agim doda liber pjesa 3

47
1 Agim suf doda Kepi i sadikut

Upload: agim-doda

Post on 15-Jul-2016

143 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

Refleksione per dy librat e fisit Doda

TRANSCRIPT

Page 1: Agim Doda Liber Pjesa 3

1

Agim suf doda

Kepi i sadikut

Page 2: Agim Doda Liber Pjesa 3

2

Agim suf Doda

Page 3: Agim Doda Liber Pjesa 3

3

Suf sadik doda

1908-1965

Page 4: Agim Doda Liber Pjesa 3

4

Refleksione për dy librat e fisit Doda.

Unë, duke qenë shumë i vëmendshëm për

historinë e fisit Doda, ju garantoj se, që në

moshën 5-vjeçare e më tej, mbaj mend të

gjitha historitë e ngjarjet që tregoheshin në

çdo bisedë apo mexhelisë. Natyrisht për

moshën e vogël që kisha, unë asnjëherë nuk

kam pyetur dhe as që mund të diskutoja

rreth këtij problemi.

Duke qenë se Zenel Doda e dinte fare

mirë historinë e fisit Doda në të gjithë brezat

e tij, ai në çdo rast, ku ishin dy-tre burra që

ia vlenin të bisedonte, tregonte histori e

ngjarje të vjetra të fisit tonë por dhe për

mjaft fise të tjera në Dibër, Lumë e Mirditë.

Si të fillonte, mund të themi se kishte

aftësinë e një pedagogu që jepte leksion.

Unë mbaj mend gjithçka që tregonte

Zeneli për fisin Doda dhe fare pak ato histori

që tregonte për fiset e tjera. Kjo tregon se

unë atëherë kam qenë i vëmendshëm për të

mbajtur mend vetëm historinë e fisit tonë

Page 5: Agim Doda Liber Pjesa 3

5

dhe se nuk kisha interes për historinë e

fiseve të tjera. Ju kujtoj të gjithë

moshatarëve të mi e sipër të fisit tonë, të

sjellin në kujtesë vitet 1960-1967, kur tek ne

në muajin e Ramazanit vinte sheh Vahidi i

fshatit dhe për tridhjetë ditë, të gjithë burrat

e fisit ishin bashkë dhe pasi falshin torovinë,

rrinin me orë të tëra duke bërë

muhabet(duke qenë se Ramazani në ato vite

ishte në muajt e dimrit dhe nata ishte e

gjatë). A nuk ishte kjo një kohë e

mjaftueshme pasi kishte netë që rrinim

zgjuar duke berë muhabet deri afër syfyrit?.

Sillni në kujtesën tuaj gjithë ato histori të

fisit tonë që tregonte Zeneli, Xhema dhe

Myftari.

Unë në ato vite dhe pse isha i vogël, 13-

14 vjeç, agjëroja tridhjetë ditë dhe çdo natë

shkonim e faleshim kudo që ishte She-hi si

dhe moshatarët e tjerë, por kjo periudhë për

mua, më ka krijuar mundësinë që të kem në

kujtesën time të rregjistruara të gjitha ato që

tregonin për fisin tonë duke filluar që nga e

Page 6: Agim Doda Liber Pjesa 3

6

kaluara e hershme dhe origjinën tonë prej

Dod Gjakësi, venbanimin në Kalanë e

Dodës, Rec, Hurdhë e Tejmalle ,duke

vazhduar më tej me historinë e Taf Dodës

dhe Selman Dodës që morën pjesë në luftën

kundër Hajredin Pashës (sqarojmë këtu se në

dokumentat e kohës si pjesëmarrës në luftën

kundër Hajredin Pashës, përveç Taf Dodës

që u vra në luftë, është dhe emri i Sali

Dodës). Por Sali në atë periudhë në fisin

tonë nuk kishte,( ky mund të ketë qenë

Selman Doda) dhe pastaj vjen pjesa e

historisë së brezit tjetër, të djemve të

Selmanit, Suf Dodës dhe Bajram Dodës që

morën pjesë e ishin përfaqësuesit e Reçit në

të gjitha luftrat kundër turkut, duke thyer

ushtrinë turke e duke i marrë asaj flamurin,

morën pjesë në” Mbledhjen e Dibrës” dhe

“Lidhjen e Prizerenit” si figura e

personalitete të rëndësishme të krahinës së

Reçit për të cilat i keni të shkruara në librin

e fisit.

Me tej historia vazhdon pa ndërprerje për

Page 7: Agim Doda Liber Pjesa 3

7

secilin brez dhe tani vazhdon brezi i tretë me

përfaqësuesit e vet, Baftiar Dodën dhe

Xhafer Doda të cilët në luftë kundër turkut e

serbëve kanë bërë luftë e histori që njihet jo

vetëm në Dibër por në gjithë Shqipërinë.

Vazhdojnë vlerat patriotike përsëri me

brezin e katërt të fisit. Në luftën Nacional-

çlirimtare, morën pjesë e ishin partizanë si

Riza Doda, Rexhep Doda, Hamdi Doda,

Murat Doda etj.. Në këtë periudhë ishin në

Ballin Kombëtar Sali Doda , Mer Doda dhe

Ramadan Doda të cilët, si ato që ishin

partizanë dhe ata që ishin me Ballin

Kombëtar janë të njohur për trimëri në luftë

dhe detyrat që kryenin.

Të gjitha këto i keni të shkruajtura dhe në

librin e dytë. Pra siç e keni lexuar katër

breza të fisit tonë kanë qenë figura e

personalitete të rëndësishme të krahinës së

Dibrës në kohë e periudha të ndryshme.

Në vazhdim, pasi kam shkruajtur për brezat

që morën pjesë në luftë, unë kam shkruajtur

për disa nga burrat që kanë pasur emër e

Page 8: Agim Doda Liber Pjesa 3

8

vlera të veçanta si: Sadik Doda, Can Doda,

Xheme Doda, Misim Doda, Myftar Doda

etj..

Detyrimisht, për të plotësuar vlerat e fisit

Doda, në të gjithë brezat, unë kam

shkruajtur për të gjithë ata që kanë qenë

kuadra qe nga koha e Zogut, duke filluar nga

Sadik Doda, Sali Doda, Ramadan Doda,

Mere Doda, Rexhep Doda, Hamdi Doda,

Osman Doda, Murat Doda, Dali Doda,

Rrahman Doda etj.. Shumë vlerë kanë edhe

disa anë të tjera që unë kam plotësuar, si

pemën gjenealogjike të fisit për shtatë breza,

deri në brezin e sotëm, kam shkruajtur emër

për emër ata që janë vrarë në luftë, ata që

janë vra në punë, të gjithë ata që kanë qenë

kuadro, të gjithë ata që janë me arësim të

lartë,emrat e atyre që kanë qenë në burg.

