ndotja e ajrit

15
NDOTJA E AJRIT PUNOI: ERVIS LECI KLASA: 12-I

Upload: ervis-leci

Post on 15-Apr-2017

896 views

Category:

Education


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndotja e Ajrit

NDOTJA E AJRIT

PUNOI: ERVIS LECI

KLASA: 12-I

Page 2: Ndotja e Ajrit

ÇFARE ËSHTË NDOTJA E AJRIT ? Ndotja e ajrit është ndryshimi që pëson ajri  nga

përbërje të tjera kimike, që zakonisht sjell dëme në mjedis.

Page 3: Ndotja e Ajrit
Page 4: Ndotja e Ajrit

NDIKIMET NE SHENDET

Page 5: Ndotja e Ajrit

NDOTJA E AJRIT SHKAKTON VDEKJE TË PARAKOHSHME

Ndotja e ajrit vazhdon të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm të evropianëve dhe ul cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë.

Ndotja e ajrit përbën sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) “rrezikun më të madh shëndetësor të varur prej mjedisit në Evropë”. Ndotja e ajrit u shkurton jetën njerëzve. Përveç kësaj, ajo favorizon sëmundje të rënda si sëmundje të zemrës, të rrugëve të frymëmarrjes dhe kancerin.

Në një raport të ri të publikuar për Konferencën e Klimës në Paris nga EEA në Kopenhagë, vlerësohet se 430,000 vdekje të parakohshme në vit në Evropë lidhen me ndotjen e ajrit, raporton DW.

“Ndotja e ajrit vazhdon të dëmtojë shëndetin e përgjithshëm të evropianëve dhe ul cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë”, thotë drejtori ekzekutiv i EEA-s Hans Bruyninckx. “Kjo ka gjithashtu ndikim të konsiderueshëm për rritjen e kostove për kujdesin mjekësor dhe për shkak të mungesave në punë për arsye shëndetësore redukton edhe produktivitetin e të gjithë ekonomisë”.

Të prekur sidomos banorët e qyteteve Siç del nga raporti, shumica e banorëve të qyteteve evropiane janë të ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit në një nivel

që nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konsiderohet i rrezikshëm. Ndër ndotësit më problematike që ndikojnë në shëndetin e njeriut janë pluhuri i imët, dioksidi i azotit (NO2) dhe ozoni troposferik (O3). Këto lëndë janë të dëmshme edhe për bimët.

Burimi kryesor i sëmundjeve dhe i vdekjeve të parakohshme në Evropë është pluhuri i imët, që ka një diametër prej 2,4 mikrometër dhe hyn përmes hundës në gjak dhe në mushkri. Ky lloj pluhuri shkaktohet prej motorëve me naftë dhe prej fërkimit të frenave, të gomave të makinave dhe të asfaltit. Po ashtu edhe prej termocentraleve me qymyr, sobave dhe prej qarkullimit të anijeve dhe të avionëve. Prej tij sipas ekspertëve kanë gjetur vdekjen e parakohshme në Evropë rreth 432.000 vetë në vitin 2012.

Automjetet përgjegjëse për dyoksidin e azotit dhe ozonin në qytete Shumë të larta janë edhe vlerat e dyoksidit të azotit (NO2) dhe ozonit në qytete. Ato shkaktojnë dhimbje koke,

marrje fryme, marrje mendsh dhe impotencë. 98 për qind e popullsisë urbane në vendet e BE-së ka qenë e ekspozuar në vitin 2013 ndaj përqendrimeve të ozonit

“që janë mbi rekomandimet e OBSH-së” thuhet në raportit. Përveç kësaj edhe përqendrimi i dyoksidit të azotit ishte mbi vlerat që rekomandon OBSH-ja dhe kërkesat e BE-së.

Ekspertët rekomandojnë që të respektohen normat e cilësisë së ajrit që rekomandon OBSH-ja. 

Page 6: Ndotja e Ajrit

EFEKTI SERE Efekti serë është efekti i shkaktuar kur rritet

përqendrimi i karbonit në atmosferë, në formën e CO2 e CO, duke sjellë rritjen e temperaturave në Tokë. Kjo ndodh pasi gazi karbonik vepron si një shtresë izoluese në atmosferën e Tokës, duke lejuar rrezet e diellit që të hyjnë në atmosferë, por duke mos lejuar daljen e tyre jashte kur ndodh reflektimi nga sipërfaqja e Tokës. Si pasojë, temperatura e Tokës rritet, ashtu siç rritet në serra të ndërtuara nga njeriu.

