gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · web viewkëta numra janë thjesht...

557
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr. i vendimit Data PALËT Faqe 289 (00-2011-1081) 07.06.2011..........Jordan Karanxha në mungesë kundër Mehmet Dulja, Shpëtim Dulja, Halime Xherahi (Dulja) në mungesë, Drita Sulceni (Dulja) në mungesë......9 290 (00-2011-1207) 07.06.2011.......Ramazan Mulleti kundër Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë 12 291 (00-2011-1208) 07.06.2011..........Dilaver Ceno kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë...............................18 292 (00-2011-998) 07.06.2011.........Xhevat Rira, Shoqëria “Rira” sha, Shoqëria “Rrajca” sha kundër Zyra Përmbarimore “AFA-2010”, Raiffeisen Bank sha..................22 293 (00-2011-1004) 07.06.2011...........Dritan Çaka kundër Avokatura e Shtetit 25 294 (00-2011-1084) 07.06.2011........Elsa Qafa në mungesë kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër në mungesë, Drejtoria e Apelimit Tatimor në mungesë...................29 295 (00-2011-1011) 07.06.2011..........Xhevat Kapaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.....................36 296 (00-2011-1083) 07.06.2011...........Ferit Hoxha kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë.....................39 297 (00-2011-1211) 07.06.2011.........Fatmir Merkaj kundër Shoqëria Tregtare “Kondakçi” shpk.....................42 298 (00-2011-1130) 07.06.2011......Kujtim Çako në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e 1

Upload: others

Post on 13-Feb-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr. i vendimit Data PALËT Faqe

289 (00-2011-1081) 07.06.2011 Jordan Karanxha në mungesë kundër Mehmet Dulja, Shpëtim Dulja, Halime Xherahi (Dulja) në mungesë, Drita Sulceni (Dulja) në mungesë.......................................9

290 (00-2011-1207) 07.06.2011 Ramazan Mulleti kundër Regjistruesi i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.............12

291 (00-2011-1208) 07.06.2011 Dilaver Ceno kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë................................................................................18

292 (00-2011-998) 07.06.2011 Xhevat Rira, Shoqëria “Rira” sha, Shoqëria “Rrajca” sha kundër Zyra Përmbarimore “AFA-2010”, Raiffeisen Bank sha..........................................................22

293 (00-2011-1004) 07.06.2011 Dritan Çaka kundër Avokatura e Shtetit...........................25294 (00-2011-1084) 07.06.2011 Elsa Qafa në mungesë kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Shkodër në mungesë, Drejtoria e Apelimit Tatimor në mungesë..........................................................29

295 (00-2011-1011) 07.06.2011 Xhevat Kapaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë...............................................................36

296 (00-2011-1083) 07.06.2011 Ferit Hoxha kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë...............................................................39

297 (00-2011-1211) 07.06.2011 Fatmir Merkaj kundër Shoqëria Tregtare “Kondakçi” shpk..............................................................42

298 (00-2011-1130) 07.06.2011 Kujtim Çako në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Avokatura e Shtetit në mungesë.......................................................................55

299 (00-2011-1132) 07.06.2011 Liman Spahia në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë...........................................59

300 (00-2011-1133) 07.06.2011 Ariana Pilika, Takuina Adami në mungesë, Perikli Truja në mungesë kundër Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në mungesë........................63

301 (00-2011-1080) 09.06.2011 Mehdi Xhafa në mungesë kundër Operatori i Sistemit të Shpërndarjes sh.a. Tiranë në mungesë..........................66

302 (00-2011-1081) 09.06.2011 Musa Asllanaj në mungesë kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër në mungesë..........................................69

303 (00-2011-1082) 09.06.2011 Sulejman Basha, Hasan Basha, Hyjrie Bali, Muharrem Basha kundër Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Tiranë në mungesë, Bashkim Shapku, Baki Masha, Dede Guri, Ardian Toptani,Alda Toptani, Menyre Toptani, Nadia Dollaku, Nirvana Leka,Maleq Frashëri, Fadil Toptani, Xhemile Toptani, Aida Frashëri, Lumturi Toptani,në mungesë; Bukurosh Bilbili në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimittë Pasurisë së Paluajtshme Tiranë................................................................................74

304 (00-2011-974) 09.06.2011 Selim Shehu në mungesë kundër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në mungesë.....................................76

1

Page 2: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

305 (00-2011-973) 09.06.2011 Englantina Xhoxhaj në mungesë kundër Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve Tiranë në mungesë, Dega e Tatim Taksave Tiranë në mungesë.......................81

306 (00-2011-1118) 09.06.2011 Festim Ibraliu kundër Mehdi Tusha, Sami Tusha, Zenel Tusha, Silvana Xhafa, Matilda Xhafa, Merdan Xhafa, Erjon Xhafa, Drejtoria Rajonale ALUIZNI Qarku Tiranë në mungesë................................86

307 (00-2011-1120) 09.06.2011 Arben Spaho në mungesë kundër Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë në mungesë..............................................88

308 (00-2011-1087) 09.06.2011 Palok Culaj në mungesë kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë në mungesë, Gjyste Peraj..................................................90

309 (00-2011-1175) 09.06.2011 Dega e Doganave Vlorë kundër “Mateimpex Petrol Trandig” sh.p.k. në mungesë, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shetit në mungesë, Zyra Përmbarimore pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë në mungesë, Avokatura e Shtetit në mungesë.......................................94

310 (00-2011-1176) 09.06.2011 Besnik Murataj kundër Shoqëria “Shpresa” sh.p.k. në mungesë.......................................................................98

311 (00-2011-1186) 09.06.2011 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kundër Komisioni i Shërbimit Civil në mungesë, Petrit Karafili në mungesë..............................................102

312 (00-2011-1100) 09.06.2011 “Confezione Manuelito” shpk, kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Fier në mungesë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë në mungesë.................106

313 (00-2011-1414) 09.06.2011 Thoma Llambro kundër Angjelina Llambro, Vasilika Llambro, Athina Llambro, Llazi Llambro, Vitori Llambro, Janaq Llambro, Kristaq Llambro, Anila Llambro.................................................................111

314 (00-2011-1233) 14.06.2011 Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima, Polikseni Mima, Marjeta Mima kundër Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Durrës..................116

315 (00-2011-1121) 14.06.2011 “Ra Krom Tirana” sh.p.k në mungesë kundër Drejtoria e Apelit Tatimor Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor Dibër.................................................................135

316 (00-2011-1162) 14.06.2011 Kol Dragaj në mungesë kundër Tonin Gjoranaj, Gjergj Pultinza, në mungesë...........................................137

317 (00-2011-1139) 14.06.2011 Vjollca Peshkëpia, Elton Peshkëpia, Indrit Peshkëpia, Arjana Demiri, Anila Peshkëpia, Zamir Peshkëpia kundër Sevim Peshkëpia, Bardhyl Baolli, Silvana Baolli, .................Ndërmarrja Tregtare Trajtimit të

Studentëve Nr.1 Tiranë në mungesë, A.K.K.P. në mungesë, Z.R.P.P. Tiranë në mungesë, Ministria e Financave në mungesë.....................................................................140

318 (00-2011-1161) 14.06.2011 Shoqëria “Magelani” shpk Durrës kundër Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës, Avokatura e Shtetit............................151

2

Page 3: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

319 (00-2011-1163) 14.06.2011 Vasillaq Minxhali kundër Niko (Nikolla) Liço..............155320 (00-2011-1088) 16.06.2011 Shoqëria tregtare “Milaqi” shpk kundër Ministria e

Arsimit dhe e Shkencës në mungesë, Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës në mungesë..........................160

321 (00-2011-1138) 16.06.2011 Xhelal Cejku kundër Z.R.P.P Durrës në mungesë, Komuna Xhafzotaj në mungesë, Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës në mungesë..........................................163

322 (00-2011-1089) 16.06.2011 Kostando Gjini, Olimbiadha Gjini, Manol Gjini, Romeo Gjini kundër Spiro Gjini, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë në mungesë....................166

323 (00-2011-1090) 16.06.2011 Fatmir Boshnjaku në mungesë kundër Drejtoria e Policisë Ndërtimore Dega Tiranë në mungesë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Ndërtimit Tiranë në mungesë.....................................................................172

324 (00-2011-1399) 16.06.2011 Lutfi Dokushi kundër Estref Avdillari, Mimoza Avdillari, Servet Avdillari, Qazim Kokoshi, në mungesë.....................................................................178

325 (00-2011-1811) 16.06.2011 Shoqëria “Jeta Media Comapny” sh.p.k. kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Dega e Tatimeve Tiranë..............................................................................181

326 (00-2011-1189) 16.06.2011 Bashkia Vlorë në mungesë kundër Thëllënxa Çoba në mungesë.....................................................................186

327 (00-2011-1201) 16.06.2011 Shoqëria “Vodafon Albania” sh.a., Komuna e Qafë Malit-Pukë në mungesë kundër Xhavit Pashkaj, Këshilli i Qarkut Shkodër në mungesë, Z.V.R.P.P. Pukë në mungesë............................................................189

328 (00-2011-1345) 16.06.2011 Maksim Tafani kundër Eqerem Risilia, Bashkia Elbasan, ZVRPP Elbasan në mungesë............................194

329 (00-2011-1131) 28.06.2011 Fadil Canaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore (DRSSh), Instituti i Sigurimeve Shoqërore.........

199330 (00-2011-1136) 28.06.2011 Shoqëria “Kapllani 2008” shpk kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Shkodër.........................................202331 (00-2011-1232) 28.06.2011 Hilmi Balliu në mungesë kundër Autoriteti Kombëtar i

Ushqimit Tiranë në mungesë..........................................205332 (00-2011-1230) 28.06.2011 Rasim Hamzaraj në mungesë kundër Inspektoriati i

Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.................208333 (00-2011-1194) 28.06.2011 Remzi Qerimi në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë.............................................................211

334 (00-2011-1239) 28.06.2011 Agim Nuraj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë..............................................................................217

335 (00-2011-1134) 28.06.2011 Ferjat Janushaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë..............................................................................224

336 (00-2011-1137) 28.06.2011 Shoqëria “Lama” shpk kundër Shoqëria “Fushë-Krujë Cement Factory” shpk.....................................................228

337 (00-2011-1195) 28.06.2011 Shoqëria “Feruni 2” sh.p.k. Gjirokastër në mungesë

3

Page 4: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

kundër Dega e Doganës Sarandë, Avokatura e Shtetit.........232

338 (00-2011-1197) 30.06.2011 Shoqëria “Llazo” sh.p.k Lushnjë në mungesë kundër Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë..........

235339 (00-2011-1198) 30.06.2011 Ismail Faslliu, Bujar Faslliu kundër A.K.K.P.

në mungesë, Durim Faslliu, Fatmira Faslliu, Zyra Vendore r Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, Zenel Kadriu, Saimir Kadriu, Gentian Kadriu, Elda Domaraku, Rudin Veshi, Lindita Arapi (Veshi), në mungesë.....................................................................240

340 (00-2011-1199) 30.06.2011 Vasil Dede kundër “Uzina Mekanike Kme” sha, ish-Kombinati Metalurgjik Elbasan, në mungesë

247341 (00-2011-1295) 30.06.2011 Ilia Mitrushi në mungesë kundër Zaliko Mema,

Nazmie Mema, Evis Mema, Idriz Mema, Edmond Mema, Algert Mema, Feim Mema, etj, në mungesë; A.K.K.Pronave Tiranë; Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në mungesë, Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Tiranë..............................................................................252

342 (00-2011-1319) 30.06.2011 Arjan Kora kundër Zyra Rajonale e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë, Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Tiranë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë, Xhemal Kora, Gazmir Zaka, Artan Kora, Valbona Kora, në mungesë.............................................255

343 (00-2011-1202) 30.06.2011 Fadajev Kerpaci kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë.............................................................258

344 (00-2011-1339) 30.06.2011 Shoqëria “Vjosa” sha kundër Dega e Doganës Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Avokatura e Shtetit.........................................................261

345 (00-2011-1337) 30.06.2011 “Jenny-06” sh.p.k, kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë...............269

346 (00-2011-1203) 30.06.2011 A. K. në mungesë kundër H. K., në mungesë.................274347 (00-2011-1204) 30.06.2011 Leonard Tefa në mungesë kundër A.K.K.P. Tiranë

në mungesë.....................................................................279348 (00-2011-1338) 30.06.2011 Kërkuese: Jorida Mema kundër .....................................283349 (00-2011-1213) 30.06.2011 Paqësor Abazi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë..............................................................................287

350 (00-2011-1214) 30.06.2011 Jakov Panxhi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë..............................................................................290

4

Page 5: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Çështje Penale

3 06.06.2011 Kërkues: Zyber Lela Të pandehur: Fatmir Mediu, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci, Mihal Deliorgji në mungesë, Dritan Minxholli, Ardian Mullahi, Shkëlzen Madani në mungesë, Dashnor Çaushi në mungesë, Luan Hoxha në mungesë, Agim Lala në mungesë, Hilmi Lacaj në mungesë, Armand Tartari në mungesë, Ndue Marku, Shpëtim Spahiu, Zija Baja në mungesë, Agim Babameto, Rezeart Tershana, Besnik Dauti, Fatbardh Kuci, Gezim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari në mungesë, Zenun Fero në mungesë, Fari Toska në mungesë, Hysni Cocka në mungesë, Adriatik Mema, Juliana Margariti, Lavdi Shatro në mungesë, Fiqiri Mato në mungesë, Shoqëria “Albdemil” Shpk., Ministri i Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave.......................................................295

9 13.06.2011 Kërkues: Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit...................................................301

79 (00-2011-549) 08.06.2011 Të pandehur: Shyqyri Dushku, Shefqet Mikli................30580 (00-2011-476) 08.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Elbasan............................................................31081 (00-2011-489) 08.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës Person nën hetim: Redjon Disha.....................................314

82 (00-2011-488) 08.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë Person nën hetim: Pjerin Palokaj....................................319

83 (00-2011-573) 15.06.2011 Kёrkues: Marin Koka......................................................32484 (00-2011-553) 15.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor GjirokastërPerson nën hetim: Genci Bejko.......................................328

85 (00-2011-572) 15.06.2011 Të pandehur: Eduart Smajli, Egland Muka.....................33386 (00-2011-567) 22.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë Tiranë Person nën hetim: Andi Ibrahimllari...............................337

87 (00-2011-499) 22.06.2011 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier Arjan Nikaj.....................................................................341

88 (00-2011-790) 29.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë

DurrësI pandehur: Ermal Shehi.................................................346

89 (00-2011-547) 29.06.2011 Të pandehur: Aleksandër Kapaj, Përparim Llanaj, Blenard Grembi...............................................................351

90 (00-2011-551) 29.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Person nën hetim: Gentian Verçani ...............................357

91 (00-2011-570) 29.06.2011 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë

5

Page 6: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Person nën hetim: Lulëzim Sabliqi.................................362

6

Page 7: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

7

Page 8: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

ÇËSHTJE CIVILE

8

Page 9: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

9

Page 10: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11115-01898-00-2007 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1091 i Vendimit (289)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve të mëposhtëme:

PADITËS: JORDAN KARANXHA, në mungesëTË PADITUR: MEHMET DULJA, përfaqësuar nga

Av. Gjon BrungaSHPËTIM DULJA, përfaqësuar nga Av. Gjon Brunga

HALIME XHERAHI (DULJA), në mungesëDRITA SULCENI (DULJA), në mungesë

OBJEKTI:Dorëzimin e sendit (truallit 500 m2) të lirë nga

çdo objekt i paligjshëm i ngritur në të dhe që mbahet padrejtësisht nga i padituri.

Baza Ligjore: Neni 32/a i K.Pr.Civile dhe neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.1501, datë 28.06.2006, ka vendosur:

Pranimin e padisë së ngritur nga paditësi Jordan Karanxha duke u detyruar i padituri Ymer Dulja t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit e b/pronarëve të tjerë të familjes Karanxha (sipas aktit të pasurisë datë 12.11.2005 të ZRPP Durrës), duke u prishur ndërtimi i ndodhur në të si më poshtë:a) Sipërfaqen e truallit prej 500 m2 me nr.pronësie 9/32 në zonën kadrastrale 8516 me adresë ish Rr.“H. Koci” nr.16 Shkozet Durrës, e zënë me sipërfaqe 34.5 m2 ndërtim (banesë e vjetër) shënuar në planvendosjen e aktit të ekspertimit me ngjyrë jeshile, b) me sipërfaqe 99.6 m2 ndërtim banesë e re shënuar në planvendosjen e aktit të ekspertimit me ngjyrë të verdhë, c) sipërfaqja 404 m2 (themele) përcaktuar në planvendosjen e aktit të ekspertimit me ngjyrë portokalli.

10

Page 11: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.328, datë 11.07.2007 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit civil nr.1501, datë 28.06.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Kundër vendimit nr.328, datë 11.07.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit

nr.1501, datë 28.06.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka bërë rekurs pala e paditur Ymer Dulja, i cili kërkon: Prishjen e vendimeve të gjykatave dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Shkaqet që ngrihen në rekurs nga pala e paditur Ymer Dulja janë:- Kam ardhur në Shqipëri nga Çamëria në vitin 1947 dhe jam vendosur në atë vend nga

shteti në baranga dërrase, si gjithë çamët e tjerë dhe sot pas 60 vjetësh kërkojnë të më prishin banesën, në një truall të dhënë nga shteti.

- Pas vitit 1990, po në atë truall, ka ndërtuar banesën edhe njëri nga djemtë, i cili ka aplikuar në organet kompetente për legalizimin e saj.

- Gjykatat kanë shkelur rregullat proceduriale të parashikuara nga nenet 161 dhe 467 të K.Pr.C., pasi pa e thirrur fare në gjyq shtetasin Mehmet Dulja, kanë urdhëruar shëmbjen e shtëpisë së tij.

- Pronën ne e kemi fituar me parashkrim fitues, sipas nenit 168 të Kodit Civil, duke qenë plotësisht në mirëbesim.

- Banesat tona janë objekt i ligjit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, për të cilat kemi bërë deklarimin pranë agjensisë përkatëse të legalizimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesin e të paditurve

Mehmet dhe Shpëtim Dulja, Avokatin Gjon Brunga, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.328, datë 11.07.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr.1501, datë 28.06.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës me një tjetër trup gjykues; në përfundim;

V Ë R E NNë Gjykatën e Lartë me datë 15.10.2007 është regjistruar çështja civile nr.11115-

01898-00-2007 regj. them., që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Jordan Karanxha dhe i paditur Ymer Dulja, me objekt lirim dhe dorëzim sendi të paluajtshëm.

Meqenëse me datë 01.02.2008 rezulton të ketë vdekur i padituri Ymer Dulja, Kolegji Civil, duke u bazuar në nenin 199/1 të K.Pr.C., bëri kalimin procedurial, duke thirrur në cilësinë e të paditurit trashëgimtarët ligjorë të radhës së parë të të ndjerit, që sipas vendimit nr.2969, datë 17.10.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë katër fëmijët e tij, të përmendur në pjesën hyrëse të vendimit.

Vendimet nr.328, datë 11.07.2007 i Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.1501, datë 28.06.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, janë marrë në shkelje të rënda të ligjit procedurial civil dhe për rrjedhojë ato duhet të prishen nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë, por me tjetër trup gjykues.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rrethanat dhe faktet rezultojnë si më poshtë:Paditësi Jordan Karanxha është njëri nga trashëgimtarët ligjorë të trashëgimlënësit

Miladin Karanxha, të cilit me vendimin nr.386, datë 11.12.1998 të KKK Pronave pranë Këshillit të Rrethit Durrës i është njohur dhe kthyer një sipërfaqe trualli prej 500 m2, e ndodhur në Lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

11

Page 12: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në truallin objekt gjykimi, pala e paditur ka ngritur një shtëpi banimi e përbërë nga banesa e vjetër dhe shtesa e re, ku banojnë të paditurit Shpëtim e Mehmet Dulja, bashkë me familjet e tyre.

Gjithashtu mbi këtë truall të paditurit kanë ndërtuar edhe një palë themele me sipërfaqe 104 m2 dhe meqenëse ato nuk kanë leje për ndërtimet e bëra, pala paditëse i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila me vendimin nr.1501, datë 28.06.2006 ka vendosur:

Pranimin e padisë së ngritur nga paditësi Jordan Karanxha duke u detyruar i padituri Ymer Dulja t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit e b/pronarëve të tjerë të familjes Karanxha (sipas aktit të pasurisë datë 12.11.2005 të ZRPP Durrës), duke u prishur ndërtimi i ndodhur në të si më poshtë:

a) Sipërfaqen e truallit prej 500 m2 me nr.pronësie 9/32 në zonën kadrastrale 8516 me adresë ish Rr.“H. Koci” nr.16 Shkozet, Durrës, e zënë me sipërfaqe 34.5 m2 ndërtim (banesë e vjetër) shënuar në planvendosjen e aktit të ekspertimit me ngjyrë jeshile, b) me sipërfaqe 99.6 m2 ndërtim banesë e re shënuar në planvendosjen e aktit të ekspertimit me ngjyrë të verdhë, c) sipërfaqja 404 m2 (themele) përcaktuar në planvendosjen e aktit të ekspertimit me ngjyrë portokalli.

Gjykata e shkallës së parë arsyeton:Pala e paditur është poseduese e paligjshme e truallit me sipërfaqe 500 m2, pasi nuk

ka asnjë lloj dokumentacioni për të.Kundrapadia e paraqitur nga i padituri është e paplotë, pasi ajo i referohet një ligji të

shfuqizuar.Pretendimi i palës së paditur për ndërgjyqësinë është i pabazuar, sepse shtetasi

Mehmet Dulja ka qenë prezent në gjyq dhe ka përfaqësuar të atin, duke mos ngritur asnjë pretendim për ndërtimin prej tij të shtëpisë së re.

Mbi ankimin e palës së paditur Ymer Dulja çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Durrës, e cila me vendimin nr.328, datë 11.07.2007 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.1501, datë 28.06.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Gjykata e apelit arsyeton:Padia e paraqitur nga paditësi Jordan Karanxha është e bazuar në prova dhe në ligj,

sepse pala e paditur është poseduese e paligjshme dhe pretendimi se banesat janë në proces legalizimi nuk i jep të drejtë asaj që të posedojë pronën e tjetrit në mënyrë arbitrare, sepse kjo zonë nuk bën pjesë në zonat informale, të cilat janë përfshirë në procesin e legalizimit.

I padituri nuk legjitimohet që të ngrejë kundërpadi, pasi nuk paraqiti asnjë provë që është posedues i ligjshëm i sipërfaqes objekt gjykimi.

Shtetasi Mehmet Dulja deri në fund të gjykimit nuk ka patur pretendime që banesa e re është ndërtuar prej tij, prandaj ndërgjyqësia është e ndërtuar drejt.

Kolegji Civil vlerëson se, pretendimet që ngrihen në rekurs nga pala e paditur janë të bazuara në ligj, prandaj vendimet e të dy gjykatave bëhen të cënueshëm.

Në nenin 296 të K.C. thuhet:Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose

mbajtës. Këtë të drejtë e ka çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.

Gjykata e faktit dhe ajo e apelit kanë arritur në përfundimin që paditësi Jordan Karanxha është njëri nga bashkëpronarët e truallit që kërkohet të rivendikohet, duke u plotësuar kështu njëri prej kushteve të kërkuara nga dispozita e mësipërme.

12

Page 13: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nga ana tjetër gjykatat kanë vlerësuar që pala e paditur Ymer Dulja është posedues pa titull i truallit prej 500 m2, por ato kanë gabuar në ndërtimin e rregullt të ndërgjyqësisë, sepse në këto banesa nuk ka banuar vetëm i ndjeri Ymer Dulja, i cili ka patur cilësinë e të paditurit, por në ato banesa kanë banuar dhe vazhdojnë të banojnë të paditurit Shpëtim dhe Mehmet Dulja bashkë me familjet e tyre, të cilët megjithëse nuk kanë qenë palë në gjyq, duhet të lironin banesat, pasi gjykata e shkallës së parë ka urdhëruar shëmbjen e tyre.

Në nenin 193 të K.Pr.C. thuhet:Gjykata, kur çmon se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në prani të një personi të

tretë, i cili rezulton se ka interes në çështje, e thërret atë dhe për këtë qëllim shtyn seancën gjyqësore.

Sekretari e njofton atë me fletëthirrje.Gjykata e shkallës së parë ishte e detyruar të hetonte se cilët ishin personat madhorë

që banonin në ato ndërtesa dhe vetëm pasi t’i thërriste ata në gjyq, në bazë të dispozitës që cituam më lart, mund të vendoste prishjen e banesave.

Gjykatat arsyetojnë që ndërgjyqësia ka qenë e ndërtuar drejt, sepse shtetasi Mehmet Dulja ka qenë përfaqësues i të atit dhe nuk ka ngritur pretendimin që banesa e re i përket atij.

Konkluzioni që kanë arritur gjykatat më të ulta është i pabazuar në prova dhe në ligj, sepse sipas prokurës nr.600 rep. 125/2 kol., datë 06.04.2006, del që përfaqësues i posaçëm i të paditurit Ymer Dulja që në gjykimin në shkallë të parë ka qenë avokati Gjon Brunga dhe jo i biri i tij, Mehmet Dulja.

Nga ana tjetër, në dosje ndodhet formulari i vetëdeklarimit për legalizim i datës 20.03.2005 në emër të shtetasit Mehmet Dulja (faqe 8 e dosjes gjyqësore), ç’ka tregon se ai kishte interes për çështjen dhe gjykatat “prisnin” të dëgjonin pretendimin e një personi që nuk ishte palë në gjyq, për të patur një ndërgjyqësi në përputhje me ligjin, madje gjykata e apelit shkon edhe më tej, pa patur asnjë provë në dosje, arsyeton që kjo zonë informale nuk përfshihet në proçesin e legalizimit.

Në rigjykim gjykata e shkallës së parë, përveç rregullimit të ndërgjyqësisë, në përputhje me nenin 193 të K.Pr.C,, duhet të administrojë vendimin nr.386, datë 11.12.1998 të KKK Pronave pranë Këshillit të Rrethit Durrës me të cilin i është kthyer prona palës paditëse, të shtrijë hetimin gjyqësor rreth pretendimeve të palës së paditur se atë e ka vendosur shteti në atë vend në vitet e para pas çlirimit, trualli është i Gjon Ramës dhe të verifikojë nëse këto banesa përfshihen ose jo në proçesin e legalizimit të zonave informale.

Vetëm pasi të kryhen veprimet e mësipërme dhe të tjera që i çmon të nevojshme gjykata e shkallës së parë gjatë gjykimit, atëhere mund të arrihet në një konkluzion të drejtë për zgjidhjen e çështjes.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që rekursi i paraqitur nga pala e paditur përmban shkaqe të bazuara në ligj dhe për rrjedhojë vendimet e dy gjykatave duhet të prishen dhe çështja të dërgohet për t’u rishqyrtuar nga një trup tjetër gjykues i gjykatës së shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 485/ç të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.328, datë 11.07.2007 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të

vendimit nr.1501, datë 28.06.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 07.06.2011

13

Page 14: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01249-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1207 i vendimit (290)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: RAMAZAN MULLETIE PADITUR: REGJISTRUESI I ZYRËS VENDORE TË

REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË.

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur për dhënien

e informacionit shkresor për të gjitha kërkimet e bëra përmes kërkesës tonë drejtuar

Regjistruesit të Z.V.R.P.Paluajtshme Tiranë dhe që mban datën 01.03.2010, dëftesën postare me nr.00768 serie dhe nr.289154, rekomandeje. Shpërblimin e dëmit të ardhur nga mosdhënia

e këtij informacioni dokumentar.Baza Ligjore: Ligji nr.8417, datë 21.10.1998,

Kushtetuta e R.SH., neni 21 etj. Ligji nr.8116, datë 29.03.1996(me ndryshimet përkatëse

deri në daljen e ligjit nr.8812, datë 17.05.2001) K.Pr.Civile, nenet 106, 324, gërma b dhe 510 të tij, etj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1767, datë 09.03.2011 ka vendosur:

Nxjerrjen nga juridiksioni gjyqësor të çështjes civile nr.2298 akti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me paditës Ramazan Mulleti dhe të paditur ZVRPP, me objekt detyrim për dhënie informacioni, pasi është në juridiksionin administrativ të Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Kundër vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, në bazë të nenit 472 të Kodit të Proçedurës Civile, ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Ramazan Mulleti, duke parashtruar këto shkaqe:

14

Page 15: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Nuk mund të jetë zyra eprore e të paditurit që në rastin tonë është Kryeregjistruesi i R.SH., që përveçse të detyrojë palën e paditur për dhënien e informacionit sikurse është edhe pika e parë e objektit të padisë, njëkohësisht ta detyrojë atë palë edhe për shpërblimin e dëmit që, sipas rastit, ka ardhur për mungesën e dhënies së informacionit nga ana e asaj pale.

- Jemi përpara një fakti kur marrëdhënia juridike për informim të publikut është e rregulluar me një ligj të veçantë dhe ky është ligji nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, i cili merr përparësi përsa i përket bazueshmërisë ligjore në trajtimin e atyre çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtën e informimit.

- Në raste të tilla mosmarrëveshjeje, ligjvënësi ka përcaktuar dy alternativa animimi, atë të rrugës administrative ose gjyqësore.Gjykata me apo pa dashje ka ngatërruar dy koncepte krejt të ndryshme, atë që ka të bëjë me dhënien e informacionit dhe tjetri koncept që ka të bëjë me proçedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të së cilës marrëdhënie juridike është dhe neni 51 dhe jo vetëm ky nen, por i gjithë ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “ Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mendimin e parashtruar nga

përfaqësuesi i paditësit Ramazan Mulleti, avokati Agron Gjedia, që kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.1767, datë 09.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për

nxjerrjen e çështjes objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor, nuk është i mbështetur në ligj. Prandaj ky vendim gjyqësor duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po kësaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deri në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ka pranuar të vërtetuara rrethanat e faktit se pala paditëse, Ramazan Mulleti, i është drejtuar palës së paditur, Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, me kërkesë për t’u pajisur me informacione zyrtare të plota mbi gjendjen juridike të një numri specifik pasurish të paluajtshme të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Pala e paditur i ka kthyer një përgjigje paditësit lidhur me kërkesën e tij për informim mbi ato pasuri të paluajtshme, sipas dokumentave zyrtare që administron pala e paditur.

Por pala paditëse, në vlerësimin e saj, ka çmuar se përgjigja e dhënë nga pala e paditur, për shkak të mosrespektimit të ligjit, ishte me mangësi të theksuara krahasuar me kërkesat specifike të saj për informim, si dhe nuk ofronte garanci se informacioni zyrtar ishte i saktë.

Prandaj, duke ngritur padinë objekt i këtij gjykimi, paditësi Mulleti kërkon në rrugë gjyqësore që pala e paditur të detyrohet të informojë paditësin mbi të dhënat që përmbahen në dokumentet zyrtare lidhur me një numër të caktuar pasurish të paluajtshme, si dhe dëmshpërblimin për humbjet që po i shkaktohen nga moszbatimi i ligjës dhe zvarritjet e palës së paditur.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në seancë gjyqësore, ka marrë në shqyrtim kërkesën e palës së paditur dhe ka vendosur ta pranojë atë duke vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Gjykata, në thelb, arsyeton se, bazuar në nenin 51 të ligjit nr.7843 datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, mosmarrëveshja mes

15

Page 16: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

palëve ndërgjyqëse duhet t’i ishte paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit administrativ, Kryeregjistruesit të Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Po kështu, edhe në zbatim të neneve 15 e 16 të ligjit nr.8503, datë 30.06.1998 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”, paditësi duhet të ezaurojë më parë rrugën e ankimit administrativ dhe më pas t’i drejtohet me padi gjykatës.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, paditësi Mulleti ka paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë. Sipas paditësit, detyrimi e palës së paditur për ta informuar për gjëndjen e disa pasurive konkrete të paluajtshme nuk buron nga ligji nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i cili ka të bëjë me procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, por nga ligji nr.8503, datë 30.06.1998 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtarë”. Ky ligj parashikon, në mënyrë alternative, ndjekjen e rrugës administrative apo gjyqësore për ankimimin ndaj mospërmbushjes së detyrimit të organit administrativ për informimin mbi dokumentat zyrtarë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se disa nga shkaqet e parashtruara në ankimin e veçantë të paditësit Mulleti për kundërshtimin e vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë, kanë mbështetje në ligj dhe si të tilla duhet të pranohen. Për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për vijimin e gjykimit.

Paditësi i është drejtuar palës së paditur me një kërkesë me shkrim, me të cilën kërkon vetëm që të informohet mbi gjëndjen juridike të disa pasurive të paluajtshme.

Pala e paditur i ka kthyer një përgjigje, për të cilën, paditësi pretendon se është dhënë me mangësi dhe jo ezauruese, duke shkelur të drejtën e tij, përkatësisht, detyrimin e palës së paditur për ta informuar mbi të dhëna që përmbahen në dokumentet zyrtarë që administrohen nga ana e palës së paditur.

Prandaj paditësi, me anë të padisë, ka kërkuar në rrugë gjyqësore që e paditura, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, ta informojë për të dhënat që përmbahen në dokumentet zyrtare sipas kërkesës së tij.

Nisur nga rrethanat e faktit e të ligjit si më sipër, Kolegji Civil vlerëson se nuk ndodhemi përpara ndonjë mosmarrëveshje administrative nga ato që sipas ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, duhet t’i nënshtrohendetyrimisht ezaurimit të rrugës administrative të ankimit tek Kryeregjistruesi i Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pala paditëse thjesht i ka kërkuar palës së paditur ta informojë për gjëndjen juridike të disa pasurive të paluajtshme.

Kolegji Civil vlerëson se nga gjykatat duhet të mbahet parasysh se e drejta për informim mbi dokumentet zyrtarë dhe për veprimtarinë e organeve shtetërore është një e drejtë e njeriut, e parashikuar shprehimisht nga neni 23 i Kushtetutës:

“1. E drejta e informimit është e garantuar.2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë

e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore….”.E drejta e informimit përfshin para së gjithash të gjitha ato kërkesa të cilat nuk

investojnë organet shtetërore në një proces vendimmarrje për njohjen, dhënien dhe restaurimin e një të drejtë apo interesi të ligjshëm që i lind apo i është cënuar më parë palës kërkuese. Nëpërmjet të drejtës së informimit, kushdo ka të drejtën e garantuar që, duke respektuar disa kushte e procedura specifike të vendosura rast pas rasti nga ligji, vetëm të informohet mbi përmbajtjen e dokumentave zyrtare, veçanërisht mbi ato dokumente e të dhëna që lidhen me të drejtat dhe interesat e tij. Bazuar në këto informacione, pala e interesuar, në vijim, mund të jetë në gjëndje t’i drejtohet apo të kërkojë nga autoritetet shtetërore apo gjykata që të disponojnë rreth të drejtave dhe interesave të ligjshme të pretenduara prej tyre.

16

Page 17: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Po kështu, edhe dispozitat e ligjit nr.8503, datë 30.06.1998 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtarë”, posaçërisht nenet 15 e 16 të tij, vetëm sa parashikojnë ndjekjen e rrugës administrative dhe të asaj gjyqësore të ankimit në rastet kur pala e interesuar nuk është e kënaqur me sjelljen e organeve shtetërore në dhënien e përgjigjes mbi një kërkesë për informim mbi të dhënat që përmbajnë dokumentet zyrtare.

Nenet 15, 16 dhe 17 të këtij ligji parashikojnë se:

“Neni 15

Ankimi administrativ

Çdo person ka të drejtë të ankohet, në rrugë administrative, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj. Procedurat e ankimit administrativ rregullohen me ligjin nr.8475, datë 12.5.1999 "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës se Shqipërisë".

Neni 16

Ankimi në gjykatëÇdo person ka të drejtë të ankohet në gjykatë kur çmon se i janë shkelur të drejtat e

parashikuara nga ky ligj.Për procedurat e ankimit ndiqen dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, që

rregullojnë gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Neni 17Shpërblimi i dëmit

Çdo person, që ka pësuar një dëm për shkak të shkeljes së dispozitave të këtij ligji, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit nga subjekti që shkel të drejtën.

Procedurat për ankim dhe për shpërblimin e dëmit rregullohen me ligj.

Dispozitat e sipërcituara, të përfshira në një ligj kuadër, me objekt dhe karakter rregullues të përgjithshëm në sistemin tonë legjislativ, parashikojnë, së pari, ekzistencën e së drejtës për të ankimuar në rrugën administrative dhe atë gjyqësore rastin kur pala e interesuar çmon se nga organi shtetëror i është shkelur e drejta e informimit. Së dyti, këto dy dispozita nuk vendosin rregulla sjellje të detyrueshme për palën e interesuar dhe organet shtetërore, mbi mënyrën, procedurën, afatet, etj. dhe aq më tepër për rradhën e ndjekjes së rrugës administrative dhe asaj gjyqësore të ankimimit. Së treti, nga ana tjetër, edhe ligji specifik, nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, nuk përmban ndonjë rregullim specifik përsa i përket sjelljes së palëve të interesuara dhe organeve të ZRRPP-ve mbi dhënien e informacionin mbi dokumentet zyrtare të administruara prej tyre dhe që nuk lidhen me investimin e tyre vendimmarrës për regjistrimin, inskriptimet, transkriptimet, saktësimet, etj., të një pasurie të paluajtshme.

Së fundi, Kolegji Civil vlerëson se për të përcaktuar juridiksionin gjyqësor apo administrativ për shqyrtimin e mosmarrëveshjes, gjykata e shkallës së parë nuk ka arsyetuar drejt, duke mos mbajtur parasysh edhe kriteret e parimet e çmimit të këtij momenti thelbësor të gjykimit civil, të vendosura me vendimin unifikues nr.1, datë 26.11.2010 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në të cilin, ndërmjet të tjerave, Kolegjet shprehen se:

“Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ), për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete

17

Page 18: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ…….”.

Prandaj, Kolegji Civil nuk e gjen të drejtë e të mbështetur në ligj disponimin e bërë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1767, datë 09.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 07.06.2011

18

Page 19: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01206-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1208 i Vendimit (291)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në datën 07.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile që ju përket palëve:

PADITËS: DILAVER CENO E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË.PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE

TIRANË.

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi të fituar në përputhje me kushtet dhe kriteret

e përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000. Detyrimi i palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore

që kam pasuar në shumën 297.720 lekë si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit nga rillogaritja.

Baza Ligjore: Nenet 4, 42, 132, paragrafi 1të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;neni 29 i Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009

“Për Sigurimin Shoqërore Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura,

të Punojësve të Policisë së Shtetit të Gardës së Republikës të Shërbimit Informativ të Shtetit,

të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhetë Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në R.SH”;

neni 655 i K.Civil, neni 32 i K.Pr.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.4959 akti, datë 04.04.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe personit të tretë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për nxjerrjen e çështjes civile me nr.4959 Akti jashtë juridiksionit gjyqësor.

19

Page 20: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë datë 04.04.2011, në mbështetje të nenit 59 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjore, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, për këto shkaqe:

- Paditësi ka përfituar pensionin e parakohshëm nga data 01,06.2005 në zbatim të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Policisë së Shtetit”.

- Në datën 27.06.2009 ka hyrë në fuqi ligji nr.10142 “Për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakëve, Policisë së Shtetit , SHISH, Policisë së Burgjeve”, i cili me nenin 31 ka shfuqizuar ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimet Shoqërore Suplemantare të Policisë së Shtetit”.

- Në zbatim të nenit 29 të ligjit nr.10142, pensionet e parakohshëm do të rillogariten. Edhe në rastin konkret, masa e pensionit të parakohshëm e paditësit është ende në fazën e përllogaritjes nga ana e organit administrativ, e për këtë arsye shqyrtimi i kësaj çështje nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mendimin e përfaqësuesit të palës

paditëse Dilaver Ceno, avokatin Nikollë Rica, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë; mendimin e përfaqësuesve ligjorë të të paditurve, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqësore Tiranë, juristet Migena Tota dhe Redona Raca, që kërkuan prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si e bisedoi çështjen në tërësi

V Ë R E NVendimi nr.4959 akti, datë 04.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për

rrëzimin e kërkesës së të paditurve për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është i mbështetur në ligj dhe duhet të mbetet në fuqi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, deri në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, ka pranuar të vërtetuara rrethanat e faktit se pala paditëse, Dilaver Ceno, ka qënë punonjës i policisë së shtetit. Pasi i ka lindur e drejta e pensionit të parakohshëm, paditësi ka aplikuar rregullisht dhe, duke filluar nga data 01.06.2005 deri në datën 30.06.2009, ai ka përfituar pensionin e parakohshëm në masën e vendosur sipas kushteve dhe kritereve të parashikuara nga dispozitat e ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të këtij ligji.

Por, duke filluar nga data 01.07.2009 pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, kryesisht, ka kryer një veprim administrative të definuar si “rillogaritje” e pensionit që përfitonte paditësi Ceno, nga shuma 37.806 lekë në shumën 18.012 lekë, duke u bazuar në nenin 29 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Paditësi e ka kundërshtuar këtë veprim “rillogaritës” në të gjitha hallkat e hierarkisë së sistemit të sigurimeve shoqërore, të cilat, në thelb, janë shprehur se ankimi nuk mund të pranohej sepse rillogaritja e përkohshme është bërë derisa të përmbushet një detyrim që buron nga neni 29 i ligjit të sipërcituar, sipas së cilës pensionet e parakohshme të ushtarakëve do të rillogariten sipas rregullave të përcaktuara në atë ligj dhe aktet nënligjore që pritet të dalin në të ardhmen në zbatim të tij.

20

Page 21: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në rrethana të tilla, duke ngritur padinë objekt i këtij gjykimi, paditësi Ceno kërkon të detyrohen të paditurit për të vijuar me pagimin e pensionit të parakohshëm në masën që ai e kishte përfituar njëherë sipas ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, si edhe humbjen që po i shkaktohej nga ulja pa shkak të ligjshëm të masës së pensionit të përfituar sipas ligjit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në seancën gjyqësore të datës 04.04.2011, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, ka vendosur ta rrëzojë atë kërkesë. Gjykata, në thelb, arsyeton se dispozitat ligjore të zbatueshme në çështjen objekt gjykimi, për përfitimin e pensionit të parakohshëm dhe ato për rillogaritjen e tyre, nuk përmbajnë ndonjë dispozitë që të përcaktojë në mënyrë të shprehur organin administrativ të ngarkuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjes në rrugë administrative, përpara se pala e interesuar t’i drejtohet gjykatës.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë të paditurit, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqësore Tiranë. Në thelb, të paditurit ankohen se masa e pensionit të parakohshëm të paditësit është ende në fazën e rishikimit dhe përllogaritjes nga ana e organit administrativ dhe, për këtë arsye, shqyrtimi i pretendimit mbi rillogaritjen e atij pensioni nuk i përket juridiksionit gjyqësor, por atij administrativ.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se pretendimet e ngritura në ankimin e veçantë të palëve të paditura nuk janë të mbështetura në ligj. Për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të mbetet në fuqi.

Kolegji Civil vëren se ligji nr.10142 datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Aarmatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, në asnjë dispozitë të tij, lidhur me mosmarrëveshjet specifike që do të lindin nga “rillogaritja”e pensioneve, nuk parashikon detyrimin për ndjekjen e rrugës administrative të ankimit, as ndonjë organ administrativ ku duhet të paraqitet ky ankim, ndonjë kriter, afat, apo procedurë specifike lidhur me këtë qëllim. Aq më tepër në kushtet kur, duke qënë se e drejta e përfitimit të pensionit është një e drejtë jetësore e njeriut në një shtet social e të së drejtës, për rillogaritjen e përkohshme të pensionit ekzistues deri në rillogaritjen përfundimtare të tij, dispozitat ligjore nuk caktojnë ndonjë afat ligjor dhe as ka ndonjë përcaktim se kur duhet të fillojë dhe kur duhet të përfundojë ky proces.

Ky ligj trajton çështje të tjera, sikurse janë ato të nevojës dhe mënyrës së realizimit të procesit të “rillogaritjes”së pensioneve ekzistuese të një kategorie të caktuar pensionistësh, çështje të cilat nuk janë objekt shqyrtimi dhe qëndrimi në këtë fazë të gjykimit të çështjes, pra përsa i përket zgjidhjes së çështjes se kujt juridiksioni i përket shqyrtimi i kundërshtimit të aktit apo veprimit administrativ për rillogaritjen e pensioneve sipas ligjit të sipërcituar.

Aq më tepër, Kolegji Civil mban parasysh se, paditësi ka përfituar tashmë të drejtën e pensionit të parakohshëm sipas dispozitave që ishin në fuqi në kohën e lindjes së të drejtës për pensionim të parakohshëm të tij, nëpërmjet atyre procedurave që ishin në fuqi dhe të zbatueshme në kohën e nxjerrjes së pensionit.

Kolegji Civil vlerëson se, për të përcaktuar juridiksionin gjyqësor apo administrativ për shqyrtimin e mosmarrëveshjes, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar drejt duke respektuar edhe kriteret e parimet e çmimit të këtij momenti thelbësor të gjykimit civil, të vendosura me vendimin unifikues nr.1, datë 26.11.2010 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në të cilin, ndërmjet të tjerave, Kolegjet shprehen se:

“Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ), për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë

21

Page 22: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ…….”.

Prandaj, Kolegji Civil gjen të drejtë e të mbështetur në ligj disponimin e bërë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për rrëzimin e kërkesës së palëve të paditura për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.4959 akti, datë 04.04.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 07.06.2011

22

Page 23: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243- 01213-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-998 i Vendimit (292)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 07.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: XHEVAT RIRASHOQËRIA “RIRA” SHA, me seli në Tiranë.SHOQËRIA “RRAJCA” SHA, me seli në Tiranë.

TË PADITUR: ZYRA PËRMBARIMORE “AFA-2010”, me seli në Tiranë.RAIFFEISEN BANK SHA, me seli në Tiranë.

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmërinë e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, komunikuar me shkresën nr.60 prot., datë 21.02.2011,

për vënien në posedim të sendit të blerë nr.61 prot., datë 21.02.2011, për njoftim vendim për kalimin e sendit të paluajtshëm

në pronësi të blerësit nr.2 regjistri, datë 21.02.2011; për kalimin e sendit të paluajtshëm në pronësi

dhe procesverbalin e zhvillimit të ankandit të pronës: pasuria me nr.490, truall me sipërfaqje totale 650 m2,

nga e cila 200 m2 ndërtim që ndodhet në Dragostunjë, Librazhd, ZK 1529, volum 8, faqe 92.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar veprimet e përmbaruesit gjyqësor,

në zbatim të urdhërit të ekzekutimit nr.2889, datë 07.10.2010, deri në përfundim të këtij gjykimi.

Baza Ligjore: Nenet 32/a, 153 e vijues, 202 e vijues, nenet 610, 611, 564, 516/a të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.3183, datë 21.04.2011, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shqyrtimin e çështjes me nr.7796 akti, regjistruar në gjykatë më datë 04.03.2011 dhe dërgimin e akteve Gjykatës kompetente të Rrethit Gjyqësor Elbasan.

23

Page 24: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nr.3183, datë 21.04.2011, në mbështetje të nenit 59 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse, Shoqëria “Rira” sh.a, Shoqëria “Rrajca” sha, Xhevat Rira, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe vazhdimin e gjykimit në të njëjtën gjykatë, për këto shkaqe:

- Në kontratën e kredisë datë 26.10.2009, në pikën 14.2 është rënë dakord që gjykatë kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve mes palëve në kontratë është Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

- Në interpretim të nenit 52 të K.Pr.Civile palët në kontratë kanë rënë dakord që gjykatë kompetente do të jetë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Lëshimi i urdhrit të ekzekutimit është bërë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; përfaqësuesin e palës paditëse, av. Nexhdet Kambo,

i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit; në mungesë të përfaqësuesit të palës së paditur; pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se me vendimin nr.2889 akti,

datë 07.10.2010 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për kontratën e kredisë bankare nr.1929 kol., datë 26.10.2009 të lidhur ndërmjet kredidhënësit Raiffeisen Bank sha dhe kredimarrësve Shoqëria “Rira” sha, Shoqëria “Rrajca” sha, si dhe dorëzanësve Xhevat Rira, Nimet Rira dhe Edmond Rira.

Kontrata e mësipërme ishte lidhur për lëvrimin e një kredie prej 500.000 Euro, për një afat shlyerje deri në datë 30.06.2010. Duke qenë se nga ana e kredimarrësve nuk janë përmbushur detyrimet e parashikuara në këtë kontratë kredie bankare, ka nisur procedura e ekzekutimit të detyrueshëm nga ana e zyrës private përmbarimore “AFA-2010”, e cila ka vijuar dhe me nxjerrjen në ankand të sendit, pikë karburanti, që kishte shërbyer si garanci për lëvrimin e kredisë. Në përfundim të procedurës së ankandit, sendi ka kaluar në pronësi të kredidhënesit Raiffeisen Bank sha dhe është kërkuar regjistrimi i tij në regjistrat hipotekorë përkatës.

Ndërkohë, duke pretenduar se në kontratën e kredisë bankare si gjykatë kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, pala paditëse ka kërkuar sipas objektit të padisë të përshkruar më lart. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë rezulton të ketë vendosur shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, duke iu referuar nenit 50 të K.Pr.Civile. Kundër këtij vendimi ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse, e cila duke u bazuar në nenin 52 të K.Pr.Civile dhe parashikimet e kontratës së kredisë bankare, pretendon se kompetenca tokësore për shqyrtimin e mosmarrëveshjes konkrete i përket Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Edhe gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore para Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesi i palës paditëse i qëndroi të njëjtit pretendim.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është një vendim i drejtë, i marrë në interpretim të saktë të dispozitave të ligjit procedurial civil. Ky Kolegj konstaton se në nenin 50 të K.Pr.Civile ligjvënësi ka parashikuar shprehimisht: “Paditë që kanë për objekt kundërshtimin e veprimeve të kryera nga përmbaruesi për ekzekutimin e detyruar, ngrihen në gjykatën e vendit të ekzekutimit”.

Duke iu referuar pretendimit të palës paditëse, Kolegji vëren se është e vërtetë se një disponim i tillë (caktimi i gjykatës kompetente) u lejohet palëve nga ligji procedurial dhe teoria e të drejtës e njeh atë shprehur si “kompetencë kontraktuale ose e zgjatueshme”, pasi

24

Page 25: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

zgjat kompetencën e një gjykate për çështje që nuk janë në kompetencën e saj tokësore (neni 52 i K.Pr.Civile). Porse në rastin konkret, nuk jemi përpara rrethanës ligjore të parashikuara nga neni i mësipërm.

Fakti që në kontratën e kredisë bankare palët kanë zgjedhur si gjykatë kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, nuk ka asnjë ndikim me këtë kompetencë tokësore, të përcaktuar shprehimisht nga neni 50 i K.Pr.Civile. Pretendimi në fjalë, pra zbatimi i nenit 52 të K.Pr.Civile, do të mund të ngrihej nëse mosmarrëveshja do të kishte lidhje me përmbushjen e detyrimeve kontraktore mes palëve, ndërkohë që kërkimi i palës paditëse në padinë që ka paraqitur për gjykim godet një procedurë ekzekutuese, veprimet për realizimin e të cilës (procedurës) janë të pavarura nga vullneti i palëve kontraktuese dhe ku kompetenca tokësore për shqyrtimin gjyqësor gjen rregullim të posaçëm ligjor.

Duke qenë se mjeti i sigurimit të kredisë “send i paluajtshëm” është një pikë karburanti në fshatin Dragoshtunjë (Librazhd), nisur nga objekti i padisë dhe baza ligjore e saj, kompetenca për shqyrtimin e mosmarrëveshjes i përket Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.3183, datë 21.04.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë.

Tiranë, më 07.06.2011

25

Page 26: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11241-00142-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1004 i Vendimit (293)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 07.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: DRITAN ÇAKAI PADITUR: AVOKATURA E SHTETIT

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur të më paguajë

dëmshpërblim prej 16 muajsh pagë për zgjidhjen e menjëhershme

dhe të pajustifikuar të marrëdhënies së punës.Baza Ligjore: Nenet 141, 144/5, 153, 154, 155 të K.Punës,

nenet 31, 32, 36 dhe 47 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.6797, datë 30.11.2006, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë.Detyrimin e palës së paditur Avokatura e Shtetit t’i paguajë paditësit Dritan Çaka pagën e 4 muajve punë.Rrëzimin e kërkesë-padisë për pjesën tjetër të saj.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1460, datë 27.11.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit civil nr.6797, datë 30.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

.Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1460, datë 27.11.2007, në mbështetje

të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs pala paditëse Dritan Çaka, duke kërkuar ndryshimin e pjesshëm të vendimit dhe pranimin e plotë të padisë, për këto shkaqe:

- Gjykatat kanë zbatuar keq ligjin. Marrëdhëniet e punës kanë qenë rregulluar në formën e kontratës së punës pa afat. Urdhëri për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës vjen në kundërshtim me nenin 153 të Kodit të Punës. Nuk është evidentuar ekzistenca e asnjërit prej kushteve të parashikuara në këtë dispozitë.

26

Page 27: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Ristrukturimi nuk përbën shkak justifikues, në kuptim të nenit 153 të Kodit të Punës, për të zgjidhur kontratën me efekt të menjëhershëm. Bazuar në nenin 155 të Kodit të Punës, më takon dëmshpërblimi prej 12 pagash mujore.

- Gjykatat gabojnë në intepretimin që u bëjnë dispozitave të nenit 146 e 155 të Kodit të Punës. Kemi të bëjmë me dy terma të ndryshëm juridikë, ekzistenca e të cilëve dallon nga njëri tjetri, sikurse dhe pasojat që ato sjellin janë të ndryshme.

- Dallimi mes këtyre dy dispozitave nuk qëndron në llojin e zgjidhjes së marrëdhënies së punës “i zakonshëm” dhe “i menjëhershëm”.

- Gjykata gabon në interpretimin e nenit 138 të Kodit të Punës, kur i konsideron shkaqet e parashikuara në këtë nen si të justifikuar për zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1460, datë 27.11.2007, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs pala e paditur Avokatura e Shtetit, duke kërkuar ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

- Vendimet janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedurial e atij material.- Zgjidhja e marrëdhënies së punës është bërë në kuadër të ristrukturimit të organikës,

në zbatim të urdhërit të Kryeministrit nr.23, datë 09.02.2006.- Avokatura e Shtetit ka zbatuar të gjitha kërkesat ligjore të parashikuara nga Kodi i

Punës, duke e njoftuar atë për zgjidhjen e marrëdhënies së punës, brenda afateve ligjore, duke i dhënë mundësinë për t’u shprehur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; vetë palën paditëse Dritan Çaka, i paraqitur vetë nën

funksionin e avokatit, që kërkoi ndryshimin e pjesshëm të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe të Gjykatës së Apelit Tiranë duke pranuar padinë sipas objektit të saj, ose prishjen e të dy vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë, duke vendosur në lidhje me dëmshpërblimin që duhet të përfitojë paditësi për zgjidhjen e menjëherëshme dhe të pajustifikuar të marrëdhënies së punës; në mungesë të palës së paditur; pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se Urdhërin e Avokatit të

Përgjithshëm nr.46, datë 10.12.2003, paditësi ka filluar punë pranë palës së paditur me detyrën e ndihmës avokatit të shtetit.

Me urdhërin nr.23, datë 09.02.2006 të Kryeministrit është miratuar struktura dhe organika e Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit. Me urdhërin nr.23, datë 20.02.2006 të Avokatit të Përgjithshëm është vendosur “zgjidhja e menjëhershme e justifikuar e marrëdhënieve të punës”, mbështetur në numrin e punonjësve të miratuar me organicën e re.

Pala paditëse i është drejtuar juridiksionit gjyqësor me kërkimet, pjesë e objektit të padisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në përfundim të gjykimit, ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë. Në këtë vendim është arsyetuar se nga ana e palës së paditur, në cilësinë e punëdhënësit, nuk janë zbatuar afatet dhe procedura e caktuar nga ligjvënësi për zgjidhjen e kontratës së punës. Nisur nga kohëzgjatja e marrëdhënies së punës, gjykata ka vendosur t’i caktojë një dëmshpërblim palës paditëse në masën e katër muajve pagë, 2 muaj për mosrespektim të afateve të njoftimit (neni 143/1 i K.Punës) dhe dy muaj për moszbatim të procedurës (neni 144/5 i K.Punës). Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka konstatuar se nuk mundet që pala paditëse të dëmshpërblehet në masën e parashikuar nga

27

Page 28: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

neni 155/3 i K.Punës, pasi sipas argumentit të përdorur, shkurtimi i vendit të punës është një shkak i arsyeshëm për zgjidhjen e kontratës së punës dhe mes termit “i arsyeshëm” dhe “i justifikuar”, që është përdorur nga ligjvënësi në nenet 146 dhe 155 të K.Punës, nuk ka asnjë ndryshim. Ky vendim rezulton se u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet janë marrë në interpretim të gabuar të dispozitave përkatëse të Kodit të Punës.

Sikundër u parashtrua më lart, paditësi ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur që prej datë 01.01.2004, në detyrën e ndihmës avokatit të shtetit, detyrë që ka kryer deri në momentin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Në vështrim të nenit 141, 143 të Kodit të Punës, është e vërtetë se kontrata e punës me afat të pacaktuar mund të zgjidhet për shkaqe të vlefshme, ku në bazë të nenit 138/3 përfshihet dhe ristrukturimi i organikës së punëdhënësit.

Por në çdo rast, kur kontrata e punës do të mbarojë për shkakun e ristrukturimit, si shkak i vlefshëm i parashikuar në nenin 138/3 të Kodit të Punës, do të jetë gjithmonë detyrim i punëdhënësit, konkretisht palës së paditur, të respektojë afatet përkatëse, në rastin konkret një afat 2 mujor njoftimi (neni 143/1 i Kodit të Punës).

Dispozita e paragrafit 4 të nenit 143 të Kodit të Punës, e konsideron si zgjidhje të kontratës së punës me efekt të menjëhershëm, atë zgjidhje që kryhet duke mos respektuar dispozitat e këtij neni. Në rastin në fjalë, me të drejtë gjykatat kanë konstatuar se kemi të bëjmë me një zgjidhje me efekt të menjëhershëm të kontratës së punës.

Ligjvënësi e përjashton punëdhënësin nga përgjegjësia për pagesën e dëmshpërblimit për zgjidhje të menjëhershme të kontratës së punës, vetëm në rastet kur ajo kryhet për shkaqe të justifikuara, të parashikuara në dispozitën e nenit 153/2/3 të Kodit të Punës.

Gjykatat e faktit, pavarësisht se konstatuan mosrespektimin e procedurës në zgjidhjen e kontratës së punës, kanë interpretuar gabim parashikimet e dispozitës së neneve 146, 153 e 155 të Kodit të Punës. Përmbajtja e dispozitës së nenit 146 të Kodit të Punës dhe ajo e nenit 153 e po këtij Kodi nuk bëjnë ndonjë parashikim konkret në lidhje me procedurën që duhet respektuar në zgjidhjen e kontratës së punës, duke bërë ndryshimin e pretenduar nga gjykata në “të zakonshëm” dhe “të menjëhershëm”. Porse në çdo rast, neni 146 i Kodit të Punës dhe nenit 153 i po këtij Kodi trajtojnë situata të ndryshme ligjore, të pavarura nga njëra-tjetra, si për nga shkaqet, ashtu dhe për nga pasojat.

Duke iu rikthyer rastit konkret, po t’i referohemi nenit 155 të K.Punës, paditësit i takon të trajtohet me shpërblimin përkatës, duke qenë se në asnjë gërmë të dispozitës, ristrukturimi i organikës së punëdhënësit nuk nënkupton as shkeljen me faj të rëndë të detyrimeve kontraktuale, as shkeljen me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur të këtyre detyrimeve, në referencë të nenit 153 të Kodit të Punës.

Për arsyet e renditura më lart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin dhe në përfundimin se rekursi i palës së paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor (neni 432 i K.Pr.Civile).

Nisur nga njehsimi që i ka bërë praktikës gjyqësore Vendimi Unifikues i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.19, datë 15.11.2007, ku është arsyetuar se: “Në praktikë është pranuar se masa e dëmshpërblimit, që sipas ligjit paracaktohet në mënyrë të përafërt, sipas diskrecionit të gjykatës, për shkak të pamundësisë objektive për vlerësimin e saktë të saj, si rregull, nuk përbën objekt rivlerësimi të mëvonshëm. Megjithatë, në këto raste gjykatës nuk i lejohet të caktojë një dëmshpërblim që kapërcen kriteret e vendosura në ligj” dhe kufijve që parashikon neni 432 i K.Pr.Civile për Gjykatën e Lartë për revizionimin e vendimeve të gjykatave më të ulta në lidhje me çështjet e faktit, Kolegji Civil arrin në përfundimin se Gjykata e Apelit Tiranë, në vështrim të nenit 486 të K.Pr.Civile, gjatë rigjykimit të çështjes duhet të vlerësojë vetëm masën e dëmshpërblimit

28

Page 29: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

që i takon të përfitojë pala paditëse në bazë të nenit 155 të K.Punës, dëmshpërblim që do t’u shtohet atyre që i janë njohur në zbatim të dispozitës së neneve 143, 144 të Kodit të Punës.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/c të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1460, datë 27.11.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin

e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Tiranë, por me trup tjetër gjykues.

Tiranë, më 07.06.2011

29

Page 30: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01212-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1084 i Vendimit (294)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: ELSA QAFA, në mungesëE PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE

SHKODËR, në mungesëDREJTORIA E APELIMIT TATIMOR, në mungesë

OBJEKTI:1. Kundërshtim akti administrativ

të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër nr.4643/38 prot., datë 17.06.2010 për tatim fitimin për vitin 2009

së bashku me dënimet administrative për 114.313 lekë.2. Kundërshtim akti administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë

nr.9598, datë 29.09.2010 i cili ka rrëzuar ankimin për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm.

Baza Ligjore: Neni 31, 42 i K.Pr.Civile, si dhe neni 137/3 të K.Pr.Administrative,

neni 32, 38, 68, 81, 83, 84, 109, pika 2 e vijues i Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.835, datë 13.04.2011, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile nr.358/3457, datë 04.12.2010 që i përket paditëses Elsa Qafa, me palë të paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë Tiranë.

30

Page 31: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Paditësja ka ushtruar të drejtën e ankimit të veçantë ndaj vendimit nr.835, datë 13.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kërkon prishjen e vendimit të tij dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, dhe paraqet këtë arsyetim:

- Aktet e DRT Shkodër dhe DAT Tiranë nuk janë të mbështetura në ligj dhe në prova. Subjekti ynë për vitin 2009 nuk duhej dhe nuk mund të ishte subjekt i TVSH-së dhe Tatimit mbi Fitim, por subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe i të ardhurës personale. Ndryshimi i përgjegjësive tatimore me inisiativë të DRT Shkodër është në kundërshtim me nenin 3, pika b dhe nenin 5, pika 2 të Ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 si dhe Udhëzimit të Ministrit të Financave (rendori 1.3.1, pika b) miratuar në zbatim të këtij ligji, ku përcaktohet se ndryshimi i kësaj përgjegjësie bëhet brenda 15 ditëve pas përfundimit të vitit kalendarik n.q.s. qarkullimi rritet mbi kufirin minimal të regjistrimit. Sa më sipër është përcaktuar edhe në Qarkoren nr.1, datë 24.12.2009, rendori (A), pika 1, dhe 3-9. Ky rregullim është bërë pasi subjektet kanë administrim të ndryshëm tatimor për statuse të ndryshme;

- Administrata tatimore nuk ka njohur shumën e taksës vendore mbi biznesin e vogël të paguar për 80.500 lekë në Bashkinë Fushë-Arrëz, shumë e cila i zbritet tatimit mbi të ardhurat personale të llogaritura sipas bilancit dhe deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale për biznesin e vogël;

- Në nenin 12/5 të Ligjit nr.8438, datë 28.12.2008 “Për tatimin mbi të ardhurat”, subjekti ynë duhej të përgatiste e dorëzonte bilancin dhe deklaratën vjetore si subjekt i taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe jo si subjekt për tatimin mbi fitim. Por gjithësesi DRT Shkodër duhet të kishte njohur dhe zbritur si të parapaguar taksën vendore mbi biznesin e vogël të paguar në Bashkinë Fushë-Arrëz. Në mbështetje të nenit 12/5 kërkuam njohjen e pagesës së taksës vendore gjatë procesit të ankimit, duke paraqitur paralelisht kërkesën për rimbursim të taksës vendore për biznesin e vogël. Kjo kërkesë është refuzuar nga DRT Shkodër me arsyetimin se “nuk rezulton tepricë taksës vendore”. Por DRT Shkodër nuk administron taksën vendore mbi biznesin e vogël dhe nuk mund të rezultojë në tepricë në sistemin informatik tatimor, ajo që rezulton si e tillë në njësitë vendore ku është paguar. DRT ka detyrim ligjor ta njohë dhe ta zbresë këtë shumë të paguar në njësitë vendore;

- Kërkesa për rimbursim nuk kërkohet të jetë e vulosur nga subjekti siç pretendon në refuzimin e ankimit DRT Tiranë;

- Meqenëse subjekti yne nuk ka detyrim të palikuiduar për tatim fitimi (duhej tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi i vogël) për vitin 2009 nuk qëndron as gjoba për pagesë të vonuar për 12.042 lekë. Ndërsa deklarimi i vonuar i tatim fitimit të vitit 2009 lidhet me publikimin me vonesë (në fund të marsit 2010) të SKK 15, i cili detyron edhe subjektet e biznesit të vogël të mbajnë llogarinë vjetore me metodën e të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, në ndryshim nga forma e thjeshtuar që mbahej më parë;

- Si në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, ashtu edhe në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore” nuk bëhet fjalë për shkelje dhe dënime administrative për mos dorëzimin në kohë të bilancit kontabël. Ligji nr.8438, në nenin 29 të tij bashkon në deklarimin e tatim fitimit dhe paraqitjen e bilancit kontabël së bashku me anekset e tij. Nenet 112 dhe 113 të Ligjit nr.9920 nuk gjejnë zbatim në rastin konkret, ashtu si dhe neni 126 që ka lidhje me mosrespektimin e neneve 60, 61, 62 dhe 101 të këtij ligji;

- Gjykata ka zbatuar keq ligjin, pasi subjekti ynë ka ndjekur të gjitha shkallët e apelimit administrativ në përputhje me nenin 137 të K.Pr.Administrative dhe nenin 55 të Ligjit nr.8560;

31

Page 32: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Gjykata nuk ka bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, pasi në këtë vendim nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me qëndrimin e organeve tatimore, sepse ato nuk kanë patur motivin e arsyeshëm apo janë ndodhur përpara pamundësisë ligjore për të marrë në shqyrtim në themel çështjen që iu është paraqitur për ankim;

- Nga ana jonë, pa ndjekur rrugën gjyqësore të ankimit, i jemi drejtuar me shkresë palës së paditur DRT Shkodër, duke i kërkuar asaj shfuqizimin e njoftim vlerësimit nr.4643/38 prot., datë 17.06.2010 me pretendimin që ne kemi patur teprica kreditore, pasi i kemi paguar që në fillim të gjitha detyrimet tatimore pranë njësive vendore, për të cilën kemi kërkuar rimbursim, prandaj e kemi konsideruar të paguar detyrimin tatimor. Por, për fajin e palës së paditur, nuk kemi rezultuar si kreditor vetëm se nuk ishim në SIT, kur në rastin konkret Puka ka qenë e painformatizuar. Në ankimin administrativ drejtuar DAT Tiranë, duke pasur në detyrimin e barrës së provës, kemi paraqitur të gjitha provat shkresore duke e vënë organin përkatës administrativ në gjendjen që të shprehet për themelin e çështjes administrative të ankimuar;

- Gjykata para se të dilte me një vendim, duhet të kërkonte nga pala e paditur të provonin pretendimet dhe prapësimet që kishin të bënin me konsumimin e rrugës administrative, dhe jo të lidhte cilësimin e fakteve dhe veprimeve me përcaktimin e palës së paditur në kërkesën për nxjerrje jashtë juridiksionit të çështjes, neni 16 i K.Pr.Civile;

- Gjykata në rastin konkret është mjaftuar vetëm me verifikimin e faktit të kërkuar nga pala e paditur se “palës paditëse i është refuzuar ankimi, pasi nuk është paguar paraprakisht shuma e kërkuar e detyrimit tatimor, objekt kontestimi”;

- Edhe nga pikëpamja formale nuk mund të konstatohet se mënyra se si është shprehur autoriteti tatimor në vendim është i gabuar për arsye se refuzimi i ankimit nënkupton rrëzimin e ankimit, ç’ka do të thotë se është konsumuar rekursi administrativ dhe ankuesi, siç ka orientuar Autoriteti Tatimor vendimmarrës, i është drejtuar gjykatës për mbrojten e së drejtës së shkelur;

- Edhe sikur të mos ishin paguar detyrimet tatimore, refuzimi i ankimit për detyrimin tatimor nuk do të thotë apriori se pala paditëse përjashtohet përfundimisht nga e drejta e shqyrtimit të një ankimi administrativ;

- Kërkesa për kompensim (rimbursim) dhe veprimet për rimbursimin janë bërë përpara ushtrimit të ankimit administrativ dhe gjatë ushtrimit administrativ, si dhe në kohën kur çështja ishte duke u shqyrtuar nga gjykata, kemi provuar me prova se ne kemi teprica kreditore, për të njohur si të paguara sipas ligjit, të gjitha detyrimet tatimore;

- Në rastin konkret është mohuar e drejta e ankimit, garantuar në dispozitat kushtetuese, që nga njëra anë sjell mohimin e të drejtës për t’u gjykuar dhe dëgjuar nga gjykatat dhe nga ana tjetër mosushtrimin e një kontrolli gjyqësor mbi aktin administrativ;

- Gjykata duhet të shqyrtonte jo vetëm paligjshmërinë dhe pathemelsinë e aktit, por edhe ligjshmërinë e veprimeve /mosveprimeve të organeve të administratës tatimore, dhe nëse janë të ligjshme dhe nëse u përgjigjen rrethanave të faktit, pasi në rastin konkret cënohen të drejtat e mia. Një përfundim i tillë bie ndesh edhe me përcaktimet e Vendimit Unifikues nr.3, datë 12.02.2008, në të cilin thuhet se: “Gjykata, e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor vetëm kur paditësi, për faj të tij, nuk e ka paraqitur ankimin administrativ në afat ose nuk ka kompletuar dokumentet shoqëruese sipas ligjit (megjithëse organi administrativ e ka vënë në dijeni për të metat e ankimimit). Nëse gjykatës i rezulton se jo për faj të paditësit (ankuesit) çështja nuk është shqyrtuar në themel nga organi administrativ, atëhere në zbatim të nenit 42 të Kushtetutës, nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që garantojnë një proces të rregullt ligjor, është e detyruar të shqyrtojë çështjen në themel, duke qënë ajo që ka juridiksionin për shqyrtimin e çështjes”.

