projekti për monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ......projekti për monitorimin e...

127
Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, Zyrës së Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, zyra në Kosovë dhe Civil Rights Defenders. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet Ministrisë e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, Zyrës së Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Civil Rights Defenders. Projekat praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva preko svoje Ambasade u Prištini Ambasade Ujedinjenog Kraljevstva, Kancelarije Visokog Komesarijata za ljudska prava, kancelarija na Kosovu i Civil Rights Defenders. Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i isti ni na koji način ne izražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, Kancelarije Visokog Komesarijata za ljudska prava i Civil Rights Defenders. Project Monitoring War Crime Trails and trails for ethnically and Politically Motivated Crimes is founded by the Foreign Commonwealth Office trough the Embassy of United Kingdom in Pristina, Office of the High Commissioner of Human Rights, office in Kosovo and Civil Rights Defenders. The contains of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and does not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office, Office of the High Commissioner of Human Rights and Civil Rights Defenders. United Nations Human Rights

Upload: others

Post on 29-Dec-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

1

Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, Zyrës së Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, zyra në Kosovë dhe Civil Rights Defenders.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet Ministrisë e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë, Zyrës së Komisionit të Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Civil Rights Defenders.

Projekat praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva preko svoje Ambasade u Prištini Ambasade Ujedinjenog Kraljevstva, Kancelarije Visokog Komesarijata za ljudska prava, kancelarija na Kosovu i Civil Rights Defenders.

Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i isti ni na koji način ne izražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva, Kancelarije Visokog Komesarijata za ljudska prava i Civil Rights Defenders.

Project Monitoring War Crime Trails and trails for ethnically and Politically Motivated Crimes is founded by the Foreign Commonwealth Office trough the Embassy of United Kingdom in Pristina, Office of the High Commissioner of Human Rights, office in Kosovo and Civil Rights Defenders.

The contains of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and does not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office, Office of the High Commissioner of Human Rights and Civil Rights Defenders.

United Nations Human Rights

Page 2: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

2

Page 3: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

3

Raporti i FDH Kosovë 2012

GJYQËSORI KOSOVAR ENDE NUK ËSHTË I GATSHËM PËR T’U BALLAFAQUAR ME SFIDAT MË TË RËNDA

Page 4: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

4

Përmbajtja

Hyrje..........................................................................................................................................5Gjykimet të cilat FDH Kosovë i ka përcjellë gjatë vitit 2012................................................................................9

1. Seancat e konfirmimit të aktakuzave......................................................................................101.1. Rasti Predrag Zelkoviq dhe të tjerët................................................................................................................101.2. Rasti Sokol Bytyqi............................................................................................................................................121.3. Rasti Ilinçiq dhe të tjerët...................................................................................................................................131.4. Rasti Aleksandar Bulatoviq...............................................................................................................................141.5. Rasti Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq.................................................................................................15

2. Gjykimet e shkallës së parë para gjykatave të qarkut..............................................................172.1. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (rasti Kleçka; rasti Limaj)......................................................................172.2. Rasti Zoran Koliq.............................................................................................................................................212.3. Rasti Lirim Jakupi.............................................................................................................................................242.4. Rasti Sadik Abazi dhe të tjerët (rasti Bllaca II).............................................................................................312.5. Rasti Medicus....................................................................................................................................................362.6. Rasti Nazif Visoqi............................................................................................................................................372.7. Rasti Sokol Bytyqi............................................................................................................................................382.8. Rasti Aleksandar Bulatoviq...............................................................................................................................39

3. Gjykimet e shkallës së parë para gjykatave komunale............................................................423.1. Rasti Avdyl Pergjegjaj.......................................................................................................................................42

4. Gjykimet e përsëritura në gjykatat e shkallës së parë:...........................................................454.1. Rasti Esmin Hamza..........................................................................................................................................454.2. Rasti KK............................................................................................................................................................474.3. Rasti Latif Gashi dhe të tjerët..........................................................................................................................514.4. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët.......................................................................................................................55

5. Procedura e përsëritur para gjykatës së shkallës së dytë........................................................565.1. Rasti Osman Zyberaj........................................................................................................................................56

6. Procedurat para gjykatës së shkallës së dytë në procedurën ankimore/gjykimet e shkallës së dytë:..606.1. Rasti Pashk Krasniqi........................................................................................................................................606. 2. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët......................................................................................................................626.3. Rasti Amir Sopa (i njohur edhe si Kadri Kameri, Gjango)..........................................................................646.4. Rasti Arben Krasniqi (rasti Kleçka, rasti Fatmir Limaj)...............................................................................66

7. Vendosja nga Gjykata Supreme e Kosovës në shkallë të tretë................................................737.1. Rasti Bedri Krasniqi.........................................................................................................................................73

ANEKSI I................................................................................................................................81ANEKSI II...............................................................................................................................87

Page 5: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

5

Hyrje

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) gjatë vitit 2012 ka vazhduar me monitorimin sistematik të gjykimeve për krimet e luftës dhe vepra penale me prapavijë etnike dhe politike, të cilat në këtë periudhë janë zhvilluar para gjykatave të qarkut në Kosovë si dhe para Gjykatës Supreme të Kosovës në procedurën ankimore. Gjatë vitit 2012, FDH Kosovë anë e kënd Kosovës ka përcjellë 15 gjykime, të cilat mund të konsiderohen lëndët më të vështira dhe veprat më të rënda penale, me të cilat në vitin e kaluar është ballafaquar gjyqësori kosovar1. Si përjashtim në lidhje me këtë rregull, FDH Kosovë gjatë vitit 2012 e ka përcjellë edhe gjykimin në lëndën Avdyl Pergjegjaj para Gjykatës Komunale në Prishtinë, i cili është zhvilluar para gjykatësit individual, kurse aktakuzën e ka përfaqësuar prokurori vendor. Kjo lëndë, për nga pesha e saj nuk hyn në prioritetet e përcaktuara me projektin për përcjelljen e gjykimeve në Kosovë2.

Vëzhguesit e FDH Kosovë kanë qenë të pranishëm në 113 seanca gjyqësore, të cilat gjatë shqyrtimit të lëndëve të përmendura janë organizuar në gjykatat e qarkut dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjatë tyre janë dëgjuar 74 dëshmitarë (6 me anë të video konferencës) dhe 6 ekspertë. Gjykimet për krime të luftës, të cilat gjatë vitit 2012 i ka përcjellë FDH Kosovë para gjykatave të shkallës së parë i kanë udhëhequr gjyqtarët e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), përkatësisht në panelet gjyqësore këta gjyqtarë kanë qenë në shumicë. Vetëm në një rast, të iniciuar për krime të luftës para Gjykatës së Qarkut në Prizren (rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët & Sokol Bytyqi), në përbërje të trupit gjykues gjyqtarët vendor kanë qenë në shumicë. Kjo duhet të shënohet si rasti i parë që gjyqtarët vendor kanë marrë këso shkalle të lartë të përgjegjësisë në gjykimet për krime të luftës që nga vendosja e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, përkatësisht që nga inkuadrimi i gjyqtarëve ndërkombëtarë në sistemin vendor të drejtësisë, që ka filluar nga viti 2000.

Aktakuzat në gjykimet për krime të luftës në procedurën e shkallës së parë po ashtu i kanë përfaqësuar vetëm prokurorët ndërkombëtar pranë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), që, sipas mandatit, të cilin e ka Misioni Evropian në Kosovë, e kanë edhe kompetencën ekskluzive për hetimin e krimeve të luftës. Si edhe tek gjykimet e shkallës së parë, vetëm në një lëndë gjatë periudhës së raportimit, aktakuzën e ka përfaqësuar një prokuror vendor pranë PSRK (rasti Prokurori kundër Zoran Koliqit), i cili i ka udhëhequr hetimet, e ka ngritur aktakuzën dhe të njëjtën e ka

1  Me këtë raport janë përfshirë edhe dy gjykime të cilat FDH Kosovë nuk i ka përcjellë drejtpërdrejt për shkak të gërshetimit të tyre me prioritete të tjera dhe të shumta ose për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare me kohë të mbajtjes së shqyrtimeve të tyre kryesore (Prokurori kundër Nazif Visoqit, Gjykata e Qarkut në Pejë dhe Prokurori kundër Esmin Hamzës, Gjykata e Qarkut në Prizren). Megjithëkëtë, nga këto gjykime ka qenë e mundur të sigurohen dokumentacioni zyrtar gjyqësor, në bazë të të cilit ka qenë e mundur të krijohet një përfytyrim lidhur me zhvillimin e këtyre gjykimeve dhe karakteristikat e tyre kryesore. 2  Monitorimi i kësaj lënde është filluar pas kërkesës së palës së dëmtuar, e cila është ndjerë e diskriminuar nga ana e prokurorisë dhe e gjykatës

Page 6: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

6

përfaqësuar në gjykatë. Duhet të theksohet se gjatë vitit 2011, prokurori vendor i PSRK e ka marrë aktakuzën në lëndën Prokurori kundër Martinoviqit dhe të tjerëve, duke e përfaqësuar atë para gjykatës gjatë shqyrtimit kryesor. Përndryshe, në rastet në të cilat gjatë vitit 2012 janë zhvilluar gjykime për vepra penale me prapavijë politike dhe etnike, aktakuzat i kanë përfaqësuar edhe prokurorët vendorë të prokurorive të caktuara në Kosovë (Prokurori kundër KK dhe Prokurori kundër Lirim Jakupit, të cilat janë zhvilluar para Gjykatës së Qarkut në Gjilan), por edhe prokurorët vendor të PSRK-së3.

Në procedurat ankimore të mbajtura para Gjykatës Supreme të Kosovës, në lëndët të cilat i ka përcjellë FDH Kosovë në bazë të projektit të tij, panelet ankimore kanë qenë të përziera, kanë kryesuar gjyqtarët ndërkombëtar, të cilët nuk kanë qenë detyrimisht në shumicë. Prokurorinë Shtetërore të Kosovës kryesisht e ka përfaqësuar prokurorja ndërkombëtare, përgjegjëse për përfaqësimin para Gjykatës Supreme4. Sipas evidencave të FDH Kosovë, gjatë këtyre gjykimeve, Prokurorinë Shtetërore të Kosovës vetëm në një rast e ka përfaqësuar prokurori vendor i kësaj prokurorie (vepra penale e terrorizmit, rasti Amir Sopa). Gjykimet, të cilat sipas kompetencave vendore i kanë takuar Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, në rastet në të cilat në trupat gjykues të veçantë kanë marrë pjesë gjyqtarët vendorë, janë zhvendosur jashtë ndërtesës së asaj gjykate që gjendet në pjesën veriore të Mitr0ovicës dhe janë mbajtur në hapësirat e gjykatave të tjera ose në gjykatoren e Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë. Edhe me këta trupa gjykues kanë udhëhequr gjyqtarët ndërkombëtarë. Nga muaji mars i vitit 2008, kur ka ndodhur marrja e ndërtesës së gjykatës në Veri të Mitrovicës nga ana e demonstruesve serb, gjyqtarët vendor të kombësisë shqiptare të kësaj gjykate, për arsye të sigurisë, detyrën e gjyqtarëve e ushtrojnë në hapësirat e Gjykatës Komunale në Vushtrri.

Si gjykim kryesor gjatë vitit 2012 mund të konsiderohet gjykimi kundër njërit prej ish komandantëve të UÇK-së, nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në pushtet dhe ish ministrit të transportit Fatmir Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij. Ata, me aktakuzën e datës 25 korrik të vitit 2011 ngarkohen për më shumë raste të krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe të burgosurve të luftës. Ky gjykim ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për faktin se deri tash ka qenë gjykimi më i rëndësishëm vendor për krime të luftës për një zyrtar të lartë të UÇK-së, por edhe për shkak të vlerësimeve diametralisht të kundërta midis gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të shkallës së dytë lidhur me vlefshmërinë e provave kryesore të prokurorisë në këtë lëndë (deklaratat dhe ditarët e Dëshmitarit X – Agim Zogajt). Gjykimi i shkallës së parë në këtë lëndë ka përfunduar në gjysmën e parë të vitit, me shpalljen të papranueshme të provave të cilat i ka paraqitur Dëshmitari X. Pasi që aktakuza kundër Limajt dhe nëntë të tjerëve ka qenë kryesisht e bazuar në këto prova, të gjithë të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë kanë qenë të liruar na aktakuza. Megjithëkëtë, kthesa ka ndodhur gjatë procedurës ankimore para gjykatës së shkallës

3  Trupat gjykues në këto raste, me prapavijë etnike dhe politike,që janë përcjellë nga FDH Kosovë, i udhëheqin gjyqtarët ndërkombëtarë, që nuk kanë qenë detyrimisht shumicë. 4  Prokurorja ndërkombëtare e prokurorisë shtetërore Judit Tartai.

Page 7: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

7

së dytë, Gjykatës Supreme të Kosovës. Kjo Gjykatë, provat e Dëshmitarit X i ka shpallur të pranueshme dhe rastin e ka kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Në këtë mënyrë, rasti i Fatmir Limajt nuk do të mbahet mend vetëm si gjykimi deri tash më i madh kosovar për krime të luftës, por do të shërbejë edhe si barometër për vlerësimin e aftësive të gjyqësorit kosovar, në të cilin janë të futur gjyqtarët e EULEX-it që në mënyrë të pavarur të trajtojnë gjykimet posaçërisht të ndjeshme për krime të luftës, në të cilat në bankën e të akuzuarit gjenden personalitete të profilit më të lartë politik.

Gjatë periudhës së raportimit, në katër (4) lëndë, në të cilat procedura e shkallës së parë është zhvilluar për krime të luftës kundër 14-të të akuzuarve, janë sjellë tri (3) aktgjykime të shkallës së parë. Prej tyre, në dy (2) raste me 11-të të akuzuar, gjykatat nuk kanë pasur prova të mjaftueshme, të cilat të akuzuarit do t’i lidhnin me krimet, të cilat iu janë vënë në barrë. Gjatë vitit 2012, vetëm në një lëndë për krime të luftës një (1) i akuzuar është shpallur fajtor për krime kundër popullatës civile gjatë konflikteve të luftës, për çka i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej 14 vite të burgosjes. Gjykimi në një lëndë, kundër dy të akuzuarve, ka vazhduar në shkallë të parë në vitin 2013.

Gjykata Supreme e Kosovës në dy lëndë për krime të luftës ka vendosur sipas ankesave në aktgjykimet e shkallës së parë. Të dyja aktgjykimet e shkallës së parë në këto lëndë janë rrëzuar dhe rastet janë kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Krahas shenjave pozitive se gjyqtarët dhe prokurorët vendor, megjithëse edhe më tutje në mënyrë të pamjaftueshme, drejtpërdrejtë do të angazhohen në procedimin e lëndëve më të rënda, posaçërisht të krimeve të luftës, FDH Kosovë qëndron pas vërejtjeve lidhur me angazhimin përgjithësisht tejet të dobët të gjyqtarëve vendor në lëndët e krimeve të luftës. Edhe më tutje ekziston përshtypja se gjyqtarët vendor me ngurrim e pranojnë angazhimin në këto raste ose, madje, në të gjitha mënyrat e mundshme përpiqen që t’i shmangen një angazhimi të tillë5. Kjo e vërteton vlerësimin mbi papjekurinë e gjyqësorit vendor që mbi vete të marrë detyrën më të rëndë, me të cilën ballafaqohet çdo gjyqësor pas daljes nga lufta dhe konfliktet e saj.

Si një “risi” në raport me raportimet e deritashme, FDH Kosovë vëren mungesa profesionale dhe dobësi në qarqet e avokatëve, të cilat do të mund të karakterizohen si oportunizëm profesional, posaçërisht kur është fjala për angazhimin në lëndë politikisht posaçërisht të ndjeshme dhe kur para publikut duhet të mbrohen “personalitetet jopopullore”. Kështu, për shembull, askush nga anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës nuk pranon për ta mbrojtur Nazim Bllacën, i cili në dëshmitë e tij në polici, prokurori dhe para gjykatës ka sjellë një pamje plotësisht të re të vrasjeve të pasluftës me prapavijë politike.

5  Rasti i gjyqtarit vendor në lëndën Prokurori kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve, i njohur edhe si Bllaca II, i cili pas zgjedhjes në funksion tjetër gjyqësor, ka hequr dorë nga anëtarësia në trupin gjykues, pa lajmërim të kryetarit të trupit gjykues, edhe pse sipas vendimit të kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i cili e ka refuzuar kërkesën e tij për lirim nga anëtarësia në trupin gjykues, ka qenë i obliguar ta vazhdojë punën e tij trupin gjykues, gjë që ka sjellë deri te ndërprerja njëditore e punës së trupit gjykues. Gjykatësi, të nesërmen e ka vazhduar punën në trupin gjykues, sipas njohurive jozyrtare, sipas vendimit të Këshillit gjyqësor, i cili është kompetent për zgjedhjen e gjyqtarëve.

Page 8: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

8

FDH Kosovë vlerëson se mbrojta e dëshmitarëve në Kosovë, edhe përkundër miratimit të Ligjit mbi Mbrojtjen e Dëshmitarëve, që nga Kuvendi i Kosovës është miratuar në datën 29 korrik të vitit 2011, kurse ka hyrë në fuqi në datën 1 shtator të vitit 2012, ende nuk është jetësuar në praktikë. Sipas dispozitave ligjore, pason miratimi i akteve nënligjore, me të cilat rregullohet zbatimi i tyre si dhe formimi i institucioneve të veçanta, të cilat drejtpërsëdrejti do të merren me mbrojtjen e dëshmitarëve6. Për momentin, në Kosovë, mbrojtjen e dëshmitarëve e ofron vetëm Njësia e Posaçme e EULEX-it për këso qëllime.

FDH Kosovë konsideron se duhet përmendur si risi faktin se gati dymbëdhjetë vjet pas ngritjes së aktakuzës se parë për dhunim si krim lufte (25 shkurt 2000, Prokuroria e Qarkut në Gjilan e ka ngritur aktakuzën në rastin Prokurori vs Jokiq Milosh), aktakuza e dytë për dhunim si krim lufte është ngritur në vitin 2012. Këtë duhet theksuar si një paradoks të llojit të vet, i cili flet mbi traditën tejet të fortë dhe kufizuese, e cila mbizotëron në Kosovë dhe e cila i limiton viktimat e dhunimit që publikisht të paraqiten në kërkimin e drejtësisë, sepse dhunimi nuk konsiderohet vetëm krim, por edhe turp që bie mbi viktimën. Për këto arsye, siç vlerësohet, pothuajse askush nga mijëra vajza dhe gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, deri tash nuk ka pranuar të paraqitet si dëshmitarë në këto raste.

Aktakuza, përndryshe, është ngritur kundër dy serbëve, kurse viktima është shqiptare nga Kosova. Me rastin e aktakuzës, mu në fund të vitit kalendarik është mbajtur seanca për konfirmimin e saj. FDH Kosovë deri në fund të periudhës së raportimit nuk ka siguruar informacion nëse aktakuza është konfirmuar dhe nëse në lidhje me akuzat e aktakuzës do të gjykohen të akuzuarit.

Megjithëkëtë, ngritja e aktakuzave është një hap i cili duhet të inkurajohet dhe të përkrahet, sepse gratë e dhunuara e meritojnë që drejtësia të arrihet dhe që kryerësit të dënohen në mënyrën e duhur.

6  Drejtoritë për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe Komisioni për mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilat, sipas ligjit të cekur, duhet të formohen një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit mbi mbrojtjen e dëshmitarëve.

Page 9: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

9

Gjykimet të cilat FDH Kosovë i ka përcjellë gjatë vitit 2012

1. Seancat e konfirmimit të aktakuzave 1.1 Rasti Predrag Zelkoviq dhe të tjerët; 1.2. Rasti Sokol Bytyqi; 1.3. Rasti Ilinçiqi dhe të tjerët;1.4. Rasti Aleksandar Bulatoviq; 1.5. Rasti Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq; 2. Gjykimet e shkallës së parë para Gjykatave të Qarkut 2.1. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Rasti Kleçka ose Rasti Limaj);2.2. Rasti Zoran Koliq; 2.3. Rasti Lirim Jakupi;2.4. Rasti Sadik Abazi dhe të tjerët („Bllaca II“); 2.5. Rasti „Medicus“; 2.6. Rasti Nazif Visoqi; 2.7. Rasti Sokol Bytyqi; 2.8. Rasti Aleksandar Bulatoviq;

3. Gjykimet e shkallës së parë para Gjykatave Komunale 3.1. Rasti Avdyl Pergjegjaj;

4. Rigjykimet 4.1. Rasti Esmin Hamza; 4.2. Rasti KK; 4.3. Rasti Latif Gashi dhe të tjerët („Grupi i Llapit“); 4.4. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët & Sokol Bytyqi;

5. Procedura ankimore 5.1. Rasti Pashk Krasniqi; 5.2. Rasti j Ejup Kabashi dhe të tjerët; 5.3. Rasti Amir Sopa; 5.4. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Rasti Kleçka ose Rasti Limaj);

6. Rigjykimet para gjykatës së shkallës së dytë 6.1. Rasti Osman Zyberaj

7. Vendimet e Gjykatës Supreme në shkallën e tretë 7.1. Rasti Bedri Krasniqi

Page 10: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

10

1. Seancat e konfirmimit të aktakuzave

1.1. Rasti Predrag Zelkoviq dhe të tjerët

Me vendim të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, të datës 14 mars të vitit 2012, ka përfunduar ndjekja penale si dhe procedura e konfirmimit të aktakuzës së Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, PP. nr. 565-7/2009 e datës 9 dhjetor 20097, në rastin Prokurori kundër Predrag Zelkoviqit dhe të tjerëve8.

Procedura hetimore kundër të dyshuarve ka filluar me vendimin mbi fillimin e hetimeve të Prokurorisë Publike të Qarkut të Prishtinës, të datës 8 prill të vitit 2009, pas dyshimeve se Zelkoviq dhe të tjerët, si pjesëtarë të grupit të organizuar, kanë kërkuar dëshmitarë të cilët rrejshëm do të dëshmonin dhe do të pohonin se kanë qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Pas shumë vendimeve mbi zgjerimin e hetimeve në këtë lëndë, i dyshuari Predrag Zelkoviq, Milutin Radanoviq dhe Igor Josinac janë paraburgosur në datën 11 qershor të vitit 2009 nën dyshimin e bazuar se kanë marrë pjesë në të bindurit e dëshmitarëve që të dëshmojnë rrejshëm mbi të ashtuquajturat veprimtari kriminale të UÇK-së, mbi transplantimin e organeve gjatë luftës në territorin e Republikës së Shqipërisë (rasti Shtëpia e verdhë), derisa i dyshuari Gligor Josinac është paraburgosur në datën 28 shtator të të njëjtit vit, për shkak të dyshimit se e ka kërcënuar njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur në procedurën kundër tre të akuzuarve të parë në këtë lëndë. Me aktakuzën e datës 9 dhjetor të vitit 2009, të cilën së bashku e kanë ngritur një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendor, të akuzuarve Predrag Zelkoviq, Milutin Radanoviq dhe Igor Josinac iu janë vënë në barrë dy vepra penale: se gjatë ose midis muajit shkurt dhe datës 11 qershor të vitit 2009 reciprokisht në bashkëkryerje, si dhe me persona të tjerë në territorin e komunave Prizren, Mitrovicë, Prishtinë, duke i shfrytëzuar kërcënimet ose dhunën, duke premtuar dhurata ose shërbime ose forma të tjera të përfitimit, kanë provuar të ndikojnë në dëshmitarët dhe në mënyrën e të dëshmuarit të tyre në procedurën gjyqësore, me çka kanë kryer veprime të cilat përfshihen në veprën penale të pengimit të provave, neni 309, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 dhe 20 të LPK (pika 1 e aktakuzës); në të njëjtën periudhë si edhe nën pikën 1, në vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë komunat Prizren, Mitrovicë, Prishtinë ose duke vepruar jashtë territorit të Kosovës, por duke i shkaktuar pasojat në Kosovë, të akuzuarit, me persona të tjerë të panjohur, dhe duke vepruar si grup i organizuar janë përpjekur dhe kanë kryer vepër penale të veprimit si grup i organizuar, neni 274, paragrafi 1 i LPK (pika 2); dhe në fund, të akuzuarit Gligor Josinac i është vënë në barrë se në periudhën prej datës 1 deri në datën 26 shtator të vitit 2009, në territorin e komunës së Prizrenit e ka shfrytëzuar kërcënimin me qëllim që ta detyronte dëshmitarin B që të përmbahet nga dhënia e deklaratave prokurorit ose gjyqtarëve që kanë pasur të bëjnë me krimin

7  Aktakuzën, gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës, që kryesisht është zhvilluar gjatë vitit 2011, e ka përfaqësuar prokurori vendor i Prokurorisë së qarkut në Prishtinë, Haxhi Dërguti.8  Të bashkakuzuarit: Milutin Radanoviqi, Igor Josinac, Gligor Josinac.

Page 11: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

11

e organizuar, me çka, në bazë të prokurorisë, sipas nenit 274 LPK (në lidhje me akuzat nga pika 2 e aktakuzës) dhe në kundërshtim me dispozitat e nenit 310 të LPK ka kryer vepër penale të frikësimit gjatë procedurës së krimit të organizuar në lidhje nenet 305, paragrafi 3 dhe 33 i LPJ9 (pika 3).

Gjykatësi për konfirmim i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë10, pas seancës së mbajtur të datës 12 shkurt të vitit 2010, e ka sjellë vendimin me të cilin aktakuza e Prokurorisë Qarkut të Prishtinës refuzohet në lidhje me të gjitha akuzat. Në arsyetimin e vendimit, gjyqtari për konfirmim, midis të tjerash, e ka theksuar se aktakuza nuk është shteruar me provat, mbi bazën e të cilave do të vërtetohej dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepër penale të përshkruar në aktakuzë.

Prokurori vendor i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë është ankuar në datën 4 mars të vitit 2010 ndaj vendimit mbi refuzimin e aktakuzës. Me vendimin e datës 7 korrik 2011, trupi gjykues i përbërë prej tre anëtarëve me përbërje të përzier i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë e ka anuluar vendimin mbi refuzimin e aktakuzës të datës 9 dhjetor 2009 dhe rastin e ka kthyer në shqyrtim përpara gjyqtarit të procedurës paraprake për konfirmim të aktakuzës së gjykatës së njëjtë. Para gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë11, në datën 19 janar 2011 ka filluar procedura e përsëritur e konfirmimit të aktakuzës të datës 9 dhjetor 2009, të cilën në procedurën e përsëritur të konfirmimit e ka përfaqësuar prokurori vendor Haxhi Dërguti. Gjatë vitit 2011 seanca ka pasur disa shtyrje për shkak se të akuzuarit nuk i janë përgjigjur ftesave të gjykatës12 (29 qershor; 16 maj; 27 korrik; 5 shtator dhe 16 shtator të vitit 2011). Në seancën e gjykatës të mbajtur në datën 5 shtator 2011, gjyqtari për konfirmim e ka obliguar prokurorin vendor që për seancën e ardhshme gjykatës t’ia paraqesë informatat mbi procedurën gjatë të cilës ka rezultuar deri te pengimi i paraqitjes së provave13, gjë që nuk ka ndodhur. Për shkak të arsyes së cekur, gjyqtari për konfirmim, me vendimin e datës 19 shtator 2011 prapë e ka sjellë vendimin mbi hedhjen e aktakuzës së Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë. Prokuroria, në datën 7 shkurt 2012, e ka deponuar ankesën edhe ndaj këtij vendimi mbi hedhjen. Pas ankesës, prokurori i EULEX-it ia ka parashtruar kërkesën kryeprokurorit të EULEX-it mbi marrjen e kësaj lënde nën kompetencë të prokurorisë së EULEX-it. Me vendimin e kryeprokurorit të EULEX-it të datës 10 shkurt 2012, të sjellë në bazë të Ligjit mbi juridiksionin, seleksionimin dhe ndarjen e lëndëve gjykatësve të EULEX-it, lënda ka kaluar nën kompetenca të EULEX-it dhe për te ka qenë përgjegjës nga data 21 shkurt 2012, një prokuror i EULEX-it në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë. Ky prokuror, nga mesi i muajit mars të vitit 2012 e ka sjellë vendimin mbi tërheqjen e aktakuzës.

9  Ligji Penal i Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 6.04.2004. 10  Gjyqtari ndërkombëtar, Francesko Florit.11  Gjykatësi ndërkombëtar, Arkadiusz Sadek.12  FDH Kosovë ka përcjellë vetëm disa seanca të caktuara, për shkak të gërshetimit me seancat e gjykatave në shqyrtimet kryesore sipas aktakuzave për krime të luftës. 13  Përshkrimi ligjor i veprës penale, me të cilën të akuzuarit ngarkohen, neni 309, paragrafi 1 i LPK: „Kushdo që me përdorimin e forcës, kërcënimit [...] e detyron dëshmitarin [...] në dhënien e deklaratës së rrejshme në procedurën gjyqësore [...]“

Page 12: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

12

1.2. Rasti Sokol Bytyqi

Para gjykatësit për konfirmim të aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Prizren14, në datën 26 prill 2012, është mbajtur seanca në të cilën është shqyrtuar aktakuza e PSRK, PPS. nr. 75/2010 e datës 24 maj 2012, në rastin Prokurori kundër Sokol Bytyqit, me të cilën të akuzuarit i është vënë në barrë se në kohën e konfliktit të brendshëm në Kosovë, në datën 17 dhe 18 korrik të vitit 1998, në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, i ka përdorur masat e frikësimit dhe të terrorit kundër popullatës civile në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, duke marrë pjesë në sulmin e armatosur të drejtuar kundër serbëve të fshatit.

Hetimet në këtë procedurë janë të lidhura me ngjarjet, të cilat janë zhvilluar gjatë aksionit të armatosur të UÇK-së në Rahovec dhe në fshatrat përreth në periudhën prej datës 17 deri në datën 19 korrik të vitit 1998, që kanë qenë të drejtuara ndaj popullatës civile serbe të asaj ane. Një pjesë e procedurës hetimore kundër të akuzuarit Bytyqi është zhvilluar në mungesë të tij dhe ka qenë pjesë përbërëse në lëndën Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve, derisa i akuzuari Bytyqi është ndodhur në arrati. Ai është burgosur në datën 9 dhjetor 2011 në Shqipëri, me rastin e përpjekjes së tij për të shkuar në Itali me dokumente personale të falsifikuara, kur edhe i është përcjellë institucioneve të gjyqësorit në Kosovë.

Gjatë seancës, pas verifikimit të ndriçimit të provave nga ana e prokurorit, është lexuar aktakuza, në lidhje me të cilën i akuzuari është deklaruar se nuk është fajtor, por se nuk dëshiron të shprehet lidhur me akuzat.

Mbrojtësi i të akuzuarit në fjalën e tij në gjykatë gjatë seancës së konfirmimit të aktakuzës ka potencuar se aktakuza është e bazuar në prova, përkatësisht në deklarata të dy dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar edhe gjatë shqyrtimit kryesor në lëndën Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe Haxhi Mazrekut, se aktakuza nuk përmban formën ligjore të veprës penale si dhe dispozitivi i aktakuzës nuk e përmban përshkrimin faktik të veprës penale dhe as të veprimeve kriminale të ndërmarra nga ana e të akuzuarit. Mbrojtësi po ashtu ka theksuar se gjatë atij procesi, i akuzuari Mazreku ka pranuar se ka marrë pjesë në ngjarjen për të cilën ngarkohet edhe klienti i tij, duke potencuar se vetëm prania në vendin e ngjarjes nuk do të thotë se klienti i tij ka kryer vepra, duke aluduar në faktin se Mazreku me aktgjykimin e datës 2 gusht 2011 është liruar nga akuzat, dhe se prokurori nuk është ankuar ndaj pjesës së cekur të aktgjykimit, me të cilën lirohet nga akuzat, posaçërisht duke pasur parasysh faktin se klienti i tij në ditën kritike nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro ka bërë vërejtje ndaj faktit se prokurori nuk është ankuar ndaj pjesës së aktgjykimit me të cilën lirohet nga akuzat të muajit gusht të vitit 201115 - pozicioni i të akuzuarit Bytyqi është i ngjashëm me atë të Ejup Kabashit16. 14  Gjykatësi ndërkombëtar, Dariuzs Sielick. 15  Më hollësisht mbi pohimet e prokurorit në kapitullin mbi procedurat ankimore.16  I cili me aktgjykim të fillimit të muajit gusht të vitit 2011 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej pesë vitesh.

Page 13: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

13

Me vendim të gjyqtarit për konfirmim të datës 27 qershor 2012, aktakuza kundër Bytyqit është konfirmuar në formën e saj të pandryshuar. Gjykatësi për konfirmim nuk ka gjetur elemente për hedhjen e saj dhe për ndërprerje të procedurës, duke konstatuar se provat e prokurorisë e mbështesin dyshimin e bazuar se i akuzuari ka kryer vepër penale, e cila i vihet në barrë.

1.3. Rasti Ilinçiq dhe të tjerët

Para gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë17, sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë të datës 29 maj 2012 (e plotësuar në datën 15 gusht të të njëjtit vit), gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit 201218 është mbajtur seanca e konfirmimit të aktakuzës në rastin Prokurori kundër Marijan Ilinçiqit dhe të tjerëve19, me të cilën të akuzuarve, secilit, i është vënë në barrë kryerja e disa veprave penale, të kryera në bashkëkryerje ose individualisht, gjatë kohës së trazirave të marsit që kanë ndodhur në Mitrovicë, në datën 14 përkatësisht 17 mars të vitit 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me atë rast ka ardhur deri te uzurpimi i ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë nga ana e ish punëtorëve të kësaj gjykate, kryesisht qytetarë të kombësisë serbe nga pjesa veriore e Mitrovicës. Aktakuza i ka kualifikuar veprimet e të akuzuarve si: uzurpim i kundërligjshëm i pronës së paluajtshme, neni 259, paragrafi 1 i Ligjit të Përkohshëm Penal të Kosovës (LPPK)20; dëmtim i pronës së luajtshme, neni 260, paragrafi 1 i LPPK; thirrje për rezistencë, neni 319 i LPPK; nxitje e urrejtjes kombëtare, racore, fetare ose etnike, grindjes, intolerancës, neni 115 i LPPK; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, neni 316, paragrafi 3 i LPPK; sulm mbi personin zyrtar, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, neni 317 i LPPK; pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepër penale, neni 320, paragrafi 1 i LPPK; pjesëmarrje në grup, i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e obligimeve zyrtare, neni 318, paragrafi 2 i LPPK; si dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në shoqërim, neni 142, paragrafi 3 i Ligjit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës së cekur, të cilën e ka ngritur dhe gjatë seancës e ka përfaqësuar prokurorja ndërkombëtare Neeta Amin, në datën 15 gusht 2012 është hapur seanca në të cilën është planifikuar shqyrtimi i të njëjtës. Për shkak të mos përgjigjes ndaj ftesave të gjykatës të të gjithë të akuzuarve21 (për disa të akuzuar të veçantë kanë qenë të pranishëm mbrojtësit e tyre22 ose të akuzuarit kanë qenë të pranishëm në gjykatë pa avokatë, kurse me ligj, për veprat penale me të cilat ngarkohen të akuzuarit, parashihet mbrojtja e obligueshme23), me vendim të gjyqtarit për konfirmim, procedura është 17  Gjykatësi ndërkombëtar, Roxana Comsa.18  Seancat janë mbajtur në datën 15 gusht dhe 13 shtator të vitit 2012. 19  Të bashkakuzuarit: Zoran Çaviq, Dragan Milojeviq, Miodrag Raliq, Avni Krasniqi, Aleksandar Arsenijeviq, Nebojsha Joviq. 20  Emri i ligjit mbi procedurën penale, i cili ka hyrë në fuqi në datën 6 prill të vitit 2004, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale , me të cilat i akuzuari ngarkohet dhe emri i të cilit është ndryshuar me ligjin e Kuvendit të Kosovës në muajin nëntor të vitit 2008, nuk është më i përkohshëm. 21  Marjan Ilinçiq, Aleksandar Arsenijeviq, Nebojsha Joviq.22  Të akuzuarin Marjan Ilinçiqun, i cili për shkak të problemeve shëndetësore nuk i është përgjigjur ftesës së gjykatës, e ka përfaqësuar avokati Ljubomir Pantoviq. 23  Neni 73 LPPPK, paragrafi 1, pika 3: „Mbrojtja është e obliguar pas ngritjes së aktakuzës kundër të akuzuarit në drejtim të veprës penale për t cilat është e paraparë dënimi me burgosje prej së paku tetë vitesh...”.

Page 14: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

14

ndarë në lidhje me të akuzuarit: Marjan Ilinçiqin, Aleksandar Arsenijeviqin dhe Nebojsha Joviqin, krahas vërejtjes se në lëndë do të sillet vendimi unik mbi aktakuzën.

Në ditën e parë24 të shqyrtimit të aktakuzës nga ana e gjykatës, prokurori i lëndës e ka ndryshuar dhe e ka saktësuar aktakuzën. Po ashtu është shqyrtuar çështja e ndriçimit të provave të prokurorisë. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë paraqitur argumentet e tyre, me të cilët i kanë kundërshtuar pohimet e aktakuzës. Në ditën e dytë të seancës, të mbajtur në datën 13 shtator, është shqyrtuar aktakuza e sjellë kundër të akuzuarve Ilinçiq, Arsenijeviq, Milojeviq dhe Joviq. Të akuzuarit, gjatë seancës i kanë përfaqësuar mbrojtësit e tyre, pos Joviqin, i cili me aktakuzë ngarkohet me vepra penale, për të cilat me ligj nuk parashihet mbrojtja e obligueshme.

Në pajtim me nenin 52 të LPPPK dhe nenit 9, paragrafi 2 i Ligjit mbi të Miturit, prokurorja në fillim të seancës ka hequr dorë nga pjesa e aktakuzës në të cilat numërohen veprat që i vihen në barrë të akuzuarit Aleksandar Arsenijeviq (pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 316, paragrafi 3 i LPPK; pjesëmarrje në masën, e cila kryen vepër penale nga neni 320, paragrafi 1 i LPPK; pjesëmarrje në grup, i cili i pengon personat zyrtar në kryerjen e obligimeve zyrtare nga neni 318, paragrafi 2 i LPPK; sulm në personin zyrtar, i cili është duke e kryer detyrën zyrtare nga neni 317 i LPPK; rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe i personelit në shoqërim nga neni 142, paragrafi 3 i LPPK), sepse ai në kohën e kryerjes së këtyre veprave ka qenë nën moshën 16 vjeçare, pra, e ka pasur statusin e personit të mitur. Gjatë këtij vazhdimi të seancës, mbrojtësit e të akuzuarve dhe të akuzuarit i kanë kundërshtuar pohimet e të njëjtës, kur edhe prokurorja ka bërë vërejtjet e saj.

Gjyqtari për konfirmim, me vendim të datës 19 tetor 2012, pjesërisht e ka konfirmuar aktakuzën, pos në lidhje me veprat e mëposhtme penale: uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme në lidhje me të akuzuarit Marjan Ilinçiq dhe Dragan Milojeviq, në lidhe me të cilët ka hyrë në fuqi parashkrimi i ndjekjes penale; pengimi i personit zyrtar në kryerjen e obligimit zyrtar në lidhje me Miodrag Raliqin dhe Nebojsha Joviqiqint; pjesëmarrje në grup, i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e obligimit zyrtar në lidhje me Avni Krasniqin. Në lidhje me Aleksandar Arsenijeviqin, aktakuza, për shkak të tërheqjes së prokurorit, është hedhur.

Hapja e shqyrtimit kryesor pas pjesës së konfirmuar të aktakuzës pritet në fillim të vitit 2013.

1.4. Rasti Aleksandar Bulatoviq

Para gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Prishtinë25 (gjyqtarja ndërkombëtare Annemarie Meister), në datën 3 tetor 2012 është mbajtur seanca e konfirmimit të aktakuzës në rastin Prokurori kundër Aleksandar Bulatoviqit, 24  Është shqyrtuar pjesa e aktakuzës në lidhje me të akuzuarit Çaviq, Raliq dhe Krasniqi. 25  Seanca e konfirmimit është mbajtur në hapësirat e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Page 15: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

15

i cili me aktakuzën e PSRK të datës 23 gusht 2012 ngarkohet për krime të luftës kundër popullatës civile, për të ashtuquajturin lëndim të integritetit trupor dhe të shëndetit të Xheladin Idrizit, shqiptarit të Kosovës nga Fushë Kosova, në atë mënyrë që në datën 8 prill të vitit 1999 në bashkëkryerje me të tjerët dhe në cilësi të anëtarit të policisë serbe ose të njësisë paramilitare e ka rrëmbyer viktimën, e ka rrahur disa herë, madje edhe e ka prerë në qaf, pas të cilave veprime e ka dërguar në drejtim të panjohur. Mbetjet mortore të Idrizit janë gjetur në varreza të fshatit Vragoli në afërsi të Fushë Kosovës pas konfliktit të armatosur në Kosovë, në datën 3 dhjetor të vitit 1999. Aktakuzën, në procedurën e konfirmimit të aktakuzës, e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar i PSRK-së, Andrew Carney.

Gjatë seancave të konfirmimit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar është lexuar aktakuza e datës 23 gusht të vitit 2012, ndaj të cilës i akuzuari është deklaruar se nuk është fajtor. Mbrojtësi i të akuzuarit i ka paraqitur argumentet kundër aktakuzës, si dhe faktin se prokurori në tërësi nuk ka vepruar në pajtim me nenin 307 të LPPK, sepse nuk e posedon deklaratën e njërit prej dëshmitarëve kyç. Mbrojtësi nuk e ka kërkuar shtyrjen e seancës, por ka kërkuar që gjykata ta obligojë prokurorin që ai t’ia dorëzojë deklaratën mbrojtjes pas seancës. Po ashtu i ka propozuar gjykatës që aktakuzën, për të cilën ka pohuar se nuk mbështetet mbi prova valide, ta hedh në pajtim me nenin 316, paragrafi 1, pika 4 e LPPK, por në rastin e konfirmimit të së njëjtës e ka mbajtur të drejtën që gjatë shqyrtimit kryesor të propozojë prova të reja dhe dëshmitarë të ri.

Prokurori ndërkombëtar në përgjigjet e tij ndaj qëndrimeve të mbrojtjes e ka theksuar se prokuroria gjithsesi do ta dorëzojë deklaratën e dëshmitarit, të cilën i akuzuari dhe mbrojtja nuk e posedojnë. Ai ka potencuar se aktakuza mbështetet me mjaft prova dhe i ka propozuar gjykatës që të njëjtën ta konfirmojë në tërësi.

Me vendim të gjyqtarit për konfirmim të po asaj date, aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar dhe i është dorëzuar kryetarit të trupit gjykues, para të cilit do të zhvillohet shqyrtimi kryesor26.

1.5. Rasti Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq

Para gjykatësit për konfirmim të aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë27, në datën 14 dhjetor të vitit 2012 është mbajtur seanca e konfirmimit të aktakuzës në lëndën gjyqësore Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit, e caktuar sipas aktakuzës së PSRK, të ngritur në datën 29 nëntor 2012. Me aktakuzë, të akuzuarit ngarkohen se në datën 14 prill të vitit 1999 në fshatin Babimoc, komuna e Obiliqit, kanë kryer dhunim të shqiptares së Kosovës, V.K. Sipas aktakuzës, Dejanoviqi, në cilësinë e policit serb dhe i armatosur me pushkë, me dhunë e ka marrë viktimën nga shtëpia e saj familjare në fshatin Stanovc, komuna e Vushtrrisë, ka ikur me te në një lokacion të panjohur në afërsi të Babimocit, dhe e ka futur me 26  Mbi rrjedhën e shqyrtimit kryesor, më shumë hollësi në kapitullin mbi gjykimet e shkallës së parë.27  Gjykatësi ndërkombëtar, Timo Vuojolahti.

Page 16: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

16

dhunë në automobilin e tij, duke e kërcënuar me thikë, dhe e ka detyruar në veprime të ndryshme seksuale kundër vullnetit të saj. Aktakuza po ashtu pohon se Bojkoviqi në cilësinë e njëjtë dhe po ashtu në kohën e konfliktit të brendshëm në Kosovë, e ka dhunuar të dëmtuarën V.K. e cila nga familja e saj dhe para syve të të afërmve të saj paraprakisht ka qenë e rrëmbyer nga i akuzuari Dejanoviq. I akuzuari Bojkoviq, i armatosur me revole, e ka dërguar viktimën në një shtëpi të papërfunduar në Babimoc, e ka hedhur në dysheme dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj. Në këtë mënyrë, ata, sipas aktakuzës, secili individualisht, kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, të përshkruar dhe të dënueshme sipas neneve 22 dhe 142 të LP të RSFJ, për momentin të dënueshme sipas neneve 23 dhe 120 të LPK.

Me aktakuzën e cekur, të akuzuarve iu është vënë në barrë se secili, individualisht, kanë kryer vepër penale të armëmbajtjes pa leje, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 328 të LPK. Arma është gjetur gjatë bastisjes së shtëpive të tyre nga policia, nga fundi i muajit shtator të vitit 2012. Në procedurën e konfirmimit, aktakuzën e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar i PSRK, Maurizio Salustro.

Gjatë seancës së konfirmimit të bazueshmërisë së aktakuzës, pas vërtetimit të plotësimit të obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me ndriçimin e provave28 nga ana e palëve në procedurë, është lexuar aktakuza në gjuhën angleze dhe serbe. Ngaqë në gjykata nuk është siguruar përkthimi zyrtar i procedurës në gjuhën shqipe për anëtarët e familjes së të dëmtuarës, (e cila nuk ka qenë e pranishme në seancë, sepse gjendet jashtë shtetit),29 të dëmtuarve iu është dorëzuar një kopje e aktakuzës në gjuhën shqipe.

Gjatë procedurës së konfirmimit të aktakuzës, mbrojtësit e të akuzuarve kanë shprehur vërejtjet e tyre ndaj aktakuzës, posaçërisht në lidhje me deklaratat e të dëmtuarës, procesverbalet mbi identifikimin e të akuzuarve nga ana e të dëmtuarës dhe dëshmitarëve, procedurën e identifikimit të të akuzuarve me anë të fotografive, procedurën e bastisjes së kryer të shtëpive familjare të të akuzuarve në ditën e burgosjes së tyre, krahas propozimit që aktakuza të hedhet në mungesë të provave.

Në fund të seancës, gjyqtari për konfirmim ka njoftuar se vendimi mbi aktakuzën do të merret para fundit të vitit në vijim.30.

28  Që parashihet me nenin 307 të LPPK. 29  Me propozim të asistentit ligjor të gjykatës, i cili është angazhuar në rastin dhe me pajtimin e gjykatësit për konfirmim, për të dëmtuarit, përkthimin jozyrtar të rrjedhës së seancës së procedurës e ka kryer vëzhguesi i FDH Kosovë, AKH. 30  Deri në fund të periudhës së raportimit, FDH Kosovë nuk ia ka dalë të sigurojë vendimin mbi aktakuzën. Me ligjin mbi procedurën penale të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 28.12.2012, nuk parashihet instituti i konfirmimit të aktakuzës.

Page 17: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

17

2. Gjykimet e shkallës së parë para gjykatave të qarkut

2.1. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (rasti Kleçka; rasti Limaj)

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me trupin gjykues në përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Jonathan Wilford-Carroll31, me aktgjykimet e datës 30 mars dhe 2 maj të vitit 2012 i ka liruar nga të gjitha akuzat sipas më shumë pikave për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe krime të luftës kundër të burgosurve të luftës (që si vepra penale janë të parapara me nenet 142 dhe 144 në lidhje me nenet 22, 24 dhe 26 të LPJ, po ashtu të dënueshme sipas neneve 120 dhe 121 në lidhje me nenet 23, 24 dhe 26 të LPK), ish pjesëtarët e UÇK-së: Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj. Veprat e cekura iu janë vënë në barrë me aktakuzën PSRK të datës 25 korrik të vitit 2011. Gjykata e Qarkut, të dyja aktgjykimet e datës 30 mars dhe të datës 2 maj të vitit 2012 i ka sjellë pas kumtimit të vendimit të datës 21 mars 2012, me të cilin i ka vlerësuar si të papranueshme provat kryesore (deklaratat dhe ditarët e Dëshmitarit X – Agim Zogaj), mbi të cilat është bazuar aktakuza kundër nëntë ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Gjykimi zyrtarisht është zhvilluar me emrin Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, por për publikun e gjerë lënda ka qenë më shumë e njohur si rasti Kleçka ose rasti Limaj dhe të tjerët.

Procedura penale në lëndën kundër njërit prej ish komandantëve të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij është iniciuar pasi që Dëshmitari X (Agim Zogaj), në gjysmën e dytë të vitit 2009 ka hyrë në kontakt me hetuesit e Njësisë së EULEX-it për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë. Zogaj i ka dhënë disa deklarata në cilësi të dëshmitarit, pas të cilave, në datën 2 shkurt të vitit 2010, prokurori e ka lëshuar vendimin mbi fillimin e procedurës penale kundër tij. Zogaj, megjithëkëtë, ka vazhduar për të dhënë deklarata edhe në cilësi të të dyshuarit, gjë që ka çuar deri te fakti që prokurori, në datën 6 korrik të vitit 2010, t’ia paraqesë kërkesën gjykatës që Zogajn ta shpallë dëshmitarë-bashkëpunues. Duke vepruar sipas kësaj kërkese, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në datën 25 gusht 2010 (pas dëgjimit të Zogajt në datën 19 dhe 24 gusht 2010), e ka lëshuar urdhrin mbi shpalljen e të dyshuarit dëshmitarë-bashkëpunues, duke e emëruar si Dëshmitari X me qëllim të mbrojtjes së identitetit të tij. Në bazë të këtij vendimi, ndaj Zogajt është zhvilluar procedura penale dhe shqiptimi i dënimit në lidhje me veprat penale në kryerjen e të cilave, sipas fjalëve të Zogajt, ka marrë pjesë vet në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë. Vendimi e përmban vërejtjen se e njëjta mund të tërhiqet sipas vendimit të trupit gjykues prej tre anëtarëve, nëse konfirmohet se deklaratat e dëshmitarit –bashkëpunues janë të pasakta ose nëse dëshmitari–bashkëpunues nuk e paraqet tërë të vërtetën. Vendimin për shpalljen e Zogajt dëshmitar-bashkëpunues gjykata e ka bazuar në dëshmitë e tij në procedurën

31  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja vendore Shqipe Qerimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Dean Pineles.

Page 18: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

18

e deriatëhershme, të cilat i ka dhënë si një nga akterët e ngjarjeve të cilat kanë ndodhur në kohën e konflikteve në Kosovë në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në fshatin Kleçkë, komuna e Lipjanit, në periudhën prej fillimit të vitit 1999 e deri në mesin e muajit qershor të po këtij viti.

Pas hetimeve të zhvilluara, të cilat i ka udhëhequr prokurori i PSRK dhe gjatë të cilave i është mundësuar mbrojtjes që dëshmitarit-bashkëpunues t’i shtrojë pyetje në lidhje me hetimet e deriatëhershme, në datën 25 korrik 2011 është ngritur aktakuza kundër nëntë të akuzuarve në krye me Fatmir Limajn. Ata kanë qenë të akuzuar sipas disa pikave për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe krimeve të luftës kundër të burgosurve të luftës. Aktakuza iu ka vënë në barrë si më poshtë: se në cilësinë e pjesëtarëve ose personave komandues në UÇK-në në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë të komunës së Lipjanit, kanë marrë pjesë në rrahjen, keqtrajtimin, rrezikimin e integritetit fizik dhe të shëndetit të një numri të të burgosurve; se kanë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve, midis të cilëve edhe të policit Nebojsha Gjuriçiqit dhe civilëve Velko Markoviqit, Arben Avdylit, Bojan Cvetkoviqit, Zharko Filipoviqit, Zhivota Todoroviqit, Dragan Vuçetiqit, Dragoljub Tanaskoviqit dhe edhe të një numri të paidentifikuar të civilëve serb dhe shqiptar, të paraburgosurve ushtarak dhe të burgosurve. Mbetjet mortore të disa viktimave janë gjetur pas luftës në varrezën masive në afërsi të fshatit Kleçkë. Procedura e konfirmimit të aktakuzës, e cila ka filluar në datën 24 gusht 2011 para gjyqtarit të EULEX-it Ingo Risch në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka zgjatur dy ditë. Procedura e konfirmimit kryesisht ka qenë e hapur për publikun, pos pjesës, gjatë të cilës është kryer shikimi i zgjidhjeve të caktuara procedurale të procedurës paraprake. Aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar me vendim të datës 26 gusht të vitit 2011. Me te, të gjitha provat e prokurorisë, mbi të cilat është bazuar aktakuza, janë vlerësuar si të pranueshme. Gjykata ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme, të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar në lidhje me të gjitha akuzat kundër të gjithë të akuzuarve dhe se nuk ekzistojnë rrethana, me anë të të cilave do të mund të përjashtohej përgjegjësia e tyre penale. Pas konfirmimit të aktakuzës, në kuadër të fazës së përgatitjeve për fillimin e shqyrtimit kryesor, Dëshmitari X, në datën 28 shtator të vitit 2011, ka bërë vetëvrasje në Gjermani në rrethana të paqarta.

Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së konfirmuar ka filluar në datën 11 nëntor 2011. Atëherë prokurori e ka ndryshuar aktakuzën, duke hequr dorë nga pika 2 në lidhje me të akuzuarin Arben Krasniqi. Pas leximit të aktakuzës në shqyrtimin kryesor, të akuzuarit janë shprehur se nuk janë fajtor. Mbrojtja, me këtë rast, e ka propozuar edhe pezullimin e prokurorit, gjë që është refuzuar, sepse trupi gjykues nuk është kompetent për veprim në lidhje me propozimin e tillë. Kryeprokurorja e EULEX-it, duke vepruar sipas kërkesës së përsëritur disa herë të mbrojtjes mbi pezullimin e prokurorit Maurizio Salustro, si dhe të mbrojtjes që ai para trupit gjykues të dëgjohet

Page 19: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

19

në cilësinë e dëshmitarit, me vendimin e datës 2 shkurt 2012 i ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për pezullimin dhe dëgjimin e tij në cilësi të dëshmitarit.

Gjatë shqyrtimit kryesor, gjatë të cilit gjykata ka mbajtur 18 ditë të gjykimit, kryesisht janë shqyrtuar çështjet procedurale si dhe propozimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre. Shqyrtimi kryesisht i është kushtuar pranueshmërisë së provave kryesore, mbi të cilat është bazuar aktakuza, përkatësisht në deklaratat e Dëshmitarit X, si dhe në ditarët e tij, të cilët i ka mbajtur gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, pas konfliktit si dhe gjatë kohës së qëndrimit të tij në Gjermani.

Pas shpalljes së vendimit, me të cilin ditarët dhe deklaratat e Dëshmitarit X shpallen të papranueshme, palët në procedurë gjatë vazhdimit të shqyrtimit kryesor të mbajtur në datën 21 mars 2012, gjatë të cilit është shpallur vendimi i cekur, kanë arritur marrëveshjen që provat e tjera të mbetura të prokurorisë të dorëzuara me aktakuzë të konsiderohen të lexuara për procesverbalin e shqyrtimit kryesor si dhe që palët fjalët e tyre përfundimtare t’i paraqesin në formën e shkruar, duke hequr dorë nga parashtrimi me gojë i fjalëve përfundimtare para trupit gjykues. Me një vendim të veçantë të trupit gjykues të datës 21 mars 2012 janë hequr të gjitha masat, të cilat iu janë shqiptuar të akuzuarve me qëllim të sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë. Të akuzuarit, të cilët kanë qenë në paraburgim, me vendim të veçantë të trupit gjykues janë liruar nga paraburgimi, kurse në mënyrë të njëjtë është vepruar edhe me të akuzuarit, të cilët kanë qenë në arrest shtëpiak.

Duke vepruar sipas kërkesës së trupit gjykues, prokurori, në fjalën e tij të fundit me shkrim, në formë të një fjale përfundimtare shumë të shkurtë nuk e ka dhënë analizën e provave, por ka qëndruar lidhur me të gjitha pranë aktakuzës dhe provave, të cilat i ka paraqitur me të njëjtën. Duke kërkuar nga gjykata që ta anulojë vendimin mbi shpalljen të papranueshme të provave dhe të ditarëve të Dëshmitarit X, të cilin e ka vlerësuar si të gabueshëm, prokurori ka vazhduar që të insistojë se provat ofrojnë bazë të mjaftueshme që gjykata në bazë të tyre të sjellë vendimin, me të cilin të gjithë të akuzuarit do t’i shpallte fajtor, për veprat penale, me të cilat ngarkohen në aktakuzë. Duke u shprehur se qëndron pranë aktakuzës së parë, e cila si e tillë është konfirmuar nga gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, prokurori ka kumtuar se nuk dëshiron ta modifikojë aktakuzën dhe as që t’i propozojë gjykatës prova të reja dhe as që të bëjë ndryshimin e kualifikimit të veprave penale, të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë. Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të propozojë prova të reja dhe as që do të propozojë për sigurimin e provave të reja. Të gjitha provat e propozuara, të cilat janë lexuar, sipas prokurorit kanë qenë më se të mjaftueshme që të sillet një vendim ligjor dhe i drejtë i gjykatës në lidhje me përgjegjësinë penale të të gjithë të akuzuarve.

