kryeministri thaçi dhe ministri buja përuruan shkollën në...

28
Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në Shtime Roli i nxënësve në mjedisin natyror Shqipja standarde dhe realiteti ynë gjuhësor Revistë e përmuajshme, Nr. 27, Viti III, Nëntor 2014

Upload: others

Post on 14-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ShtimeRoli i nxënësve në mjedisin natyrorShqipja standarde dhe realiteti ynë gjuhësor

Revistë e përmuajshme, Nr. 27, Viti III, Nëntor 2014

Page 2: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

344566

Mësimdhënësi krijues

Mësuesi dhe mësimdhënia

Arsimi nëpër botë

Reportazh

Letra e Abraham Lincoln drejtuar mësuesit të djalit të tij më 1830Shqipja standarde dhe realiteti ynë gjuhësor Relacionet e letërsisë shqipe me letërsinë botëroreVlerësimi objektiv - instrument për matjen e kompetencave të të nxënit

...............................................................................................................................................

..............................................................................................................................

78

1012

Shkollat gjithëpërfshirëse - vend ku të gjithë ndjehen të pranuar............................................ 14

Dritare zemrePortën lëre hapurJam betuar në diell

............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................

“Shkolla e çuditshme”...................................................................................................................... 26

252525

Mësuesi dhe mësimdhëniaRoli i nxënësve në mjedisin natyrorSOS Familja e lumtur - fëmijët të suksesshëmKlasa para�llore: me apo pa detyra shtëpie!Mësimi përmes teatritUdhëzim administrativ i (masht) Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta

............................................................................................................................................................................................

....................................................................................................................................................................................................................

......................................................................................................................................

16182022

24

Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në Shtime Përurohet objekti i renovuar i shkollës “Musa Hoti”...dhe objekti i Shkollës së Mesme në Shirokë të SuharekësMinistri Buja pati takime me bordet e universiteteve publikeMinistri Buja priti shefin e Këshillit të Evropës në KosovëMinistri Buja takon përfaqësuesit e SBAShK-ut

MAShT gjatë muajit.......................................

.........................................................................................................................

.........................................................................................................

..........................................................................

Përmbajtja

2

EditorialGjuha shqipe obligim i të

gjithë mësimdhënësveSistemi ynë i arsimit synon të formojë nxënës që të jenë të aftë të jetojnë dhe të kontribuojnë aktivisht në shoqërinë demokratike, të zotë të përballen e të përshtaten në një botë të larmishme e në ndryshim të pandërprerë në të gjitha fushat e jetës, dijes dhe punës. Komunikimi në gjuhën amtare është një nga kompetencat themelore me të cilat pajiset nxënësi në arsimin parauniversitar.

Qëllimi dhe synimet e mësimit të gjuhës shqipe janë të përcaktuara në çdo program të lëndës mësimore. Për shumë vite kanë vazhduar diskutime për përcaktimin saktë dhe të qartë të përmbajtjes dhe të qëllimit që duhet të realizojë lënda e gjuhës shqipe në shkollë.

Në shekullin të kaluar gjejmë llesat e mirëllta për mësimin e gjuhës shqipe në mënyrë të programuar, ndryshe nga më parë, kur shkolla dhe mësuesit mbështeteshin në mësimin spontan e ilegal, individual e në grupe. Karakteristikë e programeve të para mësimore të gjuhës amtare ishte theksi që vihej në edukimin e nxënësve me dashuri për gjuhën, në ushtrimin e tyre për të folur e shkruar drejt, në kapërcimin e gabimeve dialektore, etj.: “Detyra e mësuesit të gjuhës shqipe është t'u ushqejë nxënësve dashuri për gjuhën... t'u jepet më shumë rëndësi mësimeve të gjuhës sesa gramatikës. ”Pak vite më vonë synohej që: “Të aftësohen nxënësit që të kuptojnë qartë mendimet e të tjerëve dhe të tregojnë mendimet e veta drejt e qartë... Me anën e ushtrimeve të gjuhës të mësohen nxënësit që të asin e të shkruajnë drejt gjuhën.”Nga fundi viti 1941, çështja shtrohej në nevojën që “Mësimi i gjuhës shqipe duhet t'u sigurojë nxënësve shijen për gjuhën dhe ndjenja të bukura e të pëlqyeshme dhe t'i nxitë ata që të mendojnë drejt e arsyeshëm... Të stërviten nxënësit me gjuhën e përbashkët duke ndrequr gabimet dialektore”. Tradita e krijuar dhe mbështetja në përvoja të vendeve të tjera i kishin lënë më shumë vend gramatikës sesa harmonizimit të raporteve ndërmjet gjithë disiplinave të gjuhës. Në programe të gjuhës shqipe në Kosovë, mësimi i gjuhës amtare në shkollë, si lëndë me karakter kombëtar, ka për synim krijimin e vetëdijes mbi rëndësinë e gjuhës dhe përvetësimin e saj të përshkallëzuar. Në këtë funksion është konceptuar dhe programi i kësaj lënde, është organizuar në kuadër të kategorive: të dëgjuarit dhe të folurit; të lexuarit; të shkruarit dhe të nënkategorive: kulturë e të dëgjuarit dhe të folurit, kulturë e të lexuarit dhe kulturë e të shkruarit; tekste letrare dhe joletrare si dhe njohuri gjuhësore” dhe, më tej përmes mësimit të gjuhës shqipe nxënësi: të përvetësojë dhe të zgjerojë mënyrat e komunikimit; të përvetësojë dhe të thellojë njohurit themelore gjuhësore dhe të kuptojë dhe të dallojë tekstet letrare dhe joletrare.”Korniza Kurrikulare e arsimit bazë, sa i përket kompetencës gjuhësore ka qëllim të demonstrojnë kompetencat gjuhësore dhe letrare, për të marrë pjesë efektivisht dhe në mënyrë të efektshme në jetën e përditshme; të zbatojnë njohuritë dhe strategjitë e të lexuarit për t'u bërë përdorues të pavarur dhe aktivë të gjuhës gjatë gjithë jetës; të çmojnë letërsinë kombëtare e botërore, duke respektuar e mbrojtur identitetin kombëtar dhe duke vlerësuar larminë kulturore, nëpërmjet studimit të veprave të shkrimtarëve, përfaqësues të periudhave të ndryshme të letërsisë shqiptare dhe të huaj.Andaj,t'i kushtojmë më shumë kujdes gjuhës. Kjo është detyrë e të gjithë mësimdhënësve dhe jo vetëm atyre të gjuhës shqipe, por edhe e gjithë shoqërisë.

Page 3: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, me rastin e 1 shtatorit, llimit të vitit të ri shkollor, p ë r u r u a n S h k o l l ë n e M e s m e Profesionale në Shtime.

Kryeministri Thaçi, me këtë rast, theksoi se investimi në edukim do të vazhdojë të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

"Duke investuar në edukim, investojmë në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, investojmë në rininë evropiane të Kosovës dhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të v e n d i t t o n ë , " ë s h t ë s h p r e h u r kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi, po ashtu, ka shprehur zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit në krijimin e një infrastrukture moderne shkollore, zbatimin e reformave në arsim dhe në rritjen e mirëqenies sociale të mësimdhënësve, në gjithë Republikën e Kosovës.

"Edukimi edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet një nga çështjet kryesore që ne do të vazhdojmë të fokusohemi. Ndihem mirë dhe shumë krenar që sot edukimi në Kosovë ka tejkaluar si standard disa vende të rajonit, por qëllimi dhe synimi ynë ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet arritja e standardit evropian", theksoi kryeministri Thaçi.

Ministri i Arsimit, z.Ramë Buja, tha se k y o b j e k t k r i j o n k u s h t e p ë r mësimdhënësit dhe nxënësit për të ngritur edhe më tutje cilësinë në arsim.Ministri Buja theksoi se ky investim i cili kap vlerën afro 2 milionë euro është investim mëse i nevojshëm për krijimin e kushteve të përshtatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Duke uruar një vit të suksesshëm shkollor, ministri Buja foli edhe për

shpërndarjen e librave, si një nga dhuratat më të çmuara për nxënësit dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Arsimit, në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe kushteve për mësim.

Ndërkohë, gjatë kësaj dite, ministri Buja ndau tekstet e Abetares për nxënësit e klasës së parë, në shkollën llore "Emin Duraku" në Prishtinë."Sot u shpërndajmë abetaret një armate të tërë prej 27 mijë fëmijësh që llojnë ditën e parë të shkollës, të cilëve ju

dëshiroj shumë suksese", tha ministri Buja.Duke folur për reformat në arsim, ministri Buja tha se vitin e kaluar është pilotuar Kurrikula e Re në 10 shkolla, ndërsa sivjet do të jenë edhe shumë shkolla të tjera pilotuese.Ndryshe, këtë vit shkollor vijojnë mësimet mbi 480 mijë nxënës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, ndërsa rreth 27 mijë prej tyre për herë të parë do të ulen në bankat shkollore.

MAShT gjatë muajit

Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në Shtime

3

Page 4: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të objektit të renovuar të shkollës "Musa Hoti" në Mitrovicë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj.Tracey Ann Jacobson.Ministri Buja me këtë rast ka theksuar se Qeveria amerikane përmes Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë kanë qenë investitorët e këtij projekti kapital n ë f u s h ë n e i n f r a s t r u k t u r ë s .

Ministri Buja tha se qëllimi i këtyre projekteve është përmirësimi dhe ofrimi i kushteve më të mira në ndërtesat shkollore dhe ngritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.Ministri Buja ka vlerësuar lartë ndihmën e Qeverisë amerikane në fushën e arsimit, ndërkaq ka porositur nxënësit që të mësojnë dhe ta nderojnë emrin e heroit Musa Hoti.

Ndërsa, ambasadorja Jakobson tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm në fushën e arsimit dhe kap vlerën prej 530 mijë dollarë.Jakobson tha se arsimi është e ardhmja e një vendi, andaj Qeveria amerikane

gjithnjë ka qenë e gatshme në ofrimin e bashkëpunimit, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

MAShT gjatë muajit

Përurohet objekti i renovuar i shkollës “Musa Hoti”

4Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka p ë r u r u a r s h k o l l ë n e m e s m e p r o f e s i o n a l e n ë S h i r o k ë t ë Suharekës, e cila është investim i MAShT.Ministri Buja, me këtë rast, theksoi rëndësinë e ambientit të mirë shkollor. "Objektet e reja shkollore ndikojnë pozitivisht në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe këtu mund të asim edhe për cilësinë e avancuar", tha ministri Buja.Përveç ndërtimit të shkollave të reja, ministri Buja theksoi se është bërë edhe më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim dhe në këtë drejtim përmendi Kurrikulën e re. "Ju e dini se Kurrikula jonë është bërë shembull edhe për rajonin, ndërsa Shqipëria e ka imituar qind për qind", tha ministri Buja."Ky objekt shkollor na avancon të gjithëve, sepse shkollat profesionale kërkohen jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe më gjerë. Prandaj, ju nxënës të dashur jeni të privilegjuar", tha ministri Buja dhe theksoi se kjo shkollë, për të c i l ë n M A S h T k a i n v e s t u a r 2,287.467.14 euro dhe 55 mijë euro të tjera për inventarë, do të nxjerrë kuadro jo vetëm për tregun kosovar, por edhe për atë jashtë vendit.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllani, falënderoi MAShT-in për këtë investim dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të shkollave të reja, me theks të veçantë shkollave profesionale.Hapësira e objektit shkollor ka një sipërfaqe bruto prej 6,318.90 m², me sallë të edukatës zike, si dhe terrenet e jashtme sportive, hapësirat gjelbëruese, etj.

Objekti shkollor përmban këto kthina: 20 dhoma të mësimit, 8 kabinete (laboratorë), 4 laboratorë, sallën e arsimtarëve, kthinat administrative, kthina e bibliotekës me leximore, kthina e psikologut, kthina e mjekut të shkollës, kthina të personelit, bufeja e shkol lës , s i dhe hapësira t jera përcjellëse.

...dhe objekti i Shkollës së Mesme në Shirokë të Suharekës

Page 5: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

MAShT gjatë muajit

Takime me bordet e universiteteve publike

5

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takime të ndara anëtarët e bordeve të universiteteve publike në vend, respektivisht të universiteteve “Haxhi Zeka” në Pejë, “Fehmi Agani” në Gjakovë, “Kadri Zeka” në Gjilan dhe “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Me drejtuesit e këtyre universiteteve, ministri Buja ka biseduar rreth përgatitjeve për llimin e vitit të ri akademik 2014/2015, ndërsa ka theksuar se Ministria e Arsimit në vazhdimësi ka qenë e gatshme për të ndihmuar universitetet e reja publike në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për studentët dhe stan akademik, si dhe avancimin e këtyre universiteteve.Ministri Buja falënderoi anëtarët e Bordeve të këtyre katër universiteteve për përkushtimin e tyre serioz në drejtim të ngritjes së mëtutjeshme në universiteteve publike. Në takim me Bordin e Universitetit “Haxhi Zeka në Pejë, ministri i falënderoi

ata për përgatitjen e kuadrove të reja dhe për punën e bërë në kompletimin e infrastrukturës ligjore, stat akademik dhe adaptimin e objekteve për mbarëvajtje të punës.

Ndërsa, rektori i Universitetit "Haxhi Zeka", Naser Mrasori, tha se në këtë universitet ka pasur punë dhe rezultate dhe ato janë për t'u shënuar, falë mbështetjes gjithëpërfshirëse që ka pas dhe vazhdon ta ketë ky institucion.

Ndërsa, në takimin me anëtarët e Bordit të Universitetit "Fehmi Agani", ministri Buja ka ritheksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e arsimit, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Ndërsa, kryetari i Këshillit të Përkohshëm Drejtues të këtij universiteti, Bajram Nuraj, tha se në Universitetin e Gjakovës janë arritur suksese të dukshme sepse është punuar vazhdimisht në krijimin e

hapësirave për studentët, kompletimin stat akademik dhe rekrutimin e stat të administratës.

