fakulteti i edukimit programi parashkollor · 2019-10-16 · 1.6. edukimi parashkollor ky nocion, i...
TRANSCRIPT
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
BASHKËPUNIMI NË MES TË INSTITUCIONEVE PARASHKOLLORE DHE
PRINDËRVE NË FAVOR TË EDUKIMI
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Njomza Zekaj
Gjakovë, 2019
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
BASHKËPUNIMI NË MES TË INSTITUCIONEVE PARASHKOLLORE DHE
PRINDËRVE NË FAVOR TË EDUKIMI
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Njomza Zekaj
Gjakovë, 2019
1
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
BASHKËPUNIMI NË MES TË INSTITUCIONEVE PARASHKOLLORE DHE
PRINDËRVE NË FAVOR TË EDUKIMI
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Njomza Zekaj
Gjakovë, 2019
2
Ky punim diplome u mbrojt më________________, para Komisionit vlerësues në përbërje:
1. _____________________ Kryetar
2. _____________________ Anëtar
3. _____________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën:______________
Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:
1. ______________
2. ______________
3. ______________
Ky punim është realizuar në Fakultetin e Edukimit me qëllim të arritjes së titullit
Bachelor i Edukimit – Drejtimi Parashkollor
3
Përmbajtja
Falënderim..................................................................................................................................... 5
Abstrakt ......................................................................................................................................... 6
Hyrje............................................................................................................................................... 7
KAPITULLI I................................................................................................................................ 8
1. Shpjegimi i nocioneve bazë ...................................................................................................... 8
1.1. Nocioni bashkëpunim dhe partneritet.............................................................................. 8
1.2. Nocioni shkollë.................................................................................................................... 8
1.3. Nocioni familje.................................................................................................................... 9
1.4. Nocioni komunitet .............................................................................................................. 9
1.5. Bashkëpunimi edukatore-prind...................................................................................... 10
1.6. Edukimi parashkollor ...................................................................................................... 10
1.7. Institucioni parashkollor ................................................................................................. 10
KAPITULLI II ............................................................................................................................ 12
2.1. Qëllimet dhe objektivat e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet ......................... 12
2.1.1. Qëllimet....................................................................................................................... 12
2.1.2. Objektivat................................................................................................................... 13
2.2. Rëndësia e partneritetit ................................................................................................... 14
2.2.1. Rëndësia për nxënësin në shkollë-familje................................................................ 14
2.2.2. Rëndësia për shkollën................................................................................................ 15
2.2.3. Rëndësia për familjen................................................................................................ 15
2.2.4. Rëndësia për komunitetin ......................................................................................... 16
KAPITULLI III .......................................................................................................................... 17
3. Faktorët e partneritetit........................................................................................................... 17
3.1. Shkolla ............................................................................................................................... 17
3.1.1. Stafi pedagogjik, faktor bashkëpunues ................................................................... 18
3.1.2. Mësimdhënësi............................................................................................................. 18
3.1.3. Shërbimi profesional ................................................................................................. 19
3.2. Personeli menaxhues - drejtori, zëvendësdrejtori ......................................................... 20
4
3.3. Nxënësi - faktor i partneritetit ........................................................................................ 21
3.4. Nxënësit dhe rolatat bashkëpunuese .............................................................................. 21
3.5. Shërbimi i konsulencës në shkollë................................................................................... 22
3.5.1. Pedagogu..................................................................................................................... 22
3.5.2. Psikologu..................................................................................................................... 23
3.5.3. Mjeku.......................................................................................................................... 24
3.5.4. Zyrtari social .............................................................................................................. 24
3.5.5. Bibliotekisti................................................................................................................. 25
3.6. Familja............................................................................................................................... 25
3.7. Komuniteti ........................................................................................................................ 26
Përfundim .................................................................................................................................... 28
Rekomandime.............................................................................................................................. 29
Literatura..................................................................................................................................... 31
5
Falënderim
Më ka ndodhur shumë herë të ndjeja vetën se kam dështuar, por nuk kam ndaluar asnjëherë së
provuari të jem e suksesshme sepse për çfarëdo që kam kaluar këto vite, gjithmonë kam pasur
përkrah persona që më kanë mbështetur.
Andaj, sot u jam shumë falënderuese:
Falënderoj familjen time në përgjithësi por, në veçanti bashkëshortin tim dhe fëmijët e mi. Keni
bërë të jem e bekuar për besimin dhe përkrahjen që më keni ofruar në çdo hap të jetës.
Miken time të dashur A. H, e falënderoj për çdo ditë të bukur në angazhimin tonë për gjithë këto
vite që kaluam bashkë.
Gjithsesi falënderoj Prof. Shefqet Mulliqi që gjithmonë ka qëndruar bashkë dhe përkrahë neve
studentëve, për ndihmën dhe këshillat në lidhje me profesionin tonë dhe jetën profesionale,
gjithashtu falënderoj edhe gjithë profesorët bashkëpunues, të rregullt dhe përkushtues që ky
universitet ka. E përgatitur për të diplomuar por që nuk do të mbarojë këtu, thjeshtë ky ishte një
kapitull mjaft i rëndësishëm për mua, që po përmbyllet suksesshëm.
6
Abstrakt
Sot në kohën e ndryshimeve marramendëse në shkencë, teknikë e teknologji, domosdoshmërisht
imponohet nevoja e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve sipas standardeve dhe metodave të reja të
shekullit XXI, me qëllim të përgatitjes së fëmijëve në ngritjen e shkallës sëinteligjencës.
Bashkëpunimi i shkollës me komunitet ka rezultate të shumta në arsim, si: rritet efektshmëria e
shkollës, rritet cilësia në mësimdhënie, qeverisje funksionale, rezultate të larta në nxënie,
aftësimi i njerëzve për punë dhe profesione, rritet standardi ekonomik e jetësor.
Inkurajohen vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës. Në të
kaluarën shkolla shndërrohej në një instrument të oligarkisë partiake e politike (sot, ndodh të
ngjajë diskriminimi ndaj shkollës… Diskriminimi institucional është mëi përhapur se racizmi).
Rrethanat kur njerëzit po përjetojnë ndryshimin e epokave, shumica e njerëzve janë të mendimit,
se familja nuk po i përmbush obligimet e saja për krijimin e bazamentit për zhvillim të
shëndoshë e të qëndrueshëm të fëmijëve. Sot studiuesit e shumtë të kësaj problematike
konstatojnë se përgjithësisht pritet dhe shpresohet që ndryshimet në shoqëri nga njëra anë po
mundësojnë ngritjen e kulturës si dhe shtimin e interesimit të prindërve për bashkëpunim me
shkollën rreth përparimit të fëmijëve të tyre.
Duke u mbështetur në rolin e pazëvendësueshëm që kanë këta faktorë (familja, shkolla dhe
komuniteti) në formimin e gjithanshëm të fëmijëve, por edhe interesin që ka shkenca, si dhe
dobinë e shumëfishtë që ka shoqëria, zgjodha që si objekt studimi të trajtojë temën:
“Bashkëpunimi në mes të institucioneve parashkollore dhe prindërve në favor të edukimit”.
Fjalët çelës: shkollë, familje, nxënës, komunitet, prindër, mësimdhënës.
