsumit: 63% e klasave të projektit SINPHONIE kanë tabela të zeza dhe 46% mbajnë një apo më shumë kompjutera, printer apo fotokopje; 69% e mobiljeve në klasë janë me bazë druri; një përqindje shumë e ulët e klasave janë ndërtuar duke përdorur materiale ndërtimi të certifikuara për shkarkime të ulta. Këto produkte rrisin nivelin e ekspozimit në klasë dhe ndikojnë në shëndetin respirator të fëmijëve dhe mësuesve.

• Sjellja e banorëve: 5% e shkollave të projektit SINPHONIE kanë mjedise të caktuara për të pirë duhan. Kushtet e ventilimit të klasave (kryesisht në punë gjatë pushimeve) ishin të varfëra, duke rezultuar në nivele të larta të CO2 (në 20% të klasave, hapësira e dyshemesë për cdo fëmijë është më pak se 2 m2) dhe 86% e shkollave përdorin ventilimin natyror.

Page 16: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 14

Projekti SINPHONIE ka përgatitur udhëzime për mjedise të shëndetshme në shkolla, të cilat janë botuar veçmas nga ky raport. Përkthimet e udhëzimeve mund të gjenden në faqen e internetit të projektit SINPHONIE: www.sinphonie.eu.

F. Udhëzimet për një mjedis të shëndetshëm në shkolla në Evropë

Udhëzimet synojnë të jenë të zbatueshme në pjesën më të madhe të mjediseve të shkollave në Evropë. Meqenëse çdo mjedis shkollor është unik (në aspektin e projektimit, kushtet klimatike, mënyrës së funksionimit, etj), udhëzimet duhet të përshtaten në nivel kombëtar ose vendor. Gjithashtu, janë dhënë edhe kriteret për marrjen dhe zbatimin e udhëzimeve për masa të politikave dhe veprimebve në nivel kombëtar për vendet evropiane. Udhëzimet e projektit SINPHONIE nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë, por të pasurojnë dhe përforcojnë udhëzimet ekzistuese vendore dhe kombëtare, të cilat duhet të mbeten si sisteme referimi.

Udhëzimet e projektit SINPHONIE promovojnë qasjen parandaluese me kosto efektive përmes një cilësie të mirë të ajrit të brendshëm në mjediset e shkollave, në kundërshti me qasjen me bazë problemin, e cila kërkon të zgjidhë problemet pasi ato janë shfaqur.

Udhëzimet për mjedise të shëndetshme në shkollat në Evropë u drejtohen hartuesve të politikave në nivelin evropian dhe kombëtar dhe autoriteteve vendore për të përmirësuar mjedisin e brendshëm të shkollave në vendet e tyre, duke respektuar specifikat mjedisore, sociale, ekonomike kombëtare dhe vendore. Grupi i dytë i synuar që përfiton direkt përfshin projektuesit dhe menaxherët e ndërtesave të shkollave (përgjegjësit për projektimin, ndërtimin dhe rinovimin e objekteve shkollore). Grupi i tretë janë nxënësit dhe prindërit e tyre, mësuesit dhe personeli tjetër i shkollës.

Në tërësi, në kontekstin e qasjes pragmatike centripetale (nga jashtë brenda, nga mjedisi te njerëzit dhe nga burimet dhe shkaktarët e pasojave në shëndet), udhëzimet e projektit SINPHONIE për mjedise të shëndetshme shkollore në Evropë theksojnë se, në strategjitë dhe politikat e ardhshme lidhur me mjediset e shkollës, përparësi duhet t'i jepet kontrollit të burimit të ndotjes, duke marrë në konsideratë aspektet e përshkruara më poshtë.

Vendndodhja

• Menaxhim i duhur i ndotjes urbane, veçanërisht i ajrit të jashtëm dhe burimeve të mëdha të tij (p.sh. transporti, trafiku).

