roli i bankës

55
FINANCAT MONETARE SISTEMI BANKAR DHE MONETAR NË KOSOVË

Upload: others

Post on 26-Nov-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Roli i bankës

FINANCAT MONETARE

SISTEMI BANKAR DHE MONETAR NË KOSOVË

Page 2: Roli i bankës

Roli i bankës

• Roli i bankës është tejet i rëndësishëm në jetën ekonomike, e sidomos tani kur jemi në një ekonomi tregu të përzier. Duke parë ritmet dhe aktivitetet e shpejta ekonomike, mosegzistenca e bankave do te ishte pengesë tejet e madhe apo e paimagjinueshme për transaksionet ekonomike.

Historiku i bankës në Kosovë • Te gjithe jemi deshmitare se në Kosovë që nga pas lufta e vitit 1999

nuk kemi sistem bankar dhe me ketë as monedhen bazë shtetënore e cila do të shërbente për shkëmbimin e sherbimëve dhe produkteve vendor.

Page 3: Roli i bankës

Sistemi bankar në Kosovë

• Sistemi bankar kosovar është një sistem relativisht i ri, por që pas vitit 1999, ka shfaqur një zhvillim të shpejtë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi sistemin bankar në Kosovë, bazuar në të dhënat e Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës. I gjithë sistemi bankar kosovar është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja (6 nga 8 banka).

Page 4: Roli i bankës

Nr. Emri Pesha në sistem Origjina e kapitalit

1. Banka Ekonomike 5% Vendas

2. Banka per Biznes 4% Vendas

3. Procredit Bank 34% E Huaj

4. Raiffeisen Bank Kosovo 31% E Huaj

5. Banka Kombetare Tregtare 3% E Huaj

6. TEB Sh.a 6% E Huaj

7. Komercijalna Banka ad Beograd 1% E Huaj

8. NLB Prishtina 15% E Huaj

Page 5: Roli i bankës

Numri i bankave të huaja është rritur veçanërisht në 2008, kur u shtuan edhe 2 banka të reja. Gjithashtu bankat me kapital të huaj kanë edhe pjesën më të madhe të aktiveve të sistemit (rreth 90%), ndërkohë që bankat me kapital vendas zënë vetëm 10% të totalit të aktiveve.

Vlera totale e aktiveve të sektorit bankar në Kosovë në fund të vitit 2009 vlerësohet në rreth 2.2 miliardë Eur, duke paraqitur një rritje vjetore prej 21.9% (krahasuar me një vit më parë). Bazuar në këto të dhëna vlerësohet se aktivet e sistemit bankar janë rreth 56.5% të Produktit të Brendshëm Bruto.

- Aktivet e sistemit bankar gjatë viteve kanë ndryshuar sipas tabelës:

Viti 2006 2007 2008 2009 2010

Aktivet gjithesej (milione Euro)

1161 1435 1808 2204 2219

*Te dhenat jane deri ne qershor 2010

Page 6: Roli i bankës

Pjesën më të madhe të aktiveve të sistemit bankar e përbëjnë kreditë (58.5%). Ndërkohë në krahun e pasivit, depozitat kanë peshën më të madhe (rreth 79%), ndërkohë që kapitali aksioner zë rreth 9.3% të totalit. Krahasuar me vitin 2009, vlera totale e depozitave është rritur me rreth 21% nga viti paraardhës. Konkretisht vlera e depozitave në sistemin bankar në Kosovë paraqitet sipas tabelës:

Viti 2006 2007 2008 2009 2010

Depozitat gjithesej (milione Euro)

924.3 1143.1

1444.1 1744.9

1752

*Te dhenat jane deri ne qershor 2010

Depozitat kanë ardhur vazhdimisht në rritje, madje edhe në vitet e krizës botërore të viteve 2008-2009.

Page 7: Roli i bankës

Grafikisht vlera e aktiveve dhe depozitave gjatë viteve të fundit paraqitet sipas grafikut:

*Te dhenat jane deri ne qershor 2010

Një ndër problemet potenciale të sistemit bankar në Kosovë është përqëndrimi i aktivitetit në dy banka: Procredit Bank dhe Raiffeisen Bank Kosovo, të cilat sëbashku kanë rreth 65% të aktiveve totale, gjë që ndikon negativisht në konkurrencën e sistemit bankar.

Page 8: Roli i bankës

• Sistemi bankar i Kosovës përbehet nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës dhe Bankat Komerciale.

• Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK)është një entitet i veçantë i cili ka të drejtë të

licencojë, mbikëqyrë dhe rregullojë institucione financiare në territorin e Kosovës. • Në Kosovë kanë vepruar shtatë (7) banka, por sot veprojnë gjashtë (6), për arsye se

BankaKreditore ka falimentuar. Por këto banka ende janë në profilizim e sipër në zgjerimine produkteve bankare.

• Nga themelimi i tyre, ato iu kanë nënshtruar standardeve bankare perëndimore. Kjo është e rëndësishme për sistemin bankarë të Kosovës e në veçanti për Kosovën, sepse kjo ka refleksione pozitive edhe për zhvilliminmë të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

• Bankat në Kosovë janë themeluar sipas rregullave të reja. Kanë kapital të nevojshëm rregullues, kapital vetanak i cili është siguripër depozitoret e vet.

• Mesatarja e kamatave të kredive sillet prej 7% deri 15% në shkallë vjetore, në këto norma kaq të larta kamatore, është kalkuluar edhe elementi i pasigurisë përkatësisht jostabiliteti ekonomik dhe politikë. Mungojnë kredi selektive për mbështetje të prodhimite në veçanti ato për bizneset fillestare.

• Një ndër funksionet kryesore të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës, të ushtruar përmes Drejtoratit për Analiza Ekonomikedhe Statistika (DAES), është drejtimi ianalizave të rregullta ekonomike dhe monetare të ekonomisë së Kosovës, ti bëjë publike rezultatet, dhe në bazë të analizavetë tilla të rekomandoj udhëzime të gjera politike.

Page 9: Roli i bankës

Valuta në Kosovë

• Në përputhje me rregulloren e UNMIK-ut nr.1999/4, EURO (“EUR”)është adoptuar si valutë zyrtare në Kosovë nga 1 Janari2002.

• EURO zëvendësoj Markën Gjermane (“DEM”) e cila ishte valutë matëse dhe raportuese nëterritorin e Kosovës. Sot, EURO është valutëe cila plotësisht përdoret në Kosovë.

Page 10: Roli i bankës

Sistemi i Kliringit nder bankar dhe të pagesave

o Që nga nëntori i vitit 2000 Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës, kishte filluar së hartuari planin mbi krijimin e një Sistemi tëri të Pagesave Ndërbankare në Kosovë.

o Autoriteti Bankar dhe I Pagesave të Kosovës, në librat e tijmbanë llogaritë e bankave komerciale të cilat njëkohësishtjanë edhe anëtare të ligjëshme të sistemit të kliringutNdër bankar.

o Në të njëjtën kohë mban edhe llogaritë e institucioneve qeveritare (Thesarit) si dhe kompanive tëshërbimeve publike.

o Sistemi Ndërbankar i Pagesave në Kosovë si tërësi pasqyron instrumentet, procedurat dhe gjithëinfrastrukturën për transfer parashë përmesllogarive bankare. Si I tillë, Sistemi I Klringut Ndërbankar (SKN) është sistem I dedikuare përshërbimet e rregullimit të të gjitha pagesave ndërbankare në valutë Euro (€) ndërmjet pjesëmarrësve.

o Pra kjo është themeluar kryesisht për të bërëtë mundur bartjen– transferimin e fondevetë mjaftuara brenda sistemit bankar në Kosovë dhe përbashkërenditje sa më të lehtae efikase të llogarive.

Page 11: Roli i bankës

SHËRBIMET BANKARE

• Qëllimi i shërbimeve moderne bankare

Me zhvillimin e bankave bashkëkohore është shtuar edhe numri i sherbimeve që bankat i ofrojnë. Në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, shërbimet bankare kanë bërë një revulucion në gjithë botën. Shërbimet moderne bankare si: kartelat e debitit dhe kreditit, bankomatat dhe interneti bankar, janë bërë pjesë e pandashme e njerzimit.

Bankat kanë ndryshuar në shumë mënyra gjatë viteve. Sot bankat ofrojn shumë produkte dhe shërbime, që më parë nuk i kanë ofruar, dhe i shpërndajnë këto shumë shpejtë dhe në mënyrë efikase. Por funksioni qendror dhënja e kredive dhe ndërmjetësimi i pagesave ka mbetë i pandryshuar.

