gazeta "jemi edhe ne" nr.58 muaji shkurt 2016

4
KRIJIME FIGURATIVE 8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected] 1 Viti VIII i botimit, nr. 58, shkurt 2016 Jemi edhe ne... Shkurt 2016_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet Teknologjia do të çojë në dobësimin e aftësive komunikuese tek fëmijët Ne jetojmë në epokën moderne, ku teknologjia ka një ndikim të rëndësishëm në vetë gjykimin, sjelljen dhe stilin e jetës. Të rinjtë të cilët rriten me këtë zhvillim teknologjik si: televizorë, kompjuterë personal, ndryshojnë shumë nga të rinjtë e një gjysmëshekulli më parë. Na ndodh shpeshherë që nuk e kuptojmë pse ka kaq keqkuptime midis pjesëtarëve të një familje, por jo vetëm kaq, edhe marrëdhëniet e fëmijëve me kompjuterin, televizionin, telefonin janë kaq të pakuptueshme. Dhe e gjithë kjo vjen sepse teknologjia po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e të rinjve dhe sidomos në jetën e fëmijëve. PJESA HYRËSE Si pasojë e moskuptimeve që më lart përmenda, midis individëve apo grupeve shoqërore lindin shpesh marrëdhënie të bazuara në vlerësime kritike dhe etiketime apo shkurtime jo të këndshme, që e kanë burimin tek moskuptimi i asaj që tjetri bën dhe tek mosnjohja e mënyrës se si ai e ka ndërtuar logjikën e vet. Kjo shihet përveçse në jetën e përditshme , edhe në shkollë apo marrëdhënie me persona më të rritur. ÇËSHTJA Duke filluar prej viteve 60' të shekullit të kaluar dhe deri në ditët tona, teoricienët të mirë në fushën e komunikimit dhe të medias, kanë zbuluar dhe vërtetuar se shoqëria dhe më konkretisht fëmijët kanë bërë ndryshim të madh kulturor sidomos në aspektin e aftësive komunikuese. Le të mos harrojmë që libri, që na jep diturinë dhe dijen letrare, e që na solli shumë ndryshime në qytetërim, ka humbur dalëngadalë funksionin e tij. Por zëvendësimi në një masë të gjerë i tekstit me pamjen vizive, ka sjellë ndryshime kolosale në kulturë gjithandej. Në këtë mënyrë ky transformim ka sjellë një çarje mes brezave të të rinjve, që formojnë një shoqëri. Ky në fakt është edhe rasti i shoqërisë tonë. REFERIMI TEK MENDIMI SHKENCOR BOTËROR Fëmijët më parë kanë qenë të mbështetur në tekstet e shkruara dhe kanë qenë të pa ndikuar nga media interaktive, ndërsa sot ata bazohen shumë e më shumë në mediat audio vizive, por s'do të thotë që edhe sot nuk ka një pjesë të rëndësishme të informacionit dhe kulturës që nuk shprehet nëpërmjet teksteve të shkruara. Ajo që dua të shpreh, është se kultura audiovizive që vjen nga radioja, kinemaja, telefonat fiks apo personal, teatri, interneti apo dhe kompjuteri ka filluar të marrë një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. ARGUENTI 1 Shoqëria e dikurshme mund të konsiderohet si analfabete, por jo në kuptimin parësor, por nënkupton dikë i cili zotëron edhe kulturë e që mbështetet vetëm tek tekstet e shkruara, por edhe tek media e zëri që vijnë nga teknologjia bashkëkohore, sepse gjithçka merrej nëpërmjet teksteve të shkruara. ARGUMENTI 2 Problemi qëndron në atë që, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës e më gjerë, ku teknologjia është përhapur kohë më parë, dhe që përfshinte breza të ndryshëm, tek ne ka ardhur në mënyrë të vrullshme, duke marrë me vete çdo gjë që i ka dalë përpara. INFORMACION MBËSHTETËS Përderisa gjeneratat e kaluara kujtojnë fëmijërinë me shumë lojë dhe aktivitete në natyrë, gjeneratat e reja preferojnë të lozin në të ashtuquajturën hapësirë kibernetike, ku teknologjia plotëson më mirë nevojat dhe kërkesat e tyre. Shpesh ndodh të shohësh një grup fëmijësh të cilët qëndrojnë së bashku, e në vend që të komunikojnë me njëri- tjetrin, secili prej tyre ka në duar mjete teknologjike me të cilat argëtohen dhe kalojnë kohën. Tani fëmijët edhe kur janë në një park me fusha basketbolli dhe tenisi, ulen në një stol dhe lozin në iPad, iPhone apo edhe tablete të ndryshme, duke u izoluar nga jeta reale në të cilën jetojnë disa moshatarë të tyre. Edhe pse historiku i përdorimit të këtyre aparateve teknologjike është ende i shkurtër për të ditur me siguri efektet afatgjate, sociologët theksojnë se ndërmjetësimi i komunikimit social përmes teknologjisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Në këtë mënyrë është dëshmuar shkencërisht se shikimi për kohë të tëra i televizionit shkakton probleme në zhvillimin normal të shkathtësive gjuhësore dhe shoqërore tek fëmija. Dhe nuk ka asnjë arsye të besohet ndryshe për përdorimin e tepërt të tabletave, nëse aplikacionet argëtuese të tyre nuk kërkojnë ndërveprim dhe angazhim mendor të fëmijës dhe nëse argëtimi i tyre varet nga prekja e një butoni. Por disa nga problemet që mund të dalin në pah me përdorimin e tepruar të këtyre pajisjeve, përveç se lidhen me dobësimin e aftësisë së vëmendjes, zbehjen e përgjegjësisë sociale, izolimin social si dhe dembelizmin, lidhen dhe me pasivizimin Rosela Onuzi, shkolla 9-vjeçare Nange Anisa Onuzi, shkolla 9-vjeçare Nange Briliant Shurbi, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has

Upload: alb-aid-kukes

Post on 15-Apr-2017

205 views

Category:

Education


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016

KRIJIME FIGURATIVE

8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

1

Viti VIII i botimit, nr. 58, shkurt 2016

Jemi edhe ne...