• Kontroll më i mirë mbi cilësinë e ajrit të jashtëm që hyn në mjedisin e brendshëm të shkollës, duke zgjedhur zona “pa ndotje" për shkollat e reja, duke promovuar përputhshmërinë me udhëzimet e OBSH-së për ajrin e mjedisit pranë shkollave ekzistuese dhe duke marrë masa të rrepta për të përmirësuar kushtet e trafikut në afërsi të shkollave (p.sh. brenda një rrezeje prej 1 km).

• Strategji të duhura për parandalimin e radonit dhe zbutjen e efekteve të tij.

Projektimi i ndërtesës, ndërtimit (përfshirë rinovime) dhe mirëmbajtja

Page 17: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 15

• Projektimi dhe ndërtimi i duhur i ndërtesave shkollore, përzgjedhja e materialeve të pastra për shkollat e reja; rinovim dhe zbatimi i kërkesave të reja për energjinë, ajrin e brendshëm dhe konfortin, bazuar në vlerësime tërësore në projektimin e ndërtesës së shkollës dhe më pas gjatë përdorimit të saj.

• Eleminimi i lagështisë, mykut dhe burimeve alergjike në ndërtesën e shkollës. • Strategji të përshtatshme për ngrohjen dhe, kur është e nevojshme, ftohjen, për të

siguruar temperaturën e kënaqshme, lagështinë relative dhe ventilimin e klasave. • Strategji të përshtatshme për ventilimin e klasave me metoda natyrore apo mekanike. • Ndarja, kur është e mundur, e funksioneve të ngrohjes dhe ftohjes nga funksioni i

ventilimit. • Krijimi i niveleve të ventilimit bazuar te kriteret shëndetësore të matshme në litra për

sekondë për person (l/s.person).

Menaxhimi dhe përdorimi

• Përcaktimi dhe zbatimi i dendësisë maksimale të lejuar të popullimit në klasa, për të siguruar nivelet e duhura të CO2 në normat e pranueshme dhe të përballueshme të ventilimit.

• Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit të brendshëm dhe i parametrave shëndetësore në shkolla.

• Krijimi i një manuali procedurash për përdorimin e duhur dhe menaxhimin e mjedisit të brendshëm të shkollës, në veçanti të cilësisë së ajrit të brendshëm.

• Pastrimi i duhur dhe mirëmbajtja e ndërtesave të shkollës. • Përzgjedhja e produkteve me nivel të ulët shkarkimesh për pastrimin dhe materiale me

nivel të ulët shkarkimesh për aktivitetet shkollore dhe mësimdhënien. • Trajnimi i duhur i nxënësve, prindërve dhe mësuesve të tyre, dhe personelit të

shkollës përgjegjës për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e ndërtesës së shkollës.

• Zhvillimi dhe zbatimi i metodologjive dhe protokolleve të harmonizuara për vlerësimin e cilësisë së ajrit të brendshëm sipas niveleve të ndryshme të përzirjes së ndotësve dhe ndryshimeve që vërehen në vendet evropiane.

• Ndalim të pirjes së duhanit në të gjitha hapësirat e shkollës.

Në kuadër të projektit SINPHONIE, duke shfrytëzuar përparësitë e përfshirjes së shumë shkollave në të gjithë Evropën, janë përgatitur një sërë fletëpalosjesh (të përkthyera në të gjitha gjuhët e Bashkimit Evropian) me rekomandimet dhe udhëzimet për nxënësit, stafin e shkollave dhe prindërit mbi cështjet kryesore të lidhura me veprimtarinë dhe menaxhimin e ndërtesave të shkollave, me qëllim arritjen e një cilësie të mirë të ajrit të brendshëm. Kjo është bërë e mundur përmes faqes së internetit të projektit SINPHONIE (

G. Komunikimi dhe shpërndarja

www.sinphonie.eu).