32

Page 33: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se pala e paditëse, Elsa Qafa, është regjistruar pranë QKR si person fizik me NIPT K39517324L, me objekt aktiviteti tregtimin e artikujve të ndryshëm, bufe, hoteleri, etj., në Qytetin e Fushë-Arrëz.

Me anë të shkresës nr.6111/1 prot., datë 09.11.2009 Drejtoria Rajonale e Tatimeve (DRT) Shkodër ka njoftuar palën paditëse se nga ana e saj do të kryhej një kontroll tatimor në lidhje me evidentimin e xhiros për vitin 2008, si dhe për periudhën 01.01.2009 deri më 31.08.2009.

Gjatë këtij kontrolli janë evidentuar disa shkelje të palës paditëse të cilat janë pasqyruar në mënyrë të detajuar në shkresën nr.4643/38 prot., datë 17.06.2010 “Njoftim Vlerësim për Detyrime Tatimore”, dhe konkretisht (i) detyrim tatim fitimi për vitin 2009 në shumën 80.286 lekë, (ii) kamatëvonesa në shumën 1.985 lekë, (iii) detyrim për pagesë të vonuar në shumën 22.042 lekë, (iv) gjobë për mosdorëzim bilanci për vitin 2009 në shumën 10.000 lekë.

Në datën 15.07.2010 pala paditëse ka paraqitur një kërkesë për kompensim (rimbursim) pranë palës së paditur DRT Shkodër, ku kërkohej rimbursimi i taksës vendore mbi biznesin e vogël për vitin 2009 me detyrimet e konstatuara në Njoftim Vlerësimin për Detyrime Tatimore. Kjo drejtori me anë të shkresës nr.6029/1 prot., datë 03.08.2010 ka vënë në dijeni palën paditëse se ajo nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën e saj, duke qenë se nga të dhënat e SIT ajo nuk rezulton kreditore.

Më tej, pala paditëse, brenda afatit ligjor, me anë të kërkesës nr.13554 prot., datë 19.07.2010 ka ushtruar të drejtën e ankimit pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor (DAT) Tiranë. Kjo drejtori me vendimin nr.9598, datë 29.09.2010 ka vendosur: “Refuzimin e ankimit për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm”, me arsyetimin se “tatimpaguesi ka paguar kamatëvonesën, ndërsa në lidhje me detyrimin per tatimin mbi fitim në vlerën 80.286 lekë ka pretenduar se në të njëjtën kohë me paraqitjen e ankimit ka paraqitur kërkesë për kompensim....por bashkëngjitur kësaj kërkese është vetëm një formular “Kërkesë për rimbursim” me shënimet e tij, pa vulë dhe pa nr.prot. të DRT Shkodër, dhe se nga komunikimi me këtë drejtori rezulton se ajo me shkresën nr.6029/1, datë 03.08.2010 i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së tij për kompensim për detyrimin e tatim fitimit për vitin 2009”.

Në këto kushte, pala paditëse i është drejtuar gjykatës me padi me palë të paditur: Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër dhe me objekt: “Kundërshtim akti administrativ të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër nr.4643/38 prot., datë 17.06.2010 për tatim fitimi të vitit 2009 së bashku me dënimet administrative për 114.313 lekë”. Në seancën e datës 22.02.2011 të zhvilluar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pala e paditur ka paraqitur një kërkesë për të thirrur si palë të paditur në proces edhe Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë dhe ka paraqitur shtesë të objektit të padisë si vijon: “Kundërshtim akti administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë nr.9598, datë 29.09.2010, i cili ka refuzuar ankimin për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm”, kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata.

Më tej, procesi ka vazhduar me palë të paditur: Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë dhe me objekt parashtruar në pjesën hyrëse.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.835, datë 13.04.2011 ka vendosur:

33

Page 34: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

“Nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes civile nr.358/3457, datë 04.12.2010 që i përket paditëses Elsa Qafa, me palë të paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë, brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Lartë Tiranë”/

Kjo gjykatë ka arsyetuar se.... gjykata ka në vëmendje të saj Ligjin “Për procedurat tatimore”, nenet 107, 108; praktikën e Gjykatës së Lartë për çështje të ngjashme; si dhe Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.2, datë 06.01.2009, në të cilin thuhet se: “Ankimi administrativ i paraprin atij gjyqësor....dhe palët janë të detyruara të ndjekin procedurën e ankimit administrativ dhe vetëm pasi të jetë ezauruar plotësisht kjo rrugë ligjore mund t’i drejtohen gjykatës”. Në të njëjtën logjikë është edhe përmbajtja e ligjit të lartpërmendur, sipas të cilit ndaj një akti të administratës tatimore që përmban detyrime tatimore, ankimi pranohet vetëm n.q.s. ankimuesi paguan shumën e detyrimit tatimor objekt ankimi dhe vërteton pagesën duke paraqitur një kopje të mandat pagesës së tatimit. Vetëm në këtë rast ankimi shqyrtohet dhe në përfundim të procedurës së ndjekur nga administrata tatimore mundet që pala t’i drejtohet gjykatës me kërkesë padi.

Në rastin konkret, paditësi nuk ka plotësuar kushtin ligjor të parapagimit të detyrimeve tatimore pa gjoba e interesa, për rrjedhim vetëm pas plotësimit të këtij kushti Drejtoria e Apelimit Tatimor do të bënte rishqyrtimin e vlerësimit tatimor.

Brenda afatit ligjor, paditësja ka ushtruar të drejtën e ankimit të veçantë ndaj vendimit nr.835, datë 13.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kërkon prishjen e vendimit të tij dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, duke parashtruar ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.835, datë 13.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është i bazuar në ligjin procedurial dhe si i tillë do të lihet në fuqi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen të bazuar në ligj përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për nxjerrjen e çështjes në shqyrtim jashtë juridiksionit gjyqësor.

Ky Kolegj vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësja nuk përmban shkaqe ligjore të cilat të bëjnë të cenueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkoder.

Siç rezulton nga provat e administruara në dosjen gjyqësore paditësja ka kundërshtuar gjyqësisht aktin administrativ të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër nr.4643/38 prot., datë 17.06.2010 për tatim fitimin e vitit 2009 së bashku me dënimet administrative në shumën 114.313 lekë dhe aktin administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë nr.9598, datë 29.09.2010, i cili ka refuzuar ankimin e saj për shkak se e konsideron atë të papranueshëm.

Të dy aktet e mësipërme përbëjnë akte adminstrative të administratës tatimore që mund të kundërshtohen nga pala e interesuar sipas kushteve dhe afateve te parashikuara në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Në nenin 106 të këtij Ligji shprehimisht thuhet se: “1. Tatimpaguesi mund të ankimojë kundër çdo njoftim vlerësimi, çdo vendimi që

ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkese për rimbursim ose lehtësim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv të posaçëm tatimor, në lidhje me tatimpaguesin.

2. Ankimi bëhet me shkrim dhe në formën e parashikuar në zbatim të këtij ligji, me udhëzim të Ministrit të Financave.

3. Tatimpaguesi e dorëzon ankimin në drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur vlerësimi ose vendimi i administratës tatimore është marrë ose vlerësohet të jetë marrë nga tatimpaguesi.

4. Drejtoria e apelimit i dërgon një kopje të ankimit administratës tatimore, që ka nxjerrë vlerësimin tatimor ose vendimin, objekt të ankimit tatimor”.

34

Page 35: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Neni 107 i Ligjit të lartpërmendur shprehimisht thotë se:“1. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji,

duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit.

4. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.

Në analizë të dispozitave të mësipërme rezulton se çdo subjekt (tatimpagues) ka të drejtë të ushtrojë ankim administrativ me shkrim kundër nje akti të organit tatimor që përmban detyrime për të (subjektin/tatimpaguesin), në Drejtorinë e Apelimit Tatimor (strukturë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve), brenda 30 ditëve nga njoftimi i aktit që kundërshtohet.

Pagesa e detyrimit tatimor të përcaktuar në aktin administrativ për ankimuesin përbën kusht për vlefshmërinë e ankimit administrativ. Kuptimin e detyrimit tatimor e jep neni 6, paragrafi 3 i Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, që shprehimisht thotë se: “3. Detyrimi tatimor përfshin tatimin, kamatëvonesat, si dhe gjobat, për rastet e parashikuara nga ky ligj”.

Në analizë të dispozitës së mësipërme, detyrimi tatimor përfshin (i) tatimin ose kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, (ii) gjobën dhe (iii) kamatëvonesat.

Gjobat nuk janë gjë tjetër veçse dënime administrative që i ngarkohen tatimpaguesit për moszbatimin e legjislacionit fiskal dhe janë parashikuar në Seksionin XIV të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa kamatëvonesa është parashikuar në nenin 76/1 të këtij ligji, ku shprehimisht thuhet: “Kur detyrimi tatimor nuk paguhet në afat, tatimpaguesi është i detyruar që, për periudhën nga afati i pagesës deri në datën e pagesës së tatimit, të paguajë kamatëvonesë për këtë shumë, në masën e përcaktuar në pikën 3 të këtij neni”.

Në kuptim të nenit 107/2 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, shuma që duhet paguar për efekt të vlefshmërisë së ankimit administrativ përjashton të gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor që përmban akti që kundërshtohet.

Si rrjedhojë, për vlefshmërinë e ankimit administrativ, duhet paguar detyrimisht detyrimi tatimor (tatim apo kontribut sigurimesh) dhe kamatat (interesat) që gjenerojnë për vonesë në deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore.

Ka rezultuar se paditësja nuk ka paguar shumën që i korrespondon tatim fitimit për vitin 2009 në vlerën 89.286 lekë, në momentin që ka paraqitur ankimin administrativ ndaj njoftimit të vlerësimit tatimor të mësipërm, duke mos plotësuar kështu kushtin e vendosur në nenin 107/2 të ligjit të lartpërmendur, prandaj dhe Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nuk e ka marrë në shqyrtim këtë ankim.

Rezulton se paditësja ka paguar vetëm shumën që i korrespondon kamatëvonesave, ndërsa për detyrimin tatimor paditësja ka pretenduar se shuma përkatëse duhet kompensuar me tatimet që ajo ka paguar më tepër për taksën vendore për biznesin e vogël 2009, dhe për këtë arsye ajo ka paraqitur dhe kërkesë për rimbursim.

Ky pretendimi i palës paditëse i ngritur gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në ankimin e veçantë nuk qëndron. Kjo për arsye se Ligji nr.9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Kreu XIII, nuk parashikon kompensimin e shumës së pagueshme për efekt të ankimit administrativ me gjendje kreditore të tatimpaguesit, siç pretendon paditësi. Përkundrazi, Kreu XIII i ligjit në fjalë parashikon në

35

Page 36: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

mënyrë eksplicite detyrueshmërinë e pagesës së detyrimit tatimor (tatim dhe kamatëvonesë) për vlefshmërinë e ankimit administrativ.

Gjithashtu ka rezultuar se, në bazë të shkresës nr.6029/1 prot., datë 03.08.2010, Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër ka vënë në dijeni palën paditëse se ajo nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën e saj të datës 15.07.2010 për kompensimin e taksës vendore mbi biznesin e vogël për vitin 2009 me detyrimet e konstatuara në Njoftim Vlerësimin për Detyrime Tatimore, pasi nga të dhënat e Sistemit Informatik Tatimor ajo nuk rezulton kreditore.

Në këto kushte dhe në referim të nenit 107/3 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” rezulton se ankimi i paditësit nuk është shqyrtuar në themel nga organi administrativ, dhe në këto kushte paditësja nuk e ka ezauruar ankimin administrativ të parashikuar shprehimisht në ligj.

Në analizë të sa më sipër dhe në bazë të nenit 107/4 të Ligjit nr.9920, date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, kjo çështje nuk mund t’i nënshtrohet juridiksionit gjyqësor përsa kohë konsiderohet se nuk është ezauruar ankimi administrativ dhe në bazë të nenit 36 dhe 59 të K.Pr.Civile mosmarrëveshja objekt gjykimi është jashtë juridiksionit gjyqësor.

Sa më sipër është dhe qëndrimi i Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.3, datë 10.10.2008, ku shprehimisht thuhet: “Nëse gjykatës i rezulton se ankimi administrativ është paraqitur jashtë afatit dhe/ose mungojnë dokumentet shoqëruese sipas nenit 55 të Ligjit, dhe ky është shkaku i mosshqyrtimit në themel të ankimit nga organi administrativ, gjykata vendos, konform neneve 36 dhe 59 të K.Pr.Civile, nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor”.

Në këto kushte, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër që ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe si i tillë do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 59 dhe 485/a të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.835, datë 13.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Shkodër.

Tiranë, më 07.06.2011

36

Page 37: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-01205-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1011 i Vendimit (295)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancë gjyqësore datë 07.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: XHEVAT KAPAJ, i përfaqësuar nga Av. Bashkim Merkaj.

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga juristët Rubina Kola, Migena Tota dhe Rita Arapi.

OBJEKTI: Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë për të më përllogaritur

pensionin e parakohshëm për 27 vjet e 4 muaj vjetërsi në punë, nga data 01.05.2005 deri me 21.06.2009 në masën 50% të pagës referuese,duke e shtuar masën e pensionit me 2% të pagës referuese, e në vazhdim.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153, 154/a të K.Pr.Civile, nenet 35 e 49 të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004

“Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të R.Sh.”, nenet 13, 14 e 33 të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005

“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakut”, nenet 2, 4 të ligjit nr.9481, datë 16.02.2006

“Për disa ndryshime në Ligjin për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakut”,

neni 11 i ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakut” (i ndryshuar),

vendimi nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4255 akti, datë 21.03.2011, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të mësipërm, ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, e cila kërkon:Ndryshimin e vendimit nr.4255 akti, datë 21.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

37

Page 38: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Shkaqet që ngrihen në ankim nga pala e paditur janë:- Pensionet e parakohshme do të rillogariten nga DRSSH-ve përkatëse, si institucione

që në bazë të ligjit bëjnë përllogaritjen e tyre.- Pas marrjes së vendimit nr.33, datë 24.06.2010 nga Gjykata Kushtetuese, me

vendimin nr.793, datë 24.09.2010, Këshilli i Ministrave ka vendosur që përfitimet financiare për këto raste të llogariten sipas ligjit nr.10142, datë 15.04.2009, derisa të pasqyrohet vendimi i Gjykatë Kushtetuese në legjislacion.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesen e palës së paditur,

juristen Rita Arapi, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse Av. Bashkim Merkaj, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; në përfundim,

V Ë R E NMe datë 17.05.2011 është regjistruar në Gjykatën e Lartë çështja civile nr.31003-

01205-00-2011 regj. them. që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Xhevat Kapaj dhe e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me objekt detyrimin e palës paditur për të rillogaritur pensionin shoqëror suplementar, etj.

Vendimi nr.4255 akti, datë 21.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në përputhje të plotë me ligjin procedurial civil, prandaj Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që ky vendim duhet të lihet në fuqi.

Rrethanat dhe faktet e çështjes rezultojnë të jenë si më poshtë:Paditësi Xhevat Kapaj ka qenë ushtarak i shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, me gradën Major dhe për shkak të reformës, ai ka dalë në pension të parakohshëm.

Meqenëse pala e paditur nuk ka bërë përllogaritjen e pensionit të parakohshëm të paditësit, sipas dispozitave ligjore në fuqi, ky i fundit i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.4255 akti, datë 21.03.2011, pas kërkesës së paraqitur nga pala e paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.Gjykata e shkallës së parë ndërmjet të tjerave arsyeton:Pala paditëse nuk kundërshton ndonjë akt administrativ, të nxjerrë nga pala e

paditur, pasi akti që krijon marrëdhënie juridike midis tyre është ai i lidhjes së pensionit, të cilin pala paditëse nuk e ka kundërshtuar.

Gjykimi i kësaj çështje nuk e pengon palën e paditur në ushtrimin e të drejtave të parashikuara nga ligji, p.sh. në nxjerrjen e një akti të ri.

Kolegji Civil vlerëson që ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor që të lidhet me juridiksionin, prandaj duke qenë i pa bazuar në ligj ai nuk duhet të pranohet.

Në nenin 137 të K.Pr.Administrative thuhet:Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër

refuzimit për nxjerrjen e një akti administrativ.Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe

rregullësinë e aktit të kontestuar.Në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm, pasi të kenë ezauruar

rekursin administrativ.

38

Page 39: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Për ankimet administrative ligji kërkon plotësimin e kushteve të mëposhtme:Ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet ta thotë shprehimisht se pala

e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin epror administrativ, të cilit i drejtohet ankimi.

Në rastin në gjykim ligji nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, prandaj me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010 ku ndërmjet të tjerave arsyetojnë:

Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierakisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………

Në asnjërin prej ligjeve që ka vënë paditësi në bazën ligjore të padisë nuk rezulton të jetë e parashikuar se pala e interesuar, para se t’i drejtohet gjykatës, duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala e paditur merret vetëm me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm të ushtarakut, organi që bën përllogaritjen, etj., të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit, të pretenduar prej saj.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 60, 62 dhe 485/a të

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.4255 akti, datë 21.03.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 07.06.2011

39

Page 40: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01208-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1083 i Vendimit (296)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancë gjyqësore datë 07.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: FERIT HOXHA, i pa përfaqësuar me avokat.I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar në gjyq nga juristja Rubina Kola.

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur DRSSH Tiranë:

1. Për të më trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbiminga data 01.09.2008 dhe paguar diferencën ndërmjet pagës kalimtare

e pensionit që më takon sipas ligjit.2. Për të më përllogaritur masën e pensionit të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi nga data 01.09.2008 dhe paguar diferencën midis masës së pensionit

që më takon dhe pensionit të dhënë, si dhe vazhduar pagimin e pensionit sipas kësaj përllogaritje.

3. Për të më rillogaritur masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në përputhje me ndryshimin e pagës referuese

mbi të cilën është llogaritur ky pension.Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153, 154/a të K.Pr.Civile,

nenet 35 e 49 të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004“Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të R.Shqipërisë”,

nenet 13, 14 e 33 të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakut”,

nenet 2, 4 të ligjit nr.9481, datë 16.02.2006“Për disa ndryshimenë Ligjin për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakut”,

neni 11 i ligjit nr.8087, datë 13.03.1996“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakut” (i ndryshuar),

vendimi nr.09, datë 09.03.2006 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

40

Page 41: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5070 akti, datë 01.04.2011, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për nxjerrjen e çështjes civile me nr.5070 akti jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të mësipërm, ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, e cila kërkon: Ndryshimin e vendimit nr.5070 akti, datë 01.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Shkaqet që ngrihen në ankim nga pala e paditur janë:- Pensionet e parakohshme do të rillogariten nga DRSSH-ve përkatëse, si institucione

që në bazë të ligjit bëjnë përllogaritjen e tyre.- Pas marrjes së vendimit nr.33, datë 24.06.2010 nga Gjykata Kushtetuese, me

vendimin nr.793, datë 24.09.2010, Këshilli i Ministrave ka vendosur që përfitimet financiare për këto raste, të llogariten sipas ligjit nr.10142, datë 15.04.2009, derisa të pasqyrohet vendimi i Gjykatë Kushtetuese në legjislacion.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesen e palës së paditur

juristen Rubina Kola, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; në përfundim,

V Ë R E NMe datë 17.05.2011 është regjistruar në Gjykatën e Lartë çështja civile nr.11243-

01208-00-2011 regj. them. që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Ferit Hoxha dhe e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, me objekt detyrimin e palës paditur për të rillogaritur pensionin shoqëror suplementar të ushtarakut, etj.

Vendimi nr.5070 akti, datë 01.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në përputhje të plotë me ligjin procedurial civil, prandaj Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që ky vendim duhet të lihet në fuqi.

Rrethanat dhe faktet e çështjes rezultojnë të jenë si më poshtë:Paditësi Ferit Hoxha ka qenë ushtarak i shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura të

Republikës së Shqipërisë, me gradën Kapiten dhe për shkak të reformës, ai është nxjerrë në rezervë me datë 04.08.2006, duke u trajtuar me pagesë kalimtare.

Meqenëse pala e paditur nuk ka bërë përllogaritjen e pensionit të parakohshëm të paditësit në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, ky i fundit i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.5070 akti, datë 01.04.2011, pas kërkesës së paraqitur nga pala e paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për nxjerrjen e çështjes civile me nr.5070 akti jashtë juridiksionit gjyqësor.

Gjykata e shkallës së parë ndërmjet të tjerave arsyeton:Në përcaktimin e faktit nëse një çështje i përket juridiksionit gjyqësor, apo

administrativ rezulton që ligjvënësi ka patur parasysh që pala e interesuar është e detyruar të ezaurojë rekursin administrativ vetëm në ato raste kur ligji e thotë shprehimisht një gjë të tillë.

Në rastin konkret nuk rezulton që paditësi Ferit Hoxha të ankohet kundër ndonjë akti administrativ.

41

Page 42: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kolegji Civil vlerëson që ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor që të lidhet me juridiksionin, prandaj duke qenë i pa bazuar në ligj, ai nuk duhet të pranohet.

Në nenin 137 të K.Pr.Administrative thuhet:Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër

refuzimit për nxjerrjen e një akti administrativ.Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe rregullsinë

e aktit të kontestuar.Në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm, pasi të kenë ezauruar

rekusin administrativ.Për ankimet administrative, ligji kërkon plotësimin e kushteve të mëposhtme:Ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet të thotë shprehimisht se, pala

e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin, të cilit i drejtohet ankimi.

Në rastin në gjykim ligji nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, prandaj me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010, ku ndërmjet të tjerave thonë:

Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………

Në asnjërin prej ligjeve që ka vënë paditësi në bazën ligjore të padisë nuk rezulton të jetë parashikuar se pala e interesuar, para se t’i drejtohet gjykatës, duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala e paditur merret vetëm me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm, organi që bën përllogaritjen, etj., të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit, të pretenduar prej saj.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 60, 62 dhe 485/a të

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.5070 akti, datë 01.04.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 07.06.2011

42

Page 43: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11115-00734-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1211 i Vendimit (297)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarFatos Lulo AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: FATMIR MERKAJ, përfaqësuar nga Av. Hanëme Bakia

TË PADITUR: SHOQËRIA TREGTARE “KONDAKÇI” SHPK, përfaqësuar nga Av. Eno Bushi

OBJEKTI I PADISË:Zgjidhje e kontratës, detyrimi i palës së paditur

të kthejë vlerën prej 24.000.000 lekë (kontribut), detyrimin e palës së paditur të më kthejë vlerën 3.000.000 lekë

që përfaqëson të ardhurat e nxjerra nga përdorimi i sendit, shpërblimi i dëmit të shkaktuar i llogaritur në kamatat e arrira,

ligjërimi i masës së sigurimit.Baza Ligjore: Nenet 659, 662, 676, 698, 703/1, 704, 298, 305, 450 të K.Civil.

Nenet 31, 32/a e 153 e vijues, 212 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.6170, datë 09.11.2006 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Fatmir Merkaj. Detyrimin e palës së paditur, Shoqëria “Kondakçi” Shpk t’i paguajë paditësit Fatmir Merkaj shumat 8.516 USD, 109.023 Euro dhe 2.007.150 lekë, detyrim që rrjedh nga marrëdhënia e bashkëpunimit midis tyre.Detyrimin e palës së paditur, Shoqëria “Kondakçi” Shpk të shpërblejë paditësin Fatmir Merkaj për dëmin e shkaktuar që përbëhet nga interesi bankar i aplikuar nga Tirana Bank Sh.A. për depozitat me afat një vjeçar nga data e ngritjes së padisë 02.06.2005 deri në momentin e ekzekutimit të vendimit, për shumat që u pranua padia.Ligjërimin e masës për sigurimin e padisë vënë me vendimin nr.114, datë 18.05.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

43

Page 44: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1617, datë 18.12.2007 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë kanë ushtruar rekurs pala e paditur, Shoqëria Tregtare “Kondakçi” shpk dhe paditësi Fatmir Merkaj.

Pala e paditur Shoqëria Tregtare “Kondakçi” shpk, në rekursin e paraqitur, kërkon ndryshimin e vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë dhe paraqet këto shkaqe:

- Gjykatat kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin material, ligjin procedurial, si dhe në kundërshtim me provat e administruara;

- Gjykata, në kundërshtim me ligjin, rrëzoi kërkesën tonë për përjashtim të njërit prej gjyqtarëve që kishte marrë pjesë më parë në gjykimin në apel të masës së sigurimit të padisë të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

- Padisë objekt shqyrtimi i mungon shkaku ligjor. Nenet 659, 662, 676, 698, 703/1, 704, 298, 305, 450 të K.Civil të vendosura si bazë ligjore nuk kanë lidhje me pretendimet e paditësit, qofshin këto të shkruara në kërkesëpadi ose dhe të parashtruara verbalisht. Paditësi, duke vendosur si bazë ligjore këto nene të përgjithshme të K.Civil mbi kontratat, e ka lënë padinë të pabazuar, pasi nuk ka përcaktuar bazën ligjore se ku duhet të mbështetet gjykata për të vlerësuar mosmarrëveshjen dhe mënyrën e zgjidhjes së saj. Në rastin objekt shqyrtimi ka rezultuar e provuar se nuk kemi të bëjmë me ndonjë kontratë të lidhur midis palëve dhe në këtë kuadër çdo kërkim apo pretendim që ka për bazë këtë shkak nuk mund të pranohet. Përsa më sipër, në vështrim të nenit 154 kjo padi ka të meta serioze pasi edhe në vështrim të nenit 16/3 të K.Pr.Civile gjykata nuk mund ta ndryshojë bazën ligjore të padisë;

- Vendimet e gjykatave janë të gabuara edhe përsa i përket themelit të çështjes pasi ato nuk pasqyrojnë provat e administruara në këtë gjykim.

- Midis palëve ka pasur vetëm një marrëveshje dhe jo një kontratë si pretendon paditësi. Me paditësin është arritur vetëm një “marrëveshje ku ai do të angazhohej si menaxher për shitjen e produkteve tona që do të prodhoheshin nga filiali që ne kemi ndërtuar në Tiranë dhe do të paguhej me përqindje në bazë të shitjeve që do të realizonte. Për këtë qëllim ky person u afrua me ne dhe na ofroi ndihmën e tij gjatë fazës kur po investonim në ngritjen e filialit, ndihmë që konsistonte vetëm në kryerjen e veprimeve në emër e për llogari të shoqërisë sonë, duke qenë se ne vinim nga Fieri, ishim gjithë kohës të zënë me prodhimin dhe ai e njihte shumë më mirë Tiranën, pasi këtu banon;

- Gjykatat me vendimin e tyre kanë disponuar jashtë asaj se çfarë kanë kërkuar palët, duke përcaktuar detyrime të paqëna për palën tone, në një kohë kur provohet se nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktore prej të cilës të burojnë detyrime;

- Në konfliktin objekt shqyrtimi ndodhemi para rastit të shpërdorimit të besimit me qëllim përfitimi. Duke përfituar nga cilësia që ne i dhamë si përfaqësues menaxher për shitje dhe nga pamundësia jonë për të marrë pjesë personalisht në të gjitha kontaktet me të tretët, paditësi kudo është paraqitur për të kryer veprime për emër dhe llogari tonë, ky person ka arritur deri aty sa ka nënshkruar akte si president i shoqërisë, duke vendosur të dhëna të rreme në raste të ndryshme;

44

Page 45: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Të gjitha pagesat ndaj të tretëve janë bërë me mjetet financiare të palës së paditur Shoqërisë “Kondakçi” shpk. Paditësi ka qenë vetëm personi që derdhte paratë e shoqërisë për të kryer pagesat e kërkuara (Llogjika e kundërt do të justifikonte se çdo ekonomist i një shoqërie që bën pagesa për shoqërinë të mund të pretendojë se pagesat i përkasin atij dhe jo shoqërisë);

- Paditësi nuk ka pasur mundësi financiare të investonte shifra të tilla gjë që provohet si nga vërtetimi i lëshuar nga DPT, ashtu dhe përmbledhëset e paraqitura prej bankës sipas të cilave llogaritë e tij janë gjithmonë bosh;

- Kreditë e marra nga Fatmir Merkaj, referuar përmbajtjes së tyre, nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e shoqërisë tone, ndërkohë që në përmbajtje të tyre jepet qartë qëllimi për të cilin janë marrë. Këto shuma nuk janë derdhur kurrë në shoqërinë tonë;

- Paditësi jo vetëm nuk ka investuar në shoqërinë tone, por ka nxjerrë përfitime prej saj duke marrë shumën prej 3.287.000 lekë për të shlyer kredinë e marrë, shumë të cilën nuk e ka kthyer asnjëherë. Provuar kjo me vërtetimin bankar të Tirana Bank, ku konstatohet përputhja e plotë midis tërheqjes nga llogaria jonë dhe pagesës së kryer nga paditësi. Eshtë pikërisht ky momenti kur paditësi ka filluar ngritjen e pretendimeve ndaj shoqërisë tonë me të vetmin qëllim për të krijuar përfitime dhe për të mos kthyer vlerat monetare që i detyrohet shoqërisë;

- Absurdi i gjykatës arrin deri aty sa pranon si provë një deklaratë të të afërmëve të paditësit, sipas të cilës ata kanë kryer pagesa nga numrat e tyre të llogarive dhe se për ato shuma njohin pronar vetëm paditësin. Kjo provë rrëzohet nga përmbajtja e dokumentacionit të Tirana Bank si dhe nga mendimi i ekspertes, e cila sqaron se numrat e llogarive që rezultojnë në pagesat e kryera për shoqëritë italiane janë numrat e llogarisë së arkës së bankës dhe jo numra llogarish bankare të paditësit apo të të afërmve të tij, për të cilët rezulton se nuk kanë asnjë numër llogarie në atë bankë. Këta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë cash paratë;

- Përpjekjet e paditësit për përfitime të padrejta duken qartë edhe në faturat e përpiluara prej tij, për riparimet dhe punimet në objekt, të cilat me të drejtë nuk janë pranuar nga gjykata. Faturat model 3 për blerje çimento janë seri, pavarësisht datave të tyre të ndryshme, çka tregon plotësimin e tyre fiktiv për të rritur fiktivisht shifrat. Jo vetëm kaq, por janë plotësuar dhe keq në përmbajtje, pasi sipas tyre për punimet në objekt janë përdorur 55 kv çimento, ndërkohë që një sasi e tillë çimento përdoret për të ndërtuar një pallat. Po kështu edhe faturat model 4 të paraqitura nga paditësi janë të sajuara, pasi datat e këtyre faturave nuk përkojnë me numrin e niptit të filialit të shoqërisë.

Paditësi Fatmir Merkaj në rekursin e paraqitur kërkon ndryshimin e vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke pranuar tërësisht padinë dhe parashtron këto shkaqe:

- Të dyja gjykatat kanë shkelur dhe zbatuar keq ligjin material e konkretisht nenet 698, 703, 419 dhe 420 të K.Civil;

- Gjykatat kanë dhënë vendim në kundërshtim me faktet zyrtare, duke shkelur nenet 13 dhe 253 të K.Pr.Civile;

- Gjykatat, në kundërshtim dhe tej përmbajtjes së provave, kanë shkelur urdhërimet e neneve 20/2 dhe 29 të K.Pr.Civile;

- Gjykatat kanë cënuar parimin e paanësisë në gjykim, duke zhvilluar një proces të parregullt ligjor;

45

Page 46: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Të dyja gjykatat kanë pranuar se midis palëve ka ekzistuar një “marrëveshje bashkëpunimi për një kontratë për filialin e Tiranës, e cila është prishur ... për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga pala e paditur, e cila nuk ka kryer veprimet ... ligjore të pasqyrimit në dokumentat e saj financiare të të gjitha makinerive dhe të lëndëve të para të sjella nga paditësi në filialin e saj të Tiranës, ngritur tërësisht me kontributin e paditësit”. Në këto kushte, kur kontrata është zgjidhur për faj të palës së paditur, ajo duhet t’i kthejë paditësit të gjithë kontributin e derdhur si dhe t’i shpërblejë dëmin e shkaktuar;

- Gjykatat, edhe pse e kanë pranuar ekzistencën e marrëveshjes në kundërshtim me provat e administruara, kanë vendosur për kthimin e pjesshëm të kundërvleftës së investimit duke shkelur nenet 20/2 dhe 29 të K.Pr.Civile;

- Gjykatat pranojnë se përshtatja e ambienteve në ambiente për prodhimin e konjakut është bërë me shpenzimet e paditësit, por arsyetimi i tyre për të mos marrë parasysh këto vlera, pasi për to nuk ka fatura me TVSH është jo logjik. Detyrimi për të prerë faturat me TVSH ka qenë i palës së paditur, për llogari të të cilës janë kryer këto investime. Vendimmarrja e gjykatës për këtë pjesë ka shkelur nenet 213 dhe 258 të K.Pr.Civile;

- Në kundërshtim me kontratën datë 18.08.2003 për blerjen e 8 depozitave si dhe të faktit të provuar se këto depozita ndodhen pranë filialit të palës së paditur, gjykatat kanë lejuar kthimin e pjesshëm të kundërvleftës, duke mos njohur një pjesë të pagesës prej 211.512 lekë;

- Gjykata, në shkelje flagrante të ligjit, ka rrëzuar pretendimin e paditësit për shumën prej 35.000 Euro që përfaqëson pagesën e bërë prej tij Shoqërisë “Etcap System”, me arsyetimin se kjo vlerë përfshihet brënda vlerës prej 69.054 Euro që paditësi i ka arkëuar Shoqërisë “Cimec snc” për blerjen e makinës për mbushje shishesh;

- Në kundërshtim dhe tej përmbajtjes së provave gjykatat nuk e kanë njohur derdhjen e 15.000 Euro në llogari të të paditurës. Po kështu edhe në lidhje me pagesat në llogarinë e Dorina Bardhit, avokates së saj. Konkretisht në lidhje me pagesat në llogarinë e Dorina Bardhit, gjykatat nuk kanë marrë parasysh se kjo shtetase ka një lidhje të drejtpërdrejtë me “Kondakçi” sh.p.k., duke qenë e pajisur me prokurë të përgjithshme të lëshuar nga pala e paditur, me të cilën emërohet menaxhere e përgjithshme e shoqërisë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; përfaqësuesen e palës paditëse

Fatmir Merkaj, Av. Hanëme Bakiu, që kërkoi mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala e paditur; përfaqësuesin e palës së paditur, Shoqëria “Kondakçi” shpk., Av. Eno Bushi, që kërkoi ndryshimin e vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

Nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se pala e paditur është një shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar me vendimin nr.6843, datë 19.10.1994 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ushtron aktivitet në fushën e tregtimit, prodhimit, eksport-import të artikujve të ndryshëm, midis të cilëve dhe pijeve alkolike. Kjo shoqëri e ka selinë në qytetin e Fierit.

46

Page 47: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Rezulton nga pohimet e palëve në gjykim se në mars të vitit 2003 midis palëve ndërgjyqëse ka patur bisedime dhe një marrëveshje verbale për hapjen e një filiali të Shoqërisë “Kondakçi” shpk në qytetin e Tiranës, me qëllim prodhimin e konjakut dhe pijeve të tjera alkolike.

Rezulton që paditësi ka filluar zbatimin e kësaj marrëveshje, por duke qenë se marrëveshja mes palëve ka qenë verbale, midis tyre kanë lindur kontradikta si në lidhje me llojin dhe formën e bashkëpunimit, ashtu edhe për sa i përket të drejtave e detyrimeve reciproke të tyre.

Për këtë konflikt të lindur midis palëve, paditësi Fatmir Merkaj i është drejtuar gjykatës me padinë objekt shqyrtimi me anë të cilës kërkon zgjidhjen e kontratës, detyrimin e palës së paditur të kthejë vlerën prej 24.000.000 lekë (kontribut), detyrimin e palës së paditur të kthejë vlerën 3.000.000 lekë që përfaqëson të ardhurat e nxjerra nga përdorimi i sendit, shpërblimin e dëmit të shkaktuar i llogaritur në kamatat e arrira, ligjërimin e masës së sigurimit.

Paditësi Fatmir Merkaj në gjykim ka pretenduar se midis palëve është lidhur një kontratë verbale, ku ata kanë rënë dakord që në filialin që do të hapnin në Tiranë për prodhimin e konjakut dhe të pijeve të tjera alkolike do të kontribuonin në mënyrë të barabartë dhe do të ndanin më vonë fitimet në mënyrë të barabartë.

Për këtë qëllim ai ka nënshkruar një sërë kontratash me persona të tretë, duke bërë dhe pagesat përkatëse në përmbushje të detyrimeve që kanë lindur nga këto kontrata. Për efekt të provueshmërisë, paditësi ka depozituar gjatë procesit gjyqësor një numër kontratash dhe provash të tjera shkresore (fatura dhe konferma bankare), me të cilat ai ka provuar kryerjen e këtyre pagesave si dhe shpenzimeve përkatëse.

Pala e paditur, Shoqëria “Kondakçi” shpk, në gjykim ka pretenduar se me paditësin ka ekzistuar vetëm një marrëveshje verbale, ku ai do të angazhohej si menaxher për shitjen e produkteve dhe do të paguhej si i tillë. Ndërsa për sa i përket pagesave të kryera nga paditësi, pala e paditur ka pretenduar se ato janë bërë me mjetet e saj monetare dhe jo të paditësit, por kjo e fundit nuk ka prova që të provojë këtë fakt, pasi veprimet i ka kryer në kushtet e mirëbesimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.6170, datë 09.11.2006 ka vendosur:

“Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Fatmir Merkaj. Detyrimin e palës së paditur, Shoqëria “Kondakçi” shpk, t’i paguajë paditësit Fatmir

Merkaj shumat 8.516 USD, 109.023 Euro dhe 2.007.150 lekë, detyrim që rrjedh nga marredhënia e bashkëpunimit midis tyre.

Detyrimin e palës së paditur, Shoqëria “Kondakçi” shpk të shpërblejë paditësin Fatmir Merkaj për dëmin e shkaktuar, që përbëhet nga interesi bankar i aplikuar nga Tirana Bank Sh.A. për depozitat me afat një vjeçar nga data e ngritjes së padisë 02.06.2005 deri në momentin e ekzekutimit të vendimit, për shumat që u pranua padia.

Ligjërimin e masës për sigurimin e padisë vënë me vendimin nr.114, datë 18.05.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Kjo gjykatë arsyeton se… është fakt dhe u provua plotësisht në gjykim se midis palëve ka patur një marrëveshje bashkëpunimi për filialin e Tiranës, marrëveshje e cila është prishur, gjë të cilën e konfirmon më së miri paraqitja e kësaj padie në gjykatë. Pra, konkludohet se nuk jemi përpara një kontrate e për rrjedhojë gjykata nuk ka çfarë të zgjidhë. Duke qenë se provohet marrëdhënia e bashkëpunimit midis palëve, duhet t’u jepet përgjigje e zgjidhje pretendimeve të tjera të ngritura në padi. Nga gjykimi u provua se në korrik të vitit 2003 ka filluar zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për hapjen e filialit për prodhimin e konjakut e të pijeve të tjera…

47

Page 48: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

…Pala e paditur nuk paraqiti asnjë provë për të rrëzuar pretendimet e paditësit dhe në pretendimet e fundit ajo pretendoi vetëm se padia e paditësit është pa bazë ligjore dhe duhet rrëzuar vetëm për këtë shkak. Ajo pretendoi se të gjitha këto blerje janë bërë me mjetet monetare të shoqërisë, por për këtë nuk paraqiti asnjë provë. Për blerjet e punimet me fatura jo të rregullta ligjore, apo për vlerat e kërkuara mbi bazën e deklaratave noteriale padia e paditësit nuk u pranua…

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1617, datë 18.12.2007 ka vendosur:“Lënien në fuqi të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë”.Kundër vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar

të drejtën e rekursit përkatësisht pala e paditur, Shoqëria “Kondakçi” shpk. dhe paditësi Fatmir Merkaj.

Pala e paditur, Shoqëria “Kondakçi” shpk, në rekurs kërkon ndryshimin e vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Paditësi Fatmir Merkaj në rekurs kërkon ndryshimin e vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6170, datë 09.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga i padituri, Shoqëria “Kondakçi” shpk, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, të cilat bëjnë të cënueshme vendimet e gjykatave më të ulta. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë nr.1617, datë 18.12.2007, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.6170, datë 09.11.2006, është marrë në respektim të plotë të ligjës materiale dhe asaj proceduriale dhe në këto kushte ai duhet të lihet në fuqi.

Ky Kolegj vlerëson se të dyja gjykatat më të ulta kanë bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes objekt gjykimi në respektim të plotë të nenit 14 të K.Pr.Civile, duke u dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve të palëve dhe duke zgjidhur konfliktin në përputhje me ligjin dhe provat të cilat ndodhen në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor në respektim të neneve 6 dhe 10 të K.Pr.Civile.

Rezulton që kërkimi i paditësit në këtë gjykim është: “Zgjidhje e kontratës, detyrimi i palës së paditur të kthejë vlerën prej 24.000.000 lekë (kontribut), detyrimin e palës së paditur të më kthejë vlerën 3.000.000 lekë që përfaqëson të ardhurat e nxjerra nga përdorimi i sendit, shpërblimi i dëmit të shkaktuar i llogaritur në kamatat e arrira, ligjërimi i masës së sigurimit”. Këtë kërkim paditësi e ka mbështetur në nenet 659, 662, 676, 698, 703/1, 704, 298, 305, 450 të K.Civil dhe nenet 31, 32/a e 153 e vijues, 212 të K.Pr.Civile.

Nisur nga shkaqet që kanë paraqitur në rekurs të dyja palët ndërgjyqëse, provat që janë administruar në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor, si dhe nga pretendimet e palëve në këtë gjykim, ky Kolegj konstaton se në çështjen objekt gjykimi është mëse e rëndësishme së pari të sqarohet natyra juridike e marrëdhënies së krijuar dhe realizuar mes palëve si dhe e mosmarrëveshjes, dhe së dyti nëse palët kanë përmbushur apo jo detyrimet që kanë lindur nga kjo marrëdhënie.

Rezulton nga hetimi gjyqësor i realizuar nga gjykatat më të ulta se midis palëve ndërgjyqëse ka lindur një marrëdhënie juridike, e cila nuk është formalizuar as me shkresë të thjeshtë dhe as me akt noterial. Mungesa e formalizimit të kësaj marrëdhënie të krijuar ka bërë që palët në këtë gjykim të bëjnë interpretime të ndryshme të natyrës juridike të saj, në varësi të qëllimit dhe të kërkimeve të tyre.

Ka rezultuar që pretendimi i paditësit në këtë gjykim në lidhje me natyrën juridike të marrëdhënies së krijuar midis palëve ndërgjyqëse ka qenë se këto të fundit kanë rënë dakord për hapjen në Tiranë të një filiali të Shoqërisë “Kondakçi” Shpk., ku palët do të investonin në

48

Page 49: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

mënyrë të barabartë dhe fitimi do të ndahej po në mënyrë të barabartë. Pra, sipas paditësit, palët kishin krijuar një marrëdhënie ortakërie.

Ndërsa, ana e paditur ka pretenduar se midis palëve ka patur një marrëveshje verbale, në bazë të të cilës paditësi do të kryente detyrën e menaxherit të filialit të saj në Tiranë dhe do të përfitonte përqindje nga shitjet që do të realizoheshin nga produkti i Shoqërisë “Kondakçi” shpk., i cili do të prodhohej në filialin e Tiranës. Pra, sipas të paditurit, mes palëve ekziston një marrëveshje verbale, por kjo marrëveshje nuk ka qenë për krijimin e një ortakërie midis tyre.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në gjykimin e kësaj çështje, nisur nga fakti që palët kanë pranuar ekzistencën e një marrëdhënie mes tyre, por që i bëjnë interpretime të ndryshme pasi ajo nuk ka qenë e formalizuar, arrin në konkluzionin se për të përcaktuar natyrën e saktë juridike të kësaj marrëdhënie dhe për të zgjidhur drejt dhe në bazë të ligjit mosmarrëveshjen, është mëse e domosdoshme që të shikohen veprimet konkludente të kryera nga palët, si dhe provat të cilat mbështesin këto veprime.

Referuar të drejtës sonë materiale, kontrata është një nga burimet e detyrimeve që lindin midis palëve që kanë marrë pjesë në të. Kontrata, si koncept juridik, nuk është gjë tjetër veçse një marrëveshje e dy ose më shumë palëve për krijimin/lindjen, ndryshimin, ose shuarjen midis tyre të një marredhënie juridike pasurore.

Ajo që krijon, ndryshon, ose shuan një marrëdhënie pasurore është pikërisht marrëveshja e palëve ose vullneti i shfaqur i tyre. Vullneti i palëve është pikërisht përputhja e shfaqjes ose e deklarimit të vullnetit të çdonjërës palë në një marrëdhënie juridike me qëllimin e brëndshëm që ka secila palë në këtë marrëdhënie.

Kontrata mund të lidhet në mënyrë të shprehur apo në mënyrë të heshtur. Rasti i parë (mënyra e shprehur), është kur vullneti i palëve deklarohet me shkrim, me gojë ose me çdo lloj shenje tjetër. Rasti i dytë (mënyra e heshtur), ndodh kur vullneti i palëve ose i njërës prej tyre nuk deklarohet, por nxirret nga sjellja e tyre (të ashtuquajturat “veprime konkludente”).

Mënyra se si veprojnë palët i korrespondon ekzekutimit të një kontrate dhe si rrjedhojë krijohet ideja se palët kanë dashur të lidhin këtë lloj kontrate.

Rasti tipik i kontratës së heshtur është dhe kontrata e shoqërisë së thjeshtë, kur shumë persona sillen faktikisht si ortakë duke mos deklaruar as me shkrim, as me gojë vullnetin për të lidhur kontratën e shoqërisë.

Vullneti i palëve mund të shprehet në të njëjtën kohë (siç mund të jetë momenti i lidhjes së një kontrate), por deklarimi i vullnetit të palëve mund të bëhet dhe në faza të ndryshme. Në këtë rast shfaqja e vullnetit bëhet nëpërmjet propozimit dhe pranimit.

Propozimi është deklarimi i vullnetit të atij që merr iniciativen e lidhjes së kontratës, dhe pranimi është deklarimi i vullnetit që marrësi i propozimit i drejton nga ana e tij propozuesit.

Referuar Kodit Civil, pranimi i propozimit mund të rezultojë dhe nga veprimet konkludente të pranuesit. Kemi pranim të propozimit, kur pranuesi, edhe pa u shprehur me shkrim nëse pranon apo jo kontratën, nis të përmbushë detyrimet, duke kryer ato veprime që palët mendohet se kanë rënë dakord. Nga tërësia e veprimeve që kryen pranuesi, krijohet përshtypja se ai ka rënë dakord për lidhjen e kontratës, megjithëse nuk ka asgjë të shprehur, as me shkrim dhe as me gojë.

Sipas nenit 80 të K.Civil, veprimet juridike mund të kryhen me shkresë, me gojë dhe me çdo shfaqje tjetër të padyshimtë të shfaqes së vullnetit. Një nga shfaqjet e vullnetit janë dhe veprimet konkludente të kryera nga palët.

Në nenet 669 dhe 676 të K.Civil, janë përcaktuar qartë këto dy forma të shfaqjes së vullnetit. Këto dispozita shprehimisht parashikojne se:

49

Page 50: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

“Neni 669Kur me kërkesën e propozuesit, ose duke marrë parasysh natyrën e marrëveshjes e

rrethanat që kanë lidhje me atë, rezulton që nuk ish e nevojshme pritja e pranimit të shprehur të propozimit, ose detyrimi do të kryhej pa marrë një përgjigje paraprake, kontrata quhet e lidhur, në kohën e në vendin ku ka filluar zbatimi i saj.

Pala që zbaton detyrimin duhet të njoftojë menjëherë palën tjetër për fillimin e ekzekutimit të kontratës, përndryshe detyrohet të shpërblejë dëmin.

Neni 676Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e

tyre, duke u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.Shfaqja e vullnetit mund të jetë e shprehur ose në mënyrë heshtësore”.Në analizë të këtyre dispozitave arrijmë në konkluzionin se pikërisht nenet 669 dhe

676 të K.Civil nuk janë gjë tjetër veçse një plotësim i kuptimit të nenit 80 te K.Civil, cituar më lart.

Në logjikën e analizës ligjore të bërë më lart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në veprimet konkludente të palëve (të cilat janë të pasyruara në provat shkresore që janë administruar në dosjen gjyqësore), arrin në konkluzionin se midis palëve ndërgjyqëse, ka lindur dhe është krijuar një marredhënie bashkëpunimi, ku palët kanë rënë dakord për të ushtruar një aktivitet të përbashkët, duke kontribuar me qëllim ndarjen e fitimit (nuk do kishte kuptim kontributi i përbashkët pa ndarë dhe fitimet).

Veprimet konkludente të palëve, për të realizuar këtë marrëdhënie midis tyre, ngjasojnë me ato veprime që kryhen në kuadrin e një marrëveshje, natyra juridike e së cilës është ajo e kontratës së një shoqërie të thjeshtë, parashikuar dhe në nenin 1074 të K.Civil, ku shprehimisht thuhet se: “Shoqëria është një kontratë, me të cilën dy ose më shumë persona merren vesh për të ushtruar një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që rrjedhin prej tij. Personi anëtar i shoqërisë duhet të verë në dispozicion të këtij aktiviteti para, sende, apo shërbime”.

Kjo kontratë midis palëve ndërgjyqëse konsiderohet e lidhur, në kuptim të nenit 669 dhe 676 të K.Civil, në momentin që paditësi ka filluar ekzekutimin e saj dhe pikërisht që kur ai ka kryer veprimin e parë duke marrë me qira mjediset ku do të zhvillohej veprimtaria e prodhimit të konjakut, sipas kontratës së qirasë datë 25.10.2003 me qiradhënësin Shoqërinë “Stofra të holla” Sh.A.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin e mësipërm, duke u bazuar si në (i) veprimet konkludente të kryera nga palët ndërgjygjëse, ashtu dhe nga të (ii) gjitha provat shkresore që ndodhen në dosje, të cilat janë pasqyrim i këtyre veprimeve.

Ky Kolegji vlerëson se hetimi që është zhvilluar nga gjykatat më të ulta në lidhje me sa më sipër është një hetim i plotë dhe i gjithanshëm. Ka rezultuar e provuar nga ky hetim, si dhe nga të gjitha provat shkresore të cilat ndodhen në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor se:

- me datë 25.10.2003 është lidhur kontrata e qirasë me nr.rep.1840, midis palës së paditur si qiramarrëse, të përfaqësuar në këtë kontratë nga paditësi Fatmir Merkaj dhe Shoqërisë "Stofra të holla" Sh.A., si qiradhënëse. Në bazë të kësaj kontrate pala e paditur merrte me qira një ambient me sipërfaqe 683 m2 kundrejt vlerës 650 USD në muaj. Rezulton nga vërtetimi i datës 23.06.2004 i drejtorit të "Stofra të holla" Sh.A. se paditësi ka paguar vlerën e qirasë për 10 muaj cash, për periudhën nëntor 2003 deri më 31 gusht 2004, pra 6500 USD. Rezulton që filiali i anës së paditur sot ndodhet pikërisht në këto ambiente, duke konfirmuar faktin që pala e paditur ka pranuar veprimet e paditësit;

- me datë 18.08.2003 është lidhur kontratë midis "Uzinës Mekanike" Sh.A. Elbasan dhe palës së paditur si klient porositës për prodhimin e depozitave, në shumën prej 1.129.512 lekë. Nga mandat arkëtimet (dublikatë) e administruara në dosjen gjyqësore (fq.17, 18),

50

Page 51: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

rezulton se janë arkëtuar nga Firma "Merkaj" Shpk. shuma të ndryshme që kapin vlerën 918.000 lekë;

- rezulton që është blerë, për llogari të palës së paditur (dhe është gjëndje pranë saj), një makineri për mbushje shishesh dhe një makineri për vendosje etiketash me vlerë 68.000 Euro. Shuma e mësipërme është likuiduar nga llogaritë bankare të Fatmir Merkaj dhe familjarëve të tij Sofije Merkaj (nëna), Hasan Merkaj (vëllai), (fq.29 - 37 e dosjes gjyqësore), ndërsa pjesa tjetër është likuiduar në dorë. Me deklaratën e datës 08.07.2005 Shoqëria "CIMEC" SRL deklaron se është likuiduar plotësisht nga Fatmir Merkaj. Gjithashtu fatura e datës 12.07.2004 për shumën prej 420 Euro për pjesë këmbimi për këto makineri është paguar nga paditësi, siç vërtetohet nga shkresa datë 08.07.2005 e lëshuar nga "CIMEC" SRL, dhe rezulton se gjithsej detyrimi i shlyer për llogari të "CIMEC" SRL kap vlerën 69.054.62 Euro. Në këtë shumë përfshihet dhe vlera e pajisjes për taposjen e shisheve nga ETICAP SYSTEM që është zhdoganuar me të njëjtën deklaratë doganore të sipërcituar përveç shumës 7.000 Euro, e cila është likuiduar nga paditësi me datë 06.11.2003, si paradhënie për blerjen e etikatriçes (vërtetim datë 06.11.2003 i Shoqërisë Curtains, fq.70-71 e dosjes gjyqësore);

- janë zhdoganuar për llogari të palës së paditur 252.000 copë shishe bosh 0.75 lit, 17.340 copë shishe qelqi bosh 0.75 lit., paleta druri 15 copë dhe shtresa 60 copë me vlerë secila 10.819.20 Euro, shishe e të tjera (paleta e shtresa shoqëruese për to gjatë transportit) dhe 6.900 Euro për stampat e konjakut "Alba Nac", gjithsej 17.719.20 Euro. Ky mall ka ardhur nga Shoqëria Italiane "SAINT GOBAIN VETRI" S.P.A. Ka rezultuar se kjo pagesë është bërë nga ana e paditësit nëpërmjet transfertës bankare në Tirana Bank Sh.A. me datë 08.01.2004 në vlerën 6.000 Euro, në datën 09.03.2004 për vlerën 9.800 Euro, ndërsa shuma prej 900 Euro është paguar cash në Itali nga Islam Isufaj për "SAINT GOBAIN VETRI" S.P.A. Islam Isufaj ka deklaruar me deklaratë noteriale të datës 07.07.2005 se shumën e mori nga paditësi (fq. 169 e dosjes gjyqësore);

- pala e paditur ka bërë disa furnizime me alkool ushqimor nga Shoqëria "VINARSKA VIZBA TIKVES" a.d. Kavadarci Maqedoni dhe sasia e mallit është zhdoganuar për llogari të palës së paditur me deklaratën doganore nr.1580, datë 07.04.2004 me vlerë 15.313 Euro, me deklaratën doganore nr.5429, datë (nuk lexohet) me vlerë 9.039.36 Euro dhe me deklaratën doganore numri i palexueshëm, datë 11.08.2004 me vlerë 3.613.19 Euro. Rezulton se një pjesë e kësaj shume, në vlerën 10.000 Euro, është paguar nga paditësi. Kjo pagesë është bërë nga Tirana Bank për shoqërinë furnizuese nga llogaria bankare e bashkëshortes së paditësit me faturën nr.6, datë 23.02.2004. Pala e paditur është furnizuar nga Shoqëria "GRAFICHE GUIDOTTI" S.r.l. me etiketa.

Ka rezultuar se 3.000 Euro janë paguar direkt për shoqërinë shitëse nga llogaria bankare e paditësit në Tirana Bank me datë 09.01.2004.

- paditësi, nga llogaria e tij personale në Tirana Bank me datë 25.05.2004 ka kaluar, mbushur llogarinë e palës së paditur (nr.0110302438-100) me 2.000 USD, për të likuiduar Shoqërinë "BERRY WEINSTOCK" që kishte përgatitur për llogari të palës së paditur fletëpalosje. Gjithashtu, po nga llogaria e paditësit me datë 17.06.2004 janë depozituar në llogarinë e shoqërisë 16 USD për mbushje llogarie;

- paditësi, nëpërmjet llogarisë së tij në Tirana Bank, ka paguar me datë 24.02.2004 shumën 1.800 Euro për llogari të Shoqërisë "GUALA GLOSUR" për likuidimin e faturës nr.4029, datë 12.05.2004, që sipas shpjegimeve të dhëna gjatë gjykimit rezulton të jenë blerë tapa blu. Fatura thotë mall për Shoqërinë "Kondakçi";

- me vërtetimin e datës 27.06.2005 të Shoqërisë "Çelësi" shpk provohet fakti se "AlbaNac" (emri i konjakut) ka qënë pjesëmarrëse në guidën 2004, me një reklamë hapësira e së cilës është 1/2 e faqes me vlerë 320 Euro, shumë e cila është paguar nga Fatmir Merkaj. Gjithashtu në bazë të vërtetimit të "Klik Ekspo Group" (fq.151 te dosjes gjyqesore), vërtetohet se Shoqëria "Kondakçi" shpk ka qënë pjesëmarrëse në panairin "Komfort 2004" në

51

Page 52: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

datat 24-28 Mars 2004 dhe ka paguar për një sipërfaqe ekspozimi 15 m2, me 80 Euro/m2, gjithsej 1200 Euro, plus 20% TVSH në vlerën 240 Euro. Rezulton se përfaqësuesi i shoqërisë, Fatmir Merkaj, ka paguar shumën 1.440 Euro;

- me dëftesa tatimore te administruara në dosjen gjyqësore (fq.152-161 e dosjes gjyqesore), rezulton se paditësi ka blerë për efekt të palës së paditur pompa në vlerë 450 Euro dhe 729.150 lekë dhe shumat përkatëse janë paguar prej tij.

Pikërisht analiza dhe hetimi që u kanë bërë këtyre provave gjykatat më të ulta (Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vetëm i citon ato dhe nuk i analizon), kanë çuar në konkluzionin e drejtë se mes palëve ka patur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe paditësi, nëpërmjet shpenzimeve që ka kryer, ka ekzekutuar në të njëjtën kohë dhe detyrimet e tij, të cilat rridhnin nga kjo marredënie.

Ky Kolegj vlerëson të pabazuar dhe të pambështetur në prova pretendimin e palës së paditur se paditësi do të ishte thjesht një menaxher shitjesh në filialin e tij në Tiranë, pasi: (i) një menaxher shitjesh nuk është gjë tjetër veçse një administrator ose një përfaqësues i personit juridik (shoqërisë tregtare) apo i filialit të saj me tagra thjesht ekzekutive. Referuar të drejtës tregtare (Ligji nr.7638 datë 19.11.1992 ), nëse do të kemi të bëjmë me rastin e një filiali dhe referuar K.Civil, nëse do të kemi të bëjmë me rastin e një shoqërie të thjeshtë (neni 1074 e vijues), një administrator, një përfaqësues apo një menaxher shitjesh nuk ka detyrim të kontribuojë dhe të verë në dispozicion të shoqërisë apo filialit para apo sende, siç ka ndodhur në fakt me paditësin, veprime këto që ligjet e sipërpërmendura i parashikojnë si detyrime të ortakut në një shoqëri tregëtare, filial, etj. (ii) Nisur nga mënyra si janë kryer veprimet e palëve ndërgjyqëse, rezulton se në momentin që ka nisur bashkëpunimi nuk bëhej fjalë për shitje produkti, pasi ky i fundit nuk ishte prodhuar ende (fakt ky i vërtetuar me blerjen e një sërë makinerish, pajisjesh dhe lëndë të para për ta prodhuar atë).

Gjithashtu, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të pabazuar pretendimin e ngritur në rekurs nga ana e paditur se padisë i mungon shkaku ligjor dhe objekti i saktë, i bazuar në këtë shkak ligjor. Ana e paditur pretendon se “paditësi nuk ka përcaktuar bazën ligjore mbi të cilën gjykata duhet të mbështetet dhe të vlerësojë mosmarrëveshjen, zgjidhjen e saj dhe bazueshmërinë në ligj”.

Përsa më sipër, ky Kolegj vlerëson se padia e paditësit ka të përcaktuar qartë shkakun ligjor dhe bazën ligjore, ku ai bazon kërkimin e tij, kërkesa këto të nenit 154 të K.Pr.Civile. Shaku ligjor është pikërisht arsyeja e kërkimit gjyqësor, i cili ndahet në: (i) të drejtën, dhe në (ii) një gjëndje fakti, e cila është kundër kësaj të drejte. Objekti i padisë përmban pikërisht kërkimet e paditësit që kërkohet të fitohen si pasojë e zbatimit të drejtë të ligjit.

Sa më sipër është përcaktuar qartë dhe në vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nr.9, datë 09.03.2006, në të cilin shprehimisht thuhet se: “… tregimi i fakteve dhe rrethanave, mbi të cilat mbështetet padia në bazë të nenit 154 të K.Pr.Civile, i shërben gjykatës që të bëjë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen (neni 16/1 i K.Pr.Civile), si dhe përcaktimin e gjëndjes së faktit, që i kundërvihet të drejtës subjektive të paditësit, e cila është pjesë përbërëse e shkakut të padisë (neni 185 i K.Pr.Civile). Tregimi i së drejtës mbi të cilën mbështetet kërkesë padia ka të bëjë me të drejtën subjektive të paditësit si pjesë përbërëse e shkakut të padisë në kuptim të nenit 185 të K.Pr.Civile, si dhe të përcaktimit të bazës juridike të padisë në kuptim të nenit 16/2 të K.Pr.Civile. Përcaktimi i kërkimit të paditësit në kërkesë padi, i korrespondon asaj çka kërkohet të fitohet si pasojë e zbatimit të ligjit në kuptimin e përcaktimit të objektit të padisë parashikuar në nenin 185 të K.Pr.Civile”.

Nisur nga sa më sipër, ky Kolegj vlerëson se është detyrim i gjykatës që të bëjë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët, (neni 16 i K.Pr.Civile).

52

Page 53: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kjo është pikërisht ajo që kanë bërë gjykatat më të ulta, të cilat pasi kanë hetuar faktet, provat dhe pretendimet e palëve, kanë krijuar idenë rreth natyrës së mosmarrëveshjes, duke arritur në konkluzionin se midis palëve ka ekzistuar një marrëdhënie juridike, e pa formalizuar, e cila nuk mundi të vazhdonte në përmbushje të qëllimit dhe objektit për të cilën ajo u krijua, pasi pala e paditur nuk pranoi të përmbushte detyrimet që kishte marrë përsipër.

Përsa kohë kjo kontratë quhet e lidhur dhe ekziston që në momentin që paditësi ka filluar ekzekutimin e saj, edhe pasojat që vijnë nga zgjidhja e saj do të rregullohen nga nenet 698-704 e vijues të K.Civil.

Në këto kushte, me të drejtë paditësi ka kërkuar rivendosjen e të drejtave të tij pasurore të cënuara nga ana e paditur, kërkesë kjo e nenit 32 të K.Pr.Civile dhe ky Kolegj vlerëson se shkaku ligjor i padisë dhe objekti i saj janë në përputhje të plotë me kërkesat e nenit 154 të K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të pabazuar pretendimin e ngritur në rekurs nga ana e paditur, se të gjitha shërbimet e të tretëve dhe mallrat e blera janë paguar me mjete financiare të saj. Ky pretendim i anës së paditur rezulton plotësisht i pabazuar në prova. Për sqarimin e këtij fakti gjykata, bazuar në nenin 224/a të K.Pr.Civile, ka marrë mendim të specializuar, duke caktuar eksperte Znj. Violeta Mullaj.

Nga akti i ekspertimit i datës 16.02.2006 i ekspertes Znj. Violeta Mullaj rezulton se të gjitha shpenzimet, të cilat janë përmendur në vendimet e gjykatave si të kryera nga paditësi, janë kryer vetëm nga ky i fundit. Në faqen 14 të aktit të ekspertimit (fq.358 e dosjes gjyqësore) ekspertja jep në mënyrë përmbledhëse pagesat e kryera nga paditësi Fatmir Merkaj.

Ekspertja, pasi ka analizuar në mënyrë të hollësishme të gjitha zërat e shpenzimeve në lidhje me shpenzimet e bëra nga paditësi, por pretenduar se janë bërë nga ana e paditur, midis të tjerave thotë se: “nga kontrolli që u është bërë bilanceve të Shoqërisë “Kondakçi” shpk nuk rezultojnë të jenë kryer këto shpenzime, gjithashtu nuk gjëndet asnjë faturë apo dokumenta të tjera justifikuesr pranë kësaj shoqërie që këto shpenzime të jenë bërë prej tyre”. Nga ana e paditur janë kryer vetëm ato pagesa, të cilat me të drejtë të dyja gjykatat nuk ia kanë njohur si shpenzim paditësit.

Përveç sa më sipër, nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr.114 akti, datë 18.05.2005, i cili ka vendosur për masën e sigurimit si dhe nga akti i ekspertimit rezulton qartë që gjithë investimi i bërë nga paditësi ndodhet pranë anës së paditur. Në këto kushte, ky Kolegj vlerëson të drejtë vendimet e gjykatave më të ulta që kanë detyruar anën e paditur për t’i kthyer paditësit vlerën e investimit të kryer prej tij.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në të njëjtën kohë, vlerëson të pabazuar rekursin e paraqitur nga paditësi. Pretendimet e ngritura në këtë rekurs nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i K.Pr.Civile, për të cënuar vendimet e gjykatave më të ulta.

