reduktimi i Çmimit tË naftËs - kreu i kash-it, rrapaj: …

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 408 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 19 Shkurt 2021 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 5 Faqe 6 Faqe 5 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Maltin Korkuti: Pandemia, shtysë e mirë për përsh- pejtimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e ndjeshme të shërbimeve bankare në kanalet dixhitale Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL PORTRET RISI ALBANIA Certifikimi GLOBAL G.A.P. në Grup - Bileta e eksportuesve të fruta-perimeve drejt tregjeve të BE Faqe 2 Faqe 7 NAFTA PA TAKSA NXIT INVESTIMET PËR RINOVIMIN E MAKINERIVE BUJQËSORE Projekti FAO promovon agroturizmin dhe dixhitalizimin e fermave të vogla në Shqipëri Mbështetja nga AZHBR - Historia e fermerit që ka ngritur plantacion me mandarina, këtë vit pret të përfitojë 500 kuintalë Faqe 4 Braçe: Edhe pse hoqëm TVSH-në e inputeve bujqësore, karteli i plehrave kimike rrit çmimin Faqe 4 Ekonomi takim me ambasadorin austriak në Tiranë: Vijojmë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580 POLITIKA FISKALE Halil Rama: Atdhedashuria në prozën dhe publicistikën e Shefqet Mekos Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh, Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë. Tel: +355 4 2 251 910 /911 Email: [email protected] [email protected] www.fedinvest.al Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: DO TË KEMI RRITJE TË SIPËRFAQES SË TOKËS SË PUNUAR ME MEKANIKË BUJQËSORE DHE ULJE TË KOSTOS SË PRODHIMEVE BUJQËSORE Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i ftuar në emisioin “7 pa 5”, në televizionin “Vizion Plus”, parashtroi një sërë faktesh që argumentojnë se sa i domosdoshëm ka qenë reduktimi i çmimit të karburantit që përdorin fermerët për mjetet bujqësore. “Prodhimi rritet me 25 % kur toka punohet e kultivohet me mekanikë bujqësore, krahasuar me rastin kur punohet me krahë ose kafshë pune dhe nëse fermerët fillojnë të furnizohen me naftë pa taksa këtë pranverë, efektet pozitive do të fillojnë të ndihen që në vjeshtën e këtij viti,” - tha Rrapaj, ndërsa theksoi rëndësinë e aplikimit të skemave të sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, jo vetëm në bujqësi, por në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor

Upload: others

Post on 26-Nov-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 408 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 19 Shkurt 2021

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 5 Faqe 6 Faqe 5

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Maltin Korkuti: Pandemia, shtysë e mirë për përsh-pejtimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e ndjeshme të shërbimeve bankare në kanalet dixhitale

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

pOrtret

risi albania

Certifikimi GLOBAL G.A.P. në Grup - Bileta e eksportuesve

të fruta-perimeve drejt tregjeve të BE

Faqe 2

Faqe 7

NAFTA PA TAKSA NXIT INVESTIMET PËR RINOVIMIN E MAKINERIVE BUJQËSORE

Projekti FAO promovon agroturizmin dhe dixhitalizimin e fermave të vogla në Shqipëri

Mbështetja nga AZHBR - Historia e fermerit që ka ngritur plantacion me mandarina, këtë vit pret të përfitojë 500 kuintalë

Faqe 4

Braçe: Edhe pse hoqëm TVSH-në e inputeve bujqësore, karteli i

plehrave kimike rrit çmimin

Faqe 4

Ekonomi takim me ambasadorin austriak në

Tiranë: Vijojmë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe sigurisë

ushqimore

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra “Kondor”, Tiranë; Cel.: 0672035581; 0684855580

pOlitiKa fisKale

Halil Rama: Atdhedashuria në prozën dhe publicistikën e Shefqet Mekos

Rr. "Qemal Stafa", P. 9-katësh,Nr. 70, Kati 2, Pazari i ri, Tiranë.Tel: +355 4 2 251 910 /911Email: [email protected]@fedinvest.alwww.fedinvest.al

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: DO TË KEMI RRITJE TË SIPËRFAQES SË TOKËS SË PUNUAR ME MEKANIKË BUJQËSORE DHE ULJE TË KOSTOS SË PRODHIMEVE BUJQËSORE

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i ftuar në emisioin “7 pa 5”, në televizionin “Vizion Plus”, parashtroi një sërë faktesh që argumentojnë se sa i domosdoshëm ka qenë reduktimi i çmimit të karburantit që përdorin fermerët për mjetet bujqësore. “Prodhimi rritet me 25 % kur toka punohet e kultivohet me mekanikë bujqësore,

krahasuar me rastin kur punohet me krahë ose kafshë pune dhe nëse fermerët fillojnë të furnizohen me naftë pa taksa këtë pranverë, efektet pozitive do të fillojnë të ndihen që në vjeshtën e këtij viti,” - tha Rrapaj, ndërsa theksoi rëndësinë e aplikimit të skemave të sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, jo vetëm në bujqësi, por në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor

Page 2: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

2 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRANA. BANK: AL09206110040000100301826100; INTESA: AL75208110080000001023231803

Certifikimi GLOBAL G.A.P. në grup - Bileta e eksportuesve të fruta-perimeve drejt tregjeve të BE

risi albania

Sektori i fruta-perimeve po përjeton një bum prodhimi dhe eksportesh prej disa vitesh tashmë. Nxitja e prodhimit nëpërmjet shtimit të sipër-faqeve të kultivuara dhe in-

vestimet në ngritjen e pikave moderne të grumbullimit të produkteve të cilat janë të des-tinuara për eksport kanë ndi-kuar në një rritje eksponenciale të eksporteve në vitet e fundit.

Investimet kanë rritur ndjeshëm efiçencën e zinxhirit të vlerës dhe kanë përshpejtuar rrjedhën e produktit nga fermat prodhuese në tregjet e eksportit.

Mbështetja e investimeve në këtë sektor nga BE dhe Qeveria Shqiptare pritet të jetë akoma më e madhe në vitet e ardhshme dhe Shqipëria ka të gjithë potencialin për t’u shndërruar në një eksportues të rëndësishëm të perimeve të freskëta në Europë dhe jo vetëm.

Potenciali i eksportit të fru-ta-perimeve do të jetë akoma më i madh nëse do të oriento-hen në tregje me vlerë të lartë.

Megjithatë, ekzistojnë një sërë faktorësh që pengojnë dhe ngadalësojnë hyrjen e produkteve shqiptare në tregje europiane, një ndër to edhe mungesa e certifi-kimeve me standarde ndërkom-bëtare si GLOBAL G.A.P.

Pse duhet të aksesojmë tregjet europiane?Shumica e eksporteve

Shqiptare janë të orientuara kryesisht drejt tregjeve të hapura kryesisht në vendet e Ballkanit si Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Bosnje-Herzegovinë dhe Maqedoni.

Këto vende janë lehtësisht të arritshme nga eksportuesit shqiptarë, pasi kërkesat mbi cilësinë dhe sigurinë ushqi-more janë më të ulëta kraha-suar me tregjet e zhvilluara Evropiane dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë kërkesa specifike që lidhen me standardet e marketingut (pak-etim, brandim, etiketim, kali-brim, etj.).

Por nga ana tjetër, çmimet që arrihen në këto tregje janë mjaft të ulëta krahasuar me tregjet e zhvilluara perëndi-more. Për të ilustruar këtë fakt shikoni më poshtë çmimet me-satare të importit të domates

nga vendet e rajonit, krahasur me dy nga importuesit më të mëdhenj në Evropë të domates, Gjermania dhe Franca.

Gjithnjë e më shumë tregjet kërkojnë standarte dhe certifi-kim të produktit nga prodhues-it. Megjithatë certifikimi është një sfidë jo e lehtë për prod-huesit individualë. Vështirësitë lidhen me mungesën e buri-meve të mjaftueshme, njohu-rive teknike dhe fondeve të nevojshme. Gjithashtu ata konkurrojnë me prodhuesit e mëdhenj komercialë përsa i përket volumeve të prodhimit dhe aksesit në tregje.

Por edhe për prodhuesit e mëdhenj hasin vështirësi në zh-villimin e një strategjie të mirë-filltë marketingu dhe kostot e inputeve dhe lëndëve të para janë një shqetësim real për ta.

Si mund t’i akesojnë produktet shqiptare këto tregje Fermerët në Shqipëri nuk

janë shumë të organizuar në koperativa - SHBB (shoqëri të bashkëpunimit bujqësor) dhe e kanë jo të lehtë për t’u cer-tifikuar në grup GlobalG.A.P. Por eksportuesit të cilët kanë interesin për të hyrë në tregje të reja me vlerë të lartë dhe me produkte të certifikuara GlobalG.A.P, mund të asistoj-në fermerët për t’u certifikuar në grup. Në shumë raste ek-

sportuesit orientojnë dhe me-naxhojnë grupe fermerësh në prodhimin e produktet. Në këtë drejtim eksportuesi që menax-hon grupin e fermerëve mund t’i asistojë ata duke ngritur një qendër menaxhimi të cilësisë sipas kritereve të GlobalG.A.P duke trajnuar, inspektuar dhe audituar grupin e fermereve në respektimin e standarteve të GlobalG.A.P. Në fund të këtij procesi Eksportuesi certi-fikohet së bashku me grupin e fermerëve.

Një zgjidhje e shkëlqyer për prodhuesit është certifi-kimi GlobalG.A.P në grup fermerësh. Aktualisht, sipas statistikave të GlobalG.A.P në mbarë botën rreth 70% e prodhuesve të certifikuar me GlobalG.A.P janë të organizuar dhe certifikuar në grup dhe si-

pas GlobalG.A.P, kjo praktikë funksionon në mënyrë perfekte prej më shumë se 10 vitesh tashmë në vende të ndryshme.

Me certifikimin në grup fermerët nuk reduktojnë vetëm kostot e certifikimit por:

• Rrisin ndjeshëm cilësinë e produkteve;

• Lidhin kontrata afatgjata në tregje të reja duke garantuar cilësi dhe sasi;

• Shesin me çmime më të larta në vende të zhvilluara Eu-ropiane;

• Rrisin sigurinë dhe be-sueshmërinë ndaj klientëve duke përmirësuar imazhin e tyre

Duke pasur parasysh bu-jqësinë e fragmentarizuar në Shqipëri me fermë mesatare 1.2 ha e ndarë në 3-4 parcela të ndryshme, certifikimi në grup është alternativa e vetme e qëndrueshme për të nxitur bashkëpunimin dhe promovuar eksportet në tregje të zhvilluara perëndimore.

Për realizimin e këtij procesi shumë eksportues kanë nevojë për ndihmën e konsultentit i

cili asiston stafin e eksportuesit dhe grupin e fermerëve gjatë gjithë procesit deri në certifi-kimin GlobalG.A.P në grup.

Certifikimi me standardin GlobalG.A.P në grup i mundë-son eksportuesit dhe grupit të prodhuesve të ruajnë stan-dardin, të ulin kostot dhe së bashku të fillojnë të furnizojnë furnitorët e rrjeteve të super-marketeve në Europë të cilët kanë kriter të parë certifkimin GlobalG.A.P. Këto tregje të mëdha ofrojnë marzhe më të larta fitimi, me shumë qën-drueshmëri, diversifikim të ris-kut dhe mundësi për t’u rritur eksportet pasi janë tregje të mëdha.

Konsulenca pranë fermerit: Shembull suksesi i sinergjive mes palëve në agrobiznesGjatë 2020 Creative Busi-

ness Colutions ka trajnuar stafin dhe ekspertet direkt nga

Akademia GlobalG.A.P për të mundësuar asistencën në cer-tifkimin GlobalG.A.P në grup një model i ri në Shqipëri.

Në bashkëpunim me ek-sportues të mëdhenj, Creative Business Solutions asistoj gjatë vjeshtës së vitit 2020, tre eksportues të cilët me-naxhonin 3 grupe prodhuesish (rreth 35 fermerë) në rajonin e Beratit për të çertifikuar do-maten, kastravecin dhe specin me qëllim eksportin në vende të Zhvilluara Evropiane.

Menjëhere pas certifikimit në grup të eksportuesit sëbash-ku me grupet e fermerëve, ek-sportuesit fituan akses në një volum të madh produktesh të çertifikuara, duke iu mundë-suar lidhjen e kontratave afat-gjatë për shitjen e produkteve në vende të zhvilluara si Gjer-mani, Austri, Çeki, Hollandë etj.

Ky model i ri biznesi dhe bashkëpunimi me fermerët ka rritur ndjeshëm fitimet për të gjitha palët e përfshira. Eksportuesit pas kësaj eks-perience dhe krahasimit të kostove dhe përfitimeve, po shtojnë numrin e fermerëve për tu certifikuar në grup dhe që do të certifikohen në se-zonin e ardhshëm. Pas kësaj eksperience një numër i madh fermerësh dhe eksportues kanë kontaktuar CBS dhe janë interesuar pëër certifikimin në grup GlobalG.A.P.

Agroweb

Skemat mbështetëse për bujqësinë - Në 2020-ën u prodhua rreth 14 mijë ton bimë mjekësoreViti 2020, megjithëse vit i

vështirë si pasojë e COVID-19,

Gjithnjë e më shumë tregjet kërkojnë standarte dhe certifikim të produktit nga prodhuesit. Foto:Flickr

ka qenë pozitiv për sektorin e bimëve mjekësore në vendin tonë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bën të ditur se falë

skemave mbështetëse të qever-isë, në vitin 2020 u prodhua rreth 14 mijë ton bimë mjekë-sore.

Tregu i mbledhjes dhe kul-tivimit të bimëve aromatike dhe mjekësore në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Nga 30 milionë dollarë që llogariten në vitin 2014, ky treg llogaritet 50 milionë dollarë në fund të vitit 2020.

Më shumë se 95 % e to-talit të bimëve të mbledhura, eksportohen. Ndërkohë 3/4 e sherebelës së importuar nga SHBA është me origjinë nga Shqipëria

Bimët mjekësore dhe aro-matike (BMA-të) janë një sek-tor tradicionalisht i orientuar nga eksporti, me tregje të zh-villuara dhe potencial të mirë për rritje.

Shqipëria bën pjesë në grupin e 25 eksportuesve kryesorë të BMA-ve në botë. Eksporti i BMA-ve arrin gati 20 % të totalit të eksporteve bujqësore të Shqipërisë.

Produktet më të rëndë-sishme të eksportit janë sher-bela, rigoni, trumza, livando, etj. Është regjistruar një fluks i vogël, por në rritje i ekspor-tit të vajrave esenciale, si edhe një rritje e kapacitetit për-punues në vend.

Baza e prodhimit për-bëhet kryesisht nga BMA-të e egra që gjenden në të gjithë vendin.

Biodiversiteti i pasur në Shqipëri përfaqëson një poten-cial të rëndësishëm për zhvil-limin e sektorit të BMA-ve. Më shumë se 400 specie janë identifikuar si BMA të flo-rës shqiptare, nga të cilat më shumë se 200 specie mblidhen dhe tregtohen.

BMA-të janë një sektor i rëndësishëm i ekonomisë ru-rale. Sondazhet tregojnë se në disa zona rurale pothuajse të gjitha familjet marrin një pjesë të konsiderueshme të të ard-hurave të tyre nga grumbul-limi i BMA-ve.

Për të gjithë grupet e fermerëve apo eksportues që dëshirojnë të organizojnë fermerët e tyre në grupe për të përfituar certifikatën GlobalG.A.P dhe për të marrë këshillim kërkesat e tregjeve të zhvilluara Europiane dhe strategjitë për tu futur në këto tregje kontaktoni:

Lulëzim KadiasiEkspert i Standardit GlobalG.A.PEmail: [email protected]: 0696031308

Ergent PireMenaxher i Shërbimeve për AgrobiznesinEmail: [email protected]: 0676041380

Page 3: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

3 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

?????????????????NAFTA PA TAKSA NXIT INVESTIMET PËR RINOVIMIN E MAKINERIVE BUJQËSORE

(Vijon në faqen 6)

intervista

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i ftuar në emisioin “7 pa 5”, në televizionin “Vizion Plus”, parashtroi një sërë faktesh që argumentojnë se sa i domosdoshëm ka qenë reduktimi i çmimit të karburantit që përdorin fermerët për mjetet bujqësore. “Prodhimi rritet me

25 % kur toka punohet e kultivohet me mekanikë bujqësore, krahasuar me rastin kur punohet me krahë ose kafshë pune dhe nëse fermerët fillojnë të furnizohen me naftë pa taksa këtë pranverë, efektet pozitive do të fillojnë të ndihen që në vjeshtën e këtij viti,” - tha Rrapaj, ndërsa theksoi rëndësinë e aplikimit të skemave të sigurimit nga fatkeqësitë natyrore, jo vetëm në bujqësi, por në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimorIntervista e plotë në emisioin “7 pa 5”, në televizionin “Vizionit Plus”:Zoti Rrapaj, është folur

shumë për këtë temë, por sa i ndihmon në të vërtetë kjo fermerët?

Reduktimi i çmimit të kar-burantit do të ndihmojë shumë duke patur parasysh situatën në të cilën ndodhen fermerët dhe mekanizatorët. Shqipëria në vi-tin 1990, kishte 699 mijë ha tokë bujqësore, përfituan tokë falas 450 mijë familje, u rregjistruan fillimisht rreth 354 mijë fermerë, të cilët kanë një sipërfaqe toke mjaft të parcelizuar, e ndarë në rreth 1.8 milion parcela. Parcelat e vogla kërkojnë konsum mjaft të madh karburanti për njësi të sipërfaqes së punuar me meka-nikë buqësore. Parku i mjeteve bujqësore që punojnë me naftë janë të një teknologjie të vjetër, me konsum të lartë për njësi të sipërfaqes dhe orës së punës. Gjithashtu edhe pikat e furniz-imit me karburant janë larg fron-tit të punës dhe vendqëndrimeve të mjeteve bujqësore. Ne duhet të njohim realitetin dhe të pasqy-rojmë edhe faktin tjetër, që trak-torët nuk kanë leje qarkullimi, nuk kanë targa dhe dokumen-tet e nevojshme për të lëvizur. Tokën shumë fermerë e lënë pa e punuar dhe kultivuar për më shumë se një vit. Të gjithë këta faktorë duke i shtuar edhe terrenin e vështirë, ku mbi 50% janë punime në kodër, përbëjnë një domosdoshmëri, për të ndë-rhyrë në këtë element të rëndë-sishëm të kostos, e cila zë 40% të tarifës së punimeve që bëhen me mekanikë bujqësore. Tarifat e punimeve me mekanikë bu-jqësore janë rritur përtej limit-eve duke e krahasuar me tarifat e mëparëshme. Kjo ka ardhur si rezultat i çmimit të lartë të naf-tës por edhe i faktorëve që Unë i përmenda më sipër. Gjithashtu si rezultat i çmimeve të larta të karburantit, tarifave të larta të punimeve, mjeteve bujqësore të tejamortizuara, kemi jo vetëm një koeficient të ulët shfrytëzimi të mjeteve bujqësore, por edhe procesi i kthimit të investimeve për mjetet bujqësore dhe rino-vimi i parkut të mjeteve bujqë-sore, po has në disa vështirësi të

pakapërcyeshme për fermerët. Nuk gjejmë vend në rajon por edhe në botë, që çmimin e naf-tës për fermerët ta ngarkojë me kaq shumë taksa e supërtaksa. I përmenda të gjithë këto fakte, për të argumentuar se sa i do-mosdoshëm ka qenë reduktimi i çmimit të karburantit që përdorin fermerët për mjetet bujqësore.

