punim diplome - edukimi.uni-gjk.org plava.pdf · 6 hyrje ngrohja globale është një dukuri e cila...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME NGROHJA GLOBALE DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Fjolla Plava Tetor, 2018

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

186 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

NGROHJA GLOBALE DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Fjolla Plava

Tetor, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

2

Ky punim diplome u mbajt më ______________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1. _________________________ Kryetar2. _________________________Anëtar3. _________________________Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______________

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

3

FALENDERIME

Së pari e falenderoj Zotin që më dha shëndet dhe të gjitha mundësitë për të arritur në fund tëkëtyre studimeve Bachelor gjë për të cilën jam shumë e lumtur.

Falenderoj stafin akademik të Fakultetit të Edukimit të Universitetit tonë për punën dheprofesionalizmin e tyre.

Për realizimin e këtij punimi falenderoj Prof. Skender Beqa për gatishmërinë dhe angazhimine tij, këshillat e sugjerimet e rekomandimet për përfundimin e kësaj teme.

Poashtu falenderoj familjen time dhe shoqërinë që më mbështetën në çdo aspekt.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

4

ABSTRAKT

Qëllimi i këtij punimi është zgjerimi i njohurive dhe analizimi i çështjeve kryesore që kanë tëbëjnë me ngrohjen globale.

Ngrohja globale është një temë mjaft aktuale dhe shihet si një ndër problemet më të mëdha qëi kanoset njerëzimit këto vitet e fundit.

Ndryshimi i klimës ka të bëj me ngritjen e temperaturave të Tokës, dhe këto ndryshimeshfaqen në mënyra të ndryshme dhe meqenëse njëri ndër faktorët kryesor të këtyrendryshimeve është njeriu, përmes këtij punimi mund të vihet në pah ky problem dhe tëvetëdijësohen dhe të ndihmojnë në aspekte që lidhen drejpërdrejt me ngrohjen globale.

Fjalët kyçe: ngrohje globale, klima, temperatura, mjedisi, etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

5

PËRMBAJTJA

FALENDERIME……………………………………………………………………………...3

ABSTRAKT…………………………………………………………………………………..4

HYRJE …………………………………………………………………………………..........6

ATMOSFERA …………………………………………………………………………..........7

1.1. Temperatura…………………………………………………………………………..8

1.2. Shtypja atmosferike……………………………………………………………..........8

1.3. Klima ………………………………………………………………………………...9

1.4. Energjia dhe atmosfera…………………………………………………………….…9

1.5. Ndotja e atmosferës ………………………………………………………………...10

NGROHJA GLOBALE DHE NDRYSHIMET KLIMATIKE …………………………….12

2.1. Efekti serrë ………………………………………………………………….……...13

2.1.1. Gazet me efekt serrë …………………………………………………….…...14

2.1.3. Pasojat e efektit serrë …………….……………………………………….….16

2.2. Shkaktarët e ngohjes globale ……………………………………………………….17

2.3. Efektet e ndryshimeve klimatike ……………………………………………….…..19

2.4. Ngrohja globale- impaktet e mundshme ……………………………………….…..21

VARFËRIMI I SHTRESËS SË OZONIT……………………………………………...........24

3.1. Substancat shkatërruese të ozonit ………………………………………………......25

3.2. Pasojat e varfërimit të ozonit ……………………………………………………....25

NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË KOSOVË………………………….....28

4.1. Ndikimet e ndryshimeve klimatike në bujqësi ………………………………..….....28

4.2. Ndikimet e ndryshimeve klimatike në pylltari ………...……………………...….....29

PËRFUNDIM ..……………………………………………………………………………...30

PLANIFIKIMI I NJË ORE MËSIMORE ……………………………………………….…..31

LITERATURA ………………………………………………………………………….…...32

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

6

HYRJE

Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik tëmadh për njerëzimin dhe të gjithë gjallesat e planetit Tokë. Ngrohja globale ndodh si shkak iemetimit të gazrave që kanë ndikim në ngritjen e temperaturave mesatare vjetore.

Kjo dukuri ndryshe njihet si efekti serrë sepse gazet e grumbulluara në tokë e kthejnë atë tëngjashëm me një serrë.

Ngrohja e planetit fillon me rrezatimin e diellor, i cili kur arrin në tokë 30% e këtij rrezatimireflektohet në hapësirë nga retë, grimcat atmosferike dhe nga sipërfaqja e oqeanit. Pjesatjetër,70%, absorbohet nga ajri, toka dhe oqeani, duke e ngrohur kështu planetin tonë dheatmosferën. Kur ajri, toka, oqeani ngrohet lëshojnë rrezatim infra të kuq dhe ky rrezatim gjatëdaljes nga planeti jonë absorbohet nga gazrat serë siç janë dioksidi i karboni, metani, oksidi iazotit. Janë këto gazra të cilat po paraqesin problem për klimën tonë për shkak të sasisë sëtyre mbi normalen.

E gjithë kjo sipas disa shkencëtarëve ndodh si rezultat i aktivitetit të njeriut. Mirëposhkencëtarë tjerë mendojnë që njeriu nuk është fajtor por që shkak i kësaj është Dielli.Sidoqoftë pasojat e ngrohjes globale janë shumë të mëdha dhe kanë ndikuar në shumëprocese fizike e biologjike. Pasojat më të mëdha janë rritja e temperaturës mesatare e ajrit dheoqeanit, shkrirja e akullnajave të Arktikut e rritja e nivelit mesatar të detit. Për shkak të këtyrendryshimeve një pjesë e popullësisë në botë do të pësojë mungesë të ujit të ujit dhe prodhimittë ushqimit, disa zona tjera do të përballen me reshje, uragane, ciklone, e shkatërrime. Prangrohja globale mbetet një ndër temat më shqetësuese e alarmuese në gjithë botën.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

7

KAPITULLI I

1. ATMOSFERA

Atmosfera paraqet një shtresë të hollë të gazrave, që graviteti i mban në një “pliko” rrethtokës. Këto gazra, gati gjithmonë janë në lëvizje, herë më shpejt, herë më ngadalë, në tëshumtën e kohës duke lëvizur në sipërfaqen e tokës. Molekulat në gjendje të gaztë tëatmosferës mbahen afër sipërfaqes së tokës me anë të gravitetit dhe shtyhen përpjetë me anëtë energjisë termike, ngrohjes së molekulave. Përafërsisht 90% të peshës së atmosferës ështënë 12 km e para mbi sipërfaqen e tokës.

Edhe pse shkencëtarët kanë studiuar atmosferën e tokës, qysh nga fillimi i shekullit XX, në20 vitet e fundit të kuptuarit e proceseve që ngjajnë në atmosferë, kanë pasur një rritje solide,ndërsa modelet klimatike janë bërë më të sofistikuara.

Duhet theksuar, në veçanti, që nga të gjithë planetët në sistemin tonë solar, vetëm toka ka njëatmosferë që e bënë jetën të mundur. Atmosfera e ruan nxehtësinë solare, na mbron ne ngarrezatimi vdekjeprurës në hapësirë dhe shpërndan ujin i cili përbën shumicën e trupit tonë.Tërë hapësirën që ne e shohim, është vetëm në 10-12km e parë dhe është i njohur sitroposferë.

Mbi troposferën shtrihet stratosfera, një shtresë brenda së cilës rritet temperatura në lartësideri në rreth 70 km mbi siperfaqe të tokës. Brenda troposferës, e cila shtrihet nga toka deri nëafro 10-20 km, ngjan moti. Nëpër troposferë, temperatura zvogëlohet nga afro 17°C nësipërfaqe deri në -60°C në 12 km lartësi.

Një shtresë tjetër e rëndësishme për jetë është shtresa stratosferike e ozonit, e cila zgjerohetnga troposfera deri në lartësi prej afro 40 km, me përqëndrim maksimal të ozonit mbiekuatorin.

Ozoni stratosferik (O ) mbron jetën në pjesën e poshtme të atnosferës, nga doza dëmtuese errezatimit ultravjollvë.

Gazrat kryesorë në atmosferë përfshijnë: azotin (78%), oksigjenin (21%), argonin (0.9%),dioksidin e karbonit (0.003) dhe avuj uji në përqëndrime që ndryshojnë në shtresën e ulët tësaj disa kilometërshe.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

8

Atmosfera, poashtu, përmban sasi në gjurmë të metanit, ozonit, sulfurit të hidrogjenit,monoksidit të karbonit, okside të azotit dhe sulfurit, një numër të hidrokarbureve me vargje tëvogla, si dhe kimikate sintetike si klorofluorokarbonet.

Kështu atmosfera paraqet një sistem dinamik me ndryshim konstant. Shumë reaksionekomplekse kimike ngjajnë në atmosferë duke ndryshuar nga dita në natë.