Jo pak vlerë kanë emrat e gjithë

familjarëve të fisit tonë duke i shkruajtur për

secilin qytet ku banojnë sot. Shumë e

rëndësishme është edhe përcaktimi i vijës

kufitare që kemi me fshatrat e tjerë.

Page 9: Agim Doda Liber Pjesa 3

9

Duke qenë se nga fshati jemi larguar

pothuajse të gjithë, do të vijë koha që brezat

e ardhëshëm do t’u duhet përcaktimi i vijës

kufitare me fshatrat e tjerë të cilin e kanë të

shkruajtur në pjesën e dytë të librit. Dhe pse

jo, duhet të theksoj dhe njëherë tani, me

fshatin Sumaj të Lurës kufijtë fillojnë nga

Kroi i Poshtëm, vazhdon për muret në fund

të arave, në Hurdhë të Kroqit, 200 metër larg

shtëpisë së Zenelit dhe vazhdon nën Lak të

Bunareve dhe zbret poshtë në Përrua të

Lathinjzës pak sipër mullirit të Cokut.

-Me Lajthizën: Fillon nga mulliri i Cokut

dhe vazhdon lart për përrua deri ku

bashkohet përroi Ded Lleshit me Përroin e

Lathinjzës dhe vazhdon përsëri lart në

përrua të Ded Lleshit tek Bunari i

Koskonellës dhe ngjitet lart drejt në majën e

Zepës në Kept e Nuses. Nga larg ,duken tre

gurë të mëdhenj në formë piramide.

-Me Fanin: Vazhdon nga Kepi i Nuses në

majë të Qardakut, vazhdon për majë të

Zepës deri në qafë të shtegut. E gjithë pjesa

Page 10: Agim Doda Liber Pjesa 3

10

e dukshme e përparme e bjeshkës.

-Me Arrnin: Zbret nga qafa e shtegut tek

lugjt’ e Shqerrave, zbret në mes të livadhit të

trupit dhe poshtë në prrua tek bunari i

dhenve, ngjitet lart në krye të Bokës Thime,

vazhdon pak poshtë majës së Shkmejve , del

në shteg të epërm dhe zbret poshtë në Gjurrë

të Zezë , ngjitet lart anës murit të Hurdhës së

Vlashit, zbret poshtë tek Krija afër shtëpisë

së Met Salisë, vazhdon e del tek shtëpia e

Ganisë në fushë të mangut, kthen nga rruga

që vjen nga Poket dhe përfundon te Krroi

Poshtëm ku filluam në fillim. E gjitha kjo

me rrugë këmbësore është pothuajse 6-7 orë.

Brënda kësaj hapësire janë trojet e banimit

tokat e bukës, livadhe dhe kojritë vetëm të

fisit Doda.

Fisi i Dodës ka dhe troje në Qeshkë ku ka

banuar Halim Doda, në Gjurrë ku janë trojet

e Musë Dodës. Në Hurdhë Reç ku janë trojet

e brezave të Musë Dodës,. në Reç ku

banojnë brezat që vijnë nga Rrahman e Tafë

Doda, si dhe kanë pjesë toke Misimi, Gania,

Page 11: Agim Doda Liber Pjesa 3

11

Myftari dhe Sufa. Këto i cilësuam pa i

përcaktuar kufijtë të cilët unë nuk i di.

Këtu më poshtë po shkruaj dy probleme:

1.Trojet dhe venbanimet që kemi sot në

Tejmalle. Fillimet e para për të jetuar këtu

janë në vitet 1840. Kjo vërtetohet se Sadik

Doda ishte fëmija i parë i lindur në

Tejmalle. Ai ishte i datëlindjes 1860.

Lëvizjet e tjera s'kanë përse të përsëriten se

janë shkruajtur në dy librat.

2. Në Tejmalle, para se të vinte fisi jonë

Doda, kanë banuar familje ose fise të

tjera. Këtë e vërtetoj me disa emërtime të

vendeve dhe po i shkruaj me rradhë:

1) Hurdha e Krrocit ku është kulla e Zenelit.

2) Tek Qeremidet (tjegullat) ku është gropa

ku janë djegur tjegullat dhe rreth saj ka mjaft

copa tjegullash. Kjo është shumë afër me

Hurdhën e Krrocit por se kush ka qenë

Krroci nuk dihet fare.

3)Livadhi i Murate. Aty ku janë trojet e

Canit e të Qazimit, por se kush ka qenë ai

Murati që e ka shfrytëzuar ose banuar aty

Page 12: Agim Doda Liber Pjesa 3

12

nuk dihet.

4)Livadhi i Bajram Zarës. Aty ka mure dhe

themele që tregojnë për banime të hershme

dhe është shumë afër me Livadhin e Murate.

5)Hurdha e Vlashit. Si emër është i besimit

katolik dhe ai Vlashi që e ka pasur duhet të

ketë qenë para viteve 1600.

Tokat më të mira në Tejmalle janë Trojet e

Krrocit e të Murate, pra Hurdha e Krrocit

dhe Livadhi i Murate. Më sipër shkruajta ato

fakte që tregojnë se kanë qenë vendbanime

të hershme para se të vinte fisi Doda, por

mesa duket pas dyqind vitesh historia po

përsëritet përsëri.

Në Tejmalle sot janë larguar pothuajse të

gjithë dhe aty banojnë vetëm dy familje.

Duke qenë se unë kam shkruajtur kufijtë për

të gjithë hapësirën që është e fisit Doda si

troje, livadhe, pyje e bjeshkë, unë më poshtë

do të shkruaj të gjitha emërtimet e vendeve

brënda kësaj hapësire:

-Hurdha e Krrocit(Kulla e Zenelit),

-Kullat e Sadikut(Kulla e Myftarit dhe e

Page 13: Agim Doda Liber Pjesa 3

13

Sufës),

-Tek Kullat(Kulla e Misimit),

-Kulla e Xhemës,

-Kulla e Dules,

-Kulla e Metës dhe Kulla e Hasës.

(Fjala kullë=Shtëpi dykatëshe).

Pak më sipër kullave është Lama. Unë nuk

e di nëse ajo është bërë për shirjen e

prodhimeve bujqësore, por di që ajo është e

shtruar me kalldrëm, gurë të rrafshë. Eshtë

40x40m dhe kjo në ditët e festave të

ShënGjergjit e në dasma shtrohej me mutaf

e sixhade dhe bëhej mexhelisi gati njëqind

burra. P.sh: Ditën e ShënGjergjit, çdo zot

shtëpie merrte miqtë që kishte dhe pas dreke

bashkoheshin të gjithë në Lamë dhe aty

vinin fise e pari nga Dibra, Luma, Mirdita e

Lura. Këtu bëhej muhabet Dibre. (Për disa

vende të veçanta nuk mund të rri pa shkruar

dhe për vlerat ose rastet e veçanta të tyre).

