viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 e përdyjavshme ... file2 agrobiznesi e premte, 17 maj...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 366 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 17 Maj 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 5 Faqe 4 Faqe 4 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Sipërmarrja apel politikës: Kriza politike po dëmton biznesin 45 milionë USD eksporte, Bimët mjekësore - Gjoka: Kërkojmë financime nga qeveria Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ RISI ALBANIA FED invest plotëson kushtet e Kodit Evropian të Sjelljes së Mirë në Fushën e Mikrofinancës Konsulentë për rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve financiare Japonia mbështet krijimin e hartave digjitale topografike në Shqipëri Faqe 2 Faqe 2 Faqe 6 JICA Faqe 2 KRYETARI I KASH PËR SIGURINË USHQIMORE NË TREGJET E VENDIT I ftuar në emisionin “7pa5”, në Vizion Plus, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj ka qartësuar qytetarët duke folur mbi situatën aktuale, cilësinë e produkteve dhe çfarë duhet të përmirësojmë për të rritur më shumë sigurinë e produkteve që konsumojmë Siguria ushqimore nga gjobat, deri te dënimet me 15 vite burg, ndryshimet e Kodit Penal RREZIKU NGA PESTICIDET, RRAPAJ: SITUATA AKTUALE DHE ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË Zgjidhje afatgjatë për infrastrukturën e furnizimit me ujë në Orikum dhe Himarë

Upload: others

Post on 06-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 17 Maj 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 5 Faqe 4 Faqe 4

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Sipërmarrja apel politikës: Kriza politike po dëmton biznesin

45 milionë USD eksporte, Bimët mjekësore - Gjoka: Kërkojmë financime nga qeveria

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ

risi albania FED invest plotëson kushtet e Kodit Evropian të Sjelljes

së Mirë në Fushën e Mikrofinancës

Konsulentë për rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve

financiare

Japonia mbështet krijimin e hartave digjitale topografike

në ShqipëriFaqe 2

Faqe 2

Faqe 6

JiCa

Faqe 2

KRYETARI I KASH PËR SIGURINË USHQIMORE NË TREGJET E VENDIT

I ftuar në emisionin “7pa5”, në Vizion Plus, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj ka qartësuar qytetarët duke folur mbi situatën aktuale, cilësinë e produkteve dhe çfarë duhet të përmirësojmë për të rritur më shumë sigurinë e produkteve që konsumojmë

Siguria ushqimore nga gjobat, deri te dënimet me 15 vite burg, ndryshimet e Kodit Penal

RREZIKU NGA PESTICIDET, RRAPAJ: SITUATA AKTUALE DHE ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË

Zgjidhje afatgjatë për infrastrukturën e furnizimit me ujë në Orikum dhe Himarë

Page 2: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

risi albania GiZ

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

Zgjidhje afatgjatë për infrastrukturën e furnizimit me ujë në Orikum dhe Himarë

Konsulentë për rritjen e aksesit të fermerëve në thithjen e fondeve financiare

Në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore është zhvilluar seminari me fokus mbi bujqësinë organike dhe legjislacionin europian mbi produktet bio, aksesin e agroprodhuesve dhe agropër-punuesve në financë, përmes skemave mbështetëse të AZH-BR-së dhe programit IPARD. Seminari u bë i mundur falë bashkëpunimit të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Agjensisë për Zh-villim Ekonomik Lokal dhe Institutit për Prodhim dhe Zh-villim Social-Ekonomik, në kuadër të projekteve të finan-cuara me fondet e Bashkimit Europian.

Të pranishëm ishin prod-hues dhe agropërpunues, fermerë nga qarku i Vlorës, specialistë këshillimorë agrarë, kërkues shkencorë në fushën e produkteve bujqësore, kry-etari i Këshillit të Agrobizne-sit Shqiptar, Agim Rrapaj, si edhe kordinatori i sektorit të agroprodhimit apo agropër-punimit i programit Risi Alba-nia, Gramoz Osmani. Skemat mbështetëse të financimit janë instrumenti financiar që i jep mundësi fermerëve për rritjen e cilësisë së produktit.

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj u shpreh se është

shumë e rëndësishme që fermerët të informohen për kostot dhe avantazhet që kanë nga certifikimi në grup. Sipas tij duke u përqendruar në një model do të ishte diçka do-biprurëse për të gjithë, pasi eksperiencat e fundit kanë qenë jo pozitive duke çuar në paqëndrueshmëri.

Drejtoresha e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Aulona Veizi tha:

“Ne jemi këtu për certifi-kimin, duke nisur nga bima, tek zinxhiri i prodhimit bi-ologjik në total dhe deri te konsumatori. Faza e dytë e këtij seminari është bashkë me AULEDËN për skemat e sub-vencionit. Ky është momenti më i rëndësishëm dhe ne jemi në bashkëpunim me çdo insti-tucion në ndihmë të fermerëve, për plotësimin e dokumentave që sipas mendimit tonë si spe-cialistë janë të thjeshta”. Këto

skema dhe shërbimet që ofrojnë për agropërpunuesit, agroprod-huesit dhe përfitimi nga ato u prezantuan nga AULEDA. Këshillim ligjor, identifikim dhe zhvillim i idesë së bizne-sit, përgatitje aplikimesh, strat-egjish dhe marketing, janë disa shërbimet që AULEDA ofron, në sajë të mbështetjes që ka marrë nga programi Helvetas, Risi Albania.

Drejtoresha e AULEDAS, Mirela Koçi, në lidhje me këtë seminar u shpreh:

“Ky takim është sinergji e disa projekteve që po imple-mentohen ku në fokus janë fermerët, sektori i agroindus-trisë. AULEDA së fundmi është duke ofruar shërbime për aplikimet e IPARD, ske-mave kombëtare. Ne jemi duke

ndihmuar fermerët në kuadër të shërbimve të ofruara nga programi Risi Albania, në të njëjtën kohë jemi duke imple-mentuar projektin “FOKUS”, i

cili është një projekt me fokus në katër elementë, që janë pro-dhimi i qumështit, vajit të ul-lirit, verës dhe agrumeve. Këta sektorë do të jenë përfitues të shërbimeve tona. Shumë shpejt disa nga bizneset e këtij sektori do të kenë mundësi të marrin pjesë në një network ndërkom-bëtar, në Qipro, duke iu dhënë mundësia për lidhjen e kon-tratave të bashkëpunimit. Të gjithë këta janë shembuj sesi sektori publik dhe privat mund të bëhen bashkë, duke i dhënë ndihmë sektorit dhe duke bërë

sinergji midis shërbimeve”.Fermerët u ftuan që të

kontaktojnë me ekspertët për skemat mbështetëse të AZH-BR-së, të cilat janë hapur, por dhe të jenë pjesë aktive e pro-gramit “FOKUS”. Ky program synon të vendosë në një linjë prodhuesit e vajit të ullirit, përpunimit të qumështit, verës dhe agrumeve me prodhues homologë në vendet e BE-së, jo vetëm për bashkëpunim, por edhe për të parë shembuj të modeleve të suksesit për produktet bio.

Ky takim u vlerësua pozi-tivisht nga kryetari i KASH, Agim Rrapaj dhe kordinatori i sektorit të agropërpunimit dhe agroprodhimit të programit Risi Albania, Gramos Os-mani, për ndihmën që synon për rritjen e kapaciteteve të fermerëve, për prodhimin e produkteve cilësore dhe përfit-imin e fondeve.

Drejtoresha e AULEDAS, Mirela Koçi: Ky takim është sinergji e disa projekteve që po imple-

mentohen ku në fokus janë fermerët, sektori i agroin-dustrisë. AULEDA së fundmi është duke ofruar shër-bime për aplikimet e IPARD, skemave kombëtare. Ne jemi duke ndihmuar fermerët në kuadër të shërbimve të ofruara nga programi Risi Albania, në të njëjtën kohë jemi duke implementuar projektin “FOKUS”, i cili është një projekt me fokus në katër elementë, që janë pro-dhimi i qumështit, vajit të ullirit, verës dhe agrumeve. Këta sektor do të jenë përfitues të shërbimeve tona. Shumë shpejt disa nga bizneset e këtij sektori do të kenë mundësi të marrin pjesë në një network ndërkom-bëtar, në Qipro, duke iu dhënë mundësia për lidhjen e kontratave të bashkëpunimit. Të gjitha këto janë shem-buj sesi sektori publik dhe privat mund të bëhen bash-kë, duke i dhënë ndihmë sektorit dhe duke bërë sinergji midis shërbimeve.

(Vijon ne faqen 5)

Programi i Ujësjellësve Ruralë IV, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngrihet mbi përvojën e mëparshme të programeve për skemat e ujësjellësve

ruralë dhe do të zgjasë deri në vitin 2024. Financimi në total është rreth 44 milionë Euro që do të përdoren për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të

pijshëm dhe impianteve të trajtimit të ujrave të ndotur në këto dy bashkiQë turizmi të vazhdojë të

rritet në zonën bregdetare nga Orikumi në Himarë, nevojiten koncepte afatgjata të zhvillimit të infrastrukturës për furniz-imin me ujë, kanalizimeve dhe trajtimit të ujrave dhe Gjerma-nia e Bashkimi Europian kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë.

Programi i Ujësjellësve Ru-ralë IV, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngrihet mbi përvojën e mëparshme të programeve për skemat e ujësjellësve ruralë dhe do të zgjasë deri në vitin 2024. Fi-nancimi në total është rreth 44 milionë Euro që do të përdoren për ndërtimin e rrjetit të furniz-imit me ujë të pijshëm dhe im-pianteve të trajtimit të ujrave të ndotur në këto dy bashki.

Fshatrat e bregut në Bash-kinë e Himarës prej vitesh janë në pritje të një zgjidhjeje për-fundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm. Gjatë 5 viteve

në vazhdim do të ndërtohen skemat e reja të furnizimit me ujë të qytetit të Himarës dhe fshatrave Kuç, Buronjë, Pilur, Kudhës, Vuno, Jal, Livadh, Himarë Fshat, Qeparo, Qeparo Fshat etj. Skemat e furnizimit me ujë parashikojnë ndërtimin e depove të reja, ndërtimin e një rrjeti të ri shpërndarës, lidhjet me çdo familje dhe vendosjen e matësve. Rrjeti i kanalizimeve në qytetin e Himarës do të re-habilitohet plotësisht, ndërsa impianti i trajtimit të ujrave të përdorura do të ndërtohet nga e para, duke shmangur në këtë mënyrë derdhjen e tyre në det.

Orikumi është bashkia tjetër që do të përfitojë nga investimet në kuadër të Programit për Furnizimin me Ujë të Zonave Rurale IV. Një zonë shumë e frekuentuar nga turistët, Ori-kumi vuan prej kohësh vuan mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm dhe ende nuk ka zgjidhje për trajtimin e ujrave

të ndotura. Që prej 2015-ës ka përfunduar ndërtimi i im-piantit të ujrave të ndotura, që do të trajtonte ujrat e qytezës së Orikumit dhe fshatrave Du-kat, Rradhimë e Tragjas. Ky impiant ende nuk është vënë në funksionim. Krahas vënies në punë të këtij impianti, do të investohet edhe në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Në këtë fazë kanë përfun-duar studimet e fizibilitetit për zonën e Himarës dhe Orikumit dhe do të vijohet me hartimin e projekteve për skemat e ujësjellësve. PUR IV rreket të sigurojë jo vetëm akses në furnizimin me ujë të pijshëm për popullsinë lokale dhe tur-istët, por edhe zgjidhje të qën-drueshme grumbullimit dhe trajtimit të ujrave të ndotur dhe përmirësimit të kapaciteteve menaxhuese. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 80,000 banorë dhe turistë që frekuen-tojnë këto dy zona turistike.

Japonia mbështet krijimin e hartave digjitale topografike në Shqipëri

JICA dhe ASIG rrisin kapacitetin e studentëve të Universitetit Politeknik të Tiranës, duke përdorur mjetet e hartimit të Hartave Gjeografike të Informacionit Gjeohapësinor dhe Hartat Dixhitale Topografike

Qeveria japoneze po mbështet Shqipërinë në kri-jimin për herë të parë të har-tave digjitale topografike të standardeve bashkëkohore, që i vijnë në mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të sektorëve ekonomiko-socialë

të vendit.Që nga viti 2017, qeveria

shqiptare në bashkëpunim me qeverinë e Japonisë, përmes Agjencisë Japoneze të Bash-këpunimit Ndërkombëtar (JICA), mbështesin Autoritetin Shtetëror për Informacionin

Gjeohapësinor (ASIG), për të zbatuar “Projektin për Infor-macionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Tokës në Zonën Tiranë-Dur-rës”.