Sa ishte vlera për fermerët dhe sa u bë?

Parashikohet një ulje çmimi në mesatare me rreth 54% të vlerës aktuale.

A ka mundësi për një çmim më të ulët, apo kjo ishte vlera më e mirë?

Sigurisht që mund të ketë hapësira edhe për më lirë, janë propozime që çmimi mund të ulet deri në 45 lek për litër, duke patur parasysh një skemë tjetër, skemë që parashikon të përdoret nafta e vendit. Por ak-tualisht është e pamundur për t’u zbatuar kjo skemë për arsye se Uzina Përpunimit të Naf-tës në Ballsh, nuk po punon. Skema në të ardhmen mbasi të vihet në punë Uzina në Ballsh, mund të studiohet e aplikohet, pasi jemi një vend që prod-hojmë më shumë se 1 milion ton naftë dhe 10% të kësaj sasie shoqëritë koncensionare ia japin falas shtetit, duke ofru-ar një mundësi shumë më të fa-vorshme për fermerët. Por tani duhet shpejtuar që të fillojmë zbatimin në praktike të skemës pa humbur kohë. Skema ak-tuale ka nevojë për përshtatje e korrigjime, pasi është një skemë dixhitale dhe është hera e parë që përdoret një skemë e tillë. Pavarësisht nga komplek-siteti dhe problemet që mund të dalin skema ka shumë anë pozitive, pasi është dixhitale, gjithëpërfshirëse dhe transpar-ente, ku naftën e merr direkt fermeri. Unë shpresoj që me reduktimin e çmimit të naftës do të kemi rritje të sipërfaqes së punuar të tokës dhe ulje të kos-tos së prodhimeve bujqësore.

Ku tjetër pritet efekt, pasi qytetarët e shohin atë tek çmimi final i produktit, a do të ketë ndikim atje?

Sigurisht që do të ketë ndi-kim edhe në çmimin final të

produktit, sepse kur të kemi një ulje të çmimit të naftës do të kemi më shumë sipërfaqe toke të punuar me mekanikë bujqë-sore, është përllogaritur që ren-dimenti i prodhimit të rritet me 25 % kur toka punohet e kul-tivohet me mekanikë bujqësore, krahasuar me rastin kur punohet me krahë ose kafshë pune. Pro-dhimi i bollshëm do të sjellë një ofertë më të madhe në treg dhe ky fakt do të sjellë uljen e çmi-meve të produkteve në treg. Pra

kjo masë do të ndikojë edhe tek konsumatori, por nuk mund ta masësh drejtpërdrejt se sa do të ndikojë tek ulja e çmimit, pasi ka një kompleks faktorësh të tjerë që kondicionojnë çmimin final të produktit në treg.

Efektet e para a pritet të ndihen që në këtë sezon?

Po, nëse fillojnë të furnizohen fermerët këtë pranverë, efektet pozitive do të fillojnë të ndi-hen që në periudhën e vjeshtës dhe në fund të vitit që jemi. Në hallkat kryesore të zinxhirit ush-qimor po injektohen 1 miliard lekë grant. Është një shumë që duhet marrë në konsideratë dhe duhet disbursuar. Gjithashtu, fermerët kanë pësuar dëme nga tërmeti, pandemia, kushtet e këqija atmosferike dhe një masë e tillë në këtë periudhë është e domosdoshme. Natyrisht që si pasojë e faktorëve që përmenda do të rriten kostot dhe kjo masë do të ndikojë pozitivisht për t’i parballuar këto kosto shtesë.

Po përmbytjet e fundit çfarë ndikimi kanë patur zoti Rrapaj?

Kanë patur ndikim negativ veçanërisht në ato sipërfaqe toke të mbjella me bimë bu-

jqësore, pasi në një sipërfaqe toke të konsiderueshme zuri uji ujin, fakt që i ka dëmtuar rëndë bimët dhe do i detyrojë fermer-ët ose t’i zëvendësojnë bimët ose t’i rimbjellin tokat përsëri kur të largohet uji. Nuk kemi ende një vlerësim të saktë pasi kemi akoma shumë sipërfaqe toke të mbjella, nën ujë. Pra në këto sipërfaqe toke të mbjella do të kemi një dëm të madh, që do të ndikojë në radhë të parë tek ekonomia e fermerëve që u

janë përmbytur tokat, por edhe në buxhetin e shtetit për shkak të kompensimit të tyre.

Meqë jemi tek kjo pikë dua të prek një temë tjetër rreth përmbytjes, çfarë masash duhen marrë nga shteti ose vetë fermerët?

Janë disa masa që duhen marrë: Në radhë të parë për të garantuar prodhimet e fermer-ëve duhen siguruar bimët prej fatkeqësive natyrore nga sho-qëritë e sigurimit. Fermeri Shqiptar, në kushtet që është e ka të pamundur t’i sigurojë bimët pa pjesëmarrjen e shtetit si kontribues dhe të një institu-cioni financiar ndërkombëtar për ta garantuar këtë proces. Përdorimi i skemës së sigu-racionit në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor është mjaft i domosdoshëm dhe i kërkuar nga fermerët. Nëse nuk do të arrijmë të fusim skemën e sig-urimeve nga fatkeqësitë naty-rore jo vetëm në bujqësi, por në të gjithë hallkat e zinxhirit ush-qimor, nuk do të kemi zgjidhje përfundimtare të problemit. Një masë tjetër e rëndësishme është rritja e investimeve për in-frastrukturën e ujitjes dhe kul-

limit. Buxheti duhet të vijë duke u rritur deri sa të vihet situata nën kontroll. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu për vitin 2021, ku buxheti për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit u ul me 10% krahasuar me 2020. Por edhe institucionet ndërkombëtare, si Banka Botërore e BERZH kanë një rol pozitiv të rëndësishëm në marrjen e masave, sepse finan-cojnë shuma të konsiderueshme në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit.

Fermerët tashmë për çfarë tjetër kanë nevojë, ok për naftën që iu hoqën taksat dhe arriti një çmim të pranueshem, pra cila është kërkesa tjetër imediate?

Fermerët në këto momente kanë nevojë për mbështetje për të përballuar pasojat e përm-bytjeve dhe si KASH kemi bërë dy propozime konkrete: Ministrisë së Bujqësisë i është propozuar që për zërat e puni-meve shtesë që duhen realizuar për të përmirësuar situatën nga përmbytja dhe për të eliminuar pasojat, të shtohet sasia e naf-tës pa taksa që u është llogaritur fermerëve sipas udhëzimit për punimin dhe kultivimin e tokës. Gjithashtu në udhëzimin për zba-timin e Skemës së Mbështetjes Grant nga buxheti për vitin 2021, të shtohet edhe një ka-pitull i vaçantë ku të mundëso-het kompensimi dëmeve edhe përmes skemës kombëtare.

Cila është qasja e Ministrisë?Nuk kemi një përgjigje deri

tani, por shpresojmë që po e studion dhe do të reflektojë. Kompensimi i dëmeve është një element i rëndësishëm, por praktika e derisotme për fermer-in ka qenë mjaft e vështirë dhe rraskapitëse, pasi ka një procedurë burokratike të gjatë dhe mjaft të lodhshme. Ndaj duhet përfshirë kompensimi në skemën kom-bëtare dhe kjo masë mbështetëse të zgjasë për aq kohë sa fermerët nuk kanë një mbështetje nga sho-qëritë e sigurimit.

Produktet bujqësore që ek-sportohen jashtë janë në një sasi të madhe, ndërsa ato bleg-torale në një sasi më të vogël. A ka ndonjë hap për rregullimin e kësaj situate?

Për eksportin e produkteve

blegtorale po merren disa masa. Ka filluar puna me re-formën për përmirësimin e shërbimit veterinar. Kemi një përmirësim të strukturës së drejtimit dhe funksionimit të shërbimit veterinar në Shq-ipëri, që ishte hapi i parë për t’u realizuar. Por infrastruktu-ra dhe kapacitetet laboratorike që ne kemi nuk janë akoma në standardet e kërkuara për të dalë në eksport me produkte blegtorale për të cilat tregjet e huaja kanë kërkesa shumë të forta dhe strikte. Duhet të jemi të qartë se pa arritur të furni-zojmë dhe të konkurrojmë me produktet blegtorale në tregun vendas ne nuk mund të dalim në eksport me këto produkte. Ne akoma importojmë sasi të konsiderueshme produktesh blegtorale ku në vlerë e kalon shifrën mbi 200 milion euro në vit. Gjithashtu nuk mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore pa vënë në efiçencë të plotë sistemin e Identifikim-Rregjistrimit të bagëtive ose siç e shprehim shkurt sistemin RUDA. Ky sitsem nuk ka funksionuar siç duhet. Për sistemin elektronik RUDA, nuk kemi treguar ku-jdesin e duhur dhe nuk kemi programuar fondet që kërko-hen për mirëmbajtjen e këtij sistemi. Ky është një sistem dixhital. Për instalimin dhe vënien në funksion të tij janë harxhuar miliona euro. Shpre-sojmë që tashmë me formën e re të organizimit të ri të shër-bimit veterinar që po imple-mentohet, të mundësohet vënia në funksion e sistemit RUDA , kjo është e para dhe shumë e rëndësishme. Hapi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me prodhimin e qumështit pasi shumë produkte dhe nënprodukte dalin nga për-punimi i qumështit, për këtë duhet të ndryshojmë poli-tikën fiskale. Qumështi që blihej nga fermerët u rim-bursohej qendrave të grum-bullimit dhe përpunimit me 20%, aktualisht rimbursimin u bë 6%. Politikë fiskale kjo e papranueshme, e cila ka sjellë rritje të importit dhe jo lehtësim të procesit për të

REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: DO TË KEMI RRITJE TË SIPËRFAQES SË TOKËS SË PUNUAR ME MEKANIKË BUJQËSORE DHE ULJE TË KOSTOS SË PRODHIMEVE BUJQËSORE

Page 4: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

4 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

infOrmaciOne

GREAT, një nismë e re për të mbështetur gratë rurale dhe zhvillimin në Shqipëri nga UN Women, FAO

dhe Italian Cooperation (AICS)

UN Women, FAO dhe Italian Cooperation pr-ezantuan sot një nismë tre vjeçare që do të kontribuojë në fuqizimin e grave rurale në Shqipëri dhe do të forcojë rolet dhe kontributin e grave në zhvillimin rural.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programi për “fuqizimin e grave në zonat rurale dhe turizmi” (GREAT) do të zbatohet në Rajonet e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, duke kon-tribuar në zhvillimin e qën-drueshëm ekonomik të grave rurale dhe komuniteteve të tyre dhe duke rritur të ard-hurat dhe aftësinë e tyre për të fituar punë.

Në Shqipëri, kontributi i grave në bujqësi është jetik, pasi 54% e grave të punësu-ara punojnë në këtë sektor. Megjithatë, një kontribut i tillë shpesh mbetet i paduk-shëm për shkak të niveleve të larta të informalitetit, i cili shpesh i lë ato pa mbrojtje ose përfitime shoqërore.

E pranishme në prezan-timin e projektit, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u shpreh: “Gratë përfaqësoj-në pjesën më të madhe të forces së punës në bujqësi dhe kanë nevojë të jenë të

vlerësuara dhe të mbështetu-ra, ndaj nëpërmjet projektit GREAT synojmë fuqizimin e tyre. Pa dyshim që do të kenë një rol të shtuar në vendim-marrje dhe fuqizimin e tyre

si nismëtare të disa ndryshi-meve që ndodhin në zinxhirin e vlerave.”

Programi synon të zhvil-lojë kapacitetet e grave ru-rale për të zhvilluar biznesin e tyre, për t’u vetëorgani-zuar dhe regjistruar si grupe lokale dhe për të përmirësuar

qasjen e tyre të financimit. Njëkohësisht, GREAT do të mbështesë bashkitë e synu-ara për t’I dhënë përparësi dhe për të promovuar bizne-set e grave rurale, turizmin

rural dhepër të zhvilluar zinxhirin e vlerave.

“Fuqizimi i komuniteteve rurale me mundësi të për-shtatshme ekonomike kon-tribuon në mënyrë të kon-siderueshme në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, për sa kohë që përpjekje të

tilla i vendosin grate rurale në qendër të vëmendjes si ak-tore të ndryshimit”, tha për-faqësuesi i UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta.

“Një rrugëtim të cilin

jemi krenarë ta nisim së bashku me UN Women, me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me FAO-n! Synimi ynë është të ndihmojmë në rritjen e sipër-marrjes së grave në bujqësi, duke mbështetur fuqizimin e tyre dhe njëkohësisht, zh-

villimin ekonomik, shoqëror e turistik të zonave të intere-suara, - theksoi Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Gratë rurale në Shqipëri

përballen me shumë sfida sa i përket sigurisë së tyre ekono-mike, të tilla si: mungesa e mbështetjes financiare, aksesi i dobët për të siguruar të drejtat e tokës, njohuri të kufizuara për bizneset fitimprurëse, mundësi e limituar për të hyrë në tregun e punës për shkak

të angazhimit joproporcional në aktivitetet e papaguara dhe varësia e madhe nga anëtarët e familjes.

“FAO do të kontribuojë në këtë projekt me zhvillimin e zinxhirit të vlerave, përfshirë edhe përqasjen ‘nga ferma tek turistët’, certifikimin e pronës dhe promovimin e prodhimeve autenike, të prodhuara specifikisht nga grate rurale”, nënvizoi Për-faqësuesi i FAO-s në Shq-ipëri, Arben Kipi.

Programi do të promovojë një politikë dhe një mje-dis legjislativ për fuqizimin ekonomik të grave, qasjen dhe kontrollin e tyre ndaj pa-surive prodhuese.

Programi GREAT u zh-villua duke u bazuar në nevojat e identifikuara nga UN Women dhe FAO në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dheZhvillimit Rural, sipas rekomandimeve të studimeve të ndryshme të ndërmarra nga këto entitete. Objektivat e tij kryesore janë në përputhje me prioritetet e Qeverisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS Tiranë), në kontekstin e Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qën-drueshëm dhe parimin e saj thelbësor për të mos lënë askënd pas.

Braçe: Edhe pse hoqëm TVSH-në e inputeve bujqësore, karteli i plehrave kimike rrit çmimin

Zv/Kryeministri Erion Braçe ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të plehrave kimike dhe u bën thirrje organeve të tati-

meve të mos lejohen blerësit të dëmtohen nga rritja e çmimit.

Braçe shprehet: “Edhe pse hoqëm TVSH-në e inputeve bu-jqësore dhe përgjithësisht masa është reflektuar në çmim, them përgjithësisht se karteli politik i plehrave kimike ndërhyn kohë pas kohë në treg dhe vjedh hapur bujkun”.

“Po vjedhin. Nuk ka ndjesi më të poshtër se sa të vjedhin, ndërkohe që ti punon. Është acaruese, demotivuese. Po e bën karteli i 10 të mëdhenjve të plehrave kimike. Kanë bërë një shoqatë, gjysëm politike, me të cilën bëjnë dy gjëra: E para, caktojnë çmimet me njëri-tjetrin; E dyta, nuk lënë njeri të

hyjë në treg për të konkurruar duke patur akses të korruptuar në regjistrimin e produkteve. Prej 6 ditësh, kanë rritur me 6, 8,

10 mijë lekë çmimin e uresë dhe të dap-it. Thonë si arsye, çmimin në tregje ndërkombëtare. Por, në fakt këta po shesin ure e dap që

e kishin në magazina, importuar kohë më parë. Për të qenë i qartë, kërkova edhe importet e janarit dhe në tabele i keni dhe ato. Është e qartë, tani janë ditët pik të plehërimit të grurit e bimëve të tjera nga bujqit. Karteli nuk duroi dot dhe iu ndez gjaku për para më shumë dhe po i merr këto para”, shprehet ai.

Në fund, Braçe u bën thirrje bujqve të marrin faturën si dhe organeve tatimore të mbrojnë blerësit. “Tani tre thirrje kam. E para, drejtuar kartelit: Hiqni dorë se fitimi nga vjedhja e bu-jkut do paguhet shumë shtren-jtë! E dyta, drejtuar bujqve: Merrni faturë për çdo blerje që të identifikojmë çdo hajdut me emër, mbiemër e nipt! E treta, drejtuar Tatimeve: Bëni punën tuaj dhe mbroni blerësit nga vjedhja e buxhetin e shtetit nga evazioni!”, shprehet ai.

Ekonomi takim me ambasadorin austriak në Tiranë: Vijojmë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një ta-kim zyrtar me ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Christian Steiner.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi dypalësh që daton që prej vitit 2010, ku dy vendet firmosën memo-randumin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qën-drueshëm rural, industrisë përpunuese në sektorin ush-qimor, sigurinë ushqimore, sektorin e shëndetit të kaf-shëve.

Ministrja Ekonomi është ndalur dhe tek projektet e

reja që synohet të zbato-hen me palën austriake në fushën e bujqësisë duke kon-sideruar të rëndësishme për palën shqiptare, shkëmbim eksperience dhe trajnime

për forcimin e kapaciteteve të stafit teknik të përfshirë në negociatat me BE-në për sektorin e bujqësisë, zhvil-limit rural, sigurisë ushqi-more, vreshtarisë dhe verës në kuadër të politikës së për-bashkët bujqësore.

Gjithashtu shkëmbim ek-sperience në fushën e zhvil-limit të blegtorisë në zonat malore; pjesëmarrje në ak-tivitete të ndryshme promo-

vuese si B2B, apo panaire në vendet respektive për nxitjen e shkëmbimeve treg-tare për produkte bujqësore e ushqimore, me interes të ndërsjellë dhe marrje eks-

perience në organizimin dhe funksionimin e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore, me synim nxitjen e shkëmbimeve tregtare të prodhimeve të perimeve të hershme shqiptare në tregun austriak.

Në fund të takimit me ambasadorin Steiner u ra dakord për të vijuar komu-nikimin dhe avancuar më tej bashkëpunimin e nisur.

Page 5: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

5 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

financim

Maltin Korkuti: Pandemia, shtysë e mirë për përshpejtimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e ndjeshme të shërbimeve bankare në kanalet dixhitale

Zoti Maltin Korkuti, Drej-tor i Përgjithshëm i Bankës Credins, në një intervistë për revistën “Bankieri”, infor-mon mbi strategjinë e ndjekur përgjatë situatës së pandemisë Covid -19, mbi përballimin me sukses të sfidave të hasura por dhe mbi pritshmëritë e bankës përgjatë 2020.

