regjistrimi i studentit në studion e diplomës departamenti ... · zhvillimet e ndërtimeve...
TRANSCRIPT
Regjistrimi i studentit në Studion e Diplomës
Departamenti i Arkitekturës
Për vitin akademik 2017-2018, të gjithë studentët që planifikojnë të frekuentojnë
studion e diplomës duhet të regjistrohen paraprakisht në njërën prej 4 atelieve të
ngritura nga Departamenti i Arkitekturës.
Studentët duhet të njihen me fushat e kërkimit që ofron secila atelie dhe të
shprehin interesin e tyre për të propozuar tema diplome qëpërputhen me këto fusha.
Ne bazë të këtij kriteri, studentët do të shprehin preferencat e tyre duke i
renditur atelietë nga zgjedhja e parë(më e preferuar), deri tek zgjedhja e fundit.
Preferencat do të dërgohen me email në adresën [email protected] në
formatin e mëposhtëm:
Emri Mbiemri
Atelietë e diplomës Preferenca e studentit (shënoni nga 1 ne 4)
Atelie a
Atelie b
Atelie c
Atelie d
Aplikimet nisin në datë 20 shkurt 2018 në orën 10.00 am dhe mbyllen pas 48 oresh.
Vini re: Aplikimet që mbërrijnë përpara orës 10.00 nuk do te konsiderohen të
vlefshme.
Sipas rendit kronologjik të mbërritjes së aplikimeve me email, do të përmbushen
edhe preferencat e studentëve për përfshirjen në atelietë e përzgjedhura. (emaili i
mbërritur i pari ka të drejtë të bëje zgjedhjen e parë)
Studentët që nuk arrijnë të aplikojnë përmes email-it do të regjistrohen pa marrë
parasysh preferencën e tyre mbi fushën apo atelienë.
Brenda datës 24 shkurt, Departamenti do të shpallë shpërndarjen e studentëve në
atelietë e mësipërme.
Deri më datën 06.03.2018 studenti duhet te përgatisë dhe të dorëzojë në Departament
propozimin për temën e diplomës dhe udhëheqësin në përputhje me fushat të cilat
mbulon atelieja ku do të ndjekë diplomën.
Përzgjedhja e udhëheqësit mund të jetë nga personeli akademik me kohë të plotë apo
kohë të pjesshme në FAU si dhe nga komuniteti i profesionistëve në fushën e
arkitekturës dhe urbanistikes. Nëse udhëheqësi propozohet nga komuniteti i
profesionistëve, ai duhet të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune pas diplomimit
dhe mesatare të studimeve (bachelor+master) mbi 7.5.
Formularët D1 dhe D2 mund te shkarkohen ne:
http://fau.edu.al/studentet/dokumente/
Verifikimi i plotësimit të kushteve për frekuentimin e diplomës do të bëhet nga
sekretaria mësimore brenda datës 16 Mars 2018. Studentët që rezultojnë se nuk
përmbushin këto kushte do tëç’regjistrohen nga atelietë përkatëse.
Për më tepër informacion mund të konsultoheni me rregulloren e diplomimit në:
http://fau.edu.al/fakulteti/dokumente/rregullorja-e-diplomimit/
PERSHKRIMI I ATELIEVE TE DIPLOMËS
ATELIE A ATELIE B ATELIE C ATELIE D
A.LUFI
E.BUSHATI
E.FAGU
E.TUZI
A.MALIQARI
GJ.ISLAMI
M.TUXHARI
P.TASHI
D.VEIZAJ
D.QAMO
GJ.RUCI
P.ILO
F.NEPRAVISHTA
L.CAPELI
E.HALA
L.MEZINI
Fusha orientuese te
kerkimit
Fusha orientuese te
kerkimit
Fusha orientuese te
kerkimit
Fusha orientuese te
kerkimit
Ndërtesat shkollore
moderne për edukimin me
te mire
Arkitektura e konfliktit
Memoria kolektive.
