kryetari i kash, agim rrapaj, evidenton arritjet dhe ... file2 agrobiznesi e premte, 11 janar 2019...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 357 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 11 Janar 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 3 Faqe 3 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Agroturizëm, KASH po punon në tre bashki për të ndërtuar një model zhvillimi KASH informon shoqatat e agrobi- znesit anëtare të saj mbi ligjin për sigurinë ushqimore Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL PROJEKTET GJERMANE RISI ALBANIA Certifikata e pronësisë, KASH: Qeveria të nxisë procesin, të mbështesë fermerët për SHBB-të dhe aplikimin në IPARD KASH apel qeverisë: Trinomi agroturizëm- - mjedis - agrobiznes, prioritet në punën tuaj RISI Albania mbështet eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin FED invest, një model suksesi në mikrofinancë, 2 projekte 4-vjeçare për financimin e familjeve në zonat rurale Faqe 6 Faqe 2 Faqe 3 FED INVEST Faqe 2 Projekti i GIZ-it “Mbështetje për Harmoniz- imin e Legjislacionit Tregtar dhe Ekonomik me Acquis të BE-së” ËSHTË HAPUR THIRRJA E IPARD NË MBËSHTETJE TË FERMERËVE KRYETARI I KASH, AGIM RRAPAJ, EVIDENTON ARRITJET DHE SFIDAT NË BUJQËSI PËR 2019 Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për “Fax News” Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, në një intervistë për “Fax News”, vuri theksin mbi efektet negative që do të ketë vendimi i fundit i qeverisë mbi uljen e rimbursimit të TVSH-së, rëndësinë që duhet të ketë për qeverinë trekëndëshi agrobiznes, agroturizëm dhe mjedis si edhe i bëri apel fermerëve që të sigurojnë bizneset e tyre dhe të drejtohen drejt studiove të specializuara në hartimin e projekteve për fondet IPARD

Upload: others

Post on 04-Nov-2019

14 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 357 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 11 Janar 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 3 Faqe 3

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Agroturizëm, KASH po punon në tre bashki për të ndërtuar një model zhvillimi

KASH informon shoqatat e agrobi-znesit anëtare të saj mbi ligjin për sigurinë ushqimore

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

projeKtet gjermane

risi albania Certifikata e pronësisë, KASH: Qeveria të nxisë procesin,

të mbështesë fermerët për SHBB-të dhe aplikimin në IPARD

KASH apel qeverisë: Trinomi agroturizëm- - mjedis - agrobiznes, prioritet në punën tuaj

RISI Albania mbështet eksportuesit shqiptarë

të fruta-perimeve në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin

FED invest, një model suksesi në mikrofinancë, 2 projekte 4-vjeçare për financimin e familjeve në zonat rurale

Faqe 6Faqe 2

Faqe 3

Fed invest

Faqe 2

Projekti i GIZ-it “Mbështetje për Harmoniz-imin e Legjislacionit Tregtar dhe Ekonomik me Acquis të BE-së”

ËSHTË HAPUR THIRRJA E IPARD NË MBËSHTETJE TË FERMERËVEKRYETARI I KASH, AGIM RRAPAJ, EVIDENTON ARRITJET DHE SFIDAT NË BUJQËSI PËR 2019

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për “Fax News”

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, në një intervistë për “Fax News”, vuri theksin mbi efektet negative që do të ketë vendimi i fundit i qeverisë mbi uljen e rimbursimit të TVSH-së, rëndësinë që duhet të ketë për qeverinë trekëndëshi agrobiznes, agroturizëm dhe mjedis si edhe i bëri apel fermerëve që të sigurojnë bizneset e tyre dhe të drejtohen drejt studiove të specializuara në hartimin e projekteve për fondet IPARD

2 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

risi albania projeKtet gjermane

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kash.org.al E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

Projekti i GIZ-it “Mbështetje për Harmonizimin e Legjislacionit Tregtar dhe Ekonomik me Acquis të BE-së”

RISI Albania mbështet eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin

12 atraksionet më të bukura të Shqipërisë, në kalendarin e Ambasadës së Zvicrës

Ambasada zvicerane në Shqipëri, ka përzgjedhur 12 vendet, atraksionet më të bu-kura dhe më të spikatura në Shqipëri, për t’i pasqyruar ato në kalendarin e Vitit të Ri 2019.

“Kalendari ynë për 2019

përmban foto nga e gjithë Shqipëria”, shkruan Ambasa-da e Zvicrës në Tiranë duke uruar edhe “Gëzuar Vitin e Ri!”.

Fotografitë me pamjet e spikatura nga laguna e Div-jakës, ishulli i Sazanit, kan-

ionet e Osumit e vargmalet e mbuluara me borë, etj., janë pjesë të kolazhit artistik që përmes ngjyrash të relievit gjeografik që pasqyrojnë, re-flektojnë jo vetëm bukuritë tur-istike të Shqipërisë, por edhe 4 stinët e vitit.

SHQIPëRI / ALBANIA

2019

Eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve po përgatiten të marrin pjesë në panairin më të madh bujqësor që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Në bashkëpunim me Minis-trinë e Bujqësisë dhe Zhvillim-it Rural, programi RisiAlbania do të mbështesë pjesëmarrjen e kompanive eksportuese shq-iptare të fruta-perimeve në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin.

Prej 6 deri në 8 shkurt, rreth 3300 pjesëmarrës nga sektori i fruta-perimeve, kompani të vogla e të mëdha do të mar-rin pjesë në këtë panair. “Ne do të mbështesim kompan-itë shqiptare të shfrytëzojnë certifikatën GlobalG.A.P për të tërhequr blerës të rinj dhe zgjeruar eksportet shqiptare në tregjet e huaja”, shprehen përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me këtë event.

Më shumë se 2,700 agro-biznese dhe 65,000 vizitorë marrin pjesë në çdo vit në “FRUIT LOGISTICA” për të

bërë të njohur të gjithë potenci-alin e tyre, përmes këtij panairi ndërkombëtar të produkteve të freskëta dhe për të shënuar kështu historinë e tyre të suk-sesit.

Panairi “FRUIT LOGIS-TICA” përfshin çdo sektor të biznesit të prodhimit bujqë-sor, duke ofruar një panoramë të plotë të inovacioneve më të fundit, produkteve dhe shërbi-meve në çdo hallkë të zinxhirit ndërkombëtar të këtij sektori. Në këtë mënyrë, ky panair ofron një rrjet të jashtëzakon-shëm dhe mundësi kontaktesh

me kompani nga e gjithë bota, për vendimmarrësit kryesorë në çdo sektor të kësaj industrie.

Në këtë panair kompani nga e gjithë gama e sektorit të prodhimit, që nga kompani të rëndësishme globale deri te bizneset e vogla e të mesme si edhe organizata nga e gjithë bota do të jenë përsëri të pran-ishme në Berlin.

Në Panair janë ftuar të marrin pjesë edhe kompani të sektorit të prodhimit nga Shq-ipëria, për të treguar potencia-lin e tyre dhe për të zgjeruar rr-jetin e kontakteve me kompani ndërkombëtare.

Spektri i plotë i frutave dhe perimeve përfshin:

• Fruta dhe perime të freskë-ta

• Fruta të thata dhe arrore• Paketim dhe Etiketim• Sistemi logjistik dhe i

transportit• Trajtimi i produkteve dhe

ruajtja e tyre• Shtypi dhe Media• Zgjidhje përmes internetit• Sistemi i Kultivimit

Projekti i GIZ ”Mbështetje për Harmonizimin e Legjisla-cionit Tregtar dhe Ekonomik me Acquis-në e BE-së” i fi-nancuar nga Qeveria Gjermane ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë për Qendrën Kom-bëtare të Biznesit.

Ky projekt bëri të mundur unifikimin e QKR dhe QKL në një portë të vetme shërbi-mesh që sot njihet si Qendra Kombëtare e Biznesit. Në sajë të tij u realizuan ndry-shimet e nevojshme ligjore për thjeshtimin e procedurave të regjistrimit dhe licensimit, u hartua kuadri ligjor për të mundësuar aplikimin online, u pajisën me njohuri dhe af-tësi punonjësit e QKB, duke bërë kështu të mundur rritjen ndjeshëm të performancës së institucionit në ofrimin e shër-bimeve.

Për të prezantuar arritjet në kuadër të këtij bashkëpunimi afatgjatë do të mbahet aktiv-iteti përmbyllës i projektit,

ku do të prezantohen gjetjet e studimit mbi perfomancën e QKB, realizuar nga “Qendra Shqiptare për Kërkime Ekono-mike” (ACER) dhe do të dis-kutohen arritjet dhe sfidat për të ardhmen europiane të Qen-drës Kombëtare të Biznesit.

Përmes Qendrës Kombëtare të Biznesit, krijuar dy vitet e fundit, biznesi dhe sipërmar-rësit marrin 99% të shërbimeve online dhe vetëm çregjistrimi i bizneseve bëhet në sportele.

Drejtoresha e QKB-së, Pranvera Fagu u shpreh gjatë takimit me biznesin në Ti-ranë, se unifikimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare të Licen-cimit në një portë të vetme shërbimesh që sot është Qen-dra Kombëtare e Biznesit, është mundësuar përmes pro-jektit të GIZ, i financuar nga qeveria gjermane dhe është modeli më i mirë për të rritur transparencën dhe thjeshtuar procedurat për biznesin.

Lidhur me përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shq-ipëri, Hans Jurgen Cassens, Drejtor i GIZ në Shqipëri, i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se zhvillimi ekono-mik është në vëmendje të veçantë të qeverisë gjermane. Ata e bëjnë këtë në zhvillimin rural, përmirësimin e klimës së biznesit, energji si dhe sektorë të tjerë. Ky ishte ak-tiviteti i fundit i projektit për hamonizimin e legjislacionit tregtar dhe ekonomik me BE-në, që mbaroi në dhjetor të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, filloi një tjetër fazë.

Ndërkohë Qendra Shq-iptare për kërkime Ekono-mike ACER ka realizuar një studim mbi performancën e QKB-së ku rezulton se niveli i kënaqësisë së bizneseve për shërbimet e ofruara është në masën 91 për qind nga 68 për qind që ka qenë vitin e kaluar.

Ekspertë nga Irlanda për sigurinë ushqimore në Shqipëri

Ekspertë nga Irlanda që është vendi me sigurinë e

dytë ushqimroe më të mirë në botë do të bëjnë ekspertizën e mallrave ushqimorë të vendit tonë.

Lajmin e bëri të ditur dje ministri i ri i Bujqësisë dhe

Zhvillimir Rural, Bledi Çuçi. I ftuar dje në emisionin “De-bati në Channel One”, të gaze-tarit Roland Qafoku, ai tha se

shumë shpejt në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit do të instalohet një grup special-istësh nga Irlanda bashkë me pajisjet moderne.

“Ata do të monitojnë të gjithë zinxhirin e sigurisë ush-qimore në të gjithë Shqipërinë që nga prodhimi e deri në mo-mentin e konsumimit”, tha ai.

Sipas ministrit, ata do të sondojnë të gjitha ushqimet në vend duke nisur në ferma, fab-rika dhe tregje.

“Kjo do të bëhet me qëllim-in për të rritur sigurinë ushqi-more dhe si një masë që do të sjellë rezultate të prekshme”, tha Çuçi.

Fakti është që në media ka një sërë denoncimesh për shumë mallra ushqimore në treg që janë abuzivë.

3 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

intervista

?????????????????E RËNDËSISHME HAPJA E THIRRJES SË IPARD NË MBËSHTETJE TË FERMERËVE

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, në një intervistë për Fax News, vuri theksin mbi efektet negative që do të ketë vendimi i fundit i qeverisë mbi uljen e rimbursimit të TVSHsë, rëndësinë që duhet të ketë për qeverinë trekëndëshi agrobiznes, agroturizëm dhe mjedis si edhe i bëri apel fermerëve që të sigurojnë bizneset e tyre dhe të drejtohen drejt studiove të specializuara në hartimin e projekteve për fondet IPARD

KRYETARI I KASH, AGIM RRAPAJ, EVIDENTON ARRITJET DHE SFIDAT NË BUJQËSI PËR 2019

Kryetari i Këshillit të Agro-biznesit Shqiptar, Agim Rra-paj, në një intervistë për Fax News foli mbi arritjet në bu-jqësi dhe problemet dhe sfidat për vitin 2019. Bujqësia ka pasur disa zhvillime në vitin 2018, ku disa prej tyre janë pozitive, ndërsa të tjerat lënë vend për diskutim. Një nga ng-jarjet më të rëndësishme është hapja e thirrjes së IPARD, në mbështetje të fermerëve.

Kryetari i KASH në këtë intervistë paraqiti sugjerimet dhe kërkesat në mbështjetje të fermerëve dhe evidentoi prob-lematikat dhe se çfarë duhet të përmirësojmë. Ai diskutoi mbi efektet negative që do të ketë vendimi i fundit i qeverisë mbi uljen e rimbursimit të TVSH-së, rëndësinë që duhet të ketë për qeverinë trekëndëshi agro-biznes, agroturizëm dhe mjedis si edhe u bëri thirrje fermerëve që të sigurojnë bizneset e tyre dhe të drejtohen drejt studiove të specializuara në hartimin e projekteve për fondet IPARD. Në këtë intervistë nuk u la pa përmendur edhe problematika e çertifikatave të pronësisë dhe rëndësia e ekonomisë ricik-luese.

INTERVISTA E PLoTËZ. Rrapaj çfarë mund të

na thoni për zhvillimet mbi bujqësinë për vitin 2018 dhe çfarë mbeti për t’u realizuar në vitin e ardhshëm?

Për bujqësinë këtë vit është folur shumë dhe është pre-

tenduar se do të kishte rezul-tate pozitive në sajë të këtyre fjalëve, por bujqësia nuk ka nevojë për fjalë, ka nevojë më shumë për vepra, punë apo ndi-hmë konkrete. Fermerët kanë vazhduar të punojnë, fermat kanë rritur potencialet e tyre dhe sektorët e bujqësisë, agro-biznesit, agroturizmit, mje-disit, janë zhvilluar më tepër. Në këtë aspekt do ta shikoja të gjithë vitin si një punë e lodh-shme, por vështirësitë nëse do të kishim qenë më të ku-jdesshëm edhe mund të ishin

kapërcyer. E rëndësishme është që pa bujqësinë, pa agro-biznesin dhe agroturizmin, ky vend nuk mund të zhvillohet. Pa punën dhe mundin e 354 mijë fermerëve, pa mundin e 40 mijë subjekteve që janë të pajisura me NIPT, pa punën e eksportuesve apo grumbul-luesve, ne nuk mund të kemi rezultate pozitive.

Mund të them që pozitiv-isht në këtë vit vlerësojmë disa ndryshime që u bënë në skemën kombëtare.

Në fillim të vitit, Ministria

e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri disa ndryshime në skemën kombëtare sidomos për blegtorinë, duke futur sub-vencionin me 10 lekë për litër për qumështin e cilësisë së parë. Pra, u fut një filozofi e re në subvencionet nga buxheti i shtetit. Kjo ishte diçka mjaft pozitive.

Elementi i dytë ka të bëjë me disa zhvillime të tjera të re-formës në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, përfundi-misht iu dha zgjidhje problemit të madh i cili ishte inaktiviteti

i drejtorive të bujqësisë, u zgjidh edhe problemi i veteri-narisë, në proces zgjidhje është edhe amendimi i ligjjit të vet-erinarisë dhe në të njëjtën kohë u bënë zhvillime pozitive edhe me hapjen e tre thirrjeve të IP-ARD-it më 30 nëntor.

Kjo është një sfidë, por edhe një shans. Kemi shansin që të disbursojmë disa thirrje dhe në të njëjtën kohë presim se si do të shkojë disbursimi i fondeve nga skemat kombëtare. Me ndryshimet që u bënë, shpre-sojmë që këtë vit të ketë sa më

shumë disbursime sesa vitet e tjera. Nëse dhe ky vit nuk do të jetë më mirë sesa vitet e shkuar, do të jetë një dështim i plotë dhe ne duhet të shohim se çfarë duhet të ndryshojmë realisht në skemat kombëtare në mënyrë që këto fonde të planifikuara për fermerët të shkojnë tek ata.

Pozitive në paketën fiskale ishin ndryshimet që kishin të bënin me rritjen e limitit të xhiros që shkonin 14 milion lekë, ulje e tatim fitimit në 5% dhe një arritje ishte heqja e TVSH-së për punët veterinare. Për shumë kohë është tarifuar me vlerën e shtuar 20% puna veterinare, tarifë e cila nuk ap-likohet në asnjë vend tjetër.

