pËr gjendjen nË shËrbimin civil pËr vitin 2015 · gjitha institucionet e administratës publike...

50
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada-Government Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RAPORTI PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2016 Prishtinë, Maj 2017

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada-Government Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave

Ministry of Public Administration

RAPORTI

PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL

PËR VITIN 2016

Prishtinë, Maj 2017

Page 2: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 1 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Lista e Shkurtesave

1. MAP - Ministria e Administratës Publike

2. DASHC - Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil

3. DMRAP - Departamenti për Reformën e Administratës Publike

4. IKAP - Instituti i Kosovës për Administratë Publike

5. IRK - Institucionet e Republikës së Kosovës

6. ZKM - Zyra e Kryeministrit

7. SHCK - Shërbimi Civil i Kosovës

8. KPMSHC – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil

9. MF - Ministria e Financave

10. RAP - Reforma e Administratës Publike

11. SIMBNJ - Sistemi Informativ i Menaxhimit të Burimeve njerëzore

12. SMAP - Strategjia për Modernizimin Administratës Publike

13. PVSMAP - Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin Administratës Publike

Page 3: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 2 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Përmbajtja

Hyrje ............................................................................................................................................................. 4

1. Mbikëqyrja dhe Administrimi i Shërbimit Civil ................................................................................... 5

1.1. Detyrat dhe Përgjegjësit e Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) .......... 5

1.2. Njësitë për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në shërbimin civil ........................ 7

1.3. Koordinimi i punës midis DASHC-së dhe IKAP-it lidhur me trajnimet e nëpunësve civilë ........ 7

1.4. Mbikëqyrja e Shërbimit Civil nga Këshilli i Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

(KPMSHCK)............................................................................................................................................. 8

2. Aktivitetet dhe proceset reformuese në shërbimin civil gjatë vitit 2016 ............................................... 9

2.1. Strategjia e trajnimeve për nëpunësit civil .................................................................................... 9

2.2. Përmirësimi i kuadrit ligjore të shërbimit civil ........................................................................... 10

2.3. Procesi i klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil ..................................................... 11

2.3.1. Përditësimi i Katalogut të Vendeve të Punës dhe standardizimi i përshkrimeve të detyrave

të punës në shërbimin civil.................................................................................................................. 16

2.3.2. Integriteti dhe Transparenca në Shërbimin Civil ................................................................ 17

2.3.3. Sistemi i Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore .......................................... 17

3. Përdorimi i e-Qeverisjes në shërbimin civil. ....................................................................................... 20

4. Përbërja e shërbimit civil .................................................................................................................... 21

Page 4: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 3 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

4.1. Struktura gjinore në shërbimin civil ............................................................................................ 23

4.2. Përfaqësimi i komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil ........................................................ 25

5. Rekrutimi në shërbimin civil........................................................................................................... 27

5.1. Transferimi i nëpunësve civil .................................................................................................. 29

5.2. Publikimi i konkursve për rekrutimet në shërbimin civil ........................................................ 29

5.3. Punësimet me “Marrveshjeve të veqanta” apo “Kontrata mbi vepër” ........................................ 30

5.4. Plotësimi i vendeve të lira të punës për pozitat e nivelit të lartë drejtues ................................... 32

5.5. Largimet nga shërbimi civil ...................................................................................................... 33

5.4.1 Masat disiplinore ndaj nëpunësve civil ............................................................................... 34

5.4.2 Llojet e ankesave në shërbimin civil ................................................................................... 34

5.4.3 Vendimet e gjykatave lidhur me ankesat e nëpunësve civil dhe institucioneve. ................ 36

6. Vlerësim i rezultateve të punës në SHCK për vitin 2016 ................................................................... 37

6. Vlerësimi i nevojave për trajnime për vitin 2017 ................................................................................ 39

6.1. Nevojat për trajnim të programeve të specializuara .................................................................... 42

8. Zhvillimi kapaciteteve të burimeve njerëzore në shërbimin civil ....................................................... 46

9. PËRFUNDIMI .................................................................................................................................... 48

Page 5: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 4 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Hyrje

Shërbimi civil në Republikën e Kosovë sipas legjislacionit të shërbimit civil është i tërë

trupi i personelit administrativ i punësuar në institucionet e administratës qendrore dhe

lokale, të cilët zbatojnë politikat dhe sigurojnë respektimin e rregullave dhe

procedurave përkatëse në administratën publike 1 dhe njëherit është ofrues kryesor i

shërbimeve për qytetarët, bizneset dhe vetë administratën publike.

Krijimi i një shërbimi civil të qëndrueshëm, të motivuar dhe mbi të gjitha profesional

dhe i aftë për t’u bërë ballë sfidave zhvilluese dhe integruese të vendit ka qenë në

qendër të agjendës së Qeverisë dhe reformave në administratën publike dhe pjesë e

objektivave e të gjitha strategjive dhe planeve të veprimit të miratuara nga Qeveria e

Republikës së Kosovës. Synim i vazhdueshëm i Qeverisë është të ndërtoj dhe zhvilloj

një shërbim civil mbi bazën e parimeve të profesionalizmit, të pavarësisë dhe

integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të

vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit

në fuqi.

Reformimi i shërbimit civil ka filluar që nga miratimi i strategjisë së parë për reformën e

administratës publike2, ku janë përcaktuar objektiva të qarta në drejtim të avancimit të

shërbimit civil, ku disa nga ato objektiva janë realizuar me miratimin e pakos ligjore për

shërbimin civil nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2010. Kjo pako ligjore përmban: Ligjin

për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës, Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë dhe

Ligjin për Administratën Shtetërore. Me qëllim të lehtësimin të zbatimin të këtij

legjislacioni, Qeveria dhe Ministria e Administratës Publike deri në vitin 2012 kanë

miratuar legjislacionin përkatës sekondar. Kjo kornizë ligjore ka mundësuar zbatimin

praktik të reformës në shërbimin civil ku është bërë kalimi nga sistemi i pozitës në

1 Ligji Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 2 përkufizimet

2 Strategjia për Reformën e Administratës Publike,2007 – 2012 e miratuar nga Qeveria në mars 2007

Page 6: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 5 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

sistemin e përzier të pozitës dhe karrierës në shërbimin civil të bazuar në parimet

kryesore si atë të meritës, llogaridhënies dhe transparencës.

Qeveria dhe Ministria e Administratës Publike gjatë vitit 2016 kanë vazhduar me

reformimin dhe përmirësimin e proceseve në shërbimin civil me theks të veçantë në

procesin për menaxhimin e burimeve njerëzore në shërbimin civil dhe zbatimin e

objektivave për shërbimin civil të përcaktuar në strategjinë për modernizimin e

administratë publike3, të cilat do pasqyrohen në vijim të këtij raporti.

1. Mbikëqyrja dhe Administrimi i Shërbimit Civil

Bazuar në Ligjin Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe

Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative te Zyrës se

Kryeministrit dhe Ministrive, shtojca nr. 11, Ministria e Administratës Publike,

respektivisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil në kuadër të kësaj

ministrie, është përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e shërbimit civil në

institucionet e Republikës së Kosovës.

1.1. Detyrat dhe Përgjegjësit e Departamentit të Administrimit të

Shërbimit Civil (DASHC)

Në bazë të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,

Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative te Zyrës se

Kryeministrit dhe Ministrive – Shtojca Nr. 11, Rregullores Nr. 41/2013 për Organizimin

e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës së Ministrisë së Administratës

Publike, detyrat dhe përgjegjësitë e MAP/DASHC-ë, janë4 :

administrimi i shërbimit civil;

3 Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020 e miratuar nga Qeveria me 25 shtator 2015

4 Ligji Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 6

Page 7: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 6 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

hartimi, zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave për menaxhimin dhe

zhvillimin e burimeve njerëzore në shërbimin civil;

propozimi i akteve ligjore dhe nxjerrja e akteve nënligjore në fushën e shërbimit civil;

përcaktimi i normave dhe standardeve për organizimin funksional të institucioneve

që janë pjesë e shërbimit civil;

propozimi e politikave në fushën e pagave dhe shpërblimeve në institucionet e

administratës publike;

zhvillimi, koordinimi, mbikëqyrja dhe zbatimi i politikave të trajnimit, arsimimit

dhe zhvillimit të kapaciteteve në Shërbimin Civil të Kosovës.

zhvillimi dhe administrimin e Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve

Njerëzore (SIMBNJ).

Përgatitja e raportit vjetor për gjendjen e përgjithshme të Shërbimit Civil.

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil është organizuar dhe strukturuar në

tre divizione:

Divizioni i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimin e Kapaciteteve

Divizioni i Politikave të Pagave

Divizioni i Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Page 8: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 7 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

1.2. Njësitë për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në

shërbimin civil

Njësitë për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore5 janë të vendosura në të

gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një

mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zbatimin e

legjislacionit për shërbimin civil. Detyrat dhe përgjegjësit e këtyre njësive janë: zhvillimi

i procedurave të rekrutimit, zhvillimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore; dhe

mbështetja e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me burimet njerëzore në institucion.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të këtyre njësive dhe nëpunësve civilë,

Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil përmes Institutit për Administratë

Publike në vazhdimësi ka organizuar trajnime në fushën e politikave dhe procedurave

të personelit të shërbimit civil. Gjithashtu ka ndërmarrë masa të duhura për të siguruar

zbatimin e dispozitave të legjislacionit për shërbimin civil. Për këtë qëllim gjatë vitit

2016 ka mbajtur tre takime me menaxheret e personelit të institucioneve të nivelin

qendror dhe lokal, lidhur me zbatimin e legjislacionit dhe proceseve reformuese në

shërbimin civil, gjithashtu ka realizuar vizita në institucionet dhe takime pune për të

monitoruar dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil.

1.3. Koordinimi i punës midis DASHC-së dhe IKAP-it lidhur me trajnimet e nëpunësve civilë

DASHC në bazë të nenit 6 paragrafi 2.5 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të

Republikës së Kosovës, zhvillon, koordinon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave dhe

strategjive të trajnimit, arsimimit dhe zhvillimit të kapaciteteve në Shërbimin Civil të

Kosovës.

5 Ligji Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 7

Page 9: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 8 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Ndërsa, Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) në bazë të nenit 10 të Ligjit

Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil është përgjegjës për zbatimin e politikave dhe

strategjive të trajnimit, arsimimin dhe zhvillimin e kapaciteteve në shërbimin civil.

Këto dy institucione, bashkëpunojnë dhe koordinohen sa i përket zhvillimit të

kapaciteteve të burimeve njerëzore, trajnimeve në shërbimin civil, përgatitjen e

programeve të trajnimit si dhe dokumenteve tjera strategjike lidhur me trajnimin,

arsimimin e nëpunësve civil.

