raporti perfundimtar pËr vlerËsimin e jashtËm tË...

15

Upload: others

Post on 22-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

1

RAPORTI PERFUNDIMTAR

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

Bachelor në Sociologji

SHKOLLA E LARTË PRIVATE: “UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS”

Ekspert i jashtëm i vlerësimit

Dr. Eliona Bimbashi (Kulluri)

Korrik, 2012

Page 2: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

2

Hyrje

Përbërja e GVJ

Parimet e Punës së GVJ

- Besimi

- Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVB, Institucioni, etj.

- Pyetësori I zhvilluar me studentët e programit të Sociologjisë.

- Vëzhgime të ambjenteve

- Takime me stafin administrartiv dhe atë akademik

- Takime me grupin e vlerësimit të brendshëm

Të dhëna për programin e studimit Bachelor në Sociologji - Programi I studimit Bachelor në Sociologji është një program I ciklit të parë që përfundon me

diplomë universitare”Bachelor” në specialitetin Sociologji I hartuar në zbatim të Ligjit nr.

9741/2007 “Për arsimin e Lartë” I ndryshuar në Udhëzimin Nr.15, datë 04.04.2008 dhe ka filluar në

2009 si një program me kohë të plotë. Kohëzgjatja e programit është 3 vjet me 6 semestra dhe me

180 ECTS totale.

Tabela format për vlerësimin e jashtëm

të programit të studimit Bachelor në Sociologji mbështetur në Standardet shtëtërorë për programet e studimit të Ciklit të Parë

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1 Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara

të studimeve, të organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Program I sociologjisë është i organizuar në veprimtari të llojeve të dnryshme si ai në disiplina të formimit të përgjithshëm (A), në disiplina të programit të studimit (B), në disiplina integruese që lidhen me disiplina karakterizuese (C), me zgjedhje të studentit ndër disiplinat e ofruara nga institucioni (D), njohuri të tjera formuese (E), praktikë në institucione (F) dhe tezë diplome (G). Secilit tip të veprimtarisë i korrespondon një total kreditesh ku peshën kryesore të tyre e zënë veprimtaritë e disiplinave karakterizuese me 86 kredite.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Cikli I studimit të sociologjisë me kohë të plotë zhvillohet në 3 vite/6 semestra me nga 60 kredite për cdo kurs (vit akademik).

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Programi i studimit është përgjithësisht në përputhje me misionin dhe qëllimet e institucionit,

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e ti j për përmbushjen e s tandardit në tërës i .

Page 3: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

3

për të përgatitur specialist në fushën e shkencave sociale në përgjithësi dhe të sociologjisë në veçanti, nëpërmjet ofrimit të njhurive, aftësive dhe vlerave që karakterizojnë këto profesione.

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të

përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë

program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit dhe

që karakterizojnë profilin e programit;

Në program përcaktohen qartë objektivat për formimin e studentëve, të fokusuar në tre nivele, ofrimin e njohurive dhe aftësive të përshtatura me tregun eventual të punës në institucione të niveleve qëndrore apo lokale, aftësi kërkimore dhe analitike, si dhe aftësimin individual të studentëve me një kulture qytetare dhe të komunikimit e ndërveprimit me të tjerët. 40% e studentëve e vleresojnë si të shkëlqyeshme nivelin e përputhshmërisë se programeve/temave e lënndeve me drejtimin e zgjedhur prej tyre, 40% si shuumë mirë dhe 20% mirë

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Duke pasur një diapazon të gjerë dhe të larmishëm lëndësh e veprimtarish edhe në fushat e përafërta si psikologjia e filozofia, si dhe një raport të harmonishëm të metodologjive të mësuarit program ofron një formim të përgjithshëm, të plotë që shërben si një bazë solide për plotësimin dhe kombinimin e studimeve në fushat e lartpërmendura, por edhe të tjera si ajo e punës sociale, edukimit apo çështje të përkatësisë gjinore dhe zhvillimit.

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Zhvillimi ekonomik dhe social i vendit sidomos në 20 vitet e fundit të tranzicionit ka nxjerrë në pah nevojën e studimeve dhe analizave të thelluara mbi probleme ekonomike e sociale mjaft të mprehta që karakterizojnë shoqërinë shqiptare dhe kanë sjellë pasoja dhe çeshtje komlekse për të adresuar.

