revolucione modernë · revolucione modernë john foran* që nga lufta civile në angli në...

24
Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë më të mirë, duke “fituar” njëkohësisht armiqësinë e kamurve dhe frikësuar të pushtetshmit. A është kjo ende e vërtetë sot, pas Luftës së Ftohtë, me ardhjen e globalizimit dhe rritjen e rreziqeve ndaj jetës në planet? Ndonëse asnjëri prej nuk mund të gjejë përgjigjen, teksa ne shkojmë drejt një të ardhmeje të pasigurtë, duket diçka me mend që të reflektojmë mbi atë çfarë dimë për revolucionet.

Upload: others

Post on 13-Aug-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Revolucione modernë John Foran*

Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17,

fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë

njerëzve për një botë më të mirë, duke

“fituar” njëkohësisht armiqësinë e të

kamurve dhe frikësuar të pushtetshmit. A

është kjo ende e vërtetë sot, pas Luftës së

Ftohtë, me ardhjen e globalizimit dhe rritjen

e rreziqeve ndaj jetës në planet? Ndonëse

asnjëri prej nuk mund të gjejë përgjigjen,

teksa ne shkojmë drejt një të ardhmeje të

pasigurtë, duket diçka me mend që të

reflektojmë mbi atë çfarë dimë për

revolucionet.

Page 2: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Revolucioni: Një definicion

Si një studiues i revolucioneve, definicioni

më i mirë që unë kam hasur është ai i

sociologut të Harvardit, Teda Skocpol, që me

“Shtetet dhe Revolucionet Socialë: Një

analizë krahasuese e Francës, Rusisë dhe

Kinës”, inauguroi me të vërtetë studimin

serioz të kësaj teme në SHBA. Skocpol

argmenton se “revolucionet janë

transformime të shpejtë dhe rrënjësorë të

gjendjes dhe strukturave klasore të një

shoqërie; dhe ata shoqërohen dhe pjesërisht

përcillen prej revoltave të bazuara mbi

klasat, duke filluar nga poshtë”. Ky

definicion, ndonëse jo i përsosur, nxjerr në

pah konstelacionin e tre faktorëve -

Page 3: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

ndryshimin politik, transformimin ekonomik

dhe social dhe pjesëmarrjen masive – si

shenja dalluese të revolucionit. Ai nuk

paragjykon mjetet e një revolucioni -

ndonëse revolucionet francezë, rusë dhe

kinezë dhe pjesa më e madhe e

revolucioneve të mëdhenj të shekullit të

njëzetë në Meksikë, Kubë dhe Nikaragua u

shoqëruan ose me kryengritje të armatosura,

ose me luftëra guerilase, ka patur lëvizje që i

dhanë nismë transformimeve revolucionare

pa gjetur prehje tek dhuna e armëve.

Zgjedhjet që sollën në pushtet koalicionin e

Salvator Aliendesë në 1970, apo rrëzimi në

1979 i Shahut të Iranit përmes

demonstratave masive të paarmatosura në

Page 4: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

rrugë, si dhe një grevë e përgjithshme e

pakompromis në sektorin e naftës, janë të dy

shembuj të një revolucioni paqësor.

Definicioni ynë i preferuar na lejon

gjithashtu të shohim se sa rrallë kanë

ndodhur në historinë e botës revolucionet

tërësorë, pasi nëntë rastet e mëposhtëm që

nga Anglia e shekullit XVII deri në ngjarjet e

njëkohshme të 1979 në Iran dhe Nikaragua

përbënë praktikisht të gjithë serinë e

revolucioneve të suksesshëm socialë

(“sukses” këtu nënkupton të marrësh

pushtetin dhe ta mbash aq gjatë sa të nisësh

transformimin e thellë të politikës,

ekonomisë, shoqërisë dhe ndonjëherë

orientimeve kulturore me rrënjë të thella).

Page 5: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Dikush mund të shtojë në listë Guatemalën

nga 1944 deri në 1954, Bolivinë mes viteve

1952 dhe 1964, Xhamajkën në kohën e

Majkëll Menlit, mes viteve 1972-1980,

Grenadën në 1979-1983, si dhe triumfet

antikolonialë më radikalë në Algjeri,

Vietnam, Mozambik, apo Zimbabve.