Lajmi i keq për fermerët është që tani s’do e kemi më rimbursimin e TVSH-së 20%, por 6%. Kjo është e pastudiuar dhe nuk duhet të kombinohej në këtë formë. Në vitin që vjen ne nuk presim të këmi ulje dhe perfitim të fermerëve nga heqja e TVSH – së për inputet bujqësore, nuk do të kemi ulje çmimi në tremujorin e parë. Edhe fermerët nuk do të përfi-tojnë gjë pasi mbjelljet janë bërë që në tremorin e fundit të vitit. Ndërsa ulja e rimbursimi për TVSH-në do të ndikoj-në drejtpërdrejt tek fermeri, prandaj ne do të këmbëngulim fort që qeveria ta ndryshojë këtë vendim sepse këtë 14%-ësh të TVSh-së subjektet do të

Kryetari i KASH (Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar), Agim Rrapaj, në një intervistë dhënë gazetares së “Fax News”

(Vijon në faqen 4)

KASH informon shoqatat e agrobiznesit anëtare të saj mbi ligjin për sigurinë ushqimore

Diskutohen problematikat e evidentuara gjatë procesit të vlerësimit të etiketave të produkteve ushqimore

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) mbetet i an-gazhuar në informimin dhe sensibilizimin e shoqatave dhe subjekteve prodhuese dhe treg-tare ushqimore, për zbatimin e ligjit mbi sigurinë ushqimore, si faktor i rëndësishëm në ga-rantimin e shëndetit të kon-sumatorëve.

Në këtë kuadër KASH ka në qendër të vëmendjes çësht-jet dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore

Autoriteti Kombëtar i Ush-qimit përmes një letre drejtuar, gjithsej 5029 subjekteve u ka kërkuar atyre të bashkëpunoj-në për rritjen e sigurisë ushqi-more në vend.

Etiketimi i produkteve është edhe çështja kryesore ku AKU është fokusuar në letrën e bashkëpunimit, pasi sipas

saj inspektorët kanë eviden-tuar shumë raste të tregtimit të produkteve ushqimore pa etiketën përkatëse apo me etiketa të njëanshme jo në për-puthje me aktet ligjore dhe që keqinformojnë konsumatorin.

Nga të dhënat e Autoritetit, gjatë 2018–s janë ndëshkuar 208 subjekte për shkelje të kërkesave të etiketimit, ndërsa në 2017-n , 91 subjekte.

Në 2018, AKU ka marrë 313 kërkesa për miratim etikete më shumë se në vitin 2017. Ka revokuar 8 produkte bulmeti

të përbëra me vaj palme, e miratuar 39 të tjera si “produkt i përbërë” ndryshe nga shifrat 2009 – 2017 që janë notifikuar vetëm 19 etiketa.

Autoriteti Kombëtar i Ush-qimit (AKU), në kuadër të për-pjekjeve për rritjen e sigurisë ushqimore në vend, krahas të tjerave i ka kushtuar një rëndë-si të posaçme sensibilizimit të subjekteve dhe të konsuma-torëve.

Kështu gjatë vitit 2018 veç publikimeve në website, e mediatizimeve të proceseve,

pjesëmarrje në panaire, apo takimeve të drejtpërdrejta me grupe biznesesh sipas sek-torëve, kemi patur komunikim të drejtpërdrejtë shkresor me qindra subjekte (gjithsej 5029 subjekteve)1 përmes të cilave në kuadër edhe të transpar-encës i kemi informuar

- Çfarë verifikon në vend AKU në kuadër të kontrollit zyrtar

- Sqarime rreth verifikimit që u është dërguar bashkëlid-hur

- Kërkesat për sistemin e

gjurmueshmërisë- Kërkesat ligjore për sig-

urinë e materialeve në kontakt me ushqimin

- Shkeljet që kemi hasur më shpesh

- Konseguencat ligjore në rast të shkeljeve të sigurisë ushqimore

Ndërsa duke marrë në kon-sideratë se2, jashtë dhe pa-varësisht masave të marra nga AKU, suksesi dhe eficenca në rritjen e garantimin e sigurisë ushqimore kërkon si domo-sdoshmëri edhe angazhimin

e konsumatorëve (!), kemi qenë interaktivë me publikun e mediat për t’iu përgjigjur kërkesave dhe ankesave, si dhe kemi filluar një plan am-bicioz në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore për tra-jnime ndërgjegjësuese për sig-urinë ushqimore me nxënësit e shkollave3, për ta shtrirë më tej edhe me grupe të tjera kon-sumatorësh.

Duke marrë në konsideratë rolin e misionin tuaj, që veç të tjerave konsiston në shkëmbim informacioni me administratën publike dhe promovimi e real-izimi i shërbimeve me interes të përgjithshëm dhe duke qenë në pamundësi objektive per t’iu drejtuar personalisht se-cilit operator biznesi, gjykuam t’ju drejtohemi me këtë letër

(Vijon në faqen 5)

4 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

intervista(Vijon nga faqja 3)

detyrohen që ta fusin në kosto, kjo do të nxjerrë fermerin nga tregu, pasi nuk do të ketë më pika grumbullimi të intere-suara për të blerë prodhimin vendas.

Në këtë logjikë ne do t’i japim përparësi importit dhe logjika që ka Ministria e Fi-nancës për abuzimet që ndo-dhin me rimbursimin e TVSH-së, nuk ishte kjo masa që duhej marrë, u vendos një masë drastike por ka masa të tjera që mund të merreshin për të eliminuar ato probleme që ka ngritur dhe që e shtynë ta ulë në 6% rimbursimin e TVSH-së. Nuk do të ketë rritje të ar-dhurash me këtë ndryshim që është bërë me TVSH -në, por do të ketë probleme. Fola gjatë në këtë pjesë pasi fermerët janë të shqetësuar, ashtu si grumbullesit dhe eksportuesit.

Ne do të futemi në një cikël që mezi u kapërcye në vitin 2015, kur u bë ndryshimi. Ky është mendimi ynë për vendimin e qeverisë mbi ndryshimin e rimbursimit të TVSH-së.

A po sensibilizohen mjaf-tueshëm fermerët për të hapur NIPT-in dhe për të qëndruar si biznese në treg?

TVSH-ja ishte një stimul për formalizimin dhe ka ndi-kuar pozitivisht. Stimuli i dytë ka të bëjë me krijimin e Sho-qërive të Bashkëpunimit Bu-

jqësor, por edhe ky stimul nuk është ai që ne presim për arsye se ligji për SHBB-të akoma nuk është futur në proçesin e amendimit të plotë. Një pjese të grumbulluesve do u shtohet tashmë edhe kostoja 14%. Një pjesë e mirë e kostos vjen edhe nga çmimi i lartë i karburantit.

Një element tjetër i rëndë-sishëm është edhe ajo e sigura-cioneve në bujqësi. Këtu janë bërë përpjekje, por shoqëritë e sigurimit pavarësisht propa-gandës që bëjnë i qëndrojnë larg sektorit bujqësor dhe ky është një fenomen që ne na shqetëson jashtëzakonisht shumë. Larg qëndron sektori privat i sigurimit, sektori pub-lik, por edhe donatorët janë

një element i rëndësishëm për të përballuar humbjet që mund të pësojë fermeri. Nuk ka mundësi fermeri që të për-ballojë sigurimet me tarifat që janë, por edhe me konceptet që janë, prandaj duhet të ofrohen projekte konkrete si nga Banka Botërore, BERZH, apo dona-torët të cilët i kanë kapacitetet teknike dhe financiare për ta ndihmuar fermerin.

Problem mjaft i rëndësishëm për vitin që kaloi, të cilin ne e kemi trajtuar shpesh është edhe agroturizmi, ku presim

që të kemi rezultate pozitive. Nuk mund të kemi agrotur-izëm pa agrobiznes, apo pa mjedis. Këto të treja së bashku përbëjnë atë trekëndëshin e do-mosdoshëm për një zhvillim të programuar. Prandaj KASH po punon në Sarandë, Delvi-në, Finiq dhe Konispol për të ndërtuar një model që këto tre elemente të bashkrërendojnë veprimtarinë e tyre, të kemi

një produkt efiçent për rritjen e numrit të turistëve, për rritjen e të ardhurave të fermerëve, njëkohësisht edhe për gjetjen e tregut për tepricat e produk-teve. E domosdoshme është që edhe për një milion ton mbetje organike të gjendet një mënyrë për përpunimin e tyre. Ne po importojmë mesatarisht në vit tetë mijë ton pleh organik, kjo është e pajustifikueshme dhe jo efiçente, duhet të zbatojmë atë që BE-ja po këmbëngul shumë kohët e fundit, ekonominë ricikluese.

Këtu janë përqëndruar disa donatorë ku mund të përmen-dim Risi Albania, një projekt i financuar nga qeveria zvicer-ane, përsa i përket mbështetjes që i jep mjedisit dhe agrotur-

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, evidenton arritjet dhe sfidat në bujqësi për vitin 2019

izmit. Kanë luajtur një rol të rëndësishëm në bindjen që ne i kemi bërë sektorit privat për t’u futur në ekonominë ricik-luese. Duhen kombinuar të tre elementët të cilët janë kom-plomentarë me njëri-tjetrin. Ne flasim për agroturizëm, por nëse nuk kemi mjedis dhe prodhim nuk do kemi turistë, nëse nuk kemi plehun organik nuk mund të kemi produk-

te organike, nëse nuk kemi riciklim nuk do ndryshojmë dot atë panoramë që natyra na ka dhuruar dhe që e dëmtojmë ne vetë. Nga kjo pikëpamje ne kemi këmbëngulur shumë që këto elemente të rregullohen përmes koooperimit dhe koo-perimi është i lidhur ngushtë me SHBB-të.

Në radhë të dytë janë të lidhura ngushtë me mekan-izimin për të shfrytëzuar me efiçencë kapacitetet që janë dhe elementi i tretë ka të bëjë me financimin. Shqipëria ka financim por problemi qëndron tek kapacitetet disbursuese. Problem mbeten certifikatat e pronësisë apo elementë të tjerë që kërkon procesi i disbursimit edhe pse po punohet fort në

këtë drejtim. Financimi duhet marrë shpesh në analizë, duhet mbështetur që ne të përfitojmë nga mundësitë që janë krijuar.

Në lidhje me amendimet e ligjeve po ecet shumë ngadalë, kemi shumë ligje që duhen përmirësuar apo ribërë, por në të njëjtën kohë janë shumë ligje që janë vendosur por nuk zba-tohen. Prandaj KASH vazhdon të punojë fort, të bindë fermer-ët për mundësitë që kanë, të in-sistojë tek sektori privat që të investojnë dhe e rëndësishmja mbetet që ne të kemi një dialog midis sektorit privat dhe atij publik për të arritur një konsen-sus në mbështetje të fermerit. Shpesh herë shumë zyrtarë që nuk janë ekspertë të fushës marrin vendime pa u konsul-tuar, hartojnë projekt-ligje në kundërshtim dhe me interesat e sektorit privat dhe shpesh herë ndodhen përballë vështirësive që kanë kosto të lartë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me rim-bursimin e TVSh-së.

Cilat do të jenë porositë apo këshillat tuaja për vitin 2019, për të pasur një vit më të mirë për bujqësinë?

Duhet të kemi parasysh që kushtet e motit nuk janë gjithmonë favorizuese për ne, prandaj u bëj thirrje fermerëve që të kenë kujdes me siguracio-net, të ketë sa më shumë sub-

jekte të siguruara, në mënyrë të tillë që të heqin një pjesë të mirë të dëmeve të shkaktuara nga natyra.

Elementi dytë ka të bëjë me kooperimin, u bëj një thir-rje fermerëve që ta shohin seriozisht krijimin e SHBB-ve. Do i bëja thirrje qeverisë mbi çështjen e certifikatave

të pronësisë së tokës dhe duhet t’i japë përfundimisht zgjidhje efekteve të ligjit 7501. Po të vazhdojnë efektet negative të këtij ligji ne do të jemi në vështirësi të mëdha. Trekëndëshin agroturizëm - mjedis – agrobiznes, qeveria duhet ta vendosë në qendër të veprimtarisë së saj.

Do u bëja thirrje fermerëve të marrin seriozisht çështjen e disbursimit të fondeve, të hedhin idetë e tyre duke zgjedhur studiot më të mira për hartimin e projekteve, në mënyrë që të disbursojmë sa më shumë fonde si nga skemat kombëtare dhe nga IPARD-i.

U bëj thirrje shoqatave, këshillave rajonale që të ngrenë zërin për çdo problem në disbursimin e fondeve, në mënyrë që qeveria të bëhet më e ndërgjegjshme dhe sektori publik të kuptojë që penge-sat nuk rëndojnë vetëm mbi fermerin por edhe mbi ata vetë.

Shpresoj shumë që ky vit të jetë më i mirë dhe ëndrra jonë për të pasur një markë shqiptare të realizohet. Po punojmë fort që të kemi sa më shumë produkte organike dhe të kemi më shumë eksporte.

Bizneset informohen për platformën e re online të kontrollit të masës ndëshkimore në rast shkeljesh nga ana e inspektorëve në rast kontrolli

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, së bashku me Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Arben Seferi në bash-këpunim me BiznesAlbania, nëpërmjet z. Luan Bregasi, pre-zantuan përpara përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare plat-formën e re online të Inspek-toratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, e cila nëpërmjet plotësimit të të dhënave nga cdo punëdhënës bën të mundur parashikimin e masës ndëshki-more në rast shkeljesh nga ana e inspektorëve në rast kontrolli.

Në fjalën e saj ministrja Qato shprehu gjithe mirenjohjen per mbeshtetjen qe sipërmarrja i ka dhene Ministrit te Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes, si nje rol te shumekerkuar nga siper-marrja ne qeveri, ku pa bash-kepunimin dhe besimin recip-rok, do te ishte shume e veshtire rradhitja sot, e nje sere per-parimesh te bera ne drejtim te

ketij roli ministror. “Sot qever-ia, ka nje panorame te qarte, te pikave te dobta te performances perballe sipermarrjes ashtu si edhe te alternativave me te mira per korrigjimin e tyre, permes nismave ligjore dhe strukturore,

me ndikim te dpd ne veprim-tarine e sipermarrjes.”

“Eshte shume e rende-sishme, qe permes ketij eventi sot, dhe permes jush te marrin informacion te gjithe sipermar-resit, mbi transparencen e kesaj

platforme, dhe mundesine qe kjo platform i jep gjithesecilit prej tyre, per te kontrolluar ar-

bitraritetin e vendimarrjes se inspektoreve ne terren gjate ushtrimit te kontrollit, dhe in-

formacionin qe ata duhet te kene per te denoncuar rastet abusive, me qellim per te punu-

ar ne ligjshmeri te plote fale te gjitha te dhenave qe kjo plat-form ofron mbi detyrimet qe

sipermarrja duhet te plotesoje perballe ketij inspektoriati.”

Ndërsa Kryeinspektori Seferi u ndal tek rëndësia e kësaj platform si një matricë “e cila ka si qëllim sigurimin e transparencës së vendimarrjes së inspektorëve të punës. Është një shërbim i projektuar për të përmirësuar marrëdhënien me biznesin. Për këtë arsye, ofrojmë këtë mundësi testimi për çdo subjekt, i cili pas bal-lafaqimit me informacionin mbi situatën e tij, në lidhje me zbatimin e legjislacionit të punës, do të ketë mundësinë e vetëkorrigjimit.”

Kjo platformë online nga sot mund të aksesohet nëpërm-jet faqes së Inspektoratit nga tërë sipërmarrësit duke ga-rantuar një proces të shtuar trasparence, mundësinë për vetkorrigjim dhe gjithashtu aplikim të të njëjtit standard në masat e ndërmarra nga ana Inspektorëve.

Rrapaj: Ekonomia ricikluese - Këtu janë përqendruar

disa donatorë ku mund të përmendim Risi Albania, një projekt i financuar nga qeveria

zvicerane, përsa i përket mbështetjes që i jep mjedisit dhe agroturizmit. Ato

po luajnë një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e sektorit privat, për t’u

futur në ekonominë ricikluese.

Rrapaj: 6% rimbursimi i TVSH-së nuk do

të sjellë rritje të ardhurash. Me këtë ndryshim që është bërë me TVSH-në, do

të ketë probleme dhe fermerët janë të shqetësuar, ashtu si grumbulluesit dhe

eksportuesit. Ne do të futemi në një cikël që mezi u kapërcye në vitin 2015, kur u

bë ndryshimi. Ky është mendimi ynë për vendimin e qeverisë mbi ndryshimin e

rimbursimit të TVSH-së.

“Rrapaj:

Nuk mund të kemi agroturizëm pa agrobiznes, apo pa mjedis. Këto të treja

së bashku përbëjnë atë trekëndëshin e domosdoshëm për një zhvillim të pro-

gramuar. Prandaj KASH po punon në Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol për të ndërtuar një model që këto tre

elemente të bashkërendojnë veprimtarinë e tyre, të kemi një produkt efiçent për rritjen e numrit të turistëve, për rritjen e të ardhurave

të fermerëve, njëkohësisht edhe për gjetjen e tregut për tepricat e produkteve.

