gazeta "jemi edhe ne" nr.57 muaji janar 2016

4
KRIJIME FIGURATIVE nga nxënësi Beram Kërxhaliu, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj 8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected] 1 Viti VIII i botimit, nr. 57, janar 2016 Jemi edhe ne... Janar 2016_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Eseja, poezia dhe proza letrare (fjalë për talentet e gazetës “Jemi edhe Ju ndoshta keni dëgjuar që, në themelin e krijimtarisë letrare qëndron sinqeriteti. Kur merrni penën për të shkruar, pyeteni veten, sa të sinqertë do te jeni. Do të kishte qenë shumë më mirë ta thyeni penën se sa të shkruani diçka të pasinqertë. Kinezët kanë një fjalë të mençur ku thonë, “nuk është ndonjë hata e madhe nëse nuk je artist, por është shumë trishtuese nëse je artist i keq”. Kur dilni nga shtëpia dhe shkoni në shkollë apo ku do që shkoni, askush nuk ju pyet, hë çfarë ke shkruar. Kjo do të thotë se ne jemi plotësisht të lirë të mos shkruajmë. Por nëse shkruajmë, nuk bën që dikush të na thotë, ke shkruar keq. Shikoni ndryshimin e madh. Unë e di që ju e doni shumë atdheun. Edhe pse shumë familje po largohen prej atdheu, edhe pse shumë familje nuk kane energji elektrike, nuk kanë ushqim të mjfatueshëm për darkë, nuk kanë biletë për të vizituar dikë, nuk gjejnë borxh dhe as kredi për të paguar studimet e fëmijëve, nuk kanë para për ilaçet, nuk munden të njohin vendin e vet, të shkojnë ndoshta ndonji herë edhe në plazh, sepse nuk kanë lekë të mjaftueshëm... Ju prapë e doni atdheun dhe bëni shumë mirë. Por ju harroni se ky atdhe, ky vend ku jetojmë, më pak nga çdo gjë ka nevojë për vjershat tuaja nëse ju nuk jeni të sinqertë, ai nuk i lexon. Nuk lexon edhe për faktin sepse ndodhta nuk keni qenë të sinqertë. shumë se për çdo gjë, atdheu ka nevojë për synimet tuaja që të bëni diçka konkrete për të, të përgatiteti për ti kushtuar jetën atij, për ta ngritur në ato lartësi ku janë kombet e tjerë. Por shpesh historia ju ve në gjumë, ju gënjen duke ju thënë se ne jemi më të mirët, ne jemi me trimat, ne jemi më bujarët. Ne jemi këto që jemi por nuk jemi më të mirët. Prandaj ju mos flini gjumë por betohuni se do ta bëni atdheun tonë duke sakrifikuar oreksin e shfrenuar biologjik që karaketerizon njeriun, të paktën brezin e sotëm të shqiptarëve, dhe që do ta bëni këtë vend duke punuar shumë. Dhe mos e genjeni veten. Atdheu nga ana e vet, edhe pse nuk ju ofron shumë mirqenie, ju don shumë dhe ka nevojë për ju. Ju don shumë edhe nëse nuk do të shkruani një vjershë për të, por do të realizoni ndoshta një novacion në shkencë, do të realizoni ndoshta një cilësi dhe një cak në sport, do të realizoni ndoshta një biznes pa futur duart në pasurinë e përbashkët, por me djersë, me vizion, do të bëheni ndoshta menaxherë të shkëlqyer, dhe kushedi, edhe poltikanë të devotshëm. Ju duhet ta ndiqni andrrën tuaj. Mos bëni atë që ju mendoni se të tjerët e presin prej jush. Ju nuk dini me saktësi se çfarë presin të tjerët, prandaj bëni atë që ju dini ta bëni më mirë dhe luftoni për andrrën. Luftoni për drejtën tuaj që ta meritoni atë. Në poezitë tuaja dhe në esetë, ka shumë filozozime. Ka shumë pesimizëm. Këto ndoshta janë karakteristika të moshës tuaj, por nuk janë detyra të kësaj moshe. Njohja e botës nuk ka mbaruar, ju jeni adoleshentë dhe po rriteni duke njohur dhe njohja, siç do ta kuptoni, nuk do të përfundojë asnjëherë, përse keni dëshirë të flsini për ato tema të cilat nuk i njihni shumë mirë ose nuk i njihni fare? Nuk them që të prireni nga një optimizëm fals, por nga ndjenja e realitetit. Nëse ju do të na kishit përshkruar diçka nga episodi jetësor që ju ka bërë pesimist, diçka nga realiteti ashtu siç është ose të stilizuar, atëherë efekti emocional do të kalonte tek lexuesi dhe nuk do të mbetej tek ju, sepse kështu del se ju keni konspektuar një episod jetësor, kur është dashur që ta jepni pikërisht atë. Nuk është nevoja të na thoni se sa shumë e doni vendin, i doni prindët, vëllain dhe motrën, por të tregoni episode të cilat do të na dhuronin emocione dhe do të bënin që ta kuptojmë dashuninë tuaj. Sa herë, ju vetë e keni lënduar motrën duke e kufizuar në shumçka vetëm për faktin se është femër, sa herë i jeni bërë krah babait ose keni heshtur në dhunën psikologjike, larg qoftë edhe fizike ndaj nënës tuaj, sa herë ia keni thyer zemrën shokut apo kujto, sa herë jeni ndjerë i diskriminuar për shkak të mentalitetit apo një rrethane tjetër, sa herë jeni ndjerë keq sepse në të rriturit nuk ju kuptojmë... A keni menduar ndonjë herë se njerëzit tanë, por edhe të tjerët, kanë nevojë që ti duam? Përse vetëm kërkojmë dashuni ndërsa nuk japim, dhe kur e japin përse të kërkojmë të na kthehet domsodo... Pra, ju në vend që të na tregoni se sa jeni të afektuar nga jeta, sa jeni të emocionuar, na tregoni detajin sepse kështu emocionohem unë si lexues.

