---universiteti i gjakovËs “fehmi agani” tolaj.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar,...

30
---UNIVERSITE FA TEMA: ROLI I P Udhëheqësi shkencor: Prof. Dr.Ruzhdi Kadrija ETI I GJAKOVËS “FEHMI AGA AKULTETI I EDUKIMIT Dega: Programi Fillor PUNIM DIPLOME PRINDËRVE NË EUKIMIN E FËMIJ Valentina Tol Gjakovë, 2019 ANI” JËVEKandidate: laj

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: “ROLI I PRINDËRVE NË EUKIMIN E FËMIJËVE”

Udhëheqësi shkencor: Kandidate:

Prof. Dr.Ruzhdi Kadrija Valentina Tolaj

Gjakovë, 2019

---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: “ROLI I PRINDËRVE NË EUKIMIN E FËMIJËVE”

Udhëheqësi shkencor: Kandidate:

Prof. Dr.Ruzhdi Kadrija Valentina Tolaj

Gjakovë, 2019

---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Programi Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: “ROLI I PRINDËRVE NË EUKIMIN E FËMIJËVE”

Udhëheqësi shkencor: Kandidate:

Prof. Dr.Ruzhdi Kadrija Valentina Tolaj

Gjakovë, 2019

Page 2: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

2

PËRMBAJTJA

DEKLARATË .............................................................................................................................................4

ABSTRAKT.................................................................................................................................................5

DEDIKIM ....................................................................................................................................................6

FALENDERIME......................................................................................................................................... 7

HYRJE .........................................................................................................................................................8

KAPITULLI I..........................................................................................................................................9

1. Koncepti edukim ................................................................................................................................. 9

1.2. Psikologjia e edukimit....................................................................................................................10

1.3. Pedagogjia shkollore ......................................................................................................................10

KAPITULLI II ..........................................................................................................................................11

2. Mësimdhënia ........................................................................................................................................11

2.1. Edukimi familjar............................................................................................................................12

2.1.2. Familja patriarkale ....................................................................................................................13

2.1.3. Familja demokratike ..................................................................................................................13

2.1.4. Familja anarkike .........................................................................................................................13

2.2. Prindërit si mësues të parë të fëmijëve.........................................................................................14

KAPITULLI III ........................................................................................................................................17

3. Zhvillimi intelektual i fëmijës ..............................................................................................................17

3.1. Ndikimi i familjes në zhvillimin intelektual të fëmijës ...............................................................18

3.2. Prindërit si partner ........................................................................................................................19

KAPITULLI IV.........................................................................................................................................20

4. Bashkëpunimi ........................................................................................................................................20

4.1. Forma e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë..................................................................................20

4.1. Partneriteti shkollë – familje – komunitet ...................................................................................21

4.2. Takimet prindër – mësimdhënës ..................................................................................................22

4.3. Prindërit si shembull i mësimit .....................................................................................................24

Page 3: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

3

KAPITULLI V ..........................................................................................................................................25

5. Sjellja e fëmijës......................................................................................................................................25

5.1. Rëndësia e familjes në sjelljen e fëmiut........................................................................................26

6. Përfundimi .............................................................................................................................................28

7. REKOMANDIME ................................................................................................................................29

8. Literatura...............................................................................................................................................30

Page 4: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

4

DEKLARATË

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim diplome “ROLI I PRINDËRVE NË EUKIMIN EFËMIJËVE”,është shkruar nga unë, dhe përfqëson punimin tim original. Duke pasur parasysh sepunimi shkencor i temës së mbrojtjes së diplomës duhet të jetë pasqyrim i punës së autorëve,them se punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç të atyre tëlistuara dhe të referuara, dhe nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër përvlerësim.

Punimi është lektoruar nga:

Zekë Muqkurtaj

__________________________________

Nënshkrimi

Valentina Tolaj

Page 5: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

5

ABSTRAKT

Mësimdhënia është proces i cili lidhet ngushtë me raportin famlje dhe komunitet. Për realizimine një pune mësimore dhe arritje të rezulateve të pritura duhet të ketë bashkëpunim mes nxënësitshkollës, familjes dhe komunitetit.Qëllimi kryesor këtij punimi është që të ofroj informacione mëtë sakta për rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit të prindërve me fëmijët për zhvilliminintelektual të tyre, sepse baza e edukatës së njeriut është familja.Në të gjitha shoqëritë dhekulturat, prindërit ju punojnë që fëmijëvet e tyre të kenë një ardhmëri të mirë. Prindërit duan qëfëmijët ti rrisin dhe ti edukojnë si njerëz të denjë e të dobishëm për familjen, farefisin dheshoqërinë në përgjithësi.Metodat e përdorura në këtë punim janë kryesisht në përdorimin eliteraturës, për pjesën teorike të këtij punimi janë përdorur metoda e analizës me të cilën ështëanalizuar dhe theksuar rëndësia dhe kuptimi i rolit të prindërve në mësimnxënie dhe edukim.Kypunim ofron njohuri për nocionet bazë, siç janë konceptet themelore në fushën e pedagogjisëfamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet eedukimit, rekomandimet për edukimin e mjedisit familjar, ndikimi i divorcit, problemet dhekëshillat për të trajtuar fëmijët.

Fjalë kyçe: prindër, mësimdhënës, bashkëpunim, zhvillim intelektual, edukata.

Page 6: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

6

DEDIKIM

Këtë punim diplome ua dedikoj prindërve të mi. Gjithçka qëkam arritur është meritë e juaja!

Page 7: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

7

FALENDERIME

Rruga drejt përfundimit të studimeve është një rrugë mjaftë e gjatë dhe sfiduese. Respekti,mirënjohja dhe vlersimi që kam për gjithë ata që më ndihmuan dhe mbështetën,tingëllon mëbindës kur ai shndërrohet njëkohësisht edhe në një detyrim moral për të vijuar rrugën e nisur.

Një falënderim të veçantë kam për profesorin e nderuar Prof.dr Ruzhdi Kadrija, për mbështetjene ofruar gjatë përgatitjes së këtij punimin,si dhe për gjithë stafin akademik të profesorëve nëUniversitetin “Fehmi Agani” për kontributin e tyre.

Së dyti një falënderim i përzemërt shkon për miket e mia që i bën këto vite të studimeve më tëbukura, ju jam përgjithmonë mirënjohese.

Dhe në fund,por jo nga rëndësia,falënderoj familjen time për dashurinë dhe mbështetjen eofruar, falë jush kam arritur deri këtu.

Faleminderit dhe Mirënjohje çdokujt që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Page 8: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

8

HYRJE

As armiku më i madh nuk mund tësjellë më shumë dëm sesa edukata,e cila gjithë jetën merret si foshnjë!

