large and small hpp generation including the impact on...

33
Seminar i Bankës Botërore mbi ‘Rreziqet e klimaterike dhe prekshmërinë e sektorit energjetik shqiptar’ Raporti seminarit 10 Mars 2009, Tirana International Hotel, Tiranë, Shqipëri

Upload: phamdien

Post on 31-Jan-2018

230 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Seminar i Bankës Botërore mbi

‘Rreziqet e klimaterike dhe prekshmërinë e sektorit energjetik shqiptar’

Raporti seminarit

10 Mars 2009, Tirana International Hotel, Tiranë, Shqipëri

Page 2: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Pjesëmarrësit e seminarit

Emri Posti në punë Organizata

Lufter Xhuveli Ministër Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Camille Nuamah Drejtoreshë Zyra e Bankës Botërore në Tiranë Suzana Goxholli Këshilltare Ekonomike e

Kryeministrit Këshilli i Ministrave

Neritan Alibali Zëvendësministër Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Sherefedin Shehu Zëvendësministër Ministria e Financave Ndue Preka Zëvendësministër Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe

Mbrojtjes së Konsumatorit Fatjon Tugu Drejtori i Politikave Energjetike Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Energjetikës Kristo Rodi Drejtor i Përgjithshëm i

Rregulloreve (DPRR) Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Mimoza Simixhiu Drejtoreshë e Liçencave dhe Menaxhimit të Kontratave

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Sokol Mati Drejtori i Politikave Industriale Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Stavri Dhima Shef i Sektorit të Politikave Primare

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Ilia Gjermani Specialist në Sektorin e Politikave Primare

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Arben Mukaj

Shef i Sektorit për Ujrat Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Engjëll Dakli Drejtor i Drejtorisë së Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN)

Teuta Thimjo Specialiste në Drejtorinë e Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN)

Piro Mitrushi Specialist në Drejtorinë e Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

Page 3: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë

(AKBN)

Mitat Sanxhaku Përfaqësues i Përhershëm i OBM-së

Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Molnar Kolaneci Shef i Departamentit të Hidrologjisë

Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Miriam Bogdani Specialiste e hidrologjisë Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Agim Nashi Drejtor i Licencimit dhe

Monitorimit të Tregut Enti Rregullator i Energjisë (ERRE)

Marialis Çelo Drejtoreshë e NJMP Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) Fatmir Hoxha Drejtor i Projekteve dhe

Studimeve Korporata Energjetike Shqiptare (KESH)

Muharrem Stojku Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm Korporata Energjetike Shqiptare (KESH) Ymer Balla Drejtor i Përgjithshëm Operatori i Sistemit të Transmetimit

(OSSH) Martin Graystone Drejtor i Shërbimeve të

Projekteve Bankers Petroleum Albania shpk

Leonidha Çobo Drejtor i Prodhimit Bankers Petroleum Albania shpk Genc Myftiu Specialist vendas Iride Acqua Gas S.p.A. Arben Gazheli Iride Acqua Gas S.p.A. Marinela Jazoj Drejtoreshë FIAA Kolë Gjoni Kryetar i Shoqatës Shoqata e Hidrocentraleve të Vegjël Merita Mansaku Drejtoreshë e OJQ-së Qendra EDEN Peter Troste Drejtor i Bashkëpunimit për

Zhvillim Agjencia Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA)

Niklas Mattson Oficer Programesh Agjencia Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA)

Donald Mishaxhi Bankier i Lartë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Sokol Aliko Specialist i Administrimit të Projekteve

USAID

Nevton Kodheli Lektor, Fakulteti Gjeologji-Miniera

Universiteti Politeknik i Tiranës

Ramadan Alushi Shef i Departamentit të Energjetikës

Universiteti Politeknik i Tiranës

Erion Kalaja Specialist pranë NJZP-së të Projektit të Administrimit të Burimeve Ujore

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Andi Vila Specialist pranë NJZP-së të Projektit të Administrimit të Burimeve Ujore

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Niko Kurila Specialist pranë NJZP-së të Projektit të Administrimit të Burimeve Ujore

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Mirela Kamberi Koordinatore Kombëtare e Programit të Ndryshimit të Klimës

UNDP

Dorina Mehmeti Analiste e Operacioneve, Shërbimet Këshillimore të IFC-së – SECA, Financimi për Strehim, Shqipëri

IFC

Petrit Ahmeti Këshilltar i Bordit Enti Rregullator i Energjisë (ERE) Lavdie Konjari Specialiste pranë Drejtorisë së

Çmimeve dhe Tarifave Enti Rregullator i Energjisë (ERE)

Zhuljeta Hoxha Specialiste për Mjedisin Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) Denisa Saja Inxhiniere mjedisore Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) Eida Hoxha Asistente e Projektit, Energjia e

Blertë “Biopower” Marsiglia Group

Agim Bregasi Shef Sektori Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe

Page 4: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Energjetikës Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike dhe

Metalurgjike Marjola Hametaj Specialiste pranë Drejtorisë së

Politikave Primare Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Afrim Malaj ‘Change Energy’ Bikore Mala ‘Change Energy’ Nikolin Prifti Drejtori i Monitorimit Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore

(AKBN) Eduart Cani Menaxher Projektesh REC Shqipëri Piro Trebicka KfW Anastas Risha Shoqata e Ndërtuesve të Hidrocentraleve

të Vegjël Anisa Xhitoni Qendra EDEN Eduart Reimani Oficer Projektesh Bashkëpunimi Shqiptaro-Zviceran Kliti Storja Specialist Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Pyjeve Eglantina Bruci Koordinatore Kombëtare e

Projektit, Programi i Ndryshimit Klimaterik, UNDP/GEF

UNDP

Hysni Laçi Inxhinier elektrik (ekspert lokal) DECON – Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar për Hidrocentralet e Vogla

Drita Dade Oficere e Lartë Projekti Zyra e Bankës Botërore në Tiranë Demetrios Papathanasiou

Ekonomist i Lartë për Energjetikën

Zyra e Bankës Botërore në Tiranë

Jane Ebinger Specialiste e Lartë për Energjetikën

Banka Botërore

Antonio Lim Oficer për Operacionet Banka Botërore Lucy Hancock Konsulente Banka Botërore Magnus Gehringer Specialist i Lartë për Energjetikën Banka Botërore Besim Islami Konsulent për energjinë dhe

ndryshimet e klimës

Afërdita Ponari Konsulente Zyra e Bankës Botërore në Tiranë Stuart Arch Specialist i Lartë për Analizën

“EcoNomics” “WorleyParsons”

Ivaylo Mirchev Analist i kostove dhe buxheteve të projekteve

“WorleyParsons”

Richenda Connell Drejtoreshë Teknike & Bashkë-themeluese

“Acclimatise”

Page 5: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Informacion i përgjithshëm

Me qëllim për të rritur njohuritë për rreziqet e mundshme klimaterike dhe mundësitë alternative për administrimin e tyre, Banka Botërore, së bashku me Qeverinë e Shqipërisë, realizuan një seminar pune më 10 mars 2009, në Tiranë, për rreziqet klimaterike dhe prekshmërinë e sektorit energjetik të Shqipërisë, si edhe për shanset që ofron ndryshimi i klimës. Ky ishte seminari i parë, i dy seminareve të punës të planifikuara për t’u realizuar në Shqipëri, për të testuar një analizë në terren për prekshmërinë dhe përshtatjen e sektorit energjetik. Të dy së bashku, këto seminare pune:

1. Do të realizojnë një depistim të sektorit energjetik, për të identifikuar dhe vendosur prioritetet midis rreziqeve dhe prekshmërive, në kuadër të situatave të parashikuara klimaterike (2025-2050),

2. Do të identifikojnë mundësitë alternative për t’u përshtatur, me qëllim zvogëlimin e prekshmërisë së përgjithshme, dhe

3. Brenda mundësive, do të ekzaminojnë kostot dhe përfitimet e zgjidhjeve alternative për përshtatjen.

Seminari i marsit u përqendrua në identifikimin e rreziqeve dhe të prekshmërive, pika 1.

Ndër pjesëmarrësit e seminarit kishte përfaqësues nga palë të interesuara nga Qeveria, agjencitë dhe institucionet kyçe, akademia, donatorët, sektori privat dhe shoqëria civile. Seminarin e zhvilluan shoqëritë konsulente të caktuara nga Banka Botërore, “Acclimatise” dhe “WorleyParsons”. Programi i seminarit të punës jepet në Aneksin A. Informacione të mëtejshme për seminarin e punës, përfshirë edhe prezantimet, mund të gjenden në adresën: http://www.worldbank.org.al.

Seminarin e hapi zonja Camille Nuamah (Banka Botërore), Dr Suzana Guxholli (Këshilli i Ministrave) dhe SHT Lufter Xhuveli (Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave). Në fjalët hapëse, theksi u vendos në ruajtjen e sigurisë së energjisë dhe rritjes së qëndrueshme, duke pranuar nevojën për t’iu përshtatur motit dhe problemeve klimaterike, si edhe te mundësitë e lidhura me rendimentin e energjisë, administrimin e ujërave, interkoneksionin dhe burimet e rinovueshme.

Pas seancës pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe, për të diskutuar për aspekte të ndryshme të sektorit energjetik të Shqipërisë, të cilat mund të preken nga rreziqet klimaterike:

a. Hidrocentralet dhe kërkesa për energji, b. Forma të tjera të prodhimit të energjisë: termocentralet dhe energjia e rinovueshme; c. Transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike dhe hidrocentralet e vegjël, d. Furnizimi & transmetimi/transportimi i lëndëve djegëse nëntokësore. Secili prej këtyre grupeve të punës i përqendroi diskutimet në këto tri fusha kryesore: 1. Strategjitë dhe objektivat e përgjithshme të sektorit energjetik të Shqipërisë, 2. Prekshmëria klimaterike e veprave ekzistuese dhe të planifikuara të sektorit energjetik, 3. Rreziqet e ndryshimit të klimës.

1

Page 6: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Në këtë raport paraqiten rezultatet e diskutimeve të grupeve të punës. Shpresohet që diskutimet që filluan në seminarin e punës do të ndihmojnë për të mbështetur përgatitjen e politikave dhe të projekteve (veprat energjetike të ardhshme) në Shqipëri që të jenë të afta t’u bëjnë ballë pasigurive klimaterike. Këto diskutime do të ndihmonin edhe në administrimin e veprave energjetike ekzistuese të Shqipërisë.