Upload: alb-aid-kukes

Post on 14-Apr-2017

246 views

Category:

Education


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016

KRIJIME FIGURATIVE nga nxënësi Beram Kërxhaliu,

shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

1

Viti VIII i botimit, nr. 57, janar 2016

Jemi edhe ne...

Janar 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

Eseja, poezia dhe proza letrare(fjalë për talentet e gazetës “Jemi edhe

Ju ndoshta keni dëgjuar që, në themelin e krijimtarisë letrare qëndron sinqeriteti. Kur merrni penën për të shkruar, pyeteni veten, sa

të sinqertë do te jeni. Do të kishte qenë shumë më mirë ta thyeni penën se sa të shkruani diçka të pasinqertë. Kinezët kanë një fjalë

të mençur ku thonë, “nuk është ndonjë hata e madhe nëse nuk je artist, por është shumë trishtuese nëse je artist i keq”. Kur dilni nga

shtëpia dhe shkoni në shkollë apo ku do që shkoni, askush nuk ju pyet, hë çfarë ke shkruar. Kjo do të thotë se ne jemi plotësisht të

lirë të mos shkruajmë. Por nëse shkruajmë, nuk bën që dikush të na thotë, ke shkruar keq. Shikoni ndryshimin e madh.

Unë e di që ju e doni shumë atdheun. Edhe pse shumë familje po largohen prej atdheu, edhe pse shumë familje nuk kane energji

elektrike, nuk kanë ushqim të mjfatueshëm për darkë, nuk kanë biletë për të vizituar dikë, nuk gjejnë borxh dhe as kredi për të

paguar studimet e fëmijëve, nuk kanë para për ilaçet, nuk munden të njohin vendin e vet, të shkojnë ndoshta ndonji herë edhe në

plazh, sepse nuk kanë lekë të mjaftueshëm...

Ju prapë e doni atdheun dhe bëni shumë mirë. Por ju harroni se ky atdhe, ky vend ku jetojmë, më pak nga çdo gjë ka nevojë për

vjershat tuaja nëse ju nuk jeni të sinqertë, ai nuk i lexon. Nuk lexon edhe për faktin sepse ndodhta nuk keni qenë të sinqertë. Më

shumë se për çdo gjë, atdheu ka nevojë për synimet tuaja që të bëni diçka konkrete për të, të përgatiteti për ti kushtuar jetën atij, për

ta ngritur në ato lartësi ku janë kombet e tjerë. Por shpesh historia ju ve në gjumë, ju gënjen duke ju thënë se ne jemi më të mirët, ne

jemi me trimat, ne jemi më bujarët. Ne jemi këto që jemi por nuk jemi më të mirët.

Prandaj ju mos flini gjumë por betohuni se do ta bëni atdheun tonë duke sakrifikuar oreksin e shfrenuar biologjik që karaketerizon

njeriun, të paktën brezin e sotëm të shqiptarëve, dhe që do ta bëni këtë vend duke punuar shumë. Dhe mos e genjeni veten. Atdheu

nga ana e vet, edhe pse nuk ju ofron shumë mirqenie, ju don shumë dhe ka nevojë për ju. Ju don shumë edhe nëse nuk do të shkruani

një vjershë për të, por do të realizoni ndoshta një novacion në shkencë, do të realizoni ndoshta një cilësi dhe një cak në sport, do të

realizoni ndoshta një biznes pa futur duart në pasurinë e përbashkët, por me djersë, me vizion, do të bëheni ndoshta menaxherë të

shkëlqyer, dhe kushedi, edhe poltikanë të devotshëm.

