universiteti fehmi agani-gjakovË fakulteti i edukimit ... · universiteti fehmi agani-gjakovË...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI FEHMI AGANI-GJAKOVË
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS
PARASHKOLLORE (5-6 VJEÇ) .
Mentor: Kandidati-ja:
Prof.Ass. Dr.Shemsi Morina FjoralbaShllaku
Gjakovë,2018
UNIVERSITETI FEHMI AGANI-GJAKOVË
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS
PARASHKOLLORE (5-6 VJEÇ) .
Mentor: Kandidati-ja:
Prof.Ass. Dr.Shemsi Morina FjoralbaShllaku
Gjakovë,2018
UNIVERSITETI FEHMI AGANI-GJAKOVË
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS
PARASHKOLLORE (5-6 VJEÇ) .
Mentor: Kandidati-ja:
Prof.Ass. Dr.Shemsi Morina FjoralbaShllaku
Gjakovë,2018
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
2
PËRMBAJTJA
1 HYRJA............................................................................................................................. 4
2 EMOCIONET .................................................................................................................. 5
2.1 Teoritë për emocionin ............................................................................................... 5
2.2 Zhvillimi i emocioneve ............................................................................................. 6
2.3 Klasifikimi e emocioneve ......................................................................................... 7
3 ÇRREGULLIMET EMOCIONALE................................................................................ 7
3.1 Sindromat e çrregullimeve emocionale .................................................................... 8
3.2 LISTA E ÇRREGULLIMEVE EMOCINALE ........................................................ 9
3.3 Çrregullimet e personalitetit ..................................................................................... 9
3.4 Kryerja e çrregullimeve .......................................................................................... 10
3.5 Psikoza Maniakodepresive..................................................................................... 10
3.6 Ankthi ..................................................................................................................... 11
3.7 Çrregullim i vazhdueshëm i zhvillimit ................................................................... 12
3.8 Skizofrenia .............................................................................................................. 12
3.9 Stresi ....................................................................................................................... 12
3.9.1 Cilat janë shkaqet që një fëmijë përjeton stres? .............................................. 13
3.10 Depresioni ............................................................................................................... 14
3.10.1 Cilat janë simptomat e depresionit?................................................................. 15
3.10.2 Llojet / Tipet e depresioneve ........................................................................... 16
3.10.3 Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria? .............................................. 16
4 SHENJAT E ÇRREGULLIMEVE EEMOCIONALE NË FËMIJË .......................... 18
4.1 Çrregullime emocionale te fëmijët-shkaqet, efektet ............................................... 18
5 PËRFUNDIM................................................................................................................. 21
6 LITERTURA.................................................................................................................. 22
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
3
DEKLARATA E KANDIDATIT
Unë “FjoralbaShllaku,, deklaroj se kjo temë e diplomës e titulluar: “ÇREGULLIMET
EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE (5-6 VJEÇ)” e llojit të
studimit rishqyrtim i literaturësështë punim origjinal i imi.
E gjithë literatura dhe burimet në këtë punim diplome jonë të renditura në referenca dhe
plotësisht të cekura.
Tërë ky punim është përgatitur duke i respektuar rregullat dhe duke u mbështetur në
këshillat për punimin e temës së diplomës nga këshilli i Universiteti “FehmiAgani” – Gjakovë.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
4
1 HYRJA
Edukimi parashkollor është niveli i parë i edukimit,gjatë kësaj faze fëmijët edukohen në
familje dhe në institucione parashkollore duke filluar nga mosha 0-3 vjeç dhe 3-6 vjeç .Për shkak
të një varg problemesh ekonomike-shoqërore mungon një qasje serioze për nivelin e parë të
edukimit të fëmijëve e që njëherit është baza e edukimit të fëmijëve,dhe për arsyet e cekura më
lartë qasja e fëmijëve në edukimin parashkollor nuk është ekënaqshëm.
Psikologjia është një ndër fushat kryesore në institucionet edukative-arsimore prandaj
Psikologjia është studimi shkencor i mendjes dhe sjelljes. Objekti studimor themeltar i saj është
të kuptuarit e individit dhe të grupit, nëpërmjet përcaktimit të rregullave dhe normave të cilat
variojnë nga kategorizimet e përgjithshme tek individualiteti. Drejtimi shkencor në studimin e
sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë. Kështu si shkencë, psikologjia ka
qëllime dhe metoda shkencore të përbashkëta me shkenca të tjera si p.sh., me biologjinë, kiminë,
sociologjinë dhe antropologjinë. Qëllimi i këtij hulumtim është zbardhja e fakteve se përse vjenë
deri te çrregullimi i emocional tek fëmijët, cilët janë shkaktarët që numri i fëmijëve me
çrregullime emocionale { Fobizmi, depresioni, stresi, traumat,etj.} është në rritje në venin tonë.1
Në punimin e temës së diplomës jam munduar të paraqes emocionet,llojet e emocioneve
çrregullimet e emocioneve dhe arsyet se perse kjo gjendje emocionale çdo ditë e më shumë është
në rritje në vendin tonë.
Në punimin e diplomës kamë përdorur metodën e krahasimit, hulumtimit etj. Jam
munduar që sa do pak të paraqes problemet emocionale të fëmijët të moshës parashkollore edhe
pse hulumtimi ime nuk është i përmasave kombëtare unëmendoj se është një nisëm e mirë apo
një vazhdimësi e shumë përpjekjeve për zbardhjen e këtij shqetësimi mjaft të madh në
institucionet edukative-arsimore sepse po thuajse në çdo kopsht mësueset (edukatoret) përballen
me raste të tilla që e vështirësojnë procesin mësimorgjithë ashku besoj që çdo edukatore i
nevojitet të dijë shkaqet që vijnë deri te kjo gjendje dhe se si ta trajtojmë një fëmijë me këtë
çrregullim.
1 Morris .Ch dhe Maisto.2008 .”Hyrje në psikologji “dhe “ Të kuptojmë psikologjinë” –dy terme në një të vetëm-.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
5
2 EMOCIONET
Emocioni është një shtytje nervore që shkakton një organizëm të veprojë. Konsiderohet si
një gjendjemendore e fuqishme dhe e pandërgjegjshme që shoqërohet shpesh nga ndryshime
fiziologjike. Emocioni dallohet nga ndjenja, ngaqë emocioni është një gjendjepsiko-fiziologjike
që nxit një organizëm të veprojë.2 Emocionet që ne ndjejmë burojnë nga interpretimi që i bëjmë
ekzistimit fiziologjik që përjetojmë. Nxitshmërinë fiziologjike ne e lidhim me një emocion të
veçantë në varësi të rrethanave që e kanë shkaktuar atë. Emocionet studiohen ndër të tjera nga
psikologjia, psikiatria, filozofia, neurologjia, fiziologjia, sociologjia, biologjia dhe nga studimi
trunor.