Bankat i mbledhin kursimet e njerzve dhe pastaj ato i japin me kredi tek personat tjerë për të blerë shtëpi, renovuar shtëpi, për të blerë vetura, për zgjerim të biznesit, për financimin e studimeve të fëmijëve të vetë dhe për qellime tjera. Për shumë njerzë bankat janë vende të sigurta për mbajtjen e mjeteve të tyre të cilat i kanë fituar gjatë punës që e kanë bërë.

Dikur kompanite e ndryshme fitimin e vetë e kanë mbajtur si para të gatshme dhe pagesat i kanë kryer me mjete kesh. Sot, me zhvillimin e sherbimeve bankare, kjo dukuri nuk qendron, sepse zhvillimi e sherbimeve banakre mundëson kryerjen e pagesave nëpërmes bankës.

Page 12: Roli i bankës

• Sherbimet bankare

Shërbimet bankare të bankave të cilat veprojnë në Kosovë, krahasuar me shërbimet bankare të bankave në shtetet e zhvilluara, kanë filluar të ngjasojnë. Shumica e shërbimeve moderne bankare që kryhen në bankat më moderne në botë, janë prezente edhe në bankat komerciale në Kosoves.

Shërbimet bankare të cilat bankat e Kosovës i ofrojn për klientet e vet janë:

- Llogaritë bankare : a) Llogari rrjedhëse – e cila shërben për deponime, tërheqje, kryerje të

pagesave, pranim të rroges, pranimin e të hollave nga jashtë etj. b) Llogari kursimi – e cila llogari shërben për ata persona që deshirojnë që

mjetet ti kursejn dhe njëkohësisht të marrin interes. c) Llogaria me afat – llogari e cila shërben për persona të cilët deshirojnë

që nga mjetet të cilat i posedojnë dhe nuk ju nevoiten për një periudh të caktuar, të fitojn interes.

Page 13: Roli i bankës

• Kartelat bankare – si shërbim mjaftë modern mundësojn tërheqjen e parave kesh nëpërmjet ATM-ve dhe pagesa nëpër POS Terminale.

• Bankomatët – janë makina elektronike të cilat mundësojne tërheqjen e parave dhe shiqimin e bilancit 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

• POS Terminalet – janë aparat elektronik të cilët mundësojn pagesa nëpër dyqane të ndryshme, restorane, etj. me anë të kartelave bankare.

• Kreditë bankare – Bankat lëshojn kredi afatshkurtëra apo afatmesme me mjetet e grumbulluara nga depozitat për nevoja të ndryshme të klientëve.

• Interneti bankar – është shërbimi më modern bankar, i cili përdoret nga personat të cilët dëshirojn që ta mbikqyrin llogarin e vetë gjatë gjithë kohës, dëshirojn të mos humbin kohë për pagesa që kanë për to kryer, dhe raportin për llogarin e tyre mund ta marrin në çdo kohë.

• Çeqet bankare – janë instrument pagese pa para të gatshme të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt me llogarinë e klientit.

• Transferet bankar – mundësojn pagesa të faturave të ndryshme, tatimeve, kontributeve etj. si Brenda bankës, në banakt tjera Brenda shtetit e poashtu edhe transfera internacional.

• Garancionet bankare – janë letra me vlerë të cilat banka i lëshon si garancion për klientin e saj.

• Letrat kreditore – janë letra me vlerë të cilat përdoren më së shumti për eksport ose import të mallrave jashtë vendit.

Të gjitha këto shërbime bankat i ofrojn për të pasur sa më teper klient, e sa më teper klient që ka banka atëher ajo bank do të ketë profit më të madhë, ngase të gjitha këto shërbime sigurojn profit për bankën.

Page 14: Roli i bankës

• Llogaritë bankare

Bankat në Kosovë ofrojnë tri lloje të llogarive bankare:

- Llogari rrjedhëse,

- Llogari kursimi, dhe

- Llogari me afat

- Llogaria rrjedhëse është llogari bilaterale në mes të bankës dhe mbajtësit të

llogarisë. Llogaria rrjedhëse përdoret për të gjitha të hyrat që i ka klienti dhe për të kryer të gjitha pagesat. Të gjitha bankat që veprojn në Kosovë, ofrojn llogari rrjedhëse për klientet e tyre në dy valuta: Euro dhe Dollar, edhe pse BPK-ja nuk mban rezerva në valuten e Dollarit.

Llogaritë rrjedhëse mund ti hapin personat privat dhe personat juridik. Te llogaritë për persona privat, mbajtësi i llogarisë ka të drejtë ta autorizoj vetem një person mbi moshen 18 vjeqare. Poashtu dy persona mund të hapin llogari të përbashkët (ang. Joint Account), ku do ti kenë të drejtat e barabarta.

Page 15: Roli i bankës

Te llogaritë rrjedhse për personat juridik, përfaqsuesi ligjor i kompanis, firmes, etj. është i vetmi person i cili ka të drejtë ta autorizoj kënd dëshiron, dhe ta largoi përseri. Për çfardo ndryshimi në llogari, përfaqësuesi ligjor është ai i cili duhet ta jep urdhërin. Poashtu për personat të cilët deshiron ti autorizoj në llogari, ai mund t`ia përcaktoj edhe nivelet.

- Niveli 0 – është niveli për llogarit e personave juridik, - Niveli A – është për përfaqsuesin ligjor të subjektit juridik, si she për

personat e autorizuar me të gjitha të drejtat sikur perfaqsuesi ligjor, perveq mbylljes së llogarisë, hapjes së nënllogarive, garancioneve bankare, afatizimeve, aplikit për kredi).

- Niveli B – është nivel i cili i mundeson personit të autorizuar të nënshkruaj vetem në prezenc të personit me nivel A.

Për hapjen e llogarisë nuk ka nevoj të paguhet asgjë me rastin e hapjes, e poashtu nuk kerkohet as deponim minimal. Në llogaritë rrjedhse, banka nuk paguan interes, perveq në raste të veqanta për subjekte juridike me të hyra të medha. Për mirëmbajtje vjetore të llogarisë rrjedhese, banka e ndal një shumë ta caktuar çdo vitë.

Page 16: Roli i bankës

- Llogaria e kursimit - për të gjithë ata që deshirojnë të kursejn para për të ardhmen, bankat ofrojn llogari kursimi, në të cilat ipet edhe interes vjetor. Llogarite e kursimit luajn një rol shumë të rendësishem si për banken ashtu edhe për ekonomin e shtetit. Sa më shumë që banka të ketë depozita të klientëve ne llogari të kursimit, atëher do të ketë mundësi të lëshoj më shumë kredi për biznese, dhe kështu bizneset zhvillohen, rritet numri i të punësuarve, dhe kështu edhe zhvillohet ekonomia e vendit.

Qëllimi i llogarisë së kursimit është: - Deponim dhe tërheqje të parave nga llogaria e kursimit, - Pranim i parave me urdhër automatik nga llogaria rrjedhëse në të kursimit. Bankat në Kosovë ofrojn edhe llogari të kursimit për fëmijë. Si shembull mund

ta përmendim ProCredit Bankën, e cila ofron llogari të kursimit për fëmijë që quhet Pro Kid. Kjo bankë hap falas këtë llogari, dhe për çdo fëmijë që hap këtë llogari, banka ja deponon 5 Euro si dhuratë.

Menjëher pas hapjes së llogarisë së kursimit, çdo fëmijë merr librezen e kursimit ku regjistrohen të gjitha transaksionet, kartelem me fotografi të tij/saj, arken e kursimit, dhe disa dhurata tjera për fëmijë. Kjo këtë mënyrë fëmiu njoftohet me bankën dhe njëkohësisht e fiton edhe shprehin për kursim.

Llogarinë e kursimit për fëmijë, duhet ta hap njëri nga prindët, dhe ai është përfaqësues ligjor deri sa fëmiu ti mbush 18 vjet. Llogaritë e kursimit hapen vetem për persona privat.

Page 17: Roli i bankës

- Llogaria me afat - nëse posedojm një sasi të parave të kursyera, dhe jemi të sigurt se nuk do të na nevoiten për një kohë të caktuar, atëher llogaria me afat është një mundësi mjaft interesante.