Konkluzione: Bazuar në velërsimet e mësipërme mendoj se standarti I ofrimit të programeve në përputhje më qëëlimt dhe misionin e institucionit është I arritur plotësisht. Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit

Si objektiva ashtu dhe misioni I këtij programi është në përputhje me startegjinë e zhvillimit të institucionit. Ato janë të shprehura qartë dhe të matshme.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;

Të gjitha syllabuset e këtij program synojnë pajisjen me njohuri bazë dhe aftësi të analizës kritike mbi temat e trajtuara në to. Kjo është bazuar dhe në perdorimin e kombinuar të metodave të ndryshme të mesimit dhe vlerësimit.

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një

llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Programi I sociologjisë midis llojshmërisë së programeve të tjera të profesioneve dhe specialiteteve që ofron institucioni, synon pajisjen e studentëve me njohuri bazë dhe kompetenca të përgjithshme, specifike por edhe të transferueshme, ndoshta tepër ambicioze për një nivel të ciklit të parë të studimeve.

Page 4: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

4

Konkluzione: Të gjitha programet dhe veçanërisht ai I Sociologjisë janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar

Profesioni i sociologut është relativisht I ri në tregun profesional në Shqipëri, shpesh i panjohur nga institucionet shtetërore apo ato private si dhe shoqëria në përgjithësi, sidomos në drejtimin e studimit shkencor. Por ky profesion ka një treg të gjerë në arsimim parauniversitar (mësuesi) dhe organizatat jo fitimprurëse.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Institucioni nuk ka kryer ndonjë vlerësim specifik të nevojave të tregut të punës për profesionin e sociologut, por është bazuar në të dhëna nga burime zyrtare, institucionet politikëbërëse në fushën e arsimit apo të çështjeve sociale si dhe perceptime të përgjithshme apo eksperienca të drejtpërdrejta në fusha të ndryshme. Po ashtu informatizimi i të dhënave dhe thirrjeve për punësim në forme alektronike apo mediatike kanë qenë një tjetër burim informacioni për tregun e punës. Duhet theksuar gjithësesi se në dy vitet e fundit nuk ka patur rregjistrime te reja në këtë program. Gjithashtu studentët raportojnë se takimet që zhvillojnë me përfaqësues të tregut të punës janë të mira (20%) shumë të mira (40%) dhe të pranueshme (20%).

Konkluzione: Programi I studimeve në Sociologji është në përputhje me tregun e punës, sidomos në fushën e arsimit dhe sektorin jo fitimprurës.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Në disa lëndë e njësi lëndore si sociologji politike, e

familjes, sociologji feje dhe culture trajtohen dhe

analizohen çështje të rëndësishme apo shqetësime

të aktualitetit, të tilla si kombi, feja, politika,

komuniteti e ndryshme si ai Rom, LGTB, etj.

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Gjatë zhvillimit të punëve të pavarura si detyra

kursi dhe esetë, studentët nxiten të shfletojnë

literaturë nga vendi dhe të eksplorojnë shembuj

nga zona apo grupe kulturore të veçanta p.sh. tek

simbolika kulturore.

Konkluzione: Në programin e Sociologjisë ky standart është plotësisht I arritur, për vetë fushën e studimit dhe përpjekjet serioze të stafin akademik në këtë drejtim.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e prograneve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente

Page 5: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

5

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;

Përdoren metodologji t ndryshme vlerësimi të

programit të studimeve si: kontrolle të

vazhdueshëm ndaj studentëve gjatë të gjithë

periudhës semestrale, vlerësim të performancës së

pedagogëve dhe të gjithë stafit pedagogjik,,

dokumentim të detajuar të realizimit të planit

mësimor për çdo lëndë dhe për çdo pedagog,

nxjerrje të statistikave të kalueshmërisë dhe të

nivelit të studentëve, kontroll të vazhdueshëm ndaj

cilësisë së programit dhe inovacioneve që sjellin

pedagogët për çdo lëndë

Vlerësimet semestral online, rezultatet e të cilave

komunikohen individualisht tek pedagogët.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional;

Përfaqësuesit e dekanatit raportojnë se Informacioni i mbledhur iu shërben atyre vetë për të bërë modifikime eventuale në programe apo organizimin institucional e administrative.