Gjatë takimit me Bordin drejtues të Universitetit “Kadri Zeka”, u.d. rektori i universitetit, z. Arben Dermaku tha se, ky universitet është në fazën e pranimit të stat të rregullt akademik.

Ndërsa, edhe u.d i rektorit të Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë, z. Alush Musaj e njoftoi ministrin për gjendjen në këtë universitet, i cili për këtë vit ka të akredituara 23 programe në 3 njësi akademike. Ai theksoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhjet stat akademik dhe menaxhues si dhe ato studentore.

Ministri Buja theksoi se synimi i përbashkët është cilësia, ndërsa tha se MAShT është e gatshme çdoherë për të kaluar së bashku sdat në këto institucione të arsimit të lartë.

Page 6: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright.Në këtë takim është biseduar për rolin e Këshillit të Evropës në procese të ndryshme të punës dhe jetës në Kosovë, e sidomos në sektorin e arsimit, si dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë ky institucion për vendin tonë.Me këtë rast, ministri Buja shprehu falënderime për ndihmat e shumta dhe konkrete të Këshillit të Evropës, por edhe nd ihmën pe r sona le t ë z . Cartwight. "Prej ardhjes suaj këtu, Kosova është më afër Evropës dhe dua të theksoj sidomos ndihmën e dhënë në procesin e riatdhesimit", tha ministri Buja.Në anën tjetër, she i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tim Cartwright u shpreh se i vjen keq që po e lë Kosovën, por theksoi se ndjehet mirë

për progresin që ka parë për më shumë se tri vite që ka qëndruar me mision në Kosovë.Këshilli i Evropës ka ndihmuar arsimin

kosovar me projekte të ndryshme, të k o n c e n t r u a r a k r y e s i s h t p ë r gjithëpërfshirje në arsim.

MAShT gjatë muajit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut, me të cilët ka diskutuar për llimin e mbarë të vitit të ri shkollor, kontratën kolekt ive, s i dhe s is temimin e mësimdhënësve.Ministri Buja tha se edhe këtë vit shkollor MAShT ka bërë të gjitha përgatitjet për një llim të mbarë dhe kjo falë angazhimit të të gjithëve akterëve.

"MAShT në vazhdimësi po angazhohet p ë r p ë r m i r ë s i m i n e k u s h t e v e infrastrukturore dhe përmirësimin e gjendjes materiale të mësimdhënësve dhe ky do jetë prioritet i yni edhe në të ardhmen", ka thënë ministri Buja.

Ministri Buja dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë diskutuar edhe për sistemimin e rreth 600 mësimdhënësve, pas heqjes së klasës së 13-të, me ç'rast ministri Buja tha se deri më tani janë s i s t e m u a r p o t h u a j s e t ë g j i t h ë mësimdhënësit, me përjashtim të një numri të vogël (30), për të cilët bashkërisht edhe me organet tjera të arsimit do të bëhet një zgjidhje.

Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut,

z.Rrahman Jasharaj, ka uruar ministrin Buja për llimin e mbarë të vitit të ri shkollor dhe ka falënderuar atë për gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim dhe shqyrtim të kërkesave të SBAShK-ut.

"Me gatishmërinë tuaj që të ofroni zgjidhjet e duhura në arsimin e Kosovës, po e ndihmoni mbarëvajtjen e procesit arsimor në përgjithësi",- tha z Jashari.

Me këtë rast, z. Jasharaj kërkoi që të

plotësohet Udhëzimi Administrativ (UA), që ka të bëjë me përzgjedhjen e drejtorëve dhe të arsimtarëve, duke kërkuar që edhe sindikalistët të jenë prezent, në cilësinë e vëzhguesit, së bashku me përfaqësuesit e DKA-ve, me rastin e intervistimit të kandidatëve për drejtor apo mësimdhënës.

Ministri Buja dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut gjithashtu janë dakorduar që të vazhdohet të punohet në Kontratën Kolektive.

Ministri Buja priti shefin e Këshillit të Evropës në Kosovë

6 Ministri Buja takon përfaqësuesit e SBAShK-ut

Page 7: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Mësues i nderuar,

Djali im sot e llon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.

Është një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.

Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshi jnë luf tëra, t ragjedi dhe fatkeqësi.

Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.

Për këtë, i dashur Mësues, do t'ju lutesha ta merrnit përdore e t'i mësoni gjëra që do t'i duhen t'i dijë, mësojeni atë – por

butësisht, nëse mundeni.

Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.

Atij do t'i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.

Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.

Mësojeni nëse mundeni se 10 cent të tuar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur. Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.

Mësojeni atë si të humbë hijshëm dhe si t'i gëzohet tores kur ai ton.

Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë dhe i ashpër me njerëzit e ashpër.

Mundohuni t'i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e një buzëqeshjeje të çiltër.

Mësojeni po të jetë e mundur – si të qeshë kur të jetë i trishtuar dhe se të derdhësh lot nuk është aspak turp.

Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe tore të turpshme.Mësojeni t'i përqeshë cinikët.

Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshëm të uturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.

Mësojeni të këtë besim në idetë e tij edhe nëse të gjithë do t`i thonë se janë të gabuara.

Mundohuni t`i mësoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas timtarit.

Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.

Mësojani atij sesi të shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.

Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do të ketë gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Këto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni. Ai është fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe është biri im".

Me respekt,Abraham Lincoln

Mësuesi dhe mësimdhënia

Letra e Abraham Lincoln drejtuar mësuesit të djalit të tij më 1830

7

Page 8: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Kohët e fundit është zhvilluar një debat i ashpër për problemet e shqipes standarde. Në kuadër të këtij debati janë kryer veprimtari, janë shkruar artikuj nëpër gazeta dhe janë zhvilluar biseda në studio televizive. Mendimet kanë qenë të kundërta për masën dhe drejtimet e ndërhyrjes në rregullat e drejtshkrimit dhe në fjalorin e shqipes, madje është folur edhe për një standard të ri. Më në fund, gjithçka përfundoi me një propozim për të hequr "ë"-në nga pjesë të ndryshme të disa fjalëve, numri i të cilave e kalon 2500-shin.

Nevoja për rishqyrtimin e standardit

Mendoj se, në parim, një standard i vendosur para dhjetëra vjetësh ka nevojë të përmirësohet (të korrigjohet, të pasurohet e të përditësohet), veçanërisht kur gjatë këtij intervali kohor kanë n d o d h u r n d r y s h i m e r r ë n j ë s o r e ekonomiko-shoqërore e teknologjike, që kanë ndikuar edhe në gjuhë. Duhet kujtuar se Rezoluta e Kongresit të Drejtshkrimit,1972, në pikën III,2 të saj porosit: ". . .duke marrë parasysh ndryshimet që pëson gjuha gjatë zhvillimit të saj si dhe çështjet e reja që nxjerr praktika gjuhësore, 'Rregullave të drejtshkrimit' t'u bëhen përmirësimet dhe plotësimet e duhura".

Në këto rrethana, në qoftë se heqja e "ë"-së, në disa fjalë, arsyetohet teorikisht, korrigjimi i standardit për këtë çështje

mund të bëhet pa ndonjë shqetësim. Por, duhet hequr dorë, nisur nga disa "shije" dialektore, nga "lufta" vend e pavend kundër "ë"-së, heqja e së cilës, në disa raste, e bën më të pazëshme rrokjen dhe e vështirëson shqiptimin e fjalës. Nga ana tjetër, nuk duhet menduar se shqetësimi i vetëm, që ekziston sot për shqipen s t a n d a r d e , ë s h t ë i n a t y r ë s drejtshkrimore, aq më tepër i lidhur vetëm me shkrimin apo mosshkrimin e një shkronje. Kjo, jo vetëm vështirëson komunikimin mes shqiptarëve, por nxit rënien në pasivitet të fjalëve shqipe, duke i hapur kështu rrugën leksikut me burim të huaj. Këtu nuk është fjala për ato fjalë të leksikut të përgj i thshëm dhe terminologji të fushave të ndryshme, të futura nga gjuhët e tjera, veçanërisht nga anglishtja, së bashku me konceptet, objektet dhe institucionet e reja. Futja e tyre, sidomos këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, është favorizuar nga procesi i globalizimit dhe, në mënyrë të veçantë, nga revolucioni i teknologjive të informacionit e të komunikimit. Ato, përveçse e pasurojnë dhe e modernizojnë gjuhën, ndihmojnë për qarkullimin e shpejtë të ideve dhe e lehtësojnë shumë komunikimin me popujt e tjerë.

Problemet e evidentuara kanë krijuar nevojën për rishqyrtimin e standardit, me qëllim përcaktimin dhe realizimin e rregullimeve e të ndryshimeve që duhen bërë, duke pasur parasysh vështirësitë që janë ndeshur në zbat imin e t i j , evolucionin që ka pësuar gjuha me kohë dhe realitetin e sotëm gjuhësor. Këto

rregullime e ndryshime duhen bërë me p ë r g j e g j ë s i p r o f e s i o n a l e n g a institucionet përkatëse dhe me kujdesin që të jenë të përvetësueshme lehtësisht nga përdoruesit e gjuhës. Ato nuk duhet të çojnë, mendoj, në zëvendësimin e standardit ekzistues apo në krijimin e një standardi tjetër paralel, siç është kërkuar në ndonjë rast. Një nga arsyet pse jam kundër një ndryshimi të tillë të skajshëm, është konstatimi i gjithëmbarshëm që standardi ekzistues, megjithëse ka sjellë përmirësime të dukshme në kulturën gjuhësore të përdoruesve të shqipes, edhe sot, dyzet vjet pas vendosjes së tij, zbatohet me gabime e shtrembërime të shumta e të shumëllojta. E keqja është se edhe vetë gjuhëtarët tregohen të pakujdesshëm, për të mos thënë më shumë, në zbatimin e standardit.

Disa lloje gabimesh drejtshkrimore

Shkeljet e standardit janë bërë aq masive, saqë shpeshherë format e çrregullta janë bërë mbizotëruese dhe heqja e "ë"-së nga disa fjalë, sado e drejtë qoftë kjo, të duket fare e parëndësishme. Kështu, për shembull, me përjashtim të fjalorëve, emri Yzberish, në shumicën e rasteve, madje edhe në logon e Kombinatit të Mishit (KMY), shkruhet dhe shqiptohet gabimisht Yzberisht, duke i shtuar një "t" në fund. Ka edhe fjalë të tjera, të cilave u shtohet gabimisht nga një shkronjë në fund ose diku brenda tyre. Për shembull, shkruhet dhe thuhet "garazhd" ,

Shqipja standarde dhe realiteti ynë gjuhësor

8

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 9: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

9

"zvicerian" dhe "inspektoriat", në vend t ë " g a r a z h " , " z v i c e r a n " d h e "inspektorat".

Gabimet drejtshkrimore që bëhen, janë të natyrave nga më të ndryshmet. Kështu, disa fjalë të huaja, që janë bërë pjesë e leksikut të gjuhës shqipe, shkruhen dhe shqiptohen gabim, shpeshherë duke ndërruar edhe vendin e tingujve. P.sh., thuhet "martenitet" në vend të "maternitet" (shtëpi lindjeje), "infakt" apo "infrakt" në vend të "infarkt" (mbyllje e enëve të gjakut), "boljer" apo edhe "buljer" në vend të "boiler" (zierës apo ngrohës uji), "andresë" në vend të "adresë", "ventratë" në vend të "vetratë" ("xhamllëk"), "ambazhur" në vend të "abazhur", "prespektivë" në vend të "perspektivë", " k o r r e s p o d e n t " n ë v e n d t ë "korrespondent", "afrofe" në vend të "aforfe" (nga frëngjishtja "à forfait", që do të thotë "qesim"), "kokteil" në vend të "koktej" et j . Në f jalë të t jera, zëvendësohet një shkronjë a një tingull me një tjetër. Për shembull, shkruhet e thuhet "dakort" (në akord) në vend të "dakord", "eleminim" në vend të "eliminim", "energjitike" në vend të "energjetike" (rrënja e fjalës është "energje"), "dokumenta" në vend të "dokumente", "difekt" në vend të "defekt", etj. Te të gjitha njoftimet për dhënie të ndonjë objekti me qira, fjala "qira" shkruhet gabimisht "qera". Te mjaft emra njerëzish "i"-ja zëvendësohet në të shkruar e në të folur me "j", si p.sh., shkruhet e thuhet "Arjan" në vend të "Ar ian" , "Mar jana" në vend t ë "Mariana" etj.

Disa fjalë, që kanë hyrë në gjuhën shqipe dhe që kanë "c" ose "g" të ndjekur nga një "e" ose "i", shkruhen gabimisht me "ç", përkatësisht me "xh" ose me "g", në vend që të shkruhen me "c" përkatësisht me "gj", sipas drejtshkrimit të shqipes standarde. Kështu, shkruhet "çertikatë" në vend të "certikatë", "proçes" në vend të "proces", "koeçient" në vend të "koecient", "deçit" në vend të "decit", "liçensë" në vend të "licencë" etj.; "dixhital" në vend të "digjital", "axhenda" në vend të "agjenda" dhe "gen" në vend të "gjen", kur shkenca përkatëse shkruhet "gjenetika".

Ngatërrohen në të shkruar dhe numrat arabë (1,2,3..) e romakë (I,II,III…). Numrat arabë duhen shkruar me nyje të përparme dhe me mbaresë, kurse numrat

romakë pa to, (p.sh.: Kreu i 2-të ose Kreu II), mirëpo, nganjëherë, ndeshim që të shkruhet: Kreu i 2, Kreu i II-të ose Kreu II-të.

Në gjuhën shqipe bëhen gabime të shumta e të shumëllojta jo vetëm në drejtshkrim e drejtshqiptim, por edhe në përdorimin e formave gramatikore, siç janë gjinitë e emrave e të mbiemrave, vetat e foljeve apo trajtat e shkurtra të vetorëve etj. Më poshtë shqyrtohen disa prej tyre.