Bankat në Kosovë ofrojn llogari me afat me interesa vjetore të ndryshme, dhe atë për persona privat dhe për persona juridik. Llogaritë me afat ndikojn drejtëpërdrejt në rruajtjen e likuiditetit. Sa ma shumë që ka depozita të afatizuara, dhe në kohë më të gjatë, atëher ajo ka mundësi të lëshoj kredi me kohëzgjatje me të madhe.

Zakonisht bankat të cilat kanë shumë depozita ofroj kushte më të mira për interesa në llogaritë me afat.

Me rastin e hapjes së llogarisë me afat, klienti nënshkruan kontraten dhe pajtohet që deri me daten që është e cekur në kontratë nuk do ti tërheq mjetet e bllokuara. Nëse klienti dëshironë ta prish kontraten para afatit të maturimit, atëherë ai ndëshkohet në kamaten e cila është grumbulluar deri në atë moment.

Page 18: Roli i bankës

• Paketë llogaria Paketë llogaria është një pako llogarishë, të cilen e ka lansuar në treg

ProCredit Banka në Kosovë, pako kjo që ka treguar sukses të madhë, sidomos në rritjen e numrit të klientëve. ProCredit Banka i ka dizajnuar dy lloje të paketë llogarive të cilat i ka quajtur ProDynamic dhe ProDynami Plus.

- ProDynamic - është pako e llogarive, e cila përmban llogarinë rrjedhëse, llogarinë e kursimit dhe kartel debiti (Maestro ose Visa Electron). Kjo pako ju ofrohet të gjithë klientëve ekzistues dhe klientëve të rinjë, që janë të moshës 16 deri 35 vjeqare.

Për studenta të cilët e dokumentojn me faturen e pagimit të semestrit, mirëmbajtja vjetore e llogarisë është pa pagesë. Poashtu klientet të cilët e kanë pakon ProDynamic, për pagesat të cilat i kryejnë nëpër dyqane me kartela bankare, kanë përqindje të bonusit nga banka dy herë më shumë se klientet e zakonshëm.

- ProDynamic Plus – është pako e cila është e dedikuar për persona të cilët janë të punësuar dhe marrin rrogë me të madhe se 300 Euro përmes ProCredit Bankës. Dallimi në mes ProDynamic dhe ProDynamic Plus është se ProDynamic Plus si shtojcë përmban edhe kartel krediti (Master Card ose VISA Classic) dhe mbitërheqje 100% të pagës në minus në llogari rrjedhëse.

Page 19: Roli i bankës

• Kartelat bankare Si shërbim bankar mjaftë modern dhe atraktiv për të përfituar klientë janë kartelat

bankare. Kartela bankare është një plasticë e hollë në form drejtëkëndëshi, e cila ka pjesen e përparme dhe pjesën e pasme. Në pjesën e përparme kemi numrin e llogarisë, numrin e karteles, emrin dhe mbiemrin e mbajtësit të llogarisë dhe shenjën se çfarë lloji i karteles është. Kurse në pjesën e pasme është shiriti magnetik (ang. magnetic stripe), shiritin ku duhet ta nënshkruan mbajtësi i karteles dhe informatat e bankës që e ka lëshuar si numrin e telefonit të bankës ku klienti mund të kontaktoi me banken në rast të ndonjë problemi.

Kemi dy lloje të kartelave: - Kartela debiti ( ang. Debit Card), dhe - Kartela kredia (Credit Card) Këto kartela zakonisht e kanë edhe PIN numrin (Personal Identification Number), i cili

shërben për mos keqëpërdorim nga personat e paautorizuar. Bankat të cilat nuk lëshojn kartela bankare debiti dhe krediti, nuk mund të thuhet se kanë

shërbime moderne bankare. Sot në Kosovë vetem dy banka lëshojn këto lloje të kartelave. ProCredit Bank e cila lëshon kartela të cilat janë të pranishme ndërkombëtarisht si Maestro, Master, Visa Electron dhe Visa Cllasic, si dhe Raiffeisen Bank e cila lëshon kartela e llojit Visa.

ProCredit Banka është banka e parë në Kosovë që ka filluar të ofroj kartela bankare që janë të pranushme ndërkombëtarisht, dhe kjo është edhe arsyja pse kjo bankë është banka më e seksusshme në Kosovë.

Page 20: Roli i bankës

Këto kartela janë të paisura më qip-in (ang.Chip) më të përsosur që gjendet sot në treg, çka e bën kartelen më të sigurt bankare. Këto kartela ofrojn lehtësi, fleksibilitet, siguri dhe mënyrë të volitshme të afarizmit bankar, çka e bënë bankën e cila posedon shërbime shumë moderne bankare. Që të gjitha këto kartela, zavëndësojnë paratë e gatshme dhe ju ofrojnë qasje në të hollat e tuaja 24 orë në ditë, dhe 7 ditë në javë, madje në tërë botën. Kjo është edhe një arsye për ata persona që kanë vendosur të kenë llogari bankare, ta zgjedhin bankën e cila posedon kartela të kësi llojit.

Page 21: Roli i bankës

• Kartela debiti Kartelat e debitit janë mundësi e re e pagesës. Që të dyja këto ju lejojnë që të tërheqin

para të gatshme dhe të bëni blerjen e mallrave të nevojshme, si dhe të bëni pagesa të ndryshme.

Kartela e debitit është e lidhur drejtëpërdrejt me llogarinë rrjedhëse të klientit. Transakcionet e kryera me kartel debiti, debitohem menjëher në llogarinë rrjedhëse të klientit dhe mbajtësi i karteles ka kontroll të plotë mbi shpenzimet e tij, sepse çdo transakcion paraqitet në gjendjen e llogarisë, dhe klienti mund ta verifikoj çdo veprim të tij. Siç e ceka me lartë, ProCredit Banka lëshon kartela debiti Maestro Card dhe VISA Electron. Këto kartela janë ndërkombëtarisht të pranuara, dhe aktualisht në mbarë botën ka më tepër se 32 milion tregëtar dhe më tepër se 900 mijë bankomate (ATM-ja), që i pranojnë këto kartela. Përdorimi i kartelave debiti është shumë më i sigurt sesa mbajtja e të hollave të gatshme (keshit), sepse përveq që i shmangeni rrezikut të plaqkitjes, i shmangeni edhe mundësis së mashtrimit me banknote falco.

Nëse neve na humbin paratë e gatshme, atëherë ato i kemi humbur përgjithmon, ndërsa nese e humbim kartelen bankare, ajo çka duhet bër është vetëm ta njoftojm bankën që ta bllokoi kartelen dhe të kërkojm kartel të re me kod (PIN) të ri. Askush përveç personit që e din kodin e fshehtë të karteles nuk ka mundësi ta përdorë kartelen apo ti qaset xhirollogaris së asaj kartele.

Për kartelat e debitit në ProCredit Bank mund të aplikoj çdo person që posedon llogari rrjedhëse. Këto kartela për klientët e saj kjo bankë i lëshon falas. Me këto kartela mund të shpenzoni aq të holla sa ju zotroni në llogarinë rrjedhëse bankare, përfshirë këtu edhe mbitërheqjen në minus nëse e keni të lejuar nga banka.

Bankat të cilat e ofrojn këtë shërbim modern, klientët e vetë i kanë shumë të kënaqur, kjo për shkak se këto kartela mund ti përdorin edhe jashtë Kosovës, duke ju shmangur obligimit të këmbimit të valutës, apo edhe të mbajnë shuma të mëdha të të hollave.

Page 22: Roli i bankës

ProCredit Bank ka të instaluar më shumë se 1000 POS Terminale apo ndryshe quhen edhe

pika të shitjes (ang. Point of Sale), nëpër dyqane në mbarë Kosovën, dhe kështu ju mundëson klientëve të vetë që të paguajnë me kartela, për gjërat e nevojshme dhe shërbimet tjera. Gjithashtu ka mbi 50 Bankomate (ATM-ja) të vendosura në mbarë Kosovën, të cilët mundësojn tërheqjen e parave kesh në çdo kohë.

Kryerja e pagesave nëpërmes kartelave bankare ka shumë anë positive. Në njëren anë klienti i cili bën pagesa me kartel i ik mundësis së pranimit të ndonj banknote falco nga tregëtari, në anën tjetër për autoritetin tatimor kjo shkon në dobi se tregëtari nuk ka mundësi të bëj evazion tatimor duke e fshehur qarkullimi ditor, dhe në fund kjo për bankës sjell profit në çdo mënyrë.