Aristoteli

Mësimdhënia është një veprimtari ndërpersonale, ndërvepruese që në mënyrë tipike përfshinkomunikimin gojor, që ndërmerret me synimin për të ndihmuar një ose më shumë nxënës tëmësojnë apo të ndryshojnë mënyrat sipas të cilave ata mund të sillen.

Së pari zhvillimi njerzor mund të klasifikohet në bazë të shumë kritereve si: zhvillim fizik qënënkupton ndryshimet në trup, zhvillim personal i cili është termi në përgjithësi i përdorur përndryshimet në personalitetin individual, zhvillimi social i cili i referohet ndryshimeve nëmënyrën si një individ varet ose lidhet me të tjerët, si dhe zhvillimi njohës (kognitiv) qënënkupton ndryshimet në të menduarit.

Së dyti familja është çelësi kryesor i suksesit të fëmijës sepse, hapat e parë të edukimit i merr ngafamilja. Niveli arsimor i prindërve i bën ata afirmativ dhe të hapur për kooperimin reciprokfamiljar, shkollor dhe komunitar që me këtë mundësojnë partneritetin me shumë përgjegjësidypalëshe dhe shumëpalëshe.

Së treti edukimi i fëmijëve me vlera të qëndrueshme merret nga shkolla, e cila është istitucioniku duhet të punohet kundër të gjitha llojeve të mundshme të diskriminimit, si dhe fëmijët mundtë mësojnë dhe të aftësohen për jetë.

Së katërti partneriteti gjithëpërfshirësështë shumë i rëndësishëm dhe përmbledh në vetë të gjithëfaktorët relevantë të edukimit si përfshirjen e fëmijëve, prindërve të cilët janë primarë nëprocesin e edukimit, shkollën qëështë primare në procesin e edukimit, faktorët komunitarë qëkanë potencial bashkëpunues në fushën e edukimit, mas – mediat, vepritmaritë botuese etj.

Së fundmi bashkëpunimi mes shkollës, familjes dhe komunitetit është një ndër faktorët kryesornë parandalimin e diskriminimit në arsim. Pra nuk është vetëm shkolla ajo që duhet të ndihmojënë parandalimin e diskriminimit në arsimin e fëmijëve si me nevoja të veçanta por ky është njëfunksion që drejtohet në mënyrë reciproke nga të gjithë faktorët.

Page 9: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

9

KAPITULLI I

1. Koncepti edukim

Edukimi është procesi i formimit të njeriut si qenie njerzore, me cilësitë e tij fizike, mendore,morale, teknike. Si drejtim kryesor i edukimit është transmetimi i përvojave të njerëzimit tekbreznitë e reja, duke përvetësuar njohuritë, shkathtësitë e shprehitë, arritjen në fushën e artit,prodhimit, teknikës, plotësimit të normave dhe kërkesave morale.

Edukimi është një kusht themelor i ruajtjes dhe zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Si veprimtari,edukimi realizohet në familje, në shkollë, por edhe në jetë. Edukimi është i lidhur ngushtë mezhvillimin e shoqërisë njerëzore, zhvillimin shoqëror, ekonomik, shkencor dhe kulturor duke idhënë atij shtypje pozitive përpara në përparimin e pandalshëm. (Musa, Kraja, 2002, f.22).Nocioni “edukim i ngushtë” ka të bëjë me formimin e personalitetit dhe të karakterit meformimin eatyre cilësive pozitive, për të cilat çmojmë dhe nderojmë personalitete të caktuara (Poaty, fq.23).Në konceptin e edukimit vërejmë shumëllojshmërinë e dukurive të edukimit të cilat janë: Formimi; Të mësuarit; Arsimimi; Instruktimi; Përsosja etj.

Qëllimi i edukatës dhe mësimit, me zhvillimin e mjeteve të punës dhe të prodhimit, kryesisht nërrjedhat e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përherë ndryshon dhe fiton cilësi.Pjesërisht klasifikiohen si veprime të cilat kur gjykohenn përceptohen dhe vlerësohen sipasgjendjes së brendshme vetjake dhe ky ndikim mund të shkaktohet nga mjedisi, situatat etj.

Page 10: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

10

1.2. Psikologjia e edukimit

Psikologjia e edukimit është degë e psikologjisë që studion mënyrën e zbatimit të parimeve tëpsikologjisë në fushën e edukimit. Termi edukim i referohet procesit me të cilin një shoqëritransmeton tek anëtarët e rinj të saj vlerat, besimet, dijet dhe shprehjet për të realizuarkomunikimin brenda shoqërisë.

Psikologjia e edukimit ndihmon pedagogjinë që të njohë mirë jetën psikike të njeriut qëedukohet, njohje pa të cilën nuk mund të realizohen disa parime themelore të didaktikës.

Psikologjia ndihmon pedagogjinë që të njohë më mirë jetën psikike të njeriut që edukohet, njohjepa të cilën mund të realizohen disa parime themelore të didaktikës. Rëndësi të posaçme kanëpsikologjia e zhvillimit, psikologjia e personalitetit, psikologjia sociale,pedagogjike dhe ajoshkollore.

1.3. Pedagogjia shkollore

Pedagogjia shkollore studion punën mësimore – edukative në shkollat tetë vjeçare dhe të mesme,qëllimin dhe detyrat e edukimit shkollore, parimet e përgjithshme, organizimin e shkollave.Pedagogjia shkollore ka këtë përmbajtje:

Objektin e studimit dhe vendin e saj në strukturën shkencore të pedagogjisë; Qëllimin ; Detyrat; Parimet e të mësuarit; Të edukuarit; Metodat; Teknikat dhe instrumentet e punës hulumtuese pedagogjike; Sistemin arsimor; Kurrikulat etj.

Page 11: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

11

KAPITULLI II

2. Mësimdhënia

Nocini “arsim” ka të bëjë kryesisht me procesin e përvetësimit të diturive, shkathtësive,shprehive si dhe me ndikimin e tij në formimin e njeriut. Mësimdhënia është një proces dheveprimtari ndërpersonale, ndërvepruese që në mënyrë tipike përfshin komunikimin që synon tëndihmojë një ose më shumë njerëz për të nxënë (Bardhyl, Musai. 1999,f.24).

Puna mësimore është proces i veprimtarisë dhe i ndikimit të një sistemi të shumëfishtë tëfaktorëve të ndryshëm. Faktorët themelor të mësimit janë: mësimdhënësi, nxënësi dhepërmbajtjet mësimore të trajtuar si “trekëndësh didaktik” (Riza, Brada. 2008,f.135).

