raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

196
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI I SHQIPËRISË KOMISIONI HETIMOR PARLAMENTAR I NGRITUR ME VENDIMIN NR. 8 DATË 06.02.2014 RAPORT I KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR “PËR TË KONTROLLUAR ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT NË FUQI GJATË PROCESIT TË LËVIZJEVE TË BURIMEVE NJERËZORE TË POLICISË SË SHTETIT” Page 1 Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Upload: hermesnewsorg

Post on 21-May-2015

247 views

Category:

Documents


19 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDI I SHQIPËRISË

KOMISIONI HETIMOR PARLAMENTARI NGRITUR ME VENDIMIN NR. 8 DATË 06.02.2014

RAPORT

I KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

“PËR TË KONTROLLUAR ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT NË FUQI GJATË PROCESIT TË LËVIZJEVE TË BURIMEVE NJERËZORE TË POLICISË SË

SHTETIT”

Page 1Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 2: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

RAPORT

I KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR

“PËR TË KONTROLLUAR ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT NË FUQI GJATË PROCESIT TË LËVIZJEVE TË BURIMEVE

NJERËZORE TË POLICISË SË SHTETIT” Të dhëna të përgjithshme të fakteve

Komisioni Hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore të policisë së shtetit”, i ngritur me vendimin nr.8 datë 06.02.2014 të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrave të permbajtura në këtë vendim, i paraqet këtij të fundit Raportin Përfundimtar, i cili është hartuar mbi bazën e analizës së provave dhe fakteve të marra dhe të shqyrtuara në këtë komision.

Në hartimin e këtij raporti, komisioni u mbështet, në:

1. Zhvillimin e seancave të Komisionit Hetimor mbi kontrollin e

zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të

burimeve njerëzore në policinë e shtetit;

2. Administrimin e provave dokumentare të ardhura nga

institucionet qëndrore të Policisë Shtetit;

Page 2Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 3: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

3. Seancat dëgjimiore me deklarimet e bëra nga Ministri

Brendshëm, drejtuesit e policisë, dëshmitarët dhe ekspertët

e thirrur nga Komisioni;

4. Raporte të institucioneve vendase dhe organizmave

ndërkombetar monitorues.

Për sa mësipër, Komisioni pati si qëllim kryesor të

veprimtarisë së tij: mbledhjen e provave përkatëse dhe një

hetim të hollësishëm, të thellë e tërësor.

Sipas kërkesës së një grupi prej 36 deputetësh të opozitës, mbi

bazën e të cilit ka dalë dhe vendimi për krijimin e komisionit

hetimor (Komisioni), kërkohet hetimi i praktikave dhe proçedurave

ligjore të zbatuara nga Policia e Shtetit gjatë procesit të lëvizjeve

të burimeve njerëzore në polici në periudhën 15 Shtator 2013 deri

në 31 Janar 2014, në bazë të nenit 77 të Kushtetutës dhe ligjit

nr.8891 datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e

komisioneve hetimore të Kuvendit” duke kërkuar të

shqyrtohen e analizohen çështjet si më poshtë:

1. Njohja dhe verifikimi i të gjitha lëvizjeve të kryera në

Policinë e Shtetit nga data 15 Shtator 2013 – 31 janar

2014, me qëllim evidentimin e arësyeve të këtyre

lëvizjeve;

Page 3Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 4: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Administrimi i gjithë dokumentacionit nga Ministria e

Brendshme/Policia e Shtetit për të gjitha:

a) largimet nga Policia e Shtetit të kryera gjatë periudhës

15.09.2013-31.01.2014;

b) transferimet e kryera gjatë periudhës 15.09.2013-

31.01.2014;

c) punësimet e kryera gjatë periudhës 15.09.2013-

31.01.2014;

d) ripranimet e kryera gjatë periudhës 15.09.2013-

31.01.2014.

Kontrolli i regjistrave të personelit të Policisë së Shtetit dhe i

dosjeve të personelit të Policisë së Shtetit, që janë prekur

nga lëvizjet apo që janë punësuar/ripranuar në Policinë e

Shtetit gjatë periudhës 15.09.2013-31.01.2014.

Shqyrtimi i shkaqeve të lëvizjeve të ndodhura në Policinë e

Shtetit gjatë periudhës 15.09.2013-31.01.2014.

Marrja e strukturës dhe organikës së re të Policisë së Shtetit

të miratuar pas datës 15 Shtator 2013, strukturës dhe

organikës që ka qenë në fuqi përpara kësaj date, e të

dhënave dhe dokumentacionit përkatës për mënyrën e

Page 4Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 5: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

zbatimit të strukturës, si dhe evidentimi i shkaqeve dhe

procedures së ndjekur për miratimin e strukturës/organikës

së re.

Evidentimi i numrit të plotë të personave të liruar,

transferuar, punësuar apo ripranuar në Policinë e Shtetit

gjatë periudhës 15.09.2013-31.01.2014.

2. Kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë

procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore të Policisë së

Shtetit, ku përfshihen largimet nga detyra, transferimet

apo punësimet e reja të punonjësve të Policisë së

Shtetit.

Njohja me bazën ligjore të veprimtarisë së Policisë

së Shtetit.

Analiza e gjithë rasteve të largimeve nga detyra,

transferimeve apo punësimeve të reja të punonjësve të

Policisë së Shtetit.

Verifikimi i praktikës së lirimit nga detyra për:

Page 5Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 6: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

a) Drejtues i Pare Ismail Elezi, me detyre Drejtor Kunder

Krimit Financiar;

b) Kryekomisar Arjan Hoxha, me detyre Shefi Sektorit

Kunder Krimit Financiar ne DPQ Tirane;

c) Komisar Ervin Dalipaj, me detyre Shefi Seksionit Kunder

Krimit Ekonomiko Financiar ne DPQ Tirane.

3. Njohja dhe verifikimi i pasojave që kanë sjellë këto

lëvizje, me qëllim evidentimin e problematikave dhe

parandalimin e efekteve të dëmshme në të ardhmen.

- Administrimi i treguesve të kriminalitetit në vend.

- Verifikimi dhe kontrolli i treguesve të kriminalitetit në

vend.

- Analizimi i mundësisë së parandalimit nga Policia e

Shtetit të veprimeve kriminale të ndodhura.

- Verifikimi i saktësisë së informacioneve të dhëna në

vazhdimësi nga Policia e Shtetit për veprime kriminale.

Page 6Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 7: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Komisioni në analizë të kësaj kërkese, ka mbajtur parasysh

përcaktimet e bëra në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

përsa i përket rasteve të hetimeve parlamentare, duke verifikuar

të gjitha çështjet e miratuara në Planin e Hetimit me qëllim që të

arrijë në konkuzione të qarta dhe ligjore mbi vërtetësinë e fakteve

si dhe mbi analizën ligjore nëse këto fakte përbëjnë shkelje të tilla

të ligjit, që kanë cënuar veprimtarinë e Policisë Shtetit në

përmbushjen e misionit të saj për garantimin dhe mbrojtjen e lirive

dhe të drejtave të shtetasve, luftën kundër krimit të organizuar,

trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit për të garantuar nivelet e

kërkuara të sigurisë së jetës e pronës së shtetasve, (nëse gjetjet

kerkojnë dërgimin për proçedim penal pranë Prokurorisë së

Republikës së Shqipërisë).

Në punën e Komisionit Hetimor, “Për të kontrolluar zbatimin e

legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve

njerëzore të policisë së shtetit”, pas konstituimit në mbledhjen

e parë në datën 19.02.2014 morën pjesë 15 deputetë të pozitës

dhe opozitës. Edhe pse në veprimtarinë e Komisionit shumica e

vendimeve u morën me konsensus mes palëve, në përfundim nuk

pati një konsesus për shumicën e çështjeve të trajtuara në

raportin përfundimtar....( i cili është miratuar vetëm me votat e

anëtarëve të shumicës në këtë komision dhe mendimete pakicës

janë aneks i tij.).???....

Page 7Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 8: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Në parantezë të fillimit të trajtimit të çështjeve hetimore në këtë

raport, Komisioni, vlerëson se të gjitha parimet kushtetutese janë

të rëndësishme për t`u patur dhe për t’u respektuar gjatë ngritjes

dhe ushtrimit të veprimtarisë së Komisioneve Hetimore

Parlamentare.

Komisioni Hetimor, nuk është nje organ i mirëfilltë hetimor, ashtu

sikundër edhe institucioni që i nënshtrohet hetimit parlamentar, në

rastin konkret Policia e Shtetit, nuk është në pozicionin

proçedurial të të pandehurit.

Proçesi dhe funksionet e anëtarëve të Kuvendit (deputetëve) në

këtë rast ndryshojnë nga gjithë veprimtaria e tyre e zakonshme, si

anëtarë të një organi që miraton ligje. Ky proçes, që është një

proçes procedurial, është i ngjashëm me proçedurat hetimore

administrative dhe ka parimet e veta, të cilat lidhen me verifikimin,

analizën dhe vërtetimin e çështjeve konkrete që janë paraqitur për

hetim.

Rregullat e posaçme që ndjekin komisionet hetimore janë ato të

cilat përcaktohen në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për

organizimin dhe funksionimin e Komisioneve hetimore të

Kuvendit”, dhe nuk zbatohen apriori të gjitha proçedurat hetimore

të parashikura në Kodin e Proçedurës Penale.

Page 8Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 9: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Komisioni arsyeton se është e rëndësishme që Raporti

Përfundimtar duhet të analizojë qartë të gjitha pretendimet që

ngrihen në kërkesën e deputetëve për krijimin e Komisionit

Hetimor, por gjithashtu ai duhet t`u japë përgjigjje edhe disa

çështje të themelit të hetimit në lidhje :

a- A ka patur raste të shkeljeve ligjore në pranimet, ripranimet

në strukturat e Policisë së Shtetit në vite?

b- A janë zbatuar kriteret ligjore për dhënien e gradave

policore dhe ecurinë në karierë?

c- A janë këto raste sporadike apo janë raste që kanë kthyer

këto veprime në fenomen të funksionimit të këtij Insitucioni?

d- A kanë patur pasoja për organizatën e policisë e për

rrjedhojë për luftën kundër krimit në vend, shkeljet

ndër vite të ligjeve e rregullave për menaxhimin e

Policisë?

e- A përbëjnë rastet e hetuara veprime të kryera në

kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe ligje të

tjera të fushës së veprimtarisë së këtij komisioni?

f- Cila është proçedura që duhet të ndjekë Kuvendi në rastet

e konstatimit të paligjshmërisë së akteve të tilla?

Page 9Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 10: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Të gjitha çështjet dhe përgjigjet e pyetejve të ngritura më lart

do të trajtohen me hollësi në krerët vijues të këtij Raporti si më

poshtë:

KREU I Baza ligjore dhe analiza e çështjeve

proçeduriale.

KREU II Paraqitja e rrethanave dhe fakteve të dala

nga hetimi dhe analiza ligjore e tyre.

KREU III Konkluzionet përfundimtare të Raportit të

Hetimit.

Page 10Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 11: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

KREU I

BAZA LIGJORE DHE ANALIZA E ÇËSHTJEVE

PROCEDURIALE

Komisioni Hetimor “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi

deputetësh për hetimin e praktikave dhe procedurave në

zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve

të burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit”, është bazuar

në veprimtarinë e tij në:

1- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 77;

2- Ligji nr.8891 datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe

funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”;

3- Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,

miratuar me vendimin e Kuvendit nr.166 datë 16.12.200 (Shih

bazën ligjore të hetimit);

Page 11Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 12: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

4- Ligjin nr.9749 , date 04.06.2007 “Për Policinë e

shtetit” dhe ligjin nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë

e Shtetit”, (i shfuqizuar);

5- Ligji 8485 datë 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave

administrative”;

6- Rregullore e personelit të Policisë miratuar me VKM nr

804 datë 21.11.2007;

7- VKM nr. 803 datë 21.11.2007 “Për përcaktimin e

funksioneve koresponduese për gradat në policinë e shtetit

dhe ekuivalentimin e tyre”;

8- VKM nr 917 datë 04.10.2013 “Për disa ndryshime dhe

shtesa në Vendimin nr.803 datë 21.11.2007 Për përcaktimin

e funksioneve koresponduese për gradat në policinë e shtetit

dhe ekuivalentimin e tyre të ndryshuar”;

9- Urdheri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nr. 1277

datë 11.11.2009 “Procedura Standarte për Menaxhimin e

Burimeve Njerëzore”

Komisioni hetimor u ngrit për shqyrtimin e kërkesës së një grupi

prej 36 deputetësh të opozitës për hetimin e praktikave dhe

procedurave të lëvizjes së burimeve njerëzore në polici dhe

ligjshmërinë e tyre, si dhe verifikimin e pasojave. Me vendimin e tij

për ngritjen e këtij Komisioni, Kuvendi përmbushi detyrimin

Page 12Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 13: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

kushtetues për ngritjen e Komisioneve Hetimore, kur kërkohet

nga jo më pak se një e katërta e deputetëve të Kuvendit.

Objekti i veprimtarisë së këtij komisioni është në përputhje të

plotë me kompetencën dhe funksionin kushtetues të kontrollit

parlamentar e ushtruar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në zbatim të procedurave të Komisioneve Hetimore

Parlamentare, ky Komision miratoi Planin e Hetimit dhe shqyrtoi

në tërësi provat e marra nga anëtarë të komisionit dhe seanca

dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, drejtues të policisë së

shtetit dhe dëshmitarë të thirur me kërkesë nga palët.

Pas përfundimit të marrjes së provave, Komisioni miratoi Projekt

Raportin duke pasqyruar të gjitha çështjet dhe analizën ligjore

të tyre.

Page 13Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 14: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

KREU II

PARAQITJA E RRETHANAVE DHE FAKTEVE TË DALA

NGA HETIMI

DHE

ANALIZA LIGJORE E TYRE

I Rrethanat dhe faktet

Në hartimin e këtij raporti Komisioni u mbështet në punën e tij

hetimore në seanca pune dhe duke administruar provat shkresore

të ardhura nga institucionet qëndrore përkatësisht Drejtoria e

Burimeve Njerëzore në DPPolicisë, drejtues të MB dhe PSH dhe

persona të tjerë të thirur në cilësinë e dëshmitarëve në seanca

dëgjimore.

Page 14Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 15: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Me shkresën Nr.645 datë 25.02.2014, me 13 kërkesa Komisioni i

kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zotit Artan

Didi, që brenda 7 ditëve nga marrja e kërkesës të dërgonte në

komision të gjitha praktikat e plota të nxjerra nga dosjet e

personelit dhe sistemi RIMS të punonjësve të liruar, të pranuar

ose ripranuar, të transferuar, punonjësit e policisë të ulur në

gradë, kopje të strukturës së policisë së shtetit para miratimit dhe

atë ekzistuese të miratuar në datën 09.10.2013 dhe propozimet

për ndryshime. Dokumentacionin e plotë të emërimit të Drejtorit të

Përgjithshëm të Policisë, Zv/Drejtoreve të Përgjithshëm,

Drejtorëve Qëndrorë, 12 Drejtorëve të Policisë në Qarqe dhe

DRKM, si dhe të shefave të Komisariateve të Policisë pas datës 9

Shtator 2013, njoftimin e sindikatës së policisë për ndryshimet

strukturore etj.

Për shkak të volumit të madh të dokumentacionit të kërkuar, nga

DPPolicisë u kërkua të shtyhej afati i paraqitjes së këtij

dokumentacioni.

Pas dërgimit të materialeve të kërkuara me shkresën e

mësipërme me shkresë nr 933/1 datë 31.03.2014, Komisioni

kërkoi plotësimin e mangësive të konstatuara në dokumentacionin

e administruar për tre kategoritë e personave të liruar, të ripranuar

dhe të transferuar, shoqëruar me një numër kërkesash shtesë, të

Page 15Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 16: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

cilave Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ju përgjigj duke dërguar

gjithë materjalet e kërkuara (shif shkresa nr. Datë).

Po kështu, me shkresën Nr.1132/1, Datë 02.04.2014 Komisioni

Hetimor Parlamentar i kërkoi DPPolicisë (Drejtorisë së

Pergjithshme të Policisë), që të njoftoheshin për tu paraqitur në

seancën dëgjimore, pranë Kryesisë së Kuvendit, si dëshmitarë

disa funksionarëve aktualë të policisë së shtetit.

Komisioni vlerësoi se: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i është

përgjigjur me korektesë dhe ka vënë në dispozicion të komisionit

brenda afatit gjithë dokumentacionin e kërkuar, si dhe të gjithë

personat e thirrur për tu pyetur në seanca dëgjimore përfshirë

Drejtorin e Përgjithshëm, ish Drejtorin e Përgjithshëm dhe

drejtues të tjerë të strukturave qëndrore dhe vendore, duke

përmbushur detyrimin ligjor dhe kushtetues ndaj Komisionit me

qëllim hetimin e plotë të çështjeve në shqyrtim. Komisioni

vlerëson gjithashtu gatishmërinë dhe pjesmarjen ne seancë

dëgjimore të Ministrit të Brendshëm zotit Saimir Tahiri, i cili u

përgjigj me korektesë e durim të gjitha pyetjeve dhe sqaroi

pozicionin e qëndrimin e tij si drejtues i Ministrisë së Punëve të

Brendshme për reformën e nisur.

II. Disa problematika mbi situatën që trashëgoi organizata

e Policisë së Shtetit.

Page 16Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 17: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Për Policinë e Shtetit viti 2013 ka qënë një vit me problematika te

mprehta, me një situatë të barsur me rritje të kriminalitetit,

trafiqeve të paligjshme, korrupsionit dhe një gjendje të sigurisë së

jetës e pronës së qytetarëve në nivlet më të ulëta jo vetëm në

perceptimin e publikut, por e shprehur me shqetësim edhe në

raportet e organizmave monitorues ndërkombëtare, madje edhe

të institucioneve vendase.

a. Në raportin e Transparency Internacional, per vitin 2013,

performanca e shërbimeve policore në komunitet ka qëne e

ulët dhe ne perceptimin publik policia renditej në vendin e 6 si

institucion në lidhje me korrupsionin, me një nivel korrupsioni

3.7 nga 5 pike maksimumi.

b. Në një raport te muajit Mars 2013 te Fondacionit “Për një

shoqeri të hapur” ku vleresohet shkalla e besimit te publikut

ndaj institucioneve shteterore, policia vleresohet me noten 4,5

ne zonat urbane dhe 5,4 ne zonat rurale, që do të thotë se

rreth 50% e publikut nuk kishin besim tek policía e shtetit,

tendencë që vijoi në rënie deri ne muajin Shtator 2013.

c. Ndërsa partnerët ndërkombëtarë të ICITAP në raportin e tyre

« Për kushtet e punës së punonjësve të policisë së shtetit në

terren » ku pasqyrohen gjetjet e një studimi të kryer me

kërkesë të Ministrit të Punëve të Brendshmë dhe Policisë

Shtetit konstatojnë : 

Page 17Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 18: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

« ...një tablo të papëlqyer të kushteve të punës së punonjësve të

Policisë së Shtetit, si dhe mungesën e investimeve të

mjaftueshme përgjatë shumë viteve për pajisjet e punonjësve të

policisë të vijës së parë. ICITAP beson se Policia e Shtetit po i

afrohet një pike krize përsa i përket efikasitetit të saj

operacional, si rrjedhojë e mungesës së thellë të elementeve

bazë të cilat u mundësojnë punonjësve të policisë të kryejnë

detyrat e tyre në terren... Sfidat për të ardhmen, përsa i përket

investimeve financiare dhe menaxhimit strategjik, janë shumë të

mëdha. ICITAP nxit Qeverinë e Shqipërisë të veprojë me

vendosmëri e forcë në përgjigjen e saj ndaj kësaj krize në

rritje....”.

Sipas raportit të Sherbimit te Kontrollit te Brendshem i vitit 2013

(përpara krijimit të qeverisë së re) konfirmohet degradimi i

Policisë së Shtetit. Konkretisht ne kete dokument informohet për

625 ankesa për dhunën, gjobat e padrejta nga punonjës të

policisë rrugore, shpërdorim detyre, veprime arbitrare, qëndrime

të njëanshme në zgjidhjen e konflikteve të pronësisë, , tejkalim të

kompetencave ligjore etj.

Përvec anës së dukshme te abuzimit masiv nga Policia e

shtetit, ky raport evidenton probleme serioze në menaxhimin

e Policise nga trupa drejtuese e të gjitha niveleve, që përbën

Page 18Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 19: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

shkakun e këtij degradimi dhe i jep përgjigje të drejperdrejtë

shqetesimeve të grupit inicues të këtij Komisioni Hetimor.

Kështu në raport evidentohet se:

1. Konstatohet vendosja e objektivave formal dhe të paarritshëm

në strategjitë njëvjeçare, pa u bazuar në metodën e krahasimit

të treguesve të punës me vitin paraardhës.

2. Mungesa e një akti ku të përcaktohet dokumentacioni që duhet

të administrojë një punonjës i strukturës së hetimit të krimit

sipas funksioneve organike.