Hulumtimi mbi emocionet është rritur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit me shumë
fusha që kontribuojnë duke përfshirë psikologjinë, neuroshkencën, endokrinologjinë, mjekësinë,
historinë, sociologjinë dhe shkencën kompjuterike. Teoritë e shumta që përpiqen të shpjegojnë
origjinën, neurobiologjinë, përvojën dhe funksionin e emocioneve kanë nxitur vetëm kërkime më
intensive mbi këtë temë. Fushat e tanishme të kërkimit në konceptin e emocioneve përfshijnë
zhvillimin e materialeve që stimulojnë dhe nxisin emocionet. Përveç kësaj, skanimet e PET dhe
skanimet MRI ndihmojnë në studimin e proceseve emocionale në tru.3
Emocionet mund të përkufizohen si një përvojë pozitive ose negative që lidhet me një
model të veçantë të aktivitetit fiziologjik. Emocionet prodhojnë ndryshime të ndryshme
fiziologjike, sjellje dhe njohëse. Roli origjinal i emocioneve ishte motivimi i sjelljeve të
adaptuara që në të kaluarën do të kishin kontribuar në mbijetesën e njerëzve. Emocionet janë
përgjigje ndaj ngjarjeve të rëndësishme të brendshme dhe të jashtme.
2.1 Teoritë për emocionin
Teoria James-Lange shtjellon se nxitshmëria fiziologjike dhe sjellja paraprijnë
eksperiencën subjektive të emocionit. Trupat tanë reagojnë automatikisht ndaj disa ngacmuesve
mjedisorë dhe ne bëhemi të vetëdijshëm se këto reagime formojnë një emocion të caktuar, të
cilinmë pas e ndjejmë. WilliamJames më 1884 dhe CarlLange më 1885 duke punuar secili më
vete arritën në përfundimin e ngjashëm sipas së cilës sjellja i paraprin emocionit.
2https://en.wikipedia.org/wiki/Emotion
3Cacioppo, J.T &Gardner, W.L (1999). Emotion. "AnnualReviewofPsychology", 191.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
6
Në qoftë se ndërgjegjësimi për një emocion të caktuar është i njëjtë me ndërgjegjësimin për
një gjendje fizike të trupit, atëherë mund të thuhet se për një emocion ekzistojnë gjendje
fiziologjike të ndryshme dhe krejt të përcaktuara.
Teoria e Cannon-Bard i përket studiuesve WalterCannon (1927) dhe Philip Bard (1928) të
cilët nuk ishin dakord me teorinë e James-Lange, pikërisht për faktin se shumica e emocioneve
kanë pothuajse të njëjtën nxitshmëri fiziologjike. Sipas kësaj teorie emocioni dhe nxitshmëria
fiziologjike ndodhin në të njëjtën kohë.
Teoria e eksitim-kognicionit e Schachter-Singer thekson rolin e faktorëve kognitiv mbi
emocionet. Kur përjetojmë emocion, para së gjithash, ne jemi të eksituar fiziologjikisht. Më pas
kërkojmë një shpjegim mjedisor për eksitimin që kemi. Ne e interpretojmë kognitivisht situatën
dhe e emërtojmë eksitimin si emocion përkatës.
2.2 Zhvillimi i emocioneve
A janë të lindura emocionet apo të mësuara? CharlesDarwin më1872 në librin Shprehja e
emocioneve te njeriu dhe kafsha shprehu mendimin se emocionet e njerëzve dhe të kafshëve janë
të ngjashme dhe kanë evoluar për të ndihmuar mbijetesën e tyre. Për shembull, qentë skërmitin
dhëmbët kur janë agresivë. Edhe njerëzve u duken dhëmbët kur janë të nxehur. Darwin
mendonte se shprehja emocionale si skërmitja e dhëmbëve janë modele të lindura sjelljesh. Një
nga psikologët e parë që studioi zhvillimin e emocioneve dhe që ndikoi shumë në psikologji,
ishte KatherineBridges. Në vëzhgimin e saj natyror të 62 foshnjave të spitalit të bebeve dhe të
fëmijëve të braktisur të Montrealit, ajo vëzhgoi një eksitim të përgjithshëm gjatë lindjes, me
emocione pozitive dhe negative që zhvilloheshin brenda disa muajve. Sipas Bridges, emocionet
pozitive zhvillohen më ngadalë dhe kënaqësia e përgjithshme gjatë vitit të dytë të jetës kthehet
në afeksion dhe gëzim. Nga ana tjetër të mësuarit është shumë i rëndësishëm për emocionin dhe
ka shume mundësi që një spektër i gjerë emocionesh të jenë të mësuara përmes kushtëzimit.
Megjithëse shumë shprehje emocionale duket se janë universale, përgjegjëse për ndryshimet nga
kultura në kulturë janë ndryshimet në të mësuar. Një studim i hershëm i Klineberg (1938)
dëshmoi se disa prej shprehjeve emocionale të kinezëve ndryshojnë nga ato të kulturës
amerikane. Por, pavarësishtnga ndryshimet ndër-kulturore, sot pranohet se emocionet janë pjesë
përbërëse e përvojave njerëzore.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
7
2.3 Klasifikimi e emocioneve
Një nga përpjekjet për klasifikimin më të plotë të emocioneve u përshkrua nga Robert
Plutchik më 1980. Plutchik e përshkroi emocionin si një reagim trupor të modeluar, të shkaktuar
nga një ngacmues. Me anën e anketave të hollësishme, ai bëri një ndarje në emocionet parësore,
bazë dhe në ato dytësore.
Emocionet parësore, bazë janë: zemërimi, frika, gëzimi, pranimi, habitja, trishtimi, neveria dhe
kundërveprimi.
Këto emocione parësore mund të kombinohen për të formuar emocione dytësore. P.sh:
gëzimi dhe pranimi formojnë dashurinë, frika dhe pranimi formojnë përuljen,zemërimi dhe
kundërveprimi formojnë agresivitetin. Në qoftë se vendosen në një rreth përballë njëra-tjetrës,
emocionet formojnë çifte të kundërta (p.sh. gëzimi dhe trishtimi).
