kapitulli ii infrastruktura dhe mjedisi afarist...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve...

31
Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST Prof. Ass. Dr. Halit Shabani MSc. Fisnik Morina PhD (c) Pejë, 2017

Upload: others

Post on 16-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

Kapitulli II

INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST

Prof. Ass. Dr. Halit Shabani

MSc. Fisnik Morina PhD (c)

Pejë, 2017

Page 2: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Sot në Evropë po krijohen dallime gjithnjë e më të mëdha ndërmjet vendeve dhe rajoneve të caktuara.

• Vendet që do të kujdesen për zhvillimin e novatorizmit dhe të ndërmarrësisë, do të përparojnë dhe do të hapin më shpejtë vende të reja të punës.

MJEDISI AFARIST

Page 3: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Me rritjen e mundësive për punësimin e popullsisë dhe me shtimin e aktiviteteve ekonomike do të rritet edhe cilësia e jetesës.

• Në këtë mënyrë , disa rajone dhe shtete do të bëhen më tërheqëse jo vetëm për popullsinë e vet por edhe për njerëzit e tjerë që dëshirojnë t’i realizojnë idetë e veta dhe të kenë një jetë më cilësore.

MJEDISI AFARIST

Page 4: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Kujdesi për një infrastrukturë më cilësore kërkon edhe ndërtimin e një mjedisi që ofron mundësi për një nxitje më të madhe të ndërmarrësisë dhe nxjerrjen e masave mbështetëse që do të mundësojnë një zhvillim më të shpejtë të këtij procesi.

• Me zhvillimin e ekonomisë së tregut në hapësirat tona, ndërmjet subjekteve ekonomike është forcuar lufta për rritjen e konkurrencës, zhvillimin teknologjik dhe përgjithësisht për një punë më të efektshme të mbarë shoqërisë.

MJEDISI AFARIST

Page 5: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Në kuadër të ndërtimit të mëtejmë të infrastrukturës ekonomike për ekonominë e vogël, është e nevojshme pjesëmarrja e administratës lokale, e odave, e qendrave të biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen e problemeve komunale me qëllim të zhvillimit të ekonomisë lokale, zgjidhjes së çështjeve sociale dhe veçmas të problemeve të punësimit.

MJEDISI AFARIST

Page 6: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Shtetet dhe administrata lokale këtë proces e shpejtojnë ose e ngadalësojnë. Së këndejmi, është e nevojshme që të krijohen të ashtuquajturat koalicione të ndërmarrësve për:

1. miratimin e koncepteve zhvillimore,

2. shfrytëzimin më shpejtë të mjeteve dhe burimeve për financimin e ndërmarrësisë,

3. krijimin e fondeve lokale për dhënien e garancive, krijimin e kapitalit për rreziqet e

caktuara,

4. hapjen e qendrave dhe të inkubatorëve për zhvillimin e bizneseve, organizimin e dhënies

së këshillave të ndryshme,

5. themelimin e agjencisë rajonale për zhvillim

6. zhvillimin e infrastrukturës komunale,

7. krijimin e mundësive për përfshirjen në projektet ndërkombëtare dhe fondet fillestare

MJEDISI AFARIST

Page 7: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

Mjedisi ekonomik

Page 8: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Në një ekonomi me klimë të zhvilluar të ndërmarrësisë mund të iniciohen projekte të shumta.

• Sot në vende të ndryshme po ndërmerren një sërë masash që nga sigurimi i burimeve financiare e deri te mënjanimi i pengesave burokratike me qëllim të nxitjes së zhvillimit të ndërmarrësisë.

• Në këtë mënyrë ndërmarrësve u krijohen parakushtet për realizimin e projekteve të tyre ekonomike.

• Krahas masave të përmendura nxitëse dhe kufizuese shtetërore, mjedisin ekonomik të ndërmarrësve e përbëjnë: blerësit, furnitorët, konkurrentët) dhe tregu i punës.

Mjedisi ekonomik

Page 9: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Zhvillimi teknologjik në botë dhe pjesëmarrja gjithnjë e më e madhe e shërbimeve në veprimtarinë ekonomike ndikuan në ristrukturimin e ekonomisë, e veçmas në vendet në tranzicion.

• Aplikimi i teknologjive të reja dhe përvetësimi i njohurive profesionale ndikojnë në zhvillimin e prodhimeve dhe të shërbimeve të reja dhe njëkohësisht në plotësimin më cilësor të nevojave.

