kontabiliteti i menaxhmentit - · pdf filenënsisteme kryesore: 1. ... buxhetet për...
TRANSCRIPT
©2003 Prentice Hall Business Publishing, Cost Accounting 11/e, Horngren/Datar/Foster 1
KONTABILITETI I
MENAXHMENTIT
Ligjërata e dytë
1 Kontabiliteti i menaxhmentit dhe mjedisi biznesor
Sistemi i kontabilitetit dhe i
menaxhimit të kostos
Studimi i kontabilitetit dhe i menaxhimit të kostos kërkon që
të kuptohen:
- Konceptet themelore të kostos
- Termat mbi kostot dhe
- Sistemet e informacionit që i prodhojnë ato.
2
Çfarë është sistemi i informacionit?
A ka sisteme të ndryshme për qëllime të ndryshme?
Çfarë kuptojmë me kostot?
A ka kosto të ndryshme për qëllime të ndryshme?
3
Sistemi i kontabilitetit dhe i
menaxhimit të kostos
Një sistem informacioni hartohet për të siguruar
informacione për personat e kompanisë të cilëve mund t’iu
duhet ky informacion. P.sh.
Sistemi i informacionit të burimeve njerëzore (që ndjek
personelin ndërsa punësohen)
Sistemi i planifikimit të kërkesave për material (lëndë të parë
për prodhim).
4
Sistemi i kontabilitetit dhe i menaxhimit të
kostos
Sistemi i kontabilitetit
Sistemi i kontabilitetit është një seri e hapave të performuar për të
analizuar, regjistruar, përmbledhur, klasifikuar, raportuar dhe
interpretuar ngjarjet ekonomike të një organizate dhe të përgatit
raportet financiare.
Sistemi i kontabilitetit
Sistemet e kontabilitetit janë të dizajnuara për të plotësuar nevojat
e vendimmarrësve të cilët shfrytëzojnë informatat financiare.
Secili biznes ka një lloj të sistemit të kontabilitetit.
Këto sisteme mund të jenë shumë të thjeshta apo shumë të
komplikuara, por vlera reale e një sistemi të kontabilitetit qëndron në
informatat që ofrojnë ato sisteme.
Identifikon
Regjistron
Komunikon Relevante
Të besueshme
Të
krahasueshme
Sistemi i kontabilitetit
Kontabiliteti është
sistem i cili
informatat
që janë
Për të ndihmuar
shfrytëzuesit për marrjen e
vendimeve më të mira
PSE NE KEMI NJË SISTEM TË
KONTABILITETIT?
Sistemet e kontabilitetit janë mjeshtri në vete. Ato janë krijuar për t’i ndihmuar njeriut për përmbushjen e qëllimeve
Bilanci i gjendjes lejon krahasimin e aseteve, detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve
Pasqyra e të ardhurave përshkruan ndryshimet në ekuitetin e pronarëve nga operacionet e kryera, etj.
Regjistrimet dhe kontrolli financiar i brendshëm siguron asetet e kompanisë
Raportet e audituara zvogëlojnë rrezikun
Raportet e audituara i lejojnë kompanisë të huazoj kapital nga dikush tjetër
Sistemi i informacionit kontabël brenda një ndërmarrje ka dy
nënsisteme kryesore:
1. Një sistem informacioni kontabël dhe
2. Një sistem kontabël të menaxhimit të kostos që lidhet ngushtë
me kontabilitetin e menaxhmentit
KONTABILITETI
FINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT
Merret kryesisht me prodhimin e rezultateve për përdoruesit
e jashtëm. Ai përdor si input ngjarje ekonomike të
mirëspecifikuara dhe proceset e tij ndjekin rregulla dhe
marrëveshje të caktuara.
Për kontabilitetin financiar, natyra e inputit dhe e rregullave
për marrëveshjet që drejtojnë proceset, përkufizohen nga
SEC dhe FASB.
10
Sistemi i informacionit të kontabilitetit
financiar
Çfarë është kontabiliteti financiar?
Kontabiliteti financiar ka për qëllim gjetjen e rezultateve të
një viti kontabël në terma të fitimit apo humbjes si dhe të
aseteve dhe detyrimeve.
Me qëllim të kryerjes së kësaj, është esenciale të regjistrohen
transaksione të ndryshme në mënyrë sistematike.