Page 18: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 16

5. Përfundimet

Duhet theksuar se SINPHONIE, si një studim multidisiplinar që përfshin një rrjet të gjerë parametrash dhe aktorësh, nuk mund të gjenerojë të dhëna të mjaftueshme për disa nga objektivat e tij specifikë që të lejojë nxjerrjen e përfundimeve të sigurta pë tema komplekse siç janë ndikimet e trafikut në ajrin e brendshëm ose ndikimet e ndryshimeve klimatike në IAQ në lidhje me shëndetin dhe komfortin në ndërtesat 30 deri 50 vjecare të shkollave.

Megjithatë, pavarësisht nga fushat e ndryshme të zbatimit dhe shumëllojshmërisë së pasur të aspekteve kulturore, teknologjike, klimatike dhe sociale, SINPHONIE ka arritur rezultate të rëndësishme dhe ka përpunuar metodologji të harmonizuara dhe të standardizuara, të cilat, nëse hulumtohen dhe zbatohen plotësisht, mund të kontribojnë për një shkollë të shëndetshme mjedisore në Evropë në vitet që do të pasojnë.

SINPHONIE ka favorizuar një qasje holistike të IAQ në mjediset e shkollës, që sistematikisht lidh shëndetin dhe faktorët e mjedisit si burimet dhe shkaqet e ndotjes së ajrit, duke përfshirë shqyrtimin e gjendjen e ndërtesave të shkollave dhe menaxhimin e tyre. Kjo ndihmoi për të përcaktuar dimensionin e plotë të çështjeve që do të adresohen për të gjetur zgjidhje efikase për përmirësimin e cilësinë e përgjithshme të ajrit dhe shëndetit në mjediset e shkollave evropiane.

Rezultatet e kërkimeve të SINPHONIE tregojnë qartë se cilësia e ajrit të brendshëm është problem i vërtetë në shkollat e shumë vendeve evropiane. Ka të dhëna se shumë shkolla kanë nivele të larta të ndotjes së ajrit (mbi vlerat e rekomanduara sipas udhëzimeve në rastin e PM2.5, formaldehidës, benzenit dhe radonit). Përveç kësaj, 67% e shkollave të përzgjedhura janë të vendosura në afërsi të një aksi rrugor; 20% e shkollave kanë dendësi të lartë me më pak se 2 m2 për nxënës; dhe pirja e duhanit lejohet në 5% të shkollave të monitoruara.

Shkollat janë vende kritike pasi fëmijët paraqesin një segment veçanërisht të ndjeshëm të popullsisë lidhur me disa aspekte shëndetësore, duke përfshirë ato që lidhen me IAQ. Megjithatë, disa nga gjetjet e projektit SINPHONIE theksojnë rëndësinë e shkollave si ndërtesa, shumica e të cilave janë ndërtuar në vitet 1990 ose më herët. Edhe pse 60% e objekteve shkollore në Evropë janë rikonstruktuar në një farë mase prej kohës së ndërtimit të tyre, ato janë larg prej standarteve të shëndetshme. Kjo mbetet një sfidë parësore për politikat e ardhshme në BE dhe në nivel kombëtar. Në disa raste duhet më shumë ventilim, ngrohje apo ftohje, apo duhen mbajtur parasysh ndikimet e mundshme të ndryshimeve klimatike.

Rezultatet e studimeve të SINPHONIE në terren tregojnë se, pavarësisht disa ndryshimeve të rëndësishme në temperaturën e brendshme, në varësi të vendndodhjes gjeografike të shkollës dhe nga ekzistenca e më shumë ose më pak të sistemeve të përshtatshme të ngrohjes apo ftohjes, vlerat e temperaturës mesatare të vëzhguara gjatë periudhës së ngrohjes ishin mjaft të

Page 19: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 17

ngjashme (rreth 20 º C), pavarësisht nga rajoni në të cilin ishin vendosur ndërtesat. Kjo mbështet hipotezën se sa i përket ndikimit në parametrat e brendshëm mjedisor të ngrohjes globale të parashikuar dhe ndryshimeve klimatike, vlerat e këtyre parametrave mund të mos të kushtëzohen nga tendenca e vlerave natyrore klimatike.

