universiteti i gjakovËs fehmi agani fakulteti i edukimit ... diplome... · teknologjia dhe mjetet...

30
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: "NDIKIMI POZITIV DHE NEGATIV I TEKNOLOGJISË NË MËSIMNXËNIE" Mentori: Kandidati\ja : Prof.Ass.Dr Behxhet Gaxhiqi Vjosa Byci Gjakovë, 2017

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

319 views

Category:

Documents


15 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: "NDIKIMI POZITIV DHE NEGATIV I TEKNOLOGJISË NË MËSIMNXËNIE"

Mentori: Kandidati\ja :

Prof.Ass.Dr Behxhet Gaxhiqi Vjosa Byci

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

2

MIRËNJOHJE

Përgjatë këtyre katër viteve të studimit, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur, pa ndihimën e

personave shumë mbështetës e shumë me rëndësi.

Andaj ju jam gjithmonë falenderuese:

Profesorit shumë të nderuar Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi për përkushtimin e tij të pa lodhshëm

ndaj nesh.

Të gjithë profesorëve e stafit akademik të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Dhe përjetësisht faleminderit familjes, familjarëve dhe shoqërisë që më qëndruan afër në këtë

rrugëtim.

JU FALEMNDERIT!

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

3

TABELA E PËRMBAJTJES

Mirënjohje ………………………………………………………………………………………2

Abstrakt …………………………………………………………………………………………5

Hyrje …………………………………………………………………………………………….6

KAPITULLI I

1. Përdorimi i teknologjisë në shkolla …………………………………………………….7-8

1.1 Përdorimi i kompjuterit …………………………………………………………………8

1.2 Përdorimi i internetit ……………………………………………………………………9

1.3 Përgatitja e mësimdhënësve për përdorim të teknologjisë gjatë procesit mësimor ……10

KAPITULLI II

2.Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie ……………………………………...11-12

2.1 Zhvillimi i aftësive të komunikimit përmes teknologjisë …………………………..12-13

2.2 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me nevoja të veçanta ………………………….........13

2.3 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me dhunti ………………………………………13

2.4 Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënien e të shkruarit ……………………………...13

2.5 Avantazhet e përgjithshme të teknologjisë në mësimnxënie …………………………..14

KAPITULLI III

3. Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie ………………………………………..15

3.1 Problemet në komunikim si pasojë e përdorimit të tepërt të teknologjisë ……………..16

3.2 Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe ndikimi negativ në shëndetin e nxënësve…...16-17

3.3 Kufizimi i ndërveprimit social dhe ekspozimit ndaj materialeve të papërshtatëshme …18

3.4 Humbja e kohës ………………………………………………………………………...18

KAPITULLI IV

4. Ngacmimi kibernetik (Cyberbullying)……………………………………………………19

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

4

4.1 Rregullat dhe procedurat për raportimin dhe përgjigjen ndaj ngacmimit dhe

hakmarrjes………………………………………………………………………………….........19

4.2 Bashkëpunimi me familjet ……………………………………………………………...20

4.3 Ndalimi kundër ngacmimit dhe hakmarrjes …………………………………………….21

4.4 Trajnimi dhe zhvillimi profesional …………………………………………….…….21-23

4.5 Akseset për resurset dhe shërbimet ………………………………………………… 24-26

4.6 Aktivitetet akademike dhe jo-akademike ……………………………………………26-27

PËRFUNDIM ………………………………………………………………………….………..28

AUTOBIOGRAFIA ………………………………………………………………………...…..29

LITERATURA ………………………………………………………………………………….30

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

5

Abstrakt

Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe në shkolla, ka hyrë në funksion relativisht vonë,mirëpo ndikimi dhe përdorimi i teknologjisë në fushën e mësimdhënies është në rritje çdo ditë emë shumë. Teknologjia është faktor tashmë me rëndësi në zhvillimin e procesitmësimorproduktiv. Konkretizimi në mësim është bërë më i lehtë falë përdorimit të teknologjisë,gjithashtuështë rritur efikasiteti i bartjes së informacionit. Shpërndarja e shpejtë e komunikimimasiv, bëjnë që koha të kursehet në maksimum. Efektet e përdorimit të teknologjisë padyshimjanë të mëdha dhe produktive, mirëpo keqmenagjimi i përdorimit,dhe direkt keqpërdorimi iteknologjisëështë një fenomen i cili po dërgon në rezultate jo të mira. Kohëzgjatja e duhur epërdorimit, përdorimi mbi baza etike, si dhe përdorimi i duhur paisjeve teknologjike gjatëprocesit mësimor ndihmojnë për një mësimnxënie efektive.

Fjalët kyçe: Përdorimi i teknologjisë, ndikimi pozitiv, ndikimi negativ, mësimdhënie,mësimnxënie.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

6

Hyrje

Rritja dhe zhvillimi i teknologjisë, çdo ditë e më shumë po bën që teknologjia të jetë pjesë e

shumë sferave të jetës. Nuk bëjnë përjashtim edhe proceset e mësimdhënies e mësimnxënies, ku

edhe tek këto dy procese teknologjia është duke u kthyer në domosdoshmëri. Kompjuterët,

interneti e paisjet e tjera teknologjike janë bërë ndihmesë e madhe për zhvillimin e procesit

mësimor. Përmes tyre është i mundur e më i qartë konkretizimi, demonstrimi e vizualizimi i

shumë njësive mësimore. Mësimdhënësit në të njejtën kohë mund të përdorin teknologjinë edhe

për arsye komunikimi më të lehtë e më të shpejtë, si dhe të kursejnë kohë në përgjithësi duke

përdorur teknologjinë për qëllime të ndryshme gjatë spjegimit të njësisë mësimore. Nxënësit nga

ana tjetër mund të përdorin paisjet teknologjike, për qëllime sizgjerimi i njohurive të njësive

mësimore të folura në klasë, duke lexuar informacione shtesë gjatë kërkimeve në internet,

poashtu me anë të vetëm një klikimi ata mund të shohin vende, gjallesa e sende tjera nëse nuk

janë në dispozicion për tu parë në vendin ku jetojnë. Nevoja dhe arsyeja e aplikimit të

teknologjisë në arsim niset nga fakti i përgatitjes së të rinjve për tu bërë liderë dhe të suksesshëm

në këtë shoqëri të udhëhequr nga informacionet. Aftësitë e komunikimit, procesimit, mendimit

kritik dhe zgjedhjes së problemeve si dhe puna në grupe janë esenciale në shoqërinë teknologjike

dhe socioekonomike të shekullit XXI. Arsimimi në këtë mjedis të sofistikuar do të bëjë më

shumë se vetëm lexim, shkrim apo përvetësim të shkathtësive aritmetike. Duhet të ofrojë edhe

shkathtësi pune që do ti ndihmonin të rinjtë ta arrijnë potencialin e tyre njerëzor. Mirëpo

përdorimi masiv e nganjëherë i tepruar i teknologjisë nga fëmijët po dërgon edhe në rezultate

tjera jo fort të mira.Fëmijët janë ajo pjesë sociale që është më shumë e lidhur me mjetet

elektronike dhe që është në të njëjtën kohë është duke përfituar dhe duke pësuar prej kësaj

epidemie masive elektronike. Padyshim kur flasim për pasojat nuk duhet t’i ndajmë nga

përfitimet. Përfitimet e fëmijëve nga kjo lidhje deri në varësi nga mjetet dhe lojrat elektronike

janë të dyanshme. Nga njëra anë kemi një proces të përshpejtuar të zgjerimit të njohurive dhe

akselerimit të dijeve nga fëmijët. Por nga ana tjetër duket se po shfaqen deformime fizike dhe

sociale të cilat po dëmtojnë rrjedhjen e natyrshme të fëmijërisë në brazdat e natyralitetit dhe të

“lojës reale”.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

7

KAPITULLI I

1. Përdorimi i teknologjisë në shkolla

Përdorimi i teknologjisë në shkollat tona ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme këto vitet efundit. Kështu, për të pajisur nxënësit me aftësitë e nevojshme teknologjike, duhet tëpërdorim metoda të reja të të mësuarit në krahasim me metodat e përdorura në të mësuarittradicional. Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhesynimi është të përdorim teknologjinë në klasa si një mjet që zhvillon dhe nxit më tejprocesin e të mësuarit. Nxënësit, nga përdorimi i këtyre mjeteve të reja teknologjike kanëpërfituar aftësi kompjuterike, aftësi të cilat do të mund t`i përdorin në të ardhmen në vendet etyre të punës. Shkollat në sistemin arsimor shqiptar kanë krijuar një infrastrukturëteknologjike, e cila optimizon integrimin e teknologjisë në procesin edukativ. Përdorimi meefikasitet i teknologjive të reja që mbështet procesin e të menduarit te nxënësit, rrit aftësinë enxënësit për t`u përqendruar në mësim, përmirëson të kuptuarit dhe transferon përmbajtjen nënjë memorje afatgjatë. Duke u mbështetur në këtë arsyetim, është synuar t`i kthejmë klasattradicionale në klasa të konceptuara mbi bazën e teknologjisë. Ky proces kërkon që mësuesittë pajisen me aftësitë e duhura teknologjike dhe të mësojnë të përdorin mjetet e rejateknologjike që mbështesin procesin e mësimdhënies te nxënësit dhe progresin e tyre.