Moti: Ndryshimet e përditshme të temperaturave, shtypjes së ajrit, erës, lagështisë dhereshjeve, të gjitha të formësuara nga atmosfera përbëjnë motin. Në të kundërtën, klimanënkupton të dhëna afatgjate të temperaturës dhe reshjeve në një rajon. Të kuptuarit edallimit ndërmjet ndryshimeve në afat të shkurtër dhe të dhënave në afat të gjatë, është erëndësishme për të kuptuar klimën. Studimi shkencor i atmosferës: motit dhe klimës, ështëmeteorologjia.1

1.1.Temperatura

Temperatura e ajrit tregon se sa shpejt ose ngadalë lëvizin molekulat e ajrit. Sa më shumë qëlëvizin molekulat në një hapësirë të dhënë, temperatura është më e lartë dhe sa më pakmolekula në një hapësirë dhe që lëvizin më ngadalë, temperatura është më e ultë.

Temperatura matet me shkallët: farenhajt (F), kelvin (K), celsius (C).

1.2. Shtypja atmosferike

Shtypja paraqet forcën për njësi të sipërfaqes. Shtypja atmosferike, është shkaktuar nga peshae gazrave atmosferike mbështjellëse në ato gaze që gjenden nën to, dhe kështu ajo zvogëlohetnë lartësi mbidetare. Ekzistojnë sisteme të shtypjes së ulët dhe të lartë në atmosferë. Kurshtypja e ajrit është e ulët, ajri tenton të ngrihet, duke u ftohur gjatë asaj ngritje dhe duke ukondensuar në avuj të ujit, kështu ajri karakterizohet me vranësira dhe reshje.

Kur shtypja e ajrit është e lartë, ai lëvizë teposhtë, gjë që bën ngrohjen e ajrit, duke indryshuar pikat e ujit në vranësira në avuj, kështu sistemet e shtypjes së lartë janë të kthjelltadhe me diell.

Atmosfera lëviz për shkak të rrotullimit të tokës dhe ngrohjes së ndryshme të sipërfaqes sëtokës dhe atmosferës.

1 Daci, N., Daci, M. “Shkenca e Mjedisit”, Prishtinë, 2014, fq.93

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

9

1.3. Klima

Klima e një regjioni paraqet parashikimin e motit (temperaturës mesatare dhe reshjeve), qëmund të pritet në çdo ditë gjatë tërë vitit. Klima në pjesë të ndryshme të botës ndryshongjerësisht. Regjionet ekuatoriale në vazhdimësi janë të nxehta, me reshje të larta dhe jo mestinë të ndryshueshme. Mbi dhe nën ekuatorin, temperaturat bëhen të skajshmërisë stinore (tëkarakterizuara me vera të ngrohta dhe dimra të ftohtë), sa më larg të shkojmë, kah polet,dimrat janë më të gjatë dhe më të ftohtë, deri në pole ku vazhdimisht është ftohtë.

Të reshurat vjetore në një hapësirë, po ashtu, gjerësisht mund të ndryshojnë, nga virtualishtzero deri në mbi 250 cm në vit. Reshjet eventualisht mund të shpërndahen gjatë vitit apo tëpërqëndrohen në disa muaj, duke ndarë vitin në stinë të lagështa dhe të thata.

Regjime të ndryshme të temperaturave dhe të lagështirës, në pjesë të ndryshme të botës, kanëgjeneruar lloje të ndryshme të ekosistemeve. Njerëzit mund të adaptohen praktikisht në çdoklimë (pos konditave brutale të maleve të larta dhe të shkretëtirave përvëluese), por kjo nukështë e vërtetë edhe për gjallesat tjera të një rajoni të veçantë që ne popullojmë. Në qoftë seorganizmat tjerë të gjallë në një rajon janë të adoptuar në një klimë të veçantë, atëherë njëndryshim i madh i klimës paraqet kërcënim (rrezik) për strukturën dhe funksionin eekosistemeve ekzistuese.

Është me rëndësi të theksohet se shumica e shkencëtarëve të lëndës në fjalë e kanëkonsideruar klimën si relativisht konstante. Gjeologët dhe klimatologëve kanë kuptuar qëmënjanimet në lëvizje klimatike jajnë të dekadave, shekujve dhe mileniumeve.

1.4. Energjia dhe atmosfera

Dielli furnizon tokën me një sasi enorme të energjisë. Drita e diellit vjen në një shkallë tëgjerë të rrezatimit elektromagnetik, nga radiovalët me gjatësi valore të madhe deri në rrezeme gjatësi valore shumë të shkurtra, ato të kuqe, pastaj gjatësi më të shkurtra të dritës sëdukshme dhe ato të gjatësive valore edhe më të shkurtra, si rrezet ultravioletë. Shumica errezeve të diellit, që arrijnë në Tokë, janë në rajonin e gjatësisë valore të dritës së dukshmedhe ato infra të kuqe.

Rrezatimi solar është shumë më i fortë afër ekuatorit se sa në largësi nga ekuatori. Ngaenergjia solare që arrin në shtresën e lartë të atmosferës, afro ¼ reflektohet nga retë dhegazrat atmosferike, dhe një çerek tjetër absorbohet nga dioksidi i karbonit, avujt e ujit, ozone,

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

10

metani dhe nga disa gazra të tjerë. Ky absorbim i energjisë ngroh atmosferën. Afro gjysma eenergjisë solare prek sipërfaqen e tokës dhe absorbohet nga ajo dhe uji.

Energjia e absorbuar ngrohë sipërfaqen absorbuese, avullon ujin ose furnizon energji përfotosintezën në bimë. Uji është tepër efiçient në absorbimin dhe ruajtjen e energjisë. Kjoçështje e rritjes së sipërfaqes së ujit të hapur në pole, brengos klimatologët. Për qindra apomijëra vjet, Arktiku ishte kryesisht i bardhë, duke reflektuar shumicën e energjisë që arrintenë sipërfaqe të akullit. Tani uji i hapur në rritje, absorbon energjinë dhe bën ruajtjen e asajenergjie dhe në këtë mënyrë bën përjashtimin e shkrirjes së akullit dhe ngrohjen e atmosferës.

Në kondita tipike, atmosfera e tokës reflekton afro 30% të rrezatimit elektromagnetik që vjennë Tokë nga Dielli dhe absorbon afro 25%, 45% të ngelura shkojnë në sipërfaqe. Mengrohjen e sipërfaqes, ajo rrezaton më tepër energji mbrapa në atmosferë, e cila absorbon diçnga ajo. 2

3

Fig. 1

2 Daci, N., Daci, M. “Shkenca e Mjedisit”, Prishtinë, 2014, fq.95-963 https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Atmosfera.gif

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

11

1.5. Ndotja e atmosferës

Ajri mund të konsiderohet i ndotur kur në të gjenden substanca të huaja për përbërjen e tijnatyrore. Me fjalë të tjera ajri konsiderohet i ndotur nëse përmban substanca që i shkaktojnëpasoja të dëmshme shëndetit të njeriut dhe ambientit të tij jetësor dhe i sjellin dëmeekonomisë njerëzore. Në suaza të kësaj mund të flitet për ndotjen e lokaleve të mbyllura sipër ndotjen e ambientit të punës. Ambientet urbane me një mënyrë karakterizohen me ndotjeurbane specifike.

Ndotja e ajrit mund të jetë lokale dhe globale. Ndotja lokale është e lidhur për qytetet dheregjione të mëdha industriale. Meqë ndotësit në saje të rrymave të ajrit barten në largësi tëmëdha prej emiterëve, ndotja e atmosferës paraqitet edhe si dukuri globale.

Burimet kryesore të ndotjes së ajrit me prejardhje antropogjene janë: trafiku, prodhimtaria eenergjisë elektrike, djegia e karburanteve në industri dhe amvisëri si dhe proceset e ndryshmeindustriale.

Klasifikimi i ndotësve të atmosferësSipas prejardhjes ndotësit e atmosferës ndahen në:

Ndotës me prejardhje natyrore

Ndotës me prejardhje antropogjene

Në grupin e parë bëjnë pjesë: mineralet, polutantët bimorë, shtazorë dhe mikrobial.