Analize kritike ne
leximin e qytetit
Identitete dhe kufij
Rijetezimi i ndërtesave
dhe i ansambleve
arkitektonike te
degraduara
"Housing", sfidat e reja
te problemeve te
ardhshme te banimit në
vendin tone.
Modele të qëndrueshme të
arkitekturës
Arkitektura e lëvizjes
Rijetezimi i objekteve
industriale
Rrugët për zhvillimin e
strukturave turistike ne
realitetin shqiptar dhe
rajonal:
Arkitektura shekullit të
XX në Shqipëri
ATELIE A
A.LUFI
E.BUSHATI
E.FAGU
E.TUZI
Ndërtesat shkollore moderne për edukimin me te mire
Pretendimet e reformës shkollore për një edukim me te mire nxjerrin përpara realitetit tone ndërtimor
nevojën e transformimit sasior dhe cilësor te ndërtesave te arsimit te ulet, sekondar dhe te mesëm.
Fillimi i transformimit te strukturës arsimore pre supozohet qe te vije ne një te ardhme te afërt
meqenëse kërkon investimet publike ne këtë fushe te zmadhohen tërësisht. Për këtë arsye vlera parapritëse
dhe orientuese e studimeve dhe projektimeve për këtë faze te zhvillimit te pritshëm është e dukshme dhe
bashkëkohore. Për këtë arsye platforma e diplomave duhet te mbuloje këtë problematike, e cila imponon
këto çështje për studim:
a) Ne çfarë niveli investimesh ndodhemi, ne çfarë niveli investimesh duhet te synojmë për te ardhmen e afërt. Parashikimet, planifikimet e programeve ndërtimore te shkollave te reja, duhet te çojë ne
përafrimin e normativave projektuese me normativat bashkëkohore rajonale dhe evropiane. Analizat dhe
parashikimet duhet ti përgjigjen një avance te ekonomisë kombëtare pas 20 vjetësh. Gjendja e renduar
infrastrukturore nuk duhet te pengoje mendimin e ardhshëm.
b) Krahasimi i synimeve te vendeve fqinj duhet te realizoje analizën dhe krijimtarinë ne disa plane. Këndvështrimi urban dhe urban periferik duhet te stimuloje zhvillimin sipërfaqësor dhe cilësor te
shesheve te ndërtimit. Analizat urbane te shesheve duhet ti nënshtrohen nevojës se domosdoshme te
lidhjes konceptuale urbanistike dhe arkitekture.
c) Shkolla si hapësirë moderne, fleksibel dhe e tranformueshme si domosdoshmëri tashme ne organizimin e procesit mësimor, procesit rekreativ si dhe procesit te formimit te komunitetit shkollor dhe lagjes.
d) Analiza e didaktikes moderne si baze e kuptimit te modelimit morfologjik te ri te strukturave shkollore (klasat, kabinetet, laboratorët, hollet polivalente etj)
e) Transformimet e nivelit teknologjik te kësaj kategorie ndërtimore si rezultat i përdorimit te strukturave dhe impianteve bashkëkohore, duhet te jete një synim studimor I domosdoshëm.
f) Strukturat shkollore po shikohen gjithnjë e me tepër si struktura me orientim sosnetibel, adaptim bioklimatik dhe eficencë energjetike maksimale, faktorë te rëndësishëm te kursimit energjetik te
strukturave te tilla masive arsimore me volumin me te rëndësishëm mbas ndërtesave te banimit.
"Housing", sfidat e reja te problemeve te ardhshme te banimit në vendin tone.
Në përputhje me ecurinë e pamatshme të zhvillimit të qyteteve dhe sidomos ndërtimeve të banimit (banesat)
del urgjente që në pikëpamje studimore të krijohet një tablo e zhvillimeve sasiore, zhvillimeve
hapësinore në territorin brenda dhe jashtë qyteteve në vendin tonë, zhvillimeve tipologjike dhe
morfologjike që mbizotërojnë, dhe kanë perspektive zhvillimi për vitet që vijojnë.