Mjedisi teknologjik

Page 10: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Shteti, përkatësisht qeveria ndikon në zhvillim nëpërmjet inicimit të procesit të veprimtarive afariste.

• Në lidhje me këtë janë tejet të rëndësishme infrastruktura intelektuale dhe komercializimi i novacioneve.

• Kapitali njerëzor bëhet më i rëndësishëm se teknologjia ngase teknologjinë mund ta kopjojmë ose blejmë, kurse sigurimi i kapitalit njerëzor është më i vështirë dhe duhet kohë për t’i fituar njohuritë e caktuara.

• Mjedisin shoqëror e përbëjnë sistemi i vlerave, stili i jetesës, kultura, zakonet dhe shprehitë, arsimimi, qëndrimet dhe bindjet, nevojat dhe dëshirat në hapësirën dhe kohën e veprimit të ndërmarrësit.

Mjedisi shoqëror

Page 11: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Me nxjerrjen e ligjeve krijohen kushte më të lehta ose më të rënda të afarizmit.

• Integrimi i vendeve të reja në Unionin Evropian do të kërkojë përshtatjen e legjislacionit, e kjo do të thotë edhe miratimin e standardeve dhe të normave të afarizmit në mënyrë që shpenzimet e punës të barazohen në gjithë hapësirën e UE.

• Kjo për një kohë të caktuar do të kërkojë edhe investime shtesë si dhe mbrojtjen e disa prej degëve të ekonomisë.

Mjedisi juridik – politik

Page 12: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Në botën afariste i kushtohet rëndësi e madhe moralit.

• Ndërmarrësit e sotëm ballafaqohen me vendime afariste që nga aspekti moral mund të kenë një dykuptimësi, e kjo vjen në shprehje veçmas në fazën e parë të zhvillimit të veprimtarisë.

• Etika afariste nënkupton respektimin e normave morale në veprimtarinë ekonomike.

• Respektimi i konkurrencës, vërtetësia e shpalljeve, respektimi i konsumatorëve dhe i të punësuarve janë vetëm disa prej elementeve që i përkasin mjedisit moral.

Mjedisi etik

Page 13: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Infrastruktura është një tërësi e degëve dhe e veprimtarive me objektet dhe parimet përkatëse që mundësojnë zhvillimin normal të sektorit primar, sekondar, terciar dhe të aktiviteteve me interes të përgjithshëm shoqëror, përkatësisht të punëve publike.

Kuptimi i infrastrukturës së ndërmarrësisë

Page 14: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

Kuptimi i infrastrukturës së ndërmarrësisë

Page 15: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Nga këndvështrimi i ndërmarrësit, infrastruktura nënkupton bazën dhe përkrahjen që i nevojitet për t’i realizuar qëllimet e veta primare dhe sekondare.

• Qëllimet primare nënkuptojnë realizimin e detyrave themelore të afarizmit dhe përcaktimin e vizionit të zhvillimit të ndërmarrësit, si dhe planifikimin e qëllimeve afariste dhe zgjedhjen e strategjisë për realizimin e tyre.

• Qëllimet sekondare nënkuptojnë plotësimin e nevojave personale dhe të nevojave të mjedisit dhe vetë komunikimin me mjedisin.

Infrastruktura dhe ndërmarrësi

Page 16: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Në afarizmin modern dhe të organizuar në mënyrë cilësore më së shpeshti organizohen këto shërbime të infrastrukturës:

1. I informatikës,

2. I kërkimeve dhe i zhvillimit,

3. I kontabilitetit (për këtë bëhet fjalë më tepër në kontabilitetin e ndërmarrësisë),

4. I auditimit,

5. I kontrollningut,

6. I organizimit,

7. I menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe shërbimi i punëve të përgjithshme.

Faktorët e brendshëm të infrastrukturës

Page 17: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Shërbimi informatik është sot shërbimi më dominues dhe më me

ndikim. Pa të dhënat dhe informatat që i grumbullon, përpunon dhe i

vë në dispozicion shërbimi i informatikës, sot do të ishte e pamundur

që të zgjidhen me kohë dhe në mënyrë cilësore problemet e

ndryshme dhe të merren vendime në cilën do qoftë sferë të

veprimtarisë ekonomike.

• Shërbimi i organizimit ka për detyrë të analizojë organizimin

ekzistues dhe përparimin e organizimit sipas parimeve dhe përvojave

të reja praktike të organizatave të tjera afariste në koordinimin e

punës së njësive organizative dhe në hartimin e dispozitave

organizative, si dhe të të gjitha aktiviteteve të tjera në lidhje me këtë.

