dezinfektante dhe sterilizues -...

8
TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected] DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES MULTIUSI GEL - pastrues pa uje XHELI shumëpërdorimësh është një produkt i gatshëm që përmban alkool etilik si një antiseptik i shpejtë dhe efektiv, i përgatitur për të dezinfektuar dhe pastruar duart pa ujë. Përdorimi i Multiusi Gel shkatërron 99.9% të mikrobeve dhe bakterieve në duar në vetëm disa sekonda. Lyhen duart dhe ferkohen me të derisa të avullojë plotësisht. Fuqia dezinfektuese është kombinuar me një veprim efektiv për mbrojtjen e lëkurës. Multiusi Gel është një produkt i domosdoshëm për mjekët pasi garanton higjenë të plotë të duarve pas cdo ekzaminimi pa humbur kohë. Në fare pak sekonda sigurohet higjena dhe dekontaminimi duke eliminuar rrezikun e perhapjes së infeksioneve E testuar dermatologjikisht MULTIUSI FAZZOLETTI - leter e lagur dezinfektuese Multiusi Fazzolettino është një letër a lagur me fuqi kundër bakterieve dhe fungeve për një dezinfektim dhe larje të shpejtë të duarve dhe trupit përfshirë pjesët intime. Përdoret përpara injeksioneve në lëkurë. Garanton nje dezinfektim të shpejtë, nuk djeg dhe për fëmijët sjell lehtësim në vendet e pickuara nga insektët GERMELLA shampo për përdorim spitalor GERMELLA është një shampo për mbrojtjen e lëkurës që kombinon cilësitë e tre bimëve mjekësore: Kamomil, Sherebel dhe Aloe Vera. Kamomili ka cilësi anti inflamatore; përdoret zakonisht në lëkurë të dëmtuar apo të skuqur, infeksione, vendeve me dhimbje. Sherebeli është gjithashtu një agjent inflamant dhe qetësues. Aloe është një lehtësues që ruan sistemin imunitar fiziologjik me aftësi anti inflamatore dhe anti bakteriale. Këto tre përbërës e bëjnë këtë shampo detergjent delikat që ruan mbrojtjen naturale të lëkurës dhe membranat e mukozës. Germela është gjithashtu e përshtatshme për higjenën ditore intime; ruan florën bakteriale të pjesëve intime të trupit dhe parandalon inflamacionet apo infeksionet. Ka fuqi qetësuese dhe është e përshtatshme për llojet e lëkurave shumë të ndjeshme, të thata, apo të acaruara. Paketim 1 Lt. GERMORAL COLLUTORIO larës goje Germoral është një shpëlarës goje baktericid, i domosdoshëm për higjienën e përditshme orale. Ndalon fermentimin në kavitetin oral, kryen një veprim thelbësore anti-pllakë dhe baktericid dhe përmes përbërëseve aromatizues garanton freski dhe higjienë afatgjatë. Germoral është veçanërisht i përshtatshëm për duhanpirësit, përdoruesit e protezave apo dhëmbëve paradontic ose pas një operacioni dentar, për dezinfektimin e zgavrës së gojës. Shishe 300 ml

Upload: trinhque

Post on 24-Apr-2018

300 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES

MULTIUSI GEL - pastrues pa uje XHELI shumëpërdorimësh është një produkt i gatshëm që përmban alkool etilik si një antiseptik i shpejtë dhe efektiv, i përgatitur për të dezinfektuar dhe pastruar duart pa ujë. Përdorimi i Multiusi Gel shkatërron 99.9% të mikrobeve dhe bakterieve në duar në vetëm disa sekonda. Lyhen duart dhe ferkohen me të derisa të avullojë plotësisht. Fuqia dezinfektuese është kombinuar me një veprim efektiv për mbrojtjen e lëkurës. Multiusi Gel është një produkt i domosdoshëm për mjekët pasi garanton higjenë të plotë të duarve pas cdo ekzaminimi pa humbur kohë. Në fare pak sekonda sigurohet higjena dhe dekontaminimi duke eliminuar rrezikun e perhapjes së infeksioneve E testuar dermatologjikisht

MULTIUSI FAZZOLETTI - leter e lagur dezinfektuese Multiusi Fazzolettino është një letër a lagur me fuqi kundër bakterieve dhe fungeve për një dezinfektim dhe larje të shpejtë të duarve dhe trupit përfshirë pjesët intime. Përdoret përpara injeksioneve në lëkurë. Garanton nje dezinfektim të shpejtë, nuk djeg dhe për fëmijët sjell lehtësim në vendet e pickuara nga insektët