Page 3: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

3 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

intervista

?????????????????KRYETARI I KASH PËR SIGURINË USHQIMORE NË TREGJET E VENDIT

RREZIKU NGA PESTICIDET, RRAPAJ: SITUATA AKTUALE DHE ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË

I ftuar në emisionin “7pa5”, në Vizion Plus, kryetari i KASH-it, Agim Rrapaj ka qartësuar qytetarët duke folur mbi situatën aktuale, cilësinë e produkteve dhe çfarë duhet të përmirësojmë për të rritur më shumë sigurinë e produkteve që konsumojmë

Debatet mbi sigurinë ush-qimore janë përhapur shumë në ditët e fundit. Në kohën që prodhimi vendas bëhet gati për të dalë në treg, qarkulloj-në disa lajme që vënë në pikëpyetje cilësinë e tyre duke dëmtuar prodhuesin e nder-shëm. I ftuar në emisionin 7pa5, në Vizion Plus, kry-etari i Këshillit të Agrobizne-sit Shqiptar, Agim Rrapaj ka qartësuar qytetarët duke folur mbi situatën aktuale, cilësinë e produkteve dhe çfarë duhet të përmirësojmë për të rritur më shumë sigurinë e produk-teve që konsumojmë.

InTERVISTA E pLoTë

A janë të drejta shqetësim-et e qytetarëve për debaet e ngritura së fundmi mbi sig-urinë ushqimore?

Të flasësh për sigurinë ush-qimore nuk është e thjeshtë pasi është një zinxhir i tërë ku çdo element ka një rol të cak-tuar dhe tërësia përbën atë që ne quajmë siguri ushqimore. Janë segmente të caktuara që duhet t’i analizojmë dhe të nxjerrim një konkluzion. Në vendin tonë, produktet e prod-huara nga fermerët tanë, në përgjithësi janë produkte të mira dhe të konsumueshme. Në zonat rurale prodhojnë rreth 350 mijë fermerë, të cilët konsumojnë për vete por edhe prodhojnë diçka për tre-gun. Nga logjika një fermer që prodhon për vete, për fëmijët e tij, për blegtorinë, nuk mund të prodhojë produkte jashtë stan-dardeve.

A mund të ketë fermerë që ndajnë produktet, në ato që konsumojnë vetë dhe ato që janë për treg?

Ne nuk kemi konstatuar një fenomen të tillë. Ky është një opinion urban. Kjo nuk është

një çështje që është për t’u dis-kutuar. Në këtë zinxhir mund të ketë raste sporadike por fermerët atë që mbjellin e kon-sumojnë dhe vetë. Ne bëjmë mirë që flasim për sigurinë ushqimore pasi është një temë që kërkon vëmendje çdo ditë. Kam një mendim timin por edhe të ekspertëve që opinion-in për sigurinë ushqimore nuk mund ta bëjë kushdo, njerëz që nuk janë ekspertë të kësaj fushe. Do ishte shumë mirë të flisnin personat e përgatitur për këtë fushë.

Gjthmonë në muajin prill, futen prodhimet vendase në treg. Ata që importojnë nuk kanë interes te prodhimi ven-das pasi u zë një pjesë të tregut. Këtu lindin konfliktet. Pra, këtu ndikon edhe konkurenca. Unë nuk mund të besoj dikë që thotë se u rrit shalqiri brenda ditës, apo përcakton cilat janë domatet më të mira. Unë do vazhdoj të tërheq vëmendjen për laboratorët, pasi laboratorët tanë nuk janë në kapacitetet e duhura për t’u shfryrëzuar. Kemi godina shumë të mira, kemi importuar shumë pajisje për laboratorët, por na kanë

ikur ekspertët.

Ku ndodhen laboratorët?Laboratorët ndodhen në

disa institucione, laboratorë ka tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka tek AKU-ja, ka në Insitutin Veterinar, por tek të gjitha këto kërkohet shtimi i investimeve për të rritur num-rin e analizave. Një fakt është që në 3-mujorin e parë, për të parë sasinë e mbetjeve në pro-dhimin e perimeve janë kryer 47 analiza, të cilat kanë rezul-tuar pa problem, me pesticide nën normën e lejuar.

Cila është norma e lejuar e pesticideve?

Bima ka nevojë për të gjitha elementet organike, por në një sasi të caktuar. Që të ruhet nga dëmtimet dhe insektet ka nevojë edhe për elementë të tjerë të domosdoshëm. Bima ka nevojë që të formojë kokrrën, frutin, me ndihmën edhe të disa preparateve që i njeh edhe Bashkimi Europian, por me masë.

Që ne të nxjerrim konkluz-ion mbi ato që thuhen duhet patjetër të kemi analiza. Kemi bërë disa analiza dhe kemi

parë kush i trajton ato. Unë do shqetësohesha shumë nëse profesorë të Universitetit Bu-jqësor do e thonin këtë, labo-ratorët do e vërtetonin, por nuk mund të shqetësohem kur e thotë legjenda urbane. Nga kjo pikëpamje nuk mund të them nëse ata kanë apo jo të drejtë.

Ju ndiheni të sigurt për produktet që konsumoni?

Sigurisht që po. Nuk do ndihesha i sigurt për produktet që vijnë nga sektori informal, i cili është i pakontrolluar. Me sektor informal kemi parasysh ata që veprojnë pa leje, që janë të paregjistruar apo që shesin pa kontroll. Nuk mundem të flas mbi cilësinë tyre, por për produktet e tjera të vendit tonë që janë produkte që e kanë certifikuar veten, ne kemi rritur ndjeshëm eksportet në kohët e fundit.

Para disa ditësh ne kemi bërë një konferencë me një nga kompanitë më të mëdha të certifikimit, Global Gap. Pra trendi është në rritje në lidhje me sigurinë ushqimore. Produktet tona kanë një avan-

tazh, pasi dalin një muaj para produkteve të vendeve për-reth. Në këtë moment ne u marrim tregun dikujt tjetër, në këtë siatuatë ai reagon dhe reagimi i tij është i gjithan-shëm, pra është luftë treg-tare.

A dëmtohen fermerët nga këto lajme të përhapura?

Në këtë situatë dëmtohen prodhuesit e ndershëm. S’dua të përmend fermerët në tërësi, por ata që kanë investuar, që kanë paguar për frigoriferë apo për të ruajtur të gjithë standardet e sigurisë ushqi-more, pasi ato kanë një kosto. Në momentin që nuk konsu-mohet produkti, kërkesa bie, ulet edhe çmimi.

Kompanitë të cilat janë të formalizuara bëjnë vetëkon-troll. Unë e kam përkrahur median për çdo polemikë, por media duhet të flasë me fakte dhe me emër. Nuk mund të them se ne jemi 100% të pa-konkurrueshëm për sigurinë ushqimore. Për shembull, koha e karantinës ka shumë rëndësi, pasi nuk ruhet nga fermerët. Këtu duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi kemi probleme që vijnë për shkak të mungesës së njohu-rive. Do u bëja një thirrje atyre që importojnë pesticide, pleh-ra kimike apo medikamente të ndryshme për blegtorinë, të tregohen të kujdesshëm. Tashmë u hoq edhe TVSH-ja dhe ekziston mundësia që të importojmë produkte të cilat kanë efekte të dëmshme në bimë dhe më tej transmetohet në trupin e njeriut. Duhet të marrim preparate cilësore. Do i bëja thirrje AKU-së dhe të gjitha institucioneve publike që të shtohin kontrollet tek importuesit, për cilësinë dhe të shtojnë sa më shumë fonde për laboratorët.

Sekretariati i Këshillit të Investimeve konsulton me ekspertë dhe aktorë gjetjet paraprake “Mbi Stimulimin e Investimeve dhe Sigurinë Ligjore të Pronës”

Sekretariati i Këshillit të In-vestimeve organizoi një mbled-hje konsultuese në nivel teknik “Mbi Stimulimin e Investi-meve dhe Sigurinë Juridike të Pronës”, me pjesëmarrjen e rreth 25 përfaqësuesve nga in-stitucione shtetërore, kompani private, shoqata biznesi, dho-ma të tregtisë, bashki, ekspertë, etj. Qëllimi i mbledhjes ishte diskutimi i gjetjeve paraprake dhe rekomandimeve të mund-shme për ndërhyrje të hartuara në bashkëpunim të ngushtë me partnerë të ndryshëm biznesi. Qëllimi i punës së Sekretariatit ka qenë evidentimi i problema-tikave kryesore të investitorëve në lidhje me pronën dhe ofrimi i rekomandimeve përkatëse në koherencë me zhvillimin e sektorëve strategjikë, të tillë si bujqësia dhe turizmi.

Pavarësisht disa përmirësi-meve në renditjen e raporteve ndërkombëtare, Shqipëria mbetet prapa në respektimin e të drejtave të pronës dhe regjistrimin e plotë dhe përfun-dimtar të pronës, dy sfida mad-

hore me ndikim në mirëqever-isjen e vendit. Problematikat e investitorëve në lidhje me pronën janë evidentuar pothu-asje në të gjitha tematikat e tra-jtuara në tryezën e Këshillit të Investimeve që prej vitit 2015.

Gjatë këtij takimi në nivel teknik, diskutimet u fokusuan kryesisht mbi prioritizimin e ndërhyrjeve përsa i përket regjistrimit të plotë të pro-nave shtetërore (të paktën të atyre në përdorim të institu-cioneve shtetërore) sikurse edhe në fushat prioritare të investimeve duke respektuar titujt e pronësisë, rëndësinë e komponentit shoqëror përsa i përket procesit të formaliz-imit, vendosjen e një standardi kombëtar për regjistrimin e

pronës në përputhje me stan-dardet e BE, eliminimin e mbivendosjes midis strategjive të ndryshme të përdorura për harmonizim dhe nevoja për përdorim të teknologjive mod-erne, unifikimin e institucio-

neve regjistruese, koordinimi midis institucioneve qendrore dhe bashkive si dhe zyrave të regjistrimit, dhënien e koment-eve nga ana e biznesit në lid-hje me draftligjet “Për përfun-dimin e proceseve kalimtare

të pronësisë në Republikën e Shqipërisë,” etj. Gjetjet dhe re-komandimet paraprake iu nën-shtruan një debati konstruktiv midis pjesëmarrësve. Komen-tet dhe sugjerimet e ngritura do të reflektohen nga Sekretariati i KI në draftin përfundimtar të analizës për t’iu paraqitur anëtarëve të KI-së brenda javës së ardhshme.

Tema e të drejtave të pro-nësisë është pjesë e axhendës së KI-së për vitin 2019. Hapi i mëtejshëm është diskutimi i temës dhe rekomandimeve përkatëse në tryezën e KI në fund të muajit maj.

Kreu i Këshillit të Agrobi-znesit Shqiptar Agim Rrapaj, u shpreh se bujqësia është një sek-tor i rëndësishëm i ekonomisë

së vendit, që ka resurse dhe potenciale të mëdha për inves-time ku padyshim, siç u shpreh ai, edhe investitorët e huaj kanë interes dhe investimet e tyre përkthehen në kontribute për vendin. “Në këtë kontekst - vijoi ai - Këshilli i Agrobi-znesit Shqiptar përshëndet nis-mat që ka ndërmarrë qeveria për lehtësimin e politikave fiskale adresuar këtij sektori të cilat janë stimul për zhvillim dhe investime”. Ai bëri apel për thellim të tyre edhe në ak-pekte të tjera që kanë të bëjnë me nxitjen e teknologjisë dhe makanikës bujqësore, që sipas tij, do t’i japin një nxitje të thellë zhvillimit dhe investime në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

“Sot - tha Rrapaj - bujqësia po shënon rritje të investimeve pri-vate dhe rritje të prodhimit dhe të eksporteve, ndërsa potencialet për zhvillim të mëtejshëm janë ende shumë dhe pritshmëritë pozitive duhen mbështetur”, theksoi kreu i Këshillit të Agro-biznesit Shqiptar.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar anëtar i përhershëm në Këshillin e Investimeve. Kontribut për nxitjen e investimeve të huaja në sektorin rural

Page 4: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

4 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

bimët mJeKsore

Eksportuesit e bimëve aro-matike dhe mjekësore, një ndër zërat kryesorë të eksporteve shqiptare i kanë paraqitur një listë kërkesash qeverisë.

Sipas tyre, industria ndod-het në një moment të vështirë dhe institucionet duhet të ndë-rhyjnë për të shpëtuar kompan-itë prodhuese. Ministria e Bu-jqësisë premton lehtësi fiskale.

Eksportuesit e bimëve mjekësore kanë kërkuar rim-bursimin e TVSH-së, një prob-lem që po rëndon financat e tyre me mungesë likuiditeti. Kjo industri kontribuon në ekonomi me mbi 45 milionë euro në vit dhe ka rreth 85 mijë të punësuar. Kjo konferencë, u mbajt në praninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, Inspektorit të Përgjithshëm, Z. Shkëlqim Hajdari, Zv/Ministrit të Bu-jqësisë, Z. Dhimiter Kote, si dhe të përfaqësuesve të lartë të organizatave të biznesit në vendin tonë si KASH, z. Agim Rrapaj, UCCIAL, znj. Ines Muçostepa, Bashkimi i Prod-huesve, z. Sokol Kraja, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, Dhoma Amerikane e Tregtisë etj.

Gjithashtu nderuan kon-ferencën me praninë e tyre drejtues të SIPPO dhe AIDA, përfaqësues të Akademisë së Shkencave, përfaqësues të

profesoriatit të UBT, përfaqë-sues të drejtorive Bujqësore të shumë rretheve të Shqipërisë, përfaqësues të denjë të in-

dustrive ndihmëse për punën e industrisë sonë (si banka, kompani transporti, ambalazhi, certifikimi, dhe materialesh

ndihmëse të tjera), përfaqësues nga Kosova dhe Maqedonia që ushtrojnë aktivitetin e tyre në të njëjtën fushë me ne etj.