Në lidhje me ndikimet e transportit dhe trafikut, është e qartë se ndotës të tillë si PM2.5, NO2, ozoni dhe zhurmat ndikojnë në cilësinë e ajrit të brendshëm në shkolla, veçanërisht ato të vendosura në afërsi të rrugëve të ngarkuara. Duket sikur ka një bashkëveprim mes të dy faktorëve. Njëra ka të bëjë me moshën dhe vendndodhjen e objekteve shkollore në vendet evropiane, shumë prej të cilave ishin të planifikuara dhe të ndërtuara në kohën kur rrugët ishin më pak të ngarkuara dhe premtonin aksesit të lehtë, pa marrë parasysh tendencat e mundshme të ndotjes në të ardhshmen. E dyta ka të bëjë me ndotjen urbane, e cila është pa dyshim kryesisht, por jo ekskluzivisht, prej transportit dhe trafikut. Meqënëse çështja e IAQ në ndërtesat shkollore nuk mund të trajtohet siç duhet, pa marrë parasysh cilësinë e ajrit të mjedisit të jashtëm, është thelbësore që autoritetet vendore / kombëtare që merren me menaxhimin e cilësisë së ajrit në mjediset urbane të shtojnë përpjekjet e tyre për të respektuar udhëzimet për cilësinë e ajrit sipas OBSH.

Për të siguruar zbatimin e duhur dhe efikas të udhëzimeve dhe rekomandimeve të nxjerra në kuadër të projektit SINPHONIE që synojnë mjediset të shëndetshme të shkollave në Evropë, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet pikave të mëposhtme:

• IAQ e mirë në shkolla varet shumë nga vendndodhja e shkollës, meqë si ajri i mjediseve rrethuese është burim i madh i ndotjes së ajrit të brendshëm. Në përputhje me tendencat e politikës së BE-së dhe OBSH në Evropë, është e nevojshme të theksohet se qytetet duhet të përmbushin udhëzimet për cilësinë e ajrit sipas OBSH. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar IAQ të përshtatshëm në ndërtesa, përfshirë edhe shkollat.

• Ndërtesat e shkollave duhet të projektohen duke marrë në konsideratë përparimet në teknologjitë e ndërtimit dhe strategjitë për IAQ, duke filluar me kontrollin e burimeve për të siguruar materiale të pastra dhe produktee duhura të ndërtimit, ndarjen e sistemeve të ngrohjes apo ftohjes nga ventilimi i bazuar në kriteret shëndetësore. Rëndësia e duhur duhet t'i jepet klimës dhe pozitës gjeografike, materialeve dhe kulturës, duke siguruar një qasje holistike për qëndrueshmërinë dhe prioritizimin e efikasitetit sa herë që koha dhe menaxhimi i burimeve është në rrezik.

• Përparësi duhet t'i jepet rregullave të thjeshta, por të kuptueshme, pa fjalë teknike, paragjykime sociale dhe kushte kulturore, procedura të përshtatshme të menaxhimit të ndërtesave shkollore bazuar në njohuritë e disponueshme dhe specifikat e ndërtesave në vendndodhjen e tyre dhe përdorimin e duhur të burimeve (të ujit, energjisë, mjeteve mësimore, produkteve dhe procedurave të pastrimit) duke konsideruar çdo shkollë si "një lëkurë e dytë" për fëmijët gjatë shumë orëve që kalojnë në klasë.

• Duhet të organizohen fushata ndërgjegjësimi dhe trajnime për fëmijët dhe familjet e tyre, personelin e shkollës, profesionistët, politikëbërësit dhe publikun e gjerë.