Megjithatë autorë të tjerë parashtrojnë një nën-ndarje tjetër. Sipas disa autorësh, nga dyzimi
i emocioneve parësore rrjedhin emocione të tjera dytësore apo të ndërthurura:
hareja
turpi
ankthi
dorëheqja
shpresa
falja
malli
pendesa apo breja e ndërgjegjes
Zhgënjimi etj.4
3 ÇRREGULLIMET EMOCIONALE
4https://crregullimepsikologjike.wordpress.com/2017/11/16/zhvillimi-dhe-klasifikimi-i-emocioneve/
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
8
Çrregullimi emocional është një çrregullim mendor në të cilin ndjenjat e një njeriu janë të
shqetësuar në masë të madhe. Ky çrregullim nuk është për shkak të ndonjë anomalie në
zhvillimin ose funksionimin e trurit. Është një gjendje psikologjike në të cilën mendimet dhe
emocionet nuk janë në gjendjen e duhur. Kur personaliteti i një individi është i ekspozuar nga
mendimi i tepërt emocional dhe sjellja dramatike, është qartë një tregues i çrregullimeve
emocionale.
Megjithëse shkaqet e çrregullimeve emocionale nuk janë shumë specifike, ekziston një
korrelacion midis çrregullimeve me faktorë të caktuar shkakësorë, si ekspozimi ndaj barnave
prenatale, përvojën e abuzimit fizik, varfërinë, neglizhimi, stresin prindëror, ndryshimin e
rregullave dhe pritshmërive, konfuzionin për një kohë të gjatë dhe kështu me radhë. Shkaqet
mund të kategorizohen gjerësisht në mjedis biologjik, familjar, shkollor ose jetësor.
3.1 Sindromat e çrregullimeve emocionale
Neurologët e përcaktojnë atë më qartë dhe e quajnë si një gjendje të ndërlikuar të
organizmit, me përbërësin mendor të frikës, të zemërimit, të dashurisë ose të urrejtjes, të cilat
ndërthuren me disa ndryshime të organeve që në shumicën e tyre janë nën kontrollin e sistemit
nervor autonom dhe që shkaktojnë një kundërveprim lëvizor. Një emocion i fortë mund ta
çrregullojë mendimin e arsyeshëm dhe ta ndryshojë sjelljen aq sa ajo të duket e degraduar dhe të
humbë funksionin e mbrojtjes për organizmin. Një emocion jo i fortë mund të marrë formën e
ankthit, të depresionit apo të humorit të lartë, duke u shprehur vetëm me shenja jo shumë të
theksuara të organeve ose trupore.
Emocioni i njeriut, sipas një analize të përpiktë, qëndron në nxitjen, perceptimi i së cilës
sjell në kujtesë lidhje specifike të nxjerra nga përvojat e mëparshme. Gjendja psikike e krijuar
nga ky perceptim përfshin një ndjenjë ose afekt, të njohur vetëm sipas një përvoje vetjake, të
shprehur me thënie gojore dhe me anën e sjelljes.
Dihet se sferat afektive dhe emocionale mund të çrregullohen në mënyra të ndryshme nga
sëmundjet e trurit. Nganjëherë krijohet një gjendje jo e zakonshme apatie dhe qetësie, kur
nxitësit e zakonshëm të frikës, të zemërimit, të dashurisë dhe të ankthit, nuk ndikojnë fare mbi të
sëmurët ose shkaktojnë në ta kundërveprime të dobëta. Të tilla tablo klinike mund të shkaktojnë
dëmtime që shoqërohen me çrregullim të njohjes pamore (vizuale), me synimin për të
ekzaminuar çdo objekt me anën e të prekurit ose me gojë, hiposeksualitet. Kjo tablo e ndërlikuar
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
9
njihet si sindromaKluver-Bucy. Ndërsa një dëmtim i përqendruar, nganjëherë mund ta çojë të
sëmurin në një gjendje eksitimi të tërbuar, zemërimi dhe frike, çdo nxitës, qoftë edhe i
padëmshëm, do ta eksitonte të sëmurin që mund të godasë qorrazi këdo që t’i afrohet. Në këtë
rast del jashtë kontrollit aparati për shprehjen emocionale dhe jo gjendja mendore.
Çrregullimet emocionale, që janë më të holla dhe më të vështira për t’u kuptuar janë
ankthet e mprehta, depresionet dhe manitë. Ato nuk kanë një lidhje të qartë me rrethanat në të
cilat ka jetuar i sëmuri. Në disa raste, gjendja zotëruese emocionale, në një ekzaminim të
ngushtë, është nxitur nga halucinacionet ose nga iluzionet. Për shembull, në një gjendje iluzioni
ose sindrome skizofrenie, zërat që kërcënojnë jetën e të sëmurit natyrisht nxisin frikën. Në
sëmundje të tjera mendore i sëmuri vuan nga një ankth i përgjithshëm ose nga depresioni.
Ndryshe nga një person normal, tek i cili depresioni dhe ngazëllimi janë reagimet natyrore ndaj
situatave të jetës si, p.sh., humbja e burimit të jetesës, dëshpërimi për një njeri të dashur që ka
vdekur, ose një sukses në jetë a në punë, këta të sëmurë nuk reagojnë në mënyrë të përshtatshme.
3.2 LISTA E ÇRREGULLIMEVE EMOCINALE
Lista e çrregullimeve emocionale përfshin zakone të padëshiruara të ankthi, depresioni dhe
stresi ekstrem, shumica e tyre çojnë në sjellje negative në personalitetin e individit. Te fëmijët,
çrregullimi emocional më i zakonshëm psikiatrik është ndryshimi i gjendjes shpirtërore. Ai
përfshin depresionin dhe çrregullimin bipolar.
3.3 Çrregullimet e personalitetit
Modeli i sjelljes së ngurtë dhe të përhapur shfaqet krejtësisht ndryshe nga pritjet kulturore
dhe rezulton në vështirësi. Çrregullimi mund të jetëshizotipal, duke treguar shqetësime në
marrëdhënie të ngushta ose në vijë kufitare, të shënuara nga pasiguria në marrëdhëniet nder
personale ose të varura, duke shfaqur një qëndrim shumë të kapur me nevojën për t'u kujdesur.