Disa nga mjetet teknologjike që mund dhe duhet të përdoren në shkolla janë:

• Kompjuteri: Shihet si një nga teknologjitë më të nevojshme në fushën e mësimdhënies, deripara pak kohësh ai konsiderohej si një risi, tashmë ai është i domosdoshëm për shkak tëorientimeve teknologjike që kanë përfshirë mësimdhënien.

• USB: Është njëra nga teknologjitë më të përparuara përsa i përket ruajtjes dhe transmetimittë informacioneve të ndryshme, ato ekzistojnë në madhësi të ndryshme dhe janë pjesë epandashme tashmë e realitetit arsimor.

• CD/DVD: Janë mënyrat e vjetra të transmetimit dhe të ruajtjes së materialeve. Por që janëmjaft frytdhënëse në rastet e prezantimeve të ndryshme.

• Aparatet fotografike digjitale shumëfunksionale: Këto paisje kanë mjaft rëndësi në fushëne mësimdhënies së gjuhëve të huaja, pasi me anën e tyre realizohet regjistrimi dhe prezantimii aftësive të çdonjërit nga nxënësit përsa i përket aftësimit gjuhësor.

• Interneti: Është teknologjia e cila ka revolucionalizuar mësimdhënien në çdo skaj të botës.Me anën e tij, tashmë mësuesi nuk është e vetmja pikë e referimit, por është koodinatori ihyrjeve të reja në kulturën arsimore të nxënësit.1

1Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë,2014

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

8

• Tabela Interaktive: Është një teknologji mjaft e përparuar e cila ende nuk është futur nëmasë në sistemin arsimor shqiptar, por ama për shkak të thjeshtësive, risive dhe avantazheveqë ajo paraqet, është mjaft e dëshiruar në dobi të punës së tij (saj) nga çdo mësimdhënës.

• Video Projektori: Është një teknologji e cila gjendet mjaft në sistemin arsimor shqiptar. Meanën e tij realizohet prezantimi i punimeve të ndryshme në fushën didaktike dhe shkencore.Në të vërtetë ai është paraardhës i tabelës interaktive, por ama për vetë kushtet e sistemit tonëarsimor ai ngelet si teknologjia më e përparuar e cila përdoret në mësimdhënie.2

1.1 Përdorimi i kompjuterit

Një program mësimor kompjuterik i hartuar mirë është tërheqës dhe ndërveprues dhe ka dy cilësitë rëndësishme për nxënësit që kanë probleme me përqëndrimin e vëmendjes ose kanë një historimbetjesh në klasë që ua kanë shkatërruar motivimin. Për shembull, një program matematikor osedrejtshkrimor mund të përdorë imazhe (figura), tinguj dhe tipare të natyrës së lojës, për tambajtur të përqendruar vëmendjen e një nxënësi që ka mungesë të vëmendjes.

Programet digjitale ndërvepruese të medias i mësojnë nxënësit që nuk dëgjojnë si të përdoringjuhën e shenjave. Shumë programe nuk përdorin tinguj, kështuqë nxënësit me dëmtime nëdëgjim mund të përfitojnë plotësisht nga mësimet pamore.

Nxënësit që kanë vështirësi në lexim, mund të përdorin programe që “shqiptojnë” fjalë tëpanjohura për ta, nëse i klikojnë. Me këtë mundësi për ndihmë të ҫastit, nxënësit kanë më shumëshanse të bëjnë praktikë në lexim, e cila u nevojitet për të parandaluar mbetjen pas e mëpas.

Pajisje të tjera janë edhe ato që faqet e printuara dhe tekstet e shtypura i kthejnë në fjalë tëshqiptuara me zë për nxënësit e verbër ose për nxënës të tjerë që mësojnë më mirë duke e dëgjuarinformacionin.

Për një nxënës me paaftësi në të mësuar, shkrimi i të cilit nuk mund të lexohet, kompjuterëtofrojnë një bukurshkrim të përkryer, kështu që ky nxënës, më në fund, mund t’I hedhë ne letër(në të vërtetë në ekran) idetë e tij. Sapo idetë të jenë regjistruar në kompjuter, nxënësi mund tariorganizojë dhe ta përmirësojë përmbajtjen e shkrimit të tij ose të saj, pa u torturuar ta rishkruajme dorë.3

2Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë,20143 Woolfolk, Anita, Psikologji Edukimi, Tiranë, 2011, fq.482.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

9

1.2 Përdorimi i internetit

Përdorimi dhe sërfimi në internet, është një nga mënyrat më të shpejta për të ardhur deri tekinformacioni. Një nga vlerat më positive të internetit është mundësia interaktive, direkte që iofrohet ҫdo përdoruesi për të shprehur mendimin e tij në lidhje me tema të caktuara, pramundësia për të qenë një komunikues. Duke qenë kështu interneti është mediumi më interaktivsot.4

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterit në procesine mësimdhënies dhe të nxënies janë përfshirë shumë organizata. Me sigurimin e kompjuterëve sidhe me përgatitjen e mësimdhënësve për përdorimin e kompjuterëve në shkolla, është bërë emundshme edhe qasja në internet.

Interneti i plotëson burimet dhe materialet që janë në duart të mësimdhënësvedhe tënxënësvedhe e zvogëlon varësinë nga koha dhe hapësira, që në fakt janë faktorë kufizues në shkolla.Interneti është mjet që mund të përdoret pothuajse me secilën teori arsimore dhe në secilën lëndëmësimore.Nxënësit duhet të mësohen me rregullat e sjelljes gjatë përdorimit të internetit, me çkaatyre do t’u mundësohet të marrin përvojë më të mirë arsimore dhe të kenë njohuri të shumtapërmes këtij burimi modern të informacioneve. Kërkimi i informacioneve në internet, bëhet menjë procedure të lehtë, duke kërkuar në ueb-faqe , apo thjesht duke shkruar informatën e duhur nëfaqen kryesore kërkuese në internet (psh në Internet Explorer, Google, Moxilla, Yahoo, etj.Është e domosdoshme që para se nxënësi të ketë çasje në këto kabinete, apo në këta kompjuter,të udhëzohen në klasë për përdorim e tyre, si dhe të këshillohen që të ruajnë inventarin dhepajisjet tjera ndihmëse. Arsimtari i lëndës është i obliguar që ti sistemojë si duhet nxënësit nëpërkompjuterë për një përdorim sa më efektiv të tyre.Diku deri në 35.5% të mësimdhënësve kanë deklaruar se ata i udhëzojnë nxënësit, duke iorientuar në adresa të ndryshme për të hulumtuar për tema mësimore. Këto tema pastaj në klasëdo të diskutohen dhe do të plotësohen edhe nga nxënësit e tjerë. Një numër i konsiderueshëm imësimdhënësve thonë se ata i udhëzojnë nxënësit se si të përdorin internetin për detyra shtëpiedhe mënyrën se si duhet hulumtuar në shtëpi. Mënyra të tjera të zhvillimit të mësimit janë:prezantimi i temave të caktuara me foto, harta, skica, tabela, në PowerPoint, zhvillimi i mësimit33 përmes CD–ve etj. Tabela në vazhdim paraqet përgjigjet e mësimdhënësve shprehur nëpërqindje.5

4 Musai, Bardhyl, Edukimi Mediatik, Tiranë, 2011, fq.18.5 Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe nxënie, Prishtinë,2014, fq.32-33

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

10

1.3Përgatitja e mësimdhënësve për përdorim të teknologjisë gjatëprocesit mësimor

Në ditët e sotme është e pamundur që ndonjë profesion të ushtrohet pa ndihmën eteknologjisë informative. Kompjuteri dhe interneti na japin mundësi dhe resurse të panumërtanë rritjen e kualitetit të punës. Edhe në fushën e arsimit, kompjuteri dhe pajisjet përcjellësejanë të domosdoshme sepse krijojnë mundësi të mëdha për mësimdhënësit dhe zgjojnëkureshtjen, imagjinatën dhe interesimin e nxënësve. Çdo ditë e më tepër po ballafaqohemime interesim të ulët të nxënësve dhe rezultate të dobëta në mësim-nxënie. Nxënësit emoshave të ndryshme përfaqësojnë brezat e parë të rritur me teknologjinë e re. Ata kalojnëorë të tëra duke përdorur kompjuterë, videolojëra, kamera digjitale, telefonat celularë, dhe tëgjitha llojet e pajisjeve digjitale. Mësimdhënësit duhet t’i shfrytëzojnë këto përvoja tënxënësve dhe t’i përdorin si resurse në mësimdhënien e tyre.Mësimdhënësit nuk duhet t’irezistojnë ndryshimeve, përkundrazi duhet ta shfrytëzojnë teknologjinë e re që ta bëjnëmësimdhënien cilësore dhe interesante.