Ju duhet ta ndiqni andrrën tuaj. Mos bëni atë që ju mendoni se të tjerët e presin prej jush. Ju nuk dini me saktësi se çfarë presin të

tjerët, prandaj bëni atë që ju dini ta bëni më mirë dhe luftoni për andrrën. Luftoni për drejtën tuaj që ta meritoni atë.

Në poezitë tuaja dhe në esetë, ka shumë filozozime. Ka shumë pesimizëm. Këto ndoshta janë karakteristika të moshës tuaj, por

nuk janë detyra të kësaj moshe. Njohja e botës nuk ka mbaruar, ju jeni adoleshentë dhe po rriteni duke njohur dhe njohja, siç do ta

kuptoni, nuk do të përfundojë asnjëherë, përse keni dëshirë të flsini për ato tema të cilat nuk i njihni shumë mirë ose nuk i njihni

fare? Nuk them që të prireni nga një optimizëm fals, por nga ndjenja e realitetit.

Nëse ju do të na kishit përshkruar diçka nga episodi jetësor që ju ka bërë pesimist, diçka nga realiteti ashtu siç është ose të stilizuar,

atëherë efekti emocional do të kalonte tek lexuesi dhe nuk do të mbetej tek ju, sepse kështu del se ju keni konspektuar një episod

jetësor, kur është dashur që ta jepni pikërisht atë. Nuk është nevoja të na thoni se sa shumë e doni vendin, i doni prindët, vëllain dhe

motrën, por të tregoni episode të cilat do të na dhuronin emocione dhe do të bënin që ta kuptojmë dashuninë tuaj.

Sa herë, ju vetë e keni lënduar motrën duke e kufizuar në shumçka vetëm për faktin se është femër, sa herë i jeni bërë krah babait ose

keni heshtur në dhunën psikologjike, larg qoftë edhe fizike ndaj nënës tuaj, sa herë ia keni thyer zemrën shokut apo kujto, sa herë

jeni ndjerë i diskriminuar për shkak të mentalitetit apo një rrethane tjetër, sa herë jeni ndjerë keq sepse në të rriturit nuk ju

kuptojmë... A keni menduar ndonjë herë se njerëzit tanë, por edhe të tjerët, kanë nevojë që ti duam? Përse vetëm kërkojmë dashuni

ndërsa nuk japim, dhe kur e japin përse të kërkojmë të na kthehet domsodo... Pra, ju në vend që të na tregoni se sa jeni të afektuar

nga jeta, sa jeni të emocionuar, na tregoni detajin sepse kështu emocionohem unë si lexues.

Page 2: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016

72

KRIJIME FIGURATIVE

Janar 2016______________________________________________Jemi edhe ne... Janar 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

Ka dy mënyra për të mbërritë te caku i dëshiruar i temës. Mund të nisemi nga konkretja dhe të udhëtojmë drejt abstraktes ose mund

të nisemi nga abstraktja për të zbritur në faktin konkret. Në shkrimin e esesë ju mund të bëni si të doni, por mos harroni ta lidhni atë

me një fakt ose përjetim personal, mos harroni që ajo është një studim i papërfunduar, ose jo shumë i thelluar, kështuqë ka nevojë

për një ose disa referime. Por nëse ju thelloheni shumëeshumë, keni hyrë në shkencë nga ku nuk është aq e lehtë të dilet, por duhet

të bësh udhë të gjatë dhe kjo udhë zgjatet aq sa të jetosh, pra nuk mbaron asnjëherë.

Sekreti tjetër, madje i pari dhe themelori për çdo punë intelektuale dhe si e tillë edhe për krijimtarinë letrare është leximi. Lexoni

sa më shumë. Lexoni literaturë sa më të mirë, mundohuni ta zgjidhni që ajo ta justifikojë kohën tuaj. Koha është mjeti më i mirë që

nayra na ka dhënë në përdorim. Nga letratura e mirë ju do të përftoni edhe nxitjen për identitetin tuaj letrar. Ju mund të mësoni

shumë pjesë përmendësh, ju mund të kopjoni libra të tërë, por nëse vendosni të dilni në gazetë me një krjimi, ai duhet të jetë

plotësisht i juaji.

Çdo mëngjes ju e shikoni veten në pasqyrë, nëse e shikoni, dua të them që ju shikoni vetën dhe jo dikë tjetër. Kështu është letërsia,

vendoseni në vargje e në rrjeshta shpirtin tuaj, mbështetuni fort tek gjuha e gjallë e komunitetit, mbështetuni fort te kultura

tradicionale dhe tek tendencat moderniste. Ndoshta pikërisht ti ke lindur për ta bërë të pavdekshëm profilin e fisit tonë. Letërsinë

kurrë mos e mendoni si diçka të lehtë që mund ta bëni pa shumë mundim, nëse doni që të shënoni arritje në fushat e andrrave tuaja,

duhet ti kushtoni jetën.