"Femërorizimi" i gjinisë mashkullore

Në gjuhën shqipe po bëhet i zakonshëm dhe masiv përdorimi i përcaktorëve (mbiemrave, përemrave) të gjinisë f e m ë r o r e p ë r e m r a t e g j i n i s ë mashkullore. Dihet se në shqipen standarde disa klasa emrash mashkullorë e ndërrojnë gjininë në shumës dhe që përcaktorët që i shoqërojnë, në shumës vihen në gjininë femërore. Emra të tillë janë ata që e bëjnë shumësin me prapashtesat "e" dhe "ra". Kështu, p.sh., në bazë të standardit, duhet të shkruhet e të thuhet "talente të reja", "shkrime të tjera", "personazhe publike", "shira të rrëmbyeshme", "këto tri male të larta", "qytete të vogla dhe të mëdha", "puse të thella" dhe jo, siç ndodh rëndom, "talente të rinj", "shkrime të tjerë", "personazhe publikë", "shira të rrëmbyeshëm", "këta tre male të lartë", "qytete të vegjël dhe të mëdhenj", "puse të thellë", përkatësisht. Ka edhe fjalë të gjinisë mashkullore që, sipas standardit, në shumës shfaqen me të dyja gjinitë. E tillë është fjala "element", e cila shumësin zakonisht e bën me "e", me përjashtim të rasteve kur itet për njerëz, në të cilat e bën me "ë". Pra, duhet të thuhet, p.sh., "janë kapur disa elementë të rrezikshëm kriminalë" dhe "karboni dhe squfuri janë elemente kimike".Nganjëherë ndodh që, për të njëjtën situatë gramatikore, përjashtimet herë realizohen e herë jo, gjë që et për një zbat im të pavetëdi jshëm ose të pakujdesshëm të standardit . Për shembull, shkruhet "vende të mëdha e të vogla" dhe tre-katër rreshta më poshtë "qytete të mëdhenj e të vegjël", kur kemi të bëjmë me dy emra mashkullorë që shumësin e bëjnë me "e". Ndodh edhe më keq, kur një emri i vihen dy mbiemra ose një mbiemër dhe një përemër me gjini të ndryshme, si për shembull

"objekte të shumtë, të ndërtuara me rrasa" apo "këto qytete të mëdhenj".Ndërkaq, ndërsa për jasht imet e sipërpërmendura zbatohen në mënyrë jo të rregullt, dukuria e "femërorizimit", siç po e quaj unë, në përdorimin e zakonshëm është shtrirë shumë dhe në klasa të t jera emrash të gj inisë mashkullore, duke ua ndërruar në mënyrë të gabuar gjininë përcaktorëve të tyre. Po bëhet një prirje e përgjithshme që përemrat e gjinisë mashkullore "ata" dhe "këta" të zëvendësohen me ata të gjinisë femërore "ato" dhe "këto". Kështu, për shembull, të gjithë lexuesit e faqeve të para të gazetave në stacionet televizive thonë "këto tituj/artikuj" dhe shumë njerëz thonë "ato burra", "këto politikanë", kur duhet të thuhet "këta t i tuj /art ikuj", "ata burra", "këta politikanë". Po kështu, thuhet "lekë të reja", "okë të gjata" etj., kur duhet të thuhet "lekë të rinj", "okë të gjatë" etj., duke respektuar gjininë e emrit. E njëjta gjë ndodh edhe me disa emra me karakter ndërkombëtar të futur në gjuhën shqipe, si objektiv, interes etj., si dhe me disa emra shqip, si hap, këshill etj., që shumësin e bëjnë me "a". Përgjithësisht, atyre përcaktorët u vihen në gjininë femërore, si për shembull, thuhet "objektiva të qarta", "këto interesa të rëndësishme", "hapa të mëdha" dhe "këshilla vendore", në vend të "objektiva të qartë", "këta interesa të rëndësishëm", "hapa të mëdhenj" dhe "këshilla vendorë". Shmangie në lidhje me gjininë vërehet edhe në përdorimin e përemrit pronor "ynë", që shoqëron emrat e gjinisë mashkullore. Ai pothuajse është hequr nga përdorimi, ngaqë shumica e njerëzve thonë "populli jonë", "vendi jonë", në vend të "populli ynë", "vendi ynë" etj.

Siç shihet, gjinia femërore në gjuhën shqipe ka tuar mjaft terren dhe "femërorizimi" është" bërë një dukuri shumë e përhapur, ndërkaq që nuk vërehet ndonjë rast "mashkullorizimi". Çdo të bëjë gjuhësia? Si do të përballet ajo me këtë prirje të përgjithshme për "femërorizim" të përcaktorëve të gjinisë mashkullore? Do të vazhdojë të ruajë rregullat e vendosura dhe do të këmbëngulë për zbatimin e tyre, do t'i heqë fare përjashtimet, për ta thjeshtuar gjuhën, apo do t'i shtojë ato, për t'iu përshtatur realitetit gjuhësor? (vazhdon në numrin e radhës)

Pajtim Bejtja

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 10: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Letërsia shqipe ka një rol shumë të rëndësishëm në planikimin dhe vlerësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Letërsisa për arsimin e mesëm të lartë, ka rëndësi të madhe për zhvillimin e lëndës së letërsisë dhe relacionin me letrësinë e përbotëshme (botërore).

Duke i analizuar në mënyrë të gjithanshme, nga këndvështrime të ndryshme dhe nga subjekte të shumta kompetente, edhe nga profesorë e nxënës të shkollave të mesme të larta, konsiderohet se megjithatë duhet të merret parasysh mundësin që letërsia shqipe të ka një relacion më të thukt me letërsinë e përbotshme profesionale, shkencore e teknike. Romantizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një krijimtari të thellë në letërsi, në art dhe në mendim, në politike dhe në zakone. Romantizmi u zhvillua nga një krijimtari poetike e shijeve dhe ndjeshmërisë që u verikua në Evropë në fund të shekullit të XVII. Mes poetëve të përfshirë në rrymën e Romantizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Hygoi shumë mire mund të prezantoje vete esencën e Romantizmit, duke u bërë metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sintezë fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbën dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për t ' i dhënë jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaq forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme të letërsisë romantike evropiane.

Letërsia sipas periudhave letrare

Mësimi i letërsisë shqipe, por edhe i asaj botërore, sipas periudhave letrare

është parë e nevojshme për ta respektuar kriterin e vazhdimësisë kohore të zhvillimit të saj gjatë historisë. Pastaj programi i hartuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe çdo autor teksti duhet ta kenë parasysh se çfarë informacione përfshihen në letërsinë shqipe a botërore në ciklin e arsimit të mesëm të lartë, për të bërë përzgjedhjen e duhur të të njëjtëve shkrimtarë, por duke i z g j e r u a r d h e d u k e i t h e l l u a r interpretimet për veprën e marrë për trajtim, apo aspekte të tjera që kanë të bëjnë me analizën e tyre. Mirëpo, nuk ka ndonjë kr i ter që përjashton mundësinë e përfaqësimit edhe të shkrimtarëve të tjerë në tekstin shkollor të letërsisë për shkollat e mesme, vetëm se duhet pasur parasysh autorin dhe periudhën letrare që e përfaqëson, në mënyrë që të lidhet nga kjo anë e periodizimit të letërsisë shqipe apo botërore.

Gjithsesi qasja interpretative duhet të jetë më e avancuar në tekstet për shkollat e mesme, prandaj është fare e kuptueshme se cilit dimensioni duhet kushtuar rëndësi a ku të vihet theksi nga autori, por edhe nga mësimdhënësi në zbërthimin e analizën e një njësie mësimore në shkollat e mesme. Nxënësit vijnë me njohuri fare elementare nga dijet e letërsisë nga cikli i shkollës llore, pa ditur të analizojnë një vepër letrare në hollësitë e saj. Tani në shkollat e mesme ata i presin aspekte të tjera interpretimi e analize, qasje më gjithëpërfshirëse dhe gjithsesi më e thellë, kështu që mësimdhënësi duhet ta dijë qartë se ku ta fokusojë punën e tij dhe interesimin e nxënësve dhe çfarë kërkesa t'u shtrojë nxënësve.

Pasqyrimi i letërsisë së sotme shqiptare në planet dhe programet dhe tekstet e shkollës së mesme paraqet një problem më vete për mësimdhënien, meqenëse fjala është:- në radhë të parë për një letërsi të ndarë (apo të përbërë) nga dy periudha shumë të ndryshme në mes v e t e , p e r i u d h a e l e t ë r s i s ë s ë

i d e o l o g j i z u a r e d i k t a t u r ë s q ë karakterizohej nga një drejtim letrar i vetëm (1944-1990) dhe periudha e pasdiktaturës, kur vihet re një letërsi që dallohet nga një pluralizëm drejtimesh letrare dhe vënia në plan të parë e kriterit estetik.

P i k ë p a m j e t t e o r i k e - romantike të letërsisë

Edhe tekstet e gjimnazit dhe ato të shkollave të tjera të marra në shqyrtim n ë k ë t ë p u n i m k a n ë p a r a s y s h pikëpamjet dhe kriteret e periodizimit të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Kështu teksti i letërsisë shqipe për klasën e 10-të llon me letërsinë e vjetër shqipe, me autorët e parë shqiptarë, si Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjetër Budi etj. Pastaj teksti i klasë së 11-të trajton romantizmin në letërsinë shqipe, me autorët e kësaj rryme, si Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Zef Serembe, Sami Frashëri etj. Teksti i letërsisë shqipe për klasën e 12-të trajton modernizmin në letërsinë shqipe, format e tij letrare, kritikën letrare, për të vijuar me Ndre Mjeden, Gjergj Fishtën, Faik Konicën, Fan Nolin, Haki Stërmillin, Lasgush Poradecin, Ernest Koliqin e Mitrush Kutelin, ndërsa teksti për klasën e 13-të trajton dimensione të ndryshme të letërsisë bashkëkohore, duke lluar me Jakov Xoxen dhe Lumin e vdekur, për t ë v a z h d u a r p a s t a j m e H i v z i Sulejmanin, Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë dhe shkrimtarë të tjerë të kësaj periudhe. Ky tekst në krahasim me ato të mëparshmet është më i ngarkuar me përmbajtje letrare dhe me kërkesa që parashihen për nxënës.

Po ky kriter është ndjekur edhe te tekstet e klasave përkatëse të gjimnazit që trajtojnë letërsinë botërore.

Mirëpo në të gjitha këto tekste vërehen edhe shpërpjesëtime në paraqitjen e lëndës së letërsisë së periudhave të ndryshme, që shtrihen në disa rrafshe. Sa janë respektuar në hartimin e këtyre

Relacionet e letërsisë shqipe me letërsinë botërore

10

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 11: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

11

teksteve planet dhe programet e MAShT-it është çështje tjetër, por lëshi-me të shumta vërehen qartë, sepse letërsia shqipe dhe ajo botërore nuk përfaqësohen në të njëjtat përmasa. P.sh. te disa tekste letërsia popullore kalohet shumë sipërfaqshëm, letërsia lobiblike përfaqësohet në mënyrë të theksuar dhe do të thoshim të tepërt. Po kështu është vepruar edhe me njësitë për Epin e Gilgameshit, Odisenë, Këngën e Rolandit etj., me të cilat është stërzgjatur shumë shpjegimi dhe zënë vend të pamerituar në tekst, deri në hollësi të panevojshme.

Në tekstin për klasën e 12-të, vërehen shpërpjesëtimet në përfshirjen e autorëve të letërsisë moderne shqipe. Kështu çuditërisht mungojnë Anton Zako Çajupi, Aleks Stavre Drenova, Mihail Grameno, Filip Shiroka etj., të cilët i përkasin kësaj periudhe. Te letërsia botëore kemi Hygoin me pikëpamjet e tij teoriko-romantike, i cili ishte mjaft dinamik me forma te reja ku pasqyronte realitetin dhe entuziazmin që ngjalli Revolucioni Francez. Shoqëria aristokrate e cila më parë e bëri artin klasicist, dështoi nga

Revolucioni, kështu shoqëria e re kishte nevojë për tjetër lloj letërsie.

Hygoi në poezinë botërore njihet si një Mjeshtër i Madh. Kështu edhe lexuesi shqiptar do të mund të njoh më mirë Viktor Hygon të cilin ne e kemi çmuar d h e e ç m o j m ë a q s h u m ë p ë r demokratizimin e humanizmin e tij të thellë e për artin e tij të rrallë.

Safete Shala

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 12: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Vlerësimi objektiv - instrument për matjen e kompetencave të të nxënit

12

Vlerësimi i rregullt i përparimit të nxënësve është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit. Ky vlerësim varion nga një vështrim ose ndjekje e punës së nxënësit gjatë një detyre në klasë, deri në zhvillimin e provimeve që kryhen nga organet e administratës shtetërore dhe ins t i tuc ioneve t ë t j e ra që përkujdesen për punën në shkollë. “Vlerësimi ka të bëjë me çdo lloj veprimtarie dhe instrumenti që përdoret për të gjykuar për punën dhe arritjet e nxënësve” (Musai, 2002, f. 243).

Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (1981), fjala vlerësim e ka këtë kuptim; Vlerës/oj kal.-ova,-uar, Caktoj vlerën e një malli, të një sendi etj. Në të holla, çmoj. Vlerësoj një mall. Vlerësoj një ndërtesë. Jap mendim për dikë a për diçka; përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën shoqërore të dikujt a të diçkaje; i jap dikujt atë që meriton; çmoj. E vlerësoj drejt (saktë, gabim).Vlerëson punën e bërë. I vlerësojnë nxënësit me notë. Vlerësoj një veprim (një vepër, një punim). Vlerëson gjendjen. Vlerësojmë punën. Vlerëson njeriun. E vlerësoj lart. Nuk e vlerësoi si duhet. Njoh cilësitë e mira të dikujt a të diçkaje, e pranoj se ka rëndësi, vlerë etj., e çmoj. E vlerëson shumë miqësinë. E vlerëson lart.