7
Hyrje
Përfshirja e shkollës dhe e komunitetitnë punën e shkollës është njëri prej elementeve kryesore
për të arritur rezultate më të mira të nxënësve. Me anë të të nxënit dhe bashkëpunimit, njerëzit e
përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre personale, por edhe cilësinë e jetës së komunitetit.
Bashkëpunimi u ndihmon njerëzve që t’i identifikojnë problemet dhe resurset në komunitet, por
edhe ta krijojnëardhmërinë e vet duke krijuar mundësi për të nxënit në periudha të ndryshme të
jetësdhe duke zhvilluar shkathtësi për udhëheqje. Shkolla, si qendër e të mësuarit në komunitet,
është vendi ku mund tëndërtohen dhe zhvillohen marrëdhëniet e partneritetit në atë komunitet.
Ato luajnë rol tërëndësishëm,në lidhje me faktin se si komunitet mund tëbëhet vend ku
tëmësuarit dhe jeta ndërthuren me qëllim që të krijohen kushte më të mira për të gjithë banorët e
këtij komuniteti. Shkollat janë për nxënësit. Për të bërë një shkollë tëshkëlqyeshme, shkollat e
suksesshme nuk mbështeten vetëm në drejtorët dhe mësimdhënësit, ato përfshijnë edhe aktorë e
aktivitete tëtjera. Aktorë primarë në cilësinë dhe performancën e shkollës janë nxënësit dhe
prindërit e tyre. Ata duhet të përfshihen formalisht në zhvillimin e shkollës përmes Këshillit
Drejtues të Shkollës (ku përfshihen edhe aktorë të tjerë), Këshilli i Prindërve dhe, për nxënësit,
Këshilli i Nxënësve. Dhe prindërit e nxënësit mund të përfshihen në mënyrë ‘joformale’ (d.m.th
pa përfaqësuar ndonjë organ tjetër) duke u angazhuar vullnetarisht në komisione aktive.
Shumë shkolla të suksesshme përfshijnë organizata të ndryshme nga komuniteti i tyre si biznese,
industrinë dhe komunitetin bujqësor ku këto grupe kanë interes në përkrahjen e zhvillimit të
shkollës. Shkollat e mira e shfrytëzojnë thënien e urtë Afrikane që thotë, “nevojitet një fshat i
tërë për të rritur një fëmijë”. Në këtë rast, “nevojitet angazhimi i një qyteti të tërë për të krijuar
bashkëpunim me shkollën që të nxirren rezultate të mira”.
Ky punim diplome ka të bëjë me rëndësinë e bashkëpunimit në mes të shkollës, familjes dhe
komunitetit për ta bërë edukimin e fëmijëve sa më të mirë.
8
KAPITULLI I
1. Shpjegimi i nocioneve bazë
1.1. Nocioni bashkëpunim dhe partneritet
Ky nocion është sinonim i nocionit “partneritet” apo edhe nocionit “kooperim” e
“krahasim”.Domethënia e këtij nocioni është “punë e përbashkët me dikë tjetër për të kryer një
punë”. (ASHSH, 2005:78)
Sintagma bashkëpunim edukativ ka kuptimin e involvimit të më shumë faktorëve në procesin e
edukimit, faktorë këta të cilët mund të jenë“të planifikuar dhe të paplanifikuar, të kontrolluar e
të pakontrolluar, të vazhdueshëmapo tëherëpashershëm, shoqëror apo
individual”(GrupAutorësh, 1996:450), e që synojnë realizimin e qëllimeve të edukimit.
1.2. Nocioni shkollë
Nga shumica e përkufizimeve për shkollën që i hasim në tekstet e pedagogjisë por edhe të tjera
ne do t’i veçojmë dy prej tyre, e që i japin autorët e ndryshëm. Në një enciklopedi pedagogjike
thuhet se “Shkolla është institucion me organizim të veçantë,detyra themelore e së cilës është
realizimi i qëllimeve dhe detyrave të procesit të edukimit”(GrupAutorësh, 1996:567), ndërkaq në
një tjetër tekst të një grupi autorësh gjejmë këtë definicion “Shkolla është njësistem i krijuar nga
shoqëria për interesat e vetë shoqërisë”(Grup Autorësh, 2003:26). Struktura organizative
themelore e shkollës përbëhet nga: mësimi obligativ, aktivitetet e lira jashtëmësimore, aktivitetet
e tjera.
Shkolla përbëhet nga kjo strukturë, pa të cilat nuk do të ishte shkollë:
- Nxënësit,
- Mësimdhënësit,
- Udhëheqësit e shkollës- drejtori, zëvendësdrejtori, ndihmësdrejtori, udhëheqësi i sektorit
etj.
9
- Punëtorët administrativë- sekretari, referentët etj.
- Shërbimi i konsulencës- psikologu, pedagogu, mjeku, punëtori social, bibliotekarët,
nutricionisti etj.
- Punëtorëtteknikë ndihmës, higjienistët etj. (Zuna &bashkautorët, 2009:18)
1.3. Nocioni familje
Përkufizimi i nocionit familje në literaturënsociologjike, atë pedagogjike hasim përkufizime të
shumta që i përkasin nocionit familje. Në mbështetje të tyre jemi përpjekur të japim një
definicion që mbulon sa më plotësisht nocionin familje. Pra, “Familja bashkëkohore është grup
themelor shoqëror, qelizë e shoqërisë e cila themelohet me martesën e individëve të gjinive të
ndryshme me qëllim të plotësimit të nevojave jetësore-biologjike, emotive, ekonomike, sociale
dhe edukative të anëtarëve të saj”(Zuna &bashkautorët, 2009:23). Duke u bazuar në
përkufizimin konstatojmë se “familjene karakterizon intimiteti i jetës, vitaliteti dhe uniteti i
funksioneve të saja”(Zuna &bashkautorët, 2009:23).
1.4. Nocioni komunitet
Fjala komunitet ështëemërtim i përbashkët për të gjitha format e ndërlidhjes dhe integrimit të
njerëzve. Fjala komunitet është sinonim i fjalës bashkësi shoqërore që do të thotë“grup njerëzish
të lidhur nga veçoritë kombëtare, nga kushtet historike etj”(Zuna & bashkautorët, 2009:79).
Ajo bëhet pjesë e fjalorit të ri social e shkencor, nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm si
komunitet ndërkombëtar, lidhjeve ndërkombëtare e shkencore, gjuhësore, gjuhësore, kibernetike
dhe procesit të globalizimit.
Komunitetin e përbëjnë bashkësia e prindërve, e nxënësve, e institucioneve e asociacioneve të
ndryshme arsimore, kulturore, shkencore, shëndetësore.(Zuna & bashkautorët, 2009:12)
10
1.5. Bashkëpunimi edukatore-prind
Nënkupton, ndërveprimin mes institucionit parashkollor dhe familjes, gjegjësisht edukatores dhe
prindit, në mënyrë tëvazhdueshme, përmes alternativave të ndryshme të bashkëpunimit konkret, i
cili reflekton direkt, në zhvillimin e fëmijës e njëkohësisht edhe në realizimin e punës më
cilësore të institucionit. Të dy faktorët bashkëpunues kanë detyra dhe përgjegjësitë e veta
edukative e zhvillimore, si dy subjekte kryesore për edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.