Sulejman Dida, Kukës, 17 maj 2015

Konkurs për të drejtat e fëmijëve

Në kuadër të 20 Nëntorit ditës Ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëvë Observatori për të drejtat e fëmijëve Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës dhe Shkollën 9 vjeçare “Riza Spahiu” Kukës hapen ekspoziten figurative me temë “Të drejtat e fëmijëvë”. Për të vlerësuar çmimet më të mira u përzgjodh një juri me profesioniste të fushës. Ekspozita figurative u hap me 40 punime të nxënësve të klasave të pesta të shkollës 9 vjeçare “Riza Spahiu” Kukës. Nga observatori për të drejtat e fëmijeve u ndanë tre çmime për punimet më të mira ku vendi e parë e zuri nxënësi Migen Peposhi me vizatimin nr 1, vendin e dytë e zuri nxënësja Lorida Aliaj me vizatimin nr 2, ndërsa vendin e tretë nxënësi Klevis Visha me vizatimin nr 3. Aktivitete të kësaj natyre janë shumë të domosdoshme për të rritur mundësinë e perfaqesimit të sa më shumë fëmijëve në aktivitete të ndryshme.

Shkelqim Muça, Obseravatori për të drejtat e fëmijëve

Kur e vërteta mbytet… E ngurosur e gojëkyçur qëndroj përballë zvarranikëve të pashpirt. Flas me fjalët e shpirtit të helmuar nga dhimbja… Flas…Pres nga dikush të më dëgjojë e të më japë të drejtë, por për çudi shoh se si më kthejnë shpinën e më quajnë të çmendur, e fjalën time pjellë të gënjeshtrës zemërzezë. Por unë nuk ndalem, filloj e bërtas me shpresë se do të tërheq vëmendjen e të tjerëve që sillen kot më kot. E njëjta gjendje, e njëjta agoni. Mendoj të hesht por zemra nuk më lë, ajo na udhëheq mendjen si një gjeneral hijerëndë ushtarin e tij. Dhe si ushtar forcat e mia i shkojnë pas asaj. U bie në gjunjë krijesave të mjera të besojnë atë që them. Fjala ime është zjarri i Prometeut dhe unë nuk jam Zeusi i pashpirt. Mes jush po sjell zjarrin përvëlues dhe jo ''Mollën e ëmbël''… Flas e shpirti më copëtohet kur shoh se si u shurdhua bota mbarë. Njerëzit si motorë të komanduar ecin, flasin, mendojnë, dhe të gjitha këto mbeten bllof. Zemrën time nuk ma ngatërroi bora e as era që sollët ju, as zinxhirët që kyçën gojën s'më ndalojnë dot. Sikur zjarrin e ferrit që buron mes jush të ma hidhnit, unë nuk do të digjesha. Në tokën e zezë 10 metra të më groposeshit, nuk do të tretesha se brenda kam: “Misionin famëmadh”

Aferdita Hoxha, shkolla e mesme “Skenderbeu”, KrumeLorela Brahaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu, Bicaj

Vera Spahiu, shkolla e mesme “Bajram Abdiu, Bicaj

1

2

3

Page 3: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016

Të ndihesh....Të ndihesh e paragjykuar, sikur të gjithë njerëzit i kanë sytë mbi ty dhe sikur të gjithë presin të bësh gabimin më të vogël apo të të gjejnë kleçkën për të të komentuar dhe gjykuar. Shpesh ndihesh në siklet dhe gjithnjë duhet të tregohesh e kujdesshme me fjalët. Të dish se çfarë do të thotë të strukesh në një qoshe të errët, të qash me dënesë, më pas të ngrihesh, të lashë fytyrën dhe të shtiresh sikur asgjë s'ka ndodhur. të dish se çfarë fshihet pas asaj buzëqeshjeje të shtirur. Të dish se çfarë do të thotë ndihesh e fyer, e lënduar, me shpirtin e shkatërruar e të ngresh kokën lart e të thuash: “Jam mirë. Gjithçka është në rregull”. Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më e zakonshme në jetën tonë. Të ndihesh e veçantë dhe të shtiresh marionetë. të ndihesh superiore dhe të ndihesh inferiore. Të ndihesh e rëndësishme, e vlerësuar dhe të ndihesh sikur askush nuk të ka respektuar. Të dish çfarë do të thotë të sakrifikosh. Ja çfarë do të thotë të jesh femër. Adela Maçi, shkolla 9-vjeçare “Skënderbeu”, Krumë

Buzëqesh

Buzëqesh ndonëse je i mërzitur edhe nëse të tjerët mund të ta marrin për të krisuredhe nëse shpresa mizorisht të ka braktisur