Shkurt 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet

Teknologjia do të çojë në dobësimin e aftësive komunikuese tek fëmijëtNe jetojmë në epokën moderne, ku teknologjia ka një ndikim të rëndësishëm në vetë gjykimin, sjelljen dhe stilin e jetës. Të rinjtë të cilët rriten me këtë zhvillim teknologjik si: televizorë, kompjuterë personal, ndryshojnë shumë nga të rinjtë e një gjysmëshekulli më parë. Na ndodh shpeshherë që nuk e kuptojmë pse ka kaq keqkuptime midis pjesëtarëve të një familje, por jo vetëm kaq, edhe marrëdhëniet e fëmijëve me kompjuterin, televizionin, telefonin janë kaq të pakuptueshme. Dhe e gjithë kjo vjen sepse teknologjia po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e të rinjve dhe sidomos në jetën e fëmijëve. PJESA HYRËSESi pasojë e moskuptimeve që më lart përmenda, midis individëve apo grupeve shoqërore lindin shpesh marrëdhënie të bazuara në vlerësime kritike dhe etiketime apo shkurtime jo të këndshme, që e kanë burimin tek moskuptimi i asaj që tjetri bën dhe tek mosnjohja e mënyrës se si ai e ka ndërtuar logjikën e vet. Kjo shihet përveçse në jetën e përditshme , edhe në shkollë apo marrëdhënie me persona më të rritur. ÇËSHTJADuke filluar prej viteve 60' të shekullit të kaluar dhe deri në ditët tona, teoricienët më të mirë në fushën e komunikimit dhe të medias, kanë zbuluar dhe vërtetuar se shoqëria dhe më konkretisht fëmijët kanë bërë ndryshim të madh kulturor sidomos në aspektin e aftësive komunikuese.Le të mos harrojmë që libri, që na jep diturinë dhe dijen letrare, e që na solli shumë ndryshime në qytetërim, ka humbur dalëngadalë funksionin e tij. Por zëvendësimi në një masë të gjerë i tekstit me pamjen vizive, ka sjellë ndryshime kolosale në kulturë gjithandej. Në këtë mënyrë ky transformim ka sjellë një çarje mes brezave të të rinjve, që formojnë një shoqëri. Ky në fakt është edhe rasti i shoqërisë tonë.REFERIMI TEK MENDIMI SHKENCOR BOTËRORFëmijët më parë kanë qenë të mbështetur në tekstet e shkruara dhe kanë qenë të pa ndikuar nga media interaktive, ndërsa sot ata bazohen shumë e më shumë në mediat audio vizive, por s'do të thotë që edhe sot nuk ka një pjesë të rëndësishme të informacionit dhe kulturës që nuk shprehet nëpërmjet teksteve të shkruara. Ajo që dua të shpreh, është se kultura audiovizive që vjen nga radioja, kinemaja, telefonat fiks apo personal, teatri, interneti apo dhe kompjuteri ka filluar të marrë një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. ARGUENTI 1Shoqëria e dikurshme mund të konsiderohet si analfabete, por jo në kuptimin parësor, por nënkupton dikë i cili zotëron edhe kulturë e që mbështetet vetëm tek tekstet e shkruara, por edhe tek media e zëri që vijnë nga teknologjia bashkëkohore, sepse gjithçka merrej nëpërmjet teksteve të shkruara.ARGUMENTI 2 Problemi qëndron në atë që, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës e më gjerë, ku teknologjia është përhapur kohë më parë, dhe që përfshinte breza të ndryshëm, tek ne ka ardhur në mënyrë të vrullshme, duke marrë me vete çdo gjë që i ka dalë përpara.INFORMACION MBËSHTETËSPërderisa gjeneratat e kaluara kujtojnë fëmijërinë me shumë lojë dhe aktivitete në natyrë, gjeneratat e reja preferojnë të lozin në të ashtuquajturën hapësirë kibernetike, ku teknologjia plotëson më mirë nevojat dhe kërkesat e tyre. Shpesh ndodh të shohësh një grup fëmijësh të cilët qëndrojnë së bashku, e në vend që të komunikojnë me njëri- tjetrin, secili prej tyre ka në duar mjete teknologjike me të cilat argëtohen dhe kalojnë kohën. Tani fëmijët edhe kur janë në një park me fusha basketbolli dhe tenisi, ulen në një stol dhe lozin në iPad, iPhone apo edhe tablete të ndryshme, duke u izoluar nga jeta reale në të cilën jetojnë disa moshatarë të tyre. Edhe pse historiku i përdorimit të këtyre aparateve teknologjike është ende i shkurtër për të ditur me siguri efektet afatgjate, sociologët theksojnë se ndërmjetësimi i komunikimit social përmes teknologjisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm. Në këtë mënyrë është dëshmuar shkencërisht se shikimi për kohë të tëra i televizionit shkakton probleme në zhvillimin normal të shkathtësive gjuhësore dhe shoqërore tek fëmija. Dhe nuk ka asnjë arsye të besohet ndryshe për përdorimin e tepërt të tabletave, nëse aplikacionet argëtuese të tyre nuk kërkojnë ndërveprim dhe angazhim mendor të fëmijës dhe nëse argëtimi i tyre varet nga prekja e një butoni. Por disa nga problemet që mund të dalin në pah me përdorimin e tepruar të këtyre pajisjeve, përveç se lidhen me dobësimin e aftësisë së vëmendjes, zbehjen e përgjegjësisë sociale, izolimin social si dhe dembelizmin, lidhen dhe me pasivizimin