3. Moszbatimi i të gjitha kërkesave të udhëzimit nr. 474, datë

27.09.2007 “Për përdorimin e burimeve të informacionit,

marrjen, administrimin, verifikimin dhe vlerësimin e të dhënave”

4. Mungesa e një strategjie lidhur me hetimin e ngjarjeve të vjetra.

5. Qarkullimi, transferimi i specialistëve të Hetimit të Krimit

pa ndonjë studim paraprak, në periudha të shkurtra

kohore, duke mos u bazuar në kriteret e meritokracisë dhe

një fiktiv të vlerësimit të punës. Lëvizjet e shpeshta

shoqërohen me mosdorëzimin në kohë të dokumentacionit

që administrohet prej tyre dhe humbjen e kujtesës

institucionale.

6. Në ripranimet e bëra nuk u jepet përparësi punonjësve të

policisë që gjenden me pagesë kalimtare brenda një viti

Page 19Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 20: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

nga çasti që kanë fituar pagesën kalimtare në raport me

kandidaturat e tjera sipas gradës, në kundërshtim me

Nenin 90 të Ligjit Nr. 9749, të Policisë Shtetit.

7. Në Sektorin e Burimeve Njerëzore mungon “Lista e

funksioneve”, në të cilën përfshihen periudhat minimale të

qëndrimit në ato funksione.

8. Mangësi në sistemin e kontrollit të brendshëm sipas hierarkisë

epror-vartës.

9. Mangësi në njohjen e akteve që normojnë punën dhe

veprimtarinë e punonjësve të policisë

10. Mosimplementim sa duhet i njohurive të marra në

trajnimet e shpeshta të zhvilluara nga ana e punonjësve të

policisë.

11. Njohuri të pa mjaftueshme dhe moszbatim i Procedurave

Standarde të Punës për Rendin dhe Sigurinë Publike.

12. Raste të mospërputhjes gradë-funksion, si në pozicionet

drejtuese ashtu dhe në ato të nivelit zbatues.

13. Mungesa të koordinimit të punës me pushtetin lokal në lidhje

me problematikën e dhunës në familje.

14. Kushtet në dhomat e shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit të

personave, në përgjithësi nuk janë në përputhje me Procedurat

Standarde të Punës.

Page 20Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 21: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

15. Mungesa në pajisje, uniforma dhe mjete të nevojshme për

punë, sidomos problematike në strukturat vendore periferike.

16. Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të papajisur me veshje

dhe mjete të nevojshme për pune.

17. Ne lidhje me Komisariatet Speciale ne lufte kunder krimit

asnjë prej efektivëve të këtyre strukturave nuk është i pajisur me

sigurimin e jetës (Pagesa e këtij sigurimi bëhet tepër e

domosdoshme për shkak të riskut të lartë që kjo kategori

punonjësish ka në punë).

Kryhen shërbime nga Komisariati Special RENEA pa planin e

masave të domosdoshëm nga Drejtoritë e Policive në Qarqe. Nga

verifikimi i praktikave rezultoi se RENEA-s në asnjë prej

operacioneve nuk i është dërguar kopje e planit të masave.

18. Ne lidhje me shërbimin e Policisë Rrugore konstatohen

- mungesa totale të bashkëpunimit me komunitetin, median dhe

autoritetet vendore,

- Moskordinim me filialet e bankave apo postën qe shkakton

probleme në derdhjen e gjobave ku qytetarët edhe pse

paguajnë, rezultojnë debitorë në sistem.

- Tendencë e punonjësve të policisë rrugore për të vënë gjoba

thjesht për efekte statistikore.

Page 21Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 22: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

- Në strukturat vendore periferike punonjësit e policisë rrugore

nuk janë të pajisur me veshje dhe mjete të nevojshme për punë

(radio, radar, aparate alkool testues).

- Nivel i ulët i arkëtimit të gjobave, si dhe mungesë fokusimi në

parandalimin e aksidenteve rrugore.

Krijimi i njësisë së autostradave nuk është bërë mbi baza

argumentuese dhe shpjeguese duke patur parasysh sa i përket

krimit ndërkufitar, lehtësimit të procedurave të hyrje-daljeve, si

dhe trajtimit të personave deportiv.

- burimet njerëzore për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit.

- efikasitetin e kontrollit të të huajve të parregullt në territorin e

Drejtorive Rajonale të Kufirit dhe Migracionit.

- referimin në Prokurori për rastet e personave të kthyer, të cilët

deklarojnë se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

19. Ne lidhje me Policine kufitare konstatohen

- mungesë bashkëpunimi me strukturat homologe kufitare, për

sa i përket krimit ndërkufitar, lehtësimit të procedurave të hyrje-

daljeve, si dhe trajtimit të personave deportiv.

- Ka mungesë të burimeve njerëzore për kontrollin dhe

mbikëqyrjen e kufirit.

- Kontrolli i të huajve të parregullt në territorin e Drejtorive te

kufirit nuk rezulton efikas.

Page 22Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 23: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

- Nuk referohen në Prokurori rastet e personave të kthyer, të

cilët deklarojnë se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mbi baze te ketyre gjetjeve, në raport jane bere edhe

rekomandimet perkatese, si vijon:

1. Hartimin e strategjive apo planeve njëvjeçare të punës për çdo

strukturë të Policisë së Shtetit, me objektiva dhe detyra të

matshme dhe të përcaktuara në bazë të mënyrës krahasuese

me të dhënat e vitit paraardhës.

2. Ndjekja e praktikave më të mira në lidhje me procedurat e

rekrutimit, përzgjedhjes, emërimit, transferimit dhe ngritjes

në detyrë të punonjësve të Policisë së Shtetit në nivel

qëndro e vendor.

3. Trajnimi i vazhdueshëm, por dhe implementimi në praktikë i

njohurive të marra, sidomos në drejtim të parandalimit dhe

luftës kundër korrupsionit brenda organizatës së policisë.

4. Rishikimet dhe ndryshimet strukturore në Policinë e

Shtetit, të paraprihen nga studime profesionale e

transparente, me qëllim evidentimin e problemeve, nivelin

dhe shkallën nevojshmërisë për kryerjen e këtyre

ndryshimeve.

Page 23Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 24: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

5. Zbatimin me rigorozitet të Procedurave Standarde të Punës

dhe akteve të tjera nënligjore që normojnë punën dhe

veprimtarinë e çdo punonjësi dhe strukture policie në nivel

vendor e qendror.

6. Rritja dhe forcimi i mekanizmave të vetë-kontrollit dhe

llogaridhënies sipas shkallës së hierarkisë, nga strukturat

qëndrore në strukturat vartëse, nëpërmjet inspektimeve,

auditimeve dhe hetimeve të shkeljeve disiplinore.

7. Kryerja e inspektimeve të përbashkëta me SHKB, për

mbikqyrjen e zbatimit të politikave dhe direktivave (urdhrave të

shërbimit) etj, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që lidhen

me integritetin e punonjësve të policisë.

Sikurse shihet ne kete raport të SHKB-se gjendja e Policisë së

Shtetit si tërësisht e degraduar, eshte publikuar në Mars 2013,

por pavaresisht kësaj nuk rezulton se as formalisht (në letër) të

jenë ndërmarrë hapa për të adresuar këto problematika, ndërsa

në realitet rezulton dhe është e gjithpranuar se degradimi vijoi te

thellohej (per shkak të angazhimit të strukturave drejtuese të të

gjitha niveleve në fushatën elektorale, madje deri në veprime

konkrete kundër opozitës).

Page 24Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 25: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

d. Progres raporti i BE-së në mënyrë eksplicite në Tetor 2013 ka

parashtruar gjendjen sidomos ne fushën e luftës kundër krimit

të organizuar, trafiqeve dhe krimit ekonomik, si vijon:

1. Krimi i organizuar mbetet një shqetësim serioz dhe nevojiten

përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të përmirësuar

vijimësinë e të dhënave të Shqipërisë.

2. Numri i konfiskimeve të pasurive kriminale dhe dënimeve për

pastrimin e parave mbetet i ulët.

3. Duhet të intensifikohen ndjeshëm hetimet proaktive për pasuri

të fituara nëpërmjet aktivitetit kriminal jashtë, por të investuara

në Shqipëri.

4. Duhet të përmirësohet bashkëpunimi midis Policisë dhe

Prokurorisë, si dhe duhen përforcuar kapacitetet e policisë që

t’i përgjigjen siç duhet dhe në kohë kërkesave të prokurorisë

për përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit.

5. Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit mbetet një kërcënim serioz.

6. Të përmirësohet harmonizimi i statistikave institucionale në

lidhje me vijimësinë e rezultateve të hetimeve, ndjekjeve

penale dhe dënimeve.

7. Duhet të përmirësohen kapacitetet për të marrë provat më të

mira të mundshme për procedimet gjyqësore, duke

përmirësuar kapacitetet e policisë dhe të organeve ligjzbatuese

në hartimin e raporteve cilësore.

Page 25Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 26: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

8. Zbatimi i legjislacionit kundër pastrimit të parave është ende i

dobët dhe ende nuk ekziston një vijimësi rezultatesh (track

record) me çështje të nivelit të lartë.

9. Shqipëria mbetet burim trafikimi i qenieve njerëzore, përfshi

edhe lypjen e detyruar nga të miturit. Vazhdon të jetë

problematik trafikimi i brendshëm, gjë që kërkon forcim të

hetimeve kryesisht. Duhet të hartohet një strategji

gjithëpërfshirëse dhe shumëdisiplinore për trafikimin e qenieve

njerëzore, si dhe duhet të përmirësohet identifikimi i tyre.

10. Është thelbësore që të përforcohet parandalimi i trafikimit të

qenieve njerëzore.

11. Duhet të përmirësohet më tej menaxhimi i burimeve

njerëzore bazuar në kritere transparente dhe mbi bazë merite.

12. Duhet të forcohen standardet e kontrollit të brendshëm në

luftën kundër korrupsionit dhe keqadministrimit.

Në këtë mjedis Policisë së Shtetit i kërkohet të ruajë statokuonë

menaxhuese dhe drejtuese dhe të garantojë një nivel të rendit

dhe sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve, të luftës kundër

krimit të organizuar, korrupsionit e trafiqeve, të përafert me vendet

evropiane, madje shpesh krahasimet bëhen edhe me vendet

nordike.

Page 26Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 27: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Policia e shtetit trashëgoi nje strukture organizative të

pastabilizuar, për shkak të ndryshimeve të shpeshta të saj. Vetëm

në vitet e qeverisjes së PD, kjo strukturë ka ndryshuar 5 here,

(2007-2013) dhe ishte mbingarkuar me funksione organike ne

nivelet e larta e të mesme te piramidës organizative, me zinxhir të

gjatë komandues (6 hallka), që krijonte vështirësi në komandim,

në menaxhim burimesh dhe veprimtarish, në komunikim dhe

ushtrim kompetencash sipas shkallës hierarkike, shoqëruar me

dublime kompetencash dhe pergjegjësish, që kishin ulur

dukshëm eficencën e kësaj organizate.

U trasheguan struktura të dobëta ne nivel vendor, përsa i takon

shërbimeve të kontrollit të terrritorit si atyre të rendit dhe të hetimit

të krimit, me ndikim të dukshëm në sens negativ në njohjen e

situatës në terren, bashkëpunimin në marrjen e përpunimin e

informacionit dhe mbështetjes së komunitetit.

Në Policinë e shtetit sipas vlerësimit të bërë, limiti organik i

personelit gjatë dekadës së fundit (2003-2013) ishte reduktuar

ndjeshëm. Nga 12.394 punonjës në vitin 2003, në 9915 punonjës

në 2013 ose 20% më pak, duke qënë në këtë mënyrë vendi me

raportin polic/banorë 1:426 ose gati dy herë më pak se vendet e

rajonit (Kosova raportin e ka 1:204, Kroacia 1:170, Maqedonia

1:190) dhe BE-së. Në mënyrë paradoksale ky pakësim i limitit

organik ka ndodhur në një kohë, kur niveli i krimit në fund të kësaj

Page 27Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 28: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

periudhe (2013) është rritur me 3.5 herë më shumë, krahasuar

me vitin 2003.

Në Policinë e Shtetit, binomi rekrutim dhe vlerësim i personelit

kishte degraduar. Organizata ishte e ngarkuar me nepotizëm dhe

familjariteti ishte sundues, “ti gjendej puna njeriut” madje edhe me

grada të larta të pa ligjshme ishte kthyer në filozofi sunduese,

strukturat ishin kthyer në instrumenta për të hapur vende pune, e

jo për të bërë detyrën.

Gjetëm një polici me moshë mesatare 44.2 vjeç përkatësisht:

Në nivelin zbatues të cilët përbëjnë 71.95 % të punonjësve me

gradë policore, me moshë mesatare 43.93 vjeç dhe brenda këtij

niveli 2674 punonjës ose 29.8% ishin 47 – 65 vjeç.

Në gradën Nëninspektor – Nënkomisar të cilët përbëjnë 87.9 % të

punonjësve me gradë policore, mosha mesatare ishte 43.8 vjeç.

Një polici që për shkak të transferimeve të shpeshta e pa kriter

humbiste jo vetëm stabilitetin, eficencën dhe efikasitetin e punës,

por shoqërohej dhe me pasoja sociale për punonjësit e

transferuar.

Me trajtim financiar jo vetëm më të ulët se niveli i trajtimit financiar

të policive të vendeve te rajonit, por dhe me raport të përmbysur

të pagës nga 1 me 1.8, që ishte në vitin 2003, në raportin 1 me 1,

që do të thotë se për nivele të njëjta pavarësisht vështirësive dhe

Page 28Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 29: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

veçorive që ka puna në polici, trajtimi bëhej në mënyrë të

barabartë me administratën civile.

Gjetëm një polici ku profesionalizmi i punonjësve ishte në nivlele

teper të ulëta, për shkak edhe të ndryshimit të sisitemit arsimor

policor në vitin 2007, i cili prodhonte vetëm punonjës policie të

rolit bazë për shërbimet në territor, sipas modelit të kursit 22 javor

te patrulles së përgjithshme, me pasojë mungesa të theksuara në

strukturat policore të nivelit të parë drejtues dhe oficerit të policise

gjyqësore.

Në Qendrën e Formimit Policor nuk kishte kurikula për specialistin

e hetimit të krimit dhe oficerin e policise gjyqësore, madje as për

agjentin e policisë kriminale, situatë që reflekton ende në terren

mangësi serioze në grumbullimin, administrimin dhe analizën e

informacionit kriminal dhe veprimet procedurialo-penale.

Procesi i ngritjes në gradë ose ajo që quhet promovimi dhe ecuria

në karrierë e punonjësve të policisë ka qënë një proces i

deformuar tërësisht. Mjafton të përmendim faktin se nga viti 2008-

2013 janë kryer 16 konkurime për ngritje në gradë, nga të cilat 15

kanë qënë për nivelin e parë dhe të mesëm drejtues dhe vetëm

një konkurim është kryer për nivelin zbatues, fakt ky mjaft

domethënës që tregon qartë se drejtuesit e MB dhe të PSH janë

kujdesur për vite të tëra vetëm për të kënaqur me grada të larta

Page 29Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 30: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

madje të paligjshme “Drejtues”, “Drejtues i parë” dhe

“Kryekomisarë”, militante partiakë.

Testi i kryer në Muajin Janar 2014, për ngritjen në gradën e rolit

bazë “Kryeinspektor” ku nga 1677 konkurrentë fituan vëtëm 43

është tregues i qartë i formalitetit të trajnimeve, braktisjes së

trupës policore dhe i mediokritetit të drejtuesve.

Problemtaika e mësipërme u konfirmua nga Ministri i Brendshëm

zoti Saimir Tahiri në dëshminë e tij para Komisionit ku në përgjigjë

të pyetjes së bërë nga zoti Taulant Balla se si e gjeti policinë në

momentin e marjes së detyrës ai, u përgjigj :

“….Bazuar në vlerësimin tonë paraprak, situata që gjetëm në

Policinë e Shtetit ishte shumë më keq sesa pritshmëria jonë. Kjo

jo vetëm nga qasja vlerësuese e jona për secilin prej punonjësve

të Policisë së Shtetit në të gjitha rangjet, por padyshim edhe për

Policinë e Shtetit në tërësi për kolektivin e punonjësve të saj në

tërësi. Kemi gjetur një situatë aspak pozitive për sa i përket

korrupsionit në Policinë e Shtetit, një situatë të degraduar për sa i

përket politizimit të strukturave në Policinë e Shtetit, kemi gjetur

trembje, tulatje dhe mungesë totale të vullnetit dhe dëshirës për

t’iu përmbajtur detyrës dhe për të përmbushur misionin. Pra,

Policia e Shtetit ishte e gjunjëzuar në momentin kur unë kam

marrë detyrën. Ishte tillë sepse në mënyrë të tillë ishte drejtuar…”

Page 30Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 31: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

A)Njohja dhe verifikimi i të gjitha lëvizjeve të kryera në

Policinë e Shtetit nga data 15 Shtator 2013-31 Janar

2014, me qëllim evidentimin e arësyeve të lëvizjeve

Komisioni për shqyrtimin e kësaj kërkese shfrytëzoi jo vetëm

materialin voluminoz të paraqitur nga DPPolicisë, por edhe

dëshmitë e mara në seanca dëgjimore me Ministrin e brendshëm

dhe drejtues të tjerë të policisë.

Në përgjigje të pyetjes së zvkryetarit të Komisionit zotit Taulant

Balla, se cila ishte gjendja e personelit në Policinë e Shtetit në

momentin që ju morët drejtimin e Ministrisë së Brendshme, sepse

momenti i marrjes së drejtimit tuaj përkon me atë afat që ne kemi

përcaktuar në veprimtarinë e komisionit hetimor?

Ministri i Brendshëm zoti Saimir Tahiri midis të tjerash vlerësoi se

“..... Unë e kam marrë detyrën në mesin e muajit Shtator së

bashku me kolegët e mi. Kishim pritshmërinë, të cilën e kishim

konstatuar edhe gjatë opozitës lidhur me degradimin e burimeve

njerëzore të Policisë së Shtetit, veçanërisht në kupolën drejtuese

të saj, e cila ishte reflektuar me rezultate të munguara, me cenim

ose kërcënim të sigurisë të jetës, shëndetit të shtetasve dhe

pasiguri për sipërmarrjen dhe zhvillimin ekonomik. Së bashku me

partnerët ndërkombëtarë iniciuam që në fillim një vlerësim të

plotë, duke besuar se pas më shumë se dy dekada të zhvillimeve

Page 31Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 32: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

demografike dhe demokratike në vend, kishte lindur nevoja për të

bërë një vlerësim të plotë të brendshëm dhe të jashtëm të Policisë

së Shtetit, për sa u takon burimeve njerëzore, kapacitetit për t’iu

përgjigjur përmbushjes së misionit, teknologjisë, infrastrukturës

policore, trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit të çdo niveli

dhe mundësisë potenciale të Policisë së Shtetit për t’iu përgjigjur

nevojave të qytetarëve për më shumë siguri për jetën dhe për

pronën. Sot, kur lëvizjet në Policinë e Shtetit janë më pak se sa

2% e totalit të punonjësve të Policisë së Shtetit, shumica, pra ata

njerëz, me një drejtim të ri, me një frymë të re, me një vizion të ri

dhe me një vullnet të ri, po i përgjigjen më së mirë misionit

kushtetues dhe pritshmërisë së qytetarëve për më shumë siguri.

Vlerësuam që burimet njerëzore kanë një rëndësi maksimale në

Policinë e Shtetit dhe nga vlerësimi ynë paraprak pamë që në 8

vjetët e fundit, nga viti 2005 deri në vitin 2013 në Policinë e Shtetit

ishte zhvilluar një tërmet për sa u takon burimeve njerëzore… Për

t’ju bërë një pasqyrë nga viti 2005 deri në vitin 2013 janë liruar

nga Policia e Shtetit rreth 3188 punonjës policie, përjashtuar 412,

pranuar 1863, ripranuar 1683. Të gjithë këta janë pak më shumë

sesa gjysma e Policisë së Shtetit…”

Lidhur me lëviziet e personelit për periudhën objekt hetimi Ministri

i Brendshëm zoti Saimir Tahiri vlerësoi sa më poshtë:

Page 32Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 33: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

“..Nga dita e parë e marrjes së detyrës janë liruar nga detyra 378

punonjës të policisë, dy zëvendësdrejtorë të përgjithshëm, njëri

në pension, siç i takon sipas ligjit dhe një tjetër për shkurtim të

funksionit organik, 15 “Drejtues të parë”, 22 me gradën “Drejtues”,

95 me gradën “Kryekomisar”, 71 me gradën “Komisar”, 62 me

gradën “Nënkomisar”, 44 me gradën “Kryeinspektor”, 64 me

gradën “Inspektor”, 3 me gradën “Nëninspektor”.

Janë ulur në gradë 122 punonjës policie. Sipas gradave 4

« Drejtues të parë », 22 « Drejtues », 26 « Kryekomisarë », 53

« Komisarë », 1 « Nënkomisar », 16 « Kryeinspektorë ».