“Pandemia ishte një shtysë e mirë për përshpejtim të proçeseve të brendshme dhe rritje të ndjeshme të shërbi-meve bankare në kanalet digji-tale, të cilat do kërkonin kohë për t’u përthitur nga klientët. Credins Bank ka hapur degën Smart, një urë lidhëse midis bankingut tradicional dhe atij digjital.

Vizioni ynë është që të trajnojmë, edukojmë dhe këshillojmë klientët për për-dorim të aplikacioneve online për çdo shërbim, nëpërmjet automatizimit të mëtejshëm të proçeseve tona të brendshme duke investuar më shumë në teknologji drejt një trans-formimi digjital të shërbimeve inovative ndaj klientëve”.

Si ndikoi pandemia e COVID-19 në veprimtarinë dhe rezultatet respektive të bankës suaj, gjatë vitit 2020?

Në vitin e fundit ekonomia shqiptare u godit thellësisht nga dy fatkeqësi të njëpasn-jëshme, si: tërmeti dhe pan-demia. Mbyllja totale për disa muaj dhe hapja graduale, shoqëruar me masat për dis-tancim social dhe kufizim të lëvizjeve, pritet të krijojnë një tkurrje prej 7% të ekonomisë.

Megjithëse i prekur, sek-tori bankar është i mirëkapi-talizuar, ruajti nivele të kënaqshme likuiditeti me nor-ma të ulëta interesi, shoqëru-ar me rritje të depozitave dhe rritje të lehtë të huave.

Si përgjigje ndaj pande-misë, Banka Credins ndërmori menjëherë një seri veprimesh, për të siguruar vazhdimësinë me cilësi të veprimtarisë ban-kare, si:

• Aplikimi i masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19 për stafin dhe klientët;

• Krijimi i infrastrukturës së nevojshme, për të siguruar punën nga shtëpia;

• Zbatimi i ndryshimeve të rregulloreve të Bankës së Shqipërisë, duke krijuar flek-sibilitetin e nevojshëm për klientët, për shtyrje të kësteve të huave;

• Mbështetja e bizneseve që operonin në sektorin e shën-detësisë;

• Aplikimi i kostove lehtë-suese për përdorimin e ka-naleve digjitale;

• Procedimi në kohë rekord për kalimin e pagave të luftës.

Sa më sipër, banka ndër-

mori shpenzime të paparashi-kuara, si përgjigje ndaj situ-atës, e kjo ndikoi negativisht në rezultatin e parashikuar financiar të bankës.

Pas hapjes graduale, ban-ka ndërmori disa nisma për mbështetjen e klientëve, si:

• Lançimi i huasë: “Së Bashku”, për të mbështetur nevojat e çdo biznesi të vogël e të mesëm, për të rifilluar ve-primtarinë me optimizëm;

• Lançimi i “paketës së bi-znesit”, si një “one stop shop” për çdo biznes, për të trajtuar çdo nevojë për shërbimet ban-kare;

• Mbështetje e nevojave të qeverisë në ankandet e letrave me vlerë, për të siguruar fon-det e nevojshme për përbal-limin e pandemisë.

Veprimet e ndërmarra kri-juan një ecuri në rritje, veça-nërisht në sektorin e pagesave, si në përdorimin e kartave, shërbimin e-commerce, tran-saksionet në kanalet digjitale, si dhe aplikimet online, etj.

Banka Credins ruajti pozi-cionin e parë në treg, në to-talin e portofolit të huasë, me një rritje vjetore prej 4%. Vlen të nënvizohet se mbajtja nën kontroll e portofolit të huave, i cili duhet monitoruar me ku-jdes në muajt në vijim, mbetet një sfidë që kërkon monitorim të kujdesshëm, në varësi të zh-villimeve të mëtejshme të pan-demisë.

Sa i përgatitur ishte sektori bankar në përballjen me pan-deminë?

Situata e pandemisë solli një përkeqësim të situatës ekonomike për shumë biznese dhe individë, duke sjellë kosto shtesë për bankën.

Përtej masave të ndërmar-ra në kohë rekord, sfidë mbetet rimëkëmbja ekonomike, kthimi në normalitet i shumë sek-torëve të ekonomisë, kthimi i besimit te individët për të rritur konsumin dhe inves-timet, etj.

Sot jemi më të mirëorgani-zuar, në kuadër të infrastruk-turës bankare, për të përbal-

luar pandeminë, por gjithsesi, normaliteti i ri mund të kërkojë masa shtesë, të cilat do vlerë-sohen më tej.

Si mendoni se do të zhvil-lohet veprimtaria bankare në të ardhmen e afërt dhe të largët?

Pandemia ishte një shtysë e mirë, duke përshpejtuar disa procese të cilat në kohë nor-male do kishin qenë të vështira për t’u ndërmarrë.

Pandemia çoi në rritje të ndjeshme të shërbimeve ban-kare në kanalet digjitale, të cilët do kërkonin disa vite kohë për t’u përthithur nga klientët.

Kaluam emergjencën e jashtëzakonshme dhe kemi fituar eksperiencë për t’ia dalë mba-në; po respektojmë masat për punë sa më të kujdesshme për stafin dhe klientët, kemi balanc-uar punën nga shtëpia me atë në zyrë dhe kemi rritur vëmendjen drejt edukimit të klientëve drejt kanaleve digjitale.

Vizioni ynë është për të of-ruar çdo shërbim online dhe për t’i mundësuar klientit një shërbim të specializuar në degët tona, për produkte kom-plekse ose për klientë që kanë qasje të kufizuar në kanalet digjitale.

Credins Bank ka përuruar degën Smart, një urë lidhëse midis bankingut tradicio-nal dhe atij digjital. Objektivi është të trajnojmë, edukojmë dhe këshillojmë klientët për përdorim të aplikacioneve, si dhe rritje të përdorimit të shër-bimeve bankare në mënyrë të pavarur, përkundrejt dhe ap-likimeve online për çdo shër-bim, nëpërmjet automatizimit të mëtejshëm të proceseve tona të brendshme.

Banka Credins është vërtet një nga bankat më të mëdha në tregun bankar, por në një madhësi të pranueshme për të ndërmarrë nisma dhe për t’iu përshtatur rrugëtimit digjital të konsumatorëve.

Projekti FAO promovon agroturizmin dhe dixhitalizimin e fermave të vogla në Shqipëri

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bash-kuara (FAO) ka ndihmuar në diversifikimin dhe rritjen e af-tësive konkurruese për fermer-ët e vegjël shqiptarë përmes promovimit të agroturizmit dhe dixhitalizimit të sektorit. Projekti një vjeçar, i finalizuar së fundmi, targetoi tri zona pilot në vend: Belsh, Malësi e Madhe dhe Korçë. Për të rritur ndikimin, projekti kombinoi trajnimet dhe shkëmbimin e njohurive, duke konkluduar në zhvillimin e një document-propozimi mbi sektorin e agro-turizmit dhe vizionit për trans-formimin dixhital të bujqësisë.

Partnerë lokalë dhe kom-bëtarë u njohën mbi diversifi-kimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, në fermë dhe jashtë saj, duke kontribuar në zhvillimin rural dhe gjenerim-in e të ardhurave për fermerët e vegjël. Specialistët e shërbimit ekstensionist dhe fermerë të vegjël morën trajnime në lid-hje me optimizimin e zinx-hirit të vlerave të ushqimit, diversifikimin e prodhimit dhe tregtimin e produkteve të qën-drueshme bujqësore.

Të dhënat e dokumentit të propozuar u paraprinë nga një vlerësim i nevojave të fermer-ëve në tri zonat e përcaktuara, duke u mundësuar ekspertëve të FAO-s identifikimin sa më mirë të potencialeve rajonale.

“Duke marrë parasysh po-tencialin e pashfrytëzuar në Shqipëri, agroturizmi është një fushë e rëndësishme për zhvil-

limin e fermerëve të vegjël, - u shpreh Morten Hartvigsen, drejtuesi i ekspertëve të FAO-s në këtë projekt, - prandaj, do-kumenti i propozuar lidhur me dialogun e politikave në sekto-rin e agroturizmit, u zhvillua me qëllim përshpejtimin e zh-villimit të sektorit.”

Disa takime virtuale u zhvil-luan në të gjithë vendin, bazuar në përvojat e mbledhura në tri zonat pilot, të cilat mblodhën informacione mbi zhvillimin e agroturizmit dhe sfidat speci-fike rajonale.

Në një takim virtual, për-faqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Arben Kipi inkurajoi bash-këpunimin dhe qasjen ndaj agroturizmit për diversifikimin e ekonomisë rurale, duke theksuar mundësitë e reja për fermerët e vegjël në zhvillim-in e agroturizmit, përfshirë të gjithë partnerët potencialë. Ai gjithashtu vlerësoi mundësitë e shumta që teknologjia dixhi-tale mund të ofrojë në përshpe-jtimin e zhvillimit bujqësor në axhendën e pas vitit 2030.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bash-kuara (FAO) vlerësoi nivelin e dixhitalizmit të bujqësisë në vend, specifikisht në ofrimin e shërbimeve këshilluese.

Pandemia COVID-19 vuri në dukje rolin e teknologjive dixhitale në sigurimin e vazh-dimësisë së jetës profesionale dhe personale, në respektim të masave mbrojtëse. Për më tepër kriza theksoi pabaraz-inë dixhitale midis klasave

shoqërore dhe shpërndarjes gjeografike. Në këtë kontekst, FAO i kushton vëmendje të veçantë mbështetjes së fermer-ëve të vegjël, familjeve dhe komuniteteve rurale, si dhe të rinjve.

“Për të zhvilluar një strat-egji kombëtare për bujqësinë dixhitale kemi nevojë të bash-këpunojmë”, tha Sophie Trein-en, përfaqësuesja rajonale e FAO-s për çështjet e bujqë-sisë dixhitale. “Ne arritëm të përshpejtonim bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Minis-trinë e Infrastrukturës dhe En-ergjisë, e cila është thelbësore për një grup efektiv në nivel kombëtar kushtuar zhvillimit të strategjisë kombëtare për bujqësinë dixhitale.” Akade-mikë, përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile u bënë pjesë e grupit të punës në këtë projekt.

Strategjia e ardhshme në sektor do të bëhet pjesë inte-grale e Strategjisë Ndërsek-torale e Shqipërisë për Zh-villimin Bujqësor dhe Rural. Projekti u financua nga fon-det e efiçencës së FAO-s për mbështetjen e aktiviteteve specifike në nivel vendi.

Projekti është pjesë e nismave rajonale të FAO-s në fuqizimin e fermerëve të vegjël, familjeve fermere, dhe të rinjve. Për zbatimin e tij të suksesshëm, FAO bashëpunoi me Programin e Mbështetjes së Shoqatës Ru-rale në Shqipëri.

KASH-RisiAlbania, Grupi i kualifikuar, asiston fermerët për certifikimin e prodhimeve bujqësore me Global GAP

Me asistencën e RisiAlbania, Këshilli i Agrobiznesit Shq-iptar, (KASH) ka ngritur një grup ekspertësh të kualifikuar për certifikimin e prodhimeve bujqësore me Global GAP. Grupi po asiston fermerët dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), për pa-jisjen me certifikatën Global GAP, të prodhimeve të tyre bujqësore.

Laura Rrapaj, pjesë e grupit të kualifikuar, që ndoqi kursin e trajtimeve për certifikimin e prodhimeve bujqësore, shpre-het se certifikimi GlobalGap synon praktika të sigurta dhe afatgjata për të gjitha pro-dhimet bujqesore.

“Një nga qëllimet kryesore është të barazojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit, me qëllim hapjen e tregjeve të reja për eksport drejt vendeve europiane, të cilat kërkojnë cilësi produkti. Por, ky standart i shërben edhe konsumatorit vendas duke i ga-rantuar atij një produkt të sig-urt. Përmes këtij certifikimi, të

cilin do e quaja inovacion, do të kemi një përmirësim të të gjitha hallkave të sektorit”- tha Rrapaj.

Sipas saj, siguria ushqi-more është objektivi themelor i GlobalGap. Këshilli i Agro-biznesit Shqiptar, përmes grupeve të punës, ka ofruar asistencë dhe këshillim për fermerët në përgatitjen e do-kumentacionit të nevojshëm dhe implementimin e këtij standardi.

Rrapaj theksoi se, në sajë të certifikimit Global Gap pritet të kemi rritje të cilësisë së prodhimit, përmirësimit të kushteve të punës edhe rritje të të ardhurave të fermerëv, në sajë të rritjeve të shitjeve. Konsumatori është gjithmonë në kërkim të produkteve cilë-sore. Duhet të përmendim që në sajë të certifikimit Global-Gap produktet tona do të jenë konkurrente edhe në tregun europian dhe kjo do të sjellë edhe rritje të eksportit. Një fenomen i tillë do të kthejë edhe vëmendjen e të rinjve tek bujqësia duke e parë si një

mundësi fitimprurëse“Ne kemi zhvilluar takime

të vazhdueshme me fermerët të cilët janë prezantuar me qël-limin e projektit dhe mënyrën e zbatimit të tij. Përgjatë gjithë vitit që lamë pas, KASH ka ngritur grupe pune të posat-shme të cilat përmes takimeve të vazhdueshme kanë asistuar fermerët në informimin, për-gatitjen e dokumentacionit dhe zbatimin e projektit”- nënvizoi Rrapaj.

Në sajë te mbështetjes së RisiAlbanias, që është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në partneritet me Minis-trinë e Financave dhe Ekono-misë dhe që zbatohet nga Hel-vetas dhe Partnerët Shqipëri, KASH po ndërton një model në Sarandë, me një grup prej 12 fermerësh, të cilët pritet të certifikojnë një gamë të gjerë produktesh.

“Ne shpresojmë që të sensi-bilizojmë çdo fermer, pasi një produkt i sigurt është një e ard-hme e sigurt.”- u shpreh ajo.

Page 6: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

6 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

histOri suKsesi

Burimet ujore, BB: Projekti mbyllet në maj, katër prioritetet që u identifikuan

Banka Botërore vlerësoi së fundmi ecurinë e projektit për burimet ujore dhe ujitjen në vend duke nënvizuar se ecuria e tij ka qenë e mirë dhe së tashmë me

afrimin e datës së mbylljes janë identifikuar katër fusha prioritare.

Sipas Bankës projekti me një vlerë 67 milionë dollarë ka dhënë një ndikim pozitiv si në sistemet e ujitjes ashtu edhe të kullimit për bujqësinë. “Në përgjithësi, niveli i kompletimit të punëve ishte dukshëm më i lartë sesa pritej dhe projekti është në rrugë të mirë për të arritur objektivat e zhvillimit. Këto objektiva janë arritur në mënyrë thelbësore tashmë. Numri i përdoruesve të ujit përmes shërbimeve të reja ose të përmirësuara të ujitjes dhe kullimit është 31,140 (tar-geti është 35,000). Përgatitja e

parashikuar dhe aprovuar e dy Planeve të Menaxhimit të Base-neve të Lumenjve është arritur plotësisht. Në të njëjtën mënyrë përfituesit direktë nga projekti

janë aktualisht 72 mijë dhe me kompletimin e skemës së ujitjes Janjari objektivi për këtë treg-ues që është (80 mijë) do të arrihet plotësisht e tejkalohet” thuhet në raportin e BB.

Ky i fundit nënvizon se për të përfunduar vlerësimin e projek-tit, u identifikuan fushat priori-tare të mëposhtme të veprimit.

“Kontrata e sistemit të Ujitjes Janjari kërkon mbështetje in-tensive të zbatimit për të sigu-ruar përfundimin në kohë. Ekipi rekomandon takime të shpeshta me kontraktorë dhe mbikëqyrësit dhe vizita në ter-ren për të ndjekur progresin

e zbatimit dhe për të zgjidhur çështjet në momentin që lindin.

Për të përdorur fondet aktuale të pa zotuara, MBZHR(Ministria e Bujqësisë) /PMT (Ekipi i me-naxhimit të projektit) këshillo-het të identifikohen aktivitetet e pranueshme që mund të përfun-dojnë brenda afatit të mbylljes së projektit.

Është e nevojshme që minis-tria të adresojë në kohë kërkesat e mbylljes së projektit në lidhje me koston e mbikëqyrjes dhe koston e vijimit të aktivitetit të ekipit të menaxhimit të projek-tit pas datës së mbylljes.

Ekipi i Bankës dhe klienti diskutuan dhe ranë dakord mbi fushat e mundshme vijuese të angazhimit bazuar në planin dhe strategjinë e vetë Minis-trisë dokumentet, rezultatet e studimeve analitike në vazh-dim, dhe mësimet e nxjerra nga implementimi i vazhdueshëm i projektit” vlerëson BB.

Projekti për burimet ujore u financua përmes një kredie 67 milionë dollarë nga IBRD pjesë e Bankës Botërore dhe fillimisht shuma që u vu në dispozicion ishte 40 milionë dollarë dhe më pas zgjatja e projektit edhe me një fazë të re u shoqërua me një shtesë finan-cimi prej 27.2 milionë dollarë.

Revista "Monitor"

Puna e palodhur dhe mbështetja nga AZHBR - Familja Kasapi në Lushnjë, ka 300 krerë gjedhë dhe prodhon 35 kv qumësht në ditë

Nga vetëm 3 krerë gjedhë sot familja Kasapi në Savër të Lushnjës, ka arritur në 300

krerë, që prodhojnë 35 kv qumësht në ditë falë punës së palodhur dhe mbështetjes tonë përmes Agjencisë së Zhvillim-it Bujqësor dhe Rural.

Kryeministri Edi Rama ndau sot historinë e Tafil Kasapit, 32 vjeç, i cili pasi kreu studimet e larta në Mjekësi Veterinare u kthye në fermën blegtorale të të atit për të vijuar profesionin në aktivitetin e familjes dhe me synimin për të rritur prodhimin deri në 10 ton qumësht në ditë.

“Pasi mbarova studimet e larta për mjekësi veterinare në Kamëz, merrem me mbarësh-timin e gjedhit për qumësht. Ne kemi një fermë blegtorale e përbërë nga 300 krerë gjedhë

qumështi. Prodhojmë rreth 35 kv qumësht në ditë”, – tha Kasapi.

Ai tregon se është lidhur me

përpunuesit e qumështit, të cilët vijnë e marrin çdo mëngjes me çisternë.

“Kjo është puna dhe mundi i gjyshit dhe babait për 30 vite. Vendosëm të merremi e këtë punë, për të mos e braktisur këtë profesion, sepse guri është i rëndë në vendin e vet. Për ne është e mira që ta zhvillojmë këtë pasuri që na ka lënë ba-bai”, – thekson Kasapi.

Duke treguar si e ka nisur këtë biznes, Kasapi, shprehet: “Kemi nisur që nga viti 1994-1995 dhe tani kemi arritur tek 300 krerë”.