Ne i falenderojmë të gjithë për pjesëmarrjen e tyre.

Kryetari i IBMA-AMAP deklaroi se shoqata jonë është e gatshme të bashkëpunojë me çdo hallkë shtetërore dhe organizatë serioze biznesi në Shqipëri, me synimin e vetëm, çuarjen përpara dhe zhvillimin e kësaj industrie në rritje e sipër.

Duam të falenderojmë të gjithë anëtarët e bordit të Shoqatës IBMA për punën e

mirë dhe përfaqësimin dinji-toz që i bënë industrisë sonë në syrin e dhjetëra mediave dhe gazetarëve si dhe përfaqë-suesve të lartë të shtetit shq-iptar.

Ju sigurojmë edhe njëherë që do vazhdojmë të punojmë me përkushtim të madh bash-kë me anëtarët e bordit dhe të gjitha hallkat e industrisë për ta çuar para këtë industri.

Duam të falenderojmë gjithashtu qeverinë dhe minis-trat e linjës për çka kanë bërë për industrinë tonë, por nga ana tjetër nuk do të ndalemi së kërkuari mbështetje dhe re-

45 milionë USD eksporte - Bimët mjekësore, Gjoka: Kërkojmë financime nga qeveria

spekt ndaj kësaj industrie që punëson mbi 85 mijë njerëz në të gjithë vendin, nga shtresat më të varfra me pune stabile apo sezonale.

Ne nuk duam t’i bëjmë elo-zhe qeverisë, por do jemi kurdo-herë duke ju kërkuar mbështetje dhe respektin më të madh për çdo individ, kultivues, grumbul-lues, përpunues e eksportues.

Edhe njëherë respekte dhe ju falenderojmë për mbështetjen tuaj dhe respektin që treguat sot, sepse duke qenë kaq të bash-kuar, mund ta çojmë lart e më lart këtë industri.

Kryetari i Këshillit të Agro-biznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në fjalën e mbajtur në këtë ta-kim, shprehu mbështetjen e KASH-it për shoqatën IBMA dhe të gjithë aktorët që oper-ojnë në sektorin e bimëve me-dicinale, si një sektor potencial që kryeson eksportet bujqësore shqiptare, siguron punësimin e një numri të madh familjesh fermere dhe prodhimi në rritje i tij kontribuon në përmirësimin e ekonomisë rurale.

KASH vijon të mbështesë kërkesën tuaj, për t’u përf-shirë më shumë në skemat e mbështetjes financiare, që do të ndikojë në zgjerimin e aktivitetit tuaj dhe një sërë etapash të tjera zinxhir që shoqërojnë këtë bi-znes, - tha Rrapaj.

Sipërmarrja apel politikës: Kriza politike po dëmton biznesin

Situata politike në vend, ka bërë bashkë Forumin e Dho-mave të Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes private të dalin në një konferencë të përbash-kët për mediat, duke apeluar

klasën politike shqiptare.Ndërsa foli në emër të tyre,

kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi tha se situata politike në të cilën po kalon Shqipëria, ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe bizneset e ven-dit. Bregasi apeloi partitë poli-tike, të ulen urgjent në gjetjen e zgjidhjeve sa më parë, për të kaluar ngërçin politik.

“Mund të kishim reaguar edhe më shpejt. Situata sa vjen e po agravohet. Shqipëria ka patur kriza të ngjashme, ndon-jëherë edhe jemi mbledhur me porosi. Është i pari rast që mblidhemi me vullnet të brendshëm, për të stabilizuar sado pak vendin.

Duhet t’i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëd-ha. Duhet urgjentisht të ulen.

Ne nuk japim as receta, as re-komandime por në tagrin tonë si sipërmarrës e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë

dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në

interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë

kancelime, ulje të turizmit.Sivjet nuk ka asnjë lloj laj-

mi. As qeveria nuk po punon sepse mendojnë sa policë do vënë tek gardhi. Kjo situatë e thënë kështu, pa ngarkesë pa-varësisht se jemi të ngarkuar por jo ngarkesa politike, palët duhet të ulen, të dialogojnë. Ne duam të bëjmë si në bi-znes. Në kuptimin e një kon-trate, e një marrëveshjeje të gjerë për të mirën e vendit, e presim nga klasa politike shq-iptare. Ne jemi në biznes, jo në politikë. U rekomandojmë palëve më shumë përgjegjësi për vendin, për ekonominë. Ne nuk ikim nga Shqipëria. Nëse një politikan dështon e ka zgjidhjen, kurse ne sipër-marrësit ku do vemi, kemi kontrata, kredi në banka, urojmë të jetojmë më shumë për të mirën e bankave. Jemi

këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që të zgjidhin situatën.” u shpreh Bregasi.

(Vijon ne faqen 5)

Forumi ekonomik, marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë

KASH promotor në nxitjn e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit

Forumin “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare

Shqipëri–Kosovë”, përfaqë-suesit e sipërmarrjes kosovare e shfrytëzuan për të adresuar një sërë problematikash që si-pas tyre po pengojnë shkëm-bimet tregtare mes dy vendeve dhe po penalizojnë veçanërisht palën kosovare.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, ministrja e Fi-nancave, Anila Denaj, u ndal tek tarifa e skanimit, për të cilën premtoi se do të niste ne-gociatat me kompaninë private për lehtësimin e sipërmarrësve të Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Këshillit të Agrobiznesit Shq-iptar (KASH) dhe të biznesit shqiptar, adresuan kritika ndaj autoriteteve të Kosovës. Në emër të qeverisë, zëvendës-Kryeministri Fatmir Limaj,

premtoi mbështetje për bizne-sin.

Denaj premton negocimin e tarifave të skanimit dhe rrugës së Kombit për kamionët e KosovësShqipëria renditet e dyta

pas Serbisë për barrierat më të larta tregtare ndaj Kosovës, sipas një studimi të Bankës Botërore që i referohet të dhënave të tregtisë ndërmjet vendeve të CEFTA-s. Disa nga barrierat që u evidentuan sot në Forumin Ekonomik mbarshqiptar të mbajtur në Tiranë, kanë të bëjnë më së shumti me tarifat e larta që vijnë nga skanimi në dogana dhe tarifat e larta në rrugën e Kombit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e pranishme në takim garantoi bizneset në të dy anët e kom-bit se asgjë nuk është e pane-gociushme. Ajo premtoi se do të përfshihet në bisedime me kompanitë që zotërojnë këto konçesione në mënyrë që të lehtësohen barrierat si në

Gjoka:Eksportet e bimëve mjekësore për vitin që lamë pas janë

regjistruar në vlerën e 45 milionë dollarëve, ndërsa ky vit ka nisur me rënie për shkak edhe të luhatjeve të ndjeshme të kursit të këmbimit.

Industria e bimëve mjekësore ka disa kërkesa për qever-inë me qëllim zgjerimin e saj dhe rritjen e mëtejshme të eksporteve dhe të kontributit në ekonomi.

Industria e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shq-ipërisë ka zhvilluar konferencën e dytë kombëtare me temë “Kultivimi i bimëve mjekësore dhe rritja e cilësisë, garanci për rritjen e punësimit dhe të eksporteve” ku janë trajtuar problematikat me të cilat përballet ky sektor i cili punëson rreth 85 mijë individë në të gjithë vendin.

Page 5: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

5 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

siGuria ushqimore

(Vijon nga faqja 2)

(Vijon nga faqja 4)

Siguria ushqimore nga gjobat, deri te dënimet me 15 vite burg, ndryshimet e Kodit Penal

Institucionet e linjës kanë propozuar ndryshime në Ko-din Penal sa i përket forcimit të masave për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Sipas relacionit që shoqëron ndryshimet në projektligjin e Kodit Penal, kërkohet që falsi-fikimi dhe mashtrimi ushqimor nga ana e operatorëve të dëno-het me burg dhe jo vetëm me masa administrative, duke qenë se ndëshkimet ekzistuese nuk kanë qenë shumë efektive për të parandaluar këtë fenomen.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me Autoritetin Kombëtar të Ush-qimit ka hartuar një draft të plotë nën konsulencën edhe të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për ti hapur dritën jeshile ndryshimeve ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për kon-sumatorët.

Sipas këtij projektligji, im-portimi, prodhimi, ruajtja, of-rimi për shitje, shitja apo ven-dosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, lëndëve të tjera ush-qimore, barnave të rrezik-shme si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ush-qimorë e të pijeve, në shkelje të kërkesave të legjislacionit të posaçëm dënohet me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër, citon projek-tligji, kur është kryer në bash-këpunim, më shumë se një herë, ose kur nga kjo vepër penale është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit ose vdekja e njeriut, dënohet me burgim nga tre, deri në dhjetë vite.

Kur nga vepra është shkak-tuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e disa personave, fëmijëve, grave shtatzëna dëno-het me burgim nga dhjetë vjet

deri në pesëmbëdhjetë vjet.Në nenin për “Importin,

prodhimin dhe tregtimin e ush-qimeve, pijeve, barnave dhe artikujve të tjerë ushqimorë jashtë afatit të përdorimit”.

Kodi Penal i ndryshuar para-shikon: “Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, shitja apo vendosja në qarkullim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqi-meve, pijeve, barnave, materia-leve dhe lëndëve shtesë në pro-dhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve pas afatit të përdorimit, përbën kundër-vajtje penale dhe dënohet me burgim deri në dy vjet”.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga tre deri në dh-jetë vite.

Neni “Mashtrim me produktet ushqimore”, citon: “Importimi, prodhimi, ruajtja, ofrimi për shitje, falsifikimi, shitja apo vendosja në qarkul-lim në ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, pijeve, barnave, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pi-jeve, në të cilën janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korre-spondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, origjinës, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin

në fuqi, ose paraqitja e të dhë-nave të rreme në etiketimin e produkteve ushqimore apo barnave, dënohet me burgim deri në tre vjet”.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e njeriut, dënohet me burgim nga tre, deri në dhjetë vite.

Neni “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sig-urisë së organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore”.

Projektligji citon: “Thyerja, heqja, zëvendësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave të sigurisë të vendosura nga or-ganet shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli ose pezullimi të veprimtarisë treg-tare në mjediset ekonomike, mbi mjetet e transportit ose mbi mallra, me qëllim zhv-leftësimin e masave të marra, lëvizjen e mallrave ushqimore ose rifillimin e aktivitetit, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet për mallra të kontaminuara ose të paidentifikuara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.”

Neni “Pengimi i qarkul-limit të mjeteve të transportit” parashikon që “Vënia e penge-save ose ndalimi, me çdo mjet e mënyrë, i qarkullimit të mjeteve të transportit auto-mobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”.

Lidhur me ndryshimet lig-jore që synojnë garantimin e sigurisë ushqimore, Ministria e Bujqësisë, u ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqë-suese të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, gjithsej 5029 subjekteve duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e i pandërprerë me një qëllim të vetëm, siguria ushqi-more në vend.

Japonia mbështet krijimin e hartave digjitale topografike në Shqipëri

drejtim të skanimit ashtu edhe për taksën në rrugën e kombit për bizneset e Kosovës.

Përsa i përket barrierave tarifore dhe proceduriale në kufi, gjatë procesit të zhdoga-nimit, Denaj tha se është në implementim një platformë elektronike në doganë që do ta lehtësojë më tej procesin.

Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë 276 euro vetëm për një procedure. Sipas një stu-dimi që është bërë nga Qen-dra Shqiptare e Eksporteve, në këtë shumë 30 euro shkojnë për agjencinë doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa stan-darde për 20 ton plus 2 euro të

tjera për çdo ton). Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni. Terminimi në Kos-ovë i kushton një kamioni nga Shqipëria 40 milionë euro.

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj premtoi dje se Kosova do të heqë tarifën e ter-minimit që paguajnë biznesët shqiptare në Kosovë.

Ndërsa bizneseve të Kos-ovës u kushton një procedurë eksporti me Shqipërinë me-satarisht 170 euro. Në këto pagesa, 26 euro është tarifa në Rrugën e Kombit, 25 euro bizneset e Kosovës i paguajnë agjencisë doganore, 10 euro është pagesa e terminalit, 15 euro certifikata fitosanitare, 22 euro tarifa e skanimit në Shq-ipëri dhe 71 euro në total janë tarifat e hyrjes dhe shërbimet

për një kamion në ditë.Struktura e tarifave ndërm-

jet doganës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës krijohet më së shumti nga disa tarifa ekstra që vendet aplikojnë dhe më së shumti nuk janë tarifa klasike doganore. Një tarifë e tillë në territorin e Kosovës është par-kimi, i cili shkon 40 euro për kamion edhe nëse bizneset e përdorin atë vetëm për një orë. Kjo tarifë është në vull-netin e qeverisë së Kosovës që të lehtësohet dhe nuk hyn në procedurat e zhdoganimit. Për një biznes nga Kosova, që do të eksportojë në Shqipëri, më së shumti peshon tarifa e ska-nimit prej 22 eurosh, që është një shërbim ekstra nëpërmjet konçesionit privat dhe pagesa 26 euro në Rrugën e Kombit.