Pagesat me kartela bëhen në mënyrë shumë të thjeshtë dhe në mënyrë të njejtë si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. E tëra çfarë nevoitet për ta bërë një pagesë është, që kartelen tuaj bankare të ja ipni tregtarit, i cili më pas do ta përshkoj shiritin magnetik të karteles në POS terminal, dhe pastaj mbajtësi i karteles duhet ta autorizoj këtë transakcion duke e shtypur kodin e fshehtë. Nëse mbajtësi i karteles nuk posedon fonde të mjaftushme në llogari atëher transakcioni nuk do të kryhet, përndryshe nëse posedon mjete, atëher pagesa kryhet me sukses dhe konfirmimi që del nga POS Terminali duhet të nënshkruhet nga klienti.

Page 23: Roli i bankës

• Kartela krediti ProCredit Bank është e vetmja bankë në Kosovë që ofron kartela krediti të vërteta, me

funkcionalitetin e Master Card-es dhe VISA Classic-it. Të gjithë klientet e paisur me kartel kredie kanë një kufi standard mujor të shpenzimeve

dhe nuk paguajnë ineters deri në datën e caktuar për shlyrjen e shpenzimeve. Kur përdorim kartel kredie, nuk jemi të detyruar të paguajmë menjëherë vlerën e

transakcionit që e kryejm. Shuma e përgjithshme e transakcioneve të kryera gjatë një muaji debitohet nga llogaria rrjedhëse në ditën e pare të muajit pauses. Mbajtësi i karteles së kredisë ka kohë ta deponojë shumën që është minus, deri në fund të muajit në llogarinë e tij rrjedhëse. Me datën 1 të muajit pauses, banka e debiton llogarinë e tij rrjedhëse, dhe në këtë mënyrë e barazon kartelen e kredisë.

Poashtu edhe me kartel krediti, klienti ka qasje të bëj tërheqje dhe pagesa 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Tërheqja e parave kesh me kartel krediti është me provizion, kurse nese bën pagesa nëpër POS Terminale atëhere nuk ka provizion nga banka. D.m.th. kartela krediti është e preferuar më shum për pagesa, sidomos në internet.

Për të aplikuar për këtë kartel, duhet të jeni mbi moshën 18 vjeqare, të keni të ardhura mujore nga paga mbi 300 Euro, të paguara përmes llogarisë në ProCredit Bank, apo duhet të bllokoni 120 % të limit shpenzues që deshironi ta keni në kartel, si garancion për bankën. Përparësia e kësaj kartele, ndryshe nga kartela e debitit, është se me këtë kartel mund të bëjm pagesa përmes internetit, mund të bëjm thirje nëpër telefonat publik, është mundësi pagese me vonesë, mund të blejmë bileta aeroplani, rezervime të hoteleve, marrje të veturave me qira etj.

Page 24: Roli i bankës

Mund të themi se roli i kartelave në shërbimet bankare është shumë i madhë. Banka ka relacione shumë të mira me klient dhe poashtu klientet kanë interes nga banka. Kur jemi tek Procredit Bank, duhet ta përmendi edhe një shërbim mjaftë të mirë, të cilin ProCredit Bank ia servon klientëve të vetë. Të gjithë e ProCredit Bank të cilët i posedojnë kartelat Maestro, Master, VISA Electron dhe VISA Classic, dhe që kryejn pagesa nëpër POS Terminale, banka ju dhuronë bonus si stimulim për ta ngritur numrin e pagesave me kartela bankare, e poashtu edhe disa dyqane të ndryshme, restorane, hotele mund të dhurojnë bonus për klienta të cilët kryejnë pagesa me këto kartela. Në këtë kartel nuk mund të deponohet në të, e as të tërhiqet bonusi i akumuluar në të. Ky bonus i akumuluar mund të shpenzohet prap duke bër pagesa nëpër kontrakt partnerat e ProCredit Bank-es që i kan POS Terminalet e instaluara. Në ekonomitë e zhvilluara dhe moderne pjesa më e madhe e pagesave kryhet përmes kartelave elektronike e jo me para të gatshme.

Fig.3. Pro Bonus kartela.

Pro Bonusi është një mundësi atraktive për të krijuar një rrjetë i cili kontribon që edhe në Kosovë, pagesat të kryhen përmes kartelave bankare. Pagesat me kartela bankare zvogëlojnë manipulimet kundër autoriteteve tatimore, i ik mundësisë së pranimit të banknotave falco dhe është mjet shumë efikas për mos pranimin e gumave përtypëse në vend të mbetjes (kusurit).

Page 25: Roli i bankës

• Bankomatat – ATM-jat ATM-të (Automatic Teller Machine) janë makina elektronike të cilat

bëjnë tërheqjen e parave në kesh, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Bankomatat në Kosovë për herë të parë i ka instaluar ProCredit Bank në

vitin 2003, pastaj i instaloi edhe Raiffeisen Bank, dhe në muajin prill 2005 edhe BpB-ja filloi instalimin e tyre. Momentalisht ProCredit Bank ka të instaluar mbi 50 ATM në tërë territorin e Kosovës.

Për tërheqjen e parave kesh nëpër bankomata, duhet poseduar kartelen bankare së bashku me kodin e fshehtë. Bankat e caktojn limitin e tërheqjes së parave brenda 24 orëve, p.sh ProCrdit bank e ka limit 500 Euro brenda 24 orëvbe.

Çdo bank e cila posedon bankomata të instaluar, mund të thuhet se ka shërbime moderne bankare. Bankomatat janë një arsye ma shumë për persona të cilët dëshirojnë të antarsohen në bankë.

Shërbim mjaft efikas të cilin ATM-të e ProCredit Bank-ës e ofrojnë, është edhe pagesa e faturave të rrymes përmes bankomatit. Nëse posedon kartel të kësaj banke atëherë mundesh ta kursesh veten nga mundimi i shkuarjes deri në KEK për pagesa të faturave të rrymes, të cilat lirisht mund ti paguash përmes bankomatit në çdo kohë.

Page 26: Roli i bankës

• POS Terminalat POS Terminalet janë paisje elektronike, të cilat duke e lexuar shiritin magnetik të karteles bankare,

mundësojnë transferin e fondeve nga llogaria e blersit në llogarrinë e tregtarit. Këta janë zakonisht të lidhur me telefon dhe njëkohësisht edhe me llogari rrjedhëse në bankë.

Instalimi i POS Terminaleve nga banka tek tregtaret e ndryshem, është një shërbim bankar mjaft modern që ka qenë prezent në bankat e shteteve të zhvilluar, kurse në Kosovë banka e parë dhe momentalisht e vetme që ofron mundësin e pagese me kartel tek tregtaret, është ProCredit Bank.

ProCredit Bank, POS Terminalet i ofron falas për tregtarët të cilët janë të iteresuar për këtë shërbim dhe i pranojnë disa kushte të thjeshta nga banka. Poashtu trajnimi për përdorimin e POS-ave si dhe mirëmbajtjen e tyre e kryen vet banka.

Shtrohet pyetja, si do të ndihmojn POS Terminalet që biznesi i një tregtari të zgjerohet? Përgjigjja është kjo: - Blerja është shumë e shpejtë (disa sekonda) - Siguri – shitësi e pranon gjithë shumën ne llogarinë e tij bankare, - Rreziku i gabimeve gjatë numrimit me kesh nuk ekziston, - Humbja e cila shkaktohet nga pranimi i banknotave falco nuk eksiston, - Eleminon rrezikun e mbajtjes së shumave të mëdha të parave të gatshme ne dyqan, - Nuk shpenzon kohë që pazarin ditor ta dorëzosh fizikisht në bankë. - E rrit qarkullimin duke,

a) mos i kthyer klientët të cilët kanë dashur të bejnë pagesa në kartela bankore, dhe b) i shërbyer vizitorët e huaj që kanë kartela internacionale dhe një kohësisht ata nuk

shpenzojnë kohë për këmbimin e valutave ne Euro. - E rritë edhe shitjen - sepse klientët kanë shuma në të mëdha në llogari bankave se sa me vehte,

dhe kështu ata mund të shpenzojnë më shumë, - Nëse ke Pos Terminal të instaluar je në konkurentë në treg, se sa ata që nuk kanë, - Dhe gjithashtu e ngrit imazhin e kompanisë, duke ofruar shërbime moderne të pagesës, dhe duke

i realizur kërkesat e konsumatorit.