Ky është vetëm fillimi i reformës, për sa kohë ne evidentuam se e

gjithë Policia e Shtetit kishte hipur në kupolë. Ishte si koncert që

më shumë njerëz kishte në podium sesa auditorë, ndërkohë që

shërbimi afër qytetarëve mungonte, sepse ishin bërë të gjithë

shefa dhe rrinin zyrave. Ne vlerësuam se Policia e Shtetit duhet të

zbriste në terren, duhet të zbriste afër qytetarëve, duke çuar

shërbimin policor afër qytetarëve, siç ne e vlerësojmë se kjo është

vetëm faza e parë e reformës, sepse akoma më shumë do të

ecim në këtë drejtim për të çuar shërbimin e policisë pranë

qytetarit, duke kthyer piramidën e policisë nga një piramidë e

shtrembër dhe kokëposhtë siç e gjetëm, në një piramidë të

rregullt që i përgjigjet më shumë linjës së komandës, që i

përgjigjet domosdoshmërisë për komunikim efektiv dhe që i

Page 33Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 34: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

përgjigjet domosdoshmërisë për të adresuar çështjet e luftës

kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit në tërësi afër

qytetarëve. Ne besojmë se Policia e Shtetit duhet të jetë pranë

qytetarëve dhe ky është qëllimi i reformës dhe kjo është faza e

parë. Shumë më shumë do të ketë në vijim sipas parimit

« shërbimi policor afër qytetarëve për më shumë siguri » dhe

sipas parimit « kush nuk bën detyrën, nuk është për në Policinë e

Shtetit ».

Diferenca mes qëndrimeve e mënyrës së menaxhimit të burimeve

njerëzore në vitet e qeverisjes së PD me konceptet dhe mënyrën

aktuale të qeverisjes është e qartë.

Nga shqyrtimi dhe kqyrja e dokumentacionit të paraqitur në

Komision rezultoi se ai ishte i plotë në përmbushje të gjthë

kërkesave të parashtruara nga Komisioni. Nga analiza e kryer

sipas grupeve të personave që janë larguar nga Policia e Shtetit,

transferimet, punësimet dhe ripranimet e kryera gjatë periudhës

15.09.2013-31.01.2014 në rradhët e policisë rezultoi se :

Janë përjashtuar nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda

disiplinore përkatësisht 32 punonjës. Komisioni vlerëson se

për të gjithë personat e përjashtuar, në rastet kur shkelja ka

qënë objekt i veprës penale, siç janë rastet e shkeljeve të

Page 34Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 35: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

procedurave në tenderat e spoteve publicitare, të

investimeve në objekte ndërtimi dhe tenderi i sistemit të

kamerave të qytetit të Tiranës, apo rastet e mitmarjes,

shpërdorimit të detyrës etj, janë bërë dhe referimet e veprës

penale në organin e prokurorisë. Për këtë kategori

punonjësish janë zbatuar në mënyrë rigoroze të gjitha

procedurat ligjore dhe standardet e përcaktuara në

Rregulloren e Disiplinës dhe vendimet janë marrë pas

hetimeve dhe verifikimeve serioze dhe të plota, vendime që

kanë mbetur në fuqi edhe pas shqyrtimit të ankimimeve në

Komisionin e Apelti të Disiplinës. Në këtë kategori sipas

gradave policore të përjashtuarit janë përkatësisht, 1

“Drejtues i Parë“, 3 “Drejtues“, 1 “Kryekomisar“, 3

“Komisarë“, 3 “Nenkomisar“, 4 “Kryeinspektorë“ 12

“Inspektorë“ dhe 5 punonjës civilë.

Janë liruar nga policia e shtetit me motivacionin si “Të

ripranuar në kundërshtim me kriteret ligjore“ të përcaktuara

në nenin 20 të ligjit nr.8553 datë 25.11.1999 “Për policinë e

Shtetit“ (i shfuqizuar) dhe neni 46 i VKM nr.804 datë

25.11.2007 Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit,

përkatësisht 77 punonjës të niveleve të ndryshme. Në këtë

kategori sipas gradave policore të liruarit janë përkatësisht, 5

“Drejtues i Parë“, 7 “Drejtues“, 11 “Kryekomisar“, 17

Page 35Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 36: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

“Komisarë“, 16 “Nenkomisar“, 10 “Kryeinspektorë“ 4

“Inspektorë“ dhe 7 punonjës civilë.

Këta persona janë ripranuar në strukturat e Policisë së

Shtetit nga kategoria e punonjësve të larguar me

motivacionin “Përjashtim nga Policia e Shtetit“ dhe që nuk

kanë një vendim gjykate të formës së prerë, ose pa anullim

të aktit administrativ që u japin të drejtën për t‘u kthyer në

detyrë. Këto raste janë konstatuar pas inspektimeve të

kryera nga Drejtoria e Standarteve Profesionale, Burimeve

Njerëzore dhe strukturat e policive vendore. Komisioni çmon

të drejtë e ligjor kryerjen e kësaj pjese të reformës, pasi

Policia e Shtetit si organizatë që kontrollon e mbikqyr

zbatimin e ligjit nuk mund të bashkëjetojë me paligjshmërinë

dhe në këtë aspekt është e nevojshme që të vendoset

ligjshmëria për të gjithë kategorinë e personave (rreth 762 të

konstatuar deri tani) që janë ripranuar në polici nga rradhët e

personave të larguar me motivacionin “Përjashtim nga

policia e shtetit“.

Janë liruar nga policia e shtetit me motivacionin “Për shkak

të ndryshimeve të strukturës organizative në policinë e

shtetit dhe në pamundësi të emërimit në një detyrë tjetër dhe

shkurtim të funksioneve organike“ përkatësisht 221

Page 36Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 37: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

punonjës, dhe janë transferuar 570 punonjës. Sikundër u

provua nga të dhënat e administruara, në kushtet e niveleve

alarmante në të cilat ishin treguesit e sigurisë, rendit dhe

kriminalitetit në vend, ristrukturimi i Policisë së Shtetit ishte

një domosdoshmëri. Ish Drejtori Përgjithshëm Hysni Burgaj

sikundër e shprehu edhe në dëshminë e tij para Komisionit,

për të përshtatur strukturën e policisë me kërkesat e

programit të qeverisë së re të dalë pas zgjedhjeve të 23

Qershorit, i propozoi Ministrit të Brendshëm Strukturën e re

Organizative, e cila ishte konceptuar dhe orientuar drejt

përmbysjes së raportit të gradave të larta në favor të atyre të

nivelit zbatues, rishpërndarjen e forcave nga strukturat

qendrore drejt strukturave vendore me synim ritjen e

efikasitetit dhe afrimin e shërbimeve tek qytetarët, e kontroll

më të plotë të territorit.

Në këto kushte edhe ristrukturimi i Drejtorive dhe strukturave

qëndrore, atyre vendore të DPQarqeve dhe Komisariatet e

Policisë do të kishin një rikonceptim e riformatim krejtësisht

të ri, që ndryshonte tërësisht me strukturat e mëparshme jo

vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, në numër

seksionesh, numër efektivash, ndryshim detyrash

funksionale etj, prandaj dhe pozicioni i drejtorit apo shefit të

komisariatit pavarësisht emërtimit të njëjtë nuk mund të ishte

Page 37Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 38: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

i barazvlershëm me strukturën e mëparshme dhe në drejtim

do të duhet të vendoseshin elementë me energji,

profesionalizëm e performancë tjetër, çka e bën plotësisht të

ligjshëm motivacionin e lëvizjeve dhe transferimeve të kësaj

kategorie, subjekt i të cilave mund të ishte çdo punonjës që

nuk plotësonte kriteret, profesionale, morale për të qëndruar

në detyrë. Në këto kushte siç u provua plotësisht gjatë

hetimeve konform kompetencave ligjore janë shkarkuar nga

ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë zoti Hysni Burgaj të

gjithë drejtorët e Policisë së Qarqeve, janë propozuar 2

Zv/Drejtorët e Përgjithshëm dhe emëruar 12 Drejtorët e rinj

të Policisë së Qarqeve dhe 3 drejtorë qëndrorë në

DPPolicisë.

Në vijim po paraqesim spjegimet e dhëna nga ish Drejtori i

përgjithshëm i Policisë zoti Hysni Burgaj në lidhje me

doreheqjen e tij, shkarkimet e 12 drejtorëve të Policise

Qarqeve, emërimet e 12 drejtorëve të rinj dhe propozimet e

Zv/drejtorëve të Përgjithshëm në seancën dëgjimore të

datës 7 Prill 2014, në përgjigje të disa pyetjeve të bëra nga

anetarët e komisionit të maxhorancës dhe opozitës.

(Pyetjet mund te hiqen dhe te lihen vetem spjegimet e z

Burgaj)

Page 38Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 39: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Pyetjeve të bëra nga kryetari i Komisionit zoti Arben

Ristani ...“Kur jeni larguar nga detyra, jeni larguar me

dorëheqje“? “Dorëheqja ka qenë akt vullnetar, apo ju është

kërkuar dorëheqja“? A mund të na thoni arsyen përse jeni

larguar nga detyra?

Zoti Hysni Burgaj ju përgjigj– “...Jam larguar me

dorëheqje . Dorëheqja ka qënë akt vullnetar. E kam

gjykuar që duhet të largohem për arsyet e mia personale

dhe kam ushtruar një të drejtë ligjore që ma jep ligji fuqinë.

Sigurisht, unë mund të them se kisha katër vjet në këtë

detyrë dhe gjykova, edhe në zbatim të ligjit, të jap

dorëheqjen“.

Pyetjeve të deputetit Eduart Halimi « Në eksperiencën tuaj

30-vjeçare ka ndodhur ndonjëherë që brenda një nate të

shkarkohen të gjithë drejtuesit e policisë së qarqeve »? Në

dijeninë tuaj, shkarkimi brenda një nate i të gjithë drejtuesve

të policisë, a ka pasur ndonjë ndikim në rritjen e sigurisë

publike në vend, pra në forcimin e rendit, apo në dobësimin

e rendit? Si dëshmitar, po të keni informacion, na e jepni.

Vendimin tuaj për të shkarkuar të 12 drejtorët brenda një

nate e keni marrë vetë, apo ka qenë i ndikuar nga ndonjë

autoritet tjetër? Në qoftë se e keni marrë vetë, përse nuk e

Page 39Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 40: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

bëtë një ditë para, pse në datën 9 Tetor? A u shqyrtua

dokumentacioni i të gjithë këtyre që u ripranuan menjëherë

po atë ditë? Erdhën këta me dokumentacion të plotë? E keni

firmosur ju, në mos gaboj, ndoshta nuk keni firmosur ju, por

mua kështu më del nga letrat.

Pyetja e fundit. Në datën 9 ju shkarkuat të gjithë drejtuesit e

policisë në qarqe brenda një nate, i ripranuat edhe këta dhe

të nesërmen dhatë dorëheqjen dhe morët një detyrë tjetër. A

kanë lidhje këto ngjarjet me njëra-tjetrën, apo janë

rastësore?

Hysni Burgaj ju përgjigj:

“..Në eksperiencën time të gjatë në Policinë e Shtetit ka

pasur edhe raste të tjera, ndoshta jo 100 për qind, por që

janë ndryshuar drejtorët e Policisë së qarqeve. Kjo është mbi

bazën e vendimmarrjes së drejtorit të Përgjithshëm të

Policisë, por sigurisht me ndryshimin e strukturës organike të

policisë, me hapësirë krijimin e vendeve të lira, u gjykua në

konsultë edhe me ministrin e Brendshëm për lëvizjet në

Policinë e Shtetit…..

Mendoj se duhet të jem shumë i hapur, transparent me

veten në radhë të parë dhe me komisionin këtu që në çdo

rast, jo vetëm kësaj radhe, por konsultat me ministrin e

Page 40Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 41: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Brendshëm kanë ndodhur historikisht në Policinë e Shtetit

dhe unë nuk mund t’i mohoj. Pra jemi konsultuar gjithmonë.

Vendimmarrja është e imja dhe për këtë mbaj unë

përgjegjësi. A ka pasur ndikim te rendi? Sigurisht, këtë nuk

mund të them, sepse unë nuk e kam ndjekur hap pas hapi

pasi kam kaluar në detyrën tjetër aktuale. Për momentin ka

ndikime pozitive dhe negative, nuk mund të bëj analizë sot të

kësaj, por gjykoj që kështu ka qenë vendimi dhe vendimi i

asaj kohe për të cilën unë e kam marrë.

Besoj se pyetjen e tretë e konsumova, sepse thashë se jam

konsultuar dhe kemi diskutuar me ministrin e Brendshëm për

këtë çështje dhe gjykoj që nuk është një lidhje e fortë ajo

mes vendit të punës që unë fitova dhe konsultës, pra

lëvizjeve…..

Ndërsa për ripranimin e punonjësve të tjerë, me sa mbaj

mend, janë 4 ose 5 që janë ripranuar ditën tjetër. Procedurat

i ka kryer Drejtoria e Personelit. Unë kam gjykuar dhe nga të

gjithë emrat që kemi diskutuar, jam përpjekur të përzgjedh

ata që kemi gjykuar se janë më të përshtatshëm për të kryer

këto detyra. Sigurisht, një pjesë të tyre, për hir të së vërtetës,

i kemi pasur në proces. I kishin bërë dokumentet gati, por

nuk kemi arritur... Dikush nuk kishte përfunduar gjyqet dhe

janë marrë në këto pozicione që janë marrë.

Page 41Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 42: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Unë kam lëvizur nga detyra 15 veta gjithsej, 12 në qarqe dhe

3 drejtorë qendrorë. Ditën tjetër kam paraqitur dorëheqjen

me shkrim drejtuar ministrit dhe Këshillit të Ministrave. Kjo

ishte përgjigja…

Lëvizjet janë bërë 12 me 12, sepse nuk mund të liheshin

vende vakante, bosh…

Unë nuk bëj ligje, ato i zbatoj. Sigurisht, në ushtrimin e

kompetencave të mia ligjore kam zbatuar ligjin “Për Policinë

e Shtetit”. Jam përpjekur që ta zbatoj pikë për pike…dhe

gjatë gjithë karrierës sime nuk kam, qoftë edhe në ndonjë

rast, shkelje të ligjit.

Vendimmarrja ka qenë imja dhe këtë e deklaroj me

përgjegjësi. ..Sigurisht, ministri është autoriteti kryesor i

Ministrisë së Brendshme, policia është institucion i

administratës publike në përbërje të Ministrisë së

Brendshme dhe sigurisht nuk kam arsye të them që ne nuk

jemi konsultuar për gjithçka, sidomos për politikat e Policisë

së Shtetit. Kështu që konsultat kanë qenë sigurisht për

problemet madhore. Me ligj emërimet/shkarkimet i takojnë

vetëm drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, po kështu ju e

dini shumë mirë, se vetë i keni bërë ligjet. Unë duhet të jem

shumë i hapur. Kemi bërë diskutime me të gjithë dhe jo

Page 42Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 43: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

vetëm unë, por çdo drejtor i policisë që ka qenë historikisht.

(fq17)

Në lidhje me propozimet e 2 zvdrejtorëve nëse janë

kompetencë e tij propozimet e tyre dhe a përbën shkelje

ligjore fakti që nuk kishin gradën policore “Drejtues i Parë”ai

u shpreh:

Emërimi i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm në Policinë e

Shtetit është kompetencë e Ministrit të Brendshëm. Më

është kërkuar propozim për disa kandidatura dhe kemi

diskutuar disa kandidatura. Një ndër ta është përzgjedhur

nga ministri i Brendshëm zoti Sokol Bizhga, duke

argumentuar për shkak të përvojës. Ka qenë drejtor qendror

në një kohë tjetër në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë

Kriminale dhe vendimmarrja ka qenë e ministrit të

Brendshëm…. Nuk përbën shkelje ligjore për të vetmen

arsye që e shpjegova më lart. Me strukturën e re, me

organizimin e ri të policisë u krijuan hapësira boshe dhe

vende vakante. Nga eksperienca mendova dhe gjykova se

këta drejtorë (te hequrit) duhet të kalojnë në Drejtoritë

Strategjike dhe në Akademinë e Policisë, vendet vakante

mbetën bosh.

Rolin e kryekomisarit për drejtor e kemi mbajtur edhe herë të

tjera, kur ne nuk kemi bërë konkurrime në vendet vakante.

Page 43Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 44: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Ky është përkohësisht derisa të bëhen konkurrimet. Pra, nuk

është se kjo situatë do të jetë gjithmonë, por do të bëhen

konkurrimet. Kush fiton, do të plotësojë këto vende.

Kapërcimin e gradës..«   nuk e konsideroj shkelje ligjore   ».

«   Nga shumë kandidatura, ministri ka bërë përzgjedhjen e

këtyre dy personave, edhe me dakordësinë time   » përfundon

dëshmia e zotit Hysni Burgaj për këtë për këtë çështje.

Pyetjes A kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e plotë

që kërkon ligji për të ripranuarit para datës së ripranimit në

polici dhe pastaj të emërimeve?

Zoti Hysni Burgaj ju përgjegj – Me sa mbaj mend, një pjesë e

kishin bërë kërkesë dhe i kanë pasur dosjet të plota. Një

pjesë tjetër, nuk më kujtohet mirë, por është marrë Drejtoria

e Personelit me këtë pjesë dhe duhet të konsultohem pak

me dokumentacionin, sepse nuk e dija këtë pyetje.

Pyetjes A keni pasur dijeni, për shembull, që zotërinjtë Niko

Brahimaj dhe Neritan Nallbati janë larguar nga Policia e

Shtetit me masë disiplinore, kur keni marrë vendimin e

rikthimit?

Hysni Burgaj ju përgjegj – “Të dy kanë pasur vendim

gjykate….Me vendim gjykate pranohen…”.

Page 44Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 45: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Pyetjes Cili ka qenë vlerësimi juaj profesional për secilin

nga këta drejtues në momentin që keni vendosur t’i emëroni

(12 drejtorët e qarqeve)?

Zoti Hysni Burgaj ju përgjigj – “Përderisa unë kam

nënshkruar për të gjithë, kam pasur vlerësim për ta, sigurisht

për aftësitë profesionale, pavarësisht pengesave që kanë

pasur për problemet e mëparshme për shkak të gjyqeve. I

kam vlerësuar gjithmonë si oficerë dhe si specialistë, larg

bindjeve politike”.

Siç rezulton edhe nga dëshmia e zotit Hysni Burgaj, si dhe

nga gjithë dokumentacioni shkresor i administruar nga

Komisioni provohet qartë se e gjithë procedura e shkarkimit

dhe transferimit të 12 drejtorëve të Policisë së Qarqeve,

emërimit të 12 drejtorëve të rinj si dhe propozimet për

zvendësdrejtorët e përgjithshëm janë kryer në përmbushje të

kompetencave ligjore të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë,

në konsultim me ministrin e brendshëm dhe mbi bindjen e

thellë të nevojës për ndryshim, jo vetëm të ritmeve dhe

dimensionit të ri që kërkonte lufta kundër kriminalitetit

trafiqeve, por dhe të një mentaliteti krejtësisht të ri drejtimi e

manaxhimi të burimeve njerëzore në të gjitha nivelet.

Janë ulur në gradë me kërkesë të tyre në pamundësi për tu

sistemuar në një pozicon të vlefshëm për gradën që mbanin

Page 45Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 46: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

124 punonjës policie, të cilët kanë pranuar këtë zgjidhje

konform kërkesave të nenit 44/1 dhe 57/2 të ligjit nr.9749,

datë 04. 06. 2007 “Për policinë e Shtetit“, ku përcaktohet se

ngelet në dëshirën dhe vullnetin e vetë punonjësit që të

kërkojë ose jo ulje në gradë, dhe në varësi të kësaj kërkese

strukturat e personelit kanë vendosur në të gjitha rastet

emërimet ose largimet. Për këtë kategori nga DPPolicisë

janë dërguar Komisionit të plota të gjitha kërkesat dhe

emërimet në funksione me gradë më të ulët.

Janë liruar nga policia e shtetit 13 punonjës policie, të cilët

“Nuk kanë kaluar kursin profesional“ pranë Qëndrës së

Formimit Policor (mosplotësim kreditesh), lirim i bërë

konform kërkesave të nenit 57 pika 2 shkronja d të ligjit “Per

Policinë e Shtetit“.

Nga shqyrtimi i materialeve të administruara nga Komisioni 7

punonjës policie janë liruar pasi ishin ripranuar në shkelje të

ligjit. Nuk përmbushnin detyrimin ligjor për të pasur formim

policor para pranimit sipas kërkesave të nenit 50 të Ligjit

9749 datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit“.

Pjesa më e madhe e personave të larguar në momentin e

pranimit kanë marë grada policore në kundërshtim me

kërkesat e ligjit duke përftuar në disa raste 2 e më shumë

grada njëherësh dhe janë vendosur në pozicione të

Page 46Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 47: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

rëndësishme drejtuese në polici pa përmbushur asnjë kriter

ligjor, si formimin policor, vjetërsinë në shërbim, formimin

profesional, karierën policore apo ndonjë meritë tjetër të

veçantë.