Temat e diplomave, qofshin studimore po ashtu dhe projektuese duhet të kenë në fokus evidentimin e
fenomenit "Housing" në Shqipëri me të mirat dhe të këqijat e tij, veçoritë në përsëritjen e rrugëve të
njohura botërore, si dhe veçoritë në bumin e banesave në realitetin kaotik s
hqiptar.
Për efekt të studimit dhe klasifikimit mendojmë se është e nevojshme të orientohet studimi në grupe
morfologjike si dhe në forma përhapjeje në strukturën e qytetit (qendër-periferi):
a) Zhvillimet e banimit shumëkatësh, aktualitete, tendenca dhe kufizimet në realitetin tonë të
ardhshëm.
b) Zhvillimet e banimeve të ulëta (lowrisehousing), fillesat dhe kushtet e ardhshme për zhvillim
c) Programet funksionale dhe ekonomike të banesave popullore si dhe banesave me kushte të avancuara
ekonomike.
d) Zhvillimet e fenomenit "Housing" në reflektimin drejt banesave me përdorim miks (përdorim banimi
dhe përdorim publik) si formë eksperimentale dhe bashkëkohore në zhvillimet brenda qyteteve sot.
e) Kërkimi për gjetjen e rrugëve të identifikimit linguistik arkitekturor në banesat në zonat e
ndryshme klimatike (bregdetare, kodrinore, malore)
f) Reflektimi i kërkesave të sostenibilitetit ambiental në zhvillimet e banimit në të ardhmen.
g) Roli i ndërtimeve informale në strukturat e banimit urban, gjetja e rrugëve për formalizmin në të
ardhmen, problem themelor i habitatit kombëtar.
Tematikat e kërkuara siç shikohen trajtohen në kushtet kur akoma nuk kemi konkluzione paraprake për
problemin "Housing" në rang kombëtar.
Kjo është edhe arsyeja qe në tematikat e mësipërme nuk përjashtohen por presupozohen të studiohen në
sintezë me sa më sipër dhe problemet në këndvështrimin e politikave shtetërore, financiare e
legjislative, planifikuese urbane, duke e parë zhvillimin e arkitekturës së "Housing" të pa shkëputur nga
këta faktorë.
Rrugët për zhvillimin e strukturave turistike ne realitetin shqiptar dhe rajonal:
Zhvillimet turistike kërkojnë urgjentisht një kapje të problematikës urbane dhe arkitektonike nëpërmjet
studimeve dhe projekteve eksperimentale në kohën e zhvillimit tranzitor dhe në hapësirën rajonale ku
jetojmë duke kuptuar se me aq sa kemi ndërtuar ne jemi futur në procesin e zhvillimeve të ambientit të
ndërtuar, të natyrës turistike me prishje dhe pak harmoni me natyrën dhe historinë.
Temat e diplomave duhet të analizojnë shkallën e zhvillimit ndërtimor, shkallën e ndërhyrjes në mjedis,
problematikën menaxhuese dhe administruese në kushtet e një ekonomie private liberale por dhe të
kontrolluar.
Mendojmë se tematikat mund të grupohen si më poshtë:
Zhvillimet e ndërtimeve turistike në pikëpamjen sasiore, impakti aktual dhe perspektiv- ekonomik, format
legjislative dhe financiare në stimulimin e programeve të mëdha kombëtare dhe lokale. Kjo tematike nuk
duhet të bjerë në rutinën e analizave social-ekonomike pa u ndërthurur me tematiken e identifikimit të
strukturave ndërtimore dhe arkitektonike me efekt pozitiv dhe negativë në ambient.
Gjetja e formave të strukturave turistike në përputhje me madhësinë dhe veçorinë e qyteteve,
vendbanimeve, dhe pikave turistike me rëndësi kombëtare dhe lokale.
Orientimi dhe zhvillimi i strukturave urbane të vetë-zhvilluara në funksion të turizmit, bregdetar dhe
malor. Faktorët gjenerues, shtytës dhe orientues në një proces të tillë të planifikimit të urbanizmit
vetë veprues, arkitekturës vernakulare.