Page 27: Roli i bankës

• Kredia dhe llojet e kredive Funkcioni më i rëndësishem i bankave është dhënja e kredive. Kreditë bankare kontribojnë

në zhvillimin dhe rritjen e shumë ndërmarrjeve të vogëla e të mesme. Llojet e kredive që më se shumti ipen në bankat e Kosovës janë:

- kredia private, - kredia konsumuese, - kredi për biznes, - kredi për renovim, - kredi për bujqësi (agro kredit), - kredi për automjete, - kredi për shkollim, - mbiterheqje (overdraft).

• Kredia private

Kredia private është kredi afatshkurte me rikthim të rregulltë e dedikuar vetëm për përsona privatë që kanë të ardhura stabile nga paga apo pensioni. Destinimi i kredisë nuk është i kufizuar. Zakonisht afati i kthimit është prej dy deri në tri vite, mvarsisht nga politika e bankës.

Si instrument sigurimi merrët një anëtar i familjes së ngushtë mbi moshën 18 vjeqare, i cili do të jetë edhe si bashkë-huamarrës për kredi.

Zakonisht shuma e cila ipet me kredi, tek kreditë private është nga 250 euro deri në 5000 euro.

Page 28: Roli i bankës

• Kredia konsumuese

Me kredi konsumuese banka e financon blerjen e produkteve të konsumit, të cilat mund të blihen te partnerë e bankave.

Kredia konsumuese është poashtu kredi afatshkurtër me rikthim të rregullt, e dedikuar vetëm për persona privatë me rrogë apo pension të rregulltë. Ky llojë kredie ofrohet në publik vetem nëpërmes tregtarëve të cilët nënshkruajn marrëveshje me bankën, në mënyrë që banka t`ia financoj blerjet, që ndryshe këta quhen edhe „partëner“.

Destinimi i këtyre kredive është blerja e mallrave nga partnerët e bankës. Afati i maturimit është prej 16 muajve deri në 24 muaj. Minimumi i shumës së kredisë është 250 euro, ndërsa maksimumi 5000 euro. Procedurat e aplikimit janë të njejta sikur për kredi private.

• Kredi për biznes Me kredi për biznes, banka plotëson nevojat financiare si për mjete qarkulluse ashtu

edhe për mjete themelore. Destinimi i këtyre kredive është financim plotësues për huamarrësin, që t`i ndihmojë në zhvillimin e biznesit dhe në blerjen e mjeteve fikse.

Kreditë për biznes janë kredi të cilat kanë kontributë shumë të madhë në zhvillimin ekonomik të vendit. Sa më të mira të jenë kushtet e kreditimit (sa më të vogla interesat), do të kemi rritje të numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e më këtë edhe rritje të numrit të të punësuarve dhe zhvillim ekonomik më të madhë. Në Kosovë, intereat bankare për kamata janë kryesisht të larta, më të lartat në rajon. Mund të thuhet se këtë e shkakton edhe mos siguria e kthimit të kredive, mungesa e ligjit rigoroz etj.

Zakonisht për marrjen e kredisë për biznes, bankat e Kosovës kërkojnë garantor dhe hipotek deri 150% të shumë së kredisë.

Si kredi për biznes, janë edhe kredit expres, të cilat destinohen poashtu për financimin e mjeteve e poashtu edhe për mjete themelore. Këto dallojnë vetem për nga shpejtësia e disbursimit dhe shumat janë më të vogla.

Page 29: Roli i bankës

• Kredi renovimi Me kredi renovimi për shtëpi apo banesë, banka financon përmirësimin e kushteve të

banimit apo finalizimin e punëve ndërtimore. Kredia për renovim është kredi afatmesme apo afatgjate për përmirësimin e kushteve të

popullsisë. Destinimi i këtyre kredive është: ndërtimi, finalizimi, renovimi, rikonstruktimi, zgjerimi dhe blerja e njësive të shtëpisë apo baneses. Kohëzgjatja e kthimit të këtyre kredive është deri në 5 vite, kurse ProCredit Bank tani ka filluar edhe lëshimin e kredive për renovim edhe deri në 7 vite afatin e kthimit. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata persona të cilët kanë rrogë apo pension stabil apo kanë të ardhura stabile nga biznesi. Për kredi renovimi si mjet sigurie merret edhe një garantor, si dhe për shuma mbi 10,000 euro merret edhe hipotekë.

Kreditë për renovim kanë rol të madhë në zhvillimin e infrastruktures dhe në përmirsimin e kushteve të jetesës së njerëzve.

• Kredi për bujqësi Me kredi për bujqësi, banka përkrah financiarisht të gjithë ata që merren me bujqësi,

agrobiznese dhe biznese rurale. Destinimi i kredive për bujqësi është: - zgjerimi i fondit të bagëtisë, - rregullimi i fermës, - blerja e paisjeve bujqësore, - përgaditja për sezon etj. Afati i kthimit të kredive për bujqësi, në bankat që veprojnë në Kosovë është deri në 24

muaj. Edhe këtu si mjet sigurie kërkohet hipotekë deri në 150% të shumës së kredisë. Kreditë për bujqësi ndikojnë shumë në zhvillimin e bujqësisë, e poashtu edhe në

zhvillimin ekonomik të shtetit. Sa më shumë që financohen bujqit, atëher do të kemi më shumë prodhime vendore dhe nuk do të kemi nevoj për import.

Page 30: Roli i bankës

• Kredi për automjete

Me kredit për automjete, Banka e financon blerjen e automjeteve të reja përmes partnerëve të bankës. Banka e financon deri në 80% te çmimit të automjeteve duke përfshirë doganën dhe TVSH-në.

Për aplikimin e këtyre kredive, duhet të kemi të ardhura të rregullta nga paga ose pensioni, apo të kemi të ardhura stabile nga biznesi.

Afati i kthimit të këtyre kredive është 48 muaj. Si instrumente sigurimi të kredisë merret:

– bashkëmarrës dhe një garantor, – Pengu mbi automjetet e financuar. – Polisa e sigurimit ’’kasko e plotë’’për automjetin e financuar deri në përfundimin të kredisë. – Ndalesa administrative mbi pagën.

• Kredi për student

Me kredi për student, banka financon shkollimin e studentëve. Afati i kthimit është derin në 60 muaj. Këtu mund të lejohet grejs periudha. Si instrument garancioni merret një bashkëmarrës(anëtar i

familjes) dhe një garantues.

• Mbitërheqja-Overdraft

Me mbitërheqje, banka ia lejon klientëve të vetë mbitërheqje nga llogaria e tij rrjedhëse, edhe pse nuk posedon mjete në të, për shumë të caktuar dhe interval të caktuar. Tek mbitërheqja kamata llogaritet në baza ditore, dhe vetem, për ditët kur llogaria është minus.

Mbitërheqja është llojë kredie që për kompanitë e mëdha është shumë e lëvërdishme.

Page 31: Roli i bankës

• Interneti bankar (E-banking) Interneti bankar është një sherbim mjaftë modern bankar të cilin e posedojmë shumica e bankave në

shtetet e huaja. Interneti bankar të ndihmon të kursesh kohën, të garanton përshtatmeri dhe siguri për ty dhe biznesit tëndë.

Përmes internetit bankar kemi qasje 24 ore dhe 7 ditë në javë tona të cilat kemi në bankë nga cilado kënd ose cilëdo kompjuter i cili e ka të instaluar internetit.

Në desktopin (monitorin e kompjuterit) ne mund të shofim kur kemi dëshirë informacionet komplete për llogaritë të cilat i kemi të hapura në bankë. Kemi mundësi të shofim edhe informatat mbi pagesat që na kanë bërë( d.m.th kush ka qenë pala urdhëruse).

Interneti bankar është shumë i shpejt dhe efikas. Përmes tij mund të ekzekutoja shpejt këto opercione bankare: Urdhër pagesat brenda bankës, Urdhër pagesat në mes të bankës, Urdhër pagesat për tatime, kontribut, pensione, Urdhër pagesat për dogana,sigurim, etj, Urdhër pagesat për fatura të ndryshme, Urdhër pagesat internacionale( në shtete të ndryshme), Urdhër pagesat internacionle në shumë valuta të huaja etj. Poashtu nëpërmes internetit bankar ne mund të kryejmë edhe shumë shërbime si: Raportin e bilancit dhe lëvizjet në llogaritë tona në atë bankë, Gjendjen ditore të llogarisë, Kursin e këmbimit të valutave të huaja, Interesat bankare që afron për depozita, Kushtet dhe Termat e përgjithshme bankare, Raportet për qasje në sistem, Lajme të ndryshme për rrjetat në bankë,etj.