2

Page 7: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Përmbledhje e pikave kryesore nga seminari: pikat e forta, pikat e dobëta, shanset dhe rreziqet

Në tabelën SWOT (nga anglishtja, pikat e forta, pikat e dobëta, shanset dhe rreziqet), më poshtë, jepet një përmbledhje e pikave kryesore të ngritura gjatë diskutimeve të grupeve të punës:

• Në shtyllat “pikat e forta” dhe “pikat e dobëta” përshkruhet situata e tanishme energjetike dhe planet e ardhshme për sektorin energjetik, siç përcaktohen edhe në Strategjinë Kombëtare të Energjisë të Shqipërisë,

• Në shtyllat “shanset” dhe “rreziqet” paraqiten rreziqet dhe mundësitë për sektorin energjetik nga luhatja e klimës dhe ndryshimi i klimës.

Pikat e Forta Pikat e dobëta Strategjia kombëtare për energjinë nxit sigurinë përmes rritjes së prodhimit të energjisë me burime të diversifikuara dhe përmes interkoneksionit me rrjetet energjetike rajonale, për të lejuar këmbimin e energjisë

Çekuilibri ekzistues në ofertën dhe kërkesën energjetike—siguria e energjisë është një çështje dhe objektiv kombëtar

Shqipëria ka burime të shumta ujore Varësi e lartë te prodhimi hidroenergjetik, i cili është i ndjeshëm nga ana klimaterike

Tarifat për blerjen e energjisë nga prodhuesit e vegjël ndihmojnë në nxitjen e ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël dhe synohet të përdoren për burimet e tjera të rinovueshme, duke diversifikuar portofolin energjetik

Veprat ekzistuese, më të vjetra, hidroenergjetike dhe të tjera kanë nevojë për rehabilitim

Janë kryer disa analiza të rreziqeve nga ndryshimi i klimës, që i kanosen prodhimit hidroenergjetik

Keqadministrim i burimeve ujore: shpyllëzimi që ka çuar në sedimentim; dhe humbje të larta teknike dhe komerciale të ujit (rreth 70%)

Është përmirësuar rrjeti i transmetimit të energjisë elektrike dhe në projektimin e tij është marrë në konsideratë një ndryshueshmëri e lartë e faktorëve klimaterik

Rreziqet ekzistuese klimaterike dhe ngjarjet e skajshme nuk kuptohen apo nuk administrohen mirë në përgjithësi

Rrjeti i shpërndarjes sapo është privatizuar dhe duhet të përfitojë nga investime të reja

Ndryshimi i klimës nuk merret, hë për hë, në konsideratë në projektimin dhe planifikimin e veprave energjetike

Në përgjithësi, veprat ekzistuese të prodhimit të naftës nuk janë shumë të prekshme nga rreziqet klimaterike—me përjashtim të çështjeve të tokës së kontaminuar

Cilësia dhe pasja në dispozicion e të dhënave për kushtet ekzistuese dhe të ardhshme meteorologjike dhe hidrologjike e bën të vështirë përcaktimin e pikave dhe projekteve optimale për veprat

Disa pjesë të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike kanë nevojë për rritje të standardit, sidomos ato pjesë që furnizojnë komunitetet në fshat dhe në zonat malore; humbjet në rrjet janë të larta

3

Page 8: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Nuk është bërë harta kombëtare e burimeve të prodhimit të energjisë me erë, në lartësinë e turbinës (rreth 80 metra)

Porti i Vlorës ka një strukturë gjeologjikë transgresive, ndërsa në Fier bregu është gërryer me rreth 200 metra gjatë 20 vjetëve të fundit

Është trashëguar ndotje në tokë rreth objekteve të prodhimit të naftës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe rreth minierave të qymyrgurit (ekzistuese dhe të mbyllura)

Mundësitë Rreziqet Veprat e reja energjetike mund të projektohen për të qenë të qëndrueshme ndaj klimës

Humbje më të larta financiare, rritje të shpenzimeve operative dhe kapitale nëse nuk administrohen rreziqet klimaterike, dhe kjo mund të çojë në zvogëlim të vlerës për aksionarët

Rehabilitimi i veprave ekzistuese ofron një mundësi për të futur në to rezistencën ndaj klimës

Problemet në lidhje me rreziqet klimaterike të paadministruara mund të bëjë që Shqipëria të jetë më pak tërheqëse për investitorët e huaj

Problemi i ndryshimit të klimës mund të përfshihet në kontratat afatgjata të sektorit energjetik

Kërkesa e pikut për ftohjen e mjediseve dhe të ushqimeve në verë—në Shqipëri dhe më gjerë në rajon

Mund të hartohen tarifa dhe stimuj për të nxitur rezistencën e sektorit energjetik ndaj klimës

Pakësim i prodhimit të energjisë elektrike nga veprat hidroenergjetik për shkak të zvogëlimit të sasisë së reshjeve dhe rritjes së sasisë së sedimentit

Analizat e rreziqeve klimaterike mund të zhvillohen më tej dhe të përfshihen në planifikimin e sektorit energjetik dhe në projektet e veprave

Kosto më të larta për ruajtjen e sigurisë së digave

Modelet e ndryshimit të klimës, në përgjithësi, përputhen me njëri tjetrin sa i takon Shqipërisë, dhe sipas tyre, në të ardhmen, vera do të jetë më e thatë dhe temperaturat do të rriten gjatë gjithë vitit, dhe këto plane përbëjnë bazën për planifikimin e rezistencës ndaj klimës

Ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun e konflikteve midis përdoruesve të ujit

Ka hapësirë të konsiderueshme për të shtuar prodhimin hidroenergjetik në veprat ekzistuese, të mëdha apo të vogla qofshin, nëse informacioni për klimën do të ishte i përditësuar dhe i gjendshëm

Performanca mjedisore e termocentraleve që ftohen me ujë do të mjerë për shkak të marrjes dhe shkarkimit të ujit në mjedisin lokal, për shkak të pakësimit të reshjeve dhe rritjes së temperaturave

Ka një potencial të madh për të përmirësuar rendimentin e energjisë (nga ana e ofertës dhe e kërkesës)

Rritja e nivelit të detit mund të çojë në rritje të erozionit bregdetar, mbase duke prekur edhe veprat portuale

Pakësimi i kërkesës për energji për të ngrohur ambientet dhe kërkesë më e ulët për energji gjatë pikut në dimër, për shkak të rritjes së temperaturave

Ndryshimi i kushteve të tokës për shkak të ndryshimit të klimës mund të rrisë përqendrimet e ndotësve të dherave që hyjnë në rrjedhat ujore në Patos-Marinzë

4

Page 9: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Termocentralet nuk preken nga klima aq sa preken format e tjera të prodhimit të energjisë

Humbje të vogla të rendimentit për termocentralet për shkak të temperaturave më të larta të ajrit dhe të ujit dhe për shkak të mundësisë së rrallimit të ujit ftohës

Rrezatimi më i lartë diellor (për shkak të zvogëlimit të mbulimit me re) i rrit mundësitë për ngrohjen e ujit me energji diellore

Basenet hidrologjike po ndryshojnë për shkak të pasojave të erozionit

Mundësia për të zhvilluar dhe diversifikuar burimet energjetike (gjeotermike, diellore, me erë, biomasë)

Ka mundësi që projektet teknike të infrastrukturës të mos përshtaten mirë nëse nuk futet në to qëndrueshmëria ndaj klimës

Energjia gjeotermike nuk është e prekshme nga ana klimaterike

5

Page 10: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Siguria e energjisë ishte një shqetësim kryesor që shprehën pjesëmarrësit, sidomos për sistemet e transmetim-shpërndarjes dhe hidrocentralet e vegjël. Në qendër të diskutimeve ishte furnizimi i paqëndrueshëm me energji dhe mungesa e lidhjes me energji në disa komunitete në fshat. Në lidhje me këtë të fundit, bora dhe stuhitë në dimër mund t’i dëmtojnë linjat e shpërndarjes dhe rrugët në fshat, çka pengon riparimet dhe mirëmbajtjen e nevojshme. Gjatë 3 vjetëve të fundit me thatësirë, hidrocentralet e vegjël nuk kanë pasur mundësi të prodhojnë energjinë e nevojshme për të futur në rrjet apo, madje, edhe për të furnizuar komunitetet e tyre në mënyrë të qëndrueshme, duke zvogëluar energjinë gjithsej të gatshme për furnizim. Një zgjidhje është këmbimi i energjisë, mirëpo interkoneksioni i kufizuar me vendet fqinje e pengon këmbimin e qëndrueshëm, tani për tani.

Sistemi i Transmetimit të Energjisë, i cili është shtetëror, është përmirësuar kohët e fundit, duke e harmonizuar atë me standardet e BE-së, ndërsa investimet që janë në zbatim e sipër po përqendrohen në interkoneksionin rajonal. Rritja e standardit teknik që u është bërë kohët e fundit linjave të transmetimit është bërë në përputhje me standardet e BE-së dhe performanca e sistemit nuk pritet të preket ndjeshëm, me gjithë kushtet e tejskajshme klimaterike të parashikuara (luhatjet në temperatura dhe në reshje). Mirëpo, standardet e tanishme të BE-së nuk marrin në konsideratë ndryshimin e parashikuar klimaterik dhe specifikimet teknike mund të kërkojnë rishikim të tyre në të ardhmen.

Sistemet e Shpërndarjes së Energjisë janë tejet të paqëndrueshëm, për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe investimeve të kufizuara; kjo e fundit ka kontribuar ndjeshëm në uljen e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji. Sistemi i shpërndarjes sapo është privatizuar dhe kjo pritet të sjellë investime të reja dhe ngritje të standardit, përfshirë edhe rehabilitimin e linjave dhe të nënstacioneve.

