projekti “monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · pps – padia penale e prokurorisë...

155
Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe vepra penale të motivuara et- nikisht dhe politikisht në Kosovë” përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Human- itare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders. Projekat «Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu» je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders. Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i isti ni na koji način ne izražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders. The project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Politically Moti- vated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders. The contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or Civil Rights Defenders.

Upload: others

Post on 25-May-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe vepra penale të motivuara et-nikisht dhe politikisht në Kosovë” përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Fondit për të Drejtën Human-itare Kosovë dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë dhe Civil Rights Defenders.

Projekat «Praćenje suđenja za ratne zločine i politički i etnički motivisana krivična dela na Kosovu» je finansiran od strane Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva preko svoje Ambasade u Prištini i Civil Rights Defenders.

Za sadržaj ove publikacije isključivu odgovornost snosi Fond za humanitarno pravo Kosovo i isti ni na koji način ne izražava stavove Ministarstva Spoljnih poslova Ujedinjenog Kraljevstva i Civil Rights Defenders.

The project “Monitoring War Crime Trials and Trials for Ethnically and Politically Moti-vated Crimes in Kosovo” is funded by the Foreign Commonwealth Office through the Embassy of the United Kingdom in Pristina and Civil Rights Defenders.

The contents of this publication are the sole responsibility of the Humanitarian Law Center Kosovo and do not reflect the views of the Foreign Commonwealth Office or Civil Rights Defenders.

Page 2: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -
Page 3: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

Raporti i FDH Kosovë 2014

Gjykimet e profilit të lartë: Drejtësia që vonohet

Page 4: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

4

Lista e akronimeve të përdorura:

FDH Kosovë - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

OJQ - Organizatë Joqeveritare

EULEX-i - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë

PSRK – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale

PP – Padia penale

GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake

KPRK - Kodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013.

KPPRK – Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me datë 1 janar, 2013.

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës

KPPK/KPK – Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës, i cili ka hyrë ne fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-002 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin Penal të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrën-jësore në përmbajtjen e këtij ligji.

KPPPK – Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me 6 prill të vitit 2004, emri i cilit është ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me ligjin nr. 03/L-003 të datës 6 nëntor 2008. Emri është ndryshuar me hyrjen në fuqi të këtij ligji, me datën 21 nëntor 2008, në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në përmbajtjen e këtij ligji.

LP RSFJ – Ligji Penal i Republikës Socialiste Federative Jugosllave, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977. Me rregulloren 1999/24 të UNMIK-ut, e cila ka hyrë në fuqi me 12 dhjetor të vitit 1999. Sipas kësaj rregulloreje, “ligji i aplikueshëm në Kosovë do të jetë ai i cili ka qenë në fuqi me 22 mars te vitit 1989” apo ligjet të cilat ishin në fuqi para amandamen-timit të Kushtetutës Jugosllave në atë vit.

LP KSAK – Ligji Penal i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 1977.

Page 5: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

5

LPS – Ligji Penal i Serbisë, i cili ka qenë në fuqi gjatë kryerjes së veprave me të cilat të akuzuarit ngarkohen. LPS është përdorur për rastet të cilat nuk janë të specifikuara nga ligji penal i KSA-së.

LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës

KFOR – Forcat e sigurisë së Aleancës Veriatlantike (NATO), të cilët ndodhen në Kosovë që nga 12 qershori i vitit 1999.

Page 6: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

6

Page 7: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

7

HYRJE

I

Në kuadër të projektit Monitorimi i gjykimeve për krime të luftës dhe e veprave penale me prapavijë politike dhe etnike Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) gjatë vitit 2014 në mënyrë të hollësishme i ka përcjellë dhe i ka analizuar të gjitha gjykimet më të rëndësishme, të cilat janë mbajtur në Kosovë në lëndët në të cilat objekt kanë qenë akuzat për krimet e luftës dhe veprat penale me prapavijë politike dhe etnike.

Vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë vitit 2014, para gjykatave themelore në Kosovë si dhe para Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme, rregullisht i kanë përcjellë seancat e këtyre gjykatave në 19 lëndë. Në bazë të ligjit, në gjykatat themelore janë organizuar gjykimet e shkallës së parë si dhe rigjykimet eventuale për krime të luftës dhe për vepra penale me prapavijë politike dhe etnike. Në lidhje me ankesat e palëve në procedurë, në shkallën e dytë kanë vendosur panelet ankimore të Gjykatës së Apelit, derisa Gjykata Supreme ka vendosur edhe në shkallën e tretë, kur është vendosur sipas mjeteve të jashtëzakonshme ligjore[1]. Gjatë këtij monitorimi, vëzhguesit e FDH Kosovë i kanë përcjellë në 127 ditë të gjykimit seancat e gjykatave në të tri instancat. [2]

II

Gjatë periudhës, të cilën e mbulon ky raport, FDH Kosovë ka përcjellë shqyrtimet kryesore në 15 lëndë të reja para paneleve shqyrtuese të gjykatave themelore në Mitrovicë, Prishtinë dhe Gjilan.[3] Në këto gjykime për herë të parë janë shqyrtuar aktakuzat për të cilat është vendosur se mund të hapen shqyrtimet kryesore.

Në këto raste, në tërësi janë përcjellë 99 seanca në këto tri gjykata. Në këtë kontekst, funksionimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë gjatë vitit 2014 ka qenë specifik. Para panelit shqyrtues të kësaj gjykate dhe lëndëve për të cilat FDH Kosovë ka qenë

[1] Në këtë raport janë përfshirë vetëm disa raste në të cilat sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike ka vendosur Gjykata Supreme e Kosovës dhe në të cilat FDH Kosovë ka qenë në mundësi për të siguruar vendimet e kësaj gjykate. Është fjala për rastet të cilat FDH Kosovë rregullisht i ka përcjellë në fazat e mëhershme të procedurës.

[2] Psë nga seancat kanë qenë të mbyllura për publikun. Monitoruesit e FDH Kosovë kanë qenë të lejuar të marrin pjesë.

[3] Orari i gjykatave është përpiluar sipas numrit të lëndëve të mbajtura para gjykatave të cekura. Është interesant se numri më i madh i gjykimeve në lëndët e profilit të lartë, për përcjelljen e të cilave FDH Kosovë ka qenë e interesuar, është mbajtur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, që do të thotë se atje ka qenë shënuar edhe numri më i madh i ditëve gjyqësore, të cilat vëzhguesit e Kosovës i kanë kaluar atje.

Page 8: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

8

e interesuar që t’i përcjellë, gjatë periudhës së raportimit janë zhvilluar gjykime dhe vendosja lidhur me aktakuzat në tetë (8) raste: Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve – krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Zharko Veselinoviqit – tentim vrasje e rëndë; Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1) – krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2) - krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve - krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve – vrasje e rëndë; Pokurori kundër Milaim Zekës dhe Rrustem Rrukollit – Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare: si dhe Prokurori kundër Sllobodan Sovrliqit dhe të tjerëve – vrasje e rëndë). Gjykata në këto lëndë ka mbajtur seanca gjatë 69 ditëve. Shqyrtimet kryesore në këto lëndë i kanë udhëhequr panelet shqyrtuese të përbëra ekskluzivisht prej gjyqtarëve ndërkombëtar në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Edhe aktakuzat para kësaj gjykate i kanë përfaqësuar vetëm prokurorët ndërkombëtarë të PSRK.

Para Gjykatës Themelore në Prishtinë vëzhguesit e FDH Kosovë kanë përcjellë zhvillimin e shqyrtimit kryesor në dy (2) lëndë të reja para panelit shqyrtues: Prokurori kundër Gani Konjuhit dhe të tjerëve, Rasti Graçanica – keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autoritetit publik si dhe Prokurori kundër Ivan Radivojeviqit - krim i luftës kundër popullatës civile. Gjykata Themelore në Prishtinë në panelin e saj shqyrtues ka vendosur edhe për procedurat e përsëritura në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve - krim i luftës kundër popullatës civile. Para kësaj gjykate vëzhguesit e FDH Kosovë kanë përcjellë edhe nga një seancë të panelit shqyrtues në dy lëndë në të cilat i akuzuar ka qenë i akuzuari ose i dëmtuari Enver Sekiraqa. Pas kësaj, është vendosur që për shkak të mospërputhjes së këtyre dy lëndëve për përcjelljen e gjykimeve, të hiqet dorë nga përcjellja e mëtejme e këtyre rasteve. Po ashtu, para kësaj gjykate, vëzhguesit e FDH Kosovë kanë përcjellë edhe një seancë në lëndën Prokurori kundër Alban Kelmendit dhe Artmir Bytyqit – terrorizëm. Monitorimi i këtij gjykimi ka qenë ndërprerë pasi që gjyqtari, i cili ka vendosur mbi bazueshmërinë e aktakuzës dhe validitetin e provave në këtë lëndë para hapjes së shqyrtimit kryesor e ka refuzuar aktakuzën dhe e ka ndërprerë procedurën penale kundër të akuzuarve. Duke vepruar në lidhe me ankesën e prokurorit, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar këtë aktgjykim. Shqyrtimet kryesore janë mbajtur para paneleve gjyqësore me përbërje të përzier të kësaj gjykate, me të cilat kanë kryesuar gjyqtarët ndërkombëtar[4], si në rastet kur është vendosur në lidhje me aktakuzën. Aktakuzat në këto lëndë kryesisht i kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtar, me përjashtim të rasteve Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve dhe Prokurori kundër Alban Kelmendi dhe Artmir Bytyqi, që i kanë përfaqësuar prokurorët vendor në përbërje të PSRK.

Para Gjykatës Themelore në Gjilan, vëzhguesit e FDH Kosovë kanë vëzhguar vetëm një seancë në lëndën Prokurori kundër Lirim Jakupit – tentim vrasje e rëndë dhe vepra të tjera penale. Aktakuzën në këtë rast e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar i

[4] Ka qenë fjala për rastet të cilat iu janë ndarë gjyqtarëve ndërkombëtarë në punë para hyrjes në fuqi të ligjit mbi ndryshimet e kompetencave të Misionit të EULEX-it.

Page 9: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

9

PSRK, ndërsa seancën e mbajtur para gjyqtarit ndërkombëtar, Vitor Pardal, që në këtë fazë të procedurës ka vendosur në cilësi të gjyqtarit individual.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve në procedurë, Gjykata e Apelit si instancë e shkallës së dytë ka vendosur në gjashtë lëndë: Rasti Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit - krim i luftës kundër popullatës civile; Marjan Ilinçiqi dhe të tjerët – thirrje për rezistencë dhe vepra të tjera penale; Prokurori kundër Fahredin Gashit (Bllaca 1) - krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Agron Krasniqit dhe të tjerëve (Rasti Kleçka) - krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Nazim Bllacës (Bllaca 3); Prokurori kundër Bedri Krasniqit – kidnapim. Vëzhguesit e FDH Kosovë kanë qenë të pranishëm në 9 (nëntë) seanca të paneleve ankimore në këto raste. Prokurorinë në këto seanca e kanë përfaqësuar vetëm prokurorët ndërkombëtar. Panelet ankimore i kanë përfaqësuar gjyqtarët ndërkombëtar, të cilët e kanë përbërë shumicën.

Në periudhën e raportimit, duke vepruar në lidhje me ankesat e palëve ndaj vendimeve të Gjykatës së Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, Gjykata Supreme e Kosovës si gjykatë e shkallës e tretë ka vendosur në dy lëndë: Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit - krim i luftës kundër popullatës civile; Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve & Sokol Bytyqit - krim i luftës kundër popullatës civile. Panelet ankimore kanë qenë me përbërje të përzier me gjyqtarët ndërkombëtar që e kanë përbërë shumicën. Me një panel ka kryesuar gjyqtari vendor. Prokuroria e shtetit ka qenë e përfaqësuar nga prokurorët ndërkombëtarë.

III

Në të gjitha lëndët, të cilat i ka përcjellë FDH Kosovë gjatë vitit 2014, para gjykatave në të tri instancat janë dëgjuar 77 dëshmitarë dhe 5 (pesë) ekspertë. Prej tyre, 54 dëshmitarë kanë qenë të propozuar nga prokuroria. Shtatë (7) dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar si gjyqtarë anonim. Prej tyre, katër (4) dëshmitarë anonim pas dëshmive të tyre janë shpallur dëshmitarë armiqësor.

Numri më i madh i dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria i kanë ndryshuar deklaratat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e hetimeve policore ose në prokurori. Disa prej tyre plotësisht i kanë ndryshuar deklaratat, duke i kundërshtuar ato të mëhershmet të dhëna mbi të njëjtat çështje. Këtë e kanë arsyetuar me pohimet se organet, para të cilave kanë dëshmuar, i kanë ndryshuar deklaratat e tyre, se ata nuk e kanë thënë atë që është cekur si deklaratë e tyre në fazat e mëhershme të procedurës, se deklaratat e tyre të mëhershme nuk janë marrë në gjuhën e tyre amtare, se nuk i kanë lexuar, se nuk e kanë ditur se çfarë është thënë në ato deklarata ose se nuk kanë qenë të njoftuar me përmbajtjen e tyre me rastin e nënshkrimit. Për këtë arsye, panelet shqyrtuese në lëndët Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Drenica 1) dhe Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve (Drenica 2) disa dëshmitarë i kanë shpallur dëshmitarë armiqësor. Krahas kësaj dhe duke u bazuar në praktikën ndërkombëtare, panelet shqyrtuese në këto raste (të cilat i ka udhëhequr gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki), ia kanë mundësuar

Page 10: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

10

prokurorit që këtyre dëshmitarëve t’iu shtrojë pyetje të tërthorta, me gjithë faktin se janë ftuar me propozimin e prokurorisë. Dëshmitari armiqësor është institut juridik, i cili nuk është i paraparë me LPPK, por është i lejuar në bazë të praktikës ndërkombëtare dhe kjo ka qenë hera e parë që në lidhje me dëshmitarët një normë ndërkombëtare të implementohet në praktikën gjyqësore, edhe pse nuk është e sanksionuar në legjislaturën vendore. Sipas vlerësimit të FDH Kosovë, praktika e këtillë mund të konsiderohet e mirëseardhur në situatat e paparashikueshme kur ligji për te nuk ka zgjidhje, por këto ekzistojnë në praktikën ndërkombëtare të gjykatave në të njëjtat çështje. ICTY në mënyrë shumë të gjerë e ka shfrytëzuar praktikën e shpalljes së dëshmitarëve armiqësor në gjykimet për krime të luftës të kryera në Kosovë dhe në territorin e ish Jugosllavisë, kur dëshmitarët në shqyrtimin kryesor në mënyrë drastike i kanë ndryshuar deklaratat e tyre krahasuar me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës. Në gjykimet e profilit më të lartë gjatë vitit 2014 janë dëgjuar gjithsejtë 17 dëshmitarë me propozim të mbrojtjes dhe gjashtë (6) dëshmitarë, të cilët gjykata i ka ftuar sipas detyrës zyrtare. Me propozim të prokurorisë, janë dëgjuar pesë (5) ekspertë.

IV

Sipas dokumentacionit të FDH Kosovë, para gjykatave në Kosovë dhe në faza të ndryshme të procedurave penale janë mbajtur dhjetë (10) gjykime për veprat penale krim i luftës kundër popullatës civile. Në to janë akuzuar 43 persona, prej të cilëve 32 janë shqiptarë dhe njëmbëdhjetë serbë. Gjatë kësaj periudhe, është sjellë vetëm një (1) aktgjykim dënues kundër një (1) të akuzuari për krim të luftës kundër popullatës civile.

V

Gjatë periudhës së raportimit, FDH Kosovë i ka shënuar vetëm dy (2) lëndë në të cilat është vendosur në bazë të akuzave për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile të kryer me anë të dhunimit të civilëve. Në të dyja rastet, aktgjykimet e formës së prerë kanë qenë lirues. Ndjekja e dobët këtyre veprave kur të merren parasysh vlerësimet mbi numrin e grave të dhunuara në Kosovë përbënë tashmë me vite një nga pikat më të dobëta dhe lëshimet më të mëdha të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Tablosë së zymtë në lidhje me problemet edhe më shumë i kontribuon rezultati i gjykimeve në dy (2) të vetmet lëndë në lidhje me akuzat për dhunim, për çka më shumë flitet në kapitujt që i kushtohen këtyre gjykimeve. Në njërin prej tyre, tmerron fakti se panelet ankimore në faza të ndryshme të procedurës (Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës) kanë sjellë vendime diametralisht të kundërta në bazë të provave të njëjta. Vlerësimi i ndryshëm i provave, sipas vlerësimit të FDH Kosovë, shkakton pasiguri dhe i dekurajon viktimat që të luftojnë për drejtësi.

VI

FDH Kosovë me brengosje duhet të konstatojë se edhe gjatë vitit 2014 është vazhduar me tendencën e vendosjes së viktimave në plan të dytë të gjykimit ose madje me tendencën e tretmanit të tyre negativ për arsye se kërkojnë drejtësi, posaçërisht në

Page 11: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

11

lëndët për krime të luftës. Jo vetëm vëzhguesit profesional të FDH Kosovë, por edhe studentët e juridikut, të cilët në kuadër të projektit janë të angazhuar me qëllim të thellimit të njohurive të tyre dhe të përforcimit të praktikës, kanë hetuar se në shumicën e gjykimeve ndaj viktimave praktikohet qëndrimi dhe trajtimi negativ, veçanërisht në mesin e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre. „Viktimat trajtohen thuajse janë kriminelë dhe jo dikush tjetër,“ ka konstatuar një studente e përfshirë në projekt dhe FDH Kosovë pajtohet me këtë vlerësim. Për trajtimin e këtillë dhe për dekurajimin e viktimave në kërkimin e tyre për drejtësi, përgjegjësi të veçantë bartin gjykatat dhe gjyqtarët kompetent për udhëheqjen e shqyrtimeve kryesore në lëndët për krime të luftës. Deri sa ndaj viktimave të mos jetë krijuar një raport dinjitoz, i cili do ta ketë parasysh integritetin e tyre, sigurinë dhe të drejtën në drejtësi, ato, ashtu siç tashmë po bëhet tendencë, gjithnjë e më shumë, në kuadër të dëshmive të tyre në shqyrtimet kryesore, do të heqin dorë nga deklaratat akuzuese, me të cilat deri tash i kanë ngarkuar të akuzuarit.

VII

Në periudhën e raportimit ka ardhur deri te ngushtimi i kompetencave të EULEX-it. Sipas marrëveshjes midis Kosovës dhe BE-së të datës 14 prill të vitit 2014, mandati i EULEX-it është vazhduar edhe për dy vite. Ndryshimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me forcimin e rolit të prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor në lëndët më të rënda dhe më të rëndësishme. Në panelet gjyqësore në këto lëndë, shumicë duhet të jenë gjyqtarët vendor, derisa prokurorët e EULEX-it nuk munden më në mënyrë të pavarur të ngrisin hetimet pa pajtimin e eprorëve kompetent të prokurorisë. Prak-tika e re në hetime dhe në udhëheqjen e gjykimeve në rastet më të rënda ende nuk është jetësuar plotësisht për shkak të vonesës në konstituimin e organeve të dre-jtësisë dhe të gjyqësorit, që ka qenë të kushtëzuara me vonesën e formimit të insti-tucioneve kosovare pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 qershor të vitit 2014. Rrethanat e cekura posaçërisht kanë reflektuar në punën e Gjykatës së Apelit, kur është fjala për rastet e krimeve të luftës.

VIII

Viti 2014 ka qenë specifik sipas numrit tejet të madh të të dyshuarve për vepra penale të terrorizmit, për shkak të forcimit të radikalizmit mysliman dhe rritjes së numrit të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë planifikuar ose kanë marrë pjesë në konfliktet në Siri dhe në Irak. FDH Kosovë në periudhën e raportimit i ka përcjellë këto raste, shumica prej të cilave ndodhen në fazën e hetimeve, me përjashtim të një (1) lënde (Rasti Prokurori kundër Alban Kelmendit, Asmir Bytyqit) në të cilin është vendosur në lidhje me aktakuzën dhe i cili është i përshkruar në pjesën e raportit i cili ka të bëjë me vendosjen në lidhje me aktakuzat.

IX

FDH Kosovë nuk ka dashur në këtë raport që të lëshohet në akuzat publike dhe gjithnjë e më të zëshme mbi korrupsionin ose përfshirjen e bartësve të funksioneve

Page 12: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

12

të EULEX-it në skandalet politike. Misioni i BE-së ka premtuar, gjë që edhe e ka për obligim, se do të hulumtojë dhe se do të zhvillojë hetime të hollësishme mbi të gjitha akuzat të cilat kanë të bëjnë me punën e tij si edhe se në fund do ta njoftojë publikun mbi rezultatet e këtyre hetimeve.

Pa marrë parasysh gjetjet përfundimtare të hetimeve të brendshme, të cilat janë duke u zhvilluar në EULEX, FDH Kosovë konsideron se ato edhe deri tash kanë pasur të bëjnë me dyshimet në lidhje me individët, por jo edhe me tërë misionin. Çfarëdo qofshin ato, madje edhe nëse provohet se gjyqtarët individual dhe prokurorët e EULEX-it i kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, këto rezultate vështirë se mund të hedhin baltë në të gjithë misionin dhe në kontributin të cilin ai e ka dhënë në përforcimin e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë gjatë gjashtë (6) viteve të kaluara. Askush nuk mund të lavdërohet sot se sundimi i ligjit funksionon në mënyrë të përsosur në Kosovë, por çështja është se çfarë gjendje do të kishim sot sikur nga fillimi i vitit 2009 në punën e gjyqësorit kosovar dhe të sistemit prokurorial të mos kishin qenë të përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtar dhe sikur në supet e tyre nuk do ta bartnin barrën kryesore të punës! Mbi kontributin e tyre dhe ndikimin e përgjithshëm në sistemin e sundimit të ligjit, krahas të gjitha palëve të interesuara, fjalën dhe vlerësimin duhet ta japin edhe kolegët vendor, gjyqtarët dhe prokurorët kosovar. Në fillim të vitit 2014 dhe para ngushtimit të mandatit të EULEX-it, deri te i cili ka rezultuar në mesin e këtij viti, kryesisht të gjithë kanë qenë kundër EULEX-it. Një vit më vonë, përkatësisht gjashtë muaj më vonë kur bartësit vendor të funksioneve në gjykata dhe në prokurori e kanë marrë fjalën kryesore në gjykimet për krimet më të rënda, prapë në mesin e tyre mund të dëgjohet se Kosova edhe më tutje ka nevojë për EULEX-in.

Duke e pasur parasysh se periudha kohore prej gjashtë (6) muajsh është tejet e shkurtër që të analizohet efekti i ngushtimit të kompetencave të EULEX-it dhe transferimi i lëndëve më të vështira te prokurorët dhe gjyqtarët vendor, FDH Kosovë vetëm në fund të monitorimeve, që në lidhje me veprat më të rënda penale kanë filluar të realizohen gjatë vitit 2015, do të jetë në gjendje të analizoi efektet e bartjes së kompetencave kryesore në procedimin e krimeve më të rënda në prokurorinë dhe gjyqësinë vendore.

Page 13: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

13

Pasqyra e gjykimeve në lëndët në profilet më të larta:

1. Vendosja në lidhje me aktakuzat 1.1. Rasti Prokurori kundër Alban Kelmendit, Asmir Bytyqit 1.2. Rasti Milaim Zeka, Rrustem Rukolli1.3. Rasti Lirim Jakupi

2. Gjykimet e shkallës së parë 2.1. Rasti Ivan Radivojeviq 2.2. Rasti Ismet Haxha dhe të tjerët 2.3. Rasti Zharko Veselinoviq 2.4. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët2.4.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Drenica 1)2.4.2. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica 2)2.5. Rasti Gani Konjuhi (Rasti Graçanica)2.6. Rasti Oliver Ivanoviq dhe të tjerët2.7. Rasti Radovan Radiq

3. Rigjykimet 3.1. Rasti Slobodan Martinovit dhe të tjerët

4. Procedura e Apelit/ankimore 4.1. Rasti Nazim Bllaca (Bllaca 3)4.2. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët4.3. Rasti Sabit Tafil Geci 4.4. Rasti Marjan Ilinçiq dhe të tjerët

5.Vendimet e Gjykatës Supreme e Kosovës 5.1 Gjykata Supreme e Kosovës në shkallën e tretë 5.1.1. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët & Sokol Bytyqi5.1.2. Rasti Jovica Dejanoviq & Gjorgje Bojkoviq

5. 2.Gjykata Supreme e Kosovës në lidhje me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë

5.2.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Kukës dhe Cahan)5.2.2. Rasti Fahredin Gashi (Bllaca 1)

Page 14: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

14

1. Vendosja lidhur me aktakuzat[5]

1. 1. Rasti i Alban Kelmendit, Artmir Bytyqit

Para gjykatëses ndërkombëtare të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kryetares së trupit gjykues, Marie Tuma, e cila ka marrë pjesë edhe në cilësi të gjyqtarit individual, në datën 13 maj të vitit 2014, është mbajtur dëgjimi i parë në rastin Prokurori kundër Alban Kelmendit dhe të tjerëve[6] lidhur me aktakuzën e PSRK, PPS. nr. 09/14 të datës 24 prill të vitit 2014. Gjatë dëgjimit janë shqyrtuar bazueshmëria dhe ligjshmëria e aktakuzës, si dhe e provave, me të cilat ajo është mbështetur.

Sipas aktakuzës, Kelmendi dhe Bytyqi ngarkohen për veprën penale të tentimit të organizimit dhe të pjesëmarrjes në grupin terrorist.[7] Ata janë akuzuar se me qëllim të bashkimit grupeve terroriste al-Qaeda dhe al-Nusra në Siri, kanë pasur për qëllim të fluturojnë në datën 05 shkurt të vitit 2014 nga aeroporti ndërkombëtar „Adem Jashari“ në Prishtinë për në Stamboll, Republika e Turqisë. Prej aty e kanë pasur për qëllim të vazhdojnë udhëtimin për në Siri, në mënyrë që t’i bashkohen organizatave të cekura terroriste dhe të marrin pjesë në luftën e atjeshme.

Gjatë seancës së dëgjimit të parë, është konfirmuar se prokurori ia ka siguruar mbrojtjes shikimin e aktakuzës dhe të dokumentacionit përcjellës në përbërje të kësaj lënde. Mbrojtësit janë angazhuar nga ana e gjykatës që të akuzuarit t’i mbrojnë sipas detyrës zyrtare. Të akuzuarve, para seancës së caktuar, nuk iu është dorëzuar kurrfarë dokumentacioni lidhur me rastin dhe akuzat, me të cilat ata ngarkohen. Ata, para seancës, po ashtu nuk kanë pasur mundësinë që ta shohin aktakuzën dhe çfarëdo prove të prokurorisë, në mënyrë që të njiheshin me veprat, të cilat iu vihen në barrë si dhe me provat, me të cilat ato mbështeten. Të akuzuarit, me avokatët e tyre, të cilët para gjykatës është dashur t’i përfaqësojnë dhe t’i mbrojnë interesat e tyre, janë njohur menjëherë para hapjes së seancës.

Me qëllim që të shmanget zvarritja e seancës, nga ana e kryetarit të trupit gjykues ka qenë mundësuar pauza, e cila e ka pasur për qëllim njohjen e të akuzuarve me dokumentacionin e rastit dhe me provat. Pas njohjes me përmbajtjen e aktakuzës dhe me provat, si dhe leximit të së njëjtës nga ana e prokurorit special, të akuzuarit janë deklaruar se i kuptojnë pohimet që thuhen në te, por se nuk janë fajtor lidhur me pretendimet e saj.

[5] Raporti vjetor në këtë vepër shqyrton vetëm lëndët, në të cilat janë shqyrtuar aktakuzat, për të cilat nuk janë sjellë vendime për hapjen e shqyrtimit kryesor ose për hedhjen e aktakuzës.

[6] I bashkë-akuzuari Artmir Bytyqi.

[7] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 143, paragrafi 2 në lidhje me nenet 28 dhe 31 të KPRK.

Page 15: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

15

Mbrojtësit e të akuzuarve janë obliguar nga gjykata që në afat prej 10 ditësh të dorëzojnë në emër të të akuzuarve vërejtjet e tyre ndaj aktakuzës dhe provave të deponuara. Nuk është pranuar propozimi i mbrojtjes mbi heqjen e paraburgimit ndaj të akuzuarve. Këtij propozimi i është kundërvënë prokurori special, Blerim Isufaj, i cili i ka udhëhequr hetimet dhe e ka ngritur aktakuzën.

Duke vepruar në pajtim me urdhrin e gjykatës, mbrojtësit e të akuzuarve, në emër të të akuzuarve, në kohën e duhur i kanë dorëzuar vërejtjet e tyre me shkrim ndaj provave, me të cilat është mbështetur aktakuza, duke e propozuar hedhjen e saj.

Duke vepruar sipas kërkesave me shkrim dhe propozimeve të mbrojtësve, kryetarja e trupit gjykues, me vendimin e datës 29 maj të vitit 2014, e ka pranuar kërkesën e mbrojtësve të të akuzuarve Alban Kelmendi dhe Artmir Bytyqi dhe e ka hedhur aktakuzën e PSRK PPS. nr. 09/14 të datës 24 prill të vitit 2014 kundër të akuzuarve. Me anë të të njëjtit vendim është hequr edhe paraburgimi, në të cilin të akuzuarit janë gjendur që nga data 5 shkurt e vitit 2014.

Sipas vendimit mbi ndërprerjen e procedurës dhe në bazë të analizës së aktakuzës dhe të provave të prokurorisë, Gjykata Themelore ka gjetur se Prokuroria Speciale nuk ka deponuar mjaft prova në aktakuzë, me anë të të cilave do të mbështetej dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprën me të cilën ngarkohen me anë të aktakuzës. Pretendimet, të cilat i ka potencuar prokuroria dhe sipas të cilave të akuzuarit, me qëllim që të udhëtojnë për në Stamboll dhe më tutje për në Siri, kanë dashur të marrin pjesë në një grup terrorist, sipas gjetjeve të gjykatës nuk përbëjnë vepër penale. Gjykata ka gjetur se prokuroria nuk ka siguruar prova se të akuzuarit kanë ndërmarrë çfarëdo veprimesh paraprake dhe kontakte me cilindo anëtarë të ndonjë organizate terroriste me qëllim që t’i bashkohen asaj. Duke e vlerësuar pohimin e prokurorisë se të akuzuarit janë nisur për Turqi me qëllim që të hulumtojnë mundësinë e bashkimit luftës kundër regjimit në pushtet në Siri, gjykata ka gjetur se kjo nuk përbënë tentativë të kryerjes së veprës penale, sepse të akuzuarit kanë qenë në fazën kur kanë mundur edhe të ndryshojnë mendimin dhe të kthehen në shtëpi, duke mos iu bashkuar kështu kurrfarë grupi të luftës në Siri.

Për veprën penale, e cila të akuzuarve iu është vënë në barrë nga prokuroria, është e dënueshme edhe tentativa. Organizatat (al-Qaeda dhe al-Nusra në Siri), për të cilat prokuroria ka pretenduar se të akuzuarit kanë dëshiruar t’iu bashkohen, gjenden në listën ndërkombëtare të organizatave terroriste. Megjithëkëtë, sipas gjetjeve të gjykatës, veprimet e të akuzuarve nuk përbëjnë tentim të kryerjes së veprës penale, për të cilat dyshohen nga prokuroria. Duke marrë parasysh se me provat e prokurorisë nuk është vërtetuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit kanë ndërmarrë çfarëdo veprimesh, të cilat do ta mbështesnin prokurorinë, dhe të cilat do të krijonin baza për hapjen e shqyrtimit kryesor, gjykata e ka ndërprerë procedurën kundër të akuzuarve dhe në pajtim me këtë e ka hequr edhe masën e paraburgimit.

Prokurori e ka shfrytëzuar të drejtën e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore mbi aktgjykimin. Ankesa është hedhur me anë të vendimit të Gjykatës së Apelit

Page 16: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

16

të datës 12 qershor të vitit 2014. Me këtë, vendimi i Gjykatës Themelore të datës 29 maj të vitit 2014, me anë të të cilit është hedhur aktakuza në lëndën Prokurori kundër Alban Kelmendit dhe të tjerëve, është bërë i plotfuqishëm.

1.2. Rasti Milaim Zeka, Rrustem Rukolli

Para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka kryesuar gjykatësi ndërkombëtar Petar Stoitsev (gjyqtar individual në të njëjtin rast), në datën 15 maj të vitit 2014 në lëndën Prokurori kundër Milaim Zekës dhe Rrustem Rukollit, është mbajtur dëgjimi i parë në lidhje me aktakuzën e Zyrës së PSRK, PPS. nr. 90/13 të datës 23 prill të vitit 2014.

Me aktakuzën e cekur të PSRK-së, të akuzuarit Zeka dhe Rukolli ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së procedurës.[8] Veprën e cekur e kanë kryer në periudhën prej datës 14 qershor deri në datën 31 tetor të vitit 2013, kur, pa pajtimin e institucionit kompetent gjyqësor, kanë publikuar informata lidhur me identitetin e dëshmitarëve të caktuar anonim, përkatësisht personave të cilët në atë periudhë kanë qenë nën masat e mbrojtjes në procedura të caktuara penale. Sipas aktakuzës, Rukolli ka shfrytëzuar faktin se ka qenë në posedim të deklaratave sekrete të caktuara të dëshmitarëve anonim, deri tek të cilat ka arritur si pjesë e ekipit të mbrojtjes së të akuzuarve të veçantë në një procedurë penale, por edhe përmes anëtarëve të ekipit të avokatëve të njërit prej të akuzuarve në këtë procedurë. Zeka, me profesion gazetar dhe producent, e ka shfrytëzuar mundësinë e shikimit në dokumentacion të fshehtë/të besueshëm, të cilin e ka poseduar Rukolli, për ta organizuar takimin me dëshmitarin anonim. Ky takim është realizuar në datën 20 dhe 30 tetor të vitit 2013 në një restorant në Skenderaj në prani të personave të tjerë.

Prokuroria Speciale i ngarkon po ashtu të akuzuarit për vepër penale të tentimit të pengimit të të dëshmuarit ose të procedurës zyrtare.[9] Sipas prokurorisë, Zeka: (a) midis datës 28 tetor dhe 5 nëntor të vitit 2013 ka tentuar që ta marrë pëlqimin e një dëshmitari anonim në një rast penal, lidhur me të cilin në periudhën kritike janë zhvilluar hetimet, që të heq dorë nga deklarata, të cilën e ka dhënë në procedurën penale dhe e cila ka qenë akuzuese për të dyshuarit. Me këtë rast, dëshmitarit anonim i është premtuar përfitimi. I akuzuari Zeka e ka organizuar takimin me dëshmitarin anonim në prani të personave të tjerë në restorantin në Skenderaj, në datën 29 tetor të vitit 2013, duke kërkuar nga ai që ta incizojë video deklaratën e re dhe të ndryshuar; (b) në datën 30 tetor të vitit 2013, me rastin e takimit të dytë me dëshmitarin anonim (në takim ka qenë i pranishëm edhe një kameraman), Zeka,

[8] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 400, paragrafi 2 i KPRK dhe tentativës së pengimit të të dëshmuarit ose të procedurës zyrtare, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 394, paragrafi 1, pika 1.7 në lidhje me nenin 28 të KPRK.

[9] E paraparë dhe e dënueshme sipas neneve 28 dhe 394, paragrafët 1 dhe 1.7 të KPRK.

Page 17: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

17

duke treguar deklaratën e nënshkruar të dëshmitarit anonim, të cilën ky ia ka dhënë organeve hetuese të EULEX-it, ka insistuar që ai të qëndrojë para kamerës edhe në prani të personave të tjerë ta hedh poshtë deklaratën dhe t’i “falë” njerëzit të cilët i ka cekur në deklaratë; (c) në datën 31 tetor të vitit 2013 i ka telefonuar dëshmitarit anonim me propozimin për të falur njerëzit, të cilët i ka cekur në deklaratën e tij të dhënë para organeve të hetuesisë dhe që nga ata të kërkojë falje publike.[10]

Të akuzuarit Zeka, nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, i është caktuar masa e ndalimit të afrimit ndaj vendeve të caktuara dhe personave në periudhën prej datës 25 nëntor të vitit 2013 deri në datën 25 gusht të vitit 2014.

Në lidhje me aktakuzën e cekur është caktuar seanca e dëgjimit të parë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Gjatë saj është vërtetuar se prokurori, të akuzuarve dhe mbrojtjes së tyre, ua ka siguruar shikimin në aktakuzë dhe në dokumentacionin e rastit, dorëzimin me kohë të CD-ve me material të procedurës hetimore. Pas leximit të aktakuzës, të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Mbrojtësit e të akuzuarve janë obliguar nga gjykata që deri në datën 05 qershor të vitit 2014 gjykatës t’ia dorëzojnë vërejtjet e tyre eventuale në lidhje me aktakuzën dhe provat e deponuara. Prokurori ka paralajmëruar përgjigje në afat prej një jave pas pranimit eventual të kërkesës dhe të vërejtjeve.

Seanca e dëgjimit të parë ka qenë publike, e kanë përcjellë shumë përfaqësues të mediave lokale, kurse ka qenë i lejueshëm edhe audio dhe video incizimi i seancës. Në emër të Zyrës së Prokurorisë Speciale, aktakuzën, gjatë seancës së vlerësimit të saj, e ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar Martin Hackett.

I akuzuari Zeka, me anë të mbrojtësit të tij, në datën 29 maj të vitit 2014 ka deponuar vërejtjet e tij ndaj provave, me të cilat aktakuza është mbështetur. Mbrojtësi i tij ka theksuar se Zeka në procedurën paraprake ka dhënë deklaratë pa praninë e mbrojtësve, se deklarata nuk është nënshkruar nga ana e klientit të tij si dhe se ajo, si e tillë, nuk mund të shfrytëzohet në procedurën e mëtejme penale. Mbrojtësi, po ashtu, me anë të kërkesës së tij është përqendruar edhe në bazueshmërinë e aktakuzës, duke potencuar se në veprimet e klientit të tij nuk ka elemente të veprës penale me të cilën ai ngarkohet, se klienti i tij, me angazhimin e tij në rastin konkret nuk i ka shkelur dispozitat ligjore, por se i është përmbajtur të drejtës zakonore (Kanunit), që zbatohet në Kosovë, e posaçërisht në Drenicë, se është përpjekur për të çuar deri te pajtimi i njerëzve, të cilët kanë ndonjë konflikt në mesin e tyre. Në bazë të kësaj, ai ka përfunduar se sjellja e këtillë nuk përbënë shkelje të ligjit. Sipas pohimeve të mbrojtjes, akuzat kundër Zekës nuk përbëjnë shkelje të ligjit, por konstruksionin sipas skenarit të prokurorit Maurizio Salustro, i cili me anë të akuzave dhe dënimeve të një gazetari dëshiron të sigurohet dhe të përforcoj aktakuzën në rastin Drenica. Mbrojtësi i të akuzuarit Zeka, ka bërë vërejtje edhe ndaj deklaratave të datës 18 shkurt të vitit 2014 si dhe ndaj deklaratave të

[10] Për shkak të fshehtësisë së procedurës, FDH Kosovë nuk lëshohet më hollësisht në analizën e aktakuzës.

Page 18: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

18

dëshmitarit anonim të datës 4 tetor dhe 7 prill të vitit 2014. Me kërkesën e datës 29 maj të vitit 2014 për hedhje të aktakuzës, mbrojtësi i të akuzuarit Zeka ka potencuar se aktakuza është e bazuar në prova të papranueshme, se bazohet në deklarata të marra në një procedurë në kundërshtim me rregullat ligjore dhe në fund ka kërkuar nga gjykata që ta hedh aktakuzën dhe ta ndërpresë procedurën kundër klientit të tij.

Prokurori, në përgjigjen e tij ndaj vërejtjeve dhe kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit Zeka, ka propozuar që të njëjtat të hidhen si të pabazuara.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, duke vepruar në lidhje me ankesën dhe kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Zeka, me vendim të datës 30 korrik të vitit 2014 pjesërisht e ka pranuar këtë ankesë. Deklarata e të akuzuarit e datës 24 tetor të vitit 2013 është shpallur provë e papranueshme dhe është ndarë nga shkresat e lëndës, derisa provat e tjera janë shpallur të pranueshme. Kërkesa e mbrojtësit të të akuzuarit Zeka për hedhjen e aktakuzës është refuzuar si e pabazuar.

Prokuroria Speciale ka deponuar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fundit të muajit korrik të vitit 2014, në veprën e cila ka të bëjë me shpalljen të papranueshme të provave të caktuara të procedurës paraprake. Prokuroria në ankesë e ka potencuar në hollësi se për cilat arsye konsideron se provat e prokurorisë janë të pranueshme dhe se ato janë siguruar në mënyrën e paraparë me ligj. Sipas pohimeve të prokurorisë në ankesë, gjykata, me rastin e shpalljes së provave të papranueshme, është udhëhequr vetëm në bazë të kërkesave të të akuzuarit.

FDH Kosovë, deri në fund të vitit 2014 nuk ka pasur qasje ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në lidhje me këtë ankesë. Sipas informacionit zyrtar të marrë nga ana e gjykatës së cekur, me vendim të datës 25 shtator të vitit 2014, janë hedhur ankesat e prokurorit dhe të mbrojtësve së të akuzuarve dhe është konfirmuar vendimi i gjyqtarit idividual në shkallën e parë. Deri në fund të kohës së raportimit, shqyrtimi kryesor kundër të akuzuarve Zeka dhe Rukolli nuk është hapur.

1.3. Rasti Lirim Jakupi

Para kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Gjilan, gjykatësit ndërkombëtar Vitor Pardal, në datën 03 dhjetor të vitit 2014 është mbajtur seanca e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën e PSRK, PPS. nr. 45/2013 GjPP. nr. 92/2013 e datës 20 nëntor të vitit 2013. Aktakuza e cekur ka të bëjë me lëndën Prokurori kundër Lirim Jakupit. Me te, Jakupi ngarkohet për vepra penale tentim vrasje të rëndë, shkaktim i lëndimeve të rënda trupore, pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve. Sipas aktakuzës, ai, veprat e cekura i ka kryer me rastin e sulmit ndaj personave zyrtar, përkatësisht ndaj pjesëtarëve të Policisë së Maqedonisë, që kanë ndodhur në datën 15 shtator të vitit 2004 në Shkup, në rrugën e Uashingtonit nr. 39, si dhe datën 24 dhjetor të vitit 2004 Tetovë, në rrugën e Ilindenit.

Page 19: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

19

Në aktakuzë ceket se i akuzuari në datën 15 shtator të vitit 2004, në orët e hershme të mëngjesit (rreth orës 01:50), në Shkup, ka kryer veprën penale tentim vrasje e rëndë[11] në afërsi të rrugës së Uashingtonit nr. 39 (vendbanimi i quajtur Suto Orizare). Vepra është kryer në bashkëkryerje edhe me një tjetër person dhe me atë rast Jakupi, me qëllimin që një ose më shumë persona ti privojë nga jeta, ka shkrepur një seri plumbash nga revolja e tipit Tokarov, e kalibrit 7.62x25mm, me numrin serik PA 4934, në drejtim të policëve Zoran Angelovski, Vasko Ivanovski dhe Eliza Durmitrovska, në momentin derisa ata ende gjendeshin në detyrë zyrtare, duke lëvizur me automobilin zyrtar të policisë të llojit Lada, me shenjat e regjistrimit 260-26. Me këtë rast, Ivanovski ka marrë plagë të rënda trupore me pasoja të përhershme për shëndetin (plumbi i ka mbetur në trup, në afërsi të mëlçisë); Durmitrovska ka marrë plagë të rënda trupore, si rezultat i të cilave përherë e ka humbur funksionin e përdorimit të dorës së majtë; kurse Angelovski ka marrë plagë të rënda trupore të rrezikshme për jetën, me pasoja të përhershme për shëndetin dhe aftësinë fizike.

Sipas aktakuzës, Jakupi, në bashkëkryerje me një person tjetër, me këtë rast ka kryer disa vepra penale: shkaktim i lëndimeve të rënda trupore[12] me pasoja të përhershme (policët Vasko Ivanovski, Eliza Durmitrovska dhe Zoran Angelovski kanë marrë lëndime të rënda trupore me pasoja të përhershme; Ivankovski me plumbin në trup, në afërsi të mëlçisë, Durmitrovska me dëmtimin e përhershëm të dorës së majtë) dhe sulm ndaj personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.[13] Jakupi, këto vepra, i ka kryer me anë të armës së zjarrit, për të cilën nuk e ka pasur lejen e dhënë nga organi kompetent, me çka ka kryer edhe veprën penale të Mbajtja në pronesi, në kontroll, në posedim, ose në shfrytëzim të paautorizimit të armëve në bashkëkryerje[14].

Krahas sulmit në Shkup, i akuzuari Jakupi ngarkohet për ngjarjen e datës 24 dhjetor të vitit 2004. Atë ditë, rreth orës 20:30, në objektin e njohur me emrin A në Tetovë, rruga e Ilindenit, në objektin e njohur si banesa me numrin 10, policia ka kryer aksionin e burgosjes. Në banesë, pos Jakupit, janë gjendur edhe Valon Azemi, Florent Sahiti, Lirim Dermaku dhe Xhafer Shala. Me atë rast, i akuzuari ka hapur zjarr në policinë nga arma e zjarrit, duke shfrytëzuar revolen e llojit Tokarev, kalibri 7.62x25 mm, me numrin serik PA 4943. Me rastin e shkëmbimit të zjarrit, polici (dëshmitari E) ka marrë plagë të rënda trupore. Një person, i cili është gjendur në banesë me Jakupin, ka pësuar plagë. Jakupi dhe Xhafer Shala kanë ikur përmes dritares së ballkonit, derisa Valon Azemi dhe Florent Sahiti i janë dorëzuar policisë. Për revolen e llojit Tokarev, e cila është gjetur në banesë pas ngjarjes në atë banesë, është supozuar se është po ajo e njëjta e cila është shfrytëzuar me rastin e sulmit në policët në Shkup, në muajin shtator të vitit 2004. Krahas kësaj, është gjetur

[11] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 147, paragrafët 4, 5, 6 dhe 10 në lidhje me nenin 20 të LPK.

[12] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 154, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 23 të LPK.

[13] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 317, paragrafët 1 dhe 3 në lidhje me nenin 23 të LPK.

[14] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 328, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenin 23 të LPK.

Page 20: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

20

edhe një pushkë automatike e tipit Crvena Zastava M92, e kalibrit 7.62x39 mm, me numër serik 7685 dhe një granatë 40 mm. Për shkak të të gjithë kësaj, Jakupi ngarkohet në aktakuzë për kryerje në bashkëkryerje të veprave penale: tentim vrasje e rëndë, shkaktim i plagëve të rënda trupore, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kohës së kryerjes së detyrës zyrtare dhe pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve.

Gjatë seancës së dëgjimit të parë, pasi që është vërtetuar se prokurori e ka respektuar obligimin për zbardhjen e provave, është lexuar aktakuza, në lidhje me të cilën i akuzuari Jakupi është deklaruar se nuk është fajtor.

Mbrojtësi i të akuzuarit ka paralajmëruar vërejtjen e tij ndaj provave të Prokurorit Special si dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës. Mbrojtësi i të akuzuarit, në emër të të akuzuarit, ka kërkuar nga gjykata heqjen e paraburgimit për Jakupin, me propozimin që i njëjti të zëvendësohet me një masë më të butë - me arrestin shtëpiak. Prokuroria, duke konsideruar se propozimi i mbrojtjes duhet të refuzohet, ka qenë e një mendimi të kundërt.

Kryetari i trupit gjykues, pas parashtrimit të qëndrimeve të palëve sipas propozimit, të akuzuarit Jakupi ia ka zgjatur paraburgimin për dy muajt e ardhshëm, deri në datën 03 shkurt të vitit 2015.

Duke pasur parasysh vërejtjen e paralajmëruar të mbrojtësit të të akuzuarit ndaj aktakuzës dhe ndaj provave, gjykata nuk e ka caktuar seancën e radhës.

Interesat e Prokurorisë Speciale i ka përfaqësuar prokurori ndërkombëtar Andrew Corney.

1.4. Rasti Slobodan Sovrliq dhe të tjerët

Para kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, gjykatësit ndërkombëtar, Paulo Teixeiri, në datën 23 dhjetor të vitit 2014, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë në rastin Prokurori kundër Sovrliqit dhe të tjerëve. Lënda është iniciuar sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë,[15] me të cilën i akuzuari Slobodan Sovrliq dhe Radomir Kasaloviq ngarkohen për pjesëmarrje në kryerjen e më shumë veprave penale, të kryera në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, në rrugën Mitrovicë - Zubin Potok. Ata, sipas aktakuzës, kanë marrë pjesë në sulmin në konvojin e automjeteve të Policisë së Kosovës prej 10 deri në 12 xhipa, me automjetet e blinduara në fillim dhe në fund të kovojit. Në atë sulm ndaj konvojit, është plagosur për vdekje polici Enver Zymberi, i cili në të njëjtën ditë i është nënshtruar plagëve.

[15] Me gjithë kërkesën zyrtare të drejtuar prokurorisë dhe gjykatës, FDH Kosovë, në kohën e përpilimit të këtij raporti nuk ka qenë në gjendje të marrë dhe të analizojë aktakuzat në këtë lëndë.

Page 21: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

21

Gjatë seancës së dëgjimit të parë është lexuar aktakuza, lidhur me të cilën të akuzuarit kanë deklaruar se nuk janë fajtor sipas pikave të aktakuzës. Mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur mendimin mbi pranueshmërinë e provave si dhe mospajtimin e saj lidhur me mënyrën e dorëzimit të dokumentacionit të prokurorisë në CD, dhe e ka potencuar dokumentacionin në formën me shkrim. Mbrojtësi i njërit prej të akuzuarve, i cili është angazhuar drejtpërdrejtë para mbajtjes së seancës, e ka njoftuar gjykatën se nuk posedon kurrfarë dokumentacioni, i cili ka të bëjë me rastin.

Gjatë seancës është diskutuar edhe për dëshmitarët potencial si dhe për pohimet mbi lëshimet eventuale, që kryesisht kanë pasur të bëjnë me punën e prokurorisë në fazën e hetimeve. Po ashtu, është biseduar edhe për mundësinë e bashkimit të këtij rasti me lëndën Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve.

Aktakuzën e ka përfaqësuar prokurorja e EULEX-it Neta Ameen.

Page 22: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

22

2. Gjykimet e shkallës së parë

2.1. Rasti Ivan Radivojeviq

Gjykata Themelore në Prishtinë, në panelin shqyrtues me përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar Malcolm Simmons[16], e ka shpallur në datën 12 shkurt të vitit 2014 aktgjykimin me të cilin të akuzuarin Ivan Radivojeviqin e ka shpallur fajtor për krim të luftës kundër popullatës civile[17], i kryer në bashkëkryerje me së paku edhe dhjetë pjesëtarë të forcave serbe, duke përfshirë edhe policinë rezerve dhe atë paramilitare. Gjykata ka konstatuar se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, i akuzuari, në datën 26 mars të vitit 1999, në stacionin e autobusit në Fushë Kosovë (vendi i quajtur «Udhëkryqi»), e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 meshkujve, civilë të kombësisë shqiptare (duke përfshirë edhe Bujar Bajramin, Haki Bajramin dhe Daut Bogujevcin) dhe për këtë arsye ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Në dënimin e shqiptuar, gjykata të akuzuarit ia ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim prej datës 26 korrik të vitit 2013. Në të njëjtën kohë, Radivojeviqit paraburgimi i është vazhduar deri në vendimin përfundimtar në këtë lëndë.

Në aktgjykim më tutje ceket se i akuzuari Radivojeviq është dënuar për shkak se ai në datën e cekur, si anëtar i policisë serbe rezerve, së bashku me së paku dhjetë pjesëtarë të tjerë të ndryshëm të forcave serbe, në stacionin e autobusit në Fushë Kosovë (ku kanë qenë të tubuar përafërsisht rreth 150 civilë të kombësisë shqiptare, meshkuj, gra, fëmijë dhe persona të moshuar, të cilët nuk kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur dhe të cilët në ditën kritike janë përpjekur që për arsye të sigurisë me autobusë të transportohen në Prishtinën relativisht më të sigurt, nuk iu ka lejuar civilëve për të hyrë në autobus dhe ta lëshojnë vendin. Gjatë këtij aksioni, ai e ka mbajtur grykën e armës, me të cilën ka qenë i armatosur, në gjoksin Sabit Jasharit, si dhe ka marrë pjesë në ndarjen e burrave nga gratë dhe fëmijët, duke i goditur me kondakun e pushkës derisa i ka mbajtur të ndarë në grupe. Pasi që i kanë ndarë 40 meshkuj, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe gjashtëmbëdhjetëvjeçari Bujar Bajrami, shtatëdhjetëvjeçari Daut Bogujevci si dhe i zhdukuri Haki Bajrami, policët i kanë detyruar që me duart të mbajtura pas qafe të këndojnë këngë proserbe. Keqtrajtimi fizik i grupit të ndarë të meshkujve ka zgjatur së paku një orë dhe në te Radovojviqi dhe të tjerët i kanë përdorur kondakët e armëve, shkopinjtë dhe patericat, duke u sjellë në mënyrë çnjerëzore ndaj tyre dhe duke e cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e civilëve, të cilët si cak janë zgjedhur vetëm pse i kanë takuar kombësisë së palës tjetër në konflikt.

[16] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha dhe gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares.

[17] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ, momentalisht e dënueshme sipas neneve 31 dhe 152 të KPRK, Nenit të përbashkët të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit të Dytë shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977 si dhe sipas Konventës së Plotësuar të Gjenevës të vitit 1949.

Page 23: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

23

Rrjedha e procedurës penale

Procedura penale kundër të akuzuarit është iniciuar nga anëtarët e familjes së Haki Bajramit, i cili është zhdukur pas ngjarjeve në stacionin e autobusit në «Udhëkryq» në Fushë Kosovë. Bajrami, nga anëtarët e familjes së tij përherë të fundit është parë në datën 26 mars të vitit 1999. Ata ia kanë parashtruar organeve të ndjekjes kallëzimin penal, në lidhje me të cilin PSRK, me vendim të datës 8 nëntor të vitit 2012, kundër Radivojeviqit i ka hapur hetimet. I akuzuari, i cili jeton në vendin e quajtur Bllace (Serbi), është burgosur në muajin gusht të vitit 2013 në kalimin kufitar në Jarinje, me rastin e hyrjes në Kosovë.

Pas hetimeve të kryera, PSRK, në datën 24 shtator të vitit 2013, e ka ngritur aktakuzën, me të cilën Radivojeviqi ngarkohet për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës, i akuzuari në cilësi të pjesëtarit të policisë rezerve serbe dhe së bashku me së paku dhjetëra anëtarë të tjerë të forcave të ndryshme serbe (duke përfshirë edhe policinë rezerve dhe paramilitarët) e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 civilëve shqiptarë (duke përfshirë Bujar Bajramin, Haki Bajramin dhe Daut Bogujevcin), të tubuar në datën 26 mars të vitit 1999 në stacionin e autobusëve në Fushë Kosovë.

Para gjyqtarit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në datën 09 tetor të vitit 2013 është mbajtur dëgjimi i parë lidhur me aktakuzën, gjatë të cilit janë shqyrtuar ligjshmëria dhe bazueshmëria e aktakuzës dhe e provave, me të cilat ajo është mbështetur. Edhe pse në këtë fazë të procedurës i akuzuari është deklaruar se nuk ndjehet fajtor, nuk ka pasur kundërshtime me shkrim ndaj provave ose kërkesave për hedhjen e saj.

Shqyrtimi kryesor para panelit shqyrtues, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons, është hapur me anë të seancës përgatitore të mbajtur në datën 15 janar të vitit 2014. Paneli shqyrtues gjatë shqyrtimit kryesor, duke e përfshirë edhe seancën e dëgjimit të aktakuzës, ka mbajtur seanca, gjithsejtë nëntë (9) ditë të gjykimit gjatë të cilave janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë prej shatë (7) sish, aq sa i ka propozuar aktakuza. Disa dëshmitarë të veçantë të prokurorisë nuk kanë mundur të dëgjohen drejtpërdrejtë, sepse nuk jetojnë më në Kosovë. Me pajtimin e palëve, deklaratat e tyre të dhëna në fazat e mëhershme të procedurës, për këtë arsye, vetëm janë lexuar gjatë shqyrtimit kryesor. Gjykata, në lidhje me këtë ka vlerësuar se dëgjimi i tyre i drejtpërdrejtë ose dëshmia me anë të video konferencës do të ndikonte në ekspeditivitetin dhe ekonimicitetin e procedurës, gjatë të cilës i akuzuari është ndodhur në paraburgim. I akuzuari dhe mbrojtja e tij, edhe përkundër paralajmërimeve, nga arsye të ndryshme, nuk kanë mundur që t’i sigurojnë dëshmitarët, të cilët do të dëshmonin në përkrahje të të akuzuarit.

Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, i akuzuari ka pohuar se një ditë para ditës kritike, pra, në datën 25 mars të vitit 1999, me njësinë e tij ka qenë i angazhuar në terren jashtë Fushë Kosovës si dhe se në qytet është kthyer në datën 10 prill të vitit 1999. Sipas tij, është fjala për rrethanën, të cilën në hetime nuk e ka cekur, sepse

Page 24: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

24

për këtë nuk është pyetur.[18] Akuzën, gjatë shqyrtimit kryesor, e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë të PSRK-së, Charles Hardaway dhe Salma Yousef.

Paneli i shkallës së parë, me aktgjykimin e datës 12 shkurt të vitit 2014, në mënyrë të hollësishme e ka analizuar kontekstin politik dhe social, për shkak të të cilit ka rezultuar deri te konflikti i armatosur në Kosovë, ekzistimin dhe natyrën e konfliktit të armatosur midis forcave serbe dhe UÇK-së në Kosovë, zbatimin e ligjit mbi Procedurën Penale të Kosovë,[19] i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës si dhe të Ligjit Penal, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, me të cilën i akuzuari ngarkohet dhe e tëra me qëllimin e zbulimit të të ligjit më të favorshëm për të akuzuarin[20]. Gjykata, po ashtu, e ka analizuar dhe e ka shqyrtuar zbatimin e konventave ndërkombëtare dhe të rregullave në ligjet ndërkombëtare, që kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

Me aktgjykim janë analizuar dhe vlerësuar të gjitha deklaratat e dëshmitarëve, të dëgjuar gjatë shqyrtimit, si dhe gjatë fazave të mëhershme të procedurës. Po ashtu është vlerësuar autenticiteti dhe besueshmëria e tyre. Edhe pse paneli shqyrtues i ka shqyrtuar edhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilat nuk ka pasur rastin për të dëgjuar drejtpërdrejtë dhe të cilat i akuzuari dhe mbrojtja nuk kanë pasur mundësi t’i hulumtojnë në mënyrë të tërthortë, ai, me rastin e sjelljes së aktgjykimit, nuk është mbështetur në deklaratat e tyre të mëhershme. Me rastin e vlerësimit të deklaratës së të akuzuarit, gjykata ka gjetur se ai në kohën e përfshirë me aktakuzë ka qenë i mobilizuar në formacionin rezervë të policisë, se ka qenë pjesëtarë i njësisë e cila ka qenë e stacionuar në Fushë Kosovë, se ka qenë i uniformuar dhe e ka pasur revolen, pushkën (AK 47) dhe shkopin e gomës.

Me rastin e vlerësimit të përgjegjësisë së të akuzuarit, gjykata ka konstatuar se në datën 26 mars të vitit 1999 ka ekzistuar konflikti i armatosur në Kosovë, se i akuzuari ka qenë i mobilizuar në formacionin rezervë të policisë së Serbisë në datën 24 mars të vitit 1999 (në përbërjen e të cilit ka mbetur deri në muajin qershor të vitit 1999), se e ka bartur uniformën dhe armën. Paneli shqyrtues, në bazë të provave, ka konstatuar se në datën 26 mars të vitit 1999 në stacionin e autobusit në Fushë Kosovë janë tubuar rreth 150 civilë shqiptarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në armiqësitë e konfliktit. Gjatë deklaratës, një numër i madh i dëshmitarëve në faza të ndryshme të procedurës e ka identifikuar të akuzuarin Radivojeviq sipas shenjës, të cilin i akuzuari e ka pasur në tëmthin e majtë, por edhe në bazë të ndërtimit trupor apo edhe ngaqë e kanë njohur që nga fëmijëria. Dëshmitarët

[18] I akuzuari, sipas ligjit, ka të drejtë të mbrohet në mënyrën që ai mendon se është për te më e mira, për të dhënë deklaratë, që të mbrohet me heshtje dhe të mos përgjigjet penalisht nëse para gjykatës dëshmon rrejshëm.

[19] Ligji mbi Procedurën Penale të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[20] Ligji Penal i RSF të Jugosllavisë, i cili është në zbatim sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/24, me ndryshimet të cilat kanë hyrë në fuqi me Rregulloren e vitit 2000/59, me të cilën dënimi me vdekje është hequr dhe është zëvendësuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 40 vitesh për secilën vepër penale për të cilën ka qenë i obliguar;

Page 25: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

25

kanë pohuar: se i akuzuari, në cilësi të pjesëtarit të policisë, ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, se ka marrë pjesë në ndarjen e meshkujve dhe të femrave dhe në rrahjen e tyre, se ka vepruar në bashkëkryerje, se me kondak e ka shtyrë Sabit Jasharin, se ka ndihmuar në ndarjen e meshkujve nga gratë si edhe se e ka shfrytëzuar tytën e pushkës për të shtyrë civilët. I akuzuari në dëshminë e tij para panelit ka kundërshtuar në lidhje me atë se fare nuk i njeh dëshmitarët. Gjykata, në bazë të provave, ka vërtetuar se i akuzuari ka jetuar në një afërsi relative me shumë dëshmitarë, edhe pse ai shprehimisht e ka mohuar se e njeh cilindo prej tyre. Kjo, sipas gjetjeve të gjykatës, ka përbërë «një përpjekje të qartë që ta minojë saktësinë e identifikimit të tij».[21]

Gjykata, me aktgjykim ka konstatuar disa inkonsekuenca të caktuara dhe kontradikta në dëshmitë e disa dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë, gjë që sipas gjetjeve të panelit nuk është e pazakonshme, aq më shumë kur është fjala për rastet traumatike, të cilat kanë ndodhur para nja 14 vitesh. Sipas aktgjykimit, dëshmitarët ndonjëherë në mënyrë të ndryshme e përjetojnë të njëjtën ngjarje.

