harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të...

161
Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian Udhëheqës Shkencor Punoi Prof. Dr Ermir Dobjani LL.M. Erisa Kaçupi

Upload: trinhtuong

Post on 29-Aug-2019

222 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian

Udhëheqës Shkencor Punoi Prof. Dr Ermir Dobjani LL.M. Erisa Kaçupi

Page 2: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  2  

Falenderim

Ky punim shkencor vjen si rezultat i shumë viteve pune e kërkimesh

shkencore në fushën e së drejtës bankare. Realizimi dhe përfudimi i tij do

të kishte qënë i pamundur pa ndihmën dhe mbështetjen e personave të

cilët unë dua ti falenderoj pa masë sot e gjithmonë.

Së pari dua të falenderoj udhëheqësit tim të nderuar shkencor, Prof. Dr.

Ermir Dobjani, i cili më dha gjithë mbështetjen, përkrahjen, ndihmën dhe

udhëzimet e nevojshme për arritjen e realizimit të këtij punimi shkencor.

Së dyti, dua të falenderoj supervizoren time, Dr. Eva Micheler, e cila më

ndihmoi shumë me përkushtimin dhe idetë e saj në kryerjen e

dizertacionit dhe përfundimin me sukses të masterit tim në Angli në

universitetin London School of Economics and Political Science. Me

mbështetjen e saj të vyer ajo më drejtoi më së mirë në rrugëtimin dhe në

thellimin e koncepteve dhe mendimeve rreth të drejtës bankare.

Si përfundim, së fundmi nga renditja por sigurisht jo nga rëndësia dua të

falenderoj prindërit e mi, gjithë familjen time si dhe shokun tim të jetës,

të cilët me përkrahjen, ndihmesën dhe mbështetjen e tyre të pafundme, të

palodhshme e pa kushte ishin me mua në cdo hap gjatë realizimit të këtij

punimi shkencor.

Ju falenderoj të gjithëve e ju jam pafund mirënjohëse.

2

Page 3: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  3  

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE

METODOLOGJIA

KAPITULLI I – KUPTIMI I PARASË DHE TEORITË

BOTËRORE QË LIDHEN ME TË

1. TEORITË QË LIDHEN ME PËRCAKTIMIN E PARASË

2. FUNKSIONET E PARASË

2.1. PARAJA SI MJET SHKËMBIMI

2.2. PARAJA SI NJËSI E LLOGARISË

2.3. PARAJA SI RUAJTËSE E VLERËS EKONOMIKE

3. FORMAT E PARASË

4. PAGESAT

5. ROLI I BANKËS SË SHQIPËRISË SI EMETUESE E

KARTËMONEDHËS KOMBËTARE

KAPITULLI II - PARANDALIMI I PASTRIMIT TË

PARAVE 1. PARANDALIMI I PASTRIMIT TË PARAVE - KUADRI

LIGJOR

1.1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË

1.2. MBRETËRI E BASHKUAR

2. DETYRA PËR KONFIDENCIALITET

3. ZGJIDHJE POTENCIALE RRETH ARRITJES SË MUNDSHME

PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE

3

Page 4: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  4  

KAPITULLI III - PAGESAT DHE TRANSAKSIONET E

PAAUTORIZUARA TË FONDEVE 1. POZICIONI SIPAS MBRETËRISË SË BASHKUAR

1.1. HEQJA E POROSISË

1.2. RATIFIKIMI

1.3. UDHËZIME NË AMBIGUITET

1.4. DOKTRINA E OFRIMIT TË GARANCICË

2. POZICIONI SIPAS PSR

3. POZICIONI SIPAS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

4. POZICIONI SIPAS SHTETEVE TË BASHKUARA TË

AMERIKËS

5. POZICIONI SIPAS UNCITRAL

6. KONKLUZIONE

KAPITULLI IV - KRIMI FINANCIAR 1. KRIZA FINANCIARE E SHKAKTUAR NGA MASHTRIMET

MASIVE

2. KONCEPTI I ‘PANDERSHMËRISË’

KAPITULLI V - QEVERISJA E BANKAVE 1. VËSHTIM I PËRGJITHSHËM NIDIS NDRYSHIMEVE

KRYESORE MES QEVERISJES SË BANKAVE DHE ASAJ

TË SHOQËRIVE TË TJERA TREGTARE

2. PËRBËRJA E KËSHILLIT DREJTUES DHE MARRËDHËNIA

MIDIS PERFORMANCËS SË BANKËS DHE MADHËSISË

SË SAJ

3. ADMINISTRATORËT E VARUR E TË PAVARUR DHE

4

Page 5: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  5  

IMPAKTI I TYRE NË QËVERISJEN E BANKAVE TË

NIVELIT TË DYTË (RASTE PRAKTIKE NË SHQIPËRI DHE

EUROPË)

4. DETYRAT THEMELORE TË ADMINISTRATORËVE NË

KËSHILLIN DREJTUES RË BANKAVE TË NIVELIT TË

DYTË

5. KRITIKA RRETH NEVOJËS SË KRIJIMIT TË

STANDARTEVE TË REJA NË LIDHJE ME DETYRAT E

ADMINISTRATORËVE TË BANKAVE TË NIVELIT TË

DYTË

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

BIBLOGRAFIA

5

Page 6: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  6  

ABSTRACT

This paper will criticise the present regulation that exist in Albania and

Europe with regard especially to the banking system and banking law.

The author seeks to illustrate firstly the legal meaning of ‘money’.

Secondly, it will be discussed the difficult position that bank faces when

dealing with potential cases of money laundry and financing the

terrorism. Thirdly, in this Ph.D. will be analysed who bear the losses, the

bank or the customer in case of the occurrence of an authorized payment.

Fourthy, financial crime will be analysed. Lastly, it will be demonstrate

not only that bank governance differs from general corporate governance

but mostly its need for establishing separate duties for bank directors due

to their importance in the economy of a certain country since the general

duties that exist for corporate directors, which also applies to bank

directors, are regarded to be quite low. Therefore, the author has come up

with a proposal of how to enhance these duties for better bank

governance to be achieved and this can be a valuable novelty fot banking

system in general, nationally and internationally as well.

6

Page 7: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  7  

Hyrje

Ky punim shkencor ashtu siç shprehet edhe nga vetë tema e saj është realizuar me

qëllim harmonizimin e legjislacionin bankar shqiptar me atë europian. Kështu që, në

bazë të tij ka kritikën e thelluar shkencore, analizën e legjislacionit dhe krahasimin e

të drejtës bankare në legjislacione të ndryshme botërore. Risia dhe konkluzioni që ky

autor kërkon të sjellë është evidentimi i faktit se kuadri legjislativ shqiptar ka nevojë

për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu

referuar faktit se e drejta bankare në Shqipëri është akoma një e drejtë relativisht e re

dhe si e tillë ka nevojë për rregullim të mëtejshëm.

Sipas këtij autori, standartet dhe parimet e reja që duhet të vendosen në të drejtën

bankare duhet të bazohen duke marrë “frymëzim” nga modelet më të avancuara

europiane në vecanti e atyre botërore në përgjithësi. Për këtë arsye, krahasimi mes

sistemeve të ndryshme në këtë punim doktoral do të na bëjë të mundur evidentimin e

nevojave ligjore, jo vetëm në legjislacionit bankar por edhe në sistemit tonë bankar në

tërësi.

Kështu, harmonizimi do të arrihet duke analizuar e kritikuar në detaje funksionimin e

sistemeve bankare botërore, ku përfshihet ndër të tjera sistemi bankar i Mbretërisë së

Bashkuar apo ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krahasimi kryesisht me këto dy shtete te fuqishme ne arenen ekonomike boterore

është parë më i volitshëm nga ky autor pasi këto dy sisteme konsiderohen gjerësisht si

sistemet më të zhvilluara në botë dhe sipas mendimit të këtij autori duhet marrë

referencë nga sistemeve më të mira, në mënyrë që dhe sistemi ynë të rezultojë sa më i

mirërregulluar dhe eficent në trajtimin e cështjeve me objekt bankar.

Legjislacioni shqiptar mbart fatin se ka mjaftueshëm mundësi që “të vjelë” nga këto

sisteme të zhvilluara të së drejtës bankare, ndër të tjera, standartet, parimet dhe normat

më të mira të tyre duke i përshtatur ato me kuadrin legjislativ të vetin me qëllim

arritjen e një stabiliteti dhe funksionimi cilësor të së drejtës bankare në përgjithësi.

7

Page 8: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  8  

Pavarësisht se këto dy sisteme, ku ky autor kryesisht do të bazohet për arritjen e këtij

harmonizimi, janë pjesë e sistemit common law, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria është

pjese e sistemit civil law, për këtë autor nuk mendohet se kjo do të përbëjë

problematikë gjatë analizës e kritikës që do të zhvillohet në këtë dizertacion dhe kjo

pasi parimet dhe normat ligjore janë pothuaj të njëjta e të përbashkëta për të dy këto

sisteme. Ndryshimi më madhor mes tyre qëndron në faktin se ato përfaqësojnë dy

shkolla të ndryshme të së drejtës bazohen i pari, common law, tek precedenti; kurse i

dyti, civil law, tek ligjet dhe rregullat e shkruara në mënyrë eksplicite.

Pra, asaj c’ka duhet ti referohemi me qëllim arritjen e harmonizimit të së drejtës

bankare shqiptare është pikërisht përthithja e parimeve dhe normave ligjore e

funksionimi i tyre në këto shtete të zhvilluara botërore dhe implementimi i tyre në

mënyrë e me qëllim që të përshkallëzohen pozitivisht standartet e së drejtës bankare

në vendin tonë.

Ky i fundit, gjithsesi, si një vend i postdiktaturës, akoma e cilëson të drejtën bankare

si një të drejtë të re dhe jo shumë të zhvilluar por nuk është i njëjti koncept rreth kësaj

të drejte në botë, ku ajo konsiderohet si një nga të drejtat më të rëndësishme e

thelbësore duke iu kushtuar kështu një vëmendje e vecantë e duke u trajtuar si një

ndër të drejtat themelore dhe kjo për arsyen sepse ajo rregullon marrëdhëniet juridike

që lidhen drejtpërdrejtë me ekonominë dhe financat e një shteti. Kjo merr akoma më

shumë vlerë e rëndësi në vendet e zhvilluara, të cilat kanë tregjet financiare si bazën e

funksionimin dhe zhvillimin të tyre, nga të cilat gjenerojnë të ardhurat e si rrjedhim

përcaktojnë nivelin ekonomik të atij shteti nga i cili ky i fundit tregon fuqinë e vet.

Ky autor në këtë pikë është i mendimit se dhe në Shqipëri duhet të fillojë që të

zhvillohet ideja se e drejta bankare duhet të marrë një rol kyc në lidhje e krahasim me

të drejtat e tjera duke u kthyer kështu, në ditët e sotme, në një të drejtë themelore

ashtu sic është e trajtohet gjerësisht në botë. Pikërisht, në arritjen e këtij qëllimi do të

konsistojë harmonizimi që do të zhvillohet në këtë punim shkencor.

Ky harmonizim do të kryhet duke bërë një analizë kritike të disa aspekteve të

ndryshme, që sipas këtij autori përbëjnë themelin e së drejtës bankare duke iu referuar

kështu ndër të tjerave konceptit të ‘parasë’ nga aspekti ligjor; rolit dhe pozicionit të

8

Page 9: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  9  

bankave në parandalimin e pastrimit të parave; faktit se kush duhet ta mbartë humbjen

në një rast pagese apo transaksioni të paautorizuar fondesh, banka apo klienti;

minimizimit të krimit financiar etj.

Deri në ditët e sotme përgjithësisht në Shqipëri koncepti bankë është lidhur dhe është

konsideruar si pjesë e sistemit ekonomik të një vendi, dhe jo atij juridik dhe sipas këtij

autori ky është një fenomen dhe përceptim i gabuar. Kështu, duke qënë se e drejta

bankare edhe në vendet e zhvilluara të botës konsiderohet si një e drejtë themelore,

sipas këtij autori koncepti që legjislacioni shqiptar duhet të ketë mbi të drejtën

bankare e sistemit lidhur me të duhet të përditësohet nga legjislatorët vendas.

Duke iu referuar kësaj problematike ky autor në këtë punim shkencor në momentin

kur do të kritikojë qeverisjen e bankës, do ta trajtojë atë jo nga aspekti i saj ekonomik,

por do t’i referohet bankës si një institucion financiar, pjesë përbërëse e një kategorie

të caktuar të një shoqërie tregtare por e një rëndësie më të vecantë e më të madhe nga

vetë pozicioni dhe rëndësia e bankës në shoqërinë e një vendi në tërësi.

Kështu, qeverisjes së bankave e cila përbën bazën, sipas mendimit të këtij autori, të

rregullimit të së drejtës bankare duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi gjatë trajtimit të

sistemeve bankare në kuadrin ligjor të vendit tonë.

Si konkluzion, ky punim shkencor doktoral do të mundohet të realizojë qëllimin që

kritikën ligjore ta vërë në dispozicion jo vetëm të analizimit të funksionimit aktual të

së drejtës bankare në Shqipëri por edhe te rekomandimeve të nevojshme të evoluimit

të kësaj të drejte.

9

Page 10: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  10  

Metodologjia

Metodologjia e përdorur në këtë punim shkencor kryesisht do të bazohet në

krahasimin e sistemeve juridike dhe shteteve të ndryshme me referencë tek e drejta

bankare. Kështu, ligji shqiptar si pjesë e sistemit civil law të ligjit do të krahasohet me

legjislacionin e shteteve si Mbretëria e Bashkuar apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës

si pjesë e sistemit common law, duke konsideruar faktin se këto të fundit janë shtetet

me të drejtën bankare më të zhvilluar.

Metoda që është ndjekur nga ky autor gjatë punimit të këtij dizertacioni bazohet

kryesisht tek kritika që i është bërë fakteve të ndryshme me qëllim arritjen e

konkluzioneve për një zhvillim të mëtejshëm të së drejtës bankare në Shqipëri. Kjo

kritikë ligjore do të konsistojë në analizën e thellë të fakteve sesi funksionon sistemi

aktual i së drejtës bankare në Shqipëri, duke u bazuar kryesisht tek direktivat

ndërkombëtare të ratifikuara, ligjet, rregulloret si dhe tek cështjet e ndryshme

gjyqësore në Republikën e Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë në krahasimin me

mënyrën e funksionimit të sistemit të së drejtës bankare në vendet si Mbretëri e

Bashkuar apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bazuar kryesisht tek

precedentët dhe tek standartet e vendosura në aktet specifike me referencë të drejtën

bankare të këtyre vendeve.

Kjo lloj metodologjie është zgjedhur nga ky autor si metoda më e mirë për arritjen e

konkluzioneve të duhura dhe për nxjerrjen e rekomandimeve me qëllim zhvillimin e

sistemit bankar dhe rritjen e standarteve cilësore të legjislacionit që lidhet me të në

vendin tonë.

Një metodë tjetër, e përdorur sidomos në kapitullin kur trajtohet qeverisja e bankave,

është ajo e hulumtimit në praktikë të bankave që funskionojnë aktualisht në sistemet e

vendeve që do të analizohen në këtë punim. Kështu do t’i kushtohet rëndësi jo vetëm

Bankës se Shqipërisë por edhe bankave të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë

duke i trajtuar në shifra e me të dhëna e statistika aktuale fakte si përbërja e këshillit

drejtues si aktor kryesor i qeverisjes së këtyre bankave. Gjithashtu, rëndësi e vecantë

në këtë pikë i është kushtuar edhe bankës qendrore të Anglisë e deklaratave e

10

Page 11: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  11  

analizave të situatës ekonomike bankare të Anglisë nga vetë guvernatori i saj e

njëkohësisht edhe bankave të nivelit të dytë në Mbretërinë e Bashkuar duke hulumtuar

edhe për këto të fundit po me statistika të përcaktuara rreth përbërjes së bordit të

drejtorëve.

Po me vëmendje tek qeverisja e bankave, rëndësi të një niveli shume të lartë në këtë

punim, i është dhënë aspektit të detyrave të drejtorëve e administratorëve të bankave,

duke u theksuar nevoja për një ndryshim dhe rritje të detyrave të tyre në krahasim me

drejtorët e shoqërive tregtare për vetë rëndësinë që institucioni ka, pasi në këtë punim

shkencor do të mirëpërcaktohet se pse banka si shoqëri tregtare, duke mos u

konsideruar vetëm si një institucion financiar, ka një rëndësi më të madhe për një

shtet sesa shoqëritë e tjera tregtare. Ky fakt i fundit i përmendur tregon edhe arsyen se

pse banka nuk duhet të shihet vetëm në aspektin financiar por edhe në atë ligjor.

Në rrjedhën e zhvillimeve ekonomike e juridike të vendeve të zhvilluara botërore

tëndësi të vecantë do i kushtohet edhe faktit se paraja si elementi bazë ku mbështetet e

drejta bankare ka evoluar në konceptin e saj duke marrë forma të ndryshme e më të

zhvilluara duke u përshtatur gjithmonë e më shumë me të rejat teknologjike boterore.

Si rrjedhim, ky punim, do të konsistojë në analizën e zhvillimit historik të konceptit

“para” duke përdorur kështu metodën historike gjatë të këtij fenomeni.

E gjithë kjo punë studimore shkencore me qëllim përfundimin e këtij punimi

doktorature ka kaluar në disa etapa të ndryshme të cilat kanë qenë të mirëraportuara

pranë Departamentit të së Drejtës Civile.

Ky punim shkencor doktoral, duke marrë në konsideratë se cfarë u shpreh me lart e

duke u bazuar në vetë titullin e dizertacionit, ka përdorur të gjitha metodologjitë e

sipërpërmendura, me qëllim arritjen dhe përftimin e konkluzionit se e drejta bankare

duhet të zhvillohet më tej e se asaj duhet t’i kushtohet një rëndësi më e madhe dhe më

e veçantë në Shqipëri.

11

Page 12: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  12  

Kapitulli I

Kuptimi i parasë dhe teoritë botërore që lidhen me to

Paraja në vetvete është një koncept mjaft kompeks përsa i perket tërësisë së saj. Në të

vërtetë ekzistojne nocione të shumta dhe njëkohesisht të ndryshme lidhur me faktin se

cfarë është në të vërtetë paraja dhe se si duhet ta përshkruajme ate nga pikëpamja

ligjore, kështu që nga aspekti dhe pikëveshtrimi i një juristi është mjaft e veshtirë per

t’i dhënë një përkufizim të sakte e të detajuar rreth interpretimit në menyrë të plotë se

cfarë është paraja dhe cfarë do të kuptojmë me këtë term.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, për të dhënë një përkufizim të duhur

të konceptit të parasë, e vetmja gjë që është e njohur dhe e pandryshueshme është

fakti se paraja nuk është nje koncept abstrakt, por mund të konsiderohet si mall.1

Përveç kësaj, është i pranueshëm nga të gjithë fakti se paratë si koncept nuk perbejne

një pronë të prekshme. Gjithsesi, kjo është vetëm një ide sipërfaqësore e asaj që paraja

në fakt është, për shkak se shpesh mund të jetë mjaft e vështirë për të dhënë një

përkufizim të saktë, edhe pse gjatë viteve janë bërë shumë përpjekje në këtë drejtim.

Përsa i përket këtij debati të nxehtë, juristë të shumtë nëpër botë, janë të mendimit se

është më e lehtë për të identifikuar atë cka paraja mund të përfaqesoje sesa të arrish të

japësh një përkufizim të plotë rreth saj.2 Duke u nisur nga kjo e fundit është pranuar

gjërësisht se paraja ka kuptime të ndryshme në varësi të situatave të shumta në të cilat

ajo vendoset e gjendet.3

Në të njëjtën kohë, paraja si koncept, nuk mund të qëndroje e vetme dhe pa u lidhur

gjithashtu me koncepte të tjera sic janë përshembull pagesat, transaksionet monetare,

transfertat e parave, apo edhe dëmet, debitet etj. Kështu, në menyrë që ti jepet një

definim i sakte i asaj se cfarë është në të vërtete paraja dhe cfarë do të përkufizojmë

me këtë koncept nga pikëpamja ligjore, ajo duhet te shihet e lidhur e në interaksion

                                                                                                               1 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare, Ellinger’s Modern Banking Law (5th edn, Oxford University Press, 2 Roy Goode, 'Rule, Practice and Pragmatism in Transnational Commercial Law’ (2005) 54 International and Comparative Law Quarterly, fq. 539 3 Charles Proctor, The Law and Practice of International Banking (2nd edn, Oxford University Press 2015)

12

Page 13: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  13  

edhe me perkufizimet e aspektet ekonomike, pasi mund të ndodhin ndërlikime të

mëvonshme në situata të ndryshme, si përshembull në rastin e transaksioneve bankare

ku pagesat nëpërmjet transfertave, si një nga mënyrat e pagesës së pranuara boterisht,

lidhen specifikisht me pagesen si një koncept më i rendesishem ligjor në vetvete sesa

vet paraja. Pra, kjo e fundit bën të mundur që pagesa ne rastin e një marrëdhënie

dypalëshe kontraktuale të perbeje një perkufizim më të thjeshtë e praktik per t’u

mirëpërcaktuar dhe definuar sesa paraja në vetvete.

Pra, të perkufizosh ‘paranë’ si koncept mund të rezultojë të jetë shumë më e vështirë

nga c’mund të mendohet nga ana e juristeve, pavarësisht shumë përpjekjeve që janë

bërë në këtë drejtim në mënyrë të vazhdueshme, gjatë viteve. Kështu, vështirësia e

arritjes së këtij konkluzioni bazohet duke iu referuar konfuzionit të dhenies së një

kuptimi në ditët e sotme të vet fenomenit të ‘absurditetit’, në kuptimin qe kjo vjen e

cilësuar nga rastet e ndryshme praktike të kontratave tregtare. Kjo përbën edhe arsyen

kryesore se pse parasë mund t’i jepet nje perkufizim më i saktë ligjor duke u bazuar e

referuar në precedente e në cështje gjyqësore rast mbas rasti ku asaj i jepet një kuptim

i caktuar.

TEORITË QË LIDHEN ME PËRCAKTIMIN E PARASË

Gjithë ky zhvillim dhe evolim rreth përkufimit se cfarë është paraja, bazohet dhe

përcaktohet nga teoritë dhe nga përkufizimet e shumta ligjore. Teoritë e njohura më të

rëndësishme që përcaktojnë paranë nga ana ligjore janë dy kryesore, teoria shtetërore

dhe teoria shoqërore.

Kështu, sic e përmendëm, një nga teoritë bazë që jep konceptin se cfarë do të

kuptojme me para dhe mënyren sesi ajo duhet të përkufizohet ështe pranuar të jetë

‘Teoria Shtetërore’, e cila i referohet faktit se autoriteti që vishet me pushtetin për të

alokuar e shpërndarë gjithë sistemin monetar të një vendi është shteti në të cilin paratë

emetohen. Rëndësia e kesaj teorie lidhet me idenë se nje konkluzion i tillë është

arritur dhe është siguruar edhe nga ligji ndërkombëtar. Për më teper, ky autoritet

shtetëror që emeton paranë dhe që si rrjedhim përcakton këtë teori bën të mundur që

të shquhen dhe derivimet në lidhje me perkufizimet dhe definicionet e ndryshme të

13

Page 14: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  14  

asaj që mund të përcaktohet si para. Në Shqipëri, paraja emetohet nga Banka e

Shqipërisë dhe edhe në vendin tonë ashtu si kudo ekzistojnë mëndësitë kryesore që

kanë zhvilluar parimet të cilat mbështesin teorinë shtetërore dhe konceptin që ajo jep

mbi paranë, sipas rolit që ato kanë në shtetet nga të cilat janë emetuar.

Për të vijuar më tej, aktualisht, është zhvilluar ajo që quhet teoria publike e parave që

rezulton në mbështetje dhe konsistencë të teorisë shtetërore. Ajo supozohet të theksoj

një koncept më të gjerë të përkufizimit të parasë në ditët e sotme, pasi për shembull,

ajo paraqet si para edhe Euro-n. Ekzistojnë skenare të ndryshme, të cilat mund të

vërehen duke studiuar teorinë e parasë së shteteve të shumta, duke diskutuar faktin

nëse një shtet mund të lëshoj në mënyrë eksplicite vetëm një monedhë apo jo.

Prandaj, për shembull një shqyrtim i mëtejshëm faktesh mund të arrijë në

konkluzionin se një grup shtetesh mund të emetojnë një monedhë të përbashkët, në

rastin konkret Euron; ose se një shtet mund të emetoj më shumë se një monedhë të

unifikuar, siç është rasti i Kinës.

Gjithsesi, të dyja rastet e sipërpërmendura faktojnë se është vetëm shteti ose shtetet që

kanë autoritet ligjor për të futur në kanalet e qarkullimit paranë, në mënyrë ajo më pas

të përdoren si një mjet shkëmbimi ose si njësi e llogarisë. Gjithashtu, paratë në disa

shtete mund të emetohen nga qeveria dhe në disa shtete të tjera nga Kongresi,4 por

përsëri ky i fundit është i ‘veshur’ me një autoritet ligjor zyrtar që krijon dhe bën të

aftë paratë që të hyjnë në kanalet e qarkullimit. Paratë, për më tepër, mund të

emetohen jo vetëm nga shteti, i cili në fakt ka autoritet ligjor për ta bërë këtë, por edhe

nga një shtet tjetër që vepron në emër të nje shteti tjeter dhe i emeton ato me qëllim që

në të ardhmen këto para të emetohen nga ky shtet i fundit.

Kështu, është e dallueshme qartazi se ekzistojne ide të ndryshme që mbështesin

nocionin e ‘parasë’, duke e lidhur atë, ekskluzivisht, me rolin e këtij te fundit me dhe

në shtetin në të cilin ato do të emetohen. Duke i’u referuar burimeve të ndryshme,

ekzistojnë interpretime të shumta, të cilat bëhen me qellim për të zgjeruar idenë mbi

atë c’ka duhet të perkufizohet si para. Kështu, përshembull, Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, kanë dhënë interpretime më të shumta rreth asaj c’ka duhet të supozojmë

                                                                                                               4 B. Hammond, Banks and Politics in America (Princeton University Press 1957)

14

Page 15: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  15  

me ‘para’ nëpërmjet burimit të saj të ratifikuar të së drejtës të quajtur ‘Uniform

Commercial Code of the United States’.5

Në këtë kod është theksuar se shteti, i cili emeton para, ka monopolin për ta bërë dhe

për të vepruar në këtë mënyrë. Megjithatë, shteti jo vetëm që duhet t’i japë parasë një

emër të caktuar por gjithashtu duhet të bëjë të mundur edhe emërtimin e parasë si një

njësi të llogarisë dhe si një mjet shkëmbimi në atë shtet apo shtete ku ajo qarkullon,

me qëllim që paratë të shërbejnë për të gjeneruar një vlerë të caktuar për njerëzit që e

posedojnë ato. Përveç kësaj, paratë duhet të pranohen në mënyrë të barabartë nga

shtetet e tjera, ekskluzivisht dhe vetëm në rastet kur paraja është emetuar nën

autoritetin ligjor të shtetit që e ka emetuar atë.6

Pra, si përmbledhëse të asaj që u trajtua, sipas teorisë shtetërore, është shteti, i cili

emeton paranë, ai që ka monopolin për t’u sjellë e për të vepruar si përcaktues i

parasë. Për më shumë, ka edhe raste qe kjo teori shkon më larg në perceptimin e saj

duke theksuar idenë se shteti nuk duhet të mjaftohet vetëm me dhënien dhe vendosjen

e një emri te përcaktuar e të sigurt të ‘parasë’, por sic e lartërmendëm ai duhet të

realizoj edhe denominimin e parasë në njësi llogarie e matesë. Gjithashtu, shteti duhet

të arrijë të bëj të mundur që paraja të shërbejë si mjet shkembimi në po atë shtet në

mënyrë që të gjenerojë një vlere të mirpërcaktuar për personat qe e posedojnë dhe

zotërojnë atë. Për më tepër, kjo para e emetuar nga një shtet i caktuar duhet të

pranohet gjerësisht edhe nga shtetet e tjera.

Në këtë teori është përcaktuar edhe se cilësia e parave në vetvete është e lidhur me të

gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme. Paratë, sipas këtij aspekti në vecanti e

ligjit të shtetit në përgjithësi, duhet të përceptohen që të shërbejnë si mjet këmbimi

dhe gjithashtu edhe si një njësi e llogarisë. Pra, duhet të nënvizohet se autoriteti i

shtetit që emeton para është i domosdoshëm për të përmbushur në tërësi karakterin e

përgjithshëm të parave të emetuara.

Kështu, karakteri i vecantë i parasë shërben për krijimin e një sistemi më të fortë

monetar kombëtar e ndërkombëtar dhe gjithashtu në krijimin e asaj që mund t’i

                                                                                                               5 Nga ketu e ne vazhdim do t’i referohemi me shkurtimin ‘UCC’ 6 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 95

15

Page 16: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  16  

referohemi si para fizike apo e prekshme. Kjo e fundit ka drejtuar juristë të shumtë në

arenen ndërkombetare7 që të arrijnë në konkluzionin se në ligj, kualiteti i parasë, i

atribuohet kryesisht pasurisë së luajshme, të referuara nga ana juridike si sende të

kualifikuara në gjini.8 Prandaj, nën ligjin e shtetit që e emeton paranë, këto të fundit

cilësohen si të denominuara duke i’u referuar nje emri të përcaktuar dhe shërbejnë në

të njëjten kohë si njesi e llogarisë. Si rezultat, paratë, në kushtet e ligjit të shtetit të

caktuar shërbejne si mjet universal shkembimi.

Pra, sipas kesaj teorie, hallka e arritjes së njohjes dhe pranimit gjërësisht e botërisht të

parasë së një shteti, është krijuar nën autoritetin ligjor të shtetit që e emeton atë. Ky

rol kaq i rëndësishëm i shtetit është thelbësor për krijimin dhe funksionimin e parasë

në përgjithësi dhe sidomos tek ato shtete ku predominon në vecanti e në mënyrë të

ndjeshme, sistemi i prekshem, fizik i parasë cash si në rastin e vendit tonë.

Teoria tjetër lidhur me përcaktimin se cfarë është ‘paraja’, është ajo shoqërore dhe që

i referohemi si ‘Teoria Shoqërore’, e cila e ka marrë këtë emer duke patur si përkrahës

kryesor të saj strukturat shoqërore dhe juristë të shumtë ndërkombëtar. Gjithashtu, kjo

teori ka patur mbështetje në kohën tonë edhe nga precedentë ligjor të ndryshëm.9

Ndër juristet më me ndikim në zhvillimin e kësaj teorie mund të përmendim

Profesorin e quajtur Proctor10, i cili konsideron me ndikim dhe ngre ne piedestal jetën

tregtare, e cila ka evoluar shumë në ditet e sotme. Krahas të tjerave, ky studiues

vlerëson konfidencën e njerëzve, të cilët sipas tij, mbartin pushtetin e vetëm për të

krijuar ‘paranë’ dhe të cilët janë në gjëndje që t’i japin asaj njohjen e duhur në tregun

ndërkombetar.

Pra, sipas kësaj teorie, pikëpamja kryesore ku ajo referohet është sjellja e shoqerise në

tërësi më tepër sesa ajo e vet shtetit, e cila realizon identifikimin e ‘parasë’ si të tillë.

Kuptimet që i janë dhënë në ditët e sotme ‘parasë’ nga juristet bashkëkohor11, kanë

                                                                                                               7 Dr. Frederic Alexander Mann, The Legal Aspect of Money (Oxford: at the Claredon Press 1971). Shiko gjithashtu mbeshtetesin e tij: G.F. Knapp, Staatliche Theorie des Geldes (“The State Theory of Money”) (3rd edn, Duncker & Humblot 1921) 8 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise 9 Griffin v. Thomson [1844] United States Supreme Court 10 Charles Proctor (n. 3) 11 Roy Goode (n 2)

16

Page 17: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  17  

huazuar pikërisht këto përcaktime të rrjedhura nga teoria shoqërore përsa i përket asaj

që ata i’u referohen si para.

‘Teoria Shoqërore’ si përcaktuese e nocionit të ‘parasë’ në kohët moderne luan një rol

relativisht më të madh sesa ‘Teoria Shtetërore’ e për arritjen e këtij rezultati kryesisht

bazohemi tek perkrahja më e gjerë që gëzon teoria e parë e përmendur, pra ajo

shoqërore. Në lidhje me mbështetësit e teorisë shtetërore, ata duhet të pranojnë se

dobia dhe përdorimi i teorisë shoqërore nuk mund të mohohet, në kushtet kur

marrëdhenia e vlerës së parasë në konteksin më të gjerë sic është ajo e kuptimit të

pagesave ka ndryshuar. Ky zhvillim i fundit ka ndodhur kryesisht si pasojë e

unifikimit të tregut të përbashket Europian dhe të qarkullimit të monedhes europiane

‘Euro’. Kështu, duke marrë shkas nga sa më lart ky autor del në konkluzionin se nuk

është vetëm shteti ai që emeton monedhën e tij, por mund të jenë edhe nje grup

shtetesh qe emetojne nje monedhe te perbashket ose mund te ndodhë edhe që një shtet

i njejtë të emetoj më shumë se dy monedha kombëtare.

Pra, duke e parë nga ky këndvështrim arrijmë të dallojmë se prevalon teoria shoqerore

krahasimisht me atë shtetërore, pasi kjo e fundit gjen terren zhvillimi më të madh në

ditet e sotme per shkak te kushteve botërore të krijuara. Në rastin e Euros, kanë qënë

shtetasit e gjithë komunitetit Europian ata që e kane pranuar atë (pra, Euron) si

monedhën e tyre dhe i kanë dhënë asaj vlerën e përcaktuar në arenën ndërkombetare

dhe jo secili shtet vecmas. Kështu, sipas modelit të ‘Euros’, kjo tregon se teoria e

shtetit nuk është më i lidhur vetëm me çështjen e një shteti, por ajo mund të përfshijë

një ose më shumë shtete për të dalë me një monedhë të përbashkët midis tyre.

Kështu, duke iu referuar fakteve te mësiperme, në ditët e sotme, teoria shoqërore luan

nje rol dhe ka një ndikim më të madh në përcaktimin e parasë sesa c’mund të pranojnë

përkrahësit e teorisë shtetërore. Kjo e fundit si rezultat pasi dobia e teorisë së parë

është e pamohueshme me evolimin e kohëve moderne, mbështetur jo vetëm në vleren

qe merr konteksti i parasë në kuptimin e pagesave në ditet e sotme. por edhe referuar

qarkullimit të Euros.

17

Page 18: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  18  

Gjithsesi, sipas disa juristeve12, perkufizimi ligjor i parasë has veshtiresi per t’u

përkufizuar në mënyrë të mirëfilltë edhe nga teoria shoqerore. Kjo pasi edhe teoria e

fundit e përmendur bazohet kryesisht tek faktori krahasues, ndërkohë që fakti

ekzistues është se monopoli aktual në qarkullimin e parave në arenën nderkombetare

vazhdon te mbetet i shtetit, i cili e emeton atë para. Pra shteti, si emetues kryesor i

parase vazhdon të mbetet faktor lider në vënien në lëvizje të tregut botëror në

përgjithsi e kjo sic e përmendëm njihet gjeresisht si e tillë edhe nga ligji

ndërkombëtar. Kjo do të thotë se, është ekzistente dhe qëndron me baza të forta ajo që

Goode e citon si ‘ajo c’ka duhet të mbetet në konsiderate si përkufizim ligjor i parasë’

duke i’u referuar në këtë pikë teorisë shtetërore, pasi pa shtet që të emetojë e të bëj të

mundur njohjen e parasë në arenën ndërkombëtare s’mund të ketë para. 13

Në konkluzion, pavarësisht se këto dy teori kanë qënë të pranuara gjerësisht e kanë

patur mbështetesit e tyre në vite, ky autor sugjeron se juristët nëpër botë, e sidomos të

atyre vendeve me tregje financiare më të zhvilluara, duhet të krijojnë një teori të re

ligjore, akoma edhe më specifike, bazuar ne dinamikën e zhvillimit të shteteve në

ditët e sotme të cilës mund t’i referohemi si ‘Teoria Moderne’. Ky rekomandim, sipas

këtij autori, do të shërbeje si një mënyrë efektive për arritjen e një përkufizimi më të

saktë, më të plotë e më të denjë ligjor të asaj c’ka duhet të quajme e t’i referohemi si

“para” dhe gjithashtu të asaj cfare ky term i fundit do të perfshijë e mënyrën se si ajo

do të funksionojë.

FUNKSIONET E PARASË

Në analizën që do ti bëjmë parasë, vëmendje të vecantë duhet t’i kushtojmë

funksioneve të saj në treg. Proctor i referohet specifikisht këtyre të fundit, në mënyre

që të arrijë të mirpërcaktojë dhe të konkludoje një perkufizim të saktë e të plote se

cfare do të kuptojme me konceptin ‘para’ ne ligj. 14 Kështu, duke i’u referuar këtij

aspekti, duhet si fillim ti njohim këto funksione të parasë duke i analizuar në vecanti

secilën prej tyre dhe më pas të arrijmë të kuptojmë mënyren sesi funksionojnë ato

                                                                                                               12 Charles Proctor (n. 3) 13 Roy Goode (n 2) 14 Charles Proctor (n. 3)

18

Page 19: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  19  

sëbashku. Kjo bëhet në dy etapa kryesore; së pari duhet të njihen në detaje funksionet

e parasë dhe së dyti duhet të përcaktohet tabloja ligjore në të cilën paraja krijohet dhe

funksionon.

Në vite të ndryshme, juristë të ndryshëm,15 kanë argumentuar përkufizimin e parasë

duke i’u referuar kryesisht funksionit të tij ekonomik si mjet shkembimi, si njësi e

llogarisë dhe si ruajtese e vlerës ekonomike. Gjithsesi, mund të ndodhë që asete të

ndryshme në kohë të ndryshme të luajnë disa ose të gjithë këto role e funksione.16

Proctor thekson se përkufizimi ligjor i parase kërkon si fillim disa referime nga

pikepamja ekonomike duke konsideruar në këtë mënyrë funksionet ekonomike të

parasë.17 Ekonomistët kanë mundësuar përkufizimin e parasë duke i’u referuar këtyre

funksioneve kryesore ekonomike sic jane paraja si mjet shkëmbimi, paraja si matesë e

vleres ose si standart i obligimeve kontraktuale, paraja si ruajtëse vlere ose pasurie

dhe paraja si njësi e llogarisë.

Nga ana tjetër, ligji duhet të sigurojë tablonë ligjore në të cilen paraja ka nje rol te

caktuar dhe gjithashtu pasoja specifike. Kjo sepse duke u bazuar dhe referuar

përshembull tek depozita bankare, ku ajo mund të shërbejë në rolin e parasë (dhe

faktikisht konsiderohet si e tillë nga ekonomistet), ajo gjithsesi jo gjithmonë

konsiderohet si e tillë nga juristet dhe kjo pasi për këta të fundit paraja shihet si borxh

apo obligim nga ana e bankes për të ripaguar një vlerë të caktuar ekonomike. Pra,

juristët marrin në konsiderate funksionet dhe qelimin ekonomik te parasë në këtë rast.

Kështu, nje jurist përgjithësisht e perkufizon paranë si mjet tregtie.18 Gjithashtu, nën

percaktimin juridik te dhene nga Walker, ne librin e tij, ai perdor të njëjtin perkufizim

te perdorur edhe ne precedente angleze19, ku paraja qarkullon gjerësisht në komunitet

gjatë shlyerjes se nje borxhi ose pagesave të mallrave të ndryshëm. 20

                                                                                                               15 John Maynard Keynes, A Treatise on Money: The Pure Theory of Money / The Applied Theory of Money (1930); Shiko: Charles Proctor (n. 3), Shiko gjithashtu: John Maynard Keynes, ‘The Pure Theory of Money. A Reply to Dr. Hayek’ (November 1931) 34 Economica 387–397 16 Bank of England 2014 17 Charles Proctor (n. 3) 18 Blackstone studies 19 Në Moss v Hancock [1899] 2 Q.B. 11 20 F. A. Walker, Money in its relation to Trade and industry (1879)

19

Page 20: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  20  

Në mënyrë që të kuptojmë më në detaje, në mënyrë kritike, se cfarë është paraja në të

vërtetë e se si duhet ta përkufizojme atë nga ana ligjore, si fillim ky autor do të jap një

interpretim të plote për secilin nga keto funksione.

Paraja si mjet shkëmbimi

Së pari, paraja është e njohur në rolin e saj për të qenë e funksionuar si mjet

shkëmbimi.21 Kjo në thelb do të thotë që në përputhje me rrethanat, të gjithë duhet të

pranojmë qe pagesat do të bëhen nëpermjet parasë. Më pas, autoriteti ligjor i veshur

me autoritet për të emetuar para duhet të bëj të mundur emetimin e parave si një mjet

efektiv me qëllim shkëmbimin në treg. Përveç kësaj, paraja sherben për të llogaritur

ndër të tjera vlerën e mallit apo sherbimit të ofruar si dhe për të kalkuluar borxhin

monetar në momentin e kryerjes së pagesës sipas rregullave të përcaktuara nga ligji.

Pra, përsa i përket parasë si mjet shkëmbimi, sipas Proctor22, paraja në vetvete është

në shërbim të këtij funksioni duke shërbyer si mjet universal shkëmbimi në shtetin në

të cilin ajo emetohet. WS Jevons ne librin e tij të titulluar ‘Paraja dhe mekanizmat e

shkembimit’, i referohet parasë si mjet shkëmbimi duke e përcaktuar atë jo vetëm si

një aset me të cilin realizohen pagesat gjate transaksioneve të këmbimit për blerjen e

mallrave, por edhe duke shërbyer me qëllimin për të shkarkuar apo kompensuar

pagesën e detyrimeve apo sherbimeve të ndryshme. 23 Kjo është pikërisht ajo cka

përben edhe subjektin kryesor të të drejtave të pronësisë individuale të personave.24

Për më tepër janë vet individët, si anëtarë të një shteti, ata që duhet të pranojne që cdo

pagesë duhet të bëhet nëpërmjet këtij mjeti të përcaktuar shkëmbimi. Pra, është vet

ligji që gëzon autoritetin e plote per të bërë të mundur emetimin e parave për arritjen e

kryerjes së ketij shkembimi.25 Kështu, janë pikerisht paratë e emetuara në këtë

mënyrë, ato të cilat duhet të konsiderohen si rregullatore të shkarkimit apo shlyerjes

se debive monetare pasi paguhen me atë mjet që ështe vendosur nga ligji.

                                                                                                               21 ibid 95 22 Charles Proctor (n. 3) 23 W.S. Jevons, ‘Money and the Mechanism of Exchange’ (1875) The International Scientific series 24 Ne anglisht i referohemi si person’s property right’ 25 Ne rastin e Shqiperise autoriteti qe vishet me te drejten per te emetuar parane eshte Banka e Shqiperise.

20

Page 21: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  21  

Në të njejtën kohë ka autorë të tjerë, sic është përshembull Fox, që mbështet

konkluzionin se ligji i shtetit nuk mundet qe vetëm me anë të dekretimit që i bën

parasë të akordoj statusin e këtij të fundit në një lloj të paracaktuar aseti. 26 Në fakt,

fillimisht duhet të konsiderohet fakti se paraja duhet të gëzojë një nivel të

mjaftueshëm njohjeje në komunitetin në të cilen ajo qarkullon.

Kjo e fundit përfshin arritjen e dy pasojave madhore që lidhen respektivisht me

parashtimin e dy pyetjeve shumë të rendesishme. Pyetja e para lidhet me faktin se

duke qënë shumë e vështire nga pikëpamja juridike e përcaktimit të termit ‘para’,

atëherë cili është ndryshimi kryesor mes këtyre pasojave dhe cfarë do të konsiderojmë

si ‘para’ dhe cfarë nuk do te konsiderojme si ‘para’. Pyetja e dytë bazohet tek rasti se

kur, pra në cilin moment, ligji duhet të trajtojë një lloj të caktuar aseti si para. Këtyre

pyetjeve mund t’i jepet një pergjigje vetëm duke observuar nëse komuniteti ku kjo

‘para’ qarkullon e konsideron këtë të fundit si të tillë apo jo.

Funksioni i fundit i përmendur realizohet vetëm kur paraja është pranuar, në

përgjithësi, nga dhe nëpërmjet shtetit, i cili ka emetuar paranë.27 Për më tepër, me

qëllim që të identifikohet si e tillë nga ligji, ky funksion duhet të jetë i lidhur me nje

koncept tjetër të parasë por jo më pak të rëndësishëm, i cili është paraja si një njësi e

llogarisë28. Pra, është pikërisht vetë shteti ai i i cili duhet t'i përmbahet funksionit të

parasë edhe si një mjet shkëmbimi dhe si një njësi e llogarisë. Kjo e fundit i referohet

parave si emërues universal i vlerës. Si pasojë, paraja tregon se sa i pasur është

personi që e zotëron ato. Përveç kësaj, një person mund të përdor paratë që posedon

për përfitimin e shërbimeve apo për blerjen e mallrave, në mënyrë për të fituar

pronësinë mbi to.

                                                                                                               26 David Fox, Property rights in Money (Oxford University Press 2008) 27 ibid 96 28 ibid 95

21

Page 22: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  22  

Paraja si njësi e llogarisë

Kur i referohemi parasë si njësi e llogarise, Fox shprehet se paraja funksionon si e tillë

duke shprehur vlerën e të gjithë detyrimeve, shërbimeve dhe mallrave, të cilat mund

të jenë subjekt i ndryshimeve ekonomike. 29 Ky funksion e lejon paranë që kjo e

fundit të shërbejë sic e përmendëm si emërtim universal i vleres. Ndërsa, pagesat nga

ana tjeter i referohen kapacitetit të parasë për të shlyer një detyrim borxhi potencial, të

shprehur në njësi të llogarisë monetare. 30

Emetimi i parave në drejtim të përcaktimit të saj si njësi e llogarisë mund të përdoret

për të matur vlerën e mallrave dhe është e lidhur me cilësinë që paraja ka.31 Kështu,

paratë në vetvete janë të emetuara me vlerë, por jo çdo gjë, e cila emërtohet, është

para.32 Një pikë që duhet theksuar është lidhet me bonot e thesarit, të cilat janë një

kërkesë për para edhe pse ato janë të shprehura si njësi e llogarisë.33 Si përfundim, një

mall, i cili përfaqëson më shumë se një njësi të llogarisë nuk mund të paraqitet më si

‘para’. Si rrjedhojë, në një analizë të thellë të mëtejshme, paraja në shumicën e rasteve

nuk është një objekt, i cili mund të përdoret si mall, por është një mjet shkëmbimi që

mund të përshkruhet si një njësi e llogarisë.

Si rezultat, vlera e një monedhe si mjet shkembimi dhe si njësi e llogarisë duhet të jetë

e barabartë, pra të jetë e njëjtë. 34

Paraja si ruajtëse e vlerës ekonomike

Së fundmi, paraja shërben edhe si ruajtëse e vlerës ekonomike. Vlera e parasë në këtë

rast rrjedh nga përdorimi i saj potencial gjatë shkëmbimit në momentin e blerjes dhe

shitjes së mallrave të ndryshme. Këto të fundit mund të kenë një nivel të lartë

dobishmërie e si rrjedhim konsum të menjëhershëm. Kështu, aseti, i cili është ‘i

veshur’ me një vlerë të caktuar dhe e ruan atë, është i njëjtë me asetin që shërben si

                                                                                                               29 ibid 96 30 L. von Miles, The Theory of Money and Credit (Vienna 1912) 31 ibid 32 ibid 33 ibid 19 34 David Fox (n 26) 95

22

Page 23: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  23  

mjet shkëmbimi. Pra, paraja, sic e lartpërmendëm, shërben si ruajtëse e vlerës

ekonomike duke përfaqësuar pasurinë e personit që e posedon atë dhe fuqinë e tij

abstrakte blerëse.35 Ky përkufizim përdoret dhe konsiderohet si i tillë duke u bazuar

edhe në precedentë të shumtë ligjor.36

Në fakt, është vërtetë sfiduese të arrish të gjesh një përcaktim dhe përkufizim të saktë

për paranë, por duket qartazi që pikëpamjet e disa juristëve janë korrekte,37 kur

shprehen rreth adoptimit të qasjes funksionale se paraja është subjekt jo vetëm formal

por edhe i detyrueshëm, që përfaqëson sistemin ligjor të brendshem të një shteti apo të

territorit ku ajo qarkullon.

FORMAT E PARASË

Parave i aplikohen karakteristikat e regjimit ligjor të pronësise, ashtu sic keto të fundit

i aplikohen edhe aseteve të cilat janë subjekt i tyre. Nga kjo rrjedh se paraja gjendet

në dy forma kryesore, që konsistojnë në atë materiale dhe atë jomateriale, por që në

cdo rast shërbejnë si mjet shkëmbimi.38

Paraja, si pasuri e luajtshme, konsiderohet si paraja në formën materiale dhe ekziston

në formën e monedhave dhe kartmonedhave, të cilat posedohen nga personat fizik dhe

juridik që i zotërojnë dhe i përdorin ato për qëllimet e tyre. Të dyja llojet janë pjesë e

njësisë monetare të vendit ku qarkullojnë dhe janë të referuara si para. Edhe ceqet

bankare janë të njohura kryesisht si ‘para’ pavaresisht se ato shërbejnë më teper si një

premtim për një pagesë të mëtejshme mes palëve.39 Ndërsa, paraja jo e materializuar

është përgjithësisht ajo e gjendur në formën e llogarive bankare. Të dyja këto forma

referohen si para që qarkullojne në një shtet, të cilat kanë si qëllim të tyre kryesor që

të shërbejnë si detyrim i mundshëm për shpërblim.

                                                                                                               35 Mervyn K. Lewis dhe Paul D. Mizen, Monetary Economics (Oxford University Press 2000) 36 Banco de Portugal v Waterlow & Sons Ltd. [1932] A.C. 452 (28 April 1932) 37 Charles Proctor (n. 3) 38 David Fox (n 26) 96 39 ibid

23

Page 24: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  24  

Gjithsesi, kartmonedhat njihen më së shumti si nje premtim me qëllimin final për të

kryer një pagesë të mëvonshme, që do të realizohet mes dy apo më shumë palëve sesa

thjesht përceptim si para. Kështu, ato, mund të shlyejnë pagimin e një detyrimi dhe

gjithashtu mund të jenë të transferueshme nga një palë tek tjetra. Në këtë rast,

instrumenti financiar, i cili mund të bëjë të mundur evidentimin e një pretendimi për

t’u paguar në të ardhmen, konceptohet fillimisht si mjet shkembimi, sic mund të jenë

monedhat. Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse ato trajtohen pikërisht si të tilla në

vetvete, ku si efekt kryesor kanë faktin se kemi të bëjmë pikërisht me atë që e quajmë

dhe i referohemi si ‘para’.

Nga sa thamë më sipër, konsiston se vija që ndan atë cka do të konsiderojmë si para

dhe atë cka nuk do e konsiderojmë si të tillë është shumë e hollë, kështu që referuar

këtij regjimi janë pikërisht situatat e ndryshe dhe të njëpasnjëshme ato që përcaktojne

në menyrë më të detajuar, bazuar nga rasti specifik, se me cfarë lloj aseti kemi të

bëjmë.40 Pra, duke marrë në konsideratë dhe duke iu referuar përshembull kartave

mbushese apo rimbushese, të cilat mund të dhurohen tek personat e tretë e që

konsistojnë në mbajtjen e një vlere të caktuar monetare,41 ato as nuk janë e as nuk

njihen si mjet universal shkëmbimi, përfshirë edhe vet shtetin qe i ka prodhuar e që ka

tagrin që ti leshoj ato. Kjo do të thote se pavaresisht se këto karta kanë në përberjen e

tyre vlera monetare, ato nuk janë dhe si të tilla nuk mund të quhen ‘para’.

Po kështu, referuar një rasti tjeter, ajo që në Amerike njihet gjerësisht si ‘Treasure-

Bill’ apo ndryshe thesar i faturuar apo bono thesari; e cila konsiston në një detyrim

borxhi me afat të shkurter me maturitet prej me paku se 1 viti, me një fuqi blerese që

përfshin nga një minimum prej 1000 USD e deri nje maximum prej 5 million USD,

apo ekuivalenca e tyre në monedha të tjera; ato përbëjnë kryesisht një pretendim që do

të konsistojë ne para në një datë të ardhme, kështu që si rrjedhim as kjo e fundit nuk

përbën dhe nuk mund të përceptohet si ‘para’.

Në teori, të dyja këto lloj pretendimesh me vlera monetare të përcaktuara, pavarësisht

se janë të denominuara dhe të shprehura si njësi e llogarisë, nuk perbejne ‘para’ as nga

pikpamja ekonomike - financiare dhe as nga ajo juridike. Konkluzioni i ketyre dy

                                                                                                               40 ibid 41 Gjeresisht ne tregun financiar njihen si gift voucher

24

Page 25: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  25  

rasteve të sipërpërmendura konsiston në perfundimin se edhe pse paraja në vetvete

është në fakt e denominuar dhe duhet të jetë gjithmonë e mirëshprehur si e tille, jo cdo

gjë që është e denominuar dhe e shprehur në vlerë monetare është ‘para’.