Page 20: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 18

Vendimmarrja, e bazuar në zgjidhje teknikisht të papërshtashme, interpretime naive dhe ndërhyrje që nuk kanë baza shkencore të forta, është shkaku kryesor për cilësi të dobët të ajrit të brendshëm në shkollat evropiane, siç theksohet në programin SINPHONIE. Bashkëpunimi i shkëlqyer midis BE-së dhe OBSH në Evropë dhe vazhdimsia e deklaratave premtuese politike (si ajo e Parmës 2010) do të kenë kuptim vetëm nëse rekomandimet, zbatimi dhe hapat e qëndrueshëm të paraqitur në këtë raport do të merren seriozisht.

Literatura:

1. World Health Organization. Air Quality Guidelines for Europe. 2nd ed. Copenhagen: WHO Regional Office for Europe. 2000.

2. World Health Organization. Air Quality Guidelines Global Update 2005: Particulate matter, ozone, nitrogen dioxide and sulfur dioxide. 2005.

3. De Oliveira Fernandes, E., Jantunen, M., Carrer, P., Seppänen, O., Harrison, P., Kephalopoulos, S. EnVIE Co-ordination Action on Indoor Air Quality and Health Effects: Final Activity report. Project no. SSPE-CT-2004-502671, IDMEC, Porto, Portugal 2008.

4. World Health Organization. Parma Declaration on Environment and Health. 2010.

5. World Health Organization. Development of WHO Guidelines for Indoor Air Quality. Bonn, Germany: WHO Regional Office for Europe. 2006.

6. European Commission. The European Union Environment and Health Action Plan 2004–2012. 2004.

7. De Oliveira Fernandes, E., Gustafsson,H., Seppanen, O., Crump, D., Ventura, G., Madureira. J. et al. WP3 Final Report on the Characterization of Spaces and Sources. EnVIE Project. Brussels: European Commission 6th Framework Programme of Research. 2008.

8. ISAAC, The Global Asthma report, 2011, Paris, France

9. Jantunen, M., De Oliveira Fernandes, E., Carrer, P. and Kephalopoulos, S.. Promoting actions for healthy indoor air (IAIAQ). Luxembourg: European Commission Directorate-General for Health and Consumer Protection. 2011.

10. Carrer, P., Wargocki, P., De Oliveira Fernandes, E., Kephalopoulos, S., Allard, F. Asikainen, A., Asimakopoulos, D., Asimakopoulou, M., Bischoff, W., Braubach, M., Brelik, N., Fanetti, A., Hänninen, O., Heroux, M-E., Jantunen, M., Hartmann, T., Leal, V., Malvik, B., Mustakov, T., Palkonnen, S., Popov, T., Salari, M., Salvi, R., Santamouris, M., Santos, H., Seppänen, O. - Framework for health-based ventilation guidelines in Europe. ECA report no. 30. European Commission DG Joint Research Centre, Luxembourg: Office for Official Publications of the European Communities. 2014 (in print).

11. AIRMEX: European Indoor Air Monitoring and Exposure Assessment. Available from: http://ihcp.jrc.ec.europa.eu/our_databases/airmex.

12. Franchi, M., Carrer, P. Kotzias, D., Rameckers, E.M.A.L., Seppänen, O., Bronswijk J.E.M.V., et al. Towards Healthy Air in Dwellings in Europe. The THADE Report: European Federation of Allergy and Airways Diseases Patients Associations. 2004.

13. Kotzias, D., Koistinen, K., Kephalopoulos, S., Schlitt, C., Carrer, P., Maroni, M. et al. The INDEX project. Critical Appraisal of the Setting and Implementation of Indoor Exposure Limits in the EU. Final Report. EUR 21590 EN: European Commission, Directorate-General, Joint Research Centre. 2005.

14. Csobod, E., Rudnai, P. and Vaskovi, E. School Environment and Respiratory Health of Children (SEARCH). Szentendre. 2010.

