1243327296 l.shahollari referati 22 maj 09

26
NDIKIMI I KRIZËS FINANCIARE BOTËRORE NË TREGUESIT MAKROEKONOMIKË TË SHQIPËRISË Luan Shahollari- Kryetar i komisionit ekonomik në Institutin e Sociologjisë Hyrje Kriza financiare që filloi në SHBA në shtator 2008 u përhap shpejt në vëndet e industrializuara kapitaliste në Europë, Azi dhe Oqeani,duke i shtrirë pasojat e saj në të gjithë botën. Kjo krizë është cilësuar si më e rënda pas “Depresionit të madh” të vitit 1929 ku humbën 25 miliardë usd, që, me vlerën e sotme, llogariten në 319 miliardë usd. Kriza e sotme është e para e këtij lloji për epokën e globalizimit .Me këtë lidhen një varg veçorish që e dallojnë atë nga krizat e mëparshme të kapitalizmit. Dukuri tjetër është ringjallja e skemave piramidale të tipit “Ponzi" në vitet 20 ne ShBA. Mjafton të përmëndim skemën gjigande të ngritur nga B.Madoff, ish kryetari i bordit të bursës i Nju Jorkut,nga shëmbja e së cilës humbën 50 mld usd! Qeveritë e vendeve në krizë, përfshirë dhe ato që nënvleftësojnë rolin e shtetit, po ndërmarrin masa të pashëmbullta shtetërore për të shpëtuar bankat nga falimentimi si dhe për të gjallëruar industritë e tyre kombëtare. Ekonomia globale është në kulmin e reçesionit më të thellë dhe më të zgjeruar në epokën e pas –Luftës. GDP botërore parashikohet të bjerë 1.5 % më 2009, me një rënie të ndjeshme sidomos në vendet më të zhvilluara, rreth 3% në ShBA dhe 5.25 % në Japoni. 1

Upload: arjeta-kashnjeti

Post on 20-Apr-2015

30 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

NDIKIMI I KRIZËS FINANCIARE BOTËRORE NË TREGUESIT MAKROEKONOMIKË TË SHQIPËRISË

Luan Shahollari- Kryetar i komisionit ekonomik në Institutin e Sociologjisë

Hyrje

Kriza financiare që filloi në SHBA në shtator 2008 u përhap shpejt në vëndet e industrializuara kapitaliste në Europë, Azi dhe Oqeani,duke i shtrirë pasojat e saj në të gjithë botën.

Kjo krizë është cilësuar si më e rënda pas “Depresionit të madh” të vitit 1929 ku humbën 25 miliardë usd, që, me vlerën e sotme, llogariten në 319 miliardë usd.

Kriza e sotme është e para e këtij lloji për epokën e globalizimit .Me këtë lidhen një varg veçorish që e dallojnë atë nga krizat e mëparshme të kapitalizmit.

Dukuri tjetër është ringjallja e skemave piramidale të tipit “Ponzi" në vitet 20 ne ShBA. Mjafton të përmëndim skemën gjigande të ngritur nga B.Madoff, ish kryetari i bordit të bursës i Nju Jorkut,nga shëmbja e së cilës humbën 50 mld usd!

Qeveritë e vendeve në krizë, përfshirë dhe ato që nënvleftësojnë rolin e shtetit, po ndërmarrin masa të pashëmbullta shtetërore për të shpëtuar bankat nga falimentimi si dhe për të gjallëruar industritë e tyre kombëtare.

Ekonomia globale është në kulmin e reçesionit më të thellë dhe më të zgjeruar në epokën e pas –Luftës. GDP botërore parashikohet të bjerë 1.5 % më 2009, me një rënie të ndjeshme sidomos në vendet më të zhvilluara, rreth 3% në ShBA dhe 5.25 % në Japoni.

GDP parashikohet të tkurret me 4% në BE dhe në zonën e euros më 2009 nga 0.9 % më 2008.Midis pesë vendeve më të mëdha të BE, GDP parashikuar të bjerë këtë vit me rreth 5.5 % në Gjermani, 4-4.5% në Itali dhe Britaninë e Madhe, 3% në Francë dhe Spanjë etj. Një stabilizim i përgjithshëm parashikohet të fillojë në ekonomitë më të mëdha më 2010, megjithatë rritja do të jetë negative, 0.1 %.

Rënia ekonomike po shoqërohet me rritjen e shkallës të papunësisë nga 7 % më 2008 në 9.4 % më 2009 dhe 10.9 % më 2010.Po kështu përkeqësime do të kete edhe në treguesit e tjerë makroekonomikë 1.

Krerët e shteteve më të zhvilluara të botës, të G8 apo G20, po mblidhen shpesh për të rakorduar masat për përballimin e krizës në mënyrë globale.Takimi i zhvilluar në Londër më 3 prill ishte mjaft frytdhënës dhe përtej parashikimeve. Mes të tjerave ata ranë dakord t’i akordojnë FMN 1.1 trilion usd për një program për të mbështetur kreditimin, rritjen dhe punësimin në ekonominë botërore.

1 EUROPEAN ECONOMY 3/2009. European Commission.Directorate-General for Economic and Financial Affairs.Economic Forecast-Spring 2009. Pdf .publication15048_en.

