tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj kancerit te

16
ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 239 (2452) E MARTË, 09-10-2018 www.shqiptarja.com NISMA SOCIALE NJE KONTROLL SHPETON NJE JETE! TETORI MUAJI ROZE MUAJI I NDERGJEGJESIMIT NDAJ KANCERIT TE GJIRIT! KANCERI I GJIRIT ESHTE SHKAKU KRYESOR I VDEKSHMERISE SE GRUAS NE MBARE BOTEN. PARANDALIMI SHPETON JETE VAJZA, GRA , NENA BENI KONTROLLE TE PERVITSHME TE SHPETONI JETET TUAJA SPITALI CONTINENTAL JAU SIGURON KETE SPITALI CONTINENTAL JAU SIGURON KETE Për ju, Për familjen, Për jetën

Upload: others

Post on 11-Nov-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 239 (2452) e martë, 09-10-2018 www.shqiptarja.com

nisma sociale

nje kontroll shpeton nje jete!

tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te gjirit!

Kanceri i gjirit eshte shKaKu Kryesor i vdeKshmerise se gruas ne

mbare boten. Parandalimi shPeton jete

Vajza, gra , nena beni kontrolle te perVitshme te shpetoni jetet tuaja

spitali continental jau siguron kete

spitali continental jau siguron kete

Për ju, Për familjen, Për jetën

Page 2: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

2 E martë, 9 tetor 2018www.shqiptarja.comAudiopërgjimi i montuAr

Kush rreziKon më shumë?Gratë mbi 40 vjeç, të cilat nuk kanë realizuar lindje

FaKtorët që rritin rreziKunCikli menstrual i ardhur në moshë shumë të hershme tek vajzatMenopauzat në mosha shumë të mëdhaObezitetiPërdorimi i terapive hormonale zëvendësuese në menopauzëKonsumi i duhanitKonsumi i alkolitHistori të ngjashme familjarePrania e geneve që rritin riskun për sëmundje malinje Ekspozimi ndaj rrezatimeve

Një koNtroll shpëtoN Një jetë!Jeta është dhurata më e shtrenjtë! Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekshmërisë së gruas në mbarë botën. Kanceri i gjirit mund të konsiderohet me plot të drejtë si “vrasësi” më i madh i grave. Por ka një zgjidhje: një eko apo mamografi e gjirit ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. Janë ekzaminime të shpejta, të thjeshta dhe vlejnë sa jeta

zbulimi i hershëm është Kura më eFeKtive për Kancerin e gjirit.Parandalimi shpëton jetë, ndaj mjekët specialistë rekomandojnë që të gjitha gratë dhe vajzat të kryejnë kontrolle të përvitshme për parandalimin e Kanceritë të Gjirit.

Spitali Continental Tiranë, deri më datë 31 tetor, do të ofrojë për të

gjitha gratë dhe vajzat paketën e kontrollit të gjirit, si më poshtë:1. Mamografi

500 lekë 2. Ekografi e gjirit 1.000 lekë

3. Vizitë me Onkologun Falas

një Kontroll shpëton një jetë!

DiagnostiKimi Nga mosha 25 deri në 40 vjeç çdo grua duhet të vetë-ekzaminohet në mënyrë të përmuajshme

Çdo ndyshim i formës, apo prekje e elementëve të rinj në strukturën e gjirit, duhet ta bëjë të drejtohet menjëherë tek mjeku onkolog

Ekografia dhe mamografia në këtë grup-moshë duhet të realizohen vetëm me konsultën e mjekut onkolog

ÇDo grua mbi moshën 40 vjeÇ Duhet të realizojë ÇDo vit EKOGraFiNë E Gjirit MaMOGraFi

Rr. Ali Demi, tek ish kombinati poligrafik, prane Kryegjyshates Boterore Bektashiane, Tirana, [email protected]

tetori - muAji rozë, muAji i ndërgjegjësimit ndAj KAncerit të gjirit!

Page 3: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

Cyan magenta yellow black

Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 239 (2452) e martë, 09-10-2018 www.shqiptarja.com

IntervIsta në report tv

Thimo: Koço Kokëdhima donte të falsifikonte 100 ikona e t’i shiste në QiproKoleksionisti deklaron se Kokëdhima i ka ofruar në vitin 2002, që të bëhej pjesë e trafikimit ilegal të ikonave të trashëgimisëIlir Babaramo ► Faqe 9

perplasja per zgjedhjet

Basha ‘tradhton’ lsI, nuk pranon korrektImIn e votaveLuan Rama: Reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor. Basha: Diskutimi për sistemit jo sotadriatik doçi ► Faqe 10-11

Fushë-Krujë

Tritol banesës së Xhisielës, vajza: U kërcënova nga opozita

► Faqe 8

IntervIsta

Eugenio Tibaldi: Jeta ime në basifondet e Camorra-s, ku digjeshin makinat pas krimit

Artisti italian vjen për të ngritur një vepër të madhe që lidhet me identitetin e Tiranësnga dhurata hamzai ► Faqe 14

► Faqe 4-7nga elton Qyno

eKsKluzIve / pergjIMet

BreçanI Fundos “BaBalen”: alIzotI Me Ka rreFyer se

BIseda Ishte e sajuar

Zbardhen përgjimet e prokurorisë ku imituesi i zërit të vëllait të ministrit Xhafaj ankohet se “Babalja” nuk i ka dhënë asnjë euro nga ato që mori nga PD-ja

Superpolici i kohës së PD-së ka pranuar në prokurori se Fredi Alizoti i treguar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës

në audiopërgjimin e publikuar nga PD për të marrë para

alIzotI: zerI I agron XhaFes I IMI, salIanjI do na jepte nga 100 MIje €

Kjo gazetë përdor teknologjinë

Qr-Code

dëgjonishikoni

lexoni

BreçanI Fundos “BaBalen”: alIzotI Me Ka rreFyer se

BIseda Ishte e sajuar

“pa gjurMe”

report tv ne kerkIm te artur LLeshIt te zhdukur ne maQedonIKa startuar dje në Report Tv, emisioni “Pa gjurmë”, ku është trajtuar rasti i babit të 3 fëmijëve i zhdukur 6 muaj më parë në Gostivar odeta duma ► Faqe 13

BaBalja taKoI ne FIllIM salIanjIn dhe Me pas gazetarIn olldashI

Page 4: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

4 E martë, 9 tetor 2018www.shqiptarja.comEKSKLUZIVE / PERGJIMET

Alizoti: Zëri i Agron Xhafës imi, Salianji do na jepte nga 100 mijë €

Zbardhen dy deponimet e kunatit të Babales në polici e prokurori ku rrëfen se si u saju audiopërgjimi i vëllait të ministrit Xhafaj

Zbardhet dëshmia Fredi Al-izotit, personit që denoncoi sajesën e audiopërgjimit të Geron (Agron) Xhafajt. Alizoti që është kunati i

Albert Veliut, të ashtëquajturit Babale, ka shkuar vullnetarisht më 1 qershor në policinë e Fierit ku ka rrëfyer gjithçka për sajesën e audiopërgjimit të famshëm ku pretendohej se ishte i vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Në dokumentin që prokuria ka paraqitur në gjykatë për masën e sigurimit ndaj personave të përfshirë në këtë çështje, që Shqiptarja.com e disponon Fredi Alizoti sqaron me detaje se si iu kërkua nga Babalja që ai të imitonte zërin e Agron Xhafajt. Ai ka treguar se Babalja i ka thënë se deputeti i PD-së Ervin Salianji do t’iu paguante nga 100 mijë euro për kokë për këtë sajesë.

“I kishte ofruar që të bënin një regjistrim shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafa. Sipas deklaruesit “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen ishte zëri i tij”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

ALIZOTI SHKON VETE NE POLICINë datë 01.06.2018 i janë marrë

deklarime shtetasit Fredi Elmaz Alizoti. Komunikimet telefonike të këtij shtetasi kanë qenë në përgjim me vendimin e Prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykatës Nr. 457 datë 24.05.2018.

Ky shtetas ka deklaruar që rreth orës 16.00 të datës 01.06.2018 kishte kërkuar të komunikonte me Drejtorin

e Policisë Fier, pasi donte të deklaron-te disa fakte. Kishte kontaktuar me Drejtorin, i cili e kishte orientuar që të jepte deklarime në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ky shtetas ka deklaruar që shtetasin Albert Veliu (Babalja) e njihte prej 20 vitesh.

DESHMIA E ALIZOTIT NE 1 QERSHOR

Rreth muajve Tetor-nëntor të vitit 2017 ai i kishte thënë që donte t’i bënte një regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, por nuk i gjente dot anën, pasi ai nuk e afronte. i kishte ofruar që të bënin një regjistrim shtetasi Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj. Për këtë shërbim “Babalja”, i kishte thënë që do të merrnin 200.000 euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Këtë bisedë e kishin regjistruar në Vlorë te një lokal përballë atij që kishte shtetasi Agron Xhafa. Sipas deklaruesit “Babalja” kishte premtuar që do t’i jepte 100.000 euro dhe zëri i shfaqur në regjistrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen ishte zëri i tij. Babalja deri në këto momente nuk i ka dhënë asnjë lekë.

Në këtë moment është ndërprerë pyetja e këtij shtetasi pasi po jepte të dhëna për inkriminim në ngarkim të tij dhe është paralajmëruar se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillo-heshin hetime ndaj tij dhe është ftuar të caktojë një mbrojtës. Deklaruesi ka

kërkuar të japë shpjegime pa praninë e mbrojtësit duke deklaruar që u qëndronte deklarimeve, por më të detajuara do t’i jepte një ditë tjetër.

DESHMIA E DYTE: SI U PERGATIT “PERGJIMI”

Ai u ka qëndruar deklarimeve të dhëna ne datë 01.06.2018. Përgjimi ishte krye me një mjet stilolaps, kishte qenë vetëm me Albertin (Babalen). Nuk mbante mend periudhën e saktë, por mund të ketë qenë në janar të vitit 2018, ku kanë regjistruar bisedën. Kohë para kryerjes së regjistrimit, Alberti i kishte thënë të bënin një regjistrim bisede ku Fredi të hiqej sikur ishte shtetasi Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm. Këtë gjë do e bënin kundrejt një shpër-blimi prej 200 000 eurosh, të cilin do ta ndanin përgjysmë. Bisedën e kishin bërë në Vlorë në një lokal, i cili ndodhej përballë me lokalin ku qëndronte shtetasi Agron Xhafaj, ajo ishte zhvilluar rreth orëve të drekës në një tavolinë të veçuar nga tavolinat e tjera. Biseda e zhvilluar mes tij dhe Albert Veliut kishte zgjatur rreth 3 minuta, ku Alberti e kishte instruktuar paraprakisht për fjalët që do të thoshte dhe që të fliste me dialektin e Vlorës.

Para se të bëhej regjistrimi, kishin bërë 2-3 ditë biseda rreth asaj çfarë do të bënin. Sipas këtij shtetasi, qëllimi i vetëm ishte që të marrte paratë e

premtuara. Biseda e zhvilluar midis tyre ishte e njëjtë me ata të bërë publike në media. Në këmbim të realizimit të bisedës do të merrnin 200 000 euro, të cilat do t’i ndanin përgjysmë dhe këto para do ia jepte Ervin Salianji Babales, kur biseda të shfaqej në televizion.

TAKIMET ME SALIANJINEdhe para bërjes publike të përg-

jimit shkonin tek selia e PD, ku veç të tjerash Alberti takonte Ervin Salianjin, ku takoheshin veçmas. Pas bërjes publike të përgjimit qëndronin për shumë kohë tek selia e PD, ku Babalja e prezantonte si kunatin e tij. Ky qëndrim kishte zgjatur deri në momentin që Babalja ishte larguar nga Shqipëria, ndërkohë që priste të merrte pjesën e parave.

I pyetur nëse i kishte thënë njeriu tjetër që i kishte bërë zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjimin e shfaqur në datën 14.05.2018, ai ka deklaruar që këtë bisedë e kishte bërë dhe me persona të tjerë. Konkretisht, me një shtetas që mesa dinte quhej Florenc Hoxha. Bisedën e kishte bërë pasi Babalja ishte larguar nga Shqipëria. Kishte biseduar edhe me një shtetas me mbiemrin Breçani, ku i kishte treguar se si ishte puna. Gjithashtu, kishte biseduar dhe me një shokun e tij, që quhej Ramadan Cobo, i cili për momentin ishte në Spanjë, me këtë

shtetas komunikonte shpesh.

NUK I DHANE PARATE E PREMTUARA

Shtetasin Jetmir Olldashi nuk e nji-hte, e kishte parë vetëm në televizor. Nuk kishte marrë asnjë lekë për përgjimin, por ishte i bindur që Babalja kishte marrë të gjitha paratë e premtuara. Për herë të fundit me ‘Babalen’ ishte takuar në Tiranë në muajin maj, para se të largohej nga Shqipëria. Mban mend që e ka telefonuar disa herë nga Kosova, ku i lutej që të mos tregonte të vërtetën dhe të mendonte për familjen e tij. i pyetur që pasi ishte shprehur se ishte personi që kishte bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e shfaqur në datë 14.05.2018, a kishte tentuar njeri ta takonte që të mos shprehej për këtë fakt apo që të dilte publikisht dhe të pohonte, a i ishte premtuar ndonjë përfitim në këmbim të heshtjes apo bërjes publike, nëse po, çfarë i ishte premtuar konkretisht dhe nga kush, ky shtetas ka deklaruar që nuk ka patur kontakte me askënd, nuk i ishte afruar asnjë njeri. Sipas tij, ishte mashtruar nga ‘Babalja’ në këtë histori. Do merrnin ca para, por deri sot nuk kishte marrë gjë.

Dy ditë më parë Prokuroria e Kri-meve të Rënda urdhëroi arrestimin e “Babales” dhe kunatit të tij Fredi Alizoti të cilët akuzohen për kallëzim të rremë. Ka qenë pikërisht kunati i Babales ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fat-mir Xhafaj si i implikuar në një linjë trafiku kanabisi drejt Italisë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Proku-roria vendosi detyrim paraqitje. Masat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda erdhën pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës së audiopërgjimit nga një laborator në Britaninë e Madhe nga ku ka rezultuar se materiali është i montuar dhe nuk kemi të bëjmë me zërin autentik të Agron Xhafajt.

Page 5: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

5www.shqiptarja.com

E martë, 9 tetor 2018EKSKLUZIVE / PERGJIMET

SHPALLJE ANKANDIShoqëria përmbarimore “CorreCtor” Shpk, zhvillon ankandin e i-rë, për Shitjen e paSuriSë Së paluajtShme

Ankandi zhvillohet dt. 09/10/2018, ora 16.00 në adresën, Rruga “Kavajes”, Ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i III –te, Tiranë.

kontakt: cel. 0684000061 ose në adresën e e-mail: [email protected]

Pemtore me sipërfaqe 975 m², me Nr.Pasurie 419/10, Vol.7, Fq.201, Zona Kadastrale 3140, ndodhur në Radhimë, regjistruar në pronësi të hipotekuesit Elidon Binaj, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.