Mendime të ndryshme rreth procesit të vlerësimit

Autor të ndryshëm kanë dhënë mendime të ndryshme sa i përket asaj se çfarë në të vërtetë nënkuptojmë me procesin e vlerësimit. Më poshtë po i përmendim vetëm disa prej tyre;Salviand Yssldyke (1998) cituar nga Murchan, Shiel dhe Vula (2009) thekson se vlerësimi është proces i mbledhjes së të dhënave në mënyrë që të merren vendime për një individ apo grup të caktuar. Ndërsa Gipps (1994) cituar nga Murchan, Shiel dhe Vula (2009), kanë cekur se vlerësimi përfshin një varg metodash të përdorura për matjen e performancës dhe arritjes së nxënësve duke përfshirë, testimin, provimet, vlerësimet e punës praktike, vlerësimin me gojë, vlerësimet më bazë

n ë k l a s ë t ë u d h ë h e q u r a n g a mësimdhënësit. Assessment Reform Group (2002) cituar nga Murchan, Shiel dhe Vula (2009), ka gjetur se vlerësimi është proces i kërkimit dhe interpretimit të provave nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre për të vendosur se ku janë nxënësit, ku duhet të arrijnë ata dhe si të arrijnë atje më së miri.

Sipas MAShT (2013, f. 16), vlerësimi mund të përkuzohet si proces i mbledhjes, regjistrimit, interpretimit, shfrytëzimit dhe komunikimit të informatave në lidhje me përparimin dhe arritjet e nxënësit gjatë zhvillimit të

koncepteve, njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve.

Kurrikula e re e Kosovës (2012, f. 17) është bazuar në kompetencat, të cilat përfshijnë një sistem të integruar dhe koherent të dijeve, të shkathtësive dhe të qëndrimeve të aplikueshme dhe të t ransferueshme, të c i la t do t 'u ndihmojnë nxënësve të ballafaqohen

me sdat e epokës digji tale të ekonomisë së tregut të lirë dhe të bazuar në dije, në një botë të marrëdhënieve të ndërvarura. Kompetencat kryesore të parapara për sistemin e arsimit parauniversitar në Republikën e

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 13: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

13

Kosovës janë;• Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit• Kompetenca e të menduarit• Kompetenca e të mësuarit• Kompetenca për jetë, për punë dhe mjedis• Kompetenca personale• Kompetenca qytetare

T ë g j i t h a n g a k o m p e t e n c a t e lartpërmendura janë të matshme përmes instrumenteve të ndryshme të v le rës imi t , t ë c i l a t i pë rdor in

mësimdhënësit gjatë punës së tyre me nxënës.

Gjatë punës së tyre mësimdhënësit përdorin metoda të ndryshme të vlerësimit. Duke lluar nga përcjellja sistematike e nxënësve në punën e tyre

në klasë dhe në shtëpi, në rezultatet e tyre në testimet e përgatitura nga vetë ai, portofoliet e nxënësve, angazhimin e tyre në aktivitetet që zhvillohen brenda në klasë dhe aktivitetet në shkollë etj. Duhet vlerësuar gjithashtu edhe aftësitë e nxënësve për të krijuar diçka të re, esetë të ndryshme (varësisht nga niveli në të cilin gjenden nxënësit), puna kërkimore në internet dhe sjellja e informatave të reja jashtëkurrikulare në klasë.

Sdat e vlerësimit

Të gjitha këto metoda të vlerësimit dhe vlerësimi në përgjithësi do t'i shërbejnë mësimdhënësit për të reektuar mbi punën e tij dhe nevojat që eventualisht mund të kenë nxënësit për temat e

caktuara brenda lëndës së caktuar. Është shumë e qartë se vetëm përmes metodave të ndryshme të vlerësimit nuk mund të përmbushen kërkesat e parashtruara në Kurrikulën e Kosovës e të cilat parashohin qartë se cilat kompetenca duhet të zotërojë një nxënës në fund të një niveli të caktuar. Për t'u realizuar këto kompetenca kërkohet të zhvillohen metodologji të reja gjatë punës me nxënës, të përcaktohen qartë dhe të zbatohen metoda të ndryshme të vlerësimit dhe të gjendet koha dhe hapësira e nevojshme për zbatimin e teorisë në praktikë etj.

Një sdë tjetër me të cilat ballafaqohen m ë s i m d h ë n ë s i ë s h t ë e d h e subjektivizmi që në disa raste krijohet spontanisht. Me kalimin e viteve krijohet një përshtypje për “X- nxënësin” dhe pa marrë parasysh rezultatet në testime apo në përgjigjet me gojë, mësimdhënësi disi bën tolerime, duke arsyetuar se ky është një nxënës i mirë dhe se nota e tij gjithsesi duhet të ketë notë të mirë.

Duke parë që vlerësimi është një çështje tepër e ndjeshme dhe se ekzistojnë shumë sda në këtë drejtim, mendojmë se disa nga këto sda mund të tejkalohen nëse do të kishte një angazhim më të madh i mësimdhënësve sa i përket metodave të ndryshme të vlerësimit , gj i thnjë duke pasur parasysh se ekzistojnë stile të ndryshme të të nxënit dhe secili individ e ka edhe mënyrën e vet të të mësuarit. Pastaj, mësimdhënësit duhet që të përcjellin në mënyrë sistematike të arriturat e nxënësve dhe të vlerësojnë ato në mënyrë objektive dhe të vlerësohen aktivitetet kreative dhe hulumtuese të nxënësve. Të vlerësohen objektivisht të arriturat e nxënësve në klasë dhe jashtë saj, duke grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për nxënësin gjatë një periudhe të caktuar kohore që më pastaj ato të dhëna do të na shërbenin për të bërë një vlerësim sa më real të nxënësit. Kontakti më i shpeshtë me prindër do të ndihmonte që prindërit të jenë të informuar për të arriturat e fëmijëve të tyre dhe për fushat në të cilat nxënësi ka nevojë të ketë një angazhim shtesë.

Fadil Lati

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 14: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Fëmijët me nevoja të veçanta përballen me një numër të madh të pengesave për qasje dhe kualitet në objektet arsimore, duke përfshirë mungesën e transportit për në shkollë, trajnimin e veçantë të mësuesve, si dhe infrastrukturën adekuate.

Krijimi i një ambienti, ku çdo nxënës ndjehet i vlerësuar, i aftë për të përtuar nga procesi mësimor dhe për të shpalosur vlerat individuale është synimi kryesor i gjithëpërfshirjes në shkolla. Gjithëpërfshirja në Kosovë ka qenë pjesë e reformave të thella në arsim.

Kjo lozo e re arsimore ka ardhur si rezultat i një përvoje jo edhe aq të mirë, të cilin e ka sjellë veçimi i fëmijëve në shkolla përkatëse (të veçanta). Në vazhdën e këtyre reformave, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe organizata për mbrojtjen e të drej tave të fëmijëve “Save the Children” në Kosovë kanë zhvilluar një fushatë tr i javore, me qëll im të vetëdijesimit mbi të drejtën e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore dhe arsimin gjithëpërfshirës.

Hapja zyrtare e fushatës është bërë në kopshtin e fëmijëve "Integj" në Gjilan, në të cilin deri më tani janë trajtuar njëzet fëmijë me nevoja të veçanta në

arsim, ku 11 prej tyre janë regjistruar në shkolla të rregullta, 1 në klasë të bashkëngjitur, ndërsa 8 prej tyre ende janë pjesë e këtij institucioni.

Gjithëpërfshirja- prioritet i politikave të MAShT

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa, i cili mori pjesë në hapjen e fushatës së përbashkët theksoi se, gjithëpërfshirja është njëra prej politikave të MAShT-it që është vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare.

"Fakti që sot çdo fëmijë me nevoja të veçanta mund të jetë pjesë e shkollave të rregullta, duke mos u trajtuar si fëmijë më ndryshe nga të tjerët, tregon se sa shumë është duke u punuar në ngritjen e vetëdijes së opinionit. Ende nuk e kemi gjendjen ideale, por krenohemi shumë me punën që është bërë", ka thënë ai.Zv/ministri Mustafa tha se, në bazë të statistikave, në Kosovë janë rreth 6,100 fëmijë që janë identikuar si fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, por që nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

" Ë s h t ë e p a m u n d u r q ë v e t ë m institucionet arsimore ta konstatojnë një gjë të tillë. Do të ishte e udhës që në

të ardhmen, MAShT në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë përmes ndonjë memorandumi të veçantë të ob l igo j ë Qendra t e Mjekës i së F a m i l j a r e , q ë t ë i n f o r m o j n ë institucionet arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta, përmes vizitave te pediatri", ka theksuar ai.Drejtori i organizatës "Save dhe Children" për Kosovë, Ahmet Kryeziu, ka thënë se Kosova deri më tani ka arritur një progres të jashtëzakonshëm sa i përket gjithpërfshirjes, falë angazhimit të stat mësimdhënës dhe përkrahjes së Ministrisë së Arsimit.

Aktorja e njohur Yllka Gashi, e cila është edhe ambasadore e "Save the Children" për fëmijët me nevoja të veçanta, përfshirjen në këtë fushatë vetëdijësuese e ka vlerësuar si eksperiencë të jashtëzakonshme, nga e cila ka njohur prindër të përkushtuar.

"Nga ky rrugëtim jo i gjatë, kam mësuar gjëra tepër të rëndësishme, por mbi të gjitha kam njohur prindër, forca dhe dashuria e pakusht e të cilëve më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme".

Politikat e MAShT-it drejt institucioneve pa dallime në mes të njerëzve

Këshilltari i Ministrit të Arsimit,

Reportazh

Shkollat gjithëpërfshirëse - vend ku të gjithë ndjehen të pranuar

14

Page 15: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri, në ceremoninë e përmbylljes së fushatës ka theksuar se politikat e Ministrisë së Arsimit bazohen në dokumentet ndërkombëtare për arsimin gjithëpërfshirës, drejt institucioneve të cilat i shikojnë pozitivisht dallimet mes njerëzve, përkrahin të mësuarit dhe i përgjigjen nevojave institucionale."Arsimi është thelbësor në luftën kundër varfërisë, mbrojtjen e fëmijëve n g a p u n ë t e r r e z i k s h m e d h e shfrytëzuese, promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mbrojtjen e mjedisit dhe arsimit gjithëpërfshirës. Politika e MAShT-it është barazi e mundësive për fëmijët me nevoja të veçanta dhe të rriturit në mjedise të integruara", është shprehur këshilltari Guri.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Te k n o l o g j i s ë k a q e n ë t e p ë r e përkushtuar sa i përket fuqizimit të kapaciteteve të mësimdhënësve, krijimit të shkollave dhe institucioneve p a r a s h k o l l o r e d h e s h k o l l o r e gjithëpërfshirëse, hartimit dhe botimit të dokumenteve, broshurave dhe d o r a c a k ë v e m b i a r s i m i n gji thëpërfshirës, organizimit të k o n f e r e n c a v e k o m b ë t a r e d h e ndërkombëtare, hartimit dhe botimit të një kurrikule gji thëpërfshirëse, zbatimit efektiv dhe forcimit të mjeteve legjislative dhe të politikave, zhvillimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit Gjithëpërfshirës, përkthimit dhe përshtatjes së Indeksit për Arsimin Gji thëpërfshirës dhe bart jes së përvojave nga shtetet e zhvilluara.

Krahasuar me vitin 2006 është bërë një punë e jashtëzakonshme sa i përket promovimit të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, përmes fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile siç është Handikos, si dhe shoqatave të prindërve, duke përfshirë dhe vetë fëmijët. Janë trajnuar mësimdhënës, anëtarë të grupit mbështetës, drejtor të institucioneve parashkollore dhe llore m b i p r a k t i k a t e e d u k i m i t g j i t h ë p ë r f s h i r ë s , j a n ë n g r i t u r k a p a c i t e t e t n ë p ë r q e n d r a t e rehabilitimit, është krijuar programi master për arsimin gjithëpërfshirës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe atë të Bolonjës, si dhe është siguruar që 16 edukatore mbështetëse të jenë të përfshira në pagesat komunale.

Ministria e Arsimit, konform parimit të gjithëpërfshirjes, si një ndër pikat kryesore për zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës së Kurrikulës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit krijimin e komisionieve për vlerësimin e nevojave të veçanta të nxënësve, e cila nënkupton përfshirjen e plotë të këtyre fëmijëve në shkolla të rregullta.Gjithëpërfshirja i referohet të drejtës së secilit fëmijë dhe të ri për përfshirje të barabartë në arsim cilësor. E udhëhequr nga ky parim, Korniza e Kurrikulës mundëson zgjidhje të modikueshme për t'i trajtuar dallimet e nxënësve në procesin e mësimnxënies dhe nevojat e tyre të veçanta, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e plotë të potencialeve mësimore të secilit.Duke i pasur parasysh nevojat

individuale dhe stilet e të nxënësit, përvojat mësimore në shkollë do të nxisin motivimin për mësim, si kusht për përmirësimin e vijueshmërisë së shkollës dhe nivelit të arritjes së nxënësve.

Në këtë kontekst, Korniza e Kurrikulës promovon:Të nxënit që reekton përvojat dhe informacionet paraprake të nxënësve, interesimet, potencialin dhe mundësitë e tyreTë nxënit kuptimplotë ( p.sh., Të orientuar në zgjidhje të problemeve praktike nga përditshmëria jetësore)Përfshirjen aktive të nxënësve në përzgjedhjen dhe planikimin e përvojave të të nxënit, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e përvojave të caktuara dhe në gjendje për të vlerësuar dhe për të vetëvlerësuar rezultatet vetjake të të nxënit.