1

Page 2: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Sëbashku me masat e marra nga qeveritë e çdo vendi ky përbën një plan global për ringritje në një shkallë të paprecedentë2.

Por ndërkohë që në botë ndërmerren veprime konkrete, tek ne deri tani kanë vazhduar diskutimet, nëse jemi prekur apo jo nga kriza.Prej tyre ravijëzohen dy qëndrime të njohura, të kundërta,që vijnë kryesisht nga pozicione politike.

Sigurisht Shqipëria nuk ndodhet në kushtet e fund-vitit 1996 dhe fillim-vitit 1997 kur ”kriza e fajdeve” u shndrrua në krizë të mirëfilltë ekonomike duke sjellë si pasojë rënien e PBB 7 për qind, rritjen e inflacionit në 42 për qind si dhe përkeqësimin e treguesve të tjerë makroekonomikë. Por kjo nuk duhet të na bëjë të nënvleftësojmë pasojat e krizës botërore mbi vëndin tonë. Ndonëse me lidhje të dobta integruese me ShBA dhe ekonominë botërore në përgjithësi,Shqipëria nuk është e imunizuar nga pasojat e krizës globale. Mjafton të përmëndim faktin se mbi 3/4 e tregtisë të jashtëme zhvillohet me vendet e BE. Një varg të dhënash tregojnë se kriza ka filluar të ndikojë, madje ndjeshëm, në një varg treguesish si:

Në rënien e ritmeve të remitancave- dërgesave të emigrantëve; Në rënien e ritmeve të depozitave të kursimit; Në rënien e ritmeve të eksport-importit; Në dobësimin e lekut ndaj euros dhe dollarit amerikan; Në frenimin e kredidhënies bankare,sidomos në valutë të huaj; Në rritjen e shkallës së papunësisë; Në bllokimin e sektorëve të veçantë, si ndërtimi;

Këta, nëse nuk merren masat e nevojshme, sjellin pasoja të tjera zinxhir në treguesit makroekonomikë dhe socialë si :

Rritjen e defiçitit buxhetor; Rritjen e çmimeve të konsumit-inflacionit; Rritjen e informalitetit në ekonomi; Zgjerimin e varfërisë, sidomos në zonat rurale; Frenimin e zgjerimit të turizmit Rënien e ritmit të rritjes ekonomike;

Në vijim po ndalem në analizën e shkallës së ndikimit të krizës globale në disa prej këtyre treguesve makroekonomikë në vendin tonë.

1- Bjenë remitancat –dërgesat e emigrantëve

Paratë, që migrantët dërgojnë nga vëndet ku punojnë, në familjet e tyre, në vendlindje, njihen ndryshe –remitanca. Nxitja për migrim shpjegohet sipas modelit “shtytës-tërheqës” (“push-and-pull” model). Sipas këtij modeli, kushtet ekonomike, presionet demografike, papunësia në vëndet dërguese (‘push factors’) bashkëveprojnë me pagat më të larta, kërkesat për fuqi puntore,bashkimin e familjeve (‘pull factors’) në vëndet pritëse (Smith 1997).

Kushtet Faktorët shtytës Faktorët tërheqës

2 G20 London Summit: Official Communique.EU@UN-G20 London Summit Official Communique.htm

2

Page 3: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Ekonomike dhe

demografike

Varfëria; Papunësia; Pagat e ulta;Lindshmëria e lartë; Mungesa në

shëndetësi dhe arsim

Pagat më të larta; Niveli i jetesës; Zhvillimi personal;

Zhvillimi profesional.

PolitikeKonflikte, pasiguri, dhunë;Qeveri e dobët; Korrupsion;

Siguria; Mbrojtja;Liritë politike.

Sociale dhe kulturore

Diskriminim mbi baza etnike, gjinie, religjioni etj.

Bashkimi familjar; Diaspora atdhetare;Liri nga diskriminimi.

Faktorët ekonomikë dhe demografikë që lidhen me varfërinë, papunësinë, me pagat e ulta, lindshmërinë e lartë; mungesat në shëndetësi dhe arsim kanë ndikuar në rritjen e ritmeve të emigracionit edhe në vendin tonë .

Ritme të larta në vitet 1992-2007

Volumi i remitancave varet nga numri i emigrantëve, nga vendi i migrimit, nga të ardhurat që sigurojnë aty, nga shkalla e lidhjeve me familjet e tyre, nga lehtësitë në dërgimin e parave, nga stabiliteti politik etj. Gjatë 10 vjetëve 1993-2002 tek ne kanë hyrë gjithsej 4.367 miliard usd,437 milion usd mesatarisht në vit:

1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002274.7 378.1 384.7 499.5 267.2 453.5 356.6 530.8 614.9 606.8

Kurse për 6 vitet, 2003-2008, kanë hyrë gjithsej 5,161 miliardë euro,ose 860 milion euro mesatarisht në vit,si vijon:

2003 2004 2005 2006 2007 2008718.8 826.3 927.6 936.5 947.0 802.0

3

Page 4: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Rritja e ritmeve në vitet 1994-1996 ka ardhur si rjedhojë shtimit të emigranteve në vendet europiane,sidomos në Greqi dhe Itali,kurse rënia në vitin 1997 si pasojë e kolapsit të skemave piramidale, ku humbën rreth 2 miliard USD.Në këtë vit,siç dihet u trondit jo vetëm sistemi financiar por edhe ekonomik, politik e social, në tërësi.