GERMELLA – shampo për përdorim spitalor GERMELLA është një shampo për mbrojtjen e lëkurës që kombinon cilësitë e tre bimëve mjekësore: Kamomil, Sherebel dhe Aloe Vera. Kamomili ka cilësi anti inflamatore; përdoret zakonisht në lëkurë të dëmtuar apo të skuqur, infeksione, vendeve me dhimbje. Sherebeli është gjithashtu një agjent inflamant dhe qetësues. Aloe është një lehtësues që ruan sistemin imunitar fiziologjik me aftësi anti inflamatore dhe anti bakteriale. Këto tre përbërës e bëjnë këtë shampo detergjent delikat që ruan mbrojtjen naturale të lëkurës dhe membranat e mukozës. Germela është gjithashtu e përshtatshme për higjenën ditore intime; ruan florën bakteriale të pjesëve intime të trupit dhe parandalon inflamacionet apo infeksionet. Ka fuqi qetësuese dhe është e përshtatshme për llojet e lëkurave shumë të ndjeshme, të thata, apo të acaruara. Paketim 1 Lt.

GERMORAL COLLUTORIO – larës goje Germoral është një shpëlarës goje baktericid, i domosdoshëm për higjienën e përditshme orale. Ndalon fermentimin në kavitetin oral, kryen një veprim thelbësore anti-pllakë dhe baktericid dhe përmes përbërëseve aromatizues garanton freski dhe higjienë afatgjatë. Germoral është veçanërisht i përshtatshëm për duhanpirësit, përdoruesit e protezave apo dhëmbëve paradontic ose pas një operacioni dentar, për dezinfektimin e zgavrës së gojës. Shishe 300 ml

Page 2: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

NEOSTERIXIDINA - letra me dezinfektant Pastrim i shpejtë dhe dezinfektim i të gjitha sipërfaqeve të pajisjeve jo-invazive mjekësore të bëra nga materiale jo të ndjeshme ndaj alkoolit si maska fytyrë, kateteri, unite dentare, etj dhe objekte të ndryshme të klinikave dentare, klinikave mjeksore e pajisjeve (tavolinat e punës, poltronat, dorezat, mbështeteset e kokës) Veprim të shpejtë dhe afatgjatë kundër: - Bakterieve gram + dhe -, dhe virusit HIV, HBV, HCV (hepatitit B e C) në vetëm një minutë - Fungeve, Mycobacteriumit dhe TBC në pesë minuta kontakt Avullon shpejtë dhe nuk çaktivizohet nga substancat organike

GERMOCID BASIC – dezinfektant spray, me alkool Germocid Basic është një dezinfektues për pajisjet mjekësore, sipërfaqet dhe instrumentet; (sipërfaqe pune, poltrona, doreza, mbeshtetëse e kokës, pajisje, instrumenta, maska fytyrës, kateterë, unite dentare dhe mjete të ndryshme mjekësore). I gatshëm për përdorim, Germocid Basic është një solucion hidro-alkoolike, që përmban 60% alkool, dhe garanton një spektër të gjerë veprimi kundër: - Viruseve përfshirë HIV, HBV, HCV (hepatit B dhe C), me vetëm një minut ekspozim. - Mykobakteriumi Tuberkulozit (TBC) në 5 minuta kontakt. - Bakteriet Gram + dhe Gram -, në 5 minuta kontakt. Germocid Basic është i përshtatshëm për dezinfektimin e sipërfaqeve dhe objekteve të cilat: - Kanë nevojë për një dezinfektimit të shpejtë - Janë dezinfektuar rrallë - Nuk mund të trajtohen me një solucion ujor - Kanë nevojë për një tharje të shpejtë Paketim 750 ml

GERMOCID TEC - dezinfektant spray, pa alkool Germocid Basic është një dezinfektues dhe pastrues, i gatshëm për përdorim, që përdoret për sipërfaqe dhe objekte të ndjeshme ndaj alkoolit, i përshtatshëm për dezinfektimin e të gjitha sipërfaqeve, pajisjeve mjekësore (njësi dentare, turbina, maska fytyre, etj) dhe artikujve të ndryshëm mjekësorë të tillë si poltrona, mbështetëse etj Garanton një spektër të gjerë veprimi mbi: Gram +, Gram -, Fungeve, viruseve. Vepron në pak minuta, thahet shpejt, nuk krijon njolla, e përdorshme si spraj ose shkumë Paketim 750 ml