1.6. Edukimi parashkollor
Ky nocion, i referohet edukimit në fëmijërinë e hershme, gjegjësisht edukimit të fëmijëve të
moshave 0-6 vjet. (Kjo, është sipas standardeve të edukimit parashkollor në Kosovë, sepse ky
nivel edukimi, në shumë vende nënkupton edukimin e moshave, 0-8 vjet). Qëllimi i shërbimeve
të edukimit parashkollor është, që të promovojë zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve, duke i
ndihmuar ata, për të marrë qëndrimet dhe kompetencat që do të integrohen gradualisht në
shoqëri.
Edukator: personi i kualifikuar sipas dispozitave të ligjit mbi arsimin parauniversitar, me
përgatitje akademike dhe profesionale, i/e punësuar, për ofrimin e shërbimeve arsimore për
fëmijët e moshave 0-6 vjet.
1.7. Institucioni parashkollor
Objekt apo shtëpi e përshtatur, e cila është ndërtuar në mënyrë special, për të ofruar programe
edukative për parashkollorët, të cilat plotësojnë nevojat edukative dhe zhvillimore të fëmijëve,
deri në regjistrimin e tyre në shkollën fillore. Këto institucione, ofrojnë shërbime të cilat janë me
orar të plotë, gjysmë orari dhe mund të zgjatet orari dhe gjatë shërbimit të mbrëmjes. Është
institucion me organizim të veçantë dhe me detyra specifike, konfrom moshës së fëmijëve.
Prindi – pa e saktësuar kuptimin e këtij nocioni në aspektin biologjik, potencojmë se fjala prind,
në aspektin etik, moral social, emocional e shpirtëror, nënkupton personin absolutisht më të
dashur (nëçdo kuptim të mundshëm) për fëmijën, i cili (në kushte e rrethana normale)është
11
nëgjendje nëçdo situatë dhe moment, të bëjë gjithçka për të voglin e vet. Nëse flasim për
aspektin e kulturës pedagogjike të prindit, ajo përfitohet në mënyrë tëdrejtpërdrejtë, përmes
thellimit tëqëllimshëm të njohurive të kësaj specifike, ndërkaq në mënyrë indirekte, kjo kulturë
përfitohet, duke shfrytëzuar dhe duke parë përvoja të prindërve të tjerë me të cilët ai ka
komunikim. Prindërit e shoqërisë sonë, shumica, krijojnë marrëdhënie me fëmijën e vet, jo duke
u informuar nga studime dhe analiza shkencore, mjekësore e sociale, për një qasje korrekte e të
duhur ndaj fëmijës së tyre, por informohen spontanisht, përmes prindërve, që iu mundësohet t’i
shohin përreth vetes dhe duke imituar ata, ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Kulturën
dhe njohuritë për qasje të duhur ndaj fëmijës, prindi mund t’i kultivojë, vetëm duke bërë
përpjekje për një edukim dhe përkujdesje të suksesshme ndaj fëmijës. Kjo arrihet, duke u
informuar nga literatura të shumta, që janë të dedikuara, për edukimin e prindërve, janë lidhur
me qasjen ndaj fëmijës së vet. Mirëpo, “sipas konstatimeve të disa sociologëve amerikanë, nuk
janë gjithmonë të mirë ata prindër, që dinë shumë për zhvillimin fizik, motorik, emotive dhe
intelektual të fëmijës, sepse më të mirë janë ata prindër që kanë personalitet stabil, të integruar
dhe të përshtatshëm”(Brada, 1995).
12
KAPITULLI II
2.1. Qëllimet dhe objektivat e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet
Ky pasues hyrës na bënë të kuptojmë se sa i rëndësishëm është hapi fillestar i partneritetit-
përcaktimi i qëllimeve dhe objektivave adekuate, jep të kuptojmë se i tërë procesi zhvillohet për
t’u realizuar qëllimet dhe për t’u bërë “veprimësimi i objektivave” (Miallaret, 1997:78) të
parashtruara në rastin tonë për partneritetin, dhe se mjeti matës i suksesit të partneritetit është
krahasimi midis qëllimeve dhe objektivave të parashtruara nëfillesat e procesit apo në fund të
procesit.
Objektivat e kësaj trajtese janë që lexuesi:
T’i njohë qëllimet e bashkëpunimit midis faktorëve edukativë shkollë-familje dhe
komunitet.
Të njohë objektivat e bashkëpunimit midis faktorëve partnerialë.
Tëvetëdijesohet për rolin e përcaktimit të qëllimeve dhe objektivave për realizimin e
partneritetit.
Të vlerësojë dhe përmirësojë jetësimin e qëllimeve dhe objektivave të partneritetit midis
faktorëve edukativë e socialë.
Të ri-definojë qëllimet dhe objektivat e partneritetit.
Të njohë vlerat, fushat dhe format e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet(Zuna
&bashkautorët, 2009:45-46).
2.1.1. Qëllimet
Nocioni qëllim – “ajo që kërkojmë a që synojmë të arrijmë, gjëja për të cilën përpiqemi”(Grup
Autorësh, 1996:558).
Sintagma qëllim edukativ është “ajo që kërkojmë dhe që përpiqemi të arrijmë në procesin e
edukimit”.
13
Qëllimet edukative, edhe pse të shkoqitura në bazë të kritereve të ndryshme, e për arsye të një
shtjellimi më të hollë, në praktikëedukative janë në ndërlidhje dhe kushtëzim reciprok. Qëllimet
e edukatës sipas karakterit fushë përfshirje edukative dallojmë:
- Qëllimet edukative të përgjithshme
- Qëllimet edukative të veçanta
- Qëllimet edukative konkrete.
Sipas dimensionit kohor paraqiten qëllimet si në vijim:
- Qëllimet edukative më të largëta,
- Qëllimet edukative më të afërta,
- Qëllimet edukative afatgjata,
- Qëllimet edukative afatshkurtra(Zuna & bashkautorët, 2009:47).
2.1.2. Objektivat
Nocioni objektiv d.m.th – “detyrë më konkrete, më e shkoqitura, e fokusuar, për të cilën
angazhohemi dhe pritet ta realizojmë” (Miallaret, 1997:50).
Sintagma objektivat edukative janë“detyra edukative të shkoqitura dhe të konkretizuara për
realizimin e të cilave angazhohemi gjatë procesit të edukimit”(Miallaret, 1997:50).
Disa objektiva:
1) Të krijohen mundësitë e zhvillimit dhe edukimit të aspekteve të personalitetit por të
trajtuara si organikisht të lidhura dhe të kushtëzuara.
2) Të identifikohen dhe tejkalohen apo zbuten vështirësitë në procesin e nxënies, në lëndët e
veçanta.
3) Të nxirret dhe të ndihmohet avancimi profesional i mësuesve-arsimtarëve etj.
Këtë trajtesë do ta përmbyllim me konstatimin se qëllimet dhe objektivat e partneriteti janë
boshti kurrizor i këtij procesi multifaktorial rreth të cilit zhvillohet i gjithë procesi i partneritetit
reciprok midis këtyre faktorëve (Zuna &bashkautorët, 2009:49-50).