Sipër Lamës është Kepi i Sadikut që ka

formën e një karrigeje dhe aty dilte e ulej

Sadik Doda dhe rreth tij vazhdimisht

Page 14: Agim Doda Liber Pjesa 3

14

shkonin e bënin muhabet burrat e fisit dhe

rrugëtar të ndryshëm. Pak më andej Lamës

është Kroi i Zenelit. Aty ka fare pak ujë por

Zeneli, kur ishte i vogël, kishte pasë

vendosur një krua. Më para e më sipër Kroit

të Zenelit është Livadhi i Murate, aty ku

janë trojet e Canit dhe Qazimit. Poshtë

Livadhit të Murate janë Arat e Xhelilit dhe

poshtë kësaj është Kroi i Ujit të Pijshëm.

Duke qenë se ai është më poshtë se kullat, i

ka ngelur Kroi i Poshtëm. Pak sipër Kroit të

Poshtëm është Rrasa. Aty ka qenë

vazhdimisht një gur i vogël që e lyenin me

gëlqere dhe nga Lama burrat e fisit vinin

pushkët(armët) kush vret më mirë shenjën.

Kjo bëhej me shumë për të mësuar djemtë e

rinj që ata të ishin të saktë e të përgatitur për

përdorimin e armës.

Pak sipër Rrasës ishte shkolla e dyqani dhe

më sipër janë varrezat dhe këtu do të shkruaj

pak me shumë:

Aty është një vend i rrafshtë me lisa të

mëdhenj dushku, i rrethuar me avlli(gardh).

Page 15: Agim Doda Liber Pjesa 3

15

Brënda është një sipërfaqe e rrafshtë e

veshur me bimë(bar) dhe sado që të bie shi

nuk mban fare lagështirë. Këtu prehen të

gjithë ata burra që kanë bërë emrin e madh

dhe historinë e fisit Doda për të cilën unë

kam qenë shumë i interesuar dhe punova

deri sa ia arrita qëllimit dhe tani vlerat dhe

historia e tyre janë të shkruajtura në të dy

librat e fisit tonë.

Këtu më poshtë, unë me shumë respekt do

të shkruaj emrat e të gjithë atyre burrave, që

kush më shumë e kush më pak bënë atë që

ne sot jemi krenar e të vlerësuar kudo që

jetojmë e punojmë. Ju kërkoj falje (jo këtyre

që jetojnë tani) me qëllim që mos harroj

ndonjë emër pa shkruar dhe po i shkruaj

sipas barqeve:

Selman Doda i I, baba i gjithë fisit.

-Nga hisja e Sufës: Suf Doda i I.

Djemtë e Sufës:Sadik Doda, Mer

Doda,Brahim Doda.

-Nga djemtë e Sadikut: Myftar Doda, Suf

Doda, Dali Doda,Dervish Doda dhe djali i

Page 16: Agim Doda Liber Pjesa 3

16

Myftarit,Rustem Doda.

-Nga Mera: Zenel Doda dhe Mer

Doda(Amerikë).

-Nga të Brahimit: Taf Doda, Ahmet Doda,

Met Doda, Riza Doda (dëshmorë Tiranë),

Lim Doda (Berzhdan), Selim Doda (Laç),

Osman Doda(Tiranë), Haqif Doda

(Tiranë),Qazim Doda, Hamit Doda dhe

Bashkim Doda (Tiranë).

-Nga hisja e Bajramit: Bajram Doda i I,

Baftjar Doda, Can Doda, Hysen Doda,

Selman Doda,Sali Doda (Greqi), Mahmut

Doda, Ali Doda, Misim Doda, Ramadan

Doda(Prizëren), Murat Doda (Tiranë), Xhem

Doda (Kavajë), Xhelal Doda (Kavajë),

Rramiz Doda(Kukës), Isni Doda (Kukës),

Baftjar Doda i II (Prizëren), Rexhep Doda

(Tiranë), Gafurr Doda, Ferid Doda, Rasim

Doda, Has Doda (Tiranë), Dule Doda

(Tiranë), Islam Doda, Sefedin Doda, Rufat

Doda, Dem Doda, Bajram Doda i II, Tosh

Doda, Tahir Doda, Hamdi Doda (Durrës),

Liman Doda (Tiranë).

Page 17: Agim Doda Liber Pjesa 3

17

-Nga Hisja e Xhaferrit:Xhaferr Dodai I,

Xhaferr Doda i II, Haziz Doda, Sherif Doda,

Mus Doda, Haqif Doda, Xhelil Doda

(Tiranë), Halim Doda (Laç), Sabri Doda

(Laç), Sahit Doda, Nezir Doda, Zyber Doda

(Peshkopi), Naim Doda (Laç), Xhaferr Doda

i III (Laç).

-Nga hisja e Rrahmanit: Varret janë në

Draj(Reç). Aty është dhe varri i Suf Dodës

së I, Rrahman Doda i I, Adem Doda, Hakip

Doda, Rahman Doda i II (Tiranë), Sajmir

Doda (Tiranë).

-Nga hisja e Tafës në Draje: Taf Doda i I

(në fushën e Radikës),Taf Doda i II

(Draje),Dull Doda, Sul Doda, Isak Doda,

Arif Doda, Beshir Doda, Dull Doda i II.

-Nga hisja e Mus Dodës në

Hurdhë(Reç): Musa, Toshi, Aliu, Ganiu,

Tahiri, Musa i II, Demiri, Hazizi, Ramadani,

Tahiri i II.

Nuk e di nëse kam lënë dikë pa

shkruajtur dhe nuk e besoj se bezdiset kush

nëse i lexon këta emra. Në varrezat në

Page 18: Agim Doda Liber Pjesa 3

18

Tejmalle dhe në Draje Reç, janë dhjetë varre

që janë të ndërtuar me gurë të

gdhendur(skalitur) dhe me gurë të marrë në

Shkup me një lartësi rreth një metër mbi

tokë. Këto janë të ndërtuar para njëqind

vitesh për disa nga burrat e mëdhenj të këtij

fisi dhe janë:të Selman Dodës,Suf Dodës së

I,Bajram Dodës, Baftjar Dodës, Xhaferr

Dodës etj.. Arkitektura dhe ndërtimi i tyre

janë të lakmueshme edhe në ditët e sotme.

Unë dhe kushdo tjetër nga ju që kemi lindur,

jemi rritur dhe kemi punuar e kemi jetuar

atje, do të ishte mirë që fundi i secilit të ishte

atje ku ka filluar.

