strategjia nacionale për shoqëri të informacionit

60

Upload: others

Post on 12-Nov-2021

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit

2006-2012

PRISHTINË, prill 2006

INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT

PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA

QEVERIA E KOSOVËS KOSOVA GOVERNMENT

VLADA KOSOVA

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE POSTË – TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRY OF TRANSPORT AND COMMUNICATIONS

MINISTARSTVO ZA SAOBRAĆAJ, POŠTU I TELEKOMUNIKACIJE

UNMIK

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 2

I. Hyrje Shoqëria e Informacionit është formë e re e të jetuarit të civilizimit njerëzor, ku

shërbimet universale dhe barabarësia për qasje informacionit së bashku me sistemet dhe infrastrukturën e zhvilluar të komunikimeve elektronike kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik, zbutjen e varfërisë dhe standard më të mirë të jetës. Praktikat ndërkombëtare tregojnë ndikim pozitiv të teknologjisë informative dhe komunikuese në zhvillimin e shoqërisë moderne, që manifestohet me laramani të mënyrave për qasje informatave si dhe resurseve informative publike në të gjitha aktivitetet shoqërore: e-demokraci, e-qeverisje, e-biznes, e-ekonomi, e-kulturë, e-shëndetësi, e-mësim etj.

Informata është bërë jo vetëm faktor i rëndësishëm për procesin e prodhimit, por gjithashtu edhe resurs i rëndësishëm si është energjia, derivatet, metalet etj., por me një kualitet absolutisht të veçantë: nuk konsumohet duke u përdorur; por e kundërta, sa më shumë dhe sa më shpesh përdoret vlerë më të madhe fiton d.m.th ndërtohen vlera të reja duke u përdorur.

Prosperiteti ekonomik dhe zhvillimi i Kosovës varet nga shpejtësia e integrimit në ekonominë rajonale dhe ekonominë globale, premisat e së cilës janë konkurrueshmëria dhe përparësitë krahasuese. Dituria është faktor thelbësor për integrim dhe zhvillim. Është faktor strategjik kyç për konkurrencën ekonomike në ekonominë globale. Kosova si vend modern Evropian që si model zhvillimor ka zgjedhë qasjen demokratike, ka deklaruar prioritetin e vet nacional- integrimin në ekonominë globale të bazuar në dituri.

Në samitin e Lisbonës në Mars të vitit 2000, krerët e shteteve dhe qeverive Evropiane vlerësuan që Evropa gjithashtu duhet të bëhet shumë më tepër ekonomi digjitale. Në të vërtetë ata vendosen qëllim të ri për Bashkimin Evropian- të bëhen shoqëria më kompetitive në botë e bazuar në dituri deri në vitin 2010. Suksesi i Bashkimit Evropian për të arrit këtë qëllim do të ndihmojë në përmirësimin e kualitetit të jetës për qytetarët e vet, kushtet e punës për punëtorët e vet si dhe konkurrueshmërinë e përgjithshme të industrisë dhe shërbimeve. Marrë parasysh tendencat e Kosovës që sa më parë të bëhet pjesë e proceseve integruese Evropiane atëherë, ndërtimi i Shoqërisë Informative ka rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit kurse implementimi do të sjellë përparësi për të gjithë qytetarët.

Si pasojë e qëllimeve për zhvillim ekonomik të Kosovës, zbutjen e varfërisë si dhe realizimin e të ardhurave më të larta për popullatën, Kosova duhet ta konsiderojë ndërtimin e Shoqërisë Informative si ndërmarrje emergjente. Për të bërë këtë në Kosovë mund të themi se ekzistojnë edhe disa parakushte të nevojshme të cilat manifestohen me shfrytëzueshmëri të Internetit gjithnjë e më të madhe, penetrim gjithnjë e më të madh të telefonisë mobile që mundësojnë qasje më të madhe resurseve informative.

Ndërtimi i Shoqërisë së Informacionit supozon zgjerimin e të drejtave demokratike si dhe mbrojtjen e pakushtëzuar të të drejtave të njeriut. Me implementimin e dispozitave të

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 3

Strategjisë, Kosova do të plotësojë parakushtet për informim dhe komunikim, si të drejta fundamentale për të gjithë qytetarët, do të sigurojë qasje universale në informata dhe dituri për të gjitha grupet sociale, do të mbështes personat dhe organizatat për qasje informatave dhe të diturisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Për këtë qëllim, qeveria do të zgjerojë mundësinë për furnizim me informacione për të gjithë qytetarët njëkohësisht duke përmbledhur dhe implementuar një kornizë legjislative dhe institucionale dhe zhvilluar përmbajtje digjitale dhe përmirësuar mbështetjen teknologjike.

Të vetëdijshëm për rëndësinë historike dhe strategjike të kësaj çështjeje, Kosova si vend nënshkrues i iniciativave të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore eSEE dhe bSEE (eSEE-Electronic South-East Europe, bSEE-broadband South-East Europe iniciative), duke u përpjekur që në mënyrë koherente të përcjellë trendet dhe iniciativat Evropiane eEurope dhe eEurope+ si dhe konkluzionet e dokumenteve të konferencave parapërgatitore për Samitin Botëror të Shoqërisë Informative si dhe konkluzionet e vet Samitit Botëror të Shoqërisë Informative të mbajtur në Tunis (16-18 Nëntor 2005) si dhe qëndrimin politik për ndërtimin e Shoqërisë Informative në Kosovë, Ministria e Transportit dhe Postë&Telekomunikacionit ka ndërmarrë iniciativë për formulimin e Strategjisë Nacionale për Shoqëri Informative.

Kjo strategji është formuluar me iniciativë të Ministrisë së Transportit dhe Postë&Telekomunikacionit me mbështetje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS-Kosovo Foundation for Open Society). Formulimi i kësaj strategjie është bërë nga grupe ekspertësh me një numër të madh konsultimesh dhe takimesh me përfaqësues nga qeveria, sektori privat, shoqëria civile institucionet edukative dhe akademike. E filluar në Durrës në dhjetor të vitit 2003 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet më relevante për Teknologji Informative dokumenti i Strategjisë është produkt i një partneriteti multisektorial, i cili është treguar si një domosdoshmëri edhe për ndërmarrësitë e reja si në sektorin e TI-së po ashtu edhe në sektorët tjerë të jetës në Kosovë.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 4

II. Synimi i përgjithshëm, qëllimi dhe objektivat e Strategjisë

Ndërtimi i Shoqërisë së Informacionit ka si qëllim zhvillimin e qëndrueshëm njerëzor duke u mbështetur në drejtësi sociale, barabarësi të mundësive, liri, respektimin e dallimeve kulturore, pjesëmarrje civile dhe përparim shkencor duke shfrytëzuar teknologjinë informative dhe komunikuese në të gjitha sferat e jetës sociale.

Synimi strategjik:

“eKosova shoqëri e informacionit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor”

sintetizon në mënyrë simbolike dhe të qartë synimet e shoqërisë Kosovare.

Qëllim i të gjitha përpjekjeve do të jetë:

“Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e kapaciteteve teknologjike dhe njerëzore në fushën e TIK”.

Synimet themelore të Kosovës që kanë të bëjnë me ndërtimin e shoqërisë së informacionit janë:

sigurimi i zhvillimit stabil ekonomik dhe zvogëlimi i varfërisë duke bërë transformimin ekonomik nga ekonomia tradicionale në ekonomi të re të bazuar në shfrytëzimin e TIK-ut, përdorimin e kësaj teknologjie në shkallë të gjerë në industri, agrikulturë, transport, tregti dhe në sektorin e shërbimeve;

realizimi i të drejtave fundamentale të çdo qytetari për të komunikuar dhe të qenë i informuar duke ju garantuar të gjithëve qasje universale në informim dhe resurse komunikuese;

konsolidimi i shoqërisë dhe zgjerimi i praktikave demokratike, procesi i qeverisjes të bëhet me efektiv, të rritet përgjegjshmëria e qeverisjes në raport me qytetarin dhe e qytetarëve në raport me shoqërinë;

rritja e besimit të secilit qytetar dhe e shoqërisë në përgjithësi për sistemet informative duke ofruar siguri të pajisjeve teknike dhe softuerëve, mbrojtje të të dhënave personale si dhe garantim të privaticitetit të jetës së njerëzve;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 5

të sigurohet zhvillim stabil i shoqërisë duke shfrytëzuar TIK-un për parandalim dhe menaxhim të krizave, mbrojtje të ambientit, mbrojtje shtetërore dhe të qytetarëve;

të zhvillohet kultura informative duke i bërë të mundur gjithsecilit, pavarësisht prej gjinisë, prejardhjes etnike, gjuhës, besimit fetar, etj. të ketë qasje në programet trajnuese të Informatikës;

integrimi në hapësirën informative regjionale dhe ndërkombëtare.

Realizimi i këtyre synimeve themelore kërkon intervenime të mëdha në këta sektorë:

kornizë legale dhe procedurale që duhet të jetë në përputhshmëri me kërkesat sociale, të arriturat shkencore dhe nevojat zhvillimore të TIK-ut;

administratën publike qendrore dhe lokale, aktivitetet e të cilave duhet të jenë të disenjuara sipas nevojave të shoqërisë informative;

në shkencat teorike dhe aplikative, misioni i të cilave është akumulimi i diturive të reja dhe risive implementuese;

sistemin e edukimit, detyrë e të cilit është të promovojë kulturën informative dhe përgatisë qytetarët që të përfitojnë nga përparësia që ofron shoqëria informative;

industrinë prodhuese dhe sektorin e shërbimeve të TIK-ut, potenciali i të cilit nuk është shfrytëzuar në tërësi;

infrastrukturën informative e cila duhet të zgjerohet dhe përmirësohet në mënyrë që të zvogëlohet dallimi me vendet e Evropës Perëndimore.

Objektivat Strategjike

Kosova do të bëhet anëtare aktive dhe konkurruese e ekonomisë së re të bazuar në dituri; ky fakt do të sigurojë qasje demokratike dhe prosperuese për zhvillim ekonomik. Për të implementuar këtë objektivë strategjike, qeveria e Kosovës duhet të marrë rolin udhëheqës- për të mundësuar ambient të domosdoshëm për zhvillim të shoqërisë informative. Si rrjedhojë objektivi strategjik është parcializuar në pesë objektiva sektoriale.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 6

1. Menaxhim më efikas dhe shkallë më e lartë e koordinimit të veprimtarive për TIK

2. Burime njerëzore të mjaftueshme dhe kompetente për TIK 3. Infrastrukturë ligjore dhe e standardeve të kompletuara për TIK 4. Infrastrukturë telekomunikuese, shërbime dhe ambient rregullator të

avancuar 5. Politika zhvillimore të favorshme për TIK

1. Menaxhim më efikas dhe shkallë më e lartë e koordinimit të veprimtarive në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe

Komunikimit në Kosovë.

Padyshim mund të themi se në mungesë të menaxhimit të mirë dhe koordinimit të vazhdueshëm të proceseve dhe aktiviteteve të ndryshme, vjen deri te degradimi dhe eliminimi i efekteve pozitive të cilitdo projekt apo program, pavarësisht nga kualiteti fillestar i tij. Nga ana tjetër, aktivitetet e koordinuara dhe menaxhuara mirë, japin rezultate më komplete dhe plotësojnë njëra tjetrën për një kohë të gjatë duke kontribuar në arritjen e qëllimit të përgjithshëm ashtu sikur që pjesëzat e një mozaiku të cilat të bashkërenditura paraqesin një produkt - mozaik.

Në vijim analizimi i problemeve të koordinimit dhe menaxhimit do të jetë i fokusuar për lëmin e TIK, por në mënyrë të ngjashme mund të përfundohet se menaxhimi dhe koordinimi është i domosdoshëm për zhvillimin e çdo lëmie, qoftë ekonomike apo shoqërore.

Arritja e qëllimit të menaxhimit dhe koordinimit të plotë dhe të suksesshëm të aktiviteteve në fushën e TIK në Kosovë ka rëndësi të madhe sepse nga kjo varen të arriturat në segmentet konkrete të TIK si p.sh. të zhvillimit të infrastrukturës, të ngritjes së kapaciteteve njerëzore, etj..

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 7

Për zhvillimin e TIK në Kosovë me rëndësi të veçantë është realizimi i këtyre detyrave apo objektivave:

• Krijimi i këshillit nacional për TIK (KNTIK). • KNTIK aprovon agjendën e zhvillimit të TIK dhe mbikëqyrë realizimin e saj. • Veprojnë grupet punuese të specializuara, bartëse të implementimit të

segmenteve të ndryshme të zhvillimit të TIK. • Përcillen të arriturat ndërkombëtare në softuer dhe harduer. • Koordinim i plotë i investimeve në fushën e TIK. • Shfrytëzimi dhe stimulimi më i mirë i resurseve profesionale nga vendi dhe

diaspora. • Bashkëpunimi i përhershëm i entiteteve të ndryshme të interesuara për TIK. • Realizohen projektet të cilat mbulojnë nevojat për TIK për periudhë më të

gjatë kohore. • Shfrytëzimi racional i kapitalit dhe resurseve të Kosovës për TIK.

Me realizimin e objektivave të lartpërmendura krijohen parakushte për tejkalimin e problemeve dhe ngecjeve në degët e TIK gjegjësisht mundësohet që brenda një intervali optimal kohor të arrihet vizioni i përgjithshëm: Kosova - shoqëri e informacionit.

Gjendja ekzistuese

Zgjidhjet e problemeve në lëmin e TIK në Kosovë nuk mund të gjenden pa bërë një analizë të situatës ekzistuese si dhe të rrethanave dhe shkaktarëve të kësaj gjendjeje. Jemi dëshmitarë se në këto momente sa i përket koordinimit dhe menaxhimit të TIK në Kosovë kemi këtë situatë:

I kushtohet prioritet joadekuat zhvillimit të TIK Në ditët e sotme në përgjithësi të gjithë janë të njohur mbi përparësitë që sjellë

TIK si për ngritje të efikasitetit dhe transparencës në punë, për mundësitë e mësimit gjegjësisht ngritjes së kapaciteteve njerëzore, për lehtësimin e komunikimit, etj.. Përkundër kësaj, në Kosovë ende nuk i është dhënë prioritet i merituar zhvillimit të TIK si mjet shumë i rëndësishëm që ndihmon në zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë ose TIK si degë e veçantë e ekonomisë përmes të cilit realizohet afarizëm rentabil.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 8

Departamentet e porsaformuara të TIK në ministritë e ndryshme nuk koordinojnë aktivitetet e tyre

Gjatë vitit 2002 dhe 2003 janë formuar departamente të TIK në disa ministri të cilat kanë filluar planifikimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme. Është dëm që në mes këtyre departamenteve nuk ka bashkëpunim të mirëfilltë e as koordinim të aktiviteteve të tyre. Personeli në këto departamente është i ri dhe me përvoja modeste, kështu që kanë nevojë të ndihmojnë njëra tjetrën. Në disa raste UNMIK ndihmon këto departamente me këshilltarë / specialistë të ndryshëm por numri i tyre është duke u pakësuar. Pajisjet e duhura në ministritë e ndryshme ende nuk janë kompletuar, prandaj bashkëpunimi dhe koordinimi edhe në këtë aspekt është në interes të të gjithëve.

Kompetencat dhe përgjegjësitë të padefinuara Në nivelin më të lartë vendimmarrës duhet të artikulohen shumë qartë

kompetencat dhe përgjegjësitë që kanë ministritë e ndryshme në lëmin e TIK, pastaj përgjegjësitë që mbahen në nivelin qendror dhe ato që mbeten në nivel rajonal ose komunal. E tërë kjo duhet të jetë shumë transparente dhe e njohur nga të gjithë.

