leksioni iii-pp-asistenca ne kirurgji673

66
LEKSIONI III ASISTENCA NË KIRURGJI

Upload: ana-sta-sia

Post on 25-Oct-2015

280 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

LEKSIONI III

ASISTENCA NË KIRURGJI

ASISTENCA NË KIRURGJI

• Shtrimi në kirurgji• Kirurgjia ambulatore• Asistenca pre-operatore• Asistenca brënda PACU• Transferimi në repart• Planifikimi i nxjerrjes nga spitali

Shtrimi në kirurgji

• Hapi i parë në organizimin e një shtrimi në ambientin kirurgjikal zhvillohet brënda dhomës së pranimit për shtrim.

• Këtu kryhen procedurat që kanë të bëjnë me regjistrimin e të dhënave, gjeneralitetet e pacientit dhe mbushja e kartelës klinike.

• Tri tipet e shtrimit janë: shtrimi ditor, kirurgjia ambulatore, shtrimi Day- Hospital.

Shtrimi ditor• Shtrimi ditor – pacienti që ka nevojë për një

ndërhyrje kirurgjikale përgatitet me kujdes dhe më pas i nënshtrohet operacionit.

• Mbas një konvaleshence pas operacionit del nga spitali ku i jepen edhe mjekimet që duhet të bëjë gjatë kësaj periudhe.

• Periudha e trajtimit pas daljes nga spitali është për disa ditë, por sigurisht këtu ka të bëjë edhe gjendja e të sëmurit.

• Ambientet e një reparti janë: dhoma e mjekimit, dhoma e mjekut të rojes, salla e pritjes, ambientet ku qëndron perdoneli, magazinat.

Shtrimi ditor

• Çdo repart ka dy dhoma me tri ose katër shtretër. Çdo shtrat ka panelin ku janë të vendosur oksigjeni, aspirimi dhe prize elektrike.

• Ambulatori është shërbimi ku jepet asistenca ditore.

• Objektivat e ambulatorit janë: funksionimi i filtrit, vizitë e specializuar për pacientët që mund t’i nënshtrohen operacionit, kontrolli i pacientëve që janë duke u shëruar, ndjekja dhe pas operacionit.

Day hospital

• Day hospital – Në origjinën e saj u krijua për kërkime diagnostike dhe më pas u mor edhe me procedura terapeutike dhe bën të mundur kryerjen e ekzaminimeve të përgjithshme ose specifike gjatë një dite.

Kirurgjia ditore

• Day surgery - kirurgjia ditore. Përbën një variant kirurgjikal ku mund të kryhen procedura kirurgjikale me anestezi lokale me qëndrim në spital për 2-3 orë, më pas pacienti largohet nga spitali.

• Një day surgery përmbledh procedurat kirurgjikale dhe diagnostike të kryera me anestezi dhe parashikojnë qëndrim 24 orë dhe daljen nga spitali ditën tjetër.

Kirurgjia ditore

• Day surgery parashikon tri hyrje:• Hyrja e parë – përmbledh pritjen, marrjen e të

dhënave të përgjithëshme, hapjen e kartelës klinike, vlerësimet e para para operacionit.

• Hyrja e dytë – parashikon verifikimin e kushteve klinike, ndërhyrjen kirurgjikale

• Hyrja e tretë – ka të bëjë me folloë-up (vazhdimin, ndjekjen) dhe me mbylljen e kartelës klinike.

Kirurgjia ditore

• Në marrjen e të dhënave të përgjithëshme duhet që mjeku të vendosi një dialog me pacientin sipas një skeme të ngjashme që përfshin:

• Të dhënat demografike të pacientit• Anamnezën familjare• Anamnezën fiziologjike• Anamnezën patologjike të shkuar e të tashme

Kirurgjia ditore• Të gjitha këto të dhëna përmblidhen në kartelën

klinike e cila paraqet një mjet shumë të dobishëm për punën e përditshme.

• Kirurgut i intereson nëse pacienti ka kryer ndërhyrje të mëparëshme kirurgjikale, sëmundjet që mund të rrisin rrezikun operator dhe prania e alergjive ndaj medikamenteve.