1.4. Mbikëqyrja e Shërbimit Civil nga Këshilli i Pavarur për

Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KPMSHCK)

KPMSHCK është organ i pavarur i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë

së menaxhimit në shërbimin civil nga institucionet e administratës publike të nivelit

qendror dhe lokal i cili për punën e tij i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës6.

Me dispozitat e Ligjit nr.03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin

Civil të Kosovës janë përcaktuar funksionet e Këshillit, si në vijim:

shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civilë kundër vendimeve të

organit të punësimit në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil në përputhje me

rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të Republikës së

Kosovës;

vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit drejtues janë bërë në përputhje

me rregullat dhe parimet e parashtruara në Ligjin për Shërbim Civil të

Republikës së Kosovës;

mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin

civil.

6 Ligji Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 9

Page 10: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 9 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

2. Aktivitetet dhe proceset reformuese në shërbimin civil gjatë

vitit 2016

Gjatë vitit 2016, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh me qëllim të përmirësimit të

legjislacionit dhe proceseve në administratën publike dhe shërbimin civil. Disa nga

aktivitetet zhvilluara kanë qenë të përcaktuara me Planin e Veprimit të Strategjisë për

Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020.

2.1. Strategjia e trajnimeve për nëpunësit civil

Me qëllimi të ngritjes profesionale dhe aftësimit të nëpunësve civil, Ministria e

Administratës Publike ka hartuar “Strategjinë për trajnimin e nëpunësve civilë 2016-

2020” dhe Planin e Veprimit për zbatimin e kësaj strategjie e cila është miratuar nga

qeveria në Maj 2016. Kjo strategji ka për qëllim që ta përmirësojë kornizën ekzistuese të

trajnimeve për nëpunësit civilë të përcaktuar me strategjinë e mëparshme të trajnimeve

(2011-2013). Përmes kësaj strategjie krijohet kuadri i përgjithshëm për trajnimin e

nëpunësve civil dhe aftësimin e tyre për një administratë moderne, profesionale dhe

kompetente në nivelin qendror dhe lokal dhe ofrimin e shërbime publike cilësore për

qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Strategjinë për trajnimin e nëpunësve civilë 2016-2020” ka pesë objektiva:

Objektivi 1 - Ngritja e nivelit të profesionalizmit në shërbimin civil.

Objektivi 2 - Ngritja e nivelit të njohurisë së përgjithshme dhe specifike që

nevojitet për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Objektivi 3 - Ngritja e nivelit të shërbimeve administrative që plotësojnë nevojat

e qytetarëve.

Objektivi 4 - Ngritja e nivelit të përdorimit të teknologjisë moderne të

informacionit në punën e përditshme të nëpunësit civil.

Page 11: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 10 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Objektivi 5 - Centralizimi i burimeve financiare për zbatimin e strategjisë

Objektivat që përmban kjo strategji, mbulojnë të gjitha fushat me rendësi për shërbimin

civil, andaj edhe temat që do të caktohen për trajnime do te fokusohen në përfshirje të

dy niveleve të shërbimit civil, nivelit qendror dhe nivelit lokal. Gjithashtu, përgatitja e

planit të veprimit për zbatimin e Strategjisë së Trajnimeve, në bashkëpunim me IKAP-

in, ka mbuluar tema qe do te lidhen drejtpërsëdrejti me ofrimin e shërbimeve për

qytetarë, biznese dhe vetë administratën e institucioneve.

2.2. Përmirësimi i kuadrit ligjore të shërbimit civil

Sipas planit legjislativ të Ministrisë së Administratës Publike për vitin 2016 me qëllim të

përmirësimit të legjislacionit të shërbimit civil, janë hartuar draft e para të Koncept

Dokumenteve për:

Plotësim ndryshimin e ligjit për shërbimin civil;

Ligjin për pagat e të punësuarve në administratën publike;

Ligjin për organizimin e administratës publike.

Me qëllim të përmirësimit të procesit të rekrutimit është rishikuar edhe legjislacioni

sekondar lidhur me procesin e rekrutimit, si:

Rregullorja për rekrutimin në shërbimin civil;

Rregullorja për procedurat disiplinore

Rregullorja për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave

Për mbarëvajtjen e trajnimeve për nëpunësit civil, është hartuar Rregullorja për trajnimin

e nëpunësve civil e cila do të miratohet nga ministri i Ministrisë së Administratës

Publike.

Page 12: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 11 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

2.3. Procesi i klasifikimit të vendeve të punës në shërbimin civil

MAP, Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil gjatë vitit 2016 ka vazhduar me

reformat në shërbimin civil të fokusuara në klasifikimin e vendeve të punës në grada,

sistemimin e nëpunësve civil në vendet klasifikuara të punës të cilat në vitin 2016 janë

aprovuar nga Qeveria 7 . MAP/DASHC në vazhdimësi ka mbështetur të gjitha

institucionet në procesin e klasifikimit me qëllim që ky proces të jetë në përputhje të

plotë me dokumentet dhe legjislacionin përkatës për klasifikimin e vendeve të punës,

Rregulloren Nr. 05/2012 për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil.

Deri më tani 106 institucione e kanë kryer klasifikimin e vendeve të punë dhe

sistematizimin e nëpunësve civil në pozita të klasifikuara, ku 12030 nëpunës civil janë

vendosur në 1706 tituj të standardizuar të vendeve të punës dhe në 12 grada të pagës.

Klasifikimi i kryer për këto institucione është vendosur në Sistemin e Informatave për

Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

Lidhur me procesin e klasifikimit të vendeve të punës me kërkesë të Avokatit të

Popullit, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim 8 me të cilin përjashton pesë

institucionet kushtetuese nga procesi i klasifikimit, si : Avokati i Popullit; Auditori i

Përgjithshëm; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Komisioni i Pavarur i Mediave dhe

Gjykata Kushtetuese. Këto institucione nuk i kanë dërguar propozimit e tyre për

klasifikimin e vendeve të punës në Ministrinë e Administratës Publike respektivisht në

DASHC. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me klasifikimin e vendeve të punës ka

qenë një sfidë e cila e ka ngadalësuar procesin e klasifikimit edhe për institucionet tjera

sidomos te Agjencitë e Pavarur që i raportojnë Kuvendi. Andaj është nevojitur një

angazhim edhe më i madh i MAP/DASHC me këto institucione për të vazhduar me

procesin e klasifikimit. Në vazhdim pasqyrohen institucionet të cilat e kanë përfunduar

procesin e klasifikimit.

7 Vendimi I Qeverisë Nr. 04/89 datë 25.05.2016

8 Aktgjykimi i Gjykatë Kushtetuese nr. K073/16 datë 8.12.2016 Nr. ref:AGJ1015

Page 13: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 12 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Tabela 1 - institucionet të cilat e kanë kryer procesin e klasifikimit të vendeve të punës dhe sistematizimin e nëpunësve civil.

Nr. rendor

Institucioni Nr.

rendor

Institucioni

1 Zyra e Presidentit 54 Komuna e Klinë

2 Zyra e Kryeministrit 55 Komuna e Kllokotit

3 Universiteti i Prishtinës 56 Komuna e Mitrovica së veriut

4 Qendra e Studentëve 57 Komuna e Pejë

5 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

58 Komuna e Vushtrri

6 Organi Shqyrtues i Prokurimit 59 Komuna e Malishevë

7 Ministria për Komunitete dhe Kthim 60 Komuna e Novobërdë

8 Ministria e Zhvillimit Ekonomik 61 Komuna e Podujevë

9 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 62 Komuna e Skenderaj

10 Ministria e Shëndetësisë 63 Komuna e Suharekë

11 Ministria e Punëve të Jashtme 64 Komuna e Shtime

12 Ministria e Punëve të Brendshme 65 Komuna e Viti

13 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

66 Komuna e Prizren

14 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

67 Komuna e Mamushes

15 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

68 Komuna e Gračanica

16 Ministria e Integrimit Evropian 69 Komuna e Štrpce

17 Ministria e Infrastrukturës 70 Komuna e Ranilug

18 Ministria e Financave 71 Komuna e Prishtinë

19 Ministria e Drejtësisë 72 Arkivi i Kosovës

20 Ministria e Diasporës 73 Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës

21 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

75 Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi Nuklear

22 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

76 Agjencia për Barazi Gjinore

23 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

77 Instituti Gjeologjik i Kosovës

24 Ministria e Administratës Publike 78 Agjencia e Kosovës për Efiçiencë dhe Energji

25 Komisioni Kosovar i Konkurrencës 79 Agjencia për Zhvillim dhe Promovim sek.

Page 14: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 13 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Përveç pesë institucioneve të cilat me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përjashtohen

nga klasifikimi i vendeve të punës, janë edhe 26 institucione tjera të nivelin qendror

26 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

80 Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve

27 Instituti Gjyqësor i Kosovës 81 Agjencia për Standardizim e Kosovës

28 Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave 82 Agjencia e Regjistrimit Kosovar të Bizneseve

29 Akademia e Shkencave dhe Arteve 83 Agjencia Kosovare e Standardizimit

30 Agjencia Kundër Korrupsionit 84 Inspektorati i Tregut

31 Agjencia Kosovare e Pronës 85 Drejtoria e Akreditimit të Kosovës

32 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

86 Agjencia e Pronësisë Industriale

33 Agjencia për Ndihme Juridike Falas 87 Agjencia për kontrollimin e përkujdesjes shëndetësore

34 Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës

88 Agjencia për Financimin e Shëndetësisë

35 Zyra e Prokurorit Disiplinor 89 Akademia e Kosovës për Siguri Publike

36 Universiteti i Mitrovicës 90 Inspektorati Policor

37 Policia e Kosovës 91 Autoriteti i Inspekcionit të punës

38 Komuna e Mitrovicë 92 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit

39 Komuna e Dragashi 93 Agjencia Qendror e Prokurimit

40 Komuna e Fushë Kosovë 94 Thesari

41 Komuna e Ferizaj 95 Bordi Kosovar për Standardet e Raportimit Financiar

42 Komuna e Lipjan 96 Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar

43 Komuna e Obiliq 97 Shërbimi Sprovues i Kosovës

44 Komuna e Rahovec 98 Shërbimi Korrektues I Kosovës

45 Komuna e Deçani 99 Instituti Bujqësor i Kosovës

46 Komuna e Hani i Elezit 100 Enti i Verërave të Kosovës

47 Komuna e Gllogoc 101 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

48 Komuna e Gjakovë 102 Agjencia e Pyjeve të Kosovës

49 Komuna e Gjilan 103 Agjencia e Akreditimit të Kosovës

50 Komuna e Junik 104 Instituti i Kosovës për Administrimin Publik

51 Komuna e Istog 105 Agjencia e Shoqërisë së Informacionit

52 Komuna e Kaçanik 106 Biblioteka Kombëtare

53 Komuna e Kamenicë

Page 15: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 14 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

dhe lokal të cilat ende nuk e kanë përfunduar klasifikimin dhe sistematizimin e

vendeve të punës, të cilat pasqyrohen në tabelën si në vijim.