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Rezultatet publikohen ne faqen e internetit të

universitetit Planetar në mënyrë sistematike.

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);

b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime

për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët

(detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Në mënyrë periodike zhvillohen sondazhe nga

dekanati për të vlerësuar kurrikulën dhe metodat e

mësimdhënies. Në këtë sondazh studentëve u

drejtohen pyetje mbi lëndët që pëlqejnë ose jo dhe

pse, tekstin të të pëlqyeshëm, format që ata gjejnë

më të përshtatshme për të mësuar, metodat më të

pëlqyera ose jo të mësimit, mënyrat më efektive të

kontrollit të dijeve si dhe ju kërkohen mendime për

përmmirësime në të ardhmen. Një tip tjetër

sondazhi fokusohet në standartet e punës

mësimore dhe shkencore si dhe marrdhëniet

student/pedagog, ku studentëve iu kërkohet të

klasifikojnë me dobët, mjaftueshëm, mirë dhe

shumë mirë nivelin shkencor të pedagogëve,

nivelin e kërkimit, marrdhëniet me pedagogët, etj.

Vlerësimi I studentit realizohet nëpërmjet

strategjisë së mëposhtme:

30 pikë (2 testime gjatë semestrit me nga 7 pikë

secili, 6 pikë detyrë kursi dhe 10 pikë aktivizimi)

dhe 70 pikë provimi final.

Brenda lëndës zhvillohen sondazhe për çështje të

nxehta apo shqetësime të aktualitetit, të tilla si

kombi, feja, politika, komuniteti LGTB, etj.

Page 6: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

6

Vlerësimi I studentit realizohet: 30 pikë (2 testime

gjatë semestrit me nga 7 pikë secili, 6 pikë detyrë

kursi dhe 10 pikë aktivizimi) dhe 70 pikë provimi

final. Komponent I rëndësishëm I aktivizimit është

frekuentimi I cili duhet të jetë jo më pak se 80% në

leksione dhe seminare.

Një fletë e vlerësimit të elementëve mësimorë

paraprakë në formën e një tabele me listën

emërorë të studentëve dhe komponentët e

vlerësimit, plotësohet në përfundim të cdo lënde

nga titullari I saj.

Gjatë zhvillimit të praktikave mësimore në

institucione të parashikuar në planin mësimor

studentët mbikqyren nga personel akademik I

caktuar me këtë detyrë dhe ngarkesë mësimore.

60% të studentëve e vlerësojnë si shumë të mirë shtrirjen e vlerësimit gjatë gjithë semestrit, 20% si të shkëlqyer dhe 20% studentë të tjerë si një vlerësim të pranueshëm. 60% të studentëve shprehen se transparenca dhe drejtësia e vlerësimit të provimeve është e shkëlqyer, 20% shumë të mirë dhe 20% të mirë. Studentëve u jepet mundësia të marrin pjesë me prezantime të punimeve të tyre në konferenca apo seminare tematike që organizon nga fakulteti apo departamenti.

Konkluzione: Institucioni ka përdorur me sukses metodologji të larmishme vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre, gjë që e ka bërë këtë standart për akreditimin e programeve shumë të aplikuar.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Njësia akademike përgjegjëse për programijn e studimit të ciklit I Bachelor në Sociologji është Departamenti I SHkencave Sociale dhe Qendra për Kërkim dhe Zhvillim në Fakultetin për Edukim dhe Shkencave Sociale. Cikli I studimit është programuar në 3 vite/6 semestra me një total 180 ECTS, (60 ECTS për çdo vit studimit). Numri I përgjithshëm I njësive lëndore është 39, ku 22 të modularizuara përfshirë ketu praktikën në institucione dhe një modul e tezës së diplomës. Të gjitha këto informacione ju vihen në dispozicion studentëve qoftë në faqen zyrtare e Universitetit dhe në katalogun e performancës të IALP “Universiteti Planetar I Tiranës”.

Page 7: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

7

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër;

Studentët marrin informacion që në fillim të vitit akademik mbi lëndët e detyruara dhe ato me zgjedhje në bazë semestrale, duke përshirë këtu dhe informacione më të detajuara mbi ndjekjen dhe përzgjedhjen e tyre. Në broshurën e Programit të Ciklit të parë studentët gjejnë informacionet e nevojshme mbi planin mësimor dhe syllabuset.