Përsa i perket cështjes lidhur me valutat dhe monedhat te huaja, boterisht

argumentohet se varet nga pikpamja e pergjithshme shoqërore e statusit qe mban cdo

komunitet ne vetvete ku monedha qarkullon, nëse disa raste do konsiderohen si para

apo jo, duke qenë se kjo vijë ndarëse, sic e trajtuam, është shume e holle.42 Nga ana

tjetër, shumë juristë janë te mendimit se duke u bazuar ne precendentë konkrete,43

paraja duhet të shihet e të konceptohet si mall,44 pasi jo të gjitha llojet e parasë mund

te trajtohen si të tilla bazuar tek ofertat ligjore. Nga sa më lart, rrjedh perfundimi se

paratë e huaja nuk mund të shlyejnë njëheresh dhe menjëhere një borxh të caktuar.

Problemi i përcaktimit të kufirit se cfarë është para dhe cfarë jo, sic e theksuam, është

vecanërisht i mprehtë. Ajo cka konsiston në vështirësinë më të madhe për ti vecuar

ato është dallimi mes parase së perceptuar si mall dhe parasë së konceptuar si

përcaktuese e shkëmbimit. Kështu, përshembull në precedentë të shumte, 45

përcaktohet se paratë që mbahen dhe depozitohen në bankat e huaja nuk supozohet që

të perbejne oferta ligjore, por cilesohen dhe percaktohen si mall. Nga ana tjetër, paratë

e huaja, pra me valute të huaj, duhet të konsiderohen që prodhojnë e që japin të

njejten perfundim duke u konsideruar të njejta me paratë e shtetit në të cilat ato po

veprojnë.46

Duke e thelluar edhe më tej analizen e cështjes se cfare është para dhe cfare jo,

referuar kryesisht parave të bankave, pra që gjenden ne llogarine bankare të personave

fizik apo juridik, ato nuk konsistojnë fizikisht dhe konsiderohen si shifra. Kështu, ato

do të presupozohen si dicka jomateriale pasi nuk janë të prekshme, pavarësisht

gjëndjes së llogarise. Pra, duke u menduar si dicka e tillë, ligji sipas ketij autori, duhet

të siguroje një tablo ligjore akoma edhe më te mirëpercaktuar, në të cilën paraja

jomateriale të ketë rolin e vet dhe të funksionojë si dicka e prekshme dhe reale duke

                                                                                                               42 David Fox (n 26) 97 43 Në Camdex international Ltd v Bank of Zambia and others [1997] 44 Charles Proctor (n. 3) 45 Miliangos v George Frank Ltd., [1976] AC 443 46 Ne kete rast dalim ne konkluzione bazuar ne rastin e sterlines britanike.

25

Page 26: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  26  

bërë të mundur që edhe mbi të të rendojne pasojat e ligjit njesoj sikur të ishte dicka

materiale. Kjo do të sillte që përdorimi i parave të gjendura nëpër banka në formën e

llogarive bankare të kishte pasoja specifike ligjore. Si rezultat përfundimtar mund të

konsiderohet se është pikerisht kjo arsyeja kryesore që depozitat bankare nga

pikëpamja ekonomike konsiderohen si ‘para’47 por nuk konsiderohen të tilla nga

pikëpamja ligjore.

Gjithsesi, ky nuk ka qënë gjithmonë rasti duke iu referuar pikpamjes se juristëve, të

cilët e percaktojne ‘paranë e bankave’48 jo si para të mirfillte, por kryesisht si një debi

apo detyrim nga ana e bankave me qëllimin për të ripaguar para në një të ardhme, për

të cilat klienti hyn ne një marrëdhenie me banken. Megjithatë, kanë qënë pikerisht

juristë te shquar ne fushën tregtare, ata të cilët janë shprehur se pavarësisht

pikëpamjeve të përgjithshme juridike mbi paranë jomateriale që gjenden ne banka, ata

kanë patur mendimin kritik se edhe kjo forme e parasë e gjendur në llogari bankare

mund të trajtohet njëlloj nga pikëvështrimi jurispudencial ashtu si paraja ne formen e

saj fizike te prekshme.49

Në menyrë që të ketë një shpjegim më të mirë për këtë trajtim te njëllojtë të parasë,

pavarësisht gjëndjes në këto dy kushte te ndryshme, duhet të bëhet nje ekzaminim i

detajshëm mes diferencave dhe të perbashktave të parasë në formë fizike dhe parasë

së gjendur në banka në formën e llogarive bankare. Kështu, kur paratë gjenden në këtë

formë të fundit të përmendur, ato konsistojne si të paprekshme nga aspekti fizik.

Si pasojë, mund të argumentohet se nëse kartmonedhat dhe monedhat do të trajtohen

në thelb si identike, ato të dyja do të perfaqesojne një kerkesë kundrejt bankes, duke

iu referuar parimeve bazë të legjislacionit bankar në fuqi. Për këtë, ato duhet

domosdoshmërisht të ndajne disa karakteristika të perbashkta të identifikueshme.

Pra, të dyja këto forma parash mund të trajtohen si një shkarkim detyrimi. Pagesa e

kesaj të fundit do të bëhet përmes parasë fizike, pra kartmonedhave ose monedhave,

dhe/ose tranferimeve të fondeve kur aksesi per to është i palimitueshem dhe kur nuk

                                                                                                               47 Perry Mehrling, ‘Why is money difficult?’ (8 June 2015) http://www.perrymehrling.com/2015/06/why-is-money-difficult/, aksesuar me 30 Prill 2017 48 Paraja qe ndodhet ne llogari bankare eshte kryesisht jofizike, pra jomateriale 49 Roy Goode (n 2)

26

Page 27: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  27  

ka kushte cënimi për t’u realizuar një gjë e tillë.50 Si rrjedhim, të gjitha këto forma

pagesash, i japin nje titull transferimi vet pagesave, të cilat janë të zhveshura nga cdo

lloj veprimi i mëparshem i qarkullimit të parasë. Në këto kushte një kreditor, i cili

terheq kartmonedha dhe monedha me qëllim shkarkimin e debive; në asnje mënyrë,

sens dhe moment nuk mund të lidhë këtë fakt me karakterin e llogarinë që posedon,

pra as me llogarinë e vet kreditore dhe as me llogarinë debitore. Pra, kreditori nuk

duhet, nga ana e tij, të shqetesohet për llogarine bankare te debitorit. Si rrjedhim, kjo

është mënyra se si duhet të ndodhë edhe në rastet kur llogaria bankare e debitorit

është e zmadhuar.51

Nga ana tjetër, debitori mund t’i transferoje pagesat e mundshme dhe keto të fundit do

te supozohen si ‘finale’ dhe perfundimtare vetem kur kartmonedhat në formen e tyre

fizike i jane dorezuar si të tilla kreditorit, pra në formen e tyre materiale.52 Gjithsesi,

në këtë rast duhet mbajtur parasysh se sic u tha me lart, këto ‘para’ shërbejne si

ruajtese vlere dhe si njësi e llogarise. Kjo con ne faktin se nese keto dy te fundit nuk

realizohen, marresi i pageses vishet me të drejten e kerkeses per padi civile për këtë

vlerë monetare kundrejt bankes se dhenesit te pageses si dhe të vet shtetit ne

pergjithsi.53

Gjithsesi, ekzistojne diferenca midis këtyre dy llojeve te parase sic eshte së pari fakti

se kartmonedhat mund të trajtohen si mall, nderkohë që paraja e bankes nuk mund të

trajtohet si e tillë duke qënë se ato konsiderohen si dicka shpirterore ‘e paprekshme’.

Së dyti, paraja e bankës, pra që ndodhet në bankë në formën e llogarive bankare,

mund të jetë e transferueshme me ndihmen e nje pale të trete në rolin e një agjenti,

nderkohë qe për kartmonedhat nuk ekziston një nevojë e tillë. Së treti, paraja që

ndodhet ne bankë presupozohet se është më e prekshme dhe e cenueshme ndaj

vjedhjeve dhe humbjeje si përshembull në rastet potenciale të falimentimit të bankes,

ndërkohë që kartmonedhat nuk hasin këtë lloj rreziku. Gjithsesi, edhe këto të fundit

kanë disavantazhet e tyre pasi mbartin riskun nga vjedhjet, humbjet apo dhe rrezikun

                                                                                                               50 A/S Awilco v. Fulvia s.p.a. di navigazione (the "Chikuma"), [1981] 1 Lloyd's Rep. 371 51 Ne anglisht i referohet me termin ‘overdrawn’ 52 Barclays Bank Ltd v W J Simms, Son and Cooke (Southern) Ltd., [1980] 1 QB 677, [1979] 3 All ER 522 53 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise

27

Page 28: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  28  

nga rastet potenciale të djegjes nga zjarri, ndërkohë qe këto raste të fundit të

përmendura nuk janë të aplikueshme për fondet e bankes.54

Disa juristë, gjithsesi, shpjegojnë se paraja në ekonominë moderne të tregut mund të

paramendohet si seri pretendimesh apo si një ‘dokument informal i firmosur’, i njohur

nga bankat si borxh,55 por i cili nuk perfshin domosdoshmerisht një vlerë monetare

duke qene se ky borxh mund të perfshijë edhe produkte fizike.56 Në lidhje me këtë

cështje, Banka e Anglisë, në vitin 2014 raportoi se një ndër karakteristikat e parasë se

bankave ishte se ato pretendohen të jenë dhe të shërbejne si kerkesë drejtuar bankes.57

Si konkluzion, një pasuri e luajtshme, e cila përfaqeson më shumë sesa një njësi

llogarie nuk mundet më të njihet, të prezantohet dhe të konsiderohet si para.

Rrjedhimisht, duke bërë një analizë më të thellë të fakteve, paraja ne shumicen e

rasteve nuk konsiderohet më si objekt, i cili mund të perdoret si mall; por si një mjet

shkembimi qe mund të pershkruhet si njesi llogarie.

Pavarësisht nga sa më sipër, ka përjashtim nga kjo e fundit, dhe kështu ekzistojne

shumë raste nga ku parasë mund ti referohemi si mall apo pasuri e luajtshme.58 Lidhur

me formën e parave, pranohet çfarëdo forme që ajo ka në momentin e emetimit, si për

shembull në formë letre ose metalike. Kështu, monedhat përgjithsësisht përdoren në

mënyrë qe të identifikohen ne perputhje me vlerën e tyre. Ky përcaktim i fundit

mbështetet nga precedentë të shumtë europian, të cilët kane bërë të mundur arritjen e

këtij rezultati.

Një ndër precedentët më të njohur anglez rrëth kësaj problematike është ai i ‘R.

kundër Dickinson’,59 cështje në të cilën monedhave prej ari ju referoheshin si mall

dhe si pasuri e luajtshme dhe jo si para ne vetvete, pra si nje send ne gjini.60 Pra,

monedhat metalike janë përdorur në mënyrë që të jenë të tregtuara në përputhje me

                                                                                                               54 Roy Goode (n 2) 55 Shkurtimi i saj eshte ‘IOU’s 56 M. McLeay, A. Radia dhe R. Thomas, ‘Money creation in the Modern Economy’ (2014) http://www.monetary.org/wp-content/uploads/2016/03/money-creation-in-the-modern-economy.pdf, aksesuar me 2 Maj 2016 57 Banka e Anglise 58 Ne anglisht e gjejme te referuar me fjalen “commodity” 59 Ne ceshtjen Dickinson v R [2010] HCA 30 60 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise

28

Page 29: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  29  

vlerën e tyre, siç ndodhi në këtë rast.61 Gjithsesi, paraja nuk është një objekt, i cili

mund të përdoret si mall, por ajo është një mjet shkëmbimi që mund të përshkruhet si

një njësi e llogarisë. Ky fakt duhet theksuar sepse në pjesën më të madhe të rasteve

paratë mund të jetë përmendur si një mall. Pika tjetër që duhet marrë në konsideratë

lidhur me paratë si një mall është rasti kur monedhat janë shitur në të vërtetë për

vlerën e tyre nominale të materialit prej të cilit ato janë bërë. Pra, monedha është parë

si një objekt dhe jo një mjet shkëmbimi.

Duhet theksuar gjithashtu se vlera aktuale e materialit nga i cili janë bërë paratë nuk

ka ndonjë rëndësi për vlerën nominale të vetë parave. Megjithatë, dihet se metalet e

çmuara janë në gjendje për të shërbyer të tri nevojave, si njësi të qëndrueshme të

llogarisë, si njësi për ruajtjen e gjatë dhe të qëndrueshme të vlerës dhe si njësi e

nevojshme shkëmbimi. Përveç kësaj, paraja nuk e humb karakterin e saj, sepse për sa

kohë që ato kanë një vlerë të caktuar nominale, nuk është e rëndësishme vlera aktuale

e materialit nga e cila ajo është bërë, nëse për shembull, ajo është me përbërje ari ose

argjendi në rastin kur paratë janë në formën e monedhës metalike. Kur vlera aktuale e

përmbajtjes, si për shembull, kur monedha ka vlerë shumë më tepër se vlera nominale,

si njësi e llogarisë ajo do konsiderohet si mall dhe nuk mund të quhet më para.62 Kjo

do të ndodhe njësoj ashtu si në aspektin e aseteve, madje kuptohet se ato mund të jenë

të mundshme për këmbim me para por ato nuk janë para63. Përveç kësaj, jo vetëm

shteti, por edhe njerëzit dhe shoqëria në përgjithësi janë një pikë kyçe në përshkrimin

dhe dhënien e një logjike të saktë se çfarë duhet të pranohet si para në atë territor.

Arsyeja tjeter, që realizon konsiderimin e parase si mall është rasti kur monedhat janë

shitur duke u bazuar tek vlera nominale e materialit64 me të cilin ato janë prodhuar.

Duke iu referuar precedentit të mësipërm kuptojmë se monedhat në kete rast shihen si

nje objekt, pra si send i luajtshem me teper sesa si mjet shkembimi.

Aktualisht, ku përgjithësisht biznesi në pergjithesi ka evoluar, edhe paraja ne vetvete

është bërë nje koncept më i gjere. Duke i’u referuar këtij zgjerimi në përkufizimin e

parase, paraja elektronike e quajtuar ‘E-money’ konsiderohet gjithashtu si formë

                                                                                                               61 Ne Dickinson v R [2010] HCA 30 62 The Currency Act 1983, neni 1(3) 63 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 95 64 E quajtur ndryshe si vlera personale formale e sendit

29

Page 30: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  30  

paraje në sistemin modern të parasë, e cila ruhet në pajisjet elektronike dhe nuk

gjendet në formen e cash-it. Ajo, ashtu si paraja tradicionale, prodhon obligime, të

cilat jane të pakushtezuara dhe perfundimtare dhe që gjithashtu pranohen gjerësisht në

hapesiren nga ku ato perdoren si dhe nga njerezit qe e perdorin atë, për shkak të të

përbashkëtave në përdorim dhe karakteristikave të njëjta me parane fizike.65

Kështu, përvec dy llojeve ‘klasike’ të formave të parasë të lart-analizuara, kemi edhe

një lloj të tretë, e cila ka marre shumë zhvillim në ditet e sotme dhe është pikërisht pra

paraja dixhitale, e cila ka marrë emrin dhe i referohemi si “Bitcoin”. Në krahasim me

paranë e bankave, të cilat gjenden në formën e llogarisë personale, paraja dixhitale

nuk konsiston në një kërkesë të mëvonshme debie per askënd dhe kundrejt askujt. Si

rrjedhim, ato nuk konsiderohen se kanë ndonjë status ligjor të përcaktuar.

Përsa i përket sistemit të pagesave elektronike, në ndryshim nga paraja dixhitale, ato

nuk janë dhe nuk konsiderohet sic jane keto te fundit, pra një kerkese per pagese

kundrejt dikujt. Pra, si rrjedhim arrihet në konkluzionin se paraja dixhitale nuk ka nje

status të mirfilltë ligjor në asnjë juridiksion.66 Gjithsesi, qarkullimi dixhital është i

këmbyeshëm dhe përshembull “Bitcoin”-at kanë kuptim dhe shtrirje të mirpercaktuar

deri ne masen që përdoruesit e kësaj lloj monedhe bien dakort mes tyre.

Për me teper, kjo lloj monedhe dixhitale (Bitcoin) është e decentralizuar, cka do të

thotë se ndaj asaj nuk ka një kontroll qëndror, duke qënë në këtë mënyrë pjesë e asaj

qe i referohemi si cryptocurrency. Kjo e fundit në vetvete do të kuptojë pikerisht

monedhën dixhitale në të cilen teknikat e aplikuara te inkriptimit përdoren kryesisht

për të rregulluar prodhimin, pra në vetvete gjenerimin e njësisë baze së monedhës dhe

verifikimin e transferimeve te fondeve, të cilat operojnë në mënyrë të pavarur nga

Banka Qendore.

Gjithsesi, pavarësisht se monedha dixhitale nuk është drejtpërdrejt në përgjegjesi të

bankes qendrore dhe si rrjedhim as te shtetit, kjo nuk do të thotë se kjo gjë e ndalon

atë nga te perdorurit si ‘para’ pasi në lidhje me Bitcoin-i, kjo e fundit mund të

perdoret si para nga cdokush qe posedon një pajisje kompjuterike me internet. Por,

                                                                                                               65 A/S Awilco v. Fulvia s.p.a. di navigazione (the "Chikuma"), [1981] 1 Lloyd's Rep. 371 66 FATF 2014

30

Page 31: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  31  

pavarësisht se ajo përmbush të gjitha rolet e parasë, Bitcoin-i e ben këtë deri në

njëfarë pike duke mos i realizuar të plota ato.

Kështu, kufizimet që hasen në ditët e sotme nga kjo formë e re paraje në treg është se

pavaresisht faktit se ajo perfshin pothuaj të gjitha funksionet dhe rolet kryesore te

parase, kjo ndodh me kufizime dhe deri në njefare pike e gjithashtu per nje numer te

percaktuar njerezish. Pra, duke folur statistikisht, ne kohët moderne mund të jenë

vetëm 1.6 milion njerez në të gjithë globin, të cilet e perdorin dhe përfitojnë nga ky

shërbim, i cili në mënyrë periodike sherben dhe ofron qellimet e tij. Në cdo rast, edhe

kur individët e ndryshem zgjedhin dhe perdorin këtë lloj paraje dhe shërbimi, kjo

ndodh paralelisht me perdorimin tradicional te qarkullimit te parase nga ana e ketyre

përdoruesve. Kjo do të thote se akoma dhe ne ditet e sotme perdorimi i kesaj lloji te

parase eshte e limituar.

Duke kthyer vemendjen tek decentralizimi i Bitcoinit ne ditët e sotme, kjo para

dixhitale siguron nje treg për pasurine personale, e cila përfshin gjerësisht sfera më të

shumta dhe shkon me tej sesa kufizimi dhe konfiskimi. Pra, si perfundim, paraja

dixhitale, inkorporon dhe perfshin parimet e kriptografise gjate shperndarjes se saj.

Pavarësisht se monedha dixhitale, sic e cituam, është një formë e re e qarkullimt te

parave dhe eshte krijuar si pasoje e nevojave te tregut dhe zhvillimit te ekonomise,

gjithsesi duke qene dixhitale, pervec anëve pozitive ajo ka dhe anët e veta negative.

Kështu përshembull, monedha dixhitale, eshte me e ekspozuar dhe me e prekshme

ndaj pastrimit te parave dhe abuzimit me financimin e terrorizmit duke marre shkas

nga natyra e tyre anonime.67 Gjithashtu, keto lloj parash kthehen lehtesisht ne subjekt

të trasfertave dhe pagesave të paautorizuara ne momentin kur derguesi dhe marresi

nuk jane identifikuar thelbesisht. Të gjitha anet negative të mesiperme lehtesohen

akoma edhe më shumë ne momentin e perdorimit masiv të internetit ne ditet e sotme

dhe vjedhjeve kompjuterik.

Rekomandimi i këtij autori në lidhje me zhvillimin e qarkullimit të kësaj forme të re

paraje në ekonomine moderne të tregut, ku cdo gjë po bëhet dixhitale, është se duhet

                                                                                                               67 NPPS Guidance 2013

31

Page 32: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  32  

te forcohen ligjet dhe rregulloret per monedhën dixhitale, Bitcoinin, e cila ka tendencë

te rritet masivisht në perdorimin boteror. Kjo duhet të bëhet me qëllimin që mos të

ndodhin rreziqet e mësipërme të përmendura si pastrimi i parave dhe/ose financimi i

terrorizmit apo pagesat e paautorizuara e të bëhet e mundur që nëpërmjet rregullimit

të kuadrit ligjor faktet negative të kësaj forme të re të parasë të limitohen sa më

shume.

Si rezultat, duke pasur parasysh atë që u shpjegua më lart, është me të vërtetë real

fakti se në ditët e sotme biznesi në përgjithësi është zhvilluar dhe paraja është bërë një

koncept më i gjerë. Këto të fundit përfshijnë përveç kartëmonedhave dhe monedhave

metalike edhe depozitat bankare.68 Përkufizimi i parave konsiderohet më i gjerë, sepse

transaksionet e pagesave kanë evoluar dhe tashmë realizohen përmes transfertave

bankare. Prandaj, kjo konsiderohet edhe si mënyra më efektive. Nga ana tjetër, paratë

për bankën janë një formë tjetër e mallit. Ndërkohë, depozitat bankare mbartin

rrezikun e humbjes në rast të paaftësisë paguese ose kur përballen me rreziqe të tjera

në rastet kur bankat nuk kanë mjaftueshëm përvojën në manaxhimin e depozitave

bankare. Sot, paraja online konsiderohet si para në sistemin modern të kohes, e cila

është ruajtur në pajisjet elektronike. Ajo prodhon obligime, të cilat janë pa kushte dhe

përfundimtare dhe ajo është pranuar gjerësisht si para për shkak të ngjashmërive në

përdorim dhe karakteristikave të përbashkëta me paratë fizike.

PAGESAT

Pikëpamja dhe pikëveshtrimi i parë i fjales pagese, perben nje akt të ridergimit të

parave dhe kjo ben te mundur lindjen e nje numri veshtiresish të juristeve financiarë.69

Kështu, me perjashtim të rasteve kur pagesa eshte berë nëpërmjet pagesave fizike te

parase, ne rastet e tjera pagesa e parave nuk perfshin transferimin e sendeve fizike apo

të të drejtave dhe kerkesave personale. Kjo e fundit ka ndodhur dhe ne raste praktike

angleze, te cilat me pas jane kthyer ne precedente,70 e ne te cilat anetare te gjykates ne

Angli71 jane shprehur se fondet bankare nuk i perkasin nje mbajtesi llogarie por

                                                                                                               68 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 748 69 Colin Bamford, Principles of International Financial Law (Oxford University Press 2011) 36470 R v Preddy, Slade and Dhillon, [1996] UKHL 13 71 Me saktesisht Lord Jauncey

32

Page 33: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  33  

bankes dhe e vetmja zgjedhje dhe akses i mbajtesit te llogarise eshte ‘zgjedhja’ e tij

per te kerkuar pagese te nje shume parash qe ai posedon nga llogaria ne banken e tij.

Pagesa në vetvete është një transferim i vlerave monetare nga blerësi apo urdhëruesi i

shërbimit tek shitësi apo përfituesi i shërbimit dhe ato mund të rezultojne

problematike si gjate transaksioneve kombëtare, ndërkombetare e gjithashtu edhe

gjatë parashikimit të pasojave me rezultat dështimin ose parashikimit në lidhje me

parandalimin për këtë dështim. Kështu, në këto kushte juristëve do t’i duhej një

përkufizim më i gjërë për të mbrojtur të drejtat e paleve në nje kontrate në momentin e

kryerjes së një pagese potenciale.

Pra, pagesat nga pikëpamja ligjore, do t’i kuptojne si nje dhurateë ose huadhenie per

para dhe me të do të presupozojmë cdo akt tjeter qe ofrohet dhe pranohet ne

performancen dhe ne sinkron me ate cka perben detyrimin për para në të ardhmen.72

Kështu, nga njëra anë një akt i caktuar nuk mund të konsistojë në pagesë nëse në të

nuk perfshihet paraja dhe nga ana tjetër kjo kerkese mund te permbushet jo vetem

duke transferuar para por gjithashtu edhe nga një performance e disa akteve të tjera

me qëllim përmbushjen e detyrimit për të paguar para.

Ne shumicen e rasteve, konstatohet se oferta e nje pagese dhe pranimi i kerkeses eshte

simultane dhe nuk ka veshtiresi ne verifikimin e faktit se pagesat jane bere. Pranimi i

pagesave gjithsesi është e veshtire per t’u parashikuar dhe është nje ceshtje mjaft

sensitive. Kështu, kjo i vendos juristet ne veshtiresi dhe ne medyshje gjate procesit të

draftimit të nje kontrate duke patur vemendje tek pagesat. Duhet patur kujdes dhe të

dallohet se pranimi i ofertes nuk do të thote domosdoshmerisht se merr efekt

menjehere si nje pranim pasi pranimi me kushte ose fatura e agjentit teëkredise mund

te zbehë marrëveshjen ekzistuese për pagesë. Në fakt, pranimi per nje pagese

potenciale te mundshme duhet te jete pa kushte.73 Gjithashtu, duhet mbajtur ne

vemendje se fatura nga nje agjent nuk konsiston ne pranimin e pageses per te hequr

dore nga e drejta per nje pagese te mevonshme kundrejt pronarit.74

                                                                                                               72 Roy Goode (n 2) 73 A/S Awilco v. Fulvia s.p.a. di navigazione (the "Chikuma"), [1981] 1 Lloyd's Rep. 371 74 Lord Fraser, Mardorf Peach & Co v Attica Sea Carriers Corp of Liberia (The Laconia), [1977] AC 850, in

contrast to Momm v. Barclays International Ltd. [1977] QB 790

33

Page 34: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  34  

Edhe nese pagesa eshte kryer, kreditori vazhdon të ketë të drejten per te kerkuar dhe

pretenduar qe ta zgjidh kontraten. Kjo ndodh zakonisht ne rastet kur kreditori kerkon

te kete nje perfitim nga kjo. Nga ana tjetër, kreditori mund te heq dore nga e drejta e

tij per ti dhënë fund një të drejte të posacme që ai posedon e që lidhet me pranimin e

një pagese të mëvonshme nëse ky kreditor shpreh refuzimin e tij në vend. Në këtë rast

të fundit pagesa, sipas cështjes precedent “The Brimnes” supozohet si e frustruar.75

Një tjetër momet është rasti kur paraja sjell përgjegjësi nga dëmtimet, si për shembull,

kur ato janë të shtypura me një defekt nga një bankë tjetër qendrore, e cila është një

bankë e huaj, me qëllim që paratë të emetohen në një moment tjetër kohor. Kjo bankë

e huaj do të jetë përgjegjëse për shkak se në këtë rast paraja është parë si një mall. Kjo

është dhënë në rastin Camdex76. Si pasojë, theksohet se edhe pse monedha është

prodhuar për një shtet të caktuar dhe nuk eshte vendase, përsëri ajo duhet të

konsiderohet si e tillë. Siç specifikohet në rastin Camdex77, paratë përfshihen edhe si

para te brendshme por në valutë të huaj. Ato duhet të konsiderohen si të ngjashme,

sepse efektet që ato synojnë të arrijnë janë të njëjta. Në këtë rast valuta e huaj është

një aset që përdoret si mjet këmbimi dhe për këtë arsye pagesa duhet të bëhet si

normalisht. Pra, edhe pse monedha nuk është pjesë e parasë vendase, ajo do të njihet

si para fizike. 78

Megjithatë, kur aplikohet shkëmbimi në monedhë të huaj, hasen raste shumë të

vështira sepse diferenca mes parave si mall dhe parave si një mjet për të realizuar

këmbimin është mjaft e vështirë për të dalluar. Në një cështje tjetër ligjore, në rastin

Miliangos v George Frank Ltd79, gjyqtarët shprehen se monedhat e huaja duhet të

konsiderohen se japin të njëjtin reagim si paratë vendase në momentin kur ato

tregtohen. Në këtë rast ky fakt mbështetet në përfundime të provuara.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              75 Tenax Steamship Co v Owners of the Motor Vessel Brimnes [1974] EWCA Civ 15 76 Në Camdex international Ltd v Bank of Zambia and others [1997] 77 ibid 78 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 215 79 Në Miliangos v George Frank Ltd. [1976] AC 443

34

Page 35: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  35  

Si rrjedhim, pagesa si koncept është nje akt konsensual dhe si i tillë kerkon miratimin

dhe marreveshjen e të dy paleve, ku perfshihen zakonisht kreditori dhe debitori80. Një

oferte, e cila nuk behet ne konformitet me kontraten mes paleve nuk ka asnje efekt

nese refuzohet nga kreditori por ai prodhon pagesa nese pranohet nga ai si nje mjet i

vlefshem pagese. Kështu, i vihet vemendje rrethanave të veshtira ne rastin kur kushtet

e kontrates kerkojne nje metodë specifike pagese por personi qe paguan vendos te

paguaje ne nje menyre tjeter.

Si rezultat, përgjithësisht, pagesat mund të kryhen nëpërmjet transferimit të

monedhave dhe kartmonedhave, por kjo mund të cedoj ne antiprakticitet në momentin

kur gjatë këtij transferimi perfshihen shuma të medha parash. Kështu, ekzistojne

metoda alternative pagesash që kompensojne kete te fundit sic jane disa raste. Së pari,

kreditori mund te kerkoje ose bie dakort që te pranoje transferimin e shumave te

deklaruara ne llogarine e tij bankare me nje pale te trete apo me vete debitorin e tij

nëpërmjet bankës. Së dyti, kreditori mund të pervetesoj nje pagese e cila mund të

përftohet nga debiti qe disponon debitori, si përshembull, ne rastet kur marreveshjet

midis ketyre dy paleve tregojne të gjitha debit dhe kredit e debitorit. Kjo e fundit

ndodh ne momentin qe shumat e paguara ne dobi të llogarise se kredidhenesit jane te

përcaktuara nga llogaria e debitorit.81 Së treti, kur kreditori mund të bëjë një kërkesë

të quajtur ‘set off’ për para kundrejt nje tjetri ose kundrejt pagesave pa asnjë nevojë

per tender formal, e cila konsiston në një kërkesë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të

cilat mund të ushtrohen vecmas ose të ndara nga njëra-tjera.

Gjithashtu, ky mbajtes llogarie ka nje zgjedhje per te kerkuar pagesa te parave nga

banka per te personalisht dhe në fakt prona e titullarit te llogarise eshte e drejta qe ai

ka kundrejt bankes se tij. Si përfundim, pagesa eshte transferta e parasë fizike

nepermjet ndryshimit te vendodhjes, nderkohë qe paraja jomateriale konsiderohet si e

paguar vetëm ne rastet kur pervec transferimit te parave ushtrohet edhe e drejta që e

konsideron paranë si pronë e mbajtësit të llogarisë kundrejt bankës së tij.

                                                                                                               80 Canmer investment inc. 81 Rregulli i quajtuar si kompensim i nje llogarie rrjedhese; shiko: Devaynes v Noble (1816) 35 ER 781, i njohur si Clayton’s case

35

Page 36: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  36  

Duhet të merret ne konsiderate edhe fakti se ajo që është shpjeguar më lart është

thjesht një pasqyrë për mënyrën se si duhet të perceptohet paraja dhe pagesat. Pra,

përkufizimi i parave mund të jetë më i gjerë, siç për shembull ajo është përcaktuar në

një nga rastet e famshme ligjit bankar, Moss v. Hancock82. Sipas këtij të fundit, paraja

është pranuar në mënyrë të barabartë nga të dyja palët, të cilet janë respektivisht

personi që i merr ato dhe personi që i ka ofruar ato, me qëllim realizimin e pagesës që

duhet bërë. Si në aspektin kur paratë përmbushin detyrimet, ashtu edhe në qoftë se

paratë përdoren si njësi e llogarisë në fushën e pronësisë, evidentohen tre

karakteristika kryesore.83 Në këtë cështje gjyqësore, karakteristika kryesore ishte

mirëbesimi. Ajo që ka ndodhur në rastin Moss ishte se ankuesi mund të kishte

përfituar për veten e tij, nëse ai do të kishte shlyer borxhin kur të realizonte blerjen në

mirëbesim. Nga ana tjetër, paraja është pranuar nga të gjithë si një instrument për të

bërë dhe për të përfunduar një pagesë. Kjo e fundit është pikërisht funksioni që luan

paraja si një ndërmjetës i mjeteve të këmbimit.

Pra, si pikë e fundit duhet te mbahet në vemendje dhe duhet te permendet fakti se nese

pagesa kryhet nga nje gabim, argumentohet se paraja pergjithsisht eshte e

revokueshme84 vetem nese i transferuari ose ka marre dhe pervetesuar para ne

mirebesim,85 ose eshte i mbrojtur nga disponimi i një fature pagesa, ose kur dhënësi

ka si qellim primar të paguaje marrësin ne cdo rast.

Konkluzion

Në përfundim, për shkak të evolucionit të biznesit përcaktimi i parave aktualisht është

zhvilluar më tej, kështu që paratë nuk janë më vetëm mallra klasike që përcaktojnë

cilësinë e parave. Megjithatë, ajo çka paraja përfaqëson nga ana ligjore i ka themelet e

saj në faktin se paratë konsiderohen si njësi e llogarisë dhe janë pranuar si të tilla

gjerësisht në botë, përsa kohë ato derivohen nga ana e shtetit që i ka lëshuar ato.86 Si

rrjedhim, me kalimin e kohës dhe zhvillimet ekonomike e teknologjike paratë mund të

                                                                                                               82 Në Moss v Hancock [1899] 2 Q.B. 11 83 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 95 84 Charles Proctor (n. 3) 85 Tenax Steamship Co v Owners of the Motor Vessel Brimnes [1974] EWCA Civ 15 86 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 95

36

Page 37: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  37  

përfshijnë një gamë më të gjerë të pasurive të tundshme, por paraja gjithsesi do të

mbetet gjithmonë në koherencë me kohën duke iu referuar dhe në mbështetje të faktit

se cilësia e parave duhet t'i atribuohet të gjitha pasurive të tundshme që kanë për

qëllim të shërbejnë si një mjet universal i këmbimit.

ROLI I BANKËS SË SHQIPËRISË SI EMETUESE E KARTËMONEDHËS

KOMBËTARE

Në mënyrë konkrete termi bankë përkufizohet në Ligjin Nr.8269, datë 23.12.1997

“Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe në Ligjin Nr.9662, datë 18.12.2006 “Për

bankat në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar” nga një lexim i kombinuar i të cilëve

rezulton se “Banka është person juridik me seli në territorin e Republikës së

Shqipërisë, që ushtron veprimtari bankare dhe veprimtari të tjera, sipas licencës së

dhënë nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Në Republikën e Shqipërise, Banka e Shqipërisë është institucioni që emeton

kartmonedhën dhe monedhën metalike. Përvec kësaj rol kryesor i bankës është edhe

mbrojtja e monedhave nga falsifikimi. Kuadri ligjor në të cilin banka referohet për të

emetuar monedhën dhe kartmonedhën janë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,

Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, Ligji nr.10481, datë

17.11.2011 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9662, datë 18.02.2006 “Për

bankat në Republikën e Shqipërisë”, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë dhe

rregulloret për trajtimin e cash-it etj.

Rregulloret për qarkullimin e parasë në rsh është ajo nr. 56 “Për veprimet me fondet

në vlera monetare në bankën e shqipërisë”, rregullorja nr. 15, “Për kontrollin për

autenticitet dhe kriteret e riciklimit të kartmonedhave shqiptare”, rregullorja nr.41,

date 26.06.2013 “Për trajnimin e kartmonedhave dhe monedhave shqiptare të

dyshurara sit ë fallsifikuara”, rergullorja nr. 39 “Për eksport, import e kartmonedhave

dhe momnedhave metalike shqiptare”, rregullorja nr.49 “Për trajtimin e

kartmonedhave dhe monedhave euro dhe te tjera të dyshuara të fallsifikuara”,

rregullore nr. 57 “Për këmbimin e kartmonedhave dhe monedhave shqiptare të

dëmtuara”.

37

Page 38: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  38  

Kështu, sipas nenit 161 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe mbështetur tek

“Teoria Shtetërore” banka qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë, e cila ka të

drejtën eksluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të

pavarur të politikës monetare dhe të mbajtjes e administrimit të rezervave valutore të

Republikës së Shqipërisë. Për më tepër, edhe duke iu referuar ligjit për “Për Bankën e

Shqipërisë”, në nenin 33 të tij, ky ligj shprehet qartësisht se Banka e Shqipërisë ka të

drejtën eksluzive dhe është emetuesi i vetëm i kartmonedhës dhe monedhës metalike

kombëtare që ka kurs ligjor të përcaktuar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Funksionet e departamentit të emisionit të Bankës së Shqipërisë janë emetimi dhe

administrimi i qarkullimit të kartmonedhës dhe monedhës kombëtare në territorin e

Republikës së Shqipërisë, ruajtja e autenticitetit të monedhës dhe sigurimi e ruajtja e

cilësisë së monedhës metalike dhe kartmonedhës kombëtare në qarkullim.

Monedhat në qarkullim shërbejnë për të treguar nivelin e zhvillimit ekonomik të një

vendi, shkallën e inflacionit, nivelin e zhvillimit të sistemit bankar, nivelin e

zhvillimit të sistemit të pagesave, nivelin e zhvillimit teknologjik të vendit, nivelin e

zhvillimit të sistemit fiskal dhe ajo cka është më e rëndësishme tregon besimin në

sistemin bankar. Kështu, fakti ekzistues është se duke filluar nga viti 2005 paraja në

qarkullim në RSH është rritur në mënyrë të vazhdueshme me një ritëm mesatar vjetor

5 %.

Për më tepër, Banka e Shqipërisë përcakton formën, masat, peshat, modelin dhe

karakteristikat e tjera të kartmonedhave dhe monedhave metalike që kanë kurs ligjor.

Po sipas këtij ligji, “Për Bankën e Shqipërisë”, në nenin 40 të tij, cilësohet që Banka e

Shqipërisë është i vetmi institucion që mund të sekuestrojë dhe konfiskojë

kartmonedhat dhe monedhat metalike fallco. Në ligjin për bankat në Republikën e

Shqipërisë përcaktohen edhe rregullat e parimet për veprimtarinë bankare në Shqipëri

si dhe rregullat dhe proceduat për të garantuar një sistem bankar të shëndetshëm. Këtë

e mbështet edhe kodi penal i Republikën e Shqipërisë, ku neni 183 i tij saktëson se

fallsikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të fallsifikuara dënohet me burgim deri

në 5 vjet.

38

Page 39: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  39  

Ato elementë që siguron BSH për kartmonedhat kombëtare janë hologramet,

elementët fluoreshentë, elementi i sigurisë OVI, “Watermark”, karakteristika në I-R,

mikrotekstet, printimi intaglio, “see – through” dhe filli i sigurisës.

Elemetët e sigurisë të një kartmonedhe kombëtare me kurs ligjor janë të ndryshme

duke u kategorizuar sipas subjekteve që do e përdorin atë. Kështu, për publikun,

elementët e sigurisë mund të jenë të dallueshme vetëm nga prekja, shikimi apo

animet. Nga ana tjetër, për cashierin, ai mund të dallojë autenticitetin e kartmonedhës

nga detektorët që vihen ne dispozicion të tyre; kurse për Bankën e Shqipërisë

funksionon i ashtëquajturi “Sorting Systems”.

Nga ana tjetër, strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e monedhave në Shqipëri përbëhet

nga disa institucione dhe struktura ku përfshihen ndër të tjera prokuroria shqiptare

nëpërmjet task forcës së saj dhe kjo bazuar tek memorandum bashkëpunimi 2009 mes

prokurorisë, policisë së ministrisë së financave, policisë së shtetit me drejtorinë

kundër krimeve financiare dhe ekonomike dhe drejtorisë së policisë shkencore si dhe

Bankës së Shqipërisë nëpërmjet qendrës së saj kombëtare të analizës.

39

Page 40: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  40  

Kapitulli II

Parandalimi i Pastrimit të Parave

Pastrimi i parave si koncept është po aq i vjeter sa edhe vet paraja. Nëse do ti

referoheshim një këndvështrimi retrospektiv, situatat më të hershme të fenomenit

‘para’ lidhen më historite e fshehjes së parave ose të pasurive të fituara nga

konfiskimi. Fakti ekzistent është se pavarësisht kalimit të kohës dhe të viteve, parimet

dhe normat e parandalimit të pastrimit te parave në ditët e sotme janë pothuajse njësoj

më ato të kohëve te mëpërparme, duke ndryshuar në këtë tablo vetëm teknikat dhe

mekanizmat që realizojnë kryerjen e krimit të pastrimit të parave.

Përgjithësisht, pastrimi i parave si fenomen ndodh në momentin e shndërrimit të

parave të siguruara në mënyrë të paligjme në përfitime materiale të ligjshme. Kjo e

fundit përbën procesin e fshehjes së origjinës kriminale të aktiviteteve dhe

investimeve ose natyrës jo ligjore të transaksioneve financiare. Pra, sipas disa

studiuesve amerikanë të ekonomisë ndërkombëtare,87 pastrimi i parave është kthimi i

të ardhurave të përftuara me mjete të paligjshme, në pasuri të cilave është e vështirë

t’ju gjendet burimi. Si rezultat, IOSCO88 i referohet pastrimit të parave si terësia apo

gama e gjerë e proceseve që kanë si qëllim fshehjen e burimeve të vërteta monetare që

janë fituar në mënyrë jo të ligjshme duke krijuar idenë se ato janë te ligjshme.89

Pra, një nga mënyrat sesi mund të realizohet pastrimi i parave nga ana e personave që

kryejnë këtë vepër penale është krijimi i bizneseve të ligjshme dhe blerja e pronave.

Kjo realizohet duke mundësuar bashkimin e parave të paligjshme me ato të ligjshme

që fitohen pikërisht nga këto biznese të sipërpërmendura që ngrihen e zhvillohen.

Gjithsesi, kjo skemë pastrimi ka qenë më e përhapur në vitet e mëpërparshme kur

legjislacioni, jo vetem Shqiptar por edhe ai boteror, të rregullonin më në detaje ligjet

dhe rregullat në mënyrë që te arrihej parandalim sa më i madh i rasteve potenciale të

pastrimit të parave.

                                                                                                               87 Peter Reuter dhe Edwin Truman, ‘Studimi i Institutit të Ekonomisë Ndërkombëtare’ (Washington 2004) 88 The International Organization of Securities Commissions. Nga këtu e tutje do i referohemi si IOSCO. 89 IOSCO Technical Committee 1992, Report on Money Laundering (Raporti mbi Pastrimin e Parave), Tetor Nr. 25  

40

Page 41: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  41  

Si rrjedhim, vende të ndryshme e konsiderojnë të ndryshme veprën penale të pastrimit

të parave që vjen si pasojë pikërisht e veprimtarisë kriminale. Kështu, vendet si

Shqipëria apo edhe Italia, duke marrë shkas nga fakti se kodi ynë penal është referuar

përgjithësisht tek ai italian apo francez, e kriminalizojnë ose e shprehur ndryshe e

penalizojnë legalizimin e të ardhurave kriminale; kurse në vendet si Shtetet e

Bashkuara të Amerikës apo edhe në Mbretërinë e Bashkuar, përgjegjësia penale në

rastet e pastrimit të parave vjen vetem si pasojë e legalizimit të të ardhurave të

përfituara nga veprat penale të përcaktuara me ligj. Dënimi minimal për këtë vepër

vepale në shumë vende të botes është përgjithsisht 3 muaj dhe më pas kjo

përshkallëzohet rast pas rasti.

Në Shqipëri, Kodit Penal në nenin 287 të tij përcakton saktësisht pasojat e ardhura për

individët në rastet potenciale të kryerjes nga ana e tyre të krimit të pastrimit të

parave.90 Ky nen, për disa autore shqiptare,91 mendohet se parashikon masa shumë te

rrepta krahasuar me vendet e tjera dhe ky autor është dakort me këtë fakt pasi nëse i

referohemi një cështjeje të kthyer në precedent në Amerikë, me objekt veprën penale

të pastrimit të parave, në momenin kur ky krim ishte kryer nga një subjekt i posacëm,

sic ishte në rastin aktual drejtuesi i një banke, i cili kishte bashkëpunuar për fshehjen e

te ardhurave te paligjshme me vlerë prej 1 million dollar, ai përfundoi i dënuar me 57

muaj burg;92 ndërkohë që nëse ky krim do të ishte kryer në Republikën e Shqipërisë

sipas nenit 287, pika b e saj, i njëjti subjekt do te dënohej me burgim deri në 15 vjet

dhe minimalisht, nëse nuk do të kishte sjellë pasoja të rënda, me gjobë nga 800 mijë

lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa nëse do të kishte sjellë pasoja të rënda, individi do

të dënohej me burgim jo më pak se pesëmbëdhjete vjet dhe me gjobë nga 3 milionë

lekë deri në 10 milionë lekë.93

Ish–kryeministri britanik Blair, gjatë diskutimeve për ratifikimin e PCA,94 duke u

bazuar në fenomenin e pastrimit të parave vuri në dukje se “është thjesht e padrejte

                                                                                                               90 Neni 287 i Kodit Penal, ndryshuar me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; neni 8, shtuar shkronja “dh” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; neni 24 ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 24 i Kodit Penal 91 Naim Mecalla, Pastrimi i Parave, Elementet juridiko-penal dhe kriminologjik (Shtepia Botuese Klean, Korrik 2013) fq 36 92 shiko online: www.taxationweb.co.uk/tax-articles-/general/case-studies-on-money-laundering.htlm, aksesuar me 7 Tetor 2016 93 Neni 287i Kodit Penal, pika 2 94 Proceeds of Crime Act 2002  

41

Page 42: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  42  

që në Britaninë moderne ka miliona qytetarë që zbatojnë ligjin, punojnë fort e bëjnë

sakrifica për të fituar jetesën e tyre; ndërkohë që disa të tjerë jetojnë pa shumë mund

nga përfitimet e ardhura nga veprimtaritë kriminale”. Ai theksoi gjithashtu se

“përfitimet e fituara në mënyrë të pamerituar të suksesit të përftuara nga kriminelët

përbëjnë e duhet të konsiderohen si një fyerje e rendë ndaj punëtorëve të ndershëm të

cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së një vendi. Ndër të tjera është pikërisht kjo

shtresë që vuan kur realizohet ky krimi”.95 Po Blair mendon se “parashikimi si vepër

penale i pastrimit të parasë dhe kriminalizimi i saj do të sigurojë që kriminelët të mos

mbajnë dot përfitime të paligjshme duke bërë që të përforcohen normat ligjore dhe

gjithkujt ti tregohet se nuk është mbi ligjin”.96 Një nga elementët kryesorë i trajtuar si

ndër më të fundit prej komisionit në Mbretërinë e Bashkuar ishte edhe impakti

ekonomik i veprës në stabilitetin ekonomik të një vendi.97

Në literaturën botërore termi ’para e zezë’ ka filluar të përdoret me skandalin

“Watergate 1973’. Gjithsesi, për vendin tonë dhe për shumicën e vendeve të Evropës

Lindore dhe Qëndrore, termi pastrim parash u bë i njohur dhe i përdorshëm pas viteve

90’, moment ky i fillimit të lëvizjeve të kapitalit dhe njerëzve, që si rrjedhojë të vetën

solli edhe njohjen e fenomeneve të tilla si pastrimi i parave nga aktivitetet e

paligjshme apo financimit të terrorizmit pasi deri më përpara se vitet 1980, as vet

sistemet financiare nuk kërkonin transparencën e të ardhurave që konsistonin në

shuma jo të mëdha e që mund të ishin të paligjshme. Si rrjedhim, shteti shqiptar në

vitet e postdiktaturës nuk ishte në gjendje të kontrollonte sasitë e mëdha të parave të

pista që vinin nga emigrantet jashtë shtetit të cilat shpesh i kishin burimet tek veprat e

paligjshme.

Duke qënë se pastrimi i parave lidhet automatikisht me veprën penale pasi ajo përbën

në vetvete një krim konsensual pa viktima konkrete, kjo do të thotë se personat që e

kryejnë atë nuk janë të gatshëm dhe të predispozuar për të deklaruar të ardhurat e

burimet se nga janë fituar ato. E gjitha kjo situatë e krijuar do të nënkuptojë se nëse

cash-i do të ishte më pak i përdorshëm, por në vend të tyre do funksiononin vetëm

                                                                                                               95 ibid 96 ibid 97 ibid

42

Page 43: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  43  

llogararitë bankare, të cilat do të ishin të kontrolluara nga banka rreth burimin

financiar se si ato do të ishin fituar, atëherë ky krim s’do të ekzistonte pothuaj fare.

Gjithsesi, zakonisht, forma cash e parasë është ajo që më së shumti has vështirësi për

t’u pastruar dhe më specifikisht rastet kur ai gjendet në sasi të konsiderueshme. Kjo

përbën edhe arsyen kryesore se pse të inkriminuarit në krimin e pastrimit të parave,

preferojnë që të përdorin dhe përfshijnë kryesisht institucionet financiare gjatë

rrjedhës së zhvillimit të aktivitetit të tyre. Ky fakt i fundit lidhet ngushtësisht me

sasinë e madhe të qarkullimit të parave nga ana e institucioneve financiare në të

përditshmen e tyre dhe si rrjedhim ato do të mund të kalonin edhe këto sasi parash jo

të ligjshme pa zgjuar dyshim. Prandaj, institucionet financiare konsiderohen si targeti

kryesor i mënyrës së kalimit të parave të pista. Këtë fakt e bën akoma më të

mundshme ideja tashmë e ndërkombëtarizuar se transferimi i të ardhurave nga një

juridiksion në tjetrin është më i thjeshtë.

Pra, sic e sipërpërmendëm, veprimtaria e pastrimit të parave është një veprimtari

antiligjore e paramenduar dhe e organizuar mirë me të gjitha tiparet e krimit të

organizuar. Si rrjedhim, krimi i organizuar mund të fusë në dorë edhe institucionet

bankare dhe në këtë rast rreziku për ekonominë është shumë i lartë. Për organizatat

kriminale në përgjithësi si dhe për individët e vecantë, në ditët e sotme, sistem i

vlefshëm për pastrimin e fitimeve të paligjshme dhe për investimin e tyre në aktivitete

ligjore është pra edhe nëpërmjet infiltrimit të tyre në sistemin bankar. Kështu, sistemi

ekonomik e financiar rrezikon në rënien në duart e grupeve kriminale pasi qëllimi i

vet krimit të organizuar në këtë rast është kryesisht të kapë firmat e fuqishme

ekonomike. Pra, parandalimi i pastrimit të parave si fillim duhet të iniciojë me vet

bankat.

Megjithëse në Shqipëri parandalimi i pastrimit të parave bëhet në shumë linja, edhe

autoritet vendase janë mbërthyer më së shumti pas sistemit bankar dhe në të njëjtën

kohë po zhvillohen përpjekje për të rritur vëzhgimet dhe kontrollin edhe në sektorë të

tjerë të ndjeshëm ndaj këtij fenomeni, sic janë studiot noteriale98, gjykatat, zyrat e

avokatisë etj, të cilët mund të bëjnë përpjekje me mjetet e tyre për realizimin e

                                                                                                               98 Udhezimi nr. 6915, date 30.01.2012 “Mbi procedurat teknike per derdhjen e pageses se tjetersimit ne llogarine ligjore bankare te noterit”

43

Page 44: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  44  

fshehjes së origjinës së parave 99 pasi pastrimi i parave mund të shtrembërojë

përcaktimin e burimeve të të ardhurave dhe shpërndarjen e pasurisë duke deformuar

stastistikat dhe corientuar vet autoritetet në marrjen e masave te përshtatshme. Në

raste ekstreme kjo mund të coj në marrjen e vendimeve të gabuara nga institucionet

financiare me parashikime të natyrës fiskale dhe monetare ku përfshihen normat e

interesit dhe kursi i këmbimit.100

Kështu, sipas ligjeve e regulloreve në fuqi në Shqipëri, përsa i përket faktit që lidhet

me hapjen e lartpërmendur të bizneseve, klienti duhej të tregoj e të siguroj të gjithë

dokumentacionin e duhur që ka te bëj me deklarimin e burimit te te ardhurave te këtij

personi fizik duke mos i lënë shumë hapësira në këtë pikë individit i cili pretendon te

pastrojë paratë; kurse në rastin e blerjes së pronave, po sipas legjislacioni shqiptar në

fuqi theksohet se duhet që para të të kalojnë nga llogaria bankare e noterit në mënyrë

që te realizohet vlefshmëria e kontrates së shitblerjes dhe përpara se ta bëjë këtë

klienti duhet te deklarojë e te vërtetoj po me dokumentacionin përkates burimin e

këtyre te ardhurave.101

Sic arrihet të dallohet, legjislatorët kanë marrë masa për realizimin e parandalimit të

pastrimit të parave duke u fokusuar kryesisht tek bankat, pasi sipas tyre bllokada e

parë për parandalimin e pastrimit të parave duhet të jetë pikërisht sistemi bankar dhe

kalimet e transfertave bankare nëpërmejt saj. Pra, jo vetëm në ligje e regulloret e

Bankës Qëndrore, por edhe në rregulloret e brendshme të bankave te nivelit te dyte te

Republikës se Shqipërisë merren masa adekuate për këtë qëllim madhor, pra për

parandalimin e këtij krimi. Kështu, përshembull më konkretisht Banka Raiffeisen, në

rregulloren e saj të brendshme përcakton se në rastet e cdo pagese në monedhë te huaj

apo cdo transaksioni kombëtar e ndërkombëtar, klienti duhet te pajisë bankën me

dokumentacionin justifikues rreth burimeve të fondeve brënda 5 diteve punë nga data

e ekzekutimit te pagesës. Kjo e fundit është vendosur me qëllim ndërmarrjen e

masave që të mos arrihet të realizohet asnjë pagesë e dyshimtë, e cila mund të kryhet

duke realizuar e përfunduar procesin e pastrimit të parave.