• Anamneza familjare do të fokusohet për të kërkuar sëmundje të mundshme familjare dhe praninë e faktorëve të mundhsëm të rrezikut familjar.

• Kështu p.sh. është e rëndësishme të verifikohet dyshimi për ndonjë neoplazi

Anamneza fiziologjike• Anamneza fiziologjike do të vlerësojë zhvillimin dhe

ecurinë e lindjes të pacientit, ushqyerjen me qumësht gjiri apo jo, te gratë moshën e menopauzës, numrin e fëmijëve dhe moshën e shtatzanisë së parë.

• Këto element janë të rëndësishëm duke qenë se mund të tregojnë rezikun e një gruaje për të zhvilluar tumor të gjirit.

• Do të merret parasysh mënyra e jetesës, në veçanti pirja e kafesë, alkolit, lloji i ushqimit dhe pirja e duhanit.

• Nga studimet epidemiologjike është sqaruar se disa substanca janë të lidhura me një rrezik në rritje për të zhvilluar një tumor

Anamneza fiziologjike• P.sh. Carcinoma bronko-pulmonare është në

relacion me pirjen e duhanit ashtu si dhe carcinoma e vezikës urinare dhe shumë lloje të tjera tumoresh malinj.

• Përdorimi i kafesë ka lidhje me një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të pankreasit, një dietë e varfër me fibra, fruta dhe perime, shoqërohet me një përqindje të lartë të kancerit kolo-rektal.

• Vesi për të konsumuar alkol në mënyrë të tepruar shkakton cirrozën alkolike ose pankreatitin kronik.

Anamneza patologjike

• Anamneza patologjike na lejon të grumbullojmë të dhënat e të gjitha sëmundjeve përpara sëmundjes aktuale, ndërhyrjet kirurgjikale të kryera dhe shkakun e tyre. Është e rëndësishme të mësohet nëse pacienti vuan nga patologji kardio-vaskulare, nga kardiopatia ishemike kronike.

• Është themelore të sqarohet nëse ka patur më parë episode të trompozës së thellë venoze ose të embolisë pulmonare dhe nëse pacienti është nën terapi me antikoagulantë.

• Në grumbullimin e të dhënave të anamnezës patologjike të tashme ka rëndësi simptoma përgjegjëse që ka motivuar drejtimin tek mjeku.

Anamneza patologjike• Në rast se simptoma kryesore është dhimbja, ajo

duhet të përshkruhet me karakteristikat e saj. Po ashtu duhet të pyetet nëse ka kryer kontrolle të thelluara diagnostike, ekzaminime laboratorike ose imazherike.

• Pasi përfundon trajtimin në spital të sëmurit para daljes i jepet një relacion (fletë dalje) që i drejtohet mjekut të familjes.

• Në këtë relacion përshkruhet gjithçka që i sëmuri ka kryer në spital, komplikacionet nëse ka patur, terapinë që ka bërë dhe se çfarë duhet të vazhdojë.

Kirurgjia ambulatore

• Mundësia klinike, organizative dhe administrative e kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale ka krijuar “kirurgjinë ambulatore” krakteristika kryesore e saj është se ndërhyrjet kirurgjikale kryhen nën anestezi lokale dhe se pacienti mund të dali nga spitali pas operacionit.

• Kirurgjia ambulatore duhet të karakterizohet nga element të veçantë që e karakterizojnë atë.

Asistenca peri operatore• Asistenca peri operatore – nënkupton bashkësinë

e praktikave sanitare që kanë si qëllim superimin e traumës kirurgjikale me rikthim të pacientit pak a shumë në gjëndje normale.

• Faza pre operatore – fillon fill pas shtrimit në një repart kirurgjikal dhe ka si objektiv të parë të klasifikohet ndërhyrja kirurgjikale.

• Këto mund të jenë: Diagnostike, curative, riparuese, rikonstruktive ose estetike, palliative.

• Sjellja e personelit mjeksor dhe përgatitja e të sëmurit varjojnë në pacientë të ndryshëm dhe nga lloji i ndërhyrjes kirurgjikale.

Faza pre operatore• Përgatitja për operacion përfshin një kompleks masash

që kanë për qëllim të risin qëndrueshmërinë e organizmit ndaj traumës operatore dhe të normalizojë funksionin e çrregulluar të organeve dhe sistemeve të ndryshme, duke zvogëluar në minimum rrezikun e operacionit.