Plani mësimor për orët e mbajtura me ndihmën e teknologjisë duhet të përpilohen me kujdes.Nëse nuk ka planifikim të mirë atëherë mund të shkaktohet tollovi dhe humbje kohe.Përgatitja e arsimtarëve në përdorimin e teknologjisë nënkupton më shumë se “shkathtësiteknike” e çastit. Vetëm një trajnim nuk mjafton. Gjërat harrohen. Mësimdhënësve iunevojitet vazhdimisht punë me mjete teknologjike, punë e vazhdueshme për të gjetur burimeinformacioni, ndërlidhje të tyre me njësitë mësimore. Edhe në vendet më të përparuara, ku kashkolla moderne, vetëm një numër i kufizuar i mësimdhënësve dinë t’i gjejnë dheshfrytëzojnë burimet. Shpesh nxënësit dinë të përdorin teknologjinë më mirë semësimdhënësit e tyre. Nxënësit e përdorin teknologjinë e re më mirë se mësimdhënësit e tyre.Sugjerohet që këto njohuri të nxënësve të përdoren nga mësimdhënësit e tyre, që këta nxënëstë shfrytëzohen si ndihmës në raste të veçanta. Njohja e mirë e lëndës dhe e teknologjisëinformative nga mësimdhënësi dhe integrimi i tyre në mësimdhënie është mënyrë e përkryerse si nxënësit në ditët e sotme kanë dëshirë të mësojnë.6

6Neill-Hall, Juliet, How to help your child succeed at school, Great Briain, 2003

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

11

KAPITULLI II

2. Ndikimi pozitiv i teknologjisë në mësimnxënie

Sot, teknologjia informative ka një ndikim të shumanshëm në mësimdhënie dhe

mësimnxënie. Aq shumë ka ndikuar teknologjia saqë, sipas parashikimeve, në të ardhmen mund

të ndryshojë krejtësisht procesin mësimor, përkatësisht mund t’i ndryshojë raportet e faktorëveqë e determinojnë procesin e arsimit e këta janë: nxënësi, lënda mësimore, metodologjia e

mësimdhënies, mësimdhënësi dhe prindërit.

E dimë se qysh në antikitetin grek, pedagogët e parë janë munduar që ta konkretizojnë sa më

shumë dhe ta bëjnë më të qartë atë që kanë dashur ta transmetojnë tek nxënësit e tyre. Nëse duam

të shkojmë edhe më thellë në histori, atëherë përpjekjet e para për futjen e mjeteve ndihmëse në

edukimin e brezave të rinj, i vërejmë qysh tek njerëzit e pare.

Le të fillojmë me format e para:

Në shpella të ndryshme, 30.000 vite para erës sonë, në vende të ndryshme të botës janë gjetur

vizatime të ndryshme. Këto vizatime janë një mesazh që u është drejtuar kryesisht njerëzve të

asaj kohe dhe sigurisht mjetet që janë përdorur për t’u dhënë formë këtyre vizatime janë eshtrat ekafshëve dhe guri. Më vonë, pas erës sonë, revolucion në teknologji paraqet zbulimi i letrës nga

kinezët, pastaj shkrimi me dorë i librave apo i ashtuquajturi manuskripti etj. Në vitin 1450,

teknologjia merr një hov edhe më të madh me zbulimin e shtypshkronjës nga Gutenbergu. Viti

1700, shënon përdorimin e dërrasës së zezë dhe shkumësit. Viti 1800-libri futet si element i tretë

në mësimdhënie.

Që nga viti 1940 e tutje, hyjmë në të ashtuquajturën epokë audiovizuale, me ç’rast vit pas viti nëmësimdhënie futen: radio, televizioni, projektorët e ndryshëm, videot, informacioni zgjerohet,

kemi zbulime të rëndësishme në shkencë, zhvillime në kulturë etj. Ndërkaq që nga 1990 e tutje,

praktikisht hyjmë në epokën e kompjuterit, me ç’rast futet në masë përdorimi i tyre, pastajtabelat smartbord, interneti, laptopët e ndryshëm, rritet interaktivieti elektronik etj.

Por, si do të ndikojë teknologjia në të ardhmen në procesin mësimor?

Ka shumë pikëpamje, por do të theksoja tri elemente që do të mund të ndikonin dukshëm në

procesin mësimor. Këto janë:Teknologjia e bazuar në Cloud, biometrikë dhe hologrami.7

E para, teknologjia e bazuar në Cloud, mundëson ruajtjen e të dhënave, përpunimin e tyre

dhe akses online të palëve të interesuara. Shfrytëzimi i kësaj teknologjie në shkollë, do ta

shkarkonte nxënësin nga barra e madhe e librave, po ashtu do t’u jepte qasje prindërve

7Grup autorësh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto), Psikologjia, Tiranë 2008.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

12

për ta përcjellë evoluimin e fëmijëve në procesin mësimor e mësimdhënësit do të mund të

vëzhgonin thuajse pandërprerë punën e nxënësve edhe në klasë edhe në shtëpi.8

Biometrika është gërshetim i bioteknologjisë dhe teknologjisë së informacionit. Kryesisht

është e përqendruar, përveç të tjerash, në ngritjen e një sistemi identifikimi dhe verifikimi

të personave. Po ç’hyn kjo në procesin mësimor? Nëse flasim për një botë gjithnjë e mëtë digjitalizuar, atëherë qasja në biblioteka elektronike, verifikimi në ditarët shkollorë

digjitalë e aspekte të tjera, biometriken e bënë të domosdoshme.

Hologrami nënkupton një fotografi tredimensionale e cila edhe në pjesët më të vogla të

saj përfshin krejt foton. E gjithë kjo bëhet me ndihmën e laserëve, që përthyejnë pamjet

për t’u krijuar figura interference. Kjo teknologji bën të mundur ruajtjen e qindra fotovedhe pasqyrimin e tyre në kohë reale. Nëse në një njësi mësimore nga historia, ne do të

kishim nevojë për t’i parë piramidat e Egjiptit, atëherë hologrami, do të na e mundësonte

t’i kishim para syve “live”. Madje, përmes hologramit, edhe vetë mësimdhënësi do tëmund të zëvendësohej. Mbase,për t’u përsosur interaktiviteti i hologramit-mësimdhënës

me nxënës e studentë do të duhet edhe pak kohë, mendoj në atë masë që mësimdhënësi

do të zëvendësohej plotësisht nga hologrami.

Sigurisht, në Kosovë për të arritur kjo teknologji duhet kohë, por këto janë tendencat e

përfshirjes se teknologjisë informative në procesin mësimor.9

2.1 Zhvillimi i aftësive të komunikimit përmes teknologjisë

Ne jetojmë në një botë ku brenda vitit bëhen ndryshime të mëdha në fushën e informacionit dhekomunikimit përmes teknologjisë. Është thelbësore që fëmijët që në moshë të hershme tëmishërohen me teknologjinë moderne, dhe me mënyrën se si ajo po ndryshon stilin e jetesës dhepunës gjatë përditëshmërisë tonë. Nxënësit duhet të familjarizohen me kompjuterët, tastieratkompjuterike, procesimin e fjalëve, duke e përdorur internetin dhe email adresat. Ata duhet tëmësojnë sitë përdorin kamerat digjitale, skanerët, paisjet regjistruese si dhe përdorimin e gjerë tëkompjuterëve në përgjithësi.Fatmirësisht fëmijët sa më të ri në moshë që janë, aq më shpejtë janënë gjendje të mësojnë përdorimin e teknologjisë. Shumë fëmijë preferojnë përdorimin ekompjuterëve për shkak të mënyrës së shpejtë të komunikimit që u mundëson ai.

Kështu fëmijët fitojnë aftësi si:

Përdorimi i teknologjisë informative për marrje të informacionit, për përmbledhjen,organizimin dhe prezentimin e informacionit para të tjerëve.

Të prezentojnë punën e tyre vizualisht, përmes grafikoneve.

8Grup autorësh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto), Psikologjia, Tiranë 2008.9 Neill-Hall, Juliet, How to help your child succeed at school, Great Britain, 2003, fq.134-135

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

13

Të marrin informata nga interneti. Të zhvillojnë lojëra matematikore dhe kuize të ndryshme dhe të i krahasojnë rezulatatet e

tyre me nxënësit e tjerë. Të dërgojnë dhe të pranojnë mesazhe.10

2.2 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me nevoja të veçanta

Ligji mbi përmirësimin e arsimit të individëve me paaftësi (IDEA – Individuals withDisabilities Education Improvement Act) kërkon që për të gjithë nxënësit në nevojë përshërbime arsimore të posaçme, të shihet mundësia e përdorimit të teknologjisë ndihmëse.Teknologji ndihmëse është çdo product, pajisje ose sistem që përdoret për të ruajtur, rriturose përmirësuar aftësitë funksionale të individëve me nevoja të veçanta. Për nxënësit që kanënevojë për tempo më të ngadaltë dhe përsëritje të shumta për të mësuar një concept të ri,kompjuterët janë mësuesit private më të mire e më të duruar, sepse përsërisin hapat dhemësimet sa here që është e nevojshme.