Tabela 2 - institucionet të cilat nuk e kanë kryer procesin e klasifikimit të vendeve të punës dhe sistematizimin e nëpunësve civil.

Figura 1 – klasifikimi i vendeve të punës i shprehur në përqindje

Nr. rendor

Institucioni

Nr. rendor

Institucioni

1 Administrata e Kuvendit te Kosovës 17 Agjencia Kosovare e Privatizimit

2 Gjykata Kushtetuese 18 Zyra e Rregullatorit për ujë dhe mbeturina

3 Institucioni i Avokatit te Popullit 19 Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

4 Komisioni i Pavarur për Medie 20 Agjencia Kosovare e Inteligjencës

5 Zyra Kombëtare e Auditimit 21 Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave

6 Komuna e Zveçanit 22 Komisioni Qendror zgjedhor

7 Komuna e Leposaviqit 23 MFSK

8 Komuna e Zubin Potokut 24 Autoriteti Rregullativ i komunikimeve elektronike

9 Universiteti i Pejës 25 Administrata Tatimore e Kosovës

10 Universiteti i Gjilanit 26 Instituti Albanologjik

11 Universiteti i Prizrenit 27 Instituti Historisë

12 Universiteti i Gjakovës 28 Instituti Pedagogjik

13 Universiteti i Ferizajt 29 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik

14 Agjencia e Aviacionit Civil 30 Doganat e Kosovës

15 Agjencia e Shërbimet e Navigimit Ajror 31 Këshilli Gjyqësor

16 Zyra e Rregullatorit te Energjisë

Page 16: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 15 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Tabela 3 - struktura e klasifikimit në shërbimin civil sipas kategorive funksionale dhe niveleve

Kategoria Funksionale

Niveli/ Grada

Numri i titujve të vendeve të punës

Numri i nëpunësve

Drejtues të Lartë (Sekretar të Përgjithshëm, Drejtor të Përgjithshëm, Kryeinspektor)

Grada 1 1 2

Grada 2 2 30

Grada 3 2 31

Gjithsej 3 5 63

Drejtues (Drejtor të Departamenteve dhe Drejtorive; Udhëheqës të Divizioneve dhe Sektorëve)

Grada 4 134 219

Grada 5 53 73

Grada 6 270 689

Grada 7 159 1050

Gjithsej 4 616 2031

Profesional (Zyrtar të Lartë dhe dy Nivele të Zyrtarëve profesional)

Grada 8 362 2247

Grada 9 234 2983

Grada 10 78 2118

Gjithsej 3 674 7348

Tekniko - Administrativ (dy nivele të zyrtarëve administrativo teknik)

Grada 11 29 1861

Grada 12 12 727

Gjithsej 2 41 2588

Gjithsej për të gjitha kategoritë 12 1336 12030

Figura 2 - klasifikimit në shërbimin civil sipas kategorive funksionale i shprehur në përqindje

1%

17%

61%

21%

Drejtues të Lartë Drejtues Profesional Tekniko - Administrativ

Page 17: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 16 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

2.3.1. Përditësimi i Katalogut të Vendeve të Punës dhe standardizimi i

përshkrimeve të detyrave të punës në shërbimin civil

Katalogu i Vendeve të Punës i cili është aprovuar me vendim të Qeverisë9 , gjatë vitit

2016 është përditësuar, plotësuar me tituj të ri të vendeve të punës të standardizuar në

përputhje me vendimin e qeverisë dhe legjislacionin në fuqi për shërbimin civil.

Katalogu përmban tabelën e titujve të punës dhe përshkrimeve e standardizuara të

vendeve të punës si dhe udhëzime për standardizimin e titujve të vendeve të punës

dhe standardizimin e përshkrimeve të detyrave të punës me qëllim të rritjes së

përgjegjësisë, efikasitetit dhe profesionalizimit në shërbimin civil dhe mbështetjen e

zbatimit të klasifikimit të vendeve të punës në grada në mënyrë adekuate dhe në

pajtim me legjislacionin në fuqi. Katalogu i vendeve të punës gjithashtu mbështet dhe

lehtëson zbatimin e sistemit të ri të pagave për nëpunësit civil dhe mundëson që sistemi

i pagave dhe gradave të bëhet në pajtim me parimin “Paga e njëjtë për punë të njëjtë”.

Qëllimi kryesor i Katalogut të Vendeve të Punës është që në kuadër të reformave në

shërbimin civil, të mbështesë standardizimin e titujve të vendeve të punës, përshkrimin

e detyrave të punës dhe vendosjen e kualifikimeve dhe përvojës të punës për çdo vend

të punës në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Me kërkesë të institucioneve, Katalogu është plotësuar edhe me 145 tituj të ri të vendeve

të punës të standardizuar. Gjithashtu DASHC gjatë vitit 2016, ka përgatitur 220

përshkrime të reja të detyrave të punës, të cilat janë standardizuar në përputhje me

legjislacionin në fuqi 10 dhe metodologjinë për standardizimin e vendeve të punës.

Katalogu i përditësuar përmban 1706 tituj të standardizuar të vendeve të punës për

nëpunësit civil dhe 300 përshkrime të standardizuara të detyrave të punës për titujt që

janë në Katalog.

9 Vendimi i Qeverisë nr. 05/12 datë 05.02.2015

10 10

Rregullorja Nr.03/2010 për përshkrimin e detyrave të punës

Page 18: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 17 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

2.3.2. Integriteti dhe Transparenca në Shërbimin Civil

Gjatë vitit 2016 me mbështetje të UNDP-së, është punuar në zhvillimin e Sistemit te

Monitorimit te Parimeve te Etikes dhe Integritetit dhe metodologjia e këtij sistemi i cili

do u ndihmoj institucionet në hartimin e Planeve te Integritetit në institucionet e tyre.

Gjithashtu janë përgatitur dhe shpërndare dy Pyetësor ne Shërbimin Civil për

Perceptimet mbi Etiken dhe Integritetin. Anketat kane dhënë rezultate te rëndësishme

për hartim politikash, monitorim te etikes dhe integritetit, dhe mundësi krahasimi për

zbatimin e indikatorëve te ndryshëm ne hartimin e Raportit te Gjendjes Baze mbi

Monitorimin e Etikes dhe Integritetit për vitin 2016.

Si pjese e metodologjisë për zbatimin e këtij sistemi është organizuar dhe mbajtur

trajnimi dy ditorë i një grupi te zyrtarëve, te cilët janë aftësuar për të trajnuar grupet e

tjera te shërbyesve civil mbi këtë sistem. Si pjese e pilotimit te këtij sistemi janë

organizuar 4 trajnime me nga 25 pjesëmarrës te nivelit qendror dhe lokal për

Menaxherët e Burimeve Njerëzore, te cilët gjithashtu kane plotësuar edhe Pyetësorin

për Perceptimet e Shërbyesve Civil mbi Etiken dhe Integritetin. Trajnimet janë cilësuar

si te suksesshme, sipas vlerësimeve nga ana e pjesëmarrësve përmes rregullave te

IKAP-it.

2.3.3. Sistemi i Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Sistemi i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) i krijuar dhe i cili administrohet

nga Ministria e Administratës Publike respektivisht Departamenti i Administrimit të

Shërbimit Civil, shërben për menaxhimin e burimeve njerëzore nga ana e institucioneve

të administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil. SIMBNJ është një ueb

aplikacion, i cili përdoret në të gjitha institucionet përmes rrjetit qeveritarë që nga janari

i vitit 2015.

Page 19: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 18 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Në vitin 2016 është vazhduar me shpërndarjen dhe krijimin e qasjeve në SIMBNJ. Deri

në këtë periudhë, rreth 1899 nëpunës civil janë qasur në SIMBNJ. Me rritjen e

informimit dhe vazhdimin e trajnimeve numri i përdoruesve të SIMBNJ-së presim që të

rritet në vitin 2017.

Trajnimi i Menaxhereve të Personelit së bashku me zyrtarët tjerë të njësive të

personelit të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal ka vazhduar edhe këtë vit.

Përmes projektit të përbashkët me UNDP-në, janë organizuar trajnime për 266 shërbyes

civil, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejte ose të tërthorët merren me menaxhimin e

personelit. I njëjti projekt do të vazhdojë edhe në vitin 2017 me trajnimin edhe të 120

shërbyesve civil.

Në fazën e trajnimit janë marrë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet nga ana e Menaxherëve

të Personelit për nevojën e përmirësimit të moduleve të SIMBNJ-së. Në vitin 2017 do të

përmirësohen shumica proceseve të punës në SIMBNJ të cilat janë propozuar nga

menaxherët e personelit apo gjatë punës janë evidentuar në sistem. Duke pasur

parasysh kompleksitetin e menaxhimit të personelit si dhe numrin e madhe të

përdoruesve, në këtë vite është përdorur në masë të madhe moduli për aplikim në

konkurse nga stafi i brendshëm, moduli për rekrutim si dhe moduli për pushime.

Në vitin e ardhshëm planifikohet që shumicën e moduleve dhe nën-moduleve të fillojnë

së zbatohen. Kërkesat për aprovimin e vazhdimit të procedurave të rekrutimit përmes

SIMBNJ-së është në rritje nga viti 2015. Në këtë rritje ka ndikuar si shpërndarja e

sistemit po ashtu edhe trajnimi i menaxherëve të personelit. Në vitin 2015 kemi pasur

gjithsej 347 kërkesa të shqyrtuara nga të cilat 273 janë aprovuar ndërsa 74 janë refuzuar,

ndërruar në përqindje 78% janë aprovuar ndërsa 22% janë refuzuar. Në vitin 2016 kemi

pasur 1408 kërkesa, nga të cilat 1002 janë aprovuar ndërsa 406 janë refuzuar, shndërruar

në përqindje 72% ja në aprovuar ndërsa 28% janë refuzuar.