Gjykata, me rastin e përllogaritjes së dënimit të të akuzuarit, i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese, se më parë nuk ka qenë i dënuar, se rasti ka ndodhur para 15 vitesh, si dhe se nuk ka prova se ai në ndërkohë ka kryer ndonjë vepër tjetër penale. Paneli shqyrtues, si rrethanë lehtësuese, e ka marrë edhe largësinë e të fajësuarit nga familja e tij në kohën e vuajtjes së dënimit dhe ka gjetur se dënimi prej tetë (8) vitesh është i arsyetuar dhe proporcional, duke pasur parasysh dënimin e mundshëm për vepër penale me të cilën i akuzuari dënohet dhe që lëviz në një shkallë prej pesë (5) deri në (40). Në rastin konkret, gjykata ka zbatuar Rregulloren e UNMIK-ut 2000/59 të datës 27 tetor të vitit 2000, neni 1, pika 1.6[22].

Pas analizës së hollësishme të aktgjykimit, me të cilën i akuzuari Radivojeviq është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burgosje, FDH Kosovë ka gjetur se nga këndvështrimi i zbatimit strikt të ligjit mund të nxirret përfundimi se drejtësia është kënaqur me aktgjykimin e shqiptuar dhe me dënimin vetëm në lidhje me të akuzuarin Radivojeviq, por jo edhe me të tjerët, të cilët kanë marrë pjesë në këtë krim të luftës. Aktgjykimi jo vetëm se nuk mund të kompensojë pësimet dhe vuajtjet e masës së madhe të civilëve shqiptarë, të cilët kanë përjetuar keqtrajtimin dhe rrahjen në «Udhëkryq», por se ato vetëm pjesërisht dhe vetëm në një vëllim të vogël e ndriçojnë gjithë rastin mbi përgjegjësinë eventuale të pjesëtarëve të tjerë të forcave serbe dhe të komandantit të tyre, të cilët në ditën kritike kanë zbatuar dhunë të rëndë dhe keqtrajtim psikik mbi rreth 150 shqiptarë. Aktgjykimi posaçërisht nuk ofron kurrfarë satisfaksioni për familjen e të zhdukurit Haki Bajrami, të cilit nga ajo ditë i ka humbur çdo gjurmë.

[21] Pjesë nga aktakuza e Gjykatës Themelore në Prishtinë e datës 12 shkurt të vitit 2014, faqja 54, paragrafi 2, versioni në gjuhën angleze.

[22] Për secilën vepër penale, për të cilën është e obliguar dënimi me vdekje sipas ligjit i cili ka qenë në fuqi në Kosovë në datën 22 mars të vitit 1989, dënimi do të jetë me burgosje me kohëzgjatje midis minimumit të paraparë me ligj dhe maksimumit prej dyzet (40) vitesh.

Page 26: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

26

FDH Kosovë konsideron se duhet të theksohet se shqyrtimi kryesor është udhëhequr shumë në mënyrë profesionale, posaçërisht nga pjesa ndërkombëtare e panelit shqyrtues. Gjyqtari vendor gjatë shqyrtimit ka qenë shumë pak aktiv ose madje edhe mund të thuhet se ka qenë joaktiv.

Pas shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit e ka paralajmëruar ankesën ndaj të njëjtit aktgjykim. Sipas njohurive të FDH Kosovë, Gjykata e Apelit nuk ka vendosur gjatë vitit 2014 në lidhje me ankesën e bërë në emër të të akuzuarit Radivojeviq.

2.2. Rasti Ismet Haxha dhe të tjerët

Paneli ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Philip Kanning[23], ka sjellë në datën 29 maj të vitit 2014 aktgjykimin në rastin Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve, me të cilin të akuzuarit Ismet Haxha, Shefki Hyseni, Nexhat Qubreli dhe Sylejman Selimi janë liruar nga akuzat për krime të luftës në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës të PSRK të datës 13 nëntor të vitit 2013. Me këtë aktakuzë, atyre në barrë iu është vënë, në një ose në më shumë pika, vepra penale krim i luftës kundër popullatës civile.[24]

Sipas gjetjeve të panelit shqyrtues, provat e paraqitura në shqyrtimin kryesor nuk kanë vërtetuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit në fund të vitit 1998 përkatësisht në fillim të vitit 1999 kanë kryer veprat penale, të cilat me aktakuzën e prokurorisë iu janë vënë në barrë. Aktakuza ka pohuar se Ismet Haxha në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së e ka keqpërdorur pozitën dhe në bashkëkryerje me Nexhat Qubrelin dhe me një pjesëtar tjetër të panjohur të UÇK-së (identifikuar si «Hamza»), e ka rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e civilëve, në mesin e tyre edhe të dëshmitarit A; se i ka keqtrajtuar civilët, në mesin e të cilëve edhe dëshmitarin B; si edhe se mënyrë çnjerëzore i ka trajtuar dëshmitarët A dhe B, civilë nga Kosova. Sipas aktakuzës, Shefki Hyseni[25] e ka dhunuar dëshmitarin A derisa dëshmitari është mbajtur në paraburgim nga pjesëtarët e UÇK-së.

Po ashtu, gjykata ka konstatuar se nuk është jashtë çdo dyshimi se gjykata ka gjetur se i akuzuari Qubreli, në bashkëkryerje me Ismet Haxhën dhe një tjetër pjesëtarë të paidentifikuar të UÇK-së («Hamza»), e ka rrezikuar integritetin trupor të civilëve dhe të dëshmitarit A dhe se e ka keqtrajtuar dëshmitarin B, duke i rrahur me mjete të

[23] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët ndërkombëtarë Roxana Comsa dhe Paulo Teixeira, gjyqtari rezervë Vidar Stenslend. Praktikën e futjes së gjyqtarëve rezervë në përbërje të paneleve shqyrtuese e ka filluar Gjykata Themelore në Mitrovicë gjatë vitit 2014, edhe pse mundësia e tillë ka qenë e paraparë me të gjitha ligjet mbi procedurën penale, të cilët kanë qenë në fuqi në Kosovë.

[24] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 të LP të RSFJ-së, si dhe sipas nenit 152 të KPRK, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[25] I cili sipas pohimeve të prokurorisë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i UÇK-së në periudhën kritike.

Page 27: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

27

ndryshme në fshatin Vaganicë, komuna e Mitrovicës. Në fund, nuk është konstatuar jashtë çdo dyshimi pohimi se i akuzuari Sylejman Selimi, në cilësi të pjesëtarit të UÇK-së me gradë të lartë dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar të UÇK-së, e ka rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e e civilëve, dëshmitarët A dhe B, duke i rrahur disa herë në Likoc, komuna e Skenderajt, në një datë të pavërtetuar në fund të vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999.

Me aktgjykim është vërtetuar jashtë dyshimi se i akuzuari Shefki Hyseni, një natë të dimrit të vitit 1998 iu është afruar dëshmitarëve A dhe B, derisa kanë qenë në restorantin Mulino Bianco në Mitrovicë. Me atë rast, ai i ka thënë dëshmitarit A «Çohu dhe eja me mua», gjë që e ka refuzuar dëshmitari. Pas kësaj, ai e ka drejtuar revolen në drejtim të dëshmitarit, duke i thënë «Bëjë çfarë të them unë». Dëshmitari B, duke e parë revolen të drejtuar në drejtim të dëshmitarit A, është nisur pas tyre. Hyseni pastaj i ka urdhëruar dëshmitarët A dhe B që të hyjnë në automobil, i cili është gjendur para restorantit dhe i ka dërguar në fshatin Vaganicë, komuna e Mitrovicës. Me këtë, sipas gjetjeve të gjykatës, ka kryer vepër penale të kidnapimit[26], për të cilën, në pajtim me nenin 364, paragrafi 1, pika 1.2 e LPPK, në lidhje me nenin 95, paragrafi 4, dhe LP të RSFJ-së, ka hyrë në fuqi parashkrimi i ndjekjes penale. Për këtë arsye, Hyseni, po ashtu, është liruar nga përgjegjësia penale për këtë vepër.

Rrjedha e procedurës penale

Procedura penale kundër katër të akuzuarve, prej të cilëve tre janë ish pjesëtarë të UÇK-së [27], është iniciuar pas deklaratave të dëshmitarëve A dhe B të dhëna në organet e ndjekjes në verën e vitit 2012[28]. Pas kësaj, kanë pasuar kërkesat e prokurorit special për hapjen e hetimeve kundër disa të akuzuarve të veçantë e pastaj edhe kërkesat për zgjerimin e hetimeve ndaj të akuzuarve të tjerë. Në fillim të muajit qershor, përkatësisht në fund të muajit shtator të vitit 2013, ka pasuar edhe paraburgimi i tyre. Në lidhje me zhvillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale, në datën 13 nëntor të vitit 2013 kundër të dyshuarve është ngritur edhe aktakuza.

Të akuzuarve iu është vënë në barrë se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtarë të UÇK-së , përkatësisht si bashkëpunëtor të ngushtë të saj, në fund të vitit 1998 ose në fillim të vitit 1999 kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile . Sipas aktakuzës, veprat penale janë kryer në kohën e konfliktit të brendshëm në Kosovë dhe në dëm të dëshmitarëve A dhe B, civilë nga Kosova.

Gjyqtari ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Philip Kanning, i cili

[26] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 64, paragrafi 1 i LPS, i cili është në zbatim në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999.

[27] Pos të akuzuarit Hyseni, për të cilin, sipas aktakuzës, nuk ka prova zyrtare se ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por sipas të njëjtit burim ka bashkëpunuar ngushtë me ta, posaçërisht me të akuzuarin e parë, me të cilin njihet që nga fëmijëria.

[28] Sipas pohimeve të dëshmitarit A, rasti për herë të parë është paraqitur para organeve të ndjekjes në vitin 2004.

Page 28: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

28

ka qenë në seancë në cilësi të gjyqtarit individual, duke vepruar në lidhje me aktakuzën ka mbajtur në datën 27 nëntor dhe 13 dhjetor të vitit 2013 dëgjimin mbi bazueshmërinë e aktakuzës dhe të provave mbi të cilat është bazuar ajo. Me vendimin e datës 6 shkurt të vitit 2014, gjyqtari Kanning ka gjetur se provat e mbështesin dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale me të cilat ngarkohen me aktakuzë si dhe se ato japin bazë të mjaftueshme për hapjen e shqyrtimit kryesor. Kërkesat e mbrojtësve për hedhjen e aktakuzës janë hedhur si të pabazuara. Me të njëjtin vendim, si të papranueshme janë refuzuar edhe kundërshtimet e mbrojtjes në lidhje me pranueshmërinë e provave të propozuara. Pas ankesave të të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre ndaj këtij vendimi, Gjykata e Apelit, pas sigurimit të mendimit të Prokurorisë së Apelit, i ka hedhur të njëjtat me vendimin e datës 6 mars të vitit 2014.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Istem Haxhës dhe të tjerëve ka filluar në datën 14 prill të vitit 2014, me paraqitjen e fjalëve hyrëse të palëve në procedurë, me të cilat janë prezantuar arsyet për ngritjen e aktakuzës, provat mbi të cilat aktakuza është bazuar dhe provat me të cilat është kundërshtuar ajo. Shqyrtimi, i cili ka zgjatur trembëdhjetë (13) ditë të gjykimit, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana e prokurorisë, e cila, me aktakuzë, i ka propozuar katër (4) dëshmitarë. Prokuroria gjatë përgatitjeve për shqyrtimin kryesor ka propozuar që tre (3) prej dëshmitarëve të propozuar të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve anonim, pa praninë e publikut dhe me anë të video konferencës, gjë që është pranuar nga gjykata. Gjatë kohës së dëshmisë së dëshmitarëve anonim të prokurorisë, seancat e gjykatës gjatë pesë (5) ditëve të gjykimit kanë qenë të mbyllura për publikun[29].

Gjatë kohës së dëshmisë para panelit nga dëshmitarët, të dëmtuarët A dhe B, ekrani në monitor ka qenë i mjegulluar, gjë që nuk ka ndodhur derisa me anë të video konferencës ka dëshmuar dëshmitari anonim C. Dëshmitarëve, me vendim të gjykatës, gjatë kohës së dëshmisë së tyre iu është ndaluar çfarëdo komunikimi ose shikimi në çfarëdo dokumenti të shkruar të lidhur me rastin krejt deri në përfundim të dëshmisë së tyre para gjykatës.

I akuzuari Ismet Haxha dhe mbrojtja e tij gjatë shqyrtimit kanë propozuar dëgjim të më shumë dëshmitarëve. Para gjykatës, megjithëkëtë, është dëgjuar vetëm një dëshmitar me propozimin e tij. Ky dëshmitar, e kundërta nga pretendimet e aktakuzës, ka pohuar se i akuzuari Haxha gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë ka qenë një ushtar i thjeshtë si dhe se nuk ka qenë i njohur me ndonjë pseudonim.

Me propozimet e të akuzuarit Shefki Hyseni dhe të mbrojtjes së tij janë dëgjuar pesë (5) dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e tij. Me kërkesën e tij, e cila është pranuar nga gjykata, ajo ka dëshmuar në seancën gjyqësore, në të cilën

[29] Që ka nënkuptuar praninë e palëve në procedurë. Vëzhguesve të FDH Kosovë, sipas vendim-it të panelit gjyqësor, me pëlqimin e palëve, iu është mundësuar prania në seancat e mbyllura për publikun. Prania në seancat e gjykatës të mbyllura për publikun i obligon vëzhguesit me ndalimin e transmetimit të informatave konfidenciale nga këto seanca. FDH Kosovë raportin vjetor e bazon në informacionet nga seancat e hapura dhe dokumentacioni publik.

Page 29: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

29

publiku ka qenë i përjashtuar. Dëshmia e dëshmitares Hyseni kryesisht ka qenë e orientuar në drejtim të diskreditimit të deklaratave të dëshmitarëve, viktimave. Sipas vëzhgimeve të observuesit, kur të kihet parasysh rrjedha e kohës prej gjashtëmbëdhjetë viteve nga ngjarja për të cilën kanë dëshmuar, këta dëshmitarë kanë treguar një memorie çuditërisht të freskët, posaçërisht për të dhënat të cilat me asgjë nuk kanë qenë specifike. Kështu, për shembull, dëshmitarët-bashkëpronarët të lokalit, në të cilin njëri i akuzuar dhe dëshmitari A siç pohohet janë takuar shpesh në periudhën kritike, në hollësi e kanë përshkruar sjelljen e tyre thuajse ata kanë qenë të vetmit mysafirë të tyre.

Të akuzuarit Selimi dhe Qubreli dhe mbrojtja e tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e propozimit të dëshmitarëve gjatë shqyrtimit kryesor. I akuzuari Haxha është i vetmi nga të akuzuarit, i cili ka pranuar që gjatë shqyrtimit të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të tij, gjykatës dhe palëve në procedurë. Të akuzuarit e tjerë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të mbrohen me anë të heshtjes, duke qëndruar pranë deklaratave të tyre të cilat i kanë dhënë gjatë hetimeve para prokurorit dhe në prani të mbrojtësve të tyre.

Gjatë shqyrtimit janë paraqitur edhe provat materiale. Palët në procedurë në fund i kanë paraqitur argumentet e tyre, me të cilat i kanë mbrojtur ose kontestuar aktakuzën dhe provat e paraqitura gjatë shqyrtimit. Të akuzuarit kanë mbështetur fjalët paraqitëse/ekspozetë e mbrojtësve të tyre, duke theksuar se nuk janë fajtor.

Gjykata në aktgjykim ka konstatuar se deklaratat e dëshmitarëve A dhe B, të vetmet prova të drejtpërdrejta në këtë lëndë. Në bazë të dëshmive të paraqitura në shqyrtimin kryesor të alibisë së dëshmitarëve të të akuzuarit Hyseni, gjykata ka konstatuar se ky i akuzuar në periudhën kritike ka qenë në marrëdhënie dashurie me dëshmitarin A, se në lidhje kanë qenë në baza vullnetare, se janë parë në publik, si edhe se i akuzuari në të njëjtën periudhë financiarisht e ka mbështetur dëshmitarin A. Gjykata, po ashtu, ka pohuar se dëshmitarët A dhe B në kohën e cekur e për shkak të mosmarrëveshjeve të caktuara familjare, disa javë kanë jetuar jashtë shtëpisë së tyre familjares edhe se kanë jetuar nga ndihmat e miqve. Sipas gjetjeve të gjykatës, dëshmitari A, pas njohurive se i akuzuari Hyseni është martuar, e ka paraqitur të njëjtin për dhunim tek pjesëtarët e panjohur të UÇK-së në Vaganicë, pas të cilës së bashku me dëshmitarin B janë kthyer në shtëpi. Një kohë të shkurtë pas kësaj, në fund të vitit 1998, kur dëshmitarët kanë qenë bashkë në kateterin Mulino Bianco, i akuzuari Hyseni nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka urdhëruar dëshmitarin A të sillet sipas urdhrave të tij. Me anë të automjetit, i cili është gjendur para kafeterisë, i ka dërguar dëshmitarët A dhe B në territorin, i cili ka qenë nën kontrollin e UÇK-së, në zonën e fshatit Vaganicë. Dëshmitarët atje janë mbajtur tri ditë. Me atë rast, persona të panjohur i kanë rrahur, duke iu shkaktuar lëndime nëpër trup, por gjykata nuk ka mundur me siguri për të vërtetuar se ku ka ndodhur kjo dhe kush i ka kryer këto vepra.

Pas analizës së hollësishme të të gjitha provave, trupi gjykues e ka cekur se nuk ka mundur jashtë çdo dyshimi të vërtetoj se çka me të vërtetë ka ndodhur në periudhën e cekur në aktakuzë në Vaganicë, dhe se së këndejmi i tërë rasti është

Page 30: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

30

bazuar vetëm në deklaratat e dëshmitarëve A dhe B, që njëkohësisht janë edhe viktima. Sipas gjykatës, nuk ekzistojnë prova të cilat do të vërtetonin llojin dhe peshën e lëndimeve të shkaktuara si dhe nuk ka prova se dëshmitarë i janë drejtuar mjekut. Trupi gjykues në mënyrë të pakundërshtueshme ka vërtetuar se i akuzuari Hyseni, në periudhën kohore të saktësuar në aktakuzë, i ka kidnapuar dëshmitarët A dhe B, por nuk ka mundur jashtë çdo dyshimi për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur pas kidnapimit në fshatrat Vaganicë dhe Likovc.

Sipas aktgjykimit, me anë të provave të paraqitura nuk është vërtetuar se të akuzuarit Haxha dhe Qubreli kanë pasur pozita të caktuara komanduese në Vaganicë, si dhe se nuk është vërtetuar se ngjarja në Likoc njëmend ka ndodhur, si dhe nuk ka prova të besueshme se dëshmitarët, viktimat në Likoc kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të akuzuarin Selimi. Me rastin e vlerësimit të provave, gjykata ka pasur kundërshtime edhe ndaj procedurës së identifikimit të të akuzuarve, përkatësisht se dëshmitarët me rastin e identifikimit nuk kanë qenë të sigurtë në identitetin e personave, të cilët është dashur të identifikoheni edhe pse i akuzuari Selimi as që është identifikuar nga dëshmitarët gjatë hetimeve.

Ngjarjet, për të cilat dëshmitarët A dhe B kanë dëshmuar, kanë ndodhur gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë, në dimrin e viteve 1998/99. Sipas provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, ngjarjet e veçanta të përshkruara në aktakuzë kanë ndodhur në atë mënyrë ashtu siç i kanë shprehur në deklaratat e tyre dëshmitarët A dhe B, por, sipas gjetjeve të gjykatës, asnjëri nga të akuzuarit nuk ka kryer vepër penale me të cilën ngarkohen me anë të aktakuzës, si dhe as që mund të shpallen fajtorë. Sipas gjetjeve të gjykatës, i akuzuari Hyseni në lidhje me ngjarjen, me të cilën ngarkohen me aktakuzë, ka vepruar nga arsye personale, përkatësisht të marrëdhënieve të mëhershme me dëshmitarin A, gjë që në asnjë rast nuk përmban ndonjë element ushtarak. Sipas përshkrimit, në veprimet e të akuzuarve ka elemente të veprës penale të kidnapimit, për të cilën, sipas nenit 95, paragrafi 1, pika 4 e LP të RSFJ-së, ka hyrë në fuqi parashkrimi absolut i ndjekjes penale, gjë që ka qenë arsye e lirimit të tij nga përgjegjësia penale.

Me vendim të veçantë të gjykatës, të akuzuarve Hyseni dhe Qubreli iu është hequr paraburgimi. I akuzuari Haxha dhe Selimi edhe më tutje kanë mbetur në paraburgim, por në bazë të vendimit mbi paraburgimin të sjellë në një lëndë plotësisht tjetër (Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, i njohur edhe si Rasti Drenica 1), i cili ka të bëjë, po ashtu, me akuzat për krim të luftës.

Dëshmitë kryesore të ngjarjeve, të cilat u vihen në barrë katër të akuzuarve, janë dëshmitarët A dhe B, që, në të njëjtën kohë, janë edhe viktima. Gjykata nuk ua ka falur besimin dhe ka pasur kundërshtime në lidhje me dëshminë e tyre, duke konstatuar mospërputhjet në deklaratat e tyre. Kjo ka sjellë te situata që trupi gjykues nuk ka mundur në mënyrë komplete dhe jashtë çdo dyshimi të vërtetoj nëse njëmend dëshmitarët e kanë përjetuar atë që e kanë pohuar në deklaratat e tyre si dhe nëse në këtë rast ekziston përgjegjësia e katër të akuzuarve për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë.

Page 31: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

31

Sipas monitorimeve të FDH Kosovë, gjykata nuk i ka besuar as dëshmitarit C, i cili nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ngjarjet e inkriminuara kanë ndodhur, por ka pasur kontakt me dëshmitarët – viktima, pasi që janë liruar nga pjesëtarët e UÇK-së.

Pas analizës së hollësishme të aktgjykimit, FDH Kosovë nuk ka gjetur përgjigje në disa pyetje të rëndësishme të lidhura me rastin: përse prokuroria, në shërbim të mbështetjes së aktakuzës, nuk ka propozuar si dëshmitarë disa persona të veçantë, emrat e të cilëve përmenden në aktakuzë ose në deklaratat e dëshmitarëve-viktima, që deri diku do të mund të mbështesnin ose të kontestonin pretendimet e tyre; përse gjykata, sipas detyrës zyrtare, nuk i ka ftuar personat e cekur që para gjykatës të dëshmojnë mbi pohimet e viktimave ose dëshmitarëve, nëse janë konstatuar mospërputhjet e caktuara në deklaratat e dëshmitarëve anonim; përse nuk është organizuar ballafaqimi i dëshmitarëve anonim me të akuzuarit para trupit gjykues, nëse kanë ekzistuar dilemat ose mospërputhjet rreth dëshmive të tyre dhe nëse gjykata nuk e ka kërkuar si provë «ballafaqimin“ e kryer nga ana e prokurorëve; a kanë ekzistuar kufizimet e caktuara objektive për kryerjen e veprimeve të cekura procedurale, përkatësisht nëse personat, emrat e të cilëve gjatë shqyrtimit kryesor janë përmendur nga disa dëshmitarë të caktuar të prokurorisë, kanë refuzuar që para gjykatës të paraqiten si dëshmitarë ose ndaj të njëjtëve nuk ka pasur qasje prokuroria dhe gjykata; nëse dëshmitarët-të dëmtuarit, posaçërisht dëshmitari C, që ka mundur por nuk i ka mbështetur deklaratat e dëshmitarët A dhe B, para gjykatës kanë dëshmuar lirisht ose kanë ekzistuar arsye të caktuara, për të cilat i kanë modifikuar deklaratat e tyre?

Me gjithë faktin se trupi gjykues në mënyrë shumë profesionale ka udhëhequr me shqyrtimin kryesor, rezultati i gjykimit në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve e ka vazhduar traditën e mosndëshkimit për veprat penale të dhunimit në Kosovë, të cilat kanë ndodhur në kohën e konfliktit të armatosur dhe që përbëjnë një nga krimet e luftës më të rënda dhe më masive, të cilat kanë ndodhur gjatë luftës kosovare. Si edhe pas secilit gjykim të deritashëm të pasuksesshëm me dyshimin e bazuar se është kryer krimi i luftës i dhunimit, edhe pas gjykimit në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve, FDH Kosovë është në situatë për të shtruar pyetjen se sa do të trimërojë ose të luhatë rezultati viktimat e dhunimit që para gjykatës të dëshmojnë mbi ferrin të cilin e kanë përjetuar gjatë luftës. Se për çfarë traume bëhet fjala këtu dhe nëpër të cilën po kalojnë viktimat 16 vite pas luftës, flet fakti se si dëshmitarë-viktima të dhunimit deri tash janë paraqitur vetëm ato gra “të cilat më nuk jetojnë në Kosovë”. Ky ka qenë rasti edhe me dy gjykimet e fundit për dhunim gjatë viteve 2013 dhe 2014.

Rezultati i gjykimit Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve i shërben FDH Kosovë si arsye shtesë për të shprehur brengën e thellë në lidhje me joefikasitetin e gjyqësorit kosovar për të hetuar dhe për të hedh dritë në rastet masive, që kanë të bëjnë me dhunën masive, e cila ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Sipas evidencave të FDH Kosovë, nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë, janë ngritur vetëm tri (3) aktakuza në lidhje me krimet seksuale që janë në lidhje me konfliktin e armatosur. Në të tria rastet, të vetmit dëshmitarë kanë qenë viktimat. Edhe në të tri rastet, të akuzuarit kanë qenë të liruar nga akuzat.

Page 32: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

32

Në fund, FDH nuk mund të mos e konstatojë raportin joprofesional të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë pasur për obligim sigurimin e të akuzuarve gjatë gjykimit. Që nga marrja e kompetencave nga policia e UNMIK-ut, me sigurimin e të akuzuarve gjatë shqyrtimeve gjyqësore ka udhëhequr policia e EULEX-it. Pas bartjes së një numri të kompetencave të EULEX-it tek institucionet vendore nga mesi i vitit 2014, Policia e Kosovës ka marrë mandatin për sigurimin e të akuzuarve. Gjatë zhvillimit të shqyrtimit kryesor, FDH Kosovë, në bazë të vëzhgimeve të monitoruesve të vet, ka konstatuar se raporti i policëve vendor të PK ndaj të akuzuarve deri në masë të caktuar ka qenë joprofesional. Gjatë pauzës së shqyrtimit kryesor, të akuzuarve iu është i lejuar komunikimi reciprok si dhe komunikimi me publikun pa pajtimin e trupit gjykues. Në raste të veçanta, kjo ka shkaktuar kundërshtimet e prokurorit në lidhje me punën e policisë, por ato nuk kanë pasur ndikim në raportin joprofesional të policëve ndaj detyrës së tyre që t’i kenë në kujdes të akuzuarit.

2.3. Rasti Zharko Veselinoviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë, në përbërje të panelit shqyrtues, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Nuno Manuel Fereira de Madureira[30], në datën 10 qershor të vitit 2014 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin të akuzuarin Zharko Veselinoviq e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale tentativë e pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[31]. Për këtë vepër penale, Veselinoviqit gjykata ia ka shqiptuar dënimin me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej dymbëdh-jetë (12) muajsh.

Gjykata, në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit ia ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 29 korrik e vitit 2013 deri në datën 28 shkurt të vitit 2014, si dhe kohën e kaluar në arrest shtëpiak nga data 28 shkurt deri në datën 20 qershor të vitit 2014, kur nga ana e gjykatës i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor. Me vendim të veçantë të panelit shqyrtues të datës 10 qershor të vitit 2014, pas shpalljes së aktgjykimit lirues, gjykata ia kequr edhe këtë masë të akuzuarit.

Rrjedha e procedurës penale

Në periudhën e raportimit, në lëndën Prokurori kundër Zharko Veselinoviqit, para Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është vazhduar procedura penale kundër të akuzuarit Veselinoviq në lidhje me akuzat për tentim vrasje të rëndë, e cila i është vënë në barrë me aktakuzën e Zyrës së Prokurorisë në Mitrovicë të datës 24 tetor të vitit 2013. Në këtë rast, gjatë vitit 2014 ka vendosur edhe Gjykata e Apelit në lidhje me ankesën ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të datës 20 nëntor të vitit 2013[32].

[30] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtaret ndërkombëtare Roxana Comsa dhe Iva Nikshiqi.

[31] Të paraparë dhe të sanksionuar me nenin 316, paragrafët 1, 3 dhe 4 të Ligjit Penal të Kosovës (LPK), i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

[32] Zhvillimi i procedurës në këtë rast në mënyrë të hollësishme është i prezantuar në analizën,

Page 33: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

33

Zyra e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i ka ngritur hetimet zyrtare kundër të akuzuarit Zharko Veselinoviq në drejtim të veprës penale të posedimit, kontrollit ose armëmbajtjes së paautorizuar, që tek ai janë gjetur në datën 29 korrik të vi-tit 2013[33]. Me vendimin e datës 2 gusht të vitit 2013, prokuroria, në lidhje me të akuzuarin, i ka zgjeruar hetimet edhe në veprën penale tentim vrasje e rëndë, e cila siç pretendohet ka ndodhur në datën 14 gusht të vitit 2010[34]. Hetimet në drejtim të veprave të cekura penale kanë qenë pjesë e një hetimi të gjerë kundër të dyshua-rit Veselinoviq dhe personave të tjerë, në lidhje me shumë incidente të cilat kanë ndodhur në data të pavërtetuara të muajit dhjetor të vitit 2012 në Veri të Mitrovicës.

Prokuroria e cekur, në datën 24 tetor të vitit 2013, ka ngritur aktakuzë kundër Ve-selinoviqit, duke ia vënë në barrë Veselinoviqit veprat penale posedim, kontroll ose armëmbajtje e paautorizuar. Sipas aktakuzës, Veselinoviqi, në datën 29 korrik të vi-tit 2013, në afërsi të pompës së benzinës TEAM Petrol në fshatin Rudare, ka posedu-ar armën e zjarrit (revolen automatike Çeshka Zbrojavka CZ-85B/Češka Zbrojavka CZ-85B). Sipas kësaj aktakuze, në datën 13 nëntor të vitit 2013, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë, para gjyqtarit ndërkombëtar, Nuno Manuel Fereira de Madureira, i cili në seancë ka qenë në cilësi të gjyqtarit individual.[35] Gjatë kësaj seance, i akuzuari Veselinoviq ka deklaruar se në ditën kritike e ka poseduar armën e cekur, por ka kundërshtuar se ka farë lidhjesh me tentim vrasjen e rëndë.[36] Në pajtim me nenin 248, paragrafi 1 i LPPK[37], gjykata, me pajtimin e palëve, me një vendim me gojë e ka ndarë procedurën në lidhje me akuzat, sipas së cilës i akuzuari e ka pranuar fajin. Duke e zbatuar procedurën e paraparë me ligj, gjykata, në datën 20 nëntor të vitit 2013, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin Veselinoviqin e ka shpallur fajtor për kryerje të veprës penale posedim, kontroll ose armëmbajtje e paautorizuar dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh, me një periudhë të probacionit prej dy (2) vitesh. Me aktgjykim, të akuzuarit i është shpallur edhe masa e konfiskimit të armës dhe të municionit, të gjetura tek ai në ditën kritike. I akuzuari dhe mbrojtja, në datën 30 dhjetor të vitit 2013 kanë deponuar ankesë ndaj aktgjykimit të datës 20 nëntor. Ankesa ka qenë e drejtuar në lidhje me lartësinë e dënimit të shqiptuar. Pas marrjes së përgjigjes së Prokurorisë së Apelit, Gjykata e Apelit, pas seancës së mbajtur në datën 25 prill të vitit 2014, ka

e cila është pjesë përbërëse e raportit. Në analizë është përfshirë edhe një pjesë e procedurës, e cila është zhvilluar gjatë vitit 2013, duke e marrë parasysh se me rastin e përpilimit të raportit të vitit 2013, FDH Kosovë nuk ka poseduar informacione të mjaftueshme mbi aktakuzën.

[33] E sanksionuar dhe e dënueshme sipas nenit 374, paragrafi 1 i KPRK.

[34] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 147, paragrafi 1.10, në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK.

[35] I cili në cilësinë e tillë ka vendosur mbi procedurën në lidhje me aktakuzën për posedim, kon-troll dhe mbajtje të paautorizuar të armës.

[36] E paraparë dhe e sanksionuar me nenin 147, paragrafi 1.10 në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK.

[37] Ligji mbi procedurën penale i Kosovës (LPPK), i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

Page 34: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

34

sjellë aktgjykimin me të cilin ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 20 nëntor të vitit 2013[38].

Pas ndarjes, procedura në lidhje me aktakuzën e datës 24 tetor të vitit 2013, e cila është zhvilluar në raport me akuzën për vepër penale të tentim vrasjes së rëndë, që ka ndodhur në datën 14 gusht të vitit 2010, është zhvilluar sipas procedurës së rregullt. Veselinoviqi, me aktakuzë ngarkohet se është përpjekur për të privuar nga jeta pjesëtarët e Njësisë Speciale pranë Departamentit të Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Tahirit dhe Fitim Salihut. Ata, në ditën kritike kanë qenë pjesë e ekipit policor, i cili e ka zbatuar planin operativ «Kontrabanda» dhe i cili e ka pasur për qëllim luftën kundër kontrabandimit të mallrave me anë të rrugës Leposaviq – Mitrovicë[39]. Sipas aktakuzës, gjatë kohës së kryerjes së aksionit, i akuzuari me motoçikletën me katër rrotë (Quad), është përpjekur për të goditur policët e cekur, në mënyrë që t’i pengoj në kryerjen e detyrave zyrtare, nga marrja e automjetit, cisternës, me të cilën është dyshuar se me të njëjtën është transportuar malli pa dokumentacionin përcjellës. Pjesëtarët e Njësisë Speciale e kanë shmangur kontaktin me automjetin me anë të reagimit të shpejtë dhe me largimin anash.

I akuzuari e ka shfrytëzuar të drejtën për të kundërshtuar me shkrim ndaj aktakuzës, e cila i është dhënë pas deklarimit të tij se nuk është fajtor për veprën penale të tentim vrasjes së rëndë.

Seanca e dytë e gjykatës lidhur me akuzën për tentim vrasje të rëndë është mbajtur në datën 19 nëntor të vitit 2013. I akuzuari, përmes mbrojtësve të tij, e ka kontestuar ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e aktakuzës dhe të provave të deponuara. Me vendim të datës 16 dhjetor të vitit 2013, gjykata ka gjetur se aktakuza në pjesën tjetër është e bazuar dhe e mbështetur me prova, të cilat krijojnë mjaft baza për hapjen e shqyrtimit kryesor.

Fillimi i shqyrtimit kryesor kundër të akuzuarit Veselinoviq në lidhje me akuzën tentim vrasje të rëndë ka qenë i caktuar për datën 25 mars të vitit 2014, para trupit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Nuno Manuel Fereira de Madureira . Në ditën e planifikuar të hapjes së shqyrtimit kryesor, dy mbrojtësit e të akuzuarit[40] janë burgosur në lidhje me hetimet në drejtim të veprës penale të pengimit të dëshmive ose të procedurës zyrtare

[38] Deri te shtyrja e seancës së panelit ankimor të Gjykatës së Apelit, sipas njohurive jozyrtare, ka rezultuar për shkak të paraburgimit të të akuzuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë ndikuar në disa dëshmitarë të rastit, përkatësisht se kanë ushtruar trysni mbi ta.

[39] Në aktakuzën e datës 24 tetor të vitit 2013, prokurori ndërkombëtar nuk e ka dhënë në dis-pozitiv të aktakuzës përshkrimin e veprave penale me të cilat të akuzuarit ngarkohen, si dhe as hollësitë e lidhura me kohën, vendin dhe me mënyrën e kryerjes së veprës penale, që në mënyrë pak më të hollësishme janë përshkruar në përshkrimin faktik të veprave penale, përkatësisht në arsyetim. FDH Kosovë në raportin e vet vjetor për vitin 2013, me rastin e prezantimit të rastit, e ka shprehur mendimin se aktakuza është e pakuptueshme, krahas rezervës në rastin e interpretimit të gabuar të rrethanave të caktuara.

[40] Anëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës, Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq.

Page 35: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

35

në këtë lëndë. Atyre, me vendim të gjyqtarit të procedurës parapraket datës 27 mars të vitit 2014, iu është urdhëruar ndalimi i kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me të akuzuarin ose me anë të postës elektronike, me telefon ose me mjete të tjera të komunikimit. Mbrojtësve të të akuzuarve Veselinoviq po ashtu iu është ndaluar që t’i qasen cilitdo person, për të cilin e din ose për të cilin besojnë se mund të jetë dëshmitar ose i akuzuar në këtë procedurë penale ose në ndonjë procedurë penale, që eventualisht zhvillohet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe që është në lidhje me të akuzuarin. Vendimi i cekur pjesërisht është konfirmuar nga Gjykata e Apelit.

Të akuzuarit, sipas detyrës zyrtare, i është angazhuar avokati tjetër, të cilin ai, pas shumë zvarritjeve të shqyrtimit, ka pranuar për ta përfaqësuar në vazhdim të procedurës së shkallës së parë. Për veprën penale në drejtim të së cilës është zhvilluar procedura penale kundër të akuzuarit, me ligj parashihet mbrojtja e obligueshme.

Pas heqjes së supozimeve procedurale, shqyrtimi kryesor në lidhje me këtë zyrtarisht ka filluar me seancë përgatitore, të mbajtur në datën 6 maj të vitit 2014. Pas leximit të aktakuzës, i akuzuari është deklaruar se nuk është fajtor për akuzat me të cilat ngarkohet. Nga ana e tij, prokurori me anë të një ekspozeje hyrëse e ka prezantuar aktakuzën, provat dhe ka paralajmëruar edhe paraqitjen eventuale të provave të reja. Mbrojtja e të akuzuarit plotësisht i ka kontestuar pretendimet e aktakuzës.

Në vazhdim të shqyrtimit kryesor, i cili ka zgjatur dhjetë (10) ditë, janë dëgjuar nëntë (9) dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokurori. Në mesin e tyre kanë qenë edhe dy të dëmtuarit. Po ashtu janë dëgjuar tre (3) dëshmitarë, të cilët i kishin propozuar i akuzuari dhe mbrojtja e tij. Është kryer edhe shikimi në vendin e ngjarjes, kurse janë paraqitur edhe provat materiale të propozuara nga ana e palëve në procedurë. Gjykata nuk e ka pranuar konstatimin e ekspertit të komunikacionit, të angazhuar nga ana e të akuzuarit, sepse ai nuk ka qenë i sajuar në përputhje me ligjin. Paneli i ka refuzuar edhe disa prova të veçanta të paraqitura nga ana e mbrojtjes, të cilat, sipas gjetjeve të gjykatës, nuk kanë qenë relevante.

Trupi gjykues në datën 9 qershor të vitit 2014 i ka paralajmëruar palët në procedurë që në pajtim me ligjin[41] nuk është i obliguar që t’i përmbahet kualifikimit të veprës penale nga aktakuza si edhe se sipas detyrës zyrtare mund ta rikualifikojë veprën e parë penale. Gjykata i ka dhënë mundësinë të akuzuarit që të deklarohet mbi veprën penale, për të cilën konsiderohet se është e vërtetuar nga ai gjatë shqyrtimit dhe sipas provave të paraqitura. Të akuzuarit i është e mundshme që eventualisht edhe të propozojë prova të reja, të cilat do të ishin në dobi të tij. I akuzuari dhe mbrojtja e tij e kanë njoftuar gjykatën se, në rast të ndryshimit të kualifikimit të aktakuzës, për rrethanat e reja do të përcaktohen në fjalën e tyre përfundimtare.

[41] Neni 360, paragrafi 2 i LPPK: „Gjykata nuk është e lidhur për propozimet e prokurorit shtetëror në pikëpamje të kualifikimit juridik të veprës penale“.

Page 36: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

36

Në fjalët e tyre përfundimtare, palët në procedurë i kanë shprehur qëndrimet e tyre të kundërta mbi aktakuzën. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor për veprën penale të tentim vrasjes së rëndë dhe të dënohet në mënyrë adekuate. Mbrojtja e të akuzuarit, në anën tjetër, e ka potencuar se qëllimi i të akuzuarit nuk ka qenë që dikë ta lëndoj ose që ta privojë nga jeta, si edhe se nuk ka prova se Veselinoviqi ka provuar për të privuar nga jeta dy policët.

Gjykata Themelore në Mitrovicë në datën 10 korrik të vitit 2014 e ka kumtuar akt-gjykimin, me të cilin të akuzuarin Veselinoviq e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të tentimit të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyr-tare[42]. Për këtë vepër, gjykata ia ka shqiptuar Veselinoviqit dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh. Dënimi i shqiptuar e mbulon kohën, të cilën i akuzuari e ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Me aktgjykim, i akuzuari Veselinoviq është liruar nga akuza për tentativë të vrasjes së rëndë[43]. Paneli ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka konstatuar se i akuzuari nuk e ka kryer veprën, e cila i vihet në barrë me aktakuzë, por vetëm veprën penale për të cilën e ka shpallur fajtor.

Sipas aktgjykimit, provat e paraqitura e vërtetojnë se tek i akuzuari nuk ka ekzis-tuar qëllimi që të dëmtuarit t’í privojë nga jeta, por vetëm që ta pengoj punën e tyre, kur në datën 14 gusht të vitit 2010, rreth orës 19:00, në rrugën rajonale midis Zveqanit dhe Mitrovicës, në afërsi të udjëkryqit të Manastirit Sokolac, ka refuzuar të ndalë motocikletën në signalin e policisë. Sipas gjykatës, me provat e paraqitura nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se i akuzuari e ka shfrytëzuar automjetin e cekur si armë vdekjeprurëse me qëllimin për të vrarë të dëmtuarit. Për këto arsye, gjykata e ka liruar të akuzuarin Veselinoviq nga akuzat në drejtim të veprës penale të tentim vrasjes së rëndë. Sipas gjejteve të panelit shqyrtues, burgosja e të akuzuarit ka qenë psasojë e sjelljes së tij në vendin e ngjarjes. Paneli shqyrtues ka vërtetuar se i akuzuari e ka përdorur dhunën në një mënyrë e cila ka mundur të shkaktojë rrezik, lëndime trupore ose edhe pasoja më të rënda për të dy policët. Në pajtim me dispozitat ligjore, paneli shqyrtues ka gjetur se të akuzuarit mund t’i shqiptohej dënimi maksimal prej tri (3) vitesh e nëntë (9) muajsh. Gjykata, me rastin e llogaritjes së dënimit nuk ka gjetur rrethana lehtësuese, të cilat deri diku do ta zbusnin dënimin, i cili të akuzuarit mund t’i shqiptohej.

Paneli ka gjetur se në rastin konkret nuk ka elemente mbi zbatimin e ligjit mbi amnistinë. Palët e kanë të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimit.

Sipas vëzhgimeve të FDH Kosovë, në bazë të përcjelljes së rregullt të gjykimit në këtë lëndë, i akuzuari Veselinoviq ka pasur gjykim fer dhe të drejtë. Duke pasur parasysh rrethanat vështirësuese, në të cilat është zhvilluar ngjarja, të cilat gjykata e shkallës së parë në mënyrë të rregullt i ka evidentuar dhe vlerësuar, FDH Kosovë

[42] E paraparë dhe e sanksionuar me nenin 316, paragrafi 1, 3 dhe 4 të Ligjit Penal të Kosovës (LPK), i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

[43] Të paraparë dhe i dënueshëm me nenin 147, paragrafi 1 (1.10) në lidhje me nenin 20 të LPK.

Page 37: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

37

konsideron se dënimi i shqiptuar për të akuzuarin është i butë. Dënimi i shqiptuar pothuajse në tërësi e mbulon kohën, të cilën i akuzuari e ka kaluar në paraburgim. Me një dënim të tillë vështirë se do të arrihen qëllimet e synuara me shqiptimin e dënimit për vepra penale, posaçërisht jo atë për rolin preventiv ndaj kryerësve eventual të ri. Këtë vlerësim e përforcon fakti se i akuzuari paraqitet si recidivist si dhe se para këtij aktgjykimi Gjykata e Apelit ia ka konfirmuar dënimin për posedim të paautorizuar të armës.

2.4. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Rasti Drenica)

Para gjyqtarit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dariusz Sielicki, në periudhën e raportimit ka vazhduar shqyrtimi kryesor i iniciuar me aktakuzën PPS 88/11 të datës 6 nëntor të vitit 2013, të ngritur kundër Agim Demajt, Bashkim Demajt, Driton Demajt, Selman Demajt, Fadil Demakut, Jahir Demakut, Nexhat Demakut, Zeqir Demakut, Sabit Gecit, Ismet Haxhës, Sahit Jasharit, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, Isni Thaçit dhe Avni Zabelit.

Aktakuza i ngarkon të pesëmbëdhjetë të akuzuarit se kanë kryer krim të luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje,[44] sipas një ose më shumë pikave. Ata, siç pohon aktakuza, në një datë të pacaktuar të muajit shtator të vitit 1998[45] e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e civilëve A dhe B, që gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë qenë të mbyllur në qendrën e mbajtjes në fshatin Likovc, komuna Skenderaj. Sipas aktakuzës, më shumë të akuzuar me grushte dhe me shkopinj druri i kanë rrahur dy civilët dhe i kanë detyruar që në mes veti të rrihen. Po ashtu, të akuzuarit[46] ngarkohen se me objekte metalike i kanë prekur organet seksuale të A, duke e shtyrë nëpër dysheme, si dhe se në një numër të pacaktuar të rasteve e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e A. Po ashtu, të akuzuarit ngarkohen se e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të paidentifikuar të civilëve shqiptar nga vendbanimi Shipol, komuna e Mitrovicës, gjatë muajit gusht ose shtator të vitit 1998, duke i rrahur disa herë. Një nga veprat, e cila iu vihet në barrë të akuzuarve është edhe vrasja e Ivan Bullatoviqit (të paraburgosur nga UÇK-ja), e cila është kryer në një datë të pavërtetuar në fillim të muajit qershor të vitit

[44] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ, në kundërshtim me nenin e përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 dhe me nenin 4 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977, si dhe me të gjitha normat ndërkombëtare, të cilat kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të brendshëm të armatosur në Kosovë. Vepra penale është e dënueshme edhe me nenin 152 në lidhje me nenin 31 të LPPK.

[45] Të akuzuarit: Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku dhe Sylajman Selimi.

[46] Agim Demaj, Sylejman Selimi, Isni Thaqi, Zeqir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Selman Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj dhe Jahir Demaj me pjesëtarë të tjerë të paidenti-fikuar të UÇK-së.

Page 38: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

38

1998,[47] në atë mënyrë që qafa i është prerë me sharrë motorike. Në vazhdim, të akuzuarit në mënyrë plotësuese ngarkohen se në një datë të pavërtetuar gjatë muajit qershor të vitit 1998 ose në fillim të vitit 1999 e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarëve C dhe F në qendrën për mbajtje në fshatin Likovc, komuna e Skenderajt[48]; se e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit E në qendrën për mbajtje në Likovc[49]; se e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dy civilëve të paidentifikuar, të babait dhe të të bijës, të cilët janë mbajtur në aneksin e ndërtesës së qendrës për mbajtje në Likovc në një datë të pavërtetuar në fillim të vitit 1999[50]; se e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit I, i cili ka qenë i mbyllur në qendrën për mbajtje në Likovc, dhe të cilin rregullisht e kanë rrahur në data të pavërtetuara në fillim të verës së vitit 1998[51]; se e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pavërtetuar të civilëve shqiptarë, të cilët kanë qenë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Likovc nga pranvera e vitit 1998 deri në muajt e parë të vitit 1999[52]; se duke gjuajtur nga revolja TT në një datë të pavërtetuar të muajit shtator të vitit 1998[53] i kanë vrarë të civilët e paraburgosur të panjohur në një lokacion të pavërtetuar në fshatin Galicë dhe Dubovc; se në një datë të pavërtetuar gjatë muajit gusht ose muajit shtator të vitit 1998[54], e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi nga fshati Glavnasellë, i cili është mbajtur në qendrën për mbajtje në Likovc,; se e kanë rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Shipol, komuna e Mitrovicës, të cilin e kanë rrahur disa herë në një datë të pavërtetuar të muajit shtator të vitit 1998[55]; si dhe se e kanë rrezikuar integritetin trupor të F dhe të një paraburgosuri të panjohur nga Prizreni, të cilët janë mbajtur në qendrën për mbajtje në Likovc gjatë muajit qershor ose korrik të vitit 1998.[56]

Në datën 6 dhjetor të vitit 2013, në sallën e adaptuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë në sallën e kinemasë së kompanisë ABC, e cila nga viti 2012 shfrytëzohet si sallë e gjykimit për zhvillimin e shqyrtimeve kryesore në lëndët me një numër të madh të të akuzuarve, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën në lëndën Agim Demaj dhe të tjerët (Rasti Drenica). Kjo lëndë, sipas kompetencës

[47] I akuzuari: Sabit Geci, Sahit Jashari.

[48] I akuzuari: Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Avni Zabeli dhe e ndjera Xhevë Ladrovci.

[49] I akuzuari Sabit Geci dhe Sahit Jashari.

[50] I akuzuari: Sahit Jashari me ushtarë të pavërtetuar të UÇK-së.

[51] I akuzuari: Sahit Jashari në bashkëkryerje me Sylejman Selimin.

[52] I akuzuari: Sami Lushtaku, Avni Zabeli, Sahit Jashari dhe Sylejman Selimi.

[53] I akuzuari: Sami Lushtaku.

[54] I akuzuari: Sami Lushtaku.

[55] I akuzuari Sami Lushtaku dhe Jahir Demaku.

[56] I akuzuari: Avni Zabeli në bashkëkryerje me dy pjesëtarë të paidentifikuar të UÇK-së.

Page 39: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

39

territoriale i takon Gjykatës Themelore në Mitrovicë.[57] Në procedurën e vlerësimit të aktakuzës, janë shqyrtuar obligimi i prokurorit, procedura e ndriçimit të provave si dhe është lexuar aktakuza, në lidhje me të cilën të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Mbrojtësit e kanë potencuar zbutjen e masave të shqiptuara ndaj të akuzuarve, përkatësisht zëvendësimin e paraburgimit të tyre me masa më të buta të sigurimit. Po ashtu kanë kërkuar që të akuzuarit Lushtaku t’i mundësohet që në Kuvendin Komunal të komunës së Gllogovcit të bëjë betimin për kryetar të komunës. Ngaqë dëgjimi i dytë në lidhje me aktakuzën nuk është i obliguar, palëve iu është ofruar mundësia ligjore që kundërshtimin ndaj aktakuzës ta bëjnë me shkrim ndaj provave ose kërkesave lidhur me vlerësimin e bazueshmërisë së aktakuzës. Mbrojtja, në afatin ligjor ka deponuar kundërshtimet ndaj provave dhe aktakuzës, në të cilat prokurori është përgjigjur në datën 22 janar të vitit 2014. Pas seancës së dëgjimit të parë, zhvillimi i shqyrtimit kryesor ka vazhduar në hapësirat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të cilat gjenden në pjesën veriore të qytetit.

Me vendim të kryetarit të panelit shqyrtues të datës 8 shkurt të vitit 2014, si të pabazuara janë refuzuar kundërshtimet e të akuzuarve ndaj provave të prokurorit, të cilat i janë dorëzuar gjykatës përmes mbrojtjes së tyre. Me vendim të njëjtë janë refuzuar edhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës. Ndaj vendimit të kryetarit të panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të akuzuarit e kanë shfrytëzuar të drejtën në ankesë, duke e kontestuar këtë vendim dhe duke propozuar që aktakuza të refuzohet. Prokurori Special, në përgjigjen e tij ndaj ankesave të të akuzuarve, i ka propozuar gjykatës së shkallës së dytë që vendimi i Gjykatës Themelore në lidhje me aktakuzën të konfirmohet.

Prokurori i Apelit në mendimin e tij mbi ankesat dhe aktakuzën i ka propozuar Gjykatës së Apelit që të refuzojë ankesat e të akuzuarve dhe të vërtetojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë mbi bazueshmërinë e aktakuzës. Gjykata e Apelit, me vendim të datës 14 prill të vitit 2014, i ka hedhur ankesat si të pabazuara, duke e konfirmuar vendimin e datës 8 shkurt të vitit 2014.

Kryetari i panelit shqyrtues me rastin e hapjes së shqyrtimit kryesor dhe në pajtim me nenin 36, paragrafi 1 i LPPK[58], me vendim të datës 16 prill të vitit 2014, procedurën kundër të akuzuarve Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selimi dhe Isni Thaqi[59], e ka ndarë nga procedura kundër të akuzuarve Sabit Gaci,

[57] Aktakuzën, gjatë seancës së vlerësimit të saj, e ka përfaqësuar autori i aktakuzës, gjyqtari ndërkombëtar Maurizio Salustro.

[58] Neni 36, paragrafi 1 i LPPK parasheh: “Gjykata, e cila në pajtim me këtë ligj është kompe-tente për veprimin, mundet, nga arsye të rëndësishme ose për shkak të mbarëvajtjes, për të urd-hëruar ndarjen e procedurës, që zhvillohet për më shumë vepra penale ose kundër më shumë personave të fajësuar, pastaj për të vazhduar me veprimet e miratuara ose që të udhëzojë lëndët e ndara në një gjykatë tjetër kompetente, deri në fund të përfundimit të shqyrtimit”. Sipas para-grafit 3 të të njëjtit nen, kundër vendimit mbi ndarjen e procedurës nuk është lejuar ankesa.

[59] I cili para gjykatës zhvillohet nën emrin zyrtar Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve

Page 40: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

40

Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Avni Zabeli[60]. Ndarjen e procedurës gjykata e ka arsyetuar me numrin e madh të të akuzuarve, të mbrojtësve, të problemeve deri tek të cilat mund të rezultojë në organizimin e shqyrtimit kryesor si edhe me mbarëvajtjen e përgjithshme dhe me ekonomicitetin e procedurës. Një pjesë e mbrojtësve të veçantë të të akuzuarve e kanë përkrahur vendimin e kryetarit të panelit shqyrtues, derisa një pjesë tjetër nuk është deklaruar lidhur me këtë. Prokurori ka qenë i mendimit se nuk ekziston asnjë arsye valide për ndarjen e procedurës, se ndarja do të shkaktojë zvarritjen e procedurës, se disa dëshmitarë të veçantë do të duhet të dëgjohen në të dyja procedurat, si edhe se ndarja e procedurës nuk do të jetë efikase. Sipas nenit 36, paragrafi 3 i LPPK, palët nuk kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimit mbi ndarjen e procedurës.

Gjatë përgatitjeve për hapjen e shqyrtimit kryesor, kryetari i panelit shqyrtues e ka sjellë vendimin mbi zhvendosjen e të akuzuarve, të cilët janë gjendur në paraburgim në atë kohë, që nga qendrat e paraburgimit ku ndodheshin deri atëherë të vendosen në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë. Ky vendim është arsyetuar me mbarëvajtjen e përgjithshme dhe me ekonomicitetin e procedurës. Sipas vendimit të cekur, do të shmangeshin vonesat në sjelljen e të akuzuarve nga qendrat e paraburgimit, ku gjenden në mbajtje të masës së paraburgimit, deri te ndërtesa e gjykatës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Po ashtu do të shmangeshin edhe vonesat në orarin e shqyrtimit kryesor, derisa do të përforcohej siguria e vet të akuzuarve me rastin e transferimit të tyre nëpër pjesën veriore të Mitrovicës në ditët e mbajtjes së shqyrtimit kryesor.

2.4.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Drenica 1)

Pas vendimit të gjykatës mbi ndarjen e procedurës, para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki[61], në datën 22 maj të vitit 2014 është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve, në publik i njohur si Drenica 1.

Në seancën e parë të panelit shqyrtues në gjykatë nuk kanë qenë të pranishëm disa të akuzuar të caktuar[62], të cilët në kohën e fillimit të shqyrtimit kryesor janë gjendur në mjekim në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë (QKUK). Të akuzuarit, sipas njohurive jozyrtare, i janë kundërvënë paraqitjes para gjykatës në Mitrovicë, duke refuzuar, nga arsye të sigurisë, që shqyrtimi kryesor kundër tyre të zhvillohet në hapësirat e kësaj gjykate. Si një nga arsyet e kanë cekur edhe po-

ose Drenica 2.

[60] I cili para Gjykatës Themelore në Mitrovicë zhvillohet nën emrin zyrtar Prokurori kundër Sabit Gect dhe të tjerëve ose Drenica 1.

[61] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët ndërkombëtar: Vidar Stensland, Iva Nikshiq dhe gjyqtarja rezervë Franceska Fisher.

[62] I akuzuari Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari.

Page 41: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

41

himin se edhe anëtarët e familjeve të tyre nuk do të kenë mundësi që të jenë të pranishëm në seancat e gjykatës, nëse shqyrtimi kryesor zhvillohet në hapësirat e kësaj gjykate. Të akuzuarit i janë kundërvënë edhe veprimit mbi zhvendosjen e tyre në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë. Në ditët, kur është paralajmëruar fil-limi i shqyrtimit kryesor, në rrethin e QKUK-së janë organizuar edhe protesta të qytetarëve, të cilët i kanë përkrahur të akuzuarit. Më vonë është supozuar se të akuzuarit, të cilët kanë refuzuar të paraqiten në shqyrtimin kryesor, gjatë gjithë kohës kanë qëndruar brenda rrethit të spitalit.

Për këto arsye, dita e parë e planifikuar e shqyrtimit kryesor në këtë lëndë ka kaluar në polemika dhe në parashtrimin e qëndrimeve të kundërta nga ana e palëve mbi nevojën e zhvendosjes së shqyrtimit kryesor dhe mbi vendimin e mëhershëm mbi zhvendosjen e të akuzuarve në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë. Gjatë kësaj se-ance të gjykatës, është sjellë vendimi mbi paraburgimin e të akuzuarve, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm ose nuk janë sjellë në gjykatë, si dhe mbi sjelljen e tyre në qendrën e paraburgimit në Dubravë, sepse mosparaqitja e tyre para gjykatës trajto-het si mosrespektim i gjykatës dhe i vendimeve të tij, përkatësisht si ikje.

Gjatë kësaj seance, paneli shqyrtues nuk ka vendosur mbi ndryshimin e vendit të mbajtjes së shqyrtimit kryesor jashtë ndërtesës së gjykatës, i cili në nivel vendor është kompetent, sepse vendimi i tillë është në kompetencë të kryetarit të gjykatës. Meg-jithëkëtë, me vendimin mbi dërgimin e tyre në burg në Dubravë, në njëfarë mënyre është kundërshtuar vendimi mbi zhvendosjen e të akuzuarve në qendrën e parabur-gimit në Mitrovicë, që gjendet 50 metra larg nga ndërtesa ku është zhvilluar gjykimi.

Duke pasur parasysh faktin se tre të akuzuarit nuk kanë qenë të pranishëm ose nuk janë dërguar në gjykatë, se gjykata nuk e ka informacionin zyrtar se ku ndodhen ata dhe nuk dihet se kur do të paraqiten tre të akuzuarit para gjykatës, se tre të akuzuarit kanë treguar mosrespekt të madh ndaj gjykatës, se palët në procedurë kanë shprehur mendime të kundërta mbi këtë, paneli shqyrtues ka sjellë vendimin mbi ndarjen e procedurës kundër të akuzuarve, të cilët kanë qenë të pranishëm në seancën e parë të gjykatës si dhe atyre që nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e parë të gjykatës. Pas kësaj, prokurori i ka lexuar akuzat, të cilat me aktakuzën e datës 6 nëntor të vitit 2013 i janë vënë në barrë vetëm të akuzuarve të pranishëm Jahir Demakut, Sabit Gecit, Sylejman Selimit dhe Avni Zabelit, në lidhje me të cilat ata janë deklaruar se nuk janë fajtor. Në ditën në vijim në shqyrtimin kryesor, të mbajtur në datën 23 maj të vitit 2014, kanë qenë të pranishëm edhe tre të akuzuarit, të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në ditën e parë të shqyrtimit kryesor. Me ven-dim të kryetarit të panelit, procedura kundër shtatë të akuzuarve në lëndën Drenica 1. prapë është bashkuar. Pas kësaj, janë lexuar akuzat, me të cilat ngarkohen tre të akuzuarit , të cilët nuk kanë qenë të pranishëm një ditë më parë. Pas kësaj, të gjithë ata janë deklaruar se nuk janë fajtor. Procedura ka vazhduar me ekspozenë hyrëse të palëve në procedurës dhe me paraqitjen e provave.

Në periudhën e raportimit, paneli shqyrtues është takuar në tridhjetë e tri (33) ditë të gjykimit në kuadër të shqyrtimit kryesor në këtë lëndë. Gjatë shqyrtimit janë

Page 42: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

42

dëgjuar trembëdhjetë (13) dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokuroria. Prej tyre, dhjetë (10) kanë qenë të propozuar si dëshmitarë anonim, të cilët kanë dëshmuar me anë të video konferencës. Gjatë kohës së dëshmive të gjyqtarëve anonim, krahas dëshmitarëve kanë qenë punëtorët e gjykatës, të cilët e kanë pasur për detyrë që me panelin shqyrtues të koordinojnë dëgjimin e dëshmitarëve. Dëshmitari kryesor i akuzës, i cili me deklaratat e tij i ngarkon të akuzuarit, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorëve si dhe në pyetjet e tërthorta të mbrojtjes, ka qëndruar pas të gjithave që i ka i ka thënë në deklaratat e tij në fazat e mëhershme të procedurës. Edhe një dëshmitar anonim ka vërtetuar pretendimet e tij të mëhershme. Dy (2) dëshmitarë të tjerë anonim i kanë kundërshtuar deklaratat e mëhershme dhe për këtë arsye janë shpallur „dëshmitarë armiqësor“. Dy (2) dëshmitarët e tjerë të mbetur, të propozuar nga prokuroria si dëshmitarë anonim, kanë refuzuar për të dëshmuar si dëshmitarë anonim, duke kërkuar që të dëshmojnë publikisht dhe me identitet të plotë. Një prej tyre, gjatë dëshmisë para gjykatëse, ka publikuar edhe emrin e tij. Edhe në deklaratat e dëshmitarëve të mbetur, të cilët janë dëgjuar si anonim, ka pasur ndryshime të caktuara në deklaratat e tyre në raport me ato të mëhershme. Ligji mbi Procedurën Penale i Kosovës nuk e parasheh mundësinë që prokurori të pyes në mënyrë të tërthortë dëshmitarët e tij, të cilët në shqyrtimin kryesor kanë folur ndryshe nga ajo që e kanë thënë në fazat e mëhershme të procedurës. Megjithëkëtë, gjykata ia ka lejuar prokurorit këtë mundësi. Paneli shqyrtues e ka arsyetuar me faktin se në këtë mënyrë prokurorisë i ofrohet mundësia për të marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor kanë ndryshuar deklaratën në raport me deklaratën e dhënë në hetime, sepse prokuroria e ka bazuar aktakuzën në deklaratat e dëshmitarëve nga fazat e mëhershme të procedurës. Paneli shqyrtues këtë vendim e ka bazuar në praktikën ndërkombëtare, posaçërisht të asaj të Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (ICTY).