Analizat e zhvillimeve konceptuale për gjetjen e veçorive dhe identiteteve linguistike të strukturave
turistike formale dhe informale në kushtet kombëtare dhe mesdhetare.
Kërkimet ne gjetjen e strukturave dhe teknologjive ndërtimore që lidhen me traditën dhe e modernizojnë
atë.
Analizat e zhvillimit të fenomenit turistik në të gjitha fazat duhet të bashkë-shoqërohen ngushtësisht me
analizat e ruajtjes dhe zhvillimit të mjedisit.
Tematikat studimore dhe projektuese duhet të përcaktojnë mirë faktorët e qëndrueshëm natyror dhe urban
ekzistues të cilat janë faktorë të përhershëm gjenerimi dhe përcaktojnë mundësitë e zhvillimit në të
ardhmen.
Orientimi problematik i mësipërm nuk duhet të pengojë imagjinimin e projekteve dhe studimeve që
zhvillojnë si strukturat turistike popullore të rekreacionit masiv, pa përjashtuar strukturat elitare
turistike si hotelet, resortet, fshatrat turistike etj.
ATELIE B
A.MALIQARI
GJ.ISLAMI
M.TUXHARI
P.TASHI
ARKITEKTURA E KONFLIKTIT
Arkitektura mbetet dëshmia më e dukshme e zhvillimit të një shoqërie. Qytetet, si forma më komplekse e
ambientit të ndërtuar nga njeriu, janë organizma ku mbivendosen shtresat historike e arkitektonike të
periudhave të ndryshme dhe ku konflikti mes të shkuarës e të tashmes mbetet thelbi i zhvillimit të
fenomeneve urbane.
Pikërisht në këtë luftë të vazhdueshme në organizmin urban shtrihet fusha e kërkimit të kësaj studioje
diplome ku objektivi kryesor lidhet me konfliktin në arkitekturë, si një fenomen që gjeneron identitetin
e qyteteve të së nesërmes.
Konflikti në arkitekturë duhet kuptuar si nevoja për të dominuar përmes formës së ndërtuar dhe kjo nevojë
shfaqet dukshëm në momente kyçe historike të tranzicionit politik, ideologjik apo ekonomik të një vendi.
Nevoja për të konfirmuar të ardhmen mbi të shkuarën krijon tensionin dhe konfliktin urban, ku arkitektura
shndërrohet në mjet për të shpërfaqur forcën e vizionin dhe njëkohësisht për të ushqyer propagandën.
Që prej themelimit të shtetit shqiptar, arkitektura nuk ka mundur për asnjë çast të shkëputet nga
konflikti, duke qenë gjithmonë gjenerues dinamikash apo debatesh të mprehta të cilat prodhojnë mjedise
urbane të pazakonta me impulse të larta zhvillimi. Pikërisht në përballje mes të shkuarës dhe të tashmes,
kërkimi do të tentojë të evidentojë apo të gjenerojë trajta të bashkekzistencës të arkitekturës apo
hapësirës publike. Në këtë kontekst, marrëdhënia me qytetin historik dhe trashëgiminë, qytetin socialist
dhe ideologjinë si dhe dinamikat e sotme politike dhe ekonomike të zhvillimit do të jenë gjeneruesit e
tematikave të projekteve dhe kërkimit që do të zhvillohen nga diplomantët. Konflikti do të jetë baza e
diskutimit përmes të cilit propozimet e diplomantëve do të përballen me qytetin me qasje që shtrihen mes
sfidës dhe utopisë.
Tema specifike për tu zhvilluar përmes projektit dhe / apo kërkimit të diplomës mund të fokusohen në:
1. Propozime të reja arkitektonike të vendosura në kontekste historike.
2. Ndërhyrje arkitektonike apo urbane në ndërtesa dhe hapësira publike ekzistuese.
3. Propozime për simbole të reja urbane.
4. Retushimi i imazhit të qytetit.
MODELE TË QËNDRUESHME TË ARKITEKTURËS
Zhvillimi i qëndrueshëm mundëson përmbushjen e nevojave për gjeneratat e sotme, pa privuar gjeneratat e
ardhshme nga e njëjta e drejtë. Thelbësore për këtë koncept, është ruajtja e bilanceve dhe sistemeve
natyrore mbi të cilat varen ekonomia dhe shoqëria.