Page 20: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 19 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Figura 3 – aprovimi i kërkesave të institucioneve për rekrutimin e nëpunësve civil nga DASHC

Nga të dhënat e paraqitura në Figurën 3, kërkesat për rekrutime të bëra nga

institucionet përmes sistemit (SIMBNJ) dhe aprovimin nga DASHC përmes sistemit në

vitin 2016 kanë shënuar rritje prej 405% krahasuar me vitin 2015. Edhe përkundër

sfidave të shumta këtë vite është arritur që të gjitha aprovimet të realizohen përmes

SIMBNJ-së si dhe shumica e procedurave të rekrutimit të nëpunësve civil. Moduli i

pushimeve nuk është përdorur në masën e kënaqshme, pasi që janë vetëm 519 kërkesa

të aprovuara të pushimit vjetorë ndërsa 25 kërkesa janë të refuzuara. Në vitin e

ardhshëm do të përmirësohet dukshëm përdorimi i këtij moduli, pasi që janë

evidentuar dhe janë gjendur zgjidhjet teknike që kërkesat për pushime të jenë më të

lehta të realizohen përmes sistemit se sa në formë fizike. Në vitin 2017 është planifikuar

që të përmirësohen të gjitha modulet dhe nën-module me qëllim të përdorimit më të

lehtë dhe në numër më të madhe. Është planifikuar që të fillohet me zbatimin e modulit

të planifikimit të personelit; modulit të vlerësimit; modulin e raportimit ;modulin

aplikimit online në konkurset e shërbimit civil si dhe modulin e rekrutimit të zyrtarëve

të lartë.

273

74

1002

406

Kërkesa të aprovuar Kërkesa të refuzuara Kërkesa të aprovuar Kërkesa të refuzuara

Viti 2015 Viti 2016

Viti 2015 Kërkesa të aprovuar Viti 2015 Kërkesa të refuzuara

Viti 2016 Kërkesa të aprovuar Viti 2016 Kërkesa të refuzuara

Page 21: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 20 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

3. Përdorimi i e-Qeverisjes në shërbimin civil.

Në kuadër të realizimit të projekteve të e-Qeverisjes, është bërë avancimi i Sistemit të

kartelave të identitetit për nëpunësit civil (ID kartelave), gjithashtu është bërë edhe

zgjerimi dhe avancimi i sistemit për menaxhimin e vijueshmërisë në punë për nëpunësit

civil, zhvillimi i sistemit elektronik për OJQ, avancimi i sistemit e-pasuria, integrimi dhe

avancimi i sistemit për arkivimin dhe menaxhimin e dokumenteve në formë

elektronike.

Sa i përket infrastrukturës harduerike është bërë furnizimi me pajisje të rrjetit, të cilat do

të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit dhe ofrimit të shërbimeve.

Gjithashtu, për ngritjen e kapaciteteve prej 79 TB në Qendrën e të Dhënave Shtetërore,

është bërë furnizimi me harduer.

Është realizuar projekti: Studimi i fizibilitetit për e-Qeverisje dhe investime në IT-së në

institucionet e Republikës së Kosovës. Ky studim përcakton prioritetet e zhvillimit të

infrastrukturës së TI-së në sektorin publik në Kosovë dhe studimi i fizibilitetit për

ndërveprimin e sistemeve elektronike të Qeverisë së Kosovës, që lidhen me mjedisin e

Biznesit.

Është realizuar projekti “e-Kutia” dhe janë vendosur 80 pajisje (e-Kuti) në institucionet e

nivelit qendror dhe lokal, të cilat krijojnë kushte më të mira për komunikim me

qytetarë.

Është bërë identifikimi dhe analiza e konfigurimeve e të gjitha pajisjeve të

infrastrukturës së rrjetit shtetërorë dhe sistemit të telefonisë. Në kuadër të këtyre të

gjeturave, është hartuar standardi për konfigurim të pajisjeve të rrjetit shtetëror dhe

sistemit telefonik në IRK, si dhe është realizuar konfigurimi në të gjitha këto pajisje të

rrjetit dhe telefonisë në bazë të këtij standardi.

Page 22: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 21 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Është menaxhuar, administruar dhe mirëmbajtur rrjeti shtetërorë dhe sistemi telefonik,

duke ofruar shërbime për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të nivelit

qendror dhe lokal, në 500 lokacione të shpërndara në tërë territorin e vendit.

4. Përbërja e shërbimit civil

Shërbimi civil, sipas legjislacionit të shërbimit civil në fuqi, përbëhet nga i tërë

personeli administrativ i punësuar në institucionet e administratës qendrore dhe

lokale, të cilët zbatojnë politikat dhe sigurojnë respektimin e rregullave dhe

procedurave përkatëse11. Statusi i nëpunësve civil përcaktohet me Ligjin nr. 03/L-149

për Shërbimin Civil të Republikës Kosovës dhe ka shtrirje horizontale në të gjitha

institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal

Sipas Ligjit të Shërbimit Civil ekzistojnë katër (4) kategori funksionale të nëpunësve civil:

Niveli i lartë drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm

administrativ të institucionit të Administratës Publike në Shërbimin Civil.

Niveli drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e

punës në fushë të caktuar të veprimtarisë së Administratës Publike në Shërbimin

Civil.

Niveli profesional, është pozitë përgjegjëse për ushtrimin e detyrave dhe

zhvillimin në fushë të caktuar profesionale.

Niveli tekniko - administrativ, është pozitë përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes

administrative dhe teknike në institucionin e shërbimit civil.

Në bazë të të dhënave të mbledhura nga institucionet e administratës publike të cilat

kanë të punësuar nëpunës civil, si dhe planeve të tyre të personelit numri i

11

Ligji Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 1.1

Page 23: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 22 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

përgjithshëm të punësuarve (nëpunësve civil) në fund të vitit 2016 në shërbimin civil

është 1798912. Në tabelën në vazhdimi pasqyrohet numri i nëpunësve civil i planifikuar,

nëpunëse civil ne fillim të vitit raportues, vendet e lira të plotësuara dhe numri i

nëpunësve civil në fund të vitit 2016.

Tabela 4– të punësuarit në shërbimin civil sipas kategorive funksionale

Kategoria funksionale

Numri i nëpunësve

civil i planifikuar

2016

Numri i nëpunësve

civil në fillim të vitit 2016

Vendet e lira pune në fillim

të viti 2016

Vendet e plotësuara gjatë vitit

2016

Numri i nëpunësve

civil në fund të vitit 2016

Nivel i lartë drejtues

146 122 24 12 134

Niveli drejtues 3130 2919 211 143 3062

Niveli profesional

10525 9482 1043 375 9857

Nivel tekniko-administrativ

5093 4835 258 115 4936

Gjithsej 18894 17358 1536 645 17989

Tabela 5 – struktura kualifikuese e nëpunësve civil sipas kategorive funksionale

Kategoria funksionale Fillor Mesëm Lartë Superior

Nivel i lartë drejtues 0 0 5 129

Niveli drejtues 0 96 115 2851

Niveli profesional 5 2125 630 7097

Nivel tekniko-administrativ 373 4124 23 416

Gjithsej 378 6345 773 10493

12

Në numrin e përgjithshëm të nëpunësve civil për vitin 2016 janë llogaritur edhe drejtorët e shkollave fillore dhe te mesme, institucioneve parashkollore dhe shkollave tjera te veçanta të cilët nuk janë llogaritur në vitin 2015.

Page 24: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 23 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Figura 4 – struktura kualifikuese e nëpunësve civil e shprehur në përqindje

4.1. Struktura gjinore në shërbimin civil Të dhënat statistikore të siguruara nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal për vitit 2016,

tregojnë që institucionet e administratës publike të cilat kanë të punësuar nëpunës civil i kanë

respektuar kërkesat ligjore për përfaqësim të barabartë gjinor në shërbimin civil.

Tabela 6 – struktura gjinore e nëpunësve civil sipas niveleve të institucioneve

Niveli I Institucionit

Meshkuj

Femra

Niveli Komunal

4221

2173

Niveli Qendrorë

6910

4685

Komunat Niveli dhe Qendror

11131

6858

Fillor 2%

Mesëm 35%

Lartë 4%

Superior 59%

Page 25: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 24 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Figura 5 – struktura gjinore në nivelin komunal e shprehur në përqindje

Figura 6– struktura gjinore në nivelin qendror e shprehur në përqindje

60%

40%

Meshkuj - 6910

Femra - 4685

66%

34%

Meshkuj - 4221

Femra - 2173

Page 26: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 25 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Figura 7– struktura gjinore në nivelin qendror dhe komunal e shprehur në përqindje

4.2. Përfaqësimi i komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil

Legjislacioni i shërbimit civil, përcakton që të gjitha komunitetet jo shumicë gëzojnë të

drejtën për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil në institucionet

qendrore dhe lokale. Në vitin 2016 përfaqësimi i komuniteteve në shërbimin civil ka

shënuar një rritje e cila pasqyrohet si në tabelën në vijim:

Tabela 7 – struktura etnike e nëpunësve civil sipas niveleve të institucionit

Niveli i Institucionit

Shqiptarë Serb Boshnjak Turq Goran Rom Ashkali Egjiptian Të tjerë

Komunat 5331 798 116 91 7 15 21 11 4

Niveli Qendrorë

10613 690 117 124 16 15 8 5 7

Komunat dhe Niveli Lokal

15944 1488 233 215 23 30 29 16 11

62%

38%

Meshkuj - 11131

Femra - 6858

Page 27: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 26 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Figura 8 – struktura etnike e shërbimit civil në nivelin komunal e shprehur në përqindje

Figura 9 – struktura etnike e shërbimit civil në nivelin qendror e shprehur në përqindje

Shqiptarë Serb Boshnjak Turq Goran Rom Ashkali Egjiptian Të tjerë

83.37%

12.48% 1.80% 1.42% 0.10% 0.23% 0.32% 0.17% 0.06%

Shqiptarë Serb Boshnjak Turq Goran Rom Ashkali Egjiptian Të tjerë

91.53%

5.95% 1.01% 1.06% 0.14% 0.13% 0.07% 0.04% 0.06%

Page 28: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 27 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Figura 10 – struktura etnike e shërbimit civil në nivelin qendror dhe komunal e shprehur në përqindje

5. Rekrutimi në shërbimin civil

Pranimi në shërbimin civil bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale,

paanshmërisë, mundësive të barabarta, mos diskriminimit dhe përfaqësimit të

barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas vlerësimit të intervistës me goje dhe

testit me shkrim nga një komision i pavarur dhe profesional i themeluar nga institucioni

rekrutues si dhe pas përfundimit të procedurave ankimore.

