kosova drejt anËtarËsimit nË kËshill tË evropËs...

18
Prishtina Institute for Political Studies Dhjetor, 2014 KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS: Përshtatja e Legjislacionit me Kriteret e Anëtarësimit

Upload: doandiep

Post on 31-May-2019

217 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Prishtina Institute for Political Studies

Dhjetor, 2014

KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS:

Përshtatja e Legjislacionit me Kriteret e Anëtarësimit

Page 2: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Dhjetor 2014

© Copyright Prishtina Institute for Political Studies, të gjitha të drejtat e rezervuara

Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në siteme ripërtëritëse

ose të tramsetohet në çfarëdo forme apo mjet elektronik, mekanik, fotokopjues, apo regjistrues pa lejen me shkrim të PIPS.

Kosova drejt anëtarësimit në këshill të evropës: Përshtatja e legjislacionit me kriteret e anëtarësimit

Page 3: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Përmbajtja

Hyrje

Anëtarësimi në Këshill të Evropës: Procedurat dhe kriteret

Procesi i ligjbërjes në Kosovë: Përshtatja me kriteret e sundimit të ligjit

Përshtatja e ligjit të Kosovës me normat dhe standardet e të drejtave të njeriut

Zbatimi i ligjit në Kosovë

Konkluzione dhe rekomandime

Bibliograa

3

4

7

10

2

11

14

15

Page 4: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Hyrje

Që kur shpalli pavarësinë në vitin 2008, Kosova ka punuar vazhdimisht për të siguruar anëtarësimin në organizata dhe iniciativa

regjionale dhe ndërkombëtare. Deri më tani, Kosova ka arritur të bëhet anëtare e Fondit Ndërkombëtar Monetar, Bankës Botërore 1

si dhe e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim . Gjithashtu, Kosova synon të bëhet anëtare e organizatave dhe

iniciativave të tjera ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Kosova është në fazën e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, në

rrugën e saj drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të negociuar-nalizuar dhe qe së 2

shpejti do nënshkruhet zyrtarisht, Kosova do të hyjë në një fazë të re në procesin e integrimit në BE. Ndërkohë, me qëllim të

përqamit të parimeve të Këshillit të Evropës, Kosova është duke punuar drejt anëtarësimit të plotë në KE. Për të arritur

anëtarësimin në KE, përveç procedurave formale, si miratimi I 2/3 të anëtarëve të Këshillit të Evropës në Këshillin e Ministrave,

Kosova duhet të tregojë se është e gatshme dhe në gjendje të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të 3

njeriut për të gjithë qytetarët . Pra legjislacioni i miratuar dhe zbatuar në respekt të plotë të parimeve të sundimit të ligjit dhe

standardeve e normave të të drejtave të njeriut, është element thelbësor në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit ne Këshillin e

Evropës.

Kësodore, qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë nivelin e pajtueshmërisë së legjislacionit të Kosovës, sa i përket sundimit të

ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut dhe standardeve të përcaktuara në Statutin e Këshillit të Evropës, si kusht për

anëtarësim të Këshillit të Evropës. Raporti do të llojë duke përshkruar shkurtimisht procedurat dhe kriteret formale për

anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe vlerësimin e parimeve të sundimit të ligjit dhe normave të të drejtave të njeriut nga

perspektiva e KE. Më pas, punimi do të vlerësojë procesin ligjvënës në Kosovë dhe deri në çfarë mase legjislacioni i Kosovës

përputhet me parimet e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut nga perspektiva e KE. Punimi gjithashtu do të

vlerësojë mekanizmat ligjorë, të përcaktuar për të monitoruar dhe siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit të Kosovës. Roli dhe 4

rëndësia që anëtarësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut mund të luajnë në këtë drejtim, gjithashtu do të vlerësohet, ashtu

si edhe mënyra se si ndikon procesi i integrimit në BE në cilësinë e legjislacionit në Kosovë. Studimi do të përfundojë duke

identikuar mangësi të mundshme në procesin e ligjbërjes dhe në legjislacionin e miratuar që është duke u zbatuar. Do të itet

edhe rreth hapave të mëtejshëm që Kosova duhet të ndërmarrë për të forcuar sundimin e ligjit, në mënyrë që të përmbushë

plotësisht standardet e anëtarësimit në KE në fushat e procesit të miratimit dhe zbatimit të ligjeve.

Me qëllimin e një arritje të një uniteti më të madh ndërmjet shteteve, me qëllim të ruajtjes dhe realizimittë idealeve e parimeve që

janë trashëgimi e përbashkët e shteteve anëtare dhe lehtësimin e progresit të tyre ekonomik e social, u themelua Këshilli i 5Evropës në vitin 1949. Momentalisht përbëhet nga 47 shtete anëtare. Organet kryesore të KE janë Komiteti i Ministrave, që

përbëhet nga Ministrat e Jashtëm të secilit shtet anëtar dhe Asambleja Parlamentare që përbëhet nga përfaqësues të

parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare.

1 Kosova u bë anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Qershor 2012 ndërsa në Bankën

Evropioane për Zhvillim dhe Rindërtim në Dhjetor 2012.2 Komisioni Evropian, Strategjitë Zgjeruese dhe Sdat 2014-15, Com (2014) 700, Bruksel, 08 Dhjetor 2014, faqe 253 Statuti i Këshillit të Evropës, Londër, 05.V.1949, Artikujt 3 & 4.

4 Kosova u bë anëtare e Komisionit të Venedikut në Qershor 2014.5 Statuti i Këshillit të Evropës, Londër, 05.V.1949, Artikulli 1.

3

Page 5: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës: Procedurat dhe Kriteret

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është i hapur për çdo shtet evropian që nënshkruan Statutin e KE dhe që e konsideron të jetë i

gatshëm të pranojnë parimet e shtetit ligjor, gëzimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë personat brenda 6

juridiksionit të tij dhe të bashkëpunojnë sinqerisht, në mënyrë efektive, në realizimin e qëllimit të KE. Në këtë drejtim, Statuti i KE,

parasheh që një shtet që dëshiron të anëtarësohet në organizatë, duhet të jenë i gatshëm dhe i aftë për të respektuar kriteret për

anëtarësim të Këshillit të Evropës, që nga dita që bëhet pjesë e Statutit të Këshillit të Evropës. Sa I përket procedurës për

anëtarësim në Këshillin e Evropës, është Komiteti i Ministrave që fton një vend për t'u bërë një anëtar i Këshillit të Evropës 7 përmes rezolutës që kërkon dy të tretat e shumicës të të gjithë përfaqësuesve që marrin pjesë në të. Pas ftesës, një shtet bëhet

8anëtar i KE duhet të bëjë një depozitim me Sekretarin e Përgjithshëm si instrument për anëtarësim në Statut.