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Në fillim të çdo semestri, studentëve ju ofrohet nga njësia përgjegjëse/departamenti informacion mbi orët në auditor, mënyrën e frekuentimit si dhe grafikun e organizimit të lëndëve të ndryshme. Po ashtu pedagogët marrin informacion paraprak mbi ngarkesën mësimore që do të kenë gjatë semestrit dhe grafikun e orëve përkatëse.

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

Studentëve ju prezantohen që në fillim të semestrit syllabuset e lëndevë që zhvillojnë dhe modalitetet, ju bëhet e njohur metodologjia që do të përdoret në leksione, seminare, si dhe praktika mësimore.

Konkluzione: Programi i studimeve të ciklit të parë në Socilogji është I detajuar dhe informues duke plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për plotësimin e këtij standarti.

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij;

Po, universiteti realizon auditimin e brendshëm dhe të jashtëm konform standartit.

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.;

Raportet e auditit përfshijnë të gjithë komponentet financiarë të nevojshëm.

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.

Institucioni mbulon me kosto finaciare të gjitha shërbimet e nevojshmë duke aplikuar në të njëjtën kohë lehtësira për studentët të tilla si, heqjen e tarifimit të regjistrimit, mosaplikim e tarifave shtesë për provimet. Të ardhurat nga tarifat e shkollimit mbulojnë kontratat e shërbimeve të tilla si, qeraja e godinës apo shërbime të tjera, si ngrohja, pastrimi, mirëmbajtja, etj. Një vend të rëndësishëm në buxhetin e institucionit zënë pagesat dhe sigurimet e personelit administrative dhe akademik.

Konkluzione: Në mënyrë sistematike institucioni raporton dhe dokumneton gjendjen e tij financiare, bazuar në legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Departamenti I Shkencave Sociale ku përfshihet dhe program i ciklit të I Bachelor në Sociologji ka një staf të kompletuar akademik me kohë të plotë prej 7 personash, prej të cilëve 2 me titull Prof. as. Dr., një Dr., dhe 4 me master shkencor, si dhe

Page 8: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

8

pedagogë të jashtëm apo që vijnë nga departamenteve të tjera. 3 pedagogë janë të angazhuar me kohë të pjesshme. 40% të studentëve shprehen se përfshirja e pedagogëve të huaj është shumë e mirë, 20% si e shkëlqyer dhe 40% të tjerë si të mirë.

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë;

Sic rezulton nga sa më lart personeli akademik me kohë të plotë përbën pjesën më të madhe të personelit akademik dhe mbulon rreth 70 % të ngarkesës mësimore.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Për rekrutimin e pedagogëve të rinj ndiqen procedurat ligjore bazuar në kritere specifike si dhe të publikuara në faqen elektronike apo fletëpalosjen e institucionit.

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.

I gjithë dokumentacioni si ai I lidhur me rekrutimin ashtu dhe me të dhënat e personelit është I ruajtur në dosjet përkatëse dhe I depozituar në arkivin e institucionin, të cilin grupi vlerësues pati mundësinë ta vizitojë.

Konkluzione: Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit, vlerësimit të personelit, konform kritereve specifike të mësipërme.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Dosjet e personelit akademik dhe personave përgjegjës të përfshirë në program përmbajnë të dhëna mbi historinë e tyre të punësimit, karrierën dhe arritjet e përditësuara akademike, dokumentacioni që dëshmon titujt, gradat dhe specializimet e tyre.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Në fletëpalosjen e institucionit gjenden lista e personeli akademik të angazhuar në semstra të ndryshëm dhe lëndët apo modulet që ata mbulojnë. Lista e personeli akademik është e publikuar dhe në Broshurën e Programit të ciklit të I të studimeve Bachelor në socilogji, të cilën ekipi I vlerësimit e pati në dispozicion dhe u përdor si një nga burimet e informacionit lidhur me kurrikulën e planet mësimore lëndore.

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;

Kriteret dhe procedurat publikohen në faqen e internetit të institucionit dhe në mjete të tjera mediatike.