• Në procesin e përgatitjes pre operatore është i rëndësishëm gjithashtu parandalimi i infeksionit kirurgjikal. Përgatitja pre operatore është individuale për çdo të sëmurë.

• Për të vlerësuar gjendjen e të sëmurit dhe për të ekuilibruar funksionin e organeve dhe të sistemeve të ndryshme të organizmit, është e nevojshme që të njihet mirë gjendja funksionale e secilit prej tyre.

Faza pre operatore• Për këtë qëllim hartohen edhe protokolle për

ekzaminimet qëduhen bërë për lloje të ndryshme operacionesh.

• Shumë i nevojshëm në fazën pre operatore është informacioni i saktë dhe gjendja e pacienti, aspekte që përbëjnë atë që quhet leje për të kryer operacionin.

• Pra duhet të dihet mjaft mirë gjithçka para operacionit dhe në mënyrë të veçantë edhe komplikacionet.

• Plani i asistencës pre operatore është i finalizuar në përgatitjen e pacientit për ndërhyrjen kirurgjikale.

Faza pre operatore• Ekipi mjeko – infermieror duhet të eleminojë në

maksimum ankthet, frikën e pacientit që lidhet me të panjohurën, vdekjen, edhe me humbjen e përkohëshme ose të vazhdueshme të aktivitetit professional.

• Duhet nga ana tjetër të verifikojë rolin e familjarëve ose të personave të tjerë që mund ta ndihmojë. Këto realizohen qysh në takimin e parë që bën kirurgu me pacientin dhe familjarët e tij.

• Gjithashtu kirurgu duhet të diskutojë çdo procedurë ku mund të ndihmojnë dhe familjarët si p.sh. dhurimi i gjakut prej tyre.

Faza pre operatore

• Kontrolli i funksionimit të ap. respirator është i një rëndësie primare sepse në bazë të tij kryhet edhe një kontroll më i mirë i anestezizë.

• Gjendja kardio vaskulare duhet të shikohet më kujdes sepse lejon të stabilizojë nevojat e oksigjenit, lëngjeve dhe të substancave ushqyese.

• Kontrolli i funksionit hepato renal është i rëndësishëm për vlerësimin pre anestetik dhe për eleminimin e toksinave nga organizmi.

Faza pre operatore• Prania e çrregullimeve të metabolizmit hormonal ose

të çrregullimeve të mundshme imunologjike mund të kushtëzojë ndërhyrjen kirurgjikale ose rikuperimin pas operacionit.

• Interferenca dhe bashkëveprimi farmakologjik me agjentët anestetik duhet t’i sugjerojnë personelit të kenë kujdes në përdorimin e ilaçeve.

• Së fundi i një rëndësie të madhe është dhe problemi i alrgjive.

• Edukimi pre operator i pacientit konsiston në sqarimin që i bëhet atij mbi manovrat që do të kryhen në fazën pre operatore dhe në rikuperimin pas operacionit.

Ndërhyrjet infermieristike• Ndërhyrjet infermieristike – në këtë fazë janë të orientuara

të parandalojnë komplikacionet e lidhura me ndërhyrjet kirurgjikale.

• Në vitet e fundit është parë që nuk ka qënë gjithmonë i nevojshëm eleminimi i marrjes së lëngjeve ose ushqimit për një kohë të gjatë përpara ndonjë ndërhyrje.

• Par një ndërhyrje kirurgjikale këshillohet të rihet pa ngrënë një natë para dhe të mos merren lëngje rreth 4 orë përpara manovrave që kryhen nën anestezi të përgjithshme.

• Kur kryhet ndërhyrje gastrointestinale ose endoskopike, jo vetëm që këshillohet të mos merret ushqim, por këshillohet dhe përgatitje intestinale.

• Qëllimi i përgatitjes është ai i zvogëlimit të pranisë së baktereve pa provokuar dëmtime.

Faza post - operatore• Me asistencë post operatore kuptohet bashkësia

e procedurave të ndryshme që kryhen pikërisht mbas operacionit.