Kurse në grupin e dytë bëjnë pjesë ndotësit primar (komponimet e squfurit, azotit, karbonit,komponimet halogjene, grimcat e materieve, materiet radioaktive; ndotësit sekondar (smogu,smogu fotokimik, gazrat e emetuara prej automobilave).4

4 Rozhaja, D., Jablanovic, M.“Ndotja dhe mbrojtja e ambientit jetësor” , fq.73

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

12

KAPITULLI II

2. NGROHJA GLOBALE

Toka ngrohet nga rrezet e Diellit. Ka mbështjellësin e vet të gaztë, i cili e ruan energjinë-ngrohtësinë e Tokës që të mos ikë në gjithësi. Një pjesë e kësaj ngrohtësie, në kushtenormale, kur ajri është i pastër, kthehet në gjithësi. Për tokën mjafton edhe ajo sasi që mbetet.Por, çka ndodh sot kur në ajër lirohen me mijëra tonelata gaze dhe grimca pluhuri, siç janë:avujt e ujit, dyoksidi i karbonit, dyoksidi i sulfurit, azoti etj.5

Me termin ngrohje globale quhet procesi i ngritjes së temperaturës mesatare globale sirezultat i veprimit të faktorit njeri, në radhë të parë përmes djegies së karburanteve fosile,dhe ndryshimet në përdorimin e tokës sç është shpyllëzimi.

Qysh në vitin 1896 kimisti suedez dhe fitues i çmimit Nobel për kimi, Svante Arheniusparashikoi se djegia e karbonit fosil rrit në shkallë të madhe koncentrimin e nëatmosferë, dhe me këtë të shkaktojë ngritjen e temperaturës në nivel global. Ky fakt për kohëtë gjatë u injorua dhe asgjë nuk u ndërmor për dekada me radhë në drejtim të zvogëlimit tëemisioneve të CO . Ngrohja globale kryekëput lidhet me balancin energjetik të tokës, d.m.thsasia e energjisë që arrin në tokë dhe ajo që kthehet prapa në atmosferë respektivisht me efektserrë. Rrezatimi diellor është fuqia e sistemit klimatik. Ekzistojnë 3 forma të ndryshimit tëbalancit energjetik të tokës:

Ndryshimi i sasisë së rrezatimit të diellit që vjen në tokë - ndryshimet në orbitën etokës ose edhe në vet diellin;

Ndryshimi i fraksioneve të rrezatimit të reflektuar diellor – ndryshimet nëmbulesën e reve, thërrmijat atmosferike ose vegjetacioni.

Ndryshimi i gjatësisë valore të rrezatimit nga toka drejt hapësirës – ndryshimi ikoncentrimit të gazeve me efekt serrë.

Energjia që vjen nga dielli përmes atmosferës sonë shpërndahet ashtu që një pjesë e sajabsorbohet nga sipërfaqja e tokës ndërsa pjesa tjetër reflektohet në hapësirë. Gazet me efektserrë, e “kapin” një pjesë të asaj energjie rrezatimi që tenton të kthehet në hapësirë, dhekështu e mbajnë tokën më të “ngrohtë” se sa që ajo duhet të jetë. Siç edhe kanë parashikuarshkencëtarët, kjo ngrohje globale po sjellë deri te ngjarje ekstreme klimatike siç janë:thatësitë, vërshimet, uraganet etj. Kontribues natyror të konsiderueshëm të ngrohjes globalepadyshim janë erupsionet vullkanike përmes nxehtësisë ekstreme që e lirojnë në atmosferë.

5 Potera, I. “Mbrojtja e mjedisit jetësor”, Prishtinë, 2015

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

13

2.1. Efekti serrë

Efektin që e parashikoi Areniusi, tash njihet si “efekti serrë” apo “efekti qelqor” pasi që COvepron ngjashëm siç vepron qelqi në serra: duke lënë energjinë e diellit të hyjë brenda porduke e penguar atë që të kthehet jashtë në hapësirë. Efekti serrë ka ekzistuar gjithmonë, ku nëkushtet e mbështjelljes me atmosferën e saj toka mbahet më ngrohtë, sesa po të ishte pa të.Efekti serrë natyral është faktor shumë i rëndësishëm pasi që e mban mesataren etemperaturës së Tokës në 15°C që është edhe kusht themelor i jetës. Po të mos ishte efektiserrë natyror, jeta në tokë nuk do të ishte kjo që është sot sepse është llogaritur se temperaturamesatare e tokës do të sillej rreth -18°C.

Përpara Revolucionit Industrial, i cili filloi në mes të shekullit 18-të ekonomia varej kryesishtnga aktiviteti i vogël tregtar dhe bujqësia. Avancimi i teknologjisë, ndërtimi në masë tëmadhe i fabrikave, mbyllja e punishteve dhe përhapja e mekanizmave bujqësore, sollënprodhimin fillestarë të gazeve serrë, e që janë: monoksidi i karbonit CO, oksidet e azotit NO,metani, freonet dhe avujt e ujit. Pas revolucionit industrial dhe zgjerimit që mori aktivitetinjerëzor, filloi të rritej sasia e gazeve me efekt serrë në atmosferë. Rritja e përqëndrimit tëgazeve me efekt serrë në atmosferë sjell rritjen e energjisë diellore që mbetet në atmosferë,duke ngritur kështu temperaturën e atmosferës rreth Tokës.6

Avujt e ujit natyror dhe CO në atmosferë, absorbojnë disa gjatësi valore të këtij rrezatimi.çdo gaz në atmosferë ka spektrin absorbues vetjak, gjatësitë valore që i absorbon, ose ato që itransmeton. Disa gazra në atmosferën e tokës janë në veçanti absorbues të fortë në regjionininfra të kuq të spektrit elektromagnetik dhe kështu absorbojnë rrezatimin e emetuar ngasipërfaqja e ngrohur e tokës. Të ngrohur, gazrat riemetojnë këtë rrezatim.

Në shkallë globale, avujt e ujit, CO dhe gazrat tjerë në atmosferë, luajnë rol analog me atë tëqelqit në një serrë. Për këtë arsye ato janë quajtur gazra të serës. Gazrat e serës, që në mënyrënatyrore janë të pranishëm në troposferë, absorbojnë diç nga rrezatimi infra i kuq dherirrezatojnë pas nga sipërfqja. Gazrat tjerë (N dhe O ) në troposferë nuk i nënshtrohen këtijprocesi. Gazrat e serës janë të ngjashëm me batanijen ngrohëse, izolojnë Tokën dhe vonojnëhumbjen e energjisë infra të kuqe (nxehtësinë) në hapësirë. Pa këtë izolim, temperaturatmesatare në Tokë do të ishin afro -19°C në vend të +14°C, dhe jetën që e njohim do të ishte epamundur. Kështu, klima jonë globale varet nga përqëndrimet tokësore të gazeve të serës.

Gazrat e serës, të brengës më të madhe përfshijnë dioksidin e karbonit (CO ), metanin (CH ),oksidet nitrate (N O), klorofluorokarbonet (CFC) dhe ozonin troposferik (O ). Dioksidi ikarbonit tani llogaritet me një efekt të gazrave të serës për 57%, metani me afro 17% dheklorofluorokarbonet me afro 5%. Ekzistojnë të dhëna që aktivitetet e ndryshme humane, po

6 Veselaj, Z. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

14

shpiejnë nga një përqëndrim në rritje të këtyre gazrave në atmosferë dhe kështu në njëbesueshmëri të rritjes së temperaturës së atmosferës. Kjo mund të rezultojë në ndryshimsinjifikant të klimës globale. Problemi me të cilin ballafaqohemi tani, është që COatmosferik është duke u rritur me afro 0.4% në vit, dhe me aktivitete humane, në veçantirritjen e përhershme të konsumit të karburanteve fosile dhe zvogëlimin e pyjeve, është ebesueshme që kjo rritje e do të vazhdojë.7

8

2.1.1. Gazet me efekt serrë

Janë të shumta gazet qofshin nga burime natyrore apo antropogjene që shkaktojnë efektinserrë. Megjithatë jane 6 gaze që llogaritet se janë ato që bartin peshën kryesore nëshkaktimine efektit serrë në tokë: avulli i ujit, dyoksidi i karbonit, oksidi i azotit, metani,ozoni dhe CFC-t.

7 Daci, N., Daci, M. “Shkenca e Mjedisit”, Prishtinë, 2014, fq.100-1018 https://ëëë.slideshare.net/frenklikoleci/efekti-sere-76332988

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

15

1. Avulli i ujit - Është një ndër kontribuesit kryesor të efektit serrë, për shkak të sasisë sëmadhe në ajrin atmosferik dhe vetive fizike të tij. Llogaritet se avulli i ujit kontribuon me36-70% në efektin serrë të tokës.

