gëzuar festa shqiptarë kudo që jemi

21

Upload: elldini-upfiek

Post on 10-Feb-2017

1.901 views

Category:

Education


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi
Page 2: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Gëzuar Festa shqiptarë kudo që jemi ! Gëzuar Festa shqiptarë kudo që jemi ! 

SHPALLJA E PAVARESISE SE SHQIPERISE SHQIPTARE 

Ngritja e flamurit kombëtar ne Vlore nga

Ismail (Bej) Qemali me 28 Nentor 1912 

Page 3: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

NNgritja e Flamurit Shqiptar ne Vlore me 28 Nentor 1912gritja e Flamurit Shqiptar ne Vlore me 28 Nentor 1912 

Në këto çaste të vështira për popullin Shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga coptimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Prej ku me 25 tetor i përcjellë nga 20 atëdhetarë arriti në Vjenë, ku u takua me diplomatë të jashtëm si kontin Berhtold dhe me ambasadorët e Anglisë dhe të Italisë. Nga Vjena, Ismail Qemali u kthye përsëri në Bukuresht, ku më 5 nëntor u mbajt një mbledhje e rëndësishme në hotelin “Kontinental”. Këtu u muarr vendim i rrëndësishëm politik, për emrimin e një “ Komiteti drejtonjës ”, nga vetë shqiptarët për të udhëhequr vetë me politikën e Shqipërisë. Ismail Qemali pasi mori përkrahjen e plotë të Kolonisë Shqiptare në Bukuresht, me katër shokë u nis përsëri për Vjenë, ku arriti më 6 nëntor 1912. Në këto çaste të vështira të popullit shqiptar, më në fund “ diplomacia shqiptare ”, falë Ismail Qemalit, arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha, që të përfitonte simpati për rregullimin e ardhshëm të Shqipërisë. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Pas kësaj garancie që mori Ismail Qemali, më 9 nëntor ai nga Vjena në Vlorë dërgoi një telegram me këtë përmbajtje: “ E ardhmja e Shqipërisë është siguruar, telegrafoni kudo që të kenë besim të plotë për fatin e atëdheut …" 

Page 4: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Por Ismail Qemali për të qenë më i sigurt në premtimet e dhëna para se të nisej për ne Shqipëri përsëri pati një

takim me ministrin e Punëve të Jashtme kontin Berhtold, takim qe u mbajt në shtëpinë e kontit Hadik në

Budapest. Pas këtij takimi, Ismail Qemali dërgoi një telegram tjetër për organizimin e Kuvendit, që duhej të thirrej në Durrës ose Vlorë duke theksuar se çështja e

Shqipërisë është siguruar. Për këtë arsye duhej formuar një komision për shpalljen e pavarësisë, prandaj Ismail

Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë. 

Page 5: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Pas këtij telegrami, Ismail Qemali e lëshoi me të shpejtë Budapestin dhe arriti në Trieste, ku u bashkua me grupin e patriotëve shqiptarë që kishin ardhë për të njëjtin mision të shenjtë. Ismail Qemali me këta 14 patriotë

shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste me anijen “Linx” të Llojdit, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor 1912. Por pas arritjes në Durrës, nuk

ekzistonin kushte politike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pasi propaganda greko-turke, në bashkëpunim me policinë e kishin përgatitur

terrenin për të burgosur Ismail Qemalin. Po ashtu, edhe politika greke kishte përhapur një propagandë të fortë kundër veprimit patriotik të Ismail Qemalit dhe veprimtarëve te tjerë. Politika greke bënte një rezistencë të

fortë nëpërmes Dhespotit ortodoks Jakovit. Nga këto arsye nuk u bë shpallja e pavarësisë në Durrës. Në këto rrethana të rrezikshme politike që

ekzistonin në vend nga rryma të lloj-llojshme dhe zënkat e feudalëve shqiptarë për primat, pamundsonin veprimin e lirë në ngritjen e flamurit kombëtar. Në këto çaste kritikë që ekzistonin në Shqipërnë e Mesme,

Ismail Qemali me shokë vendosi që të vazhdojë rrugën për nga Vlora. Më 18 nëntor Mytesarifi i Beratit i përcolli nënprefektit të Vlorës, urdhërin e

Valiut të Janinës, për të ndaluar Ismail Qemalin që të mbante Kuvendin në Vlorë. 