CmImI I ANKANdIT Të pARë ësHTë ALL 7,040,000 (shtatë milioN E dyZEtë mijë lEKë).

SHPALLJE ANKANDIShoqëria përmbarimore “CorreCtor” Shpk, zhvillon ankandin e i-rë, për Shitjen e paSuriSë Së paluajtShme

Ankandi zhvillohet dt. 18/10/2018, në adresën, Rruga “Kavajes”, Ndertesa 27, Hyrja 1, Kati i III –te, Tiranë.

kontakt: cel. 0684000061 ose në adresën e e-mail: [email protected]

arë me Nr.Pasurie 130/29, Vol. 11, Fq. 104, ZK 3981, me sipërfaqe 4000 m² e regjistruar në ZVRPP Fier, në pronësi të hipotekuesve altiN BilBil daUti, majliNda sami daUti;

Cmimi i aNKaNdit të PaRë është all 3,200,000 (tRE milioN E dyqiNd mijë lEKë).

Më 19 qershor kur Shqiptarja.com zbuloi sajesën e audiopërgjimit, përgjimet kanë kapur kunatin

e Babales duke u ankuar tek tek të njohurit se kishte plasur lajmi në gazeta dhe tani do të fillonin arrestimet

Pas publikimit të lajmit në “Shqiptarja.com”

“Tërbohet” Alizoti

Breçani fundos “Babalen”: Alizoti më

ka rrëfyer se biseda ishte e sajuar

Superpolici i kohës së PD-së ka pranuar në prokurori se Fredi Alizoti i treguar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës

në audiopërgjimin e publikuar nga PD për të marrë para

Elton QynoTirane

Me personave që kanë rënë në rjetën e përgji-meve të prokuror-isë që zhvillonte

hetime për dosjen “Babale”, është dhe ish-zv/drejtori i pol-icisë së Tiranës Erzen Breçani. Ky i fundit është telefonuar nga Alizoti duke i thënë se gjithçka ka qënë e sajuar dhe fallco, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa, e premtuar. Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marë në qafë njerëz kot dhe për të përfi-tuar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Ndërkohë në 1 qershor Alizoti ka telefonuar numrin 129 të policisë së Shtet-it, duke u lidhur me Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier. Pas një komunikimi të shkurtër me punonjësin e sallës operative, Alizoti është lidhur ne telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të

vërtetën. Pra nga ana e Alizotit ka pasur një vullnet të plotë për të treguar të vërtetën e kësaj historie, dhe pa pasur ndikimin apo presionin e ndonjë personi tjetër. “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e kryera ndër-kohë që mësohet se janë rreth 340 faqe përgjime të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

PëRGJIMI ME ERZEN BREçANIN

Në datën 29 maj 2018 në orën 21:000 përdoruesi i num-rit 069XXX200 që rezulton të jetë Erzen Breçani, i tele-fonoi përdoruesit të numrit 067XXX091 Fredi Alizoti, dhe realizojnë këtë bisedë për premtimin që duhet ta mbante dikush, që e kishte dhënë atë.

000-unë nuk kam ditë gjo fare, as u kam thënë ha-jdeni as hiç, por ai që ju ka premtue, ça u ka thënë, duhet tu rijë tek këmbët e me ja marr

091-Nuk kemi marrë asnjë gjë ako-ma, po do llafosemi, do pimë kafe dhe do të sqaroj unë

091-jo me se me premtuan dikçka

këtu, prit, eee e kupton ti091-çunat po e mbajnë nga

brenda se thesin e kam unë, pot a hap unë thesin mbaron çdo gjë, e kupton vetë ti muhabetin

000-Në qoftë se i ka hy për lek, ka bo gabimin më të madh, e mo, o shoku jem, po ça boni o burr.

091-unë prap po ri fisnik, ato që janë premtuar, nuk kam marë asnjë gjë, edhe unë një llaf tani dhe përbyset bota, kthehet nga e para e del çdo gjë fallco…e kupton

091-Janë fallco, janë fallco pot a them me shpirt

000-Eni pra mos u bini në qafë njerëzve kur janë fallco, mos u bini në qafë njerëzve kot o vlla, për mundësinë e lidhjes së gjithçkaje të trilluar me synimin e marrjes së azilit

000-atë ditë e takova rastësisht Babalen

dhe i thashë…vet-ja i thashë, ke hi i mer në qafë robt kot

000-Me I bo letrat për azil, nuk e di se si I boni këto punë.

091-është e vërtetë kjo ke

vllai, është e vërtetë.

PYETJA E BREçANIT Në PROKURORI

Në datë 19 shtator 2018 i janë marrë deklarime shtetasit Erzen Breçani, përdoruar i numrit të telefonit 069 XXX 000. Ky shtetas ka kryer një bisedë me shtetasin Fredi Al-izoti në datën 29.05.2018. I pyetur nëse e njihte Albert Veliu me nofkën Babale, ka deklaruar që e njeh që nga vitit 1996 kur punonte në Vlorë. E njihte si person të paqëndrueshëm dhe nuk kishte afrimitet me të.Për herë të fundit e kishte takuar para 5-6 viteve, ku kishte kërkuar para borxh. I pyetur nëse e njihte shtetasin Fredi Alizoti, ai ka deklaruar që nuk e njihte këtë person, por mban mend të kishte komunikuar në telefon me një person që i ishte prezantuar si kunati i Babales.Lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me të ai i qëndron bisedës së transkiptuar. Ky shtetas i kishte kërkuar që të ulej në kafe me të dhe ti tregonte sesi ishte historia dhe e vërteta. Nuk kishte pirë kafe me të, por i kishte thënë që të mos i binin njerëzve në qafë kot nëse donin të përfitonin azil, nuk duhet të përdornin këto mënyra.

ALIZOTI, VELIUT:“PO NGROH VEZëT”

Në datën 19 maj 2018 ora 15:47, Albert Veliu

telefonon përdoruesin e numrit 069XXX327

dhe bëjnë këtë bisedë ndër të tjera?

599-e flori ça bën ti?

327-Po rrimë po ngrohim vezët.

599-Mirë e motra e mora vesh që po ri, dëgjo këtu se jam dhe me ktë zotërinë ktu unë e mos kini merak se do bëhen të gjitha brenda dy ditëve mbaro-jnë, e hotelin e paguajnë këta nesër mos kini merak.

327-Deri nesër në 12 e kam paguar unë

599-Na na fol çikë me këtë, na fol vetë (flet person tjetër jo posedues i numrit telefonik) alo….

“L-JA ëSHTë I MADHI KRUSHKU IM, E-JA ëSHTë AI POSHTë”

Në datën 20 maj 2018, ora

09.25 përdoruesi i nr tel. 069 xx xx 599 (shtetasi Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 xx xx 770 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

599- Ku do takojmë të pimë kafe?

770- Të thash dhe dje do të marrim vetë.

599- O vlla unë jam në mes të katër rrugëve në rregull, s’kam ça pres më teni vëllai jot se jam shumë i stresuar dhe i lodhur. Ka edhe të tjerë për lart e për poshtë, s’dua të flas në telefon ka mundësi të takohesh pak 5 minuta...

Në datën 20.05.2018, ora 19.55, përdoruesi i tel: 068 xx xx 692 (shtetasi Albert Veliu) telefonon përdoruesin e nr. të tel. 069 xx xx 327 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

692- E më thuaj se tani po ulem po flas me lart, mos flassh unë, tani ca të thanë ata zotërinjtë ty?

327- Ata zotërinjtë ishin anë shoqërore e juaja dhe ana e atij tjetrit

692- Po e atij shokut tim, shokut tim nga Vlora, vazhdo.

327- Bravo, erdhën të dy dhe thanë ne kemi urdhër që ik e gjeju një shtëpi një muaj dhe pastaj gjëra të tjera jo.

692- Gjëra të tjera s’bëjnë asnjë gjë at, vetëm shtëpi një muaj? Kaq të tha?

327- Pastaj nuk dimë tha se asnjë njëri e as tjetri nuk na kanë sqaruar asnjë gjë.

692- Ka dhënë urdhër dikur dikush, të vijnë t’ju marrin t’ju sistemojnë e të gjitha ça të duan, kështu është puna.

327- T’ua them hapur atyre. 692- Po, më kanë dërguar,

thuaju, e di vetë ti emrin E-ja me L-në.

327- Nuk e di Berti kush na ka shkruar mesazh.

692- L-ja është i madhi krushku im, E-ja është ai poshtë.

327- Shkruaje një mesazh Ledios, Ledios, të na shkruajë në.

692- L si Luli jot, shoqja jote. 327- Puna është se nuk

duhet të flas unë, të flasin ata gojarisht dhe ata të jenë se unë kur ika, ika më urdhër.

692- Mos fol shumë në telefon, Luli me Ervinin kaq e di vetë ai.

327- Kush? 692- , Luli me Ervinin

kaq...

Page 6: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

6 E martë, 9 tetor 2018www.shqiptarja.comEKSKLUZIVE / PERGJIMET

NJOFTIM PëR VENDE Të LIRA PUNE

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune:

I. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: -Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Bachelor për Shkenca Aktuaristike dhe Master Profesional në Kontabilitet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

II. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: --Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në dy Fakultete: Akademia e Rendit Publik dhe Drejtësi.Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 15 vjet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

III. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: --Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar në Menaxhim Turizmi; Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 5 vjet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

IV. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: --Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar në Mjekësi Veterinare; Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 5 vjet; Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; paketën MS Office, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.

Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

- Përshkrimi i punës

- Paraqitja e dokumenteve

- Konkurrimi

Si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune

KoNtroLLi i Lartë i Shtetit

Nga dokumenti i prokurorisë del se pas analizës që i janë bërë tabulat-eve telefonike re-

zulton se Babalja ka takuar në fillim deputetin e PD-së Ervin salianji dhe vetëm një ditë më vonë gazetarin Jetmir Olldashi. “Referuar analizës së tabulateve telefo-nike shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datën 20.10.2017 ndërsa me shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017”, thuhet në pikën r) të kërkesës së proku-roriësë drejtuar gjykatës për masën e sigurimit. Pra kështu rrëzohet versioni i dhënë nga gazetari Olldashi se ishte ai që e çoi Albert Veliun tek PD-ja sepse kishte frikë ngaqë në audiopërgjim përfshihej vëllai i ministrit të Brendshëm.

Më datë 19 qershor gazeta

kishte pranuarNë datën 24.05.2018, ora

19:26, përdoruesi i nr. tel. 067 xx xx 091 telefonon për-doruesin e nr. tel 069 xx xx 289 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

091- Kunati jam, kunati, si kalon?

289- Është në tualet se ka harruar telefonin në tavolinë.

Në datën 24.05.2018, ora 19:35, përdoruesi i nr. tel. 069 xx xx 289 i dërgon SMS përdoruesin e nr. tel 067 xx xx 091 me këtë përmbajtje: Do të të marrë mbas nja dy orësh se paka kaluar deri në Maqedoni”.

Në datën 22.05.2018, ora 17:01, përdoruesi i nr. tel. 068 xx xx 692 (i dyshuari Albert Veliu), i telefonon përdoruesit të numrit telefonik 067 xx xx 091 dhe zhvilluan këtë bisedë me këtë përmbajtje:

692- Hajde të vendi vëlla, he hajde.

091- Ku në ç’vend?Në datën 22.05.2018, ora

21:09, përdoruesi i nr. tel. 068 xx xx 692 (i dyshuari Albert Veliu), i telefonon përdoruesit të numrit telefonik 067 xx xx 091 dhe zhvilluan këtë bisedë me këtë përmbajtje:

692- O vlla ik tek dhoma se po vijmë, avash avash aty, se këtu jemi po presim ne edhe po vijmë tek dhuma te... ik te hoteli avash avash.

091- E mirë hajt. 692- Hajde vëlla

ARRESTIMI I BABALESNë SHTETIN KOSOVAR

Në datën 23 maj 2018 në orën 10:22 Albert Veliu telefon-on përdoruesin e numrit tele-fonik 069XXX327 dhe zhvillon këtë bisedë më përmbajtje:

692-sa të vi djali të veni direkt për azil politik

327-mirë, mirë,mirë692-Aty ambjenti mirë

duket327-Mirë o Berti, aman të

keqën jemi brendaNë datën 27 maj 2018 në

orën 21:17 përdoruesi i telefonit 069 XXXX771 I telefon për-doruesi i telefonit 067XXXX091 dhe zhvilluan këtë bisedë”:

091:Ej pse se, po sfola me ty nuk flas asnjeri në botë, dëgjo mua…

771-Po091-më është ofruar një

gjë e mirë nga një palë tjetër, e kupton tani muhabetin…

771-Po091-Janë të gjitha, unë i kam

me…e ke parasysh. Në datën 28 maj 2018 ora

12:32 përdoruesi i telefonit 067XXX091 telefonohet nga përdoruesi 067XXX700 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

700-ej e more vesh?

091-Hë?700-I arrestuan në Kosovë

ato shokun tëndë me djalin…Në datën 28 maj 2018 për-

doruesi i telefonit 067XXX700 I telefonoi përdoruesit të telefonit 067XXX091, që rezulton të jetë Fredi Alizoti, dhe zhvillojnë këtë bisedë:

700-Ej nuk e kam problem unë se ky shoku jonë që ishte sot, ky ky I vjen keq pak.

091-O vllai i thashë, o Sale i thashë unë ca të jenë i thashë unë ndajmë të tre, në rregull në rregull pop se ti lemë kështu i q…motrën, ai duhet ulë në tavolinë e di si ëhstë muhabeti tja jap me….e ke parasysh ti?

Në datën 29 maj 2018 në orën 17:17 përdoruesi I numrit 067XXX700 i telefonon për-doruesit të numrit 067XXX091 dhe zhvillon bisedën me këtë përmbajtje:

700-Edhe tha hajde tha, thuaj Fredit hajd ta takojmë e të shkoj ta takoj vetë atë me dur të lidhme,ti thojm o kshu, o të fillojmë në krahun tjetër.

091-Po në rregull në rregull700-Më mirë kështë më

mirë kështu tha Saliu, shkoj unë e takoj.

091-O vlla unë ju kam vllezër e unë

700-E di Fredi, Fredi jemi shokë ne jemi shokë po shko tako Salion e shkoni tako atë.

PëRGJIME PAS PUBLIKIMIT Të LAJMIT Në “SHQIPTARJA.COM”

091-pa kela re burre po s’ishte e mirë ajo gjë, kupton ti nga një qingishe erdhi muhabeti prit re nga një qingishe për një dyqind e me tha mua nuk marim,dyqind më tha mua do marim, njëqindkice. Ore mirë I thashë, unë mendova unë vari k….