GERMOCID VERDE – pastrues me përqindje të lartë alkooli Solucion për dezinfektim dhe konservim aseptik të pajisjeve mjekësore, instrumenteve dhe mjeteve kirurgjikale. Granton një spektër të gjerë të veprimit kundër: bakterieve gram + dhe gram - kërpudhave dhe viruseve. I përshtatshëm për dezinfektim të termometrave, gërshërave, bisturive, darave, instrumenteve kirurgjikale, etj i gatshëm apo i holluar ne 50% ujë apo alkool Paketim 1 Lt.

Page 3: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

GERMOCID ENZIMATIK – pastrues, i përqëndruar Germocid Enzimatico është një solucion me bazë Enzime Photolitike studiuar në mënyrë specifike për të pastruar dhe dezinfektuar instrumentat kirurgjike dhe dentar para sterilizimit. E përdorshme në instrumenta qelqi, plastike dhe metalike, instrumente ortodontike, etj pa shkaktuar asnjë dëmtim të tyre. Produkti hollohet në ujë të ngrohtë në raportin 0.3-10%. Germocid Enzimatico vepron për 10-60 minuta mbi cdo mbetje. Vepron në mënyrë të përkryer mbi mbetje të thata ose të akumuluara, pa përdorur furcë pastrimi, madje edhe me ujë të ftohtë. E përdorshme edhe në pajisjet ultratinguj. Me 1 litër koncentrat mund të përgatitet deri 333L solucion të gatshëm

GERMOCID INSTRUMENTS – 3 ne 1 - dekontaminues, pastrues dhe dezinfektues – i përqëndruar Germocid Instruments është një produkt specifik për pastrimin me cilësi të lartë, dezinfektimin dhe më pas sterilizimin me autoklavë të instrumenteve dhe pajisjeve mjekësore. Germocid Instruments është aktiv kundër: bakterieve Gram + dhe -, mykut, fungeve, bakterieve tuberkulare, viruseve; HIV, hepatit B dhe C, adenoviruseve, polioviruseve etj

Holluar 1% Holluar 5% Viruse 1 ore 5 minuta Mikro–bakterial-tubercular 5 minuta 5 minuta Funge 15 minuta 5 minuta Bakterie 5 minuta 5 minuta

Instrumentat zhyten në solucionin e përgatitur për kohën e caktuar. Përpara përdorimit shpëlahen me ujë të bollshëm. Solucioni mund të jetë i përdorshëm deri 1 javë, nëse instrumentat jane shumë të ndotur këshillohet ndryshimi i solucionit cdo ditë Ky solucion mund të përdoret gjithashtu në pajisjet larëse me ultratinguj ose për ruajtjen sterile të instrumentave (për këtë përdorim këshillohet te përdoret një qese me antioksidant) Solucioni i holluar në ujë është i padëmshëm ndaj mjedisit 1 liter germocid përgatit deri 100 L solucion dezinfektues

ANTIOKSIDANT Antioksidanti shkrihet në solucionet dezinfektuese për të evituar oksidimin e pajisjeve dhe instrumenta kirurgjikale, qese 2.5 gr tretet në 1 litër dezinfektant GERMOCID POLVERE – sterilizant i ftohtë – i përqëndruar

Përdoret për për dezinfektim të fortë dhe sterilizimit të ftohtë, me një spektër të gjerë të veprimit I përshtatshëm për sterilizim të ftohtë dhe të shpejtë të endoskopëve, fibrave optike, instrumentave dentare dhe kirurgjikale, sistemeve thithëse dentare. Përdoret gjithashtu për makinat larëse të endoskopëve. Në 1 lt. ujë të ngrohtë tretet rreth 16 gr pluhur dhe pas 15 minutash solucioni është gati për sterilizim. Instrumentat zhyten në solucionin e përgatitur për të pakën 10 minuta e më pas shpëlahen me ujë të pastër • Vepron ndaj sporeve, bakterieve tuberkulare, viruseve (HIV, hepatiti B dhe C) fungeve