Rënie në vitin 2008

Volumi i remitancave në vitin 2008 ra në 802 milion euro,145 milionë euro më pak se në vitin 2007. Ky nivel ishte madje më i ulët se në vitin 2004. Kjo prirje nuk shpjegohet vetëm me përvojën botërore që tregon se niveli i remitancave arrin një kulm pas rreth 14-15 vjetësh dhe pas kësaj vjen rënia por kryesisht me pasojat e krizës financiare botërore.

Shqipëria në vitin 2003 zinte vëndin e parë midis 11 vëndeve të ELQ për ritmet e migracionit,me 24 për qind të popullsisë. Nga këto,19 për qind kishte emigruar deri më 1999, kurse 5 për qind, në vitet pasues. Pra, ritmet kanë ardhur në rënie në këto dhjetë vjetër e fundit. Aktualisht vlerësohet se ka mbi 1.1 milion emigrantë shqiptarë, 550 mijë në Greqi (Baldwin-Edwards, 2006), 350 mijë në Itali (ISTAT, 2006) etj.

Pra, rënia kaq e ndjeshme në vitin 2008, në tremujorin e katërt nuk mund të shpjegohet thjesht me këtë prirje por me ndikimin e drejtëpërdrejtë të pasojave të krizës në Greqi e Itali,ku është përqëndruar numri më i madh i emigrantëve tanë.

Kjo,dhe vonesa në marrjen e masave mbrojtëse të kursimeve të tyre në vendin amë, sidomos në fillimet e krizës, ndikoi gjithashtu negativisht në tkurrjen e remitancave.

Pasojat e rënies të remitancave

Rrisin varfërinë.Anketimet në 6 vënde në tranzicion (B&H, Bullgari, Gjeorgji, Republikën Kirkize, Rumani,Taxhikistan) tregojnë se 30 % e remitancave përdoren për konsum ushqimor dhe veshmbathje. Kuptohet se rënia e tyre do të sjellë shtimin e varfërisë sidomos në zonat rurale ku është më i lartë.

Përkeqësojnë treguesit makroekonomikë. Moldavia, B&H dhe Shqipëria, renditen para,e dyta dhe e treta për remitancat në raport me PBB në ECA (A.Mansoor, B. Quillin, 2007). Tek ne, remitancat,gjatë viteve 2003 -2007 zënë 13.2 për qind të PBB dhe 317 për qind të IHD.

Ulin importet. Në disa vënde të ECA ato arrijnë mbi 10 për qind të eksporteve; në Moldavi dhe Serbi-Mal i Zi mbi gjysmën e tyre, kurse në Shqipëri dhe B&H janë më të larta se eksportet. Remitancat kanë mbuluar 44 për qind të bilancit të tregtisë së jashtëme këto dy vitet e fundit.

Ulin investimet private. Siç dihet,një pjesë e remitancave përdoren për investime të karakterit material (biznese dhe prona të palujtëshme) dhe të karakterit human (për shkollimin e fëmijëve etj.).Aspekti më i dukshëm i

4

Page 5: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

përdorimit të remitancave për investime familjare janë shtëpitë e reja (vilat) dhe autoveturat (benc-mercedesët).

Ulin kursimet e qytetarëve,dukuri e vërejtur prej shtatorit 2008 e këtej. 2- Ulen ritmet e depozitave të kursimit

Në ShBA, menjëherë pas fillimit të krizës financiare, qeveria ngriti kufirin e sigurimit për çdo depozitë , nga 100 mijë usd në 250 mijë usd. Kurse Komisioni Europian, që më 15 tetor 2008, propozoi një ndryshim në legjislacion për të garantuar jo më pak 100 mijë euro për çdo depozitë,e cila u miratua nga Parlamenti Europian.

Një masë e vonuar në Shqipëri

Por,ndërsa në ShBA dhe BE u veprua shpejt, tek ne kjo masë vonoi, për rjedhojë fluksi i depozitave të kursimit filloi të bjerë në tremujorin e katërt të 2008. Madje ministri i Financave përmëndi edhe shifrën prej 60 miliard lekë të tërhequra gjatë kësaj periudhe, sipas tij, për arsye psikologjike,si goditje nga paniku (Top channel 26 mars).

Mendimet e ndonjë specialisti se, duke rritur kufirin e sigurimit të depozitave frenohet kreditimi i ekonomisë, nuk ishte i përshtatshëm në kushtet kur mund të ndodhnin fenomene të rënda,të ngjashme me ato të viteve 1995-1997 .

Paratë në bankat tona janë të sigurta! Ky nuk është një slogan por një realitet, pasi bankat tona janë krijuar apo riorganizuar rishtazi dhe nuk mund të krahasohen me veprimtarinë shekullore të bankave amerikane apo europiane.