Lista e çrregullimeve emocionale zakonisht mbulon lloje të ndryshme të çrregullimeve
emocionale në faza të ndryshme që nga fëmijëria deri në moshën e rritur. Disa çrregullime të tilla
emocionale te fëmijët gjerësisht kategorizohen në çrregullime të sjelljes, shqetësime emocionale,
çrregullime të personalitetit, çrregullime ankthi dhe kështu me radhë. Megjithëse lista e
çrregullimeve emocionale tek fëmijët është e pafundme, më poshtë janë çrregullimet e
ekspozuara shpesh.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
10
3.4 Kryerja e çrregullimeve
Fëmijët që vuajnë nga çrregullimet e sjelljes janë kryesisht të diagnostikuar me sjellje anti-
sociale, domethënë agresivitetin, hedhjen e gënjeshtrave, vjedhjen, gënjeshtrën dhe armiqësinë,
qëndrimin destruktiv dhe manipulues. Mospërputhja e tyre ndaj rregullave dhe indiferenca ndaj
të tjerëve përbën një sfidë të madhe për mësuesit, gjë që çon në zhgënjim dhe bezdi.
3.5 Psikoza Maniakodepresive
Psikoza maniakodepresive është një sëmundje që karakterizohet me çrregullime ciklike të
humorit. Krizat depresive ose të manisë mund të shfaqen vetëm një herë gjatë jetës së të sëmurit
ose të përsëriten kohë pas kohe. Depresioni është më i shpeshtë sesa mania (gjendja prej
maniaku). Disa të sëmurë shfaqin vetëm kriza depresive. Në dallim nga skizofrenia, që zakonisht
të sëmurin e bënë përgjithnjë të paaftë për punë, në periudhat e qetësisë së psikozës
maniakodepresive, ai zakonisht është krejtësisht normal.
Shpeshtia e sëmundjes është vështirë të përcaktohet për shkak të pasaktësisë diagnostike.
Në fakt kjo psikozë është shkaku më i shpeshtë i shtrimeve në spitalet psikiatrike i adoleshentëve
dhe i të rriturve të rinj. Çdo krizë mund të zgjatë me muaj ose me vite, po që se të sëmurët nuk
mjekohen. Gjendja e depresionit mund të zhvillohet në formë të plotë brenda disa ditëve ose të
shfaqet më ngadalë. Duhet vetëm të theksojmë se i sëmuri, pa shkaqe të dukshme, humbet
besimin në forcat e veta bëhet i paaftë për t’i shërbyer vetvetes dhe dëshpërohet. Jeta i duket pa
interes dhe pa qellim, për këtë gjendje ai quan fajtor veten. Forca për t’u përqendruar dhe aftësia
për të ruajtur interesin për veprimtarinë e zakonshme të përditshme bien, sforcimi më i vogël
shkakton trishtim,problemet dhe shqetësimet e jetës së zakonshme nuk mund të përballohen.
Pavendosmëria, trishtimi ose dhimbja shpirtërore dhe çrregullimet trupore të shkaktuara
nga ankthi janë simptoma të tjera të rëndësishme të depresionit, lindin gjithashtu mendime për
vetëvrasje. Krahas rëndimit të depresionit, të sëmurët flasin gjithnjë e më pak, derisa më në fund
humbasin aftësinë për të lëvizur dhe për të folur. Shpesh lindin iluzionet që e shtojnë pikëllimin,
shenja të tjera të rëndësishme janë: indiferentizmi ndaj ushqimit, rënia në peshë, kapsllëku,
pagjumësia, humbja e libidosë, që vazhdojnë aq kohë derisa të sëmurët të dalin nga depresioni.
Në fazën e manisë simptomat janë të kundërta me ato të depresionit. Të sëmurët bëhen më
energjikë dhe janë të mbushur me entuziazëm, me gëzim dhe me dashuri për jetën, me vullnet e
besim të madh në vetvete ata propozojnë plane të reja, që rrallë çohen deri në fund. Ide të reja u
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
11
lindin në mendje dhe të sëmurët kanë shumë dëshirë për të folur, të arsyetuarit është sipërfaqësor
dhe ngacmueshmëria mund të theksohet aq sa t’i çojë të sëmurët në qëndrime armiqësore,
sidomos kur kritikohen ose kundërshtohen. Euforia dhe humbja e aftësisë për të përmbajtur veten
mund të rriten deri në atë shkallë saqë t’u hapin rrugë iluzioneve të madhështisë, të fuqisë së
mbinatyrshme dhe të rëndësisë së vetvetes. Në këtë fazë, ashtu si edhe gjatë psikozës depresive,
mund të shfaqen iluzione të shoqëruara me halucinacione. Në një fazë më të përparuar të
sëmundjes, të sëmurët mund të kenë ide interpretimi, ta lëshojnë veten dhe të mos interesohen
për higjienën personale. Gjatë manisë delirante, sjellja është tërësisht e çorganizuar.
Në psikozën maniakodepresive, programi i mjekimit mund të vihet mirë në jetë kur mjeku
e ndjek me kujdes të sëmurin për një kohë të gjatë dhe kur ai njihet edhe nga familja. Megjithëse
prognoza, për çdo krizë të veçantë është e mirë, ka rëndësi të përcaktohet një mënyrë mjekimi që
të veprojë sapo të shfaqen simptomat e para të krizës që po përsëritet. Bashkëpunimi dhe
këshillimi i mjekut me familjen dhe me psikiatrin do të ishte i dobishëm për mjekimin e
menjëhershëm të çdo përsëritjeje të krizave.
Faza e manisë në psikozë maniakodepresive zakonisht kërkon shtrimin në spital, që t’i
parandalojë të sëmurët nga sjellja impulsive dhe shpesh agresive.
3.6 Ankthi
Llojet më të përhapura të çrregullimeve emocionale tek fëmijët janë çrregullimi i ankthit.