• Më pas pacienti kalon në dhomën e zgjimit.• Me kalimin e viteve dhomat e zgjimit kanë

demonstruar vlerën dhe nevojën e një përgatitje të personelit që punon me të.

• Këto struktura janë të vendosura pranë zonës së operacionit (salla e operacionit).

• Përgjegjësia e transferimit të pacientit nga salla e operacionit në zonën e kurimit (reanimacion) mbas anestezisë bie mbi mjekun anestezist dhe infermieren e specializuar.

Faza post - operatore

• I sëmuri transferohet nga shtrati i operacionit me karrocën në formë shtrati, me lëvizje të kujdesshme dhe të ngadaltë.

• Pranë të sëmurit qëndron mjeku anestezist i cili ndjek etapat e zgjimit, mjeku kirurg që shikon drenazhet se si funksionojnë dhe pozicionin e tyre, si dhe infermierja që me kujdesin e saj i krijon kushte të ngrohta duke e mbuluar mirë.

• Plani i asistencës infermierore• Është një strukturë spitalore e specializuar për

monitorimin e vazhdueshëm të pacientëve kirurgjikal

• Pranimi dhe vlerësimi primar• Vlerësimi i atij që do të operohet parashikon nga

ana e ekipit të infermierëve vlerësimin e funksioneve kardiorespiratore, frymëmarrjes dhe qarkullimit, frekuenca respiratore, pulsi, TA, saturimi i O2.

• Nga ana tjetër përgatitet një relacion klinik nga ana e anestezistit dhe infermierit që përmban informacione rreth periudhës peri operatore.

Vlerësimi sekondar

• Vlerësimi sekondar – konsiston në vlerësimin e kujdesshëm të pacientitsipas skemave precize të përcaktuara më parë.

• Në çdo rast kryhet për herë të parë vlerësimi i funksionit respirator.

• Monitorimi i frekuencës dhe i ritmit kardiak, përveç matjes së tensionit arterial në fillim kryen matjen e temperaturës së trupit për të vlerësuar sistemin kardio cirkulator.

Vlerësimi sekondar

• Funksioni i veshkave mund të monitorohet me anë të llogaritjes së sasive të lëngjeve, kontrollit të diurezës, ndërsa ajo neurologjike konsiston në stabilizimin e vigjilencës së pacientit, reaksionin ndaj stimujve dhe gjendjes reale të ndërgjegjes.

• Kompletimi i kësaj faze realizohet me anë të qënit i vëmendshëm ndaj pranisë së një tubi drenimi, të ngjyrës e të sasisë të drenuar të urinës.

Faza e kontrollit• Faza e kontrollit – Infermieri duhet të drejtojë

asistencën brënda PACU (post anestezi care unit) deri në momentin kur pacienti do ta marrë veten pas anestezisë, dhe mund të paraqesë shenja shenja jetësore stabilizimi pa hemoragji.

• Vëzhgimi do të bëhet për të paktën çdo 15min. në rast të kushteve jo kritike dhe përmbledh kontrollin e O2 të volumit dhe të regullsisë së pulsit.

• Në bazë të vlerësimeve të kryera vendoset të procëdohet me manovra ose ndërhyrje.

• Të gjitha këto procedura nga ana tjetër kanë si qëllim të stabilizojnë diagnozën e saktë, por edhe të vlerësojnë momentin e saktë për të kryer PACU.

Komplikacionet e menjëherëshme mbas operacionit

• Vlerësimi dhe kontrolli infermieristik duhet të jenë të orientuara në;

• identifikimin,• parandalimin dhe• trajtimin e komplikacioneve mbas

operacionit.

Obstruksioni i rrugëve të ajrit• Obstruksioni i rrugëve të ajrit – Bëhet fjalë për një

gjendje që lidhet me hipoventilimin e mushkërive, që çon në reduktimin e O2 dhe si rrejdhojë kemi shtimin e dioksidit të karbonit në gjak (ipercapnia).

• Diagnoza kryhet falë vlerësimit të shenjave patognomonike si: kontraktimi muskulor interkostal, lëvizje asimetrike të thoraxit dhe abdomenit, cianozë, respirim i shpejtë me zhurmë dhe i parregullt. Infermieri duhet të bashkëpunojë gjatë përgatitjes, të stimulojë të marrë frymë thellë.