                                                                                                               99 Fondi Monetar Nderkombetar  100 Peter Alldridge, Money Laundering Law. Forfeiture, Confiscation, Civil Recovery, Criminal Laundering and Taxation of the Proceeds of Crime (Hart Publishing Oxford and Portland, Oregon 2003) 81 101 Naim Mecalla (n 91)  

44

Page 45: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  45  

Klienti mund të autorizojë njekohesisht edhe pagesa jashte Shqiperise, në monedhe te

huaj, vetëm në pajtim me Rregulloren e Bankes se Shqiperise mbi veprimtarinë e

kembimit valutor dhe gjithashtu klienti duhet ta pajise banken e nivelit të dytë, bankë

në të cilën do kryhet transaksioni monetar, me dokumentacionin justifikues sic e

permendem brënda 5 (pesë) ditëve punë nga data e ekzekutimit të pageses duke

bashkëlidhur dokumentat në sherbimin bankar dixhital. Në rast të mungeses së

dokumentacionit justifikues brenda periudhes së paracaktuar, banka në vijim nuk do

të ekzekutojë asnjë urdhërpagese, pavarësisht përdoruesit i cili do të autorizojë këtë

pagesë.102

I gjithë ky mekanizëm i lartëpërmendur është vendosur vetëm për minimizimin e

kryerjes së krimit te pastrimit te parave duke mundësuar vendosjen maksimale të

procesit në një masë filtrimi masive. Pra, duke vendosur si sistem kryesor parandalimi

atë të sistemit bankar, në një moment kur sic e theksuam paraja cash po hiqet nga

qarkullimi duke u zëvëndësuar me paranë dixhitale (e cila konsiston vetem si shifra në

bankë), atëherë mund të themi se procesi i parandalimit të pastrimit të parave është

lehtësisht më i arritshëm, krahasuar me kohët e mëpërparme. Prandaj, ky autor

rekomandon, duke qënë se rregullat e sistemit bankar edhe në vendin tonë janë të

miratuara e ekzistente, crrënjosjen e konceptit fillestar masiv tek qytetarët shqiptar

rreth përdorimin të cash-it, duke e minimizuar atë, dhe duke kaluar tek ideja e

mbajtjes së parave në bankë nëpërmjet llogarive bankare. Kjo, ndër të tjera do të

mund të funksiononte si masë shumë e mirë parandaluese pasi ligjvënësi i ka hartuar

keto te fundit në një mënyrë mjaft strikte duke synuar arritjen e qëllimit final të

parandalimit të pastrimit të parave.

Kjo do të thotë se deri më tani rezultatet e luftes kundër pastrimit të parave janë

minimale dhe kjo për shkak të mungesës së vlerësimit të situatave potenciale dhe

lidhjes së pastrimit të parave me krimin, duke mos pasur viktima te drejtpërdrejta

situata. Njësitë e inteligjencës financiare në vendin tonë e shohin kryesisht krimin e

organizuar si jashtë zonës së tyre të përgjegjësisë duke mos e realizuar kështu dot

lidhjen midis këtyre të fundit dhe pastrimit të parave Kjo gjeneron mosrealizimin e

detyrave të tyre në mënyrë maksimale si pasojë e konsiderimit të pastrimit të parave                                                                                                                102 Shiko online: https://www.raiffeisen.al/gigital/terms-al.html, s.5.4, aksesuar me 7 Nentor 2016  

45

Page 46: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  46  

jashtë juridiksionit të tyre. Praktika shqiptare tregon se përgjithësisht rastet shihen si

të shkëputura nja njëra tjetra por nuk duhet te ndodhë kështu pasi zakonisht ka një

lidhje reale midis krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.103

Vështirësia kryesore në të cilën gjenden zakonisht institucionet financiare si banka

ashtu edhe ato jobanka të licensuara ndër të tjera dhe për kryerjen e transaksioneve

eknomike është se ato gjenden mes një udhëkryqi në momentin kur nga njëra anë

duhet të ruajnë konfidencialitetin e klientit, e cila vjen si rezultat i marrëdhënies

kontraktore mes institucionit financiar dhe klientit dhe nga ana tjetër në rast dyshimi

potencial për pastrim parash nga ana e klientëve, institucioni financiar duhet të kryejë

raportimet e duhura organeve kompetente. Ky detyrim i fundit rrjedh nga ligjet dhe

rregullat në fuqi. Në rast se dështon në detyrën për konfidencialitet të saj banka apo

institucioni financiar jo bankë rrezikon të paditet civilisht për shkelje të

marrëdhënieve kontraktuale nga klienti. Po ashtu në rast dyshimi dhe mosraportimi,

banka rrezikon të paditet civilisht dhe penalisht nga organet kopetente mbikëqyrëse

për moszbatim të kuadrit ligjor. Si rrjedhim arrrihet në përfundimin se vet pozicioni i

bankave është shumë delikat dhe i vështire në rastet e parandalimit të pastrimit të

parave. Gjithsesi, rast pas rasti, institucionet financiare duhet të kenë kujdes dhe ti

referohen kryesisht ligjeve dhe rregulloreve në fuqi duke marrë masat e duhura

parandaluese për arritjen e minimizimit të kryerjes së pastrimit të parave.

Kështu, sekreti bankar mund të konsiderohet si arma më e fortë për pastruesit e parave

sic vlerëson akademiku Ping, por ky sekret duhet të shfrytezohet për përfitime ligjore

dhe jo për të mbrojtur interesat e paligjshme104. Në të vërtete për shkak te kësaj detyre

për fshehtësi lind edhe detyrimi për konfidencialitet midis bankierëve dhe klienteve,

siç thekson Diplock J në Perry Jones. Sipas legjislacionit në fuqi për parandalimin e

pastrimit të parave (AML), bankat kanë përgjegjësine dhe detyrimin që të zbulojnë

transaksionët që mund te jenë te dyshimta dhe të ndjekin procedurat që sigurojnë

efektivitetin e kuadrit ligjor. Nëse bankat nuk u binden rregullave përkatese, ato do të

përfundojnë me pasoja juridike që përfshin dënim për administratorët e tyre (në

Mbretërinë e Bashkuar ky dënim shkon deri në 14 vjet) si edhe gjobë. Nga ana tjeter,

                                                                                                               103 Naim Mecalla (n 91) 295  104 H. Ping, ‘Journal of Money Laundering Control Journal of Money Laundering Control’ Vol 7 Issue 4, 376-382 https://doi.org/10.1108/13685200410810074, aksesuar me 17 Gusht 2016

46

Page 47: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  47  

siç shprehet Griffith "Sipas ligjit Anglez, banka ka detyrimin e besimit për

konfidencialitet kundrejt klientit".105 Në të vërtetë nuk ekziston një përkufizim preciz i

qëllimit dhe fushëveprimit te kësaj detyre themelore,106 por në thelb, bankat kanë

detyrimin që të mos zbulojnë asnjë informacion personal mbi të dhënat e kredencialet

e klienteve të tyre tek një palë e trete e jashtme. Natyra konfidenciale e bankës

kundrejt klienteve të saj bazohet në detyrimin për kujdes, besnikëri dhe mbrojtje.

Megjithatë, ky detyrim mund te shpërfillet kur bankave u kërkohet që të zbulojnë e të

nxjerrin informacione në raste dyshimi rreth kryerjes së një veprimtarie kriminale, siç

është pastrimi i parave nga ana e klientëve të tyre.107 Aktualisht, bankat shpesh

gjenden në një pozitë të vështirë pasi atyre i duhet të balancojnë nga njëra anë detyrën

e tyre për konfidencialitet ndaj klientëve dhe nga ana tjetër detyrimin e tyre për të

nxjerrë informacion konfidencial në rastet kur dyshohen raste potenciale te pastrimit

te parave nga ana e këtyre klientëve.

Në ditet e sotme, vështirësia e kësaj cështje e adresuar nga legjislacioni kombëtar e ai

ndërkombëtar, sic e lartpërmendëm, është konflikti që lind midis detyrës së bankës

për konfidencialitet ndaj klienteve te tyre dhe detyrimit që ato kanë për të zbuluar

informacionin dhe për të raportuar rreth saj në rastet e dyshimeve potenciale për

pastrim parash ose financim të terrorizmit. Konflikti lind për shkak tëdetyrimit të

bankës për të vepruar në përputhje me ligjin në njërën anë dhe me detyrimet ligjore

kontraktuale nga ana tjeter. Si rrjedhim, në qoftë se banka shkel detyrimin e saj për

zbulimin e informacionit, tek autoritetet përkatëse, në rastet kur dyshohet për veprime

që lidhen me pastrim parash, banka përfundon në pasjen e përgjegjësive jo vetëm

civile por edhe penale. Gjithashtu, nëse banka shkel detyrimin për konfidencialitet,

ajo përfundon në pasjen e përgjegjësive civile kundrejt klienteve të saj (që rrjedh nga

marrëdhëniet kontraktuale midis bankës dhe klientit).

Regjimi i parandalimit të pastrimit të parave si në Shqipëri ashtu edhe në tërësi në

Europë e Mbreteri të Bashkuar ka implementuar standardet ndërkombëtare të

Bashkimit Europian dhe FATS mbi parandalimin e pastrimit të parave si dhe masat e

përdorura për parandalimin e financimit të terrorizmit në UN.

                                                                                                               105 G.Griffiths dhe S. Robert-Tissot, ‘Konfidencialiteti i Bankës’ (4th Tottel 2006) 249 106 ibid 107 ibid 260

47

Page 48: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  48  

Gjithsesi, legjislacioni në fuqi, siç përmend Wadsley, nuk ka arritur ende të zgjidhë

këtë konflikt edhe pse është argumentuar gjërësisht se dispozitat e legjislacionit në

fuqi janë ndihmuese e deri diku favorizuese për bankat në lidhje me rastet kur ato

nxjerrin të dhëna konfidenciale siç shprehet Griffith 108. Në vijim do të analizojmë si

fillim se cfarë është pastrimi i parave në vetvete si dhe dispozitat në fuqi e

përcaktimin e kuadrit ligjor të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar,

që zbatohen për ta luftuar atë; së dyti do të trajtohet detyra për konfidencialitet, duke

marrë parasysh qëllimin dhe idenë se si funksionon ajo ndaj klientit; dhe së treti do

specifikohen problemet dhe konfliktet që lindin vecanërisht për bankat. Në fund, do të

jepen disa zgjidhje potenciale rreth arritjes së mundshme të parandalimit të pastrimit

të parave.

PARANDALIMI I PASTRIMIT TË PARAVE – KUADRI LIGJOR

Republika e Shqipërisë

Harmonizimi i kuadrit ligjor shqiptar me standartet ndërkombëtare në fushën e

parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, nga institucionet

shtetërore shqiptare, është konsideruar si sfidë kryesore e ligjvenësve, me qëllim

arritjen e plote të integrimit   në Bashkimin Europian duke zhvilluar këtë kuadër.

Shqipëria ka ndërmarrë reforma legjislative duke ratifikuar konventat europiane e

ndërkombëtare në fushën e pastrimit te paracve, sic është Konventa e Vjenës 1988;

Konventa Europianë për pastrimin, ngritjen, kapjen dhe konsfiskimin e produketeve të

krimit; Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit te organizuar ndëkombëtar

dhe Konventa e Këshillit të Europës për pastrimin, kërkimin, kapjen dhe konfisikimin

e produkteve të krimit e financimin e terrorizmit.

Ndër të tjera, Shqipëria i’u bashkua numrit te shteteve te tjera me përpjen për te

parandaluar pastrimin e parave dhe financimit te terrorizmit 109 nëpërmjet

                                                                                                               108 ibid 267 109 Miratoi ligjin nr. 8610 date 17.05.2000 “Per Parandalimin e Pastrimit te Parave”

48

Page 49: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  49  

implementimit të FATF110 duke iu dhënë në këtë mënyrë mundësia konkrete për të

shqyrtuar teknikat e pastrimit te parave. Si Në fakt, në korrik të vitit 1990, FATF

miratoi 40 rekomandimet lidhur me kete cështje. Në diitët e sotme, pas ratifikimit të 8

(tetë) rekomandimeve të vecanta për financimin e terrorizmit dhe 1 (një) rekomandimi

special në total në vendin tonë operojnë 40+9 rekomandimet e FATF-së. Ky i fundit

thekson se institucionet financiare formale dhe ato jo formale luajnë një rol te

rëndësishëm në operacionet e pastrimit të parave pasi ato përbëjnë etapën dhe fazën

kryesore se nga ku duhet te kalojë procesi kriminal.

Pë më tepër, Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në grupin EGMONT që prej

vitit 2005, grup ky i cili është një rrjet i rëndësishëm ndërkombëtar i njësive te

inteligjencës financiare. Kjo përbën një forum të rëndësishëm të shkëmbimit të

informacionit dhe praktikave më të mira mes vendeve anëtare duke arritur qëllimin e

parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Masat parandaluese për pastrimin e parave ndryshojnë thelbësisht nga masat penale

që ndërmerrën në momentin e kryerjes së krimit potencial të pastrimit të parave,

pavarësisht se këto të dyja janë ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën. Ky ndryshimi

kryesisht qëndron tek roli dhe qëllimi që ato kanë, pasi masat parandaluese nga vet

fjala shërbejnë për zbulimin edhe ndalimin e veprimtarisë kriminale të pastrimit të

parave. Ky parandalim realizohet nga dhënia e informacionit dyshues adekuat me anë

te raportimeve të duhura. Kështu, masat parandaluese rreth pastrimit të parave e kanë

fokusin e tyre në drejtim të parandalimit, për t’u përdorur me qëllimin e kryerjes së

pastrimit të parave, të vetë institucioneve financiare. Pra, dallimi kryesor midis

legjislacionit penal dhe atij për pastrimin e parave është se e para, në parim, vlen për

cdo individ i cili mund të kryejë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave ndërkohë që

e dyta, i rezervohet një kategorie të caktuar specifike institucionesh dhe profesionesh,

të cilat janë të prirura për t’u përdorur për qëllime negative, kryesisht atë të pastrimit

të parave duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e një vendi.

Duke u bazuar në rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe duke u bazuar

tek nevoja e legjislacionit shqiptar përsa i përket parandalimit të pastrimit të parave

                                                                                                               110 Financial Action Task Force, themeluar nga Samiti i G-7, Paris, Korrik 1989

49

Page 50: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  50  

dhe financimit te terrorizmit, në Shqipëri, u miratuan disa ligje mbas viteve 1990 ku

përmendim: Ligjin nr. 8610, datë 17.05.2000 “Mbi parandalimin e pastrimit te

parave”, Ligjin nr.9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit te parave dhe

financimit te terrorizmit”, Ligjin nr.10391, datë 03.03.2011 “Për disa ndryshime në

Ligjin nr. 9917, date 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit te parave dhe

financimit te terrorizmit”, etj.

Ligji i parë dhe më kryesor në luften kundër pastrimit të parave ka qenë ai nr. 8610,

datë 17.05.2000 “Mbi parandalimin e pastrimit te parave” i ndyshuar me ligjin nr.

9084, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8610, datë

17.05.2000 “Mbi parandalimin e pastrimit te parave”111, i ndryshuar. Ndërsa, sot në

fuqi është një ligj tjeter përsa i përket parandalimit të pastrimit te parave i cili është

ligji nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit

të terrorizmit” i ndryshuar me ligjin nr. 66/2012, datë 07.06.2012 “ Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e

pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Sipas legjislacionit në fuqi, ligji për parandalimin e pastrimit te parave ka nevojë për

disa ndryshime dhe shtesa. Sipas projekt-ligjit aktual për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin Nr. 9917, date 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe

financimin e terrorizmit” propozohen se ndryshimet duhet te bëhen në nënet si

vijojnë.

Kështu, në nenin 2 të ligjit propozohet të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

në pikën 1 të nenit 2 të ndryshohet koncepti i “Autoritet Përgjegjës”. Ai duhet të jetë

më i qartë e me të duhet të kuptohet Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të

Pastrimit të Parave, e cila shërben si Njësi e Inteligjencës Financiare të Shqipërisë,

duke e ngushtuar në këtë rast përkufizimin e saj dhe duke e hequr pjesën e raportimit

drejtpërsëdrejti ministrit te financave e duke mundësuar dhënien e një pavarësie më te

madhe institucionit.

Po ashtu, në pikën 7 të nenit 2, duhet të ndryshohet përkufizimi i togfjalëshit

“marrëdhënie biznesi”. Kjo e fundit do të supozohet të përfshijë çdo marrëdhënie

                                                                                                               111 i shfuqizuar

50

Page 51: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  51  

profesionale ose tregtare, e cila lidhet me veprimtarite e ushtruara nga subjektet e këtij

ligji dhe klientet e tyre, duke e ngushtuar   kështu  përsëri këtë përkufizim dhe hequr

pjesën e faktit se ajo duhet të konsiderohet dhe vlerësohet si e vazhdueshme në

momentin pasi vendoset marrëdhënia. Në këtë pikë sipas këtij autori sugjerohet që

termi “marrëdhënie biznësi” të riformulohet në përputhje me Ligjin për Shoqërite

Tregtare dhe Kodin Civil, ku terminologjia që përdoret është veprimtari ekonomike

ose tregtare. Pra, në mënyrë që të mos krijohen terma që gjatë interpretimit mund të

konfondojnë përmbajtjen e dispozitave të caktuara, ky autor rekomandon një

përkufizim të thjeshte sic është veprimtaria ekonomike ose tregtare që ushtrohet nga

subjektet e ligjit dhe klientet e tyre.

Kështu, subjektet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji janë të detyruara që të

identifikojnë klientet e tyre para se të vendosin një marrëdhënie biznesi me ta. Kjo

kërkesë ligjore e sipërpërmendur, në mënyrë automatike nuk përfshin klientet me

anonimat të të dhënave dhe llogaritë bankare për të cilat identiteti i personit që i

disponon është i panjohur. Fakti i kërkesës për identifikimin e klientit nuk do të thotë

se ky i fundit duhet të njihet nga të gjithë punonjësit e institucionit financiar ku po

depozitohen shuma parash, por do të thotë që për ta bërë një gjë të tillë ai duhet të

japë te dhëna konkrete për identitetin personal. Qëllimi kryesor i kësaj që sapo

analizuam lidhet me natyrën parandaluese të krimit për pastrimin e parasë. Ky

detyrim për klientin për deklarimin e të dhënave të tij personale së bashku me masat e

tjera sic ishin raportimi i detyrueshëm i transaksionëve në moment dyshimi, përbëjnë

hallkat kryesore për parandalimin e pastrimit te parave. Kështu, mundësia më e madhe

për të zbuluar një rast potencial të pastrimit të parave është atëherë kur të ardhurat, të

cilat kanë burim të paligjshëm, hyjnë në sistemin financiar, ekonomik të një vendi

nëpërmjet institucioneve financiare, kryesisht banka. Ky zbulim do të realizohet për

shkak të ligjit dhe rregulloreve që e rregullojnë në detaje situatën gjatë përballjes me

rastet potenciale të pastrimit të parave dhe vigjilencës që këto subjekte tregojnë

individualisht. Të njohësh klientin është jo vetem detyrim që buron nga ligji, por edhe

hapi i parë i kujdesit që bankat duhet të tregojnë kundrejt klientit të tyre në mënyrë që

të jenë në gjendje të raportojnë aktivitete te dyshimta. Kështu është vetë ligji që i

51

Page 52: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  52  

detyron subjektet që të identifikojnë dhe verifikojnë identitetin nëpërmjet të dhënave

që posedojnë të pronarit përfitues112.

Në momentin kur klienti nuk është person fizik por person juridik institucionet

financiare, edhe në këtë rast, duhet të sigurohen se nuk po përdoren si vegël e

personave të tjerë për të arritur në kryerjen e pastrimit të parave duke i kushtuar

vëmendje të vecantë marrëdhënieve të biznesit të këtyre shoqërive tregtare.

Gjithashtu, institucionet financiare nuk duhet të kryejnë shërbime bankare

korrespondente me bankat të cilat i kanë llogaritë në banka të tjera off shore. Në këto

raste ata duhet të ndërpresin cdo transaksion të bërë nga ky biznes dhe ti raportojnë

autoritetit përgjegjës për dyshimet e tyre. Vetë subjektet financiare duhet ti kushtojnë

vëmendje të vecantë transaksioneve komplekse me vlera të larta e të pazakonta, të

cilat dukshëm nuk kanë një burim ligjor të të ardhurave.

Për më tepër, ndryshime, sipas këtij draft ligji, duhet të pasojnë edhe në pikën 10 të po

këtij neni, pra nenit 2, e cila lidhet me “Personat e Ekspozuar Politikisht” e që njihen

si “PEP” e që duhet të përfshijnë: personat e nivelit te larte drejtues, te cilët mbajnë

apo kanë mbajtur funksionë publike dhe/ose politike; anëtaret e bordeve drejtuese,

këshillave mbikëqyrës te organëve publike apo funksionë te barazvlefshme me to;

prokurorët dhe gjyqtarët e çdo niveli, si dhe kancelarët e gjykatave dhe prokurorive të

çdo niveli; kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm te partive politike,

dhe pozicionë te barazvlefshme me to; drejtuesit, administratorët, përfaqësuesit ligjor

dhe anëtaret e bordeve drejtuese apo këshillave mbikëqyrëse te shoqërive me kapital

shteteror; drejtor, zëvendësdrejtor dhe anëtarë te bordit drejtues apo funksionë te tjera

te barasvlefshëm te një organizate ndërkombëtare duke përfshirë anëtarët e familjes

apo personat e lidhur në marrëdhënie te ngushta personale, pune apo biznesi.

Në këtë kategori të fundit të përmendur përfshihen edhe individët, te cilët mbajnë apo

kanë mbajtur funksionë të rëndësishme në një qëveri dhe/ose në një shtet te huaj, si:

kryetar shteti dhe/ose qeverie, politikanë te lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të

gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të larte të kompanive shteterore, zyrtarë të

rëndësishëm të partive politike, organizatave ndërkombëtare përfshirë anëtarët e

                                                                                                               112 Neni 4, pika 2 e ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”

52

Page 53: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  53  

familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta me personin e ekspozuar

politikisht.

Ky autor është i mendimit se për më tepër nevojiten të detajohet pika se çfarë do

përfshije ‘nivel i larte drejtues’ me funksionët respektive. Kështu, duke iu referuar

përcaktimit në ligjin për nëpunësin civil, nëpunës civilë të kategorisë së lartë drejtuese

përfshijnë këto pozicione si sekretar i përgjithshëm, drejtor departamenti, drejtor

drejtorie te përgjithshme apo pozicionet e tjera të barasvlershme me tre të parat.

Gjithashtu, fakti i kritikueshëm është se duhet të shtohet lista e këtyre funksioneve.

Për më tepër, fjalët “mbajnë apo kanë mbajtur funksionë” i referohet vetem shkronjës

a), e cila përcaktohet në këtë pikë 10 të nenit 2 në ligjin aktual dhe në lidhje me PEP

të huaj nuk ka përcaktim afati për statusin e tyre PEP; ndërkohe që për shkronjat b)

dhe f) nuk ka përcaktim të tillë, pra praktikisht ata që përfshihen në këto dy pika të

fundit sapo te lënë funksionin nuk janë PEP.

Ky autor propozon se sa me sipër, duke marrë në konsiderate që DPPPP-ja nuk do të

verë në dispozicion një liste te azhornuar të PEP-ave dhe duke synuar një parashikim

të qartë, i cili nuk do të krijonte mundësi për interpretime subjektive, propozon që

pika e mësipërme të riformulohet dhe “Personat e ekspozuar politikisht” (PEP) të jenë

persona vendas apo te huaj sipas listes së funksionëve rë përcaktuar si përshembull

mbret dhe princ, kryetar shteti (Presidenti i Republikës), kryetar qeverie

(Kryeministri), i cili do të jetë PEP i nivelit te larte; anëtar i qëverisë (ministrat);

këshilltar (mbretit, i presidentit ose i kryeministrit); deputetet e kuvendit/senatit,

zëvendëskryeministri, zëvendësministrat, sekretar i pergjithshem në

ministri/kryeministri; kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm te partive

politike, dhe pozicionë te barazvlefshme me to; prokurorët dhe gjyqtarët e çdo niveli,

si dhe kancelarët e gjykatave dhe prokurorive te çdo niveli; prefektet, nënprefektet,

kryetarët e këshillave te qarqëve, kryetarët e bashkive, te njësive bashkiake dhe te

komunave; guvernator i bankës së shqipërisë, zv.guvernatori dhe anëtaret e këshillit

mbikëqyrës te saj; ambasador, konsull i përgjithshëm dhe zyrtar i shërbimeve

konsullore ku përjashtohet konsulli i nderit; zyrtarë të nivelit të larte (drejtor

departamenti, drejtor drejtorie të përgjithshme apo pozicionet e barasvlershme me ato

të : Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe

Doganave; Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave; Forcave

53

Page 54: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  54  

të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shteteror ;

kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë (si

ZQRPP, ALUIZNI, etj), si dhe drejtuesit e institucioneve publike në varësi të

institucioneve qëndrore në nivel qarku; anëtaret e bordeve drejtuese dhe këshillave

mbikëqyrës, të organeve publike apo funksione të barazvlefshme me to; drejtuesit,

administratorët, përfaqësuesit ligjor dhe anëtaret e bordeve drejtuese apo këshillave

mbikëqyrëse të shoqërive me kapital shteteror; drejtuesit e institucioneve të pavarura

publike dhe anëtarët e enteve rregullatore; drejtor, zëvendësdrejtor dhe anëtarë të

bordit drejtues apo funksione të tjera të barasvlefshëm të një organizate

ndërkombëtare përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të

ngushta personale, pune apo biznesi.

Statusi PEP sipas këtij autori duhet të mbahet për një periudhe 3 vjeçare pas lënies së

funksionit, përveç PEP i nivelit te larte, që është status i përjetshëm. Me kërkesë të

autoritetit përgjegjës, apo gjykim të vetë subjektit, statusi PEP mund të shtrihet edhe

përtej këtij afati në varësi te rastit.

Për më tepër, në vijim të pikës 11 po të nenit 2, rekomandohet nga ligjvënësit që të

shtohet pika 11/1 që lidhet me përkufizimin apo përcaktimin e termit “veprimtarisë

kriminale”. Kjo e fundit duhet të jetë çdo veprimtari e konsideruar vepër penale nga

Kodi Penal, duke sugjeruar që të vendoset kështu neni 287 i Kodit Penal si referim në

mënyrë që përkufizimi i termit të jetë i sakte e në përputhje me teknikën legjislative.

Legjislatorët shqiptarë kritikojnë edhe përcaktimin e termit “transaksione të lidhura

me njëri-tjetrin” që gjendet në pikën 17 të nenit 2, duke dhënë opinionin e ndryshimit

të saj dhe duke përfshirë në këtë përkufizim dy ose më shumë transaksione, duke

përfshirë transfertat e drejtpërdrejta të kryera brenda 24 orëve, ku secili prej tyre është

më i vogël se sa shuma e përcaktuar si prag, në bazë të nenit 4 dhe 12 të këtij ligji, kur

këto transaksione në shumë totale barazojnë ose tejkalojnë shumën e pragut të

zbatueshëm.

Ligjvënësit përcaktojnë që ndryshime duhet të pasojnë edhe në pikën “ii” të

shkronjës“b” të pikës 1 në nenin 4/1 ku togfjalëshi “të sigurojnë informacion” të

zëvendësohet me togflalëshin “të sigurojnë dhe verifikojnë informacion” në mënyrë

që raportimi të jetë sa më i plotë dhe efikas. Gjithsesi, ky autor sugjeron se për sa

54

Page 55: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  55  

është parashikuar në këtë pikë duhet të theksohet se është e pamundur që të realizohet

“verifikimi i informacionit” të dërguar nga klienti pasi banka nuk ka akses në

databazën e regjistrimit të të dhënave të shtetasve, kështu që rekomandimi rreth kësaj

pike nga pikëvështimi kritikues është se ai duhet te riformulohet.

Duke vazhduar me tej edhe neni 8 i ligjit aktual sipas juristëve ka nevojë për

ndryshime dhe shtesa të mëtejshme. Kështu, në pikën 2 të këtij neni, togfjalëshi “ata

duhet të mbikëqyrin me vigjilencë të zgjeruar këtë marrëdhënie” zëvendësohet me

togfjalëshin “ata duhet të mbikëqyrin me vigjilencë të zgjeruar këtë marrëdhënie apo

transaksionet rastesore”. Gjithsesi, ky autor shkon edhe më tej e propozon që shtesa e

mësipërme duhet te riformulohet si vijon: “ata duhet të mbikëqyrin me vigjilencë të

zgjeruar këtë marrëdhënie apo transaksionët rastesore te kryera nga PEP”, duke

mundësuar në këtë mënyrë saktësohen rastet se kur mund të bëhet VZK pasi në rastet

e transaksioneve rastësore të individëve të tjerë jo-PEP është e pamundur dhe jo

logjike zbatimi i masës VZK sepse nuk mund të identifikohet lidhja e tij me PEP.

Gjithashtu, edhe në nenin 15 duhet të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme

duke u shtuar në një paragraf më vete fakti se subjekteve u ndalohet te venë në

dispozicion të autoriteteve mbikëqyrëse apo çdo strukture tjetër raportet e aktivitetit të

dyshimtë të dërguara dhe korrespondencën me autoritetin përgjegjës, pa marrë

miratim paraprak nga ana e tij. Rreth kësaj shtese, ky autor propozon që në fund te

paragrafit te shtohet dhe fjalia si vijon: “Autoritetet mbikëqyrëse apo të çdo strukture

tjetre duhet të marrin edhe miratimin paraprak nga ana e autoritetit përgjegjës për

marrjen e raporteve të aktiviteteve te dyshimta”. Njëkohësisht theksojmë se termi

“çdo strukturë tjetër” duhet të saktësohet apo të specifikohet më qartë.

Rrjedhimisht, dispozita duhet të riformulohet edhe duke marrë në konsideratë se në

përputhje me Kodin penal, bankat janë të detyruara të raportojnë në prokurori ose

institucione të tjera si drejtoria e taksave, etj. Pra, kjo dispozitë duhet të hartohet në

harmoni me dispozitat e tjera ligjore në mënyrë që të mos jetë në kundërshtim me to,

veçanërisht me ato që qëndrojnë më lart në hierarkinë e akteve ligjore.

Edhe neni 22, pika g i këtij ligji propozohet të ndryshojë nga ligjvënësit, duke

urdhëruar, kur ka arsye bazuar në fakte dhe rrethana konkrete për pastrim parash dhe

financim terrorizmi, bllokimin ose ngrirjen e përkohshme të transaksionit ose te

55

Page 56: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  56  

veprimit financiar, për një periudhë jo më shumë se 5 dite kalendarike. Brënda këtij

afati, në qofte se vërehen elemente të veprës penale, autoriteti përgjegjës dërgon rastin

në prokurori, duke dorëzuar edhe një kopje të urdhërit të pezullimin të përkohshëm të

transaksionit, ose për ngrirjen e llogarisë, sipas kësaj dispozite, si dhe dorëzon e

raporton të gjithë dokumentacionin përkates”. Edhe në lidhje me këtë nen ky autor

sugjeron se nevojitet të bëhet një riformulim për piken e mësiperme pasi transferta

nuk mund të mbahet për 5 dite pa patur një urdhër sekuestro duke qënë se bllokimi i

llogarive është atribut i gjykatës. Për më tepër kjo e fundit mund të kufizojë të drejtat

dhe liritë e një personi fizik apo juridik e një prej të cilave është edhe e drejta e

pasurisë si në këtë rast dhe në bazë e duke iu referuar të kushtetutes, kufizimi i të

drejtave dhe lirive behet vetëm me vendim gjykate. Ndërkohe, në përputhje me nenin

210 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata mund të vendosë sekuestrimin e shumave

të depozituara në llogari rrjedhëse dhe në raste të ngutshme kjo kompetencë mund ti

kaloj e tu jepet edhe prokurorisë. Gjithsesi, ligji për parandalimin e pastrimit të parave

nuk mund të bëjë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale pasi qëndron me poshte në

hierarkinë e akteve duke qënë se shtë një ligj që miratohet me shumice të thjeshte. Në

të kundërt, theksojmë se duhet të parashikohet në këtë pike e drejta e bankës apo

subjektit per të njoftuar klientin për urdhrin e bllokimit, nëpërmjet dhënies se një

kopje të këtij urdhri.

Gjithsesi, pavarësisht se sic është e dallueshme kuadri ligjor në Shqipëri në fushën e

parandalimit të pastrimit të parave është në nivel të kënaqshëm e bashkëkohor,

megjithatë praktika tregon se ka akoma shumë probleme lidhur me konceptimin e

veprave penale kryesore që kanë në themel të tyre pastrimin e parave, pasi

legjislacioni shqiptar i ka lënë shumë hapsirë interpretimi rasteve të ndryshme duke

mos përcaktuar një liste me veprat bazë që do të konsideroheshin si vepra të pastrimit

të parave. Kështu, Shqipëria duke vendosur në legjislacionin e vet togfjalëshin “qasje

të të gjitha krimeve” bën të mundur që gjerësisht cdo krim ta konsiderojë si potencial

për pastrim parash. Si pasojë, kjo krijon vështirësi në praktikë pasi mund të cënojë

parimet kushtetuese si “në bis in idem” etj.113

Në lidhje me ligjin e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të tërrorizmit,

ajo përmban pesë elemente kryesore ku përfshihen: raportimi i aktiviteteve te                                                                                                                113 Naim Mecalla (n 91) 282

56

Page 57: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  57  

dyshimta, vigjilenca e duhur ndaj klientit, vetrregullimi nga organet rregullatore

licensuese duke i detyruar këto të fundit për të zbatuar ligjin, mbikëqyrja nga

autoriteti përgjegjës për të siguar pajtueshmërinë nga subjektet e detyruara dhe

sanksionet për të dënuar personat fizikë dhe juridikë që kryejnë krimin e pastrimit te

parave. Ndër këto elemetë, raportimi i transaksionëve të dyshimta është shtylla bazë

për arritjen e fitores ndaj luftes kundër pastrimit të parave. Nevoja për një detyrim

raportimi varet nga informacionet e marra mbi klientin dhe duhet të kryhet gjithmon

në zbatim të ligjit.

Përsa i përket raportimit në rolin e masës parandaluese, qëllimi i ligjit është që

informacioni i marrë nga subjektet raportuese të jetë i filtruar, përpunuar dhe analizar

nga DPPPP e ti kalohet sa më shpejtë agjensive të zbatimit të ligjit. Kjo e fundit

ushton funksionet e autoriteti mbikëqyrës në varësi të Ministrit të Financave. Si njësi

e inteligjencës financiare (NJIF) drejtoria ka akses në bazën e të dhënave dhe në cdo

informacion të administruar nga institucionet shtetërore si dhe në regjistrat publik.

Gjithsesi, ajo nuk mund te ngijë apo te bllokojë përkohësisht veprime financiare apo

transaksione për një periudhë më të gjate se 72 orë.114 Ajo cka vlen të theksojet është

se DPPPP-ja përgjigjet për bashkëpunimin kundër pastrimit të parave dhe financimit

të terrorizmit në përputhje me standartet ndërkombëtare të përcaktuara nga grupi

ndërkombëtar kundër zbardhjes së kapitaleve GAFI-FATF, Direktivën e trete të vitit

2005/60 të Bashkimit Europian, Konventat e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të

organizuar ndërkombëtar etj.

Si rezultat, sistemi ekonomik e financiar rrezikon në rënien në duart e grupeve

kriminale pasi qëllimi i vet krimit të organizuar në këtë rast është kryesisht te kapë

firmat e fuqishme ekonomike. Prandaj, këto të fundit, në mënyrë që mos të bien pre e

aktiviteteve të paligjshme, i duhet të raportojnë në cdo rast që mbi to mos të ketë e të

mos bie asnjë hije dyshimi. Pra, shkeljet e rregullave në rastet e subjekteve që nuk

zbatojnë procedurat identifikuese, monitoruese të kujdesit ndaj klienteve dhe

transaksioneve si dhe kur nuk zbatojnë kërkesat për raportim dënohen me gjoba sipas

llojit te kundravajtjes, te cilat luhaten nga 100.000 Lekë për personat fizik deri në

5.000.000 Lekë për personat juridik.

                                                                                                               114 Neni 22, gërma g e ligjit nr. 9917, date 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”

57

Page 58: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  58  

Në përputhje me standartet e akteve juridike ndërkombëtare dhe rekomandimeve të

FATF, edhe lista e subjekteve potenciale të krimit është zgjeruar. Të gjitha këto

subjekte, si private ashtu edhe publike, janë të detyruar për të raportuar aktivitetet dhe

transaksionet e dyshimta në drejtorinë e përcaktuar në DPPP, sipas nenit 3115 të ligjit

në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave. Kështu, cdo subjekt, si ato financiare

banka ashtu edhe ato jo banka të licensuara nga B.SH, janë të detyruara për të

raportuar personat e dyshuar, të cilët jo vetem kryejnë drejpërsëdrejti transaksione

dyshuese që lidhen me pastrimin e parave, por edhe ofrojnë këshillime për kryerjen e

kësaj vepre antiligjore. Si rrjedhim, subjektet jo vetem duhet t’i raportojnë autoritetit

përgjegjës, pra DPPPP, të gjitha transaksionet e dyshimta, kur ai mund te përfshijë

pastrim parash ose financim terrorizmi, por ato duhet edhe të kërkojnë udhëzime nga

kjo drejtori nëse duhet ta kryejnë apo jo transaksionin në fjalë. Autoriteti përgjegjës

është i detyruar që të kthejë përgjigje brenda 48 orëve.

Po kështu subjekti është i detyruar të raportojë sipas këtij ligji të gjitha transaksionet

në para fizike në një vlerë te barabarte ose më të madhe se 1.500.000 Lekë ose kundër

vlerën në monëdhën e huaj, të kryera këto si një transaksion i vetem ose si

transaksione të lidhura me njëra-tjetrën, si dhe të gjitha transaksionet jo në para fizike

me një vlerë te barabarte ose më te madhe se 6.000.000 Lekë ose kundër vlerën në

monedhë të huaj të kryera si një transakion i vetem ose si transaksionë te lidhura me

njëra tjetrën.

Kështu, duke iu referuar sa më lart, edhe në nenin 4 të ligjit për parandalimin e

pastrimit të parave, sugjerohet nga ligjvënësit se duhet të bëhen ndryshime dhe shtesa

adekuate me qëllim parandalimin sa më eficent të pastrimit të parave dhe sugjerohet

se pika “i” dhe “ii” e germës “b” në këtë nen të ndryshojë dhe të kërkohet burimi i të

ardhurave për një transfertë bankare brenda ose jashtë vendit apo një transaksion në

një shumë të barabarte ose më të madhe se 10.000 (dhjetë mijë) lekë ose kundërvlera

e saj në monëdhë të huaj, kryer në një transfertë apo transaksion të vetem ose në disa

transferta apo transaksione të lidhura apo të paktën në dukje të lidhura me njëri-tjetrin,

për subjektet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, dhe “g” të nenit 3 të këtij

                                                                                                               115 Neni 3 i ligjit nr. 9917, date 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”  

58

Page 59: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  59  

ligji, si dhe subjektet e tjera që kryejnë shërbime transfertash, këmbimi valutor dhe

lojra fati. Gjithsesi, rreth këtij fakti, ky autor mbetet skeptik dhe nuk bie dakort me

juristët e specializuar shqiptar që mendojën dhe supozojnë se kjo është një shifër e ‘e

nevojshme’ për kapjen e sa më shumë rasteve të pastrimit të parave, duke kritikuar se

limitet e ndryshuara janë shume të ulëta dhe bëhen pengesë e madhe për punën

operacionale.

Nëpërmjet marrëdhënies me klientin, Banka e Shqipërisë në vecanti e sistemi bankar

dhe financiar në përgjithësi janë te ekspozuar përballë rrezikut të pastrimit të parave.

Detyra e tyre është që të njohin identitetin dhe aktivitetin e klientit, të zbatojnë një

sistem të tërë mbikëqyrjeje që të kapin aktivitete te dyshimta, sidomos ato të

pajustifikuara nga ana ekonomike, të regjistrojnë detaje të të dhënave për cdo klient si

dhe transaksionet financiare ku përfshihen shuma mbi 2.000.000 Lekë apo te

kundërvlerës në monëdhë te huaj, duke kërkuar sqarime dhe verifikim të burimit.

Këto subjekte duhet të ruajnë deri në 5 vjet cdo dokument justifikues për cdo

operacion për shumën mbi 2.000.000 Lekë ose kundravlerën e tyre në monedhë të

huaj dhe gjithashtu edhe historikun e cdo marrëdhënie ekonomike të klientit.

Për më tepër, sic e theksuam, përdorimi masiv i cash-it në Shqipëri dobëson ndjeshëm

përpjekjet për parandalimin e pastrimit të parave. Në Shqipëri shumë biznese e

ushtrojnë aktivitetin duke qarkulluar para në formën cash, gjë që përbën rrezik për

parandalimin e pastrimit të parave. Ka dhe raste që persona fizik apo edhe ata të

ashtequajtur PEP i mbajnë llogaritë e tyre në emra të dikujt tjeter dhe kjo përbën

vështirësi akoma edhe më të madhe për identifikimin e rasteve të pastrimit te parave.

Kështu, bankat duhet të ndihmojnë, nëpërmjet aktivitetit të tyre të përditshëm në

identifikimin e rasteve potenciale të pastrimit të parave dhe të individëve që realisht i

kryejnë ato, duke zbuluar personat me emra e llogari fiktive, gjë të cilën bankat në

Shqipëri deri më sot nuk e kanë bërë 116 e realizuar plotësisht. Përmirësimi i

veprimtarisë së bankave duhet te konsistojë në qënien më në alert dhe të vëmendshëm

për arritjen e maksimizimit të dallimit të rasteve potenciale të pastrimit të parave,

duke kryer hetime më të thella për klientet, duke arritur në këtë mënyrë një dinamikë

më të madhe të aktivitetit të tyre.

                                                                                                               116 Naim Mecalla (n 91) 280

59

Page 60: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  60  

Kështu, eksiztojnë raste praktike kur bankat në Shqipëri kanë dhënë kredi me vlera të

mëdha pa hetuar më parë për aktivitetin e shoqërisë apo të personit që kreditohet. Në

vijim të saj, ka patur edhe raste kur kredimarrësit kanë qënë me histori kriminale të

mëparshme dhe atyre i është akorduar kjo kredi vetem duke patur në bazë interesin e

vetë bankës. Te tjera raste kanë konsistuar në situatën se jo gjithmonë është hetuar për

burimin real të parave të klienteve. Duke mos kryer këto investigime të nevojshme,

qoftë me dashje apo nga neglizhenca, bankat i ofrojnë mundësinë personave kriminal

për të pastruar paratë, duke dëmtuar kështu tërthorazi apo drejtpërdrejtë ekonominë e

një vendi.

Rast konkret i pastrimit të parave në Gjykaten e rrethit gjyqësor Tiranë117. Në këtë

cështje përvec blerjes së pronave, ato që hodhën dyshimin se po realizohej pastim

parash ishin transaksionet e dyshimta bankare të kryera nga të njëjtët persona,

konkretisht 4 në tre llogari jot ë njëjta e në kohë te ndryshme, pavarësisht se kohë

ishin relaivisht të afërta. Me këtë të fundit do të kuptojmë se ishin të njëpasnjëshme

por të kryera në intervale të ndryshme kohore. Shumat e dyshimta përllogariteshin si

vijon: llogaria e parë në monedhën Euro me depozitim për arsye te ndryshme që

konsistonin në vlera prej 200 Euro, 50.000 Euro, 13.000 Euro; llogaria e parë në

monedhën Lek (1078900 Lek); llogaria e dyte në monedhën Euro (2000 Euro),

(100000 Euro), (250.000 Euro); llogaria e parë në monedhën Dollar (967 Dollar);

llogaria e trete në monedhën Euro (500.000 Euro); llogaria e katert në monedhën Euro

(13000 Euro). Të gjitha këto konsistuan si shkak kryesor për hapjen e procedurave

rreth hetimit për pastrim të mundshëm parash dhe pas investigimeve adekuate u

rezultua se origjina e parave në vecanti dhe pasurisë në terësi ishte e paligjshme dhe te

pandehurit u konsideruan fajtor e në shkelje te nënit 287 te Kodit Penal.

Gjithsesi, të dhënat statistikore në Shqipëri flasin për një numër të paktë të rasteve të

dënimit penal të personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të pastrimit të

produkteve të veprës penale. Prandaj, është e nevojshme që organet ligjzbatuese të

përshkallëzojnë nivelin e luftes kundrejt këtij krimi dhe kjo mund të realizohet

nëpërmjet trajnimit adekuat e të duhur të personelit për të njohur më mirë elementët e

                                                                                                               117 Vendimi nr. 751 datë 23.05.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

60

Page 61: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  61  

veprës penale të pastrimit të parave dhe luftën ndaj këtij lloj krimi. Për këtë është i

nevojshëm edhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar118.

Si rrjedhim, ky autor rekomandon se në Shqipëri, sistemi i parandalimit të pastrimit të

parave, i njohur botërisht si AML duhet të përfshihet më fuqishëm duke u bazuar tek

reforma në sektorin ekonomik e financiar dhe në strategjite e hartuara kundër

korrupsionit. Për më tepër, duhet të kryhet një trajnim më i detajuar i punonjësve në

sektorin bankar me qëllim fitimin e luftës kundër pastrimit të parave duke u

mbështetur në analiza të thella dhe verifikime ekonomike – financiare.

Faktor tjetër kyc sipas këtij autori për aaritjen e parandalimit të pastrimit të parave

është forcimi i bashkëpunimit midis gjykatave, administratës dhe mbikëqyrjes

bankare duke bërë të mundur kapjen e rasteve te dyshimta si dhe forcimi i mëtejshëm

i bashkëpunimit ndërkombëtar bazuar tek fakti se ata që do të kryenin një krim të tillë

do te duhej që ta realizonin atë mundësisht me transferta që do të konsistonin në vlera

të mëdha monëtare.

Mbretëri e Bashkuar

Ndonëse konfidencialiteti bankar është një pjesë e rëndësishme e privatesisë

individuale, e cila vlerësohet shumë dhe konsiderohet në të njëjtën kohë si

performancë e mirëbesimit, është po aq e rëndësishme që të vazhdohet ‘lufta’ kundër

pastrimit te parave në mënyrë që të sigurohet një shoqëri e sigurtë dhe e mbrojtur. Për

këtë arsye, është pranuar gjerësisht që konfidencialiteti bankar duhet të hiqet e mos të

ekzistojë në raste të tilla.119 Prandaj, çështja që shqëteson bankat është se si të

balancohen në mënyrën më të mirë të mundshme këto dy detyra konkurruese me

njëra-tjetrën pa krijuar dhe pa e futur atë vet, pra bankën, në probleme.120

Pastrimi i parave, sic e kemi theksuar disa herë, është një term që përdoret zakonisht

për të përshkruar mënyrën me anë të së cilës kriminelët përpunojnë paratë 'e pista'

                                                                                                               118 Naim Mecalla (n 91) 282  119 H. Ping, Sekreti bankar dhe pastrimi i parave (7th edn JBL 2004) 376, 376 120 Robert Stokes, Detyrimi i Bankierit për ruajtjen e konfidencialitetit, pastrimin e parave dhe Ligjin për të Drejtat e Njeriut (JBL 2007) 502, 504

61

Page 62: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  62  

derisa ato para të shfaqen në trajtën e fondeve 'të pastra', duke bërë të mundur

fshehjen burimeve të tyre origjinale e që është e paligjshme.121 Në ligjin e Mbreterisë

së Bashkuar, pastrimi i parave trajtohet në pjesën 7 të Ligjit për te Ardhurat nga

Krimet (Proceeds of Crime Act) e vitit 2002122 ku deklarohet se ai përbën një vepër

penale.123 Ligji mbi Terrorizmin (The terrorism Act) e vitit 2000 gjithashtu përmban

një terësi dispozitash gjithëpërfshirëse, të cilat trajtojnë pastrimin e parave të ardhura

nga terrorizmi. Ky ligj i fundit i përmendur trajton ndër të tjera paratë ose pasurinë që

mund të përdoret për terrorizëm si dhe të ardhurat e përfituara nga akteve terroriste.124

Ligji mbi Terrorizmin përfshin një vepër penale për pastrimin e parave në nenin 18 të

saj. Rregulloret Kundër Pastrimit te Parave (MLR) të vitit 2007 u krijuan me qëllim

për të implementuar 3 Direktiva kundër pastrimit te parave (3MLD) dhe gjithashtu për

të trajtuar çështjen e pastrimit te parave.125

Pra, në përmbledhje, në Mbretërinë e Bashkuar kuadri ligjor për parandlimin e

pastrimit të parave përmban tre komponente kryesorë. Burimi primar i këtij

legjislacioni, sic e përmendëm është TACT 2000 (Ligji mbi terrorizmit 2000) dhe

POCA 2002 (Ligji mbi të ardhurat nga krimet në Angli, neni 327-340), i ndryshuar.

Së dyti, ekzistojnë rregulloret mbi parandalimin e pastrimit të parave 2007, të cilat

kërkojnë 'personin e përshtatshëm' me qëllim që të drejtojë biznesi e tij/e saj në

akordancë me sistemet dhe procedurat e specifikuara të dizenjuara me objektivin

kryesor për të luftuar pastrimin e parave. Bashkimi Europian ka implementuar edhe

Direktivën e trete (Third Money Laundering Directive) mbi parandalimin e pastrimit

te parave të vitit 2005, e cila parashikon detyrimet që banka duhet të zbatojë me

qëllim që të lehtesojnë zbulimin e rasteve potenciale të pastrimit të parave dhe

financimit të terrorizmit. Së treti, në Mbretërinë e Bshkuar funksionojnë disa

udhëzime specifike të quajtura “JMLSG”, të cilat përdoren ekskluzivisht për sektorin

financiar me qëllim zbulimin dhe ‘luftimin’ e pastrimit të parave. Ky udhëzim i fundit

i përdorur është një ndër format e kontrollit që realizohen në kuadër të parandalimit të

pastrimit të parave e që i siguron bankave një pozite të sigurt në raste kur drejt tyre

                                                                                                               121 Thesari i HM, Strategjia kundër pastrimit të parave (Tetor 2004) 122 Referuar në vijim si POCA 123 a) Për të fshehur, kthyer ose hequr pasurinë kriminale nga Mbretëria e Bashkuar (s.327); b) të bëhet i shqetësuar në një marrëveshje që një person e njeh apo dyshon lehtëson përdorimin ose kontrollin e pasurisë kriminale (s.328); c) të fitojë, të përdorë ose të ketë posedim të pasurisë kriminale (s.329) 124 G.Griffiths dhe S. Robert-Tissot (n 105) 269 125 B. Michael, Pastrimi i parave dhe krimi financiar (Oxford University Press 2006) 515, Shiko gjithashtu: ligjin për shërbimet financiare

62

Page 63: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  63  

ngrihen padi e hapen cështje gjyqësore. Për më tepër, në mbështetje të sa shqytuam

më sipër, Colman J në cështjen Hosni Tayeb kundër HSBC Bank plc. ka pranuar se

një klient, i cili hap një llogari bankare në një bankë në Mbreterinë e Bashkuar duhet

të pranojë dhe të kete të drejte të supozojë se nëse banka ka një dyshim potencial, që

shprehet si i tillë edhe nga POCA, atëhere ky institucion duhet të veprojë në përputhje

me atë ligj dhe udhëzimet përkatese. Përsa i përket veprimtarisë së pastrimit të parave,

SOCA gjithashtu luan një rol vendimtar.

Për më tepër, sipas 40 Rekomandimeve të FATF lidhur me parandalimin e pastrimit të

parave, bankat instruktohen që ti kushtojnë vëmendje të vecantë transaksioneve

bankare, në momentin kur në mënyrë të arsyeshme ato dyshojnë se fondet rrjedhin

nga një aktivitet kriminal, duke i raportuar kështu ato tek autoritetet kompetente.

POCA në pjesën 7 të saj përmban legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave

duke penalizuar personat e përfshirë në pastrimin e parave dhe duke u dhënë autoritet

gjykatave penale që të konfiskojnë fitimin e krimeve. Ajo parashikon tre lloje veprash

penale, të cilat duhet të lidhen me pasurinë kriminale dhe që duhet të draftohen në

mënyrë që të përfshijnë cdo aktivitet që mundëson pastrimin e parave. Përgjegjësia

lind jo vetem nëse personi 'e di' se pasuria e cdo lloji e vënë është kriminale, por

gjithashtu edhe nëse ai dyshon për dicka të tillë.

Vepra apo kundravajtja e parë ka të bëjë me 'fshehjen' dhe trajtohet në nenin 327 të

POCA. E dyta lidhet me 'marrëveshjen' e përfshihet në nenin 328. E treta merret me

'përvetesimin' e përfshihet në nenin 329. Përveç kësaj, POCA sanksionon dy vepra

penale në nenet 330 dhe 331 të saj që lidhen me dështimin e dhënies së informacionit

ashtu siç kërkohet. Kështu, në nenin 330 "Personat në një sektor të caktuar, të cilët

gjate rrjedhësë së biznesit të tyre marrin informacione të cilat ofrojnë baza të forta të

arsyeshme për dyshimin për raste potenciale të pastrimit te parave, kryejnë një vepër

penale nëse nuk i raportojnë ato” pra nëse një person, duke bërë biznes në një sektor

të caktuar, di ose dyshon se dikush është i përfshirë në skemën e pastrimit të parave

dhe nuk raporton, atëherë ai vetakuzohet se po kryen vepër penale. Në këtë rast kjo e

fundit ndodh si pasojë dhe në rast të moskryerjes dhe dështimit te zbulimit të saj, por

kjo është e ndryshme në krahasim me zbulimin e të dhënave që konsiderohet si

mbrojtje në kategorinë e parë të veprave penale të sipërpërmendura (nenet 327-329).