091-dgjo ree e më thaga mua do marim nji iqikince më tha mua nuk japim dyqind unë e kuptova edhe e pashë, e pashë që po më devijonte e parasysh vete ti se ca tipi ka ai.

974-e di unë e di091-edhe i thashë mirë i

qikince i thashë unë nem një njëzetçe mua një zet un ëiki andej lëvizja e kupton vlla, as njëzet asnjë gjë vlla, iku ku muhabet….

Në datën 19 qershor 2018 në orën 11:46, përdoruesi i numrit 091 telefonon përdoruesin e numrit telefonik 608 dhe zh-villojnë këtë bisedë:

508-hiç ca të bëj në shtëpi, mer lexo gazetën Shqiptare mere.

091-ça thotë?508-e hë furtunë.091-ça thotë?508-furtunë furtunë, arres-

time ca thotë pranaj pot ë them lexojë gazetën.

Babalja takoi në fillim Salianjin dhe më pas gazetarin Olldashi

sipas tabulateve telefonike rrëzohet versioni i gazetarit se ishte ai që e çoi Veliun tek Partia demokratike

091-e po ku mar vesh unë.508-Ça bone ti?091-kur e dha kur e dha?508-sot sot091-ça thotë e ca thotë508-arrestime thotë, priten

arrestime. Në datën 19 qershor 2018 në

orën 15:00 përdoruesi i numrit telefonik 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 272, ku dyshohet të jetë shtetasi Albert Veliu dhe zhvillojnë këtë bisedë:

091- e takova jo këtej jo andej, jam keq dhe po dridhej.

272-ore thuaj bëj likujdimin që kemi lënë thuaj kaq asgjë në botë o fredi vllai se me atë s’kam fare lidhje kontakti, be-somë jam në azil për shpirt të plakës, unë flas me anë të tjetrit me Kosovarin me atë –thuaj o vlla më bëj likujdimin si e lamë thuaj…

Në datën 6 qershor 2018 në orën 13:49 përdoruesi i numrit të telefonit 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 272, ku dyshohet të jetë shtetasi Albert Veliu dhe zhvillojnë këtë bisedë:

091:fol njëherë me ata miqtë e vlla se unë s’dola dot andej poshtë mua më erdhën me de-gjeneruar dy herë në mëngjes, më mbajtën katër orë orë aty me Benin, presion mendo edhe për mua i q… motrën.

272-ore po s’bëhet llaf po rri rehat tani boll tani

091-ai miku që ti njeh më thoshte, mua fol hap gojën sa do ore unë sikur e kam….

Në datën 10 qershor në orën 96:30 përdoruesi i numrit të telefonit 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 771 dhe zhvillojnë këtë bisedë:

771-mirë ça thojnë këto gazetat e vlla

091-ne s’do mbajmë atë në kurriz, unë i dola nga borxhi

Në datën 12 qershor 2018 ora 12:55 përdoruesi i numrit telefonik 091 telefonohet nga përdoruesi i numrit telefonik 974 dhe zhvillojnë këtë bisedë:

091-muhabetet nuk i ke dëgjuar në televizor ti më shtangu. Po fola unë gjëra e ai muhabeti jam unë e kape ti filmin e?

091-unë bëra sikur kisha qënë vllai i ati, e ke para-sysh-dëgjon e?

974-hë091-bëra sikur isha vllai

i atij e kupton ti që dëgjoj kështu e kupton do migrinim.

“Shqiptarja.com” ka pasur si lajm të parë titullin “Gati arrestimet. Audiopërgjimi i Xhafajt u sajua për 100 mijë

euro”. Në këtë shkrim të gaze-tarit Elton Qyno zbardhej me burime nga prokurori lajmi se kishte dalë një dështimtar që

Page 7: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

7www.shqiptarja.com

E martë, 9 tetor 2018PëRGJIMI I MonTUaR

apartament me nr. Pasurie 30/18+1-6 Volum 8, Faqe 152, Zonë kadastrale 8511, me siperfaqe 86 m², me vendodhje, rr. aleksander Goga, Pallati 20, durres, në pronësi të islam dhe Vjollca alikaj, mbi të cilen është vënë hipotekë ne favor te alpha bank, per shumen 15,000 euro.

Çmimi me të cilin fillon ankandi i parë është 34,400 (tridhjete e kater mije e katerqind) eUro.

ankandi do të zhvillohet në ambjentet e shoqërisë “real bailiFF serVice” sh.p.k, në datë 10.10.2018 në orën 16:00, në adresën: rr. “Pjeter bogdani”, Palati 8/1, Kati 1, Tiranë. cel: 0698222238, e-mail: [email protected].

shoqëRia PëRmBaRimoRE “REal BailiFF sERViCE” sh.P.Kdo të ZhVillojë aNKaNdiN E PaRëPëR PasURiNë E PalUajtshmE:

Rama: Bashën e tradhtoi kunati

i “Babales”, nuk i dhanë lekët

Reagon Basha: Rama dordolec që e tund krimi. Rama: leri reagimet si të kënduarat për të larguar gogolët

Çështjet ‘Babalja’ dhe ‘Xhisiela’ ishin dje kryefjala e diktimit të kryeministrit Edi Rama gjatë mbledh-

jes së grupit parlamentar socialist. Rama u shpreh se Lulzim Basha u tradhtua nga kunati i Albert Veliut i njohur i ‘Babalja’, pasi nuk mori shumën e eurove që iu premtua për të luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brend-shëm në audio përgjimin e publikuar nga PD, disa muaj më parë dhe që u cilësua nga prokuroria si montazh. Kryeministri u shpreh se nuk ishte vetëm ekspertiza që konfirmoi montazhin, por edhe vetë aktori i papaguar sipas premtimit të Bashës, që i ka dalë për zot zërit të vet në përgjim. “Vëllai i min-istrit në atë audio përgjim është një aktor. Më saktë një mjeran i joshur për ta luajtur atë rol në këmbim të parave. Kur fola atë ditë, natyrisht që kisha, tamam siç e thashë, konfirmimin nga një laborator shkencor ndërkombëtar, përndryshe nuk mund ta ndërmerrja atë hap. Por sot, për fatin shumë të keq të Lulzim Bashës dhe të gjithë lehaqenieve të kazanëve politike e media-tike nuk është vetëm anal-iza shkencore e laboratorit britanik që e nxjerr audio përgjimin të fabrikuar. Jo, është vetë aktori, i papaguar sipas premtimit të dhënë në emër të Lulzim Bashës që i ka dalë për zot zërit të vet në audio përgjim. Shkurt muhabeti, edhe njëherë si zakonisht, ky që kërkon Veting për thashetheme mbi lidhjet e politikanëve me kriminelë, nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori i kësaj farse kriminale e ka tradhtuar regjisorin sepse nuk i ka marrë, njësoj si Babalja eurot e premtuara për rolin”, tha Rama. Kryeministri tha se kjo është arsyeja se pse Basha kërcënonte prokurorinë. “Si mundet një parti politike të katandiset nga një alternativë qeverisjeje në një kinostudio fabrikimesh të tilla kriminale, në bashkëpunim me llumin e shoqërisë. Por, dëgjojeni me vëmendje, fatkeqësisht zullu-

RepLIKAT E PLoTa nE dISTancE

MES BaShES dhE RaMES -Rama: Unë i bëj thirrje prokurorisë që t’i çojë deri

në fund hetimet e “Babale 1” pa u kompleksuar nga kërcënimet dhe sulmet e dëshpëruara të pd-së. Lulzim Basha kërkon dëshpërimesh të pengojë daljen në dritë të të gjithë të vërtetës së atij filmi dhe i porosit gojët e shqyera të sHQUp-it të përsërisin avazin se edi Rama synon të paravendosë rezultatin e hetimeve me ato që thotë, por në fakt jo.

-Basha: shqipëria nuk ka më kryeministër. shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta. edi Rama nuk është më kryeministër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. sepse nuk jam peng i krimit. sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

-Rama: Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah ,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë.

-Basha: shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. pse i vonon?! Nxirri tani”.

mi është ende më i trashë se kaq. Po, ende më i trashë për fat të keq sepse Babalja nuk ra nga qielli e as nuk e çoi tek SHQUP-i ai i ashtuquajturi gazetar kurajoz siç pretendo-het në filmin e kinostudios, Luli SH.P.K. Dhe këtë e di mirë kryetari rrugëhumbur i opozitës prandaj u ngut të kërcënojë prokurorinë me një ton shumë të sforcuar për t’u dukur shumë i vendosur, por në fakt është shumë i tendosur. Kush si unë, i di ato që ai di, thotë, “nuk ka faj i shkreti”. I ka shumëfishuar gojët e shqyera në adresë të Prokurorisë flet për fundin e botës, por në fakt po i vjen fundi i lojës”, pohoi Rama.

TRITOLI TEK BANESA E XHISIELA MALOKUT

Rama tha se opozita është e interesuar për tritolin tek shtëpia e Xhisiela Malokut. “Mbrëmë natën, vajzës së kthyer në “mish për topat” e kësaj politike të ulët i është hedhur lëndë plasëse në shtë-pi. Kush është i interesuar të krijojë në publik idenë

se vajza është nën trysnin e një terrori psikologjik? Ne?! Jo! Nuk ka mendje normale, madje dhe peshqit e liqenit artificial e kuptojnë që për këtë kanë interes vetëm ata që e dhunuan publikisht për ditë e ditë të tëra dhe askush tjetër. Ata që i dinë shqiptarët për budallenj e synojnë t’i bindin se një histori dhune fizike, marrëdhënieje mes dy të rinjve, sigurisht nga ana e djalit mbi vajzën, na qenka në fakt një histori dhune sek-suale, e frymëzuar politikisht nga një baba deputet dhe e pandëshkuar ligjërisht sepse kryetari i deputeteve, me armë në dorë ka shkuar e ka kanosur oficerin e policisë që të mbyllë gojën. Këta, që shohin se si i gjithë turpi i kësaj historie lehaqeniesh pa din e pa iman do t’u mbetet i gjithi atyre dhe askujt tjetër, kanë interes të cytin këtë histori me lëndë plasëse”, pohoi Rama.

REAGON BASHA: RAMA DORDOLEC I KRIMIT

Kreu i PD, Lulzim Basha reagoi në Tuitter pas deklarat-ave të Ramës se kreu i PD ishte tradhtuar nga kunati i ‘Babales’, pasi nuk kishte marrë paratë për rolin që kishte luajtur në përgjim. Ba-sha shkroi se Rama nuk është më kryeministër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik. “Edi Rama nuk është më kryeministër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i

mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin”, tha Basha. Pas reagimit të Bashës, ka ardhur edhe përgjigja e Ramës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ironizon Bashën duke i konsideruar reagimet e këtij të fundit si të kënduarat natën për të larguar gogolat. “Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët? Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë”, shkruan Rama. Më vonë ka ardhur një tjetër reagim i Bashës. Kreu i PD i ka kërkuar Ramës që të nxjerrë ekspertizën e videos dhe dësh-minë e aktorit. “Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani”, shkruan Basha.

“Është vetë aktori, i papaguar sipas premtimit të dhënë në emër të Lulzim Bashës që i ka dalë për zot zërit të vet në audio përgjim. Nuk ka mbajtur fjalën e dhënë dhe aktori i kësaj farse kriminale e ka tradhtuar regjisorin”.

Rama “Edi Rama nuk është më kryeministër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët. Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani”.

Basha

Page 8: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

8 E martë 9 tetor 2018www.shqiptarja.com

U gjet i pajetë brenda banesës në Fier, 25-vjeçari kunat i deputetit të PS

Tritol në shtëpinë së Xhisiela Malokut, vajza: U kërcënova nga opozita

Lënda plasëse është hedhur në oborrin e gjyshit të vajzës, e cila çuditërisht nuk mbrohej nga policiaNjë shpërthim trito-

li ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, në oborrin e për-

bashkët të shtëpisë së Besim dhe Ramazan Muçës, ky i fundit është gjyshi nga ana e mamasë së Xhisiela Malokut, në shtëpinë e të cilit ajo jeton bashkë me nënën dhe motrën. Fatmirësisht nga shpërthi-mi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa famil-jarët kanë mbetur të tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Efektivët dhe grupi hetimor kanë mbërritur men-jëherë në vendngjarje ku edhe kanë filluar punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve, në komisariat janë shoqëruar 9 persona. Pas tritolit që iu vendos në banesën e saj, një reagim ka ardhur edhe nga vetë Xhisiela Maloku. Në një prononcim për kamerat, pa zbritur nga makina e saj tip “Peugeot”, Xhisiela u shpreh se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës pasi ajo i nxorri blof në lojën e tyre politike. Sipas saj, tashmë ajo do ta pranojë urdhërin e mbrojtjes pasi ndjehet e kërcënuar nga opozita. “Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozi-ta. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë

personal për Sali Berishën. Mesazhin e saj vajza nga Nikla që mori vëmendjen e saj pas publikimit të historisë së dhunës nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja e ka dër-guar pranë Report TV. Ajo i kërkon ish-kryeministrit ta lërë rehat atë dhe familjen e saj. Në gjithë këtë histori, Xhisiela thotë se askush nga PD nuk iu gjend pranë. Vajza shton ndër të tjera se për çdo gjë që i ndodh asaj e familjes së saj do mbajë përgjegjësi PD. “Kam dhe diçka në lidhje me Sali Berishën, personal-isht. I kërkoj që ai dhe partia e tij të më lërë rehat mua dhe familjen time sepse ato kaë hallin e tyre jo hallin tim. Unë dyshoj tek Partia Demokratike për motivet e tyre politike, gjë e cila është e qartë nga i mbarë opinioni publik deri ditën e sotme. Këto të Partisë Demokratike përse nuk erdhën askush t’më pyesin, qoftë dhe me një telefonatë si jam, në çfarë gjendje jam, çfarë po ndodh. Përgjigjen ju a jap unë sepse dhe ato si unë e dinë të vërtetën. Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë”, deklaron Xhisiela Maloku

të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Por s’do largohem nga Shqipëria”, tha Xhisiela Maloku.

Më tej, Xhisiela është shprehur se asnjëherë nuk është ndjerë e kërcënuar nga Rexhepi apo dhe nga familja e tij, madje në momentin e shpërthimit të eksplozivit per-soni i parë që ajo ka telefonuar është kushëriri i ish-partnerit të saj. “Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit tele-fonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet”, u shpreh Xhisiela Maloku.

Rasti i vajzës nga Fushë

Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit. Fillimisht nga një ish-oficer i policisë, Emiljano Nuhu, u denoncua se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja,

Rexhep Rraja. Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.

