pËr formalizimin e blegtorisË, rrapaj: koordinim mË …

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 414 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 28 Maj 2021 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 4 Faqe 7 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al Çelet thirrja e dytë e granteve për mod- ernizimin e anijeve të peshkimit, me fondet e BE-së Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL FAO RISI ALBANIA Krijohet grupi i punës për standardin GLOBAL G.A.P (National Technical Working Group Albania) Faqe 2 Faqe 5 IMPORTET KRYESOJNË NË BILANCIN E PRODUKTEVE BLEGTORALE Krijohet platforma online e agrobi- znesit, Ekonomi: Domosdoshmëri bashkëpunimi mes aktorëve në fushën e bujqësisë Skema e naftës formalizon sektorin e bujqësisë, mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve Faqe 4 - Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi - Zgjerohet lista e përfituesve për zëvendësim plastmasi në serra Faqe 4 Agroturizmi, Ekonomi: Rriten çdo ditë shembujt kuptimplotë të rikthimit nga emigracioni Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 MBZHR - Bujqësia dhe siguria e ushqimit - Fokus i takimit BE - FAO Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh, Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë. Tel: +355 4 2 251 910 /911 Email: [email protected] [email protected] www.fedinvest.al Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC PËR FORMALIZIMIN E BLEGTORISË, RRAPAJ: KOORDINIM MË I MIRË MIDIS PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE, TREGJEVE AGRO - BLEGTORALE, E NJËSIVE TË SHITJES DHE NXITJE INVESTIMEVE Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për median, ka prekur pikat e dobëta në sektorin e blegtorisë që mbajnë peng eskportet e këtij sektori si dhe ka parashtruar opsionet e mbështetjes në gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor KËSHILLAT RAJONALE SHOQATAT ANËTARE

Upload: others

Post on 29-Nov-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 414Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 28 Maj 2021

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 4 Faqe 7

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

Çelet thirrja e dytë e granteve për mod-ernizimin e anijeve të peshkimit, me fondet e BE-së

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

FAO

risi AlbAniA

Krijohet grupi i punës për standardin GLOBAL G.A.P

(National Technical Working Group Albania)

Faqe 2

Faqe 5

IMPORTET KRYESOJNË NË BILANCIN E PRODUKTEVE BLEGTORALE

Krijohet platforma online e agrobi-znesit, Ekonomi: Domosdoshmëri bashkëpunimi mes aktorëve në fushën e bujqësisë

Skema e naftës formalizon sektorin e bujqësisë, mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve

Faqe 4

- Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi -

Zgjerohet lista e përfituesve për zëvendësim plastmasi

në serra

Faqe 4

Agroturizmi, Ekonomi: Rriten çdo ditë shembujt kuptimplotë të rikthimit

nga emigracioni

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

MbZHr

- Bujqësia dhe siguria e ushqimit - Fokus i takimit BE - FAO

Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh,Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë.Tel: +355 4 2 251 910 /911Email: [email protected]@fedinvest.alwww.fedinvest.al

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

PËR FORMALIZIMIN E BLEGTORISË, RRAPAJ: KOORDINIM MË I MIRË MIDIS PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE, TREGJEVE

AGRO - BLEGTORALE, E NJËSIVE TË SHITJES DHE NXITJE INVESTIMEVE Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për median, ka prekur pikat e dobëta në sektorin e blegtorisë që mbajnë peng eskportet e këtij sektori si dhe ka parashtruar opsionet e mbështetjes në gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor

KëSHILLAT RAJONALE

SHOQATAT ANëTARE

2 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRANA. BANK: AL09206110040000100301826100; INTESA: AL75208110080000001023231803

risi AlbAniA

Si mund t’ia mbushim mendjen të rinjve që jetojnë në fshat që të mos shkojnë në Gjermani, të mos largohen nga vendi i tyre, por të qëndrojnë këtu dhe të punojnë tokën, të punojnë në fermë?

Sektori i bimëve medici-nale në Shqipëri, afekton rreth 100,000 persona, që janë të an-gazhuar në sektorin e bimëve medicinale. Kryesisht 90% e eksporteve janë të bazuar në bimët e vjela në gjendje të egër. Kultivimi ka filluar por duhet të shtohet më shumë sepse sektori është në risk nëse kultivimet nuk shtohen, pasi do kemi më shumë qëndrueshmëri. Modeli që ne duam të promovojmë është modeli ku një eksportues bash-këpunon me fermerët nëpërm-jet kontratës. Pra një fermer ka të garantuar të ardhurat bazuar në kontratë, ka të garantuar dhe asistencën e vazhdueshme që një eksportues i jep fermerit për të qenë i suksesshëm. Kjo ndoshta përbën një motiv për të rinjtë dhe duke siguruar të ard-hurat, ata t’i kthehen bujqësisë dhe mos i lënë tokat pa mbjellë. Kemi raste të suksesshme që emigrantë të rinj të cilët janë kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë ndër ek-sportuesit më të suksesshem. Kemi raste të fermerëve të cilët kanë zhvilluar fermën e tyre dhe kanë punësuar shumë njerëz. Pra për të promovuar këto modele ia vlen që të bëhet sek-tori më atraktiv për të rinjtë. Por gjithashtu nëse bimëve do t’u shtojmë më shumë vlerë, do të përpunohen, do kemi më shumë cilësi dhe gjithashtu duke përdo-rur më shumë teknologji do jetë edhe më atraktive për të rinjtë. Të rinjtë janë më të hapur ndaj teknologjisë, ndaj modeleve të reja të bashkëpunimit.

Siç e thamë keni nisur dhe jeni përqendruar në zonën e Kolonjës, prej disa kohësh tani më. Pse u zgjodh Kolonja dhe cilat janë përparësitë apo veçan-titë e kësaj zone sa i takon bimëve medicinale (mjekësore)?

Faleminderit për pyetjen.

Bujqësia sektor potencial - Risia Albania mbështetje modeleve inovatore në sektorin privat, partneritetit eksportues - fermer dhe investimeve në gjithë zinxhirin e vlerës drejt fermerëve

Ky bashkëpunim nisi gjatë vitit 2020, gjatë fillimit të pandemisë, me një kërkesë nga Bashkimi Europian, për të pasur ndihmë dhe për të mbështetur këtë sek-tor. Ne kryesisht punojmë me biznesin privat por e pamë këtë si një mundësi për të krijuar apo stimuluar një model, ku pushteti vendor, bashkia luan një rol të rëndësishëm në thithjen e këtyre investimeve të bimëve mdicina-le dhe në shtimin e kultivimeve. Konkretisht bashkia Kolonjë ka një nivel papunësie shumë të lartë, pothuajse më shumë se 50% e popullsisë është e anga-zhuar në mbledhjen e bimëve në gjendje të egër, kultivimet nuk janë të zhvilluara, madje edhe popullsia në qytet është e anga-zhuar në mbledhjen e bimëve të egra dhe ky sektor është një sek-tor që afekton shumë të ardhurat në këtë zonë. Raste si Kolonjë ka shumë zona në Shqipëri, ku pjesa më e mdhe e tokave nuk janë të kultivuara, tokat nuk janë të përshtatshme për një bujqësi intensive por ka një përshtatsh-mëri për kultivimin e bimëve organike medicinale dhe aroma-tike. Konkretisht ndihma jonë konsistonte në ndihmën ndaj bashkisë për të krijuar një mjedis më favorizues për investime, por gjithashtu për të promovuar po-tencialin direkt tek eksportuesit, tek ata që kanë interesin dhe fuqinë për të investuar. Një nga problematikat është dhe fokusi-mi shumë i madh në mbledhjen e bimëve të egra. Kjo ka disa pasoja në disa këndvështrime. E para është demi ekologjik, fokusi i madh në mbledhjen e bimëve të egra sjell dëmtim në ekosistem, është pjesa e të ard-hurave se mbledhja e bimëve në gjendje të egër nuk është e qën-drueshme, pasi varet nga kushtet atmosferike dhe kushte të tjera,

por gjithashtu edhe kushtet e punës nuk janë kushte shumë të mira për njerëzit që shkojnë e mbledhin bimë të egra, janë kushte të vështira.

Aty ku punohet ka edhe një lloj pritshmërie, mund të na tregosh pak, meqenëse jeni duke punuar në zonën e Kolonjës edhe siç e ka nënvizuar edhe bashkia,

është një zonë me potencial të madh, ku parashikohen rreth 200 ha tokë të jenë të mbjella me bimë medicinale dhe impakti so-cial nga gjithë kjo punë, për dy tre vitet e ardhshme cili mund të jetë konkretisht në këtë zonë?

Konkretisht bashkia Kolonjë por edhe shumë bashki të tjera kanë një potencial shumë të madh për stimulimin e bimëve pasi kanë edhe shumë prona që janë në administrimin e bashkive dhe këto prona publike nuk janë të shfrytëzuara, por ndërkohë përbëjnë një potencial dhe janë atraktive për ivestitorët. Kështu që në këtë rast është bërë evi-dentimi i tokave publike, është bërë evidentimi i kualitetit të këtyre tokave dhe përshtatsh-mërisë së tyre me bimët medici-nale që mund të kultivohen dhe aktualisht këto po promovohen nga bashkia, jo thjesht promo-vim por edhe me takime indi-viduale me eksportues dhe in-

vestitorë. Pra kemi të bëjmë me një rol proaktiv të bashkisë, jo në rolin thjesht të administratës por duke gjeneruar investime. Kjo detyrë e bashkive është dhe në bazë të ligjit për qeverisjen lokale. Ato kanë më shumë kompetenca për fushën e bu-jqësisë, më shumë kompetenca në fushen e infrastrukturës, kështu që ata janë aktorë shumë

të rëndësishëm që mund të ndi-hmojnë biznesin privat për të gjeneruar më shumë investime dhe kultivime dhe si rrjedhojë gjenerimin e vendeve të punës sidomos për të rinjtë.

Sigurisht edhe Kolonja ka një traditë të hershme të mbjelljes dhe kultivimit të bimëve në gjendje të egër, ndërkohë që në kultivimin e bimëve mjekësore eksperienca mungon. Fokusi i projektit Risi Albania është gjithashtu edhe mbledhja e bimëve në gjendje të egër, pra një shtrirje e përgjith-shme jo e fokusuar vetëm në një hallkë e gjithë këtij potenciali?

Fokusi i Risi Albanias ka qenë në tre dimensione: dimen-sioni i parë është rritja e cilësisë së bimëve në Shqipëri, pra të eksportojmë bimë me cilësi të lartë, por dhe me cilësi të qën-drueshme, sasi të qëndrueshme nëpërmjet shtimit të kultivimeve dhe rritjes dhe përmirësimit të

kooperimit midis pjesës pub-like dhe pjesës private. Në këtë drejtim është një vizion që bimët që mbledhim në gjendje të egër por dhe bimët e kultivuara të kalojnë në procese standarde të tharjes dhe një nga modelet që kemi mbështetur, disa ekspor-tues që kemi mbështetur të cilët janë inovatorë për të promovuar një model ndryshe, ka qenë përmirësimi i procesit të tharjes, duke futur modelin e qendrave të tharjes jo tek eksportuesit por pranë fermerëve. Pra, fermerët dorëzojnë bimë të mbledhura në gjendje të njomë dhe tharja bëhet për të gjithë në një qendër grumbullimi. Kjo standardizon cilësinë dhe i jep vlerë edhe atyre bimëve të mbledhura në gjendje të egër, të keni një cilësi të lartë deri në hallkën e fundit, por edhe personat që merren me kultivimin e bimëve medicinale ta kenë punën më të lehtë. Në procesin e tharjes së bimëve angazhohen edhe shumë gra, të rinj dhe të reja dhe procesi i përmirësimit të tharjes së bimëve do ta lehtësojë punën e tyre dhe do ta bëjë punën më atraktive për ta.

Për cilat bimë medicinale ka më shumë tregu vendas dhe ai europian, apo dhe me gjerë? Kalojmë pak tek emrat tani, emrat e bimëve.

Kam patur mundësinë të merrja pjesë në një prej pa-naireve më të mëdha të bimëve medicinale në Nurenberg, Gjer-mani, me një grup biznesesh eksportuese nga Shqipëria, në bashkëpunim me AIDA-n dhe SIPO-n, organizuam pjesëmar-rjen e disa kompanive shqiptare atje dhe kërkesa kryesore ishte shumë e madhe për bimë organ-ike, pra kërkesa për bimë organ-ike është shumë e lartë, madje

eksportuesit tanë nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e mëdha që ka për bimë organike, kryesisht për bimë që kërkoj-në një nivel angazhimi pune shumë të madhe, lule që nga kalendula, që nga aguliçe, mël-lagë, hithër e shumë e shumë të tjera. Kemi para sysh që sher-ebela është një nga bimët lider në Shqipëri me të cilën kreno-hemi në tregjet ndërkombëtare. 2/3 e tregut amerikan zotëro-het nga Shqipëria, kështu që mundësitë janë shumë të mëd-ha. Kemi shembuj suksesi dhe duhet të mbështesim zhvillimin në krijimin e standardeve, pa standarde nuk arrijmë të bëjmë kontrata jashtë, pa siguruar një cilësi dhe sasi të qëndrueshme nuk kemi mundësi të bëjmë kontrata. Nëse eksportuesit nuk bëjnë kontrata, nuk do jenë në gjendje të bëjnë kontrata për fermerët, nuk do jenë në gjend-je për t’u garantuar të ardhura të qëndrueshme. Kjo është sfida që sektori duhet të përballojë. Sektori siç thashë ka disa risqe, sepse shpopullimi i zonave ru-rale afekton direkt biznesin tek eksportuesit ata nuk do kenë sasi të qëndrueshme, kështu që është shumë imediate kultivimi i bimëve medicinale pra ato që janë të rritura në mal, pse jo të kultivhen në sasira edhe më të mëdha tek fermerët me kon-trata.

Pra nuk duhet të kemi fokus vetëm tek sasia e egër, nëse mund ta quajmë kështu, ajo çfarë rritet natyrshëm, në kushtet tona atmosferike dhe jo vetëm në Shqipëri, por tek prodhimi i njëjtë që do të duhet të bëhet nga fermerët me ndihmën e eksportuesve dhe kontratave që vijnë nga jashtë.

Është momenti i duhur për të folur për bimët medicinale pasi në këtë kohë fermerët janë duke bërë kultivimet e këtyre bimëve dhe eksportuesit duhet të jenë shumë pranë fermerëve me kontratat dhe me shërbimet e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ata do arrijnë të kenë një biznes të qëndrueshem dhe një jete më e mirë për vendin tonë.

(Vijon nga gazeta paraardhëse)

Intervistë e z. Gramos Osmani, koordinator për Agrobiznesin në projektin Risi Albania, dhënë në emisionin Wake up, në Televizionin Top Channel

Krijohet grupi i punës për standardin GLOBAL G.A.P (National Technical Working Group Albania) Projekti Risi Albania është shndërruar tashmë në një partner strategjik për sektorin privat

Me mbështetjen e Projektit Risi Albania u zhvillua takimi i parë informues rreth inicia-tivës për krijimin e grupit të punës për standartin GLOB-AL G.A.P

Pjesëmarrësit, përfaqësues të grupeve të ndryshme të in-teresit kanë treguar gatishmëri për të kontribuar në krijimin dhe mirëmbajtjen e NTWG-Shqipëri.