63

Page 64: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  64  

Ndërsa, në nenin 331 të POCA, vepra penale është parashikuar për personat e

nominuar për të marrë informacionet e zbuluara. Sipas këtij neni “Një oficer që ka

tagra raportuese në rastet e dyshimit për pastrim parash në sektorin e rregulluar, kryen

një vepër penale nëse një punonjës i tij raporton duke i dhënë baza te arsyeshme për

dyshim, por ai nuk e con më tej këtë raportim duke njoftuar Shërbimin Informativ

Kombëtar te Krimit”. Këto dispozita të lartpërmendura kanë qënë përjashtimi më i

dëmshëm për detyrën e konfidencialitetit të bankave në tërësi në Mbretërinë e

Bashkuar.126

Te dyja, nenet 330 dhe 331 aplikojnë një test objektiv të dyshimit te arsyeshëm. Kjo

është në kontrast e në kundërshtim me veprat penale sipas nenit 328, të cilat zbatojnë

një test subjektiv.127 Implikimet për stafin e bankave dhe oficerëve raportues në

sektorin e rregulluar janë të rëndësishme, duke qënë se kjo nënkupton se ata do të

gjykohen sipas një standardi mjaft të larte.128

Së fundi, POCA ka në përbërjen e saj dy shkelje apo kundravajtje që lidhen me

informacionin për paralajmërime që paraqiten në nenin 333A. E para ndodh kur

dikush bën një zbulim të informacionit dhe ky i fundit i shkon një personi gjatë

kryerjes së një biznesi në një sektorin të caktuar. Rasti i dytën dodh nga një person, i

cili zbulon se është parashikuar të kryhet ose është duke u kryer një hetimi i një vepre

penale të caktuar dhe që përfshihet në rregullat e POCA-s. Zbulimi i informacionit në

raste të tilla ka gjasa që të dëmtojë çdo hetim të mundshëm të bazuar tek zbulimi i

kryer.

Akti i Terrorizmit 2000 përmban dispozita që i adresohen pastrimit të parave nga ana

e terroristëve e që merret me para ose pasuri që do të përdoren për terrorizëm dhe

krimet që lidhen me të. Ato përfshihen në nenin 18 të së ashtëquajturës “The

Terrorism Act 2000”.

Parandalimi i pastrimit të parave gjithashtu ndihmon në zbulimin e pastrimit te

parave. Kërkesat e saj bien nën disa kategori: Së pari, ato përfshijnë kujdesin e duhur

                                                                                                               126 Robert Stokes (n 120) 512 127 B. Michael (n 125) 509 128 ibid 509, 510

64

Page 65: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  65  

nga ana e klientit, i quajtur “Customer due diligence” (reg. 5-18); Së dyti, ajo thekson

se banka duhet te mbajë rekorde të hollësishme, ku përfshihen dokumente, të dhëna,

raporte, procesverbale etj., veçanërisht për procedurat e kujdesit për klientin (reg.19);

Së treti, bankat kërkohen që të kenë politika të ndjeshme ndaj risqeve në lidhje me

raportimin e kontrollit dhe menaxhimit të brendshëm (reg.20); Së fundmi, rregullorja

kërkon që bankat të trajnojnë personelin e tyre në mënyrë që ata të dinë se si të

veprojnë, menaxhojnë e sillen kur mund të përballen me raste potenciale të pastrimit

të parave (reg.21). Për më tepër, rregulloret për parandalimin e pastrimit të parave i

japin fuqi personave që e luftojnë atë për të kërkuar informacionë nën reg.37. Për më

tepër parashikohen edhe ndëshkime me pasoja jo vetëm civile (reg.42) por edhe

penale (reg.45).

Rekomandimi I këtij autori për sa analizuam më lart është se duke qenë se sa më sipër

institucionët financiare kanë qënë dhe janë konsideruar si mjeti kryesor procesor i

pastrimit te parave, në ditet e sotme, individët që kërkojnë të kryejnë një krim te tillë

kanë filluar te gjejnë hapësira në sektorë të tjerë ekonomik për arritjen e objektivave

te tyre anti-ligjorë.129 Kështu, në një përpjekje për të parandaluar këtë ndryshim në

gjetjen e mundësive të reja për pastrim parash, institucione dhe organizata

ndërkombëtare që synojnë parandalimin e këtij fenomeni kriminal kanë kërkuar nga

autoritet jo vetëm kombëtare por edhe ato ndërkombëtare që të zgjerojnë fushën e

aplikimit të masave parandaluese edhe në sektorin e profesioneve dhe institucioneve

të tjera jo financiare. Kështu, duke marrë shkas nga evolimet e fundit, ky autor

mendon se nevojitet një zhvillim i mëtejshëm i legjislacioni për pastrimin e parave jo

vetem nga ligjvënësit vendas por edhe ato të huaj, duke cilësuar më në detaj se kush

do të ishin mjetet e duhura e të posacme për parandalimin e pastrimit te parave. Kjo

do të realizonte që jo vetem legjislacioni në këtë drejtim te ishte më i plote por edhe të

ishte parandalues më i mirë për krimin e pastrimit te parave.

                                                                                                               129 Naim Mecalla (n 91) 250

65

Page 66: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  66  

DETYRA PËR KONFIDENCIALITET

Detyra e konfidencialitetit, siç është theksuar edhe më sipër, sipas Ellinger, është një

detyrë e nënkuptuar e një banke për të mbajtur e për të ruajtur të dhënat dhe çështjet e

klienteve të saj konfidenciale dhe kjo lind nga marrëdhënia midis bankës dhe

klientit.130 Ajo ka të bëjë dhe lidhet ngushtësisht me të drejten personale për privatesi

të klientëve dhe kjo e drejte nuk mbrohet vetem nga Ligji për te Drejtat e Njeriut te

vitit 1998, por gjithashtu edhe te KEDNJ-së, e cila mbron të drejtën personale

nëpërmjet miratimit të kodeve bankare dhe ligjit për mbrojtjes e te dhënave të vitit

1998, duke i dhënë akoma dhe më shumë rëndësi kësaj te drejte. Gjykatat njohin

detyrën ligjore për konfidencialitetit, e cila është një detyrim i bankës ndaj klientit e

që rrjedh nga kontrata e palëve. Ky detyrim i bankës ekziston jo vetëm gjatë

kohëzgjatjes së kontratës por i shtrin pasojat e saj edhe pas përfundimit te saj. Aspekti

i konfidencialitetit ka të bëjë me detyrën e bankës për të mbajtur të informuar klientin

e saj, në cdo kohë, për llogarinë bankare të këtij të fundit, kur ai e kërkon këtë

informacion. Kjo detyrë është pranuar gjërësisht edhe nga gjykatat, jo vetëm

Shqiptare por edhe në Mbretërinë e Bashkuar, sic është në rastin e kthyer precedent

atë të ‘Barclays Bank plc. V Taylor’131.

Përsa i përket detyrimeve për indetifikimin e klientit, duke qënë se në thelb kjo nuk

cënon te drejten për privatesi të tij, pasi konsiderohen si detyrime që lidhen vetem me

komunikimin për identitetin e klientit, konsiderohet se ato nuk mbulohen nga e drejta

për privatesinë.132 Për më tepër, në përputhje me nenin 8 të Konventes Europianë mbi

të Drejtat e Njeriut, në një shoqëri demokratike, autoriteti publik ka të drejte të

ndërhyjë deri në një shkallë të përcaktuar me ligj tek te dhënat personale te individit,

dhe kjo në momentin kur ndërhyrja cilësohet si mjet i nevojshëm për rritjen e

efektivitetit kundrejt luftes së pastrimit te parave. Gjithsesi, Gjykata Europiane e të

Drejtave të Njeriut ka vendosur se nuk ka arsye se pse nocioni i jetes private të merret

i përjashtuar nga aktivitetet e natyrës profesionale apo tregtare që në praktikë janë të

vështira për tu konsideruar vecmas nga aktivitetet private.133

                                                                                                               130 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 171 131 Barclays Bank Ltd v. Taylor [1974] Ch. 137 132 Guy Stessens, ‘Money Laundering’ (2003) fq.145 www.cambridge.org, aksesuar me 21 Qershor 2016 133 European Court on Human Rights, Niemetz v. Germany, [16 Dec 1992], Publications of the European Court on Human Rights, Series A, No. 251-B, paras. 29-31.

66

Page 67: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  67  

Nga ana tjeter, fakti i ekzistencës së ligjit kontraktor me përmbajtje sekretin financiar

është një tjetër faktor që e bën më të lehte për cdo pastrues parash që të kalojnë

nëpërmjet institucionet financiare për realizimin e këtij krimit. Lidhur me këtë të

fundit mund të përmendin edhe faktin e ekzistencës së disa legjislacionëve ku klientet

mund të mbeten edhe tërësisht anonim dhe kjo rrjedhimisht do te sjellë mundësi

ideale për pastruesit e parave.

Vendi ynë lidhur me aplikimin e të drejtës për konfidencialitet të bankës ndaj klientit

mbështetet në disa akte ndërkombëtare e ligje e rregullore kombëtare ku mund të

vecojmë nenin 8 të Konventes Europianë për te Drejtat e Njeriut134, nenin 17 të Paktit

Ndërkombëtar mbi te drejtat civile dhe politike135, të drejtën e privatesisë, e cila

sigurohet nga neni 35, 36 dhe 37 i Kushtetutes së Republikës së Shqipërisë, nenin 10

të Kodit Civil136 si dhe ligjin nr. 9887, date 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e te Dhënave

Personale’.

Në Mbretërinë e Bashkuar, precedenti i rëndësishëm ‘Tournier kundër National

Provincial and Union Bank of England’137, i kthyer në rast lider i njohur thjesht si

Tournier, e njeh implikimin e një termi të tillë, në të cilin Bankers LJ deklaroi se

'Mirëbesimi i klientit varet shumë nga respektimi i rrepte i konfidencialiteti'.138 Kjo

detyrë është promovuar fuqishëm nga gjykatat në rastet e mëvonshme.139 Megjithatë,

ajo i nënshtrohet një numri gjithnjë e më të madh përjashtimesh, kështu që nuk mund

të konsiderohet si një detyrë absolute, por e kualifikuar (Tournier). 140 Këto

përjashtime u përcaktuan në cështjen Tournier dhe i përkasin rasteve të ndryshme.

Kështu, përjashtimi i parë ndodh në rastin kur dhënia e informacionit konfidencial

jepet me pëlqimin e shprehur ose të nënkuptuar të klientit (Turnier v RBS).

Përjashtimi i dytë ndodh kur interesat e bankës kërkojnë nxjerrjen dhe zbulimin e një

                                                                                                               134 Neni 8 i KEDNJ; pika 1. Cdokush ka të drejtën e respektimit të jetës private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij. 2. Autoriteti public nuk mund të ndërhyjë në ushtrimin e kësaj të drejte përvecse në shkallën e parashikuar nga ligji dhe kur është e nevojshme në një shoqëri demokratike në interest ë sigurisë publike për mbrojtjen e rendit public, shëndetit ose moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. 135Neni 17 I KEDNJ; 1.askush nuk duhet të jetë objekt i ndërhyrjeve arbitrare ose të paligjshme në jetën e tij private, në familje, në shtëpi ose letërkëmbim e as nuk duhet ti shkelet nderi dhe reputacioni i tij në mënyrë të paligjshme. 2. Secili ka të drejtë të ketë mbrojtje ligjore kundër ndërhyrjeve dhe shkeljeve të tilla. 136 Neni 10 i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise 137 Tournier v. Bankës Provinciale Kombëtare dhe Bankës së Bashkuar të Anglisë [1924] 1 KB 461 138 ibid 139 Shihni Barclays Bank plc kundërTaylor [1989] 1 WLR 1066 140 Tournier v. Bankës Provinciale Kombëtare dhe Bankës së Bashkuar të Anglisë [1924] 1 KB 461

67

Page 68: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  68  

informacioni të caktuar, pra kërkojnë dhënien e informacioneve konfidenciale

(Sunderland v Barclays Bank) edhe pse kjo has në problematika specifike sipas të

ashtëquajturës ‘Jack Committee’. Së treti kufizime të detyrës për konfidencialiteti ka

në rastin kur zbulimi dhe nxjerrja e të dhënave të klientit bëhet si pasojë e një detyrimi

që vjen nga vet ligji (Norwich Pharmacal). Së katëri kufizimi mund të ndodhë kur ka

një detyrë madhore ndaj publikut që një informacion i caktuar mbi klientin të zbulohet

(PW v BCCI).141 Këto përjashtime, në thelb, janë në kundërshtim me detyrën për

konfidencialitetit në equity, i cili është ligj i përdorur në vitet e mëparshme në

Mbretërinë e Bashkuar, ku detyrimi i zbulimit të infromacionit është i rëndësishëm

vetem nëse ka interes publik. Në rast se banka shkel detyrën për konfidencialitet, ajo

konsiderohet se nuk ka respektuar kontrateën e saj me klientin dhe këtij të fundit i lind

e drejta për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Në fund, nëse banka shkel detyrën e saj për konfidencialitet, klienti ka të drejte që të

ngrejë padi kundër saj për mosrespekim të kontrates. Klienti ka të drejte të kërkojë

dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara, e që mund të konsistojë në një shumë

konsiderueshëm të lartë, për shkak të pasojave madhore të ardhura dhe dëmeve që i

janë shaktuar klientit sic mund të jenë e që përfshijnë: paaftesinë për të përmbushur

detyrimet e tij, paaftësinë për të paguar borxhet e tij, dëmtimin e reputacionit dhe

humbje të fitimit, pra shkaktimin e fitimit të munguar.

Dilema me te cilën banka përballet konsiston në balancimin duke vepruar sipas ligjit

dhe mosinformimin e klientin për hetimin që atij po i bëhet nga instancat e pastrimit

të paravë, në mënyrë që të mos ketë peshën për një vepër penale te mundshme dhe të

mos rrezikoj për ndjekje penale ose që banka të mos jetë përgjegjëse për shkeljen e

detyrës së konfidencialitetit duke mos zbuluar informacion mbi llogarinë dhe

mosekzekutimin e pagesave në mënyrë që mos të ketë barrën e akuzës për shkelje të

detyrës së konfidencialitetit dhe të paditet nga klienti. Dilemat që kanë bankat mund

të ndikojnë në efikasitetin e regjimit të parandalimit të pastrimit të parave.

Gjithsesi, komisioni i quajtur ‘Jack Committee’ ka pohuar, duke përdorur termin

'erozion masiv', se ka pasur një ‘cënim’ të detyrës për konfidencialitet për shkak të

                                                                                                               141 ibid

68

Page 69: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  69  

përjashtimeve ligjore ndaj saj.142 Qeveria e Britanisë së Madhe, gjithsesi, e mohoi

këtë, duke deklaruar se përjashtimet e ligjshme janë zbatuar vetem në rastet e fundit të

përmendura, pra kur politika publike e kërkonte nxjerrjen e informacionit dhe si

rrjedhim e tejkalonte nëvojën për të ruajtur konfidencialitetit ndaj klientit.143 Raste të

tilla mund të konsiderohen përpjekjet ndërkombëtare për të parandaluar pastrimin e

parave.

ZGJIDHJE POTENCIALE RRETH ARRITJES SË MUNDSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Bankat mund ta gjejnë veten në një pozite të vështirë në situate të ndryshme në lidhje

me realizimin e parandalimit të pasrtimit të parave por ndër të tjera mund të

përmendim përballjen me akuzat përcënim të të drejtave të njeriut dhe tipping off

quajtur ndryshe informimi sekret.

Heqja e konfidencialitetit të bankës gjate vigjilencës që ai duhet të ketë ndaj klientit

është një praktikë popullore në shumë vende. Bankave në të gjitha shtetet anëtare të

Bahkimit Europian u kërkohet të kujdesen për parate e klienteve te tyre, të

bashkëpunojnë me agjencite ligjzbatuese me nismën e tyre si dhë të zbulojnë çdo

transaksion të dyshimte të klienteve të tyre, pa i vënë ata në dijeni për këtë fakt.144

Kjo kërkesë mbështëtet nga parimi i quajtuar "vigjilenca e duhur e klientit”.145 Kjo e

fundit nuk ka një kontekst të caktuar, por shpesh përdoret për t’iu referuar një procesi

që është pak më i gjerë se sa procedura e ashtuquajtur "njihe klientin tend"146, e cila

ka për qëllim grumbullimin e informacionit të mjaftueshëm për klientin për të

përpiluar një profil të përgjithshëm të tij.147 Detyra për të identifikuar një klient ka

qënë detyrimi kryesor i legjislacionit kundër pastrimit të parave që nga miratimi i

Rregulloreve për Pastrimin e Parave148 i vitit 1993. Është interesante që të theksohet

                                                                                                               142 G.Griffiths dhe S. Robert-Tissot (n 105) 267 143 ibid 144 H. Ping (n 119) 379 145 Referuar në vijim me termin ‘VDK’ 146 Referuar në vijim si ‘KYC’ 147 L. de Koker, ‘Kontrolli i Pastrimit të Parave dhe Shtypja e Financimit të Terrorizmit’ (2006) 26, 28; shiko edhe IOSCO (2004): “Identifikimi dhe verifikimi i klientit dhe pronarit përfitues, njohja e klientit tuaj, si dhe mbajtja e të dhënave përkatëse konsiderohen si proces i “vigjilencës së duhur të klientit” (procesi VDK)” 148 Referuar në vijim si ‘MLR’

69

Page 70: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  70  

se, kur u bë në SHBA propozimi i parimit te ‘njihe klientin tend’, reagoi publikisht në

mënyrë intensive duke u shqëtesuar pasi e përceptoi si cënim të mundshëm të

privatësisë.149

Sipas Rekomandimeve të FATF-së (task forcë “veprim financiar”) dhe direktivës së

KE-së, sekreti bankar mund te hiqet nga kërkesa e mësipërme, të raportohen

transaksionet e shumave të mëdha dhe të bëhen hetime adekuate për transaksionet e

dyshimta, siç është përmendur më sipër.150 Interesat mbi privatësinë vlerësohen

shumë, siç është treguar tashmë, dhe po ashtu edhe interesat për të qënë të mbrojtur

dhe të sigurt nga pastrimi i parave dhe krimeve të tjera të rënda, kështu që çështja

kryesore mbetet vendosja e një ekuilibri mes këtyre të dyjavë.151

Pavarësisht nga rëndësia që ka parimi i quajtuar "vigjilenca e duhur e klientit”, POCA

është e hapur për ta sfiduar atë duke u bazuar tek të drejtat e njeriut.152 Ndërkohë që

legjitimiteti i qëllimit të ndjekur nuk mund të vihet në pikëpyetje, qasja e zbatuar për

ndjekjen e këtyre qëllimeve mund të jete në kundërshtim me parimin e

proporcionalitetit sipas nënit 8, paragrafi 2, të ligjit për të drejtat e njeriut të vitit 1998

dhe gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut;153 d.m.th. çdo dispozitë ligjore që

detyron zbulim të informacionit duhet të jetë në përpjesëtim me qëllimin legjitim te

ndjekur prej tij.

Në këtë rast, standardi i objektivitetit i nenit 330 ia vlen te merret parasysh. Është e

dyshimte nëse neni 330 është në përpjesëtim me qëllimin. Në fakt, sipas Robert

Stokes, nuk ka bazë objektive për dyshimet që krijohen ndershmërisht.154 Shkaku për

zbulimin e informacionit është dyshimi dhe jo dyshimi mbi shkaqe e baza të

arsyeshme.155 Prandaj, një grup autoritetesh nga Strasburgut kanë gjykuar se një qasje

e tillë, e përgjithshme e zbatuar nga dispozitat mbi nxjerrjen e informacionit, është në

kundërshtim me Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut.156 Çështja kyç ka të bëjë

me faktin nëse qëllimi legjitim mund të përmbushet në një mënyrë më pak kufizuese.

                                                                                                               149 H. Ping (n 119) 380 150 ibid 378 151 ibid 381 152 Robert Stokes (n 120) 518 153 ibid 154 ibid 155 ibid 156 Campbell v Mbretërisë së Bashkuar (1993) 15 E.H.R.R 137

70

Page 71: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  71  

Në Mbreterinë e Bashkuar, Parlamenti157 sugjeroi se interpretimi i ligjit duhet të

mbështesë e të përkrah të drejtat e Konventes vetëm nëse legjislacioni në vetvete

është qartesisht i papajtueshëm me Konventen nuk do të mund të veprohet kështu.158

Në vendin tonë, në një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kjo e fundit ka

vendosur në përgjegjësi penale dy shtateas Italian si pasojë e procedimit penal të nisur

me anë të raportimit të kryer nga banka e që erdhi si rezultat i një kujdesi dhe

vigjilence shumë të larte të ushtruar nga këta të fundit. Gjate akuzës i pandehuri

deklaroi pranë institucionit financiar se fondet do të transferoheshin me qëllimin e

hapjes së një dege të re të shoqërisë tregtare italiane në Shqipëri, por kjo u pa e

dyshimtë nga banka e cila nisi procedurat e raportimit pranë DPPPP. Dyshimi lindi në

momentin kur mungonte justifikimi i burimeve financiare për shumën e derdhur në

bankë. Kështu, duke u bazuar në rregulloren e Bankës së Shqipërisë, banka Veneto

nuk e kreu transferten dhe bllokoi shumën e transaksionit. Pas refuzimit të transfertës

i pandehuri është regjistruar si person fizik në QKR me objekt tregti me pakicë të

veshjeve dhe pasi ka hapur llogari në një bankë tjeter të nivelit të dyte i ka kërkuar

sërisht bankës Veneto transferimin e parave në llogarinë e re në bankën e nivelit të

dytë që lartpëmendëm. I pandehuri me anë të telefonatave i ka kërkuar bankës

Veneto, pasi ka deklaruar se ndodhej jashte Shqipërisë, të kryejë transferten në këtë

bankë të nivelit të dyte. Banka ka refuzuar kryerjen e këtij transaksioni dhe ka kërkuar

të sjellë dokumentacionin e duhur për të treguar burimin e të ardhurave. Ky

dokumentacion i kërkuar, konsistonte në kopjen e një kontrate për investim në

pasurite e paluajtshme, kopje e një marrëvëshje midis palëve dhe më pas kopje të

zgjidhjes së kontrates, e cila ë të vërtetë i ishtë cuar bankës nga i akuzuari me anë te

faksit por ndërkohë numri i këtij të fundit dilte i paidentifikuar. Bazuar në

dokumentacionin e siguaruar nga i pandehuri, shuma ndërkohë e bllokuar i ishte

transferuar te pandehurit nga dikush tjeter i cili në rrethanat e kësaj cështje u kthye në

te pandehur, ndërkohë që në te gjitha aktet nuk rezultonte që ky personi i dyte të

kishte lidhje me shoqërinë e regjistruar në QKR. Pasi u bënë hetimet adekuate për

cështjen me provat shkresore të marra në shqyrtim në gjykate dhe dokumentacionin

përkates të siguaruar nga të pandehurit, gjykata arriti në përfundimin se këta të findit

                                                                                                               157 White Paper, Të Drejtat e Sjella në Vend: Ligji për të Drejtat e Njeriut 158 Cmnd. 3782 (1997) 2.7

71

Page 72: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  72  

duhet të përgjigjeshin penalisht për kryerjen e veprës penale të pastrimit të produkteve

të veprës penale ose veprimtarive kriminale.

Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, gjykatat kanë gjykuar cështje që kanë të bëjnë me

situara të ndryshme të vështira të kthyera më pas në precedent sic është edhe rasti i

Governor. Edhe pse të gjendur përballë dilemave për shkak të pasjes së udhëzimeve të

kufizuara, si në këtë rast, Lordi Woolf gjatë marrjes së vendimit të tij si gjyqtar,

sugjeroi që vet autoritetet duhet të bashkëpunojnë me bankat për të gjetur një zgjidhje

të mundshme me qëllim shmangjen e përgjegjësive penale në rastet e dhënies së

informacioneve paralajmëruese. Për më tepër, në W (Minors) 159 Lordi Nichols

deklaroi se i mbetet gjykates t’a interpretojë ligjin e parlamentit dhe statutin në

mënyrën që këtij të fundit i duket e saktë duke dalë në konkluzionin se ndihma e

gjykatave mund të jete e çmueshme.

Në cështjen K Ltd kundër National Westminster Bank160, Longmore LJ deklaroi se

Longmore LJ thekson se "ekzistenca e dyshimit është një fakt subjektiv" dhe se nuk

kishte "asnjë kërkesë ligjore që duhet të kishte shkaqe të arsyeshme për dyshimin”.161

Prandaj, legjislacioni në fuqi i shqëteson bankat, të cilat mbeten të paqarta se si do të

vendosin gjykatat kur ato të paditen. Ai përmendi që parlamenti ka arritur të gjejë një

ekuilibër ‘të sakte dhe të zbatueshëm' të konfliktit të interesit në ‘Aktin e vitit 2002’.

'Paligjshmëria e përkohshme' në kryerjen e transaksionit të mandatuar e pezullon

detyrimin bankar duke i dhënë bankës në këtë mënyrë hapësira për tu mbrojtur. Banka

nuk ishte në shkelje të kontratës së saj ndërkohë që llogaritë bankare të klientit ishin

të ngrira. Në këtë rast kur vet ligji e bën zbatimin e një kontrate të paligjshme, ateherë

kontrata do të supozohet si e frustruar.

Pra, barra e provës në rastet e dyshimeve të mundshme i ngelet dhe i takon bankës

dhe gjykatat e lehtësojnë pozicionin e bankave duke konkluduar se dyshimet kanë një

natyrë subjektive. Banka duhet te provojë se ka pasur vend për dyshime, por nuk

duhet të provojë nëse dyshimi ishte i arsyeshëm apo i vërtetë. Banka, në këtë rast

haset me vështirësi e mangësi në të njëjtën kohë në legjislacionin aktual, dhe është

                                                                                                               159 W (Minors) Re [2002] 2 A.C. 291 160 K Ltd v National Westminster Bank [2006] EWCA Civ 1039 161 ibid, paragrafi 20 dhe 21

72

Page 73: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  73  

gjykata që duhet të vendosë e të interpretojë cështjet gjyqësore rast pas rasti. Robert

Strokes nuk pajtohen me këtë rast duke e vlerësuar si zhgënjyes këtë  vendim të dhënë

nga gjykata britanike. Griffith tha se ky vendim krijon një detyrim më pak të rënduar

për bankat në mënyrën që i mundëson atyre që të nxjerrin informacionin pa pasur

frikë për detyrën që ata kanë për konfidencialitet ndaj klientit.162 Në këtë pikë ligji për

terrorizmin ‘The Terrorisem Act’ shtoi nenin 21A, e cila rregullon rastet e dështimit të

instituicioneve për të raportuar në momentin kur këta të fundit kanë baza "të

arsyeshme" për të ditur ose dyshuar për raste të pastrimit të parave. Siç shihet

legjislacioni përmban disa udhëzime bazë por në fund të ditës në Mbretërinë e

Bashkuar është gjykata ajo që luan rolin kryesor në vendimmarrje.

Në çështjen ‘Squirrel’, gjykata e njohu pozicionin e klientit, e cila ishte i

pafavorshëm, por tha se veprimet dhe sjellja e bankës për ti dhënë e për të zbuluar

informacion tek autoritetet duke dhënë miratimine saj sipas nenitt 338 të POCA-s

ishte 'e drejtë'. Biznesi i z. Squirrel vërtët pësoi vështirësi dhe duke u bazuar këtu

arrihet në përfundimin se hierarkia e gjykatave dhe legjislacionit nuk duhet me urdhër

te gjykatave, pavarësisht nga simpatite për S. Banka ka dyshimet e saj dhe do të kishte

bërë një shkelje në rast te mos zbulimit sipas s. 328 por pasi e bëri këtë banka ngriu

llogarinë dhe kishte mbrojtje nën s. 338 duke bërë një zbulim te autorizuar për

autoritetet dhe duke shtuar pëlqimin e duhur nga autoritetet sipas s. 335, ndërkohë që

kjo llogari ishte ende e ngrirë.

Në të njëjten kohë banka duhet te ngrijë llogaritë e dyshimta (Tayeb v HSBC Bank

plc) dhe të presë që të marrë miratimin e duhur nga autoriteti me qëllim që të

procedojë me cbllokimin e transaksioneve të klientit (neni 335 POCA). Po ashtu,

POCA ofron dy lloje te periudhës së dhënies së pëlqimit: një periudhë te shkurter

njoftimi prej 7 ditesh dhe një periudhë më të gjate me një afat prej 31 ditesh. Banka në

te njëjten kohë rrezikon të akuzohet nga klienti për kryerjen e veprës penale të

'mosvënies në dijeni' duke i refuzuar atij aksesin në llogaritë e veta bankare.

‘Mosvënia në dijeni’ ndodh ather kur banka di ose dyshon se është dhënë

informacioni për klientin duke iu referuar POCA-s dhe gjithashtu jep edhe vet detaje

të llogarive të klientit, duke mundësuar në këtë formë zhvillimin e hetimeve (neni

                                                                                                               162  G. Griffiths dhe S. Robert-Tissot (n 105)  

73

Page 74: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  74  

333A). POCA ofron mbrojtje ndaj kësaj vepre nëpërmjet neneve 333 B, C, D duke

lejuar zbulimin e informacioneve kur ajo ndodh brënda një ndërmarrjeje ose grupi të

caktuar, midis institucioneve te caktuara ose në disa situata të tjera ku lejohet zbulimi

i informacioneve.

Nuk ka asnjë autoritet të drejtpërdrejtë në Mbreterinë e Bashkuar në lidhje me çfarë

përbën "dyshim" për këto qëllime.163 Banka që krijon dyshime se fondet në llogaritë

bankare të një klienti kanë burim të paligjshëm, përballet me një numër të madh

vështirësish. Mund të thuhet se bankat gjenden në një pozicion të vështirë të tipit

"mallkuar nëse e bën, mallkuar nëse nuk e bën" në lidhje me zbulimin dhe dhënien e

informacionit për klientin.164 Nëse nuk bëjnë asgjë dhe lejon klientin të ketë akses të

pakufizuar në llogarinë e tij personale, ato rrezikojnë të jenë përgjegjëse penalisht për

bashkëpunim për pastrim parash (në Mbretërinë e Bashkuar do të supozohet se do të

kryejnë veprën penale të "rregullimit").165 Ndërsa, nëse banka raporton këto dyshime

tek Agjencia e Krimeve të Rënda dhe Krimit te Organizuar,166 ato duhet të presin për

"miratimin e duhur" përpara se të lejojnë kryerjen e cdo lloj transaksioni nga ana e

klientit duke i ngrirë ndërkohë llogarinë bankare. Gjithashtu, nëse një bankë refuzon

aksesin e klientit në fondet në llogarinë e tij bankare, klienti me shumë gjasa do të

dyshojë se është nën hetim dhe, si rrjedhim, banka rrezikon të bëhet përgjegjëse

penalisht për dhënien e informacioneve sekrete", veçanërisht nëse klienti kërkon me

ngulm një shpjegim.167

Një person kryen "informim sekret" kur ai e di ose dyshon se është bërë një dhënie

informacioni bazuar në POCA dhe ai jep të dhëna, i cili ka gjasa që të ndikojnë në

rezultatin e hetimeve.168 Në këtë pikë, precedetët mundësojnë paraqitjen e pozicionit

të vështirë në të cilin ndodhen bankat. Kështu, dilema e bankës lindi edhe në rastin e

‘G & C.v.S’169. Tek ky precedent, banka u gjend në një pozicion të vështirë kur ajo u

përball me rrezikun për tu akuzuar ligjërisht pasi u vendos përballë dilemës për

mospërfillje të gjykates nëse ajo nuk do të jepte informacion, ose mbajtjes së

                                                                                                               163 G.Griffiths dhe S. Robert-Tissot (n 105) 267 164 M. Isaacs, ‘Dilemat e pastrimit të parave për bankat’ (2004) Fletorja Zyrtare e Ligjit Ndërkombëtar të Bankave dhe Rregullorja 19(8) 285 165 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 112 166 Referuar në vijim me termin SOCA 167 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 112 168 neni 333A, POCA 169 C v S (Pastrimi i parave: Zbulimi i dokumenteve) (Shënim Praktike [1999] 1 WLR 1551; [1999] 2 All ER 343

74

Page 75: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  75  

përgjegjësisë penale për dhënien e informacionit sekret, nëse e zbulonte

informacionin. Common law, duke iu referuar këtij rasti, përgjithësisht e pranon

pozicionin e vështirë te bankave. Në këtë rast banka ka raportuar tek autoritetet

kompetente se ka dyshimepër pastrim parash dhe se duhet të kryhet një hetim lidhur

me cështjen në fjalë. Detyrimi për këtë rast për një refuzim nga ana e bankës në

dhënien e informacioneve rreth klientit përkates dhe bllokimi dhe ngrirja e llogarive të

tij, gjatë kohës e të qënit nën hetim, mund të bëjë të mundur vënien në dijeni të

klientit rrëth investigimit të hapur për të dhe mund të përfundojë në akuzimin e

bankës nga ana e klientit për ‘mosvënien në dijeni’ dhe shkeljen e konfidencialitetit

nga ana e bankës sipas nenit 330 dhe 331 të POCA. Dilema e bankës ndaj rrezikut për

të qënë i paditur nëse nuk njofton klientit se ndaj atij po bëhet një hetim për pastrim

parash mund të përfundojë në pasjen e përgjegjësive civile, por nga ana tjetër nëse

banka vë ne dijeni klientin dhe e paralajmëron atë, atëherë rrezikon në pasjen e

përgjegjësive jo vetëm civile por edhe penale. Gjykata sugjeron që autoritetet

kompetente të japin udhëzime përkatese ndihmëse për bankën kur ajo përballet me

raste të tilla, por në rast të mungesës së tyre, banka ka të drejtë që të kërkojë nga

gjykata një urdhër të quajtur ‘ultimumrefugium’ në mënyrë që ti jepet e drejta e plotë

në mënyrë gjyqësore, për dhënien e informacionit rreth klientëve që dyshohen për

pastrim parash, pa rrezikuar vet përgjegjësi ligjore.

Pra, nga ana tjeter, nëse banka, nuk e zbulon informacionin mbi të dhënat e klientit,

ajo mund të përfundonte që të ishte penalisht përgjegjëse sipas nenit 330 ose 331.

Prandaj, legjislacioni parashikon se një bankë duhet të japë informacion, por duhet të

neglizhoj që të merret me pozicionin problematik ku bankat gjenden shpesh. Si

rezultat, mund të argumentohet, se legjislatura bën pak për të zgjidhur konfliktin me

të cilin përballen bankat, dhe, si rrjedhojë, palët mbështeten te procedurat gjyqësore

rast pas rasti.

Lordi Woolf u shpreh se do te ishte një abuzim me procesin e parandalimit të

pastrimit të parave nëse do të ndiqej penalisht banka në momentin që ajo nuk ka bërë

asgjë më tepër vecse i është bindur një urdhri gjykate për të nxjerrë informacionin mbi

një klient që rëndojnë akuzat e dyshimit për pastrim parash. 170 Gjykata e Apelit në

                                                                                                               170 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 113

75

Page 76: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  76  

këtë rast, e urdhëron bankën që të zbulojë informacionin për llogaritë bankare të

klientëve në rastet e proceseve gjyqësore ndaj tyre dhe mbi bankën në këtë rast nuk do

të rëndoj asnjë përgjegjësi ligjore. Banka, në mënyrë që të mbrojë veten ashtu siç

duhet, në mënyrën më adekuate të mundshme, duhet ti kërkojë gjykatës që të

përcaktojë edhe natyrën e qëllimit të informacionit në mënyrë që të mund ta përdorë

informacionin e dhënë si mbrojtjë në rast se banka përfundon duke u paditur nga

klienti ose pala e tretë. Siç u tha, legjislacioni nuk ka bërë edhe aq shumë në aspektin

e zgjidhjes së këtij konflikti që banka ka, kështu që palët mbështeten në gjykate në

raste të ngjashme dhe në mënyrë që të mbrojë veten banka duhet te negociojë me

autoritetet përkatëse.

Për më tepër, në rastin Shah v. HSBC, vihet përsëri në qëndër te vëmendjes pozita e

vështirë e bankës. Gjykata e Apelit trajton padinë nga klienti për dëme ndaj bankës

me akuzën se kjo e fundit ka shkelur detyrën e saj për konfidencialitet dhe se nuk ka

treguar kujdes të arsyeshëm në momentin e ekzekutimit të urdhrit. Shah pësoi

vështirësi financiare duke pasur një humbje financiare prej $ 300 milion. Dëmet e

shkaktuara ndaj paditesit ishin pamundësia e tij për të paguar punonjësit e tij, pasi

llogaritë e Shah ishin ngrirë nga autoritetet e Zimbabve. Në këtë rast ekzistonte një

përplasje interesash pasi banka nuk mund të jepte një shpjegim të arsyeshëm se pse

llogaritë bankare ishin ngrirë. Gjykata e Larte, ishte e vetëdijshme se kishte një kusht

të nënkuptuar në kontrate që e lejonte bankën që të refuzonte ekzekutimin e pagesave,

kur mungonte pëlqimi i duhur sipas nenit 335 te POCA-s, në rastet kur ekzistonte

dyshimi për një transaksion të bërë për pastrim parash. Kjo do të thote se ekziston një

kufizim i nënkuptuar i detyrës për konfidencialitetit në rast dyshimesh sipas

rregullave te POCA-s. Bankat kanë detyrimin që të mos marrin parasysh

informacionin e klientit duke qënë se gjatë periudhës midis dhënies së informacionit

dhe dhënies së miratimit për pëlqim, performanca që lind nga detyrimi kontraktual i

bankave do të ishte i paligjshëm sipas POCA-s. Banka në mënyrë që të mos të jetë

duke kryer një vepër penale sipas nenit 388 duhet të tregojë llogaritë bankare të

klientit dhe përsëri nuk mund të jetë në shkelje të kontrates pasi ligji e lejon atë të

veprojë ashtu. Gjykata e Lartë arriti në përfundimin që banka nuk është e arsyeshme

të akuzohet për shkelje të kontratës për sa kohë ajo vepron sipas ligjit.

76

Page 77: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  77  

Ka disa raste kur banka detyrohet ligjërisht të zbulojë informacioninin konfidencial

për klientin siç është rasti i gjendjes së llogarive bankare të klientëve të saj, gjatë

rrjedhës së procedimit ligjor kundër klientit te saj, si në rastin Bucknell v. Bucknell.

Si rezultat, për sa i përket çështjes së parë të proporcionalitetit, mund të rekomandohet

se gjykatat mund ta interpretojnë nenin 330 se kërkon dyshime mbi baza të

arsyeshme, ashtu siç është norma e pranuar brenda ligjeve penale171 dhe në mënyrë

efektive, ndoshta mund të balancohet nëvoja për dhënien e informacionit dhe për

rëndësinë e konfidencialitetit klient-bankë, pa limituar efektivitetin e regjimit të

parandalimit të pastrimit te parave.172 Robert Stokes nuk pajtohet me vendimin në

cështjen ‘K Ltd’, të cilin e vlerëson si zhgënjyes dhe të ashpër.173 Në fakt, ligji për

krimin kundër terrorizmit dhe ligji mbi sigurinë e vitit 2001,174 bëri të mundur shtimin

e një neni të ri, atë 21 A në ligjin kundër terrorizmit, sipas të cilit rregulloi rastet e

dështimit të një institucioni për të identifikuar dhe raportuar “baza të arsyeshme për të

dalluar ose dyshuar rastet potenciale të pastrimit të parave”. Kjo, thote Griffiths,

sqaron detyrimet e bankave, duke ua bërë atyre më të lehtë transmetimin e

informacioneve, pa pasur frikë se po shkelin detyrimin e konfidencialitetit.175 Pra,

legjislacioni përmban gjithashtu disa udhëzime, por, mund të thuhet se gjykatat luajnë

rolin qëndror në këtë çështje nëpërmjet interpretimit që ata japin.

Në lidhje me çështjen e tipping off api informimit sekret, mund të mendohet se një

zgjidhje e pjesshme për këtë dilemë është dhënë nga lordi Woolf MR në Governor &

Company.176 Megjithëse, për sa i përket kësaj dileme, aty jepet udhëzim i kufizuar,

lordi Woof sugjeroi se autoritetet duhet të bashkëpunojnë me bankat me qëllim për t’u

përpjekur e për të gjetur zgjidhje të ndjeshme në lidhje me çfarë mund t’i zbulohet një

klientit në mënyrë që të shmangen përgjegjësinë penale të bankës pas nxjerrjes së të

dhënave konfidenciale të klientit dhe banka në këtë rast duhet të kërkojë deklarim të

                                                                                                               171 Robert Stokes (n 120) 523 172 ibid 173 ibid 174 Referuar në vijim me shurtimin ATCSA 175 G.Griffiths dhe S. Robert-Tissot (n 105) 269 176 Governor and Company of Bank of Scotland Ltd. v Bennett and Another [2001] EWCA Civ 52; [2001] 1 WLR 751; [2001] All ER (D) 81; Shiko gjithashtu: M. Chan, ‘Banks Caught in the Middle’ (2001) Co Lawyer 245-246

77

Page 78: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  78  

përkohshëm sigurues. 177 Gjithashtu, mbrojtjet e bankës në rastet e dhënies së

informacioneve sekrete mund të gjenden edhe në nenet 333 B, C, D të POCA-s178

Dallohet se konflikti me të cilin përballen bankat është i padiskutueshëm. Përpjekja

për të arritur një ekuilibër mes dhënies së informacionit dhe detyrimit për

konfidencialitetit ka rëndësi jashtëzakonisht shumë të madhe. Problemet e informimit

sekret nga njëra anë dhe akuzat për cënimin e të drejtave të njeriut nga ana tjetër janë

shqyrtuar si probleme dominuese, të cilat shkaktojnë këtë situatë jo të mirë. Mund të

thuhet se, me përjashtim te ATCSA-së, legjislacioni nuk e zgjidh me efikasitet këtë

mosmarrëveshje dhe, për rrjedhojë, është lënë në gjykimin e gjykatave dhe në

interpretimin e POCA-s. Disa zgjidhje për tejkalimin e kësaj pengese kanë shkuar

drejt fundit, gjë që mund të shihet si ndihmë për zgjidhjen e kësaj situate.

                                                                                                               177 Sipas CPR 25 178 B. Michael (n 125) 510  

78

Page 79: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  79  

Kapitulli III

Pagesat dhe transaksionet e paautorizuara të fondeve Transaksionet e pagesave apo sic quhen ndryshe pagesat e paautorizuara presupozojnë

transferimin e bilancit të kredisë nga njëra bankë në tjetrën, i cili përfundon me

krijimin e një detyrimi të ri. Sipas Ellinger-it, mund të ndodhin dy lloje të ndryshme të

transferimit të fondeve. Këto janë transferimi i kreditit dhe ai i debitit.179 Në debitet

direkte, paguesi, duke nënshkruar një mandat, i jep bankës së tij autorizimin e

nevojshëm për të paguar personin që do të marri këtë pagesë. Nga ana tjetër, ka

shumë raste të tjera të cilat trajtojnë pagesat e paautorizuara. Rasti më i zakonshëm

derivon përgjithësisht nga çeqet, por mund të ndodhë edhe nga shkaqe të tjera, si për

shembull mashtrimi. Pra, si rezultat transferimi mund të përfshijë gjithashtu edhe

metoda të tjera.

Kështu, nëse bëhet një pagesë e paautorizuar, regjimet e ndryshme ligjore

sanksionojnë rregulla të ndryshme me qëllim për të përcaktuar se kush duhet ta vuajë

e mbartë humbjen, banka apo klienti. Kjo do të thotë se përgjegjësia e bankës apo e

klientit në cdo rast varet nga një situatë në tjetrën. Geva në librin “Bank Collections

and Payment tranactions” deklaroi se nga studimet e bëra të deritanishme, duket se

regjimi i shteteve të bashkuara të Amerikës është ai më efektiv në përmbushjen e

standardit të dëshiruar duke ofruar stimuj për të eliminuar apo të paktën për të

zvogëluar humbjet e shkaktuara nga transaksionet e paautorizuara, nëpërmjet

implimentimi të UCC-së.180 Megjithatë, në përgjithësi, është e vështirë të theksohet

një qasje e vetme, e cila mund të zbatohet më së miri në krahasim me të tjerat.

Përsa i përket kuadrit ligjor shqiptar, në lidhje me pageset e paautorizuar, shteti

shqiptar në kundërshtim me regjimin e Mbretërisë së Bashkuar, Shtetet e Bashkuara

dhe PSR-në, nuk e ka të mirëpërcaktuar se në cilin moment, pra se kur një klient i cili

vihet në dijeni se janë dhunuar llogaritë e tij bankare ka të drejtë për të raportuar në

bankë e më pas për të ngritur padi dhe si vijim për të nisur procesin gjyqësor. Si

rezultat, në Shqipëri, ky klient për këto lloj padish do i referohet vetem kodit civil për                                                                                                                179 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 114 180 Benjamin Geva, Bank Collections and Payment Transactions: A Comparative Legal Analysis (2001)  

79

Page 80: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  80  

kthimin e shumave në bankë, e përkatësisht, nenit 113, pika ç të tij, i cili sanksionon

se këto lloj padish nuk parashkruhen, cka do të nënkuptojë që ato nuk kanë afat.181

Pra, si rrjedhim kjo e drejtë e klientit është një e drejtë e pakufizuar e pa afat.

Gjithashtu, klienti, ndër të tjera, mund t’i referohet edhe nenit 640 të po këtij kodi për

padinë për shpëblimin e dëmit. Po duke iu referuar kodit civil në rast se provohet se

është banka institucioni që është në faj dhe ka kaluar 3 vjet si afat kohor nga dita që

merr dijeni sipas nenit 115, pika dh, parashikohet se padia parashkruhet brënda afatit

prej 3 vjetësh. Sipas këtij neni për kalimin e shpërblimit të dëmit jokantraktor,

parashikimi i padisë fillon nga dita kur i dëmtuari ka ditur ose duhet të dinte për

dëmin e pësuar dhe personin që e ka shkaktuar atë. Për te përckatuar se kur fillon ky

afat kjo parashikohet në Nenin 121 te këtij Kodi. Kjo do të thotë se kjo marrëdhënie

klient – bankë është tërësisht një marrëshënie kontraktore dhe si e tillë ajo gjen

rregullim vetëm tek kodi civil dhe nuk ekziston një e drejtë e vecantë bankare që të

rregullojë kuadrin ligjor lidhur me këtë cështje problematike.

Gjithsesi, kjo e drejte e çdo qytetari për të kërkuar dëmshpërblim për dëmet e

shkaktuara nga ana e bankës, është në kundërshtim me nenin 17 të kushtetutes pasi ai

nuk është në interes të publikut dhe nuk ka proporcionalitet mes të drejtes së kufizuar

dhe qëllimit të ligjvënësit për të kufizuar këtë të drejtë. Për më tepër në kushtetutë

shprehet në mënyrë eksplicite se duhet të jetë vetëm në rastin e një gjëndje e

jashtezakonshme atëherë kur mund të ishin të justifikueshme kufizimet e mësipërme.

Pra, nga sa më lart kuptohet se regjimet e ndryshme i rregullojnë në mënyra të

ndryshme marrëdhëniet bankë – klient gjatë një transaksioni bankar. Gjithsesi,

vështirësia më e madhe e rregullimit të kësaj marrëdhinie është në rastet e pagesave të

paautorizuara. Në këtë kapitull, me qëllim që të arrijm në një konkluzion se cili sistem

ligji është më i favorshmi e më efektivi për rregullimin e kësaj marrëdhënie, në rastet

e transaksioneve të paautorizuara, do të bëjmë një krahasim me të detajshëm midis

këtyre sistemeve, përkatësisht në Mbretësinë e Bashkuar, PSR-ë, Shqipëri, Shtete të

Bashkuara të Amerikës dhe UNCITRAL-it.

                                                                                                               181 neni 113 i Kodit Civil te Republikes se Shqiperise

80

Page 81: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  81  

POZICIONI SIPAS MBRETËRISË SË BASHKUAR

Në Mbreterinë e Bashkuar koncepti i riskut është i lidhur me një përgjegjësi të madhe

të mbartur nga bankat në lidhje me transfertat e paautorizuara të fondeve. Lordi

Viscount Haldane, në rastin e London Joint Stock Bank Ltd kundër Macmillan182 ka

cituar ndër të tjera se "bankieri ... është i detyruar që t’i paguajë çeqët [e klientit] pa

asnjë vonësë në masën e bilancit dhe të vlerës që është shënuar në të" dhe, në Royal

Products kundër Midland Bank183 u deklarua se banka duhet ta bëjë këtë me kujdes

dhe aftesi. Nëse banka devijon nga ky detyrim, ajo do e bëj këtë duke e ndërrmarë

vetë rrezikun, thote Ellinger-i.184 ‘Rrezik’ në këtë rast do të nënkuptojë riskun e

bankave që të mbartin vet humbjet në rastet e pagesave të paautorizuara; domethënë

humbja e të gjithë ose të një pjese të shumës së fondeve të klientit si përshembull për

shkak të një veprimi në konvertim sic ndodhi tek OBG v Allan185, humbja e interesit

dhe madje edhe përfundimi i një kontrate duke kërkuar shlyerjen e dëmeve të

shkaktuara për shkak se kërkesa, porosia dhe ‘urdhri’ i klientit nuk është kryer në

mënyrë të saktë sic thekson Xavier Thumnis.186

Gjithsesi, nëse një bankë ka kryer në fakt një transferte të paautorizuar te fondeve, ajo

mund të mbështëtet në mbrojtjet që ofron common law si garanci me qëllim për të

shmangur përgjegjësinë dhe për të rikuperuar shumën e humbur nga llogaria e klientit.

Megjithatë, së pari duhet të sqarohet se në “common law”, pavarësisht se si qëndron

peoblemi, cështja duhet të përcaktohet në bazë te parimeve te përgjithshme te ligjit,

shumë prej të cilave mund të rrjedhin nga analogjia me ligjin që rregullon alokimin e

humbjeve në rastin e një çeku apo forme tjetër transaksioni të falsifikuar, siç

pretendon Geva.187

“Common law” dhe ligjet e shumta mbi kapitalin i sigurojnë bankës mbrojtje të

caktuara që aplikohen në momentin kur klienti kundërshton transaksionin monetar të

kryer si përshembull vlefshmërinë e pagesës së një çeku. Këto raste ndodhin kryesisht

                                                                                                               182 London Joint Stock Bank, Ltd. v. Macmillan and Arthur, [1918] A.C. 777 All ER Rep 30 183 Royal Products Limited v Midland Bank Limited [1981] 2 Lloyd’s Rep 194, [1981] Com LR 93, 10 LDAB 260 184 E.P. Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 116 185 OBG Ltd v Allan [2007] UKHL 21 186 Xavier Thumnis 187  Benjamin Geva, Bank Collections and Payment Transactions: A Comparative Legal Analysis, 2001

81

Page 82: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  82  

kur banka ka paguar një çek në një mënyrë që bie ndesh me udhëzimet dhe

instruksionet e dhëna nga klienti.

Këto situata të komplikuara nga ku banka mund të përfitojë mbrojte mund të

klasifikohen në 3 grupe kryesor ku përfshihen së pari heqja e porosisë. Kjo ka të bëjë

kryesisht me rastet në të cilat çeku është ndryshuar nga një palë e paautorizuar, e cila

përshembull e ka shtuar shumën e shkruar aty ose ka ndryshuar emrin e personit

përfitues. Nëse bankat e paguajnë instrumentin e ndryshuar, atëherë kjo do të thotë se

ajo e tejkalon autoritetin që i është dhënë nga klienti. Ndryshimi i paautorizuar e

shfuqizon në mënyrë të menjëhershme çekun nëse ndikon dhe afekton në mënyrë

thelbësore atë. Shuma e vendosur në një çek, emri i personit përfitues, data në të cilën

supozohet të jetë tërhequr ceku dhe çdo shënim tjetër në të do të presupozohen si

detaje thelbësore e të rëndësishme. Klienti ka të drejte të kundërshtojë debitimin e

llogarisë së tij bankare kur ajo kryhet duke u bazuar në një pagese të tillë të

paautorizuar, përveçse në rastet kur banka ka një mbrojtje specifike. “Common Law”

siguron një mbrojtje te tillë për bankat, ose në rastet kur vet klienti mundëson

ndryshimin e cekut si pasojë e pakujdesisë së tij, ose kur sjellja e tij ishte e tillë që ta

nxiste bankën që të besonte se gjithçka shkonte mire me atë cek dhe ai ishte i saktë.

Është pikërisht sjellja e klienti në këtë rast ajo që i jep shkak mbrojtjes së bankës

nëpërmjet të ashtëquajtur “estoppel” ose heqje porosie.

Së dyti, përfshihet ratifikimi. Ky përbën rastin në të cilin banka mund të përfitojë

mbrojtje në “common law” kur realizohet një pagesë e paautorizuar dhe kur është vet

klienti ai që e ratifikon nënshkrimin e paautorizuar, pra jep pëlqimin në kryerjen e

transaksionit monetar.

Rasti i tretë në të cilin “common law” i siguron bankës një mbrojtje është paqartësia

ose dykuptueshmëria e një mandati dhe kjo ndodh kur udhëzimet dhe instruksionet e

dhëna nga klientët janë në ambiguitet ose quajtur ndryshe jo plotësisht të qarta. Kjo e

fundit e corienton bankën duke arritur në kryerjen e një transaksion të gabuar.