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

Përgjegjësi I departamentit dhe pjesa më e madhe e stafit akademik të angazhuar në program janë me tituj e grada, duke filluar me përgjësin e Departamanetit, Prof.as. Dr. Bashkim Peci dhe duke vazhduar me 10 pedagogë me tituj e grada dhe 4 me master shkencor. si titullarë të lëndëve.

Konkluzione: Baza e të dhënave mbi personelin sasurohet në mënyrë të përditësuar me arritjet në punën e tyre akademike e shkencore.

Standardi III.3

Page 9: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

9

- Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të personelit ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen

e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Përveç angazhimit të personelit ndihmës për realizimin e aktiviteve dhe laboratoreve një kontribut të rëndësishëm japim këtu studentët, të cilëve në shkëmbim ju krijohen letësira në detyrimet financiare që kanë ndaj institucionit.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve të ciklit të

parë;

Studentët angazhohen në punë administrative në

department, por edhe në organizimin e

konferencave studentore duke kontribuar me

lajmërime, përgatitjen e dokumentacionit.

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të

mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale

(së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Një nga pedagogët është përgjegjës për 8 studentët e kursit të tretë, duke instruktuar e mbikqyrur ata në praktikën mësimore.

Konkluzione: Një nga elementët më pozitiv të organizimit të institucionit është përfshirja për përmbushjen e misionit të tij jo vëtëm e personelit ndihmës mësimor shkencor dhe administrative por edhe e studentëve në këto lloj aktivitetesh.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të

personelit akademik e të personelit mësimor-

shkencor;

Institucioni stimulon kërkimin shkencor sidomos në

shkencat e edukimit, duke iu dhënë kryesisht

pedagogëve të rinj por edhe studentëve të

programeve master të kualifikohen e zhvillojnë

aftësi kërkimore.

Ai gjithashtu mbështet stafin akademik të marrë

pjesë në konferenca kombëare dhe

ndërkombetare.

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

programeve të studimeve të ofruara.

Në fletëpalosjen dhe faqen e internetit gjendet informacion I bollshëm mbi programet e studimeve që institucioni ofron.

Konkluzione: Kualifikimi I stafit nëpërmjet aktiviteteve shkencore është një prioritet I këtij institucioni.

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

Bazuar në legjislacionin në fuqi “Për arsimin e lartë në RPSH, institucionini pas shpalljes së procedurëssë pranimit në këtë program, zhvillon rregjistrimet në periudhën 1 Sthtator-15 Dhjetor të cdo viti. Pas rregjistrimit institucioni përgatit një dosje personale për çdo student me dokumentat e mëposhtme: diploma e maturës shtetërore dhe certifikatën e notave, dokumentin e identifikimit, 2 fotografi, që në vazhdimësi vazhdon të pasurohet me dokumenta të tjera, si rezultatet e tyre, punimet e ndryshme, etj. Kopja e dosjes

Page 10: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

10

disponohet nga institucioni edhe në formë elektronike. 40% të studentëve vlerësojnë si të shkëlqyera pajisjen e tyre me ID elektronike, ku përfshihen të gjitha të dhënat e tyre, 40% të tjerë si një proces shumë të mirë dhe 20% të studentëve si të mirë.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.

Nuk ka kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve në programin e Sociologjisë.

Konkluzione: Në institucion ndiqet jo vetëm një politikë e mirëpritjes së studentëve, por ky kujdes vazhdon gjatë gjithë periudhës së ndjekjes së studimeve duke garatuar të dreh=jtat e tyre për informim dhe transparencë.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve;

Studentët informohen mbi programet e studimit, organizimin, njësitë përbërëse organizative, politikat dhe performancën e institucionit, kohëzgjatjen dhe mundësitë për punësim që ofron programi I studimit të sociologjisë nëpërmjet “Katalogut mbi performancën e IALP Universiteti Planetar I Tiranës”. 60% të studentëve e vlerësojnë si një organizim të shkëlqyer të mësimëdhënies, 20% si shumë të mirë dhe 20% të tjerë si të mirë. 60% të tyre shprehen se prania e elementëve praktik dhe profesional në programin e studimit është shumë i mirë dhe 40% i shkëlqyer.

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;

Nëpërmjet formateve të anketave të përshkruara në seksionet e mësipërme studentët kanë mundësinë të vlerësojnë komponentë të programit dhe pedagogët në përfundim të cdo semestri.