• Arsimi gjithëpërfshirës zhvillon aftësitë dhe dhuntitë personale të çdo fëmije• Promovon eliminimin e pengesave të çdo fëmije• P l o t ë s o n k ë r k e s a t individuale të fëmijëve• Nxit një kulturë shkollore të bazuar në respekt reciprok dhe pranimin e dallimeve individuale• Fëmijët duhet të kenë mundësinë të shpalosin vlerat individuale, të ndjehen të pranuar, të vlerësuar dhe të përtojnë nga procesi mësimor

Shpresa Kokollari

Reportazh

15

Page 16: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Mjed i s i na ty ro r ë sh t ë p j e së e pandashme e mjedisit shoqëror. Prandaj, mbrojtja e mjedisit është d e t y r ë e t ë g j i t h ë v e . M i r ë p o , vetëdijesimi dhe edukimi për natyrën është i nevojshëm qysh në fazat e hershme kur fëmija llon të kuptojë dhe k j o d e t y r ë d u h e t t ë z b a t o h e t , posaçërisht nga nxënësit, sepse që nga kjo moshë do të marrin bazat e para edukative në kuptim të përkujdesit ndaj natyrës. Prandaj, duke pasur parasysh se rinia është forca e ndryshimeve, atëherë edhe vetëdijesimi dhe edukimi për mjedisin arrihet më lehtë në këtë fazë. Mirëpo, përvojat për ruajtjen e mjedisit natyror duhet të ndahen me shokët, miqtë, prindërit dhe tërë shoqërinë, në mënyrë që të jetojmë një jetë në një mjedis të pastër natyror. Ne jetojmë në këtë mjedis dhe jemi pjesë e mjedisit natyror dhe shoqëror. Natyra është kopshti dhe shtëpia e fëmijëve. Duke pasur parasysh faktin se njeriu gjithnjë ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim në natyrë, atëherë është e domosdoshme që si nxënës të rritet kujdesi për mbajtjen e pastër në mjedisin natyror. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në disa sfera: si në shëndet, edukatë, kulturë dhe rritje të begatshme, për shkak se gjatë shfrytëzit të resurseve natyrore, shpeshherë njeriu ka shkaktuar efekte negative, si në aspektin e pamjes, po ashtu edhe në aspektin e përbërjes së mjedisit. Këtu, si shembull mund të merret hedhja e mbeturinave në hapësira të hapura, duke e ndotur ajrin, ujin, duke i prerë drunjtë, si dhe ndikimet në botën bimore, etj. Njeriu duhet ta ruajë ekuilibrin dhe biodiversitetin në natyrë, duke shfrytëzuar burimet e saj në mënyrë të ndërgjegjshme. Secili individ duhet të jetë më aktiv në mbrojtjen e ambientit. Kjo arrihet duke u nisur nga gjërat më të vogla e deri tek ato më të mëdhatë.

Edhe pse i kemi pasur mungesë disa burime, prapë nuk jemi kujdesur sa duhet si për kursimin e energjisë, ujit, tokës së punës (e cila është shfrytëzuar për ndërtim). Këto dukuri na çojnë në vështërsi dhe probleme të mëdha, pasojat e të cilave do t'i bartim drjetpërdrejt, e veçanërisht gjeneratat

që do të vinë pas nesh. Rreziku është akoma më i madh, për shkak se pasojat në mjedis kanë hapësira globale të veprimit që mund të kenë efekt në tërë planetin.

Rreziku nga mbeturinat në shëndetin tonë

Mbeturinat paraqesin një problem shumë të madh dhe serioz sepse ende plotësisht nuk mund të gjejnë tretman adekuat dhe grumbullimi i tyre në hapësira të hapura paraqet rrezik edhe për shëndetin tonë.

Kur shohim se si një individ hedh mbeturinat në vende joadekuate për to, ne duhet të kemi guxim që të ia tërheqim vërejtjen, të paktën t'i themi se aty nuk është vendi për hedhjen e mbeturinave. Nuk është turp të kritikoni për sjellje të cilat ndikojnë edhe në shëndetin tuaj dhe tërë shoqërisë, por është detyrë dhe obligim moral. Kështu do të krijohet një zakon i m i r ë q ë p ë r m e s k r i t i k ë s t a përmirësojmë njëri-tjetrin.

Ne jemi dëshmitarë se edhe në parqet t o n a , s h p o r t a t p ë r h e d h j e n e mbeturinave janë pranë ulëseve të parkut, gjë që është e pakëndshme sidomos në sezonin e verës kur temperaturat janë të larta, ngase ndodh kundërmimi nga mbeturinat dhe përhapja e sëmundjeve të ndryshme, shumimi i insekteve, baktereve, etj. Mirëpo, kjo dukuri mund të ketë ndodhur për shkak se si popull jemi treguar pasiv, sepse po të jetë më larg shporta e mbeturinave nuk shkojmë për t'i hedhur. Kjo praktikë është shumë e gabuar. Kjo i jep një pamje shumë të keqe, jo vetëm natyrës sonë, por edhe neve si shoqëri, sepse para tjerëve reektojmë një edukatë dhe kulturë të keqe ndaj mjedisit natyror, por edhe atij shoqëror. Prandaj, le të përpiqemi që të llojmë nga këta hapa të vegjël, në mënyrë që brezit të ardhshmëm të'ia lëmë trashëgim një edukatë të mirë për kujdesin ndaj ambientit.

Deri në kohën e revolucionit të madh industrial mjedisi ka qenë në gjendje që ndotjet t'i përballojë dhe përmes

mekanizmave të vetë ta pastrojë veten – efekti i vetpastrimit. Por, pas këtij revolucioni, çdo gjë ka marrë kahje tjetër dhe efekti i vetëpastrimit nuk ka mundur t'i përballojë ndotjet e mëdha të bëra në mjedis.

Që të mësoni për këto probleme në rrethin ku jetoni dhe veproni ju duhet tëinteresoheni dhe të brengoseni për këto probleme, sepse problemet mjedisore janë aq shumë evidente sa që është koha e fundit t'i përvishemi punës dhe të ndë r rmar im hapa konk re t ë në shpëtimin e mjedisit tonë, e me këtë edhe të planetit tonë, sepse gjendja çdo ditë po bëhet më alarmante për shkak të moskujdesit dhe mosndërgjegjëjes së njerëzve.

Rëndësia e ajrit në mjedisin natyror dhe shoqëror

Natyra, në të cilën njeriu bashkëjeton me botën bimore dhe shtazore varet sidomos nga sjelljet e njeriut duke ju mundësuar një jetë normale të gjithë banorëve të planetit. Kjo arrihet më së miri , në qoftë se mësojmë dhe kujdesemi më tepër për të. Një lehtësim për nxënësit është edhe për faktin se ata kanë lëndë mësimore për natyrën. Andaj, në këtë drejtim duhet më tepër përkushtim nga nxënësit, që të nxisin më tepër debate e diskutime për këto çështje, si me mësimdhënësit, ashtu e d h e m e p r i n d ë r i t d h e bashkëmoshatarët e tyre.

Interesimi për çështjet mjedisore vjen edhe si rrjedhojë e asaj që tani mjedisi jonë është i sulmuar nga ndotës të ndryshëm. Këta ndotës ndikojnë në të gjitha pjesët e mjedisit dhe në të gjithë botën e gjallë dhe jo të gjallë duke lënë edhe pasoja shumë të mëdha. Si njeriu, gjithashtu edhe shtazët dhe bimët e kanë më të vështirë të përballen dhe të çlirohen nga këto ndotje sesa ajri, uji apo toka. Nga ana tjetër, edhe vet njeriu e nd ihmon në masë t ë madhe përkeqësimin e kësaj situate edhe ashtu të vështirë me përdorimin e duhanit, alkoolit, drogës dhe helmeve të tjera, si dhe me aktivitete të ndryshme që i ndërmerr për nevojat e veta personale apo kolektive. Prandaj, duhet pasur

Roli i nxënësve në mjedisin natyror

16

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 17: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

17

kujdes të shtuar me sjelljet tona në mjedis.

Në këtë drejtim, edhe institucionet a r s i m o r e n ë b a s h k ë p u n i m m e institucionet tjera shtetërore duhet të punojnë në procesin edukativo-arsimor në mënyrë që niveli i vetëdijes te nxënësit të jetë sa më i lartë. Për këtë qëllim duhet të llohet të punohet me nxënësit e shkollave, e posaçërisht me nivele më të ulëta, të kontaktohen sa më tepër, me qëllim të ngritjes së edukimit dhe vetëdijesimit të tyre qysh nga mosha e re, kur ata llojnë të dinë për jetën.

Duke pasur parasysh se ajri është faktor s h u m ë i r ë n d ë s i s h ë m d h e i pazëvendësueshëm për çdo gjallesë të planetit tonë, pasi që pa ajër askush nuk mund të jetojë, atëherë shtrohet pyetja pse shumë pak mendojmë për të? Lirimi i gazrave të ndryshme ndikon në prishjen e përbërjes së ajrit. Si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit vjen deri te ndryshimet e mëdha në mjedisin natyror. Ajri ndotet shumë shpejt nga shumë ndotës dhe ai nuk mund të pastrohet sa herë duam ne, apo kur të duam ne. Ndotësi më i madh i ajrit është njeriu si pasojë e aktivitetit të tij në mjedis. Ai prodhon dhe shkakton shumë ndotës si rezultat i aktiviteteve tjera të cilat fatkeqësisht rezultojnë me

ndotje të ajrit. Si pasojë e kësaj dukurie ka ardhur edhe deri te zhdukja e shumë llojeve bimore dhe shtazëve, të cilat nuk kan mundur t'i parballojnë këto ndryshime të mëdha në përbërjen e ajrit.

Çdo ditë marrim frymë rreth 23 mijë herë, thithim 2 mijë litra ajër. Bashkë meajrin thithim shumë ndotës të ndryshëm të liruar nga automjetet, fabrikat dheburimet tjera. Shumë fabrika prodhimet i k rye jnë me mak ina , t ë c i l a t s h f r y t ë z o j n ë l ë n d ë d j e g ë s e s i thëngjillin, mazutin, apo ndonjë lëndë tjetër, të cilat lirojnë sasi të mëdha të tymit që kanë efekte negative për ambientin.

Rëndësia e ujit në mjedisin natyror dhe shoqëror

Uji është element shumë i rëndësishëm për jetë, sepse pa ujë është e pamundur jeta e njerëzve, shtazëve dhe bimëve në planetin tonë. Ai është faktori bazë dhe pjesëmarrës në gati të gjitha proceset jetësore të të gjitha gjallesave. Në planetin tonë uji zë një sipërfaqe mjaftë të madhe. Rreth 75 për qind e sipërfaqes së planetit është e mbuluar me ujë. Por, edhe pse planeti ynë ka mjaftë ujë, sasia e ujit të cilën njeriu mund ta përdorë për

nevojat e veta është shumë e vogël dhe kap vlerën prej më pak se 1 për qind. Prandaj, për këtë arsye ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për sasinë dhe mënyrën e shfrytëzimit të ujit. Duhet të përkujdesemi që mos ta ndotim ujin, sepse pa ujë të pastër nuk do të kishte jetë në planetin tonë. Nga kjo del se uji është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm, si për njerëz ashtu edhe për shtazë dhe bimë. Ai është përbërës i madh i organizmit të njeriut. Rreth 70 për qind të trupit të njeriut përbëhet nga masa ujore. Megjithatë, sasia e ujërave të pijshëm po zvogëlohet, sepse njeriu po e shfrytëzon dhe po e ndot atë me hedhjen e mbeturinave, materieve kimike dhe me derdhjen e ujërave të zeza. Për rrjedhojë, gati 80 për qind e të gjitha sëmundjeve janë si pasojë e ujit të papastër e të cilin njerëzit e përdorin për pije. Prandaj, për këtë arsye duhet t'i ruajmë burimet e pastërta të ujërave të pijshëm, jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit natyror, por edhe për mbrojtjen e mjedisit shoqëror, respektivisht të shëndetit tonë. Prandaj, të dashur nxënës, keni kujdes se si e shfrytëzoni ujin dhe si silleni në natyrë, sepse sjellja jonë ndaj burimeve natyrore ndikon drejtpërdrejt në jetën e të gjitha qenieve të gjalla në planetin e quajtur Tokë.

Mirsad Kuteli

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 18: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Roli i pr indi t në përfshir jen e a n g a z h i m e v e t ë f ë m i j ë s g j a t ë shkollimit të tij është rol kyç që ndihmon në arritjen e rezultateve të suksesshme të fëmijës. Jo pak studime asin se bashkëpunimi prind mësimdhënës gjithmonë është i barabartë me rezultatin e mirë të nxënësit. Kjo do të thotë se familja është themel që fëmijët të mos mbesin në dorën e fatit.

Por, jo të gjithë fëmijët e botës kanë fatin që fëmijërinë e tyre ta kalojnë në familjen biologjike. Këtë fat e kanë edhe një numër fëmijësh të lindur në Kosovë që për arsye të ndryshme nuk arrijnë ta shijojnë ndoshta asnjë ditë dashurinë prindore. Ata braktisen nga prindërit menjëherë pas lindjes, por ka edhe raste kur ata detyrohen të largohen nga rrethi i tyre familjar gjatë rritjes. Megjithatë, për fatin e mirë gjithmonë është dikush që t`u jap dorën atyre dhe t`i ndihmojë të gëzojnë të drejtën e të jetuarit në familje.

Një shtëpi që ofron ngrohtësi familjare për fëmijët pa përkujdesje prindërore n ë K o s o v ë ë s h t ë o rg a n i z a t a joqeveritare e zhvillimit social “SOS fshatrat e fëmijëve - Kosovë”. Kjo organizatë u mundëson atyre të rriten të mbrojtur, me dashuri, respekt dhe siguri, duke investuar në zhvillim të mirëlltë të tyre dhe duke u krijuar kushtet e nevojshme për jetë brenda familjes, duke u krijuar kushte për edukim, për shëndetësi dhe mirëqenie. A n d a j , s i r e z u l t a t i p u n ë s s ë palodhshme të të gjithë stat sot fëmijët që jetojnë në këto shtëpi po arrijnë rezultate të kënaqshme në arsimin parauniversitar, por edhe më tej. Për më shumë rreth jetës familjare, për kujdesin prindëror dhe të arriturave në arsim të fëmijëve të SOS fshatit biseduam me drejtoreshën e SOS fshatit në Prishtinë, znj. Ora Bytyçi.