5 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

KasH - aKU

duke kërkuar bashkëpunim për sensibilizim të subjekteve lid-hur me informimin e konsuma-torit për produktet që hedhin në treg, etiketimin e tij etj.

Siç dihet në nenin 11/1 të Ligjit 9863 datë 28.1.2008 “Për ushqimin” i ndryshuar sanksionohet se

- Për të përcaktuar nëse një ushqim nuk është i sigurtë duhet patur parasysh: kushtet normale të përdorimit të ush-qimit nga konsumatori; infor-macioni që i jepet konsumato-rit, përfshirë informacionin e dhënë në etiketë ose informa-cione të tjera të vlefshme për të, për parandalimin e efek-teve të dëmshme, specifike për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga një kategori ushqimesh.

Paraprakisht, shprehim vlerësime për sipërmarrjen në tërësi për përpjekjen seri-oze dhe arritjet e sektorit në drejtim të ofrimit të produk-teve të sigurta për konsuma-torët në të gjithë gjeografinë e vendit - arritje të cilat kanë ardhur në sajë të investimeve e zbatimit të standardeve bash-këkohore në këtë fushë, duke sjellë si rezultat krahas sigurisë së produkteve ushqimore edhe rritje punësimi e rritje ekono-mike në këtë sektor.

Rritja e mëtejshme e sta-dardeve të Sigurisë Ush-qimore, vlerësojmë është një sfidë e përbashkët që kërkon një vlerësim dhe një impen-jim maksimal nga të dy palët: biznesi e përfaqësuesit e tij nga njëra anë dhe autoriteti publik nga ana tjetër, ndër të tjera edhe përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në këtë drejtim, forcimit të besimit të ndërsjelltë, rritje e transparencës dhe përgjegjsh-mërisë me konsumatorët mbi atë që u ofrohet për konsum etj...

Përveç praktikave të mira e në përmirësim të vazhdueshëm, evidentojmë se gjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese e mbikqyrëse jo në pak raste është konstatuar edhe fenome-ni i tregtimit të produkteve ush-qimore pa etiketën përkatëse, apo me etiketa të njëanshme jo në përputhje me aktet ligjore, apo dhe raste ku megjithëse etiketat janë miratuar konform ligjit, produkti i nxjerrë në treg për konsum shoqërohen me etiketa të manipuluara përsa i përket përbërësve dhe infor-macionit tjetër, duke i dhënë produktit cilësi/karakteristika që realisht nuk i mbart.

Çështja e etiketimit nuk është thjesht një element deko-rativ/figurant që produktet ushqimore duhet ta kenë për shkaqe reklamimi, por është detyrim i kërkesave rregul-latore, pasi është mënyra e vetme nëpërmjet së cilës kon-sumatori merr informacion lidhur me produktin që ofrohet për konsum.

Gjithashtu përbën prob-lematikë serioze fakti se produktet ushqimore hidhen në treg në mënyrë të njëan-shme - ndërkohë që nuk kanë

(Vijon nga faqja 3) KASH informon shoqatat e agrobiznesit anëtare të saj mbi ligjin për sigurinë ushqimore

karta teknologjike të individu-alizuara e deklaruara në AKU4 pra produktet hidhen në treg pa asnjë informacion apo një vlerësim shkencor mbi llojin, natyrën, cilësinë, riskun im-paktin mbi shëndet, tipologjinë e konsumatorit apo dhe nivelin e konsumit të lejuar ditor.

Tendenca dhe precedenti i krijuar se pajisja e produktit me “etiketën” e miratuar nga AKU-ja, u jep të drejtën opera-torëve për hedhjen në treg të tij, është e gabuar, pasi notifi-kimi i etiketës është faza fun-dore e procesit5, por sfida dhe të dhënat e vërteta është për-shkrimi i produktit nëpërmjet kartës teknologjike6.

Pra është një praktikë e gabuar mënjanimi i verifikimit të kartës teknologjike, duke u mjaftuar vetëm në shqyrtimin e aplikimit për notifikim të etiketës, pasi kjo e fundit shër-ben për marrjen e informacion-it të nevojshëm vizual të kon-sumatorit gjatë ballafaqimit me produktin në treg, ndërsa karta teknologjike e produktit përbën “pasaportën e tij” që mund të vlerësohet vetëm nga autoritete të specializuara siç është AKU-ja7.

Lidhur me veprimtarinë e shqyrtimit e notifikimit të etiket-ave dhe veprimtarinë inspektuese në subjekte sa lidhet me respek-timin e kërkesave të etiketimit ju informojmë sa vijon:

1. Në tabelën në vijim pasqyrohet numri i subjekteve që kanë aplikuar për etiketë dhe numri total i etiketave të notifi-kuara në vitet 2017 e 2018.

Sikurse shihet nga tabela gjatë vitit 2018, ka një rritje të fortë të numrit të kërkesave për notifikim të etiketave në aspekt të subjekteve që kanë aplikuar por edhe numrit të etiketave për të cilat është aplikuar.

Kjo rritje e numrit të kërke-save për notifikim të etiketave është tregues i drejtpërdrejtë i sensibilizimit të subjekteve në interes të informimit të kon-sumatorit (përveç presionit pozitiv e ligjor të AKU përmes inspektimeve në terren).

Nga të dhënat tabelore veç rritjes së numrit të kërkesave për notifikim, spikat edhe rritja gjatë vitit 2018, e num-rit të etiketave të miratuara në raport me ato të refuzuara krahasimisht me këtë raport në 2017 - çka është tregues i rritjes së kapaciteteve të vetë subjekteve në aspekt të njohjes e zbatimit të kërkesave rregul-lative për etiketimin.

Në këtë drejtim padyshim që AKU ka ofruar ndihmë dhe asistencë të pandërprerë. Kështu përveç arsyetimit shter-

rues të mangësive në etiketim në rastet e refuzimit të kërke-save8, kemi pritur e sqaruar në mënyrë të drejtpërdrejtë apli-kantë/subjekte kërkues9.

2. Në tabelën në vijim, pasqyrohet numri i etiketave për produkte të përbëra me produkte qumështi të notifi-kuara dhe atyre të revokuara për vitin 2018 dhe për krejt periudhën pararendëse.

Sikurse shihet gjatë vitit 2018, janë miratuar/notifikuar më shumë etiketa për produk-te të përbëra me produkte qumështi krahasimisht me gjithë periudhën që nga kri-jimi i AKU në vitin 2009.

Natyrshëm që besohet dhe është gjerësisht e pranuar (e madje edhe e konstatuar nga ana jonë) se këto produkte kanë qenë në treg por janë tregtuar në kushte të plota paligjshmërie duke keqinfon-nuar konsumatorin se gjoja janë gjizë, salcë kosi, gjalp apo djath kaçkavall, ndonëse në fakt nuk kanë qenë të tilla pasi në varësi të produktit ato kanë patur në përbërje % të caktuara vaj palme, ami-don etj., sikurse rast pas rasti i kanë edhe tani por që nuk emërtohen gjizë apo salcë kosi por “produkt i përbërë” me një emër të caktuar sipas kopman-

isë që e prodhon dhe tregton. 3. Në tabelën në vijim

pasqyrohet numri i inspekti-meve dhe masat e marra për secilin qark në vitet 2017 e 2018.

Siç parashtruam, respekti-mi i kërkesave të etiketimit të produkteve është një detyrim ligjor dhe si i tillë siç dihet nuk ka ligj pa sanksion.

AKU i ka kushtuar vë-

mendje të posaçme sensibi-lizimit të subjekteve posaçër-isht për zbatimin e kërkesave të etiketimit. Kështu veç të tjerave, bashkëlidhur kësaj shkrese ju dërgojmë një ma-terial informues që AKU ka dërguar që me 9 nëntor 2017, një gamë të madhe subjektesh e organizatash përfaqësuese të tyre11 me tematikë “Mbi problematikat e evidentuara gjatë procesit të vlerësimit të etiketave të produkteve ushqi-more”.

Mirëpo përveç reagim-it pozitiv të subjekteve në përgjithësi, janë ndeshur raste shkeljesh të cilat natyrshëm që janë ndëshkuar e do të ndësh-kohen pa hezitim në çdo rast kur konstatohen nga trupat in-spektuese të AKU.

4. Në vijim të këtij qën-drimi dhe praktike të mirë që përpiqemi të krijojmë e

çmojmë me vend të eviden-tojmë mangësi e të meta që kemi hasur gjatë këtij procesi, në funksion të njohjes sa më gjerë të subjekteve me qëllim parandalimin e tyre në të ard-hmen.

a. Kështu nga shqyrtimi i kërkesave për etiketim të produkteve ushqimore haset jo rrallë që Operatorët e Biz-neseve Ushqimore

- nuk janë shumë të infon-nuar lidhur me aktet ligjore për mënyrën e etiketimit

- janë të painfonnuar me ndryshimet e reja në legjisla-cionin ushqimor

- modelimi i etiketës në shumicën e rasteve kryhet nga

dizenjatorët, jo nga ekspertë të fushës të cilët e njohin legjis-lacionin në të cilin mbështetet etiketimi i produkteve ushqi-more

b. Më poshtë paraqesim mangësi të evidentuara më shpesh në aplikimet për noti-fikim etiketash:

- Deklarimi në etiketë i emrave tregtarë, marka, logo, dizenjo industriale të paregjis-truara dhe mbrojtura pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale

- Paraqitja në etiketë e treguesve: Produkt Tradicion-al, Emërtim Origjine, Tregues Gjeografik, të cilët referuar Ligjit Për Ushqimin, i ndrysh-uar përcaktohen me udhëzim të veçantë dhe duhet të jenë të mbrojtura që të mund të de-klarohen në etiketë

- Mosdeklarimi i për-bërësve të produktit ushqimor në etiketë në rend zbritës, ba-zuar në përqindjen që zënë këto të fundit në produkt, si dhe mungesa e theksuar në njohjen e mënyrës së dekla-rimit të shtesave (aditivëve) ushqimore në listën e për-bërësve

- Vështirësi në përcaktimin e dallimit midis dy shpre-hjeve: “.. Preferohet të për-doret përpara..” dhe “Përdoret deri më..”

- Mosdeklarimi i sasisë neto për produktet e lëngshme (njësitë e volumit) në ml, mL, cl, cL, L ose l ose për produk-

tet e ngurta (njësitë e masës) në g ose kg dhe simbolet nuk duhet të ndiqen nga shenja e pikësimit pas tyre

- Mosdeklarim i saktë i vlerave ushqimore mesatare të produktit ushqimor, si dhe deklarime të vlerave shën-detësore, të cilat nuk janë të

(Vijon në faqen 7)

6 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

Fed invest

FED invest, një model suksesi në mikrofinancëFED investi, me një eks-perincë të gjatë në sektorin e mikrofinancës, ka konsoliduar tashmë pozitat në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve fi-nanciare që i përgjigjen kërke-save dhe nevojave të anëtarëve të saj, për rritjen e veprimtarisë së biznesit të tyre me impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e të ardhurave familjare.

FED invest ofron transpar-encë, shpejtësi dhe procedura të thjeshta të gjithë anëtarëve të saj ku përfituesit më të mëd-henj janë banorët e zonave ru-rale.

FED invest, institucion i inspiruar nga modelet e kooperativës financiare Institucioni është inspiruar

nga modelet e kooperativës fi-nanciare si Rabobank në Hol-landë dhe Raiffeisen në Aus-tri, të cilat kanë rrënjë të forta sociale në komunitetin lokal. FED invest përdor praktikat e bankingut modern duke ofruar produkte nga më konkurrueset në treg. Përmirësimin e nivelit të jetesës dhe nxitjen e zhvil-limit në zonën rurale.

2 projekte 4-vjeçare për financimin e familjeve në zonat ruraleMe misionin për të ofruar

një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, institucioni financiar po rrit përfshirjen financiare, duke zvogëluar varfërinë në përgjithësi. Njëherësh po zbaton aktualisht dy pro-jekte: projekti katërvjeçar në bashkëpunim me Agjen-sisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) dhe FED invest, “Përfshirja Finan-ciare e Fermave Familjare në

Shqipëri” dhe projekti 4-vjeçar i financuar nga Qeveria Holan-deze, EFSE DF and Rabobank International “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve fi-nanciare me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale, gjendjes aktuale financiare dhe ekonomike (sidomos në pro-dhimin bujqësor) të familjeve në zonat rurale”.

IPARD II dhe Skemat Kombëtare të Mbështetjes, mundësi të financimit në bujqësi Mundësia e financimit në

bujqësi është rritur më tej, pasi në korrik të këtij viti, institu-cioni nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit “IPARD II” si dhe Skemave Kombëtare të

Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shq-iptare me qëllim rritjen e ofer-

tës dhe promovimin e produk-teve financiare, që u vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.

Zgjerohet gjeografia e mikrofinancimit Gjithashtu ka zgjeruar

gamën e shërbimeve për të gjithë anëtarët e saj, në zonat urbane dhe semiurbane, për të zhvilluar aktivitetet e tyre në mënyrë që të gjenerojnë të ar-dhura dhe të rrisin kapacitetet. Krahas Bujqësisë dhe Blegto-risë financimet mund të jenë edhe për Prodhim, Shërbime, Tregti, Kredi Familjare, Inves-time, Projekte, Hoteleri, Trans-port, Shërbime në turizëm etj

Me 26 vitet e tij po zhvillon shërbimet dhe produktet finan-ciare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe për-

vojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. Ka 60 degë të shtrira në të gjithë territorin e vendit

dhe mbulon mbi 1700 fshatra, ku së fundi është zgjeruar në Gjirokastër, Përmet dhe Le-zhë, për më tej dhe për 2019-n, FED invest do të hapë dy degë të reja.

Aktualisht janë mbi 60 000 anëtarë që i besojnë çdo ditë Institucionit dhe për më tepër numëron 231 të punë-suar, ku 55% e tyre janë fem-ra. Gjithashtu, në drejtim të trajnimeve Institucioni është investuar duke organizuar një sërë trajnimesh të ndryshme me tematika të fokusuara sipas nevojave institucionale.

FED invest portofoli i kredisë 2019, rritet në 4.2 miliardë lekë Gjatë nëntorit të këtij viti,

portofoli i kredisë mbërriti në 3.7 miliardë lekë dhe ob-

jektivi për vitin 2019, është 4.2 milliardë lekë ndërsa portofoli i depozitave arriti

vleren 3.7 miliardë. Tashmë, në kuadër të pro-

gramit të asistencës teknike të Komisionit Europian – EaSI – është përfitues i vlerësimit institucional që do të kryhet nga MicroFinanza Rating[1]. Në këtë kuadër ky institucion u vizitua pak kohë më parë nga përfaqësuesit e MicroFi-nanza Rating, të cilët kryen intervista me të gjithë për-faqësuesit e departamenteve të institucioneve, mbi ecuri-në dhe zbatimin e punës në sistemin e mikrofinancës. Në optikën e përfaqësuesve të MFR, vlerësimi për FED in-vest është një Institucion, që përmbush të gjitha standartet ndërkombëtare në sektorin e mikrofinancës.

Një mundësi shumë e mirë për antarët e FED in-vest, veçanërisht ata të përf-

shirë në zinxhirin e vlerës, që të përfitojnë nga interesa shumë të favorshëm me anë

të një kredie të butë në këm-bim të investimeve fizike që ata duhet të kryejnë në mall-ra me origjinë italiane në bashkëpunim me Programin Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve.

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Interreg V-B “Balkan-Mediterranean 2014-2020” që financohet nga Fondi Europian Rajonal për Zhvillim, FED invest është partner lokal i projektit fitues Skills4SME-s. Qëllimi i këtij projekti është zhvil-limi i një strukture të inte-gruar mësimore (platformë elektronike) ndërkufitare për ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit dhe instrumente të tjerë ndihmës për SME-të ekzistuese dhe potenciale, si në formë elek-tronike ashtu edhe përmes trajnimeve. Ky projekt është parashikuar që të zhvillohet gjatë periudhës dyvjeçare tetor 2018 – tetor 2020.

Aplikimi i mikrokredisë ka dhënë një impakt pozitiv, pasi ndihmon antarësinë në aktivitetin e tyre në bujqësi, blegtori, tregti, shërbime etj., gjë e cila ka bërë të qëndrueshme dhe domos-doshmëri prezencën e FED invest në zonën rurale.

______________[1]MicroFinanza Rating

(MFR) është një agjenci pri-vate dhe e pavarur ndërkom-bëtare e specializuar për mikrofinancim, e themeluar në vitin 2000. Misioni i saj është të sigurojmë indus-trinë e financave me mikro-financim dhe përgjegjësi me vlerësime të pavarura, me cilësi të lartë dhe shërbime informacioni, duke synuar rritjen e transparencës, lehtësimin e investimeve dhe promovimin e praktikave më të mira në mbarë botën.