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës;

Shërbimi I këshillimit të karrierës I orienton studentët mbi institucionet për të zhvilluar praktikën mësimore dhe realizon marrëveshjet për zhvillimin e praktikës, vende që mund të rezultojnë në përfundim të studimeve edhe si mundësi punësimi. Studentët e vlerësojnë si të shkëlyqer shërbimin që iu ofrohet nga zyrat administrative, në veçanti të zyrës së karreres, (60%), 20% shumë të mire dhe 20% të tyre si një shërbim të pranueshëm.

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët përveç informohen që në fillim të studimeve mbi mundësitë që iu jep program studimit për punësim, gjë që vazhdon gjatë procesit të praktikës apo edhe pas diplomimit. Rreth 80% e shprehen se ato marrin një informacion të shkëlqyer në lidhje me tregun e punës të diplomës që do të merrni.

Konkluzione: Një punë e lavdërueshme bëhet edhe në drejtim të sigurimit të informacioni për studentët lidhur me politikat e punësimit dhe tregun e punës. Standardi IV.3

Page 11: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

11

- Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Sic u përshkrua dhe më lart informacioni I mbledhur për cdo student në dosjet e tyre personale shërben si një bazë të dhënash për të diplomuarit në statistikat vjetore të institucionit.

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve;

Këto statistika mundësojnë përpunimin e informacionit lidhur me largimet, tërheqjet nga studimet, mospërfundimin me sukses të studimeve apo transferimet eventuale në institucione të tjera arsimore.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.

Dosjet personale të studentëve pasurohen në mënyrë të vazhdueshme mbi rezulatet e cdo studenti në program.

Konkluzione: Statistikat në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të pare janë të plota, të aksesueshme dhe transparente jo vetëm për studentët por edhe për publikun dhe institucionet e interesuara. Standardi IV.4 - Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Një prej pedagogëve të psikologjisë zhvillon dhe këshillimin psikologjik dhe atë të karrierës. Seancat e këshillimit zhvillohen në një prej zyrave të institucionit I cili është një ambjent I improvizuar dhe jo I dedikuar posaçerisht këtij proçesi sipas standarteve të këtij shërbimi.

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Këshllimi I karrierës konsiston kryesisht në lidhjen me institucionet dhe identifikimin e preferencave të studentëve për zhvillimin e praktikës mësimore. 20% e studentëve shprehen se mbështetja që ato marrin nga institucioni në lidhje me kryerjen e praktikës mësimorë është e shkëlqyer, 60% shumë të mirë dhe 20% të tyre e vlerësojnë një mbështetje të mirë

Konkluzione: Të gjithë pedagogët janë të angazhuar në mbështetjen dhe orientimin e studentëve, por në mënyrë më specifike një nga pedagogët me specializim në psikologji është I dedikuar në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe konform standartet në fjalë. V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME

TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Biblioteka në dispozicion të studentëve dhe stafit disponon një fond të pasur titujsh në shqip dhe gjuhë të huaj. Ambjentet ishin të përshtatshme dhe komode për të konsumuar një kohë relativisht të gjatë në kërkime dhe lexime prej studentëve. Rreth 40% të stdentëve kanë një akses të shkëlqyer në lidhje me literaturën në shqip dhe të huaj, 40% të tjerë e vlerësojnë si shumë të mirë, dhe një përqindje e konsiderueshme, 20% e vlerësojnë si një akses të dobët.

Page 12: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

12

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit;

Në fushën e studimeve sociale fondi ishte i pasur me botime në shqip dhe gjuhë të huaj. Fondi I bibliotekës pasurohej vazhdimisht me punime të studentëve e stafit akademik në fushën përkatëse.

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit;

Libraria elektronike dhe aksesi në periodikë online përbëjnë një burimmjaft të mirë infromacioni për studentët, të cilët ishin të pajisur me kode personale për ti aksesuar këto burime. Rreth 40% të stdentëve kanë një akses të shkëlqyer për lobrat dhe gazetat profesionale uaj, 20% të tjerë e vlerësojnë si shumë të mirë,20% si të mira dhe 20% i fundit e vlerësojnë si një akses të pranueshëm.