Këtu më sipër shkruajta pak gjatë, por tani

po vazhdoj aty ku ishim më parë, me

emërtimin e vendeve. Afër me Varret është

Ara e Xhemës, më andej Livadhi i Bajram

Zarës dhe sheshet e epera. Drejtë me Kullat

e Sadikut, ndodhet Laku i Poshtëm dhe sipër

Trojeve të Canit, Laku i Epërm. Pas tij vjen

Ligata e Madhe, më sipër Laku i Shesheve

(Tabja e Hysenit) dhe më andej është

Page 19: Agim Doda Liber Pjesa 3

19

Hurdha e Vlashit. Poshtë saj Gjura e Zezë.

Pak më andej Shkëmbinjt dhe përballë tyre

Koskonellet, Laku i Zajsit dhe Arat e

Staneve dhe ato do ti shkruaj të gjitha: Ara e

Dules, Ara e Canit, Ara dhe stani i Xhemës,

Ara dhe stani i Ganisë, Ara e Myftarit, Ara e

Qazimit, Ara dhe stani i Sufës dhe sipër të

gjitha Arave është Vija e Vjetër. Më sipër

është Stani i Misimit dhe më sipër Ara e

Halimit. Majtas arës së Halimit, livadhi i

Brumllit dhe djathtas Livadhi i Nushit. Më

sipër Kepat e Bardhë , majtas tyre Lugjet e

Shqerrave dhe djathtas Lugjet e Fushës së

Kuqe. (Fjala Lugj=në çdo burim të bjeshkës

sonë, një pishe e gjatë rreth tridhjetë metër

gdhendej me gropa dhe ato mbusheshin me

ujë nga burimi). Sipër Fushës së Kuqe është

Maja e Zepës që është dhe vija Kufitare që

ndan me Fanin.

Unë dhe kushdo tjetër nga ju në moshën

time e sipër që kemi lindur e jemi rritur,

kemi punuar e jetuar atje, kemi djersën dhe

mundin e brezave të mëparshëm dhe tonin,

Page 20: Agim Doda Liber Pjesa 3

20

kemi emrin e madh dhe vlerat e historinë e

fisit atje. Prandaj dhe malli për t’i kujtuar

dhe të paktën për ti lexuar, do të jenë

gjithmonë të nevojshme nga secili prej nesh.

Të gjitha këto që kam shkruajtur deri tani,

unë i kam shkruajtur që në vitin 2004, i

kisha të gatëshme dhe ja vlente për të

shkruajtur një libër për historinë e fisit tonë.

Për ta plotësuar këtë si libër natyrisht që

duhej lidhur e plotësuar dhe me vlerat e

personave dhe fiseve të tjera.

Për ta shkruajtur si libër natyrisht duheshin

dhe shpenzime dhe unë isha shumë dakord

që këto ti shkruante një autor, një person i

njohur që ta kryente sa më mirë dhe pagesa

të bëhej nga i gjithë fisi.

Disa, nisur nga dëshira që kjo të

plotësohej sa më mirë, disa të tjerë nisur nga

ajo se pse ta shkruaj Agimi, ranë dakord që

këtë ta shkruaj Fatos Daci dhe unë ia dhashë

të plotë gjithë materialin që theksova më

sipër dhe kërkova me këmbëngulje që merita

e secilit brez dhe person të jenë të sakta dhe

Page 21: Agim Doda Liber Pjesa 3

21

pa i tjetërsuar nga njeri tek tjetri.

U bë një mbledhje në Bathore tek shtëpia e

Rrahman Dodës dhe të gjithë ishin dakord

për këtë. U caktuan dhe njerëzit që do të

organizonin pagesën dhe problemet e tjera,

por kjo u la pas dore dhe nuk u punua asgjë.

Duke parë se kjo punë u neglizhua, unë

shkova përsëri në Bathore, takova Asllanin,

Rrahmanin dhe Mehmetin dhe ramë përsëri

dakord që libri të shkruhej nga Fatos Daci.

Të shkruhej i plotë dhe në të gjithë brezat e

tij. Në kohën kur Fatosi e kishte librin gati

për botim, hisja e Bajramit bëjnë pagesën

dhe e ndajnë librin përgjysëm duke

shkruajtur vetëm për luftën kundër Turqisë

dhe Serbisë, me pretekstin se po të

shkruajmë për brezat e tjerë na dalin

komunistët.

E kush ishin komunistët?!

Rrexhep Doda që nga fillimi deri në fund

mori pjesë në Luftën Nacional-çlirimtare,

Rrexhep Doda që për disa vite ishte kryetar i

Komitetit Ekzekutiv për gjithë Dibrën e

Page 22: Agim Doda Liber Pjesa 3

22

shumë detyra të tjera më të larta.

E kush ishin komunistet?!

Hamdi Doda që ishte partizan në luftë dhe

komandant brigade në kohën e Partisë së

Punës në disa rrethe Pukë, Mirditë, Lushnje

dhe Durrës. Komandonte ushtrinë dhe

popullsinë e një rrethi në kohë paqje e lufte

deri sa doli në pension.

E kush ishin komuniste!?

Murat Doda që ishte partizan dhe punoi

gjithë jetën e tij shef seksioni në Komitetin

Ekzekutiv.

E pra dhe këta të tre janë pjesë e

rëndësishme e historisë së fisit si dhe

pasardhës nga hisja e Bajramit. Ashtu siç

luftoi Baftjari kundër serbëve dhe Rexhepi,

Hamdia dhe Murati luftuan katër vjet kundër

gjermanëve. Eshtë shumë gabim të mohosh

vlerat e këtyre, vetëm se kanë kryer detyra të

rendësishme në kohën e Partisë së Punës.

Ata nuk caktonin, as politikën dhe as ligjet e

kohës, por ata në rrethet dhe detyrat e larta

që kryen, i ka njohur dhe i ka respektuar

Page 23: Agim Doda Liber Pjesa 3

23

gjithë Dibra dhe gjithë Shqipëria. Nuk

kishte aspak më shumë vlera Bajrami dhe

Baftjari se sa Rexhepi dhe Hamdiu e Murati.

Bajrami dhe Baftjari ishin gjyshërit e

Rexhepit, Hamdiut dhe Muratit.

Të ndash dhe të mohosh vlerat midis tyre

ishte një budallallëk i theksuar. Unë i

krahasova këto vetëm për barkun e Bajramit,

pasi ishin ata që e ndanë librin duke i

përjashtuar ata nga historisa e fisit tonë. Në

këto kushte, unë u detyrova që të vazhdoj

punën me autorin që shkruajti librin e parë

duke vazhduar e botuar librin e dytë për

breza që vijnë në periudhën e dytë të Luftës

Nacional-çlirimtare e pas nga i njejti autor,

Fatos Daci.