Kosova aspiron të bëhet anëtare e organizatave dhe nismave ndërkombëtare. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të

krijonte përtime politike, sociale dhe ekonomike për shtetin e ri. Në këtë rrafsh, anëtarësimi në KE do të kishte ndikim pozitiv 9dhe do të forconte pretendimin e Kosovës për të qenë një shtet sovran evropian . Edhe pse, ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt

2008 dhe ka përfunduar pavarësinë e mbikqyrur në shtator 2012, Kosova ende nuk është ftuar për t'u bërë anëtare e Këshillit të

Evropës.

Duke ditur se 31 shtete anëtare të Komitetit të Ministrave kanë njohur Kosovën, votat për të siguruar ftesën për anëtarësim janë

të mjaftueshme. Megjithatë, nuk është qëllimi i këtij studimi për t'u marrë me kërkesat formale dhe qasjen politike të Kosovës për

të siguruar këtë ftesë që do mundësonte anëtarësimin.

Siç u përmend në hyrje, në pjesët tjera do të analizohet nëse Kosova i përmbush kërkesat për t'u bërë anëtare e KE, me fokus të

veçantë në përputhje të legjislacionit të Kosovës me parimet e sundimit të ligjit dhe parimet themelore ndërkombëtare të të

drejtave të njeriut. Pikërisht mbi këto parime është themeluar dhe funksionon KE dhe për këtë, anëtarësimi kërkon plotësimin e

domosdoshëm të tyre.

6 Po aty, Artikulli 3 & 47 Po aty, Artikulli 20 ©

8 Po aty, Artikulli 4

9 Rruga e Kosovës Drejt Këshillit të Evropës: Identikimi i procedurave, pengesave dhe zgjidhjeve për anëtarësim,

Raport i Politikave nga Grupi për Studime Legale dhe Politike, Nr. 6, Shtator 2013, Faqe 7.10 Rishikim i situatës së sundimit të ligjit: realizimi dhe metodologjia, DG-HL (2010) 2, përgatitur nga Dr. Erik O

4

Page 6: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Konceptit i sundimit të ligjit daton që në Greqinë e lashtë. Megjithatë, sundimi i ligjit mbetet një sdë komplekse edhe sot për

shumë vende. John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë kishte deklaruar se çdo person bëhet subjekt i ligjeve, të cilat ai vetë,

si pjesë e legjislativit i miraton. Sikur do të elaborohet edhe më poshtë, koncepti i sundimit të ligjit nuk perceptohet thjesht si

respekt i atyre ligjeve dhe që zbatohen në menyrë të barabartë për të gjithë. Sundimi i ligjit nënkupton edhe se legjislacioni është

miratuar nga institucione demokratike të dalura nga populli. Ka të bëjë edhe me cilësinë e legjislacionit të lëshuar dhe procesin e

miratimit të atij legjislacioni. Nga Statuti i Këshillit të Evropës është e qartë se sundimi I ligjit konsiderohet si njëri prej tre 10

parimeve kryesore të organizatës, dhe se sundimi i ligjit është i lidhur me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, statuti

nuk ofron një denicion koherent të sundimit të ligjit dhe në vend të saj vë theksin në rolin e sundimit të ligjit për funksionimin dhe

organizimin e shtetit. Kështu parimet e sundimit të ligjit janë të futura në të gjitha instrumentet e të drejtave të njeriut, politikat dhe

aktivitetet e KE sikurse edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e njeriut (ECtHR).

Në bazë të ligjeve të ECtHR (të përmbledhura në Raportin, Këshilli i Evropës dhe Sundimi i Ligjit- Një studim I Wennerström,

Këshilltar për Ministrinë e Punëve të Jashtme rreth të drejtës ndërkombëtare dhe për të Drejtat e Njeriut, Departamenti 103 03 11Stokholm, 22 Tetor 2010, paragra . përgjithshëm (Dokumenti CM (2008) 170) i përgatitur nën Anëtarësinë e Suedisë në

Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës), është e mundur të renditen një numër kërkesash (komponenta, elemente

kushtetuese ose nën-parime) që formojnë ligjin e ECtHR11. Sundimi i ligjit nga perspektiva e KE duhet t’i referohet legjislacionit i 12

cili është miratuar nga institucione shtetërore demokratike . Ngjashëm, gjithashtu kërkohet respektim i parimit të ndarjes së 13pushteteve. Për më shumë, sikur edhe ECtHR thekson: një nga aspektet fundamentale të sundimit të ligjit është parimi I

14qartësisë legjislative . Ligji duhet të jetë i qasshëm për personin i cili duhet, për më tepër të jetë në gjendje të parasheh pasojat 15

për të . Parimet e sundimit të ligjit gjithashtu kërkojnë nga autoritetet të eliminojnë provizionet disfunksionale nga sistemi ligjor 16dhe të rregullojnë parktikat ekstra-legale . Parimet e Konventave të KE siç janë: jo-diskriminimi, barazia para ligjit, shmangja e

arbitraritetit dhe të drejtat e tjera të njeriut duhet të mbrohen gjithashtu me legjislacion për të siguruar sundim të ligjit efektiv. Për

më tepër, parimet e sundimit të ligjit të futura në konventat dhe parimet e legjislacionit, kërkojnë nga shtetet jo vetëm të 17

respektojnë dhe aplikojnë, në mënyrë konsistente ligjet e miratuara por edhe të sigurojnë kushtet e zbatimit të tyre .