Paligjshëria ka filluar me Zv/drejtorët e Përgjithshëm të

Policisë nga të cilët 7 janë emëruar në shkelje të hapur të

ligjit duke filluar nga Agron Kuliçaj, Dashamir Maçi, Anila

Hoxha, Rasim Borishi, Pëllumb Nako, Hamdi Fjora, Xhevdet

Kopani. Nuk jane zbatuar kërkesat e Ligjit Nr.8643, date

20.07.2000 “Per gradat ne Policine e Shtetit” dhe VKM nr.64,

date 02.02.2001 “Per inkuadrimin e gradave ushtarake në

gradat e Policise së Shtetit dhe për përcaktimin e

funksioneve qe do te ushtrohen sipas tyre”, pasi nga

inspektimet e kryera jane konstatuar shkelje ne dhënien e

gradave ne periudhen Dhjetor 2005 deri me 11 Qershor

2008 në shkelje te këtij ligji dhe vendimi, të cilat janë të

pasqyruara në relacionet e dosjeve të dorëzuara në

Komision.

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 41 te Ligjit Nr.8643, date

20.07.2000 “Per gradat ne Policine e Shtetit” dhe VKM

nr.803, date 21.11.2007 “Per përcaktimin e funksioneve

koresponduese per gradat ne Policise e Shtetit dhe

ekuivalentimin e tyre”, pasi nga inspektimet jane konstatuar

Page 47Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 48: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

shume shkelje në dhënien e gradave ne periudhen 11

Qershor 2008 ne momentin e implementimit te gradave te

reja sipas këtij ligji dhe vendimi. Ne vjetersine e shërbimit

për efekt të marjes së gradave eshte llogaritur si vjetërsi

pune, vite të pa vertetuar nga institutcionet perkatese, por

vetëm me deklarime personale të punonjësve dhe të pa

vërtetuara nga sigurimet shoqerore. Rastet e administruara

në relacionet shoqëruese të dosjeve të personave që i kanë

përftuar janë rreth 55 në gradat “Drejtues i Parë” dhe

“Drejtues“. Rivendosja e ligjshmërisë për një pjesë të tyre

është pozitivitet i reformës së ndërmarë, ndërkohë që duhet

të vendoset ligjshmëria edhe për pjesën tjetër që vazhdon të

jetë në strukturat e policisë në kushtet e shkeljes së ligjit.

(Në materjalet e administruara nga Komisioni janë të plota

relacionet e nxjerra nga dosjet dhe raportet e inspektimeve

të kryera për cdo person të larguar apo jo).

Trajtimi i këtyre shkeljeve në Komision në dëshminë e

Ministrit të Brendshëm zotit Saimir Tahiri për drejtues të lartë

policie pa formim policor, pa vjetërsi shërbimi që ishin

graduar “Drejtues të Parë“, “Drejtues“, “Kryekomisarë“ dhe si

vjetërsi kishin paraqitur vitet që kishin shërbyer si roje në PD

apo si Zvkryetarë e Sekretarë të degëve të PD, si mësues,

Page 48Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 49: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

llogaritarë apo vetrinerë, që meritë të vetme kishin qënien në

forumet e PD-se, janë për tu haruar njëherë e mirë.

Mund te futet si aneks materjali per gradat ne kundershtim

me ligjin per drejtues i pare dhe drejtues me emra nese e

gjykoni pas grafikeve dhe operacioneve

Kategoria tjetër e shqyrtuar nga Komisioni janë të

pranuar/ripranuarit në rradhët e Policisë Shtetit, të cilët në

periudhën objekt hetimi ishin 276 punonjës. Nga kqyrja dhe

analiza e dokumentacionit të administruar nga Komisioni si

dhe nga pyetja e dëshmitarëve të thirur, rezulton e provuar

plotësisht se në të gjitha rastet punonjësit janë ripranuar

konform kërkesave të përcaktuara në nenin 58 të ligjit

nr.9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit“. Të gjithë

kanë qënë nga rradhët e personave të liruar sipas nenit 57/2

gërma “a“,“b“,“c“,“d“,“dh“. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të

paraqitur për këtë kategori personash rezultoi se të gjithë

janë oficerë kariere me arsim e formim policor, me formime

pasuniversitare, kualifikime e trajnime të kryera brenda e

jashtë vendit nga organizata që mbështesin e asistojnë

policinë e shtetit si PAMECA, ICITAP, INTERFOCE, OSCE,

UNDP etj dhe me karierë të spikatur policie të shtrirë në vite

duke filluar nga funksionet më të ulëta deri në nivlet më të

larta të drejtimit. Nga shqyrtimi i dokumentave të

Page 49Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 50: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

administruara nga Komisioni asnjë nga të ripranuarit nuk

vjen nga kategoria e të përjashtuarve (pa vendime të formës

së prerë të gjykatave), asnjë nuk është i emëruar apo

graduar në kundërshtim me kriteret ligjore, të gjithëve ju

është ndërprerë kariera padrejtësisht për motive krejtësisht

jo ligjore, jo profesionale shpesh dhe me prapavijë politike.

Në këtë grup punonjësish të ripranuar është Drejtori

Përgjithshëm i Policisë dhe 43 punonjës të nivelit të mesëm

me grada policore përkatësisht 3 “Drejtues i Parë“, 18

“Drejtues“ dhe 22 “Kryekomisarë“.

Ndërsa pjesa tjetër përkatësisht 116 punonjës janë ripranuar

me gradën “Komisar“ dhe “Nënkomisar“ edhe pse kanë

formim policor, trajnime, vjetërsi shërbimi dhe kanë mbajtur

grada të larta para se t‘u kërkohej me detyrim ulja jo në një

po në disa grada (shpesh të ulura pa njoftime dhe miratime

të tyre) e më pas janë nxjerrë në lirim në vitin 2006. Edhe

pse për disa vite këta punonjës kanë qënë jashtë strukturave

të Policisë Shtetit, në dosjet e tyre kishte të administruara

një numër të madh trajnimesh të kryera brenda e jashte

vendit. Pjesa tjetër e 138 punonjësve të ripranuar janë

efektiva të rolit bazë edhe këta të gjithë të ripranuar konform

ligjit.

Page 50Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 51: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Duke konsideruar numrin e lartë të punonjësve të polcisë të

liruar, që kanë aftësi dhe kontribute të spikatura në polici për

shkak të formimit, karierës dhe përkushtimit, Sindikata e

Punonjësve të Policisë i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm

të Policisë që të angazhohet dhe mundësojë në të ardhmen

punësimin e tyre, duke shprehur besimin e plotë në vlerat

dhe kontributin që mund të ofrojnë brënda radhëve të

policisë.

Për këtë kategori punonjësish të ripranuar, që janë në

funksione që kërkojnë gradë më të lartë se ajo që kanë marë

në momentin e ripranimit, Komisioni çmon se Drejtori i

Përgjithshëm i Policisë në përmbushje të ligjit duhet të kryejë

procedurat e riçertifikimit për gradat që kanë mbajtur para se

të liroheshin sipas kërkesave të pikës 2 të nenit 58 të ligjit

9749 date 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit“.

Një nga kërkesat e Planit të hetimit ishte dhe bazushmëria

ligjore e ndryshimeve strukturore të kryera me Urdhërin e

Ministrit të Brendshëm nr 548 datë 09.10.2013 “Për

Miratrimin e Strukturës dhe Limitit të Organikës së Drejtorisë

së Përgjithshme të Policisë së Shtetit“. Nga dokumentacioni

dhe informacioni i dërguar dhe administruar në Komision,

por edhe nga deklarimet e Ministrit të Brendshëm zotit

Page 51Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 52: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Saimir Tahiri, ish Drejtorit të Përgjithshëm Hysni Burgaj dhe

Drejtorit të Përgjithshëm Artan Didi u vërtetua qartë zbatimi i

ligjshmërisë në këtë proces ristrukturimi të Policisë së

Shtetit. Në zbatim të programit të qeverisë për forcimin e

rendit dhe sigurisë publike duke konsideruar mbrojtjen e

garantimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut,

mbrojtjen e jëtës dhe pronës, luftën kundër krimit të

organizuar dhe trafiqeve si një prioritet absolut, për arritjen e

standardeve të kerkuara, u propozua të kryhet ristrukturimi i

Policisë së Shtetit, për të zhvilluar më tej modelin

organizativ, parimet, vlerat dhe standardet e policimit

demokratik dhe performancen e sherbimit ndaj qytetareve.

Nga analiza e bërë strukturës e organizimit ekzistues,

rezultonte se për forcimin e mëtejshëm të parametrave të

sigurisë publike, ishin të nevojshme të bëheshin disa

ndryshime thelbësore, duke rishikuar strukturën aktuale në

lidhje me:

Krijimin e një raporti të drejtë midis gradave në nivelin

zbatues dhe gradat në nivelet e drejtimit, me qëllim

thjeshtimin e strukturës organizative në nivelet e drejtimit;

Një shpërndarje të drejtë të numrit të punonjësve të policisë,

në strukturat qendrore, e ato vendore, në favor të kësaj të

fundit, me qellim që te shtohen e afrohen sherbimet tek

Page 52Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 53: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

qytetaret, si dhe të rritet cilesia e shpejtesia e parandalimit te

krimit;

Forcimin e kontrollit të territorit, nëpërmjet rritjes së numrit të

punonjësve të policisë që meren me hetimin e krimeve dhe

shërbimet e sigurisë publike;

Përmirësimin e strukturave vendore dhe qendrore të Policisë

së Shtetit, në funksionin e rritjes cilësore të shërbimeve të

ruajtjes së rendit e sigurisë publike, për parandalimin e

goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe përmirësimin e

menaxhimit të tyre;

Riorganizimi synonte të ndërtoje nje Polici te organizuar ne

mënyrë të centralizuar me përgjegjësi të decentralizuara, te

besueshme, te afte, te fuqishme e llogaridhënëse për

kontrollin e zbatimit te ligjit dhe hetimin e krimit në gjithë

teritorin e vendit.

Për këto arësye një nga masat e para ishte nxjerrja e

Urdherit te Ministrit te Rendit Publik Nr.548, date

09.10.2013, që u përmirësua më pas me urdhërat Nr.704,

date 13.12.2013, dhe Nr.548/2, date 17.01.2014. Këto

ndryshime strukturore sollën përmirësime si në strukturën e

Drejtorisë së Përgjithme të Policië së Shtetit ashtu edhe në

strukturat vendore duke u dhënë prioritet përmirësimit të

strukturave në Komisariatet e Policisë. Këto prioritete u

Page 53Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 54: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

konkretizuan me shkurtimet e kryera ku nga 801 punonjës

që kishte Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sipas

strukturës së miratuar numri zbriti në 255 punonjës. Në

strukturat vendore të Komisariateve të Policisë kaluan 197

funksione organike nga DPPShtetit dhe 203 funksione

organike i kaluan Komisariateve të Policisë nga shkurtimet

në DPQarqeve. Prioritet në rritjen e numrit të punonjësve në

Komisariatet e Policisë ju dha funksioneve Specialist Policie

ne Zonë (SPZ) dhe Specialist i Hetimit të Krimit.

Ristrukturimi i policisë kërkonte natyrshëm dhe rivlerësimin e

kapaciteteve drejtuese të policsë për t’ju përgjigjur një ritmi

të ri pune për përmbushjen e prioriteteve të programit të

qeverisë në luftën kundër krimit. Nisur nga kjo nevojë dhe

dinamika e diktuar nga struktura e re Drejtori i Përgjithëm i

Policisë shkarkoi nga detyra 12 Drejtorët e Policsë së

Qarqeve dhe bëri emërimin e drejtuesve të rinj, njëkohësisht

i propozoi Ministrit të Brendshëm dhe emërimin e dy

Zëvendësdrejtorëve të policisë (ish drejtori i policise Hysni

Burgaj). Koha provoi sidomos pas operacionit “Fundi i

Marëzisë” se nevoja për ndryshimin e drejtuesve të policisë

së qarqeve ishte e drejtë. Pas këtij operacioni dhe

inspektimeve të kryera, ndaj të gjithë ish Drejtorëve dhe

Zv/drejtorëve të Policisë së Qarqeve filluan ecuri disiplinore

Page 54Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 55: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

dhe u dhanë masa disiplinore “Ulje në gradë”, për mangësi

të theksuara në zbatimin e masave në luftën kundër këtij

fenomeni. Madje siç doli e vërtetuar edhe gjatë hetimit nga

Komisioni, persona drejtues të strukturave të luftës kundër

krimit ekonomik financiar dekonspiruan operacionin, siç

është rasti i ish shefit të seksionit të krimit ekonomik

financiar në DPQTiranë Ervin Dalipaj.

Pas emërimit në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të

Policisë së Shtetit zotit Artan Didi vazhdoi implementimi i

strukturës së re, dinamikë e cila diktoi ndryshime të tjera në

personelin drejtues dhe një analizë të thellë të mënyrës së

rekrutimit të punonjësve në vite, në përshtaje me zbatimin e

ligjshmërisë, arsimimin, përvojën, zbatimin e kërkesave të

ligjit për ecurinë në karierë dhe dhënien e gradave.

Ristrukturimi i Policisë Shtetit kaloi në të gjitha fazat ligjore

dhe procedurat e përcaktuara si:

Diskutimi i nevojës për ndryshime strukturore në grupin

e politikave në DPPolicisë ku ka qënë pjesë e ka dhënë

mendime edhe Sindikata e Policisë,

Administrimi i propozimeve të bëra nga strukturat

qëndrore e vendore për ndryshimet strukturore,

Page 55Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 56: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Nxjerrja e Urdhërit nr 413 datë 16.10.2013 i Drejtorit të

Përgjithshëm për implementimin e strukturës së re

brenda datës 31 Tetor 2013,

Letërporosia nr.416 datë 18.10.2013 “Për marrjen e

masave për implementimin e ndryshimeve organizative”

nëpërmjet së cilës Sektori i Marëdhënieve me Publikun

në mënyrë të organizuar ngarkohej për të komunikuar

ndryshimet organizative të Policisë së Shtetit me të

gjitha strukturat dhe njësitë e policive vendore si dhe

me mediat për informimin e publikut duke ezauruar

detyrimin e njoftimit për të gjithë punonjësit e policisë

përfshirë edhe ata që janë prekur nga këto ndryshime

strukturore.

Programi i punës për implementimin e strukturës së re

në policinë e Shtetit hartuar nga Drejtoria e Burimeve

Njerëzore.

Urdhërat nr 413/1, 413/2, 413/3 të Drejtorit të

përgjithshëm për ndryshime në Urdhërin nr 413 datë

16.10.2013.

Urdhëri nr 94 datë 23.01.2014 “Për implementimin e

Urshërit të Ministrit të brendshëm nr 548/2 datë

17.01.2014“.

Page 56Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 57: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Duke e bërë procesin më të plotë dhe më ligjor në raport me

ndryshimet strukturore të kryera në vitet e shkuara.

B) Kontrolli i zbatimit të legjislacionit në fuqi gjatë procesit

të lëvizjes së burimeve njerëzore të Policsë Shtetit ku

përfshihen largimet nga detyra, transferimet apo punësimet e

reja të punonjësve të policisë së Shtetit.

Bazuar në materjalet shkresore të depozituara në Komision nga

shqyrtimi dhe analiza e tyre si dhe duke marë në konsideratë

edhe dëshmitë e dhëna nga drejtues të policisë të thirur në

seanca dëgjimore (një pjesë do të referohen në vijim të materialit)

rezulton se reformimi i deriatinishëm i Policisë së Shtetit ka

evidentuar këto të dhëna për lëvizjen e personelit në nivele të

ndryshme sipas shkaqeve:

Personel i liruar nga Policia e Shtetit për shkak të ndryshimeve

strukturore dhe shkurtimit të funksioneve organike janë 176

punonjës, në nivelin e parë, të mesëm e të larte drejtues.

Personat e liruar me këtë motivacion janë me grada policore :

Zv/Drejtor i Përgjithshëm 1

Drejtues i Parë 10

Drejtues 13

Kryekomisar 77

Page 57Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 58: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Komisar 44

Nenkomisar 31

Në nivelin zbatues 48 punonjës

Personel “Të përjashtuar nga Policia e Shtetit” 32 punonjës

kryesisht në nivelin e parë dhe të mesëm drejtues.

Të liruar nga policia e shtetit me motivacion “Të ripranuar në

kundërshtim me ligjin” nga kategoria e personave të ripranuar në

strukturat e Policisë së Shtetit në kundërshtim me kriteret ligjore

të përcaktuara në të dy ligjet “Për policnë e Shtetit” 77 punonjës

nga të cilët 7 punonjës civilë.

Personel të liruar nga policia e shtetit nga kategoria e të

pranuarve në kundërshtim me kriteret ligjore (pa arsim policor) 7

punonjës.

Personat e përjashtuar me motivacion “Për shkelje të rënda

disiplinore” dhe të liruar me motivacion “Të pranuar në

kundërshtim me ligjin” janë me grada policore:

Drejtues i Parë 6

Drejtues 10

Kryekomisar 12

Page 58Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 59: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Komisar 20

Komisar 19

Në nivelin zbatues janë përjashtuar nga strukturat e Policisë së

Shtetit 30 punonjës .

Personel civil të përjashtuar e të liruar nga strukturat e Policisë

Shtetit 98 punonjës , nga të cilët:

Personel civil “Të përjshtuar për shkelje disiplinore” 5 punonjës ,

Personel civil i larguar pranuar ne kundërshtim me ligjin 7

punonjës

Të larguar me motivacionin “Për shkurtim të funksionit organik

dhe ndryshim të strukturës organizative” :88 punonjës

Analiza ligjore e shkeljeve të konstatuara

Për të tre kategoritë e trajtuara më sipër nga ish drejtuesit e

Policisë së Shtetit në vite janë lejuar shkelje ligjore si më poshtë:

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 16, pika 3 ligji Nr.8553,

date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”, (per nevoja e

sektoreve ne polici, kur kërkohen edhe njohuri te posaçme,

mund te pranohen specialiste me arsim te larte dhe me

pervoje jo me pak se 3 vjet, pasi te kene kryer me pare

Page 59Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 60: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

kualifikim perkates policor), pasi jane pranuar ne strukturat e

policise se shtetit punonjës ne shkelje te këtij ligji pa kryer

kursin e formimit profesional policor dhe ne shume raste e

kane kryer pasi jane pranuar ne strukturat e Policise se

Shtetit dhe konkretisht ne vitin 2008.

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 20, pika 2 te ligjit Nr.8553,

date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”, (kur punonjësi i

policise riaftësohet apo kur krijohen funksione te reja ne

polici, ripranimi behet vetem nga kategoria e te larguareve

duke marre per baze formimin, kualifikimin dhe vjetersine e

shërbimit ne polici para largimit), pasi jane pranuar në

strukturat e Policisë së Shtetit punonjës në shkelje të këtij

ligji (Pa vendime gjyqesore apo me Vendime gjyqësore të

pjeseshme, pa anullim aktit administrativ qe i japin te drejten

e rikthimit ne detyre)

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 50 te Ligjit Nr.9749, date

04.06.2007 “Per Policine e Shtetit”, pasi jane pranuar ne

strukturat e policise se shtetit punonjës ne shkelje te këtij ligji

pa përfunduar shkollimin dhe trajnimin policor (Duke pranuar

punonjës pa përfunduar Shkollen Baze te Policise “Patrulle e

Page 60Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 61: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

përgjithshme” apo ne disa raste nga struktura te tjera si

Garda e Republikes apo Sherbimi i Kontrollit te Brendshem).

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 58 te Ligjit Nr.9749, date

04.06.2007 “ Per Policine e Shtetit”, dhe nenit 46 te

Rregullores se Personelit te Policise se Shtetit Nr.804, date

21.11.2007, (personat e përjashtuar nga policia nuk kane te

drejte ripranimi ne strukturat e policise), pasi nga Komisioni

u verifikuan se jane ripranuar ne strukturat e policise se

shtetit nga kjo kategori punonjësish ne shkelje te këtij ligji

dhe vendimi (762 punonjës 2005-2013).

Nuk jane zbatuar kërkesat e Ligjit Nr.8643, date 20.07.2000

“Per gradat ne Policine e Shtetit” dhe VKM nr.64, date

02.02.2001 “Per inkuadrimin e gradave ushtarake ne gradat

e Policise se Shtetit dhe per përcaktimin e funksioneve qe

do te ushtrohen sipas tyre”, pasi jane konstatuar shume

shkelje ne dhënien e gradave në periudhën Dhjetor 2005

deri me 11 Qershor 2008 ne shkelje te këtij ligji dhe vendimi.

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 41 te Ligjit Nr.8643, date

20.07.2000 “Per gradat ne Policine e Shtetit” dhe VKM

nr.803, date 21.11.2007 “Per përcaktimin e funksioneve

Page 61Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 62: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

koresponduese per gradat ne Policise e Shtetit dhe

ekuivalentimin e tyre”, pasi jane konstatuar shume shkelje

ne dhënien e gradave ne periudhen 11 Qershor 2008 ne

momentin e implementimit te gradave te reja sipas këtij ligji

dhe vendimi. Ne vjetersine e shërbimit eshte llogaritur si

vjetërsi pune, puna e pa vertetuar nga institutcionet

perkatese dhe sigurimet shoqerore.

Nuk jane zbatuar kërkesat e nenit 41, 42 te Ligjit Nr.9749,

date 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit”, neni 50-57 i

“Rregullores se personelit”, si dhe procedurat standarte të

burimeve njerëzore ”Ngritja në gradë e punonjësve të

policisë”, miratuar me urdhër nr 1277 datë 11.11.2009 të

Drejtorit të Përgjithshëm, pasi jane zhvilluar konkurime per

ngritje ne grade ne kundërshtim me kete ligj, sidomos per

gradat e nivelit te pare dhe te mesem drejtues per gradat

“Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” dhe Drejtues i Pare”.