Në librin e dytë do të gjeni:

1.Vështrim i shkurtër. Lufta kundër turkut e

serbeve

2.Pema biologjike nga Dod Gjakësi deri në

brezat e sotëm(tetë breza).

3.Lufta Nacional-çlirimtare. Ata që ishin

partizanë dhe ata që ishin me Ballin

Page 24: Agim Doda Liber Pjesa 3

24

Kombëtar.

4.Shkrime për disa burra duke filluar me

Sadik Dodën, Canin, Zenelin, Misimin,

Salinë, Ramadanin, Rexhepin, Muratin,

Rraman Dodën e shumë të tjerë.

5.Mjaft vlerë kanë disa statistika emër për

emër të atyre që janë vrarë në luftë, emrat e

atyre që janë vrarë në punë, lista e emrave të

gjithë familjeve të fisit Doda , qytetet dhe

vendet ku banojnë sot.

Në faqen 14 të librit të parë, autori Fatos

Daci shkruan : ” Kam hasur edhe ndonjë

mospajtim, jo gjithmonë kam gjetur

konsensus mes personave të interesuar. Kjo

më ka vënë në vështirësi, pasi për herë të

parë idenë time nuk arrita ta çoj deri në

fund, ashtu siç e kisha menduar”.

Por cilat ishin problemet?

1.- Hisja e Bajramit nuk pranonte të

shkruhej e plotë historia e fisit deri në brezin

e sotëm, por bën ndarjen vetëm në pjesën e

parë, gjë të cilën e spiegova më sipër.

2.-Suf Doda e Bajram Doda ishin vëllezër e

Page 25: Agim Doda Liber Pjesa 3

25

natyrisht, për seicilin do të shkruheshin për

vlerat dhe meritat e tyre. Hisja e Bajramit

donin që meritat e Sufës t’ia jepnin Bajramit

ku më kryesoret ishin dy: - Gjetja e një sasie

të konsiderueshme floriri në Reç, që nga

gojëdhënat e gjithë brezave, deri në brezin

tonë, ka ardhë që atë e gjeti Sufa, ndërsa

hisja e Bajramit thoshte që floririn e ka

gjetur Bajrami.

Autori në libër, duke qenë se kjo është e

vërtetë, e ka kaluar herë tek njeri e herë tek

tjetri, duke thënë se “Doda” gjeti flori dhe

nuk cilëson emrin.

Këmbëngulja ishte deri në atë masë, sikur

sasinë e floririt ta kishin përpara dhe se kush

do të merrte i pari për vehte.

-Flamuri i ushtrisë Turke. Si ishte flamuri?.

Mbaj mend që ai ishte me një

format(madhësi) 1.5 me 1.5 metra, me një

sfond të bardhë, me gjysëm hënë, me yll në

mes në ngjyrë të kuqe, me tufa rreth e qark,

me një stekë(shkop) druri, ndoshta më i

gjatë se dy metra.

Page 26: Agim Doda Liber Pjesa 3

26

Pasi vendosej bezja e flamurit në stekë, në

majë të stekës vendosej një tufë e vogël me

fije mëndafshi dhe sipër bezes e tufës

vendosej një pjesë e rrumbullakët metalike

që shkëlqente, ndoshta e larë me metale të

çmuar.

Kush e mori flamurin?.

Gjyshja ime, ishte e datëlindjes 1857 dhe

ka ndërruar jetë në vitin 1960, në moshën

103 vjeç. Ajo ishte e reja (nusja e djalit të

Isuf Dodës) dhe thoshte: ”Flamurin e ka

marrë babë Sufa, në luftë me ushtrinë turke

në fushën e Karadakut dhe për t’u larguar

nga fronti i luftës,flamurin e ka marrë duke e

tërhequr me dy gishtat e këmbës e duke

ecur barkas(me zvarritje) si këtu e deri tek

shtëpia e Metës (rreth 200 metra)”. Të

njejtën gjë tregonte edhe Zeneli sa herë që

flitej për flamurin. Në fushën e Karadakut,

sipas dokumentave të kohës, është bërë një

betejë e madhe ku kanë marrë pjesë gjithë

forcat, Dibrane dhe të Shkodrës. Rasti, ose

zhvillimet e luftës, sollën që Suf Doda të

Page 27: Agim Doda Liber Pjesa 3

27

marrë dhe flamurin e ushtrisë Turke.

Pasi ka ndërruar jetë Suf Doda

(1905~1907), flamurin vazhdimisht e ka

pasur Zenel Doda.Këtë e mbaj mend unë

dhe këtë e vërtetojnë edhe djemtë e Zenelit,

Asllani etj. Kjo dihet nga të gjithë se nga

kush është marrë, ku është marrë, kush e ka

pasur dhe kush e morri në fund.

Në vitin 1955, në dasmën ku u martua

Rufat Doda, flamurin (atëherë i thonin

bajrak) e kanë marrë tek Zeneli dhe e kanë

vendosur në lamë tek shtëpia e Canit, ku

ishte dasma dhe kur kanë ardhë krushqit me

nusen, të gjithë dasmorët kanë dalë para

krushqve me bajrak, ashtu siç veprohet sot

me flamurin tonë. Pas dasmës, Zeneli e ka

marrë përsëri flamurin në shtëpinë e vet. Një

person që ishte në dasëm( unë e di por emrin

s’po e shkruaj), njoftoi në degën e

brëndëshme që “Dodët” kanë ngritur

flamurin e Turqisë dhe pas një jave, dega e

brëndëshme vjen e merr flamurin tek Zeneli.

Në vend që ta çonin në muzeun e rrethit si

Page 28: Agim Doda Liber Pjesa 3

28

simbol i rezistencës e i luftës kundër turkut,

kush e di se ku ka përfunduar.

Ata që pretendojnë se flamurin e ka marrë

Bajrami, një pyetje t’i bëjnë vehtes: Pse

flamuri ishte tek Zeneli, djali i Sufës dhe jo

tek njeri nga djemtë e Bajramit? Ju që

tjetërsoni, deformoni e nuk pranoni këto të

vërteta që shkrova unë më sipër, merrni e

lexoni librin e shkruar nga Rexhep Doda në

faqen 15 dhe librin tjetër të shkruar nga

Hamdi Doda në faqen 7, e që të dy këta si

dhe ju, janë djemtë e Bajramit. Ose, merrni e

lexoni historinë e Dibrës të shkruar nga

Kristo Frashëri në faqen 267.

Do shkruaj pak, çfarë di unë për Bajramin

dhe kush ishte Suf Doda.