Gazeta “Monitor”

Forumi ekonomik, marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë

Projekti synon të përmirë-sojë kapacitetin e stafit të ASIG dhe të prodhojë hartën digjitale topografike (1:2000) në zonat e Tiranës dhe Dur-rësit, bazuar në njohuritë dhe teknologjitë e transferuara nga ky projekt.

Në verën e vitit 2018, pro-jekti mundësoi për ASIG-un një sërë pajisjesh për har-tografinë digjitale, në shumën

prej 300.000 eurosh, të tilla si kompjutera, softuerë të har-tave, ekranë, printera lazer me ngjyra për printimin e hartave digjitale. Gjithash-tu, stafi i ASIG është spe-cializuar përmes trajnimit të përditshëm në vendin e punës dhe kurseve të trajnimit gjeo-hapësinor në Japoni.

Si pjesë e aktivitetit për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, JICA dhe ASIG organizuan në Tiranë, një sesion trajnimi për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Universitetit Poli-teknik të Tiranës. Duke për-dorur pajisjet e softuerët e prokuruara nga projekti, si dhe njohuritë e fituara përmes trajnimit, stafi i ASIG dhe ekspertët japonezë u mësuan studentëve se si të prodhojnë harta digjitale topografike. Ky aktivitet u mundësoi stu-dentëve të përdorin teknologji të përparuara për kapjen e të

dhënave, si të shfrytëzojnë informacionin gjeohapësinor dhe teknikat për hartimin e hartave topografike digjitale.

Të pranishëm në aktivitet ishin ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito, përfaqësuesi rezident i Zyrës së Ballkanit të JICA, Hideya Kobayashi, si dhe Drejtori i

Përgjithshëm i ASIG, Lorenc Çala, të cilët vlerësuan këtë proces me impakt të drejtpër-drejtë në zhvillimin e vendit.

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito, tha: “Shumë punë janë realizuar, gjithashtu verifikimet në ter-ren tashmë kanë përfunduar, janë prodhuar fotografitë e para ajrore të Tiranës dhe të Durrësit dhe është krijuar një mostër e hartave topografike digjitale”.

“Për më tepër, 10 anëtarë të stafit të ASIG kanë zhvil-luar trajnime në Japoni gjatë dy viteve të fundit, në për-

pjekje për të rritur kapacitetet e këtij institucioni dhe për të plotësuar nevojat e popullsisë shqiptare që jetojnë në zonat e Tiranës dhe Durrësit. Përmes këtij hapi të ndarjes së njohu-rive dhe eksperiencave tona

me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Univer-sitetit Politeknik i Tiranës, ne shpresojmë t’u ofrojmë këtyre profesionistëve të ardhshëm një mundësi për të kuptuar më mirë këto pajisje dhe këtë teknologji, që në të ardhmen ata të jenë në gjendje të për-gatisin në mënyrë të pavarur harta topografike digjitale”,

theksoi ai.Ndërsa përfaqësuesi rezi-

dent i Zyrës së Ballkanit të JICA, Hideya Kobayashi u shpreh: “Me ndihmën dhe angazhim të fortë e bashkëpunimit nga stafi i shkëlqyeshëm i ASIG, dhe Qeveria e Shqipërisë, deri tani, JICA dhe ASIG kanë zbatuar me sukses projek-tin për krijimin e hartave topografike digjitale. Që prej nisjes së tij, në shkurt të 2017, ky projekt është përqendruar në: prodhimin i Hartave Topografike Digji-tale për palët e interesuara; përmirësimin e kapaciteteve të ASIG përmes trajnimit në vendin e punës nga ekspertët japonezë, për të transferuar njohuritë dhe teknologjinë e prodhimit të hartave; tra-jnimin në Japoni për spe-cialistët e ASIG në lidhje me prodhimin e hartave digjitale; këshillimin dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme për përdorimin e gjerë dhe efektiv të hartave digjitale topografike për qëllime si planifikim urban, zhvillim dhe mirëmbajtje e infrastruk-turës etj.”.

“Siç edhe mund ta dini, Japonia ka një marrëdhënie të gjatë dhe miqësore me Shq-ipërinë, dhe ka mbështetur qeverinë dhe popullin shq-iptar për më shumë se 20 vjet, për zhvillimin e mëte-jshëm të vendit dhe krijimin e komuniteteve më të shën-detshme dhe më të begata”, tha ai.

Në përfundim të këtij ak-tiviteti, përfaqësuesi rezi-dent i Zyrës së Ballkanit të JICA-s, z. Kobayashi i dorë-zoi simbolikisht Drejtorit të Përgjithshëm të ASIG-ut, Lorenc Çala, pajisje dhe sof-tuerë, të dhuruar ASIG-ut, në kuadër të këtij projekti.

Përmes këtij projekti, JICA po mbështet ASIG në rritjen e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, si dhe trans-feron njohuritë përkatëse për hartografinë topografike digjitale.

Drejtoi i Përgjithshëm i ASIG-ut, Lorenc Çala e vlerësoi historike krijimin e hartave digjitale që përbëjnë një revolucion në shërbim të zhvillimit shumëdimensional të vendit.

Page 6: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

6 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

Fed invest

FED invest plotëson kushtet e Kodit Evropian të Sjelljes së Mirë në Fushën e Mikrofinancës

SHKK “FED invest” është një institucion financiar i ndër-tuar mbi parimet kooperative. Misioni ynë është që të ofrojmë gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veça-nërisht ndaj popullsisë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë. Ne operojmë në mënyrë miqësore, duke përdorur teknologji ban-kare moderne.

Ky institucion kaq i rëndë-sishëm i jep vlerë projekteve dhe ideve të fermerëve dhe agrobiznesit prej 26 vitesh. Tashmë FED invest vjen edhe me standarde sipas Kodit Eu-ropian për sa i përket sjelljes në fushën e Mikrofinancës.

FED invest lider në tregun shqiptar të mikrofinancës vjen

pas një udhe të gjatë pune dhe impenjimi të elitave që e kanë konsoliduar FED invest-in në burimin kryesor financiar të fermerëve dhe agrobiznesit në çdo skaj të vendit.

Komisioni Evropian, në Mbledhjen e datës 13 dhjetor 2018 të Këshillit Drejtues për Kodin Evropian të Sjelljes së Mirë në Mikrofinancë, vlerësoi se FED invest plotëson të gjitha kushtet e Kodit për ofrimin me standarde të larta evropiane të huadhënies në mikrofinancë.

Ky vlerësim, vjen si fryt i

kontributit ndër vite të stafit dhe të zgjedhurve në FED in-

vest, si dhe shërben si një mo-tivim i rëndësishëm për të shër-byer me standarde më të larta anëtarësisë sonë.

ANËTARËTSHKK”FED invest” ndjek

modelin e kooperativave finan-ciare të ndërtuara nga poshtë lart. Klientët përfitues të shër-bimeve të tij, janë banorë të zonave rurale dhe semiurbane, anëtarë dhe njëherazi pronarë të vetëm të shoqërisë të kursim kredititit “FED invest”. Ven-dimmarrja e anëtarëve është e bazuar në parimin “një anëtar, një votë”, pavarësisht shumës të kontributit të paguar në kapital. “FED invest” është një shoqëri me kapital 100% shq-iptar. Organet e shoqërisë janë Asambleja e Përgjithshme, Këshilli Drejtues, Komiteti i Kontrollit dhe Administratori. Këshilli Drejtues dhe Komite-ti i Kontrollit zgjidhen prej Asamblesë të Përgjithshme Vjetore të shoqërisë për një periudhë katër vjeçare dhe me të drejtë rizgjedhje. Në fund të vitit 2017, “FED invest” numëron më shumë se 51,000 anëtarë.

DEGËTDegët janë njësi organiza-

tive në varësi të SHKK “FED invest” të shtrira kryesisht në zonat rurale. Këto degë ushtrojnë në mënyrë të drejt-përdejtë të gjitha apo disa nga veprimtaritë e SHKK”FED invest”. Për t’u anëtarësuar në një degë, kriteri kryesor që duhet plotësuar është ushtrimi i veprimtarisë të anëtarit në të njëjtën zonë gjeografike, në të njëjtin komunitet ose kritere të tjera të bazuara në interesin e përbashkët të shoqërisë dhe anëtarit. Anëtarësia në çdo zonë zgjedh Këshillin Drejtues

të degës përmes parimit “një antar, një votë.” Bazuar në këtë parim më shumë se 800 anëtarë të FED invest janë zgjedhur si drejtues të komuniteteve të tyre. Në fund të vitit 2017-s, “FED invest” e ka të shtrirë aktivitetin e tij në gjysmën e fshatrave të Shqipërisë dhe mundëson akses në shërbime financiare për më shumë se 45% të popullsisë të vendit që banon në zonat rurale.

Këshilli Drejtues është or-gani ekzekutiv i SHKK “FED invest” që administron shoqëri-në dhe është përgjegjës për me-naxhimin e aktivitetit të bizne-sit, kontrollit dhe të fondeve. Këshilli Drejtues ka për detyrë që t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me situ-atën financiare të shoqërisë dhe detyrat e ngarkuara. Këshilli Drejtues i “FED invest” është i përbërë nga 7 anëtarë të zgjed-hur prej asamblesë të përgjith-shme për një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhje. Anëtarët e Këshillit Drejtues të “FED invest” janë individë të

respektuar në fushat e tyre të ekspertizës dhe me reputacion në komunitetet ku bëjnë pjesë.

Antarët e Këshillit Drejtues:Zj. Zana Konini eksperte në Financë Sociale prej 26 vjetëshZj. Merita Cani eksperte në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik Doktor (PhD)Zj. Delina Ibrahimaj eksperte në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik Doktor (PhD)Z. Valentin Gocaj ekspert vendor për administrimin dhe prodhimin në bujqësiZ. Drini Salko ekspert në Financë dhe Bankë, mban titullin Akademik “Profesor Doktor” dheGrade shkencore “Doktor” (PhD).Ndër detyrat kryesore të

Këshilli Drejtues është miratimi i akteve të brendshme rregulla-tore të shoqërisë, përcaktimi i

përqindjeve të interesit që ap-likohen mbi produktet e kre-dive apo depozitave, komisio-net përkatëse apo përcaktimi i rregullave mbi mënyrën e dhënies së kredive, madhësisë së tyre, etj.

Komiteti i Kontrollit është i përbërë nga 3 anëtarë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme për një man-dat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

Antarët e Komitetit të Kontrollit:Znj. Haxhire DemirxhiuKryetarZnj. Lefteri LickanënkryetarZ. Flamur RoshiAnëtarDetyrat kreysore të

Komitetit të Kontrollit përfshi-jnë kontrollin dhe mbikqyrjen e zbatimit të procedudurave të kontabilitetit dhe kontrollit të brendshëm të shoqërisë duke përfshirë procedurat e përcak-tuara nga Banka e Shqipërisë, vlerësimin e situatës finan-ciare të shoqërisë bazuar në raportin e ekspertit kontabël të rregjistruar, kontrollon për-puthshmërinë veprimtarisë të shoqërisë me aktet ligjore dhe nënligjore, etj.

Numri i krerëve bie për të gjitha llojet më 2017-nEdhe pse Shqipëria ka një ter-ren të përshtatshëm për të zhvil-luar blegtorinë, sektori nuk po gjallërohet me ritmet që duhet, përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017, u vu re një rënie e numrit të krerëve të bagëtive, si në gjedhë dhe në të imta. Numri i gjedhëve në vitin 2017 është 475.215 krerë, duke shënuar një rënie me 3,4%, në krahasim me vitin 2016.

Në vitin 2007 u numëruan gjithsej 1.925.511 krerë, ose 2,3% më pak se në vitin 2016. Kategoria kryesore e të leshtave janë delet e qumështit me rreth 73% ndaj totalit të tufës.

Numri i dhive ra me 0.3% në krahasim me vitin 2016. Kat-egoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit, me 76,9% ndaj totalit të tufës. Gjithashtu, numri i derrave ishte 180.087 krerë, duke shënuar rënie vjetore me 0,5%, krahasuar me vitin 2016. Përqendrimi më i madh i num-

rit të krerëve është në Lezhë me 36,5% dhe Shkodër me 28,2% ndaj totalit të të gjithë krerëve.

Prodhimi i qumështit në vitin 2017 është rreth 1,2 milionë tonë, duke u rritur me rreth 1%, në kra-hasim me vitin 2016. Struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2017 është: qumësht lope 85,0%, qumësht dele 7,5% dhe qumësht dhie me 7,5%.

Në vitin 2017, prodhimi i qumështit nga lopët është 982.510 ton, ose 0,8% më shumë kraha-suar me 2016-n. Rendimenti me-satar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2017-n është 2.849 kg për krerë, duke u rritur me 3,7% krahasuar me 2016-n.

Prodhimi i qumështit nga de-let, për vitin 2017, ka shënuar rritje me 2,3% në krahasim me vitin 2016.

Rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të de-les, është 61,3 kg për krerë, duke shënuar rritje me 2,2% krahasuar me vitin 2016.