Ushqimet pa etiketa - Nuk zbatohet ligji për bukën dhe për djathin

Me ligj edhe buka edhe djathi që shiten në treg duhet të kenë një etiketë ku të shëno-hen të gjithë përbërësit. Por nga një verifikim i thjeshtë në treg kjo gjë nuk ndodh dhe për më tepër asnjë institucion nuk e kontrollon. Personat, orga-nizmi i të cilëve nuk pranon

disa lëndë ushqimore, janë edhe më të rrezikuarit.

Ligji për etiketimin e ush-qimeve dhe informimin e konsumatorit kërkon që çdo produkt ushqimor të pajiset me një etikete ku të shëno-hen të dhënat e produktit për-katës.

Marrim djathë të bardhë të përzier, ky është informacioni

i vetëm që jep etiketa. Ndërsa përsa i përket nivelit të yn-

dyrës apo vlerave ushqyese si dhe origjinës së produktit ata janë të panjohura për kon-sumatorin.

Shumë herë dëgjojmë se djathi është i përgatitur me niseshte. Kjo e fundit sjell probleme serioze për shënde-tin e atyre personave të cilët janë të prekur nga diabeti.

Pavarësisht kësaj ne kurrë nuk lexojmë një etikë ku të shënohet që djathi ka edhe përqindje niseshteje. Etiketa e vetme që lexojmë është lloji i djathit duke e mbyllur me një fjali i freskët.

“Dua një bukë të zezë”, kjo është porosia e konsumatorit shqiptar. Por se me çfarë miel-li është përgatitur kjo bukë dhe cila është origjina e tij, apo nëse buka ka përqindje gluteni që për shumë individë shkak-ton alergji këtë gjë konsuma-tori nuk e mëson nga etiketa, por nga biseda me shitësin.

Sa djathë prodhon Shqipëria? - 5.1 kg për frymë në vit, 74% është djathë lope

Shqipëria prodhon 14.700 tonë djathë në vit, thotë Eu-rostat në një publikim të fun-dit. Kjo do të thotë se, vendi ynë është prodhuesi i tretë më i vogël në Europë, të paktën ndër vendet e marra në analizë nga Agjencia Eu-ropiane e Statistikave. Rreth 15 mijë tonelatat e djathit të prodhuar në vit, përkthehen në një prodhim vjetor për frymë në 5.1 kilogramë. Kjo shifër duket të jetë e pam-jaftueshme për të mbuluar konsumin mesatar të djathit, që në vendet kryesore të Eu-ropës fiksohet në mbi 15 ki-logramë për frymë në vit.

E gjithë Europa vlerëso-het se prodhon rreth 17.4 milionë tonelata djathë në vit. Shqipëria në këtë pro-dhim përfaqësohet me vetëm 0.08% të totalit. Nga ky pro-dhim, më shumë se gjysma, rreth 8300 tonë janë djathë

i butë, që në vendin tonë i referohet kryesisht djathit të bardhë, sa i përket origjinës shtazore të djathit, të dhënat e Eurostat tregojnë se, 10.9 mijë tonë nga 14.7 mijë,

është djathë lope, ose ¾ e të gjithë prodhimit vjetor, 2.8 mijë djathë nga qumështi i deles, ose 19%, dhe vetëm

1.1 mijë, ose 7%, djathë nga qumështi i dhisë.

Të dhënat e Eurostat i referohen vitit 2017 dhe tre-gojnë se, në nivel europian, tre prodhuesit më të mëdhenj

janë: Gjermania, Franca dhe Italia, me 2.2, 1.9 dhe 1.3 milionë tonë prodhim, res-pektivisht.

7 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

inFormacione

(Vijon nga faqja 5) KASH informon shoqatat e agrobiznesit anëtare të saj mbi ligjin për sigurinë ushqimore

1 Konkretisht u jemi drejtuar me shkresa të personalizuara 320 stabilimenteve të qumështit, 84 fab-rikave të përpunimit të vajit të ullirit, 1200 dyqaneve të tregtimit të mishit, 40 thertoreve, 1534 subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në zonën turistike të vendit, 1038 subjekteve supermarket e magazinë ushqi-more, 53 subjekteve importues të inputeve bujqësore, 368 subjekteve të tregtimit me shumicë dhe/ose pakicë të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve”, 375 subjekteve të tregtimit me shumicë dhe/ose pakicë të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve për hyrjen në fuqi të dy VKM-ve të reja", 77 subjekteve grumbullues e tregtues të fruta-perimeve, 24 subjekte stabilimenti përpunim peshku.

2 Sipas vlerësimeve tona por edhe përvojës ndërkombëtare. 3 Synimi ynë është që ky program të fokusohet fillimisht pranë nxënësve të shkollave duke e konsid-

eruar këtë një hap të rëndësishëm në kultivimin e qytetarëve të informuar në fushën e sigurisë ushqimore por edhe aktivë për ta promovuar atë (sigurinë ushqimore) tek familjet e tyre dhe kudo.

4 Është "CV" e produktit ushqimor, pasi përmban informacion të hollësishëm mbi përbërësit dhe sa-sitë e nevojshme për prodhimin e këtyre produkteve, mbi procesin teknologjik të përshkruar me faza, në përfundim të të cilit të mund të arrihet të krijohet një vlerësim mbi natyrën dhe karakteristikën e produktit në fjalë.

5 Etiketimi shërben për marrjen e informacionit të nevojshëm vizual të konsumatorit gjatë ballafaqimit me produktin në treg.

6 Karta teknologjike e produktit përbën “pasaportën e tij” që mund të vlerësohet vetëm nga autoritete të specializuara siç është AKU-ja.

7 Referuar neni 41 pika 11 të Ligjit 9863 datë 28. 1. 2008 “Për ushqimin” I ndryshuar sanksionohet se: Kontrolli zyrtar i ushqimeve ka objekt: Proceset teknologjike që zbatohen në prodhimin dhe përgatitjen e ushqimeve. Ndërsa referuar VKM nr. 434 datë 20. 5. 2015: Karta teknologjike, duhet të jetë e konfirmuar certifikuar nga një institucion i njohur, që ka aftësinë teknike të konfirmimit të kartave teknologjike, si: … Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

8 Në rastet e refuzimit të kërkesave për notifikim, refuzimi është arsyetuar duke dhënë qartazi mangësitë së bashku me referencat rregullative duke i dhënë mundësi të plotë subjektet të kuptojnë e rikuperojnë mangësitë

9 Në funksion të transparencës dhe larg praktikave abusive çdo takim me subjektet është dokumentuar me procesverbal takimi i cili është i administruar rregullisht

10 60% e rezultateve te vitit 2017 i përkasin periudhës tetor - dhjetor 2017 11 Aq kontakte sa kishim 12 "Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit", e cila hyn në fuqi pas dy vitesh pas

publikimit në Fletoren Zyrtare 13 legjislacioni i plotë ushqimor gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

(www.aku.gov.al)

mbështetura në evidennca shkencore të pranuara

- Mosdeklarimi i emrit dhe adresës së biznesit prodhues/ambalazhues/tregtues siç është i regjistruar në regjistrin elek-tronik në QKB.

- Deklarime në etiketa jo të sakta për vendndodhjen e bu-rimit për produktin ujë mineral natyral, deklarimi i emrit treg-tar paraqitet në përmasa më të mëdha se emri i burimit si dhe etiketimi me dy ose më shumë emra tregtar të të njëjtit burim

Gjithashtu evidentojmë se në muajin korrik 2018, është publikuar në Fletoren Zyrtare VKM nr.434/201812, në të cilën midis shumë risive mund të përmendim detyrimin për të paraqitur në etiketë Vlerat ush-qimore mesatare për 100 g ose

100 ml produkt dhe deklarimin në listën e përbërësve të për-bërësve/substancave alergente.

Siç parashtruam më lart duke marrë në konsider-atë misionin tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm në drejtim të lehtësimit të komunikimit me operatorët e agrobizne-sit, gjykuam t’ju drejtohemi me këtë letër për këtë çështje kaq sensitive sikurse është in-formimi i publikut për produk-tet që hidhen në treg, por nga ana tjetër dëshirojmë dhe besojmë që të vendosim një bashkëpunim real, funksional e të pandërprerë për çdo prob-lematikë që hasin subjektet që

lidhet me veprimtarinë tonë apo për ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në funksion të përmirësimit të klimës së bi-znesit e rritjes së Sigurisë Ush-qimore në vend.

Veç komunikimit me shkrim, sipas kohës dhe agjendës suaj, për këto çështje e të tjera jemi disponibël për të organizuar e marrë pjesë në ta-kime edhe me organizatën tuaj e bizneset që përfaqësoni.

v.o. jeni të lutur që këtë shkresë informative t’ua për-cillni në rrugë elektronike të gjithë anëtarëve të organizatës suaj duke i siguruar ata se çdo paqartësi lidhur me kërkesat

ligjore të etiketimit e për çdo kërkesë tjetër rregullatore, janë të mirëpritur të na kontak-tojnë në rrugë elektronike në adresën [email protected] apo në zyrat e AKU çdo ditë13.

Siguria ushqimore, AKU kërkon ashpërsimin e Kodit Penal

Autoriteti Kombëtar i Ush-qimit i ka propozuar parla-mentit ashpërsimin e Kodit Penal sa i përket subjekteve që cënojnë sigurinë ushqimore. Përgjegjësja e sektorit juridik në AKU, Arsjola Dyrmishi tha në një intervistë për RTSH se dispozita aktuale e veshtirëson ndëshkimin e kundravajtësve në fushën e sigurisë ushqimore. Propozimi i AKU-së gjithashtu synon të shtojë edhe kundrava-jtjet penale sa i përket sigurisë ushqimore.

Gjatë vitit 2018, AKU ka referuar në organet e prokuror-isë 65 raste për vepra penale që

lidhen me sigurinë ushqimore, por vetem në pak raste janë

dhënë dënime dhe këto mini-male.

AKU: Në 2018, u dyfishua numri i analizave të produkteve ushqimore

Instituti i Sigurisë Ushqi-more dhe Veterinare që është i vetmi laborator reference në Shqipëri, realizon 340 lloje analizash dhe 53 teste të akred-ituara, ndërsa në fillim të 2018, kishte vetëm 8 të tillë.

Autoritetit Kombëtar të Ush-qimit (AKU), bën të ditur se për këtë laborator janë financuar 1.500.000 euro për pajisje labo-ratorike të modernizuara. Është dyfishuar numri i specialistëve, ndërsa stafi është trajnuar dhe kualifikuar nga institucionet ndërkombëtare.

Sipas AKU-së shumë shpejt Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare i rikthehet statusi i Institucionit kërkimor. AKU shprehet se disa nga analizat që kryhen në laboratore janë:

Salmonella spp. në ushq-ime - Në 2018, është dyfishuar numri i kësaj analize krahasuar me vitin 2017. Salmonela është patogjen që gjendet në produk-tet me origjinë shtazore. Kryerja e kësaj analize parandalon disa lloje sëmundjesh.

Listeria Monocytogenes në ushqime - Në 2018, është 3.5-fishuar numri i kësaj analize krahasuar me vitin 2017. Është patogjen që gjendet në produke-tet me origjinë shtazore dhe ato bimore. Rritja e numrit të kësaj analize rrit dhe monitorimin e OBU-ve.

Histamina në produkte pesh-

kore - Në 2018, është rritur me 17% numri i kësaj analize kra-hasuar me 2017. Rritja e numrit

të kësaj analize ka parandaluar tregtimin e peshkut që përmban këtë toksinë.

Pesticidet në produktet me origjinë shtazore (vezë, mjaltë, peshk, dhjamë, ujë). Në 2018, është dyfishuar numri i kësaj analize krahasuar me vitin 2017. Rritja e numrit të kësaj analize ka bërë bllokimin e tregtimit të këtyre produkteve, si pasojë el-eminimin e tyre nga tregu.

Mbetjet e pesticideve në produktet me origjinë bimore (fruta, perime, drithëra, çajra) nga 2017 në 2018. Në 2018, është dyfishuar numri i kësaj analize krahasuar me vitin 2017.

“Numri i analizave të kryera për 2018, është dyfish më i lartë

se në vitin 2017, duke bërë që rritja e numrit të kësaj analize të sjellë eleminimin e tregtimit

të këtyre produkteve që përm-bajnë pesticide mbi normën e lejuar, ka shtuar përgjegjësinë e fermerëve duke përdorur në këto produkte, pesticide në normën e lejuar, si dhe kur konstatohen mospërmbushje e standardeve, merret mostra dhe dërgohen në laborator, kështu sjellim siguri ushqimore”, thekson AKU.

Laboratorët e Autoritetit Kom-bëtar të Ushqimit (AKU), garan-tojnë siguri, besueshmëri dhe pa-varësi mbi produktet ushqimore.

AKU inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo abuzim me sigurinë ushqimore ose në telefonin 0800 75 75, ose në portalin e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Ulen importet e prodhimeve bujqësoreRritja e prodhimit bujqësor

vendas, ka ndikuar në uljen e importeve për këto produkte.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se gjatë vitit 2018, importet e prodhimeve bujqësore u ulën në vlerën e 111.7 miliardë lekëve, ose me gati 2% kra-hasuar me një vit më parë, duke e zbutur ndjeshëm bi-lancin tregtar të importeve/eksporteve në sektorin e bu-jqësisë.

Sipas dikasterit të bujqë-sisë, deficiti tregtar në këtë sektor llogaritet në rreth 78.9 miliardë lekë në fund të vitit

që lamë pas.Shifrat zyrtare të Minis-

trisë së Bujqësisë konfirmoj-në se sektori i bujqësisë po performon pozitivisht dhe me një trend që po ndjek ritmet e rritjes së qëndrueshme, muaj pas muaji.

Politikat e subvencionimit adresuar sektorit bujqësor, por edhe orientimi i prodhimit për rritjen e eksporteve drejt tregjeve europiane, bënë që viti 2018 të jetë i mbarë për fermerët shqiptarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Bu-jqësisë, tregues pozitivë të rritjes së prodhimit dhe ek-sporteve kanë shënuar edhe sektorët e agroindustrisë dhe blegtorisë.

Ndërkohë që eksportet nga bujqësia, blegtoria dhe agroindustria për vitin 2018, u rritën me rreth 2.4 miliardë lekë.

8 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

9 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

10 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

ipard ii

(Vijon në faqen 13)

(Vijon nga gazeta nr. 356) 30 Dhjetor - 30 Janar 2019 Fermerët aplikojnë për fondet IPARD II

Udhëzimi përkatës dhe masat e financimit të Programit IPARD7. Përzgjedhja, Kontraktimi dhe Zbatimi i Procedurës

7.1 Procedura e përzgjedhjesTë gjitha aplikimet e marra përpara përfundimit të afatit për

dorëzimin e aplikimeve do të shqyrtohen nga Autoriteti Kon-traktues. Të gjitha aplikimet e dorëzuara do të vlerësohen si-pas hapave dhe kritereve të mëposhtme.

7.1.1 Kontrolli i Dokumentacionit dhe i Pranueshmërisënë këtë fazë pranueshmëria e aplikantit, investimeve dhe

shpenzimeve do të verifikohet sipas kritereve të vendosura ne Seksionet 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzuesi për Aplikantët. Verifi-kimi i pranueshmërisë dhe ai administrativ do të kryhet bazuar në dokumentet mbështetëse të dorëzuara (shih Seksionin 5, pika 5.1).

nëse ndonjë nga dokumentet mbështetëse të kërkuara mungon ose është i paplotë, ose i papërshtatshëm nga ana administrative, aplikanti do të informohet me shkrim në mënyrë që të ridërgojë dokumentin (dokumentet) brenda 15 ditëve kal-endarike. nëse dokumentet nuk dorëzohen brenda këtij afati aplikimi do të refuzohet.

nëse pas shqyrtimit të dokumentacionit të aplikimit, zbu-lohet se aplikanti ose investimi nuk i plotëson kriteret e për-shtatshmërisë të përcaktuara në Seksionin 2, 3 dhe 4, kërkesa refuzohet.

7.1.2 Vlerësimi i Propozimit Teknik të Projektit dhe/ose Planit të BiznesitAplikimet që kanë kaluar kontrollin e parë administrativ dhe

të përshtatshmërisë do të vlerësohen për qëndrueshmërinë ekonomike të planit të biznesit.