Fëmijët që vuajnë shfaqin frikë, drojë dhe nervozizëm. Përfshin fobin, panik, çrregullime
obsesivekompulsive, ankthin e ndarjes dhe çrregullimin e stresit post-traumatik. Çrregullimi i
mungesës së vëmë të gjithë fëmijët përjetojnë disa ankthe. Ankthi tek fëmijët pritet në kohë
specifike në zhvillim. Për shembull, nga përafërsisht 8 muaj e moshës parashkollore, të rinjtë e
shëndetshëm mund të shfaqin shqetësim të madh (ankth) në kohën e ndarjes nga prindërit ose
njerëzit e tjerë me të cilët ata janë të afërt. Fëmijët e vegjël mund të kenë frikë jetëshkurtër, të
tilla si frika nga errësira, stuhitë, kafshët ose frika nga të huajt. Simptomat e ankthit te fëmijët
përfshijnë:
Mendime të vazhdueshme dhe frikë intensive për sigurinë e prindërve dhe kujdestarëve
Refuzimi për të shkuar në shkollë
Stomakutet e shpeshta dhe ankesat e tjera fizike
Ekstreme shqetësimet për të fjetur larg nga shtëpia
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
12
Duke qenë tepër e kapur
Panik në kohën e ndarjes nga prindërit
Troublesleeping ose Problemet e ankthit të rënda tek fëmijët mund të trajtohen. Trajtimi i
hershëm mund të parandalojë vështirësitë e ardhshme, si humbja e miqësisë, dështimi për të
arritur potencialin social dhe akademik, dhe ndjenjat e vetëbesimit të ulët. Trajtimet mund të
përfshijnë një kombinim të mëposhtëm: psikoterapi individuale, terapi familjare, medikamente,
trajtime të sjelljes dhe konsultime në shkollë.
3.7 Çrregullim i çrregullt opozitar
Fëmijët lehtë e humbasin durimin e tyre dhe diskutojnë shumë me të tjerët. Ata janë të
inatosur shpejt nga të tjerët dhe shprehin zemërimin shpesh.
3.8 Çrregullim i vazhdueshëm i zhvillimit
Shtrembërimet në procesin e mendimit të një fëmije dhe vonesa në zhvillim shkaktohen kur
truri është i paaftë për përpunimin e informacionit. Ai përfshin autizmin dhe sindromën e
asperger.
3.9 Skizofrenia
Skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje jonormale dhe dështimi
për të kuptuar realitetin simptomat e zakonshme përfshijnë besime të rreme, mendime të paqarta
ose të hutuara, dëgjimi i zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhimi i zvogëluar shoqëror dhe
shprehja emocionale dhe mungesa e motivimit. Njerëzit me skizofreninë shpesh kanë probleme
të tjera të shëndetit mendor të tilla si ankthi, depresioni ose çrregullimet e përdorimit të
substancave.
Shkaqet e skizofrenisë përfshijnë faktorët mjedisorë dhe gjenetikë. Skizofrenia përfshin
arsyetime dhe gjykim të dobët, halucinacione, mashtrime, mungesë motivimi dhe përqendrimi.
3.10 Stresi
Është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në
situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres”
do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
13
ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit,
apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi.Të tjerët e shohin stresin si reagim
ndaj këtyre situatave.
Kjo përgjigje përfshin ndryshimet fiziologjike të tilla si rritjen e rrahjeve të zemrës dhe tensionin
muskulor, si dhe ndryshimet emocionale dhe të sjelljes. Megjithatë, shumica e
psikologëve konsiderojnë stresin si një proces që përfshin interpretimin dhe përgjigje e një personi
ndaj një ngjarje kërcënuese5.
3.11 Cilat janë shkaqet që një fëmijë përjeton stres?
Ndarja nga prindërit, fëmijët fillojnë të ndiejnë stres të këtij lloji sidomos në moshën
parashkollore, ideja e të eksploruarit të botës pa mbështetjen e vazhdueshme të prindërve për
fëmijën do të shkaktojë ankth të madh.
Presioni social, ky lloj stresi shfaqet kryesisht tek fëmijët në moshën parashkollore, të cilët
janë shpesh në siklet dhe kanë vështirësi të përshtaten në fushën sociale. Mund të prekë edhe
fëmijët në moshë më të madhe.
Jeta në familje,ngjarjet që ndodhin në familje mund të prekin edhe zhvillimin e fëmijës në
kuadër të emocioneve të tij. Ai mund të ndihet në stres si pasojë e konflikteve të vazhdueshme,
një divorci apo humbjes së një prej pjesëtarëve të familjes.
Faktorë të tjerë, janë të ndryshëm faktorët e tjerë që shkaktojnë shqetësim të fëmijës dhe të
tilla mund të jenë një sëmundje, vështirësitë ekonomike, mungesa e mbështetjes nga ana e
prindërve etj. Prandaj bëni kujdes në lidhje me fëmijën tuaj, mbani mend se stresi i nënës ndikon
në mënyrë direkte në stresin e fëmijës. Prandaj përpiquni të mos shfaqni emocionet tuaja si edhe
të mos debatoni para tij.
Fjala “traumë” rrjedhë nga gjuha greke do të thotë “plagë”, “lëndim”. Trauma paraqet
tronditje të thellë psikike dhe për rrjedhojë edhe trupore për shkak të ekspozimit të goditurve
ndaj ngjarjeve negative. Procesitraumatik i godet të gjitha rrafshët e qenies njerëzore: rrafshin
psikik, biologjik dhe social, duke e cenuar kësisoj seriozisht paprekshmërinë e integritetit
psikofizik të goditurit. Traumatike (tramatizuese) janë vetëm ato ngjarje të cilat me forcën e tyre
goditëse i tejkalojnë aftësitë përballuese të goditurve.
5https://sq.wikipedia.org/wiki/Stresi
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
14
Disa shembuj të ngjarjeve traumatike – Katastrofat e natyrës, fatkeqësitë e shoqëruara
me lëndime të rënda trupore, luftërat, masakrat, përdhunimet, përndjekjet politike, torturat
nëpër burgje, peng marrjet, kërcënimet për vdekje, torturat fizike e psikike, poshtërimet
etj, paraqesin vetëm disa nga ngjarjet e shumta traumatike.