• Paqëndrueshmëria kardiovaskulare është një nga komplikacionet më të shpeshta pas operacionit.

Hypotensioni• Hypotensioni – ndodh në 3% të pacientëve dhe

identifikohet si një rënie e shpejtë prej 20% të presionit të gjakut.

• Kjo mund të ndodhë nga humbjet e gjakut, hipoventilimi, ndryshimi i pozicionit, infarkti i miokardit, embolia pulmonare.

• Shënjat klinike përmbledhin pulsin e shpejtë dhe filiform, dizorientimin, lëkurën e ftohtë dhe të zbehtë.

• Tronditja hipovolemike shkaktohet më shpesh nga hemoragjitë dhe dehidrimi.

• Si rrjedhojë kemi një lëkurë më të ftohtë dhe më të lagësht, frymëmarrje më të shpeshtë, çarje të buzës dhe gjuhës, puls të dobët.

• Marrja e medikamenteve ose vetë anestezia përbën një shkak që vështirëson këtë gjendje.

Hemoragjia

• Hemoragjia është një komplikacion i rrezikshëm mbas operacionit.

• Hemorragjitë klasifikohen në të para, në të dyta dhe të treta (forma e lehtë, e mesme e rëndë).

• Ky klasifikim bëhet në lidhje me momentin e gjakrrjedhjes (humbjes), ose në sallën e operacionit në orët e para mbas operacionit, ose mbas 24 orësh pas operacionit.

• Hemoragjia mund të jetë e brendshme ose e jashtme.• Gjaku është i errët dhe i trashë në rastin e gjakut

venoz dhe i kuq në rastin e gjakut arterial.

Hemoragjia

• Shkaqet që çojnë në hemoragji janë të shumta si p.sh. lëshimi i ligaturës vaskulare, dëmtim vascular i padalluar gjatë interventit nga faktorë plazmatikë të koagulimit (hemophilia, defiçiti i vit. K, koagulopati nga antikoagulantë, trombocitopenia etj.).

• Në disa të sëmurë pas operacionit ulet koagulabiliteti i gjakut dhe shfaqet prirja për hemoragji.

• Një nga format e shpeshta të uljes së koagulimit të gjakut që haset pas operacionit është fibrinoliza që karakterizohet me mos koagulim të gjakut, si rezultat i shkrirjes së fibrinës.

Hemoragjia• Në gjakun qarkullues ka faktorë fibronolitikë dhe

antifibronolitikë, të cilët kur ndodhen në ekuilibër ndërmjet tyre nuk ndikojnë në koagulimin e gjakut.

• Operacioni mund ta prishë këtë ekuilibër duke aktivizuar faktorët fibrinolitikë.

• Hemoragjia post operatore është pasojë e uljes së koagulabilitetit të gjakut.

• Ajo mun të shfaqet në plagën operatore ose mund të grumbullohet në kavitet dhe inet e otganizmit.

• Nevojat për gjak do të përcaktohen në varësi të gjëndjes së përgjithshme të të sëmurit dhe kuadrit laboratorik, nëse ka anemi.

Hipertensioni

• Hipertensioni – ndodh menjëherë pas operacionit dhe shpesh është i lidhur me;

• dhimbjen, • hipoterminë, • mbingarkesën kardiake. • Në këtë rast jepen diuretikëdhe nëse i sëmuri

është i njohur si hipertonik i jepen antihipertensiv.

Hipotermia• Hipotermia - vazhdon të jetë një komplikacion që në

shumicën e rasteve neglizhohet duke qenë se nuk përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e pacientit, nga ana tjetër është shkak që shkakton stress dhe ankth.

• Dhënia e ilaçeve ipotensivë dhe të neurotropeve përbën shkakun e parë të hipotërmisë gjatë dhe pas operacionit.

• Sëbashku me mjekun, infermieri duhte të monitorojë parametrat hidroelektrolitikë që mund të përfshihen në këtë.

• Hipotermia mund të ndodhë tek pacientët që kryejnë operacione ku kaviteti abdominal qëndron i hapur për një kohë të gjatë

Hipotermia

• Konveksioni i nxehtësisë kryhet nëpërmjet qarkullimit intestinal të gjakut dhe avullimit të ujit në sipërfaqet peritoneale dhe visceral.