Mbi bazën e informacionit të dhënë në Propozimin Teknik të Projektit:

Investimi do të konsiderohet ekonomikisht i realizueshëm dhe i pranueshëm nëse:

• Për Investimet deri në 50,000 EUR• Fitimi Neto ≥ 0; dhe,• Shuma kumulative e fluksit të arkës ≥ 0.• Per investimet mbi 50,000 EUR• Fitimi Neto ≥ 0; dhe,• IRR ≥ me normën Bazë.Mbi bazën e informacionit të dhënë në planin e biznesit do të

përllogariten raportet e mëposhtme financiare:Vlera Aktuale Neto (NPV, net present value): përkufizohet si

vlera aktuale e flukseve neto të parasë. Ajo analizon përfitimin nga plani i investimit. NPV llogarit vlerën e zbritur të fluksit të ardhshëm të parave të një investimi. Për vlerësimin e planit të biznesit dhe të fluksit të parave të gjeneruara ngainvestimi do të përdoret norma e zbritshme prej 1.25%. Që të konsiderohet fitim-prurës plani i bi-znesit duhet të ketë një vlerë aktuale neto të barabartë ose më të madhe se zero të normës së zbritshme prej 1.25%

norma e Brendshme e Kthimit (IRR, internal rate of return): norma e brendshme e kthimit llogaritet duke gjetur normën e zbrit-shme që është e barabartë me vlerën aktuale te fluksit të parave neto. IRR është norma vjetore e kthimit e përbërë e cila mund të fitohet mbi kapitalin e investuar. Një projekt është një propozim i mirë investimi nëse IRR është më e lartë se kostoja e kapitalit të projektit ose nëse është më e lartë se norma e kthimit që mund të fitohej nga investimet alternative. Prandaj minimumi i IRR që investimi (projekti) duhet të gjenerojë duhet të jetë e barabartë me ose më e madh se 1.25%.

Pra, investimi mbi 50,000 EUR do të konsiderohet ekonomiki-sht i realizueshëm dhe i pranueshëm nëse:

• NPV ≥ 0; dhe,• IRR ≥ zbritja (1.25%).

7.1.3 Kontrollet në VendTë gjitha aplikimet të cilat përmbushin rregullat administrative

Kriteret e përzgjedhjes për Masën 1: Investime në Ferma Bujqësore

dhe ato të pranueshmërisë do të kontrollohen në vend për të veri-fikuar nëse informacioni i dorëzuar në formularin e aplikimit është i saktë. Aplikantët do të kontrollohen nga ekspertë të AZHBR nga Autoritet e tjera Kombëtare/ Trupat Teknike të cilët do të verifikojnë standardet minimale kombëtare përkatëse të projektit të investimit të planifikuar. Gjatë kontrolleve në vend do të kontrollohen doku-mentet dhe prona. nëse nga kontrollet në vend del se aplikanti ose investimi nuk përmbush standardet minimale kombëtare dhe/ ose kriteret e pranueshmërisë të kërkuara dhe të përcaktuara në Seksionin 2, 3 dhe 4, atëherë aplikimi do të refuzohet.

7.1.4 Renditja e AplikimeveTë gjithë aplikimet e pranueshme dhe ekonomikisht të reali-

zueshme do të renditen sipas kritereve të dhëna në tabelat e mëposhtme.

nëse buxheti nuk është i mjaftueshëm për të financuar dy apo më tepër aplikime të cilat janë të renditura me pikë të barabarta, granti do t’i jepet aplikimit të dorëzuar më përpara, sipas parimit aplikimi i dorëzuar i pari - përfiton i pari.

nëse pas kontraktimit të listës kryesore, pavarësisht nga arsyeja, buxheti total i thirrjes për dorëzimin e apliki-meve nuk është kontraktuar i tëri, atëherë do të kontrak-tohen projektet nga lista rezervë që do të hartohet për këtë qëllim.

7.2 Vendimi për Dhënien e Grantit dhe Njoftimi i AplikantëveAplikantët do të njoftohen me shkrim lidhur me vendimin

e Autoritetit Kontraktues për sa i përket aplikimit të tyre dhe

11 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

KësHilla në sHërbim të Fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJToRIA E PRoGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMoRE DHE ZHVILLIMIT RURAL

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE VLORË

Drejtoria e Teknologjive të Pemëtarisë: QTTB-VlorëE-mail: [email protected]

Periudha janar-shkurt është tepër e ngarkuar me punimet që duhet të kryhen në pemët frutore.

Është e rëndësishme që të kryhen të gjitha, pasi koha është e shkurtër, (pjesa më e madhe e fermerëve i kryejnë vetë punimet në fermë) dhe duhet të përcak-tohet një radhë pune

Për këtë periudhë do të rekoman-donim:

1. Kryerjen e mbjelljeve të reja me pemë frutore

2. Vazhdimin e punimeve për realizimin e krasitjeve dimërore

3. Mbrojtjen fitosanitare të bimëve (spërkatje dimërore)

4. Mbajtjen në efiçencë të rrjetit kul-lues

5. Punimi i bimëve dhe plehërimi or-gano mineral

në kryerjen e mbjelljeve të kulturave të ndryshme në pemët frutore të mbahen parasysh specifikat që ato kanë për tokën, pjellorinë, pH, praninë e gëlqeres aktive, kripëzimin, lartësinë mbi nivelin e detit, ekspozicionin e terrenit, shpejtësinë e erërave, temperaturat minimale absolute të dimrit, rrezikun e ngricave të pranverës, ndriçimin diellor, temperaturat mbi 10 gradë etj.

Mbi bazën e këtyre të dhënave harto-het projekti i mbjelljes për parcelat dhe përcaktohet struktura e specieve dhe varieteteve që do të mbillen.

Radha e mbjelljes së specieve përcak-tohet nga biologjia e tyre p.sh.: kultura e bajames e kalon shpejt periudhën e qetësisë dimërore dhe fillon të lulëzojë në varësi nga kushtet atmosferike, e para ndër pemët frutore. Kjo gjë duhet të mbahet në vëmendje të gjithë fermerëve që do të mbjellin parcelat e tyre me këtë kulturë.

Mbjellja e pemëve të reja duhet të për-fundojë për zonën e ngrohtë bregdetare dhe atë fushore deri në 20 shkurt, ndërsa për zonat e ftohta paramalore dhe malore deri në 10 mars.

një tjetër proces mjaft i rëndësishëm që duhet të kryhet në këtë periudhë është vazhdimi i punës për kryerjen e krasitjes dimërore.

në mbjelljet e reja në varësi të tipit të pemëtores dhe formës së mbajtjes së tyre, bimët shkurtohen mbi pikën e shartimit 60-70cm dhe mbi këtë lartësi lihen 5-6 sytha. Nga çelja e tyre në pranverë do të zgjidhen aq lastarë që do të shërbejnë për formimin e skeletit të ardhshëm të pemës.

në pemëtore në varësi të moshës së tyre zbatohen dy lloje krasitjesh.

a) në pemëtoret e reja, krasitje form-uese

b) në pemëtoret që e kanë kaluar këtë periudhë dhe janë në prodhim zbatohet krasitja prodhuese

Rregullat dhe parimet kryesore të kra-sitjes formuese dhe asaj prodhuese janë të ndryshme. Ato përcaktohen nga specia, kultivari, tipi i pemëtores (e zakonshme, intensive apo superintensive), teknologjia e përdorur, shkalla e mekanizimit, prodhimi që pritet të merret etj.

Pas përfundimit të krasitjes, kryhet grumbullimi dhe djegia e degëve në zona jashtë rrezikut të dëmtimit të bimëve. Ven-det e prerjeve lyhen me dezinfektant. Për dezinfektim përdoren preparate me bazë bakri në trajtën e pastës me 5 %.

Rëndësi të veçantë për këtë periudhë merr spërkatja dimërore.

Trajtimi i parë dimëror duhet të për-fundojë brenda muajit janar, sidomos në kulturat bërthamore për luftimin e koçini-lieve të ndryshme (breshkëz), morri i përg-jakshëm etj., me preparate fosfor organik ose vaj mineral, ndërsa për sëmundjet e ndryshme kërpudhore apo bakteriale të përdoren preparate me bazë bakri deri në 2- 3 %.

Krahas kryerjes së krasitjes, spërkatjes fermeri duhet të kujdeset për të mbajtur në gatishmëri rrjetin kullues të parcelës, të grumbullojë dhe të shpërndajë plehrat organo-minerale dhe t’i përmbysë ata me punimin e tokës.

KËSHILLA PËR KULTIVUESIT E PEMËVE FRUTOREQENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇЁ

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore: QTTB-Korçë:E-mail:[email protected]

Në rajonin e Korçës, mbillet një sipër-faqe e konsiderueshme me kulturat e të lashtave (grurë, elb). Sipërfaqja e tyre shkon rreth 16000 ha grurë dhe 3500 ha elb. Fermerë ju këshillojmë se për shkak të lagështirave të tejzgjatura të shiut dhe dëborës, të kryhen menjëherë kullimet e ngastrave të mbjella me këto kultura me qëllim sigurimin e drejtë të raportit ujor-ajror, pasi lagështia e tepërt ndikon në cilësinë dhe rendimentin e këtyre kulturave. Gjithashtu fermerët që mbjellin kulturën e elbit distik dhe polistik pranveror me kalimin e lagështirës të marin masa për punimet përgatitore të tokës, pastrimin dhe triorimin e farërave, si dhe të kryejnë plehërimin bazë DAP me normë 4 kv/ha.

Këshilla për fermerët e kultivimit të mollësPeriudha janar-shkurt konsiston me

fillimin e procesit të krasitjes dimërore në pemët frutore, proces ky i secili ndikon direkt në prodhimin për vitin pasardhës. Krasitja dimërore është një proces mjaft i rëndësishëm, pra çdo fermer para se të fillojë procesin e krasitjes duhet të marrë asistencën teknike të nevojshme me specialistet e fushës përkatëse, kjo për arsye për të korrigjuar gabimet që mund të hasim gjatë këtij procesi si dhe për të ruajtur elementët e prodhimit në kurorën e bimëve.

• Këto janë disa prej udhëzimeve tekniko-organizative, që fermerët e kultivimit të mollës duhet të kenë parasysh:

1. Në fillimin e këtij procesi duhet të bëhet dezinfektimi i mjeteve të krasitjes para fillimit të këtij procesi, për të evituar transmetimin e sëmundjeve në bimë.

2. Fermeri duhet të ketë njohuri dhe përvojën e duhur mbi procesin e krasitjes ne mënyrë për ta realizuar sa me efektivitet këtë proces.

3. Të ketë njohuritë e duhura dhe të dal-lojë: sythat gjenerative dhe vegjetative në kurorë për të ruajtur ekuilibrin dhe raportin e tyre në kurorë.

4. ndalohet krastja në ditët me ngrica, pasi kemi dëmtim të plagëve të krijuara me krasitje dhe dëmtim të zhvillimit të bimëve.

5. Të kihet kujdes në ruajtjen e kurorave të pemëtoreve në prodhim dhe t’i përmirësojnë ato me krasitje.

6. Me përfundimin e krasitjes të bëhen korrigjimet përkatëse për përfundimin me sukses të këtij operacioni.

7. Gjithashtu të eleminohen degët e thyera dhe të infektuara, frutat e mbetura të mumifi-kuara në kurorat, gjethet etj.

• Trajtimet kimike gjatë kësaj periudhe

1. Procesi i trajtimeve kimike në pemëtore është një masë agroteknike obligative në pemëtore, me të cilën eleminohen një numër i madh i shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve të pemëve frutore.

2. një masë që duhet pasur parasysh dhe është obligative përdorimi i rrobave mbrojtëse, doreza, syze, kapele, çizme dhe të lexohet udhëzimi mbi përdorimin e preparatit.

3. Duhet pasur parasysh që çdo spërkatje duhet të realizohet në mot të mirë, pa erë dhe me temperatura mbi 10°C. Me spërkatje dimërore ndikohet në mënyrë preventive, eleminohen dhe ndikohet në zvogëlim infeksioni nga shkaktarë të ndryshëm të sëmundjeve dhe dëmtuesve.

4. Duhet pasur kujdes që pema të traj-tohet me kujdes, me sasi të mjaftueshme të preparatit në krejt kurorën, në mënyrë që tretësira të prekë të gjitha degëzat e pemës.

5. Ky proces fillon prej rënies së gjetheve në vjeshtë, deri në çelje të sythave, rezultate më të mira jep kur realizohet gjatë fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit.

6. Shkaktarë të këtyre sëmundjeve dimërojnë në kurorën e pemëve, në fruta të kalbur dhe në gjethe. Për të mos ndodhur infeksione, shkaktarët e sëmundjeve dhe dëmtuesve eleminohen me spërkatje në venddimërimin e tyre. në këtë mënyrë zvo-glohet potenciali infektues për vegjetacionin e ardhshëm në pemëtore.

7. Prej dëmtuesve me spërkatje dimërore eleminohen një numër i madh i insekteve si:

morri i gjetheve, gjethepërgjaksi i mollës, lulengrënësi i mollës, marimanga e kuqe etj.

8. Disa prej sëmundjeve që eleminohen me spërkatje dimërore janë: kroma e mollës, hiri, djegia bakteriale e mollës, monilia të ndryshme etj.

9. Mosaplikimi i spërkatjes vjeshtore dhe dimërore ose kryerja jo kualitative, nuk mund të korrigjohet në pranverë.

Disa prej preparateve që mund të përdo-ren për spërkatje dimërore, janë:

• Galmin 2.5 l/100 l ujë, për efekt më të mirë kombinohet me preparate me bazë bakri Cuproblau Z. (produkt slloven) 0.5% në 100 l ujë.

• Vaj i bardhë, Oleodiazinon.• Vaji i Kuq – Përbëhet prej vajit mineral të

rafinuar, të cilit i shtohet bazë bakri. Është fungicid + insekticid dhe akaricid,

i cili vepron në bazë kontakti, i dedikuar pë trajtim dimëror të pemëve frutore.

Duhet patur kujdes në cilësinë e trajtimit, përgatitjen e mirë të tretësirës dhe spërkatjen kualitative.

Këshilla për fermerët që kultivojnë të lashta

12 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJToRIA E PRoGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMoRE DHE ZHVILLIMIT RURAL

KësHilla në sHërbim të Fermerëve

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE KORÇË

KËSHILLA PËR FERMERËT QË MBARËSHTOJNË BAGËTI TË IMTA

Për fermerët e dhenëveVëmendja për këtë periudhë e cila përkon

me fushatën e pjelljeve tek delet duhet të përqendrohet tek kujdesi dhe rritja e brezit të ri (qëngjave).

Për mbarështimin dhe rritjen normale të tyre duhet të merni masa organizative dhe teknike:

• Bëni boks të veçantë për mbarështimin dhe trajtimin ushqimor të tyre.

• Mbani vazhdimisht shtresën e thatë dhe të dezinfektuar me superfosfat, pluhur gëlqereje apo me dezinfektantë të tjerë.

• Krijoni kushte të ngrohta të ambientit të stallës duke përdorur dhe ngrohësa në tem-peratura të ulëta apo ngrica duke eleminuar korentet në stalla.

• Të ushqehen me qumështin e parë (kulloshtrën) qingjat që në momentet e para pas lindjes si dhe të dezinfektoni kërthizat me solucione dezinfektuese.

• Kontrolloni vazhdimisht qingjat për pirjen e qumështit si dhe delet nga gjiri për të eleminuar mastitet e gjirit.

• Trajtoni qëngjat e moshës mbi 20 ditëshe

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale: QTTB- Korçë: E-mail:[email protected]

me këtë racion ushqimor: rreth 150-200 gr/krerë bar jonxhë ose bar mali i cilësisë së mirë dhe 100 gr koncentratë (50% hime, 50% elb ose misër në formë të bluar).

• Nëse ka ferma që kanë pjellje më të her-shme dhe është koha që bëjnë shkëputjen e qëngjave, ju këshillojmë që pesha e tyre në shkëputje të jetë mbi 4 herë më e madhe se pesha e qingjave në lindje dhe jo më parë se 45 ditë. Qingjat e destinuar për remont duhet të mëmëzohen 60- 70 ditë.

• Siguroni vazhdimisht ujë dhe normën ditore të kripës së gjellës për qingjat dhe delet (2-3 gr/krerë për qingjat dhe 7-10 gr/krerë për delet).

• Për të drejtuar të ushqyerit e dhenëve dhe

qëngjave bëni sondazhe me peshime periodike për ecurinë e shtesës së peshës në qëngja; (qëngjat duhet të shtojnë mesatarisht 180-200 gr në ditë në vartësi të përmirësimit racor). Pesha e qëngjave është tregues kryesor për ecurinë e tyre dhe prodhimtarinë e qumështit të deleve. në këtë periudhë duhet të keni si orientim se për të prodhuar 1 kg shtesë peshe në qingjat nevojiten 5 kg qumësht.

KUJDES: Evitoni lagështinë e shtresës dhe korentet e ajrit si për qëngjat ashtu edhe për delet në laktacion, kujdes për higjienën e gjirit, në rast se ka prishje të qumështit etj., konsultohu me veterinerin.