Pse trauma emërtohet si “traumë psikike” – Ndonëse trauma përveç rrafshit psikik e
godet edhe rrafshin trupor e social të goditurit, megjithatë, duke pasur parasysh se ajo më së
shumti e godet rrafshin psikik, duke pasur parasysh se pikërisht ky rrafsh e përjeton traumën që
me rastin e ndodhjes së saj, si dhe me qëllim të përpunimit edhe e ripërjeton atë edhe më vonë,
trauma quhet psikike. Trauma psikike ndodhë sa herë që fuqia e ngjarjes goditëse është më e
madhe se fuqia përballuese e të goditurit. Trauma psikike nuk ndodhë sa herë që fuqitë
përballuese të goditurit janë më të mëdha se fuqia goditëse e ngjarjeve traumatike. Pasojat e
traumës mund të janë të lehta, mesatare dhe të rënda, përkatësisht afatshkurtra, afatmesme dhe
afatgjata. Trauma psikike ripërjetohet sepse në strukturat e trurit ka mbetur “gjurma” (mostra) e
saj e memoruar dhe e papërpunuar (e pashëruar), e cila riaktivizohet sa herë që i godituri
konfrontohet me "çelësa ngacmues" të cilët e ngacmojnë atë papritur. Trauma psikike nëpërmjet
të përpunimit të saj terapeutik në masë të konsiderueshme mund të përmirësohet dhe "shërohet"
por jo plotësisht, sepse "gjurma"traumatike dhe impakti i saj tejet negativ nuk "fshihen"
asnjëherë plotësisht.
3.12 Depresioni
Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion
kompleks për simptoma të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kondicionin,
motoriken, motivacionin si dhe gjendjenvegjetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë
të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe
pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet)
kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdo gjëje nga ana negative, pra
domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshpërueshme është situata e tanishme, në të
cilëngjendet një person, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë
ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngritën deri në gjendje depresive.
Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të
njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
15
sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjime të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjim të
hershëm. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në
mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Ma dje mëngjesi është shpesh koha më e keqe për
pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Nga mes dita
gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë
veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.”
3.12.1 Cilat janë simptomat e depresionit?
Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një
numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe
kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga
depresioni mund:
të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
ndjenjë e të qenurit të pavlerë dhe të padobishëm
të kenë mungesë të vetësigurisë
të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste
të ndjehen të ngurosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpëruar
të fajësojnëvetveten dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
ndryshim në zakonet e fjetjes, si p.sh. vështirësia për të fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tej
zgjatur
ndryshim në mënyrën e ngrënies: ngrënia shumë dhe shtojnë peshë ose nuk ushqehen
mirë dhe humbin peshë
nuk kënaqen me aktivitete
të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
pinë më shumë se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin droga të tjera
kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
kanë ndjenjë e të qenit të lodhur gjithmonë
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
16
shkëputen nga të tjerët (vetë izolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)
3.12.2 Llojet / Tipet e depresioneve
Çrregullim sezonal (SAD) Ky lloj i depresionit mendohet që vjen nga mungesa e dritës së
diellit gjatë muajve të dimrit, e cila i bënë disa njerëz më të prirur të kenë depresion. Për këtë
arsye trajtimi i këtij lloj depresioni behët zakonisht me një terapi të quajtur, terapia e dritës.
Personi duhet të qëndroj një kohë të caktuar në dritë natyrore ose artificiale. Zakonisht rreth
gjysmë ore në ditë.
Depresioni paslindjes (post-natal) Disa nëna e përjetojnë depresionin pas lindjes së
foshnjës. Mendohet se vjen nga ndryshimet e shumta të nivelit të hormoneve.
Depresioni manik (Çrregullimi bipolar) Kjo i shkakton njerëzit që të kenë episod të
depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të
pakontrolluara.
3.12.3 Si mund të ju ndihmojnë familja dhe shoqëria?
Njerëzit që janë në depresion shpesh tërhoqën nga shoqëria dhe familja rreth tyre, në vend
se t’i pyesin ata për ndihmë dhe përkrahje. Megjithatë kjo po ashtu është koha kur edhe atyre ju
duhet ndihma dhe përkrahja juaj. Gjëja më me rëndësi është që familja dhe shoqëria mund të
bëjnë është që ta inkurajojnë personin në depresion të kërkojnë tretmanë përkatëse. Natyra e
depresionit është që ju bënë të ndjeheni të gjorë, pa shpresë dhe pa vlerë, kjo e ndalon personin
që është në depresion të kërkojë ndihmë. Ta përkrahni një shok, një shoqe ose të afërm i cili
është në depresion, ky mund të jetë rast që të ndërtoni marrëdhënie më të afërt dhe më të
kënaqshme. Megjithatë kjo mund të jetë punë e vështirë. Ndonjëherë mund të jeni të zhgënjyer
dhe përveç nëse kujdeseni për vetveten mund të bini në depresion. Njerëzve që janë në depresion
nganjëherë më së shumti ju duhet dikush që kujdeset për ata. Ju mund të ju tregoni atyre që ju
kujdeseni për ata duke i dëgjuar ata me simpati, duke qenë të dashur, duke e çmuar personin apo
thjeshtë duke kaluar kohë me ata. Ju mund të ju ndihmoni atyre duke i inkurajuar ata të flasin për
ndjenjat e tyre dhe duke u munduar të gjeni mënyra se çka mund të bëjnë ata, ose çka mund të
ndryshojnë që të mund ta përballojnë depresionin. Nëse personi që ju e përkrahni është shumë në
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
17
depresion ju ndoshta duhet të merrni vendime të vështira dhe sesa duhet ju të bëni në vend të
tyre. Nëse ata për shembull nuk kujdesen për nevojat e tyre fizike, ju duhet të i ndihmoni atyre
duke ju blerë gjërat që ju duhen, përgatitni ushqim dhe të pastroni për ata, nëse keni mundësi.
Ose ju duheni t’i inkurajoni ata të bëjnë këto punë. Nuk ka përgjigje të lehta për këtë situatë. Do
të ju ndihmojë nëse e gjeni një njeri me të cilët ju mund të i diskutoni këto dhe problemet tjera.
Kur e përkrahni ndonjë shok/qe ose të afërm ju duhet të mundoheni të mos i fajësoni ata për
ndjenjat e depresionit ose të ju thoni atyre të "kontrollojeni veten". Ata me siguri e
fajësojnëvetveten kështu që kritikat mund t’i bëjë ata të ndjehen më shumë në depresion.