Interneti bankar është shumë i sigurt. Ky është një sistem i cili garanton siguri maksimle për informatat e juaja bankare. Aty kemi qasje vetëm ju, apo edhe ndonjë person tjetër që është i autorizuar nga ju vetë.

Pasi që të rregjistroheni për internetin bankar ju e zgjedhni emrin e përdorusit dhe posedusit, të cilat e dini veten ju, dhe të cilat e mundësojnë që të kemi qasje në internetin bankar.

Shumica e personave që fillojnë përdorimin e internetit bankar e bëjnë atë për arsye të atyre ju nevojitet të paguajnë fakturat shumë shpesh dhe kanë dëshirë ta bëjnë me përpjekje minimale. Përveç kësaj, njerëzit e përdorin internetitn bankar për të pasur mundësi që në çdo kohë ta shiqojnë llogarin e vet, pagesat të cilat i kanë flejtë në llogarin e tij.

Interneti bankar është zhvilluar në shumë shtete, janë afër 10 milion përdorues të internetit bankar në Amerikë, dhe numri i bankave të cilat e ofrojnë këtë shërbim arrin në 5000.

Sa i përket Kosovës, banka e parë e cila e ka filluar internetin bankar si shërbim mjaftë modern për klientët e saja është Banka e Re e Kosovës. Nga fundi i vitit pritet që edhe PCB të lansoj poashtu këtë shërbim për klientët e saj.

Page 32: Roli i bankës

• Çeqet bankare Në Kosovë momentalisht bankat shesin çeka vetëm për persona juridik. Këta

çeka mund të inkasohen vetëm nëse kompania që i ka lëshuar ka fonde të mjaftueshme në llogari përndryshe çeku konfiskohet. Çeqet mund ti inkasoj vetëm personi kursi i të cilit është i shënuar në çek.

Disa banka në Kosovë pranojnë edhe çeqe të shteteve të ndryshme. Këto çeqe quhen çeqe për kolekcion. Këto nuk inkasohen menjëher, por dërgohen në bankë që i ka lëshuar për verifikim. Pasi të verifikohet, atëher ajo shumë i paguhet klientit.

Çekat bankar janë instrument pagese të cilët janë të lidhur me llogarin rrjedhëse të personit privatë apo të kompanisë, dhe mundësojnë pagesa pa kesh. Banka mbi baren e një raporti të llog. Të lëshon një bllok çeqesh ( në përgjithësi 10 ), me të cilën mund të paguesh blerjet e kredinave dhe shërbimeve.

PCB është e vetmja bankë që është e autorizuar që të bëjnë shitjen e çekave të udhëtimit ( Traveller's Chague ) Thomas Cook.

Çekat e udhëtimit zakonisht përdoren në rastet kur udhëtojm jashtë shtetit, dhe për ti i kur rrezikut, mund të blejm çeka të udhëtimit dhe pastaj ato mund ti inkasojmë kur do dhe ku do.

Ka raste edhe kur ambasadat e ndryshme i kërkojnë nga personat të cilët aplikojnë për visa nga ajo ambasadë. Ambasada ja kërkon çeka të udhëtimit për tu konfirmu së posedojnë mjete me vehte.

Page 33: Roli i bankës

• Transferat banker

Me transfer bankar kuptojmë kalimin e mjeteve prej një llogarie, në një llogari tjetër, bankë tjetër, shteteve tjerë etj.

Kemi tri lloje që përdoren më së shpeshti të transferave banker : – Transferat nëpërmes bankës ( mbrenda bankës ), – Transferat nacional ( mbrenda shtetit ), dhe – Transferat internacional.

Transferat mbrenda bankës, janë transferat të cilët kryhen mbrenda ditës, ku urdhëruesi është klient i bankës, e gjithashtu edhe përfituesi është klient i të njëjtës bankë.

Transferat nacional, janë transfer i mjeteve nga një bankë në bankën tjetër. Nëse urdhëruesi është klient i një banke, dhe ka të bëjë pagesë një personi kompanie i cili është klient i bankës tjetër, atëherë kjo pagesë duhet të shtoj përmes Bankës Qendrore (Bankës së pagesave të Kosovës BPK-së).

Transferat internacional, janë gjitha urdhërat e transferave të mjeteve nga njëra nga bankat që veprojnë në Kosovë, në bankat jashtë Kosovës.

Urdhëruesi ( klienti ) i cili dëshiron të transferoj mjete në bankat jashtë Kosovës, duhet të posedoj, nr. e llog. së përfituesit, emrin e mbajtësit të llog., emrin e bankës, degen dhe adresën e bankës, dhe SWIFTIN.

Provizioni për dërgimin e transferave internacional, ndryshon shumë pak në mes bankave në Kosovë. Klienti mund të zgjidhë mënyrën se si do ta paguaj provizionin e transferit. Mund ti paguaj vetëm

shpenzimet e bankës së vet 9 urdhëruese ), ose mund të paguan gjitha shpenzimet ( bankës urdhëruese + bankës ndërmjetësuese + bankës së përfituesit )

Në bankat e Kosovës provizioni për shpenzimet e bankës për transferat internacional sillet nga 0,2 % deri 0,3 %, mvaret nga politika e bankës.

Transferat e parave nëpërmjet bankës është mjaftë shërbim modern në ditët e sodit. Ka kaluar koha kur për pagesa të ndryshme është nevoitur të rezikohet, që parat të barten fizikishtë prej një vendi në tjetrin, apo nga një qytet në tjetrin, prej një shteti në shtetin tjetër, Shërbimet bankare kanë bër një lehtësim mjaftë të madhë sidomos për biznismenët të cilët importojnë apo eksportojnë mallra jashtë shtetit.

Page 34: Roli i bankës

• Pagesa e rrogës përmes bankës

Pagesa e rrogave të punëtorëve përmes bankës është një shërbim modern dhe shumë i aplikuar në shtete të ndryshme.

Nga ky shërbim kanë profit bankat në vende të parë, antartetet tatimore ( punëtorët paguajnë tatimin në të ardhura ) dhe në vetë punëtori që e pranon pagën përmes bankës, sepse mund ta shfrytëzoj më vonë për aplikim të kartelës së kreditit, mbi udhëheqje, kredive të ndryshme etj.

Procesi i transferit të rrogave nga kompania tek punëtorët e saj është shumë i tjeshtë dhe shumë i shpejtë. Banka e hap llogarin e kompanisë, dhe njëkosisht hap falas edhe llogaritë bankare për të gjithë punëtorët e asaj kompanie. Të gjithë ata të punësuar do të marrin kartel bankare. Kompania i sjell listat e rrogave në bankë në CD apo fllopi disk, dhe në të njejtën ditë banka e bënë procesimin e rrogave, dhe të punësuarit mund ti marrin në kartelat e tyre në të njejtën ditë.

Ky shërbim e kursen mjaftë kohën e personit të antarsuar të një kompanie, i cili e bënë shpërndarjen e rrogave, nuk ka nevojë të bëjnë banknota me vlera të vogla etj.

Mandej, pagesa e rrogave përmes llogarisë bankare, shkon në favor edhe të të punësuarëve, sepse mund të shfrytëzojnë edhe shumë shërbime tjera bankare, si kredi të ndryshme, kartela krediti etj.

• Urdhërat automatik ( Standing Orders )

Me shërbim " urdhër automatik " kuptojmë urdhërin të cilin mund ta jep klienti tek banka, ( duke nënshkruar një form ), që në ditën e caktuar dhe kohëzgjatjen e caktuar, llogaria e tij të debitohet dhe të kreditohet llogaria që ai duhet të bëjë pagesa.

Si shembull, personat që pranojnë pagën përmes bankës, mund të hapin edhe llogari kursimi, dhe mund të bëjnë një urdhër automatik që sa herë ta pranojnë pagën, banka ta debitojë llogarinë rrjedhëse dhe ta kreditojë llogarinë e kursimit, për shumën që ai peron e cakton. Ky shërbim është shumë i mirë ngase i shtyn njerëzit që të kursejnë. Ky urdhër mund të përdoret poashtu edhe në ato raste kur paguajnë ndonjë qira rregullisht çdo muaj, apo diqka tjetër.

Page 35: Roli i bankës

• Garancionet bankare

Garancioni bankar është një letër me vlerë të cilën e lëshon banka për tia mbuluar detyrimet debitorit ( klientit ), në favor të kreditorit ( përfituesit ), me kushtet të cilat janë të shkruara në garancionin bankar.