Prodhimi i qumështit nga dhitë në vitin 2017 është 2,2% më i lartë se një vit më parë. Rendimenti mesatar vjetor i qumështit të dhive në nivel vendi është rreth 122 kg për krerë, duke u rritur me 2% kra-hasuar me vitin 2016. Prodhimi i mishit peshë e gjallë është 161 mijë tonë, duke u rritur me 0,9%, në krahasim me vitin 2016.

Fermat blegtorale, që pas krizës së vitit 2008, u panë një zgjidhje e mirë për diversifikimin e investi-meve për disa biznese që tradi-cionalisht ishin të lidhura me ak-tivitetin e ndërtimit dhe tregtisë, sot po rezultojnë një zhgënjim. Jo vetëm ata, por i gjithë sektori i organizuar në ferma blegtorale ka hyrë në një cikël falimenti-

mi, për shkak të kostove të larta që ka krijuar mungesa e ekono-misë së shkallës nga njëra anë dhe informaliteti i lartë, nga ana tjetër.

Operatorët pohojnë se nga 16 fermat e mëdha të gjedhit, vetëm 4 prej tyre janë me të njëjtët pronarë, teksa të tjerat janë shitur ose kanë falimentu-

ar. Edhe pse investimet në sek-tor janë shtuar, numri i bagëtive, sidomos për gjedhin, ka pësuar rënie në krahasim me një deka-dë më parë. Nga të dhënat zyr-tare të INSTAT shihet se numri i krerëve të gjedhit më 2016-n ka rënë me 30% në krahasim me vitin 2001, numri i dhive ka rënë me 8% dhe po ashtu, në rënie të lehtë, është edhe numri i deleve.

Gazeta “Monitor”

Page 7: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

7 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

inFormaCione

IOWA e gatshme të përkrahë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

Në rritjen e prodhimit bujqësor, kryeson prodhimi i perimeve

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Ka-pllan Halimi bashkë me krye-shefin ekezekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj pritën sot në një takim një delegacion të shtetit të Iowa-s, të kryesuar nga drej-toresha ekzekutive e Iowa Sis-ters States, Heather Jones, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Sekretari Halimi i informoi ata me arritjet e deritanishme në bujqësi, por edhe me sfidat që vendi ynë ka në këtë sektor.

Ai tregoi edhe për progresin e madh që është bërë në vitet e fundit në zhvillimin e bu-jqësisë përmes mbështetjes së sektorit me grante investive dhe subvencione, duke treguar se bujqësia mbetet një prioritet për Qeverinë e Kosovës dhe në vitet e fundit janë bërë inves-time të mëdha.

Sekretari falenderoi ata për gatishmërinë që shteti i Iowa-s ka treguar për përkrahjen e bu-jqësisë në Kosovë dhe shprehu

gatishmërinë që bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. Nga ana e saj, drej-toresha Heather Jones, vlerësoi arritjet e shënuara në sektorin

e bujqësisë në Kosovë dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tej me investime në bujqë-si, si një sektor potencial për

zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Po ashtu, ajo shprehu gatishmëri-në për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Gjatë vitit 2018, vihet re një tendencë në rritje e prodhimit të përgjithshëm bujqësor, ku

kryeson prodhimi i perimeve të freskëta.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi të dhënat zyrtare në këtë sektor ku citon: “Prodhimi i

perimeve në 2018, në krahasim me 2017-n është rritur me 1,24%”.

Rritje ka gjithashtu prodhi-mi i fasules dhe patates me re-spektivisht 15,8% dhe 1,9%.

Sipas ekspertëve politikat lehtësuese fiskale por edhe mbështetja me fonde përmes programeve të ndryshme ka rritur interesin e fermerëve për shtrimin e sipërfaqeve të mb-jella me produkte bujqësore.

Ndërsa vetë fermerët po bëjnë edhe zgjedhjen për kul-turat që preferojnë të kultivoj-në më shumë, të cilat janë më të kërkuara edhe në tregjet e huaja, prej të cilave sigurojnë edhe më shumë të ardhura.

Sipas INSTAT-it për vi-tin 2018, krahasuar me vitin 2017, u rrit prodhimi i bimëve mjekësore, ndërsa shënoi rënie të lehtë prodhimi i drithërave.

Tregu bujqësor funksionon keq - Shmangie e madhe çmimesh nga prodhimi në konsum

Çmimet finale të frutave dhe perimeve në Shqipëri, kanë shmangie të mëdha në raport me çmimet e tyre të prodhimit.

Një studim i Bankës së Shqipërisë krahason indek-sin e çmimeve të prodhimit të fruta-perimeve, që përfaqëson çmimin me të cilin ato shiten nga prodhuesit, me indeksin e çmimeve të konsumit, që është çmimi me të cilin blihen nga konsumatorët. Në tregjet e tjera, si Bashkimi Europian, apo vende të veçanta si Italia dhe Greqia, ky raport luhatet pranë vlerës 1, duke treguar për një luhatje të ngjashme midis indeksit të prodhimit dhe indeksit të çmimit final të kon-sumit.

Në vendet krahasuese, pra-nia e tregjeve konkurrente, e

hallkave të organizuara dhe efiçente në procesin e pro-dhimit, ruajtjes, shpërndarjes deri në tregtimin final, ndikon në uljen e kostove shtesë për njësi produkti, duke e afruar çmimin final më pranë çmimit të prodhimit. Në vendin tonë ky raport është në rritje dhe më i lartë se në tregjet e tjera të krahasuara, kryesisht për grupin e frutave.

Sipas studimit, këto shman-gie mund të kenë në bazë ku-

fizimet e larta në organizimin e hallkave që lidhen me grum-bullimin, magazinimin, rua-jtjen, transportin dhe tregtimin deri te konsumatori, rreziqet e shtuara për dëmtimin në terma të sasisë dhe të cilësisë së produkteve bujqësore apo edhe jo efiçencën në prodhim. Këto tipare rëndojnë kostot për njësi të produktit të treg-tuar dhe të çmimit final të tij.

Autorët sugjerojnë se përmirësimet në infrastruk-turën për grumbullimin, mag-azinimin dhe shpërndarjen e prodhimeve bujqësore do të rrisnin efiçencën e tregut të këtyre produkteve dhe do të rezultonin në diferenca më të vogla të luhatjeve mes çmi-meve të prodhimit dhe atyre të konsumit.

Bletët më mirë në qytet, bletërritësit në Gjirokastër: Nuk ka pesticide si në fshatBletërritësit në rrethin e Gjirokastrës, një prej kullotave më të pasura në Shqipëri,

që tradicionalisht ka pasur një sezon të tejzgjatur për bletët janë duke ndjerë pasojat e një sezoni jo të mbarë këtë vit

Përtej kushteve të pafavor-shme të motit bletërritësit fla-sin edhe për mungesë subven-cionesh për sektorin, mjekime jo cilësore në treg për sëmund-shmërinë tek bletët dhe mbi të gjitha për konkurrencë prej tregut fals të mjaltit industrial.

Robert Çela është profe-sor ekonomie në universitetin e Gjirokastrës, por njëherazi bletërritës për pasion. Ai thotë se sot pesticidet në bujqësi po e dëmtojnë shumë bletën ndërsa qytetet po kthehen çuditërisht në zona më të përshtatshme për bletarinë organike.

Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës mbarështohen rreth 6000 koshere bletësh. Numri vijon të mbetet i njëjtë përgjatë të paktën 7 viteve të fundit.

Kjo sipas vetë bletërritësve jo për shkak të mungesës së kullotave apo njohjes rreth sektorit por për shkak të mung-

esës së preparateve cilësore që luftojnë sëmundshmërinë

tek bleta dhe më e rëndësish-mja për shkak të mungesës së tregut. Qindra kuintalë mjaltë çdo vit mbeten të pashitur edhe

prej konkurrencës së mjaltit industrial.

Siguria ushqimore, sipërmarrësit mbështesin ndryshimet në Kodin Penal

Prodhuesit dhe sipërmar-rësit shqiptarë mbështesin ndry-shimet që ka ndërmarrë qeveria në Kodin Penal, për forcimin e masave ndaj shkelësve të sig-

urisë ushqimore.Arben Shkodrani, sekretar

i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, i ftuar në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, u shpreh: “Ndry-shimet në Kodin Penal do të rri-sin sigurinë ushqimore në tregjet e vendit dhe do të rrisin besimin e konsumatorit për cilësinë e prodhimeve të vendit”.

“Prodhuesit e kanë për de-tyrë të garantojnë konsumato-rin për sigurinë ushqimore. Në këtë aspect - theksoi ai - bi-znesi dhe sipërmarrësit kanë

rritur ndjeshëm investimet në teknologji dhe mekanizim që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produkteve.

Por eksportet - tha ai - janë indikator i rëndësishëm dhe i pakontestueshëm për sigurinë e prodhimeve shqiptare”.

“Biznesi shqiptar prodhon dhe eksporton produkte në sasi

gjithnjë e në rritje. Sot Shqipëria është eksportuesi më i madh në rajon i domateve dhe kjo nuk do të thotë që i prodhon mirë me cilësi për eksport, e keq për konsum vendi”, tha Shkodrani ndërsa nënvizoi se, një indika-tor tjetër është edhe reklamimi i mallit nga konsumatorët, shifër kjo që është e papërfillshme dhe në minimumin e mundshëm.

Ai bëri apel për informim të drejtë mbi sigurinë ushqimore të prodhimeve shqiptare.

“Sot prodhuesit dhe sipër-marrësit shqiptarë kanë një përmirësim të dukshëm të zinxhirit të kontrollit. Ka pasur shumë defekte të trupës dhe marrjes së analizave, por sho-him që sot institucionet janë të fokusuara në konsultim më të gjerë me grupet e interesit dhe një sërë çështjesh që kanë prod-huesit janë në rrugën e zgjid-hjes”, tha Shkodrani.

Ndër to veçoi edhe dis-kutimin me aktorët e tregut, që ndërmori qeveria për ndry-shimet në Kodin Penal, të cilat i adresohen sigurisë ushqimore në vend.

Drejt përfundimit rehabilitimi i Përroit të Grizës, fund përmbytjeve të tokave bujqësore

Gjendja e mjeruar e Përroit të Grizës, tashmë është një histori e së shkuarës në Patos.

Në sajë të interesimit dhe kërkesës së bashkisë Patos drej-tuar Bordit të Kullimit të Qarkut Fier, po përfundon me intensitet të plotë puna për rehabilitimin e kanalit që njihet si Përroi i Grizës.

Kryetarja e Bashkisë së Pato-sit, Rajmonda Balilaj inspektoi sot në terren punimet e këtij ka-nali që do të shmangë përmbytjet në tokat e fermerëve të zonës.

“Ne synojmë të mbajmë nën kontroll territorin e bashkisë Pa-tos, duke evituar përmbytjet e tokave të zonës dhe duke ndi-hmuar familjet fermere të zo-

nës”, tha ajo.Përroi i Grizës ka një gjatë-

si prej 1 km dhe rehabilitimi i tij i vjen në ndihmë fermerëve të kësaj zone.

Page 8: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

8 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

Page 9: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

9 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

Page 10: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

10 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

aZhbr

(Vijon nga gazeta nr. 365)

Vërshojnë aplikimet për financime në bujqësiFlet Frida Krifca, kreu i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Hapja e granteve dhe e skemave të kompensimit nëpërmjet fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare për bujqësinë, janë një mundësi e shumëpritur, jo vetëm nga kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por edhe nga fermerët, të cilët i shohin ato si mjetin e duhur për të rritur kapacitetet e prodhimit, për të modernizuar teknologjinë, si dhe për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore. Si po vijon procesi i lëvrimit të fondeve të BE-së, si dhe Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësisë të 2019-s? Si po ndikon in-formaliteti dhe problemet me certifikatat e pronësisë së tokës për përthithjen e fondeve?

Nga Deada Hyka

në datën 17 maj është data e fundit e aplikimeve për ske-mat kombëtare 2019. Si kanë qenë aplikimet deri më tani dhe ku ka qenë fokusi i kër-kimit të mbështetjeve?

AZHBR, aktualisht po zba-ton Programin e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2019, nga fondi i Programit për Bujqësi-në dhe Zhvillimin Rural, duke ndjekur procedurat e miratuara dhe duke vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, bazuar në Vendimin e Këshillit të Min-istrave, dhe udhëzimeve për-katëse nga Ministria e Bujqë-sisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Aktualisht, janë kryer rreth 3281 aplikime në total, kërke-sat më të larta janë për masën nr. 1. Për tufën bazë të matri-kuluar, për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1000 lekë/krerë (1071 aplikime).

Vijon me masën nr. 2. për Dorëzimin e qumështit lëndë e parë, në vlerën 10 lekë/litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tati-more të shitjes (1051 aplikime). Masa nr. 3 për mbështetje në bletari (610 aplikime).

Masa nr. 5 për Mbjelljen e ullinjve në vlerën 350 000 lekë/ha, për format intensive të kultivimit, dhe në vlerën 250 000 lekë/ha, për format tradicionale (344 aplikime). Si dhe masa nr. 6. Përmirësimi i teknikave të ujitjes, nëpërmjet instalimit të ujitjes me pika në ullinj, me financim deri 250 000 lekë/ha (191 aplikime).