Faktorët mësimorë, parë nga aspekti i strukturës dhe i mënyrës së ndikimit të tyre, paraqesin njësistem të gjerë, ata gjatë punës mësimore ndikojnë në forma të ndryshme në zhvillimin didaktiktë organizimit të mësimit.

Figura 1. Puna mësimore dhe bashkëpunimi në klasë

Page 12: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

12

2.1. Edukimi familjar

Familja bashkëkohore është grup themelor dhe shoqëror e cila themelohet me martesën eindividëve të gjinive të ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave jetësore – biologjike,emotive, ekonomike, sociale dhe edukative të anëtarëve të saj (Aferdita, Deva-Zuna. 2003, f.23).

Familja arrin ta njohë fëmijën, të hulumtojë dhe të krijoj shkaqet e vështirësive në nxënie.Raportii prindërve ndaj fëmijëve si dhe mënyra në të cilën zhvillohen, edukohen është faktor shumë irëndësishëm për ngritjen e fëmijës, zhvillimin e proceseve njohëse, arritjen në mësimnxënie etj.

Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm, është ndjenja e dashurisë,që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është ai qëndrimkur fëmijën e shohin si personalitet të vogël, i cili përkryer kësaj është antarë i barabartë ifamiljes.

Figura 2. Hierarkia e marrjes së edukatës së njeriut.

Ekzistojnë disa tipe të familjeve të cilat janë:

Familja patriarkale Familja demokratike Familja anarkike.

Familja

Shkolla

Komuniteti

12

2.1. Edukimi familjar

Familja bashkëkohore është grup themelor dhe shoqëror e cila themelohet me martesën eindividëve të gjinive të ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave jetësore – biologjike,emotive, ekonomike, sociale dhe edukative të anëtarëve të saj (Aferdita, Deva-Zuna. 2003, f.23).

Familja arrin ta njohë fëmijën, të hulumtojë dhe të krijoj shkaqet e vështirësive në nxënie.Raportii prindërve ndaj fëmijëve si dhe mënyra në të cilën zhvillohen, edukohen është faktor shumë irëndësishëm për ngritjen e fëmijës, zhvillimin e proceseve njohëse, arritjen në mësimnxënie etj.

Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm, është ndjenja e dashurisë,që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është ai qëndrimkur fëmijën e shohin si personalitet të vogël, i cili përkryer kësaj është antarë i barabartë ifamiljes.

Figura 2. Hierarkia e marrjes së edukatës së njeriut.

Ekzistojnë disa tipe të familjeve të cilat janë:

Familja patriarkale Familja demokratike Familja anarkike.

Familja

Shkolla

Komuniteti

12

2.1. Edukimi familjar

Familja bashkëkohore është grup themelor dhe shoqëror e cila themelohet me martesën eindividëve të gjinive të ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave jetësore – biologjike,emotive, ekonomike, sociale dhe edukative të anëtarëve të saj (Aferdita, Deva-Zuna. 2003, f.23).

Familja arrin ta njohë fëmijën, të hulumtojë dhe të krijoj shkaqet e vështirësive në nxënie.Raportii prindërve ndaj fëmijëve si dhe mënyra në të cilën zhvillohen, edukohen është faktor shumë irëndësishëm për ngritjen e fëmijës, zhvillimin e proceseve njohëse, arritjen në mësimnxënie etj.

Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm, është ndjenja e dashurisë,që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është ai qëndrimkur fëmijën e shohin si personalitet të vogël, i cili përkryer kësaj është antarë i barabartë ifamiljes.

Figura 2. Hierarkia e marrjes së edukatës së njeriut.

Ekzistojnë disa tipe të familjeve të cilat janë:

Familja patriarkale Familja demokratike Familja anarkike.

Page 13: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

13

2.1.2. Familja patriarkale

Është karakteristike për nga hierarkia e pozitës së anëtarëve të familjes. Në pozicionin më të lartëfamiljar është gjinia mashkullore ose njeriu më i moshuar i familjes. Femrat dhe të rinjtë janë nëshkallë më të ulët të hierarkisë. Femra më e vjetër në familje ka prioritet në organizim, nëvendimmarrje, dhe vlerësim në relacion me femrën më të re. Lidhjet midis femijëve ikarakterizon sërish mosha dhe gjinia, ashtu që femija më i madh ka përparësi për organizim dhevendimmarrje dhe vlerësim se fëmija më i vogël ashtu sikur që ka fëmija djalë në krahasim mefëmijën vajzë.

Edukimi i fëmijëve të gjinisë mashkullore eshtë tendenca permisive, herë – herë skajshëmtolerant dhe lejues, ndërkaq edukimi i vajzave është represiv, në frymën e urdhëresave dhendalesave (Aferdita, Deva-Zuna&bashkëautorët, 2009, f.23).

Kjo ka ndikim të madh në edukimin e fëmijëve në përgjithësi sepse, ata fëmijë të cilët i takojnëfamiljes patriarkale kanë më pak çasje në mësime, sjellje të lirë si dhe në zhvillimin e mendimitkritik. Kjo ndodhë si pasojë e mos lejimit të marrjes së vendimeve për vetë, por gjithmone dukemarrë leje dhe duke pritur të tjerët më të mëdhenjë në familje të vendosin.

2.1.3. Familja demokratike

Familja demokratike karakterizohet me marrëdhënie humane e të barabarta mes gjeneratave dhegjinive të ndryshme. Përgjegjësitë dhe të drejtat ndahen dhe realizohen mbi bazën e mundësive,aftësive dhe interesave të favorshme dhe të dobishme për secilin anëtarë të familjes.

2.1.4. Familja anarkike

Ky tip i familjes ndryshe njihet si familje liberale e cila cilësohet si familje që epiqendër të jetësfamiljare vendos fëmijën. Prindërit nuk e udhëheqin procesin e edukimit, nuk marrin vendime asnuk vlerësojnë zhvillimet dhe sjelljet e fëmijës. Ata i plotësojnë dëshirat, nevojat dhe kërkesat efëmijës madje edhe ato të cilat mund të jenë të paarsyeshme. Kjo tolerancë e skajshme shkaktonparaqitjen e të ashtuquajturitInverzion pedagogjik, që ka kuptimin “fëmijët i udhëheqinprindërit”.

Page 14: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

14

2.2. Prindërit si mësues të parë të fëmijëve

Angazhimi i familjes në sistemet dhe programet e fëmijërisë së hershme është thelbësor dhe joplotësues për promovimin e zhvillimit të shëndetshëm intelektual, fizik dhe social-emocional tëfëmijëve. Përgatitja e fëmijëve për shkollë dhe mbështetjen e arritjeve akademike në shkollënfillore dhe më gjerë.