Xhisiela Mesazh personal Berishës

Pak minuta pasi bëri përg-jegjëse Partinë Demokratike për tritolin që iu hodh në oborrin e shtëpisë, Xhisiela Maloku ka edhe një mesazh

një ditë më parë një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën

e tij në Roskovec. “Shqiptarja.com” dhe “Report Tv” mësojnë detaje të reja për ngjarjen. I riu Elsid Isufaj që dyshohet se vrau veten me pistoletë rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialsite, në Qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Deputeti u martua pak javë më më parë me motrën e viktimës. Referuar burimeve policore, thuhet

se i riu rezulton të ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga depresioni, gjë për të cilën shkonte edhe tek psikologu. Pavarësisht të dhënave, një grup hetimor ka nisur që prej ditës së djeshme hetimet për zbardhjen e plotë të ngjajres. “Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.Grupi

ngjarja në FierKriMi në BlloK

Fushe kruje

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës ka vendosur

masën “arrest me burg për 45 ditë” për Geldo Hotin. I pyetur nga trupa gjykuese mbi ngjarjen, Hoti është shprehur se nuk ka qëlluar askënd gjatë kohës kur ishte në lokal me Ervin Matën dhe Redi Popescun pasi sapo ka parë dy persona të panjohur që kanë nxjerrë armët ishte futur poshtë tavolinës nga fri-

ka. “Nuk kam qëlluar askënd kur ishim në lokal me Ervin Matën, me Mervjol Bilon dhe me Redi Popescun. Ai na qerasi me një verë. Erdhën dy persona që s’i njihja dhe thanë: Askush të mos lëvizë!. Dhe më pas nxorrën armët. Në atë moment u futa poshtë tavolinës nga frika. Në Greqi ika se do merrja një pajisje por jo se doja ti fshihesha hetimit”, tha Gledio Hoti.

Hoti para Gjykatës: Nuk kam qëlluar askënd

hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”-thu-het në komunikatën e palicisë.

Page 9: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

9www.shqiptarja.com

E martë, 9 tetor 2018IntervIsta në report tv

Bb

Aplikimi për bursa 2019-2020

Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman DAAD ofron edhe këtë vit bursa për qëndrime afatgjata dhe afatshkurtra studimi në Gjermani. Për këto bursa mund të aplikojnë studentë, absolventë si dhe shkencëtarë të të gjitha fushave:

• Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë, shkencëtarë të rinj, si edhe ish-bursantë të DAAD-së • Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master) • Bursa studimi për artistë • Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë nga të gjitha degët që kanë njohuri në gjermanisht

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit është:

• 15.11.2018 pranë Ambasadës Gjermane për të gjitha degët e tjera • 30.11.2018 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Film, Design, Fine Arts • 01.12.2018 pranë Ambasadës Gjermane për kurset verore

Informacione për ofertat e mësipërme, kushtet e aplikimit, procedurat dhe formularët mund t’i merrni në faqet e mëposhtme:

www.daad.de DAAD Lektorat Albania

Dr. Jeanette Rieger-Cowdry Alba Cani [email protected] [email protected] (Lektore e DAAD-së, në Tiranë, (Asistente e lektoratit të DAAD-së në Tiranë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kati II Fakulteti i Ekonomisë, kati I, Universiteti i Tiranës) Universiteti i Tiranës)

Koleksionisti Gjergji Thimo, ka qenë i ftuari i mbrëm-jes së djeshme në emisionin “5 pyet-

jet nga Babaramo”. Thimo ka treguar ‘brengën e tij’ që prej momentit kur në 2013, policia sekuestroi ikonat e tij. Thimo u arrestua, e më pas u lirua, ndërkohë që në një bisedë me gazetarin Ilir Babaramo, ka folur edhe për ish-deputetin Koço Kokëdhima. Thimo ka thënë se Kokëdhima i ka of-ruar në vitin 2002, që të bëhej pjesë e falsifikimit të ikonave. Thimo shpjegon “skemën”. 100 ikonat më të mira të tij, do të ekspozoheshin në Qipro, e më pas kur të ktheheshin ikonat në Shqipëri do të kthe-heshin ikonat e falsifikuara, pasi ato origjinalet do t’iu shiteshin dy specialistëve nga Qipro dhe Malta.

“Donin të më bënin pjesë të trafikut të tyre, kur koleksioni im u certifikua Koço më tha: ”Hajde të bëjmë një ekspozitë në Spanjë, Qipro me njerëzit tanë. Kur të vij me 100 ikonat më të mira, do vijnë specialist nga Qipro dhe Malta dhe kur të kthehen ikonat do të jenë të falsifikuara. Ik o Koço i thashë”, deklaroi Thimio.

Koleksionisti Gjergji Thimo ka folur edhe për një moment tjetër bashkëpunimi me Koço Kokëdhimën. Ai ka thënë se me ish-deputetin e PS, ka patur një miqësi të ngushtë, aq sa kanë qendruar deri në orët e vona të natës sëbashku. “Koço Kokëdhima le të shkonte t’i blinte. Vinë i shohin këtu e i marrin. Siç fola me fakte, për këto ikona që Koço i pa dhe më thonin që i ke vjedhur ti çdo ikonë. Edi Ramën e kam takuar disa herë. Kam patur takime të veçanta, kemi folur për ekspozitën. Kur vinte Koço, rrinte deri në 2-3 të natës, vinin diskutonin për hallet që kishin bashkë me gruan. Ramën e kam takuar njëherë tek shtëpia e Koços, njëherë në një galeri, dhe në disa ndërmjetësime të tjerat”, rrëfeu koleksionisti.

Dhurata për tony Blair

Thimo ka treguar se Kokë-dhima i ka kërkuar që një nga ikonat Onufri, koleksionisti t’ja dhuronte ish-kryemi-nistri britanik, Tony Blair, pasi për të kjo ishte diçka normale, pavarësisht se ishte në shkelje të plotë të ligjit. “Koço Kokëdhima dhe Edi Rama, në shtëpinë e Koços, e di mirë Koço. Në një dhomë të shtëpisë së Koços, ishim të tre. U diskutua që një ikonë

thimo: Koço Kokëdhima donte të falsifikonte 100 ikona e t’i shiste në Qipro

Koleksionisti deklaron se Kokëdhima i ka ofruar në vitin 2002, që të bëhej pjesë e

trafikimit ilegal të ikonave të trashëgimisët’i bëhej dhuratë Tony Blairit. Rama kruajti kokën dhe iku, ngelëm vetëm unë dhe Koço. Koço si megalloman që është se kujtonin se e kishin shtetin të tyre, më bëri kërkesë. Kur vajta në shtëpi, më bëri edhe SMS, futi edhe ndërmjetës,

Sami Starova, që vidhte iko-na. Ikonën e Onufrit më tha, sille ta shohë Edi Rama. Una refuzova dhe per kete me kane arrestuar”, tha Gjergji Thimo.

operacioni “iKona”Koleksionisti nga Korça,

ka treguar edhe për opera-cionin Ikona të vitit 2013, ku iu sekustruan ikonat dhe ai u arrestua. “Operacioni Ikona, më 8 tetor, kur Rama mori pushteti organizoi një operacion. Ai për mua, pas 5 vitesh, pas një hetimi të

plotë nga shteti, them me bindje të plotë, pas provave dhe fakteve që kam grum-bulluar, i them opinionit publik, se u gënjyen mediat ndërkombëtare. Operacioni “Ikona” ishte banditesk dhe fashist. Policia mori brutal-

isht dokumentacionin. Në orën 7:20, hyri Artan Shkreli dhe Artan Lame dhe morën të gjitha objektet e mia. Interesi im ishte që këto objekte të certifikoheshin. Kryeministri është shprehur se falen-deronte policinë e Shtetit, kurse për koleksionin tim, e quajti një thesar në duart e trafikantëve. Në kohën e diktaturës ne kishim mbi 600 ikona në shtëpi. Babai im kishte ikona, prandaj kishin vlera. Ne i ruajtëm, babait iu bë edhe një gjyq, por s’u dënua se ishte partizan. Këto u ruajtën në shtëpi dhe u fshehën.

Nuk kisha 3 mijë ikona, por 2 mijë e 600. Nga ’90- deri në 2013, duke parë këtë fond, shteti më licensoi si muze privat i artit dhe kulturës. Kisha të drejtë të grumbulloja objekte. Isha i mbrojtur, kisha dalë për të mbledhur këto iko-na, kur ikonostasës shkatërro-heshin për dru në Greqi. Nuk ka patur vetëm një vjedhje në Shqipëri, por shumë. Kam patur shumë vepra, vetë Rama i ekspozonte këto. Kam bërë ekspozitë në Tiranë, kur ishin Kadare, ambasadorë, ministra dhe të tjerë.

I morën ikonat e mia Tahi-ri, e Kumbaro. I bëj një pyetje Ramës, si kryeministër. Si ka mundësi që dy ministra evropianë të ekspozojnë veprat e vjedhura nga një hajdut?! S’po flas më për të tjera gjëra. Po të kisha shitur vepra, nuk do isha në Shqipëri. Jam ende pa shtë-pi, fjeta jashtë kur dola nga burgu. Ç’është ky bandit që thotë Kryeministri që bën ek-spozitë me gjërat që vjedh. I kam grumbulluar për pasion. Këta i morën ikonat e mia dhe i dorëzuan në galerinë e Arteve. I them prokurores që ministrja e Kulturës, më datë 11.10.2013, dy ditë pas operacionit, urdhëron që të ketë leje që të ekspozojë ve-prat e artit. E frikshmja është se ky eliminoi prokurorinë”, deklaroi koleksionisti

Gjate intervistes, Gjergji Thimo ka treguar dy foto-grafi me te cilat pretendon se dy ikonat qe shihen pas kurrizit te Koco Kokëdhimës në shtepine e tij, i perkisnin koleksonit te tij te sekuestruar nga policia. Koço Kokedhima eshte i njohur si grumbullues dhe tregtar vepra arti dhe an-tikitete te ndryshme, origjina e te cilave nuk njihet. Edhe emisioni Stop i Klanit, dy vite me pare e kishte denoncuar me pamje filmike kete skandal, por prokuroria e asaj kohe nuk hapi asnje hetim.

Gjergji Thimo

Koço Kokëdhima

Page 10: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

10 E martë, 9 tetor 2018www.shqiptarja.compërplasja për zgjedhjet

platforma, pD 4 kushte për të hyrë në zgjedhjet lokaleBasha flet me emra: Bandat që kanë kapur zgjedhjet. Rama: Luli

kërkon pushtet në tavolinë, më tha ‘njëherë ti, njëherë unë në pushtet’adriatik doçi

Tirane

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, prezantoi dje një p l a t f o r m ë m e katër kërkesa si

kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019. Disa ditë pasi mazhoranca pub-likoi draftin e saj për ndrys-himin e Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike, ka paraqitur dje një platformë me katër kërkesa kryesore, të cilat sipas opozitës duhet të refl-ektohen në Kodin Zgjedhor. Platforma e prezantuar nga Lulzim Basha konsiston në dekriminalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë edhe Vetingun e politikës, sistem masash kundër shitblerjes së votës, financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive si dhe përdorimin e teknologjive në votim, duke nënkuptuar votim dhe numërim elek-tronik. “Dekriminalizimi i procesit zgjedhor – Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin. E kuptoni se nga kush administrohej procesi zgjedhore! Krerët e policisë, palë me krimin, trafikun dhe mbjelljen e drogës, njerëz me zero besueshmëri pub-like dhe Rama i cili një vit më parë i cili bënte thirrje policisë të mblidhte vota për Rilindjen. Sistem masash kundër shitblerjes së votës. E cila është evidentuar si problemi kryesor në raportin e OSBE/ODIHR për vitin 2017. Shitblerja e votës jo vetëm do të kon-s i d e r o h e t korrupsion zgjedhor që t r a j t o h e t nga SPAK, Prokuroria e Posaçme A n t i k o r -r u p s i o n dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Por kërkon një sërë masash të tjerash që duhet të nisin që në gjenezën e procesit të blerjes së votës, i cili ndodh tashmë jo javën e fundit, jo muajin e fundit por gjatë 6-12 muaj para zgjedh-jeve”, tha Basha.

Financimi Dhe teKnologjia

Kreu i PD u ndal edhe tek propozimi për mënyrën e financimit të fushatave zg-jedhore. “Financim shtetëror

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, prezantoi dje një platformë me katër kërkesa si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019. Kërkesa e parë parashikon dekriminalizimin e zgjedhjeve.

Platforma

“Shitblerja e votës jo vetëm do të konsiderohet korrupsion zgjedhor që trajtohet nga SPAK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit”.

Basha

nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh dje se Basha nuk e do reformën zgjedhore,

pasi e do pushtetin në tavolinë. Rama tha se një gjë të tillë ja kishte thënë vetë Basha, pra për t’u alternuar në pushtet me marrëveshje. Ai tha se bashkëkrye-tari i Reformës Zgjedhore Bledi Çuçi ka punuar gjithë verën për konsensus, por opozita ka refuzuar edhe votimin elektronik. “Janë të dëshpëruar. S’kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë shpresë. E thonë vetë me gojën plot, me vota nuk na mundin dot. Tani që jemi gati, - ka punuar gjithë verën Blendi Çuçi dhe grupi i tij, për t’i ofruar dakordësi dhe për votimin elektronik, që të bëjmë votime elektronike në 2 apo 3 zona pilot në zgjedhjet vendore,

- thonë jo, nuk duam. Po çfarë duan? Ua them unë, sepse ma ka thënë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë; Njëherë ti, njëherë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap dhe gjysmën e zemrës, por këtë nuk ia jap dot, sepse pushteti nuk është i yni, është i atyre që kanë votën dhe ata, edhe po të dal unë me Gramozin dhe t’iu lutemi, nga veriu në jug, - se Taulanti, ndërkohë, nuk del dot, se do presë sa Klajda të shikojë filmimet - dhe t’iu themi, aman na e hiqni neve pushtetin dhe jepjani Lulzim Bashës, harrojeni. Ne na marrin me gurë, por Lulzimit pushtetin s’ia japin kurrë”, tha Rama.