14
2.2. Rëndësia e partneritetit
Cilësia e partneritetit shkollë-familje-komunitet varet si e sa e kuptojmë rëndësinë e partneritetit
faktorët primarë të edukimit familjar, të atij shkollor dhe komunitar, dhe se si i qasen ata këtij
partneriteti.
Vetëdija e ulët për rëndësinë e partneritetit pengon konsolidimin dhe realizimin e këtij procesi.
Më këtë vështirësohet involvimi i mirëfilltë i familjes dhe komunitetit në punën e shkollës dhe
anasjelltas, vështirësohet edukimi i fëmijëve dhe nxënësve, qëështë funksioni primar i shkollës, i
familjes dhe i komuniteteve të veçanta.
2.2.1. Rëndësia për nxënësin në shkollë-familje
Nga bashkëpunimi i mirëfilltë i faktorëve shkollë-familje-komunitet pritet të realizohet qëllimi
më i përgjithshëm dhe fundamental i edukatës, zhvillimi i tërësishëm i personalitetit, zhvillimi
dhe edukimi i potencialit gjenetik dhe shfaqja maksimale e tij. Bashkëpunimi midis faktorëve
socialë dhe institucionalë të edukimit të fëmijëve nxënës konsiderohen njëri ndër kushtet më
esenciale të fuqizimit të këtyre faktorëve, njëri ndër kushtet esenciale të mbarëvajtjes së procesit
të edukimit të fëmijës, në familje dhe në shkollë dhe përfshirjes së suksesshme të tyre në jetën
komunitare. Për këtë arsye analizohet ky dimension i rëndësisë së bashkëpunimit dhe të punohet
drejt vetëdijesimit të faktorëve në partneritet për këtëçështje.
Rëndësia e bashkëpunimit për nxënësin mund të shkoqiten si vijon:
- Arrihet njohja dhe të kuptuarit më i plotë dhe më i thellë i personalitetit të nxënësit.
- Plotësohen informacionet për jetën familjare të nxënësit dhe kuptohet relacioni shkak-
pasojë i suksesit ose vështirësive në edukimin shkollor.
- Partneriteti i mirëfilltëështë me rëndësi për nxënësin, ngase mundësohet evitimi i
shkaqeve që vështirësojnë procesin efikas të edukimit si dhe krijohen mundësi dhe kushte
të edukimit të suksesshëm familjar, shkollor e komunitar(Zuna & bashkautorët, 2009:56-
57).
15
2.2.2. Rëndësia për shkollën
Familja-komuniteti arrijnë të njihen më mirë si dhe të kuptojnë, të mbështesin dhe të
përmirësojnë pozicionin dhe funksionet e shkollës. Kjo arrihet kur faktorët jashtëshkollorë
njohën me politikat e bashkëpunimit të shkollës me familjen dhe komunitetin e në funksion të
rolit edukativ dhe të roleve të tjera të shkollës.
Mundësohet që faktorët partnerialë jashtëshkollorë të ndikojnë në përmirësimin e përmbajtjes së
bashkëpunimit me shkollën.
Zhvillohet dhe përmirësohet vijimisht funksioni edukativ i shkollës.
Përmbajtja mësimore aplikohet me metodologji përkatëse dhe me këtë mundësojnë nxënie
efektive dhe interiorizimin e mirëfilltë të tyre.
Nga kjo trajtesë del që bashkëpunimi i shkollës me familje dhe komunitetin ka efekt të
shumëfishta dhe gjithëpërfshirëse për shkollën. Për këtë pritet që pikërisht shkolla të jetë
kopshtar i farës së partneritetit, nismëtari dhe bartësi i përgjegjësisë së partneritetit institucional.
2.2.3. Rëndësia për familjen
Familja arrin të njohë fëmijën, të hulumtojë dhe të kuptojë shkaqet e vështirësive në nxënie.
Familja kërkon dhe gjen, qoftë edhe në bashkëpunim me ekspertët përkatës, arsyen e sjelljeve të
përshtatshme apo devijante të fëmijës.
Mediton për funksionin edukativ vetanak dhe të faktorëve të tjerë primarë dhe bën përpjekje
tëpërmirësimit të kulturës psiko-pedagogjike dhe taktit pedagogjik prindëror. Reflekton për
qasjen përkatëse edukative - i mbështet sjelljet e mira dhe aspiratat e drejta tëfëmijës, e
përmirëson funksionin edukativ dhe arrin edukim mëcilësor, arrin të përjetojë ndjenjën e triumfit
edukativ, i cili në mënyrë kumulative një sukses nxit angazhimin për arritjen e suksesit tjetër.
Ngihet vetëdija e prindërve për nevojën e aftësimit të vazhdueshëm psiko-pedagogjike të tyre,
me qëllim që të evitohen gabimet jo të rralla të prindërve dhe me pasoja për fëmijët, në një anë,
dhe në anën tjetër, me qëllim të arritjes së kompetencës pedagogjike të tyre. Familja
16
bashkëpunuese bën që tëevitohet i mundshmi “negativizëm pedagogjik”, që rezulton nga mbyllja
e familjes karshi komunitetit dhe shkollës.
Familja bashkëvepruese dhe ndërvepruese bënë që të sigurohet një ambient më i rehatshëm
mbështetës dhe më i sigurt për fëmijën me NV(Zuna & bashkautorët, 2009:60).
2.2.4. Rëndësia për komunitetin
Rëndësia e partneritetit shkollë-familje-komunitet edhe për komunitetin është e
pakontestueshme. Në vijim do të përpiqemi të shkoqisim disa nga dobitë që mund t’i ketë
komuniteti nga partneriteti me shkollën dhe familjen. Duke realizuar bashkëpunim krijohet një
imazh pozitiv për komunitetin respektivisht komunitetet e veçanta si njësi sociale të hapura dhe
të gatshme për kooperim me familje dhe shkollë. Komuniteti bashkëpunues, me ndihmën e
shkollës dhe familjes, mund të zhvillojë aktivitete të ndryshme të rëndësishme e të dobishme për
të gjithë. Duke e njohur procesin e edukimit shkollor, profilizimin e shkollave, komuniteti mund
të ndikojë në krijimin e profileve të veçanta, deficitare, të nevojshme për komunitetet apo edhe
shoqërinë tonë. Sot sforcohet gjithnjë e më shumë bindja se “shkolla duhet të përgatisë kuadro të
absorbueshme për komunitetin”(Stevanovic, 2004:99) me qëllim qëmos të krijohet suficit
kuadrosh, që ndodh në shoqëritë që nuk akomodojnë prodhimin e kuadrove me kërkesën për
kuadro. Komuniteti, duke krijuar shanse të favorshme për nxënësit e talentuar, e pengon një
praktikë shumë të dëmshme e qëështë “inkorporomi i nxënësve të talentuar në koncepcionin e
nxënësve mestarë” (Plakolli&Aliu-Gashi, 2016:101).
17
KAPITULLI III
3. Faktorët e partneritetit
Partneriteti midis shkollës-familjes-komunitetit është proces në të cilin gjeneralizohen
konstatimet paraprake.
Partneriteti midis shkollës-familjes dhe komunitetit doemos ndodh.