“Synimi jonë është që bren-da një kohe shumë të shkurtër ne të jemi në 600 krerë dhe të prodhojmë rreth 10 mijë ton qumësht në ditë. Nga eksperi-enca ime si veteriner mendoj se blegtoria ia vlen të punosh në vendin tënd, sepse në fund të ditës ke një qetësi familjare e shpirtërore”, – tha Kasapi.

Mbështetja nga AZHBR - Historia e fermerit që ka ngritur plantacion me mandarina, këtë vit pret të përfitojë 500 kuintalë

Gramoz Krakulli nga fsha-ti Fiershegan i Lushnjës, ka mbjellë në 2.5 hektarë tokë pemët e agrumeve, nga të cilat pret të përfitojë këtë vit 500

kuintalë mandarina.Kryeministri Edi Rama pub-

likoi sot një video, ku Krakulli rrëfen historinë e tij sesi e mbolli tokën e tij me agrume.

“Në këtë ditë me shi, pak diell nga ky plantacion me mandarina, ku Gramozi na rrëfen punën e ngritur në 7 vite dhe arsyen pse vendosi të

kultivonte fruta në tokën e tij, duke gjetur edhe mbështetjen tonë përmes AZHBR. Në 2.5 hektarë Gramoz Krakulli ka mbjellë pemët e agrumeve, nga

të cilat pret të përfitojë këtë vit 500 kuintal mandarina, vetëm në këtë sipërfaqe, ku ai rrëfen histo-rinë e tij”, – tha Rama.

“Jam shumë i përkushtuar pas agrumeve. Kam një sipër-faqe prej 2 ha e gjysmë. Përveç tokës time kam marrë edhe toka me qira, kam mbjellë portokalle, një pjesë të vogël e kam limona.

Kjo bahçe është vit i shtatë që prodhon dhe është vetëm me mandarina”, - thekson Krakulli.

Ai tregon: “Kam qenë shofer dhe kam shkuar shumë nga zona e jugut e pata shumë për zemër dhe mendova pse mos ta kul-tivoj edhe unë që e kam tokën atje. Sivjet pretendoj të marr 5 kv vetëm në këtë bahçe. Këtu kam rreth 16 dynymë dhe e kam mbjellë vitin që kaloi edhe një tokë tjetër me portokalle që e kam marrë me qira”.

“Nga AZHBR, ku aplikova para dy vjetësh, përfitova vetëm vaditjen, ujitjen me pika. Jam i lidhur me një tregtar nga Koso-va me një pikë në Lushnjë dhe atje i dërgoj çdo vit prodhimet e mia. Synimi im është që të më shtohet prodhimi se më pëlqen kjo si punë dhe prodhimi është bio”, – nënvizoi Krakulli.

Fermeri Krakulli tha se ka një mesazh për brezin e ri që të mos ikë jashtë vendit. Po të shikosh të gjitha tokat janë bosh, të rrinë në Shqipëri të punojnë edhe jashtë shtetit punon argat tek tjetri, ndërsa këtu punon tek puna e tij”.

dalë në eksport me produkte blegtorale. Politikëbërësit fiskalë kanë bërë të kundërtën e asaj që fermerët dhe bleg-torët prisnin. Kur pritej që të ulej importi i qumështit pluhur apo ai i pasterizuar dhe importi i produkteve shtazore në tërësi, Shqipëria për herë të parë filloi importin e qumështit të freskët dhe një ndër shkaqet kryesore ishte dhe është ndryshimi i politikës fiskale për TVSH.

Ne kemi shumë produkte që eksportohen jashtë, cili mendon se do të pëlqehet më shumë nga tregu europian?

Perimet e frekëta kanë zënë dhe do të vijojnë të zënë ven-din e parë. Peshku i fresket por edhe ai i përpunuar është një ndër produktet që pëlqehet nga tregjet e huaja. Midhja është një produkt potencial për t’u ek-sportuar sepse është një produkt që kërkohet nga tregu Europian, por ka problemin e lejes së ek-sportit nga BE. Gjithashtu po-tencial për eksport kemi në peri-udhën pik për kafshët e gjalla si qengja dhe keca. Mos eksporti-mi nuk është përgjegjësi vetëm e fermerëve, por edhe e push-tetit lokal të cilët nuk po këm-bëngulin në realizimin e këtij objektivi. Ne kemi problemin tjetër atë të mbetjeve në këtë sektor që nuk po përpunohen, që lidhet ngushtë me higjienën dhe shton vështirësitë për ek-sport. Nuk duhet të vazhdojmë

të importojmë mbi 10 mijë ton plehra organike në vit, kur mund ta realizojme këtë produkt nga përpunimi i mbetjeve që kemi në zonat rurale.

Ju përmendët importin e qumështit dhe mua më bën përshtypje, pasi ne kemi shumë prodhim dhe vazhdojmë të im-portojmë për shkak të TVSH. Çfarë apeli duhet të bëjmë ne?

Nëse nuk rregullohet problemi i TVSH-së, ky fenomen negativ i importit të qumështit të freskët nuk besoj që do të zgjidhet. Ne nuk duhet të heqim dorë nga in-vestimet në agropërpunim, pasi është një rezervë shumë e madhe. Laboratorët janë një nyje tjetër e rëndësishme që duhet zgjidhur. Kemi godina me pajisje po mun-gojnë laborantët dhe buxheti i duhur për funksionimin normal të tyre. Nëse nuk do t’i trajtojmë laborantët njësoj siç trajtojmë edhe mjekët, nuk do ta zgjidhim problemin. Certifikimi si proces mbetet sfida e radhës pavarsisht nga rezultatet që kemi arritur. Pa zhvillimin e vrullshëm të këtij procesi nuk do ta arrijmë shpejt objektivin për hapjen e eksportit të produkteve blegtorale.

Z. Rrapaj: Kemi një finan-cim të konsiderueshëm nga IPARD II, a mendoni që ky financim ndikon shumë?

Sigurisht që ndikon pozitiv-isht, por direkt dhe më shumë ndikon tek grupi i fermerëve të formalizuar, të konsoliduar, pra tek Ata fermerë që kanë një të

ardhme. Ne kemi krijuar një model dhe është për t’u përshën-detur puna e Autoritetit menax-hues në MBZHR, e AZHBR, e fermerëve, e subjekteve prod-huese në fushën e bujqësisë, e qendrave të grumbullimit dhe të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor, të cilët u adaptuan menjëherë dhe do ta disbur-sojnë 100 % fondin e akorduar. Fondeve të IPARD II, Skemës së Mbështetjes nga Buxheti për Fermerët, i shtohet edhe fondi prej 1 miliard lek për Skemën e Naftës. Këto financime janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë për të ndërtuar një sistem ku subjektet e zinxhirit ushqimor mund të përballojnë me më pak vështirësi problem-atikat që na kanë lindur nga 3 fenomenet negative si tërmeti, pandemia dhe kushtet e motit. Gjithashtu edhe për të përbal-luar konkurrencën që kemi përballë homologëve tanë të rajonit. Pra të tri këto incentiva janë të rëndësishme dhe duhen përthithur në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur. Është për t’u përgëzuar puna e deritanishme e subjekteve të përfshira në zbatimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes nga buxheti, pasi numri i fermerëve që aplikojnë ka qenë përherë më i lartë se sa fondi në dis-pozicion. Kjo do të thotë se për IPARD III jemi më të përgatitur dhe të gatshëm, me më shumë argumente, për të kërkuar edhe dyfishimin e fondeve të akorduara në IPARD II.

(Vijon nga faqja 3)

Reduktimi i çmimit të naftës - Kreu i KASH-it, Rrapaj: Do të kemi rritje të sipërfaqes së tokës së punuar me mekanikë bujqësore dhe ulje të kostos së prodhimeve bujqësore

Page 7: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

7 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

pOrtret

Halil Rama: Atdhedashuria në prozën dhe publicistikën e Shefqet Mekos

Libri “I tILLë JAM”, me redaktor Ahmet Prençin, vlerë e shtuar në fondin e artë të letërsisë shqipe

Më 16 nëntor 2012, pikër-isht me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqpërisë, Gazeta “Diel-li”, kjo zëdhënëse e denjë e diasporës shqiptare të Amer-ikës, do të botonte reporta-zhin e gazetarit të mirënjohur Shefqet Meko, me titullin sin-jifikativ “PëR FLAMURIN tONë: DY RRëFENJëZA”. Këtë reportazh të shkruar me një stil të veçantë, që bart dhe përçon shpirtin atdhetar të shqiptarëve, si edhe dh-jetra tregime, skica e reçen-sione, autori Sh.Meko e ka përmbledhur në librin e tij “I tILLë JAM UNë”. E lexova me një frymë këtë libër të mi-kut e kolegut tim të nderuar (që nga fillimi i viteve ‘’80-të) dhe u magjepsa me bukurinë e fjalës dhe me mjeshtrinë e artit të të shkruarit nga ana e tij. Një tufë tregime të frymë-zuara nga jeta studentore e viteve 80-të, ku gëlon energjia rinore… Dje ajo që më bëri më shumë përshtypje është guximi i këtij autori për të dalë jashtë skemave të letër-sisë së realizimit socialist, edhe në atë kohë kur për këtë qasje mund t’u drejtoheshe me vetëdije dyerve të burgut. Por Shefqet Meko, ashtu si edhe në titullin e librit, në të gjithë tregimet, si edhe në publicistikën e tij është vet-vetja. I tillë është ai edhe në kritikën letrare “Rikosheta poetike e Ahmet Prençit”, në tregimin e jetuar “Dy di-branë në Dallas”apo edhe tek “Rënia e burrave”(Ese në ndërrim vitesh”…

Shefqet Meko është vetvetja edhe në këtë libërE kam ndjekur krijimtari-

në e Shefqet Mekos, thuajse që në fillimet e saj. Edhe në

këtë libër me tregime, skica dhe shënime publicistike, sjell naryrshëm, jo vetëm shqetësimin e ligjshëm të emigrantit për tranzicionin e tejzgjatur shqiptar të tri deka-dave të fundit (si tek tregimi “Maskarada e tranzicionit”), por edhe jetën studentore, si dhe aromën e vendlindjes, me të veçantat e saj.

Në sinkron me titullin shumë sinjfikativ, “I tillë jam”, Shefqet Meko është vetvetja këtë libër me 19 tre-gime dhe 10 skica, esse e re-portazhe letrare. Në tërësinë e tyre ato bartin dhe përçojnë formimin dhe psikologjinë e autorit, ku ndjenjat e mëdha njerëzore, ato që formojnë ashtin e individit, si krenaria

për familjen e fisin, material-izim i rrënjëve të thella dhe i luftrave për mbijetesë, vijnë si testament i atdhedashurisë. Mjafton për këtë qoftë dhe me-sazhi që percjell tregimi i parë “Një grusht dhe”, kur ndërsa gratë e fshatit pëshpërisnin se “Tani iku fukarallëku për Shanon e Selmanit… Selmani ka vënë pasuri”, ky kurbetli i kthyer pas disa vitesh, i surpr-izoi bashkëfshatarët, kur nga kutia e mbështjellë me bezen e mëndafshtë zbuloi misterin që ajo fshihte: grushtin e dheut mëmë që e shoqëroi në tokë të huaj…. Dhe aty ai i kishte të gjitha: grurin dhe këngën, jataganët dhe dyfekët… Këtë motiv, atdhedashurinë e zjar-rtë e gjejmë edhe në tregimet “Shoku i tim eti”, “Vdekja përtej Atlantikut” si dhe në reportazhin “Një amerikan në kërkim të “rrënjëvë’shqiptare”. Figuracioni, si gjuha e prozës është fare i dallueshëm në këto tregime. Për ta kuptuar këtë, mjaftojnë qoftë dhe këto peri-frazime nga tregimi “Shoku i tim eti”: “…njerëzit me be-sim janë të papërballueshëm”, “Përbuzja sjell vetëm urre-jtje”; “Jeta është një libër që duhet shkruar…” perifrazime këto që mund të konsiderohen edhe si shprehje të qarta filo-zofike të autorit.

Pas disa vitesh, tashmë i detyruar të mërgojë nga at-dheu, si mjëra e mijëra të tjerë, Shefqet Meko, ndi-het i larguar vetëm fizikisht. Shpirti i ndjeshëm prozaik i tij është këtu, në metropolin shqiptar, Tiranë, në malet, luginat, fushat dhe lumenjtë e vendlindjes. Aty ku real-isht dhe simbolikisht mbeten vlerat e mëdha njerëzore, që janë lënda e parë e qasjeve të tij ndaj prozës së shkurtër..atje ku një ATË përcjell tek bijtë mesazhet e historisë dhe të heronjve, për të mos u harruar kurrë..atje ku një nënë përcjell tek bijtë ngrohtësinë e vatrës familjare dhe amanetin për të mos u tjetërsuar… Ndaj dhe sjell për lexuesin lajtmotivin se “Fitimtarët shkruajnë histo-rinë”, sintetizuar ky në përfun-dimin që nxjerr nga rrëfimet e babait, pastaj nga historia që na mësohej në shkolla, nga fil-mat dhe dokumentarët… Dhe pas dilemës se, a thua gjith-shka ishte propagandë, autori vjen në konkluzionin se: “Në

fakt propaganda na ishte bërë “bukë e djathë”, por që lufta ishte fituar nga partizanët që ishin në një front kundër të njëjtit armik, me Anglinë dhe

Amerikën, kjo ishte e vërtetë si dielli që lind e perëndon çdo ditë”.

Tregime që vijnë si fllad i freskët në prozën e sotme shqipeProza e sotme ecën në disa

shina. Zgjedhja e tyre, është sa prirje e brendshme, aq edhe shtytje e vetëdijshme. Në këtë qasje, ndonëse të shkru-ara në vitet ‘’80-të, tregimet e Sh.Mekos, vijnë si fllad i freskët në prozën e sotme shq-ipe. Kështu, në tregimet me titull “Darkë në konvikt” e “Zarfi i hapur”, autori është atje ku një dashuri e humbur të gr-ish për ta ruajtur si hajmali, për të mos lënë asnjë filiz të vjetër të vyshket…Sepse kjo qenka natyra e ndërlikuar njerëzore, qenka fatthënia e tyre. Kështu, nëse tek “Darkë në konvikt”, vjen me një urim për një jetë që sapo kishte buisur atje në Kalanë e Dodës (Urim ky krejt i veçantë i shokëve, natën e ndrrimit të viteve për studen-tin e veterenarisë, Vehapin që kishte marrë nga mali i Kora-bit hijen e rëndë, mendimin e thellë dhe heshtjen e gjatë), tek “Dasma e motrës” veçojmë dashurinë e vëllait të mirë që therorizohet për motrën e vet. Kjo edhe për faktin se “dalja e

një vajze nga shtëpia që u lind dhe u rrit është moment sublim dhimbjeje, keqardhjeje dhe nostalgjie”. Këtu autori duket se jeton midis kujtimeve të

së shkuarës, dallgevë të së sotmes dhe ëndrrave për të nesërmen.

Ndërsa tek tregimi “Natë vere”, përveçse një romancë të bukur dashurie mes dy in-telektualëve të rinj, madje dhe “pantomimat e dashurisë”, autori evidenton edhe kon-ceptet arkaike të asaj kohe kundër ngjizjes së një fëmije nga çifti ende i pamartuar, duke na i paraqitur më në fund ata “të çliruar nga bota e djajtë vrastarë, në emër të “dasmës me nder”, pasi kum-ton subjektin e tregimit “Ras-tësi” del në përfundimin se duke dashuruar njerëzit arrij-në të prekin dhe të besojnë në gjëra që më parë i quanin si të paarritshme, transmetojnë lumturinë e tyre tek njeriu që dashurojnë dhe kështu lumtu-ria e secilit bëhet akoma më e madhe.

Dy veçori të librit “I tillë jam” Duke e analizuar në tërësi-

në e lëndës së përfshirë në 500 faqe, si veçori të parë të librit të Shefqet Mekos “I tillë jam”, do të nënvizoja nostalgjinë e tij për gjithçka që ndodhet larg, por që njëkohësisht Ai është ditë e natë afër tij. Në këtë lëmë ai nuk është i vetmi. Që nga Serembe tek Shiroka, mal-

li për mëmëdheun ka qenë një klithmë e brendshme, e shpre-hur në vargje të drejtpërdrejta, siç e gjejmë edhje në poezinë e Sh.Mekos “Vargje për nënën”,

botuar para pak ditësh në por-talin “Fjala e lirë”.

Malli si një trishtim i lehtë, përshkon gjithë linjën e tregi-meve dhe pse jo edhe të publi-cistikës letrare të autorit.

Si veçori e dytë dhe risi në krijimtarinë e tij, do të shquaja vëmendjen ndaj historisë dhe figurave të saj të panjohura. Ndriçimi i disa figurave të vendlindjes dhe bëmat e tyre, që autori i sjell në këtë libër me tone epike është një synim serioz që edhe brenda gjinisë së prozës së shkurtër, të zbulo-hen aspekte të mbetura jashtë vëmendjes së studimeve. Në këtë qasje autori është pranë shtratit të rrëfenjave popullore dhe asaj të traditës, të cilat kanë qenë mesazherët e parë të historisë së luftrave dhe të heronjve.

Të dy këto hulli e kanë çuar vetvetiu autorin ndaj një proze e publicistike letrare të thjeshtë, konkrete, por ku është gjithashtu i pranishëm edhe figuracioni që është gjuha e prozës. Duke zgjed-hur këtë formë, Shefqet Meko duket se niset nga dëshira që të prekë edhe atë mërgimtarin që don të mbajë në mendje e të përsërisë me vete dy vargje të përmallshme, edhe intelek-tualin që në emigracion është i detyruar të bëjë deri dhe punë të rëndomta.

Ish drejtuesi i gazetës “Studenti i bujqësisë” e gazetar në Radio “Tirana”, këshilltar dhe koordinator në kompaninë amerikane CarhopShefqet Meko ka lindur

në vitin 1959 në Pretushë të Pogradecit. Pasioni i tij ishte letërsia dhe gazetaria, por detyrohet të studiojë për veterinari. Në vitin e dytë të fakultetit emërohet kryeredak-tor i gazetës “Studenti i Bujqë-sisë”. Tregimet e para i botoi në revistën “Pionieri” qysh në vitin 1975 duke vijuar më pas deri në revistën “Nëntori”. Diplomohet si mjek veteriner më 1983, por vijoi punën si drejtues i gazetës “Studenti i bujqësisë”. Përfundon studimet pasuniversitare për gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Në shtypin e kohës kon-tribuon me shkrime të ndry-shme analitike e publicistike dhe pasqyron me objektivitet në gazetën që drejton lëvizjen studentore të vitit 1990.

Pas ndryshimeve demokra-tike punoi si gazetar në Radio-Tirana. Kujtohet për kronikat e tij në edicionet informative, emisionin radiofonik “Shi dhe diell” dhe për kontributet në zhvillimin e shtypit bujqësor. Është themelues e president i parë i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Bujqësisë (SHG-SHB) 1994, që e anëtarësoi në IFAJ,(Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve të Bujqësisë).