Hidrocentralet e Vegjël (me kapacitet më të vogël se 15 MW)—qysh prej miratimit të Ligjit për Koncesionet më 18 dhjetor 2006 nga Kuvendi i Shqipërisë, janë dhënë lejet koncesion për 50 hidrocentrale të tjera shtesë në Shqipëri. Tarifa e posaçme për blerjen e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet e vegjël përbën një stimul madhor për investime të reja. Gjatë 3 viteve të thatësirës, prodhuesit me hidrocentrale të vegjël mund të prodhonin vetëm rreth një të dytën e prodhimit normal të tyre. Prodhimi nuk e përmbush pritshmërinë, madje edhe në vitet normale, mundësisht për shkak të ndryshimeve të hidrologjisë pas periudhës kur janë mbledhur të dhënat e përdorura për planifikim. Pronarët e HEC-ve të vegjël kanë filluar të shqyrtojnë idenë e përshtatjes së strategjive për t’u dhënë përgjigje kushteve të tanishme dhe thatësirave të ardhshme. Po diskutohet një strategji për përshtatjen, sipas të cilës të krijohet një rezervuar uji për të vijuar prodhimin edhe gjatë periudhave me prurje të pakta lumore. Në këtë mënyrë, mund të zgjatet periudha gjatë së cilës të prodhohet energji elektrike, përkundër pakësimit të reshjeve. Një mundësi më e vështirë për përshtatjen është zhvillimi i teknologjive të reja hidroenergjetike që do të përmirësojnë rendimentin.

Planifikimi i Hidrocentraleve të Mëdhenj mbështetet në të dhënat e reja të matjes së lumenjve, të mbledhura për një vit përpara aplikimit. Mirëpo, nuk janë përditësuar ende lakoret të cilat lidhin nivelin e lumenjve me fluksin shkarkues. Duke qenë se ka të ngjarë që kalibrimi të ketë ndryshuar për shkak të erozionit natyror dhe artificial të shtretërve të lumenjve, prurjet lumore mbeten të paqarta në shumicën e baseneve, me përjashtim të lumit Drin dhe, deri në një farë shkalle, lumit Mat.

6

Page 11: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Të gjithë hidrocentralet janë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të drejtpeshimit midis reshjeve të borës dhe reshjeve të shiut, edhe sikur të mos ndryshojë vëllimi i reshjeve gjithsej. Nevojiten metoda për të analizuar sa ujë do të vijë nga reshjet e borës, një faktor i panjohur ky, sidomos për shkak të faktit se klima e së shkuarës është tashmë një orientues më i dobët për të ardhmen. Duket se erozioni është rritur, ka shumë të ngjarë si pasojë e ndryshimit të klimës, si edhe si pasojë e prerjes së paligjshme të pyjeve, çka ka çuar në hedhjen e lëndës drusore të padëshiruar në rezervuare. Nuk dihet sedimentimi i tanishëm në rezervuare. Edhe parashikimet hidroenergjetike janë të prekshme nga ndryshimi i klimës në vendet që zotërojnë segmentet e sipërm të lumenjve. Ashtu sikurse edhe me të gjitha të dhënat meteorologjike, klima e viteve të shkuara po bëhet një orientues më i dobët për të ardhmen; në këtë rast, është i nevojshëm shkëmbimi i të dhënave të përditësuara, për të mbushur boshllëqet në informacione.

Nafta, gazi dhe qymyrguri—prekshmëria më e madhe e identifikuar ishte potenciali i përhapjes së kontaminimit të tokës/ujit, që lidhet me problemet e trashëguara, si pasojë e ndryshimit të modeleve të klimës, në të cilët përfshihet edhe rritja e shpeshtësisë së reshjeve të forta. Edhe pse pasojat mund të prekin veprimtaritë e përpunimit dhe ato portuale (për shkak të rritjes së nivelit të detit), këto konsideroheshin të administrueshme. Siguria e energjisë ishte një shqetësim i përgjithshëm.

Burimet e rinovueshme të energjisë dhe energjia termike—burimet gjeotermike nuk konsideroheshin si të rrezikuara nga ndryshimi i kushteve klimaterike, mirëpo e ndjeshme mund të ishte performanca e veprave. Nuk dihet gatishmëria e burimeve të energjisë me erë, sepse hartat e fushave të erës mbështeten në të dhënat e marra në lartësinë 10 metra (sipas standardit të Organizatës Botërore Meteorologjike) dhe jo në lartësinë 80 metra, ku mund të vendosen turbinat. Sidomos në terrenin malor të Shqipërisë, nuk ka asnjë model ekstrapolimi të pëlqyeshëm. Këto argumente nënvizojnë faktin se centralet e prodhimit të energjisë me erë janë të prekshëm nga pasiguritë klimaterike që mund të prekin parametrat e projekteve dhe ato të veprimtarive. Burimet diellore ka të ngjarë të rriten, me pakësimin e mbulimit me re (sidomos gjatë verës), dhe shqetësimi kryesor klimaterik (jo madhor) ka të bëjë me pilat diellore të përdorura në kushtet e temperaturave të ndryshme. Burimet termike nuk konsideroheshin të ishin veçanërisht të prekshme nga ana klimaterike, megjithëse shfrytëzimi i tyre është disi më me rendiment në një atmosferë më të fotot dhe mund të preket nga rrallimi i ujit.

7

Page 12: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Grupi i Punës A: Prekshmëria nga klima dhe rreziqet për hidrocentralet dhe kërkesa për energji

Pjesëmarrësit e grupit të punës

Emri Organizata

Petrit Ahmeti, Këshilltar ERE Agim Bregasi, Shef Sektori METE Nikolin Prifti, Drejtor i Monitorimit AKBN Lavdie Konjari, Specialiste pranë Drejtorisë së Çmimeve dhe Tarifave

ERE

Teuta Thimjo, Specialiste në Drejtorinë e Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë

AKBN

Miriam Bogdani, Specialiste e hidrologjisë Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Hysni Laçi, Inxhinier Elektrik Projekti i HEC-it të Vogël DECON Besim Islami Drejtues i Seminarit të Punës, konsulent

për energjinë Afërdita Ponari Mbajtëse e procesverbalit të seminarit të

punës, konsulente Përmbledhje e analizës SWOT

Pikat e Forta Pikat e dobëta

Shqipëria ka burime të shumta ujore Çekuilibrim ekzistues midis ofertës dhe kërkesës

Tregu rajonal i energjisë do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së furnizimit me energji

Varësi e lartë te prodhimi hidroenergjetik

Veprat ekzistuese të vjetra hidroenergjetike kanë nevojë për rehabilitim

Keqadministrim i burimeve ujore dhe humbje të larta teknike dhe komerciale

Ndryshimi i klimës nuk merret tani në konsideratë në projektimin dhe planifikimin e hidrocentraleve

Mundësitë Rreziqet

Përmirësim i rendimentit të energjisë (nga ana e ofertës dhe e kërkesës)

Rritje e kërkesës në pik për ftohje të ambienteve në verë, për shkak të temperaturave më të larta

Ulje e kërkesës për energji për ngrohjen e ambienteve, për shkak të temperaturave

Pakësim i prodhimit të energjisë elektrike nga veprat hidroenergjetik për shkak të

8

Page 13: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

më të larta zvogëlimit të sasisë së reshjeve, sidomos në verë

Ulje e kërkesës pik në dimër Ndryshimet e sezonalitetit të prurjes së lumenjve mund të krijonin më shumë probleme për furnizimin me energji elektrike nga hidrocentralet

Rrezatimi më i lartë diellor (për shkak të zvogëlimit të parashikuar të mbulimit me re, për shkak të ndryshimit të klimës) i rrit mundësitë për ngrohjen e ujit me energji diellore

Rritje e sedimentimit të veprave hidrologjike, që çon në produkt të zvogëluar

Veprat e reja energjetike mund të projektohen për të qenë të qëndrueshme ndaj klimës

Humbje më të larta financiare, rritje të shpenzimeve operative dhe kapitale nëse nuk administrohen rreziqet klimaterike, dhe kjo mund të çojë në zvogëlim të vlerës për aksionarët

Rehabilitimi i veprave ekzistuese ofron një mundësi për të futur në to rezistencën ndaj klimës

Problemet në lidhje me rreziqet klimaterike të paadministruara mund të bëjnë që Shqipëria të jetë më pak tërheqëse për investitorët e huaj

Problemi i ndryshimit të klimës mund të përfshihet në kontratat afatgjata të sektorit energjetik

Kosto më të larta për ruajtjen e sigurisë së digave dhe humbjet në transmetim

Planet për diversifikimin e burimeve energjetike përmes termocentraleve dhe burimeve të rinovueshme mund të ofrojnë një siguri më të madhe të energjisë

Cilësia e të dhënave për shpejtësitë e erës tani dhe në të ardhmen krijon njëfarë pasigurie sa i takon pikave optimale dhe projekteve optimale për centralet e prodhimit të energjisë me erë

Ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun e konflikteve midis përdoruesve të ujit

Prekshmëria nga klima, rreziqet dhe mundësitë për kërkesën për energji

Efektet më të ndjeshme të ndryshimit të klimës në konsumin e energjisë ka të ngjarë të jenë pasojat e temperaturave më të larta mbi përdorimin e energjisë elektrike dhe të përdorimit të drejtpërdrejtë të lëndëve djegëse nëntokësore për ngrohje në Shqipëri. Rritja e temperaturave në të gjithë Shqipërinë, për shkak të ndryshimit të klimës, ka të ngjarë të prekin këto përdorime kryesore të energjisë elektrike: • Ngrohja e ambienteve Kërkesa për energji për ngrohjen e ambienteve do të bjerë, • Ajri i kondicinuar Kërkesa për energji për ftohjen e ambienteve do të rritet, • Ngrohja e ujit Kërkesa për energji për ngrohjen e ujit do të bjerë paksa, • Ftohja e ushqimeve Kërkesa për energji për ftohje do të rritet. Nga këto përdorime, ajri i kondicionuar dhe ngrohja e mjediseve janë ato që do të preken ndjeshëm nga ndryshimi i klimës në Shqipëri, duke qenë se të dy janë funksione që lidhen me ndryshimet e temperaturave. Përdorimi i lëndëve djegëse nëntokësore dhe i drurit të zjarrit për ngrohje të ambienteve në shtëpi dhe ndërtesa publike (sektori i shërbimeve) është përdorimi i lëndëve djegëse që preket më shumë nga ndryshimi i klimës. Nëse ndryshimi i klimës e shkurton

9

Page 14: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

stinën e ftohtë dhe e zvogëlon ashpërsinë e ngjarjeve të motit të ftohtë, kërkesa për energji për ngrohje do të bjerë. Për pasojë, pasojat e ndryshimit të klimës mbi përdorimin e drejtpërdrejtë të lëndëve djegëse nëntokësore mund të përcaktohen me lehtësi—ky përdorim ka të ngjarë të bjerë. Shtimi i motit ekstrem mund të sjellë si rezultat disa ndryshime rajonale të konsumit, nëse këto ndryshime të motit çojnë në lëvizje të popullsisë. Prekshmëria klimaterike e prodhimit hidroenergjetik