Faktorët edukativë,si subjekte dhe mjedise, vetvetiu, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë puqen në
fëmijën dhe nxënësit me NV, ta quajmëepiqendër me fuqi të madhe tërheqëse. Që kjo fuqi
tërheqëse të jetë centrifugale dhe t’i bashkojë të gjithë në epiqendrën e përbashkët,fëmijën dhe
nxënësin me NV, respektivisht në mirërritjen dhe edukimin e drejtë të tij, faktorët duhet të arrijnë
bashkëpunim.
Secila do të jetëcilësia e partneritetit e me këtë edhe epilogu nga ky proces, varet nga faktorët
bashkëpunues, nga cilësia e raporteve përbrenda faktorit të caktuar por edhe nga cilësia e
raporteve midis faktorëve të ndryshëm e potencialë për bashkëpunim apo të përfshirë në këtë
proces.
3.1. Shkolla
Me qëllim të krijimit të kuptimit më të plotë të nocionit shkollë do ta shfrytëzojmë një
përkufizim që na ndihmon ta arrijmë qëllimin e parashtruar.
Shkolla, sipas Koliqit, është institucioni më qytetërues, më i organizuar dhe më profesional i
arsimit dhe i sistemit arsimor, ku realizohet mësimi (Koliqi, 1998:88)
Në bazë të kritereve të ndryshme fitojmë tipologji të ndryshme të shkollave, të gjitha këto pjesë e
sistemit shkollor unik, në rastin tonë, të Kosovës.
Kështu, për nga shkalla e shkollimit shkollat zakonisht ndahen në tri shkallë: fillore, të mesme, të
larta. Për nga natyra e mësimit, ato ndahen në shkolla për arsim të përgjithshëm dhe shkolla për
18
arsim profesional. Për nga mosha: shkolla për fëmijë, për tërinj dhe për të rriturit, si dhe shkolla
ambulante (lëvizëse), shkolla me korrespodencë etj.
Në përbërje të stafit të shkollës inkorporohen faktorët e shumtë, që dallojnë për nga funksionet
por edhe për nga specifikat e tjera. Diversiteti i funksioneve bën që këta faktorë të kanë rolet dhe
përgjegjësitë e ndryshme partneriale.
Kështu, shkolla në përbërje ka stafin respektivisht stafin specifik si:
- Stafin pedagogjik edukativ e arsimor - mësues klase, arsimtar, kujdestar klase.
- Konsulencën profesionale- pedagogun, psikologun, mjekun etj.
- Stafin drejtues- drejtorin, nëndrejtorin apo zëvendësdrejtorin.
- Stafin administrativ- sekretarin juridik të shkollës, asistenten apo asistentin e
administratës.
- Stafin teknik- mirëmbajtësin e shkollës. (Zuna & bashkautorët, 2009:115-117).
3.1.1. Stafi pedagogjik, faktor bashkëpunues
Mësuesi-arsimtari që në literaturëpërcaktohet “Ai që jep mësim në shkollë”, respektivisht mësues
klase, ai që merr përgjegjësinë e mësimit klasor për klasën 1-5shkollë fillore, sipas
përshkallëzimit të ri të sistemit në Kosovë apo arsimtari që merr përgjegjësitë edukativo-
arsimore në shkollën e mesme.
3.1.2. Mësimdhënësi
Funksionet e mësimdhënësit-arsimtarit janë të kushtëzuara nga marrëdhëniet shoqërore dhe janë
kategori historikisht të ndryshueshme. Sot, në shkollën e avancuar, janë përcaktuar një sërë
funksionesh të mësuesit të cilat i hasim në tekstet e pedagogjisë, të didaktikës e të fushës së
pedeutologjisë etj… që në fokus kanë këtë problematikë. Në qoftë se i sublimojmë pikëpamjet e
autorëve të ndryshëm, dalin këto funksione të mësimdhënësit-arsimtarit bashkëkohor si:
- Mësimdhënësi-arsimtari, ekspert mësimor.
19
- Mësimdhënësi-arsimtari është njohës i mirë i fushave dhe lëndëve mësimore dhe është
aplikues i suksesshëm i dijes dhe shkathtësive profesionale pedagogjike.
- Mësimdhënësi-arsimtari, motivues.
- Mësimdhënësi-arsimtari është nxitës i punës mësimore dhe edukative të nxënësit por
edhe forcë motorike që fut në lëvizje faktorët e partneritetit pedagogjik e social në shkollë
dhe jashtë saj.
- Mësimdhënësi-arsimtari drejtues dhe udhëheqës i procesit të edukimit.
- Mësimdhënësi-arsimtari lehtësues.
- Mësimdhënësi-arsimtari partner i edukimit të nxënësve.
- Mësimdhënësi-arsimtari këshilltar.
- Mësimdhënësi-arsimtari vlerësues.
- Mësimdhënësi-arsimtari shembull.
Mësimdhënësi-arsimtari i përkushtuar ndaj funksionit të tij prej edukatori do të kujdesët që me
tërëpersonalitetin të rrezatojëpozitivistet dhe të jetë mostra më e shkëlqyer për nxënësit (Zuna &
bashkautorët, 2009:117-119).
3.1.3. Shërbimi profesional
Funksioni pedagogjik i shkollës dhe i faktorëve të tjerë të edukimit e tësocializimit fuqizohet
nëbashkëpunim me shërbimin profesional në shkollë.
Në kornizat e këtij shërbimi hyjnë:
- Shërbimi pedagogjik- pedagogu i shkollës, pedagogu social, pedagogu special-eksperti i
punës me fëmijë me NV, andragogu- punon me të rriturit etj.
- Shërbimi i psikologut- psikologu i shkollës, psikologu social etj.
- Shërbimi shëndetësor- mjeku, stomatologu, defektologu etj.
- Shërbimi i bibliotekarisë- punëtori i bibliotekës.
- Shërbimi teknik- eksperti për programim, eksperti për kompjuter etj.
20
Të gjithë që përfshihen në shërbimin profesional të shkollës, duhet të posedojnë përgatitje
adekuate profesionale por edhe tipare të veçanta njerëzore të rëndësishme për punë me nxënës
dhe me faktorët e tjerë partnerialë.
Krahas asaj se sot familja ka nevojë të shtuar të bashkëpunojë me shkollën dhe komunitetin dhe
anasjelltas, shkollave tona nuk u ofrohen mundësi ligjore për instalimin dhe funksionimin e
shërbimit profesional. (Zuna & bashkautorët, 2009:126-127).
3.2. Personeli menaxhues- drejtori, zëvendësdrejtori
Çka pritet nga udhëheqja e shkollës?
Pritjet, mbase janë të parapara me legjislacionin shkollor, që ky institucion edukativ dhe arsimor
të mos e ushqejë filozofinë e tëqenit të “vetëmjaftueshëm” dhe të mos i shkëput lidhjen me jashtë
shkollën. Bashkëpunimi cilësor brenda stafit udhëheqës që nënkupton: besimi dhe mirëbesimi
reciprok, pranimi reciprok, marrja dhe kryerja e përgjegjësive, kritikat e hapura de konstruktive,
gatishmëria për ndryshime të nevojshme e në favor të stafit drejtues dhe shkollës, komunitetit etj.