Shuma e gazeve serë janë rritur me shpejtësi në Tokë e duhur. Të gjitha emisionet e dioksidit të karbonit nga fabrika ish dhe të gjitha makinat tona. Djegia e lëndëve djegëse fosile (qymyrit, naftës dhe gazit natyror), e bën atë një çekuilibër në ciklin sepse nuk është një rritje e dioksidit të karbonit në atmosferë, e cila nuk mund të absorbohet nga toka, bimët dhe deti. Kjo do të thotë se ne kemi një më të lartë temperatura mesatare prej më shumë ngrohjes qëndron në sipërfaqe sepse gazi dyoksid karboni pengon rrezatimin e nxehtësisë nga toka ikin në hapësirë.

Page 7: Ndotja e Ajrit

NDOTJA E AJRIT NE SHQIPERI PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër.

Page 8: Ndotja e Ajrit
Page 9: Ndotja e Ajrit
Page 10: Ndotja e Ajrit

SMOGU QË NA VRET NGADALË Ndotja e ajrit është një ndër problemet më shqetësuse në

Tiranë. Ekspertët tregojnë se çdo banor i kryeqytetit thith përgjatë një viti rreth 7 kg grimca pluhuri të cilat janë të dëmshme për mushkëritë, por këto shifra janë akoma dhe më të medha për punonjësit e policisë apo shitësit ambulantë që një pjesë të kohës e kalojnë në kryqëzime. Qytetarët edhe pse nuk e kuptojnë shumë mirë se çfarë është PM10-ta shprehen se jetojnë çdo ditë ajër të ndotur. Të gjithë thonë se duhet të ndërgjegjësohemi, por askush nuk i dëgjon këto thirrje të qytetarëve.

Një vit më parë Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri thotë se të dhënat janë problematike përsa i përket PM10-tës, ose thënë ndryshe grimcave të pluhurit në ajër dhe 3 herë më të larta se standardet e lejuara nga BE dhe 2 herë më të larta se standardi i vendit tonë. Akoma pas një viti këto shifra vazhdojnë të jenë akoma në të njëjtin nivel. Masat e marra nga strukturat shtetërore nuk kanë dhënë rezultatet e duhura.

Page 11: Ndotja e Ajrit
Page 12: Ndotja e Ajrit

NDOTJA E AJRIT NË KINË 27 HERË MË E LARTË NGA NORMAT E OBSH Ndotja e ajrit në kryeqytetin kinez ka arritur nivele alarmuese. Për shkak të ajritekstremisht

të ndotur, shoferët e automjeteve janë të detyruar të ndezin dritat edhe në mesin e ditës.

Mauzoleu ku pushon Mao, në qendër të sheshit të qytetit duket i humbur në mjegull. Ndërsa në jug të mazoleumit porta masive Qianmen, e ngritur në fillim të shek. XV, është krejtësisht e padukshme.

Dendësia e grimcave prej 2,5 mikronësh diametër, më të dëmshmet, gjatë natës, në Pekin, ka arritur pragun prej 671 mikrogramësh për metër kub, njofton ambasada amerikane.

Ky nivel është 27 herë më i lartë se niveli i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Situatat e tilla, në Kinë tani po i quajnë “ajërpokalipsë”.

Ndotja atmosferike është bërë një prej çështjeve kryesore të pakënaqësisë së kinezëve. Ata janë të shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të kancerëve në mushkëri, kjo si pasojë direkte e ajrit të ndotur.

Autoritetet e ngarkuara për mjedisin kanë publikuar në mikroblogjet e tyre mesazhe të cilat bëjnë thirrje që të evitohen sa më shumë që është e mundur aktivitetet në ambient të hapur, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe ata që vuajnë nga problemet kardio-pulmonare. 

Kina vazhdon të paiset me burime energjitike kryesisht ndotëse. Sipas "Greenpeace" 570 centrale me thëngjill janë programuar të ndërtohen ose janë në ndërtim e sipër në Kinë

Page 13: Ndotja e Ajrit

AJRI I NDOTUR VRET! 2.4 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit, ndër të cilët vetëm 1.5 milionë

vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit në vende të mbyllura, që pretendohet të kenë ajër të pastër. Ky është raporti vjetor i OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi cilësinë e ajrit në botë, ndotjen dhe pasojat e tij mbi njeriun. Fakte të tilla tronditëse e vënë botën përballë një sfide globale, siç është ndotja e mjedisit që më së shumti shkaktohet nga shtimi i dioksidit të karbonit CO2.