Jane zhvilluar konkurime jasht radhe e selektive dhe jo sipas

nevojave te organizatës së policisë, duke rritur numrin e

funksioneve me grada te larta nepermjet ndryshimeve te

shpeshta strukturore e te pa nevojshme duke shtuar

piramidën drejtuese të policisë e për pasojë uljen e numrit të

Page 62Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 63: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

strukturave të nivelit zbatues e atë të parë drejtues, çka çoi

në humbjen e kontrollit të territorit dhe shtimin e kriminalitetit.

Ne Policine e Shtetit jane punësuar njerëz me lidhje nepotike

si burre-grua, moter-vella, baba-bir e bij, nip-mbese etj, gje

që ka sjelle pasoja në uljen e rendimentit të punës dhe

përfitime personale.

Ne Policine e Shtetit kane qene punësuar njerëz partiakë, të

pranuar në shkelje të nenit 68 të ligjit “Për policinë e Shtetit”

që kërkon depolitizimin e punonjësve, të cilët kane qënë

anëtarë e kanë ushtruar funksione drejtuese ne strukturat e

Partise Demokratike, e vërtetuar nga dokumentat e tyre që

administrohen ne dosjet personale.

Në dëshminë e tij Ministri i Brendshëm zoti Saimir Tahiri solli në

vëmendje të komisionit me emra konkretë paligjshmërinë në

emërimet dhe gradimet :

“...Një pjesë e mirë e drejtuesve të Policisë së Shtetit, që gjetëm

në detyrë, nuk i plotësonte kriteret, qoftë për sa i përket hyrjes në

detyrë, pra bëhet fjalë për njerëz që kanë qenë të përjashtuar dhe

janë rikthyer në Policinë e Shtetit pa një vendim gjykate, për sa i

përket rritjes në gradë, marrjen e gradave drejtuese në Policinë e

Shtetit, për sa kohë që bëhet fjalë për njerëz që brenda një viti

Page 63Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 64: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

disa, disa brenda dy vjetëve, por të gjithë ata që përmenda jashtë

kritereve ligjore, u ngritën në grada në mënyrë të pamerituar duke

cenuar në themel zinxhirin e meritokracisë, të punës dhe të

karrierës bazuar mbi punën në Policinë e Shtetit. Drejtues të tillë

janë Agron Kuliçi, Anila Hoxha, Ismail Elezi, Ylber Zeneli, Fatmir

Amuli, Selman Tema, Afrim Zeqiri, Haki Hoxha, Dashamir Maçi,

Edmond Liço, Syl Ismaili, Bernard Çaushaj, Gjergj Jorgo, Veli

Haklaj, Mërgim Hoxha, Krenar Ahmeti, Osman Levanaku, Hivzi

Bushati, Xhavit Çiçi, Gjelosh Prendi..”

Në dallim të thellë nga kategoritë dhe shkeljet ligjore të trajtuara

më sipër është kategoria e punonjësve të ripranuar në polici nga

data 15 Shtator 2013 deri në 31 Janar 2014, për të cilë në vend të

shprehjes së pendesës për ndërprerjen e kundraligjshme të

karierës policore, nga deputetë të opozitës është hedhur jo pak

baltë në përpjekje të dëshpëruara për të denigruar figurën e tyre.

Personel i ripranuar e pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit

gjatë periudhës objekt hetimi janë 131 punonjës në nivelet e

parë, të mesëm e të lartë drejtues. Të gjithë personat e ripranuar

janë nga kategoria e të larguarve përkatësisht:

66 punonjës me motivacionin “Për shkurtime te funksionit

organik”,

Page 64Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 65: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

48 punonjës me motivacionin “larguar me kërkesën e tyre” (të

detyruar të bënin kërkesë pasi u kërkohej ulje në gradë për ti

larguar nga Policia e Shtetit),

15 punonjës të ripranuar pas një vendimi gjykate të formës së

prerë,

2 punonjës të pranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët

kanë përfunduar Akademinë e Policisë dhe kanë qënë të pa

titulluar dhe emëruar .

Personat e ripranuar janë me grada policore :

Drejtor i Përgjithshëm 1

Drejtues i Parë 3

Drejtues 17

Kryekomisar 21

Komisar 29

Nenkomisar 61

Të ripranuar në nivelin zbatues 108 punonjës

Në strukturat mbështetëse të Policisë së Shtetit janë pranuar e

ripranuar 30 punonjës civilë, të gjithë konform kërkesave ligjore.

Page 65Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 66: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Pas shqyrtimit e kqyrjes së kujdesshme të gjithë dokumentave të

administruara dhe referimeve ligjore për seicilin punonjës

Komisioni arrin në përfundimin se të gjitha pranimet dhe

ripranimet janë kryer në zbatim rigoroz të ligjeve e akteve që

normojnë punën e Policisë së Shtetit.

Ketu mund te trajtohet edhe emerimi i Drejtorit te Pergjithshem te

policise dhe zvdrejtoreve.

Nga i gjithë dokumentacioni i administruar dhe deklarimet e

personave të thirur në seanca dëgjimire, konsultimi dhe

ballafaqimi me kërkesat e përcaktuarara në legjislacionin

përkatës, rezultojnë krejtësisht false dhe të paprecedenta

pretendimet e ngritura nga deputetë të opozitës në Komision për

ligjshmërinë e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

zotit Artan Didi dhe Zv/drejtorit Sokol Bizhga.

Emërimet janë bërë në pajtueshmëri me ligjin e Policisë së Shtetit

si dhe aktet e tjera normative që rregullojnë veprimtarinë e

personelit në policisë. Arsyetimi ligjor për secilin rast si më

poshtë:

Për emrimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

zotit Artan Didi:

Kriteret për emrimin në detyrë të Drejtorit të Përgjithshëm të

Page 66Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 67: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Policisë së Shtetit janë të përcaktuar në nenin 21 të ligjit “Për

Policinë e Shtetit”, i cili parashikon:

1.“Të ketë shërbyer për një periudhë të paktën 3 vjet me gradën

“Drejtues i Parë” ose më lart ose ekuivalentin e kësaj grade.

Sqarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, zoti Artan Didi, ka

mbajtur gradën ekuivalentuese Drejtues i parë për 6 vjet e 7

muaj, nga 3 vjet që është kërkesa sipas nenit 21 të ligjit në fuqi.

Konkretisht: Ka shërbyer për 4 vjet e 7 muaj (2000-Shtator

2004) me gradën Kolonel, që e eluivalentuar i përket grada

”Drejtues i Parë”. Ky kriter gjen rregullim edhe në vendimin e ri

të Këshillit të Ministrave nr. 917 datë 04.10.2013, lidhja nr 2,

pika 3 e tij, i cili gradën ”Kolonel” dhe Kryekomisar e

ekuivalenton me gradën Drejtues i parë. Ndërsa nga muaji

shtator 2004 deri në muajin gusht 2006 ka mbajtur gradën

Kryekomisar, që e ekuivalentuar sipas Vendimit të Këshillit të

Ministrave nr 803 datë 21.11.2007, lidhja nr 1 e tij, i përket

grada policore ”Drejtues i Parë”.

2.Të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë, në përputhje me

nenin 50 të këtij ligji ose të ketë mbaruar shkollë, të miratuar

sipas ligjit për arsimin e lartë, si të barasvlershme me nivelin e

shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji.

Page 67Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 68: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Që të arsyetojmë mbi zbatimin e këtij kriteri, duhet ti referohemi

konkretisht nenit 50 të ligjit aktual të policisë, dispozitë të cilës,

fatkeqësisht, akuzuesit dhe keqinformuesit e opiniont publik nuk i

referohen. Ky nen shprehimisht parashikon:

Shkollimi dhe trajnimi

1. Kandidati, i cili përzgjidhet për t’u pranuar si punonjës i

Policisë, duhet:

a) të përfundojë shkollimin bazë të Policisë, në përputhje me

Rregulloren e Personelit të nxjerrë në zbatim të këtij ligji;

b) të vihet në periudhë prove për dy vjet pas përfundimit të

trajnimit bazë.

Po ti referohemi kësaj dispozite e cila lidhet drejtpërsëdrejti me

pikën nr 2 të nenit 21, rezulton se ky kriter është i pa aplikueshëm

për punonjësit e policisë që kanë mbaruar shkollën para vitit

2008, për arsye se shkolla bazë e Policisë, në përputhje me ligjin

aktual dhe Rregulloren e Personelit të Policisë ka filluar të

funksionojë pas vitit 2008. Për rrjedhojë, brezi i parë i punonjësve

të policisë që mund të plotësojnë këtë kriter, u takon të aplikojnë

për Drejtor të Përgjithshëm në vitin 2025.

Ndërsa pjesa e dytë e kërkesës që parashikon ky nen thotë:

Page 68Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 69: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

”personi të ketë mbaruar shkollë, të miratuar sipas ligjit për

arsimin e lartë, si të barasvlershme me nivelin e shkollimit që

përputhet me nenin 51 të këtij ligji”. Edhe në këtë rast, le ti

referohemi nenit 51, i cili parashikon:

Shkollimi dhe kualifikimet jashtë shtetit

1. Njohja dhe ekuivalentimi i shkollimeve të kryera jashtë shtetit

bëhen në përputhje me ligjin për arsimin e lartë. Njohja dhe

ekuivalentimi i trajnimeve të kryera jashtë shtetit bëhen me

udhëzim të ministrit.

2. Një person, i cili është emëruar në Polici sipas këtij neni, duhet

të kryejë trajnimin mbi legjislacionin shqiptar në Akademinë e

Policisë dhe t’i nënshtrohet kritereve të njëjta për ngritje në gradë,

të përcaktuara në nenin 41 pikat 2 dhe 3 të këtij ligji.

Nga referenca e kësaj dispozite, e cila lidhet me nenin 21, pika b

të ligjit aktual të policisë, del qartë se bëhet fjalë për shkollimin

dhe kualifikimin jashtë shtetit, që do të thotë se, nuk ka asnjë

lidhje me personat që kanë mbaruar shkollën e policisë para vitit

2008.

Rrjedhimisht, për të gjykuar mbi arsimimin dhe kualifikimin policor

të çdo punonjësi policie, deri në funksionin e Drejtorit të

Page 69Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 70: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duhet ti referohemi ligjit të

kohës kur personi ka mbaruar shkollën dhe kualifikimin policor. Ky

është një nga parimet themelore të sigurisë juridike i cili prevalon

me çdo parim tjetër.

Sqarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në atë

kohë, ka mbaruar Shkollën e Lartë të Bashkuar, e cila përfshihej

në sistemin e shkollave të larta në RSH. Ndërkohë, kriteri ligjor

për tu pranuar oficer policie, në atë kohë, sipas nenit 38 të ligjit

7504 ”Për Policinë e Rendit, ishte: “Oficerë të policisë së rendit

titullohen gjithë personat që mbarojnë shkollën e lartë të profilit të

policisë ose personat të tjerë që kanë mbaruar arsimin e lartë

në profil tjetër dhe që i nënshtrohen një kursi special

kualifikimi. Ata duhet të jenë të moshës deri në 30 vjeç”. Në

rastin konkret, zoti Artan Didi, në pajtuëshmëri të plotë me këtë

kriter i është nënshtruar kursit special të kualifikimit në Akademinë

e Policisë dhe më pas është emruar oficer policie. Ndërkohë, më

vonë, ai , ka ndjekur, të gjitha shkallët e karrierës policore dhe ka

marrë gradën, hap pas hapi, në përputhje të plotë me aktet e

kohës kur është bërë dhënia e gradave.

Lidhur me kriterin e tretë të vjetërsisë në shërbim sqarojmë se zoti

Artan deri në vitin 2003, si të gjithë punonjësit e tjerë të Policisë

së Shtetit ka mbajtur gradë ushtarake, për shkak të implementimit

Page 70Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 71: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

me vonësë të ligjit të gradave në polici. Ndërkohë, ai, nuk ka patur

asnjë shkëputje të marrëdhënieve të punës, nga viti 1986 deri në

vitin 2006, kur e detyruan të lirohet nga Policia e Shtetit. Edhe me

pas ai, deri me datë 01.07.2009 është trajtuar me pagë kalimtare

nga Policia e Shtetit.

Për emrimin e Zëvëndësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë

së Shtetit zotit Sokol Bizhga:

Kriteret për emrimin në detyrë të Zëvëndësdrejtorit të

Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë të përcaktuar në nenin 24

të ligjit të policisë i cili parashikon:

a) të ketë shërbyer për një periudhë të paktën prej 3 vjetësh në

gradën e “Drejtuesit të Parë” ose një gradë të barasvlershme me

të;

b) të jetë shkolluar në Akademinë e Policisë, në përputhje me

nenin 50 të këtij ligji ose të ketë mbaruar një shkollë të miratuar

sipas ligjit për arsimin e lartë, si të barasvlershme me nivelin e

shkollimit që përputhet me nenin 51 të këtij ligji;

c) të ketë kryer jo më pak se 15 vjet shërbimi në Polici brenda 20

viteve të fundit.

Lidhur me pikën e parë të këtij neni sqarojë se Zëvëndësdrejtori i

Përgjithshëm i Policisë, zoti Sokol Bizhga, ka mbajtur gradën

Page 71Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 72: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Kolonel mbi tre vjet (2000-2003) që e ekuivalentuar i përket

grada Drejtues i Parë . Ky kriter gjen rregullim edhe në vendimin

e ri të Këshillit të Ministrave nr. 917 datë 04.10.2013, lidhja nr 2,

pika 3 e tij, i cili gradën Kolonel dhe Kryekomisar e ekuivalenton

me gradën Drejtues i parë

Ndërkohë, kriteret e përcaktuara në pikën b dhe c të nenit 21 të

ligjit të policisë, zoti Sokol Bizhga i plotëson tërësisht për arsye se

ka mbaruar Akademinë e Policisë me rezultate të shkëlqyera si

dhe ka vjetërsi shërbimi në polici pa ndërprerje për një periudhë

prej 23 vitesh.

Lidhur me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë z. Artan Didi dhe

Zëvëndësdrejtorin z. Sokol Bizhga, duhet theksuar fakti se të dy

këta oficerë të lartë të policisë, janë plagosur në operacione të

drejtëpërdrejta, në krye të trupavë të policisë, të përpjekje për

kapjen e personave me precedentë kriminalë si dhe rivendosjen e

rendit e të sigurisë publike.

Ndërkohë duhet theksuar fakti se, akuzuesit, të cilët pretendojnë

për shkelje të emrimeve të drejtuesve të policisë, përpara se të

hedhin tym mbi këto emrime duhet të ngrejnë akuzë për kreun e

shtetit, zotin Bujar Nishani, në atë kohë Ministër i Brendshëm, i cili

në kundërshtim flagrant me kërkesat e nenit 24 të ligjit nr 7949

datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit” ka emruar në detyrë, tre

ish Zëvëndësdrejtorë të Përgjithshëm të Policisë, e konkretisht:

Page 72Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 73: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Drejtorin e Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe

Krimeve të Rënda z. Agron Kuliçaj, Drejtorin e Departamentit të

Shërbimeve Mbështetëse z. Dashamir Maçi dhe Drejtoren e

Departamentit të Trajnimit Policor zn. Anila Hoxha, persona të

cilët nuk kanë patur as gjysmën e vjetërsisë në shërbim sipas

kërkesave që parashikon neni 21 pika 1 germa c e ligjit të

policisë.

Disa nga rastet më të spikatura të dhënies së gradave policore në

kundërshtim me kriteret ligjore janë:

Në peruidhën kohore 2005-2013 në krye të DPPShtetit në

pozicionin e “Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Policisë” janë

emëruar 8 punonjës policie nga të cilët 7 në kundërshtim me

kriteret ligjore (të cituar më lart).

Në dhënien e gradave policore “Drejtues i Parë” janë konstatuar,

se janë dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore për 22 punonjës

policie si Mërgim Hoxha, Veli Hakla, Ajet Ibro, Emri Vata, Izet

Hysa, Behar Tafa, Saimir Muçaj, Aleks Hajdari, Ismail Elezi, Syl

Ismaili, Edmond Liçaj, Arban Hajdarmataj, Muharrem Furiku etj.

Në dhënien e gradave policore “Drejtues” janë konstatuar se janë

dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore për 26 punonjës policie

si Selman Tema, Fatmir Amuli, Dritan Berisha, Hasan Dedja,

Myzafer Elezi, Artan Pjetërnika, Artan Hasani, Erzen Breçani,

Rajmonda Rexha, Saimir Spahia, etj.

Page 73Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 74: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Në dhënien e gradave policore “Kryekomisar” janë konstatuar se

janë dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore për 19 punonjës

policie.

Në dhënien e gradave policore “Komisar” janë konstatuar se janë

dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore për 6 punonjës policie.

Për të kuptuar menaxhimin e organizatës së policisë sipas

interesave të caktuara, siç doli nga hetimi transferimet dhe lëvizjet

në detyrë të efektivave të policisë në 4 vitet e fundit janë:

Viti 2010 1600 punonjës ose 17.8%;

Viti 2011 1323 punonjës ose 14.7%

Viti 2012 2375 punonjës ose 26.5%;

Vetëm për periudhën Janar-Shtator 2013, kur nuk ka patur

ndryshime strukturore janë lëvizur e transferuar 3865 ose 39.8%,

shifër që tregon se ka pasur nje lëvizje krejtësisht të pamotivuar

dhe për arsye që lidhen me fushatën elektorale.

Nga të dhënat e paraqitura e administruara Komisioni çmon se

procesi i ecurisë në karierë ka qënë i deformuar. Për të parë

vlerësimin që i është bërë ecurisë në karierë të punonjësve të

policisë së shtetit mjafton të theksohet fakti se nga 16 konkurime

të kryera në vitet 2008-20013 vetëm në një rast është kryer testim

për gradën e nivelit zbatues të “Kryeinspektorit” dhe në 15 raste

testimi është bërë për dhënie gradash të nivelit të lartë për të

kënaqur interesa te caktuara, konkretisht:

Page 74Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 75: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Për ngritje në grada të nivelit të mësëm drejtues për gradat

“Drejtues i Pare” dhe “Drejtues”:

Janë zhvilluar 8 konkurrime dhe kanë marrë gradë policore 86

punonjës;

Për ngritje në grada të nivelit të parë drejtues:

Janë zhvilluar 7 konkurrime dhe kanë marrë gradë policore 294

punonjës;

Për ngritje në grada të nivelit zbatues:

Është zhvilluar vetëm 1 konkurrim dhe kanë marrë gradë policore

73 punonjës;

Jane insinuata jo institucionale dhe pa asnjë lidhje me realitetin sa

lidhet me largimin e te gjithë drejtuesve të strukturës policore, të

cilët kanë drejtuar operacionin policor ku është arrestuar në

flagrancë shtetasi Bashkim Tahiri, babai i Ministrit aktual të

Brendshëm. Konkretisht, janë liruar nga detyra:

1. Drejtues i Pare Ismail Elezi, me detyre Drejtor Kunder

Krimit Financiar;

2. Kryekomisar Arjan Hoxha, me detyre Shefi Sektorit

Kunder Krimit Financiar ne DPQ Tirane;

3. Komisar Ervin Dalipaj, me detyre Shefi Seksionit Kunder

Krimit Ekonomiko

Page 75Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 76: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Sic u vërtetua bindshëm ne punimet e këtij Komisioni, per secilin

ka patur procs te rregullt ligjor dhe pranimi dhe vijimi i mëtejshëm

i tyre ne radhët e policisë se Shtetit bie ndesh me Ligjin. Në

materialet në dispozicion të Komisionit u vu re psh se sa lidhje ka

trajektorja e karrierës se tyre me punën ne polici, aspektet se si

nje person që ëshët përjashtuar për mitmarrje ngarkohet që të

kryesoje luftën e shtetit ndaj këtij fenomeni, etj .

Ne lidhje me rezultatet e tyre në punë evidentojmë se ndërsa

sipas iniciuesve të Komisionit Hetimor heqja e tyre ka sjelle si

pasoje:

- Ulje e konsiderueshme e forcës goditëse të policisë për veprat

penale kundër krimit financiar dhe pastrimit të parave, ku për

vitin 2013 deklarohet se janë sekuestruar një shumë qesharake

prej rreth 100 mijë euro.

Po natyrshëm lind pyetja:

Kush ka qene ne drejtim te punëve kundër krimit ekonomik gjate

2013, kur rezultatet janë vertete qesharake?

A nuk kanë qënë pikërisht këta ish punonjës të cilët sipas kryetarit

te komisionit kanë shkëlqyer ne drejtim te operacionit per

arrestimin e paligjshëm te babait te ministrit aktual?

Por pyetjet vijojnë :

Page 76Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 77: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

A kanë qënë në këto pozicione këta ish drejtues “të

susksesshem”, gjate vitit 2012 kur paska patur rezultate në

drejtim të sekuestrimeve?

Nese po, pse nuk i paskan vijuar edhe ne 2013?

Mos i ka penguar menaxhmenti më i lartë i policisë apo kanë

qënë të okupuar me çështje të tjera “ligjore”?