Ad-hoc investime Investimet të cilat janë duke u bërë në lëmin e TIK nuk janë të bashkërenditura

dhe të realizuara si pjese të një plani gjeneral apo ndonjë strategjie. Tani për tani investimet janë më tepër të udhëhequra nga nevojat imediate dhe nga mundësitë momentale..

Ndihmat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të pakoordinuara Përkundër qëllimit të mirë, shumica e projekteve të organizatave

ndërkombëtare në lëmin e TIK nuk e arrijnë efektin e dëshiruar. Shpesh herë i tërë aktiviteti mbyllet në një rreth të ngushtë, pastaj aktivitetet e organizatave të ndryshme nuk kanë lidhshmëri pra realizohen projekte jo kompatibile mes veti dhe shpesh mungon kontinuiteti i efekteve pozitive të projekteve. Në përgjithësi përfundojmë se ndihmat e organizatave të jashtme janë mjaft të parcializuara dhe joefikase.

Aplikohen zgjidhje afatshkurta për probleme të TIK Në mungesë të njohurive profesionale, ose në mungesë të financimit të

mjaftueshëm ndodh që të aplikohen zgjidhjet afatshkurta të problemeve në TIK. Ato nuk janë zgjidhje adekuate dhe shumë shpejt do paraqesin pengesë të zhvillimit të

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 9

mëtejmë të TIK. Ne duhet të shfrytëzojmë rastin dhe të realizojmë zhvillimin “me kërcim” (në vend të zhvillimit gradual), duke zbatuar zgjidhjet më moderne në TIK, të cilat së paku për disa vite do të jenë në gjendje të shfrytëzohen.

Biznesi privat nuk shfrytëzon përparësitë e bashkëpunimit Edhe nga ana e bizneseve private nuk vërehet bashkëpunim i duhur dhe

korrekt kolegial. Për disa lloje të shërbimeve paraqitet numër i madh i ofruesve kurse për disa të tjera nuk ka konkurrencë të duhur.

Mungojnë të dhëna statistikore që lehtësojnë planifikimin e projekteve në TIK Ndonëse i fundit në këtë renditje sigurisht jo i fundit për nga rëndësia është

problemi i mungesës së të dhënave statistikore. Të dhënat statistikore lidhur me TIK në Kosovë duhet të mblidhen sa më parë dhe të freskohen/mirëmbahen në mënyrë të rregullt.

Arsyet për gjendjen momentale

Institucionet qeverisëse kosovare të reja dhe pa përvojë për TIK Vetëm duke filluar nga viti 2000, në Kosove janë krijuar institucione vendore që

janë të interesuara për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Eksperienca e institucioneve në secilën lëmi është relativisht e paktë e posaçërisht në TIK që është një lëmi që zhvillohet me një dinamikë të lartë.

Bizneset private në lëmin e TIK në nivel të ulët zhvillimor dhe me përvojë të pakët

Kur analizohet situata në sektorin privat, përfundojmë se edhe këtu disponojmë me përvojë të pakët, e cila drejtpërdrejtë është pasojë e rregullimit shoqëror “socialist” i cili i është imponuar Kosovës, si pjesë e ish shtetit Jugosllav. Vetëm që nga viti 1990 filluan disa lëvizje pozitive në sektorin privat por ato ishin shumë të limituara dhe hasnin në vështirësi të mëdha në realizimin e afarizmit të tyre. Numri i firmave private që merren me TIK, pas luftës (1999) filloi të rritet por ende jo në masë të duhur. Gjithashtu edhe numri i të punësuarve në këtë lëmi në sektorin privat është shumë i vogël.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 10

Mungesë e kuadrove profesionale menaxhuese Shkollimi apo edukimi i kuadrove për menaxhim ka qenë joadekuat për shumë

vite, si për shkak të nivelit të ultë në këtë drejtim të edukimit në Universitet ashtu edhe për shkak të mos përcjelljes së trendeve bashkëkohore të mënyrës së menaxhimit të projekteve dhe aktiviteteve zhvillimore. Kurset profesionale për ngritje të kapaciteteve menaxhuese gati se nuk janë aplikuar fare në Kosovë deri në vitin 2000.

Parcializimi i kompetencave mes strukturave të ndryshme (UNMIK, Qeveri, OSBE, UE, ...)

Pas vitit 1999, organizimi i jetës shoqërore dhe shtetërore në Kosovë është bërë dukë krijuar institucione të cilat kanë kompetenca të parcializuara. Qeveria e Kosovës ende nuk disponon me kompetenca të plota. Strukturat ndërkombëtare janë gjithashtu të organizuara në shtylla të ndara e që vështirëson koordinimin mes tyre.

Pasojat e luftës dhe prapambeturia ekonomike Prapambetja ekonomike edhe më shumë u reflektua si pasojë e luftës së vitit

1999 dhe ka ndikim të lartë në trendin e zhvillimit të të gjitha lëmive ekonomike në vend.

Mungesa e strategjisë Strategjia e zhvillimit të TIK duhet të jetë e mbështetur në strategjinë nacionale

të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Në mungesë të kësaj të fundit krijohen zbrazëtira dhe lëshime sidomos në koordinim të aktiviteteve zhvillimore të cilësdo lëmie të ekonomisë.

Rekomandimet

T’i jepet prioritet krijimit të KNTIK të përfaqësuar nga institucionet qeveritare qendrore dhe lokale, Universiteti, biznesi, mediat, donatorët dhe shoqëria civile nëpërmes përfaqësuesve nga OJQ-të dhe organizatat e shoqërisë civile.

Në KNTIK është më rëndësi të jenë të përfaqësuar edhe UNMIK, OSCE edhe

përfaqësuesit e UE-së. KNTIK udhëhiqet nga kryeministri i cili mund të delegon postin udhëheqës ndonjërit prej anëtarëve të këshillit por selia e këtij këshilli mbetet në zyrën e kryeministrit. Këshilli duhet të siguron procese të hapura dhe

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 11

participuese, për të evituar limitimin dhe shqyrtimet jo të gjithanshme të aktiviteteve që duhet të sjellin deri te realizimi i synimit të përgjithshëm “Kosova - Shoqëri Informative”. Këshilli zbaton kornizën institucionale për shoqërinë e bazuar në TIK, zbaton kornizën legjislative, inkurajon liberalizimin, privatizimin, parimet dhe strategjitë tjera në ndërlidhje me komunikimet elektronike, infrastrukturën dhe shërbimet përcjellëse, si dhe merret me promovimin e TIK duke inkurajuar vazhdimisht participimin e plotë të shoqërisë civile, organizatave joqeveritare dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta si p.sh. lidhur me e-Qeverisjen. Këshilli duhet të formojë grupe punuese, në të cilat duhet të jenë të ftuar edhe ekspertë të lëmisë, e të cilët nuk janë anëtarë të këshillit. Disa nga grupet e duhura punuese dhe çështjet që duhet t’i trajtojnë këto grupe janë:

1. Grupi punues për infrastrukturën telekomunikuese dhe shërbimet përcjellëse;

2. Grupi punues për aplikacione dhe standarde, i cili do të përcjellë dhe zhvillojë standardet për softuer, baza të të dhënave, shkëmbim, kërkim (gjetje) dhe ruajtje të të dhënave;

3. Grupi punues për legjislacion dhe rregullore, i cili do të merret me çështjet e

tregtisë elektronike (electronic commerce), kontratave elektronike dhe nënshkrimit elektronik (electronic signatures), sigurinë dhe mbrojtjen e komunikimeve dhe të dhënave (shënimeve), krimin elektronik (cybercrime), mbrojtjen e të drejtës autoriale (intelektuale), mbrojtjen e privaticitetit dhe të drejtën për qasjen në të dhënat publike;

4. Grupi punues për resurset njerëzore, që do të merret me çështjet e

kurikulumeve për TIK në të gjitha nivelet e arsimit.

KNTIK i përmbahet qëllimit apo vizionit që del nga kjo strategji dhe i koordinon, prioritetizon dhe në një mënyrë monitoron projektet sipas “road-map”-it të përshkruar në dokumentin e strategjisë së zhvillimit të TIK.

Roli dhe rëndësia e KNTIK është edhe më e madhe, kur kemi parasysh se krahas përdorimit të TIK për të lehtësuar dhe përshpejtuar modernizimin e institucioneve shtetërore, edukimit, tregtisë etj. synohet që TIK të bëhet sektor ekonomik produktiv.

KNTIK përcjell dhe vlerëson me kujdes progresin drejt zhvillimit të TIK sipas indikatorëve të vendosur në dokumentin e strategjisë. Përmes kritereve reale bën matjen e rezultateve dhe merr masat e duhura nëse rrjedha e aktiviteteve nuk premton plotësimin e objektivave të parashtruara. Këshilli në mënyre sistematike

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 12

mbledh shënime në formë të anketave me qëllim të përcaktimit të saktë të gjendjes në etapa të ndryshme të realizimit të strategjisë se zhvillimit të TIK.

Shfrytëzimi i eksperiencave menaxhuese dhe planifikuese të vendeve të zhvilluara

Në mungesë të kuadrove profesionale menaxhuese vendore rekomandohet angazhimi i kuadrove të reja me përvojë menaxheriale nga vendet e zhvilluara si dhe ngritja profesionale e kuadrove ekzistues menaxhues, nëpërmjet trajnimeve intensive, të cilat do të përpiloheshin dhe udhëhiqeshin me ndihmën e organizatave zhvillimore ndërkombëtare. Në këto trajnime duhet të përfshihen strukturat udhëheqëse të departamenteve për TIK të ministrive, strukturave komunale dhe ndërmarrjeve publike me interes në TIK. Këto trajnime do të duhet të realizohen sa më parë duke pasur parasysh rëndësinë e menaxhimit të suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në këtë dokument strategji.

Krijimi i Forumit Kosovar që mbledh organizata dhe individ me interes për lëmin e TIK.

Rekomandohet krijimi i një Forumi të gjerë që do të mblidhte organizata të shoqërisë civile, bizneset private dhe të gjithë të interesuarit për këtë fushë, i cili në mënyrë të vazhdueshme do t’i kontribuonte realizimit të strategjisë nacionale për TIK, nëpërmjet vërejtjeve, kërkesave, sugjerimeve dhe ideve të cilat do t’i drejtoheshin KNTIK. Gjithashtu, Forumi do t’i kontribuonte bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të organizatave të ndryshme civile dhe të biznesit.

T’i sigurohet përkrahje politike koordinimit dhe menaxhimit të zhvillimit të TIK

Realizimi i strategjisë nacionale për TIK kërkon një përkrahje dhe obligim të plotë politik. Aq më tepër duke pasur parasysh se kjo lëmi është multisektorale, komplekse dhe nuk është lehtë e kuptueshme nga ana e popullatës së gjerë (në krahasim me p.sh. punësimin, sigurinë apo problemeve tjera të përditshme) në mungesë të obligimit të fortë politik nga niveli më i lartë mundet seriozisht të zvogëlohen shanset për sukses. Prandaj rekomandohet që KNTIK të jetë i vendosur në zyrën e kryeministrit si dhe i raporton në mënyrë të rregullt kryeministrit dhe parlamentit.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 13

Përcaktimi i ministrisë që udhëheq koordinimin dhe implementimin e strategjisë së zhvillimit të TIK

Ministria e përcaktuar si përgjegjëse në zhvillimin e TIK, duke u mbështetur në dokumentin e strategjisë së zhvillimit të TIK, krijon planin aksionar, vendosë dhe drejton strukturat organizative për implementim të objektivave të shoqërisë informative.

Ministria do të duhet të inicioj kërkime dhe zhvillime në lëmin e TIK duke siguruar mjete për grante për institucione publike, private dhe individ, duke organizuar seminare, konferenca, vizita studiuese dhe aktivitete tjera që do t’i kontribuojnë implementimit të praktikave të suksesshme për TIK.

Krijimi i komisionit parlamentar për Shoqëri Informative Rekomandohet krijimi i Komitetit parlamentar për Shoqëri Informative i cili do

të shqyrtonte të gjitha propozim ligjet që kanë të bëjnë me TIK dhe do të përcjellë realizimin e Strategjisë Nacionale për TIK duke kërkuar raporte nga KNTIK dhe ministritë, duke organizuar debate lidhur me gjendjen momentale dhe zhvillimet në TIK.

2. Burime njerëzore të mjaftueshme dhe kompetente për TIK

Duke u nisur nga fakti se:

Teknologjia e informacionit dhe e komunikimeve, apo TIK-u, siç quhet shkurtimisht, është duke u zhvilluar me hapa të mëdhenj dhe se sot është vështirë të parashikohet se në çfarë stadi do të jetë kjo teknologji në 10 vitet e ardhshme dhe cili do të jetë ndikimi i saj në fushat e ndryshme të veprimtarisë njerëzore, siç ka qenë vështirë të parashikohet zhvillimi i sotëm i saj para dhjetë viteve, - dhe duke pasur parasysh:

shndërrimin e botës në një “fshat global”, ku fshihen “kufijtë” ndërmjet shteteve dhe kombeve, sa i përket qarkullimit të mallrave, njerëzve e informacioneve;

rritjen gjithnjë më të madhe të qarkullimit të informacioneve dhe të këmbimit të dijeve në mënyrë elektronike; e si pasojë

rritjen e përhershme të kërkesave për kapacitete më të mëdha dhe më cilësore të kanaleve të komunikimit,

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 14

nevojitet një strategji që parashikon sa më afër kahet e zhvillimit të TIK-ut në Kosovë, - dhe e cila do t’i paraprijë këtij zhvillimi, e me qëllim të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Vizion i strategjisë për TIK, sa u përket burimeve njerëzore duhet të jetë:

Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e burimeve njerëzore në lëmin e TIK-ut, e në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës, si Shoqëri e Informacionit – eKosova (Kosova elektronike) – shoqëri demokratike që bazohet në shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit.

Qëllimi dhe Objektivat Kur flitet për burimet njerëzore në fushën e teknologjisë së Informacionit dhe

komunikimeve (TIK) kemi parasysh dy kategori njerëzish: përdoruesit e prodhimeve të TIK-ut dhe prodhuesit e produkteve të TIK-ut.

Qëllim i strategjisë për TIK, sa u përket burimeve njerëzore duhet të jetë:

Ndërtimi dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore të mjaftueshme dhe kompetente për përdorimin e prodhimeve të TIK-ut dhe për krijimin e prodhimeve të TIK-ut, të cilat do të jenë të afta t’i përgjigjen kërkesave gjithnjë më të mëdha të së sotmes dhe të së nesërmes në lëmin e TIK-ut dhe të cilat do të jenë forcë shtysë për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror të qëndrueshëm të Kosovës.

Gjendja e tanishme jo e kënaqshme

Ndikimi i teknologjisë së informacionit në transformimin e shoqërisë së sotme është evident gjithkund në botë, ku më i vogël e ku më i madh. Roli i saj është emancipues përderisa me shoqërinë e informacionit, e cila bazohet në të, nënkuptohet një shoqëri demokratike më transparente dhe më racionale.

Gjendja e tanishme në lëmin e TIK-ut, sa u përket burimeve njerëzore, nuk është e kënaqshme dhe karakterizohet nga:

Mungesa e përvojës adekuate në lëmin e TIK-ut

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 15

Mungesa e trajnimeve për TIK në shkallë më të gjerë Literaturë e pamjaftueshme (autoriale ose e përkthyer) në gjuhën shqipe për TIK Mos aftësimi i duhur profesional në përdorimin e TIK-ut Mungesë e kuadrit të nevojshëm për zhvillimin e softuerit Mosekzistimi i softuerit dhe programeve kompjuterike edhe në gjuhën shqipe

Burimet njerëzore të TIK-ut në Sektorin e Arsimit, Teknologjisë dhe Shkencës

2.1 Arsimi fillor dhe i mesëm Me kurrikulumin aktual të arsimit fillor dhe të mesëm të Kosovës është

paraparë edhe aftësimi adekuat i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në lëmin e TIK-ut. Bie fjala, në arsimin fillor dhe të mesëm, në shkollat e të gjitha profileve, është futur si lëndë mësimore edhe lënda e TIK-ut, por rezultatet ende nuk janë të kënaqshme, sepse ende është:

Numër i vogël i kompjuterëve për 100 nxënës, e si pasojë numrër i vogël i nxënësve që përdorin kompjuterin.