Një dëshmitar, në deklaratën e tij e ka përmendur emrin e një dëshmitari anonim, pas çka një pjesë e seancës ka qenë e mbyllur për publikun. Gjatë kohës së dëshmisë së dëshmitarëve anonim para panelit shqyrtues me anë të video konferencës, seancat e panelit shqyrtues kanë qenë të hapura për publikun. Figurën e dëshmitarëve ka mundur për ta parë vetëm paneli gjyqësor dhe palët në procedurë. Edhe dëshmitarët, në anën tjetër kanë mundur ta shohin panelin dhe palët në procedurë. Publiku në sallën e gjykimit ka mundur vetëm ta dëgjoj zërin e këtyre dëshmitarëve.

Në seancat e gjykatës, krahas publikut, ka qenë e lejuar prania edhe e mediave në publik. Gazetarëve iu është lejuar video dhe audio xhirimi i pjesës së shqyrtimit deri në fillim të dëshmisë së dëshmitarëve, kurse pas kësaj vetëm e drejta për të qenë të pranishëm në shqyrtim. Të gjitha seancat kanë qenë publike, pos pjesëve të caktuara gjatë të cilave ka ekzistuar mundësia që të zbulohet identiteti i dëshmi-tarëve anonim. Në periudhën e raportimit kanë dëshmuar edhe dy mjek në cilësinë e dëshmitarëve.

Me ekipet e caktuara të mbrojtjes edhe në këtë gjykim kanë udhëhequr avokat të caktuar ndërkombëtar me përvojë shumëvjeçare para Tribunalit të Hagës. Ata, këtë të drejtë e kanë fituar pas regjistrimit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Kështu, ek-

Page 43: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

43

ipi i mbrojtjes i të akuzuarit Lushtaku, një pjesë të shqyrtimit kryesor, e cila është mbajtur gjatë vitit 2014, e ka udhëhequr avokati nga Gjermania Ingo Risch, i cili menjëherë pas luftës ka punuar në Kosovë si gjyqtar i Misionit të UNMIK-ut, kurse ka qenë edhe gjyqtar gjatë viteve të para të Misionit të EULEX-it. Anëtarë i ekipit të mbrojtjes së Lushtakut është edhe ekonomisti Rrustem Rukolli, i cili në fillim të vitit së bashku me gazetarin Milaim Zekën është akuzuar për vepër penale të pengimit të provuarit apo procedurës zyrtare në tentativë. Paneli shqyrtues nuk ka pasur kundërshtime në lidhje me praninë e tij në ekipin e mbrojtjes së njërit prej të akuzuarve.

Gjatë shqyrtimit kryesor të datës 20 nëntor të vitit 2014, kryetari i panelit shqyrtues i ka përmendur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, e cila organizon dërgimin e të akuzuarve nga qendra e paraburgimit deri në gjykatë, se kanë një qëndrim joprofesional ndaj të akuzuarve dhe se nuk veprojnë sipas rregullave të shërbimit. Sjellja joprofesionale e pjesëtarëve të policisë gjatë këtij shqyrtimi është vërejtur edhe nga vëzhguesit e FDH Kosovë.

Me vendimet e kryetarit të panelit shqyrtues të datës 19 dhjetor të vitit 2014, të akuzuarve, të cilët janë gjetur në paraburgim[63] nga data 31 maj e vitit 2013, iu është zëvendësuar masa më e ashpër e sigurimit të pranisë së tyre në gjykatë (paraburgimi) me para të kolateralit në shuma të ndryshme. Të akuzuarit janë liruar nga paraburgimi pas pagesës së dorëzanisë në llogari të gjykatës.

Me vendim të gjykatës, atyre iu janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit, iu është ndaluar paraqitja publike dhe fjalimi në tubime në të cilat janë tubuar më shumë se dhjetë (10) persona, si dhe kontakti me dëshmitarët e rastit dhe me familjet e tyre. Gjykata këtë vendim e ka bazuar në praktikën të gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë. Ligji mbi Procedurën Penale të Kosovës (neni 179, paragrafi 2) nuk parasheh mundësinë e zbatimit të kësaj mase kur të akuzuarit gjykohen për krime të luftës.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e prokurorit ndaj vendimit të kryetarit të panelit shqyrtues mbi paraburgimin, Gjykata e Apelit të njëjtat i ka refuzuar si të pabazuara, duke vërtetuar gjetjet e kryetarit të panelit ankimor mbi arsyet e ndryshimit të masës më të ashpër për sigurimin e pranisë së të akuzuarve në shqyrtimin kryesor.

Në pjesën e procedurës, e cila është zhvilluar gjatë vitit 2014, paneli shqyrtues ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm në udhëheqjen e procedurës dhe në vendosmërinë që rasti të ndriçohet, pa marrë parasysh numrin e madh të të akuzuarve dhe peshën e veprave penale, me të cilat ata ngarkohen. Paneli shqyrtues gjatë gjykimit ka treguar se gjykata mund të ketë rol të jashtëzakonshëm dhe aktiv në organizimin e shqyrtimit kryesor dhe jo që për vete të mbaj vetëm rolin arbitrar.

Aktakuzën, në pjesën e shqyrtimit kryesor të mbajtur gjatë vitit 2014, e kanë

[63] Pos të akuzuarit Sabit Geci, i cili gjendet në vuajtjen e dënimit me burgosje në kohëzgjatje prej 15 vitesh sipas aktgjykimit të plotfuqishëm për krim të luftës në një lëndë tjetër gjyqësore.

Page 44: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

44

përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë në përbërje të PSRK, Cezary Michalczuk dhe Martin Hackett.

Vazhdimi i shqyrtimit kryesor është paralajmëruar për datën 15 janar të vitit 2015.

2.4.2. Rasti Agim Demaj dhe të tjerët (Drenica 2)

Gjykimi në lëndën Prokurori kundër Agim Demajt dhe të tjerëve[64], i cili është formuar pas vendimit mbi ndarjen e procedurës në lidhje me aktakuzën e PSRK të datës 13 nëntor të vitit 2014, para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore Mitrovicë (paneli kryesues, gjyqtari ndërkombëtar Dariusz Sielicki,[65]) është hapur në datën 17 qershor të vitit 2014.

Në këtë pjesë të procedurës, paneli shqyrtues ka mbajtur seanca trembëdhjetë (13) ditë të gjykimit. Krahas seancës përgatitore dhe paraqitjes së prezantimeve hyrëse, gjatë shqyrtimit kryesor janë dëgjuar katër (4) dëshmitarë të prokurorisë. Dy (2) kanë dëshmuar në cilësi të dëshmitarëve anonim. Njëri prej tyre ka qenë i dëmtuari, tjetri e ka ndryshuar deklaratën para gjykatës në raport me fazat e mëhershme të procedurës dhe për këtë arsye është shpallur „dëshmitar armiqësor“. Nga ana e gjykatës është lejuar dëgjimi i tij me anë të pyetjeve të tërthorta nga prokurori. Po ashtu janë dëgjuar edhe dy mjekë në cilësi të dëshmitarëve. Dëshmitari kryesor, akuzat, me të cilat në deklaratën e tij i ka ngarkuarit të akuzuarit, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit dhe në pyetjet e tërthorta të mbrojtjes, ka qëndruar pranë deklaratës së tij të dhënë në fazat e mëhershme të procedurës.

Në këtë rast, shumicën e të akuzuarve i përfaqësojnë avokatët e angazhuar sipas detyrës zyrtare nga gjykata, pos disa të cilët i kanë angazhuar mbrojtësit sipas zgjedhjes së tyre.

Aktakuzën, në pjesën e shqyrtimit kryesor të mbajtur gjatë vitit 2014, e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarët të PSRK, Cezary Michalczuk dhe Martin Hackett.

Zhvillimi i shqyrtimit kryesor është paralajmëruar për datën 13 janar të vitit 2015.

2.5. Rasti Gani Konjuhi dhe të tjerët (Rasti Graçanica)

Para gjyqtarit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vladimir Mikula,

[64] Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Sylejman Selima dhe Isni Thaqi

[65] Anëtarët e panelit shqyrtues: Anna Adamska Galant dhe Vidar Stensland.

Page 45: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

45

në fund të muajit janar të vitit 2014 është hapur procedura në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë Themelore të EULEX-it, departamenti për vepra të rënda penale (aktakuza PP: II 111/2013 e datës 11 dhjetor të vitit 2013) në rastin Prokurori kundër Gani Konjuhit dhe të tjerëve[66], i njohur edhe si Rasti Graçanica. Aktakuza i ngarkon njëmbëdhjetë pjesëtarë të Njësisë për Operacione Speciale (NJOS) të Policisë së Kosovës[67] për tejkalim të autorizimeve me rastin e kryerjes së detyrës zyrtare, ushtrim të dhunës dhe rrahje të të paraburgosurve.

Të gjithë të akuzuarit ngarkohen se në cilësinë e pjesëtarëve të policisë (Njësia për Operacionet Speciale – NJOS, ekipi 3) në datën 8 janar të vitit 2013 në Prishtinë midis orës 14:45 dhe 15:10, e kanë keqpërdorur grupin e të paraburgosurve serb (Branko Millojeviqin, Ivan Petroviqin, Marko Jakovljeviqin, Darko Trbojeviqin, Ivan Simiqin, Bojan Millojeviqin, Dejan Simonoviqin, Drak Vllasaj, Milan Petroviqin dhe/ose Zoran Millosavljeviqin), deri sa i kanë dërguar nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë deri te tri automjetet e policisë, të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e qendrës. Të akuzuarve, për këto arsye, iu vihet në barrë se në bashkëkryerje reciproke kanë kryer vepër penale të keqtrajtimit me rastin e kryerjes së detyrës zyrtare ose të autoritetit publik[68]. Aktakuza pohon se ata këtë vepër e kanë kryer në lidhje me më shumë pika, maltretim, frikësim dhe fyerje të rëndë të dinjitetit të të burgosurve[69]. Duke e përshkruar sjelljen e policëve, aktakuza pohon se ata, midis të tjerash, kanë goditur (me çizme, shkopinj, llampa të dorës, me breza të sigurisë ose me armë të zjarrit) dhe i kanë shqelmuar personat e lidhur me pranga, të cilët nuk kanë pasur mundësi të mbrohen, i kanë dërguar në një mënyrë fyese me duart të lidhura fort me pranga plastike dhe me kokat panevojshëm të ulura në drejtim të tokës, si dhe i kanë fyer verbalisht të paraburgosurit mbi baza etnike. Ata, me sjelljen e këtillë, kanë mundur të shkaktojnë lëndime të rënda trupore ose seriozisht të cenojnë shëndetin e të paraburgosurve.

I akuzuari Konjuhi, Durmishi, Abdullahu me të njëjtën aktakuzë ngarkohen se kanë kryer vepër penale të keqtrajtimit gjatë kryerjes së shërbimit zyrtar ose autoritetit publik. Ata, këtë vepër e kanë kryer me rastin e transportimit të të paraburgosurve me automjetet e policisë nga Qendra e Paraburgimit deri te Gjykata Themelore për Kundërvajtje në Prishtinë, kanë kërkuar nga i paraburgosuri Branko Mihajlloviqi, i cili ka qenë i lidhur në pranga, që të këndoj këngë shqiptare dhe të thotë se jeton në Republikën e Pavarur të Kosovës. Me atë rast, ata e kanë goditur dhe e kanë shqelmuar

[66] Të bashkakuzuarit: Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Zahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kerqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi.

[67] Sipas informacioneve jozyrtare, pjesëtarët e njësisë së specializuar janë suspenduar nga kjo njësi. FDH Kosovë nuk ka informacione zyrtare nëse deri te suspendimi ka rezultuar në bazë të ndonjë procedure të brendshme disiplinore, e cila është zhvilluar në kuadër të policisë.

[68] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 198, paragrafët 1, 2, 3 në lidhje me paragrafin 31 të KPRK.

[69] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 187, paragrafët: 1, 2, 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 31 të KPPK.

Page 46: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

46

nëse ai nuk do ta bënte atë që ata e kërkonin prej tij. Abdullahu e ka futur plumbin në grykë të armës (Gloc 19 mm) në drejtim të gjunjëve të viktimës me qëllim që ta frikësoj. Konjuhi, nga arsye të njëjta, e ka drejtuar armën zyrtare nga koka e viktimës, duke e goditur dhe shqelmuar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I akuzuari Sadiku, Zahiti, Shabani dhe Hyseni ngarkohen se me rastin e transportimit të të paraburgosurve me automjetin zyrtar policor nga Qendra e Paraburgimit deri te Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë i kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe vrazhdë e kanë fyer dinjitetin e Ivan Petroviqit, Milladin Peroviqit, Dejan Simonoviqit dhe/ose Ivan Simiqit. Me atë rast, ata i kanë goditur dhe shqelmuar viktimat, si dhe i kanë futur plumbat në grykë të armës në drejtim të tyre, duke i detyruar që të dëgjojnë muzikë shqiptare dhe duke kërkuar që viktimat të deklarohen se jetojnë në Kosovën e pavarur. Me këtë ata kanë kryer vepër penale të keqtrajtimit gjatë kryerjes së shërbimit zyrtar ose autoritetit publik.

Të akuzuarit Visar Kerqeli, Zenel Salihu, Jeton Ramadani dhe Ilmi Rexhepi ngarkohen se në cilësi të pjesëtarëve të njësisë së cekur dhe gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, me rastin e transportit të të paraburgosurve nga Qendra e Paraburgimit deri në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë, kanë kryer të njëjtën vepër penale (të keqtrajtimit gjatë kryerjes së shërbimit zyrtar ose autoritetit publik) si edhe kolegët e tyre dhe se me këtë rast kanë keqtrajtuar dhe fyer dinjitetin e të paraburgosurit Marko Jakovljeviq, i cili ka qenë i lidhur.

I akuzuari Gani Konjuhi ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar ka kryer të njëjtën vepër penale, në atë mënyrë që fizikisht e ka keqtrajtuar, e ka goditur, shqelmuar, frikësuar dhe vrazhdë e ka fyer dinjitetin e Branko Millojeviqit, i cili ka qenë i lidhur me pranga derisa e kanë dërguar nga automjeti policor i parkuar para ndërtesës së Gjykatës Themelore për Kundërvajtje në Prishtinë deri te korridori në katin e parë të gjykatës.

I akuzuari Sabit Sadiku si person zyrtar ngarkohet se e ka kryer të njëjtën vepër penale, në atë mënyrë që e ka keqtrajtuar, goditur, shqelmuar, frikësuar dhe vrazhdë e ka fyer dinjitetin e Bojan Millojeviqit, i cili ka qenë i lidhur me pranga, duke insistuar që ta mbajë kokën të ulur derisa e kanë dërguar nga automjeti policor i parkuar para ndërtesës së Gjykatës Themelore për Kundërvajtje në Prishtinë deri te korridori në katin e parë të gjykatës.

Të akuzuarit Gani Konjuhi dhe Naim Durmishi, si persona të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës së tyre zyrtare, ngarkohen se e kanë kryer të njëjtën vepër penale me anë të keqtrajtimit, frikësimit dhe fyerjes së vrazhdë të dinjitetit të Darko Vlasaj. I dëmtuari gjatë asaj kohe ka qenë i lidhur në pranga. Dy (2) të akuzuarit, deri sa e kanë dërguar në toalet të Gjykatës Themelore për Kundërvajtje në Prishtinë, me atë rast e kanë shqelmuar Vlasajn në pjesën e ijëve, duke e kërcënuar dhe fyer në baza etnike.

Dëgjimi i parë në lidhje me aktakuzën kundër njëmbëdhjetë (11) të akuzuarve, i cili ka qenë i mbyllur për publikun, është mbajtur në datën 28 janar, kurse pastaj

Page 47: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

47

ka vazhduar me dëgjimet e mbyllura të mbajtura në datën 4 shkurt dhe 3 mars të vitit 2014. Këto dëgjime kanë qenë të mbyllura edhe për ekspertët publik.[70] Vlerësimi i aktakuzës ka vazhduar edhe gjatë ditës në vijim në lidhje me aktakuzën, të mbajtur në datën 8 prill të vitit 2014, kur publikut i është mundësuar të jetë i pranishëm. Gjatë seancës së hapur, ka pasur diskutim mbi bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e aktakuzës, bazueshmërinë e provave të paraqitura, kundërshtimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre, kërkesat për hedhjen e tyre dhe ndërprerjen e procedurës kundër të akuzuarve. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre janë udhëzuar që kundërshtimet dhe kërkesat e tyre t’ia dorëzojnë gjykatës në formën me shkrim. Procedura është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Pas seancave të kushtuara vlerësimit të aktakuzës dhe kundërshtimeve të të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktakuzës dhe provave, si dhe kërkesave për hedhjen e së njëjtës, kryetari i panelit shqyrtues në datën 14 prill të vitit 2014 e ka sjellë vendimin me të cilin kërkesat e të akuzuarve për hedhje të aktakuzës i ka refuzuar si të pabazuara. Vendimi përmban analizën e veçantë të kërkesave të secilit prej të akuzuarve dhe të mbrojtjes së tyre. Sipas gjetjeve të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë, që krijon mjaft baza që të vazhdohet me procedurën e mëtejme, sepse të gjitha standardet gjyqësore janë plotësuar për mbështetjen e dyshimit të bazuar në ekzistimin e veprës penale dhe bashkëkryerjen në te, përshkrimi i veprave penale është i kënaqshëm dhe i mbulon të gjitha elementet më themelore, gjë që përbënë mjaft baza për hapjen e shqyrtimit kryesor gjatë të cilit do të kundërvihen provat e prokurorisë, deklaratat e dëshmitarëve – të të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve me prova materiale.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve, Gjykata e Apelit me vendim të datës 3 qershor të vitit 2014 i ka refuzuar si të vonuara ankesat e dy (2) të akuzuarve, sepse ato gjykatës i janë dorëzuar pas skadimit të afatit për ankesën ndaj vendimit mbi aktakuzën. Është fjala për ankesat në emër të të akuzuarve Nexhat Shabani dhe Xhafer Hyseni. Me të njëjtin vendim, gjykata e shkallës së dytë ankesat e të akuzuarve të tjerë i ka refuzuar si të pabazuara. Gjykata e Apelit, sipas detyrës zyrtare e ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuptimin që aktakuzën e Prokurorisë Themelore e ka pranuar në pikëpamje të gjendjes faktike, por e ka ndryshuar në pikëpamje të kualifikimit të veprave penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen. Të akuzuarve në barrë iu janë vënë veprat penale si vepra penale të vazhduara të kryera sipas përshkrimeve të mëhershme.

Prokuroria themelore në datën 8 korrik të vitit 2014 gjykatës ia ka dorëzuar aktakuzën, e cila ka qenë e harmonizuar me rekomandimet nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Para panelit në përbërje të përzier të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me

[70] Vëzhguesve të FDH Kosovë nuk iu është mundësuar prania në seancat e gjykatës të mbyllura për publikun edhe përkundër kërkesës posaçërisht të arsyetuar, e cila me kohë i është dorëzuar kryetarit të panelit shqyrtues, i cili gjatë procedurës së vlerësimit të aktakuzës ka qenë në cilësi të gjyqtarit individual.

Page 48: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

48

të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vladimir Mikula,[71] në datën 8 korrik të vitit 2014 është hapur shqyrtimi kryesor në këtë lëndë. Pas leximit të aktakuzës, të akuzuarit janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor.

Paneli shqyrtues ka planifikuar që procedurën e provave ta hapte me dëgjimin e dëshmitarëve – të dëmtuarve. Të dëmtuarit, megjithëkëtë, kanë refuzuar të paraqiten në cilësi të dëshmitarëve dhe drejtpërdrejtë të dëshmojnë para panelit shqyrtues të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ka pasur propozime që seancat e Gjykatës Themelore, gjatë kohës së dëshmive të dëshmitarëve – të të dëmtuarve, t’i zhvendosin në hapësirat e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, gjë që të akuzuarit nuk e kanë pranuar. Pas kësaj është gjetur zgjidhja që të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarëve të dëgjohen me anë të video konferencës me Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga ndërtesa e gjykatës e vendosur në pjesën veriore të qytetit.

Paneli shqyrtues gjatë vitit 2014 ka mbajtur seanca gjatë gjashtëmbëdhjetë (16) ditëve të gjykimit. Në këtë periudhë, janë dëgjuar dy (2) dëshmitarë në cilësi të ekspertëve, gjashtë (6) dëshmitarë të prokurorisë dhe tre (3) të dëmtuar, të cilët kanë dëshmuar gjatë ditës së pestë (5) me radhë të seancave gjyqësore.

Gjatë shqyrtimit kryesor, të mbajtur gjatë vitit 2014, aktakuzën e kanë përfaqësuar prokurorët ndërkombëtarë Nataša Vicary, Danilo Ceccerelli dhe Joelle Black.

Vazhdimi i shqyrtimit kryesor është paralajmëruar për datën 15 janar të vitit 2015.

2.6. Rasti Oliver Ivanoviqi dhe të tjerët

Para trupit shqyrtues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin kryeson gjyqtarja ndërkombëtare Roxana Comsa[72], në datën 18 dhjetor të vitit 2014 është hapur shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Ivanoviqit dhe të tjerëve. Seanca e parë ka qenë e hapur për publikun, kurse përfaqësuesve të mediave elektronike iu është lejuar xhirimi vetëm në fillim të shqyrtimit kryesor dhe gjatë leximit të aktakuzës. Pas aktakuzës së lexuar, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar se e kanë kuptuar atë dhe se nuk janë fajtor. Palët në procedurë i kanë paraqitur fjalët e tyre hyrëse, në të cilat i kanë shprehur qëndrimet mbi aktakuzën nga këndi i prokurorisë, përkatësisht i mbrojtjes.

I akuzuari kryesor në këtë lëndë është politikani i njohur serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviqi. Aktakuza e ngarkon për vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile, i kryer me cenimin serioz të nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës

[71] Anëtarët e panelit shqyrtues: Gjyqtarja Anita Krasniqi - Prelaj dhe gjyqtari ndërkombëtar Piotr Bojarczuk.

[72] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët ndërkombëtar Vitor Pardal, Nino Manuel Ferreira de Modureira.

Page 49: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

49

të vitit 1949 dhe Protokollit Plotësues II. Sipas aktakuzës, Ivanoviqi këtë vepër e ka kryer në datën 14 prill të vitit 2014 rreth orës 12:00 në Mitrovicë, kur në cilësinë e liderit të njësive policore paramilitare serbe e ka nxitur një grup të forcave vartëse për të kryer krime të luftës kundër personave të cilët nuk kanë pasur rol aktiv në armiqësitë, përkatësisht e ka urdhëruar vrasjen e nëntë (9) shqiptarëve (Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Seferi (Fejzulahu), Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana, Shefki Kosumi). Në këtë grup janë vrarë katër (4): Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Seferi (Fejzulahu)[73].

Ivanoviqi pastaj ngarkohet se në natën e datës 3 shkurt të vitit 2000, në cilësi të liderit të grupit paramilitar të serbëve, të njohësi «Rojat e urës» dhe në bashkëkryerje me të bashkakuzuarin Dragoljb Delibashiqin, komandant në atë kohë i policisë në Mitrovicë (nën kontrollin e ish Ministrisë së Punëve të Brendshme të ish RF të Jugosllavisë), kurse në bazë të planit të mëhershëm të përbashkët, e ka filluar aksionin me qëllim që të detyrojë banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës që të lëshojnë shtëpitë e tyre dhe territorin e pjesës veriore të qytetit, duke mos ngurruar në këtë rast nga vrasjet ose shkaktimi i lëndimeve trupore të viktimave.

Të akuzuarit, në bashkëkryerje kanë ndikuar/urdhëruar vartësit e tyre që lokacionet e caktuara (në ndërtesat në rrugët Knjaz Milloshi, Lola Ribari, Tanasko Rajiq, Sutjeska, Kralj Petra), me dhunë t’i spastrojnë nga shqiptarët. Si rezultat i aksionit, disa prej tyre janë vrarë ose janë lënduar rëndë me mjete eksploduese, me armë të zjarrit ose me thika. Me atë rast janë vrarë: Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rrukeci dhe Nimon Sejdiu. Edhe trembëdhjetë (13) persona me këtë rast janë lënduar rëndë ose lehtë. Në këtë mënyrë, të akuzuarit kanë kryer vepra penale: vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë, shkaktim i lëndimeve të rënda ose të lehta trupore, të kryera nga shtytjet, motivet kombëtare/etnike[74].

I akuzuari Ivanoviq po ashtu ngarkohet se në cilësi të njëjtë dhe në bashkëkryerje me Nebojsha Vujaçiqin, Ilija Vujaçiqin dhe Aleksandër Llazoviqin, në natën e datës 3 shkurt të vitit 2000 nga të njëjtat motive të vrasjes, kanë hedhur mjete eksploduese në banesat e familjeve Ajeti dhe Xhaka. Me atë rast janë vrarë disa anëtarë të familjeve të tyre dhe janë lënduar rëndë ose jetët e tyre janë vënë në rrezik. Me këtë, sipas aktakuzës, ata kanë kryer vepra penale të vrasjes së rëndë, tentim vrasje e rëndë dhe shkaktim i lëndimeve të rënda trupore.

[73] E dënueshme sipas neneve 22 në lidhje me nenin 142 të LP të RFJ. Vepra penale është e paraparë dhe është e dënueshme me nenin 152, paragrafët 1 dhe 2 në lidhje me nenet 16 dhe 32 të KPRK.

[74] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 179, paragrafi 1.10 dhe 189, paragrafët 2.1 dhe 5 në lidhje me nenet 28 dhe 31 të KPRK, po ashtu të paraparë dhe të dënueshme në kohën e kryerjes së veprës penale në bazë të nenit 30, paragrafi 2 dhe 38, paragrafi 2 LP të KSAK në lidhje me nenet 19 dhe 22 të LP RSFJ.

Page 50: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

50

Rrjedha e procedurës së deritashme penale

Hetimet penale në këtë lëndë kanë filluar në datën 21 shkurt të vitit 2013 me vendim të prokurorit special dhe ato kanë qenë të drejtuara kundër të akuzuarve Oliver Ivanoviqit dhe Dragoljub Delibashiqit në drejtim të dy veprave penale të nxitjes në kryerjen e veprës penale të vrasjes të personit tjetër nga motive nacionale, nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë të personit tjetër nga motive kombëtare/etnike.

Me vendim të prokurorit special të datës 1 tetor të vitit 2013 kundër të akuzuarit Ivanoviq janë zgjeruar hetimet edhe për vepër penale të krimit të luftës. Në datën 10 mars të vitit 2014 hetimet janë zgjeruar edhe kundër Nebojsha Vujaçiqit, Ilija Vujaçiqit dhe Aleksandër Llazoviqit në drejtim të veprave penale të nxitjes në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë nga motive kombëtare/etnike, nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë në formë të privimit nga jeta të personit tjetër nga motive kombëtare/etnike, që ka rezultuar deri te lëndimet e rënda trupore.

I akuzuari Ivanoviq është burgosur në datën 27 janar të vitit 2014. Paraburgimi nga gjyqtari i procedurës paraprake i është caktuar në datën 28 janar. Kjo masë i është vazhduar rregullisht Ivanoviqit, së pari në një muaj e pastaj në dy muaj. Ai, në fund të periudhës së raportimit ende është gjendur në paraburgim. Masën e paraburgimit Ivanoviqi në fillim e ka mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Menjëherë pas paraburgimit, i dyshuari dhe familja e tij për arsye të sigurisë kanë filluar të insistojnë që Ivanoviqin ta transferojnë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Pas vendimit mbi vazhdimin e paraburgimit në edhe dy muaj, derisa Ivanoviqi është ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ai e ka filluar grevën e urisë. Pas grevës shtatë ditore, Gjykata e Apelit në datën 10 mars të vitit 2014 e ka sjellë vendimin mbi transferin e tij në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

I akuzuari Delibashiq është burgosur në datën 4 shkurt të vitit 2014 dhe ende gjendet në paraburgim. I akuzuari Nebojsha Vujaçiq është burgosur në datën 15 prill të vitit 2014 dhe në paraburgim është ndodhur deri në datën 25 qershor, kur i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Masa e re e paraburgimit i është shqiptuar në datën 19 gusht të vitit 2014. I dyshuari Aleksandar Llazoviq është burgosur në datën 19 gusht të vitit 2014 dhe ende ndodhet në paraburgim. Të akuzuarit Ilija Vujaçiq i janë shqiptuar masa e ndalimit të afrimit të vendeve dhe të personave të caktuar dhe paraqitja në stacionin policor.

Prokurori kundër të akuzuarve e ka ngritur aktakuzën në datën 11 gusht të vitit 2014. Me vendim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të së njëjtës datë dhe në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi mandatin e Misionit për Sundimin e Ligjit të Bashkimit Evropian[75], një gjyqtar i EULEX-it është emëruar

[75] Me ligjin nr. 04/L-273 të datës 24 prill të vitit 2014, i cili është shpallur me dekretin e Presi-dentes së Kosovës nr.DL-023-2014 të datës 07 maj të vitit 2014, ka ndryshuar mandati i Misionit të EULEX-it. Në bazë të ndryshimeve, midis shefit të Misionit të EULEX-it dhe Këshillit Gjyqësor

Page 51: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

51

për të udhëhequr me panelin shqyrtues. Në datën 26 gusht të vitit 2014 në këtë lëndë është mbajtur dëgjimi i parë në lidhje me aktakuzën, në lidhje me të cilën të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Prokurori, në datën 30 shtator të vitit 2014, gjykatës dhe palëve ua ka dorëzuar provat e reja. Seanca e dytë e paraparë me ligj nuk është mbajtur për arsye se palët janë lajmëruar nga gjykata se në afat prej një muaji nga mbajtja e seancës së dëgjimit të parë mund të paraqesin kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesat e tyre për hedhjen e aktakuzës. Të akuzuarit dhe mbrojtja e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, derisa prokurori, pas kësaj, është përgjigjur në kundërshtimet dhe në kërkesat e të akuzuarve.

Me vendim të kryetarit të panelit të datës 31 tetor të vitit 2014, kundërshtimet e të akuzuarve ndaj provave të prokurorisë janë refuzuar si të pabazuara. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe me kërkesat e mbrojtjes për hedhjen e aktakuzës. Me këtë rast, kryetari i panelit shqyrtues ka kumtuar se nuk ka gjetur kurrfarë shkelje të rregullave mbi provat, të cilat do t’i bënin ato të papranueshme. Sipas tij, mospajtimet e caktuara në deklarata, vetvetiu, nuk i bëjnë provat të pabesueshme, të pamundshme ose të paimagjinueshme. Prania e mospërputhjeve në deklaratat e ndryshme nuk ndikon në mënyrë automatike në besueshmërinë e dëshmitarëve, sepse ato duhet të hulumtohen në mënyrë të vëmendshme, kur edhe përcaktohet se çfarë peshe duhet dhënë provave, të cilat i ka paraqitur dëshmitari. Në fund, kryetari i panelit ka thënë se të gjitha provat në shkresat e lëndës konsiderohen të pranueshme dhe se aktakuza i plotëson të gjitha kushtet e domosdoshme.

Të akuzuarit nuk janë ankuar ndaj vendimit të kryetarit të panelit shqyrtues mbi kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesave për hedhjen e aktakuzës dhe, së këndejmi, ajo është bërë e plotfuqishme pas kalimit të afatit të ankesës.

Në emër të Prokurorisë Speciale, aktakuzën e përfaqëson prokurori ndërkombëtar Cezary Michalczuk.

Vazhdimi i shqyrtimit kryesor është paralajmëruat për datën 21 janar të vitit 2015.

2. 7. Rasti Radovan Radiqi dhe të tjerët

Para panelit shqyrtues ndërkombëtar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin kryeson gjyqtari Paulo Texeira[76], në datën 15 dhjetor të vitit 2014 është hapur

të Kosovës është nënshkruar në datën 18 qershor të vitit 2014 marrëveshja, me të cilën është precizuar bashkëpunimi i tyre i mëtejmë. Sipas marrëveshjes, lëndët në të cilat kanë qenë të angazhuar gjyqtarët e EULEX-it, do të vazhdojë deri te përfundimi i procedurës në atë fazë. Në lëndët e reja, mbi angazhimin e gjyqtarëve të EULEX-it do të vendoset për secilin rast në mënyrë të veçantë nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Sipas ligjit, për gjyqtarët, të cilët angazhohen në Mitrovicë, deri në funksionalizimin e gjykatës së atjeshme, do të vendos kryetari i asaj gjykate.

[76] Anëtarët e panelit gjyqësor, gjyqtarët ndërkombëtar: Franceska Fisher dhe Nino Modureira.

Page 52: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

52

shqyrtimi kryesor Prokurori kundër Radovan Radiqit dhe të tjerëve, në lidhje me aktakuzën e zyrës së Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë, PP.nr. 103/2011 (GjPP.nr. 61/2011 të datës 7 maj të vitit 2014.)[77].

Me aktakuzën e cekur, të akuzuarit Radovan Radiqi dhe Millovan Vlashkoviqi ngarkohen se në bashkëkryerje me Radomir Bozhoviqin, Dushan Jovanoviqin dhe Radomir Kasaloviqin (të cilët në kohën e ngritjes së aktakuzës janë gjendur në arrati), në datën 26 korrik të vitit 2011, rreth orës 13:30, kanë marrë pjesë në sulmin me armë të zjarrit në konvojin e automobilave të Policisë së Kosovës, i cili është përbërë prej 10 deri në 12 automjete policore dhe në krye të të cilit janë gjendur automjetet e blinduara. Sulmi ka ndodhur në afërsi të fshatit Çabër, deri sa konvoji me pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës «ROSU» ka qenë duke lëvizur në rrugën midis Mitrovicës dhe Zubin Potokut, në aksionin e marrjes në kontroll të kalimit kufitar 31. Barrikadën e parë, në të cilën ka hasur dhe e cila është përbërë nga gurët dhe rëra, e ka tejkaluar me shfrytëzimin e rrugës alternative, pas së cilës prapë është kthyer në rrugën kryesore, e cila çon drejt kalimit 31. Pas 10 minutash, në pjesën e rrugës midis fshatit Varagë dhe Zupç, konvoji prapë ka hasur në pengesë. Këtë herë kjo ka qenë barrikada prej pesë automjeteve, të cilat e kishin bllokuar rrugën, vozitësit dhe udhëtarët e të cilave gjendeshin pranë rrugës, duke i provokuar pjesëtarët e policisë në mënyra të ndryshme. Që të vazhdonin rrugën, disa pjesëtarë të konvojit policor i kanë lëshuar automjetet zyrtare me qëllim të arritjes eventuale të marrëveshjes me personat të cilit e kishin ngritur barrikadën. Pas mossuksesit në arritjen e marrëveshjes, udhëheqësi i konvojit e ka dhënë urdhrin që automjetet e udhëtimit të shtyhen nga rruga. Në atë moment, prej 8 (tetë) deri në 10 (dhjetë) persona, të cilët qëndronin pranë barrikadës, kanë ikur në pyllin në afërsi pranë rrugës, prej nga kanë hapur zjarr në automjetet e policisë. Me atë rast, një pjesëtar i policisë, Enver Zymberi, i cili ka qenë në vendin e vozitësit të automjetit të dytë në konvoj, është plagosur rëndë. Zjarri nga armët në automjetet e policisë nga drejtime të ndryshme ka zgjatur rreth gjysmë ore. Pjesëtarët e policisë i janë përgjigjur zjarrit në mënyrë që të mbrohen dhe që të tërhiqnin trupin e plagosur të policit. Këmbimi i zjarrit ka zgjatur krejt deri kur konvoji i policisë nuk është tërhequr prapa në drejtim të Mitrovicës. Polici i lënduar ka vdekur nga plagët në të njëjtën ditë.

Para hapjes së shqyrtimit kryesor në lidhje me aktakuzën e datës 7 maj të vitit 2014, është mbajtur seanca e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën, pas së cilës, sipas njoftimeve jozyrtare, të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre, i kanë drejtuar kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe provave, në të cilat ajo është mbështetur.[78]

[77] FDH Kosovë nuk ka pasur shikim në vendimin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë në këtë rast.

[78] FDH Kosovë nuk ka pasur njohuri mbi mbajtjen e seancës së cekur, si dhe as për vendimet eventuale të gjykatës ndaj kundërshtimeve dhe kërkesave të të akuzuarve në lidhje me provat dhe me aktakuzën. Gjykata në fillim të vitit 2015 e ka refuzuar kërkesën e FDH Kosovë që t’i mundësohet qasja në dokumentacionin zyrtar në këtë lëndë.

Page 53: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

53

Gjatë seancës së parë para panelit shqyrtues, të mbajtur në datën 15 dhjetor të vitit 2014 kryesisht është diskutuar për dokumentacionin të cilin prokuroria nuk ua ka dorëzuar me kohë palëve në procedurë në gjuhën amtare, përkatësisht të autorizuarit të plotfuqishëm të familjes së të vrarit, propozimin e prokurorit mbi bashkimin e kësaj lënde me rastin në të cilin ende zhvillohen hetimet në lidhje me të dyshuarit e caktuar[79] për të cilët prokuroria pohon se kanë marrë pjesë në sulmin në konvojin policor në ditën kritike. Në lëndë, për të cilën prokurori ka propozuar që të bashkohet në këtë procedurë, ende nuk ka qenë i kryer verifikimi i aktakuzës. Pritet se vendimi mbi pranimin ose refuzimin e propozimit mbi bashkimin e procedurës do të merret në seancën në vijim të gjykatës, e cila është caktuar për datën 19 janar të vitit 2014, me kusht që në te të jetë e përfunduar procedura e verifikimit të aktakuzës në lidhje me të akuzuarit.

Aktakuzën e ka përfaqësuar prokurorja ndërkombëtare Neeta Amin.

Seanca e ardhshme është caktuar për datën 19 janar të vitit 2015 para të njëjtës gjykatë.

[79] Gjatë muajit dhjetor të vitit 2014, sipas njohurive jozyrtare, Prokuroria e EULEX-it nga Mi-trovicë, në lidhje me rastin e vrasjes së policit Zyberaj, e ka ngritur aktakuzën edhe kundër dy të akuzuarve. FDH Kosovë deri në fund të periudhës raportuese nuk ia ka dalë që ta siguroj aktakuzën, por vëzhguesit e tij e kanë përcjellë dëgjimin e parë për te.

Page 54: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

54

3. Rigjykimet

3.1. Rasti i Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, me trupin gjykues në përbërje të përzier e me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vladimir Mikula[80], pas rigjykimit, i cili ka zgjatur një vit, në datën 6 nëntor të vitit 2014 e ka shpallur aktgjykimin në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve (në publik i njohur si rasti Novobërda). Me aktgjykim, të akuzuarit, vëllezërit Sllobodan dhe Sreqko Mar-tinoviq, si dhe Svetllana Stojanoviq,[81] prapë janë liruar nga të gjitha akuzat për kryerje të veprës penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.[82]

Rrjedha e procedurës penale

Hetimet në lëndën Novobërda janë iniciuar me deklaratën e të dëmtuarit Selatin Beqiri. Deklaratën e parë mbi paraburgimin e të dëmtuarit Haqif Demolli si dhe mbi keqtrajtimin e tij nga ana pjesëtarëve ushtarak ose paramilitar, personave të uniformuar në muajin prill të vitit 1999, ai ia ka dhënë policisë së UNMIK-ut në vitin 2000. Me rastin e tregimit të tij mbi keqtrajtimet e përjetuara, janë zhvilluar disa veprime hetimore gjatë vitit 2008 dhe 2009.

Me vendim të prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Publike të Qarkut në Pr-ishtinë të datës 16 shtator të vitit 2009, është iniciuar hetimi zyrtar me rastin e deklaratave të Beqirit. Ato janë drejtuar kundër të dyshuarve Sllobodan Marti-noviqit, Sreçko Martinoviqit, Svetllana Stojanoviqit, Dragan Trajkoviqit dhe Srgjan Filiqit. Në to është cekur se ekziston dyshimi i bazuar mbi pjesëmarrjen e tyre në paraburgimin, keqtrajtimin fizik dhe rrahjen e të dëmtuarve Beqiri dhe Demolli, si dhe për ekzistimin e veprës penale të krimit të luftës kundër popullatës civile[83]. Me vendimin e prokurorit të datës 14 janar të vitit 2010, hetimet janë zgjeruar edhe në

[80] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Jorge Ribeiro, gjyqtarja vendore Hava Haliti.

[81] Sipas evidencave të FDH Kosovë, Svetllana Stojanoviq është e vetmja femër, e cila në Kosovë që nga lufta e këndej është e akuzuar për krim të luftës.

[82] E paraparë dhe e dënueshme me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së, i cili është në zbatim në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999. Sipas aktakuzës, vepra penale është e dënueshme sipas neneve 23 dhe 120, paragrafi 2 i LPK, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës dhe në zbatim deri në datën 31 dhjetor të vitit 2012, si dhe për sh-kak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, neneve 1 dhe 17 të Protokollit të Dytë Shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977 si dhe të gjitha normave juridike valide, që kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

[83] Të dyshuarit, vëllezërit Martinoviq dhe e dyshuara Stojanoviq në atë periudhë një kohë të caktuar e kanë kaluar në paraburgim (nga data 23 shtator deri në datën 16 dhjetor të vitit 2009), i cili më vonë është zëvendësuar me masën e paraqitjes obligative në stacionin policor dy herë në muaj.

Page 55: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

55

të dyshuarit: Vlladimir Trajkoviqin, Nenad Trajkoviqin, Sreten Trajkoviqin, Novica Pavloviqin, Sinisha Filiqin dhe Ivan Periqit.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria Speciale në datën 20 nëntor të vitit 2010 e ka ngritur aktakuzën kundër tre të dyshuarve: vëllezërve Sllobodan dhe Sreqko Martinoviqit, si dhe Svetllana Stojanoviqit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer krim të luftës kundër popullatës civile dhe shkeljes së normave ndërkombëtare në kohën e kryerjes së krimit. Aktakuzën e ka ngritur prokurori special nga përbërja e prokurorëve vendor të PSRK[84].

Hetimet kundër të dyshuarve Dragan Trajkoviqit, Srgjan Filiqit, si dhe personave kundër të cilëve më vonë janë zgjeruar hetimet me vendim të veçantë, ka qenë ndërprerë për arsye se ndaj tyre nuk kanë pasur qasje organet e ndjekjes në Kosovë.

Me aktakuzë, vëllezërve Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq iu është vënë në barrë se në cilësinë e pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe paramilitare si dhe në bash-këpunimin e tyre reciprok me pjesëtarët e tjerë të forcave ushtarake dhe paramili-tare (Sinisha Filiq, Ivan Periq, Dragan Trajkoviq, Sreten Trajkoviq, Srgjan Trajkoviq dhe Novica Pavloviq) janë sjellë në mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve Selatin Beqirit dhe Haqif Demollit, duke i mbajtur të mbyllur në kushte çnjerëzore dhe pa ushqim, pa ujë dhe pa mbrojtje mjekësore; si edhe se në cilësi të njëjtë dhe me pjesëtarë të forcave ushtarake dhe paramilitare, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe Dragan Trajkoviqi, Sreten Trajkoviqi, Srgjan Trajkoviqi dhe Novica Pavloviqi, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e këtyre dy civilëve, të cilët nuk kanë marrë pjesë në armiqësitë e luftës, duke i rrahur disa herë, në periudhën prej datës 17 deri në datën 22 prill të vitit 1999.

Me të njëjtën aktakuzë, e akuzuara Svetllana Stojanoviq ngarkohet se ka kryer krim të luftës kundër popullatës civile, pasi që në cilësinë e pjesëtares së forcave policore ose paramilitare dhe në bashkëpunim reciprok me pjesëtarë të forcave të tjera serbe ushtarake dhe paramilitare, në datën 21 prill të vitit 1999 ose rreth kësaj date e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e Selatin Beqirit dhe të Haqif Demollit, duke i rrahur rëndë me grushte dhe me shqelma derisa ata kanë qenë të lidhur si edhe se e ka goditur të dëmtuarin Demolli me një copë druri në kokë.

Pas tri seancave, gjatë të cilave janë shqyrtuar ligjshmëria, bazueshmëria, valid-iteti dhe pranueshmëria e aktakuzës, gjyqtari për konfirmim të aktakuzës, me ven-dimin e datës 31 mars të vitit 2011 e ka konfirmuar aktakuzën si të pandryshuar.

Shqyrtimi kryesor lidhur me aktakuzën e konfirmuar kundër tre (3) të akuzuarve është hapur para panelit shqyrtues në datën 7 qershor të vitit 2011, i ka pasur tetë (8) ditë të gjykimit, gjatë të cilave, krahas dy të dëmtuarve, janë dëgjuar edhe pesë

[84] Aktakuza e datës 20.11.2010 ka qenë aktakuza e parë lidhur me akuza për krime të luftës, e cila ka qenë e ngritur dhe e cila gjatë shqyrtimeve kryesore të shkallës së parë ka qenë e për-faqësuar nga prokurori vendor i PSRK.

Page 56: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

56

(5) dëshmitarë, janë lexuar deklaratat e gjashtë (6) dëshmitarëve dëgjuar në fazat e mëhershme të procedurës si dhe janë paraqitur edhe prova të tjera materiale. Aktgjykimi i parë i shkallës së parë është shpallur në datën 22 korrik të vitit 2011 në mungesë të të akuzuarve dhe në prani të mbrojtësve të tyre dhe të prokurorit. Me te, të akuzuarit janë liruar nga të gjitha akuzat, të cilat ua ka vënë në barrë aktakuza.

Gjykata e shkallës së parë i ka pranuar si të pakundërshtueshme faktet se të dëmtuarit Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli në periudhën prej datës 17 deri në datën 23 prill të vitit 1999 kanë qenë në mënyrë të kundërligjshme të burgosur nga forcat e armatosura serbe; se janë mbajtur pesë (5) ditë në kushte çnjerëzore; si edhe se disa herë gjatë paraburgimit kanë përjetuar rrahje të rënda dhe keqtrajtime intensive fizike. Sipas gjetjeve të gjykatës, dëshmia e të dëmtuarit Selatin Beqiri, i cili ka qenë i vetmi dëshmitar i cili i ka identifikuar të akuzuarit si torturues, nuk jep bazë të mjaftueshme për fajësinë e të akuzuarve. Duke konstatuar disa mospërputhje të caktuara në deklaratat e tij, gjykata këtë e ka marrë si provë të mjaftueshme që të akuzuarit t’i lirojë nga të gjitha akuzat.

Në aktgjykimin lirues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 22 korrik të vitit 2011 është ankuar Prokurori Special. I akuzuari dhe mbrojtja e tij në përgjigjet e tyre në këtë ankesë i kanë kundërshtuar pretendimet e Prokurorit Special.

Me vendim të datës 25 korrik të vitit 2013, Gjykata e Apelit e ka miratuar ankesën e prokurorit, e ka hedhur aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe rastin e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Me anë të seancës përgatitore të mbajtur në datën 4 nëntor të vitit 2013, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hapur shqyrtimin kryesor në seancën e përsëritur në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve. Paneli shqyrtues është takuar në 18 ditë të gjykimit. Krahas të dëmtuarve, janë dëgjuar edhe 15 dëshmitarë, të cilët kanë qenë të ftuar nga gjykata sipas detyrës zyrtare (shtatë) ose të mbrojtjes (tetë), si dhe ekipi i ekspertëve, i cili është angazhuar për vëzhgim të të dëmtuarit Beqiri. Janë lexuar edhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar në fazat e mëhershme të procedurës dhe të akuzuarit i kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës, dhe pas kësaj palët në procedurë i kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare.

Me aktgjykimin e shpallur në datën 6 nëntor të vitit 2014, gjykata ka gjetur: se policia dhe prokuroria në këtë lëndë nuk e kanë kryer në mënyrën e duhur punën e tyre në kohën kur ka qenë e domosdoshme që hetimet të kryhen në mënyrë adekuate dhe që të sigurohen provat; se gjykata edhe pas shqyrtimit të mbajtur në gjykimin e përsëritur të shkallës së parë gjendet në të njëjtën situatë në të cilën ka qenë edhe më herët kur është shpallur aktgjykimi i parë i shkallës së parë; se edhe krahas dëgjimit të dëshmitarëve të ri dhe angazhimit të ekipit të ekspertëve, gjykata nuk ka qenë në gjendje për të siguruar provat, të cilat do të ishin në mbështetje të deklaratave të të dëmtuarit Selatin Beqiri; si edhe se gjykata në vitin 2014 nuk është në gjendje ta kryej punën e saj, të cilën është

Page 57: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

57

dashur ta kryenin policia dhe prokuroria qysh në vitin 2000. Në arsyetimin e shkurtë të paraqitur pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i panelit shqyrtues në gjykimin e përsëritur ka theksuar se gjykata edhe pas shqyrtimit të përsëritur nuk ka gjetur prova që dikë ta dënojë në këtë rast, si edhe se nuk mundet që dikë ta shpall fajtor në bazë të deklaratës së një dëshmitari, e cila, përndryshe, përbënë mospërputhshmëri, inkonsekuenca dhe zbrazëti, deri te të cilat sipas të gjitha gjasave ka rezultuar për shkak të kalimit të kohës nga ngjarja për të cilën i dëmtuari flet. Gjykata ka vlerësuar se i dëmtuari Beqiri ka përjetuar traumë gjatë kohës së konfliktit të armatosur dhe se gjykata, pa marrë parasysh faktin se ai është person i besueshëm, në aktgjykim nuk mund të mbështetet vetëm në memorien njerëzore, „e cila nuk është e besueshme“. Sipas pikëpamjes së gjykatës, askush nuk mund të dënohet si dhe as aktgjykimi nuk mund të bazohet vetëm në bazë të një deklarate. Duke vepruar sipas rekomandimeve të Gjykatës së Apelit që gjykata e shkallës së parë në procedurën e përsëritur të merret më thellë me bazueshmërinë e deklaratave të të dëmtuarit Beqiri, gjykata gjatë procedurës së përsëritur të shkallës së parë i ka dëgjuar dëshmitarët e ri, e ka angazhuar ekipin e ekspertëve, por situata e provave ka mbetur e njëjta, sepse, për shembull, ekspertët pas ekspertizës së kryer kanë gjetur atë për të cilën gjykata ka qenë në dijeni edhe më herët.

Si të pakontestueshme, gjykata, në fund, i ka vërtetuar vetëm faktet se vëllezërit Martinoviq gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë qenë pjesëtarë të formacionit rezervë të Ushtrisë së Jugosllavisë si edhe se të dëmtuarit Beqiri dhe Demolli kanë qenë të keqtrajtuar dhe se i janë nënshtruar rrahjes vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Gjykata, në fund të procedurës, me rastin e publikimit të aktgjykimit, e ka shprehur keqardhjen për të dëmtuarit, duke e cituar thënien se “më mirë është që një kriminel të mbetet në liri se sa që një i pafajshëm të futet në burg.”

Të dëmtuarit, me qëllim të realizimit të së drejtës pronësore, janë udhëzuar për padi civile. Palëve në procedurë iu është tërhequr vërejtja se janë të obliguara për të paralajmëruar lidhur me ankesat e tyre eventuale në afat prej 8 (tetë) ditësh nga dita e shpalljes së aktgjykimit dhe që të njëjtat t’i dorëzojnë në një afat prej 15 ditësh nga data e pranimit të aktgjykimit me shkrim[85].

Shqyrtimin kryesor të gjykimit të përsëritur e kanë përcjellë disa specifika të veçanta. Kështu, mbrojtësi i të akuzuarit të dytë, Sreqko Martinoviqit, avokati Dejan Vasiq, ka qenë i pranishëm në seancën e gjykatës të mbajtur në datën 29 prill të vitit 2014 në përcjellje të dy policëve, të cilët, madje, gjatë disa pjesëve të caktuara të shqyrtimit kryesor kanë qëndruar në sallën e gjykimit. Avokati Vasiq në periudhën e cekur, me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është gjendur në arrest shtëpiak, për shkak të dyshimit të bazuar se ka

[85] FDH Kosovë deri në fund të periudhës së raportimit nuk ia ka dalë të sigurojë aktgjykimin e arsyetuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Nga këto arsye, mbetet pranë gjetjeve të veta të shprehura në analizën e rastit të publikuar pas shpalljes së aktgjykimit të datës 6 nëntor të vitit 2014, e cila është pjesë përbërëse e këtij raporti.

Page 58: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

58

marrë pjesë në ndikimin në dëshmitarët në një rast penal, i cili zhvillohet para Gjykatës Themelore në Mitrovicë[86].

Po ashtu, gjatë rrjedhës së procedurës, posaçërisht kur është fjala mbi seancat e gjykatës gjatë pjesës së parë të vitit 2014, ka pasur vonesa në hapjen e vazhdimit të shqyrtimit kryesor për shkak të vonesave të anëtarëve të caktuar të panelit ose të palëve në procedurë. Disa anëtarë të veçantë të trupit gjykues nuk kanë shfaqur interesim të madh për këtë rast, që ka qenë objekt i shqyrtimit.

Dhe në fund, gjatë pothuajse gjithë kohës së shqyrtimit kryesor, i cili ka zgjatur rreth një vit, mediat e shkruara dhe ato elektronike kosovare nuk kanë treguar interesim të madh për këtë rast. Në mediat kosovare nuk ka pasur lajme as edhe për shpalljen e aktgjykimit. Ky lajm ka munguar edhe në portalin e EULEX-it, gjë që disa gazetarëve, kur janë pyetur në lidhje me këtë, iu ka shërbyer përfundimi se „aktgjykimi lirues në gjykimet për krime të luftës në Kosovë tashmë nuk është lajm.»

[86] FDH Kosovë nuk ka qasje ndaj dokumentacionit gjyqësor të lidhur me këtë lëndë si dhe as vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake mbi rrethanat, në të cilat avokatit Vasiq i është mundësuar që si avokat të marrë pjesë në rastet tjera si dhe që të përfaqësojë interesat e të akuzuarve para një gjykate derisa ndaj tij zbatohen masat e një gjykate tjetër.

Page 59: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

59

4. Procedura ankimore

4.1. Rasti Nazim Bllaca (Bllaca 3)

Paneli ankimor në përbërje të përzier i Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Annemarie Meister[87], në datën 20 mars të vitit 2014, e ka sjellë aktgjykimin, me të cilën në lëndën Prokurori kundër Nazim Bllacës (në publik e njohur edhe si Bllaca 3), e ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës Themelor në Prishtinë (PKR. nr. 275/13 të datës 19 korrik të vitit 2013), me të cilin i akuzuari Bllaca është shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë[88] të Ibush Kllokoqit në verën e vitit 1999. Gjykata, në këtë mënyrë, e ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Bllaca si të pabazuar.

Mbrojtësi i të akuzuarit, me anë të ankesës e ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në pikëpamje të vendimit mbi sanksionin penal të shqiptuar, duke iu referuar nenit 387 të LPPK[89], duke ia propozuar gjykatës së shkallës së dytë shqiptimin e një dënimi më të butë për klientin e tij. Në ankesë është theksuar se mbrojtja dhe i akuzuari qëndrojnë pranë kërkesave të veta, të cilat i kanë potencuar gjatë procedurës para panelit shqyrtues, me fjalët përfundimtare dhe me kërkesën e dorëzuar gjykatës në lidhje me sigurimin e mbrojtjes për të akuzuarin. Po ashtu është kërkuar që të akuzuarit në dënimin e shqiptuar t’i llogaritet edhe koha gjatë të cilës i është siguruar mbrojtja nga afërsia dhe të cilën i akuzuari e ka kaluar de facto në arrest shtëpiak. Prokuroria e Apelit, në mendimin e saj të parashtruar në gjykatën e shkallës së dytë e ka propozuar refuzimin e ankesës së të akuzuarit si të pabazuar, duke potencuar se ankesa është e kufizuar me nenin 365 LPP, i cili parasheh se në dënimin e shqiptuar mund të llogaritet vetëm koha të cilën personi i privuar nga liria e ka kaluar në paraburgim ose në arrest shtëpiak, në lidhje me veprën penale për të cilën është shpallur fajtor. Sipas provave, të cilat janë deponuar me anë të kërkesës, i akuzuari Nazim Bllaca ka qenë nën masa të mbrojtjes nga afërsia për shkak të statusit të tij si dëshmitar bashkëpunues në procedurat penale të njohura si Bllaca 1 dhe Bllaca 2.

Pas analizës së parashtresave të palëve, Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin në të cilin ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të hollësishme e ka analizuar ligjin, i cili është më i favorshëm për kryerësin si dhe, në pajtim me këtë, Bllacës ia ka shqiptuar dënimin me burgosje, që ndodhet nën minimumin ligjor. Gjykata

[87] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Bertil Ahnborg dhe gjyqtari Driton Muharemi.

[88] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 30, paragrafët 1 dhe 2 të LP KSAK në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ, po ashtu e dënueshme me nenin 179, paragrafi 1, pika 1.4 në lidhje me nenin 31 të KPRK.

[89] Me të cilin hollësisht janë saktësuar rrethanat, në të cilat rastet dhe brenda të cilave rrethana janë shqiptuar dënimet, përkatësisht sanksionet që mund të kontestohen.

Page 60: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

60

ka konstatuar se janë analizuar rrethanat vështirësuese dhe lehtësuese, faktin se i akuzuari Bllaca e ka pranuar veprën, se si dëshmitar bashkëpunues ka qenë nën masa të mbrojtjes, se i ka kontribuuar ndriçimit të krimeve të caktuara, duke dëshmuar kundër kryerësve të tyre ose bashkë-autorëve. Duke e pasur në mendje faktin se Bllaca ka qenë përgjegjës për një vepër të rëndë penale, gjykata vëmendje të veçantë i ka kushtuar faktit se nga momenti i pranimit të fajit, i akuzuari, vetveten dhe familjen e tij i ka sjellë në pozitë që në mënyrë të vazhdueshme t’i shtrohen kërcënimeve, të cilat mund të zgjasin tepër shumë, ndoshta edhe deri në fund të jetës së tij, për çka edhe i është caktuar masa shumëvjeçare e mbrojtjes nga afër, me çka në mënyrë drastike i është kufizuar liria e lëvizjes.

Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj po ashtu ka cekur se nuk dyshon se gjatë kohës, të cilën Bllaca e ka kaluar nën masat e mbrojtjes nga afërsia, ai nuk ka mundur për të lëvizur lirisht dhe se de facto ka qenë në arrest shtëpiak. Megjithëkëtë, gjykata nuk ka gjetur bazë ligjore që të akuzuarit në dënimin e shqiptuar t’i llogaritet periudha kohore gjatë të cilës ai është gjendur nën masat e cekura të mbrojtjes si dëshmitar bashkëpunues. Koha e cekur, me anë të aktgjykimeve të Gjykatës Themelore dhe të Apelit, të akuzuarit Bllaca i është marrë si rrethanë lehtësuese me rastin e shqiptimit të dënimit me burgosje për vepër penale, për të cilën është shpallur fajtor, krahas vërejtjes se dënimi i shqiptuar Bllacës është i arsyetuar dhe proporcional.

Rrjedha e procedurës penale

Procedura penale kundër të akuzuarit Nazim Bllaca është iniciuar me vendim të prokurorit të PSRK të datës 30 nëntor të vitit 2009, kurse pas deklaratave të tij në media, në të cilat ka folur jo vetëm për vrasjen e Ibush Kllokoqit, edhe për vrasjet e tjera politikisht të motivuara, të cilat kanë ndodhur në verën i vitit 1999[90].

Me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 1 dhjetor të vitit 2009, Bllacës i është caktuar arresti shtëpiak, në të cilin ai ka kaluar një vit[91]. Pas skadimit të afatit maksimal të paraparë për arrestin shtëpiak, Bllaca, deri në ditën e shpalljes së aktgjykimit, në lëndën në të cilën është shpallur fajtor (Bllaca 3), për arsye të sigurisë, është gjendur nën masat e mbrojtjes nga afër, përkatësisht de facto në arrest shtëpiak[92].

Në bazë të deklaratave dhe dëshmive të Bllacës, deri tash janë ngritur tri aktakuza dhe, rrjedhimisht me këtë, njëri pas tjetrit janë organizuar gjykimet. Lënda e parë, që është formuar në bazë të deklaratave dhe dëshmive të Bllacës, ka të bëjë me Fahredin Gashin dhe Hysri Ramën, (Bllaca 1). Në fund të gjykimit në këtë lëndë,

[90] Hollësisht në raportet vjetore të FDH Kosovë të viteve 2011, 2012, 2013 si dhe në komu-nikatat e FDH Kosovë: http://www.hlc-kosovo.org

[91] Neni 278, paragrafi 2, pika 8 dhe neni 285. LPPPK.

[92] Shtëpia e të akuzuarit Nazim Bllaca në fshatin Ribar i Madh, komuna e Lipjanit, gjendet nën mbrojtjen permanente të policisë së EULEX-t.

Page 61: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

61

i akuzuari Gashi me aktgjykim të plotfuqishëm është dënuar me dënimin me burgosje për vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile[93]. Ai, për këtë vepër është dënuar për shkak të vrasjes së aktivistit lokal të LDK-së Sali Gashit nga fshati Varigoc, komuna e Lipjanit.

Rasti i dytë i nxitur nga akuzat e dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca është ngritur kundër të akuzuarve Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Fahredin Gashi[94] e Shpresim Uka. Ky rast njihet si Bllaca 2. Të gjithë ata janë të akuzuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit në datën 6 gusht të vitit 1999 në Prishtinë, e cila, sipas aktakuzës, është kryer në bashkëkryerje me Bllacën. Aktakuza për vrasjen e cekur kundër Abazit, Bekim Sylës, Gashit dhe Ukës është ngritur në datën 29 korrik të vitit 2011.