Në bazë të dhënave të institucioneve, në shërbimin civil për vitin 2016, janë planifikuar

1536 vende të lira të punës, ndërsa përmes procedurave të rekrutimit, avancimit janë

plotësuar 645 vende lira të punës apo 42% të vendeve të lira të planifikuara. Rekrutimet

sipas llojeve të procedurave, janë si në vijim:

përmes procedurave të rekrutimit jashtë shërbimit civil janë plotësuar 273 vende

të lira pune ose shprehur në përqindje 42.32%;

Shqiptarë Serb Boshnjak Turq Goran Rom Ashkali Egjiptian Të tjerë

88%

8.10% 1.71% 1.52% 0.21% 0.17% 0.15% 0.10% 0.04%

Page 29: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 28 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

përmes procedurave të rekrutimit brenda shërbimit civil, jashtë institucionit janë

plotësuar 238 vende të lira pune ose shprehur në përqindje 36.90%;

përmes procedurave të rekrutimit brenda shërbimit civil, brenda institucionit

janë plotësuar 134 vende të lira pune ose shprehur në përqindje 20.78%;

Tabela 8- regrutimi i nëpunësve civil sipas kategorive funksionale.

Kategoritë funksionale

Rekrutimet jashtë shërbimit

civil

Rekrutimet brenda shërbimit civil Totali i rekrutimeve

Rekrutimet jashtë institucionit

Rekrutimet Brenda institucionit

Niveli i Lartë Drejtues 9 3 0 12

Niveli Drejtues 25 65 53 143

Niveli Profesional 165 134 76 375

Niveli Teknik-Administrativ

74 36 5 115

Gjithsej 273 238 134 645

Nga të dhënat e paraqitur në tabelën nr.8 vërehet se është një numër më i madh i

rekrutimeve me kandidatë brenda shërbimit civil se sa me kandidatë jashtë shërbimit

civil, duke i dhënë një shtytje më shumë zhvillimit të karrierës së nëpunësve civil

ekzistues.

Figura 11 – raporti i rekrutimeve brenda shërbimit civil dhe jashtë shërbimit civil

42%

58% Rekrutimet jashtëshërbimit civil

Rekrutimet jashtëinstitucionit

Page 30: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 29 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

5.1. Transferimi i nëpunësve civil

Institucionet e administratës publike përmes procedurave të transferimit, gjat vitit 2016

i kanë plotësuar 169 pozita të lira.

Tabela 9 – pasqyron numrin e nëpunësve civil të transferuar sipas institucioneve

Institucioni Numri

nëpunësve Presidenca e Republikës se Kosovës 1

Zyra e Kryeministrit 3

Ministria e Integrimit Evropian 2

Ministria e Financave 6

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 5

Ministria e Diasporës 2

Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal 1

Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale 10

Ministria e Infrastrukturës 17

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë 6

Agjencia Qendrore e Prokurimit 1

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 2

Agjencia Kosovare e Pronës 6

Administrata Tatimore 52

Qendra e Studenteve 2

Agjencia Kosovare e Privatizimit 16

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore 1

Prokuroria e Shtetit 3

Agjencia për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe Konfiskuar 2

Agjencia e Shërbimit Sprovues 1

Gjykata Supreme e Dhomës së Posaçme 3

Gjykata Themelore Ferizaj me degët e saj Kaçanik dhe Shtërpcë 10

Komunat 17

TOTALI 169

5.2. Publikimi i konkursve për rekrutimet në shërbimin civil

Për të gjitha punësimet e rregullta të përcaktuara me paragrafin 1 të nenit 11 të Ligjit

Nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës janë publikuar konkurset në

pajtim me ligjin e shërbimit civil dhe Rregulloren nr. 02/2010 për procedurat e

rekrutimit në shërbimin civil. Interesimi i kandidatëve për pozitat e publikaura ka

shenuar rritje të konsiderueshme. Kështu që, për 645 pozita të publikuara kanë aplikuar

Page 31: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 30 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

8321 kandidat. Në vazhdim në tabelen e më poshtme pasqyrohen të dhënat e pozitave

të shpalluara dhe numri i aplikacioneve për këto pozita.

Tabela 10 – struktura konkurseve dhe aplikacioneve sipas kategorive funksionale

Kategoritë funksionale

Konkurset jashtë

shërbimit civil

Konkurset e brendshme brenda

shërbimit

Numri i aplikacioneve

jashtë shërbimit civil

Numri i aplikacioneve

brenda shërbimit civil

Niveli i Lartë Drejtues

9 3 105 14

Niveli Drejtues 53 98 541 330

Niveli Profesional 193 255 4827 588

Niveli Teknik-Administrativ 18 16 1720 196

Gjithsej 273 372 7193 1128

5.3. Punësimet me “Marrveshjeve të veqanta” apo “Kontrata mbi vepër” Institucionet e Administratës Publike gjatë vitit 2016 kanë punësuar personel në

shërbimin civil me “Marrveshje të veqantë” apo “Kontratë mbi vepër”, ku një numër i

konsideruar i këtyre kontratave janë lidhur pa u zbatuar procedurat e thjeshtëzuara të

rekrutimit, siç përcaktohet me nenin 12 paragrafin 4 i Ligjit për Shërbimin Civil. Te ky

lloj punësimi mungon transparenca dhe nuk zbatohen parimet kryesore të punësimit si:

meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, pastaj shpesh nuk

respektohen afatet, pasi që sipas ligjit këto kontrata mund të zgjasin gjashtë (6) muaj

ndërsa në të shumtën e rasteve këto kontrata zgjasin më shumë.

Sipas të dhënave të grumbulluare nga institucionet e administratës publike për vitin

2016, numri i punësimeve në shërbimin civil me marrëveshje për shërbime të veçantë

është më i madh krahasuar me numrin e punësimeve me procedura të rregullta të

rekrutimit. Institucionet gjatë vitit 2016 kanë bërë 816 punësimi me marrëveshje të

veçantë, ndërsa 645 janë punësuar përmes procedurave të rregullta të rekrutimit. Në të

shumtën e rasteve, institucionet përmes marrëveshjes për shërbime të veçantë i kanë

Page 32: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 31 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

plotësuar pozitat e rregullta në shërbimin civil edhe pse këto kanë qenë të planifikuar të

plotësohen sipas procedurave të rregullta të rekrutimit. Kjo dukuri është në rritje dhe

pengon zhvillimin e karrierës të nëpunësve civil dhe njëherë nuk është në përputhje me

procedurat ligjore të shërbimit civil.

Punësimet përmes marrëveshjes për shërbime të veçantë kanë ndikuar në mos

realizimin e planeve të personelit për nëpunësit civil nga institucionet e administratës

publike.

Tabela 11 – të punësuarit me marrëveshje të veçantë (kontratë mbi vepër) sipas kategorive funksionale

Kategoria funksionale

Niveli Qendror

Niveli Lokal Gjykatat Universitetet Gjithsej

Nivel i lartë drejtues 0 0 0 0 0

Niveli drejtues 0 0 0 0 0

Niveli profesional 265 238 1 1 505

Nivel tekniko-administrativ

133

152

22

4

311

Gjithsej 398 390 23 5 816

Figura 12 – punësimet me marrëveshje të veçantë në shërbimin civil sipas nivelit të institucionit e shprehur në përqindje

49%

48%

3% 0.38%

Niveli Qendror

Niveli Lokal

Gjykatat

Universitetet

Page 33: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 32 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

43%

57%

Punësimet e rregullta në shërbimin civilPunësimet me marrëveshje të veqanta në shërbimin civil

Figura 13 – punësimet e rregullta dhe me marrëveshje të veçantë në shërbimin civil e shprehur në përqindja.

5.4. Plotësimi i vendeve të lira të punës për pozitat e nivelit të lartë

drejtues

Gjatë periudhës raportuese janë zhvilluar procedurat e rekrutimit për dymbëdhjetë (12)

pozita te nivelit të lartë drejtues në institucionet e shërbimit civil të nivelit qendror të

cilat paraqiten në tabën si më poshtë:

Tabela 12 – regrutimi i nivelit të lartë drejtues

Nr. rendor Institucion Pozita

1. Agjencia e Metrologjisë së Kosovës Drejtor i Përgjithshëm

2. Komisioni I Pavarur të Mediave Kryeshef Ekzekutiv

3. Agjencia për Barazi Gjinore Kryeshef Ekzekutiv

4. Agjencia e Akreditimit të Kosovës Drejtor i Përgjithshëm

5. Universiteti "Haxhi Zeka’’- Pejë Sekretar i Përgjithshëm

6. Agjencia e Metrologjisë së Kosovës Drejtor i Përgjithshëm

7. Këshilli i Sigurisë së Kosovës – KSK Sekretar i Këshillit

Page 34: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 33 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

8. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Sekretar i Përgjithshëm

9. Agjencia e Akreditimit të Kosovës Drejtor i Përgjithshëm

10. Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal Sekretar i Përgjithshëm

11. Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës Drejtor i Përgjithshëm

12. Agjencia për Barazi Gjinore Kryeshef Ekzekutiv

5.5. Largimet nga shërbimi civil

Sipas proceduarave të përcaktuara në Rregulloren nr. 01/2011 për Ndërprerjen,

Pezullimin dhe Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në shërbimin civil, gjatë

periudhës raportuese, 402 nëpunës civil, e kanë lënë shërbimin civil qoftë me dëshirë,

për shkak masave disiplinore apo arritjes së moshës së pensionimit si dhe shkaqeve

tjera. Në tabelën e më poshtme paraqiten largimet nga shërbimi civil gjatë vitit 2016

sipas kategorive funksionale dhe shkaqeve.