Kështu, mund të ndodhë që klienti të japë një urdhër anulimi për pagesën e një çeku

pa dhënë detaje të mëtejshme se për kë cek ekzaktësisht bëhët fjalë apo mund të

82

Page 83: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  83  

përshkruaj instrumentet gabim dhe si rezultat banka nuk mund te identifikojë çekun e

saktë që duhet ndalur.

Së fundmi, njihet edhe mbrojtja në formën e garancisë ose e quajtur mbrojtje e

barabartë. Kjo e fundit bazohet në shkarkimin e një borxhi të vlefshëm nga ana e

bankave.

Pra, mbrojtjet që vë në dispozicion “common law” janë: heqja e porosisë, ratifikimi

dhe ambiguiteti i mandatit. Banka, gjithashtu, nga sa më lart ka në dispozicion të saj

edhe mbrojtjen në formën e një garancie, kur klienti ka përfituar nga një pagesë e

paautorizuar. Në vijim të kritikës ligjore të këtij kapitulli, këto mbrojtje të

lartpërmendura të ofruara për bankën do i analizojmë më thellësisht duke u bazuar tek

precedentët e shumtë të Mbretërisë së Bashkuar.

Heqja e porosisë

Kur sjellja e klientit ka mundësuar që banka të mendojë se nuk ka pasur asgjë të

gabuar në lidhje me çeqet e nënshkruara, është pikërisht kjo formë e të vepruarit,

sjellja e klientit kundrejt bankës ajo do të mundësojë mbrojtjen e kësaj të fundit

nëpërmjet heqjes së porosisë. Pra, është pikërisht sjellja e klientit, para ose pas

momentit kur klienti bëhet i ndërgjegjshëm që një çek është falsifikuar, ajo që i jep

bankës mundësinë për t’u mbrojtur. Në një nga cështjet më të rëndësishme në

Mbretërinë e Bashkuar e të kthyer në precedent e që thekson pikërisht mbrojtjen e

bankës është ajo e Brown kundër Westminster Bank Ltd.188, ku klienti kishte pësuar

humbje si pasojë e falsifikimit të çekut por ku banka mundi të mbrohej me anë të

heqjes së porosisë, mbrojtjes së quajtur “estoppel”. Më konkretisht, një mënyrë

sjelljeje që e ‘qetëson’ bankën duke e bërë atë që të besojë se transaksioni është i

autorizuar është ajo kur klienti nuk e informon menjëherë bankën me përpikmëri për

falsifikimet e këtyre çeqëve dhe si rrjedhim kjo do t'i mundësonte bankës që të

mbështëtej në mbrojtjen nëpërmjet heqjes së porosisë. Në këtë rast, ky parim mbrojtje

zbatohet kur klienti nuk arrin ta informojë bankën në mënyrë të menjëhershme, me

                                                                                                               188 Brown v. Westminster Bank Ltd. [1964] 2 Lloyd’s Rep 187, 8 Legal Decisions Affecting Bankers 2986, Queen’s bench division (Commercial Court)

83

Page 84: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  84  

shpejtësi e përpikmëri në kohën e duhur në lidhje me falsifikimin e çekut të lëshuar

prej tij.

I njëjti konkluzion u arrit edhe në cështjen Greenwood kundër Martins Bank Ltd.,189

ku banka nuk u konsiderua si përgjegjëse në rastin kur ishte detyra e klientit që të

bënte zbulimin e plote dhe të jepte të gjithë informacionin e plotë në bankë rreth

transaksionit të gabuar në momentin kur sapo ai të kishte zbuluar falsifikimin fillestar.

Fjala, ‘sapo’, e theksuar në vendim është ajo që bën diferencën në aspektin kohor

midis “common law” dhe PSR-së. Duke iu referuar këtij të fundit, një përdorues

shërbimi pagesash duhet të njoftojë ofruesin e shërbimit pa vonesë të panevojshme

dhe, në çdo rast, jo më vonë se 13 muaj pas dates së debitimit të llogarive bankare të

tij. Ndërkohë, që në common law, duke qënë se nuk ekziston një afat kohor i caktuar,

determinant e vendimtar, lindin debate të shumta rreth faktit se kur do të merret në

konsideratë fjala “sapo”. Kështu, varet nga njëri rast në tjetrin, se cila është koha e

duhur kur klienti duhet të kishte bërë zbulimin e plotë të të gjithë njohurive të tij, në

mënyrë që ai te mos mbante përgjegjësi dhe, si rezultat, të mos pësonte humbje.

Duke ritheksuar përsëri rastin e Greenwood kundër Martins Bank Ltd., heshtja e

personit i cili kishte pësuar humbje e bëri bankën që të mendonte e të besonte se nuk

kishte asgjë të gabuar me nënshkrimin e cekut. Klienti në këtë rast duhet të mbajë vet

përgjegjësinë për humbjen me arsyetimin se ka shkaktuar të ashtëquajturën heshtje të

qëllimshme. Për më tepër, sipas “common law”, banka do të ndërpresë procedurat për

të zbuluar nëse nënshkrimet ishin te autorizuara apo jo nga klienti. Precedenti në fjalë

sugjeroi se nëse heshtja e klientit nuk i shkakton ndonjë humbje bankës, kjo e fundit

nuk ka të drejte të kontestojë debitimet që mund ti ndodhin llogarisë së tij bazuar në

falsifikime të mundshme. Në të vërtete, klienti duhet të ketë kryer ndonjë formë

përfaqësimi ose sjelljeje të atillë që banka të mbëshetet dhe të besoj se ai ka vepruar

drejt duke kryer një transaksion. Pra, duhet të theksohet se heshtja e qëllimshme mund

të përceptohet dhe konsiderohet si përfaqësim.

Megjithatë, siç u vendos në cështjen Tai Hing Cotton Mill Ltd kundër Liu Chong Hing

                                                                                                               189 Greenwood v. Martins Bank Ltd., [1932] 1 K.B. 371; [1933] A.C. 51

84

Page 85: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  85  

Bank Ltd.,190 klienti nuk është i detyruar të mbajë në cdo kohë një ‘sy vigjilent’ mbi

biznesin e tij në mënyrë që të zbuloj raste të falsifikimeve. Bankat e kontestuan

pretendimin duke nxjerr si shkak faktin se paditësit kishin shkelur detyrimin e tyre për

kujdes, i cili ishte i shpehur dhe në kushtet e kontrates dhe ligjit për përgjegjësi civile.

Në këtë rast, kur ndodh një shkelje kontraktuale, nëse një klient nuk ndëshkohet për

moskujdes për të kontrolluar pasqyrat bankare ose kur ai nuk kontrollon punonjësit

gjatë kryerjes së detyrave të tyre në rastet kur tagrat e dhëna përfshijnë edhe dhënie

firme për transaksione financiare, ky klient nuk duhet të ndëshkohet as për moskujdes

në aspekte te tjera.

Këshilli i quajtur “The Privy Council” refuzoi ekzistencën e një detyrimi nga ana e

klientit për të marrë masa paraprake dhe gjithashtu edhe të detyrimit tjetër për të

kontrolluar në mënyrë periodike pasqyrat bankare me qëllim që ai të jetë në gjendje

në cdo kohë për të njoftuar bankën në rastet e kryerjes së ndonjë transaksioni të

paautorizuar. Kështu, u gjykua se asnjëri nga detyrimet nuk do të nënkuptohej si një

incident i domosdoshëm i marrëdhënieve bankë-klient te vendosura nga ligji i

përgjithshëm i kundër mashtrimit.

Një tjetër rast i rëndësishëm, sipas “common law” është Price Meats Ltd kundër

Barclays Bank191, ku, sipas fakteve, paditesi i cështjes ka dështuar në përmbushjen e

detyrimit te tij për të informuar bankën në lidhje me falsifikimet për të cilat ai kishte

njohuri konstruktive, që do te thote “heshtje në dijeni të fakteve materiale. Mbrojtja e

pretenduar nga klienti ishte se ai kishte vetëm informacionin rreth njohurive të

përgjithshme duke zotëruar mjetet e duhura për pasjen e njohurive në tërësi por jo

atyre reale.

Një ndër gjyqtaret e kësaj cështje, me qëllim arritjen e marrjes së një vendimi

përfundimtar, në dhënien e gjykimit të saj, iu referuar rastit precedent McKenzie

kundër British Linen Co.192, duke interpretuar faktin se njohuria konstruktive në

sensin që klienti zotëronte thjesht mjetet e duhura për pasjen e njohurive të

përgjithshme nuk ishte e mjaftueshme. Në këtë hendek e mospërputhje të krijuar

                                                                                                               190 Tai Hing Cotton Mill Ltd. v. Liu Chong Hing Bank Ltd., [1985] 2 all er 947, [1985] 2 lloyds rep 313, [1985] 3 wlr 317, [1986] ac 80, [1985] ukpc 22 191 Price Meats Ltd. v. Barclays Bank Plc. [1999] EWHC Ch 190 192 McKenzie v. British Linen Co. [1881] 6 App. Case  

85

Page 86: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  86  

midis këtyre dy llojeve të ndryshme të njohurive, klienti pretendonte se nuk kishte

baza te arsyeshme që të besonte se kishte ndodhur një falsifikim. Mbrojtja e bankës,

në këtë rast, ajo nëpërmjet mënyrës së heqjes së padisë, pra me anë të ‘estoppel’ me

arsyen se klienti kishte patur mundësi për të zbuluar falsifikimin, u përjashtua si

opsion mbrojtjeje. Si përfundim, klienti nuk ishte përgjegjës për humbjet e pësuara

dhe ishtë detyrim i bankës për t’i rikuperuar ato.

Në të kundërtën, në cështjen Macmillian193, lordi Finlay LC tha se, nëse një çek është

lëshuar në një mënyrë të atillë që lehtëson mashtrimin, atëherë klienti kryen shkelje të

detyrës së tij dhe ai do të jete personi mbartës i përgjegjësive ndaj bankës për

humbjen që rrjedh nga kjo shkelje. Detyra e klientit cilësohet të ishte që ai të merrte

masa paraprake të arsyeshme gjatë momentit të nënshkrimit dhe të lëshimit të çeqeve

në mënyrë që të parandalonte falsifikimet e mundshme. Megjithatë, Ellinger-i

argumenton se parimi i Macmillan dhe Greenwood, i cili ripërcaktoi dhe sqaroi edhe 1

herë parimin që u vendos në cështjen Tai Hing, ka një fushë më të ngushtë zbatimi,

pasi është e vështirë për bankën që të risjellë veten në caqet apo kufinjtë e përcaktuar.

Gjithsesi, në cështjen Slingsby kundër District Bank Ltd.,194 Gjykata e apelit në

Mbretërinë e Bashkuar sugjeroi se jo çdo vend bosh apo detaj i paplotësuar gjatë

lëshimit të një çeku, përfshin neglizhencë nga ana e klientit. Organi vendimarrës, në

këtë rast, vendosi se situata konkrete nuk duhet të konsiderohet si një shkelje e detyrës

nga ana e klientit. Kështu, e gjithë ideja thelbësore është që, në mënyrë që të mos jetë

përgjegjës, klienti duhet të jete i kujdesshëm dhe duhet të përpiqët të parandalojë sa

më shumë të mundet mundësitë e një mashtrimi potencial.

Ekzistojnë rrethana të ndryshme në çdo rast që bëjnë të mundur dallimin e vijës së

hollë të vendosur midis njohurive konstruktive dhe atyre aktuale. Sipas PSR-së, kjo e

fundit e trajton edhe më me detaje idenë se kush duhet t’i mbartë humbjet duke arritur

në përfundimin se, në rastin e një transaksioni pagesash të paautorizuara të ekzekutuar

nga paguesi, ofruesi i shërbimit të pagesave duhet t'ia rimbursojë shumën menjëherë

atij. Nga ana tjeter, banka duhet të rikthejë llogarinë e debituar të pagesave në sasinë

dhe në gjëndjen që ajo duhet të kishte qënë paraprakisht nëse pagesa e paautorizuar

                                                                                                               193 London Joint Stock Bank Ltd v. Macmillan [1918] a.c. 777 194 Slingsby and others v. District Bank Ltd. (Manchester) [1931] 40 Ll.L.Rep. 360

86

Page 87: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  87  

nuk do të kishte ndodhur fare. Në këtë rast është detyrimi i paguesit që të njoftojë

bankën në lidhje me njohuritë dhe informacionin që disponon në lidhje me kryerjen e

një pagese të paautorizuar dhe është detyrimi i bankës që të ketë barrën e mbledhjes

së fakteve që të vërtetojnë se pagesa është autentike.

Për më tepër, një sjellje e klientit që bën të mundur që ky i fundit të humbasë

mundësinë e ngritjes së padisë kundër bankës është pakujdesia tij e ushtruar në lidhje

me tërheqjen e çekut. Kur ai plotëson dhe nënshkruan vëndet bosh të një çeku,

pozicioni i klientit mbulohet nga neni 20, paragrafi 1 i BEA-së së vitit1882. Kjo pjesë

e ligjit përcakton se një person që posedon një çek me vende boshe për tu plotësuar,

ka autoritet “prima facie” për të plotësuar vendin bosh në çfarëdo mënyrë që ai e

mendon si të përshtatshme. Qëllimi kryesor është mbrojtja e një mbajtësi të ardhshëm

të cekut tashmë të plotësuar. Përveç kësaj, kur banka paguese paguan çekun në

mirëbesim, klienti është i ndaluar që ta kontestojë pagesën, edhe pse çeku është

plotesuar në mënyrë te paautorizuar, siç ndodhi në cështjen ‘London Joint Stock Bank

Ltd kundër Macmillian dhe Arthur’. Nga sa më lart, duket se precedent i mësipërm vë

një detyrim mbi klientin, në mënyrë që ai të ushtrojë kujdes të arsyeshëm kur lëshon

një çek, duke e përdorur ne këtë mënyrë pakujdesinë nga ana e tij si një pikë

mbrojtjeje për bankën. Gjithsesi, parimi i ‘Tai Hing’ ka vendosur kufizime mbi këtë

qasje. Në këtë rast, lordi Scarman, pretendoi se detyrimet e klientit janë të kufizuara

në atë që mund të shihet si “incident i domosdoshëm i marrëdhënies", pra mund të

ndodh kur klientit nuk i kërkohet të jetë vigjilent për biznesin në një mënyrë që do të

mundësonte shmangjen e të parandalonte mashtrimin dhe përvec kësaj nuk ka detyrim

më të madh sesa ai sipas përgjegjësive civile.

Një tjetër situatë e ndërlikuar lind kur klienti nuk e nënshkruan fare çekun në vendin e

përcaktuar, dhe kështu ai mundëson që të ndodhë një mashtrim potencial. Nëse sjellja

e klientit përfshin neglizhencë, në këtë rast ai është përgjegjës sic u vendos në

cështjen Young kundër Grote.195

Ratifikimi

                                                                                                               195 Young v Grote (1827) 4 Bing

87

Page 88: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  88  

Ratifikimi, qoftë i shprehur ose i nënkuptuar, mund të pranohet si mbrojtje nga bankës

kur klienti shprehimisht e ratifikon lëshimin e paautorizuar të cekut, ose kur sjellja e

tij tregon se e ka miratuar veprimin e kryer nga banka sic ndodhi tek precedenti

London Intercontinental Trust Ltd kundër Barclays Bank.196 Megjithatë, kjo zbatohet

vetem në marrëdhëniet midis klientit dhe bankës dhe nuk mund të përdoret në rastet e

falsifikimit të nënshkrimeve si tek cështja Brook kundër Hook.197 Pra, ratifikimi mund

të pohohet ose kur klienti e ratifikon shprehimisht lëshimin dhe kryerjen e

transaksionit të paautorizuar në tërësi, ose kur sjellja e tij tregon se e ka miratuar aktin

e bankës dhe debitimin e llogarive.

Nga ana tjetër, kur një bankë tejkalon autoritetin e saj në terheqjen e një çeku, veprimi

i tij ose mund të ratifikohet ose të miratohet nga klienti. Ratifikimi e përjashton

klientin që të kontestojë në të ardhmen të drejtën e bankës paguese dhe t’i kërkojë asaj

në të ardhmen përgjegjësinë për të debituar llogarinë e tij me vlerën e shumës së

çekut. Në të kundërt, banka paguan për një çek të lëshuar nga klienti për një shumë që

e tejkalon autoritetin e tij, pra instrumenti paguhet, edhe pse përshembull një drejtor, i

cili është i autorizuar të lëshojë një cek për llogari të kompanisë ku ai punon duhet ta

bëjë këtë bashkërisht me funksionarë te tjerë, dhe ndërkohë lëshimin banka e bën

vetëm me firmën e tij dhe jo duke kërkuar edhe nënshkrim shtesë ashtu sic faktikisht

duhet, e ka kaluar autoritetin e tij.

Kjo e fundit si rast praktik ka ndodhur në cështjen London Intercontinental Trust Ltd

kundër Barclays Bank198, ku banka i pagoi çeqet edhe pse ato kishin nënshkrimin e

një drejtori të vetëm në vend të dy nënshkrimeve që kërkoheshin.

Ratifikimi zbatohet vetem në marrëdhënien kreditore klient-bankë dhe jo kur një

person, i cili nënshkruan një çek që i përket një tjetri, nuk ka fare autoritet që ta bëjë

dicka të tillë. Pikëpamja mbizoteruese, e tillë si në cështjen ‘Brook kundër Hook’,

është se një falsifikim nuk mund të ratifikohet.

                                                                                                               196 London Intercontinental Trust Ltd. v. Barclays Bank Ltd. [1980] 1 lloyd's rep. 241, Queen's Bench division (Commercial court) 197 Brooks v. Hooks [1965] 221 Ga. 229, Supreme Court of Georgia, USA 198  ibid 204  

88

Page 89: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  89  

Për më tepër, gjykata, në çështjen Midland Bank Ltd kundër Seymour199 ka deklaruar

në mënyrë eksplicite se detyra kryesore e një banke është që t'i përmbahet në mënyrë

strikte udhëzimeve që atyre iu jepen. Bankat mund të përballen me rreziqe të rënda

përgjegjësie si në rastin BMP Global Distribution Inc kundër Bankës së Nova

Scotia200, kur gabimisht ato, gjatë kryerjes së transaksioneve, nuk kanë vepruar në

përputhje me udhëzimet e klienteve, siç e përshkruan Xavier Thumnis në artikullin e

tij “Trendet e fundit që ndikojnë te përgjegjësitë e bankave gjatë operacioneve të

transferimeve elektronike të fondeve” ose janë pëfshirë në mashtrime financiare, pasi

fondet keqpërdoren dhe më pas transmetohen nëpërmjet sistemit bankar. Geva i

përshkruan më në detaje transfertat e fondeve të paautorizuara, pasi kjo mund të

përfshijë një agjent që tejkalon autoritetin real që ka.201

Udhëzime në ambiguitet (të dyshimta)

“Udhëzime të qarta janë ato që mund të kuptohen pa probleme” sipas kushteve të

Përgjithshme të Barclays, qershor 2014.202 Në fakt, banka ka të drejten e rimbursimit

për aq kohë sa ajo vepron në atë që e konsideron se ka qënë qëllimi i ndershëm i

klientit sic ndodhi në precedentin Irlanda kundër Livingston-it.203 Megjithatë, kjo

zbatohet vetem kur ambiguiteti nuk është i dukshëm. Kështu, një bankë nuk është

përgjegjës për mosbindjen ndaj instruksioneve të qëllimshme të klientit nëse këto të

fundit do të ishin po aq të dyshimta e me ambiguitet sa do të mashtronin një njeri të

arsyeshëm. Në cështjen Cuncliffe204 u gjykua se një bankë ka për detyrë që t'i bindet

udhëzimeve e instruksioneve të klientëve vetëm nëse ato janë qartësisht të shprehura.

Doktrina e ofrimit të garancisë

Ekuiteti siguron një mbrojtje tjetër shtesë, përvec atyre të siguruara nga e drejta

kontraktuale. Parimi i përgjithshëm i ekuitetit është se ata që paguajnë kërkesat

                                                                                                               199 Midland Bank, Ltd. v. Seymour., [1955] 2 Lloyd's Rep. 147. Queen's bench division 200 BMP Global Distribution Inc v. Bank of Nova. Scotia (2009) 201 Benjamin Geva (n.187) 202 Kushtet e Pergjithshme te Bankes Barclays Plc. 203 Ireland v. Livingston (1872) L.R. 5 H.L. 396 204 Cunliffe v. Cunliffe [1920]  

89

Page 90: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  90  

legjitime të detyruara, në një mënyrë apo në një tjeter, duke përfituar njëkohësisht

edhe nga paratë e personave të tjerë që atyre ju është dhënë paradhënie për këtë arsye,

në thelb, nuk duhet ta posedojnë këtë përfitim për të shfrytëzuar këta persona me

qëllim që të paguajnë borxhet e tyre, ka sqaruar Wright J në cështjen B. Liggett,

Liverpuli kundër Barclays.205 Në doktrinën e kapitalit, banka duhet të jetë e aftë që të

mbështetet në parimin e zëvendësimit (Liggett), por zakonisht ndaj saj bëhet një qasje

kufizuese, siç tregohet edhe në precedentin Crantrave Ltd kundër Lloyds Bank.206

Ellinger-i argumentoi se as mbrojtja nëpërmjet doktrinës së ekuitetit dhe as as ajo

nëpërmjet common law nuk i japin bankës një mbrojtje gjithëpërfshirëse për të gjitha

rastet e fondeve të paguara gabimisht pasi sic u konstatua nga analiza e mësipërme

alokimi i humbjeve në këtë rast, në Mbretërinë e Bashkuar bartet nga banka. Ky

kapitull bie dakord me këtë përfundim, pasi ligji anglez duket se vendos një detyrim

të kufizuar për klientin kundrejt bankës si tek precedent Lyo Bank kundër Yamaguchi,

dhe kjo mund të ndodhë edhe në rastet nëse ai nuk ka arritur ta parandalojë ose

zbulojë falsifikimin e nënshkrimit të vet.

POZICIONI SIPAS PSR

PSR-ja 2009, e cila për qëllime aktuale paraqet një terminologji të re, që ndryshon nga

rregulloret e mëparshme. implementoi direktivën për shërbimet e pagesave

2007/64/BE, duke prezantuar një regjim të ri autorizimi dhe caktuar të drejtat për

klientët që kanë si objekt të tyre informacionin, përshembull, pandryshueshmërinë dhe

parevokueshmërinë e udhëzimeve të pagesave, tarifave dhe kohës së ekzekutimit.

PSR-ja zbatohet kryesisht për transaksionet klient-bankë, ku me klientë nënkuptohen

konsumatorët, ndërmarrjet e vogla ose shoqatat e bamirësisë, te tjerë që janë në

gjëndje që të bëjnë një marrëveshje për veten e tyre, ose duke pranuar ose duke hequr

dorë nga mbrojtja, siç është përcaktuar edhe në precedentin e Tai Hing, në Britaninë e

Madhe, duke mbuluar kështu pothuaj të gjithëofruesit e shërbimeve të pagesave,

transfertat e kreditit dhe debitit, përdoruesit e shërbimit të pagesave që përfshijnë

                                                                                                               205 Liggett (Liverpool) Ltd v Barclays Bank Ltd [1928] 206 Crantrave Ltd (In Liquidation) v Lloyd's Bank Plc CA ([2002] All ER (Comm) 89)

90

Page 91: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  91  

sterlinën, euron dhe monedha të tjera europiane, edhe pse mund të kryen transaksione

që mund të përfshijnë edhe monedha të tjera joeuropianë, sic është përshembull

dollari amerikan. Kjo përcaktohet nga rregullorja në nenin 33, pika 1, shkronja a dhe

në nenin 51, pika 1, shkronja a. PSR-ja njëkohësisht nuk mbulon pengjet, hipotekat

apo llogarite e huave dhe kredive.

Detyrimet dhe përgjegjësite e bankës së paguesit do të përcaktohen sipas pjesës 5 dhe

pjesës 6 te Rregullores së Shërbimeve te Pagesave (PSR) të vitit 2009. Kjo pjesë e

kapitullit do te shpjegojë se si PSR-ja ka ndryshuar pozicionin e “common law” dhe

do të mbështësë pikëpamjen se ndoshta, me të vërtetë këto ndryshime kanë

përmirësuar situatën.

Siç u përmend më sipër, seksionet përkatese të PSR-së që japin një përgjigje precize

për pyetjet e ngritura janë pjesët 5 dhe 6 të saj. Pjesa 5 vendos disa kërkesa minimale

në lidhje me informacionin që banka e paguesit duhet ti kërkojë e njëkohësisht ti

ofrojë klientit të tij. Ndërsa, pjesa 6 rregullon autorizimin dhe ekzekutimin e një

udhëzimi apo urdhri pagese të pagesës dhe njëkohësisht vendos një regjim që

rregullon të drejtat dhe detyrimet e palëve në një transaksion potencial pagese.

Së pari dhe më kryesorja, përsa i përket PSR-së, rregullorja 55 nuk parashikon një

normë që të identifikojë nëse transaksioni është i autorizuar apo jo, një standart ky që

do të pranohej e miratohej nga “common law”, d.m.th. "pasojë e PSR-së është vetëm

se udhëzimi për agjentin, pra për bankën duhet të jetë i qarte dhe pa ambiguitet” –

Midland Bank kundër Seymour.207

Është shumë e qartë se pozicioni i përgjithshëm sipas PSR-së, vendos një formë të

rreptë përgjegjësie ndaj bankave të cilat do të jenë përgjegjëse për të mbartur

humbjen,  me përjashtim të rasteve kur ato mund të lëshojnë një urdhër anulimi bazuar

në pretendimet e klientit. Kjo sanksionohet në pjesën ë6 të rregullores 60. Ndërsa

sipas rregullores 61, kur një transaksion pagese i ekzekutuar nuk ështe i autorizuar në

përputhje me rregulloren 55, banka duhet ta rimbursojë ose te rivendosë menjëherë

shumën në llogarinë bankare nga e cila ajo është tërhequr. Pozicioni i bankës duket se

                                                                                                               207 Midland Bank, Ltd. v. Seymour, [1955] 2 Lloyd's rep. 147. Queen's bench division

91

Page 92: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  92  

është shumë më i vështirë sipas PSR-së sesa sipas common law, ku banka ka në

dispozicion mbrojtjet e analizuara më sipër.

Kështu, ndërsa PSR-ja mbulon përgjegjësinë e bankave, ajo mbulon në mënyrë

reciproke edhe përgjegjësinë e klienteve. Ky i fundit, sipas rregullores 62, është

përgjegjës për 50 sterlina në rast të një instrumenti pagese të vjedhur ose mund të

gjendet përgjegjës për të gjitha humbjet nëse ai ka vepruar me mashtrim ose me

neglizhencë te rëndë në momentin kur banka paguese, asaj së cilës i bie barrra e

proves, mund të provojë se i tillë është rasti në fjalë rregullorja 62. Pra, duket se

interpretimi më i mirë në rastin e një detyrimi të një klienti deri në 50 sterlina dhe

përgjegjësia e tij për humbje të pakufizuar është se klienti mbart humbje për

transaksionet e paautorizuara vetem kur ai plotëson kushtin që ka vepruar në

mashtrim ose me neglizhencë të rëndë. Davies argumenton se theksimi dhe përdorimi

që i bëhet togfjalëshit "neglizhencë e rëndë" bëhet me qëllim që ta bëjë detyrimin e

klientit qënësisht më të lehtë në përgjithësi, duke qënë se rregullorja 60 vendos barrën

e provës mbi bankën.208 Gjithsesi, edhe në këtë rast duhet të tregohet se transaksioni

pavarësisht se i paautorizuar është realisht i vërtetuar dhe autentik, pasi edhe kjo është

ende e pamjaftueshme për të provuar se pagesa është e autorizuar ose se klienti ka

vepruar me mashtrim ose me neglizhencë te rëndë.

Gjithashtu, sipas këshillit të pagesave, PSR-ja synon te heqë "paqartësitë" duke

kërkuar që data e vlerës së kredituar, domethënë, dita kur fondet vendosen në

llogarinë e klientit për llogarinë e pagesës së personit që do të paguhet duhet te jetë jo

më vonë se në diten e punës në te cilën shuma është kredituar në llogarinë e

pagesëmarrësit. Patient-i në një artikull në vitin 2012 iu referua aftësisë së kufizuar të

bankës për të hetuar mashtrimin në një periudhë kaq të shkurtër kohore, duke e

vendosur ate përsëri në një pozitë të vështirë, por, nga ana tjeter, siguron të paktën

qartësi të detajuar në lidhje me afatet kohore, duke e bërë kështu sistemin më të

kodifikuar.209

                                                                                                               208 Paul L. Davies, ‘Liquidity Safety Nets for Banks’ (2013) 3 Journal of Corporate Law Studies 287, No. 28/2014 Oxford Legal Studies Research Paper, SSRN Online Journal https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=2344952, aksesuar me 30 Tetor 2016 209 Patient, ‘Tissue banking, patient rights, and confidentiality: Tensions in law and policy’ online journal https://www.researchgate.net/publication/8543532_Tissue_banking_patient_rights_and_confidentiality_Tensions_in_law_and_policy, aksesuar me 3 Gusht 2016

92

Page 93: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  93  

Përveç kësaj, sipas rregullores 59 pika 1, është detyra e klientit për ta informuar

bankën e tij “pa vonësë të panevojshme” pasi të ketë marrë dijeni në lidhje me

pagesën e paautorizuar, jo më vonë se 13 muaj nga data kur llogaria e paguesit është

debituar me pagesën e caktuar. Kur sipas PSR-së, klienti duhet te njoftojë, sipas

rregullores 57, dhe rrjedhimisht është më qartë. Pozicioni sipas common law duket se

është më i gjerë për sa u përket detyrimeve të klientëve, pasi edhe heshtja mund të

rezultojë në përfaqësim sic e përmendëm tek precedent Greenwood, e cila do të bënte

bankën të besonte, se transaksioni bankar ishte i autorizuar, pavarësisht se më pak

specifikë, pasi ai kërkon njoftim të menjëhershëm dhe pa vonesë në momentin që

klienti merr dijeni për një pagesë te paautorizuar. Po sipas rregullores 59, humbjet e

bankës janë të detyruara që ti kthehen klientit, nëse agjenti, pra banka, nuk ka siguruar

e dhënë informacion për transaksionin dhe gjithashtu nëse klienti, sipas paragrafit 2,

nuk ka arritur të veprojë në përputhje me paragrafin 1. Edhe një herë, në këtë rast,

ilustrohet se pozicioni i bankave është shumë më i vështirë e i rënduar sipas PSR-së

dhe edhe sipas kësaj të fundit alokimi i humbjeve i përket bankës.

POZICIONI SIPAS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Rastet precedente në Shqipëri janë gjithashtu të shumta, por gjithsesi në vendin tonë

sic e përmendëm edhe më lart, me qëllim për të alokuar se kush i mbart humbjet,

banka apo klienti, do i referohemi kryesisht kodit civil dhe sanksionimit te saj te

shperblimit te demit pasi nuk ekziston akoma një kuadër ligjor i mirëfilltë bankar që

të rregullojë situata të tilla. Kjo është një hapësirë e madhe ligjore aktuale dhe ky

autor rekomandon se duhet të krijohet një ligj i përcaktuar me këtë qëllim. Gjithsesi,

cështjet gjyqësore në këtë fushë në vendin tonë sic e thamë nuk janë të pakta dhe në

rastet e pagesave të paautorizuara ato gjykohen rast pas rasti. Më poshtë do të sjellim

disa praktika gjyqësore në vendin tonë.

Në lidhje me falsifikimin, Gjykata e rrethit Vlorë210, nga hetimi dhe verifikimi i

praktikave të overdrafteve të plotësuara në emër të klientëve te ndryshëm nga i

pandehuri arriti në konkluzionin se celja e praktikave është bërë në mënyrë të

                                                                                                               210 Vendimi nr. 229 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Nr. i regjistrit themelor 743 datë 10.05.2012

93

Page 94: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  94  

paautorizuar nga klienti dhe se nënshkrimi në këto praktika është falsifikuar nga i

pandehuri. Kështu, në mungesë të titullarit të depozitës, i pandehuri ka falsifikuar

nënshkrimet (firmat) e klientëve në dokumentet përkatese te kërkuara për prishjen e

depozitave, transferimin apo terheqjen e shumave përkatese. I pandehuri gjithashtu ka

kryer dhe regjistruar në Sistemin Qëndror te Bankës veprimet që kryente me depozita,

në disa raste personalisht e në disa raste duke ia kaluar personave te tjerë, duke

përfitur nga mirbesimi dhe fluksi i punës në bankë, në mënyrë që të merrte dhe

autorizimin e veprimeve në sistemin e bankës. Me këto lloj veprimesh i pandehuri ka

rezultuar se ka prekur ose likujduar në sistemin bankar 64 depozita klientesh, dëmi i

të cilave sëbashku arrin në vlera monetare shumë të mëdha. Njëkohësisht, lëshimi i

librezave të depozitave bankare ishte kryer pa i regjistruar fondet e depozituara

fizikisht nga klientet në sistemin operativ të bankës. Kjo mënyrë e të vepruarit

rezulton se është provuar edhe nga administrimi i librezave të depozitës që i janë

lëshuar klienteve, të cilat rezultojnë të jenë plotesuar nga ky i pandehur dhe mbajnë

vulën origjinale të Bankës Kombëtare Tregtare dega Vlorë, duke bërë te vlefshëm në

këtë mënyrë detyrimin e kësaj banke ndaj këtyre klienteve. Për më tepër, nga

verifikimet e kryera rezultohet edhe se detyrimet e marra nga i akuzuari nuk ishin

vetëm në formën e shumave monetare por edhe në formën e interesave të

aplikueshme. Depozitimi i parave nëpër llogaritë rrjedhëse, lëvizja dhe terheqja e tyre

nëpër to, ishte realizuar nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimeve të klienteve, të cilët

ishin në cilësinë e titullarit të llogarive të prekura apo të likujduara, tansferimit të tyre

në llogari transitore ose te ndërmjetme, ekzistuese apo te hapura qëllimisht prej të

pandehurit; që më pas ai t’i tërhiqte në formën e parave në dorë apo pagimit të

furnizimeve ose shërbimeve ndaj te trëve (janë evidentuar 11 raste te tilla klientesh).

Depozitimi i parave në llogari rrjedhëse bëhej nga i pandehuri, duke shtuar emrin e tij

dhe më pas duke nënshkruar si bashkëautor i llogarisë bankare pa marrë aprovimin e

titullarit ligjor të shoqërisë. E gjithë kjo skemë realizohej nëpërmjet falsifikimit të

nënshkrimit të klienteve, nëpërmjet ndërhyrjeve modifikuese në sistemin qëndror

kompjuterik te bankës apo transferimit në llogari te tjera ndërmjetesuese apo me

terheqje me para në dorë. Më pas sipas hetimeve për cështjen rezultoi se shumat e

përfituara më lart i pandehuri i kishte përdorur duke investuar në disa veprimtari

tregtare. Te gjitha paratë e vjedhura ishin investuar me qëllim fshehjen dhe pastrimin

e tyre në aktivitete, sende dhe investime nëpërmjet bashkëpunimit me një person fizik

94

Page 95: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  95  

tjeter dhe shoqërinë tregtare te administruar prej këtij te fundit. Në këtë rast një ndër

shumë veprat penale te kryera nga i pandehuri është dhe ajo që bie nën nënin 287 te

kodit penal, pasi objektivi kryesor ka qënë qarkullimi, investimi i parave te përfituara

me qëllim fshehjen e origjinës së tyre kriminale.

Në një rast konkret, Raiffeisen Bank, pasi është vënë në dijeni të këtij manipulimi të

sistemit ka qënë e detyruar që të mbulojë shumën që është kaluar me këtë opsion në

llogaritë bankare të klientëve të cënuar dhe ka rimbursuar gjithashtu bankat lëshuese

të kartave që kanë marrë fondet nëpërmjet këtij lloj transaksioni. Si rrjedhojë e

njoftimeve të dërguara nga Raiffeisen Bank sha kundrejt bankave të tjera të

kartëmbajtësve është realizuar pakësimi i dëmit të shkaktuar bankës, pasi një pjesë e

fondeve të përfituara nga kjo pagesë e pautorizuar i ishin kthyer bankës. Në këtë rast

gjykata ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë prova për të provuar se veprimi i të

pandehurit ka qënë i paligjshëm dhe duke u bazuar tek fakti se ai ka kryer veprime të

pautorizuara bankare, i pandehuri është shpallur fajtor. Në këtë rast ushtrimi i

vigjilencës së zgjeruar nga ana e bankës u cilësua si faktor determinat në arritjen e

kapjes së fajtorit.

Në një cështje tjetër gjyqësore në Shqipëri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka

inicuar nga kallëzimi i Raiffeisen Bank kundër shtetasit S.P një procedim penal si

pasojë e vjedhjes nga ky i fundit të llogarive të klienteve nëpërmjet pagesave me karta

përmes te ashtequajturave Point of Sales 211. Kjo e fundit mund te përdoret si një

pajisje për leximin e Master Card, Master Card Electronic dhe kartës Maestro, kartave

Visa dhe Visa Electron që kanë lidhje onlinë me bankën dhe instalohen kryesisht tek

bizneset e personave juridik me të cilët banka lidh kontratë. Kështu, në rast blerjesh

kreditohen llogaritë në bankën Raiffeissen të klienteve të ndryshëm, pasi ndiqen një

sërë hapash ndër të cilët mund të përmendim edhe opsionin e rimbursimit, i cili njihet

si transaksion i përdorur gjerësisht në botë. Në këtë cështje specifike në një nga

dyqanet ku banka kishte lidhur kontratë, administratori i saj e kishte modifikuar këtë

opsion në mënyrë te pautorizuar. Kjo e fundit në vetvete përbënte një krim që lidhet

me pagesat e pautorizuara.

                                                                                                               211 E quajtur ‘Pikë shitjeje’  

95

Page 96: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  96  

Edhe në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë,212 të pandehurit janë akuzuar për kryerjen

e veprave penale të vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit. Në këtë rast, vepra

ishte kryer në bashkëpunim dhe gjykata duke u bazuar në nenin 379 e në viijim të

kodit të procedurës penale dhe nenin 403 e në vijim të po këtij kodi i shpalli te

akuzuarit fajtor. Ajo që këta të fundit kishin bërë ishin jo vetem fallsifikimi i

dokumentave por edhe shpërdorimi i detyrës. Përsa I përket akuzës së parë ata e

kishin kryer atë nëpërmjet falsifikimit të emrit, mbiemrit dhe nënshkrimeve të babait

dhe nënës të njërit prej të pandehurve në kontraten e huasë dhe atë hipotekore.

Në një rast tjeter të pandehurit kishin realizuar kontrata të ndryshme për përfitime

vetjake duke venë në dispozicion pronat e familjarëve të tyre por të pafirmosura nga

personat përgjegjës. Kështu, për kalimin e gjithë këtyre falsifikimeve ata i ka

ndihmuar fakti se ishin punonjës te bankës dhe si te tillë duke shpërdoruar detyrën

kanë realizuar krimin e falsifikimit te dokumentave duke kryer kështu një përfitim të

paautorizuar e si rrjedhim cdo pagesë e tyre ka qënë e paautorizuar.

POZICIONI SIPAS KODIT TË PËRBASHKËT TREGTAR (UCC) I SHBA-SË

Geva e përshkruan skemën si më poshtë: risku i një urdhri apo mandat pagese, që

pretendon se rrjedh nga klienti, por që nuk vërtetohet dot me autoritetin e tij, fillimisht

bie mbi bankën.213 Risku i kalon klientit nëse banka provon përputhshmërinë e saj me

një procedurë sigurie që nga pikëpamja tregtare është e arsyeshme, për te cilën është

rënë dakord. Ky rrezik kthehet te banka kur vërtetohet nga klienti se humbja është

shkaktuar nga një ‘ndërmjetës’ apo person të përfshirë ilegalisht, sipas nenit 4A-203

të UCC,214 ose i është alokuar bankës nga një marrëveshje. Gabimi, në vetvete,

përveçse si pjesë e asaj që përbën një trazues, nuk është një faktor në vetvete në

alokimin e humbjeve.

                                                                                                               212 Vendimi Nr. 41-2014-2371 (402), datë 08.07.2014 213 Benjamin Geva (n.187) 214 neni 4A-203 i US Uniform Code of Commercial

96

Page 97: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  97  

Neni 4 pika A e UCC kërkoi te heqë pasigurinë mbi përgjegjësinë në rastin e

transfertave të paautorizuara. Megjithate, sipas të dy studiuesve, Robert M Lewis, në

botimin e tij në vitin 1990 dhe Hyung J. Ahnai zor se e arriti qëllimin e tij.215

Procedura e sigurisë sipas nenit 4A-201 është një nga konceptet bazë mbi të cilën

është bazuar neni 4, thotë French, në një atikull të tij të botuar në vitin 1990.216 Neni 4

pasqyron supozimin se përdorimi efektiv i procedurave të sigurisë është mjeti më i

mirë për të kufizuar humbjet nga transfertat e fondeve për shkak të mashtrimit ose

gabimit. Megjithatë, hartuesit pranuan se ky rregull mund të mos ishte i zbatueshëm

nga pikëpamja tregtare, pasi kështu ai do të kishte ngadalësuar procesin sipas

French.217 Neni 4A-202, pika c mund të mendohet se është përpjekur që UCC ta

korrigjojë situatën për ta bërë procesin "të arsyeshëm nga pikëpamja tregtare" në çdo

fushë e aspekt të ekonomisë. Gjithashtu, ekziston një rregull i mbetur, i quajtur

residual rule, e cila funksionon që klienti, i cili është përgjegjës për mandatin e dhënë

nga ai e që lidhet me ligjin e agjencisë nëse vërtetohet nga procedura e sigurisë, për të

cilën është rënë dakord dhe që është e arsyeshme nga pikëpampja tregtare dhe ajo e

bankës në mirëbesim. Prandaj, në kundërshtim me PSR-në dhe common law të

Mbretërisë së Bashkuar, UCC-ja përfshin një standart më të rreptë përgjegjësie për

mbajtësin e llogarisë bankare nëse banka pranuese ka krijuar një procedurë sigurie të

arsyeshme nga pikëpamja tregtare, në pajtim të së cilës transaksioni është ekzekutuar,

duke respektuar pikëpamjen e Facciolo-s në artikullin e tij shkencor të vitit 2008.218

Sipas nenit 4A-204 pika a të UCC-së, një bankë pranuese që ka paguar një urdhër ose

mandat pagese për të cilën klienti nuk është përgjegjës, ka përgjegjësi interesi, duke                                                                                                                215 Robert M. Lewis, ‘Savings Directors Penalized’ (11 Jan 1990) AP Published, Business Day, The New York Times. Shiko gjithashtu: Hyung J. Ahn, (1999) Vol. 85 No. 1 Virginia Law Review http://www.jstor.org/stable/i244419, akseseuar me 30 tetor 2016 216 shiko online: https://www.americanbar.org/.../the...lawyer/find/.../buslaw_tbl_mci_uccarticle3.html 217 ibid 228

218 Francis J. Facciolo, ‘Unauthorized Payment Transactions and Who Should Bear the Losses’ Vol 83 Issue 2 Chicago-Kent Law Review

97

Page 98: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  98  

qënë kështu subjekt e duke iu nënshtruar detyrimit të klientit për të njoftuar bankën

brënda një kohe të arsyeshme që nuk i kalon 90 ditë pasi është këshilluar dhe ka marrë

dijeni për transfertën. Ky afat kohor është shumë më i shkurter sesa ai i përcaktuar në

PSR, i cili konsistonte në 13 muaj, duke vendosur kështu një detyrim shumë më të

rëndë ndaj klientit. Gjithashtu, në një mjedis elektronikisht të zhvilluar, devijimet nga

teksti i synuar mund të rezultojnë nga nje plan ose qëllim i gabuar, në lajthitje ose

mashtrues. Prandaj, në rrethana te tilla, nenet 4A-205 dhe 206 të UCC-së parashikojnë

përgjegjësinë e klientit ndaj bankës së tij. Ky është një shembull tjeter që ilustron se

UCC-ja është shumë më e favorshme ndaj bankës dhe ia alokon humbjet klientit.

Megjithëse Geva konstaton se regjimi i UCC-së adreson në mënyrë adekuate rrezikun

ligjor në transfertat e kreditit, duke i’u referuar asaj si një "model te dëshirueshëm për

reforma diku tjeter".219 Në të vërtetë, siç u mbështëtet edhe nga Lewis, UCC-ja, në

kontrast me PSR-në, nuk ofron as siguri dhe as rezultate të pranueshme, pasi ajo do ta

alokonte humbjen ose te një palë e pafajshme, ose do ta linte përgjegjësinë të

paqarte.220 . Pra në rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, alokimi i humbjeve

mbartet nga klientët.

POZICIONI SIPAS UNCITRALIT

UNCITRAL-i duket se ka pranuar e miratuar një regjim më të balancuar përsa i përket

detyrimeve bankë- klient me ligjin model, të quajtur Model Law, megjithatë,

mangësia dhe disavantazhi të fundit është se ai zbatohet vetëm për transaksionet e

kreditit dhe jo për ato të debitit, siç e përshkruan Ina Meiring në artikullin e saj

"Transfertat elektronike te fondeve".221 Neni 5 i ligjit model në paragrafin 1 vendos se

klienti është i lidhur me mandat pagese për të vërtetuar faktin nëse kjo e fundit është

autorizuar nga ai apo një person tjetër në emër te tij dhe ai do te ishte i detyruar vetem

për vlerën e shumës që do të ishte paguar nëse do të kishte një pagesë të gabuar, të

cilën duhet ta kishte zbuluar. Në UNCITRAL, nuk përfshihen kërkesa njoftimi ose

afate kohore, duke çuar në supozimin se ajo nuk është po aq e detajuar dy

                                                                                                               219 Benjamin Geva (n.187) 220 Mervyn K. Lewis, ‘Modern Banking in Theory and Practice’ Economie Bancaire, Revue Economique 203-228 http://www.persee.fr/issue/reco_0035-2764_1992_num_43_2, aksesuar me 7 Tetor 2016 221 Ina Meiring, ‘The South African Payment System’ South African Mercantile Law Journal 164  

98

Page 99: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  99  

instrumentet e mësipërme të përmendura dhe mund të konsiderohet se është më pak i

dobishëm përsa i përket alokimit te humbjeve dhe faktit se kush e mbart riskun.

KONKLUZION

Sipas analizës së mësipërme regjime të ndryshme ligjore kanë rregulla dhe sisteme të

ndryshme se kujt i’a alokojnë e kush duhet ta mbarti humbjen Banka apo klienti.

Kështu ne Mbretërinë e Bashkuar dhe sipas PSR-së humbjet kryesisht i mbart banka,

në rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, alokimi i humbjeve mbartet nga

klientët. Përsa i përket Shqipërisë duke qënë se në vendin tonë nuk ekziston një sistem

i caktuar bankar rreth kësaj cështje, për të gjykuar raste të pagesave të paautorizuara

bazohemi, rast pas rasti, tek parimet e kodit civil e me saktesisht tek shperblimi i

demit.

Pra, në Shqipëri përshembull, sic e përmendëm nuk ekziston një afat i përcaktuar se

kur është momenti që klienti i një banke duhet të raportojë nga momenti i marrjes

dijeni për një cënim të mundshëm të llogarive të tij bankare. Për më tepër, nuk

ekziston asnjë legjislacion dhe asnjë rregullore e mirëfilltë as nga Banka e Shqipërisë

dhe nga këshilli mbikëqyrës i saj që të përcaktojë se deri kur duhet te jetë afati, pra se

deri kur ky klient ka të drejtë që të dënojë një veprim te kryer nga banka pa

autorizimin e tij. Për këtë legjislacioni jonë duhet të amendohet duke iu shtuar ky afat.

Kështu, klienti i cënuar, në rast dëmi të llogarive të tij bankare, aktualisht, mund ti

referohet vetëm kontratës së nënshkruar me bankën për të rifituar humbjet e tij. Pra,

është marrëdhënia kontraktuale ajo në të cilën bazohet përgjithësisht klienti në vendin

tonë dhe si rrjedhim bankat kryesore në Shqipëri sic janë Intesa SanPaolo apo Banka

Kombëtare Tregtare në momentin e përcaktimit se kush duhet ta mbartë fajin, ato vetë

apo klientët, duke iu referuar kështu në mënyrë eksplicite vetëm kodit civil.

Rekomandimi i këtij autori është krijimi I një kuadri ligor që të mirpërcaktoj alokimet

e humbjeve në rastin e një pagese të paautorizuar.

99

Page 100: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  100  

Kapitulli IV

Krimi financiar

Mosndjekja penalisht e bankave dhe e atyre që i drejtojnë ato, me referencë tek sjelljet

e pakujdeshme të këtyre të fundit, në pragun e krizës financiare globale, demostron

botërisht dobësinë e ligjit penal aktual në momentin që kemi të bëjmë me sjelljet e

gabuara që ndodhin në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Më duhet të filloj duke theksuar se tre vjet pas krizës tonë të tmerrshme financiare të

shkaktuar nga mashtrimet masive, asnjë ekzekutiv i vetëm financiar nuk u dënua me

burg dhe kjo është e gabuar" është shprehur Charles Ferguson në një botim të tij të

vitit 2012.222 Në fakt, sipas Henry N. Pontell dhe Gilbert Geis, ekzistojnë dëshmi

anekdotike që tregojnë se drejtuesit nuk janë ndjekur penalisht për shkaktimin e të

ashtëquajturës "pasoja e shkrirjes". 223 Arsyeja për këtë i atribuohet kryesisht

impotencës së ligjit penal për të kapur rastet që përfshijnë pjesëmarrësit e tregut

financiar, të cilët veprojnë në mënyrë ose të pakujdesshme ose të qëllimshme.

Kjo do të tregohet duke e analizuar e kritikuar citatin e mësipërm të Fergusonit në

disa pjesë: së pari, do të shtjellohet fakti që krimi i quajtur i ai jakave të bardha,  duke

u mbështetur në rastet e sjelljeve të pamatura, ka dhënë ‘kontributin’ kryesor në rritjen

dhe zhvillimin e të ashtëquajturës ‘Recesion i Madh’; së dyti, do te shpjegohet se pse

është kaq e vështirë që të ndiqen penalisht bankat dhe drejtuesit e tyre që janë sjellur

në mënyrë të pakujdesshme; dhe së treti, do të sugjerohen faktorët e tjerë që kanë

mndërsuar e përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të problemit të mosndëshkimit. Në

fund, do të diskutohet një zhvillim që ka ndodhur e që duhet të progresohej akoma

dhe më tej.

                                                                                                               222 Charles Ferguson, ‘Banking is a criminal industry because its crimes go unpunished’ (Sep 2015) The Blog https://www.huffingtonpost.com/charles-ferguson/bank-crimes_b_1675714.html, aksesuar me 20 Nentor 2016 223 Pontell, Henry N., Geis, Gilbert L. (Eds.) International Handbook of White-Collar and Corporate Crime, (2007) online book: http://www.springer.com/gp/book/9780387341101, aksesuar me 30 Tetor 2016

100

Page 101: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  101  

KRIZA FINANCIARE E SHKAKTUAR NGA MASHTRIMET MASIVE

Krimi i jakave të bardha cilësohet se është një krim i vërtetë e ekzistent edhe pse

përkufizimi i tij përbën një kontekst real ndërmjet sociologjisë, drejtësisë dhe

kriminalogjisë. Kështu, krimi i jakave të bardha, sipas përkufizimit të dhënë nga

studiuesi Edwin Sutherland,224 përcaktohet si një krim i kryer nga një person i

respektuar dhe që njëkohësisht gëzon një status të lartë shoqëror gjatë kryerjes së

punës së tij. Departamenti Amerikan i Drejtësisë e më saktësisht Zyra Federale e

Hetimeve në vitin 1989, ka dalë në konkluzionin se përveç individëve, këtë krim

mund ta kryejnë gjithashtu edhe shoqëritë tregtare të të gjitha llojeve.

Pra mendohet se vet kryeja e sjelljeve të pamatura ka kontribuar në zhvillimin e krimit

të jakave të bardha. Jonathan Fisher në vitin 2013 është shprehur se ndërmarrja e

rrezikut duke iu referuar kësaj mënyre sjelljeje përceptohet të jetë akti ku një person

me pakujdesi blen një instrument financiar, duke mos ditur se si punon ky i fundit, ose

në çfarë baze është llogaritur vlera e tij.225 Nga shumë studime është konkluduar se

sjellja e pakujdesshme ka qenë një nga shkaqet kryesore që ka sjellë ‘Recensionin e

Madh’. Rastet më madhore të sjelljes së pamatur janë bankat e mëdhha si JP Morgan,

UBS dhe Adoboli, Lehman Brothers, ku të dyja si bankat ashtu edhe drejtuesit e tyre

u gjetën të vepronin në mënyrë të pamatur duke kryer mashtrime financiare. Në fakt,

në rastin e JP Morgan, komisioni i tregtisë së produkteve të mallrave të ardhshme bëri

të qartë se imponimi i përgjegjësisë për sjellje të pamatur ishte një mbrojtje e

rëndësishme për tregjet e prejardhura ndërkombëtare dhe do të ndihmonte në

promovimin e integritetit të tregjeve dhe do të mbronte pjesëmarrësit e këtij tregut.