Kryeministri Rama: Basha do pushtetin në tavolinë

Mbledhja e grupit

1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor - Vetting i politikës- pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin

2. Sistem masash kundër shitblerjes së votës

3. Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive

4. Përdorimi i teknologjive në votim

4 piKat e platFormës së pD

proBlematiKa të eviDentuara nga osBe/oDihr sipas pD

Kandidatët me rekorde kriminale

Kandidatët me mbështetje kriminale

Përdorimi i parave te krimit në shitblerje votash

Përfshirja e policëve të inkriminuar në kërcenim, presion dhe blerje votash,

Presioni dhe kërcënimet ndaj votuesve nga persona me rekorde kriminale,

Grupe banditësh që diktojnë votën pranë dhe brenda qendrave të votimit,

Kërcënimi i administratës, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje dhe i favore të pushtetit, etj.

parashiKimet e DraFtit të ps Komisioneri jopartiakë të zgjedhur me short nga KQZ

Ndalimi i reklamave politike në media kundrejt pagesës 3 muaj para zgjedhjeve

Shpenzimet e partive nuk duhet të jenë më shumë se sa dyfishi i shumës që marrin nga buxheti i shtetit

Portal nga KQZ për denoncime në lidhje me financimet e fushatës

Personat që i bëjnë dhurime një partie nuk mund të marrin përfitojnë para publike mbi 10 milionë lekë, për një periudhë 3-vjeçare

Rregulla të reja për afishimin e materialeve propagandistike

100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive. Kriminalizim të financi-meve private. Kompani që financojnë parti politike dhe kandidat do të përjashtohen nga përfitimi i tenderave dhe koncesioneve për një kohë të përcaktuar. Kjo mase në fakt do të parandaloje korrupsionin dhe trajtimin

preferencial të kompanive financuese të partisë fituese të zgjedhjeve në tendera dhe koncesione”, tha Basha. Kreu i PD Lulzim Basha kërkoi gjithashtu votim dhe numërim elektronik. “Identi-fikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik. Të gji-tha këto janë të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e

procesit zgjedhor, shkatër-rimin e procesit zgjedhor dhe kthimin e tij nga një festë të demokracisë në një gosti dhe orgji të krimit të lidhur me politikën”, pohoi Basha.

Basha: BanDat e zgjeDhjeve

Kreu i opozitës tha se poli-tikanët e lidhur me krimin përdorin gjithmonë krimin për të patur pushtet e më pas krimi përdorë më pas pushtetin e tyre për të ruaj-tur dhe mbrojtur aktivitetin kriminal. Basha përmendi disa banda dhe emra, të cilët sipas tij, ndërhyjnë në zgjedhje. “Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për Partinë Socialiste. Është e njëjta gjë në Elbasan ku pushteti i krimit nga Çelajt te Sanxhaktarët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, janë një dhe të pandarë dhe ku bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm zgjedhor. Saim-ir Tahiri u lidh me krimin që në opozitë dhe u kthye në nyjën kyçe të lidhjes së botës së krimit me Kupolën Rilin-dase. Në Durrës, bandat e Lul Berishës, Plarent Dervishit me shokë qeverisin bashkinë dhe kontrollojnë të gjithë aktivitetin e institucioneve që përfaqësojnë qeverisjen vendore. Në Vlorë kalu-am nga banda e Habilajve që kontrollonte gjysmën e Vlorës tek banda e Xhafës që kontrollon 100% të Vlorës, të tokës dhe të detit. Në Dibër Ymer Lala. Në Korçë Rragami. Në Tiranë, ndonëse në arrest e disa prej tyre në burg, nga Emiljano Shullazi tek Dritan Dajti me shokë”, tha Basha.

Page 11: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

11www.shqiptarja.com

E martë, 9 tetor 2018përplasja për zgjedhjet

ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës

së Lulzim Bashës dje gjatë takimit ku u prezantua platforma e opozitës për zgjedhjet. Lideri i PD tha se është për një parlament me 100 deputetë dhe me dy dhoma, por Patozi ironizon duke thënë se Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. “Në derexhenë që ka mbërritur, Shqipëria në fakt ka nevojë për një parlament me një dhomë e një kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy udhëheqësit, i madhi dhe i vogli, dhe aty le të bëjnë debat sa të duan. Le t’i shohë populli si zihen, si nuk merren vesh dhe si i hakërrehen

shoshoqit, sepse nuk ka asnjë rrezik që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit. Ndërsa në kuzhinën pa kamera ata le të ulen herë pas here për t’u çlodhur, për të pirë një gotë verë e për të ndarë tortën e pushtetit, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë i madhi, ndërsa atë të çakallit i vogli”, tha Patozi. Ish-deputeti i PD ka shtuar se nuk ka nevojë për të paguar një tufë deputetësh, të cilët nuk i pyet askush. “Çfarë nevoje ka për të mbajtur me rroga dhe me vëmendje një tufë deputetësh, në pakicë apo në shumicë qofshin, të cilët bëjnë kot sikur kanë gjë në dorë? Ndërkohë që të gjithë e kanë emrin me laps dhe për asnjë vendim të rëndësishëm nuk i ka pyetur kush. Vini

re sa të personalizuar e kanë sherrin dhe sa të vetmuar janë kur nxehen temperaturat e debatit politik në vend. Mos i llogaritni këtu figurantët, që dalin e lexojnë fytyrëvrerosur deklaratat e drunjta nga frëngjitë e partive. Sepse ata shërbejnë për ta bërë edhe më të qartë pamjen dhe më të zymtë pers-pektivën. Një parlament me një dhomë e kuzhinë dhe me vetëm dy deputetë do të kishte qenë pasqyra më realiste e degradimit të sistemit tonë politik. Dhe sa kohë ata të dy do t’ia dalin ta ruajnë të paprekur statuskuonë, teatri do të vazhdojë njësoj, por thelbi do të mbetet po ai. Shqipëria do të vijojë të rrëshqasë tatëpjetë”, shkruan Patozi.

Basha ‘tradhton’ LSI, nukpranon korrektimin e votavePërplasja, Luan Rama: Reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor. Basha: Diskutimi për sistemit jo sot

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ftuar në studion

e ‘Report Tv’, tha dje opozita nuk do të pranojë zgjedhje të standar-deve mizerabël. “Nuk do të bëjmë zgjedhje të standardeve mizerabël. Për këtë beteja do të jetë shumë e rreptë. Por nuk diskutohet. Nuk jam e njohur me amendamentin e PS-së. Rilindja ka vendosur të bëjë kapjen e këtij sistemi. PS-ja komandohet nga përdhunuesit”, pohoi Vasili. Deputeti i LSI u ndal edhe tek platforma e prezantuar nga opozita. “Thelbi ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Sot ishte një temë, pasi ekspertët kanë thënë që 20% e votave janë shit-blerë. Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt. Një përdhunues na kërcënon: Do ta shikoni në zgjedhje. Nuk mbron veten por na kërcënon ne. Pra ka një

Vasili: Nuk do të bëjmë zgjedhje mizerabël

shit-blerje ordinere. Ky është fenome-ni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Edhe Partia e Punës ishte më kor-rekte në zhvillimin e zgjedhjeve. Ne vendosemi si vendi më negativ më

Europë në rajon që ka probleme të tilla me zgjedhjet. Kjo forcë politike nuk jeton dot pa kapje”, tha Vasili. Kryetari i grupit parlamentar të LSI shtoi se buxheti i shtetit duhet të paguajë për partitë, për të evituar abuzimet me financimin. “Modeli mëton që të evidentohen të gjitha financimet. Në fund të fundit do të kemi kostot e qarta. Buxheti i shtetit paguan për partitë. Çdo shoqëri merr përsipër kostot minimale. Pra të mos shpenzohen më para të kota dhe të tepërta. Mos të harxhohen më para për banerat apo për posterat”, tha Vasili. Sipas tij, votimi elektronik ndihmon për zgjedhje të lira. “Ndi-hmon në zgjedhje të lira. Do të ishte një gjë e mirë po të zbatohej por nuk jam ekspert. Rëndësi ka që zgjedhjet do të jenë të lira”, pohoi Vasili.

adriatik doçi Tirane

Një nga kërkesat krye-sore, të përsëritura në kohë dhe të shumëde-batuara të Lëvizjes So-cialiste për Integrim

dhe partive të tjera të ashtuqua-jtura të vogla, nuk është përfshirë në platformën e prezantuar dje nga kryetari i PD, Lulzim Basha, për ‘çlirimin e zgjedhjeve’. Bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke aplikuar kor-rektimin kombëtar të votave, propozim i cili parashikon rritjen e përfaqësimin e partive të vogla në Parlament, duke dobësuar në të njëjtën kohë pozitat e dy partive të mëdha. Elementi i korrekti-mit kombëtar është kërkuar nga krerët e partive të vogla, si kusht për të garan-tuar barazinë e votës dhe një përfaqësim sa më të drejtë në Kuvend. Korrektimin kombëtar parashikon që votat e parive të vogla nuk shkojnë për të dy partitë e mëdha, por mblidhen në të gjitha zonat dhe prodhojnë mandat. Me sistemin aktual, nëse një parti ka vetëm një votë më pak se sa numri i domosdoshëm për të prodhuar një mandat, të gjitha votat shkojnë për partinë e madhe në koalicion ose për partinë që merr më shumë vota. Një propozim i tillë nuk figuron në platformën e PD, ndonëse kjo

etj. Parlamenti me dy dhoma, për një kontroll dhe balancim më të mirë të pushteteve. Të gjitha propozimet të hapura për diskutim, jo sot. Sot vëmendja e të gjithëve ne duhet të jetë te çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, nga dekriminalizimi i zgjedhjeve, nga shitblerja e votës dhe nga kapja shtetërore”, tha Basha.

e fundit ka shpallur aleancën me LSI dhe PDIU.

KërKesa e lsi Ndryshimi i sistemit zgjedhor

për garantuar barazinë e votës është një kërkesë e hershme e LSI. “Sistemi zgjedhor shqiptar kanë një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme, vota peshon ndryshe”, ka pohuar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili disa muaj më parë. Ndërkaq, ditën e djeshme, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan

propozimet e Bashës / IronIzon Ish-deputetI I pd

patozi tallet me Bashën: parlament dhomë e kuzhinëpatozi

“Në derexhenë që ka mbërritur,

Shqipëria në fakt ka nevojë për një

parlament me një dhomë e një

kuzhinë. Një dhomë me dy ndenjëse, ku të ulen të dy

udhëheqësit, i madhi dhe i vogli,

dhe aty le të bëjnë debat sa të duan”.

Vetëm pasi të zgjidhen këto mund të hapet diskutimi për sistemin. Sot vëmendja e të gjithëve ne duhet të jetë te çlirimi i zgjedhjeve nga krimi, nga dekriminalizimi i zgjedhjeve, nga shitblerja e votës dhe nga kapja shtetërore.

Basha “Reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor që përmes tij të mund mundësohet vlefshmëria e barabartë e votës, pavarësisht se ku voton apo për kë voton”.

Luan Rama

Rama, tha se reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor që përmes tij të mund mundësohet vlefshmëria e barabartë e votës. “Kjo do të thotë se do të na duhet një përmbysje e madhe, për të ndërtuar një sistem të ri politik, që lind dhe ngrihet prej një sis-temi zgjedhor përfaqësues, të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë. Pra reforma e vërtetë fillon nga dekriminalizimi dhe trajtimi i sistemit zgjedhor që përmes tij të mund mundësohet vlefshmëria e barabartë e votës,

pavarësisht se ku voton apo për kë voton. Sistemi politik në vend është i kalbur dhe kërkon reformë të thellë. Kjo reformë e sistemit politik fillon nga zgjedhjet”, pohoi Luan Rama.

përgjigja e BashësKreu i PD, Lulzim Basha,

u shpreh dje se nuk koha për të diskutuar për ndryshimin e sistemit. Sipas Bashës, pasi të zgjidhjen çështjet e tjera parash-truara përmes platformës, mund të hapet diskutimi për sistemin. “Vetëm pasi të zgjidhen këto mund të hapet diskutimi për sistemin. Mendimet e mia dihen publikisht, dihet që janë mendi-met e mia dhe duhet t’i nënsh-trohen një konsultimi në radhë të parë brenda partisë time, ale-ancës opozitare dhe natyrisht të gjithë faktorëve qytetare, organ-izate, medias, botës akademike. Qëndrimi im personal është që për çfarëdo sistemi të shkojmë maxhoritar, proporcional, pro-

porcional kombëtar duhet një diskutim i hapur dhe i thelluar për të arritur në mënyrën më të mirë përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve. Reduktim i numrit të deputetëve me 100? Pse jo. Është përfaqësues dhe redukton shpenzime të panevojshme të cilat mund të kthehen në inves-time për shkolla, spitale, rrugë,

Page 12: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

12 E martë, 9 tetor 2018www.shqiptarja.comvetIngu

gjyqtarja prifti fshehu 70 mijë usD, disa shtëpi dhe lokal

KPK nxjerr zbuluar kryetaren e Apelit të Korçës Entela Prifti, fshehje pasurie dhe

deklarime të rreme, gjyqtarja drejt shkarkimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur dje të shkarkojë nga detyra gjyqtarin në Gjykatën e Apelit

Korçë, Sotiraq Lubonja, i cili nuk justifikon pasurinë dhe dhuratat. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.10.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Sotiraq Lubonja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 08.10.2018 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Sotiraq Lubonja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë. Vendimi i arsyetu-ar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve . Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK.

KPK shkarkon gjyqtarin Sotiraq Lubonja

Vendimi

ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim ditën e djeshme me

zëvendëskryeministren Senida Mesi. Me anë të një statusi në Tuitter, ai ka bërë të ditur takimin, duke bërë edhe një herë thirrje që të përshpejtohet reforma në admin-istratën publike. “Të përshpejtohet refor-ma në administratën publike. Është pri-mare për Shqipërinë në mënyrë që të sigurohet një rrugë e sigurt drejt BE-së. Me zv.kryeministren Senida Mesi gjithashtu diskutuam iniciativat konkrete që janë marrë për të siguruar barazinë gjinore në jetën e përditshme dhe në punë”, ka shkruar ambasadori Luigi Soreca. Ndërsa zëvendëskryeminis-trja Mesi u shpreh se gjatë takimit ambasadorin u nënvizua edhe mbështetja e plotë dhe e vazhdueshme e BE-së. “Diskutuam për reformën në administratën publike që qeveria shqiptare po ndërmerr, për të cilën u nënvizua edhe mbështetja e plotë dhe e vazhdueshme e BE”, tha Senida Mesi.

soreca takim me Mesin, në fokus reforma në administratë

Ambasadori i BE

Kryetarja Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti, është drejt shkarkimit nga detyra pasi sipas komisionit të Vetingut

ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarime të rreme dhe nuk justifikon pasurinë.

Shkarkimi

Gjyqtarja Entela Prifti ka fshehur 5 apartamente në Tiranë, një lokal në Korçë, një llogari 70 mijë $, depozitë 10 mijë e 300 euro në emër të burrit, depozita në emrin e saj dhe të fëmijëve.