Ideoi e themeloi Qendrën Kërkimore për Zhvillimin Ru-ral (QKZHR) 1997. Si drejtor ekzekutiv i kësaj organizate, Shefqet Meko mblodhi për herë të parë Forumin Shqiptar të ish-ministrave të Bujqësisë dhe Ushqimit më 1998.

Prej vitit 1999, me familjen e vet, jeton në Minneapolis, SHBA. Kontributet e tij nuk kanë rreshtur në promovimin e vlerave shqiptare në shtetin ku jeton dhe më gjerë. Është themelues e president i Insti-tutit Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet e Kontributet (AAIRC), përmes së cilit ka ndihmuar disa familje emi-grante shqiptare të fillojnë një jetë të re në Minneapolis. Së bashku me Alma Mekon kanë në pronësi të plotë biznesin privat Meko Properties LLC. Punon si këshilltar dhe coordi-nator në kompaninë amerikane Carhop.(www.carhop.com).

Shefqet Meko kontribuon në disa portale online si dhe ka përkthyer e botuar në shqip librin “Çuditë e Amerikës” dhe përmbledhjen e vet pub-licistike “Unë ikanaku shq-iptar”. Libri “I tillë jam” është i pari i autorit si përmbledhje e krijimeve letrare në vite. “Më mirë vonë se kurrë” perifrazon ai shprehjen e urtë popullore. Ky libër i redaktuar me përku-jdesje, përkushtim shoqëror dhe përgjegjësi maksimale nga shkrimtari i njohur Ahmet Prençi (poet dhe autor i ro-manit “Anja” është padyshim vlerë e shtuar në fondin e artë të letërsisë shqipe.

Prej vitit 1999, Shefqet Meko me familjen e vet, jeton në Minneapolis, SHBA. Kontrib-utet e tij nuk kanë rreshtur në promovimin e vlerave shqiptare në shtetin ku jeton dhe më gjerë. Është themelues e president i Institutit Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet e Kontributet (AAIRC), përmes së cilit ka ndihmuar disa familje emigrante shqiptare të fillojnë një jetë të re në Minneapolis. Së bashku me Alma Mekon kanë në pronësi të plotë biznesin privat Meko Properties LLC. Punon si këshilltar dhe coordinator në kompaninë amerikane Carhop.

Page 8: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

8 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra Kondor (ish parku i autobuzave, poshtë “21 Dhjetorit”), TiranëTel: 0035542239968; Fax/Tel: 0035542220027; e-mail: [email protected]; Website: www.tasegroup.al; Celular: 0684855580 (Kushineta, Premistopa dhe rripa)Celular: 0672035581 (Pjesë këmbimi për traktorë)

www.kashalbania.org

Page 9: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

9 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

Page 10: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

10 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

aZhbr

(Vijon në numrin e ardhshëm)

"Do lidhen 500 kontrata me vlerë 93 milionë euro" - Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca tregon objektivat për vitin 2021: Ja kur do të shpallen fituesit e thirrjes së tretë të fondeve IPARD!

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit Bu-jqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca në një intervistë për Gazetën “Panorama” ka treguar se kur do të përfun-dojnë procedurat dhe kur do shpallen fituesit e thirrjes së tretë të fondit IPARD.

Krifca thekson se deri në 25 janar të vitit 2021 do të përfundojë afati i aplikimeve për fermerët që kanë aplikuar në thirrjen e tretë. Ndërkohë që gjatë vitit 2021 do të vijojë lidhja e rreth 500 kontratave me aplikantët që kanë kërkuar financim në sektorët që bujqë-sisë, agroturizmit dhe agropër-punimit.

Drejtoresha e AZHBR ka zbuluar dhe kërkesën para-prake që do bëj kjo Agjenci për të përfituar fondin prej 166 milionë euro për IPARD III, ndërkohë që ka treguar dhe lehtësitë që do bëhën për apli-kantët e rinj, si dhe sektorët që do synojë të financojë AZH-BR-ja në vitin në vijim.

“Objektivi dhe qëllimi ynë kryesor mbetet përthithja e fondeve nga fermerët dhe dis-bursimi i tyre direkt në xhepat e tyre. Deri në fund të vitit 2021 do të angazhohet i gjithë fondi dhe do të paguajmë 120 investime me një vlerë prej 93 Milionë Euro. Do të përfun-dojmë programin me mbi 500 kontrata. Mbështetja që AZH-BR do të japë në këtë drejtim, por jo vetëm do të jetë akoma më e madhe. Në jemi duke punuar paralelisht me ngritjen e programit IPARD III për të cilin kemi kërkuar paraprak-isht një fond prej 166 milionë Euro.”, thekson Krifca.

Zonja Krifca, AZHBR si gjithë institucionet përballet me shumë vështirësi prej pan-demisë, por duke qenë se jemi drejt fundit të vitit 2020-të, sa ka qenë numri i përfituesve dhe fondi i dhënë nga AZH-BR në ndihmë të fermerëve? Sa ka ndikuar pandemia në ecurinë e punës suaj si AZH-BR, dhe konkretizimin e pro-jekteve të ndryshme?

Nëse bej sot një retrospek-tive, për ne s’ka qene e lehte te vrapojmë drejt objektivave ne një vit jo te lehtë qe e sfidoi agjencinë ne thelbin e vet. Kjo për një mori arsyesh te lidhura me mënyrën e procedimit të punës e cila u desh te ndry-shoje për shkak të pandemisë, ndërkohe qe duke qene se kon-traktojmë e zbatojmë investime qe kane një afat kryerje kohor- vitin- jemi ne kushte gare me kohën. Them këtë pasi i gjithë

stafi i AZHBR është angazhuar dhe munduar maksimalisht për të mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit në aksesimin e fondeve dhe granteve të dhëna si nëpërmjet skemës kombëtare, por edhe programit IPARD.Gjatë periudhës së karantinës, është punuar masivisht për të kryer proceset administrative dhe kontrollet në terren duke vënë në rrezik jetën dhe duke siguruar që fondet të shkonin te fermerët pa pezulluar asnjë moment punën. AZHBR është institucion që me zhdërvjelltësi të pashoqe transferoi proceset e punës online dhe në karantinë verifikimet ne terren dhe pag-esat ecën. I krijuam mundësinë subjekteve që kishin vonesa të plotësonin dokumentacionin deri në mbyllje të gjendjes së jashtëzakonshme.

E gjithë kjo që ne te arri-jmë objektivin dhe vizionin e një bujqësie me te zhvilluar, larg asaj çkemi trashëguar, larg mentalitetit te prodhimit tradicional e pa teknologji. Te vetëdijshëm qe nuk ka zhvil-lim pa financim ndaj AZHBR mundësoi pikërisht që fermerët dhe sipërmarrësit të përfitonin maksimalisht te gjithë fondin e vene ne dispozicion ketë vit si nga Skema Kombëtare e Mbështetjes ne Bujqësi dhe nga Programi IPARD. Të dyja këto mbështetje kanë rezultuar frytdhënëse, pasi shifrat që na

vijnë nga sektori janë me trend pozitiv e ne rritje dhe ne jemi krenarë që kemi mundur te japim një shtyse dhe një drejtim për ata që përfitojnë, por edhe komunitetin përreth.

Kemi disbursuar 100% fon-din nga skema kombëtare. Kanë përfituar 5548 fermerë me një vlerë të financuar prej mbi 1,2 miliardë lekë. Ndërsa, në terma më afatgjatë, që nga viti 2013 e deri më sot janë alokuar 110 milionë euro mbështetje për fermerë dhe agro përpunues përmes mbështetjes direkte dhe me grante. I gjithë ky bux-het i investuar edhe ndër vite ka pasur një impakt të madh në investime konkrete ne shtimin e sipërfaqeve të mbjella, permires-imin e teknikave te prodhimit, rritjen e mekanizimit, por kësisoj kanë rritur edhe punësimin, pasi duke u shtuar puna, shtohet edhe kërkesa për fuqi punëtore.

AZHBR është patjetër një katalizator dhe mobilizues fondesh. Falë kësaj mbështetje, ne sot kemi mbi 2400 hektarë

më shumë sipërfaqe të mbjella, kemi subvencionuar ndër vite 2 milionë krerë gjedhë dhe të imta, 530 mijë koshere bletësh, janë subvencionuar 22 mijë ton dorëzim fruta perime si dhe janë subvencionuar 46 mijë ton qumësht të grumbulluar nga bleg-torë e dorëzuar në fabrika për-punimi, e shumë masa të tjera.

Ndërkohë që, me zbatimin e Programit IPARD, në vetëm dy vite nga marrja e akred-itimit të AZHBR, kemi lid-hur mbi 255 kontrata, me një vlerë investimi 100 milion euro dhe vlerë granti 43 milion euro. Me sukses kemi mun-dur te evitojme djegie fondesh dhe punojmë me force që të përthithet i gjithë fondi. Ndër-kohe ecim paralelisht duke u përgatitur për IPARD III, ku mundësitë e përfitimit në bu-jqësi të jenë akoma edhe më të mëdha dhe kërkesa e shprehur tashme është dyfish i fondit.

Ju aplikoni dhe programin IPARD, si ka ecur implemen-timi i këtij programi, pasi shpesh ka pasur edhe ankesa sa i përket plotësimit të doku-mentacionit apo përfitimit nga ky fond? Sa aplikantë keni kontraktuar deri më tani, dhe sa është vlera e investimit?

Zbatimi i Programit IPARD, një program i bashkefinancuar nga Bashkimi Europian dhe shteti Shqiptar, ka treguar se kur vendosmëria dhe dëshira e mirë për punë bëhen bashkë, gjithçka është e mundur. Ata që nuk kanë mundur dot të fu-ten në “vathën” e këtij progra-mi për shkak të mos plotësimit te kritereve, mungesën e kush-teve, standardeve apo doku-mentacionit, i cili për hir të së vërtetës ka veçse një dozë nor-male burokracie të nevojshme për të vërtetuar qëndruesh-mërinë dhe përfitueshmërine e projekteve dhe përputhjen me standarde që në fakt i vle-jnë më tepër biznesit dhe kon-sumatorit, janë të nevojshme në momentin që ne po japim mbështetje grant, pra para falas për këto investime.

Fatmirësisht, pjesa kryesore e fermerëve dhe sipërmarrësit

në bujqësi dhe agropërpunim na kanë dëgjuar dhe kuptuar. Dhe falë këtij interesi dhe kësaj pune deri më sot janë kryer dy

thirrje për aplikime, janë traj-tuar 686 aplikime, janë lidhur 256 kontrata dhe deri më tani janë rreth 100 milion euro të investuara në sektorin bujqësor nga te cilat 44 milion euro janë mbështetje me grant. Pra, është një punë kolosale që është bërë për vetëm dy vite. Dhe në kaq pak kohë është duke u përthithur një fond i përkthyer tashme në investime konkrete, me stan-darde te Bashkimit Europian në vendin tone. Investime që nisin nga agropërpunimi, ndërtimi i dhomave frigoriferike, shtimi i kapaciteteve të tyre duke bërë të mundur ruajtjen me standarde të produkteve bujqësore, sh-timin e vlerës dhe përmirësimin e te gjithë zinxhirit te vlerës nga bujku tek tregtari. Ndërkohë, jemi në një ritem te pandalshëm ku ne paguajmë çdo ditë inves-timet që janë kryer përgjatë kë-tyre dy viteve.

Për të qenë përfitues i pro-gramit IPARD duhet të plotë-sosh disa kërkesa dhe stan-darde ne investime, që nisin me mënyrën e plotësimit të dokumentacionit e deri te fi-nalizimi i punës në bazë të pro-cedurave të mirëpërcaktuara dhe një transparence të diktuar nga programi në implemen-timin e projekteve që jo gjith-një përkon me fleksibilitetin qëkërkojnë investuesit të kenë në kryerjen e veprave dhe in-vestimeve. Ne gjithsesi, kemi qenë çdo moment në terren për të parandaluar, kontrolluar dhe mbikëqyrur punën e bërë nga subjektet përfituese që çdo gjë të shkojë sipas planit dhe projekteve te kontraktuara në përputhje me kërkesat dhe ob-jektivat e programit për inves-time të qëndrueshme dhe në përputhje me nevojat e vendit.

Cilët sektorë kanë qenë përfitues deri më tani nga pro-grami IPARD? Legjislacioni aktual me të cilën funksionin AZHBR, por edhe ndarja e fondeve të IPARD, mendoni se ka nevojë për përmirësime në kuadrin ligjor dhe a do propozoni rishikimin e akteve ligjore?

Gama e investimeve të ard-

hura nga mbështetja nëpërm-jet IPARD është relativisht e madhe. Nisur kështu, që nga mbështetja që japim për agropërpunuesit, në ndërtimin e dhomave frigoriferike, am-bientet e grumbullimit, maki-neritë bujqësore, investimet në serra, agroturizimi, i cili po njeh një zhvillim goxha pozitiv e shumë të tjerë. Janë këto investime që po sjellin ndryshimin, në mënyrën jo vetëm se si implementojnë teknologjitë moderne që nga mbjellja e produktit e deri në ruajtjen e përpunimin e tij, por edhe në rëndësinë që i japin synimit të tyre kryesor, për tëçuar në treg një pro-dhim dinjitoz, që mbart vlera ushqyese, që plotëson stan-dardet evropiane dhe qëështë konkurrues.

Dhe falë kësaj mbështetje, me kontratat e lidhura deri më tani janë shtuar së tepërmi kapacitetet e ambienteve të grumbullimit dhe dhomave frigoriferike, duke financuar 41 subjekte më tepër në këtë sektor, që janë aty me stan-darde evropiane dhe tepër

cilësore për të grumbulluar produktet e freskëta dhe për t’i ruajtur ato në mënyrën më të mirë për të mos humbur vlerat ushqyese.

I gjithë ky, është një zhvil-lim pozitiv i sektorit bujqë-sor, referuar të dhënave që na vijnë nga IPARD, i cili është ende në proces, pasi ditë pas dite ne lidhim kontrata të reja dhe jemi aty për ti kon-trolluar në terren, që çdo gjë është sipas planit të biznesit të paraqitur dhe standardeve të kërkuara nga BE.

Dhe po me të njëjtat synime do të vijojmë edhe me thir-rjen e tretë të këtij Programi, për të cilin thirrja do të jetë e hapur për aplikime nga data 10 dhjetor deri më 25 Janar, 2021.

Për sa i përket legjisla-cionit, AZHBR është një agjenci e akredituar prej vitit 2018 nga Bashkimi Evropian, e cila çdo pozicion të lidhur me projektet IPARD e ka të akredituar. Ndërkohë, si në çdo vend tjetër të Europës, ku implementohet programi IPARD, të gjitha çështjet ad-ministrative zgjidhen sipas

legjislacionit vendas. Stafi i AZHBR i akredituar dhe i njohur nga BE, në çdo pozi-cion pune, dhe në tërësi, i rregullon marrëdhëniet e veta sipas Legjislacionit për nëpu-nësin civil, i cili është 100% i përafruar me legjislacionin e BE. Ne ecim në linjë me të gjitha ndryshimet ligjore, të cilat kryhen në nivel min-istror, sepse janë Ministritë ato që bëjnë politikat dhe propozimet për ndryshimet legjislative në përputhje me BE. Përafrimi i acquis është një proces, i cili ecën me shpejtësi dhe AZHBR vë në zbatim çdo akt ligjor e nënligjor, në kuadër të këtij përafrimi.

A kanë pasur interes të shtuar aplikimet për ngritjen e agrobizneseve gjatë këtyre viteve dhe sa prej këtyre ap-likimeve janë financuar nga AZHBR?

Duke u rritur numri i aplikimeve, është rritur së tepërmi edhe gama e biz-neseve të mbështetura dhe më lejoni të them që ka bi-znese shumë të mira, inves-time shumë interesante që kanë gjeneruar punësimin, zhvillimin e zonave ku janë ndërtuar por edhe të ardhura. Kemi mbështetur deri më tani 57 agropërpunues nga programi IPARD me vlerë

kontrate 41.8 Mln euro dhe vlerë granti 20.9 Mln euro. Po ashtu nga Skema Kom-bëtare janë mbështetur 182 agropërpunues nga viti 2013 me vlerë mbi 2.7 mld lekë.

Jam e sigurt që zbatimi i këtij programi të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë me përpikëri dhe injektimi i fond-eve do transformojë sektorin agroushqimor në përmirësimin e konkurrencës, pajtuesh-mërisë me standardet e BE-së, ruajtjen e natyrës dhe mjedisit, do ndikojë në zinxhirin e pro-dhimit dhe do përmirësojë klimën pozitive për rritje të veprimtarive ekonomike në zonat rurale. Tashme shembu-jt tanë te mbështetjes thërrasin fort ne te gjithë cepat e Shq-ipërisë dhe agroperpunuesit e kane kuptuar se si mund te marrin mbështetje per te reali-zuar objektivat e tyre te rritjes ne ketë fushe. Agroperpunimi është e tashmja dhe e ardhmja ne bujqësinë shqiptare dhe ne e mbështesim fort pasi vlera e produktit rri këtu dhe rrit ekonominë e vendit.

Page 11: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

11 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

Këshilla në shërbim të fermerëve

(Vijon në faqen 12)

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

Cilët janë momentet kyçe që duhet të kemi parasysh në mbarështimin dhe të ushqyerit e lopëve

në periudhën e parë të laktacionitPërgatiti: Dr. Fiqiri Tahiri, QTTB, Fushë Krujë

Kjo periudhë është kritike për shënde-tin dhe performancën e lopës dhe ka një impakt të rëndësishëm në treguesit riprod-uktive dhe për pasojë në të ardhurat e fermës së qumështit. Prodhimi maksimal përcaktohet si prodhimi maksimal ditor i ar-ritur në 150 ditët e para të laktacionit dhe historikisht është përdorur si një indikator për të përcaktuar suksesin e mbarështimit dhe të ushqyerjes në periudhën e tharjes dhe në fazën e parë të laktacionit. Shumica e lopëve e arrijnë prodhimin pik në 40-90 ditët e para të laktacionit dhe pastaj prodhi-mi bie gradualisht. Për gjithësisht pranohet që çdo kg shtesë mbi prodhimin pik, jep një shtesë prej 200-250 kg qumësht më shumë për një laktacion të plotë. Bashkëveprimi i të ushqyerit me çrregullimet metabolike dhe shëndetin në fillim të laktacionit që ndikon në prodhimin pik paraqitet në fig. 1.

11. Siguroni një mbarështim dhe të ushqyer optimal në periudhën e tharjes: sa-sia e l. thatë duhet të 12.7-14.5 kg, shmang racionet me densitet të lartë energjitik (te-pricë energjie) i cili parandalon majmjen e lopes dhe kujdesu për shëndetin e thun-drës.