Certifikimi është çelësi për produktet shqiptare për të hyrë në tregjet ndërkombëtare me vlera të larta. Ndaj dhe aktorët e interesuar të tregut morën iniciativen per të krijuar një Grup Teknik Kombëtar GLOBAL G.A.P Shqipëri.

Ne vendin tone Albinspekt është kompania e parë shq-

iptare e listuar nga Bashkimi Europian në Listën e Trupave inspektuese dhe certifikuese të njohura nga BE.

Ndërkohë për rëndësinë që merr certifikimi i produkteve me Global GAP, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru-ral ka përfshirë certifikimin GlobalG.A.P në skemën kom-bëtare të mbështetjes. Duke e konsideruar këtë masë si një bashkëpunim strategjik për të mbështetur rritjen e biznesit të agrobiznesit.

Gjithashtu Global GAP është edhe një mbështetje për eksportuesit shqiptarë, për të shfrytëzuar një mundësi tregu përmes certifikimit

Shqipëria ka potencialin për të rritur eksportet e peri-meve dhe për të arritur blerës me vlera të larta të vendosura në vendet e BE-së Perëndi-more duke investuar në cer-tifikime dhe standarde. Duke mbështetur rritjen e agrobi-znesit në këtë drejtim, më shumë gra dhe burra të rinj do

të gjejnë punësim cilësor në sektor, i cili është një nga për-parësitë kryesore për RisiAl-bania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në vitin e fundit të ardhu-rat shqiptare nga eksporti i perimeve arritën në 60 milion Euro, sipas INSTAT. 58% e atyre që vijnë nga eksportet në vendet fqinje si Serbia dhe Kosova, duke humbur çmimin 100% më të lartë që ata mund të merrnin në tregje të tilla

si Austria. Një nga arsyet e mbivendosjes së sektorëve ndaj blerësve fqinjë ishte vetëdija e ulët për zgjidhje me kosto efektive të certifikimit siç është certifikimi i grupit GlobalG.A.P, i cili është një kërkesë themelore për t'u shitur shitësve me pakicë të BE. Kjo u shoqërua me mung-esën e konsulentëve profe-sionalë të certifikimit në Shq-ipëri dhe një marrëdhënie të dobët midis eksportuesve dhe furnizimit të fermerëve që nuk

lejonte kontrollin e cilësisë.Projekti Risi Albania është

shndërruar tashmë në një partner strategjik për sektorin privat

Për të trajtuar sa më sipër, RisiAlbania krijoi një partner-itet strategjik me Ministrinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural të Shqipërisë (MARD) ndërsa pilotonte mbështetjen për ek-sportuesit dhe kooperativat (SHBB) për të marrë certifi-kimin e grupit GlobalG.A.P. Për më tepër, RisiAlbania bashkëpunoi me Albinspekt, një organ certifikues, për të ndërtuar një ndalesë për infor-macion mbi standardin e qua-jtur AgroQuality.

(Vijon në gazetën pasardhëse)

3 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

?????????????????IMPORTET KRYESOJNË NË BILANCIN E PRODUKTEVE BLEGTORALE

intervistA

Përse Shqipëria nuk po eksporton dot produkte me origjinë shtazore?

Produktet shtazore për vetë rëndësinë dhe përbërjen e tyre komplekse, shumë të pasura me proteina, vitamina, minerale etj., janë një ushqim i nevojshëm dhe i domosdoshëm për orga-nizmin e njeriut. Rekomando-het që dieta ushqimore më e mirë është atëhere kur organiz-mi merr 50 % të proteinave të nevojshme përmes produkteve me origjinë shtazore dhe 50 % përmes produkteve me origjinë bimore. Shqipëria në vitin 91 e në vazhdim bëri reformën për ndarjen e tokës dhe të blegto-risë ku përfituan tokë bujqësore 460 mijë familje dhe u rregjis-truan fillimisht 354 mijë ferma bujqësore dhe blegtorale, nga të cilat 292 mijë familje përfituan kafshë dhe filluan të merren edhe me blegtori. Shoqëruar kjo reformë me një formë or-ganizimi jo efiçente, që krijoi një terren të përshtatshëm për informalitet dhe aktualisht mbas 30 viteve vetëm 17 % e fermerëve janë të formalizuar. Pasojat janë shqetësuese. Kemi kosto të lartë të produkteve me origjinë shtazore, që i bën këto produkte jo konkurruese edhe në tregun vendas krahasuar me produktet e importit. Gjithashtu shoqërohet me mundësi të limi-tuara për futjen e mekanizimit, inovacionit dhe dixhitalizimit, me vështirësi për investime për arsye të problemeve në finan-cimin me kushte lehtësuese dhe disbursimin e fondeve grant, mbasi subjektet e prodhimeve me origjinë shtazore kanë qenë dhe janë mjaft të fragmentizuara dhe me probleme të mëdha për regjistrimin dhe certifikimin e pronës që disponojnë. Gjithash-tu është fakt që deri tani qëllimi i subjekteve prodhuese vendase të gjithë prodhimin me origjinë shtazore e kanë programuar të shkojë për vetëkonsum dhe për tregun vendas. Pavarësisht nga puna që po bëhet për përafrim-in e standardeve me BE kemi akoma punë për të bërë që të arrijmë të prodhojmë produkte sipas standardeve të kërkuara nga BE dhe vendet me nivel të lartë jetese. Shqipëria gjithashtu vlen të theksojmë që për nevo-jat e tregut vendas ka importuar dhe vijon të importojë produkte me origjinë shtazore mesatarisht mbi 200 milion euro në vit, ku në % vendin e parë e zë importi

i mishit dhe nënproduktet e tij. Pra nga sa përmenda më sipër si konkluzion shkaqet kryesore që subjektet e prodhimeve me origjinë shtazore nuk po mundin të eksportojnë janë:

Forma jo efiçente e orga-nizimit të fermave blegtorale, shoqëruar me një nivel të ulët të kooperimit dhe koordinimit të subjekteve që prodhojnë ush-qim dhe atyre që mbarështojnë kafshë për prodhim produktesh

me origjinë shtazore. Fragmen-tarizimi shumë i madh i tyre dhe informaliteti i lartë.

Kostoja e lartë e prodhimit, konkurrenca e pandershme në tregun vendas e disa produkteve me origjinë shtazore të importu-ara.

Mungesa e mbështetjes me prioritet e subjekteve bujqësore që prodhojnë ushqime për bleg-torinë.

Mos vlerësimi deri në neg-lizhencë totale e mbështetjes për sektorin dhe veprimtarinë e zooteknikëve në prodhimin e ushqimeve për blegtorinë.

Politika fiskale e gabuar për rimbursimin e TVSH, për pro-dhimet e fermerëve vendas, ku rimbursimi TVSH u ul nga 20 % ne 6 %.

Zvarritja për shumë kohë dhe eksperimentet e shumta jo efiçente me reformën e veteri-narisë.

Mangësi të theksuara për mbështetje me financime për hartimin e standardeve shq-iptare të produkteve me origjinë shtazore dhe përafrimin e tyre me ato të BE.

Mangësi në programimin buxhetor për funksionimin dhe mirëmbajtjen e laboratorëve dhe Sistemit të Identifikim Regjistrimit të Blegtorisë ose si quhet shkurt sistemi elektronik “RUDA”.

Tregjet Agro-Blegtorale në Shqipëri mbeten një problem shumë i madh për funksionimin e tyre me standardet minimale të kërkuara, por që edhe ato pak tregje që plotësojnë stan-dardet minimale konkurohen në mënyrë të pandershme nga shitësit informalë ambulantë. Gjithashtu kemi një mangësi serioze lidhur me inventarin e mjeteve të specializuara për transportin e kafshëve të gjalla

nga stalla në tregjet Agro Bleg-torale dhe thertore.

Sa të koordinuara janë mid-is tyre hallkat e zinxhirit që të mundësohet siguria dhe kon-trolli i produkteve shtazore nga ferma në tavolinë.

Për t’iu përgjigjur kësaj py-etjeje është e nevojshme ti rik-thehemi edhe njëherë dhe t’u referohemi me kujdes shkaqeve kryesore, pse nuk po munden subjektet prodhuese të produk-teve me origjinë shtazore të eksportojnë? Duke u thelluar në analizën e problemeve të evidentuara më sipër rezulton se hallkat e zinxhirit kanë prob-leme serioze në mirëfunksion-imin e tyre. Gjithashtu në vijim dhe si një ndër hallkat kryesore duhen vlerësuar masat që duhen marrë për përmirësimin e formës aktuale të organizimit. Koordin-imi midis prodhuesve aktualisht nuk është efiçent, mbasi nuk ekzistojnë kushtet minimale, për një koordinim efiçent dhe të qëndrueshëm me këtë formë organizimi dhe kooperimi që ekziston. Ligji 38/2012 “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bu-jqësor”, nuk mbështet dhe nuk i jep zgjidhje problemit të një koordinimi efiçent të subjek-teve që prodhojnë ushqim për kafshët dhe atyre që mbarësh-tojnë kafshë, për të furnizuar

tregun me produkte shtazore. Ndërhyrja serioze në këtë hallkë me rëndësi do të fusë në rrugën e zgjidhjes problemet e frag-mentarizimit, të kostove të larta të prodhimit të ushqimeve për kafshët, do të krijojë kushte më të mira për asistencë e kontroll nga agronomët, zooteknikët, veterinerët, Autoriteti i Kontrol-lit të Ushqimit, (AKU), Instituti shëndetit publik për prodhuesit e ushqimeve për kafshët, për

mbarështuesit e tyre, trans-portuesit, thertoret dhe pikat e therjes, tregjet agro-blegtorale, njësitë e shitjes dhe subjektet e ushqimit social. etj.

Hallkë tjetër e rëndësishme e zixhirit është zbatimi Ligjit “Për Veterinarinë” dhe në veçanti funksionimi efiçent i Sistemit elektronik të identifi-kim-regjistrimit të kafshëve ose sistemi “RUDA”. Me miratimin e ligjit të ri për veterinarinë dhe krijimin e Agjensisë veterinare u zgjidhën disa probleme dhe teorikisht janë krijuar kushtet dhe ka filluar puna për një koor-dinim më të mirë midis subjek-teve që prodhojnë ushqime për kafshë, atyre që mbarështojnë kafshë, që i ushqejnë ato sipas rekomandimeve të ekspertëve, i kurojnë e vaksinojnë me asis-tencë të mjekëve veterinerë, i regjistrojnë në kohën e duhur në Sistemin RUDA, i transportoj-në në tregjet e shitjes apo ther-tore me kushte të pranueshme, etj. Me amendimet e bëra në Ligjin për Veterinarinë edhe përgjegjësia e secilit individ apo subjekt që është ngarkuar për kontrollin e sigurisë ushqimore evidentohet më lehtë. Koordini-mi midis subjekteve prodhuese, transportuesve, tregjeve Agro – Blegtorale, thertoreve, pikave të therjes, njësive të shitjes dhe subjekteve të ushqimit social, ka

akoma mangësi të theksuara në radhë të parë për shkak të infor-malitetit të lartë, programimit të pasakt dhe të pamjaftueshëm të mjeteve finaciare nga buxheti i shtetit për të gjitha hallkat e zinxhirit. Probleme ka me in-vestimet në këto hallka të zinx-hirit për vështirësitë burokratike që hasin subjektet e prodhimeve shtazore për përfitimin e finan-cimeve me kushte lehtësuese, fondeve grant, certifikatave të

pronësisë, marrjen e lejeve të ndërtimit të stallave etj.

Cila është kostoja që ka krijuar për fermerët bllokimi i tregut të eksportit të produkteve me origjinë shtazore? A ndikon bllokimi i eksporteve në zhvil-limin e stabilimenteve dhe fer-mave moderne?

Problemi i kostos që krijon bllokimi i eksporteve të produk-teve me origjinë shtazore është specifik. Po të shohim natyrën dhe ciklin e prodhimeve të produkteve të mësipërme që ak-tualisht kemi vërejmë disa peri-udha pik të prodhimit, ku sasia e prodhimit është më e madhe se sa nevojat e tregut të vendit. Po e konkretizoj këtë me periudhën e shkëputjes së qengjave dhe

kecave nga mëmat e tyre me destinacion për therje. Në këtë periudhë subjektet prodhuese të cilat kanë objekt prodhimin e qumështit vihen në vështirësi për ushqim, për stalla, për treg, për fuqi punëtore, për financim etj. Të detyruar këto subjekte shesin nën kosto tek shitës am-bulantë shumica të paformali-zuar, të cilat i therin qengjat dhe kecat nën peshë, duke reduktuar ndjeshëm prodhimin e mishit, duke dëmtuar lëkurët, leshin, duke mos realizuar edhe stan-dardet dhe cilësinë e mishit. Në rast se një sasi qengjash dhe kecash do të mund të shkonte për eksport veçanërisht në peri-udhat pik të prodhimit të gjitha problemet e mësipërme nuk do të ekzistonin për subjektet prodhuese. Gjithashtu po sjell edhe shembullin e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Kapaciteti prodhues është deri në 9 mijë ton midhje në vit. Prodhohet ak-tualisht rreth 1 mijë tonë. Arsye-ja mungesa e tregut. Në rast se do të lejohej eksporti brenda një periudhe jo shumë të gjatë kohe, prodhimi i midhjes në Shqipëri do të 2 fishohej vit mbas viti deri në arritjen e kapaciteteve maksimale. E njëjta llogjikë in-terpretimi vlen edhe për, leshin, lëkurët, mjaltin, vezët, për disa nënprodukte të qumështit, për peshkun etj. Gjithashtu hapja e eksportit për produktet me origjinë shtazore do të na ndih-monte shumë edhe në procesin e negocimit për anëtarësim në vendet e BE. Ky fakt duhet vlerësuar sa nuk është vonë. Me situatën aktuale të prodhimit të produkteve me origjinë shtazore Shqipëria nuk mund të përfitojë asnjë kuotë eksporti në vendet e BE dhe rrjedhimisht asnjë ndihmë financiare grant për të mbështetur subjektet e pro-dhimit të këtyre produkteve.

Gazetari Maringlen Mertiri Kryetari i KASH, Agim Rrapaj

PËR FORMALIZIMIN E BLEGTORISË, RRAPAJ: KOORDINIM MË I MIRË MIDIS PRODHUESVE, TRANSPORTUESVE, TREGJEVE

AGRO - BLEGTORALE, E NJËSIVE TË SHITJES DHE NXITJE INVESTIMEVE Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për median, ka prekur pikat e dobëta në sektorin e blegtorisë që mbajnë peng eskportet e këtij sektori si dhe ka parashtruar opsionet e mbështetjes në gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor

4 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

Fed invest

Skema e naftës formalizon sektorin e bujqësisë, mbi 16 mijë fermerë të regjistruar në sistemin e tatimeve

Skema e naftës, që u bëri të mundur fermerëve të merrnin karburantin 56% më lirë se më parë, ka formalizuar edhe sektorin. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatimeve vetëm gjatë muajve të parë të vitit janë regjistruar mbi 16 mijë fermerë në sistem.

Sektori i bujqësisë ka pasur gjithnjë probleme me infor-malitetin, pasi shumë fermerë kanë ushtruar aktivitetin e tyre pa qenë të regjistruar dhe pa u pajisur me NIPT. Por skema e naftës që u zbatua këtë vit ia ka dalë që në fazën e parë të saj të formalizojë 16,601 fermerë.