Nga ana tjetër, ligji nr.8873, datë 29.3.2002 « Për sigurimin e depozitave », krahas përcaktimit të rregullave për sigurimin e depozitave ka ngritur edhe Agjencinë e Sigurimit të Depozitave (ASD) për kompensimin e tyre.

Mirëpo, sipas këtij ligji, paratë në banka kanë qënë të sigurta deri në 700 mijë lekë! Prandaj,me të drejtë, ndonëse me vonesë Kuvendi, në prill 2009, miratoi me konsesus ndryshimet ligjore që rrisin kufirin e mbrojtjes për çdo depositë individuale deri në 2.5 milionë lekë.

Depozitat –një pasuri e madhe kombëtare

Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Bankave (www.aab.al) sistemi bankar i vëndit tonë në vitin 2008 ka menaxhuar 834 miliard lekë, nga të cilat 645 miliardë ose 77 për qind janë depozita të individëve dhe të subjekteve private. Depozitat e individëve prej 529 miliard lekë përbëjnë 82.1 për qind të depozitave gjithsej.

Këto depozita,në vitin 1996 ,ishin vetëm 39,6 miliard lekë. Ritmet e ulta deri në vitin 1996 shpjegohen me thithjen nga “bankat e fajdeve” si “Sude”,”Xhaferi”, ”Populli”, ”Vefa”, ”Kamberi” etj. Kjo u duk kur në vitin 1997

5

Page 6: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

arritën në 87,7 miliard lekë, pra,mbi dy herë, dhe në vitin 1998 në 134,8 miliard lekë , 34 për qind më shumë se më 1997.

Kurse në vitin 2003 u dyfishuan, gjë që tregon për efektivitetin e ligjit të miratuar për mbrojtjen e depozitave në vitin 2002.

Në vitet 2004-2007 depozitat u rritën me një ritëm mesatar prej 15-16 për qind në vit. Ato përbëjnë gati 50 për qind të PBB dhe e kalojnë me 40 për qind buxhetin e një viti. Pra,janë një pasuri e madhe kombëtare.

Vitet

Gjithsej Individët Në %

1992 18,874 6,765 35.81993 32,364 14,375 44.41994 43,147 23,143 53.61995 65,543 36,402 55.51996 108,737 39,605 36.41997 125,822 87,691 69.61998 171,201 134,861 78.81999 211,537 166,117 78.52000 228,865 182,112 79.62001 275,224 222,259 80.82002 285,844 234,894 82.22003 323,234 271,620 84.02004 369,101 310,626 84.12005 428,347 357,781 83.52006 511,014 411,573 80.52007 630,114 514,308 81.62008 645,114 529,426 82.1

Nga pasqyra e mësipërme del se ,në vitin 2008, depozitat e individëve janë rritur vetëm 2.9 për qind, kurse të bizneseve kanë qëndruar në vend.Kjo dukuri është rjedhojë e ndikimit të krizës botërore në muajtë e fundit të viit të kaluar.

Sipas statistikave të BSH, në fund të muajit mars totali i depozitave të sistemit bankar rezultoi me një rënie prej 2.6 për qind krahasuar me fundin e vitit 20083. Kjo tregon se efektet negative të krizës do të vazhdojnë të thellohen.

3- Përkeqësohen treguesit e eksport-importit

Tregtia e jashtme përbën sektorin me ecuri më negative të ekonomisë shqiptare të tranziciont pasi eksportet mbulojnë vetëm ¼ e importeve, ndërkohë që

3 Gazeta Shqiptare 11.5.2009.

6

Page 7: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

bilanci tregtar vazhdon të përkeqësohet.Kjo ecuri nuk krijon baza për përmirësime në periudhën afat-mesme. Kurse në periudhën afatshkurtër,si pasojë e valëve të krizës financiare dhe ekonomike botërore, pritet rënie e mëtejshme e ritmeve, sidomos në eksportet.

1992-1997-ritme të ulta!

Pasojat e reformave të ashpra të tipit “shock-therapy”, u ndjenë edhe në tregtinë me jashtë. Për rjedhojë, eksportet në vitin 1992 prekën fundin prej 73 milionë usd, ose 4.8 herë më pak se në vitin 1989.

Ritmet e eksporteve prej vitit 1993 kanë qënë të ulta. Kështu në vitin 1993 vlera e mallrave të eksporteve arriti në 12.5 miliard lekë, (rreth 122 milionë USD me kursin e kohës),ndërkohë që importet arritën në 58.3 miliard lekë (571 milion USD). Në vitin 1996 eksportet arritën në 22 miliard lek ose 76 për qind më shumë se më 1993. Kurse më 1997 eksportet bënë një “pikiatë” tjetër, në 21 mld lekë.

Viti Eksporti Importi Bilanci %1993 12,499 58,336 -45,838 21.41994 13,387 57,019 -43,632 23.51995 18,710 66,147 -47,437 28.31996 22,001 98,060 -76,059 22.41997 21,044 95,022 -73,977 22.1

1998-2008- rritje e ritmeve, por me luhatje

Në vitin 1998 eksportet u rritën 10 miliard lekë (pa mbajtur parasysh inflacionin) ose 48 për qind kundrejt vitit 1997,kurse në vitin 1999 në masën 56 për qind.Në vitet 2000-2001 eksportet ranë si rjedhojë e krizës energjitike. Por në vitin 2003 u shënua një rritje prej 15 për qind,e cila u mbajt edhe në vitin 2004.