2. Dioksidi i karbonit − është gazi më i rëndësishëm “serrë” që shkakton rreth 9-27%të efektit. Për miliona vjet, triliona ton C janë nxjerrë jashtë atmosferës nga bimët, dhejanë depozituar në sedimente, të cilat më pas u kthyen në depozita qymyri, vaji dhe gazinatyror. Gjatë dy shekujve të fundit, njerëzit i kanë shfrytëzuar dhe djegur këto burimeme ritme që kanë ardhur në rritje. Sot njerëzit lirojnë çdo ditë në atmosferë rreth 5.5miliardë ton C si pasojë e djegies së burimeve natyrore nëntokësore. Rreth 1.5 miliard tontjera çlirohen çdo vit përmes ndryshimeve në përdorimin e tokës për shkak tëshpyllëzimeve masive. Prerja e pyjeve shkakton ndalim të absorbimit të C, ndërsa djegiae tyre e “kthen” përsëri C në atmosferë. Këto çlirime sjellin rritjen e CO atmosferik me0.5% çdo vit. Përqëndrimi në atmosferë i CO është rritur me 30% qysh nga periudha eparazhvillimeve industriale. Përdorimi i burimeve natyrore për prodhimin e energjisëdiellore dhe për transport është burimi kryesor i shkarkimit global të CO në atmosferë.Depozitat e C janë të vendosura në zona si pyjet dhe oqeanet, të cilat mund ta tërheqinCO nga ajri dhe ta depozitojnë brenda vetes. Në këtë mënyrë ato shërbejnë sikundërpeshë për shkarkimet e gazeve me efekt serrë. Për faktin e thjeshtë se C absorbohetnga pemët, mbjellja e tyre dhe pyllëzimi zvogëlon sasinë e gazeve serrë në atmosferë.

3. Metani - lirohet gjatë prodhimit të transportit të qymyrit, gazit dhe vajit natyror dhekokntribuon me rreth 4-9% në efektin serrë në tokë. Sasia e tij në atmosferë para 3.5miliardë viteshka qenë 1000 herë më e madhe se sot. Metani për dallim nga CO ka njëefekt të madh për një kohë të shkurtër (koha e jetës së tij në atmosferë është vetëm 8.4vjet, përderisa e CO është 100 vjet). Lirimi i CH vjen nga dy burime:

a) Emisionet natyrore të metanit – që përbëjnë rreth 45% të emetimeve ku prijnëemetimet nga ligatinat, tërmetet, oqeani etj.

b) Emisionet antropogjene të metanit me rreth 55% përmes emitimeve nga deponitëe mbeturinave dhe trajtimit të tyre, sektori i blegtorisë, dhe djegia e biomasës.

4. Oksidi i azotit – edhe pse në koncentirme të vogla, është një ndër gazet më tëfuqishme me efektin serrë. Shkarkimet e N O shkaktohen përmes burimeve natyrorekryesisht nga bakteret e tokës dhe ato oqeanike, si dhe aktiviteteve antropogjene:bujqësia dhe nga djegia e bimësisë në pyje. Aktivitetet blegtorale, respektivisht fermat elopëve, pulave, etj., kontribuojnë me rreth 65% të emitimeve antropogjene të N O.

5. Ozoni - është një nga gazet me efekt serrë, përveq rolit pozitiv që ka në mbrojtjen ejetës në Tokë. Kuantifikimi i kontributit të tij është i vështirë për shkak të shtrirjes së tijpërgjatë globit, mirëpo aftësia e tij për absorbimin e rrezeve infra të kuqe të emetuara ngatoka padyshim se e kthen në një kontribues të fuqishëm të efektit serrë.

6. Klorofluorokarbonet CFC-t – janë grup i komponimeve kimike të përbëra nga alkanet(metan ose etan) të lidhura me elemente halogjene si Cl ose F. Në aspektin komercialkanë përdorim të gjerë dhe njihen me shumë emra përdorimi të përditshëm si: fikës tëzjarrit, shytës, ftohës dhe tretës.9

9 Veselaj, Z. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq.70

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

16

CFC janë mënjanuar për shumicën e përdorimeve në shtetet e industrializuara, por afro600 milion tonelata të këtyre komponimeve përdoren çdo vit gjerësisht në botë nëkompresorë frigoriferësh etj. Komponimet halogjenike janë gazra të fuqishëm me efekt tëserrës. Ato ndalojnë më shumë energji për molekulë se që bën CO dhe qëndrojnë nëatmosferë për dekada, deri në shekuj.10

2.1.2. Pasojat e efektit serrë

Nga sa shihet, aktiviteti njerëzor konsiderohet shkaktar i ndryshimeve të pakthyeshme, tëcilat çojnë në ndryshime graduale klimatike të Tokës, përmes shkarkimit në atmosferë tëkimikateve të ndryshme. Efekti serrë shkakton ndryshime graduale në klimën e Tokës, dukendikuar proceset e ekosistemeve, shëndetin e njeriut por edhe në ekonominë globale.

Ndryshimet në klimë- megjithëse disa shkencëtarë dhe një numër politikanësh me ndikim tëmadh vazhdojnë të refuzojnë rolin që ka njeriu në ndryshimet afatgjata të klimës, faktet emëposhtme paraqesin një tendencë alarmuese. Temperatura mesatare globale e sipërfaqesështë rritur me 0.4-0.6°C krahasuar me fundin e shek. XIX-të. Në 15 vjetët e fundit të shek.XX-të, kanë ndodhur 10 vitet më të ngrohta të shekullit, përmbytjet në të gjithë botën janërritur me rreth 1%, ndërsa viti 2002 do të kujtohet si viti ku përmbytjet në Evropën Qëndrorekanë qenë të paprecedente. Sipërfaqet e borës në hemisferën veriore dhe ato të akullnajave nëOqeanin Arktik janë zvogëluar ndjeshëm, dekadat e fundit. Niveli i shtresës së borës në malete larta është duke “ikur” gjithnjë e më lart, si dhe qëndrueshmëria e saj duke u shkurtuar.Niveli global i deteve është rritur me 15-20cm gjatë shekullit të fundit. Niveli i ujërave ështërritur me afërsisht 2-5cm, si pasojë e shkrirjes së akullnajave, dhe një ngritje tjetër me 2-7cmka ardhur si pasojë e shtrirjes që kanë marrë oqeanet, rezultat ky i temperaturave më tëngrohta oqeanike. Shtimi i sasisë së gazeve me efekt serrë ka të ngjarë që ta përshpejtojëritmin e ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët parashikojnë që temperaturat mesatare globalemund të ngrihen me 1.0-3.5°C, gjë që mund të shoqërohet me variacione të ndjeshmerajonale. Ndërsa klima ngrohet, do të rritet edhe sasia e avujve të ujit në atmosferë, gjë që dotë ndikojë në rritjen mesatare të përmbytjeve globale. Lagështia e tokës ka të ngjarë tëzvogëlohet në shumë rajone dhe stuhitë intenzive të shiut të bëhen më të shpeshta. Niveli ideteve ka mundësi të ngritet me 50-60cm dhe kjo do të ketë një efekt shkatërrues në shumëbregdete si dhe përmbytjen e shumë teritoreve bregdetare.

Ndikimet në shëndet- Rritjet e temperaturave globale kanë ndikime negative në shëndetin enjerëzve. Temperaturat e larta mund të nxisin shpërthimin dhe përhapjen e sëmundjeveinfektive si encefaliti, malarja etj. Përveç kësaj, temperaturat e larta të verës krijojnë premisapër një numër më të madh vdekjesh nga të nxehtit. Po ashtu mund të shtohen dukuri të tjeraqë lidhen me motin, siç janë përmbytjet përveç dëmeve materiale që marrin shpesh viktima

10 Daci, N., Daci, M. “Shkenca e Mjedisit”, Prishtinë, 2014, fq.102

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

17

dhe lëndime. Në vendet e pazhvilluara mund të rritet uria dhe kequshqyerja, për shkak tëthatësirës dhe ndryshimit të kushteve të rritjes së drithërave esenciale.

Ndikimet mjedisore- Ndryshimi i temperaturës dhe përmbytjet mund të ndryshojnëpërbërjen e pyjeve por edhe të ekosistemeve tjera. Disa ekosisteme pyjore të ndjeshme mundtë zhduken, duke sjellë edhe zhdukjen e disa llojeve të veçanta të botës së gjallë. Llojet ebimëve dhe të kafshëve që nuk do të mund të përshtaten me ndryshimet klimatikeekspozohen më tepër ndaj rrezikut të zhdukjes dhe numri i tyre llogaritet se për çdo ditë rritet.Poashtu si pasojë e ndryshimeve klimatike edhe migrimet e llojeve përtej një zonegjeografike janë më të mëdha, sikurse edhe zgjerimi i shtrirjes së habitateve më afër poleve.Ngritja e nivelit të ujërave mund të gërryej plazhet, të krijojë dallgë të mëdha stuhish, tëzhdukë luginat dhe të dëmtojë sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Ndikimi i efekteveklimatike në bujqësi mund të jetë i ndryshueshëm. Parashikohet që prodhimi bujqësor të rritetnë disa vende dhe të bjerë në disa të tjera. Gjithsesi, sipërfaqe gjithnjë më të mëdha të tokësmund të ballafaqohen me rrezikun e tharjes.