Natyrshem qe pergjigjet zyrtare ne lidhje me keto pyetje u

administruan ne Komision dhe janë pikërisht këta punonjës

përgjegjës per degradimin e mëtejshëm te luftës kundër krimit

ekonomik ne vend per vitin 2013. Rezultatet e tanishme te

Policise kundër krimit ekonomik e tregojnë mese miri kolapsin

drejtues të tyre dhe nëse menaxhmenti i ri i Policisë do ketë si

referencë të mëtejshme suksesi krahasimin me kohën kur

drejtohej prej tyre, dështimi do të ishte i sigurt!

Në përfundim, sic rezulton nga analiza e të dhënave statistikore

dhe dosjeve përkatëse, largimet nuk kane qënë masive, jo vetëm

për nga nga numri i tyre (krahasuar jo thjesht me 2005), por nisur

dhe nga vleresim individual per secilin prej tyre. Pra i gjithë

procesi ka qënë tërësisht ligjor.

Në lidhje me motivacionin ‘copy paste’ të cilesuar nga kryetari i

komisionit, duhet të theksojmë se dispozitat ku mbështeten

lëvizjet në polici janë ato që janë dhe fakti se është ndeshur

shpesh e njëjta shkelje dispozite (si psh ripranimi në strukturat e

Page 77Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 78: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

policisë në kundershtim me ligjin gjatë qeverisjes 2005 – 2008)

thjesht demaskon edhe më shumë mënyrën e menaxhimit dhe

rekrutimit në polici gjatë asaj periudhe duke legjitimuar tërësisht

masat e marra deri tani nga drejtuesit e rinj te policise.

Pa asnje diskutim qe veprimet hetimore të kryera nga ana e

komisionit nxjerrin në pah mangesi të theksuara në një drejtim të

caktuar, nga ana e drejtuesve te rinj te policies!

Nga analiza e dosjeve dhe të dhënave statistikore ka dalë në pah

baterdia që është bërë nga drejtues të policisë në lidhje me

rekrutimin në këtë organizatë të rëndesishme gjatë viteve 2005 –

2013.

Keshtu, jane vërtet masive ripranimet gjate 2005 – 2013 që jane

bërë në polici në kundërshtim flagrant me ligjin (762 të verifikuara

deri tani). Kjo shkelje sistematike nuk është kryer vetëm për

persona që kanë qënë me karriere apo formim policor, të cilët për

një arsye apo tjeter qënkan përjashtuar nga policia dhe padite e

tyre jane rrëzuar nga gjykata! Ripranimet në kundërshtim flagrant

me ligjin janë kryer vërtet masive për persona që nuk kanë patur

asnjë lidhje me policinë (pa formim, arsimim e karrierë policore)

përveçse kanë shërbyer politikisht në polici me parë dhe jane

rekrutuar në 2005 për të njëjtën arsye!

Mangesia e drejtuesve të tanishem të policisë së shtetit,

konsiston në faktin se kjo batërdi duhej medoemos të bëhej

Page 78Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 79: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

publike për qytetaret. Në këtë aspekt nuk ka asgje sekrete dhe

nuk ka pse të ketë hezitim se konsiderohet politike. Publiku ka

interes të drejpërdrejtë për të njohur këto të dhëna, ndërsa dihet

që principi i punës së institucioneve shtetërore është

transparenca me qytetarët.

Krejt po krejtësisht tjetër është panorama e ripranimeve në polici

dhe ngritjeve në detyrë në periudhën pas shtatorit 2013.

Piksëpari uzurpimi i menaxhimit të policisë në nivele të ndryshme

drejtuese nga persona të ripranuar apo ngritur në karrierë në

kundërshtim me ligjin dhe pasojat e ardhura për këtë shkak

(sikundër përmendëm më sipër – raporte të institucioneve brenda

dhe jashtë vendit) natyrshëm që kerkonte një veprim ligjor të

kujdesshëm, por edhe dinamik për të mos krijuar vakum në

drejtim dhe demotivim të punonjësve të policisë së shtetit.

Te gjitha ripranimet jane në perputhje me Ligjin dhe punonjësit e

ripranuar sikunër u theksua më lart janë persona të mirënjohur në

organizatën e policisë, por edhe për publikun e gjerë për shkak të

karrierës të pastër profesionale dhe integritetit personal.

C) Njohja dhe verifikimi i pasojave që kanë sjellë lëvizjet në

policinë e shtetit me qëllim evidentimin e problematikave dhe

parandalimin e efekteve të dëmshme në të ardhmen

Page 79Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 80: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Objekti i punës së këtij komisioni është pikërisht që të vleresohen

shtysat për ndrsyhimet e ndodhura, principet që kanë udhehequr

këto ndryshime, zabtimi i ligjshmërisë nga drejtuesit politik dhe

administrativë të Policisë së Shtetit dhe efikasiteti i gjithë kësaj

veprimtarie.

Në vijim të punës, Komisioni administroi në seancë dëgjimore

dëshminë e Ministrit të Brendshëm zotit Saimir Tahiri, ish Drejtorit

të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj, Drejtorit të Përgjithshëm

Artan Didi dhe funksionarë e persona të tjerë të thirur nga

Komisioni.

Në përmbushje të detyrimeve të Komisionit për të verifikuar

pasojat që kanë sjellë lëvizjet në polici me qëllim evidentimin e

problematikave dhe parandalimin e efekteve të dëmshme në të

ardhmen, zvendëskryetari i Komisionit zoti Taulant Balla i bëri

zotit Saimir Tahiri pyetjen e mëposhtme:

“Një ndër dimensionet kryesore të këtij komisioni hetimor është

shkaku dhe pasoja. Është shkaku emërimet, reforma dhe pasoja

që ka sjellë ky proces. Në këtë kontekst unë do të doja vlerësimin

e ministrit të Brendshëm se si kanë ndikuar ndryshimet në

drejtimin e Policisë së Shtetit në përballjen me krimin në situatën

e krimit në vend, por dhe në një aspekt tjetër po aq të

rëndësishëm që është një ndër sfidat kryesore në fakt të

Page 80Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 81: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Shqipërisë tonë në kuadër të procesit të integrimit evropian që

është lufta kundër trafiqeve të paligjshme në mënyrë të veçantë të

narkotikëve”.

Ministri i Brendshëm zoti Saimir Tahiri u përgjigj:

“...Mund t’ju them se treguesit flasin vetë. Për sa i takon

eficiencës në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe

veçanërisht drogës, mjafton t’ju them se nga Janari deri në Prill,

pra në 3 muaj, janë sekuestruar marijuanë, hashash më shumë

sesa është sekuestruar në Janar deri në gjysmën e Shtatorit të

vitit 2013. Pra, ne në 3 muaj kemi sekuestruar gati 3 tonë më

shumë marijuanë sesa e gjithë sasia e sekuestruar në 10

muaj, ku zotëria që është atje ishte ministër dhe administrata e

kaluar ishte në detyrë. O flasin këta tregues për luftën totale që ne

bëjmë kundër trafiqeve të paligjshme dhe veçanërisht drogës, o

nuk mund të flasin fjalët e mia dhe këta tregues flasin shumë më

shumë edhe se akuzat e opozitës, edhe se krenaria që mund të

kem unë apo të gjithë bashkë po të doni, për Policinë e Shtetit sot

në luftën kundër trafiqeve të paligjshme. Dhe ajo që është bërë në

këta 3 muaj nuk është bërë as në 10 muajt e vitit 2013 kur, e

përsëris, zotëria ishte ministër, zotëria tjetër zëvendësministër, në

Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kam dëgjuar akuza sipas të

cilave Policia e Shtetit sot drejton trafikun e lëndëve dhe për t’u

Page 81Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 82: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

ilustruar ky shembull përmenden raste, kur vetë Policia e Shtetit

arreston njerëz që demek qenkan të lidhur me ministrin. Unë këtu

në fakt gjej motiv për t’u ndier krenar për Policinë e Shtetit, sepse

nuk po i arreston opozita këta, por Policia e Shtetit dhe ne sot

jemi të bindur që ligji nuk ka sy, nuk ka as vesh, nuk as vlerësim

sa i takon kush është ky që bën këtë, ca kapen, ca nuk kapen e

kështu me radhë siç ishte. Sot përballë ligjit përgjigjen të gjithë.

Kam dëgjuar akuza sipas të cilave është rritur ngarkesa e drogës

së kapur në vendet fqinje si: Itali, Greqi kryesisht.

Së pari, është e pafalshme për ata që kanë drejtuar Ministrinë e

Brendshme të harrojnë që droga e kapur në vendet fqinje në më

të shumtën e rasteve është me informacione që nis policia

shqiptare. Më i fundit ishte rasti me Greqinë, kur nuk kapën vetëm

ngarkesën, por kapën dhe ata që e nisën dhe ata që e pritën në

bashkëpunim me policinë greke, gati gjysmë toni drogë, një

procedim që e nisëm në Shqipëri dhe në bashkëpunim me

policinë greke kapëm transportuesit, nisësit dhe pritësit e drogës.

Por, gjithashtu, mos mendoni që çdo lajm që dëgjoni nëpër

mediat e huaja për drogë të sekuestruar ta vishni me malinjitet si

përgjegjësi të policisë shqiptare.

Mbaj mend rastin e fundit të një peshkarexhë të kapur në Itali.

Është një peshkarexhë që është nisur nga Korfuzi dhe për këtë ju

garantoj me përgjegjësinë më të lartë të detyrës sime, mund të

Page 82Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 83: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

kontaktoni me autoritetet, ose mund t’ju vë në dispozicion

komunikimin që kemi ne me autoritetet italiane dhe ju siguroj se

policia e shtetit në bashkëpunim me autoritet policore italiane dhe

greke kanë rritur bashkëpunimin në nivele të atilla të panjohura

ndonjëherë më parë në kohën 2005-2013. Kur kam marrë

detyrën, ju garantoj të gjithë, se partnerët ndërkombëtarë pa

përjashtim më kanë shprehur shqetësim të lartë për nivelin e

bashkëpunimit të policisë shqiptare me partnerët e huaj, deri në

pikën sa nuk sillnin informacion, sepse dekonspirohej këtu. Dhe

nuk flas për trafikun e drogës, flas dhe për persona të cilët ishin të

dënuar atje dhe jetonin këtu në Shqipëri, madje kishin dhe

biznese.

Vetëm në kaq kohë sa unë mbaj detyrën, personat e kapur në

kërkim ndërkombëtar janë gati dyfish. Vetëm në muajin e fundit

ishin 400% më shumë personat në kërkim ndërkombëtar, pra

të dënuar jashtë dhe të kapur në Shqipëri. Dhe ne punojmë jo

vetëm për t’i kapur, por dhe për të garantuar së bashku me

prokurorinë së bashku me sistemin gjyqësor për të garantuar që

këta të vuajnë vërtet dënimin siç e meritojnë. Keni nxjerrë si

shembull të lidhjes së presupozuar të Policisë së Shtetit me

trafikun e hashashit edhe disa fotografi, dhe më vjen keq që ish-

ministri e përmendi edhe dje në parlament. Këtu keni nxjerrë këtë

fotografi dhe në një emision televiziv edhe në parlament, të një

Page 83Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 84: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

punonjësi policie sot drejtori i Durrësit, në një arë me kanabis.

Unë ju garantoj që po të shkoni në kartotekën e Drejtorisë së

Policisë Gjirokastër do të gjeni dhe këto fotot e tjera që

dëshmojnë se bëhet fjalë për punonjësin e policisë me uniformë

që dëshmon se bëhet fjalë për një aksion policor për prerjen e

lëndëve narkotike. Keni marrë vetëm një fotografi dhe e keni

treguar, në dëshpërim besoj, për të treguar me demek lidhjet e

policisë me mbjelljen, kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Ja ku i keni provat që me atë fotografi keni abuzuar dhe personi

që sot është drejtor i Policisë së Durrësit ka qenë në një aksion të

Policisë së Shtetit për të prerë atë arë. Ja ku e keni personin dhe

arën të paprerë. Kështu e dini ju, që oficeri mban sëpatë, por kjo

ka të bëjë me standardin e punës. Ja ku i keni fotografitë, edhe

ara e prerë, edhe oficeri këtu në rreth, edhe kanabisi që është i

prerë”.

“..Treguesit e punës së policisë dhe të Ministrisë së Punëve të

Brendshme janë publikë dhe bëhen publikë çdo muaj. Buletini

informativ mujor dhe javor ka sjellë një standard të ri transparence

në punën e policisë dhe aksesit të qytetarëve në treguesit e

përmuajshëm të punës.

Për sa u takon rezultateve, ato flasin vetë, edhe 6- mujori edhe

puna mujore. Për sa kohë vrasjet janë 30% më pak, kapja e

Page 84Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 85: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

drogës është më shumë se dyfish krahasuar me të njëjtën

periudhë...”.

Nga përmbajtja e dëshmisë së mësipërme duket qartë se

pretendimet e opozitës se lëvizjet në policnë e shtetit dhe

reforma e nisur kanë pasur impakt negativ në treguesit e sigurisë

dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe vecanërisht trafiqeve e

specifikisht të lëndëve narkotike, janë krejtësisht të pavërteta

duke evidentuar qartë me shifra e fakte konkrete falsitetin e këtyre

prtendimeve. Por nga dëshmia evidentohet edhe një dimension

tjetër i standartit të ri të komunikimit të policisë me publikun

nëpërmjet hapjes dhe transparncës së saj për gjithë punën dhe

aktivitetin e policisë. Filozofia e Policimit në Komunitet e kthyer në

slogan në kushtet e bunkerizimit deri dje, sot në kushtet e

informimit intensiv të publikut ka sjellë një standart të ri

transparence të vlerësushëm nga të gjithë.

Në vijim të këtyre dëshmive në lidhje me këtë çështje, Komisioni

mori të dhëna edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,

zv/drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Krimeve si dhe mjaft

materiale shkresore nga DPPolicisë.

Nga studimi i të dhënave statistikore dhe materialeve të tjera

shkresore të administruara nga Komisioni rezulton se treguesit e

kriminalitetit në 3 mujorin e 4 të vitit 2013 në raport me vitin 2012

Page 85Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 86: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

dhe tremujorin e parë të vitit 2014 në raport me 3 mujorin e parë

të vitit 2013 janë si më poshtë:

Lufta kundër drogës

Treguesit janë 32.8 % më të lartë për sa u takon veprave penale

të goditura (nga 548 në 728 vepra) dhe është rritur forca goditëse

me 26.5% sa u takon autorëve të veprave penale të goditura (nga

679 në 859 autorë). Sasia e drogës së kapura (mariuanë) është

31% më e lartë (nga 14.843në 19.496 ton), sasia e kokainës së

kapur 750% më e lartë (nga 1.7 në 14.6 kg) , vetëm gjatë 3

mujorit të parë të vitit 2014 është kapur 2.3 ton mariuanë më

shumë se e gjithë sasia e kapur në 10 muajt e vitit 2013. Janë

kryer 121% më shumë operacione ndërkombëtare në luftën

kundër drogës (nga 19 në 42 operacione).

Krimet në fushën e trafiqeve të paligjshme :

Është rritur forca goditëse me 36% për sa u takon veprave penale

(nga 182 në 248 vepra) dhe autorëve të goditur (nga 247 në 336

autorë).

Krimi ekonomik financiar:

Page 86Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 87: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Është rritur 100% forca goditëse ndaj këtyre veprave penale (nga

910 vepra në 1810 vepra). Është rritur me 78.5% forca goditëse

ndaj autorëve për këto vepra penale (nga 1065 në 1901 autorë)

Në fushën e korrupsionit

Është rritur forca goditëse ndaj këtyre veprave me 35% më

shumë (nga 218 në 294 vepra), është rritur me 55.7% forca

goditëse ndaj autorëve të këtyre veprave (nga 323 në 503

autorë).

Në fushën e pastrimit të parave

Është rritur forca goditëse me 45%% më shumë ndaj veprave

penale në këtë fushë (nga 60 në 87 vepra), është rritur 36.5%

forca goditëse ndaj autorëve të këtyre veprave penale (nga 74 në

101 autorë). Jane sekuestruar deri tani mbi 6 miljon Euro Llogari

bankare dhe asete, shifer e pakrahasueshme me vitin 2013 kur

jane sekuestruar vetem 1 mijon Euro.

Krimeve të rënda kundër personit

Është ulur me 14.5% numuri i krimeve kundër personit (nga 240

në 215 vepra). Vrasjet janë ulur me 21.7% (nga 69 në 54 vrasje),

Krime të rënda kundër pronës

Page 87Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 88: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Është ulur me 36% numuri i krimeve të rënda kundër pronës (nga

197 në 126 vepra). Vjedhjet me armë janë ulur me 42.3% (nga 59

në 34), vjedhjet me armë me pasojë vdekjen janë ulur me 66.3%

(nga 3 në 1).

Personat në kërkim

Është rritur me 18 % numuri i personave në kërkim kombëtar të

kapur (nga 1053 në 1244), është rritur me 128% numri i

personave në kërkim ndërkombëtar të kapur (nga 35 në 80).

Në fushën e Qarkullimit Rrugor

Janë ulur me 8% aksidentet me pasojë vdekjen (nga 142 në 131

viktima), është rritur me 44% numuri i masave administrative të

mara ndaj kundravajtësve (nga 195452 në 282399 masa), janë

arestuar 981 persona për përdorim pije alkolike dhe drejtim

automjeti të pa paisur me leje drejtimi.

Nga strukturat e policisë së shtetit gjatë periushës Tetor 2013-Prill

2014 janë kryer përkatësisht operacionet policore si më poshtë:

Operacione në fushën e luftës kunder drogës 93

Operacione në fushën e trafiqeve 23

Operacione në fushën e krimit ekonomiko financiar 23

Operacione ne luftën kundër korrupsionit 28

Page 88Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 89: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacione kunër krimeve të rënda 18

Sic shihet nga të dhënat statistikore ka tregues tepër sinjifikativë

në shumicën e veprave kriminale, rritjen e forcës goditëse të

policisë për shumicën e veprave kriminale dhe trafiqeve të

paligjshme, çka bën krejtësisht të pavlefshme pretendimet dhe

akuzat e opozitës për impakt negativ të reformës së nisur në

strukturat policosë.

Aneksi nr 1 pjesë e këtij Raporti pasqyron të plotë me grafikë

krahasues dhe të gjitha operacionet policore të kryera dhe

rezultatet e tyre.