Në të vërtetë, kjo prejardhje konsiderohet vetëm si një nga shkaqet e krizës financiare,

pasi siç argumenton edhe Michael Lewis në një artikull të shkruar në vitin 2010, në

disa raste administratorët e lartë në bankat e investimeve ishin kaq të pamatur e të

pakujdesshëm, sa ata as nuk i kuptonin rreziqet që po ndërmerrnin.226 Një shembull i

                                                                                                               224 Edwin H. Sutherland, ‘White Collar Crime’ (1949) New York: Holt, Rinehart & Winston. Shiko gjithashtu: Edwin H. Sutherland, “Analyzing Crime”, in K. Schuessler (Ed.), “Development of the Theory” (University of Chicago Press) 13–29 225 Jonathan Fisher, ‘Who should prosecute fraud, corruption and financial markets crime?’ (2013) LSE Law and Financial Markets Project Briefing 3/13 226 Michael Lewis, ‘Shorting reform, Dear Wall Street: here’s a plan to shape financial reform to your advantage’ (29 May 2010) The New York Times

101

Page 102: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  102  

kësaj është edhe banka RBS, ku Z. Cameron pranoi se ai vetë nuk i kishte kuptuar

risqet e instrumenteve të prejardhura me të cilat ai po bënte tregti. Edhe ligjvënësit e

rregullatorët në këtë pikë janë të shqetësuar nga kjo situatë pasi supozohet që

prejardhjet e sofistikuara shkaktojnë ndërlikim të mëtejshëm në hetimin e rasteve.

Ndërsa, përgjithsisht mendohet se kjo ndërmarrje e pamatur e rrezikut ka qenë

jashtëzakonisht e dëmshme për ekonominë botërore në tërësi, sipas Wright dhe

Rogers 2010, nuk mund të mos thuhet se është pikërisht kjo formë e marrjes së

rrezikut ajo e cila duhet të pengohet dhe jo ndërmarrja e rrezikut në përgjithësi.227

Por a mund të konsiderohet veprimi i pamatur si veprim i qëllimshëm   me

paramendim? Pavarësisht faktit se në rastin e zbatimit të teknologjisë globale në

shtetet e bashkuara të Amerikës, veprimi i qëllimshëm me paramendim konsiderohet

të jetë e ndryshme nga pakujdesia; në Britaninë e Madhe, supozohet se veprimi me

dashje është pjesë e saj. Kështu, në të vërtetë, në cështjen ‘R v G’,228 Lordi Bingham

iu referua si kryerje të një veprimi të paramenduar, rastin kur personi e di apo “mbyll

njërin sy” ndaj ekzistencës së qartë të rrezikut të dëmtimit. Megjithatë, çështja e

vërtetë është vështirësia për të provuar se i pandehuri në të vërtetë e dinte se ai do të

shkaktonte dëm, domethënë për të provuar qëllimin. Në vijim do të diskutohen

vështirësinë e të provuarit se aktet në fjalë të kryer nga bankierët i kanë përmbushur

kërkesat e pandershmërisë, që është elementi thelbësor i sjelljes mashtruese.

Asnjë ekzekutiv nuk është dënuar me burg

Ka shumë raste praktike që vërtetojnë ekzistencën e mosndëshkimit as të drejtuesve

dhe as të bankave për të cilat ata punonin. Skandali i quajtur “LIBOR scandal” ishte

manipulimi i LIBOR nga disa banka, të cilat arritën të shmangnin përgjegjësinë

penale. Goldman Sachs, një tjetër skandal madhor i mashtrimit, është një rast ku janë

vendosur vetëm gjoba dhe jo ndëshkim me masën burg, duke i lejuar kështu

mashtruesit që t'i shpëtojnë përgjegjësive të tyre penale.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             https://www.nytimes.com/2010/05/30/opinion/30lewis.html?rref=collection%2Fbyline%2Fmichael-lewis, aksesuar me 4 Korrik 2016  227 Erik Olin Wright dhe Joel Rogers, ‘American Society: how it actually works’ (2010) W.W. Norton 228 R v Ghosh [1982] EWCA

102

Page 103: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  103  

Në shqipëri, ekzsitojnë disa ligje të cilat në kundërshtim të hapur me nenin 13 të

KEDNJ, nenin 42 të kushtetutes dhe nenin 15 të KPRA nuk i njohin përgjegjësinë

jashtëkontraktore që vijnë nga veprimet e paligjshme të punonjësve të bankës karshi

shtetit. I tillë është edhe ligji nr. 9962/2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” i

miratuar me shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar. Ajo çfarë paraqitet

problematike në këtë rast është se këtë përjashtim të mospasjes së përgjegjësisë nuk e

ka as Banka e Shqipërisë dhe cdo bankë tjetër e nivelit të dytë në përgjithësi, pra

anëtarët e këshillit mbikëqyrës, administratorët dhe çdo punonjës i saj për dëmet e

shkaktuara ndaj të treëve. Pra, ligji i cilësuar organik nr. 8269, date 23.12.1997 “Për

Bankën e Shqipërisë” nuk e rregullon këtë problematik ligjore. Gjithsesi, kjo hapësirë

parashikohet edhe në nenin 132 të ligjit të miratuar me shumicë të thjeshtë ku

parashikohet se efektet e ligjit nr. 8510/1999, ligji për përgjegjësinë jashtëkontraktore

të administratës shtetërore nuk zbatohen tek punonjësit e bankave.

Kështu, në Republikën e Shqipërisë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec229 i

pandehuri u akuzua për kryerjen e veprës penale me pasojë të rëndë në bashkëpunim e

parashikuar nga neni 136/2 i Kodit penal. Në këtë cështje, i pandehuri duhet

tëshpërblente dëmin pasuror të shkaktuar si pasojë e veprimeve të paligjshme dhe me

faj të tij. Gjatë auditimit të veprimtarisë bankare në degën e bankës Societe Generale

Albania sh.a. të degës Pogradec ishtë kryer auditimi nga strukturat e specializuara të

bankës nga ku ishin konstatuar abuzime të shumta të kryera nga ish- drejtori S.T (në

rastin tonë i pandehuri), i cili duke përfituar nga cilësia e tij dhe detyra që kishte, ka

përvetesuar në mënyra, kohë dhe sasi të ndryshme shuma parash dhe vlera monetare.

Mënyra se si ky shtetas ka kryer këtë krim financiar ishte me anë të zbatimit të një

skeme mbivendosje borxhi, e cila konsistonte në mbylljen e parakohshme të

depozitave me afat, disbursimin e kredive cash kolateral dhe debitimin e kreditimin të

vazhdueshëm të llogarive të klienteve. Pas përfundimit te auditit nga ana e bankës

dhe inicimit të hetimeve për cështjen, banka ka paraqiur kallëzim penal ndaj shtetasit

S.T, i cili pasi u shqyrtuan nga gjykata duke analizuar të gjitha arsyet e palëve

vendosi, duke u bazuar në nenet 112/1/2, 390/1 dhe 393/2 të kodit të procedurës

penale, deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së bankave dhe

                                                                                                               229 Vendimi nr.164, datë 29.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec  

103

Page 104: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  104  

arkave të kursimit e parashikuar nga neni 136/2 I Kodit penal.

Pra, përjashtimi nga një parim kushtetues dhe nga një parim i parashikuar nga KPRA

për mospasje përgjegjësi bie në kundërshtim edhe me nenin 13 të KEDNJ ku cdo

individ duhet të ketë mjete ligjore për tu kompensuar nga organet e shteteve anëtarë.

Gjithsesi, nëse ligjvënësi nuk do kishte patur si qëllim që të shmang përgjegjësinë e

këtij organi shteteror nga parimi i përgjegjëshmërisë do ta kishte bërë me ndryshimet

që i ndodhen vete ligjit “Për Bankën në Republikën e Shqipërisë” në vitet 1998, 2002,

2014. Në këto kushte u pa si urgjente që si nga legjislatori apo edhe nga Gjykata

kushtetuese, në rastin e një kontrolli incidental, të shfuqizohej neni 132 pika 1 dhe 5 e

ligjit nr. 9962/2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”.

Kjo shtron pyetjen pse. Përgjigja mbizotëruese për këtë pyetje, sipas Jonathan Fisher

lidhet me dështimin për të inkorporuar konceptin e pandershmërisë në fushën e

pakujdesisë për qëllime të ligjit penal.

Ky autor sugjeron që Kodi ynë penal duhet të amendohet duke ecur paralel me

zhvillimet botërore, duke shtuar kështu krahas veprës penale me dashje ose nga

pakujdesia edhe një vepër tjetër penale që të parashikojë veprimet e qëllimshme të

pandershme e të dëmshme me karakter bankar, që nuk mund të përfshihen në

dispozitat aktuale të ligjit.

KONCEPTI I "PANDERSHMËRISË”

Në cështjen “R v Gosh”, nga gjykata u vendos se nëse një i pandehur ishte i

pandershëm ai duhej të gjykohej "sipas standardeve të zakonshme të njerëzve të

arsyeshëm dhe të ndershëm” për të dalë në konkluzionin nëse veprimi i kryer ishtë

bërë në mënyrë të pandershme apo jo duke pasur gjithmonë parasysh edhe faktin nëse

vetë i pandehuri ishte në dijeni se po vepronte me pandershmëri. Kjo e fundit duke u

analizuar nga Jonathan Fisher në përputhje me nocionin e pamaturisë mund të

përcaktohet në terma si objektive ashtu dhe subjektive.230 Për më tepër, siç sugjeron

precedenti i ‘R v G’, i pandehuri duhet të ketë një gjendje mendorë të tillë që të

                                                                                                               230 Jonathan Fisher (n. 225) 237

104

Page 105: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  105  

mendojë se është në faj. Pra, pandershmërisë i shtohen gjithashtu dy kërkesa të tjera

duke iu referuar pamaturisë. Kështu, veprimi i kryer duhet të ketë qëllim që të

shkaktojë humbje ekonomike, si në cështjen precedent ‘R v Allsop’231 dhe të ndërmarr

riskut në mënyrë të qëllimshme ose të paramenduar në një moment kur është e

padrejtë që të bëhet dicka e tillë pasi i shkakton dëm një personi tjetër si më rastin ‘R

v Sinclair’,232 duke marrë në këto kushte rekurs nga shkelja e komplotit për të

mashtruar.

Analiza e mësipërme sugjeron që pandershmëria duhet të përcaktohet gjerësisht në

bazë të ligjit penal, kështu që pyetja për tu trajtuar është se pse si rrjedhim rastet e tilla

të sjelljeve të pamatura nuk kapen e gjykohen. Rastet e mësipërme nuk vendosin në

mënyrë eksplicite se pandershmëria mund të përcaktohet nga konkluzioni i provës e

ndërmarrjes së rrezikut që kryhet në mënyrë të pamatur, pra kur personi ‘mbyll sytë’

ndaj rrezikut, por sipas Fisher-it, ajo caktohet kur personat e mbështesin atë në një

mënyrë ose tjetrën.233

Ligji i Mbretërisë së Bashkuar për Mashtrimin i vitit 2006

Në Mbretërinë e Bashkuar, Ligji i vitit 2006 dhe ligji i vjedhjes i vitit 1968 janë dy

dispozitat kryesore ligjore në të cilat kërkohet që pandershmëria të ndiqet penalisht.

Megjithatë, neni 4 i ligjit për mashtrim të vitit 2006, i cili përfshin edhe mashtrimin që

vjen si pasojë e abuzimit me pozitësën e që përbën kundërvajtje penale sanksionon

ndër të tjera edhe kërkesën e pandershmërisë, por pa arritur të përcaktojë në mënyrë

adekuate "abuzimin". Për këtë arsye një numër i madh i të pandehurve mbeten të

pandëshkuar, shprehet Prof. David Ormerod në një studim të kryer nga ai në vitin

2007.234

Sipas pikës 3 të këtij ligji për mashtrim të vitit 2006, kërkohet gjithashtu edhe zbulimi

i informacionit material, i cili konsiston në detyrën e vetme të njohur që mund të sjellë

përgjegjësi penale sipas ligjit civil. Megjithatë, kërkesat civile të saj nuk janë edhe aq

                                                                                                               231 R. v. Allsop (Anthony Adward) (1977) 64 Cr. App. R. 29

232 R v Sinclair 2010 SCC 35, the Supreme Court of Canada 233 Jonathan Fisher (n. 225) 237 234 Clare Montgomery QC dhe David Ormerod, Criminal Law and Procedure (Oxford University Press 2015)

105

Page 106: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  106  

strikte e të rrepta, sipas Fisher-it.235 Ky përfundim mund të arrihet lehtësisht edhe

duke analizuar rastet në praktikë si për shembull JP Morgan, Barings dhe LIBOR, të

cilat rezultojnë në mënyrë eksplicite në procedime civile në vend që mashtruesit dhe

aktet mashtruese të ndiqen penalisht.

Kjo është padyshim dicka e gabuar. Mosndjekja penalisht e personave përgjegjës në

vetvete është e gabuar. Kjo e fundit jo vetëm për shkak të dëmit financiar që kriza ka

shkaktuar dhe kjo pasi sipas Fisherit-it236 kostoja e krizës financiare vlerësohet rreth

11.9 trilionë dollarë, të cilat mund të ishin mjaftueshëm për të financuar një pagesë

me vlerë prej 1,779 GBP për çdo burrë, grua dhe fëmijë në planet, por gjithashtu edhe

sepse nëse gabimi nuk korrigjohet, (dhe situata aktuale vazhdon të konsistojë në

mungesa legjislative), sipas Brooksley Born në Shfaqjen Televizive Frontline, kjo do

të sjellë rënie të mëdha financiare dhe fatkeqësi, në menyrë të vazhdueshme.

Megjithatë, përveç boshllëkut rregullator, Jed S. Rakoff ka sugjeruar një tjetër faktor

që mund të ketë kontribuar në këtë gjendje faljeje dhe kjo padyshim, nuk i atribuohet

dobësisë dhe mangësirave të ligjit penal.237

Edhe pse është argumentuar se asnjë ekzekutiv i vetëm nuk është dënuar me burg për

veprimet e kryera, në të vërtetë ka pasur disa raste ku drejtuesit janë akuzuar e më pas

gjykuar, ndërkohë që institucionet financiare të cilat ata drejtonin e menaxhonin jo,

duke u shmangur nga përgjegjësia e tyre si person juridik për të paguar gjobat.

Megjithatë, nga ana tjetër, prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të

Amerikës, Eric Holder, duke e përmendur në Kongresin e shteteve të bashkuara të

Amerikës ka vënë në dukje se ndjekja e institucioneve financiare, gjithsesi, mund të

rezultojë të jetë edhe më e dëmshme për ekonominë në përgjithësi.

Pasi kemi analizuar pengesat e ndryshme për procedimin e ndjekjeve penale, nën

etiketimin dhe përcaktimin e sjelljes së pamatur të administratorëve e bankave dhe

duke ilustruar se kjo është dicka e gabuar, kohët e fundit argumentohet se ka shpresë

se kjo mund të ndryshojë e përmirësohet.

                                                                                                               235 Jonathan Fisher (n. 225) 237 236  ibid 237  237 Jed S. Rakoff, "Final Consent Judgment as to Defendant Bank of America" (2016)

106

Page 107: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  107  

Dicka e tillë mund të realizohet duke iu referuar nenit 36 të ligjit për shërbimeve

financiare (Reforma Bankare) i vitit 2013 që ka mundësuar kriminalizimin e sjelljeve

që konsistojnë si të pamatura e që mund të çedojnë deri në falimentimin e vet bankës.

Ai parashikon që një menaxher i lartë i një institucioni financiar quhet që kryen një

vepër penale të dënueshme për një periudhë maksimale prej shtatë vjetëh burgim nëse

provohen katër elemente kryesorë të krimit. Sipas Nicholas Ryder, paraqitja e kësaj

vepre të re penale realizon një shtesë të mirëpritur në arsenalin e atyre bankave të

cilave iu është dhënë një detyrë e palakmueshme për ndjekjen penale të krimit të

jakave të bardha, duke i hapur rrugën një terreni të ri.238 Në të kundërt, Julia Black

dhe David Kershaw ngrenë dyshime lidhur me impaktin afatgjatë të kësaj dispozite.239

Gjithsesi, sipas Fisher-it, iniciativa legjislative është e kufizuar duke qenë se ajo

aplikohet në mënyrë eksplicite vetëm kur një menaxher i lartë, duke ushtruar një

sjellje të pamatur ka cuar bankën në falimentim.240

KONLUZION

Është e qartë se ndërmarrja e rrezikut në mënyrë të pamatur ka qenë shkaku kryesor e

më madhor i rënies ekonomike dhe krizës financiare. Për më tepër personat që e kanë

realizuar këtë të fundit e që kanë kryer një sjellje të tillë nuk janë ndjekur penalisht.

Është ilustruar se në të vërtetë ligji penal përsa i përket dënimit të krimit të jakave të

bardha, me qëllim shmangjen e krizave financiare në sistemet ekonomike të shteteve,

si në Shqipëri ashtu edhe Mbretëri të Bashkuar e Shtete të Bashkuara të Amerikës,

është akoma i brishtë e duhet të reformatohet pasi ligjet në të treja këto tre shtete të

lartpërmenduar nuk arrin të përqafojë në tërësi situatat ku sjelljet e pamatura

realizohen dhe aq më tepër has vështirësi të qenësishme në identifikimin e

kriminalitetit dhe provimin e gjëndjes mendore për krimit të jakave të bardha. Për më

tepër Shqipëria në legjislacionin e vet e përkatësisht në Kodin Penal është e

nevojshme të shtojë edhe termin “I pamatur”, që ti konsistojë pikërisht kësaj forme

krimi përvec termit ezistues “të pakujdesshëm”.

                                                                                                               238 N. Ryder dhe K. Broomfield, 'Predatory lending and white collar crime: a critical reflection' (2014) International Company and Commercial Law Review 25(9) 287-293 239 J. Black, ‘Regulation and Governance’ (2008) 137-164. Shiko gjithashtu: David Kershaw, Company Law in Context (2nd edn, Oxford University Press 2012) 240 Jonathan Fisher (n. 225) 237

107

Page 108: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  108  

Gjithashtu, është treguar se ekzistojnë edhe arsye të tjera, përveç dobësisë së ligjit

penal që kanë çuar në këtë gjendje të pandëshkueshmërisë. Dispozitat e reja të

implementuara pas krizës në të gjitha shtetet Botërore, përdhi Shqipërinë, pavarësisht

se është një hap përpara, gjithsesi ndikimi i saj mbetet për t'u parë në të ardhmen e

afërt.

108

Page 109: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  109  

Kapitulli V

Qeverisja e Bankave

“Qeverisja e mirë është nevojë themelore për mbijetesën dhe suksesin afatgjatë të një

institucioni [duke përfshirë institucionet si ato financiare dhe ato jofinanciare] dhe

kjo varet kryesisisht nga aftësitë, përvoja dhe njohuritë e drejtorëve/administratorëve

të tij, të cilët janë pjesë e këshillit drejtues të shoqërisë" ka theksuar Luigi

Passamonti.241

Duke patur parasysh kërkime shkencore të shumta të kryera nga studiues të ndryshëm,

mund të arrihet në konkluzionin se aspektet kryesore kyç të qeverisjes së shoqërive

tregtare mund të aplikohen dhe zbatohen njëkohësisht, në mënyrë të ngjashme edhe

për institucionet financiare ashtu sic ato zbatohen për institucionet jo-financiare.

Megjithatë, të tjera, kërkime e hulumtime shkencore më të fundit, sugjerojnë se

reformat në qeverisjen e shoqërive tregtare në përgjithësi mund të mos jenë më të

aplikueshme për bankat dhe institucionet e tjera të sektorit financiar.242 Prandaj,

kuadri legjislativ i institucioneve financiare, sipas Kern, tradicionalisht është

konsideruar si një fushë specifike e përbërë nga standarde dhe rregulla të hartuara me

përpikmëri për të përmbushur qëllimet e dëshiruara me synimin e rregullimit të fushës

financiare.243

Qeverisja e keqe e bankave mund të hasë në pasoja potencialisht serioze si për bankën

specifikisht, ashtu edhe për sistemin financiar në përgjithësi.244 Si rrjedhim, i gjithë

sistemi i qeverisjes së bankës tregon dallimin ndërmjet qeverisjes së institucioneve

financiare dhe qeverisjes së institucioneve jofinanciare për shkak të rëndësisë më të

lartë të sektorit të parë të lartpërmendur pasi ajo imponon rreziqe më të mëdha për

ekonominë në tërësi referuar rolit të saj, duke arritur kështu të ketë një ndikim më të

                                                                                                               241 Shiko: Jonathan Charkham CBE, ‘Guidance for the Directors of Banks’, Global Corporate Governance Forum focus 2, V http://www.ifc.org/wps/wcm/connect/bd9bc00048a7e730aa6fef6060ad5911/Focus_2_Guidance_for_Directors_of_Banks.pdf?MOD=AJPERES, e aksesuar më 3rd Korrik 2015 242 Shihni Renée Adams dhe Hamid Mehran, ‘Is Corporate Governance Different for Bank Holding Companies?’ (2003) 9 Fed. Reserve Bank of N.Y. Econ. Policy Rev. 123 (shpjegim pse qeverisja mund të ndryshojë për shoqëritë tregtare banka) 243 Kern Alexander, ‘UK Corporate Governance and Banking Regulation: The regulator’s role as stakeholder’ (2004) Vol.33 Stetson Law Review 991, 991 244 BIS PG 7

109

Page 110: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  110  

madh në vendet në të cilat operon. Në këto kushte, rol luajnë edhe mbikëqyrësit, të

cilët janë personat përgjegjës që duhet t’i kërkojnë institucioneve financiare në

përgjithësi e sidomos bankave të nivelit të dytë që të ndjekin standarte, principe dhe

norma të qeverisjes së mirë me qëllim zhvillimin ekonomik të një vendi.

Pra, për shkak të nevojës për të pakësuar rezultatat potenciale negative që mund të

krijohen, ligje e rregullore të shumtë akoma dhe më të forta hynë në veprim duke

marrë një rol aktiv në krijimin e standardeve, parimeve dhe rregullave për të bërë

praktikat e menaxhimit bankar më "të përgjegjshme dhe eficente”. Por pavarësisht

ekzistencës së kuadrit rregullator, këshilli drejtues në në vetvete ka nevojë për më

shumë vëmendje dhe reforma. Detyrat kryesore të drejtorëve/admistratorëve në

menaxhimin e një banke do të diskutohen në këtë kapitull, përsa i përket ndikimit që

ato kanë dhe efekteve që sjellin në dobësimin e si rrjedhojë falimentimin e një

institucioni financiar ku këto detyra ushtrohen. Ky autor, gjatë zhvillimit të këtij

kapitulli, do të dalë në konkluzionin se ka akoma mangësira si në legjislacionin aktual

shqiptar ashtu edhe në atë europian e botëror në lidhje me këtë çështje. Si rrjedhim,

ligjvënësit në këtë pikë duhet të sigurohen që të përfshijnë një sistem rregullator

specifik dhe jo të përgjithshëm në lidhje me aspektet e performancës dhe përbërjes së

këshillit drejtues të bankës.

Kështu përshembull, në Shqipëri, sipas ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në

Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me vendimin nr.1, datë 12.01.2011 të Gjykatës

Kushtetuese, ndryshuar më pas me ligjin nr. 10481, datë 17.11.2011, ndryshuar me

ligjin nr. 131, datë 22.12.2016, në nenin 4 pika 19 përcaktohet dhe përkufizohet se

administrator i bankës ose i degës së bankës së huaj është individi i cili është anëtar i

këshillit drejtues ose i komitetit të kontrollit të bankës ose drejtues ekzekutiv ose

drejtues i njësisë së kontrollit. Po sipas këtij neni, në pikën 20, drejtuesi ekzektutiv

ështe individi në marrëdhënie pune me kohë të plotë në funksione drejtuese

ekzekutive ose administrimi në bankë apo në degën e bankës së huaj.

Ky kapitull mbi qeverisjen e bankave, kryesisht do të   ketë në fokus Shqipërinë,

Mbretërinë  e  Bashkuar  e Shtetet e Bashkuara të Amerikës; dhe do të argumentojë,

duke kritikuar, se në këto vende pavarësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, nevojitet

krijimi i një ‘pragu’ më të fortë të detyrave të drejtorëve/administratorëve të bankave

110

Page 111: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  111  

në krahasim më shoqëritë të tjera tregtare, pikërisht për shkak të rëndësisë më të

madhe që bankat kanë në   sistem   ekonomik   të   caktuar, siç u përmend më lart.

Kritika e këtyre ‘mangësirave’ në ligj, do të bëhet duke i’u referuar rasteve dhe

standardeve ekzistuese, me qëllim për të ndihmuar autorin të përcaktojë ‘pragun’ e ri

të këtyre detyrave.

Si rezultat, pyetjet kryesore që lindin gjatë analizës së fakteve janë të tipit se si duhet

të jenë faktikisht këshillat drejtues të bankave, në aspektin e përbërjes së tyre, në

mënyrë që të arrihet një qeverisje sa më e mirë bankare si dhe nëse duhet të ketë apo

jo një gradë dhe përgjegjësi më të lartë të detyrave për drejtorin e një institucioni

financiar sesa të atyre në një institucion jofinanciar.

Ky autor do të argumentojë se drejtuesit në banka duhet të kenë detyra të një standarti

dhe përgjegjësie më të lartë sesa ata në shoqëritë e tjera tregtare, duke qënë se

qeverisja e bankave është më kritike në pasojat që sjell në shoqërinë e një  vendi  në

tërësi sesa qeverisja e shoqërive tregtare në përgjithësi. Më konkretisht, është

pikërisht “Ligji për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”245 në Shqipëri dhe akti për

kompanitë e quajtur “Companies Act 2006”246 në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat

rregullojnë sektorin specifik që lidhet me detyrat e drejtorëve në përgjithësi, për të

gjitha llojet e shoqërive tregtrare si financiare ashtu edhe jofinanciare. Duke marrë  

shkas  nga  fakti  që  ligji  është  i  njëjtë,  kjo është edhe arsyeja kryesore se pse ky autor

propozon që ky ligj, në të dyja këto shtete, duhet të ngrejë standardet e tij kur i

referohet kësaj kategorie të caktuar drejtorësh.

Në fakt, objektivi kryesor i këtij kapitulli është të vërtetojë qëndrimin dhe pozicionin

e shprehur mësipër, duke kritikuar faktet dhe situatën aktuale në Shqipëri dhe në

Mbretërinë e Bashkuar, pas krizës botërore financiare të ndodhur në Amerikë në vitet

2007-2008 e që pati pasoja ekonomike globale negative.247 Kështu, në këtë kapitull të

kësaj teme doktorature do të përshkruhen së pari dallimet kryesore midis qeverisjes së

bankës dhe qeverisjes së shoqërive tregtare. Së dyti, do të bëhet një kritikë e

studimeve të bëra në të kaluarën, të cilat konstatojnë se ekziston një lidhje e modelit të

                                                                                                               245 Ligj nr. 9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” 246 Nga këtu e tutje CA2006 247 Krizës botërore financiare quhet ndryshe ‘The Great Recession’  

111

Page 112: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  112  

quajtur “forma U” ndërmjet performancës së bankës me madhësinë dhe proporcionin

e këshillit drejtues. Së treti, do të shpjegohet përbërja e këshillit drejtues të bankave të

ndryshme, përsa i përket administratorëve të varur e të pavarur dhe drejtorëve

ekzekutivë e joekzekutivë në ditët e sotme në këto këshilla drejtues, dhe impakti i tyre

në menaxhimin e bankave në përgjithësi. Së katërti, do të bëhet një analizë e

përgjithshme e detyrave të administratorëve dhe drejtorëve në këshillat drejtues të

bankave. Së pesti, do të realizohet një kritikë e standardeve ekzistuese të detyrës

specifike për kujdes të administratorëve të bankave duke bërë të mundur propozimin

nga ana e këtij autori, duke qënë se është thelbësore në këtë pike, e rritjes dhe

zgjerimin e ‘pragut’ të kësaj detyre.

Pas analizës më në detaje të këtij kapitullit, pritet që t’i jepen përgjigje pyetjeve të tilla

sic është ajo se si mund të arrihet një qeverisje më e mirë e bankave me anë të krijimit

të një standardi të ri të detyrave për anëtarët e këshillave drejtues të bankave e

veçanërisht detyrës për kujdes. Kjo do të bëhet e mundur duke vënë në dukje dallimin

midis qeverisjes së shoqërive tregtare në përgjithësi dhe qeverisjes së bankave, në

Shqipëri e gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I QEVERISJES SË BANKAVE DHE

DALLIMET KRYESORE TË SAJ ME QEVERISJEN E SHOQËRIVE

TREGTARE

Faktori kryesor që çoi në një hulumtim të thellë e serioz rreth faktit se si funksionojnë

e veprojnë bankat ishte kriza financiare që inicioi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

e cila bëri qartësisht të dallueshme të metat e tregut financiar.248 Qeverisja e bankave

është kthyer kështu në qëndër të vëmendjes së punës akademike dhe diskutimeve të

politikave aktuale. Shembuj të këtyre të fundit përfshijnë ndër të tjera Grupin e

Mbikëqyrjes të Lartë të vitit 2008 dhe 2009; Raportin “Walker” 2009” si dhe

Komitetin e Mbikëqyrjes Bankare Europiane (Committee of European Banking

Supervisors) 2010.249 Për më tepër, edhe studies të ndryshëm janë munduar me

                                                                                                               248 Hamid Mehran, Alan Morrison, Joel Shapiro, Corporate Governance and Banks: What have we learned from the financial crisis? (Federal Reserve Bank of New York Staff Report, no. 502 (2011)) 1 249 ibid

112

Page 113: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  113  

studimet e tyre të kontribuojnë në zhvillimin e teorive rreth mirëqeverisjes së

bankave, por për shkak të natyrës bashkëkohore të çështjes, nuk kanë rritur plotësisht

të realizojnë një lidhje tëë saktë midis 'qasjes akademike dhe analizes së linjë së

veprimit’.250 Gjithsesi, besohet se një pjesë e madhe e fajit për pasojat e rënies

(shkrirjes, falimentimit) të bankave, siç thekson Yeoh, i atribuohet shumë “aktorëve”

dhe instrumentave të përfshirë në drejtimin e tyre, duke përfshirë këtu dhe vet CEO-të

(drejtorët/administratorët ekzekutivë).251 Prandaj, sipas tij, një arsye kryesore që ka

ndikur, duke çuar situatën e krijuar deri në krizë ka ndodhur si pasojë e veprimeve dhe

vendimeve të shumta e të gabuara të administratorëve në menaxhimin e shoqërive

tregtare të llojit bankë.

Me qëllim për të kuptuar konkluzionet e paragrafit të mësipërm, si fillim duhet dhënë

një shpjegim i asaj se çka aktualisht është 'qeverisja bankare'. Kështu, ka shumë fakte

të njohura të cilat mundësojnë një sër përkufizimesh për këtë lloj qeverisje, të cilat

mund të kombinohen me njëra-tjetrën për të dhënë një përcaktim kryesor. Së pari,

gjithsesi, duhet të sqarohet se qeverisja bankare nuk dallon shumë nga ajo e një

shoqërie tregtare, biznesi i të cilave angazhohet kryesisht në "shkëmbime mallrash",

pra tregti.252 Megjithatë, qeverisja e bankave luan një rol të veçantë e më specifik, për

shkak të dallueshmërisë së këtyre institucioneve,253 dhe kjo është arsyeja se pse ato

duhet të trajtohen ndryshe.

Një ndër karakteristikat kryesore të bankave është përgjithësit numri më i madh i

aksionerëve në institucionet financiare krahasuar me institucionet e tjera jofinanciare,

të cilët janë ‘aktorët’ kryesorë që kontrollojnë shoqërinë. Për më tepër, vet lloji i

institucionit, duke qenë financiar, e komplikon akoma më tej situatën pasi është e

natyrshme dhe e logjikshme që ai përfshin një shumëllojshmëri më kërkuese të

punëve.254

Një tjetër dallim i rëndësishëm midis bankave dhe shoqërive të tjera tregtare është                                                                                                                250 ibid 251 P. Yeoh, ‘Shkaqet e krizës globale financiare: Mësoni nga njohuritë konkurruese’ (2009) Fletorja Ndërkombëtare e Dhënies së informacioneve shpjeguese dhe Qeverisjes, 42-69

252 Corporate governance”, in P. Newman (Ed.), The New Palgrave Dictionary of Economics and the Law (MacMillan, New York (1998) 253 ibid 254 Hamid Mehran, Alan Morrison, Joel Shapiro (n 248) 1

113

Page 114: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  114  

fakti se banka ka më shumë ‘palë të interesuara’ që janë të përfshirë në krahasim me

shoqëritë e tjera tregtare, qoftë edhe duke përfshirë këtu shoqëritë e listuara në burs.

Palët e interesuar në shoqëritë tregtare mund të përkufizohen si një person apo një

grup personash që kanë një interes në shoqëri dhe që influencojnë ose mund të

influencohen nga punët e asaj shoqërie.255 Në ditët e sotme, termi ‘palë të interesuara’

është përcaktim mjaft i gjerë e përfshin investitorët, punonjësit, klientët, furnizuesit,

qeverinë si dhe shoqatat tregtare.256 Gjithsesi, palët e interesuara në banka përbëjnë

një numër akoma edhe më të madh personash krahasuar me ata të specifikuar më lart.

Kështu faktikisht, depozituesit dhe mbajtësit e borxhit (quajtur ndyshe si kreditorët e

debitorët) mund të jenë e konsiderohen gjithashtu palë të ineresuara, por vetëm në

rastin e bankave.257

Karakteristika tjetër e bankave që e bën qeverisjen në sektorin financiar të ndryshëm

nga ai në atë jo-financiar është risku më i madh që bankat dhe firmat financiare i

sjellin ekonomisë, ashtu sikurse theksojnë Eatwell dhe Taylor.258 Ndikimi që ata

mund të kenë në ekonominë e një vendi mund të ketë një influence shumë të madhe,

pavarësisht faktit se shoqëritë tregtare në ditët e sotme po bëhen gjithnjë e më të

mëdha dhe mund të ndikojnë gjithashtu në ekonominë në tërësi.259 Arsyeja për këtë

është se falimentimi i një banke mund të ketë pasoja specifike të dëmshme ndaj

sistemit financiar.260 Ajo cka ky fakt nënkupton është se qeverisja e mirë e bankave

përbën një mbrojtje të nevojshme, me qëllim për të realizuar ruajtjen e institucioneve

financiare dhe, më gjerësisht, progresin ekonomik të një vendi.261

Sipas disa statistikave të theksuara në artikullin "Qeverisja korporative dhe bankat:

Çfarë kemi mësuar nga kriza financiare?" llogaritet se 90% e bankave përbëhet nga

borxhi, në krahasim me mesataren prej 40% në firmat jofinanciare.262 Pra, ajo që

                                                                                                               255 Për informacion të mëtejshëm: http://ëëë.investopedia.com/terms/s/stakeholder.asp#ixzz3gpCëULkD, aksesuar më datës 9 Korrik 2015 256 ibid 257 Hamid Mehran, Alan Morrison, Joel Shapiro (n 248) 3 258 Shihni: John Eatwell dhe Lance Taylor, Financat Globale në Rrezik: Rasti për Rregullimin Ndërkombëtar (The New Press 2000) 21-27 (Diskutim mbi çmimet e rrezikut nga bankat dhe si mund të lindë rreziku sistemik dhe të minojë stabilitetin financiar) 259 Anup Shah, ‘The rise of corporation’ (Global Issues, 2001) http://ëëë.globalissues.org/article/234/the-rise-of-corporations, aksesuar më 8 Korrik 2015 260 Hamid Mehran, Alan Morrison, Joel Shapiro (n 248) 3 261 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado, ‘Corporate governance in banking: The role of the board of directors’ (2008) 32(12) Journal of Banking & Finance 2570 262 Hamid Mehran, Alan Morrison, Joel Shapiro (n 248) 3

114

Page 115: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  115  

duhet të ritheksohet është se në të njëjtën kohë, banka sic e përmendëm ka më shumë

palë të interesit sesa kjo e fundit. Kjo tregon një tjetër karakteristikë të bankave përsa i

përket krahasimit të tyre me shoqëritë e tjera.

Një vecori tjetër e rëndësishme në lidhje me këto dy lloje të ndyshme institucionessh

është ajo që i referohemi në gjuhën ekonomike si “sistem i levave”, duke qenë se në

një institucion jofinanciar sistemi i levave është thjesht burim financimi, ndërsa në

sektorin bankar ky sistem referohet si faktor prodhimi”.263 Konsiderohet si fakt i

njohur që bankat përbëjnë një rol kyç të sistemit të pagesave duke luajtur një rol të

rëndësishëm në funksionimin e sistemit ekonomik, dhe arsyeja pse institucionet

financiare duhet të kenë likuiditet të lartë është për shkak të depozitave të krijuara nga

klientët.264 Pra, kjo sjell si pasojë që bankat duhet të bëhen subjekt i një rregullimi më

të fuqishëm krahasuar me firmat e tjera, siç vuri në dukje De Andres dhe Vallelado.265

Të gjitha karakteristikat e përshkruara më sipër kanë bërë që rregullorja e qeverisjes

së shoqërive tregtare në sektorin financiar të jetë e veçantë, me standarde dhe rregulla

në fuqi për të përmirësuar rregullimin financiar, siç është shprehur nga Alexander

Kern.266 Këto të fundit do të çojnë në siguri dhe besueshmëri të sistemit ekonomik

duke pasur si qëllim kryesor mbrojtjen e konsumatorëve dhe investitorëve.267

Si rezultat, rregullatorët përbëjnë një pjesë thelbësore në marrëveshjet legjislative,

duke bërë të mundur krijimin e rregullave që arrijnë të zhvillojnë një sistem bankar

përgjegjës dhe efektiv.268 Ligjvënësit kryesisht, në parim, duhet të kenë parasysh

marrëdhënien midis aksionerëve dhe drejtorëve, gjë që ka paraqitur shumë probleme

gjatë qeverisjes të një firme.269 Prandaj, siç e përmendi Kern, ky problem, i cili

gjithashtu lind tek bankat, "shkakton lindjen e shqetësimeve të gjera rreth politikës së

arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit financiar duke siguruar që bankat të veprojnë në një

mënyrë të tillë që të nxisin rritjen më të madhe ekonomike dhe rritjen e vlerës së

aksionerëve”.270 Megjithatë, qëllimi kryesor i ligjvënësve dhe rregullatorëve duhet të

                                                                                                               263 ibid 4 264 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 265 ibid 266 Kern Alexander (n 243) 991 267 ibid 268 ibid 992 269 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 270 Kern Alexander (n 243) 991

115

Page 116: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  116  

jetë kufizimi i rrezikut që mund të paraqitet nga konflikti midis aksionerëve dhe

drejtorëve,271 pasi zakonisht, aksionerët do të dëshironin shtimin afatshkurtër të vlerës

së aksioneve të tyre, ndërsa drejtorët do të dëshironin rritjen dhe shtimin afatgjatë të

biznesit.272 Drejtorët janë, pra, në një pozitë tepër të vështirë, ku duhet të vendosin

midis ekzekutimit të duhur të detyrave që u janë dhënë atyre pikërisht nga aksionarët

dhe në të njëjtën kohë arritjen e maksimizimit të fitimit të aksionarëve.

Kur flasim për anëtarët e këshillit drejtues në Shqipëri, gjatë ushtrimit të

kompetencave të tyre, duhet të theksojmë se ato drejtohen nga standartet më të larta të

etikës dhe veprojnë duke u mbështetur në informacionin e plotë dhe të mjaftueshëm,

në mirëbesim, me kujdesin dhe përgjegjësinë e duhur, me përkushtim të plotë ndaj

përgjëgjësive te tyre dhe në interesin më të mirë të sigurisë dhe qëndrueshmërisë së

veprimtarisë bankare dhe financiare të klientëve dhe aksionerëve të tyre. Gjithsesi, në

këtë pikë, pas një studimi më të thellë të ligjit, dallohet qartazi se ata i kryejnë detyrat

e tyre dhe i ushtrojnë kompetencat në interesin kryesisht të aksionerëve të tyre dhe kjo

është e ndryshme në qeverisjen e bankave në Angli apo Amerikë ku këshilli drejtues

dhe anëtarët e saj i ushtrojnë kompetencat kryesisht kundrejt kompanisë apo bankës të

cilin ata drejtojnë. Pra, në Shqipëri administratorët ruajnë më tepër interest e

aksionerëve, kështuqë interesi ekonomik për bankën është afatshkurtër; kurse në

Angli e Amerikë interesi kryesor i drejtorëve të bordeve të bankës është kundrejt

kompanisë apo vet bankës dhe kjo do të thotë se interesi ekonomik për bankën është

afatgjatë dhe jo duke u bazuar në interesin afatshkurtër të aksionerëve.

Në Mbretërinë e Bashkuar ekziston një dokument konstitucional nga e cila merr shkas

shpërndarja e fuqisë midis ortakut dhe administratorëve, ndërsa në Shtetet e

Bashkuara të Amerikës ekzistojnë dy dokumenta të tilla konstitucionale. Në

Mbretërinë e Bashkuar, artikujt e shoqërisë nga e cila merr shkas gjithë funksionimi i

shoqërisë quhen “Articles of Association” dhe gjithashtu ekziston dhe ‘Kodi i

Koorportës’ që është i ngjashëm me kodet në sistemin civil law, por që në ndryshim

me këtë të fundit ky kod nuk shprehet për fuqinë dhe mënyrën e ndarjes së saj në

korporatë, pasi këtë të fundit e gjejmë në rregullat e brendshme të vet korporatës.

Ndërsa në shteti tone funksionon ligji ‘Për Shoqëritë Tregtare’ edhe për bankat, por

                                                                                                               271 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 272 Neni 172 i CA2006

116

Page 117: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  117  

për të rritur reagimin e rregullimit të shoqërive ndaj ndryshimeve, ky autor sugjeron

që Shqipëria të fusë në përdorim një kod të drejtimit të brendshëm të shoqërive

tregtare dhe modele të statuteve të shoqërive tregtare të cilët do të mund të

ndryshoheshin pa pasur nevojë për legjislacion.

Sipas një anketimit të bërë nga GTZ, kodet e drejtimit të brendshëm të shoqërive

tregtare u panë si të përshtatshme vetëm për shoqëritë e regjistruara në bursë, duke

vënë në dyshim kështu aktualitetin e tyre dhe ekzistencën në Shqipëri ku tregjet e

kapitalit janë inekzistentë. Sidoqoftë, ky autor jep mendimin se duke krijuar disa

ndryshime në ligjin e ri për shoqëritë tregtare mund të cilësoheshin edhe futja e

referencave të tilla si ‘Kodi i Drejtimit të Brendshëm’ për t’ju paraprirë zhvillimeve të

ardhshme. Gjithsesi, për shkak të praktikës shqiptare kjo mund të neglizhohet pasi

kontrolli i zbatimit ligjor të cfarëdo dokumenti i cili nuk është akt ligjor, nënligjor apo

administrativ nuk do të merrej shumë parasysh për zbatim. Ky kod hipotetik sipas

këtij autori, supozohet se duhet të ketë formën e një ligji apo të një vendimi të

Këshillit të Ministrave në mënyrë që të ofrohet një përmbledhje e pikëpamjeve që jep

ligji për drejtim të brendshëm dhe për ta mbajtur atë të hapur ndaj zhvillimeve të

mëtejshme të biznesit dhe profesioneve ligjore.

Si në Shqipëri ashtu edhe në vendet me sistem common law, ndër detyrat më të

rëndësishme e më kryesore të një administratori, në zhvillimin e vetë institucionit, si

financiar ashtu dhe jo financiar është detyra e besnikërise dhe ajo e kujdesit dhe

aftësisë apo quajtur ndryshe parimi i besnikërisë dhe ai i kujdesit dhe aftësisë për të

promovuar interesin më të mirë të kompanisë.

Përsa i përket detyrave të drejtorëve, sipas nenit 163 pika a), të ligjit për tregtarët dhe

shoqëritë tregtare, shprehimisht theksohet se “administratorët dhe anëtarët e këshillit

të administrimit detyrohen të kryejnë detyrat e tyre, të përcaktuara në ligj ose në

statut, në mirëbesim e në interesin më të mirë të shoqërisë, në tërësi, duke i kushtuar

vëmendje të vecantë ndikimit të veprimtarisë së saj në mjedis”; ndërsa sipas nenit 772

të Company Act 2006 citohetse: ‘Drejtori i një shoqërie duhet të veprojë në mënyrë të

tillë që ai e konsideron si në mirëbesim për të nxitur dhe promovuar suksesin e

shoqërisë në dobi të anëtarëve të saj si një e tërë.273

                                                                                                               273 ibid

117

Page 118: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  118  

Kjo do të thotë që një drejtor duhet të veprojë në mënyrën që atij i duket e duhura dhe

si më e përshtatshmja, duke bërë një menaxhim më të mirë të shoqërisë, në mënyrë që

të arrijë suksesin e shoqërisë për të cilën ai punon. Menaxhimi i keq nga ana tjetër do

të vijë si pasojë e mosrespektimin të detyrave të tij, të cilat do të conin shoqërinë

tregtare ose bankën në një kolaps apo falimentim të mundshëm. Si rezultat,

keqmenaxhimi i një banke mund të përfundonte në një shkatërrrim e si rrjedhoj ë

falimentim të saj, siç theksoi Kern.274

Roli i një drejtori, qoftë ai i një shoqërie tregtare apo banke, në thelb, është sic e

lartpërmendëm të balancojë interesat e aksionerëve dhe të palëve të tjera të

interesuara.275 Në të vërtetë, kategoria e fundit, sic e theksuam më sipër, është më e

madhe në rastin e bankave pasi ajo përfshin më shumë aktorë, siç janë kreditorët dhe

depozituesit. Kjo do të thotë se për shkak të kësaj situate, ekzistojnë më shumë

përgjegjësi për drejtorët e këshillave drejtues të bankave. Sipas Adams dhe Mehran,

rregullat e shumta, të tepruara dhe të hollësishme që ekzistojnë për sektorin bankar

kanë sjellë në përfundimin se legjislacioni bankar po zëvendëson atë të shoqërive

tregtare.276 Nga ana tjetër, Macey dhe O'Hara argumentojnë se mund të ketë zgjidhje

të tjera më të fuqishme, në mënyrë që standardet më të larta të qeverisjes së shoqërive

tregtare të specifikohen dhe imponohen edhe në banka.277 Ajo çka kjo do të thotë

është se një imponim i detyrave të zgjeruara ndaj drejtorëve të bankave duhet të

zbatohet jo vetëm ndaj aksionarëve të tyre, por edhe ndaj depozituesve dhe

kreditorëve, në mënyrë që të përmirësohet "përgjegjësia dhe efikasiteti" i sistemit.278

Ky autor bie dakord me grupin e fundit të studiuesve duke iu përmbajtuj pikëpamjes

së tyre.

Kështu, mund të arrihet në rezultatin se është me të vërtetë e dukshme që ekzistojnë

dallime ndërmjet institucioneve financiare dhe atyre jofinanciare jo vetëm në lidhje

                                                                                                               274 Kern Alexander (n 243) 992 275 Elena F Pérez Carrillo, ‘Qeverisja e korporatave: interesat e aksionerëve dhe interesat e palëve të tjera të interesit (2015) 4 (4) Zotërimi dhe kontrolli i korporatave. http://www.researchgate.net/publication/231315882_CORPORATE_GOVERNANCE_SHAREHOLDERS'_INTERESTS'_AND_OTHER_STAKEHOLDERS'_INTERESTS, aksesuar më 2 korrik 2015 276 Renée Adams dhe Hamid Mehran (n 242) 124 277 Shihni p.sh. Jonathan R. Macey & Maureen O’Hara, ‘The Corporate Governance of Banks’, (2003) 9 Fed. Reserve Bank of N.Y. Econ. Policy Rev. 91, 103 (proposing expanded fiduciary duties for bank directors) 278 ibid

118

Page 119: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  119  

me kompleksitetin e punëve, problemeve dhe natyrës së tyre, por edhe për shkak të

ndryshimeve të dallushme sic janë në numrin e aksionarëve dhe palëve të interesuara,

në “sistemin e levave” dhe në efektin e përgjithshëm që ato kanë në ekonominë e një

vendi. Prandaj, mund të argumentohet se të gjitha këto dallime e vecori shkaktojnë

nevojën e kërkesave të mëtejshme për zgjerimin e detyrave të drejtorit të bankës. Ky

do të jetë një hap pozitiv edhe në zvogëlimin e problemit aksioner-drejtor, duke qenë

se për bankat kjo e fundit sjell një efekt negativ më të madh krahasuar me shoqëritë e

tjera tregtare.

Pikë tjetër për t'u diskutuar është përbërja e këshillave drejtues të bankave duke patur

parasysh dhe duke i kushtuar vëmendje të vecantë drejtorëve të varur e të pavarur dhe

atyre ekzekutivë e joekzekutivë, me qëllim për të vijuar me analizën se si të arrihet një

qeverisje më e mirë për bankat.

PËRBËRJA E KËSHILLIT DREJTUES DHE MARRËDHËNIA NDËRMJET

PERFORMANCËS SË BANKËS DHE MADHËSISË SË SAJ

Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (The Basel Committee on Banking

Supervision)279 ka kërkuar që të merren në konsideratë nevoja për të kontrolluar,

kuptuar dhe për më tepër për të zhvilluar qeverisjen e subjekteve financiare.280

Këshilla e këtij komiteti ishte forcimi i legjislacioneve ekzistuese, mbikëqyrjes dhe

praktikave të bankave nëpër botë, duke synuar arritjen e stabilitetit financiar.281 Sipas

De Andres dhe Vallelado, detyra kryesore e Komitetit të Bazelit për Mbikëqyrjen

Bankare është të përcjellë idenë se qeverisja e mirë e shoqërive tregtare do të ketë si

rezultat të saj monitorimin e efikasitetit.282 Besimi i këtij komiteti është se qeverisja e

shoqërive tregtare, e specifikisht e bankave, përbën instrumentin thelbësor për të

siguruar ekzistencën e një sistemi financiar të kompletuar duke qënë gjithashtu

tregues i faktit se ekonomia e një vendi po përparon.283 Në mënyrë që kjo e fundit të

arrihet, bankat duhet të kenë një sistem më të mirë të qeverisjes. Si rezultat,

                                                                                                               279 Referuar në vijim BCBS 280 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 281 Basel Committee on banking supervision (Komiteti i Bazelit mbi Mbikëqyrjen Bankare). Lexo: www.bis.org, aksesuar më 8 Korrik 2015 282 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 283 ibid

119

Page 120: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  120  

legjislacioni në fuqi për qeverisjen e bankave duhet të përmirësohet.284 Në këtë

mënyrë, besimi aktual i ekonomistëve se "bota në përgjithësi di shumë më pak rreth

faktit se cfarë e bën qeversjen e shoqërive tregtare më të mirë në krahasim me atë që

mendohet e besohet" do t’i përkiste të shkuarës.285

Ashtu si dy studiuesit Alled dhe Friedland kanë theksuar, vecoria kryesore në një

bankë është këshilli i saj drejtues dhe mënyra e këtij të fundit për të trajtuar e

përballuar kriza potenciale. Këto reflektojnë ndikimin që qeverisja ka në

performancën e bankave. 286 Përsa i përket qeverisjes së shoqërive tregtare, në

Shqipëri, ligji nr. 9901 datë 14.04.2008 ‘Për tregtarët dhë shoqëritë tregtare’ në rradhë

të parë i detyron (dhe u jep tagra) administratorëve, për të përfaqësuar shoqërinë ose

për të administruar aktivitetin e tyre tregtar. Asamblea e përgjithshme nuk ka të drejtë

tu japë adminitsratorëve udhëzimet ligjërisht detyruese lidhur me veprimet e caktuar

tregtare, me përjashtim të rastit kur statuti parashikon keshtu shprehimisht, kjo rrjedh

nga neni 82 pika 8 i këtij ligji. Nga ana tjetër, këshilli drejtues i bankës në Shqipëri,

sipas nenit 32 të ligjit për bankat thekson se drejtimi i bankës drejtohet nga këshilli

drejtues dhe drejtoria, ndërsa organe të saj janë asambleja e aksionerëve, këshilli

drejtues, drejtoria, komiteti i kontrollit. Kompetencat e këtyre organeve përcaktohen

në këtë ligj dhe në këtë statut. Ky këshill drejtues luan një rol vendimtarë qoftë duke

menaxhuar qoftë duke mbikëqyrur punën e administratorëve e menaxherëve, ose duke

këshilluar në hartimin dhe zbatimin e rregulloreve të brendshme.287

Pra, siç nënvizoi Caprio, Laeven dhe Levine, këshilli drejtues është një ndër

mekanizmat kryesorë të qeverisjes, i cili përbën një instrument efektiv për t'u

përballur me çështjet e qeverisjes.288 Ligjit tonë aktual i mungojnë dispozitat në lidhje

me rastin kur një shoqëri e llojit ‘sh.p.k.’ nuk ka fare administrator. Kjo gjë

përshëmbull mund të ndodhë shumë lehtësisht nëse administratori i vetëm shkarkohet

me shumicë të thjeshtë por nuk mund të arrihet një marrveshje ndërmjet ortakëve për

mënyrën e zgjedhjes së administratorit të ri. Gjithsesi, cdo cështje në lidhje me                                                                                                                284 Michael Alles dhe John Friedland, ‘Reforming governance of 'too big to fail' banks: The prudent investor RULE and enhanced governance disclosures by bank boards of directors’ (2012) Journal of Banking Regulation 189 285 J. A, Schumpeter, ‘Corporate constitutions. The world knows less about what makes for good corporate governance than it likes to think’, (28 October 2010) The Economist http://www.economist.com/node/17359354?story_id=17359354, aksesuar më 2 korrik 2015 286 Michael Alles dhe John Friedland (n 284) 287 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 288 G. Caprio, L. Laeven, R. Levine, ‘Governance and banks valuations’ (2007) Journal of Financial Intermediation 16, 584

120

Page 121: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  121  

problemet e mundshme në qeverisje duhet të zgjidhen në përputhje me nenit 163 të

Ligjit për Tregtarët edhe Shoqëritë Tregtare dhe nenit 172 të Company Act 2006. Për

më tepër, është me rëndësi të madhe që për arritjen e një suksesi të vazhdueshëm të

bankës duhet që drejtorët të përdorin detyrat që atyre i janë caktuar, për përfitimin e

përgjithshëm të bankës. Por gjithsesi, ky autor mendon se detyrat e përcaktuara në

nenet 163, pika a) dhe 172, në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar, respektivisht, pra

detyra për të promovuar suksesin e shoqërisë, është një detyrë me prag i ulët. Kjo do

të shpjegohet më mirë nën jesën e katërt të këtij kapitulli.