Ky Kolegj vlerëson të drejta konkluzionet e arritura nga gjykatat më të ulta se padia e paditësit duhet të pranohet pjesërisht, duke u detyruar pala e paditur t’i paguajë paditësit vetëm ato shuma, të cilat ky i fundit ka paguar për llogari të anës së paditur dhe që kanë rezultuar të provuara me prova shkresore, si dhe interesat bankare përkatëse. Pretendimet e paditësit për t’iu njohur të gjitha shumat sipas kërkimeve në kërkesë padi, janë analizuar dhe hetuar në mënyrë të plotë e të gjithanshme në përputhje me ligjin dhe provat nga gjykatat më të ulta, të cilat u kanë dhënë përgjigje të gjithë këtyre pretendimeve dhe e kanë zgjidhur drejtë mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi gjyqësor. Gjykatat më të ulta, me të drejtë nuk kanë pranuar kërkimet e paditësit për t’iu njohur atij shpenzime, të cilat në këtë gjykim, ai nuk ka mundur t’i provojë me fatura të rregullta tatimore, me akte për kontabilizimin e tyre në bilancin e shoqërisë, situacione punimesh, etj.

53

Page 54: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 485 (a) të Kodit të Proçedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.1617, datë 18.12.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 07.06.2011

MENDIMI I PAKICËSSi gjyqtar në pakicë kam qëndrimin se Kolegji Civil nuk duhet të kishte vendosur

lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, por duhet të kishte vendosur prishjen e atij vendimi dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në gjykatën e apelit, me tjetër trup gjykues.

Pas dhënies së vendimit nr.6170, datë 09.11.2006, nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilën ishte vendosur pranimi i pjesshëm i padisë, si nga ana e palës paditëse ashtu edhe nga ana e palës së paditur, janë paraqitur ankimet përkatëse në gjykatën e apelit. Në këto ankime, në mbrojtje të interesave përkatëse, të dy palët ndërgjyqëse kanë parashtruar një numër të konsiderueshëm pretendimesh lidhur me rrethanat e faktit dhe zbatimin e ligjit, për kryerjen e një hetimi gjyqësor të paplotë, vlerësim të gabuar të provave dhe zbatimin e gabuar të ligjit nga gjykata e shkallës së parë në zgjidhjen e çështjes objekt gjykimi.

Por nga shqyrtimi i vendimit të gjykatës së apelit, konstatohet që ai vetëm ka riparashtruar arsyetimin e bërë nga gjykata e shkallës së parë mbi rrethanat e faktit dhe ligjin e zbatueshëm për to. Gjykata e apelit nuk ka bërë ndonjë arsyetim të saj, me anë të së cilës të shprehte qëndrimin e saj mbi mospranimin e pretendimeve të shumta të ngritura si nga ana e palës paditëse, ashtu edhe asaj të paditur kundrejt vendimit të gjykatës më të ulët. Në respektim të nenit 142 të Kushtetutës dhe zbatim të drejtë të ligjit procedurial, një situatë e tillë e bën vendimin e një gjykate apeli të vlerësohet si i paarsyetuar, për arsyen e thjeshtë se, sipas nenit 310 të Kodit të Procedurës Civile, një vendimi të tillë do t’i mungonin “përfundimet e nxjerra nga gjykata” dhe “arsyet në të cilat mbështetet vendimi”. Ndërkohë që, bazuar në nenin 605 të këtij Kodi, “Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë të parashikuara në këtë Kod. Me kërkesën e palëve ose edhe kryesisht gjykata e apelit përsërit tërësisht apo pjesërisht hetimin gjyqësor…..”.

Si gjyqtar në pakicë, jam i mendimit se, në kushte të tilla, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, si gjykatë ligji, duhet t’ia kthente çështjen për rigjykim gjyatës së apelit, në mënyrë që kjo e fundit, si gjykatë fakti e ligji t’i jepte përgjigje pretendimeve të shumta të listuara në ankimet e të dy palëve ndërgjyqëse. Nevoja për një hetim gjyqësor të plotë dhe ezaurues, vlerësoj se ishte e dukshme në lidhje me një numër të konsiderueshëm pretendimesh të ngritura edhe në rekurset e paraqitura nga të dy palët ndërgjyqëse përpara Gjykatës së Lartë.

54

Page 55: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Vlerësoj të evidentoj si shembull vetëm njërin prej këtyre pretendimeve, që u parashtrua në rekursin e të palës së paditur. Kështu, në kuptim të zbatimit të ligjit, të dy gjykatat më të ulëta por edhe shumica e Kolegjit Civil, kanë vlerësuar normale që, duke çmuar e quajtur të vërtetuar rrethanën e faktit se një pjesë e pagesave për përmbushjen e marrëveshjes mes palëve ndërgjyqëse për blerje pajisjesh e makinerish, janë likuiduar nga llogari bankare të të afërmve të paditësit Merkaj, pikërisht për këto shuma pala e paditur të detyrohej t’ia njihte si detyrim dhe t’ia shlyente jo atyre që kanë kryer pagesën por vetë paditësit Merkaj.

Kam mendimin se një përfundim i tillë nuk gjen asnjë lloj mbështetjeje në ligj, e posaçërisht në të drejtën e detyrimeve. Nëse pranohet se nga llogaritë e të afërmëve të paditësit janë likuiduar shuma të caktuara për përmbushjen e marrëveshjeve mes palëve ndërgjyqëse, atëherë kemi të bëjmë me një marrëdhënie tjetër juridike të lindur mes këtyre të afërmëve dhe të paditurit. Ndërkohë që as nuk është pretenduar dhe as është pranuar nga gjykatat e faktit se këto shuma të hollash nuk i përkisnin të afërmve, por vetë paditësit. Në fund të fundit, nëse ekziston kredia, pra shuma të shlyera nga të afërmit e paditësit, kjo kredi nuk i përket paditësit, por vetë të afërmve të tij, të cilët, nga ana e tyre as nuk kanë kërkuar dhe as nuk janë thirrur për të marrë pjesë në gjykim dhe për të mbrojtur të drejtën e tyre kundrejt të paditurit.

Prandaj, si gjyqtar në pakicë jam i mendimit se ishte vendi që vendimi i gjykatës së apelit të prishej dhe çështja të dërgohej për rishqyrtim po në gjykatën e apelit, me tjetër trup gjykues.

Ardian Dvorani

55

Page 56: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01202-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1130 i Vendimit (298)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

PADITËS: KUJTIM ÇAKO, në mungesëE PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE Tiranë, përfaqësuar nga Juristja Rubina KolaAVOKATURA E SHTETIT, në mungesë

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur për të më përllogaritur

masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas nenit 1/a/b të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar,

njohur atë si masë përfundimtare dhe paguar diferencën nga data 01.01.1999.

Detyrimin për të indeksuar masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe paguar shumën

që rezulton nga data 01.01.1999.Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153, 154 K.Pr.C.,

ligji nr.8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimet suplementare të ushtarakut”, Ligji nr.9481, datë 16.02.2006 “ Për disa ndryshime në ligjin për

sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakut” Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimet suplementare”

Ligji nr.9377, datë 21.04.2005 “Për disa shtesa e ndryshime në nenin 20”, vendimi nr.9, datë 26.02.2007 dhe

nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese, vendimi nr.60, datë 18.1.2005,

nr.19, datë 28.01.2005 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Vendimin nr.2201, datë 23.03.2011 ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes civile nr.2022 akti jashtë juridiksionit gjyqësor.

56

Page 57: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Kujtim Çako, i cili kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është i pabazuar në prova dhe në ligj.- Argumenti se unë jam subjekt i ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin

Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura” nuk është i plotë. Unë jam subjekt i këtij ligji vetëm nga data 27.06.2009, kur ka hyrë në fuqi ligji e jo para kësaj date.

- Çështja nuk mund të nxirret jashtë këtij juridiksioni edhe për faktin se pala e paditur në përgjigje të kërkesës sime, me shkresën që ndodhet me dosjen gjyqësore, nuk ka marrë përsipër zgjidhjen e konfliktit dhe zbatimit korrekt të nenit 11/a/b të Ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 “Për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura.

- Nga data 27.06.2009 unë bëhem subjekt i këtij ligji sipas pikës 2 të nenit 29, por në kushtet e interpretimit që Gjykata Kushtetuese i bën kësaj pike në vendimin nr.33, datë 24.06. 2010, "… rillogaritja do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve……".

- Aktet ligjore dhe nënligjore të dala pas vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese nuk garantojnë reflektim dhe zbatimin e këtij vendimi që është përfundimtar dhe detyrues. Ato i kundërvihen dhe e bëjnë të pavlerë atë. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, që ka për detyrë e detyrim të bëjë llogaritjet sipas pikës 2 të nenit 29 të ligjit, për shkaqet e mësipërme do e rillogarisë atë në masën 1.5% të pagës mesatare referuese në to të qendrimit në gradë apo funksion. Kjo do të thotë se D.R.S.SH. në këto kushte nuk mund të bëjë rillogaritje që parashikon neni 29 i ligjit nr.10142 datë 15.05.2009.

- Përcaktimi i pikës 1 të nenit 29 të këtij ligji nuk e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, por ai detyron palën e paditur të korigjojë moszbatimin korekt që i ka bërë ligjit nga data 01.01.1999 deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, dhe të paguajë shumën për të cilën është debitore.

- Kryerja e rillogaritjes nga DRSSH, sipas kreut V “Rillogaritja e përfitimeve”, nuk e nxjerr çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, sikundër konkludon gjykata në vendimin e saj.

- Përsa i përket pretendimit se unë jam drejtuar për të bërë rillogaritjen nuk është i saktë. Në dosje ndodhet kërkesa ime drejtuar DRSSH. Tiranë, pasi ka hyrë në fuqi ligji nr.10142, datë 15.05.2009, me të cilën kam kërkuar që të bëjë rillogaritjen dhe të më paguajë diferencën midis masës së dhënë të pensionit dhe asaj që rezulton në zbatim të ligjit.

- Kërkoj prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes në juridiksion të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Juristen Rubina Kola, që kërkoi lënien

në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NKa rezultuar e provuar se paditësi Kujtim Çako është titulluar oficer më datë

05.07.1971 dhe ka punuar në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura për rreth 21 vjet deri më datë 30.01.1992, ku me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes, paditësi ka dalë në pension në rezervë në kuadër të reformës në Forcat e Armatosura. Masa e pensionit të parakohshëm

57

Page 58: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

sipas paditësit, të llogaritur nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, është bërë mbi bazën e pagës referuese që paditësi ka patur në momentin e daljes në reformë.

Paditësi pretendon se masa e pensionit duhet t’i llogaritet sipas formulës: a) 50% të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për sigurimet shoqërore. B) për çdo vit mbi 15 vjet shtohet me 2% të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi për sigurimet shoqërore, por kjo shtesë nuk duhet të kalojë pensionin maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.

Paditësi, duke mos qenë dakord me përllogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ka bërë padi në gjykatë, duke kërkuar sipas objektit të padisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2201, datë 23.03.2011, ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes civile nr.2022 akti jashtë juridiksionit gjyqësor.Kundër vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, në mbështetje të Nenit 59 të

K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Kujtim Çako, i cili kërkon prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se shkaqet e parashtruara në ankim nga paditësi dhe që kanë të bëjnë vetëm me çështjen e juridiksionit janë të mbështetura dhe argumentuara ligjërisht.

Në kushtet kur ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet të parashikojë shprehimisht se pala e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin të cilit i drejtohet ankimi, si dhe referuar rastit në gjykim ku ligji përkatës nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, gjykata e shkallës së parë nuk duhet të arrinte në përfundimin që kjo çështje nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010, nga i cili citojmë: “Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative, përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji, që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………”.

Në asnjërin prej ligjeve që përbëjnë bazën ligjore të padisë, por edhe të vendimit që ankimohet, nuk rezulton të jetë parashikuar se pala e interesuar para se t’i drejtohet gjykatës duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala paditëse ka ngritur pretendime edhe në lidhje me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm, të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit dhe nuk përbëjnë objekt të shqyrtimit nga ky Kolegj.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i bazuar në ligj, prandaj ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor, pasi çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor.

58

Page 59: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.2201, datë 23.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 07.06.2011

59

Page 60: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-01209-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1132 i Vendimit (299)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: LIMAN SPAHIA, në mungesëI PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristet Migena Tota dhe Rita Arapi.

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur,

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për të rillogaritur masën e pensionit të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi, si dhe t’i paguajë atij diferencën e papaguar nga data e lindjes së të drejtës 01.09.2008 e në vijim.

Baza Ligjore: Nenet 31,32/a, 153, 154 të K.Pr.C., Ligji nr.8087, datë 13.03.1996

“Për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakut”, Ligji nr.9481, datë 16.02.2006 “Për disa ndryshime në ligjin

Për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakut” Ligji nr.10142, datë 15.06.2009

“Për sigurimet shoqërore suplementare të Ushtarakut”, Ligji nr.9377, datë 21.04.2005 “Për disa shtesa e ndryshime në nenin 20”,

vendimi nr.9, datë 26.02.2007 dhe nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese,

vendimi nr.60 datë, 18.01.2005, nr.19 datë 28.01.2005 i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4134 akti, datë 21.03.2011 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen nga juridiksioni gjyqësor të çështjes civile nr.4134 akti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs pala paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar këto shkaqe:

60

Page 61: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Paditësi Liman Spahia ka dalë në pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi si ish ushtarak që nga data 01.09.2008, pension i caktuar në masën 19.030 lekë, caktuar me ligjin nr.8087, datë 13.03.1996 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura”.

- Ligji nr.10142 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura” më datë 15.05.2009 ka hyrë në fuqi dhe neni 29 i këtij ligji shprehet se e drejta e fituar me ligjin nr.8086, datë 13.03.1996 do të rillogaritet, e cila do të bëhet në bazë të nenit 14, nenet 16,18 e 20 të ligjit nr.10142, sipas pagave referuese që ka patur paditësi në momentin e lindjes të së drejtës për përfitim.

- Nisur nga fakti për të mos i shkaktuar efekte ligjore financiare të pa mbështetura dhe për të mos i konsideruar debitorë përfituesit e këtij ligji, me anë të një shkrese, nr.3379, datë 07.07.2009, ISSH udhëron Drejtorinë Rajonale që për të gjitha pensionet e parakohshme masa e të cilave e kapërcen kufirin e vendosur nga ligji nr.10142 do të vendosen në kufirin e dy pensioneve bazë të pleqërisë në shkallë vendi dhe mbi të do të zbatohen koeficentët përkatës të rritjes ndër vite.

- Kjo mënyrë kufizimi bazohet në nenin 14 të ligjit nr.10142, ku thuhet se në çdo rast pensioni nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20% të pagës referuese të muajit të fundit të punës.

- Përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me nxjerrjen antikushtetues të pikës 2 të ligjit nr.10142, V.K.M. nr.793, datë 24.09.2010 shprehet se, deri në reflektimin ligjor të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010, përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, pa ndryshime.

- Nisur nga faktet e mësipërme, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të llogariten nga DRSSH përkatëse, si instituticion i cili në bazë të ligjit bën llogaritjen.

- Kërkojmë ndryshimin e vendimit të gjykatës dhe çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Juristen Rita Arapi, e cila kërkoi

ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NKa rezultuar e provuar se paditësi Liman Spahia është titulluar N/oficer me urdhërin

nr.2, datë 31.03.1983 të Ministrit të Mbrojtjes dhe ka shërbyer si ushtarak (N/oficer) një periudhë kohe deri më datë 12.10.1995. Në datë 03.05.1996, paditësi është rititulluar oficer me urdhërin nr.118 të M.Mbrojtjes dhe ka shërbyer deri në datë 12.01.2000.

Paditësi është rititulluar oficer me urdhërin nr.39, datë 23.02.2000 të M.Mbrojtjes duke shërbyer në detyrë deri në datë 09.08.2006. Me udhërin nr.912, datë 09.08.2006 të Ministrit të Mbrojtjes është liruar nga detyra në kuadër të reformës, duke qenë mbajtës i gradës “rreshter”.

Paditësi i është drejtuar palës së paditur për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Me vendimin e palës së paditur i është caktuar pension i parakohshëm për vjetërsi shërbimi me vendimin nr.55, datë 11.11.2009 në bazë të ligjit nr.8087, datë 13.03.2006 dhe është paguar nga data 01.09.2008, në vlerën 19.030 lekë në muaj, kundrejt pagës referuese 41.600 lekë në muaj. Kjo vlerë pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi është indeksuar me V.K.M.-të përkatëse duke arritur vlerën 19.791 lekë.

61

Page 62: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Duke mos qenë dakord me këtë vlerë përllogaritje të pensionit të parakohshëm paditësi i është drejtuar palës së paditur, për të rillogaritur masën e pensionit të tij të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në zbatim të ligjit nr.9418, datë 20.05.2005.

Paditësi ka marrë përgjigje nga pala e paditur se llogaritja dhe caktimi i pensionit të tij të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është bërë konform dispozitave ligjore e nënligjore. Në dosje është administruar dhe shkresa kthim përgjigje e të paditurit D.R.S.SH. Tiranë, datë 06.10.2010.

Sipas kësaj shkrese dhe në mbështetje të nenit 6 të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996, i ndryshuar, ankimet kundër vendimeve dhe përfitimeve nga ky ligj bëhen në gjykata, e cila zgjidh përfundimisht çështjen.

Në këto rrethana paditësi, duke pretenduar se nuk i janë bërë rillogaritjet në rregull, ka bërë padi në gjykatë duke kërkuar sipas objektit të saj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4134 akti, datë 21.03.2011 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen nga juridiksioni gjyqësor të çështjes civile nr.4134 akti të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar si shkaqe pretendime në lidhje me mënyrën e përllogaritjes dhe masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, duke pretenduar se do të llogariten nga DRSSH si instuticion, i cili në bazë të ligjit, bën llogaritjen.

Kolegji Civil vlerëson që ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor që të lidhet me juridiksionin, prandaj duke qenë i pabazuar në ligj, ai nuk duhet të pranohet e rrjedhimisht vendimi nr.4134 akti, datë 21.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.

Në kushtet kur ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet të parashikojë shprehimisht se, pala e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin, të cilit i drejtohet ankimi si dhe referuar rastit në gjykim ku ligji përkatës nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010, nga i cili citojmë: “Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………”.

Në asnjërin prej ligjeve që përbëjnë bazën ligjore të padisë, por edhe të ankimit të veçantë të të paditurit, nuk rezulton të jetë parashikuar se pala e interesuar, para se t’i drejtohet gjykatës, duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala e paditur merret vetëm me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm, organi që bën përllogaritjen, etj., të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit, të pretenduar prej saj.

62

Page 63: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.4134 Akti, datë 21.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë më 07.06.2011

63

Page 64: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-00919-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1133 i Vendimit (300)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 07.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: ARIANA PILIKA, përfaqësuar nga Av. D.Kore TAKUINA ADAMI, në mungesëPERIKLI TRUJA, në mungesë

E PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, në mungesë

OBJEKTI:Kundërshtimi, shfuqizimi i vendimit nr.1, datë 05.01.2009

të A.K.K.P. Tiranë duke u vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.227, datë 08.08.1997 të K.K.K.Pronave Durrës,

pezullimi i aktit adminisrativ nr.1, datë 05.01.2009 i A.K.K.P.Baza Ligjore: Neni 4, 42 i Kushtetutës,

neni 6 i K.E.D.NJ, nenet 32/a, 36/3/451/a të K.Pr.Civile,

neni 18 i ligjit 9235 datë 29.07.2004, ndryshuar me ligjet nr.9388, datë 04.05.2005, nr.9583, datë 17.07.2006

dhe nr.9684, datë 06.02.2007.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5709 akti, datë 04.05.2009 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit kanë ushtruar ankim të veçantë Miranda Shaba e Lirim Hima, si dhe pala e paditur A.K.K.Pronave, të cilët kanë parashtruar përkatësisht këto shkaqe:

Miranda Shaba e Lirim Hima:- Vendimi i gjykatës vjen në kundërshtim me nenin 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004

sipas të cilit …ankim mund të bëhet vetëm ndaj vendimeve që lenë në fuqi vendimet e K.K.K.Pronave të Zyrës Rajonale ose që zgjidhin çështjen në themel… në rastin konkret Drejtori i A.K.K.Pronave ka kthyer çështjen për rishqyrtim në Zyrën Rajonale

64

Page 65: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

të K.K.Pronave Durrës, ç’ka do të thotë se nuk mund të shqyrtohej nga gjykata pasi mbetet akoma në juridiksion administrativ.

- Për këtë kemi parasysh dhe vendimin nr.649, datë 18.03.2008 të Gjykatës së Lartë.

Pala e paditur A.K.K.Pronave:- Vendimi i gjykatës është i paligjshëm. - Në rastin në shqyrtim A.K.K.P. me vendimin nr.1, datë 05.01.2009 ka vendosur

shfuqizimin e vendimit nr.227, datë 08.08.1997 të K.K.P. Durrës dhe ka kthyer dosjen për rishqyrtim, pranë Z.Rajonale të K.K.Pronave Durrës duke lënë detyrat përkatëse.

- Është Zyra Rajonale e K.K.P Durrës e cila duhet të shqyrtojë vendimin e mësipërm dhe pasi të jetë ezauruar plotësisht rruga administrative mund t’i drejtohet juridiksionit gjyqësor.

- Kjo bazuar dhe në vendimin unifikues nr.2, datë 06.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

- Sa më sipër kërkojmë prishjen e vendimit të gjykatës dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Andi Çeliku; Av.Dashamir Kore, që kërkoi lënien në

fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NK.K.K.Pronave Durrës me vendimin nr.27, datë 08.08.1997 ka vendosur njohjen e

pronësisë në emër të ish-pronarëve Krisanthi dhe Virgjini Truja mbi një sipërfaqe trualli 15 dynym, i ndodhur në lagjen nr.1 Durrës, duke i kthyer të lirë trashëgimtarëve të tyre (mes të cilave paditëseve Ariana Pilika dhe Takuina Adami) sipërfaqen 5748 m2.

Për pjesën tjetër të pronës prej 9252 m2, e cila është konsideruar e zënë, rezulton se sipërfaqja 4252 m2 ka qenë e zënë me ndërtime shtetërore prej të cilave trashëgimtarëve të ish-pronarit i është njohur e drejta e parablerjes në rast privatizimi, ndërsa sipërfaqen 5000 m2 K.K.K.Pronave Bashkisë Durrës me vendimin nr.1498, date 11.07.1996 e ka njohur dhe kthyer të lirë në favor të familjes Tivari.

Vendimet e K.K.K.Pronave të Bashkisë Durrës me nr.227, datë 08.08.1997 dhe nr.1498, datë 11.07.1996 janë bërë objekt konflikti gjyqësor mes trashëgimtarëve të familjes “Tivari” dhe “Truja”, të cilët kanë kundërshtuar respektivisht vendimet e K.K.K.P të njëri-tjetrit për sipërfaqen 5000 m2, ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.377, datë 12.03.2002 ka vendosur rrëzimin e padisë së familjes Tivari për anullimin e vendimit nr.227, datë 08.08.1997 në favor të familjes Truja dhe ka pranuar kundërpadinë e Takuina Adamit, duke u vendosur anullimi i vendimit nr.1498 datë 11.7.1996 i K.K.K.Pronave Durrës në favor të familjes Tivari. Vendimi është lënë në fuqi nga gjykata e apelit dhe Gjykata e Lartë dhe ka marrë formë të prerë.

Avokatura e Shtetit, bazuar në nenin 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, ka paraqitur ankim pranë A.K.K.Pronave, me të cilin ka kërkuar shfuqizimin e vendimit nr.227, datë 08.08.1997 të K.K.K.Pronave Durrës.

A.K.K.Pronave me vendimin nr.1, datë 05.01.2009 ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.227, datë 08.08.1997 të K.K.K.Pronave Durrës dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Zyrës Rajonale të K.K.Pronave Durrës me detyrat përkatëse me argumentin se kërkesa nuk është shoqëruar me dokumentacionin hartografik, fakt që pengon organin administrativ për të identifikuar pronat e shitura Shtetit Italian dhe ato të mbetura ish-pronarëve Truja.

65

Page 66: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Me padinë e paraqitur për gjykim në datë 30.01.2009 paditësat kanë kërkuar kundërshtimin dhe shfuqizimin e vendimit nr.1, datë 05.01.2009 të A.K.K.Pronave Tiranë, duke u vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.227, datë 08.08.1997 të K.K.Pronave Durrës, pezullimi i aktit adminisrativ nr.1, datë 05.01.2009 i A.K.K.P., konform bazës ligjore të cituar.

Në gjykim, përfaqësuesi i A.K.K.Pronave ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5709 akti, datë 04.05.2009 ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Pas marrjes së këtij vendimi, në këtë seancë gjyqësore janë paraqitur shtetasit Lirim Hima dhe Miranda Shaba, të cilët kanë paraqitur kërkesë për ndërhyrje dytësore, konform nenit 191 të K.Pr.Civile, duke kërkuar të bashkohen në gjykim me palën e paditur A. K.K.K. Pronave.

Gjykata nuk ka marrë vendim për pranimin ose jo të kërkesës për ndërhyrje dytësore të tyre, duke i lënë kohë ndërhyrësve dytësore që të paraqesin provat shkresore (faqe 158 e dosjes).

Kundër vendimit të ndërmjetëm kanë ushtruar ankim të veçantë Miranda Shaba e Lirim Hima si dhe pala e paditur A.K.K.Pronave, për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Në lidhje me rekursin e paraqitur nga qytetarët Miranda Shaba e Lirim Hima, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se ai nuk mund të përbëjë objekt shqyrtimi në këtë gjykim, pasi është bërë nga persona që nuk janë palë në gjykim dhe në bazë të Nenit 450/ç të Kodit të Proçedurës Civile nuk legjitimohen të paraqesin rekurs.

Përsa i përket rekursit të palës së paditur A.K.K.P., ky Kolegj çmon se ky rekurs është i pambështetur në ligj. Kërkesa e kësaj pale për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor në gjykatën e rrethit gjyqësor, si dhe ankimi i veçantë kundër vendimit të ndërmjetëm të asaj gjykate, mbështeten në dispozita ligjore të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me vendimin e saj nr.27, datë 26.05.2010, në të cilin janë shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nenet 15, pika 1, gërmat c, ç, d, dh dhe 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” të ndryshuar me Ligjin nr.10207, datë 23.12.2009. Nga ana tjetër, pretendimet e kësaj pale janë mbështetur në një praktikë gjyqësore tashmë të ndryshuar nga ana e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin e tyre nr.2, datë 21.01.2011.

Duke pasur parasysh sa sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se kjo çështje bën pjesë në juridiksionin gjyqësor e rrjedhimisht vendimi i ndërmjetëm nr.5709 akti, datë 04.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i mbështetur në ligj dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 59 të K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.5907 Akti, datë 04.05.2009 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 07.06.2011

66

Page 67: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11241-01203-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1080 i Vendimit (301)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITЁS: MEHDI XHAFA, në mungesëI PADITUR: OPERATORI I SISTEMIT TË

SHPËRNDARJES SH.A. TIRANË, në mungesë

OBJEKTI:Deklarimi i pavlefshmërisë së zgjidhjes së kontratës së punës

nga pala e paditur si zgjidhje e menjëhershme, e pajustifikuar dhe pa shkaqe të arsyeshme

dhe rikthimin tim në vendin e mëparshëm të punës.Detyrimin e palës së paditur për të më paguar dëmshpërblimin

në shumën e barabartë me atë të një viti punë, për zgjidhjen e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme.

Detyrimin e palës së paditur për të më paguar dëmshpërblimin në shumën e barabartë me atë të dy muajve punë

për zgjidhje të kontratës së punës pa zbatuar afatin e njoftimit.Detyrimin e palës së paditur për të më paguar dëmshpërblimin

në shumën e barabartë me atë të dy muajve punë për mosrespektim të proçedurës së parashikuar

nga neni 144 të K.Punës për zgjidhjen e kontratës së punës.Detyrimin e palës së paditur për të më paguar shumën

që më takon si shpërblim për vjetërsi në punë shumë e barabartë me atë të 4 pagave 15 ditore.

Baza Ligjore: Neni 31, 32, 41 43/2 106/1 e 153 të K.Pr.Civile, nenet 143, 144 146 e 155 të ligjit nr.796, datë 12.07.1995

Kodi i Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr.440, datë 20.09.2010 ka vendosur:Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e çështjes civile nr.454 akti që është ngritur nga paditësi Mehdi Xhafa. Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

67

Page 68: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Mehdi Xhafa dhe kërkon prishjen e vendimit të mësipërm dhe kthimin e çështjes në atë gjykatë, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata nuk ka respektuar nenet 43 e 47 të K.Pr.Civile, paditësi ka qenë në marrëdhënie pune me OSSH sh.a. Bulqizë.

- Paditësi nuk e ka nënshkruar kontratën.- Gjykata duhet të shpallte kompetencën sipas nenit 158/a të K.Pr.Civile, por ajo ka

vazhduar disa seanca.- Gjykata ka shkelur nenin 54 të K.Pr.Civile, pasi ai ka zgjedhjen e gjykatës

kompetente kur ka shumë të tilla.- Në këtë rast gjykatë kompetente është Gjykata e Dibrës ku ka vendbanimin paditësi

dhe nga ana tjetër kjo gjykatë do të ushtronte funksionet e saj në mënyrë më efikase dhe funksionale.

-Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NPaditësi Mehdi Xhafa është banues i fshatit Koshavicë të Komunës Shupenzë të

Qarkut Dibër, i cili rezulton se ka qenë në marrëdhënie pune me palën e paditur OSSH sh.a. Agjensia Bulqizë për periudhën 01.03.2006-26.04.2010, periudhë gjatë të cilës ka kryer detyrën si lexues i faturimit të energjisë elektrike. Me vendimin nr.501/5 prot., datë 19.04.2010 pala e paditur ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet e punës në mënyrë të njëanëshme, duke zgjidhur kontratën e punës me paditësin.

Paditësi, duke mos qenë dakord me këtë vendim, konform dispozitave të punës i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër me kërkesë padinë objekt gjykimi.

Me arësyetimin se palët kanë caktuar si gjykatë, për të zgjidhur mosmarrëveshjet Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër duke shpallur moskompetencën e saj tokësore e ka dërguar çështjen për kompetencë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga pala, paditësi çmon se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Ka rezultuar e provuar se në pikën 13.1 të kontratës dy palëshe të punës lidhur ndërmjet paditësit dhe palës së paditur në datën 26.11.2009, ndër të tjera është parashikuar se: “... Gjykata kompetente për çdo lloj mosmarrëveshje që mund të lindë gjatë zbatimit të kësaj kontrate ose lidhur me të caktohet Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Por ky parashikim i kontratës individuale të punës nuk mund të zbatohej nga ana e gjykatës, pasi është një klauzolë e paligjshme. Sipas pikës 3 të nenit 7 të K.Punës: “Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit”. Në çështjen objekt gjykimi, palët kanë lidhur një marrëveshje kompetence para se të lindte konflikti ndërmjet tyre, prandaj në kuptim të dispozitës së nenit 47 të K.Pr.Civile është e drejta e paditësit që padinë ta ngrejë në gjykatën ku ai ka vendbanimin e tij.

Për këto arsye, Kolegji çmon se në rastin objekt gjykimi, kompetente për gjykimin e mosmarrëveshjes është Gjykata e Shkallës së Parë Dibër.

68

Page 69: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PЁR KЁTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 64 të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.440, datë 20.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe

dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.06.2011

69

Page 70: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01262-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1081 i Vendimit (302)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, me palë:

PADITЁS: MUSA ASLLANAJ, në mungesëI PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE

SHKODËR, në mungesë

OBJEKTI:Kundërshtim akti administrativ

të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër me nr.4643/38 prot., datë 17.06.2010 për tatimin e vitit 2009

së bashku me dënimet administrative për 48.681 lekë. Kundërshtim akti administrativ

të Drejtorisë Apelimit Tatimor Tiranë nr.9601, datë 29.09.2010 i cili ka refuzuar ankimin për shkak

se e konsideron ankimin të papranueshëm.Baza Ligjore: Neni 31, 42 te K.Pr.Civilesi dhe neni 137/3 i K.Pr.Administrative,

nenet 32, 38, 68, 69, 83, 84, 109, pika 2 e vijues të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.896, datë 19.04.2011 ka vendosur:

Të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor gjykimin e çështjes civile nr.360/3458 akti, datë 04.12.2010 që i përket palës paditëse Musa Asllanaj me palë të paditur D.R.J. Tatimore Shkodër, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Musa Asllanaj, cili kërkon prishjen e vendimit të mësipërm dhe kthimin e çështjes në atë gjykatë, duke parashtruar këto shkaqe:

- Subjekti ynë për vitin 2009 nuk mund të ishte subjekt i TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin.

- Meqenëse subjekti ynë nuk ka detyrim të palikuiduar për tatim fitimi për vitin 2009, nuk qëndron gjoba për pagesë të vonuar 10.000 lekë.

70

Page 71: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Gjykata është mjaftuar vetëm me konstatimin se palës paditëse i është refuzuar ankimi.

- Refuzimi i ankimit nënkupton rrëzimin e tij.- Edhe sikur të mos kishim paguar plotësisht detyrimet tatimore refuzimi i ankimit për

detyrimin tatimor nuk do të thotë apriori se pala paditëse përjashtohet përfundimisht nga e drejta e shqyrtimit të një ankimi administrativ.

- Ankimi administrativ nuk është shqyrtuar në themel nga organi tatimor jo për faj të paditësit, bazuar dhe në Vendimin Unifikues nr.3, datë 01.02.2008 të Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SË LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NPaditësi Musa Asllanaj është banor i qytetit Pukë, ku dhe ushtron aktivitet privat

tregtar. Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Tatimit Shkodër i është komunikuar akti njoftim vlerësimi, ku dhe i janë ndryshuar përgjegjësitë tatimore dhe i janë dhënë penalitete të ndara sipas zërave përkatës.

Këtë akt paditësi e ka ankimuar në Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë, e cila ka vendosur refuzimin e ankimit, për shkak se e konsideron ankimin të papranueshëm për arsye se nuk është përmbushur kërkesa ligjore për të paguar më parë detyrimin tatimor objekt ankimi. Duke mos qenë dakord me këtë vendim të palës së paditur, paditësi i është drejtuar gjykatës me padinë e mësipërme.

Me arsyetimin se në rastin konkret paditësi nuk e ka plotësuar kushtin ligjor të parapagimit të detyrimeve tatimore pa gjoba e interesa, fakt që nuk e lejonte Drejtorinë e Apelimit Tatimor që të bënte rishqyrtimin e vlerësimit tatimor, gjykata e shkallës se parë e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të pabazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga paditësi, çmon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të lihet në fuqi. Rezulton e provuar se paditësi i është drejtuar me ankim Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë duke kërkuar anullimin e aktit të njoftimit të vlerësimit të Drejtorisë Rajonale të Tatimit Shkodër, por në kundërshtim me kërkesat e nenit 107 dhe 108 të ligjit “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” rezulton se ai përpara se të ankimonte aktin nuk ka parapaguar vlerën e detyrimit tatimor. Në rrethanat e mësipërme, bazuar edhe në Vendimin Unifikues nr.2, datë 06.01.2009 të Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë, zgjidhja e këtij konflikti nuk mund të jetë në juridiksionin gjyqësor për aq kohë sa nuk është konsumuar rruga administrative.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 64 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.896, datë 19.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Shkodër.

Tiranë, më 09.06.2011

71

Page 72: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-01151-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1082 i Vendimit (303)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, me palë:

PADITËS: SULEJMAN BASHA, HASAN BASHA, HYJRIE BALI, MUHARREM BASHA, përfaqësuar nga av.Viktor Konomi

TË PADITUR: ZYRA RAJONALE E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE, QARKU TIRANE, në mungesë BASHKIM SHAPKU, BAKI MASHA, DEDE GURI, ARDIAN TOPTANI, ALDA TOPTANI, MENYRE TOPTANI, NADIA DOLLAKU, NIRVANA LEKA, MALEQ FRASHERI, FADIL TOPTANI, XHEMILE TOPTANI, AIDA FRASHERI, LUMTURI TOPTANI, në mungesë

NDËRHYRËS KRYESOR: BUKUROSH BILBILI, në mungesë PERSONI I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË

PASURISË SË PALUAJTSHME TIRANË

OBJEKTI I PADISË:Anullim i pjesshëm i vendimeve nr.1294, datë 26.09.1996

dhe nr.1249, datë 26.09.1996 të K.K.K.Pronave të Rajonit nr.1, Tiranë.Anullimi i kontratës së shitblerjes nr.1115/204, datë 13.11.1998

e lidhur midis të paditurit Ded Guri dhe Lumturi Toptani, si dhe e kontratave nr.3400/491 datë 17.11.1998

dhe nr.1150/199, datë 10.11.1998.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, datë 15.04.1993,

neni 92/a dhe 106 i Kodit Civil.OBJEKT I PADISË SË NDËRHYRËSIT KRYESOR:

Anullim i pjesshëm i vendimeve nr.1294, datë 26.09.1996 dhe nr.1289, datë 26.09.1996 të K.K.K.Pronave të Rajonit nr.1,Tiranë.

Anullimin e pjesshëm të vendimit nr.44, datë 09.09.1999 të K.K.K.Pronave pranë Bashkisë Tiranë.

72

Page 73: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Njohjen e pronësisë me një sipërfaqe 10.000 m2 dhe kthimin e kësaj prone.

Baza ligjore: Nenet 189, 190 të K.Pr.Civile,neni 27/a i Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.5806, datë 20.07.2007, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të padisë për pjesën që bën fjalë për kërkimin e paditësave në lidhje me sipërfaqen prej 3.800 m2, të pa trajtuar nga Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, pjesë e cila në planvendosjen e aktit të ekspertimit është pasqyruar si sipërfaqja "B". Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të saj.Heqjen e masës së sigurimit të padisë së marrë me vendim të gjyqtarit të vetëm nr.134 Akti, datë 14.01.1999 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila do të zbatohet pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë.Pranimin e pjesshëm të padisë së ndërhyrësit kryesor Bukurosh Bilbili.Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.44, datë 09 shtator 1999 të K.K.K.Pronave të Rajonit nr.1 Tiranë dhe konkretisht të paragrafit të parë të pikës 1 të tij, duke iu njohur pronësia ndërhyrësit kryesor plotësisht mbi sipërfaqen 10.000 (dhjetë mijë) m2 sipas kufizimeve të përcaktuara në planvendosjen e aktit të ekspertimit.Anullimin pjesërisht të vendimit nr.1294, datë 26.09.1996 të K.K.K.Pronave të Rajonit nr.1 Tiranë të nxjerrë në favor të të paditurve, trashëgimtarëve të Thyrije dhe Dylfiqar Toptanit, për sipërfaqen e mbivendosur prej 135 m2 në kufirin jugor, që sipas planvendosjes së aktit të ekspertimit është pasqyruar me ngjyrë të kuqe të vijëzuar, duke iu njohur pronësia mbi këtë sipërfaqe ndërhyrësit kryesor (sipërfaqe e cila është e përfshirë brënda sipërfaqes prej 10.000 m2, të cituar më lart, e cila iu njoh ndërhyrësit kryesor).Anullimin pjesërisht të vendimit nr.1289, datë 26.09.1996 te K.K.K.Pronave të Rajonit nr.1 Tiranë të nxjerrë në favor të të paditurve, trashëgimtarëve të Fuat Toptanit, që i ka njohur atyre pronësinë për sipërfaqen prej 7.075 m2, e cila në planvendosjen e aktit të ekspertimit është pasqyruar sipërfaqja "A", sipas kufizimeve të përcaktuara ne aktin e ekspertimit, duke iu njohur pronësia mbi këtë sipërfaqe ndërhyresit kryesor (siperfaqe e cila është e përfshirë brenda sipërfaqes prej 10.000 m2 të njohur ndërhyrësit kryesor).Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kërkimit të ndërhyrësit kryesor për kthimin në natyrë, apo kompensimin për sipërfaqen prej 7.075 m2.Kundër vendimit për këtë kërkim lejohet të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.Rrëzimin e padisë së ndërhyrësit kryesor për pjesën tjetër të saj lidhur me njohjen, kthimin apo kompensimin, sipas rastit, për sipërfaqen prej 1.200 m2, si të pambështetur në prova dhe në ligj.Planvendosja përmbledhëse e aktit të ekspertimit e grupit të ekspertëve Skënder Lipo dhe Elvira Aliaj e shkallës 1:500, do t'i bashkangjitet këtij vendimi dhe bëhet pjesë përbërëse e tij.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.287, datë 19.02.2010 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.5806, datë 20.07.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

73

Page 74: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs i padituri Ded Guri, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.287, datë 19.02.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.5806, datë 20.07.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke parashtruar edhe shkaqet përkatëse.

- Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.287 datë 19.02.2010, është marrë pa respektuar ligjin material, në interpretim të gabuar të ligjit si dhe shkeljeve të normave proçedurale, të cilat kanë ndikuar në dhënien e vendimit.

- Provat e paraqitura nga pala paditëse nuk provojnë origjinën e pronës së pretenduar prej 13.100 m2. Pala paditëse nuk ka asnjë dokument që në interpretim të ligjit të vërtetojnë pronësinë e ish trashëgimlënësit të tyre, ndërkohë që familja Toptani ka vërtetim hipotekor mbi të cilën është bazuar KKK Pronave që ka kthyer pronën objekt gjykimi.

- Nga pala paditëse është kërkuar pavlefshmëria e veprimit juridik, kontratës së shitjes të datës 13.11.1998 me nr.115 rep. dhe nr.491 kol., por nga pala paditëse nuk është përcaktuar konkretisht me cilën dispozitë vjen në kundërshtim ky veprim juridik.

- Kontrata e shitjeve të sendeve të paluajtshme është një kontratë reale me kundërshpërblim, e lidhur me mirëbesim, dhe në asnjë rast pronari i sendit të paluajtshëm nuk mund të detyrohet të kthejë sendin e truallit i regjistruar dhe në ZRPP Tiranë.

- Paditësat në këto kushte nuk mund të pretendojnë kthimin e pronës. Trualli i pretenduar nuk është truall i lirë as nga pikëpamja faktike, as nga pikëpamja ligjore. Për më tepër ligji nr.9482, datë 03.04.2006 ndalon kthimin e trojeve të zëna me ndërtime të cilat janë në proçes legalizimi. Pronarët e ndërtesave nuk detyrohen të kthejnë truallin.

- Ёshtë konsoliduar praktika se vendimet e Zyrës Rajonale të KKKP nuk i nënshtrohen juridiksionit gjyqësor pa u shqyrtuar

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. V.Konomi, që kërkoi lënien në

fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ë R E NPaditësat Sulejman, Hasan, Muharem Basha dhe Hyrije Bali, janë trashëgimtarë të

trashëgimlënësit Selman e Ismail Basha. Bazuar në dokumentacionin e vjetër kadastral, trashëgimlënësit në vitin 1946, paditësat pretendojnë se kanë patur të regjistruar në librin nr.2, faqe nr 5, rreshti nr.8, 28 dynym tokë të punuar. Por meqenëse në këtë vërtetim kadastral nuk përcaktoheshin kufizimet pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Tiranë për të përcaktuar kufijtë.

Gjykata, me vendimin nr.653, datë 07.02.1996, ka vendosur, vërtetimin e faktit juridik të kufijve të pronës së trashëgimlënësit Selman e Ismail Basha të një trualli me sipërfaqe 28 dynym në lagjen ish Xhami Sherif, me kufizimet përkatëse.

Më pas paditësat i janë drejtuar K.K.K.Pronave Tiranë, i cili me vendimin nr.1249, datë 26.09.1996 ka vendosur që paditësave, trashëgimtarë ligjorë të Selman Bashës, t’u njihet pronësia mbi një sipërfaqe trualli prej 14.900 m2 dhe prej saj t’i kthehet e lirë 5.482 m2, ndërsa sipërfaqja e zënë prej 9.418 m2 t’i kompensohet.

74

Page 75: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Paditësat në fakt i janë drejtuar komisionit për një sipërfaqe 28 dy, por është konstatuar se lidhur me sipërfaqen 13.100 m2 Komisioni kishte disponuar me një vendim tjetër nr.1294 datë 26.09.1996 në favor të Thyrije dhe Dylfigjar Toptanit. Për këtë shkak, në vendimin e dhënë për paditësat, Komisioni ka orientuar që pretendimet e pronësisë në lidhje me këtë sipërfaqe të zgjidhen midis këtyre palëve në rrugë gjyqësore.

Nisur nga sa më sipër, paditësat kanë kundërshtuar vendimin e K.K.K.Pronave të dhënë në favor të tyre vetëm lidhur me këtë pjesë, si dhe vendimin e K.K.K.Pronave dhënë në favor të të paditurve.

Ata kanë kundërshtuar gjithashtu edhe disa kontrata të lidhura midis disa prej të paditurve dhe personave të tjerë (Ded Guri, Bashkim Shapku, Baki Masha, etj., të thirrur gjithashtu në gjykim si të paditur) për disa pjesë të kësaj prone.

Në gjykim ka ndërhyrë me një padi të ngritur kundër të paditurve Toptani, ndërhyrësi kryesor Bukurosh Bilbili, i cili ka pretenduar për vete pronesinë mbi një pjesë të sipërfaqes që K.K.K.Pronave i ka kthyer të paditurve, pronë për të cilën zhvillohej gjykimi i filluar. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka disponuar me vendimin nr.5806 datë 20.07.2007 duke i dhënë zgjidhje në themel një pjese të pretendimeve të palëve, ndërsa për një pjesë të tyre çështjen e ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor.

Ndërkohë që ndaj pjesës së vendimit të gjykatës lidhur me juridiksionin paditësat i ishin drejtuar Gjykatës së Lartë, kanë paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë edhe ndaj pjesës së vendimit që lidhet me themelin e çështjes.

Mbi bazën e rekursit të drejtpërdrejtë të ushtruar nga ndërhyrësi kryesor Bukurosh Bilbili dhe paditësat për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.101, datë 14.02.2008 ka vendosur të prishë vendimin nr.5806, datë 20.07.2007 për pjesën që ka vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor dhe e ka dërguar çështjen në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Ndërkohë, pas shqyrtimit të ankimeve të paraqitura në gjykatën e apelit ndaj pjesës tjetër të vendimit nr.5806, nga ana e kësaj gjykate është vendosur prishja e këtij vendimi dhe dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të pabazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga i padituri Ded Guri, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit drejt të ligjit proçedurial dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Nga tërësia e provave të admnistruara gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë dhe veçanërisht pas vendimit nr.101, datë 14.02.2008 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, ndarja artificiale që gjykata e rrethit i ka bërë padisë, duke nxjerrë një pjesë të saj jashtë juridiksionit gjyqësor dhe duke zgjidhur në themel disa prej kërkimeve të palëve, ka bërë që vendimi përfundimtar i kësaj gjykate të jetë i pa qartë. Në rastet kur gjykata konstaton se për një pjesë të padisë ajo nuk është kompetente dhe e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor është në detyrimin e saj sipas përmbajtjes së dispozitës së nenit 63 të K.Pr.Civile, por edhe në interes të dhënies së drejtësisë që të pezullojë gjykimin e çështjes deri sa të shqyrtohet ankimi në Gjykatën e Lartë, në të kundërt gjykata do të ndodhej përpara një situate siç është çështja objekt gjykimi që për të njëjtën padi çështjet gjykohen në të njëjtën kohë në gjykatën e shkallës së parë, në gjykatën e apelit dhe Gjykatën e Lartë. Me të drejtë, në vendimin e saj Gjykata e Apelit Tiranë, duke arsyetuar shkaqet e prishjes së vendimit të gjykatës së shkallës së pare, ndër të tjera argumenton se: “… gjykata e apelit ka rezerva dhe për ndarjen e çështjes si dhe mënyrën e ndarjes në pjesë kryesore (të shqyrtuar) dhe atë aksesore (të nxjerrë jashtë juridiksionit),….”.

75

Page 76: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

I drejtë çmohet vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë edhe lidhur me shkakun proçedurial që e ka çuar këtë gjykatë në vendimmarjen e datës 19.02.2010, pasi rezulton se Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë pas ndarjes së çështjes ka bërë të pavlefshëm proçesverbalin gjyqësor, pasi gjatë fotokopjimit të tij në shumë fletë nuk ka fotokopjuar numrin e tyre, në disa të tjera mungon nënshkrimi i gjyqtarit, si dhe disa fletëve i mungon gjysma e faqes anësore dhe fundore. Sekretaria e gjykatës, vulosjen e proçesverbalit duhet ta kishte bërë pasi të verifikonte plotësisht rregullshmërinë e të gjitha fletëve të proces verbalit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.287, datë 19.02.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 09.06.2011

76

Page 77: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11241-01219-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-974 i Vendimit (304)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: SELIM SHEHU, në mungesëE PADITUR: DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË

TIRANË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i palës së paditur t’i paguajë paditësit

dëmshpërblimin në masën e:1. Pagën e një viti pune në shumën 540.000 lekë;2. Pagën e një muaji pune në shumën 90.000 lekë

për shkak të mosrespektimit të procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës

dhe afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës;3. Pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore

për periudhën mars 2010- qershor 2010.Baza Ligjore: Nenet 7, 21, 117, 143, 144, 145, 155 e 203 të K.Punës;

nenet 31 e vijues, 47, 153 e vijues, 317 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.(11-2011-1682) 894, datë

05.04.2011, ka vendosur: Moskompetencën e gjykimit të çështjes civile nr.272/3851 21335-03875) datë regjistrimi 21.10.2010 dhe dërgimin për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë si gjykatë kompetente.

Kundër vendimit nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka ushtruar ankim paditësi Selim Shehu, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është marrë në zbatim të gabuar të ligjit sepse rregullimi ligjor i kompetencës për çështjen objekt gjykimi është përcaktuar në nenin 47 të K.Pr.Civile dhe nenin 7 të K.Punës.

77

Page 78: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Sipas nenit 47 të Kodit të Punës kompetente për gjykimin e kësaj çështje janë gjykatat e vendit të banimit të të paditurit, për rastin qendra e palës së paditur që është Tiranë dhe Kavaja, ashtu dhe gjykata e vendit të banimit të paditësit, që për rastin është Gjykata e Durrësit.

- Vendimi i gjykatës është në kundërshtim me këtë dispozitë, pasi është e drejta e paditësit të zgjedhë midis dy gjykatave. Për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje kam zgjedhur Gjykatën e Durrësit, atë të vend banimit tim.

- Në harmoni me nenin 47 të Kodit të Procedurës Civile është dhe neni 7 i Kodit të Punës, i cili ka vendosur kritere zgjedhje shtesë lidhur me gjykatën kompetente. Sipas këtyre dispozitave i takon punëmarrësit të zgjedhë gjykatën kompetente dhe në këto kushte Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës nuk mund të shpallte moskompetencën.

- Përdorimi i lidhëses “edhe” në nenin 7/2 të Kodit të Punës është një e drejtë zgjedhje dhe jo detyrim për punëmarrësin paditës.

- Po kështu, edhe përsa i përket pjesës vijuese të kësaj dispozite, të cilës i është referuar pala e paditur në kërkimin e saj për shpalljen e moskompetencës, nuk qëndron. Kjo për arsye se kriteri “Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, vendi ku ndodhet qendra e punës, që e ka punësuar atë” zbatohet atëhere kur plotësohet kushti që punëmarrësi të mos kryejë punë në të njëjtin vend (p.sh. kur punëmarrësi është me shërbim të vazhdueshëm në qytete/shtete të ndryshme) dhe jo siç është rasti konkret, që unë si punëmarrës kam kryer punën gjithmonë në qytetin e Kavajës, pra në të njëjtin vend.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Selim Shehu është me banim në qytetin e Durrësit, Lagja nr.12, P. “Dranova”, pranë Pallatit të Sportit.

2. Paditësi Selim Shehu ka qënë në marrëdhënie pune pranë anës së paditur prej muajit Mars 2009, me detyrën e Përgjegjësit të Zyrës të Përfaqësisë në Kavajë.

3. Nga pala e paditur, në fund të muajit qershor 2010, paditësit i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës.

4. Paditësi Selim Shehu, me pretendimin se pala e paditur ka zgjidhur kontratën e punës pa ndonjë shkak të justifikuar dhe pa respektuar afatin e njoftimit dhe procedurën, me padinë e datës 20.10.2010 paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka kërkuar dëmshpërblimet përkatëse.

5. Mbi kërkimin e palës së paditur, në seancë përgatitore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011, ka shpallur “Moskompetencën e gjykimit të çështjes civile nr.272/3851 (21335-03875) datë regjistrimi 21.10.2010 dhe dërgimin për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, si gjykatë kompetente”.

5.1. Në shpalljen e moskompetencës, gjykata, referuar nenit 47 të Kodit të Procedurës Civile dhe nenit 7 të Kodit të Punës, arsyeton: “...duke qënë se vendi i punës së paditësit si punëmarrës ka qënë Kavaja ku dhe pala e paditur ka degën e saj, fakti që aty ndodhen dokumentacioni, në mbështetje të nenit 7 të K.Punës, kompetente për gjykimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata e Kavajës”.

78

Page 79: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

6. Kundër vendimit nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka ushtruar ankim paditësi Selim Shehu, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po pranë kësaj gjykate.

Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit të Punës në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 43 i K.Pr.Civile:“Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij.

Paditë që rrjedhin nga marrëdhënie juridike me një degë ose agjenci lokale të personit juridik, mund të ngrihen edhe në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjencia, si dhe në gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë”.

7.2. Neni 47§1 i K.Pr.Civile:“Paditë për kërkim ushqimi dhe paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi”.

7.3. Neni 54 i K.Pr.Civile: “E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.

7.4. Neni 7/1/2 i K.Punës:“(1) Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit.

(2) Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar atë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Selim Shehu përmban shkaqe ligjore që motivojnë prishjen e vendimit nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore e kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile nr.272/3851 (21335-03875), datë regjistrimi 21.10.2010 dhe dërgimi i akteve të çështjes për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, është marrë në mosrespektim të ligjit.

10. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit të padisë në momentin e paraqitjes, pretendimeve të parashtruara në këto akte, selisë dhe vendbanimit të pjesëmarrësve në gjykim dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Civile dhe të Kodit të Punës të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se kompetente për gjykimin e çështjes nr.272/3851 (21335-03875), datë regjistrimi 21.10.2010 është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

11. Ky Kolegj e gjen të pabazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Rrethit Durrës. Në shpalljen e moskompetencës tokësore për shqyrtimin e çështjes në fjalë, gjykata në arsyetimin dhe kokluzionin e arritur anashkalon kriteret ligjore që përcaktojnë kompetencën tokësore të çështjes që i është paraqitur për gjykim.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje të gjykatës se, sikurse juridiksioni dhe kompetenca përcaktohet në momentin e ngritjes së kërkesë padisë, mbi bazën e gjendjes faktike që ekziston në momentin e ngritjes së saj dhe mbi kriteret e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

79

Page 80: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

13. Në përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale për shqyrtimin e çështjes konkrete, ky kolegj, bazuar në nenet 43, 47§1 dhe 54 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 7/1-2 të Kodit të Punës, merr në konsideratë kriteret që lidhen me objektin e mosmarrëveshjes, me vendbanimin dhe/ose selinë e subjekteve midis të cilëve ka lindur kjo mosmarrëveshje.

14. Në nenin 47§1 të Kodit të Procedurës Civile, inter alia, është përcaktuar dhe kompetenca tokësore për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës. Kjo dispozitë parashikon një kompetencë alternative me zgjedhje të paditësit, midis gjykatës së vendbanimit të të paditurit dhe/ose gjykatës së vendbanimit të vet.

15. Nga aktet e dosjes gjyqësore konstatohet se paditësi është me banim në qytetin e Durrësit dhe se ka qënë i punësuar me detyrën e Përgjegjësit të Zyrës të Përfaqësisë në Kavajë të palës së paditur, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

16. Si palë e paditur është thirrur Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e cila është krijuar dhe funksionon në bazë qarku; ajo ka zyrë përfaqësimi edhe në qytetin e Kavajës. Në kuptim të nenit 43 të Kodit të Procedurës Civile, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si person juridik mund të thirret me cilësinë e palës së paditur para Gjykatave të Rretheve Gjyqësore të Tiranës dhe Kavajës, por për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës me këtë cilësi mund të thirret dhe para gjykatës së vendbanimit të paditësit (neni 47§1 i K.Pr.Civile), sikundër është rasti konkret.

17. Ndonëse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës nuk shtrin veprimtarinë e saj as në territorin ku kjo palë ka selinë (Tiranë) dhe as në territorin ku kjo palë ka zyrën e përfaqësimit të saj (Kavajë), ajo, referuar rregullimeve të bëra në nenin 47§1 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 7/1-2 të Kodit të Punës, ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar padinë e paditësit Selim Shehu, vendbanimi i të cilit ndodhet brenda territorit ku ushtron veprimtarinë e saj kjo gjykatë.

18. Në këto rrethana gjen zbatim dhe neni 54 i Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit e drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit që, për rastin në shqyrtim, në ngritjen e padisë ka zgjedhur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe gjykata nuk mund të ndryshojë këtë zgjedhje të palës paditëse.

19. Për rastin konkret edhe në vështrim të nenit 7/2 të Kodit të Punës, përsëri ndodhemi përpara kompetencës alternative për shkak të së cilës gjen zbatim po neni 54 i Kodit të Procedurës Civile. Shpallja e moskompetencës nga gjykata dhe dërgimi i akteve për zhvillimin e gjykimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë (edhe kjo gjykatë kompetente) përbën cenim të së drejtës së paditësit të parashikuar në këtë dispozitë proceduriale.

20. Si pala e paditur në kërkimet e saj para gjykatës edhe gjykata e shkallës së parë keqinterpretojnë rregullimin e bërë në nenin 7/2 të Kodit të Punës. Kjo dispozitë, parë në harmoni dhe me nenin 47§1 të Kodit të Procedurës Civile, ka vendosur kritere opsionale shtesë lidhur me gjykatën kompetente nga pikëpamja territoriale për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës.

Përdorimi i lidhëses “edhe” në fjalinë e parë të pikës së dytë të kësaj dispozite përbën një të drejtë zgjedhje dhe jo detyrim për punëmarrësin paditës.

21. Pra, në rrethanat kur nga pikëpamja tokësore janë kompetente për shqyrtimin e çështjes tre gjykata, ndër të cilat edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, kjo gjykatë me zgjedhjen e bërë nga paditësi mbetet kompetente dhe nuk mund të ndryshohet kompetenca as me arsyetimin se pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë ndodhet dokumentacioni përkatës për çështjen konkrete.

80

Page 81: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

22. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes civile nr.272/3851 21335-03875), datë regjistrimi 21.10.2010, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 63§3 dhe 485 të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.(11-2011-1682) 894, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.06.2011

81

Page 82: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-01204-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-973 i Vendimit (305)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSE: ENGLANTINA XHOXHAJ, në mungesëTË PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E

TATIMEVE TIRANË, në mungesëDEGA E TATIM TAKSAVE TIRANË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Anullimi i njoftim vlerësimit tatimor nr.55031/3 Prot.,

datë 17.12.2009 të Degës Tatim Taksave Tiranë.Anullimin e vendimit nr.627, datë 05.02.2010

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.Baza Ligjore: Ligji nr.9920, datë 19.05.2008

“Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.Ligji nr.9986, datë 11.09.2008

“Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2886, datë 13.04.2011, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.1613 Akti, datë 18.03.2010 me paditëse Englantina Xhoxhaj, si çështje që hyn në juridiksionin administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim paditësja Englantina Xhoxhaj, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit nga kjo gjykatë, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është i pabazuar në ligj.- Pala e paditur nuk më ka njoftuar zyrtarisht njoftim vlerësimin tatimor nr.55031 prot.,

datë 17.12.2009, sipas të cilit figuroj debitore ndaj palës së paditur.

82

Page 83: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Në ankimin administrativ që kam bërë kam plotësuar kushtin e kërkuar nga neni 1 i ligjit nr.9986, datë 11.09.2008. Sipas këtij neni për rastet kur subjekti është debitor dhe vendimet administrative nuk i janë bërë të njohura brenda afateve ligjore atyre u falet detyrimi tatimor, së bashku me komponentët e tij, gjobat dhe kamatëvonesat.

- Padinë e kam ngritur bazuar në ligjin nr.9986, datë 11.09.2008, i cili sjell si pasojë mospasjen më të detyrimit ndaj organeve tatimore, duke plotësuar kushtet sikurse kërkohet në nenin 1 të këtij ligji.

- Pala e paditur nuk ka provuar faktin se ka realizuar njoftimin e vlerësimit tatimor, sipas ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 që ka qënë në fuqi në kohën e nxjerrjes së njoftim vlerësimit tatimor.

- Pala e paditur nuk ka respektuar as kërkesat e nenit 69 të ligjit në fuqi dhe udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 të Ministrit të Financave në lidhje me detyrimin që ka patur për të më njoftuar aktin administrativ që më ngarkon me detyrim tatimor.

- Mos njoftimi sipas ligjit bën që të plotësohet kushti i kërkuar nga ligji nr.9986, datë 11.09.2008 për faljen e detyrimit dhe, për rrjedhojë më ka shkarkuar nga plotësimi i kushtit ligjor, pagimin e detyrimit principial, për marrjen e ankimit në shqyrtim.

- Nuk kam bërë ankimin administrativ me pretendimin se llogaritja e detyrimit është realizuar gabim apo se gjobat janë vënë në mënyrë të paligjshme, që pala e paditur të pretendonte se për ta marrë në shqyrtim ankimin duhej të shlyeja detyrimin. Për rastin konkret kam kërkuar me ankimin administrativ anullimin e njoftim vlerësimit për shkak se me ligj detyrimi është falur dhe në këto kushte pala e paditur duhet të shqyrtonte ankimin.

- Në këto rrethana është ezauruar rruga administrative dhe çështja i përket juridiksionit gjyqësor.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga sa pasqyrohet në materialet e dosjes gjyqësore paditësja Englantina Xhoxhaj është regjistruar si person fizik për ushtrim veprimtari private në fushën e hotelerisë.

2. Nga ana e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.55031 prot., datë 17.12.2009, sipas të cilit subjekti fizik, paditësja Englantina Xhoxhaj, rezulton debitore ndaj palës së paditur në shumën 74.571 lekë, shumë kjo që përfshin detyrimet për sigurime shoqërore dhe shëndetësore në masën 65.971 lekë, detyrimi për TAP 8.600 lekë, që i përket periudhës tatimore mars 2008-2009, e kontabilizuar më datë 17.12.2009.

3. Mbi ankimin e paditëses Englantina Xhoxhaj, Drejtoria e Apelimeve Tiranë, me vendimin nr.627, datë 05.02.2010, ka refuzuar shqyrtimin e ankimit, pasi ai është jashtë afatit ligjor dhe, njëkohësisht, nuk është zbatuar kriteri ligjor për marrjen në shqyrtim të ankimit, i cili konsiston në pagimin e detyrimit tatimor objekt ankimi.

4. Paditësja Englantina Xhoxhaj, me pretendimin se nuk ka marrë zyrtarisht asnjëherë njoftim për vlerësimin tatimor nr.55031 prot., datë 17.12.2009 dhe, sapo është vënë në dijeni të tij në mënyrë rastësore, e ka ankimuar atë në rrugë administrative, por Drejtoria e Apelimeve, duke vepruar në kundërshtim me nenin 1 të ligjit nr.9986, datë 11.09.2008, nuk e ka marrë në shqyrtim, me padinë e datës 12.03.2010 ka kërkuar anullimin e akteve të sipërcituar.

83

Page 84: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

5. Mbi kërkimin e palës së paditur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2886, datë 13.04.2011, ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen “nr.1613 Akti, datë 18.03.2010 me paditëse Englantina Xhoxhaj, si çështje që hyn në juridiksionin administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor”.

5.1. Gjykata, pasi citon nenin 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë dhe nenin 59 të Kodit të Procedurës Civile ka arritur në konkluzionin se “... pala paditëse nuk ka ezauruar ankimimin administrative në përputhje me ligjin”.

6. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim paditësja Englantina Xhoxhaj, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

Ligji i zbatueshëm7. Dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në

Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ato të ligjit nr.9986, datë 11.09.2008 “Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore” në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 106/1-3 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008:“1. Tatimpaguesi mund të ankimojë kundër çdo njoftim vlerësimi, çdo vendimi

që ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkese për rimbursim ose lehtësim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv të posaçëm tatimor, në lidhje me tatimpaguesin.

2. Ankimi bëhet me shkrim dhe në formën e parashikuar në zbatim të këtij ligji, me udhëzim të Ministrit të Financave.

3. Tatimpaguesi e dorëzon ankimin në drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur vlerësimi ose vendimi i administratës tatimore është marrë ose vlerësohet të jetë marrë nga tatimpaguesi. 7.2. Neni 107 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “1. Tatimpaguesi, i cili kërkon të

ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor që është subjekt i ankimit.

4. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore”.

7.3. Neni 108/1, 3-5 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “1. Drejtoria e apelimit tatimor shqyrton ankimin tatimor dhe merr vendim në bazë të provave dhe të argumenteve të paraqitura nga tatimpaguesi dhe administrata tatimore.

3. Drejtoria e apelimit, pas shqyrtimit të ankimit, vendos:a) lënien në fuqi të aktit, objekt ankimi dhe rrëzimin e ankimit; b) shfuqizimin/revokimin e aktit, objekt ankimi;c) ndryshimin e aktit, objekt ankimi, duke e pranuar pjesërisht ankimin. 4. Tatimpaguesi ka të drejtë ta paraqesë personalisht çështjen para drejtorisë

së apelimit tatimor ose të caktojë një person për ta përfaqësuar para kësaj drejtorie.5. Barra e provës, për të vërtetuar se një vlerësim tatimor ose vendim është i

pasaktë, bie mbi tatimpaguesin. 7.4. Neni 109/2-3 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “2. Tatimpaguesi mund ta

kundërshtojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brenda 30 ditëve

84

Page 85: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim. Nëse drejtoria e apelimit tatimor nuk shprehet brënda tre muajve nga data e marrjes së ankimit, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërdrejt në gjykatë.

3. Administrata tatimore, e cila ka nxjerrë vendimin administrativ, objekt ankimi, mund ta apelojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brënda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësja Englantina Xhoxhaj nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit nr.2886, datë 13.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështja civile nr.7232/1613 Akti, datë 18.03.2010.

9. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

10. Ky Kolegj konstaton se gjykata e shkallës parë, pasi ka verifikuar pretendimet e palës paditëse në lidhje me mosmarrjen në shqyrtim të ankimit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor, ka konkluduar se pala paditëse nuk ka plotësuar kërkesat e nenit 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, nuk ka shteruar rrugën administrative të ankimit dhe për rrjedhojë ka nxjerrë çështjen objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor.

11. Megjithë mungesën e koherencës në arsyetim në lidhje me shkakun ligjor ku paditësja mbështet pretendimet e saj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga gjykata e shkallës së parë.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen të mbështetur në ligj përfundimin e arritur nga gjykata se parapagimi i detyrimit duhet të përmbushet nga subjekti ankues përpara se ankimin e tij ta marrë në shqyrtim organi administrativ përkatës.

13. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky Kolegj evidenton se pala paditëse nuk ka plotësuar kërkesat e neneve 106 e 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”

13.1. Për rastin konkret konstatohet se pala paditëse nuk ka parapaguar detyrimin tatimor, duke mos plotësuar kështu kërkesat e nenit 107 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, sipas të cilit tatimpaguesi duhet që, së bashku me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore dhe të vërtetojë me akt shkresor pagesën e detyrimit tatimor të kryer.