Page 89Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 90: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Page 90Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 91: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

LUFTA KUNDËR DROGËS

Treguesit janë 32,8% më të lartë sa u takon veprave penale të goditura

Page 91Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 92: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Treguesit janë 26.5 % më të lartë sa u takon autorëve të veprave penale të goditura

LUFTA KUNDËR DROGËS

31% është rritur sasia e marijuanës së kapur

Page 92Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 93: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

750% është rritur sasia e kokainës së kapur

LUFTA KUNDËR DROGËS

Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2014 janë kapur 2,3 ton marijuanë më shumë se sa gjatë 9 muajve të vitit 2013

Page 93Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 94: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

LUFTA KUNDËR DROGËS

Treguesit janë 121 % më të lartë sa u takon operacioneve ndërkombëtare të kryera

TRAFIQET E PALIGJSHME

Page 94Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 95: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Treguesit janë 36% më të lartë sa u takon veprave penale të goditura

Treguesit janë 36 % më të lartë sa u takon autorëve të veprave penale të goditura

Page 95Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 96: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

LUFTA KRIMEVE EKONOMIKO-FINANCIARE

Treguesit janë gati 100% më të lartë sa u takon veprave penale të goditura

Page 96Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 97: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Treguesit janë 78.5 % më të lartë sa u takon autorëve të veprave penale të goditura

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT

Page 97Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 98: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Treguesit janë gati 34.8 % më të lartë sa u takon veprave penale të goditura

Treguesit janë 55.7 % më të lartë sa u takon autorëve të veprave penale të goditura

Page 98Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 99: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

PASTRIMI I PARASË

Treguesit janë 45 % më të lartë sa u takon veprave penale të goditura

Page 99Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 100: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Treguesit janë 36.5 % më të lartë sa u takon autorëve të veprave penale të goditura

KRIME TË RËNDA KUNDËR PERSONIT

(Vrasje, vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë, rrëmbime, etj)

14,5% është ulur numri i Krimeve të rënda kundër personit

Page 100Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 101: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

VRASJET21,7% është ulur numri i vrasjeve gjatë periudhës 6-mujore

(16 shtator 2013 – 31 mars 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë)

Page 101Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 102: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

KRIME TË RËNDA KUNDËR PRONËS

(Vjedhje me armë, vjedhje me armë me pasojë vdekjen, shkatërrim i pronës, etj)

36% është ulur numri i Krimeve të rënda kundër pronës

Page 102Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 103: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Vjedhjet me armë janë ulur me 42,3%

Vjedhjet me armë me pasojë vdekjen janë ulur me 66,6%

Page 103Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 104: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

PERSONAT NË KËRKIM

18% është rritur numri i personave në kërkim kombëtar të kapur

Page 104Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 105: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

128% është rritur numri i personave në kërkim ndërkombëtar të kapur

QARKULLIMI RRUGOR

Page 105Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 106: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

8% janë ulur aksidentet me pasojë vdekjen

44% është rritur numri i masave administrative të marra981 është numri i të arrestuarve për përdorim pije alkoolike

apo pa leje drejtimit

Page 106Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 107: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

OPERACIONE POLICORE KRYESORE

Droga

Operacioni Struktura Arrestuar Sekuestruar“Stuhia” DPQ-Tiranë 4 persona 240 kg marijuanë

Armë, municion, lëndë plasëse

“Radari” Sarandë 1 person 145 kg marijuanë, Armë, municion, lëndë plasëse

“Kadillak” DPQ Elbasan

4 persona 195 kg marijuanë

Date 23.10.2013

DPQ Gjirokastër

2 persona 394 kg marijuanë

“Aksi” Komisariati Sarandë

2 persona 4 kg marijuanë

Date 17.11.2013

DPQ Gjirokastër

1 person 399 kg marijuanë

Date 16.11.2003

DPQ Gjirokastër

3 persona 30 kg marijuanë

Date 13.11.2013

DPQ Tiranë 2 persona 306 kg marijuanë, Armë, municion, lëndë plasëse

“Kulla e Hirit” DPQ Korçë 4 persona 57 kg marijuanë, 1 pistolete

“Vaneo” DPQ Gjirokastër

1 person 82 kg marijuanë

“Porosia” DPQ Korçë 1 person 8 hashish21.11.2013 Durrës 1 person 49 kg marijuanë22.11.2003 Durrës 2 persona 20 kg marijuanë22.11.2013 Gjirokastër 1 person 24.5 kg marijuanë 22.11.2013 Gjirokastër 1 person 477 gr heroine“Stuhia-2” Tiranë 1 person 31.4 kg marijuanë ,

Page 107Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 108: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Armë, municione24.11.2013 Durrës 1 person 20 marijuanë26.11.2013 Gjirokastër 2 persona 12.3 kg marijuanë“Trust-AL” Shkodër 3 persona 106.7 kg marijuanë28.11.2013 Gjirokastër 1 person 699.5 kg marijuanë“Vjeshta” Fier 1 person 3.4 kg heroinë01.12.2013 Gjirokastër 1 person 19 kg marijuanë06.12.2013 Gjirokastër 1 person 19.2 kg marijuanë06.12.2013 Fier 1 person 217.2 gr heroinë10.12.2013 Durrës 2 persona 794.7 kg marijuanë14.12.2013 Durrës 3 persona 8.6 kg marijuanë15.12.2013 Pogradec 2 persona 2.2 kg marijuanë15.12.2013 Gjirokastër 1 person 7.8 kg marijuanëOperacioni Rrethi Arrestuar Sekuestruar03.01.2014 Gjirokaster 1 person 21.2 kg marijuanë04.01.2014 Durrës 2 persona 26.2 kg marijuanë04.01.2014 Vlorë 1 person 9.3 kg marijuanë05.01.2014 Sarandë 1 person 10 kg marijuanë “Çajupi” Gjirokastër 1 person 138 kg marijuanë“Start 2014” Durres 6 persona 106.3 kg marijuanë ,

2.5 gr heroine“Qarri” Korçë 5 persona 106.3 kg marijuanë“Moglica” Korçë 4 persona

(kerkim)589.4 kg marijuanë

“Valona” Fier 2 persona 109 kg marijuanë“Serbatori” Korçë 2 persona 12.4 kg marijuanë“Cekodhima” Vlorë 1384.7 kg marijuanë“Franco” Vlorë 3 persona 60.2 kg marijuanë“Pilotët” Gjirokastër 2 persona 259.9 kg marijuanë“Minerali” Durrës 1 person, 1 ne

kerkim172kg marijuanë

“Bosko” Tiranë 1 person 235 kg marijuanë“Llogora” Vlorë 1 persona 21.6 kg marijuanë

Page 108Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 109: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

“Toledo” Korçë 2 persona 21.4 kg marijuanë“Shkëmbimi” Tiranë 2 persona 1 kg e 18gr kokainë“Strit” Durrës 2 persona 217 gr heroinë, 2 gr

marijuanë“Lancia” Vlorë 1 person 62.8 kg marijuanë28.01.2014 Sarandë 1 person 16.4 kg marijuanë“Porosia” Sarandë 1 person 19.3 kg marijuanë31.01.2014 Tiranë 2 persona 1 kg e 110 gr kokainëOperacioni Rrethi Arrestuar Sekuestruar“Odesa” Pogradec 4 persona 42.5 kg marijuanë“Përroi i thatë”

Tepelenë 2 persona 361 kg marijuanë

“Sfida e fundit”

Elbasan 1 person 48.8 kg marijuanë

07.02.2014 Mirditë 1 person 8 kg marijuanë 08.02.2014 Krujë 1 person 152.5 gr kokainë11.02.2014 Tiranë 1 person 4.2 gr kokainë, 53.6

gr heroinë dhe 0.4 gr marijuanë

“Hijet e natës” Vlorë 4 persona 1149.7 kg marijuanë“Furnitori” Gjirokastër 1 person 72.8 gr kokainë“Ëëkend” Durrës 4 persona 28.25 kg marijuanë15.02.2014 Tepelenë 1 person 7.2 kg marijuanë“Mëngjesi-1” Gjirokastër 1 person 121 kg marijuanë19.02.2014 Durres 1 person 4.85 kg marijuanë“Stafeta” Korçë 3 persona dhe

2 në kërkim307.75 kg marijuanë

“Piramida” Sarandë 2 persona 146.7 kg marijuanë“Fund shkurti” Shkodër 4 persona 169 kg marijuanë“Ujëvara” Tepelenë 1 person dhe

2 ne kerkim836.4 kg marijuanë

27.02.2014 Elbasan 2 persona 1.22 kg marijuanë27.02.2014 Mat 1 person 10.53 kg marijuanë,

Page 109Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 110: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

0.2 gr farë kanabis01.03.2014 Shkodër 1 person 21 kg e 573.6 gr

marijuanë“Karriget” Vlorë 1 person dhe

1 gjendje lirë 133 kg marijuanë

“Porosia e fundit”

Fier-Tiranë 5 persona dhe 1 në kërkim

1 kg e 530.4 gr heroinë

“Liqeni” Vlorë 3 persona proceduar

1262 kg marijuanë

“Range” Gjirokastër 3 persona dhe 1 në kërkim

442 kg e 200 gr marijuanë

04.03.2014 Gjirokastër 1 person 3 kg e 90.8 gr heroinë

“Mjegulla” Delvinë 1 person në kërkim

88 kg e 250 gr marijuanë

“Komuna” Tiranë 2 persona 2 kg e 60 gr heroinë06.03.2014 Tiranë 1 person 11.2 gr heroinë07.03.2014 Elbasan 2 persona 2 kg 423.1 gr

marijuanë“Mesnata” Vlorë 1 person

proceduar168 kg 670 gr marijuanë

11.03.2014 Durrës 2 person 12 kg 550 gr marijuanë

“Citroeni” Vlorë 2 persona 23 kg marijuanë“14.03.2014” Sarandë 1 person dhe

1 në kërkim62 kg 520 gr marijuanë

“Pranverë 2014”

Sarandë 1 person 16 kg e 130 gr marijuanë

16.03.2014 Gjirokastër 1 person 4 kg 900 gr marijuanë19.03.2014 Gjirokastër 2 persona 4 kg 318.4 gr

marijuanë23.03.2014 Durrës 1 person 31 kg 750 gr

marijuanë25.03.2014 Shkodër 2 persona 16 kg 84 gr marijuanë

Page 110Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 111: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

“Konti” Korçë 2 persona 518 kg 47.6 gr marijuanë

29.03.2014 Durrës 1 person 32 kg 55 gr marijuanë30.03.2014 Durrës 2 persona 24 kg 800 gr

marijuanë

TRAFIQET

Operacioni “IKONA”. Operacioni më i rëndësishëm kundër

trafikimit dhe vjedhjes së veprave të artit, gjatë të cilit u

sekuestruan një sasi e konsiderueshme ikona kishash,

piktura murale, enë bronzi si dhe objekte të ndryshme.

Operacioni “Euro Car Albania” kundër trafikut të mjeteve të

vjedhura, gjatë të cilit u kontrolluan e verifikuan mbi 5234

automjete të ndryshme.

Operacioni “MIRAGE 2013”, për parandalimin dhe goditjen e

kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e

Lindjes së Mesme dhe të Largët, gjatë të cilit u shoqëruan 78

shtetas të huaj.

Janë kryer 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale

të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, gjatë të

cilëve janë arrestuar 4 autorë të dyshuar dhe 2 janë shpallur

në kërkim. Këto shtetas u jepnin ndihmë shtetasve të huaj për

të kaluar nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë për në drejtim të

Page 111Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 112: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

malit të Zi. U bllokuan gjatë këtyre operacioneve 49 shtetas të

huaj.

Operacioni “LEASE CAR” kundër trafikut të mjeteve të

vjedhura, gjatë të cilit u bllokuan 9 automjete të vjedhura

jashtë vendit e të trafikuara dhe ndiqen në gjendje të lirë 9

autorë të dyshuar.

Operacioni “PJESËT” kundër trafikimit të armëve dhe

municioneve luftarake, gjatë të cilit u arrestua një person.

Operacioni "Rruga e Fundit" kundër trafikut të armëve e

municioneve, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë.

Operacioni "Devijimi", kundër trafikut të armeve e

municioneve, me 3 autorë nga të cilët 2 arrestuar në flagrancë

dhe 1 është shpallur në kërkim.

Operacioni "Ndalesa e Fundit", për veprën penale të trafikimit

të personave të rritur, me 3 autorë nga të cilët 2 arrestuar dhe

një shpallur në kërkim.

Operacioni "Shfrytëzuesi" kundër trafikimit të personave të

mitur, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Operacioni i zhvilluar më datë 08.01.2014, zhvilluar në

Gjirokastër, ku u arrestua një shtetas që po u jepte ndihmë për

kalim të paligjshëm të kufirit 3 shtetasve të huaj.

Operacioni i zhvilluar më datë 13.01.2014 në fushën e

ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, ku u arrestuan 3

Page 112Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 113: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

shtetas, të cilët po u jepnin ndihmë 35 shtetasve të huaj për të

kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Shtetasit e huaj kishin

hyrë në Shqipëri nga Greqia me destinacion Malin e Zi dhe më

pas vendet e BE-së.

Operacioni “Tempesta” i zhvilluar në bashkëpunim

ndërkombëtar kundër dy organizatave kriminale me aktivitet

shfrytëzimin e prostitucionit dhe shpërndarjen e lëndëve

narkotike (operacion i zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali,

Greqi dhe Rumani), ku në vendin tonë u arrestuan 7 persona.

Operacion “Ftesa” i zhvilluar në Shkodër më datë 01.02.2014

kundër ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, ku u arrestua

3 shtetas, që po u jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm 50

shtetasve, duke falsifikuar dokumentet.

Operacioni “Kërkimi” i zhvilluar në Tiranë, ku u arrestua një

person në kërkim ndërkombëtar për “Organizatë kriminale”

dhe “Ndihmë dhe nxitje për prostitucion”.

Operacioni “Pianisti” i zhvilluar në Elbasan kundër ushtrimit

dhe shfrytëzimit të prostitucionit, ku u arrestuan 3 persona.

Operacioni i datës 13.02.2014, kundër trafikimit të armëve, i

zhvilluar në Elbasan në bashkëpunim me Shërbimin e

Kontrollit të Brendshëm, ku u arrestuan 6 autorë dhe u

sekuestruan: 4 automatikë, 12780 fishekë, Një sasi e

konsiderueshme pjesë armësh të çmontuara.

Page 113Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 114: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacioni i koduar “LOZHAN”. Në pranga ranë 3 të rinj nga

Korça, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Gjykata

ndaj tyre caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Trafikantët e tritolit, u kapën duke transportuar me 2 mjete

lëndët shpërthyese. Nga kontrolli në 2 mjetet e trafikantëve u

zbuluan 66 copë kallëpe tritoli, një mitraloz, fishekë, pako me

detonator.

Operacioni i zhvilluar në Lushnjë për goditjen e veprimtarisë

kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në finalizim të

operacionit të koduar “ARDENICA” u arrestuan 2 persona

dhe një tjetër u shpall në kërkim, ndërsa 4 shtetase

procedohen në gjendje të lire. Mes të arrestuarve ishte edhe

një shtetas italian, i akuzuar për përfitim nga prostitucioni.

Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në një bar në zonën e

Kolonjës në Lushnjë. Policia shpalli në kërkim pronarin e

bar-restorantit.

Në Fier u  bë e mundur goditja e një baze prostitucioni. U

arrestua pronari i një lokali për veprat penale “Shfrytëzimi i

prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, pasi

dyshohet se rekrutonte femra të moshave të ndryshme dhe i

shfrytëzonte në ambientet e lokalit të tij, duke përfituar

shuma të ndryshme parash. Po ashtu u arrestuan 2 shtetase

për veprën “Prostitucioni (ushtrimi)” dhe 1 shtetas për veprën

Page 114Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 115: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

penale “Prostitucioni (përfitimi). U sekuestrua lokali, si dhe

një sasi parash.

Operacioni “BALERINAT“ u bë arrestimi i 5 shtetasve për

veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit“, “Mbajtja e

lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”. Pas një pune 1

mujore u bë dokumentimi i aktivitetit kriminal dhe kapja në

flagrancë e organizatorit të këtij aktiviteti në fshatin Rrakull, i

cili kishte marrë me qera një lokal, ku shfrytëzonte femra për

prostitucion. Po ashtu u arrestuan 3 shtetase për veprën

penale “Prostitucioni (ushtrimi)” dhe 1 shtetas për veprën

penale “Prostitucioni (përfitimi).

Operacioni ‘LIQENI”, në Elbasan, në sajë të të cilit u bë i

mundur arrestimi i 6 shtetasve, të akuzuar për trafikim të

armëve dhe municioneve.  Arrestimi i tyre u bë pas

informacioneve të disponuara nga policia, ku gjatë kontrollit

të ushtruar në lokalin ku ndodheshin këta shtetas,  iu gjetën 

dhe sekuestruan  2 armë zjarri pistoletë, 20 copë fishekë, si

dhe dy mjete.

Operacion i koduar “SUBASHI”, i zhvilluar nga Komisariati i

Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Kundër

Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe FNSH. Gjatë këtij operacioni

si rezultat i përdorimit edhe të mjeteve të teknologjisë, u bë i

mundur arrestimi i 3 shtetasve dhe sekuestrimi i 3

Page 115Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 116: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

kallashnikovë, 18 predha granat hedhësi, 1500 fishekë

model 56, 130 copë fishekë pistolete dhe një armë gjahu

teke.

KRIMI EKONOMIKO-FINANCIAR

Operacioni policor ”FUND MARRËZISË” Ishte një ndër

operacionet më të suksesshme, i cili kishte si synim goditjen

e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, theksojmë

që në qendër të tij ishte aktiviteti i paligjshëm dhe në këtë

kuadër u kontrolluan në shkallë vendi 1553 subjekte, u

evidentuan në total 720 vepra penale “Zhvillim i palejuar i

lojërave të fatit”, me 714 autor të kallëzuar për ndjekje

penale në gjendje të lire, u sekuestruan 3710 pajisje të

lojërave të fatit dhe 291 kompjutera e 718 televizor në pika

të basteve. Sipas vlerësimeve të Njësisë së Lojrave të fatit,

shifra e taksave që bizneset e kumarit kanë fshehur arrin në

rreth 110 milionë dollarë në vit. Kjo shifër është dy herë më e

shumë nga të ardhurat që shteti mbledh realisht nga gjithë

kjo industri dhe vetëm në 5 vjet i ka hequr buxhetit gati 5 për

qind të Prodhimit Kombëtar.

Në kuadër të një operacioni të përbashkët me autoritetet

policore greke, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të

një grupi të falsifikimit të dokumenteve u bë i mundur

Page 116Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 117: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

sekuestrimi i një “fabrike dokumentesh”. Mbi 16 makineri e

pajisje profesionale u sekuestruan gjatë këtij operacioni.

Operacioni “Mërkuri i Bardhë 2” i organizuar nga INTERPOL

në bashkëpunim me vendet e ballkanit për goditjen e

aktivitetit kriminal të tregtimit, prodhimit dhe mbajtjes së

mallrave të falsifikuara. Ky operacion është në vijim të

operacionit të mëparshëm të zhvilluar në ditët e para të

muajit tetor. Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar 11

autorë.

Operacioni policor për goditjen e aktivitetit të paligjshëm

lidhur me shfrytëzimin e mineralit të kromit. Gjatë kësaj

periudhe janë evidentuar 25 vepra penale dhe janë

proceduar 26 subjekte apo persona për fshehje të të

ardhurave, kryesisht në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës etj..

Operacioni “TOKU” për veprën peanle të falsifikimit të

dokumentave, i zhvilluar nnë qytetin e Shkodrës, gjatë të cilit

u bë i mundur arrestimi i një personi dhe sekuestrimi i një

sërë dokuementash të falsifikuara, si dhe i pajisjeve me të

cilat realizohej falsifikimi i tyre.

Operacioni “RAFINERIA” kundër kontrabandës dhe fshehjes

së të ardhura zhvilluar në Elbasan, në kuadër të të cilit u

sekuestruan 232 mijë litra solar e bitum. Po ashtu u arrestua

një autor i dyshuar dhe një tjerër u procedua penalisht.

Page 117Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 118: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacioni i koduar “Faturisti”, ku u arrestuan 15 faturistë të

kompanisë CEZ.sha dhe 1 u shpall në kërkim, pasi gjatë

viteve 2010 dhe 2011 u kishin mbifaturuar në mënyrë fiktive

qindra abonentëve familjarë apo bizneseve, përkatësisht nga

2000 – 4000 këh dhe 20000 këh energji vetëm gjatë një

muaji pa kryer leximin e matёsave të energjisë elektrike.

Operacioni i koduar “Nafta” ku u arrestuan dhe ndaluan 8

shtetas dhe filloi ndjekja penale ndaj 3 shtetasve tjerë, pasi

kryenin kontrabandë të naftës dhe pijeve alkoolike me anije

peshkimi nëpërmjet portit Durrës.

Operacioni i koduar “Rimbursimi”, me objekt goditjen e

mashtrimeve me TVSH-në, ku u arrestuan 3 administratorë

të tre subjekteve tregtare, të cilët kanë kryer mashtrim në

vleren 2.6 miliardë lekë.

Operacioni i zhvilluar në Fier më datë 08.01.2014, me objekt

goditjen e vjedhjeve me shpërdorim detyre - vjedhja e 120

ton naftë bruto në depozitat e kompanisë “Bankers

Petrolium”, ku u ndaluan 5 persona.

Operacionet “Mjegulla 1” dhe “Mjegulla 2”, zhvilluar në datat

20.01.2014 dhe 26.01.2014 me objekt goditjen e

kontrabandës së mallrave në pikat doganore të qarkut

Korçë, me 2 autorë të arrestuar dhe 1 i shpallur në kërkim.

Page 118Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 119: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacioni i koduar “Medikamenti”, zhvilluar në Tiranë më

datë 24.01.2014 me objekt goditjen e kontrabandës së

ilaçeve, ku u arrestua një person dhe u sekuestruan ilaçe me

vlerë 11.000 Euro dhe vlera monetare.

Operacioni i zhvilluar në Gjirokastër më datë 28.01.2014, me

objekt goditjen e kontrabandës. Gjatë këtij operacioni u

arrestuan 2 persona, njëri prej të cilëve doganier dhe një

tjetër u procedua në gjendje të lirë, pasi kryenin kontrabandë

të mallrave ushqimore dhe elektrike.

Operacioni policor ”Rimbursimi 2” zhvilluar nga DPQ Tiranë,

me datë 5.2.2014, ku u ekzekutuan masat e sigurimit arrest

në burg ndaj 3 administratorëve të tre subjekteve tregtare

dhe u shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë, pasi kanë kryer

mashtrim me TVSH-në në vlerë 2.6 miliard lekë.

Operacioni policor “Porosia”, kundër kontrabandës së

mallrave, zhvilluar nga DPQ Tiranë më datë 05.02.2014, ku

u arrestua një shtetas e një doganier, si dhe u procedua në

gjendje të lirë një doganier tjetër. Gjatë këtij operacioni u

sekuestruan 85 çanta me mallra konfeksione, pajisje dhe

pjesë këmbimi të reja për automjete, 12 televizore plazma,

11 kompjutera laptop, 15 telefona, biçikleta dhe 7500 Paund,

të cilat ishin kaluar kundrabandë në Pikën Doganore Durrës.

Page 119Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 120: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacioni “Tuneli” zhvilluar më datë 01.02.2014, nga DPQ

Lezhë gjatë të cilit u arrestuan 4 shtetas, dy prej të cilëve

nga Kosova, një nga Kameruni dhe një nga Franca, pasi u

kapën me mjete që dyshohet se përdoren për falsifikim

kartmonedhash.

Operacioni “Falsifikatori”, zhvilluar më datë 12.02.2014 nga

DPQ Gjirokastër kundër fallsifikimit të kartmonedhave. Gjatë

këtij operacioni u arrestuan 4 persona dhe u sekuestruan

1700 euro të falsifikuara të prerjes 20 euro.