2.3 Përdorimi i teknologjisë për nxënësit me dhunti

Për nxënësit me dhunti, kompjuterët mundësojnë lidhje me bazat e të dhënave dhe mekompjuteret ne universitete, muze e laboratore kerkimore. Rjetet e kompjutereve u krijojnenxenesve mundesi te punojne me projekte dhe te ndajne informacione me te tjeteret ne mbarevendin. Eshte gjithashtu e mundur qe nxenesit me dhunti tem und te ngarkohen te hartojneprograme per nxenesit e tjere e mesimdhenesit. Shume drejtore shkollash ne te gjithe vendinmbeshteten te nxenesit, te cilet kontribuojne qe teknologjia kompjuterike ne shkolla te jetefunksionale.

2.4 Përdorimi teknologjisë në mësimdhënien e të shkruarit

Studime të shumta janë bërë edhe në lidhje me disa qasje të tjera që lidhen me bazat emësimdhënies kompjuterike, sepse udhëzimet i ndihmojnë nxënësit të jenë në gjëndje tëkorrigjojnë direkt në letër atë që kanë prodhuar pa patur nevojë për të riprodhuar tërëdokumentin. Nxënësit, duke patur mundësi të korrigjojnë gabimet e tyre, kanë një mundësimë të madhe që shkrimet e tyre të kenë një cilësi më të mirë. Kështu nxënësit bëhen më tëpërfshirë në caktimin e materialit dhe ndihen më mirë sepse ata kanë një kontroll tëdrejtpërdrejtë të procesit të tyre të të shkruarit duke rezultuar edhe më shumë entuziast. Njëpjesë e mirë e studimeve kanë analizuar avantazhet e shkrimit me kompjuter si një mënyreedukative e cila i ndihmon nxënësit që shkruajnë në gjuhën e tyre11.

10 Neill-Hall, Juliet, How to help your child succeed at school, Great Britain, 2003, fq.13511Woolfolk, Anita, Psikologji Edukimi, Tiranë, 2011, fq.481-483

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

14

2.5 Avantazhet e përgjithshme të përdorimit të teknologjisë nëmësimnxënie

Kontrolli i gërmëzimit - Lehtëson nxënësit nga frika e gabimeve në gërmëzim dhe

ndihmon ata në kryerjen e eseve me më pak gabime në gërmëzim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i fshirjes dhe formatimi - Çliron nxënësit nga rikopjimi i

teksteve dhe si rrjedhojë lehtëson korrigjimin dhe redaktimin, përmes përdorimit tëkompjuterit.

Grumbullimi - Nxënësit mund të hedhin idetë e tyre në mënyrë jo të përhershme, duke içliruar ata nga frika e kryerjes së gabimeve; ata gjithashtu mund të hedhin idetë e tyre nëformë të përhershme kështu që ata nuk kanë frikë nga humbja e ideve të tyre dhe as tëbllokohen nga perfeksionizmi.

Cilësi e lartë ë leximit dhe mundësia për printim - Mund të rrisë kënaqësinë dhe krenarinëe nxënësit gjatë procesit të të shkruarit; të lehtësojë zhvillimin e nxënësit përsa i përketndjenjës së audiencës; të inkurajojë më shumë lexime të tekstit dhe si rrjedhojë më shumëkorrigjime në thellësi dhe në nivel sipërfaësor.

Teknologjia e re është pjesë e strukturës shoqërore të fillimit të shekullit të ri. Kështu, ndërsa njëshekull më parë ne i mësonin studentët tanë si të shkruanin një artikull gazete, të lexonin dhe tëshkruanin në një gjuhë të huaj dhe ndiheshim krenarë me arritjet e tyre, sot një nga gjërat më tërëndësishme për ne është që ata të aftësohen sa më shumë në shkrimin e gjuhës së dytë, të njohingjuhët e huaja jo vetëm nga aspekti gjuhësor por edhe si kultura të veçanta si dhe të dinë tëpërdorin kompjuterin, të shkruajnë e-mail, të marrin dhe të dërgojnë infromacion etj. 12

12Neill-Hall, Juliet, How to help your child succeed at school, Great Briain, 2003

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

15

KAPITULLI III

3. Ndikimi negativ i teknologjisë në mësimnxënie

Përdorimi i teknologjisë e internetit është nevojë e njëherit edhe lehtësim i kryerjes së punëve tëshumta duke kursyer kohë. Mirëpo keqpërdorimi dhe përdorimi për kohë të gjata i tij po dërgonnë rezultate jo të mira.

“Bota e trishtuar dhe e vetmuar zbulohet në hapsirën kibernetike”

“Izolimi rritet me rritjen e përdorimit të internetit”

Këto janë disa nga titujt qe hasen nëpër mediume, hulumtues të shumtë kanë parë që ashtu siçthonë edhe rreshtat lartë, se përdorimi i internetit mund të shkaktojë izolim, vetmi e depresion,interneti mund të jetë i dëmshëm për gjendjen psikologjike të disa njerëzve dhe se rritja epërdorimit të internetit çon në zvogëlimin e raporteve njerëzore dhe në rënien e nivelit tëlumturisë. Përoruesit e mëdhenj të internetit manifestojnë një ulje të lehtë në disa aspekte tëmarrëdhënieve të tyre shoqërore dhe vetëm një rritje të lehtë në vetë-raportimet për vetminë dhedepresionin.13

“Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”, kjo është një shprehje e Sami Frashërite cila zë shumë vend në realitetin e sotëm ku fëmijët po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë eambientit virtual. Mënyra e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjeçarin efundit. Është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, duke bërë që aktiviteti fizikë dhemendorë i fëmijëve të jetë pothuajse i vdekur. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që fëmijët të rritennë një ambient virtual duke marrë për bazë edukative të gjitha informacionet e pakontrolluara qëi ofron teknologjia.

Deri në moshën 18 vjeç të rinjtë janë të dhënë pas atij që quhet konsum mediatik, duke qenë mëtepër të ekspozuar ndaj televizorit dhe internetit. Por ajo që është kthyer në një fenomen dheshqetësim për prindërit dhe specialistët janë video lojërat ose siç quhen ndryshe lojëratkompjuterike.Për këtë çështje ka disa qëndrime. Disa hulumtues mendojnë se video-lojërat ndikojnë në rritjene inteligjencës dhe përmirësimin e notave të fëmijëve. Ndërsa të tjerë thonë se ato kanë një sërëpasojash negative,si një qëndrim të keq të trupit, probleme në komunikim në mjedisin etyre,izolim social, obeziteti, ekspozimi ndaj dhunës, etj. Kjo problematikë nuk është lokale porka një përhapje ndërkombëtare.14

13Grup autorësh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto), Psikologjia- Shkenca e proceseve mendore dhe e sjelljesnjerëzore, Tiranë, 2008, fq. 3214http://www.tiranaobserver.al/femijet-ne-gracken-e-teknologjise-demet-qe-sjellin-lojerat-elektronike/

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

16

3.1 Problemet në komunikim si pasojë e përdorimit të tepërt tëteknologjisë

Përdorimi pa kontrollë i paisjeve teknologjike mund të dërgoj në varëshmëri dhe izolim ngafamiljarët e shoqëria, kjo mund të sjellë dhe mangësi në komunikim. Si pasojë e përdorimit tëtepruar, të pakontrolluar nga të rriturit shembulli kopjohet edhe nga fëmijët, qasja është ethjeshtë e shumë herë e palimituar për të lundruar në internet.Nuk vihet aspak në dyshimdobishmëria dhe rëndësia që ka interneti në zhvillimin edukativ, kulturor e arsimor teknxënësit, sepse në internet përveçse informacioneve ka edhe lojëra e materiale të dobishme tëcilat zhvillojnë inteligjencën e fëmijëve. Rezultatet e pritshme i detyrohen më së shumti,përdorimit pa kriter, me orë të zgjatura të internetit dhe pa kontroll nga të rriturit, dukezbuluar pasojat që sjell përdorimi i tij dhe së fundi por jo më pak i rëndësishëmrekomandimet kryesore lidhur me masat që duhen marrë për shmangien e këtyre problemevenga institucionet arsimore, familja dhe shoqëria në përgjithësi.