Buzëqesh, sado që e vërteta mund të të ketë lënduaredhe nëse re të zeza trishtimi mendime të kanë pushtuar edhe nëse mes furtunave të papritura të jetës mbetesh i turbulluar

Buzëqesh sado jeta mund të të ketë përbuzuredhe nëse mes rrebeshe lotësh ndihesh i humburedhe nëse buzëqeshja s'të bën më të lumtur

Buzëqesh sado që pesimizmi mund të të ketë gdhendurnë gjithë qenien tënde shkronja dëshpërimiedhe nëse kështjella e ëndrrave shembet

Buzëqesh se të paktën bën dikë të lumturmund t'ia rikthesh lumturinë e humburmund t'ai kursesh lotët e mundimet e kota

buzëqesh sepse vetëm me buzëqeshje ka kuptim bota

Brunilda Dauti, shkolla 9-vjeçare “Skënderbeu”, Krumë

U zhduke

Linde si të tjerët U rrite me përkëdheli

U bërë adoleshente, porakoma mbete fëmijë

Ishe shumë ëndërrimtaremadje doje të fluturoje

Ishe heroinë, por shpejt ndryshoveIshe aq e forte sa veten e kritikove

E papritur u rrite më duket sikur nuk ëndërrove

nuk ke dëshirë të sodisësh e as të fluturosh

Si ke dëshirë luftëratpër veten të luftosh Si pëlqen kritikat

pasi s'ke dëshirë të ndryshosh ku humbe, ku u trete

Ku iku shpirti ytTë lutem zgjojesa s'është vonë

Se kur të vijë momenti do vyshkesh pa e ditë

Qohu e mos qajMos u fikso pas mjekësisë

Ku është ajo ëndrra të jesh presidente e ShqipërisëAtëherë s'doje para e as lakmi

por doje që të varfrit të kishin pasuriUnë do të luftoj për ty

Të zgjohesh e të ëndërrosh përsëriE në këtë botë të të rriturve

të mos jetosh

Imelda Peka, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

3

Janar 2016______________________________________________Jemi edhe ne...Janar 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

6

KRIJIME LETRARE

Gjurmët u zhduken...

Mëngjes i dhimbshëm, ishte vërtet

e përhimëta mbizotëronte në jetë.

Xhamat ofronin një pamje jo te qartë

po vëreja diçka ulur ne krevat.

Gjurmët që dje ishin kudo në këtë bote

shiu i zhduki, i urrente fort,

Shelgjet ishin lëshuar dhembshurisht

melankolia mbizotëronte në shpirtin tim

gabimisht.

Gjethet valëzonin si për inatin tim

unë vuaj, e shkuara s'kishte kthim.

Vjeshta kishte trokitur kudo

gjurmët u zhdukën, nuk po i shoh.

E si mund te ma bënte këtë mikja më e mire?

i doja gjurmët se pabesisht i kishte fshirë.

Ato gjurme ngjasonin me dy pëllumba të

bukur

gjurmët ishin simbol i një dysheje të lumtur.

Shkëlqenin si dy shkëndija, ishin mrekulli

vjeshta i zhduki, u treten u bënë hi.

Mos vallë vjeshta kishte një qëllim?

të më bënte bashkudhëtaren e saj në çdo

udhëtim.

Dëshira e saj u realizua

unë një trung vjeshte i pa lulëzuar.

Flogerta Mazrreku, shkolla e mesme

“Skenderbeu”, Krume

Thjesht dua..

Jam pjesëtare e kësaj botedua qe te marr atë qe meritoj

s'jam e padukshme por as tepër e vogëlqe ti mua te me dallosh.

Jam te paktën një rreze driteqe përpiqem te vihem ne dukje

por ti qe thua kush jeme mire atë fjale zhduke.

Jam një udhëtare jo e pabeseqe kam nisur një rruge qe shpresoj te ec.

Jam një petale e vogël lulejemidis shume te tjerave

por pa mua kjo lule do te mbetej e paplotësuar.

Jam një pllakë e vogëlqe një grimcë boshllëku ta mbuloj

por jam këtudua te theksoj se ekzistoj.

Jam një shprese e vogëlqe për mua shpresojnë të eci

s'dua të zë vend shume te madhpor as ne fund te mbesim.

Ndodhem ne një cep të kësaj botete paktën një pjesë me përket

s'mund të thoni se nuk je askunds'mund ta mohoni këtë realitet.