Page 21: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 19

15. Kephalopoulos S., Barrero‐Moreno, J. Larsen, B., Geiss, O., Tirendi, S. and Reina, V. “PILOT INDOOR AIR MONIT AA final report”. DG SANCO – DG JRC administrative arrangement PILOT INDOOR AIR MONIT (conract no. SI 2582843). March 2013.

16. World Health Organization. WHO guidelines for indoor air quality: selected pollutants. Copenhagen: WHO Regional Office for Europe. 2010.

Partnerët e SINPHONIE: Institutione dhe Stafi

1. Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), Zyra Qendrore Hungari (kordinator i programit)

Éva Csobod (anëtare e Komitetit Kordinues), Péter Szuppinger, Réka Prokai, Petur Farkas, Cecilia Fuzi

REC Shqipëri: Eduart Cani

REC Bosnie dhe Hercegovinë: Jasna Draganic

REC Serbi: Eszter Réka Mogyorosy, Zorica Korac

2., Instituto de Engenharia Mecânica – Faculdade de Engenharia da Universidade do Porto (IDMEC-FEUP), Portugal

Eduardo de Oliveira Fernandes (anëtar i Komitetit Kordinues), Gabriela Ventura, Joana Madureira, Inês Paciência, Anabela Martins, Ricardo Pereira, Elisabete Ramos

3. Instituti Kombëtar i Shëndetit Mjedisor (NIEH), Hungari

Peter Rudnai (anëtare e Komitetit Kordinues), Anna Páldy, Gyula Dura, Tímea Beregszászi, Éva Vaskövi, Donát Magyar, Tamás Pándics, Zsuzsanna Remény-Nagy, Renáta Szentmihályi, Orsolya Udvardy, Mihály J. Varró

4. Qendra e Përbashkët Kërkimore – Instituti pë Shëndetin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (JRC), Komisioni Evropian

Stylianos Kephalopoulos (anëtar i Komitetit Kordinues), Dimitrios Kotzias, Josefa Barrero- Moreno

5., Instituti i Shëndetit Publik (IPH-ALB), Shqipëri

Rahmije Mehmeti

6. Instituti i Shëndetit Publik (IPH-BH), , Bosnjë dhe Hercegovinë

Aida Vilic, Daniel Maestro

Page 22: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 20

7. Instituti i Shëndetit Mjedisor (IEH), Universiteti i Mjekësisë, Austri

Hanns Moshammer, Gabriela Strasser, Piegler Brigitte

8., Planning & Coordination Substances & Analysis, (UBA-A) Umweltbundesamt GmbH, Austri

Philipp Hohenblum

9. Instituti Flamand për Kërkimin Teknologjik (VITO), Belgjikë

Eddy Goelen, Marianne Stranger, Maarten Spruy

10. Qendra kombëtare për Shëndetin Publik dhe Analizat, Bulgari

Momchil Sidjimov

11. Spitali i Përgjithshëm i Larnakës (LHG), Qipro

Adamos Hadjipanayis

12. Laboratori shtetëror i përgjithshëm (CSGL), Qipro

Andromachi Katsonouri-Sazeides, Eleni Demetriou

13. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (NPHI-CZ), Republika Ceke