Rosela Onuzi, shkolla 9-vjeçare Nange

Anisa Onuzi, shkolla 9-vjeçare NangeBriliant Shurbi, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has

Page 2: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016

72

Shkurt 2016______________________________________________Jemi edhe ne... Shkurt 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

social. Gjithashtu, përdorimi i tepërt rrezikon reduktimin e aktiviteteve tjera të rëndësishme për zhvillimin psiko-emocional dhe shoqëror, si gjumi, leximi dhe komunikimi fizik me bashkëmoshatarët ose të rriturit. Ndikimi kryesor në fakt qetëson në atë që lidhur me rrezikun që i kanoset vet fëmijërisë si periudhë e veçantë e zhvillimit psiko-emocional dhe social të njeriut. Kjo ngaqë këto aparate nga vet mënyra se si janë të dizenjuara krijojnë mundësi të panumërta që fëmijët përmes internetit t'ju ekspozohen imazheve dhe produkteve, materialeve që cenojnë fëmijërinë. Pra e tërë jeta sociale, nga nivelet mikro e deri te ato makro ka për tendencë të organizohet përmes ndërmjetësimit të platformave të ndryshme të komunikimit virtual. Loja dhe argëtimi, si pjesët më të rëndësishme të zhvillimit psiko-emocional dhe social të fëmijës, gjithashtu janë pjesë e këtij trendi. Dhe nëse loja dhe argëtimi dikur kanë imponuar bashkë-prezencën fizike dhe aktivitetin fizik, sot ato janë pothuajse krejtësisht të natyrës virtuale ku bashkë-prezenca fizike është e panevojshme ashtu sikurse edhe aktiviteti fizik. Mjafton të kesh një pajisje teknologjike që lidhet me internet dhe një vend për t'u ulur të tjerat zhvillohen në atë që quhet ndryshe hapësirë kibernetike. Në këtë mënyrë figura dhe tingulli marrin një vend të dorës së parë në kulturë, si një lloj alfabeti i ri për fëmijët. ARGUMENTFëmijët tanë në këtë rast kanë mbetur pas, sepse në intelektin e tyre tekstet e shkruara (në aspektin e marrjes së njohurive) dhe komunikimi me të tjerët zënë një vend tepër të privilegjuar, ndërsa zëri dhe figurat janë mbizotëruese vetëm në kohën e lirë dhe në formimin jashtëshkollor të fëmijëve. Të gjithë ne pajtohemi se përfshirja e fëmijëve në interaktivitetin social dhe në ambiente të hapura, që janë elemente të pazëvendësueshme në zhvillimin e shëndoshë të tyre, do të çojnë në kufizimin e aftësive të të folurit, pasurinë e fjalorit por edhe vëmendjen ndaj gjërave të tjera.Megjithëse teknologjia ka aspekte negative, sepse redukton aftësitë komunikuese tek fëmijët, nuk duhet mohuar fakti që ekzistojnë edhe aspekte pozitive në lidhje me ndikimet e saj. Së pari fëmijët përfitojnë nga interneti për të mbajtur kontaktet me shokët, familjarët. Kështu nuk është vetëm duke i ndihmuar fëmijët që të lidhen në një miqësi, por gjithashtu është shfaqur edhe si burim për të kaluar nëpër lloje të ndryshme njerëzish, që nga niveli më i ulët e deri tek ai më i lartë. Gjithashtu interneti dhe telefonat sot ofrojnë aplikacione pafund të krijuara posaçërisht për fëmijë, adresa të veçanta ku gjenden lojëra mjaft sfiduese dhe ushtrime të rëndësishme, që ndihmojnë në mbajtjen e një truri aktiv. Krahasuar me programet televizive, interneti dhe pajisjet si iPhone, iPad etj., kanë llojshmëri zgjedhjesh që nuk kufizohen nga skema programore e televizorit , apo nuk varet nga ofertuesi i kabllorëve apo skemave të planifikuara. Përveç kësaj, përdorimi i këtyre pajisjeve ndihmon edhe në mësimin e gjuhës angleze në një moshë shumë të hershme dhe po ashtu mund t'i pasurojë fëmijët me një numër të madh këngësh dhe përrallash. Por, në fakt një ndër arsyet e tjera përse fëmijët e sotëm lidhen përnjëherë dhe fuqishëm me përdorimin e pajisjeve teknologjike, është edhe modeli që ata marrin nga familjarët, përkatësisht imitimi i tyre në përdorimin e vazhdueshëm të telefonave. Kuptohet se pas kësaj një pjesë e madhe e një farë tensioni, që ekziston në familje dhe në shoqëri e ka bazën te fakti se secili prej tyre është rritur dhe formuar duke përdorur një kod komunikimi të ndryshëm prej njëri-tjetrit. Prindër të alfabetizuar. Fëmijë analfabetë. Të parët të rritur e të formuar brenda një kulture klasike komunikimi. Të dytët –përdorues dhe të mësuar me një kod modern komunikimi.ARGUMENTE PRO DHE KUNDËR Është shumë e rëndësishme, që përdorimi i këtyre pajisjeve të jetë i kufizuar sepse është kyçe që fëmijët të ndërtojnë një komunikim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm me njerëzit e tjerë përreth, gjë që përbën elementin kryesor, që përcakton gjithë mirëqenien psikologjike të fëmijës në moshën e tij të rritur. Pastaj është po ashtu shumë e rëndësishme, që prindërit të kontrollojnë vazhdimisht përmbajtjen e lojërave dhe videove të ndryshme dhe të sigurohen që nuk ka elemente agresiviteti në to, e që do t'u pamundësonte aftësinë e kontrollimit të emocioneve. Secili me përparësitë dhe jo përparësitë e veta, por kodi i dytë mbetet gjithsesi në përputhje me teknologjinë e botës ku jetojmë, më në fazë me epokën e sotme dhe ndoshta me atë të ardhme. Si përfundim është e rëndësishme që të gjithë fëmijët , përdorues të internetit, të ndërgjegjësohen në mënyrë që teknologjia nuk është e vetmja mënyrë e kalimit të kohës së lirë, sepse ka shumë mënyra të tjera si leximi i librave jashtëshkollorë, kryerja e aktiviteteve sportive, kulturore apo qëndrimi me të afërmit dhe miqtë. Çdo fëmijë duhet të përjetojë këtë periudhë të rëndësishme të jetës. Ata duhen të ecin me këmbë zbathur në bregun e detit, të gërvishten duke luajtur me moshatarët, të shkojë në mal, pra të rrëzohet por edhe të ngrihet. Kjo pjesë e jetës së tyre nuk duhet të zëvendësohet nga prania e mikut virtual në jetën e tyre. Fëmijës këtë kohë të çmuar nuk duhet t'ia marrë teknologjia. Fatjona Bucpapaj, shkolla e mesme 'Asim Vokshi”, Tropojë