Faktorët e brendshëm të infrastrukturës

Page 18: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Shërbimi juridik e këshillon menaxhmentin për të gjitha çështjet që

kërkojnë shqyrtime dhe formulime juridike. Po ashtu, shqyrton dhe

vlerëson projektkontratat, merr pjesë në negociata dhe/ose i harton

vetë. Krahas këtyre punëve e përfaqëson ndërmarrësin në kontestet

juridike.

• Shërbimi i auditimit dhe organizimi i tij është i arsyeshëm vetëm

nëse ekziston një vëllim i caktuar i punëve, e nëse ekziston, ai ka për

detyrë të mbikëqyrë veprimtarinë financiare dhe materiale.

Faktorët e brendshëm të infrastrukturës

Page 19: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Kontrollingu nënkupton mbikëqyrjen e brendshme me ndihmën e

procesit menaxherial, e jo vetëm kontrollin financiar të afarizmit.

Kontrollingu mbështet menaxhmentin ose pronarin në procesin e

vendimmarrjes me koordinimin dhe integrimin e funksioneve të

planifikimit, informimit, mbikëqyrjes dhe administrimit të veprimtarisë.

• Shërbimi i planifikimit ka për detyrë t’i unifikojë planet e njësive të

caktuara organizative, të pjesëve afariste të ndërmarrjes dhe të

hartojë propozimin e planit të përgjithshëm për tërë veprimtarinë që

përbëhet nga disa plane veç e veç ose nga planet e aktiviteteve të

veçanta për shembull, plani i prodhimit, plani i shitjes, plani i eksportit

dhe i importit.

Faktorët e brendshëm të infrastrukturës

Page 20: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Këta faktorë përkufizohen si një infrastrukturë jashtë subjektit

ekonomik, ndërkaq përfshijnë:

marrëdhëniet ndërmjet ndërmarrësit dhe shtetit,

infrastrukturën institucionale (legjislacionin),

infrastrukturën komunale,

infrastrukturën financiare,

infrastrukturën shëndetësore – sociale,

infrastruktura arsimore – këshillëdhënëse,

infrastrukturën shërbyese dhe infrastrukturën industriale

Faktorët e jashtëm të infrastrukturës

Page 21: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Nga fundi i shekullit 20-të dhe në fillim të shekullit 21-të në

botë filloi periudha e ndërmarrësisë.

• Ndërmarrësit ndryshojnë dhe përtërijnë ekonominë,

ndërkaq ata që janë më inventiv ndryshojnë mënyrën e

punës dhe të jetës sonë, hapin vende të reja të punës.

• Kompjuterët personalë, Interneti, pajisjet programore dhe

shumë shërbime të tjera që janë paraqitur krahas aplikimit

të teknologjive të reja ndihmojnë ndryshimin e shpejtë të

informatave, shkurtimin e distancave dhe të kufizimeve

kohore.

Raportet ndërmjet ndërmarrësve dhe shtetit

Page 22: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Në çdo vend ekziston korniza juridike, përkatësisht legjislacioni

që ka për qëllim sigurimin e afarizmit dhe të jetës.

• Nxjerrja e ligjeve është ekskluzivisht në kompetencë të

Kuvendit, kurse ato i propozojnë Qeverisë, klubet e

përfaqësuesve dhe përfaqësuesit.

• Kushtetuta, që është akti më i lartë juridik, është përcaktuar liria

e ndërmarrësisë dhe e tregut si bazë e rregullimit ekonomik.

• Në bazë të kësaj kushtetute secili shtet është i detyruar që të

mbështesë përparimin ekonomik dhe zhvillimin e ekonomisë si

dhe krijimin e mirëqenies sociale për qytetarët.

Infrastruktura institucionale (legjislative)

Page 23: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Pa një infrastrukturë cilësore komunale nuk mund të ketë as

zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

• Veprimtari komunale konsiderohet ofrimi i shërbimeve komunale

personave fizikë dhe juridikë, por edhe ndërtimi dhe mirëmbajtja

e objekteve dhe e stabilimenteve të infrastrukturës komunale si

një sistem i tërësishëm në rajonet e qyteteve, komunave etj.