Partneriteti i udhëheqësisë së shkollës me stafin mësimor e mbi bazën e parimeve cilësore të cilat
janë përpunuar si problem i veçantë, si:
1. Parimi i gjithëpërfshirjes në partneritet,
2. Parimi i partneritetit demokratik e human,
3. Parimi i njësimit apo përafrimit të ndikimeve edukative,
4. Parimi i partneritetit konsekuent,
5. Parimi i partneritetit sistematik etj.
Udhëheqja e shkollës në partneritet me familjen e komunitetin:
- Bashkëpunimi të realizohet mbi bazën e pranimit të familjes dhe komunitetit si partnerë
të barabartë dhe dinjitoz për bashkëpunim në punën pedagogjike dhe shoqërore të
shkollës.
- Përfillja e familjes-prindërve vetëdijesimi për rëndësinë e involvimit të familjes në punën
edukative të shkollës.
21
- Gatishmëria për zgjedhjen e problemeve edukative dhe të tjera të familjes.
- Involvimi i mirëfilltë i familjes në punën edukative dhe tjetër të shkollës.
- Inkurajimi për vetëvlerësim dhe vlerësim të punës në shkollë etj. (Zuna & bashkautorët,
2009:132-133).
3.3. Nxënësi - faktor i partneritetit
Fuqizimi ose pamundësia e bashkëpunimit të nxënësit si subjekt, si grup i nxënësve apo si
kolektivitet me të tjerët determinohet nga bazamenti filozofik i edukimit në shkollëçështje kjo e
trajtuar në kapitullin “Filozofia e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet”. Me përcaktim për
disa çështje të tjera me qëllim të përvijimit të pozitës partneriale të nxënësit.
Personaliteti i nxënësit dhe mundësitë bashkëpunuese:
Tiparet e personalitetit të nxënësit, që nisin dhe zhvillohen në fëmijëri, janë të rëndësishme dhe
konsicionojnë kualitetin e partneritetit me subjekte tjera të shkollës apo edhe jashtë saj. Këto
tipare janë ngushtë të lidhura mes vete. Në këtë moshë karakterizohen me dinamizëm zhvillimi e
me këtë edhe problemin e stabilizimit të tipareve pozitive e plotësisht të qëndrueshme. Të
favorshme për partneritet të nxënësit me shokët e klasës apo të shkollës, pastaj me
bashkëmoshatarët e lagjes dhe më gjerë, me mësuesin a arsimtarët, me kujdestarin e klasës dhe të
rriturit e tjerë të shkollës dhe jashtë saj,janë:
- Tiparet socio-morale të nxënësit
- Tiparet emocionale të nxënësit
- Tiparet dominante të temperamentit të nxënësit
- Aftësitë dhe shkathtësitëkomunikatave tënxënësit etj. (Zuna & bashkëautorët, 2009:135-
136).
3.4. Nxënësit dhe rolatat bashkëpunuese
22
Relacionet kooperuese të nxënësit mund të jenë drejtime të ndryshme, reciproke dhe mëintensitet
të mjaftueshëm e valë të përshtatshme bashkëpunimi. Kështu, rolatat mund të realizohen siç
vijon:
1. Nxënës-nxënës,dyshi i nxënësve apo çifti bashkëpunues.
2. Kryesi e nxënësve të klasës apo të shkollës.
3. Nxënës-mësues, arsimtar, kujdestari i klasës.
4. Nxënës, kryesi e klasës- konsulencë profesionale.
5. Kryesi e nxënësve të klasës- stafi menaxhues i shkollës.
6. Nxënës, kryesi e nxënësve të klasës- prindër.
7. Nxënës, kryesi e nxënësve të klasës- komunitet.
3.5. Shërbimi i konsulencës në shkollë
Shërbimi i konsulencës në shkollë luan rol tërëndësishëm, nxënësit apo kryesia e klasës
kooperon me ekspertët e lëmive të caktuara, ashtu që problemet e edukimit dhe të mësimit apo
edhe të sjelljeve asocial e devijante i prezanton tek pedagogu, psikologu apo psikologu i
shkollës, mjeku dhe zyrtari social.
3.5.1. Pedagogu
Puna e pedagogut të shkollës orientohet në këto fusha të partneritetit:
1. Përcjell lëvizjet në politikat e sistemit arsimor dhe shkollor në partneritet me instancat më të
larta brenda dhe jashtë shkollës.
2. Përcjell dhe vlerëson arsyeshmërinë e implementimit të kërkesave që ia parashtron shoqëria
dhe institucionet e ndryshme të shkollës.
3. Udhëheq dhe ndihmon hartimin e programit të punës së shkollës në bashkëpunim me stafin
pedagogjik dhe udhëheqës të shkollës.
4. Ofron ndihmë profesionale arsimtarëve gjatë hartimit të programeve të veçanta për lëndët
përkatëse.
5. Ofron ndihmë profesionale kujdestarëve të klasës gjatë hartimit të planit të punës.
23
6. Bashkëpunon me stafin pedagogjik të shkollës, me strukturat udhëheqëse të shkollës dhe me
ministritë e arsimit dhe të tjera, me institutet gjegjëse si institutin pedagogjik, institutin e
psikologjisë, institutet e shëndetësisë etj.
7. Mbikëqyrë dhe vlerëson në bashkëpunim me faktorët e tjerë, realizimin dhe arritjet e
procesit.
8. Rekomandon dhe diskuton me faktorët e shkollës për përmirësimin e procesit.
9. Planifikon, monitoron dhe vlerëson por edhe angazhohet për përmirësimin e partneritetit të
shkollës me familjen dhe komunitetin.
10. Inicon apo përkrah iniciativat e familjes dhe komunitetet për bashkëpunim me shkollën.
11. Ndihmon dhe lehtëson risocializimin e nxënësve delikuentë, në bashkëpunim me
institucionet korrektuese.
12. Ndihmon parandalimin e dukurisë sëmundshme të recidivitetit përsëritjen e sjelljes devijante
pas trajtimit socio-pedagogjik e psikologjik në institucionet korrektuese
13. Lehtëson procesin e integrimit të nxënësve në shkollë dhe kalimit në cikël më të larta, apo
adaptimit në ndërrimin e mësuesit, arsimtarit, kujdestarit të klasës, klasës apo shkollës.
14. Nxit, dizajnon, realizon dhe vlerëson hulumtimet pedagogjike brenda dhe jashtë shkollës,
bashkëpunim me faktorët brenda dhe jashtë si institutin e hulumtimeve pedagogjike etj.
15. Bashkëpunon me stafin pedagogjik, mësuesin, arsimtarin e kujdestarin, por edhe me prindërit
dhe komunitetin për identifikimin e fëmijëve të talentuar, dhe krijimin e mundësive që të
zhvillohet e shprehet e pranohet publikisht afiniteti i tyre (Zuna & bashkautorët, 2009:128-
129).
3.5.2. Psikologu
Puna e psikologut të shkollës konsiston në ngritjen vetanake tëvazhdueshme teorike, pajisjen me
informacione të reja nga fushat e psikologjisë dhe shkencave dhe përsosjen e shkathtësive të
nevojshme për funksionin e tij prej psikologut.