Mbrojtësit e të akuzuarve, në fjalët e tyre përfundimtare, që gjykatës ia kanë dorëzuar në formën e shkruar, kanë potencuar se prokurori, në situatën në të cilën ndodhet, kur

Page 20: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

20

provat kyçe mbi të cilat e ka bazuar aktakuzën janë shpallur të papranueshme, është dashur të heq dorë plotësisht nga e njëjta. Mbrojtësit, në propozimet tyre, në pajtim me nenin 390, paragrafi 3, kanë kërkuar nga gjykata që të akuzuarit t’i lirojë nga aktakuza, sepse nuk është provuar se kanë kryer vepra penale, për të cilat janë ngarkuar.

Të gjithë të akuzuarit i kanë pranuar fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre dhe i kanë konfirmuar me nënshkrimet e tyre me shkrim, gjë që është konstatuar në procesverbalin mbi shqyrtimin kryesor nga ana e trupit gjykues gjatë seancës së gjykatës të mbajtur në datën 30 mars 2012. Gjykata, në të njëjtën ditë, i ka sjellë aktgjykimet me të cilat lirohen nga akuzat Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala dhe Shaban Shala. Gjykata edhe e ka sjellë vendimin që procedura penale në lidhje me katër të akuzuarit - Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën – të ndahet. Sipas një arsyetimi të shkurtë me gojë të kryetarit të trupit gjykues, procedura lidhur me katër të akuzuarit e tjerë në krye me Fatmir Limajn do të vazhdohet në drejtim të vërtetimit të përgjegjësisë komanduese. Megjithëkëtë, pas më shumë se një muaji, gjykata, me aktgjykimin e datës 2 maj 2012 dhe pa hapje të përsëritur të shqyrtimit kryesor, Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën i ka liruar nga të gjitha akuzat për krime të luftës, për të cilat i ka ngarkuar aktakuza. Në aktgjykimet e datës 30 mars dhe 2 maj 2012, gjykata ka konstatuar se me analizën e provave, posaçërisht të deklaratave të dëshmitarëve të prokurorisë të paraqitura me aktakuzën, nuk ka gjetur se të njëjtat e mbështesin aktakuzën, përkatësisht se në disa raste të veçanta ka pasur rrahje të të burgosurve, keqtrajtim të rëndë fizik ose sjellje të vrazhdë. Trupi gjykues ka konstatuar se nuk ka prova mbi vrasjen e të burgosurve të caktuar, me përjashtim të raportit post mortem të zhvarrosjes së lokacionit në afërsi të fshatit Kleçkë.

Sipas gjetjeve të trupit gjykues, asnjë nga pjesët e aktakuzës kundër të akuzuarve nuk është mbështetur me provat në materialet e lëndës në mënyrë që trupi gjykues të mund të përfundonte jashtë çdo dyshimi fajësinë e secilit prej të akuzuarve për secilën nga pikat, të cilat iu vihen në barrë. Akuzat faktike mbi ngjarjet e cekura në Kleçkë, prej të cilave disa përbëjnë vepra penale, pjesërisht janë të mbështetura me prova të tjera, të cilat, sipas trupit gjykues, përbëjnë fakte në lidhje me ngjarjet, por nuk janë njësoj si edhe vërtetimi i kryerësve, përkatësisht asnjë provë në lëndë nuk i mbështet pohimet e Dëshmitarit X mbi atë se kush çfarë ka bërë. Gjykata, më tutje, ka konstatuar se në deklaratat me shkrim të dëshmitarëve anonim nuk ka hollësi, të cilat do t’i mundësonin trupit gjykues për të vlerësuar se çfarë ka qenë lidhja midis të akuzuarve dhe krimeve të cekura, përkatësisht se provave iu mungon preciziteti, sepse nuk e provojnë në mënyrë të mjaftueshme përgjegjësinë e të fajësuarve. Sipas gjykatës, në këtë mënyrë, në materialet e lëndës nuk ka prova të tjera mbi atë se si janë sjellë të fajësuarit në krimet e cekura.

Në lidhje me shpalljen të papranueshme të provave, të cilat i ka siguruar Dëshmitari X, gjykata ka konstatuar se, madje edhe nëse deklaratat e tij gjenden si valide në materialet e lëndës, trupi gjykues nuk do të mund ta bazonte vendimin e tij vetëm në

Page 21: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

21

deklaratat e tij për shkak të nenit 157, paragrafi 4 i LPPK, i cili parasheh se “gjykata askënd nuk mund ta shpall fajtor vetëm në bazë të dëshmive, të cilat i ka dhënë dëshmitari-bashkëpunues”. Sipas gjetjeve të trupit gjykues, aktakuza nuk i ngarkon për përgjegjësi komanduese të akuzuarit Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Naser Shala.

Në arsyetimin e gjykatës, më tutje thuhet se aktakuza, duke u thirrur në dispozitat e LP të RSFJ-së dhe LPK-së mbi bashkëkryerjen, nuk ka pasur sukses që në masë të mjaftueshme të përcaktojë akuzat themelore në kuptimin e përgjegjësisë komanduese, gjë që nuk përputhet me nenin 6, paragrafi 3a i Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut, e cila ia jep të drejtën të akuzuarit që të jetë i informuar mbi veprat, për të cilat akuzohet si dhe mbi kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat akuzohet, ashtu që në mënyrë adekuate ta përgatisë mbrojtjen e tij.

Po ashtu, neni 305, paragrafi 1, pika 3, 4 dhe 5 të LPPK, shprehimisht e parasheh që aktakuza duhet të përmbajë kualifikimin juridik të veprave penale, përkatësisht rrethanat, të cilat vepra saktësisht i përcakton krahas shpjegimit mbi arsyet e ngritjes së aktakuzës. Në aktakuzë nuk janë cekur faktet materiale në vepër ku flitet mbi përgjegjësinë e eprorëve të akuzuar, gjë që sipas trupit gjykues është dashur të eliminohet në fazën e konfirmimit të aktakuzës. Në këtë mënyrë, provat në materialet e lëndës nuk ia mundësojnë trupit gjykues që me siguri të pohojnë ekzistimin e lidhjes eprorë-vartës midis të akuzuarve, të cilët kanë pasur obligime në qendrën e paraburgimit në Kleçkë. Gjykata e ka bazuar aktgjykimin mbi lirimin nga akuzat në bazë të vendimit mbi papranueshmërinë e provave. Provat e tjera nuk i ofrojnë bazë të mjaftueshme trupit gjykues mbi atë nëse të akuzuarit e kanë ditur ose kanë mundur për të ditur se disa të burgosur i janë nënshtruar sjelljes së vrazhdë si dhe nëse disa të akuzuar të veçantë kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në sjelljen e vrazhdë ndaj disa të burgosurve.

Prokurori i lëndës është ankuar ndaj aktgjykimit, me të cilin Gjykata e Qarkut i liron të akuzuarit nga akuzat si dhe ndaj vendimit mbi (pa)pranueshmërinë e provave. Mbi ankesën ka vendosur Gjykata Supreme e Kosovës në procedurën ankimore të mbajtur në fund të vitit32.

2.2. Rasti Zoran Koliq

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me trupin gjykues të përzier të përbërë prej tre anëtarësh, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Jonathan Welford-Carroll33, në datën 11 maj të 2012 e ka shpallur aktgjykimin me të cilin serbin e Kosovës Zoran Koliqin, ish gardianin e burgut të Lipjanit e ka shpallur fajtor për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile, neni 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ, neni i përbashkët 3 i Konventave të Gjenevës dhe nenet 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Plotësues të Konventave të Gjenevës, sipas dy pikave: për vdekjen e ish të burgosurit Gani Morina si dhe për rrahje dhe rrezikim të integritetit fizik të ish të burgosurit 32  Më hollësisht mbi procedurën ankimore të këtij rasti në kapitullin për procedurat ankimore.33  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Andrew Hatton dhe gjyqtarja vendore Mejreme Memaj.

Page 22: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

22

Jakup Rexhepi. Gjykata, për këto vepra, ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej 14 vitesh. Të akuzuarit Koliqi, për veprën penale të pronësisë së palejuar, të kontrollit, posedimit dhe përdorimit të armës, sipas nenit 328, paragrafi 2 i LPK, në periudhën prej vitit 1999 deri në datën 7 korrik të vitit 2011, i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 500 eurove.

Procedura hetimore kundër Koliqit ka filluar pas dhënies së deklaratës policisë kosovare nga ana e të dëmtuarit Jakup Rexhepi, ish i paraburgosur në burgun e “Dubravës “ dhe “Lipjanit”. Në te, Rexhepi flet për keqtrajtimet, të cilat ai personalisht i ka përjetuar burgun e Lipjanit, në muajin maj të vitit 1999, si dhe mbi vdekjen e Gani Morinës në të njëjtin burg, pas keqtrajtimit fizik nga i akuzuari. Me hetimet, që nga vet fillimi, ka udhëhequr prokurori vendor i PSRK , Suad Kuraja. Ai e ka përfaqësuar aktakuzën gjatë shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë. Ky është i vetmi rast që një prokuror vendor udhëheq me hetimet në rastet e krimeve të luftës.

Gjatë hetimeve janë dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve, kryesisht ish të burgosur të burgut të Dubravës dhe të burgut të Lipjanit, të cilët kanë qenë viktima dhe dëshmitar okular të keqtrajtimeve, që në ditën kritike ka ndodhur në rrethin e burgut në Lipjanit. Janë dëgjuar edhe disa ish punëtorë të sigurimit të burgut të cekur si dhe eksperti mjekoligjor. Gjatë hetimeve po ashtu janë siguruar edhe shumë prova materiale [raporti i Zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore ( JA031/038B MPU 2001 - 000300), raporti mbi marrjen e mbetjeve mortore nga ana e familjes, raporti i autopsisë]. Dëshmitarët – ish të paraburgosur, i kanë vërtetuar pohimet e të dëmtuarit Jakupi, duke pohuar se i akuzuari ka qenë person agresiv, i cili, duke shfrytëzuar pozitën e gardianit, e ka ushtruar dhunën ndaj shqiptarëve pa arsye. Koliqi është burgosur në datën 7 prill 2011, kurse aktakuza kundër tij është ngritur në datën 28 korrik 2011 dhe me te i akuzuari ngarkohet për krime të luftës kundër popullatës civile sipas dy pikave: se gjatë kohës së konfliktit ndërkombëtarë në Kosovë, në ambientet e burgut të Lipjanit, në datën 24 maj 1999, në cilësi të personit zyrtar – të gardianit pranë burgut të cekur, ka keqtrajtuar fizikisht të burgosurit. Gani Morinën e ka rrahur dhe e ka goditur me shkop gome, e ka shqelmuar, e ka goditur me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit deri sa fare e ka humbur vetëdijen, dhe ka vdekur një ditë më vonë. Aktakuza po ashtu e ngarkon Koliqin se të njëjtën ditë dhe në të njëjtën cilësi e ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore Jakup Rexhepin, duke i shkaktuar vuajtje të mëdha dhe duke ia rrënuar integritetin fizik, në atë mënyrë që e ka rrahur me shkop gome, e ka shqelmuar dhe e ka goditur me grushte. I akuzuari ngarkohet me të njëjtën aktakuzë edhe për vepër penale të posedimit të paautorizuar, të kontrollit, të posedimit ose të përdorimit të armës, sepse gjatë paraburgimit në pronësinë e tij është gjetur në datën 7 prill 2011 revolja e tipit “Zastava TT“, me numër serik 1878, me kalibër 7.62 mm, si dhe dy rrethatore me nga 37 plumba të kalibrit të njëjtë.

Gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, me vendimin e datës 26 gusht 2011, e ka konfirmuar aktakuzën në formën e saj të ndryshuar, duke u kufizuar në trajtimin çnjerëzor të të akuzuarit, përkatësisht se në datën 24 maj 1999 dhe

Page 23: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

23

në cilësinë e gardianit të burgut të Lipjanit, në mënyrë çnjerëzore i ka trajtuar të burgosurit, duke iu shkaktuar atyre vuajtje të mëdha dhe duke ua rrezikuar integritetin dhe shëndetin, në atë mënyrë që e ka rrahur dhe e ka goditur me shkop gome të burgosurin Gani Morinën. Në pjesën tjetër, aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar.

Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së ndryshuar të datës 26 tetor 2011, që në ndërkohë iu është përshtatur gjetjeve të gjykatësit për konfirmim, ka filluar në datën 1 nëntor 2011 dhe krahas shtyrjeve të caktuara të shqyrtimit kryesor i ka pasur, në tërësi, 17 ditë të gjykimit. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar 14 dëshmitarë të prokurorisë, midis të cilëve edhe eksperti mjekoligjor si dhe 4 dëshmitar, të cilët i ka propozuar mbrojtja e të akuzuarit. Tre dëshmitarë, të propozuar nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit, janë dëgjuar me anë të ofrimit të ndihmës juridike ndërkombëtare, përkatësisht përmes video konferencës me Gjykatën e Lartë në Beograd. Gjatë shqyrtimit dhe në pajtim me palët, midis të tjerash, është lexuar deklarata e një dëshmitari të prokurorisë, i cili jeton dhe punon në botën e jashtme, pasi që ka qenë i vështirësuar organizimi i dëgjimit të tij të drejtpërdrejt gjatë shqyrtimit kryesor, kurse është vlerësuar se kjo do të ndikonte edhe në anën ekonomike dhe në efikasitetin e procedurës gjyqësore. Janë lexuar edhe provat me shkrim të propozuara në aktakuzë, si dhe provat e propozuara gjatë shqyrtimit kryesor nga ana e palëve në procedurë. Kryetari i trupit gjykues, në datën 17 tetor 2011 (tash për tash është planifikuar fillimi zyrtar i shqyrtimit kryesor, i cili pastaj është shtyrë), në cilësi të gjykatësit individual dhe duke u thirrur në nenin 238 të LPPK, në prani të palëve dhe në një seancë publike e ka dëgjuar njërin nga të dëmtuarit jashtë shqyrtimit kryesor. Deri te shtyrja e fillimit të planifikuar të shqiptimit kryesor pas aktakuzës së ndryshuar ka rezultuar për shkak të ankesës së prokurorit ndaj vendimit mbi konfirmimin e aktakuzës, përkatësisht ndaj pjesës së këtij vendimi i cili nga ana e gjykatësit për konfirmim është hedhur. Mbi këtë ankesë, kryetari i trupit gjykues është informuar pas përgatitjeve të shpallura për fillimin e shqyrtimit, përkatësisht pas ftesës së dëshmitarit të dëmtuar Jakup Rexhepi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, para gjykatës për të dëshmuar në datën 17 tetor 2011. Ngaqë ftesa e tij e përsëritur do të ishte e vështirësuar dhe do të shkaktonte shpenzime plotësuese, kryetari i trupit gjykues në cilësinë e gjyqtarit individual, duke u thirrur në nenin 238 të LPPK, në të njëjtën ditë dhe jashtë shqyrtimit kryesor e ka mbajtur seancën e hetimit të jashtëzakonshëm, në të cilën kanë qenë të pranishëm prokurori, i akuzuari dhe mbrojtësit e tij. Seanca ka qenë e hapur për publikun. Gjatë saj, në cilësinë e dëshmitarit, është dëgjuar i dëmtuari Jakup Rexhepi. Palët në procedurë kanë pasur mundësi për t’i shtruar pyetje këtij dëshmitari. Deklarata e dëshmitarit pas kësaj, gjatë shqyrtimit kryesor, është lexuar për procesverbal si dëshmi.

Gjatë periudhës raportuese, shqyrtimi ka pasur 8 ditë të gjykimit gjatë të cilave janë dëgjuar 9 dëshmitarë, prej të cilëve tre me anë të video konferencës, janë paraqitur provat materiale dhe pas kësaj palët kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare. Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare e ka ndryshuar aktakuzën, duke potencuar se me provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor është vërtetuar se rrahja dhe trajtimi çnjerëzor, të cilin i akuzuari e ka zbatuar ndaj të burgosurve, e ka shkaktuar vdekjen e Gani Morinës.

Page 24: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

24

Gjykata, në aktgjykimin e saj pas vlerësimit të provave, ka gjetur se i akuzuari Koliq është penalisht përgjegjës dhe e ka shpallur fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës. Gjykata ka konstatuar se Koliqi është përgjegjës për vdekjen e Gani Morinës, e cila ka rezultuar pas rrahjes së tij nga i akuzuari. Gjykata, në arsyetimin e vendimit të saj mbi dënimin e shqiptuar ka marrë parasysh sjelljen brutale të të akuzuarit, e cila ka shkaktuar pasoja për vdekje për Gani Morinën, si dhe shkeljen serioze të detyrës së gardianit, i cili, duke e shfrytëzuar autoritetin, e ka zbatuar dhunën e paligjshme ndaj të paraburgosurve, të cilët kanë qenë të paarmatosur dhe pa mundësi për t’u mbrojtur. Si rrethanë lehtësuese për të akuzuarin, gjykata ka pasur parasysh kalimin e kohës nga kryeja e veprës, si dhe faktin se i akuzuari ka qenë i ri në kohën e kryerjes së veprës.

Aktgjykimi i gjykatës bazohet në deklaratat e dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë okular të rrahjes brutale dhe të keqtrajtimit. Gjykata ka gjetur se deklaratat e tyre janë të besueshme, koegzistente dhe se nuk kanë pasur ndryshime substanciale. Gjykata nuk iu ka kushtuar vëmendje deklaratave të dëshmitarëve të alibisë, duke i hedhur ato si të pavërteta dhe jobindëse.

Aktgjykimi në këtë lëndë fiton në peshën e tij, sepse me te në mënyrë të pjesshme ndriçohet edhe fati i një numri të burgosurish të burgut të Dubravës së Istogut, të cilët disa ditë para ditëve kritike kanë përjetuar bombardimin e NATO-s dhe masakrën, që pas këtij ka pasuar në Dubravë dhe të cilët në ditën kritike janë transportuar në burgun e Lipjanit, ku i janë ekspozuar keqtrajtimit fizik nga gardianët dhe personeli i burgut të ri.

Gjetja e armës funksionale dhe e plumbave në shtëpinë e të akuzuarit gjatë burgosjes së tij, për të cilat nuk e ka pasur lejen e vlefshme, si dhe pranimi i të akuzuarit se gjatë burgosjes në shtëpinë e tij është gjetur arma, ka përcaktuar në mënyrë të besueshme edhe përgjegjësinë e tij penale në drejtim të veprës penale sipas pikës 3 të aktakuzës.

I akuzuari dhe mbrojtja e tij, sipas njohurive jozyrtare, e kanë deponuar ankesën ndaj aktgjykimit ndëshkues të shkallës së parë.

2.3. Rasti Lirim Jakupi

Në përbërjen e përzier, trupi gjykues prej tre anëtarëve, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar, Vladimir Mikula34, Gjykata e Qarkut në Gjilan, me aktgjykimin e datës 9 tetor 2012, në mungesë të provave e ka liruar nga të gjitha akuzat të akuzuarin Lirim Jakupi (të quajtur Nacist, kurse shfaqet edhe nën emrin Bekim Hasani), të cekura në aktakuzën të ngritur kundër tij në datën 31 korrik 2005. Me aktakuzën e prokurorit të UNMIK-ut, Jakupit, si anëtarë të grupit terrorist të njohur si Armata Kombëtare Shqiptare – AKSH, i është vënë në barrë kryerja e

34  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja ndërkombëtare Mariola Pasnik dhe gjyqtari vendor Vlastimir Dimiq.

Page 25: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

25

veprave penale: terrorizëm, armëmbajtje pa leje, anëtarësi në organizatën terroriste dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. I akuzuari, sipas aktakuzës, i ka kryer veprat e cekura në periudhën prej datës 1 deri në datën 7 mars 2003 në zonën e vijës administrative – kufitare tek kalimi 5 (CP75), të njohur edhe si Dheu i bardhë në afërsi të fshatit Konçull, Serbi, në atë mënyrë që, në bashkëkryerje me persona të tjerë të panjohur, i ka kryer përgatitjet dhe është përpjekur për të kryer akt terrorist.

Procedura e mbledhjes së provave dhe e vërtetimit të rrethanave, nën të cilat është bërë përpjekje për t’u kryer sulmi terrorist, në ose nga zona neutrale, në zonën e vijës administrative kufitare tek kalimi 5 (CP75) në afërsi të Konçullit, Serbi, ka filluar menjëherë pas incidentit të datës 7 mars 2003 me qëllim të vërtetimit të personave, të cilët kanë marrë pjesë në incident, që ka ndodhur në dhjetëditëshin e parë të muajit mars të vitit 2003. Hetimet i ka koordinuar policia e UNMIK-ut, kurse me to ka udhëhequr gjykatësi ndërkombëtar i Misionit të UNMIK-ut. Një pjesë të hetimeve lidhur me incidentin kufitar, në të cilin janë vrarë dy sulmues të kombësisë shqiptare, shtetas të Serbisë (Shaban Bajrami dhe Besim Xhemalji), e kanë kryer organet policore dhe të hetuesisë së Serbisë dhe ato kanë pasur të bëjnë me mbledhjen e provave nga vendi i ngjarjes. Pjesëtarët e shërbimit policor të Kosovës me pjesëtarët e policisë së UNMIK-ut kanë marrë pjesë në veprime të veçanta të hetuesisë të kryera në territorin e Kosovës në afërsinë e drejtpërdrejtë të vijës administrative si dhe në sigurimin e provave materiale nga vendi i ngjarjes në territorin e Kosovës. I dyshuari i parë për incidentin kufitar, i cili ka ndodhur në fillim të muajit mars të vitit 2003 në afërsi të kalimit administrativ Dheu i bardhë ka qenë Rasim Bajrami, i cili është paraburgosur të njëjtën ditë kur ka ndodhur incidenti kufitar. Kundër tij së shpejti janë hapur hetimet. Për incidentin së shpejti janë dyshuar edhe Asllan Bajrami dhe Basri Xhemajli. Xhemajli është paraburgosur në datën 26 maj 2003, kurse Bajrami në datën 9 qershor 2003. Pas kësaj, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Lirim Jakupit, i cili në atë kohë është ndodhur në arrati.

Pas hetimeve gjashtëmujore, prokurorja ndërkombëtare Elizabeth Rannie në datë 29 tetor 2003 e ka ngritur aktakuzën kundër Rasim Bajramit, Asllan Bajramit dhe Basri Xhemajlit në drejtim të katër veprave penale, të cilat, sipas pohimeve të saj, të akuzuarit i kanë kryer reciprokisht dhe në bashkëkryerje me të tjerët: dy vepra penale të veprës penale të terrorizmit me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje, prodhim të armëve dhe të materialit plasës si dhe transport të palejuar të armëve. Shqyrtimi kryesor kundër të akuzuarve ka filluar në datën 4 shkurt 2004 para trupit të përzier gjykues të Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Me trupin gjykues ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Agnieszka Klonowiecka-Milart. Aktakuza kundër tre të akuzuarve, para vet përfundimit të shqyrtimit kryesor, pas 25 ditëve të mbajtura të gjykimit, ka ndryshuar në datën 14 tetor 2004. Me aktakuzën e ndryshuar, prokurorja ndërkombëtare, tre të akuzuarve ua ka vënë në barrë se në bashkëkryerje reciproke, si dhe me persona të tjerë (midis të tjerëve dhe me Lirim Jakupin) në cilësinë e pjesëtarëve të organizatës terroriste (AKSH) kanë marrë pjesë

Page 26: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

26

në përgatitjet e përpjekjes së aktit terrorist: me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm; me armëmbajtjen pa leje, me prodhimin dhe grumbullimin e materialit plasës; me kërcënimin serioz dhe me shkaktimin e frikës serioze; me transportimin e armëve dhe të materialit plasës; si dhe me ofrimin e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale dhe pengimin e identifikimit dhe të burgosjes së pjesëmarrësve të tentimit të aktit terrorist. Gjatë 28 ditëve të gjykimit, në këtë lëndë janë dëgjuar mbi 30 dëshmitarë të prokurorisë – kryesisht hetues të policisë së UNMIK-ut, Shërbimit Policor të Kosovës, Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) të Serbisë – të cilët kanë marrë pjesë në ndriçimin e rastis dhe dëshmitarë të cilët i ka propozuar mbrojtja në cilësinë e dëshmitarëve të alibisë. Në mesin e dëshmitarëve të dëgjuar kanë qenë edhe katër dëshmitarë – pjesëtarë të SPB-së së Serbisë, të cilët në ditën kritike janë gjendur në detyrën e vëzhgimit të vijës kufitare. Ata, në shqyrtimin kryesor, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve anonim. Dëgjimi është zhvilluar gjatë katër ditëve, në atë mënyrë që seancat e gjykatës janë zhvendosur në hapësirat e Gjykatës së Qarkut në Vranje. Seancat e gjykatës në Vranje kanë qenë të mbyllura për publikun dhe janë mbajtur vetëm para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues. Në to kanë marrë pjesë mbrojtësit e të akuzuarve. Dëshmitarët anonim kanë qenë edhe dëshmitarë okular të përgatitjeve të fundit për aktin terrorist në pikën serbe të kontrollit në kalimin administrativ me Kosovën si dhe në heqjen dorë prej tij. Gjatë seancave të zhvendosura të gjykatës në Vranje, janë dëgjuar edhe pjesëtarët e shërbimeve speciale të SPB-së së Serbisë, të cilët kanë marrë pjesë në disa veprime hetimore të caktuara pas tentimit të sulmit terrorist. Dëshmitarët e dëgjuar në Vranje i kanë përsëritur deklaratat e mëhershme të dhëna në polici gjatë hetimeve.

Në datën 30 nëntor 200435 është shpallur aktgjykimi me të cilin i akuzuari Rasim Bajrami është shpallur fajtor, sepse në datën 7 mars 2003 i ka ndihmuar grupit në kryerjen e veprës penale të terrorizmit, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën prej tre (3) vitesh ai nuk kryen vepër të re penale. Në dënimin e shqiptuar është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 7 mars e vitit 2003 deri në datën 31 gusht të vitit 2004, kur me anë të vendimit të veçantë i është hequr paraburgimi. Me aktgjykim është liruar nga akuzat e tjera. Me të njëjtin aktgjykim, Basri Xhemajli është shpallur fajtor për kryerje të veprës penale për tentim të terrorizmit me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, për të cilën gjykata ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, që nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën prej katër (4) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Në dënimin e shqiptuar i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 26 maj 2003 deri në datën 31 gusht 2004. Me anë të aktgjykimit është liruar nga akuzat e tjera. Asllan Bajrami, në mungesë të fakteve, është liruar nga të gjitha akuzat.

35  Kopja me shkrim e aktgjykimit mban datën 19 nëntor të vitit 2004, edhe pse sipas evidencës gjyqësore si dhe sipas njohurive të vëzhguesit të FDH-së që rregullisht e ka përcjellë shqyrtimin e cekur gjyqësor, rezulton se trupi gjykues ka pasur edhe dy seanca.

Page 27: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

27

Pas shpalljes së aktgjykimit të cekur, Lirim Jakupi është privuar nga liria në datën 24 dhjetor të vitit 2004 në Prishtinë, ndërsa ishte duke qëndruar në Qendrën Klinike-Spitalore nën emrin Bekim Hasani. Është burgosur për shkak të dyshimeve të bazuara se ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale të kidnapimit, arrestimit të paligjshëm dhe detyrimit, të kryera kryesisht gjatë muajit shtator të vitit 2000 si dhe për shkak të dyshimit të bazuar se ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale në periudhën prej datës 1 deri në datën 7 mars të vitit 2003 në kufirin administrativ me Serbinë. Pas paraburgimit, kundër Jakupit kanë vazhduar hetimet e filluara në mungesë të tij, si pjesë e hetimeve të cilat janë zhvilluar kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve mbi dyshimin e bazuar se është anëtar i AKSH-së. Kundër Jakupit në mënyrë paralele janë zhvilluar hetimet edhe në lidhje me veprat penale të kidnapimit, heqjes së paligjshme nga liria, lëndimit të rëndë trupor, detyrimit, pjesëmarrjes në grup i cili kryen vepra penale, sjellje të dhunshme dhe armëmbajtje pa leje. Në datën 14 mars 2005 kundër Jakupit është ngritur aktakuza me të cilën ai ngarkohet se është anëtarë i grupit të organizuar, i cili ka qenë nën komandën e Shefqet Musliut, se në muajin shtator të 2000 ka marrë pjesë në kidnapimin e dëshmitarëve 1, 2, 3 dhe 4 në rrethinën e fshatit Dobrçan, komuna e Gjilanit, që në periudha të ndryshme kohore janë mbajtur në paraburgim të paligjshëm, kohë gjatë të cilës janë keqtrajtuar fizikisht dhe nga ta me dhunë janë marrë paratë ose prona. Shqyrtim kryesor kundër Jakupit sipas aktakuzës së prokurores ndërkombëtare Cecilia Tillada të datës 14 mars 2005, sipas akuzave për më shumë vepra penale të kidnapimit, paraburgimit të paligjshëm dhe detyrimit (aktakuza është konfirmuar me vendim të gjyqtarit për konfirmim të datës 20 prill të vitit 2005), ka filluar në datën 13 korrik 2006 para trupit gjykues në përbërje të përzier të Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Me trupin gjykues ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vinod Boolell36. Shqyrtimi kryesor i ka pasur tri (3) ditë të shqyrtimit kryesor publik para Gjykatës së Qarkut në Gjilan dhe një seancë të gjykatës të zhvendosur në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Vranje, që është mbajtur në datën 9 nëntor 2006. Edhe kjo seancë është mbajtur para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues dhe ka qenë e mbyllur për publikun. Në te, krahas prokurorit ndërkombëtar, ka marrë pjesë edhe avokati i të akuzuarit, i cili Jakupin e ka përfaqësuar sipas autorizimit të plotfuqishëm në mungesë të të akuzuarit. Gjatë seancës së zhvendosur, për mbajtjen e së cilës kanë qenë të informuara vetëm palët në procedurë, është dëgjuar një dëshmitarë anonim. Gjatë seancës, pra trupit gjykues në Gjilan, është dëgjuar edhe një dëshmitar.

Me aktgjykimin e shpallur në datën 14 shkurt 2007, i akuzuari Jakupi është shpallur fajtor për dy (2) vepra penale të kidnapimit, katër (4) vepra penale të privimit të paligjshëm nga liria dhe tri (3) vepra penale të detyrimit, për çka i është shqiptuar dënimi unik në kohëzgjatje prej (6) vitesh të burgosjes. Aktgjykimi, krahas provave të cilat janë paraqitur gjatë shqyrtimit kryesor kundër Jakupit, ka qenë i bazuar edhe në provat (deklaratat e dëshmitarëve anonim dhe provat materiale) të siguruara gjatë hetimeve kundër Musliut dhe të tjerëve, si dhe provave të cilat janë paraqitur gjatë shqyrtimit kryesor në lëndën

36  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar dhe gjyqtari vendor Abdullah Ahmeti.

Page 28: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

28

Prokurori kundër Shefket Musliut dhe të tjerëve, që gjatë kësaj procedure janë pranuar sipas propozimit të prokurorit si dhe me pajtimin e mbrojtjes. Mbrojtja ka bërë vërejtje vetëm lidhur me deklaratat e dëshmitarit anonim 2, i cili gjatë shqyrtimit kryesor ka dëshmuar para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues në seancën e gjykatës në Vranje, në mungesë të të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tij të përhershëm.

Në datën 21 qershor 2007, para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Vinod Boolell37, kundër Jakupit është hapur edhe shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës PP. nr. 43/03 e datës 31 korrik 2005, që me vendim të gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës të datës 9 shtator të vitit 2005 është konfirmuar si e pandryshuar. Me këtë aktakuzë, Jakupit i janë vënë në barrë veprat penale të kryera në periudhën prej datës 1 deri në datën 7 mars të vitit 2003 në afërsi të kalimit administrativ 5 (Konçull, Serbi): se në bashkëkryerje me kryerës të tjerë të panjohur ka marrë pjesë në tentimin e kryerjes së dy veprave penale të terrorizmit, si dhe posedim të palejuar të armëve, anëtarësi në organizatën terroriste dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Pas hapjes së shqyrtimit, i akuzuari Jakupi ka bërë vërejtje ndaj përbërjes së trupit gjykues, posaçërisht ndaj faktit se me trupin gjykues kryeson gjykatësi ndërkombëtar Boolell, i cili ka kryesuar edhe me trupin gjykues të përzier, i cili më herët ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh. Shqyrtimi kryesor është ndërprerë, i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, në pajtim me nenin 42 të KPPPK, nga ana e trupit gjykues janë obliguar që gjykatës t’ia dorëzojnë kërkesën e të akuzuarit në formën me shkrim, në mënyrë që për të njëjtën të vendos kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Pas përfundimit të shqyrtimit kryesor, Lirim Jakupi, në datën 18 gusht të vitit 2007 me një grup prej gjashtë të burgosurish ka ikur nga burgu i Dubravës38. Në arrati i ka kaluar më shumë se tri vite. Është burgosur në Prishtinë, në datën 5 shtator 2010.

Shqyrtimi kryesor kundër Jakupit sipas aktakuzës së datës 31 korrik 2005 përsëri është hapur në datën 8 nëntor 2011 para trupit gjykues me përbërje të përzier të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Vladimir Mikula39. Aktakuzën e prokurorit ndërkombëtar e ka përfaqësuar prokurori vendor i PSRK, Besim Kelmendi. Shqyrtimi kryesor përsëri i hapur i ka pasur 16 ditë të gjykimit, gjatë të cilave janë dëgjuar 16 dëshmitarë të propozuar nga ana e prokurorit dhe dy dëshmitarë nga ana e gjykatës. Tre dëshmitarë të prokurorisë (dëshmitarë okular) gjatë shqyrtimit kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve anonim me anë të video konferencës me Gjykatën e Qarkut në Beograd. Identiteti i dëshmitarëve anonim gjatë procedurës është vërtetuar në pjesën e shqyrtimit, e cila ka qenë e mbyllur për publikun, pos palëve në procedurë. Me anë të videokonferenës, me ndërmjetësimin e gjykatës në Beograd, po ashtu kanë dëshmuar edhe gjashtë dëshmitarë të prokurorisë. Ata kanë dëshmuar publikisht. Gjatë procedurës, disa dëshmitarë të prokurorisë,

37  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtarë Hajnalka Karpat dhe Tron Gundersen.38  Amir Sopa, Faton Hajrizi, Burim Basha, Astrit Shabani, Ramadan Shiti dhe Xhavid Morina.39  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja ndërkombëtare Mariola Pasnik dhe gjyqtari vendor Vlastimir Dimiq.

Page 29: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

29

(ish policët ndërkombëtarë të cilët kanë qenë të angazhuar në hulumtimin e rastit, kurse janë gjendur në misione të tjera të UN-it), kanë dëshmuar me anë të programit të komunikimit Skype.

Dëshmitarët anonim, të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të përgatitjes së sulmit terroristë në pikën e kontrollit policor serb në afërsi të kufirit administrativ në Konçull, nuk kanë qenë në gjendje ta identifikojnë të akuzuarin Jakupi, edhe pse gjatë hetimeve dhe shqyrtimit kryesor kundër Bajramit dhe të tjerëve kanë qenë në gjendje për ta bërë këtë, duke e identifikuar Jakupin si një nga pjesëmarrësit. Me rastin e drejtimit të kamerës nga i akuzuari, ata kanë pohuar se “nuk mund të kujtohen, sepse ky person tash është plotësisht i rruar, e ka mjekrën e shkurtë dhe pos kësaj kanë kaluar gjashtë vite, ai ka qenë më i ri në atë kohë” ose “këtë person nuk e kam parë më përpara, sidoqoftë, nuk më është i njohur”. Në deklaratat e mëhershme, dëshmitarët anonim, pas tregimit të fotografisë së të akuzuarit, pohojnë se e kanë parë përmes dylbive në largësi prej 100 deri në 150 m.

Trupi gjykues, me qëllim të vërtetimit të rrethanave nëse në datën 6 mars 2003, në orët e pasdites dhe në intervalin kohor prej orës 16 deri në orën 19, nën kushte identike kohore të cilat dëshmitarët okular i kanë përshkruar në deklaratat e tyre, ka qenë e mundur për të dalluar figurat e qarta në largësi prej 30 deri 100 metra, si dhe pas sigurimit të informatave mbi tipin e dylbive të cilat në ditën kritike janë shfrytëzuar nga ana e pjesëtarëve të SPB-së së Serbisë, ia ka dhënë urdhrin për ekspertizë Njësisë së Forenzikës pranë Misionit të EULEX-it. Sipas gjetjes së ekspertëve të forenzikës të datës 25 shtator 2012, i cili i ka studiuar parametrat e pajisjeve të cilat i ka përdorur xhandarmëria serbe, është konstatuar se nuk mund të konstatohet me siguri nëse në rrethanat e përshkruara të ditës kritike ka qenë e mundur të dallohet fytyra e njeriut me anë të dylbive.

Gjatë procedurës, me pajtimin e palëve, janë shfrytëzuar edhe shumë prova të tjera materiale, të paraqitura edhe gjatë procedurës në lëndën Prokurori kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve: deklaratat e dëshmitarëve, dëgjimi i menjëhershëm i të cilëve para këtij trupi gjykues ka qenë i vështirësuar ose i pamundur, e të cilët janë dëgjuar gjatë shqyrtimit të mëhershëm; si edhe provat materiale të siguruara gjatë hetimeve të mëhershme. Për këtë është siguruar pajtueshmëria e palëve. Si provë është paraqitur edhe aktgjykimi i datës 19 nëntor 2004 i sjellë në lëndën Prokurori kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve. Po ashtu janë pranuar dhe janë lexuar edhe pjesët e materialeve nga Gjykata e Qarkut e Gjilanit, Prokurori kundër Besim Xhamajlit. Trupi gjykues ka refuzuar propozimet mbi dëgjimin e drejtpërdrejtë të dëshmitarëve individualë të propozuar me aktakuzë. Po ashtu nuk është pranuar propozimi i prokurorit mbi bashkimin me procedurën në lëndën kundër Jakupit të ngritur para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, sipas aktakuzës së Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës (PP.nr. 751-4/10 e datës 26 tetor 2011), me të cilën ai ngarkohet për posedim të paligjshëm të armës sipas nenit 328, paragrafi 2 i LPK, që është gjetur në banesë në Prishtinë në datën 5 shtator 2010, në të cilën ka jetuar Jakupi menjëherë para burgosjes.

Page 30: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

30

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare e ka theksuar se në bazë të shumë provave të paraqitura gjatë procedurës nuk është kontestuese se në ditën kritike ka pasur lëvizje në vijën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, se katër persona në datën 6 mars 2003 e kanë vendosur një pajisje të dyshimtë nën urë në afërsi të vijës kufitare si dhe se ditën në vijim të njëjtët persona e kanë marrë atë pajisje dhe e kanë futur në automjetin e tipit Mercedes. Sipas prokurorit, nuk ka dyshim mbi atë se ka qenë për qëllim të ndërmerret në brezin kufitar në bazë të asaj që është gjetur në datën 7 mars 2003 në vendin e ngjarjes dhe në Mercedes, por dëshmitarët anonim nuk kanë mundur në mënyrë të besueshme për të pohuar nëse në ditën kritike në vendin e ngjarjes e kanë parë të akuzuarin Jakupi, edhe pse në fazat e mëhershme të procedurës dhe pas shikimit të fotografive disa herë e kanë konfirmuar. Prokurori, provat e paraqitura gjatë procedurës i ka marrë me një dozë të rezervës, por prapë ka qëndruar pas aktakuzës dhe i ka propozuar trupit gjykues „në interes të drejtësisë të sjellë vendim të drejtë“. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën në propozimin e dëshmitarit të alibisë. I akuzuari, në fund të procedurës së provave e ka dhënë një deklaratë të shkurtë para trupit gjykues, me të cilën në tërësi i ka kundërshtuar pohimet e aktakuzës. Në datën 9 tetor të vitit 2012, trupi gjykues e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin të akuzuarin Jakupi e ka liruar nga të gjitha akuzat në mungesë të provave. Kryetari i trupit gjykues, në arsyetimin e tij të shkurtë të vendimit të trupit gjykues, midis të tjerash e ka cekur se gjykata, pas provave të paraqitura, ka gjetur se nuk është provuar se Jakupi ka kryer vepra penale, të cilat i vihen në barrë sipas aktakuzës. Gjykata, ka thënë kryetari i trupit gjykues, në bazë të provave të siguruara dhe të paraqitura, është i bindur se veprat penale të cekura në aktakuzë janë të kryera. Aktakuza kundër të akuzuarit Jakupi është ngritur në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve anonim, të cilët në fazat e mëhershme të procedurës e kanë identifikuar të akuzuarin si person i cili ka qenë në vendin e ngjarjes. Identifikimi është bërë në bazë të një numri të fotografive, por dëshmitarët nuk e kanë njohur gjatë shqyrtimit kryesor kur kamera është ndalur në te gjatë video konferencës. KPPK e parasheh që askush nuk mund të shpallet fajtor në bazë të vetëm një deklarate të dëshmitarit anonim. Edhe pse në rastin konkret ekzistojnë dy dëshmitarë, gjykata, duke pasur parasysh edhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të gjykatave evropiane, ka gjetur se nuk ka prova të mjaftueshme që i akuzuari të shpallet fajtor.

I akuzuari Jakupi, gjatë kohës së zhvillimit të shqyrtimit kryesor është gjendur në vuajtjen e dënimit me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë vitesh të shqiptuar sipas aktgjykimit të datës 14 shkurt 2007. Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë vlerëson se gjykata në mënyrë korrekte i ka vlerësuar provat në dispozicion dhe se vendimi, i cili është sjellë, ka qenë i vetmi i mundshëm. Duke mos pasur mjaft prova që të akuzuarin ta shpallë fajtor, gjykata ka sjellë aktgjykimin në favor të tij, duke e zbatuar parimin in dubio pro reo [në dyshimin më të favorshëm për të akuzuarin]. Megjithëkëtë, i akuzuari me këtë

Page 31: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

31

nuk është liruar në mënyrë të pakundërshtueshme dhe plotësisht nga dyshimi se në kohën kritike është gjendur në vendin e ngjarjes. Vëzhguesit e FDH-së Kosovë, në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor i kanë shënuar edhe disa lëshime të caktuara në punën e trupit gjykues dhe në mënyrën e organizimit të këtij gjykimi. Gjatë shqyrtimit ka ndodhur që përkthimi ka qenë i dobët, gjë që e ka vështirësuar përcjelljen e gjykimit, posaçërisht ngaqë ka qenë fjala për një rast kompleks i cili ka qenë i lidhur me rastet të cilat kanë përfunduar shumë më herët dhe kur shumë prova kanë qenë të paraqitura me anë të leximit të provave nga fazat e mëhershme të procedurës ose fazave të mëhershme të procedurave të tjera, me të cilat rasti është drejtpërdrejt i lidhur.

2.4. Rasti Sadik Abazi dhe të tjerët (rasti Bllaca II)

Gjykata e Qarkut në Prishtinë40, me trupin gjykues në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Tore Tomassen41, ka shpallur në datën 17 dhjetor 2012 aktgjykimin mbi lëndën Prokurori kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve (i njohur edhe si Bllaca II), me të cilin pesë të akuzuarit (Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka) i ka shpallur fajtor për vrasjen e ish funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit në ish-Jugosllavi, Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjes së ish zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarit të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Adem Salihajt, dhe ua ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje të tërësishme prej 54 vitesh. Gjykata në mënyrë të pjesshme i ka vërtetuar pohimet e aktakuzës së PSRK të datës 29 korrik 2011 kundër pesë të akuzuarve. Përndryshe, është refuzuar akuza nën pikën 2 për tentim të vrasjes së Ismet Arifit në datën 3 nëntor 1999. Gjykata po ashtu ka gjetur në veprimet e të akuzuarve Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla se ka elemente të veprës penale të kidnapimit, që është e paraparë dhe e dënueshme me nenin 64, paragrafi 1 i Ligjit Penal të Serbisë, por për te në rastin e pesë të akuzuarve ka ndodhur parashkrimi i ndjekjes penale. Hetimet kundër pesë të akuzuarve janë iniciuar pas dëshmisë së Nazim Bllacës, i cili publikisht në media është shprehur mbi shumë krime, të cilat kanë ndodhur pas luftës dhe në të cilat, krahas tij, sipas pohimeve të tij, kanë marrë pjesë edhe të akuzuarit. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në datën 4 mars 2011, Bllaca në këtë rast është shpallur dëshmitarë bashkëpunues. Në deklaratën e incizuar në DVD, dëshmitari-bashkëpunues e ka akuzuar veten dhe pesë bashkëpjesëmarrësit se kanë marrë pjesë në disa vrasje dhe tentim vrasje me prapavijë politike, të cilat kanë ndodhur pas luftës në Kosovë. Ai ka pohuar se në një rast, i cili është i përfshirë si vepër e veçantë nën pikën 1 të aktakuzës, ka qenë edhe kryerës i drejtpërdrejtë.

40  Shqyrtimi kryesor në lëndën është zhvilluar në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në gjykatoren e Gjykatës Supreme të Kosovës, kurse disa seanca edhe në gjykatoret e Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë. 41  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja ndërkombëtare Laura Liguori dhe gjyqtari vendor Behxet Muciqi.

Page 32: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

32

Pas hetimeve të prokurorisë dhe atyre policore, të cilat kanë pasuar pas akuzave publike të Bllacës, si dhe dëgjimit të një numri të madh të dëshmitarëve dhe sigurimit të provave materiale, dy prokurorë42 të PSRK-së kanë ngritur në datën 29 korrik 2011 aktakuzën kundër Sadik Abazit, Bekim Sylës, Fahredin Gashit dhe Shpresim Ukës për vrasjen e Ibush Kllokoqit në datën 6 gusht 1999, e cila është kryer në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllacën. Me të njëjtën aktakuzë, për tentim vrasje të Ismet Arifit në datën 3 nëntor të vitit 1999 janë akuzuar Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla, derisa Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Shaban Syla janë akuzuar edhe për tentim vrasje të Adem Salihajt në datën 12 qershor 2000. Edhe në këto vepra penale, Nazim Bllaca ka qenë bashkëkryerës. Bllaca gjatë hetimeve ka sjellë shumë hollësi mbi veprat e cekura. Me qëllim që t’i përforcojë pohimet e tij, ka pohuar se ai dhe të akuzuarit kanë qenë anëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Pas seancave të konfirmimit të mbajtura në datat 15 dhe 22 shtator 2011, aktakuza është konfirmuar me vendim të datës 6 tetor 2011. Në te janë përfshirë ndryshimet të cilat janë bërë gjatë seancës së konfirmimit të mbajtur në datën 15 shtator 2011, kurse kanë të bëjnë me datat e tentim vrasjes ndaj Adem Salihajt. Në aktakuzë është thënë se në fund të muajit korrik të vitit 2011 Salihaj ka qenë i sulmuar në datën 20 korrik 2000, kurse data e kryerjes, në të vërtetë, ka qenë 12 qershor 2000. Gjatë seancës së konfirmimit, i akuzuari dhe mbrojtësit e tij i kanë kundërshtuar pohimet e dëshmitarit bashkëpunues, kanë kërkuar ndarjen e deklaratave të tij nga materialet e lëndës, hedhjen e aktakuzës, ndërprerjen e procedurës kundër të akuzuarve, posaçërisht duke theksuar se ka pasur lëshime procedurale nga ana e prokurorit special gjatë dëgjimit të Nazim Bllacës, i cili gjatë hetimeve në prokurori ka pasur statute të ndryshme si i dyshuar dhe dëshmitar – bashkëpunëtor.

Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së konfirmuar kundër gjashtë të akuzuarve ka filluar në datën 3 shkurt 2012. Mbrojtja, gjatë seancës së parë të gjykatës ka bërë vërejtje ndaj përbërjes së trupit gjykues, për arsye se kryetari i saj ka qenë anëtar i trupit gjykues në rastin Prokurori kundër Fahredin Gashit, i cili po ashtu është iniciuar sipas akuzave të dëshmitarit bashkëpunues (Bllaca I). Vërejtjet kanë pasur të bëjnë edhe me atë se aktakuza, me të cilën ngarkohen gjashtë të akuzuarit, e ka të njëjtën numër të PSRK-së si edhe aktakuza me të cilën i akuzuari Gashi ngarkohet për krime të luftës kundër popullatës civile, për të cilën shqyrtimi kryesor ka përfunduar me aktgjykimin ndëshkues të datës 23 nëntor 2011. Me vendim të kryetarit të Kuvendit të gjyqtarëve të EULEX-it të datës 8 shkurt 2012, kërkesa e mbrojtjes për pezullim të kryetarit të trupit gjykues është refuzuar dhe shqyrtimi ka vazhduar para trupit gjykues në përbërje të pandryshuar.

Gjatë shqyrtimit kryesor, i cili në tërësi i ka pasur 43 ditë të gjykimit (shumë nga seancat e planifikuara të gjykatës, për arsye të ndryshme, janë shtyrë), gjithsejtë kanë dëshmuar 31 dëshmitar. Prej tyre, 16 kanë qenë dëshmitarë të prokurorisë. Midis

42  Aktakuzën e kanë nënshkruar prokurorët e PSRK: Emma Rizzato dhe Maurizio Salustro.

Page 33: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

33

tyre, dëshmitari kryesor ka qenë dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca, i cili para trupit gjykues ka dëshmuar nëntë ditë. Të akuzuarit dhe mbrojtja i kanë propozuar gjithsejtë 15 dëshmitarë të alibisë (Sadik Abazi 7, Shaban Syla 2, Shpresim Uka 6). Gjatë shqyrtimit është dëgjuar edhe një ekspert i mjekësisë ligjore dhe hetuesi i krimit të organizuar të PSRK-së, i cili nga fundi i vitit 2011 ka qenë i angazhuar në analizën e rasteve të veçanta të sulmeve dhe të kidnapimeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën prej vitit 1999 e deri në vitin 2003.

Dëshmia e shumë dëshmitarëve të alibisë, posaçërisht të atyre të cilët kanë dëshmuar në lidhje me sulmin e organizuar të armatosur ndaj të dëmtuarit Adem Salihaj, i cili ka ndodhur në datën 12 qershor 2000, kanë pohuar se në ditën kritike dhe në kohën kritike kanë qenë në shoqëri me të akuzuarit në një ceremoni të organizuar të përvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në datën 12 qershor 1999. Pohimet e dëshmitarëve të alibisë janë rrëzuar nga ana e prokurorit kur para trupit gjykues janë prezantuar si provë gazetat ditore “Koha ditore” dhe “Bota Sot” të datës 11, 12 dhe 13 qershor të vitit 2000, të cilat kanë publikuar raportet me rastin e ceremonisë qendrore të përvjetorit të parë të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, të mbajtur në datën 11 qershor të vitit 2000 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Në gazetat e cekura ditore të datës 13 qershor 2000 ka pasur artikuj gazetaresk mbi sulmin e armatosur në Adem Salihajn, i cili ka ndodhur në orët e para të pasdites të datës 12 qershor të vitit 2000, rreth 14:00, pra, një ditë pas ceremonisë. Pas prezantimit të provave të cekura nga ana e prokurorit, të akuzuarit janë distancuar nga deklaratat e dëshmitarëve të caktuar të alibisë, duke pohuar se në ditën kritike kanë qenë në punë, për çka mund të dëshmojnë shumë ish kolegë të tyre të punës, por nuk ka pasur propozime të reja për dëshmitarët e alibisë në atë pikëpamje. Një nga dëshmitarët e alibisë me anë të aktgjykimit jo të plotfuqishëm të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë43 është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 6 muajsh për shkak të ofrimit të ndihmës pas kryerjes së veprës penale. Të akuzuarit, në cilësi të dëshmitarëve kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës, duke i kundërshtuar pohimet e aktakuzës dhe duke potencuar se në ditën kritike kur veprat e cekura janë kryer kanë qenë të angazhuar në punë ose në obligimet tyre të tjera private.

Gjatë shqyrtimit kryesor, në fillim të secilës seancë të gjykatës, trupi gjykues, me insistimet e mbrojtësve të të akuzuarit Fahredin Gashit ka diskutuar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Trupi gjykues, pas sigurimit të shumë konstatimeve mjekësore nga ana e mjekëve të burgut të Dubravës, si dhe konstatimit të Klinikës Psikiatrike pranë Qendrës Klinike-Spitalore në Prishtinë, si dhe me pajtimin e prokurorit, me vendimin e datës 7 shtator 2012 e ka ndarë procedurën në lidhje me Gashin, për shkak të pamundësisë së komunikimit me të akuzuarin. Kjo është vendosur me qëllim të pamundësimit të zvarritjeve të mëtejme të procedurës dhe për shkak të verifikimit të plotë të gjendjes shëndetësore të Gashit si dhe vërtetimit nëse ai është i aftë ose jo për të përcjellë dhe kuptuar procedurën, e cila ka të bëjë me akuzat, me të cilat ai ngarkohet.

43  Me aktgjykimin e datës 23 nëntor të vitit 2011, në rastin e Fahredin Gashit.

Page 34: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

34

Në fjalët e tyre përfundimtare, prokurori dhe mbrojtësit e të akuzuarve i kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare për dhe kundër aktakuzës. Krahas pohimeve se deklaratat kryesore dhe vet-akuzuese si dhe provat i ka dhënë dëshmitari-bashkëpunëtor, edhe pse kurrë nuk i është premtuar kurrfarë shpërblimi si dhe kurrfarë favori tjetër, prokurori ka pohuar se dëshmitari-bashkëpunues, me vendimin e gjykatës është ndodhur një vit në arrest shtëpiak, që është periudha maksimale e cila parashihet me ligj. Prokurori po ashtu ka thënë se Bllaca është i gatshëm të përgjigjet para ligjit për veprat, të cilat i ka kryer dhe, nëse nuk do të gjykohet, kjo do të ndodh për arsye se asnjë avokat në Kosovë nuk ka dëshiruar për ta përfaqësuar. Mbrojtja ka kundërshtuar pohimet e akuzave dhe pohimet e dëshmitarit bashkëpunues, i cili me deklaratat e tij i ka ngarkuar klientët e tyre, duke e potencuar kredibilitetin e deklarimeve të tij, pabazueshmërinë e tij si dhe pohimet se është fjala për një personalitet me karakter të dobët me probleme psikike dhe materiale. Dëshmitari i privilegjuar i prokurorisë, Kadri Veseli dhe Fatmir Xhelili, si dhe dëshmitari i alibisë i Sadik Abazit, para dëshmisë nuk kanë qenë të përmendur në kuptimin e nenit 159 të LPK, paragrafi 144 edhe përkundër vërejtjeve të avokatëve të caktuar para fillimit të dëshmive të tyre para gjykatës, por nga ana e kryetarit të trupit gjykues janë udhëzuar se nuk janë të obliguar të përgjigjen në pyetje të caktuara nëse konsiderojnë se me këtë vetveten do ta sjellin në pozitë të pafavorshme.

Trupi gjykues, pas takimit të tij ka sjellë aktgjykimin me të cilin të akuzuarit i ka shpallur fajtor dhe ua ka shqiptuar dënimet e mëposhtme: Sadik Abazit, sipas akuzave nga pika 1 e aktakuzës e datës 29 korrik 2011, për vrasje të rëndë të kryer në datën 6 gusht 1999, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh; Driton Hajdarit, sipas akuzës nën pikën 3 për tentim të vrasjes së rëndë të kryer në datën 12 qershor 1999 i është shqiptuar dënimi me burgosje me kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh; Bekim Sylës, sipas akuzës nën pikën 1, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh; Shaban Sylës, sipas akuzës nën pikën 3, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh dhe Shpresim Ukës sipas akuzave nën pikat 1 dhe 3, i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh.

Në seancë, në të cilën është caktuar shpallja e aktgjykimit, nuk kanë qenë të pranishëm tre të akuzuar - Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Shpresim Uka, të cilët, sipas vendimit të trupit gjykues, janë gjendur në arrest shtëpiak. Të akuzuarit në fillim të shqyrtimit kryesor kanë qenë të pranishëm nën përcjellje të policisë. Për shkak të vonesës në sjelljen e tyre, të akuzuarit janë obliguar që të jenë të pranishëm në kohën e caktuar, që, kryesisht, edhe e kanë respektuar, pos Driton Hajdarit, i cili gjatë shqyrtimit kryesor disa herë e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak. Për këtë arsye gjatë procedurës i është caktuar paraburgimi, i cili prapë është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. Për seancën e shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësit e të akuzuarve

44  Neni 159 i LPPK: “Personat e mposhtëm nuk mund të dëgjohen në cilësi të dëshmitarit:1) Personi i cili me dëshminë e tij do ta shkelte obligimin e ruajtjes së fshehtësisë zyrtare ose ushtarake, derisa organi kompetent nuk e liron nga obligimi i tillë...“

Page 35: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

35

kanë garantuar praninë e klientëve të tyre, gjë që, megjithëkëtë, nuk ka ndodhur. Pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit më shumë se një orë kohë dhe dhënies së urdhrit për sjelljen e të akuzuarve nga ana e policisë, gjë që, megjithëkëtë, ka rezultuar pa sukses, trupi gjykues, në pajtim me nenin 392, paragrafi 3 i KPPK, e ka shpallur aktgjykimin në mungesë të tyre.