Lëvdatat janë më efektive se kritikat. Ju duhet të i përkujtoni ata që është e mundshme që situata
e tyre të përmirësohet, por kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme dhe të dashur për të bërë
punë. Është me rëndësi që ju t’i kushtoni kujdes edhe nevojave tuaja. Nëse është e mundshme
mundohuni që ti ndani përgjegjësitë për përkrahje të ndonjë shok, shoqe ose të afërm me sa më
shumë njerëz që është e mundshme. Mundohuni t’i gjeni ata persona me të cilët ju mund ta
shprehni zhgënjimin tuaj. Mund të ketë ndonjë grup lokal për njerëzit në situatën tuaj.6
6Algozzine.band Ysseldyke.J.2014,TeachingStudentswithEmotionalDisturbance.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
18
4 SHENJAT E ÇRREGULLIMEVE EEMOCIONALE NË FËMIJË
Kur fëmijët shfaqin simptoma tepër emocionale në një periudhë shumë të gjatë, ndikon
në një masë të madhe në performancën e tyre arsimore. Kjo paaftësi për të mësuar diçka nuk
mund t'i atribuohet arsyeve intelektuale, shqisore ose shëndetësore. Fëmijët që vuajnë nga ndonjë
lloj çrregullimi emocional, nuk mund të zhvillojnë ose të vazhdojnë marrëdhëniet e mira me
studentët dhe tutorët e tjerë. Edhe në situata absolutisht të zakonshme, gjendjet dhe aktivitetet e
tyre nuk janë të përshtatshme, pasi ato përjetojnë trishtim dhe një gjendje shpirtërore në
shumicën e kohës. Ata kultivojnë një ndjenjë të fobisqë lidhet me çështjet vetjake ose shkollore.
Fëmijët që vuajnë nga çrregullime tepër emocionale janë shumë impulsive dhe shfaqin sjellje të
dhunshme, si për veten ashtu dhe për të tjerët. Ata janë gjithmonë të shqetësuar dhe kanë pak
vëmendje. Ata nuk shqetësohen për rregullat në klasat dhe shpesh shqetësojnë aktivitetet në
vazhdim. Fëmijët emocionalisht të çrregulluar nuk mund të përshtaten me ndonjë ndryshim në
konfigurimin rutinë. Skema të tilla të fëmijëve i akuzojnë të tjerët dhe e gjejnë të vështirë të
punojnë në grupe. Ata vuajnë nga vetëbesimi i ulët, gjë që i bën ata të mungojnë kryesisht nga
shkolla7.
Ndryshimet e tyre të zakoneve të ngrënit çojnë në humbje të papritur të peshës. Modeli i
fjetjes është gjithashtu i çrregullt. Disa fëmijë kanë energji të tepërt për t'u shpenzuar në
aktivitetet rraskapitëse. Shpejtësia e disponimit nga ndjenja ekstreme e gëzueshme ndaj
depresionit të rëndë është një tipar i përbashkët.
Metodologjia e zakonshme e mësimdhënies nuk mund të zbatohet për fëmijët me
çrregullime emocionale. Qasja e arsimit special duhet të ri-dizajnohet për të dekurajuar veprimin
e padisiplinuar.
4.1 Çrregullime emocionale te fëmijët-shkaqet, efektet
Shpesh, nënat apo baballarët të përqendrohet ekskluzivisht në zhvillimin fizik të fëmijës,
për disa arsye, nuk i kushtuar kujdesin e duhur gjendja emocionale të fëmijës. Emocionet vijnë
nga ditët e para të jetës së foshnjës, me ndihmën e tyre, fëmija komunikon me prindërit, duke e
bërë të qartë se ai ishte i mërzitur ose në dhimbje, ai ndjehet mirë. Emocionet e fëmijës
gjithashtu ndryshon dhe kjo është e rëndësishme në këtë kohë për të parandaluar çrregullime
7James M.1997.Karakteristikat e çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve dhe të rinjve.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
19
emocionale tek fëmijët . Fëmija mëson jo vetëm për të folur, ecni, por edhe për të ndjejnë. Nga
emocionet e thjeshtë si ai i përvojave në fillimet e tranzicionit. Si një fëmijë në rritje jo vetëm
informon prindërit që ndihet në siklet, të uritur, ose për shkak se ai ka një dhimbje stomaku, por
gjithashtu fillon të tregojë një emocionet më komplekse. Si një i rritur, fëmijë mësojnë për të
shijuar, admirojnë, i trishtuar, i habitur apo i zemëruar. Në shoqërinë moderne, ekspertët janë
gjithnjë e duke u përpjekur për të tërhequr vëmendjen në një problem serioz si çrregullimeve
emocionale tek fëmijët. Shkaqet dhe pasojat e çrregullimeve emocionale tek fëmijët Sipas
statistikave mjekësore 50% të rasteve të shkeljes së sferës emocionale të fëmijëve të cilët janë
diplomuar nga shkolla e vogël, janë të shprehura në sëmundjet nervor në zhvillim. Ky është një
rezultat shumë shqetësues, sidomos duke pasur parasysh faktin se ne jemi duke folur për
sëmundjet nervor të fëmijëve që nuk kanë arritur moshën 16 vjeç, dhe psikologët e fëmijëve
besojnë se shkaqet kryesore të çrregullimeve emocionale tek fëmijët mund të jetë: përjetuar në
sëmundjet e fëmijërisë dhe streset, zhvillim të veçantë fizik dhe psiko-emocional i fëmijës, duke
përfshirë vonesat, shkelje apo mangësi në zhvillimin intelektual, mikroklimë në familje, dhe
sidomos arsimi, kushtet shoqërore të vendbanimit të fëmijës, rrethi i tij i brendshëm. Shkeljet në
sferën emocionale tek fëmijët mund të shkaktohet nga faktorë të tjerë. Për shembull, trupi i
fëmijës traumatizuar mund të shkaktojë filmat që ai shikon ose lojëra kompjuterike që ai ka
luajtur. 8Çrregullimet emocionale tek fëmijët ndodh më shpesh në periudhat kritike të zhvillimit.
Një shembull i mirë i kësaj sjellje paqëndrueshmërisë mendore mund të shërbejë si një të
ashtuquajtur mosha e tranzicionit. Të rinjtë gjithmonë rebelohen, por kjo është veçanërisht e
dukshme në adoleshencë, kur fëmija fillon të përcaktohet nga dëshirat dhe vlerëson aftësitë e
tyre. Manifestimet më të shpeshta të çrregullimeve emocionale tek fëmijët janë: ankthi i
përgjithshëm i fëmijës, si dhe prania e frikës të tepërta dhe ndrojtja, lodhje emocionale, agresion,
dhe ndonjëherë të pabazuara, problemet e komunikimit dhe të bashkëveprojmë me fëmijët apo të
rriturit tjerë, depresioni. Para se të flasim për metodat e korrigjimit të çrregullimeve emocionale
të vullnetshme të fëmijët, është e nevojshme për të përcaktuar problemin. Emocional dhe
vullnetshëm, ose me fjalë të tjera shteti psiko-emocional i një personi paraqet dinamikën e
ndjenjave të tij dhe emocionet. Prandaj çrregullime emocionale vullnetshëm në fëmijët nuk është
tjetër vetëm se një shkelje e gjendjes mendore.