Sipas të dhënave të Drejto-risë së Tatimeve aktualisht janë të regjistruar në sistem 16,601

fermerë nga rreth 45 mijë që rezultonin të regjistruar përpa-ra se të zbatohej kjo skemë.

Agroturizmi, Ekonomi: Rriten çdo ditë shembujt kuptimplotë të rikthimit nga emigracioni

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekono-mi u ndal sot në një nga bizne-

set në fushën e agroturizmit, nga ku deklaroi se në vendin tonë po rriten çdo ditë shem-bujt kuptimplotë të rikthimit

nga emigracioni, duke marrë me vete jo vetëm eksperiencën më të mirë, por edhe dëshirën

për të investuar në atdhe.“Fundimi i takon atij br-

ezi që zgjodhi të largohej nga Shqipëria për të përmbushur

ëndrrën e tij. Dhe në fakt ia doli, u bë një nga Master Chef-ët më të mirë në Romë, në restorantin që e drejton po vetë, tha Ekonomi. Ndërkohë, - shtoi ajo, - duke parë poten-cialin e madh të agroturizmit, po zhvillon prej kohësh fer-mën e tij bujqësore në fshatin e origjinës”.

“Në vendin tonë po rriten çdo ditë shembujt kuptimplotë të rikthimit nga emigracioni, duke marrë me vete jo vetëm eksperiencën më të mirë, por edhe dëshirën për të investuar në atdhe”, deklaroi ministrja.

Qeveria pritet të mira-tojë ligjin sipas të cilit për çdo emigrant që investon për kthimin në bujtina të shtëpive të prindërve a gjyshërve të tyre, t’i japë një grant prej 5 mijë eurosh.

Investimi 47 milionë lekë në rezervuarin e Okshtunit, 450 ha tokë bujqësore hyjnë në sistemin e ujitjes

Zgjerohen investimet e rëndësishme në sistemin e ujitjes dhe kullimit, lehtësohet puna e fermerëve, rritje prodhimit bujqësor vendas

Rezervuari i Okshtunit, njësia administrative Lekaj, Rrogozhi-në është një nga ujëmbledhësit

e rëndësishëm për vaditjen e tokave bujqësore të kësaj zone.

I rehabilituar plotësisht, tashmë ky rezervuar i shërben fermerëve në katër fshatra të

Rrogozhinës për rritjen e pro-dhimit bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi inspektoi rezervuarin e Okshtunit, pas investimit të realizuar, të cilin e cilësoi “një ndërhyrje të rëndësishme pas problematikave të kohëve të fundit, që ishin shfaqur aty vitet e fundit”.

“Një investim i kryer nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vlerën e 47,897,923 lekë, ka bërë të mundur rikonstruksionin e digës së këtij rezervuari”, tha Ekonomi.

Me një sipërfaqe prej 86 ha, ky rezervuar shërben për va-ditjen e rreth 450 ha tokë bujqë-sore në fshatrat Okshtun, Gër-menj, Zambishë, Kryeluz dhe gjithë zonën përreth.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi - Zgjerohet lista e përfituesve për zëvendësim plastmasi në serra

Agjencia e Zhvillimit Bujqë-sor dhe Rural njofton se Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2021, masa 3: Finan-cime për zëvendësim plastmasi termik, ka përfshirë në listën aplikantëve të kualifikuar 934 fermerëtë, ose 220 fermerë më shumë se vitin e kaluar.

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2021, fermerët përfitojnë sub-vencionim të TVSH-së për plastmasin që përdorin në serra për prodhim bujqësor.

Sipas AZHBR-së çdo ferm-er që do të ndryshojë plastma-sin në serra, nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguhet pjesa e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë.

Nëpërmjet pagesave nga Skema Kombëtare synohet të

bëhet kompensimi i kësaj vlere, çka ndikon në uljen e kostos së prodhimit të prodhimeve bu-jqësore të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme

edhe në eksportet bujqësore.AZHBR bën të ditur se vitin

e kalauar përmes Skemës Kom-bëtare të Mbështetjes 2020, fi-

nancoi me subvencione të 714 aplikantët në këtë skemë.

Ndërkohë AZHBR njofton se afati i dorëzimit të doku-menteve shtesë është deri më

datë 18.05.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezul-tojë me skualifikim të apli-kimit.

Krijohet platforma online e agrobiznesit, Ekonomi: Domosdoshmëri bashkëpunimi mes aktorëve në fushën e bujqësisë

Më datë 19 maj, 2021, SH.K.K. FED invest, KASH (Këshilli Shqiptar i Agrobizne-sit) dhe Nucleus Albania orga-nizuan një takim pune online për tëprezantuar dhe diskutuar mbi mundesitë e bashkëpunimit në kuadrin e Qendrës ABA - Agro Bisnes Asistencë. Ky takim u nderua me pjesëmarrjen e Zj. Milva Ekonomi, Ministre e Bu-jqësisë dhe e Zhvillimit Rural.

FED invest është institucioni i parë i mikrofinancës në Shq-ipëri që i ka fillesat e tij që në vi-tin 1992. Ai sot numëron mbi 75 mijë anëtarë, me një kontribut 30 vjeçar që arrin një total prej 160 mijë kredish, të cilat i korre-spondojnë gjysëm miliardi Euro të injektuara në ekonomi.

Qendra ABA dhe platforma abaonline.al është realizuar në kuadrin e Projektit FiAS, pas një bashkëpunimi tre vjecar ndërmjet Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkom-bëtar, JICA, Qeverisë Shq-

iptare dhe FED invest. Qendra ABA shërben si një pikë lid-hëse informacioni, njohurish dhe zhvillimi kapacitetesh, ak-sesi në treg në përmbushje të nevojave të fermerëve shqiptarë për zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e kapaciteteve financiare. Çdo fermer shqiptar mund të aksesojë platformën abaonline.al nëpërmjet inter-netit ose aplikacionit të dedi-kuar për telefonat celularë.

Qendra ABA jo vetëm sjell shërbime jo-financiare për fermerët lidhur me teknologjitë e prodhimit, çmimet e tregut, edukimin financiar, por funk-sionon edhe si një platformë dinamike dhe interaktive, ku të gjithë anëtarët mund të dis-kutojnë, promovojnë shitjen e produkteve të tyre, mund të

kërkojnë ekspertizë dhe të krijojnë lidhje biznesi mbi bazën e tregut on-line. Të gjitha këto shërbime

janë pa kosto për fermerët.Në takim u diskutuan

mundësitë e bashkëpunimit

midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, FED in-vest, KASH, Nucleus Albania

dhe Qendrës ABA.Znj. Ekonomi vlerësoi ini-

ciativën për krijimin e Qendrës ABA dhe platformës ABA On-line, duke vënë theksin mbi do-mosdoshmërinë e bashkëpunim-it dhe krijimit të sinergjive midis të gjithë aktorëve potencialë në fushën e bujqësisë.

Znj. Zana Konini, Kryetarja e Keshillit Drejtues të FED in-vest, vuri në dukje risitë që FED invest dhe Qendra ABA sjellin në zhvillimin dhe digjitalizimin e bujqësisë shqiptare.

Z. Agim Rrapaj, Presidenti i KASH, vlerësoi punën e bërë në platformën ABA Online dhe sugjeroi përfshirjen në platformë të informacionit mbi pikat e grumbullimit, bimët me-dicinale, mekanikën bujqësore, për të nxitur tregtimin online.

Në përfundim të diskuti-meve, pjesëmarrësit, jo vetëm vlerësuan takimin, por edhe u dakortësuan për koordinimin e hapave vijues.

5 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

FAO

Bujqësia dhe siguria e ushqimit - Fokus i takimit BE - FAO

Bashkimi Europian dhe Or-ganizata e Kombeve të Bash-kuara për Bujqësinë dhe Ush-qimin (FAO) nisën zyrtarisht Dialogun Strategjik BE-FAO, sesionin e nivelit të lartë të Komisionit Europian dhe zyr-tarëve të lartë të FAO-s mbi përparësitë e politikave dhe perspektivat për bashkëpunim në aspiratat e përbashkëta mbi transformimin e sistemeve agro-ushqimore të gjelbërta, të qëndrueshme, efikase dhe gjithë përfshirëse.

Në një njoftim për shtyp, FAO bën të ditur se, sesioni, i cili do të pasohet në 2 javët e ardhshme nga pesë sesione tematike, duke mundësuar të dy partnerët strategjikë BE-FAO përfaqësuar nga Jutta Urpilainen, Komisioneri Euro-pian për Partneritet Ndërkom-bëtar, QU Dongyu, Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, si dhe të tjerë personalite të nivelit të lartë për Bujqësinë dhe Sig-urinë e Ushqimit, të trajtojnë fushat e zgjedhura me përparë-si dhe përcaktimin e drejtimin e përgjithshëm për këto ses-ione tematike.

Që nga aderimi i Bashkimit Europian në FAO më 1991, bashkëpunimi BE-FAO është

drejtuar nga një aspiratë e për-bashkët për një të ardhme më të mirë, uljes së varfërisë dhe

urisë.Partneriteti ka evoluar gjatë

viteve duke përfshirë takimin e

6 maj, dhe ka trajtuar një gamë të gjerë çështjesh, nga siguria ushqimore dhe siguria, bujqë-

sia e qëndrueshme, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, biodiversitetit, zotërimi i tokës,

menaxhimi i tokës dhe ujit, si dhe lufta kundër peshkimit të paligjshëm, shkretëtirëzimi,

shpyllëzimi dhe ndryshimi i klimës.

Edicioni 2021 i Dialogut Strategjik BE-FAO është një mundësi për të eksploruar dhe formuar një bashkëpunim vizionar në të ardhmen, duke sjellë përgjigje në kohë, koher-ente dhe efektive për sfidat ak-tuale dhe të ardhshme globale. Ai do të bazohet në zhvillimet e fundit të politikave për të of-ruar së bashku agjendën trans-formuese për sistemet agro-ushqimore të gjelbra, efikase, gjithëpërfshirëse dhe të qën-drueshme, ndërsa ndërtohet përsëri më mirë në një epokë pas COVID.

Dialogu do të përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta në pesë fushat prioritare; Siste-met ushqimore dhe tē shën-detshme (One Health); Ndry-shimi i klimës, biodiversiteti dhe burimet natyrore; Krizat ushqimore, siguria ushqimore

dhe jetesa e qëndrueshme; Investime dhe politika të qën-drueshme të zinxhirit të vlerës agro-ushqimor; Transformimi i sistemit ushqimor përmes dixhitalizimit.

Dialogu strategjik bazohet në rolin normativ dhe stan-dard të FAO-s, rolin e tij si prodhues i të mirave publike botërore (raporte, statistika, paralajmërime të hershme), si këshillues dhe agjenci zbat-uese e projekteve. BE është ndër partnerët më të rëndë-sishëm dhe strategjikë të FAO dhe një financues i rëndë-sishëm i punës së FAO-s, duke mbështetur programet e zhvil-limit në Afrikë, Azi, Europë, Lindjen e Afërt dhe Amerikën Latine.

Samiti për Sistemet Ushqi-more nga Sekretari i Përgjith-shëm i OKB-së që do të mbahet në Shtator 2021, para-Samiti organizuar në ambien-tet e FAO-s në 19 – 21 Korrik 2021, së bashku me Strategjitë e BE-së si ”nga ferma në tav-olinë”, dhe biodiversiteti ishin temat kryesore udhëzuese në takim.

Raporti i FAO-s: Çmimet ndërkombëtare të ushqimit u rritën në prill

Çmimet ndërkombëtare të ushqimit u rriten në prill, bën të ditur FAO.

“Çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore u rritën për muajin e 11-të radhazi në prill, kryesuar nga sheqeri dhe drithërat që rifillojnë trendin në rritje”, njofton Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Sipas FAO-s, indeksi i çmi-meve në prill ishte 1.7% më i lartë se në mars, dhe 30.8% më i lartë se niveli i tij në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Indeksi i çmimit të sheqerit u rrit 3.9% gjatë muajit, për të arritur nivele gati 60% më të larta se në prill 2020, për shkak të progresit të ngadaltë të kor-rjeve në Brazil dhe dëmtimeve nga ngricat në Francë, si dhe furnizimeve më të shtrënguara botërore.

Ndërsa indeksi i çmimit të vajit vegjetal u rrit 1.8%, teksa kuotimet ndërkombëtare të vajit

të palmës u rritën nga shqetësim-et se rritja e prodhimit në vendet kryesore eksportuese do të ishte më e ngadaltë se sa pritej. Vlera

e vajit të sojës u rritën më tej, ndërsa çmimet e vajit të luledi-ellit u tkurrën mesatarisht.

FAO bën trë ditur se, in-deksi i çmimeve të mishit u rrit 1.7% nga vlera e tij në mars, me kuotimet e mishit të

gjedhit, të deleve dhe derrit mbështetur nga kërkesa e fortë nga Azia Lindore. Çmimet e mishit të shpendëve mbeten të

qëndrueshme, duke reflektuar përgjithësisht tregje të ekuilib-ruara globale.

Ndërsa indeksi i çmimeve të drithërave dhe qumështit u rritën përkatësisht me 1.2%, secili grup.

Dita e Tokës 2021, bashkoi FAO, UN Albania

Panairi “Ushqehu me rrënjët e tua”, u organizua nga FAO, Bashkia Përmet dhe CESVI, më 22 Prill 2021, në mjediset e Inkubatorit të Produkteve Tipike

në Përmet synon të promovojë produktet tradicionale për nx-itjen e turizmit kulinar në zonën e Përmetit.

Aktiviteti mbështetet nga projekti i përbashkët i OKB-së “Menaxhimi efektiv i burimeve natyrore që mbështesin ekonom-

inë e gjelbër për zhvillimin të qëndrueshëm në Shqipëri”, (Ef-fective management of natural resources supporting the green economy for a sustainable devel-

opment in Albania), nëpërmjet së cilës FAO synon përmirësimin e jetesës, fuqizimin e agropër-punuesve të vegjël, ekonomisë familjare dhe menaxhimin efek-tiv të burimeve natyrore.

Në këtë panair, sipërmar-rjet rurale ekspozuan produktet

tipike tradicionale të zonës të Përmetit, duke demonstruar re-cetat autentike të rajonit të ndër-thurura me aktivitete edukative, kulturore dhe sociale.

“Kemi bindjen se aktiviteti do të shërbejë si urë komuni-kimi midis fermerëve, lidhur me eksperienca të reja, shembuj biznesi të suksesshëm për zh-villimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës, agropërpunimin, dhe mbi të gjitha rolin e produk-teve tipike në sipërmarrjet rurale dhe agroturizmin”, u shpreh Ar-ben Kipi, Ndihmes Perfaqesuesi i FAO-s ne Shqipëri.

Data 22 Prill, shënon dhe me Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ditë të cilën FAO gjith-monë e sjell në vëmendje për apelin ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen, keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë ki-mike dhe erozionin e shkak-tuar nga shpyllëzimi.

Bashkia Përmet, CESVI dhe AICS Tirana në panairin e produkteve tipike, “Ushqehu me rrënjët e tua” ne kuadër të projektit “Menaxhimi efektiv i burimeve natyrore” si mënyra e duhur për të

zhvilluar Ekonominë e Gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm në bujqësi

Historia e fermerit që braktis Italinë dhe mbjell frutat e çuditshme

Jam një fermer shumë i vogël, por iniciativa ime nuk ka kufi, është prezantimi mod-est i Zija Keshit nga Dibra.