Viti Eksporti Importi Bilanci %1998 31,104 126,271 -95,167 24.61999 48,430 159,465 -111,035 30.42000 37,037 157,109 -120,072 23.62001 44,096 190,155 -146,059 23.22002 47,490 210,368 -162,877 22.62003 54,487 225,983 -171,496 24.12004 62,121 236,072 -173,951 26.32005 65,818 262,191 -196,373 25.12006 77,405 299,147 -221,742 25.92007 97,171 376,194 -279,023 25.82008 112,393 438,188 -325,795 25.6

7

Page 8: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Ritmet kanë ardhur duke u rritur në tre vitet e fundit, por ndërkohë, importet kanë qënë më të larta, për rjedhojë ,mbulimi i importeve me eksportet ka mbetur në nivelin prej 25-26 për qind. Pra, ritmet e rritjes janë afërsisht të barabarta, kur duhej që eksportet të rriteshin 4-5 herë më shpejt se importet. Kjo prirje tregon se ekonomia jonë është e mbyllur, jo konkurruese.

Ritmet bjenë nga tetori 2008

Ritmet e eksportit kanë ardhur duke rënë prej muajit tetor,në mln lekë:

Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar 0910,712 9,574 9,092 6,969 6,642

Rënie më e thellë- 23 për qind, është shënuar në dhjetor,që përbën dhe nivelin më të ulët të vitit. Kjo ka ndikuar që bilanci valutor të bjerë në 16.1 për qind. Kjo prirje ka vazhduar edhe në janar 2009.

Ritmet e rënies kanë vazhduar gjatë tre muajve të parë të këtij viti:

Muajtë 2008 2009 (+-)Janar 7 516 6 642 -874Shkurt 8 829 7 511 -1 318Mars 9 200 7 956 -1 2443-mujori I 25 545 22 109 -3 436

Madje ritmet kanë rënë edhe në treguesin e importeve

Muajtë 2008 2009 (+-)Janar 31 041 27 843 -3 198Shkurt 33 033 33 389 +386Mars 33 204 33 478 +2743-mujori I 97 247 94 710 -2 538

Nga pasqyrat e mësipërme del se rënia në tremujorin e parë të vitit 2009 është në tregues absolutë, jo relativë,që do të thotë se nuk kemi thjesht rënie

8

Page 9: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

ritmesh rritjeje,por rritje negative.Pra,që kriza në këta tregues si dhe në atë remitancave është evidente.

Të dhënat mesatare vjetore për dy vitet e fundit sjellin këto të dhëna:

Grupi i mallrave Në %Gjithsej 1001. Tekstile dhe këpucë 45.72. Materiale ndërtimi dhe metale 18.03. Minerale, lëndë djegëse, energji

elektrike16.8

4. Ushqime, pije, duhan 6.85. Makineri, pajisje e pjesë këmbimi 4.16. Të tjera 4.4

Mbi 70 për qind e eksporteve tona ka si destinacion Italinë, 10 për qind Greqinë, 3 për qind RFGJ etj. Pra,këto tre vende tërheqin 83 për qind të eksporteve. Kurse në vendet e BE në tërësi shkojnë mbi 90 për qind e eksporteve. Vendet e BE,siç dihet,kush më shumë dhe kush më pak,janë prekur nga kriza financiare. Kjo po duket edhe në uljen e kërkesave për mallrat tona të eksportit, sidomos të atyre me “fason”. Në prodhimet me “fason” ushtrojnë veprimtarinë e tyre rreth 400 firma private me rreth 100 mijë puntorë. Përfaqësuesit e tyre ,kohët e fundit, kanë shprehur shqetësimin se si rjedhojë e krizës,rreth 50 firma me 11 mijë puntorë, kryesisht gra dhe vajza kanë mbetur pa punë.

Prandaj është e nevojshme që qeveria të zbatojë strategji afatgjatë proeksport, me objektiva konkrete,të mbështetura me nxitësa fiskale dhe me burimet e financiare.

4- Kursi i këmbimit-luhatet leku!

Dekada e fundit: leku forcohet !

Gjatë dekadës (1999-2008) është arritur të sigurohet një kurs këmbimi i qëndrueshëm i lekut ndaj usd ,euros si dhe valutave të tjera të huaja në dekadën e fundit. Madje leku ka fituar terren nga viti në vit.

Vitet Lek/USD Lek/Euro1999 137.7 147.02000 143.7 132.62001 143.5 128.52002 140.1 132.42003 121.9 137.5

9

Page 10: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

2004 102.8 127.72005 99.8 124.22006 98.1 123.12007 90.4 123.62008 88.0 123.8

Në këto vite, dollari amerikan ka pësuar ulje ndaj monedhës shqiptare: nga 137.7 lekë në vitin 1999, në 88 lekë, ose 36 për qind, në vitin 2008. Të njëjtën prirje, sidoqë me ritëm më të ulët, ka ndjekur edhe ecuria e këmbimit të euros. Në vitin 1999, euro është këmbyer me 147 lekë, kurse në vitin 2008 me 123.8 lekë ,me një rënie prej 16 për qind.