Jam këtu doni apo s'doni ju

Erjona Qerkezi, shkolla e mesme

“Skenderbeu”, Krume

Do doja

Do të doja ti shkulja këto ndjenjat që kam në zemërsiç shkul kopshtari rrënjët e pemësDo të doja që shiun të rrëmbejae një pikë në zemrat e njerëzve ta hidhjaDo të doja që njerëzit ti shihja duke qeshurdhe askënd të heshturDo të doja që lotët të pushonindhe buzëqeshjet të mos mbaroninDo të doja të zhdukja zinxhirët e skllavërisëdhe në vend të tyre të vendos byzylykët e miqësisëDo të doja që çdo petale luleje të hapej plot çiltërsisiç hapen sytë e foshnjës plotë ëmbëlsi

Suada Koka, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

Vashat shqiptare

Marigo qëndis me dorëqëndis flamurin për në Vlorëqëndise bukur që të na rrezatojëse e gjithë bota do ta shikojë

Ngjyej perin në gjakun e trimave ngjyej perin në tymin e barutitlaje flamurin me lotët e nënave

Valëvite në stuhinë e fitores bëje të fortë me besnikërinë të mos pajtohemi me tradhtinë

Është flamur i shqiptarisëështë flamuri i krenarisëpër çdo kënd që është shqiptarvalëvitet ai krenar

Jonida Onuzi, shkolla e mesme “Barjam Abdiu”, Bicaj

Fëmijët e sotëm

Por sa hyj në klasënga inati sa s'pëlcas

Eh, ç'rrëmujë e madhe e shamatë“Po, po, këto janë të mirë, gjithçka

e marrin me gallatë”kolegeve të mija për to krenohem e iu flas

Nga inati nervat mu ngritëniu bërtas me të madhe ca nxënësve

që prej frike nga tavolinat sakaq zbritënMu shkrep tu bëja një diktim

- Mësuese me ç'temë do ta bëjmë këtë hartim

pyet një nxënës me përtim- Ç'hartim, ia pret shoku me shaka

jo hartim, kemi testim- Hajde, hajde brezi ynë – jua kthej unë me

zemërimDiktimi filloi, ngadalë e qartë fjalët

nxënësve ua lexojPyet njëri për çudi:

-Mësuese, çekiçi shkruhet me q-qershie?- Ëhë – ia kthej unë, zëri im buçet me nota

qesëndie:- Jo jo, shkruhet me q-kajsie

Brunilda Dauti, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

Pena e artë Pjeter Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e tij "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Kishaj të Hasit një fshat i Kukësit rreth vitit 1625, ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë kryepeshkop i Shkupit ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe. Frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimanë e katolikë kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset Krasniqi dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje. Ai ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare, për të organizuar kryengritjen e përgjithshme anti osmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve" që e botoi në Padovë më 1635.E cila është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe nga shkencat e natyrës. Vepra e Bogdanit nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon si formohet shiu, vesa, breshëri, bora, ç janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat etj.Ai i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhë të re të zgjimit gjithë kombëtar. Ai është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten dhe sirishten. Meritë e tij është se gjithçka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare. Karakteristikë tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse duke mbledhur me kujdes fjalët e lashta, e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehje e stili. Misionari në aksion s'mund të ndalej me kaq. Ai përshkroi qytete e vende, për të kërkuar dije e kulturë. U bë doktor i parë i filozofisë dhe teologjisë ndër shqiptare. Mësoi për artin e kulturën, për poezinë e filozofinë e shumë dije të tjera. Por njerëzit hyjnor vdesin fizikisht ashtu si Bogdani i cili ende edhe sot ka lënë gjurmë në historinë e Hasit e mbarë kombit shqiptar. Një shembull që na shtynë të përqasim dhe meditojmë.

Hate Laci, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krumë

Jemi edhe ne...

Jemi e

dhe n

e...

Page 4: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016

54

KRIJIME LETRARE DHE FIGURATIVE nga nxënësja Leonora Brati,

shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

Janar 2016_______________________________________________Jemi edhe ne... Janar 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

KRIJIME LETRAREKjo jam unë! "Na ishte njëherë një princ dhe një princeshe.....Jetuan gjithmonë të lumtur.... U rrita me këto përralla dhe kjo me frymëzoi që të

ndiqja edhe unë shembullin e tyre. Të krijoja edhe unë kështjellën time të vockël dhe të strehoja aty ëndrrat e mia të pafundme. Por

ne fund këtu nuk ekzistojnë as "toka e ëndrrave " e as "Ishulli Kurrkund" dhe në mungesë të tyre, kështjella ime u ndërtua në ajër,

duke harruar se shumë shpejt do e merrte era bashkë me ëndrrat e premtimet që mbante brenda. Kur kjo ndodhi, mësova se sa

shumë ndryshon realiteti nga përrallat me princ dhe princeshë që më lexonin çdo natë para gjumit. Dhe më besoni që nuk është

aspak e lehtë të të priten shpresat kur sapo i ke krijuar ato. Kjo ishte ajo që m bëri t ndryshoj krejtësisht qëndrim ndaj botës që më