Heqja e maturës shtetëroreSistemi arsimor në Shqipëri, mund të thuash një kauzë e vërtetë, por pavarësisht kësaj mbetet forma elementare, parësore dhe më e rëndësishmja e përfitimit të dijeve. Sot për sot kalojnë shumë pak afate kohore, që nuk dëgjon për një ndryshim që do t`i bëhet sistemit arsimor gjithmonë në funksion të përmirësimit të shërbimit që ofrohet dhe që të nesërmen të kemi dije të sigurta dhe të përballemi me të pritshmen dhe të pa pritshmen e profesionit. Këtë vit u miratua një tjetër projektligj, këtë herë me epiqendër maturën shtetërore, duke rikthyer një formë përzgjedhje të përdorur disa vite më parë, por me pak ndryshime. Ministria e Arsimit e hoqi maturën shtetërore dhe kriter për vazhdimin e studimeve të larta vendosi mesataren me 50% peshë, ndërkohë pjesën e mbetur ia la në dorë universiteteve, të cilat do të vendosin formën e pranimit të studenteve të rinj. Si çdo ndryshim që ka dy pole, ashtu edhe kjo reformë i polarizoi studentet. E vjetra, ishte e domosdoshme, që të ndryshohej, shpesh herë ajo akuzohej se favorizonte “tregun e zi” dhe dominimin e disa rezultateve fiktive, gjithashtu kishte raste kur mungesa e informimit në plotësimin e preferencave të duhura, të zhyste thellë në baltë dhe të orientonte drejt të detyruarës.Rritja e rolit të mesatares shprehet si një vlerësim i punës së nxënësit në tre vite, ndërkohe kriteri i dytë i pranimit është një domosdoshmëri që pasqyron punën e mësimdhënësit dhe përkushtimin e mësim nxënësit.E ardhmja e një vendi është rinia, por një rini e keq arsimuar është një gjymtyre e munguar, prandaj sa më shumë reforma të ndërmerren për të siguruar kushte më të mira, këto vetëm në shërbim të interesit të të interesuarit janë, por rëndësia më e madhe qëndron tek studimi i duhur i terrenit me qëllim që ky integrim të ketë efektin e duhur që favorizon zhvillim dhe jo ta bëjë atë një “katranoje” të vërtetë, ku studenti të gjendet në një kryqëzim ku s`ke tabelë që të orienton dhe të ofron siguri.

Danjela Kuca, shkolla e mesme “Asim Vokshi”, Tropojë

KRIJIME FIGURATIVE nga nxënësja Fatjona Bucpapaj,

shkolla e mesme “Asim Vokshi”, Tropoje

Page 3: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016

3

Shkurt 2016______________________________________________Jemi edhe ne...Shkurt 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

6

Reforma në arsim''Sekreti i arsimit qëndron në respektimin e studentit.'' Arsimi është një udhë e gjatë e cila na shoqëron që në vitet e para të jetës. Që kur bëhemi pjesë e arsimit ne i nënshtrohemi një metodike që përdoret prej vitesh ose bëhet eksperiment për herë të parë mbi brezin tonë. Në rastin e parë jemi të detyruar të përgatitemi pavarësisht aprovimit tonë apo jo për programe që ndoshta shpesh kanë rezultuar jo-efikase për nxënësit e nivelit të lartë. Në rastin e dytë ne presim shpjegime dhe mbetemi në dilemë dhe të painformuar për të ardhmen tonë. Që ishte e nevojshme një reforme e mirëfilltë është e dukshme, sepse ka që në vitin shkollor 2009-2010 që ndiqet e njëjta rrugë, sidomos në maturën shtetërore dhe pranimin në universitete. Në këndvështrimin tim si nxënëse në vitin 2013- dhe në vazhdim reforma e paraqitur këtë vit shkollor përveçse ka anë të shumta pozitive ,çalon në disa aspekte. Për anët pozitive flas që në idenë e një reforme të re pasi që pa nisur gjimnazin i "frikësohesha" metodës së mëparshme të pa aplikuar në asnjë vend tjetër të botës. Gjithashtu, rritja e rëndësisë së mesatares dhe rikthimi i provimeve me bazë dalëse është për mendimin tim tepër efikase.Ne anën tjetër, pikat ku çalon kjo reformë, qëndrojnë në faktin se publikimi i kritereve nga çdo universitet është i vonuar dhe lëndët me zgjedhje nuk mund të përfshihen në provimet dalëse sepse meqenëse gjimnazi është i përgjithshëm, provimet për lëndët specifike do të jenë disi penalizuese për rezultate të larta në lëndët bazë matematike, letërsi dhe anglisht. Për t'ju kthyer fjalisë së parë dhe falënderuar -"Respekti i mendimit të nxënësit është sekreti i arsimit produktiv." Redisa Nezaj, shkolla e mesme 'Asim Vokshi”, Tropojë