Mësuesi i Kosovës: E nderuara drejtoreshë Bytyçi, ju jeni përkushtuar punës për të ndihmuar fëmijët pa

përkujdesje prindore, mbështetjes së tyre për rritje dhe zhvillim të shëndosh si dhe për krijimin e kushteve të përshtatshme familjare për arsimin cilësor? Çka ju frymëzon që të vazhdoni të bëni një punë kaq humane?

Bytyçi: Fëmijët janë e ardhmja jonë. Janë ata të cilët kanë nevojë për dashuri, ngrohtësi dhe kujdes të veçantë. E veçanta e SOS Fshatit është se përveç tryezës dhe kulmit mbi kokë, ofron shumë më shumë për fëmijët pa përkujdesje prindërore. SOS Fshati siguron një ngrohtësi familjare ku fëmijët rriten dhe zhvillohen me ndjenjën e përkatësisë sikurse të gjithë fëmijët tjerë, sepse të gjithë fëmijët janë të njëjtë.

Mësuesi i Kosovës: SOS Fshati tanimë është një shtëpi e madhe dhe strehë e sigurt për shumë fëmijë që kanë nevojë për familje, na thoni sa nxënës ka fshati? Bytyçi: Fëmijët e SOS Fshatit vijojnë mësimin sikurse të gjithë fëmijët tjerë. Momentalisht kemi 55 fëmijë dhe të rinjë të cilët janë pjesë aktive e institucioneve edukative arsimore. Prej tyre 5 vijojnë kopshtin, ndërsa 50 tjerë janë pjesë e shkollimit llor, të mesëm dhe universitar.

Mësuesi i Kosovës: MASHT çdo vit siguron siguron tekstet mësimore falas për çdo nxënës në Kosovë, kjo sigurisht që ju krijon lehtësi, por a keni vështirësi në plotësimin e nevojave tjera që ka një nxënës?

Bytyçi: Sigurisht që furnizimi me tekste ndihmon çdo nxënës, ndonëse nevojat e një shkollari janë shumë më të mëdha. Duke marr parasysh se SOS Fsha t ra t e Fëmi jëve ësh të n jë organizatë, e cila jeton me donacione, sigurisht që sigurimi i të gjitha nevojave për një nxënës është sdë. Pavarësisht kësaj, organizata jonë ka një ekipë e cila me punën ekipore të mrekullueshme arrijnë që çdo nxënës të

pajiset me të gjitha mjetet e nevojshme për shkollim.

Mësuesi i Kosovës: Angazhimi juaj i vazhdueshëm shpërblehet me rezultatet pozitive që nxënësit e SOS fshatit arrijnë në mësime. A mund të përmendeni disa nga ato?

Bytyçi: Sigurisht se rezultatet pozitive janë ato të cilat të përmbushin dhe të motivojnë që të japësh edhe më shumë nga vetvetja. Duke marr parasysh se shumica e fëmijëve të cilët bëhen pjesë e SOS Fshatit, vijnë me një histori personale, dhe fatkeqësisht nuk vijojnë mësimin me rregull, atëherë ne jemi ata të cilët punojmë intensivisht që fëmija të arrijë rezultate të mira dhe të jetë pjesë e bashkëmoshatarëve të tij. Është e mrekullueshme ndjenja kur sheh një fëmijë i cili kur është bërë pjesë e SOS nuk ka vijuar asnjë ditë mësimi, pavarësisht moshës dhe tani është një ndër nxënësit më të dalluar të paraleles. Raste të tilla kemi mjaft dhe këto raste bëhen shembull për fëmijët tjerë, të cilët motivohen që të japin më të mirën.

Mësues i i Kosovës: Takimet e prindërve me mësimdhënës janë të rëndësishëm gjatë procesit mësimor, kush e ka rolin e prindit për fëmijët shkollar? Bytyçi: Fëmijët pa përkujdesje prindërore jetojnë në SOS Familje. SOS Familja e ka rolin e njëjtë sikurse çdo familje tjetër. Në vend të prindërve është SOS Nëna, e cila ndihmohet nga SOS Tezja, ndërsa fëmijët jetojnë së bashku sikurse një familje. SOS Nëna është ajo e cila ka rolin e prindit, mirëpo ajo ndihmohet dhe përkrahet nga ekipi psikopedagogjik i SOS fshatit.

Mësuesi i Kosovës: A mund të ndani me ne ndon jë ng jar je t ë veçan të , pjesëmarrje në aktivitete shkollore, gara apo programe tjera që ju kanë bërë të ndiheni krenarë nxënësit – fëmijët tuaj?

18

Mësuesi dhe mësimdhënia

SOS Familja e lumtur - fëmijët të suksesshëm

Page 19: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

19

Bytyçi: Fëmijët e SOS Fshati t angazhohen si pjesë e grupit në aktivitete të shumta brenda dhe jashtë shkollës. Një ndër të arriturat të cilat kisha pas dëshirë ta përmendi është aktiviteti i cili do të organizohet këto ditë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, fëmijët tanë do të organizojnë punëtori për moshataret e tyre në komunitet. Aktivitetet e tilla do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme nga ana e fëmijëve tanë trajner për moshatarët e tyre.

Mësuesi i Kosovës: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen a do t ` i mbështesni edhe më tej anëtarët e familjes së SOS fshatit që kanë kaluar moshën e fëmijërisë? Bytyçi: Programet e SOS Fshatit mbështesin fëmijët deri në atë pikë kur ata janë të zot e vetvetes dhe janë në

gjendje të kujdesen për vetveten. Në programet tona, fëmija nuk e humb përkrahjen apo nuk largohet nga programi vetëm se ka arritur moshën 18 vjeçe. Kur fëmijët arrijnë moshën 15 vjeçe ata kalojnë nga SOS Familja në Shtëpinë e Rinisë, e cila është pjesë e SOS Fshatit dhe ku të rinjtë përgatiten për të ardhmen e tyre duke përfshirë studimet. Pas Shtëpisë se Rinisë, të r in j t ë ka lo jnë në p rogramin e gjysmëpavarësimit, program ky i cili i mbështet edhe tri vitet e ardhshme, deri në pavarësinë e tyre të plotë.Sivjet ne kemi të diplomuarën e parë të SOS Fshatit dhe jemi shumë krenar për të. Asaj i janë hapur dyert e mundësive dhe këtë mundësi ia ka dhënë SOS Fshati i Fëmijëve.

Mësuesi i Kosovës: A takoheni ndonjëhere me të rinjtë të cilët nuk janë më pjesë e programeve të SOS Fshatit?

Bytyçi: Për momentin nuk kemi të rinjë të cilët nuk janë pjesë e programeve të SOS Fshatit. Mbështetja jonë për këta të rinj do të vazhdon edhe pas përfundimit të programeve, duke iu ofruar ndihmë dhe këshillime të vazhdueshme.

Mësuesi i Kosovës: Cila është porosia juaj për komunitetin mësimore, bashkëmoshatarët dhe opinionin publik?

Bytyçi: Qëllimi ynë është që këta fëmijë të jenë pjesë aktive dhe anëtarë të barabartë të komunitetit në të cilën jetojnë.

Intervistoi: Mimoza Hasani Pllana

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 20: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

20

Mësuesi dhe mësimdhënia

Klasa parafillore: me apo pa detyra shtëpie!

Pothuajse në çdo takim me edukatore apo me prindër që kanë fëmijët e tyre në klasat para l lore në kuadër të shkollave, çështja e detyrave të shtëpisë për fëmijët vetëm 5-6 vjeçarë provokon n j ë d i s k u t i m q ë s i g u r i s h t k a mbështetësit dhe kundërshtarët e vet. Sidomos kur kemi parasysh që këto detyra shtëpie janë kryesisht plotësime të faqeve me numra , s imbole , shkronja... Sigurisht që edhe unë jam përcaktuar në njërën anë, por ky reagimi im sot në fakt ka si qëllim jo vetëm të prezantojë këndvështrimin tim, por gjithashtu të 'ngacmojë' të gjithë ata që janë të interesuar dhe që punojnë me fëmijët 5-6 vjeçarë, për të

kontribuuar dhe për të përcaktuar një qëndrim të drejtë në këtë çështje.Nëse themi që edukimi parashkollor dhe përmbajtja që ofrohet në klasat parallore kanë si qëllim të tyre kryesor inkurajimin e zhvillimit optimal të secilit fëmijë në Kosovë dhe zhvillimin e gatishmërisë për jetë dhe gatishmërisë për shkollë të fëmijëve, me siguri të gjithë ju jeni dakord me mua...sidomos ju edukatore të nivelit parashkollor e parallor. Ky qëllim, do të shtonit ju edukatore, lehtësohet të përmbushet n g a p ë r m b a j t j a e k u r r i k u l ë s parashkollore dhe përmbajtja e standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme, për të

cilat tash qe tre vite pothuajse të gjitha ju jeni të trajnuara se si duhen zbatuar. Dhe nga eksperienca ime në këto trajnime, ju vetë keni vlerësuar shumë qartësimin që ju kanë ofruar standardet e zhvillimit dhe të mësuarit për grupmoshën 5-6 vjeç për atë se çka duhet të dijnë e çka duhet të bëjnë fëmijët e kësaj moshe. E pra, le të ndalemi pak këtu, pasi kam një pyetje për ato edukatore që praktikojnë të japin këto detyra shtëpie: pse mendoni që duke kërkuar nga fëmijët që të plotësojnë faqe me vija, numra e simbole pasditeve në shtëpi, ju si edukatore lehtësoni, stimuloni, apo ju krijoni mundësi fëmijëve të zhvillohen në optimumin e tyre? Keni menduar ndonjëherë të jepni si 'detyrë shtëpie' që fëmija të dalë të ecë bashkë me prindin për 30 minuta? Të numërojë lodrat që ka në shtëpi? Të përfundojë bashkë me babin, nënën, vëllain, motrën ose këdo që ka pranë vizatimin e lënë përgjysëm në klasë? Të provojë të kërcejë para familjarëve këngën që këndoi sot? Të krijojë diçka që i pëlqen? Tu tregojë të afërmve si kaloi ditën sot? Të vëzhgojë çka po ndodh me bimën që mbolli javën e kaluar? Të planikojë një lojë për ta bërë me shokët e shoqet e klasës/grupit nesër? etj.

Edhe kërkimet shkencore mbështesin lojën

Fëmijët lindin të gatshëm për të mësuar dhe se vitet e fëmijërisë së hershme konsiderohen si një periudhë kritike dhe shumë e rëndësishme në zhvillimin e tyre. Po kaq i rëndësishëm është edhe ndikimi i ambientit dhe të gjithë faktorëve të tjerë që me pjesëmarrjen dhe cilësinë e tyre ndikojnë në këtë zhvillim. Studime të shumta kanë vërtetuar se cilësia e kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme përcakton edhe nivelin e zhvillimit të fëmijëve edhe promovon gatishmërinë e tyre për jetë dhe për shkollë duke krijuar predispozita për sukses të mëtejmë. Çka do të thotë gatishmëri për shkollë? Sot koncepti gatishmëri për shkollë në

Page 21: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

21

Mësuesi dhe mësimdhënia

kuptimin e tij më të gjerë, është përcaktuar me tri dimensione të ndërlidhura: (1) fëmijët e gatshëm: duke u përqendruar në stimulimin e të mësuarit dhe zhvillimin optimal të fëmijëve; (2) shkollat e gatshme: duke u f o k u s u a r n ë m j e d i s i n e shkollës/institucionit së bashku me praktikat që nxisin dhe mbështesin një tranzicion të qetë për fëmijët drejt arsimit llor dhe që promovojnë dhe avancojnë të mësuarit e të gjithë fëmijëve; (3) familjet e gatshme: duke u fokusuar në qëndrimet e prindërve dhe kujdestarëve dhe në përfshirjen e tyre në të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijëve. Le të ndalemi pak edhe këtu, sepse sërish kam disa pyetje, tashmë edhe për edukatoret edhe për prindërit: Sa jeni Ju të gatshëm? A mendoni se praktikat dhe angazhimi Juaj me dhe rreth fëmijëve stimulon zhvillimin dhe të mësuarit tek fëmijët? Sa i kryeni Ju 'detyrat tuaja të shtëpisë'? A mendoni se 'detyrat e shtëpisë' që ju ofroni do ta ndihmojnë fëmijën të jetë më i gatshëm për shkollë? A jeni të sigurt për këtë?Që fëmija zhvillohet në tërësinë e tij, në të gjitha fushat e zhvillimit, tashmë kjo nuk ka pikë dyshimi. Edhe që të jetë i gatshëm për jetë e për shkollë, ai/ajo ka nevojë të ballafaqohet me sa më shumë eksperienca në të gjitha këto fusha zhvillimi. Në programet edukative që ofrohen, kjo bëhet përmes lojës dhe të mësuarit duke ndërvepruar, meqenësë siç edhe shkruan në standardet e zhvillimit dhe të mësuarit ' loja konsiderohet si një nga instrumentet kryesore që nxit fëmijën për zhvillim. Loja për fëmijën është vetë jeta, rrita dhe gëzimi i tij/saj dhe si e tillë loja duhet nxitur, orientuar, stimuluar dhe mbështetur, sepse vetëm si e tillë e ka kuptimin dhe rëndësinë e vet'. Më besoni, me sa unë jam në gjendje të kuptoj çdo dokument të edukimit të hershëm tek ne, unë e shoh këtë shumë evidente në secilin prej tyre. Atëherë çka po ndodh? Mbi ç'bazë mbështetet puna juaj kolege të mia edukatore, kur ju e përqendroni këtë punë tuajën në klasa parallore kryesisht në zhvillimin e gjuhës dhe matematikës? Për më tepër nëse edhe kërkoni detyra shtëpie me plotësim të faqeve me shkronja,

simbole e numra? Nuk dua ta besoj që ju nuk e n j ihn i përmbaj t j en e dokumenteve zyrtare të qeverisë sonë. Nuk dua ta besoj po ashtu që e njihni këtë përmbajtje, por nuk përballoni dot 'presionin' e prindërve që 'kërkojnë' detyra shtëpie për fëmijët e tyre 5 vjeçarë. Krenare me eksperiencat dhe vullnetin tuaj, dua të besoj se ju mundeni dhe bëni më të mirën për fëmijët me të cilët punoni. Por, në rastin e 'detyrave të tilla të shtëpisë' unë nuk jam dakord me ju. Po ashtu rezultatet e kërkimeve shkencore nuk janë dakord me ju! Ato mbështesin lojën: asgjë nuk është më e rëndësishme se sa loja, asgjë nuk e zhvillon trurin e fëmijëve sikur loja, loja është thelbësore, çelësi për të mësuarit dhe zhvillimin e tërësishëm të fëmijës.