Me të njëjtën aktakuzë, për tentim vrasje të Ismet Arifit në datën 3 nëntor të vitit 1999, janë akuzuar: Abazi, Gashi, Uka, Hajdari dhe Bekim Syla. Në të njëjtën kohë, Uka, Hajdari dhe Shaban Syla janë akuzuar edhe për tentim vrasje të ish funksionarit të lartë të LDK-së Adem Salihajt, që ka ndodhur në datën 12 qershor të vitit 2000. Me aktgjykimin e datës 17 dhjetor të vitit 2012, të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe iu janë shqiptuar dënimet e mëposhtme: Sadik Abazi, për veprën penale nën pikën 1 të aktakuzës (vrasje e rëndë në bashkëkryerje), të datës 29 korrik të vitit 2011 është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjtë) vitesh (për vrasjen e Ibush Kllokoqit); Driton Hajdari, për vepër penale nën pikën 3 të aktakuzës (tentim vrasje e rëndë), është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh (për tentim vrasje të Adem Salihajt; Bekim Syla, për vepër penale nën pikën 1 (tentim vrasje e rëndë në bashkëkryerje) është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjtë) vitesh; Shaban Syla, për vepër penale nën pikën 3 të aktakuzës, është dënuar me burgosje në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vitesh; Shpresim Uka, sipas pikave 1 (tentim vrasje e rëndë në bashkëkryerje) dhe 3 të aktakuzës, është dënuar me dënim me burgosje në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vitesh[95]. Gjykata, me aktgjykim e ka refuzuar akuzën sipas pikës 2 të aktakuzës së fundit të muajit korrik të vitit 2011. Edhe në këtë rast, procedura e rregullt ka përfunduar me aktgjykim të plotfuqishëm dhe Gjykata e Apelit me aktgjykimin e vet të datës 12 dhjetor të vitit 2013 aktgjykimin e ka ndryshuar vetëm sipas detyrës zyrtare dhe në pikëpamje të kualifikimit juridik të veprave penale, me të cilat të akuzuarit ngarkohen. Gjykata ka konstatuar se vepra penale në kohën e shqiptimit të aktgjykimit ka qenë e dënueshme edhe sipas ligjit i cili ka qenë në fuqi në atë periudhë. Në pjesën tjetër, aktgjykimi i shkallës së parë ka mbetur i pandryshuar në pikëpamje të vendimit mbi dënimin.

Në të dyja lëndët, Bllaca, me vendimet e gjyqtarëve të procedurës paraprake të ish gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të datës 2 shtator të vitit 2010 dhe të datës 4 mars të

[93] Neni 142 në lidhje me nenin 22 të LP RSFJ.

[94] Sipas urdhëresës së panelit gjyqësor të datës 7 shtator të vitit 2012, procedura kundër Gashit është ndarë nga procedura kundër të akuzuarve të tjerë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, problemeve të panelit gjyqësor në komunikimin me të akuzuarin si dhe për shkak të sigurimit të dokumentacionit plotësues shëndetësor mbi gjendjen e tij psikike.

[95] Për akuzën nën pikën 1. 14 një vit burgosje dhe akuzën nën pikën 3 nëntë vite (9) vite.

Page 62: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

62

vitit 2011, kurse me propozimin e prokurorit, është shpallur dëshmitar bashkëpunues dhe kundër tij janë ndërprerë procedura penale dhe dënimi në lidhje me rastet Bllaca 1 dhe Bllaca 2. Me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 4 mars të vitit 2011, është refuzuar kërkesa e prokurorit për shpalljen e tij dëshmitar bashkëpunues në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë (për vrasjen e Ibush Kllokoqit).

Lënda e tretë është hapur dhe zhvilluar drejtpërdrejtë kundër Nazim Bllacës (Bllaca 3). Në fund të gjykimit, i akuzuari, me aktgjykim të datës 19 korrik të vitit 2013 është shpallur fajtor për vrasjen e Ibush Kllokoqit, e cila ka ndodhur në datën 6 gusht të vitit 1999 në oborrin e shtëpisë së tij familjare në Prishtinë dhe në prani të familjes së tij. Për këtë vepër Bllacës i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh dhe gjashtë (6) muajsh. Bllacës, në aktgjykimin e cekur, në dënimin e shqiptuar i është llogaritur periudha kohore të cilën ai e ka kaluar në arrest shtëpiak, në periudhën prej datës 30 nëntor të vitit 2009 deri në datën 29 nëntor të vitit 2010. Edhe këtë aktgjykim, gjykata e ka sjellë në bazë të pranimit të BIlacës se ai është kryerës i drejtpërdrejtë në vrasjen e Kllokoqit. Bllaca e ka pranuar se, duke shtënë nga arma automatike e zjarrit, e ka privuar Kllokoqin nga jeta. Aktgjykimi, pas refuzimit të kërkesës së të akuzuarit për llogaritjen e kohës së kaluar në arrest shtëpiak në dënimin e shqiptuar, është bërë i plotfuqishëm.

Sipas raportimeve të mediave kosovare si dhe nga informatat e marra nga mbrojtësit e Bllacës, ai, nga data 24 gusht e vitit 2014 gjendet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. Sipas burimeve të njëjta, Bllaca e vuan dënimin në të ashtuquajturin pavijonin e dëshmitarëve. Pas dërgimit në vuajtjen e dënimit, ai i është drejtuar Panelit për lirimin me kusht për mundësimin e lirimit të tij me kusht. Kjo kërkesë është refuzuar me arsyetimin se Bllaca nuk i plotëson kriteret për lëshimin me kusht deri në datën 18 gusht të vitit 2016.

Mbi të drejtën e të dënuarit Bllaca në lëshimin me kusht deri tash ka pasur qëndrime të ndryshme. Kjo çështje është analizuar edhe në arsyetimin e aktgjykimit të datës 19 korrik të vitit 2013, me të cilën Bllaca është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënimi me burgosje. Në aktgjykim ceket se i akuzuari, pas datës 20 janar të vitit 2014, përkatësisht pas mbajtjes së një të tretës së dënimit, ka të drejtë t’i drejtohet Panelit për lirimin me kusht. Megjithëse në këtë aktgjykim nuk është arsyetuar një qëndrim i këtillë i gjykatës së shkallës së parë, me gjasë me rastin e futjes së konstatimit të tillë, gjykata është udhëhequr dhe vendimin e vet e ka bazuar në nenin 9, paragrafi 2 i LP të KSAK.[96] Sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor (neni 30, paragrafët 1 dhe 2 të LP të KSAK në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ, sipas të cilit i akuzuari Bllaca edhe është shpallur fajtor, si dhe nenit 9, paragrafi 2 i LP të KSAK), parashihet se personi i dënuar, i cili e ka vuajtur një të tretën e dënimit, mund

[96] Personi i dënuar, i cili e ka vuajtur një të tretën e dënimit me burgosje, në mënyrë përjashti-more mund të lirohet me kusht nga vuajtja e dënimit nëse për këtë ekzistojnë kushtet (se në liri do të sillet mirë, posaçërisht nëse nuk kryen vepër penale, me rastin e lirimit do të merret para-sysh sjellja e tij gjatë kohës së vuajtjes së dënimit), dhe nëse ekzistojnë rrethanat, të cilat qartazi tregojnë se është arritur qëllimi i dënimit.

Page 63: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

63

t’i drejtohet Panelit për lirimin me kusht dhe përjashtimisht mund të lirohet nga vuajtje e mëtejme e dënimit nëse ekzistojnë kushtet nga paragrafi 1 i nenit të cekur. Ky nen e cek se në këto situata duhet të dëshmohet se personi i dënuar ka ndryshuar gjatë vuajtjes së pjesës së parë të dënimit dhe nga ai në mënyrë të arsyeshme mund të pritet se në liri do të sillet mirë, posaçërisht se nuk do të kryej ndonjë vepër tjetër penale. Në rastet e këtilla si kritere posaçërisht duhet të merren parasysh: sjellja e të dënuarit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, respektimi i obligimeve të tij të punës dhe arritja e qëllimeve të dënimit.

Sipas informacioneve, të cilat i posedon FDH Kosovë, Bllaca në arrest shtëpiak ka qenë nga data 1 dhjetor të vitit 2009 deri në datën 30 nëntor të vitit 2010 si dhe prej datës 19 korrik të vitit 2013 deri në fund të vitit 2014, gjithsejtë 29 muaj. Kjo do të thotë se ai tashmë e ka mbajtur gjysmën e dënimit të shqiptuar. Bllaca edhe më tutje gjendet në vuajtje të dënimit, sepse Komisioni për lëshimin me kusht e ka refuzuar kërkesën e tij, duke iu referuar nenit 94, paragrafi 2 i KPRK,[97] me udhëzimin që Panelit, me të njëjtën kërkesë t’i drejtohet pas vuajtjes së 2/3 të dënimit të shqiptuar me burgosje, përkatësisht pas datës 18 gusht të vitit 2016, kur t’i ketë vuajtur gjithsejtë 48 (dyzet e tetë) muaj të burgosjes. Atëherë Bllaca do të duhet t’i vuaj vetëm edhe 6 (gjashtë) muaj të dënimit të shqiptuar. Nuk është e qartë se përse është vepruar kështu ndaj Bllacës, sepse neni 3 i KPRK[98] parasheh se ndaj kryerësit gjithmonë duhet të zbatohet ligji i cili është më i burë për te, në këtë rast KP i KSAK, i cili i mundëson Bllacës për të kërkuar lëshimin me kusht pas gjysmës së dënimit të vuajtur, përkatësisht pas dy (2) vitesh e tre (3) muajsh. FDH Kosovë nuk ka njohuri përse Bllaca është përjashtim në shfrytëzimin e kësaj të drejte, përkatësisht përse ndaj tij nuk zbatohet ligji më i favorshëm?

Rasti Bllaca që nga vet fillimi ka shkaktuar interesim të madh të mediave, madje sipas informacioneve të marra nga mbrojtësi i tij, ato janë më mirë dhe më me kohë të informuara mbi veprimet caktuara procedurale të gjykatës se sa i akuzuari dhe mbrojtësi i tij.

4.2. Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët (Rasti Kleçka, Limaj dhe të tjerët)

Para panelit në përbërje të përzier të gjykatës së apelit, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares[99], duke vepruar në lidhje me ankesën e prokurorit në rastin Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve, në datën 09 korrik të vitit 2014 janë shqyrtuar ankesa e Prokurorit Special në lidhje me

[97] Për personin, i cili është i dënuar për shkak të veprës penale, për të cilën është i përcaktuar dënimi me burgosje prej së paku pesë (5) vitesh, mund të miratohet lëshimi me kusht pasi që ai i ka vuajtur dy të tretat (2/3) e dënimit të shqiptuar. Për veprat e tjera penale, i dënuari mund të marrë lirimin me kusht pas vuajtjes së gjysmës së dënimit të shqiptuar.

[98] Neni 3 i KPRK:

[99] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti dhe gjyqtari Filim Skoro.

Page 64: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

64

aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e datës 17 shtator të vitit 2013, përgjigjet e mbrojtësve të veçantë ndaj ankesës së cekur si dhe propozimi i Prokurorit të Apelit. Në këtë mënyrë, para Gjykatës së Apelit është hapur procedura e shkallës së dytë në lëndën në të cilën dhjetë të akuzuarit ngarkohen me më shumë pika për vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile dhe krim i luftës kundër të burgosurve të luftës.

Prokurori, me ankesën e datës 28 nëntor të vitit 2013 e ka kundërshtuar aktgjykimin në pikëpamje të vërtetimit të gabuar dhe të paplotë të gjendjes faktike dhe ka propozuar që Gjykata e Apelit të mbajë seancën dhe të pranojë provat e propozuara lidhur me ankesën e prokurorisë. Ai ka kërkuar që në bazë të provave të paraqitura gjatë procedurës para gjykatës së shkallës së parë, Gjykata e Apelit të modifikojë vendimin e shkallës së parë, të akuzuarit të shpallen fajtor në lidhje me të gjitha akuzat e propozuara me aktakuzë ose ta hedh aktgjykimin e cekur dhe rastin ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim para panelit të ndryshuar. Gjykata e Apelit, nga ana e saj, me propozimin e datës 30 maj të vitit 2014 ka propozuar pranimin e ankesës së Prokurorit Special si të bazuar dhe ka kërkuar nga gjykata e shkallës së dytë të modifikojë aktgjykimin e shkallës së parë plotësisht në pajtim me nenin 420 të KPPK ose që ta hedh atë dhe lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Disa mbrojtës të të akuzuarve në përgjigjet e tyre ndaj ankesës së prokurorit dhe duke i kontestuar pretendimet e saj, i kanë propozuar gjykatës që të njëjtën ta hedh dhe të konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin të akuzuarit janë liruar nga akuzat e aktakuzës së PSRK të datës 25 korrik të vitit 2011.

Gjatë seancës së panelit ankimor dhe në prani të palëve në procedurë, kryetari i panelit ankimor në cilësi të gjyqtarit raportues në mënyrë të hollësishme e ka paraqitur rrjedhën e deriatëhershme të procedurës. Prokurori i apelit gjatë seancës ka prezantuar qëndrimet e prokurorisë, në mënyrë të hollësishme të elaboruara në ankesën e Prokurorit Special dhe në propozimin e Prokurorit të Apelit, duke ngulur këmbë që gjykata e shkallës së dytë të pranojë pretendimet ankimore të prokurorisë, sepse gjykata e shkallës së parë në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor të përsëritur ka pasur baza të mjaftueshme që të akuzuarit t’i shpallë fajtor në drejtim të veprave penale, të cilat iu janë vënë në barrë me anë të aktakuzës dhe t’ua shqiptojë dënimet adekuate, por këtë nuk e ka bërë. Prokurori ka kërkuar nga Gjykata e Apelit të pranojë pretendimet ankimore të Prokurorit Special, të bëjë vlerësimin e përsëritur të provave dhe ta modifikojë ankesën e gjykatës së shkallës së parë, me qëllim që t’i iket kthimit të rastit edhe në një gjykim të ri të shkallës së parë.

Mbrojtësit e të gjithë të akuzuarve i kanë kundërshtuar pretendimet e ankesës së prokurorit special si dhe pohimet dhe propozimet e Prokurorit të Apelit, duke i parashtruar qëndrimet dhe pikëvështrimin e provave nga këndi i mbrojtjes, si dhe duke i propozuar gjykatës që të refuzojë ankesën e prokurorit si të pabazuar dhe të konfirmojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore, me të cilin të gjithë të akuzuarit janë liruar nga akuzat. Të akuzuarit i kanë mbrojtur qëndrimet e mbrojtësve të tyre.

Page 65: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

65

Me paraqitjen e qëndrimeve të palëve në procedurë ka përfunduar pjesa publike e seancës së panelit ankimor të Gjykatës së Apelit, pas së cilës, ajo, me vendim të muajit gusht të vitit 2014 e ka sjellë vendimin që para Gjykatës së Apelit të hap dëgjimin në pajtim me nenin 411, paragrafi 2 dhe me nenin 412 të LPPK. Ky vendim është arsyetuar me nevojën e dëgjimit të dëshmitarëve të caktuar, me qartësimin e rrethanave të caktuara dhe të shmangies eventuale të kthimit të sërishëm të kësaj lënde në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Dëgjimi para Gjykatës së Apelit është hapur në datën 17 shtator të vitit 2014. Mbrojtësit kanë kundërshtuar në lidhje me kushtet joadekuate për punë, sepse në sallën e gjykimit ku është mbajtur seanca është gjendur një numër i madh i të akuzuarve dhe i mbrojtësve, kështu që mbrojtja është gjetur në pjesën e sallës së gjykimit të paraparë për publikun. Po ashtu, mbrojtja ka kundërshtuar edhe lidhur me faktin se paneli ankimor nuk është i përbërë sipas ligjit, me të cilin ka ndryshuar mandati i EULEX-it[100].

Para dëgjimit të dëshmitarit të parë të planifikuar, kryetari i panelit i ka sjellë arsyet për hapjen e dëgjimit para panelit ankimor, duke e cekur se nuk do të ketë përsëritje të shqyrtimit kryesor para panelit shqyrtues, por se gjykata do të merret me çështjet e saj të cilat janë kontestuese për panelin e shkallës së dytë. Duke vendosur në lidhje me kundërshtimet e mbrojtësve të lidhura me ndryshimin e kompetencës, paneli ankimor e ka sjellë vendimin se në këtë rast procedura duhet të vazhdojë nga paneli ankimor, i cili e ka iniciuar procedurën në lidhje me ankesën. Seanca ka vazhduar me dëgjimin e një dëshmitari të prokurorisë, i cili me përgjigjet e tij ka shkuar në mbështetje të akuzës. Dëshmitari i dytë i planifikuar për ditën e parë të dëgjimit nuk ka qenë i pranishëm në gjykatë për shkak të problemeve shëndetësore. Dëshmitari i tretë i parashikuar në ndërkohë ka vdekur.

Dëgjimi para panelit ankimor ka vazhduar në ditën në vijim, kur është planifikuar dëgjimi i disa dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria, si dhe prezantimi i planit të panelit mbi vazhdimin e procedurës së dëgjimit para Gjykatës së Apelit. Në fillim të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Limaj, avokati nga Britania e Madhe Karim Khan (e posedon një përvojë shumëvjeçare në mbrojtjen e të akuzuarve para Gjykatës Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë, midis të tjerash edhe si mbrojtës i Fatmir Limajt) ka shprehur se një nga anëtarët e panelit gjatë kohës së seancës së panelit ankimor në ditën paraprake, derisa para panelit ka folur një nga mbrojtësit e të akuzuarit, siç pretendohet, i është drejtuar kryetarit të panelit me fjalët «bullshit“. Avokati po ashtu ka shprehur edhe shumë vërejtje të tjera në punën e panelit gjatë ditës së parë të dëgjimit, duke potencuar se paneli është paragjykues, si edhe se kryetari i panelit ankimor e ka marrë rolin e prokurorit. Khan në fund ka kërkuar përjashtimin e panelit ankimor. Propozimin e kanë përkrahur edhe mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë[101].

[100] Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e mandatit të EULEX-it, nr. 04/L-273 i datës 23 prill i vitit 2014, i cili ka hyrë në fuqi në datën 7 maj të vitit 2014, me urdhrin e presidentes Jahjaga.

[101] Vëzhguesi i FDH Kosovë, ki cili ka qenë i pranishëm në seancë, që ka qenë thellë në publik,

Page 66: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

66

Prokuroria, në anën tjetër, e ka cekur se kjo lëndë nuk hyn nën juridiksionin e ligjit të ri mbi kompetencat e EULEX-it, dhe se thirrja e dëshmitarëve para panelit ankimor nuk përbënë rrezik të madh.

Duke u përgjigjur në vërejtjet e mbrojtësve në lidhje me kompetencat e gjykatës, kryetari i panelit ankimore ka theksuar se paneli ankimor është formuar para hyrjes në fuqi të ligjit të ri mbi EULEX-in dhe se ende është kompetente për veprim. Pas kësaj, paneli e ka ndërprerë seancën e dëgjimit për të vendosur nga ana e Gjykatës së Apelit mbi kërkesën për përjashtim të panelit, të cilën e ka drejtuar mbrojtja.

Duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes të shprehur gjatë seancës së panelit ankimor, kryetari i Gjykatës së Apelit, në datën 29 shtator të vitit 2014 e ka sjellë vendimin, me të cilin i ka pranuar propozimet e mbrojtësve mbi përjashtimin e anëtarëve të panelit ankimor, për të cilin në lëndën Prokurori kundër Agron Krasniqit dhe të tjerëve do të përcaktohet një panel tjetër ankimor sipas planit vjetor të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Kosovës për vitin 2014. Në arsyetimin e vendimit, si dhe pas një vështrimi të shkurtë të rastit të udhëhequr para Gjykatës së Apelit, kryetari i gjykatës ka gjetur se së bashku me kërkesën për përjashtim, të cilën e ka marrë në datën 23 shtator të vitit 2014, i ka marrë edhe deklaratat e gjyqtarëve ndërkombëtar Manuel Soaresa dhe Timo Vuojolahti për përjashtimin e tyre si dhe deklaratën dhe kërkesën e gjyqtarit Fillim Shkoro për përjashtimin e tij në të vendosurit e këtij rasti penal. Në pajtim me nenin 43, paragrafi 3 i LPPK, kryetari i gjykatës ka kërkuar nga kryetari i panelit ankimor vendimin mbi emërimin e panelit ankimor, procesverbalin e seancës së datës 9 korrik të vitit 2014, vendimin mbi hapjen e dëgjimit para gjykatës së apelit dhe informatën e dorëzuar palëve nga zyra për administrimin e lëndëve. Kryetari i panelit ankimor ia ka dorëzuar kryetarit të gjykatës procesverbalin e kërkuar dhe informatën, por jo edhe vendimin nga seanca e mbyllur mbi vendimin për hapjen e dëgjimit, sepse sipas kryetarit të panelit ankimor ky vendim mund të shqyrtohet vetëm nga një gjykatë e një instance më të lartë.

Sipas gjetjeve të kryetarit të gjykatës, mbrojtja në kërkesat e saj ka potencuar: se gjatë seancës së dëgjimit, nga ana e panelit ankimor është trajtuar si qytetar i rendit të dytë, se gjatë dëgjimit të dëshmitarit Afrim Zogaj paneli ka marrë rolin e prokurorit, se janë shkelur standardet e pavarësisë dhe të paanshmërisë së gjykatës, se dëshmitarit i janë bërë pyetje sugjestive, të palejueshme dhe armiqësore si edhe se paneli duhet të jetë i përbërë sipas ligjit mbi ndryshimet e kompetencave të Misionit të Bashkimit Evropian, sipas të cilit, në përbërjen e panelit shumica duhet të jetë e përbërë nga gjyqtarët vendor dhe se për këto arsye nuk është pritur se vendimi i panelit do të jetë i paanshëm.

Në anën tjetër, gjyqtarët ndërkombëtarë në deklaratat e tyre e kanë kontestuar nevojën e shprehjes nënçmuese, në të cilën është ankuar mbrojtja. Gjyqtari Soares

nuk e ka vërejtur sjelljen e anëtarit ndërkombëtar të panelit si dhe as nuk e ka dëgjuar fjalën e cekur. Mbrojtja e të akuzuarit Limaj ka qenë në rendin e parë të publikut.

Page 67: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

67

dhe Skoro kanë thënë se nuk e kanë dëgjuar këtë, derisa gjyqtari Vuojolahti ka thënë se nuk i kujtohet shprehja të cilën e ka përdorur dhe se qëllimi i tij ka qenë që t’ia tërheq vëmendjen kryetarit të panelit ankimor që të mos përsëriten pretendimet e caktuara dhe që të vazhdohet me procedurën. Ata po ashtu kanë theksuar se dëgjimi i dëshmitarëve nuk është bërë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Penale, sepse gjykata i ka autorizimet ligjore për të vërtetuar gjendjen faktike, për të shtruar pyetje dhe e gëzon lirinë në vlerësimin e provave dhe të hapjes së dëgjimit.

Pas analizës së informacioneve të grumbulluara, kryetari i Gjykatës së Apelit ka gjetur: se rasti në Gjykatën e Apelit është regjistruar në datën 16 maj të vitit 2014; se në datën 19 maj të vitit 2014, materialet e lëndës së rasteve i janë dorëzuar Prokurorisë së Apelit për mendim; se janë kthyer në datën 3 qershor të vitit 2014 dhe se të njëjtën ditë i janë dorëzuar Zyrës së gjyqtarëve të EULEX-it; se në materialet e lëndës nuk ekziston vendimi i kryetarit të kuvendit të gjyqtarëve për përcaktimin e anëtarëve të panelit ankimor, si dhe ato mbi përcaktimin e gjyqtarit vendor, anëtarësia e të cilit në panel përcaktohet sipas vendimit të kryetarit të Gjykatës së Apelit në bazë të orarit vjetor të gjyqtarëve.

Në fund, përfundimet e kryetarit të gjykatës kanë qenë që sipas nenit 42, paragrafi 1 i LPPK palët kanë të drejtë për të përjashtuar gjyqtarët, kurse sipas nenit 39, paragrafi 3 i të njëjtit ligj, në këtë kanë të drejtë edhe në rastin kur dyshojnë në anshmërinë e gjyqtarit, dhe se kërkesat për përjashtim janë dorëzuar me kohë, se dëgjimi fillon me leximin e aktakuzës ose të një pjese të aktakuzës, gjë që në rastin konkret nuk ka ndodhur.

Me analizën e kërkesave të mbrojtjes dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të mënyrës se si është zhvilluar procedura në fillim, kryetari i gjykatës ka gjetur se paneli ankimor në kushtet në të cilat kanë ekzistuar në dy seancat e para nuk e ka treguar paanshmërinë e duhur. Ai nuk ka mundur për t’u deklaruar mbi fjalinë fyese, të cilën, siç pretendohet, e ka përdorur gjyqtari Vuojolahti, sepse seanca nuk ka qenë e incizuar kurse fyerja e cekur nuk është regjistruar në procesverbalin mbi seancën e dëgjimit. Sikur të dëshmohej, përdorimi i një shprehjeje të tillë nga ana e anëtarit të panelit, kjo do të vinte në pyetje etikën e gjyqtarit dhe do të ishte bazë e mjaftueshme për inicimin e procedurës disiplinore, sepse përbënë fyerje për atë të cilit i është drejtuar.

Deri në fund të periudhës së raportimit nuk ka vazhduar të vendosurit e Gjykatës së Apelit në këtë rast.

Rrjedha e procedurës penale

Procedura penale kundër të akuzuarve në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve (Rasti Kleçka, Limaj dhe të tjerët) është nisur në vitin 2009, pasi që ish pjesëtari UÇK-së Agim Zogaj (në fillim të procedurës penale i njohur si Dëshmi-tari X) në gjysmën e dytë të vitit 2009 ka hyrë në kontakt me hetuesit e Njësisë së

Page 68: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

68

EULEX-it për hetim të krimeve të luftës në Kosovë. Ai, me këtë rast, i ka njoftuar ata me ngjarjet të cilat gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë deri nga mesi i muajit qershor të vitit 1999 kanë ndodhur në qendrën e paraburgimit të UÇK-së në fshatin Kleçkë, komuna e Lipjanit. Me vendimin për inicimin përkatësisht zgjerimin e hetimeve të datës 2 dhe 16 shkurt të vitit 2010, kundër Zogajt kanë filluar hetimet në drejtim të veprës penale krim i luftës kudër popullatës civile dhe të burgosurve të luftës, sipas më shumë pikave. Me kërkesën e prokurorit dhe në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 25 gusht të vitit 2010, Zogaj është shpallur dëshmitar bashkëpunues me pseudonimin X. Kundër tij është ndër-prerë procedura penale për veprat penale në kryerjen e të cilave, sipas fjalëve të tij, edhe vet ka marrë pjesë gjatë kohës së konflikteve në Kosovë.

Pas hetimeve të zhvilluara, të cilat i ka udhëhequr PSRK, në datën 25 korrik të vitit 2011 është ngritur aktakuza kundër dhjetë ish pjesëtarëve të UÇK-së: Arben Krasniqit, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit, Behlul Limajt, Fatmir Limajt, Ref-ki Mazrekut, Naser Shalës, Sabit Shalës, Shaban Shalës dhe Besim Shurdhajt. Ata janë akuzuar në më shumë pika për vepër penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe krim i luftës kundër të burgosurve të luftës. Aktakuza prej 34 pikave, dh-jetë të akuzuarve ua ka vënë në barrë se në cilësinë e pjesëtarëve ose të personave komandues të UÇK-së në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë, Lipjan: kanë marrë pjesë në rrahjen, torturimin, rrezikimin e integritetit trupor dhe të shën-detit të një numri të të burgosurve; si dhe se kanë marrë pjesë në vrasjen e disa të burgosurve, midis të cilëve të policit Nebojsha Gjuriçiqit dhe civilit Veljko Markov-iqit, Arben Avdylit, Bojan Cvetkoviqit, Zharko Filipoviqit, Zhivota Todoroviqit dhe edhe një numri të paidentifikuar të civilëve të kombësisë serbe dhe shqiptare. Sipas aktakuzës, në qendrën e paraburgimit në Kleçkë, jetën e kanë humbur dhunshëm katërmbëdhjetë (14) viktima. Mbetjet mortore të tetë (8) viktimave janë gjetur pas luftës në varrezën masive në afërsi të qendrës së paraburgimit në Kleçkë.

Procedura e konfirmimit të aktakuzës para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka fil-luar në datën 24 gusht të vitit 2011 dhe ka zgjatur dy (2) ditë. Aktakuza, si e pan-dryshuar, është konfirmuar me vendim të gjyqtarit të datës 26 gusht të vitit 2011. Megjithëkëtë, pas konfirmimit të aktakuzës dhe gjatë përgatitjeve për fillimin e shqyrtimit kryesor, dëshmitari bashkëpunues X në datën 28 shtator të vitit 2011 ka kryer vetëvrasje në rrethana të paqarta në Gjermani. Shqyrtimi kryesor ka filluar në datën 11 nëntor të vitit 2011[102] dhe i ka pasur gjithsejtë 18 (tetëmbëdhjetë) ditë të gjykimit, të cilat kanë kaluar kryesisht në shqyrtimin e çështjeve procedurale dhe kundërshtimin, nga ana e mbrojtjes, së pranueshmërisë së provave kyçe, mbi të cilat është bazuar aktakuza, përkatësisht deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues X dhe ditarëve të tij të luftës, që i ka mbajtur gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, pas konfliktit dhe gjatë kohës së qëndrimit të tij në Gjermani.

[102] Prokurori para vet fillimit të gjykimit të shkallës së parë, në datën 9 nëntor të vitit 2011 e ka ndryshuar aktakuzën, duke hequr dorë nga pika 2 në lidhje me të akuzuarin Arben Krasniqi.

Page 69: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

69

Në shqyrtimin, i cili është mbajtur në datën 21 mars të vitit 2012, gjykata e ka sjellë vendimin mbi papranueshmërinë e provave, të cilat i ka siguruar Agim Zogaj, për-katësisht të deklaratave të tij nga fazat e mëhershme të procedurës si dhe ditarëve të tij të luftës. Pas shpalljes së vendimit të këtillë, palët në procedurë kanë arritur marrëveshjen që provat e tjera të mbetura të prokurorisë të bashkëngjitura me ak-takuzën të konsiderohen të lexuara për procesverbalin mbi shqyrtimin kryesor. Me vendim të veçantë të trupit gjykues të datës 21 mars të vitit 2012, të akuzuarve iu janë hequr të gjitha masat, me të cilat është siguruar prania e tyre para gjykatës. Ata të akuzuar, të cilët janë gjendur në paraburgim, janë liruar si edhe ata të akuzuar të cilët janë gjendur në arrest shtëpiak. Prokurori ka informuar gjykatën se qëndron në gjithçka pranë aktakuzës dhe provave, të cilat pranë të njëjtës më herët ia ka dorëzuar gjykatës. Sipas prokurorit, provat krijojnë baza të mjaftueshme që në bazë të tyre të akuzuarit të shpallen fajtor. Mbrojtësit, në fjalët e tyre përfundimtare, në pajtim me nenin 390, paragrafi 3 i LPPK, kanë kërkuar nga gjykata që të akuzuarit t’i lirojnë nga aktakuza, sepse nuk është provuar se ata kanë kryer vepra penale, me të cilat janë ngarkuar. Të akuzuarit kanë përkrahur dhe i kanë pranuar fjalët përfundimtare të mbrojtësve të tyre.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në datën 30 mars të vitit 2012, ka sjellë vendimin që të ndahet procedura në lëndën Prokurori kundër Arben Krasniqit dhe të tjerëve. Në lidhje me të akuzuarit Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Sha-lu, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj në të njëjtën ditë është shpallur aktgjykimi, me të cilin ata janë liruar sipas të gjitha pikave të aktakuzës të datës 25 korrik të vitit 2011. Në anën tjetër, gjykata ka konstatuar se procedura në lidhje me të akuzuarit Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj dhe Naser Shala duhet të vazhdojë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se në veprimet e këtyre katër të akuzuarve ka prova mbi përgjegjësinë e tyre penale sipas përgjegjësisë ko-manduese. Megjithëkëtë, në datën 2 maj të vitit 2012, paneli gjyqësor pa e hapur shqyrtimijn kryesor, ka sjellë aktgjykimin, me të cilin edhe të gjithë të akuzuarit janë të liruar nga akuzat sipas pikave të aktakuzës.

Prokuroria është ankuar ndaj aktgjykimeve të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, me të cilin dhjetë të akuzuarit lirohen nga të gjitha akuzat. Pretendimet e prokurorisë në ankesë i ka mbështetur edhe zyra e Prokurorisë Shtetërore të Kosovës, e cila në mendimin e saj për ankesën ndaj aktgjykimit, si edhe në vendimin e gjykatës mbi (mos)pranueshmërinë e deklaratave dhe të ditarëve të Agim Zogajt, i ka mbështe-tur qëndrimet e prokurorisë dhe i ka propozuar Gjykatës Supreme të Kosovës që të pranojë qëndrimet e Prokurorisë.

Duke vepruar sipas ankesave të prokurorit të datës 21 gusht dhe të datës 17 gusht të vitit 2012 ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 2 maj dhe 30 marsit të vitit 2012, Gjykata Supreme e Kosovës me vendim të panelit ankimor të datës 20 nëntor të vitit 2012 pjesërisht e ka marrë parasysh ankesën e prokuror-it, duke i hedhur aktgjykimet e cekura të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë si dhe vendimin e kësaj gjykate të datës 21 mars të vitit 2012 mbi papranueshmërinë e dëshmive të dëshmitarit X. Në këtë mënyrë provat e tij janë shpallur të pran-

Page 70: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

70

ueshme, kurse lëndën komplet e ka kthyer në gjykatë të shkallës së parë për rigjy-kim para panelit të ndryshuar.

Gjykimi i shkallës së parë i dyti me radhë dhe i përsëritur në lëndën Prokurori kundër Ar-ben Krasniqit dhe të tjerëve, sipas aktakuzës së datës 25 korrik të vitit 2011 ka filluar në datën 18 prill të vitit 2013 para Gjykatës Themelore në Prishtinë para panelit, me për-bërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons.[103] Gjykimi ka filluar me seancë përgatitore, gjatë së cilës janë kryer planet rreth orga-nizimit sa më efikas të shqyrtimit kryesor. Gjatë rrjedhës së seancave përgatitore është arritur marrëveshja që gjatë shqyrtimit kryesor të gjykimit të përsëritur të shkallës së parë të dëgjohen tetë (8) dëshmitarë të prokurorisë, si dhe që gjatë procedurës deklara-tat e dëshmitarëve të tjerë të prokurorisë të konstatohen në procesverbal si të lexuara. Prokurori ndërkombëtar Maurizio Salustro ka vërtetuar heqjen dorë të datës 9 nëntor të vitit 2011 nga akuza nën pikën 2 të aktakuzës kundër Agron Krasniqit.

Shqyrtimi kryesor në procedurën e përsëritur të shkallës së parë ka zgjatur 18 ditë. Në vazhdimin e shqyrtimit kryesor janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë të prokuror-isë dhe një ekspert - patolog. Nga dëshmitarët e propozuar nga prokuroria, pesë (5) prej tyre kanë qenë të propozuar që të dëshmojnë si dëshmitarë anonim, një si dëshmitar i mbrojtur dhe një si dëshmitar i cili do të dëshmonte publikisht. Gjatë kohës së dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur, i cili ka dëshmuar dy ditë, shqyrtimi ka qenë i mbyllur edhe për publikun profesional. Tre (3) dëshmitarët anonim kanë dëshmuar me anë të video konferencës (me zë të ndryshuar dhe me pamje, e cila nuk ka mundur të identifikohet), deri sa dy (2) dëshmitarët e tjerë anonim e kanë refuzuar mbrojtjen e propozuar të identitetit dhe kanë dëshmuar publikisht.

Edhe tre dëshmitarët anonim, të cilët para gjykatës kanë dëshmuar me anë të video konfrencës, i kanë ndryshuar deklaratat në raport me ato të cilat i kanë dhënë në fazat e mëhershme të procedurës, posaçërisht kur është fjala mbi veprimet e disa të akuzuarve ose trajtimit të cilit ata i janë nënshtruar derisa kanë qenë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Kleçkë.

Edhe përkundër shumë paralajmërimeve mbi propozimin e dëshmitarëve të mund-shëm të ri, mbrojtja e tyre ka hequr dorë nga plani për të propozuar dëshmitarë të ri. Gjatë procedurës së dëshmisë, para gjykatës, krahas leximit të deklaratave të një numri të dëshmitarëve, si dhe deklaratave dhe ditarëve të Agim Zogajt, janë paraqi-tur edhe shumë prova materiale të të dyja palëve në procedurë. Të akuzuarit nuk i kanë dhënë deklaratat e tyre para trupit gjykues në procedurën e shkallës së parë të përsëritur. Deklaratat e tyre nga fazat e mëhershme të procedurës janë konstatuar në procesverbal si të lexuara.

Me datën 17 shtator të vitit 2013, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka sjellë aktg-jykimin, me të cilin ish pjesëtarë të UÇK-së Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexh-

[103] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarja vendore Shpresa Hasaj – Hyseni dhe gjyqtari ndër-kombëtar Mariola Pasnik.

Page 71: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

71

mi Krasniqi, Behlul Limaj, Fatmir Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala i Besim Shurdhaj prapë janë liruar nga të gjitha akuzat e aktakuzës së PSRK të datës 25 korrik të vitit 2011. Në lidhje me akuzat nën pikën 2 të aktakuzës në lidhje me të akuzuarin Arben Krasniqi, pas heqjes dorë të prokurorit, gjykata po ashtu ka sjellë aktgjykimin refuzues.

4.3. Rasti Sabit Tafil Geci dhe të tjerët

Para panelit në përbërjet përzier të Gjykatës së Apelit, me të cilin ka kryesuar gjy-qtarja ndërkombëtare Hajnalka Veronika Karpati[104] dhe duke vepruar në lidhje me ankesat e prokurorit, si dhe të të akuzuarve në lëndën Prokurori kundër Sabit Tafil Gecit dhe të tjerëve,[105] në datën 30 shtator të vitit 2014 është hapur seanca e panelit ankimor, në të cilën është planifikuar shqyrtimi i ankesave të palëve në procedurë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 12 shtator të vitit 2013 si dhe propozimit të Prokurorit të Apelit.

Para hapjes së seancës së panelit ankimor dhe pas prezantimit të anëtarëve të pan-elit ankimor si dhe rastit i cili do të jetë i shqyrtuar gjatë seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Sabit Tafil Geci, avokati Tahir Rrecaj, ka bërë vërejtje në lidhje me përbër-jen e panelit ankimor. Ai ka thënë se paneli nuk është përbërë në pajtim me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit mbi ndryshimet e kompetencave të mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian. Sipas pretendimeve të mbrojtjes, sipas ligjit të cekur, me pan-elin duhet të kryesojë gjyqtari vendor, kurse gjyqtarët vendor po ashtu duhet të jenë në shumicë në përbërjen e panelit. Propozimit të avokatit Rrecaj i janë bashkuar edhe mbrojtësit e tjerë të të akuzuarve.

Propozimin e mbrojtjes e ka kundërshtuar prokurori i Prokurorisë së Apelit. Duke e propozuar refuzimin e qëndrimeve, ai ka cekur se lënda në kompetencat e EU-LEX-it para datës 15 prill të vitit 2014, se ai po trajtohet si objekt në procedurë, në lidhje me të cilin nuk zbatohet neni 3.3 i ligjit mbi ndryshimet e kompetencave të EULEX-it.

Kryetarja e panelit ankimor e ka ndërprerë seancën deri në sjelljen e vendimit nga kryetari i Gjykatës së Apelit mbi kërkesat e mbrojtjes.

Kryetarja e panelit ankimor në fillim të muajit tetor e ka dorëzuar kërkesën për përjashtim të panelit kryetarit të Gjykatës së Apelit me deklaratat e gjyqtarëve, anëtarët e panelit, për kërkesat e mbrojtjes mbi përjashtimin e tij, për procesver-balin nga seanca e panelit ankimor.

[104] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtare Elka Fisher-Ermerk dhe gjyqtari Abdullah Ahmeti.

[105] Të bashkakuzuarit: Rrustem Geci, Hetem Geci dhe Bedri Shala.

Page 72: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

72

Sipas gjetjeve të kryetarit të gjykatës, kërkesa për përjashtim është dorëzuar në fazën kur kryetari i panelit nuk e ka prezantuar rastin dhe nuk përmban mjaft arsye për përjashtim të panelit ankimor. Ai po ashtu ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtjes mund të trajtohet si tendencë për zvarritje të procedurës dhe për këto arsye ajo është vlerësuar si e pabazuar.

Deri në fund të vitit 2014 nuk ka vazhduar procedura në lidhje me ankesat e palëve para Gjykatës së apelit.

Rrjedha e procedurës penale

Procedura penale kundër tre të akuzuarve Geci ka filluar me vendimin mbi ngritjen e hetimeve, të cilin në datën 14 gusht të vitit 2012 e ka sjellë prokurori i PSRK. Me vendim ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popul-latës civile. Në vendim ceket se i akuzuari gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë, në bashkëkryerje dhe duke shtënë nga arma e zjarrit në datën 18 qershor të vitit 1999, në Skenderaj i ka privuar nga jeta Vehbi dhe Gani Berishën. Në lidhje me tre të akuzuarit hetimet më vonë janë zgjeruar edhe për një vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile, të cilën ata siç pretendohet e kanë kryer në të njëjtën ditë duke e plagosur Isa dhe Musë Vojvodën në afërsi të Qendrës Mjekësore.

Pas deklaratës, të cilën e ka dhënë dëshmitari dhe dëshmisë para prokurorit të datës 19 nëntor të vitit 2012, procedura penale po ashtu është ngritur edhe kundër mjekut të Qendrës Mjekësore në Skenderaj, Bedri Shalës. Procedura është hapur kundër tij për arsye se ai në deklaratën e tij ka pohuar se në ditën kritike nuk i ka parë trupat e viktimave të vrara në datën 18 qershor të vitit 1999 në Skenderaj, si dhe se nuk ka qenë i pranishëm në dhomën e mjekut kur njëra nga viktimat është qëlluar për vdekje me armë të zjarrit nga tre sulmues, kurse me atë rast ai nuk është përpjekur për të penguar këtë vrasje.

Pas hetimeve të zhvilluara, në datën 11 dhjetor të vitit 2012 është ngritur aktakuza, me të cilën Sabit Tafil Geci dhe vëllezërit Rrustem dhe Hetem Geci akuzohen sipas dy pikave për vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile. Me pikën 3 të aktakuzës, të akuzuarit Bedri Shala, mjekut të Qendrës Mjekësore i është vënë në barrë vepra penale e ndihmës së kryerësve pas veprës penale[106].

Dëgjimi i parë në lidhje me aktakuzën është mbajtur në datën 17 janar të vitit 2013. Gjatë këtij dëgjimi, aktakuza është ndryshuar në përputhje me ndryshimet e ligjit penal të datës 1 janar të vitit 2013[107], kurse pas kësaj janë prezantuar edhe provat e prokurorisë. Të akuzuarit në kuadër të afatit ligjor i kanë kundërshtuar pretendimet e prokurorit, duke propozuar që të njëjtat të hidhen. Krahas përgjigjeve në këto

[106] E dënueshme sipas nenit 305, paragrafët 1 dhe 3 LPK, po ashtu të dënueshme edhe sipas nenit 388, paragrafët 1 dhe 2 të LPK, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2013.

[107] Vepra penale është e paraparë dhe e dënueshme edhe sipas këtij ligji.

Page 73: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

73

kundërshtime, prokurori, të akuzuarve dhe mbrojtjes, ua ka dorëzuar edhe provat shtesë. Pas marrjes së qëndrimeve me shkrim të palëve, gjyqtari ndërkombëtar (i cili më vonë ka udhëhequr me panelin gjyqësor, para të cilit është mbajtur shqyrtimi kryesor), në datën 12 prill të vitit 2013 e ka sjellë vendimin me të cilin, në pajtim me nenin 249, paragrafi 3 të LPPK[108], i ka refuzuar të gjitha kundërshtimet, të cilat kanë pasur të bëjnë me pranueshmërinë e provave, duke konstatuar se janë të pranueshme të gjitha provat, të cilat gjenden në materialet e lëndës. Në të njëjtën kohë, gjykata e ka refuzuar pikën 3 të aktakuzës në lidhje me të akuzuarin Bedri Shala.

Ndaj vendimit të gjykatës të datës 12 prill të vitit 2013 mbi konfirmimin e pjesshëm të aktakuzës, janë ankuar të dyja palët në procedurë. Të akuzuarit Sabit Tafil Geci, Rrustem Geci dhe Hetem Geci janë ankuar ndaj pjesës së konfirmuar të aktakuzës (pikat 1 dhe 2), derisa prokurori është ankuar ndaj pjesës së hedhur (pika 3). Gjykata e Apelit me vendim të datës 6 maj të vitit 2013 e ka pranuar ankesën e prokurorit, duke i refuzuar si të pabaza ankesat e të akuzuarve.

Shqyrtimi kryesor në lidhje me aktakuzën e konfirmuar ka filluar në datën 11 qershor të vitit 2013 para Gjykatës Themelore në Mitrovicë[109]. Gjatë shqyrtimit kryesor, i cili ka zgjatur gjashtëmbëdhjetë (16) ditë të gjykimit, janë dëgjuar 26 dëshmitarë dhe një ekspert. Nga dëshmitarët, gjashtë (6) prej tyre janë dëgjuar me propozim të prokurorit, derisa katër (4) prej tyre janë dëgjuar me propozim të mbrojtjes. Gjashtëmbëdhjetë (16) dëshmitarë janë dëgjuar sipas detyrës zyrtare dhe me ftesë të gjykatës. Katër (4) dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokurori, kanë dëshmuar me anë të video linkut. Dëshmia e tre (3) prej këtyre dëshmitarëve, në bazë të kërkesës së tyre, është mbajtur në kushte të mbylljes së plotë të shqyrtimit kryesor për publikun dhe në shqyrtim kanë qenë të pranishëm vetëm palët në procedurë. Gjatë shqyrtimit kryesor, me pajtimin e palëve, deklaratat e katërmbëdhjetë (14) dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar në fazat e mëhershme, janë konstatuar në procesverbalin mbi shqyrtimin kryesor si të lexuara. Gjatë shqyrtimit janë paraqitur edhe shumë prova të tjera materiale. Të akuzuarit gjatë procedurës janë mbrojtur me anë të heshtjes.

Pas përfundimit të procedurës së provave, paraqitjes së qëndrimeve të palëve në procedurë për dhe kundër aktakuzës, gjykata në datën 12 shtator të vitit 2013 e ka shpallur aktgjykimin me të cilin të akuzuarin Sabit Tafil Geci, si dhe vëllezërit Rrustem dhe Hetem Geci janë shpallur fajtor për krim të luftës kundër popullatës civile, sipas akuzës nën pikën 1 të aktakuzës. Ata janë shpallur fajtor për vrasjen e Gani Berishës, e cila ka ndodhur në datën 18 qershor të vitit 1999 në Qendrën e

[108] Neni 249, paragrafi 3 i LPK: „Ndaj të gjitha provave, ndaj të cilave është parashtruar kundërshtimi, gjyqtari për procedurën paraprake gjyqtari individual ose paneli gjyqësor e japin vendimin me shkrim, me të cilin pranohen ose refuzohen provat.“

[109] Me panelin shqyrtues me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkom-bëtare Katja Dominik, me anëtarët e panelit, gjyqtarët ndërkombëtarë Anna Adamska – Galant dhe Dariusz Sielicki.

Page 74: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

74

Mjekësisë në Skenderaj. Në bazë të provave të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, gjykata nuk ka mundur për të vërtetuar se të akuzuarit në ditën kritike kanë marrë pjesë në vrasjen e Vehbi Berishës, e cila ka ndodhur në të njëjtën ditë. Gjykata ka vërtetuar në bazë të provave se pas dërgimit të viktimave në Qendrën Mjekësore të qytetit, që ndodhet pesëdhjetë metra nga vendi i ngjarjes, tre të akuzuarit kanë hyrë në ndërtesën e Qendrës dhe në prani të personelit mjekësor e kanë vrarë Gani Berishën, pasi që këtij i është ofruar ndihma e parë. Gjykata, me anë të aktgjykimit ka konstatuar se motivi i vrasjes së dy të vrarëve, të cilët përndryshe kanë qenë vëllezër, ka qenë bindja se ata gjatë luftës kanë bashkëpunuar me serbët. Gjykata nuk ka mundur për ta vërtetuar motivin e plagosjes së vëllezërve Vojvoda. Është shumë e mundshme se lëndimi i tyre ka ndodhur rastësisht, si pasojë e plumbave qorr.

Të gjithë të tre të akuzuarve për vrasjen e Gani Berishës iu është shqiptuar dënimi individual me burgosje në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh. Tre Gecajt sipas pikave të tjera të aktakuzës janë liruar nga përgjegjësia në mungesë të provave. Nga akuzat është liruar edhe i akuzuari i katërt Bedri Shala, mjek i Qendrës Mjekësore në Skenderaj. Me vendim të veçantë, gjykata të tre të akuzuarve ua ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

4.4. Rasti Marjan Ilinçiq dhe të tjerët

Gjykata e Apelit në panelin ankimor me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares[110], në datën 30 korrik të vitit 2014 e ka shpallur aktgjykimin me shkrim në lëndën Prokurori kundër Marjan Ilinçiqit dhe të tjerëve[111], me të cilin ankesa e prokurorit të Zyrës së Prokurorisë së EULEX-it e datës 13 gusht të vitit 2013 në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 28 mars të vitit 2014 është refuzuar si e vonuar. Me të njëjtin aktgjykim, ankesat e mbrojtësve të të akuzuarit Marjan Ilinçiqit, Zoran Qaviqit dhe Dragan Millojeviqit janë hedhur dhe është konfirmuar aktgjykimi i shkallës së parë. Aktgjykimi është sjellë në lidhje me seancën e panelit ankimor të datës 28 maj të vitit 2014.

Rrjedha e procedurës penale

Veprat penale, të cilat i vihen në barrë të akuzuarve në lëndën Prokurori kundër Marjan Ilinçiqit dhe të tjerëve kanë qenë të kryera gjatë trazirave të cilat kanë eskaluar nga tubimet e përditshme të ish punëtorëve të gjykatës mitrovicase të kombësisë serbe, të cilët deri në vitin 1999 kanë punuar në sistemin gjyqësor të Kosovës si bartës të funksioneve gjyqësore ose të personelit administrativ. Tubimet kanë filluar në datën 21 shkurt të vitit 2008, vetëm katër (4) ditë pas shpalljes së

[110] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Tore Tomassen dhe gjyqtari Driton Muharemi.

[111] Të bashkakuzuarit Zoran Çaviq, Dragan Millojeviq, Miodrag Raliq, Avni Kransiqi dhe Nebojsha Joviq.

Page 75: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

75

pavarësisë së Kosovës në datën 17 shkurt të vitit 2008. Punëtorëve të gjyqësorit së shpejti i janë bashkuar edhe qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës. Pjesëmarrësit e protestës kanë kërkuar që ndërtesa e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, e cila ndodhet në pjesën veriore të qytetit, të kthehet në kompetencë të sistemit gjyqësor të Serbisë. Pasi që nuk kanë pasur përgjigje në këtë kërkesë, demonstruesit në datën 14 mars të vitit 2008 e kanë marrë ndërtesën e gjykatës. Në orët e hershme të mëngjesit të datës 17 mars të vitit 2008 ka ardhur deri te përleshja e civilëve me forcat e rendit publik. Konflikti ka shpërthyer pas intervenimit të policisë së UNMIK-ut në orët e hershme të mëngjesit, me të cilin synohej largimi i personave të paautorizuar nga ndërtesa e gjykatës. Në trazira janë lënduar shumë civilë, policë dhe ushtarë të KFOR-it. Zyrtari ndërkombëtar policor nga njësia ukrainase FPU, Ihor Kynal, ka marrë plagë fatale nga shpërthimi i një granate të dorës, të cilën dikush nga demonstruesit e ka hedhur në pjesëtarët e policisë ndërkombëtare. Ai, më vonë, në të njëjtën ditë ka vdekur nga plagët.

Veprimet hetimore në lidhje me trazirat e marsit, të cilat kanë ndodhur në periudhën prej datës 14 deri në 17 mars të vitit 2008 në pjesën veriore të Mitrovicës, rreth dhe në vet ndërtesën e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë (tash Gjykata Themelore), kryesisht i kanë kryer policët dhe hetuesit e UNMIK-ut. Me vendim të prokurorit të datës 6 qershor të vitit 2008, janë ngritur hetimet kundër të akuzuarve të caktuar[112]. Me vendim të prokurorit të datës 15 shtator të vitit 2011 hetimet janë zgjeruar edhe kundër një numri të personave[113]. Deri te ngritja e aktakuzës së datës 29 maj të vitit 2012, nga ana e prokurorit, hetimet disa herë janë hapur edhe në lidhje me persona të tjerë në mënyrë që pastaj të ndërpriten ose prapë të hapen kundër të njëjtëve persona.

Me aktakuzën e datës 29 maj të vitit 2012, Prokuroria e Qarkut ka akuzuar: Marjan Ilinçiqin, Zoran Çaviqin, Dragan Millojeviqin, Miodrag Raliqin, Avni Krasniqin, AA dhe Nebojsha Joviqin. Gjatë seancës së konfirmimit të aktakuzës, prokurori e ka plotësuar aktakuzën në atë mënyrë që i ka tërhequr akuzat kundër AA, i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë i mitur.

Pas dy seancave për konfirmim të aktakuzës, të mbajtura në datën 15 gusht dhe 13 shtator të vitit 2012 Gjykata e Qarkut në Mitrovicë në datën 19 tetor të vitit 2012 e ka sjellë vendimin me të cilin pjesërisht e ka konfirmuar aktakuzën, duke vlerësuar se provat janë të pranueshme. Të akuzuarit, në lidhje me këtë, duke u deklaruar në lidhje me aktakuzën, janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për akuzat, me të cilat ngarkohen.

Pas tërheqjes së prokurorit, pjesa e aktakuzës në lidhje me AA është hedhur. Aktakuza pjesërisht është konfirmuar në lidhje me të akuzuarit e tjerë. Në lidhje me të akuzuarin Ilinçiq, gjykata e ka konfirmua aktakuzën për veprat e mëposhtme penale: thirrje për

[112] Dragan Millojeviq, Marjan Ilinçiq, Avni Krasniqi dhe Zoran Çoviq.

[113] AA, Miodrag Raliq dhe Nebojsha Joviq.

Page 76: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

76

rezistencë; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues. Të akuzuarit Çoviq i janë konfirmuar veprat e mëposhtme penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues. Të akuzuarit Millojeviq i janë konfirmuar veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues. Të akuzuarit Raliq gjykata ia ka konfirmuar akuzën për veprat penale: nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik; pjesëmarrje në grupin i cili pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale. Të akuzuarit Krasniqi i është konfirmuar aktakuza në lidhje me veprat e mëposhtme penale: pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare; pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale; rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues dhe sulm në personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Të akuzuarit Joviq i janë konfirmuar veprat penale në vijim nga aktakuza: pjesëmarrje në grupin i cili kryen vepra penale dhe pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale.

Në lidhje me pjesën e konfirmuar të aktakuzës, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë në datën 26 shkurt të vitit 2013 është hapur shqyrtimi kryesor, gjatë të cilit gjykata ka mbajtur gjashtëmbëdhjetë (16) ditë të gjykimit. Gjatë këtyre ditëve janë dëgjuar pesëmbëdhjetë (15) dëshmitarë: dy (2) sipas propozimit të prokurorisë, dhjetë (10) sipas propozimit të mbrojtjes dhe tre (3) sipas detyrës zyrtare. Janë paraqitur shumë prova materiale të propozuara nga ana e palëve në procedurë, në mesin e të cilave video incizimet nga YouTube. Pas dëgjimit të dëshmitarëve, prokurori në datën 20 mars të vitit 2013 e ka ndryshuar aktakuzën në të cilën ka saktësuar disa veprime të të akuzuarve si dhe ka hequr dorë prej disa akuzave. Gjatë shqyrtimit kryesor, gjykata e ka bërë edhe verifikimin e vendit të krimit. Trupi gjykues gjatë shqyrtimit kryesor i ka refuzuar shumë propozime të prokurorit, duke i konsideruar si të panevojshme ose mjaft të arsyetuara me anë të provave të tjera ose për shkak të papranueshmërisë së tyre dhe karakterit irelevant. Të akuzuarit nuk i kanë dhënë deklaratat e tyre para panelit shqyrtues. Ata, gjatë procedurës, janë mbrojtur në liri, por nuk kanë ardhur në seancat e gjykatës, në të cilat është njoftuar shpallja e aktgjykimit.

Paneli ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Katja Domanik[114], në datën 28 mars të vitit 2013 e ka sjellë aktgjykimin me të cilin i akuzuari Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq dhe Dragan Millojeviq janë shpallur fajtor për kryerjen e shumë veprave penale të kryera gjatë trazirave, të cilat kanë ndodhur në periudhën prej datës 14 deri në datën 17 mars të vitit 2008 në Mitrovicë.

I akuzuari Marjan Ilinçiq është shpallur fajtor për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare;[115] pjesëmarrje në grupin i cili e pengon personin

[114] Anëtarët e panelit gjyqësor, gjyqtarët ndërkombëtarë: Dariusz Sielicki dhe Nuno Madureira.

[115] Neni 316, paragrafi 3 i Ligjit Penal të Kosovës (LPK), për të cilën i është shqiptuar dënimi me

Page 77: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

77

zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[116], pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale[117], rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues[118]. Për këtë vepër, Ilinçiqit i është shqiptuar dënimi i përbashkët në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dhjetë (10) muajsh. Gjykata nuk ka gjetur se në veprimet e të akuzuarit Ilinçiq në ditën kritike ka elemente të veprave penale: pjesëmarrje në grupin i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[119], thirrje për rezistencë[120] dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues [121] dhe për këto arsye e ka liruar nga akuzat e cekura.

I akuzuari Zoran Çaviq është shpallur fajtor për veprat e mëposhtme penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[122], pjesëmarrje në grupin i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare [123], pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale [124] dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues [125], për të cilat i është shqiptuar dënimi i përbashkët në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh. Gjykata nuk ka gjetur se në veprimet e tij ka elemente të veprës penale rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues [126] dhe e ka liruar nga akuzat e cekura.

I akuzuari Dragan Millojeviq është shpallur fajtor për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare [127], pjesëmarrje në grupin i cili e pengon

burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

[116] Neni 318, paragrafi 1 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh (për veprimet e datës 17 mars të vitit 2008).

[117] Neni 320, paragrafi 1 i LPK, për të cilën i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjat-je prej gjashtë (6) muajsh.

[118] Neni 142, paragrafi 2 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh.

[119] Neni 318, paragrafi 1 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh (për veprimet e datës 14 mars të vitit 2008).

[120] Neni 319 i LPK.

[121] Neni 142, paragrafi 3 i LPK.

[122] Neni 316, paragrafi 3 i Ligjit Penal të Kosovës (LPK), për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh.

[123] Neni 318, paragrafi 1 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

[124] Neni 320, paragrafi 1 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh.

[125] Neni 142, paragrafi 2 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) muajsh.

[126] Neni 142, nga paragrafi 3 i LPK.

[127] Neni 316, paragrafi 3 i Ligjit Pena të Kosovës (LPK), për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Page 78: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

78

personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare [128], pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale [129] dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues [130]. Për këto vepra i është shqiptuar dënimi i përbashkët me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh[131]. I akuzuari Millojeviq është liruar nga akuzat në lidhje me veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[132] dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues [133].

I akuzuari Miodrag Raliq është liruar nga akuzat në drejtim të veprave penale: nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar ose etnik [134], thirrje për rezistencë,[135] pjesëmarrje në grupin i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[136] dhe pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale [137]. I akuzuari Avni Krasniqi është liruar nga akuzat në drejtim të veprave penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, sulm në personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[138], pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale[139] dhe rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues [140]. I akuzuari Nebojsha Joviq është liruar nga akuzat në drejtim të veprave penale: pjesëmarrje në grupin i cili e pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare [141] dhe pjesëmarrje në masën e cila kryen vepra penale [142].

[128] Neni 318, paragrafi 1 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh (për veprimet në datën 17 mars të vitit 2008).

[129] Neni 320, paragrafi 1 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

[130] Neni 142, paragrafi 2 i LPK, për të cilin i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh.

[131] Dënimet individuale me burgosje: për veprën nga neni 316, paragrafi 3, dënimi me burgosje për të cilin i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh, për veprën nga neni 318, paragrafi 1 në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh, për veprën nga neni 320, paragrafi 1, në kohëzgjatje prej katër (4) muajsh dhe për veprën nga neni 142, paragrafi 2 në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe tre (3) muajsh.

[132] Neni 318, paragrafi 1 i LPK, në lidhje me veprimet e datës 14 mars të vitit 2008.

[133] Neni 142.3. i LPK.

[134] Neni 115.1 i LPK.

[135] Neni 319 i LPK.

[136] Neni 318.2 i LPK.

[137] Neni 320.1. i LPK.

[138] Neni 317.1 i LPK.

[139] Neni 320.1. i LPK.

[140] Neni 142.3. i LPK.

[141] Neni 318.2 i LPK.

[142] Neni 320.1 i LPK.

Page 79: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

79

Gjatë procedurës së shkallës së dytë, e cila është iniciuar me ankesën e prokurorit, gjykata ka gjetur se ai është ankuar në pjesën liruese të aktgjykimit të shkallës së parë si dhe në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqiptuar për të akuzuarit, të cilët janë shpallur fajtor. Prokurori ka kërkuar nga gjykata e shkallës së dytë që aktgjykimin e shkallës së parë ta ndryshojë në pikëpamje të vendimit mbi dënimin, si dhe që në bazë të provave ekzistuese të akuzuarit e liruar nga akuzat të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit. Në përgjigjet e tyre ndaj ankesave, mbrojtësit e të akuzuarve të cilët janë shpallur fajtor, kanë potencuar se ankesa është e vonuar dhe se duhet të hidhet. Mbrojtësit, të cilët janë ankuar në pjesën dënuese të aktakuzës, e kanë kontestuar atë në të gjitha bazat e parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale, duke kërkuar që për shkak të mungesave dhe vlerësimit joadekuat të provave, të akuzuarit të lirohen nga akuzat, që t’iu zbuten dënimet ose që lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, ankesa e prokurorit është e vonuar. Prokurori këtë vonesë e ka arsyetuar me vonesën në përkthim, gjë që nuk është pranuar si arsye e bazuar. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit: provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor në kuadër të procedurës së shkallës së parë janë të pranueshme; aktgjykimi nuk e ka tejkaluar vëllimin e akuzave; nuk ka pasur shkelje të neneve 6 dhe 8 të Konventës Evropiane mbi të drejtat e njeriut; dispozitivi i aktgjykimit është i kuptueshëm dhe konsekuent; provat në mënyrë shteruese janë shqyrtuar dhe është bërë vlerësimi i tyre i drejtë; si edhe se nuk ekziston vërtetimi i gabuar dhe i paplotë i gjendjes faktike. Paneli ka qenë i mendimit se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vlerësuar rrethanat rënduese dhe lehtësuese, krahas vërejtjes se të akuzuarve iu janë shqiptuar dënime minimale të burgosjes, përkatësisht shumë afër minimumit ligjor.