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të;

Përgjegjësi I departamentit të Sociologjisë sugjeron vazhdimisht një listë me tituj të përkthyer në shqip dhe gjuhë të huaj, bazuar dhe në literaturën e sugjeruar në cdo syllabus.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.

Oraret e funksionimit të bibliotekës përkonin me oraret e funksionimit dhe zhvillimit të procesit mësimor 8.00 – 17.00. 80 e studentëve e vlerësojnë orarin e qëndrimit hapur të biblotekës si të shkëlyqer dhe 20% si të pranueshëm.

Konkluzione: Biblioteka e pasur, moderne dhe me kushte të përshtatshme për tu përdorur nga studentët është një asset mjaft I rëndësishëm I këtij institucioni, që përmirëson cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe programeve të institucionit.

Standardi V. 2 - Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Gjatë vëzhgimit të ambjenteve të institucionit vumë re se kishte një sasi të konsiderueshme klasash e laboratoresh të pajisuar me mjetet përkatëse dhe aparatura, veçanërisht pajisje elektronike në kushtet e një godine 5 katëshe. Zyrat dhe ambjentet sociale po ashtu nuk mungonin në godinë.

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Në programin e Sociologjisë klasat e seminareve dhe leksioneve janë mëse të mjaftueshme për arritjen e qëllimeve të programit. 60% të studentëvë shprehen se sallat e leksioneve kanë fasilitete të shkëlqyera teknike, 20% shumi të mira dhe 20% raportojnë se ajo janë të pranueshme. 60% të studenteve shprehen se sallat e seminareve kanë fasilitete teknike të shkëlqyera, 20% të tyre shumë të mira dhe 20% e studentëve i vlerësojnë si të të pranueshme.

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;

Në programin e Sociologjisë salla e pajisur me kompjutera dhe akses të vazhdueshëm në internet si dhe biblioteka, shërbente për zhvillimin e seminareve dhe praktikimin e aftësive të metodave kërkimore në sociologji.

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të Si më lart.

Page 13: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

13

studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj.

Laboratoret ishin të pajisur me kompjutera dhe pajisje të teknologjisë së informacionit në përshtatje me nevojat e programeve të ndryshme studimore që institucioni ofron. Raporti i numrit të kompjuterave dhe atë të studentit, vlerësot nga 60% e tyre si shumë emirë, 20% të shkëlqyer dhe 20% si të pranueshëm

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.

Praktikat mësimore në Sociologji janë të nevojshme të zhvillohen në bashkëpunim me institucione publike apo private, të tilla si qendra sociale, OJF, institucione arsimore parauniversitare, të cilat ishin të përfshira në listën e institucioneve me të cilat Departamenti kishte lidhur marrveshje bashkëpunimi.

Konkluzione: Laboratorët dhe mjediset e tjera mësimore për formimin praktik të studentëve janë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për përmbushjen e programit mësimor të parashikuar.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;

Institucioni harton një raport financiar për çdo vit buxhetor, të çertifikuar nga eskpertë të jashtëm ku pasqyrohen të dhëna mbi të ardhurat nga tarifat e shkollimit, mbi pagat, sigurimet, tatime mbi të ardhura personale, shpenzime operative, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Raportet financiare për tri vitet e fundit janë të dokumentuara pranë institucionit.

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.

Nga raportimet rezulton se institucioni ka ruajtur qëndrueshmëri financiare dhe ka kapacitete të mjaftueshme për një zhvillim normal të programit mësimore.

Konkluzione: Raport financiare periodike të kostove të programeve të studimeve janë në përshtatje me standartin në fjalë dhe legjislacionin në fuqi.

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;

Njësitë përgjegjëse për programet e studimit realizojnë një komunikim dhe diskutim të kurrikulës, në çdo fillim të vitit akademik në mënyrë që të shmangen mbivendosjet apo përsëritjet në program. Personeli akademik angazhohet në aktivitete shkencore që organizon institucioni, si konferenca apo seminare, duke prezantuar aktivitet e tyre shkencore.

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Komunikimi ivazhdueshëm dhe harrja e mendimeve midis personelit akademik dhe atij administrativ realizohet nëpëmjet mbledhjeve në bazë departamentesh, fakulteti në mënyrë periodike, si dhe përfshirja në aktivitete të tjera me

Page 14: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

14

karakter shkencor, kulturor dhe sportive. Studentët bëhen pjesë integrale e këtyre aktiviteteve. Të gjithë studentët janë shprehur se marrëdhënia midis tyre dhe stafit akademik është shumë e mirë.