11 Këshilli i Evropës dhe Sundimi i Ligjit- Përmbledhje (dokumenti CM (2008) 170) i përgatitur nën Anëtarësinë e Suedisë në Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës), 22 Nëntor 2008, faqe 7. 12 Sundimi i ligjit dhe të Drejtat e Njeriut me fokus në Jurispodencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Përmbledhje Esesh- Conventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Loukis G. Loucaides,

Martinus Nijhoff, 2007, faqe 43 13 Këshilli i Evropës dhe Sundimi i Ligjit- Përmbledhje (dokumenti CM(2008)170) përgatitur nga Anëtarësia e Suedisë në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, 22 Nëntor 2008, faqe 6

14 Rasti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Sovtransavto Holding v. Ukraine Nr. 48553/99, Strasbourg 25 Korrik 2002, Paragra 72.15 Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut me fokus në Jurispodencën e Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Përmbledhje Esesh- Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Loukis G. Loucaides,

Martinus Nijhoff, 2007, faqe 4116 Rasti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Broniowski v Poland, Nr 31443/96, Strasbourg, 22 Qershor 2004, paragra 184.

17 Rasti i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Broniowski v Poland, Nr 31443/96, Strasbourg, 22 Qershor 2004, paragra 184.

5

Page 7: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Duke marrë si referencë rezolutën 1594 (2007), të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në “Parimet e Sundimit të

Ligjit” (duke kërkuar nga Komisioni i Venedikut të asistojë në denicionin e sundimit të ligjit), Komisioni i Venedikut në 2011

publikoi një raport me qëllim identikimin e një denicioni koncensual për sundimin e ligjit. Komisioni i Venedikut rendit këto

elemente për ta denuar sundimin e ligjit: (1) Legalitetin, që përfshinë një proces demokratik, transparent, llogaridhënës për

miratimin e ligjit, (2) Qartësinë Ligjore, (3) Ndalimin e arbitraritetit, (4) Qasjen në drejtësi me gjykata të pavraura dhe paanshme,

duke përfshirë shqyrtimin ligjor të akteve administrative, (5) Respektimin e të drejtave të njeriut, (6) Mosdiskriminimin dhe 18 19

barazinë para ligjit . Raporti gjithashtu ofron një listë të plotë për vlerësimin e sundimit të ligjit nëpër shtete .

Në krahasim me parimet e sundimit të ligjit në kontekstin e KE, sundimi i ligjit është denuar edhe nga Sekretari Gjeneral i OKB.

Sundimi i ligjit si koncept i referohet parimeve qeverisëse në të cilat të gjithë personat, institucionet dhe bashkësitë, publike a

private, duke përfshirë edhe vetë shtetin janë nën ligjet të cilat janë të paraqitura publikisht, të vëna në mënyrë të barabartë e të 20pavarur dhe që i shkojnë për shtati parimeve dhe standardeve të të drejtave të njeriut . Kërkohen gjithashtu parimet e

supermacisë së ligjit, barazisë para ligjit, përgjegjësia para ligjit, zbatimi i drejtë i ligjit, ndarja e pushteteve, pjesëmarrja në 21

vendim-marrje, qartësia legale, shmangja e arbitraritetit dhe transparenca legale dhe procedurale . Pyetja të cilit ky studim

mëton ti përgjigjet do të jetë nëse legjislacioni i Kosovës është në përputhje me parimet e lartpërmendura të sundimit të ligjit të

futura në Statutin e KE dhe të përshkruara edhe nga Raporti i vitit 2011 i Komisionit të Venedikut për Sundimin e Ligjit. Në këtë

punim përputhshmëria e legjislacionit të Kosovës do të analizohet: (1) nga perspektiva e procesit të ligjvënies, (2) përmbajtja e

legjislacionit të Kosovës, (3) duke parë a përputhen me parimet e sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, sa i përket:

mekanizmave dhe procedurave, si dhe nga zbatimit e ekzekutimit e legjislacionit.

18 Raport i Sundimit të Ligjit, CDL-AD92011)003rev, adoptuar nga Komisioni i Venedikut, në seancën e 86 plenare (Venedik, 25-26 Mars 2011), faqe 10. 19 Po aty, faqe 15.

20 Raport i Sekretarit-Gjeneral të OKB në Këshillin e Sigurimit “Sundimi i ligjit dhe drejtësia tranzicionale në shoqëritë në konikt dhe post-konikt”, S/2004/616, 23 Gusht 2004. R. Sekretari Gjeneral, faqe 4,21 Po aty

6

Page 8: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Procesi i ligjvënies në Kosovë: Përshtatja me kriteret e Sundimit të ligjit

Në Kushtetutë, Kosova është denuar si Republikë demokratike, e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit të 22

institucioneve ndaj njëra tjetrës. Parlamenti i Republikës së Kosovës ushtron të drejtën e ligjvënies ndërsa qeveria e Republikës

së Kosovës është përgjegjëse për implementimin e ligjeve dhe politikave shtetërore dhe në të njëjtën kohë është nën kontrollën e 23Parlamentit . Fuqia juridike është unike, e pavarur dhe ushtrohet nga Gjykatat. Gjykata Kushtetuese është një organ i pavarur të

24cilit I besohet mbrojtja e kushtetueshmërisë .

25Qeveria e Kosovës, pavarësisht funksionit në zbatimin e legjislacionit, propozon draft ligje në Parlamentin e Kosovës . Në fakt, 26qeveria është sponsori kryesor i ligjeve, duke ofruar mbi 90% të ligjeve të aprovuara nga Parlamenti deri sot . Në këtë kontekst,

Qeveria e Kosovës ka themeluar procedura ligjore për të rregulluar procesin e raftimit të ligjeve. Rregullorja Nr. 09/2011 e

Rregullores së Punës së Qeverisë përcakton rregullat që duhet të zbatohen nga institucionet qeveritare në lidhje me procesin e 27hartimit të legjislacionit . Organi sponzorizues brenda Qeverisë është përgjegjës për procedurat e hartimit të draftit llestar, në

përputhje me parimet dhe standardet për hartimin e legjislacionit. Ai është përgjegjës, ndër të tjera, të koordinojë punën me

institucionet e tjera qeveritare, për të kryer konsultimet me publikun dhe për të kryejnë pajtueshmërinë llestare me Acquis 28Communautaire të BE.