Në arsyetimin e shkurtë të aktgjykimit ndëshkues, kryetari i trupit gjykues ka theksuar se procedura kundër të akuzuarve është iniciuar me deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues, i cili ka qenë bashkëkryerës i veprave penale, për të cilat pesë të akuzuarit ngarkohen. Sipas gjetjeve të trupit gjykues, deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues janë konsistente, të qarta, pos një pjese (në deklaratën e të dëmtuarës në rastin e vrasjes së Ibush Kllokoqit pohohet se pesë meshkuj në mbrëmjen kritike kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kanë pyetur për blerjen e autobusit, derisa dëshmitari bashkëpunues ka pohuar se kanë pyetur për pasaporta). Mospërputhja e cekur, sipas gjykatës nuk është substanciale, sepse ka kaluar një kohë e gjatë dhe të dëmtuarës mund t’i jenë përvjedhur disa rrethana të caktuara për shkak të shokut të cilin e ka përjetuar pas vrasjes së burrit para syve të saj. Gjykata ka përfunduar se deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues mbështeten edhe me shumë prova të tjera si dhe me deklaratat e të dëmtuarve të tjerë, të cilët janë dëgjuar gjatë procedurës.

Palët në procedurë, pas shpalljes së aktgjykimit kanë paralajmëruar ankesa ndaj të njëjtit. Prokuroria speciale ka kërkuar paraburgimin e të akuzuarve për shkak të shqiptimit të dënimeve të rënda me burgosje, duke pohuar se është dëshmuar që masat aktuale të sigurimit të pranisë së të burgosurve në shqyrtimin kryesor nuk kanë qenë adekuate. Sipas prokurorisë, mungesa e pranisë së tre të akuzuarve gjatë shpalljes së aktgjykimit përfaqëson rrethanë rënduese dhe ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe i pamundësisë së ekzekutimit të aktgjykimit. Mbrojtësit e të akuzuarve e kanë potencuar se masa e paraburgimit nuk është obligative pas shqiptimit të aktgjykimit, pa marrë parasysh lartësinë e dënimit të shqiptuar, dhe i kanë propozuar gjykatës masa alternative siç është paraqitja në stacionin policor ose pagesa e kaucionit. Trupi gjykues ka vendosur se mbi masat e propozuara të sigurimit vendos më vonë, kështu që janë në fuqi vetëm masat aktuale të sigurimit të pranisë.

Gjykimi në rastin Bllaca II ka kaluar në frymën e ligjit. Gjykata i ka siguruar kushtet për respektimin e njëjtësisë dhe të barazisë së palëve, me çka është siguruar gjykimi fer dhe i drejtë. Aktgjykimi, në pjesën e tij më të madhe, bazohet në provat e dëshmitarit bashkëpunues, i cili ka qenë bashkëkryerës i veprave penale, për të cilat janë gjykuar pesë të akuzuarit. Sipas pohimeve të tij, ai, në një rast, ka qenë edhe ekzekutor i drejtpërdrejtë në vrasjen e Ibush Kllokoqit, derisa të tjerët vetëm i kanë ndihmuar, duke e mbuluar ose duke i siguruar armën.

FDH Kosovë pret se në mesin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës do të gjendet avokati i cili do të përfaqësojë interesat e Nazim Bllacës para gjykatës sipas detyrës zyrtare, në mënyrë që ai, si kryerësi kryesor të mos mbetet i padënuar për

Page 36: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

36

veprën të cilën e ka kryer, pa marrë parasysh me urdhrin e kujt. Dënimi i Bllacës do të përbënte satisfaksion për familjen e viktimës, të cilës veprimet e komplikuara juridike nuk mund t’i ofrojnë kurrfarë satisfaksioni se vrasësi i kryefamiljarit të tyre nuk bart përgjegjësi për veprimet e tij, përkatësisht se nuk mund të jetë i dënuar për vepër penale të cilën me vullnet e pranon dhe e cila si e tillë është e pakontestueshme.

Me shpalljen dëshmitarë bashkëpunues të Bllacës, prokuroria dhe gjykata me gjasë presin më shumë lidhur me ndriçimin e vrasjeve të tjera enigmatike në Kosovë, të cilat kanë ndodhur pas luftës, dhe, së këndejmi, kjo lëndë është vetëm njëra në vargun e proceseve, të cilat janë në përgatitje e sipër dhe në të cilat, gjykuar sipas të gjitha gjasave, Bllacës prapë do t’i rezervohet vendi i dëshmitarit kryesor – por me kryerës të tjerë në rolin kryesor.

Për FDH Kosovë është brengosës trendi i ikjes së kryerësve që të ballafaqohen me vendimet ndëshkuese gjyqësore, në disa raste edhe me aktgjykimet e plotfuqishme dhe ekzekutive – posaçërisht në rastin e të dënuarve, të cilët deri në të kaluarën e afërt kanë qenë bartës të funksioneve shumë përgjegjëse, si atyre partiake dhe institucionale. Mosparaqitja e të akuzuarve, në këtë rast në vazhdimin e shqyrtimit kur është pritur aktgjykim ndëshkues, është shqetësuese. Shpresojmë se gjykatat në të ardhmen do të jenë shumë të kujdesshme në zbatimin e masave alternative të sigurimit të pranisë së të akuzuarve në shqyrtim, pa marrë parasysh dispozitat ligjore dhe qëndrimet e shumë organizatave vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut se gjykatat duhet të jenë tejet të kujdesshme në përcaktimin e paraburgimit si masë e sigurimit të pranisë së të dyshuarve/të akuzuarve në gjykatë, si dhe mendimin e bartësve të lartë të funksioneve të gjyqësorit në Kosovë që gjyqtarët në Kosovë shumë shpesh e shqiptojnë masën e cekur të sigurimit. Viktimat kanë të drejtë në drejtësi.

2.5. Rasti Medicus

Para trupit gjykues me përbërje të përzier në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Arkadiusz Sadek45, në datën 4 tetor 2011 ka filluar shqyrtimi kryesor në rastin Prokurori kundër Lutfi Dervishit dhe të tjerëve, më i njohur si rasti Medicus. Lënda ka filluar sipas aktakuzës së PSRK të datës 15 tetor 2010, me të cilën të akuzuarit ngarkohen për tregti me organe njerëzore të dënueshme sipas nenit 139, paragrafi 1 në lidhje me nenin 23 të LPK; krim të organizuar, i dënueshëm sipas nenit 274 në lidhje me nenin 23 të LPK; ushtrim të kundërligjshëm të trajtimit mjekësor, të dënueshëm sipas nenit 221, në lidhje me nenin 23 të LPK; keqpërdorim të pozitës dhe të autorizimeve zyrtare, të dënueshëm sipas nenit 338, paragrafi 3 i LPK. Veprat e cekura janë kryer në periudhën prej datës 1 janar deri në datën 4 nëntor të vitit 2008 në klinikën private “Medicus”, në afërsi të Prishtinës. Aktakuzën e përfaqëson autori i aktakuzës, prokurori ndërkombëtar i PSRK, Jonathan Ratel. Edhe pse sipas bazës juridike del nga kuadri i projektit “Përcjellja e gjykimeve për krime të luftës dhe vepra penale me prapavijë politike dhe etnike”,

45  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Dean Pineles dhe gjyqtari vendor Hamdi Ibrahimi/Vahid Halili.

Page 37: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

37

përcjellja e rastit Medicus nga vëzhguesit e FDH-së Kosovë ka filluar pas njoftimit se nga ana e gjykatës e sipas propozimit të prokurorit si dëshmitar është ftuar ish raportuesi special i Këshillit të Evropës Dick Marty, me rastin e pohimeve të tij se ka njohuri dhe prova mbi transplantimin ilegal të organeve njerëzore gjatë kohës së konfliktit të armatosur dhe menjëherë pas tij në territorin e Republikës së Shqipërisë (rasti Shtëpia e verdhë). Marty në raportin e tij të dorëzuar Këshillit të Evropës ka pohuar se ekziston vazhdimësia midis rasteve Shtëpia e verdhë dhe Medicus. Sipas njoftimeve të mediave, dëgjimi i tij është dashur të bëhet gjatë muajit maj. Sipas planeve të gjykatës, dëgjimi i anëtarit të Këshillit të Evropës ka qenë i planifikuar për datën 18 qershor 2012. Marty, megjithëkëtë, nuk është paraqitur si dëshmitar, dhe as që dihet nëse ai do t’i përgjigjet fare ftesës së gjykatës. Vëzhguesit e FDH-së Kosovë për këtë arsye kanë hequr dorë nga përcjellja e mëtejme e gjykimit. Vëzhguesit e FDH-së Kosovë në periudhën e raportimit i kanë përcjellë vetëm dy seanca gjatë të cilave është dëgjuar eksperti–patolog dhe janë shqyrtuar shumë çështje procedurale. Sipas informatave jozyrtare, gjatë vitit 2012, gjykata ka pasur 26 ditë të gjykimit, gjatë të cilave janë dëgjuar 40 dëshmitarë. 2.6. Rasti Nazif Visoqi

Gjykata e Qarkut në Pejë, me trupin gjykues në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Ingo Risch46, në datën 4 korrik 2012 ka sjellë aktgjykimin me të cilin të akuzuarin Nazif Visoqi e ka shpallur fajtor për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë, e dënueshme sipas nenit 147, paragrafi 4 i KPK dhe armëmbajtje pa leje, kontroll, posedim ose përdorim të armës, të dënueshëm sipas nenit 238, paragrafi 2 i LPK, të cilat i akuzuari i ka kryer me vrasjen e Miodrag Komatinës dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore Drashko Ojdaniqit dhe Dejan Bogiqeviqit. Veprat e cekura i ka kryer me armë të zjarrit, për të cilën nuk ka pasur leje nga ana e organeve kompetente. Për të gjitha veprat e cekura, gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit dënimin unik në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vitesh.

Hetimet kundër të dyshuarit Nazif Visoqi në drejtim të katër (4) veprave penale kanë filluar në datën 22 tetor 2011, pas vet-paraqitjes së tij në polici. Gjatë hetimeve janë dëgjuar shumë dëshmitarë, ndër të cilët edhe të dëmtuarit Ojdaniq dhe Bogiqeviq si dhe i dyshuari. Janë siguruar shumë prova materiale, midis të cilave lista e thirrjeve telefonike të të dyshuarit, si dhe konstatimi i ekspertit mjekësor mbi lëndimet e të dëmtuarve. Gjatë hetimeve, prokuroria nuk e ka pranuar propozimin e mbrojtjes mbi ekspertizën psikiatrike për të dyshuarin.

Pas hetimeve të përfunduara, në datën 17 janar 2012, është ngritur aktakuza kundër të dyshuarit Visoqi, me të cilën ai ngarkohet për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 147, paragrafi 4 i LPK, dy vepra penale të lëndimit të rëndë trupor nga neni 154, paragrafi 1, pika 4 e LPK si dhe armëmbajtje pa leje, kontroll, posedim ose përdorim të armës së zjarrit. Sipas aktakuzës, në datën 20 tetor 2011 në fshatin

46  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki dhe gjyqtari vendor Gëzim Poxhegu.

Page 38: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

38

Dobrushë, komuna e Istogut, Visoqi, me pushkë të modelit AK47 i ka gjuajtur katër plumba në drejtim të Miodrag Komatinës, duke e qëlluar në pjesën e kokës, prej të cilave Komatina vdes në vendin e ngjarjes. Në të njëjtin rast dhe me të njëjtën armë të zjarrit, i akuzuari e ka qëlluar edhe Dejan Bogiqeviqin në pjesën e sipërme të të dyja duarve, duke i shkaktuar thyerjen e dorës së djathtë dhe lëndimin e pjesës së sipërme të krahut. I dëmtuari Ojdaniq është plagosur me armë zjarri në pjesën e thembrës së këmbës së djathtë në formë të thyerjes së ashtit të thembrës.

Me vendim të gjykatësit për konfirmim, të datës 13 shkurt 2012, aktakuza është konfirmuar në formën e saj të pandryshuar. Sipas gjetjeve të gjyqtarit vendor të Gjykatës së Qarkut në Pejë, të cilit i është caktuar ky rast në fazën e konfirmimit, aktakuza është përpiluar në mënyrën e paraparë me ligj. I akuzuari është deklaruar se nuk është fajtor për veprat të cilat i vihen në barrë. E ka pranuar vetëm akuzën nën pikën 4 për armëmbajtje pa leje, duke pohuar se në ditën kritike ka vepruar sipas mbrojtjes së detyrueshme, gjë të cilën gjatë seancës së konfirmimit e ka potencuar mbrojtja e tij, duke u thirrur në provat e siguruara gjatë hetimeve.

Sipas vendimit të kryetarit të Kuvendit të Gjyqtarëve të EULEX-it të datës 17 korrik 2012 e me kërkesën e Gjykatës së Qarkut në Pejë, në pajtim me nenin 3 të Ligjit mbi kompetencat, zgjedhjen dhe përcaktimin e lëndëve gjyqtarëve të EULEX-it, rasti i është caktuar për vendosje në procedurën e mëtejme gjyqtarëve të EULEX-it. Në përbërje të trupit gjykues ka marrë pjesë vetëm një gjyqtarë vendor. Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së konfirmuar është hapur në datën 2 korrik 2012 para trupit gjykues me përbërje të përzier, ka qenë i hapur për publikun dhe ka zgjatur tri ditë (2, 3 dhe 4 korrik 2012), kur edhe është sjellë aktgjykimi ndëshkues. Gjatë shqyrtimit janë dëgjuar tetë (8) dëshmitarë, midis të cilëve edhe një nga të dëmtuarit si dhe eksperti – neuropsikiatri. Janë paraqitur edhe shumë prova materiale. Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare e ka ndryshuar aktakuzën, duke ia vënë të akuzuarit në barrë kryerjen e veprave të mëposhtme penale: vrasje e rëndë, e dënueshme sipas nenit 147, paragrafi 4 dhe pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armës, e dënueshme sipas nenit 238, paragrafi 2 i LPK. I akuzuari e ka pranuar fajësinë, ka kërkuar nga trupi gjykues që ta dënojë me dënim sa më të butë, duke shprehur keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur, duke pohuar se ka qenë i provokuar dhe se nuk ka vepruar me dashje. Palët i kanë paraqitur fjalët e tyre përfundimtare, në pajtim me faktin se i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

Të akuzuarit, me vendim të posaçëm të gjykatës, i është caktuar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit. Sipas njohurive jozyrtare, mbrojtja e të akuzuarit ka parashtruar ankesë ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, për të cilën deri në fund të periudhës së raportimit nuk është vendosur nga gjykata e shkallës së dytë.

2.7. Rasti Sokol Bytyqi

Para trupit gjykues ndërkombëtar të Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilin ka

Page 39: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

39

kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Annemarie Meister47, në datën 2 tetor 2012 ka filluar shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Sokol Bytyqit, sipas aktakuzës së PSRK të datës 24 maj 2012, me të cilën i akuzuari Bytyqi ngarkohet për kryerje të veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ. Si vepër penale, ajo është e paraparë edhe me nenet 23 dhe 121, paragrafi 1 i LPK si dhe me norma të tjera juridike, me të cilat është e rregulluar çështja e konflikteve të brendshme. Të akuzuarit i vihet në barrë se në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të UÇK-së, ka zbatuar masa të frikësimit dhe të terrorit kundër popullatës civile serbe në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, duke marrë pjesë në sulmet e armatosura të drejtuara kundër popullatës serbe që ka qenë në fshat në datën 17 dhe 18 korrik të vitit 1998. Pas përfundimit të ditës së parë të shqyrtimit kryesor, gjatë të cilës nga ana e prokurorit është lexuar aktakuza, ndaj të cilës i akuzuari është shprehur se nuk është fajtor, prokurori me anë të kërkesës së arsyetuar me shkrim (12 tetor i vitit 2012) e ka kërkuar bashkimin e procedurave në lëndët Prokurori kundër Sokol Bytyqit dhe Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve (e cila me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, të datës 4 shtator 2012, është kthyer për vendosje të përsëritur në gjykatën e shkallës së parë). Në bazë të kësaj kërkese, trupi gjykues i përbërë prej tre anëtarëve i Gjykatës së Qarkut në Prizren, në datën 7 nëntor 2012 ka sjellë vendimin mbi bashkimin e procedurës në lëndën Prokurori kundër Sokol Bytyqit me lëndën Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve48.

2.8. Rasti Aleksandar Bulatoviq

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me trupin gjykues në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar Vitor Hugo Pardal, me aktgjykimin e shpallur në datën 23 nëntor 2012, në mungesë të provave e ka liruar nga akuzat Aleksandër Bulatoviqin për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga neni 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, po ashtu e dënueshme sipas neneve 23 dhe 121 të LPK.

Hetimet kundër Bulatoviqit kanë filluar me kërkesën e prokurorit në datën 22 prill të vitit 2008 për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në keqtrajtimin dhe rrahjen e shqiptarit Xheladin Idrizi nga Fushë Kosova, si dhe ka marrë pjesë në zhdukjen e tij në muajin prill të vitit 1999. Dyshimet mbi pjesëmarrjen e supozuar të Bulatoviqit në veprimet e cekura rrjedhin nga deklaratat e dëshmitarëve të caktuar, kryesisht fqinjë të viktimës dhe të të fajësuarit, të cilat janë mbledhur menjëherë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë. Hetimet në mënyrë plotësuese kanë vazhduar deri në datën 22 janar të vitit të 2009, pas të cilave është dhënë urdhri për paraburgimin e të dyshuarit. Për shkak të paarritshmërisë së të dyshuarit nga ana e organeve të gjyqësorit të Kosovës (nga viti 2000 jeton në Nish, Serbi), hetimet janë ndërprerë në datën 16 janar të vitit 2009. I akuzuari është paraburgosur në datën 13 gusht 2012 në kalimin 47  Anëtarët e trupit gjykues: Jonathan Welford Carroll dhe gjyqtari vendor Lulzim Paqarizi.48  Mbi procedurën para Gjykatës Supreme në kapitullin mbi procedurat ankimore.

Page 40: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

40

administrativ/kufitar në Merdarë, kur edhe pas dy ditësh i është caktuar paraburgimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh, afat brenda të cilit është ngritur aktakuza kundër tij. Hetimet i ka iniciuar dhe i ka udhëhequr prokurori ndërkombëtar i PSRK.

Me aktakuzën e PSRK të datës 22 gusht 2012, të akuzuarit Bulatoviq i është vënë në barrë se në datën 8 prill të vitit 1999 në Fushë Kosovë, gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, në cilësi të pjesëtarit të policisë serbe ose të formacionit paramilitar, në bashkëpunim me Predrag Bulatoviqin, Miroslav Pavloviqin dhe me një numër të pacaktuar për tash të pjesëtarëve të paidentifikuar të policisë serbe ose të formacione paramilitare, e ka shkelur integritetin trupor dhe shëndetin e Xheladin Idrizit, në atë mënyrë që e ka rrahur dhe ia ka prerë fytin. I akuzuari ngarkohet se, pas keqtrajtimit fizik, e ka marrë viktimën dhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. Mbetjet mortore të viktimës janë gjetur më vonë në një varrë në fshatin Vragoli në afërsi të Fushë Kosovës.

Me vendim të gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të datës 3 tetor 2012, aktakuza e PSRK është konfirmuar në tërësi. Gjykatësi për konfirmim ka gjetur se provat e prokurorisë të paraqitura me anë të aktakuzës janë të pranueshme dhe rasti mund të shkoj në gjykim, si dhe se vlerësimin përfundimtar për të do ta jap trupi gjykues pas dëgjimit të drejtpërdrejtë të dëshmitarëve të propozuar.

Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së konfirmuar ka filluar në datën 5 nëntor 2012 dhe i ka pasur tetë (8) ditë të gjykimit, gjatë të cilave kanë dëshmuar pesë dëshmitarë të prokurorisë dhe dy dëshmitarë, të cilët i ka propozuar i akuzuari dhe mbrojtja e tij. Janë paraqitur, po ashtu, edhe provat materiale: raportet mbi autopsinë e viktimës, prova të caktuara të propozuara nga ana e Komisionit për hulumtim të krimeve dhe të personave të zhdukur nga Fushë Kosovë, si dhe dokumentacioni mbi mobilizimin e të akuzuarit. Pas analizës së provave, trupi gjykues, në pajtim me nenin 390, paragrafi 3 i Ligjit mbi procedurën penale të Kosovës, e ka liruar të akuzuarin nga të gjitha akuzat në mungesë të provave të cilat do të vërtetonin përfshirjen e tij në kryerjen e veprave, për të cilat ngarkohet. Sipas gjetjeve të gjykatës, provat e paraqitura nuk e kanë provuar përgjegjësinë e të akuzuarit, derisa dëshmitarët e dëgjuar para trupit gjykues nuk kanë mundur të përshkruajnë dhe të vërtetojnë gjendjen faktike të cekur në aktakuzë. Sipas gjykatës, asnjë dëshmitarë nuk e ka përshkruar se si ka ndodhur keqtrajtimi, shkaktimi i lëndimeve viktimës si dhe zhdukja e tij si dhe rolin e të akuzuarit në te.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë vlerëson se gjykata ka sjellë vendim të drejtë, sepse nuk ka pasur mjaft prova që të akuzuarin Bullatoviq ta shpallë fajtor. Dëshmitarët e prokurorisë para gjykatës nuk i kanë vërtetuar akuzat e pretenduara. Deklaratat e tyre kanë dalluar në faza të ndryshme të procedurës, si me vetveten ashtu edhe me të tjerët. Sipas vëzhgimeve të vëzhguesit të FDH-së Kosovë, trupi gjykues në krye me gjykatësin Pardal e ka udhëhequr shqyrtimin në mënyrë shumë profesionale, kurse palët në procedurë kanë pasur gjykim fer dhe të drejtë. Madje as fakti se i akuzuari në deklaratën e tij para trupit gjykues, të cilën e ka dhënë në cilësi të

Page 41: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

41

dëshmitarit, deri diku e ka ngarkuar vetveten49 nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohet kundër tij, sepse ai në pajtim me ligjin ka mundur të mbrohet me heshtje.

Me vendim të veçantë, i akuzuari është liruar nga paraburgimi. Pas përfundimit të procedurës së shpalljes së aktgjykimit, gjykata nuk iu ka shtruar pyetje palëve mbi të drejtën në ankesë ndaj vendimit të gjykatës dhe as vet palët nuk kanë shtruar pyetje në atë pikëpamje.

49  I akuzuari në deklaratën e tij para gjykatës, në datën 20 nëntor të vitit 2012, ka thënë se gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë disa herë ka qëndruar në Fushë Kosovë, edhe pse dëshmitarët e alibisë e kanë potencuar se në periudhën e cekur asnjëherë nuk ka shkuar në shtëpinë e tij në Fushë Kosovë.

Page 42: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

42

3. Gjykimet e shkallës së parë para gjykatave komunale

3.1. Rasti Avdyl Pergjegjaj

Gjykata Komunale në Prishtinë, të cilën e ka përfaqësuar gjykatësja individuale Naime Krasniqi-Jashanica, në datën 25 shtator 2012, e ka shpallur aktgjykimin me të cilin i akuzuari Avdyl Pergjegjaj shpallet fajtor për kryerjen e veprës penale shkelje e pacenueshmërisë së banesës, neni 166, paragrafi 1 i LPK, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë muajsh. Aktgjykimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej një viti nuk kryen vepër të re penale. I akuzuari, po ashtu, me aktgjykim është i obliguar që në afat prej 30 ditësh ta liroj banesën e cila gjendet në Prishtinë, vendbanimi Aktash III, blloku 8, hyrja I, kati IV, nr. 15, në të cilën në mënyrë të paligjshme është vendosur dhe të njëjtën t’ia dorëzoj të dëmtuarës Gordana Vujaçiq.

Procedura penale kundër të akuzuarit Pergjegjaj është iniciuar me padinë penale të së dëmtuarës Gordana Vujaçiq të datës 9 qershor 2011, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai ka kryer vepër penale të shkeljes së pacenueshmërisë së banesës (neni 166, paragrafi 1 i LPK); uzurpim i kundërligjshëm i pronës së paluajtshme (neni 259 i LPK); mashtrim (neni 261, paragrafi 2 i LPK) dhe shkelje të së drejtës së personit tjetër (neni 271 i LPK). Aktakuzës i është bashkëngjitur propozimi për realizim të kërkesës pronësore-juridike në vlerë prej 44.000 eurove me kamatat përkatëse. Prokuroria publike komunale në Prishtinë, në datën 12 tetor 2011, duke vepruar sipas padisë penale të së dëmtuarës, ia ka paraqitur Gjykatës Komunale në Prishtinë propozim akuzë kundër të akuzuarit Avdyl Pergjegjaj, me të cilën i vihet në barrë se deri tash me datën ende të pavërtetuar të vitit 200750, në mënyrë të kundërligjshme e ka shfrytëzuar banesën e cila gjendet në Prishtinë, vendbanimi Aktash III, blloku 8, hyrja I, kati IV, nr. 15, pronë e të dëmtuarës Gordana Vujaçiq. I akuzuari e ka shfrytëzuar banesën dhe në te ka jetuar së bashku me anëtarët e familjes së tij. Ai nuk ka dëshiruar ta lëshojë banesën edhe pas kërkesës së të dëmtuarës e as pas kërkesës së policisë, e cila e ka shpërngulur në datën 7 maj të vitit 2007, por ai prapë është kthyer në të njëjtën banesë.Procedura penale e shkallës së parë sipas propozim padisë së cekur, para gjyqtarit individual të Gjykatës Komunale në Prishtinë, ka filluar në datën 19 prill 2012. Procedura i ka pasur gjithsejtë gjashtë (6) ditë të gjykimit, gjatë të cilave në cilësi të dëshmitarit sipas propozimit të prokurorit është dëgjuar e dëmtuara Vujaçiq. I akuzuari e ka paraqitur mbrojtjen e tij, duke i kundërshtuar pohimet e të dëmtuarës. Gjatë shqyrtimit kryesor janë lexuar shumë prova materiale, në bazë të të cilave gjykata ka vendosur në dobi të së dëmtuarës.

Sipas kërkesës së të dëmtuarës të datës 5 shtator 2012, FDH Kosovë ka përcjellë zhvillimin e shqyrtimit kryesor para Gjykatës Komunale në Prishtinë. E dëmtuara i është drejtuar për ndihmë FDH-së Kosovë me ankesat ndaj punës së gjykatësit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, para së cilës është zhvilluar procedura si dhe në

50  Citat nga propozim padia e datës 12 tetor të vitit 2011; i akuzuari, edhe në deklaratën e tij para gjykatës gjatë shqyrtimit kryesor të mbajtur në datën 5 shtator të vitit 2012, kur është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit, ka vërtetuar se edhe më tutje me anëtarët e familjes së tij e shfrytëzon banesën e cekur.

Page 43: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

43

angazhimin pasiv të prokurorit të lëndës.51 Ajo ka pohuar se gjykata dhe prokuroria në mënyrë jokorrekte janë sjellë ndaj saj, duke potencuar se asaj, si palë e dëmtuar, në kuadër të procedurës, i janë mohuar të drejtat themelore, të cilat asaj i takojnë sipas ligjit: që të jetë e njoftuar në mënyrë adekuate dhe me kohë me veprimet, të cilat i ka ndërmarrë gjykata gjatë shqyrtimit kryesor; që ftesat për shqyrtimin kryesor t’i dorëzohen me kohë dhe në gjuhën të cilën e kupton; si dhe që të ketë qasje ndaj dokumentacionit gjyqësor në gjuhën amtare, në mënyrë që, si palë në procedurë, të ketë mundësi për të përcjellë zhvillimin e procedurës dhe që në mënyrë aktive të marrë pjesë në te, të mund të bëjë vërejtje ndaj veprimeve dhe provave të paraqitura të palës së kundërt dhe, kështu, në mënyrë adekuate dhe me kohë t’i mbrojë dhe t’i realizojë të drejtat e saj para gjykatës. Sipas fjalëve të së dëmtuarës, disa ftesa i janë dërguar asaj nga gjykata pas datës, në të cilën është caktuar shqyrtimi kryesor, për çka ajo posedon dëshminë zyrtare – vulën e postës, përmes së cilës i është dërguar ftesa.

Vëzhguesit të FDH-së Kosovë nuk i është siguruar menjëherë qasja në këtë gjykim pas pranimit të kërkesës për ndihmë nga ana e së dëmtuarës52. Me fjalë të tjera, në datën 5 shtator të vitit 2012, pas paraqitjes dhe njohjes së sigurimit të gjykatës mbi arsyen e ardhjes në gjykatë, vëzhguesit i është thënë se nuk mund të hyjë në ndërtesë dhe të jetë i pranishëm në shqyrtimin kryesor në këtë lëndë, sepse nuk ka kushte për mbajtjen e vazhdimit të tij. Vëzhguesit i është mundësuar hyrja vetëm pas kërkesës së tij që, mbi pamundësimin e hyrjes së tij në ndërtesën e gjykatës me qëllim të përcjelljes së gjykimit, i cili është i hapur për publikun (ose sigurimit të informacionit mbi arsyen e shtyrjes së shqyrtimit kryesor dhe datës se kur planifikohet vazhdimi vijues), të informohet kryetari i gjykatës. Fillimi i vazhdimit të shqyrtimit është vonuar me arsyetimin se ekzistojnë pengesa të caktuara për vazhdimin. Fillimin e vazhdimit, prokurori e ka pritur në zyrën e gjykatësit. Rrethana tjetër, e cila ka çuar kah dyshimet mbi mosekzistimin e kushteve për gjykim fer dhe të drejtë ka ardhur pas fjalës së të dëmtuarës drejtuar prokurorit për marrjen e propozim padisë në gjuhën e saj. Prokurori është përgjigjur se sipas ligjit është i obliguar që aktet e padisë t’i punojë vetëm në gjuhën e të akuzuarit. Mungesa e tretë e logjikës në lidhje me këtë lëndë, të cilën e ka konstatuar vëzhguesi, është përbërë nga prania e dy personave pranë gjykatësit, të cilët me gjasë kanë qenë porotët e tij, por të cilët gjyqtari nuk i ka prezantuar. Është fjala për vepër penale për të cilën, sipas ligjit, gjykon gjyqtari individual.

Vazhdimet në vijim të shqyrtimit kryesor janë mbajtur para gjyqtarit individual. Sjellja e të akuzuarit në gjykatore ndaj të dëmtuarës dhe prokurorit ka qenë e pamatur - e ka ndërprerë fjalën e tyre me ndërhyrjet e tij, i ka kundërshtuar pohimet e tyre, ekspozenë dhe argumentet. I akuzuari është sjellë në mënyrë më se të lirë, duke lëvizur nëpër gjykatore pa lejen paraprake të gjykatës, duke iu afruar prokurorit, duke iu afruar te fytyra dhe duke ia tundur dokumentet para fytyrës. Gjykatësi herë pas herë ka reaguar ndaj sjelljes së tij, duke ia tërhequr vërejtjen, vërejtje të cilave i akuzuari nuk ua ka vënë veshin.

51  Prokurori i Prokurorisë komunale të Prishtinës, Hivzi Bajraktari, autor i propozim akuzës, ki cili i ka përfaqësuar interesat e prokurorisë gjatë shqyrtimit kryesor, e i cili, sipas njohurive të FDH-së Kosovë, pas reformës së sistemit të gjyqësorit në Kosovë është zgjedhur në prokurorinë e apelit. 52  E datës 5 shtator të vitit 2012.

Page 44: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

44

Pas parashtrimit të argumenteve përfundimtare, gjykatësi e ka paralajmëruar shpalljen e aktgjykimit në afatin ligjor prej tri ditësh. Sjellja e aktgjykimit, pas kësaj, është shtyrë për dhjetë (10) ditë për shkak të sigurimit të provave të caktuara. Aktgjykimi pas kësaj është zhvilluar pa hapjen e përsëritur të shqyrtimit kryesor ose paraqitjen e provave të reja të siguruara. Me aktgjykim, të cilin gjykata e ka shpallur në datën 25 shtator 2012, gjykata, në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor (vendimi mbi ndarjen dhe caktimin në shfrytëzim të banesës së të dëmtuarës, marrëveshjen mbi shfrytëzimin e banesës, vërtetimin mbi blerjen e banesës, protokollin mbi dorëzimin e çelësave nga ana e HABITAT-it, vendimin e Gjykatës Komunale të datës 4 dhjetor 2009, vendimi i Gjykatës së qarkut i datës 30 gusht 2010, i vendimit grupor të Agjencisë së Kosovës për Prona) ka vërtetuar se e dëmtuara banesën e ka marrë në bazë të marrëdhënies së punës, dhe pas kësaj e ka shitur. Gjykata, me rastin e sjelljes së këtij vendimi i ka pasur dokumentet në shikim, të cilat i ka prezantuar i akuzuari dhe prej të cilëve rezulton se ai ka qenë shfrytëzuesi paraprak i banesës së kontestueshme, e cila është dhënë mbi bazën e të drejtës nga marrëdhënia e punës, pas marrjes së vendimit mbi shfrytëzimin e një banese me sipërfaqe më të madhe. Është e pakundërshtueshme se i akuzuari pas problemeve financiare, në të cilat është gjendur organizata e tij e punës, me mjete personale ka marrë pjesë në përfundimin ndërtimit e banesës.

Duhet të theksohet se pas vazhdimit të shqyrtimit kryesor të mbajtur në datën 5 shtator 2012, gjykata e ka siguruar për të dëmtuarën përkthimin e propozim akuzës së prokurorisë. Po ashtu, vëzhguesit, sipas kërkesës me shkrim, i është mundësuar qasja në dokumentacionin gjyqësor në këtë lëndë, kurse është bërë edhe përkthimi i procesverbalit mbi shqyrtimin kryesor. Gjykata i është përmbajtur kësaj praktike deri në fund të gjykimit, duke shpallur në fund edhe përkthimin e aktgjykimit. Në aktgjykimin origjinal në gjuhën shqipe, si edhe në përkthimin në gjuhën serbe, mbi udhëzimet mbi ndihmën juridike, thuhet „se ankesa ndaj aktgjykimit lejohet në afat prej tetë (8) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit“.

Page 45: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

45

4. Gjykimet e përsëritura në gjykatat e shkallës së parë:

4.1. Rasti Esmin Hamza

Gjykata e Qarkut në Prizren, duke vepruar në procedurën e përsëritur në gjykatën e shkallës së parë, me trupin gjykues të përzier të cilin e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vitold Jakimko53, në datën 10 shkurt 2012, pas pranimit të marrëveshjes për pranimin e fajit nga i akuzuari, ka shpallur aktgjykimin me të cilin ndaj të akuzuarit Esmin Hamza ka shqiptuar dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vjetësh për vepra penale: nxitje e urrejtjes racore, fetare ose etnike, përçarje ose mostolernacë; shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në vendin ku janë tubuar një numër i madh njerëzish, që për pasojë ka pasur dëme të konsiderueshme materiale; si dhe pjesëmarrje në grupin, i cili kryen vepra penale 54.

Më datën 17 dhe 18 mars të vitit 2004, një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës ka marrë pjesë në trazirat dhe në demonstratat e dhunshme anembanë territorit të Kosovës. Gjatë trazirave që janë zhvilluar në Prizren, pjesëmarrësit në këto trazira kanë dëmtuar, plaçkitur dhe djegur shumë kisha ortodokse dhe objekte banimi, pronarë të të cilave kanë qenë serbët, si dhe shumë objekte, shfrytëzues i të cilave ka qenë Misioni i UNMIK-ut në Kosovë (ndërtesa, automjete). Pas hetimeve policore, si kryerës të veprave të sipërpërmendura janë identifikuar Esmin Hamza dhe i mituri AK. Procedura ndaj të miturit AK është ngritur sipas dispozitave Ligjit për të miturit, me aktvendim të prokurorit ndërkombëtar të procedurës përgatitore në datën 11 tetor 2004. Gjithashtu, prokurori ndërkombëtar, me aktvendimin e datës 14 tetor 2004, ka ngritur një hetim kundër Esmin Hamzës. Kolegji për të mitur i Gjykatës së Qarkut në Prizren, duke vepruar me kërkesë të prokurorit, në datën 16 mars 2005 ka nxjerrë aktvendim për bashkimin e procedurave. Sipas arsyetimit të trupit gjykues, procedura është bashkuar duke marrë parasysh se provat e mbledhura gjatë hetimit kanë treguar se të dyshuarit, veprat me të cilat ngarkohen, i kanë kryer në bashkëveprim, se provat e njëjta janë të lidhura me veprën penale, kështu që për shkak të kostos të procedimit, bashkimi i procedurës ka qenë i justifikueshëm.

Prokurori ndërkombëtar, me aktvendimin e datës 21 mars 2006, të akuzuarin dhe të miturin i ka ngarkuar: që në datën 17 dhe 18 mars të vitit 2004 në Prizren, të nxitur nga urrejtja etnike, mos toleranca nacionale ndaj serbëve, të cilët kanë vazhduar të jetojnë në Kosovë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke përdoruar dhunën kanë rrezikuar rendin publik dhe qetësinë dhe kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe integritetin fizik të njerëzve dhe të pronës në përmasa të mëdha. Në kuadër të kësaj, ata, siç i ngarkon aktakuza, i kanë vënë zjarrin shtëpisë në pronësi të Mlladen Gligorijeviqit, e cila është shkatërruar plotësisht, si dhe disa objekteve dhe automjeteve në pronësi të UNMIK-ut.

53  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Cornelie Peeck dhe gjyqtarja vendore Ajsere Skenderi. 54  Pas shqiptimit të dënimeve veç e veç për çdo vepër penale për të cilën është shpallur fajtor.

Page 46: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

46

Me aktvendimin e gjyqtarit vendor të Gjykatës së Qarkut të datës 28 prill 2006, është vërtetuar aktakuza ndaj Esmin Hamzës. Gjykatësi ndërkombëtar për të mitur, me aktvendimin e datës 6 nëntor 2006 ka vërtetuar një pjesë të aktakuzës që ka pasur të bëjë me të miturin. Aktakuza është vërtetuar në formën e pandryshuar. Procedura në shkallë të parë, në bazë të aktakuzës së konfirmuar, ka filluar në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit në datën 27 nëntor 2006 dhe ka qenë e mbyllur për publikun e gjerë55. Trupi gjykues, pas 18 ditësh të seancës kryesore, gjatë të cilës janë dëgjuar nëntë (9) dëshmitarë të propozuar nga prokurori dhe dy (2) dëshmitarë të alibisë, si dhe pas nxjerrjes së provave materiale, në datën 15 qershor 2007 ka nxjerrë aktgjykimin, me të cilin ka konstatuar se i akuzuari Esmin Hamza është fajtor, sepse në bashkëkryerje me të miturin AK, më datën 18 mars të vitit 2004, ka prishur rendin publik, ka rrezikuar sigurinë dhe ka dëmtuar pronën e huaj personale, duke i vënë zjarrin shtëpisë në pronësi të Mlladen Gligorijeviqit. Në këtë mënyrë, Hamza dhe i mituri AK, sipas aktakuzës, kanë përhapur publikisht urrejtje, përçarje ose mos tolerancë ndaj grupit etnik serb, duke e rrezikuar jetën e njerëzve dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në vendin ku ishte i grumbulluar një numër i madh njerëzish56. Me aktgjykim, ndaj të akuzuarit Hamza është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh, në të cilin dënim është përfshirë edhe koha të cilën ai e ka kaluar në burg. Ndaj të miturit AK është shqiptuar masa edukative e qëndrimit në institucionin edukativ-korrektues të Lipjanit në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh. I akuzuari dhe i mituri, kanë paraqitur, nëpërmjet avokatëve të tyre, ankesë ndaj aktgjykimit.

Në procedurën ankimore, të cilin e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Emilio Gatti57, trupi gjykues i përzier i Gjykatës Supreme të Kosovës, pasi ka zhvilluar seancën në 8 dhjetor 2009, e cila ka qenë e mbyllur për publikun, me aktvendim ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prizrenit dhe lëndën ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë për rivendosje. Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, vendimi i gjykatës së shkallës së parë ka qenë i paqartë dhe i bazuar në prova të papranueshme.

Gjykata e Qarkut në Prizren, me trupin gjykues të përzier të përbërë prej anëtarësh, të cilin e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dean Pineles58 dhe duke vepruar sipas vendimit të sipërpërmendur të Gjykatës Supreme, gjatë muajit dhjetor të vitit 2010, ka zhvilluar seancë përgatitore për t’u marrë vesh me avokatët mbrojtës lidhur me mënyrën e organizimit të rigjykimit. I mituri AK nuk ka marrë pjesë në seancën përgatitore. Gjykata nuk ka pasur prova se ai është ftuar në mënyrë të rregullt dhe e ka obliguar mbrojtësin e tij që brenda 15 ditëve t’ia dërgojë adresën e tij të saktë. Në seancën pasuese përgatitore të mbajtur në datën 18 maj 2011, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha palët në procedurë, janë shqyrtuar dispozitat ligjore të Kodit të

55  Sipas vendimit të trupit gjykues, në seancën gjyqësore kanë qenë të pranishëm anëtarët e familjeve të të akuzuarit dhe të të miturit, si dhe publiku profesional: vëzhguesit e OSBE-së dhe të FDH- Kosovë. 56  Shtëpia e Mlladen Gligorijeviqit është vlerësuar 29.956,28 euro , automjeti i UNMIK-ut 14.070,86 euro, kurse gjeneratori para ndërtesës së Kuvendit Komunal -2.497,33 euro. 57  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja për të mitur Nesrin Lushta dhe gjyqtari ndërkombëtar Gerret-Marc Spenser. 58  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Witold Jokmko dhe gjyqtarja vendore Ajsere Skenderi.

Page 47: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

47

drejtësisë për të mitur, neni 959, i cili parashikon se procedura gjyqësore nuk mund të zhvillohet ndaj personit të moshës madhore i cili ngarkohet për kryerje të veprës penale të cilën e ka kryer si i mitur i ri (nën moshë 16 vjeç). Duke iu referuar dispozitës ligjore të sipërpërmendur, gjykata e shkallës së parë, në datën 6 korrik të vitit 2011, për shkak të rrethanave të cilat e përjashtojnë ndjekjen penale, ka nxjerrë aktgjykimin me të cilin ka refuzuar aktakuzën ndaj AK.

Një pjesë e procedurës së përsëritur ndaj të akuzuarit Esmin Hamza ka vazhduar në datën 9 shkurt të vitit 2012 para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Prizren, të cilin e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Witold Jokimko60. Në datën 10 shkurt 2012, pas pranimit të marrëveshjes për pranimin e fajit, e cila marrëveshje është zyrtarizuar në datën 9 shkurt 2012, është nxjerrë aktgjykimi me të cilin i akuzuari Hamza është shpallur fajtor për vepra penale sipas aktakuzës së datës 21 mars të vitit 2006, me të cilën ngarkohet me katër vepra penale.61 Për këto vepra, gjykata ia ka shqiptuar dënim unik me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai brenda pesë (5) vitesh nuk kryen ndonjë vepër të re penale, duke filluar nga data kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm ose në qoftë se nuk ia paguan kompensimin prej 2.000 (dymijë) eurosh të dëmtuarit Mlladen Glligorijeviqit, përkatësisht nuk ia jep në dorë këtë shumë vajzës së tij Vera Glligorijeviq, e cila e përfaqëson të atin e saj. Në dënimin e shqiptuar, gjykata e ka llogaritur edhe kohën të cilën Hamza e ka kaluar në paraburgim nga data 14 tetor e vitit 2004 deri në datën 7 dhjetor të vitit 2004. Aktgjykimi, në pajtim me nenin 308 a), paragrafi 8.1 i LPPK ,është bërë i plotfuqishëm nga data e publikimit të tij.

4.2. Rasti KK

Gjykata e Qarkut në Gjilan62, me trupin gjykues të përzier, të cilin e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vitor Hugo Pardal63, në procedurën e përsëritur në datën 12 mars 2012 ka nxjerrë aktgjykim refuzues, me të cilin ka hedhur poshtë padinë kundër të miturës KK, për vepër penale të tentim vrasjes, të dënueshme sipas nenit 30, paragrafi 1 i LPK lidhur me nenet 19 dhe 22 të LPJ (ligj i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës64). Aktgjykimi është sjellë pasi prokurori ka hequr dorë nga aktakuza, me rastin e paraqitjes së fjalës përfundimtare.

Prokurori publik i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Arben Kadriu65, në fjalën e tij

59  Kodi i drejtësisë për të mitur ka hyrë në fuqi në datën 20 prill të vitit 2004, por është më i favorshëm për kryerësin. 60  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Cornelie Peeck dhe gjyqtarja vendore Ajsere Skenderi. 61  Nxitje e urrejtjes nacionale, racore, fetare dhe etnike, neni 115, paragrafët 1 deri 3 lidhur me nenin 23 të LPK; shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, neni 291, paragrafët 1 dhe 5 lidhur me nenin 23 të LPK; shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, neni 291, paragrafët 1, 3 dhe 5 lidhur me nenin 23 të LPK; pjesëmarrje në turmën e cila kryen vepra penale, neni 320, paragrafi 1i i LPK.62  Shqyrtimi kryesor në rastin KK, për të cilën nuk ka mundur të konstatohet nëse në kohën e kryerjes së veprës, me të cilën ngarkohet, ka qenë e mitur. Rasti i është kthyer për rigjykim Gjykatës së Qarkut në Gjilan, sipas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, edhe pse, sipas kompetencës territoriale, përkatësisht vendit ku është kryer vepra, si dhe vendit ku është krijuar pasoja, kompetente ka qenë Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Supozohet se Gjykata Supreme ka vepruar sipas vendimit të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB të datës 7.10. të vitit 2003. 63  Anëtarë të trupit gjykues: gjyqtarja ndërkombëtare Rosita Buzova dhe gjyqtari vendor Rasim Rasimi. 64  Ka hyrë në fuqi në datën 28 qershor të vitit 1977. 65  Anëtarë të ekipit të prokurorëve gjatë shqyrtimit kryesore kanë qenë prokurorët ndërkombëtar: Elisa Franceska Morretti, Reeva Bell.

Page 48: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

48

përfundimtare, përveç të tjerash ka theksuar: “Prokuroria, gjatë seancës kryesore nuk ka mundur të konstatojë moshën e të miturës, andaj ka qenë e detyruar të aplikojë Kodin e drejtësisë për të mitur, i cili është më i favorshëm për të.” Prokurori ka shtuar se “neni 34, paragrafi 2 i ligjit të sipërpërmendur përcakton që për tentim vrasje parashikohet dënimi maksimal me burgim prej pesë (5) vjetësh. Në bazë të nenit 417, nëse ankesa është ushtruar vetëm në dobi të të akuzuarës, gjykata nuk mund të ndryshojë vlerësimin juridik të veprës penale e as sanksionin e përcaktuar në dëm të të akuzuarës. Pastaj, edhe sikur e akuzuara të shpallej fajtore, ajo nuk mund të shpallet fajtore për vrasje të rëndë, e as të dënohet me dënim më të gjatë se pesë (5) vjet. Në pajtim me nenin 96, paragrafi 6 i LPK66, është krijuar parashkrimi absolut i ndjekjes penale. Në rastin konkret kanë kaluar më tepër se dhjetë (10) vjet nga momenti i kryerjes së veprës penale me të cilën ngarkohet e akuzuara”.

Procedura penale ndaj të akuzuarës ka nisur në fillim të vitit 2002, pas hapjes së hetimeve edhe kundër njëmbëdhjetë të akuzuarve për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë marrë pjesë në vrasjen e Hamzë Hajrës dhe të katër anëtarëve të familjes së tij, si dhe në plagosjen e anëtarit të pestë të familjes Hajra.

Pas hetimeve të kryera është ngritur aktakuzë nga prokurori ndërkombëtar në datën 3 korrik të vitit 2002, me të cilën KK është ngarkuar: se në periudhën prej datës 17 prill deri në datën 16 maj të vitit 199867, në bashkëpjesëmarrje me persona të panjohur, e motivuar nga hakmarrja dhe nga realizimi i përfitimit material, me paramendim dhe me plan të përgatitur paraprakisht, ka marrë pjesë në sulmin e armatosur ndaj Hamzë Hajrës, i cili në ditën kritike, në vendin kritik ka qenë në automjetin e vet. E akuzuara ngarkohet për shkak se së bashku me bashkëkryerësit ka marrë pjesë në planifikimin, në organizimin dhe në përgatitjen e vrasjes nga prita, në udhëkryqin ndërmjet rrugës rajonale Gllogoc - Skenderaj dhe rrugës për në fshatin Tërstenik, ashtu që disa ditë më herët është marrë vesh që në ditën kritike, kur është organizuar prita nga pjesëtarët e UÇK-së, të takohet me Hamzën e ndjerë në vendin e sipërpërmendur. Kur Hamza, me automobilin e vet ka arritur në kohën e caktuar dhe po i afrohej vendit ku qëndronte e akuzuara duke e pritur skaj rrugës, disa ushtarë të uniformuar të UÇK-së kanë dalë nga shkurret e afërta dhe kanë shtënë nga armët automatike në drejtim të automjetit në të cilin ndodhej Hamza. Hamza kishte arritur që të largohej nga vendi i ngjarjes edhe pse automjetin e tij e kishin goditur disa plumba. Në bazë të aktakuzës, KK kësisoj në bashkëpjesëmarrje ka kryer vepër penale tentim vrasje nga neni 30, paragrafi 2, pikat 3 dhe 4 të LPK lidhur me nenet 19 dhe 22 të LPJ. Me aktakuzën e theksuar, e akuzuara është ngarkuar edhe me veprën për armëmbajtje pa leje në periudhën nga Janari i vitit 2001 deri në paraburgimin e saj në datën 6 prill të vitit 2002.

Me aktvendimin e trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, në të cilën është zhvilluar procedura e shkallës së parë në datën 16 shtator të vitit 2003, aktakuza e 66  Neni 96 paragrafi 6 i LPJ: „Parashkrimi i ndjekjes penale krijohet në çdo rast kur të ketë kaluar aq kohë sa sipas ligjit kërkohet për parashkrimin e ndjekjes penale .“ 67  Gjykata Supreme e Kosovës, në vendimin e vet të datës 20 maj të vitit 2008, sipas provave të nxjerra, si datë e kryerjes së veprës me të cilën ngarkohet e akuzuara, ka precizuar datën 14 ose 15 maj të vitit 1998.

Page 49: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

49

sipërpërmendur është bashkuar me: (1) aktakuzën e datës 11 nëntor të vitit 2002, me të cilën Skender Halilaj ngarkohet për tentim të vrasjes së Hamzë Hajrës në periudhën nga data 17 prill deri në datën 30 maj të vitit 1998; (2) me aktakuzën e datës 7 shkurt të vitit 2003, me të cilën të akuzuarit Skender Halilaj, Burim Ramadani, Arben Kiqina, Arsim Ramadani, Zeqir Kiqina, Florim Kiqina dhe Blerim Kiqina ngarkohen për vrasjen e Hamzë, Miradije, Xhevdet, Mimoza dhe Adelina Hajrës; tentim vrasja e Pranvera Hajrës është kryer në datën 20 gusht të vitit 2001 në afërsi të fshatit Tërstenik, komuna e Gllogocit; pjesëmarrje në grupin i cili kryen vepra penale; marrëveshje për kryerjen e veprave penale të kryera në bashkëpjesëmarrje; (3) si dhe me aktakuzën e datës 05 shkurt të vitit 2003, me të cilën Agim Xhylani, Bekim Morina, Adem Kiqina dhe Muharrem Xhemajli ngarkohen se në bashkëpjesëmarrje kanë kryer vepra penale të ndihmës dhe të nxitjes së kryerësve për vrasjen e anëtarëve të familjes Hajra, të tentim vrasjes së Pranvera Hajrës, të mosraportimit të kryerësve të veprave penale dhe të ndihmës për kryerësit pas kryerjes së veprës penale, ku janë vrarë pesë anëtarë të familjes Hajra dhe një është plagosur.

Procedura sipas aktakuzave të bashkuara ka filluar në datën 3 nëntor 2003 para trupit gjykues ndërkombëtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan dhe ka përfunduar me aktgjykimin e datës 7 prill 2005. Me këtë aktgjykim, KK është shpallur fajtore për tentim vrasje të Hamzë Hajrës në vitin 1998 dhe për armëmbajtje pa leje, për të cilat i është shqiptuar dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh. Sipas aktvendimit të trupit gjykues të nxjerrë në fazën e përgatitjes së seancës kryesore kundër dymbëdhjetë personave, ndaj të akuzuarës KK gjatë procedurës së sipërpërmendur gjykimi është zhvilluar në mungesë, sepse e njëjta ka qenë e paarritshme për organet e drejtësisë, meqë ka qenë në arrati.

Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila në datën 20 maj 2008 ka vendosur lidhur me ankesat e dymbëdhjetë të akuzuarve, aktgjykimi i sipërpërmendur është ndryshuar pjesërisht ndaj të akuzuarës KK, dhe atë vetëm përkitazi me lartësinë e dënimit unik me burgosje. Kështu, dënimi ndaj saj është zvogëluar nga gjashtë (6) vjet në pesë (5) vjet e gjashtë (6) muaj. Aktgjykimi ndaj KK është bërë i plotfuqishëm, por KK ka pasur të drejtë për të paraqitur mjete të jashtëzakonshme juridike në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Duke vendosur sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike (kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë), Gjykata Supreme e Kosovës, me aktgjykimin e datës 12 tetor të vitit 2009, ka anuluar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan të datës 7 prill 2005, si dhe aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 20 maj 2008, duke aprovuar pjesërisht kërkesën e parashtruar në emër të të akuzuarës KK. Lënda i është kthyer për rigjykim Gjykatës së Qarkut në Gjilan, vetëm përkitazi me veprën penale tentim vrasje. Në pjesën tjetër, aktgjykimi i shkallës së parë dhe aktgjykimi shkalës së dytë janë vërtetuar.

Page 50: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

50

Procedura e përsëritur ka filluar me seancën përgatitore e cila është zhvilluar në datën 3 shtator 2010 gjatë të cilës, në përputhje me udhëzimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, është vendosur që gjatë procedurës së përsëritur të aplikohet ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale dhe në kohën e inicimit të hetimeve68 (në pajtim me nenin 459, paragrafi 2, nenin 552, paragrafi 2, si dhe nenin 550, paragrafi 2 i LPPK). Me fjalë të tjera, Gjykata Supreme, në vendimin e vet ka urdhëruar që gjatë procedurës së përsëritur, gjykata e shkallës së parë, para së gjithash të caktojë statusin e të akuzuarës, përkatësisht nëse ajo, në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë e mitur apo jo. Gjykata Supreme, gjithashtu ka urdhëruar që në rast se ajo shpallet fajtore për vepër penale me të cilën ngarkohet, të zbatohet neni 48 i LPJ, i cili parashikon mënyrën e shqiptimit të dënimit unik me burgim në të cilin do të përfshihej dënimi me burgim i shqiptuar me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan të datës 7 prill 2005, i vërtetuar me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 20 maj të vitit 2008, duke marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim në periudhën nga data 5 prilli deri në datën 3 nëntor të vitit 2002. Gjatë seancës përgatitore, me aktvendimin e datës 3 shtator 2010, gjithashtu është vendosur që seanca kryesore të jetë e mbyllur për publikun për shkak të indikacioneve se e akuzuara në kohën kryerjes së veprës me të cilën ngarkohet ka qenë e mitur. Për këto shkaqe janë aplikuar dispozitat e Ligjit për të miturit69. Sipas vendimit të sipërpërmendur, seancën gjyqësore ka mundur ta përcjellë vetëm publiku profesional (OSBE, FDH Kosovë si dhe asistentët e gjykatës, të prokurorisë dhe të avokatëve). Të gjithë vëzhguesve u është tërhequr vërejtja se informatat nga seanca kryesore janë konfidenciale dhe se çdo publikim i të njëjtave paraqet vepër penale.

Në pjesën e shqyrtimit kryesor, që në kuadër të gjykimit të përsëritur në shkallë të parë është zhvilluar gjatë vitit 2012, gjykata për dy (2) ditë ka mbajtur seancë dëgjimore gjatë së cilës është dëgjuar një (1) dëshmitar. Palët në procedurë kanë paraqitur argumentet e veta dhe pas kësaj është shpallur aktgjykimi. Seanca kryesore ka pasur gjithsej 11 ditë gjykimi, gjatë të cilave para trupit gjykues janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë. Me pëlqimin e palëve janë lexuar edhe pesë (5) deklarata të dëshmitarëve të prokurorisë, të cilët në këtë cilësi janë dëgjuar në fazat e mëhershme të procedurës. Nga dëgjimi i tyre i drejtpërdrejtë është hequr dorë pas tentimit të pasuksesshëm disamujor për të organizuar dëgjimin e tyre në gjykatë nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare, gjë që ka ndikuar në kohëzgjatjen e shqyrtimit kryesor.

FDH Kosovë konsideron se gjykimi ndaj të akuzuarës ka qenë një gjykim korrekt dhe i drejtë, pavarësisht nga kohëzgjatja e procedurës, e cila, në rastin konkret, ka qenë e kushtëzuar nga problemet teknike të organizimit të dëgjimit të drejtpërdrejtë para trupit gjykues të dëshmitarëve të cilët momentalisht jetojnë jashtë vendit.