Kohët e fundit zhvillimi i teknologjisë informative, sidomos i internetit dhe i telefonavemobilë, po ndikon ndjeshëm dhe në shkallë shqetësuese në riorientimin e të rinjve, sidomostë nxënësve, ndaj mësimit duke krijuar dhe pengesa në komunikim. Kjo tashmë nuk mund tëquhet dukuri, sepse ka marrë shtrirje aq gjithëpërfshirëse sa nuk duket e mundshme tëndërhyhet në mënyrë të organizuar nga instanca të ndryshme shoqërore. I mbetet familjes tështojë përkujdesjen ndaj fëmijëve të saj që së paku përdorimi i internetit të marrë qasje tëkontrolluar, ngase shkëputja nga ai tashmë duket e pamundshme dhe, për më shumë, kërkesëabsurde. Nga bisedat në familje të shumta janë shfaqur shqetësime nga prindërit, papërjashtim, se trendët aktualë të përdorimit të internetit çojnë në përmasa të pakontrolluara tëqasjes ndaj tij,e kjo pashmangshëm në rënien e interesimit për mësim.15

3.2 Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe ndikimi negativ në shëndetin enxënësve

Kompjuterët me siguri mund tju ofrojë fëmijëve mundësi te reja të edukimit , kreativitetitdhe zbavitjes. Fëmijët janë mësuar ta përdorin kompjuterin në mosha fare të hershme dhe atajanë duke konsumuar gjithnjë e më shumë kohë para ekranit të tij duke parë filma, duke bërëlojra apo duke parë emisione informative.16

15Statovci-Shala, Safete, Shkaqet e humbjes së interesimit të nxënësve për mësim, Prishtinë, 2014, fq.3116http://omi.al/slider-2/shendeti-i-femijes-dhe-perdorimi-pa-kriter-i-kompjuterit/

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

17

Por koha që femijët harxhojnë para kompjuterit i largon ata nga ndërveprimet dhekomunikimet me bashkëmoshtarët e tyre , nga aktivitetet sportive , nga eksplorimi i natyrës ,nga aktivitetet artistike si muzika , vizatimi , baleti , këndimi e shumë e shumë të tjera.

Ja disa rreziqe shëndetësore që janë identifikuar gjatë përdorimit për një kohë të gjatë tëkompjuterit nga ana e femijeve.

Dëmtimet:Kur fëmijët përdorin kompjuterin për orë të tera ai krijon një tendosje të muskujve , tendinave

dhe nervave te qafës , krahëve dhe të duarve dhe i vë këto pjesë të trupit nën një kërcënim qëquhet “ sindromi i lëvizjeve të përsëritura. Ky sindrom ndodh edhe tek të rriturit në rastet kur atai nënshtrohen një pune te gjatë dhe të lodhshme në kompjuter. Kjo mund të jetë e dhimbshmedhe është veçanërisht e rrezikshme kur trupat e tyre (fëmijeve) që janë akoma në rritje.

Problemet me shikimin:Fëmijët mund të rrezikohen nga strabizmi kur ata qëndrojnë për ore të tëra pa shkëputje paraekranit të kompjuterit. Sidomos tek grupmoshta deri në 10 vjec nuk këshillohet absolutishtqëndrimi para ekraneve të kompjuterave apo edhe televizorëve më shumë se 1 orë në ditë .Kursistemi i tyre pamor është në zhvillim ai ka nevojë për stimulim nga bota reale , përvojatvizuale dhe një mundësi për të parë objektet që janë afër dhe larg, të sheshtë dhe 3-dimensionale, të palëvizshme dhe te levizshme dhe me plot ngjyra të ndryshme, etj.

Mungesa e palestrës dhe problemet me peshën :Fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë perpara kompjuterit kanë tendencë që të shpenzojnë më

pak kohë duke bërë aktivitet fizik. Ata kanë nevojë për tu ushtruar çdo ditë për të permiresuarforcën fizike me ate te aktivizimit te muskujve. Gjithashtu aktiviteti fizik është inevojshëm edhe për të djegur kaloritë. Fëmijët të cilët nuk merren me aktivitete fizike janë nërrezik per të zhvilluar sëmundje të zemrës , obezitet , diabet dhe probleme emocionale që kanë tëbëjnë me çështjet e vetë besimit dhe kurajos.Parandalimi i këtyre dëmtimeve në shëndet mund të bëhet përmes këtyre shprehive që duhetpërcjellur fëmijëve:

Siguroni një pozicion qëndrimi korrekt dhe të shëndetshëm të fëmijës përparakompjuterit:Sigurohuni që ndriçimi i ambjentit në të cilin fëmija qëndron parakompjuterit të jetë optimal. Merrni masa që pozicioni i karrikës të jetë ai i duhuri dhe tësigurohet edhe mbështëse për këmbet. Kur duart e fëmijës suaj janë në tastierë duhet qëato të jenë pak më poshtë se niveli i bërrylave të tyre. Ekrani duhet të jetë në nivel mekokën në mënyrë që të parandalohet tendosja e muskujve dhe nervave të qafës.

Caktoni limite kohore: Ekspertët rekomandojnë jo më shumë se një apo dy orëpërpara ekranit në total në ditë (kompjutera, televizion, filma dhe video games).

Bilanci i kohës para ekranit me aktivitetet e tjera të shëndetshme:Sigurohuni që fëmijajuaj harxhon të pakten 75 % te kohës së lirë duke luajtur me fëmijët e tjerë, duke bërëstërvitje, duke eksploruar natyrën jashtë dhe duke shijuar aktivitetet krijuese dheargëtuese.17

17http://omi.al/slider-2/shendeti-i-femijes-dhe-perdorimi-pa-kriter-i-kompjuterit/

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

18

3.3 Kufizimi i ndërveprimit social dhe ekspozimit ndaj materialeve tëpapërshtatëshme

Kufizimi i ndërveprimit social:Femijët harxhojnë më shumë kohë para ekranit të kompjuterit sesa duke biseduar dhe

ndërvepruar me bashkëmoshatarët e tyre dhe të rriturit. Fëmijët kanë nevojë për ndërveprime mefëmijët e tjerë dhe të rriturit me qellim zhdervjelltesimin e tyre. Në këtë mënyrëata zhvillojnë aftësitë e tyre sociale për të mësuar se si të respektojnë dhe të dëgjojnë të tjerët, tëkomunikojnë, të japin ide, të shprehin ndjenjat e tyre dhe të luajnë e të punojnë së bashku.

Ekspozimi ndaj materialeve të papërshtatshme:Shpeshhere kompjuterat, video lojërat dhe interneti mund të ekspozojnë fëmijët tek materialetme përmbajtje seksuale dhe akte dhune. Në internet fëmijët gjithashtu mund të bëhen edheviktima të manjakeve seksuale.

3.4 Humbja e kohës

Në mënyrë të pavetëdijshme përdorimi i interentit u bë një rutinë e përditshmërisë sonë.Ndonjëherë pa e kuptuar fare ne konstatojmë se kemi harxhuar gjysmën e ditës në internet gjatëorarit të punës, pa bërë asgjë tjetër.

Shumë njerëz vuajnë nga simptoma "cyberloafing" që në shqip mund të përkthehet "humbjekohe në internet" dhe ajo nuk është e vetmja. Sipas një studimi të kryer në vitin 2013 ngaUniversiteti amerikan I Kansasit 60 deri në 80% e nëpunësve civilë shpenzojnë orë të tëra nëinternet jo për motive pune, por gjatë orarit të punës, raporton Daily News.

Tashmë sindroma "Cyberloafing është përhapur botërisht, pasi kudo njerëzit lundrojnë nëinternet, pa dallim moshe, kombësie, niveli shoqëror. I pyetur për këtë dukuri e cila ështëpërhapur mjaft dhe në Kinë psikologu Chen Zhilin shprehet se dy faktorët që ndikojnë më shumënë këtë dukuri janë gjendja shpirtërore e individit dhe mungesa e gjumit.18

18http://www.tiranaobserver.al/femijet-ne-gracken-e-teknologjise-demet-qe-sjellin-lojerat-elektronike/

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

19

KAPITULLI IV

4. Ngacmimi kibernetik (Cyberbullying)

Plani parandalues dhe ndërhyrës ndaj ngacmimit te shkollave publike është një qasjegjithëpërfshirëse për adresimin e ngacmimit (bullying) dhe, ngacmimit kibernetik (cyber-bullying). Shkollat publike janë të angazhuara për të punuar me nxënësit, stafin, familjet,agjensitë e zbatimit të ligjit, si dhe me komunitetin për të parandaluar problemet e dhunës. Nëkonsultim me këta partnerë, janë krijuar plane për parandalimin, ndërhyrjen dhe përgjigjen ndajincidenteve të ngacmimit, ngacmimit kibernetik dhe hakmarrjes. Shumë distrikte i marrinseriozisht përgjegjësitë e tij për implementimin e këtij plani për tu garantuar nxënësve njëmbrojtje nga ngacmimi. Ata janë të angazhuar për tu ofruar të gjithë nxënësve një mjedismësimor të sigurtë që është pa ngacmim në person dhe, ngacmim kibernetik. Ky angazhim ështënjë pjesë integrale e përpjekjeve tona të përgjithshme për të promovuar mësimin dhe, për tëparandaluar dhe eleminuar të gjitha format e ngacmimit dhe sjelljet e tjera të dëmshme dhe tëçrregullta të cilat mund të pengojnë procesin mësimor dhe rezultatet e mira për të gjithë nxënësit.Shkollat Publike të Worcester-it nuk do të tolerojnë asnjë sjellje të paligjshme dhe të çrregullt,përfshirë çdo formë ngacmimi, ngacmimi kibernetik, ose hakmarrjeje në ndërtesat e ShkollavePublike të Worcester-it, në ambjentet shkollore, ose në aktivitetet e lidhura me shkollën. Shkollatinvestigojnë të gjithë raportet dhe ankesat për ngacmim, ngacmim kibernetik dhe hakmarrje, dhedo të veprojnë menjëherë për ti dhënë fund sjelljes ngacmuese dhe për ti rikthyer sensin esigurisë viktimës. Ato do të mbështesin këtë angazhim në të gjitha aspektet e komunitetit tëshkollës, programit mësimor, programeve udhëzuese, trajnimin e stafit, dhe aktivitete të tjerajashtë mësimore, dhe do të angazhojmë prindërit/kujdestarët për mbështetjen e tyre nëparandalimin e ngacmimeve.