Për standardet e hartimit të legjislacionit, Rregullorja e Punës, e bën të detyrueshme për çdo zyrtar të qeverisë të përfshirë në

hartimin ligjor, të sigurohet që dhjetë parimet e hartimit themelor të përcaktuara në Rezolutën e Këshillit të Komuniteteve 29Evropiane të 8 qershorit 1993 "Për cilësinë e hartimit të Legjislacionit", të respektohen. Përveç kësaj, për të siguruar që

legjislacioni i futur, është e realizueshëm sa i përket buxhetit dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian,

Rregullorja parasheh një deklaratë të detyrueshme të pajtueshmërisë nga Ministria e Buxhetit dhe Financave dhe Ministria e

Integrimit Europian. Për më tepër, për të siguruar një proces të draftimit uniform të legjislacionit, Qeveria prezantoi Udhëzimin 30Administrativ për Hartimin e Akteve Normative.

22 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 Qershor 2008, Artikulli 4

23 Po aty24 Po aty

25 Po aty, Artikulli 93(3).

26 Në vitet 2013 dhe 2014, nga 86 ligje të miratuara nga Parlamenti i Kosovës, 84 ishin të sponzoruara nga Qeveria ndërsa 2 nga deputetët27 Rregullorja Nr. 09/2011 për Rregullat e Procedurës të Qeverisë së Kosovës, 12 Shtator 2011.

28 Rregullorja për Rregullat e Procedurës të Qeverisë, Artikulli 39.29 Po aty, Artikulli 43.

30 Këshilli Administrativ Nr. 03/2013për Draftimin e Akteve Normative, 16 maj 201329 Po aty, Artikulli 43.

30 Këshilli Administrativ Nr. 03/2013për Draftimin e Akteve Normative, 16 maj 2013.

7

Page 9: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Një domosdoshmëri tjetër është përfshirja e akterëve relevantë, shoqërisë civile si dhe konsultimet me publikun rreth draft

ligjeve të propozuara. Çdo propozim i dërgohet institucioneve relevante qeveritare, institucioneve jo-qeveritare dhe publikut të 31

gjerë . Me qëllim që të sigurohet një proces i duhur konsultues dhe të sigurohen udhëzime për zyrtarët qeveritarë si dhe 32

organizatat e shoqërisë civile, janë miratuar Udhëzimet mbi Konsultimet Publike . Këto Udhëzime i kushtojnë vëmendje të

veçantë përgjigjeve nga palët e interesuara të prekura nga aktet ligjore dhe organizatave të shoqërisë civile.

Përfshirja e ekspertëve dhe organizatave të shoqërisë civile gjithashtu është paraparë edhe në Parlamentin e Kosovës.

Përderisa draft ligjet diskutohen nëpër Komisionet e Parlamentit të Kosovës, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile mund 33të ftohen të marrin pjesë nëpër grupet punuese dhe të japin komente rreth draft ligjeve . Për më shumë, Komisionet mund të

mbajnë dëgjime publike me ekspertë, organizata publike, përfaqësues të grupeve të interesit dhe të tjerë, për të shprehur 34

pikëpamjet e tyre rreth legjislacionit . Në shumicën e ligjeve që diskutohen, Komisionet organizojnë dëgjime publike.

35Qasja në akte ligjore është një tjetër parakusht për parimin e sundimit të ligjit . Të gjitha ligjet publikohen në Gazetën Zyrtare si 36

kopje elektronike dhe të shkruara . Edhe pse nuk ekziston një bazë legale për të publkuar legjislacionin sekondar në Gazetën

Zyrtare, përpos nëse kërkohet nga Kryeministri, raporti i OSCE konkludon se: Regjistri i Akteve Nënligjore në fuqi, sa i përket 37publikimit të legjislacionit sekondar Kosovë ploteson nje një vakum qe ka ekzistuar nje kohe të gjatë . Për këtë arsye, Ministritë

janë të obliguara të publikojnë aktet nën-ligjore në web-faqet e tyre dhe të dërgojnë të gjithë legjislacionin ndihmës tek Zyra 38

Ligjore e Kryeministrit, në formë të shkruar dhe elektronike për ta përfshirë në Regjistrin e Akteve Nën-ligjore . Përmes Gazetës

Zyrtare dhe Regjistrit të lartcekur (në aktet nën-ligjore) të gjitha ligjet e aplikueshme të Kosovës janë të qasshme për publikun

dhe te azhurnuara me kohë. Përpos krejt këtyre, draft Ligji për Aktet Normative që është duke u diskutuar në nivel qendror, do të

përmiresonte edhe me tej qasjen në akte ligjore, nëse miratohet ashtu si është propozuar. Kjo për faktin se e parasheh si të

detyrueshëm publikimin e akteve normative, duke përfshirë legjislacionin primar, legjislacionin sekondar si dhe aktet normative 39të komunave në Gazetën Zyrtare.

31 Rregullorja e Rregullave të Procedurës për Qeverinë, Artkulli 7 dhe 32.

32 Zyrja e Kryeministrit të Kosovë Kosovës, Udhëzime mbi Procesin e Konslutimeve Publike, Shtator 2011..33 Rregullat e Procedurës të Parlamentit të Kosovës, 29 Prill 2010, Artikulli 65.

34 Po aty, Artikulli 66.35 Raporti i OSBE, Matja e Implementimit për Legjislacionin në lidhje me të Drejtat e Njeriut, Shtator 2012, faqe 12.

36 Ligji Nr. 03/L-190 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, 20 Korrik 2010.

37 Raporti i OSBE, Matja për zbatimin e Legjislacionit në lidhje me të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Shtator 2012, faqe 12.38 Po aty

39 Draft Ligji për Akte Normative i 22 Korrikut 2013, Kapitulli VI.

8

Page 10: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Kohët e fundit Qeveria e Kosovës ka ndërrmarë një hap të rëndësishëm me prezentimin e Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ që 40

është adaptuar përmes Strategjisë për Rregullim më të Mirë nga Qeveria e Kosovës. Kjo Strategji ka për qëllim të krijojë një

sistem rregullativ efektiv që merr parasysh kostot dhe benetet, si dhe aspektet sociale dhe ambientaliste të legjislacionit të

prezantuar, në mënyrë që të zvogëlojë barrën administrative ndaj qytetarëve dhe të bizneseve. Vlerësimi i Ndikimit Rregullativ

zakonisht zbatohet për legjislacionin që shton konkurenën dhe rritjen ekonomike.