8Algozzine.band Ysseldyke.J.2014,TeachingStudentswithEmotionalDisturbance.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
20
Efektet në rast të shkeljes së sferës emocionale tek fëmijët një ndjenjë e ankthit, humor
bëhet i errët dhe fëmija tërhiqet në vetvete, fillon të jetë agresive apo depresiv. Për të përmirësuar
gjendjen e një fëmije që vuan nga çrregullime emocionale duhet të konsultoheni me ekspertin
përkatës, nga ana tjetër duhet të fillojë punë individuale apo në grup me fëmijë dhe ti tregojë
prindërve se si të sillen në mënyrë korrekte kur fëmija ka mendime të
paqëndrueshme.9Çrregullime emocionale mund të shërohet nëse zbulohet herët dhe kërkohet
ndihma nga njerëzit kompetent për të korrigjuar ato. Disa këshilla për prindërit të cilët janë të
ballafaquar me çrregullime emocionale tek fëmijët: Për të komunikuar me fëmijën e dëmtuar, do
të përpiqen për të ruajtur qetësinë absolute dhe të demonstroni një qëndrim miqësor, shpesh të
komunikoni me fëmijën tuaj, tregohuni të interesuar për atë që ai ndjen, një lojë ose duke bërë
punë manuale së bashku, të kushtoni më shumë vëmendje për fëmijën, të sigurohuni që ditët e
fëmijës tuaj të mos jetë rutinë të ketë llojllojshmëri, Mundohuni të mos ekspozoni fëmijën tuaj në
stres të panevojshëm, sigurohuni që fëmija juaj nuk është duke shikuar dhunë në TV ose në një
lojë kompjuterike do të rëndojë vetëm shqetësime emocionale, rritni besimin në veten tuaj në
mënyrë që ndjenjat pesimiste të mos reflektojnë te fëmija. Të eliminuar shkelje e sferës
emocionale tek fëmija të ndihmon një psikolog i fëmijëve, i cili me anë të lojërave të veçanta
arsimore të shpjegojë për fëmijën tuaj se si të përgjigjen në situata të tilla të vështira dhe për të
kontrolluar ndjenjat e tyre, megjithatë, përfshirja e prindërve në trajtimin e çrregullimeve psiko-
emocionale të fëmijëve, askush nuk mund të zëvendësojë, sepse fëmijët besojnë në prindërit e
tyre dhe, natyrisht, marrë shembullin e tyre. Pra, në qoftë se në të ardhmen ju doni të shmangur
zhvillimin e sëmundje të rënda mendore të fëmijës, atëherë menjëherë të fillojnë të marrin pjesë
në mënyrë aktive në trajtimin e tij. Faktor vendimtar në korrigjimin e natyrës psiko-emocionale
është vëmendje nga të rriturit. Mëso të shpenzosh më shumë kohë për fëmijën tuaj, për të
ndihmuar atë të kuptojnë ndjenjat dhe emocionet. Ju duhet të mbështesni atë në të gjitha përvojat
dhe ta ndihmoi për të kuptuar emocionet komplekse. Durimi, kujdesi dhe dashuria e pakufishme
prindërore.
9James M.1997.Karakteristikat e çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve dhe të rinjve
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
21
5 PËRFUNDIM
Në këtë punim diplome kamë bërë përpjekje të paraqes çrregullimet emocionale të
fëmijëve në veçanti të fëmijëve e moshës parashkollore gjatë hulumtimit të bërë unë hasa në
shumë fakte që ma vërtetuan që çrregullimet emocional gjithashtu edhe çrregullimet në sjelljen
te fëmijët janë krijuar jo brenda një dite por janë krijuar shumë kohë më parë këto çrregullime
krijohen për shumëarsyeje duke filluar nga divorci i prindërve, gjendja ekonomike,mos
socializimi me të tjerët apo indiferenca e shoqërisë ndaj këtyre fëmijëve, dhuna në familje,etj.
Në hulumtimin e bërë mbi çrregullimin emocionale jam fokusuar më shumë te mosha 5-6
vjeç për arsye se gjatë praktikes që unë kamë bërë në kuadër të universitetit ku unë kamë
studiuar "FehmiAgani" kamë hasur në fëmijë me çrregullime emocionale dhe çrregullime në
sjellje dhe ishte arsyeja kryesore që unë zgjodha si temë diplome duke parë vështirësitë që
edukatorja haste në mbarëvajtjen e mësimitgjithë ashtuvështirësitë që haste edukatorja në
komunikim me atë fëmijë gjithashtu dhe vështirësitë e fëmijëve tjerë me at fëmijë.
Përfundimisht mund të thuhet që mosha 0-6 vjeç është faza e kryesore e zhvillimit njerëzor
prandaj edukimi në këtë fazë të jetës duhet filluar që nga familja dhe të vazhdoj deri te ne si
edukatore duke mos e injoruar as një sjellje apo veprim që mund të duket normal e në fakt nuk
është normal sepse nga një neglizhim fare i vogël ne mund ta humbasim një fëmijë.
ÇRREGULLIMET EMOCIONALE TË FËMIJËVE E MOSHËS PARASHKOLLORE ( 5-6 VJEÇ)
22
6 LITERTURA
1.Morris .Ch dhe Maisto.2008 .”Hyrje në psikologji “dhe “ Të kuptojmë psikologjinë” –dy terme
në një të vetëm-.
2. https://en.wikipedia.org/wiki/Emotion
3.Cacioppo, J.T &Gardner, W.L (1999). Emotion. "AnnualReviewofPsychology", 191.
4.https://crregullimepsikologjike.wordpress.com/2017/11/16/zhvillimi-dhe-klasifikimi-i-
emocioneve/
5. James M.1997.Karakteristikat e çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve dhe të
rinjve.
6. https://sq.wikipedia.org/wiki/Stresi
7. Algozzine.band Ysseldyke.J.2014,TeachingStudentswithEmotionalDisturbance.
8. James M.1997.Karakteristikat e çrregullimeve emocionale dhe të sjelljes së fëmijëve dhe të
rinjve.