50-vjeçari ka braktisur Ital-inë për t’iu dedikuar tërësisht bujqësisë. Vitet si emigrant kanë qenë një kohë e shkuar dëm, duhet t’i isha përkushtuar

më parë tokës, thotë ai.

Gazeta Shqip zhvilloi një bisedë me fermerin e çudit-shëm, i cili thotë se ka disa ligje që nuk mund t’i shkelë.

Në tokën time nuk kultivo-

hen fruta me pesticide. Çdo gjë është bio dhe prodhimin e shes sipas parimit “nga parcela tek konsumatori”. Madje jam i cer-tifikuar edhe nga Global Gap.

Por çfarë ka të veçantë ky fermerZijai nuk është një fermer

tipik i bujqësisë shqiptare. Ka hequr dorë nga mbjellja e kultur-ave tradicionale, por çdo ditë në parcelën e tij prej 1 dynym zhvil-lohen eksperimente të reja kulti-vimi. Para se të fillojë të kultivojë varietetin e radhës, paraprakisht bën eksperimente.

Nëse bima nuk adaptohet me kushtet klimatike të zonës, unë

nuk e vazhdoj më tutje, por kaloj në eksperimentin e radhës. Nëse çdo gjë shkon mirë, nis kultivi-min në tokën që kam në pronësi

(Vijon në faqen 7)

6 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

OpiniOn

Koha që bujqësia shqiptare të bëhet konkurruese në vendet e rajonit

Intervistë me Ergent Pire, menaxher i Shërbimeve për Agrobiznesin, pranë kompanisë së konsulencës për rritjen e bizneseve, Creative Business Solutions (CBS)

Një nga problemet krye-sore që shqetëson fermerët është kostoja e lartë e pro-dhimit, ndaj mbështetja mund të fokusohet në kompensimin e një pjese të kostove të pro-dhimit nëpërmjet skemave të mbështetjes për sasi produkti.

Ergent Pire, menaxher i Shërbimeve për Agrobiznesin, pranë kompanisë së konsu-lencës për rritjen e bizneseve,

Creative Business Solutions (CBS) tha se, mbështetja direkte do të reduktonte kos-tot për fermat bujqësore, duke kontribuar në një ulje të çmi-meve në tregun vendas dhe duke e bërë bujqësinë shq-iptare konkurruese në tregjet e eksportit, në raport me vendet

e tjera të rajonit.Pire tha se, skema kom-

bëtare e mbështetjes duhet të

harmonizohet dhe përafrohet me Politikat e Përbashkëta Bujqësore (CAP) në Bash-kimin Europian. Masat e reja duhet të promovojnë zhvil-limin rural dhe kohezionin so-cial, të prezantojnë përfitimet mjedisore dhe të zbatojnë kri-tere që nxisin operatorët për të

zbatuar standardet e sigurisë dhe cilësisë, tha ai.

Eksportet e produkteve

ushqimore, sidomos zarzava-tet e freskëta dhe ato të për-punuara vijuan pritjen rritëse edhe në dymujorin e parë të 2021 me mbi 50%. Nga po stimulohet kjo rritje, sipas jush, nga prodhimi apo nga kërkesa e huaj?

Kjo tendencë po stimulohet nga rritja e prodhimit të brend-shëm dhe përmirësimi gradual i ofertës së kompanive shq-iptare, por edhe nga kërkesa e tregjeve të huaja, e cila po rritet me ritme të ndjeshme.

Megjithëse ka ende shumë punë për të arritur në nivelet e duhura, mund të thuhet se baza prodhuese dhe cilësia e produkteve shqiptare po rritet gradualisht. Në pesë vitet e fundit, prodhimi i frutave dhe perimeve në vend është rritur me mbi 20%, e stimuluar edhe nga skemat e granteve dhe subvencioneve direkte për prodhuesit. Në vitet e fundit

janë rritur investimet në pika grumbullimi me standarde eu-ropiane, duke rritur ndjeshëm kapacitetet magazinuese të sektorit. Prej disa vitesh ka nisma pozitive edhe në funk-sion të rritjes së cilësisë së produkteve, ku kompani të ndryshme kanë certifikuar produktet e tyre për të qenë të përshtatshëm për të ekspor-tuar në tregjet europiane. Të gjithë këta faktorë kanë pasur ndikim jo të vogël në rritjen e eksporteve.

Gjatë pandemisë, kon-sumatorët u ndërgjegjësuan mbi rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm dhe trendi ndikoi në rritjen në konsumit të fru-tave dhe perimeve të freskëta. Pandemia preku ndjeshëm dy prej prodhuesve më të mëd-henj të frutave dhe perimeve të freskëta, si Italia dhe Span-ja, duke sjellë rënie të për-kohshme të ofertës vendase, duke rritur kërkesën e BE-së për import të produkteve të freskëta nga vende si Shq-ipëria. Megjithatë, ky efekt

ishte i përkohshëm.Është shumë e rëndësishme

se ndërkohë që duhet stimulu-ar prodhimi, ai duhet të bëhet në mënyrë të orientuar, që të prodhohen kultivarë dhe va-rietete të cilat kërkohen nga tregjet e eksportit, dhe sido-mos nga tregjet e zhvilluara europiane. Rritja e prodhimit me kultivarë të orientuar nga tregu, rritja e cilësisë së produkteve, si dhe kërkesa në rritje nga tregjet e huaja për produktet shqiptare, ofrojnë garanci për një rritje të qën-drueshme të eksporteve të fru-tave dhe perimeve të freskëta në vitet në vijim.

Ka një tendencë për real-

izimin e ciklit të mbyllur në bujqësi, ku eksportuesit janë futur në prodhim dhe furniz-imin me inpute. Sa pozitive i shikoni këto zhvillime dhe sa efektiv është ky model?

Në Shqipëri ekzistojnë disa modele hibride ku kom-pani eksporti janë të përfshira pjesërisht edhe në prodhim,

por kjo më shumë se strat-egji është rrjedhojë e shndër-rimit të fermave të ndryshme në kompani eksportuese me kalimin e viteve. Tendenca për të shkuar drejt ciklit të mbyllur, përveç vizionit dhe ndërgjegjësimit të kompanive, është edhe rezultat i prob-lemeve që ekzistojnë në zinx-hirin e furnizimit dhe pamjaf-tueshmërisë së produkteve në cilësisë dhe sasi. Nëpërmjet këtij modeli, eksportuesit synojnë të shmangin riskun e mosrealizimit të kontratave të shitjes me blerësit e huaj, duke rritur kontrollin në zinx-hirin e furnizimit me produkte nga fermerët vendas.

Bujqësia me kontratë (contract farming) është një model operimi mjaft efektiv, i cili mundëson planifikim të qëndrueshëm në zinxhirin e vlerës. Në modelin e bu-jqësisë me kontratë, blerësi u ofron fermerëve inpu-tet e nevojshme, asistencën teknike dhe treg të sigurt për prodhimet e tyre. Ky model siguron përfshirje më të lartë në tregje me vlerë për fermerë të vegjël, të cilët nuk do të kishim mundësi t’i arrinin ndryshe. Duke pasur të sig-urt tregun e shitjes, fermerët përqendrohen te prodhimi.

Shkruar nga Prof. dr. Ago Nezha

Hasan Halili donte më shumë Shqipërinë se sa partinëJeta është një arenë cirku ku vijnë rrotull personaliteti, karakteri, dija, suksesi dhe dështimi i çdo njeriu në rrugëtimin e tij jetësor. Kara-kteri është shfaqje dhe dukuri personale, por njëkohësisht

është refleksion familjar, shoqëror dhe krahinor. Unë e njoh Hasanin në të katër dimensionet moshore duke filluar nga fëmijëria, ado-leshenca, rinia dhe të mosh-uar. Kam udhëtuar dhe jam takuar në të gjitha stacionet e jetës, herë si bashkësho-qërues dhe herë si vëzhgues i afërt i jetës dhe veprimtarisë së tij. Fëmijërinë e kemi kalu-ar bashkë në fshatin e lindjes në Dukat, ku kemi mbaruar dhe shkollën 7-vjeçare. Prej aty nisëm shkollën e mesme në Teknikumin Bujqësor të Kavajës ku mbaruam për agronom frutikulture të spe-cializuar një vit në Laprakë të Tiranës. Mbas mbarimit të shkollës së mesme nisëm punën në ekonomi bujqësore të rrethit të Vlorës. Univer-sitetin e nisëm në kohë të ndryshme, por lidhjet nuk munguan edhe për ato vite që ishim bashkë në univer-sitet dhe kur pas mbarimit të universitetit, ku rrugët e

jetës u ndanë. Hasani nisi pu-nën në ekonomi bujqësore të Fierit, ndërsa unë punova disa vjet në Krujë dhe aktivitetin tim kryesor e kam në Ministri-në e Bujqësisë me shtypin dhe informacionin, që më lejonte si shok, mik dhe dashamirës ta ndiqja dhe propagandoja tërë aktivitetin e Hasanit në ekonomitë e Fierit.

Udhëtari i mirë duket si e nis rrugën qysh në mëngjes. As suksesi e as humbja, s’vijnë rastësisht në terren të zbrazët pa kaluar në një proces jetësor. Jeta dhe veprimtaria e Hasan Halilit është e larmishme, duke kaluar nëpërmjet baticave dhe zbaticave të kohës. Në të gjitha nivelet e arsimimit ka qenë me rezultate të mira dhe konstante, në elitën e të dalluarve. Betejën me prodhimin e nisi në rrethin e Fierit, jo si ekonomist, por si agronom, duke qarkulluar në disa ekonomi të prapambetura. Stacioni i parë në karrierën e punës ishte Kooperativa Bu-jqësore Kut-Çorrush-Drizar, ku punoi disa vjet dhe u ndie dora dhe mendimi i tij shken-cor në transformimin e ekono-misë. Fshatarët e donin dhe e respektonin jo thjesht si një specialist i zoti po se po, por edhe si një njeri i mirë, korrekt, i dashur, i përkushtuar dhe i gjendur në të mira e të këqija, që jeta ia afron kujtdo. Drej-tuesit e rrethit e shikonin Hasa-nin si “barkë shpëtimi”, për ato ekonomi që kishin stanjacion apo rënie drastike të treguesve

të prodhimit. Ishte kjo arsyeja që Hasani u bë një “ambasador shëtitës” në ekonomitë e rrethit të Fierit, që kishin rezultate të dobëta ekonomike. Kështu nisi rrugën e qarkullimit nga Mal-lakastra, në Ndërmarrjen Bu-jqësore “Levan”, Kooperativën Bujqësore të Bishanit, Kooper-ativën e Frakullës, që lëngonte e sëmurë buzë Vjosës. Aluvio-net i kishin zënë “frymën” dhe ajo “psherëtinte” në agoninë e paaftësive të drejtuesve. Në cilësinë e gazetarit të bujqësisë, në vitet 1985, shkova me shër-bim në Fier. Kontaktova me kryetarin e Komitetit Ekzeku-tiv, një mik imi i vjetër i rinisë Dhimitër Briskun dhe mbasi pimë kafenë e mirëseardhjes sipas traditës, ai më pyeti se ku e kisha destinacionin e asaj dite. I thashë se do shkoja në Bishan, se kam një shok timin agronom, Hasanin. Ai në mënyrë ekspresive më ndërhy-ri duke pohuar: “se po të kisha 3-4 specialistë si Hasani, nuk do më dhimbte koka për prob-lemet e bujqësisë në rreth, pasi do i qarkulloja në ekonomitë bujqësore të prapambetura. U ndjeva krenar dhe më erdhi mirë. Por kryetari sqaroi, mos shko në Bishan se nuk e gjen aty pasi ka pësuar një paral-izë parciale nga motori dhe po pushon në shtëpi. Shkova në shtëpi, ku unë i tregova dhe një skicë letrare që kisha shkruar për tufëzimin, ku ironizoja se cjapi do ngrihej në përgjegjësi në tufën e bashkuar. Pasi e lex-

oi më tha: “Ki kujdes se mos e çon për botim në gazetë, se do shkosh ti në vend të cjapit”. Hasani jo vetëm që ishte një specialist i mirë i bujqësisë, por edhe një njeri i ekuilibruar dhe i kulturuar. Megjithëse pro-dhimi të privonte nga shumë hobi personale, përsëri ata që ishin racionalë gjenin kohë edhe për të lexuar letërsi artis-tike. Një ndër ata specialistë që kishte bibliotekën e tij person-ale dhe lexonte autorë të mëd-henj vendas e të huaj, ishte dhe Hasani. Kanceri i biografisë e kërcënonte ndonjëherë, por nuk e ligështonte. Kujtoj një rast që kam asistuar në organizimin e Festës së Bukës, në qytetin antik të Apollonisë. Ishim një grup nga Shtëpia e Propagan-dës Bujqësore të Ministrisë së Bujqësisë, që do xhironim festën për ta transmetuar në televizionin shtetëror të Tira-nës. Në këto ceremoni shpërn-daheshin edhe stimuj moralë për ato ekonomi e individë që kishin arritur tregues të lartë në prodhim. Një ndër ata special-istë që do nderohesh me Fletë-Nderi ishte edhe Hasani. Nga komisioni organizator, pati një debat dilematik, se a duhej t’i jepej publikisht një vlerësim i tillë Hasanit, se kishte një cen në biografi. Ky debat ra në vesh të Sekretarit të Parë të partisë së rrethit, Pali Miskës dhe ai rea-goi menjëherë duke iu thënë se Hasanin e kemi specialistin më të mirë të bujqësisë dhe meri-ton çdo vlerësim. Asnjë nuk

foli nga të pranishmit. Heshtja pushtoi mjedisin e festës. I mo-tivuar nga korrektësia dhe puna e palodhur ka ngjitur shkallët e karrierës profesionale. Në të gjithë sektorët që ka punuar, qofshin ato të prodhimit apo si drejtues në institucionet e bu-jqësisë, si në Stacionin Bujqë-sor, Përgjegjës i Seksionit të Bujqësisë të rrethit etj., është dalluar për aftësitë e tij profe-sionale e drejtuese. Me ndër-rimin e sistemeve ai përkrahu ndryshimet demokratike dhe u angazhua në politikë në forumet e larta të Partisë Demokratike, fillimisht si deputet dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Bujqësisë. Megjithëse aderuam në parti të ndryshme politike, Hasani te Partia Demokratike, unë te Partia Agrare, kishim shumë mendime të përbashkëta edhe pse filozo-finë time: se në demokraci jemi të një mendimi që të mos jemi të një mendimi, ai e bëri divizë të vetën. Në kandidaturën e parë për deputet në takim me elek-toratin një grup aktivistësh të Partisë Demokratike i thanë se ne jemi dakord t’i japim votën, por e kemi parë që pi kafe me disa punëtorë të fermës që kanë qenë anëtarë partie. Hasani iu përgjigj se: do pi prapë kafe se ata komunistë ishin punëtorë kanalesh, kurse unë drejtues i tyre, po keni këto mendësi mos ma jepni votën. Ishte një qëndrim tepër parimor. Hasani nuk ishte nihilist. Ai e dënonte hemorragjinë e shkatërrimeve të ekonomisë dhe nuk ishte

dakord me ligjin fatkeq 7501, që i sugjeroi dhe Ber-ishës mos ta japim tokën në pronësi, por ta lëmë siç e ka Partia Socialiste në për-dorim. Por Berisha s’pranoi. Për aftësitë e tija drejtuese i ngjiti shkallët e karrierës duke u vendosur në poste të larta shtetërore, si ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit dhe mandej ministër pa Portofol, pranë Këshillit të Ministrave dhe Prefekt në Qarkun e Vlorës. Më vonë ka punuar si këshilltar në Projektet e IFDC-së financuar nga USAID, si dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë Ush-qimit dhe Mbrojtjes së Kon-sumatorit. Një tipar tjetër dallues, është se Hasani nuk e ka shpërdoruar jetën për in-teresa të vogla meskine. Ai ka bërë jetë aktive politiko-shoqërore. Ishte angazhuar në Shoqatën Atdhetare Kultur-ore “Labëria” “Nderi i Kom-bit” ku mori dhe titullin: “Per-sonalitet i Shquar i Labërisë”, dhe në shoqatën “Dukati”. Nuk ka vuajtur kurrë nga kompleksi i superioritetit dhe autoritetit zyrtar, por i ndod-hur mes shokësh të shtresave të ndryshme shoqërore, e ka rritur figurën dhe profilin e tij njerëzor. Dinte të dallonte e diferenconte bindjet partiake nga marrëdhëniet shoqërore dhe respektonte mendimin ndryshe. Ishte shembulli i një demokrati të emancipuar, jashtë kornizave militante të njerëzve të sëmurë, që po e minojnë godinën e demokra-cisë nga brenda në këto vite të pluralizmit shqiptar.