FDH Kosovë ka vërejtje ndaj punës së prokurorisë, e cila në rastin konkret ka qenë e obliguar që në fazën e përgatitjeve për fillimin e shqyrtimit kryesor në procedurën e përsëritur, të analizojë më hollësisht provat ekzistuese të rastit dhe dispozitat ligjore, 68  Ligjet, të cilat kanë qenë në fuqi para datës 6 prill të vitit 2004.69  http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2010-193-ser.pdf

Page 51: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

51

si dhe të mos hyjë në procedurë dhe të mos insistojë për të dëgjuar drejtpërdrejt dëshmitarët të cilët jetojnë jashtë vendit. Sipas gjetjeve të prokurorisë në këtë rast, të cilat janë paraqitur në fjalën përfundimtare të prokurorit, është krijuar parashkrimi absolut i ndjekjes penale, përkatësisht kanë kaluar dhjetë (10) vjet nga kryerja e veprës penale me të cilën ngarkohet e akuzuara dhe e cila vepër, sipas provave nga shkresat e lëndës, pretendohet se është kryer në periudhën ndërmjet datës 17 prill dhe datës 16 maj të vitit 1998.

Mbrojtësi i të akuzuarës, avokati nga Prishtina, Destan Rukiqi, rrethanën e sipërpërmendur e ka potencuar pas hapjes së shqyrtimit kryesor, duke iu drejtuar gjykatës me anë të kërkesës me shkrim dhe duke elaboruar në detaje dispozitat ligjore, të cilat, në fund të seancës gjyqësore, e cila ka zgjatur më tepër se një vit e gjashtë muaj, ekipi i prokurorëve i ka pranuar si bazë ligjore për të hequr dorë nga aktakuza, ndonëse lidhur me këtë nuk ka pasur të njëjtin mendim në fillim të shqyrtimit në procedurën e përsëritur.

4.3. Rasti Latif Gashi dhe të tjerët

Para trupit gjykues me përbërje të përzier të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, me të cilin ka kryesuar gjykatësja ndërkombëtare Laura Liguori70, në datën 17 korrik 2012, ka filluar gjykimi i dytë i përsëritur në lëndën Prokurori kundër Latif Gashit dhe të tjerëve71, në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, e dënueshme sipas nenit 142, paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të LPJ. Aktakuza e datës 19 nëntor 2002, e cila është saktësuar në datën 4 shkurt dhe 30 qershor të vitit 2003, i ka ngarkuar të akuzuarit Rrustem Mustafën të quajtur Remi, Latif Gashin të quajtur “Lata”, Nazif Mehmetin të quajtur “Dini” dhe Naim Kadriun të quajtur “Lumi” se individualisht, ndërmjet veti ose së bashku me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së në periudhën prej muajit gusht të vitit 1998 e deri në mesin e muajit qershor të vitit 1999, në hapësirën e Zonës Operative të UÇK-së në Llap (fshatrat Bajgorë, Llapashticë, Majac, Potok dhe Koliq) kanë formuar qendra të paraburgimit ose qendra të mbajtjes72. Të akuzuarit në këto qendra, sipas aktakuzës i kanë paraburgosur ose mbajtur civilët shqiptarë, për të cilët është dyshuar se bashkëpunojnë me regjimin serb dhe me forcat e tyre policore. Në mesin e personave të paraburgosur në periudhën kritike është gjendur edhe një serb. Sipas aktakuzës, të akuzuarit i kanë mbajtur civilët në kushte çnjerëzore dhe johigjienike, duke i privuar nga uji dhe ushqimi, si dhe nga kujdesi i nevojshëm shëndetësor. Sjellja çnjerëzore ndaj të paraburgosurve dhe civilëve të ndaluar ka shkaktuar një vuajtje të pashprehshme, lëndimin e integritetit trupor dhe shkeljen e shëndetit të këtyre të burgosurve, gjë që edhe më shumë ka qenë e përkeqësuar me zbatimin e masave të frikësimit dhe të terrorit. Sipas aktakuzës, një person i paraburgosur është vrarë, deri sa katër të tjerëve iu ka humbur çdo gjurmë. Aktakuza, po ashtu, ka pohuar se janë vrarë disa të

70  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Darius Sielicki, gjyqtari vendor Driton Muharemi. 71  Të bashkakuzuarit: Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa.72  Siç i kanë emëruar pjesëtarët e UÇK-së.

Page 52: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

52

paraburgosur të veçantë (Drita Bunjaku, Agim Musliu, Idriz Svarqa, Alush Kastrati dhe Hetem Jashari). Trupat e tyre janë gjetur pas luftës.

Shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës së cekur ka filluar në datën 17 shkurt 2003 para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Gjatë 55 ditëve të gjykimit, prej të cilave 15 kanë qenë plotësisht të mbyllura për publikun, janë dëgjuar 45 dëshmitarë. Aktgjykimi ndëshkues është sjellë në datën 16 korrik të vitit 2003. I akuzuari Rrustem Mustafa, ish komandant i zonës operative të Llapit, është dënuar me dënim me burgosje në kohëzgjatje prej 17 vitesh; i akuzuari Nazif Mehmeti, ish komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së në zonën operative të Llapit, është dënuar me 13 vite; i akuzuari Latif Gashi, ish komandant i sektorët të zbulimit të UÇK-së në të njëjtën zonë është dënuar me 10 vite; kurse i akuzuari Naim Kadriu, pjesëtarë i Policisë ushtarake të UÇK-së, është dënuar me 5 vite burgosje. Gjykata ka gjetur se të akuzuarit kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile sipas më shumë pikave si dhe se janë përgjegjës për vdekjen e pesë të burgosurve. Të akuzuarit, me aktgjykim, në mungesë të provave, janë liruar nga disa akuza të caktuara. Mbrojtësit e të akuzuarve në emrin e tyre dhe të klientëve të tyre i kanë deponuar ankesat ndaj aktgjykimit mbi të gjitha bazat e tij, kurse prokuroria është ankuar vetëm në lidhje me lartësinë e dënimit me burgosje të shqiptuar Rrustem Mustafës.

Trupi gjykues ndërkombëtar i përbërë prej tre anëtarëve i Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Kathleen Weir73, duke vepruar sipas ankesave të palëve në procedurën ankimore dhe pas dy ditëve të seancave, në datën 21 korrik të vitit 2005, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin janë pranuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, dhe aktgjykimi ka qenë anuluar në tërësi, kurse lënda është kthyer në rigjykim. Ankesa e prokurorit në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqiptuar për të akuzuarin e parë Rrustemi është refuzuar. Me aktgjykim është ndërprerë procedura kundër të akuzuarit Naim Kadriu, i cili në ndërkohë ka pësuar fatkeqësi komunikacioni. Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se në mungesë të provave nuk ka bazë për ndjekje të mëtejme të të akuzuarve për vrasjen e pesë civilëve shqiptarë dhe se gjykimi i shkallës së parë në procedurën e përsëritur mund të zhvillohet vetëm mbi bazën e akuzave të tjera të mbetura. Me vendim të veçantë, të akuzuarit janë liruar nga paraburgimi dhe iu janë shqiptuar masa më të buta në lidhje me sigurimin e pranisë së tyre të mëtejme në gjykatë. Në fazën e përgatitjeve për rigjykim, në datën 14 prill të vitit 2009, prokurori i EULEX-it e ka ngritur aktakuzën e ndryshuar kundër tre të akuzuarve, Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe Rrustem Mustafës, me një pikë të aktakuzës, e cila është e ndarë në tri nënpika, në të cilat janë të përshkruara veprimet, të cilat të akuzuarve iu vihen në barrë. Sipas prokurorit, aktakuza është harmonizuar sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme të Kosovës të paraqitura në aktgjykimin e datës 21 korrik të vitit 2005. Pas hapjes së shqyrtimit kryesor në rigjykim, i cili ka filluar në datën 7 korrik të vitit 2009, mbrojtja ka bërë vërejtje lidhur me ngritjen e aktakuzës së re, duke pohuar se aktakuza e ndryshuar i ka përfshirë edhe veprimet e të akuzuarve, për të cilat

73  Anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët ndërkombëtarë: Larry Eisenhauer dhe John Connolly.

Page 53: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

53

ata me aktgjykimet e shkallës së parë dhe të Gjykatës Supreme janë liruar nga akuzat (nuk përfaqësojnë thema decidend). Trupi gjykues, në datën 8 korrik të vitit 2009, në pajtim me nenin 390 të LPPJ74, ka sjellë vendimin me të cilin ka pranuar pohimet e mbrojtësve dhe ka vendosur që procedurën e përsëritur ta udhëheq sipas aktakuzës së ndryshuar në datën 30 qershor të vitit 2003, duke marrë parasysh pjesët e konfirmuara liruese të aktgjykimit të datës 16 korrik të vitit 2003 dhe 21 korrik të vitit 200575 në lidhje me të tre të akuzuarit.

Rigjykimi para trupit të përzier gjykues, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Francesco Florit76, ka filluar në datën 7 korrik të vitit 2009. Gjykimi i ka pasur 12 ditë të gjykimit, gjatë të cilave janë dëgjuar 16 dëshmitarë. Me pajtimin e palëve, janë lexuar deklaratat e katër dëshmitarëve dhe janë paraqitur provat materiale. Në fjalën përfundimtare, të thënë në datën 30 shtator të vitit 2009, prokurori ka hequr dorë nga aktakuza nën pikën 9 të aktakuzës77 në lidhje me të akuzuarit Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa. Në datën 2 tetor të vitit 2009, është sjellë aktgjykimi me të cilin ish komandantit të UÇK-së në Zonën e Llapit, Rrustem Mustafës i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh kurse bashkëpunëtorëve të tij të afërm Latif Gashit në kohëzgjatje prej gjashtë (6) dhe Nazif Mehmetit tri (3) vite të burgosjes, për shkak të veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga neni 142 në lidhje me nenet 22, 24, 26 dhe 30 të LPJ. Latif Gashi, me të njëjtën, është obliguar që të dëmtuarit M S në emër të dëmit të shkaktuar t’ia kompensojë shumën në lartësi prej 5.000 eurosh. Me vendim të veçantë, Latif Gashit, në pajtim me nenin 353, paragrafët 1 dhe 7 të LPJ78, i është caktuar masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm. Sipas aktakuzës, prej së cilës prokurori ka hequr dorë, gjykata ka sjellë aktgjykimin refuzues. Megjithëkëtë, mbrojtësit e të akuzuarve janë ankuar edhe në këtë aktgjykim.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas procedurës ankimore, me aktgjykimin e datës 26 janar të vitit 2011 ka gjetur se ankesat e të akuzuarve pjesërisht janë të bazuara dhe e ka anuluar aktgjykimin tjetër të shkallës së parë sipas pikës 8 të aktakuzës së datës 30 qershor të vitit 2003. Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë në procedurën ankimore nuk ka pasur baza për anulimin e plotë të aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të datës 2 tetor të vitit 2009, i cili i përmban disa mungesa të caktuara formale, por të cilat, megjithëkëtë, nuk e arsyetojnë anulimin e tij

74  „Gjykata e shkallës së parë, të cilës i është drejtuar lënda për gjykim, do ta marrë për bazë aktakuzën e mëhershme. Nëse aktgjykimi gjykatës së shkallës së parë pjesërisht është anuluar, gjykata e shkallës së parë për bazë do ta marrë vetëm atë pjesë të aktakuzës, që ka të bëjë me pjesën e anuluar të aktgjykimit“ – faqe 667, koment i Ligjit ,bi Procedurën Penale, botim i gjashtë i ndryshuar dhe i plotësuar, “Gazeta zyrtare” (Službeni glasnik), Beograd, 1999. 75  Sipas pikave të aktakuzës së datës 30.06.2003: pika 5 në lidhje me të akuzuarit Latif Gashi, Nazif Mehmeti, Rrustem Mustafa, vetëm në lidhje me qendrën e paraburgimit në Llapashticë; pika 8 në lidhje me të akuzuarit Latif Gashi, Nazif Mehmeti, Rrustem Mustafa vetëm në lidhje me qendrën e paraburgimit; pika 9 në lidhje me të akuzuarit Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa; pika 14 në lidhje me Latif Gashin. 76  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Tron Gundersen dhe gjyqtari vendor Rrahman Ratkoceri.77  Nga data 30 qershor e vitit 2003.78  Neni 353 i LPPK , paragrafi 1: „Kur gjykata e shqipton dënimin, me të cilin të akuzuarit dënohen me pesë vite burgosje ose me dënimin më të rëndë, trupi do të caktojë paraburgimin nëse tashmë të akuzuarit nuk ndodhen ë paraburgim.“Paragrafi 7: „Paraburgimi i cili është caktuar ose vazhduar sipas dispozitave të qëndrimeve paraprake mund të vazhdojë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por më së gjati deri sa të mos kalojë kohëzgjatja së dënimit të shqiptuar me aktgjykimin e shkallës së parë.“ – faqe 569 komentues mbi ligjin mbi procedurën penale, botimi i gjashtë i ndryshuar dhe i plotësuar, “Gazeta zyrtare” (Službeni glasnik), Beograd, 1999.

Page 54: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

54

të plotë. Sipas gjetjeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, mangësitë e cekura të gjykatës së shkallës së parë nuk kanë ndikuar në sjelljen e vendimit ligjor dhe korrektues, dhe i njëjti ka urdhëruar që gjykata e shkallës së parë në rigjykimin e ri posaçërisht të marrë parasysh dhe të vlerësojë provat materiale të cilat kanë të bëjnë me pikën tjetër të mbetur të aktakuzës, dhe që ta ketë parasysh faktin se ndaj vendimit të shkallës së parë të datës 2 tetor të vitit 2009 ankesa kanë deponuar vetëm mbrojtësit e të akuzuarve dhe se me këtë është e lidhur ndalesa refomatio in pejus. Gjykata Supreme e Kosovës po ashtu ka urdhëruar që gjykata e shkallës së parë, pas shqyrtimit të provave të lidhura me pikën 8, të ketë parasysh edhe dënimet me burgosje të shqiptuara të akuzuarve me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të fillimit të muajit tetor të vitit 2009, që me vendimin e Gjykatës Supreme janë konfirmuar, dhe që në bazë të kësaj të akuzuarve t’ua shqiptojë dënimet unike të dënimit me burgosje.

Para fillimit të rigjykimit të dytë, prokurori ndërkombëtar Charles Hardaway, i cili e përfaqëson aktakuzën në procedurën e dytë të përsëritur, në datën 29 qershor 2012 ka ngritur aktakuzë të re, duke iu vënë tre të dyshuarve në barrë: se gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, në periudhën prej muajit tetor të vitit 1998 deri në muajin qershor të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në bashkëkryerje me të tjerët, pjesëtarë ende të paidentifikuar të UÇK-së, kanë dhënë urdhra, kanë marrë pjesë në rrahjen dhe në keqtrajtimin e civilëve, shqiptarë të Kosovës, të cilët në mënyrë të paligjshme i kanë mbajtur në qendrat për ndalim në Llapashticë, Majac dhe Potok në kushte çnjerëzore, janë përpjekur t’i bindin se kanë vepruar kundër tyre dhe e kanë tradhtuar UÇK-më. Sipas aktakuzës së re, Rrustem Mustafa, si komandant i zonës, është përgjegjës për formimin e objekteve të paraburgimit, dhe ka qenë i njoftuar me veprat penale të cilat në to kanë ndodhur dhe është përgjegjës për sjelljet e vartësve të tij. Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, sipas obligimeve që i kanë kryer, janë drejtpërdrejtë përgjegjës, ashtu siç janë përgjegjës për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në rrahjen dhe në torturën e civilëve të paraburgosur.

Në kuadër të rigjykimit të dytë gjatë vitit 2012, gjykata ka mbajtur vetëm dy seanca, gjatë të cilave është lexuar aktakuza e re, sipas së cilës vetëm i akuzuari Mustafa është shprehur se nuk është fajtor. Para shprehjes në lidhje me aktakuzën të dy të akuzuarve të tjerë, mbrojtësit e tyre kanë bërë vërejtje ndaj aktakuzës së datës 29 qershor 2012 si dhe bazueshmërisë së saj. Sipas ligjit mbi procedurën penale, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave , LPP të RSFJ-së, procedura e përsëritur para gjykatës së shkallës së parë duhet të zhvillohet sipas aktakuzës së parë. Ata kanë pohuar se aktakuza nuk ka marrë parasysh pjesët e konfirmuara me të cilat lirohen të akuzuarit, të aktakuzës së datës 30 qershor të vitit 2003 me aktgjykimet e gjykatës së shkallës së parë dhe të shkallës së dytë të sjella në fazat e mëhershme të procedurës. Mbrojtja ka pasur vërejtje edhe ndaj dorëzimit jo në kohë të aktakuzës së re të akuzuarve dhe mbrojtësve para hapjes së shqyrtimit kryesor në gjykimin e dytë të përsëritur gjë që, sipas tyre, ka shkaktuar që përgatitjet e tyre të jenë joadekuate për analizën e aktakuzës së re.

Page 55: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

55

Duke u përgjigjur në vërejtjet e mbrojtësve, prokurori Hardaway e ka potencuar se prokuroria në përgatitjen e aktakuzës si bazë e ka përdorur aktakuzën e muajit qershor të vitit 2003, dhe të njëjtën e ka ndryshuar në pikëpamje të cekjes së emrave të qendrave të caktuara të paraburgimit, të cilat nuk janë cekur në pikën tjetër të mbetur të aktakuzës të datës 30 qershor të vitit 2003, sipas të cilave gjykata duhet të vendos në këtë procedurë të përsëritur e të cilat ceken në arsyetimin e aktakuzës së vitit 2012 [Bajgora dhe Koliqi]. Prokurori i ka propozuar gjykatës që procedurën ta vazhdojë sipas aktakuzës së vitit 2012, me ndryshimet e cekura.

Trupi gjykues ka i refuzuar si të pabazuara vërejtjet e mbrojtësve të shprehura pas përshtatjes së aktakuzës nga ana e prokurorit dhe ka vendosur që mbrojtjes t’ia dorëzojë procesverbalin mbi shqyrtimin kryesor të mbajtur në datën 19 shtator 2012, pas të cilit vazhdimi i shqyrtimit kryesor është shtyrë për datën 19 nëntor 2012 dhe është konfirmuar orari i gjykimit deri në fund të vitit. Shqyrtimi kryesor në gjykimin e dytë të përsëritur, megjithëkëtë, nuk ka vazhduar sipas orarit të propozuar. FDH Kosovë nuk ka informacione mbi arsyet e ndërprerjes së procedurës dhe as nuk din se kur do të vazhdojë i njëjti.

4.4. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët

Para trupit gjykues të përzier të përbërë prej tre anëtarëve të Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Mariola Pasnik79, në datën 30 nëntor 2012 ka filluar shqyrtimi kryesor në procedurën e përsëritur në lëndën Ejup Kabashi dhe të tjerët80. Me vendim për bashkimin e procedurave të datës 7 nëntor 2012, kësaj lënde i është bashkëngjitur procedura e shkallës së parë e filluar sipas aktakuzës së PSRK të datës 30 maj 2012 kundër Sokol Bytyqit.

I akuzuari Ejup Kabashi, me aktakuzën e ngritur në datën 30 mars të vitit 2011, kurse i akuzuari Bytyqi me aktakuzën e datës 30 maj 2012, ngarkohen për kryerje të veprës penale krim të luftës kundër popullatës civile nga neni 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ. Të akuzuarit ngarkohen se në datën 17 dhe 18 korrik të vitit 1998, në bashkëkryerje njëri me tjetrin, si dhe me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, kanë zbatuar masa të frikësimit dhe të terrorit kundër popullatës civile serbe në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, në atë mënyrë që kanë marrë pjesë në sulmet e armatosura kundër popullatës serbe, e cila është gjendur në fshat.

Në pjesën e procedurës, e cila është mbajtur në periudhën e raportimit, shqyrtimi kryesor ka pasur dy (2) ditë të gjykimit gjatë të cilave si dëshmitarë janë dëgjuar dy të dëmtuara të cilat i kanë mbijetuar sulmeve në shtëpitë serbe në Opterushë, nga ana e pjesëtarëve të UçK-së, që kanë ndodhur në natën midis datës 17 dhe 18 korrik të vitit 1998.

Shqyrtimi kryesor në këtë lëndë vazhdon në datën janar të vitit 2013. 79  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët vendor Lulzim Paqarizi dhe Skender Çoçaj.80  Të akuzuarit: Mustafë Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi.

Page 56: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

56

5. Procedura e përsëritur para gjykatës së shkallës së dytë

5.1. Rasti Osman Zyberaj

Duke vepruar në procedurën e përsëritur para gjykatës së shkallës së dytë, Gjykata Supreme e Kosovës, në përbërje të përzier të trupit gjykues prej pesë anëtarëve, me të cilën ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Horst Proetel81, në datën 7 nëntor 2012, e ka sjellë aktgjykimin me të cilin i akuzuari Osman Zyberaj është dënuar me 15 vite burgosje për vrasjen e Hasan Rrustemit dhe tentim vrasje të vëllait të tij Nezir Rrustemit, që ka ndodhur në datën 5 tetor të vitit 2005. Me këtë aktgjykim është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit të datës 17 prill 2008, me të cilën Zyberaj ka qenë i dënuar me 25 vite të burgosjes për veprat penale: vrasje e rëndë, neni 147, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 23 të LPK; tentativë e vrasjes së rëndë, neni 147, paragrafi 11 në lidhje me nenin 20 të LPK; posedim i paautorizuar, kontroll dhe përdorim i armës, neni 328, paragrafi 2 i LPK; si dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës (procedura e parë e shkallës së dytë) e datës 21 korrik të vitit 2009, me të cilën pjesërisht është konfirmuar aktgjykimi i parë i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit i datës 17 prill 2008. Procedura penale lidhur me sulmin e armatosur në vëllezërit Rrustemi të datës 10 tetor të vitit 2005 në tregun e gjelbër në Xerxë, është iniciuar me vendimin për hapjen e hetimeve kundër Osman Zyberajt dhe Shyqëri Shalës, të cilin e ka sjellë Prokurori i Qarkut në Prizren në datën 12 tetor 2005, për shkak të dyshimit të bazuar se Zyberaj dhe Shala kanë marrë pjesë në sulmin e cekur, me ç ‘rast është vrarë Hasan Rrustemi, kurse vëllai i tij Nazimi është plagosur rëndë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prizren të njëjtën ditë e ka dhënë urdhrin për paraburgimin e tyre, sipas të cilit Zyberaj është burgosur në datën 19 prill të vitit 2007, kurse Shyqëri Shala në datën 23 maj të vitit 2007. Pas dhënies së urdhrit për paraburgim të të dyshuarve, rasti ka kaluar në kompetenca të prokurorit ndërkombëtar.

Pas hetimeve të kryera kundër të dyshuarve, prokurori ndërkombëtar, në datën 16 korrik 2007 e ka ngritur aktakuzën, me të cilën të akuzuarve iu vihet në barrë se me datën 10 tetor të vitit 2005, rreth orës 16:20, në tregun e gjelbër në fshatin Xerxë, komuna e Rahovecit, në bashkëkryerje dhe me qëllim të eliminimit të dëshmitarëve në një gjykim, për të cilin pritej të fillonte,82 kanë shtënë nga arma e zjarrit në drejtim të Hasan Rrustemit, duke e privuar nga jeta në vendin e ngjarjes dhe duke e plagosur rëndë Nazim Rrustemin. Aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar me vendimin 81  Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Tore Tomassen; gjyqtarët vendor: Emine Kqiku, Avdi Dinaj, Marie Ademi.82  I akuzuari është kushëri i Bedri Zyberajt, njërit prej të dënuarve në rastin Prokurori kundër Selim Krasniqit dhe të tjerëve (Bedri Zyberaj dhe Agron Krasniqi), të cilët me aktgjykimin e datës 10 gusht të vitit 2006 janë dënuar me dënim me burgosje në kohëzgjatje prej shtatë (7) vitesh për krime të luftës kundër popullatës civile, neni 142 në lidhje me nenet 22, 26 dhe 30 të LPJ. Me bendim të Gjykatës Supreme të Kosovës , që është sjellë sipas ankesave të të akuzuarve të datës 10 prill të vitit 2009, dënimet e shqiptuara me burgosje janë zbutur në gjashtë vite për të akuzuarit Selim Krasniqi dhe Bedri Zyberaj, dhe katër vite e gjashtë muaj për të akuzuarin Agron Krasniqi. Në rastin Prokurori kundër Selim Krasniqit procedura është udhëhequr edhe kundër Xhevdet Elshanit dhe Isuf Gashit, prej të cilave prokurori ka heq dorë nga ndjekja penale në fjalën përfundimtare, si dhre kundër Islam Gashit, i cili është liruar me aktgjykimin datës 10 gusht të vitit 2006. Para fillimit të gjykimit në rastin e Selim Krasniqit, është pritur se në rrethanat e paraburgimit dhe të vrasjes së Rrustemit do të dëshmojë edhe viktima Hasan dhe Nazim Rrustemi.

Page 57: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

57

e gjyqtarit për konfirmim të datës 30 gusht 2007 në drejtim të veprave penale: vrasje e rëndë në bashkëkryerje, neni 147, paragrafët 4, 5, 8 dhe 23 të LPK; tentim vrasje e rëndë në bashkëkryerje, neni 147, paragrafi 11, në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK; posedim të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armës, neni 328 i LPK, me armë të paidentifikuar në kohën e kryerjes së veprës, si dhe Osman Zyberajn me rastin e paraburgimit në muajin prill të vitit 2007.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Osman Zyberaj është hapur në datën 31 janar të vitit 2008 para trupit gjykues ndërkombëtar të Gjykatës së Qarkut në Prizren, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Denis Luebke83. Shqyrtimi i ka pasur dhjetë (10) seanca gjyqësore, kurse pas kësaj, në datën 17 prill të vitit 2008 është shpallur aktgjykimi, me të cilin të akuzuarit janë dënuar me dënime unike të burgosjes në kohëzgjatje prej 25 vitesh për veprat penale sipas aktakuzës. Gjatë shqyrtimit kryesor, disa seanca të veçanta të të cilit janë mbajtur në gjykatoren e burgut të Dubravës84, janë dëgjuar 17 dëshmitarë, midis të cilëve edhe i dëmtuari Nazim Rrustemi. Gjatë kohës së dëshmisë së tij publiku ka qenë i përjashtuar nga shqyrtimi. Kanë dëshmuar edhe tre ekspertë. Gjatë gjykimit të shkallës së parë, i akuzuari Osman Zyberaj është mbrojtur me heshtje pos deklarimit të tij se është fajtor sipas aktakuzës për posedim të palejuar të armës, e cila tek ai është gjetur me rastin e paraburgimit. I akuzuari Shyqëri Shala ka mohuar se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale.

Gjykata e shkallës së parë, me vendimin e saj ka gjetur se të akuzuarit Zyberaj dhe Shala, në datën 10 tetor të vitit 2005, në orën 16:20 minuta, menjëherë para ngjarjes kritike, janë parë në tregun e gjelbër, ku kanë ardhur me automjetin Opel Ascona, me ngjyrë të kuqe, me të cilin e kanë bllokuar automjetin e viktimës. Është interesant se ata, dy ditë pas sulmit (në datën 12 tetor 2005) e kanë kontaktuar me anë të postës elektronike gazetarin e gazetës ditore „Lajm“ Qemal Krasniqin, i cili në ditën kritiket të datës 10 tetor 2005, menjëherë pas sulmit në vëllezërit Rrustemi, është gjetur në vendin e ngjarjes dhe i pari e ka botuar lajmin mbi sulmin e armatosur, në të cilin viktimat kanë qenë të armatosura dhe e kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre kanë deponuar ankesa ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Pas dorëzimit të ankesës në gjykatën e shkallës së dytë, kurse para vendosjes në procedurën ankimore, i akuzuari Zyberaj, në datën 25 tetor 2008 i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë me anë të një letër, në të cilën, midis të tjerash, e ka pranuar se në datën 10 tetor 2005 ka shtënë në vëllezërit Rrustemi, derisa ata janë ndodhur në tregun e gjelbër në fshatin Xërxë dhe se në këtë sulm vet ka marrë pjesë. Në letër ka thënë se gjatë gjykimit të shkallës së parë gjendja e tij shëndetësore ka qenë e dobët, për ç‘arsye nuk ka qenë në gjendje për ta përcjellë gjykimin85 dhe se 83  Anëtarët e trupit gjykues: Danielle Cailloux dhe Jonh Fields. 84  Ku të akuzuarit kanë qenë në mbajtjen e masës së paraburgimit. 85  I akuzuari Zyberaj, gjatë kohës së gjykimit është ankuar në lidhje me presionin e lartë të gjakut dhre gjendje të dobët shëndetësore, për çka edhe pa lejen e gjykatës e ka lëshuar gjykatoren. Gjykata i ka pasur parasysh gjendjen e të akuzuarit dhe e ka ndërprerë gjykimin shkurtimisht duke kërkuar nga personeli mjekësor vërtetimin dhe ekspertizën e gjendjes së tij shëndetësore. I akuzuari një pjesë të madhe të shqyrtimit kryesor e ka kaluar shtrirë në shtratin e spitalit, i cii, me urdhrin e trupit gjykues, i është siguruar në gjykatoren e Dubravës. Konstatimet dhe mendimet e ekspertëve kanë qenë se i akuzuari Zyberaj, edhepse me gjendje shëndetësore të përkeqësuar, është i aftë për t përcjellë gjykimin dhe për ta kuptuar domethënien e tij.

Page 58: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

58

pas mjekimit dukshëm është përmirësuar. Ka kërkuar nga gjykata që rastin ta kthej në gjykim të përsëritur, në mënyrë që të mund të shpreh mbrojtjen e tij dhe arsyet për të cilat i ka sulmuar vëllezërit Rrustemi.

Gjatë seancës së panelit ankimor të Gjykatës Supreme të Kosovës86, e cila është mbajtur në datën 21 korrik 2009, mbrojtësit e të akuzuarit Zyberaj kanë theksuar se me pranimin e fajit nga ana e të akuzuarit rrethanat e rastit kanë ndryshuar dhe i kanë propozuar panelit heqjen e aktgjykimit të shkallës së parë dhe kthimin e lëndës për vendosje të përsëritur në gjykatën e shkallës së parë. Mbrojtja e të akuzuarit Shala ka potencuar se në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar se në ditën kritike është shtënë vetëm nga një armë (gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes rezultojnë vetëm nga një armë) dhe se predhat e gjetura në trupin e viktimës po ashtu rezultojnë vetëm nga një armë. Sipas mbrojtjes, ngaqë mungojnë provat materiale se i akuzuari Shala e ka shfrytëzuar armën, përgjegjësia e tij penale nuk mund të ekzistojë. Nga këto arsye kanë propozuar që gjykata ta lirojë nga akuzat të akuzuarin Shala ose ta heq aktgjykimin e shkallës së parë dhe që lëndën ta kthejë në vendosje të përsëritur. Gjykata Supreme e Kosovës ka sjellë aktgjykimin me të cilin ka bërë bashkimin e veprave penale, me të cilat ngarkohet i akuzuari Zyberaj, përkatësisht duke i vënë atij në barrë: veprën penale të vrasjes së rëndë, neni 147, paragrafi 11 në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK, të kryer në bashkëkryerje me një person tjetër të panjohur si dhe dy vepra penale të posedimit të palejuar dhe të kontrollit të armës. Megjithëkëtë, gjykata ia ka konfirmuar dënimin e shqiptuar të burgosjes në kohëzgjatje prej 25 vitesh. Me vendim të Gjykatës Supreme të datës 21 korrik 2009, i akuzuari Shyqëri Shala është liruar nga të gjitha akuzat.

Në pajtim me nenin 43087, paragrafi 1 i LPPK, i akuzuari Zyberaj e ka pasur të drejtën në ankesë ndaj vendimit të shkallës së dytë. Ai edhe e ka shfrytëzuar këtë, dhe Gjykata Supreme e Kosovës, duke vendosur në shkallë të tretë, me trupin gjykues me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Gerret-Marc Springer88, me vendim të datës 28 dhjetor të vitit 2010, e ka anuluar vendimin e shkallës së dytë dhe e ka kthyer lëndën për vendosje të përsëritur në gjykatën e shkallës së dytë. Gjykata Supreme e Kosovës si gjykatë e cila ka vendosur në shkallën e tretë, me vendimin e saj ka gjetur se Gjykata Supreme në shkallën e dytë nuk e ka vërtetuar rrethanën nëse i akuzuari ka qenë penalisht përgjegjës në kohën e kryerjes së veprës, me të cilën ngarkohet, përkatësisht kur ka shtënë në drejtim të Hasan dhe Nazim Rrustemit. Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së tretë, gjatë procedurës ankimore (të shkallës së dytë) është dashur të bëhet ekspertiza në atë pikëpamje sipas detyrës zyrtare, gjë që ka qenë arsye e kthimit të rastit për vendosje të përsëritur si dhe për vlerësimin e përsëritur të dënimit të shqiptuar të akuzuarit. Sipas nenit 430, paragrafi

86  Të mbajtura para trupit gjykues në përbërjen: gjyqtari ndërkombëtar Emilio Gatti, kryetar i trupit gjykues, Maria Giuliana Civinini, Guy Van Craen, gjyqtarët vendor Salih Makaj dhe Avdi Dinaj. 87  Neni 430 i LPPK: „Ankesa ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë mund t’i paraqitet Gjykatës Supreme të Kosovës në rastet :

1. Kur gjykata e shkallës së dytë e shqipton dënimin e burgosjes afatgjatë ose e konfirmon aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë me të cilin është shqiptuar dënimi i tillë.“ 88  Anëtarët e trupit gjykues: Martti Harsia, Sali Toplica, Nesrin Lushta dhe Emine Mustafa.

Page 59: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

59

2 i LPPK, Gjykata Supreme në shkallën e tretë nuk mundet drejtpërdrejtë në seancë për të paraqitur provat.

Gjykata Supreme e Kosovës si e shkallës së dytë, duke vepruar pas vendimit të Gjykatës Supreme në shkallën e tretë, në datën 7 nëntor 2012 e ka hapur procedurën e dëgjimit89, gjatë të cilës janë paraqitur provat dhe është dëgjuar i akuzuari Osman Zyberaj, i cili në fjalën e tij posaçërisht është përqendruar në letrën, të cilën, pas përfundimit të procedurës së shkallës së parë, ia ka dorëzuar Gjykatës së Qarkut në Prizren, në të cilën e ka pranuar fajin. Ai ka thënë se në momentin e hapjes së zjarrit në vëllezërit Rrustemi nuk ka qenë i ndërgjegjshëm për rrethanat në të cilat është ndodhur dhe se në mendje ka pasur probleme të cilat ai dhe familja e tij i kanë pasur përpara dhe gjatë luftës me anëtarë të caktuar të familjes Rrustemi, posaçërisht me të ndjerin Hasan. Gjatë dëgjimit, eksperti-psikiatër i Qendrës Klinike-Spitalore të Prishtinës, reparti i psikiatrisë, Fahri Drevinja (i cili me urdhrin e gjykatës së shkallës së dytë ka qenë anëtarë i ekipit i cili në Klinikën Psikiatrike e ka kryer superekspertizën e Osman Zyberajt),ka thënë se superekspertiza ka treguar se i akuzuari në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë në gjendje të aftësisë psikike të zvogëluar për shkak të traumave të rënda dhe të ngjarjeve të përjetuara gjatë luftës në Kosovë. Ai ka shtuar se i akuzuari me anë të trajtimit mjekësor është përmirësuar dhe se e ka pranuar kryerjen e veprës penale, por se nuk ndjehet fajtor, sepse në momentin e kryerjes së të njëjtës për shkak të problemeve mentale nuk ka qenë në mundësi të kontrollohet. Gjykata e shkallës së dytë, të akuzuarit Osman Zyberajt ia ka zvogëluar dënimin e shqiptuar më herët me burgosje prej 25 në 15 vite të burgosjes, duke u bazuar në vendimin e ekspertizës psikiatrike.

FDH Kosovë deri në fund të periudhës së raportimit nuk ka qenë në mundësi të arrijë deri te kopja me shkrim e vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

89  Neni 411 i LPPK: gjykata e shkallës së dytë sjellë vendime në seancën e trupit gjykues ose në seanca të dëgjimit.

Page 60: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

60

6. Procedurat para gjykatës së shkallës së dytë në procedurën ankimore/gjykimet e shkallës së dytë:

6.1. Rasti Pashk Krasniqi

Gjykata e Qarkut në Pejë si gjykatë e shkallës së dytë dhe me trupin gjykues të përbërë prej tre anëtarësh, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Ingo Risch90, me aktgjykimin e datës 28 shkurt të vitit 2012 e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Pejës, P.nr. 580/10 të datës 29 shtator të vitit 2011, me të cilin i akuzuari Pashk Krasniqi shpallet fajtor për veprën penale të dhënies së deklaratës së rrejshme nga neni 307, paragrafi 1 i LPK91, për të cilën me aktgjykim të gjykatës së shkallës së parë i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) muajsh. Në këtë mënyrë, gjykata e ka refuzuar ankesën e të akuzuarit ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

Procedura kundër Pashk Krasniqit, si dhe kundër tetë92 të akuzuarve sipas akuzave për dhënie të deklaratës së rrejshme gjatë procedurës penale për veprën krime të luftës kundër popullatës civile ka filluar pas shpalljes së aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë në rastin Prokurori kundër Gjelosh Krasniqit. Ai është iniciuar për shkak të deklaratave të pavërteta, të cilat, si dëshmitarë në rastin e cekur i kanë dhënë gjatë procedurës paraprake dhe në shqyrtimin kryesor në lëndën Prokurori kundër Gjelosh Krasniqit. Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues në këtë rast e ka ngritur padinë penale në Prokurorinë Komunale në Pejë kundër nëntë dëshmitarëve. Në bazë të kësaj padie, prokuroria e cekur në datën 27 janar të vitit 2010 e ka ngritur propozim padinë, e cila është saktësuar në datën 29 janar 2010, duke ua vënë të akuzuarve në barrë veprat penale të dhënies së deklaratave të rrejshme nga neni 307, paragrafi 1 i LPK.

Me propozim padinë e cekur, nëntë dëshmitarët në procedurën kundër Gjelosh Krasniqit – të cilët kryesisht i takojnë familjes Luli93, midis të cilëve ndodhen edhe dëshmitarë të caktuar të alibisë – janë akuzuar për dhënie të deklaratave të rrejshme gjatë shqyrtimit kryesor për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile, që para Gjykatës së Qarkut është zhvilluar në periudhën prej datës 11 mars deri në datën 29 prill të vitit 2009. Me propozim padi, Pashk Krasniqit i vihet në barrë se gjatë shqyrtimit të cekur para Gjykatës së Qarkut në Pejë, në cilësi të dëshmitarit të alibisë, në datën 24 prill 2009, ka deklaruar se në mbrëmjen kritike, në datën 24 mars dhe në mëngjesin e datës 25 mars të vitit 1999, ka qenë së bashku me Gjelosh Krasniqin në fshatin Nepolë, komuna e Pejës, ku në shtëpinë e tij, me ushtarë të tjerë të UÇK-së, e kanë festuar fillimin e bombardimeve të NATO-s. Ai, po ashtu, ka pohuar se Gjeloshi, në mbrëmjen kritike ka qenë i angazhuar në kuzhinë në përgatitjen e darkës, se nuk e ka bartur uniformën si dhe se fare nuk e ka lëshuar 90  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Gunner Ozhaugen, gjyqtarja vendore Elmaze Syka. 91  Ka hyrë në fuqi në datën 6 prill të vitit 2004. 92  Gjergj Luli, Bekim Luli, Engjëll Luli, Pren Kashnjeti, Prenk Kashnjeti, Prenk Luli, Mihill Përgega, Gjergj Quni, Kolë Krasniqi dhe Pashk Krasniqi.93  Pala e dëmtuar në procedurë kundër Gjelosh Krasniqit.

Page 61: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

61

fshatin. Pashk Krasniqi ka pohuar po ashtu se Gjelosh Krasniqi nuk ka mundur për ta lëshuar fshatin pa lejen e tij, kurse sipas shënimeve të tij, i akuzuari nuk e ka lëshuar fshatin në periudhën prej datës 20 mars deri në datën 4 prill të vitit 1999. Procedura pas propozim padisë, para gjykatësit individual të Gjykatës Komunale në Pejë, ka filluar në datën 14 korrik 2010. Ditën e parë të shqyrtimit kryesor nuk i janë përgjigjur ftesave të gjykatës disa të akuzuar dhe në lidhje me ta gjyqtari individual me vendim e ka ndarë procedurën. Për shkak të rrethanave të cekura, në procedurën kundër nëntë të akuzuarve janë sjellë disa aktgjykime të shkallës së parë. Gjashtë të akuzuar janë shpallur fajtor me aktgjykimet e datës 5 gusht të vitit 2010,94 16 shtator të vitit 2010 95 dhe 29 shtator të vitit 201196.Të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtor për dhënie të deklaratave të rrejshme gjatë shqyrtimit kryesor për krimet luftës kundër Gjelosh Krasniqit [neni 307, paragrafi 1 i LPK]. Të akuzuarve nga familja Luli iu janë shqiptuar dënime me kusht të burgosjes në kohëzgjatje prej pesë (5) muajsh, të cilat nuk do të ekzekutohen nëse të akuzuarit gjatë dy viteve nuk kryejnë vepra të reja penale, ndaj të cilave të akuzuarit nuk janë ankuar. Dëshmitarët e alibisë Kolë97 dhe Pashk98 Krasniqi po ashtu janë shpallur fajtor dhe iu janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) muajsh. Në lidhje me Kolë Krasniqin, me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë të datës 22 gusht të vitit 2011 është konfirmuar edhe dënimi i cili i është shqiptuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata e Qarkut në Pejë, duke vendosur sipas ankesës së të akuzuarit Pashk Krasniqi, nuk ka gjetur elemente për hedhjen e gjetjeve të gjykatës së shkallës së parë. Pohimet e ankesës janë vlerësuar si të arsyetuara dobët dhe jo bindëse. Gjykata e shkallës së dytë ka konfirmuar gjetjet e gjykatës së shkallës së parë, se i akuzuari në datën 24 prill të vitit 2009 ka dhënë deklaratë të rrejshme lidhur me atë se i akuzuari Gjelosh Krasniqi në natën midis datës 24 dhe 25 mars të vitit 1999 ka qenë në shtëpinë e tij, në mënyrë që, kështu, t’i ofrojë alibi të rrejshme. Gjykata në procedurën ankimore nuk ka gjetur elemente për zbutjen e dënimit të shqiptuar për parashtruesin e ankesës, sepse ky ka ofruar alibi të rrejshëm në procedurën për krime të luftës. Sipas vlerësimit të gjykatës, dëshmia e rrejshme ka qenë e orientuar drejt pengimit të shpalljes së të akuzuarit99 Gjelosh Krasniqi fajtor për krime të luftës. Për këto arsye, gjykata ka përfunduar se zbutja ose ndryshimi i dënimit me një dënim më të butë nuk do ta pengonte kryerësin që në të ardhmen të kryente vepra penales dhe se do të kishte ndikim negativ edhe në dëshmitarët e tjerë potencial që para gjykatës japin deklarata të rrejshme me qëllim të sigurimit të alibisë së rrejshme.

94  Me aktgjykim janë shpallur fajtor Gjergj Luli (i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) muajsh, dhe ai nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën prej dy vitesh nuk kryen vepër të re penale), dhe Kolë Krasniqi (i dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) muajsh), http://eulex-kosovo.eu/docs/justice/judgments/criminal-proceedings/MCPeja/GjergjLuli/(2010.08.05)%20JUD%20Gjergj%20LULI%20(MC-PE).ENG..pdf.95  Bekim Luli, Engjëll Luli dhe Prenk Luli janë dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. 96  Pashk Krasniqit i është shqiptuar dënimi me burgoje në kohëzgjatje prej pesë (5) muajsh.97  Aktgjykimi i shkallës së parë i datës 5.08.2010.98  Aktgjykimi i shkallës së parë i datës 29.09.2011. 99  Tash i dënuari, me aktgjykimin e datës 14 qershor të vitit 2011, i është konfirmuar dënimi me burgosje i shqiptuar në kohëzgjatje prej 7 vitesh.

Page 62: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

62

6. 2. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët

Në takimin e trupit gjykues të përzier, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Horst Proetel100, Gjykata Supreme e Kosovës në procedurën sipas ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve Ejup Kabashi dhe Naser Hoti, me vendimin e datës 4 shtator të vitit 2012 i ka miratuar këto ankesa dhe e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prizren P.nr. 134/11 të datës 2 gusht të vitit 2011 në lidhje me Ejup Kabashin dhe Naser Hotin, Mustafë Hotin, Milaim Hotin, Nexhmedin Berishën dhe Jetulla Kabashin. Lënda është kthyer rigjykim. Një pjesë e aktgjykimit, i cili ka të bëjë me lirimin e Haxhi Mazrekut, nuk ka qenë lëndë e kësaj procedure ankimore dhe ka mbetur e pandryshuar.

Të akuzuarve Ejup Kabashi dhe Haxhi Mazreku, me aktakuzën e PSRK të datës 30 mars të vitit 2011 iu është vënë në barrë kryerja e veprave penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje, e dënueshme sipas neneve 142 dhe 22 të LPJ (po ashtu e dënueshme sipas neneve 120 dhe 23 të LPK), si dhe me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, nenet 4 dhe 5 të Protokollit të II Plotësues të datës 8 qershor të vitit 1977, si dhe me rregulloret ndërkombëtare, me të cilat rregullohet konflikti i brendshëm. Të akuzuarit ngarkohen se në cilësinë e ushtarëve të UÇK-së, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të UÇK-së si dhe në bashkëkryerje njëri me tjetrin kanë zbatuar masa të frikësimit dhe të terrorit ndaj popullatës civile serbe në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, duke marrë pjesë në sulmet e armatosura kundër popullatës serbe, e cila është gjendur në fshat në datën 17 dhe 18 korrik të vitit 1998, derisa në datën 18 korrik të vitit 1998 kanë marrë pjesë në dëbimin e saj nga fshati Opterushë, duke i vendosur nëpër rimorkiot e traktorëve dhe duke i larguar nga fshati. Me të njëjtën aktakuzë, të akuzuarve Mustafë Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetullah Kabashit iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale të ofrimit të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

Shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës së cekur, e cila me vendim të datës 29 prill 2011 është konfirmuar në formën e saj të ndryshuar (vetëm në lidhje me sulmin në shtëpitë serbe në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, të kryer në bashkëkryerje me të akuzuarin Haxhi Mazreku), ka filluar në datën 28 qershor 2011. Gjykimi ka përfunduar me aktgjykimin e datës 2 gusht 2011, me të cilin Kabashi shpallet fajtor për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të panjohur të UÇK-së, neni 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh. Haxhi Mazreku është liruar nga akuzat. Të akuzuarve, të cilëve me aktakuzë iu është vënë barrë kryerja e veprës penale dhënie e deklaratës së rrejshme, iu janë shqiptuar dënimet në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, të cilat nuk do të ekzekutohen nëse nuk kryejnë vepër të re penale në kohëzgjatje prej një viti.100  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtar Martti Harsija dhe Gerret-Marc Springer; gjyqtaret vendore Marie Ademi dhe Emine Mustafa.

Page 63: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

63

Pas shpalljes së aktgjykimit, të akuzuarit, të cilët janë shpallur fajtor, i kanë paralajmëruar ankesat e tyre. Prokurori i PSRK, i cili ka qenë i pranishëm në shqyrtim, (Nazmi Mustafi), ka hequr dorë nga e drejta në ankesë në emër të prokurorisë. Me vendim të veçantë të gjykatës, janë liruar ata të akuzuar të cilët janë ndodhur në paraburgim (Kabashi, Mazreku).

Ndaj aktgjykimit të cekur janë ankuar të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Naser Hoti, si dhe prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë autor i aktakuzës por nuk ka qenë i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë. Ankesa e prokurorit ka pasur të bëjë me pjesën e aktgjykimit, me të cilën lirohen nga akuzat, si dhe me lartësinë e dënimeve të shqiptuara për të gjithë të akuzuarit. Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 23 gusht të vitit 2012, ankesa e prokurorit është refuzuar si e palejueshme për arsye se prokurori (Mustafi), i cili ka qenë i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit të datës 2 gusht të vitit 2011, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit ka hequr nga e drejta në ankesë, edhe pse prokurori i lëndës (Maurizio Salustro), i cili e ka hulumtuar krimin, ka udhëhequr me hetimet, e ka ngritur aktakuzën dhe e ka përfaqësuar gjatë gjykimit të shkallës së parë, në afatin ligjor prej 8 ditësh pas shpalljes së aktgjykimit e ka paralajmëruar ankesën.

Gjatë seancës së procedurës ankimore, kryetari i trupit gjykues në cilësi të gjyqtarit raportues, ka raportuar mbi lëvizjen e procedurës. Mbrojtësi i të akuzuarit Kabashi, i akuzuari Kabashi dhe Hoti, i kanë paraqitur argumentet e tyre, duke i mbështetur pjesët e paraqitura në ankesat e sjella me shkrim. Prokurorja e prokurorisë së Kosovës Judit Tartai i ka mbështetur qëndrimet e shprehura në mendimin e paraqitur me shkrim të prokurorisë shtetërore se ankesa e prokurorit të PSRK të refuzohet, për shkak të qartësimit mbi heqjen dorë nga ankesa e prokurorit i cili ka qenë i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë, pa marrë parasysh se ankesa e prokurorit të lëndës në aktgjykimin, në datën 2 gusht të vitit 2011, është paralajmëruar në afatin ligjor. Në pjesën tjetër, prokurori shtetëror i ka mbështetur në tërësi qëndrimet e prokurorisë shtetërore të paraqitura në mendimin e prokurorisë shtetërore, me propozimin që gjykata të veprojë në përputhje me nenin 417 të LPPK101.

Gjykata Supreme, pas takimit të trupit gjykues, e ka sjellë vendimin me të cilin e ka prishur aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren dhe rastin e ka kthyer në gjykim të përsëritur. Sipas gjetjeve të panelit ankimor, gjykata e shkallës së parë me aktgjykim ka shkelur dispozitën e procedurës penale nga neni 403, paragrafi 1, pika 12 në lidhje me nenin 391 të LPPK, sepse dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë nuk e bënë përshkrimin e veprimeve për të cilat Ejup Kabashi është shpallur fajtor, që përfaqëson shkelje thelbësore të Ligjit mbi Procedurën Penale. Kjo, sipas gjykatës, ka sjellë deri te anulimi i aktgjykimit dhe kthimi i të njëjtës në nivelin e shkallës së parë.

101  Neni 417 i LPPK: Nëse ankesa është e ngritur vetëm në dobi të të akuzuarit, gjykata e shkallës së dytë, në pikëpamje të kualifikimit të veprës penale dhe të lartësisë së dënimit nuk mund të veprojë në dëm të tij.

Page 64: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

64

6.3. Rasti Amir Sopa (i njohur edhe si Kadri Kameri, Gjango)

Gjykata Supreme e Kosovës në panelin ankimor në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Horst Proetel102, në datën 4 dhjetor të vitit 2012 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin sipas detyrës zyrtare e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 29 qershor të vitit 2011, me të cilin i akuzuari Amir Sopa është shpallur fajtor për dy vepra penale të terrorizmit dhe të armëmbajtjes pa leje. Gjykata, po ashtu, pikën 3 të aktgjykimit të procedurës së shkallës së parë e ka përfshirë nën pikën 2, derisa ajo në pjesën tjetër ka mbetur e pandryshuar. Ankesa e mbrojtësit është hedhur si e pabazuar.

Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të gjykatës, në periudhën prej datës 10 deri në datën 16 maj të vitit 2003, i akuzuari Amir Sopa, në bashkëkryerje me Metush Kamerin, i ka dërguar letër përcjellëse Fadil Berishës, Islam Islamit dhe Ismet Beqirit, kryetarit të atëhershëm të Komunës së Prishtinës. Letrat e nënshkruara nga ana e komandant Rrapit dhe Armatës Kombëtare Shqiptare - AKSH, kanë përmbajtur kërcënime me vdekje ndaj atyre të cilëve iu janë drejtuar ato letra për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj AKSH-së. Po ashtu, Sopa është shpallur fajtor edhe për arsye se në datën 20 korrik të vitit 2003 rreth orës 21:00 me raketahedhës i ka gjuajtur ndërtesat e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Me rastin e letrave kërcënuese, hetimet kanë filluar gjatë vitit 2003. I dyshuari Amir Sopa në fillim nuk ka qenë i qasshëm për organet e gjyqësorit, sepse ka qenë në arrati nga data 26 shkurt e vitit 2007, kur edhe është paraburgosur. Në të njëjtën ditë, me vendim të prokurorit kundër tij kanë filluar hetimet. Gjatë hetimeve, në datën 18 gusht 2007, ai, bashkë me gjashtë të burgosur103, kanë ikur nga burgu i Dubravës.

Me aktakuzën Pp.nr. 618/2003, të datës 22 gusht të vitit 2007, të prokurorit ndërkombëtar të Zyrës së Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, e cila është ngritur katër ditë pas arratisjes së Sopës nga burgu i Dubravës, të akuzuarit i është vënë në barrë se në periudhën prej datës 10 deri në datën 16 maj të vitit 2003, në bashkëkryerje me Metush Kamberin, i ka dërguar letra Fadil Berishës, Islam Islamit dhe Ismet Beqirit, kryetarit të atëhershëm të komunës së Prishtinës, me përmbajtje kërcënuese, të cilat kanë përmbajtur edhe kërcënime me vdekje për shkak të qëndrimit të tyre ndaj AKSH-së. Letrat kanë qenë të nënshkruara nga ana e komandant Rrapit, komandanti i AKSH-së. Me aktakuzë, po ashtu, Sopa ngarkohet se në datën 20 korrik të vitit 2003 rreth orës 21:00 me raketahedhës e ka qëlluar ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në një pjesë me popullim të dendur të qytetit dhe të rrethuar nga qendra tregtare përreth. Raketa e hedhur ka shkaktuar një hapje në murin e ndërtesës të madhësisë 20x20 cm, me të cilën është shkaktuar dëm në zyrën e ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike të Qarkut. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të akuzuarit Sopa, e cila është kryer në datën 21 korrik të vitit 2003, janë

102  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja vendore Valdete Daka, Marije Ademi, Salih Toplica dhe gjyqtari ndërkombëtar Tore Tomassen. 103  Njësoj si me fusnotën 39.

Page 65: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

65

gjetur tri pushkë AK47 dhe karikatorë me plumba. Në lidhje me veprimet e cekura, me aktakuzë i janë vënë në barrë veprat e mëposhtme penale: rrezikim i sigurisë nga neni 48 i LPK, që i përgjigjet nenit 161 të LPPK, si dhe terrorizëm nga neni 5.3 i Rregullores së UNMIK-ut 2001/12. mbi ndalimin e terrorizmit dhe të veprave penale të ngjashme, që i përgjigjet nenit 113, paragrafi 3 i LPPK (pika 1); shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 157, paragrafi 3 i LPK, që i përgjigjet nenit 291, paragrafi 3 të LPPK, terrorizëm sipas nenit 2.1 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001 mbi Ndalimin e terrorizmit dhe të veprave penale të ngjashme, që i përgjigjet neneve 109, paragrafi 7 dhe 10 të LPK; armëmbajtje e paligjshme e armës sipas nenit 8.6 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/7 mbi Lejen e posedimit të armëve në Kosovë, që i përgjigjet nenit 328, paragrafi 1 dhe 2 i LPK (pika 2); si dhe posedim të paligjshëm të armëve të dënueshëm sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/7 mbi Lejen e posedimit të armëve në Kosovë, neni 8.2. në lidhje nenin 8.6. (pika 3). Trupi gjykues i përbërë prej tre anëtarëve i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë me vendim të datës 27 gusht të vitit 2007 e ka lëshuar urdhrin për burgosjen e Amir Sopës, i cili sipas këtij vendimi është paraburgosur në datën 13 shkurt të vitit 2011. Në datën 6 prill të vitit 2011, me vendimin KA.nr. 135/2011, është konfirmuar aktakuza e prokurorit të UNMIK-ut sipas pikave: (1) terrorizëm sipas nenit 5.3 të rregullores së UNMIK-ut 2001/12; (2) terrorizëm sipas nenit 2.1. të Rregullores së UNMIK-ut 2001/12 dhe posedim i paligjshëm i armëve, sipas nenit 8.6 të Rregullores së UNMIK-ut numër 2001/7. Në fazën e konfirmimit të aktakuzës, i akuzuari është shprehur fajtor sipas pikës 3 të aktakuzës.

Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së konfirmuar ka filluar në datën 11 maj të vitit 2011. Shqyrtimi i ka pasur 6 ditë të gjykimit, gjatë të cilave janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë, një prej tyre në cilësi të dëshmitarit anonim. Në shqyrtim janë paraqitur shumë prova materiale, kurse në fund palët në procedurë kanë shprehur argumentet e tyre përfundimtare për dhe kundër aktakuzës. Me aktgjykim të shpallur në datën 29 qershor të vitit 2011, i akuzuari është shpallur fajtor për kryerje të dy veprave penale të terrorizmit dhe posedim të palejuar të armëve, për të cilat i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej dhjetë vite e një muaj. Të akuzuarit, në dënim i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim (nga data 26 shkurt derti në datën 18 gusht të vitit 2007, si dhe nga data 13 shkurt e vitit 2011 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit). Paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit i është caktuar me një vendim të veçantë të trupit gjykues.

Ndaj aktgjykimit ndëshkues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në emër të të akuzuarit është ankuar mbrojtësi i tij. Paneli ankimor i Gjykatës Supreme të Kosovës, pas marrjes së mendimit të prokurorit shtetëror të Kosovës e ka mbajtur seancën e panelit ankimor në datën 4 dhjetor të vitit 2012. Pas kësaj, gjykata ka hedhur ankesat, kurse aktgjykimin e shkallës së parë, sipas detyrës zyrtare, e ka ndryshuar, në atë mënyrë që pikën 3 e ka përfshirë nën pikën 2. Pjesët tjera të aktakuzës janë konfirmuar.

Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, pohimet e aktgjykimit të shkallës së

Page 66: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

66

parë janë të plota dhe i përmbajnë të gjitha elementet obligative. Është përfunduar, po ashtu, se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të rregullt e ka zbatuar ligjin, i cili ka qenë në favor të kryerësit (Rregullorja e UNMIK-ut, e cila ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave, me të cilat i akuzuari ngarkohet). Gjykata Supreme e Kosovës, po ashtu ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të rregullt e ka vërtetuar gjendjen faktike, se provat, mbi bazën e të cilave i akuzuari është shpallur fajtor janë të besueshme dhe në mënyrë të rregullt të vlerësuara, se arsyetimi i aktgjykimit të shkallës së parë i përmban të gjitha arsyetimet e domosdoshme për përfundimin se Amir Sopa ka kryer vepra penale, për të cilat është shpallur fajtor si dhe besueshmëria e deklaratave të dëshmitarëve është vlerësuar në mënyrë të themeltë.

Gjykata e shkallës së dytë e ka refuzuar propozimin e mbrojtjes mbi heqjen e paraburgimit, duke pasur parasysh faktin se i akuzuari për një kohë të gjatë nuk ka qenë i qasshëm për organet ndjekjes, kurse disa muaj pas paraburgimit ka ikur nga qendra e paraburgimit. Me këtë kanë përfunduar të gjitha format e ndihmës së rregullt ligjore për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore dhe aktgjykimi është i plotfuqishëm.

6.4. Rasti Arben Krasniqi (rasti Kleçka, rasti Fatmir Limaj)

Gjykata Supreme e Kosovës në procedurën ankimore, të cilën e ka zhvilluar trupi gjykues në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it Gerrit-Marc Sprenger104, në datën 20 nëntor dhe 11 dhjetor të vitit 2012, me vendime të veçanta ka anuluar aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 30 mars dhe 2 maj të vitit 2012, me të cilët të akuzuarit Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj, Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj janë liruar nga të gjitha akuzat sipas aktakuzës së PSRK të datës 25 korrik të vitit 2012. Në bazë të kësaj, rasti Kleçka105 është kthyer në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

a) Vendosja sipas ankesës në aktgjykimin e datës 2 maj të vitit 2012Me vendim të Panelit Ankimor të Gjykatës Supreme të datës 20 nëntor të vitit 2012, pjesërisht është marrë parasysh ankesa e prokurorit e paraqitur ndaj vendimit të Gjykatës së Qarkut mbi pranueshmërinë e provave e datës 21 mars të vitit 2012, si dhe ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 2 maj të vitit 2012 në lëndën Kleçka, me të cilën të akuzuarit Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Naser Shala, në mungesë të provave janë liruar nga të gjitha akuzat për krime të luftës kundër popullatës civile dhe krime të luftës kundër të burgosurve të luftës, sipas më shumë pikave.

Procedura para panelit ankimor ka filluar me raportin e kryetarit të trupit gjykues,

104  Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Horst Proetel, Martti Harsia dhe gjyqtaret vendore Valdete Daka dhe Emine Mustafa. 105  Pas vendimit mbi ndarjen e procedurës në shqyrtimin kryesor të mbajtur në datën 30 mars të vitit 2012, janë sjellë dy aktgjykime të ndara, në të cilat PSRK i ka parashtruar ankesat e ndara, për të cilat Gjykata Supreme ka vendosur para të njëjtit trupit gjykues në aktgjykime të ndara, të mbajtura në datat 20 nëntor dhe 11 dhjetor të vitit 2012, dhe ka sjellë dy aktgjykime.

Page 67: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

67

i cili shkurtimisht ka paraqitur lëvizjen e procedurës, duke thënë se prokurori është ankuar në vendimin mbi pranueshmërinë e provave të trupit gjykues të datës 21 mars të vitit 2012, sipas të cilit të gjitha deklaratat dhe provat e dëshmitarit–bashkëpunues X106 (Agim Zogaj) janë të papranueshme, duke kërkuar që aktgjykimi i datës 2 maj të anulohet dhe lënda të kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë para trupit gjykues në përbërje të ndryshme nga trupi gjykues i cili e ka sjellë aktgjykimin e kontestuar të shkallës së parë.

Prokurorja e prokurorisë shtetërore të Kosovës, Judit Tatrai, duke iu drejtuar panelit ankimor në emër të prokurorisë shtetërore, ka theksuar se qëndron në tersi pranë ankesave të PSRK të datës 17 korrik dhe 21 gusht të vitit 2012, të cilat, njëkohësisht, janë parashtruar edhe ndaj vendimit mbi pranueshmërinë e provave të datës 21 mars të vitit 2012, se të njëjtat i mbështet, si dhe mendimin dhe përfundimet e prokurorisë shtetërore lidhur me ankesat ndaj aktgjykimit të datës 30 mars dhe 2 maj të vitit 2012. Ajo i ka propozuar panelit ankimor që t’i pranojë ankesat e parashtruara dhe që lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për vendosje të përsëritur para trupit gjykues në përbërje të ndryshme me udhëzimin për procedurë për gjykatën e shkallës së parë.

Prokurorja, krahas propozimit për kthimin e lëndës, ka propozuar që të kthehen edhe masat për sigurimin e pranisë së të akuzuarve në gjykatë, të cilat kanë qenë në fuqi para sjelljes së vendimit të cekur mbi pranueshmërinë e deklaratave dhe të provave të Agim Zogajt. Ajo ka kërkuar zbatimin e kësaj mase për të gjithë të akuzuarit kundër të cilëve procedura ankimore ka qenë në proces e sipër për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar sipas nenit 281 të LPPK në rrezikun nga arratisja, pengimi i drejtësisë dhe shmangia nga ndëshkimi. Si arsye, ajo ka cekur se njëri nga të akuzuarit, Nexhmi Krasniqi, ka pozicion të lartë në Policinë e Kosovës si dhe se ka pasur pengime gjatë burgosjes së tij gjatë vitit 2011. Për Fatmir Limajn ka thënë që si deputet në parlament shpesh e shfrytëzon pozitën e tij për udhëtime jashtë vendit. Për Naser Krasniqin ka thënë se ka punuar në doganë, se ka lidhje të afërta me doganierët, të cilët, në rast nevoje, mund t’i shfrytëzojë. Si mbështetje të pohimeve të saj, prokurorja ka theksuar se dokumentacioni mjekësor i Agim Zogajt është gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së Fatmir Limajt, gjë që të bënë me dije se i akuzuari e ka përcjellë dëshmitarin kryesor nga afër, dhe se kjo mund të merret si kërcënim. Sipas qëndrimit të prokurorisë, arsyet e cekura krijojnë baza të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit në rast se gjykata e shkallës së dytë vendos për ta kthyer lëndën për rigjykim. Gjatë kohës së paraqitjes së qëndrimeve të prokurorisë, mbrojtja disa herë është përpjekur për të bërë vërejte, posaçërisht gjatë sjelljes së propozimit mbi paraburgimin, gjë që i është mohuar, me vërejtjen e kryesuesit që të presin, se të gjitha arsyet e veta do të mund t’i prezantojnë kur a marrin fjalën.

Mbrojtësit e të akuzuarit të parë Naser Krasniqi, sipas aktakuzës së datës 25 korrik

106  Dëshmitari X në datën 28 shtator të vitit 2011 është gjetur i vdekur në një park në Gjermani. Me urdhër të trupit gjykues të datës 20.01.2012, i është hequr statusi i dëshmitarit të mbrojtur, kurse pas vdekjes së tij identiteti i tij është bërë i njohur për publikun.

Page 68: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

68

të vitit 2007, avokati Florin Vërtopi dhe Xhafer Maliqi në fjalën e tyre drejtuar gjykatës kanë theksuar se qëndrojnë në gjithçka që është thënë në përgjigjen me shkrim ndaj ankesës së prokurorit të datës 29 gusht të vitit 2012. Ata kanë shtuar se ankesa drejtuar prokurorit në lidhje me vendimin mbi pranueshmërinë është vonuar më shumë se pesë muaj dhe se, në pajtim me këtë, presin që ajo pjesë e ankesës së prokurorisë nuk do të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e panelit ankimor. Ata e kanë theksuar se mbrojtja nuk ka pasur mundësi për përgatitjen adekuate si dhe as për qasje ndaj dokumentacionit dhe deklaratave të dëshmitarit bashkëpunues, të cilat ai i ka dhënë në fazat e mëhershme të procedurës si i akuzuar, para seancave në të cilat mbrojtja ka pasur rastin që t’iu shtrojë pyetje në muajin korrik të vitit 2011. Avokat Vërtopi ka bërë vërejtje edhe lidhur me propozimin e prokurorit që gjykimi i përsëritur të mbahet para trupit gjykues të shkallës së parë në përbërje tjetër si dhe ndaj propozimit për kthim të masës së sigurimit, sepse, sipas tij, propozimi i tillë i prokurorit jo vetëm se është i paligjshëm, por edhe fyes.

Mbrojtësi i të akuzuarit Nexhmi Krasniqi, avokati Mahmut Halimi, në fjalën e tij me gojë drejtuar panelit ankimor ka insistuar në lëshime të caktuara të prokurorit në fazën e hetimeve, siç është mosdorëzimi palëve i vendimit mbi fillimin e hetimeve. Ai i ka përkrahur qëndrimet e kolegëve të tij, të cilat kanë pasur të bëjnë me faktin se ankesa e prokurorit ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë është e vonuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit Limaj, avokati Tahir Rrecaj, ka bërë vërejtje lidhur me mënyrën e organizimit të dëgjimit të bashkëpunëtorëve nga ana e mbrojtjes, sepse dëshmitarit pyetjet së pari është dashur t’ia shtrojë prokurori e pastaj kësaj mbrojtja, gjë që në rastin konkret nuk ka ndodhur. Ai, pastaj, ka thënë se mbrojtja nuk e ka pasur dokumentacionin e plotë që ka të bëjë me hetimet e rastit, dhe as që ka pasur mundësi për ta dëgjuar Agim Zogajn në lidhje me të gjitha rrethanat, të cilat kanë pasur të bëjnë me rastin. Sipas mendimit të avokatit, duke marrë parasysh rrethanat e lidhura me personalitetin e dëshmitarit bashkëpunues, prokurori është dashur të parasheh që, nga arsye të ndryshme, dëshmitari mund të mos jetë i pranishëm në shqyrtimin kryesor dhe se gjatë hetimeve të organizojë dëgjimin e tij të paraparë me nenin 238 të LPPK. Rrecaj ka thënë se është e papranueshme çdo deklaratë e dëshmitarit bashkëpunues e marrë në mënyrën që është e kundërt me normat ligjore. „Edhe sikur Agim Zogaj të dëshmonte para trupit gjykues, asnjë i akuzuar nuk mund të shpallet fajtor vetëm në bazë të deklaratës së dëshmitarit bashkëpunues“, ka thënë avokati. Ai ka shtuar se është i papranueshëm mendimi i prokurorit mbi provat, të cilat janë gjetur në shtëpinë e Fatmir Limajt, me rastin e bastisjes e cila është kryer në lidhje me një rast tjetër (me Ministrinë e transportit), sepse nuk ka pasur urdhër për sigurimin e atyre provave, siç e parasheh neni 244 i LPPK. Po ashtu, ai ka shtuar se provat e siguruara në hetimet e tjera, nëse në afat prej 24 orëve nuk i paraqiten gjyqtarit të procedurës paraprake, bëhen të papranueshme. Nga arsyet e cekura, ai i ka propozuar gjykatës që ankesën e prokurorit ta refuzojë si të papranueshme.

Në fillim të fjalës së tij, Bajram Tmava, mbrojtës i të akuzuarit Naser Shala, e ka

Page 69: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

69

shtruar çështjen e pranisë në seancë të procedurës ankimore të personit zyrtar të Misionit të EULEX-it, në cilësi të asistentit juridik të prokurorit shtetëror ( Judit Tatraj), që në fazat e deritashme të procedurës në rastin Kleçka, e ka pasur rolin e asistentit juridik të prokurorit të PSRK-së. Ai këtë e ka arsyetuar me nenin 45 të LPPK, i cili parasheh përjashtimin e personave zyrtar, të cilët kanë marrë pjesë në fazat e mëhershme të procedurës. Paneli ankimor gjatë seancës nuk ka reaguar ndaj kësaj vërejtjeje të mbrojtësit. Sipas mendimit të avokatit Tmava, aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut është brilant, çdo koment do të ishte i tepërt, mund të shërbente si shembull dhe do të duhet të botohej si libër i veçantë. Avokati Tmava ka nënvizuar se me Ligjin mbi Procedurën Penale nuk parashihet ankesa ndaj vendimeve procedurale të trupit gjykues gjatë vazhdimit të shqyrtimit kryesor – ato vetëm mund të iniciohen në ankesë ndaj aktgjykimit.

Të akuzuarit kanë pranuar fjalët e mbrojtësve të tyre para trupit gjykues edhe në përgjigjet me shkrim ndaj ankesave. Nexhmi Krasniqi ka nënvizuar se po e godet paraqitja nga ana e prokurorit si kriminel, sepse gjatë karrierës së tij profesionale ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me policinë dhe gjykatësit e EULEX-it.

Limaj po ashtu i ka përkrahur fjalët e mbrojtësve të tij në përgjigjen ndaj ankesës. Ka thënë se nuk ka arsye për të ikur nga drejtësia, me të cilën shpesh është ballafaquar. Ia ka propozuar gjykatës konfirmimin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, të cilës, sipas fjalëve të tij, nuk ka çfarë t’i shtojë. Ka theksuar se ka ardhur koha për vendosje në bazë të fakteve dhe jo në bazë të supozimeve dhe të spekulimeve. Në fund ka thënë se nuk ndjehet fajtor për të kaluarën e tij.

Paneli ankimor pas takimit të trupit gjykues ka sjellë vendimin me të cilin pjesërisht e ka pranuar ankesën e prokurorit, duke e anuluar aktgjykimin dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi pranueshmërinë e provave. Po ashtu, gjykata ka vendosur se deklaratat dhe provat e dëshmitarit bashkëpunues Agim Zogajt janë të pranueshme dhe se janë të pranueshme provat e gjetura në banesën e Fatmir Limajt. Kërkesa e prokurorit mbi masat e paraburgimit është refuzuar.

Kryesuesi i panelit ankimor, në arsyetimin e tij të shkurtë me shkrim e ka theksuar se provat në procedimin e shkallës së parë në rastin Kleçka janë të mbledhura në mënyrën e paraparë me ligj, por se gjykata e Qarkut e ka përzier pranueshmërinë me qëndrueshmërinë dhe bindshmërinë e provave të Dëshmitarit X. Mbi pranueshmërinë e provave është dashur të vendoset në fillim të shqyrtimit, ndërsa çështja e qëndrueshmërisë dhe e bindshmërisë është dashur të theksohet në fund të shqyrtimit. Mbrojtja ka pasur rast që të ballafaqohet me Dëshmitarin X, duke ia shtruar mbi 1.000 pyetje në lidhje me atë që ai i ka thënë prokurorit dhe e gjithë kjo gjatë hetimeve shumëditore të tërthorta. Sa ka të bëjë me provat e gjetura në shtëpitë e Naser Krasniqit dhe Fatmir Limajt, ato janë të pranueshme, pa marrë parasysh se ato janë marrë gjatë bastisjes në një lëndë tjetër, sepse ato mund të shfrytëzohen në pajtim me nenin 244 të LPPK. Në fund, gjykata ka konstatuar se Gjykata

Page 70: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

70

Supreme në procedurën ankimore mund të vendos mbi paraburgimin vetëm nëse të akuzuarit gjenden në paraburgim, por nuk mund të urdhërojë, përkatësisht të caktojë paraburgimin e tyre nëse ata mbrohen në liri.

b) Vendosja sipas ankesës ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të datës 30 mars të vitit 2012

Paneli ankimor i Gjykatës Supreme të Kosovës edhe me rastin e vendosjes në lidhje ankesën e prokurorit ndaj vendimit të trupit gjykues të shkallës së parë mbi pranueshmërinë e provave të datës 21 mars të vitit 2012 si dhe në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 30 mars të vitit 2012 në lidhje me një pjesë nga rasti Kleçka (që ka të bëjë me të akuzuarit Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj) e ka anuluar vendimin e cekur dhe e ka hedhur aktgjykimin e shkallës së parë, duke e kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim dhe vendosje të përsëritur.

Edhe pjesa e dytë e procedurës ankimore në rastin Kleçka është mbajtur para Gjykatës Supreme të Kosovës në përbërje të njëjtë. Disa të akuzuar të caktuar, si Behlul Limaj dhe Shaban Shala, në seancë kanë qenë të pranishëm pa avokat, që, në pajtim me nenin 410, paragrafi 4 i LPPK107, nuk përfaqëson shkelje të Ligjit mbi procedurën penale.

Kryetari i trupit gjykues, në cilësi të gjyqtarit raportues, e ka paraqitur lëvizjen e deritashme të procedurës, duke theksuar se ankesa e prokurorit e datës 17 korrik të vitit 2012 është paraqitur në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të datës 30 mars të vitit 2012 dhe që ajo, njëkohësisht, përfaqëson ankesë ndaj vendimit mbi pranueshmërinë e provave të datës 21 mars të vitit 2012, të sjellë nga ana e trupit gjykues të shkallës së parë gjatë shqyrtimit kryesor. Në bazë të ankesave të prokurorit, të gjitha deklaratat dhe provat e Dëshmitarit X (Agim Zogaj) janë të pranueshme, kurse aktgjykimi i datës 30 mars të vitit 2012 duhet të hidhet dhe lënda të kthehet në gjykim të përsëritur në gjykatën e shkallës së parë, por para trupit gjykues në përbërje të re.

Prokurorja e prokurorisë shtetërore të Kosovës, Judit Tatrai, edhe në këtë seancë e ka përsëritur se qëndron pas gjithçka që thuhet në ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të cilat njëkohësisht janë paraqitur edhe në vendimin mbi pranueshmërinë e provave të datës 21 mars të vitit 2012 si pranë mendimit dhe përfundimeve të prokurorisë shtetërore, lidhur me ankesat ndaj aktgjykimit në lëndën Kleçka të datës 30 mars dhe 2 maj të vitit 2012. Ajo ka shtuar se provat e prokurorisë janë të pranueshme, se janë të siguruara në mënyrën e paraparë me ligj dhe i ka propozuar gjykatës anulimin e aktgjykimit të lëndës së shkallës së parë dhe kthimin e lëndës në gjykim të përsëritur para trupit në përbërje të re. Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, në cilësinë e mbrojtëses së të akuzuarit Arben Krasniqi e ka theksuar se gjykata e shkallës së parë ka vepruar në mënyrë të rregullt

107  Neni 410, paragrafi 4 i LPPK: “Mosardhja e palëve, të cilat janë të ftuara në mënyrë të rregullt, nuk e pengon mbajtjen e seancës së trupit gjykues. Nëse i akuzuari nuk e ka informuar gjykatën mbi ndryshimin e adresës ose të vendbanimit, seanca e trupit gjykues mund të mbahet , edhe pse i akuzuari nuk është i informuar për seancën.”

Page 71: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

71

kur e ka sjellë aktgjykimin me të cilin lirohen të akuzuarit. Sipas vlerësimit të saj, vetëvrasja e Zogajt ka vënë në pyetje kredibilitetit e prokurorisë, e cila është dashur t’ia ofrojë mbrojtjen adekuate. Sipas mendimit të saj, koha të cilën e ka pasur mbrojtja për hetimin e tërthortë të Dëshmitarit X nuk ka qenë adekuate për një rast serioz si ky me 10 të akuzuar dhe 12 avokatë. Mbrojtjes i është mohuar edhe mundësia në pikëpamje të qasjes ndaj provave materiale, me të cilat ka disponuar prokurori.

Mbrojtësi i të akuzuarit Refki Mazreku, avokati Haxhi Millaku, i ka propozuar gjykatës që ankesën ta refuzojë dhe që ta konfirmojë aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit janë liruar nga të gjitha akuzat. Mbrojtja, para dëgjimit të organizuar të dëshmitarit bashkëpunues nuk ka pasur qasje adekuate ndaj dokumentacionit, me të cilin ka disponuar prokuroria. Kushtet, në të cilat dëshmitari bashkëpunues është hetuar, në prani të një numri të madh të policëve, forcave të mëdha të EULEX-it që e kanë siguruar dëshmitarin, e kanë penguar punën adekuate të avokatëve, gjë që mund të verifikohet me një shikim të video xhirimeve, sepse seancat janë të xhiruara. Sipas avokatit Millaku, prokuroria, me qëllim të sigurimit të provave në mënyrë adekuate gjatë hetimeve e ka pasur mundësinë e hapjes së hetimeve të jashtëzakonshme para gjyqtarit të procedurës paraprake, si dhe zbatimin adekuat të programit të mbrojtjes së dëshmitarit. Për këtë arsye, ai ka propozuar që gjykata të refuzojë ankesat e prokurorit si të pabazuara dhe të paligjshme si dhe që të konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë.

Avokati Mexhid Syla, në cilësinë e mbrojtësit të të akuzuarit Sabit Shala, në fjalën e tij drejtuar trupit gjykues ka thënë se ekziston përshtypja se edhe kjo procedurë do të përfundojë me të njëjtin rezultat si edhe procedura para panelit ankimor të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 20 nëntor të vitit 2012, sepse me trupin gjykues kryeson i njëjti gjyqtarë. Ai ka shtruar se ankesa e prokurorit është e pabazuar, e paqëndrueshme dhe, si e tillë, duhet të hidhet, sepse aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut është i bazuar në ligj dhe është i drejtë. Gjatë hetimeve dhe shqyrtimit kryesor, mbrojtjes i është mohuar qasja adekuate ndaj provave, kurse shumica e provave, të cilat i janë dhënë mbrojtjes paraprakisht kanë qenë të redaktuara e ndonjëherë ka munguar edhe më shumë se gjysma e tekstit në deklaratat e dëshmitarëve. Në fund, ai ka thënë se asnjë provë e prokurorisë nuk e ngarkon klientin e tij se ka ndërmarrë ndonjë veprim të ndaluar me ligj, që do të thotë se klienti i tij ka qenë në mënyrë të pabazuar i akuzuar si dhe se aktgjykimi i shkallës së parë në lidhje me te është i drejtë dhe ligjor.

Mbrojtësi i të akuzuarit Besim Shurdhaj, avokati Qerim Zogaj, duke i mbështetur qëndrimet e kolegëve të tij, ka thënë se mbrojtja në këtë lëndë është në një pozitë tejet të palakmueshme, përkatësisht se para hyrjes në gjykatore tashmë dihet vendimi i panelit ankimor. Duke qëndruar pranë gjithë asaj që ka paraqitur në përgjigjen me shkrim të datës 13 gusht të vitit 2012, ai ka thënë se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë dhe ligjore i ka vlerësuar provat, sepse në pajtim me ligjin, gjykata nuk mund ta bazoj vendimin gjyqësor vetëm në deklaratën e dëshmitarit anonim. Nga këto arsye, ai ka propozuar që gjykata e shkallës së dytë të konfirmojë aktgjykimin në

Page 72: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

72

lidhje me klientin e tij, duke pasur parasysh faktin se prokuroria nuk disponon me prova, të cilat do të vërtetonin përgjegjësinë e tij penale.

Të akuzuarit në fjalët e tyre drejtuar panelit ankimor i kanë mbështetur fjalët dhe parashtrimet e mbrojtësve të tyre. Të akuzuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm pa mbrojtës, i kanë mbështetur përgjigjet ndaj ankesës së mbrojtësve të tyre.

Paneli ankimor me vendim të datës 11 dhjetor të vitit 2012 ka gjetur se ankesa e prokurorit e datës 17 korrik 2012 është e bazuar. E ka hedhur aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës të datës 30 mars të vitit 2012 si dhe vendimin e të njëjtës gjykatë mbi pranueshmërinë e provave të datës 21 mars të vitit 2012. Lënda është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Gjykata Supreme e Kosovës në fund i ka shpallur të pranueshme deklaratat dhe provat e Dëshmitarit X. Në të njëjtën mënyrë janë vlerësuar edhe provat e gjetura në banesën e Fatmir Limajt dhe në shtëpinë e Naser Krasniqit.

Në arsyetimin e shkurtër pas shpalljes së vendimit të panelit ankimor, kryetari i trupit gjykues ka theksuar se deri te ndarja e procedurës me rastin e vendosjes lidhur me ankesat ka rezultuar për arsye praktike dhe teknike, sepse është vendosur për aktgjykimet dhe dy ankesa, kurse Gjykata Supreme e Kosovës nuk posedon kapacitet hapësinor për organizim të procedurës ankimore me një numër të madh të të akuzuarish dhe mbrojtësish.

Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, deklaratat dhe provat e Dëshmitarit kyç X, me të cilat prokuroria e ka mbështetur aktakuzën, janë siguruar në mënyrën se si parashihet me ligj. Mbrojtjes i është dhënë mundësia adekuate e hetimit të tërthortë të dëshmitarit, në pajtim me nenin 156,108 paragrafi 2 i LPPK. Paneli ankimor në rastin e Dëshmitarit X ka shqyrtuar pranueshmërinë e provave të tij, dhe jo besueshmërinë e tyre.

Pas përfundimit të seancës së panelit ankimor, me kërkesën e prokurorit special, të akuzuarit janë mbajtur në hapësirat e Gjykatës Supreme të Kosovës. Pas kësaj, të akuzuarve Behlul Limaj, Refki Mazreku, Besim Shurdhaj dhe Shaban Shala në të njëjtën mbrëmje iu është caktuar paraburgimi njëmujor, derisa të akuzuarve Sabit Shala dhe Arben Krasniqi i është caktuar arresti shtëpiak në të njëjtin afat.

Me vendim të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të datës 24 nëntor të vitit 2012, paraburgimi është caktuar edhe për të akuzuarit Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi dhe Naser Shala.

Fillimi i rigjykimit para gjykatës së shkallës së parë është paralajmëruar për fillimin e vitit 2013.

108  Neni 156, paragrafi 2 i LPPK: „Deklarata e dëshmitarit e dhënë në polici ose prokurorit publik mund të jetë provë e pranueshme në gjykatë vetëm nëse të fajësuarit dhe mbrojtjes i është dhënë mundësia për ta kundërshtuar me hetimin e atij dëshmitari gjatë procedurës penale.“

Page 73: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

73

7. Vendosja nga Gjykata Supreme e Kosovës në shkallë të tretë

7.1. Rasti Bedri Krasniqi

Gjykata Supreme e Kosovës, me trupin gjykues të përzier të përbërë prej pesë anëtarësh, të cilin e ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Martti Harsia, duke vendosur në shkallën e tretë, me aktgjykimin e shpallur në datën 8 qershor të vitit 2012 ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të nxjerrë në datën 12 janar të vitit 2010 në procedurën e shkallës së dytë, me të cilin është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Pejë i datës 19 shtator të vitit 2007 në lëndën kundër Bedri Krasniqit. Gjykata Supreme e Kosovës, me aktgjykimin në shkallën e tretë ka vërtetuar dënimin me burgim afatgjatë në kohëzgjatje prej 27 vjetësh kundër të akuzuarit Bedri Krasniqi për shkak të vrasjes së dy pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës dhe tentim vrasjes së pjesëtarit të tretë të këtij shërbimi (SHPK), që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në datën 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën rajonale Deçan - Pejë, në afërsi të fabrikës “Molika” në fshatin Raushiq. Aktgjykimi kundër Krasniqit është bërë i plotfuqishëm sepse në procedurën e deriatëhershme janë shterur të gjitha mjetet e rregullta juridike, të cilat kanë mundur t i shfrytëzojnë i gjykuari dhe mbrojtja e tij.

Procedura hetimore me rastin e vrasjes së dy policëve kosovarë dhe plagosjes së të tretit, është hapur menjëherë pas sulmit me armë zjarri automatike në datën 24 nëntor të vitit 2003 ndaj automjetit të markës Opel Frontera, i cili ka qenë në pronësi të polices së ndjerë Sebahate Tolaj, e cila në momentin kritik ka drejtuar këtë automjet. Në kohën e sulmit, në automjet përveç Sebahate Tolajt kanë qenë edhe kolegët e saj Isuf Haklaj dhe Hysen Lataj. Këta tre policë kanë qarkulluar me automjetin e sipërpërmendur në rrugën rajonale duke shkuar në punë në Komandën Rajonale të Policisë në Pejë. Sulmi ndaj automjetit Opel Frontera është kryer nga automjeti Audi 80 me ngjyrë të bardhë, i cili ka lëvizur në të njëjtin drejtim. Nga ky automjet është hapur zjarr kundër tre policëve në automjetin Opel Frontera në momentin kur të dy automjetet kanë qenë paralel njëra me tjetrën. Me atë rast është shtënë me breshëri prej më tepër se 30 plumbash e cila ka ardhur nga ana e majtë e automjetit të sulmuar. Pas kësaj, Audi 80, nga i cili është kryer sulmi, me një shpejtësi të madhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky automjet është gjetur i braktisur në të njëjtën ditë jo larg vendit të ngjarjes, në rajonin pyjor të fshatit Rosujë, Komuna e Pejës.

Pasi është marrë ekzaminimi balistik në datën 2 dhjetor të vitit 2003, ka ekzistuar dyshimi i bazuar se gëzhojat e gjetura në vendin e sulmit dhe brenda automjetit Audi 80 kanë gjurmë që janë përputhur me gjilpërën goditëse gjë që me bazë është dyshuar se sulmuesit ndaj automjetit Opel Frontera kanë qenë në automjetin e markës Audi 80. Për përfshirjen e të dyshuarit Krasniqi në sulmin kundër tre policëve ka filluar të dyshohet pas kryerjes së ekspertizës daktiloskopike të gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në derën e bagazhit të automjetit Audi 80, për të cilat është konstatuar se i përkasin të dyshuarit Krasniqi. Pas sigurimit të provave të sipërpërmendura,

Page 74: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

74

si dhe pas dëgjimit të një numri të madh të dëshmitarëve, ndër të cilët edhe të dy dëshmitarëve okular, prokurori publik i rajonit të Pejës në datën 6 prill të vitit 2004 ka sjellë vendim për hapjen e hetimeve kundër Bedri Krasniqit. Me të njëjtin vendim është hapur edhe hetimi kundër Avni Sinanit dhe Maxhun Bajramit për shkak të dyshimit të bazuar se edhe ata bashkë me Krasniqin kanë marrë pjesë në sulmin ndaj automjetit, në të cilin në ditën kritike ndodheshin viktimat dhe i lënduari. Më 26 qershor të vitit 2004 prokurori ka lëshuar urdhrin për paraburgimin e të dyshuarve.

Gjyqtari i procedurës paraprake, në datën 8 tetor të vitit 2004 ka lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar ndaj të dyshuarit Krasniqi. Në bazë të këtij fletë-arresti, Krasniqi është burgosur më 24 mars të vitit 2006 në Prishtinë. Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 27 mars të vitit 2006, të njëjtit i është caktuar paraburgimi prej 1 muaji, i cili në pajtim me dispozitat ligjore gjatë procedurës në gjykatë është vazhduar në mënyrë periodike deri në ditën e arratisjes së tij nga burgu i “Dubravës” në afërsi të Istogut në datën 30 nëntor të vitit 2008. Krasniqi ka qenë në arrati deri në datën 17 dhjetor të vitit 2010 kur është burgosur përsëri për të vuajtur dënimin me burgosje të shqiptuar në këtë procedurë, si dhe për shkak të dyshimit të bazuar për përfshirjen e tij në kryerjen e veprave të tjera penale.

Me aktakuzën e datës 15 shtator të vitit 2006, prokurori ndërkombëtar për sulmin ndaj automjetit me të cilin në ditën kritike kanë qarkulluar tre pjesëtarët e SHPK e ka akuzuar Bedri Krasniqin duke pretenduar se ai në bashkëkryerje me Avni Sinanin dhe me të paktën edhe një person i cili u ka ofruar ndihmë në përgatitjen për kryerjen e veprës në datën 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën rajonale Deçan-Pejë, duke përdorur armët automatike të zjarrit, me paramendim, në mënyrë mizore dhe tinëzare duke shfrytëzuar befasinë, pa paralajmërim dhe nga prita i ka privuar nga jeta dy policë të SHPK-së, të cilët në atë periudhë kanë qenë të angazhuar në hetimin e veprave penale serioze. Sipas aktakuzës, sulmi ka pasur për qëllim të fshehë veprën tjetër penale. Policja Sebahate Tolaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve që i janë shkaktuar gjatë sulmit ndërsa Isuf Haklaj ka ndërruar jetë nga pasojat e plagëve pas disa ditësh, saktësisht më datën 28 nëntor të vitit 2003. Polici i tretë Hysen Lataj, i cili në kohën e sulmit është ndodhur në ulësen e prapme të automjetit, në ditën kritike nuk ka marrë lëndime nga armët e zjarrit, por vetëm lëndime të rënda trupore në formë të prerjeve. Përveç vrasjes së dyfishtë dhe një tentim vrasjeje, Krasniqi, me aktakuzën e sipërpërmendur është ngarkuar edhe për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, sepse sulmi ka ndodhur në vend të hapur, në rrugën rajonale e cila zakonisht ka frekuentim në orët e mëngjesit, si dhe për përdorim të palejueshëm të armëve gjatë kohës së sulmit dhe për armëmbajtje pa leje në datën 24 qershor të vitit 2006, kur me rastin e burgosjes i është gjetur edhe pistoleta e markës Beretta, e kalibrit 9mm. Aktakuza kundër Krasniqit, e datës 15 shtator të vitit 2006, është vërtetuar në formë të pandryshuar me aktvendimin e datës 15 dhjetor të vitit 2006.

Page 75: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

75

Gjykimi në shkallë të parë sipas aktakuzës së vërtetuar ka filluar më datën 15 maj të vitit 2007. Seanca kryesore ka zgjatur 11 ditë gjatë të cilave janë dëgjuar 15 dëshmitarë të prokurorisë dhe 5 dëshmitarë të mbrojtjes si dhe eksperti i daktiloskopisë. Në bazë të propozimit ose me pëlqimin e palëve në procedurë, si prova janë pranuar edhe deklaratat e 8 dëshmitarëve të prokurorisë të marra gjatë hetimeve policore si dhe shumë prova materiale. Me aktgjykimin e datës 19 shtator të vitit 2007, kundër të akuzuarit Krasniqi është shqiptuar dënimi me burgosje afatgjatë në kohëzgjatje prej 27 vjetëve.

Gjatë seancës kryesore, kryetari i trupit gjykues, me propozimin e prokurorit në datën 18 maj të vitit 2007 ka lëshuar urdhrin për masat e sigurisë, në bazë të të cilave dëshmitarët e mbrojtur gjatë procedurës janë identifikuar vetëm sipas pseudonimeve dhe identiteti i të cilëve ka qenë i njohur vetëm për anëtarët e trupit gjykues. Me qëllim të mbrojtjes së plotë të identitetit të këtyre dëshmitarëve, gjykata, gjatë seancës kryesore ka zhvendosur një seancë gjyqësore në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Përkundër këtyre masave, dëshmitarët e mbrojtur nuk i janë përgjigjur ftesave të gjykatës gjë që pas kësaj është vendosur që prania e tyre të sigurohet duke i sjellë dhunshëm. Në njërën nga seancat e planifikuara gjyqësore të mbyllura për të cilën nuk është paralajmëruar publiku, dëshmitari B, para trupit gjykues ka shprehur gatishmërinë dhe vendosmërinë për të dëshmuar publikisht. Dëshmitari tjetër i mbrojtur A edhe përkundër urdhrit për sjelljen e tij të dhunshme dhe përpjekjeve të policisë për ta lokalizuar nuk është gjetur dhe as që është paraqitur në gjykatë, andaj deklarata e tij nga procedura e mëhershme është lexuar për procesverbal.

Pjesa më misterioze e tërë këtij procesi, për të cilin gjykata, gjatë seancës kryesore nuk ka dhënë kurrfarë sqarimi, ka të bëjë me mungesën e dëshmisë së policit të tretë Hysen Lataj, i cili në ditën kritike është ndodhur në automjetin e sulmuar dhe i cili është lënduar rëndë gjatë këtij sulmi. Lataj nuk është dëgjuar as si dëshmitar e as si i dëmtuar, edhe pse dëgjimi i tij ka qenë i parashikuar me aktakuzë.

Gjatë gjykimit në shkallë të parë, i akuzuari Krasniqi ka mohuar se ka marrë pjesë në sulmin ndaj automjetit të policisë. Ai ka pranuar vetëm veprën penale nën pikën 5, përkatësisht se në ditën e paraburgimit të tij, në mars të vitit 2006 ka poseduar armë, pistoletën e markës Beretta, të kal. 9 mm. Gjykata e shkallës së parë, pas zhvillimit të seancës së parë dhe provave të nxjerra, ka gjetur se i akuzuari është fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës të datës 15 shtator të vitit 2006. Gjykata, në mënyrë të pakontestueshme ka konstatuar se Krasniqi, në datën 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën Deçan-Pejë dhe në bashkëkryerje me kryerësin/it e panjohur duke shtënë nga arma automatike ka privuar nga jeta dy policë dhe ka plagosur rëndë policin e tretë. Duke e shpallur fajtorë për veprat e sipërpërmendura penale në bazë të provave të siguruara kryesisht gjatë hetimeve, të cilat kryesisht janë vërtetuar edhe me deklaratat e dëshmitarëve gjatë shqyrtimit kryesor, gjykata kundër Krasniqit ia ka shqiptuar dënimin me burgim afatgjatë në kohëzgjatje prej 27 vjetësh. Një dënim kaq i lartë është arsyetuar me nivelin e lartë të përgjegjësisë penale, me mënyrën e kryerjes së

Page 76: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

76

veprës penale si dhe me faktin se viktima janë dy policë të cilët kanë zbatuar ligjin dhe kanë punuar në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë. Arsyetimit për lartësinë e dënimit të shqiptuar gjykata ia ka bashkëngjitur edhe rrethanat nën të cilat është kryer sulmi ndaj automjetit me tre policë, sjelljet e të akuzuarit pas kryerjes së veprës, largimin e tij nga vendi i ngjarjes, fshehjen e gjurmëve të kryerjes së veprës, shmangien nga organet e pushtetit, si dhe posedimin e dokumenteve personale të falsifikuara në momentin e burgosjes. Me rastin e vendosjes mbi dënimin, gjykata nuk ka gjetur kurrfarë rrethanash lehtësuese për të akuzuarin.

Kundër dënimit të shqiptuar me burgim afatgjatë nga ana e Gjykatës së Qarkut në Pejë në datën 19 shtator të vitit 2007, brenda afatit ligjor ka pasuar ankesa nga ana e të akuzuarit nëpërmjet mbrojtësit të tij dhe ajo është bazuar mbi të gjitha bazat e parashikuara me nenin 402 të LPPK. Me ankesë është kërkuar që aktgjykimi të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga aktakuzat sipas pikave të aktakuzës prej 1 deri 4, që aktgjykimi të kthehet në rigjykim ose që në gjykatën e shkallës së dytë të fillojë dëgjimi për të precizuar rrethanat e veçanta.

Duke vendosur në cilësinë e gjykatës së shkallës së dytë dhe pas zhvillimit të seancës së trupit gjykues dhe analizës së hollësishme të rastit, trupi gjykues prej 5 anëtarëve i Gjykatës Supreme të Kosovës, me aktgjykimin e shpallur në datën 12 janar të vitit 2010 ka refuzuar ankesën e të akuzuarit dhe të njëjtin e ka shpallur fajtor për kryerjen e vrasjes së dyfishtë, për tentim vrasje si dhe për përdorim dhe armëmbajtje pa leje, duke e vërtetuar në këtë mënyrë pothuajse në tërësi Aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Gjykata Supreme gjithashtu ka konstatuar se: veprat penale vrasje dhe tentim vrasje përbëjnë vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm; se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është bazuar në prova të pranueshme; se dispozitivi i aktgjykimit të shkallës së parë nuk është kontradiktor me emërtimin juridik të veprave penale; se gjendja faktike është sqaruar në mënyrë të mjaftueshme me prova materiale dhe me deklarata bindëse të dëshmitarëve; se deklaratat e dëshmitarëve të alibisë janë jo bindëse, kurse në pjesë të veçanta edhe të papërputhshme ndërmjet vete. Gjykata ka konstatuar se në procedurën e shkallës së dytë nuk ka pasur shkelje të ligjit penal as në aspektin e bashkëkryerjes, sepse edhe pse në sulmin ndaj automjetit të policisë kanë marrë pjesë disa persona, pothuajse të gjithë dëshmitarët e akuzës, në deklaratat e veta kanë potencuar përshkrimin e shoferit i cili i përgjigjet përshkrimit fizik të të akuzuarit. Me që përgjegjësia penale është personale, gjykata mbron qëndrimin se dënimi i shqiptuar është peshuar në mënyrë adekuate nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

I akuzuari, sipas nenit 430 KPK ka pasur të drejtë ankese kundër vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. Ankesa është ushtruar brenda afatit ligjor në datën 22 mars të vitit 2010 nga ana e mbrojtësit Enver Nimani (më vonë ankesës i është shtuar edhe plotësimi i avokatit Bajram Krasniqi) dhe në të insistohet se gjendja faktike është konstatuar gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë si dhe në lartësinë e dënimit. Në procedurën e shkallës së tretë, Gjykata Supreme e Kosovës, pas seancave të zhvilluara datën 15 maj dhe në datën 8 qershor të vitit 2012, ka marrë vendim me të cilin

Page 77: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

77

ankesën e ka hedhur poshtë si të pabazuar, kurse plotësimin e ankesës së avokatit Bajram Krasniqi të datës 6 shtator të vitit 2011 si të paafatshme dhe ka vërtetuar aktgjykimin e trupit gjykues të shkallës së dytë të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 12 janar të vitit 2010 si dhe aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë të datës 19 shtator të vitit 2007.

FDH – Kosovë nuk ka arritur që deri në fund të periudhës së raportimit të sigurojë një kopje të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës në shkallë të tretë.

Page 78: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

78

Rekomandimet e FDH Kosovë për përmirësimin e punës së gjyqësorit kosovar në zgjidhjen e veprave më të rënda penale109:

- Rritja e numrit të prokurorëve të PSRK, përgjegjës për hetimin e krimeve të luftës. Për momentin, për hulumtimin e krimeve të luftës në PSRK rregullisht janë të angazhuar vetëm dy (2) prokurorë ndërkombëtarë, me angazhimit të përkohshëm dy prokurorëve ndërkombëtarë. Ky numër nuk është i mjaftueshëm për hetimin e të gjitha krimeve të luftës në Kosovë, të cilat, si veprat penale më të rënda, kërkojnë angazhim më të madh dhe më sistematik të prokurorisë. Nëse dëshirohet një hetim më efikas i të gjitha rasteve në të cilat në mënyrë të bazuar dyshohet në ekzistimin e krimeve, që kanë ndodhur gjatë kohës së konflikteve të armatosura Kosovë si dhe një ndjekje e tyre, atëherë duhet të rritet numri i prokurorëve me përvojë ndërkombëtare, të cilët do të punojnë në to. Kjo, aq më shumë nga fakti se prokurorët vendor ende nuk janë të gatshëm që në mënyrë aktive të angazhohen në këto lëndë.

- Angazhimi i prokurorëve vendor në hetimin e krimeve të luftës. Barrën kryesore në ndjekjen e krimeve të luftës edhe në vitin 2012 e kanë pasur prokurorët ndërkombëtarë. Është me rëndësi thelbësore që të fillohet me përfshirjen e prokurorëve vendor në ndjekjen e këtyre krimeve. Përfshirja mund të fillojë përmes punës së përbashkët në lëndët e njëjta të prokurorëve vendor me ata ndërkombëtarë, përmes të cilës prokurorët ndërkombëtarë do të përcillnin përvojat e tyre tek kolegët e tyre kosovar. Vetëm në këtë mënyrë, prokuroria kosovare mund të aftësohet që të marrë mbi vete barrën pas përfundimit të misionit të EULEX-it.

- Roli më aktiv i gjyqtarëve vendor në panelet gjykuese për krime të luftës. Gjyqtarët vendor në panelet gjykues për lëndët, të cilat kanë pasur të bëjnë me krimet e luftës, nuk kanë treguar angazhim të madh gjatë shqyrtimeve kryesore në këto gjykime. Fjalën kryesore për krime të luftës edhe më tutje, si edhe në vitet e mëhershme, e kanë gjyqtarët ndërkombëtarë. Nga qëndrimi kryesisht pasiv i gjyqtarëve vendor ndaj gjykimeve për krime të luftës në të cilat janë të angazhuar, mund të përfundohet se gjyqësori kosovar nuk po përgatitet për kohën kur EULEX-i ta ketë përfunduar mandatin në Kosovë. FDH Kosovë konsideron se është koha që trupat gjykues për krime të luftës të formohen me më shumë gjyqtarë ose, madje, me shumicën e përbërë prej gjyqtarëve vendor, të cilët duhet të inkurajohen që të jenë më aktiv gjatë shqyrtimeve kryesore.

109  FDH konstaton se rekomandimet e drejtuara institucioneve ndërkombëtare dhe vendore si dhe gjyqësorit kosovar në raportet vjetore të viteve të mëhershme edhe më tutje janë aktuale. Për këto arsye, FDH Kosovë pothuajse në tërësi i përsërit.

Page 79: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

79

- Mprehja e kritereve profesionale me rastin e seleksionimit të gjyqtarëve vendor në trupat gjykues, të cilët i kanë në përgjegjësi krimet e luftës. Në shumicën e rasteve, në të cilat gjyqtarët vendor kanë qenë të përfshirë në trupat gjykuese në lëndët të cilat kanë pasur të bëjnë me krimet e luftës, janë angazhuar gjyqtarë me përvojë të pamjaftueshme prej gjykatësi, dhe posaçërisht pak ose pothuajse aspak përvojë me veprat penale më të rënda. Duhet të ndërpritet kjo praktikë, sepse edhe kjo është një nga arsyet e pasivitetit të anëtarëve vendor të trupave gjykues.

- Programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Mbrojtja e dëshmitarëve në gjykimet për krime të luftës edhe më tutje përfaqëson një nga problemet më të mëdha në gjykimet për veprat më të rënda penale, posaçërisht në gjykimet për krime të luftës në Kosovë. Në datën 1 shtator të vitit 2012, ka hyrë në fuqi Ligji mbi mbrojtjen e dëshmitarëve, të cilin Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në datën 29 korrik të vitit 2011. Zbatimi i tij është vonuar, sepse duhet të pasojë miratimi i akteve nënligjore, kështu që zbatimi i këtij ligji të rëndësishëm edhe më tutje zvarritet. FDH Kosovë konsideron se Kuvendi nuk mund të shtyjë më miratimin e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit mbi mbrojtjen e dëshmitarëve, sepse me te sigurohen kushtet thelbësore për ndjekjen penale të krimeve më të rënda.

- Përsosja profesionale e prokurorëve dhe e gjyqtarëve dhe përgatitja e tyre për rolin më aktiv në hulumtimin dhe procesimin e krimeve të luftës në Kosovë. Organizimi i trajnimeve nga ana e institucioneve vendore të gjyqësorit, në të cilat do të merrnin pjesë, krahas prokurorëve dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë, edhe gjyqtarët të cilët veprojnë në Kosovë si dhe prokurorët nga rajoni që tashmë kanë përvoja të caktuara në procesimin e krimeve të luftës. Me këto trajnime do të duhej që në radhë të parë të përmirësohet udhëzimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve vendor në lidhje me standardet dhe me normat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krimet e luftës, me kualifikimet dhe me ndjekjet e tyre, si dhe për shkak të këmbimit të përvojave të fituara.

- Sigurimi i kushteve më të mira për punë të trupave gjykues gjatë kohës së zhvillimit të gjykimeve për krime të luftës. Gjykimet për krimet e luftës zakonisht tërheqin një interesim të madh të mediave dhe të publikut. Për shkak të pamjaftueshmërisë së hapësirave në të cilat edhe më tutje nuk ka vend të mjaftueshëm për të gjithë të interesuarit për këto gjykime, me çka shpesh shkelet parimi i transparencës ndaj mediave, kjo do të mund të zgjidhej me sigurimin e një hapësire të veçantë në gjykatë prej të cilës gazetarët në mënyrë të papenguar do të mund t’a përcillnin drejtpërdrejtë xhirimin e gjykimeve, që do të thoshte xhirim të obligueshëm video dhe audio të shqyrtimeve kryesore, e pakta për veprat penale më të rënda.

Page 80: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

80

Themelimi i Departamentit të Veçantë për krime të luftës.Për shkak të problemeve të cekura, me të cilat gjyqësori kosovar përballet për ditë, si dhe me qëllim të zgjidhjes së ma efikase dhe profesionale të problemeve me të cilat takohet gjyqësori kosovar në gjykimet për krimet e luftës, FDH Kosovë propozon formimin e një departamenti të veçantë për krimet e luftës, që nuk është përfshirë në reformat e gjyqësorit kosovar, që në praktikë ka nisur në fillim të vitit 2013. Pa marrë parasysh afatin e shkurtë nga fillimi i reformave, që ende faktikisht nuk kanë filluar në praktikë, me të cilin krimet e luftës janë të përfshirë në kuadër të Departamentit për vepra penale të rënda. Praktika e vendeve të rajonit, të cilat pas luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë kanë gjykata speciale për krime të luftës, ka treguar efikasitetet, profesionalistet dhe efektivitet më të madh në procedimin e krimeve të luftës.

Page 81: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

81

ANEKSI I

Komunikatat të cilat FDH Kosovë i ka publikuar gjatë 2012.

Gjykata e liron Fatmir Limajn dhe tre ish luftëtarë të tij nga përgjegjësia në rastin “Kleçka”

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në përbërje të përzier të trupit gjykues, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Jonathan Wilford-Carroll110, në datën 2.05.2012 ka shpallur vendimin gjyqësor, me të cilin Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala lirohen nga të gjitha akuzat e aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 25. 07. 2011. Me këtë aktakuzë, Limajt dhe të bashkëgjykuarve111 iu vihet në barrë kryerja e më shumë veprave penal: krime të luftës kundër popullatës civile dhe krime të luftës kundër të burgosurve të luftës. Me këtë vendim gjyqësor ka përfunduar procedura e shkallës së parë në procesin gjyqësor Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, i cilinë opinionin e gjerë publik është i njohur si rasti „Kleçka“, sepse me vendimin gjyqësor paraprak të po të njëjtës gjykatë të shpallur në datën 30.03.2012 nga aktakuza janë liruar Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Refki Mazreku. Me rastin e komunikimit të vendimit të parë gjyqësor, gjykata, në lidhje me të akuzuarit e tjerë në krye me Limajn, e ka ndarë procedurën penale me qëllim të hapjes së seancës gjyqësore në lidhje me përgjegjësinë komanduese të këtyre të katër akuzuarve, sepse, sipas gjetjeve të gjykatës, në materialet e lëndës ka pasur mjaft prova, mbi të bazën e të cilave ata do të mund të shpalleshin fajtor.

Me aktakuzën e Prokurorisë Speciale, KTS. nr. 07.2010, e cila është ngritur në datën 25.07.2011, kurse ka qenë e konfirmuar me vendimin e gjykatësit për konfirmim të datës 26.08.2011 sipas të gjitha pikave të aktakuzës, të akuzuarve iu është vënë në barrë kryerja e veprave penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe krime të luftës kundër të burgosurve të luftës sipas më shumë pikave. Aktakuza ka pohuar se të akuzuarit, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së ose të personave të cilët në kuadër të UÇK-së kanë pasur rol udhëheqës në qendrat e paraburgimit në fshatin Kleçkë, komuna e Lipjanit: kanë marrë pjesë në rrahjen, në maltretimin, në rrezikimin e integritetit fizik dhe të shëndetit të një numri të pacaktuar të të burgosurve; kanë marrë pjesë në vrasjen e disa të burgosurve, midis të cilëve të policit Nebojsha Gjuriçiq (Đuričić Nebojša) dhe civilëve Velko Markoviq (Marković Veljko), Arben Avdylit, Bojan Cvetkoviqit (Cvetković Bojan), Zharko Filipoviqit (Filipović Žarko), Zhivota Todoroviqit (Todorović Života) dhe edhe të një numri të paidentifikuar të civilëve shqiptarë dhe serb, të paraburgosurve ushtarak dhe të burgosurve në periudhën nga fillimi e deri te mesi i muajit qershor të vitit 1999. Mbetjet mortore të viktimave të caktuara janë gjetur në varrezën masive në afërsi të fshatit Kleçkë.

110  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësi ndëkombëtar Dean Pinales dhe gjykatësja vendore Shqipe Qerimi. 111  Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Sala dhe Besim Shurdhaj

Page 82: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

82

Seanca gjyqësore kryesore sipas aktakuzës së cekur para trupit të përzier gjykues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka filluar në datën 11.11.2011. Deri në shpalljen e vendimit gjyqësor, janë mbajtur 18 ditë të gjykimit në kuadër të të cilave kryesisht janë zhvilluar çështje procedurale, si dhe propozimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre. Një pjesë e madhe e diskutimit i është kushtuar shqyrtimit të pranueshmërisë së provave kyçe , mbi të cilat aktakuza e cekur është bazuar dhe të cilat kanë ardhur nga ana e dëshmitarit bashkëpunues X, i cili në datën 28.09.2011 ka kryer vetëvrasje në Gjermani. Me propozimin e mbrojtësve, gjykata, me vendimin e datës 21.03.2012, i ka shpallur të papranueshme si prova deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues X si dhe ditarët e tij. Provat e tjera të prokurorisë, me pajtimin e palëve në procedurë, janë lexuar për procesverbal. Gjatë procedurës, prokurori ka qëndruar pas aktakuzës së parë, duke konsideruar se e njëjta është e bazuar dhe e mbështetur me prova.

Seanca gjyqësore kryesore në rastin Kleçka përbënë një precedent në praktikën gjyqësore të Kosovës, sepse gjatë 18 ditëve të gjykimit nuk ka ardhur fare deri te hapja e procedurës së dëshmive dhe nuk është dëgjuar asnjë dëshmitar.

Prokurori, pas shpalljes së vendimit gjyqësor me të cilin lirohen të akuzuarit, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

FDH Kosovë së shpejti, për opinionin publik, do të paraqitet me një analizë të hollësishme të këtij rasti.

Serbi nga Kosova, Zoran Koliq dënohet me 14 vite të burgosjes për krime të luftës

Trupi gjykues i përzier i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Jonathan Welford-Carroll112, në datën 1.05. të vitit 2012, ka shpallur vendimin gjyqësor, me të cilin serbin nga Kosova, Zoran Koliqi, ish gardian në burgun e Lipjanit, e ka shpallur fajtor për vepër penale krime të luftës kundër popullatës civile (neni 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ113, nenin e përbashkët 3 dhe nenet 4 e 5 të Protokollit II Plotësues të Konventës së Gjenevës) sipas dy pikave: për vdekjen e ish të burgosurit Gani Morina, e cila është shkaktuar nga rrahja dhe rrezikimi i integritetit të tij fizik; si dhe për rrahjen dhe rrezikimin e integritetit fizik të ish të burgosurit Jakup Rexhepi, për të cilat gjykata ia ka shqiptuar dënimin e përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej 14 vitesh. Të akuzuarit Koliqi, për veprën penale posedim, kontroll dhe përdorim pa leje i armës (neni 328, paragrafi 2 i LPK) në periudhën prej vitit 1999 e deri në datën 7.07. të vitit 2011 i është shqiptuar dënimi në të holla në lartësi prej 5.00 eurosh. Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH Kosovë) konsideron se dënimi i shqiptuar për të akuzuarin Koliqi në mënyrë adekuate është i peshuar114 dhe se me te arrihet 112 Anëtarë të trupit gjykues: gjykatësi ndërkombëtar Andrew Hatton dhe gjykatësi vendor Mejreme Memaj.113  I cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me të cilin i akuzuari ngarkohet sipas Urdhëresës së UNMIK-ut të vitit 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999. 114  Dënimet individuale: për vdekjen e Gani Morinës dhjetë (10) vite të burgosjes dhe gjashtë (6) vite për rrahje dhe rrezikim të integritetit fizik të Jakup Rexhepit.

Page 83: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

83

qëllimi i dënimit, që konsiston në zmbrapsjen nga kryerja e njërës prej veprave penale më të rënda, të cilat i akuzuari i ka kryer në cilësinë e personit zyrtar dhe ndaj personave ndaj të cilëve ka qenë i autorizuar që të kujdeset. Dënimi i shqiptuar nuk mund t’ia kthejë jetën viktimës së vdekur nga rrahjet, po mund ta zbus dhimbjen e familjes së tij. Ai mund të shërbejë edhe si satisfaksion për viktimat e tjera, të cilat kanë qenë subjekt të keqtrajtimit fizik nga ana e të dënuarit Koliqi.

Vendimi gjyqësor i gjykatës bazohet në deklaratat e dëshmitarëve të drejtpërdrejtë si dhe të personave okular të cilët edhe vet kanë qenë viktima të rrahjes brutale dhe të keqtrajtimit nga ana e gardianit të burgut të Lipjanit. Vendimi gjyqësor fiton në peshën e tij, sepse me te pjesërisht ndriçohen edhe ngjarjet të cilat janë zhvilluar në burgun e Dubravës në periudhën prej datës 19 deri në datën 24 maj të vitit 1999, kur rreth 100 të burgosur janë vrarë kurse të mbijetuarit, me autobusë, janë transportuar në burgun e Lipjanit. Pas transportimit në burgun e Lipjanit, ata i janë nënshtruar keqtrajtimit fizik nga ana e gardianëve dhe e personelit të burgut të ri, kurse një rast i tillë ka përfunduar edhe me vdekjen e Gani Morinës.