Autorët si De Andres dhe Vallelado kanë zbuluar se ekziston një "lidhje në formë U-

je" midis funksionimit të bankës dhe numrit të administratorëve e drejtorëve në

këshillin e bankës dhe më konkretisht midis funksionimit të bankës dhe

proporcionalitetit së drejtorëve të pavarur (jo ekzekutivë) në këshill. Këta dy studiues

kanë dalë në këtë përfundim duke kuptuar se përbërja dhe madhësia e këshillit të

bankës lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e administratorëve dhe drejtorëve për të

vëzhguar dhe aftësinë e bordeve jo ekstremisht të pavarura për të gjeneruar vlerë.289

Ky autor mbështet argumentimin se numri i administratorëve (drejtorëve) të pavarur

në këshillin e bankës për shkak të rëndësisë së këtij institucioni nuk duhet të jetë në

numër të madh duke qenë se këta drejtorë nuk do të jenë plotësisht në gjendje për të

ndjekur me përpikmëri dhe detaje të asaj që ndodh në çdo situate në nstitucionin që ai

bën pjesë. Pavarësisht faktit se drejtorët e pavarur mund të zvogëlojnë gjasat e

konfliktit të interesave midis aksionarëve dhe administratorëve (drejtorëve)290, ky

autor gjithsesi mbështet pikëpamjen e mësipërme, duke theksuar edhe një herë

rëndësinë e njohjes në detaje të cdo çështjeje të shoqërisë dhe njohjes së mënyrave të

përballjes me to. Kështu, në rast të lindjes së mundshme të një konflikti interesash për

palët e interesuara në një institucioni si financiar, ato mund të përkeqësohen si rezultat

i natyrës së komplikuar të çështjeve bankare.291 Kjo përforcon më tej argumentin e

mësipërm të autorit, duke qënë se është me rëndësi kritike që me qëllim që këshilli t’i

kryejë detyrat e tij sic duhet, administratorët duhet të jenë të vetëdijshëm në çdo kohë

për cdo situatë potenciale të vështirë që mund t'i lindë një banke gjatë zhvillimit e

kryerjes së aktivitetit të saj.                                                                                                                289 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 290 M. Harris dhe A. Raviv në shtypin ‘Një teori mbi kontrollin dhe përmasën e Këshillit Drejtues’, Review of Financial Studies 291 C.H. Furfine ‘Banks as monitors of other banks: Evidence from the overnight federal funds market’ (2001) 74 Journal of Business 33

121

Page 122: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  122  

Për më tepër, siç u përmend më lart, ajo cka ka lidhje të drejtpërdrejt me qëllimin për

arritjen e një produktiviteti më të mirë nëpër banka ka të bëjë kryesisht me madhësinë

e këshillave drejtues dhe proporcionalitetin e drejtorëve jo-ekzekutivë apo të pavarur.

Studiues të ndryshëm kanë dalë në përfundime të ndryshme përsa i përket kësaj

çështjeje dhe ky autor do të bëjë vlerësimin e tyre nëpërmjet analizës për të arritur në

përfundimin më të mirë.

Në lidhje me madhësisë së këshillit, Adam dhe Mehran, me kërkimet e tyre të thella

shkencore kanë sfiduar pikëpamjen popullore se këshillat drejtues të vegjël janë më

eficent.292 Në vend të kësaj, ata arrijnë në përfundimin se pjesëmarrja e një numri më

të madh të administratorëve në këshillat drejtues do të mundësonte rritjen e rolit

monitorues dhe këshillues duke përmirësuar kështu qeverisjen bankare.293 Megjithatë,

studimet e sondazhet empirike sugjerojnë se duhet të ketë një limit të pjesëmarrjes së

anëtarëve në këto borde deri në rreth 19 administratorë (drejtorë).294

Në çdo rast, edhe pse ekziston një këndvështrim pozitiv për këshillat e mëdha

drejtuese në banka, rreth saj ka edhe shumë pasoja të tjera negative. Këto ndikojnë në

kontrollin, harmonizimin dhe elasticitetin në procesin e vendimmarrjes.295 Kështu,

duke patur një këshill më të madh me një numër më të madh administratorësh, nga

njëra anë ata mund të monitorojnë dhe këshillojnë më mirë sepse detyrimet e

ndryshme mund të ndahen midis një numri të madh anëtarësh. Nga ana tjetër, mund të

ndodhë që për shkak të ekzistencës së shumë anëtarëve, kontrolli mund të mos jetë

adekuat. Ky kontroll jo i përshtatshëm ndodh pasi drejtorët mund ta kenë më të lehtë

të ‘injorojnë’ detyrat e tyre, duke ia atribuar punën dikujt tjetër.

Ky autor e mbështet idenë që në mënyrë që të kenë më shumë efikasitet, këshillat

drejtues me madhësi më të madhe mund të jenë një alternativë më e mirë për bankat,

                                                                                                               292 R. B. Adams dhe H. Mehran, ‘Performanca e korporatave, struktura e këshillit drejtues dhe përcaktuesit e tij në industrinë bankare’ (2005) http://papers.ssrn.com/sol3/results.cfm?RequestTimeout=50000000, aksesuar më 1 korrik 2015 293 ibid 294 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 295 D. Yermack, ‘Higher market valuation of companies with a small’ (1996) 40 Journal of Financial Economics1 85; see also A.I. Fernández, S. Gomez, C. Fernandez ‘The effect of board size and composition on corporate performance’; T. Eisenberg, S. Sundgren and M.T. ‘Wells Larger board size and decreasing firm value in small firms (1998) 48 Journal of Financial Economics 35

122

Page 123: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  123  

duke pasur parasysh madhësinë e vetë institucionit financiar. Kështu, duke patur një

numër më të madh administratorësh përgjegjës në një bankë të madhe, kjo e fundit do

të kishte mundësinë të kordinohej më mirë. Si pasojë, pikëpamja e De Andres dhe

Vallelado duket si më e përshtatshmja sipas këtij autori; pra në rastin e institucioneve

bankare, qasja mbizotëruese në lidhje me këshillat drejtues të tyre që "një madhësi i

përshtatet të gjithave", duke pasur në konsideratë reduktimin e madhësisë së këshillit,

nuk është e përshtatshme kur merren parasysh faktorë të tjerë.296

Duke u rikthyer tek përbërja e këshillit drejtues, kodet e ligjet ekzistuese të praktikave

më të mira botërore rekomandojnë që drejtorët e jashtëm duhet të përbëjnë shumicën

në këshillat drejtues, me qëllim për të shmangur konfliktet e interesave midis palëve

të interesuara si dhe për të përmbushur detyrimet e monitorimit dhe këshillimit në

mënyrë efektive.297 Megjithatë, sipas mendimit të këtij autorit, madje edhe në këto

raste, numri i administratorëv, duhet të jetë në proporcion me madhësinë e bankave.

Në të vërtetë, disa autorë përkrahin idenë se duhet të ketë një limit për këtë dhe ky

limit duhet të jetë për shkak të raportit të përmbysur në formë U-je midis proporcionit

të administratorëve të pavarur dhe performancës së bankës. 298 Një përzierje e

përshtatshme e administratorëve të pavarur me ata të varur mund të jetë një zgjidhje e

mundshme për të gjeneruar vlerë për institucionin financiar. Megjithatë, ky autor

pretendon se një këshill drejtues i bankës do të kishte qenë edhe më eficent në

menaxhim e saj nëse administratorët (drejtorët) ekzekutivë do të përbënin shumicën e

këtij këshilli. Në këtë mënyrë, drejtorët do të kishin një informim të përgjithshëm më

të zgjeruar rreth bankës duke qenë më familjar e më në dijeni me të në tërësi duke

bërë të mundur kështu dhënien e një gjykimi më kualitativ dhe marrjen e vendimeve

më të sakta rreth cështjeve të ndjeshme e delikate që mund të hasin gjatë punës së

tyre. Këta lloj drejtorësh do të kishin njohuri më themelore rreth detyrave të tyre, pasi

duke qenë të brendshëm në strukturat e bankës, ata do të dinin më mirë se çfarë

detyrash atyre i’u imponohen.

                                                                                                               296 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 297 ibid 298 ibid

123

Page 124: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  124  

ADMINISTRATORËT E VARUR DHE TË PAVARUR NË KËSHILLAT

DREJTUES TË BANKAVE DHE NDIKIMI I TYRE NË MENAXHIMIN E

BANKAVE NË PËRGJITHËSI

Studiuesit, Alles dhe Friedland theksuan se “jo të gjitha bankat janë të përmasave aq

të mëdha sa për të dështuar”.299 Ajo që ata përpiqen të shpjegojnë është frika se një

dështim në sektorin bankar do të krijonte një katastrofë të tillë ekonomike aq sa edhe

një dështim i të gjithë sektorit industrial nuk do ta shkaktonte.300 Kjo, përsëri, tregon

rëndësinë e këtij sektori në ekonominë e një vendi. Ashtu siç mund të shihet nga sa

më lart, një nga arsyet kryesore përse një bankë mund të dështojë është për shkak të

dështimit të këshillit drejtues të saj në zbatimin e detyrave të ngarkuar. Sidoqoftë, deri

në ditët tona, funksionimit të këshillit drejtues të bankave nuk i është kushtuar shumë

vëmendje.301 Duke e mbështetur këtë ide, shumë akademikë të tillë si Mitchell dhe

Walker kanë mbështetur e promovuar citatin se “Të gjithë e dimë se këshillat drejtues

të bankave duhet të përmirësohen, por ka vetëm një grup të vogël njerëzish të cilët

janë të kualifikuar në mënyrë specifike për kryerjen e këtj roli e që janë të gatshëm

për një angazhim më të madh kohor në një "këshill drejtues të bankës duke u

ekspozuar gjithashtu edhe personalisht”’.302

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (2004)303 nënvizon faktin se

qeverisja shërben si një instrument strategjik për arritjen e stabilitetit ekonomik dhe

sugjeron që kuadri i qeverisjes së shoqërive tregtare duhet të përparojë, duke marrë

parasysh ndikimin e saj në funksionimin e përgjithshëm ekonomik të shoqërisë.304 Në

rastin e bankave, kryesisht gjatë viteve të fundit, institucionet financiare janë bërë më

të vështira dhe më të rrezikshme për t'u ruajtur sesa ato jo-financiare, kryesisht për

shkak të faktit se ata mbartin një risk më të lartë ekspozimit ndaj taksapaguesve.305

Kjo, gjithsesi, në Mbretërinë e Bashkuar është diçka e rrënjosur që në kohët e

mëpërparme që me Ligjin për Bankat e vitit 1979, në lidhje me të cilin Ellinger

                                                                                                               299 Michael Alles dhe John Friedland (n 284) 300 ibid 301 ibid 302 Karlyn Mitchel dhe Mark. D. Walker, ‘Bankers on Boards, Financial Constraints, and Financial Distress’ (2008) https://www.fdic.gov/bank/analytical/cfr/2008/jan/CFR_SS_2008_KarlynMitchell.pdf, aksesuar më datë 3 korrik 2015 303 Në vijim OECD 304 Sailesh Tanna, Fotios Pasiouras dhe Matthias Nnadi ‘The Effect of Board Size and Composition on the Efficiency of UK Banks’ (2011) 18(3) International Journal of the Economics of Business 441 305 Michael Alles dhe John Friedland (n 284)

124

Page 125: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  125  

përmend: “Ligji për bankat e vitit 1979 ishte ligji i parë që trajtonte në mënyrë

tërësisht liçencimin e institucioneve, të cilët pranojnë depozita nga publiku”.306

Megjithatë, ky rrezik i ekspozimit që ndikon në ekonominë e vendit në tërësi nuk

është vetëm për taksapaguesit, por edhe për palët e interesuara të bankës. Kështu,

është detyra e këshillit drejtues për të qeverisur mirë bankën dhe kjo në të njëjtën

kohë duhet të jetë eficente, në mënyrë që të gjitha palët e interesuara të përfitojnë dhe

vendi të ketë prosperitet. Pra, qeverisja e mirë nënkupton që një këshill i mirë drejtues

të funksionojë mirë për arritjen e saj.307

Këshillat drejtues të bankave përbëhen nga drejtorë të varur (ekzektiv) dhe të pavarur

(jo-ekzekutivë). Mund të argumentohet se përbërja e një këshilli, i cili ka më shumë

drejtues të varur (ekzekutiv), ose e kundërta, më shumë drejtorë të pavarur (jo-

ekzekutivë), mbart në cdo rast avantazhet dhe disavantazhet e veta. Megjithatë, për të

patur evidenca specifike rreth impaktit të strukturës së këshillit drejtues mbi kontrollin

dhe qeverisjen e firmës, duhen të kryer studime e analiza të mëtejshme. Gjithsesi,

pavarësisht se janë bërë shumë kërkime të vazhdueshme në fushën e qeverisjes së

shoqërive tregtare, çuditërisht ekzistojnë pak evidenca rreth efikasitetit të këshillave

drejtues në banka, pasi shumica e studimeve i kushtojnë vëmendje shoqërive tregtare

fokusuar në sektorin industrial dhe nëvlerësojnë firmat financiare.308 Kështu, lind

nevoja dhe kërkohen studime të fokusuara në sektorin bankar për shkak të

karakteristikave unike që ka industria bankare dhe gjithashtu rëndësisë që mbartin

qeverisja e bankave.309 Pavarësisht këtij boshllëku në studimet e botës akademike, në

të vërtetë ekzistojnë mjaft udhëzime mbi qeverisjen e bankave, të publikuara nga

Komiteti i Bazelit (1999, 2006), të cilat e vënë theksin veçanërisht mbi këshillin

drejtues dhe shpjegojnë me detaje rolin dhe rregullimin e këtij këshillit.310

Më pare, në Shqipëri, ka qenë e përcakuar se vetëm një e treta e administratorëve të

bankës duhet të ishte e pavarur por në ditët e sotme ajo ka ndryshuar dhe referuar

ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe rregulloreve bankare është

                                                                                                               306 E.P.Ellinger, E. Lomnica, C.V.M. Hare (n 1) 30 307 Michael Alles dhe John Friedland (n 284) 308 Renne Adams dhe Hamid Mehran, Corporate Performance, Board Structure and Their Determinants in the Banking Industry (Federal Reserve Bank of New York Staff Report, No. 330 (2008)) 309 Renée Adams dhe Hamid Mehran (n 242) 310 Sailesh Tanna, Fotios Pasiouras dhe Matthias Nnadi (n 304)

125

Page 126: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  126  

përcaktuar se kjo përqindje duhet të rritet dhe se duhet mbi 50 % e këshillit drejtues

që të jetë i pavarur. Ky ligj i ri ka realizuar dhe ka arritur që të jetë me prudent sesa ai

paraardhës në këtë drejtim

Në lidhje me drejtorët e pavarur jo-ekzekutivë, siç është përmendur më lart, nëse

këshilli përbëhet me një shumicë prej këtyre drejtorëve, do të ketë më pak konflikte

interesi gjatë monitorimit të menaxherëve, prandaj, duke pasur këta drejtues në këshill

duket se do të përfitohet një rezultat pozitiv.311 Sipas nenit 35, pika 4 të ligjit ‘Për

Shoqëritë Tregtare’ kur i referohemi përbërjes së këshillit drejtues vërejmë se shumica

e anëtarëve të këshillit drejtues duhet të zgjidhet nga individë të cilët në castin e

zgjedhjes dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së mandatit nuk janë të lidhur me marrëdhënie

interesash private, sipas pikës 2 të nenit 44 të këtij ligji, me bankën apo aksionerët që

ushtrojnë kontroll mbi bankën ose me drejtuesit e saj ekzekutiv.

Në të vërtetë, është konstatuar se pavarësia e këshillit drejtues ka influencë të

ndjeshme në performancën e bankave, duke qenë se studimet kanë treguar se bankat

të cilat kanë më pak drejtues të varur (ekzekutiv) mund të operojnë më mirë se bankat

të cilat kanë më shumë drejtorë të vaur në përbërjen e këshillit.312 Dobësia kryesore e

kësaj teorie është se nëse drejtorët jo-ekzekutivë janë në një proporcion të

pabarabartë, kjo mund të sjellë pasoja të padëshiruara përsa i përket kostove dhe

dëmtimeve që kjo përbërje mund ti shkaktojë rolit këshillues që ka këshillit, pasi në

një situate të tillë do të zihej vendi për drejtorët të cilët mund të jenë më të aftë.313

Në vendin tonë, në nenin 16, pika 6 në varësi të natyrës, madhësisë dhe kompleskitetit

të bankës një drejtues ekzekutiv mund të jetë përgjegjës për më tepër se një nga

funksionet e mësipërme, banka në rastet kur përgjegjësia për ndonjë nga funksionet e

mësipërme është e shpërndarë tek disa drejtues, përcakton drejtuesin që ka

përgjegjësine kryesore për këtë funksion.

Përveç kësaj, drejtorët të pavarur/jo-ekzekutivë nuk do të jenë plotësisht të

përkushtuar ndaj institucionit financiar, pasi roli i tyre është me kohë të pjesshme.314

Në të vërtetë, sipas parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, ka një problem lidhur me                                                                                                                311 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 312 Andreas Horsch, Corporate Governance in Banking, in Edward Elgar, B.E. Gup (Ed.), (Cheltenham/Northampton (2007)), 320-437 313 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 314 Andreas Horsch (n 312)

126

Page 127: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  127  

totalit e përgjithshme të kohës që drejtorët jo-ekzekutivë punojnë, pasi është logjike

që me qëllim për të kryer detyrat e tyre me kompetencë nevojitet shumë më tepër

kohë.315 Siç thekson Lord Turnes, është e rëndësishme të sigurohet se drejtorët jo-

ekzekutivë të kenë kohë adekuate dhe njohuri të mjaftueshme për të trajtuar problemet

që lindin në bankë; 316 pasi ata që nuk shqetësohen shumë për veprimet dhe

operacionet e bankës automatikisht mund të rrisin rrezikun e kolapsit. Prandaj,

mendohet se sa më shumë drejtorë të pavaur të ketë në një bankë, aq më shumë

shanse ka që ajo të dështojë. Kështu, ky autor mendon se pasja e një përqindje më të

lartë të këtyre lloj drejtorësh në këshill nuk do të jetë në dobi të bankës.

Për më tepër, lidhur me dështimin e qeverisjes së bankës, parlamenti i Mbretërisë së

Bashkuar rendit si një arsye potenciale faktin se anëtarët e këshillit të cilët janë të

pavarur, duhet të marrin përgjegjësi të plotë kur një bankë përballet me vështirësi të

mundshme.317 Mënyra se si mund të perceptohet kjo pikëpamje e Parlamentit është se

drejtorët e pavarur, pavarësisht rolit dhe detyrave të tyre të pavarura, gjithsesi duhet të

kenë të njëjtin angazhim në këshill si drejtorët e varur (ekzekutivë) dhe kështu duhet

të kenë të njëjtin nivel përgjegjësish në lidhje me bankën. PIRC pajtohet me

Parlamentin në këtë pikë duke theksuar se duhen marrë në konsideratë edhe roli dhe

përgjegjësia e këshillave të bankave.318

Ky kapitull bazohet faktikisht në përbërjen aktuale të këshillit të bankave më të

mëdha dhe më të njohura të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.319 Prandaj, do të

vlerësojmë evidenca reale të bankave të mirënjohura në këto dy shtete. Kështu për

shembull, në përbërje të disa bankave kryesore të Shqipërisë ndarja midis drejtuesve

të varur e të pavarur është si vijon: Banka Alpha 3 të pavarur, 2 të varur; Banka

Kombëtare Tregtare 3 të pavarur, 2 të varur; Banka Union 3 të varur, 4 të pavarur

rrjedhimisht më shumë të pavarur sesa të varur. Po ashtu në Mbretërinë e Bashkuar,

këshilli i Barclays Bank Plc 320 ka një proporcion që përbëhet nga dymbëdhjetë

drejtorëve jo-ekzekutivë në këshillin e saj; këshilli drejtues i Lloyds Banking Group321

                                                                                                               315 “Banking crisis: Reforming corporate governance and pay in the city-treasure. The role of the Board” www.publication.parliament.uk, aksesuar më datë 1 korrik 2015 316 ibid 317 ibid 318 ibid 319 ibid, shifra të marra nga atje 320 ibid 321 ibid

127

Page 128: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  128  

ka të njëjtën numër të drejtorëve jo-ekzekutivë si Barclays, ndërsa RBS322 ka në

përbërjen e këshillit të saj shtatë drejtorë jo-ekzekutivë. Megjithatë, në kontekstin e

kësaj analize, këto shifra mund të mos konsiderohen se japin një proporcion të saktë

të këshillit të bankave në përgjithësi, duke qenë se ata konsiderohen si banka të mëdha

në lidhje me pjesëmarrjen e drejtorëve jo-ekzekutivë. Në të vërtetë, ka pasur kritika të

shumta se këshillat e shoqërive tregtare, e sidomos ato të listuara në bursë dhe

bankave kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, kanë drejtorë jo-ekzekutivë pa

eksperiencë dhe të pakualifikuar, pa u dhënë ende atyre kohën e duhur për të zbatuar

si duhet detyrimet dhe funksionet e tyre të monitorimit.323

Në të vërtetë, sipas publikimeve, kur u pyet kryetari i RBS-së nëse ai kishte pasur

përvojë të mëparshme në sektorin bankar apo kualifikime të tjra të ngjashme ai pranoi

se nuk kishte ndonjë kualifikim zyrtar bankar, por në vend të saj ai kishte përvojë si

"biznesmen sipërmarrës".324 Kështu nuk ka dyshim se ka pasur shumë diskutime mbi

bankierët të cilët janë anëtarë në këshillat e bankave e që nuk janë të kualifikuar

mjaftueshëm mbi këshillat e bankave dhe në shumë raste u shpjegua se ishte shumë e

vështirë që të kishte përbërje të këtyre këshillave drejtorë jo-ekzekutivë me përvojë

në sistemin bankar.325 Në këtë pikë është e qartë se, nëse nuk do të kenë përvojë

bankare para se të jenë pjesë e një këshilli drejtues banke, ata nuk do të kenë përvojën

e duhur për të udhëhequr bankën drejt suksesit. Ky është një rezultat i padëshirueshëm

dhe ndoshta nuk mund të kundërpeshohet dhe rregullohet nga fakti se kjo kategori

drejtorësh nuk do të krijojë ndonjë konflikt interesi të çdo lloji.

Dija dhe njohuria është një prerekuisitë e nevojshme dhe e domosdoshme për drejtorët

në këshillin drejtues, pasi, siç argumentoi Lordi Stevenson, këta njerëz duhet të jenë të

aftë të kuptojnë çështjet e shoqërisë.326 Sidoqoftë, siç sugjeroi Lordi Myners, këta

individë, me ekspertizën dhe aftësitë e nevojshme financiare në sektorin bankar duhet

të jenë më mirë drejtorë të varur dhe jo drejtorë jo-ekzekutivë.327

Për më tepër, drejtorët që thuhet se janë të pavarur mund ta bëjnë më të vështirë

                                                                                                               322 ibid 323 ibid 324 ibid 325 ibid 326 ibid 327 ibid

128

Page 129: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  129  

pozicionin e tyre, duke marrë në konsideratë që për shembull, disa prej tyre kanë

punuar nëpër banka për shumë vite dhe për këtë arsye duke kaluar një kohë kaq e

gjatë e mjaftueshme për ta, këra drejtor nuk mund të konsiderohet më si të pavarur në

përputhje me udhëzimet e qeverisjes së shoqërive tregtare.328 Si rezultat, ky autor

arrin në përfundimin se drejtorët e pavarur duhet të kenë detyra të një niveli më të

lartë me qëllim për të ushtruar një shqyrtim të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë të

pengojnë tendencën apo prirjen për t’u lidhur me drejtorë të tjerë.329

Përsa i përket drejtorëtve të varur (ekzekutivë), ata do të krijojnë më shumë fitim final

për bankën sec mund të jenë ndonjëherë në gjendje që ta bëjnë drejtorët jo-ekzekutivë,

duke shtuar informacion dhe duke qënë më të aftë për të kuptuar lidhjen e bankës dhe

raportin e saj me këshillin.330 Një përfitim tjetër i pasjes së drejtorëve ekzekutivë është

thjeshtëzimi i transmetimit të informacionit ndërmjet këshillit të drejtorëve dhe nivelit

drejtues menaxherial.331 Në këtë drejtim, për shkak se pjesëmarrja e drejtorëve të

varur në këshillin drejtues sjell shumë efekte pozitive e të dobishme, studiues të

ndryshëm shpehin një opinion negativ përsa i përket lidhjes reciproke midis

drejtorëve të pavarur dhe vlerës bankare.332

Në të ashtëquajturën “The Combined Code on Corporate Governance”, i cili është

kodi për qeverisjen e korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, theksohet se “çdo

shoqëri tregtare apo kompani tregtare duhet të udhëhiqet nga një këshill drejtues

efektiv, i cili është përgjegjës për promovimin e suksesit të shoqërisë”.333 Kështu, pa

bërë dallim midis drejtorëve ekzekutivë dhe jo-ekzekutivë, qëllimi i të gjithëve është

arritja e një prosperiteti të vazhdueshëm për shoqërinë tregtare dhe në rastin tonë për

bankat, e cila i ka dhënë drejtorëve kompetenca të tilla.

Megjithatë, Guvernatori i Bankës së Anglisë ishte skeptik rreth pretendimit se

drejtorët e pavarur jo-ekzekutivë, të cilët mund të konsiderohen si të dobishëm e

                                                                                                               328 Karlyn Mitchel dhe Mark. D. Walker (n 302) 329 “Banking crisis: Reforming corporate governance and pay in the city-treasure. The role of the Board” (n 315) 330 Pablo De Andres dhe Eleuterio Vallelado (n 261) 331 R.B. Adams, D. Ferreira, ‘A theory of friendly boards’ (2007) Journal of Finance 217; Shikoni gjithashtu: J.L. Coles, D.D. Naveen, L. Naveen, ‘Boards: Does one size fit all?’(2008) 87 Journal of Financial Economics 329; M. Harris and A. Raviv 332 ibid 333 “Banking crisis: Reforming corporate governance and pay in the city-treasure. The role of the Board”, (n 315); see also: UK Corporate Governance code

129

Page 130: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  130  

efektiv, mund të kishin parandaluar krizën aktuale bankare, duke theksuar se "fakti se

ekziston një krizë nuk përbën në vetvete evidencë se individët përgjegjës për

menaxhimin e atyre institucioneve kanë dështuar domosdoshmërish”.334 Gjithashtu,

Lordi Turner dyshoi se drejtorët jo-ekzekutivë në bankat kryesore të Britanisë së

Madhe nuk ishin të kualifikuar për të ushtruar rolin e tyre profesional gjatë viteve,

duke supozuar se bankat e mëdha kishin “për një kohë të gjatë persona të cilët

dukeshin se zotëronin aftësitë përkatëse teknike”.335

Ndarja në i pavarur i varur është më eksplicite në vendin tone. Duke i’u referuar cfarë

thamë me sipër, kjo ndarje është më e mirëpërcaktuar dhe si ligji nr. 9662, datë

18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, në nenin e tij 40 kur i referohet

kushteve kualifikuese për administratorët; ashtu edhe rregullorja e Këshillit

Mbikëqyrës e Bankës së Shqipërisë në Vendimin nr.63, datë 14.11.2012 “Për

miratimin e rregullores mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të

bankave të huaja dhe kriteret për miratimin e administratorëve të tyre” në kreun e saj

të 4, shprehen në momentin që diskutohen këto kritere për kualifikimin dhe përvojën

që duhet të zotëroj administratori i një banke. Në nenin 16, pika 3 shkronja a dhe b të

kësaj rregulloreje është cilësuar në mënyrë eksplicite se administratorët e propozuar

duhet të zotërojnë kualifikimin dhe profesionale të mjaftueshme dhe të përshtatshme

në rastet kur plotësohen kriteret e mëposhtme, sic janë se drejtuesi duhet të zotërojë

diplomë universitare ose minimaalisht të ketë kryer programin e ciklit të dytë të

studimeve në institucionet e arsmit të lartë (në rastin e administratorëve shtetas

shqiptar) në ekonomi ose jurisprudencë si dhe të kenë një përvojë të paktën 5-vjeçare

në një nga sektorët e mëposhtëm ku përfshihet sistemi banker dhe ai financiar ose

sistemet ekuivalente me të ku përfshihen adminsitrimi i rrezikut në tregjet financiare,

administrimi financiar , audimit, mbikëqyrja bankare e financiare, eksperienca ligjore

ose akademike e lidhur me tregjet financiare ose administrator i propozuar te zotërojë

diplomë universitare në një fushë tjetër të ndryshme nga ajo e shkencave ekonomike

dhe e jurisprudencës dhe kanë përvojë në sektorin bankar të paktën prej 5 vjetësh.

Duke iu referuar përsëri rregullores së lartpërmendur, në nenin 16, pika 4 të saj ne

shkronja a, b, c theksohet se në rastin kur administratorët jane propozuar për

pozicionin e anëtarit të këshillit drejtues ose të drejtorisë përvec kritereve të                                                                                                                334 ibid 335 ibid

130

Page 131: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  131  

përcaktuar më lart do të konsiderohen se zotërojnë përvojë drejtimi të mjaftueshme

dhe të përshtatshme në rastet kur plotësojnë edhe të paktën një nga kriteret e

mëposhtme sic janë që të ketë mbajtur një pozicion drejtues për të paktën 3 vjet ne

institucione financiare që veprojnë në tregun financiar të brendshëm ose të jashtëm, të

kenë mbajtur një pozicion drejtues për të paktën 3 vjet në një autoritet mbikëqyrës të

tregut bankar ose financiar në Shqipëri ose në një shtet tjetër ose kanë mbajtur një

pozicion drejtues për të paktën 5 vjet në persona juridik te ndryshëm nga ata të

lartpërmendur.

Pra, ky dizertacion në këtë pjesë do të mbështesë idenë se nevojiten një numër më i

madh drejtorësh të varur ekzekutiv sesa të pavarur joekzekutiv në këshillin drejtues të

një banke duke qënë se të parët do të jenë më të familjarizuar me institucionin ku ata

bëjnë pjesë, duke pasur akses më të madh në shoqëri për shkak të rolit dhe aktivitetit

të tyre të përditshëm aty. Nga ana tjetër, nuk duhet të ketë as mungesë të drejtorëve

jo-ekzekutivë, duke qënë se roli i tyre i pavarur konsiderohet si i domosdoshëm duke

ndihmuar në menaxhimin e shoqërisë në mënyrë të pavarur. Gjithsesi, ky autor

mendon se duke marrë parasysh situatën aktuale, numri i tyre duhet të kufizohet në

këshillat drejtues të bankave për shkak të vet rëndësisë së lartpërmendur të këtij

institucioni; duke i dhënë më shumë peshë anëtarëve ekzekutivë në këshillin drejtues,

mund të ishin shmangur krizat e mundshme financiare, duke mos u pajtuar në këtë

rast me konkluzionet e Guvernatorin të Bankës së Anglisë.

Prezenca e drejtorëve të pavarur jo-ekzekutivë konsiderohet si ndër faktorët kryesor

në drejtim të krizave për këtë autor, duke pasur parasysh mungesën e eksperiencës

dhe aftësive të tyre në fushën e bankare.336 Për më tepër, drejtorët e pavarur jo-

ekzekutivë duhet t’i përkushtohen tërësisht bankës dhe ta mbështesin atë në çdo

mënyrë e moment, në mënyrë që të konsiderohen se i kryejnë përgjegjësitë e tyre

plotësisht.337 Duke i përmbledhur cështjet e diskutuar e duke marrë parasysh të gjitha

këto studime të kryera, ky autor ka dalë me përfundimin se kriza aktuale bankare i

atribuohet edhe faktit se risku nuk është menaxhuar mirë nga këshilli drejtues i

bankave në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar, prandaj,

nevojiten më shumë drejtues të varur në këshillat drejtues.

                                                                                                               336 ibid 337 ibid

131

Page 132: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  132  

Z. Hester, i cili është Drejtori Ekzekutiv (CEO) i RBS-së, e ka fokusuar vëmendjen e

tij në përgjegjësinë që kanë drejtorët jo-ekzekutivë kur sfidojnë vendimet e nivelit të

lartë drejtues, duke arritur në përfundimin që mund të zgjidhi problemet e shoqërive të

ndryshme financiare në lidhje me faktin se si të arrijnë një ekuilibër optimal me

numrin e drejtorëve jo-ekzekutivë dhe ekzekutivë në kësjillat drejtues të tyre.338 Ai

theksoi se është e rëndësishme që drejtorët ekzekutivë të pranojnë kritikat nga

drejtorët jo-ekzekutivë dhe po aq e rëndësishme që këta të fundit të kuptojnë se

detyrimet e tyre përfshijnë edhe rastet kur ata sfidojnë vendimet e drejtorëve

ekzekutivë.339 Sipas këtij autori, drejtorët jo-ekzekutivë duhet të kenë të njëjtën

rëndësi detyrash sa ato që iu imponohen drejtorëve ekzekutivë dhe se kundrejt tyre

duhet të rëndojnë edhe më shumë përgjegjësi sesa këta administratirë kanë aktualisht

ndërkohë që reaalizojnë tagrin e tyre për të kontrolluar menaxherët e drejtuesit e

nivelit të lartë.

Më tej, siç është analizuar tashmë, dështimi dhe mospërmbushja nga ana e drejtorëve

jo-ekzekutivë e ushtrimit të kontrollit efektiv mbi drejtorët ekzekutivë i jep shkas një

numri problemesh që e bëjnë autorin të propozojë që një këshill duhet të ketë

shumicën e anëtarëve ekzekutivë. Më specifikisht, ligjvënësit duhet t'i trajtojnë këto

probleme si të një rëndësie parësore e me shumë rëndësi. Së pari kjo lidhet me

mungesën e kohës që drejtorët jo-ekzekutivë i kushtojnë shoqërisë; 340 së dyti,

mungesa e familjaritetit të rregullt me bankën, duke specifikuar se çështjet se si

drejtorët jo-ekzekutivë mund të vëzhgojnë e sfidojnë në mënyrë të suksesshme një

strategji biznesi dhe/ose vet administratorët ekzekutivë referuar një sektori të caktuar

janë mjaftueshëm të ndërlikuara në fushën bankare;341 së treti, bankat përzgjedhin

midis një “grupi shumë të vogël personash të aftë e të talentuar” dhe në një situatë të

tillë kur punësohen drejtorët jo-ekzekutivë, kjo mund të shërbej si disavantazh për

pikëpamjet e ndryshme që duhet të ekzistojnë.342 Është konsideruar si detyrë specifike

e revistës shkencore të quajtur “Walker Review” që të adresojë këtë cështje të fundit

të përmendur e që është mjaft e komplikuar duke sugjeruar që numri i personave të

                                                                                                               338 ibid 339 ibid 340 ibid 341 ibid 342 ibid, të tre këto arsye të përmendura

132

Page 133: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  133  

aftë dhe rrethi nga ato zgjidhen të jetë më i gjërë.343

Ajo që mund të arrihet si përfundim është se, për të gjitha këto arsye, detyrat dhe

përgjegjësitë e drejtorëve jo-ekzekutivë dhe ekzekutivë duhet të rriten për shkak të

rëndësisë së vet institucionit të bankës. Veçanërisht, duhet t'i kushtohet rëndësi të

vecantë ekuilibrit dhe balancës në përbërjen e këshillit të bankës duke u argumentuar

se duhet të ketë një përqindje më të lartë të drejtorëve ekzekutivë për shkak të

përfshirjes së tyre më të lartë dhe të përditshme në çështjet e bankës dhe detyrave me

përgjegjësi më të madhe që ato kanë me qëllim promovimin e suksesit të shoqërisë

tregtare në përgjithësi e bankave në vecanti.

DETYRAT E ADMINISTRATORËVE NË KËSHILLAT DREJTUES TË

BANKËS – REFERIM NË RASTE PRAKTIKE

Siç mund të jetë evidente, deri vonë, pavarësisht faktit se ka patur një interes në rritje

rreth qeverisjes së shoqërive tregtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe sidomosnë lidhje

me përgjegjësitë e drejtorëve dhe standardet që mund të priten prej tyre veçanërisht

gjatë viteve 1990,344 ekziston akoma një hendek i dallueshëm në lidhje me qeverisjen

specifike të bankave.345 Kështu, sipas Horsch, kjo vjen si pasojë e faktit se bankat po

bëhen gjithmonë e më të mëdha dhe gjithashtu shumë të komplikuara, dhe ky fakt

imponon kërkesa më të mëdha për hartimin e rregulloreve më të forta në lidhje me

qeverisjen e brëndshme bankave.346

Komiteti i quajtur ‘Cadbury Committee’ kishte si prioritet të tij kryesor, sigurimin e

kontrolleve të brendshme në shoqëritë e mëdha në Mbretërinë e Bashkuar347 dhe po

ashtu edhe Basel II hapi rrugën për funksionimin sa më korrekt të bankave,

megjithatë, kjo e fundit duhet të zbatohet duke pasur parasysh “kulturën e brendshme

të duhur të shoqërisë tregtare e më konkretisht të bankës”348 dhe gjithashtu, sipas

                                                                                                               343 ibid 344 Eilis Ferran, Company law and Corporate finance, (Oxford University Press, 1999), 206 345 Thomas E. Krayenbuehl, ‘Corporate governance in banking – a case for tighter regulation?’ (1993) 26(3) Long Range Planning 26 346 Andreas Horsch (n 312) 347 Kern Alexander (n 243) 997 348 Andreas Horsch (n 312)

133

Page 134: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  134  

mendimit të këtij autori, duhet të merret në konsideratë edhe kultura e vet vendit ku

ato operojnë. Në këtë dizertacion, duhet të merret parasysh legjislacioni dhe

jurisprudenca në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar me qëllim për të kritikuar

qeverisjen e bankave. Siç është analizuar tashmë, përbërja e këshillit drejtues të

bankës është një faktor kyç jo vetëm në përcaktimin e suksesit të një shoqërie të

caktuar si financiare ashtu edhe jofinanciare por edhe në përcaktimin e detyrave dhe

përgjegjësive të drejtorëve.

Duke e rikthyer analizën tek detyrat e drejtorit, Ligji për Shoqëritë Tregtare, i cili

përcakton përgjegjësitë e administratorëve të këshillit të drejtorëve, në këtë rast, nuk

ka një ligj të veçantë për drejtorët e bankave, kështu që ky ligj implementohet njësoj

për ta, duke imponuar për këta administrator institucionesh financiare të njëjtat detyra

dhe përgjegjësi si drejtorët e shoqërive të tjera tregtare. Pra, në të dyja rastet këshilli

drejtues ka përgjegjësinë e vetme që të përdorë një sistem të përshtatshëm të

brendshëm për të qëverisur shoqërinë tregtare.349

Ligji i shoqërive tregtare në Mbretërinë e Bashkuar, ndryshe nga ligji i korporatave në

Shteteve të Bashkuara, tradicionalisht ka parashikuar, sic e theksuam se "drejtorët i

detyrohen shoqërisë tregtare në përgjithësi dhe jo aksionerëve individualë" (neni 172 i

Ligjit për shoqëritë tregtare i quajtuar Company Act );350 pavarësisht modelit klasik

të vlerës së rritur të aksionerit në Mbretërinë e Bashkuar që kërkon rritjen e përfitimit

të aksionerëve.351 Sidoqoftë, në rastin e bankave, ky autor thekson se administratorët

në këshillat drejtues aty, duhet t’i detyrohen jo vetëm institucionit financiar në

vecanti, por edhe shtetit në tërësi, pasi bankat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në

ekonominë e vendit. Sipas Kern, këshillillat drejtues në Mbretërinë e Bashkuar kanë

dy funksione kryesore: qeverisjen dhe monitorimin e shoqërisë tregtare qoftë kjo

financiare ose jo.352

Sipas Ferran,353 ata që marrin përsipër përgjegjësinë për të vepruar në emër të të të

                                                                                                               349 Paul L. Davies and Gower, Principles of Modern Company Law (7th ed., Sweet & Maxwell 2003), 294-295 350 Kern Alexander (n 243) 1001-1006; shiko gjithashtu S. 172 CA2006 351 Shiko Re Chez Nico Ltd., [1992] BCLC 192 (1991); shiko gjithashtu Paul L. Davies dhe Gower (n 107), 374–375 352 Kern Alexander (n 243) 996 353 Eilis Ferran, (n 344) 206

134

Page 135: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  135  

tjerëve duke i këshilluar ata, mund të kenë detyrën që ta bëjnë këtë duke ushtruar

kujdes dhe aftësi kur veprojnë kështu.354 Deklarata e mirënjohur e standardit të

kujdesit dhe aftësisë që kërkohet nga një drejtor është deklarata e Romer J në ‘Re City

Equitable Fire insurance Co’.355 Ai vuri në dukje se, "drejtori nuk duhet të kryejë

detyrat e tij në një shkallë më të lartë aftësie sesa ajo që pritet në mënyrë të

arsyeshme nga një person që ka njohuritë dhe përvojën e tij”.356 Pra, kjo e bën këtë

detyrë për kujdes një detyrë subjektive.

Sipas nenit 214 të ligjit për paaftësinë paguese 1986 "një drejtor i cili i kryen detyrat e

tij bazuar në një standard të ulët objektiv të kujdesit dhe aftësisë, ai mund të

konsiderohet përgjegjës për të kontribuar personalisht në asetet e shoqërisë së tij”.357

Për më tepër, ligji për pushimin dhe përjashtimin e drejtorëve të shoqërive tregtare e

vitit 1986 (e quajtur ‘Company Directors Disqualification Act’) përcakton se nëse një

drejtor nuk arrin të përmbushë kërkesat e parashikuara në legjislacion ose nuk është

efektiv në rolin e tij, atëherë ai mund të skualifikohet nga pozicioni i tij si drejtor.358

Në këtë mënyrë, ekzistojnë masa legjislative për sjelljet e drejtorëve në këshillat

drejtues lidhur me detyrat e tij.

Standardi i kujdesit dhe aftësive të kërkuara nga drejtorët ishte i ulët në vitet e

mëparshme dhe justifikimi i dhënë nga gjykatat për këtë ishte fakti se u takon vet

aksionerëve të një shoqërie tregtare që të zgjedhin drejtorët. Kur aksionerët zgjedhin

një person të paaftë, ky është një vendimi i tyre dhe do të ishte e paarsyeshme që

gjykata të ndërhyjë.359 Pra, gjykatat hezitojnë të ndërhyjnë në raste të tilla.360 Një

arsye tjetër se pse ky standard ishte i ulët mund të ishte për shkak të ndërlikimeve

gjatë zbatimit dhe implentimit praktik të detyrës së tyre. 361 Sidoqoftë, ky

këndvështrim tani ka ndryshuar për shkak të përparimeve të duhura legjislative, duke i

bërë detyrat më të shumta dhe me një nivel më të lartë përgjegjësie, përsa i përket

                                                                                                               354 Henderson v Merrett Syndicates Ltd.[1995] 2 AC 145,HL,205( Lord Browne-Wilkinson); Bristol and West Building Society v. Mothew [1998] Ch 1, CA,16-18 (Millet LJ); Permanent Building Society v Wheeler (1994) 14 ACSR 109, WA SC 355 Në re City Eq. Fire Ins. Co., Ltd., [1925] 1 Ch. 407, 408 (1924) 356 ibid 357 Eilis Ferran, (n 344) 207 358 ibid 207 359 ibid 211 360 ibid 211 361 ibid 211

135

Page 136: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  136  

tregjeve financiare.362

Sipas legjislacionit anglez, detyra ligjore praktike i detyrohet shoqërisë tregtare dhe jo

aksionerëve që e zotërojnë atë.363 Drejtorët i detyrohen aksionerëve detyra që ata i

bëjnë në mirëbesim, në mënyrë të drejtpërdrejtë bazuar në tërësinë e menaxhimit,

duke qenë pjesë e shoqërisë, por jo drejtpërdrejti çdo aksioneri individualisht;364

prandaj, u detyrohen atyre detyra tërthorazi dhe ndonjëherë edhe drejtpërdrejt.365 Kjo

erdhi si një konkluzion në rastin e ‘Percival kundër Wright’, ku gjykata konstatoi se

një drejtor shoqërie tregtare nuk duhej të konsiderohej si një administrator i besuar për

aksionerët individualisht.366 Në fakt, ai mund të blejë aksionet e tyre pa i informuar

ata për një shitje të mundshme të ardhshme të shoqërisë.367

Gjykatat angleze kanë trajtuar edhe detyrat e drejtorëve ndërkohë që një administrator

banke menaxhon një institucion financiar bankë. Deklarata tradicionale në lidhje me

detyrën e drejtorit në rastin kur ata menaxhojnë një bankë është dhënë në vendimin e

cështjes precedentë ‘Marquis of Bute's’.368 Kjo e fundit ka si subjekt të saj personin

nga i cili ka marrë edhe emrin cështja, ndërsa si objekt të saj lidhjen e tij me

trashëgiminë e zyrës së Cardiff Saving Bank kur Marquis i Bute's’ ishte 6 vjeç.369 Ky

rast u fokusua në detyrën për kujdes të anëtarëve të këshillave drejtues në banka.

Gjykata vendosi se nuk kishtë ndodhur asnjë shkelje e detyrës për kujdes në rastin kur

drejtori nuk kishte arritur të merrtë pjesë në mbledhjet e asmblesë së bankës,370 pasi

Marquis nuk kishte asnjë detyrë që të mbantë veten të informuar dhe në dijeni lidhur

me ecurinë e biznesit të bankës.371 Ky autor beson se në këtë rast është shkelur detyra

për kujdes ndaj institucionit që një person menaxhon, pasi nuk i ishte kushtuar fare

vëmendje informacionit të rëndësishëm që kishte të bënte me veprimtaritë e

kreditimeve të pamatura të bankave.372

                                                                                                               362 ibid 207 363 S.172 CA 2006 364 ibid 365 Janet Dine, The Governance of Corporate Groups (Cambridge U. Press 2000) 366 Në re Percival v. Wright [1902] 2 Ch. 421, 425–426 (1902) 367 Kern Alexander (n 243), 991-1034, shikoni gjithashtu Chase Manhattan Equities Ltd. v. Goodman, [1991] BCLC 897 (1990) (duke deklaruar se heshtja nuk përbën një shtremberim) 368 Në Cardiff Sav. Bank (Marquis of Bute’s Case), [1892] 2 Ch. 100 (1892) 369 ibid 370 ibid 371 Kern Alexander (n 243) 991-1034 372 Në re Cardiff Sav. Bank (Marquis of Bute’s Case), [1892] 2 Ch. 100 (1892); shiko gjithashtu: Kern Alexander (n 3) 991-1034

136

Page 137: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  137  

Ky rast konsiderohet si ligj i vjetër në Britaninë e Madhe, pasi ndoshta nuk ka gjasa

që referuar ligjit modern për shoqëritë tregtare rezultati për të njëjtin vendim e rast të

ishte njësoj.373 Në këtë rast, gjykata nuk e zbatoi testin e personit të arsyeshëm për të

gjetur nëse Marquis duhet ta kishte mbajtur veten të përditësuar lidhur me çështjet e

bankës apo jo.374 Sidoqoftë, përdoret si shembull për të treguar se edhe detyra

subjektive për kujdes ka limitet e saj.

Gjithashtu, është një fakt i njohur se ky subjektivitet është plotësuese e ekzistencës së

natyrës edhe objektive e detyrës për kujdes, të përcaktuar në Re D'Jan.375 Në fakt,

neni 174 i ligjit për shoqëritë tregtare në Mbretërinë e Bashkuar vendos njëkohësisht

standart si objektiv ashtu edhe subjektiv të detyrës për kujdes. Kjo qasje nuk lejon që

drejtorët të shmangen nga të qënit të përgjegjshëm për neglizhencën e ushtruar prej

tyre,376 për shkak të faktit se zbatohet standardi i personit të kujdesshëm e të matur.

Niveli i kujdesit për këtë drejtor, sipas këtij neni, është një person që është vendosur

në rolin e drejtorit dhe që zotëron eksperiencë dhe aftësitë të veçanta të një të

‘pandehuri’ të posacëm.377

Ligji kërkon që të gjithë drejtorët të kenë njohuri mbi të gjitha aspektet e drejtimit të

biznesit të shoqërisë tregtare, ku ata janë të punësuar, në mënyrë që të jenë në gjendje

të vendosin në mënyrë efektive dhe të ndërmarrin veprime me kompetencën dhe

kujdesin e zakonshëm të kërkuar.378 Përkundrazi, në cështjen e Marquis of Bute's,

gjykata vendosi se testi i personit të matur nuk duhet të zbatohet ndaj veprimeve të një

drejtori apo menaxheri të lartë që nuk arrin të informohet për çështjet e bankës së

tij.379 Standarti i vendosur si pikë referimi në precedentin Re D'Jan është standart i

kodifikuar në legjislacion dhe është më i lartë se ligji i vjetër për shkak të vet

rëndësisë së këshillit drejtues në një shoqëri tregtare dhe më konkretisht në banka në

ditët e sotme.

                                                                                                               373 ibid 374 Kern Alexander (n 243) 1004 375Në re D’Jan of London Ltd, [1994] 1 BCLC 561 376 ibid 377 Shikoni në re City Eq. Fire Ins. Co., Ltd., [1925] 1 Ch. 407, 408 (1924); shiko gjithashtu David Kershaw (n 390) 424 378 David Kershaw, Company Law in Context (2nd edn, Oxford University Press 2012), 419 379 Kern Alexander (n 243) 1005

137

Page 138: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  138  

Mund të thuhet se edhe kodi i qeverisjes së korporatave në Mbretërinë e Bashkuar

sanksionon se këshilli drejtues duhet të jetë bashkërisht përgjegjës për suksesin

afatgjatë të shoqërisë tregtare.380 Këshilli, si organ drejtues, vendos për transaksione të

rëndësishme dhe nëse është e nevojshme delegon tagrat dhe pushtetin tek niveli

drejtues. Kjo formon një sistem kompleks të nën-caktimit të detyrave.381 Delegimi në

vetvete mbështetet në njohuritë dhe drejtimin e drejtorëve ekzekutivë, të cilët në

mungesë të dyshimit konfirmojnë informacionin që u është dhënë nga zyrtarë të

tjerë382 për kryerjen e detyrave të tyre me ndershmëri. Kjo e bën rolin e të dyve, si të

drejtorëve ekzekutiv ashtu edhe të atyre jo-ekzekutiv, të kufizuar. 383 Në mungesë të

alarmeve, të cilat ndërkombëtarisht quhen ‘red flags’, atyre nuk u kërkohet të

mbikëqyrin ushtrimin e menaxhimit të deleguar. Ata nuk do të jenë përgjegjës për

shkeljen e detyrës për kujdes.384

Në vijim të kësaj, në një cështje tjetër, Dovey kundër Cory,385 ndryshe nga Marquis of

Bute's, gjykata zbatoi standartin e personit të arsyeshëm386 për të gjykuar nëse veprimi

i drejtorit ishte neglizhent apo jo dhe për të përcaktuar nëse është shkelur detyra për

kujdes dhe aftësi.387 Në këtë cështje precedent, u vendos se drejtori nuk kishte vepruar

me neglizhencë as në rastin e mungesës së marrjes së informacionit të duhur nga

administratorët e tjerë dhe as në rastin e mungesës së shqyrtimit të gabimeve të

mundshme të bëra gjatë menaxhimit të çështjeve të shoqërisë.388 Edhe për Parker J në

precedentin Re Barings389, drejtorët (administratorët) mund të delegojnë tagrat dhe

pushtetin e tyre duke qenë të ndjeshëm në aspektin dhe në lidhje me efikasitetin, por

ata duhet të jenë kompetentë ndërkohë që veprojnë në këtë mënyrë. Performanca dhe

përmbushja e këtij tagri të delegimit, gjithsesi, nuk e shkarkon drejtorin plotësisht nga

përgjegjësia në rast të mospërmbushjes së detyrës së tij për monitorimin e personave

të deleguar dhe për këtë të fundit nuk ka aplikim universal të rregullave.