• Në periudhën post operatore hipotermia ndikon negativisht në procesin e koagulimit duke zgjatur kohën e koagulimit.

• Monitorimi i kujdesshëm i temperaturës central të pacientit në sallën e operacionit është i domosdoshëm.

• Trajtimi i hipotermisë bëhet duke dhënë perfuzione intravenoze të ngrohta ose produkte të gjakut.

• Në dhomën e zgjimit pacienti mbulohet mirë dhe i vendosen borsa të ngrohta.

Aritmitë• Aritmitë – kanë një frekuencë të ulët, por sigurisht

përbëjnë një kusht të rrezikshëm dhe të shpeshtë në pacientët kardiopatë.

• Për këtë arësye monitorimi i vazhdueshëm ka si qëllim dhe identifikimin e këtyre ndryshimeve të ritmit.

• Zakonisht pas çdo operacioni vërehet takikardi dhe ndryshime të moderuara të presionit arterial që nuk kanë ndikim negative në organizëm.

• Por në disa raste, në periudhën post operatore vërehen ndryshime të shprehura hemodinamike që mund të japin insuficiencë kardio-vaskulare acute.

• Si shkak i tyre, në disa raste mund të jenë ndërlikime të ndryshme kirurgjike si peritonitis post operator, hemoragjia post operatore.

Ndjesia e të vjellurit dhe të vjellat• Ndjesia e të vjellurit dhe të vjellat – janë simptoma

më të shpeshta gjatë dhe pas operacionit.• Origjina e këtyre shqetësimeve mund të jetë e

ndryshme.• Nëse i sëmuri nuk është i vetëdijshëm, infermieri

duhet të garantojë mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes për të evituar aspirimin e përmbajtjes gastrike në degëzimin trakeo-bronkial.

• Duhen evituar lëvizjet e shpejta. • Terapia ka si qëllim të zvogëlojë simptomat pa i dhënë

efekte anësore pacientit. • Një dukuri që ndeshet pas operacionit në kavitetin

abdominal, është pareza e stomakut dhe e zorrëve.

Ndjesia e të vjellurit dhe të vjellat• Të sëmurët ankohen për dhimbje abdominale dhe mos

eleminim të gazrave.• Më vonë fillojnë edhe të vjellat.• Kur barku fryhet shumë dhe diafragma ngrihet lart,

vështirësohet edhe frymëmarrja.• Gjatë askultimit të barkut nuk dëgjohet peristatika e

zorrëve. Për të luftuar parezën gastrointestinale ndihmon boshatisja e stomakut me sondë gastrike.

• Njëkohësisht nxitet peristatika e stomakut dhe e zorrëve duke përdorur me rrugë parenterale preparate që rrisin tonusin e muskulaturës së tyre, perfuzione me preparate të kaliumit.

Ndjesia e të vjellurit dhe të vjellat• Zakonisht ditët e para pas operacionit të sëmurët nuk

hanë dhe kjo çon në pakësimin e sekrecioneve salivare, si rezultat flora mikrobiale e gojës merr zhvillim të madh dhe mund të shfaqen ndërlikime të ndryshme si, stomatit, parotid, etj.

• Për të parandaluar këtë bëhet pastrim i gojës me tretësira antiseptike.

• Në të sëmurët e operuar ushqimi nga goja fillon mbasi i sëmuri ka eleminuar gazrat (pra fillon peristatika), në fillim ushqim i lëngshëm, i përvetësueshëm, i pasur me proteina dhe kalori të mjaftueshme.

Ankthi dhe dhimbja• Ankthi dhe dhimbja – disorientimi, konfuzioni

mendor dhe pagjumësia janë çrregullimet e proçeseve pas operacionit si pasojë e mbetjes në organizëm të substancave anestetike.

• Megjithatë problem kryesor në orët që vijojnë operacionin ka të bëjë me krijimin e një gjendje ankthi.

• Sigurisht një nga shkaqet kryesore të ankthit është dhimbja.

• Sistemet e kontrollit pas operacionit janë p.sh. infiltrimi i anestezisë lokale ose përdorimi i medikamenteve që ulin dhimbjen.