Ndikimet ekonomike- të ndryshimeve klimatike është vështirë të parashikohen. Atondryshojnë shumë nga një vend në tjetrin apo rajoneve brenda të njëjtit shtet. Prodhimibujqësor në disa zona mund të rritet, ndërkohë që në disa tjera mund të zvogëlohet.Ndikimet e mundshme në ekonomi mund të përfshijnë operacione të kushtueshme pastrimi,për shkak të përsëritjes së shpeshtë të ngjarjeve ekstreme të motit (përmbytjeve, uraganeve,reshjeve ekstreme), ku kostot e dëmeve në prona të patundshme arrijnë miliarda dollarë, përshkak të rritjes së nivelit të ujërave.11

2.2. Shkaktarët e ngrohjes globale

Shkencëtarët, për dekada me radhë, kanë kryer studime për të gjetur shkaktarët e ngrohjesglobale. Ata kanë studiuar ciklet dhe ngjarjet natyrore të cilat ndikojnë në ndryshimetklimatike.

Kombet e Bashkuara formuan një prej grupeve më të specializuara të shkencëtarëve, tëquajtur Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, të cilët u angazhuan që të studionindhe të analizonin shkaqet dhe pasojat e ngrohjes globale.

11 Veselaj, Z. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq.71

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

18

1. Lëshimet në atmosferë të dioksidit të karbonit nga djegia e karburanteve fosile meorigjinë bimore

Varësia jonë gjithnjë e në rritje nga energjia e krijuar nga djegia e qymyrit dhe e karburanteveme origjinë bimore, bën që sasia e dioksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë të jetë shumëe madhe.

2. Lëshimet e dioksidit të karbonit nga lëndët e djegshme që përdoren për transport

Kultura moderne e makinave dhe oreksi për të mira materiale është përgjegjëse për 33% tësasisë së dioksidit të karbonit në ajër. Me një popullësi e cila ka një rritje alarmante, kërkesapër më shumë makina dhe për konsumim të të mirave materiale sjell rritjen e sasisë sëpërdorimit të lëndëve djegëse fosile për transport dhe prodhim industrial. Konsumi ynë ështëshumë herë më i madh sesa mënyrat dhe zgjidhjet që ne kemi gjetur për të zbutur sadopakkëto efekte.

3. Lëshimet e metanit nga kafshët, bujqësia dhe Arktiku

Metani është një gaz “serrë” shumë i fuqishëm. Kur lënda organike shpërbëhet nga bakteriet,nën veprimin e oksigjenit (dekompozim anaerobik), si për shembull në rastin e orizit tëpaqeruar, prodhohet metani. Procesi zhvillohet gjithashtu edhe në zorrët e kafshëvebarngrënëse dhe me rritjen e sasisë së prodhimit të begative, rritet edhe niveli i metanit tëlëshuar në atmosferë. Një tjetër burim i prodhimit të metanit janë edhe masivet akullnajore tëcilat mbajnë të mbërthyer sasi të mëdha metani. Meqenëse akulli i Arktikut po shkrin edhesasia e metanit në atmosferë rritet duke ndikuar kështu në ngrohjen globale.

4. Shpyllëzimi, veçanërisht pyjet tropikale të cilat përdoren për dru dhe për hapjen etokave bujqësore

Përdorimi i pyjeve për lëndë djegëse (dru dhe qymyr) është një nga shkaqet e shpyllëzimitpor më alarmant është oreksi ynë për dru dhe produktet e letrës apo edhe për produktet si vajii palmës, etj. Gjithë ky konsum i madh i drurve ka çuar në një dukuri masive të shpyllëzimitnë botë. Pyjet thithin karbonin që ndodhet në atmosferë dhe prerja masive e tyre çon nërritjen e sasisë së karbonit në ajër.

5. Rritja e përdorimit të plehrave kimike në kultivimin e kulturave të ndryshmebujqësore

Në gjysmën e dytë të shek. XX, përdorimi i plehrave kimike u rrit shumë (në vend tëpërdorimit të plehrave organike të marra nga kafshët). Sasia e lartë azotit të përdorur e ka

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

19

ngrohur shumë tokën bujqësore. Rrjedha e precipitimi i këtyre plehrave nëpërmjet reshjeve tëshiut dhe lumenjve, krijon “zona të vdekura” në oqeane. Gjithashtu, nivelet e larta tëpërqëndrimit të nitrateve në ujërat nëntokësore janë një problem shumë shqetësues për jetën enjeriut.12

2.3. Ndikimet e ndryshimeve klimatike

Planeti po ngrohet nga Poli i Veriut deri në Polin e Jugut dhe kudo ndërmjet tyre. Pasojat erritjes së temperaturës nuk po presin për një të ardhme të largët. Ato janë duke ndodhur tani.Shenjat duken kudo dhe disa prej tyre janë të habitshme. Nxehtësia po shkrin akullnajatmasive dhe akujt detarë. Po ndodhin ndryshime edhe në modelet e reshjeve dhe në lëvizjen ekafshëve.

Disa dukuri të shkaktuara nga rritja e temperaturës që po ndodhin tani janë:

Ndryshimet e temperaturës. Regjistrimet tregojnë se temperatura globale është rriturme 0.78 ℃ gjatë shek. XX dhe pritet të jetë më e lartë gjatë këtij shekulli dhe sidomosnë fund të tij.

Akulli po shkrin në të gjithë botën sidomos në pole. Kjo dukuri ka përfshirë akullnajatmasive, shtresat e akullit që mbulojnë Antarktiden e Groenlanden si dhe detin Arktik.

Pinguinet e zones Adelie’ në Antarktide nga 32000 çifte janë reduktuar në 11000çifte, brenda një periudhe 30 vjeçare.

Niveli i detit është rritur me shpejtësi gjatë shekullit të fundit. Disa flutura, dhelpra dhe disa bimësi alpine janë zhvendosur në zona më veriore ose

në lartësi më të mëdha, drejt zonave më të ftohta. Precipitimi i reshjeve të shiut dhe të borës është rritur shumë në mbarë globin. Lëvozhgat e bredhave kanë rënë dhe trungjet e zhveshura kanë lulëzuar degë të reja

në Alaskë falë 20 viteve të fundit me stinë verore të ngrohtë. Dihet që një pjesë e energjisë djellore që vjen në tokë thithet nga toka ndërsa pjesa

tjetër reflektohet mbrapsht dhe thithet nga atmosfera e del jasht saj. Mirëpo për shkaktë aktivitetit njerëzor që kryhet mbi tokë dhe lëshimit të gazrave serë në ajër,atmosfera nuk është në gjendje që të kryejë thithjen e lëshimin e kësaj energjie jashtësaj.

Vihet re gjithashtu rritje dhe intensifikim i reshjeve të shiut dhe dukurive negative tëtij siç janë përmbytjet. Përmendim këtu stuhitë tropikale dhe uraganet.

12https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:FitoreBeqiri

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

20

1/6 e popullësisë së botës furnizohet me ujë të pijshëm nga shkrirja e borës dhe akujvenë zonat malore. Ndryshimet në këto zona do ta vendosin në situatë të vështirë këtëpopullësi.

Oqeanet shërbejnë si thithës të dioksidit të karbonit. Me rritjen e temperaturës sëujërave të oqeaneve, aftësia e tyre për të thithur CO zvogëlohet. Kështu që përveçrritjes së nivelit të këtyre ujërave si pasojë e rritjes së temperaturës oqeanike,ndryshime të mëdha e thelbësore në qarkullimin e ujërave të oqeaneve apo edhe nësistemin e rrymave të ftohta e të ngrohta oqeanike.

Rreth 1/3 e dioksidit të karbonit që lëshohet në ajër nga aktiviteti njerëzor, thithet ngaoqeanet. Kjo është një sasi shumë e madhe. Duke qenë se dioksidi i karbonitshpërbëhet në ujë, formohet acidi karbonik i cili ka aftësinë që të acidifikojë oqeanetnë një masë të lartë duke çuar kështu në ndryshimin e pH.

Sasia e oksigjenit e tretur në ujëra oqeanike mund të zvogëlohet duke krijuarprobleme serioze për gjallesat që jetojnë në këto ujëra.

Qeniet janë më të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike dhe elementeve të motit si;temperatura, reshjet, niveli i detit dhe kushtet ekstreme të motit si dhe ndikohen nëmënyrë jo të drejtpërdrejt nga ndryshimet që ndodhin në ujë, ajër, në cilësinë eushqimeve, ndryshime në ekosistemet natyrore, në bujqësi, në industri dhe ekonomi.Sipas një studimi të Organizantës Botërore të Shëndetit, ndryshimet klimatike ishinshkaktare të vdekjes së njerëzve nëpër botë nga disa lloje sëmundjesh: 3% ngadiarrreja, 3% nga malaria, 3.8% nga ethet tropikale. Rreth 85% e këtyre rasteve tëvdekjeve ishin fëmijë.