Ndryshimet në konsumin e energjisë si pasojë e ndryshimit të klimës do të çojnë në ndryshime në furnizimin me energji. Do të ketë edhe efekte të drejtpërdrejta të ndryshimit të klimës mbi objektet e prodhimit të energjisë. Prodhimi hidroelektrik mund të jetë shumë më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në prurjet e lumenjve sesa llojet e tjera të sistemeve ujore, si edhe është i prekshëm nga konkurrenca me përdoruesit e tjerë të ujit. Për shembull, të drejtat e ujit për ujitje dhe sistemet e ujësjellës-kanalizimeve kanë epërsi mbi të drejtat për prodhim hidroelektrik. Ndryshimi i klimës do të çojë në rritje të kërkesës për ujë të pijshëm dhe do të ketë nevojë për më shumë ujë për ujitje në bujqësi. Sipas studimeve, një pakësim prej 20% i prurjeve ujore natyrore parashikohet të shkaktojë një pakësim të prodhimit energjetik prej 60%, ndërsa një rritje prej 20% parashikohet të sjellë një rritje të prodhimit të energjisë prej 40%. Ndryshimet në flukset maksimale lumore kanë efekte të drejtpërdrejta në projektimin e hidrocentraleve të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël. Tani për tani, efektet e ndryshimit të klimës nuk merren në konsideratë në projektimin dhe planifikimin e hidrocentraleve. Kjo mund të çojë në mosrespektimin e akteve ligjore dhe nënligjore dhe të lejeve, me intensifikimin e ndryshimit të klimës. Ndryshoret e mëposhtme të lidhura me ndryshimin e klimës konsideroheshin nga grupi si më të rëndësishmet për prodhimin e energjisë nga hidrocentralet: • Pakësim i reshjeve mesatare vjetore dhe sasisë mesatare të reshjeve në verë; • Më pak borë; • Rritje e shpeshtësisë së ngjarjeve klimaterike ekstreme, siç janë reshjet e dendura të borës; • Ndryshimi i flukseve maksimale lumore sezonale (të lidhura me temperaturën e rritur që çon

në shkrirje të përshpejtuar dhe më të hershme të borës / dhe reshje të pakësuara); dhe • Rritja e sedimentimit. Këto ndryshime nuk do të prekin vetëm Shqipërinë, por edhe shumë vende të tjera. Megjithatë, u theksua se disa zona ujëmbledhëse në Shqipëri kanë treguar prirje rritëse të flukseve gjatë dekadave të fundit, domethënë sinjali i pritur i ndryshimit të klimës nuk është ende i dukshëm në të dhënat e konstatuara për prurjet. Prekshmëria e lidhur me sigurinë e energjisë dhe shërbimin

10

Page 15: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Qysh tani ekziston një mungesë drejtpeshimi midis ofertës dhe kërkesës për energji në Shqipëri. Lipset të merren në konsideratë efektet e ndryshimit të klimës në çekuilibrin midis ofertës dhe kërkesës. Humbjet në sistem, që janë mbi standardin

• Rritja e shkarkimit të ujit në hidrocentrale për shkak të rritjes së reshjeve ekstreme shkakton një humbje të drejtpërdrejtë të prodhimit të energjisë (kosto) dhe humbje të drejtpërdrejta financiare;

• Ngjarjet klimaterike ekstreme shkaktojnë që sistemi energjetik të mos jetë në një situatë normale shfrytëzimi dhe shkaktojnë humbje më të larta në transmetim.

Efektet në ecurinë financiare

Grupi identifikoi efektet e mëposhtme të ndryshimit të klimës mbi ecurinë financiare: • Efektet mbi shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen do t’i rrisë kostot operative për hidrocentralet; • Humbjet financiare në rastet ekstreme do ta rrisin nevojën për shpenzime më të mëdha

kapitale në vepra; • Humbjet më të larta financiare dhe rritjet të shpenzimeve operative dhe kapitale mund të

çojnë në zvogëlim të vlerës për aksionarët; • Problemet në lidhje me rreziqet klimaterike mund të bëjnë që Shqipëria të jetë më pak

tërheqëse për investitorët e huaj. Grupi mendonte se investitorët lipset të jenë më të ndërgjegjësuar për ndryshimin e klimës dhe ta marrin atë në konsideratë në planet e tyre;

• Shqipëria mund shikojë mundësinë e përdorimit të qasjes së tarifave për blerjen e energjisë nga prodhuesit e vegjël që prodhojnë energji nga burime të rinovueshme, si ajo që ndiqet në Portugali, ku kanë futur tarifa të ndryshueshme të lidhura me koston e prodhimit konvencional të evituar nga prodhimi përmes burimeve të rinovueshme, duke marrë në konsideratë si kostot e drejtpërdrejta ashtu edhe ato mjedisore;

• Shoqëritë e sigurimit pritet të kenë rritje të humbjeve financiare, për shkak të rritjes së kërkesave të klientëve për dëmshpërblim, të lidhura me humbjet e shkaktuara nga moti.

Njëri prej problemeve më të rëndësishme të identifikuara nga grupi i punës është keqadministrimi i tanishëm i burimeve ujore. Ndryshimi i klimës mund të çojë në rritje të rrezikut të konflikteve midis përdoruesve të ujit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe pakësimit të burimeve ujore të gatshme. Masat e mundshme të përshtatshmes për të administruar rreziqet e ndryshimit të klimës

Grupi identifikoi këto veprime të cilat do të ndihmonin në administrimin e rreziqeve të klimës:

• Rritja e rendimentit të përdorimit të energjisë konsiderohej si masa më e mirë e përshtatjes; • Rritja e kërkesës për ujitje në bujqësi duhet të shfrytëzojë metoda të ujitjes me rendiment të

lartë, siç është ujitja me pika; • Ngjarjet ekstreme duhet të konsiderohen në përkufizimin e forcës madhore, duke marrë

parasysh ndryshimin e klimës; • Duhet të vihet në zbatim rregullorja për ‘sigurinë e digave’, duke marrë në konsideratë

ndryshimin e klimës; dhe • Problemi i ndryshimit të klimës duhet të përfshihet në kontratat afatgjata të sektorit

energjetik.

11

Page 16: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Grupi i Punës B: Prekshmëria nga klima dhe rreziqet për termocentralet dhe energjia e rinovueshme

Pjesëmarrësit e grupit të punës

Emri Organizata

Anisa Xhitoni Qendra EDEN Nevton Kodheli, Fakulteti Gjeologji-Miniera Universiteti Politeknik i Tiranës Marjola Hametaj, METE Arben Gazheli, përfaqësues Iride Acqua Gas S.p.A. Eduart Cani, Menaxher i Lartë Projekti Qendra Mjedisore Rajonale (REC), Shqipëri Ramadan Alushi, Shef i Departamentit të Energjetikës

Universiteti Politeknik i Tiranës

Ivaylo Mirchev Drejtues i seminarit të punës, WorleyParsons

Lucy Hancock Mbajtëse e procesverbalit të seminarit të punës, Banka Botërore

Magnus Gehringer Mbajtës i procesverbalit të seminarit të punës, Banka Botërore

Përmbledhje e analizës SWOT

Pikat e Forta Pikat e dobëta

Planet për diversifikimin e burimeve energjetike përmes termocentraleve dhe burimeve të rinovueshme mund të ofrojnë një siguri më të madhe të energjisë

Cilësia e të dhënave për shpejtësitë e erës, tani dhe në të ardhmen, e bën të vështirë përcaktimin e pikave optimale dhe projekteve optimale për centralet e prodhimit të energjisë me erë

Mundësitë Rreziqet

Nga ulja e mbulimit me re për shkak të ndryshimit të klimës (sidomos në verë) do të përfitojë prodhimi i energjisë me diell

Humbje të vogla të rendimentit për termocentralet për shkak të temperaturave më të larta të ajrit dhe të ujit dhe për shkak të mundësisë së pakësimit të ujit ftohës

Termocentralet nuk preken nga klima aq sa preken format e tjera të prodhimit të energjisë

Performanca mjedisore e termocentraleve që ftohen me ujë do të bjerë për shkak të marrjes dhe shkarkimit të ujit në mjedisin lokal, për shkak të pakësimit të reshjeve dhe rritjes së temperaturave

Burime të energjisë diellore dhe gjeotermike për ngrohje

12

Page 17: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Veprat ekzistuese

Nuk ka termocentrale ekzistuese apo vepra të prodhimit të energjisë së rinovueshme (me përjashtim të HEC-eve) në shfrytëzim.

Vepra të planifikuara

Janë planifikuar veprat e mëposhtme: • Një HEC i ri me naftë/gaz pranë Vlorës, 1 x 97MW, do të vihet në shfrytëzim në

qershor/korrik 2009 (Banka Botërore). • Dy HEC-e pranë Korçës po diskutohen për t’u rehabilituar. • Edhe TEC-i në juglindje të Fierit po diskutohet të rehabilitohet. • Në Lezhë, ka plane për një central të kombinuar me erë dhe biomasë, i cili mbase mund të

lidhej me rrjetin në vitin 2011, ka mundësi me kapacitet të prodhimit me erë prej 140 MW, dhe biomasë prej 240 MW, megjithëse këto shifra nuk janë të sigurta, sepse plani është ende në formë drafti.

• Në gadishullin e Karaburunit, është planifikuar një central me erë, me kapacitet 500 MW, ka mundësi edhe ky në vitin 2011.

• Energjia diellore dhe gjeotermike nuk është parashikuar për prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, janë parë si ide për t’u përdorur për ngrohje (ngrohje e ujit dhe e shtëpive).

• Janë diskutuar edhe TEC-e të tjera të reja, të cilat do të ndërtoheshin nga investitorë italianë. Shumica e prodhimit të tyre do të shkonte në Itali. Kapaciteti i diskutuar shkon nga 800MW deri në 1600MW.

Qeveria ka një politikë që favorizon burimet e rinovueshme, pjesërisht si një mjet për të diversifikuar burimet energjetike të Shqipërisë dhe për të administruar, kështu, një sërë rreziqesh, përfshirë, ndër të tjera, rreziqet e motit dhe të klimës.