Ankthi dhe dhimbja

• Në bazë të disa statistikave, shpeshtësia e numrit të madh të personave që manifestojnë dhimbje pas operacionit është e lidhur me një trajtim jot ë mjaftueshëm analgjezik.

• Gjithësesi, kushdo qoftë arsyeja, disa persona që i janë nënshtruar operacionit vuajnë, ankojnë dhimbje pa ndonjë arsye madhore konkrete.

• Kjo për faktin se dhimbja pritet pas operacionit përveç se është plaga operatore është edhe komponenti psikosocial.

Planifikimi• Planifikimi – qëndron në identifikimin e

objektivave që do të ndiqen për të përcaktuar një plan specifik asistence për të sëmurin.

• Planifikimi duhet të ketë parasysh parametrat e mëposhtëm;

• ruajtjen e ventilimit pulmonar,• të mbajtjes nën kontroll të presionit kardiak, • ruajtja e temperaturës së trupit, • përmirësimi i simptomatologjisë së dhimbjes.

Vlerësimi final dhe dimensioni nga PACU

• Pacienti mbetet në PACU deri sa e ka marrë veten plotësisht mbas anestezisë.

• Një asistencë e vazhdueshme në repart është e nevojshme për pacientin për ta marrë veten sa më shpejt mbas operacionit.

• Pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë kardiovaskulare, pulmonare, shtrohen në njësinë e terapisë intensive.

Transferimi në një repart

• Transferimi në një repart – I sëmuri transferohet në repart me anë të shtratit të lëvizshëm.

• Ndërhyrjet e infermierit kanë si qëllim kujdesin e përgjithshëm mbi pacientin, kujdesin për ventilimin e dhomës, stabilitetin hemodinamik, matjen e temperaturës, kontrollin e presionit arterial, verifikimin e kanalizimit intestinal, diurezën, nga ana tjetër infermieri duhet të inkurajojë pacientin.

Plani i asistencës në repart• Plani i asistencës në repart – Personeli i repartit

duhet të marrë gjithmonë informacione nga PACU.

• Duhet të marrë gjithashtu informacionet mbas operacionit. pjesëtarët e familjes dhe të gjithë ata që i ofrojnë ndihmë të sëmurit, informohen saktë mbi kushtet klinike të këtij të fundit.

• Plani i asistencës brënda një reparti kirurgjikal përfshin fazën e vlerësimit që përfshin vizitën e parë dhe kontrollet e ndryshme.

• Kontrollet për monitorimin kryhen me kujdes dhe saktë.

• Kontrolli i dhimbjes - kontrolli i dhimbjes është hapi i parë për shërimin psiko-fizik të pacientit në rastin e dhimbjes së fortë. Infermieri duhet të monitorojë marrjen e medikamenteve nga ana e pacientit sipas protokollit të përshkruar nga mjeku.

Parandalimi i komplikacioneve respiratore

• Atelektaza, kongjestioni pulmonar, janë komplikacionet më të shpeshta post operatore. Infermieri duhet të dijë të evidentojë shenjat e parakohëshme të një komplikacioni, të inkurajojë pacientin për të kryer gjimnastikën respiratore, ushtrimet e duhura të caktuara nga mjeku.

• Shkaqet kryesore të këtij komplikacioni gjëndën në sistemin fibrinolitik dhe në hiperkoagulimin e gjakut, dehidratimin e pacientit, grumbullimin e gjakut në ekstremitetet inferiore.

Parandalimi i komplikacioneve respiratore

• Trajtimi profilaktik për pacientët në rrezik nënkupton përdorimin e terapisë heparinike nën lëkurë sipas këshillës së mjekut.

• Qëndrimi i gjatë në shtrat i pacientit është një faktor i rëndë rreziku.

• Për këtë arësye rekomandohet lëvizja e shpejtë nga krevati, masazh i ekstremiteteve inferior dhe fizioterapi, një hidratim i mirë dhe një regjim i mirë ushqimor.

• Të gjitha këto parandalojnë dhe ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit hidroelektrolitik duke ndihmuar në mënyrë pozitive në vëllimin e gjakut qarkullues.