(Vijon në gazetën pasardhëse)

7 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

teMA të ditës

(Vijon nga faqja 5)

apo të marrë me qira, rrëfehet ai për laboratorin e tij.

Ferma e 50-vjeçarit është një kopsht botanik, ku gjenden fruta

të formave dhe shijeve nga më të çuditshme, si aronia, rrushi serez, boronica e kuqe dhe ajo gjigande, mollë që në vendin tonë nuk janë mbjellë kurrë më parë, e të tjerë.

Një ndër frutat më të rrallë është molla Ridlove, e cila është e kuqe nga jashtë dhe nga brenda.

Molla Ridlove ka shije tërheqëse, jo shumë të ëmbël, por vjen si e athët dhe ta rrudh gojën, tregon Zijai.

Në fermën e tij gjen disa lloje boronicash, si ajo që rritet në Shq-ipëri, kanadezja që i ka kokrrat e

Historia e fermerit që braktis Italinë dhe mbjell frutat e çuditshme

mëdha, boronica e kuqe, kama-çka, e cila është e stërgjatë në formë dhe ngjyrë vjollce.

Unë kam kultivuar edhe super frutin gojiberry, që çmimi i shkon 2000-2500 lekë të reja kg. Kam mbjellë rrushin serez dhe rribiza, të cilët janë shumë të veçantë. Dua të mbjell mollën e zezë, kam mbjellë dardhë kubane, japoneze, e të tjerë, thotë fermeri.

E pyesim nëse ka një kufi ek-sperimentimi i tij dhe përgjigja është: “Jo, nuk ndalem. Kam dështuar shumë herë, por kjo nuk më bën që të heq dorë. Çdo vit, sjell në Shqipëri varietet që nuk janë mbjellë kurrë më parë”.

Si nisi dashuria për tokënNë fillim mbolla bimë me-

dicinale, sherbele. Kur çmimi ra, nuk e kultivova më. Me re-komanduan që të mbjellë frutin aronia.

Nuk kisha dëgjuar më parë për këtë dhe nisa kërkimet për vlerat e tij. Mbolla fidanët e parë dhe kur bëra vjeljen, nisja që të bëja thirrje për shitje nëpërmjet rrjeteve sociale. U shit shumë shpejt, 500- 600 lekë të reja kilja, i njomë. Pashë që kishte leverdi dhe shtova sipërfaqet e kultivuara. Kam një problem, nuk po përballoj dot kërkesat e tregut, na thotë Zijai.

Çfarë është aronia?Aronia një frut i ngjashëm

me boronicën, por që ka një

shije që të rrudh qiellzën dhe vjen pak si thartë. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe është një antikosidant i fuqishëm, zvogëlon rreziqet që vi-jnë nga sëmundjet e zemrës; mbajnë tensionin e gjakut në nivele normale, ul nivelin e sheqerit në gjak, është kurues për veshkat dhe problemet e stomakut. Kjo kokërr e vogël ngjyrë vjollcë, është një super frut medicinal, që ka efekte të fuqishme.

Çelet thirrja e dytë e granteve për modernizimin e anijeve të peshkimit, me fondet e BE-së

Në portin e peshkimit në Du-rrës, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekono-mi bashkë me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi lançuan thirrjen e dytë të skemës së granteve për modernizimin e an-ijeve të peshkimit, me fondet e Bashkimit Europian, në kuadër të programit “Mbështetje për sektorin e peshkimit”.

Ministrja Ekonomi tha sot

se Bashkimi Europian është një mbështetës i nismave të qever-isë për të nxitur zhvillimin e këtij sektori edhe në një dimen-sion tjetër.

“Sektori i peshkimit, tha ajo, është një sektor që ka një ndikim pozitiv në ekonominë shqiptare”. Sipas saj, eksportet e peshkut dhe produkteve të tij, llogariten nga 30.4 milionë euro në 104.3 milionë euro dhe investimet në këtë sektor lloga-riten 40.3 milionë euro.

“Duke parë që peshkimi është një sektor me potencial të lartë ekonomik, qeveria mori disa masa. Masa e parë është ajo e karburantit. Më parë, peshkatarët e blinin karburantin në pikat europiane. Por sot ka ndryshuar gjithçka dhe peshka-tarët e blejnë karburantin në tre-gun vendas të përjashtuar nga akciza, taksa e qarkullimit dhe mjedisit, duke paguar vetëm TVSH-në dhe duke u bërë sektori i parë i formalizuar. E dyta u hoq TVSH për 27 zëra të imputeve që i duhen sektorit të peshkimit duke mundësuar përmirësimin e flotës.

E treta ishte ngritja e merka-tove, në Shëngjin, po punohet në Vlorë dhe shumë shpejt nis edhe në Durrës. Me Bashkimin Europian, tha ministrja, kemi punuar për të organizuar zonat e akuakulturës”.

Ministrja po ashtu theksoi se peshkatarët po marrin edhe një ndihmë nga Bashkimi Eu-ropian nëpërmjet një granti prej 50% për investimet në anijet e peshkimit dhe se ky grant hap thirrjen e dytë.

“Në buxhetin afatmesëm po planifikohet një skemë mbështetjeje për anijet që duan të transformohen dhe të rrisin kapacitetin për të peshkuar si në ujërat kombëtare edhe në ato ndërkombëtare. Prandaj nuk është rastësi që BE është karshi nesh në këto iniciativa,

sepse vë re përpjekjen e qever-isë shqiptare për të forcuar këtë sektor”, u shpreh Ekonomi.

Ministrja tha se ka ende shumë mundësi që zhvillimin e këtij sektori ta çojmë më tej dhe se katër mujori i këtij viti e tre-goi këtë gjë

Nga ana e tij ambasadori Soreca tha se janë sot aty për të lançuar këtë thirrje të 2-të të propozimeve për grantin e in-vestimeve në peshkim.

“Thirrja e parë ishte e suk-

sesshme dhe u mirëprit me en-tuziazëm dhe na jep shpresë për këtë thirrje të 2-të“, tha ai.

“Në 2 dekadat e fundit restorantet e peshkut në Shq-ipëri kanë njohur rritje, tha

Soreca, jo vetëm në numër, por mbi të gjitha në cilësinë e ku-zhinës që ato ofrojnë.”

“Mund t’ju them që nuk keni aspak pse të keni zili homologët në Europë, por duhet t’ju kenë ju në veçanti për cilësinë e peshkut që ofroni. Dhe të gjitha këto restorante do të thonë që ka patur një kërkesë të madhe në rritje për peshkun. Kjo ka bërë të mundur edhe diversifikimin e zgjedhjeve sa i përket ushqimit, por duke rritur ndërgjegjësimin e konsumatorëve për rëndësinë që ka peshku dhe produktet e tij”, u shpreh ai.

“Nga ana tjetër, shtoi Sore-ca, ajo që shikojmë është një kërkesë gjithnjë e më shumë në rritje me shpejtësi për hapësirën detare, por për qëllime të tjera, për shembull për prodhimin e energjisë, nxjerrjen e materia-leve, transportin detar, turizëm, ekosisteme për ruajtjen e biodi-versitetit, apo trashëgiminë kul-turore nënujore. Të gjitha këto konkurrojnë me njëra-tjetrën, por konkurrojnë edhe me peshkimin apo akuakulturën. Për arsye të kësaj konkurrence të madhe që

ekziston, roli i qeverisë dhe poli-tikave të saj është tejet i rëndë-sishëm, politika këto që duhet të shoqërojnë zhvillimin e këtyre industrive që të menaxhohen me anën e planifikimit të duhur hapësinor, ku përshihen të gjithë aktorët e duhur”, shtoi ai.

“Shqipëria, vijoi Soreca, është vend kandidat dhe së shpe-jti shpresojmë edhe vend negoci-ues dhe si i tillë do të mbështetet në politikën e përbashkët të BE-së për peshkimin dhe do të duhet ta përdorë atë si pikë referimi në aktivitetet e saj.”

Ambasadori vuri në dukje se zbatimi i standardeve të BE-së janë pikë referimi sa i përket atyre kushteve që vendosen për asistencën në të ardhmen. “Që do të thotë se ky sektor do të duhet të vazhdojë punën e vet, por edhe qeveria duhet ta mbështesë në mënyrë të vazhdueshme, duke mos lënë mënjanë aspek-tin e shëndetit për të gjithë kon-sumatorët. Prandaj kjo është e rëndësishme që ky sektor të vi-jojë të jetë i qëndrueshëm. Dhe në të ardhmen të ketë politikë të qëndrueshme për peshkimin në Shqipëri”, deklaroi ai.

Sipas tij, për këtë politikë nuk kërkohet vetëm puna e qeverisë, por edhe e të gjithë aktorëve përfshirë edhe peshkatarët.

Nga ana e tij, kryenegociatori Zef Mazi tha se Shqipëria ka po-tenciale ujore shumë të përshtat-shme për peshkim. Sipas tij, ky është një sektor mjaft i rëndë-sishëm për ekonominë tonë.

Mazi tha se prodhimi i pesh-kut në vendin tonë është dyfish-uar, nga 4 mijë ton në 2013, në 8300 ton në 2019-n.

“Krahas rritjes së prodhimit, tha ai, është formalizuar edhe numri i peshkatarëve, ndërsa janë përmirësuar ndjeshëm edhe kushtet e peshkimit, pasi sot nuk mund të dalin në det anije peshkimi nën 12 m gjatësi.”

Po ashtu, tha ai, janë rritur edhe kushtet e sigurisë. Më tej, ai shtoi se dhe eksportet e peshkut janë rritur ndjeshëm dhe se tregu kryesor është ai europian, konk-retisht Italia dhe Gjermania.

“Në kuadrin e negociatave për integrimin euopian kapitulli 13 që mbulon peshkimin është ndër më kryesorët”, vuri në dukje Mazi. Lidhur me këtë, Mazi tha se gjatë vitit të shkuar u morën masa konkrete për të përafruar legjislacionin shqiptar me atë europian.

Pyllëzimi, si do llogariten kostot për rastet kur ndryshon destinacioni i fondit pyjor

Projekte të ndryshme që mund të zbatohen nga privatët pasi kanë marrë miratimin nga autoritetet mund të parashikojnë ndërhyrjen në fondet pyjore ekz-istuese por kjo me kushtin që të parët të krijojnë një fond të ri.

Në një vendim të veçantë të Ministrisë së Mjedisit dhe Tur-izmit saktësohen edhe kostot e përllogaritura për pyllëzim kompesues në rastet e ndryshim-it të destinacionit te fondit pyjor.

“Kostot e pyllëzimit kompen-sues, llogariten nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki, në momentin e paraqitjes së kërkesës nga subjekti për fillimin e procedurës të heqjes nga fondi pyjor. Kostot e përllogaritura i bashkëngjiten raportit teknik-ekonomik të hartuar dhe mirat-uar nga struktura përgjegjëse për pyjet në bashki dhe i përcillen ministrinë përgjegjëse për py-jet, për vijimin e procedurës për heqjen nga fondi pyjor të sipër-faqes, ku do të ushtrohet aktiv-iteti i lejuar dhe/ose i miratuar. Modelet përkatëse të projekteve të pyllëzimit dhe kostove res-pektive detajohen në udhëzimin

të Ministrit” thuhet në vendimin e nxjerrë për konsultim.

I njëjti sanksionon se pag-esa e kostove të përllogaritura të pyllëzimit kryhet në llogarinë bankare të bashkisë, e cila ka në juridiksionin e saj sipërfaqen py-jore të cënuar dhe pagesa kryhet nga subjekti përfitues, kur ai nuk merr përsipër kryerjen e pyllëz-imit kompensues. Në këtë rast pyllëzimi kompensues realizohet nga bashkia dhe/ose subjekti që ka në administrim sipërfaqen.

“Subjekti kryen pagesën jo më vonë se 10 ditë, nga dita e marrjes dijeni të aktit të miratimit të heqjes nga fondi pyjor dhe/ose ndryshimit të kategorisë së për-dorimit, nga autoriteti përgjegjës shtetëror. Bashkia pasi konfir-mon pagesën e kryer në llogari të saj, pajis subjektin me një do-kument që vërteton shlyerjen e detyrimit për koston e pyllëzimit kompensues si dhe realizimin e pyllëzimit kompensues nga vetë bashkia. Një kopje e këtij doku-menti i përcillet për dijeni, struk-turave përgjegjëse për pyjet në ministrinë përgjegjëse për pyjet” thuhet në dokument.

Sipas vendimit Bashkia dhe/ose subjekti që adminis-tron sipërfaqen, brenda 2 (dy) viteve nga data e derdhjes së pagesës në llogarinë e saj, re-alizon procesin e pyllëzimit sipas projektit të miratuar nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve.

Në rast se subjekti merr përsipër të realizojë vetë pro-cesin e pyllëzimit kompensues, 30 ditë pas aktit të miratimit të heqjes nga fondi pyjor dhe/ose ndryshimit të kategorisë së përdorimit subjekti lidh mar-rëveshje me bashkinë dhe/ose subjektin që ka në administrim sipërfaqen, nëpërmjet të cilës angazhohet për realizimin e detyrimit të pyllëzimit kompen-sues. Pyllëzimi kompensues realizohet nga subjekti për një periudhë jo më vonë se tre vite, nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes dhe pas përfun-dimit të pyllëzimit, sipas pro-jektit të pyllëzimit dhe kërke-save të marrëveshjes, objekti i pyllëzuar i dorëzohet bashkisë dhe/ose subjektit që adminis-tron sipërfaqen.

Revista "Monitor"

8 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

9 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

10 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

FinAnciM

Flet Maltin Korkuti: “Credins” banka më e madhe me kapital shqiptar zgjerohet në tregun rajonal të Kosovës.