Page 4: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

etj Enzimat garantojnë shpërbërjen e materialeve organike, dhe një spastrim të plotë • Praktik dhe i thjeshtë për t'u përdorur (vetëm me ujë të ngrohtë të rrjedhshëm) • I sigurt për përdoruesit : Jo-toksik, irritues apo alergjik, nuk nevojiten veshje mbrojtëse gjatë përdorimit si dhe nuk lëshon tymra helmues • Pa Aldehyde, nuk lë asnjë mbetje, i sigurt për transport dhe magazinim në formë pluhuri Me një paketim 500 gr përgatiten 62.5 L solucion i gatshëm për dezinfektim

GERMALDEIDE – sterilizues, i gatshëm për përdorim Germaldeide është i përshtatshëm për sterilizim të ftohtë, konservim antiseptik dhe dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra nga materiale të ndryshme (përfshirë metalet, gome dhe qelqi). Germaldeide është shumë efektive kundër: - Bakterieve Gram + dhe -, fungeve, Sporeve, Viruseve HIV dhe hepatiteve Sterilizimi i ftohtë realizohet duke zhytur pajisjet në solucion të paholluar për të paktën dy orë. i njohur si antikorroziv ky solucion dialdehyde glutarik është i përshtatshëm për të gjitha pajisjet; mjete kirurgjikale, pajisjet diagnostikuese, instrumente thermolabile me çimento optike (si endoskopë, pllaka pajisje dialize), gome, qelqi, plastike dhe objekte prej çeliku inoks (si tuba endotrakeal, sonda, bashkues, tuba, tuba aspirimi), etj. Ruajtja antiseptike realizohet duke zhytur të gjitha instrumentet e mësipërme në solucionin Germaldeide holluar me 20%. Në rast përdorimi si dezinfektues i fortë, Germaideide përdoret i paholluar për 15 minuta Këshillohet përdorimi i caktivizuesit përpara flakjes së solucionit të përdorur Paketim 1 dhe 3 Lt.

GERMOCID PLUS – sterilizues dhe dezinfektues i forte , i përqëndruar Germocid Plus është produkti më i mirë për sterilizim të ftohtë dhe ruajtjen aseptike të instrumenteve kirurgjike dhe mjeteve te tjera të përdorura në spitale dhe stomatologji. Germocid Plus garanton një sterilizim të shpejtë dhe efektiv të: Pajisjeve spitalore: bisturi, gërshërë, pincë, sonda vaskulare dhe invazive, endoskopë dhe gastroskopë (e përshtatshme edhe për makinat larëse të endoskopëve), pllakat dhe pajisjet e dializës, pajisje anestezie, pajisjet diagnostikuese, pajisjet aerosol, mikro difuzore etj Pajisjeve dentare: bisturi, gërshërë, leva, darë, sonda, spatulas, forma per marrjen e masave, uniteve dentare, sistemit hidrik, pajisjeve të çelikut inoks, materiale xhami, gome, etj Për sterilizim produkti hollohet në ujë në raportin 1:9. Në solucion tretet edhe antioksidanti dhe zhyten instrumentat për një kohë jo më pak se dy orë. Për dezinfektim të fortë 20ml të produktit tretet në 980ml ujë dhe instrumentat zhyten për të paktën 15 minuta Germocid Plus garanton një spektër të gjerë të veprimit kundër gram + dhe -, fungeve, sporeve dhe viruseve edhe nëse pajisja është e ekspozuar ndaj gjakut dhe materiale organike dhe mund të aplikohet në instrumente dhe materiale, të cilat kërkojnë një trajtim të veçantë delikat të tilla si: • fibrave optike • ngjitëse të veçanta • plastike

Page 5: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

• gome • metale. Përmes kombinimit të përbërëse te saj Dialdehyde, Orthophenylphenol dhe Alkool Isopropyl realizon karakteristika sterilizimi 100 here të të larte se Fenoli. Formula e saj inovative është e mbuluar me patentë ndërkombëtare. Paketimi: Shishe 500ml DESACTIVATOR – çaktivizuesi i solucioneve sterilizuese Desactivator realizon asnjanesimin e solucioneve sterilizuese dhe dezinfektuese me përbërje dialdehyde glutarik përpara se ata të flaken në mjedis Përbëhet nga 2 produkte të zbatohet në dy hapa të ndryshme. Dizaktivizuesi 1 - shishe jeshile – përdoret fillimisht për 24 orë dhe më pas shtohet dizaktivizuesi 2 -shishe kuqe-e cila vepron për 1 orë. Në fund të trajtimit solucioni i përdorur do të jetë krejtësisht i parrezikshëm për mjedisin. Paketimi : Shishe 300 ml