rrethon. Kuptova se sa të pavlefshme janë ndjenjat e çiltërsia në një botë ku të zë frymën interesi, ku në shkëmbim të së mirës merr

vetëm dhimbje pa fund. E të mendosh që isha ajo "budallaçka" e vogël që thoja "Kurrë mos hiq dore, gjërat nuk janë ashtu siç

duken....janë akoma më keq. Kjo është bota që mbulohet me një buzëqeshje të shtirur dhe që fsheh dëshirën e ligë për të lënduar të

tjerët. Sa shume gaboja kur i mendoja të gjithë si veten. Por tani gjërat kane ndryshuar. Tani jam unë ajo që nuk deshën t'ia dinë për

mua. Fjalët e të tjerëve nuk tregojnë asgjë për karakterin tim.. por flasin shumë për karakterin e tyre... Kjo është për të gjithë ata që

janë si unë, për të gjithë ata që e gjejnë vetë thellësisht në këtë shkrim. Kokën lart e vështrimin drejt... Dhimbja e të sotmes është

forca e të nesërmes.... Aida Laçi, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krume

Vetëm dashuria mund ti shkrijë akujt mes njerëzve Dashuria ndjenja që na ka mbirë thellë në shpirt që kur kemi lindur, dashuria ngjan si një bime që rritet aq sa ne kujdesemi për të,

ashtu dhe dashuria rritet me ato hapa të ngadalta që vdes atë ditë që vdesim ne. Dashuria nuk njeh kufij, i thyen ato pa patur parasysh

rregulloren, dashuria çdo furtunë e mund me sukses. Dashuria i jep kuptim jetës tonë, na orienton si të jetojmë, për kë të jetojmë, si

të jemi te lumtur. Dashuria është e vetmja ndjenjë që një njeri sado zemërgur të jetë, e zbut dhe kupton se edhe ai ka ndjenja

njerëzore. Dashurisë nuk i reziston dot, është e vetmja ndjenjë që i dorëzohesh por edhe që të lëndon më shumë. Dashuria na bën të

mundur të njohim vetveten dhe të matim fuqinë tonë. Dashurisë çdo fjalë e bukur i përshtatet sepse përfshinë bukurinë e gjithë

botës. Dashuria kur troket në dyert e zemrës aq lehtë e lejojmë të futem duke harruar çdo gjë tjetër. Është e vetmja ndjenjë që nuk

njeh dokumente të gjen në çdo qytet, shtet apo kontinent të botës pa pasur frikë policë sepse dashuria komandon botën dhe nuk

ekziston ndonjë komandant i dashurisë.

Erjona Qerkezi, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krume

Në sytë e mi…Vështirësitë e jetës disa i lodhin, të tjerë i forcojnë. Nuk ka asgjë në botë që ta vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë. Shumica e mospajtimeve tuaja vijnë nga keqkuptimet, e këto i shkakton mosdëgjimi. Sikur ta dëgjonit njëri-tjetrin do të pajtoheshit më tepër. Ajo nuk kishte nevojë për shumë, dëshironte shumë pak…një fjale të mirë, sinqeritet, ajër të freskët…një kopsht, puthje, libra për të lexuar, një përqafim ku te strehohej…Të dashuronte dhe të dashurohej në kthim. Mirësjellja dhe thjeshtësia janë ushqim i shpirtit, por shumë persona nuk kanë uri sepse janë ngopur nga mendjemadhësia dhe arroganca. Buzëqesh kudo të jesh, dhe pse ndjen që se bën dot, nëse qan prape buzëqesh …. Lë të thonë "Po qesh me lot". Prandaj edhe nëse të mund frika drejt lumturisë ti prapë duhet të ngrihesh edhe ti thuash ëndrrës tënde "do bëhesh pjesë e dëshirës time të realizuar". Jeta është një piano dhe ti je pianist i saj, kështu që përpiqu të krijosh melodinë më të bukur. Në vetmi dhimbja dhemb më shumë, por vetëm kështu mund të shpëtosh nga ajo. Femra është mbretëresha e botës, por është skllave e dëshirave, por sot dhuna nuk mund të quhet dëshire. Pse zotërojnë forcë fizike kjo nuk do të thotë se mashkulli është superior pasi siç ka thënë edhe Shekspiri :" I vetmi simbol i superioritetit që njoh është mirësia." Shume përjetime mësova nga ajo grua heroinë e cila kishte duruar e vetme e pa dinjitet ku priste natën të depërtonte në të vetmin shteg lumturie, vetmia, nganjëherë me tha se është mikesha me e mirë, nuk i fliste, nuk e shqetësonte, nuk i bënte pyetje, thjesht i bënte shoqëri në këtë terr te pambarimtë për jetën e saj. Aq shumë kishte qarë sa tashmë s' kishte asnjë pikë loti ne sy. Jo se ishte bërë më e forte por lotët e padukshëm janë më të vështirë për tu tharë. U bë zëri i fëmijëve trimëria më e madhe qe i dha force të vazhdonte të jetonte pikërisht atëherë kur donte të vdiste. Çdo mëngjes ajo i linte ëndërr ne shtrat, zgjohej dhe vishte rrobat e grisura te jetës. Nene Tereza ka thënë: "Çfarë mund të bësh që të promovosh paqe në gjithë botën ? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde. Nëse je i sjellshëm nuk do te thotë se je i dobët. Nuk ka më të butë se uji por forca e tij shkatërron shkëmbinjtë më të ngjeshur." Edhe në librin më të bukur është shkruar " FUND" Fatjona Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