Përdorimi i vogël i Internetit për qëllime mësimore, për shkak të numrit të vogël të shkollave të lidhura në Internet.

Përqindja e vogël e nxënësve që përdorin kompjuterin dhe Internetin në kuadër të shkollës në procesin e mësimit jashtë Informatikës.

Niveli i kualifikimit të mësimdhënësve në TIK në shumicën e rasteve joadekuat.

Përqindje e vogël e mësimdhënësve (përjashtuar ata të Informatikës) që përdorin Internetin për mësimdhënie.

Për arsyet të dhëna më lartë, nuk është i kënaqshëm as rezultati i mbi 1000 teknikëve që për çdo vit kryejnë shkollat e mesme profesionale në lëmin e TIK-ut (Shih tabelat 4 dhe 5!). Numri i nxënësve që regjistrohen në shkollat profesionale të profilit të TIK-ut sa vjen e rritet. Në vitin shkollor 2003/2004 janë regjistruar 2336 në këto profile, që krahasuar me katër vjet më parë (1248) kemi një rritje prej 87%. Për 87% është rritur edhe numri i paraleleve të këtyre profileve (nga 39 në 73). Është shtuar, po ashtu, edhe numri i komunave ku organizohet mësimi nga këto profile, nga 15 në 22. Kjo shton nevojën për numër më të madh të mësimdhënësve të kualifikuar të këtyre profileve, por dhe për një infrastrukturë telekomunikuese-kompjuterike më të zhvilluar nëpër këto shkolla.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 16

Sipas konkursit të shpallur nga MASHT-i (Tabelat 3 e 4), ndër të tjera ekziston edhe profili “Teknik i kompjuterëve”. Për çka aftësohen këta teknikë dhe ku faktikisht ata punojnë nuk kemi ndonjë pasqyrë (Mirë do të ishte të bëhet një studim lidhur me këtë!).

2.2 Arsimi i lartë – Universiteti

Nga Tabelat 1 dhe 2, shihet se në vitin e parë të shkollave të larta dhe të fakulteteve ku organizohen studimet nga lëmi i TIK-ut, regjistrohet një numër i konsiderueshëm i nxënësve me shkollë të mesme të kryer. Ky numër është dy herë më i madh në vitin shkollor 2003/2004 se katër vjet më parë (470 kundrejt 230).

Do të pritej që kuadrot me arsimim të lartë të jenë bartës të zhvillimit të ekonomisë dhe shoqërisë, posaçërisht sa i përket shoqërisë së informacionit. Nga ana tjetër, pritet që një ndikim të madh të luajë kjo teknologji mu në arsimin e lartë.

Deri më tash Universiteti nuk e ka luajtur këtë rol:

Fakultetet dhe shkollat e larta janë të pajisura me kompjuter më mirë se shkollat e mesme dhe ato fillore, por ata nuk shfrytëzohen racionalisht.

Fakultetet dhe shkollat e larta kryesisht janë të lidhura në Internet, por ai nuk shfrytëzohet fare ose fare pak për nevoja të mësimit.

Mësimdhënësit kryesisht kanë qasje në Internet, por nuk e shfrytëzojnë aq sa duhet për avancimin e procesit mësimor (Ai përdoret kryesisht për postë elektronike dhe për navigim)

Niveli i njohurive në TIK i mësimdhënësve përgjithësisht jo i kënaqshëm.

2.3 Arsimimi joformal

Si edhe në vendet e tjera të botës, edhe në Kosovë, krahas arsimit formal kanë filluar të veprojnë edhe institucione të arsimit joformal edhe në lëmin e TIK-ut, të cilat përgatisin teknikë të rrjeteve kompjuterike, programerë, disenjatorë të ueb-faqeve etj. Ndër më të njohurat është Akademia CISCO.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 17

Burimet njerëzore të TIK-ut në Sektorin e Shëndetësisë

TIK-u ka një ndikim të konsiderueshëm në kujdesin për shëndetin në vendet e

zhvilluara. Ai u mundëson punonjësve të shëndetësisë të kryejnë këshillime dhe diagnostifikime nga largësia, si dhe të kenë informacionet e nevojshme lidhur me çështje të ndryshme që u interesojnë nga fushëveprimtaria e tyre. TIK-u po ashtu u mundëson masave të gjera të informohen nga personat me kompetencë lidhur me përkujdesin për shëndetin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Me përjashtim të Njësisë së Telemjekësisë në Prishtinë, kompjuteri pothuaj se nuk përdoret fare nga punonjësit e shëndetësisë për qëllime profesionale.

Burimet njerëzore të TIK-ut në Sektorin e Shërbimeve publike

TIK-u është një mjet efektiv i cili i mundëson Qeverisë të jetë më transparente

ndaj qytetarëve. Tash për tash përdorimi i kompjuterit për këtë qëllim në sektorin e Shërbimeve publike nuk ka qenë në nivel të dëshiruar.

Si është shkaktuar kjo gjendje?

Ekzistojnë shkaqe të shumta që kanë sjellë në këtë gjendje. Ndër të tjera janë:

Mospërdorimi i kompjuterit për shkak të mosnjohjes së gjuhës angleze Mungesa e edukimit të mirëfilltë për TIK në shkolla Mungesa e formave të arsimimit të vazhdueshëm për TIK Mungesa e kuadrit me përvojë për TIK në arsimin e lartë Mos stimulimi i kuadrot profesional në lëmin e TIK-ut Mungesë e traditës dhe përvojës në lëmin e TIK-ut

Çka duhet bërë që të ndryshohet kjo gjendje?

TIK-u ka ndryshuar qenësisht metodat e mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Të mësuarit nuk është më i përqendruar në klasën dhe në mësimin, por në individin (nxënësin, studentin) dhe në të nxënit. Për të përmirësuar gjendjen ekzistuese në këtë aspekt nevojitet:

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 18

Zbatimi i metodologjive dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies edhe në lëmin e TIK-ut;

Realizimi i mësimit praktik në bashkëpunim me kompanitë, institucionet dhe organizatat përkatëse;

Konkretizimi i mësimit teorik nëpërmjet realizimit të projekteve, duke shfrytëzuar Internetin, si dhe programet e dedikuara për mësim të kompjuterizuar.

Që të realizohet kjo duhet që:

Të bëhet kompjuterizimi i plotë i shkollave fillore dhe të mesme. Shkollat duhen të pajisen me kompjuterë dhe të kenë së paku një kabinet - laborator të Informatikës të lidhur në Internet për qëllim të mësimit.

Me rritjen e qarkullimit të informacioneve dhe me rritjen e vëllimit të dijeve që nevojiten për të kryer me sukses punën në secilin profesion, shfaqet nevoja për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Për këtë qëllim duhet:

Të bëhet riaftësimi i vazhdueshëm i inxhinierëve dhe i kuadrove të tjera në lëmin e TIK-ut, në mënyrë që të njihen me njohuritë dhe teknologjitë më të reja në botë në këtë lëmë,

Të shfrytëzohen mundësitë e TIK-ut për trajnimin e të rriturve, Të ritrajnohen mësimdhënësit, që të jenë në rrjedhë me mundësitë që

ofron TIK-u, Të krijohet rrjeti - hapësira adekuate virtuale kombëtare për qëllim të

shkencës dhe të arsimit.

TIK-u mundëson ndjekjen e leksioneve (ligjëratave) nga largësia nëpërmjet internetit, si dhe vetëarsimimin nëpërmjet programeve të zhvilluara enkas për këtë qëllim. Duhen shfrytëzuar këto mundësi. Për këtë qëllim duhet:

Të krijohet sistemi i arsimimit në largësi i bazuar në TIK; Të krijohen kushtet për përdorimin e teksteve mësimore elektronike; Të krijohen sistemet e trajnimit të bazuara në kompjuter, për qëllime të

arsimimit gjatë tërë jetës dhe të arsimimit plotësues; Të nxiten mësimdhënësit e fakulteteve dhe të shkollave të larta që t’i

paraqesin leksionet (ligjëratat) e tyre në internet; Të nxiten fakultetet që të organizojnë mësimin në largësi nëpërmjet

internetit; Të nxitet ndërtimi i rrjetit të bibliotekave elektronike, me qëllim të rritjes së

cilësisë së punonjësve shkencorë dhe të shkëmbimit të informacioneve ndërmjet institucioneve të shkollimit të lartë dhe të institucioneve kërkimore të Kosovës me institucionet përkatëse simotra në botë;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 19

Në shkollat që nuk kanë qasje në internet, por edhe në ato që kanë, duhet nxitur sigurimi dhe përdorimi i internetit për qëllime mësimi - mësimi i kompjuterizuar (Computer Assisted Instruction, CAI), ku mësimdhënësit kryesisht kanë rolin e lehtësuesit të mësimnxënies dhe nxënësit nxënë vet. Duhen përgatitur materiale mësimore për këtë qëllim për lëndë të ndryshme.

Hartimi (apo përkthimi) i teksteve mësimore dhe i teksteve të tjera në gjuhën shqipe, për nevoja të përdoruesve të pajisjeve dhe të sistemeve të TIK-ut, do të përshpejtonte aftësimin e burimeve njerëzore në lëmin e TIK-ut. Për këtë qëllim duhet:

Të nxitet hartimi i manualeve për përdorimin e pajisjeve të TIK-ut dhe të programeve aplikative në gjuhën shqipe të bazuara në platformën e softuerit të hapur (Open source) do të përshpejtonin nxënien e kompjuterit.

Të hartohet Fjalorit anglisht-shqip i Informatikës (Është në përgatitje e sipër, si projekt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) dhe Fjalori shpjegues i Informatikës.

Rekomandime

Pa një analizë më të thuktë të tërë gjendjes në sferën e burimeve njerëzore në lëmin e TIK-ut, është vështirë të jepen rekomandime meritore lidhur me këtë çështje, por ato do të mund të përqendrohen në sa vijon:

Të shtohen fondet të destinuara për arsimim në TIK; Të gjenden fonde që të gjitha shkollat të lidhen në rrjetin e

telekomunikacionit; Të sigurohen fondet që të gjitha shkollat të kenë së paku një kompjuter të

lidhur në internet për qëllime të administratës; Të shtohet stimulimi për kuadrot profesionale në TIK; Të gjenden forma të përshtatshme për arsimim të vazhdueshëm në TIK; Të rritet bashkëpunimi ndërkombëtar në lëmin e TIK-ut; Të rishikohet dhe të përditësohet kurrikulumi në lëmin e TIK-ut në të gjitha

nivelet e shkollimit, publik dhe privat, në mënyrë që të mund t’i përgjigjet kërkesave të shoqërisë së bazuar në dije – shoqërisë së informacionit;

Të themelohet Qendra Kombëtare e Informatikës; Të harmonizohen bashkëveprimet ndërmjet ministrive, sektorit publik dhe

sektorit privat për realizimin e objektivave që dalin nga ky dokument;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 20

Sektori privat ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e burimeve njerëzore në lëmin e TIK-ut, andaj duhet të nxitet nga ana e Qeverisë që ta përmbush me sa më sukses këtë detyrë të tij;

T’i kushtohet kujdesi i duhur shkollimit joformal (ku nuk merret një diplomë), i cili shpesh tregohet si më i efektshëm për profesione dhe profile të caktuara, sidomos për trajnimin e fuqisë punëtore;

Me futjen në jetë të sistemit të decentralizuar të administrimit, roli i qeverisjes lokale do të rritet, andaj edhe komunat duhen të marrin përgjegjësinë për rolin e tyre në zhvillimin e burimeve njerëzore në fushë të TIK-ut;

T’i rekomandohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të përpilojë planin 3- ose 5-vjeçar të furnizimit të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme me nga së paku një laborator (32 kompjuterë) për TIK;

T’i rekomandohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të përpilojë planin 3- ose 5-vjeçar të lidhjes në Internet të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme;

T’i rekomandohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që shpenzimet e parapagimit për lidhjen në Internet të shkollave të trajtohen si shpenzime rrjedhëse të shkollës, siç janë shpenzimet për rrymë, ujë, etj.;

T’i rekomandohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të përpilojë planin 2-vjeçar të aftësimit plotësues të arsimtarëve të TIK-ut të gjitha shkollave fillore dhe të mesme;

T’i rekomandohet Ministrisë së Kulturës që të përpilojë planin 3-vjeçar të lidhjes në Internet të Bibliotekave komunale të Kosovës;

T’i rekomandohet Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Prishtinës të bëjnë planin e krijimit të rrjetit akademik të Kosovës, që do të lidhte të gjitha objektet e arsimit të lartë në Kosovë, si dhe lidhjen në rrjetet e ngjashme në Evropë (GEANT).

Tabela 1. Numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë në fakultetet dhe shkollat e lartë të Kosovës në lëmenjtë e TIK-ut

Viti shkollor 1999/2000

Nr. Fakulteti/

Shkolla

Vendi/

Komuna

Seksioni/

Dega Drejtimi Numri i studentëve

1.

Fakulteti i shkencave matematikore dhe të natyrës

Prishtinë Seksioni i matematikës

Matematikë e Aplikuar 50

2. Fakulteti i Elektroteknikës Prishtinë - Kompjuterikë me

Telekomunikacion 80

3. Shkolla e Lartë Teknike Mitrovicë - Telekomunikacion

me Informatikë 100

Gjithsej studentë: 230

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 21

Burimi: Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “Koha Ditore”, 18 shtator 1999

Tabela 2. Numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë në fakultetet dhe shkollat e larta të Kosovës në lëmenjtë e TIK-ut

Viti shkollor 2003/2004

Nr. Fakulteti/

Shkolla

Vendi/

Komuna

Departamenti/

Programi Drejtimi Numri i

studentëve

Informatikë 60

1.

Fakulteti i shkencave matematikore dhe të natyrës

Prishtinë Departamenti i Matematikës Shkencat

Kompjuterike 50

Departamenti i Kompjuterikes - 40

2. Fakulteti i Elektroteknikës Prishtinë

Departamenti i Telekomunikacionit - 40

Matematikë Informatikë 60

Prishtinë Programi për Shkollën e Mesme të Ulët Informatikë

Teknologji 30

Prizren Programi për Shkollën e Mesme të Ulët

Matematikë Informatikë 30

3. Fakulteti i Edukimit

Gjakovë Programi për Shkollën e Mesme të Ulët

Informatikë Teknologji 30

4. Shkolla e Biznesit Pejë

Departamenti Informatika e Aplikuar në Biznes

- 70

5. Shkolla e Lartë Teknike Mitrovicë Departamenti i

Informatikës - 60

Gjithsej studentë: 470

Burimi: Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “Koha Ditore”, 18 qershor 2003

Tabela 3. Numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë në shkollat e mesme (të elektroteknikës) të Kosovës në lëmenjtë e TIK-ut

Viti shkollor 1999/2000

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 22

Nr. Komuna/

Vendi Profili

Numri i

paraleleve

Numri i

nxënësve

1. Ferizaj Elektroteknik i kompjuterëve 1 32

2. Gllogoc

(Drenas) Elektroteknik i kompjuterëve 1 32

3. Istog

(Burim) Elektroteknik i kompjuterëve 1 32

4. Gjilan Elektroteknik i kompjuterëve 2 64

5. Kamenicë

(Dardanë) Elektroteknik i kompjuterëve 2 64

6. Lipjan

(Lypjan) Elektroteknik i kompjuterëve 1 32

Elektroteknik i kompjuterëve 1 32 7. Mitrovicë

Teknik i radio - e videoteknikës 1 32

8. Obiliq

(Kastriot) Elektroteknik i kompjuterëve 1 32

9. Pejë Elektroteknik i kompjuterëve 4 128

Elektroteknik i kompjuterëve 4 128 10.