Termi "përfshirje e prindërve" përmban disa forma të ndryshme të pjesëmarrjes në arsim dhe meshkollat. Prindërit mund të mbështesin shkollimin e fëmijëve të tyre duke ndjekur funksionet eshkollës dhe duke iu përgjigjur detyrimeve të shkollës (konferenca prind-mësues). Ata mund tëpërfshihen më shumë në ndihmën e fëmijëve të tyre në përmirësimin e tyre puna shkollore :sigurimi i inkurajimit, rregullimi për kohën dhe hapësirën e duhur të studimit, modelimi i sjelljessë dëshiruar (si leximi për kënaqësi), monitorimi i detyrave të shtëpisë dhe në mënyrë aktiveduke i mësuar fëmijët e tyre në shtëpi. Përgjegjësia e prindërve është që ta mësojnë fëmijën tësillet të mirë.

Page 15: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

15

Figura 3. Përfshirja e prindërve në zhvillimin intelektuar tek fëmijët.

Prindi me shqetësime dhe me vështirësi thelbësore emocionale dhe somatike, lë pas dore jovetëm nevojat e fëmijës, por shpesh ka pak tolerancë për sjelljen e fëmijës. Ai apo ajo nevrikosetmë lehtë dhe është i prirur për ndërshkime, për të vendosur disiplinën. Ndonjëherë prindinënvlerëson vështirësitë e fëmijës dhe keqinterpreton sjelljet e tij. Për shembull, në rast se fëmijaha më pak ose fillon të laget përsëri në shtrat, prindi e interpreton sjelljen e tij si mosbindje ose sipakujdesi nga ana e fëmijës.

Po ashtu, rezultatet e dobëta në mësime dhe vështirësitë në përqëndrim mund të quhen si përtacie fëmijës ose si sjellje kundërshtuese e tij. Këta prindër janë, gjithashtu, me të prirur për masandërshkimore, në vend që të përpiqen të kuptojnë arsyet e vërteta të ndryshimit në sjelljen efëmijës. Disa prindër kanë prirjen për të qenë tepër të kujdesshëm. Në mjedise të panjohura dhetë reja nëna mund të lidhet me fëmijën dhe më shumë se më parë. Nganjëherë fëmija bëhetçështja kryesore për nënën dhe madje e vetmja arsye për të jetuar dhe për të ecur përpara në jetë.

Kjo nxitë në zhvillimin e varësisë të ndërsjelltë pa bazë të shëndoshë, gjë që çon në vështirësiemocionale dhe në probleme komunikimi me fëmijën. Mbrojtja e tepërt dhe kjo lidhje mund tëpengojë përshtatjen, pasojat e së cilës ndonëse të padukshme në fëmijëri, mund të çojnë nëvështirësi në moshë madhore.

Prindërit mund dhe duhet të janë aktivë në përkushtimin e shkollimit te fëmijët e tyre. Ata duhettë mbajnë kontakte me mësimdhënësit, në mënyrë që sa më mirë të informohen me ecurinë efëmiut të tyre në mësime. Ata prindër, të cilët mbajnë kontakte me mësimdhënës dhe pedagogë,që informohen dhe këshillohen mirë, fëmijët e tyre arrijnë suksese dhe mundësi më të mira përshkollim dhe profesione më të mira dhe më të kërkuara për tregun e punës në shtetin tonë.

Ndonjëherë prindërit janë të prirur për të zgjidhur problemet e tyre nëpërmjet fëmijës. Përshembull, prindi mund të insistojë në ecurinë e fëmijës në shkollë, pavarësisht nga aftësitë efëmijës, duke e shpjeguar ketë në më të shumtën e rasteve së “rezultatet në shkollëjanë e vetmjagje e rëndësishme që ka mbetur”.

Prandaj edhe theksohet se personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale.Kushtet sociale, e para së gjithash aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t’u zhvilluarindividualiteti njerëzorë në qenie humane, pra në qenie e cila ka karakteristika, që i përfillim sikarakteristike njerëzore ( Edmon, Dragoti.1999, f.51).

Prindër të tillë përqëndrohen vetëm në një aspekt të jetës dhe të individualitetit të fëmijës dhemund të abuzojnë lehtë emocionalisht me fëmijën, vecanërisht në rast së shpresat e prindit nuk

Page 16: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

16

realizohen. Prindërit, në kushte të tilla të vështira, shpesh i mposhtin problemet e tyreemocionale dhe të fëmijës.

Prindi “nuk shikon” problemet që ka fëmija pas humbjes së një antari të familjes ose të shtëpisësë tyre, sepse ai nuk është në gjendje të përballojë humbjen. Mjedisi i ri mund të shihet sikërcënues dhe ky reagim mund t’i trasmetohet fëmijës. Për shembull, nëna e cila vetë ndihet ekërcënuar nga qyteti i madh, mund ta kufizoj fëmijën për të dalë jashtë nga shtëpia.

Pasojat e një sjelljeje të tille të prindit mund të paraqitën si probleme të fëmijës për integriminshoqëror, si tërheqje dhe mund të krijojë konflikt midis prindit dhe fëmijës.

Fletorja e komunikimit me familjen është një nga rrugët e mbajtjes së kontaktit të vazhdueshëmtë shkollës dhe familjes. Ky komunikim është gjithëpërfshirës, por i individualizuar, sistematikdhe i përditshëm. Mësuesi apo mësuesja e klasës, çdo ditë i dërgon secilës familje informacionetë shkruara për fëmijën, për sjelljen, angazhimet e rezultatet e veçanta por edhe vështirësieventuale. Përmes fletores së komunikimit me familjen, mësuesja apo mësuesi i drejtohet edhefëmijës me lavdatë të veçantë apo sugjerim për të përmisuar sjelljen apo nxënien. Konstatimetdhe mesazhet në fletoren e komunikimit e lexojnë të gjithë anëtarët e familjes, respektivishtprindërit dhe fëmija nxënës. Është detyrë dhe përgjegjësi e prindërve të reagojnë në komentetdhe informacionet e mësuesit apo mësueses. (Aferdita, Deva-Zuna. 2009. f.219).