Dioksidi i karbonit është identifikuar si faktori më i fuqishëm i ndotjes së ajrit në botë dhe për rrjedhojë sjellë numrin më të lartë të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Ajri që ne thithim çdo ditë është i ndotur nga një përzierje substanciale, e padukshme, që shkakton kancerin në mushkëri. Kështu, sipas statistikave vjetore të OBSH-së, 223 000 njerëz në vitin 2010 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Krahas saj, një numër i lartë sëmundjesh lidhen drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit, si: sëmundjet e zemrës, , sëmundjet e mushkërive, astma, pneumonia, bronkiti, alergji të frymëmarrjes, dhimbje koke, migren etj.

Përballë këtyre treguesve alarmmantë botërorë le të bëjmë një analizë të thjeshtë të situatës sonë mjedisore për të kuptuar më mirë se kush është shkaktari kryesor i ndotjes së ajrit në vendin tonë dhe cila është gjendja aktuale. A duhet të shqetësohemi dhe të ndërmarrim iniciativa të menjëhershme apo problemi nuk është koherent?!

Ne edhe pse jemi një ndër vendet më të vogla të Ballkanit, në sipërfaqe dhe numër, kemi koeficientin më të lartë të ndotjes mjedisore, dhe kjo vjen si shkak i një kaosi total gjithpërfshirës, që na identifikon më së miri nga shumë vende të tjera të botës. Problemet kryesisht lidhen me infrastrukturën e rrugëve, ka rrugë të pashtruara pa fund, me aktivitetet ndërtimore të pakontrolluara, me rritjen e shpejtë të numrit të automjeteve gjatë ketyre viteve të fundit, me gjeneratorët me naftë dhe mbi të gjitha, nga mungesa e hapësirave të gjelbëra dhe shkatërrimi ditë pas dite i atyre ekzistuese. Pra, neqoftëse në mbarë botën përballë sfidave ekologjike po flitet dhe po konkretizohen plane mjedisore në favor të shtimit të parqeve apo hapësirave të gjelbëra, ne ende vazhdojmë të veprojmë në kah të kundërt. Jemi në një progression të zhdrejtë me natyrën, veten edhe botën sepse po vazhdojmë ende të sulmojmë natyrën, dhe qytetari shqiptar me sa duket po vazhdon të vuajë pasojat e një tranzicioni kombëtar që nuk po mbaron kurrë!

Le të fillojmë thjesht të flasim për problemin, të kuptojmë rëndësinë e edukimit mjedisor dhe rolin e tij në shoqëri. Të ndërgjegjësohemi se edhe ne mund të ndryshojmë. Të mos të vazhdojmë të bëhemi shkak i shkurtimit të jetëgjatësisë sonë në pavetëdije.

Sot është momenti që të flasim për atë që askush më parë nuk ka dashur të flasë dhe që ende nuk po flet, le të mos humbim më kohë sepse….Jeta është shumë e shkurtër për të pritur shumë gjatë!

Page 14: Ndotja e Ajrit

ÇFARË MUND TË BËJMË? Sigurisht që problemi  është i të gjithëve dhe për të gjetur

një zgjidhje më eficente duhet  një bashkëpunim i fortë në nivelin e strukturave shëndetësorëe, qeveritare dhe qytetare. Pikë së pari le të fillojmë me edukimin  e publikut mbi shëndetin dhe cilësinë e ajrit që thithim çdo ditë për t’u ndërgjegjësur mbi rolin tonë në natyrë,  dhe njëkohësisht të mund të kërkojmë një ndërhyrje  më të lartë në  reduktimin e faktorëve që shkaktojnë ndotjen e ajrit.

Sipas parashikimeve të bëra nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA është evidentuar se nëse do të arrihet të ketë një përmirësim të cilësisë së karburanteve të makinave, do të ketë 12 000 vdekje të parakohshme më pak, 15 000 infarkte më pak, dhe 6 000 fëmijë më pak me probleme astme.Vende si SHBA-të  doemos,i lejojnë vetes luksin të flasin për probleme më madhore që prekin disa institucione përkatëse, por ne si popull, si qytetar  kemi edhe probleme  të tjera ndoshta më të thjeshta në dukje por që ne vetevete  përbëjnë sfidën e përditshme të çdo individi me veten. Probleme për të cilat më së shumti nuk flitet se sa flitet. Dhe po nuk u fol nuk do të kemi kurrë ndërgjegjen për ekzistencën e tyre dhe më tej nuk mund të pretendojmë zgjidhjen e diçkaje, prania e së cilës qëndron në heshtje! Ne jetojmë çdo ditë me ndotjen, i ndjejmë pasojat në jetesën tonë dhe përsëri nuk flasim. Ndërkohë që bota mbarë “po zien” përballë këtyre treguesve mjedisorë!

Page 15: Ndotja e Ajrit

FALEMINDERIT Punoi: Ervis Leci

Klasa: 12-I

Gjimnazi “Ali Demi”