Psikologu i shkollës duhet t’i përmbushë këto obligime profesionale konkrete si :
- I hulumton kushtet e jetës dhe punës në shkollë, të cilat janë të rëndësishme për
zhvillimin psikik të nxënësit dhe faktorëve të tjerë.
24
- Angazhohet për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës në shkollë.
- Punon në ekologjizimin e klimës psikologjike dhe sociale e pedagogjike në shkollë.
- Ndërmerr masa të nevojshme për parandalimin e shkaktarëve që prekin apo ndotin
shëndetin mental të nxënësve dhe faktorëve të tjerë të përfshirë në punën shkollorë.
- Bashkëpunon me stafin tjetër të shërbimit profesional më qëllim të trajtimit analitik të një
problemi a çështje, etj. (Zuna & bashkautorët, 2009:129-130).
3.5.3. Mjeku
Mjeku luan rol të rëndësishëm në shkollë.
Mjeku jep ndihmesë në shqyrtimin e problemeve shëndetësore personale apo të nxënësit e
caktuar apo edhe respektimin e masave parandaluese për ndonjë sëmundje. (Zuna &
bashkautorët, 2009:137).
“Shëndeti i fëmijëve tanëështë një thesar i çmueshëm. Për këtë arsye shëndeti i fëmijës kërkon
një mbështetje dhe mbrojtje të fuqishme duke filluar qysh nga vitet e hershme të jetës”. Shërbimi
shëndetësor për fëmijë e të rinj angazhohet për një zhvillim të shëndetshëm trupor e shpirtëror të
nxënësve. Ai mbështetë shëndetin e fëmijëve e të rinjve dhe këshillon prindërit dhe mësuesit në
lidhje me parandalimin e mbështetjen shëndetësore. Me masa parandaluese nënkuptohen
parandalimi dhe mbrojtja nga sëmundjet. Përderisa me mbështetje shëndetësore nënkuptohen të
gjitha masat të cilat e përkrahin dhe e forcojnë shëndetësinë.
3.5.4. Zyrtari social
Punëtori social apo sociologu në shkollë, krahas përgatitjes së vazhdueshme teorike-shkencore
duhet t’i përmbushë obligimet profesionale si në vijim: Vijimisht i detekton, monitoron dhe
vlerëson kushtet material dhe sociale të jetës dhe punës në shkollë për nxënësin dhe të tjerët,
angazhohet për përmirësimin e kushteve material dhe sociale të punës dhe të jetës në shkollë,
trajton nxënësit në nevojë, respektivisht familjet e tyre, ndihmon socializimin e nxënësve
25
indaptibikë, studion rrethanat familjare potenciale përcjellje asocial apo antisociale të nxënësit,
inison dhe përkrah projektet humanitare të shkollës apo familjes e komunitetit etj.
3.5.5. Bibliotekisti
Punëtorët e bibliotekës në shkollë kanë detyra gjegjëse qëkorrespondojnë me natyrën e punës së
tyre. Kështu, punëtori i bibliotekës së shkollës ka për obligim këto punë:
- Të motivojë nxënësit për lexim.
- Të aftësojë nxënësit për gjetjen e literaturës nëbibliotekë.
- Të aftësojë nxënësin qëpavarësisht të gjejë dhe kërkojë burime të reja.
- Të shkathtësojë nxënësin për të shfrytëzuar drejt katalogët.
- Tëshkathtësojë nxënësin për përdorimin e drejtë të fjalorëve dhe enciklopedive.
- Të zhvillojë tek nxënësit shprehitë e punës intelektuale- ruajtja e librit, kthimi në kohë,
mosdëmtimi i librit etj.
- Të bashkëpunojë me stafin pedagogjik në realizimin e këtyre obligimeve të përbashkëta
etj.
- Të sigurojë gjithnjë tekste dhe burime të reja apo edhe të panjohura.
- Në bashkëpunim me familjen dhe komunitetin të pasurojë fondin e bibliotekës etj. (Zuna
& bashkautorët, 2009:130-132).
3.6. Familja
Për ta kuptuar rolin e familjes, për formësimin e personalitetit të fëmijës do t’i referohemi
mendimit shumë tëçmueshëm të akademik Jashar Rexhepagiqit, se “roli edukativ i familjes nuk
zhduket, e as nuk është për t’u nënçmuar” (Rexhepagiqi, 2008). E për ta kuptuar interesimin e
edukatës familjare në edukimin shoqëror dhe shkollor do ta theksojmë konstatimin e po të njëjtit
autor përkitazi me vazhdimësinë e ndikimit të familjes në jetën e njeriut, edhe atëherë kur
përfshihet në jetën shkollore, krahas dhe pas shkollimit në jetën komunitare.
26
Ky mendim me shumëmbështetje në shkencën e pedagogjisë dhe mendimet e tjera të studiuesve
tëpedagogjisë familjare na jep tëkuptojmë se familja nuk pushon të jetë ndikuese në të gjitha
periodat e jetës së njeriut, megjithëse me intensitet dhe cilësi ndryshe, nuk pushon të involvohet
pak a shumë edhe në jetën shkollore dhe komunitare të atij qëështë pjesë e saj (Morina, 2014).
Familja, asnjëherë nuk pushon së interesuari për pjesëtarët e saj. Funksionet e familjes janë të
shumta. Krahas funksioneve të reproduktimit, janë edhe disa tjera funksione që janë të
rëndësishme për t’i hapur dyert e bashkëpunimit me shkollën dhe komunitetin.
Funksionet e familjes:
- Familja ka funksion emotive.
- Familja ka funksion mbrojtës.
- Familja ka funksion social.
- Familja ka funksion edukativ-pedagogjik. (Zuna & bashkautorët, 2009:139-140).
3.7. Komuniteti
Nisemi nga konstatimi se fjala “bashkësi”është sinonim i fjalës “komunitet”.
Në trajtesë që ka të bëjë me “Shpjegimi i nocioneve themelore” janë dhënë informacione të
ndryshme e të shumta për nocionin komunitet, respektivisht bashkësi.
Tani do të shqyrtojmë dy nivele e kahe të partneritetit të komunitetit me shkollën dhe familjen si:
komuniteti i institucionalizuar në partneritet me shkollën e familjen dhe partneriteti i shoqërisë
civile me shkollën dhe familjen.
Partneriteti i komunitetit edukativ e arsimor të institucionalizuar si pjesë e sistemit arsimor
ështëndriçuar nëkontest të partneritetit të shkollës dhe komunitetit.
Institucionet në vijim:
- Institucionet që bëjnë shkollën vend të sigurt për mirëqenien dhe shëndetin, shërbimi i
mirëmbajtjes së shkollës dhe higjienistëve, organizatat ekonomike, shërbimi i mjekësisë
emergjente, asociacioni i psikologëve apo pedagogëve social, klinika e sëmundjeve
27
mendore, shërbimi i policisë, në vendin tonë SHPK, shërbimi i zjarrfikësve, organizatat
fetare etj.
- Institucionet kulturore- teatri, filmi, biblioteka, muzeu, galeria e arteve etj. u ofrojnë
fëmijës të shijojnë vlerat e ndryshme kulturore e artistike.
- Institucionet sportive- klubet e ndryshme janë mundësi e mirë që nxënësit për së afërmi
tëperceptojnë ndeshjet a manifestimet e ndryshme sportive, të përjetojë emocionet
qëinduktohen nga psikologjia e masës, të kontaktojnë me idhujt e tyre në sport.