                                                                                                               380 Financial Reporting Council (Këshilli i Raportimit Financiar), The UK Corporate Governance Code (Kodi i Qeverisjes së Korporatave në Mbretërinë e Bashkuar) (2014) 381 David Kershaw (n 378) 433 382 ibid 433 383 ibid 433 384 ibid 433; shiko gjithashtu në re City Eq. Fire Ins. Co., Ltd., [1925] 1 Ch. 407, 408 (1924) 385 Në re Dovey v. Cory, [1901] A.C. 477 (1901) 386 Shihni në re City Eq. Fire Ins. Co., Ltd., [1925] 1 Ch. 407, 408 (1924) 387 Në re Cardiff Sav. Bank (Marquis of Bute’s Case) [1892] 2 Ch. 100 (1892) 388 Në re Dovey v. Cory, [1901] A.C. 477 (1901) 389 Në re Barings plc (No.5) [1999] 1 BCLC 433

138

Page 139: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  139  

Kështu, ka një kufi të konsiderueshme në lidhje me detyrën, e cila është e përcaktuar

edhe me ligj, që drejtori jo-ekzekutiv i një shoqërie tregtare ka ndaj saj. Në teori, ajo

nuk është ndryshe nga detyra që zotëron një drejtor ekzekutiv, por në praktikë, mund

dhe zakonisht do të veprojë kështu sic u lartpërmend. Në të vërtetë, është i saktë fakti

se përgjithësisht gjykatat kanë aplikuar standardin e personit të arsyeshëm në raste të

ndryshme të rëndësishme390,të kthyera më pas në precedent, dhe më e fundit prej tyre,

sipas Kern,391 është cështja Dorchester Finance Co., Ltd. kundër Stebbing.392 Në këtë

rast, gjykata konstatoi se testi i personit të duhet të zbatohet "në mënyrë të barabartë

për të dy, si për drejtorët ekzekutivë ashtu edhe për ata jo-ekzekutivë”.393 Prandaj, në

çdo rast, mos përfshirja në veprimtaritë e shoqërisë është një arsye kryesore që

drejtorët të jenë përgjegjës pasi ajo konsiderohet si shkelje e detyrës së tyre për kujdes

dhe aftësi.394

Si përfundim, niveli i detyrave duhet të jetë i njëjtë si për drejtorët ekzekutivë ashtu

edhe për ata jo-ekzekutivë, për shkak të rëndësisë së rolit të tyre në një shoqëri

tregtare dhe veçanërisht në një bankë. Seksioni në vijim do të interpretojë se duke

qenë se niveli i këtyre detyrave duhet të jetë i barabartë për të dy llojet e drejtorëve,

duhet të ngrihet për të dy kategoritë.

KRITIKAT MBI STANDARDET EKZISTUESE DHE KRIJIMI I NJË

STANDARTI TË RI

Roli kryesor i drejtorëve në këshillat drejtues të bankave është të balancojnë interesat

e aksionerëve dhe palëve të tjera të interesit, si p.sh. kreditorëve dhe depozituesve,

duke krijuar përgjegjësi të mëtejshme për ta,395 përveç interesave që kanë drejtorët e

shoqërive tregtare. Kështu, për shkak të rritjes së numrit të përgjegjësive të tyre,

detyrat e tyre fiduciare/të besimit duhet gjithashtu të rriten.396

                                                                                                               390 Shihni City Eq. Fire Ins. Co., Ltd., [1925] 1 Ch. 407, 408 (1924) 391 Kern Alexander (n 243) 1005 392 Në re Dorchester Finance Co., Ltd. V. Stebbing, [1989] BCLC 498 (1977), Rasti i vendosur në 1977 393 ibid 394 ibid 395 Kern Alexander (n 243) 991 396 ibid

139

Page 140: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  140  

Detyra e administratorit sipas ligjit për shoqëritë tregtare në Shqipëri, mund të ndahet

në dy kategori kryesore: detyrimi i besnikërisë dhe detyrimi i profesionalizmit dhe

kujdesit. Duke i’u referuar nenit 163 të këtij ligji, administratorit i ngarkohet detyra e

besnikrisë dhe përgjegjësisë në të cilën administratorët dhe anëtarët e këshillit të

administrimit detyrohen të kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara kryesisht në ligj, por

edhe në statut për arritjen e qellimit të përcaktuar në këto dispozita.

Administratorët apo anëtarët e këshillit të administrimit që veprojnë në kundërshtim

me detyrat e shoqërise dhe shkelin standartin e kujdesit janë të detyruar t’i shpërblejnë

shoqërisë dëmet që rrjedhin nga shkeljet si dhe ti kalojnë cdo fitim personal që ata apo

personat e lidhur me ta kanë realizuar nga këto veprime të parregullta. Kështu, është

përgjegjësia e autoritetit të shërbimeve financiare 397 për të integruar parimet e

bizneseve për të gjithë personat dhe shoqëritë tregtare në Shqipëri dhe Mbretërinë e

Bashkuar.398

Si në Shqipëri edhe në vendet përgjithësisht të common law, ndër detyrat kryesore të

një administratori, si në institucion financiar, ashtu edhe jo financiar, sic e përmendëm

është detyra e besnikërisë dhe ai e kujdesit dhe aftësisë për të promovuar intresin më

të mirë të kompanisë është kryesore në zhvillimin e vet institucionit

Ndër parimet e tjera, detyra më e rëndësishme është ajo për kujdes dhe

përgjegjshmëri.399 Detyra për kujdes dhe aftësi lidhet me pritshëmrinë e sjelljes që

kërkohet nga administrator i një institucioni si financiar ashtu dhe jo financiar. Ai/Ajo

duhet të shmangë neglizhencën dhe duhet të ketë aftësi dhe eskperiencë të

mjaftueshme për realizimin e detyrave të tij/saj. Në kundërshtim me detyrimin e

besnikërisë, detyrimi i kujdesit dhe profesionalizmit, për rrjedhojë, përfshin një

standart objektiv nëpërmjet të cilit duhet të vlerësohen veprimet e administratorëve.

Një nga detyrat kryesore që mund të rivlerësohet, duke marrë në konsideratë krizën

financiare, është detyra për kujdes, duke e bërë më të lartë standardin e kujdesit për

drejtorët e bankave. Alles dhe Friedland pohojnë se "një rol më i madh për drejtorët

është një zgjidhje e bazuar në treg për problemin e qeverisjes së bankave dhe riskut të

padiversifikuar ndaj të cilit përballen taksapaguesit, që detyrohen të ruajnë bankat të                                                                                                                397 Në vijim, FSA 398 Kern Alexander (n 243) 994; shikoni gjithashtu Peskin v. Anderson, [2000] 2 BCLC 1, 14 (1999) 399 Kern Alexander (n 243) 1022

140

Page 141: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  141  

cilat janë 'shumë të mëdha për të dështuar'”.400

Në të vërtetë, standardi objektiv për kujdes ekziston, dhe ai zbatohet për veprimet e

menaxherëve dhe drejtorëve të nivelit të lartë, përsa i përket mbikëqyrjes së

instutucionit të tyre bankare.401 Është e qartë se dështimi nga ana e këshillave të

bankave varet kryesisht nga administrimi i rrezikut që kryen banka dhe gjithashtu nga

moskryerja me sukses e implementimit të një sistemi qeverisjeje që do të siguronte

parashikimin e rreziqeve me të cilat mund të përballet banka, si dhe të krijojnë

mënyra për t'i shmangur ato. 402 Kështuqë, për një qeverisje më të mirë të bankave,

kërkohet që fillimisht drejtorët të pranojnë e të pajtohen me kontekstin e detyrave të

tyre.403 Në të njëjtën kohë, theks duhet t'i jepet gjithashtu edhe nevojës për të

kapërcyer qëndrimet apo sjelljet penguese të disa drejtorëve.404

Një instrument i rëndësishëm i drejtimit të shoqërive aksionare në Shqipëri (ky lloj i

shoqërive tregtare përgjithësisht është edhe forma ligjore e institucioneve financiare

bankë) janë marrëdhënia e krijuar e besimit midis aksionerëve të ndryshëm të

kompanisë me administratorët e saj, por gjithesi kjo marrëdhënie pavarësisht se e

shprehur qartasi në ligjin për shoqëritë tregtare nuk mbulohet si duhet nga ky ligj. Ky

autor mendon se duhet t’i rekomandohet ligjvënësve, që përvecse administratorët të

bazohen në statutin e vetë bankës gjatë momentit të realizimit të detyrave të tyre, të

vendosin në ligj standarte më të mirëpërcaktuara për këto detyra të administratorëve,

duke qenë se edhe banka në vetvete është shoqëri tregtare dhe duhet të referohet si

fillim këtij ligji në momentin kur administruesit do t’i duhet që të ushtrojnë detyrat e

veta.

Si rezultat, duke i kushtuar vëmendje faktit se ekziston një boshllëk në legjislacionin

në lidhje me qeverisjen e bankave, fokusuar vecanërisht tek detyrat e drejtorëve të

bankave, ky autor sqaron se ekziston nevoja që të përmbushet ky boshllëk.405

                                                                                                               400 ibid 401 ibid 402 Michael Alles dhe John Friedland (n 284) 403 J. Lorsch, ‘Perspectives from the boardroom’ (2009), Harvard Business School online publication. http://www.people.hbs.edu/jlorsch/BoardroomIssues.pdf 404 Michael Alles dhe John Friedland (n 284) 405 ibid

141

Page 142: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  142  

Në të vërtetë, është i saktë pohimi se në mënyrë që drejtori të konsiderohet përgjegjës

sipas common law, ai duhet të ketë shkelur detyrën e tij për kujdes.406 Argumente të

ndryshme theksuan se detyra për kujdes në Mbretërinë e Bashkuar është më e gjerë

sesa rregulli i gjykimit të biznesit (që merret me përcaktimin e përgjegjësive,

kompetencave dhe detyrave të drejtorëve në bordet drejtuese) e përcaktuar në Shtetet

e Bashkuara të Amerikës, e që njihet si i famshmi Business Judgment Rule, i cili

konsiderohet më i ngushtë.407 Prandaj, duke inkorporuar standarde më të larta, detyrat

e drejtorëve të këshillave drejtues të bankave mund të qartësohet më tej dhe të krijojë

një formë të re qeverisjeje.408 Lidhur me përmirësimin e detyrave, disa studiues

mendojnë se “standardi i investitorit të matur është i vetmi standart që do të mjaftojë

për të krijuar banka të sigurta”.409 Për më tepër, ata theksojnë gjithashtu se "sipas këtij

standardi, situatat e vështira me të cilat sistemi bankar përballet në ditët e sotme mund

të ishin shmangur”.410

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rregulli i njeriut të matur është zbatuar në rastin

e Harvard College kundër Amory,411 ku drejtorëve iu kërkua të vlerësonin vetë

përsonalisht çdo investim. Përkundrazi, sipas disa studiuesve, rregulli i investitorit të

matur në Mbretërinë e Bashkuar mundëson drejtorët të shqyrtojnë riskun e mbledhjes

së aseteve apo aktiveve në tërësi dhe jo të vlerësojë çdo investim veçmas.412 Kështu,

nevoja për krijimin e një standarti të ri vjen si pasojë dhe për shkak të krizës

financiare. Gjithashtu, sipas përfundimeve të Schanzenbach dhe Sitkoff, investimet në

kapital vënë në rrezik paratë e investimeve të sigurta.413

Ky dizertacion pajtohet me propozimin sipas të cilës nevojitet që të vendoset një

standard i ri për detyrën për kujdes të drejtorëve të bankave, duke qenë një zgjidhje e

mundshme për vet institucionet financiare, pasi sikurse Alles dhe Friedland

pretendojnë, drejtorët nën të do të ndjeheshin të detyruar që të mendonin më shumë

rreth zgjedhjeve të tyre lidhur me menaxhimin e riskut të bankës.414 Për më tepër,

                                                                                                               406 ibid 407 ibid 408 ibid 409 ibid 410 ibid 411 Harvard College v. Amory 26 Mass 446, 449 (1830) 412 Michael Alles dhe John Friedland (n 284) 413 M. Schanzenbach dhe R.Sitkoff, ‘Did reform of the prudent trust investment change portfolio trust allocation?’ (2008) Harvard Center for Law and Economics, Discussion Paper no. 580 414 Michael Alles dhe John Friedland (n 2884)

142

Page 143: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  143  

duke vepruar në këtë mënyrë, këshilli drejtues i bankës do të ndihej më përgjegjës

personalisht për veprimet e tij, do të ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e qeverisjes më të

mirë pasi kjo detyrë është një kërkesë thelbësore për këshillin drejtues.415

Ky autori bie dakord se, është e përshtatshme rritja e nivelit të standardit për kujdes,

duke u zhvendosur kështu tek rregulli i investitorit të matur, por për shkak të

rëndësisë së vet bankës si një institucion financiar, propozohet, që të vendoset një

standart edhe më i lartë, ai i investitorit të mbretëror të kujdesshëm. Fjala 'mbretërore'

është marrë nga Aristoteli dhe i referohet mënyrës së qeverisjes në përputhje me

veprimet e një mbreti.416 Mbretërore i referohet një mënyre absolute dhe superiore të

qeverisjes, e cila është e nevojshme për shkak të rëndësisë të vet bankës. Duke qenë

se tani është një epokë tjetër me rolin, i cili është kryesisht simbolik, të mbretëreshës,

fjala 'mbretërore' mund të zëvendësohet me fjalën 'absolute'. ‘Absolute' mund të

nënkuptojë se detyra është shumë strikte në vetvete dhe se drejtorët duhet t'i kushtojnë

vëmendje edhe detajeve më të vogla lidhur me çështjet e shoqërisë tregtare. Sidoqoftë,

kjo është diçka me të vërtetë e vështirë për t'u bërë në realitet, duke marrë parasysh

kushtet e tregut dhe për shkak të paragjykimit të prapambetur të referuar si ‘hindsight

bias’. Megjithatë, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë për një qeverisje më të mirë dhe

për arritjen e prosperitetit në sektorin bankar.

                                                                                                               415 ibid 416 St. Thomas Aquinas, Thomas Gilby, SUNNA Thoelogiaea, volume 36 Prudence, 85

143

Page 144: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  144  

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

1. Konkluzioni më themelor dhe më i rëndësishëm i kësaj teme mbështetet tek vetë

titulli i saj. Pra, arritja e harmonizimit të kuadrit ligjor bankar shqiptar me atë të huaj

europian dhe kryesisht duke i dhënë një vëmendje të vecantë sistemit anglez, si një

ndër sistemet më të evoluara në aspektin bankar është synimi që ky punim doktorature

ka arritur të përcjellë.

2. Ky punim shkencor është bazuar kryesisht tek kritika, duke i dhënë një vëmendje të

vecantë aspektit kritik e analizues të sistemeve ligjore të ndryshme, duke përfshirë atë

Common Law dhe Civil Law, me qëllim arritjen e zgjidhjes së situatave e problemeve

që e kanë vëmendjen e tyre tek e drejta bankare dhe qeverisja e bankave, si një ndër

aspektet kyc të zhvillimit të sistemit ekonomik të vendeve në vecanti e atij botëror në

përgjithësi.

3. E drejta bankare, pavarësisht se është një drejtë relativisht e re në Shqipëri, ajo duhet

të harmonizohet e të eci me hapat e kohës duke iu referuar zhvillimeve ekonomike të

vendit tonë duke u kthyer e duke përbëre një ndër të drejtat themelore të Republikës

së Shqipërisë. Kjo duhet të realizohet duke pasur vëmendje tek një rregullim i

mëtejshëm i legjislacionit shqiptar duke ecur paralel me legjislacionet europiane të

zhvilluara ndërkombëtare, kryesisht europiane duke qenë se sistemi ynë ka huazuar

mjaft praktika të mira nga këto shtete të fundit të cituara.

4. Pavarësisht se krahasimi kryesor për arritjen e harmonizimit është bërë midis

Republikës së Shqipërisë, i cili është një sistem Civil Law dhe Anglisë, i cili është një

sitem Common Law, kjo nuk do të përbëjë problem në arritjen e harmonizimit të

lëgjislacionit për realizimin e këtij dezertacioni, duke qenë se këto sisteme pavarësisht

se vijnë nga shkolla të ndryshme të së drejtës gjithsesi kanë të ndryshme vetëm

mënyrën e zgjidhjes së problematikave dhe jo thelbin e standarteve dhe normave

ligjore.

5. Në këte punim shkencor konkluzioni kryesor që arrihet lidhet me kuptimin e parasë

nga ana ligjore. Këtë kuptim ky autor ja jep duke iu referuar teorive ligjore ekzistuese

dhe duke analizuar e kritikuar autorët mbështetës të këtyre teorive.

6. Në këtë pikë të sipërpërmendur, ky autor rekomandon krijimin e një teorie të re

ligjore, e cila duhet të përcaktojë më qartësisht e më në detaje atë cka do t’i

144

Page 145: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  145  

referohemi e do të përkufizojmë si “para”. Ky auton propozon krijimin e një teorie të

re, që mund të quhet përshembull “Teoria Moderne”, e cila mund të arrijë të japë një

përcaktim më të qartë ligjor për paranë në perputhje me zhvillimet e fundit

ekonomike. Kjo teori duhet të bëjë të mundur që ti japë parasë kuptim referuar

menyrës se si ajo përceptohet në kohët moderne.

7. Ky autor në këtë punim shkencor do të konkludojë së shpjeguari në detaje funksionet

që lidhen me paranë.

8. Duke marrë parasysh faktin se ekonomia botërore tregtare dhe tregjet financiare janë

zhvilluar shumë, duke mos lënë pa përmendur edhe teknologjinë e avancuar, në këtë

punim shkencor janë analizuar të gjitha format e parasë dhe vëmendje e vecantë i

është kushtuar formave moderne të tyre dhe vështirësive që ato hasin në tregjet

aktuale për shkak të vetë risisë që ato sjellin në kryerjen e pagesave.

9. Rekomandimi i autorit bazuar në pikën e mësipërme, lidhet me faktin se në

ekonominë moderne ku cdo gjë po bëhet dixhitale, ligjet dhe rregulloret për format e

reja të parasë, sic është paraja dixhitale (elektronike), të cilat kanë tendecën të rriten

masivisht në përdorimin botëror, duhet të forcohen ndjeshëm në mënyrë që të mos

ndodhin rreziqeve sic janë pastrimi i parave apo pagesat e paautorizuara, duke u

arritur kështu limitimi sa më shumë i tyre. Kjo pasi me ligjet dhe rregulloret aktuale,

këtyre dy formave të krimeve bankare, i jepet akses më i madh për tu realizuar, kështu

që si rezultat duhet patjetër që të merren masa në zhvillimin dhe forcimin e tyre si në

Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera europiane.

10. Është i vërtetë fakti se Shqipëria është një vend me një demokraci relativisht të re,

duke qenë një vend i postdiktaturës, dhe për këtë arsye në vendin tonë nuk janë të

zhvilluara masivisht format e reja të parasë. Sugjerimi dhe rekomandimi i këtij autori

mbështetet në faktin se edhe Shqipëria ashtu si edhe vendet e tjera, duhet të adaptohet

me format e reja ligjore të parasë duke nxjerrë nga përdorimi masiv cash-in pasi ky i

fundit ndër të tjera sjell mjaft probleme kur qarkullon në shuma të mëdha ku ndër më

të rëndësishmin mund të përmendin humbjet nga vjedhjet. Kështu, legjislacioni

shqiptar duhet ti kushtojë më shumë vëmendje dhe rëndësi krijimit të rregulloreve të

ndryshme me qëllim arritjen e adoptimit të Shqipërisë me format e reja të parasë në

mënyrë që edhe vendi ynë të ecë paralel me vendet e tjera të Europës duke iu referuar

ekonomisë së tregut dhe tregjeve financiare.

11. Në këtë punim shkencor arrihet konkluzioni se edhe në Shqipëri si në cdo vend tjetër

të botës duhet ti kushtohet rëndësi faktit të rolit të vështirë të bankave në rastet kur ato

145

Page 146: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  146  

dyshojnë për një pastrim të mundshëm parash dhe financimit të terrorizmit që bëhet

nëpërmjet sistemit bankar. Kështu është i rëndësishëm zgjerimi dhe zhvillimi i

legjislacionit me qëllim vendosjen e bankave në një pozitë më lehtësuese. Në këtë

pikë Shqipëria duhet të huazojë dhe të marrë si shembull modelet më të mira

europiane dhe direktivat europiane me qëllim rregullimin e tablosë ligjore dhe

lehtësimit e situatës së bankave në momentin kur ato janë përballë dhe ndeshen me

një situatë potenciale të pastrimit të parave

12. Në një përpjekje për të parandaluar situatën ë rënduar dhe pozicionin jo konfort të

bankave në rastet potenciale të parandalimit të pastrimit të parave, institucionet dhe

organizatat ndërkombëtare që synojne minimizimin e këtij krimi kanë kërkuar nga

autoritetet zgjerimin e fushës së aplikimit të masave parandaluese në fushën ë

profesioneve dhe institucioneve të tjera financiare. Ky autor në kët punim shkencor

mendon se zhvillimi i mëtejshëm i legjiclacioni të pastrimit të parave, jo vetëm nga

ligjvënësit vendas por edhe ato të huaj, duke cilësuar më në detaj se kush do të ishin

mjetet e duhura e të posacme për parandalimin e pastrimit të parave do të bëntë të

mundur jo vetëm që legjislacioni në këtë drejtim të ishte më i plotë por edhe të ishte

parandalues më i mire për krimin e pastrimit të parave.

13. Sistemi i parandalimit të pastrimit të parave duhet të përfshihet më fuqishëm në ligjet

dhe rregulloret e Republikës së Shqipërisë duke u bazuar tek formatimi në sistemin

ekonomik e financiar dhe strategjitë e hartuara kundër korrupsionit.

14. Rekomandimi i këtij autori është se duhet të kryhet një trajnim më i detajuar i

punonjësve të sistemit bankar në luftën kundër pastrimit të parave duke u mbështetur

në analiza më të thella dhe verifikime ekonomike dhe financiare.

15. Duhet të forcohet bashkëpunimi midis gjykatave, administratës dhe mbikëqyrjes së

bankave në mënyrë që kur banka të gjendet përballë një rasti potencial të pastrimit të

parave të bëjë të mundur kapjen e rasteve të dyshimta.

16. Rekomandohet se duhet të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar bazuar tek fakti se

ata që do të kryejnë një krim të tillë do të duhej që ta realizonin atë mundësisht me

transferta që do të konsistonin në vlera të mëdha monetare, kështu nëse bashkëpunimi

ndërmjet shteteve do të ishte më i fortë kapja dhe ndëshkimi i rasteve të passtrimit të

parave do të ishte më i lehtë.

17. Gjatë punimit të këtij dizertacioni në lidhje me parandalimin e pastrimit të parasë

është analizuar ligji nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave

146

Page 147: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  147  

dhe financimit të terrorizmit” (ndryshuar me ligjin nr. 10 391, date 03.03.2011), duke

bërë të mundur harmonizimin e këtij të fundit me ligje të tjera ndërkombëtare.

18. Ky autor i referohet disa ndryshimeve dhe shtesave që duhen të bëhen në ligjin për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Një ndër pikat që ky autor sugjeron që të ndryshohet është pika 1 e nenit 2 që lidhet

me faktin se autoriteti përgjegjës, që është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të

Pastrimit të Parave e që shërben si një njësi e inteligjeencës financiare në Shqipëri,

nuk duhet të raportojë më tek Ministri i Financave duke bërë të mundur që këtij

institucioni ti jepet një pavarësi më e madhe.

19. Ky autor sugjeron që të ndryshojë po në këtë ligj pika 7 e nenit 2 ku me termin

“marrëdhënie biznesi” të konsiderohet cdo marrëdhënie profesionale ose tregtare që

lidhet me veprimtaritë e ushtruara nga subjektet e këtij ligji dhe klientët e tyre.

Togfjalëshi “marrëdhënie biznesi” sipas këtij autori duhet të ndryshojë duke sjellë një

ngushtim në përkufizim dhe duke e krahasuar me ligjin actual; të hiqet pjesa e faktit

se ajo duhet të konsiderohet dhe vlerësohet si e vazhdueshme në momentin pasi

vendoset marrëdhënia. Ky autor sugjeron që ky term te riformulohet në përputhje me

ligjin nr. 9901, date 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe Kodin Civil

duke iu referuar termonologjisë që përdoret aty e cila konsiston në veprimtari

ekonomike ose tregtare. Kështu, në mënyrë që te mos krijohen terma që gjatë

përdorimit mund të konfondojnë përmbajtjen e dispozitave të caktuara ky punim

shkencor sugjeron një përkufizim të thjeshtë si për termin “marrëdhënie biznesi”:

Veprimtari ekonomike ose tregtare që ushtrohet nga subjektet e ligjit dhe klientët e

tyre.

20. Në lidhje me pikën 10 të nenit 2 të po këtij ligji ky autor është i mendimit se nevojiten

që të detajohet se cfarë do të përfshijë një nivel i lartë drejtues në funksionet

respektive duke bërë të mundur që ky ligj të ndryshojë duke u përshtatur me

përcaktimin që ligji për nënpunësin civil i referohet kategorisë së lartë të drejtuesve.

Për më tepër në mënyrë që të arrihet minimizimi sa më i lartë i pastrimit të parave, në

këtë punim shkencor, sugjerohet se duhet të shtohet lista e funksioneve që do të

përfshihen në kategorinë e personave të ekspozuar politikisht (PEP). Në këtë punim

shkencor, është analizuar në mënyrë të thelluar se kush duhet të përfshihet sipas këtij

autori në listën PEP. Në lidhje me statusin PEP ky autor propozon që ai të mbahet për

një periudhë 3-vjecare pas lënies së funksionit me përjashtim të rastit kur ky PEP

147

Page 148: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  148  

është i një niveli shumë të lartë e për rrjedhojë ky status për të duhet të jetë i

përjetshëm.

21. Në lidhje me “veprimtarinë kriminale”, ajo presupozohet gjerësisht si një veprimtari e

konsideruar vepër penale nga Kodi Penal. Ky autor sugjeron që të vendoset kështu

neni 287 i Kodit Penal si pikë reference në këtë ligj në mënyrë që kur të kemi të

bëjmë me raste të pastrimit të parave, të cilat përbëjnë veprimtari criminal, ti

referohemi Kodit Penal në mënyrë që përcaktimi për ktë vepër të jetë sa më i saktë e

në përputhjen me teknikën legjislative.

22. Autori ka marrë në analizë nenin 4 të   ligji nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për

parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” (ndryshuar me ligjin

Nr. 10 391, datë 03.03.2011), më specifikisht pikën b të këtij neni në të cilin

përcaktohet konkrektisht se cila janë shumat e transfertave bankare për të cilat

subjektet duhet të verifikojnë identitetin e klientit. Autori sugjeron se vlera e vendosur

nga ligji është shumë e lartë e për pasojë nuk është efektive për paraandalimin e

pastrimit të parave dhe në këto kushte sugjeron vlerën prej 50 000 (pesëdhjete mijë)

Lekë ose kundërvlerën e saj në monedha.  

23. Gjiithashtu, autori sugjeron se nenin 4, gërma b, pika ii të shtohet togfjalëshi “të

sigurojë dhe verifikojë informacion” në vend të fjalës “identifikimi duhet të kryhet” të

përdorur më parë nga ligji. Ky ndryshim është i rëndësishëm, sipas këtij autori, në

mënyrë që banka të jetë më aktive në momentin e përballjes me një rast potencial të

pastrimit të parave.  

24. Autori, gjatë analizës së tij në këtë punim shkencor, parashtron dhe sugjeron se rastet

kur subjekti duhet të identifkojë klientin e tij nëpërmjet mjeteve të identifikimit,

përvec atyre të parashikuara ne ligjin actual, duhet shtuar se subjekti duhet të kuptojë

edhe qëllimet dhe natyrën e biznesit dhe gjithashtu duhet të mbledhë informacion për

burimet e fondeve. Pavarësisht se këto parashtrime nuk i gjejmë në rekomandimet e

FATF, gjithsesi ky autor mendon se në rastin e një ekonomie relativisht të brishtë të

Shqipërisë, ato duhet të përfshihen në ligj me qëllimin e parandalimit të pastrimit të

parave “qoftë edhe në mënyrë të përkohshme”.

25. Ky autor propozon që në nenin 15 të këtij ligji në mënyrë që të arrihet harmonizimi

me të drejtën bankare europiane, duhet të shtohet paragrafi që subjekteve tu ndalohet

të vënë në dispozicion të autoriteteve mbikëqyrëse apo cdo strukture tjetër, raportet e

aktivitetit të dyshimtë të dërguara dhe korrespondencën me autoritetin përgjegjës, pa

marrë miratimin paraprak nga ana e tij. Kështu, është e vërtetë se shtimi i këtij

148

Page 149: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  149  

paragrafi mund ta vërë bankën, sic e theksuam në këtë punim shkencor, në një situatë

më të vështirë e të rënduar (në udhëkryq për mënyrën sesi ajo duhet të veprojë) por

gjithsësi është një masë paraprake që duhet marrë në mënyrë që të parandalohet

pastrami i parave, duke qenë se është një masë gjendet edhe në legjislacionet e

vendeve të tjera të Europës dhe ka rezultuar efektive në praktikën e këtyrë vendeve.

26. Duke iu referuar po këtij ligji në nenin 22 të tij, ky autor rekomandon që të

ndryshohet afati kohor i së drejtës së DPPPP për bllokimin ose ngrirjen e përkohshme

të transaskionit ose të veprimit financiar kur ka arsye të bazuar ne fakte dhe rrethana

konkrete për pastrim parash dhe financim terrorizimi, nga një periudhë prej 72 orësh

në atë të jo më shumë së 5 ditë kalendarike. Ky ndryshim shihet i nevojshëm, sipas

këtij autori, për faktin se i jep më shumë kohë drejtorisë për të bërë të gjitha

verifikimet e duhura nëse rasti në fjalë do të ketë të bëjë me pastrim parash apo

financim terrorizmi apo jo. Ky ndryshim sugjerohet të bëhet në kuadrin e

harmonizimit me vendet e tjera duke marrë për bazë afatet kohore ekzistente në këto

vende.

27. Në lidhje me pagesat e paautorizuara të fondeve, në këtë punim shkencor, trajtohet

gjerësisht e thellësisht duke u bazuar në raste konkrete se kush e mbart humbjen

banka apo klienti në rastet e pagesave te paautorizuara, duke iu referuar Shqipërisë,

sistemit europian në tërësi nëpërmjet sistemit rregullator të atjeshëm të pagesave,

Anglisë dhe Amerikës duke dalë për secilën nga këto vende në konkluzionet

përkatëse.

28. Ky autor sugjeron se Shqipëria në këtë pikë me qëllim arritjen e harmonizimit me

vendet e tjera të Europës ka nevojë për një rregullim të mëtejshëm të kuadrit të saj

ligjor. Kjo pasi në rastin kur kryhet një pagesë e tillë e paautorizuar fondesh, në rastin

e vendit tonë nuk ekziston asnjë ligj konrekt, asnjë rregullore si ligjore ashtu edhe nga

këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë që të rregullojë një situatë të tillë. Në këtë

rast, klienti dhe banka, do i referohen kontratës që ata kanë e që rrjedh nga

marrëdhënia e tyre kontraktuale dhe kushteve të vendosura aty dhe Kodit Civil dhe jo

ndonjë ligji specifik bankar. Pra, ky autor propozon krijimin e një ligji specifik për

rastet e pagesave të paautorizuara të fondeve pasi raste të tilla si të fundit të

përmendura po bëhen gjithmonë e më të shpeshta në evolimin e ekonomisë shqiptare

të tregut.

29. Në kapitullin kur diskutohet krimi financiar, në këtë punim shkencor, do të kritikohet

fakti se edhe pse shumë drejtues të lartë ekzekutiv, pavarësisht sjelljeve të tyre të

149

Page 150: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  150  

pamatura, situata nuk rezultoi në dënime të ashpra për ta pavarësisht se efektet e

sjelljes se tyre sollën pasoja të rënda në ekonominë e shteteve dhe në shoqërinë në

tërësi. Në vendin tonë nuk ekziston kjo sjellje e pamatur, e mirëpranuar në sistemet

europiane por asaj i referohemi duke marrë shkas nga legjislacioni ynë aktual, e

kreysisht nga Kodi Penal, si neglizhencë e një sjellje e pakujdesshme.

30. Ky autor sugjeron që në lidhje me pikën e mësipërme të shtohet në lëgjislacione e në

Kod edhe termi sjellje e pamatur duke iu referuar standartit “ të një njeriu të

zakonshëm me sjellje të arsyeshme dhe të ndershme”, në mënyrë që të realizohet

harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me atë europian

31. Në këtë punim shkencor, do të trajtohet gjerësisht qeverisja e bankave duke iu

referuar bankës, jo thjesht si një institucion financiar i një rëndësie të lartë në

ekonominë e një vendi por si një shoqëri tregtare e një rëndësie shumë të madhe për

shoqërinë dhe ekonominë e një vendi në vecanti dhe për të gjithë shtetin në tërësi.

Krysisht, kjo do të realizohet duke përdorur metodën krahasuese të rëndësisë dhe të

ndryshimit midis bankave dhe shoqërive të tjera tregtare.

32. Përvec pikës së lartpërmendur në këtë kapitull do të realizohet kritika e përbërjes së

këshillit drejtues të një banke duke iu referuar statistikave konrekte të bankave të

nivelit të dytë si shqiptare ashtu edhe europiane duke bërë të mundur krahasimin e

ketyre të dyjave me referencë tek ndarja e administratorëve në të varur e të pavarur.

Nëpërmjet krahasimit të përbërjeve të bordeve në bankat në Shqipëri dhe në bankat e

vendeve të tjera të Europës do të dalim në konkluzionin se në mënyrë që të arrihet

harmonizimi bankat në Shqipëri duhet të ndryshojnë përbërjen e këshillit të bordit të

bankave.

33. Ky autor sugjeron ndryshimin e legjislacionit duke bërë të mundur pasjen e një

shumice administratorësh të varur në këshillin drejtues të bankave të nivelit të dytë në

Shqipëri, pavarësisht se duke iu referuar ligjit se 50 % e tyre duhet të jenë

administrator të pavaur, pasi kjo do të realizonte një mirëmenaxhim të bankës duke

qenë se do të kishte më shumë drejtues që do ta njihnin bankën dhe problematikat e

saj më në detaje duke qenë të varur dhe ekzekutivë të saj.

34. Në këtë punim shkencor, gjithashtu është trajtuar fakti se detyrat e një administratori

të bankës duhet të jenë me një nivel më të lartë përgjegjësie sesa detyrat e

administratorëve në shoqëri të tjera tregtare, duke u bazuar në faktin e vetë rëndësisë

më të madhe që banka ka në krahasim me shoqëri të tjera tregtare

150

Page 151: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  151  

35. Ky autor rekomandon që pavarësisht se sipas mendimit kritik ky nivel detyrash ka

nevojë për rregullim edhe në vendet europiane e kryesisht Angli, në Shqipëri ku

legjislacioni duhet të jetë më i plotë në lidhje me këto detyra duke mos iu referuar

vetëm ligjit për shoqërite tregtare në këtë pikë. Sipas këtij autori ky ligj i fundit i

përmendur ka nevojë për të rregulluar akoma më shumë sec i rregullon detyrat

kryesore të drejtorëve me reference detyrës për besnikëri dhe kujdes. Pra, vetë ligji ka

nevojë për një reformin të mëtejshëm për detyrat e administratorëve të shoqërisë

tregtare e jo më për administratorët e bankave për të cilët duhet të krijohet një

regullore totalisht specifike në lidhje me detyrat e tyre për shkak të vetë rëndësisë të

pozicionit të tyre funksional, sic e përmendëm.

151

Page 152: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  152  

BIBLIOGRAFIA

Konventa Ndërkombëtare: ¥ Konventat e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

¥ Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut

Pakte Ndërkombëtare: ¥ Fondi Monetar Ndërkombëtar

¥ NPPS Guidance 2013

¥ Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile dhe Politike

Direktiva: ¥ BIS

¥ Direktiva e tretë e vitit 2005/60 e Bashkimit Europian

¥ FATF

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Kode: ¥ Kodi Civil

¥ Kodi Penal

¥ Kodi i Procedurës Civile

Ligje: ¥ Ligji Nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankës e Shqipërisë”

¥ Ligji Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar

me Ligjin Nr. 131, datë 22.12.2016)

152

Page 153: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  153  

¥ Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (ndryshuar me

ligjin Nr. 48/2012)

¥ Ligji Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”

¥ Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit

të terrorizmit” (ndryshuar me ligjin Nr. 10 391, datë 03.03.2011)

Statute: ¥ Companies Act 2006

¥ Proceeds of Crime Act 2002

¥ UCC

Rregullore: ¥ Rregullorja e Këshillit Mbikëqyrës e Bankës së Shqipërisë në Vendimin nr.63, datë

14.11.2012 “Për miratimin e rregullores mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe

degëve të bankave të huaja dhe kriteret për miratimin e administratorëve të tyre”

Udhëzime: ¥ Udhezimi nr. 6915, date 30.01.2012 “Mbi procedurat teknike per derdhjen e pageses se

tjetersimit ne llogarine ligjore bankare te noterit”

Vendime të Gjykatave Shqiptare: ¥ Vendimi nr. 229 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Nr. i regjistrit themelor 743 datë

10.05.2012

¥ Vendimi nr.751 datë 23.05.2012 i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë

¥ Vendimi Nr. 41-2014-2371 (402), datë 08.07.2014

¥ Vendimi Nr.164, datë 29.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec

Precedentë gjyqësor të huaj:

¥ A/S Awilco v. Fulvia s.p.a. di navigazione (the "Chikuma"), [1981] 1 Lloyd's Rep. 371

¥ Banco de Portugal v Waterlow & Sons Ltd. [1932] A.C. 452 (28 April 1932)

153

Page 154: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  154  

¥ Barclays Bank Ltd v W J Simms, Son and Cooke (Southern) Ltd., [1980] 1 QB 677,

[1979] 3 All ER 522

¥ Barclays Bank plc v. Taylor [1989] 1 WLR 1066

¥ Barings plc (No.5) [1999] 1 BCLC 433

¥ BMP Global Distribution Inc v. Bank of Nova. Scotia (2009)

¥ Bristol and West Building Society v. Mothew [1998] Ch 1, CA, 16-18

¥ Brooks v. Hooks [1965] 221 Ga. 229, Supreme Court of Georgia, USA

¥ Brown v. Westminster Bank Ltd. [1964] 2 Lloyd’s Rep 187, 8 Legal Decisions

Affecting Bankers 2986, Queen’s bench division (Commercial Court)

¥ C v S [1999] 1 WLR 1551; [1999] 2 All ER 343

¥ Camdex international Ltd v Bank of Zambia and others [1997]

¥ Campbell v Mbretërisë së Bashkuar (1993) 15 E.H.R.R 137

¥ Cardiff Sav. Bank (Marquis of Bute’s Case), [1892] 2 Ch. 100 (1892)

¥ Chase Manhattan Equities Ltd. v. Goodman, [1991] BCLC 897 (1990)

¥ Chez Nico Ltd., [1992] BCLC 192 (1991)

¥ City Eq. Fire ins. Co., Ltd., [1925] 1 Ch. 407, 408 (1924)

¥ Crantrave Ltd (In Liquidation) v Lloyd's Bank Plc CA ([2002] All ER (Comm) 89)

¥ Cunliffe v. Cunliffe [1920]

¥ Re D’Jan of London Ltd, [1994] 1 BCLC 561

¥ Devaynes v Noble (1816) 35 ER 781

¥ Dickinson v R [2010] HCA 30

¥ Dorchester Finance Co., Ltd. V. Stebbing, [1989] BCLC 498 (1977)

¥ Dovey v. Cory, [1901] A.C. 477 (1901)

¥ Governor and Company of Bank of Scotland Ltd. v Bennett and Another [2001]

EWCA Civ 52; [2001] 1 WLR 751; [2001] All ER (D) 81

¥ Greenwood v. Martins Bank Ltd., [1932] 1 K.B. 371; [1933] A.C. 51

¥ Griffin v. Thomson [1844] United States Supreme Court

¥ Harvard College v. Amory 26 Mass 446, 449 (1830)

¥ Henderson v Merrett Syndicates Ltd.[1995] 2 AC 145,HL,205

¥ Ireland v. Livingston (1872) L.R. 5 H.L. 396

¥ K Ltd v National Westminster Bank [2006] EWCA Civ 1039

¥ Liggett (Liverpool) Ltd v Barclays Bank Ltd [1928]

154

Page 155: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  155  

¥ London Intercontinental Trust Ltd. v. Barclays Bank Ltd. [1980] 1 lloyd's rep. 241,

Queen's Bench division (Commercial court)

¥ London Joint Stock Bank, Ltd. v. Macmillan and Arthur, [1918] A.C. 777 All ER Rep

30

¥ Lord Fraser, Mardorf Peach & Co v Attica Sea Carriers Corp of Liberia (The

Laconia), [1977] AC 850

¥ McKenzie v. British Linen Co. [1881] 6 App. Case

¥ Midland Bank, Ltd. v. Seymour. [1955] 2 Lloyd's rep. 147. Queen's bench division

¥ Miliangos v George Frank Ltd. [1976] AC 443

¥ Moss v Hancock [1899] 2 Q.B. 11

¥ Niemetz v. Germany, [16 Dec 1992]

¥ OBG Ltd v Allan [2007] UKHL 21

¥ Percival v. Wright [1902] 2 Ch. 421, 425–426 (1902)

¥ Permanent Building Society v Wheeler (1994) 14 ACSR 109, WA SC

¥ Price Meats Ltd. v. Barclays Bank Plc. [1999] EWHC Ch 190

¥ R v Ghosh [1982] EWCA

¥ R v Preddy, Slade and Dhillon, [1996] UKHL 13

¥ R v Sinclair 2010 SCC 35, the Supreme Court of Canada

¥ R. v. Allsop (Anthony Adward) (1977) 64 Cr. App. R. 29

¥ Royal Products Limited v Midland Bank Limited [1981] 2 Lloyd’s Rep 194, [1981]

Com LR 93, 10 LDAB 260

¥ Slingsby and others v. District Bank Ltd. (Manchester) [1931] 40 Ll.L.Rep. 360

¥ Tai Hing Cotton Mill Ltd. v. Liu Chong Hing Bank Ltd., [1985] 2 all er 947, [1985] 2

lloyds rep 313, [1985] 3 wlr 317, [1986] ac 80, [1985] ukpc 22

¥ Tenax Steamship Co v Owners of the Motor Vessel Brimnes [1974] EWCA Civ 15

¥ Tournier kundër Bankës Provinciale Kombëtare dhe Bankës së Bashkuar të Anglisë

[1924] 1 KB 461

¥ W (Minors) Re [2002] 2 A.C. 291

¥ Young v Grote (1827) 4 Bing

Libra: ¥ Alldridge P., Money Laundering Law. Forfeiture, Confiscation, Civil Recovery,

155

Page 156: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  156  

Criminal Laundering and Taxation of the Proceeds of Crime (Hart Publishing Oxford

and Portland, Oregon 2003)

¥ Aquinas T., Gilby T., SUNNA Thoelogiaea, volume 36 Prudence

¥ Bamford C., Principles of International Financial Law (Oxford University Press 2011)

¥ Davies P. L. and Gower, Principles of Modern Company Laë (7th ed., Sweet &

Maxwell 2003)

¥ Dine J., The Governance of Corporate Groups (Cambridge U. Press 2000)

¥ Dr. Mann F.A., The Legal Aspect of Money (Oxford: at the Claredon Press 1971)

¥ Eatwell J. and Taylor L., Global Finance at Risk: The Case for international

Regulation (The Neë Press 2000)

¥ Ellinger E.P., Lomnica E., Hare C.V.M., Ellinger’s Modern Banking Law, (5th edn,

Oxford University Press 2011)

¥ Ferran E., Company law and Corporate finance, (Oxford University Press 1999)

¥ Fox D., Property rights in Money (Oxford University Press 2008)

¥ G. Griffiths dhe S. Robert-Tissot, ‘Konfidencialiteti i Bankës’ (4th Tottel 2006)

¥ Geva B., Bank Collections and Payment Transactions: A Comparative Legal Analysis

(2001)

¥ Hammond B., Banks and Politics in America (Princeton University Press 1957)

¥ Kershaw D., Company Law in Context (2nd edn, Oxford University Press 2012)

¥ Keynes J.M., A Treatise on Money: The Pure Theory of Money / The Applied Theory of

Money (1930)

¥ Knapp G.F., Staatliche Theorie des Geldes (“The State Theory of Money”) (3rd edn,

Duncker & Humblot 1921)

¥ Lewis M. K. dhe Mizen P.D., Monetary Economics (Oxford University Press 2000)

¥ Mëcalla N., Pastrimi i parave Elementët juridiko-penal dhe kriminologjik (Botim i

parë, Shtëpia botuese KLEAN 2013)

¥ Michael B., Pastrimi i parave dhe krimi financiar (Oxford University Press 2006)

¥ Miles L., The Theory of Money and Credit (Vienna 1912)

¥ Montgomery C. dhe Ormerod D., Criminal Law and Procedure (Oxford University

Press 2015)

¥ Ping H., Sekreti bankar dhe pastrimi i parave (7th edn JBL 2004)

¥ Proctor Ch., The Law and Practice of International Banking (2nd edn, Oxford

University Press 2015)

156

Page 157: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  157  

¥ Stokes R., Detyrimi i Bankierit për ruajtjen e konfidencialitetit, pastrimin e parave dhe

Ligjin për të Drejtat e Njeriut (JBL 2007)

¥ Walker F. A., Money in its relation to Trade and industry (1879)

Libra të edituar: ¥ Horsch A., Corporate Governance in Banking, in Edward Elgar, B.E. Gup (Ed.),

(Cheltenham/Northampton (2007))

¥ Sutherland E.H., ‘White Collar Crime’ (1949) New York: Holt, Rinehart & Winston.

¥ Sutherland E.H., “Analyzing Crime”, in Schuessler K.(Ed.), “Development of the

Theory” (University of Chicago Press)

¥ Zingales L., “Corporate governance”, in P. Newman (Ed.), The New Palgrave

Dictionary of Economics and the Law (MacMillan, New York (1998))

Libra Online:

¥ Pontell N., Geis, Gilbert L. (Eds.) International Handbook of White-Collar and

Corporate Crime, (2007)

Monograme: ¥ Fisher J., ‘Who should prosecute fraud, corruption and financial markets crime?’

(2013) LSE Law and Financial Markets Project Briefing 3/13, 2013

Artikuj Shkencor: ¥ Adams R. and Mehran i., ‘is Corporate Governance Different for Bank Holding

Companies?’ (2003) 9 Fed. Reserve Bank of N.I. Econ. Policy Rev. 123

¥ Adams R.B., Ferreira D., ‘A theory of friendly boards’ (2007) Journal of Finance 217

¥ Alexander K., ‘UK Corporate Governance and Banking Regulation: The regulator’s

role as stakeholder’ (2004) Vol.33 Stetson Law Review 991

¥ Alles M. and Friedland J., ‘Reforming governance of 'too big to fail' banks: The

prudent investor RULE and enhanced governance disclosures by bank boards of

directors’ (2012) Journal of Banking Regulation 189

¥ Caprio G., Laeven L., Levine R. ‘Governance and banks valuations’ (2007) Journal of

157

Page 158: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  158  

Financial intermediation 16

¥ Coles J.L., Naveen D.D., Naveen L., ‘Boards: Does one size fit all?’(2008) 87 Journal

of Financial Economics 329

¥ De Andres P. and Vallelado E., ‘Corporate governance in banking: The role of the

board of directors’ (2008) 32(12) Journal of Banking & Finance 2570

¥ Eisenberg T., Sundgren S. and M. T. ‘Eells Larger board size and decreasing firm value

in small firms (1998) 48 Journal of Financial Economics 35

¥ Fernández A.I., Gomez S., Fernandez C. ‘The effect of board size and composition on

corporate performance’

¥ Francis J. Facciolo, ‘Unauthorized Payment Transactions and Who Should Bear the

Losses’ Vol 83

Issue 2 Chicago-Kent Law Review

¥ Furfine C.I. ‘Banks as monitors of other banks: Evidence from the overnight federal

funds market’ (2001) 74 Journal of Business 33

¥ Goode R., 'Rule, Practice and Pragmatism in Transnational Commercial Law’ (2005)

54 International and Comparative Law Quarterly

¥ Jevons W.S., ‘Money and the Mechanism of Exchange’ (1875) The International

Scientific series

¥ Keynes J. M., ‘The Pure Theory of Money. A Reply to Dr. Hayek’ (November 1931)

34 Economica 387–397

¥ Koker L., ‘Kontrolli i Pastrimit të Parave dhe Shtypja e Financimit të Terrorizmit’

(2006)

¥ Krayenbuehl Thomas E., ‘Corporate governance in banking – a case for tighter

regulation?’ (1993) 26(3) Long Range Planning’ 26

¥ Laidler D., ‘The Definition of Money: Theoretical and Empirical Problems’ (1969)

Journal of Money, Credit and Banking Vol. 1 No. 3, 508-525

¥ Lewis R.M., ‘Savings Directors Penalized’ (11 Jan 1990) AP Published, Business Day,

The New York Times

¥ M. Chan, ‘Banks Caught in the Middle’ (2001) Co Lawyer

¥ Macey J. R. & O’Hara M., ‘The Corporate Governance of Banks’, (2003) 9 Fed.

Reserve Bank of N.I. Econ. Policy Rev. 91

¥ Meiring I., ‘The South African Payment System’ South African Mercantile Law

Journal

158

Page 159: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  159  

¥ Reuter P. dhe Truman E., ‘Studimi i Institutit të Ekonomisë Ndërkombëtare’

(Washington 15.12.2004)

¥ Ryder N. dhe Broomfield K., 'Predatory lending and white collar crime: a critical

reflection' (2014) International Company and Commercial Law Review 25(9)

¥ Schanzenbach M. and Sitkoff R., ‘Did reform of the prudent trust investment change

portfolio trust allocation?’ (2008) Harvard Center for Law and Economics, Discussion

Paper no. 580

¥ Sutherland E. H., ‘White Collar Crime’ (1949) New York: Holt, Rinehart & Winston

¥ Tanna S., Pasiouras F. and Nnadi M. ‘The Effect of Board Size and Composition on the

Efficiency of UK Banks’ (2011) 18(3) International Journal of the Economics of

Business 441

¥ Wright E.O. dhe Rogers J., ‘American Society: how it actually works’ (2010) W.W.

Norton

¥ Yeoh P., ‘Causes of the global financial crisis: Learning from the competing insights’

(2009) international Journal of Disclosure and Governance 7

¥ Yermack D. ‘ Higher market valuation of companies with a small’ (1996) 40 Journal of

Financial Economics 185

Revista Shkencore:

¥ Schumpeter J. A, ‘Corporate constitutions. The world knows less about what makes for

good corporate governance than it likes to think’, (28 October 2010) The Economist

Artikuj Shkencor Online: ¥ Adams R. B. and Mehran I., ‘Corporate performance, board structure and its

determinants in the banking industry’ (2005)

¥ Black J., ‘Regulation and Governance’ (2008)

¥ Davies P.L., ‘Liquidity Safety Nets for Banks’ (2013) 3 Journal of Corporate Law

Studies 287, No. 28/2014

¥ Ferguson Ch., ‘Banking is a criminal industry because its crimes go unpunished’ (Sep

2015) The Blog

¥ Lewis M. K., ‘Modern Banking in Theory and Practice’ Economie Bancaire, Revue

Economique

159

Page 160: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  160  

¥ Lewis M., ‘Shorting reform, Dear Wall Street: here’s a plan to shape financial reform

to your advantage’ (29 May 2010) The New York Times

¥ Lorsch J., ‘Perspectives from the boardroom’ (2009), Harvard Business School online

publication

¥ McLeay M., Radia A. dhe Thomas R., ‘Money creation in the Modern Economy’

(2014)

¥ Mehrling P., ‘Why is money difficult?’ (8 June 2015)

¥ Mitchel K. and Walker M. D., ‘Bankers on Boards, Financial Constraints, and

Financial Distress’ (2008)

¥ Patient, ‘Tissue banking, patient rights, and confidentiality: Tensions in law and policy’

¥ Pérez Carrillo E. F., ‘Corporate governance: shareholders’ interests’ and other

stakeholders’ interests’ (2015) 4(4) Corporate ownership and control

¥ Ping H., ‘Journal of Money Laundering Control Journal of Money Laundering Control’

Vol 7 Issue 4

¥ Rakoff J.S., "Final Consent Judgment as to Defendant Bank of America" (2016)

¥ Stessens G., ‘Money Laundering’ (2003)

Raporte të Komisionit të Ligjeve: ¥ Adams R. and Mehran I., Corporate Performance, Board Structure and Their

Determinants in the Banking industry (Federal Reserve Bank of New York Staff

Report, No. 330 (2008))

¥ Financial Reporting Council, The UK Corporate Governance Code (2014)

¥ Isaacs M., ‘Dilemat e pastrimit të parave për bankat’ (2004)

¥ Mehran I., Morrison A., Shapiro J., Corporate Governance and Banks: What have ëe

learned from the financial crisis? (Federal Reserve Bank of New York Staff Report,

no. 502 (2011))

Enciklopedi: ¥ https://www.raiffeisen.al/gigital/terms-al.html

¥ investopedia: http://ëëë.investopedia.com/terms/s/stakeholder.asp#ixzz3gpCëULkD

¥ www.taxationweb.co.uk/tax-articles-/general/case-studies-on-money-laundering.htlm

160

Page 161: Harmonizimi i legjislacionit bankar shqiptar me atë europian · për ligje dhe rregulla më të forta në të drejtën bankare dhe kjo me të drejtë duke iu referuar faktit se e

  161  

Website: ¥ “Banking crisis: Reforming corporate governance and pay in the city-treasure. The role

of the Board”. Read: www.publication.parliament.uk

¥ Anup Sh., ‘The rise of corporation’ (Global issues, 2001) Read:

http://ëëë.globalissues.org/article/234/the-rise-of-corporations

¥ Basel Committee on banking supervision. Read: www.bis.org

¥ https://www.americanbar.org/.../the...lawyer/find/.../buslaw_tbl_mci_uccarticle3.html

Të tjera:

¥ Charkham J. CBE, ‘Guidance for the Directors of Banks’, Global Corporate

Governance Forum focus 2

¥ Harris M. and Raviv A., in press ‘A theory of board control and size’, Revieë of

Financial Studies

161