Si konkluzion, Procedurat ligjore të Kosovës sa i përket ligj-bërjes, që themelohen dhe implementohen nga institucionet,

sigurojnë që parimet e sundimi të ligjit si: pjesëmarrja në ligjbërje, transparenca ligore dhe procedurale si dhe qasja e publikut ne

normat ligjore, respektojnë parimet e sundimit të ligjit.

Aprovimi i Ligjit për Akte Normative do të forcojë edhe më këto parime, duke detajuar më tej çështjet e hartimit, nxjerrjes,

shpalljes dhe publikimit të akteve normative si dhe duke përcaktuar më qartë llojet dhe hierarkinë e normave ligjore, cila

kontribon në sigurinë ligjore dhe qëndrueshmërinë midis normave ligjore.

40 Strategjia e Qeverisë së Kosovës për Rregullim më të Mirë 2014-2020, Vlerësimi i Ndikimit të Rregullatorit, 23 Maj 2014.

9

Page 11: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Përputhshmëria e legjislacionit të Kosovës me normat dhe standardet për të drejtat e njeriut

Sikur u cek më lartë, procedurat e ligj-bërjes në Kosovë janë në pajtueshmëri me parimet e sundimit të ligjit. Sidoqoftë, një gjë e

tillë nuk mjafton për të siguruar parimet sundimit e ligjit përderisa legjislacioni i nxjerrë nuk përputhet me normat dhe standardet

për të drejtat e njeriut, hierarkinë e normave dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Të drejtat e njeriut në Kosovë gëzojnë mbrojtje kushtetuese. Kushtetuta është akti më i lartë juridik në Kosovë dhe ligjet e aktet 41

tjera ligjore duhet doemos të jenë në pajtueshmëri me të. Kapitulli II i Kushtetutës rendit të drejtat e njeriut që janë të garantuara

nga Kushtetutë. Për më tepër, i rendit edhe instrumentet ndërkombëtare për të drejat e njeriut që janë drejtpërdrejtë të 42aplikueshme në Kosovë dhe kanë supermaci kundrejt ligjeve dhe akteve të tjera . Legjislacioni duhet të miratohet në

pajtueshmëri me standardet e të drejtave të njeriut të parapara në Kushtetutë. Në këtë kontekst, Kosova ka nxjerrë një sërë

ligjesh duke u bazuar në instrumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si ligje te veçanta që rregullojnë çështjet e anti-

diskriminimit, barazisë gjinore, Ombudspersonit, lirive fetare, personat e verbër, njerëzit me nevoja të veçanta, grevat, lirinë e

tubimit etj. Momentalisht Kosova është në proces të prezantimit të ashtuquajturës “pakos së legjislacionit për të drejtat e

njeriut”, që ndryshon ligjet për Ombudspersonin, anti-diskriminimin dhe barazinë gjinore, duke i përafruar edhe më tepër me

standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Legjislacione tjera të cilat indirekt ndikojnë në respektimin e të drejtave të

njeriut gjithashtu janë draftuar, sikur është rasti me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës,

Ligjin në Procedurën Administrative, Ligjin e Procedurat e Kontestuara si dhe Ligjin për Ekzekutimit e Sanksioneve Penale.

Progresi në adoptimin e legjislacionit për të drejtat e njeriut ishte cekur edhe në Raportin e Progresit për Kosovën. Ta zëmë, aty 43

thuhet se implementimi i legjislacionit për torturën dhe keqtrajtimin është bërë në përputhje me standardet e BE-së. Gjithashtu 44ceket se ka pasur përmirësim në kornizën ligjore për kategoritë e ndjeshme sociale dhe ata me nevoja të veçanta.

41 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Artikulli 16(1). 42 Instrumentet për të Drejtat e njeriut janë të përfshira në Artikullin 22 të Kushtetutës si direkt të aplikueshme në Kosovë:

(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

(3) Konventa Ndërkombëtare për tw Drejtat Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj;

(4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

(5) Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor;

(6) Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave;

(7) Konventa për të Drejtat e Fëmijëve;

(8)Konventa kundër Torturës dhe Mizorive të tjera, Jonjerëzore ose Poshtëruese.43 Raporti i Progresit për Kosovën 2014, faqe 17.

44 Po aty, faqe 19.

10

Page 12: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Procesi i ligjvënies në Kosovë: Përshtatja me kriteret e Sundimit të ligjit

Pasi Kosova kishte siguruar garanci kushtetuese për të drejtat e njeriut dhe ishte e gatshme të adoptojë legjislacionin në

përputhje me normat e të drejtave të njeriut, kishte përtuar nga ekspertiza ndërkombëtare gjatë procesit së draftimit të

legjislacionit. Deri më 2008, kur Kosova u pavarësua, legjislacioni i Kosovës shpallej nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të

Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ligjet hynin në fuqi vetëm pas rishikimit të ekipës SRGS, për të kontrolluar përputhjen

me standardet e të drejtave të njeriut. Gjithashtu organizata të tjera ofruan asistencën e tyre për institucionet e Kosovës sikur,

Zyrja Civile Ndërkombëtare (ICO), Misioni i OSCE në Kosovë, UNHCR, UNDP, EULEX, CoE, Zyrja e BE-së Liaison (drejtpërdrejt

ose përmes projekeve që I nanconte), si dhe agjenci të huaja për asistencë sikur USAID, GIZ dhe DIFID. Në anën tjetër, Kosova

gjithashtu kishte përtuar prej ekspertizës së OSCE ODIHR dhe Komisionit të Venedikut që kishte lëshuar një sërë opinionesh sa 45I përket legjislacionit për të drejtat e njeriut. Autoritetet kosovare i janë përgjigjur pozitivisht këtyre komenteve komenteve, duke

i inkuadruar ato në legjislacion. Pas pavarësisë, ligjet janë duke u shqyrtuar se a kanë pajtueshmëri me Kushtetutën dhe

rrjedhimisht a kanë pajtueshmëri me instrumentet për të drejtat e njeriut të perfshira në Kushtetutë, prej Gjykatës Kushtetutuese

të Kosovës. Ta zëmë, Gjykata Kushtetuese kishte gjykuar një lëndë të proceduar nga Ombudspersoni, në lidhje me

pajtueshmërinë me Kushtetutën të disa neneve e veçanta të Ligjit Nr. 04/L-093 sa i përket Bankave, Institucioneve të

Mikronancave dhe Institucioneve Financiare Jo-Bankare.

Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se disa nene të ligjit nuk ishin në pajtueshmëri, në mes tjerash, me lirinë e asocimit dhe të

drejtat pronësore të garantuara me nenet 44 dhe 46 të Kushtetutës, duke deklaruar kështu nenet e Ligjit Nr. 04/L-093 që janë në

papajtueshmëri me Kushtetutën, pa forcë ligjore. Gjykata Kushtetuese e kishte cilësuar pjesën tjetër të dispozitave të Ligjit, në 46pajtueshmëri me të drejtat e njeriut brenda Kushtetutës . Ngjashëm, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur sa i përket disa

neneve të Ligjit Nr. 04/-125 për Shëndetësinë. Vendimi i Gjykatës specikonte se neni 41, paragrafet 1,5 dhe 6 në Ligjin për

Shëndetësinë nuk janë në pajtueshmëri me nenin 49 të Kushtetutës në të Drejtat e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit, duke 47deklaruar kështu këto provizione pa forcë ligjore .

Pra, legjislacioni i Kosovës në përgjithësi është i përputhshëm me parimet e sundimit të ligjit dhe normat e standardet e të

drejtave të njeriut. Në rastet kur ligjet nuk i respektojnë sa duhet këto norma atëherë, sikur u përmend, Gjykata Kushtetuese

siguron që një gjë e tillë të ndodhë. Për më tepër, anëtarësimi I plotë i Kosovës në Komisionin e Venedikut do të ndihmojë edhe

më tepër të arrihet pajtueshmëria e legjislacionit me standardet e të drejtave të njeriut pasi ky Komision do të bëjë rishikimin e një

numri me të madh të ligjeve. Procesi i integrimit në BE dhe ratikimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, gjithashtu do të

ndihmojë këtë proces pasi e bën të detyrueshme për Kosovën të harmonizojë ligjet me ato të BE-së, ne mënyre indirekte duke 48

bërë ligjet në pajtueshmeri me të drejtat e njeriut, me të cilat funksionon edhe BE-ja.

45 Shih Mendimin e Komisionit të Venedikut në Draft Ligjin për Amandamendin dhe Plotësimin e Ligjit N. 02/L-31 për Liritë Fetare në Kosovë, Seanca Plenare e 98, Venedik, 21-22 Mars 2014; Shih gjithashtu

Komentet e OSBE-ODIHR në Draft Ligjin për Ombudspersonin në Kosovë, Opinioni- Nr..: GEN-KOS/155/2010 (AT), Varshavë, 13 Prill 2010 Shih gjithashtu Komentet OSBE-ODIHR në Draft Ligjin për Mbrojtjen ndaj

Dhunës Familjare në Kosovë, Opinioni-Nr.:…DV- KOS/153/2010(AT), 11 Mars 2010. 46 Verdikti i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Nr. KO 97/12/12. 12 Prill 203 në Rishikim e Artikullit 90,95 (1.6), 110, 11 dhe 116 në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikronanciare dhe Institucioneve

Jo-Bankare Nr. 04/L-09347 Verdikti i Gjykatës Kshtetuese të Kosvës Nr. KO 131/12, 15 Prill 203, në Rishikimin e Artikullit 41 paragrafat 1, 5 dhe 6 të Ligjit Nr. 04/ L-125 për Shëndetësinë.48 Traktati i Bashkimit Evropian, Artikujt 2 dhe 6.

11

Page 13: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Implementimi i legjislacionit në Kosovë

Ligjet nuk kanë kurfarë rëndësie nëse ato nuk zbatohet në praktikë me qëllimin e trajtimit të barabar të për të gjithë qytetarët.

Zbatimi i ligjeve në mënyrë të barabartë është një parakusht për të siguruar sundimin e ligjit. Sikur u përmend sipër, Kosova ka

zhvilluar legjislacionin e saj përmes institucioneve demokratike, duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe në përputhshmëri

me procedurat e ligjbërjes që respektojnë parimet e sundimit të ligjit. Gjithashtu u cek se ligjislacioni ka krijuar pajtueshmëri me

standardet e të drejtave të njeriut. Pjesa vijuese e këtij raporti do të analizojnë zbatimin e legjislacionit si një nga sdat kryesore

të procesit të ligj-bërjes. Kjo ka rëndësi më të madhe sidomos për vende si Kosova, korniza ligjore e të cilave është relativisht e

re dhe ende në zhvillim, me ligje që shton për çdo vit.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Qeveria është përgjegjëse të zbatojë ligje dhe akte të adaptuara nga Parlamenti i 49 50

Kosovës . Parlamenti i Kosovës mbikqyrë punën e Qeverisë nga perspektiva politike .

51Ndërsa Gjykatat sigurohen se legjislacioni aplikohet në çështje individuale . Gjykata Kushtetuese gjykon si autoriteti nal për të

52drejtat individuale dhe liritë e garantuara nga Kushtetuta . Sidooqoftë, pavarësisht ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe

përgjegjësive, a po zbatohen ligjet në praktikë dhe a ka procedura të nevojshme për të siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit

nga ekzekutivi, si organi kryesor përgjegjës për këtë zbatim.

Një Raport i OSCE, në vitin 2012 analizoi zbatimin e disa ligjeve me ndikim për të drejtat e njeriut. Raporti edhe pse specikonte

se në disa raste kishe vonesa në zbatimin e legjislacionit, arrinte në përfundimin se përpjekje të mëdha janë bërë nga

institucionet e Kosovës për të zbatuar legjislacionin e përfshirë në raport. Një gjë e tillë ka ndodhur kryesisht duke lëshuar një

numër të konsiderueshëm të akteve nën-ligjore, programeve dhe strategjive, duke themeluar organe të parapara nga ligjet dhe 53duke organizuar kampanja vetëdijësuese . Raporti i OSCE rekomandon se secila ministri duhet të ndërmarrë monitorim

54sistematik të zbatimit të legjislacionit, në mënyrë që të përmirësojë këtë proces .

55Ngjashëm me këtë, një raport tjetër i OSCE ekzaminon Legjislacionin e Shërbimit Civil në Kosovë . Edhe ky raport gjithashtu

konkludon se masa të pashmangshme janë ndërmarë për të zbatuar legjislacionin e kësaj fushe, sidoqoftë, ceket se ka nevojë

për më shumë dinamizim për zbatimin e plotë, sidomos, për të kompletuar legjislacionin sekondar që duhet të nxjerret në pajtim 56

me legjislacionin primar .