Sa i takon mënyrës se si do të zhvillohet nën/sektori i burimeve të rinovueshme, Qeveria merr shumë propozime të pakërkuara për zhvillimin e tyre dhe nuk e ka parë të nevojshme, tani për tani, të ketë një strategji të ngushtë për këtë sektor; në vend të kësaj, propozimet shqyrtohen dhe miratohen, duke marrë në konsideratë kriteret mjedisore, teknike dhe ekonomike dhe kritere të tjera.

Procesi rregullator i licencimit ka ndryshuar kohët e fundit. Ligji i sektorit energjetik i ka ngarkuar Entit Rregullator Energjetik (ERRE) rolin e licencimit të objekteve të reja energjetike. Gjatë vitit që shkoi, janë përpiluar akte nënligjore që lidhen me amendamentin e vitit 2008 të ligjit për burimet e rinovueshme, i cili synon të harmonizojë praktikën e Shqipërisë me direktivat e BE-së, si edhe për të përshpejtuar dhe administruar procesin e miratimit. Procesi i ndryshuar i miratimit mbulon autorizimin e kapaciteteve prodhuese që nuk i mbulon Ligji për Koncesionet. Në bazë të akteve të reja nënligjore, vendimi i parë për licencimin merret nga Këshilli i Ministrave, duke marrë në konsideratë kriteret e përcaktuara dhe direktivat e BE-së dhe ligji në fuqi. Ky proces i ri ka të bëjë me biomasën, erën, burimet e tjera të rinovueshme dhe termocentralet. Nuk përfshin hidrocentralet e vegjël (të cilët i mbulon Ligji për Koncesionet).

Prekshmëria dhe rreziqet klimaterike

Gjeotermale: Gatishmëria e burimit bazë nuk është i rrezikuar nga ndryshimi i klimës, ndërkohë që nuk ndryshon as vendndodhja optimale e tyre. Mirëpo, performanca e objekteve është e ndjeshme nga klima: rendimenti i prodhimit të energjisë gjeotermale varet nga

13

Page 18: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

gatishmëria dhe temperatura e ujit ftohës. Për t’u bërë ballë temperaturave të rritura, teorikisht, kondensatorët e një gjeocentrali mund të zmadhohen. Megjithatë, rritjet e parashikuara të temperaturave priten të sjellin vetëm një ulje të lehtë të rendimentit, kështu që konsiderohej se nuk kishte gjasa të kishte nevojë për të rritur madhësinë e pajisjeve.

Era: Gatishmëria e këtij burimi dhe vendndodhja optimale e tij është e prekshme nga ndryshimi i klimës. U theksua se, me uljen dhe rritjen e shpejtësisë së erës, centralet me erë mund të dalin jashtë gamës optimale për të cilën janë projektuar. Domethënë, turbinat që janë tepër të mëdha për fushën e erës nuk do të lëvizin fare; turbinat që janë tepër të vogla destabilizohen nëse punojnë në fusha ere që kanë aktivitet më të madh nga ai për të cilin janë projektuar. Maksimizimi i numrit të orëve të punës varet nga parashikimi i saktë i maksimumit, minimumit dhe mesatares së shpejtësisë së erës.

Nuk doli i qartë asnjë mjet i lehtë për trajtimin e kësaj prekshmërie. Ka harta të përgatitura të burimit energjetik me erë të Shqipërisë, por ato preken nga disa çështje që lidhen me vrojtimin. Monitorimi i shpejtësisë së erës nga agjencia meteorologjike, sipas standardeve të OBM-së, bëhet në lartësinë 10 metra mbi sipërfaqen e tokës, çka nuk lidhet me erën në lartësinë e turbinave (80 metra e lart). Monitorimi i bërë nga firmat që propozojnë të marrin koncesione të centraleve me erë është afatshkurtër dhe, gjithashtu, nuk mund të masë shpejtësinë e erës në lartësinë 80 metra mbi sipërfaqen e tokës. Edhe pse modelet e motit përshkruajnë fushën e erës, grupi vërente se topografia malore e Shqipërisë përbën një arsye përse modelet me rezolucion të ulët mund të mos përcaktojnë vendndodhjet optimale dhe mund të mos e vlerësojë si duhet burimin e energjisë me erë. Në fund, parashikimet e ndryshimeve të fushës së ardhshme të erës, për shkak të ndryshimit klimaterik, konsiderohen të papërshtatshme (për shembull, në krahasim me parashikimet e temperaturave të ardhshme). Grupi në përgjithësi besonte, paçka se jo shumë, se vendndodhjet e forcës maksimale të erës nuk kanë shumë të ngjarë të ndryshojnë aq sa shpejtësia mesatare e erës, dhe se parashikimet e ndryshimit të klimës, ashtu siç janë tani, sugjerojnë se shpejtësia e erës mund të rritet në periudhën afatgjatë, duke mos rrezikuar gatishmërinë e burimit, paçka se kjo kërkon ndryshim të projekteve dhe proceseve teknike.

Diellore: Gatishmëria e këtij burimi parashikohet të rritet, në kuadër të ndryshimit të klimës. Vendndodhja e veprave nuk është e vështirë të optimizohet, tani për tani, dhe nuk pritet të bëhet e vështirë në të ardhmen. Prekshmëria kryesore nga klima nuk është madhore, por ka të bëjë me pilat e ndryshme diellore të përdorura në temperatura të ndryshme. Në parim, teknologjia optimale varet nga temperatura. Megjithatë, kjo prekshmëri nuk duket të jetë madhore. Më tej akoma, u pranua se rendimenti i paneleve diellore të përdorura për ngrohjen e ujit teknikisht është më i madh kur uji që ngrohet është relativisht i ftohtë (megjithëse, pilat fotovoltaike nuk preken nga kjo çështje). Edhe kjo çështje teknike nuk konsiderohet si prekshmëri kryesore. Pasiguria në lidhje me kthjelltësinë e qiellit në të ardhmen u theksua si një prekshmëri e mundshme, duke pasur parasysh se teknologjitë e zakonshme për prodhimin e energjisë diellore varen nga drita e drejtpërdrejtë e diellit. Megjithatë, pjesëmarrësit në takim ishin të mendimit se energjia diellore do të jetë më e gatshme për t’u përdorur në të ardhmen. Termike: Kjo teknologji e prodhimit të energjisë nuk është veçanërisht e prekshme nga klima. U shpreh shqetësimi nëse transporti, domethënë tubacionet e lëndëve djegëse, mund të preken nga ndryshimi i rreziqeve sizmike, që mund të vijë si pasojë e ndryshimeve në presionin atmosferik. Kjo do të duhet të diskutohet me një specialist sizmik. Sa i takon vendndodhjes së TEC-eve, veprat e vendosura pranë bregdetit dhe lumenjve mund të jenë të prekshme nga rritja e nivelit të detit dhe të nivelit të lartë të ujërave.

14

Page 19: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Pjesëmarrësit në takim ranë dakord se projektimi i TEC-eve dhe performance e veprave mund të jetë paksa e prekshme nga ndryshimi i klimës, duke pasur parasysh se përzgjedhja e turbinës/rendimenti i centralit varet nga qenia në dispozicion dhe temperatura e ujit ftohës. Për të administruar pasojat e temperaturave të rritura, teorikisht, ose mund të zmadhohen kondensatorët e termocentraleve ose mund të rriten flukset e ujit ftohës. Megjithatë, rritjet e parashikuara të temperaturave priten të sjellin vetëm një ulje të lehtë të rendimentit, kështu që konsiderohej se nuk kishte gjasa të kishte nevojë për të rritur madhësinë e pajisjeve. Grupi vërejti se, sa i takon performancës mjedisore të termocentraleve, ndryshimet në treguesit e erës dhe të stabilitetit atmosferik do të ndikonin në shpërhapjen e dioksidit të karbonit dhe të ndotësve, megjithëse, duke pasur parasysh dobësinë e parashikimeve se si do të jetë era në të ardhmen, ishte tepër herët për të hamendësuar nëse ndotësit do të ishin më të përqendruar apo do të shpërhapeshin më shumë. Megjithatë, kjo u konsiderua se është administruar ndjeshëm tashmë, sa i takon faktit që termocentralet bashkëkohore i eliminojnë ndotësit. U ngrit një çështje tjetër mjedisore, që lidhej me faktin se do të duhet të përdoret një vëllim më i madh uji ftohës (nga deti, lumenjtë apo ujërat nëntokësore) nëse ngrohet klima. Megjithëse shkarkimi i një vëllimi më të madh ftohësi në det nuk u konsiderua se mund të kishte rëndësi mjedisore, përdorimi i një sasie më të madhe uji mund të jetë i rëndësishëm në rastet kur përdoren ujërat nëntokësore. Biomasa: Prekshmëria nga ndryshimi i klimës i identifikuar nga grupi është që performanca e një centrali që djeg biomasë varet nga temperatura e ambientit; domethënë, rendimenti bie në mënyrë jo të konsiderueshme në një klimë më të ngrohtë. Lënda djegëse në formë biomase që po mendohet të përdoret në Shqipëri është vaji i palmës i importuar nga Argjentina dhe mendohej se nëse kjo do të gjendej më pak për shkak të ndryshimit të klimës atëherë do të mund të gjendej me lehtësi një burim alternativ.