Kriteret mbi të cilat bazohet ky vlerësim janë ato të trajtim-it të barabartë të aplikantëve dhe zbatimit me rigorozitet të afateve dhe procedurave të akredituara.

Programi i Mbështetjes në Bujqësi, viti 2019, ka në fokus mbështetjen e fermer-ëve të vegjël dhe blegtorëve në veçanti, nëpërmjet pag-esave direkte për të imëta të matrikuluara, për dorëzimin e qumështit lëndë e parë, në vlerën 10 lekë/litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tati-more të shitjes.

Si e shikoni zhvillimin e agroturizmit në Shqipëri? Si mund të nxiten më tepër?

Agroturizmi është kthyer në një motor zhvillimi ekono-mik për zona shumë të thella bujqësore dhe blegtorale dhe më vjen mirë që politikat nx-itëse dhe incentivuese janë të orientuara sipas kërkesës dhe nevojës së sipërmarrësve ru-ralë. Të dy programet që po implementojmë, IPARD dhe Programi i Mbështetjes në Bu-jqësi për vitin 2019, mbështesin me financime diversifikimin e ekonomisë të zonave rurale. Masa 7 e Programit IPARD ka si objektiv mbështetjen e inves-timeve në zonat rurale, me qël-lim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e bizneseve që sjellin mundësi punësimi dhe përfshirje sociale.

Nga thirrja e parë, kërkesa për fond është 9,3 milionë euro, çka tregon ndërgjegjësim të grupeve të interesit dhe kërkesën e lartë në investime që nxisin diversifi-kimin e zhvillimit të veprimtarive rurale dhe fermave shqiptare.

Duke parë trendin në rritje të turizmit në përgjithësi dhe kërke-sat e posaçme të turistëve të huaj për aktivitete agroturistike ku tur-isti takohet me fermën, fermerin, bujtësin, eksploron shijen, mik-pritjen, traditën dhe bukën e tokës shqiptare, fermerët dhe sipër-marrësit shqiptarë po kuptojnë potencialin që ka ky sektor për diversifikimin e aktiviteteve të biznesit, rrjedhimisht edhe për rritjen e të ardhurave.

Këtë mundësi të re financimi janë duke e shfrytëzuar shumë mirë fermat shqiptare, të cilat agroturizmin po e zhvillojnë si një veprimtari plotësuese të aktivitetit bujqësor. Kjo shi-kohet nga interesi që ata kanë, duke kërkuar të investojnë në disa aktivitete (ofrim ushqimi, akomodim, aktivitete sportive, ekoturizëm etj.).

Deri më tani, përvoja ka

treguar se ndërthurja e kë-tyre aktiviteteve me bujqësinë është një element kyç për sukses në investimet në agro-turizëm. Kështu, deri më tani janë mbështetur me grante konkretisht 14 investime në Agroturizëm dhe 4 Bujtina me vlerë financimi në total rreth 80 milionë lekë. Jemi krenarë për këtë pasi AZHBR, përveçse një institucion zbatues i politikave ka luajtur një rol nxitës për

komunitetin, duke udhëhequr fermerët dhe sipërmarrësit ru-ralë drejt shembujve të suksesit në këtë sipërmarrje fitimprurëse.

A janë vërtet grantet të ak-sesueshme për të gjithë sipër-marrësit e sektorit? Si mund t’u përqasen fermerëve më të vegjël dhe më pak të infor-muar në një zonë të caktuar të Shqipërisë?

Programet zhvillohen përmes

një diskutimi të gjerë me grupet e interesit, me ekspertë të fush-ës, specialistë, duke identifikuar nevojat që ka bujqësia dhe di-sponueshmërinë e programeve aktuale, të cilat mbështesin bujqësinë. Nëpërmjet diskuti-

meve me grupet e interesit si fermerë, agropërpunues, oper-atorë të agroturizmit etj., iden-tifikohen nevojat për të cilat ka sektori, dhe hartohen pikat kryesore në të cilat do të zh-villohen masat e mbështetjes, duke pasur parasysh programet aktuale të mbështetjes (për të shmangur mbivendosjen e

masave të mbështetjes) dhe di-sponueshmërinë e fondeve.

Dua të them se, me mundësinë e artë të fond-eve në dispozicion, nga BE në shumën prej 94 milionë eurosh, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, në kuadër të projektit për shërbime mje-disore dhe fondet e Qeverisë Shqiptare nga skema kom-bëtare 2019, bujqësia shq-iptare ka një mundësi shumë

të mirë për zhvillimin e saj.Për t’i ardhur sa më pranë

fermerit, përveçse mundësisë për aplikime me 0 dokumente, aplikime në portalin e-albania nëpërmjet kompjuterit per-sonal, ngritjen e një call cen-ter me numrin jeshil 0800 8383, AZHBR ka përfunduar investimet dhe ngritjen e 20 Agropikave, dritareve të shër-bimit ndaj fermerit, të cilat jap-in informacion mbi programet që implementohen nga Agjen-cia dhe mbështesin me dije mbi aksesin në finance apo me çdo informacion të vlefshëm për fermerin, për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

Ne jemi përpjekur maksi-malisht që të jemi të hapur dhe gjithëpërfshirës në adresimin e nevojave të fermerit, të flasim në gjuhë të thjeshtë dhe të qartë për mundësitë e mbështetjes,

të rrisim besueshmërinë në procesin e aplikimeve duke qëndruar larg influencave politike dhe duke u fokusuar në administrim efektiv dhe transparent.

Ndaj dhe në web-in tonë pasqyrohen të gjithë listat e përfituesve, sipas qarqeve dhe projekteve të mbështetura.

Sigurisht, sfida e vazhdueshme është që, pavarësisht vështirë-sive të fermës shqiptare, ne t’i krijojmë një qasje sa më efek-tive fermerëve dhe agropër-punuesve dhe ata të përthithin sa më shumë dhe sa më cilë-sisht fondet në dispozicion për të rritur konkurrueshmërinë, efektivitetin e aktiviteteve të tyre bujqësore dhe standardet e produkteve shqiptare.

Gazeta “Monitor”

Krifca:Dua të them, se me mundësinë e artë të

fondeve në dispozicion nga BE në shumën prej 94 milionë eurosh, Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, në kuadër të pro-jektit për Shërbime Mjedisore dhe fondet e Qeverisë Shqiptare nga skema kombëtare 2019, bujqësia shqiptare ka një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e saj”.

“ Krifca:Programi i Mbështetjes në Bujqësi,

viti 2019, ka në fokus mbështetjen e fermerëve të vegjël dhe blegtorëve në

veçanti, nëpërmjet pagesave direkte për të imëta të matrikuluara, për dorëzimin e

qumështit lëndë e parë në vlerën 10 lekë/litër në pikat e përpunimit, për fermat

që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta, kundrejt faturës tatimore të shitjes”.

Krifca:Programet zhvillohen përmes një dis-

kutimi të gjerë me grupet e interesit, me ekspertë të fushës, specialistë, duke iden-tifikuar nevojat që ka bujqësia dhe di-sponueshmërinë e programeve aktuale, të cilat mbështesin bujqësinë. Nëpërmjet dis-kutimeve me grupet e interesit si fermerë, agropërpunues, operatorë të agroturizmit etj., identifikohen nevojat që ka sektori dhe hartohen pikat kryesore në të cilat do të zhvillohen masat e mbështetjes, duke pasur parasysh programet aktuale të mbështetjes (për të shmangur mbiven-dosjen e masave të mbështetjes) dhe di-sponueshmërinë e fondeve”.

Page 11: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

11 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

Këshilla në shërbim të Fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KëSHILLA E EKSPERTIT

KOSITJA E JONXHËS PËR MASË TË NJOMË Asllan Celami, Isuf Kaziu, Ilir Mehmeti

Sektori i Farës, Drejtoria e Teknologjive BujqësoreQendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

KËSHILLA PËR FERMERËT KULTIVUES TË MOLLËS

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

Të nderuar fermerë,Është koha për trajtime kimike kundër

kromës, hirit, morrit etj., të cilat dobësojnë infeksionin e kromës që shumohen më vonë me konide. Zgjedhje e produktit, sasia e tretësires lit/Ha dhe mbulimi i mirë i masës vegjetative me tretësirën e spërkatjes janë me rëndësi për efektshmërinë e masës mbrojtëse.

• Në MollëKroma e mollës vazhdon të jetë agresive.

Shpëlarjet e kurorës së pemës nga shiu, rritja e masës bimore dhe e frutit rrit sipër-faqen e pambuluar me fungicide e insekti-cide. Pas çdo rasti që ka rënë mbi 15mm shi trajtimet duhet të përsëriten. Do ishte mirë që edhe para reshjeve të bëheshin trajtime parandaluese për të frenuar rrezikun. Kjo realizohet nëse ndjekim çdo natë parashi-kimin e motit, si në mediat televizive ashtu edhe në internet.

• Parimet bazë: Për kromën e mollës trajtohet para se të

fillojnë shirat.Trajtohet direkt pas pushimit të shirave.Përsëritet trajtimi me fungicide vetëm kur ka

rënë mbi 15 mm shi, i cili shpëlan shtresën e fungicideve mbi pjesët e gjelbërta të mollës.

në bujqësinë e integruar dhe të zakonshme (konvencionale) kryhen me fungicide kontakti, kur trajtimet janë parandaluese dhe trajtime kurative, kur trajtimet janë kryer me vonesë.

në zonën verilindore dhe juglindore trajtimet për kromën kanë të njëjtat parime, ndërsa tra-jtimet për krimbin do kërkohet të kryhen disa ditë më vonë.

• Për efektshmërinë e trajtimeve kimike duhet që ato të bëhen:

1. në kohën e duhur2. Me produktin e duhur3. Me teknikën e duhur të trajtimitPra, nga këto 3 pika varet edhe çelësi i

suksesit për mbrojtjen fitosanitare dhe marrjen e një prodhimi cilësor.

• Këshilla të vlefshme në mbrojtjen e bimëve

1. Këshillohen fermerët e rretheve Korçë dhe Peshkopi që të ndjekin aparatet e Prognozë- Sinjalizimit.

2. Kontrolloni vetë gjendjen shëndetësore

të bimëve, pastaj veproni. Kur nuk jeni në gjendje të vlerësoni vetë, merrni kontakt me specialistin për të qenë të sigurt.

3. Mbështesni punën tuaj në të dhënat e motit dhe të programit të prognozë-sinjalizmit për kohën me efektive të trajtimeve kimike.

4. Zgjidhni mirë pesticidet dhe respek-toni udhëzimet e shkruara në etiketën e ambalazhit.

5. Bëni këmbimin e lëndëve vepruese, jo thjesht të emrave të produkteve.

6. Cilësia e trajtimeve është me vlera ekonomike dhe biologjike.

7. Këmbeni jo emrat e produkteve, por këmbeni lëndët vepruese. Kjo shmang fenomenin e fitimit të rezistencës së insek-teve dhe sëmundjeve ndaj produkteve të mbrojtjes së bimëve.

8. Masat parandaluese të jenë në themel të mbrojtjes së bimëve, duke pasur më shumë besim tek ato.

(Vijon në faqen 12)

Gjendja shëndetësore e bimësisë së jonxhës herët në pranverë përcakton pro-dhimtarinë jo vetëm të kosës së parë, por edhe të kosave të tjera gjatë gjithë sezonit prodhues. Masat e marra për dimërimin e jonxhës kishin për qëllim uljen e ndikimeve negative të kushteve të dis-favorshme që krijohen gjatë dimrit, me ndikim të drejt-përdrejtë në bimësinë e liva-dhit të jonxhës dhe për pasojë edhe në gjendjen shëndetë-sore të saj. Këto masa ishin: kositjet e fundit në vjeshtë, kullimi i parcelës, mbrojt-ja nga kullotjet, plehërimi plotësues (në sipërfaqe) etj. Veç këtyre faktorëve ndi-kim në bujshmërinë e jonx-hës në pranverë ka edhe mosha e livadhit të jonxhës. Përgjithësisht në kushte op-timale, livadhi i vitit të dytë (viti i parë i shfrytëzimit pas atij të mbjelljes) zgjohet më herët, ka numër më të madh bimësh, uniformitet intensitet rritjeje dhe më pak prekje nga sëmundjet krahasuar me një livadh jonxhe të vitit të tretë apo të katërt. Të gjitha këto bëjnë që jonxhishtet të kenë zhvillim të ndryshëm nga njëra parcelë në tjetrën, qoftë edhe brenda një blloku dhe jo më në mikrozona me kushte të ndryshme klimatiko-tokë-sore. Kositja e parë ngre një sërë pytjesh të cilave në një mënyrë apo një tjetër u duhet dhënë përgjigje, të cilat kanë impaktin e tyre në prodhimin e jonxhishtes dhe në cilësinë e masës së njomë të prodhuar prej saj.