4.1 Rregullat dhe procedurat për raportimin dhe përgjigjen ndaj ngacmimitdhe hakmarrjes

Për të garantuar një mjedis të sigurtë mësimi, Shkollat Publike të kanë të vendosura rregulla dheprocedura për marrjen dhe përgjigjen ndaj raporteve të ngacmimit ose hakmarrjes dhe për tëgarantuar se anëtarët e komitetit të shkollës- nxënësit, prindërit, dhe stafi i shkollës- e dinë seçfarë duhet të ndodhë kur ndodhin incidente ngacmimi. Plani përshkruan procedura të detajuarase si stafi e raporton incidentin, proçeset për komunikimin me nxënësit dhe familjet, se si tëbëhen raportimet (përfshirë raportimet anonime), dhe procedurat që duhet të ndiqen nga drejtoriose i emëruari administrativ, ose superintendant ose i emëruari i saj kur drejtori ose asistenti janëagresorët e pretenduar, ose komiteti i shkollës kur superintendent është agresori i pretenduar,sapo të bëhet raportimi.19

19http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

20

4.2 Bashkëpunimi me familjet

Resurset për familjet dhe për komunikimin e hapur me to janë një aspekt esencial ibashkëpunimit. Shkollat Publike të do të bashkëpunojnë nga afër me familjet për të shtuar mëshumë kapacitetin e shkollës dhe për parandalimin dhe përgjigjen ndaj ngacmimit. Informacioni indarë me familjet fokusohet në atë se:

Se si prindërit dhe kujdestarët mund të përforcojnë programin në shtëpi dhe, të

mbështesin planin e shkollës dhe distriktit;

Dinamikën e ngacmimit; dhe

Siguria në internet dhe ngacmimi kibernetik.

Prindërit dhe kujdestarët gjthashtu do të njoftohen me shkrim çdo vit rreth seksioneve që lidhenme nxënësit të Bullying Prevention and Intervention Plan, në gjuhët më të përhapura ndërmjetprindërve dhe kujdestaërve. Qasjet specifike ndaj bashkëpunimit të shkollës ose distriktit marrinparasysh moshën, klimën, faktorët social-ekonomikë, gjuhën, dhe përbërjen kulturore tënxënësve dhe prindërve. A. Edukimi i prindërve dhe risurset. Shkollat Publike të ofrojnëprograme edukativë për prindërit dhe kujdestarët, që fokusohen në komponentët prindërorë tëprogramit të anti-ngacmimit dhe, programin për kompetencën sociale që përdoret nga distrikti.Programet ofrohen në bashkëpunim me Parent Information Center, City-wide Parent AdvisoryCouncil, School Councils, Special Education Parent Advisory, dhe organizata të tjera tëngjashme. B. Kërkesat e njoftimit. Cdo vit distrikti informon prindërit ose kujdestarët e nxënësvetë regjistruar rreth programit anti-ngacmim që po përdoret. Letrat për prindërit dërgohen nështëpi nga drejtori dhe mësuesit e shëndetsisë, të cilat ofrojnë informacion rreth programit përparandalimin dhe ndërhyrjen ndaj ngacmimit që po mësojnë fëmijët e tyre. Gjithashtu, ofrohenmundësi për të parë materialet, për të folur me mësuesit dhe për të marrë pjesë në mbledhjeinformale të hapur për të gjithë prindërit/kujdestarët rreth dinamikës së ngacmimit, përfshirëngacmimin kibernetik dhe sigurinë në internet. Distrikti do tu dërgojë prindërve çdo vit letërrreth seksioneve të planit që kanë lidhje me nxënësit si dhe Internet Safety Policy të distriktit. Tëgjitha njoftimet dhe informacionet që u jepen prindërve dhe kujdestarëve janë në letër dhe formatelektonik, dhe janë të disponueshme në gjuhët më të përhapura ndërmjet prindërve dhekujdestarëve. Distrikti e ka vendosur planin dhe informacionin e lidhur me të në adresën e tij tëinternetit.20

20http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

21

4.3 Ndalimi kundër ndacmimit dhe hakmarrjes

Shkollat Publike kanë të përfshirë në këtë plan, në kodin e sjelljes së nxënësit, manualin enxënësit, dhe buletinin e Superintendent një deklaratë që ndalon ngacmimin, ngacmiminkibernetik dhe hakmarrjen. Deklarata e mëposhtme përshkruan kërkesat e ligjt për parandalimine ngacmimit.

Aktet e ngacmimit (bullying), që përfshijnë ngacmimin kibernetik, janë të ndaluara:

Në ambjentet e shkollës dhe pronën e ngjitur me ambjentin e shkollës, në një aktivitet tësponsorizuar nga shkolla ose që është i lidhur me shkollën, ceremoni, ose program, si nëambjentin e shkollës ashtu edhe jashtë tij, në një ndalesë autobuzi të shkollës oseautomjeti tjetër në pronësi, të marrë me qira, ose që përdoret nga distrikti ose shkolla; osenëpërmjet përdorimit të teknologjisë ose pajisjeve elektronike në pronësi, me qira, ose qëpërdoren nga distrikti shkollor ose shkolla;

Në një vend, aktivitet, ceremoni , ose program që nuk është i lidhur me shkollënnëpërmjet përdorimit të teknologjisë ose një pajisjeje elektronike që nuk është pronë, meqira, ose nuk përdoret nga një distrikt shkollor ose shkollë, nëse akti krijon një ambjent tëtensionuar në shkollë për viktimën ose dëshmimtarin, shkel të drejtat e tyre në shkollë,ose materialisht ose substancialisht prish procesin mësimor ose radhën e veprimeve nëshkollë. Hakmarrja ndaj një personi që raporton ngacmimin, ofron informacion gjatëinvestigimit, ose është dëshmimtar ose ka informacion të besueshëm rrerh ngacmimit,është gjithashtu e ndaluar.

4.4 Trajnimi dhe zhvillimi profesional

Shkollat Publike të Worcester-it ofrojnë zhvillim profesional të vazhdueshëm për të gjithë

stafin, dhe jo të limituar në, mësuesit, administratorët, konsullorët, infermieren e shkollës,

mirëmbajtësit, shoferët e autobuzëve, punonjësit e mencave, trajnerët e sporteve, këshilltarët,

këshilltarët për aktivitetet jashtë shkollore dhe paraprofesionale.21

21http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

22

1.Trajnimi vjetor i stafit.

Shkollat Publike të Worcester-it do të zhvillojnë një trajnim vjetor për të gjithë stafin eshkollave për planin. Ky trajnim fokusohet në; identifikimin e sjelljeve ngacmuese, llojet engacmimit, rolet e agresorëve, objektivat, spektatorët, të drejtat dhe përgjegjësitë, përgjegjësitëe stafit sipas planit, një pamje e përgjithshme e hapave që drejtori ose i emëruari administrativdo të ndjekë sapo të marrë një raportim për ngacmim ose hakmarrje, si dhe një pamje epërgjithshme e programit mësimor për parandalimin e ngacmimit do të jepet në të gjitha klasat etë gjitha Shkollave Publike. Ekipe nga çdo shkollë përfshirë drejtorin, nën-drejtorin, konsullorëtdhe edukatorët shëndetësorë janë trajnuar në të gjitha aspektet e planit. Pastaj çdo ekip trajnonstafin e shkollës së tij përfshirë mësuesit, administratorët, konsullorët, infermieret, punëtorët emencave, mirëmbajtësit, këshilltarët, dhe këshilltarët për aktivitetet jashtë shkollore dheparaprofesionale. Shoferët e autobuzave trajnohen nga School Safety Liaison. Trajnerët esporteve trajnohen nga Director of Health, Physical Education dhe Athletics. Anëtarëve të stafittë punësuar pas fillimit të vitit shkollor do tju kërkohet që të marrin pjesë në këtë trajnim përparandalimin dhe ndërhyrjen ndaj ngacmimit si pjesë e orientimit të tyre nga Shkollat Publike tëWorcester-it.

2.Zhvillimi profesional në vazhdim.