15

Page 20: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Grupi i Punës C: Prekshmëria nga klima dhe rreziqet për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe

hidrocentralet e vegjël

Pjesëmarrësit e grupit të punës

Emri Organizata

Piro Mitrushi, Specialist në Drejtorinë e Energjive të Rinovueshme dhe Efiçencës së Energjisë

AKBN

Molnar Kolaneci, Shef i Departamentit të Hidrologjisë

Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Agim Nashi, Drejtor i Licencimit dhe Monitorimit të Tregut

ERE

Kolë Gjoni, Kryetar Shoqata e Ndërtuesve të Hidrocentraleve të Vegjël

Niklas Mattson SIDA Piro Trebicka KfW Denisa Saja, Inxhiniere mjedisore OST, KESH Zhuljeta Hoxha, Specialiste për Mjedisin OST, KESH Stuart Arch Drejtues i seminarit të punës,

WorleyParsons Antonio Lim Mbajtës i procesverbalit të seminarit të

punës, Banka Botërore Përmbledhje e analizës SWOT

Pikat e Forta Pikat e dobëta

Rrjeti i transmetimit është në gjendje të mirë

Nuk është përfunduar ende rrjeti rajonal i transmetimit, duke penguar kështu tregtimin rajonal të energjisë

Rrjeti rajonal (Ballkan/Greqi) do të ndihmojë t’i japë përgjigje çekuilibrit kërkesë-ofertë (do të përmirësojë sigurinë e energjisë)

Disa pjesë të konsiderueshme të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike kanë nevojë për rritje të standardit, sidomos ato pjesë që furnizojnë komunitetet në fshat dhe në zonat malore

Rritje e numrit të hidrocentraleve të vegjël Problem është kontrolli i zbatimit të normave dhe rregulloreve në nivel vendor

Projektimi i rrjetit të transmetimit ka marrë në konsideratë një ndryshueshmëri të madhe të temperaturave dhe të faktorëve të tjerë klimaterikë

Shpyllëzimi dhe administrimi i dobët i baseneve ujëmbledhëse kanë filluar të shkaktojnë sedimentim, duke prekur performancën e hidrocentraleve të vegjël

Mundësitë Rreziqet

16

Page 21: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Rrjeti i shpërndarjes sapo është privatizuar dhe duhet të përfitojë nga investime të reja

Hidrocentralet e vegjël kanë pësuar ulje të prodhimit gjatë 3 vjetëve të fundit për shkak të pakësimit të reshjeve—çka pritet të përkeqësohet me ndryshimin e klimës

Ndryshimet e parashikuara klimaterike do të çojnë në periudha më të shkurtra pune për projektet e hidrocentraleve të vegjël, dhe në rritje të sedimentimit

(Keq)administrimi i baseneve ujëmbledhëse dhe ndryshimi i klimës mund të çojnë në pakësim të kapacitetit të shfrytëzimit dhe në rritje të kostos për njësi për hidrocentralet e vegjël

Bora është e rëndësishme për hidrocentralet e vegjël, duke qenë se e zgjat kohën e shfrytëzimit, duke çliruar ngadalë ujin e mbledhur. Kjo do të preket nga shkrirja e shpejtë e borës për shkak të temperaturave më të larta.

Veprat ekzistuese dhe ato të planifikuara—transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike Transporti i brendshëm i energjisë elektrike Kjo kryhet përmes dy sistemeve në rrjet: • Rrjeti i shpërndarjes që punon me 110KV ose më poshtë

o Rrjeti 20KV: I ri në vitin 1994, ndërsa nënstacionet janë në gjendje të mirë. o Rrjeti 10KV / 6KV: Rrjetet e qytetit janë në gjendje të mirë. Mirëpo, komunitetet në fshat

dhe në zona malore nuk kanë furnizim të sigurt me energji për shkak të përkeqësimit të rrjetit ekzistues të shpërndarjes apo thjesht sepse disa komunitete nuk janë të lidhura me rrjetin kombëtar. Në sistem ka edhe humbje, si teknike ashtu edhe komerciale. Janë të nevojshme përmirësime të sistemit të shpërndarjes dhe të nënstacioneve. Shpresohet se CEZ (pronari i tanishëm i rrjetit, që është një shoqëri private çeke) do të investojë për t’ia rritur standardin sistemit.

• Rrjeti i transmetimit që punon mbi 220 KV (220KV dhe 400KV): Ky është në gjendje të mirë. Interkoneksioni me vendet e tjera—sistemi rajonal i transmetimit Rrjeti ekzistues i transmetimit nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të mundësuar këmbimin e plotë rajonal me fqinjët e Shqipërisë, tani për tani. Më poshtë përshkruhen lidhjet e tanishme dhe të propozuara: • Ekziston një linjë transmetimi me një kah, që lidh Shqipërinë (Elbasan) me Greqinë

(Kardhia).

17

Page 22: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

• Brenda vitit 2012 do të përfundojë një linjë e re transmetimi nga Greqia, nëpër Shqipëri (Elbasan-Tirana) për në Mal të Zi (Podgoricë).

• Ndërtimi i një linje të re transmetimi, që lidh Shqipërinë (Tiranë) me Prishtinën (Kosovë) pritet të përfundojë brenda vitit 2015.

• Po zhvillohen diskutime në lidhje me ndërtimin e një rrjeti të ri transmetimi në jug të Shqipërisë, i cili do të lidhë Shqipërinë dhe Maqedoninë (financimi nuk është siguruar ende)—pritet të përfundojë jo më herët se 2015-2016.

• Janë planifikuar 2 lidhje të mundshme DC (nëndetare) me Italinë, për eksportimin e energjisë së gjelbër (të prodhuar me anë të erës)—priten të përfundojnë jo më herët se rreth 2017-2018.

• Është planifikuar një linjë e re transmetimi nga Shqipëria në Itali (financimi nuk është siguruar ende).

Prekshmëria dhe rreziqet nga klima—transmetimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike 1. Projektimi dhe performanca e veprave—sistemi i transmetimit: Shumica e linjave të

transmetimit janë ose të reja ose u është ngritur standardi, me përjashtim të linjës së vjetër me një kah të transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për projektet teknike janë zbatuar standardet e BE-së. Era, temperatura dhe reshjet janë të rëndësishme për projektimin. Specifikimet teknike të rrjetit të transmetimit janë projektuar të jenë të qëndrueshme edhe në rast të ndryshimit të madh të temperaturave dhe kushteve të tjera klimaterike. Duke pasur parasysh kushtet e ardhshme klimaterike të parashikuara për Shqipërinë, ERRE dhe operatori i sistemit të transmetimit (OST) nuk parashikonin probleme me rrjetet ekzistuese të transmetimit.

2. Projektimi dhe performanca e veprave—sistemi i shpërndarjes: Gjatë reshjeve të shumta në dimër, bora dhe akulli mund t’i këpusin linjat e shpërndarjes. Për shkak të kushteve të vështira të rrugëve, grupet e riparimit kanë vështirësi në riparimin e rrjeteve të dëmtuara. Mirëmbajtja e rrjetit të shpërndarjes u është kaluar autoriteteve vendore. Në shumicën e rasteve, këto autoritete mund të mos i kenë burimet dhe njohuritë prej eksperti për ta riparuar dëmin me shpejtësi. Privatizimi i sistemit të shpërndarjes pritet të rrisë investimet dhe përmirësimet e rrjetit të energjisë, duke kontribuar, kështu, në stabilitetin e tij.

3. Ecuria e operacioneve: Lidhet me pikat 1 dhe 2, më lart. Ka norma të standardizuara. Tarifat e qëndrueshme e ulin pasigurinë dhe ofrojnë stimujt e nevojshëm për të përmirësuar ecurinë operative. ERRE ka mandatin për të siguruar stabilitetin afatgjatë të sektorit energjetik.

4. Planifikimi për emergjencat dhe vijueshmëria e aktivitetit tregtar: Grupi nuk parashikoi ndonjë prekshmëri të lidhur me ndryshimin e klimës; përdoren burimet vendore, të cilat mund të përgjigjen.

5. Ecuria sociale: Bora dhe akulli mund t’i shkëpusin komunitetet në fshat dhe në zonat malore. 6. Sezonaliteti i kërkesës për energji dhe çekuilibri ofertë-kërkesë:

• Ndryshueshmëri / luhatje afatgjatë, • Rregullimet e çmimeve/tarifave—ERRE e përdor strukturën tarifore për të drejtpeshuar

ofertën dhe kërkesën në sektorin energjetik. Veprat ekzistuese dhe të planifikuara—hidrocentralet e vegjël

18

Page 23: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

• HEC-et e vegjël tani përkufizohen në ligjin shqiptar si 0-1MW dhe 1-15MW, në përputhje me

normat e BE-së. • Edhe pse ka 84 HEC-e të vegjël, tani për tani janë në shfrytëzim vetëm rreth 20 HEC-e (në

pronësi private), të gjithë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes. • HEC-et ekzistues të vegjël kanë nevojë për rehabilitim. • 50 koncesione të reja për HEC-e të vegjël janë miratuar nga qeveria. • HEC-et e vegjël, në përgjithësi, janë të ndërtuar për t’u shërbyer komuniteteve lokale dhe

edhe madhësinë e kanë të përshtatur me këtë qëllim, jo sepse janë në vendndodhjen më të mirë të mundshme apo se madhësia e tyre është më optimalja për prurjet ujore.

Prekshmëria dhe rreziqet klimaterike—hidrocentralet e vegjël 1. Pasja në dispozicion e burimeve natyrore: Performanca e HEC-eve të vegjël është e lidhur

me intensitetin dhe kohëzgjatjen e reshjeve, sepse nuk kanë rezervuare. Kohët e fundit, Shqipëria ka pasur 3 vjet thatësirë (2005, 2006, 2007), vite në të cilat muajt e vënies në shfrytëzim janë përgjysmuar—veprat dikur viheshin në shfrytëzim 8 muaj në vit; gjatë këtyre viteve të fundit, disa prej tyre janë vënë në shfrytëzim vetëm 4 muaj në vit. Mendohej se kjo mund të ketë lidhje me pakësimin e reshjeve të borës.

2. Besueshmëria e transportit dhe zinxhirit të furnizimit: Bora dhe akulli në male, ndonjëherë, prek mundësinë e shfrytëzimit.

3. Vendndodhja dhe kushtet e terrenit: Në përgjithësi, grupi mendonte se vendndodhja e veprave dhe kushtet e terrenit nuk prekeshin nga ndryshimi i klimës, edhe pse nuk u trajtuan gërryerja e shtratit të lumenjve dhe përmbytjet në kushtet e ndryshimit të klimës (që mund të ishin të rëndësishme).

4. Projektimi dhe performanca e veprave: Kjo mund të preket nga ndryshimet e intensitetit dhe kohëzgjatjes së reshjeve. Ka edhe kërkesa për prurjen minimale të lumenjve, për të mbrojtur ekologjinë. Për projektet teknike të veprave të HEC-eve të vegjël janë përdorur parametra historik të projektimit, të mbështetur në kërkesat e komuniteteve lokale, dhe jo në projektet optimale për lumenj të veçantë. Ndryshimi i klimës, së bashku me shpyllëzimin dhe administrimin e dobët të baseneve ujore, pritet të sjellë rritje të rreziqeve të sedimentimit. Pronarët e HEC-eve të vegjël po mendojnë dy strategji të mundshme për përshtatjen: (i) zhvillimi i kapaciteteve të mbajtjes së ujit, për të mundësuar periudha më të gjata shfrytëzimi, (ii) gjetja e mënyrave më efiçente për të prodhuar energji për pakësimin e pritur të furnizimit me ujë, të shkaktuar nga ndryshimi i klimës.