14. Mospërmbushja e kërkesave të ligjit nga tatimpaguesi ankues nuk detyron organin administrativ të shqyrtojë në themel ankimin administrativ. Në rrethana të tilla, kur tatimpaguesi nuk ka plotësuar kërkesat e dispozitave edhe gjykata ka pengesë ligjore të shqyrtojë në themel padinë.

15. Për rrjedhim, edhe në çështjen objekt gjykimi ndjekja e apelimit administrativ çmohet se nuk është shteruar për shkak të mosrespektimit të ligjit nga vetë ankuesi.

16. I pambështetur në ligj është dhe pretendimi se ankimin në Drejtorinë e Apelimit Tatimor paditësja e ka bërë në zbatim të ligjit nr.9986, datë 11.09.2008 “Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, të detyrimeve të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor të mjeteve e të taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore” dhe për këtë shkak ky organ duhet ta merrte në shqyrtim ankimin dhe t’a pranonte atë.

85

Page 86: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

16.1. Në vështrim të dispozitave të ligjit nr.9986, datë 11.09.2008 dhe të nenit 108 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se nuk është në kompetencë të Drejtorisë së Apelimit Tatimor shqyrtimi e kërkesave apo ankesave të subjekteve tatimorë që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit për faljen e detyrimeve.

16.2. Në nenin 9/2 të ligjit nr.9986, datë 11.09.2008 janë përcaktuar shprehimisht organet shtetërore të ngarkuara për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji, ndër të cilët është dhe Ministria e Financave. Sipas Udhëzimit nr.3, datë 27.10.2008 të Ministrit të Financave pranë Drejtorive Rajonale Tatimore krijohen strukturat përkatëse të cilat ndjekin procedurat për identifikimin, evidentimin dhe sistemimin e detyrimeve tatimore që mbulohen nga ligji nr.9986, datë 11.09.2008 dhe shqyrtimin e kërkesave nga tatimpaguesit që janë subjekte të përfitimit nga ky ligj. Janë këto struktura të administratës tatimore që evidentojnë subjektet me detyrime tatimore të pashlyera, masën e tyre dhe nëse janë nga ato detyrime që, sipas ligjit të sipërcituar, falen ose jo. Në kuptim të këtyre dispozitave ligjore nuk është gjykata ajo që investohet për faljen ose jo të detyrimeve tatimore. Gjykata mund të vihet në lëvizje mbi ankimin e subjektit tatimor vetëm pas shqyrtimit nga këto struktura administrative të kërkesës së tatimpaguesit dhe jo sikundër ka vepruar paditësja duke i’u drejtuar drejtpërdrejt gjykatës.

16.3. Nga materialet e dosjes gjyqësore nuk rezulton që paditësja të ketë parashtruar ndonjë kërkesë organit përkatës të krijuar në zbatim të ligjit të sipërcituar dhe, po kështu nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë vendim në lidhje me faljen ose jo të detyrimit të përcaktuar në njoftim vlerësimin tatimor nr.55031 prot., datë 17.12.2009.

17. Në vijim të argumentimit të mësipërm si dhe në vlerësim të qëndrimit të njehsuar të praktikës gjyqësore1, ky Kolegj çmon se për çështjen konkrete nuk ka vend për të zbatuar nenin 109/3 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 dhe nenin 328 të Kodit të Procedurës Civile, të cilët parashikojnë mundësinë dhe të drejtën e ankuesit që t’i drejtohet gjykatës për të kundërshtuar një akt administrativ, sepse pala paditëse nuk ka shteruar rrugën e ankimit administrativ. Po kështu gjykata nuk mund të zbatojë drejtpërdrejt as dhe në ligjin nr.9986, datë 11.09.2008.

17. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2886, datë 13.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është vendosur nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor e çështjes me nr.7232/1613 Akti, datë 18.03.2010, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Proçedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.2886, datë 13.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 09.06.2011

1 Vendimin nr.3, datë 12.02.2008 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

86

Page 87: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11115-01207-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1118 i Vendimit (306)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea Anëtare Mirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FESTIM IBRALIU, përfaqësuar nga av.Maksim Gjokutaj

TË PADITUR: MEHDI TUSHA, SAMI TUSHA, ZENEL TUSHA, SILVANA XHAFA, MATILDA XHAFA, MERDAN XHAFA, ERJON XHAFA, përfaqësuar nga av.Baki Leka

PERSON I TRETË: DREJTORIA RAJONALE ALUIZNI QARKU TIRANË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e të paditurve për lirimin e dorëzimin e truallit pronë e imja, moslegalizim të ndërtimeve pa leje,

si dhe marrja e masës së sigurimit të padisë, pezullimin e procedurave të legalizimit për objektet e të paditurve

Baza Ligjore: Nenet 153, 154 e 202 të K.Pr.Civile, neni 296 i Kodit Civil

dhe ligji nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimet”, i ndryshuar.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin datë 28.03.2011 ka vendosur:Mospranimin e kërkesës së të paditurve për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes objekt gjykimi.

Kundёr kёtij vendimi kanë bёrё ankim të veçantë të paditurit, të cilët parashtrojnë kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

- Prona e paditësit nuk mund të gëzohet, disponohet dhe t’í kthehet paditësit, pasi ka kufizime nga ligji nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimet”, si dhe neni 175 të Kodit Civil.

- Paditësi nuk provoi t’í jetë drejtuar me kërkesë për realizimin e të drejtave të tij organeve të ngarkuara me ligj, si Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore, sipas ligjit nr.9948, date 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

87

Page 88: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesin e palës së paditur,

av.Baki Leka, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; përfaqësuesin e paditësit, av.Maksim Gjokutaj, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi i ndërmjetëm datë 28.03.2011 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është i

bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet në fuqi.Paditësi Festim Ibraliu, me pretendimin se është pronar i një sipërfaqeje prej 2000 m2

dhe se kjo sipërfaqje është zënë nga të paditurit me ndërtime të paligjshme, ka kërkuar lirimin e dorëzimin e sipërfaqes, si dhe moslegalizimin e këtyre ndërtimeve e pezullimin e legalizimit.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin e ndërmjetëm datë 28.03.2011 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së të paditurve për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes objekt gjykimi. Me arsyetimin se, të paditurit nuk kanë fituar pronësinë për pronën objekt gjykimi, nuk është dhënë leja e legalizimit dhe nuk është regjistruar në Z.R.P.P.

Kundёr kёtij vendimi kanë bёrё ankim të veçantë të paditurit, të cilët parashtrojnë kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

Prona e paditësit nuk mund të gëzohet, disponohet dhe t’i kthehet paditësit, pasi ka kufizime nga ligji nr. 9482, date 03.04.2006 “Për legalizimet”, si dhe neni 175 të Kodit Civil;

Paditësi nuk provoi t’i jetë drejtuar me kërkesë për realizimin e të drejtave të tij organeve të ngarkuara me ligj, si Komisioni i Verifikimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore, sipas ligjit nr.9948, datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”.

Ky Kolegj, në të kundërt me çfarë pretendohet në ankim, vlerëson të drejtë vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Por gjykata e shkallës së pare, në marrjen e vendimit të saj, duhet t’í referohej faktit që paditësi në padinë e paraqitur ka kërkuar lirimin e dorëzimin e sipërfaqes prej 2000 m2 me pretendimin se është pronar i kësaj sipërfaqeje dhe se kjo sipërfaqe është zënë nga të paditurit pa asnjë titull. Këtë kërkim paditësi e ka mbështetur në nenin 296 të K.Civil, pra, për këtë shkak, padia e paraqitur hyn në juridiksionin gjyqësor.

Edhe kërkimet e tjera të tij janë në funksion të kërkimit kryesor, çka tregon se padia që ka zgjedhur paditësi për të mbrojtur të drejtën e tij subjektive të pretenduar si të shkelur nga pala e paditur nuk është një padi me karakter administrativ, në mënyrë që t’í përkasë juridiksionit administrativ. Në këto kushte, kërkimet në padi i përkasin juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit datë 28.03.2011 tё Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranё, mё 09.06.2011

88

Page 89: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11220-02093-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1120 i Vendimit (307)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnim Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea Anëtare Mirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 morri në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ARBEN SPAHO, në mungesëI PADITUR: DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE

KORÇË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e palës së paditur të paguajë

vlerën e projekteve në shumën 600.000 lekë; shpërblimin e dëmit të shkaktuar për vonesën.

Baza Ligjore: Nenet 32/a të K.Pr.Civile,nenet 419, 445 e vijues dhe 659, 913 e vijues të K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin nr.807, datë 27.03.2007 ka vendosur: Pranimin e padisë.Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit vlerën e dy projekteve të rikonstruksionit të Shkollës “Demir Progri” dhe konviktit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica” në vlerën 600.000 lekë.Pushimin e gjykimit për kërkimin e shpërblimit të dëmit, si rezultat i vonesës së pagimit të detyrimit.

Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.208, datë 30.05.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.807, datë 27.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykatat kanë zbatuar keq ligjin;- Del qartë nga provat në dosjen gjyqësore se, pala e paditur nuk ka qenë porositëse dhe

investitore për punët e kryera nga paditësi, pozicion të cilin e ka Ministria e Arsimit.- Pala e paditur ka ndjekur vetëm zbatimin e punimeve;- Midis Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë dhe paditësit nuk ka asnjë kontratë porosie

për punët që ai ka kryer;- Procedurat tenderuese i ka kryer Ministria e Arsimit.

89

Page 90: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi nr.208, datë 30.05.2007 i Gjykatës së Apelit Korçë është i bazuar në ligj,

prandaj duhet të lihet në fuqi.Rezulton se paditësi Arben Spaho është inxhinjer ndërtimi. Pala e paditur Drejtoria

Arsimore Rajonale Korçë ka porositur paditësin për bërjen e dy projekteve për rikonstruksionin e Shkollave “Demir Progri” e “Faik Konica”, mbi bazën e të cilave është organizuar edhe tenderi për rikonstruksionin dhe punimet më pas. Pala e paditur ka kontaktuar me paditësin që të kryejë këto projekte në bazë të procedurës prokuruese të drejtpërdrejtë për blerje të vogla me vlerë nen 300.000 lekë.

Paditësi, me pretendimin se ka realizuar projektet dhe ia ka dorëzuar palës së paditur dhe kjo e fundit nuk ka përmbushur detyrimet e saj për të paguar punën e kryer, i është drejtuar gjykatës me padi me objektin e më sipërm.

Pala e paditur ka prapsuar se paditësi i ka kryer punët e kërkuara, por për pagesën e tyre duhet t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit, si enti prokurues që ka edhe fondin për punimet e kryera.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin nr.807, datë 27.03.2007 ka vendosur: Pranimin e padisë.Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë paditësit vlerën e dy projekteve të

rikonstruksionit të Shkollës “Demir Progri” dhe konviktit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Faik Konica” në vlerën 600.000 lekë.

Pushimin e gjykimit për kërkimin e shpërblimit të dëmit, si rezultat i vonesës së pagimit të detyrimit.

Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Korçë me vendimin e saj nr.208, datë 30.05.2007.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs pala e paditur, Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimeve dhe pushimin e gjykimit, duke parashtruar këto shkaqe:

Gjykatat kanë zbatuar keq ligjin;Del qartë nga provat në dosjen gjyqësore se, pala e paditur nuk ka qenë porositëse dhe

investitore për punët e kryera nga paditësi, pozicion të cilin e ka Ministria e Arsimit;Pala e paditur ka ndjekur vetëm zbatimin e punimeve;Midis Drejtoria Rajonale Arsimore Korçë dhe paditësit nuk ka asnjë kontratë porosie

për punët që ai ka kryer;Procedurat tenderuese i ka kryer Ministria e Arsimit.Ky Kolegj vlerëson se, në të kundërt me çfarë pretendohet në rekursin e paraqitur, në

gjykim është provuar, fakt i pranuar edhe nga vetë pala e paditur, se paditësi është porositur për bërjen e dy projekteve, të cilat edhe i ka dorëzuar dhe mbi bazën e tyre është bërë edhe rikonstruksioni i të dyja shkollave.

Përfaqësuesit e palës së paditur në gjykim kanë pranuar se, porositja e projekteve do të kryhej me tender të drejtpërdrejtë. Mosbërja e procedurave ligjore të përcaktuara për pagimin e dy projekteve është përgjegjësi e palës së paditur dhe paditësi duhet të shpërblehet për punën e kryer mbi kërkesën e palës së paditur.

Gjykatat kanë analizuar provat e administruara në gjykim, prova të cilat nuk janë kontestuar nga pala e paditur dhe kanë arritur në përfundimin se, ka pasur marrëveshje midis palëve për bërjen e dy projekteve, marrëveshje kjo që është zbatuar nga njëra palë, paditësi.

90

Page 91: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Mbi bazën e këyre projekteve janë zhvilluar edhe tenderat për bërjen e rikonstruksionit të objekteve, dhe po mbi këto projekte është bërë edhe rikonstruksioni.

Në këto kushte, gjykatat kanë arritur në përfundimin se ekziston një kontratë, sipas nenit 659 të K.Civil, prandaj palët janë të detyruara të shlyejnë detyrimet përkatëse. Paditësi ka dorëzuar projektet e bëra mbi bazën e kërkesës së palës së paditur dhe kjo e fundit është e detyruar të bëjë pagimin e shumës përkatëse. Prandaj, vendimi i gjykatës së apelit duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.208, datë 30.05.2007 tё Gjykatës së Apelit Korçë.

Tiranё, mё 09.06.2011

91

Page 92: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-00961-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1087 i Vendimit (308)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: PALOK CULAJ, në mungesëI PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË

PASURIVE TË PALUAJTSHME LEZHË, në mungesë

PALË E TRETË: GJYSTE PERAJ

OBJEKTI:Korrigjimi i kufirit ndërmjet pasurise nr.207/4

me pronar Palok Culaj dhe 208/1 me pronare Gjyste Peraj, Zk nr.1086 fshati Balldre-Lezhë,

duke e zhvendosur atë sipas plan rilevimit të përgatitur nga topograf Gjin Pema.Baza Ligjore: Neni 45 i K.Pr.Civile

dhe neni 18 i Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.125, datë 09.02.2011, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile me nr 100/1275 akti me palë paditës Palok Culaj e paditur ZVRPP Lezhë, palë e tretë Gjyste Peraj, me objekt korrigjim kufiri. Kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.Për palën në mungesë afati i ankimit fillon nga dita e komunikimit të vendimit.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar ankim të veçantë paditësi Palok Culaj, që kërkon prishjen e vendimit të mësipërm dhe kthimin e çështjes në atë gjykatë, me arsyetimin se:

- Ёshtë konsumuar plotësisht rruga administrative në përputhje me nenin 18 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

- Pasi i jemi drejtuar ZVRPP Lezhë për zgjidhjen e këtij konflikti kjo e fundit ka orientuar palët që t’i drejtohen gjykatës.

92

Page 93: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Në datë 06.10.2010, në seksionin përkatës të kartelave respektive të pasurive është bërë shënimi që palët t’i drejtohen gjykatës, pasi ishim në kushtet e mungesës së aktmarrëveshjes mes palëve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. B.Sulstarova, që kërkoi lënien në

fuqi të vendimit; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ё R E NPaditësi Palok Culaj i është drejtuar ZVRPP Lezhë me një kërkesë sipas të cilës

kërkon korrigjimin e kufirit të pasurisë nr.207/4 me pronar paditësin dhe të pasurisë nr.208/1 me pronare Gjyste Peraj, duke e zhvendosur atë sipas plan rilevimit të përgatitur nga topografi Gjin Pema.

ZVRPP Lezhë nga ana e saj, duke patur parasysh faktin se mungon akt marrëveshja mes palëve, ka orientuar këto të fundit të zgjidhin çështjen gjyqësisht dhe për këtë më datë 06.10.2010 në seksionin përkatës të kartelave respektive të pasurive është bërë shënimi që palët t’i drejtohen gjykatës, pasi ishim në kushtet e mungesës së aktmarrëveshjes mes tyre.

Gjykata e Rrethit Lezhë, me arsyetimin se në rastin në gjykim paditësi nuk ka ezauruar rrugën adiministrative që ka për kompetencë regjistrimin e kësaj pasurie sipas nenit 17 të ligjës nr.7843, datë 13.07.1994 (i ndryshuar), ka vendosur ta nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke konstatuar se vendimi i Gjykatës së Rrethit Lezhë është rrjedhojë e moszbatimit të ligjit, çmon se ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në atë gjykatë për të vazhduar gjykimin.

Siç rezulton krejtësisht qartë nga përmbajtja e dispozitës së nenit 17 dhe 18 të ligjit nr.7843 datë 13.07.1994 (i ndryshuar), shqyrtimi i kësaj çështje është në juridiksionin gjyqësor. Gjykata duhet vetëm të kishte lexuar dy dispozitat e mësipërme për të konkluduar konform ligjit dispozita të cilat parashikojnë se :

Neni 17

Korrigjimi i hartës së regjistrimit dhe shtesat e reja.

Regjistruesi mund të kërkojë që të bëhet një studim/rilevim për çdo pasuri të paluajtshme për qëllime të këtij ligji dhe pasi të ketë njoftuar personat e interesuar, mund të korrigjojë hartën treguese të regjistrimit si rezultat i studimit/rilevimit të lartpërmendur. Ai mund të korrigjojë çdo gabim teknik në hartën treguese nëse nuk cënohen interesat e ndonjë personi. Në çdo kohë regjistruesi mund të udhëzojë përgatitjen e një harte të re treguese të regjistrimit ose të një pjese të saj dhe në hartë mund të mos shënohet ndonjë hollësi që regjistruesi e konsideron të vjetëruar.

Neni 18

Kufijtë

Harta treguese e regjistrimit tregon kufijtë, sipërfaqen dhe pozicionin e përafërt të pasurisë së paluajtshme. Kur pjesëtarët në një mosmarrëveshje lidhur me pozicionin e një apo disa kufijve arrijnë ta zgjidhin mosmarrëveshjen, regjistruesi bën korrigjimet në hartën treguese dhe në kartelat e duhura në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe arkivon marrëveshjen e firmosur nga palët pjesëmarrëse në konflikt. Kur lind ndonjë paqartësi ose mosmarrëveshje lidhur me pozicionin e ndonjë kufiri dhe pjesëtarët në këtë konflikt nuk arrijnë marrëveshje lidhur me këtë, regjistruesi i udhëzon ato që të paraqesin çështjen në

93

Page 94: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

gjykatën kompetente brenda 15 ditëve dhe bën një shënim në kartelë. Në qoftë se brenda këtij afati çështja nuk është dërguar në gjykatë, atëherë regjistruesi bën shënimin përkatës.

Nga sa sipër, rezulton se kjo çështje bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe si e tillë duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 64 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.125 datë 09.02.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe

dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 09.06.2011

94

Page 95: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01215-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1175 i Vendimit (309)

VENDIMNË EMËR TE REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: DEGA E DOGANAVE VLORË, përfaqësuar nga Ornela Biti,

TË PADITUR: “MATEIMPEX PETROL TRANDIG” SH.P.K., në mungesë.

TË TRETË: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E REZERVAVE TË SHETIT, në mungesë.ZYRA PËRMBARIMORE PRANË GJYKATËS SË RRETHIT TIRANË, në mungesë. ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT, në mungesë.

OBJEKTI:Deklarim i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv,

Vendimit nr.1190, datë 05.4.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Sigurimin e padisë, pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

Baza Ligjore: Nenet 202, 609, 610 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.680, datë 24.03.2011, ka vendosur:Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për gjykimin e çështjes nr.1553/153 datë 24.03.2010.Dërgimin e kësaj çështjeje për kompetencë gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.680, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka bërë ankim të veçantë Dega e Doganës Vlorë, e cila ka kërkuar:

Pranimin e ankimit dhe vazhdimin e çështjes për gjykim përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me të njëjtin trup gjykues, duke parashtruar shkaqet:

- Malli është sekuestruar në Degën e Doganës Vlorë dhe sipas nenit 45 të K.Pr.Civile padia ngrihet në gjykatën e vendit ku ndodhen sendet ose pjesa më e madhe e tyre.

- Selia e palës paditëse është në Vlorë.

95

Page 96: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtaren Mirela Fana; dëgjoi përfaqësuesen e palës paditëse Znj.Ornela

Biti, e cila kërkoi prishjen e vendimit nr.680, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; në mungesë të palës së paditur; shqyrtoi e bisedoi në tërësi çështjen,

V Ë R E NSe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me nr.680, datë 24.03.2011 është

rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Rrethanat e çështjes.

Pala paditëse, Dega e Doganës Vlorë, në këtë gjykim ka kërkuar deklarim i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv, vendimit nr.1190, datë 05.04.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe sigurimin e padisë, pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv në bazë të neneve 202, 609, 610 të K.Pr.Civile.

Sipas akteve në dosjen gjyqësore rezulton se pala e paditur, “Mateimpex Petrol Tranding” sh.p.k., është regjistruar si person juridik me vendimin nr.7524, datë 22.01.1992 të Gjykatës së Rrethit Tiranë me ortakë: Branimir Furlan, pronar i 55% të kuotës së kapitalit dhe Adem Hasanaj pronar i 45% të kuotës së kapitalit. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj tregtar në fushën edhe të tregëtimit të karburanteve.

Ka rezultuar se në datën 07.02.1995 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin penal nr.6, veç të tjerash ka vendosur: “Të deklarojë fajtor të pandehurin Adem Hasanaj për veprën penale të kontrabandës të mbetur në tentativë….etj. Sasia prej 1508.77 ton karburant t’i kalojë në pronësi të shtetit”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.239, datë 21.04.1995 ka prishur vendimin nr.6, datë 07.02.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka deklaruar të pafajshëm të të padehurit Adem Hasanaj për krimin e kontrabandës të mbetur në fazën e tentativës. Gjithashtu kjo gjykatë ka vendosur çfuqizimin e masës së sekuestrimit të 1508.77 ton karburant (benzinë 86-96 oktan) dhe ka detyruar Degën e Doganës Vlorë dhe Repartit 101/K Elbasan t’i dorëzojnë “Mateimeks” e “Ringjallja” sasinë prej 1508.77 ton benzol (sasinë e sekuestruar).

Me kërkesën e palës së paditur “Mateimpex Petrol Tranding” sh.p.k. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.495, datë 10.07.1997 ka lëshuar Urdhërin e Ekzekutimit të vendimit penal nr.239, datë 21.04.1995 të Gjykatës së Apelit Tiranë, për pjesën e heqjes së masës së sekuestrimit të 1508.77 ton.

Ka rezultuar se Shoqërisë “Mateimpeks Petrol Tranding” sh.p.k., i është kthyer sasia prej 392.4 ton dhe ka mbetur pa iu kthyer sasia prej 1116.37 ton benzol.

Pala e paditur, Shoqëria “Mateimpeks Petrol Trandig” sh.p.k., në datën 05.04.2001 i është drejtuar Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë me një kërkesë për të bërë vlerësimin e sasisë së benzolit të pakthyer.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr 1190, datë 05.04.2001, ka vendosur vleftësimin e sasisë prej 1116.4 ton karburnat (benzol 86-96 oktan), që Dogana duhet t’i kthejë “Mateimpeks Petrol Tranding” sh.p.k., duke caktuar detyrimin në masën 88.815.939 lekë.

Pas këtyre veprimeve, pala e paditur Shoqëria “Mateimpeks Petrol Trandig” sh.p.k., ka kërkuar ekzekutimin e detyrueshëm të titullit ekzekutiv të mësipërm, ku vlera e detyrimit është në masën 88.815.939 lekë.

Zyra Përmbarimore Tiranë, me shkresën nr.15585, datë 17.12.2008 i është drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Tiranë për të ekzekutuar detyrimin e mësipërm.

96

Page 97: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nga ana tjetër ka rezultuar se nga Drejtoria e Kontrollit financiar pranë Ministrisë së Financës në vitin 2002 ka konstatuar se vlera reale e sendit 1116.37 ton benzol është 39.431.305 lekë dhe jo në shumën e llogaritur prej 88.815.939 lekësh të përllogaritura nga ekspertet në gjykimin e çështjes të vendosur me vendimin nr.1190, datë 05.04.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në këto rrethana paditësi, për të ndrequr gabimet që mund të bëhen në procesin e ekzekutimit të këtij vendimi dhe për të shmangur dëmin efektiv që mund të vijë nga ekzekutimi i tij, pala paditëse Dega e Doganës Vlorë, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me padinë objekt gjykimi duke kërkuar deklarim i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv të vendimit nr.1190, datë 05.4.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe sigurimin e padisë, pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

Me vendimin nr.680, datë 24.03.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur shpalljen e moskompetencës së saj për gjykimin e kësaj çështjeje civile dhe dërgimin për kompetencë gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vendimin e saj kjo gjykatë ka argumentuar se në bazë të neneve 43, 61 e 609 të K.Pr.Civile dhe të fakteve kompetente për të shqyrtuar këtë mosmarrëveshje është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo për faktin se vendimi nr.1190, datë 05.04.2001 është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ky vendimin është vënë në ekzekutim nga Zyra e Përmbarimit Tiranë dhe se selia e palës se paditur “Mateimpeks Petrol Tranding” sh.p.k. është në Tiranë.

Duke mos qenë dakord me vendimin nr.680, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pala paditese Dega e Doganës Vlorë, ka bërë ankim të veçantë duke kërkuar prishjen e vendimit nr.680, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur të shpallë moskompetencën tokësore për shqyrtimin e kësaj çështje civile dhe me të drejtë i ka kaluar për kompetencë shqyrtimin e kësaj çështje Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se ankimi i veçantë i ngritur nga pala paditëse Dega e Doganës Vlorë lidhur me kompetencen teritoriale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë nuk përmban shkaqe ligjore të parashikuara në ligj.

Ky Kolegj çmon se vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë është rrjedhim i zbatimit të drejtë të ligjit proçedural dhe duhet të lihet në fuqi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se për të zgjidhur sa më drejt çështjen e kompetencës, duhet t’i referohemi rregullimit të bërë nga ligjvënësi në Kreun e III-të të Titullit të III-të të Pjesës së Parë të K.Pr.Civile, e konkretisht në nenet 42-54 të tij, që rregullojnë kompetencën tokësore.

Në bazë të të drejtës sonë procedurale civile (e zgjedhur nga ligjvënësi), për caktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja tokësore, përcktohet nga disa kritere, si: banimi ose qëndrimi i të paditurit; vendndodhja e pasurisë; vendi i ngjarjes që ka sjellë pasoja juridike; vendi i ekzekutimit të kontratës; si dhe marrëveshja e palëve për caktimin gjykatës kompetente (neni 52).

Nisur nga rregullimi që ligjvënësi i ka bërë kompetencës tokësore klasifikohet në kompetencë tokësore të përgjithshme dhe në kompetencë tokësore të posaçme (klasifikim ky i bërë nga teoria dhe jo nga ligjvënësi).

Kompetenca tokësore e përgjithshme është rregulluar nga ligjvënësi në nenet 42 e 43 të K.Pr.Civile, të cilat sanksionojnë parimin e lashtë të Justinianit “Actor sequitor forum rei”, që do të thotë se për shqyrtimin e padisë është kompetente gjykata e vendbanimit të të paditurit.

Ndërsa në dispozitat pasardhëse rregullohet kompetenca tokësore e posaçme, sipas kritereve të përmendura më sipër në pjesën përshkruese-arsyetuese të këtij vendimi.

97

Page 98: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në nenin 42 të K.Pr.Civile është sanksionuar se: “Paditë ngrihen në vendin ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur nuk dihen, në gjykatën e vendit ku ka banesën e përkohshme....”, ndërsa në nenin 43 të po këtij Kodi është përcaktuar se: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij...”.

Rezulton nga materialet e dosjes se pala paditëse Dega e Doganës Vlorë, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me padinë kundër palës së paditur “Mateimpeks Petrol Tranding” sh.p.k., duke kërkuar deklarim i pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv, të vendimit nr.1190, datë 05.4.2001 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe sigurimin e padisë, pezullimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të drejtë argumenitin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë se duke u nisur nga rregulli i përgjithshëm, i përcaktuar në nenin 43/1 të K.Pr.Civile, në të cilin thuhet se: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qëndrën e tij”, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kompetente për të shqyrtuar këtë padi objekt gjykimi, pasi pala e paditur “Mateimpeks Petrol Tranding” sh.p.k., selinë e saj e kanë në qytetin e Tiranës.

Kolegji Civil vlerëson si të pambështetura në ligj pretendimin e palës paditëse në ankimin e veçantë.

Duke u nisur nga neni 609/1 i K.Pr.Civile, në të cilin thuhet se: “debitori mund të kërkojë në gjykatën kompetente të vendit të ekzekutimit, që të deklarohet se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël …” dhe nga fakti konkret objekt gjykimi gjykata e vendit të ekzekutimit është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ky Kolegji çmon se gjykata kompetente për të gjykuar këtë çështje civile është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Po ashtu, ky Kolegj e gjen të mbështetur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë edhe në argumentin se në bazë të kritereve të përcaktuara në nenin 516 të K.Pr.Civile, në të cilin thuhet se: “kërkesa për zbatimin e urdhërave të ekzekutimit i drejtohet përmbaruesit gjyqësor të vendit ku ndodhet sendi i luajtshëm ose i paluajtshëm, ose paratë ndaj të cilëve drejtohet ekzekutimi”.

Pra, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është kompetente për gjykimin e kësaj kërkese padie, si gjykatë e cila në territorin e të cilës do të ekzekutohet vendimi dhe se është Zyra e Përmbarimit Tiranë që po ekzekuton këtë vendim gjyqësor nr.1190, datë 05.4.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sa sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.680, datë 24.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është i drejtë e i bazuar në ligj, e si i tillë do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485 të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.680, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Vlorë.

Tiranë, më 09.06.2011

98

Page 99: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.43000-01214-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1176 i Vendimit (310)

VENDIMNË EMËR TE REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve:

PADITËS: BESNIK MURATAJ, përfaqësuar nga Avokati Ilir Sinanaj,

E PADITUR: SHOQËRIA “SHPRESA” SH.P.K., në mungesë.

OBJEKTI:Likuidim kuotash, likuidim fitimi, shpërblim dëmi i pësuar.Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 43, 153, 334-336 të K.Pr.Civile.

Nenet 41/1 dhe 42 të Kushtetutës.Ligji nr.9901, datë 14.04.2008

“Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” nenet 68-104 dhe Statuti i Themelimit të Shoqërisë “Shpresa” sh.p.k.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.693, datë 26.04.2011, ka vendosur:Të njerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen civile nr.11232-00337-62-2011(604), me palët paditës Besnik Murataj, të paditur “Shpresa” sh.p.k. dhe objekt: likuidim kuotash, likuidim fitimi, shpërblim dëmi të pësuar.

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësi Besnik Murataj, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.693, datë 26.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për të nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, me arsyetimin se nuk është ezauruar rruga administrative, është i gabuar dhe duhet të prishet.

- Paditësi e ka njoftuar shoqërinë për largimin e tij me një letër në datën 05 Janar 2011, ku edhe parashtron shkaqet e largimit.

- Shoqëria i është përgjigjur kësaj shkrese me anë të një letre të administratorit të saj, i cili është njëkohësisht edhe ortaku me 50% të kuotës.

- Administratori nuk ka thirrur menjëherë Mbledhjen e Asamblesë së Ortakëve për këtë problem, siç parashikon paragrafi 3 i nenit 101 i ligjit nr.9901, datë 14.04.2008, për të diskutuar për likuidimin e kuotës të ortakut që do të largohet.

- Gjykata arsyeton se duhet të mblidhet asambleja të japë një vendim për këtë problem.

99

Page 100: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Detyrimi që vendos ligji për proçedurën administrative që duhet ndjekur nga ortaku që kërkon largimin për shkaqe të arsyeshme, është të njoftojë me shkrim shoqërinë për vendimin e tij.

- Ligji nuk vendos mbledhjen e asamblesë së përgjithëshme si kusht që duhet plotësuar, për t’iu hapur rruga juridiksionit gjyqësor.

- Mbedhja e asamblesë nuk është një ngjarje që varet nga dëshira e ortakut që largohet. Ajo nuk mund të bëhet pa dëshirën e dy ortakëve të shoqërisë në këtë rast.

-KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatoren e çështjes gjyqtaren Mirela Fana, dëgjoi përfaqësuesen e paditësit Av. Ilir Sinanaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.693, datë 26.04.2011 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Fier dhe në mungesë të palës së paditur, pasi shqyrtoi e bisedoi në tërësi çështjen;

V Ë R E NSe vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me nr.693, datë 26.04.2011, është

rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit dhe si i tillë duhet të prishet.

Rrethanat e çështjes

Palët ndërgjyqëse, paditësi Besnik Murataj dhe i padituri Eqerem Shametaj, janë banorë të qytetit te Ballshit.

Në bazë të padisë si dhe gjatë gjykimeve ka rezultuar se në datën 31.03.2001, këto shtetas (paditësi dhe i padituri) kanë krijuar shoqërinë tregtare “Shpresa” sh.p.k., me seli në qytetin e Ballshit dhe me objekt të veprimtarisë transport udhëtarësh. Bazuar kjo në kontratën e themelimit të datës 31.03.2001 dhe nr.1494 noterie, në të cilën janë përcaktuar se kjo shoqëri do të jetë me dy ortakë (palët), pjesët e kapitalit të të dy ortakëve të shoqërisë si dhe është përcaktuar edhe Administratori i shoqërisë, i cili do të jetë njëri prej ortakëve, i padituri Eqerem Shameti.

Gjithashtu të dy ortakët e shoqërisë kanë miratuar edhe statutin e saj. Kjo provuar edhe me dokumentin “Ekstrakt historik i Regjistrit Tregtar” të lëshuar nga QKR në datën 28.10.2010, ku është shprehur se shoqëria ka nr.NIPT K17710802W dhe datë regjistrimi 20.04.2001.

Nga materialet e dosjes rezulton se paditësi Besnik Murataj ka njoftuar shoqërinë për largimin e tij me një letër në datën 05 janar 2011, ku parashtron edhe shkaqet e largimit.

Shoqëria i është përgjigjur kësaj letre të paditësit Besnik Murataj me shkresën e administratorit të saj, të paditurit Eqerem Shameti, i cili është njëkohësisht edhe ortaku me 50% të kuotës.

Paditësi Besnik Murataj, për shkak se administratori i shoqërisë nuk e ka thirrur mbledhjen e asamblesë së përgjithshme menjëherë pasi ka marë dijeni të njoftimit të tij për largim nga shoqëria, në bazë të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008”Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar likuidimin e kuotave, të fitimit dhe shpërblim dëmi i pësuar.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, në seancë gjyqësore të datës 22.04.2011 përfaqësuesi i palës së paditur Shoqëria “Shpresa” sh.p.k., kërkoi nga gjykata të nxirret jashtë juridiksioinit gjyqësor shqyrtimi i kësaj çështje civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.693, datë 26.04.2011, ka vendosur të nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor shqyrtimin e kësaj çështje civile.

100

Page 101: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër këtij vendimi ka bërë ankim të veçantë paditësi Besnik Murataj, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.693, datë 26.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si një vendim i pa mbështetur në ligjin nr.9901, datë 14.04.2008”Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.693, datë 26.04.2011, ka aritur në një konkluzion të gabuar në lidhje me juridiksionin, duke mos respektuar drejtë normat procedurale e ato specifike.

Për rrjedhim, Kolegji çmon se ky vendim duhet të prishet dhe të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Ky Kolegj vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Besnik Murataj përmban shkaqe të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, që bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Në nenin 59 të Kodit të Proçedurës Civile thuhet se: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë dhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja objekt shqyrtimi bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo administrativ ...”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë shqyrtimit të kësaj çështje, mbi kërkesën e palës së paditur, ka marrë në shqyrtim nëse kjo çështje bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.

Ky Kolegj e gjen të pambështetur konkluzionin e kësaj gjykate se kjo çështje gjyqësore bën pjesë në juridiksionin administrativ dhe jo në atë gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në analizë të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte si dhe të vendimit të gjykatës, konkludon se shqyrtimi i mosmarrëveshjes objekt i këtij gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Kolegji Civil vlerëson se juridiksioni është çështje që përcaktohet shprehimisht nga ligji dhe nuk mund të përcaktohet mbi interpretimet apo qëndrimet e ndryshme të palëve në një proçes gjyqësor në lidhje me dipozitat referuese. Vetëm ligji, në mënyrë të shprehur, mund të përcaktojë si rrugë të detyrueshme ndjekjen dhe ezaurimin e rrugës administrative, përpara se individi a subjekti juridik t’i drejtohet gjykatës me anë të padisë përkatëse.

Në nenin 36 të K.Pr.Civil parashikohet se: “Në juridiksionin e gjykatës hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta”.

Në bazë të padisë të ngritur në këtë gjykim në objektin e saj rezulton se pala paditëse ka kërkuar nga gjykata likuidim kuotash, likuidim fitimi, shpërblim dëmi i pësuar.

Në kuptim të dispozitave të lartpërmendura Kolegji Civil vëren se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, për zgjidhjen e çështjes së juridiksionit për shqyrtimin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, ka interpretuar në mënyrë të gabuar dispozitat proçeduriale civile si dhe ato të legjislacionit të posaçëm të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 ”Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Kolegji Civil evidenton nenin 101 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, në të cilën thuhet se: “Ortaku mund të largohet nga shoqëria …, për shkaqe të tjera, që e bëjnë të pamundur vazhdimin e ortakërisë” ligjvënësi parashikon largimin e ortakut nga shoqëria.

Ndryshe nga çfarë arsyeton Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, Kolegji Civil çmon se paditësi me të drejtë i është drejtuar shoqërisë me cilësinë e ortakut të saj, duke zbatuar kriteret e nenit 101 pika 1 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 ”Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Sipas akteve në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi i ka drejtuar shoqërisë (të paditurit) njoftimin e tij të datës 05.01.2001, ku e bën me dije se do të largohet nga shoqëria, duke parashtruar shkaqet.

101

Page 102: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Shkresën e mësipërme, paditësi i’a ka dërguar të paditurit nëpërmjet lajmërimit postar nr.082518, datë 05.01.2011.

Ndërsa po në këtë dispozitë pra në nenin 101, pikat “2”, “3”, “4”, “5” dhe “6” të këtij ligji, ligjvënësi ka parashikuar proceduren e largimit të ortakut nga shoqëria.

Në nenin 101, pika 4 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” në të cilën thuhet se: “Ortaku ka të drejtë të ngrejë padi në gjykatë ndaj shoqërisë për të likuiduar kuotat, si pasojë e largimit për shkaqe të arsyeshme, nëse pas njoftimit të largimit Asambleja e Përgjithshme nuk mbidhet, apo nuk njeh si të arsyeshme shkaqet e largimit dhe likuidimin e kuotës.” ligjvënësi parashikon të drejtën e ortakut të shoqërisë për t’i drejtuar gjykatës në rast se Asambleja e Përgjithshme nuk mbidhet.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e çmon të drejtë paraqitjen e padisë nga paditësi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka kërkuar likuidimin e kuotave, likuidimin e fitimit dhe shpërblim e dëmit të pësuar.

Pala e paditur, shoqëria nëpërmjet administratorit të saj Eqerem Shametaj, i ka kthyer përgjigje ortakut Besnik Murataj (paditësi), por nga përmbajtja e kësaj shkrese rezulton se nuk ka vendosur për mbledhjen e asamblesë së ortakëve për marrjen e vendimeve.

Në këto rrethana, kur nuk ka ndonjë parashikim tjetër nga ligji (kusht apo afat), që e kushtëzon të drejtën e ortakut (paditësi) që t’i drejtohet gjykatës me padi, siç është rasti në shqyrtim, paditësi me të drejtë i është drejtuar gjykatës.

Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me nr.693, datë 26.04.2011, është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit dhe si i tillë duhet të prishet dhe kjo çështje të dërgohet në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e neneve 59 dhe 485 të Kodit

të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.693, datë 26.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe

dërgimin e kësaj çështje në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më datë 09.06.2011

102

Page 103: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-00818-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1186 i Vendimi (311)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE, përfaqësuar nga Armand Dumani

I PADITUR: KOMISIONI I SHËRBIMIT CIVIL, në mungesë

PERSON I TRETË: PETRIT KARAFILI, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtim i vendimit nr.114, datë 24.02.2006

të Komisionit të Shërbimit Civil.Baza Ligjore: Neni 8/3 i ligjit nr.8549, datë 11.11.1999

“Për Statusin e Nëpunësit Civil”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.105, datë 13.03.2007, ka vendosur:Pushimin e gjykimit të çështjes civle nr.205/38 akti, që i përket paditësit Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me të paditur Komisioni i Shërbimit Civil e person të tretë Petrit Karafili.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs pala paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

- Ky vendim është rezultat i zbatimit të keq të ligjit dhe të praktikës gjyqësore, duke sjellë mohim në mënyrë të kundraligjshme të së drejtës për t’u ankuar dhe kundërshtuar vendimin e K.SH.C-së.

- Seanca gjyqësore e radhës ishte vetëm për shpallje vendimi dhe për shkak se përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ishtë i sëmurë dhe nuk u paraqit në gjykim, gjykata pushoi gjykimin e çështjes.

- Neni 179 te K.Pr.Civile, pushimi i gjykimit bëhet ..... kur pa ndonjë shkak të arsyeshëm nuk paraqitet në seancën gjyqësore). Në fakt gjykata nuk shqyrtoi shkaqet që penguan paraqitjen dhe as hetoi për to, por pushoi menjëherë çështjen.

103

Page 104: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Pushimi i gjykimit të çështjes që në shkallë të parë, në një kohë kur kanë kaluar afatet e ngritjes së padisë në gjykatë, na krijojnë pamundësinë për të ushtruar të drejtën e ankimit, duke sjellë si pasojë shuarjen e padisë në kundërshtim me nenin 300 të K.Pr.Civile parashikuar ne nenin 42/2 të Kushtetutës për të kundërshtuar një akt administrativ para një gjykate si dhe e drejta për gjykim në një gjykatë më lartë.

- Për vetë faktin se hetimi gjyqësor kishte përfunduar dhe pritej shpallja e vendimit, gjykata e apelit duhej të kishte shpallur vendimin sipas gjykimit të saj dhe jo të pushonte çështjen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të

palës paditëse, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.105, datë 13.03.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë; në mungesë të palëve të tjera ndërgjyqëse; dhe pasi diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.105, datë 13.03.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rezultat i

zbatimit të gabuar të ligjit proçedurial e për pasojë çështja duhet të prishet dhe të dërgohet për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Rrethanat e çështjes.

Ka rezultuar nga materialet e dosjes se personi i tretë, Petrit Karafili, ka ka ushtruar detyrën e doganierit, kategoria “C2 në Degën e Doganës Qafë-Thanë, Pogradec për periudhën nga viti 2002 deri në datën 24.11.2005.

Me urdhërin nr.7984/11 prot., datë 18.11.2005 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, është vendosur që z. Petrit Karafili t’i jepet masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”. Këtë urdhër paditësi, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, e ka motivuar për thyerje të rregullave të etikës (pjesëmarrje në veprimtari politike), duke e bazuar në pikën 18, Kreu VI të Vendimit nr.222, datë 16.04.2004 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.205, datë 13.04.1999 të Këshillit të Ministrave”, vendimin nr.306, datë 13.06.2000 “Për disiplinën në Shërbimin Civil, gërmat “d” dhe “e”, pika “3’ të nenit 25 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, si dhe ligjin nr.8485, datë 12.05.1999. Njëkohësisht paditësi si bazë juridike ka referuar në nenin 19 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit Civil” dhe në nenin 3 të ligjit nr.9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”, si dhe pikës 7 të Rregullores së Etikës në Shërbimin Doganor Shqiptar.

Duke mos qënë dakord me këtë urdhër, personi i tretë Petrit Karafili i është drejtuar Komisionit të Shërbimit Civil duke kundërshtuar urdhërin nr.7984/11 prot., datë 18.11.2005 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Pala e paditur Komisioni i Shërbimit Civil, me vendimin nr.114, datë 24.02.2006 ka vendosur pranimin e ankesës së paraqitur nga Petrit Karafili, duke shfuqizuar aktin administrativ nr.7984/11 prot., datë 18.11.2005 të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, si akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin dhe kthimin e ankuesit në pozicionin e mëparshëm të punës. Pagimin e pagës për gjithë kohën e qëndrimit pa punë, padrejtësisht, duke filluar nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve financiare, deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Pala paditëse, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i është drejtuar me kërkesë padi Gjykatës së Apelit Tiranë, duke kërkuar kundërshtim e vendimit nr.114, datë 24.02.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil, bazuar në nenin 8/3 të ligjit nr.8549/11.11.1999, “Për Statusin e Nëpunësit Civil”.

104

Page 105: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr.105, datë 13.03.2007, ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes.

Në vendimin e saj Gjykata e Apelit Tirane arsyeton se në seancën e datës 13.03.2007, paditësi, edhe pse kishte dijeni për ditën dhe orën e gjykimit, nuk u paraqit dhe nuk paraqiti ndonjë shkak për mos paraqitjen e tij.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.105, datë 13.03.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit proçedurial dhe për rrjedhim duhet të prishet e çështja duhet të dërgohet në po atë gjykatë për rishqyrtimin e gjykimit.

Ky Kolegj vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësi, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, përmban shkaqe të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, që bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kolegji Givil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Apelit Tiranë është mbështetur gabimisht në nenin 179 të K.Pr.Civile, pasi në këtë rast ajo duhej të zbatonte rregullat proceduriale të shqyrtimit të çështjes si gjykatë apeli, meqënëse është vënë në lëvizje nëpërmjet ankimit kundër vendimit të Komisionit të Shërbimit Civil.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e saj nr.105 datë 13.03.2007 ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes me argumentin se në seancën e datës 13.03.2007 nuk u paraqit paditësi pa paraqitur asnjë shkak të arsyeshëm. Për mosparaqitjen e tij në zhvillimin e seancës gjyqësore të kësaj date, duke e bazuar dhe mbështetur këtë argument në nenet 179/1 dhe 299 të K.Pr.Civile.

Por ky Kolegj çmon se me vendimin unifikues nr.20, datë 15.11.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, tashmë është unifikuar praktika gjyqësore për rastet kur gjykata e apelit shqyrton si juridiksion fillestar gjyqësor paditë që ngrihen para saj, qoftë nga personi i interesuar në gjykatën në shkallë të parë, apo institucioni i administratës publike në gjykatën e apelit, në lidhje me ankimet ndaj vendimeve Komisionit të Shërbimit Civil.

Shprehimisht, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin e mësipërm, e kanë unifikuar praktikën në këtë mënyrë: “…., Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë çmojnë se, në përgjigje të pyetjeve në gjykimin e çështjes, gjykata e apelit duhet të zbatojë rregullat që parashikon Kreu II, në nenin 452 e vijues të K.Pr.Civile, për paraqitjen e ankimit dhe gjykimin në apel. Pra, gjykata e apelit duhet shqyrtojë ankimin ndaj një vendimi të dhënë nga K.Sh.Civil sipas nenit 461 të K.Pr.Civile dhe mosparaqitja e palëve, të cilat kanë njoftim të rregullt për gjykimin e çështjes, nuk pengon shqyrtimin e çështjes nga gjykata.

Sa më sipër, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijnë në përfundimin unifikues se, proçedura e shqyrtimit nga gjykata e apelit e mosmarrëveshjeve që lidhen me ankimin ndaj një vendimi të dhënë nga K.Sh.Civil do të jetë ajo e parashikuar nga neni 461 të K.Pr.Civile, ku kjo gjykatë do veprojë me proçedurën e shqyrtimit të çështjes si gjykatë apeli”.

Pra Kolegji konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë e ka shqyrtuar çështjen sipas dispozitave proçeduriale që aplikohen në gjykimin në shkallë të parë, ka zgjidhur çështjen dhe ka dhënë vendimin e saj për pushimin e gjykimit, bazuar në nenet 179/1 dhe 299 të K.Pr.Civile, fakt ky që bie në kundërshtim me vendimin unifikues të mësipërm si dhe nenet 452 e vijues dhe 461 të K.Pr.Civile.

Kolegji Civil vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë në rishqyrtimin e gjykimit duhet të mbajë parasysh dhe të respektojë vendimin unifikues nr.3, datë 24.01.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendim i cili ka unifikuar praktikën gjyqësore lidhur me rregullimin e drejtë të ndërgjyqësisë, për ato raste kur objekt i shqyrtimit gjyqësor janë vendimet e dhëna nga Komisioni i Shërbimit Civil.

Sa më lart, Kolegji Givil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

105

Page 106: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/c tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.105, datë 13.03.2007 tё Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, datë 09.06.2011

106

Page 107: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01211-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1100 i Vendimit (312)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: “CONFEZIONE MANUELITO” SHPK, përfaqësuar nga Av.Alkida Shkoti

TË PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE FIER, në mungesëDREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TIRANË, në mungesëME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT-ZYRA VENDORE VLORË, në mungesë

OBJEKTI:1. Shfuqizimi i aktit administrativ,

akt konstatimi me nr.serial 0024148, datë 24.03.2010, si dhe të njoftim vlerësimit të detyrimit tatimor

nr.2820, prot. datë 24.03.2010 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier.2. Shfuqizimi i aktit administrativ të procesverbalit gjobë

me nr.serie 0021860, datë 27.07.2010, si dhe njoftim vlerësimit për detyrimin tatimor

nr.9839, datë 24.08.2010, si dhe të vendimeve nr.10112, datë 29.10.2010

dhe nr.10227, datë 08.11.2010 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Baza Ligjore: Ligji nr.9920, datë 19.05.2008 dhe Udhëzimi nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”,

neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.574 regj.them., datë 01.04.2011, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

107

Page 108: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Tiranë dhe të Avokaturës së Shtetit – Zyra Vendore Vlorë për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kërkimit të palës paditëse “Confezione Manuelito” sh.p.k Fier për “shfuqizimi i aktit administrativ të proçesverbalit gjobë me nr.serie 0021860, datë 27.07.2010, si dhe njoftim vlerësimit për detyrimin tatimor nr.9839, datë 24.08.2010, refuzuar shqyrtimi i ankimit nga Drejtori e Apelimit Tatimor me vendimin nr.10227, datë 08.11.2010.2. Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë dhe të Avokaturës së Shtetit – Zyra Vendore Vlorë për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kërkimit të palës paditëse “Confezione Manuelito” sh.p.k Fier për “Shfuqizimi i aktit administrativ, akt konstatimi me nr.serial 0024148, datë 24.03.2010, si dhe të njoftim vlerësimit të detyrimit tatimor nr.2820, prot. datë 24.03.2010, refuzuar shqyrtimi i ankimit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor me vendimin nr.10112, datë 29.10.2010 dhe vazhdimin e gjykimit për këtë kërkim.

Kundër vendimit nr.574 regj.them., datë 01.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier është bërë ankim nga Avokatura e Shtetit - Zyra Vendore Vlorë dhe pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, duke pretenduar:

- Akti administrativ është paraqitur pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor jashtë afatit 30-ditor të përcaktuar nga ligji. Kjo do të thotë se ai ka qenë dakord me këtë akt administrativ pasi nuk e ka ankimuar atë në kohë në rrugë administrative.

- Gjykata e rrethit ka gabuar në vlerësimin e saj duke quajtur të rregullt pretendimin e palës paditëse se vërteton se ka marrë dijeni për njoftim vlerësimit të detyrimit tatimor nr.2820, datë 12.05.2010 me anë të shënimit të bërë në zarfin postar, pasi në atë shënim të bërë nuk është vula e Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier.

Pala paditëse “Confezione Manuelito” sh.p.k Fier ka paraqitur kundër ankim, duke parashtruar:

- Për detyrimin e parashikuar në njoftim vlerësimit të detyrimit tatimor nr.2820, prot. kemi marrë njoftim më datë 18.06.2010 krejt rastësisht. Ai nuk na është njoftuar për shkak të adresës së pasaktë. Kjo pasaktësi nuk qëndron, pasi njoftimet e tjera kanë ardhur gjithmonë në adresën tonë të deklaruar në zyrën e tatimeve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dhe pasi analizoi dhe diskutoi

çështjen në tërësi,

V Ë R E NI. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, pala paditëse, Shoqëria “Confezione Manuelito” sh.p.k. Fier, është shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar dhe është regjistruar si person juridik më datë 01.09.2009, me objekt të veprimtarisë “import-eksport të veshjeve të ndryshme, prodhim veshjesh dhe konfeksionimin e tyre në ambientet e tij”.

2. Nga ana e paditur, Drejtoria Rajonale Tatimore Fier, janë ushtruar disa kontrolle pranë palës së paditur si subjekt privat dhe janë përpiluar procesverbalet përkatëse.

3. Nga pala e paditur janë nxjerrë: 1-procesverbali i gjobës me Nr.0011228, datë 23.03.2010, për mosdeklarimin e dy punonjësve, në shumën 200000 lekë; 2- akt konstatimi

108

Page 109: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.0024148, datë 24.03.2010 për mos deklarim të 29 punonjësve dhe mbi këtë bazë është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.2820, datë 24.03.2010, sipas të cilit personi juridik, pala paditëse rezulton debitore ndaj palës së paditur në shumën 2.500.000 lekë; 3- njoftim vlerësimi tatimor nr.9840, datë 24.08.2010, ku pala paditëse figuron debitore në shumën 200.000 lekë, në bazë të kontrollit datë 23.06.2010, ku është konstatuar mos deklarim i dy punonjësve; 4- akt konstatimi Nr.0035850 dhe procesverbali i gjobës Nr.0021860, datë 27.07.2010 në shumën 100.000 lekë, nxjerrë në bazë të kontrollit datë 27.07.2010, njoftim i cili palës paditëse i është komunikuar më datë 24.08.2010.

4. Mbi ankimin e palës paditëse, Shoqëria “Confezione Manuelito” sh.p.k. Fier, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë, me vendimin nr.10112, datë 29.10.2010, ka vendosur refuzimin shqyrtimin e ankimit, për aktin administrativ njoftim vlerësimi tatimor nr.2820, datë 21.02.2010, për shkak se nuk është respektuar afati ligjor për bërjen e ankimit.

5. Po mbi ankimin e palës paditëse, me objekt shfuqizimin e akt konstatimit Nr.003850, datë 27.07.2010, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë, me vendimin nr.10227, datë 08.11.2010, ka refuzuar ankimin për shkak se mungon akti administrativ objekt ankimi, njoftim vlerësimi për detyrimet.

6. Pala paditëse, me pretendimin se njoftim për detyrimin e caktuar me akt konstatimin nr.0024148, datë 24.03.2010 dhe njoftim vlerësimi tatimor nr.2820, datë 21.02.2010, ka marrë zyrtarisht më datë 18.06.2010 dhe ankimin e ka ushtruar më datë 17.07.2010 dhe, sapo është vënë në dijeni të tij, e ka ankimuar atë në rrugë administrative, por Drejtoria e Apelimeve, duke vepruar në kundërshtim me ligjin nr.9986, datë 11.09.2008 dhe Kodin e Procedurave Adminitrative (neni 146), ka vendosur refuzimin shqyrtimin e ankimit, për shkak se nuk është respektuar afati ligjor për bërjen e ankimit, ndërsa për pjesën tjetër të akteve të palës së paditur të kundërshtuara në padi, pala paditëse ka pretenduar se nuk kishte asnjë pengesë ligjore, që edhe pse prej palës së paditur nuk ishte zgjidhur çështja në themel, t’i drejtohet gjykatës.

7. Mbi kërkimin e palës së paditur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin datë 01.04.2011, ka nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor çështjen për kundërshtimin e akteve, procesverbali i gjobës Nr.0021860, datë 27.07.2010 dhe njoftim vlerësimi për detyrimin tatimor Nr.9839, datë 24.08.2010, si çështje që nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, por në atë administrativ dhe ka rrëzuar kërkesën e palës së paditur për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor për kërkimin e palës paditëse, shfuqizimin administrativ akt konstatimi Nr.0024148, datë 24.03.2010; njoftim vlerësimi tatimor nr.2820, datë 24.03.2010, duke vazhduar gjykimin e çështjes për këtë pjesë.

7.1. Gjykata, duke cituar nenet 106 e 108 të të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimin nr.24, datë 02.09.2008, ka arritur në përfundimin se: “... pala paditëse nuk ka ezauruar ankimimin administrativ në përputhje me ligjin për ato akte të kundërshtuara për të cilat pala e paditur ka vendosur refuzimin e shqyrtimit, me arsyen e mospërmbushjes së detyrimit të palës paditëse për paraqitjen e dokumentacionit të plotë” dhe për pjesën që ka refuzuar nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes ka arsyetuar se: “... gjykata çmon se provohet në gjykim se pala paditëse i ka ndjekur rregullisht shkallët e apelimit administrativ..... dhe se qëndrojnë parashtrimet e palës paditëse se ka marrë dijeni rastësisht për ekzistencën e këtij detyrimi ...”.

8. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim pala e paditur dhe Avokatura e Shtetit, me të cilin kërkojnë prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për pikën 2 të dispozitivit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor për atë pjesë.

109

Page 110: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

II. Ligji i zbatueshëm

9. Dispozitat e ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimi nr.24, datë 02.09.2008.

9.1. Neni 106/1-3 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008:“1. Tatimpaguesi mund të ankimojë kundër çdo njoftim vlerësimi, çdo vendimi që

ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkese për rimbursim ose lehtësim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv të posaçëm tatimor, në lidhje me tatimpaguesin.

2. Ankimi bëhet me shkrim dhe në formën e parashikuar në zbatim të këtij ligji, me udhëzim të Ministrit të Financave.

3. Tatimpaguesi e dorëzon ankimin në drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur vlerësimi ose vendimi i administratës tatimore është marrë ose vlerësohet të jetë marrë nga tatimpaguesi.

9.2. Neni 108/1, 3-5 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “1. Drejtoria e apelimit tatimor shqyrton ankimin tatimor dhe merr vendim në bazë të provave dhe të argumenteve të paraqitura nga tatimpaguesi dhe administrata tatimore.

3. Drejtoria e apelimit, pas shqyrtimit të ankimit, vendos:a) lënien në fuqi të aktit, objekt ankimi dhe rrëzimin e ankimit; b) shfuqizimin/revokimin e aktit, objekt ankimi;c) ndryshimin e aktit, objekt ankimi, duke e pranuar pjesërisht ankimin. 4. Tatimpaguesi ka të drejtë ta paraqesë personalisht çështjen para drejtorisë së

apelimit tatimor ose të caktojë një person për ta përfaqësuar para kësaj drejtorie.5. Barra e provës, për të vërtetuar se një vlerësim tatimor ose vendim është i pasaktë,

bie mbi tatimpaguesin. 9.3. Neni 109/2-3 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: “2. Tatimpaguesi mund ta

kundërshtojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim. Nëse drejtoria e apelimit tatimor nuk shprehet brënda tre muajve nga data e marrjes së ankimit, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërdrejt në gjykatë.

3. Administrata tatimore, e cila ka nxjerrë vendimin administrativ, objekt ankimi, mund ta apelojë vendimin e drejtorisë së apelimit tatimor në gjykatë, brënda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni për këtë vendim”.

9.4. Udhëzimi nr.24, datë 02.09.2008, pika 106.2.6: “Ankimi duhet të bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur akti administrativ është marrë ose konsiderohet të jetë marrë, afati shtyhet në ditën pasardhëse të punës nëqoftëse dita e fundit e afatit bie ditë pushimi apo festë zyrtare. Administrata tatimore gjykon që tatimpaguesi e merr njoftimin që i dërgohet tatimpaguesit brenda shtatë ditëve kalendarike pas ditës së dërgimit. Data e dërgimit konsiderohet data e pranimit të dokumentit nga shërbimi postar”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

10. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga i padituri dhe Avokatura e Shtetit nuk përmban shkaqe ligjore që të justifikojnë cënimin e vendimit datë 01.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me të cilin, në pikën “2“ të tij, është refuzuar nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes.

11. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

12. Ky Kolegj konstaton se gjykata e rrethit gjyqësor, pasi ka verifikuar pretendimet e palës paditëse në lidhje me mosmarrjen në shqyrtim të ankimit nga Drejtoria e Apelimit Tatimor për shkak të kalimit të afatit të ankimit administrativ, ka konkluduar se pala paditëse

110

Page 111: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

ka plotësuar kërkesat e nenit 106 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, dhe ka shteruar brenda afatit rrugën administrative të ankimit dhe për rrjedhojë nuk ka nxjerrë çështjen objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen të mbështetur në ligj përfundimin e arritur nga gjykata se subjekti ankues, pala paditëse ka respektuar afatin ligjor prej 30 ditë nga marrja njoftim për paraqitjen e ankimit kundër akteve të nxjerra nga Drejtoria Rajonale Tatimore Fier.

14. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky Kolegj evidenton se pala paditëse ka plotësuar kërkesat e nenit 106 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

14.1. Për rastin konkret konstatohet se pala paditëse në lidhje me detyrimet e pasqyruara në akt konstatimi Nr.0024148. datë 24.03.2010 dhe njoftim vlerësimi tatimor nr.2820, datë 24.03.2010, nuk ka marrë dijeni më datë 12.05.2010, datë kur pretendon pala e paditur se është vënë në dijeni me postë pala paditëse. Pala paditëse ka provuar me zarfin e paraqitur në gjykatë se në datën 13.05.2010, nga shërbimi postar është vënë shënimi “nuk njihet” dhe po mbi zarf gjendet shënimi “marrë te tatimet më datë 18.06.2010”. Njoftimi është marrë rastësisht nga një punonjëse e palës paditëse, e cila kishte shkuar të kryente veprime pranë palës së paditur. Ankimi administrativ i paraqitur nga pala paditëse mban datën 17.07.2010, pra brenda afatit 30 ditor të përcaktuar në nenin 106 të ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, sipas të cilit tatimpaguesi e dorëzon ankimin në drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur vlerësimi ose vendimi i administratës tatimore është marrë ose vlerësohet të jetë marrë nga tatimpaguesi.

15. Përmbushja e kërkesave të ligjit nga tatimpaguesi ankues, sjell detyrimin e organit administrativ të shqyrtojë në themel ankimin administrativ. Në rrethana të tilla, kur tatimpaguesi ka plotësuar kërkesat e dispozitave edhe gjykata nuk ka pengesë ligjore të shqyrtojë në themel padinë.

16. Për rrjedhim, edhe në çështjen objekt gjykimi ndjekja e apelimit administrativ çmohet se është shteruar për shkak të respektimit të ligjit nga vetë ankuesi.

17. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2886, datë 13.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është vendosur nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor e çështjes me nr.7232/1613 Akti, datë 18.03.2010, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lënien në fuqi të vendimit nr.574 Akti, datë 01.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Fier.

Tiranë, më 09.06.2011

111

Page 112: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11112-01605-00-2007 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1414 i Vendimit (313)

VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 09.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: THOMA LLAMBRO TË PADITUR: ANGJELINA LLAMBRO

VASILIKA LLAMBRO ATHINA LLAMBRO LLAZI LLAMBRO VITORI LLAMBRO JANAQ LLAMBRO KRISTAQ LLAMBROANILA LLAMBRO

OBJEKTI:Pjesëtim pasurie.

Baza Ligjore: Neni 207 i K.Civil dhe neni 369 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.899, datë 17.05.2004 ka vendosur:Lejimin e pjesëtimit të një sipërfaqeje trualli prej 2525 metër katror, të ndodhur në Lagjen Skelë Vlorë, në zonën kadastrale 8602, me numër pasurie 12/320 me kufizimet përkatëse:V - Kozma GegaJ - Rruga e Veiz BreshaniL - Mehmet Brezani, Rruga “B.Sina”P - Rruga e aneksit të futbollit, ku paditësi Thoma Llambro do të marrë 1/6 pjesë ideale.I padituri Llazi Llambro 4/6 pjesë ideale E paditura Vitori Llambro 1/24 pjesë idealeI padituri Janaq Llambro 1/24 pjesë ideale I padituri Kristaq Llambro 1/24 pjesë idealeE paditura Anila Llambro 1/24 pjesë ideale.

112

Page 113: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.26, datë 25.04.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr. 899 datë 17.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Vlorë përsa i përket lejimit të pjestimit të truallit me sipërfaqe 2525 metër katror, të ndodhur në Lagjen Skelë Vlorë me kufizimet përkatëse.Ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër, duke lejuar pjestimin e këtij trualli midis Thoma, Angjelina, Vasilika, Athina, Llazi, Janaq, Kristaq e Anila Llmabro, ku paditësat Thoma, Angjelina, Vasilika, Athina e Llazi Llambro do të marrin nga 1/6 pjesë dhe Janaq, Kristaq e Anila Llambro do të marrin nga 1/4 e 1/6 pjesë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Proçedurës Civile, ka ushtruar rekurs Llazi Llambro, duke pretenduar se:

- Është shkelur neni 200/c i Kodit Civil, në të cilin parashikohet se çdo bashkëpronar ka të drejtë të tjetërsojë ose të disponojë në çdo mënyrë tjetër pjesën e tij në sendin e përbashkët, por kur ky është një send i paluajtshëm, mund ta shesë pjesën e tij vetem duke respektuar të drejtën e parablerjes që kanë bashkëpronarët e tjerë sipas nenit 204 të këtij Kodi.

- Nuk ndodhemi përpara bashkëpronësisë në tërësi por përpara bashkëpronësisë në pjesë, ku në bazë të nenit 200, çdo bashkëpronar mund të tjetërsojë ose disponojë në çdo mënyrë tjetër pjesën e tij në sendin e përbashkët, gjë që parashikohet në nenin 200 të K.Civil.

- Në këtë rast pavlefshmëria e veprimit juridik të heqjes dorë nga pronësia në dobi të të paditurit Llazi nga ana e të paditurës Angjelina nuk passjell pavlefshmërinë në tërësi të të gjithë deklaratës noteriale që përmban dhe dy veprime jurdike për heqje dorë nga pronësia në dobi të të paditurit Llazi nga ana e të paditurave Athina dhe Vasilika.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; avokatin Arian Salati, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit; avokaten Hanëme Bakia, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NI. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se palët ndërgjyqëse janë në marrëdhënie të posaçme motra dhe vëllezër dhe trashëgimtarët ligjorë të trashëgimlënësit Nasi Llambro.

2. Në këtë cilësi palët kanë trashëguar një sipërfaqe trualli prej 2525 metër katrorë të ndodhur në Skelë të Rrethit të Vlorës, e cila është kthyer me vendimin nr.26, datë 30.09.2002 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Qarkut Vlorë. Pronësia e mësipërme është rregjistruar pranë Z.R.P.P. Vlorë në emër të gjithë trashëgimtarëve me nr.pasurie 12/320, datë 23.01.2003.

3. Në pamundësi të pjestimit vullnetar të pronës objekt konflikti, paditësi Thoma Llambro i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar pjestimin e sendit sipërfaqe trualli prej 2525 metër katror në pjesë të barabarta nga 1/6 pjesë për të gjitha palët, ndërsa të paditurit Vitori, Janaq, Kristaq e Anila Llambro të përfitojnë nga 1/4 e 1/6 pjesë, pasi hyjnë me zëvëndësim në pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit Sotir Llambro.

113

Page 114: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

4. I padituri Llazi Llambro nga ana e tij ka pretenduar 4/6 pjesë ideale të pasurisë mbi sendin objekt pjesëtimi, me arsyetimin se të paditurat Athina, Vasilika e Angjelina Llambro kanë hequr dorë nga pjesët takuese në bashkëpronësi në favor të tij përmes dy deklaratave noteriale respektivisht të vitit 1998 dhe 2003.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.899, datë 17.05.2004 ka vendosur: “Lejimin e pjesëtimit të një sipërfaqeje trualli prej 2525 metër katror, të ndodhur në lagjen Skelë Vlorë, në zonën kadastrale 8602, me numër pasurie 12/320 me kufizimet përkatëse: ku paditesi Thoma Llambro do të marrë 1/6 pjesë ideale; i padituri Llazi Llambro 4/6 pjesë ideale; e paditura Vitori Llambro 1/24 pjesë ideale; i padituri Janaq Llambro 1/24 pjesë ideale; i padituri Kristaq Llambro 1/24 pjesë ideale dhe e paditura Anila Llambro 1/24 pjesë ideale.”

6. Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arritur duke arsyetuar se: “Në lidhje me numrin, pjesët takuese të secilit për të cilët palët kanë kontestime dhe për të cilin u zhvillua një hetim i gjatë i çështjes gjykata çmon se të paditurit Athina, Vasilika e Angjelina Llambro nuk mund të jenë bashkëpjestare në pjesëtimin e kësaj pasurie, pasi ato me vullnetin e tyre të lirë kanë hequr dorë nga trashëgimia e trashëgimlënësit Nasi Llambro e për rrjedhojë edhe nga pjesëtimi i pasurisë objekt gjykimi”.

7. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.26, datë 25.04.2007 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.899, datë 17.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Vlorë përsa i përket lejimit të pjestimit të truallit me sipërfaqe 2525 metër katror, të ndodhur në Lagjen Skelë Vlorë me kufizimet përkatëse. Ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër, duke lejuar pjestimin e këtij trualli midis Thoma, Angjelina, Vasilika, Athina, Llazi, Janaq, Kristaq e Anila Llmabro, ku paditësat Thoma, Angjelina, Vasilika, Athina e Llazi Llambro do të marrin nga 1/6 pjesë dhe Janaqi, Kristaqi e Anila Llambro do të marrin nga 1/4 e 1/6 pjesë.

8. Në marrjen e këtij vendimi kjo gjykatë ka arritur duke arsyetuar se: “Duke mos u respektuar këto kërkesa të domosdoshme ligjore e procedurale, heqja dorë në formën e përmendur nuk është ligjore, ndaj gjykata e faktit pa vend e ka pranuar se të paditurat kanë hequr dorë nga trashëgimia...”.

Ligji i zbatueshëm

9. Ligji nr.8588 datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

10. Neni 12 i ligjit nr.8588, datë 15.03.2000, në të cilin përcaktohet se:“Kolegjet e Gjykatës së Lartë gjykojnë ankimet për çështje gjyqësore sipas rregullave

të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Procedurës Penale”.11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, neni 442: “Mjetet për t'u ankuar ndaj

vendimeve të gjykatave janë:Ankimi në gjykatën e apelit, rekursi në Gjykatën e Lartë, kërkesa për rishikim”.

12. Neni 442/b: “Rekursi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë ose të apelit në Gjykatën e Lartë, sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod”.

13. Neni 472: “Vendime ndaj të cilave mund të ushtrohet rekurs” Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur:

a) nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji; b) ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi)”.14. Neni 207: “Pjesëtimi i sendit të përbashkët kryhet me marrëveshjen e të gjithë

bashkëpronarëve. Kur sendi është i paluajtshëm marrëveshja duhet të bëhet me akt noterial. Kur kjo marrëveshje nuk është arritur, pjesëtimi i sendit kryhet me anë të gjykatës, duke u thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e

114

Page 115: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit”.

15. Neni 191 i K.Civil: “Pronësia humbet kur fitohet nga një tjetër ose kur hiqet dorë prej saj.

Heqja dorë nga pronësia mbi pasuritë e paluajtshme në dobi të një tjetri, është e vlefshme kur bëhet me akt noterial e regjistrohet”.

16. Neni 333: “Heqja dorë nga trashëgimi duhet të bëhet me deklaratë të shkruar, që regjistrohet në gjykatën e rrethit të vendit ku është çelur trashëgimi, ose me gojë në një procesverbal gjyqësor. Heqja dorë mund të bëhet edhe me anë përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme”.

II. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

17. Rekursi i paraqitur nga i padituri Llazi Llambro përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë nr.26, datë 25.04.2007 që ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së rrethit përsa i përket lejimit të pjestimit të truallit dhe e ka ndryshuar atë vendim lidhur me pjesët takuese të secilit prej palëve duhet të prishet.

18. Nga shqyrtimi i akteve të administruara dhe të marra në shqyrtim, të cilat gjenden në dosjen gjyqësore, ka rezultuar se palët ndërgjyqëse janë motra e vëllezër dhe mbesat (vajzat e të paditurës Athina Llambro (Imeraj), të cilat hynë në gjykim pas administrimit të dëshmisë së trashëgimisë testamentare dhe kalimit procedural).

19. Palët janë trashegimtare ligjorë të të ndjerit Nasi Llambro, vërtetuar se ka vdekur më datë 7 Janar 1981, të cilit me vendimin e K.K.K.Pronave të Qarkut Vlorë nr.26, datë 30.09.2002 i është njohur dhe kthyer një truall me sipërfaqe 2525 m2 e ndodhur në qytetin e Vlorës, me vendndodhjen dhe kufizimet e përcaktuara në vendim, të cilin e kanë regjistruar dhe në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

20. Prona është regjistruar në emër të të gjithë palëve në pjesë të barabarta, por më vonë dhe konkretisht në datë 03.03.2003, në regjistrin hipotekor të kësaj Zyre janë pasqyruar ndryshime si të bashkëpronarëve dhe pjesëve takuese të kësaj prone, ndryshime të kryera pas deklaratës noteriale për heqje dorë nga pronësia më datë 14.02.2003.

21. Sipas kësaj deklarate tre të paditurat Athina Ymeraj, Vasilika Rista dhe Angjelina Boduri kanë hequr dorë nga pjesa e tyre prej 1/6 secila mbi këtë truall në favor të të paditurit Llazi dhe në këtë mënyrë pjesa e këtij të fundit në rregjistrimet e Z.R.P.Paluajtshme ka ndryshuar nga 1/6 në 4/6.

22. Me padinë në gjykim paditësi Thoma Llambro, ka kërkuar pjestimin e sendit në bashkëpronësi, duke pretenduar barazinë e pjesëve midis ndërgjyqësave.

23. Nga ana tjetër i padituri Llazi ka pretenduar se pjesa e tij mbi bazën e deklaratës së përmendur më lart është rritur në 4/6.

24. Edhe të paditurat Athina, Angjelina e Vasilika e kanë kundërshtuar pjesëtimin, bazuar në regjistrimin e mëvonshëm në Z.R.P.Paluajtshme, me pretendimin se nuk është e vërtetë të kenë hequr dorë nga pjesa e tyre.

25. E paditura Angjelina ka pretenduar gjatë gjykimeve se në emër të saj në deklaratë ka nënshkruar e paditura tjetër Athina, mbi bazën e një prokure (prokura datë 13.02.2003 me nr.672/75), por nënshkrimi në këtë prokurë nuk ka qenë i saj e për pasojë deklarata është e pavlefshme.

26. Për të provuar pretendimin e të paditurës Angjelina, është marrë si provë dhe akti i ekspertimit grafik nr.4 datë 26.03.2004, në të cilin është konkluduar se nënshkrimi në prokurë nuk është i të paditurës Angjelina.

115

Page 116: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

27. Pra në lidhje me “Deklaratën për heqjen dorë nga bashkëpronësia” me nr.914/199, datë 14.02.2003, ajo është e pavlefshme për të paditurën Angjelina, pasi ajo është e falsifikuar te nëshkrimi i saj, pra nuk ka shprehur vullnetin e të paditurës.

28. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, e gjen të gabuar përfundimin e gjykatës së apelit, në të cilin thuhet se: “ deklarata noteriale e vitit 1998 është e pavlefshme, pasi nuk i referohet asnjë instituti të së drejtës, ndërsa deklarata e vitit 2003 është absolutisht e pavlefshme, pasi nuk përmban shfaqje të vullnetit prej deklarueseve”.

29. Kolegji arrin në këtë përfundim, pasi deklarata e vitit 2003 nuk mund të jetë e pavlefshme në tërësinë e saj, pra edhe në lidhje me të paditurat Athina e Vasilika, pasi ato rezultojnë se e kanë shprehur vullnetin e tyre, madje rishprehur, pasi e kanë shprehur në deklaratën e vitit 1998.

30. Në dosje gjendet edhe një vendim i pushimit të çështjes ku të paditurat Athina e Vasilika shpalljen si të pavlefshme të deklaratës noteriale të datës 14.02.2003, duke pretenduar se u ishte marrë me mashtrim.

31. Kolegji gjen të pabazuar përfundimin në lidhje me deklaratën e vitit 1998, duke çmuar se gjykata e rrethit ka arsyetuar në mënyrë të plotë e ligjore ekzistencën e vullnetit të të paditurave në deklaratën e vitit 1998, ku ato deklarojnë se heqin dorë nga pjeset e tyre, nga pronësia që trashëgojnë nga babai i tyre, që është një truall. Pra problemi i heqjes dorë është zgjidhur me këtë deklaratë.

32. Duke qenë se me deklaratën e vitit 1998, deklarueset (të paditurat) kanë hequr dorë nga trashëgimia, veprimet janë kryer konform ligjit, kështu që pjesët e tyre i kanë kaluar të paditurit Llazi. Të paditurat duke nënshkruar këtë deklaratë, të cilën në bazë të nenit 339 të K.Civil nuk mund ta sh’fuqizojnë më pas, kanë humbur çdo të drejtë trashëgimore dhe në këto kushte në vitin 2002 nuk mund të kryenin asnjë disponim tjetër, ashtu siç rezulton se kanë vepruar me deklaratën e vitit 2003, pasi nuk mund të dispononin për një të drejtë që nuk e kishin më.

33. Përsa u tha më lart, gjykata e apelit, e cila ka përfshirë në pjestim të gjithë palët ndërgjyqësa dhe në përfundim ka ndryshuar vendimin e gjykatës së rrethit, duke lejuar pjestimin midis palëve duke marrë nga 1/6 pjesë paditësi dhe gjithë të paditurit motra e vëllezër të tij dhe 1/6 pjesë së bashku trashëgimtarët e Sotir Llambros, ka vepruar gabim, duke gjetur të mbështetur në ligj vendimmarrjen e gjykatës së rrethit, në lidhje me pjesëtimin e sendit, rrethin e bashkëpronarëve dhe pjesët e tyre takuese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485, pika “b” të K.Pr.Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.26, datë 25.04.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi

të vendimit nr.899, datë 17.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Tiranë, më 09.06. 2011

116

Page 117: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11111-01757-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1233 i Vendimit (314)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesGani Dizdari AnëtarFatos Lulo AnëtarAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në datën 14.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ANA MITRO (VEVEÇKA), e bija e Jorgjit, e vtl.1937, banuese në Durrës.FOTAQ KONOMI, i biri i Ksenofonit,i vtl.1937, banues në Vlorë.VASILLAQ GOXHOMANI, i biri i Kristaqit, i vtl.1932, banues në Berat.ELENI MIMA, e bija e Konstandinit,e vtl.1946, banuese në Tiranë.

NDËRHYRËS KRYESORË: POLIKSENI MIMA, e bija e Konstandinit, banuese në Athinë.MARJETA MIMA, e bija e Vasilit, e vtl.1953, banuese në Tiranë.

TË PADITUR: AGJENCIA KOMBËTARE E KTHIMIT DHE E KOMPENSIMIT TË PRONAVE.ZYRA RAJONALE E KTHIMIT DHE E KOMPENSIMIT TË PRONAVE, QARKU DURRËS.

OBJEKTI:Ndryshimi i vendimeve:

1) Nr.384, datë 04.01.2008, Z.R.K.K.P. të Qarkut Durrës dhe nr.1070, datë 24.09.2008 të A.K.K.Pronave Tiranë,

duke njohur të drejtën e pronësisë dhe duke kthyer në natyrë, një tokë me sipërfaqje 1.575.900 m2.

2) Nr.380, datë 28.12.2007 të Z.R.K.K.K.Pronave të Qarkut Durrës dhe nr.1069, datë 24.09.2008, të A.K.K.Pronave Tiranë, duke njohur të drejtën e pronësisë dhe kthyer në natyrë,

një tokë me sipërfaqe 1.820.000 m2.

117

Page 118: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

3) Nr.379, datë 28.12.2008, Z.R.K.K.Pronave të Qarkut Durrës dhe nr.1071, datë 24.09.2008, të A.K.K.K.Pronave Tiranë,

duke njohur të drejtën e pronësisë dhe duke kthyer në natyrë, një tokë me sipërfaqje 25.597.200 m2.

Baza Ligjore: Nenet 18/1, 3 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar,

nenet 32, 202, 206/b të K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.2653, datë 05.10.2009, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesë padisë së paditësave, Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima dhe të ndërhyrësave kryesorë, Polikseni Mima e Marjeta Mima.2. Ndryshimin e Vendimit nr.384, datë 04.01.2008 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Durrës dhe Vendimit nr.1070, datë 24.09.2008 të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, si më poshtë:a) U njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve ligjorë të ish pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Konstandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi dhe Sllava Ljubica Maria Amalia Llampo, mbi një sipërfaqe toke 1.575.900 m2 (157.59 ha), prona “A” e ndodhur në fshatin Hamallaj Durrës, Zona Kadastrale nr.1925, Indeksi i hartës K - 34 - 88 - (144 - B, 129 - A, 129 - B), e kufizuar:Veri Pasuria nr.20/1, 21/9Jug Vija ndarëse e fshatit RrushkullPerëndim Bregu i detit AdriatikLindje Pasuria nr.134 (kanal)(e pasqyruar me ngjyrë rozë në hartën që i bashkëngjitet aktit të ekspertimit).Nga kjo sipërfaqe:b) U kthehet në natyrë sipërfaqja e lirë 1.507.500 m2 (150.75 ha), e ndodhur brenda pronës “A” me kufizimet:Veri Pasuria nr.20/1, 21/9Jug Vija ndarëse e fshatit RrushkullPerëndim Bregu i detit AdriatikLindje Pasuria nr.134 (kanal)(e pasqyruar me ngjyrë rozë në hartën që i bashkëngjitet aktit të ekspertimit).c) U kompensohet sipërfaqja e zënë 68.400 m2 (6.84 ha), në bazë të nenit 11/15 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar.3. Ndryshimin e vendimit nr.380, datë 28.12.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Durrës dhe Vendimit nr.1069, datë 24.09.2008 të Agjensisë së Kthimit Kompensimit të Pronave Tiranë, si më poshtë:a) U njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve ligjorë të ish pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Konstandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi dhe Sllava Ljubica Maria Amalia Llampo, mbi një sipërfaqe toke 1.647.000 m2 (164.70 ha ), prona “B”, e ndodhur në fshatin Hamallaj Durrës, Zona Kadastrale - nr.1925, Indeksi i hartës-K - 34 - 88 (144 - B, 146 - A, 129 - D, 161 - B ), e kufizuar:

118

Page 119: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Veri Pasuritë nr.20/1, 133/2Jug Vija ndarëse e fshatit RrushkullPerëndim Pasuria 134 (kanal )Lindje Pasuritë nr.133/2, 137, 49, 146, 187(e pasqyruar me ngjyrë portokalli në hartën që i bashkëngjitet aktit të ekspertimit).

Nga kjo sipërfaqe:

b) U kthehet në natyrë sipërfaqja e lirë 1.505.400 m2 (150.54 ha) e ndodhur brënda pronës “B” me kufizimet:Veri Pasuritë nr.20/1, 133/2Jug Vija ndarëse e fshatit RrushkullPerëndim Pasuria 134 (kanal)Lindje Pasuritë nr.133/2, 137, 49, 146, 187(e pasqyruar me ngjyrë portokalli në hartën që i bashkëngjitet aktit të ekspertimit).

c) U kompensohet sipërfaqja e zënë 144.200 m2 (14,42 ha) në bazë të nenit 11/15 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar.

4. Ndryshimin e Vendimit nr.379, datë 28.12.2007 të Zyrës Rajonale të A.K.K.P.-së të Qarkut Durrës dhe nr.1071, datë 24.09.2008 të A.K.K.P.-së Tiranë dhe:

a) U njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve ligjorë të ish pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Konstandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi dhe Sllava Ljubica Maria Amalia Llampo, mbi një sipërfaqe toke 22.294.100 m2 (2229.41 ha), prona “C”, e ndodhur në fshatin Rrushkull, Zona Kadastrale nr.3241, Indeksi i hartës - e pa përcaktuar pasi zona është jashtë sistemit të Z.V.R.P.P. Durrës, e kufizuar:

Veri Pronat “a” dhe “b” dhe pasuria nr.87/1Jug Lumi Erzen dhe pasuritë nr.138, 134, 137, 130, 41/1,

42/1, 42/2, 45.Perëndim Bregu i detit AdriatikLindje Pasuritë nr.1, 2, 3, 4, 5, 24, 45, 49, 50, 138, 139,

140(e pasqyruar me ngjyrë jeshile në hartën që i bashkëngjitet aktit të ekspertimit).

Nga kjo sipërfaqe:

b) U kthehet në natyrë sipërfaqja e lirë 8.263.500 m2 (826,35 ha), e ndodhur brënda pronës “C”, me kufizimet:Veri Pronat “a” dhe “b” dhe pasuria nr.87/1Jug Lumi Erzen dhe pasuritë nr.138, 134, 137, 130, 41/1,

42/1, 42/2, 45.Perëndim Bregu i detit AdriatikLindje Pasuritë nr.1, 2, 3, 4, 5, 24, 45, 49, 50, 138, 139, 140(e pasqyruar me ngjyrë jeshile në hartën që i bashkëngjitet aktit të ekspertimit).

119

Page 120: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

c) U kompensohet sipërfaqja e zënë 14.030.600 m2 (140,306 ha) në bazë të nenit 11/15 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuard) Trashëgimtarëve ligjorë të ish pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Konstandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi dhe Sllava Ljubica Maria Amalia Llampo, në bazë të nenit 14 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 i ndryshuar, u njihet e drejta e parablerjes për godinat e ndërtuara brenda pronës “C”, në rast privatizimi (rep. ushtarak dhe 2 godinat shtetërore).5. Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë, marrë nga gjykata me vendim të ndërmjetëm në seancë gjyqësore të datës 09.09.2009.6. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurit.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.210, datë 14.05.2010, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2653 datë 05.10.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.Rrëzimin e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësat Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima, ndërhyrës kryesorë Polikseni Mima, Marieta Mima me objekt të padisë dhe ndërhyrjes kryesore: Ndryshimin e vendimeve:1. Nr.384, datë 04.01.2008, Z.R.K.K të Pronave të Qarkut Durrës, dhe nr.1070, datë 24.09.2008 te A.K.K.Pronave Tiranë, duke njohur të drejtën e pronësisë dhe duke kthyer në natyrë një tokë me sip. 1.575.900 m2.2. Nr.380, datë 28.12.2007, Z.R.K.K.Pronave të Qarkut Durrës dhe nr.1069, datë 24.09.2008 të A.K.K.Pronave Tiranë.3. Nr.379, datë 28.12.2008 të Z.R.K.K.Pronave të Qarkut Durrës dhe nr.1071 datë 24.09.2008 të A.K.K.Pronave Tiranë, si të pabazuar në ligj e prova.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës nr.210, datë 14.05.2010, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs pala paditëse Ana Mitro, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

- Pretendimet në rekurs mbi pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së apelit për shkelje proceduriale në lidhje me formimin e trupit gjykues.

- Gjykata e apelit riçeli hetimin gjyqësor kur ky i fundit ishte i panevojshëm, pasi gjykata mund të krijonte qartësisht bindjen e vet duke analizuar provat e administruara në proces në shkallë të parë. Edhe pse riçeli hetimin gjyqësor, provat e administuara në apel nuk ishin prova të reja dhe nuk sillnin fakte të reja.

- Gjykata e apelit ka interpretuar në mënyrë të gabuar provat e dosjes gjyqësore, në kundërshtim me nenet 16 dhe 29 të K.Pr.Civile.

- Gjykata e apelit arsyeton se paditësat nuk janë subjekte të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004; prona ka qenë e Miltiadh Shallvarit dhe trashëgimlënësat e paditësave nuk rezultojnë pronarë të pronës objekt konflikti, vendimi i gjyqit të paqit të vitit 1946 nuk rezulton se ka marrë formë të prerë dhe s’ka nënshkrime të sekretarit dhe gjyqtarit të çështjes. Këto përfundime janë plotësisht të gabuara, në kundërshtim me provat e dosjes gjyqësore dhe tregojnë për njëanshmëri të theksuar të gjykatës së apelit në favor të palës së paditur.

- Nga provat e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se trashëgimlënësit e paditësave me vendim të formës së prerë kanë fituar të drejtën e bashkëpronësisë me gruan e M.Shallvarit për pronën objekt konflikti dhe legjitimohen të ngrenë këtë padi në bazë të nenit 32/a të K.Pr.Civile, pasi kanë interes të ligjshëm në kërkimet e tyre për t’u

120

Page 121: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

njohur pronarë e për t’iu kthyer prona në pronësi të tyre në bazë të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", i ndryshuar, dhe VKM 747, datë 09.11.2006. Rezulton e provuar se trashëgimtarët e paditësave kanë pasur cilësinë si ish pronarë dhe se kjo pronë iu është marrë sipas akteve ligjore dhe nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose marrë në çdo mënyrë tjetër nga shteti në datë 29.11.1944. Gjithë sa më sipër është arsyetuar mjaft mirë e në përputhje me provat e dosjes gjyqësore dhe me ligjin në vendimin e shkallës së parë, por është rrëzuar në mënyrë absurde, në kundërshtim me ligjin, nga gjykata e apelit.

- Ligji 9235/2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronave", i ndryshuar, nuk e lidh aspak dhe asnjëherë, njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës me faktin në se pretenduesit ish pronarë e kanë poseduar apo jo pronën. Të paditurit kanë pasur një pronë, e cila deri në vitin 29.11.1944, nuk rezulton të jetë shitur apo tjetërsuar prej tyre. Ky fakt vërtetohet dhe nga nota e transkriptimit të Hipotekës Durrës nr.126, datë 29.05.1946 ku prona objekt konflikti që ishte marrë me enfiteozë nga shoqëria E.I.I.A. prej znj. Sllava Maria Ljubica Lampo konfiskohet e kalon në favor të shtetit shqiptar.

- Znj. Lampo nuk ishte pronare e vetme e pronës objekt konflikti, pasi siç e kemi sqaruar në pjesën më lart ku pasqyrohen faktet e çështjes, testamenti në bazë të së cilit Znj.Lampo kishte fituar të drejtën e pronësisë për pronën në fjalë u shpall i pavlefshëm me vendim të formës së prerë dhe trashëgimlënësit e paditësave u njohën bashkëpronarë të pronës.

- Ky vendim nuk është regjistruar në regjistrat hipotekorë të kohës, për arsye se, edhe siç është shënuar në dispozitivin e vendimit, regjistrimi në hipotekë në atë kohë pengohej nga zbatimi i Ligjit për Reformën Agrare nr.108, datë 29.08.1945. Ky vendim përbën një vendim gjyqësor për fazën e parë të pjestimit dhe nuk është vazhduar me ndarjen e pronës në natyrë midis bashkëpronarëve për efekt të zbatimit të ligjit për Reformën Agrare, i cili parashikonte shtetëzimin e të gjitha pronave dhe nuk kishte vend të vazhdohej me pjestimin e pronës në natyrë.

- Ky vendim i Gjyqit të Paqit rezulton të mos jetë ankimuar, siç arsyeton drejt edhe gjykata e shkallës së parë në vendimin e vet dhe siç konfirmohet nga provat e administruara në dosjen gjyqësore dhe si i tillë konsiderohet se ka marrë formë të prerë.

- Mosregjistrimi i këtij vendimi në regjistrat hipotekorë përkatës të kohës nuk është shkak ligjor për të konkluduar se pala nuk legjitimohet në kërkimet e saj, pasi nuk ka interes të ligjshëm, siç pretendon ankuesi. Kjo për arsyen e thjeshtë se regjistrimi i titullit të pronësisë në regjistrat publikë ka vetëm vlerë deklarative, njohëse dhe nuk ka vlerë krijuese.

- Nga një studim i thjeshtë i provave të dosjes gjyqësore rezulton më se e qartë se prona në fjalë ka qenë pikërisht e familjes Shallvari dhe e regjistruar në origjinë të saj në emër të M.Shallvarit.

- Duke u bazuar në provat e dosjes gjyqësore bashkëpronare të çiflikut Rrushkull janë Maria Ljubica Shallvari, Jorgji Veveçka, etj., të përcaktuar në vendimin gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 të Gjyqit të Paqit Durrës, i formuem me kolegj arbitrar nga ku rezulton se testamenti i lënë në favor të bashkëshortes së M.Shallvarit është i pavlefshëm për arsyet e shpjeguara në atë vendim. Si rrjedhojë, bashkëpronarët (trashëgimlënësit e paditësave) e kanë fituar pronësinë në momentin e çeljes së trashëgimisë, në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari në vitin 1933, e jo në vitin që vendimi i gjykatës së paqit ka marrë formë të prerë.

- Interpretimi që i bën Gjykata e Apelit Ligjit për Aplikimin e Kodit Civil të vitit 1929, kaptina II, neni 55 është i gabuar, pasi ky nen bën fjalë për të drejta zotnimi të të huajve mbi tokën bujqësore.

121

Page 122: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Kjo gjykatë pretendon se prona në momentin që është marrë nga shteti në 1946 ka qenë e shtetit?! Atëherë natyrshëm lind pyetja: Si është e mundur që shteti në vitin 1946 e ka sekuestruar këtë pronë (shih aktin e sekuestrimit, transkriptimin e sekuestrimit në hipotekë), kur nuk qe nevoja ta bënte meqë, sipas ankuesit, prona rezultonte në pronësi të shtetit.

- E vërteta është që në datën 02.03.1946 është marrë vendimi i Gjykatës së Paqit Durrës, me të cilin trashëgimlënësat e paditësave janë njohur bashkëpronarë të pronës me M.Lampo, të venë e M.Shallvarit, ndërkohë që shteti e ka sekuestruar këtë pronë më vonë dhe pasi trashëgimlënësit e paditësave kishin fituar të drejtat e tyre të pronësisë me vendim gjyqësor. Sekuestrimi është bërë në datën 29.05.1946.

- Gjykata e apelit gabon kur arsyeton se toka ka qenë e M.Lampos, e cila ka qenë shtetase e huaj dhe e ka mbajtur atë për më shumë se 7 vjet, çka do të thoshte sipas kësaj gjykate që nuk i lejohej sipas ligjit të sipërpërmendur.

- Sqarojmë se M.Lampo ka rezultuar si pronare e pronës në bazë të transkriptimit nr.527, datë 03.04.1940 të testamentit në hipotekë. Në vitin 1946 është sekuestruar prona dhe afati 7 vjeçar që referon ankuesi në Ligjin “Për Aplikimin e Kodit Civil” të vitit 1929, kaptina II, neni 55, nuk ka qenë plotësuar. Ndërsa Shoqëria e huaj E.I.I.A. e ka pasur në posedim pronën dhe jo në pronësi dhe gjithësesi nuk e ka mbajtur për 7 vjet (Kontrata e emfiteozës është transkriptuar në hipotekë në 1940 dhe sekuestrimi nga shteti i pronës është bërë në 1946). Edhe sikur të ishin plotësuar këto afate, me çfarë baze ligjore do kalonte prona nga i huaji tek shteti siç pretendon ankuesi? Baza ligjore që citon ankuesi ka të bëjë me një kufizim të së drejtës së zotnimit në atë kohë të tokës bujqësore nga të huajt, por nuk parashikon se kjo e drejtë i kalonte automatikisht shtetit.

- Për sa më sipër, paditësat janë subjekte të Ligjit nr.9235, datë dhe janë trashëgimtarë të ligjshëm të ish pronarëve të pronës së ndodhur në Rrushkull. Për të gjitha sa parashtruam më sipër vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet.

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka zbatuar me përpikmëri normat proceduriale duke zhvilluar një proces gjyqësor të rregullt, duke kryer një hetim të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes midis palëve ndërgjyqëse, duke u bazuar në provat e administruara rregullisht gjatë procesit dhe në ligj dhe vendimi i saj nr.2653, datë 05.10.2009 është i drejtë dhe i bazuar në prova dhe në ligj.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës nr.210, datë 14.05.2010, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs pala paditëse Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima, duke kërkuar prishjen e vendimit te Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

- Ky vendim ka cënuar të drejtën tonë për një "proces të rregullt gjyqësor" dhe na ka "mohuar të drejtën e pronësisë", duke rënë ndesh edhe me një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut).

- Përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt. - Gjykata nuk ka respektuar dispozitat proceduriale që bëjnë fjalë për "vendimet e

formës së prerë". Konkretisht, këtë qëndrim gjykata e apelit e ka mbajtur në raport me vendimin nr.52, datë 02.03.1946 të Gjykatës së Prefekturës Durrës, duke arsyetuar se ky vendim është trajtuar gabimisht si i mirëqenë, pasi nuk është regjistruar në hipotekë, nuk ka marrë formën e prerë dhe nuk është nënshkruar nga gjyqtari dhe nga sekretarja e çështjes dhe se gjykimi nuk është zhvilluar nga pronarët e pronës, sepse "de facto" prona ishte marrë nga Reforma Agrare.

122

Page 123: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Ky vendim, i shpallur në vitin 1946, krahas "pronësisë", ka deklaruar edhe "pavlefshmërinë e testamentit" dhe ka njohur trashëgimlënësat tanë si "trashëgimtarë" të ish-pronarit Miltjadh Shallvari.

- Gjykata e apelit arsyeton se ne nuk mund të përfitojmë nga ligji "Për K.K.Pronave ish-pronarëve" sepse prona nuk i është marrë trashëgimlënësave tanë, por personave që rezultonin pronarë në regjistrat e hipotekës, i referohemi nenit 2 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" që ka këtë përmbajtje: “Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të drejtën e pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore,…”.

- Argumenti i përdorur nga gjykata e apelit është se: prona nuk ka qenë e jona sepse me ligjet nr.12, datë 21.10.1943 dhe nr.36, datë 14.1.1945 "Mbi konfiskimin e pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë të ndodhura në Shqipëri", i është sekuestruar Shoqërisë italiane E.I.I.A.

- Gjykata e apelit ka gabuar sepse të dy këto ligje i ka interpretuar gabim, sepse, sipas këtyre janë sekuestruar "pronat" e Shoqërisë italiane E.I.A.A, por prona jonë nuk ka qenë asnjëherë pronë e kësaj shoqërie.

- Eshtë e vërtetë se kjo shoqëri e ka përdorur pronën tonë, por në kushtet e "enfiteozës", e cila është një kontratë që nuk kalon pronësinë, d.m.th. se prona jonë nuk ka qenë asnjëherë pronë e huaj (italiane apo gjermane), që të prekej nga ligji i lartpërmendur.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës nr.210, datë 14.05.2010, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs ndërhyrësit kryesorë Polikseni Mima dhe Marjeta Mima, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

- Nga libri nr.10 i Kadastrës, faqet 21, 22, 23, 24, datë 19.8.1919, numrat 31 deri në 56, del se të gjithë pronat e kërkuara nga ne kanë qenë të Miltiadh Shallvarit, të cilin e kanë trashëguar të gjithë trashëgimlënësit tanë.

- Është e vërtetë se me testamentin e datës 08.05.1929 ky ia ka lënë këto prona bashkëshortes së tij Sllava Ljubica Maria Amalia Lampos dhe deri këtu janë ndalur A.K.K.P.- të, në qark e në qendër, kur kanë konkluduar se prona ka qenë vetëm e kësaj, por ky testament është kundërshtuar për "pavlefshmëri" nga trashëgimlënësat tanë dhe Kolegji Arbitror pranë Gjykatës së Prefekturës Durrës, me vendimin nr.52, datë 02.03.1946, duke e pranuar kërkesën, e shpalli "testamentin absolutisht të pavlefshem" dhe njohu si bashkëpronarë të pronave, krahas Maria (Lubica) Shallvarit, edhe trashëgimlënësat tanë, Jorgji Veveçkën, Sofija Kolean, Kostandin Mimen, trashëgimtarët e Evdhoqia Goxhomanit dhe Ariadhni Konomin.

- Sqarojmë se konflikti për pavlefshmërinë e testamentit dhe për njohjen si trashëgimtarë të Miltiadh Shallvarit edhe të trashëgimlënësave tanë ka filluar që në vitin 1933 (e thotë paragrafi i dytë i fletës 2 të vendimit), ndërsa kundërshtimi i testamentit u bë në vitin 1940 (e thotë "Nota e transkriptimit nr.465, datë 20.02.1940”).

- A ka sjellë ndonjë efekt vendimi nr.52, datë 02.03.1946 të Kolegjit Arbitror pranë Gjykatës së Prefekturës Durrës, m.q.s. është vendim i "fazës së parë të pjestimit"? "Po", ka sjellë, dhe për këtë po i referohem Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.628, datë 15.05.2000, i cili, duke trajtuar pikërisht këtë problem, thotë: vendimet e fazës së parë të pjestimit janë vendime të ndërmjetme të një lloji të veçantë (sui generis) kur vendimi i fazës së parë merr formë të prerë, problemet e zgjidhura me të përbëjnë gjë të gjykuar.

123

Page 124: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Prona objekt gjykimi nuk është bërë asnjëherë "pronë e shoqërisë italiane":Së pari, sepse iu është dhënë në "enfiteozë", që nuk ka qenë asnjëherë, dhe nuk është as sot, kontratë me të cilën kalon pronësia, dhe së dyti , se shënimi që ndodhet në fletën 5 të notës së transkriptimit të "kontratës së enfiteozës", duke theksuar se edhe "kjo kontratë" do të konsiderohej e pavlefshme n.q.s. do rezultonte se zotërimi i pronës nuk i takonte i gjithi Sllava Ljubica Maria Amalia Lampos, e konfirmon me së miri pretendimin tonë.

- Si rrjedhojë, nuk ka se si të pranohet që prona objekt gjykimi ka qenë bërë pronë e Italianëve dhe duhet të futet në "grupin e pronave" të shtetëzuara nga Ligji nr.36, datë 14.01.1945 "Mbi konfiskimin e pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë të ndodhura në Shqipëri"!

- Është e vërtetë se në transkriptin nr.126, datë 29.05.1946 thuhet se: ... prona transkriptohet në favor të shtetit shqiptar kundër Sh.a. "E.I.A.A.", sipas Ligjit nr.36, datë 14.01.1945 "Mbi konfiskimin e pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë të ndodhura në Shqipëri", por "de jure" kjo pronë nuk i është konfiskuar kësaj shoqërie, por ish - pronarëve shqiptarë!

- Si konkluzion, themi se edhe ky argument i A.K.K.P. - ve është i gabuar sepse këta e kanë konsideruar pronën tonë si pronë të italianëve, ndërkohë që kjo nuk ka qenë për asnjë "çast" pronë e këtyre përderisa "enfiteoza" nuk e ka bërë asnjëherë shoqërinë italiane pronare të pronës tonë.

Në mbështetje të nenit 477 të K.Pr.Civile ka ushtruar kundërrekurs Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke kërkuar mospranimin e rekursit për këto shkaqe:

- Pretendimi i parashtruar nga pala rekursuese, Ana Mitro, për shkelje proceduriale lidhur me trupin gjykues, nuk përbën shkelje proceduriale nga ato që përmban neni 472/b dhe "c" i K.Pr.Civile. Kur është shpallur trupi gjykues në seancën e datës 14 Maj 2010 pala rekursuese nuk ka parashtruar kundërshtimet e saj lidhur me këtë pretendim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; përfaqësuesen e palës paditëse av. Flutura Kona, e

cila kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës; përfaqësuesen e ndërhyrësave kryesorë, av. Erinda Ballanca, e cila kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës; dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur juristin Andi Çuhadari, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës; dëgjoi avokatin e shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës; e si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se gjykatat e faktit kanë

pranuar të provuar se paditësat Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima dhe ndërhyrësit kryesorë Polikseni Mima dhe Marjeta Mima, janë trashëgimtarë ligjor të ish pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, fakt i cili vërtetohet nëpërmjet dëshmive të trashëgimisë ligjore nr 2049, datë 31.05.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.1134, datë 23.06.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.1105, datë 17.06.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.464, datë 22.11.1993 Noteria Tiranë; nr.704, datë 16.07.1993 Noteria Tiranë.

124

Page 125: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Paditësat dhe ndërhyrësit kryesorë, Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima, Polikseni Mima dhe Marjeta Mima, i janë drejtuar Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Durrës, me kërkesë për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe kthimin në natyrë të pronës të lënë nga trashëgimlënësit e tyre Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi. Zyra Rajonale e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave Durrës, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e trashëgimtarëve të ish-pronarëve, fillimisht me vendimin nr 172, datë 01.08.2007, u ka pranuar atyre kërkesën për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe u ka kthyer në natyrë sipërfaqen e tokës 157.2 ha, si dhe ka vazhduar procedurat për njohjen dhe kthimin e pjesës tjetër të pronës. Zyra Qëndrore e Agjensisë së Kthimit të Pronave, pasi ka shqyrtuar me iniciativën e saj vendimin nr.172, datë 01.08.2007 të Z.R.K.K.Pronave Durrës, me vendimin nr.258, datë 01.10.2007 e ka shfuqizuar vendimin nr.172, datë 01.08.2007 dhe ka kthyer dosjen për shqyrtim duke i lënë si detyra Z.R.K.K.P. Durrës të verifikojë korrespondencën me Ministrinë e Mjedisit.

Në rishqyrtim i padituri, me vendimet nr.379, 380, 384, ka rrëzuar kërkesën e trashëgimtarëve të ish-pronarëve Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomit, për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe kthimin në natyrë të pronës së trashëgimlënësve të tyre, konkretisht:

1. Me vendimin nr.380, datë 28.12.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës lënë në fuqi me vendimin nr.1069, datë 24.09.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë është vendosur: “Mos njohja e të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve të subjekteve pretendues si të shpronësuara Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, që dalin nga dëshmitë e trashëgimive të dhëna në pikën 3 të këtij vendimi, për pronën me sipërfaqe 1.820.000 m2 e ndodhur në fshatin Hamallaj (sektor) të Rrethit të Durrësit në ZK 1925, me indeks hartë K-34-88-(144-B, 146-A, 129-D, 161-B), me këto kufij: Veriu - pasuria nr.49, 54/2, 133/2 e kanali i hidrovorit; Jug -vija ndarëse midis fshatit Rushkull-Hamllaj (sektor) Perëndim - pasuria nr.21/8, 21/6, Lindje - pasuria nr.133/2, 49, 139, 146, 87, për faktin se këta trashëgimtarë nuk legjitimohen si palë në procesin administrativ për mangësitë e dala në pjesën përshkruese të vlerësimit ligjor që ndodhet në dosje”.

2. Me vendimin nr.379, datë 28.12.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës lënë në fuqi me vendimin nr.1071, datë 24.09.2008 të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë është vendosur: “Mos njohja e të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve të subjekteve pretendues si të shpronësuara Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, që dalin nga dëshmitë e trashëgimive të dhëna në pikën 3 të këtij vendimi, për pronën me sipërfaqe 25.597.200 m2 e ndodhur në fshatin Rrushkull ne ZK 3241, me indeks hartë të papërcaktuar, pasi zona është jashtë sistemit të ZVRPP Durrës me këto kufij natyralë: Veriu - Prona e vet, Jug - Lumi Erzen, Perëndim - Deti, Lindje - Qani Hanëm dhe Fuat Bej Toptani për faktin se këta trashëgimtarë nuk legjitimohen si palë në procesin administrativ për mangësitë e dala në pjesën përshkruese të vlerësimit ligjor që ndodhet në dosje”.

3. Me vendimin nr.384, datë 04.01.2008 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës, lënë në fuqi me vendimin nr.1070, datë 24.09.2008 të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë është vendosur: “Mos njohja e të drejtës së pronësisë trashëgimtarëve të subjekteve pretendues si të shpronësuara Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, që dalin nga dëshmitë e trashëgimive të dhëna në pikën 3 të këtij vendimi, për pronën me sipërfaqe 1.575.900 m2 e ndodhur në fshatin Hamallaj (sektor) të Rrethit të Durrësit në ZK 1925, me indeks hartë K-34-88-(144-B, 129-A, 129-B) me këto kufij: Veriu - pasuria nr.20/1, 21/9; Jug - vija ndarëse midis fshatit Rrushkull; Perëndim - deti, Lindje - pasuria nr.21/9, 21/10, 134

125

Page 126: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

pasi këta trashëgimtarë nuk legjitimohen si palë në procesin administrativ për mangësitë e dala në pjesën përshkruese të vlerësimit ligjor që ndodhet në dosje”.

Nga përmbajtja e vendimeve të kundërshtuara, rezulton se nga ana e të paditurit Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës është arritur në konkluzionin se:

- Paditësit nuk rezultojnë të kenë gëzuar titullin e pronësisë të vetëm ose në bashkëpronësi për pronën e pretenduar.

- E gjithë prona rezulton në emër të znj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo dhe i është dhënë me enfiteozë për 99 vjet Shoqërisë E.I.A.A. në vitin 1940 dhe më pas i është sekuestruar nga shteti shqiptar në 29.05.1945 kësaj shoqërie.

- Ankimuesit në asnjë rast nuk figurojnë pronarë ose bashkëpronarë. - Vendimi i Gjykatës së Paqit Durrës nr.52, datë 02.03.1946, i cili ka konsideruar të

pavlefshëm testamentin e lënë nga Miltiadh Shallvari në favor të Znj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo dhe ka vendosur të njohë si bashkëpronar Znj Maria Ljubica Shallvari, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqes Goxhomani, Ariandhi Konomi sipas pjesëve takuese, nuk është transkriptuar në regjistrat e hipotekës së asaj kohe e për pasojë nuk i ka sjellë efektet e veta juridike.

Bazuar në këtë arsyetim nga ana e të paditurit, Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës dhe të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë është rrëzuar kërkesa e paditësave, pasi sipas të paditurit nuk legjitimohen të iniciojnë një procedurë administrative.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, të dyja gjykatat e faktit kanë arritur në përfundimin se rezulton e provuar se në këto nota transkiptimi të viteve 1919-1946, përcaktohet shprehimisht se kufizimet e pronës “Çifliku Rrushkull dhe Çifliku i Ri” janë: L - çifliku në posedim të Shoqërisë E.I.I.A, duke u ndarë me të me shtylla çimentoje, të vendosura ndërmjet dy pronave gjatë gjithë çiflikut, prej Erzenit, në vendin Shena Prende të Kulla; J - lumi Erzen; P - Deti Adriatik; V - pronat e Qanie Libohovës, Zija Toptanit, Fuat Toptanit, Ali Qoraliut dhe prej këtyre me një hendek, prej vendit Kulla, deri tek ai i quajtur Tana, pastaj prej lumit Vorbe, e më tutje nga Tarini dhe pastaj shtrihet deri në vendin e quajtur Shën Pjetri, kufij të konfirmuara nga tapitë e ish-pronarit Miltjadh Shallvari prej Kadastrës së Durrësit e Shijakut, në datë 19.08.1919.

Rezulton e provuar që trashëgimlënësi Miltiadh Shallvari ka vdekur më 17.05.1933.Nga regjistri i pasurive të paluajtshme rezulton që në vitin 1940, në volumin 11 rep.

me nr.rendor 527, faqe 32, vol 12, dosje artikull 117, kjo pronë është transkriptuar në favor të Znj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, sipas një testamenti të lënë nga trashëgimlënësi Miltiadh Shallvari në datë 08.05.1929.

Nga regjistri i pasurive të paluajtshme rezulton se me nr.rendor 528, viti 1940 është regjistruar heqja dorë (renoncimi) i Edita Shallvarit, e bija e trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari dhe Nikolo Shallvari, vëllai i trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari nga çdo lloj e drejtë që mund t’u takojë për efekt trashëgimie mbi pronat Rrushkull dhe Çifliku i Ri, në favor të Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo.

Në datë 27.04.1940, është regjistruar në Regjistrat e Pasurive të Paluajtshme Durrës një kontratë enfiteoze kundër Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, në favor të Shoqërisë Italiane E.I.A.A.

Me notën e transkriptimit nr 126, volumi 15, datë 29.05.1946, në favor të Shtetit Shqiptar kundra Shoqërisë Italiane E.I.A.A., rezulton se prona e mësipërme me kufizimet: V - Ali Bej Qorralliu, Fuat Bej Toptani, Zija Bej Toptani; P- Deti; J - lumi Erzen dhe L - Qanie Hanemi, Fuat Bej Toptani, në emër të Sllava Maria Ljubicës, dhe që ishte marë në enfiteozë nga Shoqëria Italiane, kalon në favor të Shtetit Shqiptar, si pronë e konfiskuar në

126

Page 127: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

zbatim të ligjit nr.36, datë 14.01.1945 “Mbi konfiskimin e pasurive të shtetasve italianë dhe gjermanë të ndodhura në Shqipëri”.

Duke mos qenë dakord me testamentin dhe disponimin e bërë nga i ndjeri Miltiadh Shallvari, trashëgimlënësit e paditësave, konkretisht Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqi Goxhomani dhe Ariadhni Konomi, e kanë kundërshtuar testamentin dhe disponimin e bërë nga i ndjeri Miltiadh Shallvari në favor të ish- bashkëshortes së tij Sllava Maria Ljubica Lampo, duke ngritur padi në Gjykatën e Paqit Durrës që në vitin 1934, gjykim i cili ka vazhduar e përfunduar me vendimin nr.52, datë 02.03.1946.

Me vendimin gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuem me Kolegj Arbitrar, Evdhoqi Goxhomani dhe Ariadhni Konomi, janë njohur bashkëpronar mbi pronën “Çifliku Rushkull dhe Çifliku i Ri”, së bashku me ish-bashkëshorten e të ndjerit Miltiadh Shallvari, duke u përcaktuar edhe pjesët përkatëse të secilit bashkëpronar. Në pjesën arsyetuese të vendimit rezulton se, prona nuk ka qenë e Miltiadh Shallvarit, por e të atit të tij z. Kostandin Shallvari. Gjithashtu rezulton se testamenti në favor të bashkëshortes Sllava Maria Ljubica, është i pavlefshëm dhe pa pasoja juridike.

Pavarësisht se pranuan të provuara të njëjtat rrethana fakti dhe ligjore, dy gjykatat e faktit gjatë shqyrtimit të çështjes konkrete arritën në përfundime të ndryshme në lidhje me zgjidhjen e themelit të mosmarrëveshjes. Kështu në vendimin përkatës të saj, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi pranimin e padisë së paditësave dhe ndërhyrësve kryesorë duke argumentuar se paditësat Ana Mitro (Veveçka), Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani, Eleni Mima dhe ndërhyrësit kryesor Polikseni Mima dhe Marjeta Mima, janë trashëgimtarë ligjor të ish pronarëve, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi dhe konkretisht: 1. Ana Mitro ( Veveçka ) dhe Pinellopi Samara (Veveçka) trashëgimtarë ligjorë të Jorgji Veveçkës. 2. Fotaq Konomi, Milika Pjero, Nikollaq Konomi, Agallia Konomi dhe Androniqi Konomi trashëgimtarë ligjore të Ariadhni Konomit. 3. Vasillaq Goxhomani, Drita Goxhomani trashëgimtarë ligjore të Evdhoqia Goxhomani. 4. Eleni Mima, Polikseni Mima, Marjeta Mima, Emi Mima, Ravik Mima trashëgimtarë ligjorë të Kostandin Mimës.

Këta trashëgimtarë janë njëkohësisht, edhe trashëgimtarë ligjorë të Sofia Koleas, dhe si të tillë ata legjitimohen në bazë të nenit 32/a të K.Pr.Civile për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që u është shkelur, për të provuar përpara gjykatës se ata kanë patur në pronësi, prona të cilat përfshihen nga zbatimi i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar. Pra, kanë patur cilësinë si ish-pronar dhe se kjo pronë iu është marrë sipas akteve ligjore dhe nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose marrë me çdo mënyrë tjetër nga shteti datë 29.11.1944.

Në vijim të arsyetimit të saj, nisur nga argumentat e përdorura nga pala e paditur në nxjerrjen e vendimeve përkatëse, objekt gjykimi, të paraqitura dhe në formën e prapësimeve gjatë gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës shprehet se sipas ligjit nr.66, datë 18.05.1945 “Mbi përfundimin me anë arbitrazhi të detyruar të çështjeve civile të varura pranë ish gjykatave”, në nenin 10 të tij rezulton se afati i apelit kundër vendimit të Kolegjit Arbitror është 10 ditë nga shpallja. Nga kqyrja e regjistrave të apeleve pranë arkivës së Gjykatës Durrës, të periudhës përkatëse, rezulton se kundër këtij vendimi nuk është paraqitur ankim. Gjithashtu, sipas kësaj gjykate, nuk rezulton që të ketë shënime mbi këtë vendim për veprime të mëtejshme, apo gjykime të mëtejshme. Në mungesë të ankimit rezulton e provuar që ky vendim është i formës së prerë.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës duke iu referuar vendimit gjyqësor të lartpërmendur ka argumentuar se vendimi gjyqësor i formës së prerë ka fuqi për të gjithë institucionet, palët ndërgjyqëse dhe për ata që marrin të drejta prej tyre. Vendimi gjyqësor nuk është veprim

127

Page 128: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

juridik. Nga ana e të paditurit Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë është ngatërruar konceptimi i veprimit juridik për kalimin e pronësisë me vendimin gjyqësor, ka konstatuar kjo gjykatë. Efektet e një vendimi gjyqësor fillojnë në momentin që vendimi merr formë të prerë dhe ato humbasin në rast se ky vendim prishet ose ndryshohet nga gjykatat më të larta. Në kushtet kur rezulton e provuar se ky vendim gjyqësor nuk është ankimuar, ai është i formës së prerë. Ky vendim i ka të gjitha efektet që ligji i jep vendimeve gjyqësore. Në këto kushte, gjykata e shkallës së parë ka çmuar si të provuar se bashkëzotënues në çiflikun Rrushkull të Shijakut janë Maria Ljubica Shallvari, Jorgji Vevecka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, trashëgimtarët e Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, sipas pjesëve përkatëse të tyre të përcaktuar në vendimin gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuem me Kolegj Arbitrar. Po ashtu, nisur nga vendimi gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuem me Kolegj Arbitrar, është pranuar e provuar se testamenti i lënë prej trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari në favor të bashkëshortes Sllava Maria Ljubica, është deklaruar i pavlefshëm, pasi në çastin e përpilimit të tij, testatori ka qenë në paaftësi mendore për të disponuar me testament. Në kushtet e mësipërme, sipas kësaj gjykate, pasuria e tij nuk mund t‘i nënshtrohej trashëgimisë testamentare, por asaj ligjore. Duke qenë se trashëgimlënësi Miltiadh Shallvari ka vdekur në vitin 1933 atëherë bashkëzotenuesit Maria Lubica Shallvari, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mima, trashëgimtarët e Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, sipas pjesëve përkatëse të tyre kanë fituar pronësinë, që në momentin e çeljes së trashëgimisë, në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit Miltiadh Shallvari, në vitin 1933 dhe jo në datën e marrjes formë të prerë të vendimit. Gjithashtu, duke fituar pronësinë, trashëgimtarët kanë fituar edhe posedimin e kësaj pasurie, pavarësisht se nuk e kanë shtënë në dorë efektivisht atë. Ky është një lloj posedimi i veçantë, i njohur vetëm në rastin e trashëgimisë, ku trashëgimtarët fitojnë posedimin në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit, pavarësisht faktit nëse e kanë shtënë në dorë ose jo pasurinë efektivisht. Posedimi është një nga tagrat e pronarit. Meqënëse pronësia e fituar për shkak të trashëgimisë, fitohet në çastin e çeljes së trashëgimisë, edhe posedimi fitohet në këtë çast. Në nenin 653 të Kodit Civil të vitit 1929 parashikohet shprehimisht se: “Posedimi i pasunisë së të vdekurit shkon ipso jure në personin e trashëgimtarit, pa qenë nevoja me i vu dorë materialisht asaj pasunie”. Sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, edhe ligji 9235 datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar, nuk e lidh asnjëherë njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës me faktin nëse pretenduesit ish-pronarë e kanë poseduar apo jo pronën. Është e pamundur që ish-pronarë të pronave me sipërfaqe të madhe të posedonin vetë pronën, kjo provon edhe njëherë faktin se konkluzioni i të paditurit është i gabuar. Mbi këtë arsyetim, trashëgimlënësit Sllava Ljubica Maria Lampo, Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mika, trashëgimtarët e Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, janë bashkëzotenues mbi objektin çifliku Rrushkull, i cili është i përcaktuar në objektin e padisë, pra kanë pasur një pronë e cila deri më 29.11.1944 nuk rezulton të jetë shitur apo tjetërsuar prej tyre. Ky fakt vërtetohet edhe nga nota e transkriptimit të Hipotekës Durrës, nr.126, datë 29.05.1946, ku prona e mësipërme, e cila ishte marrë në enfiteozë nga Shoqëria E.I.A.A, prej znj. Sllava Maria Ljubica Lampo, konfiskohet dhe kalon në favor të Shtetit Shqiptar.

Në lidhje me faktin se pasuria në fjalë i është dhënë në enfiteozë një shoqërie italiane, në emër të së cilës është bërë dhe shpronësimi, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka konstatuar se është e vërtetë që nga ana e njërit prej bashkëzotënuesve (bashkëpronarëve), Maria Ljubica Shallvari, është lidhur një kontratë enfiteoze me Shoqërinë Italiane E.I.AA, por kjo kontratë nga vetë përmbajtja e saj rezulton të jetë nul, duke qenë se njërës prej palëve i ka munguar cilësia e pronares së ligjshme për të lidhur këtë kontratë. Sipas kësaj gjykate, përveç sa më sipër, kontrata e enfiteozës nuk është kontratë që ka për qëllim kalimin e

128

Page 129: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

pronësisë, por ajo ka për qëllim zhvillimin e pronës. Pronësia e sendit të paluajtshëm mbetet e enfiteozëdhënësit. Në nenin 1530 të Kodit Civil të vitit 1929 (i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes së kontratës së enfiteozës), parashikohet se: “Enfiteozi asht një kontratë, me të cilën i koncedohet një personi (enfiteozmarrësi), një pronë, me detyrimin që ta përmirësojë dhe të paguajë një prestim të përvitshëm, që quhet kanon dhe që caktohet në të holla ose drithna”. Neni 1532 po i Kodit Civil të vitit 1929 parashikon se: “Enfiteosi mund të lidhet vleftësisht vetëm prej atyne që kanë të drejtë tjetërsimi edhe me ato kondita dhe forma që lypen për tjetërsimin”. Pra, gjykata çmon se është tërësisht e provuar cilësia si pronar mbi sendin objekt kërkimi deri më 29.11.1944 i trashëgimlënësve të paditësave. Nga ana e të paditurit është argumentuar se pasuria e kërkuar është sekuestruar si pasuri e shtetasve italianë. Ky fakt, pra sekuestrimi i pasurisë objekt gjykimi si rezultat i zbatimit të këtij ligji, arsyeton gjykata, nuk dëshmon që sekuestrimi ka qenë i drejtë. Sipas gjykatës, Shoqëria Italiane E.I.A.A nuk ka qenë pronare e pronës Çifliku Rushkull dhe Çifliku i ri, por ka qenë vetëm enfiteozmarrëse. Në nenin 2 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, i ndryshuar, cilësohet se: legjitimohen të kërkojnë kthimin apo kompesimin e pronës ish-pronarët që prona “iu është marrë sipas akteve ligjore dhe nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944”. Pra, edhe sipas argumentit të përdorur nga i padituri, gjykata ka konstatuar se marrja e pronës në bazë të një ligji, të dalë pas datës 29.11.1944, nuk i pengon paditësat të kërkojnë pronën e tyre. Ka rezultuar për gjykatën se prona objekt kërkimi nuk është vetëm e shtetases italiane Maria Ljubica, por edhe e Jorgji Veveçka, Sofia Kolea, Kostandin Mika, trashëgimtarët e Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi, të cilët e kanë fituar të drejtën e tyre të pronësisë që në vitin 1933. Në këto kushte ky ligj nuk i shtrin efektet mbi pronën e shtetasve shqiptarë të cituar më lart. Në vijim të argumentit të saj ligjor, gjykata e shkallës së parë ka gjetur të provuar se prona e paditësave është marrë nga shteti në bazë të Reformës Agrare në zbatim të ligjit nr.108, datë 29.08.1945 dhe ky fakt provohet edhe nga vendimi gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuem me Kolegj Arbitrar i Gjykatës së Durrësit. Kjo gjykatë në pjesën e dispozitivit citon se: “Ky vendim nuk mund të regjistrohet në hipotekë për shkak të veprimit të Reformës Agrare”. Pra, për shkak të zbatimit mbi këtë pronë të ligjit nr.108, datë 29.08.1945 “Mbi Reformën Agrare”, vendimi është i pa regjistrueshëm në regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe kjo është e bazuar në nenin 1 të ligjit nr.108. Duke qenë se prona plotësonte kushtet e përcaktuara në këtë ligj, ajo quhej e “shpronësuar” dhe u ndahej gratis bujqve sipas përcaktimeve të nenit 8 e vijues të këtij ligji, të cilët bëheshin zotënues të pronës së përfituar. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, nisur nga këto rrethana fakti dhe juridike të gjetura si të provuara, arsyetimin e saj e mbështet dhe në përmbajtjen e vetë vendimit gjyqësor nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit, ku është njohur se prona trashëgimtarëve të Miltiadh Shallvarit i është marrë në zbatim të ligjit nr.108, datë 29.08.1945 “Mbi Reformen Agrare” dhe jo me ndonjë ligj tjetër.

Në lidhje me faktin se cila pjesë e pronësisë së mësipërme do të duhet të konsiderohet si e lirë për efekt të zbatimit të legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka administruar në cilësinë e provës një akt ekspertimi për vendndodhjen e sipërfaqjes dhe regjimin juridik të tyre. Pas shqyrtimit të këtij akti në seancë gjyqësore dhe duke interpretuar përmbajtjen e nenit 6 dhe 7 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin se sipërfaqja që u duhet kthyer subjekteve të gjykimit nuk është objekt i kufizimeve të vëna nga ligjvënësi në dispozitat e mësipërme. Në dispozitivin e vendimit të saj, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, vendosi pranimin e padisë, duke disponuar sipas objektit të kërkimit.

129

Page 130: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Sikundër u parashtrua më lart në këtë vendim, Gjykata e Apelit Durrës, pavarësisht se pranoi të provuar të njëjtat rrethana fakti, arsyetimi juridik i saj rezulton të jetë i kundërt në lidhje me bazueshmërinë në ligj të kërkimeve të palës paditëse dhe ndërhyrësve kryesorë. Kështu, në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës është argumentuar se me ligjin nr.12, datë 21.10.1943 të Këshillit Ekzekutiv (pasi në atë kohë nuk funksiononte Parlamenti deri në Janar 1944), është vendosur sekuestrimi i pasurive të Shoqërive Italiane E.I.A.A. dhe AGIP, fakt që provon se kjo pronë e dhënë nga Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, me enfiteozë, Shoqërisë Italiane E.I.A.A. ishte sekuestruar nga shteti shqiptar që në vitin 1943. Ndërkohë, gjykata e apelit konstaton se me notën e transkriptimit nr.126, vol.15, datë 29.05.1946, prona e dhënë me enfiteozë Shoqërisë Italiane E.I.A.A. rikonfirmohet se kalon përsëri në favor të shtetit shqiptar. Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit nuk ka konsideruar si të mirëqenë faktin se vendimi nr.52, datë 02.03.1946, ka konsideruar të pavlefshëm testamentin e lënë nga z.Miltiadh Shallvari në favor të znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo dhe ka vendosur të njohë si bashkëpronare znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, me Jorgji Vevecka, Sofie Kolea, Kostandin Mima, Evdhoqia Goxhomani, Ariadhni Konomi. Sipas gjykatës së apelit, rezulton se ky vendim nuk është regjistruar në regjistrat e hipotekës së asaj kohe, nuk ka marrë formë të prerë, nuk është i nënshkruar nga gjyqtari i çështjes dhe sekretarja e çështjes dhe, për pasojë, nuk ka sjellë efektet e veta juridike. Në bazë të ligjit nr.108, datë 29.08.1945 “Për Reformën Agrare”, gjykata e apelit arrin në përfundimin se kjo pronë nuk i është marrë trashëgimlënësve të paditësve, por personave që rezultonin pronarë në zyrën e hipotekës. Proçesi gjyqësor i zhvilluar në vitin 1946 është zhvilluar nga palë të cilët nuk kanë qenë pronarë të pronës, pasi, de facto, ishte marrë nga Reforma Agrare dhe as posedues të pronës e për pasojë ka qenë një veprim fiktiv dhe pa pasoja, gjë që ka bërë të mos pasqyrohet në regjistrat përkatës. Sipas gjykatës së apelit, gjykata në vendimin përkatës, në mënyrë të paligjshme ka shpronësuar shtetin duke njohur pronarë të rinj, pasi, bazuar në ligjin "Mbi aplikimin e K.Civil" të vitit 1929, kaptina II, neni 55, është përcaktuar se: "Një tokë rurale në asnjë rast nuk mund të mbetet më tepër se 7 vite në dorën e të huajve me të drejt zotënimi edhe sikur brenda këtij afati të jetë trashëgue shumë herësh mes të huajsh", fakt i cili cilësohet edhe në nenet 54 e 56. Bazuar në testamentin e datës 08.05.1929, pas vdekjes së testatorit Miltiadh Shallvari më datë 17.05.1933, prona ka kaluar në pronësi të shtetates së huaj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo. Në këto rrethana, sipas gjykatës së apelit, në vitin 1940 prona, në bazë të ligjit të mësipërm, ka qenë shtetërore, për rrjedhojë përsa kohë që trashëgimlënësit e paditësve nuk kanë bërë gjyq me pronarin shtet edhe teorikisht nuk mund të bëhen pronarë. Kjo është arsyeja që shteti shqiptar ia ka marrë direkt Shoqërisë E.I.A.A., pasi në atë kohë ai ishte vetë pronar i asaj prone në bazë të ligjit dhe nuk njihte pronarët e mëparshëm, znj.Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo.

Duke qenë se trashëgimtarët e paditësve nuk rezultojnë pronarë të pronës "Çifliku Rushkull dhe Çifliku i Ri" nuk janë subjekte të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", pasi nuk kanë patur titull pronësie para datës 29.11.1944, ka përfunduar argumentimin e saj gjykata e apelit, e cila ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka rrëzuar padinë.

Në seancë gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mori në shqyrtim rekursin e paraqitur nga pala paditëse dhe ndërhyrësit kryesorë, në lidhje me bazueshmërinë në ligj e në prova të vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Apelit Durrës. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mori në shqyrtim së pari pretendimet në lidhje me zbatimin e ligjit procedurial civil dhe arriti në përfundimin se shkaqet e pretenduara, në referencë të përmbajtjes së nenit 432 të K.Pr.Civile, nuk e bëjnë të cënueshëm vendimin që mori Gjykata e Apelit Durrës.

Në lidhje me pretendimet që kanë të bëjnë me zgjidhjen që i dha mosmarrëveshjes së shtruar për shqyrtim Gjykata e Apelit Durrës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmoi se

130

Page 131: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është një vendim i marrë në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore dhe si i tillë ai duhet të prishet duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vendim ky që u gjet i drejtë, i bazuar në ligj dhe në prova.

Sikundër është parashtruar në mënyrë të hollësishme më lart në këtë vendim, objekt gjykimi kanë qenë kërkime, të cilat bazohen në dispozitat e nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”.

Nisur dhe nga qëndrimi që është mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.24, datë 13.03.2002, ku duke u interpretuar fryma ligjore e legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, është konkluduar se: “Ligji nr.7514, datë 30.09.19 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve politikë” dhe ligji nr.7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve”, nuk janë mënyra të reja të fitimit të pronësisë, por korrigjim i padrejtësisë së bërë dhe, për këtë qëllim, shfuqizojnë ipso lege të gjitha aktet e mëparshme ligjore me të cilat u ishte marrë prona pronarve padrejtësisht. Ato nuk krijojnë një situatë të re (nuk kanë efekt konstituitiv), por ristabilizojnë ligjshmërinë dhe drejtësinë. Shfuqizimi i akteve të sipërpërmendura ka si efekt kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, duke rregulluar në masën më të mundshme, situatën e paligjshmërisë lidhur me të drejtën reale me të rëndësishme, atë të pronësisë (jo të drejta të tjera reale e aq më pak të drejtat e detyrimeve). Në këtë këndvështrim, kthimi në gjendjen e mëparshme nuk është i plotë, por i pjesshëm (restitutio in parte).” Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në përputhje me përmbajtjen e dispozitës së nenit 310 të K.Pr.Civile, ka marrë një vendim të bazuar në ligj e duke analizuar me hollësi të gjitha provat e administruara në proçesin gjyqësor.

Kolegji Civil vlerëson të parashtrojë se në dispozitën e nenit 2/1 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, ligjvënësi ka parashikuar: “Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të drejtën e pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave, ose të marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose kompensimin e pronës”.

Në vijim të kësaj normative ligjore, në nenin 3/3 është sanksionuar se: “Subjekt i shpronësuar" nënkupton personat juridikë, ose fizikë, apo trashëgimtarët e tyre, prona e të cilëve është shtetëzuar, shpronësuar, konfiskuar ose e marë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti;”.

Përmbajtja dhe interpretimi i saktë i këtyre dispozitave ligjore ka një rëndësi të posaçme gjatë shqyrtimit gjyqësor të mosmarrëveshjeve që lindin për shkak të zbatimit të ligjit të lartpërmendur nga ana e strukturave përkatëse të administratës publike.

Sikundër me të drejtë ka arsyetuar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, sipërfaqet e trajtuara në dispozitivin e vendimit të kësaj gjykate bëjnë pjesë në rrethin e sendeve për të cilat zbatohen dispozitat e nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. E drejta e pronësisë, në rastin konkret, subjektit pronar rezulton t’i jetë hequr nga shteti nëpërmjet shtetëzimit arbitrar (të padrejtë), pa patur subjekti pronar ndonjë detyrim të ligjshëm, në zbatim të së cilit e drejta e pronësisë mund t’i kalonte shtetit në përputhje me dispozitat e ligjit material civil.

Në rastin konkret, me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, duke bërë një renditje kronologjike të origjinës së pronësisë dhe kalimit të titullit të pronësisë ndër vite mes subjekte të ndryshëm, gjithmonë të lidhur në gjini me pronarin e parë Miltiadh Shallvari dhe atin e tij, ka konkluduar se në momentin e shtetëzimit të pronës, ajo (prona), nuk ka patur asnjë pronar tjetër përveç pjesëtarëve të familjes Shallvari dhe subjekteve të tjerë të lidhur me të. Fakti se akti përkatës i shtetëzimit ka dalë në emër të shoqërisë italiane, Shoqërisë Italiane E.I.A.A., nuk do të thotë se titulli i pronësisë i përkiste kësaj të fundit.

131

Page 132: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Sikundër është provuar gjatë shqyrtimit gjyqësor në asnjë rast, Shoqëria Italiane E.I.A.A. nuk ka patur ndonjë titull pronësie mbi sipërfaqet e pronës të shtetëzuar. Kjo sipërfaqe i është dhënë Shoqërisë Italiane E.I.A.A. në posedim nëpërmjet një kontrate enfiteoze, kontratë kjo që me të drejtë është konstatuar se asnjëherë nuk mund të pretendohet të përbëjë titull pronësie. Pra, pavarësisht se akti administrativ i shtetëzimit pasqyron shtetëzimin e pronës kundër Shoqërisë Italiane E.I.I.A., kjo e fundit nuk e gëzon cilësinë e kërkuar nga neni 2/1 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, duke qenë se këtë cilësi e ka vetëm pronari i sendit.

Në cilësinë e pronarit të sendit, me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka evidentuar fillimisht shtetasin Miltiadh Shallvari. Me vdekjen e këtij të fundit rezultoi se prona i kaloi të vesë së tij, shtetases së huaj Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo, nëpërmjet trashëgimisë testamentare. Ky titull pronësise rezultoi se në vijim u bë objekt i goditjes gjyqësore nga subjekte të tjera që lidheshin në rrugë gjinore me shtetasin Miltiadh Shallvari. Duke qenë se pas shqyrtimit gjyqësor është marrë një vendim përfundimtar, ai nr.52, datë 02.03.1946 i Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit i formuar me Kolegj Arbitrar të Gjykatës së Durrësit, ky i fundit me të drejtë është konsideruar i formës së prerë dhe me fuqi të plotë juridike mbi palët në këtë proçes, palë këto që nuk e kishin humbur në asnjë rrethanë pronësinë mbi sendin deri në momentin e shtetëzimit.