Bankat e Kosovës lëshojnë të gjitha llojet e garancioneve bankare vetëm në dy valuta ( Euro dhe Dollar ).

Poashtu bankat lëshojnë edhe garancione bankare : – indirekte ( internacionale ) – direkte ( lokale- vendeve ).

Llojet e garancioneve bankare janë : – garancione për pagesa, – garancione për sigurim të punës, – garancione për participim në ankande ( tendera ), – garancione për qëllime doganore, – garancione për kthim të avanseve të paguara, – garancione për ankesa për mos fitimin e tenderit, – garancione kreditore, etj.

Për ekonominë e Kosovës rol të madh kanë edhe garancionet indirekte (internacionale) bankare. Në rast se ndonjë biznismen dëshiron të importoj ndonjë gjë nga shtetet e ndryshme, si dëshmi për pagesë mund ta dergon një garancion bankar i cili pranohet nga banka e përfituesit.

Page 36: Roli i bankës

Sistemi monetare

• Sistemi monetar (valutor) gjatë zhvillimit historik ka pasur transformim dhe zhvillim shumë të hovshëm dhe të pabarabartë në periudha te ndryshme.

• Sistemi monetar bashkëkohorë paraqet rregullimiin monetar me dispozita juridike me të cilat caktohet se çka është:

1. Njësia monetare në një shtet, si dhe

2. Rregullon të gjitha qështjet (problemet) qe kanë të bëjne me paratë në atë shtet.

Kuptimi i sistemit monetare

• Shteti nepërmes sistemin monetare e përcakton :

1. Njesine monetare e cila cilësohet si para ne kufujt shteterore.

2. Cakton dispozitat më të cilat pjesetarët e qarkullimit monetare detyrohën që ato njësi monetare ti perdorin:

- ne raportin e brendshëm te këmbimit,

- ne raportin e jashtëm te këmbimit ndaj parave te shteteve tjera .

Page 37: Roli i bankës

Qarkullimi i parasë dhe masa (sasia) monetare

• Ecurite ekonomike varën shumë prej qarkullimit te parave dhe prej kryerjës së drejt te funksionit të saj.

• Per kete arsye studimi i qarkullimit te parave eshte nje çështje me më rëndesi e teorisë monetare dhe kreditore.

• Qështja e furnizimit te ekonomise me para, është çështje kryesore e politikës manetare-kreditore.

• Sasia monetare është elementi kryesorë i likuiditetit të ekonomisë

përkatese te procesit të riprodhimit te zgjëruar.

• Prandaj, po që se shkalla e rritjës se sasisë së parave rritët më ngadal sesa është rritja e shkallës së produktit vendor, atëhere ajo është shenjë e politikës monetare me ndikim deflacionist në proceset ekonomike, si dhe anasjelltas.

Page 38: Roli i bankës

Instrumetet Financiare • Banka Qendrore i shfrytëzon instrumentet e ndryshem financiar për

përcaktimin e politikave monetare-kreditore.

• Instrumentët financiare janë të ndryshëm, por me rendësi kryesisht janë:

1. Paraja e gatshme

2. Depozitat ne te pare

3. Depozitat e kursimit

4. Depozitat investive dhe

5. Kredite

Agregatet monetar

• Në bazë të parimit te likuiditetit është bërë kategorizimi i agregateve moentare në katër grupe: I. Sasia (masa) monetare II. Paraja kuazi III. Mjetet tjera likuide dhe IV. Mjetet jolikuide

Page 39: Roli i bankës

I. Sasia (masa) monetare • Sasia (masa) monetare është agregat monetar i cili varësisht prej kritereve

të cilat përdoren gjatë përcaktimit mund të jete më e madhe ose me e vogël.

• Në teorinë dhe praktikën monetare, kryesisht perdorën dy kritere për caktimin e sasise monetare.

• Kriteri i mjeteve të pagesës - mjete te cilat mund te perdoren pa kurrfar veshtiresie • Kriteri i likuiditetit - parat e gatshme dhe depozitat e paafatizuar.

II. Paraja kuazi • Paraja kuzi është agregat i ri i potencialit monetar, te cilat kanë ngjashëri

me paratë dhe një shkallë mjaftë të lart të likuiditetit. - depozitat e kursimit te paafatizuar - depozitat tjera te paafatizuar • Këto depozita sipas deshirës së pronatit mund te shndërrohen në para te

gatshme në cdo koh.

Page 40: Roli i bankës

III. Mjetet tjera likuide

• Mjetët tjera likuide janë kategoria e tretë e potencialit monetar, të cilat sipas kriterit të funksionalitetit e kanë një shkallë më të ulët të likuiditetit.

• Në këtë kategori të mjeteve përfshihen:

- depozitat e kufizuara

- depozitat e afatizuara dhe fleteobligacionet deri ne nje vit

- mjetët e fondeve të ndryshme

IV. Mjetet monetare jolikuide

• Mjetet monetare jolikuide janë agregate moentare të cilat për pronarët e

tyre paraqesin mjetet e bllokuara, d.m.th.

Shfrytezimi i tyre është i ndaluar.

• Në mjetet jolikuide hyjnë:

- depozitat e afatizuar mbi një vitë

- depozitat e organizatave financiare ndeëkombetar te banka qendrore.

Page 41: Roli i bankës

Mjetet monetare sipas likuiditetit

M1 = Sasia (masa) monetare

M2 = Sasia monetare (M1) + “Paraja Kuazi”

M3 = Sasia monetare dhe “Paraja kuazi” M2 + Mjetet tjera likuide.

PM = Mm + Pq + Ml + Mj

- PM- Potencili monetare

- Mm– Masa monetare

- Pq – Paraja kuazi

- Ml – Mjetet monetare tjera likuide

- Mj – Mjetet monetare jolikuide

Pm – Mj = Vm (vellimi monetar)

Page 42: Roli i bankës

Kuptimi i mases monetare

• Problemi kryesor i Bankës Qendrore është rregullimi i agregatit te parë monetare- sasisë së masës monetare.

• Masa monetare sipas metodologjise së Bankës Qendrore perfshinë:

• Paratëe gatshme

- parat efektive

• Parat depozitare

- depozitat ne të parë dhe depozitat në llogari rrjedhëse.

Page 43: Roli i bankës

Struktura e agregateve monetaer duket kështu:

I. Masa Monetare (M1)

1. Parat e gatshme ne qarkullim

2. Parat depozitare

II. Paraja Kuazi (Pq)

1. Depozitat e kursimit

2. Depozitat tjera të paafazituar ( në të parë)

III. Mjetet tjera likuide (Ml)

1. Depozitat e kufizuar

2. Depozitat e afatizuar

3. Mjetet e fondeve te ndryshme (fondi rezervë)

IV. Mjetet jolikuide (Mj)

1. Depozitat e kufizuara mbi nje vitë,

2. Depozitat e bllokuara

I+II+III= Vëllimi monetare (VM)ose(M3)

I+II+III+IV= Potenciali Monetar (PM)

Page 44: Roli i bankës

Mekanizmi I transaksioneve ne mes te sektorit jobankar dhe te sektorit te bankave: Bilanci I sektorit te bankave

• Aktiva

1. Kredite afatshkurter (Ksh) 300

2. Kredite konsumuese (Kk) 100

3. Kredite investuese (Ki) 600

Gjithsej: 1000

• Pasiva

1. Parate e gatshme (Pg) 100

2.Depozitat ne te pare (Pd) 200

3. Depozitat e kursimit (Dk) 200

4. Depozitat investive (Di) 500

Gjithsej: 1000

Page 45: Roli i bankës

Stabiliteti monetar dhe sistemi bankar

• Kosova miratoi euron si monedhë zyrtare më 1 janar 2002. Me përdorimin e kësaj monedhe të qëndrueshme si një mjet zyrtar pagese, të perquisites për zhvillimin e një sektori financiar efikas dhe mjedis makroekonomik të qëndrueshëm ishin në vend. Përfitimet që rrjedhin nga futja e euros në Kosovë kanë qenë të dukshme dhe rezultoi në zero normat e inflacionit dhe disiplinë të rreptë financiar. Në veçanti, euro ka dhënë Kosovës një avantazh të konsiderueshëm mbi konkurrentët e saj në rajon, duke e bërë atë më tërheqës për investimet e huaja, për shkak të kostove të ulëta transaksionit, si dhe eliminimin e kursit të këmbimit dhe rrezikut të monedhës.