Shkollat Publike të Worcester-it do të vazhdojnë që të ndërtojnë aftësitë e anëtarëve të stafit përparandalimin, identifikimin, dhe përgjigjen ndaj ngacmimit nëpërmjet zhvillimit tëvazhdueshëm profesional. Përmbajtja e zhvillimit profesional në shkollë dhe distrikt merret ngakërkimet dhe përfshin informacion në: a. zhvillimin (ose moshën-) strategjitë e përshtatshme tëmoshës për të parandaluar ngacmimin b. zhvillimin (ose moshën-) strategjitë e përshtatshme tëmoshës për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive për ndalimin e incidenteve të ngacmimit; c.informacion në lidhje me ndërveprime komplekse dhe diferencat në pushtet që mund të ndodhinndërmjet një agresori, objektivit, dhe dëshmimtarëve të ngacmimit; d. rezultatet e kërkimeve përngacmimet, përfshirë informacionin rreth kategorive specifike të nxënësve që kanë treguar sejanë veçanërisht në rrezik për ngacmim në ambjentin shkollor;22

22http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

23

e. informacion për ndodhjen dhe natyrën e ngacmimit kibernetik; dhe f. çështjet e sigurisë së

internetit sepse janë të lidhura me ngacmimin kibernetik.

Zhvillimi profesional adreson gjithashtu edhe rrugët e mundshme të parandalimit dhe përgjigjes

ndaj ngacmimit ose hakmarrjes për nxënësit me paaftësi që duhet të merren në konsideratë kur

krijohet Individualized Education Programs (IEPs) për nxënësin me një fokus të veçantë në

nevojat e nxënësve me autizëm ose nxënësve tek të cilët paaftësia ndikon në zhvillimin e aftësive

sociale. Fusha të tjera për zhvillim profesional mund të përfshijnë:

• promovimin dhe demonstrimin e përdorimit të gjuhës respektuese;

• nxitja e të kuptuarit dhe respektit për diversitetin dhe diferencat; • ngritja e marrëdhënieve dhekomunikimi me familjet;

• manaxhimi konstruktiv i sjelljeve në klasë; • përdorimi i strategjive pozitive për ndërhyrjet nësjellje;

• aplikimi i praktikave disiplinore konstruktive;

• mësimi i aftësive për nxënësit përfshirë komunikimin, manaxhim i zemërimit, dhe simpati përtë tjerët;

• angazhimi i nxënësve në planifikimin në klasë dhe në shkollë si dhe vendim-marrje; • mbajtjae një klase të sigurtë dhe dashamirëse për të gjithë nxënësit; dhe

• angazhimi i stafit dhe atyre që janë përgjegjës për implementimin dhe mbikqyrjen e Planit përtë dalluar ndërmjet sjelljeve të pranueshme manaxheriale të krijuara për të korrigjuar sjelljen ekeqe, instalimin e përgjegjësive në ambjentin shkollor, etj dhe sjelljeve ngacmuese.

3.Njoftime me shkrim për stafin.

Distrikti i ofron gjithë stafit një njoftim vjetor me shkrim nga Shkollat Publike të Worcester-it

për Schools Bullying Prevention and Intervention Plan duke publikuar në buletinin e

Superintendent informacioni rreth tij, përfshirë seksione që lidhen me detyrat e stafit dhe

ngacmimi i nxënësve nga stafi i shkollës. Ai gjthashtu vendoset edhe në adresën e internetit dhe

në çdo ndërtesë shkolle.23

23http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

24

4.5 Akseset për resurset dhe shërbimet

Një aspekt kyç në promovimin e një ambjenti mësimor të sigurtë në shumicën e shkollave

publike është garancia se nevojat themelore emocionale të viktimës, nxënësve, dhe agresorëve

adresohen. Në mënyrë që të rriten kapacitetet e distriktit në parandalimin, ndërhrjen e hershme

dhe përgjigjen efektive ndaj ngacmimit, shkollat publike kanë në dispozicion resurse që

reflektojnë një kuptueshmëri të dinamikës së ngacmimit dhe ofrojnë qasje për të adresuar nevojat

e objekivave, nxënësve dhe familjeve.

1. Identifikimi i Resurseve. Iniciativa e distriktit në Positive Behavior Interventions and Supports

(PBIS) aktualisht në 27 shkolla dhe programet alternative ofrojnë një korrnizë të fuqishme për

vendosjen e një pritshmërie për sjelljen e zakonshme dhe një kulturë respekti nga i gjithë stafi në

çdo shkollë. Resurset e disponueshme për mbështetjen e përdorimit të kësaj qasjeje gjerësisht në

shkollë përfshin trajnimin e stafit në aftësitë e mësimit të nxënësve, të sjelljeve të përshtatshme

sociale dhe në krijimin e një ambjenti pozitiv në shkollë që ndihmon sjelljet e përshtatshme

interpersonale. “Strategjitë e suksesshme” nga shkollat e distriktit që implementojnë PBIS janë të

disponueshme në adresën e internetit të distriktit së bashku me lidhje për resurse të tjera si dhe

National Center on Positive Behavior Supports .Mësimi i saktë i sjelljeve të përshtatshme sociale

në çdo nivel nga të gjithë të rriturit në mjedisin shkollor është në përputhje me iniciativat e

distrikteve të tjerë duke përfshirë edhe pjesëmarrjen tonë në Central Massachusetts Child Trauma

Center. Brënda shkollave PBIS funksionon një strukturë e krijuar për zgjidhjen e problemeve që

vepron në identifikimin aktiv dhe adresimin e problemeve të sjelljes sapo ato ndodhin dhe krijon

strategji për parandalimin sipas nevojës. Gjithashtu të formalizuara brënda shkollave PBIS janë

edhe burimet e suportit për lidhjet me familjen të bazuara në komunitet.24

24http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

25

2. Këshillimi dhe shërbimet e tjera. School Adjustment Counselors dhe School Psychologistsjanë caktuar në çdo shkollë si me kapacitet të plotë ashtu edhe me kohë të pjesëshme nga ChildStudy Department (Shiko Shtojcën për përshkrimin e for Child Study Department). Gjatëdetyrave të tyre në shkollë këta profesionistë të shëndetit mendor kanë njohje me anëtarët ebesuar të çdo komiteti shkolle që janë të disponueshëm menjëherë për të asistuar vlerësimet esituatave që kanë lidhje me ngacmimet, ose frikën ndërmjet nxënësve. Sipas rastit ata ndihmojnëme krijimin dhe implementimin e Student Support Plans për nxënësit që kanë qënë objektngacmimi dhe gjithashtu referojnë prindërit dhe nxënësit tek burimet e mbështetjes të bazuara nëkomunitet. Veç kësaj, këta anëtarë të stafit ndihmues përforcojnë aftësitë sociale të programitmësimor duke para-mësuar ose ri-mësuar aftësitë që adresohen nga mësuesit e EdukimitShëndetsor për individë ose grupe të vogla nxënësish të cilëve u nevojitet ekspozim ivazhdueshëm ndaj këtyre leksioneve. Këshilltarët e përshtatjes në shkollë ofrojnë shëbimekëshillimi afat-shkurtër për individë ose grupe nxënësish, shërbejnë si manaxherë çeshtjeje përnxënësit/familjet në krijimin e një rrjeti shërbimesh ndihmëse me agjensitë e komunitetit, ofrojnënjë zgjidhje jo të dhunshme për konfliktet dhe shërbime ndërmjetësimi. Këshilltarët e Përshtatjesnë Shkollë (School Adjustment Counselors) shërbejnë gjithashtu edhe si Supervisors ofAttendance të distriktit, dhe si të tillë mund të identifikojnë ngacmimin që përshkallëzohet nënivel të lartë mungesash për shkak të shmangies së shkollës. Nëpërmjet punës bashkëpunuese meWorcester Juvenile Court’s Clerk Magistrate dhe Probation Departments aplikimet për ndihmëformale dhe informale nëpërmjet këtyre zyrave shpesh përshpejton vëmendjen e duhur për këtoçështje dhe probleme. Student School Safety Center me personel nga School AdjustmentCounselors dhe nga një mësues i liçensuar për edukimin special, ofrojnë një opsion afat-shkurtër(3 ditë) nëpërmjet të cilit nxënësit që janë angazhuar në ngacmime serioze dhe sjellje kërcënuesetë marrin vlerësim intensive për nevojat dhe, një pjesë e programit mësimor të bazuar në kërkimeqë krijojnë aftësi zgjidhjeje të konfliktit pozitive dhe jo të dhunshme. Kjo ndërhyrje e duhuredukative shërben për të mësuar sjellje zëvendësuese të pranueshme, të identifikojë nevojat enxënësit dhe krijojë një plan ndihmues për implementimin kur nxënësit të kthehen në shkollat etyre. Safety Center u dërgon gjithashtu nxënësve një mesazh të qartë në lidhje me sjelljen epranueshme dhe të pritëshme. Temporary Learning Center (TLC), ofron vlerësim afat-shkurtërdhe stabilizim për nxënësit e fillores të cilët shfaqin një histori serioze me probleme të tyre nëklasë. Nxënësit dalin nga programi pas 2-3 javësh me një plan për të ndihmuar mësimet e tyre,sjelljen, dhe suksesin emocional dhe social në klasën kryesore. Në klasën TLC një mjedis ivogël, dhe shumë i strukturuar u lejon mësim intensiv të sjelljeve të përshtatshme. Plane të tjerandihmues përshtaten sipas nevojave individuale të çdo nxënësi dhe, sipas rastit, sipas nevojës sëfamiljes së tyre.25

25http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

26

3. Nxënësit me paaftësi. Për nxënësit e shkollave publike të Worcester-it me spektër autizmi

ekipi i IEP duhet të konsiderojë dhe adresojë në mënyrë specifike aftësitë dhe zotësitë e

nevojshme për të shmangur, ose përgjigjur ngacmimit. Sa herë që ekipi i IEP vlerësues tregon

që paaftësia e bën nxënësin vulnerabël për ngacmim, IEP duhet që të adresojë aftësitë dhe

zotësitë e nevojshme për të shmangur dhe përgjigjur ngacmimit.