Ja si i ndihmuan klientët gjatë krizës së pandemisëIntervistë me Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank

“Credins” zgjerohet në Kosovë

Credins Bank u gjend e përfshirë në një proces të men-jëhershëm për të ndihmuar të gjithë klientët, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për ris-trukturim të kredive nga goditja e pandemisë

Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank, thotë se banka, vitin e kaluar, konsolidoi pozicionin si huad-hënësi më i madh në ekonominë shqiptare, me fokus të veçantë në sektorët strategjikë. Z. Kor-kuti thotë se, pavarësisht krizës, Credins vijoi me projektin e zgjerimit në Kosovë, ku është e pranishme me dy degë.

Sipas tij, kriza i dha shtysë të fortë zgjerimit të shërbimeve bankare dixhitale dhe rriti duk-shëm përdorimin e tyre nga klientët. Sipas tij, sfidat e vitit 2021 lidhen me rimëkëmbjen ekonomike dhe me nevojën për të mbajtur nën kontroll të kujdesshëm cilësinë e portofo-lit të kredisë.

Si do ta vlerësonit ecurinë e bankës suaj në vitin 2020? Cilat do të veçonit si arritjet më domethënëse dhe sfidat krye-sore në aktivitetin tuaj?

Viti 2020 ishte sfidues, në shumë drejtime, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Situata e pandemisë me të cilën u përballëm dilte përtej parashikimeve dhe na u desh të ndërmerrnim nisma të vazh-dueshme dhe të menjëhershme për t’i paraprirë çdo ngjarje të papritur.

Me një organizim dhe koor-dinim mjaft të mirë, me të gjitha strukturat dhe drejtuesit e bankës, arritëm të ruanim një balancë të kujdesshme në të gjithë rrjetin e degëve dhe drejtorinë qendrore, për të mos ndërprerë, për asnjë çast, shërbimin ndaj klientëve dhe për t’i ofruar stafit dhe klientëve siguri maksimale për vazhdim normal të punës, duke transmetuar mbështetje të va-zhdueshme dhe optimizëm për kapërcimin e situatës.

Përtej vështirësive të jashtëzakonshme me të cilat u përballëm, Banka Credins ar-riti të ruajë një performancë të kënaqshme, duke realizuar me sukses një pjesë të objektivave strategjike dhe duke ruajtur një pozicion të shëndetshëm të li-kuiditetit, kredisë me probleme, rritje të ardhurash dhe konsoli-dim të mëtejshëm të marrëd-hënieve me klientët. Masat e shpejta dhe të suksesshme të ndërmarra, reflektuan një per-formancë paraprake pozitive kundrejt 2019-s.

Credins Bank e mbylli 2020-ën duke vazhduar të ruajë vendin e parë në treg për totalin e portofolit neto të kredisë, me një rritje prej +4%. Në këtë vit specifik, kredidhënia u fokusua

kryesisht në sektorë strat-egjikë, si shëndetësi apo dhe në mbështetje të bizneseve të vogla e të mesme, për të gjallëruar ak-tivitetin e tyre, për të kapërcyer vështirësitë e krijuara dhe për të rifilluar me optimizëm.

Ndihmesë e madhe ishte dhe ristrukturimi i një pjese të por-tofolit të kredisë për bizneset që u ndikuan nga pandemia, si dhe mbështetja që u dhamë me anë të skemave të paketave të ga-rancisë sovrane. Përtej sfidave të tregut ndërbankar u ruajt një përqasje e kujdesshme për administrimin e likuiditeteve, duke siguruar një performancë të mirë për sa u takon luhatjeve të tregjeve financiare në fillimet e pandemisë.

Pandemia i dha një shtysë të mirë adresimit të klientëve drejt kanaleve dixhitale duke rritur ndërgjegjësimin e tyre, e cila u reflektua në rritje të përdoruesve në aplikacionin Credins Online (+62%), shoqëruar dhe me rritje të numrit dhe volumit të tran-saksioneve dhe duke i lehtë-suar me komisione lehtësuese. Klientëve iu sigurua akses dhe mbështetje e pandërprerë për të kryer veprimet në mënyrë direk-te në Credins Online, i cili u pa-surua me funksionalitete të reja

dhe thjeshtëzime të mëtejshme në përdorim. Në linjë me strat-egjinë dixhitale, hapëm të parën degë dixhitale, “Degën Smart”, ku klientët u mirëpritën për t’u informuar dhe për t’u këshilluar për të kryer vetë direkt dhe në mënyrë të pavarur aplikimet, apo shërbimet bankare.

Pandemia ndikoi pozitiv-isht dhe në disa tregues të tjerë të bankës si: rritje e ndjeshme në përdorimin e kartave ban-kare (+59%), rritje e kërkesës për shërbimin e–commerce (+75%), si dhe rritje e depozi-tave të bankës (+8%).

Sukses i mëtejshëm, në një vit të vështirë, ishte dhe finaliz-imi i projektit të licencimit pra-në Bankës së Shqipërisë për tre aktivitete të reja: tregtimin e de-rivativëve, nënshkrimin e titujve (underwriting), si dhe këshil-limin për aktivitete të caktuara. Theksojmë se Credins Bank ishte gjithashtu një mbështetëse kryesore për qeverinë shqiptare në ankandin e letrave me vlerë, për të siguruar fondet për për-ballimin e pandemisë.

Përtej arritjeve, sfidat mbetën të hapura për vitin 2021, për të mbajtur nën kontroll portofolin e kredive, i cili duhet të moni-

torohet me kujdes në muajt në vijim, në linjë me zhvillimet e mëtejshme të situatës së pande-misë dhe pasojave që mund të sjellin në situatën ekonomike në vend dhe gjatë 2021. Përtej masave të ndërmarra nga qever-ia dhe banka qendrore, sfidë mbetet rimëkëmbja ekonomike, kthimi në normalitet i shumë sektorëve të ekonomisë së ndi-kuar negativisht nga pandemia, kthimi i besimit tek individët për të rritur konsumin dhe investimet etj. Sot jemi më të mirorganizuar

në kuadër të infrastrukturës ban-kare për të përballuar pandemi-në, por gjithsesi, normaliteti i ri mund të kërkojë masa shtesë, të cilat do të vlerësohen më tej.

Në këndvështrimin tuaj, cilat ishin ndryshimet më të rëndësishme që solli pandemia në mënyrën e të operuarit, ose në modelin e biznesit të bankave tregtare?

Pandemia i dha një shtysë mjaft të madhe mënyrës op-eracionale të të punuarit dhe të menduarit, dhe shumë procese të cilat në një situatë normale do të kishin kërkuar vite, tashmë u bënë realitet i menjëhershëm. Banka Credins adaptoi një poli-tikë fleksibël të të punuarit nga shtëpia, duke u krijuar stafeve aksesin dhe infrastrukturën e nevojshme, përshtatëm poli-tikat e brendshme duke respek-tuar parimet tona, adaptuam një kulturë pune bashkëpunuese dhe komunikuese nëpërmjet platformave dixhitale.

Shumë procese u automati-zuan dhe u optimizuan për t’u ardhur në ndihmë klientëve në mënyrë sa më efektive. U krijua një infrastrukturë mjaft e mirë për aplikimin online për shumë shërbime dhe produkte, duke përshtatur koordinimin e brend-shëm për aprovime të shpejta.

U ndërtuan fushata dixhi-tale për të promovuar produk-tet bankare në kanalet dixhitale dhe për t’i shkuar klientit aty ku ai është, jo vetëm duke i dhënë informacionin në mënyrë të thjeshtë dhe komode, por dhe incentiva lehtësuese në komi-sione dhe aplikim direkt online nga zyra apo shtëpia. Ngritëm strukturat përkatëse të suportit të menjëhershëm ndaj klientit dhe gjithashtu, alokuam stafe të specializuar në degët tona për të edukuar dhe për të kon-sultuar klientët për përdorim të kanaleve dixhitale.

Cilët sektorë apo segmente të kredituar prej jush janë prekur më shumë nga kriza ekono-mike? A prisni përkeqësim me përmasa shqetësuese të cilësisë së portofolit të kredisë dhe nëse po, kur mund të ndodhë kjo?

Masat kufizuese, karantina e përgjithshme, pasiguria e kri-juar, mbyllja e bizneseve dhe vendeve të punës, si pasojë e pandemisë, shkaktuan tkurrje të

ekonomisë në masën prej 3.3% në vitin 2020, ndërkohë, para-shikimet janë për një rritje prej 5.1% në 2021.

Një nga efektet e menjëher-

shme që kriza shëndetësore sol-li në ekonominë reale ishte rritja e rrezikut të kredisë së klientëve individë dhe biznese të Bankës. Credins Bank u gjend e përf-shirë në një proces të men-jëhershëm për të ndihmuar të gjithë klientët, duke ndërmarrë masa të menjëhershme për ris-trukturim të kredive për çdo klient të prekur negativisht nga pandemia, por dhe duke u bërë pjesë e konsiderueshme e pro-cesit të kredive të garantuara nga Qeveria.

Sektorët që u ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kri-za ishin sektorët e shërbimeve, turizmit dhe transportit, të cilët pësuan një tkurrje të dukshme. Pavarësisht krizës, kreditimi ka vazhduar në rritje në të gjitha segmentet, e lidhur ngushtë me menaxhimin e situatës në mënyrë proaktive nëpërmjet analizës së nevojave për çdo sektor dhe hedhjes në treg të produkteve të reja.

Banka është përfshirë në një proces ripërtëritje për t’u sigu-ruar që kriza nuk do të ndikojë negativisht në progresin bankar. Duke bashkëpunuar në mënyrë konstante me drejtuesit kryesorë të shoqërisë, biznesit, industrisë, teknologjisë, si dhe të qeverisë, ekonomia mund të rimëkëmbet në një mënyrë që nuk mund të sjellë tjetër, veçse mundësi të reja për një ripërtëritje të të gjithë sektorëve të ekonomisë.

Cilat janë pritshmëritë dhe objektivat tuaja kryesore për ecurinë e biznesit në vitin 2021?

Strategjia afatmesme e Bankës Credins në tre vitet e ardhshme ka për qëllim të forcojë më tej pozicionin si një

nga institucionet kryesore dhe të qëndrueshme financiare në vend, duke u mbështetur në disa shtylla kryesore si: shër-bime inovative dhe të person-alizuara drejt një rrugëtimi dix-hital, në përshtatje me sjelljen e konsumatorëve, investim në burimet njerëzore, rritje e produktivitetit të 58 degëve të bankës, optimizim i proceseve nëpërmjet implementimit të sistemeve të reja, etj.

Do të vazhdojmë trans-formimin teknologjik me pro-jekte interesante për të ofruar një përvojë unike dixhitale për çdo klient në shumë ka-nale alternative, duke kërkuar përmirësime rregullative, teknike dhe administrative për të mbështetur zhvillimet teknologjike, siç është firma dixhitale.

Banka Credins do të vazh-dojë të jetë një nga institucio-net kryesore bankare në vend, duke mbështetur zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, ndikuar në uljen e in-formalitetit dhe reduktimin e cash-it në ekonomi, nëpërmjet produkteve dhe ofertave atrak-tive, si dhe do të vazhdojë të kontribuojë në investime të vazhdueshme tek stafi dhe pu-nësimi i mëtejshëm i të rinjve, duke përkrahur zhvillimin e talenteve.

Banka Credins, pas 18 vitesh të suksesshme në tregun shqiptar, sapo ka hapur dyert e veta në Kosovë dhe tashmë jemi të pranishëm me dy degë. Kjo vendimmarrje e rëndë-sishme, edhe pse në kushtet me të vështira siç është situata e pandemisë, nuk na ndal për të ecur përpara me planet tona për zgjerim të mëtejshëm gjatë vitit 2021 dhe për të qenë të pranishëm në trojet shqiptare afër çdo klienti. Avantazhet konkurruese dhe ekspertizën që kemi krijuar në shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve, por-tofolin e produkteve, sistemet teknologjike, rekrutimin dhe promovimet e stafeve, do t’i zbatojmë dhe në Kosovë, për të ofruar më të mirën dhe në këtë treg.

Banka Credins ka qenë mjaft aktive në evidentimin e nevojave të shoqërisë shqiptare dhe hartimin e projekteve për të ndihmuar lehtësimin e tyre. Përmirësimi i infrastrukturës në arsim, shëndetësi, mjedis, inovacion etj., do të vazhdoj-në të jenë në fokus të bankës sonë, si një pjesë e pandashme e strategjisë për një përgjegjësi korporative sociale, e cila së

shpejti do të finalizohet dhe me një projekt mjaft interesant për një gjithëpërfshirje më të gjerë të së gjithë shoqërisë, për të kontribuar më shumë në drejtim të një shoqërie më të mirë.

11 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

KësHillA në sHërbiM të FerMerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORË

Tenja minuese e agrumeve (Phyllocnitis Citrella Stainton)

Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

Origjina dhe përhapja e dëmtuesit në botë dhe në vendin tonëOrigjina e tenjës minuese gjarpërore

të agrumeve (Phillocnitis citrella Stain-ton) është nga Azia. Ka shkaktuar dëme të rënda në agrumet e vëndeve të Azisë Jug-Lindore dhe Veriore, Indi, Indonezi, Kinë, Japoni, Australi. Është shfaqur në Florida të SH.B.A-së në vitin 1993. Në Europë është vënë re për herë të parë në vitin 1993-1994, duke u përhapur në të gjithë vendet e pellgut të Mesd-heut. Në vendin tonë është shfaqur në vitin 1995, duke u përhapur në të gjithë agrumet, duke shkaktuar dëme të kon-siderushme në krahasim me dëmtuesit që kemi patur të pranishëm. Dëmtimi më i madh ka qenë në bimët e reja të agrumeve.

Mendohet se përhapja e men-jëherëshme dhe masive e saj ka ardhur në mënyrë aktive duke u ndihmuar nga rrymat ajrore, shpërndarjes së pakon-trolluar të materialit mbjellës etj.

Tenja minuese gjarpërore e agrumeve, është një mikrolepidopter që bën pjesë në rendin e Lepidoptereve, Fam. Grasillasidae, gjinia Phyllocnisti-nae. Insekti i rritur me krahë të hapur arrin madhësinë deri ne 8 mm. Krahët e përparme janë me qimëza me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Krahët e prap-më kanë në një anë një njollë të zezë dhe pjesë të zeza si nga ana gjatësore ashtu edhe tërthore. Veza ka formë të sheshtë dhe është transparente. Larva fillimisht është e tejdukshme në ngjyrë qumështi dhe kur është më e rritur merr ngjyrë të verdhë. Krisalda ka segmente të dallueshme mirë me ngjyrë kafe të hapur dhe përfundon me një gremçë.

Zhvillimi i dëmtuesitNga studime të autorëve të ndry-

shëm, dëmtuesi mund të plotësojë nga 3-13 brezni ne vit. Të katër stadet e dëmtuesit plotësohen në një interval ko-hor 3-50 ditë (Houng. Etj.1998). Veç dy stadeve të para, stadet e tjera e plotë-sojnë zhvillimin e tyre brenda indeve të bimës. Larvat e moshës se fundit arijnë në anën e gjethes dhe duke e përdred-hur atë nga lartë ose nga poshtë krijojnë një strehëz të veçantë ku krizalidojnë. Një femër pjell 7 deri 100 copë dhe i vendos ato në llapën e gjethes afër ner-

vaturës kryesore.