Podujevë

(Besianë) Teknik i radio- e videoteknikës 2 64

Teknik i PTT-së 2 64

Manipulant i PTT-së 1 32 11. Prishtinë

Elektroteknik i kompjuterëve 3 96

Elektroteknik i kompjuterëve 4 128 12. Prizren

Teknik i radio- e videoteknikës 1 32

13. Suharekë

(Therandë) Elektroteknik i kompjuterëve 3 96

14. Shtime Elektroteknik i kompjuterëve 1 32

Elektroteknik i kompjuterëve 2 64 15. Vushtrri

Teknik i radio- e videoteknikës 1 32

Gjithsej paralele/nxënës: 39 1248

Burimi: Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “Koha Ditore”, 18 shtator 1999

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 23

Tabela 4. Numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë në shkollat e mesme (të elektroteknikës) të Kosovës në lëmenjtë e TIK-ut

Viti shkollor 2003/2004

Nr. Komuna/

Vendi Profili

Numri i

paraleleve

Numri i

nxënësve

Teknik i kompjuterëve 2 64

1. Deçan Teknik i telekomunikacionit 2 64

2. Ferizaj Teknik i kompjuterëve 2 64

3. Fushë Kosovë/Bardh i M.

Teknik i kompjuterëve 2 64

Teknik i kompjuterëve 3 96

Teknik i telekomunikacionit 1 32 4. Drenas

Teknik i PTT-së 1 32

5. Gjakovë/Ponashec Teknik i informatikës 1 32

Elektroteknik i kompjuterëve 3 96

Teknik i radio- e videoteknikës 1 32 6. Gjilan

Teknik i PTT-së 1 32

7. Kaçanik Teknik i kompjuterëve 1 32

Teknik i kompjuterëve 2 64

8. Burim Teknik i telekomunikacionit 1 32

9. Dardanë Teknik i kompjuterëve 2 64

10. Klinë Teknik i kompjuterëve 2 64

11. Lypjan Teknik i kompjuterëve 2 64

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 24

Teknik i telekom. dhe lidhjeve 1 32

Teknik i kompjuterëve 3 96

Teknik i radio- e videoteknikës 2 64 12. Mitrovicë

Teknik i PTT-së 1 32

13. Kastriot Teknik i kompjuterëve 1 32

14. Pejë Teknik i kompjuterëve 3 96

Teknik i kompjuterëve 6 192

15. Besianë Teknik i PTT-së 2 64

Teknik i PTT-së 2 64

Teknik i kompjuterëve 4 128

16. Prishtinë

Teknik i telekomunikacionit 1 32

17. Prizren Teknik i kompjuterëve 5 160

18. Skenderaj/Runik Teknik i kompjuterëve 3 96

19. Therandë Teknik i kompjuterëve 2 64

20. Shtime Teknik i kompjuterëve 2 64

21. Viti/Pozharan Teknik i kompjuterëve 3 96

Teknik i kompjuterëve 2 64

22. Vushtrri Teknik i radio- e videoteknikës 1 32

Gjithsej paralele/nxënës: 73 2336

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 25

3. Infrastrukturë ligjore dhe e standardeve të kompletuara për TIK

Zbatimi, përdorimi dhe zhvillimi i suksesshëm i teknologjisë informative dhe komunikuese fillon më legjislacion dhe rregullativa të kompletuara dhe efektive, prandaj Kosova do të harmonizoj legjislacionin e vet me legjislacionin e vendeve të zhvilluara. Duhet që të përdoren metoda efikase për adoptim të normave ndërkombëtare në lëmin e teknologjisë informative dhe komunikuese. Pasi që dinamika e zhvillimit dhe përdorimit të teknologjisë informative është ngushtë e lidhur me numrin dhe nivelin e ekspertëve, atëherë do të përkrahet puna e kompanive që merren me punë profesionale dhe që respektojnë kodin e profesionalizmit, etikës dhe ngritjes së vazhdueshme profesionale. Gjithashtu, duhet që të mbështeten aktivitetet promovuese si dhe të përcaktohen mënyrat se si të përcillen zhvillimet dhe përparimet e shoqërisë informative në Kosovë.

Infrastruktura ligjore dhe standardet e kompletuara janë parakusht themelor për krijimin e një tregu të hapur të telekomunikacioneve dhe teknologjisë informative në përgjithësi. Krijimi i një tregu të tillë i cili do të jetë konkurrues edhe në nivel ndërkombëtar kërkon mbështetje nga ligjet dhe standardet. Hapat e parë për formimin e kuadrit ligjor dhe rregullator në Kosovë tashmë janë bërë, por ky kuadër duhet të zhvillohet shumë më tepër për përfshirjen e të gjitha aspekteve të shoqërisë informative kosovare. Gjatë hartimit dhe përshtatjes së legjislacionit duhet

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 26

të merren parasysh edhe interesat e sektorit privat. Sektori privat duhet të këshillojë ligjvënësit për legjislacionin e ri, prandaj ky sektor duhet të përfshihet në mënyrë aktive në përgatitjen e këtij legjislacioni.

Si shumë të rëndësishme e konsiderojmë ndërmarrjen e masave për garantimin dhe zbatimin e ligjit dhe rregulloreve që mbështeten në ligjet përkatëse.

Gjendja Ekzistuese

Si problem qendror i cili përshkruan gjendjen momentale është: infrastruktura ligjore e pakompletuar dhe mungesa e standardeve në TIK.

Faktorët që kanë ndikuar në këtë gjendje në të cilën ndodhemi ne sot janë:

zvarritja e nxjerrjes së ligjeve;

mospajtimet politike në mes të faktorëve të cilët duhet të jenë iniciatorët kryesor

për kompletim të infrastrukturës ligjore dhe adoptim të standardeve;

mungesa e iniciativave nga palët e interesuara për lëmin e TIK-ut;

mungesa e kapacitetit njerëzor dhe përvoja e pa mjaftueshme në përpilimin e

ligjeve;

mungesa e përkrahjes financiare adekuate për konsulentë të lartë të cilët janë më

se të domosdoshëm për këtë fazë;

mungesa e adaptimit të standardeve ndërkombëtare për TIK si dhe mungesa e

autoritetit për përcaktimin e këtyre standardeve;

mungesa e kompetencave të organeve vendore.

Çka është bërë deri me tani?

Korniza legale për zhvillim të shoqërisë informative dhe komunikuese në Kosovë deri më tani është e përfaqësuar me Ligjin për Telekomunikacionin, ligj ky i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i nënshkruar nga PSSP-ja me 12 Maj 2003. Ligji për tregtinë elektronike e-commerce dhe për nënshkrimin elektronik e-signature është në procedurë e sipër dhe presim që së shpejti edhe ky ligj ta merr dritën e gjelbër nga organet përkatëse.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 27

Ligji për telekomunikacionin është ligj bazë për të gjitha entitetet dhe të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në Kosovë. Ky ligj dhe do të krijojë një ambient ligjor, rregullator dhe transparent, i cili do të promovojë investimet dhe konkurrencën e lirë, për t’i përmbushur nevojat e të gjithë shfrytëzuesve për shërbime të telekomunikacionit. Nëpërmjet këtij ligji pretendohet të arrihet ambient liberal dhe konkurrues për të gjitha palët e interesuara. Ky ligj, si dhe të gjitha aktivitetet implementuese që burojnë nga ky ligj, marrin parasysh udhëzimet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian si dhe standardet dhe praktikat tjera ndërkombëtare të telekomunikacionit të cilat kanë të bëjnë me promovimin e kushteve transparente të hyrjes/plasimit në treg dhe të një tregu me konkurrencë. Me Ligjin për shërbimet e shoqërisë informative krijohet baza legale për tregti elektronike, nënshkrim elektronik dhe mbrojtje të të dhënave dhe privaticitet, rregullohen shërbimet e shoqërisë informative, përgjegjësia e ofruesve të shërbimeve si dhe çështjet që kanë të bëjnë me lidhjen e kontratave në formë elektronike. Sistemet kompjuterike private dhe qeveritare përfundimisht do të kenë bazë ligjore për të ndëshkuar (dënuar) ndërhyrjen e paautorizuar ose shtrembërimin e të dhënave (“piratërinë elektronike”). Përveç kësaj, ky ligj do të mundësoj krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e Shërbimeve Informative, duke përfshirë ueb nikoqirllëkun, tregtinë elektronike dhe qeverisjen elektronike. Ky ligj është miratuar në parlament në korrik të vitit 2005 dhe pritet nënshkrimi nga ana e PSSP-së që të bëhet i plotfuqishëm.

Rekomandime

MASAT E NEVOJSHME PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË INFORMATIVE!

Kosova duhet të përgatisë dhe të zbatojë masa të shumta sistemore dhe stimuluese për zhvillimin e Teknologjisë Informative dhe Komunikuese – TIK, përshtatjen e rregullativave, legjislacionit dhe standardeve me vendet e zhvilluara. Gjithashtu nevojitet organizim dhe promovim i shoqërisë informative, analizë për përparësitë dhe mangësitë e shfrytëzimit të teknologjisë informative dhe komunikuese si dhe përdorimin e mekanizmave matës për përcjelljen e avancimit në përdorimin e teknologjisë informative. Përveç kësaj është e domosdoshme të merren numër më i madh masash që do të stimulojnë ndërmarrësinë vendore dhe do të stimulojnë ekspertët nga lëmi i teknologjisë informative që të mbesin në Kosovë.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 28

Shfrytëzimi i teknologjisë informative dhe komunikuese në punë dhe proceset prodhuese mund të ketë efekt ekonomik vetëm nëse është përcjellur me masa të fuqishme për stimulim të ndërmarrësisë dhe mundësim të kushteve stabile të punës, masa këto që iu nevojiten të gjitha segmenteve ekonomike.

Legjislacioni dhe rregullativat

Kosova duhet që të krijojë rrethinë juridike të nevojshme për funksionim të suksesshëm të shoqërisë informative. Aktivitetet legjislative në lëmin e teknologjisë informative dhe komunikuese janë ndër aktivitetet më intensive çdo kund në botë, për shkak se me planifikim, kualitet dhe shpejtësi të implementimit të akteve dhe rregullave ligjore përcaktohet ardhmëria teknologjike dhe financiare e çdo vendi.

Legjislacioni dhe rregullativat në lëmin e Internetit duhet të gjejnë zgjidhje të cilat do të bëjnë të mundshme shkëmbimin e papengueshëm të informatave si dhe transaksionet nëpërmjet Internetit. Nevojitet mbështetje ligjore për:

nënshkrimin elektronik-digjital (ang. e-signature);

autentifikim dhe autorizim të palëve të cilat marrin pjesë në transaksion;

puna me kartela kredituese;

juridiksion për transaksione nëpërmjet Internetit;

mbrojtje të shënimeve personale;

mbrojtje të privaticitetit;

mbrojtje kriptografike;

mbrojtje të shfrytëzuesve dhe shërbimeve nga përmbajtjet ilegale dhe

ofenduese;

mbështetje ligjore për blerjet nëpërmjet Internetit nga vendet e jashtme nga

llogaria e kompanisë;

si dhe mbështetje ligjore për shitje nëpërmjet Internetit blerësve jashtë

vendit.

Gjithashtu duhet të merret qëndrim për tatimimin e tregtisë që bëhet nëpërmjet Internetit, në të cilin rast duhet të kemi parasysh që në SHBA në fillim është vendosur moratorium trevjeçar për këtë lloj tatimi.

Përveç kësaj, aktet legjislative dhe rregullative prurja e të cilave është e domosdoshme për zhvillim të shoqërisë së informacionit duhet që në mënyrë juridike të definojnë:

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 29

kriminalitetin elektronik;

publikimin e informatave dhe të të dhënave;

mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtën për qasje bazave të të dhënave;

lejen për përdorim të metodave biometrike për identifikim personal;

dokumentet elektronike si material dëshmues në gjykata si dhe raportet

juridike të blerësit dhe shitësit tek licencimi i prodhimeve softuerike.

Kompleks me rëndësi të veçantë është legjislacioni në lëmin e telekomunikacionit.

Legjislacioni, teknologjia dhe investimet financiare zgjidhin vetëm pjesërisht problemet e cekura. Përveç kësaj duhet përmendur zhvillimin e vlerave të reja kulturore, morale dhe etike të cilat së bashku me zhvillimin e përgjegjësisë dhe vetëdijes për pasojat personale dhe kolektive do të zvogëlojnë keqpërdorimin e teknologjisë informative dhe komunikuese.

Në rrugën për krijimin e rrethanave të volitshme juridike Kosova duhet që maksimalisht të shfrytëzoj të arriturat në teknologjinë informative dhe komunikuese. Kjo teknologji mund të ndihmojë gjatë vendosjes së infrastrukturës së përgjithshme informative legjislative të domosdoshme për përshtatjen e legjislacionit kosovar kërkesave të Bashkimit Evropian.

Prona Intelektuale

Kosova duhet të arrijë shkallë të lartë inventiviteti, mbrojtje autoriale, si dhe paraqitje kualitative dhe pranim të patentave nga lëmia e teknologjisë informative dhe komunikuese. Përveç kësaj duhet që niveli i informimit për legjislacionin në fuqi, praktikat dhe trendet në botë (posaçërisht tek softuer-i dhe metodat e punës) të jetë i lartë. Ky lloj i informimit vlen edhe për shkeljen eventuale (të pavetëdijshme) të të drejtave të autorëve dhe patentave të tyre të pranuar në vendet tjera.

Për të arritur këto objektiva duhet të formohet Enti Kosovar për pronë intelektuale i cili do të mbroj pronën intelektuale. Ky ent mbështetur në rregullativat dhe legjislacionin si dhe në bashkëpunim me institucionet relevante siç janë Inspektorati Shtetëror, Shërbimi Policor i Kosovës, Shërbimi Doganor i Kosovës, Gjykatat Ekonomike do të mbroj dhe do të zhvilloj infrastrukturën mbështetëse për pronë intelektuale. Kjo infrastrukturë duhet të jetë në përputhshmëri me kahet e

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 30

Organizatës Botërore për pronë intelektuale (ang. World Intellectual Property Organization-WIPO) në të cilën vendi ynë është e domosdoshme që të anëtarësohet, si dhe e harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian.

Mbrojtja e pronës intelektuale në lëmin e teknologjisë Informative dhe Komunikuese nuk është mjaft e harmonizuar as në shtetet më të zhvilluara teknologjikisht, posaçërisht probleme ka në lëmin e patentimit softuerik. Kosova duhet që të përcjellë punën e zyrës Evropiane për patente (ang. European Patent Office-EPO) ku pas nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit mund ta fitojë statusin e vëzhguesit.

Standardizimi (Normëzimi)

Kosova duhet që të arrijë shkallë të lartë të marrjes, adoptimit dhe zbatimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu duhet të arrihet shkallë e lartë e informimit për normat dhe standardet në fuqi (de jure dhe de facto normave dhe standardeve) si dhe për trendet në botë. Normat dhe standardet në lëmin e Teknologjisë Informative dhe Komunikuese janë subjekt me rëndësi të madhe harmonizuese për vendet anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (ang. World Trade Organization-WTO) përkatësisht Bashkimit Evropian. Këto shtete janë të obliguara që të bëjnë harmonizimin paraprak të normave ekzistuese, gjegjësisht adoptimin e normave dhe standardeve ekzistuese që janë aktualisht në fuqi. Në mënyrë që sistemet informative dhe Teknologjia Informative dhe Komunikuese të mund të bashkëfunksionojnë është i domosdoshëm respektimi strikt i normave dhe standardeve ndërkombëtarisht të pranuara si dhe përshtatja e tyre me normat strukturore dhe de facto normat.