Zhargonet e adoleshentëveNjë çështje e viteve të fundit është edhe problemi social i komunikimit prind-mësues adoleshent. Megjithëse nuk është problem shumë shqetësues, për shkak të tij lindin mosmarrëveshje dhe vështirësi ne komunikimin ndërmjet prindit, mësuesit dhe adoleshentit. Diku tek një studim japonez shprehet shqetësimi se si adoleshentët kinezë kishin filluar të mos njihnin shkronjat e tyre tradicionale. Kjo si rrjedhojë e përparimit teknologjik, përdorimit në masë te iPhon-ëve të cilët si gjuhë te unifikuar kanë gjuhën angleze. Ky studim konstatonte se epoka e dixhitalizimit po rriste adoleshentët kinezë analfabetë, për sa i përket shkrimit dhe njohjes së shkrimit tradicional.E duke u kthyer ne realitetin tonë, mund të themi se edhe alfabeti e gjuha jonë po pëson transformime të ''tmerrshme'' kur vjen puna te përdorimi i tij ne gjuhën e folur dhe atë të adoleshentëve, brezit më afër zhvillimeve teknologjike sot. Tek brezi i adoleshentëve fjalët tashmë mund të kuptohen edhe nëpërmjet tre-katër shkronjave. E mjafton të kesh vetëm pak vite diferencë për të pasur keqkuptime dhe vështirësi komunikimi nga këto kode që përdorin adoleshentët. Më poshtë po sjellim disa shembuj sesi fjalët shqipe janë zëvendësuar me kode uniforme komunikimi midis adoleshentëve shqiptarë: Flm-faleminderit ; dtl- ditëlindje; cpb- çfarë po bën; ver8- vërtetë; tak-takohemi etj.S i ç t h a m ë e d h e m ë l a r t k y s h q e t ë s i m s o c i a l n u k k a p r e k u r v e t ë m t ë r i n j t ë s h q i p t a r, p o r dhe ata perëndimorë. Disa kode në të folur të lindura nga përdorimi i anglishtes janë: Plz-please ( te lutem); lol- laughing out loud ( qesh me zë të lartë); cuz- because (sepse); hf- have fun( bëfsh qef); RIP- rest in peace( u prefsh në paqe). Shumë nga këto kode nuk përdoren vetëm në të shkruar por edhe në të folur. Përdorimi masiv i rrjeteve sociale si facebook, instagram, twiter apo edhe programeve si viber, what”s upp, snap, chat etj, kane diktuar komunikimin e sotëm të të rinjve. Ky fjalor tejet i përdorur duket sikur është konsoliduar brenda të rinjve shqiptarë. Ndër vite janë njohur forma te ndryshme te komunikimit midis njerëzve, duke filluar me shenjat e duke mbaruar me fjalët. Madje përtej Shqipërisë ka pasur raste të krijimit të alfabeteve të posaçëm për të arritur në një komunikim që vetëm pak njerëz t'a kuptojnë. Në fakt dëshira për te komunikuar të qetë dhe pa u kuptuar nga njeri, në jo pak raste, është qëllimi i përdorimit të kësaj gjuhe nga të rinjtë shqiptarë. Çdo brez nxënësish ka njohur ndër vite ndryshimet e tij në përzgjedhjen e fjalëve. Tashmë jo vetëm rrobat zgjidhen sipas modës, por edhe fjalët. Me shumë se kushdo tjetër këto ndryshime i ndjejnë mësuesit. Ata shprehen se ndryshimet midis të rinjve dhe brezit të tyre, janë aq galopante sa nuk mund të krahasohen. Një mësuese e lendes së fizikës në shkollën e mesme ''Sami Frasheri'' shprehet se nuk mund të krahasojmë brezin katër vjeçar të gjimnazistëve me katër vjetarët e mëparshëm. Ajo thekson se çdo brez gati -gati ka krijuar një fjalor të tyrin, madje edhe brenda vete çdo grupi shoqesh apo shokësh më të afërt, ndeshesh me kode e shprehje të veçanta. Kohëve të fundit duket sikur zhargonet ndryshojnë më shpesh, ndoshta për shkak të komunikimit më të shpeshtë dhe për shkak të ndryshimeve teknologjike. Kur pyet të rinjtë nëse ka shprehje që i përdorin prindërit apo gjyshërit dhe ata nuk i kuptojnë, të rinjtë shprehen se sigurisht që ka. Të rinjtë shprehen se janë të pakuptueshme krahasimet, aforizmat dhe fjalët e vjetra që prindërit e tyre i përdorin hera-herës. Intelektuale e gjuhëtarë shprehen se jo gjithmonë përdorimi i shkurtesave dhe kodeve në të folur, është problem shqetësues. Për shembull në universitet perëndimore si Franca, Italia etj, krahas lëndëve universitare zhvillohet një lëndë plotësuese e quajtur ''Metadologji'' ku mësohet të shkurtohet gjuha e folur. Kjo edhe për shkak se gjuhët e huaja shkruhen ndryshe dhe lexohen ndryshe. E për te justifikuar deri diku shkurtimet e fjalëve në të shkruar, gjuhëtar e intelektualë shprehen se këto shkurtime nuk kanë te bëjnë aq shumë me zhargonin aq sa kanë të bëjnë me kursimin e kohës. Për shembull edhe në tekstet shkollore përdoren shkurtime të llojit: Fig-figura; Dmth-do me thëne etj. Shkurtimet më së shumti i ndeshim ne leksionet e marra nga studentët, te cilët për efekt të kohës kane krijuar një kod personal të të shkruarit. Gjuhëtari Gjovalin Shkurti shprehet se duhet pasur kujdes me ruajtjen e gjuhës .Sipas tij problemet e tjetërsimet të gjuhes shqipe nuk i kanë vetëm të rinjtë. Këto probleme i paraqesin edhe politikanët, inxhinierët, ekonomistët etj. E duke qëndruar vetëm tek zhargoni i te rinjëve, ata shprehen se kjo mënyre komunikimi i ndihmon të jenë te veçantë, të flasin së bashku pa u kuptuar nga prindërit e të tjerët, e njëkohësisht i ndihmon të ndjehen të bashkuar më shumë me njeri- tjetrin dhe te ndjehen ''trendi''. Për sa kohë që vetë shoqëria ndryshon, edhe gjuha e brezave evoluon bashkë me vetë brezin. Erviola Doçi, shkolla e mesme 'Asim Vokshi”, Tropojë