Të tjera pasoja që priten të ndodhin në fund të këtij shekulli, nëse ngrohja vazhdon me këtoritme:

Niveli i detit pritet të rritet me 18-59 centimetra në fund të shekullit dhe shkrirja eakujve në pole pritet të zhdukë një shtresë akullnajore rreth 10-20 centimetra.

Uraganet dhe stuhitë e tjera të ngjashme pritet të bëhen më të forta. Specie që varen nga njëra-tjetra mund të dalin “jasht kontrollit”. Për shembull bimët

mund të lulëzojnë më herët se që është periudha e tyre. Përmbytjet dhe thatësirat do të bëhen më të zakonshme. Reshjet në Etiopi, ku

thatësirat janë të përhershme, mund të zvogëlohen me 10% gjatë 50 viteve të fundit. Më pak ujë të freskët dhe të pijshëm do të kemi në dispozicion.

Do të përhapen disa sëmundje si malaria, e cila transportohet nga mushkonjat. Ekosistemet do të ndyshojnë. Disa specie do të zhvendosen për më në veri ose do të

përshtaten dhe të fitojnë imunitet. Të tjera specie nuk do të mund të zhvendosen dhedo të zhduken. Studiuesit e jetës së egër kanë zbuluar se që nga mesi i viteve ’80, mezvogëlimin e sasisë së akullit për të jetuar dhe sasisë së peshqve për t’u ushqyer,arinjtë polarë janë dobësuar shumë nga ana fizike.

Ndryshimet klimatike do të ndikojnë edhe në bujqësi dhe në prodhimin ushqimor sipasojë e rritjes së nivelit CO në atmosferë, rritjes së temperaturave, zvogëlimi iprecipitimit nga shkrirja e borës, si dhe rritja e shpeshtësisë së ngjarjeve ekstreme të

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

21

motit. Zonat që ndodhen në gjerësi më të ulëta gjeografike janë më të rrezikuara ndajzvogëlimit të prodhimit ushqimor.

Sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike janë: burimet ujore, zonatbregdetare, vendbanimet dhe shëndeti i njerëzve. Ndërsa sektoret ekonomike me tëndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve janë: bujqësia, peshkimi, pyjet, energjetika,ndërtimi, siguracioni jetësor, shërbimet financiare dhe shërbimet turistike eargëtuese.13

2.4. Ngrohja globale impaktet e mundshme

Përcaktimi i impakteve të ngrohjes globale në shekullin XXI është shumë vështirë dhe ipërcjellë me shumë të panjohura. Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që modelet e mëdha tëkompjuterëve të përdorur për të bërë simulime dhe paraparë klimën e ardhshme, kanëvështirë simulimin, se si gjërat mund të ndryshojnë në regjione e lokale. Por, gjërat janë dukeshkuar në drejtim të mirë. Modelet klimatike janë përfaqësime numërike të proceseve fizikekomplekse të cilat varen nga kombinimi i nxehtësisë dhe ujit ndërmjet atmosferës dheoqeanit, përbërjeve atmosferike, rrezatimit solar, mbulesës së reve, e kështu me radhë.

Kur përdoret nocioni ngrohje globale, ai i referohet shumë fenomeneve ndërlidhëse qëngjajnë në kohë të njejtë, si:

1. Temepratura e tokës rritet. Dekada e viteve të 1990-ta ishte më e ngrohta qysh ngamesi i viteve 1980. Viti 1998 ishte më i ngrohti, vazhduar me 2002, 2003, 2001dhe 1987.

2. Shumica e akullnajave botërore janë duke u shkrirë, 80% të borës nëKilimanxharo është shkrirë.

3. Akulli i detit Arktik është në zvogëlim e sipër si për nga sipërfaqja ashtu edhe ngatrashësia. Sipërfaqja po ngushtohet për 9% për një dekadë dhe për 15-40% brenda30 viteve të kaluara.

4. Niveli i oqeaneve tani po shtohet më shpejt se në të kaluarën.

Çfarë mund të thuhet për klimën e ardhshme botërore? Ekzistojnë së pari tri shkallë për t’upërgjigjur kësaj pyetjeje. E para është parashikimi i rritjes së gazeve të serës në atmosferë. Edyta është të kuptuarit e efekteve të përqëndrimeve të rritura në temperaturat globale dhe etreta është efekti i temperaturës së rritur në klimë globale.

13 http://info-lajme.blogspot.com/2011/11/ngrohja-globale-cilat-jane-pasojat.html

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

22

Implikimet potenciale të këtyre trendëve të ngrohjes globale të shumta dhe frikësuese, siçshihen në vijim:

1. Temperatura e rritur globale nuk do të jetë uniforme në aspektin gjeologjik. Ajodo të jetë më e madhe në pole dhe mund të shpie në shkrirje të akullit polar, dukerritur nivelin e oqeaneve nga 0.3-7 m. Pothuajse shumica e porteve botërore mundtë jenë nën ujë, si dhe toka e fermave bregdetare në shumë shtete. Në shekullin efundit nivelet e deteve janë ngritur për 10-15 cm.

2. Ndryshimet në reshje dhe vetëtimat përcjellëse mund të ketë efekte serioze nëbujqësi.

3. Meqë rrymat oqeanike janë të tërhequra nga ndryshimet e temperaturave ndërmjetpoleve dhe ekuatorit, disa pjesë (si Evropa) mund të bëhen më të ftohta si rezultati ndryshimeve në valët oqeaneve.Efektet klimatike të ngrohjes globale varen nga magnituda (madhësia) endryshimit të temperaturës.

Sistemi Impakti Rezultati (shembuj)

KlimaEkstreme moti shpesh,shkrirje akullit maleve tëlarta

Uraganet, valë të nxehtazvogëlim në furnizim me ujë(kruciale për miliona njerëz).

Biodiversiteti Zhdukje e bimëve dheshtazëve

30% e bimëve dhe shtazëvezhduken.

ShëndetiSëmundjet e varura ngatemperaturat në rritje

Inseket përhapin sëmundjet,rritje të vdekshmërisë.

UshqimiStress në furnizim meujë, rriten temperaturat

Mënjanimi në gjeografi tëdrithërave, zvogëlim nëprodhim.

Hurdhat epeshqve

Të ndjeshme nëndryshim temperature

Efekte pozitive në dimër,negative në verë

Tabela.1

Efektet e ngrohjes globale mund të ndjehen njësoj pëgjatë botës. Dallimet nga rajoni në rajonmund të jenë në magnitudë dhe në shkallë të ndryshimit klimatik. Kombet e varfrapërgjithësisht janë më të dëmtuara dhe më të ndjeshme ndaj pasojave të ngrohjes globale.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

23

Një nga qasjet aktivisht të përdorura, për të zvogëluar shkaktarin e parë kryesor të ngrohjesglobale CO , paraqet sekuestrimin e karbonit. Qëllimi këtu është të kapet karboni në burimine tij dhe drejtimin e tij në kontejner joatmosferik. Kjo mund të bëhet me disa metoda:

1. Duke kapur apo absorbuar CO të gjeneruar pas djegies në një tretës (ndoshtaamine, derivate të amoniakut).

2. Duke shndërruar qymyrin në gaz para djegies dhe ndarjen e tij të lehtë nga gazet edjegies.

3. Duke e drejtuar CO kah ekosistemet tokësore me efiçiente (pyjet, vegjetacionidhe toka) apo përdoruesit industrial (si prodhuesit lokal të pijeve freskuese) etj.

Këto pra janë disa nga impaktet e mundshme të ngrohjes globale.14

14 Daci, N., Daci, M. “Shkenca e Mjedisit”, Prishtinë, 2014, fq.103

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

24

KAPITULLI III

3. VARFËRIMI I SHTRESËS SË OZONIT

Ozoni është gaz që krijohet në mënyrë natyrore në atmosferë. Në aspektin kimik ozoni ështënjë modifikim alotropik i O që përbëhet nga 3 atome oksigjeni. Ozoni krijohet në dymënyra:

1. Molekulat ekzistuese të ozonit, përmes absorbimit të rrezeve ultravjollce zbërthehen nëdy pjesë: molekulën dyatomike të oksigjenit O - oksigjenin molekular dhe një atom të O.

+ rrezet UV → O + O

Ky atom i lirë i O lidhet më pas me O duke formuar ozonin

2O + 2O → .

Ky proces ndodh në atmosferën e epërme me një shpejtësi shumë të madhe.