49 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Artikulli 92(3).

50 Po aty, Artikulli 65(9).51 Po aty, Artikulli 102.

52 Po aty, Artikulli 113 (7).53 Raporti i OSBE, Matja e Implementimit të Legjislacionit në Lidhje me të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Shtator 2012, faqe 25

54 Po aty, faqe 27.55 Raporti i OSBE, Implementimi i Legjislacionit për Shërbyesit Civilë në, Shkurt 2013.

55 Po aty, faqe 24.56 Po aty, faqe 24.

12

Page 14: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Sa i përket monirotimit të implementimit të legjislacionit nga ekzekutivi, nuk ekzistojnë procedura të vetë-velerësimit. Në një

kuptim më të gjerë, kjo përgjegjësi i atribohet departamenteve ligjore të ministrive të cilat: sigurohen për përmbushjen e 57

obligimeve ligjore për zbatimin e ligjit dhe dispozitave të tjera në Ministritë përkatëse . Sidoqoftë, pa shenja të qarta rreth asaj se

si duhet të bëhet vetë-vlerësimi I legjislacionit dhe pa mekanizma për ta bartur këtë proces, është shumë e vështirë të bëhet një

gjë e tillë. Në anën tjetër, sistemi i vetë-vlerësimit do të ndikonte në implementimin e legjislacionin pasi do të mund të shfaqte

nivelin e zbatimit dhe arsyet qe eventualisht pengojne këtë proces. Rezultatet e vetë-vlerësimit do të mund të përdoreshin për

nivelin e implementimin të dispozitave ligjore kur implementimi nuk është I realizueshëm.

Si përfundim, implementimi i legjislacionit është një sdë për të gjitha shtetet, sidomos ato në tranzicion. Në rastin e Kosovës,

pavarësisht progresit në implementimin e legjislacionit më shumë përpjekje duhet bërë në mënyrë që të arrihet zbatimi i plotë,

sikur është sugjeruar nga misionet e OSCE-së. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar

legjislacionin ndihmës dhe të marrë masa tjera implementuese të parpara në ligje. Për më shumë, edhe pse ekzistojnë

mekanizma të Parlamentit të Kosovës për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse për moszbatimin e legjislacionit, një mbikqyrje më e

mirë e Parlamentit mbi Qeverinë është e nevojshme. Gjithashtu, është e nevojshme të themelohen procedurat dhe mekanizmat

për vetëvlerësim të legjislacionit në nivelin ekzekutiv për të siguruar zbatim të plotë të tij.

Një gjë e tillë do të ndihmonte në planikimin e intervenimeve të ardhshme në legjislacion. Zbatimi I plotë i legjislacionit mbetet

njëri nga parimet kryesore të sundimit të ligjit.

22 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 Qershor 2008, Artikulli 4

23 Po aty24 Po aty

25 Po aty, Artikulli 93(3).

26 Në vitet 2013 dhe 2014, nga 86 ligje të miratuara nga Parlamenti i Kosovës, 84 ishin të sponzoruara nga Qeveria ndërsa 2 nga deputetët27 Rregullorja Nr. 09/2011 për Rregullat e Procedurës të Qeverisë së Kosovës, 12 Shtator 2011.

28 Rregullorja për Rregullat e Procedurës të Qeverisë, Artikulli 39.29 Po aty, Artikulli 43.

30 Këshilli Administrativ Nr. 03/2013për Draftimin e Akteve Normative, 16 maj 201329 Po aty, Artikulli 43.

30 Këshilli Administrativ Nr. 03/2013për Draftimin e Akteve Normative, 16 maj 2013.

13

Page 15: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Konkluzione dhe rekomandime

Legjislacioni i Kosovës ishte vlerësuar në raport me anëtarësimin në Këshill të Evropës, më saktë, sundimi i ligjit dhe të drejtat e

njeriut. Sikur u përmend, Statuti i KE-së nuk ofron një denicion të qartë për sundimin e ligjit. Për qëllimet e këtij studimi, janë

përdorur parimet e sundimit të ligjit në aktivitetet e KE, konventave dhe rastet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si

matës për të vlerësuar nëse parimet e sundimit të ligjit reetojnë në legjislacionin e Kosovës. Sikur u tha, procedurat e ligj-bërjes

janë në përputhje me parimet e sundimit të ligjit; ato sigurojnë se legjislacioni është i zhvilluar përmes institucioneve

demokratike, me pjesëmarrje publike, transparencë ligjore dhe qasje në të. Studimi gjithasthu vlerësoi se përmbajtja e

legjislacionit është në përputhje me normat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, sidomos me instrumentet e të drejtave të

njeriut të KE, si parakusht për të siguruar sundimin e ligjit. Dhe krejt në fund, studimi vlerësoi nivelin e implementimit të

legjislacionit dhe mekanizmave ekzistues për të mundësuar këtë gjë.

Studimi vuri në pah se legjislacioni i Kosovës ka përputhje sa i përket sundimit të ligjit dhe normave dhe standardeve për të

drejtat e njeriut, parakushte këto për tu bërë shtet anëtar në Këshill të Evropës. Procedurat ligjore në lidhje me procesin e ligj-

bërjes që miratohen dhe zbatohen nga institucionet e Kosovës, sigurojnë se parimet e sundimit të ligjit, ta zëmë vendimmarrje e

gjerë, transparenca legale dhe procedurale si dhe qasja, publiciteti i normave legale, përputhen pergjithësisht, me parimet e

sundimit të ligjit. Për më tepër, legjisalcioni i Kosovës i miratuar, në pjesë të madhe, përputhet me normat dhe standardet

ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në raste kur ligjet nuk përbëhen mjaftueshëm nga këto norma, Gjykata Kushtetuese

sigurohet se një gjë e tillë ndodhë. Sa i përket zbatimit të legjislacionit, edhe pse ka pasur progres, më shumë perpjekje janë të

nevojshme për të aritur një nivel të kënaqshëm. Në mënyrë që të përmirësohet edhe më respktimi i parimeve të sundimit të ligjit,