Nëpër male, nëpërshkrepaFluturon Shqiponja me dy krena.

Anembanë ndërShqiptariShpërndan Shqipja krenari.

Prej Ulqini e derin'JaninGostivar e ÇamëriPreshevë e në Kosovë

të gjithë jemi Shqipëritë gjithë thonëJemi kuq e zi.

Rezarta Sadikaj shkolla '' Hoxhe Zogu'' zogaj

Jemi kuq e zi

KRIJIME FIGURATIVE nga nxënësja Uejda Bucpapaj,

shkolla e mesme “Asim Vokshi”, Tropoje

Page 4: Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016

54

KRIJIME LETRARE

Shkurt 2016_______________________________________________Jemi edhe ne... Shkurt 2016_______________________________________________Jemi edhe ne...

KRIJIME LETRAREKujtimeKoha dhe vdekja janë për njerëzit, e para nuk konceptohet, ikën dhe vjen si hije dhe e dyta e pabesë, por kujtesa historike është ajo që e zbukuron jetën. Jeta është e bukur, me kujtime të shumta, që të bëjnë të lumtur sa herë që i mendon. Por njerëzit janë ato që u japin jetë atyre, duke i kthyer në një ëndërr realiteti. Për mua të kujtosh është një nga gjërat më të veçanta dhe çdo takim me njerëz të njohur e kthej në një kopsht të bukur ëndërrimesh, kujtimesh e duke u veshur atyre fjalët më të bukura që me vijnë në mendje. Koha është ajo që i jep vlerë arsyes ndërsa kujtimet janë aksesorë. Për mua kujtimi më i bukur është dita e parë e shkollës. Unë, një vajzë e ndrojtur, e shkurtër, me flokë ngjyrë të artë drejtohem drejt shkollës që më dukej gjigande në atë kohe. Ajo çka më kujtohet si sot është frika e tmerrshme që kisha nga shkolla, më dukej aq e frikshme sa që çdo mëngjes me rridhnin lot nga sytë. Në bankë mësuesja më vendosi përkohësisht me një vajzë me flokë të shkurtra dhe pakëz me e gjatë se unë. Ne dorë kishim nga një fotografi, arsyen nuk e di por më bën përshtypje se si ajo vajzë qe isha e ulur më të në bankë që ditën e parë të shkollës do të bëhej njeriu më i afërt për mua, dhe të them të drejtën në fillim nuk më pëlqeu aspak, nuk ishte e shoqërueshme, qëndronte pa folur me të tjerët, e kur dikush e pyeste për diçka nuk i përgjigjej, por thjesht e shikonte me ironi që akoma me kujtohet dhe me duket sikur e shikoj dhe sot. E sa e sa kujtime të tjera shume të bukura që ruaj, ruaj me shume kujdes dhe shpesh herë i shpluhuroj nga pluhuri kohë. Sepse të kujtosh për mua është gjëja më e bukur që ne njerëzit posedojmë. Anila Beqiraj, shkolla e mesme “ Bajram Abdiu” Bicaj