Pasuria

Kryetarja Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti, doli dje para Komi-sionit të Pavarur

të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit ndaj saj, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Etleda Çiftja, tha se ILDKPKI ka paraqitur një raport, sipas të cilit gjyqtarja Prifti kishte bërë deklarim të rremë pasurie, ka fshehur dhe nuk justifikon pasurinë. Pas këtyre indiceve, KPK ka kryer një hetim të thelluar nga ku kishte zbuluar disa llogari bankare të padeklaruar në emër të fëmijëve të gjyqtares dhe bashkëshortit të saj dhe 5 apartamente në Tiranë. Një denoncim anonim kishte dër-guar të dhëna se këto pasuri ishin në emër të gjyqtares. Apartamentet ishin në emër të të afërmve të gjyqtares, të cilët nuk i justifikonin dot me të ardhura të ligjshme. “ILDKPI ka sjellë raport për gjyqtaren Entela Prifti, e cila ka deklarim të pasaktë, nuk ka burime, ka fshehur pasurinë dhe ka bërë

deklarim të rremë. Pas këtyre indicieve bëmë hetim të thellu-ar. Nuk ka deklaruar depozitën në shumën e 10 mijë e 300 euro në emër të burrit. Nuk ka deklaruar depozitën në emër të djalit dhe vajzës. Ndaj gjyqtares ka pasur denoncim se ka fshe-hur disa apartamente në Tiranë, në total 5 të tilla. Denoncimi ka ardhur anonim. Nga verifikimi rezulton se disa nga këto prona janë në emër të familjarëve të gjyqtares si motra dhe kunetër. Por asnjë prej tyre nuk ka të ardhura për t’i justifikuar këto pasuri”, thuhet në raportin e KPK. Me këto konstatime, kryetarja Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti është drejt shkarkimit. Megjithatë, vendimi për gjyqtaren do të jepet në datën 10 tetor.

Fshehu 70 mijë $ Komisioni i Pavarur i Kuali-

fikimit ka konstatuar gjithashtu se kryetarja Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti, ka fshehur edhe një llogari bankare 70 mijë $. “Në deklaratë thuhet se 1/3 e kësaj prone ja ka dhuruar z. Bujar Kore bashkëshortit të gjyqtares. Pronësi 519 m2 city center në pronësi të bash-

këshortit të gjyqtares. Dhe pse shoqëria beton ku është ak-sioner burri. Nuk ka deklaruar depozitën bankare me vlerë 2 milionë lekë të krijuara me një cek nga një bankë tjetër nga Greqia. Nuk është deklaruar 70 mijë dollarë pranë një bankë të nivelit të dyte. Nuk ka deklaruar kredinë e marrë në Micigan”, vijon raporti.

automjetet Po ashtu në hetimin e

KPK-s rezultoi se gjyqtarja kishte deklarime të pasakta në kontratat e shit-blerjeve në automjete si dhe nuk kishte paguar tatime për pronat që bashkëshorti i saj kishte dhënë me qira përfshi e një biznes trekatësh në bulevardin e Korçës. “Ka apartament 55 m2 pasuri bashkëshortore, e blerë në 2012. E konstatuam se ka mangësi dokumentesh nga babai i bashkëshortes së gjyqtares për dhuratën 1 milionë e 6 qind mije lekë që ai ia ka dhënë të birit e më pas kanë përfunduar tek gjyqtarja. Edhe në shitblerjen e një apar-tamenti me sipërfaqe 70 m2 ka mospërputhje të kontratës me çka deklaruar ne deklaratën në Veting. Të ardhura nga shitja e makinës Renalut në 2004, e ka blerë 500 dollarë dhe e

ka shitur 5 milionë lekë. Po ashtu edhe një automjet të blerë në 2006 po 500 dollarë dhe shitur më pas 6 mijë euro. Entela Prifti është anëtare e bordit të shoqatës Korça, gjë e cila nuk lejohet kur mban

postin e gjyqtares”, thuhet në raportin e KPK.

loKali Kryetarja Gjykatës së Apelit

të Korçës, Entela Prifti, nuk ka deklaruar edhe një lokal. “Burri

i gjyqtares ka dublex në rrugën “Niko Kovaci” në Korçë, blerë në 2004 me vlerë 2 milionë lekë, 1 milion e 316 lekë ka bërë rikonstruksioni dhe 900 mijë lekë mobilie. Gjyqtarja se ka deklaruar këtë apartament në deklaratën e parë, mungon kon-tratat e vitit 2001 sikur gjyqtarja pretendon se e ka blerë në 2001 dhe nuk duhet ta deklaronte në 2003. Tokë arë në Voskopojë, 8% aksione në shoqërinë be-ton, apartament 198 m2 në bulevardin e Korçës, gjysma e blerë e gjysma e dhuruar. Të ardhura sipas deklaratës nga bonot e thesarit që kanë pasur prindërit e bashkëshortit. Në realitet ky apartament është biznes bar piceri, bar kafe”, ka konstatuar KPK.

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurive të paluajtshme, si me poshtë, lënë garanci për “Credins Bank”

Në datë 12.10.2018 ora 16:00- apartament me sip.58 m2, ZK 8518, me adrese Plazh/13, Durres, në pronësi të z.Klodian Minga, me çmimin fillestar 3,560,000 lekë.

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-2, të pasurive të paluajtshme, si me poshtë, lënë garanci për “Credins Bank”

Në datë 30.10.2018 ora 16:00- are me sip.1800 m2, me adrese Spitalle, Durres, në pronësi të z.Myrtezan Selman Alija, me çmimin fillestar 1,890,000 lekë.

Page 13: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

13www.shqiptarja.com

E martë 9 tetor 2018

Ka startuar mbrëm-jen e djeshme në ekranin e Report Tv, emisioni “Pa gjur-më”. Në puntatën e

parë të këtij emisioni, gazetarja dhe moderatorja Odeta Duma, ka intervistuar bashkëshorten e Artur Lleshit, një person i denoncuar i zhdukur 6 muaj më parë, që pas largimit të tij në Gostivar për të punuar si çoban. ”Pa gjurmë” kontaktoi me familjen, ish-pronarin e Lleshit në Gostivar, gazetarë që punojnë në Maqedoni, por edhe autoritetet maqedonase.

Artur Lleshi, nga Bulqiza ka humbur kontaktet më 10 prill 2018 me familjen e tij nga Gostivari. Ai iku të punonte si çoban në Maqedoni. I vëllai dhe familjarët shprehen se ka pun-uar prej 3 vitesh në Maqedoni. Arturi u rikthye më 2 prill, për të sjellë paratë në shtëpi dhe për t’u çmallur me familjarët. Më 10 prill, ai u largua nga shtëpia për t’u rikthyer në punën e tij, por që prej asaj dite nuk ka më informacion. Policia maqe-donase hedh poshtë pistën e një arrestimi të mundshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, por ekziston mundësia që Arturi të jetë arrestuar me një mbiemër tjetër. Ish-pronari i tij, Xhevail Osmani, tha se kishte ndërprerë kontaktet me të, por se kishte konsideratë për Arturin si një djalë punëtor.

GRUAJABashkëshortja ka thënë për

“Pa gjurmë” se Artur Lleshi ka patur një konflikt të vetëm me një maqedonas, pasi ka dalë një detaj i ri nga një dëshmitar se Artur Lleshi është konfliktuar me një maqedonas.

Leonora Lleshi: Ai ka ikur në Gostivar. Tha që do iki sërish si çoban, por jo tek ai pronar, tek një tjetër. Tha që për një javë mos u bëj merak, sa të gjej pronar tjetër. S’kishte qenë hera e parë, prandaj nuk u bëra merak. Denoncuam në policinë shqiptare më 15 maj, ndenja me shpresë se do kishte ardhur për dasëm. E pamë që s’erdhi dhe denoncuam. Thonë që e kanë parë, por nuk është gjetur, s’kemi patur informacion. Pro-nari i parë lekët ia ka dhënë, por ai më tha që nuk shkojë më tek ai pronar, se punoj shumë dhe kam kaluar keq. Mesa di unë

“Pa gjurmë”

Report Tv në kërkim të Artur Lleshit të

zhdukur në MaqedoniKa startuar dje në Report Tv, emisioni “Pa gjurmë”, ku është trajtuar rasti i babit të 3

fëmijëve i zhdukur 6 muaj më parë në Gostivar

Gazetari Nevrij Ademi i kon-taktuar nga emisioni “Pa

gjurmë”, ka folur lidhur me të dhënat e fundit për Artur Lleshin, i zhdukur në Gostivar. Ademi ka thënë se sipas poli-cisë maqedonase, Arturi nuk ndodhet në burg. 31-vjeçari nga Shqipëria nuk gjendet në Gostivar, sipas policisë maqe-donase, si edhe nuk ndodhet i burgosur. Policia thotë se ka kërkuar dhe nuk ka gjetur asnjë të dhënë për të. “Jo, policia nuk na e konfirmon diçka të tillë se mund të jetë në burg. Për këtë informacion duhet të presim ende. Jam munduar të kontaktoj të tjerë, por nuk e njohin këtu në Gostivar. Ata që e njohin, thonë se ishte tip i qetë dhe i heshtur” tha Nevrij Ademi. Gazetari ka thënë se në Gostivar ekziston një “leg-jendë urbane”, se shqiptarët që shkojnë të punojnë si çoban ose me punë krahu në këtë zonë, shumë prej tyre iu heqin

Gojëdhëna: U marrin telefonat, një shqiptar u gjet i varur në mal

GAzeTARi MAqedonAs

në shkollë. Të ardhurat i sillte Arturi. Ishte shumë i lidhur me vajzën 14 vjeçe.

VeLLAiVëllai i Artur Lleshit, Lulëzim

Lleshi në një lidhje telefonike gjatë emisionit ka thënë se Artur Lleshi ka hyrë më 14 prill në Maqedoni, por gjithashtu ka thënë se një person i cili punon si taksixhi, që thotë se e ka parë dhe e ka ushqyer pasi nuk ka patur para.

Lulëzim Lleshi: Më 14 ka hyrë në Maqedoni.

Gazetarja odeta duma: S’kemi asnjë dëshmi për këtë gjë.

Lulëzim Lleshi: Mua më mori në telefon njëri nga Kumanova, taksixhi dhe më tha që e kam parë 3-4 muaj tek stacioni i autobuzave, dhe i kishte dhënë bukë për të ngrënë, por që s’e kishte pyetur për emrin.

Leonora Lleshi: Ka qenë në rregull edhe nga ana mendore, s’ka qenë në këtë gjendje.

Lulëzim Lleshi: Ka fjalë se mund të ketë ndërruar shtet, se mund të ketë ikur edhe në Greqi. Punonte për bukën e gojës, për fëmijët. I punonte... për 1 euro në ditë.

djali i Arturit: Më ka marrë malli për babin.

Leonora Lleshi: S’kam parandjenjë të keqe, zemra ma ndjen se është mirë.

Gazetarja: Mund të jetë marrë peng?

Leonora: Po, mund të jetë marrë peng, kjo është aty ku dyshojmë.

Gazetarja: Pronari s’kishte dijeni?

Leonora: Jo, na tha që s’kishte dijeni.

DëshmiaIsh-pronari: Ishte djalë punëtor,

se di çfarë ka ndodhur ish-pronari i Artur Lleshit,

31-vjeçari i denoncuar si i zhdukur në Gostivar, Xhe-mail Osmani, në një bisedë telefonike në emisionin “Pa gjurmë”, ka thënë se Artur Lleshi ka punuar me të dhe se ka qenë një djalë punëtor.

“U kthye në Shqipëri, më tha që do të kthehem prapë. Më 2 prill ndodhi. Megjithatë tek unë s’u kthye, sepse miku i tij, Sinani, mori në telefon dhe më tha që bisedoi dhe tha mos më prisni. Llafi qe që mos më prisni se nuk do

vij. Më kanë thënë se është në Maqedoni, se di sa është e vërtetë. Më vjen keq, se ai ishte djalë punëtor. Se di çfarë ka ndodhur me atë djalë” ka deklaruar Xhemail Osmani, ish-pronari i Artur Lleshit.

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand të pasurive të paluajtshme, ne pronesi te z.Bledar Vokshi, si me poshtë, lënë garanci për “Credins Bank”

Në datë 18.10.2018 ora 16:00- Truall me sip.861 m2, ZK 8516, me adrese Shkozet, Durres, me çmimin fillestar 22,794 Euro.- Ndertese me sip.705 m2, ZK 8516, me adrese Shkozet, Durres, me cmimin fillestar 215,364 Euro.

NJOFTIM

Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3 të pasurive të paluajtshme, ne pronesi te z.Petrit Myrtaj, si me poshtë, lënë garanci për “NBG Bank”

Në datë 19.10.2018 ora 16:00- Truall me sip.270 m2 dhe 200 m2 ndertese, ZK8642, me adrese Lagja nr.3, Sarande, me çmimin fillestar 90,720 Euro.

s’kishte konflikte. Ka dalë një dëshmitar që thotë se ka patur konflikt me një Senan Nuriaj, maqedonas, për punë bagëtish. Ka vjedhur 30 kokë bagëti dhe është zënë me Arturin. Kemi bërë edhe denoncim për të në Maqedoni.

Gazetarja odeta duma: Poli-cia thotë që është tërhequr

kallëzimi dhe keni thënë se burri është gjetur dhe ndodhet në burg.

Leonora Lleshi: Ndoshta kam firmosur, por s’di gjë për këtë gjë. Firmën mund të ma kenë marrë për këtë gjë.

Gazetarja odeta duma: Ne nisëm investigimin për Arturin, por mësuam që ju e

keni tërhequr denoncimin. Prokurorët thonë se dosja nuk ekziston.

Leonora Lleshi: Unë nuk e kam tërhequr denoncimin.

Bashkëshortja e Artur Lleshit, ka folur edhe për gjendjen e rëndë ekonomike të familjes së saj. ajo thotë se është e vetme dhe me 3 fëmijë, plus një qira

për të paguar.Leonora Lleshi: Jam me qira,

jetoj e vetme, kam ardhur në Bulqizë, ndërrova banesë pasi iku Arturi. Me llaf të Arturit. Ai e di, më tha shko në Bulqizë. Jam e vetme, me 3 fëmijë dhe me qira. Punova nja 2 muaj në një lokal dasmash, tani s’mundem më të punoj sepse janë fëmijët

telefonat, dhe iu japin paga të majme. “Ka një gojëdhënë, një lloj legjende maqedonase, shqiptarëve që vijnë këtu iu marrin telefonat, dhe i çojnë për të punuar me dru në mal. Iu japin një pagë të majme. Vi-tin e kaluar u gjet një shqiptar i varur në mal. Nuk e di cili shqiptar është, por ai u gjet i vetëvarur në mal, në stanin e tij. Ata mbahen peng, pasi pr-onarët e tyre nuk i lejojnë që të qendrojnë me telefonave. Uroj që ky të mos jetë rasti i Arturit”, tha Nevrij Ademi.