Për fermat e dhivenë të gjitha zonat e vendit dhitë janë në fazën

e dytë të barsmërisë, prandaj vëmendja kryesore në këtë përiudhë duhet të përqendrohet në zba-timin e këtyre këshillave:

• Evitoni kullotjen e dhive në natyrë në rastet e ditëve me ngrica dhe me dëborë sepse dhitë janë të ndjeshme dhe mund të shkaktohen dësh-time. Para nxjerrjes së dhive në kullotë duhet t’i ushqeni ato me ushqime të thata ose tagjira.

• Përdorni në këtë periudhë për dhitë bar të thatë dhe tagjira, sasia e tyre të jetë në varësi të racës dhe prodhimit të pritshëm të qumështit prej tyre.

• Mbani vazhdimisht shtresën e thatë dhe të dezinfektuar me superfosfat, pluhur gëlqereje apo me dezinfektantë të tjerë. Krijoni kushte të ngrohta pa korente në stalla.

• Siguroni ujë të bollshëm dhe të pastër 24 orë dhe racionin ditor të kripës së gjellës.

• Siguroni materialet e nevojshme për fush-atën e pjelljes dhe bëni grupimin e dhive sipas afateve të pjelljes (grupi i hershëm për të pjellë dhe ato më të vonuarat).

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE LUSHNJE

KËSHILLA PËR FERMERËT QË KULTIVOJNË PERIME Gjatë janarit, në serat e mbjella dhe në fushë me perime, fermerët u kujdesën që bimët të kalonin ngricat pa u dëmtuar. Me rritjen e temperaturave të intensifikohen shërbimet që bimët të kalojnë streset ndaj të ftohtit e lagështisë së tepërt, me prashitje e plehërime.

në sallatë dhe spinaq vazhduan trajtimet profilaktike ndaj sëmundjeve (si kalbëzimeve rrënjore, vrugjeve dhe sëmundjeve të tjera).

në domate dhe bimë të tjera në shtretër e serra përkujdesja për fidanat në shtretër dhe në veçanti pastrimi i mbeturinave që mbeten nga prodhimi i vitit që u mbyll (në shtretër dhe sera).

Me përparësi shkulja dhe largimi nga ser-rat e bimëve të egra strehuese të krahëbard-hës dhe mizës minuese (Liriomiza), ishin në qendër të vëmendjes për fermerët.

në lakër kokë, lulelakër kundër kërmillit me guaskë dhe pa guaskë. në vazhdim të ndiqet sit-uata e të bëhen trajtime me preparate specifike.

Çfarë bëhet sot në kulturat perimore, cilat janë aktivitetet kryesore të kësaj periudhe?

Në serra: në zonën bregdetare mbjellja e farave për përgatitjen e farishteve ka filluar dhe për kulturat para të hershme në mbjelljet për fushë, mbjellja e të cilave ka filluar në janar dhe mund të vazhdojë në dhjetëditorin e parë të shkurtit si domate, spec, trangull, erëza dhe lakra kineze.

Me fillimin e mbirjeve, fidanët ndihmohen të marrin sa më shumë ndriçim. Prandaj fida-nët në farishte ndriçohen në maksimumin e mundshëm, duke i ekspozuar ditën në dritë, duke siguruar ndricim artificial me llamba. Temperaturat pas mbirjes mbahen në kufijtë mbi 12-14 oC, por e rëndësishme është që ato të kaliten.

në serra tjetër moment është përgatitja e serrave, si mbulimi me plasmas, përgatitja e tokës, sigurimi dhe përdorimi i plehut organik e plehrave kimike. në disa serra ku janë mbjellë fidanat e domates e specit, për ngricat që ka-luan e që mund të vijnë, duhet të merren disa

Drejtoria e Teknologjive të Perimeve: QTTB-Lushnje Sektori i Grurit: QTTB-Lushnje; E-mail: [email protected]

masa mbrojtese si mbulimi i fidanave të mbjellë me plastmase ose agrotekstile të dy anëve të serrës si dhe instalimi i pajisjeve ngrohëse në rast emergjence.

Këto janë masa për të ruajtur të ngrohtin që fitohet ditën si rezultat i efektit serrë dhe të mos lejohet futja e rrymave të ftohta në bimët e mb-jella edhe kur temperatura jashtë është në shifra negative për pak kohë.

Si do të jenë momentet kryesore agroteknike për shkurtin: Megjithëse fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit paraqitet me rritje të temperaturave, në zonën bregdetare konsiderohet muaji që fillohet me mbjelljet specit e trangullit në serrë, bëhet përgatitja e fidënave të shalqinit me shartim për fushën dhe tynelet, bëhen plehërimet e para të kulturave të mbjella në serra. Po vazhdohet me kryerjen e plehërimit, kullimit e deri në vjeljen e bimëve të rritura në fushë e në serra.

Si mund të jetë një kalendar punimesh gjatë këtij muaji:

Ujitje për zënien e fidanit, vendosje e sistemit mbështetës, heqje e sqetulloreve, përdredhje e bimëve, trajtime fitosanitare, ruajtje e mik-roklimës, vibrim mekanik i luleve për pjalmim, prashitja e parë, plehërimet, marrja e masave karantinore rreth serrave, etj.

Disa tregues teknikë që të ruhet mikrokli-ma në serrat e mbjella në muajin shkurt:

Për Specin Ditën me diell temperatura lagështia ajrore Ditën 26-28°C 60-70%natën 16-17°C 60-70%Deri në frutifikim natën 16-17°C 60-70%në ditën me re Ditën 20-22°C 60%natën 14-16°C 60%

Për trangullin:Ditën 20-24°Cnatën 17-19°CDeri në frutifikim, në ditët me diell tempera-

turat duhet të jenë 1-2°C më lart se në ditët me vranësira dhe ditën 5-6°C më lart se natën.

Për domaten:Për një zhvillim normal kërkohet që tempera-

turat e ajrit të jenë natën 13-15°C. në ditët me vranësira 17-19°C, me gjysëm vranësira 19-23°C dhe në ditët me diell 25-27°C.

Disa serra aktualisht janë mbjellë me disa bimë dimërore, si sallatë, spinaq, erëza etj., ku puna me to vazhdon, në zonën e ftohtë bëhet vjelja. Kur ato janë të mbjella në fushë bimët mund të mbulohen me mbulesa tekstile (tesuto). Mbulimi me këto mbulesa siguron mbrojtje nga i ftohti dhe vjelje më të shpejtë duke liruar tokën dhe përgatitjet për mbjellje të reja më herët.

Në fushë. Kulturat e mbjella në verë e vjeshtë si lakra kokë, lulelakra, brokoli, karrota, qepa, hudhra, bizelja, por edhe qepa e hudhra e njomë vazhdojnë shërbimet dhe veljet njëkohë-sisht.

në fushë edhe gjatë shkurtit vazhdon mbjellja dhe për bimët si, bizelja e patatja. Bizelja mbillet në mesin e muajit janar e deri 20/2 dhe patates puna fillon më herët, duke bërë bulëzimin e saj në mjedise të ngrohta, si hangare, tunele etj. Fillimi i bulëzimët është proces që nxit daljen e sythave të zhardhokut. Me bulëzimin sigurohet nxjerrja e të gjithë sythave të zhardhokut, me qëllim që të sigurojë prodhim të hershëm në fushë.

në parcelat ku janë mbjellë dhe në ato që do të mbillen, veçanërisht në serra, të tregohet kujdes për kryerjen e shërbimeve të bimëve për ruajtjen e pjellorisë së tokës dhe mirëmbajtjen e saj. Veçanërisht në stinë reshjesh kujdesi për të

mbajtur tokat e kulluara, që të lejojë kryerjen e shpejtë të punimeve përgatitore të mbjelljeve të hershme të perimeve në fushë.

Një kalendar orientues i mbjelljeve në serra:Mbjellja e trangullit në serra 15/2-15/3, mb-

jellja specit në serra 1/2-15/3, mbjellja e pjeprit 28/2-20/3, majdanozi, sallata e kopra anës vi-jave të serrave, deri në 10/2.

në fushë të hapur bëhet përgatitja e mbjellja e spinaqit matador nga 20/1-25/2, mbjellja e sallatës dora e parë deri në 24/2, karrota dora e katërt nga 1/2-15/2, panxhari i kuq nga 20/2-15/3, majdanoz dora e parë nga 15/2-10/3.

Për zonën e ftohtë në ambientet e mbrojtura, të bëhet përgatitja e fidanëve për t’u mbjellë në fushë: e specit nga 10/2-20/2, patëllxhanit nga 10/2-28/2, domates së her-shme nga 10/2-20/2, farishtet e preshit të her-shëm nga 10/2-20/2, qepës së njomë Sukthi nga 1/2-20/2 , mbellja e bizeles kokërrmadhe nga 10/1-15/2.

Gjatë shkurtit, fermerët duhet të kenë ku-jdes që të mbrojnë bimët nga temperaturat e ulëta, për këtë të sigurojnë plastmas anësor për serrat në ditët nën 0°C, të bëhet mbyllja hermetike e serrave, trajtimi i bimëve me Va-komil e Campi për mënjanimin e kalbëzimeve që vijnë si rezultat i temperaturave të ulëta, ajrimi i serrave në ditët me diell kur temperatu-rat rriten mbi 15°C si dhe përkujdesje për sig-urimin e kullimit të tokave në rast të tepricës së lagështisë në to.

AGROBIZNESI13 E Premte, 11 Janar 2019

ipard ii(Vijon nga faqja 10) Udhëzimi përkatës dhe masat e financimit të Programit IPARDnë rast të refuzimit të aplikimit edhe për arsyet e refuzimit. Aplikantët që besojnë se janë dëmtuar nga ndonjë gabim apo parregullsi gjatë procesit të vendimit për dhënien e grantit mund të depozitojnë një ankesë. Ankimimi duhet të dorëzohet me shkrim dhe i firmosur nga aplikanti. An-kimimi duhet t’i referohet arsyeve të vendimit të marrë nga ana e Autoritetit Kontraktues. në vijim të rivlerësimit të situatës së cilës ankimimi i referohet, Autoriteti Kontrak-tues do t’i përgjigjet ankimimit brenda një periudhe prej 15 ditësh.

7.3 Kushte të Zbatueshme për Kryerjen e InvestimeveNë vijim të vendimit për dhënien e grantit, përfituesit do t’i

ofrohet një kontratë granti e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të AZHBR, www.azhbr.gov.al. dhe të MB-ZHR www.bujqesia.gov.al. Duke firmosur Formularin e Apli-kimit (Ankesi 1.1, 1.2 dhe 1.3 të këtij Udhëzimi në varësi të masës për të cilën aplikon), aplikanti deklaron se pranon, në rast dhënieje të grantit, kushtet kontraktuale të përcaktuara në kontratën e grantit.

7.4 Pagesa e GrantitPas kryerjes së investimeve dhe pagesës së të gjitha

shpenzimeve ndaj furnizuesve brenda datës së specifikuar në Kontratën e Grantit, marrësi duhet të paraqesë Kërkesë për Pagesë jo më vonë se data e specifikuar në Kontratën e Grantit. Kërkesat për pagesë mund të shkarkohen nga faqet e internetit www.azhbr.gov.al ose www.bujqesia.gov.al, dhe duhet të dorëzohen së bashku me të gjitha dokumentet e tjera mbështetëse të kërkuara siç tregohet në Aneksin 4.1 për Masa 1, Aneksi 4.2 për Masa 3 dhe Aneksi 4.3 për Masa 7. Pas dorëzimit së kërkesës për pagesë AZHBR kontrollon plotësimin, vlefshmërinë dhe pranueshmërinë e kërkesave për pagesë gjatë kontrollit administrativ. nëse ndonjë nga doku-mentet mbështetëse të kërkuara mungon ose është i paplotë, ose i papërshtatshëm nga ana administrative, aplikanti do të informohet me shkrim në mënyrë që të ridërgoje dokumentin (dokumentet) brenda 15 ditëve kalendarike. nëse dokumen-tet nuk dorëzohen brenda këtij afati kerkesa për pagesë do të refuzohet. Pas kësaj duhet të kryhet kontrolli në vend për të verifikuar që pajisjet dhe makineritë janë vendosur dhe funk-sionojnë, punimet janë pëfunduar dhe të gjitha pagesat ndaj furnizuesve janë kryer.

Pas përfundimit të të gjitha kontrolleve administrative dhe në vend (dokumentacioni), AZHBR do të llogarisë shumën përfundimtare të grantit dhe do të autorizojë pagesën tek përfituesi. Të gjitha pagesat e bëra nga përfituesi pas datës së furnizuesve të specifikuar në Udhëzim do të konsiderohen si shpenzime të papranueshme. Granti do të transferohet në llogarinë bankare të përfituesit pas autorizimit të pagesës. AZHBR do të transferojë kontributin kombëtar dhe të BE-së si pagesë përfundimtare të autorizuar në llogarinë bankare të marrësit në lekë (ALL).

7.4.1 Përmbajtja e kërkesës për pagesë1. Aplikuesit duhet të dorëzojnë Kërkesën për

Pagesë dhe të gjitha dokumentet mbështetëse të përshkru-ara më poshtë. Aplikantët duhet të aplikojnë në gjuhën shqipe. Dokumentet duhet të jenë të shkruara në formë elektronike. Aplikimet e shkruara me dorë nuk do të pranohen.

2. Kërkesa për pagesë bëhet duke përdorur formatin e dhënë në:

Aneksi 4.1 nëse aplikon për Masën 1;Aneksi 4.2 nëse aplikon për Masën 3;Aneksi 4.3 nëse aplikon për Masën 7;Kërkesa për Pagesë duhet të dorëzohet në një letër të shty-

pur origjinale dhe në format elektronik.Formati elektronik duhet të përmbajë saktësisht aplikimin e

njëjtë si versioni i letrës bashkëngjitur.

3. Kërkesa për pagesë duhet të shoqërohet me do-kumente mbështetëse, për të lejuar verifikimin e përshtatsh-

mërisë së aplikuesit, investimet dhe shpenzimet. Dokumen-tet mbështetëse të kërkuara duhet të dorëzohen në formë origjinale ose fotokopje të vërtetuara nga përfaqësuesi ligjor ose noteri, siç tregohet për çdo dokument në Kërkesën për pagesë të dhënë si Aneksi 4.1, Aneksi 4.2, Aneksi 4.3. nëse dokumentet mbështetëse nuk janë lëshuar në gjuhën shqipe duhet të bashkëngjitet një përkthim zyrtar në gjuhën shqipe. Duhet të dorëzohen grupet e mëposhtme të dokumenteve mbështetëse:

• Dokumentet që vërtetojnë pranueshmërinë e aplikantit, të listuara në Kërkesën për pagesë sipas masës;

• Dokumentet që vërtetojnë përshtatshmërinë e investimeve, të listuara në Kërkesën për pagesë sipas masës;

• Faturat origjinale për të gjitha zërat e shpenzimeve të procesit të investimit (projektit), siç janë edhe shpenzimet e përgjithshme të shpenzimeve (planet e biznesit, arkitektët, inxhinierët dhe tarifat e tjera të konsulencës) të bëra dhe të paguara para aplikimit.

7.4.2 Dorëzimi i Kërkesës për PagesëKërkesa për pagesë duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur

dhe duhet të mbajë titullin e Thirrjes për Propozime, së bashku me titullin e masës, emrin dhe adresën e plotë të aplikuesit dhe fjalët “Të mos hapet para dorëzimit”. Aplikimet duhet të dorëzohen ose:

• me dërgesë të regjistruar me postë; ose• dorëzuar me dorë (duke përfshirë shërbimet postare) direkt

tek Autoriteti Kontraktor në këmbim të një fature të nënshkruar me datë për:

<Agjencia e Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralRruga Muhamet Gjollesha nr.56

1001 Tiranë, Shqipëri>

Shënim: Kërkesa për pagesë e dërguar me anë të ndonjë mënyre tjetër (p.sh. me faks ose me e-mail) ose dorëzuar në adresa të tjera do të refuzohet.

Çdo kërkesë për pagesën e dorëzuar ose pranu-ar pas afatit përfundimtar do të refuzohet automa-tikisht. Autoriteti Kontraktues mban pronësinë e të gjitha kërkesave për pagesat e pranuara. Rrje-dhimisht, aplikantët nuk kanë të drejtë të kërkojnë kthimin e tyre për pagesat.

7.4.3 Informacione të Mëtejshme për Aplikantëtnë njoftimin e publikimit të këtij Udhëzuesi për Aplikantët

publikohet orari i takimeve informuese. Gjithashtu është në dispozicion në faqen e internetit të AZHBR www.azhbr.gov.al dhe të MBZHR www.bujqesia.gov.al Pyetjet duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme, duke treguar qartë emrin e Skemës së Grantit: E-mail adresa: [email protected] Faksi: + 355 4 222 8318.