Dëmet që shkakton.Dëmtuesi karakterizohet nga një

përhapje e shpejtë dhe me itensitet të lartë shtimi. Tenja e agrumeve prek përgjithë-sisht speciet e gjinisë Citrus. Dëmet shkaktohen nga larvat qysh me daljen e tyre të cilat hapin galeri karakteristike sek-toriale me shumë zig-zake të pandërprera nën epidermën e organit që prek. Organet më të prekshme janë gjethet të cilat nga thithja e limfës u shkaktohen deformime. Pjesa e prekur dallohet nga larg nga ngjyra e argjendit që merr si pasojë e ajrit që futet ne galerinë e hapur. Nga vrojtimet e bëra

është vërejtur se ky dëmtues prek kryesisht flukset e dyta vegjetative të agrumeve te cilat shpërthejnë nga fundi i muajit qershor, fillimi i korrikut. Agrumet kanë dy flukse vegjetative nga të cilat e para në muajin prill dhe e dyta siç e përmendëm edhe me lart qershor-korrik. Përgjithësisht bima e agrumes e bën diferencimin e sythave fru-tore për vitin e ardhshëm në vegjetacionet e para, ato të cilat nuk arrijnë të preken nga tenja. Në këto situata është konstatuar se tenja e agrumeve nuk ka ndikim në pro-dhimin e vitit pasardhës në agrumishtet që janë futur në prodhim të plotë. Nga ky vë-zhgim ka dalë se trajtimet kundër tenjës së agrumeve në plantacionet në prodhim janë jo efektive pasi kanë një kosto financiare shumë të lartë. Dëme serioze shkaktohen mbi vegjetacionin e ri, për të gjitha llojet e në veçanti në fidanet e rinj në fidanishte duke penguar rritjen normale të bimës.

Masat e kontrollitPërpjekjet e para të mbrojtjes fito-san-

itare ndaj fitofagut nxorën vështirësi të

mëdha për frenimin e prekjeve. Në fakt br-eznitë e panumërta që dëmtuesi krijon në një vit 3-13, si dhe aktiviteti i vazhdushëm i vendosjes së vezëve në gjethe kërkon një numër të madh të ndërhyrjeve kimike. Konkretisht disa nga metodat më kryesore janë:

- Metoda agroteknike. Kjo metodë duhet të zërë një vënd të rëndësishëm për këtë dëmtues, për vetë faktin se zhvillimi i tij është i lidhur ngushtë me vegjetacion-in e ri të agrumeve. Për këtë nuk duhet tepruar me plehërimet azotike deri në kufizimin e plotë të tij mbas muajit maj. Të hiqet dorë nga ujitjet e vazhdushme e pa kriter të cilat shkaktojnë vegjetacion të pandërprerë. T’i kushtohet vëmendje e vazhdushme krasitjeve të përvitshme, duke eleminuar krasitjet e rënda të cilat shoqërohen me një shpërthim të madh të lastarëve të rinj.

- Metoda mekanike. KKjo metodë konsiston në përdorimin e rrjetave antiin-sekt në fidanishtet e agrumeve. Kjo me-todë ka efektivitet në rast se shoqërohet me trajtimet kimike. Nga studimet e bëra ka rezultuar se intervali trajtimeve brenda serrës së mbuluar me rrjetë është 13 ditë nga 8 ditë jashtë serrës.

- Metoda kimike. Kontolli i ten-jës minuese në agrume është shumë i vështirë për shumë faktorë ndër të cilët veçojmë: stadi dëmtues (larvat), janë të mbrojtura nga epiderma e gjethes duke ulur deri diku efektin e preparateve, ka një numër të madh breznish që shkojnë deri në13, breznitë interferojnë njëra-tjetrën gjatë gjithë periudhës vegjetative të agrumeve. Shumë fermerë të alarmuar nga dëmtimet e insektit dhe përhapja e tij e shpejtë, kanë trajtuar bimët me pre-parate disa prej të cilave të ndaluara për agrumet. Janë vënë në provë një numër

i madh preparatesh për të kontrolluar këtë dëmtues dhe efekti nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Skema më e mirë për

të kontrolluar këtë dëmtues konsiston në përdorimin e preparatit Konfidor (Imidochlorprid) me dozën 30 Cc/ 100 litra ujë. Këtë solucion e shpërndajmë për çdo bimë duke ia hedhur nga rrën-ja. Për çdo fidan hidhen afërsisht 1-2 litra solucion. Në të njëjtën kohë bëhet trajtimi gjethor me pompë shpine, me preparatin Vertimex (Abamectinë) me dozën 50 Cc/ 100 litra ujë. Trajtimet fillojnë me shfaqjen e larvave të para që përkon me muajin qershor dhe përsëriten cdo 10-14 ditë deri në mua-jin nëntor.

- Metoda biologjike. Kjo metodë konsiston në përdorimin e parazitëve biologjikë, të cilët shoqërojnë gjithmo-në ecurinë e tenjës. Ndër parazitët më të rëndësishëm të tenjës së agrumeve janë speciet Cirrospilus vitatus, Cir-rospilus pictus dhe lloji Pnigolia spp. Këta janë parazitë endofage, pra e zhvillojnë aktivitetin e tyre në brendësi të trupit të insektit. Të rriturit janë të aftë të paralizojnë aktivitetin e mina-tricës nëpërmjet pickimeve. Larva e goditur dekompozohet shpejt duke u lëngëzuar plotësisht kur paraziti të ketë përfunduar zhvillimin e tij. Në stadin e pupës këta parazitë janë të zinj. I rrituri i Cirrospilus pictus, është i verdhë në kashtë me njolla të verdha mbi gjoks, ndërsa ata të llojit Pnigolia janë të zinj. Nga eksperimentet e bëra nga autorë të ndryshëm ka rezultuar se mortaliteti i fitofagut nga parazitimi ka arritur në masën 60% në muajin shtator.

Konkluzione.- Tenja minuese gjarpërore e

agrumeve ( Ph. Citrrella) për karakter-istikat eko-biologjike përbën një rrezik real ekonomik për agrumikulturën sidomos për impiantet e reja dhe fi-danishtet.

- Strategjia e mbrojtjes së fidan-ishteve dhe impianteve të reja duhet

të bazohet në plotësimin e më shumë teknikave.

- Në sektorin e luftës biologjike ka perspektiva interesante të cilat duhet të zënë një vend të rëndësishëm në kontrollin e këtij paraziti.

12 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021

KësHillA në sHërbiM të FerMerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon nga gazeta 413)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUShË KRUJË

Seleksionimi gjenomik në gjedhin e qumështit, progresi dhe sfidat

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, QTTB-Fushë Krujë: E-mail:[email protected]

Gjenotipet SNP me densitet të lartë mund të përdoren për të ndërtuar një matricë e ashtuquajtur “e lidhjes gjeno-mike” midis të gjithë individëve në pop-ulacion dhe përdorimi i saj në vend të matricës tradicionale të lidhjes bazuar në prejardhjen në procedurat e modelit të përzier BLUP që përdoren rutinë për të vlerësuar vlerat racore. Kjo proce-durë e njohur si GBLUP është e njejtë me metodën Beisiane të vlerësimit të efekteve të SNP në të cilën shpërndar-ja e efekteve të SNP supozon se va-riacioni gjenetik për tiparin shpërndahet në mënyrë të barabartë nëpër të gjithë SNP në panel. Kështu, në kontrast me modelet e bazuar në fenotip për para-shikimin e vlerave racore, metodat që përdorin të dhënat gjenomike, varen nga njohuritë që kemi për arqitekturën gjenetike të tipareve. Metodat jo param-etrike dhe gjysëm parametrike janë për-dorur gjithashtu në seleksionimin gjeno-mik. Gjithashtu janë zhvilluar metoda të cilat kombinojnë të dhënat e individëve të gjenotipizuar me të dhënat fenotipike të individëve të pagjenotipizuar.

Në gjedhin e qumështit, përdorimi i të dhënave të SNP-së ka rezultuar në një rritje të konsiderueshme në sak-tësinë e vlerës racore në një moshë të re (mesatarisht 35 %, dhe deri në 50 % në varësi të tiparit dhe sasisë së të dhënave të përdorura). Disponibiliteti i vlerave racore (VRVGJ,) të vlerësuara nga përdorimi i të dhënave SNP-së me densitet të lartë në një moshë të re ka një impakt të madh në programet racore në gjedhin e qumështit, veçanërisht në lejimin e demave të rinj për t’u selek-sionuar për IA, përpara se të kemi të dhëna nga pasardhësit për këto dema. Kjo ka rritur shumë (deri në dy herë) shkallën e shtesës së përmirësimit gje-netik, nëpërmjet shkurtimit të intervalit gjeneratës dhe rritjes së mundësive për të seleksionuar për tipare me heri-tabilitet të ulët, p.sh. pjelloria. Testimi i pasardhësve duke qenë pjesërisht ose jo i nevojshëm ka ulur shumë ko-ston e programeve racore në gjedhin e qumështit. Ekuacione janë zhvilluar për të parashikuar saktësinë e GEBV si një funksion i numrit të individëve të gjenotipizuar, saktësisë së informa-cionit fenotipik i disponueshëm për ato dhe arqitekturës gjenetike të tiparit. Këto ekuacione kërkojnë një sasi të dhënash prej të paktën disa mijëra in-dividë të gjenotipizuar me fenotipe të sakta për të arritur saktësi të arsye-shme të GEBV, me një numër më të madh të nevojitur për tipare që kanë një arqitekturë genetike më poligjenike dhe në qoftëse individët e gjenotipizuar

kanë më pak të dhëna fenotipike të sakta të disponueshme për ato. Sasira të mëdha të dhënash të SNP me densitet të lartë po gjenerohen për të identifikuar markerat gjenetikë ose rajone gjenomike. Të dhënat nga platformat gjenotipizuese SNP me densitet të lartë ofrojnë mundësi të reja për të studiuar arqitekturën e tipareve sasiore. Një burim informacioni është krahasimi i af-tësive parashikuese të modeleve matema-tike alternative të përdorur për seleksionim gjenomik. Nga shumica e studimeve re-zulton se modelet Beisiane të seleksion-imit variablave që shtrojnë hipotezën që një përqindje e madhe e SNP kanë efekt jo zero, japin parashikime më të mira se modelet që supozojnë që varianca gjene-tike shpërndahet në mënyrë të barabartë nëpër të gjithë SNP (VRVGJ).

Rritja në saktësi e vlerës racore nga përdorimi i informacionit gjenomik është aq e madhe sa që, në qoftë se infor-macioni gjenomik nuk inkorporohet në vlerësimet kombëtare të vlerës racore rel-ativisht shpejt, këto vlerësime kombëtare nuk mund të jenë më gjatë burim primar i vlerës racore të vlerësuar (VRV) për selek-sionimin në të ardhmen. Kjo do të ishte e padëshirueshme sepse shkallët e shtesës gjenetike mund të kompromentoheshin. Në qoftëse kjo ndodh, varet se sa shpejt shërbimet kombëtare të vlerësimit adap-tojnë sistemet e tyre për të përfshirë infor-macionin gjenomik

Kombinimi i informacionit të pedigresë, fenotipit dhe atë gjenomik për të kalkuluar VRVGJ është një sfidë e konsiderueshme. Një vështirësi e madhe është që numri i kafshëve të gjenotipizuar ka të ngjarë të jetë i vogël krahasuar me numrin total të kafshëve në bazën e të dhënave. Metoda më praktike për mposhtjen e këtij problemi mund të jetë për të kalkuluar së pari vlerën racore të vlerësuar (VRV) nga fenotipi dhe prejardhja si dhe VRVG nga markerat veçantë dhe pastaj përdorimi i një indeksi seleksionimi për të kombinuar të dyja vlerat racore të vlerësuara për secilën kafshë në një VRVG.

Një mundësi e dytë është përfshirja e të gjitha gjenotipeve marker për të gjitha kaf-shët dhe përdorimi i tyre për të kalkuluar VRVGJ. Megjithëse kjo strategji zotëron disa sfida llogaritëse, është atraktive sepse kjo eleminon problemet që krijohen nga që kemi kafshë të ndryshme të gjenotipizuar për panele të ndryshme markerash, ose nga mospasja e disa kafshëve të gjenotipi-

zuar. Përfshirja e informacionit gjenomik në krahasimet ndërkombëtare midis demave të testuar, siç kalkulohet nga Interbull, do të jetë një detyrë shumë sfiduese për shkak të takëmeve të ndryshme të SNP që përdo-ren midis dhe brenda vendeve, ekuacionet e ndryshme të parashikimit dhe presencën e bashkëveprimeve marker x ambient.

Seleksionimi gjenomik lejon parashi-kimn e vlerave racore shumë të sakta për kafshët në moshë të re. Në skemën e tes-timit për nga pasardhësit, një numër lopësh elite identifikohen çdo vit si nëna për pro-dhim dema të rinj dhe këto lopë çiftëzohen me dema specifikë. Në moshën 1 vjeç, demushët çiftëzohen me një numër lopësh në popullatë, me qëllim që ata të kenë rreth 100 bija me vlerat racore të tyre të para të vlerësuara për tiparet e prodhimit dhe tipa-ret e tjera. Afërsisht 43 muaj më vonë, bijat nga këto çiftëzime realizojnë laktacionet e para të tyre dhe VRV e demave të rinj për prodhim kanë një saktësi 75 % (vërtetësia 56 %). Kjo shkurton intervalin e gjeneratës me të paktën dy herë.

Progresi gjenetik më i madh mund të ar-rihet nga të dyja, nga gjenotipizimi i nënave elitë për prodhim demash dhe seleksion-imit të një numri më të vogël për çiftëzim me dema specifikë dhe mbulimit të një numri shumë të madh demash të rinj me markera për të rritur shumë intensitetin e seleksionimit. Fiziologjikisht demat janë të aftë për ndërzim në moshën 1 vjeç, kështu egziston mundësia për të shkurtuar akoma më tej intervalin e gjeneratës. Sidoqoftë, çiftëzimi i demushëve me moshë 1 vjeç me një numër të vogël lopësh për të kontrol-luar për defektet kongjenitale përpara për-dorimit të gjerë, kur demat arrijnë moshën 2 vjeç është një mënyrë e cila po zbatohet në praktikë.

Përshkrimi i mësipërm merr parasysh seleksionimin e demushëve dhe injoron përfitimet që sjell zbatimi i seleksionimit gjenomik nga linja femërore. Shkallë e lartë e progresit gjenetik mund të arrihet nga gjenotipizimi i nënave potenciale për prodhim demash dhe seleksionimi i kë-tyre nënave mbi bazën e VRVG të tyre, si rezultat i rritjes madhe në saktësinë e seleksionimit nënave. Shtesa gjenetike e arritur nga seleksionimi i nënave të de-mave bazuar në VRVGJ mund të jetë më e madhe se shtesa në progresin gjenetik e arritur nga seleksionimi i baballarëve të demave bazuar në VRVGJ. Një efekt tjetër i seleksionimit gjenomik mund të

jetë një balancë më e përshtatshme në drejtimin e shtesës gjenetike midis tipareve të prodhimit dhe pjellorisë. Im-pakti i seleksionimit gjenomik në bash-këgjakësi duhet të konsiderohet me kujdes. Në qoftëse intervali i gjeneratës në programin racor qëndron i njejtë, seleksionimi gjenomik rezulton në një shkallë më të ulët të bashkgjaksisë se seleksionimi jo i ndihmuar nga mark-erat bazuar në informacionin për nga prejardhja dhe fenotipi, veçanërisht për tiparet me heritabilitet të vogël.