Kjo ecuri ka ndikuar pozitivisht në procesin e huamarrjes në usd dhe në euro, në stabilitetin e çmimeve si dhe në treguesit e tjerë , në tërësi.

Fundviti 2008- leku fillon të dobësohet!

Sipas të dhënave të BSH, gjatë 3-mujorit të katërt, leku u zhvlerësua si pasojë e ndryshimit në vlera negative të indeksit të kursit nominal efektiv të këmbimit në masën 3.9 për qind. Ky nënçmim i lekut kundrejt këtyre valutave tregon rënie të efektit amortizues që ka luajtur deri tani kursi i këmbimit ndaj inflacionit të importuar.

Ndryshimi në kahun negativ i kursit nominal të këmbimit reflekton nënçmimin e lekut kundrejt usd, pavarësisht peshës së vogël (20 për qind) që zë ky raport në indeks,i cili ka ardhur si rrjedhojë e prirjeve rritëse të kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.

Kurse nënçmimi i lekut ndaj euros (që ze rreth 80 për qind) të indeksit në 3 muajt e fundit të vitit 2008 ka ardhur kryesisht nga ndryshimet në raportet kërkesë - ofertë në tregun e brendshëm,duke pasqyruar efektin e kombinuar të kërkesës së lartë për valutë, kryesisht jashtë sistemit bankar.

Fillimviti 2009 -leku vazhdon rënien!

Prirja e zhvlerësimit të lekut ndaj usd dhe euros në tremujorin e fundit të vitit 2008 ka vazhduar të thellohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, si vijon:

Kursi 31.12.2008 15.5.2009 Ndryshimi Në %Lek/USD 88.0 97.5 9.5 10.8Lek/Euro 123.8 132.2 8.4 6.8

10

Page 11: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Nga sa më lart (ku kolona e gjatë tregon euron kurse e shkurtër-usd) del se leku, krahasuar me fundvitin 2008, është zhvlerësuar ndaj usd dhe euros përkatësisht 10.8 dhe 6.8 për qind.

Ky ritëm i shpejtë zhvlerësimi lidhet kryesisht me faktorë të brendshëm. Gjatë kësaj periudhe është vërejtur kërkesë e lartë në treg për euro. Rritja e borxhit të brendshëm të qeverisë dhe e defiçitit të llogarisë korrente përbëjnë nga faktorët kryesorë, të cilët kanë ndikuar gjatë vitit 2008. Defiçiti i lartë tregtar, dalja e valutave për shkak të rritjes së importeve, përbëjnë një faktor tjetër që ka ndikuar sidomos në 3-mujorin e katërt 2008 dhe në vazhdim.

Ndikimin e tyre kanë dhënë edhe rënia e dërgesave të emigrantëve- remitancave.

Një faktor tjetër është dhe transferimi i fitimeve të disa kompanive të fuqishme të huaja, që ushtrojnë veprimtari në vendin tonë.

Humbje për qytetarët dhe bizneset!

Forcimi i monedhave kryesore- euros dhe usd- për rjedhojë, zhvlerësimi i lekut ndaj tyre, prek të gjithë qytetarët, pasi ndikon në rritjen e çmimeve të mallrave të importit. Duke marrë parasysh që shumica dërrmuese e shkëmbimeve tregtare bëhen në euro, me këtë shtrenjtim të saj, importuesit duhet të paguajnë më shumë për të njëjtin mall. Kjo prirje, natyrisht që do të pasqyrohet , ndonëse jo menjëherë, në çmimet artikujve të konsumit të përditshëm, duke ndikuar në rritjen e nivelit të jetesës në vend.

Por zhvlerësimi i lekut  ndaj euros dhe usd do të ndikojë në mënyrë të veçantë tek qytetarët dhe bizneset që kanë marrë kredi në valutë pasi ,për të shlyer këstet e tyre mujore, ata duhet të paguajne më shume lekë.

5- Frenohet kredi-dhënia bankare

Kreditë, në valutë të huaj dhe në lekë, të sistemit tonë bankar llogariten në 397 miliardë lekë ose rreth 48 për qind të portofolit gjithsej.

11

Page 12: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Nr. Emërtimi 2007 2008 Në %1. PBB nominal,mld lekë 979 1073 9.62. Kredia gjithsej, mld lekë 292 397 36.0

-Në % të PBB 29.8 37 24.2a) Për individë, mld lekë 104 140 34.6

-Në % të PBB 10.6 13.0 22.6b) Për bizneset, mld lekë 188 257 36.7

-Në % të PBB 19.2 24.0 25.03. Kredi me probleme,mld

lekë9.9 26.2 165

-Në % të kredisë gjithsej 3.4 6.6 94.0

Nga këto të dëna del se kredia gjithsej është rritur me 105 miliard lekë më 2008 ose 36 për qind kundrejt vitit 2007,duke zënë 37 për qind të PBB ndaj rreth 30 për qind më 2007. Një rritje më e ndjeshme është shënuar në kredine për bizneset e cila ka ndikuar pozitivisht për zhvillimin e sektorit privat.