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail ose me faks jo më vonë se 10 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e kërkesës për pagesë. Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 10 ditë para afatit për dorëzimin e kërkesës për pagesë. Autoriteti Kontrak-tor nuk ka asnjë detyrim të japë sqarime të mëtejshme pas kësaj date.

7.5 Monitorimi ex-postVerifikimet ex-post do të kryhen brenda pesë viteve nga

data e pagesës përfundimtare tek marrësi. Të gjitha inves-timet duhet të kontrollohen së paku një herë gjatë periudhës 5-vjeçare.

Verifikimet ex-post do të kryhen në investime për të verifi-kuar respektimin e kritereve të përcaktuara në programin IP-ARD II.

8. Shënime të Rëndësishme për Aplikantin lidhur me Refuzimin e Aplikimevenëse disa nga kërkesat formale të përcaktuara më sipër nuk

respektohen plotësisht, reagimi do të jetë në të njëjtën masë me gabimet e identifikuara duke zbatuar trajtimin e barabartë të aplikantëve potencialë:

A. Për gabime të mëdha në kërkesat formale aplikimet do të refuzohen pa kërkuar dorëzim/ridorëzim të dokumenteve

Gabimet e mëposhtme do të konsiderohen si gabime të mëdha:

• Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit;• Mungesa e Formularit të Aplikimit, Pjesës Përshkruese

ose Financiare të Planit të Biznesit;• Mospërdorimi i modelit standard të Formularit të Aplikimit

apo të Planit të Biznesit;• Aplikimi apo Plani i Biznesit është i shkruajtur me shkrim

dore;• Mungesa e listës së detajuar të zërave të investimit ( fleta

‘b’ Rezultati i Tenderave);• Mungesa e dokumenteve mbështetëse të bashkangjitura

me formularin e aplikimit;• Mungesa e ofertave;• I njëjti aplikant ka dorëzuar dy aplikime brenda një thirrje,

për të njëjtën masë.

B. Për gabime më të vogla do të kërkohen sqarime/ridërgim të dokumenteve që mungojnë.

Gabimet e mëposhtme do të konsiderohen si gabime të vogla:

• Formulari i Aplikimit dhe pjesa Përshkruese e Planit të Biznesit është dorëzuar sipas modelit të duhur dhe infor-macioni i kërkuar është dhënë, por mënyra në të cilën janë plotësuar dokumentet është e pasaktë, p.sh. informacioni është dhënë në seksioni X ndërkohë që duhej të jepej në seksionin Y;

• CD-ja me informacionet financiare të planit të biznesit është e bashkangjitur, por dokumenti në Excel nuk mund të hapet;

• Dokumenti në Excel hapet por disa nga informacionet janë të paplota dhe raportet financiare nuk janë të llogaritura saktë; nëse informacioni nga aplikanti është i disponueshëm, ek-spertët do ta korrigjojnë formulën pa e rikërkuar informacionin nga aplikanti;

• Nëse informacioni është i paplotë;• Ka mospërputhje midis të dhënave të shkruara në Fletën

‘b’ të Rezultatit të Tenderit dhe ofertave të dorëzuara;• Propozimi/deklarata nuk është firmosur apo mban një

nënshkrim të skanuar;• Mungon një pjesë e dokumenteve mbështetëse;• Vlefshmëria e dokumenteve ka skaduar;• Është përdorur formati i gabuar i dokumentit ose doku-

menti nuk është shkruar saktë.

C. Për të gjitha rastet e tjera që nuk janë të për-mendura më lart, AZHBR do të marrë vendime rast pas rasti duke zbatuar gjithmonë:

• Trajtimin e barabartë të aplikimeve dhe• Parimin e proporcionalitetitAplikantit do t’i jepet një afat 15 ditor për të ridorëzuar të

gjitha dokumentet që mungojnë dhe nëse dokumentet nuk dorëzohen brenda këtij afati apo nëse ato do të jenë sërish jo të plota aplikimi do të refuzohet.

D. Kriteret e pranueshmërisë• Aplikimet do të refuzohen në rastin kur një apo më shumë

prej kritereve të pranueshmërisë të aplikantëve apo të investi-meve nuk respektohen.

Aplikimi do të refuzohet nëse:• Kostot totale të pranueshme janë më poshtë apo më sipër

kufirit të përcaktuar në Udhëzuesin për Aplikantët;• Aplikanti kërkon më shumë se intensiteti i ndihmës për-

caktuar në pikat 2.1, 3.1 dhe 4.1, përkatësisht sipas masave.Përpara kontraktimit do të bëhen korrigjimet e mëposhtme;• Korrigjimi i gabimeve aritmetike;• Fshirja e zërave të papranueshëm.• Nëse kufijtë e kostove të përgjithshme apo të planit të bi-

znesit tejkalohen, kostot do të reduktohen;• Çmimi i ofertës së përzgjedhur është më i lartë se çmimi

i tregut, shpenzimi do të aprovohet deri në nivelin e çmimit të tregut.

AGROBIZNESI14 E Premte, 11 Janar 2019

risi në bUjqësi

(Vijon në faqen 15)

Bujqësia UrbanePërgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Bujqësia urbane ose kop-shtaria urbane është praktika e kultivimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimit në zonat urbane ose rreth këtyre zonave. Bujqësia urbane mund të përfshijë gjithashtu dhe ve-primtari të tjera prodhuese si blegtorinë, akuakulturën, pyll-tarinë, rritjen e bletëve dhe hor-tikulturën.

Bujqësia urbane mund të pasqyrojë nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe so-cial. Mund të jetë një lëvizje shoqërore për komunitete të qëndrueshme, ku kultivuesit organikë, “Llupsit” dhe “Dieta-lokale” formojnë rrjete sociale të bazuara në një etikë të për-bashkët të natyrës dhe njësimit të komunitetit. Këto rrjete mund të evoluojnë kur marrin mbështetje formale institucio-nale, duke u integruar në plani-fikimin e qytetit lokal si një lëvizje e “qytetit të tranzicionit” për zhvillimin e qëndrueshëm urban. Nga ana tjetër, siguria ushqimore, ushqimi dhe gjen-erimi i të ardhurave janë mo-tivet kryesore për praktikimin e kësaj mënyre. Në secilin rast, aksesi më i drejtpërdrejtë në perimet, pemët dhe produktet e mishit të freskët përmes bujqë-sisë urbane mund të përmirë-sojë sigurimin e ushqimit dhe sigurinë ushqimore.

Ideja e prodhimit plotësues të ushqimit përveç operacio-neve bujqësore rurale dhe im-porteve të ushqimit nga vende të largëta nuk është e re. Ajo është përdorur gjatë kohës së luftrave dhe depresionit kur kanë dalë në pah çështjet e mungesës së ushqimit, por edhe gjatë kohës së një bollëku relativ.

Indiciet e para të bujqësisë urbane kanë ekzistuar qysh në lashtësi. Në qytetet gjysmë të shkreta të Persisë, oazet ushqe-heshin me ujësjellës që sillnin ujin nga malet për të mbështetur prodhimin intensiv të ushqimit, të ushqyer nga mbeturinat e ko-muniteteve. Në Machu Picchu, uji u ruajt dhe ripërdoret si pjesë e arkitekturës së shkallëzuar të qytetit dhe shtretërit e perimeve u krijuan për të shfrytëzuar diellin për të zgjatur sezonin në rritje.

Dhe shembujt në këtë drejtim janë të shumtë. Kështu Gradinat e kopshteve u shfaqën në Gjermani në fillim të shekul-lit të 19-të si një përgjigje ndaj varfërisë dhe pasigurisë ushqi-more.

Forma të ndryshme të bu-jqësisë urbane janë shfaqur në periudha të ndryshme në shumë vende të botës. Kësh-tu në SHBA, në vitin 1893, qytetarëve të Detroitit të goditur nga depresioni iu kërkua të për-dorin ndonjë hapësirë të lirë për të rritur perimet. Ata u quajtën Patches Pingree’s Potato sipas emrit të kryebashkiakut Hazen S. Pingree, i cili kishte hedhur këtë ide. Ai synonte që këto ko-pshte të prodhonin të ardhura, furnizime ushqimore dhe mad-je të rritnin pavarësinë gjatë kohëve të vështira.

Kopshtet e Fitores lulëzuan gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore dhe ishin kopshte për pro-

dhimin e perimeve, frutave dhe barishteve në SHBA, Kanada dhe Britani të Madhe. Kjo për-pjekje u ndërmor nga qytetarët për të zvogëluar presionin mbi prodhimin e ushqimit që ishte për të mbështetur përpjekjet e luftës. Me këtë plan të ri në ve-prim, rreth 5.5 milionë ameri-kanë morën pjesë në lëvizjen e kopshtit të fitores dhe mbi 9 milion paund të frutave dhe per-imeve u rritën në një vit, duke përbërë 44% të prodhimeve të realizuara në SHBA gjatë gjithë asaj kohe.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Presidenti Woodrow Wilson u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të shfrytëzojnë çdo hapësirë toke të lire për rritjen e ushqimit, duke e parë këtë si një mënyrë për t’i tërhequr ata nga një situatë potencialisht të vështirë. Kështu, deri në vitin 1919, mbi 5 milionë parcela u kultivuan për ushqime dhe u prodhuan mbi 500 milionë paund të prodhimeve.

Një praktikë shumë e ng-jashme hyri në përdorim gjatë Depresionit të Madh që siguroi punë dhe ushqim për ata që nuk kishin mjete jetese gjatë këtyre kohërave të vështira. Në këtë rast, këto përpjekje ndihmuan edhe për të rritur frymën sho-qërore dhe bashkëpunumin midis njerzve, si dhe për të nxitur rritjen ekonomike. Mbi 2.8 milionë dollarë ushqime u prodhuan nga Kopshtet e ekz-istencës gjatë Depresionit.

Kopshtaria e komunitetit në shumicën e komuniteteve është e hapur për publikun dhe sig-uron hapësirë për qytetarët për të kultivuar bimë për ushqim ose për kënaqësi.

Kanë kaluar disa vite, dhe tani bujqësia urbane (rritja e ushqimit në zonat urbane) është kthyer në një trend mbarëbotëror. Dhe çdo vit numri i njerëzve që përpiqen në këtë drejtim po rritet vazh-dimisht. Ekspertë të ndryshëm në terren besojnë se bujqësia urbane është e ardhmja e pro-dhimit të ushqimit ...

Kjo formë e prodhimit të ushqimeve është zbatuar dhe në shumë vende të tjera të Botës si në Britaninë e Madhe, Australi, Argjentinë, Kinë etj. Një shembull i veçantëështë Kuba.

Pas shpërbërjes së Bash-kimit Sovjetik dhe Bllokut Lin-

dor, Kuba u përball me mung-esa të mëdha të karburanteve dhe inputeve agrokimike. Këto produkte më parë ishin impor-tuar nga Bashkimi Sovjetik në këmbim të sheqerit kuban. Si rezultat, kubanët përjetuan një krizë akute ushqimore në fillim të viteve 1990, të cilat pjesërisht u takuan me një lëvizje popullore të bujqësisë urbane. Fermerët urbanë punojnë dhe ende prak-tikojnë teknika agroekologjike, duke lejuar prodhimin e ushq-imit të bëhet kryesisht pa inpute të bazuara në naftë.

Në vitin 2002, rreth 14,000 ha kopshte urbane prodhuan 3,400,000 ton ushqime. Në Havanë, 90% e prodhimeve të freskëta të qytetit vijnë nga fermat urbane lokale dhe kop-shtet. Në vitin 2003, më shumë se 200,000 kubanë punonin në sektorin e bujqësisë urbane në zgjerim.

Në Kinë, rritja e sipërfaqes së tokës në Pekin, nga 4.822 kilo-metra katrorë në 1956 që shkoi në 16808 kilometra katrorë në vitin 1958, çoi në rritjen e adop-timit të bujqësisë peri-urbane. Një “bujqësi suburbane” e tillë çoi në më shumë se 70% të ush-qimeve të freskëta në Pekin, kryesisht të përbërë nga perime dhe qumësht, të prodhoheshin nga vetë qyteti në vitet 1960 dhe 1970.

Prodhimi i ushqimeve me vlera të larta ushqimore në ko-munitetet lokale ka jo vetëm përfitime ekonomike por dhe shumë përfitime të drejtpërdrej-ta shëndetësore. Kështu ush-trimi i këtij veprimi mundëson reduktimin e rrezikut të kush-teve të dëmshme si sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti dhe të tjera. Përfshirja e individëve në kopsht vetësiguron një mundësi për stërvitje dhe një lidhje më të thellë me bujqësinë. Mbi 20% të ushqimit në botë prodhohen nga fermat urbane.

Me anë të zbatimit të me-todës së bujqësisë urbane ka shumë përfitime. Kështu me anë të saj njerëzit mund të mësojnë për një aftësi shumë të rrallë, aftësinë për të fermuar.

Sipas Byrosë së Farmit të Shteteve të Bashkuara, vetëm 1 në 50 qytetarë amerikanë kanë ndonjë përvojë bujqësore.

Bujqësia urbane ka shumë përparësi ndaj bujqësisë tradicionale në shekullin e urbanizimit.

Bujqësia urbane krijon mundësi për rritjen e prodhimit Bujqësia urbane që përdor

hidroponinë mund të prodhojë deri në 10 herë më shumë ush-qim sesa bujqësia tradicionale për njësi sipërfaqeje hapësire. Kjo bëhet e mundur pjesërisht për shkak të dizajnit vertikal që sistemet hidroponike lejojnë. Kjo do të thotë se nëse keni 2 metra katror hapësirë të lirë në shtëpinë ose apartamentin tuaj ju mund të keni një sistem të këndshëm të brendshëm ver-tikal të kopshtit me marule, kale, domate dhe bimë të tjera dhe zarzavate që rriten në rafte, në vend që të kenë një qoshe plot me tokë, të cilat mund të shkatërrojnë muret tuaja. Dhe gjëja më e mirë për këtë lloj bujqësie urbane duke përdo-rur sistemet hidroponike është se mund të prodhohet ushqim i freskët gjatë gjithë vitit, pa-varësisht se si janë kushtet e motit.

Bujqësia urbane është më e qëndrueshme Në ndryshim nga bujqësia

tradicionale dhe disa metoda të tjera, bujqësia urbane duke për-dorur hidroponinë përdor 90% më pak ujë dhe shumë më pak hapësirë. Kjo e bën këtë lloj të bujqësisë së shtëpisë një me-todë shumë më të qëndrueshme të rritjes së ushqimit. Gjithash-tu, duke qenë se nuk përdor pesticide kimike ose herbicide dhe kërkojë më pak energji, këto teknika hidroponike për bujqësinë ndihmojnë në uljen e thatësirës, erozionit të tokës dhe problemeve të ngjashme që lidhen me prodhimin e rregullt masiv të bujqësisë. Por më e rëndësishme në këtë drejtim është se zbatimi i metodës së bujqësisë urbane ndihmon në shkallë të madhe në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. In-direkt, kjo metodë ndikon dhe uljen e efekteve negative të thatësirës, erozionit të tokës dhe problemeve të tjera të ng-jashme me to.

Bujqësia urbane krijon mundësi për realizimin e prodhimeve organike Bujqësia urbane i detyron

fermerët të rritin bimët në një

mënyrë edhe më të kontrolluar dhe të vetëdijshme, gjë që çon në më shumë mundësi për të rritur ushqimin organik pa in-vestime shtesë. Në bujqësinë tradicionale fermeri është i detyruar të përdorë pesticide dhe plehra kimike për të sigu-ruar një rendiment të lartë kur faktorët e mjedisit nuk janë miqësorë me kulturat bujqë-sore. Kështu që ai nuk është në gjëndje për të realizuar prodhime organike. Ndërsa në bujqësinë urbane, moti, faktori mjedisor reduktohet në mini-mum, kështu që nuk ka nevojë reale për përdorimin e rregulla-torëve të rritjes kimike. Gjithç-ka që duhet në këtë rast është një tokë me cilësi të mirë që përmban lëndë ushqyese, një sistem të shkëlqyeshëm ndriçi-mi dhe ujë me cilësi të mirë.

Fermat urbane e bëjnë jetën në qytet shumë më të lehtë. Shumica e tyre janë “dollapë” kompaktë, të projektuar me ku-jdes, me disa rafte, të aftë të rri-

tin dhjetëra bimë të ndryshme në çdo raft.

Krijon mundësi për të patur prodhime të freskëta gjatë gjithë vititNë bujqësinë tradicionale,

çdo prodhim natyrisht ka se-zonin e vet. Kjo është e varur nga cilësitë e vetë bimës dhe faktorët klimatikë dhe të mje-disit. Kështu Asparagus del në pranverë, luleshtrydhet mund të vilen në fillim të majit dhe gjatë qershorit etj. Ndërsa në bujqësinë urbane, meqenëse faktori mjedisor dhe sezoni minimizohet pothuajse në zero për shkak të përdorimit të kulturave hidroponike ose aeroponike, bëhet e mundur të realizohen prodhime të ndry-shme bujqësore në çdo kohë të vitit. Në këtë mënyrë mund të prodhohen marrule, në çdo dy javë, luleshtrydhe në çdo muaj të vitit, etj. Sapo një bimë të jetë rritur dhe është e gatshme për t’u vjelë, menjëherë ajo mund të zëvendësohet me një mbjellje të re.