Procesi gjyqësor kundër Zoran Koliqit ka filluar në datën 28.07. të vitit 2011, kur, me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të RK (PSRK) i është vënë në barrë kryerja e veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile sipas dy pikave: se kohën e konfliktit ndërkombëtar në Kosovë, në hapësirat e burgut të Lipjanit në datën 24.05. të vitit 1999, në cilësinë e personit zyrtar si gardian i burgut në Lipjan, fizikisht ka keqtrajtuar të burgosurit e kësaj qendre të paraburgimit. Në mesin e tyre, Gani Morinën e ka rrahur dhe goditur me shkop gome, e ka shqelmuar, e ka goditur me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit derisa ky nuk e ka humbur vetëdijen dhe ka vdekur një ditë më vonë115. Aktakuza ka konfirmuar se Koliqi, të njëjtën ditë dhe në të njëjtën cilësi, në mënyrë çnjerëzore e ka trajtuar edhe Jakup Rexhepin, duke i shkaktuar vuajtje të mëdha dhe duke ia shkatërruar integritetin fizik në atë mënyrë që e ka rrahur me shkop gome, duke e shqelmuar dhe duke e goditur me grushte. I akuzuari, me të njëjtën aktakuzë, ngarkohet edhe me veprën penale të posedimit, kontrollit dhe përdorimit pa leje të armës, sepse në posedim të tij, gjatë paraburgimit, në datën 7.04. të vitit 2011, i është gjetur revolja e llojit “Zastava TT“, numri serik 1878, kalibri 7.62 mm, si dhe dy karikator me 37 plumba të kalibrit të njëjtë.

Me vendimin e gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të datës 26.08. të vitit 2012, aktakuza është konfirmuar në formë të modifikuar, duke u kufizuar në trajtimin çnjerëzor të të akuzuarit ndaj të burgosurve. Me te ceket se i akuzuari, në datën 24.05. të vitit 1999, në cilësinë e gardianit të burgut në Lipjan, në mënyrë johumane i ka trajtuar të burgosurit, duke iu shkaktuar atyre vuajtje të mëdha dhe duke ua rrezikuar shëndetin dhe integritetin e tyre fizik, në atë mënyrë që i ka rrahur dhe i ka goditu të burgosurit, në mesin e tyre edhe Gani Morinën dhe Rexhep Jakupin.

115  Mbetjet mortore të viktimës, pas luftës, janë gjetur në varrezat e Prishtinës në “Dragodan” dhe, pas autopsisë së kryer në datën 26.05. të vitit 2000, trupi i është dorëzuar familjes.

Page 84: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

84

Seanca gjyqësore kryesore, sipas aktakuzës së ndryshuar, ka filluar në datën 1.11. të vitit 2011 dhe i ka pasur 17 ditë të gjykimit. Gjatë seancës janë dëgjuar 14 dëshmitarë të aktakuzës, midis të cilëve edhe eksperti i mjekësisë ligjores dhe 4 dëshmitarë, të cilët i ka propozuar mbrojtja e të akuzuarit. Tre dëshmitarë të mbrojtjes janë dëgjuar me anë të ofrimit të ndihmës juridike ndërkombëtare, përkatësisht me anë të video linkut me Gjykatën Supreme në Beograd. Gjatë seancës dhe me pajtimin e palëve është lexuar deklarata e një dëshmitari të aktakuzës, i cili jeton dhe punon në botën e huaj, sepse dëgjimi i tij i drejtpërdrejt ka qenë i vështirësuar dhe do të shkaktonte zvarritje të procedurës. Po ashtu janë lexuar edhe dëshmitë me shkrim të deponuara në aktakuzë, si dëshmi të propozuara gjatë seancës gjyqësore kryesore nga ana e palëve në procedurë. Kryetari i trupit gjykues, në datën 17.10. të vitit 2011, në cilësinë e gjykatësit individual, në pajtim me nenin 238 të LPPK116, në prani të palëve dhe në seancë publike, e ka dëgjuar një nga të dëmtuarit117 jashtë seancës kryesore.

Pas procedurës së përfunduar të dëshmisë, palët në procedurë i kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare për dhe kundër aktakuzës. Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare, e ka ndryshuar aktakuzën, duke theksuar se me faktet e sjella gjatë seancës kryesore është vërtetuar se rrahja dhe trajtimi çnjerëzor, që i akuzuari i ka zbatuar ndaj të burgosurve, kanë shkaktuar vdekjen e Gani Morinës. Nga këto arsye, ai e ka akuzuar Koliqin për vdekjen re Gani Morinës.

Në arsyetimin e shkurtë të vendimit në fund të gjykimit që të pranojë akuzën e prokurorit se Koliqi është përgjegjës për vdekjen e Gani Morinës, gjykata ka cekur se në bazë të provave bindëse të paraqitua gjatë procedurës është vërtetuar se i akuzuari e bart përgjegjësinë për vdekjen e Gani Morinës, me fjalë të tjera se përdorimi i dhunës fizike dhe i rrahjes, të cilat i akuzuari i ka zbatuar ndaj viktimës, kanë qenë shkaku i vdekjes së tij.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, në kuadër të projektit të tij të Librit të Kujtimit të Kosovës, gjatë hulumtimeve të tij që nga viti 1999 ka intervistuar shumë dëshmitarë, të cilët në mënyrë të hollësishme i kanë përshkruar ngjarjet në burgun e Lipjanit, duke përfshirë edhe vdekjen e Gani Morinës.

Lirim Jakupi shpallet i pafajshëm për terrorizëm

Gjykata e Qarkut në Gjilan me panel të përbërë nga gjyqtar ndërkombëtar dhe vendor, me kryetar Vladimir Mikula me datën 09 Tetor 2012 e liroi nga të gjitha pikat e aktakuzës të pandehurin Lirim Jakupin. Aktakuza e ngritur me datën 31 Korrik 2005, e përfaqësuar nga prokurori Besim Kelmendi e rëndonte të pandehurin me tri pika të veprës penale të terrorizmit, gjegjësisht:1. Shkaktim të rrezikimit të përgjithshëm;

116  Me të cilin parashihet mundësia e sigurimit të hetimeve të jashtëzakonshme për sigurimin e provave, sigurim i të cilave do të ishte i pamundur ose i vështirësuar. 117  Dëshmitari i cili jeton dhe punon në Gjemani, i cili, për të përmendurin, nga ana e gjykatës është ftuar me anë të thirrjes së rregullt, por për shkak të propozicioneve procedurale të caktuara seanca kryesore nuk ka mundur të fillojë.

Page 85: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

85

2. Zotërimit pa leje të armëve dhe/ose lëndëve eksplozive; dhe/ose 3. Nëpërmjet bërjes ose grumbullimit të armëve ose lëndëve eksplozive.

Trupi gjykues konstatoi se dëshmitë e dëshmitarëve si dhe ekspertizat e kryera nuk vërtetonin praninë e Lirim Jakupit, në datat 6 dhe 7 mars 2003 në afërsi të linjës së kufirit administrativ midis Portës së 5 (CP75), Kosovë dhe pikës së kontrollit policor të lokalizuar në ose afër Konçulit, Serbi.

Lirim Jakupi edhe pse i liruar nga aktakuza për veprën penale të terrorizmit është në vuajtje të dënimit për 2 vepra penale të Kidnapimit, 4 vepra penale të Ndalimit të paligjshëm dhe 3 vepra penale të Shtrëngimit.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka monitoruar të gjitha 16 seancat gjyqësore që kanë qenë të hapura për publikun dhe do të publikoj analizë më të hollësishme të këtij rasti.

Osman Zyberaj dënohet me 15 vjet burgim

Gjykata Supreme e Kosovës duke vepruar si gjykatë e shkallës së dytë, në panelin e kombinuar prej pesë gjykatësve, vendor dhe ndërkombëtar, në krye me gjykatësin Horst Proetel, me datën 07 Nëntor 2012 shpalli aktgjykimin me të cilin të akuzuarin Osman Zyberaj e dënoi me 15 vite burgim. Me këtë aktgjykim modifikohet aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren i datës 17 Prill 2008 me të cilin i akuzuari ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 vjetësh për shkak të veprave penale Vrasje dhe tentim vrasje nga neni 147 paragrafi 11 i KPK; posedim, kontrollim dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve nga neni 328, paragrafi 2 i KPK, dhe aktgjykimin e shkallës së dytë të Gjykatës Supreme të Kosovës i datës 21 Korrik 2009 me të cilin eshtë konfirmuar aktgjykimi i shkallës së parë.

Procedura kundër Osman Zyberaj ka filluar me kërkesën për caktimin e paraburgimit kundër tij dhe Shyqri Shalës për shkak të dyshimit të bazuar se kanë marrë pjesë në sulmin e armatosur mbi vëllezërit Rrustemi, i cili ka ndodhur më 10 Tetor 2005 në fshatin Xërxë, komuna e Prizrenit. Me këtë rast vdekjen e gjeti Hasan Rrustemi, ndërkaq vëllai i tij Nazimi u plagos. Pas ankesave të bëra nga mbrojta e Shyqri Shalës, e cila mohonte pjesëmarrjen e tij në vrasjen dhe tentim vrasjen Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykim e datës 01 korrik 2009 e liroi tërësisht nga akuzat.

Sipas nenit 430 KPPK i akuzuari Zyberaj e kishte të drejtën për ankesën ndaj vendimit të shkallës së dytë dhe sipas kësaj ankese Gjykata Supreme e Kosovës me aktvendim të datës 28.12.2010 duke vepruar si gjykatë e shkallës së tretë, e ka pezulluar aktgjykimin e shkallës së dytë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në shkallë të dytë.

Me datën 07 Nëntor para Gjykatës Supreme të Kosovës si gjykata e shkallës së dytë e hapi dëgjimin gjatë së cilit u hap edhe procedura e provave, u dëgjua i akuzuari Osman

Page 86: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

86

Zyberaj dhe eksperti i neuropsikiatrisë, Fahri Drevinja, i cili informoi gjykatën që ndaj Osman Zyberaj ishte bërë një super ekspertizë në Qendrën Klinike Neuropsikiatrike të Kosovës. Ekspertiza tregon se Osman Zyberaj në kohën e kryerjes së veprës penale vuante nga një çrregullim nervor, depresion, trauma dhe e kishte aftësinë mendore të zvogëluar pasi që ai ka kaluar një kohë të vështirë gjatë luftës në Kosovë. Tani me ndihmë mjekësore është shëruar ku dhe pranoi se kishte kryer veprën penale por nuk e ndjen veten fajtor pasi që nuk ka mundur ta kontrollonte veten për shkak të problemeve neuropsikiatrike. Vendimi për zvogëlimin e dënimit ndaj të akuzuarit Zyberaj Gjykata e bazoi në ekspertizën psikiatrike.

GJNPJ i ka liruar nga përgjegjësia penale Ramush Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarët e tij

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), në datën 29 nëntor të vitit 2012 ka sjellë aktgjykimin, me të cilin Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, lirohen nga akuzat për shkeljen e ligjit dhe të zakoneve të luftës, torturën dhe trajtimin çnjerëzor të civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë në hapësirën e zonës operative të Dukagjinit, komandanti i së cilës gjatë luftës ka qenë Haradinaj. Gjykata, në bazë të provave të paraqitura, ka vërtetuar se në hapësirën e zonës së cekur janë kryer krime sipas pikave 3-5 të aktakuzës, por në bazë të provave të vërtetuara nuk është vërtetuar lidhja midis të akuzuarve me krimet e cekura.

Rrjedha e këtillë e rastit Haradinaj dhe të tjerët, në njëfarë dore është paralajmëruar nga momenti i prezantimit të argumenteve përfundimtare të palëve para trupit gjykues në procedurën e parë të përsëritur në historinë nëntëmbëdhjetë vjeçare të ekzistimit të Tribunalit të Hagës, në fund të muajit qershor të këtij viti.

Duke e arsyetuar shkurtimisht aktgjykim, kryesuesi i panelit ankimor të Tribunalit të Hagës, Bakone Justice Moloto ka thënë se provat, të cilat i ka siguruar prokuroria, nuk e kanë vërtetuar lidhjen midis krimit, ekzistimi i të cilit në mënyrë të pakundërshtueshme është vërtetuar, dhe të akuzuarve.

Megjithëkëtë, aktgjykimi në procedurën e përsëritur të GJNPJ nuk e mbyll çështjen e përgjegjësisë për krimet e kryera gjatë luftës në hapësirën e zonës operative të Dukagjinit. Sipas të dhënave të FDH-së Kosovë, në territorin e zonës së cekur janë vrarë, kanë pësuar ose janë zhdukur 41 civil të kombësisë serbe. Kjo është një çështje, në të cilën përgjigjen duhet ta jep tash gjyqësori kosovar, përkatësisht EULEX-i, i cili e ka mandatin për veprim në lëndët më të ndjeshme penale në Kosovë, në mënyrë që, e pakta deri diku, të kënaqet drejtësia për viktimat. Nga ana tjetër, GJNPJ dhe kurrfarë gjykate tjetër nuk është kompetente për të vlerësuar karakterin e luftës, faktin nëse ka qenë e drejtë dhe e pastër ose e padrejtë dhe, së këndejmi, nuk ka vend për interpretime të kësaj natyre. Gjykatat merren me vërtetimin e përgjegjësisë individuale dhe komanduese dhe atë pikërisht në bazë të provave.

Page 87: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

87

ANEKSI II

Analizat e publikuara nga FDH Kosovë për vitin 2012

Analizë

Rasti Kleçka: Ka fituar ligjshmëria, por jo drejtësia

Hyrje

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me trupin gjykues në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Jonathan Wilford-Carroll118, në datën 2.05. 2012 ka shpallur vendimin gjyqësor, me të cilin ish pjesëtarët e UÇK-së Fatmir Limaj119, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala lirohen nga të gjitha akuzat për krime të luftës, me të cilat i ka ngarkuar aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) e datës 25.07. 2011. Me këtë aktakuzë, Limajt

dhe të bashkakuzuarve120 të tij i vihet në barrë kryerja e veprave penale krime të luftës kundër popullatës civile dhe krime të luftës kundër të burgosurve të luftës, sipas disa pikave. Me vendimin gjyqësor të datës 2.05. 2012, ka përfunduar në tërësi procedura e shkallës së parë në gjykimin më të madh dhe më të rëndësishëm për krime të luftës në Kosovë në vitin 1999. Me fjalë të tjera, gjykimi në këtë lëndë është zhvilluar kundër dhjetë personave, por gjykata, me një vendim më të hershëm të shpallur në datën 30.03. të vitit 2012, nga aktakuza e ka liruar Arben Krasniqin, Behlul Limajn, Refki Mazrekun, Sabit Shalën dhe Shaban Shalën. Gjykimi formalisht është zhvilluar me emrin Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, por në opinionin e gjerë ka qenë i njohur si rasti „Kleçka“ ose rasti “Limaj dhe të tjerët”.

Dy vendimet gjyqësore, me të cilat lirohen të akuzuarit, kanë qenë rezultat logjik pas vendimit të gjykatës gjatë seancës kryesore të kumtuar në datën 21.03. 2012 për të shpallur të papranueshme provat e dëshmitarit bashkëpunues, i cili në lëndë është i prezantuar si „Dëshmitari X“121. Aktakuza, të cilën e ka përfaqësuar prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro, pothuajse në tërësi ka qenë e bazuar në deklaratat dhe provat materiale, të cilat ia ka siguruar prokurorisë “Dëshmitari X”. Për këto arsye, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë në vazhdim të tekstit i kushton vëmendje të veçantë analizës së vendimit të gjykatës që nga duart e prokurorisë të heq argumentin kryesor për ndjekjen penale të ish komandantit të lartë të UÇK-së Fatmir Limajt dhe

118  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësi ndërkombëtar Dean Pinales dhe gjykatësja vendore Shqipe Qerimi. 119  Një nga komandantët e UÇK-së në zonën e Drenicës në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë; zëvendës i Ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, të formuar pas luftës nga ana e partive shqiptare; Ministër i Transportit në qeverinë e Kosovës në vitet 2007-2010. Në fazën e fillimit të procedurës penale ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputet i Kuvendit të Kosovës; pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 22.09.2011 lirohet nga imuniteti i deputetit. 120  Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.121 Identiteti i dëshmitarit një kohë të gjatë është ruajtur nga publiku dhe në materialet e lëndës është paraqitur si “Dëshmitari X”. Megjithëkëtë, pasi që ky dëshmitar më nuk është në jetë, është zbuluar se është fjala për pjesëtarin e dikurshëm të UÇK-së, Agim Zogajn, i cili ka vepruar në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë. Raporti i referohet këtij dëshmitari sipas emrit me të cilin ai është paraqitur në aktakuzë.

Page 88: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

88

nëntë pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë qenë vartës të Limajt.

(Pa)pranueshmëria e provave të „Dëshmitarit X“

Duke vepruar sipas vërejtjeve të shumta të mbrojtjes së të akuzuarve të dhëna me gojë gjatë seancës kryesore dhe në formën me shkrim, si dhe pas sigurimit të përgjigjes së prokurorit ndaj vërejtjeve të paraqitura, gjykata, me vendimin e datës 21.03.2012, i ka shpallur të papranueshme deklaratat e „Dëshmitarit X“ të dhëna gjatë hetimeve policore dhe të prokurorisë në cilësinë e të dyshuarit dhe të dëshmitarit bashkëpunues. Të papranueshëm janë shpallur edhe ditarët e tij. Të gjitha këto prova, përndryshe, janë shpallur prova të pranueshme me vendimin e konfirmimit të aktakuzës të datës 26 gusht të vitit 2011, të cilat i ka sjellë gjykatësi për konfirmimin e aktakuzës122.

Që nga vet fillimi i seancës kryesore në lëndën „Kleçka“ (11.11.2011.) mbrojtja e të akuzuarve123 para gjykatës ka filluar të paraqes një numër të madh vërejtjesh me të cilat e ka kundërshtuar pranueshmërinë e deklaratave të “Dëshmitarit X”, të cilat ai i ka dhënë në fazat e mëhershme të procedurës dhe në cilësi të ndryshme. Edhe pse, me iniciativën e prokurorit, ka qenë i mundësuar ballafaqimi me dëshmitarin bashkëpunues dhe kundërshtimi i deklaratave të tij me të cilat i ngarkon klientët e tij, mbrojtja ka bërë vërejtjet e saj lidhur me mundësinë e përmendur të dëgjimit të dëshmitarit bashkëpunëtor duke pohuar se në atë periudhë: nuk e ka pasur qasjen adekuate ndaj materialeve të lëndës; se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të njihet me dokumentacionin dhe që në mënyrë të duhur të përgatitet për dëgjimin e dëshmitarit bashkëpunues; se prokurori është dashur sërish të dëgjoj dëshmitarin bashkëpunues në praninë e tyre kur „Dëshmitarit X“ i është përcaktuar ky status ose që dëshmitari bashkëpunues të dëgjohet nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake në pajtim me nenin 238 të LPPK. Të gjitha këto kanë qenë fakte të cilat e kanë shtyrë mbrojtjen të arrijë te përfundimi se prokurori, në këtë mënyrë, ka dashur vetëm të instrumentalizojë mbrojtjen me qëllim që t’i ndihmojë në kryerjen e obligimeve statusore. Mbrojtja, për këtë arsye, ka pohuar para gjykatës se dëgjimi i dëshmitarit bashkëpunues ka qenë i kufizuar në pikëpamje kohore dhe funksionale si dhe se nuk ka pasur mundësi për ballafaqimin adekuat dhe të duhur të saj me dëshmitarin.

Në përgjigjen me shkrim lidhur me vërejtjet e mbrojtjes të dorëzuar në datën 12.03.2012, prokuroi ka theksuar: se mbrojtja e obliguar qartazi është e paraparë me ligj kur nga i akuzuari kërkohet për ta pranuar fajësinë; se „Dëshmitari X“ në momentin kur e ka fajësuar vetveten dhe të tjerët për ngjarjet, të cilat janë zhvilluar në Kleçkë, komuna e Lipjanit, në pranverën e vitit 1999, e ka pasur statusin e të dyshuarit; si dhe se kundër „Dëshmitarit X “ kurrë nuk është ngritur aktakuzë. Prokurori në mënyrë të posaçme ka theksuar se nuk ka pasur as lëshime procedurale me rastin e dhënies së urdhrit mbi shpalljen e “Dëshmitarit X” dëshmitar bashkëpunues, dhënies së deklaratave të tij si dhe as në faktin se dëshmitari bashkëpunues nuk e ka nënshkruar çdo faqe të deklaratave të tij si dhe se në seancën e datës 24.08.2010,

122  Gjykatësi ndërkombëtar Ingo Richs.123  Posaçërisht gjatë seancave të gjykatës të mbajtura në datën: 28., 29.02; 1., 6., 7.03.2012.

Page 89: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

89

në të cilën është shqyrtuar propozimi i prokurorit mbi shpalljen e “Dëshmitarit X” dëshmitar bashkëpunues, gjatë të cilës “Dëshmitari X” nga anash është përkujtuar nga gjykatësi i procedurës paraprake se si dëshmitar është i obliguar të flas të vërtetën. Aso kohe, sipas prokurorit, “Dëshmitari X” i ka vërtetuar të gjitha deklaratat e tij të mëparshme si të sakta. Sipas prokurorit, mbrojtjes nuk i është kundërshtuar mundësia e qasjes ndaj materialeve të lëndës, dhe prokurori, sipas ligjit, nuk është i obliguar që mbrojtjes t’ia sigurojë kopjet e këtyre materialeve. Para seancës së konfirmimit të aktakuzës, mbrojtjes i është dorëzuar dokumentacioni, mbi të cilin është bazuar aktakuza, krahas faktit se disa dokumente të veçanta kanë qenë të redaktuara për arsye se kanë pasur të bëjnë me identitetin e dëshmitarëve individual të mbrojtur ose me disa hetime të ardhshme.

Sipas gjetjeve të gjykatës, dosja e gjithmbarshme e prokurorisë në lëndën „Kleçka“ bazohet në deklaratat dhe provat materiale të një dëshmitari, i cili, njëkohësisht, edhe ka qenë bashkëkryerës i veprave penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen dhe i cili ka qenë një nga të dyshuarit në hetimet, të cilat janë zhvilluar në këtë lëndë. „Dëshmitari X“, ish pjesëtar i UÇK-së, sipas fjalëve të tij, nga ana e Fatmir Limajt ka qenë i emëruar për mbikëqyrës të të burgosurve në qendrën e paraburgimit, e cila ka qenë vendosur në një shtëpi private në fshatin Kleçkë, komuna e Lipjanit. Sipas pohimeve të dëshmitarit bashkëpunues, gjatë luftës, detyrimet e tij në qendrën e paraburgimit kanë qenë që, krahas obligimeve të tjera, të mbajë evidencën e të burgosurve, me të cilët çdo ditë ka qenë në kontakt. Dëshmitari bashkëpunues ka mbajtur ditar për aktivitetet e tij si dhe për aktivitetet e UÇK-së, në të cilin çdo ditë ka përshkruar ngjarjet në qendrën e paraburgimit.

Statusi i „Dëshmitarit X“, sipas gjetjeve të gjykatës, gjatë procedurës ka ndryshuar. Para hetuesve për krime të luftës, ai, nga fundi i vitit 2009, ka dëshmuar në cilësi të dëshmitarit, pas vënies së kontaktit, sipas iniciativës së tij, me policinë e EULEX-it. Gjatë vitit 2010, “Dëshmitari X” ka dhënë shumë deklarata para prokurorit, së pari në cilësi të të dyshuarit124, në mënyrë që, pas urdhrit të gjykatësit të procedurës paraprake të datës 25.08.2010, t’i caktohet statusi i dëshmitarit bashkëpunues. Në muajin korrik të vitit 2011125, mbrojtjes së të akuzuarve iu është dhënë mundësia që, në pajtim me rezultatet e deriatëhershme të hetimeve, tërthorazi ta hetojnë dëshmitarin bashkëpunues.

Duke e arsyetuar vendimin mbi papranueshmërinë e provave, të cilat i ka siguruar “Dëshmitari X”, gjykata, si lëshim kryesor të prokurorisë e ka konstatuar atë se para ofrimit të mbrojtjes mundësinë e dëgjimit të dëshmitarit bashkëpunues në muajin korrik të vitit 2011, avokatëve të të akuzuarve nuk ia ka dorëzuar dokumentacionin e plotë nga hetimet e deriatëhershme, të cilat janë zhvilluar lidhur me rastin „Kleçka“, e

124  Personi, për të cilin policia ose organet e ndjekjes në mënyrë të arsyetuar dyshojnë se ka kryer vepër penale por kundër të cilit nuk ka filluar procedua penale- neni 151, paragrafi 1 i LPPK. I dyshuari, gjatë këtyre dëgjimeve nga ana e prokurorit të lëndës është udhëzuar mbi të drejtat e tij si i pandehur në pajtim me nenin 31 të LPPK. Sipas nenit 151 të LPPK, “i pandehuri“ është personi kundër të cilit zhvillohet procedura penale. Shprehja i pandehur po ashtu përdoret në LPPK si emër i përgjithshëm për të pandehurin, të akuzuarin dhe të gjykuarin. 125  Në datën: 5., 6., 7., 9 korrik të vitit 2011.

Page 90: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

90

para së gjithash të ashtuquajturin ‘ditarin e luftës’ të dëshmitarit bashkëpunues si dhe deklaratat e personave, të cilët deri atëherë janë dëgjuar si dëshmitar. Sipas gjetjeve të gjykatës, disa materiale të veçanta të lëndës kanë qenë të redaktuara, kurse një pjesë e dokumentacionit i është dorëzuar mbrojtjes dhe të akuzuarve vetëm pasi që avokatët e mbrojtjes kanë pasur rast të ballafaqohen me dëshmitarin bashkëpunues dhe tërthorazi ta hetojnë si dhe që përkthimet e disa materialeve të veçanta të lëndës i janë dorëzuar mbrojtjes vetëm në muajin janar të vitit 2012, disa muaj pas fillimit të gjykimit. Në këtë kontekst, gjykata ka konstatuar se edhe në materialet e lëndës ekziston dokumentacioni mbi të cilin gjykata nuk e posedon evidencën lidhur me atë se kur i është dorëzuar ai mbrojtjes.

Sipas gjetjeve të gjykatës, mundësia e hetimit të dëshmitarit bashkëpunues nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve, deri tek e cila është arritur gjatë muajit korrik të vitit 2011, është larg nga standardet, të cilat parashihen me Ligjin mbi Procedurën Penale. Me fjalë të tjera, mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia e përgatitjes adekuate për dëgjimin e dëshmitarit bashkëpunues, sepse ajo nuk e ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm nga dosja e lëndës (duke përfshirë edhe deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues të dhëna hetuesve të Trbunalit të Hagës) ashtu që në mënyrë adekuate të përgatitet për hetimin e ”Dëshmitarit X”.

Gjykata ka konstatuar se në kohën kur iu është ofruar mundësia e hetimit të dëshmitarit bashkëpunues, gjatë muajit korrik të vitit 2011, avokatët e mbrojtjes nuk kanë qenë në posedim të 41 deklaratave të dëshmitarëve, të cilat i posedonte prokuroria. Mbrojtja, madje, as nuk ka qenë e njohur mbi arsyen e organizimit të seancave në të cilat ka pasur mundësi për ta hetuar dëshmitarin bashkëpunues. Gjykata, me këtë rast, lidhur me këtë, duke iu referuar nenit 7, paragrafit 2 të LPPK, ka konstatuar se prokurori është i obliguar t’ia vë në dispozicion mbrojtjes të gjitha provat, të cilat janë në dëm ose në dobi të të akuzuarve, në mënyrë që mbrojtja të përgatitet sa më mirë për hetimin e dëshmitarit kyç, mbi deklaratat e të cilit është bazuar aktakuza dhe i cili, në të njëjtën kohë, ka qenë bashkëkryerës i veprave penale me të cilat ngarkohen të akuzuarit e tjerë. Në këtë fazë të procedurës, mbrojtja, në bazë të ligjit, ka të drejtë që dëshmitarit ti shtrojë pyetje në të njëjtin nivel si edhe me rastin e seancës kryesore. Në rastin konkret, avokatët e mbrojtjes nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Sipas gjetjeve të gjykatës, prokurori nuk e ka përmbushur obligimin ligjor ndaj mbrojtjes. Dëgjimi i dëshmitarit bashkëpunues në atë fazë është dashur të kryhet në mënyrën se si parashihet me nenin 238 paragrafi 1 i LPPK126 në bazë të të cilit

126  Neni 238, paragrafi 1.: „Prokurori publik ose i padituri munden, përjashtimisht, që nga gjykatësi i procedurës paraprake të kërkojnë ta dëgjojnë dëshmitarin ose të kërkojnë mendimin e ekspertit me qëllim të ruajtjes së provave kur ekziston mundësia unike që të sigurohet një provë e rëndësishme ose kur ekziston rreziku i madh se ajo provë nuk do të jetë më vonë në dispozicion gjatë hetimeve. Kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake, me të cilin ai refuzon kërkesën për marrjen e provës së tillë, mund të paraqitet ankesa e trupit gjykues tre anëtarësh.“ Paragrafi 2: „Në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, gjykatësi i procedurës paraprake ndërmerr masat e duhura për sigurimin e efikasitetit dhe të integritetit të procedurës e posaçërisht për mbrojtjen e të drejtave të të pandehurit. I pandehuri dhe mbrojtësi i tij/saj dhe prokurori publik janë të pranishëm në dëgjimin për marrjen e deklaratave. I dëmtuari dhe përfaq mësuesi i tij/ saj ligjor ose avokati do të jenë të informuar mbi dëgjimin dhe e kanë të drejtën për të qenë të pranishëm. Dhënia e deklaratave gjykatësit të procedurës parapake bëhet në pajtim me dispozitat e kapitujve XX, XXI, XXII të këtij

Page 91: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

91

ballafaqimi i mbrojtjes me dëshmitarin dhe hetimi i dëshmitarit nga ana e tyre bëhet para gjykatësit të procedurës paraprake në prani të të gjitha palëve në procedurë, ku prokurori prapë do t’i shtronte pyetje dëshmitarit bashkëpunues, dhe pas të cilave do të pasonin pyetjet e mbrojtjes lidhur me deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues.

Sipas gjetjeve të gjykatës, me dhënien e mundësisë mbrojtjes për dëgjim të dëshmitarit sipas nenit 156, paragrafi 2 i LPPK, nuk plotësohen kushtet në pajtim me nenin 238 të LPPK, me të cilin do të mund të zëvendësohej dëgjimi i dëshmitarit para trupit gjykues, sepse me nenin 8, paragrafi 2 i LPPK, është përcaktuar që trupi gjykues vendimin mund ta marrë vetëm në bazë të provave të nxjerra dhe të konfirmuara në seancën kryesore.

Gjykata nuk e ka pranuar qëndrimin e prokurorisë sipas të cilit, për hir të shpalljes së të dyshuarit dëshmitarë bashkëpunues, ka qenë e domosdoshme që kundër tij të zhvillohen hetime dhe të dëgjohet para prokurorit në cilësinë e të dyshuarit apo të të pandehurit. Ligji mbi procedurën penale e parasheh që dëshmitari bashkëpunues mund të shpallet i dyshuar ose i pandehur, kundër të cilit ende nuk është lexuar aktakuza e prej të cilit pritet se mund të dëshmojë gjatë seancës127. Gjykata ka qëndruar në pikëpamjen se nuk ka qenë e domosdoshme që “Dëshmitari X” të dëgjohet në cilësinë e të dyshuarit, sepse prokuroria qysh nga hetimet policore ka pasur mjaft informacione dhe baza për ta shpallur dëshmitar bashkëpunues. Sipas gjetjeve të gjykatës, nuk ka qenë e domosdoshme që prokurori, me anë të dëgjimit në cilësinë e të dyshuarit, edhe njëherë të vërtetojë deklaratat e tij, të cilat ai, si dëshmitar, ia ka dhënë sektorit të policisë të obliguar për hetimin e krimeve të luftës, me të cilin, përndryshe, “Dëshmitari X” me vetiniciativë është vënë në kontakt, në mënyrë që, sipas fjalëve të tij, të mbrohej nga sulmet e mundshme dhe që të parandaloj pasojat fatale.

Sipas gjetjeve të gjykatës, një nga lëshimet e mëdha të prokurorit është se edhe pas lëshimit të urdhrit mbi shpalljen e dëshmitarit bashkëpunues, nga i njëjti ai nuk ka kërkuar ta vërtetojë saktësinë e pohimeve në deklaratat e tij, të cilat i ka dhënë në cilësinë e të dyshuarit, kur, sipas ligjit mundet dhe edhe nuk është i detyruar të përgjigjet, mundet dhe nuk është i detyruar të thotë të vërtetën, që nuk është rasti kur dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit, përkatësisht të dëshmitarit bashkëpunues, kur në mënyrë obliguese ceket se dhënia e deklaratave të rrejshme përfaqëson vepër penale128. Gjykata nuk e ka pranuar qëndrimin e prokurorit se në procedurën e dhënies së

ligji në lidhje me dëshmitarët dhe ekspertët.“Paragrafi 3: „Neni 165 zbatohet me përshtatjen përkatëse dhe në hetimin e dëshmitarëve dhe të ekspertëve “ 127  Neni 298 i LPPK: „Dëshmitar bashkëpunues është i dyshuari ose i pandehuri në lidhje me të cilin aktakuza ende nuk është lexuar në seancën kryesore dhe prej të cilit pritet që gjykatës t’ia paraqes provat: paragrafi 1: që me gjasë do të parandalojnë që një person tjetër të kryejë vepër penale; paragrafi 2: që me gjasë do të çonin drejt zbulimit të së vërtetës në procedurën penale; paragrafi 3: që janë të dhëna me pajtimin e plotë me qëllim që të dëshmuarit në gjykatë të jetë i besueshëm; paragrafi 4: për të cilat gjykata vendos se janë të besueshme dhe të plota ose paragrafi 5: që do të mund të çonin drejt ndjekjes së suksesshme të kryerësve të tjerë të veprave penale.128  Neni 164, paragrafi 2 i LPPK: „Së pari i thuhet dëshmitarit se është i obliguar ta thotë të vërtetën dhe se nuk guxon asgjë të mbajë të fshehur, dhe pas këtyre i tërhiqet vërejtja se të dëshmuarit e rrejshëm përbënë vepër penale. Po ashtu, dëshmitari udhëzohet se nuk është i obliguar të përgjigjet në cilëndo prej pyetjeve, parapare në nenin 162 të këtij ligji (se nuk është i obliguar të përgjigjet në pyetje të veçanta nëse ka gjasë se me ato përgjigje do të shkaktonte turpërim, dëm të konsiderueshëm material ose do t’ia ekspozonte veten ndjekjes penale ose kushëririt të tij të afërm; gjykata do ta informojë dëshmitarin mbi këtë të drejtë), udhëzimi futet në procesverbal.

Page 92: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

92

urdhrit, në datën 24.08.2010, këtë e ka bërë gjykatësi i procedurës paraprake kur, sipas pohimeve të prokurorit, dëshmitari bashkëpunues i ka vërtetuar si të vërteta të gjitha deklaratat, të cilat gjatë kësaj procedure i ka dhënë në cilësinë e dëshmitarit dhe të të dyshuarit.

Dëshmitari bashkëpunues, pas ngritjes dhe konfirmimit të aktakuzës si dhe gjatë fazës së përgatitjes për fillimin e seancës kryesore, ka kryer vetëvrasje në rrethana të pasqaruara në Gjemani në datën 28.09.2011 dhe, me këtë, përfundimisht ka humbur mundësia e dëgjimit të tij para trupit gjykues. Edhe pse disa materiale të veçanta të lëndës (deklaratat e dëshmitarëve të caktuar dhe të ish të burgosurve129) deri diku i vërtetojnë pohimet e dëshmitarit bashkëpunues, vdekja e dëshmitarit kyç ka sjellë deri tek rrethanat rënduese në pikëpamje të mundësisë së vazhdimit të seancës kryesore, sepse sipas gjetjeve të trupit gjykues në materialet e lëndës nuk ka prova, të cilat munden qartazi të vërtetojnë pohimet e tij.

Dhe në fund, gjykata ka konstatuar se gjatë dëgjimit të “Dëshmitarit X“nga e ana e prokurorit nuk është respektuar as neni 89, paragrafi 2 i LPPK, i cili e obligon personin, i cili dëgjohet, që në mënyrë obligative të nënshkruhet në secilën faqe të deklaratës, e cila është më e gjatë se një fletë, gjë që nuk ka ndodhur me deklaratat e “Dëshmitarit X“ dhe, në këtë mënyrë, deklaratat ashtu të mbledhura, nuk kanë qenë të pranueshme për gjykatën.

Sipas gjetjeve të gjykatës, të gjitha lëshimet e cekura të prokurorisë kanë pasur efekt kumulativ në heqjen e të drejtës mbrojtjes që ajo, në mënyrë efikase, ta luajë rolin e saj gjatë procedurës parapenale, gjë që prokurorisë ia ka krijuar përparësinë në raport me avokatët e hendikepuar të mbrojtjes. Vërejtjet e mbrojtjes ndaj provave të „Dëshmitait X“, të cilat gjykata nuk i ka pranuar Gjykata nuk i ka pranuar vërejtjet e mbrojtjes mbi papranueshmërinë e deklaratave të “Dëshmitarit X” të dhëna policisë së EULEX-it në gjysmën e dytë të vitit 2009, sepse këto deklarata janë marrë para hapjes së hetimeve me anë të vendimit mbi hapjen e të njëjtave. Nenet 200 dhe 201 të LPPK e autorizojnë policinë që të ndërmarrë veprime dhe masa në atë mënyrë me të cilën do të parandalohej fshehja e provave dhe, nga këto arsye, deklaratat e „Dëshmitarit X“ të dhëna policisë, sipas pikëpamjes së gjykatës, përbëjnë prova të pranueshme.

Gjykata ka konstatuar se nuk janë të bazuara as vërejtjet e mbrojtjes që kanë pasur të bëjnë me rrethanën se “Dëshmitari X” nuk ka pasur mbrojtës në fazën e pranimit të fajit. Gjykata këtë konstatim e bazon në nenin 73, paragrafi 1 i LPPK, i cili qartazi e rregullon çështjen e mbrojtjes së obliguar. “Dëshmitari X” në asnjë moment gjatë procedurës nuk ka hyrë në fazën e marrëveshjes mbi pranimin e fajit, kështu që, sipas gjykatës, prania e avokatit nuk ka qenë e obliguar. Po ashtu, të pabazuara,

129  Vërejtje e vëzhguesit të FDH Kosovë në bazë të dokumentacionit gjyqësor të rastit, të cilin ia ka dalë ta sigurojë.

Page 93: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

93

sipas gjykatës, janë treguar edhe pohimet e mbrojtjes se prokurori nuk e ka kryer vëzhgimin psikiatrik të “Dëshmitarit X” gjatë hetimeve të prokurorisë, sepse nuk ka prova se “Dëshmitari X “ gjatë dëgjimeve të kryera gjatë vitit 2010 ka treguar shenja të çrregullimit psikologjik ose të paaftësisë që vet me sukses të mbrohet.

Gjykata nuk i ka pranuar as vërejtjet e mbrojtjes se prokuroria nuk ia ka tërheq vërejtjen me kohë “Dëshmitarit X“ se deklaratat e tij mund të jenë të përdorura në gjykatë. Edhe pse neni 231 paragrafi 2, pika 5 e LPPK e parasheh se prokurori, me rastin e dëgjimit të të pandehurit, duhet detyrimisht ta njoh me faktin se deklarata e tij do të jetë e përdorur para gjykatës, në rastin konkret kanë qenë të qarta rrethanat dhe qëllimi se deklaratat e tij do të jenë të përdorura para gjykatës, sepse ato janë dhënë me atë qëllim. Sipas gjetjeve të gjykatës, rrethana e cekur nuk përfaqëson shkelje të tillë të ligjit, për shkak të së cilës një deklaratë duhej të shpallej e papranueshme.

Qëndrimi i FDH Kosovë lidhur me shpalljen të papranueshme të provave të „Dëshmitarit X“

1. Vendimi i gjykatës për të shpallur të papranueshëm të dëshmuarit dhe provat materiale të „Dëshmitarit X“ është i bazuar në ligj. Me këtë vendim, Trupi gjykues penal, në krye me gjykatësin e EULEX-it Jonathan Wilford-Carroll ka demonstruar respektimin e njërit prej parimeve kulminante të së drejtës penale ndërkombëtare, që siguron gjykimin e drejtë dhe barazinë e palëve gjatë gjithë procedurës, si gjatë procedurës penale, ashtu edhe gjatë veprimeve të procedurës paraprake. Pikëpamja e gjykatës se e drejta në gjykimin e ndershëm, përkatësisht në të drejtën në mbrojtjen e plotë dhe të papenguar ka qenë e limituar me veprimet procedurale të prokurorisë gjatë procedurës paraprake mund të shërbejë si një përvojë e çmuar për gjykatësit kosovar në tretmanin e barabartë të të gjitha palëve në procedurë, pavarësisht nga pesha e veprës penale, imperativi që ajo të sqarohet dhe ndriçohet, si dhe dyshimi i bazuar që lidhet me kryerësit e mundshëm, qofshin ata, madje, edhe të profilit më të lartë politik. Përmbajtja e aktakuzës dhe emrat, që ceken në te, si dhe trysnia e opinionit publik për faktin se ka qenë fjala për gjykimin më të madh dhe më të rëndësishëm për krime të luftës në Kosovë pas luftës, nuk munden dhe guxojnë të jenë arsye për lëshime, të cilat mund t’ia heqin të drejtën të akuzuarve që të mbrohen dhe të drejtën e mbrojtjes që të jetë e barabartë me palën e prokurorisë para gjykatës. Me një vendim të këtillë, gjykata ka demonstruar superioritetin e ligjit mbi të gjithë dhe të askujt mbi ligjin. Vendimi i gjykatës, nga pikëpamja formale ligjore, madje, e ka rëndësinë e precedentit për Kosovën – ai duhet t’i shërbejë drejtësisë kosovare si model për respektimin e rregullave të barazisë së palëve dhe të gjykimit të ndershëm pa marrë parasysh se kush ndodhet në bankën e të akuzuarit e kush në atë të prokurorit. Rëndësia e këtij vendimi posaçërisht fiton në peshë kur të kihet parasysh se ai ka të bëjë me lëshimet në procedurën paraprake, në të cilën ritmin kryesor tradicionalisht e jep aktakuza, përkatësisht në të cilën mbrojtja luan rol pasiv.

Page 94: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

94

FDH Kosovë dëshiron të theksojë se gjykata në asnjë moment nuk është futur në vlerësimin e bazueshmërisë së pohimeve nga deklaratat dhe provat me shkrim të “Dëshmitarit X” për shkak të lëshimeve procedurale me rastin e sigurimit të tyre. Në këtë mënyrë, ato nuk janë shpallur as të vërteta dhe as të pavërteta, por e papranueshme është shpallur mënyra se si është arritur deri te ato.

2. Gjykata, në mënyrë të saktë dhe pothuajse me saktësinë kirurgjike e ka zbatuar ligjin në rastin „Kleçka“. Megjithëkëtë, pas përfundimit të gjykimit të shkallës së parë, ky rast nuk është as edhe për një hap më afër vërtetimit të së vërtetës mbi atë që ka ndodhur në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë gjatë muajit prill të vitit 1999 si dhe ndriçimit të përgjegjësisë për këto ngjarje. Provat e tjera, posaçërisht ato nga zhvarrosja, të cilën në muajin shtator të vitit 2009 e ka kryer ekipi i ekspertëve të EULEX-it, kanë vërtetuar vdekjen e dhunshme të më së paku 8 personave, vrasja e të cilëve vihet në lidhje me qendrat e paraburgimit në Kleçkë. Për shkak të këtyre arsyeve, FDH Kosovë konsideron se në gjykimin e deritashëm në lëndën „Kleçka“ ka fituar ligjshmëria, por jo drejtësia. Që të kënaqet ajo, që familjet e viktimave të gjenin paqen, kurse gjyqësori kosovar të dëshmonte deri në fund se mund ta shpie përgjegjësinë edhe për krimet më të rënda të kryera gjatë luftës, rasti „Kleçka“ kërkon ndriçim deri në fund, konstatimin e kryerësve dhe përgjegjësinë e tyre penale në bazë të ligjit.

Vërejtjet e FDH Kosovë ndaj punës së gjykatës

1. Me rastin e shpalljes së vendimit të parë gjyqësor në datën 30.03.2012, me të cilin rasti „Kleçka“, në bazë nenit 385 të LPPK, është ndarë, kurse të akuzuarit Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala janë liruar nga përgjegjësia, gjykata, në një arsyetim të shkurtë, ka paralajmëruar se procedura lidhur me të akuzuarit e tjerë në krye me Fatmir Limajn vazhdon në drejtim të vërtetimit të përgjegjësisë komanduese. Gjykata, në këtë mënyrë, qartë e ka bërë me dije që vlerëson se provat e tjera në materialet e lëndës mund të shërbejnë si bazë për vazhdimin e hetimit në rastin „Kleçka“. Megjithëkëtë, me vendimin gjyqësor të datës 2.05.2012, gjykata i ka liruar Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën nga të gjitha akuzat për krime të luftës, me të cilat i ka ngarkuar aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) e datës 25.07.2011. Përfundimi i këtillë ka paraqitur befasi, aq më shumë nga që gjykata në vendimin e dytë dhe përfundimtar, me të cilin është përfunduar procedura e shkallës së parë, fare nuk është futur në arsyetimin e vendimit që të mos e hap çështjen e përgjegjësisë komanduese të katër të të dyshuarve pjesëtarë të rangut të lartë të ish UÇK-së130, që ka qenë në kundërshtim me paralajmërimin me rastin e komunikimit të vendimit të datës 30.03.2012. Gjykata, sipas ligjit, nuk është e obliguar me kualifikimin juridik të veprës, të cilin e ka dhënë prokurori. Si arsyetim nuk mund t’i shërbejë gjykatës edhe jokooperativiteti i prokurorisë, e cila, edhe pse ka pasur hapësirë për saktësim të aktakuzës dhe përqendrim në drejtim të përgjegjësisë komanduese, nuk ka treguar aspak 130  Gjykata, madje, nuk e ka pranuar hapjen e diskutimit për këtë çështje, në të cilën ka ngulur këmbë mbrojtësi i Fatmir Limajt, avokati britanik Karim A.A. Khan).

Page 95: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

95

vullnet për këtë dhe ka vazhduar të ngul këmbë në aktakuzën e parë dhe shfuqizimin e vendimit të gjykatës mbi papranueshmërinë e provave të “Dëshmitarit X”. Vendimi i këtillë i trupit gjykues ka lënë përshtypje të keqe në udhëheqjen, në përgjithësi, shumë të mirë dhe kompetente të procesit gjyqësor në rastin „Kleçka“. Duke pasur parasysh se prokuroria ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit gjyqësor të shkallës së parë, gjykata e shkallës së dytë është e obliguar që tejet mirë të analizojë vendimin befasues mbi përfundimin e procesit me lirimin e katër të akuzuarve të tjerë pasi që gjykata e njëjtë paraprakisht, me rastin e analizës së lëndës, ka gjetur se ka bazë ligjore për vazhdim të seancës kryesore në lidhje me përgjegjësinë komanduese të katër të akuzuarve në pajtim me nenin 322, paragrafi 3 i LPPK, i cili kryetarit të trupit gjykues ia jep mundësinë që të sigurojë prova edhe pa propozimin e palëve.

2. Vërejtja e dytë thelbësore e FDH Kosovë ndaj punës së gjykatës ka të bëjë me vonesën e tij në shpalljen e vendimit të dytë gjyqësor të datës 2.05.2012, me të cilin Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala lirohen nga të gjitha akuzat për krime të luftës. Sipas gjetjeve të FDH Kosovë, gjykata e ka shpallur këtë vendim gjyqësor pas afatit të paraparë me ligj. Me fjalë të tjera, me nenin 392, paragrafi 1 i LPPK, qartazi parashihet që gjykata, pas përfundimit të procedurës penale, kryerjes së procedurës së dëshmisë dhe fjalëve përfundimtare, vendimin duhet ta shpallë në një afat jo më të gjatë se sa prej tri (3) ditësh. Veprimet e fundit procesorë janë shpallur në datën 30.03.2012 kur gjykata e ka sjellë vendimin mbi ndarjen e procedurës në lidhje me gjashtë prej tyre.

Kronologjia e rastit „Kleçka“

Procedura penale kundër Limajt dhe të tjerëve është nisur pasi që “Dëshmitari X”, si një nga aktorët e ngjarjeve të cilat gjatë konflikteve në Kosovë kanë ndodhur në qendrën e paraburgimit UÇK-së në Kleçkë, komuna e Lipjanit, në periudhën nga fillimi i vitit 1999 e deri në mesin muajit qershor, ka hyrë në kontakt me hetuesit e Njësisë së EULEX-it për hetim të krimeve të luftës në Kosovë në gjysmën e dytë të vitit 2009. Duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit të datës 06.07.2010131, gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në datën 25.08. 2010 e ka dhënë urdhëresën mbi shpalljen e “Dëshmitarit X” të mbrojtur si dëshmitar bashkëpunues, në bazë të të cilit ndaj tij është ndërprerë procedura penale dhe shqiptimi i dënimit për veprat penale në kryerjen e të cilave, sipas fjalëve të tij, ka marrë pjesë në kohën e konflikteve të armatosura në Kosovë. Pas hetimeve të kryera, të cilat i ka udhëhequr PSRK, në datën 25.07.2011 është ngritur aktakuza kundër dhjetë të akuzuarve, në krye me Fatmir Limajn, me të cilën të akuzuarit ngarkohen sipas shumë pikave për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe për krime të luftës kundër të burgosurve të luftës. Aktakuza iu ka vënë në barrë se në cilësinë e pjesëtarëve ose të personave komandues të UÇK-së në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë, komuna e Lipjanit, kanë marrë 131  Data nga arsyetimi i urdhëresës mbi shpalljen e dëshmitarit X dëshmitar bashkëpunues, sipas vendimit të kryetarit të trupit gjykues të datës 21.03.2012, prokurori, me kërkesën e cekur, i është drejtuar gjykatës në datën 19.08. 2010.

Page 96: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

96

pjesë në rrahjen, maltretimin, rrezikimin e integritetit fizik dhe të shëndetit të një numri të të burgosurve; se kanë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve, midis të cilëve edhe të policit Nebojsha Gjuriçiqit, dhe të civilëve Veljko Makoviqit, Arben Avdylit, Bojan Cvetkoviqit, Zharko Filipoviqit, Zhivota Todoroviqit dhe të një numri të paidentifikuar të civilëve serb dhe shqiptar, të të paraburgosurve ushtarak dhe të burgosurve. Mbetjet mortore të viktimave të veçanta janë gjetur në varrezën masive në afërsi të fshatit Kleçkë.

Procedura e konfirmimit të aktakuzës, e cila në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka zgjatur dy ditë, ka filluar në datën 24.08.2011 para gjykatësit të EULEX-it Ingo Risch. Procedura e konfirmimit kryesisht ka qenë e hapur për publikun, pos pjesës gjatë të cilës është bërë shikimi në zgjidhje të caktuara procedurale të procedurës paraprake. Aktakuza, si e pandryshuar, është konfirmuar me vendimin e datës 26.08.2011. Me vendim, të gjitha provat e prokurorisë, në të cilat është bazuar aktakuza, janë vlerësuar si të pranueshme. Gjykata ka konstatuar se ka mjaft prova, të cilat e mbështesin dyshimin themelor në lidhje me të gjitha akuzat kundër të gjithë të akuzuarve dhe se nuk ekzistojnë rrethana me të cilat do të përjashtohej përgjegjësia e tyre penale.

Pas konfirmimit të aktakuzës, në fazën e përgatitjeve për fillim të seancës kryesore, „Dëshmitari X“, në datën 28.09.2011, në rrethana të paqarta, ka kryer vetëvrasje në Gjermani.

Seanca kryesore pas aktakuzës së konfirmuar ka filluar në datën 11 nëntor të vitit 2011. Atëherë prokurori e ka ndryshuar aktakuzën, duke hequr dorë nga pika 2 në lidhje me të akuzuarin Arben Krasniqin. Pas leximit të aktakuzës, në seancën kryesore, të akuzuarit janë shprehur se nuk janë fajtor. Mbrojtja, në këtë rast, e ka propozuar edhe përjashtimin e prokurorit, gjë që është refuzuar, sepse trupi gjykues nuk është kompetent për trajtim lidhur me propozimin e tillë. Kryeprokurorja e EULEX-it, duke vepruar sipas kërkesës disa herë të përsëritur të mbrojtjes mbi përjashtimin e prokurorit Maurizio Salustro si dhe për thirrjen e tij në cilësi të dëshmitarit, me vendimin e datës 2.02.2012 i ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes me arsyetimin se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përjashtimin e tij dhe dëgjimin tij në cilësi të dëshmitarit.

Gjatë seancës kryesore, e cila gjithsejtë i ka pasur 18 ditë të gjykimit, kryesisht janë shqyrtuar çështjet procedurale, propozimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre. Diskutimi i është kushtuar pranueshmërisë së provave kyçe, mbi të cilat është bazuar aktakuza, në deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues dhe në ditarin e tij, të cilin e ka mbajtur gjatë kohës së konfliktit të armatosur dhe kohës së qëndrimit të tij në Gjemani.

Pas shpalljes së vendimit mbi papranueshmërinë e deklaratave dhe të ditarit të “Dëshmitari X, palët në procedurë gjatë vazhdimit të seancës kryesore të mbajtur në datën 21.03.2012 kanë arritur marrëveshjen që provat e tjera të mbetura të prokurorisë

Page 97: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

97

të bashkëngjitura me aktakuzën të konsiderohen të lexuara për procesverbal mbi seancën kryesore si dhe që palët, fjalët e tyre përfundimtare, t’ia parashtrojnë gjykatës në formën me shkrim, duke hequr dorë nga parashtrimi me gojë i fjalëve përfundimtare para trupit gjykues. Me vendim të veçantë të trupit gjykues të datës 21.03.2012 janë hequr të gjitha masat të cilat kanë qenë të shqiptuara për të akuzuarit, të akuzuarit të cilët janë ndodhur në paraburgim janë liruar nga paraburgimi si edhe të akuzuarit, të cilët janë ndodhur në arrest shtëpiak.

Prokurori, duke vepruar sipas kërkesës së trupit gjykues, në fjalën e tij të fundit me shkrim për trupin gjykues në formë të fjalës përfundimtare shumë të shkurtë nuk i ka elaboruar provat, por në gjithçka ka qëndruar pranë aktakuzës dhe provave, të cilat, me të njëjtën, ia ka dorëzuar gjykatës. Duke kërkuar nga gjykata për të shfuqizuar vendimin mbi shpalljen të papranueshme të provave të dëshmitarit bashkëpunues, të cilin e ka vlerësuar si të gabuar, prokurori ka vazhduar të ngul këmbë se provat ofrojnë mjaft baza që gjykata, në bazë të tyre, të sjell vendim me të cilin të gjithë të akuzuarit do të shpalleshin fajtor për vepra penale me të cilat ngarkohen me aktakuzë132 dhe, duke shprehur qëndrimin se mbetet në gjithçka lidhur me aktakuzën e parë, e cila, si e tillë, është konfirmuar nga ana e gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës së Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, prokurori ka kumtuar se nuk dëshiron për ta modifikuar aktakuzën dhe as që gjykatës ti propozojë prova të reja dhe as të bëjë ndryshimin e kualifikimit të veprave penale të cilat të akuzuarve i vihen në barrë. Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të propozojë prova të reja dhe as që do të propozojë sigurimin e provave të reja. Të gjitha provat e propozuara, të cilat janë lexuar, sipas prokurorit, kanë qenë më se të mjaftueshme që të arrihet një vendim i ligjshëm dhe i drejtë i gjykatës në lidhje me përgjegjësinë penale të të katërve dhe të të gjithëve, të dhjetë të akuzuarve.

Mbrojtësit e të akuzuarve, në fjalët e tyre përfundimtare, kanë potencuar se prokurori, në situatën në të cilën ndodhet, kur prova kyçe mbi të cilën është bazuar aktakuza është shpallur e papranueshme, është dashur të heq dorë plotësisht nga e njëjta. Mbrojtësit, në propozimet e tyre, në pajtim me nenin 390, paragrafi 3, kanë kërkuar nga gjykata që të akuzuarit t’i lirojnë nga aktakuza, sepse nuk është provuar se ata kanë kryer vepra penale, me të cilat janë ngarkuar.

Të gjithë të akuzuarit, duke vepruar sipas urdhrit të gjykatës, i kanë pranuar fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre dhe i kanë vërtetuar me nënshkrimet e tyre me shkrim para se t’ia dorëzojnë gjykatës, gjë që është konstatuar nga ana e trupit gjykues të mbajtur në datën 30.03.2012.