Është kjo mënyrë e përshtatshme për të ndodhur procesi i bashkëpunimit të komunitetit sportive
me fëmijën premtues, shkollën dhe familjen.
Ta arsyetojmë me thellësisht bërjen e shkollës në vend të sigurtsi çështje shumë delikate nëfokus
të partneritetit të komunitetit me shkollën dhe anasjelltas.
Me qëllim që shkolla të bëhet vend i sigurt, vendosen standardet e sjelljes, me të cilat njihen dhe
të cilat pritet t’i respektojnë sit ë domosdoshme të gjitha subjektet e shkollës-nxënësit, arsimtarët,
stafi i konsulencës profesionale, ai administrative e tekniko-shërbyes deri të menaxhuesit (Zuna
& bashkautorët, 2009:145-147).
28
Përfundim
Në fokus të punës sonë përkufizuese ishte në rend të parë shpjegimi i nocionit bashkëpunim,
nocionit familje, atij shkollë dhe komunitet.
Shqyrtimi i qëllimeve dhe objektivavetë bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet ngërthen në
vete disa çështje si: analizën e koncepteve kryesore, identifikimin e sinonimeve, distangcionimin
e nocioneve dhe sintagmave të përafërta në këtë fushë, pastaj përcaktimin e qëllimeve të
përgjithshme të këtij të këtij partneriteti, shkoqitjen e qëllimeve të veçanta të bashkëpunimit të
shkollës dhe komunitetit në relacion me familjen, pore de të familjes dhe komunitetit në relacion
me shkollën.
Konstatojmë se partneriteti i mirëfilltëështë i rëndësishëm për të gjithë faktorët e përfshirë në
këtë proces.
Partneriteti është i rëndësishëm për edukimin familjar dhe shkollor e komunitar të fëmijës-
nxënës, është i rëndësishëm për mirëvajtjen e procesit edukativ dhe tjetër të shkollës, është i
rëndësishëm për përmirësimin e funksionit pedagogjik të familjes si dhe ështëi rëndësishëm për
funksionin edukativ dhe social të komunitetit.
Në procesin e edukimit dhe formësimit të personalitetit të fëmijës merr pjesë një konglomerat
faktorësh. Këta faktorë dallojnë midis vetes në shumë aspekte.
Disa prej tyre, si familja-prindërit, fëmijët, shkolla-mësuesit, arsimtarët, kujdestari i klasës,
nxënësit, shërbimi profesional, udhëheqja e shkollës, këshilli i prindërve etj., janë faktorë të
vazhdueshëm të edukimit.
Konsiderohet se shkolla duhet të jetë faktori më përgjegjës për nxitjen, mbështetjen, udhëheqjen,
monitorimin dhe vlerësimin e përparimin e procesit të partneritetit, por gjithnjë në bashkëpunim
me faktorët tjerë faktorialë.
29
Rekomandime
Për MASHT
- MASHT në bashkëpunim me institucionet e specializuara duhet të zhvillojë trajnime të
mirëorganizuara për të gjithë drejtorët e shkollave dhe stafin pedagogjik mbi rëndësinë e
përfshirjes së prindërve dhe metodat efektivetë forcimit të komunitetit dhe bashkëpunimit
shkollë-familje-komunitet.
- MASHT së bashku me Fakultetet e Pedagogjisë duhet të inkurajojnë zhvillimin e një
lënde të veçantë në programin universitar për përfshirjen e prindërve dhe bashkëpunimin
shkollë-familje-komunitet.
- Duke konsideruar rolin përcaktues të mësuesve në përfshirjen e prindërve në shkollë,
është e rëndësishme të kryhet një studim në nivel kombëtar i njohurive, pikëpamjeve dhe
praktikave të tyre në lidhje me përfshirjen e prindërve. Rezultatet e tij do të ndihmonin në
hartimin e programeve të trajnimit të mësuesve në përputhje me nevojat dhe interesat e
tyre.
- Puna me prindër duhet të jetë një ndër kriteret e vlerësimit të performancës së mësuesve
dhe të drejtuesve të shkollës.
Për shkolla:
- Drejtorët e shkollave duhet të investojnë në trajnimin dhe zhvillimin profesional të
mësuesve në lidhje me përfshirjen e prindërve dhe t’u ofrojnë atyre mbështetje në
përpjekjet dhe iniciativat e tyre.
- Drejtorët e shkollave në bashkëpunim me mësuesit, prindërit dhe nxënësit duhet të
hartojnë programe të përfshirjes së prindërve dhe bashkëpunimit shkollë-familje-
komunitet, t’i zbatojnë, t’i monitorojnë dhe t’i rishikojnë ato së bashku në mënyrë të
vazhdueshme. Nxënësve duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë, pasi roli i tyre është
kyç në suksesin e këtyre programeve.
30
- Forcimi i komunikimit të dyanshëm (shkollë-shtëpi-shkollë) është jetik për suksesin e
përfshirjes së prindërve dhe bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet. Mësuesit duhet t’i
kontaktojnë prindërit si kur fëmijët e tyre kanë probleme ashtu edhe kur ata kanë arritje
pozitive.
- Drejtorët e shkollave dhe mësuesit duhet të mbështesin ngritjen e Këshillave të Prindërve
të Shkollës dhe të Klasave përmes një procesi demokratik përzgjedhjeje, që inkurajon
pjesëmarrjen e të gjithë prindërve dhe siguron mundësi të barabarta për të gjithë që të
zgjidhen dhe të zgjedhin, pavarësisht nga niveli i arsimimit apo statusit socio-ekonomik
të familjes.
- Krijimi i Dhomës/Këndit të Prindërve dhe organizimi i aktiviteteve gjithëpërfshirëse si
“Dita e Kthimit në Shkollë” dhe “Dita e Prindërve”mund të thyejnë barrierat në
pjesëmarrjen e prindërve të përjashtuar nga ana sociale duke i bërë ata të ndihen të
mirëpritur dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit të shkollës.
31
Literatura
1. Zuna, A.& bashkautorët (2009).Partneriteti shkollë- familje- komunitet, Sfidë vijanoze.
Prishtinë.
2. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2005).Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe. Tiranë.
3. Brada, R. (1995).Pedagogjia Familjare. Pejë.
4. Miallaret, G. (1997). Pedagogji e përgjithshme. Tiranë.
5. Grup autorësh, (1996).Pedagoski leksion. Beograd.
6. Grup autorësh, (2003).Qeverisja në arsim. Prishtinë.
7. Koliqi, H. (1998).Historia e Pedagogjisë Botërore. Rilindja-Prishtinë.
8. Rexhepagiq, J. (2008).Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare. Botuar nga
ASH e Kosovës, Prishtinë.
9. Stevanovic, M. (2004). Skola po mjer uncenika. Zagreb.
10. Morina, Sh. (2014), Rëndësia dhe format e bashkëpunimit familje shkollë në përgatitjen e
të rinjëve në shek XXI.Tiranë.
11. Plakolli, Z. &Aliu-Gashi, M. (2016), Bashkëpunimi edukator-prind në institucionet
parashkollore të Kosovës. IPK- Prishtinë.