2. Shmangni rrezikun e ethes së qumështit (nivel i ulët i kalciumit në gjak ose hipokalcemia) gjatë javës parë të lakta-cionit. Gjendet një korrelacion midis nivelit të ulët të kalciumit (< 8.0 mg/dL) me ke-tozën, numrin e rritur të qelizave somatike, zgjatjen e periudhës involucionit të mitrës, metritet, uljen e aftësisë ngrënëse dhe të

Figura 1. Lidhjet midis faktorëve të riskut para pjelljes dhe pasojat pas pjelljes

prodhimit qumështit. 3. Siguroni një dietë optimale menjëherë

pas pjelljes. Zbato të ushqyerit unifid (TMR). Sasia e barit të thatë jonxhe/lolium duhet të jetë 2.3-4.5 kg. Ushqimet duhet të jenë të cilë-sisë së mirë.

4. Siguroni konfort të mirë. Sipërfaqe të

maftueshme shtrati, front ushqimi, mocion, etj. Minimizim i stresit social (mbajtje e veçuar nga lopët e tjera). Ruajtje e parametrave optimal të mikroklimës

5. Siguroni funksionimin normal të ru-menit (plëndësit) dhe parandaloni rrezikun e acidozave (pH i ulët në rumen). Dieta duhet të

përmbajë sasi të mjaftueshme të fibrës së tretshme të cilësisë lartë (31 to 35% NDF),

6. Identifikoni lopët të cilat kanë kaluar problem metabolike ose shëndetë-sore. Lopët që kanë kaluar: ethe qumështi, mastite, ketozë ka të ngjarë të përsëriten, prandaj duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë

7. Vlerësoni kondicionin trupor. KT në pjellje duhet të jetë 3.0. Rekomandimi i mëparshëm ka qenë 3.5. Koncepti i ri ka për qëllim për të shmangur lopët që janë në KT=4.0. Një KT <0.5-1.0 nga optimalja (3.0) shërben për të shmangur majmjen e tyre pasi lopët e majmur kanë një predis-pozicion më të madh për tu prekur nga ke-toza, dhjamosje të mëlçisë dhe vështirësi për tu fekonduar.

8. Përdorni suplementë (aditivë), të tillë si: Jonofore (rritje të glukozës), kolinë (përmirëson shëndetin dhe funksionin e mëlçisë), aminoacide të mbrojtura (që nuk atakohen nga mikroflora e rumenit), duke plotësuar nevojat në proteina pa përdorur dieta me tepricë proteine, yndyrë e mbroj-tur (rrit sasinë e energjisë) dhe kulturë ma-jaje (stabilizon fermentimin në rumen.

9. Shmangni faktorët anti ushqimorë, të tillë si ushqime që përmbajnë myqe, (një numër >100 000 koloni /g) ulin konsumin e ushqimit dhe tretshmërinë.

10. Përdorni antioksidantë, vitamina E dhe Seleni të cilët ndikojnë në uljen e stresit tek kafshët si dhe rritjen e efiçencës së funksionit të sistemit imun.

Kujdesi i lopëve në pjellje dhe pas pjelljesPërgatiti: Dr. Fiqiri Tahiri, QTTB, Fushë Krujë

I. Kujdesi i lopës në pjellje• Vendi ku qëndron lopa duhet të ketë

hapësirë të bollshme • Të jetë i pastër dhe i desinfektuar • Shtrati të jetë me shtresë të bollshme

(kashtë, etj) e butë dhe të bëjë të mundur thithjen e lagështisë të krijuara nga uji, urina, etj).

• Vëzhgimi për të parandaluar “ethen (damllaja) e qumështit”.

“Ethja e qumështit” ndodh kryesisht në lopët me prodhimtari të lartë dhe me moshë mbi 4-5 vjeç “Ethja e qumështit” ndodh rrallë në lopët protare (mëshqerrat pas pjelljes). Për këtë duhet të merren këto masa:

- Të shmangim mungesën e lëndëve minerale dhe “ethen e qumështit”, veça-nërisht kalciumin, duke i siguruar këto në racionet ushqimore që i japim lopëve.

- Doza të mjaftueshme të vitaminës D mund ti jepet lopës 1 javë para pjelljes për të parandaluar “Ethen e qumështit” pas pjelljes (1ppm/45 kg peshë të gjallë).

- Shmang mjeljen para pjelljes, pasi mund të vonojë pjelljen me disa orë për shkak të lidhjes ngushtë që ekziston midis receptorëve nervorë të organeve të riprod-himit dhe gjirit.

Procesi i pjelljes:Mund të ndahet në 3 stade:

Vëzhgimi i shenjave të pjelljes:Këto shenja njihen si “stadi i parë” i

pjelljes: (a) Rritja e madhësisë gjirit që duket si i

fryrë(b) Gjiri duket i ashpër dhe i mbushur me

kulloshtër.(c) Tendinat dhe muskujt të lëshuara, në

të dy anët pranë kokës bishtit (lëshim i liga-menteve të sakrumit.

(d) Vulva e rritur në madhësi dhe e bu-havitur.

(e) Rrjedhje e një mukusi të trashë nga vulva (sekrecione vaginale).

(f) Thithat janë të shëndritëshme dhe të lëmuara.

(g) Lopa kërkon të veçohet nga të tjerat, në një vend të veçantë.

(h) Lopa duket e shqetësuar, ndryshon temperatura e trupit, si dhe frymarrja dhe pulsi rritet.

Stadi-I-rë. Faza e zgjerimit të cerviksit:Kjo përfshin veprimet e mëposhtme për

shkak të fillimit të dhimbjeve (shterzimet):i. Kafsha kërkon ambient të qetë.ii. Rrjedhje vaginale.iii. Lëngëzim dhe largim të rrjedhjes cerviksit.iv. Ngandonjëherë shkelmim të barkut me

këmbët e pasme

v. Lopa ulet dhe ngrihet vazhdimishtvi. Ankth për shkak të dhimbjevevii. Rritje e lehtë e pulsit dhe e frymarrjes

Pjellja:Në rastin e pjelljes normale, kjo peri-

udhë në lopë zgjat 2-3 orë (tek mëshqerrat 4-5 orë ose edhe më shumë). Në qoftëse kjo periudhë është më e gjatë atëhere re-komandohet ndërhyrja nga një veteriner i kualifikuar

Stadi II-të. Faza e daljes fetusit (viçit):Kjo përfshin veprimet e mëposhtme:i. Cerviksi plotësisht i hapurii. Fillon të duket qeska e ujit e cila

shfaqet gradualisht gjithnjë e më shumë. Dhimbjet për shkak të kontraksioneve të mitrës zakonisht e detyrojnë lopën të sh-trihet

iii. Shpërthimi i qeskës ujrave dhe rrjed-hja e tyre

iv. Shikohen këmbët e përparme me thundrat e tyre dhe gjunjët me drejtim lart.

Ky stad zgjat nga ½ ore deri në 1 orë. Në qoftëse ky stad zgjat më shumë se 2 orë, atëherë mund të kemi një formë distocike dhe kërkohet ndërhyrje nga veterineri

(i) Paraqitja normale e fetusit (viçit):Gjymtyrët e përparmë të shtrirë në

drejtim lart dhe koka e viçit qëndron midis tyre, trupi dhe gjymtyrët e pasme qëndroj-në drejt lart.

a) çdo devijim nga paraqitja normale e viçave (distocia) kërkohet ndihma e mjekut veterinar

b) persona pa eksperiencë nuk duhet të lejohen të trajtojnë kafshën në këtë kohë

Stadi-III-të Nxjerrja e shtratit (placentës)Placenta duhet të dalë brenda 5 deri 6

orëve pas pjelljes me kusht që lopa të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pjellja të jetë normale

(а) Mbetja e shtratit (placenta):Në qoftë se placenta nuk del brenda

6-7 orëve, kjo mund të quhet “mbetje pla-cente”

Shkaqet e mbetjes shtratit (placenta):(a) Mosha e madhe(b) Gjëndja shëndetësore jo e mirë(c) Bruçeloza(d) Infeksion tjetër bakterial.(e) Mungesa e tonusit të muskujve të

mitrës(b) Shenjat e mbetjes placentësNjë pjesë e placentës mund të shihet që

varet nga vagina

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, QTTB-Fushë Krujë: E-mail:[email protected]

Page 12: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

12 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021

Këshilla në shërbim të fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon nga faqja 11)

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHË KRUJË

Përgatiti: Dr. Zhaneta Hasani Drejtoria e Menaxhimit të Tokës Bujqësore

Plehërimi i gjelbër rezervë e madhe për shtimin e prodhimit të kulturave bujqësore

Plehërimi i gjelbër është përmbysja në tokë e biomasës së njomë mbitokësore të bimëve, kryesisht leguminoze, për të përmirësuar cilësitë e tokës dhe për ta pasuruar atë me elementë ushqyes e në rradhë të parë me azot biologjik.

Për plehërimin e tokës shfrytëzohen të gjithë burimet e mundshme; plehu i stallës, kompostot e ndryshme, torfat e përpunu-ara, mbeturinat e ndryshme, etj. Përveç burimeve të përmendura me sipër për ushqimin azotik të bimëve kohët e fundit ka filluar të përdoret edhe plehërimi i gjel-bër i cili llogaritet si pleh organik, për faktin se ai përveç ushqyesve, ndikon edhe në përmirësimin e cilësive fiziko-kimike dhe biologjike të tokës.

Në përgjithësi tokat tona kanë sasi të pakta të lëndës organike dhe C organik të mineralizueshëm si burim energjie për realizimin e proceseve mikrobiologjike. Burimet e plehut të stallës janë jo vetëm të pamjaftueshme, por edhe me kosto të lartë trasporti në vendin ku janë vendosur pemët frutore, vreshtat dhe ullishtet.

Bimët tërheqin nga toka sasi të mëdha elementësh ushqyes dhe kjo si një trup i gjallë që zhvillohet dhe që u nënshtrohet proceseve fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, liron vazhdimisht sasi të konsiderushme lëndësh yshqyese si; azot, fosfor, potas, kalcium, magnez dhe mikroelementë. Por për ta shfrytëzuar intensivisht tokën e për ta marrë prej saj prodhime të bollshme, duhet ti kthehen asaj këto elemetë të do-mosdoshëm. Si burim aternativ i ushqimit azotik të bimëve në fermat biologjike për-doret plehërimi i gjelbër, si plehërim krye-sisht azotik dhe organik. Azoti i siguruar në këtë rrugë është me lerverdi dhe pothuajse falas, pasi për ta siguruar atë nuk shpenzo-het asnjë bazë materiale me përjashtim të kohës së punës së harxhuar për kryerjen e shërbimeve të ndryshme.

BIMËT QË PËRDOREN PËR PLEHËRIM TË GJELBËRBimët që përdoren me gjerësisht për

plehërim të gjelbërt janë; batha, sesbanja, lupini, bizelja foragjere, tërfili aleksandrin dhe groshinja.

Batha Batha është bimë leguminoze njëvjeçare

që përshtatet mjaftë mirë me kushtet kli-

matiko tokësore të zonës së ulët bregdetare. Batha ka rrënjë boshtore me shumë degëzime. Thellësia e rrënjëve në tokë shkon 30-40cm, por pjesa më e madhe e tyre, gjendet në sh-tresën 0 - 20 cm. Përveç rrënjëve boshtore, ka edhe shumë degëzime anësore, gjë që bën të mundur një lidhje më të mirë me tokën në sh-tresën e sipërme, duke minimizuar kështu ero-zionin sipërfaqësor që është shumë prezent në tokat kodrinore të zonës së ulët bregdetare që karakterizohet me rreshje të shumta dhe intensitet të lartë të tyre.

Batha mbin në temperaturë 5 - 80C dhe nga lulëzimi deri në pjekje, temperatura më e për-shtatshme për rritjen është 12 - 180C. Bimët fillojnë të vuajnë në temperaturën 4 - 50C dhe pjesa mbitokësore dëmtohet në -70C.

Nga provat e bëra ka rezultuar se qën-drueshmëria ndaj të ftohtit ka lidhje me mad-hësinë e bimës. Kështu batha e mbjellë me 10 shtator u dëmtua shumë më pak duke iu dje-gur vetëm majat e gjetheve nga ngricat e mua-jit janar, ndërsa batha e mbjellë me 10 nën-tor, u dëmtua pothuajse krejtësisht. Në pjesën veriore të zonës bregdetare batha e kalon më mirë të ftohtit e dimrit kur mbjellja e saj bëhet nga fundi i tetorit deri në 15 nëntor. Gjithashtu është konstatuar se mbjelljet e hershme vl-lazërojnë më shumë se mbjelljet e vonshme.

Në vendin tonë batha mund të mbillet si në vjeshtë edhe në pranverë herët (fundi i dimrit). Në zonën mesdhetare atlantike dhe tranzitore, mund të mbillet prej fundit të tetorit deri në 15 dhjetor. Në pjesën jugore të vendit, mbjellja mund të bëhet me vonë, ndërsa në veri, më herët. Kjo varet shumë edhe nga mikroklima dhe ekspozicioni i vendit.

Tokat më të përshtatshme për mbjelljen e bathës janë ato subargjilore të rënda e deri në argjilore të lehta, me taban të thellë dhe të freskta. Në përgjithësi e pëlqen gëlqeren dhe reaksionin neutral. Batha rritet mirë në pH 6.5-7.0. si bimë leguminoze kërkon toka të shkrifta me qëllim që të sigurojë një difuzion të mirë të

ajrit, i cili është i nevojshëm për aktivitetin jetë-sor të bakterieve Rhizobium. Vetë bakteriet Rhizobium janë aerobe të detyruara, ndërsa procesi i fiksimit të azotit realizohet në kushte krejtësisht anaerobe.

Të dhënat e shumë autorëve vendas dhe të huaj kanë vërtetuar se batha reagon shumë mirë ndaj plehrave fosforike dhe potasike. Kjo lidhet më shumë me ndikimin pozitiv që ka fosfori dhe potasi në aktivitetin jetësor të bakterieve Rhizobium të jetës së lirë dhe ak-tivitetin e tyre në sistemin e simbiozës.

Të dhënat studimore kanë vërtetuar se me përdorim të fosforit deri në 60 kg/ha dhe të po-tasit 75 kg/ha aftësia simbiotike dhe azotofik-suese rritet së tepërmi.

Gjithashtu është vënë re, se turbekulat e formuara në sistemin rrënjor të bathës janë në numër shumë të madh se sa në tokat ku nuk është përdorur plehu fosfatik dhe potasik. Turbekulat janë më të mëdha, të rregullta, të vendosura me shumë në rrënjët kryesore se ato anësore dhe me ngjyrë rozë, gjë që flet për aktivitetin e lartë azotofiksues.

• Mbjellja e bathës për plehërim të gjelbërt mund të bëhet në rreshta ose shpërndarje, duke përdorur 200-250 kg/ha. Thellësia e mb-jelljes është 6-10 cm në varësi të përbërjes mekanike të tokës.

• Përmbysja e masës seë gjelbërt mbi-tokësore zakonisht bëhet në fazën e lulëzimit masiv ose të lidhjeve të bishtajave. Sigurisht që kjo kohë përcaktohet edhe nga kultura që do të mbillet pas saj. Është mirë që pranvera të shfrytëzohet për grumbullimin e masës së gjelbërt në mënyrë që efektiviteti i saj të jetë më i madh.

• Para se masa bimore e gjelbërt të përm-byset, toka diskohet me qëllim që bimët të cop-tohen në madhësi 20-30cm. Përmbysja mund të bëhet me plugje të zakonshme ose speciale në thellësi 30-40 cm. Në këtë thellësi dekom-pozimi i masës së gjelbërt bëhet ngadalë dhe si rezultat lëndët ushqyese të çliruara shfrytë-

zohen më me efektivitet nga bima pasard-hëse.

• Nisur nga fakti që bimët leguminoze në përbërjen kimike të tyre kanë shumë proteina dhe pak lignin, celulozë dhe hemicelulozë, ato mineralizohen shpejt duke kaluar pjesa më e madhe e tyre në produkte përfundimtare dhe duke përfaqë-suar kështu nga një koeficient shumë i ulët humifikimi.

• Për të zgjatur kohën e dekompozimit të masës së gjelbërt të bimëve leguminoze të përmbysura dhe për të rritur koeficientin e humifikimit është më mirë që masës së përmbysur ti shtohet kashtë të lashtash në masën 30-40 kv/ha ose të përdoren mb-jellje të perziera bimë leguminoze + bimë graminore.

Sesbania:• Sesbania, është bimë njëvjeçare. Në

kushtet klimatiko tokësore të vendit tonë, zhvillohet mjaft mirë. Karakteristike e saj është se ajo është tolerante ndaj kripëzimit dhe zhvillohet e jep masë të bollshme veg-jetative në tokat e kripura, ku bimët e tjera leguminoze zhvillohen shumë dobët.

• Prania e madhe në numër e turbeku-lave të konsideruara si mikrofabrika të fik-simit të azotit të atmosferës, bën që sasia e azotit të ardhur në rrugë biologjike të jetë 350-500 kg/ha në një cikël vegjetativ. Veço-ria e azotit të ardhur në rrugë biologjike është se ai shfrytëzohet 100% nga bimët, nga ai mineral i sintezës që shfrytëzohet vetëm 40-50%.

• Lartësia e bimës shkon 1.5-2.0 metra. Në tokat e kripura të Spitallës në rrethin e Durrësit, sesbanja është zhvilluar mjaft mirë dhe lartësia e bimës ka arritur mbi 2 metra, duke dhënë një masë të bollshme vegjetative 500-800 kv/ha, në varësi kjo të kohës së mbjelljes, dendësisë së bimëve dhe regjimi hidrik të mjaftueshëm të sigu-ruar gjatë gjithë ciklit vegjetativ.

• Masa e madhe vegjetative që siguron sesbanja ne një cikël vegjetativ, raporti C/N shumë i gjerë që shkon 20;1 dhe potenciali shumë i lartë azotofiksues e bën këtë bimë shumë të përshtatshme për ta përdorur për plehërim të gjelbër në tokat e kripura të cilat karakterizohen nga mungesa e lëndës organike dhe cilësi shumë të këqia fiziko-kimike dhe biologjike.

Drejtoria e Menaxhimit të Tokës BujqësoreQTTB-Fushë Krujë: E-mail:[email protected]

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, QTTB-Fushë Krujë: E-mail:[email protected]

Në qoftëse kjo pjesë e placentës përm-ban shumë njolla gjaku, atëherë kjo quhet mbetje placente

(c) Rezultatet e mbetjes placentës:Mbetja e shtratit për një kohë më të

gjatë se 24 orë mund të shkaktohet nga:(i) Inflamacioni i mitrës; (ii) Putrifikim

brenda mitrës; (iii) Prodhimi i substancave toksike

(iv) Humbja e oreksit (apetitit); (v) Ethja; (vi) Të dhëna të tjera (shqetësime të forta)

(d) Trajtimi:

1. Përzierja:R/-Tr. Ergot –25 gSulfat Magnezi – 200 gTr. xhenxhefil – 30 g

Kujdesi i lopëve në pjellje dhe pas pjelljes

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Ujë–600 ml

2. Në rast se trajtimi i mësipërm nuk jep rezultat:(i) Heqja manual e shtratit nuk rekomandohet(ii) Një larje e organeve gjenitale duke për-

dorur solucion Jodi me ndihmën e një tubi plastik (diametri rreth 1.2 cm) me një hinkë bashkëngjitur tubit.