Pas sigurimit të fjalëve përfundimtare të palëve, trupi gjykues ka shpallur vendimin gjyqësor, me të cilin Limaj dhe tre të akuzuarit e tjerë lirohen nga të gjitha akuzat e aktakuzës së datës 25.07.2011. Me këtë, seanca gjyqësore e shkallës së parë në rastin „Kleçka“ ka përfunduar133. Prokuroria ka paralajmëruar ankesa ndaj vendimit të gjykatës. 132  Një pjesë të fjalës përfundimtare të prokurorit , Kryetari i trupit gjykues e ka lexuar gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në datën 30.03.2012 me vërejtjen se prokurori nuk ka vepruar sipas udhëzimit obligues të gjykatës për ta precizuar aktakuzën ekzistuese. 133  FDH Kosovë nuk ka informacion mbi komunikimin e mundshëm, me çka e ruan të drejtën e përditësimit të

Page 98: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

98

Analizë

Rasti Bedri Krasniqi

Gjykata Supreme e Kosovës i konfirmon dënimin me 27 vite burg për vrasjen e dy policëve Duke vendosur në shkallën e tretë134, Gjykata Supreme e Kosovës në trupin me përbërje të përzier prej pesë anëtarësh – me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Martti Harsia135 - me aktgjykimin të shpallur në datën 8 qershor të vitit 2012, në tërësi e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës të sjellë në procedurën e shkallës së dytë, të shpallur në datën 12 janar të vitit 2010 si dhe aktgjykimin të Gjykatës së Qarkut në Pejë të datës 19 shtator të vitit 2007, me të cilin i akuzuari Bedri Krasniqi dënohet me dënimin me burgosje afatgjatë në kohëzgjatje prej 27 vitesh për shkak të vrasjes së dy pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) dhe tentim vrasjes së një pjesëtari tjetër të këtij shërbimi136, të cilat kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të datës 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën rajonale Deçan/Dečani - Pejë/Peć, në afërsi të fabrikës “Molika” në fshatin Raushiq/Raušić.

Vendimi gjyqësor i Krasniqit është i plotfuqishëm, sepse në procedurën e deriatëhershme janë shteruar të gjitha të drejtat e rregullta ligjore, me të cilat i dënuari dhe mbrojtja e tij kanë mundur të shërbehen.

Procedura paraprake

Procedura hetimore në lidhje me vrasjen e dy policëve kosovar dhe plagosja e të tretit është hapur menjëherë pas sulmit me armë automatike të zjarrit në automjetin privat të tipit Opel Frontera në pronësi të polices së ndjerë Sebahate Tolaj, e cila në momentin kritik po e ngiste automjetin. Në kohën e sulmit, në automjetin me të cilin po udhëtonin tre policët në rrugën e cekur rajonale për në punë në Komandën Rajonale të Policisë në Pejë, janë ndodhur edhe kolegët e saj Isuf Haklaj dhe Hysen Lataj. Sulmi është kryer nga automjeti i tipit Audi 80 me ngjyrë të bardhë, i cili ngiste në të njëjtin drejtim. Nga ai është hapur zjarr në të tre policët në automjetin Opel Frontera në momentin e tejkalimit të të njëjtit. Me të shtëna me rafalë janë qëlluar me më shumë se 30 plumba, të cilët kanë ardhur nga ana e majtë e automjetit të sulmuar, Audi 80, prej të cilit është kryer sulmi, pastaj, me shpejtësi të madhe, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Të njëjtën ditë është gjetur, jo larg nga vendi i ngjarjes, në një zonë pyjore të fshatit Rosujë/Rosuje, komuna e Pejës/Peć.

qëndrimeve të veta pas sigurimit të informacionit ose vendimit të arsyetuar gjyqësor, pos vendimit mbi pranueshmërinë e deklaratave që kanë të bëjnë me shikimin e kryer në vitin 2009 në vendin kritik. 134  Ligji mbi Procedurën Penale i Kosovës (LPPK) e parasheh mundësinë e ankesës ndaj vendimit gjyqësor të shkallës së dytë (neni 430, paragrafi 1, pika 1: “Nëse gjykata e shkallës së dytë e ka shqiptuar dënimin me burgosje afatgjatë ose nëse e ka konfirmuar vendimin gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë, me të cilin dënimi i tillë është shqiptuar.“)135  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësit ndërkombëtar Horst Proetel dhe Tore Thomasen dhe gjykatësit vendor të Gjykatës Supreme të Kosovës Nesrin Lushta dhe Avdi Dinaj.136  Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (të shpallur në datën 15.06.2008) Shërbimi Policor i Kosovës e ka ndryshuar emrin në Policia e Kosovës.

Page 99: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

99

Pas sigurimit të ekspertizës balistike të datës 2 dhjetor të vitit 2003 ka ekzistuar dyshimi i bazuar se gëzhojat që janë gjetur në vendin e sulmit dhe në brendi të automjetit të tipit Audi 80 kanë pasur gjurmë të përputhshme të gjilpërës goditëse, që ka çuar deri te dyshimi i bazuar se sulmuesit në automjetin e tipit Opel Frontera janë gjendur në automjetin e tipit Audi 80. Përfshirja e të dyshuarit Krasniqi në sulmin në tre policët është mbështetur edhe pas ekspertizës së kryer daktiloskopike të shenjave të gishtërinjve të gjetura në dyert e gepekut të automjetit të tipit Audi 80, për të cilin është konstatuar se i takojnë të dyshuarit Krasniqi. Pas sigurimit të provave të cekura si dhe dëgjimit të një numri të madh të dëshmitarëve, midis të cilëve edhe dy dëshmitarëve okular, prokurori publik i rajonit pejan, në datën 6 prill të vitit 2004 ka sjellë vendimin mbi hapjen e hetimeve kundër Bedri Krasniqit. Me të njëjtin vendim janë hapur edhe hetimet kundër Avni Sinanjt dhe Maxhun Bajramit137 për shkak të dyshimit të bazuar se, si edhe në rastin e Krasniqit, kanë marrë pjesë në sulmin në automjetin në të cilin në ditën kritike janë gjendur viktimat dhe i lënduari. Prokurori, në datën 26 qershor të vitit 2004, e ka dhënë edhe urdhrin për paraburgimin e të dyshuarve.

Avni Sinanaj është burgosur në datën 26 qershor të vitit 2006. Me vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake, të datës 29 qershor të vitit 2006, atij i është caktuar paraburgimi dymujor. Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake të datës 20 shtator të vitit 2006, Sinanaj, me pajtimin paraprak me shkrim të prokurorit të datës 19 shtator të vitit 2006, është liruar nga paraburgimi. Sipas konstatimeve të gjykatës, provat e siguruara gjatë hetimeve nuk e ndërlidhin Sinanajn me të dyshuarit, përkatësisht nuk ka qenë vërtetuar pjesëmarrja e tij në sulmin me të cilin po udhëtonin policët dhe në përputhje me këtë nuk ka ekzistuar dyshimi i bazuar për përgjegjësinë e tij penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake, në datën 8 tetor të vitit 2004, e ka lëshuar urdhër- arrestin ndërkombëtar kundër të dyshuarit Krasniqi. Në bazë të këtij urdhër-arresti, Krasniqi është burgosur në datën 24 mars të vitit 2006 në Prishtinë/Priština. Me vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake të datës 27 mars të vitit 2006, i është caktuar paraburgimi njëmujor, i cili, në pajtim me dispozitat ligjore, gjatë procedurës para gjykatës në mënyrë periodike është zgjatur deri në ditën e ikjes së tij nga burgu i “Dubravës” në afërsi të Istogut, në datën 30 nëntor të vitit 2008. Krasniqi është ndodhur në arrati deri në datën 17 dhjetor të vitit 2010, kur prapë është burgosur për shkak të mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar në këtë procedurë si dhe për shkak të dyshimit të bazuar të përfshirjes së tij në kryerjen e veprave të tjera penale.

Në fazën e procedurës parapake gjatë vitit 2006 e para ngritjes së aktakuzës, me propozim të prokurorit në këtë lëndë janë kryer disa veprime hetimore: i dyshuari Krasniqi është dëgjuar nga prokurori, është lëshuar kërkesa për dhënien e urdhrit mbi masat e mbrojtjes së dy dëshmitarëve okular, është kryer analiza e ADN-së së shtrisos dhe e mostrave të padiskutueshme të qelizave nga zgavra e gojës së të dyshuarve, janë hapur hetimet e jashtëzakonshme para gjykatësit të procedurës paraprake në pajtim

137  FDH Kosovë nuk ka të dhëna se a janë pezulluar, kur dhe përse janë pezulluar hetimet kundër Bajramit – rrethana e cekur nuk përmendet në aktgjykimet së shkallës së parë dhe të dytë.

Page 100: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

100

me nenin 238 të LPPK me qëllim të dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtur si dhe të identifikimit të të dyshuarve nga ana e dëshmitarëve të mbrojtur.138

Aktakuza

Me aktakuzën e datës 15 shtator të vitit 2006, prokurori, për sulmin në automjetin me të cilin në ditën kritike udhëtonin tre pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës e ka akuzuar Bedri Krasniqin se në bashkëkryerje me Avni Sinananajn dhe së paku edhe me një person tjetër, i cili iu ka ofruar ndihmë në përgatitjet për kryerjen e veprave, në datën 24 nëntor të vitit 2003, në rrugën rajonale Deçan –Pejë, me përdorimin e armës automatike të zjarrit me paramendim, në mënyrë të mjerë e tinëzare, duke e shfrytëzuar befasinë, pa paralajmërim dhe nga prita, i ka privuar nga jeta dy policë të Shërbimit Policor të Kosovës, të cilët në periudhën kritike, krahas të tjerave, kanë qenë të angazhuar në hetimin e veprave të rënda penale. Sipas aktakuzës, sulmi ka pasur për qëllim për të fshehur një vepër tjetër penale. Policja Sebahate Tolaj nga pasojat e sulmit ka vdekur nga plagët në vendin e ngjarjes, derisa Isuf Haklaj ka vdekur pas disa ditësh, saktësisht në datën 28 nëntor të vitit 2003. Policit të tretë, Hysen Latajt, i cili në kohën e sulmit është ndodhur në ulësen e pasme të automjeti, nuk i janë shkaktuar lëndime nga arma e zjarrit, por vetëm lëndime të rënda trupore, në formën e prerjeve. Krasniqi, me aktakuzën e cekur, krahas vrasjes së dyfishtë dhe një tentim vrasjeje, është ngarkuar edhe për shkaktim të përgjithshëm të rrezikut, sepse sulmi ka ndodhur në një hapësirë të hapur, në një rrugë rajonale e cila zakonisht është e ngarkuar në orët e mëngjesit, si dhe për përdorim të palejuar të armëve në kohën e sulmit dhe posedim të palejuar të armëve në ditën e 24 qershorit të vitit 2006, kur me rastin e burgosjes është gjetur me revolen e tipit Beretta, të kalibrit 9mm.

Konfirmimi i aktakuzës

Aktakuza e Prokurorisë Publike të Qarkut e datës 15 shtator të vitit 2006 e ngritur kundër Bedri Krasniqit është konfirmuar nga ana e gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës në Gjykatën e Qarkut në Pejë139, me vendimin e datës 15 dhjetor të vitit 2006 në formën e saj të pandryshuar. Me këtë, akuzat kundër Krasniqit për vrasje të dyfishtë, tentim vrasje, shkaktim të rrezikut për pjesëtarët e tjerë në komunikacion dhe përdorimin e palejuar dhe posedimin e palejuar të amës së zjarrit mbeten në fuqi. Gjykatësi ka gjetur se pohimet e prokurorit janë të mbështetura me sigurimin e provave, siç janë konstatimi i ekspertit të mjekësisë ligjore dhe raporti balistik i policisë. Sipas gjetjeve të gjykatësit për konfirmim, pohimet e aktakuzës janë të mbështetura edhe me ekspertizën daktiloskopike, me të cilën është vërtetuar se

138  Edhe pse dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin “A” para gjykatësit të procedurës parapake gjatë identifikimit të të dyshuarve në mesin e gjashtë personave si dhe në bazë të identifikimit të kryer me anë të 12 fotografive i ka njohur në datën 20 korrik të vitit 2006 të dyshuarit Bedri Krasniqin si vozitës të automjetit të tipit Audi 80, dhe Avni Sinanijn si bashkudhëtar në automjetin e cekur i cili në ditën kritike është parë edhe në afërsi të vendit ku është sulmuar automjeti me të cilin udhëtonin policët, me vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake të datës 20 shtator të vitit 2006, me pajtimin paraprak me shkrim të prokurorit të datës 19 shtator të vitit 2006, Sinanaj është liruar nga paraburgimi. Sipas gjetjeve të gjykatës, të cekura në vendimin mbi heqjen e paraburgimit, provat e siguruara gjatë hetimeve nuk e kanë ndërlidhur Sinanajn me të dyshuarit, kurse nga faza e deriatëhershme e procedurës nuk ka qenë e vërtetuar ndërlidhja e tij si dhe pjesëmarrja e tij në sulmin në automjetin në të cilin janë gjendur tre policët. 139  Gjykatësja ndërkombëtare Lolita C. Dumlao, në cilësinë e gjykatëses për konfirmim.

Page 101: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

101

shenjat e gishtërinjve të gjetura në dyert e gepekut të automjetit të tipit Audi 80 i takojnë të akuzuarit Krasniqi.

Gjykatësi për konfirmim me vendim të veçantë të datës së njëjtë ka vendosur edhe për pranueshmërinë e provave të prokurorisë, përkatësisht mbi provat, të cilat, sipas propozimit të prokurorit, janë siguruar gjashtë muaj pas sjelljes së vendimit mbi fillimin e hetimeve, të cilat nuk janë të vazhduara në mënyrën e paraparë me ligj140, dhe as që janë pezulluar pas datës 6 tetor të vitit 2004, kur ka skaduar afati i paraparë me ligj për përfundimin e hetimeve ose për kërkesën për vazhdim të tyre. Gjykatësi për konfirmim, si të papranueshme i ka shpallur provat e mëposhtme: deklaratën e të dyshuarit Bedri Krasniqi të dhënë para prokurorit në datën 31 mars të vitit 2006; kërkesën e prokurorit dhe vendimin mbi caktimin e masave të sigurisë të ndërlidhura me dy dëshmitarë anonim; kërkesën e prokurorit për kryerjen e analizës së ADN-së; kërkesën e prokurorit mbi hetimet e jashtëzakonshme me qëllim të identifikimit të të dyshuarve në pajtim me nenin 238 të LPPK; seancën e hetimeve të jashtëzakonshme para gjykatësit të procedurës paraprake si dhe deklaratën e dëshmitarit të mbrojtur “A” gjatë identifikimit të të dyshuarve në mesin e gjashtë personave të rreshtuar në seancën e cekur.

Prokurori i lëndës, në datën 11 janar të vitit 2007 e ka deponuar ankesën ndaj vendimit të gjykatësit për konfirmimin e aktakuzës të datës 15 dhjetor të vitit 2006 mbi papranueshmërinë e provave. Paneli i përbërë prej tre anëtarëve i Gjykatës së Qarkut në Pejë, me vendimin e datës 15 shkurt të vitit 2007 e ka refuzuar këtë ankesë si të pabazuar dhe e ka konfirmuar vendimin e cekur të gjykatësit për konfirmim.Sipas pohimeve nga arsyetimi i aktgjykimi të shkallës së parë, të sjellë pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor dhe provave të paraqitura të datës 19 shtator të vitit 2007 që, sipas vlerësimeve të FDH Kosovë në formën e shkruar me gjasë është përpunuar nga fundi i vitit 2007, prokuroi publik ndërkombëtar në datën 26 mars të vitit 2007 (11 ditë pas hapjes së shqyrtimit kryesor – vër. e FDH Kosovë) e ka deponuar ankesën ndaj vendimit të panelit tre anëtarësh të Gjykatës së Qarkut të datës 15 shkurt të vitit 2007141, sipas të cilës Gjykata Supreme e Kosovës në datën 5 nëntor të vitit 2007 e ka sjellë vendimin, me të cilin e ka refuzuar ankesën e cekur të prokurorit. Sipas ligjit mbi procedurën penale, nuk është e paraparë ankesa ndaj vendimeve procedurale të paneleve prej tre anëtarëve të gjykatave, me përjashtim të ankesës ndaj aktgjykimit. Në të kundërtën, e drejta e këtillë ligjore do të përfaqësonte pengesë procedurale për hapjen dhe për vazhdimin e seancës kryesore pas aktakuzës së konfirmuar.

140  Neni 225 i LPPK, paragrafi 1: „Nëse hetimet nuk përfundojnë në një afat prej gjashtë muajsh, prokurori publik ia parashtron gjykatësit të procedurës paraprake kërkesën me shkrim me arsyetimin për zgjatjen e hetimeve.“ Paragrafi 2: „Gjykatësi i procedurës paraprake mund ta miratojë zgjatjen e hetimeve deri në gjashtë muaj, nëse këtë e arsyeton kompleksiteti i rastit. Për veprat penale të dënueshme me së paku pesë vite burgim, gjykatësi i procedurës paraprake mund të miratojë edhe një zgjatje deri në gjashtë muaj. Në rastet e jashtëzakonshme, Gjykata Supreme mund të miratojë zgjatje shtesë në kohëzgjatje edhe deri në gjashtë muaj.“ 141  Gjatë rrjedhës së seancës kryesore nuk është evidentuar paraqitja e ankesës së cekur të prokurorit. FDH Kosovë nuk ka pasur qasje ndaj vendimit të cekur ndaj Gjykatës Supreme të Kosovës.

Page 102: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

102

Procedura e shkallës së parë

Gjykimi i shkallës së parë në lëndën Prokurori kundër Bedri Krasniqit ka zgjatur në periudhën prej datës 15 maj deri në datën 19 shtator të vitit 2007. Gjykimi ka përfunduar me një aktgjykim dënues, me të cilin Krasniqit i është shqiptuar dënimi me burgosje afatgjatë prej 27 vitesh.

Gjatë 11 ditëve142, aq sa gjykata ka mbajtur seanca në shkallën e parë, janë dëgjuar 14 dëshmitarë të aktakuzës, kurse 5 dëshmitarë të mbrojtjes. Gjatë seancës është dëgjuar edhe eksperti i daktiloskopisë. Me propozim ose me pajtimin e palëve, si prova janë pranuar edhe deklaratat e tetë dëshmitarëve të aktakuzës të dhëna në hetimet policore. Gjatë seancës para gjykatës së shkallës së parë, si dëshmi është paraqitur edhe raporti i analizës së ADN-së. Nga ana e gjykatës, po ashtu, është pranuar edhe konstatimi i ekspertit të balistikës, si edhe shumë prova të siguruara gjatë rrjedhës së hetimeve policore, midis tyre edhe provat e shënuara me numrin rendor prej P1 deri P4, të cilat kanë të bëjnë me shenjat e gishtërinjve që janë gjetur në gepekun e automjetit të tipit Audi 80, si dhe me ekspertizën e shenjave të gishtave në bazë të fotografisë së shenjave (AFIS Dosije#: 03-255-CAF) të datës 30 nëntor të vitit 2003. Gjykata nuk iu ka besuar deklaratave të dëshmitarëve të mbrojtjes për arsye se ato nuk kanë qenë bindëse dhe kanë qenë kontradiktore.

Gjatë seancës kryesore, kryetari i trupit gjykues, sipas propozimit të prokurorit, në datën 18 maj të vitit 2007, e ka lëshuar urdhrin mbi masat e sigurisë në bazë të të cilave dëshmitarët e mbrojtur gjatë procedurës janë identifikuar vetëm në bazë të pseudonimeve “A” dhe “B”. Identiteti i këtyre dëshmitarëve në bazë të këtij vendimi ka qenë i njohur vetëm për anëtarët e trupit gjykues, kurse gjatë procedurës ka qenë i ndaluar zbulimi i të dhënave të tyre personale. Me këtë vendim, po ashtu, është urdhëruar që zëri i këtyre dëshmitarëve teknikisht të ndryshojë gjatë të dëshmuarit ose që ata të dëshmojnë me anë të pajimeve teknike nga një hapësirë tjetër ose në seanca plotësisht të mbyllura për publikun. Palëve në procedurë iu është ndaluar që në çfarëdo mënyre të zbulojnë identitetin e tyre. Për qëllimin e mbrojtjes së plotë të identitetit të këtyre dëshmitarëve, gjykata gjatë procedurës e ka zhvendosur një seancë gjyqësore në ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Kjo seancë ka qenë plotësisht e mbyllur për publikun. Megjithëkëtë, përkundër këtyre masave, dëshmitarët nuk i janë përgjigjur ftesave të gjykatës, me gjithë zbatimin e masave të sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë. Në seancën e cekur të gjykatës së zhvendosur e pas mosardhjes së dëshmitarëve, në pajtim me nenin 430 të LPPK, ka qenë i pranishëm edhe publiku profesional, në mesin e tyre edhe vëzhguesi i FDH Kosovë, në të cilën gjykata ka shqyrtuar çështje të caktuara procedurale. Me këtë rast është sjellë edhe vendimi mbi sjelljen me forcë të dëshmitarëve në gjykatë.

Në njërën prej seancave të mbyllura, e cila nuk është lajmëruar për publikun, dëshmitari “B” para trupit gjykues e ka shprehur gatishmërinë dhe vendosshmërinë

142  Gjatë zhvillimit të seancës kryesore, gjykata disa herë ka mbajtur takime të cilat kanë qenë të mbyllura për publikun dhe në to kanë qenë të pranishëm vetëm palët në pocedurë.

Page 103: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

103

për të dëshmuar publikisht143. Dëshmitari tjetër i mbrojtur “A”, përkundër urdhrit për sjelljen e tij me forcë dhe përpjekjeve të policisë për gjetjen e tij, nuk është gjetur dhe as që ka qenë i pranishëm në gjykatë. Për këto arsye, deklarata e tij, sipas propozimit të autorizuarit të të dëmtuarve, që është pranuar nga ana e palëve në procedurë, është konstatuar si e lexuar për procesverbal.

Pjesa më misterioze e tërë procesit, për të cilën gjykata gjatë seancës kryesore nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimi, ka të bëjë me mungesën e të dëshmuarit të policit të tretë, i cili në ditën kritike është gjendur në automjetin e sulmuar dhe i cili ka qenë i lënduar rëndë gjatë këtij sulmi. Ky polic nuk është dëgjuar as edhe si dëshmitar dhe as si i dëmtuar144, edhe pse dëgjimi i tij është propozuar me aktakuzë. Gjatë shqyrtimit kryesor publik nuk është diskutuar çështja e dëshmisë së tij para trupit gjykues. Polici i tretë është dëshmitar kyç dhe dëshmitari okular më i drejtpërdrejt i sulmit, i cili jo vetëm që ka mundur në mënyrë të besueshme për të dëshmuar mbi rrethanat e sulmit ndaj tij dhe dy kolegëve të tij si dhe mbi sulmuesit e mundshëm, por ka mundur edhe ta tregoj drejtimin i cili mund të çonte drejt zbulimit të motivit, i cili e ka shkaktuar sulmin, ngaqë në media një kohë të gjatë është spekuluar se janë sulmuar policët të cilët kanë punuar në ndriçimin e vrasjes së Tahir Zemajt, të njërit prej ish komandantëve të FARK-ut, formacion ushtarak i shqiptarëve, i cili cila ka qenë rival i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vrasja e Zemajt dhe e dy anëtarëve të afërt të familjes së tij në Kosovë konsiderohet si një nga vrasjet më të rënda të pasluftës me prapavijë politike.

Gjatë gjykimit të shkallës së parë, i akuzuari Krasniqi ka mohuar se ka marrë pjesë në sulmin në automjetin e policisë. E ka pranuar vetëm veprën penale nën pikën 5, përkatësisht se në ditën e paraburgimit të tij në muajin mars të vitit 2006 ka poseduar armë, revole të tipit Beretta, të kalibrit 9mm.

Gjykata e shkallës së parë, pas seancës kryesore të mbajtur dhe paraqitjes së provave, ka gjetur se i akuzuari është fajtor sipas të gjitha pikave të aktakuzës të datës 15 shtator të vitit 2006. Gjykata si të pakundërshtueshme ka konfirmuar se Krasniqi në datën 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën Deçan - Pejë, në bashkëkryerje me një ose më shumë kryerës të panjohur, duke shtënë nga arma automatike, i ka privuar nga jeta dy policë dhe e ka plagosur rëndë policin e tretë.

Trupi gjykues e ka shpallur të akuzuarin fajtor edhe për veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorimit të palejueshëm të armëve me rastin e sulmit ndaj tre policëve në datën 24 nëntor të vitit 2003 si dhe për posedim të palejueshëm të armëve me rastin e paraburgimit të tij në datën 24 mars të vitit 2006 në Prishtinë, që ka pasuar pas kërkimit prej një viti e gjysmë të tij.

143  Ngaqë seanca e gjykatës nuk është lajmëruar për publikun, kjo seancë i është bërë e qasshme publikut në atë mënyrë që procesverbali zyrtar i seancës së gjykatës të njëjtën ditë me anë të postës elektronike i është dorëzuar publikut profesional, vëzhguesve të OSBE-së dhe FDH Kosovë.144  Me këtë nuk ka pasur mundësi që të qartësohet mbi kërkesën pronësore-juridike; e autorizuara e të dëmtuarve i ka përfaqësuar vetëm familjet e dëmtuara Tolaj dhe Haklaj.

Page 104: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

104

Duke e shpallur fajtor për veprat e cekura penale në bazë të provave të siguruara kryesisht gjatë hetimeve policore, të cilat kryesisht janë të vërtetuara me deklaratat e dëshmitarëve gjatë rrjedhës së seancës kryesore (pos deklaratës së dëshmitarit të mbrojtur “A”, për të cilin është folur më lartë), gjykata ia ka shqiptuar Krasniqit dënimin me burgosje afatgjatë në kohëzgjatje prej 27 vitesh. Ky dënim i lartë është arsyetuar me nivelin e lartë të përgjegjësisë penale, me mënyrën e kryerjes së veprës penale si dhe me faktin se viktimat janë dy policë të cilët e kanë zbatuar ligjin dhe kanë punuar në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë. Si mbështetje për arsyetimin lidhur me lartësinë e dënimit të shqiptuar, sipas mendimit gjyqësor ndodhen edhe rrethanat, në të cilat është kryer sulmi në automjetin me tre policë, sjellja e të akuzuarit pas kryerjes së veprës, largimi i tij nga vendi i ngjarjes, fshehja e gjurmëve të kryerjes së veprës, shmangia nga organet e pushtetit, fshehja në arrati më shumë se një vit e gjysmë si dhe posedimi i dokumenteve personale të falsifikuara në momentin e burgosjes. Me rastin e vendosjes mbi dënimin, gjykata nuk ka gjetur rrethana lehtësuese për të akuzuarin. Në pajtim me nenin 393, paragrafi 5145 në lidhje me paragrafin 1146 të LPPK, trupi gjykues ka qenë i mendimit se arsyet për të cilat Krasniqit i është caktuar paraburgimi edhe më tutje ekzistojnë dhe të akuzuarit ia ka zgjatur paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e vendimit gjyqësor.

Gjykata nuk ka hyrë në motivet për kryerjen e kësaj vepre, dhe as që në përgjithësi nuk ka provuar që t’i ndriçojë ato gjatë shqyrtimit kryesor. Në këtë mënyrë, prapavija e sulmit në tre policët, që ka përfunduar me vdekjen e dy prej tyre dhe me lëndimin e të tretit, ka mbetur edhe më tutje e paqartësuar, përkatësisht në bazë të asaj që është paraqitur gjatë gjykimit imponohet përfundimi se në rastin e këtij sulmi është fjala për një akt individual pa motive të qarta të sulmuesit. FDH Kosovë është i mendimit se sulmi në tre pjesëtarët e forcave të rendit dhe të ligjit, që ka ndodhur në datën 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën rajonale Deçanë - Pejë, në afërsi të fabrikës “Molika” në fshatin Raushiq, sipas pasojave në policinë e Kosovës ka qenë një nga më të rëndët që nga viti 1999, përkatësisht që nga formimi i saj. Qoftë nëse është fjala për faktin se sulmuesi(t) krye në vete dhe të shtytur nga motive të njohura vetëm për ta e kanë kryer sulmin, qoftë nëse kanë vepruar sipas urdhrit të dikujt, është më se e sigurt se në prapavijën e sulmit ka qëndruar një motiv i fortë, i cili ka sjellë deri te vendimi që të provohet privimi nga jeta i tre pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës si dhe që këtij qëllimi t’ia dilet kur është fjala për policët Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj. Përndryshe, raportimet e mediave mbi këtë rast147 çojnë drejt përfundimit se motivi 145  Neni 393, paragrafi 5 i LPPK: “Kur i akuzuari gjendet në paraburgim, dhe kolegji çmon se ende ekzistojnë shkaqet për të cilit ishte caktuar paraburgimi, ose ekzistojnë shkaqet nga paragrafi 1 i ketij neni paraburgimin e vazhdon me aktvendimin të posaçëm. Kolegji, gjithashtu, me aktvendim të posaçëm e cakton ose e heq paraburgimin. Ankesa kundër aktvendimit nuk e pezullon e aktvendimit. “ 146  Neni 1: “Me rastin e marrjes së aktgjykimit me te cilin i akuzuari dënohet me burgim, trupi gjykues cakton paraburgimin kur ekzistojnë kushtet nga neni 281, paragrafi 1 këtij Kodi dhe heq paraburgimin nëse i akuzuari ndodhet në paraburgim kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilit është paraburgosur. “147  Raportet e mediave mbi rastin e Bedri Krasniqit çojnë drejt indikacioneve dhe lidhjeve midis sulmit në tre policët dhe vrasjes së Tahir Zemajt, djalit të tij dhe kushëririt. Sipas këtyre raportimeve, policët e sulmuar kanë qenë të angazhuar në hetimet për zbulimin e kryerësve të këtij sulmi. BIRN, Hulumtim: Perëndimi i egër kosovar, 18 shkurt 2005, (http://kosovo.birn.eu.com/en/1/51/1770/; http://iwpr.net/sr/report-news/istrazivanje-kosovski-divlji-zapad): “Ekzistojnë prova të bindshme se kjo seri konkrete e vrasjeve – gjithsejtë pesë, nëse llogariten edhe dy policët të cilët i kanë hetuar këto raste – janë të lidhura me Grupin e Dukagjinit. Në këtë raport, duke iu referuar Raportit mbi të drejtat dhe liritë e njeriut të Departamentit të Shteteve të Bashkuara, po ashtu ceket se vrasja e Tahir Zemajt lidhet me dëshminë e tij gjatë gjykimit të “Grupit të Dukagjinit” (që është zhvilluar kundër Idriz Balajt, Daut Haradinajt, Bekim Zekajt dhe Ahmet Elshanit, dhe i cili ka

Page 105: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

105

për sulm në tre policët ka pasur prapavijë të fortë politike dhe kriminale, përkatësisht se qëllim ka qenë pamundësimi i policëve të sulmuar të vazhdojnë punën në hetimet dhe në ndriçimin e një prej vrasjeve politike më spektakulare në Kosovë prej luftës e këndej – vrasja e Tahir Zemajt, e djalit të tij dhe e kushëririt të afërm. Gjykata, për këtë shkak, nuk mund të arsyetohet përse nuk është angazhuar më shumë dhe në mënyrë më energjike në këtë drejtim, sepse çdo sukses në ndriçimin e motiveve të kësaj vepre do të zgjeronte hapësirën për vërtetimin e të së vërtetës mbi atë që është dashur të mbahet në fshehtësi me anë të sulmit në tre policët në datën 24 nëntor të vitit 2003.

Procedura ankimore

Ndaj dënimit të shqiptuar të burgosjes afatgjatë nga ana e Gjykatës së Qarkut në Pejë të datës 19 shtator 2007, mbrojtja është ankuar në afatin ligjor duke iu referuar të gjitha bazave të parapara me nenin 402 të LPPK. Mbrojtja ka kërkuar që vendimi gjyqësor të ndryshojë dhe i akuzuari të lirohet nga akuzat sipas pikave prej 1 deri në 4; që aktgjykimi të anulohet dhe të kthehet në gjykim të përsëritur ose që para gjykatës së shkallës së dytë të hapet seanca dëgjimore me qëllim të saktësimit të rrethanave të veçanta.

Trupi gjykues i përbërë prej pesë anëtarësh i Gjykatës Supreme të Kosovës, duke vendosur në cilësi të gjykatës së shkallës së dytë, pas seancës së mbajtur të trupit gjykues dhe analizës së hollësishme të rastit, me vendimin gjyqësor të shpallur në datën 12 janar të vitit 2010 e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes të dorëzuar në emër të të akuzuarit dhe atë e ka shpallur fajtor për kryerjen e vrasjes së dyfishtë, tentim vrasjen si dhe përdorimin dhe mbajtjen të palejuar të armëve. Në lidhje me aktakuzën, me të cilën Krasniqi ngarkohet për vepra penalet të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, për të cilat ai nga ana e gjykatës së shkallës së parë gjithashtu është shpallur fajtor, gjykata e shkallës së dytë ka përfunduar se veprat penale të vrasjes dhe të tentim vrasjes e përmbledhin shkaktimin e sigurisë së përgjithshme, por për këtë nuk ia ka zvogëluar dënimin, duke ia konfirmuar Krasniqit dënimin me burgim afatgjatë prej 27 vitesh, që i është shqiptuar me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Qarkut të Pejës të datës 19 shtator të vitit 2007. Në dënim i është llogaritur të akuzuarit edhe koha e kaluar në paraburgim.

Seanca në gjykatën e shkallës së dytë është mbajtur në mungesë të të akuzuarit148 i cili deri në datën 30 nëntor të vitit 2008 ka qenë në arrati nga burgu i Dubravës, ku është ndodhur në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e vendimit gjyqësor. Për Krasniqin, në datën 1 dhjetor të vitit 2008 është lëshuar urdhër-arresti. Në seancën e shkallës së dytë ka qenë i pranishëm mbrojtësi i tij. përfunduar në datën 17 dhjetor të vitit 2003).“ Sulmi në tre policët i datës 25 nëntor të vitit 2003 në rrugën rajonale Deçan - Pejë, përmendet edhe në Raportin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB të datës 26 janar të vitit 2004, të dorëzuar Këshillit të Sigurimit të KB. Në Raport ceket se vrasja e policëve në rrugën Deçan - Pejë është e lidhur me pjesëmarrjen e tyre në hetimet penale për vepra të rënda penale dhe me marrëdhëniet e pazgjidhura midis fraksioneve politike në Kosovë. 148  Neni 410, paragrafi 4 i LPPK parasheh: “Mosardhja e palëve, të cilat në mënyrë të rregullt janë të ftuara, nuk e parandalon mbajtjen e seancës. Nëse i akuzuari nuk e ka lajmëruar gjykatën mbi ndryshimin e adresës ose të vendbanimit, seanca mund të mbahet edhe pse i akuzuari nuk ka qenë i lajmëruar mbi seancën.”

Page 106: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

106

Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, vendimi gjyqësor i gjykatës ka qenë i bazuar në prova të pranueshme. Gjykata ka konstatuar se leximi i deklaratave të dëshmitarëve të caktuar nga ana e gjykatës së shkallës së parë, përkatësisht pranimi i deklaratave të dëshmitarëve të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës, janë shpallur ose sipas propozimit të mbrojtjes ose i akuzuari dhe mbrojtësi i tij janë pajtuar me leximin e deklaratave nga fazat e mëhershme, por të cilët nuk janë dëgjuar drejtpërdrejt para trupit gjykues. Për këto arsye, gjykata e shkallës së dytë nuk ka konstatuar se ekzistojnë shkelje të Ligjit mbi Procedurën Penale, të cilave iu është referuar në ankesë mbrojtësi i të akuzuarit. Sipas gjykatës, po ashtu nuk ka kontradikta të dispozitivit të aktgjykimit me kualifikimin juridik të veprave penale, të cilat të akuzuarit i janë vënë në barrë dhe, së këndejmi, gjendja faktike mjaftueshëm është e qartësuar me provat materiale dhe me deklaratat bindëse të dëshmitarëve të cilat gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar në mënyrë të rregullt. As gjykata e shkallës së dytë nuk i ka kushtuar vëmendje deklaratave të dëshmitarit të alibisë, të cilat i ka propozuar mbrojtja, sepse, sipas gjetjeve të gjykatës, ato nuk janë bindëse ose janë në pjesë të caktuara në mes vete të papërputhshme.

Gjykata ka konstatuar se nuk ka shkelje të ligjit penal as në pikëpamje të bashkëkryerjes. Duke iu përmbajtur qëndrimit se përgjegjësia penale është personale, gjykata ka konstatuar se është e pakundërshtueshme se në sulmin në automobilin e policisë kanë marrë pjesë më shumë persona, por pothuajse të gjithë dëshmitarët e aktakuzës në deklaratat e tyre e kanë potencuar përshkrimin e vozitësit, i cili i përgjigjet përshkimit fizik të të akuzuarit.

Qëndrimi i gjykatës së shkallës së dytë në lidhje me dënimin e shqiptuar për të akuzuarin ka qenë se sipas mënyrës së kryerjes së veprave penale dhe pasojave të cilat me të njëjtën janë shkaktuar, dënimi është llogaritur në mënyrë adekuate dh se nuk ka arsye për zbutjen e tij.

Sipas gjetjeve të gjykatës së shkallës së dytë, vepra penale vrasje dhe tentim vrasje përmbledhin veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, duke mos e kontestuar faktin se me kryerjen e veprave penale të cekura është shkaktuar rreziku edhe për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, të cilët në momentin kritik janë gjendur në pjesën e rrugës rajonale ku ka ndodhur sulmi në policët, që në këtë periudhë të kohës zakonisht është i ngarkuar me komunikacion të dendur.

Procedura sipas ankesave ndaj vendimit të shkallës së dytë

Duke pasur parasysh se të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë i është shqiptuar dënimi me burgosje afatgjatë, i cili është konfirmuar edhe nga ana e gjykatës që ka vendosur ndaj ankesës, i akuzuari, sipas nenit 430 të LPK e ka pasur të drejtën e ankesës ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. Këtë ankesë, në emër të tij, në afat ligjor, e ka deponuar mbrojtësi i tij, duke iu referuar vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike si dhe vendimit mbi dënimin. Pas vendimit të shkallës së dytë në lëndën Bedri Krasniqi, i akuzuari e ka anuluar besimin e tij ndaj mbrojtësit i

Page 107: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

107

cili e ka përfaqësuar nga paraburgimi i tij e deri në vendosjen para gjykatës së shkallës së dytë dhe e ka angazhuar një avokat tjetër149. Avokati tjetër i angazhuar, në datën 6 nëntor të vitit 2011 e ka deponuar përplotësimin e ankesës ndaj vendimit gjyqësor të shkallës së parë, në të cilën i ka paraqitur vërejtjet e caktuara ndaj punës së gjykatës së shkallës së parë si dhe ndaj prokurorit ndërkombëtar, i cili e ka përfaqësuar aktakuzën në fazën e seancës kryesore para gjykatës së shkallës së parë150.

Gjykata Supreme e Kosovës në shkallën e tretë, për datën 15 maj të vitit 2012 e kishte caktuar seancën me qëllim të shqyrtimit të ankesës së mbrojtësit ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së dytë në lëndën Prokurori kundër Bedri Krasniqit. Seanca, megjithëkëtë, është shtyrë me kërkesën e mbrojtësit të ri të të akuzuarit, me qëllim të njohjes më të mirë me lëndën. Pas caktimit të seancës së re, e cila është shtyrë për datën 8 qershor të vitit 2012, të akuzuarin ka filluar për ta përfaqësuar prapë një mbrojtës i ri151, i angazhuar vetëm disa ditë para vazhdimit të seancës. Ky mbrojtës, me qëllim të njohjes me lëndën po ashtu ka kërkuar shtyrje të seancës së trupit gjykues për dy muaj. Gjykata Supreme e Kosovës, megjithëkëtë, nuk e ka pranuar propozimin e këtij mbrojtësi, me arsyetimin se i akuzuari edhe për seancën e ardhshme mund të angazhojë mbrojtës të ri, i cili prapë do të kërkojë shtyrje të sesionit të gjykatës.

Në vazhdimin e seancës së gjykatës së shkallës së tretë, mbrojtësi i të akuzuarit i ka mbështetur ankesat e mëhershme të mbrojtësit të paraqitua në emër të të akuzuarit ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë. Mbrojtësi i ri i angazhuar po ashtu ka elabouar edhe provat e caktuara, duke hapur çështjen e pranueshmërisë së tyre dhe duke i propozuar trupit gjykues për ta anuluar aktgjykimin të gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë dhe që rastin ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për shqyrtim dhe vendosje të përsëritur.

Qëndrimi i prokurorit shtetëror ka qenë i kundërt me qëndrimin e mbrojtjes, me kërkesën që ankesat e mbrojtjes të refuzohen si të pabazuara dhe të vonuar. I akuzuari, mbrojtjen e tij kryesisht e ka bazuar në akuzat e drejtuara në rend të parë ndaj punës së pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës, të cilët kanë qenë të angazhuar në hetimin e rastit. Përkundër qëllimit që ata t’i diskreditojë profesionalisht, i akuzuari nuk i ka mbështetur akuzat e tij me prova materiale.

Pas takimit të trupit gjykues, trupi gjykues i shkallës së tretë i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar ankesën e mbrojtësit Enver Nimani të datës 22 mars të vitit 2010 si të pabazuar, kurse përplotësimin e ankesës së avokatit Bajram Krasniqi të datës 6 shtator të vitit 2011 si të vonuar dhe e ka konfirmuar vendimin gjyqësor të shkallës së dytë të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 12 janar të vitit 2010 si dhe vendimin gjyqësor të Gjykatës së Qarkut në Pejë të datës 19 shtator të vitit 2007. Vendimet e 149  Avokat nga Prishtina, Bajram Krasniqi.150  FDH Kosovë nuk mund të lëshohet në analizën e përplotësimit të ankesës, sepse nuk ka qasje në dokumentacionin, të cilit mbrojtësi tjetër i referohet.151  Avokat Mahmut Halimi e ka përfaqësuar të akuzuarin në procedurën para Gjykatës së Qarkut në Pejë, e cila është zhvilluar gjatë viteve 2011dhe 2012 kundër Krasniqit dhe më shumë personave të tjerë në drejtim të më shumë veprave penale (krim i organizuar, armëmbajtje pa leje), e cila ka përfunduar me vendimin gjyqësor të shkallës së parë të datës 3 maj të vitit 2012, me të cilin të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 17 dhe dënimi me gjobë në të holla në shumën prej 200 000 eurove.

Page 108: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

108

cekura gjyqësore janë konfirmuar edhe në pikëpamje të vendimit mbi dënimin.

Qëndrimi i FDH Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit është adekuat me peshën e veprave penale të kryera. Sulmi qyqar në tre policët i cili ka ndodhur në datën 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën Deçan - Pejë, në afërsi të fabrikës “Molika” në fshatin Raushiq, pa dyshim se ka qenë paraprakisht i planifikuar dhe i drejtuar nga likuidimi fizik dhe, si i tillë, paraqet një nga sulmet më të rënda në kujdestarët e rendit e të qetësisë në Kosovë që nga formimi i Shërbimit Policor të Kosovës pas luftës.

Se gjyqësori kosovar ka filluar për të formuar një politikë unike ndaj këtij lloji të veprave penale si dhe se në mënyrë adekuate e vlerëson peshën e tyre, flet edhe fakti se gjykata në tri instanca të ndryshme në mënyrë të njëjtë e kanë vlerësuar rrezikshmërinë e tyre ashtu siç në mënyrë të njëjtë e kanë matur edhe dënimin për kryerësin. Edhe pse asnjë dënim me burgosje, madje as dënimi me burgosje prej shumë vitesh nuk mund të shërbejë si satisfaksion i plotë dhe as që mund të zbusë dhembjen në familjet e viktimave, vendimi gjyqësor në lëndën Prokurori kundër Bedri Krasniqit mund të shërbejë në të ardhmen si një standard i gjyqësorit për këtë lloj të veprave penale. Po ashtu, vendimi gjyqësor mund të shërbejë edhe për zmbrapsjen nga kryerja e mundshme e këtyre veprave penale në të ardhmen. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për shoqërinë kosovare, e cila është duke kaluar nëpër një tranzicion të dhembshëm drejt vendosjes së plotë të shtetit ligjor, në të cilin pjesëtarët e rendit dhe të qetësisë publike luajnë rol posaçërisht të rëndësishëm dhe për këtë arsye duhet të jenë maksimalisht të mbrojtur nga ana e gjyqësorit, kurse secili sulm mbi ta duhet të kualifikohet si sulmi më i rëndë dhe më i rrezikshëm në rendin dhe qetësinë publike, por edhe më gjerë – në rendin ligjor.

Janë tri çështje, të cilat lidhen me këtë lëndë e të cilat kërkojnë përgjigje, për të cilat opinionit publik kosovar i kanë mbetur borxh Gjykata e Qarkut në Pejë dhe Gjykata Supreme e Kosovës: (1) Pse dëshmitari më i besueshëm, polici i tretë, i cili e ka mbijetuar sulmin e datës 24 nëntor të vitit 2003 në rrugën Deçan - Pejë, nuk është dëgjuar si dëshmitar?; (2) Çka ka ndodhur me të dyshuarin e dytë dhe të tretë? Kjo posaçërisht vlen për të dyshuarin e dytë Avni Sinanajn, kundër të cilit fillimisht janë ngritur hetimet kurse pas kësaj janë ndërprerë, edhe pse njëri nga dëshmitarët e mbrojtur okular e ka identifikuar me rastin e identifikimit në mesin e pesë personave të tjerë. Sinanajn dhe disa dëshmitarë të tjerë të dëgjuar gjatë hetimeve policore i ka identifikuar me anë të fotografive ose përshkrimit. Opinionit publik duhet ofruar shpjegime më të hollësishme mbi ndërprerjen e hetimeve në lidhje me te edhe nga arsyeja se provat kundër Krasniqit, përkatësisht deklaratat e dëshmitarëve të aktakuzës e potencojnë se ai ka qenë në vendin e vozitësit në momentin e sulmit. Kjo do të thotë se ata, të cilët i kanë privuar nga jeta policen Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklajn janë gjendur në ulësen e bashkë-vozitësit ose në ulësen e pasme; (3) Përse

Page 109: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

109

prokurori në aktakuzë nuk është marrë fare me motivin e vrasjes së dy policëve dhe tentim vrasjes së policit të tretë? Me këtë pyetje kanë mundur të merren gjykatat në të tria instancat sipas detyrës zyrtare, sepse e kanë të dejtë në këtë. Kështu, edhe pas procedurës në tri instanca e cila ka zgjatur më shumë se pesë vite, enigma e sulmit në automjetin me tre pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës i datës 24 nëntor të vitit 2003, ka mbetur e paqartë plotësisht.

Page 110: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

110

Analizë

Rasti Lirim Jakupi

Lirohet nga të gjitha akuzat në mungesë të provave

Gjykata e Qarkut në Gjilan, në përbërje të përzier të trupit gjykues, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Vladimir Mikula152, me aktgjykimin e datës 9 tetor të vitit 2012, në mungesë të provave, e ka liruar nga të gjitha akuzat të akuzuarin Lirim Jakupi (i quajtur Nacist, i njohur edhe si Bekim Hasani), sipas aktakuzës së datës 31 qershor të vitit 2005.

Aktakuza

Sipas aktakuzës së prokurorit të UNMIK-it të datës së cekur, të akuzuarit Jakupi me aktakuzë, sipas shumë pikave, i është vënë në barrë kryerja e dy veprave penale të terrorizmit, të armëmbajtjes pa leje, anëtarësi në një organizatë terroriste, si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, të kryera në periudhën prej datës 1 deri në datën 7 mars të vitit 2003:

1. Se në zonën e vijës kufitare administrative midis kalimit 5 (KK75) “Dheu i bardhë”, në afërsi të pikës së kontrollit të policisë kosovare ose në afërsi të fshatit Konçull, Serbi, është përpjekur, në bashkëkryerje me persona të tjerë të panjohur, të kryej akt terrorist: me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm; armëmbajtjes pa leje dhe /ose të lëndëve plasëse; me prodhimin ose me sigurimin e armëve dhe /ose të lëndëve plasëse, me anë të ushtrimit të trysnisë në organin publik, qeverinë ose organizatën ndërkombëtare (policinë serbe), që ka shkaktuar vdekjen e dy personave; dhe me anë të frikësimit serioz të popullatës (policisë serbe dhe /ose publikut) gjë që ka rezultuar me vdekje;

2. Se në periudhën e cekur dhe në vendin e cekur më lartë, Lirim Jakupi, në bashkëkryerje me të tjerët, me qëllime terroriste, ka hedhur eksploziv, armë, municion dhe /ose lëndë të tjera plasëse (armë personale, armë me grykë të tjera, lëndë plasëse TNT në sasi prej 15 deri në 20 kg, kovë me 20 litra derivate dhe / ose kotur kabal për përdorim me pakon e eksplozivit) në dhe / ose jashtë Kosovës; 3. Se në periudhën cekur Jakupi ka poseduar armë pa lejen e organeve kompetente;

4. Se ka qenë anëtarë i organizatës terroriste ose i grupit terrorist të njohur si “Armata Kombëtare Shqiptare” (AKSH);

5. Se në periudhën e cekur dhe në vendin e cekur, në bashkëkryerje me të tjerët është përpjekur për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm për të tjerët me eksploziv dhe /ose me veprime të tjera të përgjithshme ose me mjete, duke rrezikuar jetët njerëzore dhe trupin, gjë që ka rezultuar me vdekje. 152  Anëtarët e trupit gjykues: Gjykatësja ndërkombëtare Mariola Pasnik dhe gjykatësi ndërkombëtar Vlastimir Dimiq.

Page 111: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

111

Procedura paraprake

Menjëherë pas incidentit të datës 7 mars të vitit 2003 ka filluar procedura e mbledhjes së provave dhe e vërtetimit të rrethanave, në të cilat është provuar të kryhet sulmi terrorist në ose nga zona neutrale, në zonën e linjës kufitare administrative midis kalimit 5 (KD75) ose afër Konçulit, Serbi, me qëllim të përcaktimit të personave të cilët kanë marrë pjesë në përpjekjen e aktit terrorist në kalimin kufitar i cili ka ndodhur në dhjetëditëshin e parë të muajit mars të vitit 2003.

Hetimin policor, pas ngjarjes së datës 7 mars të vitit 2003, e ka koordinuar policia e UNMIK-ut. Një pjesë të hetimeve të ngjarjeve në incidentin kufitar në të cilin janë vrarë dy persona, shqiptar, shtetas të Serbisë (Shaban Bajrami dhe Besim Xhemalji), e kanë kryer organet policore dhe të hetuesisë së Serbisë: shikimi i vendit të ngjarjes në ditën kritike, në datën 7 mars të vitit 2003, është kryer nga ana e gjykatësit hetues të Gjykatës së Qarkut në Vranje; është kryer kontrolli teknik i automjetit, në të cilin në ditën kritike është hapur zjarr nga ana e policisë kufitare të Serbisë, pas të cilit është bërë raporti mbi kontrollin kriminalistik teknik të automjetit; është kryer autopsia e viktimave dhe është bërë raporti i autopsisë; në cilësinë e dëshmitarëve anonim janë dëgjuar policët e policisë kufitare, të cilët në ditën kritike kanë qenë në detyrë, si dhe pjesëtarët e njësive të veçanta të SPB-së së Serbisë, të cilët kanë qenë të angazhuar në demontimin e eksplozivit të gjetur në automjetin, që është gjendur në vendin e ngjarjes si dhe vërtetimin e llojit të eksplozivit, dhe shkatërrimin të njëjtit153. Pjesëtarët e shërbimit policor të Kosovës me pjesëtarët e policisë së UNMIK-ut, kanë marrë pjesë në veprimet e caktuara hetimore të kryera në territorin e Kosovës në afërsinë e drejtpërdrejt të vijës administrative, në sigurimin e materialit provues nga vendi i ngjarjes në territorin e Kosovës, i cili është gjetur në afërsi të kufirit administrativ me Serbinë. Hetimet janë të udhëhequra sipas ligjit mbi procedurën penale të RSFJ-së të vitit 1985, i cili ka qenë në zbatim në përputhje me rregulloren e UNMIK-ut 1999/24. Me hetimet ka udhëhequr një gjykatës ndërkombëtar i Misionit të UNMIK-ut.

Sipas pohimeve të dëshmitarëve okular, të policisë së SPB-së së Serbisë, të cilët kanë qenë të angazhuar në vëzhgimin e zonës kufitare në periudhën kritike e të cilët gjatë procedurës janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve anonim: në datën e 6 marsit të vitit 2003, në orët e pasdites, ata kanë qenë në detyrë përgjatë kufirit administrativ me Kosovën, në afërsi të kalimit Konçull, Serbi, në vendin e quajtur Kroi i Eminit, me qëllim të vrojtimit. Policët, sipas pohimeve të tyre, në atë periudhë kanë qenë të angazhuar në vendin e cekur, për shkak të ankesave të qytetarëve të cilët kanë qarkulluar në atë zonë, se persona të panjohur, të armatosur, i kanë ndalur dhe i kanë keqtrajtuar.

Gjatë vrojtimit të zonës së cekur dhe të rrethinës, në mbrëmje, midis orës 16:00 dhe 19:00, në afërsi të drejtpërdrejt të vijës administrative nga drejtimi i Kosovës, 153  FDH Kosovë nuk disponon me informacione nëse nga ana e pushtetit të gjyqësorit të Serbisë, pas veprimeve të cekura hetimore, kanë vazhduar hetimet me rastin e vrasjes së dy shqiptarëve, shtetas të Serbisë, të cilët pas vitit 1999 kryesisht kanë jetuar në Kosovë, se a janë hetuar rrethanat në të cilat është hapur zjarr në automobilin e tipt Mercedes, në të cilin kanë qenë viktimat, a ka pasur tejkalim të detyrave zyrtare.

Page 112: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

112

ka ardhur automjeti i tipit Mercedes, me ngjyrë të zezë. Atë mbrëmje, automjeti i cekur, disa herë ka lëvizur në zonën neutrale, i është afruar kufirit administrativ, është parkuar nga ana e majtë e rrugës, kur shikohet nga drejtimi i Bujanovcit dhe, pas një kohe të shkurtër, ka shkuar në të dyja drejtimet, në drejtim të Kosovës ose të Konçullit, pa ndonjë rend. Automjeti, për herë të fundit, të katërtën herë, ka shkuar në drejtim të Serbisë nga Kosova, i është afruar vijës administrative me Serbinë, prej të cilit, pas ndaljes, kanë dalë katër persona të ri. Ngasësi e ka hapur derën e gepekut, një person nga gepeku ka nxjerrë pakon katrore të madhësisë 30x30 centimetra, pastaj kovën plastike prej rreth 20 litrash, të cilën e ka vendosur në hendek matanë rrugës, nga ana e djathtë kur shikohet nga drejtimi i Bujanocit, e ka mbuluar me një tabelë të vjetër të lesonitit. Dy të tjerët e kanë nxjerrë nga gepeku rrotullën me telin e mbështjellë me ngjyrë të bardhë të kaltër, të cilën e kanë shtrirë përgjatë vet kufirit administrativ nga ana e Kosovës, të cilën ngasësi e ka mbuluar me këmbë me anë të dheut e të gjetheve. Pas kësaj, me nxitim janë larguar nga vendi i ngjarjes, në drejtim të Kosovës.

Sipas pohimeve të dëshmitarëve anonim, policëve, Mercedesi i cekur, në të cilin kanë qenë dy persona, në orët e paradites, në ditën në vijim, diku rreth orës 10:00, prapë ka shkuar në zonën e cekur. Paksa para ardhjes së automjetit në kodrën e afërme, në anën kosovare janë vërejtur dy meshkuj midis moshës 25 dhe 30 vjeçare. Menjëherë pas mbërritjes së Mercedesit, në atë zonë kishte shkuar edhe automjeti i tipit Golf, i ngjyrës gri, me xhama të errësuar. Kur nga Mercedesi kanë dalë ngasësi dhe bashkë-ngasësi, nga kodra kanë zbritur dy meshkujt e ri dhe me nxitim e kanë marrë pakon dhe telin. Të rinjtë kanë hyrë në automjetin Golf dhe të dyja automjetet ngadalë, duke vozitur në mënyrë paralele, janë nisur drejt Kosovës. Së shpejti janë ndalur, me gjasë për shkak të kovës e cila kishte mbetur në hendek, në të cilën me gjasë kishte benzinë. Mercedesi është nisur dhe është kthyer drejt vijës administrative, në drejtim të Serbisë dhe, kur i është afruar vijës, polici i cili ka qenë më së afërmi, është përpjekur për ta ndalur dhe, duke mos i marrë parasysh vërejtjet e policisë, automjeti është kthyer majtas dhe, pas urdhrit të policisë që të ndalet, ngasësi i Mercedesit e ka ngritur revolen, kur edhe polici i ka gjuajtur me tre plumba në ajër dhe ka pasuar zjarri i policëve, të cilët kanë qenë në afërsi të automjetit në të cilin në atë moment ka qenë edhe bashkë-ngasësi. I dyshuari i parë për “incidentin kufitar”, i cili ka ndodhur në fillim të marsit të vitit 2003 ka ndodhur në afërsi të kalimit administrativ “5”, i njohur edhe si kalimi i “Dheut të bardhë ose i Kroit të Eminit”, ka qenë Rasim Bajrami154, i cili është paraburgosur të njëjtën ditë kur ka ndodhur edhe incidenti kufitar dhe ndaj të cilit së shpejti janë hapur hetimet. Për ngjarjen e cekur, së shpejti janë dyshuar edhe Asllan Bajrami dhe Basri Xhemajli. Deri nga mesi i muajit qershor të vitit 2003, hetimet janë zgjeruar ndaj Basri Xhemajlit, i cili është paraburgosur në datën 26 maj të vitit 2003, Asllan Bajramit, i cili është paraburgosur në datën 9 qershor të vitit 2003, si dhe ndaj Lirim Jakupit, i cili në atë periudhë nuk ka qenë i arritshëm për organet gjyqësore si edhe

154  I cili është paraburgosur në datën 7 mars të vitit 2003, në të cilin ka qenë deri në datën 31 gusht të vitit 2003.

Page 113: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

113

as më vonë gjatë seancës gjyqësore kryesore, që është udhëhequr në raport me tre të dyshuarit e cekur gjatë vitit 2004. Jakupi është paraburgosur në datën 4 dhjetor të vitit 2004155.