është e rekomandueshme që Kosova të miratojë draft Ligjin për Aktet Normative për të rregulluar draftimin, lëshimin, shpalljen

dhe publikimin e akteve normative. Po ashtu Kosova duhet të denojë më qartë tipet dhe hierarkinë e normave legale të cilat

kanë kontribuar në konsistencën legale ndërmjet normave. Kosova duhet të përdorë anëtarësimin në Komisionin e Venedikut

për të rritur pajtueshmërinë e legjislacionit të kosovës me standardet demokratike të të drejtave të njeriut, duke pasur më shumë

ligje që vlerësohen nga Komisioni i Venedikut. Sa i përket implementimit, për të siguruar përputhshmëri me parimet e sundimit të

ligjit, është e rekomandueshme që Qeveria e Kosovës ndërmerr hapa të mëtejmë, duke përfshirë legjislacionin ndihmës,

themelimin e institucioneve të parapara në ligje dhe masa të tjera për të siguruar mbrojtjen e të drejtave që parashihet në

legjislacion. Gjithashtu është e nevojshme themelimi i mekanizmave për vetë-vlerësim të legjislacionit në nivelin ekzekutiv, që

do të përmirësonin zbatimin e plotë dhe mbikëqyrjen e Parlamentit të Kosovës mbi Qeverinë.

14

Page 16: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

Bibliograa

-Draft Ligji për Aktet Normative 22 Korrik 2013.

-Gjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Nr. KO 131/12, 15 Prill 203, në Rishikimin Kushtetues të

Artikullit 41 paragra 1,5 dhe 6 i Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësinë.

-Gjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Nr. KO 97/12. 12 Prill 203, në Rishikimin Kushtetues të

Artikullit 90, 95(1.6), 110, 111 dhe 116 i Ligjit për Bankat, Institucionet Mikronanciare, dhe

Institucionet Jo-Bankare, Nr. 04/ L-093.

-Instruksione Administrative të Qeverisë Nr. 03/2013 në Draftimin e Akteve Normative , 16 Maj 2013.

-Këshilli i Evropës dhe sundimi i ligjit- Një Përmbledhje (document CM(2008) 170) përgatitur nga

anëtarësia e Suedisë në këshillin e ministrave në Këshill të Evropës, 22 Nëntor 2008.

-Komentet e OSCE-ODIHR në Draft Ligjin e Ombudspersonit të Kosovës, Opinioni- Nr.: GEN-

KOS/155/2010 (AT) Varshavë, 13 Prill 2010.

-Komentet e OSCE-ODIHR në Draft Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna Familjare në Kosovë, Opinioni- Nr.:

DV- KOS/153/2010 (AT), 11 Mars 2010.

-Komisioni Evropian, Strategjia e Zgjerimit dhe Sdat Kryesore 2014-15, Com(2014) 700, Bruksel, 8

Dhjetor 2014.

-Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15 Qershor 2008.

-Ligji Nr. 03/L-190 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

-Opinion i Komisionit të Venedikut në Draft Ligjin për Amandamentimin dhe N°02/L-31 për Liritë Fetare

në Kosovë, Seanca PLenare 98, Venedik, 21-22 Mars, 2014.

-Raport i OSCE, Implementimi i Legjislacionit të Shërbyesve Civil në Kosovë, Shkurt 2013.

-Raport i OSCE, Implementimi i Masave për Legjislacionin e të Drejtave të Njeriut në Kosvë, Shtator

2012.; Rishikim i Sundimit të Ligjit: Fizibiliteti dhe Metodologjia, DG-HL (2010) 2, nga Dr. Erik O.

Wennerström Këshilltar Ligjor në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Të Drejtën Ndërkombëtare dhe të

Drejtat e Njeriut 103 33 Stockholm 22 Tetor 2010.

15

Page 17: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

-Raport i Sekretarit Gjeneral të OKB në Këshill të Sigurimit , “Sundimi i ligjit dhe drejtësia tranzicionale në

shoqëritë në konikt dhe post-konikt”, S/2004/616. 23 Gusht 2004.

-Raport për Sundimin e Ligjit, CDL-AD(2011)003rev, adoptuar nga Komisioni I Venedikut në Seancën

plenare 86 (Venedik, 25-26 Mars 2011).

-Rasti në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, Broniowski v Poland, Nr 31443/96, Strasbourg, 22 Qershor

2004.

-Rasti në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, Sovtransavto Holding v. Ukraine Nr. 48553/99, Strasbourg 25

Korrik 2002.

-Rishikim i situatës së sundimit të ligjit: realizueshmëria dhe metodologjia, DG-HL (2010) 2, përgatitur

nga Dr. Erik O Wennerström, Këshilltar për Ministrinë e Punëve të Jashtme rreth të drejtës ndërkombëtare

dhe për të Drejtat e Njeriut, Departamenti 103 03 Stokholm, 22 Tetor 2010.

-Rregullat e Proceduës së Parmanetit të Kosovës, 29 Prill 2010.

-Rregullorja e Qeverisë Nr. 09/2011 në Rregullat e Procedurës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, 12

Shtator 2014.

-Rregullorja e Qeverisë Nr. 13/2013 për Shërbimet Ligjore, 16 Maj 2013.

-Rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës: Identikimi i procedurave, pengesave dhe zgjidhjeve për

anëtarësim, Rarpot i Politikave nga Grupi për Studime Politike dhe Legale, Nr. 6, Shtator 2013

-Statuti i Këshillit të Evropës, Londër, 05.V.1949.

-Strategjia e Qeverisë së Kosovës për Rregullim më të Mirë 2014-2020, Vlerësimi i Rregullatorit të

Ndikimit, 23 Maj 2014.

-Sundimi i Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut me focus në Jurispodencën e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut,

Përmbledhje Esesh- Konventa Evropiane për të Drejtat e njeriut Loukis G. Loucaides, Martinus Nijhoff,

2007.

-Traktati i Bashkimit Evropian

-Zyrja e Kryeministrit të Kosovës Udhëzime mbi Procesin e Konsultimeve Publike, Shtator 2011.

Page 18: KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS ...pips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/918799335_Kosova_drejt... · John Locke në shekullin e shtatëmbëdhjetë

KOSOVA DREJT ANËTARËSIMIT NË KËSHILL TË EVROPËS:

Përshtatja e Legjislacionit me Kriteret e Anëtarësimit