2. Molekulat e NO përzihen me VOC-s (të dyja komponenta me rëndësi të liruara ngaemetimet e automjeteve) dhe me ndihmën e rrezeve të diellit formojnë ozonin. Ky ozonkryesisht formohet afër sipërfaqes së tokës dhe njihet si ozoni tokësor. Ozoni i prodhuarnë këtë mënyrë është një ndër shkaktarët e smogut. Varësisht prej vendit të krijimit të tijdhe funksionet dhe efektet e ozonit ndryshojnë. Ozoni atmosferik në shtresat e epërmendërvepron me rrezatim UV që vjen nga dielli, duke e absorbuar shumicën e rrezatimit qëtë mbërrijë në sipërfaqe ku do të krijonte probleme të mëdha për jetën e njeriut, bimëvedhe kafshëve në tokë. Pra ky ozon është shtresa mbrojtëse e tokës dhe shpesh njihet edhesi ozoni i mirë. Përkundër kësaj ozoni tokësor ose ozoni i keq është i dëmshëm përshëndetin sepse zvogëlon kapacitetin e mushkërive dhe e vështirëson frymëmarrjen.Problemet më të mëdha nga ky ozon i përjetojnë fëmijët dhe të vjetrit, por edhe njerëzit eshëndoshë nëse i nënshtrohen veprimit të tij për disa orë mund të përballen me vështirësinë frymëmarrje.

Shtresa e ozonit gjendet në stratosferën e atmosferës në lartësi për 20-30 km mbi sipërfaqen etokës, d.m.th. një shtresë me trashësi prej 10 km. Kjo shtresë është vitale për jetën në tokëpasi që në atmosferë mban 95-99% të rrezatimit UV diellor.

Trashësia e shtresës së ozonit është zvogëluar ndjeshëm, që nga viti 1980. Në vitin 1985,shkencëtarët zbuluan se shtresa e ozonit kishte filluar të hollohej. Ky ndryshim ishteveçanërisht i theksuar në Antarktidë, mbi të cilën, ishte shfaqur në formë të një “vrime” qënjihet si vrima e ozonit. Kjo gjë kishte çuar në rritjen e sasisë rrezatimit të rrezikshëm UV qëdepërton në Tokë. Kontribuesit më të mëdhenj të dëmtimit të shtresës së ozonit janë:aktivitetet njerëzore me 75-85%, burimet natyrore me 15-20% dhe erupsionet vullkanike me1-5%. Erupsionet vullkanike bëjnë lirimin e Cl në formë të acidit klorhidrik HCl nëstratosferë.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

25

15

3.1. Substancat shkatërruese të ozonit

Siç po shihet aktiviteti njerëzor, përmes lirimit të komponimeve që përmbajnë klorine dhebromide është burimi dominues dhe më destruktiv i varfërimit të shtresës së ozonit. Rrallimi ishtresës së ozonit ndodh për shkak të prezencës së substancave shkatërruese të ozonit(SOH) , (apo ODS) të cilat lirohen si rezultat i aktivitetit njerëzor. Ato përfshijnë: freonin-që përdoret në teknologjinë e ftohjes dhe të frigoriferëve; halonet- që përdoren në paisjet qëshuajnë zjarret; bromid-metili- që përdoret në bujqësi; si dhe tretës dhe pesticide të ndryshme.Padyshim se substancat më të dëmshme në këtë aspekt janë kloroflor-karbonet CFC (chloro-fluor-carbons). CFC-t janë substanca që përbëhen nga atome të CL, F dhe C dhe së pari janëpërdorur për të pastruar qarqet elektrike, e më vonë si aerosol dhe ftohës për frigorifera dhekondicioner të ajrit. Në momentin që lirohen në ajër ato qarkullojnë në drejtim të shtresës sëstratosferës së pasur me ozon dhe e fillojnë veprimin e vet shkatërrues.

Në këtë rast rrezatimi UV në kontakt me molekulat e CFC-ve shkakton ndarjen e një atomeklori. Ky Cl i lirë reagon me molekulën e O dhe formon monoksidin e klorit: Cl + →+ ClO

15 https://www.techgape.com/2015/09/importance-ozone-laye.html

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

26

Atomi i O reagon me ClO duke krijuar molekulën e O dhe lirimin e një atomi të Cl:

O + ClO → Cl +

Kështu ky atom i Cl më tutje vazhdon ciklin e ngjashëm që rezulton në dëmtimin emëtutjeshëm të shtresës së ozonit. Një molekulë e CFC-ve ka aftësinë e shkatërrimit të qindramolekulave O . Llogaritet në 10-15 vjetët e ardhshme, pavarësisht nga masat e marra nëpengimin e varfërimit të shtresës së ozonit, trashësia e saj do të zvogëlohet në mënyrë kritike.

3.2. Pasojat e varfërimit të ozonit

Varfërimi i shtresës së ozonit ka pasojë për jetën e njeriut dhe organizmave tjerë të gjallë tëekosistemit.

Pasojat për shëndetin e njeriut- shumë hulumtime shkencore kanë treguar se varfërimi ishtresës së ozonit shkakton pasoja direkte për shëndetin e njeriut. Pasojat kryesore kanë tëbëjnë me: kancerin e lëkurës, humbjen e imunitetit, kataraktin, verbërimin etj. Varfërimi iozonit dhe kanceri i lëkurës- Varfërimi i ozonit, e rrit sasinë e rrezatimit UV që depërtonstratosferën dhe rrezet dëmtojnë ADN e qelizave të lëkurës, pasi që janë shumë të ndjeshmenë rrezatim UV. Kur e kontakton lëkurën, rrezatimi shkakton deformim ose shlyerjen einformative që bart ADN duke shkaktuar kancerin e lëkurës. Kanceri i lëkurës është i dytipive: tipi melanomë që është më i rrezikshëm pasi që ka aftësi të shpërndahet shpejt dukesulmuar qeliza të reja të lëkurës dhe tipi jomelanomë – është më pak i rrezikshëm për jetëndhe mund të evitohet përmes operimeve kirurgjike. Humbja e imuitetit – është konstatuar sevarfërimi i ozonit ka ndikim në humbjen e imunitetit. Poashtu në një studim tjetër ështëkonstatuar se rrezatimi UV ka të njejtin efekt në indet shtazore me atë të trajtimit me rreze X(rrezet rëntgen). Katarakti – është sëmundje që fillon me pamje të mjegulluar e në disa rastepërfundon me verbërim. Është vërtetuar se rrezet UV mund të dëmtojnë ADN, membranatdhe proteinat e syve, duke shkaktuar pamje të shpërhapur dhe formimin e zonave të errëta nësy. UNEP proklamon se për çdo 1% të varfërimit të O , numri i njerëzve me problemet ekataraktit do të rritet për 100,000 – 150,000.

Pasojat në kafshë- Efektet e rrezatimit UV janë parë në ekosistemet ujore, përmes pakësimittë prodhimit fitoplanktone, dëmeve që shkaktohen në fazat e para të zhvillimit të peshqve,karkalecëve, gaforreve, amfibëve dhe kafshëve tjera. Ushqimi i peshqve në dete dhe oqeanedo të pësojë rënie në rastin e rritjes së rrezatimit UV. Fitoplanktonet janë baza e zinxhiritushqyes për jetën në oqean. Më shumë se 30% e konsumit njerëzor, në shkallë botërore, vjennga deti, madje në shifra akoma më të mëdha për vendet e zhvilluara. Për faktin sefitoplanktonet janë një depozitues i madh për CO atmosferik, ky zhvillim mund të ndikojë nëpërqëndrimin atmosferik të CO dhe të nxisë efektin serrë edhe në të ardhmen.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

27

Pasojat për bimët- Varfërimi i shresës së ozonit ka pasoja edhe për bimët e sidomosdrithërat. Nëse bima i nënshtrohet për kohë të gjatë rrezatimit ultravjollcë (UV) dëmtohetADN e bimëve. Poashtu shkaktohen dëme edhe në makinerinë fotosintetike të bimës,transportin membranor duke ndryshuar transportin e kaliumit si dhe prek citoskeletin eqelizës duke ndikuar në morfologjinë dhe rritjen e qelizave bimore. Hulumtimeteksperimentale kanë treguar se në 50% të drithërave të hulumtuara në rastin e ngritjes sërrezeve UV, redimentet janë zvogëluar për 28%, që tregon se varfërimi i ozonit i zvogëlon tëlashtat. Bimët kanë disa lloje mekanizmash për të rikuperuar efektet negative të rrezatimitUV, madje ato deri diku edhe mund të përshtaten me rritjen e këtij rrezatimi. Ekzistojnëndryshime të mëdha për mënyrën sesi lloje të ndryshme bimore reagojnë ndaj rrezatimitUV.16

16 Veselaj, Z. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014, fq.72

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

28

KAPITULLI IV

4. NDIKIMET E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË KOSOVË

Ekspozimi ndaj thatësirave, vërshimeve dhe zjarreve.