“Kontabiliteti financiar është ...art i regjistrimit, i klasifikimit
dhe i përmbledhjes në një mënyrë kuptimplote e në vlerë
monetare i veprimeve, që janë së paku pjesërisht me karakter
financiar, si dhe interpretimit të këtyre rezultateve”
Definicioni i mësipërme është vetë shpjegues, mirëpo për të
dhënë një kuptim më të qartë, t’i shpjegojmë termet vijuese:
a. Transaksioni biznesor .........
b. Klasifikimi i transaksioneve......... (cash transaksione apo
transaksione në kredi, transaksione të së ardhurës dhe
shpenzimeve...)
c. Regjistrimi i transaksioneve (në gjuhën e kontabilitetit të
njohura si hyrje...)
d. Përmbledhje e transaksioneve...
Çfarë është kontabiliteti financiar?
KONTABILITETI FINANCIAR
KONTABILITETI FINANCIAR përfshin pjesën e konsiderueshme të të gjitha funksioneve kontabël dhe paraqet një tërësi të përbërë nga: - Udhëheqja e librave, - Planifikimi kontabël, - Mbikëqyrja kontabël dhe - Analiza kontabël e pasurisë, e detyrimeve dhe e kapitalit, përkatësisht rezultatit financiar të ndërmarrjes.
Çfarë është kontabiliteti financiar?
Raportet
financiare
Shfrytëzuesit
Kërkesat ligjore
Të përgatitura
sipas IFRS
Dimensioni kohor
Frekuenca
raportuese
Të jashtëm dhe
menaxhmenti
Karakteristikat
Sistemi i
KONTABILITETIT
FINANCIAR
Fokusi në firmën
Krahasuar me kontabilitetin financiar, fokusi i kontabilitetit të kostos është i ndryshëm. Në kohërat moderne të konkurrencës së fortë, secili biznes duhet t’iu kushtojë kujdes kostove të produktit.
Kalkulimi i kostove në baza shkencore dhe më pastaj kontrolli i kostove dhe reduktimi i kostove, është bërë faktor më me rëndësi për studimin e principeve bazike dhe koncepteve të kontabilitetit të kostos.
KONTABILITETI I KOSTOS
KONTABILITETI I KOSTOS
Kontabiliteti i kostos - ofron informata për kontabilitetin e menaxhmentit dhe kontabilitetin financiar. Kontabiliteti i kostos mat, analizon dhe raporton informatat financiare dhe jofinanciare në lidhje me koston e burimeve të siguruara ose të përdorura në një organizatë.
Kalkulimi i kostos së produktit është funksion i kontabilitetit të kostos që u përgjigjet nevojave të vlerësimit të inventarit në kontabilitetin financiar dhe nevojave të kontabilitetit të menaxhmentit në marrjen e një vendimi përkatës.
Ekziston një ndërlidhje e ngushtë në mes të Menaxhimit të
kostos dhe kontabilitetit të menaxhmentit
Menaxhimi i kostos jep informacione për përdoruesit e
brendshëm, përkatësisht, MK identifikon, mbledh, mat,
klasifikon dhe raporton informacionin, i cili është i
nevojshëm për menaxherët që të përcaktojnë koston e
produkteve, konsumatorët, kontrollimin, kryerjen e
përmirësimeve të vazhdueshme dhe marrjen e vendimeve.
17
SISTEMI I KONTABILITETIT TË
MENAXHMENTIT
Menaxhimi i kostos ka një fokus shumë më të gjerë se sa ato që jepen në sistemet tradicionale të kostos. Ai nuk është i lidhur me faktin se sa kushton diçka, por gjithashtu me faktorët që ndikojnë në kosto si:
- Cikli kohor, - Cilësia dhe - Produktiviteti i procesit.
2 - 18
SISTEMI I KONTABILITETIT TË
MENAXHMENTIT
Çfarë është menaxhmenti?
Çfarë është kontabiliteti?
ÇFARË ËSHTË
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT?
Merret kryesisht për prodhimin e rezultateve për përdoruesit e brendshëm, duke përdorur inpute dhe procese që janë të nevojshme për të kënaqur objektivat e menaxhimit.