1.-Bajram Doda ka qenë në Lidhjen e

Prizrenit dhe ka qenë i ngarkuar me detyrën

e komandantit për ruajtjen dhe sigurinë e

Lidhjes(gjatë punimeve). Kur u njoftua se

qeveria Turke kishte futur në burg Hodo

Bexh Sokolin, ka marrë disa persona të

armatosur dhe ka shkuar e ka rrethuar

Page 29: Agim Doda Liber Pjesa 3

29

burgun e Shkodrës, i ka bërë presion

administratës së burgut deri sa i detyroi të

lironin nga burgu Hodo Bexh Sokolin.

Bajrami ka marrë pjesë në luftë kundra

turkut.

2.-Kush ishte Suf Doda?.

Figurën e Suf Dodës tanimë askush nuk

mund ta zvogëlojë e ta kufizojë. Suf Doda

ishte në radhët e personaliteteve kryesore të

Dibrës. Ai ishte anëtar i kryesisë e

pjesëmarrës në Mbledhjen e Dibrës,

përkrahës i Iliaz Pashë Dibrës. Në Lidhjen e

Prizrenit është i treti, pas Iliaz Pashë Dibrës

dhe Ahmet Karahasani që firmos rezolutën e

Lidhjes. Këtë e vërteton edhe akademiku

Kristo Frashëri në librin e tij “Historia e

Dibrës” fq.267. Suf Doda ishte organizator,

përkrahës e pjesëmarrës në të gjitha

kryengritjet e luftrat që bënte Dibra kundra

Turqisë.

Zeneli tregonte:- Duke qenë se Dibra dotë

organizonte një luftë tjetër kundra

Turqisë,Suf Doda dërgon Canin me dikë

Page 30: Agim Doda Liber Pjesa 3

30

tjetër tek Preng Pasha i Mirditës duke i

kërkuar atij të vinte në luftë me forcat nga

Mirdita, por Preng Pasha i kthen këtë

përgjigje:” Thuaj Suf Dodës, ishin zënë dy

vetë për një “maxhar”(gomar). Njëri është

gomari jem,tjetri është i imi. Në këtë kohë

vjen një i tretë dhe i hipën gomarit e ikën.

Përsa, mos me thënë se nuk mori pjesë

shtëpia e Dodës, dërgo nja tre-katër

meca(djem). Siç kuptohet në këto thënie të

Preng Pashës, Turqia ishte në ditët e fundit

të saj e do largohej nga Shqipëria e pastaj

erdhi Austro-Hungaria. Figura dhe

personaliteti i Suf Dodës, ia rriti emrin fisit

Doda, saqë në atë periudhë thonin:”Shtëpia

e Dodës sa gjysma e turkut”. Për vlerat dhe

meritat që ka pasur , me rastin e 100 vjtorit

të Lidhjes së Prizrenit, populli i Dibrës dhe

rapsodi popullor Hazis Ndreu i kanë

kushtuar një këngë:

Page 31: Agim Doda Liber Pjesa 3

31

ISUF DODA NE MES T’RREBESHIT

Isuf Doda në mes t’rrebeshit

Po u vikatka Dardhës e Reçit

Theni tabet e rend pas rendit

Të mbrojmë Beslidhjen e Prizrenit.

Në Jezercë e n’Kaçanik

Dham për dham e thik për thik

Ibrahim Pashës ju ngriu gjakun

I dogj taborrin e muerr bajrakun.

Ibrahim Pasha rrin mendohet

Isuf Dodës si t’i bahet

Si t’ia bëjmë këtij arnautit

Na ka dalë sa gjysma e turkit.

S’asht një Sufë, mor dovlet

N’kam asht ngritur nji milet

Se ky popull nuk asht i shkretë

Djemtë e mi njëzetetetë.

Page 32: Agim Doda Liber Pjesa 3

32

Mbret e krajlit t’u kallzoni

Tok’n e huaj mos e lakmoni

Se n’çdo hap hasni një muranë

Dheu i zi digjet nër kamb,

Luftëtar ju për liri

Tri medalje në nji shpi.

Suf Doda kishte dhe disa vlera të tjera. Ai

ishte ndër personat më kryesorë që i ka

dhënë histori dhe emër fisit Doda. Kam

shkruar në fillim të këtij shkrimi, por sado

që të shkruash për Sufë Dodën, asnjëherë

nuk mund ta plotësosh figurën dhe

personalitetin e tij.

Zeneli që e ka njohur thoshte se, ai ishte

një burrë i gjatë, me një pamje fisnike. Ai

thoshte se fytyra e tij ndriçonte si yll midis

të tjerëve dhe vetëm me pamjen dhe hijeshin

që kishte, krijonte një autoritet absolut.

Në ato vite që ka jetuar ai, nënat kur

përkundnin në djep djemtë e tyre,që t’i zinte

gjumi, u këndonin këngë dhe ndër të tjera

ato u thonin fëmijëve të tyre“U bëfshi si

Sufë Doda”.

Page 33: Agim Doda Liber Pjesa 3

33

Sufë Dodës ia kishte falur Zoti të gjitha,

zgjuarsinë, fisnikërinë, largpamësinë. Ai, i

parashikonte dhe i përcaktonte të gjitha

ngjarjet para se të ndodhnin. Ai, sa herë që

kishte konflikte me fise të tjera, u thoshte

djemve që nuk dotë vepronin tani se dilni të

humbur, por kur e shikonte të arsyeshme u

thoshte, merrni armët dhe dilni fitimtarë.

Sufë Doda, ishte ai që një vit para se të

vdiste, kishte parashikuar datën dhe orën se

kur do të ndodhte ajo.

Ai kishte marrë të gjithë masat e

nevojshme për shpenzimet e asaj dite, u

kërkoi besë hasmëve për një vit,që të kishin

mundësi gjithë njerëzit të merrnin pjesë në

vdekjen e tij dhe në këtë kohë ai ishte

shëndoshë e mirë. Shokët dhe miqtë shkonin

vazhdimisht dhe e takonin, por asnjë s’i

besonte fjalët e tij. Por kur erdhi dita dhe ora

që ai kishte parashikuar, u thotë dy

shejlerëve të dalin dhe të thirrnin zë(lutje tek

Zoti) dhe në këtë kohë kur ata këndonin

pjesë nga Kurani, ai vdiq.

Page 34: Agim Doda Liber Pjesa 3

34

Shumëkujt këto që i shkruajta, mund t’i

duken të pabesueshme, por Zeneli dhe brezi

që ka jetuar në atë periudhë, kështu e kanë

treguar dhe sa herë që diskutohet emri i tij

në Reç thonë se, Sufë Doda kishte ditur edhe

ditën e vdekjes.

Ia vlen të përsëris edhe një herë atë që kam

shkruar unë për Zenel Dodën dhe Xhem

Dodën.

Zenel Doda,ose më mirë të themi, historiani

i fisit të Dodës.