Operacioni policor “Doganieri”, zhvilluar më datë 19.02.2014

nga DPQ Shkodër, gjatë të cilit u arrestuan një shtetas dhe

një doganier për kontrabandë të mallrave ushqimore dhe

detergjentë. U sekuestruan një automjet tip “Benz”, 111

shishe me detergjent “Fairy”, 49 arka vaji, detergjentë

pluhur, shampo, lëng frutash, të cilat ishin kaluar

kontrabandë nëpërmjet Pikës Doganore Hot.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut

Durrës, më datë 04.03.2014, gjatë të cilit u arrestua në

flagrancë një shtetas nën akuzën e kryerjes së veprës

penale të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, pasi

është kapur me një sasi prej rreth 1000 litra naftë

kontrabandë.

Page 120Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 121: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Arrestimi nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me datë

30.03.2014, i një shtetasi dhe procedimi penal i një tjetër

shtetasi, pasi në një lokal të lojërave të fatit kanë vendosur

një bast sportiv, duke përdorur një kartëmonedhë 100

dollarë të falsifikuar.

Operacioni “Tarifa e Fundit”, zhvilluar më datë 25.2.2014

nga Komisariati i Policisë Kavajë, ku u arrestua një shtetas

dhe u proceduan në gjendje të lirë tre të tjerë (përgjegjës i

task-forcë i kompanisë CEZ dhe punonjës të kësaj task

force) pasi kanë përvetësuar shumën 1 000 000 lekë nga

disa debitorë të kësaj kompanie, duke premtuar mbylljen e

detyrimeve që kishin me kompaninë.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut

Tiranë, më datë 16.03.2014, gjatë të cilit u arrestua në

flagrancë një shtetas dhe u dërgua për ndjekje penale një

tjetër shtetas nën akuzën e konsumimit të veprave penale

“shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “falsifikim

i vulave, stampave dhe formularëve”. Këtyre shtetasve iu

gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 fuçi

me alkool, 1000 etiketa për pije, 450 pulla fiskale të

përdorura, 84 shishe me pije alkoolike si konjak etj., me pulla

fiskale të falsifikuara.

Page 121Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 122: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Arrestimi nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës, më datë

14.03.2014, i një punonjësi të zyrës së gjendjes civile në

Lekbibaj për veprën penale të falsifikimit të akteve të

gjendjes civile nga punonjësi që ka për detyrë të lëshojë

dokumentin. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar aktet e

gjendjes civile të një shtetasi.

KORRUPSIONI

Operacioni që çoi në arrestimin e 5 personave, pasi kishin

ngritur një skemë mashtrimi pensionesh,

Operacioni për arrestimin e një pedagogu dhe 2 “sekserëve”

i zhvilluar në Tiranë,

Operacioni për arrestimin e 2 mjekëve në Korçë,

Operacioni për arrestimin e 3 ish zyrtarëve të lartë në

Ministrinë e Punës të dyshuar për korrupsion në shifra të

konsiderueshme.

Operacioni i zhvilluar për goditjen e korrupsionit në fushën e

tatimeve gjatë të cilit u arrestuan 2 autorë të dyshuar dhe 7

të tjerë u shpallën në kërkim. Të proceduarit ishin punonjës

të tatimeve dhe të cilët nga hetimet e kryera rezultoi se kanë

shkaktuar një dëm prej 5 milionë dollarësh.

Page 122Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 123: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacioni në sektorin e naftës me 6 autorë të dyshuar të

arrestuar,

Operacioni në sistemin e drejtësisë me 1 autor të arrestuar,

Operacioni për goditjen e korrupsionit në fushën e transportit

rrugor me 1 person të arrestuar,

Operacioni për goditjen e korrupsionit tek pushteti lokal me 2

autorë të arrestuar,

Operacioni tek Kryqi i Kuq, me 4 autorë të arrestuar,

Operacion për goditjen e korrupsionit në shëndetësi me 1

autor të dyshuar të arrestuar.

Operacioni i zhvilluar për goditjen e korrupsionit në fushën e

drejtësisë, zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë e

Përbashkët Hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor

Tiranë, gjatë të cilit u arrestuan 7 autorë.

Operacioni për goditjen e një rast korrupsioni ne shëndetësi,

me 2 autorë të arrestuar

Operacioni për goditjen e një rast korrupsioni në arsim, me 4

autorë, nga këta 2 të arrestuar 2 në gjendje të lirë

Operacioni për goditjen e një rast korrupsioni në Tatime, me

3 autorë nga të cilët 2 arrestuar dhe 1 në gjendje të lirë

Për tu evidentuar është operacioni koduar “Mjeku” i zhvilluar

për goditjen e korrupsionit në fushën e mjekësisë, ku u

proceduan 2 persona njëri prej të cilëve i ndaluar dhe tjetri

Page 123Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 124: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

në gjendje të lirë, pasi duke shpërdoruar detyrën kanë marrë

pajisje mjekësore dhe përdorur për interesa private.

Operacioni i koduar “Kapshtica”, me objekt goditjen e

korrupsionit dhe kontrabandës. Gjatë operacionit u

proceduan 4 persona nga të cilët 2 u arrestuan dhe 2 u

proceduan në gjendje të lirë. Tre nga autorët e proceduar

janë punonjës të doganës, të cilët duke shpërdoruar detyrën,

kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.

U finalizua pas një hetimi disa mujor, operacioni “Azilanti”,

zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët

Hetimore Task-Force pranë Prokurorise Durrës, ku u

arrestuan 3 persona për veprat penale korrupsion aktiv dhe

pasiv në sektorin privat e fallsifikim dokumentesh. Këto

shtetas, kundrejt shpërblimit, u lëshonin vërtetime fallso

shtetasve të ndryshëm për ti përdorur për të përfituar azil në

vëndet e Europës.

Më datë 19 Shkurt 2014, në Elbasan u finalizua operacioni

“PËRMBARUESI” gjatë të cilit u arrestua një përmbarues, i

cili u kap në flagrancë duke kryer veprime korruptive për

mosekzekutimin e një vendimi gjykate kundrejt shumës 1000

Euro.

Me datë 18.02.2014, në bashkëpunim me Prokurorinë e

Rrethit Gjyqësor Kurbin, u finalizua me sukses operacioni

Page 124Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 125: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

policor “UJESJELLËSI”, me arrestimin për veprat penale

”Fallsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim detyre“ të dy

personave, të cilët kishin paguar si punonjës persona që

kishin qenë jashtë vendit me mbi tre muaj.

Më datë 22.02.2114, në bashkëpunim me Njësinë e

Përbashkët Hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së

Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, u

finalizua me sukses Operacioni “MASTER”, me arrestimin e

dy pedagogëve dhe të dy studenteve të Universitetit

Aleksandër Moisiu, Fakulteti Infermierisë në Durrës. Këta

pedagogë, dyshohen se në bashkëpunim me studentët e

arrestuar u merrnin studentëve të tjerë shuma të caktuara

parash në këmbim të notave kaluese në provim.

Më datë 24.02.2014, u finalizua operacioni policor “CALL

ME”, me arrestimin e tre punonjësve të Inspektoriatit të

Punës, Dega Rajonale Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë

në momentin që i morën administratorit të një subjekti privat,

një shumë prej 50 mijë lekësh të reja, në këmbim të

mosushtrimit të kontrollit tek ky subjekt për një periudhë prej

6 muajsh dhe të heqjes së një gjobe që i kishin vënë.

U finalizua pas një hetimi disa mujor, operacioni “ISHULLI”,

ku u ekzekutuan masat e sigurisë arrest me burg për 8

shtetas, nga të cilët 6 u arrestuan dhe 2 u shpallën në

Page 125Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 126: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

kërkim. Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri

tjetrin, kundrejt falsifikimit të dokumenteve dhe hartave të

revelimit, si dhe shpërdorimit të detyrës, bënin të mundur

përfitimin e tokave në bregdet në favor të tyre dhe

personave të ndryshëm. Gjatë kontrollit në banesën e ish

Kryetarit të fshatit Ishull Shëngjin, u sekuestruan një sasi e

konsiderueshme vërtetimesh të falsifikuara në kohën që

ishte Kryetar fshati, një sasi e konsiderueshme e vërtetimeve

të Komunës Shëngjin të pa plotësuara, disa harta dhe plane

nivelimi, një vulë e komisionit të qendrës së votimit, një

krehër pistolete me 4 fishekë.

Më datë 10 mars u finalizua operacioni “TENDERI” gjatë të

cilit u arrestua shefi i financës në Komunën Çepan, njëherazi

dhe kryetar i komisionit të tenderimit, si dhe filloi procedimi

në gjendje të lirë ndaj 3 shtetasve të tjerë, Kryetarit të

Komunës Çepan, dhe 2 anëtarëve të komisionit të

tenderimit. Këta shtetas akuzohen se kanë shpërdoruar

detyrën, pasi në funksionet që kanë pasur, në tenderin e

zhvilluar nga kjo komunë më datë 5 janar 2013 kanë shpallur

fitues një subjekt, ndërkohë kur dy subjektet e tjera nuk kanë

marrë pjesë fare në tender dhe nuk kanë paraqitur

dokumente në këtë tender të zhvilluar nga Komuna.

Page 126Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 127: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Më datë 11 Mars 2014, në Elbasan u finalizua operacioni

“Kolaudimi” gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas

dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë për

veprat penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj

personave që ushtrojnë funksione publike”. 2 të arrestuarit

dyshohen se duke përfituar nga puna e tyre si agjentë në

kompani sigurimesh ju premtonin dhe propozonin shtetasve

të ndryshëm për nxjerrjen e kolaudimit të automjetit në

pronësi të tyre, në kundërshtim me ligjin, kundrejt shpërblimit

në lekë. 4 të proceduarve të tjerë iu sekuestruan certifikatat

e kolaudimit false, që kishin nxjerrë për mjetet e tyre,

kundrejt shpërblimit.

Operacioni “SHTËRMENI”, gjatë të cilit u bë arrestimi i tre

shtetasve. U arrestua një punonjëse e Postës në fshatin

Shtërmen për veprat penale shpërdorim detyre dhe vjedhje

duke shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka vjedhur një

shumë prej 4 milionë lekë, duke mos arkëtuar në CEZ faturat

e energjisë të elektrike që paguanin shtetasit e komunës

Gostim nga janari 2013 deri në mars të vitit 2014. Po ashtu u

arrestuan 2 shtetas të tjerë për veprën penale ushtrim i

ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë

funksione publike, pasi dyshohen se kanë përfituar 1 milionë

Page 127Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 128: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

lekë nga punonjësja e postës, me premtimin se do i

punësonin vajzën.

Operacioni “BRADASHESHI”, gjatë të cilit u arrestua në

flagrancë një punonjës i zyrës postare në fshatin

Bradashesh, për veprat penale shpërdorim detyre dhe

vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka

vjedhur një shumë prej 75 mijë lekë. Ky shtetas dyshohet se

abuzonte me detyrën duke mos arkëtuar në CEZ faturat e

energjisë të elektrike që paguanin shtetasit e komunës

Bradashesh nga janari 2013 deri në mars të vitit 2014. Gjatë

kontrollit në zyrën postare ku punonte iu gjetën dhe

sekuestruan kundërfaturat e energjisë elektrike që ishin

paguar nga shtetasit dhe që nuk dorëzoheshin nga ana e tij.

Pas një periudhe prej rreth 1 muaj e gjysmë hetime

intensive, më datë 21.03.2014, nga Drejtoria e Policisë së

Qarkut Kukës në bashkëpunim me Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Tropojë, u finalizua operacioni “TRE URAT”, me

arrestimin e 7 shtetasve, të akuzuar për veprat penale

shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve të kryera në

bashkëpunim. Këta shtetas dyshohen se duke shpërdoruar

detyrën kanë falsifikuar dokumentet për tenderët e 3 urave

që do ndërtoheshin në Komunën Tropojë. Shtetasit e

Page 128Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 129: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

arrestuar ishin të gjithë punonjës të Komunës Tropojë, me

detyra kryetar, Nënkryetar, Sekretar, Shef finance etj.

KRIMET E RËNDA

Operacioni “Morina” ishte një ndër operacionet e zhvilluara

gjatë kësaj periudhe, ku falë ndërhyrjes së policisë u

mundësua lirimi i një shtetasi të marrë “peng” në këmbim të

një shume parash dhe kapja në flagrancë e autorëve të saj.

një tjetër operacion i suksesshëm ishte ai i zhvilluar në Fier,

që bëri të mundur arrestimin e autorit të një gjobëvënie në

shuma të konsiderueshme ndaj një shtetasi.

Gjatë kësaj periudhe një ndër operacionet e zhvilluara ishte

ai për goditjen e një rasti pengmarrje për qëllime fitimi, në

sajë të të cilit u arrestua autori i dyshuar dhe u bë i mundur

lirimi i personit të marrë peng.

Operacionui “RIKTHIMI”, për goditjen e një grupi kriminal, i

cili ka kryer vjedhje me armë të dyqaneve të argjendarive

dhe pikave të këmbimit valutor në Kuçovë, Fushë-Krujë

Tiranë, Durrës dhe Kurbin.

Operacioni për goditjen e një grupi kriminal që kryente vrasje

me pagesë me eksploziv. Zbardhja dhe dokumentimi i

veprimtarisë së këtij grupi kriminal ishte e një rëndësie të

veçantë sa i përket zbulimit të disa ngjarjeve të rënda të

Page 129Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 130: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

kryera në vitet 2012 - 2013, por dhe parandalimit të një tjetër

vrasje të programuar për tu kryer prej tyre dhe arrestimit të

një biznesmeni si porositës i saj.

Kapja e një të shumëkërkuari, të arratisur nga burgjet greke,

ishte një tjetër oepracion i sukseshëm i zhvilluar gjatë kësaj

periudhe,

Zbulimi dhe goditja e autorëve të dy veprave penale të

shkatërrimit të pronës me eksploziv në Krujë dhe arrestimi i

dy autorëve

Zbulimi dhe goditja e autorëve të shkatërrimit me eksploziv

të banesës së një shtetasi në Shkodër, ku u arrestuan tre

autorë.

Zbulimi dhe arrestimi i autorëve të vjedhjes me pasojë

vdekje, të ndodhur në rrethin e Tepelenës me datë

27.01.2014, për të cilën u arrestuan katër autorë.

Në kuadër të hetimeve për goditjen e një grupi të strukturuar

kriminal për akte terroriste është zhvilluar një operacion nga

strukturat e specializuara në Luftën kundër Akteve Terroriste

në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, gjatë

të cilit u ekzekutuan vendimet e Gjykatës për Krimet e

Rënda për 13 shtetas, 8 të arrestuar dhe 5 të shpallur në

kërkim, si të dyshuar për veprat penale të “Rekrutimit të

personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”, të

Page 130Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 131: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

“Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e

veprave penale me qëllime terroriste”, si dhe të “Nxitjes së

urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe

feve”. Gjatë operacionit nga ana e policisë janë sekuestruar

armë e municione, si dhe prova të tjera me interes për

hetimin.

Zbulimi dhe arrestimi i autorëve të vrasjes së dyfishtë dhe

djegies së kufomave, ndodhur në Durrës me 20.02.2014, për

të cilën u arrestuan dy autorët.

Plan masash me objekt kontrollin e ambienteve dhe

personave të evidentuar për krime të rënda, armëmbajtje pa

leje dhe të dyshuar për vepra penale lidhur me eksplozivët.

Gjatë kontrolleve të ushtruara dhe masave të marra nga

strukturat e policisë më 2 mars është bërë i mundur

sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike

dhe të armëve të ndryshme. Përkatësisht janë sekuestruar

një sasi prej rreth 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë,

4 armë zjarri tip kallashnikov, 2 armë zjarri pushkë, 1 armë

zjarri snajper, 4 armë zjarri pistoleta, një pajisje për

prodhimin e eksplozivëve, 2 granata, një sasi lëndë

narkotike marijuanë, së bashku me një presë për presimin e

lëndës narkotike marijuanë, si dhe një sasi e

Page 131Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 132: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

konsiderueshme eurosh. Ky operacion u pasua me rezultate

të tjera në ditët në vijim.

Një bazë tritoli është zbuluar në një fshat në Malësi të

Madhe. Në kuadër të operacionit të zhvilluar u arrestua një

75 vjeçar që kishte fshehur në banesë dhe në ambientet

rreth shtëpisë 236 kallëpe tritol. Gjatë kontrollit ju gjetën dhe

dy armë zjarri automatik mod 56, një armë zjarri mod 63, një

armë gjahu teke, 97 copë granata dore mbrojtëse, 3130

fishekë luftarak Model 56, 50 fishekë mod 54, 7 krehra të

ndryshëm me fishek mod 56, 150 metër fitil zjarrpërcjellës,

310 copë kapsolla detonatore, dy palë dylbi dhe dy

kundragaz.

Një furgon me lëndë plasëse është bllokuar nga policia e

Shkodrës. Mjeti transportonte 24 kg lëndë plasëse dhe rreth

100 detonatorë. Eksplozivi ishte marrë në magazinat e

firmës “Babasi COO” në Fushë-Krujë, së cilës i është hequr

licenca e tregtimit të lëndëve shpërthyese. Policia arrestoi

administratorin, magazinierin e firmës. Ndërkohë në Shkodër

është arrestuar shoferi i furgonit që transportonte mallin. Ai

akuzohet për shkelje të rregullave të transportit të lëndëve

plasëse. Eksplozivi, ishte duke u transportuar jashtë çdo

kushti teknik që parashikon ligji.

Page 132Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 133: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, u arrestua një 48

vjeçar, pasi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës

penale “Mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse”. Pas një

informacioni të marrë nga policia, është ushtruar kontroll në

banesën e këtij shtetasi ku i janë gjetur dhe sekuestruar një

sasi prej 6.39 kg lëndë plasëse, si dhe 12 copë kapsolla

detonatore që shërbejnë për shpërthimin e lëndës plasëse.

Komisariati i Policisë Kavajë pas një pune të mirëorganizuar

në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë,

kanë arritur të realizojnë operacionin policor “RRETHIMI”,

duke sekuestruar një arsenal armësh dhe arrestuar

poseduesin e tyre. Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në

banesën e autorit dhe në automjet janë gjetur dhe

sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 armë zjarri dhe

një sasi e madhe municionesh luftarake.

Po ashtu operacioni i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së

Qarkut Tiranë për arrestimin e një personi në kërkim

ndërkombëtar, i dënuar në shtetin Grek për vjedhje me

armë, i arratisur nga burgu në Greqi në vitin 2013.

Operacioni “MBROSTAR 2014”, ku u bë e mundur goditja e

një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në disa vepra të

rënda penale të kryera në rrethet Fier, Lushnjë, Berat, Vlorë,

Elbasan. Si rezultat i këtij hetimi u bë e mundur kapja dhe

Page 133Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 134: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për 13 shtetas dhe 2 janë

shpallur në kërkim. Anëtarët e këtij  grupi kriminal janë

autorë të dyshuar të 9 vjedhjeve: të 6 farmacive, 2 banesave

dhe 1 lokali, në disa raste dhe me përdorim të armës. Po

ashtu dyshohen dhe për disa vepra të rënda penale, të cilat

janë në hetim. Gjatë zhvillimit të operacionit është bërë e

mundur të  sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: 1

armë automatike, 1 pushkë snajper, 1 granatë, 1 shotgan,

një sasi municioni, një sasi e konsiderueshme barnash

mjekësore, lëndë narkotike dhe 6 automjete.

TË TJERA

Operacioni policor “VIRUSI”, ku u arrestua një person i

implikuar në krime kompjuterike, i cili dyshohet se në mënyrë

të përsëritur ka thyer masat e sigurisë së profileve apo

llogarive elektronike të të dëmtuarve në rrjetet sociale dhe u

bënte presion për përfitim pasuror.

Operacioni “Dark ëeb” kundër “Albanian Hackers Group”, të

cilët akuzohen për thyerjen e faqeve elektronike, ndërhyrjen

në profilet e ndryshme të rrjeteve sociale e kompanive të

shërbimit, vjedhjen përmes ndërhyrjes në të paktën 130

karta bankare, etj.

Page 134Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar

Page 135: Raporti perfundimtar i_komisionit_hetimor_7.5.2014

Operacioni i koduar “Rauber”, Si rezultat i të cilit u bë e

mundur kapja dhe arrestimi i një shtetasi të shumë kërkuar

nga Zhapokika e rrethit Tepelenë. Ky shtetas akuzohet nga

Drejtësia Gjermane për përfshirje në organizatë kriminale

dhe vjedhjen në shuma të mëdha deri në 2 milion euro. Po

gjatë operacionit u vendos masa e sekuestros për një sërë

pronash të dyshuara si asete kriminale , si një Fabrikë Vaji,

një plantacion me ullinj, një hotel në Sarandë dhe tre

automjete.

U kryen një sërë verifikimesh në kuadër të hetimit pasuror

për një shtetas banues në fshatin Cukalat, Berat, i akuzuar

në shtetin  Belg, për  kryerjen e veprës penale  “Tregtim dhe

mbajtje te lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan një banesë 3 katëshe

mbi 150 m2 në fshatin Cukalat, një shtëpi banimi vilë në

Vlorë, një bar kafene në Vlorë, sipërfaqe toke të

konsiderueshme, disa llogari bankare, një automjet dhe një

motor.

Page 135Raport i Komisionit Hetimor Parlamentar