Nuk duhet të ketë detyra shtëpie për parashkollorët

Besoj tashmë është i qartë edhe këndvështrimi im: për fëmijët 5-6 vjeçarë, pavarësisht se ku janë në klasa p a r a l l o r e n ë s h k o l l a a p o n ë institucione parashkollore publike ose private apo në qendra me bazë në komunitet, nuk duhet të ketë detyra të këtilla shtëpie. Krahas këtij qëndrimi, dua të sqaroj se me detyrë shtëpie i referohem konceptit klasik të këtij termi. Ndërkohë, nëse ju planikoni shumë me kujdes dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjen, shumë angazhime që kanë si bazë lojën, argëtimin, eksplorimin që nxisin të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijëve, janë të mirëseardhura për fëmijët gjatë pasditeve të tyre. Sepse këto nuk janë detyra shtëpie, këto janë aktivitete të lira ose gjysmë të orientuara gjatë të cilave fëmija luan, kënaqet, provon, gabon, sigurohet, vlerëson, përforcon, bashkëpunon, mëson e zhvillohet. Para se të shkojnë në klasë të parë, fëmijët nuk kanë nevojë të dinë se si të lexojnë dhe të shkruajnë numra ose fjalë. Fëmijët do t'i mësojnë këto në shkollë. Por, nëse se ata i mësojnë këto ndërkohë që janë në klasat ose grupet parallore, s e p s e d u a n d h e m u n d e n p a udhëzime/kërkesë nga edukatoret ose

prindëri t , kjo është në rregull . Referojuni standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme dhe do ta keni shumë më të lehtë dhe më të sigurtë rolin tuaj: stimuluese dhe mbështetëse të zhvillimit dhe të mësuarit te fëmijët.

Për ju prindër: doni të dini cilat janë disa nga shkathtësitë, aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet që e bëjnë fëmijën tuaj të gatshëm për shkollë? Provoni t'u jepni përgjigje pyetjeve të mëposhtme dhe angazhohuni që bashkë me edukatoret që nxisni e mbështesni arritjen e tyre te fëmijët: Në fushën e zhvillimi social dhe emocional: A mund të qëndrojë së bashku me të tjerët? Ndjek rregullat? Fillon një aktivitet, punon në të, arrin ta përfundojë atë? A et për veten, familjen dhe komunitetin? Flet për mënyrën se si njerëzit janë të ngjashëm d h e / o s e t ë n d r y s h ë m ? Në zhvillimin zik: A vrapon, kërcen, hidhet? A di të luajë me top, litar? Mbërthen bluzën? Mbyll zinxhirin e xhupit? Përdor gërshërët? Vizaton? Përdor shprehi të mira shëndetësore dhe është i kujdesshëm ndaj rreziqeve? Në fushën e gjuhës: A et dhe dëgjon të rriturit dhe fëmijët e tjerë? Flet qartë dhe kuptueshëm? Kupton dhe tregon histori? Tregon interes për librat? Njeh d i s a s h k r o n j a d h e n u m r a ? Në të menduarit matematik: A i ndan s e n d e t s i p a s n g j y r ë s , f o r m ë s , madhësisë? Mund të numërojë? Njeh pozicionet para, pas, majtas, djathtas etj.

N ë t ë m e n d u a r i t s h k e n c o r : A eksploron? Shikon, dëgjon, prek, nuhat dhe shijon për të marrë informacion? Flet për mënyrën se si gjërat janë të n j ë j t a o s e t ë n d r y s h m e ? Në arte: A vallëzon? Vizaton? Ngjyros? Këndon? Bën muzikë? Luan? Krijon?Në qasjen ndaj të mësuarit: Këmbëngul për të përfunduar një punë ose lojë të nisur? Përfundon tregimin ndryshe? Kërkon më tepër informacion? Kështu do të dini më shumë për shkathtësitë e fëmijës suaj të kësaj moshe.

Merita Shala

Page 22: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

Klasa e 2/A e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren ka një atmosferë të pazakontë. Mësuesi i saj, Kasem Berisha, nuk është në pozicionin e tij të zakonshëm dhe vendin e tij e kanë zënë një grup mysarësh mësues/aktorë që takohen për herë të parë me nxënësit e klasës. Pra, mësimi i sotëm do të zhvillohet nga këta mësues/aktorë të ftuar. Do të jetë një ditë mësimi e pazhvilluar më parë. Bankat e klasës janë zhvendosur mënjanë dhe në mes është shtruar një pëlhurë e përbashkët në të cilën ulen së bashku nxënësit, mësuesit/aktorë dhe disa mësues të tjerë të shkollës që duan të njihen me këtë proces edukativ.

Programi Teatri në Edukim në shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës

Kështu, nis biseda për kulturën e klasës, shkollës dhe drejtuesi i procesit (njëri nga mësuesit/aktorë, Shkëlzen Berisha) menjëherë shkëmben pozicionin

mësues-nxënës duke bërë që fëmijët të jenë ata që japin informata: “Do të donim që ju të na mësonit se çfarë bëni në shkollë, në klasë”. Thënia e Claude Levy Straouss-it se “të dhënit mësim është e vetmja mënyrë e të nxënit” (Claude Levy Strauss In His Own Words, 2008), i shkon për shtat më së miri pjesës së parë të bisedës, në të cilën fëmijët marrin përsipër një përgjegjësi që i bën menjëherë aktivë, që i mëson të dëgjojnë, të artikulojnë mendimet e të shkëmbejnë me të tjerët.

Procesi zgjat rreth 2 orë e gjysmë, me një pushim prej 15 minutash ndërmjet. Gjatë gjithë kohës fëmijët janë të përfshirë: punojnë individualisht e në grup dhe eksplorojnë tema të ndryshme m e d ë s h i r ë d h e d u k e d h ë n ë këndvështrimin e tyre në zgjidhjen e problematikave të hasura në tregimin që ata duhet të bëjnë së bashku me mësuesit/aktorë. Angazhimi i fëmijëve është i plotë dhe pyetjes që mësuesi i tyre i përditshëm, Kasemi, u bën “Çfarë mendoni për mësimin e

sotshëm?”, të gjithë njëzëri përgjigjen: “Duam ta bëjmë përsëri edhe një herë tjetër.” Dhe kjo është shenja se mësimi i sotëm përmes Teatrit është i pari, por pa asnjë dyshim jo i fundit që do të zhvillohet në shkollat tona.

Grupi i punës që udhëhiqet nga Shkëlzen Berisha (praktikues i metodologjive Drama dhe Teatri në Edukim), po e prezantojnë programin Teatri në Edukim në shkolla në Shqipëri dhe Kosovë. Synimi i tyre është realizimi i programeve edukative përmes formave artistike (veçanërisht dramës dhe teatrit) dhe futjen e tyre si shërbim ekstrakurrikular në shkolla, në dobi të nxënësve dhe procesit të të nxënit. Në ditët në vijim edhe klasa të tjera të shkollës, të cilat prisnin me padurim, u bënë pjesë e këtij programi.

Motodologji e nisur në Britani të Madhe

Ishte viti 2002 kur Shkëlzeni u njoh për

Mësimi përmes teatrit

22

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 23: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

23

herë të parë me këtë metodologji nga Tony Grady dhe Margaret Higgins, për të shkuar më pas e për të punuar në Britani të Madhe për një periudhë 7-vjeçare me grupin e punës të Theatre Pows dhe regjisorin Ian Yeoman e për të qenë prezent në shumë konferenca dhe seminare. Në vitin 2012, Shkëlzeni dhe unë krijuam grupin e parë të punës për hartimin dhe realizimin e programeve që përdorin Teatrin si mjet edukativ dhe nisëm prezantimin në 4 shkolla, si projekt-pilot në Shqipëri e më pas në 25 shkolla të tjera. Përgjatë këtyre viteve një sërë programesh janë realizuar me grupmosha të ndryshme dhe së fundmi është bërë e mundur që programi i Qendrës së Hulumtimit Progresiv, të mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të nismës Edukimi përmes Artit për t'u aplikuar në 30 shkolla të Tiranës, kurse në bashkëpunim me OJQ “Buka” ta aplikojnë edhe në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Duke e parë programin Teatri në Edukim të aplikuar në praktikë, edhe mësuesit e klasave që e kanë ndjekur që nga viti 2012-të, janë më të qartë për rezultatet e tij. Është një metodologji që nxit kureshtjen e nxënësve për të mësuar më shumë dhe imagjinatën për të krijuar një vizion të botës në të cilën ata duan të jetojnë, e po ashtu krijon atmosferë pozitive për të punuar në frymë kolektive.

Teatri në Edukim është një metodologji e përdorur më së pari në Britani të madhe rreth viteve 60-70, ku u krijuan kompanitë e para që krijonin programe dhe i realizonin ato në shkolla. Deri më sot kjo metodologji është zhvilluar dhe shtrirë në shumë vende të botës. Procesi realizohet përmes pyetjeve, diskurseve, reektimeve dhe është transformues dhe aktiv. Drejtuesit duhet të jenë të aftë të drejtojnë fëmijët e të krijojnë hapësirat dhe ambientin e përshtatshëm për të nxitur komunikimin dhe ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi për një proces në nivel sa më të thellë. Ndërsa fëmijët janë ata që kanë në dorë p ë r g j e g j ë s i t ë p ë r z h v i l l i m i n përmbajtjesor të tregimit, jo mësuesit.

Fëmijët i japin jetë tregimit sipas këndvështrimit të tyre. Personazhet që sjellin mësuesit/aktorë, janë të thjeshtë dhe veprojnë sipas përmbajtjes dhe kuptimit që fëmijët i japin ngjarjeve, duke integruar e kontekstualizuar fjalët e fëmijëve përgjatë tërë aktivitetit.

Ky program, vjen në reali tet in mbarëshqiptar pikërisht në kohën që po zhvillohen një sërë reformash në arsim dhe që po njësohen kurrikulat e reja dhe arti si mjet edukativ po formon një tjetër dimension sidomos në arsimin 9-vjeçar. Është e nevojshme që për të pasur nxënës kreativë të zhvillohet mësim kreativ. Shumica e mësuesve vazhdojnë të ushtrojnë modelin tradicional të mësimdhënies, në të cilin mësuesi et dhe nxënësi dëgjon, duke qëndruar shkëputur nga nxënësit, të cilët janë të ulur në banka një e nga një ose dy e nga dy dhe zakonisht ata “më të mirët” në mësime janë të ulur në bankat e para. Ka ndodhur që jo në pak shkolla, në fund të ditës së punës, mësueset të jenë shprehur për disa nxënës “nuk e k isha menduar se ai /ajo do të artikulonte këso mendimesh. Është thuajse i/e heshtur gjatë pjesës më të madhe të vitit.”.

“Teatri në Edukim” befason me rezultate të mira

Mësues i t kanë pak n johu r i t ë përdorimit të elementëve artistikë në procesin edukativ, përjashto ndonjë seminar teorik mbi 'mësuesin në rol” që hezitojnë ta përdorin pasi nuk kanë skema pune të qarta dhe nuk e kanë njohur në nivel aq të thellë sa të bëhet pjesë e punës së tyre. Kurse atë që e quajnë “dramatizim” të ndonjë përralle apo tregimi është veçse një prezantim formal përpara të ftuarve (prindër, nxënës të tjerë, mësues) në raste festash apo mbyllje të vitit shkollor. Nga ana tjetër, ata mësues që janë njohur tashmë me metodën Teatri në Edukim dhe shohin rezultatet e saj te fëmijët janë shprehur se është shumë e dobishme për ta dhe zgjerimi i saj dhe përfshirja e sa më shumë shkollave është shumë e rëndësishme. Në përvojën time 10-vjeçare në mësimdhënie në lëndën e

Fjalës Artistike, kam kërkuar dhe provuar rrugë që ofrojnë mundësi që studentët të angazhohen sa më shumë në subjektin e lëndës, të shkojnë përtej përftimit të dijeve në nivel teorik dhe të distancuar, por të ndjehen pjesë e rëndësishme e procesit mësimor “duke bërë së bashku” e jo duke dëgjuar apo lexuar në mënyrë individuale. Njohja me metodologjinë Teatri në Edukim, më ka dhënë ndjesinë se është rruga e duhur për të arritur një proces të tillë të të nxënit. Kam zbuluar se teatri paska një fuqi shumë më të madhe se sa të përgatisësh aktorë që do të interpretojnë në skena për publik, paska një fuqi që të përgatisë njerëz që do jenë të aftë ta shohin botën si shtëpinë e tyre, me ngjyrat , r i tmet , harmoninë dhe kompleksitetin që ajo ka në të vërtetë. Së bashku me mësuesit që e kanë ndjekur programin Teatri në Edukim, kemi parë e diskutuar se si kjo metodologji mund të jetë një mjet shumë i fuqishëm për t'u ardhur në ndihmë mësimit të tematikave të ndryshme të kurrikulës, si: edukata qytetare, gjuha, leximi, gjeograa, etj., sepse një nga detyrat më të rëndësishme për mësuesit sot është të zhvillojnë mendjet e nxënësve përmes hulumtimit dhe nxitjes së krijimtarisë, në kuptimin e kësaj të fundit si fuqi për të shprehur ve tve ten s ipas këndvësh t r imi t individual. Shoqëria e sotme me lëkundjet ekonomike dhe ulje-ngritjet e befasishme e ka domosdoshmëri fokusin te artet si mjete që sigurojnë edukim të një cilësie të lartë. Kështu, ne do të vazhdojmë të krijojmë programe të tjera të Teatrit në Edukim që do të kontribuojnë në nevojat e mësuesve dhe nxënësve për një edukim që siguron zhvillim të qëndrueshëm. Edhe pse jam e vetëdijshme që gjithë ky pasqyrim nuk është i mjaftueshëm dhe është përgji thësues, megji thatë konsideroj të nevojshme që njerëzit së paku të informohen se po zhvillohen iniciativa të tilla.