Page 17: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

17

KAPITULLI III

3. Zhvillimi intelektual i fëmijës

Zhvillim emocional ka të bëjë me aspektin si ndjehet fëmija për vetveten dhe për botën që errethon, si i shpreh ndjenjat, emocionet ndaj vetes dhe të tjerëve. Po ashtu përmes zhvillimitemocional të fëmijës bëhet rritja dhe edukimi i ndjenjës së besimit, miqësisë dhe bashkëpunimit.Zhvillimi i emocioneve ndikohet nga mjedisi shoqëror dhe mënyra se si njerëzit i përgjigjenatyre. Vetë rregullimi (kontrollimi) i emocioneve nënkupton aftësinë e fëmijës që t’i kontrollojëemocionet dhe impulset e tij/ saj e sidomos kur ndërvepron me të tjerët. Kjo aftësi ndikohet ngacilësia e edukimit intelektual e atashimit dhe nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit të tij/saj.

Fëmijët në fazën efoshnjërisë kanë mëshumë nevojë për tërriturit që t’u ndihmojnëatyre për të përballuaremocionet e fuqishme,kurse në moshë më tërritur ata mësojnë tëkontrollojnëveten(Theodhori,Karaj.2005, f. 57).

Figura 4. Zhvillimi emocional dhe krijimi i pavarur i mendimit kritik të fëmiut

Page 18: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

18

Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive tëpersonalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija),shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria në të cilat ai është anëtar, dheroli që ka në to, literatura dhe filmat, bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore,profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton,sistemi shoqëror i bashkësisë etj.

Shumë me rëndësi është kur tek fëmija nxisim, zhvillojmë të menduarit e tyre, fëmijët vet vetiubëhen kureshtar, kreativ, si shembull: cila është lidhja në mes të përgjegjësive dhe privilegjeve,shpërblimeve. Çdo herë fëmija mëson të sillet duke parë dhe duke imituar të tjerët. Prindërit mevetëvlerësim të mirë e ushqejnë atë edhe tek fëmijët e tyre. Fëmijët janë imitues të mëdhenj,kështu që kur ata shohin të rriturit rreth tyre që sillen me vetëbesim dhe siguri edhe fëmijët ekuptojnë qasjen, mësojnë këto sjellje dhe kjo jep rezultat pozitiv tek fëmija.

3.1. Ndikimi i familjes në zhvillimin intelektual të fëmijës

Përfshirja e prindërve është çelësi për të ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm në jetë. Prindiduhet parë si partner, si vëzhgues, si këshillues. Fëmijët bëhen më të mirë kur prindërit kujdesenrreth asaj që ata janë duke bërë në shkollë. Prind të përkushtuar janë ata prind të cilët kanë njëdialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre (hanë së bashku, e shfrytëzojnëkohën e lirë së bashku, si për shembull: lexojnë libra, luajnë etj.) dhe kur fëmijët kanë nevojë përta, ju gjenden gjithmonë pranë.

Rezultati i edukatës,varet shumë nga mënyrase si do të drejtohetndikimi i familjes. Nëmënyrë që familja tëkurorëzohet me suksesnë edukimin efëmijës, është edomosdoshme qëprindërit të dinëkërkesat bazëpedagogjike dhe tëkrijojnë kushtet edomosdoshme përedukimin e fëmijëve në familje. Dashuria e prindërve, presupozon pjesëmarrjen e fëmijës nëjetën e familjes. Që herët fëmija duhet të kuptojë që ai është një anëtar i familjes, si dhe të tjerët

Page 19: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

19

dhe ai duhet të interesohet për të tjerët, ashtu si dhe të tjerët interesohen për të. Dhe prindërit dhefëmijët duhet të kenë në familje pjesën e vet të punës dhe pjesën e vet të pushimit.

Figura 5. Bashkëpunimi i prindërve në detyrat e shtëpisë

Në këtë mënyrë nuk është normale, kur prindërit për kënaqësitë e tyre, harrojnë për fëmijët, poashtu siç nuk është normale, kur në familje vetëm fëmijët pushojnë, zbaviten, ndërsa në pjesën eprindërve përfshihet vetëm puna.

Një ndër arsyet kryesore se pse baballarët nuk mund të përkujdesen shumë për fëmijët është sejetojnë në një stres midis përgjegjësive familjare dhe atyre të punës. Një problem tjetër mbetetorari i tej zgjatur i punës. Ky orar bën që baballarët ta ndjejnë veten nën presionin intensiv tëditës duke i detyruar ata nga pikëpamja psikologjike të mos i pranojnë fëmijët si individëdialogues dhe rrjedhimisht bëhen të paaftë t’i kuptojnë ata.

3.2. Prindërit si partner

Prindërit kanë përgjegjësi themelore për edukimin dhe zhvillimin _social të fëmijëve. Që nëmomentin e lindjes prindërit dhe anëtarët , e tjerë të familjes janë edukatorët e parë dhe kryesorëtë fëmijëve. Në shtëpi fëmijët mësojnë si të bisedojnë dhe të zhvillojnë aftësitë gjuhësore,mësojnë vlerat, shprehitë sociale si dhe njohuri për shoqërinë.Kur fëmijët i plotësojnë nevojat etyre emocionale, ndodhin dy gjëra. Ata mësojnë se si t'i plotësojnë nevojat emocionale të tëtjerëve dhe ata janë të ankoruar në atë që po marrin, që do të thotë se ata janë mjaft të sigurt përt'u dhënë të tjerëve kur lind nevoja, por së pari duhet të marrin.

Page 20: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

20

KAPITULLI IV

4. Bashkëpunimi

Nocioni bashkëpunimështë sinonim i nocionit partneritet i cili do të thotë “punë e përbashkët medikë tjetër për të kryer një punë”. Duke e njohur procesin e edukimit shkollor, profilizimin eshkollave, komuniteti mund të ndikojë në krijimin e profileve të veçanta, deficitare, të nevojshmepër komunitet apo edhe shoqërinë. Një mjedis shkollor i favorshëm krijon kondita të mira përbashkëpunim të të gjithë faktorëve e më së shumti krijon hapësirë që vetë fëmija të merrpërgjegjësi për formimindhe zhvillimin e personalitetit të vetë(Afërdita, Deva-Zuna&bashkëautorët. 2009, f.479).

Shkolla është nënsistem i sistemit të shoqërisë dhe kjo tregon qartë se shkolla, familja dheshoqëria së bashku ndajnë misionin e tyre thelbësor për edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Kyndikim mund të jetë pozitiv nëse bashkëpunimi i faktorëve kyç është i ngushtë dhe reciproksepse nga momenti kur fëmija shkon në shkollë në mes prindërve dhe shkollës krijohet një lidhjee afatizuar dhe reciproke.

Kjo lidhje bëhet e domosdoshme në veçanti për informim sepse prindërit duan të dinë se :

Cilët janë mësimdhënësit e fëmijës së tyre; Cili është organizimi i shkollës; Cilat janë metodat e mësimdhënies; Cilat janë arritjet e fëmijës së tyre dhe A janë të njejta arritjet e fëmijës si në shkollë ashtu dhe në shtëpi etj.