Gjykata çmon se është e rëndësishme të evidentohet fakti se jemi përpara kundërshtimit të akteve administrative, e konkretisht tre vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve. Në to janë trajtuar shkaqet për të cilat nuk është pranuar në rishqyrtim kërkesa e palëve paditëse për kthimin dhe kompensimin e pronës palëve të paditura dhe ndërhyrësave kryesorë. Bazueshmërinë në ligj ose jo të këtyre shkaqeve, të cilat për nga natyra e tyre janë shteruese kanë bërë objekt gjyqësor paditësit. Në këto kushte, gjykatat, si ajo e shkallës së parë ashtu edhe ajo e apelit, nuk mund të tejkalojnë objektin e kërkimit dhe të shqyrtimit gjyqësor të aktit administrativ, por duhet të hetojnë dhe vendosin nëse shkaqet e paraqitura në aktin administrativ për mospranimin e kërkesës qëndrojnë apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për palët ndërgjyqëse. Në këto kushte, Gjykata e Lartë ka marrë dhe vlerësuar bazueshmërinë ligjore apo jo të shkaqeve për të cilat është rrëzuar kërkesa për kthimin e pronave nga ana e palës së paditur. Këto shkaqe kanë qenë vetëm tre: paditësat nuk legjitimohen se vendimi i Kolegjit Arbitror me anë të të cilit ata pretendojnë të kenë fituar të drejtën e pronësisë nuk rezulton të ketë marrë formë të prerë dhe se vendimi nuk është regjistruar në regjistrat hipotekorë dhe prona nuk iu është konfiskuar paditësave, por Shoqërisë së të drejtës italiane EIIA, e cila e kishte marrë me enfiteozë.

Gjykata çmon se palët paditëse dhe ndërhyrësit kryesorë legjitimohen të jenë palë, pasi rezulton e provuar se ata janë trashëgimtarë të të ndjerit Miltiadh Shallvari dhe një gjë e tillë rezulton nga vendimi nr.56, datë 02.03.1946. Është e vërtetë se në kopjen e vendimit gjyqësor nuk ka shënim që ai ka marrë formë të prerë, por ky fakt është provuar në gjykim me prova shkresore. Konkretisht rezulton e provuar nga provat e ndodhura në dosjen gjyqësore se vendimi është dhënë më datën 02.03.1946 dhe ndaj tij nuk është bërë ankim. Gjykata e Durrësit (siç tregohet në shkresën nr.376, datë 23.11.2008) ka kontrolluar të gjithë arkivin e saj dhe ka konstatuar se nuk është ushtruar “ankim”. Për rrjedhojë, referuar nenit 10/3 të Ligjit nr.66, datë 18 maj 1945 “Mbi përfundimin me anë arbitrazhi të detyruar të çështjeve civile të varura pranë ish gjykatave”, ky vendim ka marrë formën e prerë 10 ditë pas shpalljes së tij.

I pabazuar në ligj është edhe pretendimi se vendimi nuk është i nënshkruar nga gjyqtarët, por kopja e depozituar në dosje e që përbën provë të titullit për palën paditëse mban vetëm shënimin d.v. Gjykata çmon se një pretendim i tillë nuk mund të verë në dyshim ekzistencën e vendimit gjyqësor, pasi ai vendim është konstatuar dhe provuar të jetë i lidhur në librin e vendimeve të Gjykatës së Durrësit. Nga ana tjetër, fakti që konflikti midis

132

Page 133: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

trashëgimlënësve të palëve paditëse e ndërhyrësave kryesorë nga njëra anë dhe të vesë së Miltiadh Shallvarit është i regjistruar që në vitin 1933 në regjistrat hipotekorë është gjithashtu një provë tjetër si për ekzistencën e mosmarrëveshjes, ashtu edhe për faktin se ajo ka zgjatur për një periudhë të gjatë dhe kjo vërtetohet edhe nga 2 vendime interlokutore të marra nga gjykata.

Kolegji Civil çmon gjithashtu se është i drejtë qëndrimi i mbajtur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në lidhje me interpretimin ligjor të titullit të pronësisë së fituar me trashëgimi dhe vlefshmërisë së tij. Duke qenë se trashëgimtarët e paditësave dhe ndërhyrësve kryesorë kanë qenë trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Miltiadh Shallvari, ata janë bërë bashkëzotnues së bashku me Sllava Maria Lubica Amaria Llampo, të venë e të ndjerit, pas shpalljes së pavlefshmërisë së testamentit. Ata kanë fituar pronësinë sipas pjesëve të tyre takuese që në momentin e çeljes së trashëgimisë në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit, duke qenë se ai e ka humbur pronësinë që nga ai moment dhe se testamenti ka qenë absolutisht i pavlefshëm, pra pa asnjë fuqi ligjore. Në vijim është i pabazuar pretendimi i palës së paditur se paditësit nuk e kanë posedur kurrë pronën dhe se për këtë shkak s’mund të konsiderohet se atyre iu është marrë ajo në mënyrë të padrejtë. Së pari, pronari që fiton një pronë për shkak të trashëgimisë është pronar pavarësisht posedimit efektiv të sendit; së dyti, vetë neni 29 i Kodit Civil të Zogut parashikon shprehimisht se: “Posedimi i pasurisë së të vdekurit shkon ipso jure në personin e trashëgimtarit pa qenë nevoja me i vu dorë materialisht asaj pasurie”; dhe së treti, Ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve” nuk e lidh të drejtën për kthimin e pronës me posedimin efektiv.

Argumentimi i gjykatës së apelit se vendimi i mësipërm nuk sjell pasoja juridike është i mangët dhe jo ligjor. Në asnjë rast vendimi gjyqësor në fjalë nuk është bërë objekt i kundërshtimit të tij për falsitet apo elemente të tjerë (fiktivitet), që ndikojnë në fuqinë juridike të tij. Në vështrim të nenit 246 e vijues të K.Pr.Civile, vendimi i mësipërm është provë e plotë për përmbajtjen e tij, në rastin konkret duke përbërë dhe aktin e njohjes së titullit e pronësisë së palës paditëse dhe ndërhyrësve kryesorë.

Në vështrim të nenit 3/3 te nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, pala paditëse dhe ndërhyrësit kryesorë, me të drejtë janë konsideruar si subjekte të zbatimit të ligjit të mësipërm. Ata janë trashëgimtarët ligjorë të të gjithë rrethit të bashkëpronarëve të sendit të njohur me vendimin nr.52, datë 02.03.1946 të Gjyqit Civil të Prefekturës së Durrësit, i formuar me Kolegj Arbitrar të Gjykatës së Durrësit e në këto rrethana gëzojnë një interes të ligjshëm, interes që i legjitimon që, pas ndjekjes së hierarkisë administrative për shqyrtimin e kërkimeve të tyre, t’i drejtohen juridiksionit gjyqësor, siç dhe ka ndodhur në rastin konkret.

Përsa më lart, pas konkludimit në lidhje me sipërfaqet e lira, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka marrë një vendim të drejtë e të bazuar në ligj (neni 6 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004), duke i kthyer në natyrë palës paditëse dhe ndërhyrësve kryesorë një pjesë të pronës dhe duke e kompensuar për pjesën e mbetur të saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/b të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.210, datë 14.05.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien

në fuqi të vendimit nr.2653, datë 05.10.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Tiranë, më 14.06.2011

133

Page 134: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

MENDIMI I PAKICËSUnë gjyqtari në pakicë Medi Bici, në bazë të nenit 307/2 të Kodit të Procedurës

Civile, parashtroj me shkrim mendimin tim kundër, për t’ia bashkëngjitur vendimit nr.314, datë 14.06.2011 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezulton se:Me kërkesë padinë drejtuar gjykatës, pala paditëse Ana Mitro (Veveçka) etj., kërkon

ndryshimin e tre vendimeve të marra nga ZRKKP të Qarkut Durrës, të lëna në fuqi nga AKKKP Tiranë.

Në përfundim të gjykimit në shkallë të parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.2653, datë 05.10.2009 ka vendosur pranimin e kërkesë padisë së paditësave dhe të ndërhyrësave kryesorë, duke ndryshuar vendimet e marra nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë dhe Zyra Rajonale e saj në Qarkun e Durrësit, duke u kthyer e kompensuar pronat paditësave dhe ndërhyrësave kryesorë, të ndodhura në fshatrat Rrushkull dhe Hamallaj të Rrethit Durrës.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.210, datë 14.05.2010 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.2653, datë 05.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe rrëzimin e kërkesë padisë.

Mbi bazën e rekursit të paraqitur nga paditësat dhe ndërhyrësat kryesorë, çështja ka ardhur për t’u gjykuar nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Ndryshe nga qëndrimi i shumicës pakica vlerëson se duhet të prisheshin të dy vendimet e gjykatave dhe çëshja të dërgohej për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi vendimet janë marrë në shkelje të rënda të rregullave proceduriale dhe janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë gjyqësor, që detyrimisht të çojnë në prishjen e tyre.

Në rekursin e saj të datës 14.06.2010 pala paditëse pretendon që trupi gjykues i gjykatës së apelit nuk ka qenë i formuar në rregull, pasi gjyqtari Shkëlqim Miri ka qenë i emëruar në funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit Tiranë me vendimin e KLD, të datës 07.05.2010.

Vlerësoj që pretendimi i palës paditëse është i bazuar në ligj, sepse gjyqtari Shkëlqim Miri duke kaluar nga një gjykatë apeli në tjetrën nuk ka patur nevojë që të dekretohej nga Presidenti i Republikës, prandaj që nga momenti i emërimit të tij me datë 07.05.2010 ai ishte i detyruar të dorëzonte dosjet, pasi nuk kishte të drejtë të gjykonte për llogari të Gjykatës së Apelit Durrës.

Për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të datës 14.05.2011, ditë që është shpallur vendimi, ai duhej të komandohej me vendim nga ana e KLD-së, prandaj vlerësoj që vendimi i gjykatës së apelit është një vendim i pavlefshëm në kuptimin e nenit 123 të K.Pr.Civile.

Në parashtesën që bëri para Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, Avokatura e Shtetit pretendon se brenda sipërfaqes prej 2943 ha, objekt gjykimi, ndodhet sipërfaqja e tokës që u është shpronësuar trashëgimtarëve të Azmi Toptanit dhe për këtë subjekt ZRKKP Qarku Durrës ka dalë me vendim për njohje pronësie.

I ndodhur para këtij fakti vlerësoj se, gjykata e shkallës së parë ishte e detyruar të zbatonte kërkesat e nenit 193 të K.Pr.Civile, i cili thotë:

Gjykata, kur çmon se proçesi gjyqësor duhet të zhvillohet në prani të një personi të tretë, i cili rezulton se ka interes në çështje, e thërret dhe për këtë qëllim shtyn seancën gjyqësore......

Gjykata e shkallës së parë jo vetëm që nuk i ka thirrur personat e interesuar në gjyq, por ka dalë me vendim përfundimtar pa hetuar nëse prona e paditësave dhe ndërhyrësave kryesorë ka mbivendosje me pronat e pretenduara, ose të kthyera në favor të personave të tretë.

134

Page 135: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kjo shkelje e rëndë e rregullave proçeduriale është lejuar edhe nga gjykata e apelit, e cila, pasi ka analizuar, provat ka arritur në një qëndrim të ndryshëm nga gjykata e shkallës së parë.

Pakica vlerëson se Kolegji Civil duhet ta bënte objekt shqyrtimi këtë shkelje të rëndë të rregullave proceduriale të lejuar nga gjykatat më të ulta, pasi kjo është një çështje ligji, e cila ka të bëjë direkt me procesin e rregullt ligjor dhe vetëm për këtë shkak duhet të prishte vendimet e gjykatave e ta kthente çështjen për rishqyrtim nga një trup tjetër gjykues i gjykatës së shkallës së parë.

Përveç shkeljeve të rënda proceduriale të mësipërme, vlerësimi im është që gjykatat nuk kanë bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes, pasi nuk kanë verifikuar se cilat janë arsyet që ka zgjatur dhjetë vjet gjykimi i çështjes që i përket vendimit nr.52, datë 12.03.1946, për të cilin Avokatura e Shtetit pretendon se nuk figuron fare në regjistrat e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Nuk është hetuar nga gjykatat se cila është lidhja e paditësave dhe e ndërhyrësave kryesorë me ish pronarin, në një kohë që nga aktet del se i ndjeri Miltiadh Shallvari ka lënë si trashëgimtare të vetme testamentare bashkëshorten e tij Sllava Ljubica Maria Amalia Lampo.

Gjykatat nuk i kanë dhënë përgjigje pretendimit të Avokaturës së Shtetit në lidhje me gjëndjen mendore të të ndjerit Miltiadh Shallvari në momentin e nënshkrimit të testamentit, etj.

Vetëm pasi të eleminoheshin këto të meta dhe të tjera që gjykata e shkallës së parë mund të konstatonte gjatë gjykimit, atëhere mendoj që mund të arrihej në një konkluzion të drejtë për zgjidhjen e çështjes objekt gjykimi.

Për të gjitha këto që thashë më sipër, jam plotësisht i bindur se Kolegji Civil i kishte të gjitha kushtet ligjore për të prishur vendimet e dy gjykatave dhe ta dërgonte çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, prandaj vota ime është kundër vendimit të marrë prej tij.

Medi Bici

135

Page 136: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-00283-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1121 i Vendimit (315)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesGani Dizdari AnëtarFatos Lulo AnëtarAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 14.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

PADITËS: “RA KROM TIRANA” SH.P.K., në mungesëI PADITUR: DREJTORIA E APELIT TATIMOR TIRANË,

DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR DIBËR, përfaqësuar nga Av. Shtetit Kadri Skera

OBJEKTIShfuqizimi i akteve administrative,

vendimit nr.844 datë 30.07.2010 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor dhe njoftim vlerësimit për detyrimet me nr.368 datë 14.01.2010

të Drejtorisë Rajonale Tatimore, Dibër.Pezullimin e aktit administrativ për detyrimet

me nr.368 prot, datë 14.01.2010 të D.R. Tatimore Dibër.Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues të K.Pr.Civile,

Nenet 115-120 të K.Pr.Administrative, Ligji nr.992, datë 19.05.2008

“Për proçedurat Tatimore të R.Sh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.682/87 regjistri, datë 21.01.2011 ka vendosur:

Të mos pranojë kërkimin për pezullimin e gjykimit për gjykimin e çështjes civile nr.682/87 akti, që është ngritur nga pala paditëse “Ra Krom Tirana“sh.p.k. Tiranë, si të pabazuar në ligj.Kundër këtij vendimi lejohet ankim, së bashku me vendimin përfundimtar.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Av. e Shtetit Kadri Skera, që kërkoi

pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë; dhe diskutoi çështjen në tërësi,

136

Page 137: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NPala paditëse, Shoqëria “Rakrom Tirana” shpk, ka paraqitur një padi në Gjykatën e

Rrethit Gjyqësor Dibër kundër Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Dibër, me objekt Shfuqizimin e akteve administrative të nxjerra nga të paditurit, lidhur me njoftimin e vlerësimit të detyrimeve tatimore.

Pala e paditur ka kërkuar nga gjykata që, në bazë të Nenit 59 të Kodit të Proçedurës Civile, të marrë në shqyrtim nëse çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, pasi sipas të paditurve, pala paditëse nuk ka konsumuar rrugën administrative të ankimit ndaj aktit administrativ (nuk ka një vendim të organit më të lartë administrativ për shqyrtimin në themel të ankesës), ndaj çështja, në bazë të Nenit 328 të Kodit të Proçedurës Civile, nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor. Kjo kërkesë e palës së paditur është paraqitur përpara Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër në seancë përgatitore dhe është përsëritur në seancë gjyqësore nga kjo palë. Në kundërshtim me Nenin 59 të Kodit të Proçedurës Civile, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër nuk është shprehur me vendim të ndërmjetëm për një kërkesë të tillë.

Nga ana tjetër, në mungesë të këtij vendimi të ndërmjetëm natyrisht që nuk ka dhe ankim të veçantë të palës së paditur në Gjykatën e Lartë. Pavarësisht sa sipër, nga ana e atij trupi gjykues dhe sekretaria gjyqësore e asaj gjykate janë dërguar aktet e dosjes gjyqësore përkatëse për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, si një dosje që i përket konflikteve për juridiksion. Në kushtet kur kjo kategori çështjesh nuk janë objekt shqyrtimi në dhomën e këshillimit të Kolegjit Civil, ky Kolegj shqyrtoi çështjen në seancë gjyqësore. Siç edhe pretendoi përfaqësuesi i Avokaturës së Shtetit në gjykim, në kushtet kur nuk kemi një vendim të ndërmjetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër në lidhje me kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor e rrjedhimisht nuk kemi një ankim të veçantë të të paditurit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se çështja e regjistruar në këtë gjykatë me nr.31001-00283-00-2011, datë 10.02.2011, nuk ka një objekt gjykimi, ndaj duhet vendosur pushimi i gjykimit të çështjes në këtë gjykatë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

Tiranë, më 14.06.2011

137

Page 138: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11115-02400-00-2007 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1162 i Vendimit (316)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesGani Dizdari AnëtarFatos Lulo AnëtarAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

mori në shqyrtim në seancën gjyqësore të datës 14.06.2011, çështjen që i përket:

PADITËS: KOL DRAGAJ, në mungesëTË PADITUR: TONIN GJORANAJ, GJERGJ PULTINZA,

në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Kthim sendi dhe begatim pa shkak.

Baza Ligjore: Nenet 296 dhe 655 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.427, datë 23.02.2007 ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të padisë.Detyrimin e të paditurit Tonin Gjoranaj t’i kthejë paditësit Kol Dragaj shumën 92.000 lekë.Detyrimin e të paditurit Gjergj Pultinza t’i kthejë paditësit Kol Dragaj shumën prej 85.000 lekë.Pushimin e gjykimit për pjesën tjetër të padisë me objekt kthim sendi.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.382, datë 27.09.2007 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.427, datë 23.02.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe rrëzimin e padisë.Lënien në fuqi të vendimit për pjesët e tjera të tij.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi, Kol Dragaj i cili kërkon prishjen e tij.- Në gjykim u provua ndërtimi i rrjetit elektrik prej paditësit dhe të paditurve, të cilët e

pohuan vetë në gjykim këtë fakt.- Të paditurit në seancë gjyqësore kanë pohuar dhe pranuar pretendimet e palës

paditëse.- Edhe gjykata ka bërë kqyrjet në vend dhe ka rezultuar se ky rrjet e ka humbur

funksionin për të furnizuar me energji palën paditëse nga rrjeti i tensionit të mesëm që kishin ndërtuar së bashku, pala paditëse dhe pala e paditur dhe se pala paditëse furnizohej aktualisht me energji nga Ndërmarrja Elektrike Shkodër.

138

Page 139: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Rrjeti elektrik që ishte ndërtuar nga palët në proces e kishte humbur fuksionimin e funizimit me energji elektrike të paditësit Kol Dragaj, pasi shtylla e tensionit të mesëm që më përpara kishte funizuar me energji familjen e Kolë Dragës ishin shkulur nga vendi, veprim i cili është kryer nga i padituri Tonin Gjoramaj, me pretendimin se shtylla ishte vendosur në pronën e këtij të fundit.

- Kqyrja e bërë në vend ku rezulton se pretendimet e paditësit si ndërtim me të paditurit i rrjetit (rrjeti ishte ndërtuar dhe banesa e paditësit ishte në skaj të rrjetit)

- Ndërhyrja e personave të tjerë në rrjet ku kishte 5 ndërhyrje të tjera.- Gjykata e apelit nuk i pranoi të mirëqena këto prova të lartpërmendura dhe vendosi

ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit,

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Palët ndërgjyqëse janë banorë të fshatit Pulaj Plazh, Komuna Velipojë, Shkodër. Në gusht të vitit 2003, me lejen edhe të organeve kompetente, ata kanë rënë dakord të ndërtojnë një rrjet elektrik të tensionit të mesëm për t’u furnizuar me energji në banesat e tyre. Paditësi ka kontribuar me dy shuma, respektivisht 92000 dhe 85500 lekë, duke ia dhënë të paditurve me kushtin, nëse do furnizoheshin nga ky rrjet persona të tretë, pasi të paguanin këta të fundit, shuma që do përfitohej do ndahej midis të treve.

Me pretendimin se të paditurit kanë marrë shuma nga persona të tjerë dhe nuk i kanë dhënë pjesën e vet paditësit, ai i ka kërkuar ato në rrugë gjyqësore, duke konsideruar se paditësit janë begatuar pa shkak në dëm të tij, në kuptim të nenit 655 të Kodit Civil. Gjithashtu, paditësi ka kërkuar edhe kthimin nga të paditurit të sendit truall, mbështetur në nenin 296 të Kodit Civil, por gjatë gjykimit në shkallë të parë ka hequr dorë nga gjykimi për këtë kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.427, datë 23.02.2007 ka vendosur: Pranimin pjesërisht të padisë.

Detyrimin e të paditurit Tonin Gjoranaj t’i kthejë paditësit Kol Dragaj shumën 92.000 lekë.

Detyrimin e të paditurit Gjergj Pultinza t’i kthejë paditësit Kol Dragaj shumën prej 85.000 lekë.

Pushimin e gjykimit për pjesën tjetër të padisë me objekt kthim sendi.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.382, datë 27.09.2007 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.427, datë 23.02.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe rrëzimin e padisë.

Lënien në fuqi të vendimit për pjesët e tjera të tij.Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi, i cili kërkon prishjen e tij, për shkak se

në gjykim u provua ndërtimi i rrjetit elektrik prej paditësit dhe të paditurve, të cilët e pohuan vetë në gjykim këtë fakt.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.382, datë 27.09.2007 i Gjykatës së Apelit Shkodër është i mbështetur dhe i argumentuar ligjërisht dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Me të drejtë Gjykata e Apelit Shkodër argumenton rrëzimin e padisë me faktin se paditësi nuk provoi që të paditurit kanë marrë të ardhuara nga persona të tretë që kanë ndërhyrë në rrjet, duke përfituar nga këto të ardhura edhe pjesën që i takonte paditësit sipas marrëveshjes së lidhur. Pohimi që kanë bërë të paditurit se rrjetin e kanë ndërtuar bashkë dhe

139

Page 140: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

nëse do të merreshin lekët nga të tretët do t’i jepeshin paditësit nuk provon faktin se ata i kanë marrë këto lekë, e rrjedhimisht të jenë begatuar pa shkak në dëm të paditësit.

Nga ana tjetër, pretendimet e paraqitura në rekurs kanë të bëjnë me analizën e provave që ka bërë gjykata e apelit, pretendime këto që nuk përbëjnë e përfaqësojnë asnjë nga shkaqet për të cilat paraqitet rekurs në Gjykatën e Lartë e të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Proçedurës Civile, për cënimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lënien në fuqi të vendimit nr.382, datë 27.09.2007 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë, më 14.06.2011

140

Page 141: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11111-02124-00-2008 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1139 i Vendimit (317)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesGani Dizdari AnëtarFatos Lulo AnëtarAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

datë 14.06.2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen civile që i përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: VJOLLCA PESHKËPIA, përfaqësuar nga Av. Avni Shehu.ELTON PESHKËPIA, përfaqësuar nga Av. Avni Shehu.INDRIT PESHKËPIA, përfaqësuar nga Av. Avni Shehu.ARJANA DEMIRI, përfaqësuar nga Av. Avni Shehu.ANILA PESHKËPIA, përfaqësuar nga Av. Avni Shehu.ZAMIR PESHKËPIA, përfaqësuar nga Av. Avni Shehu.

I PADITUR: SEVIM PESHKËPIA, përfaqësuar nga Av. Isuf Shehu.BARDHYL BAOLLI, përfaqësuar nga Av. Isuf Shehu.SILVANA BAOLLI, përfaqësuar nga Av.Isuf Shehu.NDËRMARRJA TREGTARE TRAJTIMIT TË STUDENTËVE Nr.1 TIRANË, në mungesëAGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, në mungesëZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, në mungesëMINISTRIA E FINANCAVE, në mungesëPA PRANINË E AVOKATURËS SË SHTETIT.

141

Page 142: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

OBJEKTI:Anullimin e pjesshëm të vendimit

nr.320, datë 22.08.1995 të KKKP Tiranë,të vendimit nr.115, datë 24.12.1999 të KKKP Tiranë

dhe detyrimin e të paditurës Sevim Peshkëpia të na njohë bashkëpronarë në pjesë të barabarta,

mbi pronën e kthyer nga KKKP Tiranë.Konstatimin e pavlefshëm të kontratës nr.1992 rep., nr.339 kol.,

datë 07.03.2006 dhe të kontratës nr.3148 rep., nr.555 kol., datë 07.04.2006.Konstatimin e pavlefshmërisë së pjesshme të kontratave të shitjes nr.6499/3139, datë 27.03.1996, nr.5641/1976, datë 09.07.1996,

nr.6494/3134, datë 27.03.1996, nr.6502, datë 27.03.1996,nr.6496/3136, datë 27.03.1996, nr.6492/3133, datë 27.03.1996

dhe nr.6490, datë 27.03.1996.Konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës të huapërdorjes

me nr.4409 rep., datë 25.10.2002 dhe nr.1184 rep., datë 01.03.2004.Marrjen e masës së sigurimit të padisë për mos tjetërsimin

e pasurisë nr.5379, datë 17.07.1996 e emërtuar “sallë lojrash”, me sipërfaqe 274 m2, nr.2439, datë 30.03.1996 e emërtuar “orëndreqës”,

me sipërfaqe 10 m2, nr.2441, e emërtuar “fotograf”, me sipërfaqe 26.25 m2, nr.2438, datë 30.03.1996 e emërtuar “rrobaqepës”, me sipërfaqe 29.5 m2,

nr.2442, datë 30.03.1996 e emërtuar “këpucar”, me sipërfaqe 20 m2, nr.2440, e emërtuar “bar-kafe”, me sipërfaqe 172 m2,

nr.2437, datë 30.03.1996 e emërtuar “furrë buke”, nr.3947, datë 12.09.1995 e emërtuar “mencë”, me sipërfaqe 190 m2,

nr.18, datë 01.02.2000 e emërtuar “kati i dytë i godinës së mencës së vjetër”, me sipërfaqe 190 m2, trualli me sipërfaqe 60 m2 që zenë shkallët

dhe korridori i godinës dy katëshe përpara mencës së vjetër, tek personat e tjerë deri në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit

në lidhje me të drejtën e pronësisë.Baza Ligjore: Nenet 153, 154, 202, 204, 206 të K.Pr.Civile,

nenet 92/a, gërmat a e ç, 93, 199, 200, 204 të K.Civil dhe ligjet nr.7698, datë 15.04.1993 (neni 27/a) e nr.9235, datë 29.07.2004

“Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ish Pronarëve”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7658, datë 29.12.2006, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr.320, datë 22.08.1995 të KKKP Tiranë (sot Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë) dhe të vendimit nr.115, datë 24.12.1999 të KKKP Tiranë, përsa i përket bashkëpronësisë, duke njohur si ish pronarë Syrja Peshkëpia, Rruzhdi Peshkëpia dhe Isuf Peshkëpia mbi pasurinë e përbërë prej 7500 m2, të ndodhur në Lagjen “Xhami Sherif” Tiranë, në vendin e quajtur “Kodra e Fuat Toptanit”, e kufizuar:Lindje - trualli i trashëgimtarëve të Fuat Toptanit, me ballë 162 m linear;Perëndimi - trualli i Paolo Cassina me ballë 63 m linear dhe pjesërisht me ballë 87.70 m linear me truallin e Rexh Meta;Veri - me rrugën e vjetër të fshatit Farkë me ballë 63.50 m linear;

142

Page 143: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Jug - me truallin e trashgimtarëve të Fuat Toptanit me ballë 40 m linear, si dhe të një shtëpie dy katëshe brenda këtij trualli me 13 dhoma dhe aksesorë, duke lënë në fuqi mënyrën e kthimit dhe kompensimit sipas mënyrës që përcaktohen në këto vendime.Detyrimin e të paditurës Sevim Peshkëpia të njohë bashkëpronarë paditësat dhe të paditurit për pasuritë sa sipër, në këtë mënyrë dhe pjesë:Sevim Peshkëpia 6/18 pjesë.Arjana Peshkëpia 2/18 pjesë.Anila Peshkëpia 2/18 pjesë.Zamir Peshkëpia 2/18 pjesë.Vjollca Peshkëpia 1/18 pjesë.Elton Peshkëpia 1/18 pjesë.Indrit Peshkëpia 1/18 pjesë.Silvana Baolli 3/18 pjesë.Detyrimin e të paditurës Sevim Peshkëpia të njohë bashkëpronarë paditësat Arjana Peshkëpia, Anila Peshkëpia, Zamir Peshkëpia, Vjollca Peshkëpia, Elton Peshkëpia, Indrit Peshkëpia dhe të paditurën Silvana Baolli në pjesët e përcaktuara sa sipër dhe për pasuritë e blera me:Kontratën e shitblerjes nr.6499 rep., nr.3139 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2441, datë 30.03.1996, me nr.6/211 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.Kontratën e shitblerjes nr.5641 rep., nr.1976 kol., datë 09.07.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.5379, datë 17.07.1996, me nr.6/148 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.Kontratën e shitblerjes nr.6494 rep., nr.3134 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2439, datë 30.03.1996, me nr.6/211 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.Kontratën e shitblerjes nr.6502 rep., nr.3209 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2440, datë 30.03.1996, me nr.6/148 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.Kontratën e shitblerjes nr.6492 rep., nr.3133 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2438, datë 30.03.1996, me nr.6/211 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.Kontratën e shitblerjes nr.6490 rep., nr.3131 kol., datë 27.03.1996 e regjistruar në regjistrin hipotekor 2437, datë 30.03.1996, me nr.6/148 pasurie, ne Zonë Kadrastrale 9190.Pavlefshmërinë e kontratës së huapërdorjes nr.4409, datë 25.10.2002, e noterizuar me datë 05.09.2002.Pavlefshmërinë e kontratës së huapërdorjes nr.1184, datë 01.03.2004.Pavlefshmërinë e kontratës së shitblerjes me nr.9192 rep., nr.889 kol., datë 07.03.2006, të lidhur midis Sevim Peshkëpisë dhe Bardhyl Baollit.Pavlefshmërinë e kontratës së shitblerjes nr.3148 rep., nr.555 kol., datë 07.04.2006, të lidhur midis Sevim Peshkëpisë dhe Bardhyl Baollit.Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të kryejë veprimet përkatëse në regjistrin hipotekor.Ligjërimin e masës për sigurimin e padisë, të marrë me vendimin nr.4662 akti, datë 09.06.2006, deri në përfundim të këtij gjykimi.

143

Page 144: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1177, datë 16.06.2008 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.7658, datë 29.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.1177, datë 16.06.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit

nr.7658, datë 29.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka bërë rekurs pala e paditur, Sevim Peshkëpia, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.7658, datë 29.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.1177, datë 16.06.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke vendosur rrëzimin e padisë së paditësave, si të pa mbështetur në ligj.

Heqjen e masës së sigurimit të padisë.

Shkaqet që ngrihen në rekurs nga pala e paditur, Sevim Peshkëpia, janë:- Vendimi nr.7658, datë 29.12.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.1177,

datë 16.06.2008 i Gjykatës së Apelit Tiranë nuk janë të mbështetur në asnjë dispozitë ligjore të K.Civil të vitit 1929, që kanë qenë në fuqi në kohën kur Syrja Peshkëpia ka blerë truallin prej 7500 m2 dhe shtëpinë e ndërtuar mbi këtë truall.

- Kodi Civil i vitit 1929 nuk njihte si mënyrë të fitimit të pronësisë qënien në një çertifikatë të gjëndjes familjare, apo bashkëjetesën në një familje.

- Në vendimet e gjykatave mungojnë dispozitat ligjore, në të cilat ato janë mbështetur në arritjen e përfundimit të tyre, detyrim ky i nenit 310/2/3 të K.Pr.Civile.

- Vendimet e gjykatave janë në kundërshtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës së Lartë.

- Gjykatat nuk janë marrë me objektin e të provuarit që rezulton nga objekti i padisë së paditësave, por me çështje që nuk kanë lidhje me objektin e këtij gjykimi.

- Gjykatat nuk kanë zhvilluar gjykimin e çështjes, duke u bazuar në dispozitat ligjore që përcaktojnë barrën e provës për secilën palë dhe nuk kanë përcaktuar llojet e provave e mjetet e tjera provuese, që palët duhet të paraqesin para gjykatës, për të provuar pretendimet e tyre.

- Nëse do të pranojmë që kjo pronë e blerë nga Syrjai në vitin 1943 ka qenë e Halit Peshkëpisë, atëhere jemi të detyruar që si bashkëpronarë të njohim gjithë trashëgimtarët e tij dhe jo vetëm djemtë.

- Fakti që Halit Peshkëpia ka qenë Kryemyfti i Gjirokastrës nuk përbën provë për të provuar që prona, e blerë nga i biri i tij Syrjai në vitin 1943, është në bashkëpronësi me dy vëllezërit e tjerë.

- Gjykatat apriori pranojnë faktin se Halit Peshkëpia për periudhën 1931-1943 ka hequr dorë nga ushtrimi i veprimtarisë së biznesit, duke ua kaluar atë tre djemve të tij, pasi nuk ka asnjë provë në dosje që ai të ketë ushtruar ndonjë veprimtari tregtare, prandaj nuk kishte çfarë t’u kalonte djemve.

- Fakti që Halit Peshkëpia i ka lënë prokurë Syrjait nuk do të thotë që ai i kishte dhënë të drejtë atij, që në vitin 1943, të blinte pronë në emër të tij.

- Prokura është dokument në të cilin i përfaqësuari, me vullnetin e tij të lirë ka përcaktuar karakterin dhe vëllimin e tagrave që i ka dhënë përfaqësuesit.

- Gjykatat pranojnë si provë për të provuar bashkëpronësinë faktin se gjatë viteve 1936-1946 tre vëllezërit kanë ushtruar veprimtari të përbashkët në shoqërinë e thjeshtë të emërtuar “Syrja Peshkëpia e Vllazën”, por ne vlerësojmë që shoqëria tregtare nuk mund të jetë njëkohësisht edhe shoqëri e thjeshtë.

- Ligji i kohës dhe Kodi Civil që është aktualisht në fuqi bëjnë dallimin e qartë ndërmjet shoqërive tregtare dhe shoqërive të thjeshta, të parat rregullohen nga dispozitat për shoqëritë tregtare dhe të dytat nga Kodi Civil.

144

Page 145: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Gjykata e apelit është konfuze në konkluzionet e veta dhe kjo është rrjedhojë e mos mbështetjes në ligj, por në pretendimet kontradiktore të palës paditëse.

- Syrja Peshkëpia figuron në listën e tatimeve të jashtëzakonshme me dy numra, në njërin është shënuar “Syrja Peshkëpia e Vëllai” dhe në tjetrin vetëm, kjo tregon që ai ka patur aktivitet të vetin, duke nxjerrë fitime të mëdha, prandaj i kishte të gjitha mundësitë për të blerë prona, pa mbështetjen e të tjerëve.

- Syrja Peshkëpia ka patur prona të tjera në emër të tij, që kishin vlerë shumë herë më të mëdha se ato prona që figurojnë në emër të kryefamiljarit formal Halit Peshkëpia.

- Gjykata e apelit nuk ka folur në emër të gjykatës, por në emër të palës paditëse, kur thotë:……..Në gjykimin në shkallë të dytë ne kemi paraqitur disa vërtetime, pra gjykata i ka paraqitur prova gjykatës.

- Nuk mbështetet në ligj përfundimi se prona e kthyer dhe e blerë, që vazhdon të figurojë në hipotekë në emër të të paditurës Sevim Peshkëpia, është ndarë dhe administruar në tre pjesë të barabarta, sipas marrëveshjes së vitit 1996.

- Gjykatat kanë lejuar fitimin dhe humbjen e pronësisë me mënyra, mjete dhe prova nga ato që nuk i lejon ligji për fitimin e pronësisë mbi pasuritë e patundshme.

- Të pa mbështetura në ligj janë vendimet e gjykatave edhe në pjesën që ato kostatojnë të pavlefshme kontratat e huapërdorjes, të lidhura ndërmjet palëve.

- Deklarata noteriale e lëshuar nga e paditura Sevim Peshkëpia është e fallsifikuar, prandaj i paraqitëm gjykatës së apelit dy akte të ekspertimit grafik, të cilët provojnë se nënshkrimi poshtë emrit të të paditurës nuk është i saj, por i një personi tjetër.

- Gjykatat kanë pranuar se padia e paditësave duhet pranuar, duke injoruar e quajtur nul të gjitha aktet zyrtare që provojnë pronësinë, vetëm në emër të Sevim Peshkëpisë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesin e të paditurve Sevim

Peshkëpia, Silvana Baolli dhe Bardhyl Baolli, Avokatin Isuf Shehu, i cili kërkoi ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e padisë, duke hequr masën e sigurimit të padisë; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse, Avokatin Avni Shehu, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; në përfundim,

V Ë R E NNë Gjykatën e Lartë me datë 17.09.2008 është regjistruar çështja civile nr.11111-

02124-00-2008 regj. them., që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditësa Vjollca Peshkëpia, etj., dhe të paditur Sevim Peshkëpia, etj., me objekt njohje bashkëpronësie, etj.

Vendimi nr.1177, datë 16.06.2008 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe material civil, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rrethanat dhe faktet rezultojnë si më poshtë:Palët ndërgjyqëse Peshkëpia janë trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit Halit Peshkëpia

dhe konkretisht fëmijë të tre djemve të tij, Syrja, Isuf dhe Rruzhdi Peshkëpia.Halit Peshkëpia dhe tre djemtë e tij kanë jetuar bashkë në një trung familjar deri në

vitin 1953, duke patur veprimtari ekonomike të përbashkët, e filluar kjo nga i ndjeri Halit dhe vazhduar më pas nga Syrjai, Isufi e Rruzhdiu.

Meqenëse në vitin 1930 i ndjeri Halit mori një post të lartë fetar si Kryemyfti i Shqipërisë së jugut, të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1943 kur dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, me aktivitetin ekonomik të familjes janë marrë tre djemtë e tij Syrjai, Isufi e Rruzhdiu, ndërsa për administrimin e pronave dhe të aktivitetit ekonomik ai ka caktuar si përfaqësues të përgjithshëm djalin e madh Syrjain.

145

Page 146: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Me aktin e shitjes së pronave nr.24783 rep. e nr.12846 kol., datë 05.09.1943, Syrja Peshkëpia ka blerë nga Rexh Meta një truall me sipërfaqe 7500 m2 bashkë me ndërtesat e ndodhura brenda tij, të cilat ndodhen në Lagjen “Xhami Sherif” në Tiranë.

Në kohën e blerjes së pronës, sipas dokumentave të shumta zyrtare që ndodhen në dosje, rezulton se të tre vëllezërit bashkërisht kryenin veprimtari të ndryshme ekonomike në disa qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Vlorë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër.

Megjithëse kryenin aktivitet ekonomik të përbashkët nuk rezulton që asnjë pronë të jetë regjistruar në emër të Isuf dhe Ruzhdi Peshkëpisë, por vetëm në emër të vëllait të tyre më të madh Syrja Peshkëpia, i cili ka lënë si trashëgimtare të vetme të paditurën Sevim Peshkëpia.

Pas vitit 1944 familja Peshkëpia është prekur nga reformat politike dhe ekonomike, vëllezërit Syrja dhe Isuf janë dënuar penalisht për veprimtari kundër pushtetit popullor, duke iu sekuestruar gjithë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme.

Me Dekretligjin nr.801, datë 22.03.1950 është sekuestruar sipërfaqja e truallit prej 7500 m2, të cilin e kishte blerë i ndjeri Syrja në vitin 1943 dhe bashkë me ndërtesat që ishin ndërtuar mbi të, janë kaluar në favor të shtetit.

Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve”, pas kërkesës së trashëgimtarëve, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë i ka njohur Syrja Peshkëpisë pronësinë mbi truallin objekt gjykimi, duke i dhënë të drejtën e parablerjes për objektet e ndërtuara nga shteti mbi atë truall.

Meqenëse e paditura Sevim Peshkëpia është trashëgimtare e vetme e trashëgimlënësit Syrja Peshkëpia në emër të saj janë lidhur të gjitha kontratat e shitjeve me AKP Tiranë dhe NTS 1, për objektet në pronësi të shtetit.

Më pas, e paditura Sevim Peshkëpia ka bërë dy shitje në favor të të paditurit Bardhyl Baolli dhe dy kontrata huapërdorje me paditësat, të cilët pretendojnë bashkëpronësinë.

Megjithëse me datën 18.02.1994 e paditura Sevim Peshkëpia ka deklaruar para noterit se pronat objekt gjykimi të regjistruara në emër të atit të saj u përkasin të tre vëllezërve, më pas ajo ua ka mohuar bashkëpronësinë trashëgimtarëve të të ndjerëve Isuf dhe Rruzhdi Peshkëpia, prandaj ata i janë drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.7658, datë 29.12.2006 ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Ndryshimin e pjesshëm të vendimit nr.320, datë 22.08.1995 të KKKP Tiranë (sot

Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë) dhe të vendimit nr.115, datë 24.12.1999 të KKKP Tiranë, përsa i përket bashkëpronësisë, duke njohur si ish pronarë Syrja Peshkëpia, Rruzhdi Peshkëpia dhe Isuf Peshkëpia mbi pasurinë e përbërë prej 7500 m2, të ndodhur në Lagjen “Xhami Sherif” Tiranë, në vendin e quajtur “Kodra e Fuat Toptanit”, e kufizuar:

Lindje trualli i trashëgimtarëve të Fuat Toptanit, me ballë 162 m linear;Perëndimi trualli i Paolo Cassina me ballë 63 m linear dhe pjesërisht me ballë 87.70 m

linear me truallin e Rexh Meta;Veri me rrugën e vjetër të fshatit Farkë me ballë 63.50 m linear;Jug me truallin e trashëgimtarëve të Fuat Toptanit me ballë 40 m linear, si dhe të një

shtëpie dy katëshe brenda këtij trualli me 13 dhoma dhe aksesorë, duke lënë në fuqi mënyrën e kthimit dhe kompesimit sipas mënyrës që përcaktohen në këto vendime.

Detyrimin e të paditurës Sevim Peshkëpia të njohë bashkëpronarë paditësat dhe të paditurit për pasuritë sa sipër, në këtë mënyrë dhe pjesë:

Sevim Peshkëpia 6/18 pjesë.Arjana Peshkëpia 2/18 pjesë.Anila Peshkëpia 2/18 pjesë.

146

Page 147: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Zamir Peshkëpia 2/18 pjesë.Vjollca Peshkëpia 1/18 pjesë.Elton Peshkëpia 1/18 pjesë.Indrit Peshkëpia 1/18 pjesë.Silvana Baolli 3/18 pjesë.Detyrimin e të paditurës Sevim Peshkëpia të njohë bashkëpronarë paditësat Arjana

Peshkëpia, Anila Peshkëpia, Zamir Peshkëpia, Vjollca Peshkëpia, Elton Peshkëpia, Indrit Peshkëpia dhe të paditurën Silvana Baolli në pjesët e përcaktuara sa sipër dhe për pasuritë e blera me:

Kontratën e shitblerjes nr.6499 rep., nr.3139 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2441, datë 30.03.1996, me nr.6/211 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.

Kontratën e shitblerjes nr.5641 rep., nr.1976 kol., datë 09.07.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.5379, datë 17.07.1996, me nr.6/148 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.

Kontratën e shitblerjes nr.6494 rep., nr.3134 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2439, datë 30.03.1996, me nr.6/211 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.

Kontratën e shitblerjes nr.6502 rep., nr.3209 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2440, datë 30.03.1996, me nr.6/148 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.

Kontratën e shitblerjes nr.6492 rep., nr.3133 kol., datë 27.03.1996, e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.2438, datë 30.03.1996, me nr.6/211 pasurie, me Zonë Kadastrale 8190.

Kontratën e shitblerjes nr.6490 rep., nr.3131 kol., datë 27.03.1996 e regjistruar në regjistrin hipotekor 2437, datë 30.03.1996, me nr.6/148 pasurie, ne Zonë Kadrastrale 9190.

Pavlefshmërinë e kontratës së huapërdorjes nr.4409, datë 25.10.2002, e noterizuar me datë 05.09.2002.

Pavlefshmërinë e kontratës së huapërdorjes nr.1184, datë 01.03.2004.Pavlefshmërinë e kontratës së shitblerjes me nr.9192 rep., nr.889 kol., datë

07.03.2006, të lidhur midis Sevim Peshkëpisë dhe Bardhyl Baollit.Pavlefshmërinë e kontratës së shitblerjes nr.3148 rep., nr.555 kol., datë 07.04.2006, të

lidhur midis Sevim Peshkëpisë dhe Bardhyl Baollit.Detyrimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të kryejë veprimet

përkatëse në regjistrin hipotekor.Ligjërimin e masës për sigurimin e padisë, të marrë me vendimin nr.4662 akti, datë

09.06.2006, deri në përfundim të këtij gjykimi.Gjykata e shkallës së parë arsyeton:Gjykata vëren që palët kanë patur dijeni të plotë lidhur me kontratën e shitjes të vitit

1943.Faktin e bashkëpronësisë së kësaj pasurie në pjesë të barabarta midis të tre trungjeve,

palët ndërgjyqëse trashëgimtarë të vëllezërve Peshkëpia, rezulton ta kenë pranuar dhe ata janë sjellë si të tillë deri në vitin 2006.

Gjykata nuk e mbështet bashkëpronësinë vetëm në faktin se familja Peshkëpia ka jetuar bashkë dhe ka vepruar në një ekonomi të vetme deri në vitin 1953, por vetë e paditura Sevim Peshkëpia e ka deklaruar një gjë të tillë para noterit.

Kërkesa në Komisionin e Kthimit të Pronave është paraqitur në emër të tre vëllezërve.Kontratat e huapërdorjes të lidhura ndërmjet ndërgjyqësave janë bërë në funksion të

ndarjes së pasurisë në tre pjesë të barabarta dhe çdo gjë ka shkuar mirë, derisa më datë 16.11.2006 e paditura Sevim Peshkëpia ka bërë një deklaratë të dytë noteriale, duke revokuar deklaratën noteriale, të datës 18.02.1994.

Mbi ankimin e palës së paditur Sevim Peshkëpia, Bardhyl Baolli dhe Silvana Baolli çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr.1177, datë 16.06.2008 ka vendosur:

147

Page 148: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Lënien në fuqi të vendimit nr.7658, datë 29.12.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata e apelit arsyeton:Familja Peshkëpia ka vepruar si një e vetme në kuptimin juridik, organizativ dhe

ekonomik deri në vitin 1953.Në vitin 1930 familja e Halit Peshkëpisë figuron në të njëjtën çertifikatë familjare, ku

përfshihen fëmijët e tij të martuar dhe të pamartuar.E njëjta gjë ndodh edhe pas 15 vjetësh, ku në të njëjtën familje me Halitin figurojnë

djemtë, nipat dhe mbesat.Edhe pas transferimit në qytetin e Durrësit në vitin 1950, kohë kur Haliti kishte

vdekur, familjet e tre vëllezërve Peshkëpia janë bashkë me kryefamiljar Syrjain dhe ndarja është bërë në vitin 1953, pra pas sekuestrimit të pronave.

Provohet që Halit Peshkëpia ka patur prona dhe kapital monetar të konsiderueshëm para vitit 1930.

Syrja Peshkëpia ka vepruar si përfaqësues i përgjithshëm i të atit, i cili i kishte dhënë të drejtë që të vejë dhe të ngrejë hipoteka konvencionale.

Tre vëllezërit Peshkëpia në periudhën 1936-1946 kanë zhvilluar veprimtari tregëtare të përbashkët në shoqërinë e thjeshtë të emërtuar “Syrja Peshkëpia dhe Vllazën”.

Kolegji Civil vlerëson se pretendimet që ngrihen në rekurs nga pala e paditur Sevim Peshkëpia janë të pa bazuara në ligj, prandaj nuk ka vend që vendimi i dhënë nga gjykata e apelit të cënohet.

Në nenin 199 të KCivil thuhet:Ka bashkëpronësi ku një ose disa sende dhe të drejta të tjera reale u përkasin

bashkarisht dy ose më shumë personave.Pjesët e bashkëpronarëve janë të barabarta gjersa nuk vërtetohet e kundërta. Të

drejtat dhe detyrimet e bashkëpronarëve caktohen në përpjestim me pjesët përkatëse.Dispozita ligjore që është aktualisht në fuqi nuk ka shumë ndryshime me nenin 1024

të Kodit Civil të vitit 1929, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur pretendohet bashkëpronësia (viti 1943, kur është blerë sendi), i cili thotë:

Porcionet e atyne që kanë pjesë në bashkëpasunim prezumohen baras e deri sa të provohet e kundërta.

Dobitë dhe barrët e bashkëpasunimit janë proporcionale me pjesat që ka secili pjestar.

Nga citimi i dispozitave ligjore të mësipërme, del qartë se regjimi i bashkëpronësisë në të dy periudhat është pothuajse i njëjtë, prandaj me të drejtë pala paditëse ka ngritur padinë për njohjen bashkëpronar për sendin e pretenduar si të përbashkët.

Në një padi të tillë personat që pretendojnë bashkëpronësinë (paditësësat) kanë barrën e provës që të provojnë se në krijimin e pasurisë kanë dhënë kontribut edhe trashëgimlënësit e tyre, gjë për të cilën gjykatat kanë administruar mjaft prova shkresore, të cilat të marra në unitet me njëra tjetrën të krijojnë bindjen e plotë, që trualli objekt gjykimi dhe ndërtesat e ndërtuara mbi të, kanë qenë produkt i punës së përbashkët të tre vëllezërve Peshkëpia.

Në këtë rast pala paditëse nuk ka për qëllim të godasë aktin ligjor me të cilin është blerë pasuria në vitin 1943 nga Syrja Peshkëpia, siç pretendon pala e paditur në rekurs, por trashëgimtarët e të ndjerëve Rruzhdi dhe Isuf Peshkëpia (përjashto Silvana Baollin), pretendojnë që për vënien e kësaj pasurie kanë kontribuar edhe trashëgimlënësit e tyre.

Fakti i qënies në një familje deri në vitin 1953, fakti që gjyshi i ndërgjyqësave ka qenë një person shumë i pasur, pasuri të cilën me prokurë të përgjithshme e ka lënë në dorë të djalit të madh Syrjait që në vitin 1930, duke i dhënë atij të drejtë që të shiste dhe të blinte çdo pasuri në emër të tij, fakti që të tre vëllezërit kanë patur një aktivitet të përbashkët ekonomik shumë vjeçar dhe fakti që trashëgimtarja e vetme e Syrja Peshkëpisë e ka pranuar

148

Page 149: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

bashkëpronësinë për 12 vjet rrjesht, duke mbajtur dokumenta për administrimin e pjesëve dhe duke i trajtuar trashëgimtarët e tjerë si bashkëpronarë, tregojnë qartë se përfundimi që kanë arritur gjykatat më të ulta është i drejtë dhe i bazuar në ligj.

Në rekurs pala e paditur Sevim Peshkëpia pretendon që gjykatat nuk i kanë bazuar vendimet e tyre në asnjë dispozitë ligjore të Kodit Civil të vitit 1929, i cili rregullonte veprimin juridik të shitjes së bërë nga Rexh Meta në favor të Syrja Peshkëpisë.

Kolegji Civil e vlerëson të pabazuar këtë pretendim, sepse objekt i kësaj padie nuk është kundërshtimi i veprimit juridik të shitjes së bërë në vitin 1943, por pretendohet që ky send është blerë jo vetëm nga Syrja Peshkëpia, por edhe me kontributin e dy vëllezëve të tij Isufit dhe Rruzhdiut.

Kodi Civil i vitit 1929, në Titullin IV (nenet 1023-1034), rregullon institutin e bashkëpasunimit (bashkëpronësisë), që do të thotë që në kohën kur ka blerë pronën objekt gjykimi Syrja Peshkëpia, ligji e njihte dhe e rregullonte bashkëpronësinë, prandaj nuk mund të thuhet që kërkimi i paditësave nuk është i bazuar në ligjin e kohës kur është vënë pasuria. Të njëjtin qëndrim mban edhe ligji që është aktualisht në fuqi, prandaj përsa i përket ligjshmërisë së kërkimit të paditësave, Kolegji Civil vlerëson që ai është plotësisht i bazuar si në ligjin e kohës së vënies së pasurisë, ashtu dhe në ligjin e kohës së ngritjes së padisë.

Në të tilla raste një kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet çështjes së të provuarit (faktit), që do të thotë se provat e marra në gjyq duhet të çojnë në përfundimin se me të vërtetë personi që pretendon bashkëpronësinë ka kontribuar në krijimin e kësaj pasurie, gjë të cilën gjykatat më të ulta e kanë hetuar në mënyrë të kujdesshme dhe të gjithanshme, duke arritur në të njëjtin përfundim, pa i dhënë ndonjë prove vlerë të paracaktuar.

Në rekurs pretendohet se Halit Peshkëpia i ka dhënë djalit të tij prokurë, duke përcaktuar karakterin dhe vëllimin e tagrave dhe nuk i ka dhënë atij të drejta për të blejë prona në emër të tij.

Kolegji Civil e vlerëson të pabazuar pretendimin e palës së paditur, sepse Halit Peshkëpia, përveç prokurës së përgjithshme të datës 09.10.1930 me të cilën caktonte si përfaqësues të përgjithshëm djalin e madh Syrja Peshkëpia, vetëm 10 ditë më pas ka hartuar një prokurë tjetër me të cilën zgjeronte kompetencat e përfaqësuesit të tij, duke i dhënë të drejtë atij që të vejë dhe të ngrejë hipoteka kovencionale, që do të thotë se Syrja Peshkëpia, me pasurinë e të atit dhe pjestarëve të tjerë të familjes, kishte të drejtë të blinte dhe të shiste çdo gjë në emër të vet, prandaj në emër të tij figurojnë shumë prona, ndërsa në emër të dy vëllezërve më të vegjël, megjithëse kontribuonin, nuk ka të regjistruar asnjë lloj pasurie.

Pala e paditur në rekurs pretendon që gjykata e apelit është kontradiktore kur pranon që tre vëllezërit kanë ushtruar veprimtari tregtare dhe kanë krijuar shoqërinë e thjeshtë të emërtuar “Syrja Peshkëpia dhe Vllazën”.

Duhet theksuar se si shoqëritë e thjeshta, ashtu dhe ato tregëtare në thelb janë e njëjta gjë, sepse krijohen për të kryer një aktivitet të caktuar, por ndryshojnë në mënyrën e krijimit dhe funksionimit të tyre, sepse shoqëria e thjeshtë krijohet dhe funksionon në bazë të rregullave të parashikuara nga neni 1074 e vijues i Kodit Civil, ndërsa shoqëritë tregtare në bazë të ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”.

Pala e paditur nuk bën gjë tjetër vetëm se e sposton më shumë se 70 vjet në kohë shoqërinë që kanë krijuar vëllezërit Peshkëpia dhe kërkon shpjegime nga gjykata se çfarë shoqërie ka qenë ajo dhe nëse është krijuar në përputhje me ligjet e miratuara shumë vite më vonë, gjë që është absurde.

Logjika e vendimeve të gjykatave nuk është kjo, por ato arsyetojnë që tre vëllezërit, duke krijuar një shoqëri të përbashkët, kanë kryer aktivitet të përbashkët, kanë krijuar mjete monetare të përbashkëta dhe me to kanë blerë sendin e paluajtshëm, për të cilin kërkohet bashkëpronësia.

149

Page 150: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në rekurs pala e paditur pretendon që deklarata noteriale e datë 18.02.1994 e bërë në emër të të paditurës Sevim Peshkëpia është e fallsifikuar dhe për këtë ajo pretendon se ka paraqitur para gjykatës së apelit dy akte të ekspertimit grafik, por kjo e fundit nuk i përmend fare në vendim.

Në bazë të nenit 225 të K.Pr.Civile, kryerja e ekspertimit dhe caktimi i ekspertit bëhet nga gjykata dhe jo nga palët. Eksperti, para se të marrë përsipër detyrën duhet bëjë betimin para gjykatës, në përputhje me nenin 226 të K.Pr.Civile, prandaj gjykata e apelit nuk kishte si ta bazonte vendimin e saj në prova të marra në rrugë të paligjshme.

Në dosje ndodhet deklarata noteriale e datës 16.11.2006, me të cilën e paditura Sevim Peshkëpia ka revokuar deklaratën noteriale të datës 18.02.1994. Kolegji Civil vlerëson që, nëse deklarata noteriale e vitit 1994 ishte e fallsifikuar nuk kishte asnjë arsye që e paditura Sevim ta revokonte atë pas 12 vjetësh.

Me deklaratën noteriale të vitit 1994 e paditura ka qenë e njohur që në shkallë të parë dhe nuk ka ngritur asnjë pretendim për fallsitetin e saj, as gjatë gjykimit dhe as në ankimin e paraqitur para gjykatës së apelit, ç’ka tregon se ky pretendim jo vetëm që nuk është i bazuar në ligj, por është edhe abuziv, i cili bëhet vetëm për t’u mohuar me çdo lloj mënyre të drejtën e bashkëpronësisë, trashëgimtarëve të tjerë të familjes Peshkëpia.

Kolegji Civil vlerëson që vendimi i gjykatës së apelit është i bazuar edhe në pjesën e konstatimit të pavlefshëm të kontratave të shitjes të lidhura ndërmjet të paditurve Sevim Peshkëpia dhe Bardhyl Baolli, sepse paditësja ka shitur jo vetëm pjesën e saj, por edhe pjesën e bashkëpronarëve të tjerë, pa ekzistuar vullneti i këtyre të fundit.

Në nenin 92/a të K.Civil thuhet:Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë ato

që:Vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit.Dispozita urdhëruese e ligjit në rastin konkret është neni 204 i K.Civil, i cili thotë:Bashkëpronari, para se t’ia shesë pjesën e vet në sendin e paluajtshëm një personi që

nuk është bashkëpronar, detyrohet të njoftojë me shkrim bashkëpronarët e tjerë nëse dëshirojnë të blejnë pjesën me të njëjtat kushte që do t’ia shesë personit të tretë…..

I padituri Bardhyl Baolli nuk është bashkëpronar, pasi ai është dhëndër në familjen Peshkëpia (bashkëshorti i të paditurës Silvana) dhe e paditura Sevim Peshkëpia nuk ka njoftuar me shkrim bashkëpronarët e tjerë para se t’ia shiste një pjesë të pronës të paditurit Bardhyl, prandaj dy kontratat e shitjes janë veprime juridike absolutisht të pavlefshme dhe nuk kanë sjellë asnjë pasojë juridike.

Në rastin e veprimeve juridike absolutisht të pavlefshme, Kolegji Civil vlerëson se nuk është e nevojshme që të kërkohet në padi konstatimi i pavlefshmërisë së tyre, sepse ato janë nul dhe ky konstatim mund bëhet në çdo lloj gjykimi, por kërkimi duhet të fokusohet vetëm në zgjidhjen e pasojave të veprimit juridik (restitucionit), që në këtë rast me kalimin e pronës të gjithë bashkëpronarëve, realisht është kryer.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dy kontratat e huapërdorjes të lidhura ndërmjet të paditurës Sevim Peshkëpia dhe bashkëpronarëve të tjerë, sepse e paditura në cilësinë e huadhënëses u ka dhënë paditësave në cilësinë e huamarrësve jo sendin në pronësi të saj, por sendin e përbashkët, duke vepruar në kundërshtim të hapur me nenet 92/a dhe 901 e vijues të Kodit Civil, prandaj edhe këto dy kontrata janë veprime juridike absolutisht të pavlefshme, të cilat nuk kanë sjellë asnjë pasojë juridike.

Për të gjitha këto sa u thanë më sipër, Kolegji Civil vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Sevim Peshkëpia është i pabazuar në ligj dhe për rrjedhojë vendimi i dhënë nga gjykata e apelit duhet të lihet në fuqi.

150

Page 151: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 485/a të K.Pr.Civile.

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.1177, datë 16.06.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 14.06.2011

151

Page 152: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-00963-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1161 i Vendimit (318)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesFatos Lulo AnëtarGani Dizdari AnëtarAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

më datë 14.06.2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, çështjen civile që i përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: SHOQËRIA “MAGELANI” SHPK DURRËS, përfaqësuar në gjyq me autorizim nga Av. Emiliano Braho.

I PADITUR: DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR TIRANË, përfaqësuar në gjyq nga Av. i Shtetit Abaz Deda. DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE DURRËS, përfaqësuar në gjyq nga Av. i Shtetit Abaz Deda.ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT, përfaqësuar nga Abaz Deda.

OBJEKTI:Deklarimin pjesërisht të pavlefshëm të aktit administrativ,

“Njoftim Vlerësimi Tatimor për Detyrimet” me nr.12456 prot., datë 04.09.2008.

Baza Ligjore: Nenet 43, 324 e vijues të K.Pr.Civile, nenet 118, 135 e vijues të K.Pr.Administrative

dhe neni 106 e vijues i ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.960, datë 14.02.2011, ka vendosur:Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.807 akti, me paditës Shoqëria “Magelani” shpk, si një çështje që hyn në juridiksionin administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor.

Kundër vendimit të mësipërm, ka bërë ankim të veçantë pala paditëse Shoqëria “Magelani” shpk, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.960, datë 14.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

152

Page 153: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Shkaqet që ngrihen në ankim nga pala paditëse janë:- Në zbatim të ligjit për procedurat tatimore, ne kemi kërkuar që kërkesa ankimore të

pranohet, duke vënë si garanci prona të paluajtshme të shoqërisë në formën e sekuestros konservative.

- Menjëherë sapo u vumë në dijeni për vendimin e palës së paditur, ne i jemi drejtuar edhe një herë asaj, duke përmbushur kushtet në lidhje me likuidimin e detyrimit, pa gjobat.

- Pasi ka kaluar afati tre mujor i jemi drejtuar gjykatës, e cila e nxorri çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

- Drejtoria e Apelimit Tatimor kishte detyrimin që të na njoftonte për plotësimin e dokumentave.

- Gjykata e ka mbështetur vendimin vetëm në faktin e mos shqyrtimit të çështjes nga Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe nuk ka bërë një hetim të gjithanshëm të çështjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesin e palës paditëse,

Av.Emiliano Braho, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.960, datë 14.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë; dëgjoi përfaqësuesin e palëve të paditura dhe të Avokaturës së Shtetit, Av. Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.960, datë 14.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim,

V Ë R E NNë Gjykatën e Lartë me datë 27.04.2011 është regjistruar çështja civile nr.31003-

00963-00-2011 regj. them, që i përket palëve ndërgjyqëse: paditës Shoqëria “Magelani” shpk dhe të paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës e Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë, me objekt deklarimin pjesërisht të pavlefshëm të njoftim vlerësimit tatimor.

Vendimi numër 960, datë 14.02.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit, prandaj ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rrethanat dhe faktet rezultojnë të jenë si më poshtë:Pala paditëse, Shoqëria “Magelani” shpk Durrës, është një shoqëri me përgjegjësi të

kufizuar, e cila ushtron aktivitetin e saj si agjensi detare dhe spedicionere në fushën e import-eksportit.

Me shkresën nr.7288, datë 05.05.2008 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj) ka vënë në dijeni palën paditëse se do t’i nënshtrohej kontrollit tatimor.

Pas kryerjes së kontrollit tatimor, pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës, me njoftim vlerësimin tatimor nr.12456, datë 04.09.2008 ka njoftuar palën paditëse se ka një detyrim tatimor të papaguar, i cili bashkë me gjobat kap një vlerë prej 7.587.426 lekë.

Pala e paditur me datë 29.09.2008 ka paraqitur ankim administrativ pranë palës së paditur Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë, e cila me vendimin nr.1864, datë 16.12.2008 ka vendosur refuzimin e ankimit ndaj njoftimit për vlerësimin tatimor, pasi shoqëria nuk ka paguar detyrimet.

Duke mos qenë dakord me vendimin e palës së paditur Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë dhe duke pretenduar që e ka ezauruar rrugën administrative të ankimit, pala paditëse i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.960, datë 14.02.2011 ka vendosur:

153

Page 154: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nr.807 akti, me paditës Shoqëria “Magelani” shpk, si një çështje që hyn në juridiksionin administrativ të Drejtorisë së Apelimit Tatimor.

Gjykata e rrethit gjyqësor arsyeton:Nga përmbajtja e vendimit të Drejtorisë së Apelimit Tatimor del se pala paditëse nuk

e ka paguar detyrimin tatimor dhe ankimi i saj nuk është marrë fare në shqyrtim.Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, ankimi i veçantë i paraqitur nga pala

paditëse Shoqëria “Magelani” shpk është i pa mbështetur në prova dhe ligj, prandaj nuk ka asnjë shkak ligjor që vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës parë të cënohet.

Në nenin 107 të ligjit numër 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, thuhet:

Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor, të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.

Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor, që është subjekt i ankimit……….

Në zbatim të këtij ligji ka dalë edhe Udhëzimi numër 24 datë 02.09.2008 (i ndryshuar) i Ministrit të Financave, i cili në pikën 107 të tij thotë:

Kur një detyrim tatimor është objekt ankimi, ankimi pranohet vetëm në qoftëse ankimuesi, në përputhje me nenin 107/1 të ligjit:

a) Paguan shumën e plotë të detyrimit tatimor objekt ankimi të përcaktuar në aktin administrativ që do të ankimohet, dhe

b) Vërteton pagesën duke paraqitur një kopje të dokumentit të pagesës së tatimit.Si vërtetimi i pagesës ashtu edhe pagesa janë kërkesa të detyrueshme.Shuma e detyrimit për t’u paguar përfshin vetëm shumën e tatimit dhe interesin nëse

ka, në aktin administrativ që ankimohet, që është i pagueshëm në momentin e ankimimit, duke përjashtuar gjobat e përfshira në aktin administrativ objekt ankimimi……..

Në zbërthim të këtyre dispozitave ligjore, me të cilat rregullohet procedura e ankimit administrativ, lehtësisht kuptohet se, që në momentin që paraqet ankimin në organin më të lartë administrativ, subjekti tatimpagues duhet të plotësojë edhe kushtet e mëposhtme, të cilat janë të detyrueshme:

Pagimi i gjithë detyrimit tatimor, duke përjashtuar gjobat. Paraqitja në organin administrativ e dokumentit, i cili vërteton

pagimin e detyrimit.Pala paditëse e ka paraqitur ankimin brenda afatit që parashikon ligji, sepse njoftim

vlerësimi mban datën 04.09.2008 dhe ankimi është regjistruar pranë palës së paditur Drejtoria e Apelimit Tatimor me datë 29.09.2008, por ajo nuk ka paguar detyrimin tatimor që përcaktohet në njoftim vlerësimin tatimor, duke mos plotësuar kërkesën tjetër të ligjit, në një kohë që ky i fundit kërkon që të dy kushtet të përmbushen njëkohësisht, prandaj me të drejtë pala e paditur Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë nuk e ka shqyrtuar ankimin e bërë nga pala paditëse.

Kolegji Civil i vlerëson të pabazuara pretendimet që ngrihen në ankimin e veçantë nga pala paditëse, sepse në dosje nuk ka asnjë dokument që të provojë faktin se, brenda 30 ditëve nga njoftimi i aktit administrativ, pala paditëse ka paraqitur ndonjë kërkesë në organin tatimor për vënien e garancisë (sekuestros konservative) mbi pronat e saj të paluajtshme, sepse sipas saj ishte në pamundësi të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore.