Megjithatë, në fund do të mbërrinim në

konkluzionin se ka patur më pak se 20

revolucione socialë në 300 vitet e fundit. Një

revolucion çdo 15 vite në të gjithë botën nuk

është ndonjë tendencë kushedi se çfarë.

Sigurisht, ka patur shumë më tepër

revolucione në tentativë, si dhe një grup

tjetër që mund ta quajmë thjeshtë revlucione

politikë, si në 1911 në Kinë, 1986 në Filipine

Page 6: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

dhe Haiti, 1994 në Afrikën e Jugut, apo në

1996 në Zaire. Sidoqoftë, në shumicën e tyre

kemi pasur të bëjmë thjeshtë me rrëzimin e

një monarku apo një udhëheqësi, pa

ndryshime të thela sociale. “Cmontimi” i

aparteidit në Afrikën e Jugut mund të jete

më afër një revolucioni social, por shumica e

popullsisë është ende në pritje të

ndryshimeve të thellë sociale dhe

ekonomike. Së fundi, ka patur disa pak

eksperimente me revolucione nga lartë, si

përshembull rikthimi i Meixhit në shekullin

XIX në Japoni, Ataturku në Turqinë e viteve

1930, Naseri në vitet pesëdhjetë në Egjipt,

apo gjeneralët progresistë që sunduan

Perunë në vitet 1968 dhe 1975, të cilët kanë

Page 7: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

sjellë ndryshime të thella sociale, por atyre u

mungoi pjesëmarrja popullore, që e bën kaq

të vlefshëm një revolucion social. Veç kësaj,

që nga rrëzimi i udhëheqjeve revolucionare

komuniste në Evropën Lindore dhe

Bashkimin Sovjetik, ne kemi qenë

dëshmitarë të revoluioneve të pastër politikë

në Gjeorgji në 2003, Ukrainë në 2004 dhe

Kirgistan në 2005, Ukrainë 2014. Këta

revolucione ishin forma të mobilizimit

popullor, shpesh herë të mbështetur nga

interesa të jashtme, që premtuan reforma

liberale radikale, zgjedhje të hapura, si dhe

eleminim të korupsionit, përfshirë

manipulimin e zgjedhjeve nga elitat në fuqi.

Page 8: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Kështu, këto çështje përcaktuese kanë

rëndësi, nëse duam të gjejmë modele të

kuptimtë mes rasteve, dhe për të gjetur disa

lidhje të përgjithshme, në të dhënat historike

dhe botën bashkëkohore. Këto pyetje, pra

nëse revolucionet duhet të jenë progresistë

për t’u kualifikuar si të tillë, a duhet që të

nisen nga masat dhe jo nga elitat, dhe nëse

ndryshimi ideologjik është komponent i

domosdoshëm i revolucioneve, janë

thelbësore për definicionin. Personalisht, do

të argumentoj se revolucionet duhet që të

jenë lëvizje progresiste të masave, që shpesh

- në mos gjithmonë - duhet të rezultojnë në

ndryshime ideologjike.

Shkaqe revolucionesh

Page 9: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Që prej kohës së reflektimeve depërtuese të

Alexis de Tocqueville mbi Revolucionin

Francez, studiuesit kanë kërkuar t’u japin

përgjigje pyetjeve në lidhje me atë çfarë i

shkakton revolucionet, dhe revolucionarët

janë përpjekur të mësojnë se si të fillojnë një

revolucion. Arsyeja të sugjeron parakushte

të tillë ekonomikë si pabarazia dhe varfëria;