Për shkak të ankesës së vonuar të prokurorit, Gjykata e Apelit nuk ka qenë në gjendje për të analizuar pretendimet e prokurorit dhe faktet të cilat ai i pohon në dëm të të akuzuarve. Paneli i apelit ka përfunduar se veprat penale janë kryer nga ana e të fajësuarve, të cilët kanë qenë të shpallur fajtor për veprën penale rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara dhe personelit shoqërues (e dënueshme me ligj nga pesë deri në dhjetë vite), dhe se Gjykata e Apelit është e lejuar që të rris dënimet, por për shkak të mungesës së ankesës së prokurorit, është i detyruar të shkojë në dobi të të akuzuarëve (reformatio in pejus). Gjykatës së Apelit nuk i është lejuar që të ndryshojë kualifikimin juridik në dëm të të fajësuarve edhe pse e drejta materiale nuk është zbatuar në mënyrë të rregullt në procedurën e shkallës së parë. Gjykata e Apelit nuk është e autorizuar për të kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim, nuk ka gjetur shkelje substanciale të procedurës penale. Paneli ankimor nuk ka pasur zgjidhje tjetër, pos që të vërtetojë kualifikimin juridik të aktgjykimit dhe të shqiptimit pothuajse minimal të dënimit për të akuzuarit.

Ankesat e mbrojtjes, me të cilat kërkohet aktgjykimi lirues ose zvogëlimi i dënimit, nuk janë të bazuara.

Page 80: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

80

FDH Kosovë në raportin e vet vjetor për vitin 2013[143] ka tërhequr vërejtjen se prokuroria, e cila i ka udhëhequr hetimet dhe e ka përfaqësuar aktakuzën gjatë procedurës së shqyrtimit, nuk ka qenë në lartësinë e detyrës, gjë që është vërtetuar edhe në lidhje me obligimin e prokurorisë për të respektuar afatet ligjore, të cilat kanë të bëjnë me obligimin e ndërmarrjes së veprimeve të caktuara procedurale. Lëshimi i afatit të ankesës përbënë shkelje të rëndë të detyrës zyrtare.

[143] Të cilin mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë: www.hlc-kosovo.org

Page 81: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

81

5. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës

5.1. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës në shkallën e tretë

5.1.1. Rasti Ejup Kabashi dhe të tjerët & Sokol Bytyqi

Duke vendosur në cilësinë e gjykatës në shkallën e tretë dhe duke vendosur ndaj ankesave të të akuzuarve në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 30 janar të vitit 2014, në Rastin Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve & Sokol Bytyqi dhe të tjerët, Gjykata Supreme e Kosovës në përbërje të përzier të panelit ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Elka Fisher - Ermenkov,[144] ka sjellë aktgjykimin me të cilin të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimit të luftës kundër popullatës civile. Për këtë vepër iu është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.

Duke vepruar në lidhje me ankesën e të akuzuarit Naser Hoti, Gjykata Supreme e Kosovës pjesërisht e ka refuzuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të datës 30 janar të vitit 2014, duke e liruar Hotin nga akuza në drejtim të veprës penale të ndihmës për kryerësit pas kryerjes së veprës penale.[145] Nga akuzat janë liruar edhe të bashkakuzuarit për të njëjtën vepër penale: Mustafë Hoti, Milaim Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi. Ata nuk janë ankuar ndaj aktgjykimit të cekur të Gjykatës së Apelit.

Rrjedha e procedurës penale

Në lidhje me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në datën 17 dhe 18 korrik të vitit 1998 në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, gjatë të cilave, sipas rezultateve të hetimeve disa pjesëtarë të caktuar të UÇK-së kanë marrë pjesë në sulmin ndaj popullatës civile serbe, duke zbatuar masa të frikësimit, të përuljes dhe të terrorit, Prokuroria për krime të luftës e Serbisë fillimisht ka ngritur hetime kundër Sinan Morinës. Atij, me aktakuzën e datës 13 korrik të vitit 2007, në barrë i është vënë vepra penale krim i luftës kundër popullatës civile, të cilën siç pretendohet e ka kryer me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe disa të akuzuar të caktuar në lëndën Prokurori kundër Sinan Morinës dhe të tjerëve. Me aktgjykimin e datës 2 dhjetor të vitit 2007, Gjykata e Qarkut në Beograd i ka hedhur akuzat kundër Morinës në drejtim të veprës penale, të cilat me aktakuzë i vihet në barrë. Pas ankesës së prokurorit, Gjykata Supreme e ka kthyer në rigjykim[146].

[144] Anëtarët e panelit ankimor në shkallën e tretë: gjyqtarja ndërkombëtare Esma Ertrezi dhe gjyqtarja e Gjykatës Supreme, Valdete Daka.

[145] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 305, paragrafi 2 i LPK.

[146] FDH Kosovë nuk ka informacione nëse nga organet e Serbisë ka vazhduar procedura penale ndaj Morinës.

Page 82: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

82

Në lidhje me ngjarjet në Opterushë të muajit korrik të vitit 1998, PSRK në datën 20 gusht të vitit 2010 e ka lëshuar vendimin mbi inicimin e hetimeve kundër Sinan Morinës në drejtim të veprës penale të krimit të luftës kundër popullatës civile. Me vendim të prokurorisë të datës 30 nëntor të vitit 2010, hetimet janë zgjeruar edhe ndaj Ejup Kabashit, Sokol Bytyqit dhe Haxhi Mazrekut, në mënyrë që në datën 1 dhjetor të vitit 2010, hetimet të ndërpriten kundër Sinan Morinës. Kabashi dhe Mazreku janë burgosur në datën 14 dhjetor të vitit 2010, kur iu është caktuar paraburgimi njëmujor. Organet e gjyqësorit të Kosovës nuk kanë pasur qasje ndaj Bytyqit. Në datën 15 dhjetor është lëshuar urdhri për burgosjen e tij, kurse në datën 22 ndaj tij është lëshuar edhe lista e arrestit ndërkombëtar. Më vonë kundër Bytyqit është ndërprerë procedura.

Në datën 8 mars të vitit 2011, hetimet në këtë lëndë janë zgjeruar edhe ndaj Mustafë Hotit, Milaim Hotit, Naser Hotit, Nexhmendin Berishës dhe Jetullah Kabashit në drejtim të veprës penale të ofrimit të ndihmës për kryerësit pas kryerjes së veprës penale[147].

Pas hetimeve të zhvilluara, me aktakuzën e datës 30 mars të vitit 2011, të akuzuarve Kabashi dhe Mazreku, iu është vënë në barrë se reciprokisht si dhe në bashkëkryerje me të tjerët, pjesëtarë të paidentifikuar të UÇK-së, kanë zbatuar masa të frikësimit dhe të terrorit ndaj popullatës serbe në fshatin Opterushë, komuna e Rahovecit, duke marrë pjesë në sulmin e armatosur kundër banorëve serb të fshatit (të cilët janë gjendur në shtëpitë e tyre në natën midis datës 17 dhe 18 korrik të vitit 1998), si edhe se në bashkëkryerje, reciprokisht dhe me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së kanë marrë pjesë në shpërnguljen e banorëve serb nga ky fshat.

Me të njëjtën aktakuzë, Mustafë Hotit, Milaim Hotit, Naser Hotit, Nexhmendin Berishës dhe Jetullah Kabashit, iu është vënë në barrë vepra penale e ofrimit të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.

Me vendim të gjyqtarit për konfirmim të datës 29 prill të vitit 2011, aktakuza pjesërisht është konfirmuar. Është hedhur akuza në pikën 2 në lidhje me të akuzuarin Kabashi dhe Mazreku, kurse në pjesën tjetër aktakuza është konfirmuar në lidhje me të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Shqyrtimi kryesor i shkallës së parë pas pjesës së konfirmuar të aktakuzës para Gjykatës së Qarkut në Prizren ka filluar në datën 28 qershor të vitit 2011. Gjatë tij, gjykata ka mbajtur seanca shtatë (7) ditë dhe janë dëgjuar shtatë (7) dëshmitarë të prokurorisë. Me aktgjykimin e datës 2 gusht të vitit 2011, i akuzuari Kabashi është shpallur fajtor për kryerje të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile dhe është dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej (5) vitesh. Mazreku, me

[147] Informacionet mbi zhvillimin e procedurës penale në këtë rast mund t’i gjeni në faqen zyr-tare të internetit të FDH Kosovë (http://www.hlc-kosovo.org/) si dhe në raportet vjetore të FDH Kosovë mbi përcjelljen e gjykimeve për krime të luftës dhe vepra penale me prapavijë politike dhe etnike për vitet 2011, 2012 dhe 2013.

Page 83: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

83

të njëjtin aktgjykim, është liruar nga akuzat. Të akuzuarit e tjerë janë shpallur fajtor për ofrim të ndihmës. Të gjithë atyre në mënyrë individuale iu janë shqiptuar dënimet me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, të cilat nuk do të përmbarohen nëse ata në një afat prej një (1) viti nuk kryejnë vepër të re penale.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e Kabashit dhe të Naser Hotit, Gjykata Supreme e Kosovës, si gjykatë e shkallës së dytë, me vendim të datës 4 shtator të vitit 2012 rastin e ka kthyer në rigjykim. Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur edhe në lidhje me ankesën e prokurorit[148] për pjesën liruese të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë të datës 2 gusht të vitit 2011 si dhe ndaj vendimit të gjykatës në pikëpamje të vendimit të dënimeve të shqiptuara në lidhje me të akuzuarit e tjerë për ofrimin e ndihmës. Me vendim të datës 23 gusht të vitit 2012, gjykata e ka hedhur këtë ankesë si të palejueshme, me çka procedura penale në lidhje me Mazrekun ka përfunduar në mënyrë të plotfuqishme.

Pas përfundimit të procedurës së shkallës së parë në lëndën Prokurori kundër Kabashit dhe të tjerëve, në Shqipëri, në datën 9 dhjetor të vitit 2011 është burgosur i dyshuari Bytyqi. Aktakuza kundër tij për të njëjtën vepër penale është ngritur në datën 24 maj të vitit 2012, kurse është konfirmuar me vendim të datës 27 korrik të vitit 2012. Procedura e ndarë e shkallës së parë për këtë aktakuzë ka filluar në datën 2 tetor të vitit 2012. Me kërkesën e prokurorit të datës 12 tetor të vitit 2012, paneli kompetent i Gjykatës së Qarkut në Prizren me vendimin e datës 7 nëntor të vitit 2012, procedurën penale kundër të akuzuarit Bytyqi ia ka bashkuar procedurës në lëndën Prokurori kundër Kabashit dhe të tjerëve. Kjo lëndë në atë moment është gjendur në fazën e përgatitjeve për rigjykim para gjykatës së shkallës së parë.

Gjykimi i përsëritur në lëndën e përbashkët Prokurori kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve & Sokol Bytyqit ka filluar në datën 30 nëntor të vitit 2012 para trupit gjykues në përbërje të përzier të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Mariola Pasnik [149], kurse shumicën e kanë përbërë gjyqtarët vendor.

Pas provave të paraqitura para panelit shqyrtues, gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se një grup i panjohur i njerëzve ka hapur zjarr në datën 17 dhe 18 korrik të vitit 1988 dhe ka sulmuar nga anë të ndryshme shtëpinë e familjes Bozhaniq në fshatin Opterushë, në të cilën janë ndodhur në kohën e sulmit të gjithë banorët serb të fshatit, rreth 15 sish. Meshkujt serb iu janë përgjigjur me armë zjarri nga pushkët dhe revolet. Në mëngjes, në datën 18 korrik, meshkujt serb kanë hequr dorë nga mbrojtja dhe janë dorëzuar. Menjëherë pas kësaj në oborrin e familjes Bozhaniq kanë ardhur shumë njerëz të panjohur, në mesin e të cilëve kanë qenë

[148] Me rastin e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë të datës 2 gusht, prokurori, i cili ka qenë i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit, qartazi e ka theksuar se prokuroria nuk do të anko-het ndaj këtij aktgjykimi.

[149] Anëtarët e panelit shqyrtues: gjyqtarët Skënder Çoçaj dhe Teuta Krusha.

Page 84: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

84

edhe të akuzuarit Kabashi dhe Bytyqi.[150] Në aktgjykimin e shpallur në datën 1 shkurt të vitit 2013, gjykata ka theksuar se jashtë çdo dyshimi është provuar se Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi në datën 18 korrik të vitit 1998, pas përfundimit të zjarrit, kanë qenë të pranishëm të armatosur në oborrin e shtëpisë së familjes Bozhaniq. Megjithëkëtë, gjykata ka gjetur se nuk është dëshmuar jashtë çdo dyshimi se ata kanë marrë pjesë në sulmin në serbët vendor në natën midis datës 17 dhe 18 korrik të vitit 1998. Për këtë arsye ata janë liruar nga kjo e pjesë e akuzës.

Sipas gjetjeve të gjykatës, faji eventual i të akuzuarve për ofrim të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale është i kushtëzuar me dënimin e kryerësit kryesor. Të akuzuarve Mustafa, Milaim dhe Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetullah Kabashi para dëgjimit iu është tërhequr vërejtja nga hetuesit se dhënia e deklaratave të rrejshme përbënë vepër penale. Megjithëkëtë, gjykata nuk ka mundur për t’i shpallur fajtor për veprën penale ofrim i ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, kur gjykata nuk ka mundur për të provuar ekzistimin e fajit të të akuzuarit Ejup Kabashi.

Aktakuzën në këtë lëndë para gjykatës së shkallës së parë e ka përfaqësuar Maurizio Salustro. Ai, para kësaj, ka udhëhequr me hetimet dhe e ka ngritur aktakuzën.

Duke vepruar ndaj ankesës së prokurorit Special ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 1 shkurt të vitit 2013, Gjykata e Apelit (me panelin me përbërje të përzier të panelit ankimor, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Hajnalka Veronika Karpati[151]) me aktgjykimin e datës 30 janar të vitit 2014, e ka miratuar ankesën e Prokurorit Special dhe e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 1 shkurt të vitit 2013.

Të akuzuarit Ejup Kabashin dhe Sokol Bytyqin, gjykata i ka shpallur fajtor për arsye se në natën midis 17 korrikut dhe mëngjesit të hershëm të datës 18 korrik të vitit 1998, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar kanë zbatuar masat e frikësimit dhe të terrorit kundër popullatës civile serbe në Opterushë, në atë mënyrë që kanë marrë pjesë në sulmin e qëllimshëm të armatosur në shtëpitë familjare në atë fshat. Sulmi është kryer me anë të të shtënave që kanë zgjatur shumë orë gjatë natës në shtëpinë e Bozhaniqit, në të cilën kanë qenë të tubuar fshatarët e kombësisë serbe. Sipas gjykatës, me anë të veprimeve të përshkruara, të akuzuarit Kabashi dhe Bytyqi në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale të krimit të luftës kundër popullatës civile,[152] dhe për këtë

[150] Të akuzuarit Mustafa, Milaim, Naser, Nexhmedin Berisha dhe Jetullah Kabashi janë dëgjuar si dëshmitarë. Iu kanë dhënë deklarata të rrejshme hetuesve mbi datat kur Kabashi ka qenë i lënduar, në mënyrë që t’ia siguronin alibinë.

[151] Anëtarët e panelit ankimor: Gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti dhe gjyqtari Rasim Rasimi.

[152] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 22 dhe 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP i RSFJ); po ashtu e dënueshme edhe sipas neneve 23 dhe 120 të ligjit, i cili në Kosovë ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës (Ligji Penal i Kosovës - LPK).

Page 85: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

85

arsye janë dënuar në mënyrë individuale me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh.

Të akuzuarit Mustafë Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetullah Kabashi me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, po ashtu, janë shpallur fajtor për arsye se i kanë ndihmuar Ejup Kabashit, i cili ka qenë në hetime për krim të luftës kundër popullatës civile, për t’i ikur përgjegjësisë. Këtë vepër e kanë kryer në atë mënyrë që kanë dëshmuar rrejshëm në mënyrë që t’ia vërtetonin alibinë Kabashit. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, ata, me rastin e dëgjimit në cilësi të dëshmitarëve nga ana e hetuesve të Njësisë për hetimin e krimeve të luftës, që është kryer në gjysmën e parë të vitit 2011, rrejshëm kanë dëshmuar se Kabashi është plagosur në fillim të muajit korrik të vitit 1998. Në këtë mënyrë, ata i kanë ndihmuar Kabashit, pasi që ai ka krye vepër penale, për të cilën është shpallur fajtor. Të gjithë të akuzuarit për ofrim të ndihmës, nga ana e Gjykatës së Apelit, janë shpallur fajtor për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryerësve të veprës penale,[153] për çka të gjithëve iu është caktuara denimi me burg prej 6 (gjashtë) muajve, me kohë të probacionit prej një viti.

Me rastin e matjes së dënimit, gjykata e shkallës së dytë ka qenë e kufizuar me vendimet e mëhershme mbi dënimet e shqiptuara Kabashit dhe të akuzuarve për ofrimin e ndihmës. Në lidhje me Bytyqin, gjykata ka vlerësuar se do të ishte e padrejtë të zbatohet nivel tjetër i fajësisë.

Gjykata e Apelit ka pranuar gjetjet e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilat jashtë çdo dyshimi është vërtetuar gjendja faktike, të cilat kanë të bëjnë me sulmin i cili ka ndodhur në fshatin Opterushë. Sipas këtyre fakteve, në mëngjesin e datës 18 korrik të vitit 1998, në oborrin e shtëpisë familjare Bozhaniq ka pasur shumë njerëz të panjohur, në mesin e të cilëve kanë qenë edhe të akuzuarit Kabashi dhe Bytyqi, por nuk është vërtetuar se ata kanë marrë pjesë në sulm, i cili ka ndodhën në natën paraprake. Gjykata e Apelit nuk është pajtuar me konstatimin e Gjykatës Themelore se nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit kanë marrë pjesë në sulm. Gjykata e shkallës së dytë i konsideron të besueshme deklaratat e dëshmitarëve – të të dëmtuarve, të cilët e kanë përjetuar sulmin dhe në mënyrë të hollësishme e kanë përshkruar se si është zhvilluar ai, duke pohuar se në oborrin e shtëpisë Bozhaniqi kanë parë të akuzuarit, të cilët kanë qenë të armatosur, menjëherë pas përfundimit të sulmit. Dëshmitarët i kanë njohur të akuzuarit qysh më parë, si fshatarë. Gjykata e Apelit dëshmitë e tyre i ka vlerësuar si bindëse. Në bazë të deklaratave të tyre ka gjetur se sulmi në shtëpitë Bozhaniq ka ndodhur, se e ka kryer UÇK-ja dhe se të akuzuarit e uniformuar dhe të armatosur kanë qenë të pranishëm në oborr menjëherë pas sulmit. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, deklaratat e të akuzuarve janë të një besueshmërie të dyshimtë.

Vepra penale është e dënueshme edhe sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e vendosjes në shkallën e tretë, përkatësisht neneve 152, paragrafët 1 dhe 2.1 në lidhje me nenet 16 dhe 32 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

[153] Të paraparë dhe të dënueshme me nenin 305, paragrafi 2 i LPK, që është e dënueshme me nenin 388 të KPRK.

Page 86: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

86

Një anëtar i panelit ankimor i Gjykatës së Apelit[154] pjesërisht e ka ndarë mendimin e tij në lidhje me aktgjykimin, në pjesën në të cilën ka të bëjë me të akuzuarit për ofrim të ndihmës kryerësve të veprës penale pas kryerjes së veprës penale.[155] Sipas qëndrimit të këtij anëtari të panelit, në veprimet e të akuzuarve, duke konsideruar se dhënia e deklaratës gjatë dëgjimit në cilësi të dëshmitarit në fazën e procedurës parapenale dhe pasi që kryerësi i veprës penale nën hetime është zbuluar, nuk është objekt i i dënimit sipas dispozitave të LPK dhe nga arsyet e cekura ai i ka liruar nga akuzat të akuzuarit Mustafa, Milaim dhe Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi.

Duke pasur parasysh se Gjykata e Apelit e ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, i akuzuari Kabashi, Bytyqi dhe të akuzuarit për ofrim të ndihmës kryerësve pas veprave të kryera penale, të shpallur fajtor, pas aktgjykimit lirues, e kanë pasur të drejtën e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, tash si një gjykate të shkallës së tretë. Ndaj aktgjykimit lirues të Gjykatës së Apelit, krahas Kabashit, Bytyqit është ankuar edhe i akuzuari Naser Hoti.

Duke vepruar në lidhje me ankesat e të akuzuarve ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 30 janar të vitit 2014, si dhe mendimit të prokurorit shtetëror, Gjykata Supreme e Kosovës, pas seancës së mbajtur në datën 14 gusht të vitit 2014, e ka sjellë aktgjykimin me të cilin pjesërisht miratohen ankesat e të akuzuarve Kabashi dhe Bytyqi. Gjykata pjesërisht e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në pjesën e cila ka të bëjë me dënimet. I akuzuari Kabashi dhe Bytyqi janë dënuar me dënime me burgosje në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh. Gjykata Supreme pjesërisht e ka hedhur aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me Naser Hotin, si dhe në lidhje me të bashkakuzuarit Mustafë, Milaim Hotin, Nexhmedin Berishën dhe Jetullah Kabashin, duke i liruar nga fajësia lidhur me akuzat për ndihmë për kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se Gjykata e Apelit në mënyrë të rregullt i ka vlerësuar provat, por ka marrë parasysh edhe disa rrethana lehtësuese. Pa marrë parasysh faktin se të akuzuarit kanë qenë anëtarë të grupit i cili bashkërisht i ka rrezikuar të dëmtuarit dhe familjet e tyre midis datës 17 dhe 18 korrik të vitit 1998, një nga ata ua ka tërhequr vërejtjen që të mos dalin nga shtëpia, në mënyrë që të shmanget një dëm më i madh. Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se të akuzuarit nuk i kanë ekspozuar viktimat në kurrfarë veprimesh të egra, çnjerëzore, përulëse ose frikësuese. Dëshmitarët janë lëshuar pas një kohe të caktuar. Derisa kanë qenë të mbajtur, atyre iu është dhënë ushqim, kurse ushtarët e UÇK-së ua kanë kthyer paratë, të cilat ua kishin marrë më herët. Duke e marrë parasysh kalimin e kohës nga koha e kryerjes së veprës penale, Gjykata Supreme ka vlerësuar se me dënimin e shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit.

Gjykatën Supreme të Kosovës me aktgjykim e ka mbështetur qëndrimi i ndarë i një

[154] Gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti.

[155] Të paraparë dhe të dënueshme me nenin 305 të LPK.

Page 87: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

87

anëtari të gjykatës së panelit. Sipas qëndrimit të gjykatës, neni 305 i LPK ka të bëjë me veprimet fizike, të cilat e pengojnë zbulimin e kryerësve të krimit. Ato veprime nuk përfshijnë dëshminë e rrejshme pasi që identiteti i kryerësve është i njohur, posaçërisht jo kur kryerësi tashmë është i paraburgosur nga organet e pushtetit. Së këndejmi, në rastin konkret, dhënia e deklaratës së rrejshme nuk përbënë vepër penale sipas nenit 305 të LPK. Nga arsyet e cekura, Gjykata Supreme nuk ka gjetur se të akuzuarit janë fajtor për veprën penale nga neni 305 i LPK dhe e ka liruar parashtruesin e ankesës Naser Hotin. Në pajtim me nenin 419 të LPK, gjykata, sipas detyrës zyrtare, në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe ndaj të bashkakuzuarve të tjerë.

Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës ka përfunduar procedura e rregullt kundër Kabashit dhe Bytyqit. Pa marrë parasysh rrethanat lehtësuese, FDH Kosovë konsideron se me dënimin e shqiptuar nuk do të arrihet drejtësia për viktimat në fshatin Opterushë. Ky rast, edhe pas 16 vitesh nuk është ndriçuar. Ka mbetur i paqartë edhe fati i tetë serbëve të zhdukur, derisa përgjegjësia për shpërnguljen e popullatës serbe nga fshati ende nuk është vërtetuar.

5.1.2. Rasti Dejanoviq dhe Bojkoviq

Gjykata Supreme e Kosovës, me panelin me përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Nesrin Lushta,[156] në datën 30 shtator të vitit 2014, ka sjellë aktgjykimin[157] në lëndën Prokurori kundër Dejanoviqit dhe Bojkoviqit, me të cilën të akuzuarit Jovica Dejanoviq dhe Gjorgje Bojkoviq prapë janë liruar nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile[158]. Ata kanë qenë të akuzuar për dhunim të shqiptares gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

[156] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarët ndërkombëtar Esma Ertrezi (gjyqtare raportuese) dhe Willem Brouwer.

[157] FDH Kosovë, në kohën e punës në analizën e procedurës penale Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit, nuk ka qenë në mundësi për ta siguruar vendimin zyrtar të gjykatës, për ç’arsye nuk është në gjendje për ta bërë shikimin në arsyet, me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë në sjelljen e vendimit të saj. Sipas njohurive të caktuara, aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk iu është dorëzuar as palëve në procedurë deri nga mesi i muajit dhjetor të vitit 2014. Sipas nenit 369 të Ligjit mbi Procedurën Penale të Kosovës (LPPK), gjykata është e obliguar për të përpiluar aktgjykimin me shkrim në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së tij. Në rastin kur është fjala mbi lëndët serioze, kurse me lejen e kryetarit të gjykatës, afati për sajimin e aktgjykimit me shkrim, me lejen e kryetarit të gjykatës, mund të shtyhet deri në 60 ditë.

[158] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 22 dhe 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP i RSFJ); po ashtu e dënueshme edhe sipas neneve 23 dhe 120 të ligjit, i cili në Kosovë ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës (Ligji Penal i Kosovës - LPK). Vepra penale është e dënueshme edhe sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e vendosjes në shkallën e tretë, përkatësisht neneve 152, paragrafët 1 dhe 2.1 në lidhje me nenet 16 dhe 32 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Page 88: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

88

Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës ka pasuar pas seancës së panelit ankimor të kësaj gjykate në shkallën e tretë, në fund të muajit shtator të vitit 2014. Gjykata me këtë rast i ka shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 27 maj të vitit 2014, me të cilën ata (pas aktgjykimit të shkallës së parë dhe lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës të datës 17 prill të vitit 2013), janë shpallur fajtor për dhunimin si krim të luftës kundër popullatës civile. Me anë të aktgjykimit, Gjykata e Apelit dy të akuzuarve ua kishte shqiptuar dënimet me burgosje[159].

Pas takimit të panelit të mbajtur pas seancës së panelit ankimor të Gjykatës Supreme të Kosovës, të akuzuarit me vendim të veçantë të gjykatës janë liruar nga paraburgimi, i cili iu ishte caktuar me vendim të veçantë të Gjykatës së Apelit dhe i cili ka pasuar pas shqiptimit të dënimit me burgosje.

Rrjedha e procedurës penale[160]

Hetimet penale kundër të dyshuarve Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit janë hapur me vendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) të datës 19 gusht të vitit 2012. Ato, me vendim të ri të datës 22 tetor të të njëjtit vit[161], janë zgjeruar me pika shtesë të aktakuzës në lidhje me të dyshuarit.

Hetimet janë iniciuar me deklaratat e të dëmtuarës V.K. Ajo, mbi këtë rast, menjëherë pasi që ka ndodhur ai, deklaratën e parë ua ka dhënë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët kanë vepruar në zonën ku është ndodhur vendbanimi i saj. Pas kësaj, ajo për rastin i ka informuar në muajin tetor të vitit 1999 edhe pjesëtarët e KFOR-it. Në bazë të deklaratave të tyre, si dhe deklaratave të marra gjatë hetimeve të ngritura nga mesi i muajit gusht të viti 2012, PSRK në datën 12 nëntor të vitit 2012 e ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ata gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë kanë kryer vepra penale në drejtim të të cilave ndaj tyre edhe janë hapur hetimet penale. Atyre iu është vënë në barrë nga një vepër penale e krimit të luftës kundër popullatës civile[162], përkatësisht janë akuzuar për dhunim të të miturës V.K. në datën 14 prill të vitit 1999. Ata po ashtu kanë qenë të akuzuar edhe për nga një vepër penale të pronësisë, kontrollit, posedimit dhe përdorimit të paautorizuar të armëve[163].

[159] Të akuzuarit Dejanoviq, nga ana e Gjykatës së Apelit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 10 vitesh.

[160] Rrjedha e hollësishme e procedurës penale është përpunuar në analizën e rastit, e cila do të jetë pjesë përbërëse e këtij raporti. Po ashtu, analiza mund të gjendet në faqen zyrtare të internetit të FDH Kosovë (http://www.hlc-kosovo.org/)

[161] FDH Kosovë nuk ka qenë në gjendje të analizojë vendimet e cekura për shkak të pamundë-sisë së shikimit në to.

[162] Po aty 3, si dhe për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe neneve 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977.

[163] Të paraparë dhe të dënueshme me nenin 328 të LPK.

Page 89: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

89

Me vendim të datës 26 nëntor të vitit 2012, gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës së PSRK-së të datës 12 nëntor të vitit 2012 ia ka kthyer atë prokurorit të lëndës me urdhrin që të njëjtën ta plotësojë në afat prej tri ditësh. Me aktakuzën e ndryshuar të PSRK të datës 29 nëntor të vitit 2012, për të cilën është hapur shqyrtimi kryesor, të akuzuarve iu janë vënë në barrë të njëjtat vepra penale.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Dejanoviq ngarkohet se në cilësinë e pjesëtarit të policisë serbe dhe i armatosur me pushkë, në ditën kritike e ka rrëmbyer viktimën nga shtëpia e saj familjare në fshatin Stanoc i Ultë (disa anëtarë të caktuar të familjes së viktimës kanë qenë të pranishëm në momentin e rrëmbimit të saj); e ka dërguar atë në një lokacion të panjohur në afërsi të fshatit Babimoc; e ka detyruar në automobilin e tij në forme të ndryshme të marrëdhënies seksuale kundër vullnetit të saj si dhe e ka kërcënuar me thikë. Sipas pohimeve të aktakuzës, i akuzuari i dytë Bojkoviq, në të njëjtën ditë, po ashtu e ka dhunuar të miturën V.K. në atë mënyrë që, i armatosur me revole, e ka nxjerrë viktimën nga automjeti, të cilin në ditën kritike e ka drejtuar i akuzuari i parë, e ka dërguar në një shtëpi të papërfunduar në afërsi, e ka hedhur në dysheme dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Në lidhje me aktakuzën e ndryshuar të datës 14 dhjetor të vitit 2012, gjykata e ka mbajtur seancën që i është kushtuar vlerësimit të bazueshmërisë së saj. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre e kanë kundërshtuar aktakuzën dhe provat, duke i propozuar gjykatës që të njëjtat t’i hedh si të pabazuara dhe të papranueshme. Për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, si dhe Kodit të Procedurës Penale të datës 01 janar të vitit 2013, gjyqtari për konfirmim të aktakuzës në këtë lëndë ka qenë në të njëjtën kohë edhe gjyqtar i procedurës paraprake, i cili udhëheq me lëndën deri në aktgjykimin e shkallës së parë. Në pajtim me dispozitat e reja ligjore, kryetari i panelit shqyrtues ka sjellë dënimin, me të cilin e ka refuzuar kërkesën mbi hedh-jen e aktakuzës dhe kundërshtimet në lidhje papranueshmërinë e provave. Duke i refuzuar kundërshtimet e mbrojtjes dhe të të akuzuarve, kryetari i panelit ka gjetur se aktakuza është e mbështetur me mjaft prova, të cilat e mundësojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, me të cilat ngarko-hen. Ai, po ashtu ka vlerësuar se në lidhje me aktakuzën mund të hapet shqyrtimi kryesor, gjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha rrethanat, kurse pas provave, të cilat do të paraqiten në shqyrtimin kryesor, do të vendoset mbi shqyrtimin kryesor, do të vendoset mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve.

Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre janë ankuar në vendimin e gjyqtarit shqyrtues. Gjykata e Apelit këto ankesa i ka hedhur me vendimin e datës 16 mars të vitit 2013.

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkov-iqit është hapur në datën 4 prill të vitit 2013 para panelit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës (ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti,[164]). Shqyrtimi ka qenë i hapur për publikun, me përjashtim të dëshmisë së të dëmtuarës

[164] Anëtarët e panelit hetimor: gjyqtarët ndërkombëtarë Mariola Pasnik dhe Dariusz Sielicki.

Page 90: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

90

me anë të video konferencës.[165] Gjykata, në kuadër të shqyrtimit është takuar në seancë tetë (8) ditë, janë dëgjuar dhjetë (10) dëshmitarë të prokurorisë, një (1) dëshmitar është propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve, si dhe një (1) dëshmitar i thirrur nga gjykata sipas detyrës zyrtare. E dëmtuara V.K. ka dëshmuar me anë të video konferencës. Gjatë shqyrtimit janë paraqitur edhe shumë prova materiale, të propozuara nga ana e palëve në procedurë. Të akuzuarit, në deklaratat e tyre para panelit shqyrtues i kanë kundërshtuar pretendimet e aktakuzës.

Gjatë kohëzgjatjes së shqyrtimit kryesor (për të cilin mund të thuhet se që nga lufta e këndej në pikëpamje kohore ka qenë shqyrtimi më i shkurtë në lidhje me aktakuzat për krimet e luftës – është zhvilluar nga data 4 deri në datën 17 prill të vitit 2013), të akuzuarit janë gjendur në arrest shtëpiak. Ata në gjykatë kanë qenë të pranishëm në shoqërim të policisë. Sjellja e tyre kryesisht është bërë me vonesa, gjë që shpesh ka çuar deri te vonesat në orarin e seancave të panelit shqyrtues. Në shpalljen e aktgjykimit në fund të gjykimit nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari Dejanoviq. Aktgjykimi është shpallur në prani të mbrojtësit të tij, të të akuzuarit të dytë, si dhe prokurorëve të gjykatës, të cilët gjatë seancës së shqyrtimit e kanë përfaqësuar aktakuzën.

Gjatë shqyrtimit kryesor, prokuroria, me anë të aktakuzës së ndryshuar të datës 10 prill të vitit 2013, e ka saktësuar aktakuzën në pajtim me ndryshimet e ligjit penal.

Sipas aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, në bazë të provave të paraqitura gjatë takimit të panelit shqyrtues, është vërtetuar jashtë çdo dyshimi se në datën 14 prill të vitit 1999, viktima V.K. është rrëmbyer nga shtëpia e saj në fshatin Stanoc i Ultë. Rrëmbimi është kryer ng një mashkull i uniformuar. Viktima pastaj është dhunuar dy herë në lokacione të ndryshme rreth dhe në Babimoc: së pari nga rrëm-byesi i armatosur, kurse shpejt pas kësaj edhe në një lokacion tjetër nga mashkulli tjetër më i vjetër i armatosur.

Në bazë të analizës së hollësishme të provave, gjykata e shkallës së parë ka gje-tur se të akuzuarin e parë Dejanoviq gjatë hetimeve, por edhe në shqyrtimin krye-sor, e kanë identifikuar viktima dhe dëshmitarët e tjerë (anëtarët e familjes dhe kushërinjtë), të cilët kanë pohuar se të akuzuarin e kanë parë në ditën kritike kur është rrëmbyer viktima. Ata kanë pohuar se edhe në ditën paraprake e kanë parë të akuzuarin, kur me një grup të personave të armatosur ka qenë në fshatin e tyre dhe në afërsi të shtëpisë së viktimës, me qëllim që t’iu urdhërojnë refugjatëve, të cilët banonin në fshat, që të largohen nga ai fshat. Për shumë arsye, gjykata nuk ka mundur që si provë të pranojë këtë identifikim të të akuzuarit Dejanoviq për shkak të lëshimeve, të cilat janë bërë në procedurën e identifikimit. Këto arsye gjykata i ka përkufizuar si ndikimi i faktorëve psikik në procedurën e identifikimit; mospërm-bajtje, nga ana e hetuesve, obligimeve ligjore me rastin e identifikimit me anë të fotografive; lëshim që personi zyrtar, i cili e bënë identifikimin, nuk duhet të di se

[165] Në përputhje me nenin 295, paragrafi 2 i LPPK, dy vëzhguesve të FDH Kosovë iu është mundësuar të jenë të pranishëm në seancën e gjykatës të mbyllur për publikun.

Page 91: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

91

kush është i dyshuari; si edhe se ka kaluar një kohë e gjatë nga ngjarjet dhe se ku-jtesa njerëzore zbehet. Sipas gjykatës, të gjitha këto arsye e kanë zvogëluar vlerën dëshmuese të identifikimit.

Përkundër faktit të pakundërshtueshëm se i akuzuari i parë në periudhën kritike ka qenë i mobilizuar në afërsi të vendit ku ka jetuar viktima, se e ka pasur uni-formën, se në kohën kritike ka poseduar automjetin e llojit dhe me ngjyrën të cilin në deklarata e cekin viktima dhe disa dëshmitarë, gjykata ka vlerësuar se ka së tepërmi dyshime se i akuzuari i parë Dejanoviq e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar viktimën.

Në lidhje me përgjegjësinë e mundshme penale të të akuzuarit të dytë Bojkoviq lidhur me akuzën se ka kryer krim të luftës, gjykata ka gjetur se provat në lidhje me përgjegjësinë e tij penale i ofron vetëm viktima. Viktima e ka përshkruar Bojkov-iqin si person të vjetër, të moshës prej 60 deri 70 vjeçare, por në faza të ndryshme ka dhënë vlerësime të ndryshme të moshës. Edhe në lidhje me të akuzuarin e dytë gjykata ka gjetur se procedura e identifikimit të tij gjatë hetimeve është bërë në kundërshtim me rregullat ligjore: në vargun prej tetë (8) fotografish të treguara dëshmitarit, vetëm njëra ka qenë fotografi e një personi të vjetër, gjë që, sipas gjet-jeve të gjykatës, përbënë shkelje të rëndë të praktikës së identifikimit të mirë. Në gjykatën nuk ka pasur ndikim as edhe fakti se viktima para procedurës së identifi-kimit e ka përshkruar të akuzuarin Bojkoviq si një person të vjetër i cili ka çaluar: “Gjatë seancës, në kuadër të shqyrtimit kryesor të datës 11 prill të vitit 2013, gjyka-ta ka kërkuar nga i akuzuari të ecë nëpër gjykatore. Edhe pse gjykata nuk ka vërej-tur çfarëdo mënyre evidente të çalimit, ka mundur të hetohet mënyra e ecjes së tij. Megjithëkëtë, duhet të theksohet – nuk është e pazakonshme që njerëzit e moshuar të çalojnë dhe të kenë një lloj të ecjes së çuditshme.”[166] Për këtë arsye gjykata ka gjetur se metoda e identifikimit në rastin Bojkoviq nuk është kryer në përputhje me nenin 255 të LPPK, posaçërisht nga ana e hetuesit të parë.

Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë disa prova, për të cilat mund të konsiderohet se shkojnë në dobi të aktakuzës, por se ekzistojnë dyshimet se i akuzuari Dejanoviq njëmend e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar të dëmtuarën V.K., sepse procedura e foto identifikimit, e kryer në mënyrë joprofesionale, ka shkaktuar që ajo ta humb vlerën dëshmuese. Për këto arsye, sipas gjetjeve të gjykatës, nuk është provuar jashtë dyshimit të bazuar se i akuzuari Dejanoviq dhe Bojkoviq e kanë kryer veprën, për të cilën të dytë në mënyrë individuale janë të akuzuar në pikën 1 të aktakuzës (krim i luftës kundër popullatës civile). Për këtë arsye ata janë liruar nga akuzat.

Në lidhje me akuzën nën pikën 2 ndaj të akuzuarit Dejanoviq, gjykata, në bazë të provave ka vërtetuar se plumbat, të cilët janë gjetur tek ai me rastin e burgosjes, i kanë takuar të akuzuarit. Pasi që ai si polic ka qenë i autorizuar për të bartë armën

[166] Faqe 45, paragrafi i parë i aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 17 prill të vitit 2013, versioni në gjuhën angleze.

Page 92: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

92

dhe rrjedhimisht të posedojë municionin përkatës, gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur prova se municioni i konfiskuar nuk i ka takuar armës së tij zyrtare. Për këto arsye, i akuzuari Dejanoviq është liruar nga akuza edhe në lidhje me këtë vepër penale.

Në lidhje me akuzën nën pikën 2 të aktakuzës të fundit të muajit nëntor të vitit 2012 në lidhje me të akuzuarin Bojkoviq, jashtë çdo dyshimi është provuar se i akuzuari, në datën 27 shtator të vitit 2012, pa autorizime valide dhe në mënyrë të paligjshme ka poseduar pushkën M70AB2, tre karikatorë dhe 69 copë të municionit. I akuzuari Bojkoviq është shpallur fajtor për pronësi, kontroll, mbajtje dhe përdorim të paautorizuar të armës nga neni 374 i KPRK. Ky ligj ka qenë në fuqi në kohën e sjelljes së aktgjykimit dhe ka qenë më i favorshëm për kryerësin. Për këtë vepër i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh, me një afat të probacionit në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh.

Gjykata ia ka llogaritur Bojkoviqit kohën e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 27 shtator të vitit 2012 deri në datën 17 prill të vitit 2013 në dënimin e shqiptuar. Me aktgjykim po ashtu është urdhëruar konfiskimi i armës, e cila është gjetur tek të akuzuarit me rastin e bastisjes në datën 27 shtator të vitit 2012.

Në bazë të analizës së aktgjykimit të panelit ankimor, FDH Kosovë e vlerëson se gjykata e ka bazuar dhe e ka arsyetuar aktgjykimin lirues nga vepra penale krim i luftës kundër popullatës civile me identifikimin e kryer në mënyrë joprofesionale të të akuzuarve gjatë hetimeve policore dhe prokuroriale, përkatësisht me faktin se nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit, secili individualisht, janë kryerës të këtij krimi të urryer. Është i pakundërshtueshëm fakti se vepra penale është kryer, përkatësisht se e mitura V.K. ka qenë e rrëmbyer nga shtëpia e saj familjare dhe se pas kësaj ka qenë e dhunuar nga dy persona. Për vërtetimin e përgjegjësisë, për gjykatën ka qenë thelbësore, megjithëkëtë, identifikimi i kryerësve. Sipas aktgjykimit, pa marrë parasysh se edhe e dëmtuara e edhe të gjithë dëshmitarët para identifikimit të kryer i kanë përshkruar të dyshuarit, në identifikimin pozitiv të kryerësve nga viktima dhe dëshmitarët kanë ndikuar edhe faktet: se fotografia e të akuzuarit të parë në një varg fotografish ka qenë e shënjuar me një gjurmë nga kapëset, të cilën nuk e kanë pasur fotografitë e tjera; se fotografia e të akuzuarit në vargun e fotografive në bazë të të cilave është kryer identifikimi ka qenë e vetmja fotografi e personit të vjetër; se fotografitë e të akuzuarit duhet të jenë të ngjashme me pamjen e tij në kohën e veprës penale; si dhe se identifikimet nga fazat e mëhershme kanë pasur ndikim në identifikimin e mëvonshëm. Me gjithë faktet se disa prova të veçanta të paraqitura kanë shkuar në dobi të aktakuzës, se shumë dëshmitarë e kanë identifikuar të akuzuarin e parë Dejanoviq si personin i cili e ka rrëmbyer viktimën, si dhe se shumë pohime të të akuzuarve para gjykatës nuk kanë qenë bindëse, gjykata, në vlerësimin përfundimtar të provave ka vlerësuar se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

FDH Kosovë e respekton dhe e mbështet të drejtën ligjore të gjykatës për vlerësim të lirë të provave. Një vlerësim i tillë dhe një aktgjykim i tillë nuk munden dhe

Page 93: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

93

nuk guxojnë të mbajnë kundërthënie: gjykata sjellë shumë prova të cilat janë në favor të aktakuzës, por në fund mbizotërojnë provat, të cilat shkojnë në dobi të të akuzuarve. Po ashtu, për gjykatën nuk kanë pasur rëndësi faktet të cilat kanë mundur të ndikojnë në mënyrë negative ose që ta çrregullojnë memorien e viktimës, duke e bërë të pasigurt dhe jobindëse: se viktima ka qenë e mitur në kohën kur është dhunuar; se ajo ka kaluar nëpër një ferr të llojit të vet; si dhe se vendimi i saj i guximshëm që, përkundër traditës patriarkale kosovare, e cila nuk e inkurajon pranimin publik të grave të dhunuara se ndaj tyre është kryer kjo vepër penale, ajo të dëshmojë në gjykatë në thelb ka përbërë përsëritje të këtij ferri. Gjykata, aktgjykimin lirues në tërësi e bazon në gabimet në procedurën e identifikimit të të akuzuarve gjatë hetimeve. Kjo, megjithëkëtë, nuk e liron nga përgjegjësia që ta përsëris ose që të bëjë identifikimin direkt në gjykatore ose që, madje, të insistojë në këtë rast në rekonstruktimin e dhembshëm, por të dobishëm, të krimit dhe në ballafaqimin e drejtpërdrejtë të viktimës me të akuzuarit.

FDH Kosovë e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm trajtimin, rëndësinë dhe kohën, të cilën gjykata ia ka kushtuar një vepre penale jashtëzakonisht të rëndë, e cila ka ndodhur gjatë kohës së luftës dhe e cila ka qenë pjesë e një aktiviteti sistematik dhe paraprakisht të planifikuar për terrorizimin e popullatës shqiptare dhe detyrimin e saj që të largohet nga Kosova. Të akuzuarit nuk mund të shpallen fajtor vetëm në bazë të dyshimit ndaj tyre dhe akuzimit se janë fajtorë. Gjykata, megjithëkëtë, në këtë rast ka pasur punë me një vepër specifike penale, të cilën në përgjithësi dhe kryesisht, për shkak të traditës patriarkale, është shumë e vështirë për ta provuar, sepse mungojnë provat kryesore (provat materiale, me të cilat do të mbështetej dëshmia e viktimës). Në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit, një gjykatë kosovare e ka pasur rastin shumë të rralla që në dispozicion ta ketë viktimën e dhunimit, e cila është e gatshme për të folur para gjykatës dhe e cila pohon se i njeh kryerësit dhe e cila është e gatshme të angazhohet në zbulimin e fajtorëve dhe në dënimin e tyre. Gjykata, megjithëkëtë, nuk e ka shfrytëzuar këtë për ndriçimin e një krimi të rëndë deri në fund, por, deri tash në procedurën më të shkurt penale për një krim të luftës, vendos që vendimin për lirimin nga përgjegjësia të të akuzuarve ta bazojë në dyshimet në autenticitetin e identifikimit të kryerësve gjatë hetimeve. Për FDH Kosovë është e pashpjegueshme që gjykata mos të shqyrtojë, të mos merr parasysh dhe të mos e respektojë vendosmërinë e viktimës dhe të familjes së saj që të vërtetën ta çojnë deri në fund, pa marrë parasysh çmimin, të cilin do ta paguajnë ata në një ambient konservativ, ku dhunimi konsiderohet turp i viktimës dhe i familjes së saj. Thjesht, gjykata është dashur të përgjigjet në pyetjet nëse është e mundshme që viktima në mënyrë të pabazuar të dyshoj ndaj të akuzuarve dhe veten pa arsye ta vendos në “shtyllën e turpit”, që, kur është fjala për dhunimin në midiset patriarkale, siç është ai kosovar, është i rezervuar për gratë e dhunuara.

Ndaj aktgjykimit lirues të gjykatës, zyra e prokurorisë Speciale ka deponuar ankesë, duke e kundërshtuar të njëjtën për shkak të vlerësimit të gabuar ose të paplotë të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale. Prokuroria ka propozuar që gjykata e apelit ta ndryshojë aktakuzën në pikat 1 dhe

Page 94: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

94

3 ose ta hedh dhe lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Ndaj pjesës ndëshkuese të aktgjykimit është ankuar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Bo-jkoviq me propozimin që akuzat kundër klientit të tij të hidhen për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit mbi Amnistinë. Mbrojtësit e të akuzuarve kanë deponuar edhe përg-jigjen ndaj ankesës së prokurorisë. Zyra e Gjykatës së Apelit ka mbështetur ankesat e Prokurorisë Speciale dhe e ka propozuar miratimin e tyre si dhe pranimin e provës shtesë të Prokurorit Special, që e mbështet deklaratën e viktimës.

Duke vepruar në lidhje me ankesat dhe përgjigjet ndaj ankesave të prokurorit dhe pas seancës së panelit të përzier ankimor të mbajtur në datën 27 maj të vitit 2014, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares,[167] Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin me të cilin ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë (P./nr. 13/2013) të datës 17 prill të vitit 2013. Në aktgjykimin e ndryshuar të shkallës së parë, Gjykata e Apelit:

- me zbatimin e Ligjit mbi Amnistinë, e ka hedhur aktakuzën nën pikën 2 në lidhje me të akuzuarin Bojkoviq, që ka të bëjë me akuzën për pronësi të palejuar, të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve; e ka anuluar aktgjyki-min lirues në lidhje me të akuzuarit Dejanoviq dhe Bojkoviq në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile;

- i ka shpallur fajtor të akuzuarit Dejanoviq dhe Bojkoviq për dhunimin e të miturës shqiptare gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë dhe i ka shqiptuar dënimet me burgosje:

- të akuzuarit Dejanoviq në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh, kurse të akuzuarit Bojkoviq në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh.

Pa caktimin e seancës së dëgjimit, Gjykata e Apelit, pas seancës së mbajtur të pan-elit ankimor dhe në bazë të analizës së provave të materialeve të lëndës, ka konstat-uar se provat e siguruara janë të mjaftueshme që jashtë çdo dyshimi të përfundohet se të akuzuarit janë fajtor për veprat me të cilat ngarkohen. Në arsyetimin e aktgjy-kimit, Gjykata e Apelit në këtë lëndë i ka dhënë një dimension të ri procesit të iden-tifikimit të kryerësve nga ana e viktimës dhe e dëshmitarëve të tjerë, duke poten-cuar se viktima dhe dëshmitarët pa hezitim e kanë identifikuar Dejanoviqin edhe pasi që kanë kaluar aq shumë vite. Kjo, sipas gjykatës, e ka rritur autenticitetin e identifikimit. Gjykata e Apelit nuk ka qenë në pajtim me pikëpamjen restriktive të gjykatës së shkallës së parë, sipas të cilës procedura e identifikimit në mënyrë të besueshme mund të kryhet vetëm njëherë, përkatësisht se besueshmëria e identifi-kimit mund të vihet në pyetje nëse të njëjtat fotografi iu tregohen dëshmitarëve në distanca të shkurta kohore. Sipas Gjykatës së Apelit, identifikimi nuk mund të vihet në pyetje në rastin kur dëshmitarët në bazë të fotografive të ndryshme me sukses e bëjnë identifikimin dhe atë madje edhe pas një periudhe të gjatë kohore. Vlera e një

[167] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtare Annamaria Meiser dhe gjyqtari vendor Xhevdet Abazi.

Page 95: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

95

identifikimi të tillë fiton në peshë posaçërisht kur të kihet parasysh se me kalimin e kohës kujtesa zbehet.

Duke e cekur faktin se të gjithë dëshmitarët para procedurës së identifikimit i kanë dhënë përshkrimet e personave, të cilët është dashur t’i identifikojnë si dhe se ato përshkrime iu janë përgjigjur të akuzuarve, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj i ka kundërshtuar edhe pretendimet e gjykatës se fotografitë e të akuzuarve kanë qenë të shënjuara, përkatësisht se fotografia e të akuzuarit Bojkoviq ka qenë e vet-mja fotografi e një personi të vjetër në mesin e të tjerëve të ri. Gjykata e Apelit, vendimin e saj e ka bazuar edhe në vlerësimin se identifikimet e të akuzuare nga dëshmitarët kanë qenë të besueshme. Sipas saj, Gjykata Themelore i ka shkelur normat e procedurës penale në pikëpamje të procedurës së identifikimit, duke in-sistuar në kritere, të cilat nuk kanë qenë të parapara në udhëzimet procedurale në kohën e kryerjes së këtyre veprimeve hetimore. Gjykata e Apelit ka gjetur se paneli ankimor i Gjykatës Themelore me rastin e identifikimit ka vënë standarde, të cilat nuk bazohen në ligjet kosovare (personi i cili e kryen identifikimin nuk duhet ta di se kush janë të dyshuarit). Në fund, dhe në lidhje me identifikimin, Gjykata e Apelit ka gjetur se në procedurën e identifikimit nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat të përcaktuara me dispozita ligjore, me të cilat rregullohet kjo procedurë, por ka vlerësuar se lëshimet nuk janë të një natyre të tillë sa që rezultatet e identifikimit t’i bëjnë të paqena ose të pabesueshme.

Gjykata e Apelit në analizën e përgjegjësisë penale të të akuzuarve ka shkuar më larg se sa gjykata e shkallës së parë, duke e marrë parasysh kontekstin në të cilin është kryer vepra penale e dhunimit. Sipas gjykatës, vepra penale, me të cilën të akuzuarit ngarkohen, është kryer në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, në kontekstin e fushatës masive kundër popullatës civile kosovare dhe në shenjë të kaos-it të gjithmbarshëm dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë nga ana e forcave të armatosura të Serbisë. Gjykata ka konstatuar se i akuzuari De-janoviq ka qenë rezervist, i stacionuar në afërsi të vendbanimit të viktimës, se dy herë ka qëndruar në vendbanimin e viktimës, se e ka rrëmbyer viktimën, e ka dhunuar dhe e ka mundësuar që ajo të jetë e dhunuar edhe nga personi tjetër. Me rastin e llogaritjes së dënimit, Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme i ka analizuar rregullat ligjore, arsyet për shqiptimin e dënimit, rrethanat nën të cilat është kryer vepra penale e posaçërisht faktin që vepra penale ka ndodhur në kontekstin e fushatës masovike kundër shqiptarëve në Kosovë. Në këtë kontekst, sipas gjykatës, vajza e re dhe e pam-brojtur është rrëmbyer nga shtëpia e saj dhe në pamundësi që të bëjë as farë rezis-tence ajo është detyruar në marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e armës. Kjo, sipas gjykatës, e tregon pandershmërinë më të madhe ndaj qenies njerëzore dhe dëshmon për karakterin e kryerësve. Sipas gjetjeve të panelit ankimor, dënimet e shqiptuara janë proporcionale me veprimet e të akuzuarve, janë të mjaftueshme dhe adekuate, do të kenë rol parandalues, e shprehin pakënaqësinë shoqërore për shkeljen e vlerave të mbrojtura shoqërore dhe do të kenë ndikim në përforcimin dhe respektimin e ligjit.

Edhe pse ka qenë fjala për një aktgjykim jo të plotfuqishëm, aktgjykimi i shqip-tuar për të akuzuarit ka përfaqësuar dënimin e parë të shqiptuar në Kosovë për

Page 96: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

96

dhunim si krim i luftës kundër popullatës civile[168], i kryer gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ky fakt ka një rëndësi të posaçme nëse kihet parasysh se gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë ndodhur shumë dhunime, por për ato dhunime, për sh-kak të kulturës së fortë patriarkale, fare nuk është folur ose fare pak është folur nga viktimat.

Ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin janë shpallur fajtor të akuzuarit Dejanoviq dhe Bojkoviq dhe janë dënuar me dënime afatgjata me burgosje, të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre janë ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës si në një gjykatë të shkallës së tretë. Në ankesa kundërshtohet aktgjykimi në të gjitha bazat e parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale, kërkohet që Gjykata Su-preme ta ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, e refuzon si të pabazuar ank-esën e Prokurorisë Speciale, ta konfirmojë aktgjykimin (lirues) të shkallës së parë ose anulimin e të njëjtit dhe që lënda të kthehet në gjykatën e apelit ose në gjykatën e shkallës së parë për të vendosur prapë për te.

Me seancën e gjykatës së shkallës së tretë, në të cilën janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit, ka kryesuar gjyqtari ven-dor[169]. Kjo ka qenë një risi e madhe në gjyqësorin kosovar, sepse nga gjysma e dytë e vitit 2000 për lëndët në krimet e luftës kanë qenë të mandatuar gjyqtarët ndër-kombëtar si kryetar të paneleve hetimore ose ankimore.

Gjatë seancës së panelit ankimor, në të cilën janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, gjyqtari raportues[170] në mënyrë shumë të hollësishme e ka prezantuar rastin. Mbrojtësit dhe të akuzuarit me atë rast kanë sjellë argumentet e tyre kundër aktgjykimit të gjykatës së apelit dhe i kanë përsëritur propozimet të prezantuara në ankesat e tyre. Të akuzuarit kanë theksuar se nuk janë fajtorë, se në kurrfarë mënyre nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale me të cilën ngarkohen dhe e kanë propozuar lirimin e tyre nga akuzat. Prokurori shtetëror[171] e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale, duke i propozuar gjykatës që aktgjykimin e shkallës së dytë ta konfirmoj në tërësi.

[168] Sipas të dhënave të FDH Kosovë, të cilat i posedon nga konflikti i armatosur në Kosovë për dhunimin si një krim të luftës janë ngritur tri aktakuza, (gjithsejtë të akuzuar 4 persona), pas të cilave janë sjellë tri aktgjykime liruese. Me aktakuzën e katërt edhe një person është akuzuar për tentim dhunim, që, siç pretendohet, ka ndodhur në datën 15 maj të vitit 1999 dhe ky është liruar. Akuza e fundit nuk ka qenë e lidhur me konfliktin e armatosur si dhe veprimet e të akuzuarit nuk janë kualifikuar si krime të luftës, edhe pse vërtetuar se në periudhën kritike i akuzuari ka qenë i mobilizuar nga ana e forcave të armatosura, tentim dhunimi ka ndodhur siç pretendohet në kohën e konfliktit të përzgjatur intern.

[169] Deri te ndryshimi ka rezultuar për arsye se në mesin e vitit 2014 kanë hyrë në fuqi ndry-shime në kompetencat e Misionit të EULEX-it.

[170] Gjyqtarja ndërkombëtare Esma Ertrezi, gjyqtare me një praktikë afatgjatë të suksesshme si gjyqtare civile.

[171] Kryeprokurori i Misionit të EULEX-it, Jaroslav Novotna.

Page 97: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

97

Kryetarja e panelit ankimor pjesën publike të seancës e ka përfunduar me lajmërimin se palët në procedurë vendimin e gjykatës do ta marrin në formën me shkrim. Dy ditë pas seancës, mediat kanë publikuar se janë liruar nga akuzat dhe paraburgimi.

FDH Kosovë, deri në fund të vitit 2014 nuk ka qenë në mundësi për të siguruar aktgjykimin me shkrim të Gjykatës Supreme të Kosovës në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit, si dhe nuk ka qenë në mundësi që të njihet me arsyet me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë me rastin e sjelljes së aktgjykimit të përsëritur lirues në këtë lëndë. Pa marrë parasysh arsyetimin dhe vlerësimet, të cilat gjykata e shkallës së tretë i ka shfrytëzuar si bazë për lirimin e të akuzuarve, FDH Kosovë konsideron se vendimet diametralisht të kundërta të instancave të ndryshme gjyqësore në një të njëjtën lëndë dhe në bazë të provave identike (të cilat në formë dhe në numër identik kanë qenë në dispozicion të paneleve gjyqësore në të tria shkallët) hutojnë dhe krijojnë pasiguri në praktikën gjyqësore. Tri vendime të ndryshme në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit dhe Gjorgje Bojkoviqit, përkatësisht vlerësime të ndryshme të provave dhe të gjendjes faktike në dispozicion mbi përgjegjësinë eventuale të të dy akuzuarve, tregojnë dhe manifestojnë mungesën e një politike të qartë gjyqësore dhe ndëshkimore kundër dhunimeve si një nga veprat më të rënda penale, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Procedura e rregullt penale në këtë rast ka përfunduar. Mbesin vetëm mjetet e ndihmës së jashtëzakonshme juridike, në të cilat viktima dhe familja e saj vështirë se do të kenë forcë për t’u lëshuar pas mossuksesit të tyre në procedurën e rregullt gjyqësore. Drejtësia ka mbetur e shkurtuar, kurse viktima dhe të dëmtuarit të pakënaqur. E njëjta mund të thuhet edhe për të gjitha viktimat e dhunimit dhe familjet e tyre. Që e tëra të jetë edhe më e rëndë, porosia, të cilën gjykimi në këtë lëndë ua ka drejtuar viktimave të tjera të dhunimit është se nuk ia vlen të kultivohet besimi ndaj gjyqësorit kosovar, madje edhe me kushtin që anatema të hidhet në ato gra, të cilat publikisht e pranojnë se kanë qenë të dhunuara.

Krahas të gjitha kufizimeve, të cilat mund t’i krijojë mungesa e shikimit në vendimin e gjykatës së shkallës së tretë, analiza e parë e kësaj lënde çon deri tek dy përfundime. I pari ka të bëjë me mossuksesin e deritashëm të gjyqësorit kosovar për të zbuluar të vërtetën, për të vërtetuar përgjegjësinë dhe për të dënuar kryerësit e shumë dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, gjë që do të çonte edhe deri te ndriçimi i planit monstruoz që përmes goditjeve ndaj femrave shqiptarët të detyrohen të shpërngulen në mënyrë masive nga Kosova. I dyti ka të bëjë me shanset gjithnjë e më të vogla që këto krime të hetohen kurse kryerësit të dënohen, sepse koha po kalon, kujtesa po zbehet, kurse viktimat pas këtij gjykimi kanë gjithnjë e më pak vullnet, kohë të mbetur dhe kanë edhe më pak shpresë që drejtësia në rastet e tyre mund të jetë ndonjëherë e kënaqur.

Page 98: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

98

5.2. Vendimet e Gjykatë Supreme të Kosovës lidhur me kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë[172]

5.2.1. Rasti Sabit Geci dhe të tjerët (Kukës dhe Cahan)

Duke vepruar në lidhje me ndihmën e jashtëzakonshme juridike (kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë) të sjellë nga ana e të dënuarve Sabit Geci, Riza Aliu dhe Sali Rexhepi (lënda Prokurori kundër Sabit Gecit, i njohur si rasti Kukës dhe Cahan) ndaj aktgjykimit të ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë të datës 29 korrik të vitit 2011 dhe 13 tetor të vitit 2011 (ka të bëjë vetëm të dënuarin Sali Rexhepi), si dhe me aktgjykimin e gjykatës së Apelit të datës 11 shtator të vitit 2013, trupi gjykues i përzier tre (3) i përbërë prej anëtarësh i Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti,[173] në datën 7 maj të vitit 2014 ka sjelë aktgjykimin, me të cilin:

- kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të të dënuarve Riza Aliu dhe Sali Rexhepi në lidhje me aktgjykimet e cekura të shkallës së parë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, janë refuzuar si të pabaza dhe këto aktgjykime kanë mbetur të pandryshuara.

- kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë së të dënuarit Sabit Geci, e sjellë kundër aktgjykimeve të cekura të ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe Gjykatës së Apelit pjesërisht është miratuar, derisa aktgjykimet e cekura pjesërisht janë ndryshuar. Akuza në drejtim të veprës penale pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve[174] (pika 7 e aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë) është refuzuar në pajtim me nenin 363, paragrafi 1, pika 1.3 e LPPK, si dhe me zbatimin e Ligjit mbi Amnistinë. I akuzuari Geci është liruar nga gjoba në të holla, e cila i është shqiptuar në lidhje me atë vepër penale. Dënimi unik me burgosje, i shqiptuar për Gecin me anë të aktgjykimit të cekur në kohëzgjatje prej 15 vitesh ka mbetur i pandryshuar si dhe vendimi për konfiskimin e armëve të gjetura tek ai. Pjesët e tjera të mbetura të kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë së të dënuarit Geci janë refuzuar si të pabaza.

Rrjedha e procedurës penale

Me rastin e dyshimit se në periudhën prej muajit prill deri në muajin qershor të vitit 1999, në kampet ushtarake të UÇK-së në Kukës dhe Cahan (Shqipëria Veriore)

[172] FDH Kosovë me këtë pjesë të raportit vjetor i ka përfshirë vetëm rastet e caktuara në të cilat Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur në lidhje me mjetet e jashtëzakonshme juridike, ku ka pasur mundësi për ta siguruar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesisht përmes ueb faqes së Misionit të EULEX-it.

[173] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Willem Brouwer dhe gjyqtarja Valdete Daka.

[174] E paraparë dhe e dënueshme sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale me nenin 328, paragrafi 2 i LPK.

Page 99: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

99

ka rezultuar deri te keqtrajtimi fizik e, madje, edhe deri te vrasja e civilëve, të cilët për arsye të ndryshme janë mbajtur në kampet cekura të kontrolluara nga ana e UÇK-së, PSRK gjatë vitit 2009 dhe 2010 ka zhvilluar hetimet kundër personave të caktuar, për të cilët është dyshuar se kanë marrë pjesë në këto vepra penale kurse kanë pasur pozita të caktuara ushtarake në ato kampe. Gjatë hetimeve ka rezultuar deri te paraburgimi i një numri të të dyshuarve. I pari, i cili në mesin e të dyshuarve ka qenë i paraburgosur në datën 6 maj të vitit 2010, ka qenë Sabit Geci. Me rastin e paraburgosje, tek ai është gjetur edhe arma e zjarrit për të cilën nuk e ka pasur lejen e organeve kompetente. I dyshuari Riza Aliu, me urdhrin e prokurorit, është paraburgosur në datën 23 qershor të vitit 2010.

Me aktakuzën e parë të datës 5 gusht të vitit 2010, të akuzuarve Geci (Geci edhe individualisht e edhe në bashkëkryerje me të tjerët, duke përfshirë edhe Xhemshit Krasniqin, i cili në kohën e ngritjes së aktakuzës nuk ka qenë në dispozicion për organet kosovare të ndjekjes) dhe Aliut i është vënë në barrë se në periudhën prej muajit prill të vitit deri në muajin qershor të vitit 1999, në kampet ushtarake në Kukës dhe në Cahan, të cilët janë shfrytëzuar edhe si qendra të paraburgimit në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare dhe rregullat, me të cilat rregullohet sjellja e palëve në konflikt. Sipas aktakuzës, ata, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së kanë marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor të civilëve, të cilët në periudhën prej muajit prill deri në muajin qershor të vitit 1999 një kohë të caktuar janë mbajtur në qendrat e paraburgimit të UÇK-së, përkatësisht dëshmitarët A, B, C, D, E, F, G, H, K dhe xxxxxxx[175] janë mbajtur në kushte johigjienike dhe në kushte të rrezikshme për jetë, pa ushqim të mjaftueshëm, ujë dhe trajtim mjekësor. Aktakuza, po ashtu, i ka ngarkuar të akuzuarit se kanë marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor të civilëve, se ndaj tyre i kanë zbatuar masat e frikësimit dhe të torturës, duke iu shkaktuar vuajtje të mëdha dhe duke ua rrezikuar integritetin e tyre trupor. Në këtë mënyrë, Geci dhe Aliu, siç ka pohuar aktakuza, i kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, të cilat janë në fuqi në kohën e luftës, të konflikteve të armatosura dhe të okupacionit. Aktakuza, në fund, duke e cekur këtë si rezultat të keqtrajtimit të civilëve në dy kampe të UÇK-së, i ka vënë në barrë Gecit edhe vdekjen e xxxxxxx, i cili i është nënshtruar plagëve në datën 5 qershor të vitit 1999 nga pasojat e rrahjes.

Aktakuza e cekur është saktësuar nga prokuroria gjatë seancës së konfirmimit të mbajtur në datën 07 tetor të vitit 2010[176]. Me te, Gecit, për të cilin është vërtetuar se në kampet e cekura ka pasur rol komandues, në barrë i është vënë kryerja e krimeve të luftës kundër popullatës civile sipas 6 pikave, të kryer ndaj të paraburgosurve civilë - shqiptarëve nga Kosova në kampet e cekura. Procedura e konfirmimit të aktakuzës në lidhje me Gecin dhe Aliun është zhvilluar para ish Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë[177], në seancën e mbyllur për publikun. Seanca ka zgjatur dy (2) ditë

[175] Emri i dëshmitarit nuk mund të publikohet, sepse ai nuk është publikuar as në aktgjykimet e shkallës së parë. Emri i tij mbetet i hijesuar edhe në vazhdim të raportit.

[176] Aktakuzën, gjatë seancës së konfirmimit si edhe gjatë shqyrtimit kryesor, e ka përfaqësuar gjyqtari ndërkombëtar i PSRK Maurizio Salustro.

[177] Në ambientet e gjykatës, të cilat ndodhen në pjesën veriore të qytetit të ndarë.

Page 100: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

100

(në datën 7 dhe 22 tetor të vitit 2010). Procedura e konfirmimit ka përfunduar me vendimin e gjyqtarit për konfirmim të datës 24 nëntor të vitit 2010, me të cilin aktakuza është konfirmuar në formën në të cilën ka qenë e precizuar para fillimit të procedurës së vlerësimit të aktakuzës, përkatësisht konfirmimit.

Shqyrtimi kryesor kundër dy të akuzuarve lidhur me aktakuzën e konfirmuar ka filluar në datën 14 mars të vitit 2011[178]. Gjatë rrjedhës së shqyrtimit para panelit shqyrtues, në seancën e gjykatës të datës 4 maj të vitit 2011, kësaj lënde i është bashkëngjitur procedura kundër edhe tre të akuzuarve: Haki Hajdarit (i njohur edhe si Haki Drenica), Sali Rexhepit (i njohur edhe si Sali Berisha) dhe Shaban Hotit. Atyre, me aktakuzën e datës 29 dhjetor të vitit 2010, përkatësisht të datës 18 shkurt të vitit 2011[179], iu është vënë në barrë kryerja e krimit të luftës kundër popullatës civile sipas më shumë pikave: për trajtimin çnjerëzor të të burgosurve, ekspozimin e tyre në kushte çnjerëzore dhe johigjienike të jetesës, mungesën e kushteve sanitare, të ushqimit dhe të ujit si dhe rrahje dhe torturë të civilëve të paraburgosur shqiptarë nga Kosova në kampin Cahan, në periudhën prej muajit prill deri në muajin qershor të vitit 1999. Shqyrtimi kryesor para panelit shqyrtues ka përfunduar me aktgjykimin e shkallës së parë të datës 29 qershor të vitit 2011. Me aktgjykim, të akuzuarve iu janë shqiptuar dënimet e mëposhtme me burgosje: Gecit - 15, Aliut- 12, Hotit – 6 dhe Hajdarit – 7 vite burgosje për kryerjen e veprës penale, e cila iu është vënë në barrë me anë të aktakuzës, krim i luftës kundër popullatës civile[180]. Me të njëjtin aktgjykim, Geci është shpallur fajtor për veprën penale të posedimit të pa leje të armëve,[181] dhe i është shqiptuar dënimi me gjobë në të holla në lartësi prej 4.000 eurosh. Sipas vendimit të panelit shqyrtues, procedura kundër Sali Rexhepit nga data 20 qershor e vitit 2011 është ndarë për shkak të sëmundjes dhe nevojës që ndaj tij me urgjencë të ndërmerren veprime kirurgjike. Pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, procedura kundër tij ka vazhduar në datën 12 dhe 13 tetor të vitit 2011, kur është shpallur edhe aktgjykimi në lidhje me te. Ai është shpallur fajtor për krim të luftës kundër popullatës civile[182] dhe i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Në aktgjykimin e fundit të muajit korrik të vitit 2011 janë ankuar mbrojtësit e të gjithë të akuzuarve, në lidhje me të gjitha bazat ligjore të parapara me Ligjin mbi Procedurën Penale. Është siguruar edhe mendimi i prokurorit të Apelit lidhur me ankesat. Pas seancës së panelit ankimor, Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin, me

[178] Informatat mbi zhvillimin e procedurës para panelit shqyrtues mund të gjenden edhe në faqen e internetit të FDH-së Kosovë: http://www.hlc-kosovo.org/. Ato janë të përmbajtura edhe në komunikatë, e cila është e publikuar me rastin e sjelljes së aktgjykimit të shkallës së parë si dhe në raportet vjetore të FDH Kosovë për vitet 2011 dhe 2013.

[179] Bashkimit të procedurës penale kundër Hajdarit dhe të tjerëve me procedurën penale kundër Gecit dhe Aliut, i kanë paraprirë hetimet në lidhje me këta të akuzuar, ngritja e aktakuzës, si dhe procedura e konfirmimit të aktakuzës në lidhje me ta. Me rastin e propozimit mbi bash-kimin e procedurës, prokuroria, gjykatës dhe palëve ia ka dorëzuar edhe aktakuzën e konsolidu-ar me akuzat në lidhje me të gjithë të akuzuarit.

[180] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

[181] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 382, paragrafi 2 i LPK.

[182] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ.

Page 101: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

101

të cilin aktgjykimi i ish Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës është modifikuar në lidhje me të akuzuarit Geci dhe Aliu. Gjykata ka vendosur se i akuzuari Sabit Geci është fajtor për kryerjen e veprës penale të vazhduar krim i luftës kundër popullatës civile, që në mënyrë të hollësishme është përshkruar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 11 shtator të vitit 2013[183]. Me këto pika të aktgjykimit në mënyrë të hollësishme janë përshkruar veprimet e të akuzuarve në bazë të të cilave të akuzuarit janë shpallur fajtor. Me aktgjykim në procedurën ankimore, Gecit, për veprën në lidhje me të cilën është shpallur fajtor, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 15 vitesh. Gjykata e ka shpallur Rizu Aliun fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile, si vepër të vazhduar penale (të përshkruar në pikat 1 dhe 2 të aktakuzës), të kryer në bashkëkryerje me kryerësit e tjerë.[184] Për këtë vepër Aliut i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 12 vitesh. Në pjesën tjetër të mbetur dhe në lidhje me akuzat e tjera, aktgjykimet e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë të datës 29 korrik dhe 13 tetor të vitit 2011 janë konfirmuar si të pandryshuara.

Paneli ankimor në arsyetimin e vendimit të tij ka thënë se me analizën e aktgjykimit të shkallës së parë dhe të ankesave nuk ka gjetur se gjatë procedurës së shkallës së parë ka pasur shkelje të procedurës penale, midis të tjerash edhe të nenit 101, paragrafit 2 të LPP, i cili ka qenë në fuqi në kohën e procedurës së shkallës së parë, si dhe nenit 106 të LP të RSFJ-së, i cili e zgjeron kompetencën edhe në territoret e shteteve të tjera kur veprat penale i kryejnë shtetasit e Kosovës (në këtë rast në territorin e Shqipërisë, ku UÇK-ja ka udhëhequr me kampet e saja). Gjykata e Apelit ka qenë e mendimit se nuk ka pasur as shkelje të tjera thelbësore të procedurës penale me rastin e sjelljes së aktgjykimeve të shkallës së parë. Gjykata e Apelit po ashtu nuk është pajtuar me kritikën e aktgjykimeve të shkallës së parë në pikëpamje të vlerësimit të mosërputhshmërisë midis deklaratave të dëshmitarëve të ndryshëm duke konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë përpjekje të mëdha në procesin e vërtetimit të autenticitetit të deklaratave të dëshmitarëve të ndryshëm.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ka përfunduar procedura e rregullt penale dhe aktgjykimi në lidhje me Gecin dhe të akuzuarit e tjerë është bërë i plotfuqishëm dhe përmbarues. Ligji mbi procedurën penale, si edhe ai i përparshmi i ofrojnë palëve në procedurë të drejtën e kontestimit të vendimeve gjyqësore edhe me anë të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, por vetëm në rastet dhe në kushtet e parapara me ligjin për procedurën penale.

Të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre, e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, duke e parashtruar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për shkak të shkeljeve themelore të Ligjit mbi Procedurën Penale si dhe Ligjit Penal. Prokurori shtetëror, në mendimin

[183] http://eulex-kosovo.eu/docs/justice/judgments/criminal-proceedings/Court-of-Ap-peals/966-12/(2013.09.11)%20JUD%20-%20S.G.%20et%20al%20(Court%20of%20Appeals%20)_ENG.pdf

[184] Në kualifikimin juridik, gjykata e shkallës së dytë nuk e ka cekur nenin që ka të bëjë me atë se vepra penale është kryer me bashkëkryerës.

Page 102: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

102

e tij në lidhje me kërkesat e të dënuarve, ka propozuar që kërkesat të hidhen dhe të konfirmohen aktgjykimet e shkallës së parë të Gjykatës së Apelit, përpos pjesës së aktgjykimit që ka të bëjë me akuzën në lidhje me veprën penale të pronësisë, kontrollit, posedimit ose përdorimit të paautorizuar të armës në lidhje me të dënuarin Geci, për shkak të zbatimit të Ligjit mbi Amnistinë.

Pas analizës së kërkesave të të akuzuarve, Gjykata Supreme e Kosovës ka gjetur se ato përbëjnë përsëritje të pretendimeve ankimore në shkallën e parë, për të cilat ka vendosur Gjykata e Apelit, përpos pjesës që ka të bëjë me pronësinë, kontrollin, posedimin ose përdorimin e paautorizuar të armës të të akuzuarit Geci. Sipas observacioneve të Gjykatës, në Kosovë është vendosur praktika që kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë të trajtohet si një ankesë tjetër, gjë që nuk do të duhej të përsëritej.

Me aktgjykimin e datës 07 maj të vitit 2014, Gjykata Supreme ka gjetur se pretendimet e të akuzuarve në kërkesat e tyre janë të pabazuara. Sipas gjetjeve të gjykatës, aktgjykimet e shkallës së parë janë të hollësishme, të kuptueshme, të qarta dhe të bazuara në prova. Po ashtu, aktgjykimi I Gjykatës së Apelit është hollësisht i arsyetuar. Gjykata Supreme nuk ka gjetur asnjë kundërthënie midis asaj që thuhet dhe arsyetimit të aktgjykimeve të cekura dhe, së këndejmi, ka konstatuar se ajo nuk përmban shkelje të dispozitave të nenit 403, paragrafi 1, pika 12 e LPP përkatësisht nenit 384, paragrafi 1, pika 1.12 e LPPK.

Gjykata Supreme në mënyrë të hollësishme ka analizuar pretendimet e shprehura në kërkesa, të cilat kanë të bëjnë me nenin e përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 si dheme nenet 4 dhe 5 (1) të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977. Gjykata, me këtë rast ka konstatuar se nuk ka shkelje të ligjit penal si dhe as arsye për zbutjen e dënimit me burgosje në bazë të gjendjes së keqe shëndetësore të të akuzuarve, të cilët nuk duhet të shpërblehen me zbutjen e dënimeve. Aktgjykimi është ndryshuar vetëm në pikëpamje të zbatimit të Ligjit mbi Amnistinë në lidhje me Gecin, i cili, në ndërkohë, edhe pas vendosjes së Gjykatës së Apelit për ankesat, ka hyrë në fuqi. Aktakuza në atë pjesë është hedhur dhe Geci është liruar në lidhje me veprën e cekur si dhe nga dënimi me gjobë në të holla, i cila i është shqiptuar në drejtim të asaj vepre penale.

Në vlerësimin e këtij gjykimi, FDH Kosovë qëndron pranë qëndrimeve të veta, të cilat i ka shprehur në komunikatën në rastin e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë[185], si dhe në raportin vjetor për vitet 2011 dhe 2013.

5.2.2. Rasti Fahredin Gashi

Duke vepruar në lidhje me mjetet e jashtëzakonshme juridike (kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë) të dënuarit Fahredin Gashi me aktgjykimin e ish Gjykatës së Qarkut

[185] Të cilën mund ta gjeni në faqen zyrtare të internetit http://www.hlc-kosovo.org/

Page 103: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

103

në Prishtinë të datës 23 nëntor të vitit 2011 dhe me aktgjykimin e gjykatës së Apelit të datës 10 shkurt të vitit 2014, trupi gjykues i përbërë prej tre anëtarëve i Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Esma Ertrezi,[186] me aktgjykimin e datës 2 tetor të vitit 2014, pjesërisht e ka pranuar kërkesën e të dënuarit, të parashtruar nga ana e mbrojtësit të tij, avokatit Tahir Rrecaj. Gjykata, të dënuarit, në dënimin e shqiptuar ia ka llogaritur kohën e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 14 qershor deri në datën 18 gusht të vitit 2010, si dhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 19 gusht e të njëjtit vit.

Lënda Prokurori kundër Fahredin Gashit gjatë vitit 2014 është shqyrtuar edhe nga Gjykata e Apelit, në bazë të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit me aktgjykimin e ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 23 nëntor të vitit 2011. Me aktgjykimin e datës 10 shkurt të vitit 2014, gjykata pjesërisht i ka pranuar pretendimet e ankesës së mbrojtësve të të akuzuarit, duke ndryshuar aktgjykimin e cekur dhe duke ia shqiptuar të akuzuarit dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej 14 vitesh. Aktgjykimi, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, është bërë i plotfuqishëm.

Rrjedha e procedurës penale

Hetimet e vrasjes së civilit Sali Gashi nga fshati Varigovc, komuna e Lipjanit, janë iniciuar me deklaratat e Nazim Bllacës, ish pjesëtarit të UÇK-së, i cili në fund të muajit nëntor të vitit 2009 në publik ka dalë me deklarata akuzuese dhe vetakuzuese mbi shumë vrasje me prapavijë politike, të cilat kanë ndodhur gjatë dhe pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë. Ai, në deklaratat e tij, ka folur edhe për vrasjen e Sali Gashit, e cila, sipas pohimeve të tij, ka ndodhur në orët e mbrëmjes të datës 15 qershor të vitit 1999, në shtëpinë e viktimës, derisa ka qenë i shtrirë në krevat. Bllaca, në deklaratat e tij në mënyrë të hollësishme e ka përshkruar vet vrasjen, si dhe pjesëmarrjen e tij në të njëjtën. Me rastin e vrasjes së Sali Gashit si dhe vrasjeve të tjera për të cilat ka dëshmuar Bllaca, kundër tij, me vendim të prokurorit të datës 30 nëntor të vitit 2009 janë hapur hetimet penale, derisa në datën 1 dhjetor të vitit 2009 i është caktuar paraburgimi gjyqësor. Së shpejti janë hapur hetimet edhe kundër personave të tjerë, të cilët Bllaca i ka cekur në deklaratat e tij të dhëna para organeve kompetente, duke e përfshirë edhe Fahredin Gashin. Gjatë rrjedhës së hetimeve, me propozim të prokurorit i cili i ka zhvilluar hetimet, gjyqtari i procedurës paraprake në datën 2 shtator të vitit 2010 e ka sjellë vendimin për shpalljen e Bllacës dëshmitarë bashkëpunëtorë në këtë rast. Janë ndërprerë hetimet kundër tij, procedura penale, si dhe procedura penale dhe konfirmimi i përgjegjësisë për vrasjen e Sali Gashit.

PSRK, në datën 5 nëntor të vitit 2010 e ka ngritur aktakuzën kundër Fahredin Gashit, duke i vënë në barrë kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile të kryer gjatë kohës së konfliktit të brendshëm në Kosovë. Sipas aktakuzës, Gashi në datën 15 qershor të vitit 1999, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së dhe në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllacën, në orët e mbrëmjes në fshatin Varigoc,

[186] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti dhe gjyqtari Salih Toplica.

Page 104: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

104

komuna e Lipjanit, ka hyrë në shtëpinë e Sali Gashit dhe me një rafal plumbash nga arma automatike AK47 e ka privuar nga jeta. Me aktakuzën e datës 5 nëntor është akuzuar edhe Hysri Rama, se (a) babait të Fahredin Gashit ia ka dhënë deklaratën me shkrim, në të cilën ka pohuar se Nazim Bllaca gjatë vitit 2009 i ka thënë se Fahredin Gashi nuk ka të bëjë asgjë me vrasjen e cekur si edhe se Bllaca e ngarkon vetëm që nga ai të zhvatë para dhe (b) e ka vërtetuar përmbajtjen e deklaratës së cekur para prokurorit, kur është dëgjuar si dëshmitar në datën 29 tetor të vitit 2010.

Sipas aktakuzës së cekur, gjyqtari për konfirmim e ka shqyrtuar në datën 25 nëntor të vitit 2010 bazueshmërinë juridike të aktakuzës dhe pranueshmërinë e provave. Me vendim të datës 21 dhjetor të vitit 2010, aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar, kurse provat e dorëzuara me te janë vlerësuar si të pranueshme.

Shqyrtimi kryesor para panelit shqyrtues të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Horst Proetel,[187] është hapur në datën 15 mars të vitit 2011. Gjatë këtij shqyrtimi, paneli ka mbajtur seanca 32 ditë, prej të cilave një seancë ka qenë e mbyllur për publikun, pos për publikun profesional.[188]. Gjykata, njërin dëshmitar e ka dëgjuar jashtë ndërtesës së gjykatës. Gjatë këtij gjykimi maratonik janë dëgjuar 29 dëshmitarë, prej të cilëve 16 me propozim të prokurorit dhe 12 me propozim të mbrojtjes si dhe një dëshmitarë të ftuar sipas detyrës zyrtare nga ana e gjykatës.

Me aktgjykimin e shpallur të datës 23 nëntor të vitit 2011, ish pjesëtari i UÇK-së Fahredin Gashi, është shpallur fajtor për krim të luftës kundër popullatës civile,[189] përkatësisht për vrasjen me armë të zjarrit të civilit Sali Gashit, të kryer në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllacën. Gjykata ia ka shqiptuar të akuzuarit për këtë vepër dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej tetëmbëdhjetë (18) vitesh. Në aktgjykimin e shqiptuar, gjykata ia ka llogaritur të akuzuarit kohën të cilën ai e ka kaluar në arrest shtëpiak dhe në paraburgim. Me të njëjtin aktgjykim, gjykata e ka shpallur fajtor edhe të akuzuarin Hysri Rama për vepër penale të ofrimit të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale[190] dhe e ka dënuar me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari Rama në periudhën prej një viti nuk kryer vepër të re penale[191].

Ndaj aktgjykimit të shkallës së parë është ankuar mbrojtësi i të akuzuarit Gashi,

[187] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Tore Tomassen, gjyqtari vendor Rafet Haxhaj.

[188] Vëzhguesi i FDH Kosovë ka qenë i pranishëm në seancën e mbyllur për publikun.

[189] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 në lidhje me nenin 22 të LPJ, nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, nenin 4 të Protokollit II Shtesë.

[190] E paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 305, paragrafi 2 i LPK.

[191] Informacione të hollësishme mbi zhvillimin e procedurës para panelit shqyrtues dhe gjet-jet e FDH Kosovë mbi rrjedhën e procedurës dhe dënimin e shqiptuar të të akuzuarve gjenden në faqen e internetit të FDH Kosovë (http://www.hlc-kosovo.org/), si dhe në komunikatën të publikuar me rastin e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë dhe në raportin vjetor të FDH Kosovë për vitin 2011.

Page 105: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

105

për shkak të shkeljeve thelbësore të procedurës penale, shkeljes së dispozitave të ligjit penal, gjendjes faktike gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë të vërtetuar si dhe vendimit mbi lartësinë e dënimit. Midis të tjerash, në ankesë ceket se aktgjykimi i është shpallur në datën 23 nëntor të vitit 2011, derisa mbrojtjes i është dorëzuar në datën 9 maj të vitit 2012, me çka ka rezultuar deri te shkelja e rregullave ligjore, të cilat kanë të bëjnë me përpilimin dhe me dorëzimin e aktgjykimeve, rrezikimin e të drejtave të të akuzuarit, si dhe me shkeljen e normave ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me të drejtat e të akuzuarve. Mbrojtësi, në ankesën e tij, në mënyrë të veçantë është marrë me kundërshtimin e të dëshmuarit të dëshmitarit bashkëpunues, duke propozuar në fund që gjykata e shkallës së dytë ta lirojë klientin e tij nga akuzat ose që lënda të kthehet në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim.

Në lidhje me ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit, Gjykata e Apelit e Kosovës në datën 10 shkurt të vitit 2014 e ka mbajtur seancën e panelit ankimor në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja ndërkombëtare Annamarie Meiser[192]. Në seancë kanë qenë të pranishëm palët në procedurë. Mbrojtësi i të akuzuarit në fillim të seancës e ka informuar panelin se i akuzuari, për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore, nuk është në gjendje t’i drejtohet panelit dhe se për të njëjtat arsye, me vendim të datës 7 dhjetor të vitit 2012, procedura kundër tij në rastin Prokurori kundër Sadik Abazit dhe të tjerëve (në publik i njohur si rasti Bllaca 2) është ndërprerë. Pas përpjekjes së pasuksesshme të mbrojtjes për të vënë komunikimin me të akuzuarin, paneli ankimor e ka vazhduar seancën krahas konstatimit se, sipas Kodit të Procedurës Penale, prania e të akuzuarit në seancën e panelit ankimor nuk është obligative.[193] Pas raportimit të kryetares së panelit në cilësinë e gjyqtarit raportues mbi rrjedhën e procedurës, palët, secila për vete, kanë paraqitur shpjegime shtesë në lidhje me ankesën. Kryetarja e panelit, në fund të seancës, i ka njoftuar palët se vendimi i panelit do të sillet në një afat sa të jetë e mundur më të shkurtër, në formën me shkrim.

Gjykata e Apelit me aktgjykimin e datës 10 shkurt të vitit 2014, pjesërisht e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në pikëpamje të lartësisë së dënimit të shqiptuar, duke gjetur se nuk ka pasur shkelje të procedurës të cilat do të çonin deri te anulimi i i aktgjykimit ose kthimi i lëndës në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Me anë të analizës së pretendimeve ankimore, Gjykata e Apelit ka gjetur se kryetari i panelit shqyrtues, pas shpalljes së aktgjykimit, i është drejtuar kryetarit të gjykatës për vazhdimin e afatit ligjor për përpunimin e aktgjykimit, duke e arsyetuar këtë me kohëzgjatjen e procedurës para gjykatës së shkallës së parë, ndjeshmërinë e rastit, me numrin e madh të provave dhe të dëshmitarëve. Me anë të një vendimi të veçantë pas shpalljes së aktgjykimit, të akuzuarit i është vazhduar paraburgimi, në çka mbrojtësi nuk e ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për ankesë. Kundërshtimet se shqiptimi i aktgjykimit është në

[192] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtari ndërkombëtar Philip Kanning dhe gjyqtari Driton Muharremi.

[193] Neni 390, paragrafi 4 i LPPK: mosardhja e palëve, të cilat në mënyrë të rregullt janë njoftu-ar, nuk e pengon mbajtjen e seancës së panelit“.

Page 106: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

106

kundërshtim me arsyetimin, sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, po ashtu nuk qëndrojnë, sepse ai është i qartë. Është konstatuar se nuk qëndrojnë pretendimet e ankesës se gjatë gjykimit të shkallës së parë nuk janë pranuar provat e propozuara nga ana e mbrojtjes. Gjykata ka konstatuar se propozimet e palëve janë trajtuar në mënyrë të barabartë, duke i respektuar rregullat të cilat i rregullojnë këto çështje. Gjykata e Qarkut në mënyrë individuale i ka vlerësuar të gjitha provat me anë të një arsyetimi të hollësishëm. Mbrojtja, gjatë procedurës, e ka dhënë pranimin që i akuzuari të dëgjohet para dëshmitarëve individual, kurse palët në procedurë deri në fund të shqyrtimit e kanë të drejtën për të propozuar dëshmitarë të ri. Gjykata e Apelit, po ashtu, ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të hollësishme e ka analizuar deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues, duke arritur te qëndrimi se deklaratat e tij janë të bindshme dhe të pranueshme, pavarësisht se në mes të dëshmitarit bashkëpunues dhe të akuzuarit ka ekzistuar konflikti qysh më herët. Deklaratat e tij janë vërtetuar me anë të provave të tjera. Mbrojtjes nuk i është shkurtuar e drejta që ta kundërshtojë vendimin mbi shpalljen e Nazim Bllacës dëshmitar bashkëpunues. Gjykata e shkallës së dytë ka gjetur se nuk qëndrojnë pohimet e mbrojtjes se gjykata i ka lejuar prokurorit bërjen e pyetjeve sugjestive si dhe faktin se as prokurorit me kurrfarë dispozite ligjore nuk i ndalohet hetimi pas ngritjes së aktakuzës, përkatësisht dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga ana e mbrojtjes. Gjykata e Apelit ka vërtetuar se vrasja e Sali Gashit është krim i luftës, se është kryer gjatë kohës së konfliktit të armatosur, se është kryer nga pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të konflikteve, se vepra është e lidhur me konfliktin si edhe se me anë të saj janë shkelur dispozitat e ligjit humanitar, dispozitat e ligjeve vendore dhe të rregullave ndërkombëtare, sepse krimi ka ndodhur pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes të palëve në konflikt , por ende sa kanë qenë forcat serbe të pranishme në Kosovë. Sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë në mënyrë të hollësishme ka analizuar deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues, duke përfunduar se disa mospërputhje të vogla në deklaratat e tij janë të natyrës së tillë sa që nuk e dëmtojnë bindshmërinë e tij. Mospërputhjet, në shumicën e rasteve, kanë të bëjnë me hollësi të caktuara.

FDH Kosovë nuk e ka konfirmimin se i akuzuari Rama është ankuar në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 23 nëntor të vitit 2011.

Mbrojtësi i të akuzuarit ka deponuar ankesë kundër aktgjykimit të plotfuqishëm të ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 10 shkurt të vitit 2014 për mbrojtje të ligjshmërisë drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës. Me rastin e kërkesës, Gjykata, pas pranimit të prokurorit shtetëror, e ka mbajtur seancën në të cilën është shqyrtuar kërkesa e mbrojtësit të të dënuarit Gashi. Me aktgjykimin e datës 2 tetor të vitit 2014, Gjykata Supreme në dënimin e shqiptuar të burgosjes e ka llogaritur kohën të cilën i akuzuari e ka kaluar në arrest shtëpiak dhe paraburgim gjyqësor. Në lidhje me pjesën tjetër të mbetur, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është refuzuar si e pabazuar.

Gjykata Supreme ka gjetur se Gjykata e Apelit në pjesën më të madhe i është përgjigjur dhe e ka vlerësuar kërkesën e mbrojtësit. Sipas gjetjeve të gjykatës, me

Page 107: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

107

anë të kërkesës kryesisht janë përsëritur kërkesat nga ankesa ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, mbi të cilat ka vendosur gjykata e shkallës së dytë. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë në asnjë rast nuk duhet të përfaqësojë përsëritje të pretendimeve ankimore, përkatësisht edhe një ankesë të re. Megjithëkëtë, Gjykata Supreme e ka dhënë vlerësimin e saj të pretendimeve të kërkesës, duke i refuzuar ato në fund si të pabaza. Gjykata ka konstatuar se koha, të cilën i dënuari e ka kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, është përfshirë në aktgjykimin e shkallës së parë dhe se në këtë nuk ka ndikuar në modifikimin e aktgjykimit nga ana e Gjykatës, i cili nuk e ka ndryshuar aktgjykimin në pikëpamje të përllogaritjes së paraburgimit.

Gjykata Supreme, në lidhje me pretendimet e mbrojtjes së të akuzuarit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore të të akuzuarit gjatë kohëzgjatjes së procedurës së shkallës së parë, ka konstatuar se nuk mund të spekulojë në këtë pikëpamje. Në lidhje me problemin, të cilin mbrojtësi e ka pasur në komunikimin me klientin e tij gjatë kohës së seancës së Gjykatës së Apelit, gjykata është thirrur në dispozitën ligjore se prania e të akuzuarit, përkatësisht të mbrojtësit të tij, nuk është obligative gjatë kohës së seancës së panelit të shkallës së dytë si dhe as që mbrojtësi në asnjë moment të seancës së cekur nuk ka kërkuar që e njëjta të mos vazhdojë.

Në lidhje me kundërshtimet e mbrojtësit për zvarritjen e procedurës në dorëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë tek i akuzuari, si dhe lidhur me të vendosurit në shkallën e dytë në ankesën, Gjykata Supreme në lidhje me këtë ka sjellë disa shembuj nga praktika ndërkombëtare, kohën adekuate për sjelljen e vendimeve të caktuara gjyqësore të kushtëzuar me seriozitetin e rastit. Sipas qëndrimit të gjykatës, në këtë pikëpamje nuk ka rezultuar te kurrfarë shkelje të paraparë me nenin 432.1 të LPPK, si dhe as që ka pasur shkelje thelbësore të Ligjit Penal dhe të Ligjit mbi Procedurën Penale, të cilat do të mund të ndikonin në sjelljen e vendimit ligjor.

Page 108: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

108

Rekomandimet e FDH Kosovë të raportit vjetor për vitin 2014:

Presidentes së Kosovës:

Dekretimin sa më urgjent të vendimit të Këshillit Prokurorial mbi zgjedhjen e Prokurorit Shtetëror të Kosovës.

Kuvendit të Kosovës:

• Ndryshimin e Kushtetutës, që do të mundësojë formimin e Gjykatës Speciale për procedimin e krimeve të luftës, të cilat kanë ndodhur në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në fund të vitit 2000.

• Miratimin e ligjit mbi themelimin e Gjykatës Speciale si dhe akteve nënligjore, të cilat do të mundësojnë funksionimin normal të Gjykatës Speciale.

• Miratimin e Statutit të Gjykatës Speciale.

• Përsosjen e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, me qëllim të eliminimit të pasaktësive dhe të paqartësive të caktuara.

Këshillit Gjyqësor të Kosovës:

Zhbllokimin i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zbatimin e obligimeve të para-para me Ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, që ka të bëjë me Mandatin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Këshillit Prokurorial të Kosovës:

Zhbllokimin e punës së Prokurorisë së Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfshirja aktive e të gjitha prokurorive në hetimin e krimeve të luftës si dhe marrja përsipër e rolit udhëheqës në hulumtimin e këtyre krimeve.

Institutit Gjyqësor të Kosovës:

Organizimin e stërvitjeve intensive dhe të trajnimeve për gjyqtarët dhe prokurorët vendor për rolin e tyre më aktiv në hetimin e akuzave për krime të luftës, ndriçimin e krimeve, kthimin e besimit të viktimave në institucionet e gjyqësorit, me përqen-drim të veçantë në dinjitetin e viktimave.

Gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve si dhe Policisë së Kosovës:

Bashkëpunim të përforcuar në të gjitha nivelet si dhe koordinim me misionin e EULEX-it, që do të zhvillohej në interesin reciprok.

Page 109: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

109

Qëndrim aktiv të bartësve të funksioneve të gjyqësorit në të gjitha lëndët e krimeve të luftës, me qëllim të konfirmimit të gjendjes faktike në të gjitha këto raste. Nuk guxon të lejohet që kalimi i kohës të ndikojë që kujtesa të zbehet, provat të zh-duken, kurse krimet të mbeten të padënuara.

Përforcimi i efikasitetit në udhëheqjen e procedurave gjyqësore, posaçërisht në ras-tet për krimet e luftës.

Përforcimi dhe mbrojtja e parimeve dhe të drejtës në drejtësi, e cila iu takon vikti-mave.

Drejtorisë për mbrojtjen e dëshmitarëve:

Zbatimin e ligjit mbi mbrojtjen e dëshmitarëve, eliminimin e ndikimit të qendrave të jashtme të pushtetit mbi dëshmitarët dhe viktimat si dhe krijimi i klimës së mirëbesimit, në të cilën dëshmitarët dhe viktimat do të ndjehen të lirë që t’i dre-jtohen organeve të ndjekjes, t’i shprehin rrëfimet e tyre jetësore para organeve të prokurorisë, atyre gjyqësore dhe organeve të tjera të ndjekjes pa frikën për ekzis-tencën e tyre dhe të familjeve të tyre.

Shërbimit Korrektues të të paraburgosurve të Policisë së Kosovës

Respektimi i rregullave të shërbimit dhe kryerja konsekuente, parimore dhe e dinjitetshme e funksionit, posaçërisht në rastet kur është fjala për trajtimin e të paraburgosurve të profilit të lartë. Policia e Kosovës ka marrë nga Policia e EU-LEX-it në gjysmën e parë të vitit 2014 kompetencat për sigurimin dhe bartjen e të paraburgosurve gjatë proceseve gjyqësore. Raporti i policisë ndaj të paraburgosurve në raste të caktuara që aso kohe ka qenë joprofesional dhe e ka prishur autoritetin e shërbimit dhe i ka minuar bazat e sistemit të shtetit të së drejtës. FDH Kosovë ngul këmbë në këto raste në lidhje me zbatimin e ligjit dhe në respektimin e rregullave të shërbimit krahas respektimit të personalitetit të të akuzuarve dhe prezumimit të pafajësisë.

Të gjitha institucioneve të cekura:

Qëndrim më profesional ndaj gjykimeve për krime të luftës, me të cilin do të krijo-hej edhe qëndrim më serioz dhe trajtim adekuat i viktimave dhe me të cilin do të krijoheshin bazat që ato të realizojnë të drejtën në drejtësi. Nuk guxohet në asnjë moment që viktimat të ndjehen fajtore për arsye se dëshirojnë të vërtetojnë të vër-tetën dhe që në bazë të asaj të vërtete të realizojnë të drejtën në drejtësi e aq më pak të trajtohen si fajtore për faktin se flasin mbi atë që e kanë përjetuar. Viktimave duhet t’iu garantohet që ato si dhe familjet e tyre nuk do të ndjejnë pasojat për arsye se kanë vendosur të artikulojnë vuajtjet, të cilave iu janë nënshtruar.

Page 110: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

110

Mediave kosovare:

Qëndrim më profesional në raportimin dhe në komentimin e gjykimeve, posaçër-isht të atyre më të ndjeshmeve siç janë krimet e luftës.

Pamundësimi i çfarëdo raporti paragjykues ose të njëanshëm. Të gjitha palët në procedurë e kanë të drejtën në trajtim të barabartë nga mediat, kurse qytetarët e kanë të drejtën në informim objektiv dhe profesional mbi lëndët gjyqësore më të rënda dhe më të ndjeshme.

Page 111: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

111

A N E K S I I

Komunikatat e publikuara nga FDH Kosovë për vitin 2014

Ivan Radivojeviqi dënohet me tetë vite burgim për shkak të keqtrajtimit të civilëve shqiptarë në Fushë Kosovë në vitin 1999

Gjykata Themelore në Prishtinë, me trupin gjykues në përbërje të përzier me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Malcolm Simmons[194], e ka shpallur në datën 12 shkurt të vitit 2014 aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin të akuzuarin Ivan Radivojeviqin e ka shpallur fajtor për krime të luftës kundër civilëve shqiptarë, të kryera gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, dhe ia ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh.

Radivojeviqi është dënuar për shkak se në datën 26 mars të vitit 1999, në vend-ndalimin e autobusit në Fushë Kosovë, në vendin që quhet “Udhëkryqi”, ku kanë qenë të tubuar mbi 150 burra, gra, fëmijë dhe persona të moshuar, që nuk kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur, e ka keqtrajtuar një grup të madh të civilëve. I akuzuari, (në cilësi të pjesëtarit të armatosur të policisë rezervë), së bashku me së paku dhjetë pjesëtarë të tjerë të forcave të ndryshme serbe, nuk i ka lejuar civilët të hyjnë në autobus dhe ta lëshojnë qytetin. Sipas aktgjykimit, Radivojeviqi e ka mbajtur grykën e armës së tij, me të cilën ka qenë i armatosur, në gjoksin e Sabit Jasharit dhe ka marrë pjesë në ndarjen e meshkujve nga gratë dhe fëmijët, duke i goditur ata me kondakun e armës së tij. Pasi që i kanë ndarë 40 meshkuj, në mesin e të cilëve kanë qenë djaloshi gjashtëmbëdhjetë vjeçar Bujar Bajrami, Haki Bajrami dhe djaloshi shtatëmbëdhjetë vjeçar Daut Bogujevci, ata në mënyrë të dhunshme i kanë detyruar që, me duart e tyre mbas qafe, të këndojnë këngë proserbe. Keqtra-jtimi fizik i grupit të ndarë të meshkujve ka zgjatur më së paku një orë dhe gjatë atij keqtrajtimi Radivojeviqi dhe të tjerët i kanë përdorur kondakët e armëve të tyre, shkopinjtë e gomës dhe patericat dhe me këtë e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e civilëve, të cilët kanë qenë shënjestrën e tyre vetëm pse kanë qenë shqiptar. Në këtë mënyrë, i akuzuari, ashtu siç është thënë në aktakuzë, ka kryer krim të luftës kundër popullatës civile sipas neneve 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së dhe për këtë arsye i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh. Në dënimin e shqiptuar, gjykata ia ka llogaritur kohën e kaluar në parabur-gim nga data 26 korrik e vitit 2013, i cili i është vazhduar deri në vendimin përfun-dimtar në këtë lëndë.

Procedura penale kundër të akuzuarit është iniciuar nga ana e anëtarëve të familjes

[194] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Faik Hoxha, dhe gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares.

Page 112: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

112

së Haki Bajramit, i cili është zhdukur pas ngjarjeve të “Udhëkryqit” në Fushë Kosovë. Bajrami është parë për herë të fundit nga anëtarët e familjes së tij në datën 26 mars të vitit 1999 në vendndalimin e autobusit. Ata kanë ngritur padi penale te organet e ndjekjes, sipas së cilës Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) i ka zhvilluar hetimet. Gjatë rrjedhës së veprimeve hetimore, i akuzuari (jeton në Serbi - Bllace), është burgosur në muajin gusht të vitit 2013, me rastin e hyrjes në Kosovë, në kalimin kufitar në Jarinje.

Pas hetimeve të zhvilluara, PSRK, në datën 24 shtator të vitit 2013, e ka ngritur aktakuzën, me të cilën të akuzuarit ngarkohen për kryerje të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile e paraparë dhe e dënueshme sipas neneve 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së, për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949 dhe neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit të Dytë Plotësues të datës 8 qershor të vitit 1977, si dhe rregullave të ligjeve ndërkombëtare, që kanë qenë në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur. Sipas aktakuzës, të akuzuarit, në cilësi të pjesëtarëve të policisë rezerve serbe dhe së bashku me së paku dhjetë anëtarë të tjerë të forcave të ndryshme serbe (duke përfshirë edhe policinë rezerve dhe paramilitarët) e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e rreth 40 civilëve shqiptarë (duke e përf-shirë edhe Bujar Bajramin, Haki Bajramin dhe Daut Bogujevcin), të tubuar tek stacioni i autobusit në Fushë Kosovë, në datën 26 mars të vitit 1999.

Duke vepruar sipas aktakuzës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në datën 09 tetor të vitit 2013 është mbajtur dëgjimi i parë para gjyqtarit ndërkombëtar, i cili në fazën e mëvonshme të procedurës ka qenë kryetar i trupit gjykues. Gjatë seancës janë shqyrtuar ligjshmëria dhe bazueshmëria e aktakuzës dhe e provave, me të cilat ajo është mbështetur. Gjatë seancës është lexuar aktakuza, ndaj të cilës i akuzuari është shprehur se nuk është fajtor. Gjatë fazës së shqyrtimit të aktakuzës nuk ka pa-sur vërejtje me shkrim ndaj të njëjtës. Pas skadimit të afateve ligjore për vërejtjet, është caktuar shqyrtimi kryesor, i cili ka filluar me seancën përgatitore të mbajtur në datën 15 janar të vitit 2014.

Shqyrtimi kryesor me seancën e dëgjimit të parë gjithsejtë i ka pasur 9 vazhdime, gjatë të cilëve janë dëgjuar 5 dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokuroria. Me pa-jtimin e palëve, janë lexuar deklaratat e dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë, të cilët për momentin nuk jetojnë në Kosovë, sepse dëgjimi i tyre i drejtpërdrejtë ose të dëshmuarit me anë të video konferencës do të kërkonte zvarritjen e procedurës në kohën derisa i akuzuari ndodhej në paraburgim. Janë lexuar edhe deklaratat e dësh-mitarëve të dëgjuar para trupit gjykues nga fazat e mëhershme të procedurës dhe janë paraqitur prova të veçanta materiale. Mbrojtësi i të akuzuarit gjatë shqyrtimit kryesor si dëshmitarë të mundshëm i ka cekur një numër të madh të pjesëtarëve të forcave të armatosura të Serbisë ose të formacionit rezervë, të cilët, sipas tij, kanë mundur për të dëshmuar se i akuzuari në ditën kritike nuk ka qenë në Fushë Kosovë. Gjatë procedurës, megjithëkëtë, ka rezultuar se ai nuk ka mundur për të precizuar adresat e tyre ose se të njëjtit, për arsye të ndryshme, kanë refuzuar për të dëshmuar, madje edhe me anë të video konferencës.

Page 113: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

113

I akuzuari ka dëshmuar para trupit gjykues. Deklarata e tij gjatë shqyrtimit kryesor para trupit gjykues, të cilën e ka dhënë në cilësi të dëshmitarit, ka qenë diame-tralisht e kundërt nga deklarata, të cilën e ka dhënë në procedurën paraprake. I akuzuari, në deklaratën e tij të dhënë para trupit gjykues ka pohuar se një ditë para ditës kritike, datës 25 mars të vitit 1999, me njësinë ka qenë i angazhuar në terren jashtë Fushë Kosovës, si dhe se në qytet është kthyer në datën 10 prill të vitit 1999. Me rastin e ballafaqimit me deklaratën e dhënë në hetuesi para prokurorit, në të cilën fare nuk e ka cekur qëndrimin në terren, si dhe as rrethanat e tjera, të cilat kanë mundur ta sigurojnë alibinë e mundshëm, ai, si arsye se përse rrethanat e cekura nuk janë përmendur para prokurorit, ka thënë se nuk i është bërë pyetje për këtë. I akuzuari, sipas ligjit, ka të drejtë në mënyrën, të cilën e konsideron për te si më të mirën dhe, madje, edhe të mos e flas të vërtetën.

Prokurorinë gjatë shqyrtimit kryesor e kanë përfaqësuar prokurorët e PSRK Charles Hardaway dhe Salma Yousef.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) rregullisht e ka përcjellë gjithë rrjedhën e këtij gjykimi, në bazë të të cilit, me rastin e ballafaqimit me deklaratat e tyre të fazave të mëhershme, i ka vërejtur disa mospërputhje në deklaratat e dësh-mitarëve okularë lidhur me disa hollësi të caktuara të ngjarjeve në “Udhëkryq”, që në mënyrë të veçantë kanë pasur të bëjnë me pamjen e uniformës ose pjesët e uni-formës, të cilën i akuzuari e ka pasur të veshur në ditën kritike, si dhe në lidhje me faktin se a ka pasur maskë dhe çfarë maske ka mbajtur në ditën kritike.

Me anë të analizës së procesit, FDH Kosovë ka ardhur në përfundim se nga këndvësh-trimi i ligjit mund të konsiderohet se drejtësia është kënaqur. Megjithëkëtë, cilado qoftë ajo, aktgjykimi nuk mund të kompensojë pësimet e civilëve shqiptarë të keqtra-jtuar në “Udhëkryq”, posaçërisht jo familjen e personit të zhdukur, Haki Bajramit. Por, së këndejmi, ajo përfaqëson një lloj të satisfaksionit për viktimat dhe të dëmtuarit. Në lidhje me argumentet, mbi të cilët e mbështet aktakuzën e tij, trupi gjykues nuk ka dhënë kurrfarë arsyetimi me rastin e kumtimit të shpalljes së të akuzuarit fajtor dhe në përcaktimin e dënimit. Pasi që FDH Kosovë nuk ka qenë në gjendje për të realizuar shikimin në materialet e lëndës dhe në provat, ai i jep vetes liri që vlerësimin e tij mbi (jo)adekuatësinë e dënimit të shqiptuar ta kumtojë pas shikimit në aktgjykimin e arsyetuar. Për momentin, aktgjykimi mund të konsiderohet i mbështetur në provat e paraqitura, në të cilat ka qenë i pranishëm FDH Kosovë, krahas komentit se të vëre-jturit dhe perceptimi i ngjarjeve janë çështje individuale e secilit njeri, dhe se këtë duhet pasur parasysh posaçërisht në kontekstin e rrethanave të rënda, në të cilat është zhvilluar ky rast në Fushë Kosovë, ku popullata e paarmatosur civile ka qenë në situatë të ankthit për jetën e vet dhe jetën e më të afërmve, posaçërisht të fëmijëve.

Në fund, FDH Kosovë e ka për obligim të vërejë se të gjithë në gjykatore kanë qenë të ulur me rastin e shpalljes së aktgjykimit, edhe pse kjo nuk është e lejuar me ligj[195].

[195] Neni 366, paragrafi 5 i LPPK: Të gjithë të pranishmit duhet ta dëgjojnë leximin e dispozitivit të aktgjykimit duke qëndruar në këmbë.

Page 114: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

114

Vetëm i akuzuari (sipas vërejtjes nga ana e kryetarit të trupit gjykues) është ngritur në këmbë gjatë kohës së leximit të dispozitivit të aktgjykimit. Është interesante se të njëjtën procedurë e praktikon Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Mbrojtësi i të akuzuarit, Miodrag Brkljaç, para shpalljes së aktgjykimit, i është dre-jtuar vëzhguesit të FDH-së Kosovë me vërejtjen ndaj sjelljes së mediave, përkatë-sisht në fotografimin e të akuzuarit gjatë seancës së dëgjimit të parë në datën 9 tetor të vitit 2013, gjatë hyrjes së tij në gjykatë ose në ndërtesën e gjykatës. Për këtë arsye, sipas pohimeve të avokatit, klienti i tij ka pasur probleme me të paraburgo-surit e tjerë në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Ata e kanë ngacmuar dhe ai, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në qendrën e paraburgimit, nuk i ka shfrytëzuar të drejtat, të cilat i ka si i paraburgosur, siç është dalja në shëtitje. Kjo me gjasë ka qenë arsyeja për zhvendosjen e të akuzuarit, pas shpalljes së aktgjykimit, në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë. Edhe pse përgjegjësia kryesore për situatën e këtillë fatkeqe bie mbi mediat, FDH Kosovë konsideron se gjykata është e obliguar që këtë ta ketë parasysh kur ka vendosur që shqyrtimin kryesor ta zhvillojë në prani të publikut dhe të mediave[196].

Mbrojtësi i të akuzuarit, i pakënaqur me aktgjykimin ndëshkues, me rastin e shpalljes së aktgjykimit, ka paralajmëruar ankesë ndaj të njëjtës.

Praktika e këtillë tashmë është bërë e zakonshme kur me trupat gjykues kryeson gjyqtari Sim-mons.

[196] Neni 294, posaçërisht paragrafi 1.4. e parasheh se publiku mund të përjashtohet gjatë shqyrtimit kryesor me qëllim të mbrojtjes së jetës personale ose familjare të personit të akuzuar…..

Page 115: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

115

A N E K S I II

Analizat e publikuara nga FDH Kosovë për vitin 2014Rasti Ismet Haxha dhe të tjerë

Katër shqiptarë lirohen nga akuzat për krime të luftës

A N A L I Z Ë

Trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me të cilin ka krye-suar gjyqtari Philip Kanning[197], në datën 29 maj të vitit 2014 e ka shpallur aktgjyki-min në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve, me të cilin të akuzuarit Ismet Haxha, Shefki Hyseni, Nexhat Qubreli dhe Sylejman Selimi janë liruar nga akuzat për krime të luftës sipas pikave të aktakuzës së datës 13 nëntor të vitit 2013. Me këtë aktakuzë, atyre iu është vënë në barrë, nga një ose më shumë pika, ve-pra penale e krimeve të luftës kundër popullatës civile, e cila është e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 të LP të RSFJ[198], si dhe sipas nenit 152 të LPK[199].

Sipas gjetjeve të trupit gjykues, provat e paraqitura në shqyrtimin kryesor nuk kanë vërtetuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit në fund të vitit 1998, përkatësisht në fillim të vitit 1999 kanë kryer vepra penale, të cilat prokuroria ua ka vënë në barrë. Sipas aktakuzës, Ismet Haxha, në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së dhe në bashkëkryerje me Nexhat Qubrelin dhe një pjesëtarë të panjohur të UÇK-së, e ka rrezikuar integrite-tin dhe shëndetin e dëshmitarit A; e ka keqtrajtuar dëshmitarin B dhe në mënyrë çn-jerëzore i ka trajtuar dëshmitaret A dhe B, civilë nga Kosova. Shefki Hyseni[200], sipas aktakuzës, e ka dhunuar dëshmitarin A në kohën sa ajo ka qenë në paraburgim nga pjesëtarët e UÇK-së. Po ashtu, gjykata nuk ka gjetur jashtë çdo dyshimi se i akuzuari Qubreli në bashkëkryerje me Ismet Haxhën dhe një pjesëtar të UÇK-së të identifikuar si “Hamza”, e ka rrezikuar integritetin trupor të dëshmitarit A dhe se e ka keqtrajtuar dëshmitarin B. Në fund, gjykata nuk e ka vlerësuar si të bazuar pretendimin e ak-takuzës se i akuzuari Sylejman Selimi e ka rrezikuar integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit A dhe të dëshmitarit B, disa herë duke i rrahur.

Me anë të analizës së gjendjes faktike, gjykata ka gjetur se i akuzuari Shefki Hyseni, në kohën e përfshirë në aktakuzë, i ka kidnapuar dëshmitaret A dhe B nga resto-

[197] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarja ndërkombëtare Roxana Comsa dhe gjyqtari Paulo Teix-eira, gjyqtari rezervë Vidar Stenslend. Praktikën e futjes së gjyqtarëve rezervë e ka filluar Gjykata Themelore në Mitrovicë gjatë vitit 2014, edhe pse mundësia e tillë ka qenë paraparë me të gjitha ligjet mbi procedurën penale në këto hapësira.

[198] Ligji Penal i Jugosllavisë, i cili në sistemin gjyqësor të Kosovës është në zbatim, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24, nga data 12 dhjetor e vitit 1999.

[199] Ligji Penal i Republikës së Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[200] I cili, sipas pretendimeve të prokurorisë, ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i UÇK-së në periudhën kritike.

Page 116: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

116

ranti „Mulino Bianco“, Mitrovicë, në atë mënyrë që ia ka drejtuar revolen në shpinë dëshmitarit A dhe e ka urdhëruar atë të dalë nga restoranti dhe të veprojë sipas urdhrave të tij. Dëshmitari B, duke e parë revolen të kthyer në drejtim të dëshmi-tarit A, është nisur pas tyre. Hyseni, pastaj, i ka urdhëruar dëshmitaret A dhe B që të hyjnë në automobilin, i cili ka qenë para restorantit dhe i ka dërguar në fshatin Va-ganicë. Me këtë, sipas gjetjeve të gjykatës, ka kryer vepër penale të kidnapimit nga neni 64, paragrafi 1 i LPS[201], për të cilën, megjithëkëtë, sipas gjetjeve të gjykatës, ka hyrë në fuqi parashkrimi i ndjekjes penale. Në pajtim me nenin 364, paragrafi 1, pika 1.3 e LPPK në lidhje me nenin 95, paragrafi 4 i LP të RSFJ-së, Hyseni po ashtu është liruar nga përgjegjësia penale për këtë vepër.

Historiku i procedurës

Procedura penale kundër katër të akuzuarve, prej të cilëve tre janë ish pjesëtarë të UÇK-së[202], është iniciuar pas deklaratave të dëshmitareve A dhe B të dhëna organeve hetuese në verën e vitit 2012[203], pas të cilave kanë pasuar kërkesat e prokurorit për hapjen e hetimeve kundër të akuzuarve individual e, pastaj, edhe për zgjerim të he-timeve në lidhje me të akuzuarit e tjerë. Në fillim të muajit qershor, përkatësisht në fund të muajit shtator të vitit 2013, ka pasuar edhe paraburgosja e tyre[204]. Pas zhvil-limit të hetimeve nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, gjatë të cilave janë siguruar provat të cilat e kanë mbështetur dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, kundër tyre, në datën 13 nëntor të vitit 2013 është ngritur aktakuza.

Aktakuza

Të akuzuarve, me anë të aktakuzës së cekur, iu është vënë në barrë se gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK[205], përkatësisht si bashkëpunëtor të saj të ngushtë, në fund të vitit 1998 ose në fillim të vitit 1999 kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civi-le, e cila parashihet dhe është e dënueshme me nenin 142 të LPJ. Kjo vepër penale është në kundërshtim edhe me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 si dhe me nenet 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të datës 8 qershor të vitit 1977.

[201] Në zbatim në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 nga data 12 dhjetor e vitit 1999.

[202] Me përjashtim të të akuzuarit Hyseni, për të cilin, sipas aktakuzë, nuk ka prova zyrtare se ka qenë pjesëtar UÇK-së, por, sipas të njëjtit burim, ka bashkëpunuar ngushtësisht me ta, posaçër-isht me të akuzuarin e parë, me të cilin njihet që nga fëmijëria.

[203] Sipas pretendimeve të dëshmitares A, rasti për herë të parë iu është paraqitur organeve të ndjekjes në vitin 2004.

[204] FDH Kosovë nuk e posedon dokumentacionin zyrtar gjyqësor mbi inicimin e deritashëm të procedurës, në bazë të informatave të siguruara nga përcjellja e mediave kosovare: i akuzuari Shefki Hyseni është paraburgosur në fillim të muajit qershor, Ismet Haxha dhe Nexhat Qubreli janë paraburgosur në fund të muajit shtator. I akuzuari Selimi nga mesi i muajit korrik të vitit 2013 për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës në rastin “Drenica”.

[205] Po aty 4

Page 117: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

117

Sipas aktakuzës, veprat penale janë kryer në kohën e konfliktit në Kosovë dhe në dëm të dëshmitareve A dhe B, civilë nga Kosova. Veprat penale ndaj këtyre dësh-mitareve janë kryer pasi që ato janë mbajtur nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së në fshatrat Vaganicë dhe Likovc. Me atë rast, i akuzuari Ismet Haxha, në bashkëkryerje me të akuzuarin Nexhat Qubrelin dhe edhe me një ushtar të panjohur të UÇK-së, e ka shkelur integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitarit A; e ka mbajtur viktimën A, duke iu lejuar të tjerëve që ndaj saj të ushtrojnë dhunë fizike dhe që ta rrahin atë; e ka keqtrajtuar dëshmitarin B, duke e abuzuar rëndë dhe duke e detyruar që të shkruajë deklaratë të rrejshme mbi gjoja bashkëpunimin e saj me organet e pushtetit serb; e ka mbajtur viktimën B, duke iu mundësuar kryerësve të drejtpërdrejtë që ndaj kësaj dëshmitareje të kryejnë vepra penale; në mënyrë çnjerëzore i ka trajtuar dëshmitaret A dhe B duke e inskenuar vrasjen e tyre në atë mënyrë që i ka detyruar viktimat të biejnë në gjunjë në dysheme, kur me armë zjarri ka shtënë pas shpinës së tyre. I akuzuari Shefki Hyseni, bashkëpunëtor i ngushtë i UÇK-së, ngarkohet se e ka dhunuar dëshmitaren A gjatë kohës kur ajo ka qenë e paraburgosur nga ana e ushtarëve të UÇK-së, në atë mënyrë që e ka detyruar të krye-jë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj. I akuzuari Nexhat Qubreli ngarko-het se në bashkëkryerje me të akuzuarin Ismet Haxhën dhe edhe me një ushtar të UÇK-së të identifikuar si “Hamza”, e ka shkelur integritetin trupor të dëshmitarit A, duke e rrahur disa herë me gjësende të ndryshme; se e ka keqtrajtuar dëshmitarin B disa herë dhe me gjësende të ndryshme; se e ka detyruar këtë viktimë të shkru-ajë deklaratë të rrejshme mbi gjoja bashkëpunimin me organet e pushtetit serb. Ish komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës, Sylejman Selimi ngarkohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së e ka shkelur integritetin trupor dhe shëndetin e dëshmitareve A dhe B, duke i rrahur ato disa herë.

Sipas aktakuzës, para Gjykatës Themelore në Mitrovicë (para gjyqtarit Philip Kan-ning, i cili ka marrë pjesë në cilësi të gjyqtarit individual), janë mbajtur, pas kësaj, dy dëgjime mbi bazueshmërinë e aktakuzës dhe të provave, mbi të cilat është bazuar ajo, në datën 27 nëntor dhe në datën 13 dhjetor të vitit 2013. Gjatë këtyre dëgjimeve është shqyrtuar bazueshmëria e aktakuzës dhe e provave, mbi të cilat është bazuar ajo. Gjyqtari Kanning, me vendimin e datës 6 shkurt të vitit 2014 ka gjetur se provat e mbështesin dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale, me të cilat ngarkohen të akuzuarit, se japin mjaft baza për hapjen e shqyrtimit kryesor dhe i ka hedhur si të pabazuara kërkesat e mbrojtësve për hedhje të aktakuzës së datës 13 nëntor të vitit 2013. Me anë të të njëjtit vendim, si të papranueshme janë hedhur edhe vërejtjet e mbrojtjes lidhur me pranueshmërinë e provave të propozuara. Sipas vendimit të cekur, provat e bashkëngjitura aktakuzës japin bazë të mjaftueshme se të akuzuarit janë përgjegjës për veprat penale, me të cilat ngarkohen si dhe se bindshmëria dhe pesha e tyre do të vlerësohen nga ana e trupit gjykues, para të cilit prokurori duhet, jo vetëm të provojë se veprat e cekura kanë ndodhur, por edhe se kanë ndodhur në një periudhë të caktuar kohore, në mënyrë që të kenë karakteris-tikat e krimit të luftës.