Sistemi i informacionit të KM nuk lidhet nga kriteret e vendosura nga jashtë, të cilat përcaktojnë inputet dhe proceset. Në vend të kësaj, kriteret që drejtojnë inputet dhe proceset përcaktohen nga vetë njerësit në kompani.
20
SISTEMI I KONTABILITETIT TË
MENAXHMENTIT
Ka tri objektiva të gjëra të cilat sigurojnë informacione për:
1. Përcaktimin e kostos së shërbimeve, produkteve dhe objekteve tjera me
interes për menaxhmentin,
2. Planifikimin, kontrollin, vlerësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm
3. Marrjen e vendimit
21
SISTEMI I KONTABILITETIT TË
MENAXHMENTIT
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT
Nuk është i kufizuar vetëm në evidencën përkatëse kontabël me
përllogaritje, por përfshinë edhe përcjelljen dhe studimin e tërësishëm
kontabël të pjesëve të caktuara të biznesit.
Nuk është rezultat i kontabilitetit të menaxhmentit vetëm kostoja në
kuptim të gjerë, por bashkë me to edhe efektet dhe mjetet si dhe
rezultati financiar, apo më detal afarizmi i tërësishëm i ndërmarrjes.
Pasi që menaxherët janë të ngarkuar me planifikimin në biznes,
kontrollin dhe marrjen e vendimeve, kontabiliteti i menaxhmentit u
siguron menaxherëve informacionet që kanë të bëjnë me koston e
produkteve të prodhuara, në tërësi për produkte të veçanta dhe në
çdo segment të njësisë, me planifikimin dhe kontrollin e
operacioneve të ndryshme, me natyrën, vendin dhe madhësinë e të
ardhurave për çdo produkt dhe segment të njësisë, me buxhetimin e
kapitalit etj.
ÇFARË ËSHTË
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT?
Kontabilitet për:
Planifikimin në biznes – Biznesi duhet të planifikoj për të qenë i suksesshëm. Çfarë do të thotë të planifikosh? Do të thotë të mendosh përpara, të vendosësh mbi kursin e aksionit me qëllim të arritjes së rezultateve të dëshiruara.
Planifikimi duhet t’i përfshijë të gjitha nivelet:
Strategjik, afatmesëm,afatshkurtër (buxheti)
ÇFARË ËSHTË
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT?
ÇFARË ËSHTË
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT?
Kontabilitet për:
Kontrollin – sistemi i KM është i strukturuar në atë mënyrë që informacionet janë të krijuara nga secila “qendër përgjegjësie”
Një qendër përgjegjësie është një njësi e organizatës e udhëhequr nga menaxheri që është përgjegjës për operacionet e dhe performansën e asaj njësie.
Kontabilitet për:
Marrjen e vendimeve – KM krijon
informacione të shfrytëzueshme për
vendimmarrje. Menaxhmenti duhet të merr
vendime të ndryshme me qëllim të drejtimit
të biznesit. Disa nga vendimet kryesore janë:
Prodho apo blej, prano apo mos prano një
porosi speciale, puno apo jo në një turnë të
re, fikso apo jo çmimin shitës. Vendime mbi
shpenzimet kapitale, optimizimi i produktit
mix etj.
ÇFARË ËSHTË
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT?
Roli i kontabilitetit të menaxhmentit në
organizatë
Orientimi në vendimmarrje
Qëllimi i kontabilitetit menaxherial është të ofrojë informacione të dobishme për menaxherët e brendshëm për të ndihmuar ata në vendimmarrje që arrihet duke menaxhuar njerëzit, projektet, produktet apo segmentet e biznesit.
1-27
Pasi që informacionet e prodhuara nga kontabiliteti
menaxherial duhet të merren parasysh në dritën e dhënies së
efekteve në vendimet dalëse, për t’u kuptuar kontabiliteti
menaxherial, është e domosdoshme të kuptohet procesi i
vendimmarrjes.
Procesi pesë hapësh i vendimmarrjes përfshinë:
2 - 28
Roli i kontabilitetit të menaxhmentit në organizatë
Identifikimi i objektivave
Hulumtimi i alternativave
Zgjedhja e alternativës për veprim
Zgjedhja e kursit të aksionit
Implementimi i vendimit
Krahasimi i outputeve aktuale me ato të planifikuara
Hapi 1.
Hapi 2.
Hapi 3.
Hapi 4.