Kontaktimi i komunitetit të hapur me familjen e hapur dhe shkollën ofron mundësi që tëidentifikohen fëmijët e talentuar dhe të investohet në edukimin e tyre.Është njëformë direkte ebashkëpunimit në të cilën partneritetet komunikojnë pa mjete ndërmjetësuese si:

4.1. Forma e bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë

Page 21: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

21

Mbledhjet midis prindërve, faktorëve të shkollës, mësuesit apo mësuesve në rrethana të caktuaraedhe të nxënësve dhe të faktorëve komunitarë gjithashtu janë një prej mënyrave të realizimit tëformës së drejtëpërdrejtë të bashkëpunimit. Mbledhjet e informimit organizohen nga shkolla dhenë janë të ftuar të marrin pjesë pjesë prindërit e nxënësve të klasës apo në nivel të shkollës.Përparësia e mbledhjeve të informimit në nivel të klasës, paraleles dhe shkollës është kyçja eprindërve dhe familjes në punën e shkollës përmes njoftimit dhe familjarizimit me rrethanat ecaktuara. Kjo u mundëson prindërve por edhe shkollës, të jenë pjesë e proceseve qoftë edhe vetënë nivel të njoftimit me çështjen e caktuar. Mangësia e mbledhjeve të informimit do të jetë nësekjo mënyrë e komunikimit direkt aplikohet si e vetmja. Mbledhjet formale të shkollësn meprindër dhe faktorët e tjerë bashkëpunues mund të rrezikojnë bashkëpunimin në disa rrethana sipër shembull;

Kur mbledhjet formale të shkollës me prindër, nënës dhe faktorët komunitarë dalin jashtëmargjinave të zgjidhjeve parimore;

Kur kooperimi kalon në komunikim për nxënës të caktuar; Kur komunikimi i drejtohet prindit të nxënësit që ka shkaktuar apo është përfshirë në një

situatë të disfavorshme për mirëvajtjen e jetës në shkollë; Kur komunikimi ka tonin e fajësimit të nxënësit apo prindit; Kur komunikimi kalon në fajësim reciprok midis shkollës dhe familjes.

Për t’iu shmangur dështimeve të mundshme, pedagogjia rekomandon aplikimin edhe tëmënyrave të tjera të formave të drejtëpërdrejta të bashkëpunimit shkollë – familje – komunitet.Kjo është forma e komunikimit individual. (Aferdita, Deva-Zuna & bashkëautoë, 2009, f.205).

4.1. Partneriteti shkollë – familje – komunitet

Partneriteti shkollë-familje-komunitet përmirëson programet shkollore dhe klimën në shkollë,ofron shërbime dhe mbështetje për familjet, rrit aftësitë e prindërve dhe rolin drejtues të tyre,krijon lidhje midis prinderve në shkollë dhe komunitet dhe ndihmon mësuesit në punën e tyre.Mbi të gjitha, partneritete të tilla krijohen për të ndihmuar të rinjtë të kenë sukses në shkollë dhenë jetë.

Vendosja e bashkëpunimit të mirëfilltë dhe konstruktiv shkollë – familje – komunitet krijonshanse për zhvillimin dhe formësimin e përsonalitetit të nxënësit.

Page 22: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

22

Përfshirja cilësore e familjes dhe komunitetit fuqizon edukimin e fëmijës. Në lidhje me këtëpartneritet janë disa objektiva kryesore të cilat duhet arritur si:

a) Të krijohen mundësitë e zhvillimit dhe edukimit të aspekteve të personalitetit, por tëtrajtuara dhe të lidhura mes vete si: rritja dhe zhvillimi fizik, ngritja e vetëdijes dhekulturës fizike individuale dhe shoqërore;

b) Të identifikohen dhe tejkalohen vështirësitë në procesin e nxënies, në lëndët e veçanta;c) Të parandalohet dhe luftohet indiferentizmi pedagogjik i shkollës, familjes dhe

komunitetit ndaj vështirësive në procesin e edukimit dhe të nxënies, si dhe në stadet apoperiudhat moshore më të ndjeshme;

d) Nxënësit me nevoja të veçanta të përfshihen dhe përkrahen në të gjitha aspektet si nëjetën komunitare ashtu edhe në atë shkollore duke mos munguar asnjëherë përkrahjafamiljare.

e) Të nxitet dhe të ndihmohet avancimi profesional i mësuesve – arsimtarëve.

Nga bashkëpunimi i mirëfilltë arrihet njohja dhe të kuptuarit më të plotë dhe më i thellë ipersonalitetit të nxënësit dhe veçorive të karakterit, qofshin ato pozitive deri te virtytet apo tëatyre negative, veseve deri te pasionet, që nxënësi i manifeston në relacion me veten dhe të tjerëtnë familje, shkollë e shoqëri, ndaj mësimit dhe obligimeve e të drejtave të tij në rrethin kuzhvillohet.

Partneriteti ka rol kyç në sjelljet e përshtatshme dhe të papërshtatshme të nxënësit e deri tekvështirësitë në nxënie, për arsye se çdo gjë që ndodh në ambientin ku ai jeton ndikon në mënyrëdirektë apo jodirekte në nxënien kritike dhe mekanike të tij.

4.2. Takimet prindër – mësimdhënës

Edukimi i fëmijëve në shkollë dhe edukimi në familje janë një proces i pandarë. Udhëheqës dheorganizator i këtij procesi është kolektivi pedagogjik i shkollës. Në organizimin e punës mefamiljet e nxënësve,shkolla niset nga një unitet detyrash,realizimi i të cilave ndikondrejtperdrejtënë zhvillimin harmonik e të gjithanshën të personaliteti të fëmijës.

Vendosja dhe zhvillimi i parneritetit shkollë familje ndikohet nga shumë faktorë,natyra e tëcilave është përcaktuse për suksesin dhe efektivitetin e kësaj marrëdhënie. Është e rëndësishmeqë prindërit të ndjekin çdo takim që mësuesit ua kërkojnë si një mundësi për të përmirësuarmënyrën e të mësuarit të fëmijës tuaj dhe të siguroheni që rolet e mësuesit, nxënësit dhe prinditjanë të qarta dhe të krijuara në atë mënyrë që të ndihmojnë fëmijën të nxjerrë nga vetja më tëmirën.