154

Page 155: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pretendimin e palës paditëse se jemi drejtuar me një kërkesë tjetër palës së paditur Drejtorisë së Apelimit Tatimor, pasi kemi marrë dijeni për mos shqyrtimin e ankimit prej saj, Kolegji Civil e vlerëson të pabazuar, sepse ankimi administrativ shqyrtohet vetëm një herë dhe organi administrativ që shqyrton ankimin verifikon fillimisht nëse kërkesa është në afat dhe a është paguar detyrimi tatimor (pa gjobat) brenda këtij afati, nëse rezulton që nuk janë plotësuar këto kushte një herësh, ankimi nuk shqyrtohet.

Në marrjen e vendimit gjykata e rrethit gjyqesor jo vetëm që ka zbatuar me përpikmëri ato ç’ka kanë thënë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues nr.3, datë 12.02.2008, por ka patur parasysh edhe vendimin unifikues nr.4, datë 30.05.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në të cilin thuhet se, duhen paguar kamatëvonesat edhe pas ditës së njoftimit të vlerësimit tatimor, deri në momentin e paraqitjes së ankimit në organin administrativ.

Duke mos zbatuar në mënyrë rigoroze kërkesat e ligjit, pala paditëse ka bërë që ankimi i saj të mos shqyrtohet në rrugë administrative nga organi kompetent administrativ, prandaj Kolegji Civil vlerëson që çështja në gjykim nuk i përket juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 485/a të Kodit të Procedurës

Civile.

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.960, datë 14.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 14.06.2011

155

Page 156: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11227-00445-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1163 i Vendimit (319)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj Kryesues Gani Dizdari AnëtarArdian Dvorani AnëtarAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në datë 14.06.2011 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që i përket palëve të mëposhtme:

PADITËS VASILLAQ MINXHALI, përfaqësuar nga Avokatët Hanëme Bakia dhe Zef Nikaj.

I PADITUR: NIKO (NIKOLLA) LIÇO, përfaqësuar nga Avokati Genti Sinani.

OBJEKTI:Detyrimin e të paditurit që të kthejë shumën prej 20.000.000 lekë

si rrjedhojë e kontributit dhe aktivitetit në Optikën Tirana, fitimin e munguar, si dhe kthimin e mjeteve

sipas inventarizimit të datës 14.10.2003.Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a të K.Pr.Civile dhe nenet 450, 640, 1050 e 1074 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3159, datë 21.06.2004, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit.Heqjen e masës provizore për sigurimin e objektit të padisë caktuar me vendimin e ndërmjetëm nr.5576 akti, datë 30.09.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3888, datë 15.06.2005, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Detyrimin e të paditurit Niko Liço t’i kthejë paditësit Vasillaq Minxhali shumën 20.375.470 lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.917, datë 20.07.2006, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.3888, datë 15.06.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

156

Page 157: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas rigjykimit me vendimin nr.6778, datë 11.10.2007, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Detyrimin e të paditurit Niko Liço t’i kthejë paditësit Vasillaq Minxhali, vlerën prej 7.719.070 lekë si dhe interesat mbi këtë shumë për periudhën nga momenti i realizimit të fitimit dhe deri në ekzekutimin e vendimit.Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë palës paditëse shumën prej 2.012.884 lekë, që përfaqëson kontributin e paditësit Vasillaq Minxhali plus interesat nga momenti i ngritjes së padisë, datë 26.09.2003 dhe deri në ekzekutimin e vendimit.Detyrimin e palës së paditur Niko Liço t’i paguajë paditësit Vasillaq Minxhali vlerën prej 1.700.000 lekë dhe interesat mbi këtë shumë nga momenti i ngritjes së padisë e deri në ekzekutimin e vendimit.Rrëzimin e padisë për të gjitha kërkimet e tjera të padisë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.14, datë 15.01.2009 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.6778, datë 11.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Kundër vendimit nr.6778, datë 11.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.14, datë 15.01.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs paditësi Vasillaq Minxhali, i cili kërkon:

Ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë.

Shkaqet që ngrihen në rekurs nga pala paditëse janë:- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shkelur ligjin procedurial dhe konkretisht nenet

3, 5, 6 të K.Pr.Civile, pasi disponimet e kësaj gjykate dhe arsyetimi i vendimit nuk i përgjigjen kërkimeve të parashtruara në padi.

- Gjykata nuk është shprehur për të ardhurat që do të realizoheshin nga kapitali i paditësit në këtë veprimtari nga momenti i largimit të tij nga shoqëria dhe deri në momentin e dorëzimit të kontributeve, sipas vlerësimit të grupit të ekspertëve.

- Rrëzimi i pjesëve të tjera të padisë nuk mbështetet në asnjë referencë ligjore, duke u shkelur në këtë mënyrë urdhërimet e nenit 310/2 të K.Pr.Civile.

- Gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të parregullt ligjor për shkak të qëndrimit tepër subjektiv dhe të njëanshëm në favor të palës tjetër, të cilin e ka shfaqur gjatë gjykimit.

- Gjykata e apelit ka shkelur paanësinë në gjykim, të përcaktuar nga neni 28 i K.Pr.Civile dhe ka zhvilluar një proçes tërësisht në kundërshtim me nenet 172, 177 dhe 180 të K.Pr.Civile.

- Gjykata e apelit ka dalë jashtë objektit të padisë dhe e ka zgjidhur çështjen në kundërshtim me provat e paraqitura.

- Gjykata e apelit ka zbatuar keq nenin 1074 e vijues të K.C dhe ka shkelur rëndë parimin e kontradiktorialitetit.

157

Page 158: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesen e palës paditëse,

Av.Hanëme Bakia, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit, duke vendosur pranimin e padisë, dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur Av.Genti Sinani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, në përfundim,

V Ë R E NNë Gjykatën e Lartë me datë 23.06.2009 është regjistruar çështja civile nr.11217-

00445-00-2009 regj. them., që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Vasillaq Minxhali dhe i paditur Niko (Nikolla) Liço, me objekt kthim shume.

Vendimi nr.14, datë 15.01.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë i zbatimit jo të drejtë të ligjit procedurial dhe material civil, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rrethanat dhe faktet rezultojnë të jenë si më poshtë:Palët ndërgjyqëse janë në marrëdhënie të posaçme, sepse bashkëshortja e të paditurit

është mbesa e paditësit.Meqenëse bashkëshortja e paditësit është mjeke okuliste dhe kishte një aktivitet

tregtar në qytetin e Fierit, palët ndërgjyqëse kanë rënë dakord që të hapnin një aktivitet të tillë edhe në qytetin e Tiranës, duke shfrytëzuar si klinikë shtëpinë e të paditurit, e cila ndodhet në Rrugën “Myslym Shyri”.

Pala paditëse i ka dhënë të paditurit 1.700.000 lekë si vlerë për ½ e apartamentit, i cili duhet të kalonte në bashkëpronësi të të dy palëve.

Gjithashtu paditësi ka derdhur edhe shumën 973.786 lekë për blerjen e lëndës së parë, ndërsa i padituri përveç ½ të banesës ka derdhur edhe shumën 711.290 lekë.

Aktiviteti tregtar është regjistruar vetëm në emër të të paditurit dhe ishte rënë dakord nga palët, që fitimi të ndahej në pjesë të barabarta.

Fillimisht marrëdhëniet kanë qenë të mira dhe palët kanë ndarë një pjesë të fitimit në vitin 2003, por më vonë ka patur kontradikta ndërmjet tyre, derisa paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila pas rigjykimit me vendimin nr.6778, datë 11.10.2007 ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Detyrimin e të paditurit Niko Liço t’i kthejë paditësit Vasillaq Minxhali vlerën prej

7.719.070 lekë, si dhe interesat mbi këtë shumë për periudhën nga momenti i realizimit të fitimit dhe deri në ekzekutimin e vendimit.

Detyrimin e palës së paditur t’i paguajë palës paditëse shumën prej 2.012.884 lekë, që përfaqëson kontributin e paditësit Vasillaq Minxhali, plus interesat nga momenti i ngritjes së padisë me datë 26.09.2003 dhe deri në ekzekutimin e vendimit.

Detyrimin e palës së paditur Niko Liço t’i paguajë paditësit Vasillaq Minxhali vlerën prej 1.700.000 lekë dhe interesat mbi këtë shumë nga momenti i ngritjes së padisë e deri në ekzekutimin e vendimit.

Rrëzimin e padisë për të gjitha kërkimet e tjera të padisë.Gjykata e rrethit gjyqësor arsyeton:Bilanci që është përpiluar nga Mimoza Sula nuk është nënshkruar nga palët dhe për

rrjedhojë nuk mund të ketë fuqinë provuese të një shkrese të thjeshtë.Shkresa që pretendohet nga pala paditëse se i përket të paditurit, nuk është

nënshkruar nga palët dhe përmban një borxh në përgjithësi, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër se nga rrjedh ky borxh.

158

Page 159: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Mbi bazën e ankimit të dy palëve ndërgjyqëse, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.14, datë 15.01.2009 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.6778, datë 11.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Gjykata e apelit arsyeton: Nga shqyrtimi i akteve rezulton që, në rastin konkret bëhet fjalë për krijimin e një

shoqërie të thjeshtë, ku palët janë marrë vesh për të paguar kontribute reciproke dhe për të ndarë fitimet.

Pala paditëse ka kërkuar shpërndarjen e shoqërisë së thjeshtë, prandaj, në bazë të nenit 1097 të K.C., ka qenë e nevojshme likuidimi i saj.

Gjykata e apelit konstaton që gjykata e shkallës së parë ka marrë përsipër detyrën e likuidatorit të shoqërisë, në një kohë kur duhet të orientonte palët të kërkonin shpërndarjen dhe likuidimin e shoqërisë, prandaj kjo padi nuk mund të ngrihet.

Kolegji Civil vlerëson se, përfundimet që ka arritur gjykata e apelit janë të pa bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë prej saj bëhet i cënueshëm.

Në nenin 1074/1 të K.C. thuhet:Shoqëria është një kontratë me të cilën dy apo më shumë persona merren vesh për të

ushtruar një aktivitet ekonomik, me qëllim që të ndajnë fitimet që rrjedhin prej tij.

Ndërsa në nenin 1075/1 të K.C. thuhet:Në shoqërinë e thjeshtë kontrata nuk është objekt i ndonjë forme të veçantë, përveç

kur kërkohet nga natyra e sendeve të bashkuara.Nga citimi i dispozitave të mësipërme del qartë se, shoqëria e thjeshtë në thelb është

një kontratë e lidhur ndërmjet dy ose më shumë personave, për formën e së cilës ligji nuk ka caktuar ndonjë rregull të veçantë, prandaj ajo mund të jetë orale ose e shkruar.

Në rastin konkret pretendohet që paditësi i ka dhënë të paditurit gjysmën e vlerës së apartamentit dhe në dosje nuk ka asnjë dokument zyrtar që ky apartament, i cili ka shërbyer për zhvillimin e aktivitetit, është në pronësi të dy ndërgjyqësave.

Ligji shprehet se, kur nga natyra e sendeve të bashkuara kërkohet forma, siç jemi në rastin objekt gjykimi ku bëhet fjalë për një send të paluajtshëm, është logjike që kontrata e shoqërisë thjeshtë duhet të ketë formë të caktuar, pra të jetë e shkruar.

Në mbështetje të këtij argumenti vjen edhe neni 1078 i K.C., i cili përcakton se, për sendet në pronësi, garancia e kërkuar nga anëtari dhe kalimi i rreziqeve rregullohen në bazë të dispozitave për shitjen, që do të thotë se blerja e ½ së banesës së të paditurit nga paditësi duhej të bëhej me akt noterial.

Nga gjykimi i çështjes ka rezultuar që aktiviteti i “Optika Tirana” është i regjistruar vetëm në emër të të paditurit Niko (Nikolla) Liço, i cili është i regjistruar si person fizik, prandaj nuk mund të thuhet që kemi të bëjmë me shoqëri, qoftë edhe të thjeshtë në një kohë që aktiviteti ekonomik ligjërisht është në emër të një personi, prandaj Kolegji Civil vlerëson që në rastin në gjykim nuk jemi përpara një shoqërie të thjeshtë, prandaj në kundërshtim me ligjin gjykata e apelit ka vendosur pushimin e gjykimit me pretendimin që jemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet.

Kolegji Civil vlerëson se çështja nuk mund të zgjidhet në Gjykatën e Lartë, pa u shprehur më parë gjykata e apelit në lidhje me zgjidhjen në themel të çështjes.

Në rigjykim, gjykata e apelit duhet të mbajë parasysh kërkesat e nenit 467/a/1 të K.Pr.Civile dhe të marrë të gjitha provat që ajo i çmon të nevojshme, duke u shprehur për themelin e çështjes, pasi padia është regjistruar në gjykatë me datë 05.10.2004, në një kohë kur neni 42/2 i Kushtetutës bën fjalë për një gjykim të drejtë dhe publik, brenda një afati të arsyeshëm.

159

Page 160: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e apelit në rigjykim duhet të ketë kujdes se dispozitivi i vendimit të dhënë nga shkalla e parë është kontradiktor, sepse megjithëse gjykata shprehet se e pranon padinë, në fund të dispozitivit ajo thotë: Rrëzimin e padisë për të gjitha kërkimet e tjera të padisë, në një kohë që në pjesën arsyetuese të vendimit nuk argumentohet asgjë, në lidhje me këtë disponim.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin që vendimi i dhënë nga gjykata e apelit është i pabazuar në ligj, prandaj ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për t’u rigjykuar nga një trup tjetër gjykues i asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 485/c të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.14, datë 15.01.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 14.06.2011

160

Page 161: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11217-00645-00-2009 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1088 i Vendimit (320)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me:

PADITËS: SHOQËRIA TREGTARE “MILAQI” SHPK përfaqësuar nga Av. Arben Vani.

I PADITUR: MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS, në mungesë.

PERSON I TRETЁ: DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE DURRËS, në mungesë

OBJEKTI PADISË:Detyrimi i palës së paditur të përmbushë detyrimin kontraktor

si dhe të shpërblejë dëmin e shkaktuar nga mospërmbushja në kohë e këtij detyrimi.

Baza Ligjore: Neni 850 e vijues i K. Civil.Neni 476 e vijues i K.Civil,

neni 36, 41, 42 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.5480, datë 11.07.2007 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.Detyrimi i të paditurit Ministria e Arsimit dhe e Shkencës t’i paguajë Shoqërisë tregtare “Milaqi” shpk detyrimin e papërmbushur si dhe të shpërblejë dëmin e shkaktuar për shkak të mospërmbushjes në kohë të tij, në total vlerën 2.402.521 (dy milion e katërqind e dy mijë e pesëqind e njëzet e një) lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.47/109, datë 23.01.2009, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.5480, datë 11.07.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rrëzimin e padisë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit ka ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Maliqi” sh.p.k., e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar këto shkaqe:

161

Page 162: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Mes paditësit dhe anës së paditur më datë 27.11.2002 është lidhur kontrata e sipërmarrjes për realizimin e këtyre punimeve, kontratë e cila kishte një vlerë të përgjithëshme prej 53.658.761 lekë, ku ana e paditur, MASH, përfaqësohej nga personi i tretë në këtë gjykim D.A.R.Durrës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. A.Vani, që kërkoi prishjen e

vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen:

V Ë R E NPaditësi është shpallur fitues i tenderit të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e

Shkencës (që këtej e tutje do të shënohet MASH) për rikonstruksionin e shkollës 8-vjeçare “Xhafzotaj” Durrës.

Palët kanë nënshkruar kontratën e sipërmarrjes në datën 27.11.2002 me vlerë të përgjithshme 53.658.761 lekë.

Më datë 01.09.2003 është përpiluar dhe nënshkruar akti i kolaudimit të punimeve si dhe janë marrë në dorëzim punimet pa vërejtje, duke theksuar se të gjitha punimet e rikonstruksionit janë kryer me cilësi të mirë dhe sipas kushteve teknike të zbatimit. Akti i kolaudimit teknik është nënshkruar rregullisht edhe nga mbikqyrësi i punimeve, përveç palëve të kontratës.

Po kështu, ka rezultuar se në fund të punimeve për shkak të punimeve të realizuara e të paparashikuara në preventiv i padituri duhet të paguajë nga fondi rezervë edhe 2.005.813 lekë.

Paditësi kërkon gjyqësisht detyrimin e të paditurit për t’i paguar këtë vlerë punimesh si dhe të shpërblejë dëmin e shkaktuar për shkak të vonesës në përmbushjen e detyrimit.

Me arsyetimin se përfaqësuesi i palës së paditur, konkretisht Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës, ka kontrolluar dhe autorizuar përdorimin e fondit rezervë dhe bazuar në nenin 66 të K. Civil, sipas të cilit “Veprimet juridike të kryera nga përfaqësuesi, brënda tagrave që i janë dhënë, krijojnë pasoja të drejtëpërdrejta për të përfaqësuarin”, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka pranuar padinë e paditësit sipas objektit.

Ky vendim është ndryshuar nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë, duke vendosur rrëzimin e padisë me arësyetimin se fondi rezervë prej 5% i vlerës mund të përdorej vetëm pasi Enti prokurues në këtë rast Ministria e Arsimit, nëpërmjet titullarit të saj, të kishte miratuar paraprakisht me shkrim, punimet shtesë që dilte e nevojshme të kryeshin.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga paditësi, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Siç ka rezultuar e provuar gjatë gjykimit të çështjes në fakt, punimet për të cilat paditësi pretendon t’i paguhen, janë vërtetë punime të paparashikuara në preventiv, por për shkak të këtij komentimi dhe rëndësisë që paraqesin, ndryshe nga sa ka arësyetuar Gjykata e Apelit Tiranë janë miratuar të kryhen nga Mbikqyrësi i Punimeve, i cili ka qenë edhe përfaqësuesi i palës së paditur pikërisht prej Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës, e cila në këtë rast kishte marrë të gjitha kompetencat e MASH. Konform nenit 19 të udhëzimit nr.3, datë 15.02.2001 të K.Ministrave “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” është “Mbikqyrësi i Punimeve” ai që kontrollon dhe autorizon përdorimin e fondeve rezervë.

162

Page 163: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në datën 01.09.2003 është mbajtur Akti i Kolaudimit Teknik, me të cilin dorëzohen dhe pranohen pa vërejtje të gjitha punimet, objekt i kontratës, akt, i cili është nënshkruar rregullisht si nga palët në proçes, ashtu edhe nga Mbikqyrësi i Punimeve dhe në përfundim të punimeve për shkak të punimeve të realizuara nga paditësi, dhe të paparashikuara në preventiv, por të pranuara dhe të autorizuara si nga përfaqësuesi i anës së paditur (Drejtoria Arsimore Durrës), ashtu edhe nga Mbikqyrësi i Punimeve, Ing. Lulëzim Gorenza, i caktuar nga pala e paditur, si dhe të parashikuara në kontratë si "fond rezervë" për ndryshime volumet e punës, paditësit i duheshin paguar nga fondi rezervë 2.005.813 lekë.

Në gjykim janë administruar procesverbalet e këtyre punimeve të nënshkruara edhe nga Drejtuesi i Punimeve, i cili konform kushteve të kontratës është person i caktuar nga MASH, përgjegjës për drejtimin e punimeve dhe administrimin e kontratës.

Po kështu, përfaqësuesi i entit prokurues (investitorit MASH) ka nënshkruar duke miratuar edhe aktin e marrjes në dorëzim të objektit konkretisht Drejtoria Arsimore Durrës, e cila sipas kontratës dy palëshe ka qenë e autorizuar si mbikqyrës i punimeve.

Kolegji Civil çmon se me të drejtë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka pranuar padinë, duke detyruar të paditurin t’i paguajë paditësit detyrimin e pa përmbushur dhe dëmin e shkaktuar për shkak të mos përmbushjes së këtij detyrimi në kohë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/b të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.47/109, datë 23.01.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe

lënien në fuqi të vendimit nr.5480, datë 11.07.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë, më 16.06.2011

163

Page 164: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01770-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1138 i Vendimit (321)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me:

PADITËS: XHELAL CEJKU, përfaqësuar nga Av.F. CekajI PADITUR: Z.R.P.P DURRËS, në mungesë

KOMUNA XHAFZOTAJ, në mungesëSEKSIONI ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS PRANË KËSHILLIT TË QARKUT DURRËS, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrim për regjistrim të pasurisë

nr.299/16 në Z.K.385 Xhafzotaj fituar me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.769 datë 08.08.1996

dhe korrigjimin e zërit kadastral nga “P.F” në “arë” Saktësimin e sipërfaqes së pasurisë nr.299/16

sipas aktit të ekspertimit nga 2332 m2 në 1037 m2 në kartelën e pasurisë dhe korrigjimin në H.T.R

Baza Ligjore: Ligji “Për Tokën” me nr.7501 nenet 163, 192 të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.986, datë 01.04.2009 ka vendosur:

Pranimin e padisë së paditësit Xhelal Isuf Cejku.Detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P. Durrës të bëjë regjistrimin e pasurisë nr.299/16 në Z.K 3852 Xhafzotaj, fituar me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.769, datë 08.08.1996 në pronësi të paditësit Xhelal Cejku si dhe korrigjimin e zërit kadastral nga “PF” në “arë”.Saktësimin e sipërfaqes së pasurisë nr.299/16 sipas aktit të ekspertimit nga 2332 m2 në 1037 m2 në kartelën e pasurisë dhe korrigjimin në H.T.R në bazë të ligjit “Për Tokën” me nr.7501, nenet 163, 192 të K.Civil 299/16.

164

Page 165: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 261, datë 14.06.2010 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.968, datë 01.04.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e ligj.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala paditëse, Xhelal Cejku, që kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe parashtron këto shkaqe:

- Akti i marrjes së tokës në pronësi me nr.769, datë 08.08.1996 i lëshuar nga Komuna Xhafzotaj me sipërfaqe prej 6000 m2 “arë” është dhe burimi i fitimit të pronës, parashikuar kjo në nenin 163 të K.Civil dhe në ligjin nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”.

- Sipas akt ekspertimit rezulton se toka punohet nga Xhelal Cejku dhe ajo është një tokë arë, pra nuk është as PF dhe as rrugë, siç është pretenduar nga Z.V.R.P.P. Durrës.

- Dokumenti i paraqitur (libër ngastrash, matje fushore) nga Z.V.R.P.P. Durrës nuk përbën një dokument zyrtar. Pasi këto të fundit të cilat janë shkruar me laps janë vetëm dokumenta orientuese dhe lehtësisht të manipulueshme.

- Fakti që pasuria me nr.299/16 figuron në pronësi ”shtet” në kartelat e Z.V.R.P.P. Durrës nuk argumenton se kjo pasuri nuk mund të regjistrohet në pronësi të asnjë shtetasi tjetër, pasi është në kompetencën e këtij institucioni që të bëjë regjistrimin fillestar të një pasurie të paregjistruar edhe pasi ka mbaruar afati i afishimit 90 ditor i parashikuar në nenin 26 të tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. F.Ceka, që kërkoi prishjen e

vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ё R E NMe aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.769, datë 08.08.1996, Komuna Xhafzotaj ka

pajisur paditësin Xhelal Cejku me një sipërfaqe toke prej 6000 m2 me zërin kadastral “arë”, në bazë të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën”. Për sipërfaqen prej 3743 m2 paditësi është pajisur nga Z.V.R.P.P. Durrës me çertifikatë pronësie, kurse për pjesën tjetër prej 2332 m2 nuk i është pranuar nga kjo zyrë për shkak se kjo pasuri figuron në pronësi shtet dhe me zërin kadastral “PF-rrugë” nr.3852.

Paditësi i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë me padi për të detyruar Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës që të regjistrojë në favor të tij edhe këtë pjesë të sipërfaqes me pretendimin se ajo nuk është pronë e shtetit, por është pronë e tij të cilën e ka fituar në bazë të ligjit “Për Tokën”.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e paditësit duke detyruar të paditurin të regjistrojë në favor të paditësit edhe sipërfaqen prej 2332 m2 tokë, me arsyetimin se ajo nuk është në pronësi të shtetit si dhe nuk është zë kadastral “PF, rrugë”.

Ky vendim është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Durrës, e cila ka rrëzuar padinë duke administruar Librin e Ngastrave, regjistrimi i të cilave është bërë nga Agjensia e Menaxhim Projektit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga paditësi çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

165

Page 166: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në marrjen e vendimit, gjykata e shkallës së parë është bazuar jo vetëm në aktin e ekspertimit sipas të cilit “.....Pasuria nr.299/16 ka zërin kadastral “arë” për arsye se kjo është një tokë që është punuar dhe punohet nga pala paditëse, gjithashtu nuk mund të ketë ndonjë zë kadastral me dy emërtime njëherësh për një sipërfaqe toke (duhet të jetë ose “rrugë” ose pa frut-“PF”) por edhe në disa shkresa të Ministrisë së Mbrojtjes dhe SAMT sipas të cilave kjo sipërfaqe nuk është e shtetit.

Në gjykim është provuar se zëri kadastral i afishuar në kartelën e pasurisë së paluajtëshme është një gabim teknik i ardhur nga afishimi. Pasuria nr.299/16 ka zërin kadastral “arë” për arsye se kjo është një tokë që është punuar dhe punohet nga pala paditëse, gjë që u vërtetua ligjërisht edhe nga akti i ekspertimit i topografit të marrë nga gjykata në bazë të nenit 224/a të K.Pr.Civile.

Që zëri kadastral i pasurisë nr.299/16 është afishuar gabim kjo vërtetohet edhe nga shkresa me nr.1309/1, datë 24.09.2008 të SAMT-Durrës. Gjithashtu me shkresën e ardhur nga Ministria e Mbrojtjes është sqaruar se kjo ministri nuk ka në përgjegjësi administrimi objekte në këtë zonë ku ndodhet prona objekt gjykimi.

Sipas akt ekspertimit rezulton se toka punohet nga Xhelal Cejku dhe ajo është një tokë arë, pra nuk është as PF dhe as rrugë siç është pretenduar nga Z.V.R.P.P. Durrës.

Ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, Gjykata e Apelit Durrës, duke arsyetuar vetëm mbi bazën e dokumentit “libër ngastrash, matje fushore” të Z.V.R.P.P. Durrës, ka rrëzuar padinë edhe pse ky libër nuk përbën ndonjë dokument zyrtar pasi të gjitha shënimet në të janë shkruar me laps, janë vetëm orientuese dhe lehtësisht të manipulueshme. Provat e administruara gjatë gjykimit të çështjes në shkallë të parë me të drejtë e kanë bindur gjykatën e rrethit që të pranojë padinë e paditësit Xhelal Cejku.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/b të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.261, datë 14.6.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në

fuqi të vendimit nr.968, datë 01.04.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Tiranë, më 16.06.2011

166

Page 167: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11111-02001-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1089 i Vendimit (322)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: KOSTANDO GJINI, OLIMBIADHA GJINI, MANOL GJINI, ROMEO GJINI, të përfaqësuar nga av. Agim Gogu

TË PADITUR: SPIRO GJINI, i përfaqësuar nga av. Hanëme BakiaZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME VLORË, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e të paditurit Spiro Gjini të njohë pronarë

(paditësat) mbi një sipërfaqe trualli prej 60 m2 dhe të një shtëpie të përbërë prej dy dhoma të vendosura një mbi një.

Çregjistrimin nga regjistrat e pasurive të paluajtshme si pronë e të paditurit dhe regjistrimin në emër të paditësave.

Shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga dëmtimi i shtëpisë.Baza Ligjore: Nenet 160, 197, 584 të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1190, datë 07.11.2006, ka vendosur:

1. Pranimin e padisë të paditësave trashëgimtarët e Mihal Gjinit.2. Detyrimin e të paditurit Spiro Gjini të njohë pronar paditësit, trashëgimtarët e Mihal Gjinit mbi një sipërfaqe trualli prej 60 m2 dhe të dy dhomave të vendosura njera mbi tjetrën, me sipërfaqe ndërtimore 42 m2, e ndodhur në fshatin Kudhës, në parcelën kadastrale me nr.2311, me nr.pasurie 318/1, sipas paraqitjes grafike në pjesën e vijëzuar që shoqëron vendimin.3. Çregjistrimin nga regjistrat e pasurive të paluajtshme të sipërfaqes së truallit dhe të banesës të përcaktuar në pikën “2” të vendimit nga pronësia e të paditurit Spiro Gjini dhe regjistrimin e saj në emër të paditësve trashëgimtarët e Mihal Gjinit.4. Pushimin e gjykimit të padisë së paditësave trashëgimtarët e Mihal Gjinit përsa i përket kërkimit të shpërblimit të dëmit.

167

Page 168: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.365, datë 05.06.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr 1190, datë 07.11.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs i padituri Spiro Gjini, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave nuk janë të mbështetura në provat e administruara në gjykim dhe gjykata ka bërë vlerësim të njëanshëm të provave.

- Gjykimi në gjykatën e apelit është bërë në mungesën time dhe nuk pata mundësi të paraqitja pretendimet e mia.

- Vendimi i gjykatës është marrë pa bërë një hetim të plotë dhe të mbëshetur në ligje.- Paditësat, për pronën që ata pretendojnë, duhet t’i ishin drejtuar më parë

K.K.K.Pronave dhe pastaj të bënin padi në gjykatë.- Nuk qëndron arsyetimi i gjykatës se unë nuk e kam fituar pronën me parashkrim

fitues, pasi unë i plotësoj kushtet për mënyrën e fitimit të pronësisë; unë jam pronar i ligjshëm, pasi trashëgoj pronën nga babai im.

- Gjykata nuk u thellua në hetim për të provuar se kush i’a ka marrë pronën paditësave dhe çfarë përpjekje kanë bërë për ta rimarrë atë.

- Paditësat kërkojnë të bëhen pronarë mbi pronën time dhe nuk kanë paraqitur në gjykim ndonjë vërtetim pronësie, ndërsa unë kam paraqitur vërtetimin e pronësisë të lëshuar nga Z.R.P.P. Vlorë.

- Akti i ekspertimit nuk është i plotë dhe i saktë dhe gjykata nuk mori parasysh vërejtjet e bëra nga ana e ime për këtë akt ekspertimi.

- Gjykata ka vepruar në kundërshtim me kriteret e parashikura në nenin 6 të K.Pr.C.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesen e të paditurit Spiro Gjini

avokaten Hanëme Bakia, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë; përfaqësuesin e paditësave, avokatin Agim Gogu, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se trashëgimlënësi i paditësave Mihal Gjini me pretendimin se ka patur në pronësi një sipërfaqe trualli prej 60 m2 ndodhur në fshatin Kudhas, por që pa të drejtë është regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë në emër të të paditurit Spiro Gjini, i është drejtuar gjykatës me padinë e datës 05.10.2005, duke kërkuar detyrimin e të paditurit ta njohë pronar mbi këtë sipërfaqe trualli dhe fshirjen e regjistrimit të bërë në emër të tij.

1.1. Gjatë gjykimit është bërë shtesë në objektin e padisë, duke u kërkuar detyrimi i të paditurit për njohje pronar dhe mbi shtëpinë me sipërfaqe ndërtimore 42 m2, të përbërë nga dy dhoma dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar.

1.2. Po gjatë gjykimit, për shkak se ka vdekur paditësi Mihal Gjini (datë 26.01.2006) është bërë kalimi procedurial duke u paraqitur si paditësa trashëgimtarët e tij ligjorë (Vendimi nr.986, datë 25.05.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë).

168

Page 169: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

1.3. Më pas paditësat (trashëgimtarët e Mihal Gjinit) kanë pakësuar objektin e padisë duke hequr dorë nga kërkimi për shpërblimin e dëmit dhe pushimin e gjykimit për këtë kërkim.

2. Paditësat gjatë gjykimit kanë pretenduar se i padituri kur ka bërë regjistrimin fillestar të pronës së tij ka përfshirë në të edhe sipërfaqen truall prej 60 m2, brenda së cilës ndodhet dhe banesa që posedohet prej tyre.

3. Nëpërmjet prapësimeve i padituri Spiro Gjini ka parashtruar se: - pronën objekt gjykimi e ka të trashëguar nga ati i tij; - në vitin 1980 ka kryer rikonstruksionin e saj; - ka banuar në të pa ndërprerje dhe nuk ka patur asnjë pretendues të pronësisë së truallit dhe banesës.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.1190, datë 07.11.2006, ka pranuar padinë duke detyruar të paditurin Spiro Gjini të njohë pronar paditësat “mbi një sipërfaqe trualli prej 60 m2 dhe të dy dhomave të vendosura njëra mbi tjetrën, me sipërfaqe ndërtimore 42 m2 e ndodhur në fshatin Kudhës në parcelën kadastrale me nr.2311, me nr.pasurie 318/1, sipas paraqitjes grafike në pjesën e vijëzuar që shoqëron vendimin”, si dhe ka urdhëruar “çregjistrimin e kësaj pasurie nga pronësia e të paditurit Spiro Gjini dhe regjistrimin e saj në emër të paditësve trashëgimtarët e Mihal Gjinit”.

4.1. Gjykata, pasi ka kryer akt ekspertimin topografik, ka pranuar të provuar se: - në regjistrat e vjetër kadastralë në listën me nr.58, ndër të tjera Mihal Gjini figuron pronar dhe mbi një sipërfaqe trualli prej 60 m2; - sipas vërtetimit të datës 16.09.1994 të Seksionit të Kadastrës Vlorë në regjistrimin e viteve 1950-1952, ndër të tjera Foto Gjini (ati i të paditurit) figuron të jetë pronar i një sipërfaqe trualli prej 50 m2 me përmasa 10x5, me kufij veriu-Mihal Gjini; - prona e pretenduar nga pala paditëse shtrihet brenda sipërfaqes ndërtimore dhe të truallit prej 160 m2, të regjistruar në emër të të paditurit (regjistrim fillestar), për rrjedhojë në bazë të aplikimit të dokumentacionit kadastral sipërfaqja e truallit dhe e banesës pronë e palës paditëse është regjistruar si pronë e të paditurit.

Më tej gjykata arsyeton se: “Në kushtet kur provohen të drejtat e pronësisë së paditësit mbi sipërfaqen e truallit prej 60 metra katror dhe të banesës... dhe se në kundërshtim me ligjin ajo pretendohet prej të paditurit ky i fundit duhet t’i njohi të drejtat e pronësisë. Mbi bazën e faktit që i padituri nuk është pronar mbi sipërfaqen prej 60 metra katror dhe banesën që ze një sipërfaqe prej 42 metra katror, fakt ky i konstatuar me vendim gjyqësor dhe se pronësia i përket paditësit kjo pasuri duhet të çrgjistrohet nga regjistrat e pasurive të paluajtshme dhe të regjistrohet në emër të trashëgimtarëve të Mihal Gjinit”.

5. Me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.365, datë 05.06.2007, ka lënë në fuqi të vendimit nr.1990, datë 07.11.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

5.1. Në lidhje me pretendimet e të paditurit se ai është bërë pronar i sendit me anë të parashkrimit fitues gjykata e apelit e ka vlerësuar të pabazuar, pasi nuk plotësohen kushtet/kriteret e parashikuara në nenin 168 të Kodit Civil. Mungon veprimi juridik që ka për qëllim kalimin e pronësisë. Në vështrim të nenit 169 të Kodit Civil gjykata e apelit ka konstatuar “se përsëri pretendimi i tij se është pronar i kësaj pasurie është i pabazuar në ligj e në prova. Kjo dispozitë,..., nuk kërkon kryerjen e ndonjë veprimi juridik për kalimin e pronësisë, por plotësimin njëkohësisht të kushteve si më poshtë:- sendi të jetë i paluajtshëm; - sendi të jetë poseduar në mënyrë të qetë; - sendi të jetë poseduar në mënyrë të pandërprerë për më tepër se njëzet vjet. Instituti i fitimit të pronësisë me posedim të qetë, pra pa veprim juridik dhe të pandërprerë për kalim pronësie nuk ka ekzistuar në Kodin e mëparshëm Civil dhe neni 1163 i Kodit Civil nuk mund të justifikojë zbatimin e nenit 169 të Kodit Civil që ka hyrë në fuqi në 1 nëntor 1994. Si e tillë kjo dispozitë (neni 169 i Kodit Civil) zbatohet vetëm për marrëdhënie juridike të krijuara pas hyrjes në fuqi të këtij Kodi dhe konstatohet se afati mbi njëzet vjet nuk është plotësuar”.

169

Page 170: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

6. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs i padituri Spiro Gjini, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.

Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:7.1. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me

dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.

7.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Se rekursi i paraqitur nga i padituri Spiro Gjini nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cënimin e vendimit nr.365, datë 05.06.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë evidenton se pala paditëse, me padinë në gjykim, ka kërkuar njohjen e pronësisë mbi sipërfaqen truall prej 60 m2 dhe shtëpisë së banimit, me pretendimin se i padituri padrejtësisht ka regjistruar këtë pasuri në emër të tij.

10. Gjykatat e faktit e kanë gjetur të bazuar në ligj dhe në prova kërkimin e palës paditëse dhe kanë vendosur pranimin e padisë, duke detyruar të paditurin Spiro Gjini të njohë pronarë paditësit, trashëgimtarët e Mihal Gjinit, mbi një sipërfaqe trualli prej 60 m2 dhe të dy dhomave të vendosura njëra mbi tjetrën, me sipërfaqe ndërtimore 42 m2 e ndodhur në fshatin Kudhës në parcelën kadastrale me nr.2311, me nr.pasurie 318/1, sipas paraqitjes grafike në pjesën e vijëzuar që shoqëron vendimin, si dhe ka urdhëruar çregjistrimin nga regjistrat e pasurive të paluajtshme të sipërfaqes së truallit dhe të banesës nga pronësia e të paditurit Spiro Gjini dhe regjistrimin e saj në emër të paditësve, trashëgimtarët e Mihal Gjinit.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimi i gjykatës së apelit duhet lënë në fuqi.

11.1. Vendimet e gjykatave janë mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

12. Sikurse në ankimin para gjykatës së apelit, edhe në rekurs i padituri Spiro Gjini pretendon se: (i) gjykata e apelit ka lejuar shkelje proceduriale; (ii) ai është pronar i ligjshëm i sendit objekt gjykimi; (iii) ka akt pronësie lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë; (iv) trualli dhe shtëpia janë pasuri trashëgimore nga ati i tij Foto Gjini, i cili e ka patur të regjistruar në regjistrat kadastralë; (v) pala paditëse nuk solli asnjë provë që të vërtetonte pronësinë.

13. Referuar shkaqeve të rekursit, ky Kolegj vlerëson se: Së pari, nuk evidentohen shkelje të normave proceduriale civile nga ana e gjykatës së apelit.

(i) Konstatohet se gjykimi në apel është zhvilluar në mungesë të palëve. Rekursuesi nuk ka sjellë ndonjë akt për të vërtetuar që nga ana e gjykatës së apelit nuk është shpallur data dhe ora e gjykimit dhe as ndonjë arsye të ligjshme të mungesës së tij; (ii) gjykata e apelit

170

Page 171: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

është vënë në lëvizje mbi ankimin e të paditurit Spiro Gjini, të cilin e ka konsideruar të plotë, pasi ai përmban palët ndërgjyqëse, vendimin kundër të cilit ushtrohet, shkaqet për të cilat goditet para gjykatës së apelit, si dhe kërkimin konkret të ankuesit dhe jo sikundër pretendohet;

(iii) i pambështetur në ligj është dhe pretendimi për mosformim të drejtë të trupit gjykues. Konstatohet se një anëtar i trupit gjykues të vendimit të rekursuar ka qenë anëtar i trupit gjykues që ka dhënë vendimin nr.111, datë 03.03.2006, me të cilin gjykata e apelit, për shkaqe proceduriale, pa i hyrë themelit të çështjes, ka prishur vendimin nr.1365, datë 22.07.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë (me të cilin është rrëzuar padia e rivendikimit e Spiro Gjinit) dhe ka dërguar çështjen për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë.

Për rastin nuk ndodhemi përpara ndonjërës nga pengesat ligjore të parashikuara në nenin 72 të Kodit të Procedurës Civile, që të përbëjë shkak për cenimin e vendimit të gjykatës së apelit.

14. Së dyti, konkluzioni i gjykatave të faktit se padia është e bazuar në prova dhe në ligj është rrjedhojë e analizës juridike dhe vlerësimit të rrethanave të çështjes konform dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret dhe e faktit të vërtetuar se trashëgimlënësi i palës paditëse, Mihal Gjini, ka qenë pronar i sipërfaqes dhe banesës objekt material i gjykimit.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pa i hyrë analizës dhe vlerësimit të provave, por për të evidentuar mungesën e shkaqeve ligjore në kuptim të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, referuar pretendimeve në rekurs parashtron se: (i) nga aktet proceduriale të gjykimit të zhvilluar në shkallë të parë konstatohet se palëve, sikurse dhe të paditurit, i’u është dhënë mundësia të paraqesin prova, të njihen me provat e palës kundërshtare; ato kanë debatuar rreth provave, përfshi dhe aktin e ekspertimit, duke shprehur opinionin dhe preferencat e tyre, pa u vënë në kushte pabarazie dhe pa u mohuar ndonjë e drejtë që lidhet me cenimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe mbrojtur; (ii) gjykata, në respektim të ligjit, ka marrë në analizë juridike tërësinë e provave, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në shqyrtim dhe pa u lidhur me përcaktimin që kanë bërë palët, ka zgjidhur atë (mosmarrëveshjen) në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

16. Në paditë e kësaj natyre, ku vihet në diskutim gjyqësor e drejta e pronësisë, e pretenduar si e fituar në mënyrë të prejardhur, nuk formëson titull pronësie rregjistrimi fillestar i bërë në bazë të nenit 24/b-c të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, sikundër pretendohet nga i padituri. Sipas gërmës “c” regjistrimi i bërë mbi bazën e kësaj dispozite është i përkohshëm dhe nuk përbën mënyrë fitimi pronësie. Për më tepër, në rrethanat kur i padituri pretendon se kjo pasuri i vjen për shkak trashëgimie nuk mund të quhet titullar i saj kur ka rezultuar e provuar se trashëgimlënësi i tij nuk ka qenë pronar mbi sendin objekt material i këtij gjykimi.

17. Po kështu, edhe pretendimi se pala e paditur duhej t’i ishte drejtuar më parë Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk gjen mbështetje në ligj dhe në gjendjen e faktit të vërtetuar në gjykim. Prona objekt gjykimi nuk rezulton të ketë qenë e shpronësuar, konfiskuar apo e marrë pa të drejtë nga shteti me çdo mënyrë tjetër, pra nuk është objekt trajtimi nga ligjislacioni specifik për kthimin dhe kompensimin e pronave subjekteve të shpronësuara. Përkundrazi, kjo pronë ka qenë në posedim të vazhdueshëm ndër vite nga trashëgimlënësi i paditësave, aktualisht nga njëri prej paditësave dhe në një periudhë kohore të ndërmjetme edhe nga i padituri.

18. Me të drejtë gjykata e apelit nuk ka pranuar dhe pretendimin e të paditurit se për rastin konkret ndodhemi përpara kushteve të fitimit të pronësisë me parashkrim fitues, për aq sa i padituri nuk ka vërtetuar plotësimin e kushteve për fitimin e pronësisë me parashkrim fitues.

171

Page 172: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

19. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.365, datë 05.06.2007 i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.365, datë 05.06.2007 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 16.06.2011

172

Page 173: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-02313-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1090 i Vendimit (323)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: FATMIR BOSHNJAKU, në mungesëTË PADITUR: DREJTORIA E POLICISË NDËRTIMORE

DEGA TIRANË, në mungesëDREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË NDËRTIMIT TIRANË, në mungesëME PJESËMARRJEN E AVOKATIT TË SHTETIT KADRI SKERA

OBJEKTI:Shfuqizim i vendimit për prishjen e objektit

nr.214, datë 18.08.2005 të Degës së Policisë së Ndërtimit Tiranë dhe i vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme nr.217, datë 21.08.2005.

Sigurimin e padisë nëpërmjet pezullimit të ekzekutimit të këtyre vendimeve.

Baza Ligjore: Nenet 324, 325 dhe 329 të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.948, datë 21.02.2006, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Anullimin e vendimit të të paditurit Drejtoria e Policisë Ndërtimit Dega Tiranë me nr.214, datë 18.08.2005 dhe vendimit të të paditurit Drejtoria e Policisë së Ndërtimit nr.227, datë 31.08.2005.Lënien në fuqi të masës për sigurimin e objektit të kërkesë padisë marrë nga kjo gjykatë me vendimin e datës 03.10.2005.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.502, datë 03.05.2007, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.948, datë 21.02.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

173

Page 174: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

- Nga ana proceduriale padia e paditësit është parashkruar, pasi është ngritur tej afatit ligjor 5 ditor, të parashikuar në nenin 82 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”.

- Sipas nenit 140 të K.Civil afati prekluziv i plotësuar merret parasysh nga gjykata me nismën e vet, dhe pa u kërkuar nga pala e interesuar.

- Vendimi i gjykatës është mbështetur në pretendimet e paditësit dhe jo në provat shkresore të administruara në seancë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; Avokatin e Shtetit Kadri Skera, që

kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Fatmir Boshnjaku së bashku me Silvana Boshnjaku janë pronarë të një trualli me sipërfaqe 93 m2 mbi të cilin është ndërtuar një objekt, i përbërë nga dyqane dhe dy kate, kati përdhe dyqan, banjo sipërfaqe 85 m2, kati i parë dhomë dite, ambient gatimi, banjo, ballkon sipërfaqe 93 m2; kati i dytë apartament me tre dhoma gjumi, dhomë dite, banjo ballkon e verandë sipërfaqe 93 m2. Kjo pasuri ndodhet në Rrugën “Reshit Petrela” nr.91 (ish 99), me nr.pasurie 6/205, zona kadastrale nr.8340, e regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë me nr.regjistri hipotekor 217, datë 28.12.2000.

2. Në origjinë kjo pasuri referon në kontratën e shitjes nr.294/80, datë 14.04.1998, sipas së cilës paditësi Fatmir Boshnjaku ka blerë nga Kujtim Bala dhe Feride Bala (Likaj) një shtëpi të përbërë nga dy dhoma e një guzhinë, aneks, banjo dhe oborr përpara portës dhe guzhinës, e pjesë pusi, me kufizimet përkatëse.

3. Paditësi mbi banesën ekzistuese ka ndërtuar dhe shtesën prej dy kate, sipas lejesë së ndërtimit nr.493, datë 24.08.1998.

4. Nga ana e Inspektorëve të Policisë Ndërtimit të Degës Tiranë është mbajtur proces verbali 12, datë 22.07.2005, sipas të cilit paditësi ka konsumuar kundravajtjen administrative të ndërtimit të ndërtimit pa leje të një objekti tre kate. Mbi bazën e këtij akti, Drejtoria e Policisë së Ndërtimit Dega Tiranë, vendimin nr.214, datë 18.08.2005, ka vendosur prishjen e objektit të paditësit, si objekt i ndërtuar pa leje ndërtimi.

5. Mbi ankimin e paditësit, Drejtoria e Policisë së ndërtimit, me vendimin nr.227, datë 31.08.2005, ka lënë në fuqi vendimin e Degës së Policisë së Ndërtimit Tiranë.

6. Paditësi Fatmir Boshnjaku, me pretendimin se është pronar i ligjshëm i truallit dhe objektit të ndërtuar mbi të; se ndërtimin e shtesës prej dy kate e ka bërë mbi objektin ekzistues dhe me leje të organeve kompetente dhe se vendimi i anës së paditur është i marrë në kundërshtim me ligjin urbanistik, me padinë e datës 26.09.2005 ka kërkuar anullimin e vendimeve të anës së paditur.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.948, datë 21.02.2006, ka pranuar padinë, duke anulluar vendimet e palës së paditur, vendimin nr.214, datë 18.08.2005 të Drejtorisë së Policisë së Ndërtimit Dega Tiranë dhe vendimin nr.227, datë 31.08.2005 të Drejtorisë së Policisë së Ndërtimit, si dhe ka ligjëruar masën e suigurimit të objektit të padisë, marrë me vendimin e datës 03.10.2005.

174

Page 175: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

7.1. Në pranimin e padisë gjykata ka arsyetuar se “... paditësi, me provat e paraqitura, provoi faktin se objekti në pronësi të tij ndodhur në Rrugën “S.Petrela”, regjistruar në regjistrin hipotekor me nr.217 me nr.6/205 pasurie, është ndërtuar sipas lejes së organeve kompetente. Paditësi ka blerë me aktet e sipërpërmendura datë 14.04.1998 truallin dhe katin e parë të banesës... Më pas paditësi, me leje ndërtimi të organeve kompetente, ka ndërtuar dhe dy kate të tjera të cilat edhe këto i ka të regjistruara ... Në këto kushte, pretendimi i ngritur nga të paditurit se paditësi ka kryer kundravajtjet e parashikuara nga nenet 45, 75 e 77 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 nuk është i bazuar në prova dhe në ligj”.

8. Me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.502, datë 03.05.2007, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8.1. Ndërsa në lidhje me shkaqet e ankimit gjykata e apelit parashtron: - nuk konstatohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë të jenë lejuar shkelje proceduriale që ta bëjnë të cenueshëm vendimin dhe të passjellin prishjen e tij; - paditësi është pronar i ligjshëm i objektit, i cili është ndërtuar në përputhje me nenin 45 të ligjit “Për urbanistikën” dhe në këto kushte nuk ka vend për aplikimin e neneve 75 e 77 të po këtij ligji.

9. Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë.

Ligji i zbatueshëm

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, të ligjit nr.7693, datë 06.04.1993 “Për Urbanistikën”, i ndryshuar dhe ato të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, i ndryshuar në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.

10.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

10.3. Neni 28 i ligjit nr.7693, datë 06.04.1993: “Çdo person fizik e juridik, vendas apo i huaj që do të ndërtojë duhet të pajiset me leje ndërtimi, e cila është dokumenti ligjor që lejon piketimin e objektit. Piketimi bëhet nga zyra e urbanistikës në bashki e komunë ose nga persona të autorizuar prej tyre”.

10.4. Neni 34 i ligjit nr.7693, datë 06.04.1993: “Leja e ndërtimit, hartuar sipas formularit nr.4, që i bashkëngjitet këtij ligji, i lëshohet personit fizik e juridik të pajisur me licencë për zbatim punimesh ndërtimore, pasi është bërë kontrata midis tij dhe personit fizik e juridik të interesuar (investitorit)”.

10.5. Neni 45§1 i ligjit nr.8405, datë17.09.1998: “Çdo person fizik e juridik, vendas ose i huaj që do të ndërtojë në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të pajiset me leje ndërtimi. Ky është dokumentacioni i vetëm ligjor mbi bazën e të cilit lejohet ndërtimi. Leja e ndërtimit i jepet personit juridik ndërtues të licencuar”.

10.6. Neni 75§1 i ligjit nr.8405, datë17.09.1998: “Zënia arbitrare e truallit për çdo lloj ndërtimi, përveç dënimit me gjobë, shoqërohet edhe me detyrimin e prishjes së menjëhershme të objektit dhe kthimin e truallit në gjendjen e mëparshme me shpenzimet e kundërvajtësit”.

175

Page 176: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

10.7. Neni 77§1-2 i ligjit nr.8405, datë17.09.1998: “Për ndërtimet e kundërligjshme të bëra deri në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, KRRT, sipas përkatësisë, vendos:

- Kur ndërtimet e kryera pengojnë realizimin e studimeve të miratuara të çdo niveli që janë në fuqi, KRRT vendos prishjen e tyre sipas fazave të realizimit të studimeve”.

10.8. Neni 82 i ligjit nr.8405, datë17.09.1998: “Kundër vendimeve të kryetarit të degës së Policisë të Ndërtimit në rreth mund të bëhet ankim brenda 5-ditëve nga dita e njoftimit pranë drejtorit të Policisë së Ndërtimit, i cili duhet të shprehet brenda 10 ditëve. Kundër vendimit të këtij të fundit, mund të bëhet ankim në gjykatën e e rrethit ku është kryer kundërvajtja, brenda 5-ditëve nga njoftimi i tij”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

11. Se rekursi i paraqitur nga Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Tiranë, nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cënimin e vendimit nr.502, datë 03.05.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit arrin në përfundimin se vendimi i gjykatës së apelit duhet lënë në fuqi.

12.1. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky Kolegj vlerëson se gjykatat e faktit, në analizë juridike të rrethanave të çështjes kanë bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim dhe kanë zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

13. Gjykata e shkallës së parë, pasi ka analizuar e vlerësuar në tërësi provat shkresore, ka arritur në konkluzionin se paditësi ka ndërtuar objektin mbi bazën e lejes së ndërtimit nr.493, datë 24.08.1998 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Tiranë për shtesë dy kate mbi banesën ekzistuese në pronësi të tij dhe se aktet e anës së paditur për prishjen e këtij objekti janë marrë në kundërshtim me dispozitat e ligjit “Për Urbanistikën”. Për këto arsye, gjykata, bazuar në nenin 331 të Kodit të Procedurës Civile, ka anulluar aktet administrative të palës së paditur.

14. Mbi ankimin e palës së paditur, çështja është gjykuar nga gjykata e apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ky Kolegj, në shqyrtim të ligjshmërisë të vendimit të gjykatës së apelit, evidenton se nga kjo gjykatë janë respektuar kërkesat e ligjit procedurial civil dhe atij material në zgjidhjen e çështjes konkrete, duke dhënë dhe arsyet ligjore përse ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

14.1. Sikurse gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit ka arritur në përfundimin se objekti është ndërtuar nga pala paditëse mbi bazën e lejes së ndërtimit, lëshuar konform dispozitave ligjore dhe se nga ana e paditësit nuk është konsumuar kundravajtje administrative në fushën e ndërtimeve, sikundër pretendon pala e paditur.

14.2. Ky Kolegj evidenton se vendimi i gjykatës së apelit është mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete dhe në argumenta të nxjerra nga provat, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

15. Drejt arsyeton gjykata e apelit kur le në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për shkak “... se ndërtimi i kryer nga paditësi është në përputhje me nenin 45 të ligjit nr.8405 datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, të cilit i referohet i padituri në nxjerrjen e aktit administrativ” dhe “Në këto kushte kur ndërtimi rezulton me leje të rregullt ndërtimi nuk ka vend as për aplikimin e neneve 75 e 77 të ligjit të mësipërm të cilat sikurse parashikohet në to aplikohen në rast zenie arbitrare të truallit e për ndërtime të kundraligjshme”.

176

Page 177: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

16. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore, evidenton se për rastin në shqyrtim çështja ka të bëjë me respektim ose jo të dispozitave të ligjit (ligji nr.7693, datë 06.04.1993 “Për urbanistikën”, i ndryshuar dhe ligjit nr.8405, datë 17.09.1998“Për urbanistikën”, i ndryshuar) nga ana e paditësit për ndërtimin e objektit dhe nga ana e paditur në lidhje me nxjerrjen e akteve administrative me të cilët është urdhëruar prishja e objektit.

16.1. Paditësi është pajisur me leje ndërtimi (formularin nr.4) sipas neneve 28 dhe 34 ligjit nr.7693, datë 06.04.1993 “Për urbanistikën”, që ka qenë në fuqi në kohën e nxjerrjes së lejes së ndërtimit. Po kështu nuk rezulton që paditësi të ketë zenë në mënyrë arbitrare truallin. Ai është pronar i truallit dhe objektit një katësh; për ndërtimin e shtesës është paisur me leje nga organi kompetent, sipas ligjit të kohës, si dhe nuk rezulton që objekti të jetë një ndërtim i kundraligjshëm, kjo edhe në vështrim të nenit 45 të ligjit “Për Urbanistikën” në fuqi.

16.2. Në kuptim të nenit 77§1-2 të po këtij ligji që një ndërtim të prishet duhet që në mënyrë kumulative të ekzistojnë këto kushte: ndërtimi të jetë i kundraligjshëm dhe i bërë deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 dhe njëkohësisht ndërtimi të jetë pengesë për realizimin e studimeve të miratuara, në të kundërt, mungesa qoftë edhe e njërit prej këtyre kushteve e bën të paligjshëm çdo veprim të anës së paditur për prishjen e objektit.

17. Për rastin konkret nuk ka rezultuar të jenë të qenësishme kushtet e përcaktuara në dispozitën e sipërcituar. Për rrjedhojë, pretendimi i palës së paditur në rekurs se ndërtimi është bërë në kundërshtim me rregullimet ligjore, është i pabazuar.

18. Gjithashtu nuk ka rezultuar që leja e ndërtimit të jetë kundërshtuar për ndonjë ves thelbësor që do t’a bënte atë të pavlefshëm dhe për rrjedhojë ndërtimi i palës paditëse nuk mund të konsiderohet i paligjshëm.

19. Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, ky kolegj konstaton se padia është ngritur brenda afatit ligjor. Respektivisht, nga pala e paditur Drejtoria e Policisë së Ndërtimit është nxjerrë shkresa përcjellëse nr.1853/1 prot. datë 31.08.2005 me të cilën paditësit i njoftohej vendimi nr.217, datë 31.08.2005 i po kësaj drejtorie. Në dosjen gjyqësore nuk është administruar ndonjë akt ku të pasqyrohet mënyra e njoftimit e ndjekur nga pala e paditur (neni 60 i K.Pr.Administrative), si dhe data e marrjes së kësaj shkrese nga paditësi. Sipas parashtrimit në kërkesë padi, paditësi është vënë në dijeni të vendimit të Drejtorisë së Policisë së Ndërtimit më datë 17.09.2005, ndërsa padia është depozituar në gjykatë më datë 22.09.2005 (vula e pullave të tarifës gjyqësore), pra brenda afatit 5 ditor dhe jo sikundër pretendohet nga Avokatura e Shtetit, që padia është ngritur tej këtij afati.

20. Ky Kolegj, referuar dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative (neneve 56-60), e gjen me vend të parashtrojë se është detyrë e organit administrativ ex officio , për rastin konkret e Drejtorisë së Policisë së Ndërtimit, që në rrugë zyrtare t’i njoftonte palës paditëse, vendimin nr.227, datë 31.08.2005. Në kuptim të nenit 56 të Kodit të Procedurave Administrative organi përkatës i administratës publike ka detyrimin që të njoftojë palët e interesuara për përmbajtjen e aktit administrativ, për tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin prej tij, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenin 57, me një nga mënyrat e parashikuara në nenin 60 të po këtij Kodi. Karakteri detyrues i realizimit të njoftimit, si një fakt pengues ndaj pretendimit të paditësit, passjell dhe detyrimin e organit administrativ të vërtetojë realizimin e njoftimit, veçse kur me ligj parashikohet ndryshe.

20.1. Për rastin konkret nuk rezulton që pala e paditur të ketë vërtetuar faktin se ajo ka përcjellë njoftimin e vendimit drejt palës paditëse me një nga mënyrat e parashikuara në nenin 60 të Kodit të Procedurave Administrative.

21. Përsa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.502, datë 03.05.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë duhet lënë në fuqi.

177

Page 178: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O SILënien në fuqi të vendimit nr.502, datë 03.05.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 16.06.2011

178

Page 179: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11211-00213-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1399 i Vendimit (324)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea Anëtare Mirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: LUTFI DOKUSHI, përfaqësuar av.Enkelejda Kambo

TË PADITUR: ESTREF AVDILLARI, MIMOZA AVDILLARI, SERVET AVDILLARI, QAZIM KOKOSHI, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Urdhërimin e Z.R.P.P. të bëjë ç’regjistrimin

nga regjistri i pasurive të paluajtshme të pasurisë me nr.315/155, regjistruar në volumin 20, faqe 187,

truall me sipërfaqe 680 m2 në pronësi të të paditurit Qazim Kokoshi, si pronë e regjistruar në bazë të një kontrate shitjeje

si veprim juridik absolutisht i pavlefshëm me nr.2833/360, datë 12.12.2003,

me palë shitës të paditurit dhe blerës Qazim Kokoshi.Baza Ligjore: Neni 92/a, 705 i Kodit Civil,neni 5 e 12 i ligjit nr.9701 datë 02.04.2007,

vendimi penal nr.820 datë 15.07.2005 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1389, datë 19.02.2008 ka vendosur:Pranimin e kerkesë padisë.Urdhërimin e ZRPP, Tiranë të bëjë ç’rrgjistrim nga regjistri i pasurive të paluajtshme të pasurisë nr.315/155, Zona Kadastrale 3866, volumi 2, faqe 187, truall me sipërfaqe 680 m2 në pronësi të të paditurit Qazim Kokoshi, si pronë e regjistruar në bazë të një veprimi juridik, kontratë shitjeje të konstatuar absolutisht të pavlefshëm me nr.2833/360, datë 12.12.2003, me palë shitëse të paditurin Avdillari dhe blerës të paditurin, Qazim Kokoshi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1705, datë 28.10.2008 ka vendosur:Mospranimin e ankimit.

179

Page 180: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundёr kёtij vendimi ka bёrё rekurs i padituri Qazim Kokoshi, i cili parashtron kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

- Nga ana e gjykatës së apelit është zbatuar keq ligji, pasi ka zbatuar keq dispozitat mbi përfaqësimin.

- Avokatja ka patur të drejtë të bëjë ankim, pasi unë e kam bërë përfaqësimin me gojë dhe me shkrim po para gjykatës.

- Gjykata nuk ka patur parasysh dispozitën ligjore, përfaqësimi pa tagra, neni 78 i K.Civil.

- Nga ana e gjykatës së apelit është bërë shmangia e gjykimit të themelit, pasi çështja në shkallë të parë është gjykuar nga një gjyqtar në kundërshtim me ligjën, pasi vlera e objektit është mbi 10 milion lekë.

Kundër rekursit të paraqitur ka ushtruar kundërrekurs pala paditëse, që kërkon mospranim të rekursit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Nuk është e drejtë se palës së paditur t’iu jetë cënuar e drejta e mbrojtjes me avokat.- Vlera e objektit nuk është mbi 10 milion lekë, siç pretendon i padituri.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, përfaqësuesen e paditësit, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi nr.1705, datë 28.10.2008 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i bazuar në ligj,

prandaj duhet të lihet në fuqi.Rezulton se paditësi, ka kërkuar me padinë e paraqitur urdhërimin e Zyrës së

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të bëjë ç’regjistrimin nga regjistri i pasurive të paluajtshme të pasurise me nr.315/155, regjistruar ne volumin 20, faqe 187, truall me sipërfaqe 680 m2 në pronësi të të paditurit Qazim Kokoshi, si pronë e regjistruar në bazë të kontratës së shitjes të lidhur mes palëve të paditura, Estref Avdillari dhe Qazim Kokoshi me nr.2833/360, datë 12.12.2003 si veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, pasi është lidhur në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.1389, datë 19.02.2008 ka pranuar padinë, duke arsyetuar se kontrata e lidhur mes palëve të paditura është e lidhur në kundërshtim, pasi në momentin e lidhjes së kësaj kontrate, i padituri Estref Avdillari nuk ka patur titull pronësie, pasi pronar në atë moment ka qenë paditësi që i ishte shitur më parë nga i padituri Estref Avdillari.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1705 datë 28.10.2008, ka vendosur: Mospranimin e ankimit. Sipas kësaj gjykate, ankimi i të paditurve nuk është në përputhje me nenin 453 të K.Pr.Civile, pasi Qazim Kokoshi nuk legjitimohet të bëjë ankim.

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar rekurs i padituri Qazim Kokoshi, i cili kërkon prishjen e vendimeve të mësipërme dhe kthimin e çështjes për rigjykim, duke parashtruar këto shkaqe:

Nga ana e gjykatës së apelit është zbatuar keq ligji, pasi ka zbatuar keq dispozitat mbi përfaqësimin;

Avokatja ka patur të drejtë të bëjë ankim, pasi unë e kam bërë përfaqësimin me gojë dhe me shkrim po para gjykatës;

Gjykata nuk ka patur parasysh dispozitën ligjore, përfaqësimi pa tagra, neni 78 i K.C.;

180

Page 181: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nga ana e gjykatës së apelit është bërë shmangia e gjykimit të themelit, pasi çështja në shkallë të parë është gjykuar nga një gjyqtar në kundërshtim me ligjën, pasi vlera e objektit është mbi 10 milion lekë.

Ky Kolegj vlerëson se, në të kundërt me çfarë pretendohet në rekursin e paraqitur, vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në respektim të dispozitave procedurale.

Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka paraqitur ankim më datë 04.03.2008 avokate Hanëme Bakia. Më datë 13.03.2008, ankimi është kthyer nga sekretaria e gjykatës së shkallës së parë për plotësimin e të metave në bazë të nenit 454 të K.Pr.C. dhe sërish, ankimi i paraqitur ka qenë i nënshkruar nga kjo avokate, pa u shoqëruar me prokurë të posaçme nga pala e paditur.

Në këto kushte, me të drejtë Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur mospranimin e rekursit si të paraqitur nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim, në bazë të nenit 450/ç të K.Pr.C., pasi avokatja që ka bërë ankimin nuk ka qenë e pajisur me prokurë të posaçme nga të paditurit.

Me prokurën e datës 27.10.2008, i padituri Qazim Kokoshi ka caktuar si përfaqësuese av.Hanëme Bakia, midis të tjerash, për ta përfaqësuar atë në gjykimin e çështjes në gjykatën e apelit, por, avokates nuk i është dhënë e drejta për të paraqitur ankim.

Neni 72 i K.C. e parashikon qartë se: “... edhe prokura për kryerjen e veprimeve para gjykatave dhe institucioneve të tjera shtetërore duhet të bëhet me akt noterial, përveç kur me dispozita ligjore lejohet që ajo të bëhet me shkresë të thjeshtë...”.

Po kështu, neni 96 i K.Pr.Civile parashikon detyrimisht pajisjen me prokurë të përfaqësuesit, e cila mund të jetë e përgjithshme ose e posaçme dhe duhet të bëhet me shkrim (si dhe me gojë përpara gjykatës që shqyrton çështjen).

Neni 97 i K.Pr.Civile parashikon se përfaqësuesi, në çdo rast, nuk mund të kryejë akte që sjellin disponim të së drejtës, përveç rasteve kur ka fituar tagër në mënyrë të shprehur.

Sa më sipër, nuk është rasti për zbatimin e nenit 78 të K.C., të përfaqësimit pa tagra, pasi kjo është dispozitë e përgjithshme, ndërkohë që prashikohet shprehimisht në K.Pr.C. mënyra e përfaqësimit në gjykatë.

Nuk rezulton që gjatë gjykimit të çështjes në gjykatën e shkallës së parë i padituri të jetë shprehur se i jep të drejtë avokates për të bërë ankim dhe nuk i ka dhënë prokurë për bërjen e ankimit, si dhe pas kthimit për plotësim të të metave të ankimit nuk është paraqitur prokurë.

Prandaj, është zbatuar nga Gjykata e Apelit Tiranë neni 453 i K.Pr.C., i cili parashikon se ankimi që i drejtohet gjykatës së apelit duhet të nënshkruhet nga vetë pala, avokati, ose përfaqësuesi i pajisur me prokurë dhe, në bazë të nenit 450 i K.Pr.C., gjykata nuk pranon ankimin kur është bërë nga një person që nuk legjitimohet të bëjë ankim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.1705, datë 28.10.2008 tё Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranё, mё 16.06.2011

181

Page 182: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11118-02413-00-2007 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1811 i Vendimit (325)

VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare Guxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “JETA MEDIA COMAPNY” SH.P.K.I PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE

DEGA E TATIMEVE TIRANË

OBJEKTI:Pavlefshmëri titulli ekzekutiv, urdhër bllokimi

e urdhër ekzekutimi nr.16573 Prot. të Degës së Tatim Taksave.Anullim të aktit administrativ nr.350/2 prot., datë 30.01.2006.

Baza Ligjore: Nenet 609, 615 të K.Pr.Civile,nenet 33, 34 të Ligjit nr.8560, datë 22.12.1999

"Për procedurat tatimore",Udhëzimi nr.1, datë 18.01.2005 pika 2.5

Ligji nr.7928, datë 27.04.1995"Për tatimin mbi vlerën e shtuar", neni 19, 25, 42.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5265, datë 10.10.2006, ka vendosur:

Të rrëzojë padinë e ngritur nga paditësi Shoqëria "Jeta Media Company" sh.p.k., si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1305, datë 01.11.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.5265, datë 10.10.2006 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe pranimin e padisë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit në mbështetje të nenit 472 e vijues të K.Pr.Civile, ka bërë rekurs Avokati i Shtetit dhe Dega Tatimeve Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i mësipërm i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural dhe atij material, Gjykata e Apelit Tiranë, në kundërshtim me ligjin procedural (nenet 14 e 16 te K.Pr.C.) dhe faktet e rrethanat e vërtetuara me provat shkresore të administruara në dosje, e ka mbështetur vendimin e saj, vetëm mbi bazën e pretendimeve të paditësit.