Rasim Bajrami është paraburgosur nën dyshimet për ofrim të ndihmës për kryerësit pas kryerjes së veprës penale, kurse Asllan Bajrami dhe Xhemalji për pjesëmarrje në përgatitjet dhe në përpjekjet për sulm terrorist.

Prokurorja ndërkombëtare Elizabeth Rannie, pas hetimit gjashtëmujor të organizuar pas përpjekjes për sulm terrorist në zonën e vijës administrative kufitare në dhjetëditëshin e parë të muajit mars të vitit 2003, në fund të muajit tetor, përkatësisht në datën 29 tetor të vitit 2003, ka ngritur aktakuzë kundër: Rasim Bajramit, Asllan Bajramit dhe Basri Xhemajlit në drejtim të katër veprave penale, të cilat të akuzuarit i kanë kryer në bashkëkryerje reciprokisht dhe me të tjerët: dy vepra penale të terrorizmit me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtjes pa leje, prodhimit të armëve dhe të lëndës plasëse, transportit të palejuar të armëve, për të cilin seanca gjyqësore kryesore kundër këtyre të treve të akuzuar para trupit gjykues të përzier të Gjykatës së Qarkut në Gjilan ka filluar në datën 4 shkurt të vitit 2004. Me trupin gjykues ka kryesuar gjykatësja ndërkombëtare Agnieszka Klonowiecka-Milart156. Aktakuza e ngritur nga fundi i muajit tetor të vitit 2003 kundër tre të akuzuarve, para pothuajse përfundimit të seancës gjyqësore kryesore, pas mbajtjes së 25 ditëve të gjykimit, është ndryshuar në datën 14 tetor të vitit 2004.

Me aktakuzën e ndryshuar, prokurorja ndërkombëtare ua ka vënë në barrë tre të akuzuarve veprat e mëposhtme: se në bashkëkryerje reciproke si dhe me të tjerët (midis të tjerëve, edhe me Lirim Jakupin) kanë marrë pjesë në përgatitjet e përpjekjes së sulmit terrorist: me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm; me armëmbajtjen pa leje, me prodhimin dhe me mbledhjen e lëndëve plasëse; me kërcënimin serioz me anë të shkaktimit të frikës serioze: transportimin e armëve dhe të lëndëve plasëse si pjesëtarë të organizatës terroriste Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), si dhe me ofrimin e ndihmës për kryerësit pas kryerjes së veprës dhe pengimit të identifikimit dhe burgosjes së pjesëmarrësve të përpjekjes së aktit terrorist.

Pas 28 ditëve të gjykimit, gjatë të cilave janë dëgjuar mbi 30 dëshmitarë të prokurorisë, kryesisht hetues të policisë së UNMIK-ut, të Shërbimit Policor të Kosovës si dhe Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) të Serbisë, të cilët kanë marrë pjesë në ndriçimin e rastit, dhe dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja si dëshmitarë të alibisë. Midis dëshmitarëve të dëgjuar kanë qenë edhe katër dëshmitar, të cilët janë dëgjuar edhe në seancën gjyqësore kryesore në cilësinë e dëshmitarëve anonim, gjatë katër ditëve të seancave të zhvendosura në hapësirat e Gjykatës së Qarkut në Vranje. Seancat e gjykatës të mbajtura në Vranje, të mbyllura për publikun, janë mbajtur para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues157, në të cilat kanë marrë pjesë mbrojtësit e

155  Në rrethin e Qendrës Klinike Spitalore të Prishtinës ku ka qenë i paraqitur me emrin Bekim Hasani.156  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësja ndërkombëtare Lolita Dumlao dhe gjykatësi vendor Refik Alili.157  Gjykatësi vendor, anëtari i trupit gjykues, Refik Alili, nuk ka qenë i pranishëm në seancën e zhvendosur të gjykatës.

Page 114: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

114

të akuzuarve. Dëshmitarët anonim kanë qenë edhe dëshmitar okular të përgatitjeve të fundit të sulmit terrorist në pikën e kontrollit të kalimit administrativ si dhe të heqjes dorë nga i njëjti. Gjatë seancave të zhvendosura të gjykatës, janë dëgjuar edhe pjesëtarët e shërbimit special të SPB-së Serbisë, të cilët kanë marrë pjesë në veprimet e caktuara hetimore pas përpjekjes për sulm terrorist. Dëshmitarët e dëgjuar në Vranjë i kanë përsëritur deklaratat e tyre të mëhershme të dhëna në polici dhe gjatë hetimeve.

Në datën 30 nëntor të vitit 2004158 është shpallur aktgjykimi, me të cilin i akuzuari Rasim Bajrami është shpallur fajtor se në datën 7 mars të vitit 2003, në afërsi të kalimit administrativ “5”, midis Kosovës dhe Serbisë, në afërsi të Konçullit (Serbi), duke e ditur se grupi, të cilin, midis të tjerëve, e kanë përbërë Shaban Bajrami (djali i tij më i madh, ngasësi i Mercedesit të zi, i cili në ditën kritike është vrarë nga ana e pjesëtarëve të policisë serbe, e cila e ka siguruar zonën e vijës kufitare administrative, pasi që është hetuar aktiviteti i grupit në zonën neutrale në afërsi të vijës kufitare administrative dhe përpjekjes së kalimit të vijës administrative); Besim Xhemajli (i cili po ashtu është vrarë në rastin e cekur, ka qenë bashkë-ngasës në automjetin Mercedes të zi) dhe së paku edhe dy persona, të cilët kanë vepruar në bashkëkryerje, janë përpjekur për të kryer vepër penale të terrorizmit: duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm, me vendosjen e eksplozivit TNT në sasi prej 15 deri 20 kg, me kovën prej 20 litrash benzinë dhe telin e gjatë përgjatë vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës, me qëllim të përdorimit të përbashkët e me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste, me çka do të shkaktonin frikë serioze tek populli, përkatësisht policia serbe ose pjesëtarët e popullatës serbe, i ka ndihmuar grupit duke ndërmarrë veprime me të cilat e ka penguar kapjen e tyre pas kryerjes së veprës, se ka shkuar me automjetin e tij të tipit Golf me ngjyrë gri, deri te zona neutrale dhe nga vendi i ngjarjes e ka marrë Basri Xhemajlin dhe edhe dy persona të tjerë të armatosur me armë me tyta të gjata. Për veprimet e cekura i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, të cilat nuk do të përmbarohen nëse në periudhën prej tri (3) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Në dënimin e shqiptuar i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim nga data 7 mars e vitit 2003 deri në datën 31 gusht të vitit 2004, kur, me vendim të veçantë të trupit gjykues i është hequr paraburgimi. Me aktgjykim është liruar nga të gjitha akuzat e tjera.

Me aktgjykimin e datës së cekur Basri Xhemajli është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të përpjekjes për terrorizëm me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm me Shaban Bajramin dhe së paku edhe me dy persona, duke vepruar në bashkëkryerje, me anë të vendosjes së eksplozivit TNT në sasi prej 15 deri në 20 kg, kovës prej 20 l benzinë dhe telit të gjatë në afërsi të drejtpërdrejtë të kufirit administrativ, me qëllim të kryerjes së sulmit terrorist, të shkaktimit të frikës serioze tek populli, përkatësisht tek policia serbe, se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë 158  Versioni i aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan i përpunuar në formën me shkrim, bart datën 19 nëntor të vitit 2004, edhe pse sipas evidencave të FDH Kosovë, vëzhguesit e të cilit rregullisht kanë përcjellë seancën gjyqësore kryesore Prokurori kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve, me përjashtim të seancave të zhvendosura të gjykatës, si dhe sipas dokumentacionit gjyqësor të rastit të cilin e posedon FDH Kosovë, pas datës 19 nëntor të vitit 2004 janë mbajtur edhe dy ditë të seancës gjyqësore kryesore, në datën 26 dhe 30 nëntor të vitit 2003, kur është shpallur aktgjykimi. FDH Kosovë nuk ka të dhëna nëse është bërë përmirësimi lidhur me datën e sjelljes së aktgjykimit në mënyrën e paraparë me ligj.

Page 115: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

115

pjesë në vendosjen, dhe se më vonë ka marrë pjesë në heqjen e eksplozivit, veprime pas të cilave, me automjetin të cilin e ka drejtuar Rasim Bajrami, është larguar nga vendi i ngjarjes, veprime këto për të cilat gjykata ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 2 vitesh, i cili nuk do të përmbarohet nëse në periudhën prej katër (4) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Në dënimin e shqiptuar janë llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej datës 26 maj të vitit 2003 deri në datën 31 gusht të vitit 2004. Me aktgjykim është liruar nga të gjitha akuzat e tjera.

Aslan Bajrami, me aktgjykimin e datës 30, përkatësisht zyrtarisht që nga data 19 nëntor i vitit 2004, në mungesë të provave, lirohet nga të gjitha akuzat.

Menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit të cekur të shkallës së parë lidhur me tre të akuzuarit më lartë të cekur, në datën 24 dhjetor të vitit 2004 Lirim Jakupi është privuar nga liria, në kohën kur ka qenë në qëndrim në Qendrën Klinike Spitalore të Prishtinës me emrin Bekim Hasani, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka marrë pjesë në kryerjen e më shumë veprave penale të kidnapimit, paraburgosjes së paligjshme dhe detyrimit, të kryera kryesisht gjatë muajit shtator të vitit 2000, në të cilin është ndodhur deri në datën 24 qershor të vitit 2005, kur i është caktuar paraburgimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale të kryera në periudhën prej datës 1 deri në datën 7 mars të vitit 2003.

Hetimet ndaj Jakupit

Pas paraburgimit, kundër Jakupit kanë vazhduar hetimet e filluara në mungesë të tij si pjesë e hetimeve të cilat janë zhvilluar kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve, sipas dyshimeve të bazuara për anëtarësi në organizatën terroriste Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH). Kundër Jakupit në mënyrë paralele janë zhvilluar hetimet edhe në lidhje me kidnapimin, privimin joligjor nga liria, lëndime të rënda trupore, detyrim, pjesëmarrje në grupin i cili kryen vepra penale, sjellje të dhunshme, armëmbajtje pa leje. Në datën 14 mars të vitit 2005, kundër Jakupit është ngritur aktakuzë, me të cilën ai ngarkohet se si anëtarë i grupit të organizuar, i cili ka qenë nën komandën e Shefqet Musliut159, në muajin shtator të vitit 2000, ka marrë pjesë në kidnapimin e dëshmitarit 1, 2, 3 dhe 4 në rrethinë të fshatit Dobrosan, komuna e Gjilanit, të cilët në periudha të ndryshme kohore janë mbajtur në paraburgim të paligjshëm, gjatë kohës së të cilit janë keqtrajtuar fizikisht e prej të cilëve me detyrim janë nxjerrë para ose prona.

Hetimet e cekura kanë qenë pjesë e hetimeve të zhvilluara, të cilat janë kryer ndaj Shefqet Musliut, Besim Tahirit, Jeton Arifit, Valdet Ibishit, Abdurrahman Aliut, që në lidhje me ta kanë përfunduar me ngritjen e aktakuzës Pp. Nr. 107/03 të datës 9 dhjetor të vitit 2003 nga ana e prokurorit ndërkombëtar, i cili të akuzuarit i ka ngarkuar për kryerje të më shumë veprave penale të kidnapimit, të privimit të kundërligjshëm nga liria, të shantazhimit.

159  Komandantit të shtabit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje, UÇPBM.

Page 116: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

116

Seanca gjyqësore kryesore, sipas aktakuzës së datës 9 dhjetor ndaj Musliut dhe të tjerëve, ka filluar në datën 10 shkurt të vitit 2004. Gjatë seancës, e cila ka pasur 21 ditë të gjykimit, janë dëgjuar 9 dëshmitarë, prej të cilëve katër kanë pasur statusin e dëshmitarëve anonim. Me aktgjykimin ndëshkues të datës 25 qershor të vitit 2004, Shefqet Musilut i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh, për më shumë vepra penale, Tahirit dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej 7 vitesh, kurse Qerimit prej 5 vitesh. I akuzuari Jeton Arifi dhe Xhevdet Musilu janë liruar nga akuzat në mungesë të provave160.

Procedura kundër Shefqet Musliut dhe Besim Tahirit ka pasur edhe dy gjykime të përsëritura gjatë vitit 2010 dhe 2011, dhe lidhur me ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre dy herë ka vendosur edhe Gjykata Supreme e Kosovës161. Me aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Gjilanit të datës 2 dhjetor të vitit 2011, Musliut i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9) vitesh. Musliu në cilësinë e të paraburgosurit, në burg është mbajtur nga data 7 korrik e vitit 2003 e deri në datën 25 maj të vitit 2011, kur nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës i është hequr paraburgimi dhe lënda i është kthyer në gjykim të përsëritur, sepse gjykata e shkallës së parë me aktgjykimin në procedurën e përsëritur nuk e ka arsyetuar qartazi mënyrën se si i ka kombinuar dënimet e veçanta me burgosje të shqiptuara me rastin e shqiptimit të dënimit të përbashkët. Me aktgjykimin e cekur të muajit dhjetor të vitit 2011, Besim Tahirit i është konfirmuar dënimi i shqiptuar me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh dhe nëntë muajsh, të cilin e ka vuajtur në periudhën prej datës 19 qershor të vitit 2003 e deri në datën 18 mars të vitit 2010.

Procedura ndaj të dënuarit të tretë, Feriz Qerimit, pas vdekjes së tij, është ndërprerë me vendimin e datës 1 shtator të vitit 2010.

Edhe ndaj aktgjykimit të cekur të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit nga fillimi i muajit dhjetor të vitit 2011, mbrojtja e Musliut ka deponuar ankesë dhe pritet, sipas radhës, vendosja e tretë e Gjykatës Supreme të Kosovës në këtë procedurë.

Edhe gjatë kohës së zhvillimit të seancës gjyqësore kryesore para Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, Jakupi nuk ka qenë i arritshëm për organet gjyqësore.

160  Shefket Musliu është shpallur fajtor për pjesëmarrje në kidnapimin e dëshmitarëve 3 dhe 4, dëshmitarit FY dhe AK, si dhe për përpjekje për detyrim në rastin e dëshmitarit 1. Me aktgjykim, për secilën vepër penale të kidnapimit i është shqiptuar dënimi me burgosje prej tetë vitesh dhe dy vite për veprën penale të përpjekjes për detyrim. Me zbatimin e nenit 48 të LPJ i është shqiptuar dënimi i përbashkët me dënim me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh, kurse për veprat e tjera penale nga aktakuza është liruar nga përgjegjësia në mungesë të provave. I akuzuari Besim Tahiri, me aktakuzën e cekur, është shpallur fajtor për pjesëmarrje në kidnapimin e dëshmitarëve 3 dhe 4 dhe FY, për çka i është shqiptuar dënimi me burgosje prej pesë (5) vitesh për secilin kidnapim, dhe me zbatimin e nenit 48 të LPJ i është shqiptuar dënimi i pëbashkët me burgosje prej shtatë (7) vitesh, kurse për veprat e tjera penale nga aktakuza është liruar nga përgjegjësia në mungesë të provave. I akuzuari Feriz Qerimi është shpallur fajtor për vepër penale të pjesëmarrjes në kidnapimin e dëshmitarit FY, për çka i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh, kurse në lidhje me veprat e tjera penale, në mungesë provash, është liruar nga përgjegjësia. Me aktgjykimin e cekur, të akuzuarit Jeton Arifi dhe Xhevdet Musliu, në miungesë provash, janë liruar nga akuzat. 161 Mbi lëvizjen e procedurës në rastin kundër Shefqet Musliut dhe të tjerëve, shih në mënyrë më të hollësishme në raportin e FDH-së Kosovë për vitin 2012, të vënë në web faqn e FDH-së Kosovë: http://www.hlc-kosovo.org

Page 117: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

117

Procedura e shkallës së parë

Seanca kryesore gjyqësore kundër Jakupit sipas aktakuzës së prokurores ndërkombëtare Cecilia Tillada të datës 14 mars të vitit 2005, lidhur me akuzat për më shumë vepra penale të kidnapimit, paraburgimit të paligjshëm dhe detyrimit, e cila është konfirmuar me vendimin e gjykatësit për konfirmim të datës 20 prill të vitit 2005, ka filluar në datën 13 korrik të vitit 2006 para trupit gjykues në përbërje të përzier të Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Me trupin gjykues ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Vinod Boolell162. Seanca gjyqësore kryesore ka pasur tri (3) ditë publike të seancës kryesore të mbajtura para Gjykatës Qarkut në Gjilan dhe një seancë të zhvendosur në hapësirat e Gjykatës së Qarkut në Vranje, e cila është mbajtur në datën9 nëntor të vitit 2006, prapë, vetëm para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues, dhe në këtë seancë kanë qenë të pranishëm prokurori ndërkombëtar dhe avokati, i cili të akuzuarin e ka përfaqësuar sipas autorizimit të plotfuqishëm në mungesë të të akuzuarit. Kjo seancë e gjykatës ka qenë e mbyllur për publikun. Gjatë seancës së zhvendosur të gjykatës, për mbajtjen e së cilës kanë qenë të informuara vetëm palët në procedurë, është dëgjuar vetëm një dëshmitar anonim. Gjatë hetimit është dëgjuar edhe një dëshmitar, para trupit gjykues në Gjilan.

Pas seancës gjyqësore kryesore të mbajtur, me aktgjykimin e shpallur në datën 14 shkurt të vitit 2007, i akuzuari Jakupi është shpallur fajtor për dy (2) vepra penale të kidnapimit, katër (4) vepra penale të privimit të kundërligjshëm nga liria dhe tri (3) vepra penale të detyrimit, për të cilat i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej 6 vitesh163. Aktgjykimi i cekur, krahas provave të cilat janë paraqitur gjatë seancës gjyqësore kryesore kundër Jakupit, është bazuar edhe në shumë prova: në deklaratat e dëshmitarëve anonim dhe në provat materiale të siguruara gjatë hetimeve kundër Musliut dhe të tjerëve, të cilat gjatë kësaj procedure janë pranuar sipas propozimit të prokurorit e me pajtimin e mbrojtjes. Mbrojtja ka bërë vërejtje vetëm lidhur me leximin e deklaratave të dëshmitarit anonim 2, i cili gjatë rrjedhës së seancës gjyqësore kryesore ka dëshmuar para pjesës ndërkombëtare të trupit gjykues të mbajtur në Vranjë, në mungesë të të akuzuarit dhe të mbrojtësit të tij të përhershëm.

Gjatë vitit 2007, në datën 21 qershor, para trupit gjykues ndërkombëtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, me të cilin prapë ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Vinod Boolel164, kundër Jakupit është hapur edhe seanca gjyqësore kryesore sipas aktakuzës Pp. nr. 43/03 e datës 31 korrik të vitit 2005, e cila me vendim të gjykatësit për konfirmim të aktakuzës së datës 9 shtator të vitit 2005 është konfirmuar si e pandryshuar. Me këtë aktakuzë, të akuzuarit i vihen në barrë veprat penale të kryera në periudhën prej datës 1 deri në datën 7 mars të vitit 2003 në afërsi të kalimit

162  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësi ndërkombëtar Islam Nurul Khan deri në muajijn janar të vitit 2006, kur e ka lëshuar Misionin e KB-ve në Kosovë. Gjykatësin ndërkombëtar e ka zëvendësuar gjykatësi ndërkombëtar i Misionit të njëjtë, Timothy Baland. Në përbërje të trupit gjykues ka qenë edhe gjykatësi vendor Abdulah Ahmeti. 163  FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare nëse ka pasur ankesë të palëve ndaj aktgjykimit të cekur ndëshkues, i cili, sipas evidencave me të cilat disponon Gjykata e Qarkut në Gjilan, është i plotëfuqishëm nga data 22 janar i vitit 2009. Nuk ka qenë e mundur qasja ndaj materialeve gjyqësore të lëndës, që gjendet në posedim të Misionit të EULEX-it. 164  Anëtarët e trupit gjykues, gjykatësit ndërkombëtar: Hanajlka Karpati, Tron Gundersen.

Page 118: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

118

administrativ “5”: se në bashkëkryerje me kryerës të tjerë të panjohur ka marrë pjesë në përpjekjen e kryerjes së dy veprave penale të terrorizmit165, si dhe për armëmbajtje pa leje, anëtarësi në organizatën terroriste, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Pas hapjes së seancës dhe prezantimit të përbërjes së trupit gjykues, i akuzuari Jakupi ka tërhequr vërejtjen lidhur me përbërjen e trupit gjykues, posaçërisht lidhur me faktin se me trupin gjykues kryeson gjykatësi ndërkombëtar Boolelli, i cili ka kryesuar edhe me trupin gjykues me përbërje të përzier, i cili ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në afat prej gjashtë vitesh. Seanca gjyqësore kryesore është ndërprerë, kurse i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, në pajtim me nenin 42 LPPPK, janë obliguar nga trupi gjykues që gjykatës t’ia dorëzojnë me shkrim kërkesën e të akuzuarit, në mënyrë që për të njëjtën të vendos kryetari i Gjykatës së Qarkut në Gjilan166. Pas përfundimit të seancës gjyqësore kryesore, Lirim Jakupi, në datën 18 gusht të vitit 2007, me grupin prej gjashtë të burgosurve të tjerë167 ka ikur nga burgu i Dubravës, kurse në arrati i ka kaluar më shumë se tri vite dhe është burgosur në Prishtinë në datën 5 shtator të vitit 2010.

Seanca kryesore gjyqësore sipas aktakuzës së datës 31 korrik të vitit 2005 prapë është hapur në datën 8 nëntor të vitit 2011, para trupit gjykues me përbërje të përzier të Gjykatës së Qarkut në Gjilan, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Vladimir Mikula168. Aktakuzën e prokurorit ndërkombëtar e ka përfaqësuar prokurori vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Besim Kelmendi. Seanca gjyqësore kryesore e përsëritur ka pasur 16 ditë të gjykimit, gjatë të cilave janë dëgjuar 16 dëshmitarë të propozuar nga ana e prokurorisë dhe dy dëshmitarë të ftuar nga ana e gjykatës. Tre dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar, dëshmitar okularë, gjatë seancës, në cilësinë e dëshmitarëve anonim me anë të video-konferencës nga Gjykata e Qarkut në Beograd. Identiteti i dëshmitarëve anonim është konfirmuar në pjesën e seancës e cila ka qenë e mbyllur për publikun, pos për palët në procedurë. Me anë të video lidhjes (linkut), me anë të posedimit të gjykatës së përmendur, po ashtu kanë dëshmuar edhe gjashtë dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar publikisht.

Gjatë procedurës, disa dëshmitarë të veçantë të prokurorisë, ish policë ndërkombëtar të cilët kanë qenë të angazhuar në hetimet e rastit e të cilët për momentin ndodhen në Misione të tjera të KB-së, kanë dëshmuar me anë të skajpit.

Dëshmitarët anonim, të cilët kanë qenë dëshmitarë okular të përgatitjes së sulmit në punktin policor në afërsi të kufirit administrativ, edhe pse gjatë rrjedhës së hetimeve dhe të seancës gjyqësore kryesore kundër Bajramit dhe të tjerëve, gjatë dëshmive të tyre e kanë njohur të akuzuarin Jakupi si një nga pjesëmarrësit, me anë të fotografive të cilat iu janë dhënë, në faza të ndryshme të procedurës, gjatë kësaj seance gjyqësore kryesore, gjatë drejtimit të kamerave në drejtim të të akuzuarit, këta dëshmitarë kanë

165  Përshkrimi i hollësishëm i veprave penale, me të cilat ngarkohet i akuzuari sipas aktakuzës së cekur, në fillim të kësaj analize. 166  FDH Kosovë nuk posedon informacionin nëse i akuzuari dhe mbrojtësi i tij kanë vepruar sipas urdhrit të gjykatës. 167  Faton Hajrizi, Burim Basha, Astrit Shabani, Amir Sopa, Xhavit Morina, Ramadan Shyti168  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësja ndërkombëtare Mariola Pasnik dhe gjykatësi vendor Vlastimir Dimiq.

Page 119: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

119

deklaruar:”Nuk mund të më kujtohet qartazi, sepse ky person tash është plotësisht i rruar, ka mjekër të shkurtër dhe pos kësaj kanë kaluar dhjetë vite, ai ka qenë më i ri në atë kohë, mund të them se ma kujton një nga personat, por nuk e di, nuk jam i sigurt”, “këtë person nuk e kam parë më herët, megjithatë, nuk më është i njohur”. Dëshmitarët anonim, në deklaratat e tyre të mëhershme, pas tregimit të fotografive të të akuzuarit kanë pohuar se e kanë parë përmes dylbive në largësi prej 100 deri 150m.

Trupi gjykues, me qëllim të vërtetimit të rrethanave nëse në datën 6 mars të vitit 2003, në orët e pasdites në intervalin kohor midis orës 16 dhe 19, në kushte identike të motit të cilat i kanë cekur dëshmitarët okular në deklaratat e tyre, ka qenë e mundshme të njihen personat në largësi prej 30 deri në 100 m, pas sigurimit të informacioneve mbi llojin dhe tipin e dylbisë, që është shfrytëzuar në ditën kritike nga ana e pjesëtarëve të SPB-së së Serbisë, trupi gjykues ia ka dhënë urdhrin për ekspertizë Njësisë së forenzikës së Misionit të EULEX-it. Sipas gjetjeve të ekspertëve, forenzikëve, të datës 25.09.2012, pas hulumtimit të parametrave të pajisjeve të cilat i ka përdorur xhindarmëria serbe, ata kanë gjetur se nuk mund të konstatohet nëse ka qenë e mundur të njihet fytyra njerëzore me anë të llojit të dylbive të përshkruara në në rrethanat e përshkruara të ditës kritike.

Gjatë procedurës, me pajtimin e palëve, janë shfrytëzuar edhe shumë prova të tjera materiale të paraqitura gjatë procedurës Prokurori kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve: deklaratat e dëshmitarëve, dëgjimi i drejtpërdrejtë i të cilëve para këtij trupi gjykues ka qenë i vështirësuar ose i pamundshëm e të cilat janë dëgjuar gjatë seancës së cekur169, provat materiale të siguruara gjatë hetimeve të kësaj procedure për të cilat ka ekzistuar pajtueshmëria e palëve mbi pranimin e provave për procesverbalin mbi seancën gjyqësore kryesore. Si provë është paraqitur edhe aktgjykimi i datës 30 përkatësisht 19 nëntor të vitit 2004 i sjellë në procedurën Prokurori kundër Rasim Bajramit dhe të tjerëve. Po ashtu janë pranuar dhe lexuar edhe pjesë të materialeve të lëndës së Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, Prokurori kundër Besim Xhamaljit. Trupi gjykues ka refuzuar disa propozime të caktuara mbi dëgjimin e drejtpërdrejtë të dëshmitarëve të caktuar, të cilët janëpropozuar në aktakuzë170, dhe po ashtu nuk është pranuar propozimi i prokurorit mbi bashkimin e kësaj procedure kundër Jakupit me procedurën kundër Jakupit e cila është iniciuar para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, në të cilën me aktakuzën PP.nr. 751-4/10, të datës 26 tetor të vitit 2011 të Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës ngarkohet për armëmbajtje pa leje sipas nenit 328, paragrafi 2 i LPK, në datën 5 shtator të vitit t 2010, kur në Prishtinë, në banesën në të cilën ka jetuar Jakupi, menjëherë para burgosjes, pas qëndrimit prej më shumë se tri viteve në liri nga arratia nga burgu i Dubravës në verën e vitit 2007. Sipas pohimeve të prokurorit, aktakuza e cekur është konfirmuar nga ana e gjykatësit për konfirmim.

Prokurori, në fjalën e tij përfundimtare ka theksuar se në bazë të shumë provave të paraqitura në fazat e deritashme të procedurës, nuk është kontestuese se në ditën 169  Ish policë të Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.170  Kryesisht ish policëve ndërkombëtarë, pjesëtarë të Misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Page 120: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

120

kritike ka pasur lëvizje në vijën kufitare, se katër persona të dyshimtë në datën 6 mars të vitit 2003 kanë vendosur një pajisje të dyshimtë nën urë në afërsi të vijës kufitare, të cilën pajisje të dyshimtë, të nesërmen, të njëjtët persona e kanë marrë dhe e kanë vendosur në automjetin Mercedes. Nuk ka dyshim mbi atë se krejt çfarë është gjetur në datën 7 mars të vitit 2003, se çfarë është gjetur në Mercedes, por dëshmitarët anonim nuk kanë mundur që në mënyrë të bindshme të pohojnë nëse në ditën kritike në vendin e ngjarjes kanë parë të akuzuarin Lirim Jakupin, edhe pse në fazat e mëhershme të procedurës, pas shikimit të fotografive, disa herë e kanë pohuar këtë. Provat e paraqitura gjatë procedurës prokurori i ka marrë me një dozë rezerve, por prapëseprapë ka qëndruar pas aktakuzës dhe i ka propozuar trupit gjykues që në interes të drejtësisë të sjellë vendim të drejtë.

I akuzuari dhe mbrojtësi i tij nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për propozim të dëshmitarit të alibisë. I akuzuari, në fund të procedurës së provave ka dhënë deklaratën e tij të shkurtë para trupit gjykues, me të cilën në tërësi i ka kundërshtuar pohimet e aktakuzës.

Aktgjykimi

Në datën 9 tetor të vitit 2012 trupi gjykues e ka shpallur aktgjykimin me të cilin Jakupin, në mungesë të provave, e ka liruar nga të gjitha akuzat. Kryetari i trupit gjykues me anë të një arsyetimi të shkurtë të vendimit të trupit gjykues, midis të tjerash, ka cekur se gjykata, pas provave të paraqitura ka gjetur se nuk është provuar se Lirim Jakupi ka kryer vepër penale, e cila i është vënë në barrë sipas aktakuzës. Gjykata, në bazë të provave të siguruara dhe të paraqitura është e bindur se veprat penale, në mënyrë më precize të cekura në aktakuzë, janë të kryera dhe aktakuza mjaftueshëm është konfirmuar me prova të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes: teli, kanistra ose kutia, eksplozivi TNT, batanijet etj. Gjykata nuk ka mundur të vërtetojë lidhjen midis krimit dhe të akuzuarit. Aktakuza kundër të akuzuarit është ngritur në bazë të dy deklaratave të dëshmitarëve anonim të cilët në fazën e paraprake e kanë identifikuar të akuzuarin si person i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, në dy raste në bazë të një vargu të fotografive, por nuk e kanë njohur gjatë seancës gjyqësore kryesore kur kamera është ndalur në te gjatë video-konferencës. LPPK parasheh se askush nuk mund të shpallet fajtor në bazë të vetëm një deklarate të një dëshmitari anonim dhe, edhe pse në rastin konkret kanë qenë dy, gjykata, duke pasur parasysh edhe praktikën e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut dhe të gjykatave evropiane171, ka gjetur se nuk ka mjaft prova që të akuzuarin ta shpallë fajtor.

I akuzuari Jakupi, gjatë kohës së zhvillimit të seancës gjyqësore kryesore, është gjendur në vuajtje të dënimit gjashtëvjeçar, të shqiptuar sipas aktgjykimit të datës 14 shkurt të vitit 2007.

171  Dorsen vs Holanda: “Askush nuk mund të shpallet fajtor në bazë të deklaratave të dëshmitarëve anonim, të cilat konsiderohen të pasigurta”.

Page 121: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

121

Qëndrimi i FDH Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë vlerëson se i akuzuari ka pasur gjykim të drejtë dhe fer. Se gjykata, duke mos pasur mjaft baza që të akuzuarin ta shpallë fajtor ka vendosur në dobi të tij dhe, duke e zbatuar parimin in dubio pro reo [në dyshimin në favor të të akuzuarit], ka sjellë vendimin e drejtë, por me këtë, i akuzuari nuk është liruar në mënyrë të pakundërshtueshme dhe plotësisht nga dyshimet se në kohën kritike është gjendur në vendin e ngjarjes.

Vëzhguesit e FDH-së Kosovë, në bazë të përcjelljes së rregullt të seancës gjyqësore kryesore i kanë shënuar edhe lëshimet e caktuara të punës së trupit gjykues dhe dhe ato lidhur me mënyrën e organizimit të gjykimit. Gjatë seancës ka ndodhur që përkthimi të jetë i dobët, gjë që vëzhguesve ua ka vështirësuar punën në një kësi rasti rast kompleks, i cili ka qenë i lidhur me rastet të cilat kanë përfunduar shumë më herët, si dhe kur shumë prova janë paraqitur me anë të leximit të provave nga fazat e mëhershme të procedurës ose të procedurave të tjera ose me konstatimin se janë lexuar për procesverbal. Lidhur me veprimet e këtilla të gjykatës nuk janë paraparë norma ligjore, të parapara me qëllim të ekonomizimit të procedurës, por në momente të caktuara ka qenë e vështirë të përcillet zhvillimi i procedurës, madje edhe për publikun profesional. Gjykata i ka dënuar pesë persona për krimet e pasluftës me prapavijë politike

Gjykata e Qarkut në Prishtinë172, në përbërje të përzier të trupit gjykues me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Tore Tomassen173, ka shpallur, në datën 17 dhjetor të vitit 2012, aktgjykimin, me të cilin pesë të akuzuarit (Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla, Shpresim Uka) në rastin Prokurori kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve (i njohur edhe si “Bllaca II”) i ka shpallur fajtor për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasje të Adema Salihajt dhe ua ka shqiptuar gjithsejtë 54 vite burgim. Në këtë mënyrë, gjykata, pjesërisht ka konfirmuar pohimet e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 29 korrik të vitit 2011 kundër pesë të akuzuarve. Gjykata e ka refuzuar akuzën sipas pikës 2 të aktakuzës për tentim vrasje ndaj Ismet Arifit të datës 3 nëntor të vitit 1999 dhe, po ashtu, ka gjetur se në veprimet e të akuzuarve: Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla ka elemente të veprës penale të rrëmbimit e cila është e paraparë dhe e dënueshme me nenin 64, paragrafi 1 i Ligjit Penal të Serbisë174, për të cilën, sipas gjetjeve të gjykatës, ka pasuar parashkrimi i ndjekjes penale175. Hetimet kundër të akuzuarve kanë filluar pas dëshmisë së Nazim Bllacës, i cili

172  Seanca kryesore, e cila ka zgjatur pothuajse gjatë gjithë vitit 2012, kryesisht është zhvilluar në gjykatoren e Gjykatës Supreme të Kosovës, kurse një seancë e gjykatës është mbajtur në hapësirat e Fakultetit të Drejtësisë në Prishtinë. 173  Anëtarët e trupit gjykues: gjykatësja ndërkombëtare Laura Liguori dhe gjykatësi vendor Bexhet Muciqi. 174  Ligji Penal i Serbisë ka qenë në fuqi në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999.175 Sipas nenit 95, paragrafi 1, pika 3 e Ligjit Penal të RSFJ-së, i cili, sipas Rregullores së cekur në fusnotën 3 ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave me të cilat ngarkohen të akuzuarit, parashkrimi ose vjetrimi i ndjekjes pason: “dhjetë vite nga kryerja e veprës penale, për të cilën, sipas ligjit, është e mundur të shqiptohet dënimi me burgosje mbi pesë vite”. Në rastin konkret, për veprën, me të cilën ngarkohen të akuzuarit, parashihet dënimi me burgosje prej një deri në dhjetë vite, dhe, ngaqë nuk ka pasur ndërprerje të parashkrimit me kurrfarë veprimi të organeve të gjyqësorit, veprimet e para hetimore në rastin e tentativës ose të kidnapimit të Ismet Arifit janë kryer pas paraqitjes së Nazim Bllacës në publik, në muajin nëntor të vitit 2009.

Page 122: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

122

publikisht në media ka folur për shumë krime, të cilat kanë ndodhur pas luftës dhe në të cilat, krahas tij, sipas pohimeve të tij, kanë marrë pjesë edhe të akuzuarit. Me urdhrin e gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, të datës 4 mars të vitit 2011, Bllaca në këtë rast është shpallur dëshmitar bashkëpunues. Në deklaratën e incizuar në DVD176, dëshmitari bashkëpunues e ka akuzuar vetveten dhe disa persona të tjerë se kanë marrë pjesë në disa vrasje dhe tentim vrasje me prapavijë politike, të cilat kanë ndodhur pas lufte në Kosovë. Ai ka pohuar se në një rast, i cili është i përfshirë si vepër e veçantë nën pikën 1 të aktakuzës së lartpërmendur, ka qenë edhe kryerës i drejtpërdrejtë.

Aktakuza

Pas hetimeve policore dhe të atyre të prokurorisë, të cilat kanë pasuar pas akuzave publike të Nazim Bllacës, si dhe dëgjimit të një numri të madh të dëshmitarëve dhe sigurimit të provave materiale, prokurorët special të PSRK, në datën 29 korrik të vitit 2011 kanë ngritur aktakuza kundër: Sadik Abazit, Bekim Sylës, Fahredin Gashit177 dhe Shpresim Ukës për vrasje të Ibush Kllokoqit në datën 6 gusht të vitit 1999, e cila është bërë në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues, Nazim Bllacën.

Me të njëjtën aktakuzë, për tentim vrasje të Ismet Arifit, në datën 3 nëntor të vitit 1999, janë akuzuar: Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Bekim Syla, derisa Shpresim Uka, Driton Hajdari dhe Shaban Syla janë akuzuar për tentim vrasje edhe ndaj Adem Salihajt në datën 12 qershor të vitit 2000. Edhe në këto vepra penale, Nazim Bllaca ka qenë bashkëkryerës. “Bllaca, gjatë rrjedhës së hetimeve, ka sjellë shumë hollësi mbi incidentet e cekura dhe, që të përforcojë thëniet e tij, ka pohuar se ai dhe të akuzuarit kanë qenë anëtarë të të ashtuquajturit Shërbimi Informativ i Kosovës”178.

Pas seancave të konfirmimit, të mbajtura në datën 15 dhe 22 shtator të vitit 2011, aktakuza është konfirmuar me vendimin e datës 6 tetor të vitit 2011, me ndryshimet, të cilat janë kryer gjatë seancës së konfirmimit të mbajtur në datën 15 shtator të vitit 2011. Ndryshimet kanë të bëjnë me datat e tentim vrasjes ndaj Adem Salihajt. Në aktakuzë, nga fundi i muajit korrik të vitit 2011, është cekur se Salihaj është sulmuar në datën 20 korrik të vitit 2000, derisa data e kryerjes ka qenë 12 qershori i vitit 2000.

Gjatë seancës së konfirmimit, të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre i kanë kundërshtuar pohimet e dëshmitarit bashkëpunues, kanë potencuar në ndarjen e deklaratave të tij nga materialet e lëndës, në refuzimin e aktakuzës, ndërprerjen e procedurës kundër të akuzuarve, posaçërisht duke theksuar se ka pasur lëshime procedurale nga ana e prokurorit special me rastin e dëgjimit të Nazim Bllacës, i cili gjatë hetimeve prokuroriale ka pasur statuse të ndryshme si i dyshuar, dëshmitar bashkëpunues.

176  Sipas provave të paraqitura në atë procedurë, deklarata është incizuar në DVD sipas iniciativës së të dëmtuarit Adem Salihajt dhe me mbështetjen e dëshmitarit Gani Geci, delegatit të atëhershëm ë Kuvendit të Kosovës.177  Kundër të cilit procedura është sipas urdhrit të trupit gjykues të datës 7 shtator të vitit 2012, pas sigurimit të dokumentacionit mjekësor mbi shëndetin e tij psikik. 178  Citat nga aktakuza, faqja 4, paragrafi 1 i arsyetimit, versioni në anglisht

Page 123: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

123

Shqyrtimi gjyqësore kryesore

Shqyrtimi gjyqësore pas aktakuzës së konfirmuar kundër gjashtë të akuzuarve ka filluar në datën 3 shkurt të vitit 2012 para trupit gjykues në përbërjen paraprakisht të cekur, të cilës gjatë seancës së parë gjyqësore mbrojtja i ka bërë vërejtje për shkak të asaj se kryetari i trupit gjykues ka qenë anëtarë i trupit gjykues në rastin Prokurori kundër Fahredin Gashti179. Edhe ky rast, po ashtu është iniciuar sipas akuzave të dëshmitarit bashkëpunues. Vërejtjet kanë pasur të bëjnë edhe me faktin se aktakuza, me të cilën ngarkohen gjashtë të akuzuarit, ka të njëjtin numër të Prokurorisë Speciale (PPS180), si edhe aktakuza me të cilën është akuzuar Gashi.

Me vendimin e kryetarit të Kuvendit të Gjyqtarëve të EULEX-it të datës 8 shkurt të vitit 2012, kërkesa e mbrojtjes mbi përjashtimin e Kryetarit të trupit gjykues është refuzuar, kurse seanca ka vazhduar para trupit gjykues në përbërje të pandryshuar.

Gjatë rrjedhës së seancës gjyqësore kryesore, që ka pasur gjithsejtë 43 ditë të gjykimit (shumë seanca të planifikuara gjyqësore, nga arsye të ndryshme, janë shtyrë181), kurse kanë dëshmuar gjithsejtë 31 dëshmitar. Prej tyre, 16 kanë qenë dëshmitarë të prokurorisë, midis të cilëve edhe dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca, i cili para trupit gjykues ka dëshmuar nënte ditë. Të akuzuarit dhe mbrojtja kanë propozuar gjithsejtë 15 dëshmitar të alibisë (Sadik Abazi 7, Shaban Syla 2, Shpresim Uka 6). Gjatë seancës është dëgjuar edhe një ekspert i mjekësisë ligjore dhe hulumtuesi i krimit të organizuar pranë PSRK, i cili nga fundi i vitit 2011 ka qenë i angazhuar në analizën e rasteve të veçanta të sulmeve dhe të kidnapimeve, të cilat kanë ndodhur në periudhën prej vitit 1999 deri në vitin 2003.

Dëshmitë e shumë dëshmitarëve të alibisë, posaçërisht të atyre të cilët kanë dëshmuar në lidhje me sulmin e armatosur të organizuar në të dëmtuarin Adem Salihaj182, i cili ka ndodhur në datën 12 qershor të vitit 2000, kanë pohuar se në ditën kritike dhe në kohën kritike kanë qenë në shoqëri me të akuzuarit në një festë të përvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në datën 12 qershor të vitit 1999. Pohimet e dëshmitarëve të alibisë janë rrëzuar nga ana e prokurorit, i cili para trupit gjykues ka prezantuar si provë gazetat ditore “Koha ditore” dhe “Bota Sot”, të datës 11, 12, dhe 13 qershor të vitit 2000, të cilat kanë botuar raportet me rastin e festës qendrore të përvjetorit të parë të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, të mbajtur në datën 11 qershor të vitit 2000 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Në gazetat ditore të cekura të datës 13 179  Në të cilën është aktgjykimi i shkallës së parë i datës 23 nëntor të vitit 2011, sipas akuzave për krime të luftës, për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 18 vitesh. 180  Padia Penale e prokurorisë speciale.181  Dy vazhdime të seancës kryesore janë shtyrë për shkak të mungesës së gjykatësit vendor si anëtar i trupit gjykues: në datën 25 korrik të vitit 2012, arsyeja e mungesës së gjykatësit vendor nuk i është bërë e njohur publikut, kurse vazhdimi i dytë i planifikuar për datën 6 shtator të vitit 2012 është shtyrë, sipas informacioneve jozyrtare, për shkak të mungesës së gjykatësit vendor, i cili në atë periudhë është zgjedhur nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si gjykatës i Departamentit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës. Po ashtu, sipas informacioneve jozyrtare, gjykatësi e ka informuar kryetarin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës mbi zgjedhjen e re, i cili ka marrë qëndrimin se, pa marrë parasysh zgjedhjen në një funksion të ri të gjyqësorit, ai të vazhdojë punën në trupin gjykues deri në përfundimin e procedurës. Me gjasë, pas vendimit të organit, i cili e ka emëruar në funksion të ri, gjykatësi në ditën në vijim të gjykimit e ka vazhduar punën në kuadër të trupit gjykues. 182  Ish zëvendëskryeministrin e kryeministrit të Kosovës, ish kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Dega e Ferizajit, ish deputetin e Kuvendit Të Kosovës.

Page 124: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

124

qershor të vitit 2000 ka pasur artikuj gazetaresk mbi sulmin e armatosur ndaj Adem Salihajt, i cili ka ndodhur në orët e para të pasdites të datës 12 qershor të vitit 2000, rreth orës 14:00. Pas prezantimit të provave të cekura të prokurorit, të akuzuarit janë distancuar nga deklaratat e disa dëshmitarëve të veçantë të alibisë, duke pohuar se në ditët kritike kanë qenë në punë, për çka mund të dëshmojnë shumë kolegë të tyre të punës, por nuk ka pasur propozime të reja në atë pikëpamje183. Një nga dëshmitarët e alibisë, me aktgjykim jo të plotfuqishëm të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgosje në kohëzgjatje prej 6 muajsh për shkak të dhënies së ndihmës kryerësit të veprës penale pas veprës penale184.

Të akuzuarit në cilësinë e dëshmitarëve i kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës, duke i kundërshtuar pohimet e aktakuzës dhe duke e potencuar se në ditët kritike kanë qenë të angazhuar në punë ose në obligime të tjera private.

Gjatë seancës gjyqësore kryesore, në fillim të secilës seancë, trupi gjykues, me insistim të mbrojtësit të të akuzuarit Fahredin Gashi, është diskutuar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Trupi gjykues, pas sigurimit të shumë konstatimeve mjekësore, nga ana e mjekut të burgut të Dubravës si dhe konstatimeve të specialistit të Klinikës Neuropsikiatrike pranë Qendrës Klinike Spitalore në Prishtinë si dhe me pajtimin e prokurorit, me vendimin e datës 7 shtator të vitit 2012, e ka ndarë procedurën kundër Gashit, për shkak të pamundësisë së komunikimit me të akuzuarin. Kjo është vendosur me qëllim të pamundësimit të zvarritjes së mëtejme të procedurës si dhe për shkak të verifikimit të gjendjes shëndetësore të Gashit e me qëllim të vërtetimit nëse ai është i aftë për të përcjellë dhe për të kuptuar procedurën, e cila ka të bëjë me akuzat, me të cilat ai ngarkohet.

Prokurorët dhe mbrojtësit e të akuzuarve i kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare për dhe kundër aktakuzës. Prokurori, krahas pohimit se provat kryesore i ka paraqitur dëshmitari bashkëpunues, i ka paraqitur edhe deklaratat e tij vet-akuzuese për krime shumë të rënda, edhe pse asnjëherë nuk i është premtuar kurrfarë shpërblimi në të holla si dhe kurrfarë rehatie tjetër. Sipas vendimit të gjykatës, ai është gjendur një vit në burg shtëpiak, periudhë kjo maksimale e paraparë me ligj, në të cilën de facto edhe tash ndodhet dhe është i gatshëm të përgjigjet para ligjit për veprat të cilat i ka kryer edhe nëse nuk dënohet, për shkak të asaj se asnjë avokat në Kosovë nuk ka dashur ta përfaqësoj. Deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues janë mbështetur me shumë prova të tjera.

Mbrojtja ka kundërshtuar pohimet e aktakuzës si dhe deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues, i cili me deklaratat e tij i ka ngarkuar klientët e tij, duke theksuar kredibilitetin e deklaratave të tij, mospërputhshmëritë, si dhe faktin se është fjala për një personalitet me karakter të dobët me probleme psikike dhe materiale.

183  I akuzuari Shaban Syla, gjatë procedurës ka potencuar shumë propozime të dëshmitarëve të alibisë që, në fund, të heq dorë prej shumë prej propozimeve të tij. 184  Dëshmitari Hysri Rama në rastin Prokurori kundër Fahredin Gashit, me aktgjykimin e datës 23 nëntor të vitit 2011.

Page 125: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

125

Dëshmitarët e privilegjuar (Kadri Veseli, dëshmitari i prokurorisë dhe Fatmir Xhelili, dëshmitar i alibisë së Sadik Abazit), para dëshmisë nuk janë përmendur në kuptimin e nenit 159 të LPP185, edhe përkundër vërejtjeve të avokatëve të veçantë para fillimit të dëshmive të tyre para gjykatës.

Aktgjykimi

Trupi gjykues, pas takimit të tij, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin të akuzuarit i ka shpallur fajtor dhe i ka shqiptuar dënimet e mëposhtme: Sadik Abazit, sipas akuzës nga pika 1 e aktakuzës së datës 29 korrik të vitit 2011, për vrasje të rëndë të kryer në datën 6 gusht të vitit 1999, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh; Driton Hajdarit, sipas akuzës nga pika 3 e aktakuzës, për tentim vrasje të rëndë të kryer në datën 12 qershor të vitit 1999, i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej 7 vitesh; Bekim Sylës , sipas akuzës nga pika 1, i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Shaban Sylës, sipas akuzës nga pika 3 e aktakuzës, i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 8 vitesh; Shpresim Ukës, sipas akuzave nga pikat 1 dhe 3 të aktakuzës i është shqiptuar dënimi unik me burgosje në kohëzgjatje prej 15 vitesh186. Në seancën, e cila ishte thirrur për shpalljen e aktgjykimeve, nuk kanë qenë të pranishëm tre të akuzuar: Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Shpresim Uka, të cilët, sipas vendimit të trupit gjykues gjenden në paraburgim shtëpiak. Të akuzuarit, në fillim të seancës gjyqësore kryesore, janë sjellë nga ana e policisë. Për shkak të vonesës së sjelljes, të akuzuarit janë obliguar që gjykatës t’i qasen në kohën për të cilën janë marrë vesh, të cilën, kryesisht, edhe e kanë respektuar, me përjashtim të Driton Hajdarit, i cili disa herë i ka shkelur masat e burgut shtëpiak. Për këtë arsye, gjatë procedurës i është caktuar paraburgimi, i cili prapë është zëvendësuar me masën e burgut shtëpiak. Për seancën e shpalljes së aktgjykimeve, edhe mbrojtësit e të akuzuarve e kanë garantuar praninë e klientëve të tyre, gjë që, megjithëkëtë, nuk ka ndodhur. Pas shtyrjes së shpalljes së aktgjykimeve prej më shumë se një ore dhe ndarjes së urdhrit për shoqërim të të akuzuarve nga ana e policisë, i cili nuk ka rezultuar i frytshëm, trupi gjykues, në pajtim me nenin 392, paragrafi 3 i LPPK187 aktgjykimin e ka shpallur në mungesë të tyre.

Në arsyetimin e shkurtë të aktgjykimit, me të cilin dënohen të akuzuarit, kryetari i trupit gjykues ka theksuar se procedura kundër të akuzuarve është iniciuar me deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues, i cili ka qenë bashkëkryerës i veprave penale, me të cilat pesë të akuzuarit ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues janë koekzistente, të qarta, me përjashtim të një hollësie, (në deklaratën e së dëmtuarës në rastin e vrasjes së Ibush Kllokoqit, pohohet se pesë

185  Neni 159, neni 1LPK: Personi i cili me deklaratën e vet do te shkelte detaren e ruajtjes se fshehtësisë zyrtare ose ushtarake, derisa organi kompetent nuk e liron nga kjo detyre. 186  Për akuzën nën pikën 1 14 vite burgosje dhe për akuzën nën pikën 3 nëntë (9) vite. 187  Neni 392, paragrafi 3: “Aktgjykimet shpallen edhe kur pala, përfaqësuesi ligjor, i autorizuari ose mbrojtësi nuk është i pranishëm. Trupi gjykues mund të urdhëroj që të akuzuarit, i cili nuk është i pranishëm, aktgjykimin t’ia komunikojë me gojë kryetari i trupit gjykues ose që aktgjykimi t’i dorëzohet në formën me shkrim”.

Page 126: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

126

meshkuj, në mbrëmjen kritike, kanë ardhur në oborrin e tyre dhe kanë shtruar pyetje në lidhje me blerjen e autobusit, derisa dëshmitari bashkëpunues ka pohuar se e kanë pyetur për pasaporta). Mospërputhshmëria e cekur, sipas gjykatës, nuk është substanciale, ka kaluar një kohë e gjatë dhe e dëmtuara mund të ketë harruar rrethana të caktuara edhe për shkak të tronditjes të cilën e ka përjetuar pas vrasjes së burrit para syve të saj. Gjykata ka përfunduar se deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues janë të mbështetura edhe me prova të tjera dhe me deklaratat e të dëmtuarve të tjerë, të cilët janë dëgjuar gjatë procedurës.

Palët në procedurë, pas shpalljes së aktgjykimit kanë paralajmëruar ankesa ndaj këtij aktgjykimi. Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgimin e të akuzuarve për shkak të shqiptimit të dënimeve të rënda me burgosje, duke pohuar se është dëshmuar se masat aktuale të sigurimit të akuzuarve në seancë nuk kanë qenë adekuate. Sipas prokurorisë, mungesa e pranisë së tre të akuzuarve gjatë shpalljes së aktgjykimit përfaqëson rrethanë rënduese dhe ekziston rreziku i arratisjes së tyre dhe i pamundësisë së ekzekutimit të aktgjykimit.

Mbrojtësit e të akuzuarve kanë theksuar se masa e paraburgimit nuk është obliguese pa marrë parasysh lartësinë e dënimit të shqiptuar, dhe kanë propozuar masa alternative siç është paraqitja në stacion policor ose pagesa e kaucionit. Trupi gjykues ka vendosur që për masat e propozuara të sigurimit të vendos më vonë dhe, kështu, në fuqi kanë mbetur vetëm masat aktuale të sigurimit.

Qëndrimi i FDH Kosovë

Gjykimi në rastin “Bllaca II” ka rrjedhur në frymën e ligjit. Gjykata i ka siguruar kushtet për respektimin e barazisë dhe barabarësisë së palëve, me çka është siguruar gjykimi i drejtë. Aktgjykimi, në pjesën më të madhe të tij bazohet në provat e dëshmitarit bashkëpunuesi, i cili ka qenë bashkëkryerës i veprave penale për të cilat janë gjykuar pesë të akuzuarit. Sipas pohimeve të tij, ai, në një rast, ka qenë edhe ekzekutor i drejtpërdrejtë, në vrasjen e Ibush Kllokoqit, ndërsa të tjerët vetëm e kanë ndihmuar, duke e mbuluar ose duke i siguruar armën. FDH Kosovë pret që në mesin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës do të gjendet një avokat, i cili do të përfaqësojë interesat e Nazim Bllacës para gjykatës sipas detyrës zyrtare. Në mënyrë që ai, si kryerës kryesor të mos mbetet i padënuar për veprën të cilën e ka kryer, pa marrë parasysh sipas urdhrit të kujt. Dënimi i Bllacës do të përbënte satisfaksion për familjen e viktimës, të cilës veprimet juridike të komplikuara nuk mund t’i ofrojnë kurrfarë satisfaksioni për njohurinë se vrasësi i kryefamiljarit të familjes së tyre nuk bart përgjegjësi për veprimet e tij, përkatësisht se nuk mund të jetë i dënuar për vepër penale të cilën e pranon me vullnetin e tij.

Me shpalljen e Bllacës dëshmitar bashkëpunues, prokuroria dhe gjykata me gjasë presin më shumë lidhur me ndriçimin edhe të vrasjeve të tjera enigmatike në Kosovë,

Page 127: Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe ......Projekti për Monitorimin e Gjykimeve për Krime lufte dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në

127

të cilat kanë ndodhur pas luftës dhe se ky është vetëm njëri në një varg procesesh, të cilat janë duke u përgatitur dhe në të cilat, gjykuar sipas të gjitha gjasave, Bllacës prapë do t’i rezervohet vendi i dëshmitarit kryesor – por me kryerës të tjerë në rolin kryesor.

Për FDH Kosovë është për brengosje trendi i shmangies së kryerësve që të ballafaqohen me vendime gjyqësore ndëshkuese, në disa raste edhe me aktgjykimet e plotfuqishme dhe ekzekutive, posaçërisht personat e dënuar të cilët deri në të kaluarën e afërt kanë qenë bartës të funksioneve shumë përgjegjëse, partiake dhe institucionale. Mosparaqitja e të akuzuarve në këtë rast në vazhdim të seancës kur është pritur aktgjykimi ndëshkues është për brengosje. Shpresojmë se gjykatat në të ardhmen do të jenë shumë të kujdesshme në zbatimin e masave alternative të sigurimit të pranisë së të akuzuarve në seancë, pa marrë parasysh dispozitat ligjore dhe qëndrimet e shumë organizatave vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut apo edhe mendimit të bartësve lartë të funksione të gjyqësorit në Kosovë. Viktimat kanë të drejtë në drejtësinë e tyre.