Page 23: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

23

Figura 6. Takimet prindër – mësimdhënës – nxënës

Takimet prindër-mësues luajnë rol shumë të rëndësishëm në edukimin e fëmijës. Këto takimezakonisht bëhen për të diskutuar mësimin dhe përparimin e fëmijës dhe ndodhin një ose dy herënë vit. Ato mund të jenë të gjata ose të shkurtra, varet se çka do të diskutohet.

Takimet prindër-mësues janë mundësi e mirë për të diskutuar përparimin e fëmijës suaj, tëtregoni pikat e forta dhe nevojat e fëmijës dhe të punoni me mësuesin për t’i ndihmuar fëmijët tëkenë sukses në shkollë. Këto takime mund të mbahen vetëm prindërit me mësuesin, ose dukemarrë edhe fëmijën, por edhe mësuesi me të gjithë prindërit e nxënësve të tij. Të dy palët, siprindërit dhe mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm dhe nuk e zëvendësojnë njëri tjetrin porpërkundrazi e përforcojnë rolin e njëri tjetrit.

Page 24: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

24

4.3. Prindërit si shembull i mësimit

Edukimi moral i njeriut fillon që në familje, për të vijuar pastaj edhe në shkollë. Rëndësi tëveçantë ka nëna dhe edukatori

Është e domosdoshme për zhvillimin intelektual të fëmiut që baza e edukimit të merret ngafamilja, sepse çdo fëmijë deri në moshën kur arrin të ketë një koncept individual të të menduaritai kopjon çdo sjellje dhe çdo fjalë që merr nga ambienti ku jeton. Ambienti në të cilin zhvillohetështë padyshim familja, prandaj ka shumë rëndësi se si prindërit sillen dhe e edukojnë fëmiun etyre sepse çdo fëmijëështë pasqyrë e familjes.

Kur fëmijët janë të vegjël, prindërit janë mësuesit e tyre të parë. Ata eksplorojnë natyrën,lexojnë, gatuajnë dhe numërojnë së bashku. Kur fëmijët fillojnë shkollimin fillor, detyra eprindërve është t’iu tregojë se si shkolla mund t’i zgjeroj njohuritë dhe të përmirësojë atë çkakanë mësuar deri më tani. Përmes udhëzimeve dhe duke ua përkujtuar, prindërit u ndihmojnëfëmijëve të organizojnë kohën dhe mbështesin dëshirat e tyre për të mësuar gjëra të reja brendadhe jashtë shkollës.

Page 25: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

25

KAPITULLI V

5. Sjellja e fëmijës

Inkurajimi, ndihma dhe përkrahja e prindërve për detyrat shkollore si dhe përfshirja e tyrepërbën bazën themelore për edukimin e fëmijëve. Prindërit janë mësuesit e parë dhe ata të cilëtvazhdojnë ta edukojnë fëmijën edhe jashtë shkollës. Megjithëse roli i prindit në edukim tëfëmijës evoluon gjatë rritjes së fëmijës, një gjë mbetet gjithmonë: prindërit janë shembull përfëmijët. Qëndrimet e prindërve në lidhje me edukimin mund t’i frymëzojnë dhe t’iu tregojnëfëmijëve se si të marrin përgjegjësi gjatë gjithë rrugëtimit të tyre arsimor.

Figura 7. Ndikimi i prindërve në gjendjen emocionale të fëmijës

Përgjegjësia e prindërve është që ta mësojnë fëmijën të sillet mirë. Fëmijët më mirë mësojnë nësei tregoni shembull personal. Sjellje e caktuar nuk është e pranueshme nën asnjëfarë kushtesh.

Page 26: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

26

Nuk duhet të lejohet zgjedhje nëse bëhet fjalë për çfarëdo gjëje e cila e kërcënonshëndetin/sigurinë e fëmijës ose ardhmërinë e tij.

Për shembull fëmija i sëmurë duhet të marrë barëra. Fëmija i vogël nuk guxon të luajë në rrugë,ose tinejxheri nuk guxon të vozitet me vozitës të dehur. Fëmija nuk duhet të ikë nga shkolla.Shkolla e përgatit që të mund të punojë dhe fitojë për jetën, gjegjësisht bëhet fjalë përardhmërinë e tij.

Fëmijët dallohen në sjellje në varësi nga mosha e tyre dhe nga personaliteti. Bëhuni i drejtë dhereal në raport të asaj se çfarë prisni nga ata. Thuaj fëmijës çfarë prisni prej tij. Instruksionet duhettë jenë të qarta dhe nuk duhet të hiqni dorë nga ato. Mos kërkoni nga fëmija juaj të bëjë diçka,kështu që do ti lini rast të thotë jo. Në vend që të pyesni ,,a je i përgatitur për në krevat?” thoni“Koha është që të përgatitesh për në krevat”.

Për të qenë një fëmijë me sjellje të mira, harmonia në familje duhet të jetë primare. Edhe pse janëdisa tipe të familjeve kur bie fjala për edukimin dhe zhvillimin e fëmiut duhet gjithmonë të jenëtë njejtë të afërt dhe të dashur me ata.

Afërsia dhe harmonia fillon me shpërblimin e sjelljevetë mira me lëvdata, shpërblime osepërkujdesje. Shpërblimi nuk duhet të blihet me të holla. Mund të jetë edhe një përqafim i thjeshtëose t'i shtohet numri i përrallave kur vihet në gjumë, ose t'u përgatitet diçka speciale për tëngrënë. Është mirë për ta lënë fëmijën që vetë ta zgjedh dhuratën por gjithmonë duke mos ipremtuar diçka të cilën nuk mund t'u dhurohet.

5.1. Rëndësia e familjes në sjelljen e fëmiut

Shpesh lind pyetja, “Përse duhet t’i mësojmë fëmijët të sillen mirë? Ata e dinë se si duhet tësillen. Përse nuk mund të presim që ata të sillen mirë?”. Në të kaluarën, disiplina shkollore ështëpërqendruar kryesisht te kundërpërgjigja ndaj sjelljes së keqe të një nxënësi të caktuar, duke vënënë zbatim strategjitë ndëshkimore, duke përfshirë qortimet, heqjen e privilegjeve, dërgimet nëdrejtori, pezullimet dhe përjashtimet. Zbatimi i një mase ndëshkimore nuk është e dobishme,veçanërisht kur përdoret në mënyrë selektive dhe duke mos u ndërthurur me strategji të tjerapozitive.

Prindi me shqetësime dhe me vështirësi thelbësore emocionale dhe somatike, lë pas dore jovetëm nevojat e fëmijës, por shpesh ka pak tolerancë për sjelljen e fëmijës. Ai apo ajo nxehet melehtë dhe është i prirur për ndërshkime, për të vendosur disiplinën. Ndonjëherë prindinënvlerëson vështirësitë e fëmijës dhe keqinterpreton sjelljet e tij.