faktorë politikë si përjashtimi, shtypja dhe

autokracia; dhe konsiderata sociale si

përhapja e ideve radikale, çlirimtare, që nga

liria/demokracia e deri tek

socializmi/drejtësia sociale. Marksi

mendonte se ata prodhoheshin nga

kontradiktat e një ekonomie kapitaliste,

politologë si Samuel Huntingtoni kanë vënë

Page 10: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

theksin tek pakënaqësia me ata që mbajnë

pushtetin, sociologë si Teda Stockpol kanë

mbrojtur kombinime të ndryshëm të

faktorëve ekonomikë, socialë, politikë dhe

kulturorë. Studiuesit ende nuk janë në një

mendje në lidhje me peshën që kanë faktorët

në shkallë të madhe e jopersonalë, si për

shembull ekonomia botërore kundrejt

sipërmarrjes së planifikuar njerëzore, si

shkaqe të revolucioneve (Stockpol ka

argumentuar se “revolucionet nuk bëhen,

ata vijnë”, ndërkohë që të tjerë - përfshirë

shumë revolucionarë - kanë vënë besimin e

tyre tek përkushtimi, kurajo dhe fati).

Studiuesit nuk janë gjithashtu në një

mendje se si të ekuilibrojnë primacinë

Page 11: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

rastësore të kushteve të brendshme

kombëtare, kundrejt trysnive politike dhe

ekonomike që kanë prejardhje nga burimet

ndërkombëtare gjatë kursit të një

revolucioni.

Sigurisht, shumë teori janë të mundshme.

Studimet që unë vetë kam bërë mbi disa

dhjetëra rasteve të Botës së Tretë gjatë

shekullit XX ofrojne një tjetër kombinim

shkaqesh të thellë. Bazuar në studimet të

tilla, bërja bashkë e pesë faktorëve në një

kohë të caktuar ka prodhuar një lëvizje të

fuqishme revolucionare. Së pari, një shoqëri

duhet të ketë kaluar një brez, apo më shumë

me ndryshime sociale në të cilat disa masa,

sidomos ato të përgjithshme, si përshembull

Page 12: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

të ardhurat për frymë, tregtia e jashtme,

industrializimi dhe urbanizimi janë rritur

dramatikisht. Në të njëjtën kohë që kushtet

për popullsinë pësojnë rënie apo

përkeqësohen, sa i përket strehimit,

ushqimit, shëndetit, punësimit apo masave

të tjera që lidhen me cilësinë e jetesës.

Tipari i dytë strukturor është politik.

Revolucionet kanë patur tendencën të

ndodhin në shoqëri me vendndodhje në

skajet polare të spektrit politik. Nuk është

habi që kolonitë, fuqitë koloniale, dhe

diktaturat kanë gjeneruar dëshira për

pjesëmarrje sociale dhe politike si dhe liri

nga shtypja, dhe duke bërë këtë, ofruan

shënjestra solide reth të cilave mund të

Page 13: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

grumbullohen koalicione të forcave sociale.

Por, paradoksalisht këto qeveri të Botës së

Tretë që janë tërësisht të hapura ndaj

konkurencës së lirë politike përmes

zgjedhjeve, në të cilat e majta ka një shans

natyror për të fituar, si në Kili, Xhamajka

apo Guatemalë, ose në Iranin e 1951, i kanë

hapur gjithashtu derën ardhjes në pushtet

të revolucionarëve, përmes kanaleve

elektoralë. Kësaj liste mund t’i shtojmë disa

qeveri të zgjedhura në Amerikën Latine, si

Venezuelën me Hugo Chavezin, Brazilin me

Lulën, Bolivinë me Evo Moralesin si dhe

Uruguain me Frente Amplion, ndonëse jo të

gjithë e gjejnë vullnetin apo kapacitetin për

Page 14: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

të bërë një përpjekje për një revolucion

social, pasi kanë ardhur në pushtet.