Në këtë kuadër, arkitektura dhe qytetet janë ndër faktorët bazë që duhet të ri-dimensionojnë modelet e
ofruara. Eksperienca e deritanishme vlerësohet si një model i dështuar i cili ka nevojë emergjente për tu
ri-konceptuar në kërkim të qasjeve me ndjeshmëri të lartë kundrejt habitatit.
Mbështetur në frymën e “Axhenda e Re Urbane - Deklarata e Kuito-s mbi qytete të qëndrueshme dhe
vendbanimet për të gjithë” (http://habitat3.org/wp-content/uploads/NUA-Albanian.pdf) të Kombeve të
Bashkuara (UN Habitat III, 2016), kërkimi mbi modele të reja të qëndrueshme zhvillimi nga shkalla
arkitektonike e deri në atë të vendbanimeve dhe territorit mbetet një sfidë sa globale po aq e lidhur
ngushtë me kontekstet specifike lokale. Janë pikërisht këto modele zhvillimi, të reja e të përgjegjshme
kundrejt kontekstit dhe sfidave të së ardhmes, që synojnë të jenë thelbi i kërkimit të studios së
diplomës.
Kërkimi do të mbështetet në vizionin e qyteteve për të gjithë, duke iu referuar përdorimit të barabartë
dhe të gëzueshëm të qyteteve dhe vendbanimeve, duke synuar të promovojë përfshirjen dhe duke siguruar që
të gjithë banorët e brezave të sotëm dhe të ardhshëm, pa asnjë lloj diskriminimi, të jenë në gjendje të
jetojnë dhe të krijojnë qytete dhe vendbanime të përshtatshme, të sigurta, të shëndetshme, të arritshme,
rezistente, dhe të qëndrueshme, si një e mirë e përbashkët që në thelb kontribuon për prosperitetin dhe
cilësinë e jetës për të gjithë.
Në kërkimin arkitektonik synimi është për të zhvilluar modele ndërtimi dhe ndërtesa të qëndrueshme, të
rinovueshme, ndërtime dhe mënyra ndërtimi me energji eficente e që kontribuojnë në mirëqenie dhe në
përmirësimin e shëndetit publik.
Përmes projekteve apo kërkimit diplomantët do të inkurajohen të propozojnë modele arkitektonike e urbane
të qëndrueshme, ku fokusi përtej dimensionit ambiental, do të jetë në modelin social, kulturor dhe
ekonomik.
Tema specifike për tu zhvilluar përmes projektit dhe / apo kërkimit të diplomës mund të fokusohen në:
1. Modele jetese, urbane e ndërtimi duke iu referuar parimeve të qëndrueshmërisë ambientale. Studenti
mund të zhvillojë kërkim metodologjik me fokus në parimet e qëndrueshmërisë për të prodhuar modele
inovative ndërtesash apo të hapësirës urbane.
2. Ndërtesa të qëndrueshme, të cilat përdorin sisteme e teknologji pasive dhe burime energjie të
rinovueshme.Studenti mund të fokusohet në projektimin e ndërtesave të reja apo rehabilitimin e atyre
ekzistuese ku qëllim parësor mbetet performanca ambientale e ndërtesës.
3. Mënyra ndërtimi dhe qasje projektuese, që kontribuojnë në mirëqenie, me kosto sa më të ulët
ndërtimi dhe / apo shfrytëzimi të objekteve. Studenti mund të fokusohet në tektonikën e materialeve,
ciklin e jetës dhe përdorimin / ripërdorimin e tyre si dhe në teknologjitë e aplikuara në ndërtesat me
eficencë energjie.
4. Ndërtesa me kompleksitet të lartë të skemës funksionale dhe teknologjike. Studenti mund të
fokusohet në impaktin ambiental dhe marrëdhënien me mjedisin natyror dhe / apo kontekstin urban.