Kriza po ndikon duke frenuar kredidhënien, duke e bërë atë më të shtrenjtë, dhe me më shumë probleme. Për pasojë, ritmet e rritjes së kreditimit,kanë ardhur në rënie prej muajit tetor 2008. Të dhënat e BSH tregojnë se kredia në muajin dhjetor u rrit vetëm 0.5 per qind, që konsiderohet si rritja më e vogël prej vitit 2004, kur filloi edhe kreditimi.

Tkurret kredia në valutë, qëndron në vend kredia në lekë

Kreditë në valutë përbëjnë rreth 75 për qind të kredive gjithsej. Por këto 3-4 muajt e fundit është vërejtur prirja e tkurrjes së tyre. Në muajin janar, kredia e re ne euro, ishte vetëm 45 milionë kundrejt rreth 90 milionë mesatarisht gjatë muajve të vitit 2008. Kjo shifër shënon kuotën më të ulët të dy viteve të fundit.

Tkurrje ka shënuar edhe kredia në valutën tjetër, dollarin, edhe pse kjo e fundit ka nje peshë më të vogël në totalin e kredisë për ekonominë. Në janar kredia e re në këtë monedhë ishte 14 milionë dollarë. Ulja e ritmeve të kredisë në valutë vjen për dy faktorë:

Së pari për shkak të presionit që kriza financiare ushtron mbi bankat tregtare për t’u kërkuar më shumë garanci burokratike klientëve,për të shmangur risqet.

Së dyti, për shkak të rritjes të interesave të euros.Nga rreth 6 për qind që ka qënë interesi i kredisë në euro në fillim të vitit 2008, tani ka arritur mëse 9 për qind.

Kurse kredia në lekë vazhdon të ruajë të njëjta ritme rritjeje të vitit të kaluar. Në janar 2009, kredia e re në lekë, ishte 8.67 miliardë.Kjo prirje parashikohet të vazhdojë edhe në pjesën e mbetur të vitit.

12

Page 13: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Shtohen kreditë e këqia

Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2008 u vërejt një prirje tjetër negative : u rritën kreditë me probleme,ose siç quhen ndryshe, kreditë e këqija. Quhen kështu, pasi më së paku, këstet e tyre mujore, nuk kthehen në afat.

Në muajin dhjetor këto kredi u shtuan me 5.4 miliard lekë ,duke arritur në 26.2 miliard lekë gjatë vitit 2008. Kjo shifër paraqet një rritje të lartë kundrejt vitit 2007 si në vlera nominale (16.3 miliard lekë) dhe relative (165 %).

Në fund të vitit 2008 ,kreditë e këqia zinin 6.6 për qind të volumit të kredive gjithsej kundrejt 3.4 për qind një vit më parë.

Kriteret mbeten të shtrënguara

Rezultatet nga vrojtimi i aktivitetit kreditues tregojnë se kriteret për kreditë dhënë bizneseve dhe individëve, në përgjithësi mbeten të shtrënguara edhe për tremujorin e parë të vitit 2009. Faktorët kryesorë pas politikës shtrënguese të bankave vijojnë të jenë si në vrojtimet e kaluara; vlerësimi për situatën makroekonomike dhe faktorë specifikë të sektorit ku operojnë për bizneset; dhe gjendja financiare për individët. Në ndryshim nga vrojtimi i kaluar, kriteret për miratimin e kredive për bizneset kanë qenë më të shtrënguara se sa kriteret për miratimin e kredive të individëve.4

6- Rritet defiçiti buxhetor

Rritja e njëkohshme e shpenzimeve dhe e të ardhurave publike është shoqëruar më rritjen e deficitit buxhetor .

Defiçiti buxhetor në vitin 2008 arriti në nivelin -5.7 për qind të PBB-së, kundrejt 3.4 për qind në vitin 2007. Stimuli i lartë fiskal për vitin 2008 shkoi kryesisht për financimin e shpenzimeve kapitale, si dhe në rritjen e importeve dhe të deficitit tregtar.

4 BSH-Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e parë 2009. 13 maj 2009.

13

Page 14: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Deficiti buxhetor i vitit 2008 u reflektua në rritjen e borxhit publik në nivelin 55.6 për qind të PBB-së nga 37.5 për qind më 2007. Deficiti buxhetor i krijuar pas gjashtëmujorit të parë të vitit 2008 është financuar kryesisht me burime të huaja. Pjesa më e madhe përfaqëson huanë për financimin e rrugës Durrës–Kukës. Kësaj duhet shtuar një hua e re me vlerë 250 milionë euro,akorduar qeverisë shqiptare në fillimit të majit nga "Alpha Bank" dhe "Deustche Bank",pjesa dërrmuese e së cilës do të përdoret për të mbuluar financimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.Por kësaj radhe kredia është me interesa më të larta,ku ndikimin e vet ka dhënë edhe kriza globale.