Kohët e fundit, zhvillimet në teknologjinë molekulare dhe të gjeno-tipizimit të kombinuar me avancimet në metodologjinë matematiko-informatike, për përdorimin e këtyre të dhënave në parashikimin e vlerave racore, ka çuar në zhvillimin dhe zbatimin e suk-sesshëm të metodave të seleksionimit gjenomik si një e tërë në gjedhin e qumështit.

Ritmet e shpejta të zhvillimit të biote-knologjisë e cila në një periudhë afat mesme do të shoqërohet me një përm-bysje të metodologjisë së programeve racore të zbatuara deri tani për shkak të kostos shumë më të ulët që ofron teknologjia molekulare, bioinformatika, algoritmet dhe simulimet shumë më të sofistikuara, shtron si detyrë immedi-ate për vendin tonë krijimin e kapac-iteteve shkencore të nevojshme për t’i zotëruar dhe përdorur këto teknologji në dobi të programeve racore me qël-lim garantimin e një progresi gjenetik të vazhdueshëm të popullatave të gjedhit dhe të specieve të tjera, (egzotike dhe autoktone) si rrugë e vetme për një zh-villim të qëndrueshëm të blegtorisë.

Shpjegim i termave të përdorurAleli: Format alternative të një lokusi;

një alel i vetëm për secilin lokus trashëgo-het veças nga secili prind.

Amplifikim: Një rritje në numrin e kopjeve të një fragmenti specifik të ADN

Kilobase (kb): Njësia e gjatësisë për fragmentet e ADN e barabartë me 1000 nukleotide

Marker: Një pozicion fizik i identifi-kueshëm në një kromozom trashëgimia e të cilit mund të monitorohet.

Polymorphism: Diferenca në sekuencë ADN midis individëve. Va-riacionet gjenetike që ndodhin në më shumë se 1 % të një populacioni do të konsiderohen polimorfizma të dobishme për analizën e lidhjes gjenetike. Poli-morfizmi i një nukleotidi të vetëm (SNP-snip) është një variacion në një nukleotid të vetëm që ndodh në një vend specifik në gjenomë, ku secili variant është i pran-ishëm në një shkallë të ndjeshme brenda popullatës (p. sh. >1%)

AGROBIZNESI13 E Premte, 28 Maj 2021

Këndi i eKspertit(Vijon nga faqja 2)

(Vijon në faqen 14)

Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Kalendari bujqësor, muaji qershor 2021Pamja e qiellit gjatë muajit qershor 2021

Më 10 qershor - Hëna e Re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli

dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 12:52 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta si galaktikat dhe tufat e yjeve sepse nuk ka dritë hëne për të ndërhyrë.

Më10 qershor - Eklipsi diel-lor unazor. Një eklips diellor unazor ndodh kur Hëna është shumë larg Tokës për të mbu-luar plotësisht Diellin. Kjo re-zulton në një unazë drite rreth Hënës së errësuar. Korona e Diellit nuk është e dukshme gjatë një eklipsi unazor. Rruga e këtij eklipsi do të kufizohet në Rusinë ekstreme lindore, Oqeanin Arktik, Grenlandën perëndimore dhe Kanadanë. Një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm në Shtetet e Bash-kuara të Verilindjes, Evropë dhe pjesën më të madhe të Ru-sisë.

Më 21 Qershor - Solstici i Qershorit. Solstici i qershorit do tëndodhë në orën 03:21 UTC. Poli i Veriut i tokës do të anohet drejt Diellit, i cili do të arrijë pozicionin e tij më verior në qiell dhe do të jetë drejt-përdrejt mbi Tropikun e Kan-cerit në 23.44 gradë gjerësi gjeografike të veriut. Kjo është dita e parë e verës (solstici veror) në hemisferën veriore dhe dita e parë e dimrit (sol-stici dimëror) në hemisferën jugore.

Më 24 qershor - Hëna e plotë, Superhëna. Hëna do të jetë e vendosur në anën e kundërt të Tokës nga Dielli dhe faqja e saj do të ndriçohet plotësisht. Kjo fazë do të ndod-hë në orën 20:39 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme vendase ameri-kane si Hëna e Luleshtrydhes,

sepse sinjalizonte kohën e vitit për të mbledhur fruta të pjekur. Ajo përkon gjithashtu me kul-min e sezonit të mbledhjes së luleshtrydheve në natyrë. Kjo hënë është njohur gjithashtu si Hëna e Trëndafilave dhe Hëna e Mjaltit. Kjo është gjithashtu e fundit nga tre super-hënat për vitin 2021. Hëna do të jetë afër afrimit të saj më të afërt me Tokën dhe mund të duket pak më e madhe dhe e ndritshme se zakonisht.

Parashikimi i motit për muajin qershor 2021.

Qershori në Tiranë do tëndi-kohet nga klima Mesdhetare Bregdetare. Gjatë qershorit, moti mund të konsiderohet si i mire dhe me diell. Në Tiranë në qershor mund të prisni: herë pas here shi, çdo herë në kohë stuhi, rrallë mjegull dhe prisni mot të nxehtë. Zakonisht java e tretë është më e nxehta në qershor, por mos harroni se mund të ndodhin Shi, Stuhi dhe Mjegull. Ngjarje të motit që mund të ndodhin në Tiranë: 6 herë Shi, 6 herë Stuhi, më pak se 1 herë Mjegull. Por ju mund të jeni të qetë për reshjet. Në vitet e fundit, mesatarisht, vetëm 6 ditë kanë qenë me shi. Diapazoni i temperaturave me-satare të ditës do tëjenë rreth 20℃ dhe 27°C. Tipikisht tem-peratura do të lëkundet në 29° C dhe do të ndihet për 34° C dhe era do të jetë fllad i lehtë.

Temperaturat e larta ditore do të rriten me 4° C, nga 26°C në 30° C, rrallë do të bien nën 21° C ose do të tejkalojnë 34° C.Temperaturat e ulëta ditore do të rriten me rreth 3° C, nga 13° C në 16° C, rrallë do të bien nën 10° C ose tejkalojnë

19° C.Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, temperaturat në Tiranë zakon-isht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji qershor në Tiranë,

do të karakterizohet nga ulja shumë shpejt e mbulimit të qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i vrenjtur ose kryesisht me re duke u ulur nga 34% në 14%.

Dita më e qartë e muajit do tëjetë 30 qershori, me kushte të pastra, kryesisht të kthjellëta, ose pjesërisht me re në86% të kohës.

Për referencë, më 7 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

Drita e DiellitGjatë qershorit në Tiranë,

gjatësia e ditës do të jetënë thelb konstante. Dita më e shkurtër e muajit do të jetë1 qershori, me 14 orë, 58 minuta dritë dite dhe dita më e gjatë do të jetë 21 qershori, me 15 orë, 10 minuta dritë dite.

Agimi më i hershëm i mua-jit në Tiranë do të jetë në orën 5:06 AM në 14 qershor dhe agimi më i vonë do të jetë4 minuta më vonë në orën5:10 AM në 30 Qershor.

Perëndimi më i hershëm i diellit do të jetë në orën 8:07 PM në 1 qershor dhe perëndi-mi i diellit më i vonshëm do të jetë10 minuta më vonë në orën 8:18 PM më 27 qershor.

Për referencë, më 21 qer-

shor, dita më e gjatë e vitit, Dielli lind në 5:07 të mëngjesit dhe perëndon 15 orë, 10 minu-ta më vonë, në orën 20:17, ndërsa më 21 dhjetor, dita më e shkurtër e vitit, ai ngrihet në 7:03 të mëngjesit dhe perëndon 9 orë, 11 minuta më vonë, në 4:14 pasdite.

ReshjetNjë ditë e lagur konsidero-

het një ditë me të paktën 1 mm

të reshjeve.Në Tiranë, mundësia e një

dite të lagësht gjatë qershorit do të zvogëlohet me shpejtësi, duke filluar muajin me 20% dhe duke e përfunduar atë me 12%.

Për referencë, shansi më i lartë ditor i vitit për një ditë të lagësht është 36% në 5 dhjetor, dhe shansi më i ulët është 10% në 7 Korrik.

Reshjet mesatare 30-ditore

gjatë muajit qershor në Tiranë do të jenë në rënie, duke fil-luar muajin në 36 milimetra, kur rrallë kalon 67 milimetra ose bie nën 9 milimetra dhe

duke e përfunduar muajin në 22 milimetra, kur rrallë tejka-lon 47 milimetra ose bie nën 3 milimetra.

Gjatë muajit qershornë Tiranë parashikohen të bien rreth 134.3mm shi, në71.5 orë, ndërsa në Korçë parashikohen të bien rreth233mm shinë105.5 orë. (Tabelat më sipër)

AGROBIZNESI14 E Premte, 28 Maj 2021

Këndi i eKspertit

(Vijon nga faqja 13)

(Vijon në faqen 15)

Kalendari bujqësor, muaji qershor 2021

Lagështia e AjritNe e bazojmë nivelin e op-

timumit tëlagështisë në pikën e vesës, pasi ajo përcakton nëse djersa do të avullojë nga lëku-ra, duke ftohur kështu trupin.

Pikat më të ulëta të vesës ndi-hen më të thata dhe pikat më të larta të vesës ndihen më të lagështa. Ndryshe nga tem-peratura, e cila zakonisht ndry-shon ndjeshëm midis natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë

të ndryshojë më ngadalë, kësh-tu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi ndiqet zakonisht nga një natë me zagushi.

Mundësia që një ditë e cak-tuar të jetë me zagushi në Ti-

ranë, do të rritet me shpejtësi gjatë muajit qershor, duke u rritur nga 15 % në 28 % gjatë gjithë kohës.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë72%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetë rreth 45 %. Kështu që këto janë kushte të pafavor-shme për organizmin i cili ndi-het i plogësht.

Për referencë, më 6 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta në 35% të kohës, ndërsa më

16 dhjetor, dita më pa za-gushi e vitit, ka kushte të mprehta në0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili tregon shkallëne komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Humindex relativ varion nga 25 (Pak ose pa siklet) në 29 (Pak ose pa shqetësime) gjatë një qershori tipik. Vlera e HumIndex për Tiranën do të jetë 38, që do të thotë që ju mund të ndjeheni shumë të shqetësuar.

Pika e vesës është shpesh një nga treguesit më të mirë se sa të rehatshme janë kushtet e motit për një udhëtar. Kur ud-hëtoni për në Tiranë duhet të mbani parasysh se pika më e ulët e vesës tregon se mjedisi ndihet më i thatë dhe pika më e lartë e vesës tregon se mje-disi ndihet më i lagësht. Mbi një pikë tipike vese të qershorit ndryshon nga 16 (e rehatshme) në 17 (në rregull për shumicën e njerëzve, por të gjithë e per-ceptojnë lagështinë në skajin e sipërm).

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve me-satare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe fak-torë të tjerë, dhe shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Gjatë muajit qershor, shpe-jtësia e erës do tëndryshojë nga 5 km / orë në 6 km / orë. Kjo do të thotë që duhet të përgatitemi për një mot plotësisht pa erë.

Shpejtësia mesatare e erës për orë në Tiranë do të jetë kryesisht konstante gjatë mua-jit qershor, duke mbetur brenda 0.1 metër në sekondë nga 2.6 metra në sekondë në përgjithë-si. Shpejtësia mesatare më e ulët ditore e erës gjatë qershorit do të jetë 2.5 metra në sekondë më 1 qershor.

Drejtimi i erës në Tiranë, gjatë muajit qershor do të jetë kryesisht nga perëndimi, me një përqindje kulmore prej 36% në 29 qershor.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më me erë e vitit, shpejtë-sia mesatare ditore e erës është 3.7 metra në sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare di-tore e erës është 2.5 metra në sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e për-caktuar si periudha më e gjatë e vazhdueshme e temperaturave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë e akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve, dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperature bazë, e cila shpre-het me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa Sezoni i rritjes (Periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Muaji qershor në Tiranë do të jetë plotësisht i sigurt brenda sezonit të rritjes.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë do të rriten me shpejtësi gjatë muajit qershor, duke u rritur me 340° C, nga 457° C

në797° C gjatë gjithë kohës.

Presioni atmosferik gjatë muajit qershor do të jetëpak i ulët, në kufijtë1012 hPa, ndër-kohë që presioni më i përshtat-shëm atmosferik për sistemin kardiovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në Qershor pre-sioni atmosferik nuk do të jetë shumë i favorshëm dhe njer-zit nuk do t’a ndjejnë veten shumë mirë.

Shikueshmëria, e cila tre-gon për pastërtinë e ajrit dhe transparencën e tij, gjatë mua-jit Qershor do të jetë 9.5 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e dukshme dhe rrezatimin ultra-vjollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë do të rritet gradualisht gjatë muajit aqershor, duke u rritur me 0.7 Kwh, nga 7.1 kWh në7.8 kWh gjatë gjithë kohës.

Indeksi i rrezatimit Ultra-violet (UV)

Rrezet e diellit janë burimi kryesor i rrezeve UV.Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rrezeve të diellit, ato janë shkaku krye-sor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rreza-timit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër fak-torësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. In-deksi i rrezatimit UV përcak-tohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe një shans më të lartë të dj-egieve nga dielli dhe dëmtimit të lëkurës. Mbrojtja kundë këtij rrezatimi është shman-gia e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultra-violet (UV), gjatë muajit qer-shor do të jetë i ndryshueshëm sipas ditëve të muajit

dhe do të lëvizë në kufijtë3-11 në Tiranë (me mesatare ditore 9.7) dhe në kufijtë3-11 në Korçë (me mesatare ditore 6.76). (Shih pasqyrat më lart)

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit qer-shor 2021

Duke u bazuar në fazat e Hënës, mund të rekomando-hen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopsh-tari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit qershor 2021 për disa aktivitete të përdit-shme të fermerit

Jeta dhe veprimtaria e njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën

AGROBIZNESI15 E Premte, 28 Maj 2021

Këndi i eKspertit

(Vijon nga faqja 14) Kalendari bujqësor, muaji qershor 2021

dhe kyështë çelësi me të cilin mund të zbulohen bukuritë e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë pa-rimin e thjeshtë se rendi naty-ror i gjërave është një grum-bull i proceseve ritmike të përsëritura që ndikojnë shën-detin tonë, forcën fizike dhe gjëndjen shpirtërore. Mekaniz-mat që funksionojnë në natyrë ndikojnë në qënien njerëzore, e cila është pjesë përbërëse e

botës qëna rrethon. Për të kup-tuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur rit-min e punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaf-tueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetë-sore dhe të përditëshme të qënjeve të gjalla. Sipas traditës

mendohet se kur hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, besohet gjërë-sisht se aktivitetet do të jenë më të frytshëme apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të hënës së re dhe të plotë (çereku i parë dhe i dytë i hënës), konsiderohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që kanë lidhje me forcën, pjel-lorinë dhe rritjen. Periudha mes Hënës së plotë dhe hënës së re

(çereku i tretë dhe i katërt i hë-nës), është koha më e mira për korrjet, rritjen e ngadalësuar,

16 AGROBIZNESI E Premte, 28 Maj 2021