Intensiteti dhe shpeshtësia e reshjeve ekstreme me rrebeshet e shiut dhe thatësirate ashpëra në rritje prej vitit 1980.

Temperaturat e larta që shkaktojnë valë nxehtësisë dhe zjarre në pyje (që nga viti2000 është shtuar numri i zjarreve në pyje në Kosovë).

Temperaturat e ngritura, reshjet gjithnjë e më të paqarta, rrjedhjet e reduktuara tëkombinuara me zhvillimet socio-ekonomike si dhe shfrytëzimi i shtuar i burimevetë ujit do ta rrisin ekspozimin ndaj thatësirave (Kosova është goditur disa herë ngathatësirat gjatë dy dekadave të fundit).

Që nga viti 2004, 80% e komunave të Kosovës kanë vuajtur prej mungesave tëujit për shkak të thatësirave hidrologjike dhe keqpërdorimit të burimeve të ujit.

Degradimi i ekosistemit dhe reduktimi i shërbimeve të ekosistemit.

Format e reja të ndotjes si dhe rritje në sëmundjet që ndërlidhen me ujin.

Në Kosovë nga përdorimi i tokës bujqësore dhe pyjet emetohet 13% e totalit tëgazërave që ndikojnë në efektin serrë.

4.1. Ndikimet e ndryshimeve klimatike në bujqësi: Reduktimi i reshjeve vjetore;

Zvogëlimi i burimeve ujore;Pakësimi i sasisë së ujërave nëntokësore;

Mungesa e ujit të pijshëm;Uji për ujitje dhe industri;

Pakësimi i sasisë së ujit nëpër lumenjë gjatë verës;Sëmundje të reja të të mbjellurave;

Rritja e temperaturës së ujit dhe ulja e kualitetit të ujit.

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

29

Masat lehtësuese që duhet të ndërmirren për zbutjen e këtyre ndikimeve nëbujqësi:

Mbrojtja nga përmbytja me kufizimin e ndërtimeve në zonat që kanë prirjepër rrezik nga përmbytja;

Krijimi i kapacitetit për shkarkim të lumenjëve;

Ndërtimi i zonave mbrojtëse; Standardet për zhvillimin e ndërtimit; Zgjerimi i rezervuarëve për ta rritur kapacitetin e zonës mbrojtëse;

Ripyllëzimi i zonave për të reduktuar rrjedhjen e përmbytjeve; Masat e planifikimit të mjedisit për të përmirësuar balancin e ujit;

Reduktimi i rrjedhjeve; Riciklimi dhe rishfrytëzimi i ujit; Ruajtja e ujit gjatë përdorimit në amvisëri dhe industri;

Sigurimi i rrjedhjeve minimale në përiudhat e thata; Përshtatja e kulturave bujqësore;

Teknologjitë për kursimin e ujit të shiut; Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave nëntokësorë;

Përdorimi i energjisë së ripërtëritshme.

4.2. Ndikimet e ndryshimeve klimatike në pylltari: Numër i shtuar i zjarreve pyjore; Numër i shtuar i sëmundjeve bimore;

Mundësi e zvogëluar ekonomike e pyjeve;Degradimi i tokës dhe erozioni i dheut;

Zvogëlimi i zonave pyjore nga ndikimi i thatësirave;

Ndryshimi i lartësive gjeografike për rritjen e llojeve të caktuara të drunjvedhe mundësia për të kultivuar specie të drunjve që nuk janë rritur më herëtnë Kosovë.

Masat lehtësuese për zbutjen e ndikimeve në pylltari: Mbrojtja nga zjarri (fuqizimi i politikave për mbrojtjen e pyjeve);

Mbjellja e drunjve, ripyllëzimi; Korridorët ekologjik për t’i ndihmuar specie që shtegtojnë; Përfshirja e objektivave lokale të biodiversitetit në planifikim, ofrim dhe

menaxhim të masave për infrastrukturë të gjelbërimit; Krijimi i variacioneve mikro-klimatike dhe mjedisit të qëndrueshëm

ekologjik përmes topologjisë së larmishme për t’i ndihmuar speciet që tëreagojnë ndaj ndryshimeve në mjedis.17

17 http://www.ks.undp.org/content/dam/kosovo/docs/Environment/Broshura_Climate_Change_Final.pdf

Page 30: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

30

PËRFUNDIM

Përmes këtij punimi jam munduar të shtjelloj të githa njohuritë që i përkasin ndryshimveklimatike e ngrohjes globale, ndryshime këto të cilat po ndodhin në mënyrë shumë të shpejtë.Duke pasur parasysh pasojat që shkakton ngrohja globale e ndryshimet klimatike në fusha tëndryshme si psh, në mjedis, klimë, ekonomi, bujqësi, pylltari duhet të ndërmirren masa tëcilat bëjnë parandalimin e tyre. Si pasojë e këtyre mund të shfaqen sëmundje të ndryshme tëcilat mund të çojnë deri në vdekjen e njerëzve.

Një ndër veprimet e para është vetëdijësimi i shoqërisë për të gjitha këto pasoja sepse dihet qëshkaktar i këtyre ndryshimeve klimatike është edhe njeriu. Pastaj si masa që mund tëparandalojnë ndryshimet klimatike janë: mbrojtja e ambientit nga mbeturinat e ndotës tjerë tëmëdhenj, nxitja e efikasitetit të energjisë, zhvillimi i teknologjisë për reduktimin e karbonit,sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm, menaxhimi i bujqësisë dhe pyjeve.

Andaj sa më shumë që kujdesemi për ambientin që na rrethon do të kemi mjedis të mirë përtë jetuar shëndetshëm.

Page 31: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

31

Planifikimi i orës mësimore

Fusha e kurrikulës: Shkencat e natyrësLënda: Dituri natyreKlasa: VTema: AtmosferaRezultatet e të nxënit të temës: Të analizojnë dhe shtjellojnë përbërjen e atmosferësRezultatet e të nxënit për kompetencat e shkallës: I.1; II.1,2,3; III.1,2

Aspektet specifike të planit të orës mësimore

Njësia mësimore: Ndotja e ajritFjlët kyqe: atmosfera, ajri, ndotjaRezultatet e të nxënit të orës mësimore: analizo, identifiko, shtjelloKriteret e suksesit: analizoni, identifikoni, shtjelloniBurimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: libri, fletotorja etj.Lidhja me lëndë tjera: Gjuhë dhe komunikim

Përshkrim i metodologjisë dhe veprimtarisë së punës me nxënës:

Evokim: BashkëbisedimNë këtë pjesë të orës bëhet bashkëbisedim me nxënësit rreth atmosferës dhe ndotjes së ajrit.Mirren mendimet e nxënësve për këtë temë dhe i krahasojmë ato.

Realizim i kuptimit: Di, dua të di, mësovaNë këtë pjesë të orës mësmore nxënësit punojnë në mënyrë individuale. E ndajnë fletën në trikolona dhe në kolonën e parë shënojnë informacionet që i dijnë për ajrin dhe ndotjen e tij, nëkolonën e dytë shënojnë ato informacione që duan t’i dijnë për ndotjen e ajrit. Pasi ta lexojnënjësinë mësimore i shënojnë në kolonën e tretë ato informacione që tashmë i mësuan.

Reflektim: Rrjeti i diskutimitShënohet një pyetje në dërrasë të zezë “A duhen të mirren masa për parandalimin e ndotjes sëajrit” dhe nxënësit duhet të përgjigjen me po ose jo dhe të japin argumente për të dyjapërgjigjet.

Page 32: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org PLAVA.pdf · 6 HYRJE Ngrohja globale është një dukuri e cila kohëve të fundit po paraqet problem dhe rrezik të madh për njerëzimin dhe

32

LITERATURA

Veselaj, Z. “Njeriu dhe mjedisi jetësor”, Prishtinë, 2014Potera, I. “Mbrojtja e mjedisit jetësor 7-8”, Prishtinë, 2015Daci, N., Daci, M. “Shkenca e Mjedisit”, Prishtinë, 2014Grup autorësh “Gjeografia 12”, PrishtinëMustafa, B. “Ekologjia dhe mjedisi 5-6”, Pejë 2014Rozhaja, D., Jablanovic, M. “Ndotja dhe mbrojtja e ambientit jetësor”, PrishtinëGrup autorësh “Biologjia 12”, Prishtinë, 2015

Burime nga interneti

http://www.ks.undp.org/content/dam/kosovo/docs/Environment/Broshura_Climate_Change_Final.pdf

https://www.techgape.com/2015/09/importance-ozone-laye.html

http://info-lajme.blogspot.com/2011/11/ngrohja-globale-cilat-jane-pasojat.html

https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:FitoreBeqiri