Ditari i një të burgosure E rrethuar nga katër mure, e mbyllur nё vetvete, e fundosur si nё njё humnerë ku drita duket qё nuk do tё dalë kurrë …Çdo ditë më e vёshtirё se tjetra, çdo sfidë më e papërballueshme. Por, kjo ёshtё jeta ime! Ky ёshtё realiteti me tё cilin pёrballem çdo ditё qё nga ai çast i mallkuar kur i dhashë një kthesë tё fortë jetës dhe tё ardhmes sime. Dhe ja ku ndodhem tani, duke vuajtur pasojat e veprimeve tё mia…Po tё mё pyeste dikush para disa viteve se a do e kisha imagjinuar veten nё njё ambient tё tillё, nё njё gjendje kaq tё mjerueshme, pёrgjigjia ime do tё kishte qenё “DEFINITIVISHT JOO”. Por fatin askush s'mund ta ndalojё dhe fati pёr mua kёshtu e deshi. Vitet mё tё bukura tё jetёs mu tretёn, ikёn pa lёnё gjurmё. Shpesh nё ёndrra tentoj tё vrapoj pas tyre, pёrpiqem tё kapem pas atyre grimcave tё lumturisё qё kanё mbetur nё tё kaluarёn dhe me to te ndricoj tё ardhmen time, por e kam tё kotё. Sёrish zgjohem nga gjumi dhe vazhdoj rrjedhёn 'e bukur' tё jetёs sime. Sёrish mbesin thjesht ёndrra. Dhe a e di cfarё ? Sa mё shumё qё pёrpiqem tё pajtohem me realitetin tim, sa mё shumё qё pёrpiqem tё gjej forcёn pёr tё kaluar dhe kёtё kohё qё mё ka mbetur, aq mё shumё zhgёnjehem dhe lёndohem. Zhgёnjehem pёr faktin se nuk kam askёnd pranё qё tё mё thotё njё fjalё tё mirё, tё mё japё kurajo dhe mbёshtetje, pasi secila ka problemet e veta, ka mёrzinё e vet. Ёshtё normale, s'u vё faj. Por, ai qё mё shkatёrrron mё shumё ёshtё lёndimi. Lёndimi nga malli pёr familjen. Ndoshta tё gjithave mund t'u bёsh ballё, por tё jetosh cdo ditё larg vajzёs tёnde, larg bashkёshortit tёnd, ёshtё gjёja mё e vёshtirё, mё e pamundur, mё sfilitёse dhe mё demoralizuese pёr njё njeri apo mё saktё pёr njё grua. Çdo ditё qё unё e kaloj kёtu brenda ёshtё njё ndyshim tek ata, tek jeta e tyre. Dhe unё çdo ditё zgjohem me frikё, me frikёn se njё ditё do ti humbas, me frikёn se njё ditë ata do tё lodhen, me frikёn se njё ditё do tё ndryshojnё aq sa s'do t'i njoh. E di qё u kam shkaktuar shumё vuajtje, lotёt pёrvёlues nё atё fytyrё tё brishtё tё vajzёs kur vinte tё mё takonte mё kёputnin shpirtin, duart e saj tё vogla dhe tё ftohta mё ngrinin zemrёn, ai shikim plot dashuri dhe mall qё mё thoshte “Mami eja mё tё lutem, mё ke lёnё mjaft vetёm” mё therte nё çdo qelizё tё trupit. Pastaj ishte ai, personi qё mё kishte qёndruar gjithnjё pranё, qё nё çastin qё bashkuam njё herё e pёrgjithmonё jetёt tona. Ishin fjalёt e tij aq tё urta, aq tё dashura, aq tё zgjedhura, aq me dashuri. Ishte pёrqafimi i tij i ngrohtё qё mё bёnte tё harroja çdo gjё. Ehh, ishin tё gjitha ato tё tjerat. Tё gjitha ato qё mё bёnin tё vuaja, sepse nuk mund ti shijoja pёr njё kohё tё gjatё. Dhe ta mendosh, u bёnё gjashtё vite e tre muaj dhe kam plot dhe shtatё vite e dy muaj tё tjerё, qё do tё thotё qё jam vetёm nё mes tё rrugёs. Nuk e di a do mund ti shkoj nё fund, sepse me tё vёrtet tani jam shkatёrruar, shpresat dhe besimi mё janё shuar. Pendesa ime tani svlen asgjё. Gjithcka ka mbaruar,e ndiej… Edona Haklaj, shkolla e mesme 'Asim Vokshi”, Tropojë