Faktori i tretë që shërben si shkak në të

gjithë revolucionet e derisotëm ka qenë

aftësia e revolucionarëve për të ndërtuar dhe

mbajtur në këmbë kultura të fuqishme

politike opozicioni. Këto janë formuar nga

një amalgamë e përvojave në shtypje të një

popullsie. Këto përfshijnë kujtime të betejave

të së kaluarës, përvoja dhe emocione të

përjetuara; qarkullimi i një lloj ideologjie

revolucionare (më populloret kanë qenë

demokracia, socializmi, nacionalizmi dhe

format radikale të fesë, si Teologjia

Clirimtare në Amerikën Qendrore apo Islami

radikal në Iran); “Idioma” më pak të

Page 15: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

fuqishme por njësoj të rëndësishme që

nejrëzit përdorin për të shprehur dhimbjet e

tyre (“Tokë, Bukë dhe Liri!” në 1910 në

Meksikë, “Vdekje Amerikës!” në rrugët e

Iranit në vitin 1979, “drejtësia sociale” në

shumë prej lëvizjeve të sotme; dhe së fundi,

bashkimi në një formë organizimi që sjell

bashkë njerëz të ndryshëm. Liderë dhe grupe

të suksesshëm kanë qenë në gjendje të

përdorin këto rryma për të mobilizuar njerëz

jashtë rutinave të tyre të përditshme, duke i

futur në aventurën e rrezikshme të bërjes së

një revolucioni.

Dy faktorët e fundit janë konjukturorë – ata

ndihmojnë për të shpjeguar se përse

revolucionet ndodhin atëherë kur ndodhin.

Page 16: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Njëri është që ekuilibri ndërkombëtar i

forcave duhet të jetë i favorshëm për një

revolucion; për shembull, kur mbështetësit e

jashtëm të regjimit (një fuqi koloniale ose në

shumë raste, SHBA) nuk janë të gatshëm

ose nuk munden të ndërhyjnë për të mos

lejuar revolucionin të vije në pushtet. Kjo

mund të ndodhë për një sërë arsyesh:

shkëputja e vëmendjes për shkak të krizave

të tjera, dymendësim për atë që duhet bërë,

një ftohje me diktatorin etj. Një shembull

ishte politika e jashtme e bazuar mbi të

drejtat e njeriut nga Xhimi Karteri në vitin

1977, që dobësoi pozicionin si të Shahut në

Iran, ashtu edhe të Somozas në Nikaragua.

Faktori i dytë konjukturor është një tatëpjetë

Page 17: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

ekonomike, apo një recesion në prag të

revolucionit: ky mund të jetë faktoi që lëshon

nga zinxhirët grupet kyçë, që nga punëtorët

tek fshatarët, tek klasat e mesme dhe

ndonjëherë edhe vetë elitat. Unë mendoj se

kjo qasje me pesë faktorë vlen per të gjithë

revolucionet e suskesshëm në shekullin XX,

dhe madje mund të shërbejnë për të

shpjeguar përse të tjerë kanë dështuar në

mënyra të ndryshme.

A sjellin përmirësime?

Revolucionet gjithmonë kanë premtuar

shumë, përmbushur disa, por zakonisht nuk

kanë plotësuar ëndrrat dhe aspiratat e atyre

që i bëjnë. Revolucioneve të Botës së Tretë u

është dashur gjithnjë të konkurojnë me

Page 18: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

armiqësinë e Botës së Parë, që nga grushti i

shtetit i mbështetur nga SHBA që vrau

Salvador Aliendenë në 1973, tek ndërhyrjet e

mëpasshme në Nikaragua, Grenadë dhe

ndokund tjetër. Veç kësaj, ekonomitë e

Botës së Tretë janë të brishta ndaj trysnive

ekonomike të të gjithë llojeve, dhe duhet të

zhbëjnë dekada të tërë shfrytëzim me

burimet e kufizuara që disponojnë. Një

faktor i tretë që kufizon rezultatet e tyre ka

qenë fragmentimi i koalicioneve të gjerë që

janë jetikë për t’i sjellë në pushtet, pasi

përbërësit e ndryshëm kërkojnë ndryshime

të ndryshme dhe shpesh herë synojnë të

eleminojnë nga pushteti ish shokët e

revolucionit.