3. Përdorimi Ekspar ose Replanta ka dhënë rezultate të mira

në 50% të rasteve në daljen e placentës. Lopët e trajtuar me Ekspar kanë pasur një involucion më të mirë të mitrës dhe shfaqje më shpejt të afshit të parë pas pjelljes kra-hasuar me lopët e trajtuar me Replanta.

Page 13: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

AGROBIZNESI13 E Premte, 19 Shkurt 2021

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 14)

(Vijon nga faqja 2)

Rrezatimi elektromagnetik dhe qeniet e gjallaPërgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

Në fizikë, rrezatimi elek-tromagnetik i referohet valëve të fushës elektromag-netike, të cilat përhapen (rr-ezatohen) përmes hapësirës dhe kohës, duke lëshuar energji rrezatuese elektro-magnetike. Këtu përfshihen

valët e radios, mikrovalët, rrezet infra të kuqe, drita e dukshme, rrezet ultravjollcë, rrezet X dhe rrezet gamma.

Rrezatimi elektromagne-tik mund të klasifikohet në dy lloje: rrezatimi jonizues dhe rrezatimi jo-jonizues, bazuar në aftësinë e një fo-toni të vetëm me energji më shumë se 10 eV për të joni-zuar oksigjenin ose për të thyer lidhjet kimike. Ultarvi-oletë dhe Frekuencat më të larta, të tilla si rrezet X ose rrezet gama janë jonizuese dhe këto paraqesin rreziqe të veçanta të tyre dhe thir-ren të ashtuquajturit rrezatim helmues, rrezatim djegës ose rrazatim toksik. Deri tani rr-eziku më i zakonshëm shën-detësor i rrezatimit është dje-gia e diellit, që shkakton mbi një milion kancere të reja të lëkurës çdo vit.

Rreziqet nga këto lloje rr-ezatimi janë të shumta. Kësh-tu kemi rreziqet elektrike, të zjarrit, rreziqe biologjike, të ndriçimit etj.

Rrezatimi shumë i fortë mund të nxisë rrymën e afërt për të dhënë goditje elektrike për personat ose kafshët. Gjithashtu mund të mbin-garkojë dhe shkatërrojë pa-jisjet elektrike. Induksioni i rrymave nga fushat magne-tike të ndryshueshme mund të pengojnë funksionimin e sistemeve elektrike dhe elektronike, duke shkaktuar dëme dhe madje edhe shpër-thimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë dhe ndërhyrjen në sinjalet elek-tromagnetike, si radio, TV dhe sinjale telefonike.

Rrezatimi elektromag-netik me fuqi të lartë mund të shkaktojë rryma elektrike mjaft të forta për të krijuar ndezje (hark elektrik) kur një tension i induktuar tejkalon kufirin e tensionit të mje-disit rrethues (p.sh. ajri në

3.0 MV/m). Këto shkëndija pastaj mund të ndezin materi-

ale ose gazra të ndezshme dhe ndoshta mund të çojnë deri në ndonjë shpërthim. Ky mund të jetë një rrezik i veçantë në afërsi të eksplozivëve ose piroteknikës dhe rreziku lid-het dhe me karburantet.

Efekti më i mirë i kuptuar biologjik i fushave elektro-magnetike është të shkaktu-arit e ngrohjes dielektrike. Për shembull, duke prekur ose duke qëndruar rreth një antene ndërkohë që një trans-metues me fuqi të lartë është në përdorim mund të shkak-tojë djegie të rënda. Këto lloje djegieje janë të njëllojta me ato që do të shkaktohej brenda një furrë me mikrov-alë.

Ky efekt i nxehjes varion me fuqinë dhe frekuencën e energjisë elektromagnetike, si dhe me distancën ndaj bu-rimit. Një masë e efektit të nxehjes është norma speci-fike thithëse ose SAR, e cila është njësi wat për kilogram (W/kg).

Njihen ekzistenca e efek-teve komplekse biologjike dhe neurologjike të fushave elektromagnetike të dobëta jo-nxehëse, duke përfshirë fushat magnetike të dobëta ELF dhe fushat e moduluara RF dhe mikrovalë. Mekaniz-mat themelorë të ndërveprim-it midis materialit biologjik dhe fushave elektromagne-tike në nivelet jo-termike nuk janë studiuar plotësisht.

Llambat dhe tubot fluo-reshente prodhojnë brenda vetes dritë ultravjollcë. Nor-malisht kjo konvertohet në dritë të dukshme me anë të një flete të hollë fosfori brenda një shtrese mbrojtëse. Kur fleta është plasaritur nga keqpërdorimi ose prodhimi i dobët, atëherë UV mund të depërtojnë në nivele që mund të shkaktojnë djegie nga diel-li ose madje edhe kancer të lëkurës.

Ndriçimi LED që prodhon dritë duke përdorur diodën e

ndriçimit, që emeton gjatësi vale prej 400-500 nanometra, frenon prodhimin e melatoni-nës së prodhuar nga gjëndra pineale (Hipofiza). Efekti i këtij ndikimi është ndërprerja

e orës biologjike të një qe-nieje njerëzore që rezulton në periudha të dobëta gjumi dhe pushimi.

Konfigurimet e mëdha të linjave të transmetimit me tension të lartë dhe nivele të tanishme gjenerojnë vlera të mëdha të fushave elektrike dhe magnetike që ndikojnë në qeniet e gjalla dhe objek-tet e afërta të vendosura në sipërfaqet tokësore.

Sistemi i energjisë elek-trike prodhon një fushë jashtëzakonisht të ulët të frekuencës elektromagnetike e cila vjen nën rrezatimet jo-jonizuese të cilat mund të shkaktojnë efekte shëndetë-sore. Përveç efektit njerëzor, ndërprerja elektrostatike dhe ndërhyrja elektromagnetike e linjave të transmetimit të ten-sionit të lartë kanë ndikim në bimët dhe pajisjet e teleko-munikacionit që operojnë kryesisht në vargun e frekue-ncës poshtë UHF.

Fusha elektromagnetike nga linjat e transmetimit të lartë të energjisë ndikon në rritjen e bimëve. Efekti i

EMF (për rrjedhjen e rrymës në linjat energjetike) me rritjen e bimëve nën linjat e transmetimit të energjisë mbetet i pandryshuar gjatë gjithë vitit.

Nga studimet e ndryshme praktikisht u konstatua se reagimi i kulturave në EMF nga linjat 110KV dhe 230KV të energjisë elektrike treguan variacion mes tyre. Bazuar në rezultatet, karakteristikat e rritjes si gjatësia e kërce-jve, gjatësia e rrënjëve, sipërfaqja e gjetheve, pesha e freskët e gjetheve, pesha specifike e gjetheve, raporti gjethe/rrënjë, përmbajtja to-tale e biomasës dhe përmba-jtja totale e ujit u reduktuan ndjeshëm në krahasim me bimët e kontrollit. Trend të ngjashëm u vunë re edhe në karakteristikat biokimike si klorofili.

Ndikimi i rrezatimit elek-tromagnetik mbi bimët kry-het në mënyrë direkte dhe indirekte. Efektet e niveleve të larta të rrezatimit në orga-nizmat bimore dhe në orga-nizmat e gjalla në përgjithësi përfshijnë:

Shmangie kromozomale, të përcaktuara si ndryshime të dukshme në strukturën e kromozomeve.

Dëmtimi i ADN-së, i definuar si çdo dëmtim i molekulave të ADN-së, duke përfshirë “përmbysjen” e

sekuencës së ADN-së (TCAG tani GACT) si dhe seksio-net e sekuencave që fshihen; frenimi i intensitetit të rritjes, i përcaktuar si një reduktim në shkallën e rritjes së orga-nizmave; efekte negative në procesin e riprodhimit, duke përfshirë sterilitetin, uljen e shkallës së riprodhimit dhe shfaqjen e anomalive të zh-villimit ose reduktimin e qën-drueshmërisë së pasardhësve; zvogëlimin e mbirjes së farës; tharja dhe kalbja duke përf-shirë edhe shkatërrimin akut dhe uljen e jetëgjatësisë; dj-egie të drejtpërdrejtë në inde të ekspozuara.

Niveli i dëmtimit të bimës ose organizmave të tjera të prekur nga rrezatimi, për-caktohet nga sasia e rreza-timit që merr organizmi, si

dhe kohëzgjatja gjatë sëcilës është ekspozuar ky orga-nizëm ndaj rrezatimit. Të dhënat nga incidenti i Çerno-bilit kanë dhënë disa shifra më të sakta. Kështu efekte dëmtuese të rrezatimit mund të vërehen në vende ku doza radiologjike ishte më e lartë ose e barabartë me 5 rad/vit. Në dozat midis 5 dhe 400 rad/vit, efektet e rrezatimit ishin “maskuar ekologjiki-sht”, që do të thotë se efek-tet negative në organizmat individualë u vëzhguan, por nuk ka pasur ndryshime në popullata apo në ekosisteme, ndërsa kur doza ka qënë mbi 400 rad/vit, ka pasur efekte dëmtuese ndaj popullsisë dhe komuniteteve.

Efektet e dozave të larta të rrezatimit në bimë janë vdekjeprurëse, ndërkaq llojet e ndryshme të bimëve kanë diferenca shumë të mëdha në ndjeshmërinë e tyre ndaj rr-ezatimit jonizues. Ndërkohë ka të dhëna për një efekt stim-ulues mbi rritjen kur farat ose fidanë janë të ekspozuar ndaj dozave të lehta të rrezatimit jonizues. Rezultatet e eksper-imenteve të kryera nga au-torë të ndryshëm tregojnë se rrezatimi i farave të bimëve të ndryshme me 3000 r ose rreze X duket se stimulojnë rritjen e maruleve dhe lakrës. Trajtimi i luleve të Gladiolës me 4000 rreze X ka rezultuar

në lulëzimin shumë më të hershëm të tyre sesa varianti i patrajtuar.

Fushat elektromagnetike me frekuencë të lartë (HF-EMF) që janë gjithnjë e më të pranishme në mjedis për-bëjnë një stimul të mirëfilltë mjedisor të aftë për të sjellë përgjigje specifike në bimë që kanë shumë ngjashmëri me ato të vërejtura pas një trajti-mi stresues. Bimët përbëjnë një model të jashtëzakon-shëm për të studiuar ndërve-prime të tilla pasi arkitektura e tyre (sipërfaqja gjethore e lartë ndaj volumit) optimizon ndërveprimin e tyre me mje-disin. Në rishikimin e tan-ishëm, pas identifikimit të pajisjeve kryesore të ekspoz-imit (qelizat elektromagnetike tërthore dhe gigahercale, ud-

hëzuesi i valëve dhe dhomës që reflekton në mënyrën e nxituar) dhe ligjet e përgjith-shme të fizikës që rregulloj-në ndërveprimet EMF me bimët, ne ilustrojmë disa nga përgjigjet e vërejtura pas ek-spozimit ndaj HF- EMF në shkallën celulare, moleku-lare dhe të tërë të bimëve. Në të vërtetë, aktivitete të shum-ta metabolike (metabolizmi i reaksionit të oksigjenit reak-tiv, α- dhe β-amilasi, cikli i Krebsit, shtegu i fosfatit pen-tose, përmbajtja e klorofilit, emetimi i terpenit etj.) modi-fikohen, shprehja e gjeneve ndryshohet (calmodulin, proteina kinazë e varur nga kalciumi dhe proteinazës) dhe rritja e reduktuar (zgjatja e kërcejve dhe lënda e thatë) pas ekspozimit ndaj HF-EMF të ulët të energjisë (dmth. Jo-termale). Këto ndryshime ndodhin jo vetëm në indet e ekspozuara drejtpërdrejt, por edhe sistemikisht në indet e largëta. Ndërkohë që ndi-kimi afatgjatë i këtyre ndry-shimeve metabolike mbetet i panjohur, ne propozojmë që të konsiderojmë rrezatim jo-jonizues HF-EMF si një faktor jo linear dhe i vërtetë mjedisor që ngjall reagimet e ndryshimeve në metabo-lizmin e bimëve.

Ndikimi i fushës elektro-magnetike me frekuencë të lartë për shkak të rritjes së temperatures së brendshme të bimëve mund të shkaktojë ndryshime fiziologjike dhe metabolike që ndikojnë në rritjen e tyre.

Ekspozimi Wi-Fi pen-

goi rritjen e rrënjëve të disa llojeve. ... Rrezatimi i gjeneruar nga një router Wi-Fi, në nivele shumë më poshtë udhëzimeve ndërkom-bëtare për rrezatimin e mik-rovalëve, ndikon negativisht në rritjen e bimëve dhe mund të ndërhyjë në aftësinë e një bime për të mbrojtur veten nga faktorët e jashtëm.

Në këtë zonë janë vërejtur edhe ndryshimet në sjelljen e kafshëve dhe bimëve të shkaktuara nga rrezatimi elektromagnetik me frekue-ncë të lartë. Bimët janë shumë të ndjeshme, sepse ata mund të marrin shumë perceptime nga mjedisi. Në këtë drejtim janë kryer prova për të vërej-tur efektet e rrezatimit Wi-Fi

Page 14: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

AGROBIZNESI14 E Premte, 19 Shkurt 2021

Këndi i eKspertit

(Vijon në faqen 15)

Rrezatimi elektromagnetik dhe qeniet e gjalla(Vijon nga faqja 13)

në rritjen e bimëve, duke për-dorur dy mostra farash. Një mostër u ekspozua për afat-gjatë rrezatimi elektromag-

netik në afërsi të routerit Wi-Fi. Mostra e dytë u ekspozua minimumi për këtë rrezatimi. Është treguar se ekspozimi afatgjatë i rrezatimit Wi-Fi në afërsi të bimës shkakton ndryshime në rritjen dhe zh-villimin, si dhe ndryshimet e dukshme të ngjyrës dhe vi-talitetit. Në një eksperiment janë mbjellë farat e Lepidium Sativum (lloji sallate jeshile e kopshtit) në dy enë identike me numur të njëjtë farash. Mostra e parë (A) ishte në dhomë me efekt minimal të rrezatimit Wi-Fi. Mostra e dytë (B) u vendos në dhomë, në afërsi të një burimi rr-ezatimi elektromagnetik, Router Wi-Fi (Modeli: Hua-wei B260) me frekuencën e transmetimit nga 2.412 në 2.472 GHz. Të gjitha kushtet e tjera eksperimentale ishin të njëjta, si lartësia e vendosjes

së tyre kushtet e ujitjes dhe ndriçimit etj. Gjatë eksperi-mentit enët janë peshuar në peshore dixhitale, në fillim, ditën e tretë, të pestë, të dh-jetë dhe të dymbëdhjetë. Pe-sha fillestare e të dy enëve ishte 115 gram.

Nga vrojtimet e kryera del se deri në ditën e pestë të eksperimentit, bimët patën ndryshime të vogla të mbirjes dhe rritjes. Pas ditës së pestë, një pjesë e madhe e farave të

vendosura pranë routerit Wi-Fi nuk kanë mbirë. Shumë nga këto fara ishin të vdekura dhe kishin marrë ngjyrë të er-

rët, e cila ishte shumë e ndry-shme nga fara në enën e dytë. Rrënjët e bimëve në enën pranë Ruterit Wi-Fi ishin më të shkurtra dhe më të dobta.

Në ditën e dhjetë të eks-perimentit bimët pranë Ru-terit Wi-Fi, të cilat kishin mbirë, kishin probleme me rritjen dhe gjatësia e tyre nuk ka ndryshuar. Në ditën e fundit, të dymbëdhjetë, mar-ulja e kopshtit që ishte jashtë rrezatimi elektromagnetik (mostra A) ishte me pamje vitale dhe kishte një ngjyrë të qartë jeshile. Mostra B, e ndodhur pranë Ruterit Wi-Fi ishte tharë dhe bimësia ishte më pak e dëndur se nga mostra A. (Figura).

Mikrovalët e prodhuara nga pajisjet Wi-Fi (Tras-metues pa tel) karakterizohen nga efektet e tyre termike. Mikrovalët e fushave elek-tromagnetike absorbohen në materialet që përmbajnë ujë dhe kthehen nënxehtësi. Efekti i rrezatimit Wi-Fi në

bimë ndikohet nga disa fak-torë bazë. Kështu efektet termike të fushës elektro-magnetike varen direkt nga frekuenca e valëve, që do të thotë se me rritjen e frekue-ncës rritet efekti termik ndaj organizmave të gjallë.

Shuma totale e energjisë termike të marrë varet nga përmbajtja e ujit që gjendet në fibrat e bimëve. Përmba-jtja e ujit përcakton vetitë elektrike.

Sipërfaqja ajrore e fibrave bimore që është e ekspozuar ndaj rrezatimit me mikrovalë. Forca e fushës elektrike.

Nëse sasia e energjisë ter-mike është më e madhe se sa ajo që bimët mund të ab-sorbojnë, mund të ndodhin mbingarkime termike të or-ganet bimore dhe të gjithë organizmin. Ndikimi i fushës elektromagnetike me frekue-ncë të lartë për shkak të rritjes së temperatures së brendshme të bimëve mund të shkak-tojë ndryshime fiziologjike dhe metabolike që ndikojnë rritjen e tyre. Ndryshimet negative në pjesën e gjelbër të bimës mund të çojnë në ndryshime të ekosistemit. Me efekt e rrezatimit Wi-Fi dhe rrezatimi tjetër me mikrov-alë elektromagnetike ne nuk mund t’i përjashtojmë këto ndryshime.

Eksperimenti ka demon-struar efektet negative të rrezatimit Wi-Fi në bimë, si ngadalësimi i rritjes së bimëve, ndryshimet fiz-iologjike dhe metabolike dhe mutacionet gjenetike që mund të çojnë deri në vdekjen

e bimëve.Nga një studim i kryer nga

nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë, për ndikimin e rrezatimit nga një router Wi-Fi në mbirjen dhe rritje-nesallatës jeshile (Lepidium sativum), brokolit (Brassica oleracea), trifilit (Trifolium pratense) dhe bizeles (Pisum sativum), ka dalë se rrezati-mi nga routeri Wi-Fi nuk ka ndikuar në mbirjen e farave por ndërkohë, ka pasur një

reduktim të konsiderueshëm në lëndën e thatë të brokolit (86% të kontrollit) dhe bize-les (43% të kontrollit). Ek-spozimi ndaj rrezatimit Wi-Fi pengoi rritjen e rrënjëve të disa llojeve. Ajo gjithashtu shkaktoi çngjyrosjen e rrën-jëve duke i kthyer në ngjyrë kafe dhe reduktimin e qimeve thithëse të rrënjëve të sallatës jeshile. Si përfundim doli se Rrezatimi nga Wi-Fi reduk-ton zhvillimin e rrënjëve dhe nxit rritjen, kontribuon në çngjyrosjen e bimës, ndry-shon madhësinë e gjetheve dhe redukton ndjeshëm qimet thithëse të rrënjëve në disa lloje të testuara.