Standardizimi dhe normëzimi janë kondita të domosdoshme për zhvillim të tregut modern, posaçërisht për sigurimin e kompatibilitetit teknik të mallrave dhe shërbimeve, zvogëlimit të pengesave teknike në shkëmbimin e mallrave, sigurimin e qarkullimit të lirë të mallrave etj).

Për standardizim në nivel botëror kompetente është Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ang. International Organization for Standardization-ISO), kurse në lëmine e teknologjisë informative kompetent është këshilli koordinues JTC1 (ISO/IEC Joint Technical Committee for Information Technology). Përveç ISO-s në lëmin e teknologjisë informative kontribut të rëndësishëm kanë edhe institutet dhe bashkimet tjera si IEEE Instituti (The Institute of Electrical and Electronics Engineers) ose ACM shoqata (The Association for Computing Machinery) normat dhe

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 31

standardet e të cilëve janë bëre ISO standarde. Në lëmin e telekomunikacionit rol të madh ka Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ang. International Telecommunication Union-ITU). Në Evropë ekzistojnë tri organizata që mbulojnë çështjet e standardizimit në lëmin e Teknologjisë Informative dhe Komunikuese: CEN (Comite Europeen de Normalisation), CENELEC (Comite Europeen de Normalisation Electrotechnique) dhe ETSI (European Telecommunication Standards Institute). CEN në vitin 1998 ka formuar një entitet të ri ISSS (Information Society Standardization System) me qëllim që pjesëmarrësve në tregun konkurrues të iu siguroj shërbime dhe prodhime të standardizuara dhe në këtë mënyrë të kontribuoj në suksesin e shoqërisë informative Evropiane.

Relacionet e Kosovës me Bashkimin Evropian sa i përket standardizimit duhet të përcaktohen mundësisht edhe para se Kosova të nënshkruaj marrëveshjen e stabilizim asocimit ku element me rëndësi do të jetë bërja e strategjisë për përshtatje të standardeve në lëmin e legjislacionit në teknikë, normëzim, matje, autorizim dhe përcaktim të kompatibilitetit si pjesë përbërëse e strategjisë integruese nacionale.

Që të arrihen të gjitha këto synime duhet që në nivel nacional të formohet Enti Shtetëror për Standardizim ku si pjesë përbërëse të këtij enti do të jenë divizionet teknike të ngarkuara me detyra specifike dhe të organizuara sipas ISO modelit. Si pjesë përbërëse e këtij organizimi për lëmin e teknologjisë informative duhet të formohet divizioni teknik i përfaqësuar me përfaqësues nga lëmia e informatikës.

4. Infrastrukturë telekomunikuese, shërbime dhe ambient rregullator të zhvilluar

Të gjithë qytetarët do të kenë qasje në informimin dinamik, komunikimin

modern dhe shërbime elektronike në çdo kohë, prej gjithkah, duke ju mundësuar atyre që të jenë pjesë e e-shoqërisë globale.

Plani në të ardhmen:

Të ofrohet një infrastrukturë dhe komunikim modern në tërë Kosovën në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme për të gjithë qytetarët.

Të krijohet një infrastrukturë legale që është kompatibile me standardet ndërkombëtare

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 32

Të krijohen standardet e përbashkëta për një kornizë sigurie dhe arkitekturë infrastrukturore implementuese.

Si të arrihen të gjitha këto?

Instalimi i një rrjete moderne brezgjerë komunikimi që mundëson lidhje të të gjitha segmenteve të industrisë dhe shoqërisë. Konstruktimet fillestare do të përbëjnë rrjetë brezgjerë dhe redundante regjionale të telekomunikacionit me mundësi shtrirjeje të mëtutjeshme për të mbuluar tërë vendin.

Krijimi i rrjetës nacionale të Kosovës ( infrastrukturë dhe Tele Qendra-fshatra elektronike, biznes inkubator për TIK) kudo në vend duke siguruar lidhjen dhe qasjen në TIK për qytetarët

Krijimi i një ambienti rregullativ për shërbime telekomunikuese dhe shërbime të shoqërisë informative në të cilin rast do të krijohen mundësi për zhvillim dhe udhëheqje

Strukturimi dhe ristrukturimi i rrjetave qeveritare duke i lidhur të gjitha zyrat e larta, kabinetet, parlamentin, ministritë, sekretariatet, agjencitë etj.

Formimi i një intraneti qeveritar dhe një sistemi informativ për mundësimin e shërbimeve dhe informimin qeveritar

Formimi i një internet portali shtetëror (eKosova Portal) i cili do të jetë portë (ang. Gateway) zyrtare për informimin e vendit

Krijimi i një politike për TIK që do të jetë e përshtatshme dhe e

aplikueshme për bizneset, me kornizë ligjore në përputhshmëri të plotë me legjislacionin ndërkombëtar

Formimi i direktivave dhe politikave për implementimin e standardeve, arkitekturave të përbashkëta dhe kornizën e sigurisë për TIK.

Në mungesë të infrastrukturës telekomunikuese të kualitetit të lartë, aktiviteti ekonomik Kosovar, e posaçërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), do të

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 33

ballafaqohen me situata të pafavorshme në raport me konkurrentët e vet regjional dhe botëror. Shpejtësia e zhvillimit teknologjik në dhjetë vitet e fundit ka rezultuar me zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit dhe konvergjencën e sektorëve të telekomunikacionit, teknologjisë informative dhe të mediave. Si rezultat, teknologjitë e reja do të jenë faktorë në rritje i konkurrueshmërisë së ekonomisë Kosovare në tërësi.

Futja në përdorim dhe fillimi/krijimi i shërbimeve të reja komunikuese mund të ofroj mundësi për reduktimin e disparitetit regjional duke minimizuar rëndësinë e distancës. Teknologjitë e Informacionit dhe teknologjitë komunikuese mund të shfrytëzohen edhe si instrument për avancimin e kohezionit social. Por, këto përfitime mund të arrihen vetëm nëse shërbimet e shoqërisë së informacionit janë në dispozicion për të gjithë në tërë hapësirën Kosovare. Kjo do të thotë se, pengesat ekzistuese për qasje në shoqëri të informacionit, qofshin ato ekonomike, edukative, kulturore ose gjeografike duhet të adresohen. Nevojiten masa të koordinuara të veprimit publik për tejkalimin e këtyre pengesave për të siguruar efektet pozitive të teknologjive të informacionit.

Liberalizimi i sektorit të telekomunikacionit do të vazhdoj të ketë ndikim me peshë të madhe në ekonominë si tërësi. Qasja në Internet me çmime të pranueshme për qytetarët është parakusht për një shoqëri gjithëpërfshirëse të Informacionit dhe qasja efikase në infrastrukturën komunikuese është vitale për biznesin të participoj në ekonomin digjitale. Zhvillimet teknologjike dhe të tregut duhet të jenë shtytëse të reformës ekonomike dhe strukturore të Kosovës, korniza rregullatore e specifikuar në Ligjin mbi telekomunikacionin duhet të kontribuoj në shpejtimin e këtij procesi, duke rezultuar në çmime më të ulëta të qasjes në shërbimet telekomunikuese.

Një kornizë e re (e tanishmja e plotësuar) duhet të jetë shtyllë e politikës Kosovare në raport me Shoqërinë e Informacionit në vitet që pasojnë. Mirëpo, kjo nuk mund të trajtohet e izoluar. Vijat e veprimit Kosovar duhet të kombinojnë krijimin e një kornize efektive rregullatore me aktivitete konkrete për të promovuar urgjencën e një Shoqërie gjithëpërfshirëse të Informacionit. Qeveria duhet të luaj një rol të rëndësishëm në këtë proces duke filluar iniciativa të fokusuara, siç është eKosova e cila duhet të shpallet nga Presidenti dhe/ose Kryeministri dhe përmbahet nga Qeveria dhe/ose Parlamenti.

Korniza e tanishme rregullatore e Kosovës e krijuar gjatë këtyre viteve dhe e formësuar në Ligjin mbi Telekomunikacionin ((REG. UNMIK 2003/16) në një masë

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 34

tregon shenjat e plakjes (edhe pse potenciali i tij i madh ende nuk ka filluar të shfrytëzohet në masën e duhur). Nga kjo kornizë mund të presim liberalizimin e të gjitha shërbimeve dhe rrjetave telekomunikuese dhe transformimin e sektorit të karakterizuar me operatorin monopolist, PTK në një industri dinamike të gatshme që t’i kontribuoj përparësisë konkurruese të Kosovës në tregun regjional/global. Duke u bazuar në përvojën e EU, mund të konstatojmë se, përkundër zhvillimit të shpejtë të konkurrencës, që shprehet me uljen e çmimeve dhe rritjen e numrit te operatorëve, nevojitet një rivlerësim i qasjes ekzistuese rregullatore, për të nxitur një shtytje plotësuese të konkurrencës dhe zgjedhjes së konsumatorit, dhe e cila do të mbroj objektivat me interes të përgjithshëm.

Një deklarim i elementeve kryesore të veprimit Qeveritar e cila do të mbulonte tërë infrastrukturën komunikuese dhe shërbimet përcjellëse. Si përgjigje në mesazhet kryesore të konsultimeve rreth konvergjencës së sektorëve të mediave, telekomunikimeve dhe teknologjisë së informacionit të zhvilluara në BE dhe nevojën për një qasje më horizontale rregullatore të infrastrukturës telekomunikuese. Si objektivë është ofrimi qytetarëve të Kosovës një infrastrukturë telekomunikuese bashkëkohore, e cila ofron zgjidhjen më të mirë për biznesin dhe konsumatorët, nga perspektiva e çmimeve të ulëta, kualitetit të lartë dhe vlerës më të madhe për para.

Ndërrimet në treg

Ndërrimet teknologjike dhe të tregut në sektorin e komunikimeve janë duke ngjarë me një shpejtësi në rritje. Dikur tregjet ishin ekskluzivisht nacionale, globalizimi është përshpejtuar në shtrirje dhe intensitet, me inicim të zgjidhjeve globale në rrafshin teknik, komercial dhe ligjor. Liberalizimi në rrafshin global, Evropian dhe regjional po sjell me vete bashkimet, përvetësimet dhe aleancat e reja, të cilat thellësisht po e ndërrojnë natyrën e industrisë.

Konvergjenca e telekomunikimeve, radiodifuzionit dhe e sektorëve të TI është duke e riformësuar tregun e telekomunikacionit, në skenë është konvergjenca e komunikimeve fikse, mobile, tokësore dhe satelitore, dhe e sistemeve komunikuese me ato të pozicionimit/lokalizimit. Përvetësimi nga qytetarët i këtyre shërbimeve të reja do të determinoj rezultatet e shoqërisë në funksion të zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës, identitetit kulturor dhe impaktit social. Në raport me infrastrukturën komunikuese dhe shërbimet përcjellëse, konvergjenca bën ndarjen tradicionale të funksioneve

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 35

rregullatore në mes të këtyre sektorëve në masë të madhe të vjetruar dhe kërkon një regjim konsistent rregullator.

Globalizimi i teknologjisë dhe tregjeve. Organizatat në nivel qeveritar dhe të

sektorit privat duhet mobilizuar në punën drejt qasjes së përbashkët brenda strukturave të ndryshme formale dhe kooperative.

Bashkimet dhe përvetësimet. Aleancat e reja po ndërrojnë rrënjësisht dhe thellësisht natyrën e industrisë dhe relacionet në mes të akterëve kryesor. Këto ndryshime po krijojnë kompani të cilat do të jenë shtytëse të implementimit të shërbimeve globale, Evropiane dhe regjionale, mbi infrastrukturë të re dhe të zgjeruar.

Interneti në shkallë të gjerë është duke asgjësuar strukturat tradicionale të tregut, duke ofruar një platformë të përbashkët për distribuimin e një spektri të gjerë të shërbimeve. Shërbimet e Internetit mundësojnë integrimin e shërbimeve të të folurit, imazhit dhe shërbimeve të transmetimit të të dhënave, duke ndërruar në mënyrë radikale modelet tradicionale të çmimeve për shërbimet komunikuese, dhe duke sfiduar strukturat ekzistuese rregullatore. Në Kosovë, Interneti është duke shënuar zgjerim të vazhdueshëm në numër të shfrytëzuesve dhe volum të trafikut. Ky zgjerim do të stimulohet me implementimin e protokoleve të gjeneratës së ardhshme që do të përmbajnë distribuimin e të folurit, të dhënave dhe të videos nëpërmjet të Internetit me shkallë të kënaqshme të kualitetit të shërbimit.

Avancimet në përpunim, qasje dhe teknologjitë bazike të transmetimit janë duke e reduktuar koston dhe rritur kapacitetin e infrastrukturës komunikuese.

Posaçërisht multipleksimi lambda në fijet optike dhe teknologjia xDSL në rrjetat e qasjes lokale janë duke e reduktuar koston dhe rritur kapacitetin e infrastrukturës komunikuese.

Mundësia procesuese dyfishohet çdo rreth 18 muaj, kapaciteti transmetues çdo rreth 12 muaj. Aktivitetet jo ekonomike bëhen të zakonshme me uljen e çmimeve të komunikimit, duke ndërruar në mënyrë radikale aktivitetet punuese dhe zbavitëse. Teknologjitë e ri-konfigurueshme softuerike iu mundësojnë operatorëve dhe ofrueseve të shërbimeve përshtatje të lehtë për nevojat e tregut lokal, duke ofruar fleksibilitet dhe inovacion në rrjetat fikse dhe ato mobile.

Radio aplikacionet janë të një rëndësie në rritje në të gjitha segmentet e tregut. Sektori mobil vazhdon të shënoj rritje të fuqishme, me besueshmëri të avancohet në masë të madhe me futjen e sistemeve të gjeneratës së tretë. Konkurrenca në tregjet e qasjes lokale do të rritet me zhvillimin e teknologjive brezgjera për shfrytëzuesit,

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 36

edhe sektori satelitor është duke shënuar rritje plotësuese me zhvillimin e shërbimeve personale komunikuese brezngushta dhe brez gjëra.

Së fundi, zhvillimet e teknologjisë në sektorin e mediave, konkretisht TV digjitale është duke ofruar shërbime “sipas nevojës” edhe shërbime të reja siç janë Interneti, e-biznesi, të dhënat në platforma tokësore, satelitore dhe kabllovike.

Se si trendet e mësipërme do të formësojnë tregun gjatë dekadës së ardhshme nuk mund të parashikohet me saktësi. Rregullatorët dhe akterët e tregut ballafaqohen me pacaktueshmëri në shikimin e tyre kah rrethina konvergjente e së ardhmes.

Rregullatorët duhet të kenë objektiva shumë të qarta, duke përfshirë ato të interesit publik, dhe të vendosin mekanizma rregullatore me destinim të përgjithshëm nëse dëshirojnë të jenë të suksesshëm në stimulimin e qëndrueshëm të tregut i cili duhet të mbetet energjikisht konkurrent dhe plotëson nevojat e shfrytëzuesve dhe në të njëjtën kohë të ruaj të drejtat e konsumatorëve.

Veprimet e nevojshme/domosdoshme në vitet pasuese

Korniza ekzistuese ligjore është dizajnuar me qëllim kryesor që të menaxhoj tranzicionin në konkurrencë, prandaj është e fokusuar në krijimin e një tregu konkurrent me fokus në sjelljen e operatorit dominant dhe të drejtën për operatorë të rinj. Korniza e re vepruese duhet të nxisë konkurrencën në të gjitha segmentet e tregut, posaçërisht në nivel lokal. Ajo duhet të dizajnohet për plotësimin e nevojave të më tepër akterëve në tregun e ri dinamik dhe në masë të madhe të paparashikueshëm. Në linjë me çështjen e konvergjencës, duhet planifikuar një rregullim të lehtë për tregjet e shërbimeve të reja dhe duke siguruar nga abuzimet e mundshme të akterëve dominant në treg. Rregullimi i implementuar si ndërmjetësues do të reduktohet me zhvillimin e konkurrencës. Rregullimi duhet të reduktohet progresivisht në fushat ku objektivat e vijës së veprimit mund të arrihen vetëm me konkurrencë.