Page 14: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

14 E martë 9 tetor 2018www.shqiptarja.comIntervIsta

“Jeta ime në basifondet e Camorra-s, ku digjeshin makinat pas krimit”

Eugenio Tibaldi, flet artisti italian që vjen për të ngritur një vepër të madhe që lidhet me identitetin e Tiranës. Rrëfimi për veprën që lidhet me ndërtimet e paligjshme të klanit mafioz

nga Dhurata HamzaiTiraNE

Të gjithë kemi dëgjuar për klanin mafioz të Camorra-s dhe panikun që ka ngjallur prania e tij në Itali. Të jetosh në një zonë të frikshme, ku të

gjithë të thonë “As mos guxo të shkosh atje!”, dhe që, jo pak herë sheh tymin e makinave të djegura pas një grabitjeje apo akti kriminal, nuk është një film, por një realitet i jetuar nga artisti i njohur italian Eugenio Tibaldi. Jetesa në një shtëpi ilegale, atje ku vepron kjo organizatë kriminale, ka qenë një nga sfidat më të vështira të Eugenio Tibaldit, që ka superuar frikën në emër të filozofisë së artit të tij, që nis me një punë investigative derisa ka shpalosur me sukses muzeve dhe bienaleve të Europës një nga projektet më të zëshme që lidhet me informalitetin dhe ndërhyrjet ilegale në ndërtimet e qyteteve të mëdha të Europës. Një fazë e dytë e këtij projekti do të lidhet edhe me mënyrën sesi janë bërë ndërtimet në Tiranë pas 1991-shit. Eugenio Tibaldi ka ardhur në Tiranë dhe sapo ka nisur nga puna me një workshop treditor nga 8 deri më 10 Tetor 2018, të titulluar 30 YEAR SOLD ËORKSHOP 2018 TIRANË EUGENIO TIBALDI, që do të jetë edhe zanafilla e përgatitjes së një ekspozite të madhe kolektive për vitin 2019, mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Instituti Italian i Kulturës.

I lindur në Alba CN në vitin 1977, Eugenio Tibaldi ka qenë i tërhequr përherë nga ngjarjet në zonat dytësore. Në vitin 2000 ai u zhvendos në zonën e thellë napolitane, ku filloi një punë hulumtuese mbi lëvizjen informale, duke skicuar edhe një hartë të infor-malitetit.

Në këto vite, Tibaldi ka punuar rreth qyteteve të: Stambollit, Kajros, Romës, Selanikut, Berlinit, Veronës, Bukureshtit, Torinos, Karakasit dhe Brukselit. Temën e kësaj ekspozite që mori një famë ndërkombëtare në muzetë më mëdha të arteve të Italisë dhe Europës, Eugenio Tibaldi e ka prezantuar përmes një dokumentari dje në workshipin e zhvilluar me studentët Universitetit të Arteve dhe me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë si Driant Zeneli, Adrian Isufi, dhe drejtoreshës së Institutit Italian të Kulturës, Alessandra Bertini Malgarini.

Çfarë fytyre kanë marrë qytetet italiane, të rejat dhe të vjetrat. Ç’ka ndodhur me ndërhyrjet informale dhe si përshtatet individi duke thyer ligjet e ndërtimit dhe arkitekturës në emër të instinktit të mbijetesës. Një temë që evokon një filozofi të veçantë dhe të zgjeruar, dhe që vjen me një stil investigativ të fortë, por edhe një

metodologji artistike të veçantë, duket se e ka kthyer veprën e Tibaldit në një nga veprat më të mëdha të artit bash-këkohor. Veprat e tij janë paraqitur në institucione publike dhe private në Itali dhe jashtë saj.

Dje në Universitetin e Arteve, Shqiptarja.com ka intervistuar Eugenio Tibaldin, pas prezantimit të veprës së tij, dhe projektit që do të vijojë me ndër-timin e një tjetër ekspozite të madhe në Tiranë. Tibaldi rrëfen metodologjinë e punës së tij, duke u shprehur se: “Kujtimet e mia veprojnë më tepër përmes pamjeve sesa përmes datave. Pamja që më ka dhënë ndjenjën e ndryshimit në ven-det e Ballkanit pas vitit 1989 ka qenë pa dyshim zbarkimi i anijes “Vlora” në Bari në vitin 1991. Tridhjetë vjet përbëjnë kohë të mjaftueshme për pasqyrimet e para mbi ngjarjet e shfaqura dhe të zhvilluara nën rendin e ri politik dhe shoqëror e Tirana përfaqëson një termometër të mund-shëm mbi të cilin mund të arsyetohet. Përmes një gjendjeje rrethan-ore, do të ecim nëpër hapësira të caktuara të qytetit në kërkim të hollësive, të gjur-mëve estetike që janë në gjendje ta tregojnë këtë ndryshim dhe zh-villimin e tij në kohë. Do të mbledhim pamje, të dhëna dhe arsyetime që do të na ndihmo-jnë të kuptojmë më mirë çastin që ne jetojmë. E gjithë kjo do të zh-villohet në qendër të qytetit, duke analizuar estetikën institucionale, si dhe mënyrën e saj të lidhjes dhe paraqitjes me botën e jashtme, por edhe nëpërmjet hapësirave dytësore (të margjinalizuara), pikërisht sepse janë pak të mbrojtura dhe pak të dashura, të përzgjedhura për ndry-shime kulturore, të lira nga ndjenja e qytetarisë dhe ruajtjes”, shprehet Eugenio Tibaldi. Ai ka shtuar ndër të tjera se në fund të punës së gjithsecilit do të krahasohen ngjarjet e hasu-ra dhe gjetjet estetike, me qëllim ndarjen dhe rritjen e të dhënave që do të përdoren më vete nga secili prej artistëve për ndërtimin e punës

vetjake. Bëhet fjalë për drejtimin dhe ndërtimin e një instalacioni përmes vështrimit dhe krahasimit të artistëve të rinj dhe intelektualëve të lindur e rritur tashmë në sistemin e ri në Tiranë pas viteve 1991.

një artist që vini nga një vend me tradita dhe bërthamë e punës suaj nis me detaje nga arenteir i shtëpisë suaj. Cili është qëllimi i ekspozitës që do të ndërtoni në Tiranë?

Mbas momentit që ndodh një dukuri, në shtëpinë apo në qytetin ku jetoj, unë arsyetoj sipër saj dhe

pastaj ndërtoj atë metodën mbi të cilën pastaj ndërtoj edhe veprën. Qëllimi i punës time në Tiranë është të drejtojë vështrimin e artistëve në krahasim me ato që mund të jenë anë të një tregimi që përpiqen të varrosen nga ngjarjet e mëdha, të kuptojnë ndryshimin përmes gjurmëve të vogla që ofron qyteti. Në të njëjtën kohë të udhëhiqen nga aftësia për të kuptuar mjedisin nga ata që e kanë njohur gjithmonë sipas këtij rendi dhe për këtë arsye janë të lirë nga paragjykimet dhe prapamendimet e tipit shoqëror dhe politik. Pamjet, mendimet, veprimet dhe shkrimet do të jenë pjesë e hapësirës, nga ku do të përpunohet puna fundore që do të jetë përfundim i një regjistri të dyfishtë: ai i ndërtimit bashkërisht dhe ai punës përfundimtare i kryer në studio që

do të përmbledhë mendimet që unë kam krijuar gjatë hapave operativë dhe studimorë.

Çfarë të shtyn të investigosh duke rendur e jetuar në qytete të ndryshme të botës për një temë që nis që nga vendlindja juaj, shtëpia juaj?

-Gjëja e parë që më nxiti është fakti që unë jam larguar nga qyteti im, që është Alba, sepse unë nuk ndjehesha mirë atje. Nuk është se unë kisha ndonjë shtrëngesë për të jetuar apo se qyteti im nuk ishte

miqësor me mua, por isha shumë i ri në atë kohë dhe ashtu ndjehesha. Ishte një veprim rinor dhe pak i nx-ituar, por që i detyrohem pikërisht asaj lëvizjeje, që tashmë unë nuk nguroj ta bëjë vazhdimisht dhe nuk ndalem. Dhe për të ndërtuar e treguar gjërat e mia, duhet të lëviz në shumë vende.

Ajo që më bëri për-shtypje gjatë prezan-timit të punëve tuaja, ishte puna e pop up-ëve, ku përmes kësaj vepre ju treguat peizazhe të frikshme të periferive, ku mafia e Camorras ve-pronte dhe aty thatë se për shumë vite kishit shtëpinë tuaj. si mundët të jetonit pikërisht në atë zonë të frikshme?

-Ky ka qenë një eksper-iment i jetës sime. Unë kam qenë atje pikërisht në atë periudhë ku nisën atentatet e Camorra-s. Dhe kushdo të thoshte në atë kohë se në zona të tilla nuk mund të shkoje, se atje “as të mos guxoje të jetoje”. Se ishte e ndaluar të shkoje atje. Dhe unë u nd-jeva i frikësuar mbi gjithë këtë panik që ishte ngritur. Dhe vërtet këto ishin territore ku ishte e ndaluar të shkoje të jetoje, por unë shkova pikërisht aty për të mposhtur frikën time.

si e realizove mundësinë për të shkuar atje?

-Teknikisht?

Realisht si qytetar, si veprove për të pasur një status normal, si e pagove qiranë, çfarë qëndrimi do të mbante policia e drejtësia me ju?

-Është histori pak e gjatë. Atje asgjë nuk është legale, edhe për të marrë një shtëpi nuk është legale. Është i gjithi një sistem që ti e mëson rrugës; se si duhet të merrje edhe energjinë elek-trike, sesi të merrje edhe postën. Janë disa rregulla dhe kur i pranon këto rregulla, atëherë mund të jetosh atje.

Bashkëjetonit me qytetarët atje, apo rrinit në distancë?

-Unë isha pjesë e atij realiteti, dhe unë shkoja e haja në shtëpitë e tyre, dhe ata hanin edhe në shtëpinë time?

Kishit elementë të lidhur me krimin në komunitetin tuaj?

-Jo, jo. Nuk ishin të gjithë persona që i përkisnin rrjetit kriminal. Ishin të gjithë ilegal që jetonin atje. Por aty ishte vërtetë një vend i frikshëm, sepse ata të Camorra-s atje digjnin makinat që i përdornin për grabitje apo krime dhe i digjnin aty. Kishte emigrantë dhe persona që punon nëpër kantiere abuzive. Ishte një pallat që ishte ndërtim i paligjshëm dhe atje punonin shumë, sidomos emigrantët që vinin nga Afrika. Pal-lati e kishte emrin Gana dhe gjithë të rinjtë me ngjyrë i shfrytëzonin, duke i përdorur në ndërtim. Ishte dhe një pallat tjetër dhe aty punonin të gjithë ata që shkonin për pastrimin e tij në lagje, por ishte i administruar nga disa persona, por kriminelë. Dhe ata nuk është se jetonin pikërisht aty. Ata vetëm administronin. Kriminelët jetonin në qendër. Unë vetë jetoja mes atyre njerëzve që ishin vetëm ilegalë dhe jo kriminelë.

Çfarë të mësoj qëndrimi atje për forcën e ligjit apo të shtetit?

-Nuk gjykohet një shtet për një vend. Unë nuk isha aty për të gjykuar shtetin. Unë kam shkuar në atë vend për të bërë punën time, dhe jam larguar nga ai vend shumë i pasur. Unë atje vlerësova komoditetin e ilegalitetit. Jo çdo gjë ilegale është e shëmtuar. Ilegalja është edhe e bukur. Legaliteti dhe drejtësia janë dy gjëra të ndryshme.

Përse menduat Tiranën për fazën tjetër të një projekti të madh si ky juaji?

- Alessandra Malgarini, drejtore-sha e Institutit Italian të Kulturës e njihte punën time, dhe më kishte shkruar se nëse do të isha i interesuar ta bëjë një projekt të tillë në Tiranë. Unë i thashë po menjëherë. Dhe men-jëherë kam pranuar të bëjë një punë për Tiranën, sepse kisha kohë që e kisha menduar, i nxitur edhe nga disa shkrime në një revistë prestigjioze të arkitekturës për të. Një shtysë ka qenë dhe Driant Zeneli, që e njoh si artist që në Itali dhe kështu ka qenë kjo një punë që nisi me shumë mikpritje.

Duke degjuar prezantimin e Eugenio Tibaldos ne UA Projekti ne Pop Up me pjesën e Tokës në zotërimin e Camorra-s ku kishte shtëpinë Eugenio Tibaldo

Eugenio Tibaldi, posteri i projektit

Page 15: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

15www.shqiptarja.com

E martë, 9 tetor 2018

Përgjigje

rg

jig

je

5 L 3 I 1 A 6M 4 6 6 1 17 8 7

1 15 11 8 8 6 5 3 6 1

17 14 8 5 8 12 1 7 8 7 7 5

6 3 7 9 6 1 13 8 7 14 8

17 9 6 19 13 3 7 1 15 8 7 13

9 16 8 15 1 7 9 15 8 7 7 7

4 13 3 8 13 3 12 1

17 4 4 13 3 13 3 9 6 1 5 5 3

1 6 3 1 13 7 17 9 4 8

16 6 9 7 8 17 3 16 9 15 8

1 7 13 4 7 3 5 3 7 3 8

17 15 3 6 3 4 3 15 7 1 17 3

????????????????????????????PARADË

fjalËkryqesh

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAlltezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Genc KonDi adMinistrator i PërgjithshëM ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; layout & dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: Spiro MeShini cEl: +355696088847

Fjalëkryqi pa skemë

Fjalëkryqi sportiv

DuHeT Të nxini 43 KuTi

Përgjigje e fjalëkryqit Pa skemë

i kriptografuarFjalekryqi

1 2 3 4 5 6 7 8 9

10 11 12 13

14 15 16

17 18 19

20 21 22 23

24 25 26 27 28 29

30 31 32 33

34 35 36 37 38 39

40 41 42 43 44 45

46

Përgjigje e fjalëkryqit sPortiv

J A K E T R D R E A MA R A H I P O D R O M E TV A C A R O L I N A D VA A M A R E K O L L E

J P E S I M I N T T A D E T IA L D I N A S T I A F L T LN P O L O N I A T B R EI T I A M E A A S

R M A U R O I C A R D IL I O N E L M E S S I A A

A R K T I K K E K UL E K E A K T O R I A LE N T K L A U Z O L AK E K L A N D E S T I NS K U L T O T I SA R I R A E R A L TN N E P A S E A ND A S A K F K A N TR A H T T A K A EI N A T H E R O D O T IA D J U S T I N I A N IP E T A L E T A M A T T

PlotËSoni venDet boSh nË MËnyRË qË çDo RReSht e KolonË tË KetË nuMRAt nGA 1 9

E F E K T I V A T F A T M A S AP A R A A R I A K O G S A N D RI R A N M T M A R G A R E T AT A N I T A K A N T A T A T I TA D I N A M A R T E S A T T K AF J I M M O R R I S O N G A VI P A T I J U V E N A L I M A M A

R T F R A Z A I K I S TP O K E R R I N I N I N E N T IE V O S A N I T A R E M A R A BP A R K L H B E M I R A T I AE T I M O L O G E S A S I T A R

SUDOKU

HORIZONTAL1. Allegri trainer.10. Dy asa.11. thirrej edhe kështu Persefoni12. Fillojnë nazet14. Skuadër angleze16. Fillojnë hollësitë17. edwin ish-portier holandez18. Skuadra merengue20. Portier i West ham22. Ruhen në fund23. lionel te barça

24. Skuadër e Rotterdamit.26. organizma Autonome Sportive28. Drejtohet nga moderatoro30. luca ish-bomber italian32. Federer tenist34. Fare pa fe35. Xhiro e Francës38. Mesut mesfushor gjerman40. Personazhi në foto45. inicialet e Ancelotti-t

46. Personazhi në foto

VERTIKAL2. n jë banjë finlandeze3. Alex te juventus4. Casillas portier5. David aktor6. një iishte edhe George best7. Mbreti i Shakespeare8. barzagli te juventus9. Fillojnë natën13. Mund të shënohet edhe me kokë

14. louis ish-bomber francez15. Është porti i Durrësit16. besnik trainer17. Gjysmë vetorë19. Festat pa fat20. janari oër shkurt21. Pak origjinale23. inicialet e balotelli-t24. Pak stabilitet25. Ka vijën fatale27. të parat në sondazh29. Cantona ish-futbollist31. një mund të jetë kualifikimi33. Fillojnë goditjet35. triko pa çifte36. lunë në Rusi37. teke rrote39. Pak latinisht41. i keni në dorë42. ngec në kufij43. Mbaron ën fund44. Steven Seagal

HORIZONTAL1. një test kundër anabolizantëve. -janë sekrete në derë2. Duhet t’i bëjë sytë katër. -Williams teniste.3. ekstreme në sirtar -Këneta e hidrës. -Kshtu përfundon një anglez4. janë tallës. -vikena këngëtare.5. Parashtesë zvogëluese. -në krye të subjekteve. -janë vlerat në para6. Kufijtë e tjetrës -në krye të tabelës. -Është bashkësi.7. janë sportistet si nadia Comaneci.8. Është edhe ajo e veprimit. -Gjysmë hendek. -Gjysma e rripit9. janë sëmundjet që përhapen. -qe perandor romak.10. një ndjenëj që ngjall krupën. -lidhin kokrra.11. William buttler, poet irlandez. -Red që qe vibrafonist -Mbyllin takimin. 12. eshtë katror në sipërfaqe. -në fund të krahut. -Është prift

VERTIKAL1. janë mësues.2. Chuck aktor.