Hapi 5.
Grumbullimi i të
dhënave mbi alternativat
Pro
cesi
i p
lan
ifik
imit
26-Mar-15 Hapi 6. Përgjigja në dallimet ndaj planit
Pro
cesi
i
ko
ntr
oll
it
Procesi gjashtë hapësh i vendimmarrjes
Hapi 1: Identifikimi i objektivave
Firma është koalicion i grupeve të ndryshme – aksionarëve, punëtorëve, konsumatorëve, furnizuesve dhe qeverisë,
Secili prej tyre duhet të paguaj minimumin për të marrë pjesë në këtë koalicion (secili në mënyrën e vet).
Thuhet se qëllimi primar i firmës është arritja e profitit dhe ruajtja e solventitetit.
Mirëpo: A nuk është objekt primar i firmës mirëmbajtja e ambientit të
pastër, punësimi i njerëzve me të meta fizike apo ofrimi i rekreacionit për të punësuarit...
2 - 30
Procesi gjashtë hapësh i vendimmarrjes
Hapi 2: Hulumtimi i alternativave:
Në veçanti, firma duhet të merr në konsiderim një apo më shumë alternativa si:
1. Zhvillimi i produktit të ri për shitje në tregun ekzistues, 2. Zhvillimi i produktit të ri për tregje të reja, 3. Zhvillimi i tregjeve të reja për produktet ekzistuese.
2 - 31
Procesi gjashtë hapësh i vendimmarrjes
Hapi 3: Zgjedhja e kursit të aksionit
Vendimi është afatgjatë apo afatshkurtër.
1. Çfarë çmimi shitës do të përcaktohet për vendoset për produktin që
shitet,
2. Sa njësi duhet prodhuar për secilin nga produktet,
3. Çfarë media do të shfrytëzojmë për të reklamuar
produktet e firmës,
4. Çfarë niveli të shërbimeve do të ju ofrohen
konsumatorëve në kuptim të ofrimit të produktit
apo të mirëmbajtjes së produktit,
2 - 32
Procesi gjashtë hapësh i vendimmarrjes
Hapi 4: Implementimi i vendimit
Në momentin e zgjedhjes së alternativës për implementim,
ajo duhet të implementohet si pjesë e procesit të buxhetit.
Buxheti është plan financiar për implementimin e vendimeve
të ndryshme që i ka marrë menaxhmenti,
Buxhetet për të gjitha llojet e vendimeve shprehen në terma
të cash inflow-it dhe cash outflow-it dhe të të hyrave nga
shitja dhe shpenzimeve.
Të gjitha këto buxhete bashkohen në një pasqyrë të vetme të
unifikuar që quhet master buxheti. 2 - 33
Procesi gjashtë hapësh i vendimmarrjes
Hapi i 5: Krahasimi i outputeve aktuale me ato të
planifikuara dhe përgjigja në dallimet nëse ato
ekzistojnë:
Procesi i kontrollit në:
- Arritjen e objektivave dhe planeve,
- Puna është kryer me sukses,
- Përmes raportit të performansës të përpiluar nga kontabilisti,
2 - 34
Procesi gjashtë hapësh i vendimmarrjes
Kontabiliteti i përgjegjësisë është sistem i cili mat rezultatet e secilës
qendër përgjegjësie dhe krahason ato rezultate me disa rezultate të
pritshme apo të buxhetuara.
Janë katër lloje kryesore të qendrave të përgjegjësisë:
Qendra e kostove
Qendra e profitit
Qendra e investimeve
Kontabiliteti i përgjegjësisë
Qendra të
përgjegjësisë
Qendra e
kostove
Qendra e
profitit
Qendra e
investimeve
Qendrat e kostove, profitit dhe investimeve, të gjitha janë qendra të përgjegjësisë
10-36
Kontabiliteti i përgjegjësisë
Qendra e kostove
Një segment në të cilin menaxherët
kanë kontroll mbi kostot, por jo mbi
të ardhurat dhe fondet investuese
12-37
Një segment në të cilin menaxherët
kanë kontroll mbi të ardhurat dhe
kostot por jo ndaj fondeve
investuese
12-38
Qendra e profitit
Një segment në të cilin
menaxherët kanë kontroll mbi
kostot, të ardhurat dhe fondet
investuese të aseteve operuese.