Objektivat, principet, dizajnimi dhe propozimet qenësore të kornizës së re janë paraqitur në vazhdim:

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 37

Objektivat vepruese

Objektivat vepruese të cilat përkufizojnë kornizën ekzistuese rregullatore dhe duhet të bëhen eksplicite në kornizën e re rregullatore janë:

Për të promovuar dhe mbështetur një treg të hapur dhe konkurrent për shërbimet komunikuese, për të ofruar një zgjedhje edhe më të mirë për konsumatorin në raport me çmimin, kualitetin dhe vlerën për para

Në dobi të qytetarit të Kosovës, duke siguruar që të gjithë kanë qasje të pranueshme në shërbimin universal të specifikuar në nivel të Kosovës, dhe qasje në shërbimet e Shoqërisë së Informacionit; duke mbrojtur konsumatorët në marrëveshjet e tyre me operatorët dhe ofruesit e shërbimeve; duke siguruar nivel të lartë të mbrojtjes së shënimeve dhe të privaticitetit, avancimin a transparencës së tarifave dhe kushteve të shfrytëzimit të shërbimeve komunikuese; dhe duke adresuar nevojat e posaçme të grupeve të caktuara sociale, në veçanti shfrytëzuesve me të meta dhe të moshuarve.

Për të konsoliduar tregun e brendshëm në rrethinë konvergjente, duke eliminuar pengesat e mundshme për ofrimin e rrjetave dhe shërbimeve telekomunikuese.

Mbrojtja e interesave në negocimet ndërkombëtare duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm për qeverinë.

Dizajnimi i kornizës rregullatore konsistenete me atë të BE-së

Korniza e re rregullatore duhet të strukturohet në konformitet me:

Legjislacionin specifik të sektorit i cili përbehet prej Udhëzimit të Strukturës e cila identifikon objektivat e përgjithshme dhe specifike të veprimit dhe katër udhëzimeve specifike: licencim, qasje dhe interkoneksion, shërbim universal, privaticitet dhe mbrojtje të të dhënave.

Kjo do të ishte një thjeshtësim dhe qartësim i dukshëm i strukturës ekzistuese (duke marrë parasysh edhe legjislacionin në fuqi dhe atë i cili nuk është krijuar ende).

Masat përcjellëse joobligative

Rekomandimet, udhëzimet, rregullat e administrimit dhe masat tjera joobligative krijojnë strukturë e cila mund t’i përgjigjet me fleksibilitet kushteve të ndryshueshme të tregut brenda principeve të përgjithshme të legjislacionit Kosovar dhe Evropian.

Parimet e konkurrencës

Bazueshmëri më të madhe në parimet e përgjithshme të konkurrencës, legjislacioni specifik sektorial të zëvendësohet kur konkurrenca të jetë efektive.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 38

Propozimet kryesore për veprim

Propozimet kryesore dhe më të rëndësishme për rregullimin e sektorit janë dhënë në vazhdim.

Një strukturë rregullatore për infrastrukturën komunikuese dhe shërbimet përcjellëse

Momentalisht, vlejnë rregulla të ndryshme për rregullimin e infrastrukturave komunikuese të ndryshme dhe shërbimeve përcjellëse. Por konvergjenca nënkupton se shërbimet e njëjta mund të barten nëpërmjet cilës do rrjetë transmetuese, fikse ose mobile, telekomunikuese ose TV kabllovike, satelitore ose tokësore. Struktura të ndryshme rregullatore për infrastruktura të ndryshme komunikuese dhe shërbime përcjellëse janë jokonsistente dhe munden potencialisht të deformojnë konkurrencën.

Struktura e re duhet të mbuloj të gjitha infrastrukturat komunikuese dhe shërbimet përcjellëse, ashtu që rregullat e njëjta të vlejnë për këto rrjeta. Në praktikë kjo do të thotë se struktura e re do të vlej për : rrjetat telekomunikuese (fikse ose mobile), rrjetat satelitore, rrjetat TV kabllovike, dhe rrjetat radio difuzive tokësore, si dhe për API (Application Program Interfaces), që e kontrollojnë qasjen në këto shërbime. Kjo ka konsekuenca të rëndësishme. Rregullatori duhet të aplikoj principet e njëjta të licencimit (të transparencës, jodiskriminimit, proporcionalitetit dhe objektivitetit) kur licencon të gjitha infrastrukturat komunikuese dhe shërbimet përcjellëse. Duhet theksuar se në rastin kur shërbimet e tilla janë të ndërlidhura me përmbajtjen, duhet shqyrtuar rregulla të tjera specifike me ofrimin e përmbajtjes.

��Këto rregulla duhet të jenë pa prejudikim në obligimin rregullator që vlen për përmbajtjen e shërbimeve radio difuzive dhe shërbimeve tjera të shoqërisë së informacionit.

Në figurën e mëposhtme është paraqitur shtrirja e kornizës së re. Aty janë paraqitur tri nivele: në fund është infrastruktura bazike komunikuese; në mes janë shërbimet e shoqëruara me infrastrukturë; në krye janë shërbimet e ofruara me rrjetë:

Shërbimet e ofruara me rrjetë p.sh. shërbimet radio difuzive, shërbimet bankare elektronike

Jashtë shtrirjes: të rregullauara me masa tjera në EU edhe në Kosovë, p.sh. ligji për e-biznesin, rregullorja për radiodifuzion

Shërbimet e përcjelljes, gjegjësisht, shërbimet komunikuese dhe shërbimet e qasjes p.sh.

shërbimet telekomunikuese,

Infrastruktura komunikuese – gjegjësisht, rrjetat komunikuese dhe pajisjet përcjellëse p.sh. rrjetat TV kabllovike, API-te (Aplication program interfaces )

Të rregullauara me kornizën e re për infrastrukturat komunikuese dhe shërbimet përcjellëse

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 39

Interneti

Korniza e re duhet të trajtoj shërbimet e transmetimit të Internetit në mënyrë të njëjtë si edhe shërbimet tjera transmetuese. Korniza ekzistuese e telekomunikacionit mbulon shërbimin e transmetimit të Internetit, që i mundësojnë shfrytëzuesit shkëmbimin e e-mailit dhe navigimin e Ueb. Nuk planifikohen masa specifike për Internet në këtë fazë. Rregullimi i shërbimeve të ofruara nëpërmjet të Internetit (p.sh. në fushën e e-biznesit) nuk mbulohet me këtë strukturë legjislative/rregullatore. Masa tjera, p.sh. ligji në lidhje me disa aspekte legale të biznesit elektronik në Kosovë, duhet të aplikohet për shërbimet e tilla.

Licencimi dhe autorizimet

Korniza ekzistuese rregullatore për telekomunikime kërkon shfrytëzimin e licencave individuale (të cilat janë specifike për operator individual dhe kërkojnë që operatori të kërkoj autorizim eksplicit nga rregullatori para se ai të filloj punën).

Kjo shkallë e kontrollës së hyrjes në treg krijon barriera administrative të cilat mund të jenë të tepruara dhe mund të krijoj një variacion të madh të regjimit të licencimit ndaj përvojave Evropiane.

Korniza e re duhet të kërkoj që operatorët të cilët ofrojnë shërbime komunikuese të jenë të licencuar në bazë të autorizimit të përgjithshëm (gjegjësisht, të mos kërkojnë autorizim eksplicit nga rregullatori para ofrimit të shërbimeve). Autorizimet specifike duhet të mbesin në fuqi për shfrytëzim të

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 40

resurseve të fundme, gjegjësisht radio frekuencave, numeracionit dhe të drejtës së shtegut.

Qasja dhe interkoneksioni

Korniza e re duhet të vendos principet e përbashkëta për rregullimin e qasjes dhe interkoneksionit përgjatë të gjitha infrastrukturave komunikuese. Kjo duhet të siguroj që operatorët e rinj mund të jenë konkurrent efektiv me operatorët dominant nëpër të gjitha mediumet transmetuese dhe vendos strukturën e cila mund të jetë e përdorshme dhe efektive me paraqitjet eventuale të fyteve të ngushta. Korniza aktuale është e përshtatshme për periudhën fillestare të liberalizimit ku objektiva kryesore është sigurimi i qasjes në rrjetën e operatorit monopolist. Në të ardhmen është i domosdoshëm ndërtimi i mekanizmave fleksibil për reduktimin e intervenimit rregullator me rritjen e konkurrencës dhe përgjigjjeve ndaj ndërrimeve të shpejta të tregut.

Radio spektri

Grupi i ekspertëve në nivel të rregullatorit të siguroj që peshimi shumëdimensional e jo vetëm teknik të determinoj veprimet në këtë fushë Është e nevojshme që të gjithë faktorët relevant ekonomik, social, kulturor dhe të tjerë të balancohen në mënyrë adekuate në formulimin e qasjes së menaxhimit të radio spektrit. Duhet krijuar mekanizma koherent në qasjen e alokimit të resurseve radio frekuencore. Edhe pse sektorë të ndryshëm të industrisë dhe aplikacione me interes publik varen nga radio spektri, alokimi në nivel ndërkombëtar dhe Evropian mbetet kryesisht i determinuar me interesa të telekomunikimeve.

Shërbimi Universal

Sigurimi i qasjes së pranueshme për të gjithë në shërbimet komunikuese të nevojshme për participim në Shoqërinë e Informacionit duhet të jetë prioritet qenësor i Qeveris në përgjithësi dhe Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në veçanti. Përfitimet e Shoqërisë së Informacionit do të realizohen nëse të gjithë janë në gjendje të participojnë. Kjo është esenciale për t’i ikur rrezikut të “ndarjes digjitale”. Korniza ekzistuese rregullatore në mënyrë të përgjithësuar specifikon përgjegjësit e MTPT-së dhe ART-së në definimin e shërbimeve që duhet të hyjnë në shërbimin universal. Këto shërbime mund të financohen me skema të kompensimit të operatorit të shërbimeve universale nëpërmjet të kontributeve nga konkurrentët, nëse konstatohet se ofrimi i shërbimit universal paraqet një ngarkesë të pafavorshme për operatorin e caktuar për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 41

Si alternativë e financimit të qasjes publike nga buxheti i vendit (p.sh. shkollat, libraritë dhe spitalet) është opsioni i krijimit të skemës së sipërpërmendur në kuadër të shërbimit universal. Në këtë rast është me rëndësi që të vlerësohet me kujdes lloji i shërbimit i cili financohet me skema të tilla. Në çdo kohë skema e definuar duhet të rishqyrtohet dhe zgjerimi eventual duhet të kombinoj analizën e kërkesës dhe disponueshmërin e shërbimit, me shqyrtim të dëshirueshmërisë sociale dhe ekonomike. Përndryshe ekziston rreziku i deformimit të konkurrencës dhe subvencionimit të pafavorshëm nga konsumatorët kryesor, i shfrytëzuesve të brezit të gjerë (zakonisht bizneseve dhe “përvetësuesve të hershëm”).

Për definim dhe shtrirje të dhënë (presim që shpejt ta kemi edhe ne një në Kosovë), duke pasur parasysh natyrën dinamike dhe zhvilluese të konceptit, është me rëndësi për të vendosur kriteret e zgjerimit eventual të shtrirjes, si dhe mekanizmat e shqyrtimit periodik në legjislacion/rregullore.

Konkurrenca ofertuese për shfrytëzuesit

Nevojitet veprim urgjent për rritjen e konkurrencës për të ofruar shërbime për shfrytëzuesit . Linja e shfrytëzuesit përkufizohet si linjë në mes të nyjës komutuese lokale dhe pajisjeve të shfrytëzuesit. Në fazën e parë të liberalizimit të tregut të telekomunikacionit operatori dominant ende e dominon tregun me ofrimin e shërbimeve në nivel lokal. Shfrytëzimi i infrastrukturës së re dhe alternative (p.sh. rrjetës së TV kabllovike ose radio linjës për shfrytëzuesit) nga operatorët e rinj për të ofruar shërbime komunikuese do ta rris zgjedhjen e konsumatorit. Por në vendin tonë, alternativë ende nuk ka.

Rregullatori i imponon operatorit dominant kushte të caktuara që të mundësoj shfrytëzimin shumëpalësh të rrjetës për qasje nga ofruesit konkurrent të shërbimeve. Një gjë e tillë edhe në mungesë të legjislacionit specifik sektorial mund të kërkohet në bazë të strukturës legjislative të konkurrencës.

5. Politika zhvillimore të favorshme për TIK

Krijimi i një politike zhvillimore kombëtare të favorshme e cila do të përcaktonte rrugën në të cilën do të ecte liberalizimi i shërbimeve të TIK në Kosovë. Nëpërmes politikave ekonomike dhe fiskale të favorizohet lëmi i TIK duke krijuar

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 42

kushtet e konkurrencës së tregut me vendet e Evropës Juglindore. Të bëhet licencimi dhe aplikimi i shërbimeve të TIK në shërbim të shoqërisë së informacionit.

Qëllimi dhe objektivat

Politikat zhvillimore duhet që të favorizojnë TIK-un me qëllim të krijimit të shoqërisë së informatizuar, duke bërë:

Krijimin e kushteve për qarkullimin në rritje të mjeteve financiare në fushën e TIK

Shtimin e mundësive të kreditimit të volitshëm Çmime më të ulëta të shërbimeve Rritjen e numrit të kompanive vendore dhe të punësuarve në TIK.

Gjendja aktuale e politikave zhvillimore të TIK

Në Kosovë gjendja aktuale nuk është shumë e favorshme për të krijuar shpejtë një shoqëri të informacionit. Kjo në radhë të parë përfshinë:

Mungesën e parakushteve nxitëse për prezencë dhe investime të huaja në TIK Mungesën e stimulimit të kompanive Kosovare për zhvillim të softuerit Mungesën e kreditimit të volitshëm Mungesën e fondeve financiare për zhvillimin e TIK Politikën joadekuate fiskale Çmimet e larta të shërbimeve dhe pajisjeve Mungesën e aranzhmaneve të tipit “Venture capital” (fonde qeveritare për

financimin e projekteve të caktuara nga TIK) Mungesën e ndërmarrësisë.

Si është arritur deri te kjo gjendje në lidhje me politikat zhvillimore?

Deri te gjendja ekzistuese e politikave zhvillimore në lidhje me TIK është arritur për shkak se:

Mungon strategjia për zhvillimin ekonomik në Kosovë Shkalla e ulët e zhvillimit ekonomik Mundësitë e kufizuara për motivimin e njerëzve Niveli joadekuat profesional i strukturave qeverisëse

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 43

Vlerësimi joadekuat i rëndësisë së TIK si një degë e rëndësishme ekonomike/industriale

Mungon invencioni ndërmarrës Mospërfshirja e faktorëve relevantë të Kosovës në asociacionet ndërkombëtare

Opsionet e mundshme

Stimulimi i politikave zhvillimore të teknologjive të informacionit dhe të komunikimit bazohet në rregulla dhe ligje në fuqi, prandaj Kosova duhet që t’i adaptojë ligjet në përputhshmëri me ato në shtetet e zhvilluara. Është e domosdoshme që të modifikohen ligjet ekzistuese në lidhje me mbrojtjen e pronës intelektuale. Duhet që të krijohet një mënyrë efikase e adoptimit të standardeve ndërkombëtare në lëmin e tekonologjive të informacionit dhe të komunikimit. Në të njëjtën kohë duhet që të ketë përkrahje për aktivitete promovuese dhe është e domosdoshme që të ndërtohet mënyra e përcjelljes së progresit të shoqërisë së informacionit në Kosovë.