Përcaktimi i kohës së ko-sitjes së parë në pranverë, është e rëndësishme sepse ajo zakonisht dikton numrin total

të kosave në sezonin vegjeta-tiv dhe mund të influencojë në shërimin (rikuperimin) e livadhit që ka qenë dëmtuar gjatë dimrit. Është vërtetuar dhe pranuar se kositja e parë e livadhit të dëmtuar nga dimri (me bimësi që ngrihet ngadalë në pranverë, me ngjyrë kloro-tike dhe me pak lastarë për bimë) duhet të bëhet në lulëzim të plotë. Kjo lejon akumulimin e karbohidrateve rezervë dhe shëndetëson indet e dëmtuara nga dimri. Kositja në fazën e gonxhimit të kë-tyre kategorive jonxhishtesh ul me rreth 57 % prodhimin e kosës së dytë dhe rrit in-feksionin me barishte të këq-ija krahasuar me kositjet në fazën e lulëzimit të vonë. Në tokat që kanë kaluar ngrirje-shkrirje të herëpashershme (ky fenomen ndodh veçanër-isht në zonat malore të ven-dit në lartësi mbi 600 m mbi nivelin e detit) dhe në toka të lehta aluvionale që erodohen shpejt për shkak të vërshimit të ujërave gjatë dimrit dhe pranverës, ndodh që kurora e bimëve të jonxhës të dalë mbi sipërfaqen e tokës, në kohën e kositjes së parë në pranverë. Përveç vonimit të kositjes së parë në pranverë, kositja në lartësi më të madhe se nor-malja është e dobishmë në nxitjen e shëndetësimit të li-vadhit. Kositja herët në pran-verë, në fillim të lulëzimit ose më herët largon vezët dhe lar-vat e hundëgjatit. Në kositjet

e vona, pupa e hundëgjatit bien në tokë dhe nuk vriten nga kositja. Në infeksione të larta të hundëgjatit, përdorimi i insekticideve pas kosës së parë mund të jetë i nevojshëm për shmangien e humbjeve të kosiderueshme të masës dhe lëndëve ushqyese në kosën e dytë. Për kontrollin e pleshtit të gjethes së patates kositja duhet të përkojë me kohën kur është i mundur largimi i vezëve dhe nimfave, për ar-sye se adultët flururojnë larg parcelës gjatë kositjes. Popul-lata e nifmave reduktohet me 95 % kur jonxha kositet në lartësinë 2-5 cm nga toka dhe në fazën e gonxhimit. Kositje në lartësi, ose anësoret e pa-korrura janë habitat për nim-fat dhe adultët dhe shërbejnë për rivendosjen e popullatës. Janë evidentuar më pak dëm-timë nga pleshti i gjethes së patates në kosën e dytë dhe të tretë të jonxhës, në jonx-hishte që kositen në intervale të shkurtra kohore (26-28 ditë njëra nga tjetra) se sa në jonx-hishtet që kositen në intervale më të rralla (32-36 ditë) për arsye se në të parin largohen më shumë vezë dhe nimfa dhe nuk u lë kohë atyre të trans-formohen në insekte të rritu-ra. Faktorët ambientalë dhe gjeografikë ndikojnë shumë në efikasitetin e përdorimit të sistemit të kositjeve si me-todë e kontrollit të insekteve dhe shpesh koha e zhvillimit të insekteve dhe migrimi i

tyre nuk sinkronizohet më me rritjen e jonxhës. Në shumë situata, veçanërisht në ras-tet e shfrytëzimit intensiv të jonxhishteve, mund të jetë e preferueshme të përdoren insekticide, më mirë se sa të vuajmë humbjen e prodhimit dhe cilësisë së tij nga kosit-jet e parakohshëm. Kositja e livadheve të shëndetëshme të jonxhës në fillim të lulëzimit, lejon akumulimin afër maksi-mumit të prodhimit të lëndës së thatë dhe lëndëve ush-qyese si edhe grumbullimin e niveleve të larta të karbo-hidrateve rezervë në rrënjë dhe në kurorën e bimëve. Megjithë këtë, në përcaktimin e kohës së kositjes së parë në pranverë kërkohet fleksibi-litet sepse:

(i) Shpesh kositja e parë në fazën e fundit të gonxhimit, fillimit të lulëzimit kompli-kohet nga kushtet e pafavor-shme të motit. Zakonisht për kushtet e zonës fushore, ku edhe sipërfaqet e mbjella me jonxhë arrijnë afërsisht 70-75 % të sipërfaqes totale në shkallë vendi dhe prodhimi zë afërsisht 85 – 90 % të pro-dhimit total të masës së njomë dhe barit të thatë, jonxha arrin në fazën e gonxhimit të plotë dhe fillim të lulëzimit në fund të prillit deri në ditët e para të majit ( 25 prill –5 maj). Gjatë kësaj kohe kushtet e motit sikurse temperaturat e ajrit lagështia ajrore nuk favori-zojnë përgatitjen e barit të

thatë të jonxhës. Veç kësaj jo rrallë kjo periudhë shoqërohet me shira të cilat e vështirësoj-në akoma më shumë opera-cionin e përgatitjes së barit të thatë të jonxhës. Janë pikër-isht këto kushte që fermerët e shtyjnë kositjen e jonxhës deri në datën 10-15 maj

(ii) Mungesa e ushqimit në fillim të pranverës e bën të domosdoshme kositjen në fazat e hershme vegjetative. Shpesh komplekset e mëdha industriale të prodhimit të qumshtit dhe mishit për-ballen me nevojat për bazë ushqimore që herët në pran-verë, mars-prill. Shfrytëz-imi i masës së prodhuar në këto raste kërkon vëmendje zooteknike dhe agronomike. Vëmendja zooteknike përf-shin mënyrën se si do t’i ofro-het kafshëve: masë e njomë, senazh, silazh apo në përzjer-je më të thata të natyrave të ndryshme (sanë jonxhe, graminoresh apo edhe kashtë e të lashtave) për ta sjellë njomishten në parametra op-timalë për kafshët që e konsu-mojnë atë. Fermerët, në varë-si të mundësive të tyre mund të zgjedhin njërën nga këto alternativa për të mënjanuar ndikimet negative të kush-teve të motit në shfrytëzimin e masës së njomë të kosës së parë të “hershme” të jonxhës. Ndërsa vëmendja agronomike përfshinë intervalin nga njëra kositje në tjetrën, lartësinë e kositjes, ngjeshjen e tokës nga

mjetet bujqësore për efekt të lagështirës së tokës etj., të cilat ndikojnë në shëndetin dhe prodhimtarinë e livadhit në kosat pasardhëse.

(iii) Prodhuesit shpesh dëshirojnë të sakrifikojnë prodhimin e forazhit në sasi, për të marrë koncentrim të lartë të lëndëve ushqyese në masën e prodhuar. Kjo re-alizohet me kositje në fund të gonxhimit dhe që është veçanërisht e theksuar për bizneset blegtorale të cilët sigurojnë furnizimin e bleg-torisë nga prodhimi i bazës ushqimore në sipërfaqe toke në pronësi apo me qira sipas rastit. Është i njohur fakti se në kosën e pranverës përm-bajtja e lëndës ushqyese në njësinë e forazhit zbret shumë shpejt me kalimin e fazave të zhvillimit të bimës. Por nga ana tjetër kositja në faza të hershme vegjeta-tive nuk është e përshatshme për biznesmenë (fermerë) të prodhimit të barit të thatë të jonxhës, për sa kohë nuk kemi një treg, që vlerësimi (çmimi) i barit të jonxhës ba-zohet mbi cilësinë tij. Të dyja këto opsione kanë ndikimet e tyre mbi livadhin e jonxhës. E para ndikon në dobësimin e livadhit dhe uljen e pro-dhimit në sasi, pavarësisht cilësisë së prodhimit dhe e dyta, në rritjen e prodhimit të masës si sasi, uljes së cilësisë për njësi prodhimi, por rritjes së jetëgjatësisë së livadhit të jonxhës në vite. Zgjedhja e njërës prej alternativave është në dorën e fermerit. Rekomandojmë kositje të shpejta në pranverë. Kositja e parë në fazën e gonxhimit

Page 12: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

12 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019

(Vijon nga faqja 11)

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Këshilla në shërbim të Fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB, Fushë-Krujë E-mail: [email protected]

KëSHILLA E EKSPERTIT

KOSITJA E JONXHËS PËR MASË TË NJOMË të avancuar dhe kosa e dytë në fazën e gonxhimit të plotë, fillim të lulëzimit, shoqëruar kjo me vonesën e kosës së tretë dhe të katërt për efekt të riplotësimit të rezervave rrënjore dhe ruajtjen e jetëg-jatësisë së livadhit të jonxhës në parametra optimalë. Ko-sitjet e shpejta në pranverë krijojnë mundësi për marrjen e barit të thatë me cilësi të lartë për tre kositjet e para, pa dëmtuar sasinë e prodhuar, si dhe ndikon në largimin e rezervave të sëmundjeve dhe dëmtuesve të jonxhës që nuk janë të pakët në pranverë.

(iv) Në ultësirën bregde-tare perëndimore tempera-turat mesatare mbi 50C fil-lojnë të shfaqen që në fund të janarit fillim të shkurtit. Ky fenomen është veçanërisht i theksuar vitet e fundit, madje ishte i pranishëm edhe këtë vit. Jonxha fillon aktiviz-imin e rezervave rrënjore dhe zgjimin e sythave të formuara në vjeshtë dhe dimër, po që kanë qëndruar në gjendje të fjetur gjatë gjithë dimrit, në pragun e temperaturave mbi 5 gradë Celsius. Me rritjen e mëtejshme të tempera-turës, intensiteti i zgjimit dhe ngritjes së bimësisë (faza e hershme vegjetative) bëhet më intensive, për të arritur në pikun e tij në fund të marsit, ku pranohet se bimësia është e zgjuar plotësisht dhe lartë-sia e bimëve në një livadh jonxhe është 10-12 cm. Në bimësinë e kosës së pran-verës (së parë) ndërthurja e lastarëve me mosha (fazave të zhvillimit) të ndryshme në përgjithësi është e mad-he dhe diferencat ndërmjet tyre (moshave) është shumë më e theksuar se në kosat e tjera. Kjo për arsye se last-arët e kësaj kose formohen nga sytha të diferencuara në vjeshtë, gjatë dimrit, herët në pranverë (mars) dhe në pran-verë (prill). Është pikërisht kjo arsyja që fazat e zhvil-limit të bimësisë kanë ndikim më të theksuar në cilësinë e masës së njomë, se sa në kosat e tjera, prandaj kositja në fil-lim të lulëzimit mund të mos jetë e përshtatshme për kosën e parë herët në pranverë. Për të dhënë mundësi orientimi për vlerësimin e cilësisë së masës së prodhuar, pavar-sisht kohës së kositjes (mo-mentit të kositjes), janë kryer studime për të parë lidhjen e lartësisë së bimës në tre faza kryesore të zhvillimit të saj me vlerën relative ushqyese të masës së prodhuar. Kjo shërben si udhëzues i kohës së ndërhyrjes me kositje, për cilësinë e forazhit që duam të prodhojmë.

Vlera Relative Ushqyese (VRU). Indeksi i vlerës rela-tive ushqyese vlerëson tret-shmërinë e lëndës së thatë të jonxhës nga Fibrat e Detergueshme në Terrene Acide (ADF) dhe llogarit përvetësimin e mundshëm (si përqindje e peshës trupore) nga Fibrat e Detergueshme në Ambiente Neutrale. Indeksi llogaritet si Lëndë e thatë e Tretëshme shumëzuar me përvetësimin e lëndës së thatë (Përvetësimi i lëndës së thatë në përqindje të peshës trupore) dhe të pjesëtuar me 1,20

Sikurse shihet nga tabela e mësipërme lartësia e bimës dhe Vlera Relative Ushqyese janë në korrelacion të zh-drejtë pavarësisht fazës së zh-villimit të bimës. Ky fakt ka vlerë praktike pasi fermerët, përveç fazës së zhvillimit të bimësisë, mund të shfrytëzoj-në edhe lartësinë e bimës si kriter për përcaktimin e kohës së kositjes, e cila shpesh është e vështirë për t’u përcaktuar, sidomos nga një person pa eksperiencë

Rritja e bimës dhe cilësia e masës Kuptimi i drejtë i lidhjeve

midis rritjes së jonxhës, sasisë dhe cilësisë së masës së prod-huar dhe rezervave rrënjore të karbohidrateve, është kritike për prodhimin me cilësisë të lartë të barit dhe të jetëgjatë-sisë së livadhit. Jonxha është bimë shumëvjeçare. Ajo sig-uron ekzistencën e saj në sajë të rezervave të amidonit dhe sheqereve që depoziton në rrënjën kryesore dhe në kurorë (rozetë). Bima i shfrytëzon këto rezerva për plotësimin e nevojave të saj gjatë periud-hës së qetësisë dimërore, për rritje herët në pranverë pas zgjimit dimëror dhe para fil-limit të fotosintezës intensive, si dhe për ripërtëritje pas çdo

kositjeje. Shfrytëzimi i rezer-vave rrënjore të jonxhës në pranverë fillon me zgjimin pranveror. Në kushtet klima-tike dhe tokësore të zonës fushore bregdetare të vendit tonë edhe në toka të kulluara mirë, jonxha fillon të zgjohet në dekadën e parë të marsit, kur temperatura mesatare di-tore i kalon 70 C. Tempera-tura më e ulët mbi të cilën jonxha fillon vegjetacionin është 5.50 C. Nga ky moment, deri në fundin e muajt mars, pothuajse i gjithë zhvillimi i bimësisë mbështetet në rezer-vat e sistemit rrënjor. Kur jonxha arrin lartësinë 15 - 20 cm, aismilatet e formuara nga fotosinteza, krahas plotësimit të nevojave për rritje dhe zh-villim të bimësisë, fillojnë të riplotësojnë rezervat e sistemit rrënjor me amidon dhe karbohidrate të tjera më të thjeshta. Ky cikël lëvizjesh të lëndëve ushqyese përsëritet pas çdo kositjeje.