5. Ecuria e operacioneve: Kjo është e lidhur me pikën 4, më lart. HEC-et kanë nevojë për investime për të rritur kapacitetin dhe për t’u rritur standardin veprave, për të nxjerrë maksimumin nga periudhat e shkurtuara të shfrytëzimit, apo për të mundësuar prodhimin e energjisë edhe në periudhat më të thata.

6. Ecuria mjedisore: Ka kërkesa ligjore për prurjet minimale për të mbrojtur peshqit e lumenjve, kështu që nëse pakësohen prurjet, për shkak të ndryshimit të klimës, kjo mund të prekë prurjet që mund të shfrytëzojnë HEC-et e vegjël. Disa pjesëmarrës sugjeruan se HEC-et e vegjël mund të ndihmojnë në pakësimin e erozionit të dherave dhe të rritjes së sedimentimit në HEC-et e mëdhenj që ndodhen në segmentet e poshtme lumore.

7. Ecuria sociale: Shiu dhe bora i shkëpusin komunitetet në fshat (në veri dhe në verilindje të Shqipërisë), në zonat malore.

19

Page 24: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

8. Sezonaliteti i kërkesës për energji dhe çekuilibri ofertë-kërkesë: Bora është e rëndësishme për hidrocentralet e vegjël, duke qenë se e zgjat kohën e shfrytëzimit, duke çliruar ngadalë ujin e mbledhur. Gjatë verës bie kërkesa për energji dhe kapaciteti i HEC-eve të vegjël.

20

Page 25: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Grupi i Punës D: Prekshmëria nga klima dhe rreziqet për furnizimin dhe transmetimin/transportimin e lëndëve

djegëse nëntokësore

Pjesëmarrësit e grupit të punës

Emri Organizata

Martin Graystone, Drejtor i Shërbimeve të Projekteve

Bankers Petroleum

Leonidha Çobo, Drejtor i Prodhimit Bankers Petroleum Ilia Gjermani, Specialist pranë Sektorit të Politikave Parësore, Drejtoria e Politikave Industriale

METE

Qerim Ismeni, inxhinier metalurgjik, Kryetar

Sindikata e Industrisë Kimike dhe Metalurgjike

Merita Mansaku-Meksi, kryetare Qendra EDEN Richenda Connell Drejtuese e seminarit të punës, Acclimatise Jane Ebinger Mbajtëse e procesverbalit të seminarit të

punës, Banka Botërore Përmbledhje e analizës SWOT

Pikat e Forta Pikat e dobëta

Në përgjithësi, veprat e prodhimit të naftës nuk janë shumë të prekshme nga rreziqet klimaterike—me përjashtim të tokës së kontaminuar

Porti i Vlorës ka një strukturë gjeologjike transgresive, ndërsa në Fier bregu është gërryer me rreth 200 metra gjatë 20 vjetëve të fundit

Është trashëguar ndotje në tokë në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe rreth minierave të qymyrgurit (ekzistuese dhe të mbyllura)

Mundësitë Rreziqet

Një efekt paksa pozitiv i rritjes së temperaturave mbi profilin e kostove në veprat e prodhimit të naftës

Rritja e nivelit të detit mund të çojë në rritje të erozionit bregdetar, mbase duke prekur edhe veprat portuale

Ndryshimi i kushteve të tokës për shkak të ndryshimit të klimës mund të rrisë përqendrimet e ndotësve të dherave që hyjnë në rrjedhat ujore në Patos-Marinzë

Tubacionet me trysni të ulët të gazit janë dëmtuar për shkak të rrëshqitjes së tokës pas reshjeve të dendura dhe ndryshimi i

21

Page 26: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

klimës mund t’i rrisë rreziqet Reshjet e dendura në miniera mund të

shkaktojnë ndotje dhe humbje të produkteve të qymyrgurit që magazinohen jashtë

22

Page 27: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Veprat ekzistuese dhe të planifikuara Prodhimi i naftës Prodhuesit kryesor të naftës janë “Bankers Petroleum” dhe “Albpetrol”. “Bankers Petroleum” prodhon, tani për tani, rreth 600 ton në vit (rreth 75% të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë) dhe afërsisht një e dyta e këtij prodhimi shkon për eksport. Pjesa tjetër prodhohet, kryesisht, nga “Albpetrol”. Çmimi i tanishëm i naftës ndikohet nga investimi i bërë nga “Bankers Petroleum” dhe investimet që janë në zbatim e sipër përqendrohen në mirëmbajtjen e objekteve ekzistuese. “Bankers Petroleum” ka marrë kohët e fundit një kredi për zhvillim nga KFN/BERZH, që aktivizohet në bazë të treguesit 55 US$ për fuçi, të përqendruar në riaktivizimin e puseve ekzistues, puset e reja vertikale dhe horizontale dhe rritjen e rikuperimit të naftës (duke përdorur teknikat e përmbytjes dhe ato termike). Kjo do të mundësonte rritjen e prodhimit nga niveli i tanishëm prej 6.200 fuçi në ditë në 15.000 fuçi në ditë gjatë 3-4 viteve të fundit (një çmuarje me rezerva). Ka të ngjarë që, me zgjerimin e aktivitetit të “Bankers Petroleum”, të zvogëlohet aktiviteti i “Albpetrol”. Aktorët e tjerë janë: • “Stream Oil and Gas” - 4 licenca fushe për eksplorim në tokë • “DMW” - 2 licenca për eksplorim në det • “Londing” – eksplorim në det, 1 bllok • “Sherwood” – sipërmarrje e përbashkët me “Albpetrol” dhe “Bankers Petroleum” për

operacionet. Rafineritë (ARMO 85% e privatizuar nga konsorciumi ndërkombëtar AMRA) Ka dy rafineri, në proces privatizimi, me idenë për rritjen e investimeve dhe rinovimin e objekteve: • Rafineria kryesore është në Ballsh (1 milion fuçi në vit, solar, naftë e gradës së ulët (8 API)

dhe bitum), • Fier – prodhim i ndryshueshëm dhe më i pakët, rreh gjysmë milion fuçi në vit. Naftësjellësit dhe gazsjellësit dhe interkoneksionet • Nuk ka lidhje me naftësjellës dhe gazsjellës me tregjet rajonale. • Disa propozime në lidhje me Unazën e Gazit të Ballkanit. • Propozimi më i avancuar është ai i naftësjellësit Trans-Adriatik. • Propozimi zviceran AGL është në prag të fillimit të negociatave. • Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar për naftë/gazsjellësin Jon-Adriatik me Malin e

Zi dhe Kroacinë. • AMBO, një propozim nga amerikanët, ka nënshkruar konventën me Shqipërinë, Maqedoninë

dhe Bullgarinë, që garanton të drejtat për ndërtimin. Kjo vepër e re duhet të përmbushë standardet e BE-së.

• “ADC Power” ka propozuar një terminal për LNG në rajonin e Fierit. Qymyrguri

23

Page 28: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

• Në sektorin e qymyrgurit në Shqipëri punojnë rreth 200 vetë. • Qendra e mëparshme kryesore e shfrytëzimit, deri në vitin 1990, ka qenë Tirana (3.500-

4.000 kcal në rezerva). Uzina e pasurimit të qymyrgurit dikur ka qenë rreth 6 km jashtë Tiranës. Ajo është mbyllur dhe është përmbytur; domethënë, nuk është më në shfrytëzim.

• Memaliaj është miniera më e vjetër e qymyrgurit dhe ajo që nxjerr produktin me cilësi më të lartë (5.500 kcal) punon me 10% të kapacitet të vet dhe produkti i saj përdoret kryesisht si lëndë djegëse për procese ndërtimi.

• Miniera në Mborje-Drenovë punon me kapacitet të ulët, nxjerr qymyrgur të cilësisë së mirë por ka rezerva të vogla. Nuk ka investitorë për të rinisur shfrytëzimin në shkallë të madhe. Përdoret kryesisht për ngrohje qendrore.

Kuadri ligjor • Shqipëria është pjesë e Traktatit të Energjisë të BE-së dhe është angazhuar për ta

harmonizuar sektorin e naftës dhe gazit me standardet e BE-së brenda vitit 2012. • Sapo është miratuar ligji i ri për gazin, që mbulon furnizimin, rrjetet dhe shpërndarjen, duke

kërkuar edhe përputhjen me Direktivat e BE-së. Prekshmëria dhe rreziqet klimaterike Prodhimi i naftës

Pasja e energjisë në dispozicion: • “Bankers Petroleum” nuk e merr furnizimin me energji nga rrjeti (KESH), për shkak të

problemeve me stabilitetin; në vend të kësaj, importon naftë dhe propan (GLN). Ana negative e kësaj janë kostot e larta dhe gjurma e lartë e lëshimit të gazrave serrë.

Temperaturat e larta: • Veprat e prodhimit të naftës qysh tani u nënshtrohen temperaturave rreth 45-50oC deri

në një javë gjatë verës. “Bankers” nuk ka pasur ndonjë efekt negativ të drejtpërdrejtë në aktivitetin e vet.

• Ka një efekt lehtësisht pozitiv të temperaturave të larta, sa i takon kostos, që vjen nga zvogëlimi i nevojës për ta ngrohur naftën, për ta mbajtur temperaturën e cisternave në 80-90 oC, dhe nga lehtësimi i pastrimit të ndotjes (10 API naftë në tokën e kontaminuar).

• Temperaturat e ulëta në dimër mund të bëjnë që GLN të ngrijë, çka i rrit kostot, sepse digjet propani dhe jo butani.

Veprat e importim-eksportimit, rritja e nivelit të detit dhe gërryerja e bregdetit: • Porti i Vlorës është një port i mbrojtur nga natyra, i cili përdoret nga “Bankers

Petroleum” për të importuar GLN dhe për të eksportuar naftën bruto. “Bankers Petroleum” ka një kontratë 25-vjeçare me “Petroliferia” për të përdorur Portin e Vlorës.