Ruzana Kubinova, Helena Kazmarová, Beatricia Dlouha, Bohumil Kotlík

14. Bordi i Shëndetësisë (HPI), Estoni

Helen Vabar, Juri Ruut, Meelis Metus, Kristiina Rand, Antonina Järviste

15. Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), Finlandë

Aino Nevalainen, Anne Hyvarinen, Martin Täubel, Kati Järvi

16. Paris 06, Université Pierre et Marie Curie Paris 06 (UPMC), France

Isabella Annesi-Maesano, Rive Solene, Soutrik Banerjee

17. Centre Scientifique et Technique du Bâtiment (CSTB), France

Corinne Mandin, Bruno Berthineau

Page 23: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 21

18. Umweltbundesamt (Agjencia Federale e Mjedisit)– Seksioni i Higjenës së Brendshme (UBA), Gjermani

Heinz-Joern Moriske, Marcia Giacomini, Anett Neumann

19. Universiteti i Maqedonisë Perëndimore (UOWM), Greqi

John Bartzis, Krystallia Kalimeri, Dikaia Saraga

20. Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës (NKUA), Greqi

Mattheos Santamouris, Margarita Niki Assimakopoulos, Vasiliki Asimakopoulou

21. Universitá degli Studio di Milano (UMIL), Itali

Paolo Carrer, Andrea Cattaneo, Salvatore Pulvirenti, Franco Vercelli, Fabio Strangi, Elida Omeri, Silvia Piazza, Andrea D’Alcamo, Anna Clara Fanetti

22. Università degli Studi di Siena (Usiena), Itali

Piersante Sestini, Magdalini Kouri

23. CNR Palermo, National Research Council (CNR) – Institute of Biomedicine and Molecular Immunology (IBIM), Palermo, Itali

Giovanni Viegi, Giuseppe Sarno, Sandra Baldacci, Sara Maio, Sonia Cerrai, Vincenzo Franzitta, Salvatore Bucchieri, Fabio Cibella, Sara Maio

24. Fondazione Salvatore Maugeri (FSM), Itali

Margherita Neri

25., Universiteti i Teknologjisë i Kaunas (KTU), Lituani

Dainius Martuzevicius, Edvinas Krugly

26. Universiteti i Maltës, Maltë

Stephen Montefort, Peter Fsadni

27. Instituti Mjekësisë Profesionale dhe Shëndetit Mjedisor (IOMEH), Poloni

Piotr Brewczynski, Ewa Krakowiak, Jolanta Kurek

28. Universiteti i Aveiro – Qendra për Studime Mjedisore dhe Marine (UAVR CESAM)

Page 24: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 22

Portugali

Carlos Borrego, Célia Alves, Joana Valente

29. Universiteti Babes-Bolyai (UBB), Romani

Eugen Gurzau, Cristina Rosu, Gabriela Popita, Iulia Neamtiu, Cristina Neagu

30. Universiteti i Uppsalës (UU), Suedi

Dan Norback

31. Netherlands Organisation for Applied Scientific Research (TNO), Hollandë

Phylomena Bluyssen, Michel Bohms

32. Shërbimi i Shëndetit Publik Gelderland Midden (HVDGM), Hollandë

Peter Van Den Hazel

33., Rijksinstituut voor Volksgezondheid en Milieu (Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit), (RIVM) Hollandë

Flemming Cassee, Yuri Bruinen de Bruin

34. Norsk Institutt for Luftforskning (Instituti Norvegjez për Studimin e Ajrit), (NILU) Norvegji

Alena Bartonova, Aileen Yang

35., Autoriteti Shëndetit Publik (PHA-SK), Slovaki

Katarína Halzlová, Michal Jajcaj, Milada Kániková, Olga Miklankova, Marianna Vítkivá

36. Instituti Vinca (IV), Serbi

Milena Jovsevic-Stojanovic, Marija Zivkovic

37. Qendra Mjekësore Dr Dragisa Misovic (MC) Serbi

Zorica Zivkovic

38., Universiteti Kolegj i Londrës (UCL), UK

Page 25: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 23

Dejan Mumovic, Paula Tarttelin, Lia Chatzidiakou, Evangelia Chatzidiakou

Partnerë të Asociuar

39. Instituti i Shëndetit Publik Hainaut, Belgjikë

Marie-Christine Dewolf

Komiteti Këshillues

Instituti për Mbrojtjen dhe Kërkimin Mjedisor, (ISPRA) Itali

Luciana Sinisi

Federata e Shoqatave Europiane të HVAC (REHVA), Belgjikë

Oli Seppanen

Higjena Publike në Hainaut, Belgjikë

Marie Cristine Dewolf

Shoqata Europiane e Frymëmarrjes (ERS)