4. Referencë tek shërbimet e jashtme. School-Based Intake Process (Shiko Udhëzimet në

Shtojcë) ofron një protokoll për praktikë ndërmjet distriktit shkollor dhe agjensive që ofrojnë

kujdes shëndetsor mental, i cili shpejton referimin dhe përputhjen e klinicistit të duhur me

nxënësin që i nevojitet trajtimi i lidhur me funksionimin e tij/saj socio/emocional. Nëpërmjet

përdorimit të këtij procesi School Adjustment Counselors dhe psikologu i shkollës janë në

gjendje që të asistojnë familjet të cilat ndryshe do të kishin probleme në gjetjen e klinicistit të

duhur për trajtimin e shëndetit mendor. Për më shumë, leja e firmosur nga prindi që konsiston

në një School-Based Intake i lejon stafit të shkollës që të ndajë informacionin në lidhje me

çështjet shqetësues që kërkojnë referencë të shpejtë. Gjatë këtij procesi shqetësimet që lidhen

me sjelljen ngacmuese që dentifikohen nga shkolla mund ti komunikohen ofruesit të bazuar në

komunitet duke bërë të mundur që problemi të adresohet me planin e përgjithshëm trajtues.26

4.6 Aktivitetet akademike dhe jo-akademike

Shkollat publike të Worcester-it ofrojnë udhëzime të përshtatshme me moshën në parandalimin

e ngacmimeve në çdo klasë, të cilat distrikti i përfshin në programin mësimor të shëndetit

bazuar në evidencë. Udhëzimet efektive përfshijnë qasjet në klasë dhe iniciativa të të gjithë

shkollës të cilat fokusohen në strategjitë për parandalimin e ngacmimeve dhe krijimin e aftësive

sociale. Prioritetet e vendosura nga shollat publike të Worcester-it: A. Qasje specifike për

parandalimine e ngacmimt. Programi për parandalimin e ngacmimit vazhdon që të pasurohet

nga informacioni që vjen nga kërkimet të cilat, ndër të tjera, vënë theksin në metodat e

mëposhtme:

• përdorimi i shkrimeve dhe i akteve (role play) në zhvillimin e aftësisë;

26http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

27

• autorizimi i nxënësve ose stafit të shkollës që të marrin masa, duke ditur se çfarë të bëjnë kur

ata janë dëshmimtarë kur nxënësit e tjerë angazhohen në ngacmime ose hakmarrje, përfshirë

kërkimin e ndihmës nga të rriturit;

• ndihmimi i nxënësve për të kuptuar dinamikën e ngacmimit dhe ngacmimit kibernetik,

përfshirë mosbalancimi i pushtetit;

• vënia e theksit në sigurinë kibernetike, përfshirë përdorimin e sigurtë dhe siç duhet të

teknologjisë elektronike komunikuese;

• rritja e aftësive të nxënësit për angazhimin në marrëdhënie të shëndetshme dhe komunikim të

respektueshëm;

• angazhimi i nxënësve në një ambjent shkollor të sigurtë dhe ndihmues, dhe që respekton

diversitetin dhe diferencat. Iniciativat përfshijnë gjithashtu edhe mësimin e nxënësve rreth

seksioneve që lidhen me nxënësit të Bullying Prevention and Intervention Plan në fillim të çdo

viti shkollor nëpërmjet mbledhjeve të nxënësve, mësimeve në klasë dhe mesazheve në të gjithë

shkollën.27

27http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Prevention/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

28

PËRFUNDIM

Për fund, për t’u përballur me ndryshimet themelore që po sfidojnë komunitetet arsimore sot,

veçanërisht me integrimin e teknologjisë, është më se i nevojshëm hartimi i politikave dhe i

strategjive me synime arsimore afatgjata dhe arritje të reja arsimore. Teknologjia informative

nuk është vetëm një mjet për të prezantuar përmbajtet ekzistuese përmes mjediseve të reja, por

ai është gjithashtu një mjet për paraqitjen e modeleve të reja të të nxënit. Në shkollat tona nuk

ekziston mënyra e organizuar e mësimit përmes përdorimit të kompjuterit nga nxënësit dhe

mësimdhënësit, në mënyrë që nxënësve t’u mundësohej qasje më e lehtë për përdorimin e

kompjuterit për qëllime arsimore. Disa shkolla kanë kompjuterë e disa jo, mirëpo nuk është e

rëndësishme vetëm prania e kompjuterëve në shkolla, por kërkohet aftësim pedagogjik për

përdorimin e tyre si për mësimdhënës, ashtu edhe për nxënës. Mësimdhënësit vetëm janë

trajnuar për disa programe kompjuterike. Ekzistojnë dy kategori kryesore të shfrytëzimit të

kompjuterëve: mësim "nga" kompjuterët dhe mësim "me" kompjuterët. Për të realizuar këtë,

kërkohet orientim dhe udhëzim i mësimdhënësve për t’i stimuluar nxënësit që teknologjinë ta

përdorin për arsim. Shumë nxënës kanë shkathtësi që ta përdorin kompjuterin, por ekziston një

dallim i dukshëm në mes shkathtësive në teknologjinë informative dhe përdorimit të

teknologjisë informative për qëllime pedagogjike. Disa nxënës kompjuterin e përdorin për lojëra

të ndryshme në internet, që po ndikojnë në shpenzimin e kohës për shkaqe argëtuese dhe po

krijojnë edhe varshmëri te fëmijët. Komunikimi në rrjete sociale në mes të nxënësve është

shpenzim i madh i kohës për biseda me shoqëri dhe që nuk rezulton me kurfarë rezultati

mësimor. Po ashtu edhe mos kujdesi i prindërve për mbajtjen nën kontroll të fëmijëve të tyre

lidhur me atë se çka shohin në televizor, çka luajnë në internet dhe me video lojra, si dhe me kë

komunikojnë është shqetësim i mësimdhënësve, të cilët kërkojnë kujdes më të shtuar ndaj

fëmijëve të tyre, që kjo po ndikon shpesh në sjellje jo të mira, në mënyrën e jetesës dhe në

suksesin e tyre në shkollë.

Pra, teknologjia informative është e domosdoshme, mirëpo kohëzgjatja, përdorimi e përmbajtja

duhet të jenë nën mbikqyrjen e të rriturve.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

29

AUTOBIOGRAFIA

Unë quhem Vjosa Byci, e lindur më: 15.07.1994

Shkollën e mesme të ulët e kam përfunduar në shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë.

Shkollën e mesme të lartë e kam përfunduar në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Pastaj vazhdova studimet në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Edukimit

– Programi Fillor.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT ... Diplome... · Teknologjia dhe mjetet teknologjike janë bërë pjesë e edukimit në shkolla dhe synimi është të përdorim

30

LITERATURA

Woolfolk, Anita, Psikologji edukimi, Tiranë 2011.

Grup autorësh (Charles G. Morris, Albert A. Maisto), Psikologjia, Tiranë 2008.

Grup autorësh (Bardhyl Musai, Jonila Godole, Tidita Abdurrahmani), Edukimi mediatik,

Tiranë, 2011.

Neill-Hall, Juliet, How to help your child succeed at school, Great Briain, 2003

Mexhuani, Arbnesha, Integrimi i teknologjisë informative të komunikimit në mësimdhënie dhe

nxënie, Prishtinë, 2014

Statovci-Shala, Safete, Shkaqet e humbjes së interesimit të nxënësve për mësim, Prishtinë, 2014

Burime nga interneti

http://www.tiranaobserver.al/femijet-ne-gracken-e-teknologjise-demet-qe-sjellin-lojerat-elektronike/

http://omi.al/slider-2/shendeti-i-femijes-dhe-perdorimi-pa-kriter-i-kompjuterit/

http://albanian.cri.cn/1155/2015/05/18/182s141854.htm

http://www.worcesterschools.org/sites/default/files/Services%20and%20Programs/Bullying%20Preventi

on/bullyingpreventionandinterventionplan-albanian.pdf