• Tani për tani, ka rreth 20-30 ditë në vit, kur anijet hasin në vonesa për të hyrë në Portin e Vlorës. Në përgjithësi, “Bankers” e merr këtë në konsideratë në planet e veta dhe kjo nuk ka ndikuar në aktivitetet e saj të shfrytëzimit gjatë 4-5 viteve të fundit. Moti ekstrem mund ta vonojë arritjen e anijeve me 1-2 ditë.

24

Page 29: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

• Porti i ri i Vlorës (me kanale më të gjera), i cili do të hapet këtë verë, do ta zvogëlojë këtë problem dhe do të hapë mundësi të reja në treg, për shkak të cisternave të magazinimit në port (aktualisht madhësia e parcelës së truallit është e kufizuar, ndërsa dritarja e mundësisë për ta kaluar produktin në port me rrugë tokësore është 72-96 orë).

• Nuk është e qartë nëse projekti teknik i portit të ri i merr apo jo në konsideratë parashikimet e rritjes së nivelit të detit, por dihet se Porti i Vlorës ka një strukturë gjeologjike transgresive. Zonat veriore kanë një strukturë regresive, me zona gjeologjike rënëse dhe aktive. Toka në veri të vijës ndarëse Vlorë-Elbasan-Dibër është në rënia, ndërsa toka në jug të kësaj vije ndarëse është në rritje.

• Porto-Romano në Durrës është një pikë tjetër transportimi, që përdoret për importimin e nënprodukteve (gazoil dhe benzen). Në Fier bregu është gërryer me rreth 200 metra gjatë 20 vjetëve të fundit, duke prekur edhe Porto-Romanon. Një port i tretë, edhe ky në Durrës, është Shëngjini.

Ndryshimi i kushteve të tokës—thatësira e ndjekur nga reshjet e dendura: • Ka një ndotje të konsiderueshme të trashëguar nga toka e kontaminuar. Ndotjen e çojnë

kanalet e kullimit në Lumin e Gjanicës, i cili është tejet i kontaminuar nga veprimtaritë e shfrytëzimit të naftës.

• Kjo është përgjegjësia e shtetit, por ka mungesë fondesh për pastrimin e tokës së shtetit.

• “Bankers Petroleum” është duke pastruar në mënyrë aktive tokën në zonën e vet. • Ky është një problem i vazhdueshëm afatgjatë dhe Patos-Marinza është identifikuar si

njëra prej pesë pikave më të nxehta mjedisore në Evropë. • Në kuadër të kredisë që “Bankers Petroleum” ka me KFN/BERZH-in, po ngrihet një

komitet drejtues, i cili do të merret me drejtimin e përgjithshëm mjedisor, përfshirë edhe tokën e kontaminuar. Në këtë komitet përfshihen “Bankers”, AKBN, “Albpetrol”, METE, MMPAU.

• U pranua që ndryshimi i klimës mund të çojë në një rrezik më të rritur kontaminimi për shkak të dherave që hyjnë në vijat ujore, si pasojë e kushteve të tokës, ku një rrezik i veçantë janë thatësira e shoqëruara nga reshje të forta. Megjithatë, mendohej se nuk kishte gjasa që kjo do ta ndryshonte kuadrin kohor për pastrimin.

Rafineritë

Pasja e ujit në dispozicion: • Ka një përdorim të madh (dhe të tepërt) të ujit të pijshëm nga rafineria e Ballshit, për

prodhimin e avullit, nga rrjeti kryesor i qytetit të Ballshit. Në të ardhmen, nëse sigurohen investime, do të rifillojë punë termocentrali i Ballshit, i cili do ta furnizojë rafinerinë me avull dhe energji elektrike.

• Rafineria e Fierit e merr ujin nga një përrua që në të ardhmen do të furnizojë edhe termocentralin.

Pasja e energjisë në dispozicion: • Rafineria e Ballshit mbështetet në rrjetin kombëtar. Kur ka ndërprerje të energjisë

elektrike, vlerësohet se rafineria ka një humbje prej 10 milion lekë (100 mijë US$). Megjithatë, rasti i fundit kur ka ndodhur mendohej se ishte në vitin 1961.

• Planet janë që rafineria të lidhet me rrjetin ndërkombëtar në të ardhmen.

25

Page 30: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

• Kostoja ekonomike e ndërprerjeve të energjisë nuk ka lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes (domethënë, me koston oportune), por me koston e rivendosjes në punë të rafinerisë. Kjo kërkon riciklimin e produkteve në proces dhe rivënien në punë të procesit termik. Këto efekte janë të pandjeshme nëse energjia ndërpritet për më pak se një orë.

Tubacionet gazsjellëse • Tubacioni ekzistues gazsjellës me trysni të ulët ka një dimension të vogël dhe nuk

konsiderohej se rrezikohej shumë nga rënia, ngritja apo rrëshqitja e tokës. • Megjithatë, ka pasur raste të izoluara kur tubacioni ka pasur rrjedhje / dëmtime, për shkak

të rrëshqitjes së tokës në lugina, pas stuhive apo reshjeve të forta. • Mbase, më të ndjeshme për tubacionet janë rreziqet sociale dhe politike—sabotazhi. Qymyrguri • Shqetësimi kryesor janë reshjet e forta, sepse të gjitha mineralet magazinohen në ambiente

të hapura dhe disa prej tyre nuk magazinohen në terren të sheshtë, çka shkakton problemin e ndotësve (bakri, plumbi, etj.) të cilët kalojnë në mjedis nëpërmjet ujërave të reshjeve.

• Kjo ka ndikim edhe në anën ekonomike, sepse ka humbje në minerale për shkak të ujërave të rrëmbyeshme.

• Në uzinat industriale magazinohen me mijëra ton minerale dhe koks. • Lëndët mbeturina magazinohen në impiantet e pasurimit pranë minierave dhe përmbajnë

përqindje të larta mineralesh. Çarja e digave për shkak të shirave të fuqishme mund t’i çojnë ndotësit në ujin e lumenjve. Kjo ka ndodhur në të shkuarën.

26

Page 31: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Aneksi A Programi i seminarit

Ora Aktiviteti Kush

8.00 – 9.00 Regjistrimi, kafe dhe pije freskuese

9.00 – 9.05 Mirëseardhja Camille Nuamah, Banka Botërore

9.05 – 9.15 Prezantimi dhe objektivat e seminarit Dr. Suzana Guxholli, Këshilli i Ministrave

9.15 – 9.20 Fjalimi i hapjes Prof. Dr. Lufter Xhuveli,

Minister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave

9.20 – 10.45 Sesioni Plenar

9.20 – 9.40 Përmbledhje: • Vështrim i përgjithshëm mbi projektin e

Bankës Botërore • Qëllimet e seminarit të sotëm • Vështrim i përgjithshëm mbi ndryshimet

klimatike • Marrja e vendimeve përballë rreziqeve

klimatike dhe pasigurive

Dr Richenda Connell, Acclimatise

9.40 – 10.00 Përmbledhje: • Ndryshueshmëria dhe tendencat e vëzhguara

të klimës në Shqipëri • Projeksionet e ndryshimeve klimatike për

Shqipërinë

Dr. Eglantina Bruci, UNDP

10.00 – 10.20 Përmbledhje: • Konceptimi aktual mbi impaktin e

ndryshimeve klimatike në sektorin elektroenergjitik shqiptar (impakti mbi nevojat dhe furnizimin)

Dr. Besim Islami, Konsulent i Fushës së Energjisë

10.20 – 10.45 Sesion pyetjesh & përgjigjesh Të gjithë

10.45 – 11.15 Pushim kafeje dhe fotografi e seminarit

27

Page 32: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Ora Aktiviteti Kush

11.15 – 13.00 Sesioni 1 i Seminarit

11.15 – 11.25 • Struktura e grupeve të punës r. Richenda • Pyetjet për diskutim

DConnell

11.25 – 11.45 tare të energjisë kundrejt opelka, • Harta e aseteve shqiprreziqeve klimatike

Andrew PWorleyParsons

11.45 – 12.00 Pjesëm omat e grupeve të punës arrësit kalojnë në dh

12.00 – 12.30 Grupet e punës diskutojnë strategjitë dhe objektivat e përgjithshme për sektorin shqiptar të energjisë:

• Gjenerimi i energjisë nga hidrocentralet Format e tjera të gjenerimit të energjisë: • termocentralet & energjitë e rinovueshme(diellore, e erës, etj) Transmetimi i elektricitetit Furnizimi me karbura

• l dhe

ë Gjithë

• nt fositransmetimi/transportimi

T

12.30 – 13.00 Grup t mëritë klimatike, ndjeshmëritë dhe pragjet e efektshmërisë kritike të

mbi r të energjisë?

Të Gjithë e e punës diskutojnë cënuesh

aseteve ekzistuese dhe atyre të planifikuara të sektorit të energjisë :

• Si ndikojnë aktualisht kushtet klimatike sektorin shqipta

• Cilat janë efektet e ndryshueshmërisë aktualetë klimës?

13.00 – 14.00 Dreka

14.00 – 15.30 Sesioni 2 i Seminarit Të Gjithë

14.00 – 15.00 Grupet e punës diskutoklimatik:

jnë rreziqet e ndryshimit

i ktshmërinë e aseteve të sektorit të

• hin më ë më të ashpra, cili do të ishte

• aren e klimatike?

klimatik?

• Si mund të ndikojë ndryshimi klimatik mbefeenergjisë? Nëse ngjarjet ekstreme klimatike ndodshpesh /janndikimi? Cilat janë efektet e ndryshimeve në mesate kushtev

• A mund të kapërcehen pragjet kritike si rrjedhojë e ndryshimit

15.00 – 15.30 Gru t re që Të Gjithë pe e punës bien dakord mbi rreziqet priorita

28

Page 33: Large and small HPP generation including the impact on ...siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Shqip_WB_Albani… · Qerim Ismeni Kryetar Sindikata e Industrisë Kimike

Ora Aktiviteti Kush

janë të lidhura me klimën

15.30 – 16.00 Pushim kafeje

16.00 – 17.00 Sesion plenar

16.00 – 16.45 • Raportime të shkurtra nga grupet e punës i përfundimtar plenar

ë Gjithë • Diskutim

T

16.45 – 17.00 Hap sem a

er, Banka Botërore

at e mëtejshëm, falenderimet dhe mbyllja e in rit .

Jane Ebing

29