Page 19: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Pak revoluione kanë zgjatur dhe kanë sjellë

ndryshime jetëgjatë: Revolucioni Kinez, për

disa dekada përmirësoi jetesën e qindra

milionë fshatarëve, deri kur lidershipi kinez

hapi ekonominë ndaj kapitalizmit global,

ndërkohë që shtypi ata që kërkuan të

demokratizojnë regjimin në Sheshin

Tananmen në vitin 1989. Revolucioni kuban

jeton, edhe pse Fidel Kastro është larguar

qetësisht nga skena, pasi ka patur arritje të

spikatura në arsimim dhe alfabetizëm,

shëndetësi dhe jetëgjatësi, ushqim, kulturë,

sporte dhe punësim; thembra e vet e Akilit

kanë qenë dy barrat binjake të embargos së

SHBA dhe hezitimi i Kastros për të lejuar

lirinë e shprehjes fëmijëve të revolucionit.

Page 20: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Nikaragua, Kili dhe Grenada patën rezultate

të mirë në fazat e para, përpara se

eksperimentet e tyre të ndërpriten nga

embargot e SHBA, luftërat dhe grushtet e

shtetit. Bilanci është i përzier, por provat

tregojnë se revolucionet mund të

përmirësojnë jetët e njerëzve në periudha

relativisht të shkurtëra kohe, nëse u jepet

shansi për të lulëzuar dhe kanë pak fat.

Revolucionarët e së ardhmes

Cfarë të ardhme kanë revolucionet në

shekullin XXI? Unë kam angazhuar kolegë

që të mendojnë për këtë pyetje në projekte të

tillë si Revolucione në “prodhim” në botën

moderne: Identitete socialë, globalizim dhe

modernitet; si dhe tek E ardhmja e

Page 21: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

Revolucioneve: Rishikimi i ndryshimeve

radikale në epokën e globalizmit. Strategjitë

e vjetra të marrjes së pushtetit përmes

armëve duket se po dorëzohen para

përpjekjeve për të marrë pushtetin me

zgjedhje, ku kjo bie më shumë në sy në

Amerikën Latine. Historia tregon se qeveritë

arrijnë më shumë kur ato shtyhen nga

poshtë, nga një shoqëri civile e

mirëorganizuar, dhe kur gjejnë mënyra për

të punuar së bashku, gjë që mund të

artikulojë ndoshta një reagim rajonal ndaj

impakteve negativë të globalizimit.

Transofrmime të thellë socialë po kërkohen

gjithashtu në nivele më lokalë, përshembull

në Chiapas, ku Zapatistët kanë ushqyer

Page 22: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

fuqizimin e komunitetit, duke tërhequr një

pjesë të Meksikës jugore nga modeli

neoliberal përmes vetëorganizimit të

indigjenëve dhe sidomos fuqizimit të grave.

Një rrugë e tretë fshihet pas nocionit në rritje

të një revolucioni global. I mishëruar në

vizionin dhe aktivizmin e lëvizjes globale për

drejtësi, dhe që kërkon të ngadalësojë

procesin e globalizimit korporatist nga lartë

dhe ndricon konturet e një globalizimi

alternativ, i cili i qëndron vlerave të jetës dhe

i dedikohet krijimit të një bote më paqësore,

demokratike, të qëndrueshme, bazuar mbi

drejtësinë sociale.

Kështu që, revolucionet e së ardhmes mund

të jenë krejt të ndryshme nga ata të së

Page 23: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

kaluarës, dhe shpresohet që këto përpjekje

të shumta për forma të reja ndryshimesh

sociale radikale mund të rezultojnë më

jetëgjata dhe më pak bujare, duke sjellë një

tjetër definicion të suksesit. Njerëzit e

planetit meritojnë asgjë më pak se kaq.

* John Foran është Profesor i Sociologjisë në

Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara. Ai

është autor i “Marrja e Pushtetit: Mbi origjinën

e Revolucioneve të Botës së Tretë” dhe

“Rezistenca e Brishtë: Transformimi Social në

Iran që nga viti 1500 deri tek Revolucioni”.

Vec kësaj, ai është botues i “E ardhmja e

revolucioneve: Rishikimi i ndrysimeve radikalë

në epokën e globalizimit”.

Page 24: Revolucione modernë · Revolucione modernë John Foran* Që nga lufta civile në Angli në shekullin 17, fjala “revolucion” ka rritur shpresat e shumë njerëzve për një botë

 

 

 

Perkthimi:  E.Gj./Bota.al