Zeneli ishte burrë shumë i zgjuar. Ai njihte

shumë mirë historinë e të gjithë fiseve në

Dibër,Lumë,Mat dhe Mirditë dhe gjithë

fiseve të para të Shqipërisë.Ai kur takonte

ndonjë njeri në moshë të re, e pyeste se i

kujt je?. Pasi i tregonte emrin dhe fisin nga

ishte, Zeneli ishte në gjëndje t’i tregonte

historinë e fisit të tij deri në pesë breza.

Zeneli njihte shumë mirë historinë dhe

kulturën që kishin fiset, që nga Toptanët në

Tiranë e deri tek Frashërit në Përmet. Zeneli,

në çdo fjalë që fliste kishte vlera.

Page 35: Agim Doda Liber Pjesa 3

35

Në Dibër dhe në Lumë, në të shumtën e

rasteve muhabeti fillon,”Kështu ka thënë

Zenel Doda”. Duke treguar një thënie të

tij,mund të krahasohen me fjalë të urta të

shkrimtarëve të ndryshëm.Ai kishte një

zemër të madhe dhe të pastër.

Xhem Doda Xhema është i biri i Selmanit, nga i cili ka

trashëguar zgjuarsinë e tij, e më shumë.

Asnjë nuk mund të krahasohet me Xhemën,

mund të kesh dy ose tre fakultete, mund të

njohësh fusha të ndryshme të shkencës dhe

natyrës, por në muhabet me Xhemën, je i

mundur.Aftësitë e tij, nuk mund t’i ketë njeri

në Dibër e në Lumë. Në çdo mexhelis ku

ishte Xhem Doda, gjithë të tjerët bënin

muhabet me rezerva(me kufizime duke u

ruajtur nga Xhema). Kur fliste Xhema,

asnjeri nuk mund t’a plotësonte ose t’i

kundërpërgjigjej në nivelin e tij.Xhema, në

çdo mexhelis ishte shumë e më shumë se sa

një avokat për fisin e Dodës.

Unë them me ndërgjegje dhe me bindje se

Page 36: Agim Doda Liber Pjesa 3

36

nuk je i humbur edhe në qoftë se e paguan

kohën që rri me Xhemën. Për mua dhe për

fisin tonë, Xhema ka këto vlera dhe nuk e

meritonte atë që vuajti.

P.S Për botimin e librit(pagesën) më

ndihmuan nipi i Zenelit, Zabit Muda dhe

djali i Asllanit, Arben Doda.

Duke realizuar botimin e dy librave të

historisë së fisit Doda, për 200 vjet e deri më

sot, për shtatë breza duke qenë se unë isha ai

që e fillova, punova dhe bashkëpunova deri

në fund, kam realizuar dhe dëshirën e madhe

që kisha, që vlera dhe historia e fisit të

ngelen të shkruara për breza e breza të tjerë

duke dëshiruar që ajo të jetë si deri tani dhe

për brezat që do të vijnë më pas.

Duke qenë fillestar, bashkëpunëtor dhe

organizator i këtyre që thashë më sipër, them

se dhe unë dhashë kontributin tim që historia

dhe vlerat e këtij fisi, të ngelen pjesë e

historisë dhe vazhdimësisë. Data që shkrova

këtë ditar ose shënime është 10 gusht 2013,

datë kjo në të cilën kam ditëlindjen, 65 vjeç.

Page 37: Agim Doda Liber Pjesa 3

37

Më poshtë po shkruaj dhe disa vargje:

Fisi Doda në Dibër me shumë histori

gjashtë breza luftëtarë për atdhe e liri.

Doda i parë ardhur nga Shkodra

për shumë gjaqe e bela

në Dibër e përjetësoi emrin

me një kala.

Selman Doda pasardhësi i Dodës

dhe i pari në besimin musliman

luftëtarë me Ali Pashën

për Shqipëri e për vatan.

Tafë Doda trim me fletë

në luftë me turkun

në fushë të Gjoricës ka vdekë.

Sufë Doda në luftën e Karadakut

ushtrisë turke i mori flamurin

e i mori bajrakun.

Page 38: Agim Doda Liber Pjesa 3

38

Si përfaqësues i Dibrës

në krye të vendit,

ështe i pari që firmosi

në Lidhjen e Prizrenit.

Njeri të shenjtë e elviar

të kishte falë Zoti.

Dhe ditën e vdekjes

me e ditë para një mot moti.

More besë,kërkove miq e shokë

me u taku,por asnjëri deri sa ndodhi

nuk e pat besue.

Unë e kam idhull

e më duket sikur jeton i gjallë,

fotografinë tek Marubi në Shkodër

kam me ta marrë.

Bajram Doda sipas renit

ishte komandat

me rujt Lidhjen e Prizrenit.

Page 39: Agim Doda Liber Pjesa 3

39

Baftjar Doda më trim

s’ka si bëhet burri

në luftë me Serbinë

bashkë me Elez Isufin

e Bajram Beg Currin.

Në Qafë të Kolesianit

luftoi si hero legjendar

për të përjetësuar emrin e tij

është ngritur një lapidar.

Xhaferr Doda si dragua e zemër çelik

lufton me serbin fyt më fyt.

Në Lug të Prizërenit e

kanë therë me thikë.

Sali Doda e Ramadan Doda

ishin në mbledhjen e Lurës

si nacionalistë

dhe të dy janë vrarë si antikomunistë.

Riza Doda trim i çetës

për vatan e për atdhe i dha fund jetës.

Page 40: Agim Doda Liber Pjesa 3

40

Dem Doda ushtar i ri

u vra nga serbët roje në kufi.

Sadik Doda në karrike të Kepit

ishte kapedan në kohën e mbretit.

Mer Doda në Amerikë

në shoqerinë “Vatra” punonte

për atdhe natë e ditë.

Për punët e qeverisë dhe të shtetit

Rexhep Doda në Dibër

Kryetar i Komitetit.

Për shumë vite e që

në moshë të rinisë

Hamdi Doda komandant i ushtrisë.

Zenel Doda në Dibër e në Lumë

është i njohur shumë si emër

fjala e tij,secilit i shkonte për zemër.

Page 41: Agim Doda Liber Pjesa 3

41

Xhem Doda në çdo vend e mexhelis

kudo që rrinte një sahat

për fisin e Dodës ishte avokat.

Dali Doda e Murat Doda

Duhet të shkruaj dhe dy fjalë

për këta dy burra që nuk lanë vajzë as djalë.

Ata ishin shumë të zgjuar e me autoritet,

kushdo që i ka njoft,

i kujton me shumë respekt.

Shpia e Dodës me shumë emër e histori

ndërtoi urën mbi Drinin e Zi.

Emri i fisit Doda

nuk do harrohet kurrë

ai është i përjetësuar

në një kala e në një urë.