Page 6: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

MATERIALE STERILIZIMI

LETËR PLASTIFIKIMI Letrat e plastifikimit përdoren për ambalazhimin e instrumentave përpara sterilizimit te tyre. Ato janë në formë ruloni ose zarfe të gatshme me ngjitëse të përbëra nga film transparent dhe letër mjekësore. Të pajisura me indikatorë që tregojnë sterilizimin e kryer. Gjerësia varion nga 50 deri ne 250 mm të përshtatshme për cdo makinë plastifikimi. Cdo rulon është i paketuar më vehte për të ruajtur pastërtinë e tij.

MBËSHTJELLËSET E PAKETAVE Mbështjellëset e paketave janë të madhesive dhe përbërjeve te ndryshme, të papërshkrueshme nga uji, rezistente ndaj ndotjes mikrobike, me 1 ose tre shtresa

TESTIMI / KONTROLLI I STERILIZIMIT Standartet nderkombëtare rekomandojnë përdorimin e testuesve për kontrollin periodik të sterilizimit perms; testimit të përditshëm me paketën Bowie & Dick, i nevojshëm për kontrollin e avullit dhe ajrit në autoklavë, përdorimit të testit Helix për objekte me zgavra të thella , testit me integrator te klasit 5 për funksionimin e të gjitha fazave të sterilizimit me avull Mënyra më e mirë e kontrollit është përmes indikatorëve biologjikë të cilët përdorin spore shumë rezistente të ruajtura në ampula qelqi të cilat më pas kalojnë në inkubatorë rritës

Page 7: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]

PAJISJE STERILIZIMI DHE AKSESORE

Autoklava, klasa B, kapacitet 18 dhe 22 litra, për sterilizim të cdo lloj instrumenti; të mbështjellë, me zgavra, poroz, në temperaturat 121 and 134 °C. Ekran LCD. Teknologjia e fundit për largimin e ajrit të mbetur përmes vakumit të fraksionuar. Aksesorët e nevojshëm për funksionimin. I përshtatshëm për klinika të vogla e të mesme. Prodhuar ne Itali.

PHOENIX BLUE

Autoklavë, klasa N, me kapacitet 9 litra. E sigurtë dhe e lehtë në përdorim, sterilizon instrumenta të pambështjellë. E përshtatshme për klinika të ndryshme mjekësore, dentare, veterinare, tatuazhe dhe sallone bukurie, Cikli i sterilizimit vetëm 15 minuta.

Prodhuar në Itali

HYDRA 100

Sterilizator me ajër të ngohtë, kapacitet 1,5 deri 30 litra, plotësisht automatike. Sterilizon instrumenta që janë rezistente ndaj nxehtësisë. I përshtatshëm për klinika të vogla dhe të mesme.

Prodhuar në Itali.

HOT DRY

Sterilizator me kuarc Sterilizator i vogël me kohë sterilizimi shumë të shpejtë. Përdoret në klinikat mjekësore, dentare, etj

Fuqi 80-160 Watt

Prodhuar në Itali.

APUS QUARTZ

Makinë plastifikimi pajisur me kontroll elektronik të parametrave te ngjitjes. Gjurma e ngjitjes 12 mm.

Prodhuar në Itali.

Distilues uji për përdorim në autoklavë dhe pajisje të tjera. Prodhon 4 litra në rreth 6 orë. I pajisur me filtra dhe aksesorët e nevojshëm.

Prodhuar në Itali.

Kontenitorë plastike /metalike për dezinfektim Mbajtëse të ndryshme prej celiku ose alumini për instrumenta, Kontenitorë prej celiku për materiale të ndryshme për sterilizim

Prodhuar në Itali.

Page 8: DEZINFEKTANTE DHE STERILIZUES - tiranamed.comtiranamed.com/downloads/KATALOGU_DEZINFEKTANT_STERILIZUES_… · dezinfektim të fortë të pajisjeve kirurgjikale dhe dentare të përbëra

TIRANA MEDICAL, Rr. Halim Xhelo, Nr. 3, Tel: 044 809 111, Cel: 066 600 8022, [email protected]