• Është në kompetencë të njësive të administrimit lokal dhe

rajonal që të sigurojnë ushtrimin e përhershëm të veprimtarive

komunale, mirëmbajtjen e këtyre objekteve dhe stabilimenteve,

si dhe zhvillimin e tyre mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Infrastruktura komunale

Page 24: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Karakteristikë e ekonomisë së vogël dhe të mesme dhe e

zejtarisë është se në to realizohen idetë e ndërmarrësve.

• Për ndërmarrësit e ri gjithherë paraqet problem sigurimi i

parave, ngase nuk kanë para të mjaftueshme, ndërkaq më vonë

gjatë zhvillimit u nevojitet kapitali shtesë për investime e

shpeshherë edhe për mjete qarkulluese.

• Roli kryesor i institucioneve financiare në infrastrukturën

financiare qëndron në faktin se i furnizon pjesëmarrësit e fundit

të ofertës dhe të kërkesës, por në një masë më të madhe nga

ajo që e bëjnë brokerat dhe dilerët.

Infrastruktura financiare

Page 25: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

Infrastruktura financiare

Page 26: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Për infrastrukturën shëndetësore dhe sociale është kompetente

Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale.

• Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale kryen punët

administrative dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me:

1. sistemin e mbrojtjes shëndetësore dhe të sigurimit shëndetësor;

2. përcjelljen dhe përparimin e gjendjes shëndetësore dhe të nevojave

shëndetësore të popullsisë,

3. mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjet e tjera

dhe nga rrezatimi jonizues dhe jojonizues;

4. gjendjen e rregullt shëndetësore të artikujve dhe të sendeve të

përdorimit të përgjithshëm;

Infrastruktura shëndetësore dhe sociale

Page 27: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Shoqëritë që bazohen në dije angazhohen që në to sasia e dijes të

rritet çdo ditë e më tepër.

• Së këndejmi, dija e fituar në sistemin tradicional të arsimimit

vjetrohet dhe nuk i plotëson nevojat e individit, por as të shoqërisë.

• Për këtë arsye duhet të pranojmë faktin se edhe ne dëshirojmë të

bëhemi shoqëri e bazuar në dije në mënyrë që t’i sigurojmë vetes

një zhvillim më të shpejtë dhe të garojmë në tregun e ri të krijuar

mbi bazën e konkurrencës.

• Sot në Kosovë është i detyrueshëm arsimi fillor, ndërkaq vazhdimi

i shkollimit në shkolla të mesme dhe të larta është çështje e

përcaktimit të vetë individit.

Infrastruktura arsimore këshillëdhënëse

Page 28: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Qendra e ndërmarrësve, me organizimin e ndihmës profesionale

për shoqëritë tregtare, zejtarinë dhe ndërmarrësit e rinj fillestarë, u

jep ndihmë ndërmarrësve për zhvillimin dhe përparimin e

veprimtarisë së tyre ekonomike.

• Qendra financohet nga donacionet dhe mjetet shtetërore si dhe

nga të hyrat vetjake që i realizon nga shërbimet që ua ofron

ndërmarrësve.

Qendrat e ndërmarrësve

Page 29: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Përkundër ekzistimit të një literature të gjerë, edhe më tutje nuk

ekziston një përkufizim më i plotë se çka është inkubatori i

biznesit.

• Megjithatë, përgjithësisht mund të themi se inkubatori është vend

nga i cili dalin ndërmarrësit e rinj, ndërkaq strategjia themelore e

punës së tij është themelimi, zhvillimi, nxitja dhe mbështetja e

ndërmarrësve të rinj dhe e ndërmarrësve në fazat e para të

zhvillimit.

• Shteti i mbështet inkubatorët me mjete financiare dhe me masa të

tjera

Inkubatorët e biznesit

Page 30: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

• Zona afariste është një hapësirë e kufizuar me një infrastrukturë të

rregulluar për nevojat e ndërmarrësit brenda së cilës zhvillohet aktiviteti i

caktuar ekonomik.

• Ajo përbën qendrën e ndërmarrësisë e të shkëmbimit të ideve dhe të

bashkëpunimit afarist.

• Zonat dallohen për nga emri i vet, që më së shpeshti janë:

• zona zejtare,

• industriale,

• biznesore – zejtare,

• zona dhe parqe teknologjike, qendra për transferin e teknologjisë etj.,

Zonat afariste

Page 31: Kapitulli II INFRASTRUKTURA DHE MJEDISI AFARIST...biznesit dhe e inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore që merren me zgjidhjen

PËRFUNDIMI I KAPITULLIT TË II-të