Monitorimi i funksioneve elementare• Një nga veprimet kryesore që ndërmeren menjëherë

pas ndërhyrjes kirurgjikale është hidratimi i pacientit, kontrolli i bilancit hidroelektrolitik.

• Duhet patur parasysh se gjatë 48 orëve të para pas interventit, mbajtja e lëngjeve është më e madhe se nxjerrja, pacienti që i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale mund të ketë një ulje të peristatikës intestinale, e cila mund të çojë në parezë intestinale.

• Kjo gjë ndodh si pasojë e marrjes së medikamenteve dhe e gjëndjes psiko-fizike jo të mirë të pacientit.

• Së fundi marrja e lëngjeve, pozicionimi i sondës rektale, kontrolli i terapisë mjekësore, ndihmojnë në kanalizimin intestinal (eleminimi gazrave).

Kujdesi i plagëve

• Kujdesi i plagëve – Infermieri duhet të shikojë me kujdes plagën, të verifikojë gjendjen lokale nëse ka skuqje apo enjtje.

• Hematoma ndodh shpesh, mund të provokojë enjtje dhe të vonojë cikatrizimin.

• Shenjat dhe simptomat si takikardia, enjtja, nxehtësia etj, janë shenjat e para tipike të infeksionit të plagës.

Mjekimi• Mjekimi – me këtë kuptojmë parandalimin e

dëmtimeve të lekurës dhe indeve nën të.• Mjekimi kryhet nga mjeku operator në dhomën e

mjekimit. Plagët mund të shkaktohen nga:• Ndërhyrja kirurgjikale• Plagë traumatike, këtu bëjnë pjesë plagët mekanike,

plagët termike, plagët kimike.• Ulçerat, këtu bëjnë pjesë plagët nga dekubituset,

plagët trofike.• Në përgjithësi mjekimi kryhet jo vetëm në mënyrë

lokale në plagë por edhe me anë të medikamenteve (antibiotikë) nga goja.

• Mjekimi realizohet nëpërmjet përdorimit të dizifektantëve lokal, betadinë, Garza sterile.

Mjekimi i një plage të traumatizuar• Rregullat që duhet të respektohen në rastin e këtij

mjekimi janë: përpara se të mjekohet plaga duhen larë duart mirë dhe të përdoren dorezat.

• Plaga pastrohet me ujë fiziologjik dhe dizinfektohet. • Uji i oksigjenuar përdoret vetëm në plagët

sipërfaqësore dhe nuk përdoret kurrë alkol i denatyruar.

• Plaga mbulohet me garza sterile dhe fiksohet me leucoplast që të mos lëvizin garzat.

• Fillimisht ndalohet hemoragjia dhe fashot e vendosura nuk duhet të jenë të shtrënguara që të ndërpresin qarkullimin e gjakut.

Mjekimi i plagës kirurgjikale• Mjekimi i plagës kirurgjikale – Edhe këtu ka

rëndësi përpunimi i plagës, dizinfektimi i plagës, materialet e përdorura të jenë sterile.

• N.q.se plaga është e pastër atëhere përdoret vetëm betadinë. N.q.se plaga ka hematomë, duhet të drenohet me qëllim që plaga të mbyllet pastër.

• N.q.se plaga ka pus, duhet të vendoset dren që ta zbrazi pusin dhe të pastrohet plaga.

• Ambjenti ku bëhet mjekimi duhet të jetë i pastër.• Të gjitha mbeturinat e mjekimit dërgohen në

kazanët e plehrave.

Planifikimi i nxjerrjes nga reparti• Mjekët dhe infermierët duhet ta informojnë pacientin

kur del nga spitali për trajtimin e mëtejshëm.• Mbas daljes nga spitali të sëmurit i jepet fleta e daljes

ku shënohen të gjitha procedurat dhe mjekimet që ka bërë në spital si dhe trajtimi i mëtejshëm me medikamente dhe mjekimi lokal i plagës nga ana e mjekut të familjes.

• Po ashtu pacienti mban kontakte me mjekun operator për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të sëmundjes derisa të bëhet i aftë për punë apo të përmirësojë cilësinë e jetës.

Literatura

• Kirurgjia e përgjithshme e infermierisë, • f. 71-80