Tabela 13 – largimi nga shërbimi civil sipas kategorive funksionale

Kategoritë funksionale

Me dëshirë

Masë disiplinore

Shkurtim i pozitës

Pensionim i parakohshëm

Pensionim i rregullt

Shkak tjetër

Totali

Niveli i Lartë Drejtues

1 2 0 0 1 2 6

Niveli Drejtues 26 3 1 5 30 2 67

Niveli Profesional 74 16 0 10 106 19 225

Niveli Teknik-Administrativ

23 4 0 4 68 5 104

Gjithsej 124 25 1 19 205 28 402

Page 35: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 34 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

5.4.1 Masat disiplinore ndaj nëpunësve civil

Në bazë të Rregullores nr. 05/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil, e cila

përcakton klasifikimin e shkeljeve të detyrave të punës, në shërbimin civil janë

përcaktuar: shkeljet e lehta të detyrave të punës dhe shkeljet e rënda apo serioze të

detyrave të punës, të cilat paraqitet në tabelën në vijim:

Tabela 14 - pasqyron masat disiplinore ndaj nëpunësve civil

Masat disiplinore

Kategoritë funksionale Të lehta Të rënda Masat e lehta dhe të rënda

Niveli i Lartë Drejtues 2 3 5

Niveli Drejtues 18 11 29

Niveli Profesional 116 41 157

Niveli Teknik-Administrativ 86 25 111

Gjithsej 222 80 302

5.4.2 Llojet e ankesave në shërbimin civil

Gjatë zhvillimit të procedurave të rekrutimit, vlerësimit të rezultateve në punë, punës

provuese dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punë në shërbimin civil , janë paraqitur

ankesa nga nëpunësit civil të cilët kanë qenë të pa kënaqur me rrjedhjen e tyre, të cilat

pasqyrohen në tabelën si në vijim:

Page 36: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 35 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Tabela 15 – llojet e ankesave dhe vendosja e tyre

Kategoritë funksionale

Ankesat ndaj

procesit të

rekrutimit

Ankesat ndaj masave disiplinore

Ankesat për

vlerësimin rezultateve në punë në punë

Ankesat për ndërprerjen

e marrëdhënie

s së punës

Ankesat e zgjidhura

në të mirë të

nëpunësit

Ankesat për mos

vazhdimin e punës

pas periudhës provuese

Ankesat në

fusha të tjera

Totali

Niveli i Lartë Drejtues

1 1 2 1 0 0 1 6

Niveli Drejtues 46 20 9 8 10 0 24 117

Niveli Profesional

235 75 16 11 44 0 77 458

Niveli Teknik-Administrativ

12 4 0 5 11 0 21 53

Gjithsej 294 100 27 25 65 0 123 634

Nëpunësit e pa kënaqur me vendimet e komisioneve në nivel të institucioneve qendrore

dhe lokale janë drejtuar Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për

shqyrtimin e ankesave të tyre, të cilat pasqyrohen në tabelën si në vijim:

Tabela 16 – llojet dhe numri i ankesave sipas objektit

Objekti i ankesave Numri i ankesave Përqindja

Kontestim konkursi 205 34.39%

Kompensim material 80 13.42%

Ndërprerje e marrëdhënies së punës 62 10.40%

Transferime 53 8.89%

Kërkesa nga marrëdhënia e punës 51 8.55%

Masë disiplinore 44 7.38%

Pezullim parandalues 31 5.20%

Shkelje e të drejtës në pagë 21 3.52%

Vlerësim i Punës 19 3.18%

Moszbatim i vendimeve të Komisioneve 11 1.84%

Mos vazhdim i kontratës se punës 8 1.34%

Ulje në pozitë 5 0.83%

Çështje të avancimit në karrierë 5 0.83%

Kundër caktimit të ushtruesit të detyrës 1 0.16%

Gjithsej: 596 100%

Page 37: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 36 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Tabela 17 – llojet e vendimeve të KPMSHC-së lidhur me ankesat e parashtruara nga nëpunësit civil

Vendosja e ankesave Numri i ankesave Përqindja

Të refuzuara 188 32.93%

Të hedhura poshtë si të palejuara 122 21.36%

Të aprovuara 114 19.97%

Detyrim për vendosje 59 10.34%

Shpallja jo kompetent 36 6.31%

Kthimi në rishqyrtim 25 4.38%

Përfundim i procedimit administrativ 16 2.81%

Të aprovuara pjesërisht 11 1.93%

Gjithsej 571 93%

5.4.3 Vendimet e gjykatave lidhur me ankesat e nëpunësve civil dhe

institucioneve.

Pas vendosjes së ankesave të nëpunësve civil nga KPMSHC, disa prej tyre kanë

vazhduar procedurat e ankimimit në gjykatën përkatëse me qëllim të realizimit të të

drejtave të tyre. Rastet të cilat janë vendosur nga gjykata janë të pasqyruara në tabelën

si në vijim:

Tabela 18 - vendimet e gjykatave lidhur me ankesat e nëpunësve civil dhe institucioneve

Kategoria funksionale

Numri I Vendimeve gjyqësore që janë marrë për largimin nga puna ose janë kthyer ne punë për NC.

Në favor të zyrtarëve

Njohja e vendimeve të komisioneve dhe KPMSHC

Nivel i lartë drejtues 2

Niveli drejtues 6 3

Niveli profesional 6 3

Nivel tekniko-administrativ 12 6

Gjithsej 26 12

Page 38: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 37 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

6. Vlerësim i rezultateve të punës në SHCK për vitin 2016

Vlerësimi i nëpunësve civil për vitin 2016 është bërë në pajtim me Ligjin Nr.03/L-149

për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren 19/2012 për Vlerësimin e

Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil. Vlerësimi i arritjes së objektivave nga

nëpunësi civil është bërë në bazë të planit individual vjetor të punës dhe përshkrimit të

detyrave të punës të nëpunësit, të cilat përgatiten në pajtim me prioritetet e

përcaktuara nga institucioni, përkatësisht nga njësia organizative dhe në pajtim edhe

me nëpunësin civil.

Vlerësimin i përformancës së nëpunësve civil sipas nenit 7 të Rregullores nr. 19/2012

për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil, bëhet me notën prej

1(dobët); 2 (mjaftueshëm), 3 (mirë), 4 (sh. mirë) dhe notën 5 (shkëlqyeshëm), ku secili

objektiv notohet në mënyrë të ndarë dhe pastaj nxirret mesatarja.

Rregullorja parasheh kufizime gjatë vlerësimit të nëpunësve civil: jo më shumë se 5% të

nëpunësve mund të vlerësohen me (5) shkëlqyeshëm, jo më shumë se 15% të

nëpunësve mund të vlerësohen me (4) shumë mirë dhe jo më shumë se 30% të

nëpunësve mund të vlerësohen me (3) mirë. MAP/DASHC-i, si institucion përgjegjës

për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil është përkujdesur që procesi i vlerësimit të

rezultateve në punë i nëpunësve civil të jetë në harmoni të plotë me procedurat e

përcaktuara në Rregulloren nr. 19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të

Nëpunësve Civil.

Raportet e institucioneve janë analizuar veç e veç për të konstatuar se a janë në

përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 8, paragrafi 1, dhe pikat 1.1, 1.2 dhe 1.3

të Rregullores nr. 19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil, të

cilat përcaktojnë kufizimet në nivelet e vlerësimit për çdo njërën nga tri kategoritë

funksionale ( duke përjashtuar nivelin e lartë drejtues).

Të dhënat për vlerësimin e rezultateve në punë nuk i kanë dërguar 30 institucione të

nivelit qendror dhe 5 institucione në nivelin lokal (komuna).

Page 39: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 38 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje sa i përket numrit të raporteve përmbledhëse të

institucioneve, këtë e ilustron fakti se në vitin e kaluar MAP/DASHC ka pranuar 75

raporte përmbledhëse, ndërsa këtë vit i kemi pranuar 105 raporte përmbledhëse ose 30

raporte më shumë.

Institucionet nuk kanë zbatuar nenin 8 të Rregullores 19/2012 për vlerësimin e

rezultateve në punë të nëpunësve civil, i cila përcakton kufizime në nivelet e vlerësimit.

Tabela 19 –vlerësimi i rezultateve në punë të nëpunësve civil për vitin 2016,

Kategoritë funksionale

Shkëlqyeshëm (5%)

Shumë mirë (15%)

Mirë (30%)

Mjaftueshëm Dobët

Totali

Niveli i Lartë Drejtues

17 22 6 0 0 45

Niveli Drejtues 592 971 551 39 4 2157

Niveli Profesional 979 2711 2146 309 7 6152

Niveli Teknik-Administrativ

279 1136 1331 384 4 3134

Gjithsej 1867 4840 4034 732 15 11488

Figura 14 –vlerësimi i rezultateve në punë i shprehur në përqindje

16%

42%

35%

7%

0.13%

Vlerësimi i rezultateve në punë

Shkëlqyeshëm Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Dobët

Page 40: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 39 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

6. Vlerësimi i nevojave për trajnime për vitin 2017

Në bazë të Ligjit Nr. 03/149 për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Rregullores 19/2012

për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve si dhe në pajtim me Strategjinë për

Trajnimin e Nëpunësve Civil 2015/19, MAP/DASHC ka kërkuar nga institucionet e

nivelit qendror dhe lokal, dërgimin e planeve për nevojat e trajnimit të nëpunësve civil

për vitin 2017. Për grumbullimin e të dhënave për vlerësimin e nevojave për trajnimin e

nëpunësve civilë, këtë vit formulari është plotësuar në përputhje me objektivat dhe

detyrat e vendit të punës të nëpunësve civilë, i cili reflekton nevojën e institucioneve për

trajnim. Formularët për vlerësimin e nevojave për trajnim janë dorëzuar në mënyrë

elektronike nga menaxherët e personelit të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal.

Objektivi kryesor i vlerësimit të nevojave për trajnime (VNT) është që në mënyrë

sistematike të hulumtojë gjendjen e tanishme të kapaciteteve të nëpunësve civil dhe

mënyrën se si ajo duhet të jetë. VNT është përqendruar në identifikimin e zbrazëtirave

të kapaciteteve në punë apo në kryerjen e punëve. Andaj zhvillimi dhe mbajtja e

trajnimeve mund t’i plotësojë këto " zbrazëtira, d.m.th. dallimin në mes asaj që të

punësuarit e dinë dhe çfarë duhet dinë dhe duhet të punojnë.

Periudha e analizës së nevojave të trajnimit paraqet strukturën themelore të programit

të trajnimit. Në këtë fazë përcaktohet kush duhet trajnuar, cili do të jetë trajnimi, kur

dhe ku do të mbahet trajnimit, prandaj lirisht mund të themi se produkti i kësaj faze

paraqet themelin e të gjitha aktiviteteve të mëvonshme të zhvillimit të procedurave për

trajnim.

Vlerësimi i nevojave për trajnim, i mundëson çdo institucioni, të vendos nivelin e

zbatimit, i cili është i nevojshëm që menaxhmenti të mund të arrijë objektivat e

planifikuara të institucionit. Qëllimi i trajnimit mund të arrihet vetëm në qoftë se

nevojat për trajnim apo për të mësuar në nivele të ndryshme organizative kanë qenë

dhe janë identifikuar në mënyrë sistematike dhe të analizuar. Trajnimi duhet të

analizohet sipas orarit në vijim:

Page 41: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 40 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

1. Nëse lidhet me prioritetet e trajnimit nga këndvështrimi i qeverisë,

2. Nëse lidhet me prioritetet e trajnimit nga këndvështrimi i institucionit,

3. Nëse lidhet me nevojat individuale.

Sipas vlerësimit të nevojave për trajnim të nëpunësve civil për vitin 2017, janë

planifikuar të trajnohen 4,415 nëpunës civil. Sipas të dhënave të mbledhura mund të

përfundohet se ekziston interesim i madh i nëpunësve civil për ofrimin e programeve

të trajnimit. Më poshtë shihni 20 programet më të kërkuara për trajnimin e nëpunësve

civil, të cilat janë përzgjedhur pa marrë parasysh nëse ato janë të detyrueshme, sipas

kërkesave të institucionit apo të qeverisë.