Bujqësia urbane është mjaft e thjeshtë Nëse në bujqësinë tradicio-

nale nevojiten njohuri të thella për kultivimin e bimëve dhe forcë fizike krahu, në bujqësinë

urbane, këto po zëvendësohen me zbatimin e teknologjive të përshtatshme. Me këto teknologji (si hidroponia ose aeroponia) bëhet e mundur të prodhohet ushqim i freskët gjatë gjithë vitit pa pasur ndon-jëherë nevojë për të prekur tokën, të ujitet, ose të ple-hëroni bimët. Kështu për këtë qëllim janë ndërtuar sisteme të veçanta, të cilat të gjitha pro-ceset e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve, i kryejnë në mënyrë automatike të komanduar nga njeriu. Me sistemet e ndërtuara për këtë qëllim si Click & Grow, Vios Hydroponic Growing etj., janë zëvendësuar të gjitha këto aftë-si dhe përpjekje të nevojshme me teknologjinë. Kështu që vetëm mbillen farat në sistem, mbushet rezervuari me ujë, shtohet formula natyrale për rritje, shtypni butonat dhe sistemi vepron përmes aplika-cionit smartphone dhe çdo gjë shkon si duhet.

Sot, rritja e popullsisë dhe zvogëlimi i sipërfaqes së tokës së punueshme përbën një shqetësim të madh botëror për furnizimin e njerëzve me ushq-imin e nevojshëm. Prandaj Bu-jqësia urbane është një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur në mënyrë efikase tokën që ne kemi për të ushqyer njerëzit.

Bujqësia urbane shfrytëzon në mënyrë efektive hapësirën Kjo është veçanërisht e

vërtetë në rastin e bujqësisë vertikale, që është praktika e kultivimit të bimëve në lartësi. Kështu për shembull, Vertical Harvest, një nga fermat më të mëdha komerciale vertikale në SHBA, jep një sasi të cak-tuar prodhimi në rreth 400 m2, ndërkohë që bujqësia tradi-cionale do të kishte nevojë për 4000 m2 për të prodhuar të njëjtën sasi ushqimi. Pra nevojitet rreth 10 herë më shumë sipërfaqe toke në bu-jqësinë tradicionale.

Mund të përmenden gjithashtu kopshte vertikale, ku shumë sisteme hidroponike janë ngritur vertikalisht, të përshtatshëm pothuajse kudo që dëshirohet, duke përfshirë edhe hapësirat e brendshme të ndërtesave. (Shih skemën)

Bujqësia urbane është burim ushqimi jashtëzakonisht të shëndetshëm Prodhimi i shumicës së

fermave urbane janë perimet, zakonisht perimet gjethore, lakrat, frutat të cilat kanë cilësi të mira ushqyese sepse perimet nuk kanë kolesterol, kanë përmbajtje të lartë në fibra dhe janë burime të shumë lëndëve ushqyese duke përfshirë: kali-umin, folatë, vitaminë A dhe vitamina C.

Po kështu këto prodhime konsumatori i merr shumë të freskëta sepse prodhohen aty, në vend dhe nuk kërkojnë transport

AGROBIZNESI15 E Premte, 11 Janar 2019

(Vijon nga faqja 14)

risi në bUjqësi

Bujqësia Urbane

të gjatë, gjë që humbet freskinë e tyre. Po kështu, konsumatori përdor ato ushqime që janë të sezonit, jo të konservuara për një kohë të gjatë diku. Duke rritur bimët brenda në një mjedis të kontrolluar, eliminohet prodhimi sezonal sepse rritja e bimëve nuk kufizohet nga kushtet e papara-shikuara të motit, si temperatura e papritur e ulët ose thatësira, të cilat kushtojnë miliarda dollarë në vit në bujqësinë tradicionale për shkak të humbjeve të pro-dhimit nga këta faktorë.

Rritja e ushqimit brenda zo-nave urbane jo vetëm që jep pro-dhime më të freskëta që mund të merren, por gjithashtu kursen shumë “milje ushqimi”, (dis-tanca e transportit të ushqimeve nga vendet ku prodhohen deri tek konsumatori), duke ulur kështu edhe ndotjen për shkak të trans-portit, paketimit dhe logjistikës së tërë të lidhur me ushqimin masiv në zonat rurale. Pra, bujqësia ur-bane është edhe më miqësore me mjedisin.

Ndihmon në parandalimin e pasigurisë ushqimore Pasiguria e ushqimit kara-

kterizohet nga një gjendje ekonomike dhe sociale e qasjes së kufizuar ose të pasigurt në një sasi të mjaftueshme ush-qimesh të përballueshme dhe ushqyese. Më shumë se 800 milionë njerëz jetojnë çdo ditë me uri ose pasiguri të ushq-imit si shoqërues i tyre i va-zhdueshëm. Bujqësia urbane mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej presioneve të pasig-urisë ushqimore. Për shembull, fermat urbane të krijuara mund të jenë një burim ushqimi me vlera të larta ushqyese për ban-orët e afërt urbanë.

Rrit sigurinë e ushqimit Ushqimet organike, duke

qenë të shtrenjta, nuk përballohen nga shumica e njerëzve në mbarë botën. Me bujqësinë urbane kri-johet mundësia për të prodhuar ushqime organike, sepse ato prodhohen duke përdorur më pak ose aspak pesticide, plehra minerale dhe këto ushqime janë më të freskëta etj. Duke i prod-huar vetë, pranë qendrave të ba-nimit, këto ushqime janë më të kontrolluara dhe natyrisht më të sigurta. Kështu bujqësia urbane kontribuon në rritjen e sigurisë më të madhe ushqimore.

Më pak emetime të gazeve serrë Sipas disa analizave të kryera,

kanë sugjeruar që sjellja e bujqë-sisë në qytete ka ulur emetimet e gazrave serrë që lidhen me ushq-imin. Po i njëjti studim thekson se kursimet e emetimit të gazrave ser-rë të siguruara nga bujqësia urbane, janë të vlefshme veçanërisht në zonat urbane me densitet të lartë.

Sigurohen ushqime më të lira Ushqimet e prodhuara nga

bujqësia urbane janë më të lira se ushqimet e blera në zinxhirin normal të furnizimit. Kjo për ar-sye se në dyqane rritet kostoja e ushqimit, ku futen shpenzimet e transportit, paketimit e ambala-zhimit dhe tregtimit. Sipas disa të dhënave del se kostoja e ush-qimeve në dyqanet ushqimore rritet deri në 75 % në krahasim me ushqimet e prodhuara nga bujqësia urbane, ku faktorët e mësipërm eliminohen.

Bujqësia Urbane zvogëlon “miljet ushqimore” Miljet e ushqimit janë përcak-

tuar si distanca nga ku ushqimi rritet ose prodhohet deri aty ku ai konsumohet. “Miljet e ushqim-it” për prodhimet që prodhohen nga një kopsht apo fermë urbane mund të jenë shumë here më pak se distanca e një dyqani ushqi-mor (madje edhe restorant) nga fermat ku prodhohet ushqimi. Kështu kur rriten prodhimet në bujqësinë urbane, nuk mund të flitet më për “milje ushqimore” por për “hapa ushqimorë”.

(Shih skemën).Bujqësia urbane është mo-

tori i rritjes së bizneseve të vogla. Bujqësia urbane dhe

vertikale po përjetojn një rritje shumë të madhe nga viti në vit dhe kjo tendencë nuk ka të ndaluar. Sipas disa të dhënave, tregu vertikal i bujqësisë urbane pritet të rritet me mbi 384% në 5 vitet e ardhshme. Kjo është një rritje mbi 30.8% vit pas viti.

Anagazhimi në bujqësinë urbane përmirëson gjendjen mendore të njerzve Sipas një studimi në

“Psikologjia Sot” me titull “Bimët të bëjnë të ndihesh më mirë”, prania e bimëve brenda ambienteve të shtëpisë ose në kopsht, zvogëlon presionin sis-tolik të gjakut, zvogëlon nivelin e ankthit, rrit kënaqësinë për të punuar. Kështu që nëse njerëzve (sidomos zyrtarëve) u është mër-zitur puna e deritanishme, është e rekomandueshme të fillojnë të merren me bujqësinë urbane.

Bujqësia urbane kërkon më pak manipulime të prodhimit, ambalazhime dhe paketime Kur vilen prodhimet nga një

fermë urbane, nuk ka nevojë për paketime. Kjo sjell përfitime të shumta. Paketimi i ushqimeve është një nga ndotësit më të dëmshëm mjedisorë që ekzis-tojnë në planet. Po kështu për paketimin e tyre shpenzohet punë suplementare krahu, ma-teriale etj. Sipas një artikulli në “Livestrong”, me titull “Avan-tazhet dhe disavantazhet e pak-etimit të ushqimit”, tregohet se ndërsa paketimi ka përfitime siç është rritja e afatit të ruajtjes, ka edhe mangësi të mëdha. Pak-etimi i ushqimeve përbën sasinë më të madhe të mbeturinave plastike dhe letre, që përbëjnë 20% të të gjitha mbeturinave.

Bujqësia urbane lejon një Siguri më të lartë të Ushqimit Infeksionet në shkallë të gjerë

të parazitëve të ndryshëm si sal-monelës ose ndotësve të tjerë vi-jnë kryesisht nga që ushqimet i nënshtrohen përpunimit dhe dis-tancës së gjatë të transportimit të tyre. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), “Sëmund-jet ushqimore janë zakonisht infektuese ose toksike në natyrë

dhe shkaktohen nga bakteret, vi-ruset, parazitët ose substancat ki-mike që hyjnë në trup nëpërmjet ushqimit të ndotur ose ujit”. Me rritjen e gjatësisë së zinxhirit të furnizimit me ushqime vjen dhe rreziku më i lartë i kontaminimit të tyre.

Cilësi e lartë e ushqimit Në bujqësinë urbane, njerëzit

kanë kontroll të plotë mbi kush-tet e rritjes së bimëve, kohën e vjeljes, ekspozimin e bimëve ndaj dritës etj. Kështu që me anë të punës së tyre njerëzit krijojnë prodhime cilësore dhe marrin ato kur janë në cilësinë e tyre më të mirë. Ndërsa në dyqane do të marrësh atë që ndodhet atje, ose nuk do të blesh asgjë.

Me bujqësinë urbane ka më pak mbeturina ushqimore Kjo ndodh për faktin se nga

bujqësia urbane vilet aq pro-dhim sa është në gjendje kon-sumimi i tyre nga familja ose bashkësia prodhuese. Kështu që nuk ka shkëputje midis furnizimit të prodhimit dhe sa-sisë që konsumohet. Duke vjelë vetëm prodhimin që dëshirohet të konsumohet, do të ketë më pak dëmtime të tij. Shumica e mbeturinave ushqimore në niv-el të konsumatorit ndodh sepse duke qëndruar për një kohë të gjatë, në ambientet shtëpiake, ushqimi që është blerë fillon të dëmtohet dhe prishet nga fak-torë të ndryshëm, gjë që shpie në humbje të tij.

Fermat urbane përmirësojnë raportet e Fqinjësisë së mirë Jetesa në qytete krijon një

farë individualizmi të theksuar, deri atje sa nuk është e paza-kontë që njerzit nuk i njohin as emrat e fqinjëve të tyre. Bu-jqësia urbane është një mënyrë për të sjellë banorët urbanë së bashku, për të krijuar një ndjenjë të komunitetit midis njerëzve të pavarur dhe në disa raste, të izoluara. Për shembull, një kopsht komuniteti ka burra, gra dhe fëmijë fqinj që punoj-në së bashku për t’i mbajtur bimët gjallë dhe mirë në qytet. Familja, miqtë, të njohurit dhe madje edhe të huajt bashkohen dhe punojnë drejt një sigurie më të madhe ushqimore, diçka pozitive për gjithë komunitetin. Nga kjo, zhvillohet një ndjenjë e përbashkët bashkëpunimi dhe solidariteti.

Bujqësia urbane sjell kënaqësi estetike Shumica e njerëzve, në të

gjitha kulturat dhe prejardhjet, i shohin bimët me kënaqësi të madhe veçanërisht lulet. Nga të dhënat e Revistës “Format” del se bimët janë një nga sub-jektet më të njohura të veprave të artit të të gjitha kohërave.

(Shih pikturën më poshtë)

Bujqësia urbane mund të integrohet në arkitekturëDuke patur parasysh se një

nga tiparet përcaktuese të çdo qyteti është arkitektura e tij, janë të gjitha mundësitë që nga arkitektët të kryhet integrimi i bujqësisë urbane në planet ur-banistike të këtyre qyteteve.

Ruajtja e ujit Shumë stile të rritjes që janë

të njohura në bujqësinë urbane janë shumë më efikase për ujë sesa bujqësia tradicionale. Për shembull, sipas Lucky Roots, sistemet hidroponike mund të përdorin 2/3 më pak ujë sesa nevojitet për të njëjtën sasi pro-dhimi në bujqësinë tradicionale.

Pastrimi i ajrit dhe përfitimet e frymëmarrjes Nga studimet e ndryshme

ka dalë se çdo lloj impianti për rritjen e bimëve që përdoret në shtëpinë tuaj do të ndihmojnë në pastrimin e ajrit. Në fakt, ky fenomen është studiuar kaq thellësisht sa që njihet se cila nga llojet e caktuara të bimëve pas-trojnë ajrin më mirë se të tjerët.

Me anë të bujqësisë urbane njerzit mësojnë më shumë për ushqimin e tyre Kështu, shumë njerëz kanë

dëgjuar për lakrat por nuk e dinë se sa lloje janë dhe për çfarë qël-limesh përdoren. Të gjitha ato përfshihen në gjininë Brassica oleracea, por përdoren për qël-lime të ndryshme ushqimi (Shih skicën). Duke ushtruar bujqësi-në urbane njerëzit mësojnë më mirë dhe më shumë rreth ushqi-meve që konsumojnë.

Ata mësojnë për teknikat e ndryshme të kopshtarisë, zgjid-hjet më të mira të lëndëve ush-qyese për bimët, ndriçimin dhe temperaturat më të favorshme

për rritjen dhe zhvillimin e bimëve etj. Bujqësia urbane krijon liri për të rritur atë që

dëshirojnë vetë njerzit dhe në çfarë mënyre duan ta realizojnë ata këtë dhe vendin se ku duan ta ushtrojnë këtë veprimtari. Në fund të fundit, kjo është një liri shumë e fuqishme shprehjeje.

Përfundimisht, bujqësia urbane është pozitive në disa mënyra: rrit sigurinë e ushqimit midis të varfërve urbane, krijon një ndjenjë të përkatësisë në komunitet, ju jep ushqime me vitamina të dendura që mund t’i respektoni, siguron për ban-orët urbanë një mundësi për të mësuar dhe bën përdorimin efikas të tokës. Për ata që nuk kanë tokë të mjaftueshme për të ushtruar bujqësinë urbane, mund të shfrytëzojnë për këtë qëllim “Tendat e rritjes” të cilat janë hapësira të mbrojtura me madhësi të ndryshme.

Një tendë rritëse është një dhomë e lëvizshme, e ripërdor-shme e rritjes e ndërtuar nga ana e jashtme me kanavacë të fortë dhe zakonisht me material të brend-shëm reflektues për të rritur efek-tivitetin e ndriçimit tek bimët. Ky sistem tende gjithashtu ofron izolim për të mbajtur ngrohjen që prodhojnë dritat, ndërkohë që stimulon rritjen e bimëve.

Tendat e rritjes janë në dis-pozicion në forma dhe madhësi të ndryshme për t’u përshtatur për nevoja të ndryshme.Tendat janë të pajisura me sistem të ven-tilimit që siguron kontroll të tem-peraturës dhe qarkullimin e ajrit. Tendat e rritjes janë gjithashtu të pajisura për sistemet e hidro-ponisë për rritje të bimëve pa tokë dhe kopshtarisë më efikase.

Tendat e rritjes mund të ven-dosen edhe brenda ambienteve të shtëpisë, mbasi zënë një hapë-sirë të vogël, janë të thjeshta për t’u montuar dhe lëvizur nga një vend në tjetrin. Mjafton të vihen në prize dhe pastaj punojnë vetë. Ato janë shumë të përshtatshme për rritjen e domates, specit, marrules dhe perimeve të tjera për përdorim të përditshëm në ushqimin e njerëzve.

16 AGROBIZNESI E Premte, 11 Janar 2019