Page 6: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Në këtë kohë ushtritë ballkanike kishin hyrë thellë në tokën e Shqipërisë. Ata, tashmë, kishin pushtuar Strugën, Elbasanin, Tiranën dhe ishin nisë për në Durrës, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej Grekëve. Ky vendim i shenjt i patriotëve shqiptarë se shkonin në Shqipëri për shpalljen e pavarësisë u njoftua në Trieste, për herë të parë botërisht, pastaj u publikua në gazetën Austriake “ Noie Fraj Prese ”, në intervistën që dha Ismail Qemali më 19 nëntor të vitit 1912 . Qarkullimi nëpër Shqipëri nuk ishte aspak i lehtë, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesën më të madhe të vendit. Greket kishin zbritur në Himarë më 19 nëntor, ndërsa flota e tyre kishte zënë pozicionet para Vlorës. Serbët pasi kishin pushtuar Mirditën dhe Matin, më 18 nëntor arritën në Lezhë. Prej andej një pjesë e ushtrisë Serbe iu drejtua Shkodrës, për ta pushtuar dhe pjesa tjetër e ushtrisë u nis në drejtim të Durrësit. Këtu duhet të përmendim edhe faktin se përveç pengesave nga ana e ushtrive të armikut edhe autoritet turke që ishin mbyllur nëpër qytetet e Shqipërisë, ku silleshin pa ndonjë koncept ushtarak, i pengonin udhëheqësit Shqipëtarë atje ku mundeshin. Ismail Qemali në Durrës hasi edhe në pengesa jo vetëm nga ana e autoriteteve Turke, por edhe nga dhespoti grek i Durrësit, Jakovit, i cili nuk njihte askënd, as nuk nderonte tjetër flamur përveç atij të Turqisë, i cili ishte një shovinist Grek i tërbuar. Kjo tregon se në çfarë gjendje të mjerrueshme ndodhej kombi ynë në atë kohë, kur njëfarë Greku i gjallëzuar i komandonte Shqipëtarët ortodokse të Durrësit. 

Page 7: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Ismail Qemali i shoqëruar nga delegatet e Durrësit, Shijakut, Tiranës e Krujës u nis për në Kavajë. Prej aty në Fier, ku u takuan me delegatët e Kosovës dhe me 25 nëntor arritën në Vlorë. Ky qytet qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi Gjithkombëtar për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë . 

Por, për shkak të përparimit të shpejtë të ushtrive Serbe , Malazeze dhe Greke gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë e më kritikë. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që në mbrëmje të 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, vendosën ta shpejtojnë mbajtjen e Kuvendit dhe vendosën të mblidhen të nesërmen, për ta shpallur pavarësinë edhe pse nuk kishin arritur të gjithë delegatët nga disa krahina të Shqipërisë Etnike. 

Ismail Qemali Kryetar i Parë i Qeverisë së Përkohëshme - Vlorë 

Kuvendi Kombëtar e filloi punën më 28 nëntor të vitit 1912, në ora 3/30', pasdite në sarajin e familjes së Vlorajve, në shtëpinë e atëdhetarit Xhemil beu, në të cilin merrnin pjesë 37 delegatë. Në këtë Kuvend nuk ishin të pranishëm disa delegatë nga Kosova të cilët për shkaqe lufte ende ndodheshin nëpër pozicione, duke i bërë rezistencë ushtrisë Serbe e cila dita ditës po përparonte drejt Durrësit. 

Page 8: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Isa Boletini me shokë në Vlorë pas shpalljes së pavarësisë Isa Boletini me shokë në Vlorë pas shpalljes së pavarësisë 

Ismail Qemali, në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipëtarëve në kryengritjet të viteve 1909-1912 duke theksuar se Shqiptarët kishin marrë pjesë në këto kryengritje jo si ushtarë të Turqisë, por si zotët e vendit dhe për të mbrojtur vetveten . 

Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozen e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i pyeti delegatët: “ Tani më, s'na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç se ndarja e Shqipërisë nga Turqia ”, dhe propozoi: 

Shqipëria të shpallë pavarësinë 

Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME; 

Të emrohet pleqësia (senati). 

Pleqësia e propozuar nga vet Ismail Qemali kishte për detyrë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punëve në Qeveri dhe emërimin e një komisioni për në Evropë, për të mbrotjur të drejtat e Shqipërisë dhe popullit Shqiptar përpara Fuqive të Mëdha. 

Page 9: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Këto propozime u miratuan njëzëri nga Kuvendi Kombëtar: 

1. U shpall Qeveria e Përkohëshme, në krye:Ismail Qemali; 2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra. 

Duhet theksuar se edhe në qeveri edhe në pleqësi u zgjodhën njerëz me themel të fortë kombëtar. Ata ishin atdhetarë nga mbarë Shqipëria Etnike, duke përfshirë nga të tre fetë. Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “ Shtet m ë vete- e lirë, e pavarur. ” Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellur me duar-trokitje frenetike aktin e Shpalljes së Pavarësisë . Menjëherë pas nënshkrimit të aktit të Shpalljes nga të gjithë delegatët, Ismail Qemali doli në orën 17/30'( pesë e gjysëm) , në ballkonin e selisë, ku zhvilloi punimet Kuvendi për të njoftuar botërisht Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti lartë në Vlorën heroike flamurin e lavdishëm të Skëndërbeut. 

Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike , i vuajtjeve dhe gjakut të derdhur, i shumë viktimave të rinisë deri në mosha të ndryshme, të rënë dëshmor për ideale, kombëtare, për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

Page 10: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme, Ismail Qemali, më 29 Nëntor 1912, i njofton për

aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu për këtë vendim Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninë,

Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e Pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të

Kombit Shqiptar.

Në këtë njoftim Kryetari i Parë Shqiptar, ndër te tjerash shkruan: “ Kam nderin t’i njoftoj Shkëlqësitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave Shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare

në qytetin e Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohëshme.

Shqiptarët po gëzohen që munden të hynë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër veç se të jetojnë në

paqë dhe harmoni me të gjithë shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohëshme të

Shqipërisë, ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe Evropiane.

Page 11: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Adem Jashari - më 28 nëntor 1955 u lind në Prekaz të DrenicësAdem Jashari - më 28 nëntor 1955 u lind në Prekaz të Drenicës 

Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. 

Page 12: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. 

Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. 

Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. 

Page 13: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse. Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecën guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Page 14: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. 

Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirëë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. 

Page 15: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtëërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. 

Page 16: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtëërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. 

Page 17: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. 

Komandanti Legjendar i UÇK-së Heroi Adem Jashari - me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Festës sonë Kombëtare. 

Page 18: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

KËNGË PËR ADEM JASHARIN 

Jehoi zani i Drenicës N´ato bjeshkë të Qyqavicës! E u gzun´ këto malet tona, Krenari ka prap Kosova! Na i del gjumi çdo shqiptari, Trimat tanë flasin nga varri! -Ka ardhë koha e Lirisë, Na thot nuri i Ahmet Delisë, Azem Bejta flet nga varri; -Dasëm t´madhe ban shqiptari, Kamer Loshi flet me mall Tahir Mehës i çonë fjalë. 

Janë tubu krushq´ të shqiptarisë, Nën flamurin e lirisë Po na vikan nga Shqipëria, Nga Tetova e Gucia, Nga Presheva e Malësia, Po nga Shkupi e Qamëria, E arbërshë nga Kalabria; Kanë lidhë besë, janë besatue UCK-në e kanë formue, Këtë ushtri të fortë si guri Me djel shqipesh e zemra burri

Page 19: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

Krisi pushka habertare, U ndëgju n´trojet shqiptare, Për liri nis´ luftë shqiptari Bajraktar Adem Jashari, Bashkë me Hamzën krah për krahi, Lum për ty o babë Shabani, Lum për Ty dhe t´lumin Zot E Kosova i nderon sot, Janë në zemrat e shqiptarisë Kto simbole të lirisë. 

Nga Drenica edhe grykë e Sharrit Ndihet nuri i Adem Jasharit, N´Dardani Ai i lshonë do fjalë Mblidhnu t´gjithë o burra shqiptarë, T´gjithë sa jeni Ju o Kosovarë Leni t´keqe dhe leni mni Lidhnu n´besë edhe në miqësi ! Ka ardhë koha me u besatue Vllau, vllaun për me e nderue Ka ardhë koha jetën ta nderoni E sëbashku para Ju të shkoni, I bashkuem kur të jetë shqiptari N´varrë ja thotë kangës vetë

Adem Jashari!

Page 20: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

28 Nëntori i kthimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në kalanë e Krujës! 

Nëntori i të parit Dokument të Gjuhës Shqipe " Formula e Pagëzimit"! 

Nëntori i Shkronjave Shqipe! Nëntori i pavarsis së Shqiperisë dhe i Rilindjes së shqiptarit! Nëntori i Çlirimit nga nazi-fashistët! Nëntori i Unisimit të Gjuhës Shqipe 

Nëntori i rezistencës së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1968 dhe demonstratat e tyre ( 27 dhe 28 Nëntor) 

28 Nëntori i vitit 1955 ishte dita e Lindjes së Adem Jasharit ndërsa pas vitit 1998 "28 Nëntori i Rilindjes së bacë Ademit! 

28 Nëntori i vitit 1997 dhe dalja Publike e Krenaris sonë - Ushtris Çlirimtare të Kosovës! 28 Nëntori i ardhjes së Skënderbeut në Prishtinë si triumfator! 28 Nëntori ( I neserm) shkuarja e Gjergjit në Shkup si Nismtar i Bashkimit Kombëtar! 

Page 21: GëZuar Festa Shqiptarë Kudo Që Jemi

E-dini