Pas ankesave të të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj këtij vendimi, Gjykata e Apelit, pas sigurimit të mendimit të prokurorisë së Apelit, i ka hedhur të njëjtat me

Page 118: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

118

anë të vendimit të datës 6 mars të vitit 2014. Gjykata e shkallës së dytë ka vlerësuar se provat, mbi të cilat është bazuar aktakuza, janë bindëse, se përmbushin standar-din e dyshimit mirë të bazuar, se vlerësimin e tyre të hollësishëm do ta jap trupi gjykues si dhe atë se aktakuza është përpiluar në përputhje me dispozitat ligjore. Me këtë janë përmbushur kushtet ligjore për hapjen e shqyrtimit kryesor sipas ak-takuzës së cekur para trupit gjykues kompetent të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Shqyrtimi kryesor

Shqyrtimi kryesor në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve, ka filluar në datën 14 prill të vitit 2014, me paraqitjen e prezantimeve hyrëse të palëve në procedurë. Shqyrtimi, i cili ka zgjatur 13 ditë të gjykimit, ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga ana e prokurorisë. Prokuroria, me anë të aktakuzës, ka propozuar katër (4) dëshmitarë, kurse gjatë përgatitjeve për shqyrtimin kryesor ka propozuar që tre (3) prej dëshmitarëve të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve anonim, pa prani të publikut dhe me anë të video konferencës, gjë që është pranuar nga ana e gjykatës. Seancat e gjykatës gjatë kohës së dëshmisë së dëshmitarëve anonim të prokurorisë, gjatë pesë (5) ditëve të gjykimit, kanë qenë të mbyllura për publikun[206].

Dëshmitaret anonime A dhe B gjatë kohës së dëshmisë së tyre kanë qenë të përkra-hura në bazë të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Gjatë kohës së dëshmisë së tyre, ekrani në monitor ka qenë i mjegulluar, gjë që nuk ka ndodhur derisa me anë të video konferencës ka dëshmuar dëshmitari C. Dëshmitarëve, sipas vendimit të gjykatës, gjatë kohës së dëshmisë së tyre, iu është ndaluar çfarëdo komunikimi ose shikim i çfarëdo dokumenti të shkruar të ndërlidhur me rastin deri në përfundim të dëshmisë së tyre para gjykatës.

I akuzuari Ismet Haxha dhe mbrojtja e tij gjatë shqyrtimit kanë propozuar dëgjimin e më shumë dëshmitarëve. Para gjykatës, megjithëkëtë, është dëgjuar vetëm një dëshmitar sipas propozimit të tyre. Ky dëshmitar, në kundërshtim me pretendimet e aktakuzës, ka pohuar se i akuzuari Haxha gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë nuk ka pasur autorizime të veçanta në zonën, në të cilën ka vepruar, se ka qenë ushtar si dhe se nuk ka qenë i njohur me farë pseudonimi.

Sipas propozimeve të të akuzuarit Shefki Hyseni dhe të mbrojtjes së tij, janë dëgjuar pesë dëshmitar, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e tij. Me kërkesën e saj, që është pranuar nga ana e gjykatës, ajo ka dëshmuar në seancën e gjykatës, nga e cila publiku ka qenë i përjashtuar. Dëshmitë e dëshmitarëve të Hysenit kryesisht kanë qenë të drejtuara në diskreditimin e deklaratave të dëshmitareve-viktima. Sipas ob-servacioneve të vëzhguesve, këta dëshmitarë kanë treguar një kujtesë çuditërisht të freskët, posaçërisht mbi rrethanat, të cilat me asgjë nuk kanë qenë specifike, kur kihet parasysh rrjedha gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga ngjarjet për të cilat kanë dëshmuar. Kështu, për shembull, dëshmitarët-pronarë të lokalit, në të cilin një prej të akuzuarve

[206] Vëzhguesve të FDH Kosovë, sipas vendimit të trupit gjykues, me pajtimin e palëve, iu është mundësuar prania në seancat e mbyllura për publikun.

Page 119: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

119

dhe dëshmitari A pohohet se shpesh janë takuar në periudhën kritike, në hollësi e kanë përshkruar sjelljen e tyre, thuajse këta kanë qenë të vetmit klientë të tyre.

I akuzuari Selimi dhe Qubreli si dhe mbrojtja e tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për propozim të dëshmitarëve gjatë shqyrtimit kryesor.

I akuzuari Haxha është i vetmi nga të akuzuarit, i cili ka pranuar gjatë shqyrtimit të përgjigjet në pyetjet e mbrojtësit të tij, të gjykatës dhe të palëve në procedurë. Të akuzuarit e tjerë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të mbrohen me heshtje, duke qën-druar pranë deklaratave të tyre, të cilat i kanë dhënë gjatë hetimeve para prokurorit dhe në prani të mbrojtësve të tyre.

Gjatë shqyrtimit janë prezantuar edhe provat materiale. Palët në procedurë në fund i kanë paraqitur argumentet për dhe kundër aktakuzës. Të akuzuarit, pas paraqitjes së fjalëve të tyre përfundimtaret të mbrojtësve të tyre, të njëjtat i kanë mbështetur.

Aktgjykimi

Gjykata, në arsyetimin e shkurtë pas shpalljes së aktgjykimit lirues, e ka cekur se ka pasur vështirësi gjatë marrjes së vendimit, sepse, në bazë të provave në dispozi-cion, nuk ka mundur që jashtë dyshimit të vërtetojë përgjegjësinë e të akuzuarve për vepra, të cilat të akuzuarve iu janë vënë në barrë. Sipas këtij arsyetimi, problem të veçantë ka përbërë periudha e gjatë kohore, e cila ka kaluar nga ngjarjet e deri te paraqitja e tyre si dhe deklaratat e dëshmitarëve (viktima), të cilat, sipas vlerë-simit të gjykatës, kanë përmbajtur mospërputhshmëri. Pas analizës së hollësishme të të gjitha provave, trupi gjykues e ka cekur se nuk ka mundur të vërtetojë jashtë çdo dyshimi se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në periudhën e cekur me aktakuzë në Vaganicë, edhe pse trupi gjykues beson se atje ka ndodhur diçka si dhe se i tërë rasti është i bazuar në deklarata të dëshmitareve A dhe B, të cilat në të njëjtën kohë janë edhe viktima.

Trupi gjykues në mënyrë të pakundërshtueshme ka vërtetuar se i akuzuari Hyseni në periudhën kohore të saktësuar në aktakuzë i ka kidnapuar dëshmitaret A dhe B, por nuk ka mundur që jashtë çdo dyshimi të vërtetojë se çfarë ka ndodhur pas kidnapimit në fshatrat Vaganicë dhe Likovc.

Me vendim të veçantë të gjykatës, të akuzuarve Hyseni dhe Qubreli iu është hequr paraburgimi. Të akuzuarit Haxha dhe Selimi edhe më tutje kanë mbetur në parabur-gim, por në bazë të vendimit mbi paraburgim në lëndën Prokurori kundër Sabit Gecit dhe të tjerëve (Rasti Drenica), i cili po ashtu ka të bëjë me akuza për krime të luftës.

Gjetjet e FDH Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) e mban të drejtën në analizë të hollësishme dhe vlerësim të gjykimit në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës

Page 120: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

120

dhe të tjerëve pasi ta ketë marrë tekstin e plotë të aktgjykimit të shkallës së parë dhe arsyetimet, me të cilat gjykata është udhëhequr që të lirojë nga përgjegjësia penale katër të akuzuarit. Analiza dhe vlerësimi i një gjykimi për krime të luftës vetëm në bazë të përcjelljes së seancave gjyqësore në një rast kompleks si ky nuk janë të mun-dura pa shikimin e hollësishëm të arsyeve, nga të cilat është udhëhequr gjykata në sjelljen e aktgjykimit lirues, por edhe në dokumentacionin e procedurës paraprake.

Dëshmitarët kryesor të ngjarjeve, të cilat iu vihen në barrë katër të akuzuarve, janë A dhe B, që, në të njëjtën kohë, janë edhe viktima. FDH Kosovë, në bazë të arsyetimit me gojë të gjyqtarit kryesues të dhënë gjatë shqiptimit të aktgjykimit, e ka fituar përshtypjen se gjykata ka pasur vërejtje në dëshminë e tyre, përkatësisht se ka kon-statuar “mospërputhshmëri të vogla” në deklaratat e tyre, të cilat kanë sjellë deri te ajo që trupi gjykues nuk ka mundur në mënyrë të plotë dhe jashtë çdo dyshimi të vërtetojë nëse njëmend dëshmitaret kanë përjetuar atë që e kanë thënë në deklara-tat e tyre si dhe nëse në këtë rast ekziston përgjegjësia e katër të akuzuarve për vepra penale, të cilat iu vihen në barrë. Sipas observacioneve të vëzhguesve të FDH Kosovë, gjykata nuk i ka besuar as dëshmitarit C, i cili nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur kanë ndodhur ngjarjet e inkriminuara, por ka pasur kontakt me dësh-mitarët – viktima, pasi që kanë qenë të liruar nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së.

Duke pasur parasysh arsyet e cekura, FDH Kosovë tash për tash nuk ka përgjigje në disa pyetje shumë të rëndësishme që lidhen me rastin: përse prokuroria, me qëllim të mbrojtjes së aktakuzës, nuk i ka propozuar si dëshmitarë personat e veçantë, emrat e të cilëve përmenden në aktakuzë ose në deklaratat e dëshmitareve-viktima, të cilët deri diku do të mund të mbështesnin ose të kundërshtonin pohimet e tyre; përse gjykata, sipas detyrës zyrtare, nuk i ka ftuar personat e cekur që para gjykatës të dëshmojnë lidhur me pretendimet e viktimave ose të të akuzuarve, nëse i ka kon-statuar mospërputhshmëritë e caktuara në deklaratat e dëshmitarëve anonim; përse nuk është organizuar ballafaqimi i dëshmitarëve anonim para trupit gjykues nëse kanë ekzistuar dilemat ose mospërputhshmëri lidhur me dëshmitë e tyre; a kanë ekzistuar pengesa të caktuara për prezantimin e veprimeve të cekura procedurale që personat, emrat e të cilëve janë përmendur gjatë shqyrtimit kryesor nga ana e dëshmitarëve të caktuar të prokurorisë, të refuzojnë që para gjykatës të paraqiten si dëshmitarë ose ndaj të njëjtëve nuk ka pasur qasje prokuroria ose gjykata?

Në bazë të përcjelljes së shqyrtimit kryesor, FDH Kosovë e ka fituar përshtypjen se aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës është i nxituar dhe se trupi gjykues nuk i ka shfrytëzuar të gjitha kompetencat ligjore që drejtpërdrejtë të përfshihet në elaborimin e të gjitha provave në këtë lëndë.

Me këtë aktgjykim, krahas faktit se trupi gjykues në mënyrë tejet profesionale ka udhëhequr me shqyrtimin kryesor dhe e ka mbajtur balancën në gjykatë, vazhdohet tradita e mosndëshkimit të veprave të dhunimit në Kosovë, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës së konfliktit të armatosur dhe të cilat përbëjnë një nga krimet më të rënda të luftës gjatë luftës në Kosovë. Sipas vlerësimeve të organizatave të caktu-ara vendore e, po ashtu, edhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të nje-

Page 121: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

121

riut, numri i femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë ka qenë i madh. Përvoja e gjithmbarshme, të cilën e ka FDH Kosovë në përcjelljen e gjykimeve për këtë vepër penale flet se dhunimi gjatë luftës në Kosovë është i vështirë për t’u provuar, sepse ka pak ose nuk ka fare dëshmitarë, kurse viktimat rrallë pranojnë që për këtë pub-likisht të flasin. Këtë e vërteton fakti se të gjithë të akuzuarit, të cilëve që nga lufta e këndej kjo vepër penale iu është vënë në barrë, kanë qenë të liruar.

FDH Kosovë në asnjë rast nuk konsideron se të akuzuarit për këtë vepër penale është dashur të dënohen pa prova. Kjo, megjithëkëtë, nuk e liron prokurorinë dhe gjykatën nga përgjegjësia që të jenë shumë më të vendosura dhe këmbëngulëse në procedimin dhe në hetimin e këtyre krimeve, në vlerësimin e deklaratave të vikti-mave si dhe në sjelljen e vendimeve. Gjykata është dashur të përgjigjet edhe në py-etjen nëse dëshmitaret A dhe B, nga arsye të njohura vetëm për ato, e kanë trilluar gjithë rrëfimin.

Pas gjykimit në lëndën Prokurori kundër Ismet Haxhës dhe të tjerëve, shtrohet py-etja se në çfarë mase rrjedha e këtij gjykimi do t’i trimërojë ose do t’i luhatë vikti-mat e tjera që para gjykatës të dëshmojnë për ferrin, të cilin e kanë përjetuar. Mbi traumën, të cilën viktimat e dhunimit e kalojnë 15 vite pas luftës, flet fakti se si dëshmitarë-viktima të dhunimit paraqiten vetëm ato të cilat nuk jetojnë në Kosovë, gjë që ka ndodhur në dy gjykimet e fundit për dhunime gjatë viteve 2013 dhe 2014.

Gjykimi në këtë lëndë i shërben FDH Kosovë si një arsye shtesë për të shprehur brengosjen e thellë lidhur me jo efikasitetin e gjyqësorit kosovar për të hetuar dhe për të hedhur dritë në rastet, të cilat kanë të bëjnë me dhunën seksuale, e cila ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Sipas evidencave të FDH Kosovë, nga përfundimi i konfliktit të armatosur në Kosovë tash e 15 vite janë ngritur vetëm tri aktakuza në lidhje me krimin seksual. Në të tri rastet, të vetmit dëshmitarë kanë qenë viktimat. Në të tri rastet, të akuzuarit janë liruar nga akuzat.

Page 122: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

122

Rasti Zharko Veselinoviq[207]

A N A L I Z Ë

Gjykata Themelore në Mitrovicë, në përbërje të panelit shqyrtues, me të cilin ka krye-suar gjyqtari ndërkombëtar Nuno Manuel Fereira de Madureira[208], në datën 10 qer-shor të vitit 2014 e ka shpallur aktgjykimin, me të cilin të akuzuarin Zharko Veseli-noviq e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale tentativë e pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare[209]. Për këtë vepër penale, Veselinoviqit gjykata ia ka shqiptuar dënimin me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh.

Gjykata, në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit ia ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 29 korrik e vitit 2013 deri në datën 28 shkurt të vitit 2014, si dhe kohën e kaluar në arrest shtëpiak nga data 28 shkurt deri në datën 20 qershor të vitit 2014. Sipas gjetjeve të gjykatës, dënimi i shqiptuar me burgosje është në përputhje me nenin 3 të KPRK, i cili ka filluar të zbatohet nga data 01 janar e vitit 2013 dhe me të cilin është rregulluar çështja e zbatimit të ligjit më të favorshëm për kryerësin e veprës penale.

Me vendim të veçantë të panelit shqyrtues të datës 10 korrik të vitit 2014, gjykata, pas shpalljes së aktgjykimit lirues, e ka hequr masën e paraqitjes së të akuzuarit në stacion policor, të shqiptuar pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak.

Hetimet

Sipas informacioneve, me të cilat disponon FDH Kosovë, zyra e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në datën 29 korrik të vitit 2013, i ka iniciuar hetimet zyrtare kundër të akuzuarit Zharko Veselinoviq në drejtim të veprës penale të posedimit, kontrollit ose armëmbajtjes së paautorizuar, që tek ai janë gjetur në datën 29 korrik të vitit 2013[210]. Me vendimin e datës 2 gusht të vitit 2013, prokuroria, në lidhje me të akuzuarin, i ka zgjeruar hetimet edhe në veprën penale tentim-vrasje e rend, e cila siç pretendohet ka ndodhur në datën 14 gusht të vitit 2010[211].

[207] Me këtë analizë janë përfshirë procedurat pas aktakuzës së datës 24 tetor të vitit 2013, akt-gjykimi i datës 20 nëntor i vitit 2013, vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 25 prill dhe aktgjykimi i datës 10 korrik të vitit 2014.

[208] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtar Roxana Comsa dhe Iva Nikshiqi.

[209] Të paraparë dhe të sanksionuar me nenin 316, paragrafët 1, 3 dhe 4 të Ligjit Penal të Kosovës (LPK), i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

[210] E sanksionuar dhe e dënueshme sipas nenit 374, paragrafi 1 i LPK.

[211] E paraparë dhe e dënueshme me nenin 147, paragrafi 1.10, në lidhje me nenet 20 dhe 23 të LPK.

Page 123: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

123

Sipas informatave nga aktakuza, hetimet në drejtim të veprave penale të cekura kanë qenë pjesë e një hetimi më të gjerë kundër të të dyshuarit Veselinoviq dhe personave të tjerë, me rastin e shumë incidenteve të cilat kanë ndodhur në data të pavërtetuara në muajin dhjetor të vitit 2012 në Mitrovicën Veriore. Sipas provave të cekura në hetime, Veselinoviqi ka qenë i dyshuar për veprat e mëposhtme penale: tentim-vrasje dy herë; përdorim i paautorizuar i armëve të zjarrit; posedim i paautor-izuar i armëve; si dhe thyerje e paligjshme e hapësirave të mbyllura, hapësirës.

Duke vlerësuar se gjatë hetimeve janë grumbulluar mjaft prova, të cilat e kanë mbështetur dyshimi e bazuar se i akuzuari ka kryer vepra të caktuara penale në drejtim të të cilave janë iniciuar hetimet, prokurori, në muajin tetor të vitit 2013 ka ngritur kundër Veselinoviqit aktakuzën në drejtim të dy veprave penale: ten-tim-vrasje ë rend dhe përdorim dhe armëmbajtje e palejuar.

Aktakuza

Me aktakuzën e datës 24 tetor të vitit 2013, prokurori i zyrës së prokurorisë në Mi-trovicë, me aktakuzë, ia ka vënë në barrë Veselinoviqit veprat penale posedim, kon-troll ose armëmbajtje e paautorizuar, të cilat i akuzuari i ka kryer në datën 29 korrik të vitit 2013. Atë ditë, pjesëtarët e policisë së EULEKS-it, duke i zhvilluar hetimet rreth incidentit, i cili kishte ndodhur në datën 7 dhjetor të vitit 2012 në pompën e benzinës TEAM Petrol në fshatin Rudare, kanë vërejtur automjetin për të cilin është dyshuar se është shfrytëzuar gjatë rrjedhës së ngjarjeve të muajit dhjetor të vitit 2012. Pas vendimit që të merret automjeti i cekur, një nga udhëtarët kishte filluar të ikte. Derisa po ikte, ai e ka hedhur revolen, e cila është gjetur nga ana e policisë. Personi, i cili kishte filluar të ikte, është zënë nga policia dhe ishte identifikuar si Zharko Veselinoviqi. Veprimet e të dyshuarit Veselinoviq janë kualifikuar nga ana e prokurorit si vepër penale posedim, kontroll ose armëmbajtje e paautorizuar[212] , për të cilën parashihet dënimi me gjobitje në të holla në lartësi prej 7.500 eurosh ose dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej pesë (5) vitesh.

Veselinoviqit, me anë të aktakuzës së cekur i është vënë në barrë edhe kryerja e veprës penale të tentim-vrasjes,[213] për shkak të dyshimit të bazuar se në datën 14 gusht të vitit 2010 ka tentuar t’i privojë nga jeta pjesëtarët e Njësisë Speciale të Departamentit të Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Tahirin dhe Fitim Salihun. Këta dy zyrtar të policisë në ditën kritike e kanë zbatuar planin operativ «Kontrabanda», i cili e ka pasur për qëllim luftën kund kontrabandimit të mallrave nëpërmjet rrugës rajonale Leposaviq – Mitrovicë[214]. Gjatë kohës së aksionit të cekur, në një moment, policët, në rrugën e

[212] E paraparë dhe e sanksionuar me nenin 374 paragrafi 1 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[213] E paraparë dhe e sanksionuar me nenin 147, paragrafi 1.10 në lidhje me nenin 20 dhe 23 të LPK.

[214] Prokurori ndërkombëtar në aktakuzën e datës 24 tetor të vitit 2013, në dispozitiv të ak-takuzës nuk e ka dhënë përshkrimin e veprave penale me të cilat i akuzuari ngarkohet, si dhe as hollësitë e lidhura me kohën, vendin, mënyrën e kryerjes së veprave penale, që në mënyrë pak më të hollësishme janë përshkruar në përshkrimin faktik të veprave penale, përkatësisht arsye-

Page 124: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

124

përmendur, i kanë parë dy cisterna, të cilat ishin duke qarkulluar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës dhe vendit ku ndodheshin pjesëtarët e Njësisë Speciale. Pjesëtarët e njësisë së cekur, me këtë rast e kanë ndaluar cisternën e llojit DAF me shenjat e regjistrimit PA 107 335, me të cilën, sipas njohurive jozyrtare, është transportuar benzina. Cisterna tjetër, vozitësi i së cilës nuk e ka respektuar urdhrin e policisë që të ndalojë, është larguar nga vendi i ngjarjes, në një drejtim të panjohur. Sipas aktakuzës, vozitësi i cisternës së ndaluar, nuk e ka poseduar dokumentacionin përcjellës mbi mallin, të cilin e ka transportuar. Nga arsyeja e cekur, vozitësit i është urdhëruar që ta përcjellë automjetin policor deri tek terminali doganor në pjesën Jugore të Mitrovicës. Megjithëkëtë, vozitësi i cisternës, në vend se ta ndez motorin dhe të shkoj pas automjetit policor, ka kërcyer nga kabina përmes derës së bashkë-vozitësit duke ia dalë që të largohet nga vendi i ngjarjes. Së shpejti, në vendin e ngjarjes, derisa policët ishin duke qëndruar pas cisternës së parkuar, është shfaqur motoçikleta me katër rrotë (Quad), me të cilin udhëtonin dy persona. Pjesëtarët e Njësisë Speciale, të cilët ndodheshin pak para cisternës së ndaluar, me anë të shenjës policore dhe me duar i kanë dhënë shenjë vozitësit për të ulur shpejtësinë dhe që ta ndalojë motoçikletën. Vozitësi, megjithëkëtë, nuk e ka respektuar urdhrin e policisë, e ka vazhduar vozitjen me të njëjtën shpejtësi, duke u përpjekur për të shkelur të dy policët, të cilët e kanë shmangur goditjen me anë të reagimit të shpejtë dhe largimit nga anash. Policia ia ka dalë të burgos vozitësin e motoçikletës, për të cilin më vonë është supozuar se është Veselinoviqi, derisa bashkë-vozitësi i tij ia ka dalë të ikën nga vendi i ngjarjes. Veselinoviqi, me këtë rast, ka pohuar se është pronar i mallit, i cili është transportuar me anë të cisternës së ndaluar.

Prokurori, i cili ka qenë autor i aktakuzës së datës 24 tetor, duke konsideruar se ka mjaft prova për ngritjen e aktakuzës në lidhje me rastet e cekura, e ka ndarë procedurën në lidhje me veprat penale, në lidhje me të cilat ishin ngritur hetimet.

1. Procedura e vlerësimit të aktakuzës

Me rastin e aktakuzës, gjyqtari ndërkombëtar Nuno Manuel Fereira de Madureira, në cilësi të kryetarit të panelit shqyrtues, si gjyqtar individual[215], në datën 13 nëntor të vitit 2013, e ka mbajtur dëgjimin e parë. Gjatë dëgjimit, i akuzuari Veselinoviq, është deklaruar se është fajtor sipas aktakuzës për posedim, kontroll ose armëmbajtje të paautorizuar[216], përkatësisht se në datën 29 korrik të vitit 2013 ka poseduar armën e zjarrit, pushkën automatike Zbrojavkën çeke CZ-85B. Gjatë dëgjimit të cekur, ai ka kundërshtuar se është fajtor për veprën penale të tentim-vrasjes.

timin. FDH Kosovë në raportin e vet vjetor për vitin 2013, me rastin e prezantimit të rastit ka vënë në spikamë mendimin e vet se aktakuza është jashtëzakonisht e pakuptueshme, ka lënë rezerva në rast të interpretimit të gabuar të rrethanave të caktuara.

[215] I cili në cilësi të gjyqtarit individual ka vendosur në procedurë për akuzën për posedim, kontroll ose armëmbajtje të paautorizuar.

[216] Të paraparë dhe të dënueshme me nenin 374, paragrafi 1i KPRK.

Page 125: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

125

Në pajtim me nenin 248, paragrafi 1 i LPPK[217], gjykata, me pajtimin e palëve, me anë të një vendimi me gojë e ka ndarë procedurën sipas aktakuzës, për të cilën i akuzuari e ka pranuar fajësinë.

Pas ndarjes, procedura në lidhje me tentim-vrasjen ka vazhduar sipas procedurës së rregullt.

1.1. Procedura pas deklarimit të të akuzuarit mbi fajësinë në lidhje me posedimin, kontrollin ose armëmbajtjen e paautorizuar

Një pjesë e procedurës, e cila në lidhje me të akuzuarin ka vazhduar pas deklarimit të tij mbi fajësinë, është zhvilluar në pajtim me nenin 248 të LPPK, krahas verifikimit obligativ nëse i akuzuari është adekuat me mbrojtësit. Pas kësaj ka pasuar procedura e paraparë me ligj, gjatë të cilës palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me aktakuzën, kanë diskutuar mbi dënimin, zbatimin e ligjit më të butë për të akuzuarin[218] si dhe kanë paraqitur argumentet e tyre përfundimtare.

Prokurori, duke iu drejtuar gjykatës, ka kërkuar dënimin e të akuzuarit, duke u thirrur në faktin se i akuzuari ngarkohet me vepër të rëndë penale, e cila përbënë rrezik për shoqërinë. Prokurori, si rrethanë vështirësuese e ka cekur fshehjen e suksesshme të të akuzuarit dhe shmangien e zbatimit të drejtësisë përmes shfrytëzimit të situatës specifike në veri të Kosovës. Prokurori, në fund, e ka shprehur mendimin se me dënimin me burgosje në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muaj do të arrihej qëllimi i dënimit dhe se edhe ai dënim do të kishte edhe rol parandalues.

Mbrojtja e të akuzuarit i ka kundërshtuar pohimet e prokurorit, duke potencuar se i akuzuari e ka siguruar armën pas sulmit në pompën e benzinës, e cila është pronë e familjes së tij. Mbrojtja ka propozuar që gjykata ta dënoj sa më butë, duke vënë në spikamë disa shembuj nga praktika gjyqësore në Kosovë për të njëjtën vepër penale, me të cilën ngarkohet edhe i akuzuari.

1.2. Aktgjykimi i datës 20 nëntor të vitit 2013

Gjykata, me anë të aktgjykimit, të cilin e ka shpallur në datën 20 nëntor të vitit 2013, të akuzuarin Veselinoviq e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale posedim,

[217] Ligji mbi Procedurën Penale i Kosovës (LPPK), i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013.

[218] Me rastin e dëgjimit të parë në lidhje me aktakuzën, vëzhguesit e FDH Kosovë kanë vërej-tur një qëndrim pak a shumë joprofesional të mbrojtësve të të akuzuarit, të cilët në fjalët e tyre para gjykatës shpesh e kanë sulmuar personalitetin e prokurorit, duke tejkaluar, kështu, normat e sjelljes profesionale.

Page 126: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

126

kontroll ose armëmbajtje e paautorizuar. Të akuzuarit i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej nëntë (9) muajsh, i cili nuk do të përmbarohet nëse i akuzuari në afat prej dy (2) vitesh nuk kryen vepër të re penale. Me anë të aktgjykimit, të akuzuarit i është shqiptuar edhe masa e konfiskimit të armës dhe municionit (revolja Zbrojevka çeke CZ-85B, me numër serik G-4111, dhe 17 plumba të kalibrit 19X9 mm), të cilat janë gjetur tek i akuzuari Veselinoviq në ditën kritike, në datën 29 korrik të vitit 2013.

Gjykata, ne aktgjykim, ka gjetur se i akuzuari në këtë ditë është përpjekur për të ikur nga vendi i ngjarjes tek pompa e benzinës TEAM Petrol, në fshatin Rudare, dhe të fshihet nga pjesëtarët e policisë së EULEKS-it. Me atë rast, ai, duke ikur, e ka hedhur revolen, të cilën e ka poseduar. Arma e gjetur ka qenë e mbushur me plumbin në grykë dhe ka qenë e gatshme për përdorim. Me anë të ekspertizës balistike është vërtetuar se arma, të cilën i akuzuari, sipas fjalëve të tij, e ka poseduar nga viti 2009, ka qenë në gjendje të rregullt dhe e përdorshme.

Sipas gjetjeve të gjykatës, me rastin e shqiptimit të dënimit janë marrë parasysh edhe rrethanat lehtësuese dhe edhe ato vështirësuese, e posaçërisht faktet se vepra penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, është mjaft e përhapur në Kosovë; si dhe faktin se rasti është shumë serioz. Gjykata e ka shprehur besimin se kërcënimi me dënim do të ketë rol preventiv në kryerësin që të mos përsëris të njëjtën ose vepër të ngjashme penale. Nëse dënimi i revokohet, koha e kaluar në paraburgim do t’i llogaritet në dënimin.

1.3. Procedura ankimore pas aktgjykimit të datës 20 nëntor të vitit 2013

I akuzuari dhe mbrojtja e tij, në datën 30 dhjetor të vitit 2013 kanë deponuar ankesë ndaj aktgjykimit të datës 20 nëntor. Ankesa ka qenë e drejtuar nga lartësia e dënimit të shqiptuar, me propozimin që Gjykata e Apelit ta modifikojë dënimin e shqiptuar, të akuzuarit t’ia shqiptojë dënimin me gjobë me ose me kusht me një periudhë të shkurtë të probacionit ose që në mënyrë alternative lëndën ta kthejë në rigjykim në shkallën e parë.

Zyra e Prokurorisë Themelore, në përgjigjen e saj ndaj ankesës së të akuzuarit dhe të mbrojtjes së tij ka potencuar se ankesa e të akuzuarit dhe e mbrojtjes së tij është e pabazuar, dhe ka propozuar që e njëjta të hidhet, kurse të konfirmohet aktgjykimi i shkallës së parë. Prokurori i apelit në mendimin e tij ka propozuar që Gjykata e Apelit ta hedh ankesën si të pabazuar, krahas vërejtjes se aktgjykimi i shkallës së parë është i arsyetuar mirë.

Gjykata e Apelit, pas mbledhjes së mbajtur në datën 27 mars dhe takimit të datës 24 prill të vitit 2014, e ka sjellë aktgjykimin e datës 25 prill të vitit 2014, me të cilin e ka hedhur ankesën e mbrojtësve dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës

Page 127: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

127

Themelore në Mitrovicë të datës 20 nëntor të vitit 2013[219]. I akuzuari dhe mbrojtja e tij, të cilët kanë qenë të informuar në mënyrë të rregullt mbi mbledhjen, nuk kanë qenë të pranishëm në të njëjtën. Paneli ankimor është takuar në mungesë të tyre në pajtim me nenin 390, paragrafi 4 i LPPK-së[220].

Gjykata e Apelit me anë të aktgjykimit ka gjetur se, edhe pse dënimi i shqiptuar Veselinoviqit ka qenë edhe më tutje nën mesataren e dënimeve të shqiptuara për këtë lloj të veprës penale, trupi shqyrtuese e ka arsyetuar këtë dënim në mënyrë adekuate, duke i peshuar në mënyrë të drejtë edhe rrethanat vështirësuese e edhe ato lehtësuese. Gjykata në mënyrë të hollësishme është përgjigjur në secilën vërejtje të mbrojtësve të bërë në ankesë krahas parashtrimit të argumenteve, që e mbështesin konfirmimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

FDH Kosovë, pas analizës së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatës së Apelit, është i mendimit se dënimi i shqiptuar të akuzuarit Veselinoviq për veprën penale posedim, kontroll ose armëmbajtje e paautorizuar ka qenë i butë, duke e pasur parasysh se i akuzuari, sipas fjalëve të tij, ka mbajtur në një periudhë të gjatë kohore në mënyrë të paligjshme dhe ka bartur armë teknikisht në gjendje të rregullt, e cila në ditën kritike ka qenë me plumb në grykë dhe e gatshme për përdorim. Me këtë rast, FDH Kosovë ka konstatuar se Gjykata e Apelit ka qenë e kufizuar me dispozitën ligjore refmatio in pejus, përkatësisht se nuk ka mundur për të ndikuar në lartësinë e dënimit të shqiptuar, sepse ndaj aktgjykimit të shkallës së parë ka qenë ankuar vetëm mbrojtja e të akuzuarit. Për këtë arsye, aktgjykimi në procedurën ankimore nuk ka mundur të shkojë në dëm të Veselinoviqit.

2. Procedura sipas akuzës për tentim-vrasje

2.1. Vlerësimi i pjesës së akuzës së datës 24 tetor të vitit 2013

I akuzuari e ka shfrytëzuar të drejtën për vërejtje me shkrim ndaj aktakuzës, e cila i është dhënë pas deklarimit se nuk është fajtor lidhur me akuzën tentim-vrasje. Në vërejtjet me shkrim, të cilat i akuzuari i ka sjellë në fazën e përgatitjes për seancë gjyqësore, në të cilën është shqyrtuar pjesa e mbetur e aktakuzës, prokurori është përgjigjur në të njëjtën në formën e shkruar.

Takimi i dytë i gjykatës është mbajtur në afatin e paraparë me ligj. Me këtë është vazhduar procedura e vlerësimit të pjesës së mbetur të aktakuzës të datës 24 tetor të vitit 2014, që lidhet me akuzën për tentim-vrasje e rëndë.

[219] Deri te shtyrja e seancave të Panelit Ankimor të Gjykatës së Apelit , sipas njohurive jozyrtare, ka rezultuar për shkak të paraburgosje së mbrojtësve të të akuzuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë ndikuar në dëshmitarë të caktuar të rastit, , përkatësisht se kanë ushtruar trysni mbi ta.

[220] Mosardhja e palëve, të cilat janë të ftuar në mënyrë të rregullt në seancën e Panelit Anki-mor të Gjykatës së Apelit, nuk e pengon mbajtjen e seancës.

Page 128: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

128

Gjatë seancës së datës 19 nëntor, pas prezantimit të pretendimeve të aktakuzës nga ana e prokurorit, i akuzuari, përmes mbrojtësve të tij e ka kundërshtuar ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e aktakuzës dhe të provave të paraqitura, duke e potencuar hedhjen e aktakuzës dhe të provave të prokurorit, me të cilat ajo është mbështetur. Prokurori, edhe gjatë kësaj seance të gjykatës ka bërë vërejtje ndaj qëndrimeve dhe propozimeve të mbrojtjes.

Gjykata, me vendim të datës 16 dhjetor të vitit 2013 ka gjetur se aktakuza në pjesën tjetër është e bazuar si edhe se mbështetet nga provat, të cilat japin mjaft baza për hapjen e shqyrtimit kryesor. Gjykata ka gjetur se viktimat - policët, në ditën kritike janë gjendur në detyrë, se jetët e tyre kanë qenë të rrezikuara nga veprimet e të akuzuarit, se ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari e ka kryer veprën, për të cilën ngarkohet si dhe se në këtë fazë të procedurës nuk ka elemente për ndërprerjen e procedurës kundër të akuzuarit.[221]

2.2. Shqyrtimi kryesor

Fillimi i shqyrtimit kryesor kundër të akuzuarit Veselinoviq lidhur me akuzën për tentim-vrasje e rëndë është caktuar për datën 25 mars të vitit 2014. Në ditën e hapjes së planifikuar të shqyrtimit kryesor, mbrojtësit e të akuzuarit[222] janë burgosur në lidhje me hetimet në drejtim të veprës penale të pengimit të provave ose të procedurës zyrtare. Mbrojtësve të deriatëhershëm të të akuzuarit Veselinoviq, me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 27 mars të vitit 2014, iu është urdhëruar ndalimi i kontaktit të drejtpërdrejt ose të tërthortë me të akuzuarin, me postën elektronike, me telefon ose me anë të mjeteve të tjera të komunikimit. Atyre, po ashtu, iu është ndaluar që t’i qasen cilitdo person të cilin e njohin ose për të cilin besojnë se është dëshmitar ose i akuzuar në këtë procedurë penale ose në ndonjë procedurë tjetër penale, e cila eventualisht zhvillohet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dhe i cili është në lidhje me të akuzuarin. Vendimi i cekur pjesërisht është konfirmuar nga ana e Gjykatës së Apelit.

Të akuzuarit, sipas detyrës zyrtare, i është angazhuar avokati tjetër, të cilin ai, pas shumë zvarritjeve të shqyrtimit, e ka pranuar për ta përfaqësuar në vazhdim të procedurës së shkallës së parë. Për veprën penale në drejtim të së cilës është zhvilluar procedura penale kundër të akuzuarit, me ligj parashihet mbrojtja e domosdoshme.

Pas heqjes së supozimeve procedurale, shqyrtimi kryesor në këtë aktakuzë zyrtarisht e ka filluar seancën përgatitore të mbajtur në datën 6 maj të vitit 2014. Pas aktakuzës së lexuar, i akuzuari është deklaruar se nuk është fajtor për akuzat, me të cilat ngarkohet. Nga ana e tij, prokurori e ka prezantuar aktakuzën, provat dhe ka paralajmëruar edhe paraqitjen eventuale të provave të reja.

[221] FDH Kosovë nuk ka të dhëna nëse të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre janë ankuar ndaj vendimit të kryetarit të trupit gjykues të datës 16 dhjetor të vitit 2013.

[222] Avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës, Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq.

Page 129: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

129

Mbrojtja e të akuzuarit plotësisht i ka kundërshtuar pretendimet e aktakuzës, posaçërisht faktet se ajo nuk është përpiluar duke i respektuar normat ligjore, se nuk i përmban të gjitha elementet ligjore dhe formën e paraparë me ligj si edhe se nuk mbështetet nga provat materiale.

Në vazhdim të shqyrtimit kryesor, i cili ka zgjatur dhjetë ditë (10) ditë, janë dëgjuar nëntë (9) dëshmitarë, të cilët i ka propozuar prokurori. Në mesin e tyre kanë qenë edhe dy të dëmtuarit. Po ashtu janë dëgjuar tre (3) dëshmitarë, të cilët i kanë propozuar i akuzuari dhe mbrojtja e tij. Është kryer edhe shikimi i vendit të ngjarjes, kurse janë paraqitur edhe provat materiale të propozuara nga ana e palëve në procedurë.

Gjykata nuk e ka pranuar gjetjen e ekspertit të fushës së komunikacionit, të angazhuar nga ana e të akuzuarit. Arsyeja e refuzimit të kësaj prove është gjetur në faktin se konstatimi nuk është bërë në pajtim me nenin 138 të LPPK. Sipas konstatimit të trupit gjykues, eksperti e ka shkelur dispozitën 2 të nenit 138 të të njëjtit ligj[223]. Trupi gjykues i ka refuzuar edhe disa prova të veçanta të propozuara nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit, që, sipas gjetjeve të panelit shqyrtues, nuk kanë ndikuar në gjendjen faktike ose se rrethanat, me të cilat kanë pasur të bëjnë, tashmë kanë qenë mjaft të qartësuara ose se kanë qenë të parëndësishme për këtë çështje juridiko-penale.

Trupi gjykues, në datën 9 qershor të vitit 2014 i ka lajmëruar palët në procedurë se sipas ligjit[224] nuk është e obligueshme që t’i përmbahet kualifikimit të veprës penale nga aktakuza si edhe se sipas detyrës zyrtare mundet për ta rikualifikuar veprën e parë penale. Gjykata ia ka dhënë mundësinë të akuzuarit që të deklarohet mbi veprën penale, për të cilën gjykata është e mendimit se gjatë hetimeve dhe sipas provave të paraqitura është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer. Të akuzuarit i është mundësuar që eventualisht edhe të propozojë prova të reja, të cilat kanë qenë në dobi të tij. I akuzuari dhe mbrojtja e tij e kanë njoftuar gjykatën se në rast të ndryshimit të kualifikimit të aktakuzës, mbi rrethanat e reja do të përcaktohet në fjalën përfundimtare.

Në fjalët përfundimtare, palët në procedurë i kanë paraqitur qëndrimet e kundërta lidhur me aktakuzën. Prokurori ka pohuar se i akuzuari Veselinoviq është fajtor, si edhe se është përgjegjës për veprën, e cila me anë të aktakuzës i vihet në barrë. Sjelljen e të akuzuarit e ka arsyetuar me faktin se ky me çdo kusht ka dashur për ta mbrojtur mallin, me të cilin ka qenë e ngarkuar cisterna dhe e cila i takon atij dhe vëllait të Zvonko Veselinoviqit, të cilët, sipas fjalëve të prokurorit, janë në krye të krimit në veri. Sipas pretendimeve të prokurorit, familja Veselinoviq është shumë me ndikim, nuk është mësuar që malli i saj i kontrabanduar të ndalohet nga ana e policisë ose e doganës e posaçërisht jo të konfiskohet. Prokurori, sjelljen e të akuzuarit, në momentin kur është lajmëruar mbi ndalimin e kamionit me mallin

[223] Paragrafi 2, neni 138 i LPPK parasheh:“ Eksperti në raportin e tij nuk e shpreh mendimin e tij mbi fajësinë ose pafajësinë e të pandehurit“.

[224] Neni 360, paragrafi 2 i LPPK: „Gjykata nuk është e lidhur për propozimet e prokurorit shtetëror në pikëpamje të kualifikimit juridik të veprës penale“.

Page 130: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

130

e tij, e ka përshkruar si një sjellje të një shejtani të llastuar, të cilit i është marrë lodra. Nga këto arsye, prokurori ka kërkuar nga gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor për veprën penale tentim-vrasje dhe në mënyrë adekuate të dënohet dhe që gjykata me rastin e të vendosurit të ketë parasysh rrethanat e cekura.

Nga ana tjetër, mbrojtja e të akuzuarit në fjalën e vet përfundimtare, duke i kundërshtuar pretendimet e prokurorit, ka potencuar se qëllimi i të akuzuarit nuk ka qenë që të lëndojë dikë ose që të privojë nga jeta, si edhe se nuk ka prova mbi tentimin për vrasje të policëve. Sipas pohimeve të avokatit, qëllimi i këtillë i të akuzuarit gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor nuk është vërtetuar as edhe me deklaratat e dëshmitarëve të të dëmtuarve. Në mbështetje të pohimeve të tij, mbrojtja e ka cekur edhe mosinteresimin e policëve si rezultat të shqyrtimit kryesor, si dhe mosekzistimin e kërkesave të tyre për kompensim të dëmit.

2.3. Aktgjykimi në lidhje me veprën penale të tentim-vrasjes së rëndë

Me aktgjykimin e shpallur në datën 10 korrik të vitit 2014, trupi gjykues ndërkombëtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë ka konstatuar se i akuzuari nuk ka kryer vepër penale, e cila me aktakuzë i është vënë në barrë, por se e ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në tentativë, me çka i ka shkelur dispozitat e nenit 316, paragrafët 1, 3 dhe 4 të Ligjit Penal të Kosovës (LPK).[225] Gjykata, të akuzuarit, lidhur me këtë ia ka shqiptuar dënimin, i cili e mbulon kohën të cilën ai e ka kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Gjykata ka gjetur se provat e paraqitura e vërtetojnë se tek i akuzuari nuk ka ekzistuar qëllimi që të dëmtuarit t’i privojë nga jeta, por që vetëm ta pengojë punën e tyre, kur në datën 14 gusht të vitit 2010, rreth orës 19:00 në rrugën rajonale midis Zveçanit dhe Mitrovicës, në afërsi të udhëkryqit tek Manastiri Sokolac, ka refuzuar të ndalet me motoçikletën e tij me katër rrotë në shenjën e dhënë nga policia. Sipas gjykatës, me provat e paraqitura, nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se i akuzuari e ka shfrytëzuar automjetin e cekur si një armë vdekjeprurëse me qëllim që të vras të dëmtuarit. Nga kjo arsye, gjykata, të akuzuarin Veselinoviq e ka liruar nga akuzat për vepër penale të tentim-vrasjes së rëndë.

Sipas gjetjeve të panelit shqyrtues, burgosja e të akuzuarit ka qenë pasojë e sjelljes së të akuzuarit në vendin e ngjarjes. Paneli shqyrtues ka vërtetuar se i akuzuari e ka përdorur forcën në një mënyrë e cila ka mundur të shkaktojë rrezik për lëndimin trupor ose edhe pasoja ende më të rënda për personat zyrtar, që e kanë kontrolluar rendin publik.

Paneli shqyrtues, në pajtim me dispozitat ligjore, ka gjetur se të akuzuarit do të mund

[225] I cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale në pajtim me nenin 3, paragrafi 1 i Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i cili momentalisht është në fuqi.

Page 131: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

131

t’i shqiptohej dënimi maksimal prej tri vitesh dhe nëntë muajsh. Gjykata, me rastin e llogaritjes së dënimit, nuk ka gjetur rrethana lehtësuese, të cilat deri diku do ta zbusnin dënimin, që të akuzuarit mund t’i shqiptohej. Gjykata ka vënë në spikamë shumë rrethana vështirësuese: vepra penale ka ndodhur në veri, ku shteti i së drejtës nuk është gjithmonë i pranishëm, ku ka një kontrabandim të fuqishëm të mallrave, imazh të policëve kosovar në veri, perceptim të shtrembëruar publik të incidenteve si dhe atë se i akuzuari ka pushtet në atë pjesë të Kosovës, të cilin e ka shfrytëzuar në dobi të veten. Duke pasur parasysh rrethanat e cekura vështirësuese, paneli ka gjetur se dënimi adekuat do të ishte 18 muaj, por të akuzuarit, duke e zbatuar ligjin më të favorshëm, i është shqiptuar dënimi me burgosje në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Paneli ka gjetur se në rastin konkret nuk ka elemente për zbatim të ligjit mbi amnistinë.

Paneli shqyrtues, pas shpalljes së aktgjykimit, i ka hequr të gjitha masat e sigurisë, me atë të të cilave, gjatë rrjedhës së procedurës, deri në shpalljen e aktgjykimit, është siguruar qasja e gjykatës ndaj të akuzuarit.

Me rastin e deklarimit mbi masat e sigurisë, prokurori ka propozuar që të zgjatet masa e paraqitjes së të akuzuarit në stacionin policor nga rreziku prej ikjes deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, gjë që nga ana e gjykatës nuk është pranuar, duke e pasur parasysh lartësinë e dënimit të shqiptuar dhe faktet se kanë pushuar rrethanat, për të cilat ka qenë shqiptuar masa dhe se, së këndejmi, nuk ekziston rreziku nga ikja.

Palët e kanë të drejtën e ankesës ndaj aktgjykimit.

3. Gjetjet e FDH Kosovë

Në tërësi, gjykimi i të akuzuarit Veselinoviq ka qenë fer dhe i drejt dhe në baza të standardeve ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh rrethanat vështirësuese, në të cilat është zhvilluar ngjarja, FDH Kosovë konsideron se dënimi i shqiptuar të akuzuarit është i butë. Gjatësia e dënimit të zgjedhur pothuajse në tërësi mbulon kohën të cilën i akuzuari e ka kaluar në paraburgim. Me një dënim të tillë vështirë se do të arrihen qëllimet, të cilat synohen me shqiptimin e dënimit për vepra penale, posaçërisht jo ai qëllimi mbi rolin parandalues ndaj kryerësve të ri eventual.

Këtë vlerësim e përforcon fakti se i akuzuari shfaqet si recidivist si dhe se para këtij aktgjykimi Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me kusht për posedim të paautorizuar të armës.

Vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë përcjelljes së rregullt të gjykimit në këtë lëndë i kanë konstatuar si shkelje esenciale të procedurës rastet kur gjykata nuk ka reaguar

Page 132: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

132

ndaj pranisë në gjykatë të dëshmitarëve të caktuar, të cilët ende nuk i kanë dhënë deklaratat para gjykatës, dhe ishin të pranishëm gjatë dëshmive të dëshmitarëve të tjerë.

Nga lëshimet teknike, të cilat kanë mundur të kenë ndikim në interpretimin e drejt të provave, FDH Kosovë, me rastin e përcjelljes së gjykimit ka konstatuar se ka pasur lëshime në përkthimin në gjuhën serbe dhe shqipe[226]. Janë hetuar edhe disa gabime të caktuara në përkthimin e disa pjesëve të dokumentacionit zyrtar.

Po ashtu, është hetuar se gjatë gjykimit, disa dëshmitarë të caktuar, gjatë dëshmisë kanë përdorur letrën, shënimet dhe dokumentacionin krejt deri në momentin kur mbi këtë është njoftuar paneli nga ana e publikut.

[226] Gabimet e caktuara në përkthim janë edhe një nga arsyet e vonesës së përgatitjes së kësaj analize.

Page 133: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

133

Rasti Dejanoviq/Dejanović, Bojkoviq/Bojković

Gjykata Supreme e Kosovës i ka liruar dy serbë nga akuzat për krime të luftës të dhunimit të një të miture shqiptare

A N A L I Z Ë

Gjykata Supreme e Kosovës, me një trup gjykues me përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtarja Nesrin Lushta[227], në datën 30 shtator të vitit 2014, ka sjellë aktgjykimin[228], me të cilin të akuzuarit Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, prapë lirohen nga akuzat për kryerje të veprës penale të dhunimit si krim i luftës kundër popullatës civile[229], në rastin i cili ka pasur të bëjë me dhunimin e shqiptares gjashtëmbëdhjetëvjeçare nga Kosova në datën 14 prill të vitit 1999 gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë.

Ky vendim i Gjykatës Supreme të Kosovës ka pasuar pas seancës së panelit ankimor të kësaj gjykate në shkallën e tretë, nga fundi i muajit shtator. Gjykata, me këtë rast, ka shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës të datës 27 maj të vitit 2014, me të cilën ata (pas aktgjykimit të shkallës së parë lirues të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 17 prill të vitit 2013), janë shpallur fajtor për dhunim si krim i luftës kundër popullatës civile. Me anë të aktgjykimit të cekur, Gjykata e Apelit dy të akuzuarve ia kishte shqiptuar dënimet me burg.[230]

Pas takimit në seancën e mbajtur të panelit ankimor të Gjykatës Supreme të Kosovës,

[227] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarët ndërkombëtar Esma Ertrezi (gjyqtare raportuese) dhe Willem Brouwer.

[228] FDH Kosovë, në kohën e punës në analizën e procedurës penale Prokurori kundër Jovica Dejanoviq/Dejanoviqit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković, nuk ka qenë në mundësi për ta siguruar vendimin zyrtar të gjykatës, për ç’arsye nuk është në gjendje për ta bërë shikimin në arsyet, me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë në sjelljen e vendimit të saj. Sipas njohurive të caktuara, aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk iu është dorëzuar as palëve në procedurë deri nga mesi i muajit dhjetor të vitit 2014. Sipas nenit 369 të Ligjit mbi Procedurën Penale të Kosovës (LPPK), gjykata është e obliguar për të përpiluar aktgjykimin me shkrim në afat prej 30 ditësh nga dita e shpalljes së tij. Në rastin kur është fjala mbi lëndët serioze, kurse me lejen e kryetarit të gjykatës, afati për sajimin e aktgjykimit me shkrim, me lejen e kryetarit të gjykatës, mund të shtyhet deri në 60 ditë.

[229] Të paraparë dhe të dënueshme me nenet 22 dhe 142 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP i RSFJ); po ashtu e dënueshme edhe sipas neneve 23 dhe 120 të ligjit, i cili në Kosovë ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës (Ligji Penal i Kosovës - LPK). Vepra penale është e dënueshme edhe sipas ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ven-dosjes në shkallën e tretë, përkatësisht neneve 152, paragrafët 1 dhe 2.1 në lidhje me nenet 16 dhe 32 të Ligjit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

[230] Të pandehurit Dejanoviq/Dejanović gjykata e Apelit ja shqiptoi dënimin me burg prej 12 vjetësh kurse Bojkoviqit/Bojkovićit dënimin me burgim prej 10 vite.

Page 134: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

134

të akuzuarit, me vendim të veçantë të gjykatës, janë liruar nga paraburgimi, i cili ka qenë i caktuar me anë të një vendimi të veçantë të Gjykatës së Apelit dhe i cili ka rezultuar pas shqyrtimit të dënimit me burgosje.

Hetimet

Hetimet penale kundër të dyshuarve Jovica Dejanoviq/Dejanović dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviq/Bojković janë hapur me vendim të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) të datës 19 gusht të vitit 2012. Ato, me një vendim të ri të datës 22 tetor të të njëjtit vit[231] janë zgjeruar me një pikë shtesë të aktakuzës në lidhje me të dyshuarit.

Gjatë hetimeve, disa herë janë dëgjuar e dëmtuara, të dyshuarit, si dhe shumë dëshmitarë.

Hetimet janë iniciuar me deklaratat e të dëmtuarës V.K. Menjëherë pas rastit, deklaratën e parë ajo ua ka dhënë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët kanë vepruar në zonën, në të cilën është ndodhur vendbanimi i saj. Pas kësaj, ajo mbi rastin, në muajin tetor të vitit 1999, i ka informuar edhe pjesëtarët e KFOR-it. Në bazë të deklaratave të tilla si dhe deklaratave të marra gjatë hetimeve të ngritura nga mesi i muajit maj të vitit 2012, PSRK në muajin nëntor të vitit 2012 e ka ngritur aktakuzën kundër të dyshuarve, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ata në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë kanë kryer vepra penale në drejtim të të cilave ndaj tyre janë ngritur hetimet penale. Atyre iu është vënë në barrë nga një vepër penale e krimit të luftës kundër popullatës civile[232], përkatësisht janë akuzuar për dhunim të së miturës V.K. Ata, po ashtu, janë akuzuar edhe për nga një vepër penale siç është pronësi, kontroll, posedim ose përdorim i paautorizuar i armëve[233].

Konfirmimi i aktakuzës

Me vendimin e datës 26 nëntor të vitit 2012, gjyqtari për konfirmim të aktakuzës, aktakuzën e PSRK të datës 12 nëntor të vitit 2012 ia ka kthyer prokurorit të lëndës me urdhrin që të njëjtën ta plotësojë në afat prej tri ditësh. Vendimi ka përmbajtur instruksione që në përshkrimin e veprave penale, me të cilat ngarkohen të akuzuarit, të përfshihet edhe përshkrimi i veprimeve, të cilat ata i kanë ndërmarrë derisa e kanë kryer veprën penale të dhunimit.

Me ndryshimin e aktakuzës së PSRK të datës 29 nëntor të vitit 2012, sipas së cilës është hapur shqyrtimi kryesor, të akuzuarve iu janë vënë në barrë të njëjtat vepra penale.

[231] FDH Kosovë nuk ka qenë në gjendje të analizojë vendimet e cekura për shkak të pamundë-sisë së shikimit në to.

[232] Po aty 3, si dhe për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 dhe neneve 4 dhe 5 të Protokollit të Dytë Shtesë të vitit 1977.

[233] Të paraparë dhe të dënueshme me nenin 328 të LPK.

Page 135: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

135

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Dejanoviq/Dejanović ngarkohet se në cilësi të pjesëtarit të policisë serbe dhe i armatosur me pushkë, në ditën kritike e ka rrëmbyer viktimën nga shtëpia e saj familjare në fshatin Stanoc i Ultë (disa anëtarë të familjes së viktimës kanë qenë të pranishëm në momentin e rrëmbimit të saj); e ka dërguar në një vend të panjohur në afërsi të fshatit Babimoc/Babin Most; e ka detyruar në forma të ndryshme të marrëdhënies seksuale kundër vullnetit të saj; si dhe e ka kërcënuar me thikë. Sipas pretendimeve nga aktakuza, i akuzuari i dytë Bojkoviq/Bojkoviq po ashtu në të njëjtën ditë e ka dhunuar të miturën V.K., në atë mënyrë që, i armatosur me revole, e ka nxjerrë viktimën nga automobili, të cilin në ditën kritike e ka vozitur i akuzuari i parë, e ka dërguar në një shtëpi të papërfunduar në afërsi, e ka hedhur në dysheme dhe e ka detyruar kundër vullnetit të saj në marrëdhënie seksuale.

Në pajtim me ligjin, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës, gjyqtari për konfirmim, pas pranimit të aktakuzës pjesërisht të ndryshuar të datës 29 nën-tor, në datën 14 dhjetor të vitit 2012 e ka mbajtur seancën, dedikuar vlerësimit të saj. Gjatë seancës, janë shqyrtuar bazueshmëria dhe ligjshmëria e saj, dhe është analizuar edhe pranueshmëria e provave. Të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre i kanë kundërshtuar pohimet e aktakuzës si dhe provat, mbi të cilat ajo ka qenë e bazuar, duke i propozuar gjykatës që të njëjtën ta hedh si të pabazuar, kurse provat si të papranueshme, sepse, sipas pohimeve të mbrojtësve, kanë qenë të siguruara në kundërshtim me rregullat ligjore.

Së shpejti pas seancës, në të cilën janë shqyrtuar aktakuza dhe pranueshmëria e provave, është bërë ndryshimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Ndry-shimet kanë hyrë në fuqi në datën 01 janar të vitit 2013. Sipas ligjit të ri mbi Pro-cedurën Penale të Republikës së Kosovës (LPPRK), si dhe interpretimit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës nr. 56/2013 të datës 23 janar të vitit 2013, gjyqtari për konfirmimin e aktakuzës, i cili është kompetent për vlerësimin e ligjshmërisë së saj dhe pranueshmërinë e provave, në të njëjtën kohë është edhe gjyqtarë i procedurës paraprake, i cili udhëheq me lëndën deri në aktgjykimin e shkallës së parë.

Në pajtim me ndryshimet e cekura të ligjit, kjo ka pasur kuptimin se në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkov-ićit gjyqtari për konfirmim nuk e ka pasur më për obligim që në rastin konkret të sjellë vendim formal mbi konfirmimin e aktakuzës, por vendimin për kundërsh-timet e të akuzuarve ndaj aktakuzës, kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe (pa)pranueshmërinë e provave. Me qëllim që procedura t’i përshtatet ndryshimeve të ligjit, gjykata ia ka dhënë mbrojtjes së të akuzuarve mundësinë që aktakuzën dhe provat t’i kundërshtojnë me prova dhe me parashtresa të reja. Për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme mbajtja e dëgjimit të parë pas aktakuzës[234], sepse është mbajtur seanca e konfirmimit.

Duke qenë se të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre nuk kanë sjellë prova të reja si dhe se nuk e kanë kundërshtuar në mënyrë plotësuese aktakuzën dhe provat e prezan-

[234] Veprim procedural i paraparë me ligjin e ri.

Page 136: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

136

tuara, kryetari i trupit hetimor me vendimin e datës 5 shkurt të vitit 2013 e ka refuzuar kërkesën mbi hedhjen e aktakuzës dhe të kundërshtimeve në lidhje me papranueshmërinë e provave, të prezantuara gjatë seancës së konfirmimit të ak-takuzës. Me vendim janë analizuar dhe hollësisht janë vlerësuar të gjitha kundër-shtimet e të akuzuarve dhe të mbrojtësve. Duke i refuzuar vërejtjet e mbrojtjes dhe të të akuzuarve, gjyqtari i procedurës paraprake ka gjetur se aktakuza është e mbështetur me mjaft prova, të cilat e mundësojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale, me të cilat ngarkohen. Sipas gjetjeve të gjykatës, mund të hapet shqyrtimi kryesor sipas aktakuzës. Gjatë tij do të shqyr-tohen të gjitha rrethanat, kurse pas provave, të cilat do të paraqiten në shqyrtimin kryesor, do të vendoset mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve.

Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre janë ankuar ndaj vendimit të gjyqtarit të proce-durës paraprake. Gjykata e Apelit i ka hedhur këto ankesa me vendimin e datës 16 mars të vitit 2013.

Shqyrtimi kryesor

Pas vendimit të gjykatës së apelit mbi aktakuzën, kanë qenë të krijuara kushtet për hapjen e shqyrtimit kryesor para gjykatës së shkallës së parë. Shqyrtimi është hapur në datën 4 prill të vitit 2013 para trupit gjykues ndërkombëtar të gjykatës në Mitrovicë, me të cilin, si gjyqtar që ka vendosur mbi aktakuzën, ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Timo Vuojolahti.[235] Trupi gjykues gjatë shqyrtimit kryesor ka mba-jtur tetë (8) seanca. Gjatë shqyrtimit, me anë të video konferencës është dëgjuar e dëmtuara V.K., e cila nuk jeton më në Kosovë. Janë dëgjuar, po ashtu, dhjetë (10) dëshmitarë të prokurorisë, një (1) dëshmitar me propozim nga ana e mbrojtësve të të akuzuarve si dhe një (1) dëshmitar i thirrur nga ana e gjykatës sipas detyrës zyr-tare. Gjatë shqyrtimit, janë prezantuar edhe shumë prova materiale, të propozuara nga ana e palëve në procedurë.

Shqyrtimi kryesor ka qenë i hapur për publikun, me përjashtim të dëshmisë së të dëmtuarës me anë të video konferencës[236]. Të akuzuarit, në deklaratat e tyre para panelit hetimor, i kanë kundërshtuar pretendimet e aktakuzës.

Gjatë kohës sa ka zgjatur shqyrtimi kryesor (për të cilin mund të thuhet se në aspek-tin kohor ka qenë shqyrtimi më i shkurtë lidhur me akuzat për krimet e luftës – i ud-hëhequr prej datës 4 deri në datën 17 prill të vitit 2013), të akuzuarit janë gjendur në arrest shtëpiak. Në gjykatë kanë qenë të pranishëm në përcjellje të policisë. Sjellja e tyre kryesisht është bërë me vonesa, gjë që shpesh ka çuar deri te vonimi i seancave me orë të tëra. Gjatë shpalljes së aktgjykimit nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari Dejanoviq/Dejanović. Aktgjykimi është shpallur në prani të mbrojtësit të tij, të të akuzuarit të dytë si dhe prokurorëve, të cilët gjatë shqyrtimit kryesor e kanë përfaqësuar aktakuzën.

[235] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtarët ndërkombëtarë Mariola Pasnik dhe Dariusz Sielicki.

[236] Në përputhje me nenin 295, paragrafi 2 i LPPK, vëzhguesve të FDH Kosovë iu është mundësuar prania e tyre në seancën e mbyllur për publikë.

Page 137: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

137

Gjatë shqyrtimit kryesor, prokuroria, me anë të aktakuzës të ndryshuar në datën 10 prill të vitit 2013, e ka precizuar aktakuzën në përputhje me ndryshimet e ligjit penal. Me anë të ndryshimit qartësohet se vepra penale, me të cilën ngarkohen të akuzuarit, parashihet dhe është e dënueshme edhe sipas Ligjit Penal, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të vitit 2013 (neni 153 në lidhje me nenin 31 të KPRK), dhe se vepra penale pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim i paautorizuar i armëve është e dënueshme me nenin 374 të të njëjtit ligj.

Aktgjykimi i shkallës së parë

Sipas aktgjykimit të shpallur në datën 17 prill të vitit 2013, gjykata e shkallës së parë, në bazë të provave të paraqitura gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor, jashtë çdo dyshimi ka vërtetuar se në datën 14 prill të vitit 1999 viktima është rrëmbyer nga shtëpia e saj në fshatin Stanovc i Ultë/Donji Stanovac. Rrëmbimi është kryer nga ana e një mashkulli të uniformuar, pastaj viktima dy herë është dhunuar në vende të ndryshme rreth dhe në fshatin Babimoc/Babin Most: së pari nga rrëmbyesi i armato-sur, e së shpejti edhe në lokacionin tjetër nga tjetri, nga mashkulli më i vjetër dhe i armatosur.