ATELIE C
D.VEIZAJ
D.QAMO
GJ.RUCI
P.ILO
Memoria kolektive. Analize kritike ne leximin e qytetit Identitete dhe kufij
Shprehjet e transformimeve kulturore ne ambientin fizik te ndërtuar (duke iu referuar qasjes se Deleuze)
mbeten një temë komplekse e cila gërsheton elemente te lidhura me memorien kolektive si konstrukt social,
me identitetin hapësinor apo me atë metaforik te kufirit. Ndërkohë N. Ellin, ne një qasje mbi post-
modernizmin e rendit kufirin si metaforën pasardhëse, pas asaj te kolazhit, mbi te cilën enden qytetet
bashkëkohore si realitetet fizike e te paprekshme ne te njëjtën kohe. Objekti i kësaj studioje është te
kthehet ne një ftese për kërkuesin e studentin diplomant njëkohësisht, te eksplorojë kontekstin shqiptar,
si një realitet i ndërtuar mes kufijsh, përmes optikës se identitetit e memories.
Përmes propozimeve me specifike qe diplomanti do te sjellë, synohet përballja me sub-tema me specifike,
si kontributi i shkalles hapësinore ne identitet, refleksione mbi marrëdhënien e tipologjisë
arkitektonike e kontekstit, apo pasqyrime të lifestyle-it ne ambientin fizik te ndërtuar etj.
Mjeti eksplorues i fushës mbetet fleksibël, qe nga projekti arkitektonik si sublimim i një procesi
kompleks krijues, deri tek te shkruarit, si forma me ortodokse e kërkimit teorik.
Arkitektura për lëvizjen
Kjo fushe tenton të përfshijë departamentin si njësi kërkimore ne probleme me kontekstuale, ku strategjia
mbi lëvizjen e transportit ka marre një peshe specifike ne realitetin shqiptar, si një vend ne
transformim te vazhduar.
Synimi i ateliesë se diplomës, tenton te ezaurojë ne shkalle arkitektonike problematiken e hedhur nga
Plani i Përgjithshëm Kombëtar si dhe strategji sektoriale lidhur me fushën.
Objekti i ateliesë tenton thellimin teorik mbi çfarë tipologjitë arkitektonike lidhur me lëvizjen e
transportin përfaqësoj nëpër qytetin bashkëkohor dhe për profilin e individit bashkëkohor. Përmes
propozimeve me konkrete te diplomanteve e konsulentëve, synohen thellime mbi tema me specifike si
evoluimi tipologjik dhe roli i teknologjive digjitale ne këtë proces,roli i dizajnit arkitektonik ne
trajtimin e gjurmëve infrastrukturore ne territor, apo ne forma te ndryshme te habitatit apo mbi raporti
i këtyre objekteve ne raport me qytetin nëse pretendohet dialog apo dominim.
Mjeti eksplorues i fushës mbetet fleksibël, qe nga projekti arkitektonik si sublimim i një procesi
kompleks krijues, deri tek te shkruarit, si forma me ortodokse e kërkimit teorik.
ATELIE D
F.NEPRAVISHTA
L.CAPELI
E.HALA
L.MEZINI
Rijetezimi i ndërtesave dhe i ansambleve arkitektonike te degraduara
Në territorin e Shqipërisë ndodhen mjaft struktura fshatrash të vjetër, të cilët në të shkuarën përbënin
qendra të rëndësishme e të spikatura, si nga pikëpamja historike ashtu edhe për vlerat arkitektonike te
ndërtesave dhe teknikën e ndërtimit. Sot ato paraqiten në gjendje të rrënuar ose tepër të degraduara, të
anashkaluara nga zhvillimet urbane për shkak degradimit, të mungesës së infrastrukturës bazike ose
vështirësisë së aksesit. Por vlerat arkitektonike dhe urbane të trashëguara, pozicionimi i tyre në pika
strategjike e me bukuri të rrallë të peizazhit, mund ti kthejnë ato në qendra të rëndësishme për
zhvillimin e turizmit kulturor.