Sonila Kapidani

Mësuesi dhe mësimdhënia

Page 24: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

24

Mësuesi dhe mësimdhënia

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-GovernmentUDHËZIM ADMINISTRATIV I (MASHT) NR

___6/2014______KODI I MIRËSJELLJES DHE MASAT DISIPLINORE PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE TË

MESME TË LARTA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,

Në bazë të nenit 22 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar nr. 04/L-032 dt. 29 gusht 2011, nenit 31 të Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Ligji nr. 04/L-138, Gazeta zyrtare nr. 7/26 mars 2013 si dhe duke u bazuar në nenin 8, paragran 1.4 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), nxjerr:

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta NUMËR: DATË:

Neni 1Qëllimi

Ky Udhëzim administrativ ka për qëllim të përcaktojë të drejtat, obligimet,veprimet e ndaluara, vijueshmërinë në mësim dhe masat e procedurat disiplinore dhe zbatimin e tyre ndaj nxënësve të cilët i shkelin rregullat e kodit të mirësjelljes.

Neni 2Obligimet e nxënësit

1. Për të krijuar atmosferë pune për zhvillim të procesit mësimor përcaktohen këto obligime për nxënësin:

2. Të vijojë mësimin sipas orarit të përcaktuar nga institucionet arsimore dhe të aftësimit (IAA).

3. Të respektojë Kodin e mirësjelljes, rregullat e IAA dhe rregullat tjera që e rregullojnë këtë fushë.

4. Të respektojë integritetin e personalitetit të secilit anëtar të personelit të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues (IAA).

5. Të jetë i përgatitur për mësim dhe praktikë profesionale.

6. Nxënësi obligohet të shkoj në shkollë me çantë, etore dhe libra.

7. Ta ruaj inventarin dhe pasurinë e IAA.

8. Të ketë kujdes për higjienën dhe mjedisin e IAA.

9. T`i arsyetojë mungesat në kohën e duhur.

10. Ta mbaj uniformën e shkollës gjatë procesit mësimor dhe praktikës profesionale, nëse shkolla e ka përcaktuar që nxënësi të ketë uniformë.

11. Nxënësi pas mbarimit të mësimit, mund të jetë i pranishëm në shkollë vetëm në aktivitete të organizuara nga përgjegjësit e IAA.

Neni 3Veprimet e ndaluara

1. Nxënësit i ndalohet:

1.1. Mungesa e paarsyeshme ngaInstitucioni edukativo-arsimor dhe aftësues(IAA);

1.2. Mbajtja e armëve të ftohta dhe të zjarrta si dhe mjeteve të tjera që e rrezikojnë jetën e nxënësve dhe personelit në IAA;

1.3. Veprimet e dhunshme si kërcënimi, konikti, vandalizmi, mosrespektimi, fyerja ndaj nxënësve dhe personelit në IAA dhe jashtë tyre;

1.4. Bartja dhe konsumimi i drogës, duhanit dhe alkoolit në IAA;

1.5. Hyrja me vonesë në orë mësimi ose praktikë profesionale;

1.6. Prishja e rendit dhe e qetësisë në IAA;

1.7. Lëshimi i orës së mësimit apo të Praktikës profesionale pa

lejen e mësimdhënësit, punëdhënësit;

1.8. Përdorimi i telefonit celular në IAA;1.9. Bartja dhe përdorimi i ditarit të klasës;

1.10. Falsikimi i dokumentacionit të IAA;

1.11. Kopjimi gjatë punës me shkrim;

1.12. Dëmtimi i inventarit dhe i mjeteve të punës;

1.13. Bartja e uniformës fetare; 1.14. Veshjet ekstravagante dhe grim i tepruar.

Neni 4Vijueshmëria në mësim dhe praktikë profesionale dhe

masat disiplinore

1. Nxënësi i cili mungon pa arsye 15 orë mësimi, i thyhet nota e sjelljes në 3.

2. Nxënësi i cili mungon pa arsye 25 orë mësimi, i thyhet nota e sjelljes në 1.

3. Nxënësi i cili mungon pa arsye më shumë se 32 orë mësimi, pezullohet përkohësisht një deri në tre muaj nga procesi mësimor dhe transferohet në shkollë tjetër më të afërt të komunës fqinje me program të njëjtë për vijim të procesit mësimor.

Neni 5Masat edukativo-disiplinore

1. Ndaj nxënësit mund të merren këto masa disiplinore:

1.1. Vërejtje me gojë;

1.2. Vërejtje me shkrim;

1.3. Pezullim i përkohshëm nga garat, ekskursionet, vizitat, shëtitjet;

1.4. Pezullim i përkohshëm nga shkolla deri në 3 ditë;

1.5. Pezullim i përkohshëm prej 1 deri në 3 muaj.

Neni 6Vërejtjet

Vërejtja i shqiptohet nxënësit i cili bën shkelje të lehta të rregullave të shkollës, kompetent për shqiptimin e kësaj mase është kujdestari i klasës.

Neni 7Vërejtje me shkrim

Vërejtje me shkrim i shqiptohet nxënësit i cili i përsërit shkeljet e rregullave të shkollës. Këtë masë disiplinore e shqipton drejtori i shkollës me propozimin e kujdestarit të klasës.

Neni 8Masa pezullim i përkohshëm nga aktivitetet jashtëshkollore

1. Pezullim i përkohshëm nga aktivitetet jashtëshkollore si garat, ekskursionet, vizitat, shëtitjet, i shqiptohet nxënësit i cili me sjelljet e tij pengon aktivitetet jashtëshkollore.

2. Pezullimin nga aktivitetet jashtëshkollore me propozim të organizuesit të garës, e shqipton kujdestari i klasës.

Neni 9Masa pezullim nga shkolla

1. Pezullim nga shkolla deri në 3 (tri) ditë, i shqiptohet nxënësit i cili nuk përmirësohet edhe pas shqiptimit të vërejtjeve paraprake.

2. Masën e shqipton drejtori i shkollës me propozim të kujdestarit të klasës.

Neni 10Pezullim nga shkolla nga 1 (një) deri në 3 (tre) muaj

1. Pezullim për 1 (një) muaj, ishqiptohet nxënësit i cili nuk përmirësohet edhe pas shqiptimit të masave paraprake.

2. Pezullim prej 1 (një) deri në 3 (tre) muaj i shqiptohet nxënësit :

2.1. Që bën sjellje të dhunshme apo agresive e cila nuk lejon vazhdimin e procesit edukativo-arsimor dhe aftësues të nxënësve tjerë;

2.2. Që mungon mbi 32 orë mësim pa arsye nga mësimi; 2.3. Moszbatimi i vendimeve të organeve të shkollës si dhe rastet e tjera që parashihen me Rregullore të shkollës.

3. Këto masa i shqipton drejtori i shkollës me propozim të kujdestarit të klasës dhe pas njoftimit të këshillit të shkollës.

Neni 11Procedura për zbatimin e masave

1. Iniciativën për të gjitha masat, e merr kujdestari i klasës ose udhëheqësi i aktivitetit jashtëshkollor.

2. Për të gjitha masat e marra duhet të njoftohet prindi dhe të merren informatat kthyese se prindi është në dijeni.

3. Njoftohet edhe nxënësi.

4. Të gjitha masat duhet të shënohen në ditar dhe në procesverbal.

5. Masat e shqiptuara me shkrim publikohen në tabelet për shpallje.

Neni 12Mësimi alternativ

1. Drejtori i shkollës obligohet që ta njoftoj DKA për shqiptimin e masës sipas nenit 10 të këtij UA dhe të kërkojë sigurimin e mësimit alternativ.

3. DKA është e obliguar që përnxënësit e pezulluar të sigurojë mësim alternativ.

Neni 13Obligimet e shkollës për hartimin e rregulloreve

Obligohen shkollat që të hartojnë rregullore për kodin e mirësjelljes dhe masave disiplinore të shkollave të mesme të larta.

Neni 14E drejta në ankesë

1. Shkalla e parë- këshilli i shkollës.

2. Shkalla e dytë- DKA

3. Pala e pakënaqur me masat e shqiptuara ka të drejtën e ankesës në afat prej 3 ditësh pas marrjes së vendimit.

4. Organi kompetent, ankesën e shqyrton në afat prej 3 ditësh nga dita e pranimit të ankesës.

5. Ankesa kundër masës disiplinore të shqiptuar i bëhet organit kompetent të shkallës së dytë (DKA).

6. Ankesa e pezullon zbatimin e vendimit deri në vendimin e shkallës së dytë në përjashtim kur rrezikohet siguria e nxënësve.

Neni 15Dispozitat shfuqizuese

Me hyrjen në fuqi të këtij UA, shfuqizohet UA nr. 6/2010 i dt. 11.5.2010.

Neni 16Hyrja në fuqi

Ky Udhëzim administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e Ministrit.

Prof. dr. Ramë Buja, ministër ______________________

Page 25: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

25

Rri hëna në dritareEdhe diellin pret me mall,Pret e shkreta, me orë pretDhe në zemër digjet krejt.

Mirëpo dielli si çapkënShpejt i vje' n'dritare,Edhe ëmbël e puth n'faqeHënën lozonjare.

Dhe lehtë-lehtë në veshTinëz diç i thotë:Gjithë ditën i ytiZemër do jem sot.

Dhe pastaj s'vononE merr n'përqam,Diell e hënë së bashkuNë zjarr zemre u shkrinë.

POEZIShahbaze Vishaj- Grajçevci

Mësimdhënësi krijues

DRITARE ZEMRE

Portën lëre hapurEdhe kur bën terrSe vjen yll i zemrësNatën të më merr.

Veç kandilin ndezurLëre të bëjë dritëSe mos bishë e malitDel e i zë pritë.

Mos u tremb mbretëresha imeSe s më ndan asgjë nga tiVeç ta marr unë zemrën timeDhe t'i mbyll nën dry.

Çelësin lumit t'ia falimValmirës t'ia lëmëE ne ngrihemi kaltërsiveMë ke yll e të kam hënë.

PORTËN LËRE HAPUR

Nisem të takohemMe yllin e zemrës,Mos shpejto!- më thotë hënaÇoja një fjalë nënës.

Ti moj hënë fjalëmbëlQë ditë e bënë natën,Thuaj të lutem nënësTë ma japë uratën.

Kam folur me maleMe tokë e me qiell,N'takim t'i dal yllitJam betuar në diell.

Dhe s'lë shteg pa kaluarVetëm me të të piqem,I thuaj nënës, ah i thuaj...Se për yllin digjem!

JAM BETUAR NË DIELL

Page 26: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

“Mirë se vini në Shkollën e Çuditshme (Oneida Qarkut # 3). Ne jemi të lumtur që t'ju tregojmë më shumë për shkollën tonë unike. "One-Room School House" (Një dhomë Shtëpi Shkollë) , e vendosur në zonat rurale të Mid-Michigan.

Kështu shkruhet në veb faqen e kësaj shkolle, e cila mbanë edhe emrin “Shkolla e çuditshme”, e që një tabelë me të tillë mbishkrim është vendosur edhe në hyrje të oborrit të shkollës me një natyrë të gjelbëruar dhe shumë të bukur përreth. Kjo është një shkollë publike, por ka vetëm 14 nxënës.

“Shkolla e çuditshme” (Oneida Qarkut # 3), është ndërtuar në vitin 1879 me tulla, ndërsa edhe sot e kësaj dite kjo shkollë, edhe pse me zionomi më moderne, mbetet objekt i ndërtuar me tulla. Në shikim të parë ngjanë në një shtëpi të stilit të vjetër, por brenda zhvillohet mësim në ambient të këndshëm, madje shumë më të ngrohtë se në shkollat e mëdha.

Kjo shkollë është një shkollë me zgjedhje, ndërsa vlerat tradicionale të edukimit rural janë ende si baza kryesore e të mësuarit. Megjithatë, nxënësit e kësaj shkolle përdorin edhe

teknologjitë nga më të rejat për të zgjeruar përvojat e tyre në mënyrë që të jenë në hap me kohën dhe të bëhen të zotët në profesionet e tyre të ardhshme. Por, me përdorimin e teknologjisë së fundit, shkolla ka menduar të pasurojë edhe procesin mësimor.

Shkolla e parë Oneida është hapur në llim të viteve të 30-ta. Ky distrikt i parë shkollor u ndërtua në Kanada, ndërsa një shtëpi-shkollë e tillë u ndërtua në vitin 1939, në qoshen veriperëndimore të asaj që është tani është quajtur “Autostrada e çuditshme dhe rruga jugore Hartel”.

Arsimi nëpër botë

“Shkolla e çuditshme”

26

Page 27: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja

27

Fotogaleri

Page 28: Kryeministri Thaçi dhe ministri Buja përuruan shkollën në ...masht.rks-gov.net/uploads/2015/05/reviste-e... · Roli i nxënësve në mjedisin natyror ... shkollor, ministri Buja