Konkluzione: Marrdhëniet midis stafit akademik dhe adminisrativ lehtësohen nëpërmjet aktivirteteve tëlarmishme dhe efektive, duke ndikuar drejt për së drejti në cilësinë e ofrimit të programit.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët

e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;

Institucioni ka krijuar marrdhënie me univerisitete publike në Shqipëri si FSHS dhe FI në UT dhe jashtë vendit, si ai I La Sapienza në Romë. Njëkohësisht bashkëpunon me OJF dhe institucione të tjera arsimore për organizimin e trajnimeve apo praktikave mësimore.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;

Marrëveshje bashkëpunimi me DAR, Instituti i fenijëve që nuk dëgjojnë, SSSH, etj., për të lehtësuar integrimin e studentëve në këto institucione dhe zhvillimn e praktikave.

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;

Trajnime profesionale në bashkëpunim me DAR dhe FSHS Tiranë për kualifikimin e mësuesve.

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Raporti mbi tregun e punës në dispozicion të grupit të punës paraqet panoramën e përfitimeve në funksion të programeve.

Konkluzione: Marrdhëniet me institucione të tjera analoge të vendit apo të huaja si dhe në fusha të tjera janë një në qendër të vëmendjes së institucionit.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Institucini aktualisht është në proçes të akreditimit institucional dhe në nivel programesh.

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Instrumentat qe ka përdorur për sigurimin e cilësisë janë vlerësimet sistematike mujore kryesisht nëpërmjet aketimit dhe sondazheve, pro edhe mbikqyrja e drejtpërdrejtë dhe komunikimi I vazhdueshëm me stafin akademik e administrative.

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Procedurat e vlerësimit periodik janë pjesë e politikave institucionale dhe të pasqyruara në dokumentat e institucionit.

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron;

Raporteve të vlerësimit dhe rrugët e metodat të tërthorta që institucioni ka hartuar dëshmojnë për mekanizma solidë e strategji transparente për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Personeli dhe studentët janë pjesë aktive e këtyre vlerësimeve dhe të ndërgjgjshëm për dobinë e tyre.

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji Strategjitë, politikat dhe procedurat janë të

Page 15: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË …aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Planetari/RVJ Bsc Sociologji2012.pdf · 1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha

15

për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

publikuara në faqen e internetit të institucionit si dhe në broshuara e fletëpalosje.

Konkluzione: Institucion ka vënë në veprim të gjitha instrumentet e duhura duke hartuar një politikë të qartë dhe duke ndjekur procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për plotësimin e standartet të cilësisë së programeve që ofron.

Analiza SWOT për implementimin e programit të studimit

Pikat e forta

1. Kualifikimi i pedagogëve. 2. Kushte shumë të mira, të përshtatshme dhe të rehatshme.

3. Komunikimi mjaft i mirë student-pedagog. 4. Disponibilitet i pedagogëve dhe gadishmëri për të ndihmuar studentët në çdo gjë brënda

mundësive që ofrohen. 5. Orare të rregullta mësimore. 6. shërbime shumë të mira të institucionit ndaj studentëve.

Pikat e dobëta

1. Literatura, ofrimi dhe pasurimi i bibliotekës jo vetëm me literaturën e lëndëve përkatëse por edhe me libra të tjerë.

2. Mjedise të vogla.

Kërcënimet

1. Kërkesa e ulët për programin e Sociologjisë nga studentët.

2. Konkurenca.

Oportunitetet

1. Ndjekja e performancës cilësore të studentëve të diplomuar.

2. Ruajtja e standartet të vlerësimit të cilësisë së programit.

Rekomandimet

1. Zgjerimi i ambjenteve.

2. Krijimi I një ambjenti të përshatshëm për këshillimin psikologjik dhe të karrierës.

3. Pasurimi I biblotekës me literaturë të huaj.

4. Zhvillimi I projekteve studimore në fushën e studimeve sociale.

Grupi i Ekspertëve të Jashtë

1. Dr. Eliona Bimbashi (Kulluri)