Qëllimi i studimit është të evidentojë vlerat kulturore dhe arkitektonike në këto fshatra, vendbanime te
mesjetës së vonë te lëna në harresë, për të mbetur sot një dëshmi e kulturës dhe traditës se vendit tone.
Në këtë studim krahas evidentimit të trashëgimisë arkitektonike dhe urbane, synohet te paraqitet një
formë e re zhvillimi, e cila ruan tiparet karakteristike të vendit dhe njëkohësisht ofron progres
ekonomik të qëndrueshëm për zonën.
Studimi synon prezantimin e ideve për rijetëzimin e ndërtesave dhe te ansambleve arkitektonike te
degraduara me qëllim zhvillimin e turizmit kulturor. Vizioni për shërbimin e ri të mikpritjes dhe
shërbimeve jep një formë unike dhe origjinale të turizmit bazuar në terma për ruajtjen dhe rivlerësimin e
trashëgimisë kulturore.
Ky studim shërben për njohjen, vlerësimin, ndërgjegjësimin për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë
sonë kulturore dhe ruajtjen e këtyre vlerave në vazhdimësi për brezat e ardhshëm.
Rijetezimi i objekteve industriale
Pas viteve 1990, zonat industriale në Shqipëri pësuan ndryshime të mëdha strukturore që lidhen me
mbylljen e shumë aktiviteteve ekonomike sidomos industrive që nuk arritën t'i rezistojnë ekonomisë së re
të tregut. Industrializimi i papërshtatshëm shkaktoi shumë probleme mjedisore. Zonat e braktisura të
trashëgimisë industriale janë shndërruar në qendra të degradimit urban. Këto zona kanë nevojë për
rigjenerim të qëndrueshëm për të kujtuar rëndësinë e tyre për komunitetin, por në një mënyrë që të mos
humbasin përdorimin e tyre.
Qëllimi i këtij projekti është rivlerësimi i zonave të trashëgimisë industriale, për të zhvilluar një
pasqyrë të qartë të situatës ekzistuese, si dhe potencialet dhe mundësitë për rigjenerimin e tyre. Ai
merret me analizën e tipologjisë dhe zhvillimin morfologjik të objekteve industriale, shkallën e dëmtimit
dhe shkyçjes së tyre me strukturën urbane të qytetit dhe propozimet për ripërdorimin adaptiv.
Studimi do te shoqerohet me projektet e rijetezimit dhe adaptimit te objekteve industriale
Arkitektura shekullit të XX në Shqipëri
Hulumtimi i rasteve të ndryshme te tipologjive arkitektonike të ndërtuara në Shqipëri.
Nen tema:
- Arkitektura ne periudhën e fillim shekullit deri ne 1939
- Arkitektura ne periudhën 1939-1944
- Arkitektura ne periudhën 1945-1990
- Arkitektura ne periudhën e tranzicionit mbas vitit 1990
Studimi synon të hedh dritë mbi një temë te një interesi të madh në ditët e sotme në lidhje me
trashëgiminë e shekullit te XX.
Drejtimet e projektit kërkimor:
- Analizimi se si zhvillimi i arkitekturës shqiptare u ndikua rrënjësisht nga ideologjia e kohës dhe se
si gjuha arkitektonike u zhvillua e u mbështet nga arkitektët.
- Hulumtimi ne terren dhe në arkivat e ndërtimit përshkruan dhe prezantojnë projektet origjinale të
projektimit të arkitekturës totalitare sipas periudhave. Studimi mund te organizohet duke patur si
bosht kryesor tipollogjite ndertimore, te lokalizuara ne te gjithe vendin apo vetem ne nje qytet, ose
aktivitetin krijues te arkitekteve shqiptare, duke trajtuar e analizuar veprat e tyre dhe gjuhen
arkitektonike te shprehura ne to.
- Hulumtimi ne terren dhe analizimi i objekteve te ndërtuara
- Evidentimi i vlerave, ruajtja dhe rehabilitimi i tyre.