Page 27: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

27

Sjellja e fëmiut ndikohet në mënyrë direkte apo indirekte nga marëdhëniet mes prindërve. Nësëpridnërit janë në prag të divorcit dhe ata vazhdimisht zihen me njëri tjetrin padyshit që kjo do tëreflektojë tek gjendja emocionale të fëmiut i cili më pastaj do t’a përcjell atë përmes sjelljes tektë tjerët. Kjo sjellje është agresive dhe e bën fëmiun të sillet jasht rregullave të shkollës si; prishjae qetësisë; agresion; mos bashkëpunim me fëmijët tjerë; hutime; fëmiu flet me zë të lartë;shpërqendrime etj. Nw kwtw rast fëmija duhet të paralajmërohet për ndryshimet që do tëpërballet, pwr shembull: ndarja e prindwrve, ndryshimi i shtëpisë, shkollës, fëmijëve duhet t’imundësohet takimi me prindin tjetër që jetojnë të ndarë dhe mos t’i mohohet kjo e drejtë.Kurstreset grumbullohen dhe ndihma e nevojshme mungon, zhvillimi psikosocial i fëmijëve mund tëfrenohet dhe shërimi nga traumat të zgjatet ose të dëmtohet. Për ketë arsye, një jetë e gjatë nëkushte të vështira është e dëmshme për shërimin e shpejtë nga përvoja traumatike dhekarakterizohet nga një ndikim i zgjatur i një numri stresuesish.

Nësë marrëdhëniet në familje janë të mira dhe të duhura gjithsesi edhe kjo do të ndikojë direkt nësjelljen e fëmiut sepse fëmijët janë pasqyrë e prindërve. Kjo do të thotë që ai fëmijëështë i qetë, ipërkushtuar, kryen detyrat me rregull, ndihmon të tjerët, flet me zë të ulët etj.

Page 28: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

28

6. Përfundimi

Prindërit kanë detyrë me shumë përgjegjësi dhe shumë fisnike. Ato merren me edukimin efëmijëve të moshës parashkollore, i përgatisin ata për të mësuar me sukses në shkollë dhefamiljet e tyre në çështjet e edukimit. Figura e tyre morale, karakteri dhe veçoritë e personalitetit,metoda dhe stili i punës edukuese, e tërë bota e tyre shpirtërore materializohet në marrëdhënietme fëmijët.

Roli prindëror është faktori kryesor dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e drejtë të fëmiut,për edukimin e drejtë të tij, për formimin e një personaliteti të shëndoshë. Ky rol i prindërveështë një faktor që ka ndikim shumë të madh në zhvillimin, edukimin, socializimin, vetëbesimintek fëmijët.Aftësitë e tjera, përtej atyre kognitive, iu mundësojnë fëmijëve që t’i zgjedhinproblemet në mënyrë më efikase. Kurrikulat që inkurajojnë fëmijët të reflektojnë, të parashohin,të pyesin dhe të bëjnë hipoteza i vënë ata në drejtimin e duhur të të mësuarit dhe angazhimitefikas.

Rëndësi të veçantë kanë marrëdhëniet e drejta familjare si: marrëdhëniet ndërmjet prindërve,marrëdhëniet e prindërve me fëmijët dhe fëmijët ndërmjet veti. Dihet se ngrohtësia dhe stabilitetii marrëdhënieve në familje, sjellja e prindërve, bashkëpunimi i prindërve me fëmijët, angazhimidhe kujdesi, interesimi, përkushtimi i tyre tek fëmijët ndikon pozitivisht në sjelljet dhe veprimete fëmijës dhe kjo ndikon në formimin e një personaliteti të shëndosh në të ardhmen.

Në lidhje me menaxhimin e shkollës dhe partneritetin me prindërit u arrit në përfundim qëhartimi i politikave të ndryshme arsimore rajonale dhe lokale ndikon pozitivisht në menaxhiminmë të suksesshëm të shkollës dhe fëmijëve.Edukimi i fëmijëve në shkollë dhe edukimi në familjejanë një proces i pandarë. Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është kolektivi pedagogjik ishkollës.Në organizimin e punës me familjet e nxënësve ,shkolla niset nga nje unitet detyrash,realizimi i të cilave ndikon drejtëpërdrejt në zhvillimin harmonik e të gjithanshëm tëpersonalitetit të fëmijës.

Page 29: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

29

7. REKOMANDIME

Rekomandimet kryesore për prindërit janë :

Mbështeteni fëmijën tuaj. Besoni fjalëve të tyre, reagoni menjëherë dhe kërkoni ndihmë. Mos e akuzoni fëmijën tuaj e as mos e fajsoni atë. Kërkoni ndihmë nga mësuesi apo nga puntorët socialë dhe informoni ata për ngjarjet. Sa më shumë lavdërata dhe dhënje të kurajos sa më pak sharje. Mundohuni të shihni anën pozitive të fëmijës. Jepni atyre urdhëra dhe rregulla të çarta. Bëhuni fleksibil në përpilimin e rregullave. Konsekuenca logjike në rast të prishjes së rregullave. Sa më shumë përkrahje në raste konflikti . Në asnjë mënyrë mos e përdorni dhunën ndaj fëmijës! Fëmijët që e përjetojnë dhunën kanëshumë vështërsi në ndërtimin e vetbesimit dhe janë të gatshëm të përdorin dhunën në rast konflikti. Nëse hidhërimi dhe tërbimi është i madh sa që ju mendoni ta rrahni fëmijën, më e arsyeshmeështë të dilet jashtë ose në dhomën tjetër derisa nuk qetësohet gjendja. Është mirë ti jepni vetës kohëqë të mendoni dhe të gjeni zgjidhje tjetër. Bisedoni së bashku se cfarë mendon të bëjë kur tëpërfundojë shkolla, cili profesion mund të jetë ipërshtatshëm për të ardhmen.

Page 30: ---UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TOLAJ.pdffamiljare, faktorët e edukimit familjar, parimet dhe metodat e edukimit në familje, stilet e edukimit, rekomandimet për edukimin

30

8. Literatura

Brada, R. (2008). Didaktika kibernetike, Dukagjini, Prishtinë;

Deva-Zuna, Aferdita & bashkëautorë.(2009), Libri shkollor, Prishtinë;

Dragoti, E. (1999). Psikologjia sociale, Shblu, Tiranë;

Kara, Th. (2005). Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë;

Kraja, M. (2002). Pedagogjia, Libri universitar, Tiranë;

Musai, B. (1999). Psikologji edukimi, zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia, Pegi, Tiranë;