12-39
Qendra investuese
1-40
Përcaktimi i qëllimeve dhe
objektivave
Përcjellja e operacioneve të
përditshme
Vlerësimi i rezultateve
të operacioneve
Udhëheqja
Kontrolli
Vendim marrja
Planifikimi
Përgjegjësitë e menaxherit
Roli i kontabilistëve të kostos dhe të menaxhmentit
Roli i kontabilistëve të kostos dhe të menaxhmentit në një
organizatë, është ai i mbështetjes dhe i punës në grup. Ata
ndihmojnë personat që janë përgjegjës në arritjen e
objektivave bazë të një organizate.
Pozitave që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për objektivat
bazë të organizatës u referohemi si pozita të linjës, ndërsa
Pozitave që kanë natyrë mbështetëse dhe që kanë një
përgjegjësi jo të drejtpërdrejtë në objektivat bazë, u
referohemi si pozita të stafit.
2 - 41
Raporti i pozicionit në linjë dhe pozicionit të stafit
Pozicioni i linjës ka të bëjë drejtpërsëdrejti me arritjen e objektivave bazë të një organizate.
Shembull: Mbikëqyrësi i prodhimit në një ndërmarrje prodhuese
Pozicioni i stafit përkrahë dhe asiston te pozicioni i linjës.
Shembull: kontabilisti menaxherial në një ndërmarrje prodhuese
Mashtrimet dhe roli i etikës në zvogëlimin e mashtrimeve janë faktorë me rëndësi në vijimsinë e operacioneve të biznesit.
Mashtrimet përfshijnë shfrytëzimin e një pune për përfitime personale përmes keqpërdorimit të paramenduar të aseteve të punëdhënësit.
Mashtrimet fillojnë nga veprimet e thjeshta deri te ato më të rëndat dhe të gjitha kanë një qëllim...
2 - 43
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
Instituti i kontabilitstëve menaxherial (IMA), asociacion profesional për kontabilistët menaxherial, ka lëshuar kodin e etikës për të ndihmuar kontabilistët e përfshirë në zgjidhjen e dilemave etike.
IMA ofron “hartën rrugore” për zgjidhjen e konflikteve etike. Ajo sugjeron që një i punësuar të përcjellë politikat e konpanisë se si ti zgjithë konflitktet e tilla.
Nëse konflikti mbetet i pazgjidhur, i punësuari duhet të kontaktojë nivelin tjetër të menaxhmentit i cili nuk është i involvuar në konfliktin etik.
2 - 44
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
Përmbledhje e standardeve të etikës Kontabilistët menaxherial duhet të përballen me katër standarde të
etikës
1-45
Ruajtja e kompetencës
profesionale
Ruajtja e
informacioneve
konfidenciale
Ruajtja e integritetit Kryerja e detyrave me
kredibilitet
Kompetenca
Konfidencialiteti
Integriteti
Objektiviteti
Zbërthim i konfliktit etik
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
KOMPETENCA
Përcjellja e ligjeve aplikative, rregulloreve dhe standardeve
Ruajtja e kompetencës profesionale
Përgatitja komplete dhe e qartë e raporteve pas analizave të duhura
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
KONFIDENCIALITETI
Të mos zbuloj informata konfidenciale derisa legalisht të mos obligohet
Të sigurohet se vartësia nuk i zbulon informatat
Të mos shfrytëzohen informatat
konfidenciale për avantazhe personale
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
Shmangia nga konflikti i interesave dhe konsultimi i të tjerëve në konflikt potencial
Njohja dhe komunikimi i kufizimeve personale dhe
profesionale
Të mos shkatërroj objektivat legjitime
të kompanisë INTEGRITETI
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
INTEGRITETI
Shmangia e aktiviteteve që mund ndikojnë në
përmbushjen e detyrave
Komunikimi i informatave jo të favorshme si dhe atyre të
favorshme
Përmbajta ndaj aktiviteteve që
mund të diskreditojnë profesionin
Refuzimi i dhuratave në
favor të ndikimit të mundshëm
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
Komunikimi i informatave të drejta dhe objektive
Paraqitja e të gjitha informatave që mund të jenë
të dobishme për menaxhmentin
OBJEKTIVITETI
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT MENAXHERIAL
Fund i ligjëratës 2
52