Mund të bëhet përcaktimi i masave për mbështetjen e zhvillimit të të gjitha aspekteve të pronës intelektuale, posaçërisht të masave të cilat janë treguar si efikase në vendet e zhvilluara.

Në nivel qeveritar, mund të punohet në njohjen e rëndësisë së principeve etike të TIK-ut dhe të informatikës si profesion dhe përkrahja e punës së mëtejshme në etikën profesionale.

Inkurajimi i mediave publike për të krijuar një program sistematik të promovimit të shoqërisë së informacionit, ndihma OJQ-ve të cilat punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte në promovimin e shoqërisë së informacionit në Kosovë

Pjesëmarrja e qeveritarëve të lartë në ngjarjet të cilat janë të ndërlidhura me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit

Me anë të përfitimeve të caktuara në tatime, përkrahje të sponzorizimit dhe donacioneve të ndërlidhura me zhvillimin dhe promovimin e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit

Rekomandimet

Politikat zhvillimore duhet që të favorizojnë TIK-un me qëllim të krijimit të shoqërisë së informatizuar, duke mundësuar:

Liberalizimin e tregut të telekomunikacionit (të krahasueshëm me modelin Evropian)

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 44

Pjesëmarrjen dhe qasjen e qytetarëve në Shoqërinë e informacionit, duke zhvilluar infrastrukturën për informacionin dhe komunikimin nëpër tërë vendin.

Zhvillimin e Biznesit elektronik, administrimit elektronik dhe transformimi i shërbimeve të tjera (infrastruktura e informacionit dhe telekomunikacionit si dhe biznesi elektronik duhet që të bëhen përkrahje e rëndësishme e zhvillimit të Kosovës, që do të mundësojë tranzicionin në shoqëri të informacionit, rritjen e punësimit, mbajtjen e ekspertëve të rinj në Kosovë si dhe do të bën rritjen e krahasueshmërisë së kompanive. Krijimi i administrimit elektronik do të mundësojë shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe kompanitë dhe do të sigurojë shfrytëzim racional të buxhetit shtetëror.

Punën nga distanca (telepuna). Telepuna për kosovarët me një potencial të madh të njerëzve të rinj dhe të shkolluar paraqet një mundësi shumë atraktive, sepse lejon reduktimin e shpenzimeve të ndërmarrjeve dhe në të njëjtën kohë e ngritë cilësinë e jetës të të punësuarit.

Zhvillimin i sektorëve të prodhimit në fushat e informacionit dhe të komunikimit. Të promovohet, kurajohet dhe përparohet prodhimi i teknologjive e reja.

Favorizimin e krijimit të softuerit dhe të inovimit. Në mes prioriteteve zhvillimore në ekonomi, Kosova duhet që të vendosë në vend të parë tokologjitë e informacionit dhe komunikimit, me aksent në softuer dhe me aktivitetet të tjera në lidhje me aplikacionet për rrjeta, shërbime dhe protokole. Softueri demonstron njohurinë të ndërtuar në sistem dhe produktet e këtilla intelektuale dhe të pastra ekologjike ofrojnë mundësinë e prezencës në tregun botëror.

Ngritjen e produktivitetit dhe procesit të biznesit duke ndërtuar sisteme komplekse të informacionit sipas trendeve zhvillimore botërore.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 45

Shtojcë

Gjendja e tanishme rregullative dhe e sektorit të Telekomunikacionit në Kosovë

a) procesi legjislativ dhe pasqyra e institucioneve relevante

1. Hyrje Kosova është territor nën administrim të përkohshëm ndërkombëtar,

administrimi aktual bëhet nga Kombet e Bashkuara. Mbas luftës në Kosovë me 10 Qershor 1999 Këshilli i Sigurimit të kombeve të Bashkuara ka adoptuar Rezolutën 1244 (UNSCR 1244) që paraqet kornizën ligjore për statusin aktual të Kosovës. Përderisa të zgjidhet statusi politik i Kosovës Rezoluta 1244 do të jetë ajo Kornizë në bazë të së cilës do të administrohet Kosova. Në bazë të kësaj rezolute është formuar UNMIK-u si administratë e përkohshme civile. Forcat e NATO-s në Kosovë të njohura me emrin KFOR ofrojnë siguri ndërkombëtare dhe mbështesin punën e UNMIK-ut.

Bazuar në Rezolutën 1244, përgjegjësitë e UNMIK-ut bazohen në:

• Funksionet themelore civile administrative;

• Formimi i autonomisë substanciale dhe vetëqeverisjen në Kosovë;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 46

• Mbështetja e proceseve politike për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës;

• Koordinimi i agjencive ndërkombëtare humanitare;

• Mbështetja për rindërtimin e infrastrukturës elementare;

• Ruajtja e rendit dhe mbrojtja e qytetarëve;

• Mbrojtja e të drejtave të njeriut;

• Sigurimi i kthimit të sigurt të të gjithë refugjatëve dhe të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në Kosovë.

Misioni i UNMIK-ut është i ndarë në katër shtylla. Këto janë:

• Shtylla I: Policia dhe drejtësia, udhëhequr nga Kombet e Bashkuara;

• Shtylla II: Administrata Civile, udhëhequr nga Kombet e Bashkuara;

• Shtylla III: Demokratizimi dhe ndërtimi i institucioneve, udhëhequr nga OSBE

• Shtylla IV: Rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik, udhëhequr nga Bashkimi Evropian

Udhëheqës i UNMIK-ut është Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (PSSP), i cili drejton punën e shtyllave dhe mbështet proceset politike të dizajnuara për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës.

2. Ndarja e përgjegjësive në mes të UNMIK-ut dhe institucioneve vendore

Për të ndarë përgjegjësitë administrative me popullin e Kosovës, në shkurt të vitit 2000 UNMIK-u formoi strukturën e përbashkët të përkohshme administrative (ang. Joint Interim Administrative Structure-JIAS). Funksionet administrative u barten tek 20 departamentet e kësaj strukture dhe u ndanë në mes të katër shtyllave të UNMIK-ut. Pas zgjedhjeve lokale të 20 tetorit të vitit 2000, administrimi i komunave u bart tek të zgjedhurit lokal.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 47

Në Maj të vitit 2001, PSSP-ja shpalli Kornizën e re Kushtetuese për vetëqeverisje që i zëvendësoi departamentet. IPVQ-të në përbërje të vet kanë Presidentin e Kosovës, Parlamentin dhe qeverinë e cila përbëhet nga kabinetet Ministrore të kryesuara nga Kryeministri. Korniza gjithashtu bën ndarjen e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe ligjvënës. Zgjedhjet e para gjithëpërfshirëse në bazë të kësaj kornize u mbajtën në nëntor të vitit 2001.

Njëkohësisht, Korniza përshkruan autoritetin e IPVQ-ve duke rezervuar disa fuqi kyçe dhe përgjegjësi ekskluzive për PSSP-në. PSSP-ja vazhdon që të shpall dhe nënshkruaj ligjet e votuara nga Parlamenti, koordinohet me KFOR-in për çështje sigurie dhe ka autoritet për të emëruar dhe shkarkuar gjykatësit dhe prokurorët. Përderisa të përcaktohet statusi i Kosovës një numër i kompetencave ekzekutive janë të rezervuara ekskluzivisht nga PSSP-ja. Këtu përfshihen:

• Arritja e marrëveshjeve me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare;

• Kontrollimi i policisë, shërbimeve korrigjuese dhe TMK-së;

• Vendosja e parametrave të përgjithshëm për politika ekonomike dhe buxhet;

• Kontrollimi i shërbimit doganor të UNMIK-ut;

• Administrimi i pasurisë në pronësi shoqërore dhe shtetërore në Kosovë nëpërmjet Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, në bashkëpunim me IPVQ-të; dhe

• Ushtrimi i autoritetit për hekurudha, menaxhim të frekuencave dhe aviacion civil.

3. Procesi Legjislativ

Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë përfaqësues dhe legjislativ në IPVQ-të e Kosovës. Parlamenti ka 120 anëtarë të zgjedhur në zgjedhjet me votime të fshehta.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 48

Projekt Ligjet mund të paraqiten ë Kuvend për debat nga:

• Qeveria;

• Një anëtar i Parlamentit, nëse edhe pesë anëtar të tjerë të Parlamentit kanë nënshkruar rezolutën drejtuar qeverisë për të bërë projekt ligjin për ta paraqitë në Parlament;

• Parlamenti, nëse Parlamenti ka nënshkruar rezolutën drejtuar qeverisë për të bërë projekt ligjin për ta paraqitë në Parlament;

• Ndonjë komision i Parlamentit

Secili projekt-ligj përkthehet në Shqip, Serbokroatisht dhe në gjuhën Angleze dhe paraqitet në Sekretariatin e Parlamentit në format të letrës dhe në format elektronik para se të paraqitet në Parlament. Përgjithësisht, ligjet aprovohen me shumicë votash nga anëtarët prezent në sesion. Ky numër duhet të jetë së paku sa një e treta e numrit të përgjithshëm të Parlamentarëve.

Aprovimi në leximin e parë përfaqëson pranim në parim të projekt-ligjit. Kur projekt-ligji të pranohet në parim, projekt ligji shqyrtohet nga Komisioni i Buxhetit, Komisioni i fushës përkatëse dhe nga Komisioni për çështje Juridike, Legjislative dhe çështjeve të Kornizës Kushtetuese.

Ligjet e aprovuara nga Parlamenti pavarësisht në leximin e dytë apo të tretë nënshkruhen nga Kryetari i Parlamentit dhe dërgohen tek PSSP-ja për shpallje. Ata bëhen efektiv në ditën e shpalljes nga PSSP-ja, nëse nuk specifikohet ndryshe.

4. Pasqyrë e institucioneve relevante për sektorin e telekomunikacionit

Struktura Institucionale në Kosovë është paraqitur në figurën e mëposhtme dhe përshkruhet në paragrafët vijues.

IPVQ-të Përfaqësuesi

Special i Kombeve të Bashkuara

UNMIK

Presidenti

Kabineti i Ministrave

Kuvendi i Kosovës

Komisioni për Ekonomi,

Tregti, Industri,

Energjetikë,

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 49

Fig 1. Institucionet kryesore të kornizës rregullative telekomunikuese në Kosovë

a) Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion

Në bazë të paragrafit të 9-të të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, të publikuar nga PSSP-ja me 15 maj të vitit 2001, ky Komision ka përgjegjësi për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me transport tokësor, ajror dhe ujor në Kosovë dhe për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shërbime postare, Internet, televizion dhe radio transmetim, frekuenca dhe çështje tjera telekomunikuese. Komisioni:

• Rishikon dhe përgatit projekt-ligjet, amendamentet, projekt-rezolutat për Parlamentin që kanë të bëjnë me çështjet e telekomunikacionit në Kosovë;

• Kërkon nga qeveria, kryesisht nga Ministrat përkatës, raporte dhe sqarime për çështjet që janë përgjegjësi e tij. Mund të sugjeroj gjithashtu masa që mund të merren nga Parlamenti ose qeveria e Kosovës dhe Ministria relevante;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 50

• Rekomandon bashkëpunim bilateral ose multilateral me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare me fokus promovimin e ndërlidhjeve telekomunikuese në mes të Kosovës dhe vendeve tjera.

b) Ministria e Transportit dhe Postë&Telekomunikacionit

MTPT është krijuar në Mars të vitit 2002 sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/19. Në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/19 mbi degën e ekzekutivit të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë, Shtojca VIII përshkruhen detyrat, përgjegjësitë dhe misioni i MTPT-së:

• Krijon politikën e punës dhe implementon ligjet për sigurimin e shërbimeve dhe objekteve në sektorin e transportit rrugor; transportit publik rrugor, postës, telekomunikacionit dhe teknologjisë informative;

• Identifikon dhe vendos kritere, specifika teknike dhe standarde të zbatueshme adekuate në pajtim me ofruesit e shërbimeve dhe infrastrukturën; mbikëqyr këtë punë dhe nëse është e nevojshme bën inspektimin dhe kontrollimin dhe informon për pasojat e mos-përmbushjes së këtyre kushteve;

• Mbikëqyr dhe përcjell punën e sektorëve dhe prezanton masa adekuate për të tejkaluar vështirësitë dhe problemet e shërbimeve;

• Krijon politikën e punës dhe propozon programe për promovimin e ndërmarrjeve nëpër sektorë, duke përfshirë edhe strategjitë për rindërtim dhe investime kapitale;

• Merr pjesë në zhvillimin e fushatave për informim publik dhe të projekteve të tjera përkrahëse për të ngritur vetëdijesimin publik dhe reagimin ndaj çështjeve sektoriale;

• Në sektorin e telekomunikacionit shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përshijnë tarifat dhe taksat, cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike; krijon politikën e punës për promovimin e konkurrencës dhe shqyrton nevojat e konsumatorëve;

• Në sektorin e postës shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 51

• Në sektorin e teknologjisë informative përkrah teknologjinë informative dhe të inovacioneve, p.sh. tregtinë elektronike, përkrah qasjen në teknologji dhe nxit zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informative;

c) UNMIK-u

Në bazë të Ligjit të Telekomunikacionit (Rreg. e UNMIK-ut 2003/16 të 12 Majit 2003), UNMIK-u nëpërmjet PSSP-së ka autoritet të:

• Menaxhojë me asetet publike telekomunikuese, përfshirë këtu edhe asetet e PTK-së sh.a. nëpërmjet AKM-së në bashkëpunim me IPVQ-të;

• Menaxhon me radio frekuenca që janë përgjegjësi e FMO-së me disa funksione administrative që implementohen nga IPVQ-të nëpërmjet ART-së; dhe

• Rregullon industrinë transmetuese (radio dhe TV), që për momentin ekzekutohet nga Komisionari i Përkohshëm për Media.

d) Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) është një trup i pavarur brenda kornizës së IPVQ-ve i krijuar në bazë të Ligjit të Telekomunikacionit (Rreg. e UNMIK-ut 2003/16). Në bazë të ligjit ART-ja:

• Implementon politikat e IPVQ-ve dhe të MTPT-së në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi;

• Lëshon rregullore dhe instruksione për implementim të Ligjit të Telekomunikacionit;

• Lëshon licenca dhe autorizime për lejimin e shërbimeve telekomunikuese në Kosovë;

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 52

• Promovon dhe mbështet shërbimet telekomunikuese vendore dhe ndërkombëtare, shërbimet universale dhe shërbimet tjera që përmbahen në rregullativat transmetuese;

• Përgatit planin e numërimit, përcakton numrat dhe blloqet e numrave dhe i administron ato në baza jo-diskriminuese;

• Përcakton resurset spektrale për ofruesit e shërbimeve dhe shfrytëzuesit, që janë të alokuara nga Zyra për Menaxhimin e Frekuencave të UNMIK-ut;

• Koordinon aktivitetet transmetuese me Komisionerin e Përkohshëm për Media dhe me institucionet tjera në përputhje me Rregullativen për Transmetim;

• Zgjedh mosmarrëveshjet në mes të palëve që bëjnë aktivitete telekomunikuese, përshirë mosmarrëveshjet në mes të ofrueseve të shërbimeve telekomunikuese, shfrytëzuesve dhe pronarëve të tokës dhe pajisjeve;

• Mund të rishqyrtoj kontratat ndërkombëtare të bëra nga ofruesit e shërbimeve dhe që kanë të bëjnë me shërbimet dhe pasjet telekomunikuese si dhe pajtueshmërinë e këtyre kontratave me ligjin. Megjithatë ART-së nuk i lejohet të bëj kurrfarë marrëveshjesh me shtetet dhe organizatat multilaterale.

Autoriteti legal i ART-së është në Bord, i cili ka 5 anëtar. Anëtarët e Bordit rekomandohen nga Ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë&Telekomunikacionit, propozohen nga qeveria dhe emërohen nga Parlamenti.