-Kufizojnë një rrip. -Diftong për dyer.3. inicialet e jones këngëtar. -ndezur në aparaturë. -janë si kufoma.4. në fund të fundit. -Mdërmarrje indistriale tiranë. -bezdia në qendër. -Fillojnë një argument.5. Salvador piktor. -Është sekret në spiunazh.6. Kush ka do të hajë. -bond i ian Fleming.

7. eshtë port i Greqisë. -i katërti në kapitull8. Mbyllin një koment. -njëmijë metra shkurt. -Clark, alias Superman.9. ndahet përgjysmë. -Paolo, ish-mbrojtës uruguajan.10. Fillojnë garën. -një gjendje vegjetative. -Cirku pa ekstreme.11. i paharruari tano i humorit. -Fillojnë vallen.12. Kufijtë e botës

-një bimë aromatike. -... art i Andy Warhol.13. Fillojnë reformën. -Saint-... qytet francez.14. Mund të jenë cirku. -nolde piktor.15. ishin misstrat e sulltanit -nuk duhet besuar16. janë në qendër. -Central elektrik tiranë. -çift në krevat.17. Makinë indiane. -Shyti që qe aktor. -të parat në pistë.

SHKRONjA E NjëjTë pëR NUmëR Të NjëjTë

Jeni të lodhur dhe të shpërqendruar dhe për këtë arsye nuk do të jeni në ritmin e duhur në vendin e punës. Lini mënjanë gjithë ato projekte që nuk ju interesojnë dhe mundohuni të fokusoheni vetëm në çështjet më urgjente.

Do të keni mundësi të viheni në provë lidhur me një projekt të pazakontë, i cili do j lejojë që të vlerësoni më mirë disa aftësi tuajat, të cilat i keni mbajtur të fshehura. Në dashuri duhet të jeni pozitiv dhe do të shpërbleheni.

Nëse keni dyshime në dashuri, duhet të nisni të flisni hapur me partnerin/en tuaj, pa krijuar tensione dhe polemika të kota. Nëse nuk ndiheni të kënaqur, duhet të rishihni ndjenjat, pasi janë baza e lidhjes tuaj.

Duhet të shikoni me më shumë kujdes disa çështje që i keni lënë pezull, nëse keni marrë përsipër përgjegjësi të reja. Nuk duhet të lini që t’iu ikë nga duart kjo mundësi, ndaj mos e kurseni ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj.

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme, për të planifikuar një udhëtim të ri, apo për të bërë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën tuaj profesionale. Në mbrëmje do të jeni më të relaksuar dhe romantik.

Mundohuni ta kaloni këtë fundjavë në qetësi të plotë, pasi jeni shumë të ngarkuar me stres dhe lodhje. Nëse nuk pushoni sa duhet do të jeni gjatë gjithë kohës nervoz dhe kjo gjë mund të shfryhet tek personat që doni.

Ky është një moment shumë i mirë për tu rikthyer në lojë, pa humbur kohë me diskutime të kota. Kjo ditë do ju gjejë më të vendosur përballë ballafaqimeve që do të keni me kolegë apo familjarë.

Nëse keni vështirësi në realizimin e një projekti, kërkoni ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj. Mos jini shumë krenar, pasi nga ballafaqimi mund të merrni stimuj mjaft interesant, për të gjetur zgjidhje të reja.

Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante për të rigjetur stabilitetin në raportet ndërpersonale, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të zënë me punë. Këshillohet që të bëni më shumë kujdes, sa i takon çështjeve ekonomike.

Merrni më shumë kohë për të menduar për veten dhe familjen tuaj, pasi ky është një moment shumë i mirë. Në vendin e punës do të ketë ndryshime të rëndësishme lidhur me disa projekte, por mundohuni të mos jeni shumë të nxituar.

Do të keni të gjithë energjitë për të arritur një objektivin. Nëse bëhet fjalë për punën, mund të mbyllni një negociatë mjaft të rëndësishme. Nëse bëhet fjalë për dashurin, do të keni mundësi të bëni për vete një person për të cilin ju rreh zemra.

Kjo është një ditë mjaft të menduar. Ka disa çështje të së kaluarës të cilat do të rishfaqen sërish dhe ju duhet të keni kurajo që ti përballoni siç duhet. Përmirësim shpesh do të thotë ndryshim, ndaj mos kini frikë të hidhini një hap më shumë.

DASHI

LUANI

SHIgjETARI

DEmI

VIRgjERESHA

bRIcjApI

bINjAKET

pESHORjA

UjORI

gAfORRjA

AKREpI

pESHqIT

Page 16: tetori muaji roze muaji i ndergjegjesimit ndaj Kancerit te

16 E martë 9 tetor 2018www.shqiptarja.comKATEGORIA SUPERIORE

Partizani i pathyeshëm, mund edhe Kukësin e kthehet në krye

Të kuqtë falë një goli nga Mala kanë fituar 1-0 ndaj nënkampionëve duke u renditur sërish të parëtSupersfida e javës së 8-të në

Superligë mes Kukësit dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 të kryeqytetasve. Falë një goli

të Esat Malës Partizani regjistroi fitoren e 4-t radhazi në kampionat, duke rimarrë kreun e renditjes dhe duke lënë dy pikë pas tij kampionët në fuqi të Skënderbeut. Të kuqtë demonstruan edhe dje se tashmë kanë arritur të krijojnë një grup solid që vështirë të thyhet nga çdo kundërshtar i Superiores. Kukësi luajti mirë dhe krijoi volum loje, por kur ke përballë një ekip që ka 7 ndeshje resht në kampionat që nuk ka pësuar gol, dhe ka pësuar gjithsej vetëm një gol në këtë sezon në kampionat, në javën e parë nga Skënderbeu, atëhere duhet të vësh diçka më shumë për ta mundur. Kukësi e nisi ndeshjen më mirë, madje që në minutën e 2-të Kalaja ishte pranë golit por fare pranë porte nuk arriti të godiste saktë nën presionin e mbrojtjes së kuqe. Pak më vonë edhe Reginaldo iu afrua golit por pa sukses. Nga ana tjetër Partizani është mbrojtur mirë dhe ka sulmuar pak por me fikasitet. Në rastin e parë të vërtetë Partizani gjeti golin, teksa në minutën e 20-të

Kalaja e më pas Shafik nuk kishin saktësinë e duhur në goditje ndërsa pak minuta para fundit Alban Hoxha bëri heroin duke ndalur goditjen me kokë të kroatit Spehar, duke i dhënë fund shpresave të verilindorëve për të marrë pikën e barazimit. Kështu Partizani del triumfues nga sfida e vështirë e javës së 8-të, duke marrë sërish kreun me 19-të pikë e duke lënë Skënderbeun me 2 pikë pas.

SKënder GeGa“Fitorja dhe renditja në vendin

e parë është ndjesi shumë e mirë. E kam theksuar se është fillimi dhe kemi dhe tre faza të tjera. Do të kisha dëshirë të jemi drejt fundit, por rëndësi ka që kemi një ecuri të mirë. Sigurisht që patëm prob-leme dhe ne. Kukësi ishte një ekip jashtëzakonisht i fortë. Luajtëm ashtu si dimë ne me mënyrën tonë. Djemtë po përgjigjen dhe grupi është në rrugën e duhur. Kemi vështirësite tona. Patëm një lodhje fizike. Doja t’i freskoja. Mala ishte detyrim i detyrueshëm. Është një lojtar që na ndihmon në dy faza, megjithatë edhe në momentet më të vështira mund t’i godisnim,” ka dekalruar pas ndeshjes trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

një aksion model i të kuqve i nisur nga Asani i “dirigjuar” nga Bardhi dhe i finalizuar nga Mala i dha

epërsinë skuadrës së Gegës. Kukësi ka vazhduar te ketë epërsi në lojë por mbrojtja e të kuqve dhe portiere

Alban Hoxha janë thjesht të pa-kalueshëm. Në pjesën e dytë Kukësi iu afrua barazimit por fillimisht

KOMBeTarJa

Vrioni dhe Binaku: Kundër Izrealit vetëm për fitoredy futbollistët e kom-

bëtares, Giacomo Vri-oni dhe Egzon Binaku kanë folur para mediave për sfidën me Jordaninë dhe Izrealin. Sulmuesi 19-vjeçar që aktivizohet me Venecian shprehet se do të kërkojë minuta në këto takime, ndërsa Binaku vë theksin te fitorja me Izrealin. “Ftesa më erdhi papritur, pasi kam zhvil-luar vetëm një ndeshje me U-21. Nuk e besoja, por jam i lumtur. Kam

luajtur me grup-moshat e Italisë më parë, por nuk më thirrën më. Më pas fola me prindërit dhe zgjodha fanellën kuqezi. A do të luaj? Zgjedhjet i takojnë trajnerit, ndërsa unë do të mundohem të jap më të mirën në fushë, nëse më jepet mundësia. Qëllimi im është të luaj sa më shumë dhe të shënoj. Megjithatë, objektivi na kërkon që të jemi të gjithë bashkë, për të arritur sërish në Kampi-onatin Europian. Sulmuesi

im i preferuar është Sadi-ku, ndërsa me dëmtimin e tij, nga kombëtarja aktuale më pëlqen Balaj. Si tifoz e shoh kombëtaren shumë mirë. Me Izraelin ishte një ndeshje e bukur, ndërsa Skocia është një skuadër e fortë. Pastaj, atje ishte edhe ndeshje në transfertë. Ndeshja e kthimit me Iz-raelin do të jetë e vështirë. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Me klubin tim shpresoj të iki sa më larg. Ëndërr kam të luaj

për Interin”, ka deklaruar Giacomo Vrioni

Ndërsa mbrojtësi Egzon Binaku është shprehur se kundër Izraelit duhet të fitojmë. “Kundër Izrealit duhet të fitojmë. Atmosfera është e mirë, kemi lojtarë të mirë. Ndërsa stërvit-jet akoma si kemi filluar. Herën e parë kemi humbur dhe s’kemi luajtur mirë, por ndeshjen e kthimit do luajmë ndryshe sepse ne e dimë se si luajnë ata”, shprehet Egzon Binaku.

Buffon i çudit të gjithë: Mund të luaj deri në 50 vjeç

Shoferi nxjerr bllof gruan që denoncoi ronaldon për përdhunim

— Karriera e Gianluigi Buffon mund të zgjasë edhe 10 vite të tjera, duket diçka në kufijtë e të pabes-ueshmes por është vetë portieri 40-vjeçar që e deklaron diçka të tillë. Buffon po përjeton një rini të dytë te PSG dhe ndihet shumë i lumtur te kampionët e Francës. Kontrata që ka nënshkruar me klubin parizien është 1+1 por Buffon nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në një intervistë për mediat franceze e thotë me bindje këtë gjë: “Të luaj deri në moshën 50-vjeçare? Pse jo, kur isha 32 vjeç mendoja se do e lija futbollin 35 vjeç, kur arrita në atë moshë mendo-va ta lija 38 dhe kur shkova 38, thashë po e shtyj deri 40, por ja ku jam me të njëjtën dëshirë për të luajtur si në fillimet e mia”, shprehet Gigi. Në fakt vetë Buf-fon nuk e di moshën se kur mund të tërhiqet sepse më pas shton se mund të ndodhë që ta lëjë futbollin pas 3 muajsh, 1 viti apo edhe 10 vitesh, megjithatë deklaratat e gardianit italian dhe ish legjendës së portës së Juventusit lënë vend për diskutime.

— Futbollisti i njohur portugez është bërë qendra e të gjitha mediave pas akuzave për përdhunim. 34-vjeçarja, Kathryn Mayorga akuzon Cristiano Ronaldon se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009, pas një nate të gjatë në një club. Lajmi u publikua nga gazeta gjermane “Der Spiegel” e cila do të përballet në gjyq me Ronaldon, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje. Mirëpo së fundmi ka dëshmuar edhe shoferi i limuzinës që ka marrë 34-vjeçaren nga hoteli, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Shoferi Vince Humphrey është shprehur se Kathryn dukej e lumtur dhe e ngazëllyer pasi kishte bërë seks me futbollistin. “Gruaja që bëri atë pretendim ishte duke qeshur e lumtur dhe e ngazëllyer pas largimit nga dhoma e tij e hotelit. Ajo tha se ai ishte i sjellshëm. Ishte aq e ngazëllyer sa madje më tregoi se si do t’i quante fëmijët e saj të ardhshëm me Ronaldon. Disa ditë më vonë dëgjova se ajo i kishte thënë policisë se Ron-aldo e përdhunoi. Isha i shokuar,”- është shprehur shoferi në deklaratën e tij. Pas kësaj deklarate ndoshta hetimet do të marrin një kthesë tjetër.

Portieri dëshmia

Shku

rt