Në tabelën në vazhdim të këtij raporti janë të paraqitura në formë tabelore programet e

përzgjedhura për nevoja të trajnimit të nëpunësve civilë për vitin 2017, nga të gjitha

institucionet e SHCK të Republikës së Kosovës.

Tabela 20. Programet e trajnimit sipas kërkesave të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal për vitin 2017

Programet e trajnimit sipas kërkesave të institucioneve të SHCK për vitin 2016

MENAXHIM I PËRGJITHSHËM

Procedurat administrative

Zbatimi i ligjit për qasje në dokumente publike

Konflikti i interesit në administratën publike

Etika dhe antikorrupcioni në administratën publike

Hartimi i shkresave zyrtare dhe kultura e komunikimit zyrtar

Teknikat e përkthimit simultan e konsekutiv

Vazhdimi i trajnimit për përdorimin e Softuerë Omega T

Mësimi i gjuhës angleze i avancuar

Mësimi i gjuhës serbe

Mësimi i gjuhës shqipe

LEGJISLACION

Identifikimi i nevojave për hartimin e ligjeve dhe të akteve nënligjore

Hartimi i koncept-dokumenteve për hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore

Teknikat dhe standardet për hartimin e legjislacionit

Përafrimi i ligjeve dhe akteve nënligjore me legjislacionin e BE-së

Interpretimi i legjislacionit dhe hartimi i opinioneve ligjore

Kualiteti i legjislacionit (parimet, teknikat, dhe standardet e hartimit te legjislacionit)

Zbatimi i rregullores për shenjat unike të klasifikimit të dokumenteve dhe ruajtën e tyre

POLITIKAT E PERSONELIT DHE MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Page 42: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 41 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Sistemi Informativ i menaxhimit të BNJ - (SIMBNJ)

Programi i trajnimit fillestar për nëpunësit civil.

Trajnime për anëtarët e Komisionit Përzgjedhës në Shërbimin Civil të Kosovës (KPSHCK)

Procedurat e rekrutimit në SHCK nëpërmjet SIMBNJ-së

Trajnime për anëtarët e komisioneve disiplinore dhe të ankesave

Të drejtat përgjegjësitë dhe ankimimi në SHCK

Procedurat e planifikimit të burimeve njerëzore në SHCK

Vlerësimi i rezultateve në punë të nëpunësve civil

Vlerësimi i nevojave për trajnim të nëpunësve civil

Procedurat e vlerësimit të performancës së zyrtarëve të lartë drejtues.

Struktura organizative dhe riorganizimi i strukturave organizative në institucionet e administratën publike

BUXHET, FINANCA DHE MENAXHIMI I PASURISË

Planifikimi i buxhetit

Menaxhimi i financave publike

Menaxhimi i pasurisë

Menaxhimi i listës së pagave

Përgatitja e raporteve periodike dhe pasqyrave financiare

Buxheti, shpenzimi dhe kontrolli financiar

Hartimi i zbatimit të politikave në sistemin financiar

Trajnim i zyrtarëve të pasurisë (depoistëve) në programin e E-pasuria

Zbatimi i shenjave unike për klasifikimin e dokumenteve (Kodet)

Planifikimi i buxhetit , sistemi i planifikimit BDMS-së

Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe të raportimit financiar

Përgatitja e dokumentit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH-it) dhe të buxhetit

PROKURIM

Zbatimi i prokurimit elektronik “e-Prokurimi”

Procedurat për planifikimin e prokurimit

Menaxhimi i kontratave

Prokurimi për mallra dhe shërbime

Programi i avancuar i trajnimit dhe certifikimi në prokurimin publik.

TEKNOLOGJI INFORMATIVE

Microsoft Excel 2013

Basic SQL Server 2012

Microsoft Access 2013

Planet dinamike në MS Project

Biblioteka e infrastrukturës të teknologjisë së Informacionit (ITIL) dhe e-Qeverisja

Trajnime për SPSS (Statistical Package for the Social Scinces)

Advanced Adobe Photo Shop

PHP Web Development CCNA Security

QËSHTJE KOMUNALE

Procedurat dhe menaxhimi i të hyrave vetanake të komunave

Menaxhimi financiar dhe transparenca në qeverisje

Zhvillimi ekonomik në komuna dhe menaxhimi i projekteve

Menaxhimi i pronës komunale

Page 43: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 42 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Menaxhimi i shërbimeve sociale dhe familjare dhe përgatitja e buxheteve për shërbime sociale në komuna

Komunikimi me mediat dhe Menaxhimi i faqeve të internetit

Metodat silvikulturës për përmirësimin e strukturës së pyjeve

Praktikat bashkëkohore për meliorimin e kullosave për kafshë

Programi i mënyrës vegjetative të pyllëzimeve dhe mirëmbajtjes së pyjeve

Administrimi i pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara.

BASHKIM EVROPIAN

Përafrimi I legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së dhe tabelat e pajtueshmërisë

Parimet dhe objektivat e administratës ne mjedisin e administratës Evropiane

Marrëveshja Stabilizim Asocim dhe obligimi I Kosovës për përmbushje e detyrave

Monitorimi dhe vlerësimi i fondeve IPA

6.1. Nevojat për trajnim të programeve të specializuara

Programet e specializuara përfshijnë nevojat e trajnimit të nëpunësve civil në programe

të veçanta dhe të destinuara për nëpunësit civilë, të cilët për nga specifikat e detyrave

të punës, kërkojnë njohuri dhe shkathtësi të veçanta dhe të specializuara. Programe të

specializuara të trajnimit për vitin 2017, për nëpunësit civilë kanë parashikuar këto

institucione: Administrata e Kuvendit të Kosovës, Administrata e ZKM-së, Ministria e

Financave - Administrata Tatimore, Ministria e Drejtësisë – Administrata e Burgjeve,

Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Kulturës,

Rinisë dhe Sportit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e

Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia për

Menaxhimin e Emergjencave dhe Agjencia e Shërbimeve të Informatikës. Meqë

institucioni përgjegjës për organizimin e trajnimeve për nëpunësit civil IKAP-i, nuk ka

mjete buxhetore dhe trajnerë të këtyre programeve të specializuara të trajnimit,

institucionet në fjalë realizimin e këtyre trajnimeve e sigurojnë me ndihmesën e

donatorëve ose nga mjetet e tyre buxhetore.

Page 44: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 43 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Tabela 21 - Propozimet e nevojave për trajnime të specializuara

TITULLI I PROGRAMIT/KURSIT TË TRAJNIMIT

Numri i nëpunëseve civil

që duhen trajnuar

Standardi ISO 9001–menaxhimi i cilësisë së shërbimeve

CISA-certified information system Auditor 2

E20-027) Enterprise Backup Recovery Specialist Exam 2

Promovim të shërbimeve proceseve dhe e-qeverisjes 3

Trajnim dhe Certifikim: CCNP (Cisco Certified Networking Professional) 3

Trajnim dhe Certifikim: CCNP Security (Cisco Certified Networking Profesional Security)

1

Trajnim dhe Certifikim: për rrjet mikrovalor (antena nga 7GHz deri në 18GHz) 4

Trajnim dhe Certifikim: Fibër Optik (standardet e fibrat optik, terminimi, splisimi, konektoret, testimi, identifikimi i problemeve etj.).

2

Trajnim i Sistemit VoIP Asteriske (Asteriske Fast Start and Asterisk advanced). 2

Trajnimi dhe Cerifikimi i sistemit Telefonik PBX 3000: SI3000 iCS- Management, adminitration and maintenance

1

EC-Council Network Security Administrator (ENSA). 2

Administering Microsoft SQL Server 2012/2014 10

Web Server Administration 2

Configuring and Monitoring Deploying a Private Cloud 2

Course 20341: Core Solutions of Microsoft Exchange Server 2013 2

Llojet e sëmundjeve më të shpeshta dhe ndërmarrja e masave në rastet epidemike tek kafshët e egra

2

Marrja e mostrave për hulumtim, transporti dhe varrosja e kafshëve të egra të atakuar nga sëmundjet

12

Metodat silvikulturë të përmirësimit të strukturës së pyjeve 4

Damkimi në trung në pyje halore dhe gjethore(fletor) 13

Teknikat dhe metodat e rrallimeve para tregtare 50

Teknikat e menaxhimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore , shkëmbimi i përvojave me vendet e rajonit

55

Teknikat dhe metodat për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, erozionet sëmundjet 55

Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve 55

Teknikat, metodat dhe periudha e raportimit (javor, mujor dhe periodik në APK) nga lëmi i Menaxhimit me pyje

55

Teknikat dhe metodat e pyllëzimeve, mbrojtja e pyjeve dhe tokave pyjore nga erozioni

55

Metodat e kultivimit të rrënjëve në fidanishtet pyjore 55

Teknikat e identifikimit dhe mbrojtjes së pyjeve nga sëmundjet 12

Përfitimi i përvojave nga punëtori dhe vizita studimore 55

Programi për trajnime në teren për sëmundjet nga insektet dhe patogjenët 5

Programi për diagnostikim të sëmundjeve Fito Entomologjike dhe mikrobiologjike 4

Aftësimi në fushën e GIS-it 2

Programi i mënyrës vegjetative të pyllëzimeve dhe mirëmbajtjes 2

Teknikat e avancuara për inventarizimin e pyjeve 2

Page 45: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 44 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Teknikat e avancuara për inventarizimin e kafshëve të egra 30

Metodologjia dhe periudha e hartimit të planeve për menaxhim me kafshë të egra 15

Teknikat dhe metodat e nxënies së kafshëve të egra për qëllime studimi apo hulumtimi

4

Identifikimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve në kullosa 12

Praktikat bashkëkohore për meliorimin e kullosave 2

Llojet e sëmundjeve më të shpeshta dhe ndërmarrja e masave në rastet epidemike tek kafshët e egra

2

Marrja e mostrave për hulumtim, transporti dhe varrosja e kafshëve të egra të atakuar nga sëmundjet

12

Matje ne miniera 4

Skanimi i sipërfaqeve te minierave 4

Zhvillimi profesional në sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar, sipas strategjisë për ngritjen e cilësisë.

10

Zhvillimi profesional i inspektorëve të arsimit 70

44 programe trajnimi 627

Ngritja e efektivitetit dhe cilësisë të shërbimeve administrative nëpërmjet trajnimeve

për institucionet, ka ndikim të madh në të gjitha kërkesat e qytetarëve të Republikës së

Kosovës, të cilët me të drejtë presin shërbime cilësore dhe profesionale nga të

punësuarit në administratën publike.