Page 46: Roli i bankës

Mungesa e instrumenteve tradicionale të politikës monetare të mundësuar krijimin e një kuadri shumë të rreptë dhe efikas rregullator, mbi të cilat një sistem bankar të shëndoshë është zhvilluar.

Page 47: Roli i bankës

Arritjet në sektorin bankar në Kosovë kanë qenë të rëndësishme në pesë vitet e fundit. Ata kanë rezultuar në përmirësimin e besimit të publikut në sektorin bankar dhe forcimin e funksionit të ndër-ndërmjetësimit të bankave në ekonominë e Kosovës. Kosova futi një sistem dy-shtresore bankar në vitin 1999. Gurthemeli për riorganizimin e sektorit bankar u hodh nga UNMIK-ut 1999/20, duke u bazuar mbi të cilat Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës është themeluar. Të (transformohet në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës në vitin 2008) si funksionon BPK-së bankës qendrore të Kosovës, e cila gjithashtu mishëron tiparet karakteristike të një agjencie të integruar Mbikëqyrjes Financiare.

Page 48: Roli i bankës

Përgjegjësitë e saj të mbuluar licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e ndërmjetësve financiarë, dhe siguron funksionimin e duhur të sistemit të pagesave. Sektori financiar në Kosovë është banka me bazë dhe të gjitha bankat e Kosovës janë private. Ka tetë banka të regjistruara, nga të cilat gjashtë janë në pronësi të huaj. Banka Pro Credit themeluar me iniciativën e institucioneve kryesore të disa Financiare Ndërkombëtare, dhe Bankën Raiffeisen e Austrisë, të mbajë pjesën më të madhe të tregut në këtë sektor. Me asetet e sektorit bankar përbëjnë 53.5 për qind të GDP në qershor 2007, Kosova renditet më poshtë vendet e rajonit që arritur një mesatare prej 72,8 raport për qind. Në aspektin e aktivitetit kreditues, sektori bankar i Kosovës krahasohet relativisht mirë me vendet e tjera SEE. Kreditë e dhëna nga sektori bankar të Kosovës llogariten për 33.9 për qind të GDP në qershor 2007 në krahasim me një mesatare prej 38,9 për qind për vendet e tjera SEE.

Page 49: Roli i bankës

Kredia në raport me PBB-në Kosovë renditet më e lartë se raporti arritur në Shqipëri (22.3 për qind), Serbia (28.2 për qind) dhe Maqedoni (29.6 për qind). Ulja e normave të interesit dhe kalimi nga afatshkurtër në afatgjatë financimi ka pasur një ndikim shumë pozitiv në rritjen e përgjithshme ekonomike duke mundësuar investimet intensive gjatë kapitale afatgjata.

Page 50: Roli i bankës

Paraja në qarkullim

• Banka Qendrore e Republikës së Kosovës u siguron institucioneve publike, komunitetit financiar dhe publikut shërbimet e rëndomta financiare që ofrohen nga një bankë qendrore, me përjashtim të çfarëdo krediti ose likuiditeti të përkohshëm meqë Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk është bankë emetuese. Valuta që përdoret në Kosovë është euroja. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e një furnizimi të duhur të Kosovës me kartëmonedha dhe monedha euro, për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në ekonomi. Meqë euroja është valuta kryesore e lejuar për përdorim në Kosovë, përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me operacionet dhe menaxhimin e parave të gatshme kanë të bëjnë me euron.

Page 51: Roli i bankës

Funksioni statistikor i BQK-së

• Bazuar në Ligjin mbi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), BQK-ja grumbullon, përpilon dhe publikon statistika për realizimin e objektivave të saja dhe më gjerë. Njëkohësisht, BQK-ja ofron edhe informacion lidhur me metodikën statistikore. Statistikat në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të BQK-së janë Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe Statistikat e Sektorit të Jashtëm.

• Statistikat e lartcekura janë në përputhje me standardet ndërkombëtare statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane, Eurostatit, etj. Burim i të dhënave për statistikat monetare dhe financiare dhe të bilancit të pagesave janë: BQK-ja, bankat komerciale, korporatat tjera financiare (kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale, etj.), institucionet qeveritare, kompanitë jofinanciare, donatorët, etj. Krahas kësaj, BQK ofron informacion selektiv edhe mbi sektorin fiskal dhe atë real në Kosovë.

Page 52: Roli i bankës

Statistikat Monetare dhe Financiare

• Statistikat monetare dhe financiare në nivel të korporatave depozituese (bankat komerciale dhe banka qendrore) kanë filluar të përpilohen dhe publikohen në baza mujore që nga viti 2001. Duke filluar nga viti 2004, në kuadër të statistikave monetare dhe financiare përfshihen edhe statistikat mbi korporatat tjera financiare që përpilohen dhe publikohen në baza tremujore.

• Statistikat monetare dhe fiinanciare përfshijnë asetet financiare dhe jo financiare dhe obligimet financiare të sektorit financiar. Parimet dhe konceptet kyçe të statistikave monetare dhe financiare janë: rezidenca, sektorizimi, klasifikimi i instrumenteve, valorizimi, agregimi, dhe konsolidimi. Organizimi dhe prezantimi i këtyre statistikave bazohet në qasjen e instrumentit dhe qasjen e sektorit. Në kuadër të statistikave monetare dhe financiare përfshihen edhe informatat statistikore mbi normat e interesit të bankave komerciale. Për më shumë rreth statistikave monetare dhe financiare, janë:

Page 53: Roli i bankës

Metodika e Statistikave Monetare dhe Financiare: Përpilimi i statistikave monetare dhe financiare bazohet në projektet statistikore si Raporti Statistikor Bankar, Raporti mbi Normat e Kamatës dhe burime tjera të informacionit. Raporti Statistikor Bankar është projekt statistikor bazuar në raportimin në baza mujore nga bankat komerciale të gjendjes së tyre financiare. Raporti mbi Normat e Kamatës është projekt statistikor bazuar në raportimin në baza mujore nga bankat komerciale të normave efektive vjetore të kamatës në depozita dhe kredi. Burimet tjera të informacionit për përpilimin e statistikave monetare dhe financiare janë mbikëqyrja financiare dhe sistemi i kontabilitetit të BQK-së.

Page 54: Roli i bankës

Statistikat e Sektorit të Jashtëm

• Statistikat e bilancit të pagesave të Kosovës publikohen që nga viti 2006, duke përfshirë periudhën statistikore 2004-2005. Që nga viti 2010, statistikat e bilancit të pagesave përpilohen dhe publikohen në bazë tremujore.

• Statistikat e sektorit të jashtëm përfshijnë statistikat e bilancit të pagesave dhe statistikat mbi pozicionin ndërkombëtar të investimeve. Statistikat e bilancit të pagesave përfshijnë transaksionet në mes të rezidentëve dhe jo rezidentëve në formë të mallrave, shërbimeve, të ardhurave, etj. Për më shumë rreth statistikave të bilancit të pagesave, janë:

Metodika e Statistikave të Bilancit të Pagesave

Përpilimi i statistikave të bilancit të pagesave bazohet në projektin statistikor Sistemi i Raportimit të Transaksioneve Ndërkombëtare, Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Anketimet si dhe në burimet tjera të informacionit.

Page 55: Roli i bankës

Sistemi i Raportimit të Transaksioneve Ndërkombëtare Është projekt statistikor bazuar në raportimin në baza mujore nga bankat komerciale të transaksioneve ndërkombëtare (pranimet/pagesat e mallrave, shërbimeve, të ardhurave, transfereve, investimeve direkte, etj.) që kryhen përmes bankave komerciale. Statistikat e Tregtisë së Jashtme përfshijnë të dhënat mbi importin dhe eksportin e mallrave, në funksion të statistikave të bilancit të pagesave. Këto të dhëna kanë të bëjë me mallrat e përgjithshme (importi dhe eksporti i rregullt), mallrat në përpunim, riparim, etj. Anketat paraqesin raportimin e gjendjes financiare dhe të transaksioneve ndërkombëtare nga institucionet e ndryshme (kryesisht kompanitë jofinanciare) lidhur me aktivitetin e tyre me jo rezidentë në shërbime, të ardhura, investime, etj. Burimet tjera të informacionit janë të dhënat që grumbullohen përmes pyetësorëve nga institucione si: EULEX-i, UNMIK-u, KFOR-i, institucionet qeveritare dhe institucionet tjera.