Nga një eksperiment tjetër të kryer nëSan Diego, SHBA mbi farat e fasules dhe mikroorganizma maja është arritur në përfundimin se përdorimi i teknologjive të mbrojtjes elektromagnetike në telefonat celularë mund të mbrojë qelizat e gjalla kundër efekteve të dëmshme të fushave të rrezatimit elek-tromagnetik.

Për kafshët. Ndërsa

rrezatimi mund t’i referohet të gjitha formave të rreza-timit elektromagnetik, duke përfshirë valët e lehta dhe

të radios, më i rëndësishëm është rrezatimi jonizues, që është rrezatimi me energji të lartë që mund të jonizojë atomet, siç është rrezatimi i lëshuar nga zbërthimi i izo-topeve radioaktive, rrezet X, rrezet gama dhe grimcat alfa dhe beta, të cilat janë të gjitha format e rrezatimit jonizues. Nëse këto forma rrezatimi janë të pranishëm në nivele të konsiderueshme, ato mund të dëmtojnë shën-

detin e njerëzve dhe kafshëve të tjera.

Kur rrezatimi jonizues go-det një qelizë shtazore, ajo mund të thyejë lidhjet kimike brenda molekulave ose të for-mojë lidhje të reja. Shkalla në të cilën këto ndryshime dëm-tojnë qelizën varet nga cilat molekula ndryshohen dhe natyra e këtyre ndryshimeve. Dëmtimi i ADN-së është veçanërisht i dëmshëm, pasi ndryshimet e akumuluara në ADN qelizore mund të çojnë në kancer.

Dozat e rrezatimit shpre-

hen me njësinë rad (shkurtimi i radiation absorbed dose). Një rad është baras me 100 ergs/gram, që do të thotë, 100 ergs e energjisë së thithur nga 1 gram i indeve të orga-nizmit. 1 erg është sa një e dhjetëmilionta e zhul-it. Një-sia standarte ndërkombëtare e rrezatimit është Gray (Gy). Një rad është e barabartë me një centigray. Një dozë akute e rrezatimit është një rad ose më lart. Doza më të mëdha janë potencialisht më vdekjeprurëse për kafshët. Ekspozimi kronik është ek-spozimi i përsëritur ndaj do-zave të ulëta gjatë një peri-udhe të gjatë kohore.

Qelizat kanë mekanizma të brendshëm të riparimit që mund të përballojnë dëme deri në një pikë të caktuar. Megjithatë, nëse një rrezatim i mjaftueshëm jonizues godet një qelizë shtazore ose dëmi është mjaft serioz, qeliza do të vdesë.

Disa kafshë janë më rez-istente se të tjerët. Kështu është vënë në dukje në vitin 2008 se edhe pse buburrecat

dhe tenja e miellit mund të tolerojnë nivele më të larta të rrezatimit sesa njerëzit, këto insekte ndërkaq mund

të ngordhin kur të ekspozo-hen në doza të ulëta për një kohë të gjatë.

Qelizat e kafshëve që ndahen shpejt vuajnë dëmin më serioz gjatë ekspozimit akut. Për shembull, qelizat në palcën e eshtrave dhe in-det limfatike janë veçanër-isht të prekshme, siç janë qelizat me ndarje të shpejtë në rreshtimin e traktit gastro-intestinal të gjitarëve. Doza masive e rrezatimit mund të shkaktojë diarre, vjellje, gjakderdhje të brendshme, anemi, lodhje, sterilizim të

përhershëm dhe vdekje.Ekspozimi ndaj niveleve

të larta mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të ADN-së qelizore që poten-cialisht mund të rezultojë me kancer.

Por ndërsa cilësitë që e bëjnë rrezatimin jonizues një rrezik potencial kur ai jepet në doza të larta, po këto cilësi e bëjnë atë të do-bishëm kur është në doza të ulëta në mjekësinë veterin-are. Kështu rrezet X janë një mjet i dobishëm diag-nostikues në mjekësi, pasi ato mund të depërtojnë në indin e butë mjaft lehtë, por absorbohen nga kockat, të cilat kanë një dendësi më të lartë elektronike.

Në këtë mënyrë rrezet X mund të ndihmojnë për të gjetur thyerje të kockave dhe gurët e fshikëzës së tëmthit dhe të diagnostikojnë çr-regullime të tjera. Niveli i rr-ezatimit që përdoret në një ra-diografi diagnostikuese është mjaft e ulët sa që rreziqet

Page 15: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

AGROBIZNESI15 E Premte, 19 Shkurt 2021

Këndi i eKspertit(Vijon nga faqja 14) Rrezatimi elektromagnetik dhe qeniet e gjallajanë të papërfillshme.

Ashtu si tek njerëzit, ra-dioterapia përdoret shpesh për të trajtuar kancerin në qen dhe mace. Rrezet e rreza-timit jonizues janë fokusuar në tumor në një përpjekje për të vrarë qelizat e kancerit dhe tkurrjen tumorin.

Rrezatimi elektromagnetik (EMR) i emetuar nga kullat e transmetimit të sinjaleve tele-fonike është aq i fuqishëm sa ndikon në sistemet biologjike të zogjve, insekteve dhe mad-je edhe të njerëzve.

Nga një studim i kryer në Indi, lidhur me këtë prob-lem, del se nga 919 studime të kryera , 593 prej tyre ishin tronditëse që tregonin për ndikimin negativ të kul-lave të transmetimit në zogj, bletë, njerëz, kafshë të egra dhe bimë. Ekspertët madje cituan një studim ndërkom-bëtar që vë në dukje kullat e celularëve si një shkak po-tencial në rënien e popullat-ave të kafshëve të egra.

Për këtë qëllim janë re-komanduar që për të paran-

daluar fushat mbivendosëse të rrezatimit të lartë, kulla të reja nuk duhet të lejohen brenda një rrezeje prej një ki-lometri nga kullat ekzistuese. Nëse duhet të ndërtohen kulla të reja, t’i ndërtojmë ato, që të jenë mbi 80 metra dhe më pak se 199 metra ... për të shman-gur kërkesat për ndriçimin e sigurisë së aviacionit.

Efektet negative të EMR-së për jetën janë diçka që ka qenë e injoruar nga zyrtarët shëndetësorë dhe ligjvënësit për vite me rradhë. Meqenëse abonimet e telefonave celularë tejkalojnë numrin e përgjith-shëm të shtetasve amerikanë, gjithnjë e më shumë kulla të telefonave celular po shfaqen në të gjithë globin.

Efektet biologjike të rreza-timit janë përgjithësisht të za-konshme për njeriun dhe kaf-shët. Kafshët më të larta janë më të ndjeshme ndaj dëmeve gjenetike për shkak të rreza-timit. Kafshët e larta janë më të ekspozuara sesa kafshët më të ulëta si mizat dhe insektet, ndaj rrezatimit jonizues. Stu-dimet mbi Drosophila (Miza e uthullës), kanë treguar se nor-mat e mutacionit janë rritur shumë gjatë ekspozimit të

tyre ndaj rrezatimit.Pas aksidentit të Çerno-

bilit në Ukrainën Sovjetike, u vunë re nivele të larta të aku-mulimit të ceziumit 137 dhe jodit 131 në kopetë e renëve (Lloj dreri) të Suedisë dhe Norvegjisë. Ce-137 dhe I-131 grumbullohen shumë në indet bimore dhe indet e kafshëve.

Doza vdekjeprurëse e rë-nies nga rrezatimet arrijnë kulmet përmes kullotjes në tokat e ndotura. Radionuklidet hyjnë në ciklin metabolik dhe kështu përfshihen në moleku-lat e ADN-së në qelizat e kafshëve duke shkaktuar dëm gjenetik. Rrezatimet në përgjithësi nxisin reagime jonizuese dhe fotokimike dhe si rrjedhim inkorporo-hen në molekulat e ADN-së në qelizat e kafshëve duke shkaktuar dëm gjenetik.

Me përparimin në mjekësi-në veterinare, rrezatimi gjith-një e më shumë përdoret për të trajtuar kancerin në kafshë. Rrezatimi mund të ndikojë në qelizat normale dhe të kan-cerit, por rrezatimi i lokali-

zuar mund të kurojë ose kon-trollojë tumoret që nuk mund të mjekohen vetëm nga kiru-rgjia ose kimioterapia.

Për të përcaktuar efektin e rrezatimit të telefonëve ce-lularëve në biomolekula të ndryshme të organizmave të gjalla është kryer një studim

në bletët punëtore të rritura të bletës (Apis mellifera L.). Rrezatimi nga telefoni celular ndikon në sjelljen dhe fiziologjinë e bletëve të mjaltit. Kjo manifestohet me zvogëlim të aktivitetit motor-rik të bletëve punëtore, pa-suar nga migrimi masiv dhe lëvizja drejt “celularit” të bisedës. Periudha fillestare e qetë u karakterizua nga rritja e përqendrimit të biomoleku-lave duke përfshirë proteinat, karbohidratet dhe lipidet, ndoshta për shkak të stimu-limit të mekanizmit të trupit për të luftuar gjendjen stre-suese të krijuar nga rreza-timet. Në fazat e mëvonshme të ekspozimit, ka pasur një rënie të lehtë në përqendrim-in e biomolekulave ndoshta sepse trupi ishte përshtatur me stimulimin.

Rrezatimi elektromagne-tik vjen nga shumë burime të ndryshme, si nga Dielli, ash-tu dhe nga objekte të ndër-tuara nga njeriu si telefonat celularë dhe televizorët. Rrezatimi nuk është gjith-monë i rrezikshëm. Rreza-timi mund të bëhet shumë i rrezikshëm në varësi të llojit të rrezatimi dhe kohëzgjatjes së veprimit të tij. Rrezatimi është dy lloje, rrezatim jo-jonizues, që është më së shumti i padëmshëm dhe rr-ezatimi jonizues. Rrezatimi jonizues me energji të lartë mund të çojë në probleme se-rioze brenda një organizmi. Energjia e rrezatimit transf-erohet nga grimca ose valë. Ndërsa rrezatimi jo-jonizues është relativisht me energji të ulët, rrezatimi jonizues është me energji kaq të lartë sa

mund të shkatërrojë lidhjet kimike. Kjo do të thotë se ai mund të ndryshojë ngarkesën e një atomi që ndërvepron me të. Në nivele të larta, kjo mund edhe të dëmtojë dhe të shkatërrojë bërthamën e një atomi, duke ndikuar drejt-përdrejt në ADN-në e një

organizmi. Kur ngacmohet ADN-ja e një organizmi ai mund të zhvillojë mutacione të rrezikshme.

Për shkak të rritjes me shpejtësi të burimeve artifi-ciale të fushave elektromag-netike, ka dale në pah nevoja e hulumtimeve për efektet e tyre ndaj organizmave të gjallë. Objekti më i zakon-shëm i këtyre studimeve është kryesisht një njeri që është i ekspozuar rrezatimit elektro-magnetik në mjedis, në shtëpi dhe në vendet e punës.

Efekti i rrezatimit elek-tromagnetik në trupin e nje-riut varet nga frekuenca e tij. Kur organizmat qëndrojnë pranë një transmetuesi me fuqi të lartë të fushës elek-tromagnetike shfaqen shënja paralajmëruese të ndryshme. Ndërsa ekspozimet akute ndaj niveleve të dëmshme të rreza-timit elektromagnetik japin menjëherë shënja të tilla si djegie, ndërsa efektet shënde-tësore për shkak të ekspozimit kronik ose profesional nuk mund të shfaqin efekte për muaj apo vite të tërë.

Rrezatimi elektromagnetik jep efekte në trupin e njeriut sipas frekuencave. Kështu Radiofrekuencat me frekue-ncë ekstremisht të ulta me nivele të fushës elektrike në të shkallës së ulët kV/m (Kilo-volt/metër), janë të njohura për të nxitur rrymat e ndjeshme brenda trupit të njeriut që kri-jojnë një ndjesi të bezdisshme shpimi si me gjilpërë. Këto rryma rrjedhin zakonisht nga toka nëpërmjet një sipërfaqe të kontaktit të trupit siç janë këmbët, ose harku në tokë ku trupi është i izoluar mirë.

Duke parë efektin e spek-trit elektromagnetik shohim se llojet e ndryshme të këtij rrezatimi me gjatësi vale dhe frekuenca të ndryshme kanë efekte të ndryshme mbi trupin e njeriut. Kështu rreza-timi elektromagnetik me valë të shkurtëra (1,6 deri në 30

MHz), diathermy, shkakton nxehjen e indeve njerëzore dhe nxehen vetëm indet që janë përçuese të mira elek-trike, të tilla si enët e gjakut dhe muskujt. Indet e dhjamit (yndyra) marrin pak ngrohje nga fushat e induksionit sepse një rrymë elektrike nuk për-cillet nga këto inde.

Përcaktimi i sinjaleve të telefonisë celulare si “ndoshta kancerogjene ndaj njerëzve” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpesh është keqinterpretuar duke treguar se është vërejtur një farë rreziku, megjithatë përcaktimi tregon vetëm se mundësia nuk mund të përjashtohej përfundimisht duke përdorur të dhënat e di-sponueshme.

Në vitin 2011, Agjencia Ndërkombëtare për Hulum-time mbi Kancerin (IARC) klasifikoi rrezatimin e tele-fonisë mobile si grupi 2B “ndoshta kancerogjenik” (në vend të Grupit 2A “me gjasa kancerogjen” dhe as “kancerogjen” Grupi 1). Kjo do të thotë se “mund të jetë një rrezik” i kancerogjenitetit, kështu që duhet të kryhen kër-kime të tjera për përdorimin afatgjatë të telefonave ce-lularë. OBSH përfundoi në 2014, se “Një numër i madh studimesh janë kryer gjatë dy dekadave të fundit për të vlerësuar nëse telefonat celu-larë paraqesin një rrezik po-tencial shëndetësor. Deri më sot, nuk janë krijuar efekte të dëmshme shëndetësore si të shkaktuara nga përdorimi i telefonit celular”.

Valët milimetrike janë br-ezi i spektrit të dritës midis 30 GHz dhe 300 Ghz, duke qënë në afërsi me gjatësinë e valëve të rrezeve infra të kuqe shkaktojnë po të njëjtat shënja si dhe ato.

Rrezet infra të kuqe, me gjatësi vale më të gjata se 750 nm mund të prodhojë ndry-shime në lentet e syrit. Ka-taraktë e Glassblower është një shembull i një dëmtimi të nxehtësisë që dëmton kap-sulën e lentes anësore midis puntorëve të pambrojtur të qelqit dhe hekurit. Ndry-shimet e ngjashme me kat-arakte mund të ndodhin tek punëtorët që vëzhgojnë masa të ndezura të qelqit ose hekurit pa syze mbrojtëse për shumë orë në ditë.

Një faktor tjetër i rëndë-sishëm këtu është dhe distan-ca midis punonjësit dhe bu-rimit të rrezatimit. Në rastin e saldimit me hark, rrezatimi infra të kuqe zvogëlohet me shpejtësi si një funksion i dis-tancës, kështu që më larg se 1 metër nga vendi ku kryhet saldi-mi, ai nuk përbën më një rrezik okular, por rrezatimi ultravjollcë ende gjendet aty. Kjo është ar-syeja pse salduesit veshin syzet e errëta dhe punëtorët përreth duhet të veshin vetëm ato të qarta që filtrojnë UV.

Drita e dukshme, duke u ndodhur ndërmjet gjatësive valore të rrezatimit infra të kuqe dhe ultravjollcë, mund të shkaktojë dëmtime. Kësh-tu nga kjo kategori, Lazerat e moderuar dhe me fuqi të lartë janë potencialisht të rr-ezikshme, sepse ato mund të djegin retinën e syrit, apo edhe lëkurën.

Po kështu dhe saldimi kri-jon një shkëlqim intensiv në spektrin e dritës së dukshme, gjë që mund të shkaktojë verbim të përkohshëm. Disa burime tregojnë se nuk ka distancë minimale të sigurt për t’u ekspozuar ndaj këtyre emetimeve të rrezatimit pa mbrojtje të duhur të syve.

Rrezet ultraviolet (UV). Ekspozimi afatshkurtër ndaj rrezeve të forta ultraviolet tëdiellit shkakton djegien nga dielli brenda disa orëve të ek-spozimit.

Drita ultravjollce, veça-nërisht UV-B, është pare të shkaktojë katarakte dhe ka disa prova që syzet e diellit të vendosura në një moshë të hershme të njeriut mund të ngadalësojnë zhvillimin e katarakteve në jetën e mëvo-nëshme. Shumica e dritës UV nga dielli filtrohet nga atmos-fera dhe rrjedhimisht pilotët e linjave ajrore shpesh kanë nivele të larta të kataraktave për shkak të niveleve të rritu-ra të rrezatimit UV në atmos-ferën e sipërme. Mendohet se sosja e shtresës së ozonit dhe rritja konsekuente e niveleve të dritës UV në tokë mund të rrisin normat e ardhshme të kataraktave.

Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit ultravjollcë nga dielli mund të çojë në mela-noma dhe përkeqësime të tjera të lëkurës. Prova të qarta përcaktojnë rrezatimin ultrav-jollcë, sidomos valët e mesme UVB jo-jonizuese, si shkak i shumicës së kancereve të lëkurës jo melanoma, të cilat janë format më të zakonshme të kancerit në botë. Rrezet UV gjithashtu mund të shkak-tojnë rrudha, pika të mëlçisë, nishane dhe prenka. Përveç dritës së diellit, burime të tjera të dritës së dukshme, përfshi-jnë shtretërit për rrezitje dhe ndriçimi i përditshëm. Dëmti-mi është kumulativ gjatë jetës së njeriut, kështu që efektet e përhershme mund të mos jenë të dukshme për disa kohë pas ekspozimit.

Rrezatimi ultraviolet me gjatësi vale më të shkurtra se 300 nm (rrezet aktinike) mund të dëmtojë epitelin e kornesë. Kjo është më së shpeshti rezultat i ekspozimit ndaj diellit në lartësi të mëd-ha dhe në zonat ku rrezet me valë më të shkurtra reflekto-hen lehtësisht nga sipërfaqet e ndritshme, si dëbora, uji dhe rëra. UV prodhuar nga një hark saldimi në mënyrë të ngjashme mund të shkak-tojë dëme në korne, i njohur si “Harku i syrit” ose djegie e çastit nga saldimi, një formë fotokeratiti.

Page 16: REDUKTIMI I ÇMIMIT TË NAFTËS - KREU I KASH-it, RRAPAJ: …

16 AGROBIZNESI E Premte, 19 Shkurt 2021