Që historia juaj,

kurrë për të mos u harruar,

unë bëra sa munda dhe në dy libra

e keni të shkruar.

Durrës më 10.08.2013 Agim Suf Doda

Page 42: Agim Doda Liber Pjesa 3

42

Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë

dhe Sporteve, Tiranë

Znj. Mirela Kumbaro

Komisionit për festimet e "70-vjetorit të

çlirimit të Atdheut", Tiranë

Kërkes Unë që po ju shkruaj quhem Agim Doda dhe

jam pasardhës i një fisi shumë të lavdishëm

atdhetarësh nga Reçi i Dibrës (Fisi Doda).

Natyrisht në historinë e popullit tonë ka

mjaft individ, familje e fise me vlera e

kontribute që kanë dhënë edhe jetën për

atdhe, por e veçanta e fisit Doda nga Reçi i

Dibërs, është ajo se për 200 vjet, për gjashtë

breza është pa ndërprerje dhe më e

lavdishme nga njëri brez në tjetrin, vlera

këto që janë të shkruara e të vlersuara në të

gjithë periudhën e tyre.

Këtu më poshtë po jua përshkruaj me

rradhë:

- Brezi i parë: Selman Doda. Pjesmarrës e

luftëtar në ushtrinë e Ali Pash Tepelenës

- Brezi i dytë: Taf Doda. Udhëheqës

Page 43: Agim Doda Liber Pjesa 3

43

krahinor i Reçit n luftën kundër ushtrisë së

Hajredin Pashës, vrarë në fushën e Gjoricës

në vitin 1844.

- Brezi i tretë. Suf Doda e Bajram Doda,

të dy vëllezër, luftëtar e udhëheqës në

krahinën e Dibrës në luftë kundër ushtrisë

turke. Të dy pjesëmarrës dhe antarë të

kryesisë në Lidhjen e Prizrenit, të dy të

dekoruar me "Urdhrin e klasit të tretë" nga

Kuvendi Popullor me rastin e 100 vjetorit të

Lidhjes së Prizrenit.

Suf Doda, në luftën me ushtrinë turke, arriti

t'u marr edhe flamurin ushtrisë turke, të cilin

e kemi pasur si familje deri në vitin 1960

kur erdhi na e mori Dega e Punëve të

Brëndëshme.

Në librin "Historia e Dibrës", z.Kristo

Frashëri shkruan: Një nga pjesëmarrësit më

të shquar dhe përkrahës i Iljaz Pashë Dibrës

ishte Isuf Doda(faqe 267)

- Brezi i katërt: Baftjar Doda dhe Xhaferr

Doda, të dy luftëtarë dhe prijës krahinor në

Dibër, në luftë kundër ushtrisë serbe ne vitet

Page 44: Agim Doda Liber Pjesa 3

44

1910-1915. Për vlerat dhe kontributet e

dhëna në luftë, Baftjar Doda është dekoruar

nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe emri

i tij, bashk me Elez Isufin, janë të shkruar ne

lapidarin e Qafë Kolosnjanit.

Xhaferr Doda është vrarë në luftë kundra

serbëve dhe është dekoruar nga Presidiumi i

Kuvendit Popullor.

- Brezi i pestë: Riza Doda, Rexhep Doda,

Hamdi Doda, Osman Doda e Murat Doda,

ishin partizanë e kuadro në Luftën

Nacionalçlirimtare. Riza Doda është

dëshmor në luftë për çlirimin e Atdheut. Në

vitet pas luftës Rexhep Doda, Osman Doda,

Hamdi Doda e Murat Doda, kanë kryer

detyra të larta në Dibër e Tiranë si: Kryetar i

Komitetit Ekzekutiv, Komandant Brigade,

Kryetar Dege etj.. Shumë nga djemtë e këtij

fisi janë me arsim të lartë dhe kanë kryer

detyra të ndryshme. Nga ky fis(Doda) sot

kemi një deputete, znj.Mesila Doda.

Gjithcka shkrova më sipër janë të

dokumentuara dhe të vlerësuara në

Page 45: Agim Doda Liber Pjesa 3

45

dokumente të periudhave të caktuara.

Sa më sipër, nëse janë me interes për ju,

mund t'i pasqyroni me rastin e "70-vjetorit"

të çlirimit të Atdheut.

Këtu më poshtë kam dhe po shkruaj një

kërkesë:

Tek foto-Murabi në Shkodër është

fotografia e pjesëmarrësve dhe kryesisë së

Lidhjes së Prizrenit. Duke qenë se Babai i

gjyshit tim, Isuf Doda, ka qenë një nga

figurat kryesore të Lidhjes së Prizrenit,

kërkoj nga ana juaj të më jepni të drejtën për

të verifikuar nëse mund ta gjej dhe të

vërtetoj fotografinë e tij. Për këtë unë kam

tre mundësi:

1. Kam fotografinë e gjyshit që ishte djali

i tij dhe krejt i ngjashëm.

2. Si figurë kryesore (si rregull) duhet të

jetë në afërsi me Iljaz Pashën.

3. Veshja karakteristike dibrane.

Kërkoj që të verifikoj dhe nëse arrij ta

saktësoj ta marr fotografinë e tij.

Page 46: Agim Doda Liber Pjesa 3

46

Per Vendlindjen

Nga vendlinja qe kur kam shkuar ushtar jam

larguar.

Por malli dhe zemra asnjeher se kane

harruar.

Dhe sikur njeqind vjet po te kisha me jetue

Te pakten nje ore ne dite atje desha me e

kalue.

Kujtoj kullat ku jam rrit e ku kam jetue

Kujtoj stanet ku kam verue.

Kujtoj cdo rruge e cdo shteg

Kujtoj cdo gure e cdo kep.

Kujtoj cdo peme e cdo lis

Kujtoj cdo ah e cdo pishe.

Kujtoj bjeshken(zepen) me uje te ftohte e

lule

Ku kullosja bagetine

Bashke me Xhelalin dhe Aline

Kujtoj burrat kur mblidheshin ne lame

Qe kishin me shume vlere se parlamenti ne

Tirane.

Kujtoj Zenelin e Xhemen

Qe ne mexhelis kishin shume emer.

Kujtoj baben tem(Sufen) dhe Misimin

Qe me pune thoje se ndalojne dhe Drinin.

Atje jane varret ku ka dhe shume lisa

Ktej ka vetem balte dhe plisa.

Page 47: Agim Doda Liber Pjesa 3

47

Atje varri dhe emri jane pergjithmone

Ktej per nje vit e pak me vone

Kush te doje (Dode)

Qe edhe pas vdekjes vleren vetes me ja shtu

Ta lene amanet qe atje me e qu

Durres 13.02.2016 Agim Doda