Duke pasur parasysh se Kosova duhet të ketë administratë publike profesionale,

efektive, që të jetë në gjendje për të identifikuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e

rëndësishme për qytetarët e saj, është e rëndësishme të vazhdohet me rritjen cilësisë së

trajnimit të nëpunësve civilë, kërkesë kjo që i detyron institucionet e administratës

qendrore dhe lokale të krijojnë mundësi trajnimi që lidhen me përshkrimin e punëve

dhe detyrave të punës së nëpunësve civilë dhe kërkesave sipas planit të punës së

institucioneve.

Pavarësisht masave shtrënguese dhe të racionalitetit në shpenzimin e fondeve

buxhetore, nevojat për trajnime profesionale të nëpunësve civilë dukshëm janë më të

larta këtë vit. Sa i përket numrit të programeve të kërkuara të trajnimit të përgjithshëm,

ka të ngjarë që kapaciteti aktual IKAP-it, i cili zbaton trajnime nuk mund t'i përgjigjet

nevojave të shprehura për trajnim.

Page 46: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 45 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Edhe pse vlerësimi i nevojave për trajnim për vitin 2017 i modifikuar në krahasim me

vitin e mëparshëm, i cili kishte vendosur më shumë theksin në nevojat e trajnimit në

nivelet më të larta të menaxhimit, si dhe përgjegjësinë e menaxherëve në procesin e

përcaktimit të vlerësimit të nevojave për trajnim, është e nevojshme që në vitin 2017 të

zhvillohen më tej metodologjia, zgjerimi dhe shtrirja e vlerësimit të nevojave për

trajnimin e nëpunësve civilë nëpërmjet analizave gjatë tërë vitit dhe të vazhdoj

bashkëpunimi me institucionet që hartojnë politika për trajnimin e nëpunësve civilë

dhe IKAP-it, i cili zbaton trajnime.

Procesi i vlerësimit të nevojave për trajnime është e nevojshme të lidhet me aktivitetet e

detyrave kryesore të punës të nëpunësve civilë, sipas drejtimeve të përcaktuara të

zhvillimit dhe të aktiviteteve të përcaktuara me Strategjinë e për trajnimin e nëpunësve

civilë nga viti 2016 deri në vitin 2020, dhe Planit të veprimit për zbatimin e strategjisë.

Edhe pse për vlerësimin e nevojave për trajnim të nëpunësve civilë këtë vit është bërë

nëpërmjet formularit të dërguar në mënyrë elektronike, përdorimi i një forme të re

nëpërmjet SIMBNJ-së, do të mundësonte dërgimin e raporteve më të shpejtë dhe më

efikas për përpunimin e të dhënave, prandaj në të ardhmen duhet të punohet në gjetjen

e mundësisë të vlerësimit të nevojave për trajnim në formë digjitale nëpërmjet SIMBNJ-

së në mënyrë që të arrihen kursime të konsiderueshme të gjitha llojeve të burimeve dhe

mundësisë së zvogëlimit të gabimeve në të dhënat.

Përveç trajnimeve që organizohen në Kosovë duhet të njihemi edhe me aktivitetet e

Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), të cilat ofrojnë trajnime nëpërmjet

programeve të tyre në seminare, konferenca dhe forma të tjera, të destinuara për

nëpunësit civilë dhe në këtë mënyrë të krijojë një rrjet të kontakteve, me qëllim të

zgjerimit të përvojave dhe bashkëpunimit me vendet e tjera të rajonit.

Për arritjen e këtyre synimeve zyrtarët që punojnë në menaxhimin dhe zhvillimin e

burimeve njerëzore në shërbimi civil dhe organizimin dhe zbatimin e trajnimeve në

institucionet qendrore dhe lokale duhet ti përmirësojnë metodat dhe aftësitë për

Page 47: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 46 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

vlerësimin e nevojave për trajnimin e nëpunësve civilë dhe zbatimin e këtyre nevojave

në programet e trajnimit , si dhe zhvillimin e njohurive në të gjitha fushat tjera që

ndërlidhen me ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

8. Zhvillimi kapaciteteve të burimeve njerëzore në shërbimin civil

Instituti i Kosovës për Administratë Publike(IKAP) gjatë vitit 2016 ka trajnuar 3761

nëpunës civil nëpërmjet 135 moduleve të trajnimit në gjithsej 619 ditë trajnim. Pjesë e

grupit të trajnuar ishin edhe 100 pjesëmarrës nga kompanitë publike vijues te trajnimit

ne prokurim publik. Në trajnime kanë marrë pjesë nëpunës nga nivelet drejtues,

profesional dhe administrativ me një përfaqësim të gjerë përfshirë, duke filluar nga

Ministritë, Agjencitë Ekzekutive, Agjencitë e Pavarura, Komunat, Kompanitë Publike,

Gjyqësori dhe Njësit Rajonale. Struktura gjinore e pjesëmarrësve ne trajnim përbehet

nga 40.63%gjinia femërorë dhe 59.37% te gjinisë mashkullore, 14.09 % ishin nga

minoritetet që flasin gjuhën serbe. Instituti i Kosovës për Administrate Publike ka

zhvilluar trajnime në këto fusha kryesore: Menaxhment i Përgjithshëm; Administratë

dhe Legjislacion; Burime Njerëzore; Buxhet dhe Financa; Teknologji informative;

Çështjet e Komunale dhe Çështjet e Bashkimit Evropian.

Figura 15 – pjesëmarrja e nëpunësve civil në trajnime

56 90 128 176

26 80 63

489

830

653 576

101

696

416

Menaxhim iPërgjithshëm

Administratë eLegjislacion

BurimeNjerëzore

Buxhet dhefinanca

TeknologjiInformative

ÇështjeKomunale

BashkimEvropian

Numri i pjesëmarrësve dhe numri i ditëve te trajnimit sipas fushave në vitin 2016

Ditët Pjesëmarrës

Page 48: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 47 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Nga niveli qendror i institucioneve në trajnimet e IKAP kanë marrë pjesë 2824

pjesëmarrës apo 75.08% të totalit të trajnuarve gjatë vitit, ndërsa nga niveli lokal i

institucioneve në trajnimet e IKAP kanë marrë pjesë 937 apo 24.91% pjesëmarrës të

totalit të trajnuarve gjatë vitit.

Figura 16 – pjesëmarrja në trajnime e shprehur në përqindje

Në zbatimin programeve dhe kurseve te trajnimit IKAP ka bashkëpunuar dhe

koordinuar aktivitet me disa donator, të cilët janë aktiv në ofrimin përkrahjes për

zhvillimin e administratës publike nder te cilët Programi për Zhvillim i Kombeve të

Bashkuara (UNDP, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ), Banka

botërorë(BB), Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID),

European Union Office in Kosovo /EU Special Representative (EUOK), Organizatës për

Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSCE).etj.

75.09%

24.91%

Pjesëmarrja e nivelit qendror dhe lokal në trajnime

Numri i trajnimeve në nivelin qendror: 2824

Numri i trajnimeve në nivelin lokal: 937

Page 49: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 48 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

9. PËRFUNDIMI

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me institucionet dhe mbështetjen e

partnerëve ndërkombëtarë kanë bërë progres në reformimin e shërbimit civil dhe

administratës publike duke plotësuar kuadrin ligjor dhe nënligjor të nevojshëm,

hartimin e dokumenteve strategjike për ngritjen e kapaciteteve te nëpunësve civil dhe

zbatimin e tyre. Përdorimi i Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve

Njerëzore ka lehtësuar proceset e punës për menaxhimin më efikas të Burimeve

Njerëzore në Shërbimin Civil.

Gjatë këtij viti është bërë progres edhe në procesin e klasifikimit të vendeve të punës, ku

106 institucione të nivelit qendror dhe lokal me 12030 nëpunës civil, kanë përfunduar

klasifikimin e vendeve të punës dhe sistematizimin e nëpunësve civil , dhe të dhënat e

klasifikimit janë vendosur në SIMBNJ.

Këto reforma kanë ndikuar në krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, të motivuar

dhe profesional i cili do të jetë në gjendje t’u bëjë ballë sfidave zhvilluese dhe integruese

të vendit që administrata publike të jetë efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarët

dhe bizneset.

Prioritet i Qeverisë dhe MAP-it për periudhën e ardhshme, do të jetë:, zhvillimi i

mëtutjeshëm i burimeve njerëzore, finalizimi i procesit të klasifikimit të vendeve të

punës në shërbimin civil, plotësim ndryshimi i legjislacionit primar dhe sekondar, rritja

e kapaciteteve të nëpunësve civilë, njohja e tyre me metodat, teknikat dhe proceset e

administrimit dhe menaxhimit efikas si dhe rritja e përfaqësimit të komunitetit jo

shumicë në shërbimin civil.

Sa i përket sigurimit të zbatimit të politikave dhe detyrimeve ligjore lidhur me

përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil të

Kosovës, do të ndërmarrën këto masa:

Page 50: PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2015 · gjitha institucionet e administratës publike në nivelin qendror dhe lokal dhe janë një mekanizëm i rëndësishëm për menaxhimin

Faqe 49 nga 49

Raporti për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2016

Do të kërkohet që të gjithë mekanizmat e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil,

në të gjitha nivelet, të kenë një qasje pro-aktive për të zbatuar pa shtyrje të mëtejmë

masat aktive të punësimit, të zbatojnë me konsekuencë dhe në mënyrë të plotë politikat

dhe kuadrin ligjor në fuqi për përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të komuniteteve

jo-shumicë në Kosovë;

Do të identifikohen të gjitha vendet e lira në administratën publike dhe të merret

qëndrim që ato të rezervohen për plotësim nga komunitet jo shumicë, marrë në

konsideratë edhe parimin e meritës, gjininë dhe kriteret tjera, në veçanti në ato

organizata ku fare nuk ka të punësuar nga këto radhë.

Do të parashikohet dhe jetësohet nga të gjitha institucionet e shërbimit civil, krahas

përgatitjes së skemave për rekrutim dhe trajnim, edhe një skemë e punës praktike,

sidomos për pjesëtaret e komuniteteve të nën përfaqësuara, siç janë: ashkalit,

egjiptianët, romët dhe goranët.

Do të organizohen trajnime të rregullta, së paku 2 (dy) në vit, për të gjithë akterët e

zbatimit të kuadrit ligjor për shërbimin civil, në institucionet e nivelit qendror dhe atë

lokal, që të njihen me obligimet ligjore që kanë për të siguruar përfaqësimin të drejt dhe

proporcional të komuniteteve jo-shumicë në shërbimin civil.