Emërimi bëhet për pesë vjet. Një anëtar mund të emërohet vetëm dy herë. Ministri i Transportit dhe Postë&Telekomunikacionit në konsultim me kryeministrin e caktojnë një anëtar të Bordit si udhëheqës të Bordit. Kryetari udhëheq me mbledhjet dhe aktivitetet e Bordit, është përgjegjës për ART-në dhe mbikëqyr selektimin, marrjen dhe largimin nga puna si dhe administrimin e përgjithshëm të punonjësve.

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 53

Ekzistojnë tri pengesa të mëdha që janë brenge dhe që kanë efekt në pavarësinë e ART-së gjatë punës dhe zhvillimit të aktiviteteve:

• Autoriteti për alokimin e frekuencave është ende nën kontroll të zyrës për menaxhimin e frekuencave të UNMIK-ut (FMO);

• ART-ja nuk ka mund të prezantojë për krijimin e “top-level” domenit për të bërë shfrytëzimin komercial të Internetit në Kosovë siç parashihet në seksionin 17.1(d) në Ligjin për Telekomunikacioni;

• Nuk është ndarë kodi vendor për Kosovën nga ITU-ja. Si pasojë, tërë komunikacioni fiks ndërkombëtar rutinohet nëpërmjet Beogradit duke shfrytëzuar kodin 381 dhe i tërë komunikacioni mobil ndërkombëtar rutinohet nëpërmjet Monakos duke shfrytëzuar kodin 377 në marrëveshje me Monaco Telekomin.

b) Mjetet kryesore legale

1. Legjislacioni Primar Ligji për Telekomunikacionin i miratuar nga Parlamenti i Kosovës me 10

Dhjetor 2002 rregullon sektorin e telekomunikacionit në Kosovë. Ligji ka hyrë në fuqi me rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2003/16 të shpallur nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (PSSP) në Maj të 2003-shit.

Masa Subjekti

Ligji për Telekomunikacionin

Nr. 2002/7

Rreg. UNMIK-ut Nr. 2003/16

Përmbajtja

• Dispozitat e përgjithshme • Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) • Autoriteti dhe principet e aktiviteteve të ART-së • PTK (Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës) • Autorizimet dhe Licencat • Dhënia e të drejtave për shfrytëzim të radio

frekuencave

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 54

• Përcaktimi i numrave • Ofruesit e shërbimeve • Shërbimet Universale • Rrjetat dhe Shërbimet telekomunikuese • Pajisjet Telekomunikuese • Radio Komunikimet, alokimi i resurseve spektrale,

plani numerik për shërbimet telekomunikuese • Mbrojtja e konsumatorit dhe privaticiteti • Dispozitat përfundimtare

Tabela 1. Legjislacioni Primar

2. Legjislacioni Sekondar Legjislacioni sekondar i bazuar në ligj është ende në fazat përgatitore. Për

momentin ART-ja, MTPT-ja dhe UNMIK-u i ndajnë përgjegjësitë. Si pasojë ART-ja ka vendosë për mekanizmin e çmimeve për telefoninë fikse dhe Internet, përderisa UNMIK-u dhe IPVQ-të punojnë në çmimet e GSM-it.

c) statusi dhe zhvillimet e tanishme në çështjet kryesore telekomunikuese

1. Licencimi/liberalizimi

a) regjimi licencues

Liberalizimi i tregut të telekomunikacionit për rrjetat fikse telekomunikuese dhe për shërbimet lokale, shërbimet në distanca të largëta dhe ndërkombëtare formalisht është bërë në vitin 2003 me ligjin për Telekomunikacionin, (Rregullorja e UNMIK-ut 2003/16 me 12 Maj 2003).

Megjithatë, legjislacioni sekondar për licencime dhe autorizime për shërbime telekomunikuese duhet të miratohet në të ardhmen. Ligji për Telekomunikacionin parashikon lejimin e shërbimeve të cilat shfrytëzojnë resurset e fundme siç janë

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 55

spektri frekuencor dhe numrat. Për këto shërbime duhet të merret licencë nga ART-ja, kurse për shërbimet tjera duhet të merret autorizim nga ART-ja.

Licencimet për shërbime të Televizionit Kabllovik duhet të bëhen në të ardhmen.

b) Telefonia fikse

Për momentin PTK-ja është operatori i vetëm i autorizuar i rrjetave të telefonisë fikse dhe ofrues i shërbimeve lokale, në distanca të largëta dhe ndërkombëtare. ART-ja ia lëshoi një koncesion PTK-së me 30 Korrik 2004 në pajtim me artikullin 50 të Ligjit për Telekomunikacionin. Licenca është e vlefshme për 15 vjet dhe është paguar me çmim prej 2, 900, 000 €. Si detyrim dhe obligim për këtë licencë, PTK-ja duhet të përmbushë disa obligime, përfshirë kërkesat për të siguruar shërbime të telefonisë për 50 % të amvisërive deri me 31 dhjetor 2005 dhe për 25% të popullatës deri me 31 dhjetor të vitit 2007.

Procesi i rebalancimit të tarifave të telefonisë fikse është në vazhdim e sipër, por data për përcaktimin e tarifave fikse nuk është caktuar ende. Rregullimi i tarifave është çështje për aprovim nga ana e ART-së. Megjithatë, koha për të përcaktuar çfarëdo njoftimi për ndryshim të tarifave nuk është definuar ende.

c) Shërbimet e Internetit

Autorizimet e para për ofruesit e shërbimeve të Internetit, ISP-të iu janë dhënë DardaNet-it (pjesë e PTK-së sh.a.), Ipko Net-it dh Kujtesës me 18 Maj 2005. ART-ja ka lëshuar autorizime sipas kërkesës së ofruesve të shërbimeve të cilët kanë dëshiruar të legalizojnë statusin e tyre. Të gjitha autorizimet kanë validitet 15 vjeçar dhe licenca është paguar 150,000 €. Megjithatë, leja për të ofruar shërbime VoIP nuk përfshihet në këtë autorizim. ART-ja nuk ka qëndrim zyrtar për VoIP, gjithashtu nuk ekziston as rregullativë specifike për këtë çështje.

d) Shërbimet e telefonisë mobile

Për momentin VALA900 është i vetmi operator i telefonisë mobile zyrtarisht i licencuar nga ART-ja në korrik të vitit 2004. Rrjeta GSM 900 MHz, VALA900 është krijuar në vitin 2000 si projekt i përbashkët në mes të operatorit vendor PTK-së dhe

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 56

Monako Telekomit. Pasi që Kosova nuk e ka kodin e vet telefonik VALA900 shfrytëzon kodin e Monakos (377) nga rangu i numrave të ndarë nga Monako Telekomi.

Operatori i dytë i telefonisë mobile që de-fakto operon në Kosovë është edhe operatori Serb i telefonisë mobile Mobtel. Operatori GSM 900 MHz, që ishte prezent në Kosovë para lufte; megjithëse i pa-licencuar pas lufte vazhdon operimin në Kosovë. ART-ja e konsideron këtë operim të pa-autorizim. UNMIK-u ka ftuar Mobtel-in që ta legalizojë statusin duke aplikuar për licencë tek ART-ja sikurse që parashihet në Ligjin për Telekomunikacionin. Pas refuzimit që ta bej këtë, UNMIK-u ka kërkuar nga Mobteli që të liroj GSM frekuencat në Kosovë. Mobteli ende operon duke shfrytëzuar kodin e Serbisë dhe Malit të Zi (381).

Me 21 tetor 2004 ART-ja e lëshoi licencën e dytë për telefoni mobile GSM 900/1800 për konzorciumin Mobitel/Mobikos pas kryerjes së procedurave tenderuese publike. Solucioni numerik i propozuar nga i licencuari ishte që të shfrytëzohet kodi shtetëror Slloven (386) nga rangu i numrave jo-gjeografik i dhënë nga Mobiteli. Mirëpo, validiteti i licencës është vënë në pikëpyetje nga UNMIK-u. Për momentin çështja ka mbetur në Qeverinë e Kosovës e cila ka marrë vendim që tenderi të rivlerësohet nga një kompani ndërkombëtare e specializuar për çështje telekomunikuese.

2. Ruajtja e konkurrencës, përfshirë përcaktimin e SMP-së, zgjedhja e bartësit, bartshmëria e numrave, ndarja kontabël

Operatori dominant PTK është përcaktuar si operator me Fuqi të Ndjeshme në Treg në territorin e Kosovës. Statusi legal se çka do të thotë që të jesh operator me fuqi të ndjeshme në treg është definuar në Nenin 55 të Ligjit të Telekomunikacionit dhe i referohet “qasjes së hapur të rrjetave dhe shërbimeve”. Obligimet e operatorit me fuqi të ndjeshme në treg të përshkruara në ligj përfshinë, por nuk kufizohen në: jo-diskriminim, orientim kah kostot, transparencë dhe përmbushjen e të gjitha kërkesave të arsyeshme për qasje në kohë, konfidencialitet, ndarjen e llogarisë, obligimet e interkoneksionit, caktimin e kushteve minimale për linja të huazuara rregullimin e ratave të shitjes me pakicë etj).

Nuk është caktuar datë specifike kur tri kategoritë e sistemit të numërimit siç janë numrat e sistemit të hapur, sistemit të mbyllur, si dhe bartshmëria e numrave mobil do të jenë në dispozicion. Ligji përmban dispozitat që kur parapaguesi në

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 57

rrjetën e telefonisë fikse vendos që të ndërroj ofruesin e shërbimeve, ata duhet të mbajnë numrat e caktuar gjeografik nëse ata mbesin brenda të njëjtës zonë gjeografike. Gjithashtu, kur parapaguesi i një rrjeti publik të telefonike fikse mban numrat jo-gjeografik dhe zgjedh për të ndryshuar ofruesin e shërbimeve, ata mundë të mbajnë numrin origjinal të caktuar, pavarësisht a e ndërron apo jo parapaguesi lokacionin.

Për momentin, të gjithë numrat fiks i janë alokuar PTK-së sh.a. operator dominant i telefonisë fikse. Nuk ka operatorë të tjerë me një kod qasjeje të caktuar, apo ndonjë operator që përdorë zgjedhjen e bartësit (ang. carrier selection -CS) për ofrimin e shërbimeve (PTK është i vetmi ofrues i licencuar i shërbimeve të telefonisë fikse)

Korniza legale ekzistuese siguron në mënyrë jo-diskriminuese të drejtën për shteg për të gjithë operatorët potencial dhe prezent të rrjetës publike. Për procedurat për qasje në tokat publike kërkon që ti nënshtrohet një aplikacion autoriteteve të caktuara. Më pas, aty janë procedurat për tokat private dhe këto mund të bazohen në shpronësim.

3. Ndërlidhja- Interkoneksioni

Publikimi i Ofertës së Referencës së Interkoneksionit (RIO) është i detyrueshëm nën Nenin 56 të Ligjit të Telekomunikacionit, por Oferta e Referencës së Interkoneksionit nuk është publikuar nga PTK deri më tani.

4. Laku lokal dhe ndarja e resurseve të lakut lokal

Nuk ka obligim për publikim të posaçëm për shfrytëzimin e lakut lokal në Ligjin e tanishëm të Telekomunikacionit. Pritet që ky detyrim të bëhet legal më 2007.

Nën kushtet e licencës, kërkohet nga PTK-ja që të kompletoj dhe dërgoj, deri më 30 korrik 2005, te ART një vlerësim në lidhje me paraqitjen e dhe shfrytëzimin e lakut lokal (local loop unbundling) dhe linjave të huazuara me shumicë brenda Kosovës, të kompletuara me zgjidhje teknike, një tabelë provizore dhe vlerësimin e kostos sa duhet të paguajnë ofruesit tjerë të shërbimeve për një qasje të tillë.

ART pastaj mund të hartoj rregullore më specifike, nën Nenin 4 të Ligjit te Telekomunikacionit, në lidhje me paraqitjen e lakut lokal dhe huazimin e linjave me shumicë brenda Kosovës.

5. Shërbimet Universale

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 58

Qëllimi i Obligimeve të Shërbimeve Universale (USO) mbulon shërbimet si në vijim: qasje në rrjeta, telefoni me zë, shërbimet emergjente, direktoriumin e parapaguesve të zakonshëm dhe shërbimin e direktoriumit për dhënie të informatave. Ekziston një plan i kostove përmirësuese (ang. recovery scheme) e cila përfshin operatorët e telefonisë mobile por nuk është aplikuar ende në praktikë. Tani për tani i kërkohet PTK-së që të ofroj shërbime universale nën kushtet e licencës së vet.

Ligji i Telekomunikacionit ka një klauzolë të veçantë në lidhje me kontributin e barabartë dhe jo-diskriminues që thotë se të gjithë ofruesit e tanishëm dhe të ardhshëm të shërbimeve do të punojnë në rruajtjen dhe avancimin e Shërbimeve Universale, gjithashtu do të përkujdesen edhe për dispozitat dhe mekanizmat për këto shërbime.

d) Përmbledhje

Kosova

Tema Statusi

Autoriteti Rregullator Kombëtar

• Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) • Bordi i rekomanduar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit • Stafi prej 5 profesionistësh për punë të rregullatorit • Fillimisht i financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës • Kornizë (strukturë) ende të pa vendosur, për shpërndarjen e rrjeteve dhe të

frekuencave • Regjim të Kabllove TV ende të pa definuar • Mund (i gatshëm) që të zgjidh konfliktet komerciale

Qasja ndaj Tregut

• Të gjithë sektorët e liberalizuar • Legjislacion ndihmës (dytësor) për licencim dhe autorizim i pa vendosur • Licenca të veçanta kërkohen për rrjetet telefonike dhe shërbimet • Autorizim i veçantë për Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP-të) • Pa qëndrim zyrtar për VoIP • Regjim të Kabllove TV ende të pa definuar

Sigurimi i

• Caktimi (zgjedhja) dhe paracaktimi i brezit ende i pa vendosur • Numri i mbartësve (të brezit) ende i pa vendosur

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit

Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 59

konkurrencës • Një operator të tel. fikse me paraqitje SMP (significant market power – fuqi dominuese në treg)

• Ofertë referuese të interkoneksionit jo në dispozicion • Ofertë referuese të shfrytëzimit të përbashkët të resurseve të lakut lokal të pa

vendosur

Shërbimi Universal

• Kërkesat e shërbimit universal në përputhje me direktivat e BE-së (EU acquis) • USO skema për kostot nuk përmbahet në legjislacion dhe është ende e padefinuar

{Universal Service Obligations - USO}

Struktura e Tregut në Telefoni

• Sipërmarrja e Postës dhe Telekomunikacionit në Kosovë (PTK) operator dominues me 100% pronësi publike

• Një operator të telefonisë fikse • Dy plus një operator të tel. mobile 2G / pa 3G / pa ofrues të shërbimeve • Rrjetet lokale të radiove publike aktive • Penetrimi në tel. fikse – 5.2 , digjitalizimi 47.0, party- line 17.0

Tarifat e shitjes me pakicë në telefoni

• Tarifa ende të pa ribalansuara – qasje banesore: 4.8469 , qasje biznesi: 5.05 • Thirrje lokale – nivel i lartë – pa pako të tarifës së ulët • Thirrje brenda vendit në distanca të mëdha – nivel mesatarisht i lartë • Thirrje ndërkombëtare në distanca të mëdha – nivel i lartë

Tarifat e shitjes me shumicë në telefoni

• Çmime të interkoneksionit për rrjetin fiks jo në dispozicion • Çmime të interkoneksionit për rrjetin mobil jo në dispozicion

Interneti dhe interneti brezgjerë (broadband)

• Penetrimi për internet 11.0% • Kostoja e internetit me dial-up – e nivelit të lartë • Linjat xDSL – 0.01% • Numri i lidhjeve brezgjerë – 0.12% • 3 ofrues të shërbimeve të internetit (ISP) në nivel kombëtar, 8 në nivel lokal