Libri Kam mësuar të respektoj librin. Kam mësuar të respektoj një nga gjërat më të vlefshme sepse për mua ai është një dorë q ëtë dërgon drejt imagjinatës, drejt njohurive, drejt përvetësimit të historisë së njerëzimit nga më të lashtat e deri tek më modernet. Duke u futur në botën e librit, e lashë shpirtin tim të fluturonte i lirë, pashë imagjinatën time të kalonte çdo kufi, mësova të depërtoj në qiej pa fund, mësova të bëj gara me dijet e mija, të sfidoj kohën. Mësova mbi gabimet, mbi egoizmin, mbi mëshirën, mësova shumëçka mbi njerëzimin. Libri mjeti më i mirë për të udhëtuar gjithësinë, për tu larguar nga monotonia dhe për të parë së afërmi jetën që na rrethon pa frikë. Bota e librit është aq e pasur sa ndihesh gjithnjë inferior, i përulur ndaj rrjedhës së tij, i paaftë të ndërhysh apo të ndryshosh atë çka libri thotë, Pra është si të kesh një shok që është gjithnjë më i mirë se ti, nga i cili mëson pa krijuar komplekse të marrëdhënieve njerëzore. Vetë natyra njerëzore ka nevojë për një botë të dytë që ta përfshijë dhe ta largojë ndonjëherë nga realja.

Elsa Rada, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë

Pa titull

Zhgënjehem nga bota përreth Nga njerëzit që asnjëherë se presE shikoj botën në syVuaj në heshtje e heshtja fillon të më përpijë

Jetoj një jetë duke e lënë veten fajtorPër realitetin rreth neshJetoj pa e ditur se askënd nuk po presNga realiteti të më shpëtojëE nga intriga të më largojë

Jetoj duke ecur me sy mbyllurpa e pranuar atë që ndodh përrethpa e pranuar fatin e pabesisëdhe thikën e ngulur të pseudo shoqërisë

Deri tani asnjëherë nuk e kuptovase sa bukur nga intrigat u rrethovase kuptova se në sytë e miintrigën, mike e dashur e ndërtove ti

Të pa dielli, po heshtipërballë zymtësisë tënde u ndje i paaftëTë pa mali, por qeshise e kuptoj fatin tënd vrastarTë pa qielli u errësuae kuptoj se ëndrra jote tashmë u realizua

E tani në zemër rris lulen që ti mbollerris lulen e pabesisëdhe thikën e ngulur të shoqërisë

Natyra e shpirtit

Dëbora e bardhë e kristaltëçdo gjë mbështjell, për ta mbrojturposhtë vellos ka veç acarshpirtra që pa mëshirë qëndrojnë të ftohur

Shi...sa i vrullshëm, sa i heshturherë ngadalë...herë fuqishëm në tokë biee toka mbetet e mekuredhe dielli s'lëshon më rreze, lëshon veç hije

Mjegull që rrezet tokës ia mohondiellin gllabëron... e fshehe toka që pak ngrohtësi kërkon qiellin mik nuk e njeh

Diell e në fund ka diellqë shi, dëborë e mjegull shkatërrontë tëra diku në errësirë tretendhe një ditë e re tashmë agon

Miqësi e rreme

Njerëz janë ata që s'duhet të jenëtë tjerë s'mund të jenë ato që janënjerëz që fuqishëm dalin në skenëedhe kur asgjë tjetër përveç pafytyrësisë nuk kanë

Njerëz që shpatullat të lëmojnëa thua se nga dashamirës je rrethuar...ti se kupton se në fakt kërkojnëvendin e duhur për të qëlluar

Njerëz të cilëve u fal besimindhe pabesinë merr si shpërblimkur më së paku e pret zhgënjimipikërisht atëherë mund të jesh viktimë

Trëndafili që dikur bashkonte zemrattani është rob i vetmisësot i flakur në një qoshe...dikur ishte simbol i miqësisë