Qëndrimi im ndaj vlerave të veprës “Skënderbeu” të Sabro Godos Të jesh shkrimtar nuk do të thotë thjesht të dish të shkruash bukur. Kjo fjalë do të thotë shumë më shumë. Do të thotë të përcjellësh mesazhe dhe të tejçosh vlera. Do të thotë që me anë të asaj që ke shkruar të ofrosh pikërisht atë çfarë lexuesi dëshiron. Do të thotë që të ndërlidhesh në mënyrë të përsosur realitetin, historinë dhe fantazinë. Por a përmban çdo vepër ato që përmenda më sipër? Le të ndalemi tek vepra “SKENDERBEU” e shkrimtarit Sabri Godo. Çfarë na përcjell kjo vepër? A mund të quhet një vepër e arrirë në çdo detaj? Pikërisht në këtë vepër realiteti, historia dhe trillimi janë shkrirë në mënyrë të përsosur. Datat, vendet, ngjarjet historike dhe personazhet të trilluar apo jo, bëjnë që kjo vepër të futet në listën e veprave të arrira, pavarësisht se me disa mangësi. Mangësi në kuptimin që ekzistojnë disa pika ku autori del pak nga tema ose disa raste ku detajet e stërholluara nuk janë të nevojshme. Disa raste ku për një fije fillon të të humbasë durimi për të lexuar atë që ke para, pasi të bëhet siç thotë populli pak “bajat”. Pastaj janë dhe ato pjesët ku gjithmonë Skënderbeu del fitimtar. Të duket se fundi i çdo kreu është i njëjtë, do të ketë vrasje, prerje, therje, tradhti dhe në fund Skënderbeu do të dalë si gjithmonë fitimtar, pra në mënyrë të hiperbolizuar. Por, pavarësisht kësaj vepra “Skënderbeu” na tejçon shumë vlera dhe na tregon gjëra për të cilat më parë nuk kemi qenë në dijeni, por që duhet të jemi. Pikërisht kjo vepër, nëpërmjet rreshtave të saj, na përcjell historinë tonë, të kombit tone, të popullit shqiptar. Me anë të gërshetimit të realitetit me trillimin ne marrim pikërisht atë çfarë kemi humbur nga ato që të tjerët na kanë treguar apo nga ato që kemi lexuar. Në fakt, mund të quhet arritje. Arritje, për faktin se nëpërmjet pak rreshtave ne zbulojmë historinë e një kombi të tërë. Njihemi me personazhe që i kemi dëgjuar më pare, por s'i kemi njohur kurrë. Njihemi me vlera dhe virtyte të pashmangshme të shqiptarit si person, dhe të shqiptarëve si popull. Dhe janë këto gjëra që neve na bëjnë krenar. Besa, mikpritja, respekti, nderi, mbi të gjitha krenaria dhe trimëria janë ato që i karakterizojnë shqiptarët dhe në këtë vepër janë të karakterizuara më së miri. “Për mikun zemrën, për armikun armën”. Ja, kjo është ajo çfarë kjo vepër na përcjell. Shqiptari, i sprovuar në çdo lloj forme, i thyer në shpirt e i vrarë në zemër, i vetëm apo me të gjithë, ai ja ka dale mbanë. Me gjakun e tij ka shkruar historinë e popullit, me krenarinë e tij ka thyer armikun, me nderin e tij ka lartësuar kombin, me dashurinë e mençurinë e tij ka ndritur gjithë mendjet e tjera. Shkrimtarë të mëdhenj krijojnë vepra të mëdha. Veprat e mëdha përcjellin mesazhe universale. Të dy së bashku formojnë historinë e një kombi. Shembulli më i mirë është kjo vepër. “E MADHE” në të gjitha aspektet. Edona Haklaj, shkolla e mesme 'Asim Vokshi”,

Pse

Pyetja që arsye kërkone askund përgjigje s'gjenpyetje që të trazon

Pse..është kjo pyetje që më ngeli pranëpse...për ata që nga unë u larguan ...për ata që ikën e arsye s'dhanëpër ata që lumturinë ma mohuan

Pse...për ëndrrat që në errësirë stepene tashmë asgjë s'më ndihmonpse për ëndrrat që ëndrra ngelenpse...për këtë botë intrigash që më rrethon

Pse për ndjenjat që pa mëshirë venitentë braktisura diku në qoshen e harresëspse.. për lotët që nga sytë nuk hiqenpërsëri pse..për fijen e brishtë të shpresës

Një pse që prapë pikëpyetje mbetete lë pas shijen e hidhur të kujtimevepse për shkaqet që kurrë su kuptuanveç sa hodhën mbinë valën e zhgënjimeve

Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare “Skënderbeu”, Krumë

Tropoja madhështore

Marrë jetë nga emri yt,dhe nga bukuritë e tua,Ti Tropoja madhështore,sa krenare më bën mua.

Malet tua si kurorë,Bjeshkët tua gjerdan flori,dhe Valbona mbretëreshëqë na shndrit në këtë Malësi.

Dhe qyteti i Bac Bajramit,mbledh pesë fiset si kurorë,Për traditën Tropojane shih sa bukur kuvendojnë.

Në kurorën e Tropojës,është fisi Nikaj-Mertur,qe s'u trembën asnjëherë,po qëndruan shkëmb e gur.

Flet Krasniqja shumë besnike,Gashi hedh plisin mbi sy,Në ballë të odës ulet Bytyciqë është plot me sojni.

Buzëqeshjet fëminorenëpër shkollat tropojanei bekojnë këto trojedhe ja shtojnë brezt ksaj ane.

Rovena Aliaj shkolla ''Hoxhe Zogu'' Zogaj

Lotët e jetimit

Një fëmijë i vogël,ecën i vetmuari ka humbur prindëritvështirë për të jetuar.

Ecën nëpër rrugëFëmijë të tjerë duke i parëFare s'qan nga mallisytë ju kane tharë.

Hapjani zemrën djalit krejt ju thye si guriKur e mbajnë afërfëmijët e një burri.

i shikon me habisi këta e ndihmojnëJanë ndryshe për tëjetën ja lehtësojnë

E marrin dhe e rritinbëhet fëmijë i diturkurrë nuk i harronFamiljen që e kish rritur

Tani mall nuk ndienështë rritur bërë burrëGjithë jetën e tijLoti s'pushoi kurrë....

Lordjan Nezaj, shkolla ''Hoxhe Zogu'', Zogaj, Tropoje

Diell në stuhi

Ishte një ditë e ftohtë dimriseç më erdhi një dëshirë të eci nëpër shimendimet e mia ti merrnin pikat e shiute unë të ndihesha e qetëe lumtur dhe plot shpresë.Në ftohtësinë e shiut të fshiheshae të vazhdoja rrugëtimin derisa të mbaronte rrugae në fund të shkëlqenin ca rrezepër të më ngrohur paksa.Era ngatërronte flokët e mie fytyra lagështohej nga pakdielli filloi të ndriçonte në stuhie duart filluan të ngroheshin pak.Isha e përhumbur në mendjen time dhe ecja pa ndaluarndjeja rrugëtimin e ujit në fytyrë dalëngadalëe pëshpërita me mendjen time dy fjalësikur të ndihem shpesh kështudo të ishte një mrekullinë erën që frynte një diell që më ngrohte me stuhi.

Erjona Qerkezi, shkolla e mesme “Skënderbeu” Krumë

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te

Hygerta X

hahu, kl. VII-te