Gjykata në aktgjykim i ka analizuar në mënyrë të hollësishme provat e paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, posaçërisht duke pasur parasysh procedurën e identifikimit të të akuzuarve nga ana e viktimës dhe e dëshmitarëve okular. Sipas provave të sig-uruara gjatë hetimeve dhe të paraqitura gjatë shqyrtimit kryesor, viktima disa herë e ka identifikuar të akuzuarin Dejanoviq/Dejanović si dhunuesin e parë të saj. Këtë e kanë bërë edhe shumë dëshmitarë okularë, të cilët kanë qenë të pranishëm kur në ditën kritike është rrëmbyer viktima nga shtëpia e saj. Të akuzuarin e dytë Bojkoviq/Bojković, si person më të vjetër i cili ka çaluar, e ka identifikuar vetëm viktima.

Megjithëkëtë, gjatë vlerësimit të provave, gjykata e shkallës së parë ka gjetur se procedura e identifikimit (posaçërisht identifikimet e para të bëra me anë të fo-tografive) nuk është bërë në mënyrën e paraparë me ligj. Edhe pse të gjithë dësh-mitarët para identifikimit e kanë bërë përshkrimin fizik të të akuzuarve, sipas për-fundimit të gjykatës atyre është dashur t’iu tregohen fotografi nga koha e ngjarjeve kritike. Po ashtu, dëshmitarëve është dashur t’iu tërhiqet vëmendja: se në një varg fotografish, të cilat iu tregohen, mund të jenë por edhe mund të mos jenë fotografitë e kryerësve; se nuk ekziston obligimi që dikush detyrimisht duhet të identifikohet; si dhe dëshmitarët duhet t’i shohin fotografitë një nga një, derisa gjatë asaj kohe personi zyrtar, i cili bënë identifikimin nuk duhet të di se kush është i dyshuari.

Në bazë të analizës së hollësishme të provave, gjykata e shkallës së parë ka gjetur se të akuzuarin e parë Dejanoviq/Dejanović gjatë hetimeve, por edhe në shqyrtimin kryesor, e kanë identifikuar viktima dhe dëshmitarët e tjerë (anëtarët e familjes dhe kushërinjtë), të cilët kanë pohuar se të akuzuarin e kanë parë në ditën kritike kur është rrëmbyer viktima. Ata kanë pohuar se edhe në ditën paraprake e kanë parë të akuzuarin, kur me një grup të personave të armatosur ka qenë në fshatin e tyre dhe në afërsi të shtëpisë së viktimës, me qëllim që t’iu urdhërojnë refugjatëve,

Page 138: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

138

të cilët banonin në fshat, që nga ai të largohen. Për shumë arsye, gjykata nuk ka mundur që si provë të pranojë këtë identifikim të të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović për shkak të lëshimeve, të cilat janë bërë në procedurën e identifikimit. Këto arsye gjykata i ka përkufizuar si ndikimi i faktorëve psikik në procedurën e identifikimit; mospërmbajtje, nga ana e hetuesve, obligimeve ligjore me rastin e identifikimit me anë të fotografive; lëshim që personi zyrtar, i cili e bënë identifikimin, nuk duhet të di se kush është i dyshuari; si edhe se ka kaluar një kohë e gjatë nga ngjarjet dhe se kujtesa njerëzore zbehet. Sipas gjykatës, të gjitha këto arsye e kanë zvogëluar vlerën dëshmuese të identifikimit. Përkundër faktit të pakundërshtueshëm se i akuzuari i parë në periudhën kritike ka qenë i mobilizuar në afërsi të vendit ku ka jetuar vik-tima, se e ka pasur uniformën, se në kohën kritike ka poseduar automjetin e llojit dhe me ngjyrën të cilin në deklarata e cekin viktima dhe disa dëshmitarë, gjykata ka vlerësuar se ka së tepërmi dyshime se i akuzuari i parë Dejanoviq/Dejanović e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar viktimën.

Në lidhje me përgjegjësinë e mundshme penale të të akuzuarit të dytë Bojkoviq/Bojković lidhur me akuzën se ka kryer krim të luftës, gjykata ka gjetur se provat në lidhje me përgjegjësinë e tij penale i ofron vetëm viktima, përkatësisht se ajo është i vetmi dëshmitar, i cili ka mundur për të përshkruar se çka ka bërë i akuzuari Bojkoviq/Bojković në ditën kritike. Viktima e ka përshkruar Bojkoviq/Bojković si person të vjetër, të moshës prej 60 deri 70 vjeçare. Gjykata ka gjetur se viktima në faza të ndryshme ka dhënë vlerësime të ndryshme të moshës së të akuzuarit të dytë (prej 50 deri 60, prej 60 deri 70 vjet) dhe se gjithnjë ka pohuar se bëhet fjalë për një person të vjetër. Edhe në lidhje me të akuzuarin e dytë gjykata ka gjetur se procedura e identifikimit të tij gjatë hetimeve është bërë në kundërshtim me rreg-ullat ligjore: në vargun prej tetë (8) fotografish të treguara dëshmitarit, vetëm njëra ka qenë fotografi e një personi të vjetër, gjë që, sipas gjetjeve të gjykatës, përbënë shkelje të rëndë të praktikës së identifikimit të mirë. Në gjykatën nuk ka pasur ndikim as edhe fakti se viktima para procedurës së identifikimit e ka përshkruar të akuzuarin Bojkoviq/Bojković si një person të vjetër i cili ka çaluar: “Gjatë seancës, në kuadër të shqyrtimit kryesor të datës 11 prill të vitit 2013, gjykata ka kërkuar nga i akuzuari të ecë nëpër gjykatore. Edhe pse gjykata nuk ka vërejtur çfarëdo mënyre evidente të çalimit, ka mundur të hetohet mënyra e ecjes së tij. Megjithëkëtë, duhet të theksohet – nuk është e pazakonshme që njerëzit e moshuar të çalojnë dhe të kenë një lloj të ecjes së çuditshme.”[237] Për këtë arsye gjykata ka gjetur se metoda e identifikimit në rastin Bojkoviq/Bojković nuk është kryer në përputhje me nenin 255 të LPPK, posaçërisht nga ana e hetuesit të parë.

Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë prova të reja, për të cilat mund të konsiderohet se shkojnë në dobi të aktakuzës, por ekziston dyshimi se i akuzuari Dejanoviq/Dejanović njëmend e ka rrëmbyer dhe e ka dhunuar të dëmtuarën V.K., sepse procedura e foto identifikimit, e kryer në mënyrë joprofesionale, ka shkaktuar që ajo ta humb vlerën dëshmuese. Për këto arsye, sipas gjetjeve të gjykatës, nuk

[237] Faqe 45, paragrafi i parë i aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 17 prill të vitit 2013, versioni në gjuhën angleze.

Page 139: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

139

është provuar jashtë dyshimit se i akuzuari Dejanoviq/Dejanović dhe Bojkoviq/Bojković e kanë kryer veprën, për të cilën të dytë në mënyrë individuale janë të akuzuarën në pikën 1 të aktakuzës (krim i luftës kundër popullatës civile) dhe ata janë liruar nga aktakuza.

Në lidhje me aktakuzën nën pikën 2 ndaj të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović , gjykata, në bazë të provave ka vërtetuar se plumbat i kanë takuar të akuzuarit. Pasi që ai si polic ka qenë i autorizuar për të bartë armën dhe rrjedhimisht të posedojë municionin përkatës, gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur prova se municioni i konfiskuar nuk i ka takuar armës së tij zyrtare. Për këto arsye, i akuzuari Dejanoviq/Dejanović është liruar nga akuza edhe në lidhje me këtë vepër penale.

Në lidhje me akuzën nën pikën 2 të aktakuzës të fundit të muajit nëntor të vitit 2012 në lidhje me të akuzuarin Bojkoviq/Bojković , jashtë çdo dyshimi është provuar se i akuzuari, në datën 27 shtator të vitit 2012, pa autorizime valide dhe në mënyrë të paligjshme ka poseduar pushkën M70AB2, tre karikatorë dhe 69 copë të municionit. I akuzuari Bojkoviq/Bojković është shpallur fajtor për pronësi, kontroll, mbajtje dhe përdorim të paautorizuar të armës nga neni 374 i KPRK. Ky ligj ka qenë në fuqi në kohën e sjelljes së aktgjykimit dhe ka qenë më i favorshëm për kryerësin. Për këtë vepër i është shqiptuar dënimi në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe gjashtë (6) muajsh, me kusht që të mos kryen ndonjë vepër peanle në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh. Gjykata ia ka llogaritur Bojkoviq/Bojković kohën e kaluar në arrest shtëpiak prej datës 27 shtator të vitit 2012 deri në datën 17 prill të vitit 2013 në dënimin e shqiptuar. Me aktgjykim po ashtu është urdhëruar konfiskimi i armës, e cila është gjetur tek të akuzuarit me rastin e bastisjes në datën 27 shtator të vitit 2012.

Në bazë të analizës së akgjykimit të shkallës së parë, FDH Kosovë e vlerëson se gjykata e ka bazuar dhe e ka arsyetuar aktgjykimin lirues të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile me identifikimin e kryer në mënyrë joprofesionale të të akuzuarve gjatë hetimeve policore dhe prokuroriale, përkatësisht me faktin se nuk është provuar jashtë çdo dyshimi se të akuzuarit, secili individualisht, janë kryerës të këtij krimi makabër. Është i pakundërshtueshëm fakti se vepra penale është kryer, përkatësisht se e mitura V.K. ka qenë e rrëmbyer nga shtëpia e saj dhe se pas kësaj ka qenë e dhunuar nga dy persona. Për vërtetimin e përgjegjësisë, për gjykatën ka qenë thelbësore, megjithëkëtë, identifikimi i kryerësve. Sipas aktgjykimit, pa marrë parasysh se edhe e dëmtuara e edhe të gjithë dëshmitarët para identifikimit të kryer i kanë përshkruar të dyshuarit, në identifikimin pozitiv të kryerësve nga viktima dhe dëshmitarët kanë ndikuar edhe faktet: se fotografia e të akuzuarit të parë në një varg fotografish ka qenë e shënjuar me një gjurmë nga kapëset, të cilën nuk e kanë pasur fotografitë e tjera; se fotografia e të akuzuarit në vargun e fotografive në bazë të të cilave është kryer identifikimi ka qenë e vetmja fotografi e personit të vjetër; se fotografitë e të akuzuarit duhet të jenë të ngjashme me pamjen e tij në kohën e veprës penale; si dhe se identifikimet nga fazat e mëhershme kanë pasur ndikim në identifikimin e mëvonshëm. Me gjithë faktet se disa prova të veçanta të paraqitura kanë shkuar në dobi të aktakuzës, se shumë dëshmitarë e kanë identifikuar të akuzuarin e parë Dejanoviq/Dejanović si

Page 140: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

140

personin i cili e ka rrëmbyer viktimën, si dhe se shumë pohime të të akuzuarve para gjykatës nuk kanë qenë bindëse, gjykata, në vlerësimin përfundimtar të provave ka vlerësuar se ato nuk kanë qenë të mjaftueshme që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

FDH Kosovë e respekton dhe e mbështet të drejtën ligjore të gjykatës për vlerësim të lirë të provave. Një vlerësim i tillë dhe një aktgjykim i tillë nuk munden dhe nuk guxojnë të mbajnë kundërthënie: gjykata sjellë shumë prova të cilat janë në favor të aktakuzës, por në fund mbizotërojnë provat, të cilat shkojnë në dobi të të akuzuarve. Po ashtu, për gjykatën nuk kanë pasur rëndësi faktet të cilat kanë mundur të ndikojnë në mënyrë negative ose që ta çrregullojnë memorien e viktimës, duke e bërë të pasigurt dhe jo bindëse: se viktima ka qenë e mitur në kohën kur është dhunuar; se ajo ka kaluar nëpër një ferr të llojit të vet; si dhe se vendimi i saj i guximshëm që, përkundër traditës patriarkale kosovare, e cila nuk e inkurajon pranimin publik të grave të dhunuara se ndaj tyre është kryer kjo vepër penale, ajo të dëshmojë në gjykatë në thelb përbënë përsëritje të këtij ferri. Gjykata, aktgjykimin lirues në tërësi e bazon në gabimet në procedurën e identifikimit të të akuzuarve gjatë hetimeve. Kjo, megjithëkëtë, nuk e liron nga përgjegjësia që ta përsëris ose që të bëjë identifikimin direkt në gjykatore ose që, madje, të insistojë në këtë rast në rekonstruktimin e dhembshëm, por të dobishëm, të krimit dhe në ballafaqimin e drejtpërdrejtë të viktimës me të akuzuarit.

FDH Kosovë e konsideron jashtëzakonisht të papërgjegjshëm trajtimin, rëndësinë dhe kohën, të cilën gjykata ia ka kushtuar një vepre penale jashtëzakonisht të rëndë, e cila ka ndodhur gjatë kohës së luftës dhe e cila ka qenë pjesë e një aktiviteti sistematik dhe paraprakisht të planifikuar për terrorizimin e popullatës shqiptare dhe detyrimin e saj që të largohet nga Kosova. Të akuzuarit nuk mund të shpallen fajtor vetëm në bazë të dyshimit të tyre dhe akuzimit se janë fajtorë. Gjykata, megjithëkëtë, në këtë rast ka pasur punë me një vepër specifike penale, të cilën në përgjithësi dhe kryesisht, për shkak të traditës patriarkale, është shumë e vështirë për ta provuar si dhunim, sepse mungojnë provat kryesore (dëshmia e viktimës ose provat materiale me të cilën do të mbështetej). Në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit , një gjykatë kosovare në raste shumë të rralla e ka viktimën e dhunimit, e cila është e gatshme për të folur para gjykatës, e cila pohon se i njeh kryerësit dhe e cila është e gatshme të angazhohet në zbulimin e fajtorëve dhe në dënimin e tyre. Gjykata, megjithëkëtë, nuk e ka shfrytëzuar këtë për ndriçimin e një krimi të rëndë deri në fund, por, deri tash në procedurën më të shkurt penale për një krim të luftës, vendos që vendimin për lirimin nga përgjegjësia të të akuzuarve ta bazojë në dyshimet në autenticitetin e identifikimit të kryerësve gjatë hetimeve. Për FDH Kosovë është e pashpjegueshme që gjykata mos të shqyrtojë, të mos merr parasysh dhe të mos e respektojë vendosmërinë e viktimës dhe të familjes së saj që të vërtetën ta çojnë deri në fund, pa marrë parasysh çmimin, të cilin do ta paguajnë ata në një ambient konzervativ, ku dhunimi konsiderohet turp i viktimës dhe i familjes së saj. Thjesht, gjykata është dashur të përgjigjet në pyetjet nëse është e mundshme që viktima në mënyrë të pabazuar të dyshoj ndaj të akuzuarve dhe veten pa arsye ta vendos në shtyllën e turpit, që në midiset patriarkale, siç është ai kosovar, është i rezervuar për viktimat e dhunimit.

Page 141: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

141

Procedura ankimore

Ndaj aktgjykimit lirues të gjykatës së shkallës së parë, zyra e prokurorisë Speciale ka deponuar ankesë, duke e kundërshtuar të njëjtën për shkak të vlerësimit të gabuar ose të paplotë të gjendjes faktike dhe për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale. Prokuroria ka propozuar që gjykata e apelit ta ndryshojë aktg-jykimin në pikat 1 dhe 3 ose ta hedh dhe lëndën ta kthejë në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim. Ndaj pjesës ndëshkuese të aktgjykimit është ankuar mbrojtësi i të akuzuarit Bokoviq/Bojković me propozimin që akuzat kundër klientit të tij të hidhen për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit mbi Amnistinë. Mbrojtësit e të akuzuarve kanë deponuar edhe përgjigjen ndaj ankesës së prokurorisë. Zyra e Prokurorisë së Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale po ashtu e ka propozuar miratimin e saj dhe pranimin e provës shtesë të Prokurorit Special, që e mbështet deklaratën e viktimës.

Duke vepruar në lidhje me ankesat dhe përgjigjet ndaj ankesës të prokurorit dhe pas seancës së panelit të përzier ankimor të mbajtur në datën 27 maj të vitit 2014, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Manuel Soares[238], Gjykata e Apelit ka sjellë aktgjykimin me të cilin ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë P./nr. 13/2013 të datës 17 prill të vitit 2013. Në aktgjykimin e ndryshuar të shkallës së parë, Gjykata e Apelit:

- me zbatimin e Ligjit mbi Amnistinë, e ka hedhur aktakuzën nën pikën 2 në lidhje me të akuzuarin Bokoviq/Bojković , që ka të bëjë me akuzën për pronësi të palejuar, të paautorizuar, kontroll, posedim ose përdorim të armëve;

- e ka anuluar aktgjykimin lirues në lidhje me të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović dhe Bokoviq/Bojković në drejtim të veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile;

- i ka shpallur fajtor të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović dhe Bokoviq/Bojković për dhunimin e të miturës shqiptare gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë;

- i ka shqiptuar dënimet me burgosje: të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović De-janoviq në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vitesh, kurse të akuzuarit Bokoviq/Bojković në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh.

Pa caktimin e seancës dëgjimore, Gjykata e Apelit, pas seancës së mbajtur të panelit ankimor dhe në bazë të analizës së provave të materialeve të lëndës, ka konstatuar se provat e siguruara janë të mjaftueshme që jashtë çdo dyshimi të përfundohet se të akuzuarit janë fajtor për veprat me të cilat ngarkohen. Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata e Apelit në këtë lëndë i ka dhënë një dimension të ri procesit të identifikimit të kryerësve nga ana e viktimës dhe e dëshmitarëve të tjerë, duke potencuar se vik-

[238] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtare Annamaria Meiser dhe gjyqtari vendor Xhevdet Abazi.

Page 142: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

142

tima dhe dëshmitarë pa hezitim e kanë identifikuar Dejanoviqin/Dejanovićin edhe pasi që kanë kaluar aq shumë vite. Kjo, sipas gjykatës, e ka rritur autenticitetin e identifikimit. Gjykata e Apelit nuk ka qenë në pajtim me pikëpamjen restriktive të gjykatës së shkallës së parë, sipas të cilës procedura e identifikimit në mënyrë të besueshme mund të kryhet vetëm njëherë, përkatësisht se besueshmëria e identifi-kimit mund të vihet në pyetje nëse të njëjtat fotografi iu tregohen dëshmitarëve në distanca të shkurta kohore. Sipas Gjykatës së Apelit, identifikimi nuk mund të vihet në pyetje në rastin kur dëshmitarët në bazë të fotografive të ndryshme me sukses e bëjnë identifikimin dhe atë madje edhe pas një periudhe të gjatë kohore. Vlera e një identifikimi të tillë fiton në peshë posaçërisht kur të kihet parasysh se me kalimin e kohës kujtesa zbehet.

Duke e cekur faktin se të gjithë dëshmitarët para procedurës së identifikimit i kanë dhënë përshkrimet e personave, të cilët është dashur t’i identifikojnë si dhe se ato përshkrime iu janë përshtatë të akuzuarve, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj i ka kundërshtuar edhe pretendimet e gjykatës se fotografitë e të akuzuarve kanë qenë të shënjuara, përkatësisht se fotografia e të akuzuarit Bojkoviq/Bojković ka qenë e vetmja fotografi e një personi të vjetër në mesin e të tjerëve të ri. Gjykata e Apelit, vendimin e saj e ka bazuar edhe në vlerësimin se identifikimet e të akuzuare nga dëshmitarët kanë qenë të besueshme. Sipas saj, Gjykata Themelore i ka shkelur normat e procedurës penale në pikëpamje të procedurës së identifikimit, duke in-sistuar në kritere, të cilat nuk kanë qenë të parapara në udhëzimet procedurale në kohën e kryerjes së këtyre veprimeve hetimore. Gjykata e Apelit ka gjetur se paneli ankimor i Gjykatës Themelore me rastin e identifikimit ka vënë standarde, të cilat nuk bazohen në ligjet kosovare (personi i cili e kryen identifikimin nuk duhet ta di se kush janë të dyshuarit). Në fund dhe në lidhje me identifikimin, Gjykata e Apelit ka gjetur se në procedurën e identifikimit nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat të përcaktuara me dispozita ligjore, me të cilat rregullohet procedura e identifikimit, por ka vlerësuar se lëshimet nuk janë të një natyre të tillë sa që rezultatet e identi-fikimit t’i bëjnë të paqena ose të pabesueshme.

Gjykata e Apelit në analizën e përgjegjësisë penale të të akuzuarve ka shkuar më larg se sa gjykata e shkallës së parë, duke e marrë parasysh kontekstin në të cilin është kryer vepra penale e dhunimit. Sipas gjykatës, vepra penale, me të cilën të akuzuarit ngarkohen, është kryer në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, në kontekstin e fushatës masive kundër popullatës civile kosovare dhe në shenjë të kaosit të gjithmbarshëm dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë nga ana e forcave të armatosura të Serbisë. Gjykata ka konstatuar se i akuzuari Dejanoviq/Dejanović ka qenë rezervist, i stacionuar në afërsi të vend-banimit të viktimës, se dy herë ka qëndruar në vendbanimin e viktimës, se e ka rrëmbyer viktimën, e ka dhunuar dhe e ka mundësuar që ajo të jetë e dhunuar edhe nga personi tjetër. Me rastin e llogaritjes së dënimit, Gjykata e Apelit në mënyrë të hollësishme i ka analizuar rregullat ligjore, arsyet për shqiptimin e dënimit, rre-thanat nën të cilat është kryer vepra penale e posaçërisht faktin që vepra penale ka ndodhur në kontekstin e fushatës masovike kundër shqiptarëve në Kosovë. Në këtë kontekst, sipas gjykatës, vajza e re dhe e pambrojtur është rrëmbyer nga shtëpia e

Page 143: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

143

saj dhe në pamundësi që të bëjë as farë rezistence ajo është detyruar në marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e armës. Kjo, sipas gjykatës, e tregon pandershmërinë më të madhe ndaj qenies njerëzore dhe dëshmon për karakterin e kryerësve. Sipas gjet-jeve të panelit ankimor, dënimet e shqiptuara janë proporcionale me veprimet e të akuzuarve, janë të mjaftueshme dhe adekuate, do të kenë rol parandalues, e shpre-hin pakënaqësinë shoqërore për shkeljen e vlerave të mbrojtura shoqërore dhe do të kenë ndikim në përforcimin dhe respektimin e ligjit.

Edhe pse ka qenë fjala për një aktgjykim jo të plotfuqishëm, aktgjykimi i shqiptuar për të akuzuarit ka përfaqësuar dënimin e parë të shqiptuar në Kosovë për dhunim si krim i luftës kundër popullatës civile[239], i kryer gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Ky fakt ka një rëndësi të posaçme nëse kihet parasysh se gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë ndodhur shumë dhunime, por për ato dhunime, me gjasë për shkak të arsyeve të cekura më përpara nga ana e viktimave, fare nuk është folur ose fare pak është folur.

Vendosja në shkallën e tretë

Ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin janë shpallur fajtor të akuzuarit Dejanoviq/Dejanović dhe Bojkoviq/Bojković dhe janë dënuar me dënime afatgjata me burgosje, të akuzuarit, përmes mbrojtësve të tyre janë ankuar në Gjykatën Su-preme të Kosovës si në një gjykatë të shkallës së tretë. Në ankesa kundërshtohet aktgjykimi në të gjitha bazat e parapara me Ligjin mbi procedurën penale, kërkohet që Gjykata Supreme ta ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, ta refuzon si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, konfirmimin e aktgjykimit (lirues) të sh-kallës së parë ose anulimin e të njëjtit dhe që lënda të kthehet në gjykatën e apelit ose në gjykatën e shkallës së parë për të vendosur prapë për te.

Me seancën e gjykatës së shkallës së tretë, në të cilën janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve dhe të mbrojtësve të tyre ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkov-ićit, ka kryesuar gjyqtari vendor[240]. Kjo ka qenë një risi e madhe në gjyqësorin koso-var, sepse nga gjysma e dytë e vitit 2000 për lëndët në krimet e luftës kanë qenë të mandatuar gjyqtarët ndërkombëtar si kryetar të paneleve hetimore ose ankimore.

Gjatë seancës së panelit ankimor, në të cilën janë shqyrtuar ankesat e të akuzuarve

[239] Sipas të dhënave të FDH Kosovë, të cilat i posedon nga konflikti i armatosur në Kosovë për dhunimin si një krim të luftës janë ngritur tri aktakuza, gjithsejtë të akuzuar 4 persona, janë sjellë tri aktgjykime liruese. Me aktakuzën e katërt edhe një person është akuzuar për tentim dhunim, që, siç pretendohet, ka ndodhur në datën 15 maj të vitit 1999 dhe ky është liruar. Akuza e fundit nuk ka qenë e lidhur me konfliktin e armatosur si dhe veprimet e të akuzuarit nuk janë kualifikuar si krime të luftës, edhe pse gjatë hetimeve është vërtetuar se në periudhën kritike i akuzuari ka qenë i mobilizuar nga ana e forcave të armatosura, tentim dhunimi ka ndodhur siç pretendohet në kohën e konfliktit të përzgjatur intern.

[240] Deri te ndryshimi ka rezultuar për arsye se në mesin e vitit 2014 kanë hyrë në fuqi ndry-shime në kompetencat e Misionit të EULEX-it.

Page 144: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

144

dhe të mbrojtësve të tyre ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së dytë, gjyqtari raportues[241] në mënyrë shumë të hollësishme e ka prezantuar rastin. Mbrojtësit dhe të akuzuarit me atë rast kanë sjellë argumentet e tyre kundër aktgjykimit të gjykatës së apelit dhe i kanë përsëritur propozimet të prezantuara në ankesat e tyre. Të akuzuarit kanë theksuar se nuk janë fajtorë, se në kurrfarë mënyre nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale me të cilën ngarkohen dhe e kanë propozuar lirimin e tyre nga akuzat. Prokurori shtetëror[242] e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale, duke i propozuar gjykatës që aktgjykimin e shkallës së dytë ta konfirmoj në tërësi.

Gjetjet e FDH Kosovë

FDH Kosovë, deri në fund të vitit 2014 nuk ka qenë në mundësi për të siguruar aktgjykimin me shkrim të Gjykatës Supreme të Kosovës në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit, si dhe nuk ka qenë në mundësi që të njihet me arsyet me të cilat është udhëhequr gjykata e shkallës së tretë me rastin e sjelljes së aktgjykimit të përsëritur lirues në këtë lëndë. Pa marrë parasysh arsyetimin dhe vlerësimet, të cilat gjykata e shkallës së tretë i ka shfrytëzuar si bazë për lirimin e të akuzuarve, FDH Kosovë konsideron se vendimet diametralisht të kundërta të instancave të ndryshme gjyqësore në një të njëjtën lëndë dhe në bazë të provave identike (të cilat në formë dhe në numër identik kanë qenë në dispozicion të paneleve gjyqësore në të tria shkallët) hutojnë dhe krijojnë pasiguri në praktikën gjyqësore. Tri vendime të ndryshme në lëndën Prokurori kundër Jovica Dejanoviqit/Dejanovićit dhe Gjorgje/Đorđe Bojkoviqit/Bojkovićit, përkatësisht vlerësime të ndryshme të provave dhe të gjendjes faktike në dispozicion mbi përgjegjësinë eventuale të të dy akuzuarve, tregojnë dhe manifestojnë mungesën e një politike të qartë gjyqësore dhe ndëshkimore kundër dhunimeve si një nga veprat më të rënda penale, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Procedura e rregullt penale në këtë rast ka përfunduar. Mbesin vetëm mjetet e jashtëzakonshme juridike, në të cilat viktima dhe familja e saj vështirë se do të kenë forcë për t’u lëshuar pas mossuksesit të tyre në procedurën e rregullt gjyqësore. Drejtësia ka mbetur e shkurtuar, kurse viktima dhe të dëmtuarit të pakënaqur. E njëjta mund të thuhet edhe për të gjitha viktimat e dhunimit dhe familjet e tyre. Që e tëra të jetë edhe më e rëndë, porosia, të cilën gjykimi në këtë lëndë ua ka drejtuar viktimave të tjera të dhunimit është se nuk ia vlen t’i dhurohet besimi gjyqësorit kosovar me kushtin që të jenë të anatemuara në midiset e tyre.

Krahas të gjitha kufizimeve, të cilat mund t’i krijojë mungesa e shikimit në vendimin e gjykatës së shkallës së tretë, analiza e deritashme e kësaj lënde çon deri tek dy përfundime. I pari ka të bëjë me mossuksesin e deritashëm të gjyqësorit kosovar për të zbuluar të vërtetën, për të vërtetuar përgjegjësinë dhe për të dënuar kryerësit

[241] Gjyqtarja ndërkombëtare Esma Ertrezi, gjyqtare me një praktikë afatgjatë të suksesshme si gjyqtare civile.

[242] Kryeprokurore e Misionit të EULEX-it, Jaroslava Novotna.

Page 145: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

145

e shumë dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, gjë që do të çonte edhe deri te ndriçimi i planit monstruoz që përmes goditjeve ndaj femrave shqiptarët të detyrohen të shpërngulen nga Kosova. I dyti ka të bëjë me shanset gjithnjë e më të vogla që këto krime të hetohen kurse kryerësit të dënohen, sepse koha po kalon, kujtesa po zbehet, kurse viktimat pas këtij gjykimi kanë gjithnjë e më pak kohë të mbetur dhe kanë edhe më pak shpresë që drejtësia në rastet e tyre mund të jetë ndonjëherë e kënaqur.

Page 146: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

146

Rasti Slobodan Martinoviq dhe te tjerë

Rasti Novobërda: Edhe një aktgjykim lirues për krimet e luftës

AN A L I Z A

Gjykata Themelore në Prishtinë, me trupin gjykues në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Vlladimir Mikula[243], në datën 6 nëntor të vitit 2014, e ka shpallur aktgjykimin pas rigjykimit në lëndën Prokurori kundër Sllobodan Martinoviqit dhe të tjerëve (në publik i njohur si rasti Novobërda), me të cilin të akuzuarit, vëllezërit Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq, si dhe Svetllana Stojanoviqi,[244] prapë janë liruar nga të gjitha akuzat për kryerje të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile. Të dy vëllezërve Martinoviq dhe Svetllana Stojanoviqit, me aktakuzën e datës 20 nëntor të vitit 2010, iu është vënë në barrë kryerja e veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, e paraparë dhe e dënuar me nenet 22 dhe 142 të LP të RSFJ-së.[245]

Sipas gjetjeve të trupit gjykues, nuk janë vërtetuar pohimet e aktakuzës së prokurorit special se të akuzuarit Sllobodan dhe Sreqko Martinoviqi, në cilësi të pjesëtarëve të forcave ushtarake ose paraushtarake dhe në bashkëkryerje me të tjerët, në periudhën prej datës 17 deri në datën 22 prill të vitit 1999, në Novobërdë dhe rrethinë janë sjellë në mënyrë çnjerëzore ndaj civilëve shqiptarë Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli, se i kanë mbajtur të mbyllur në kushte çnjerëzore, se kanë marrë pjesë në rrahjen e tyre duke ua cenuar integritetin trupor. Sipas gjykatës, po ashtu nuk janë vërtetuar as pretendimet e aktakuzës se e akuzuara Svetllana Stojanoviqi, si pjesëtare e policisë ose e forcave paramilitare dhe në bashkëpunim me të tjerët, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e Selatin Beqirit dhe Haqif Demollit, në atë mënyrë që ka marrë pjesë në rrahjen e tyre në periudhën e cekur.

Me anë të analizës së provave të cekura, gjykata ka vërtetuar se në periudhën kritike, të dëmtuarit Beqiri dhe Demolli kanë qenë të paraburgosur, të keqtrajtuar dhe të rrahur nga ana e pjesëtarëve të formacioneve të armatosura vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Megjithëkëtë, gjykata ka thënë se nuk ka mundur vetëm në bazë të deklaratës së një të dëmtuari për të sjellë vendim të kundërt dhe që të akuzuarit t’i

[243] Anëtarët e trupit gjykues: gjyqtari ndërkombëtar Jorge Ribeiro, gjyqtarja vendore Hava Haliti.

[244] Svetllana Stojanoviqi, sipas shënimeve të FDH Kosovë, është e vetmja femër e cila është e akuzuar për krime të luftës në Kosovë.

[245] Në zbatim, në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 1999/24 të datës 12 dhjetor të vitit 1999. Sipas aktakuzës, vepra penale është e dënueshme sipas neneve 23 dhe 120, paragrafi 2 i LPK, i cili ka qenë në fuqi në kohën e ngritjes së aktakuzës dhe në zbatim nga data 31 dhjetor e vitit 2012, si dhe për shkak të shkeljes së nenit të përbashkët 3 të Konventës së Gjenevës të datës 12 gusht të vitit 1949, nenet 1 dhe 17, Protokollit të Dytë Plotësues të datës 8 qershor të vitit 1977 si edhe të gjitha normave juridike në fuqi, që kanë qenë në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

Page 147: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

147

shpallë fajtor për veprat, të cilat iu janë vënë në barrë. Sipas gjetjeve të gjykatës, në deklaratat e njërit prej të dëmtuarve, në të cilat ai i identifikon të akuzuarit, ka mospërputhshmëri, gjë që flet se kujtesa njerëzore është e pabesueshme dhe se nuk mund të jetë bazë që dikush në bazë të saj të shpallet fajtor. Në lidhje me këtë, gjykata nuk ka mundur për të shfrytëzuar, në mbështetje të aktakuzës, as edhe mendimin e ekipit të ekspertëve, të cilët gjykatës ia kanë paraqitur se si funksionon kujtesa njerëzore me kalimin e kohës. Ekspertët, në të dëshmuarit e tyre para gjykatës kanë potencuar se i dëmtuari Beqiri nuk është gënjeshtar, se e flet të vërtetën dhe se gjatë kohës së konfliktit të armatosur ka përjetuar trauma. Sipas gjykatës, ekspertiza vetëm sa e ka vërtetuar atë për të cilën gjykata tashmë paraprakisht ka pasur njohuri.

Hetimet

Hetimet në lëndën Novobërda kanë qenë të iniciuara nga deklaratat e të dëmtuarit Selatin Beqiri. Deklaratën e tij të parë mbi paraburgimin e tij dhe të Haqif Demollit, si dhe për keqtrajtimin e tyre nga ana e pjesëtarëve ushtarak ose të personave paramilitar të uniformuar gjatë muajit prill të vitit 1999, ai ia ka dhënë policisë së UNMIK-ut në vitin 2000. Disa veprime të caktuara hetimore në lidhje me këtë janë kryer gjatë vitit 2008 dhe 2009.

Hetimet zyrtare lidhur me deklaratat e Beqirit kanë filluar me vendim të prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës të datës 16 shtator të vitit 2009. Hetimet kanë filluar kundër të dyshuarve Sllobodan Martinoviqit, Sreqko Martinoviqit, Svetllana Stojanoviqit, Dragan Trajkoviqit dhe Srgjan Filiqit, në lidhje me dyshimin e bazuar për pjesëmarrjen e tyre në paraburgimin, keqtrajtimin fizik, rrahjen e të dëmtuarve Beqiri dhe Demolli, me çka, sipas vendimit të cekur, kanë kryer vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Me vendimin për zgjerimin e hetimeve të datës 14 janar të vitit 2010, veprimet hetimore për të njëjtën vepër kanë qenë të zgjeruara edhe në të dyshuarit: Vlladimir Trajkoviq, Nenad Trajkoviq, Sreten Trajkoviq, Novica Pavlloviq, Sinisha Filiq dhe Ivan Periq.

Krahas të dëmtuarve, gjatë hetimeve janë dëgjuar edhe një numër i madh i dëshmitarëve, të cilët në çfarëdo mënyre kanë qenë në dijeni mbi trajtimin e të dëmtuarve, në kohën kur ata kanë qenë në paraburgim.

Të dyshuarit, vëllezërit Martinoviq dhe znj. Stojanoviq gjatë kohës së zgjatjes së hetimeve një kohë të caktuar e kanë kaluar në paraburgim (nga data 23 shtator e deri në datën 16 dhjetor të vitit 2009), që pas kësaj është zëvendësuar me një masë më të butë të paraqitjes së obligueshme në stacionin policor dy herë në muaj.

Hetimet i ka udhëhequr prokurori ndërkombëtar i zyrës së Prokurorisë së Qarkut të Prishtinës.

Page 148: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

148

Aktakuza

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e cila, në pajtim me nenin 5 mbi kompetencat e kësaj prokurorie[246], ka kompetenca ekskluzive në hetimin dhe në ndjekjen e krimeve të luftës, në datën 20 nëntor të vitit 2010 e ka ngritur aktakuzën kundër tre të dyshuarve: vëllezërve Sllobodan dhe Sreçko Martinoviqit dhe Svetllana Stojanoviqit. Këta të tre janë akuzuar në drejtim të veprës penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga neni 142 në lidhje me nenin 22 të LP të RSFJ-së, për shkak të shkeljes së normave ndërkombëtare, të cilat kanë qenë në fuqi në Kosovë në kohën e kryerjes së veprave.

Aktakuzën e ka ngritur prokurori special nga përbërja e prokurorëve vendor të PSRK-së[247].

Hetimet kundër Dragan Trajkoviqit, Srgjan Filiqit, si dhe personave, kundër të cilëve janë zgjeruar hetimet më vonë me vendim të posaçëm, më vonë janë pezulluar, sepse ndaj të dyshuarve nuk kanë pasur qasje organet e ndjekjes së Kosovës.

Me anë të aktakuzës, vëllezërve Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq iu është vënë në barrë: se në cilësinë e pjesëtarëve të forcave ushtarake dhe paramilitare si dhe në bashkëpunim reciprok me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake dhe paramilitare (Sinisha Filiqi, Ivan Periqi, Dragan Trajkoviqi, Sreten Trajkoviqi, Srgjan Trajkoviqi dhe Novica Pavloviqi), në mënyrë çnjerëzore janë sjellë kundër civilëve Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli, duke i mbajtur të mbyllur në kushte johumane dhe pa ushqim, pa ujë dhe pa mbrojtje shëndetësore (pika 1); se në të njëjtën cilësi dhe me pjesëtarë të forcave ushtarake dhe paramilitare, në mesin e të cilëve kanë qenë Dragan Trajkoviqi, Sreten Trajkoviqi, Srgjan Trajkoviqi dhe Novica Pavloviqi, e kanë cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dy civilëve, të cilët nuk kanë marrë pjesë në armiqësitë e luftës (Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli), duke i rrahur disa herë, në periudhën prej datës 17 deri në datën 22 prill të vitit 1999 (pika 2).

Me anë të së njëjtës aktakuzë, e akuzuara Svetllana Stojanoviqi ngarkohet se ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile, pasi që në cilësinë e pjesëtarëve të forcave policore dhe paramilitare dhe në bashkëpunim reciprok me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe, në datën 21 prill të vitit 1999 ose rreth kësaj date, e ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e Selatin Beqirit dhe Haqif Demollit, duke i rrahur rëndë të dytë, duke i përdorur grushtet dhe këmbët, derisa ata kanë qenë të lidhur, se e ka goditur të dëmtuarin Haqif Demollin me një copë druri në kokë.

[246] Ligji nr. 03-L/052, i cili ka hyrë në fuqi në datën 13 mars të vitit 2008: http://www.assem-bly-kosova.org/common/docs/ligjet/03-L-052%20s.pdf

[247] Aktakuza e datës 20.11.2010 ka qenë aktakuza e parë për krime lufte, e cila është ngritur edhe përfaqësuar gjatë shqyrtimeve kryesore të shkallës së parë nga ana e prokurorit vendor të PSRK-së.

Page 149: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

149

Konfirmimi i aktakuzës[248]

Procedura e konfirmimit ka filluar me seancën e mbajtur në datën 2 shkurt të vitit 2011. Me procedurën e vlerësimit të aktakuzës, e cila i ka pasur tri seanca, ka udhëhequr gjyqtari ndërkombëtar Horst Proetel. Gjatë seancës së parë, nga ana e prokurorit, është lexuar aktakuza, ndaj të cilës të akuzuarit janë deklaruar se nuk janë fajtor. Mbrojtësit e tyre i kanë paraqitur vërejtjet e tyre se nuk i posedojnë të gjitha provat, me të cilat disponon prokuroria dhe mbi të cilat është bazuar aktakuza. Procedura e konfirmimit ka vazhduar në datën 7 mars të vitit 2011. Prokuroria ende në atë kohë nuk e kishte plotësuar obligimin ligjor që të akuzuarve dhe mbrojtjes t’ia mundësoj qasjen e plotë ndaj provave në gjuhën e tyre amtare. Kjo është bërë vetëm në seancën e tretë të konfirmimit, të mbajtur në datën 28 mars të vitit 2011.

Procedurën e konfirmimit e ka karakterizuar kundërshtimi i aktakuzës nga ana e të akuzuarve në pikëpamje të bazueshmërisë, të ligjshmërisë si dhe të validitetit dhe të pranueshmërisë së provave. Të akuzuarit, qëndrimet e tyre ndaj aktakuzës i kanë prezantuar përmes mbrojtësve të tyre. Mbrojtja e ka kundërshtuar ligjshmërinë e aktakuzës, posaçërisht duke e kundërshtuar përfshirjen dhe ndërlidhjen e klientëve të tyre me ngjarjen për të cilën flasin të dëmtuarit dhe i e cila ka qenë objekt i aktakuzës, duke theksuar se dyshimet e prokurorit janë të pabazuara. Ata kanë kërkuar që aktakuza të hidhet, kurse procedura kundër klientëve të tyre të ndërpritet.

Në fund të procesit të verifikimit të aktakuzës, gjyqtari për konfirmim, me vendim të datës 31 mars të vitit 2011, ka gjetur se e njëjta është përpiluar në pajtim me ligjin, se provat e propozuara në aktakuzë janë siguruar sipas mënyrës së paraparë me ligj, se ato janë të pranueshme dhe se, së këndejmi, krijojnë mjaftueshëm baza për hapjen e shqyrtimit kryesor. Aktakuza është konfirmuar si e pandryshuar.

Sipas gjetjeve të gjyqtarit për konfirmim të aktakuzës, ekzistojnë indikacione të forta se deklaratat e të dëmtuarve si dëshmitarë janë të sakta dhe se të njëjtat do të konfirmohen gjatë rrjedhës së shqyrtimit kryesor. Në lidhje me mospërputhjet në deklaratat e të dëmtuarve, gjyqtari ndërkombëtar Horst Proetel ka vlerësuar: «Madje edhe nëse ekzistojnë dallime midis deklaratave, ato nuk implikojnë se janë të rrejshme në thelbin e tyre. Kujtesa njerëzore është e kufizuar dhe pothuajse është e pashmangshme që të humben hollësitë ose të rigjenerohen kur personi merret në pyetje shpesh. Përvoja kriminologjike na tregon se ka shumë baza për të supozuar se të dëshmuarit më parë është i gabuar se sa i sinqertë kur dëshmitari nuk devijon madje as në hollësitë nga deklarata e mëparshme. Deklaratat e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve janë të sakta në thelbin e tyre dhe duhet të shikohen përmes faktit se të akuzuarit dhe të dëmtuarit janë fqinjë për një kohë të gjatë dhe edhe tash jetojnë në të njëjtën rrethinë, e pakta në afërsi. Nga kjo pritet identifikimi i kryerësve. Nuk ka arsye për supozimin se të dëmtuarit në mënyrë të qëllimshme do të akuzonin rrejshëm.»

[248] Veprim procedural i paraparë me Ligjin mbi Procedurën Penale, i cili ka qenë në zbatim deri në datën 31 dhjetor të vitit 2012, me të cilin, nga gjyqtari i procedurës paraprake, është kryer vlerësimi i ligjshmërisë dhe i bazueshmërisë së aktakuzës.

Page 150: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

150

Shqyrtimi kryesor i shkallës së parë

Shqyrtimi kryesor pas aktakuzës së konfirmuar kundër tre të akuzuarve është hapur në datën 7 qershor të vitit 2011, i ka pasur tetë (8) ditë të gjykimit, gjatë të cilave, krahas dy të dëmtuarve, janë dëgjuar edhe pesë (5) dëshmitarë: tre sipas propozimit të prokurorisë dhe dy sipas propozimit të mbrojtjes. Me pajtimin e palëve, janë lexuar deklaratat e gjashtë (6) dëshmitarëve të dëgjuar gjatë hetimeve të policisë dhe të prokurorisë. Gjatë shqyrtimit janë prezantuar edhe prova të tjera materiale, siç është dokumentacioni mjekësor, gjetjet e ekspertëve mjekoligjor, foto dokumentacioni nga vendi në të cilin të dëmtuarit janë mbajtur si dhe incizimi nga ajri i territorit të komunës së Novobërdës. Palët në procedurë po ashtu kanë pasur rastin për të shprehur argumentet e tyre përfundimtare. Aktgjykimi i shkallës së parë është shpallur në datën 22 korrik të vitit 2011 në mungesë të të akuzuarve dhe në prani të mbrojtësve të tyre dhe të prokurorit.

Gjykata e shkallës së parë i ka pranuar si të pakundërshtueshme faktet se të dëmtuarit Selatin Beqiri dhe Haqif Demolli në periudhën prej datës 17 deri 23 prill të vitit 1999 në mënyrë të kundërligjshme janë burgosur nga forcat e armatosura serbe dhe janë mbajtur pesë ditë në kushte jonjerëzore si edhe se disa herë gjatë kohës sa kanë qenë në paraburgim kanë përjetuar rrahje të rënda dhe tortura intensive.

Duke e analizuar dëshminë e të dëmtuarit Selatin Beqiri, i cili ka qenë i vetmi dëshmitar që i ka identifikuar të akuzuarit si torturues, gjykata ka vlerësuar se dëshmia e tij, për shkak të mospërputhshmërive të tij, nuk jep mjaft prova për fajësinë e të akuzuarve. Kjo ka qenë kusht i mjaftueshëm për gjykatën që t’i liroj të akuzuarit nga të gjitha akuzat.

Procedura ankimore

Ndaj aktgjykimit lirues të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të datës 22 korrik të vitit 2011 është ankuar prokurori special, i cili në ankesën e tij e ka kundërshtuar gjykimin e shkallës së parë për shkak të shkeljeve esenciale të procedurës penale dhe gjendjes faktike gabimisht të konstatuar. Ai ka propozuar që aktgjykimi i shkallës së parë të anulohet dhe rasti të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Mbrojtja e të akuzuarve në përgjigjet e saja ndaj ankesës i ka kundërshtuar pretendimet e prokurorit special, duke potencuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm dhe duke kërkuar nga gjykata e shkallës së dytë që të refuzojë ankesën e prokurorit dhe që të konfirmojë aktgjykimin e shkallës së parë.

Gjykata e Apelit në Kosovë, pas seancës së mbajtur të panelit ankimor tre anëtarësh në përbërje të përzier, me të cilin ka kryesuar gjyqtari ndërkombëtar Tore

Page 151: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

151

Thomassen,[249] në datën 25 korrik të vitit 2013 e ka sjellë aktgjykimin, me të cilin e ka miratuar ankesën e prokurorit dhe e ka rrëzuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, duke e kthyer lëndën në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Gjykata e Apelit, pas analizës së rastit ka gjetur se me rastin e sjelljes së aktgjykimit të shkallës së parë ka pasur shkelje esenciale të procedurës penale, të cilat kanë ndikuar në ligjshmërinë dhe drejtësinë e aktgjykimit, gjë që ka qenë kusht i mjaftueshëm që aktgjykimi i shkallës së parë të rrëzohet dhe rasti të kthehet për rigjykim.

Procedura e përsëritur e shkallës së parë

Duke vepruar në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë, në datën 4 nëntor të vitit 2013 ka mbajtur një seancë përgatitore në këtë lëndë. Ajo ka qenë e mbyllur për publikun si dhe për vëzhguesit e Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë).

Pjesa publike e shqyrtimit kryesor të rigjykimit në lëndën Novobërda ka filluar në datën 22 nëntor të të njëjtit vit. Gjykata, gjatë shqyrtimit kryesor në procedurën e përsëritur është takuar në 18 ditë të gjykimit.

Me rastin e hapjes së shqyrtimit kryesor në rigjykimin e shkallës së parë, palët e kanë arritur marrëveshjen që gjatë shqyrtimit të dëgjohen vetëm të dëmtuarit, kurse deklaratat e dëshmitarëve të tjerë të konstatohen si të lexuara për procesverbalin për shqyrtimin kryesor. Trupi gjykues, po ashtu, në fillim të rigjykimit të shkallës së parë, ka sjellë vendimin që gjatë shqyrtimit të bëhet vëzhgimi psikiatrik i të dëmtuarit Selatin Beqiri. Vëzhgimi është bërë nga ana e ekipit të ekspertëve, të cilin e kanë përbërë psikologë të Klinikës Psikiatrike të qendrës spitalore në Prishtinë dhe dy psikiatër të EULEX-it. Ekipi i ekspertëve ka qenë i pranishëm në seancat e gjykatës, gjatë të cilave ka dëshmuar i dëmtuari Beqiri, e ka bërë vëzhgimin e vet dhe në klinikën e cekur, gjë pas të cilës gjykatës ia ka dorëzuar konstatimin me shkrim. Një pjesë e grupit të ekspertëve (psikiatër dhe psikologë) madje e kanë përfaqësuar konstatimin e grupit para trupit gjykues.

Gjatë shqyrtimit, krahas të dëmtuarve, janë lexuar edhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë dëshmuar në fazat e mëhershme të procedurës. Krahas kësaj, janë dëgjuar 15 dëshmitarë, të cilët kanë qenë të ftuar nga ana e gjykatës sipas detyrës zyrtare (shtatë) ose mbrojtjes (tetë) si dhe ekipi i ekspertëve. Të akuzuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës në cilësi të dëshmitarëve. Shumica e dëshmitarëve gjatë rigjykimit janë dëgjuar pas dëshmisë së tyre para gjykatës në pjesën e procedurës të paraparë si shtesë të procedurës së dëshmive. Dëshmitarët e dëgjuar sipas propozimit të mbrojtjes (serbët dhe shqiptarët, fqinjët e të akuzuarve

[249] Anëtarët e panelit ankimor: gjyqtarja ndërkombëtare Annemaria Meiser dhe gjyqtari vendor Vahid Halili.

Page 152: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

152

dhe të dëmtuarit, prej të cilëve disa kanë qenë të paraburgosur gjatë kohës së konfliktit të armatosur) kanë pasur fjalë lavdërimi për të akuzuarit.

Me qëllim të saktësimit të rrethanave të caktuara, prokurori ka ngulur këmbë në thirrjen e sërishme të një dëshmitari, i cili ka qenë i dëgjuar sipas detyrës zyrtare në fillim të procedurës së rigjykimit të shkallës së parë. Dëshmitari, edhe me rastin e dëshmisë së përsëritur para gjykatës ka qëndruar pas deklaratës së tij, të cilën e ka dhënë në fillim, përkatësisht nuk i ka konfirmuar pohimet e njërit prej të dëmtuarve dhe të një dëshmitari tjetër «se i akuzuari i parë Sllobodan Martinoviqi, në ambientet e ndërtesës së komunës së Novobërdës, gjatë një bisede, i ka thënë të dëmtuarit Beqiri se kanë gabuar që e kanë lënë të gjallë».

Palët në procedurë i kanë shprehur argumentet e tyre përfundimtare.

Në fillim të shqyrtimit kryesor të rigjykimit, prokurori nuk e ka përshtatur aktakuzën sipas ndryshimeve të fundit të ligjeve penale në Kosovë në kuptimin që vepra penale e krimeve të luftës është e paraparë edhe me ligjin, i cili është në fuqi.

Aktgjykimi në procedurën e përsëritur

Pas rigjykimit të mbajtur të përsëritur në lëndën Novobërda, gjykata ka konstatuar: se policia dhe prokuroria në këtë lëndë nuk e kanë kryer në mënyrën e duhur punën e vet kur ka qenë e domosdoshme që hetimet në mënyrë adekuate të kryhen dhe të sigurohen provat; se gjykata, edhe pas rigjykimit, gjendet në situatën e njëjtë, në të cilën ka qenë kur e ka shpallur aktgjykimin e shkallës së parë; se edhe krahas dëgjimit të dëshmitarëve të ri dhe angazhimit të ekipit të ekspertëve, gjykata nuk ka mundur për të siguruar provat, të cilat do t’i mbështesnin deklaratat e të dëmtuarit Selatin Beqiri; se gjykata në vitin 2014 nuk është në gjendje për ta kryer punën, të cilën është dashur për ta kryer policia dhe prokuroria në vitin 2000.

Gjykata ka konstatuar se as edhe gjatë hetimeve të përsëritura nuk i ka gjetur provat për ta gjykuar dikë, përkatësisht se nuk mundet për ta shpallur dikë fajtor vetëm në bazë të deklaratës së një dëshmitari, e cila, përndryshe, përmban mospërputhshmëri, inkonsistencë dhe zbrazëti, deri tek të cilat me gjasë ka rezultuar për shkak të kalimit të kohës nga ngjarjet për të cilat flet i dëmtuari. Duke vepruar sipas rekomandimeve të Gjykatës së Apelit, e cila e ka hedhur aktgjykimin e shkallës së parë me rekomandimin që gjykata e shkallës së parë në procedurën e përsëritur në mënyrë më të thellë të merret me bazueshmërinë e deklaratave të të dëmtuarit Beqiri, gjykata gjatë procedurës së përsëritur të shkallës së parë i ka dëgjuar dëshmitarët e ri dhe i ka angazhuar ekspertët, por situata faktike ka mbetur e njëjta. Ekspertët, pas ekspertizës së kryer, e kanë gjetur atë, për të cilën gjykata ka pasur njohuri edhe më herët. Gjykata ka vlerësuar se i dëmtuari Beqiri gjatë kohës së konfliktit të armatosur ka përjetuar trauma dhe se pa marrë parasysh se është person të cilit mund t’i besohet; në aktgjykim nuk mund të mbështeten në kujtesën njerëzore, e cila nuk është e besueshme. Sipas

Page 153: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

153

praktikës gjyqësore, askush nuk mund të dënohet si dhe as që mund të bazohet aktgjykimi vetëm në bazën e në deklarate.

Si të pakundërshtueshme, në fund, gjykata i ka konfirmuar vetëm faktet se vëllezërit Martinoviqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë qenë pjesëtarë të formacionit rezervë të Ushtrisë së Jugosllavisë si edhe se të dëmtuarit Beqiri dhe Demolli kanë qenë të keqtrajtuar, se i janë nënshtruar rrahjes vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Gjykata, në fund të procedurës, me rastin e shpalljes së aktgjykimit, e ka shprehur keqardhjen për të dëmtuarit, duke e cituar thënien e moçme se më mirë është që një kriminel të mbetet në liri se sa që një i pafajshëm të dërgohet në burg.

Të dëmtuarit, me qëllim të realizimit të kërkesës së të drejtës ligjore pronësore, janë udhëzuar për kontest gjyqësor civil, kurse palëve në procedurë iu është tërhequr vërejtja se janë të obliguara për të paralajmëruar ankesat eventuale në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së aktgjykimit dhe të njëjtat t’i dorëzojnë në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Gjetjet e FDH Kosovë

1. Pohimi i të dëmtuarit Selatin Beqiri se tek të akuzuarit i ka njohur pjesëtarët e uniformuar të forcave serbe, që i kanë keqtrajtuar rëndë fizikisht atë dhe Haqif Demollin në periudhën kritike, ka qenë prova më e fortë, të cilën prokuroria ka pasur sukses për ta siguruar kundër të akuzuarve në lëndën Novobërda. Gjykata, megjithëkëtë, nuk e ka pranuar këtë provë si meritore për vërtetimin e përgjegjësisë së të akuzuarve me arsyetimin se nuk mund të çohet dikush në burg vetëm në bazë të deklaratës së një dëshmitari si dhe nga fakti se kjo deklaratë ka qenë inkonsistente, sepse ka pësuar ndryshime gjatë fazave të ndryshme të procedurës gjyqësore.

Vëzhguesit e FDH Kosovë gjatë përcjelljes së drejtpërdrejtë kanë pasur rastin që të binden se me rastin e dëshmisë së Selatin Beqirit kanë mundur të hetohen ndryshime të caktuara në lidhje me deklaratat e tij të mëhershme në procedura, në të cilat ka pohuar se i ka njohur të akuzuarit, posaçërisht kur ai është përgjigjur në pyetjet e avokatëve të mbrojtjes lidhur me atë se “kur dhe ku e ka pasur fashën të lidhur mbi sy, nëse dhe në çfarë mënyre ka mundur për të parë dhe ta vërtetojë identitetin e personave, të cilët e kanë rrahur dhe keqtrajtuar?“ Në situata të këtilla kur viktima është e preokupuar me mbijetesën dhe jo me përgatitjet për të dëshmuar në gjykatë, është e vështirë të pritet se ai do të mbajë mend të gjitha hollësitë në një situatë për te të rëndë, të dhembshme dhe stresuese. Për këtë arsye, FDH Kosovë konsideron se gjykata, por edhe prokuroria, është dashur që t’i kushtojnë më shumë kohë dëshmisë së Beqirit, në përpjekje për të vërtetuar autenticitetin e saj ose që ta hedhin si të pabesueshme drejtpërdrejt në vendin e ngjarjes, në komunën ku viktima dhe të akuzuarit jetojnë. Novobërda është një vend i vogël, ku të gjithë njihen dhe ku dihet gjithçka, kështu që ekziston një gjasë e madhe që edhe dikush tjetër të mbajë mend se kush i ka burgosur dy të dëmtuarit si dhe se kush është ndodhur në burg në cilësi

Page 154: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

154

të të burgosurit ose të gardianit në kohën kur dy të dëmtuarit janë mbajtur në burg.

Fakti tjetër thelbësor, në lidhje me të cilin nuk i është besuar të dëmtuarit Beqiri, është i ashtuquajtura kërcënim i pasluftës nga ana e të akuzuarit Sllobodan Martinoviqit drejtuar atij se është dashur të vritet derisa ka qenë i mbajtur në burg gjatë kohës së luftës. Një dëshmitar i prokurorisë, të cilin gjykata, gjatë procedurës së përsëritur e ka dëgjuar sipas detyrës zyrtare, e ka vërtetuar një pjesë të pohimit të të dëmtuarit Beqiri, duke cekur se pak para paraburgimit të të akuzuarve në vitin 2009, në ndërtesën e komunës e ka dëgjuar bisedën ose debatin në të cilin, siç thuhet, i akuzuari i parë i ka thënë të dëmtuarit: «kemi gabuar që nuk të kemi vrarë». Gjykata, gjatë kësaj procedure është dashur të përpiqet që në mënyrën e paraparë me ligj ta bëjë verifikimin e besueshmërisë së asaj që e ka thënë i akuzuari, nëse tashmë verifikimi i besueshmërisë së kësaj deklarate nuk ka mundur të kryhet nga ana e prokurorisë.

2. Të akuzuarit kanë pasur gjykim fer dhe të drejtë gjatë dy gjykimeve të shkallës së parë. Madje, edhe gjatë rigjykimit të shkallës së parë, i cili ka zgjatur një vit, të akuzuarit kanë gëzuar tretman të favorshëm, sepse gjykata i ka pranuar të gjitha propozimet e mbrojtjes lidhur me dëgjimin e dëshmitarëve, pa verifikim nëse dëshmitarët e propozuar kanë pasur për të dëshmuar diçka të re ose jo në dobi të të akuzuarve si dhe pa sigurimin e mendimit të palës së kundërt në procedurë në lidhje me propozimin. Këtë, pas dëgjimit, e ka konstatuar edhe mbrojtja e të akuzuarve, duke u shprehur se nuk ka pritur se gjykata do të pranojë të gjitha propozimet mbi dëgjimin e dëshmitarëve të ri.

3. Edhe gjatë këtij gjykimi, sipas vlerësimit të FDH Kosovë, janë identifikuar probleme, të cilat rregullisht e përcjellin gjyqësorin kosovar kur është fjala për gjykimet në lëndët e krimeve të luftës dhe të cilat kanë të bëjnë ose me hetimet e kryera në mënyrë joadekuate ose joprofesionale nga ana e policisë dhe e prokurorisë në njërën anë dhe, në anën tjetër, ose për shkak të mosdhënies së rëndësisë së duhur provave të prokurorisë nga ana e gjykatës (p.sh., Rasti Mirosllav Vuçkoviq, Rasti Ismet Haxha dhe të tjerët, Rasti Aleksandar Bullatoviqi, Rasti Arben Krasniqi dhe të tjerët, Rasti Dejanoviq&Bojkoviqi).

4. Ndryshe nga lëndët e tjera dhe në tërësi marrëdhënies korrekte të gjykatave ndaj organizatës sonë, FDH Kosovë, me rastin e përcjelljes së gjykimit në lëndën Novobërda, edhe përkundër shumë komunikimeve me shkrim drejtuar trupit gjykues, nuk ia ka dalë t’i sigurojë shënimet zyrtare të shqyrtimit kryesor, si dhe as që ka marrë përgjigje zyrtare mbi arsyet e refuzimit të kësaj kërkese. Pa marrë parasysh mungesën e qasjes ndaj dokumenteve zyrtare, FDH Kosovë, në bazë të përcjelljes së rregullt të shqyrtimit kryesor në rigjykimin e shkallës së parë, ka disa vërejtje të caktuara lidhur me lëshimet në pikëpamje të udhëheqjes së shqyrtimit kryesor:

- Kryetari i trupit gjykues, gjatë rigjykimit të shkallës së parë, asnjëherë nuk i ka njoftuar të pranishmit mbi atë se për cilin rast është fjala, kush janë të akuzuarit

Page 155: Projekti “Monitorimin e gjykimeve për krime lufte dhe ... · PPS – Padia penale e Prokurorisë Speciale PP – Padia penale GJPP – Gjykatësi i procedurës paraprake KPRK -

155

dhe për çfarë vepre penale të akuzuarit ngarkohen. Ai menjëherë ka kaluar në verifikimin e palëve të pranishme në gjykatë, gjë që ka shkaktuar paqartësi në publik, posaçërisht në mesin e atyre të cilët nuk e kanë përcjellë rregullisht zhvillimin e shqyrtimit kryesor.

- Për shkak të ndryshimeve në kompetencat e EULEKS-it, që kanë ndodhur nga fundi i rigjykimit të shkallës së parë, personeli lokal (përkthyesit dhe procesmbajtësit) kanë marrë pjesë në asistencë në punën e trupit gjykues, gjë që ka shkaktuar disa lëshime të caktuara gjatë përkthimit, por FDH Kosovë nuk mund ta dokumentojë këtë për shkak të pamundësisë së shikimit të materialeve zyrtare në lëndën Novobërda.