Sasia e lartë e karbohidrat-eve në sistemin rrënjor rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj kushteve të disfavor-shme të dimrit, nxit zgjimin e hershëm pranveror si edhe ngritjen pas kositjes. Ndikimi i rezervave të sistemit rrënjor në ripërtëritjen e jonxhës pas kositjes, në praktikë, vihen re dukshëm në jonxhishtet e farës, pas korrjes së saj. Në këtë rast bimësia ngrihet shumë shpejt pas kositjes dhe intensiteti i rritjes është i lartë kur kushtet e lagështirës tokësore plotësojnë nevojat e bimës. Gjithashtu në pran-verë, parcelat e jonxhës që nuk janë shfrytëzuar vonë në vjeshtë, kur kushtet e tjera janë optimale, zgjohen më herët se ato të mbishfrytë-zuarat. Ripërtëritja e jonxhës bëhet nga sythat e kurorës dhe bazës së lastarëve të vjetër. Ripërtëritja e jonxhës, për të dhënë kosën pasardhëse fil-

lon ndërsa lastrat e “vjetër” vegjetativë të ciklit paraard-hës kanë filluar të lulëzojnë. Shtyrja e kositjes së masës së njomë pas kësaj faze (fil-limit të lulëzimit), në faza të mëvonshme, përveç uljes së cilësisë së barit ndikon edhe në shkatërrimin e kësaj gjen-erate lastarësh dhe për pasojë vonesë në ngritjen e bimësisë pas kosës.

Rritja e prodhimit të masës, e cila fillon me fillim-in e ngritjes (ripërtëritjen) pas kosës, është shumë intensive deri në fund të gonxhimit fil-limin e hershëm të lulëzimit. Më pas shtesa e prodhimit vazhdon deri në lulëzim të plotë, por me intensitet më të ulët, pasi gjethet e kateve të poshtme humbin aftësinë e fotosintezës për shkak të plakjes, zverdhen për mung-esë të dritës së mjaftueshme dhe dëmtohen nga sëmund-jet kërpudhore dhe së fundi thahen dhe bien. Në fazat e hershme vegjetative cilësia e masës së jonxhës është më e larta dhe pesha e gjetheve është më e madhe se e kërcel-lit. (Shih Tab Nr. 2 dhe grafi-kun Nr. 1)

Humbja e gjetheve të kat-eve të para shoqërohet edhe me humbje të proteinës në tërësi, pasi gjethet përmba-jnë rreth 24-26 % proteinë. Në fund të gonxhimit dhe fillim të shfaqjes së luleve të para raporti gjethe-kërcell në peshë është në favor të kërc-ellit. Prodhimtaria e madhe e jonxhës pas fillimit të lulëz-imit i atribuohet kryesisht shtesës në peshë të kërcejve por që kanë vlerë ushqyese më të vogël. Më rritjen e in-tervalit kohor, midis dy ko-sitjeve, që do të thotë kositje të bimësisë në faza më të avancuara të pjekjes, prodhi-mi për kosë rritet, por cilësia e masës (barit) të prodhuar ulet shumë.

Grafiku Nr. 1

Grafiku Nr. 2

Grafiku Nr. 3

Grafiku Nr. 4

Page 13: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

AGROBIZNESI13 E Premte, 17 Maj 2019

(Vijon në faqen 14)

Kalendari buJqësor

Kalendari bujqësor, muaji Qershor 2019Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Pamja e qiellit gjatë muajit qershor 2019Më 3 qershor do të jetë Hëna

e re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli

dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 12:01 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta si galaktikat dhe gru-pet e yjeve sepse nuk ka dritë të hënës për të ndërhyrë.

Më 10 qershor, Jupiteri do të jetë në opozitë. Planeti gjigand do të jetë në afrimin më të afërt të Tokës dhe faqja e tij do të ndriçohet plotësisht nga Dielli. Ajo do të jetë më e ndritshme se çdo herë tjetër e vitit dhe do të jetë e dukshme gjatë gjithë natës. Kjo është koha më e mirë për të parë dhe fotogra-fuar Jupiterin dhe hënat e tij. Një teleskop i mesëm duhet të jetë në gjendje t'ju tregojë disa detaje në brezet e reve të Jupiterit. Një dylbi mund t'ju lejojë të shihni katër hënat më të mëdha të Jupiterit, duke u shfaqur si pika të ndritshme në të dy anët e planetit.

Më 17 qershor, do të jetë Hëna e Plotë. Hëna do të jetë e vendosur në anën e kundërt të Tokës, si Dielli dhe faqja e saj do të jetë e ndriçuar plotësisht. Kjo fazë do të ndodhë në orën 10:30 UTC. Kjo hënë e plotë u njoh nga fiset e hershme ameri-kane si hëna e plotë e luleshtry-dhes, sepse sinjalizonte kohën e vitit për të mbledhur frutat e pjekura të saj. Ajo gjithashtu përkon me kulmin e sezonit të vjeljes së luleshtrydheve. Kjo hënë është njohur gjithashtu si hëna e plotë e trëndafilit dhe hëna e plotë e mjaltit.

Më 21 qershor, do të ndod-hë Solstici i Qershorit. Solstici i Qershorit do të ndodhë në orën 15:54 UTC. Poli i Ver-

iut i tokës do të anohet drejt Diellit, i cili do të ketë arritur pozicionin e tij më verior në qiell dhe do të jetë direkt mbi Tropikën e Kancerit në 23.44 gradë gjerësi veriore. Kjo është dita e parë e verës (solstici ver-or) në hemisferën veriore dhe dita e parë e dimrit (solstici i dimrit) në hemisferën jugore.

Më 23 qershor, Merkuri do të jetë në Largësinë më të Mad-he Lindore. Planeti Merkur ar-rin zgjatjen më të madhe lin-dore prej 25.2 gradë nga Dielli. Kjo është koha më e mirë për të parë Merkurin pasi do të jetë në pikën më të lartë mbi horizont në qiellin e mbrëmjes. Planeti mund të shihet ulët në qiellin perëndimor vetëm pas perëndimit të diellit.

Parashikimi i motit për muajin qershor 2019Muaji qershor në Tiranë, do

të ndikohet nga klima mesd-hetare bregdetare. Gjatë këtij muaji mund të priten herë pas here, shi, kohë pas kohe, stuhi, në raste të veçanta mjegull dhe pritet mot i nxehtë. Gjatë gjithë qershorit mund të priten valë të nxehtësisë me mot të shëndet-shëm dhe temperaturë mesa-tare mbi 31ºC. Zakonisht java e tretë do të jetë më e nxehta në Qershor, por duhet të kihet parasysh mundësia e shiut, stuhisë dhe mjegullës.

Ngjarjet e motit që mund të ndodhin gjatë muajit qershor në Tiranë: 6 ditë me shi, 6 ditë me stuhi dhe më pak se 1 ditë me Mjegull.

Në mënyrë tipike tempera-tura do të luhatet rreth 29ºC

dhe do të ndihet për rreth 34º C dhe era do të jetë fllad i lehtë.

Temperaturat e larta të përditshme do të rriten me 4ºC nga 26° C në 30ºC , rrallë do të bien nën 21°C ose të tejkalojnë 34°C.

Temperaturat e ulëta ditore do të rriten me 3ºC, nga 13ºC në 16ºC, rrallë do të bien nën 10° C ose të tejkalojnë 19° C.

Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, tem-peraturat në Tiranë, zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji qershor në Tiranë, do

të përjetojë një rënie të shpejtë të mbulimit të qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i mbuluar me re ose më së shumti me re, duke u ulur nga 34% në 14%.

Dita më e qartë e muajit do të jetë 30 qershori, me kushte të qarta, kryesisht të qarta ose pjesërisht me re në 86% të kohës.

Për referencë, më 7 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagësht konsid-

erohet një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Në Tiranë, mundësia e një dite të lagësht gjatë muajit qersho,r do të zvogëlohet me shpejtësi, duke

filluar muajin në 20% dhe duke e përfunduar atë me 12%.

Gjatë muajit qershor, në Ti-ranë, parashikohen të bien rreth 101 mm shi, ndërsa në Korçë, parashikohen të bien rreth 209 mm shi.

Për referencë, shansi më i lartë për një ditë të lagësht në Tiranë, është 36% më 5 dhjetor

dhe shansi më i ulët është 10% më 7 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura,

e cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndryshojë më ngadalë, kështu që ndërsa tem-

peratura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi za-konisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Shansi që një ditë e cak-tuar do të jetë me zagushi në

Tiranë, do tërritet me shpejtësi gjatë muajit qershor, duke u rritur nga 15 % në 28 % gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë 76%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat

Page 14: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

AGROBIZNESI14 E Premte, 17 Maj 2019

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13)

Kalendari buJqësor

Kalendari bujqësor, muaji Qershor 2019

duhet të jetë rreth 45 %. Për referencë, më 7 gusht,

dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 35% të kohës, ndërsa më 17 dhjetor, dita më pa zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili

tregon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Gjatë muajit qershor, Humindeksi relativ zakonisht do të variojë nga 25 (trupi ndihet pak ose aspak në siklet) deri në 29 (trupi ndihet pak ose aspak në siklet).

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve me-satare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe fak-torë të tjerë dhe shpejtësia e

drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare vje-tore e erës në Tiranë, do të jetë zakonisht konstante gjatë muajit qershor, duke mbetur në 0.1 metra për sekondë nga 2.5 metra për sekondë në përgjithësi.

Drejtimi i erës në Tiranë, gjatë qershorit, do të jetë krye-sisht nga perëndimi me një ra-port prej 36 % më 29 qershor.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpe-jtësia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare ditore e erës është 2.5 metra për sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e për-caktuar si periudha më e gjatë e vazhdueshme e temperaturave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë e akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperature bazë, e cila shpre-

het me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa sezoni i rritjes (periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do të rritet me shpejtësi gjatë muajit qershor, duke u rritur me 340° C, nga 457° C në 797° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik gjatë muajit qershor, do të jetë i ulët, në kufijtë 1012 hPa, ndërkohë që presioni më i përshtatshëm atmosferik për sistemin kardio-vaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në qershor, presioni atmosferik do të jetë pak i ulët dhe njerzit do ta ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria e cila tregon për pastërtinë e ajrit dhe trans-parencën e tij, gjatë muajit qer-

shor, do të jetë 9.5 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e dukshme dhe rrezatimin ultra-vjollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të rritet gradual-isht gjatë muajit qershor, duke u rritur me 0.7 Kwh, nga 7.1 kWh në7.8 kWh gjatë muajit.

Indeksi i rrezatimit Ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rr-ezeve të diellit, ato janë shkaku kryesor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rr-ezatimit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pran-verës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. Indeksi i rrezatimit UV përcaktohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rr-ezeve UV dhe një shans më të lartë të djegieve nga dielli dhe dëmtimit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shmangja e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultra-violet (UV), gjatë muajit qe-shor do të jetë i ndryshueshëm sipas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në kufijtë 5-11 në Tiranë dhe në kufijtë 3-11 në Korçë. (Shih pasqyrat)

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit qershor 2019Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomando-hen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopsh-tari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit qershor 2019, për disa aktivitete të përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të cilin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë pa-rimin e thjeshtë se rendi natyror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsëritu-ra që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikoj-në në qenien njerëzore, e cila është pjesë përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e

Page 15: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

AGROBIZNESI15 E Premte, 17 Maj 2019

Kalendari buJqësor

(Vijon nga faqja 14) Kalendari bujqësor, muaji Qershor 2019

punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetë-sore dhe të përditshme të qen-jeve të gjalla. Sipas traditës mendohet se kur Hëna është në fazën e duhur dhe vendin e

duhur në zodiak, besohet gjërë-sisht se aktivitetet do të jenë më të frytshëme apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të hënës së re dhe të plotë (çereku i parë dhe i dytë i Hënës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që kanë lidhje me forcën, pjel-lorinë dhe rritjen. Periudha mes hënës së plotë dhe hënës së re (çereku i tretë dhe i katërt i hë-

nës), është koha më e mirë për korrjet, rritjen e ngadalësuar, etj. Merret në konsideratë edhe për marrëdhënien që ka Hëna me 12 shënjat sunduese të zo-diakut. Kështu në bazë të kom-binimeve dhe marrëdhënieve të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 366 E përdyjavshme ... file2 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019 risi albania GiZ STAFI I GAZETES Kryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj;

16 AGROBIZNESI E Premte, 17 Maj 2019