7- Sektori i ndërtimit -në stanjacion

Sektori i ndërtimit është gati në stanjacion. Dukuria e parë është rënia në mënyrë të ndjeshme e blerjes të apartamenteve. Shoqata e Ndërtuesve ka publikuar se rreth 4 mijë apartamente banimi kanë mbetur pa u shitur prej 2008-s në Durrës dhe në Tiranë.

Shtrëngimi i dhënieve të kredive për shtëpi është faktori kryesor që ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse për apartamentet. Pra ndërtuesit, duke mos shitur apartamente dhe duke mos marrë dot kredi nga bankat, nuk mund të investojnë në ndërtime të reja.

Forcimi i euros do të sjellë një rritje të çmimit të blerjes për materialet e ndërtimit, që do të transferohet në rritjen e çmimit të banesave.

8- Ngadalësohen ritmet e rritjes ekonomike

Prodhimi i brendshëm bruto, PBB, ose GDP (në anglisht) përfaqëson vlerën e përgjithëshme të tregut të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në vend brenda një periudhe të caktuar, zakonisht brenda një viti.

Këtu duhet të sqarojmë se kemi të bëjmë me vlerësime dhe se të dhënat përfundimtare mund të publikohen vetëm pas tre vjetësh. Pra, shifrat e publikuara për rritjen e PBB në periudha 3 mujore dhe vjetore duhen marrë me rezervë.

Rritja reale e PBB ,- siç quhet ndryshe- “rritja ekonomike”- prej vitit 2000, paraqet këtë ecuri, në % :

14

Page 15: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 20097.7 6.5 4.7 6.0 6.0 5.5 5.0 6.0 6.0 3.7

Por, krahas të dhënave të INSTAT, duhen marrë në konsideratë edhe vlerësimet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare. Kështu, për vitin 2009, FMN parashikon rënie të ritmit të rritjes të PBB në 3.7 për qind. Kjo shifër përbën nivelin më të ulët të dhjetë vjetëve të fundit. Madje rillogaritjet e bëra kohët e fundit (prill) tregojnë se ritmi do të jetë nga 0 deri në -1 për qind gjë që për stanjacion të ekonomisë shqiptare.

Disa përfundime

Institucionet e specializuara financiare ndërkombëtare si FMN dhe BB ,madje edhe OKB, parashikojnë efekte të tjera negative gjatë vitit 2009 e në vazhdim.

Vetëm pak ditë më parë, kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Strauss-Khan, u shpreh se bota është në një krizë ekonomike të vështirë që kërcënon të zhysë miliona njerëz përsëri në varfëri. Ai u bëri thirrje qeverive të miratojnë buxhete stimulimi të barabarta me 2 për qind të GDP-së botërore. Sipas tij deri tani këto buxhete stimuluese kapin vetëm 1.6 deri në 1.7 për qind të GDP-së globale ( Shekulli Online.24.3.2009).

Këto efekte do të ndikojnë edhe në treguesit makroekonomikë të vendit tonë si : rënie të remitancave, rënie të depozitave të kursimit, frenim të kredidhënies bankare, të investimeve të huaja direkte, keqësim të bilancit tregtar, rritje të defiçitit buxhetor, rritje të papunësisë,zgjerim të varfërisë etj.

Të gjitha këto, në variantin më optimist, do të sjellin përgjysmimin e ritmit të rritjes ekonomike, kurse në atë që parashikojnë institucionet e specializuara ndërkombëtare, një rritje të papërfillëshme.

Prandaj, duke mbajtur parasysh kushtet aktuale , studjues të ekonomisë të vendit tonë sugjerojnë hartimin e një pakete masash anti-krizë për përballimin e pasojave.

15

Page 16: 1243327296 L.shahollari Referati 22 Maj 09

Sigurisht, përgjegjësia kryesore e ndërmarrjes të këtij procesi i takon qeverisë qëndrore.Por duke mbajtur parasysh se problemi është kompleks dhe i ndërthur, kërkon një pjesëmarrje më të gjërë të aktorëve politikë, përfshirë këtu edhe opozitën, organet e qeverisjes vendore, institucionet financiare dhe bankare, organizatat dhe shoqatat e punëmarrësve (sindikatat) të punëdhënësve (biznesit) ,qarqet universitare, të instituteve studimore jo qeveritare etj.

Në hartimin e kësaj “pakete anti-krizë” ne duhet “imitojmë” në mënyrë racionale edhe praktikat e vendeve të BE-së si dhe të vlerësojmë me kujdes këshillat e institucioneve të specializuara si FMN dhe BB etj.

Në këtë periudhë duhet të ulen shpenzimet qeveritare, madje duke rishikuar edhe treguesit e buxhetit vjetor si dhe të rivendoset bashkëpunimi institucional me FMN,i ndërprerë pak kohë më parë. Kjo do të krijojë kushte për tërheqje kredi me terma më të buta si dhe mundësi për politika më të përshtatëshme fiskale në kohë krize.

Vetëm në këtë mënyrë, me bashkëpunim e përpjekje të gjithanëshme do të mund ë minimizojmë efektet e krizës botërore mbi ekonominë në tërësi dhe mbi nivelin e jetesës të çdo qytetari në veçanti.

www.alblink.com/.../1243327296-L.Shahollari-%..

16