Nadia Kamel

Aleanca Shëndeti dhe Mjedisi (HEAL)

Genon K. Jensen, Anne Stauffer

Kolegji Mbretëror E&H, UK

Frank Kelly

Aleanca Europiane e Shoqatave të Astmës dhe Alergjisë (EFA)

Susanna Palkonen

Ministria e Zhvillimit Rural, Hungari

Zsuzsanna Pocsai

Page 26: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

SINPHONIE Project │ Final Report, Executive Summary 24

Grupi i Ekspertëve Konsulentë

Fondi Italian i Besimit, Ministria e Mjedisit, Tokës dhe Detit (ITF), Itali

Stefania Romano

Ministria e Shëndetësisë (MoH-CY), Qipro

Stella Michaelidou-Canna

Universiteti teknik i Danimarkës (DTU)

Pawel Wargocki

Universiteti Aarhus, Danimarkë

Torben Sigsgaard

Page 27: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

Europe Direct është shërbim për tju ndihmuar të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja rreth bashkimit Europian Numër telefonik falas (*): 00 800 6 7 8 9 10 11 (*) Dissa operatorë telefonikë nuk lejojnë numrat 00 800 ose thirrjet drejt tyre janë me pagesë. Informacion i bollshëm për Bashkimin Evropian gjendet në internet.. Ai mund të merret duke lundryuar në serverin Europa http://europa.eu. Si mund të merren botimet rreth BEsë Botimet tona gjenden ne EU Bookshop (http://bookshop.europa.eu), Ku mund të dërgoni një kërkesë për zgjedhjen tuaj përmes agjentëve të shitjes. Zyra e Botimeve ka një rrjet botëror agjentësh shitjeje. Ju mund ti merrni kontaktet e tyre duke dërguar një faks në numrin (352) 29 29-42758.

Komisioni Europian EUR xxxxx EN – Qendra për Kërkime të Përbashkëta – Instituti për Shëndetin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit

Titulli: SINPHONIE (Schools Indoor Pollution and Health Observatory Network in Europe): Përmbledhje Ekzekutive e

Raportit Përfundimtar

Autorë: Éva Csobod, Isabella Annesi-Maesano, Paolo Carrer, Stylianos Kephalopoulos, Joana Madureira, Peter Rudnai dhe Eduardo de Oliveira Fernandes Luksemburg: Zyra e Botimeve e Bashkimit Europian 2014 – 27 pp. – 21.0 x 29.7 cm EUR – Seria e Kërkimeve Shkencore dhe Teknike – ISSN xxxx-xxxx (online) ISBN xxx-xx-xx-xxxxx-x (PDF) doi:xx.xxxx/xxxxx

Page 28: SINPHONIE Ndotja në mjediset e brendshme të … dokument është hartuar nga projekti SINPHONIE (Ndotja në mjediset e brendshme të shkollave dhe shëndeti Rrjet vëzhgues në Europë),

Misioni i JRC Si shërbimi i brendshëm shkencor i komisionit, misioni i Qendrës së Kërkimeve të Përbashkëta është ti ofrojë politikave të BEsë mbështetje të pavarur mbi të dhëna shkencore dhe teknike gjatë të gjithë ciklit të projektit. Duke punuar së bashku me politikat e DG, JRC adreson sfidat kyce të shoqërisë dhe nxitur novacionin permes zhvillimit të metodave reja, mjeteve dhe standardeve, dhe ndarjes së njohurive me Vendet Anëtare, komunitetin shkencor dhe partnerët ndërkombëtarë . I shërbejmë shoqërisë Nxisin novacionin Mbështesim zbatimin e ligjit

XX-NA

-xxxxx-EN-C