182

Page 183: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Ndaj paditësit është ndjekur e gjithë procedura ligjore në lidhje me kontrollin tatimor, e jo sikurse pretendon ai.

- Gjykata e Apelit Tiranë ka arsyetuar gabim. Pretendimi i paditësit që aktiviteti i tij tregtar është i përjashtuar nga detyrimi për të paguar TVSH, nuk gjen mbështetje ligjore.

- Po ashtu i pabazuar është pretendimi i paditësit për pavlefshmëri të Urdhërit Ekzekutiv nr.16573.

- Relatori i çështjes, pa filluar seanca gjyqësore, e paragjykoi çështjen duke interpretuar mënyrën e ndërtimit të padisë. Me iniciativën e tij redukton objektin e padisë duke u fokusuar vetëm në aspektin procedural dhe duke anashkaluar tërësisht themelin e çështjes.

- Nuk mund të diskutohet për mosmarrje dijeni për faktin kur në të vërtetë godet domethënien apo thelbin e tij.

- Gjykata e apelit ka modifikuar sipas dëshirës padinë vetëm e vetëm që të dalë në mbrojtje të interesave të paditësit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NIII. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala e paditur, Dega e Tatimeve Tiranë, ka ushtruar kontroll pranë Shoqërisë "Jeta Media Company" shpk për periudhën 2000-2005. Në përfundim është përpiluar akt kontrolli i datës 21.06.2006.

2. Nga ana e paditur në zbatim të këtij akt kontrolli është nxjerrë njoftimi i vlerësimit tatimor nr.3184/l Prot, datë 22.06.2005 për shlyerjen e shumës 9.347.892 lekë dhe, meqenëse sipas anës së paditur ky vlerësim tatimor nuk është ankimuar nga pala e paditur, është nxjerrë urdhër ekzekutimi dhe urdhër bllokimi të numrit të llogarisë së paditësit tek Raiffeisen Bank me aktin nr.16573 Prot., datë 16.12.2005.

3. Paditësi, duke mos qenë dakord me aktet e mësipërme, i është drejtuar me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, i cili në përgjigjen e datës 30.01.2006 i komunikon që kërkesa është jashtë afatit.

4. Në këto kushte, kërkuesi i është drejtuar gjykatës me padi.5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5265, datë 10.10.2006, ka

vendosur: “Të rrëzojë padinë e ngritur nga paditësi, Shoqëria "Jeta Media Company" sh.p.k., si të pabazuar në ligj dhe në prova”.

6. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arritur me arsyetimin se: “... Paditësi është njoftuar me datë 06.04.2005 për programin e kontrollit nr.3184 prot., datë 04.04.2005 dhe ky fakt u provua me deklaratën e nënshkruar nga të dyja palët. Së pari, njoftimi i vlerësimit tatimor është titull ekzekutiv dhe pala e paditur, në bazë të neneve 45, 46 të Ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 "Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me të drejtë ka vendosur: nxjerrjen e urdhërit ekzekutiv nr.16573 prot. datë 16.12.2005 dhe bllokimin e llogarisë bankare ndaj subjektit tatimor (Jeta Media Company) në shumën 11.322.573 lekë (ku përfshihet detyrimi bazë plus interesat). Së dyti, u provua se shkaqet e pretenduara nga paditësi janë të pambështetura në prova. Titulli ekzekutiv është i vlefshëm dhe detyrimi ekziston në shumën e lartpërmendur. Padia e ngritur nga paditësi u çmua nga trupi gjykues se nuk plotëson asnjë nga kushtet e pavlefshmërisë të parashikuar në nenin 609 të K.Pr.Civile. Së treti, me vendimin e ndërmjetëm të arsyetuar të datës 03.10.2006 nga gjykata

183

Page 184: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

është vendosur: "rrëzimi i kërkesës së të paditurve për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor” … nuk është ankimuar nga palët … në Gjykatën e Lartë.

7. Kundër këtij vendimi ka bërë ankim paditësi dhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1305, datë 01.11.2007 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.5265, datë l0.l0.2006 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimin e padisë”.

8. Në marrjen e këtij vendimi gjykata e apelit ka arritur me arsyetimin se: “… ky akt kontrolli nuk i është komunikuar fare paditësit. Po kështu, edhe njoftimi i vlerësimit tatimor … nuk i është njoftuar fare paditësit, duke shkelur kështu nenin 33 të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore", i cili thotë: "… Vlerësimi tatimor është detyrim ndaj shtetit, i pagueshëm në buxhet, i cili i njoftohet tatimpaguesit me shkrim në mënyrë të drejtpërdrejtë ose me shërbim postar". Sa më sipër, pala e paditur nuk arriti të provojë në seancë gjyqësore se si akt kontrollin, ashtu edhe njoftimin për vlerësimin tatimor t’i jenë komunikuar paditësit…, ana e paditur ka shkelur dispozitat e ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, neni 33 dhe për rrjedhojë, nxjerrja nga ana e tij e urdhër bllokimit dhe urdhërit ekzekutiv nr.16573 Prot., datë 16.12.2005 janë të kundraligjshme e për pasojë ato duhen të anulohen. Pretendimi i palës së paditur se ne e kemi njoftuar paditësin për kontrollin ku ai ka firmosur është i pabazuar e abuziv. Është e vërtetë që pala e paditur e ka njoftuar paditësin për fillimin e kontrollit në këtë shoqëri. Por është po aq e vërtetë që ky akt kontrolli pas përfundimit nuk i është njoftuar palës paditëse. Nuk mund të konfondohet, siç mundohet pala e paditur, marrja dijeni për fillimin e kontrollit dhe përfundimin e tij”.

IV. Ligji i zbatueshëm

9. Ligji nr.8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.

10. Neni 12 i ligjit nr.8588, datë 15.03.2000, në të cilin përcaktohet se:“Kolegjet e Gjykatës së Lartë gjykojnë ankimet për çështje gjyqësore sipas rregullave

të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Procedurës Penale”.11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, neni 442: “Mjetet për t'u ankuar ndaj

vendimeve të gjykatave janë: Ankimi në gjykatën e apelit, rekursi në Gjykatën e Lartë, kërkesa për rishikim”.

12. Neni 442/b: “Rekursi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë ose të apelit në Gjykatën e Lartë, sipas rregullave të përcaktuara në këtë Kod”.

13. Neni 472: “Vendime ndaj të cilave mund të ushtrohet rekurs “Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur:

a) nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji;b) ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi)”.14. Ligji nr.8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore", neni 33 i të cilit

parashikon se: “Në rastin e një kontrolli tatimor të administratës tatimore, tatimpaguesi ka të drejtën të njoftohet paraprakisht për kohën kur do të fillojë kontrolli, vendin ku ai do të kryhet, llojet e tatimeve që do të kontrollohen, periudhat tatimore që do të përfshijë kontrolli, etj. Tatimpaguesi ka të drejtë gjithashtu të presë të trajtohet në mënyrë të sjellshme dhe të respektueshme gjatë të gjithë kohës, përfshirë këtu periudhën kur i kërkohet informacion, kur intervistohet apo kur kontrollohet. Integriteti moral, profesionalizmi, respekti dhe kooperimi janë vlerat kryesore të administratës tatimore që duhet të shohë tatimpaguesi gjatë një kontrolli tatimor. Këto cilësi duhet të manifestohen nga administrata tatimore për të reflektuar përkushtimin e saj për t`i dhënë tatimpaguesve shërbimin më të mirë të mundshëm”.

184

Page 185: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

15. Neni 34 po aty, që parashikon: “Tatimpaguesit kanë të drejtë të presin nga administrata tatimore zbatimin korrekt të ligjit, në mënyrë që çdonjëri prej tyre të marrë të drejtat që i takojnë dhe të paguajë shumën e duhur të detyrimit tatimor. Ata kanë të drejtë të pretendojnë të shikojnë tek administrata tatimore një administratë të besueshme për atë që bën. Tatimpaguesit kanë të drejtë të paraqesin të gjitha pretendimet e tyre në lidhje me një vlerësim tatimor të administratës tatimore. Tatimpaguesit, të cilët nuk janë dakord me një vlerësim tatimor të administratës tatimore, kanë të drejtë të marrin përgjigje me shkrim për pretendimet e tyre, ku jepen të gjitha arsyet e vlerësimit tatimor, mënyra e vlerësimit dhe të drejtat e detyrimet lidhur me këtë vlerësim”.

16. Udhëzimi nr.1, datë 18.01.2005 “Për procedurat tatimore”.17. Ligji nr.7928, datë 27.04.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.18. Ligji nr.8485, datë 12.05.1999, “Kodi i Procedurave Administrative”, neni 51 i të

cilit parashikon se: “1. Çdo person gëzon të drejtën për t'u informuar nga administrata në lidhje me zhvillimin e procedimeve për të cilat ai person është drejtpërdrejt i interesuar. 2. Në informacionin që jepet nga administrata tregohet organi administrativ që zhvillon procedimin, hapat konkrete të ndërmarrë prej tij, vendimet e marra, si dhe çdo informacion tjetër. 3. Afati për dhënien e informacionit të parashikuar nga ky nen është 10 ditë nga dita e regjistrimit të kërkesës përkatëse”.

19. Neni 60 po aty, që parashikon se: “1. Njoftimet bëhen: a) me postë, me kusht që të ketë shërbim postar derë më derë në vendin e banimit apo qendrën e punës së palës që duhet të njoftohet; b) personalisht, në rast se kjo formë e njoftimit nuk komprometon shpejtësinë e zhvillimit të procedimit ose njoftimi me postë nuk është i mundur; c) me telegram, telefon, teleks ose faks në rastet e urgjencës; ç) me lajmërim publik i cili afishohet në vende publike, ose nëpërmjet një lajmërimi që botohet në Fletoren Zyrtare, në gazetën e pushtetit vendor ose në dy gazetat më të lexuara në vendin e banimit apo të punës së palëve që duhen njoftuar, në rastet kur palët e interesuara janë të panjohura ose në numër aq të madh saqë çdo formë tjetër njoftimi vlerësohet si e papërshtatshme. 2. Në ato raste kur njoftimi bëhet me telegram, telefon, teleks apo faks, ai duhet të konfirmohet nga organi që bën njoftimin në mënyrën e parashikuar nga nënparagrafet a) dhe b) të paragrafit 1 të këtij neni, në ditën pasardhëse të punës, pavarësisht se si rregull njoftimi quhet se është bërë në datën e komunikimit të parë”.

20. Ligji 8116, datë 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile” (i ndryshuar), neni 141 i të cilit parashikon se: “Njoftimet për institucionet, ndërmarrjet dhe personat e tjerë juridikë shtetërorë bëhet nëpërmjet dorëzimit të kopjes zyrës së titullarit dhe personave të ngarkuar për të pranuar akte. Njoftimi për personat juridikë jo shtetërorë bëhet në qendrën e tyre, nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit përfaqësuesit ose personit të ngarkuar për të marrë njoftimin dhe në mungesë të tyre, një personi tjetër që punon në këtë qendër të personit juridik”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

21. Vendimi nr.1305, datë 01.11.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë, i kundërshtuar me rekurs nga pala e paditur, Dega e Tatim Taksave Tiranë dhe Avokatura e Shtetit, është marrë në respektim të ligjit dhe shkaqet e parashtruara në rekurs nuk qëndrojnë.

22. Është provuar në gjykimin e të dy shkallëve se pala paditëse, Shoqëria “Jeta Media Company” sh.p.k., nuk ka marrë dijeni në lidhje me raportin e kontrollit të ushtruar nga pala e paditur, Dega e Tatim Taksave Tiranë, dhe për pasojë nuk ishte njohur as me detyrimin që rridhte nga ky raport.

23. Gjykata e apelit ka pranuar se palës paditëse nuk i është komunikuar njoftim vlerësimi tatimor nr.3184/1, datë 22.06.2005, por raporti i kontrollit dhe njoftim vlerësimi tatimor i është vënë në dispozicion kësaj pale pas kërkimit nga pala e paditur me shkresën datë 06.02.2006 dërguar palës së paditur.

185

Page 186: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

24. Në aktin që pala e paditur pretendon se ka dërguar njoftimin për palën paditëse me postë më datë 31.01.2005 ekzistonte shënimi mbi zarf “kthehet, nuk njihet”, ndërsa po ky zarf i është dorëzuar palës paditëse më datë 16.03.2006, e cila është konfirmuar dhe nëpërmjet vulës së njomë.

25. Në kushtet kur pala paditëse nuk është provuar të ketë marrë dijeni për aktin që e ka ngarkuar me detyrimin në datën që pretendon pala e paditur, atëherë ky akt është titull ekzekutiv në momentin e njoftimit të subjektit dhe nga ky moment subjektit i lind e drejta e kundërshtimit të aktit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.8650, datë 22.12.1999 “Për Procedurat Tatimore në RSH”. Kështu pala paditëse nuk ka qenë jashtë afatit kur ka kundërshtuar njoftim vlerësimin tatimor, ashtu si ka parashtruar në vendimin e saj për mos shqyrtimin e ankimit nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, dërguar me shkresën nr.350/2 datë 30.01.2006.

26. Në lidhje me themelin e çështjes, ky Kolegj vlerëson se pas shqyrtimit të akteve të dosjes, rezulton se në kontrollet e ushtruara pranë palës paditëse pas vitit 2000, në raportin e datës 15.01.2003, pala e paditur ka pranuar se pala paditëse, si subjekt ka qenë i përjashtuar nga pagimi i TVSH për shkak të ligjit, sipas nenit 19, 25/3 të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995 “ Për Tatimin mbi Vlerën e shtuar”.

27. Përjashtimi me ligj nga pagimi i një detyrimi siç është TVSH nuk lejon që subjektit që është përjashtuar nga ky detyrim të ngarkohet me pagimin e tatimit nga ana e Tatim Taksave. Aq më shumë që për periudhën 2000-2005 nga kontrollet e mëparshme që përkojnë me periudhën për të cilën është nxjerrë njoftim vlerësimi tatimor nr.3184/1, datë 22.06.2005, pala paditëse nuk është ngarkuar me detyrime për pagimin e TVSH për shkak se ka rezultuar që ishte i përjashtuar me ligj nga pagimi i saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485, pika “b” të K.Pr.C.,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1305, datë 01.11.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 16.06.2011

186

Page 187: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-00945-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1189 i Vendimit (326)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj Kryesues Ardian Nuni Anëtar Majlinda Andrea Anëtare Guxim Zenelaj Anëtar Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore publike të datës 16.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: BASHKIA VLORË, në mungesëE PADITUR: THËLLËNXA ÇOBA, në mungesë

OBJEKT I PADISË:Kundërshtim i vendimit nr.702, datë 28.12.2006

i Komisionit të Shërbimit Civil.Baza Ligjore: Ligji nr.8549, datë 11.11.1999

“Statusi i Nëpunësit Civil”;VKM nr.306, datë 13.6.2000

“Për disiplinën në Shërbimin Civil”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.291, datë 28.06.2007, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë të paraqitur nga Bashkia Vlorë, duke lënë në fuqi vendimin nr.702, datë 28.12.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil.

Kundër vendimit nr.291, datë 28.06.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs pala paditese Bashkia Vlorë, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke parashtruar shkaqet:

- Si Gjykata e Apelit Tiranë, ashtu edhe Komisioni i Shërbimit Civil nuk mori parasysh asnjë nga provat e paraqitura nga ana jonë.

- Gjykata e Apelit Tiranë gabon në arsyetimin e saj kur shprehet se e paditura gëzon statusin e nëpunësit civil, pasi e ka fituar titullin për shkak se ka filluar punë në vitin 1996. E paditura në gjykim nuk paraqiti asnjë provë për të vërtetuar faktin se gëzon statusin e nëpunësit civil.

- Me provat që kemi administruar në dosje mjaftojnë për të vërtetuar sjelljen e saj në kryerjen e detyrës, si dhe për të motivuar largimin e saj nga puna. Për shkelje të disiplinës në punë dhe shkelje të etikës në punë asaj i janë dhënë disa masa disiplinore, si vërejtje me paralajmërim nga Prefekti i Qarkut Vlorë me datë 09.04.1998; Vërejtje me paralajmërim nga Kryetari i Bashkisë Vlorë, në bazë të vendimit nr.38, datë 18.08.2005; Gjobë nga gjykata e rrethit gjyqësor, në bazë të vendimit datë 17.01.2006; etj.

187

Page 188: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtaren Mirela Fana; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; diskutoi dhe

analizoi çështjen civile në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.291, datë 28.06.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rezultat i

zbatimit të gabuar të ligjit proçedurial e për pasojë çështja duhet të prishet dhe të dërgohet për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Rrethanat e faktit

Ka rezultuar nga materialet e dosjes se e paditura, Thëllëza Çoba, ka ushtruar detyrën e specialistes së Zyrës së Gjendjes Civile pranë Bashkisë Vlorë, që nga muaji maj i vitit 1996.

Me vendimin nr.9, datë 10.04.2006, Kryetari i Bashkisë Vlorë ka vendosur largimin e saj nga detyra e specialistes së Zyrës së Gjendjes Civile, duke ndërprerë edhe marrëdhëniet financiare të saj me motivacionin “... për shkelje të etikës në komunikimin me shtetas dhe institucione...”.

E paditura, duke mos qenë dakord me këtë vendim, është ankuar pranë Komisionit të Shërbimit Civil Tiranë, i cili ka vendosur: “... Shfuqizimin e këtij vendimi si akt i nxjerrë në kundërshtim me formën e proçedurën e kërkuar nga ligji...”.

Mbi ankimin e bërë nga pala paditëse, Bashkia Vlorë, kundër vendimit të Komisionit të Shërbimit Civil, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.291 datë 28.06.2007, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë të paraqitur nga Bashkia Vlorë, duke lënë në fuqi vendimin nr.702 datë 28.12.2006 të Komisionit të Shërbimit Civil”.

Kjo gjykatë në vendimin e saj arsyeton se: “Ndaj të paditurës nuk është filluar ndonjë procedurë për fillimin e ecurisë disiplinore. Masa disiplinore ndaj të paditurës është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe pa u njoftuar me parë nga eprori. Në referim të neneve 2 dhe 9 të VKM nr.306, datë 13.06.2000 dhe nenit 25 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 pala paditëse në largimin e të paditurës nga puna nuk ka ndjekur procedurën e detyrueshme për t’u zbatuar. I pabazuar është edhe pretendimi i paditësit se, megjithëse vendi i punës së të paditurës ka statusin e nënpunësit civil, nuk ka ndonjë akt formal që ta vërtetojë këtë. Ky pretendim i palës paditëse nuk është ngritur në shqyrtimin e çështjes pranë Komisionit të Shërbimit Civil”.

Kundër vendimit nr.291, datë 28.06.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs pala paditëse, Bashkia Vlorë, e cila kërkon prishjen e këtij vendimi duke parashtruar shkaqet e sipërpërmenduar.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.291, datë 28.06.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit proçedurial dhe për rrjedhim duhet të prishet e çështja duhet të dërgohet në atë gjykatë, për rishqyrtim.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka konstatuar se Gjykata e Apelit Tiranë në gjykimin e kësaj çështjeje nuk ka kryer “një hetim të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (nenin 14 të K.Pr.Civile). Konkluzionet e arritura nga kjo gjykatë në lidhje me zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje objekt gjykimi janë rezultat i një hetimi të përciptë, jo të plotë dhe e të gjithanshëm.

Ky Kolegj vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësi Bashkia Vlorë pëmban shkaqe të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, që bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë nuk i ka shqyrtuar dhe nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve të parashtruara në rekurs nga pala paditëse.

188

Page 189: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e apelit, në gjykimin dhe vendimin e saj ka ometuar fakte dhe rrethana të domosdoshme për t’u verifikuar, të cilat do ta orientonin drejtë një zgjidhje ligjore të konfliktit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson të gabuar arsyetimin që Gjykata e Apelit Tiranë bën lidhur me pretendimin e palës së paditur se ajo gëzon statusin e nëpunëses së shërbimit civil.

Nga njëra anë, vetë Gjykata e Apelit Tiranë asyeton se pala e paditur gëzon statusin e nëpunëses së shërbimit civil dhe nga ana tjetër, po gjykata e apelit nuk merr asnjë provë për të vërtetuar në bazë të ligjit këtë pretendim.

Në nenin 13, pika 1 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 thuhet se: “Pranimi në shërbimin civil kryhet nëpërmjet konkurimit të hapur, bazuar në meritat” dhe në pikën 7, në të cilën thuhet se: “Marrëdhëniet juridike të nëpunësit civil fillojnë me aktin e emërimit në shërbimin civil dhe janë pa afat. Akti i emërimit firmoset nga… departamentet e personelit për institucionet e pavarura …”.

Në nenin 14, pika 2 thuhet se: “Në fund të periudhës së provës, eprori direkt vendos a) konfirmimin si nëpunës civil”.

Në interpretim të dispozitave të mësipërme, ligjvënësi ka përcaktuar mënyrën ligjore se si mund të fitohet statusi i nëpunësit civil, në përputhje me nenet 1 dhe 3 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ku përcaktohet qëllimi dhe parimet mbi të cilat mbështetet ky ligj.

Në bazë të këtyre dispozitave, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se, në gjykimin e zhvilluar për rastin objekt gjykimi, Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka hetuar në lidhje me pretendimin e të paditurës se ajo gëzon statusin e nëpunëses së shërbimit civil. Ky përfundim i arritur nga gjykata e apelit vjen në kundërshtim me një nga parimet e së drejtës proçedural civile të sanksionuara nga ligjvënësi në nenin 10 të K.Pr.Civile (Gjykata mbështet vendimin e saj vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë proçesit gjyqësor).

Ndryshe nga ky përcaktim i ligjvënësit, gjykata e apelit e ka mbështetur vendimin e saj vetëm në pretendimet e palës së paditur.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e konsideron këtë qëndrim të Gjykatës së Apelit Tiranë si një proçes të parregullt ligjor dhe në vijim, vendimin e saj në shkelje të ligjit e në këto rrethana, rrjedhimisht, prishjen e tij dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjatë rigjykimit, në respektim të një proçesi të rregullt ligjor dhe pasi t’iu japë përgjigje ligjore të gjitha pretendimeve të pjesëmarrësve në proçes, në përputhje me rregullin e parashikuar në nenin 14 të K.Pr.Civile (gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proçes të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin), gjykata e apelit do të arrijë në një zgjidhje të drejtë të çështjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/c tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.291, datë 28.06.2007 tё Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin

e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, datë 16.06.2011

189

Page 190: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11111-01961-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1201 i Vendimit (327)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdin Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket:

PADITËS: SHOQËRIA “VODAFON ALBANIA” SH.A., përfaqësuar nga juristet Evis Karandea dhe Aida Koliçi KOMUNA E QAFË MALIT, PUKË, në mungesë.

TË PADITUR: XHAVIT PASHKAJ, përfaqësuar nga Avokati Myrteza Myftari.KËSHILLI I QARKUT SHKODËR, në mungesë. Z.V.R.P.P. PUKË, në mungesë.

OBJEKTI:Pavlefshmëri e aktit të marrjes në pronësi të tokës

nr.50, datë 20.12.2004 dhe pavlefshmëri e çertifikatës së pronësisë.

Baza Ligjore: Neni 17 i ligjit nr.9385, datë 04.05.2005, nenet 3, 5 të ligjit nr.7501, datë 19.07.1991,

nenet 5/d/dh, 23, 24/a të ligjit nr.7843, datë 19.07.1994, neni 106 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim nr.147, datë 27.11.2006, ka vendosur: Pushimin e gjykimit të çështjes civile që u përket palëve paditëse, Vodafon Albania Sh.A., Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë kundër të paditurve Xhavit Pashkaj, Komisioni i Ndarjes së Tokës Lajthizë, Z.R.P.P. Pukë.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr.279, datë 19.06.2007, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.147, datë 27.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

190

Page 191: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit nr.279, datë 19.06.2007, të Gjykatës së Apelit Shkodër, kanë ushtruar rekurs pala paditëse, Vodafon Albania Sh.A. dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë, të cilët, respektivisht, kërkojnë prishjen e vendimeve gjyqësore dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, duke parashtruar përkatësisht këto shkaqe:

Pala paditëse, Vodafon Albania Sh.A., parashtron këto shkaqe:- Të dy vendimet janë pasojë e interpretimit të gabuar të ligjit.- Gjykata e Shkallës së Parë Pukë, pasi ka konstatuar se palët nuk kanë konsumuar

ankimin administrativ, ka gabuar duke pushuar gjykimin e çështjes. - I gabuar është dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Shkoder, i cili megjithëse ka arsyetuar

se në rastin konkret duhej të nxirrej çështja jashtë juridiksionit gjyqësor, për ekonomi gjyqësore ka lënë në fuqi vendimin e pushimit të çështjes.

- Gjykata ka ngatërruar objektin e padisë, i cili në rastin konkret ka të bëjë me shpalljen e pavlefshmërisë absolute të akteve administrative. Shpallja e pavlefshmërisë relative të aktit kërkon më parë respektimin e proçedurës së ankimit administrative, pastaj atij gjyqësor.

- Akti i marjes së tokës në pronësi në favor të të paditurit Xhavit Pashkaj vjen në kundërshtim me ligjin nr.7501, pasi ky komision e ka trajtuar tokën pyll si tokë bujqësore. Ky ligj lejon vetëm kthimin e tokës bujqësore. Në marjen e këtij akti është shkelur dhe ligji nr.9385, datë 04.05.2005, neni 17, sipas të cilit heqja e sipërfaqeve të pyjeve nga fondi pyjor kombëtar bëhet vetëm me miratim të K.Ministrave.

- E kundërsthuam çertifikatën e pronësisë nr.247, datë 27.01.2006 të Z.R.P.P., pasi ky institucion ka vepruar në kundërshtim me ligjin nr.7843, datë 13.07.1997, neni 5/d/dh, 23, 24.

- Sipërfaqja e pronës së kthyer në favor të të paditurit është rrethuar me pyll dhe mbi të është vendosur antena jonë.

Në rekursin e palës paditëse Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë parashtron këto shkaqe:- Pasuria me nr.3 parcele e ndodhur në vendin e quajtur “Qafë Shllak”, zona kadastrale

2371, është pasuri shtetërore, si të tillë në administrimin tonë ia kemi dhënë me qira paditësit “Vodafon” për vendosje antene. Po kështu “Vodafon” disponon dokumentacion të plotë për vendosje antene, leje të sheshit të ndërtimit dhe leje të ndërtimit, çka vërteton posedimin ligjor të përkohshëm të kësaj prone.

- Duke qënë pasuri shtetërore “pyll”, akti i marjes së tokës në pronësi në favor të të paditurit dhënë nga K.Ndarjes së tokës është akt absolutisht i paligjshëm dhe si të tillë e kemi kundërshtuar gjyqësisht me padinë e paraqitur.

- Shkaqet e tjera janë të njëllojta me rekursin e paraqitur nga pala tjetër rekursuese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; dëgjoi përfaqësuesen e palës paditur,

juristet Evis Karandea dhe Aida Koliçi, të cilat kërkuan prishjen e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë; pasi dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur Avokatin Myrteza Myftari, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë; si shqyrtoi dhe analizoi në tërësi çështjen,

191

Page 192: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NSe vendimi nr.147, datë 27.11.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe vendimi

nr.279, datë 19.06.2007 i Gjykatës së Apelit Shkodër janë rrjedhojë e zbatimit dhe interpretimit të gabuar të ligjit proçedural civil, prandaj duhet të prishen dhe çështja t’i dërgohet për rigjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Rrethanat e çështjes

Pala paditëse “Vodafon Albania” sh.a. ka lidhur një kontratë qiraje me nr.7301 rep., nr.1150 kol., datë me 22.11.2004 me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Pukë, me objekt marjen me qira nga paditësi të një sipërfaqe pyjore (parcela nr.3, ekonomia pyjore “Goske”, në Lajthizë, Pukë, sipërfaqe mbi të cilën do të vendoseshin antenat e kësaj shoqërie).

Kontrata e qirasë është lidhur bazuar në vërtetimin e Z.R.P.P. datë 05.11.2004 sipas të cilës pasuria në të cilën ndodhet antena e “Vodafon” përkon me parcelën nr.3, me sip. 5.5 ha, e emërtuar pasuri shtetërore Pyll, e ndodhur në zonën kadastrale nr.2371, Lajthizë.

Shoqëria “Vodafon Albania” sh.a., bazuar në kontratën e qirasë , ka ndërtuar stacion antenash sipas lejes së shesh ndërtimit nr 19, datë 22.12.2004 dhe lejes së ndërtimit nr.3, datë 17.02.2005 të K.Rr.T., Qarku Shkodër.

Pala paditëse pretendon se toka objekt gjykimi është pasuri shtetërore, e llojit pyll dhe si e tillë, në bazë të ligjit nr.9385, datë 04.05.2005 “Për Pyjet dhe shërbimin Pyjor” ajo administrohet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë. Mbi këtë bazë Drejtoria, e Shërbimit Pyjor Pukë ka lidhur kontratën e qirasë me Shoqërinë “Vodafon” sh.a.

Nga ana tjetër i padituri Xhavit Pashkaj nga K.Ndarjes së Tokës Lajthizë është pajisur në aktin me nr.50, datë 20.12.2004 të marrjes së tokës në pronësi, me sipërfaqe prej 500 m2 tokë “Arë”, të ndodhur në vendi “Shullani i Qaf Shllakut”. Kjo pasuri është e regjistruar në Z.R.P.P. Pukë në emër të tij me nr.116 pasurie, e ndodhur në zonën kadastrale nr.2371 (sipas çertifikatës së pronësisë datë 27.01.2006).

Duke konsideruar se dhënia në pronësi e kësaj toke është bërë prej një organi në kapërcim të kompetencave ligjore, paditësi i është drejtuar me padinë objekt shqyrtimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Me padinë e paraqitur për gjykim, pala paditëse Vodafon Albania Sh.A. dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë në bazë të nenit 92 të K.Civil, kanë kërkuar pavlefshmërinë absolute e aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.50, datë 20.12.2004, lëshuar nga Komisioni i Tokës së fshatit Lajthizë dhe pavlefshmërinë e çertifikatës së pronësisë nr.247, datë 27.01.2006 të lëshuar nga Z.R.P.P. Pukë, duke pretenduar se kjo sipërfaqe është pasuri shtetërore në administrim të Drejtorisë Pyjore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim nr.147, datë 27.11.2006 ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes civile, me arsyetim: “në referim të neneve 66, 115, 116, 117, 137/3 të K.Pr.Administrative dhe Ligjit “Për tokën”, neni 7 dhe V.K.M. nr.230, datë 22.07.1991, pala paditëse nuk ka konsumuar ankimin administrativ para ngritjes së padisë në gjykatë… referuar në neni 299/c dhe 468 të K.Pr.Civile vlerëson se nuk mund të vazhdojë gjykimi në themel i çështjes pa u shqyrtuar më parë ankimi administrative, për rrjedhojë duhet të vendoset pushimi i gjykimit…”.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr.279, datë 19.06.2007, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.147, datë 27.01.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, duke arsyetuar se: “… neni 468 i K.Pr.Civile është dispozitë ligjore që operon vetëm gjykata e apelit… moskonsumimi i ankimit administrativ i konstatuar nga gjykata e shkallës së parë sjell nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, jo pushimin e gjykimit të çështjes … edhe kjo gjykatë konstaton se aktet e marjes së tokës në pronësi mund të kundërshtohen në gjykatë pasi të jenë shterur hallkat e ankimit administrativ të parashikuara nga V.K.M. nr.230, datë 23.07.1991… konstatimi i mos juridiksionit gjyqësor nga gjykata e apelit sjell prishjen e

192

Page 193: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes, por meqënëse shkalla e parë ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes çmohet lënia në fuqi e vendimit …”.

Kundër vendimit kanë ushtruar rekurs pala paditëse, “Vodafon Albania” Sh.A. dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë, të cilët, respektivisht kërkojnë prishjen e vendimeve gjyqësore dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, duke parashtruar përkatësisht këto shkaqet e lartpërmendura.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.147, datë 27.11.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe vendimi nr.279, datë 19.06.2007 i Gjykatës së Apelit Shkodër, janë rrjedhojë e zbatimit dhe interpretimit të gabuar të ligjit proçedural civil, për rrjedhim ato duhet të prishen.

Gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në këtë gjykatë, Kolegji vendosi, në bazë të nenit 199 të K.Pr.Civile, të bëjë kalimin proçedural të palëve ndërgjyqëse duke thirrur si palë paditëse Komunën e Qafë Malit, Pukë dhe palë të paditur Këshillin e Qarkut Shkodër.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.279, datë 19.06.2007 i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë e shkeljeve të rënda të ligjit proçedural civil, për rrjedhim ai duhet të prishet.

Kolegji konstatoi se Gjykata e Apelit Shkodër ka pranuar dhe shqyrtuar një ankim, i cili nuk i ishte drejtuar kësaj gjykate dhe për më tepër nuk ishte në kompetencë të saj.

Nga materialet e ndodhura në dosjen gjyqësore rezulton se pala paditëse “Vodafon Albania” Sh.A. ka paraqitur ankim të veçantë drejtuar Gjykatës së Lartë, kundër vendimit nr.147, datë 27.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Gjykata e Apelit Shkodër jo vetëm që nuk e ka konstatuar këtë fakt, por ajo edhe e ka shqyrtuar këtë ankim si ankim të parashikuar nga nenit 452 e vijues të K.Pr.Civile dhe për më tepër ka vendosur lënien në fuqi të vendimi nr.147, datë 27.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Kolegji vlerëson se Gjykata e Apelit Shkodër, në bazë të dispozitave të mësipërme, duhet të dëgonte këtë ankim të veçantë pranë Gjykatës së Lartë, si gjykatë kompetente për shqyrtimin e tij.

Kolegji Civil çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, në vendimin e saj të pushimit të çështjes, ka gabuar duke mos zbatuar kriteret e nenit 59 të K.Pr.Civile, në të cilën thuhet se: “Gjykata në çdo fazë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merrr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ”.

Mbi bazën e kësaj dispozite Kolegji vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, pasi ka konkluduar se kjo çështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, duhet të merrte vendimin jo të pushimit të gjykimit të çështjes në bazë të nenit 299 të K.Pr.Civile, por të vendoste nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështjeje (në bazë të arsyetimit të vendimit).

Por Ky Kolegj çmon të gabuar edhe argumentin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë në lidhje me juridiksionin gjyqësor të kësaj çështjeje civile.

Paditësit “Vodafon Albania” Sh.A. dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Pukë kanë bërë objekt të shqyrtimit gjyqësor Aktin e Marrjes së tokës në pronësi në emër të Xhavit Pashkaj me nr.50, datë 20.12.2004 lëshuar nga Komisioni i Tokës së fshatit Lajthizë. Sipas pretendimeve të palës paditëse, ky akt është marrë në kundërshtim me ligjin dhe është absolutisht i pavlefshëm.

Në analizë të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte, si dhe rrethanave kur pala paditëse pretendon për pavlefshmëri absolute të Aktit të Marrjes së tokës në pronësi, ky Kolegj vlerëson se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

193

Page 194: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se në bazë të nenit 36/1 i K.Pr.Civile, në të cilën parashkruhet se: “Në juridiskionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta” dhe të nenit 117/1-2 të K.Pr.Administrative, ku thuhet se: “1. Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk prodhojnë pasoja ligjore, pavarësisht nga fakti nëse janë deklaruar apo jo si të tillë. 2. Secila palë e interesuar mund të kërkojë që akti administrativ të shpallet absolutisht i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë mund të bëhet në çdo kohë” mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në këtë konkluzion arrin Kolegji, ndryshe nga çfarë kanë arritur gjykatat me të ulta, edhe me argumentin se ligji i posaçëm, Ligji nr.7501 “Për Tokën”, datë 19.07.1991 nuk ka ndonjë dispozitë e cila parashikon në mënyrë të veçantë një proçedurë të qartë e të detyrueshme për të ankimuar administrativisht Aktin e Marrjes së tokës në pronësi, në rastet kur prej personave të interesuar pretendohet se akti ka dalë në kundërshtim me ligjin.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se akti administrativ absolutisht i pavlefshëm, për shkak të shkeljes thelbësore të ligjit nuk ka fuqinë juridike të një akti të vlefshëm. Ky akt, që në momentin e nxjerrjes së tij, nuk krijon pasojat juridike për të cilat është nxjerrë. Një akt i tillë nuk ka fuqi detyruese ndaj personave apo subjekteve të cilëve u drejtohet dhe, për rrjedhojë, këta ose çdo organ tjetër mund të kundërshtojnë drejtpërdrejt në gjykatë plotësimin e detyrimeve apo urdhërimeve që rrjedhin prej tij.

Nga përcaktimi i mësipërm i natyrës së pavlefshmërisë absolute rrjedhin edhe një sërë pasojash të tjera. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk mund të bëhet i vlefshëm me asnjë veprim të mëvonshëm, qoftë ky edhe pëlqim ose miratim i palëve pjesëmarrëse në të. Njëkohësisht akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk merr vlerë juridike, as me kalimin e afatit të parashkrimit dhe as me zhdukjen e shkakut të pavlefshmërisë. Në Kodin e Proçedurës Civile është rregulluar pavlefshmëria e aktit administrativ në aspektin procedural, ndërsa aspekti material ka gjetur rregullimin ligjor në Kodin e Proçedurës Administrative.

Në këtë vështrim, Kolegji Civil gjykon se konkluzioni i gjykatës së rrethit gjyqësor është i gabuar, pasi nuk mund të kushtëzohet shqyrtimi i kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ me ndjekjen e ndonjë rrugë administrative.

Subjekti që pretendon pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, kur prej tij cënohet në të drejtat apo interesat legjitime, mund ta godasë atë drejtpërdrejt në gjykatë. Nëse pretendimet e palës paditëse janë apo jo të mbështetura në ligj e në gjendjen e faktit, këto janë çështje që do të shqyrtohen nga gjykata dhe që do të zgjidhen me vendimin përfundimtar të saj.

Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.279, datë 19.06.2007 i Gjykatës së Apelit Shkodër, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.147, datë 27.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë duhet të prishen dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.279, datë 19.06.2007 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe

prishjen e vendimit nr.147, datë 27.11.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 16.06.2011

194

Page 195: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11115-01971-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1345 i Vendimit (328)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea Anëtare Mirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 16.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS I K/PADITUR: MAKSIM TAFANI, përfaqësuar nga av. Agim Gogu

I PADITUR K/PADITËS: EQEREM RISILIA, përfaqësuar ngaav. Hanëme Bakia

PERSONI I TRETË: BASHKIA ELBASANZVRPP ELBASAN, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtimi i Urdhërit nr.20/9, datë 16.08.1993,

(vendimit nr.33, datë 16.08.1993) të Bashkisë Elbasan; Pavërtetësi dokumenti (vërtetimit nga dokumenti hipotekor).

Baza Ligjore: Ligji nr.7514, datë 30.09.1991 me ndryshimet përkatëse dhe Ligji nr.7698, datë 15.04.1993,

Udhëzimi nr.3, datë 21.06.1993 i K.M, neni 32 i K.Pr.Civile.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:Lirim e dorëzim banese e trualli 200 m2.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin nr.872, datë 07.06.2006, ka vendosur:

Pranimin e padisë.Detyrimin e të paditurit kundërpaditës të njohë paditësin e kundërpaditur pronar mbi një shtëpi të përbërë nga tre dhoma, një sallon dhe një magazinë me sipërfaqe ndërtimore 164 m2 dhe truall të lirë 112 m2 të ndodhur në Lagjen “Kala” Elbasan.Anullimin e pikës 3 të dispozitivit të vendimit nr.33, datë 16.03.1993 dhe pikës 2 të urdhërit nr.20/9, datë 16.03.1993 të Bashkisë Elbasan, si të pabazuar në ligj.

195

Page 196: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Të njohë të pavërtetë vërtetimin nga dokumenti hipotekor nr.37-98, datë 19.06.1993 të ZRPP Elbasan.Urdhërohet ZRPP Elbasan të regjistrojë pronën sipas dispozitivit të këtij vendimi.Rrëzimin e kundërpadisë, si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.248, datë 04.06.2007, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.872, datë 07.06.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i padituri kundërpaditës, i cili kërkon prishjen e vendimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së apelit është në kundështim me ligjin dhe me provat e administruara në gjykim.Nga dokumentat e paraqitura rezulton se paditësi ka blerë 112 m2 sipërfaqe ndërtimore dhe 112 m2 truall, ndërsa në të vërtetë posedon 864 m2 truall më shumë sesa ka blerë. Duke ju referuar ligjit për KKKP, paditësi duhet të përfitonte vetëm sipërfaqen e pretenduar prej tij se është ndërtuar me leje ndërtimi dhe jo sipërfaqen tjetër.

- Pretendimi i paditësit se ndërtimi është kryer me leje ndërtimi nuk qëndron, pasi ai ka marrë leje vetëm për konstruksion banese dhe jo për ndërtim të ri.

- Të dy gjykatat kanë shkelur ligjin procedurial, në atë shkallë që ka ndikuar në dhënien e vendimit. Gjykata nuk ka marrë parasysh kontratën datë 24.03.1965, në të cilën përcaktohet saktë vendndodhja e pronës, që i referohet transkriptimit në favor të shtetit shqiptar.

- Sipas akt ekspertimit që është bërë në një gjykim tjetër, është përcaktuar qartë se prona objekt gjykimi është ajo e ish pronarit Ibrahim Biçaku. Po kështu, kontrata e shitjes e vitit 1965 për paditësin provon që bëhet fjalë për të njëjtën pronë.

- Gjykatat kanë shkelur parimin e kontradiktorialitetit, duke mos pasqyruar pretendimet e palës së paditur dhe të analizohen provat e paraqitura prej saj. Gjykata ka qenë kontradiktore në arsyetimet e vendimeve, pasi pranojnë që pronat nuk përputhen e njëkohësisht vendosin detyrimin për njohje pronar. Pastaj pranojnë që trualli duhet të konsiderohet i zënë.

Pala paditëse kundërpaditëse ka paraqitur kundërrekurs, me të cilin ka kërkuar mospranimin e rekursit të paraqitur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësuesen e të paditurit, i cili ka

kërkuar ndryshimin e vendimeve, rrëzimin e padisë dhe pranimin e kundërpadisë; përfaqësuesin e paditësit, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NGjykata e Apelit Durrës ka bërë shkelje proceduriale që kanë ndikuar në dhënien e

vendimit, prandaj vendimi i saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

196

Page 197: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Rezulton se Bashkia Elbasan me vendimin nr.33, datë 16.08.1993 i ka kthyer trashëgimtarve të të ndjerit Ibrahim Bicaku të gjithë pronat e konfiskuara këtij me vendimin datë 14.07.1947 të Komitetit Lokal të konfiskimit të pasurive.

Këto prona janë regjistruar në emër të të paditurit kundërpaditës, si trashëgimtar i të ndjerit Ibrahim Biçakut.

Sipas urdhërit të dalë nga ky vendim, përmendet një shtëpi në Lagjen “Karavelje” prej 6 dhomash me kufizimet përkatëse.

Me vendimin nr.116, datë 15.11.1957 të ish Komitetit Ekzekutiv të KP të Qarkut Elbasan babait të paditësit të kundërpaditur, të ndjerit Qamil Tafani, i është shitur një shtëpi shtetërore me nr.87, e përbërë prej tre dhomash me sipërfaqe 95 m2 një pjesë magazina dhe truall që ndodhej në L.“Xhami Qebre”.

Paditësi, së bashku me nënën e tij, kanë blerë nga NKB, me kontratën e shitjes datë 24.03.1965, nga një shtëpi me 5 dhoma, tre dhoma e një verandë të ndodhur në Lagjen “Karavelja”.

Pronësia mbi 112 m2 sipërfaqe ndërtimore dhe oborr 112 m2 është regjistruar në regjistrat hipotekore në emër të paditësit të kundërpaditur.

Sipas notës së transkriptimit kjo pronësi ka kaluar në pronësi të shtetit me notën e transkriptimit në volumin 24, faqe 152, nr.54, datë 21.08.1947.

Me pretendimin se, njëra nga pronat e kthyera të paditurit kundërpaditës e konkretisht, ajo e blerë nga paditësi, e përbërë prej 3 dhomash, veranda, me sip 112 m2 e oborr 112 m2, e cila ndodhet në Lagjen “ Karavelja” posedohet nga paditësi dhe se Bashkia nuk ishte kompetente për të kthyer pronat e konfiskuara, paditësi i kundërpaditur ka kërkuar anullimin e vendimit të Bashkisë për këtë pjesë.

Nga ana tjetër i padituri kundërpaditës ka kërkuar lirimin e dorëzimin e pronës së tij.Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin nr.872, datë 07.06.2006, ka

vendosur:Pranimin e padisë.Detyrimin e të paditurit kundërpaditës të njohë paditësin e kundërpaditur pronar mbi

një shtëpi të përbërë nga tre dhoma, një sallon dhe një magazinë me sipërfaqe ndërtimore 164 m2 dhe truall të lirë 112 m2 të ndodhur në Lagjen “Kala” Elbasan.

Anullimin e pikës 3 të dispozitivit të vendimit nr.33, datë 16.03.1993 dhe pikës 2 të urdhërit nr.20/9, datë 16.03.1993 të Bashkisë Elbasan, si të pabazuar në ligj.

Të njohë të pavërtetë vërtetimin nga dokumenti hipotekor nr.37-98, datë 19.06.1993 të ZRPP Elbasan.

Urdhërohet ZRPP Elbasan të regjistrojë pronën sipas dispozitivit të këtij vendimi.Rrëzimin e kundërpadisë si të pabazuar në prova e në ligj. Me arsyetimin se i padituri duhet të njohë pronar paditësin, pasi prona e kthyer atij

nuk është ajo e konfiskuar dhe se ndërtimi i bërë është i ri dhe nuk i kthehet ish pronarit.Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.248, datë 04.06.2007 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.872, datë 07.06.2006 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Elbasan. Sipas kësaj gjykate:Pala e paditur nuk ka kaluar për shqyrtim e konfirmim vendimin e Seksionit të

Financës së Bashkisë pranë KKKP, për pronën e pretenduar;Nga akti i ekspertimit rezulton se, pronat e palëve ndërgjyqëse nuk kanë mbivendosje;Banesa e paditësit është ndërtuar plotësisht e re, mbi ish ndërtesën e vjetër, edhe

sikur pala e paditur të ishte pronare, për këtë sipërfaqe do të kompensohej në një nga mënyrat e parashikuara në ligj.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i padituri kundërpaditës, i cili kërkon prishjen e vendimit, duke parashtruar këto shkaqe:

197

Page 198: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Vendimi i gjykatës së apelit është në kundështim me ligjin dhe me provat e administruara në gjykim.

Nga dokumentat e paraqitura rezulton se, paditësi ka blerë 112 m2 sipërfaqe ndërtimore dhe 112 m2 truall, ndërsa në të vërtetë posedon 864 m2 truall më shumë sesa ka blerë. Duke ju referuar ligjit për KKKP, paditësi duhet të përfitonte vetëm sipërfaqen e pretenduar prej tij se është ndërtuar me leje ndërtimi dhe jo sipërfaqen tjetër.

Pretendimi i paditësit se ndërtim është kryer me leje ndërtimi nuk qëndron, pasi ai ka marrë leje vetëm për konstruksion banesë dhe jo për ndërtim të ri.

Të dy gjykatat kanë shkelur ligjin procedural, në atë shkallë që ka ndikuar në dhënien e vendimit. Gjykata nuk ka marrë parasysh kontratën datë 24.03.1965, në të cilën përcaktohet saktë vendndodhja e pronës, që i referohet transkriptimit në favor të shtetit shqiptar.

Sipas akt ekspertimit që është bërë në një gjykim tjetër, është përcaktuar qartë se prona objekt gjykimi është ajo e ish pronarit Ibrahim Biçaku. Po kështu, kontrata e shitjes e vitit 1965 për paditësin provon që bëhet fjalë për të njëjtën pronë.

Gjykatat kanë shkelur parimin e kontradiktorialitetit, duke mos pasqyruar pretendimet e palës së paditur dhe të analizohen provat e paraqitura prej saj. Gjykata ka qenë kontradiktore në arsyetimet e vendimeve, pasi pranojnë që pronat nuk përputhen e njëkohësisht vendosin detyrimin për njohje pronar. Pastaj pranojnë që trualli duhet të konsiderohet i zënë.

Ky Kolegj vlerëson se gjykata ka bërë shkelje procedurale që kanë ndikuar në dhënjen e vendimit, prandaj vendimi duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

Gjykata e Apelit Durrës, edhe pse nuk ka marrë vendim për përsëritjen e hetimit gjyqësor, ka pranuar të administrohen prova të reja të paraqitura nga palët ndërgjyqëse. Ndërkohë që është shprehur për provat e paraqitura nga pala paditëse e kundërpaditur, nuk ka shqyrtuar provën e paraqitur nga pala e paditur kundërpaditëse, akt ekspertimin e bërë në gjykimin e një çështjeje tjetër civile me paditës Eqerem Risilia dhe të paditur Agron Kuni, Shpresa Kume, Avdyl Kume, me objekt: lirim banese, etj., duke mos zbatuar parimin e kontradiktorialitetit, të parashikuar nga neni 20 i K.Pr.Civile.

Pala e paditur kundërpaditëse, edhe gjatë gjykimit në shkallë të parë, ka kërkuar ripërsëritjen e ekspertimit me grup ekspertësh, pasi nuk kanë përcaktuar qartë trualli i blerë nga pala paditëse në vitin 1957.

Ekspertët e kanë konsideruar të pamundur të evidentojnë planvendosjen e objektit dhe truallit në momentin e blerjes, pra, momentin që do zgjidhte konfliktin midis palëve.

Kokluzioni i tyre se pronat nuk mbivendosen, mbi të cilin është bazuar edhe gjykata, është i pasaktë dhe i pabazuar prova. Në këto kushte, duke qenë para një akt ekspertimi kontradiktor, pra të paqartë, lindte nevoja për një akt ekspertim të ri, në bazë të nenit 229 të K.Pr.Civile.

Gjykata e apelit nuk ka bërë një hetim të plotë e të gjithanshëm të çështjes, në bazë të nenit 14 të K.Pr.Civile. Pasi ka administruar edhe aktin e ekspertimit të paraqitur nga pala e paditur kundërpaditëse, të një gjykimi tjetër, me konkluzione të ndryshme nga ato të ekspertëve në këtë gjykim, ka qenë e detyruar që, edhe kryesisht, të urdhëronte kryerjen e një ekspertimi të ri, duke thirrur ekspertë të tjerë.

Pra, në rishqyrtimin e çështjes, gjykata e apelit duhet të urdhërojë bërjen e e ekspertimi të ri, me grup ekspertësh, duke i përcaktuar saktësisht detyrat përkatëse, për të arritur në përfundimin se ka apo jo mbivendosje pronave të pretenduara nga palët ndërgjyqëse, duhet të hartojë planvendosjen e pronës (të të paditurit) në momentin e konfiskimit; planvendosjen e pronës (të të paditurit) në momentin e kthimit të saj; planvendosjen e pronës (së paditësit) në momentin e blerjes; planvendosjen e aktuale të

198

Page 199: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

pronës (së paditësit), me ndryshimet e pësuara, duke ju referuar edhe lejes për rikonstruksion në vitin 1981, etj.

Në rishqyrtim, gjykata e apelit duhet të ketë parasysh se ligji nr.7514, datë 30.09.1991 “Per pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve politikë”, i ndryshuar, nuk është shfuqizuar nga ligji nr.7698, datë 15.04.1993 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve”.

Ligji nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve politikë”, i ndryshuar, shprehet se ka për qëllim të krijojë një sistem juridik të drejtë e të ndershëm, të bazuar në të drejtat njerëzore dhe se përcakton masa për të kompensuar, rehabilituar dhe riintegruar në shoqëri të gjithë ata, të cilët kanë vuajtur këtë dhunim të të drejtave të tyre. Ky ligj, ndër të tjera, ka parashikuar të drejtën e kthimit ose kompensimin e pasurive të konfiskuara.

Ky ligj ka pasur si objekt rregullimin e të drejtave për një kategori të caktuar personash, më të specifikuar se ligji nr.7698, datë15.04.1993, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve”.

Akti i nxjerrë nga Seksioni i Financës i Bashkisë Elbasan i datës 16.08.1993 nuk është akt absolutisht i pavlefshëm, ai është nxjerrë nga organi kompetent, ndërkohë që me daljen e ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve” dhe akteve nënligjore, nuk ishin krijuar ende komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave ne bashkitë përkatëse. Pra, për sa më lart, akti nuk është nxjerrë as në kundërshtim me ligjin.

Po kështu, në rishqyrtimin e çështjes, pas analizës së provave të paraqitura dhe adminstrimit edhe të provave të reja, gjykata e apelit, në analizën dhe interpretimin e tyre ligjor, duhet të ketë parasysh qëndrimin e Kolegjeve të Bashkuara në vendimin nr.24, datë 2002 se:

“... ligji nr.7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të përndjekurve politikë” dhe ligji nr.7698, datë 15.04.1993, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronarëve”, nuk janë mënyra të reja të fitimit të pronësisë, por korrigjim i padrejtësisë së bërë dhe për këtë qëllim, shfuqizojne ipso lege të gjitha aktet e meparshme ligjore, me të cilat u ishte marrë prona pronarëve padrejtësisht. Ato nuk krijojnë një situate të re, (nuk kanë efekt konstituitiv), por ristabilizojnë ligjshmërinë dhe drejtësinë.

Shfuqizimi i akteve të sipërpërmendura ka si efekt kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, duke rregulluar, në masën më të mundshme, situatën e paligjshmërisë lidhur me të drejtën reale më të rëndësishme, atë të pronësisë (jo të drejta të tjera reale e aq me pak të drejtat e detyrimeve). Në këtë këndvështrim, kthimi në gjendjen e mëparshme nuk është i plotë por i pjesshëm (restitutio in parte).

Nëpërmjet këtyre akteve normative u njihet e drejta e pronësisë ish pronarëve, ose trashëgimtarëve të tyre, dhe u përcaktuan modalitetet për gëzimin efektiv të saj, për shkak të kohës së gjatë të paligjshmërisë dhe pamundësisë objektive të kthimit fizik të të gjitha pronave të marra, ligji parashikon për rastet kur kjo e para nuk është e mundur, alternativën e kompensimit....”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/c tё K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.248, datë 04.06.2007 tё Gjykatës së Apelit Durrës dhe

dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e apelit, me tjetër trup gjykues.

Tiranё, mё 16.06.2011

199

Page 200: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01422-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1131 i Vendimit (329)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 28.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: FADIL CANAJ.E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE (DRSSH).PALË E TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE.

OBJEKTI I PADISË:Kërkoj të detyrohet pala e paditur:

1. Të më paguajë nga data 01.07.2009 e në vazhdim diferencat e papaguara nga masa e pensionit të parakohshëm

për vjetërsi shërbimi sipas kushteve të përcaktuara në ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, neni 12

(“Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”), si dhe të VKM nr.443, datë 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar

i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën”.

2. Të më paguajë menjëherë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes të përcaktuara në

ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, neni 12 (“Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”),

si dhe të VKM nr.443, datë 16.06.2005 “Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar

i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe anëtarëve të familjes së tyre në rastet kur punonjësi ndërpret karierën”.

Baza Ligjore: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Paragrafi i dytë i preambulës, nenet 4, 52, pika 2, 107 dhe 142, pika 3, Ligji nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar

të punonjësve të Policisë së Shtetit”, nenet 4, 15 paragrafi i dytë, si dhe ligji nr.7703, datë 11.05.1993

“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. VKM nr.443, datë 16.06.2005

200

Page 201: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

“Për kushtet, kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe

anëtarëve të familjes së tyre në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën” dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010,

nr.34 të vitit 2005.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 24.03.2011, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së përfaqësueses së palës së paditur Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe personit të tretë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë për nxjerrjen e çështjes civile me nr.regj. them. 3761 jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nr.s’ka, datë 24.03.2011, në mbështetje të nenit 59 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur DRSSh Tiranë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, për këto shkaqe:

- Me daljen e ligjit nr.10142/2009, i cili shfuqizonte ligjin nr.8661/2000, bazuar në parashikimin e nenit 29 të ligjit, për të mos shkaktuar efekte ligjore të pambështetura dhe për të shmangur konsiderimin si debitorë të përfituesve, është urdhëruar trajtimi i subjekteve me një vlerë përfitimi të llogaritur në kufirin e dy pensioneve bazë të pleqërisë.

- Në zbatim të VKM nr.793/2010 janë përcaktuar rregullat e plota të përllogaritjes së përfitimeve dhe për të gjithë subjektet ka nisur procedura e rillogaritjes. Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për deklarimin antikushtetues të nenit 2 të ligjit, nr.10142/2009, VKM shprehet se deri në rregullimin e normativës ligjore sipas përcaktimit të vendimit nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese, pensionet do të llogariten sipas atij ligji.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; përfaqësuesin e palës paditëse, av. Ferjat Janushaj, i

cili kërkoi mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; përfaqësuesin e palës së paditur, juristen Rita Arapi, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dëgjoi përfaqësuesen e personit të tretë, av. Migena Tota, e cila mbështet kërkesën e juristes Rita Arapi; si dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruar rezulton se gjykata e faktit ka konstatuar se pala paditëse nga

data 24.12.2005 deri më datë 01.07.2009, në zbatim të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, është trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 74.693 lekë në muaj, provuar me vendimin nr.34, datë 03.02.2006 të DRSSh Tiranë.

Nga data 01.07.2009 e në vazhdim rezulton se pala paditëse është trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 18.012 lekë në muaj me pretendimin se në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe

201

Page 202: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

të Shpëtimit, të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, ligji nr.8661/2000 ishte shfuqizuar e për rrjedhojë, deri në nxjerrjen e akteve nënligjore, pala paditëse do të trajtohej me masën përkatëse të përfitimit prej 18.012 lekë në muaj.

Pala paditëse i është drejtuar administrativisht DRSSh Tiranë, e cila me shkresën datë 19.07.2010 e ka informuar se ndryshimi i masës së përfitimit ka ardhur si pasojë e shfuqizimit të ligjit nr.8661/2000. Me datë 05.07.2010, Drejtoresha e Përgjithshme e ISSh i ka kthyer përgjigje se me daljen e akteve nënligjore, në zbatim të ligjit nr.10142/2009 pensioni do të rillogaritej.

Pala paditëse ka kërkuar gjyqësisht sipas objektit të padisë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, pala e paditur ka pretenduar se shqyrtimi i çështjes i përket juridiksionit administrativ, përsa kohë provohet se me shkresën datë 09.02.2011 të palës së paditur, pala paditëse është në listën e personave të cilëve do t’u rillogaritet pensioni me hyrjen në fuqi të VKM nr.793/2010, Udhëzimit të ISSh nr.5520/2, datë 13.10.2010. Derisa të përfundojë procedura e përllogaritjes, pala e paditur ka pretenduar se çështja bën pjesë në juridiksionin administrativ. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Në këtë vendim, kjo gjykatë ka arsyetuar se në kërkesë-padinë e paraqitur për gjykim objekt shqyrtimi rezulton të jetë detyrimi i palës së paditur për të vazhduar që të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të Policisë së Shtetit”, fakt ky i cili e bën mosmarrëveshjen objekt gjykimi të një natyre juridiko-civile dhe jo të natyrës administrative.

Mbi ankimin e veçantë e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë, çështja u shqyrtua në seancë gjyqësore nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë dhe në përfundim të gjykimit u arrit në përfundimin se vendimi që mori Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë është një vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj.

Sikundër u parashtrua më lart, në rastin konkret palës paditëse ka nisur t’i paguhet një pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që prej datës 24.12.2005, përfitim i përllogaritur sipas dispozitave të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000. Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, pala e paditur ka nisur të paguajë një vlerë përfitimi me të ulët në vlerë financiare deri në pritje të një rillogaritjeje sipas dispozitave të reja të normativës përkatëse. Pala paditëse e ka ankimuar administrativisht këtë veprim të palës së paditur, duke pretenduar se po i cënohet një e drejtë e fituar me ligj, që nuk mund të ndryshohet nga dispozita që kanë hyrë në fuqi e kanë nisur të zbatohen pas fitimit të së drejtës nga pala paditëse.

Fakti i mësipërm (rillogaritja e pensionit), apo hyrja në fuqi e ligjit të ri dhe periudha që i nevojitet strukturës përkatëse administrative të palës së paditur për të bërë rillogaritjen e pensioneve, nuk mund të përbëjë shkak për të kufizuar të drejtën e subjekteve që marrin përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore, që pas ezaurimit të shkallëve të hierarkisë administrative, shqyrtimin e kërkimit të tyre t’ia shtrojnë për zgjidhje juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Proçedurës Civile

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.s’ka, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Tiranë.

Tiranë, më 28.06.2011

202

Page 203: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-01465-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1136 i Vendimit (330)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 28.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çeshtjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “KAPLLANI 2008” SHPK.TË PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE

SHKODËR.

OBJEKTI I PADISË:Kundërshtimin e aktit administrativ njoftim vlerësimi

për detyrimet tatimore, nr.7510/2 prot., datë 15.09.2010, të nxjerrë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër, të lënë në fuqi me vendimin nr.10783, datë 09.12.2010

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor.Baza Ligjore: Nenet 32 dhe 324 te K.Pr.Civile.

Nenet 93/1, 108/1/b, 116/b të K.Pr.Administrative.Ligji nr.9920, datë 19.05.2008

“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.1011, datë 29.04.2011, ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes me nr.regj.them. 872 (31003-00317-51-2011), datë 04.02.2011.

Kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, nr.1011, datë 29.04.2011, në mbështetje të nenit 59 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë pala paditëse Shoqëria “Kapllani 2008” shpk, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit, për këto shkaqe:

- Rruga e ankimit administrativ është konsumuar plotësisht dhe zgjidhja që i jep konfliktit gjykata nuk i krijon mundësinë paditësit të ndjekë rrugën administrative, pasi është jashtë çdo afati të parashikuar nga ligji.

- Eshtë pranuar fakti, siç përshkruhet dhe nga akti i kontrollit se pala paditëse në datë 28.12.2009 ka pezulluar aktivitetin tregtar. Kjo provohet dhe nga vendimi gjyqësor që është marrë në gjykimin me palë të paditur Komuna Postribë.

203

Page 204: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Edhe sikur të merret e mirëqenë se kontrolli ka gjetur subjekte duke u furnizuar me karburant dhe një person duke punuar në bar-kafen e karburantit, kjo nuk i jep të drejtë palës së paditur të japë sanksione për shoqërinë, pasi përkohësisht ajo nuk është subjekt i ligjit nr.9920/2008.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; pasi shqyrtoi

çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se pala e paditur ka ushtruar

kontroll në aktivitetin e palës paditëse (pikë karburanti - bar/kafe). Në përfundim të këtij kontrolli është vlerësuar se Shoqëria “Kapllani 2008” shpk ka detyrime për TVSh dhe sigurimet shoqërore, të cilat së bashku me penalitetet shkojnë në vlerën 897.245 lekë. Me njoftim vlerësimin për detyrimet tatimore nr.7510/2 prot., datë 15.09.2010 është njoftuar pala paditëse për detyrimin e lindur.

Shoqëria “Kapllani 2008” shpk e ka ankimuar në rrugë administrative këtë njoftim vlerësimi. Me vendimin nr.10783, datë 09.12.2010 Drejtoria e Apelit Tatimor Tiranë ka vendosur mospranimin e ankimit për shkak se kërkuesi nuk ka parapaguar vlerën e plotë të detyrimit dhe interesat. Në vijim pala paditëse i është drejtuar juridiksionit gjyqësor me padinë konkrete. Mbi kërkesën e palës së paditur dhe Avokaturës së Shtetit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor. Kjo e fundit, në vendimin përkatës objekt ankimimi, arsyeton se në rastin konkret moshqyrtimi administrativ i mosmarrëveshjes ka ndodhur për shkaqe të vetë palës paditëse që nuk ka parapaguar vlerën e detyrimit, i cili përbën kusht ligjor.

I investuar në gjykimin e çështjes nga ankimi i veçantë i paraqitur nga pala paditëse, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pas shqyrtimit gjyqësor të çështjes, vjen në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është një vendim i marrë në intepretim të drejtë të normativës ligjore në fushën e tatimeve dhe dispozitave të K.Pr.Civile.

Objekt i padisë është kundërshtimi i njoftim vlerësimit për detyrimet tatimore nr.7510/2 prot., datë 15.09.2010 i Drejtorisë Tatimore Rajonale Shkodër dhe vendimit të Drejtorisë së Apelimit Tatimor nr.10783, datë 09.12.2010.

Të dy këto akte janë akte administrative, procedura për nxjerrjen, përmbajtjen, objektin e marrëdhënieve që rregullojnë, si dhe për kundërshtimin e tyre parashikohet në legjislacionin e posaçëm, përkatësisht ligji nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore” e aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Në nenet 68, 69, 70 të ligjit të mësipërm, i njihet e drejta organit përkatës të administratës tatimore për të kryer vlerësimin tatimor të çdo tatimpaguesi, si dhe procedura përkatëse.

Ndërkohë në nenin 106 të ligjit nr.9920/2008 “Për procedurat tatimore”, parashikohet e drejta e subjektit tatimpagues për të paraqitur ankim ndaj çdo njoftim vlerësimi tatimor. Neni 107 parashikon se tatimpaguesi duhet të ketë paguar të plotë vlerën e detyrimit tatimor përpara se t’i dërgohet organit përkatës për të kundërshtuar njoftim vlerësimin tatimor. Neni 107/3 parashikon se Drejtoria e Apelimit Tatimor nuk mund të marrë në shqyrtim ankimin në rastet kur tatimpaguesi nuk ka paguar vlerën e detyrimit tatimor.

Në rastin konkret, me vendimin nr.10783, datë 09.12.2010, Drejtoria e Apelit Tatimor ka vendosur: “Refuzimin e ankimit për shkak se e konsideron ankimin e papranueshëm, pasi nuk është bërë pagesa e detyrimit tatimor të përcaktuar në aktin administrativ që ankimohet”.

Në këto kushte. rezulton që pala paditëse nuk ka ezauruar ankimin administrativ (në themel) dhe nuk legjitimohet t’i drejtohet juridiksionit gjyqësor.

204

Page 205: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ky qëndrim pasqyron dhe qëndrimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që në vendimin unifikues nr.3/2008 kanë argumentuar si vijon: “Nëse gjykatës i rezulton se ankimi administrativ është paraqitur jashtë afatit dhe/ose mungojnë dokumentet shoqëruese sipas nenit 55 të ligjit dhe ky është shkaku i mosshqyrtimit në themel të ankimit nga organi administrativ, gjykata vendos konform neneve 36 e 59 të K.Pr.Civile nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.1011, datë 29.04.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë

Shkodër.

Tiranë, më 28.06.2011

205

Page 206: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11241-01455-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1232 i Vendimit (331)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:

PADITËS: HILMI BALLIU, në mungesëI PADITUR: AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

TIRANË, në mungesë

OBJEKTI:Rikthim në vendin e punës.

Pagimin e pagës nga koha e ndërprerjes së marrëdhënies së punës e deri në rimarrjen në punë.

Baza Ligjore: Nenet 138, 141, 143, 144, 145, 146, 152, 153, 155 e 203 të Kodit të Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.514 akti, datë 11.04.2011, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Tiranë për deklarimin e moskompetencës të kësaj gjykate.

Kundër këtij vendimi, ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, e cila kërkon: Pranimin

e ankimit. Shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm, datë 11.04.2011 të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Pushimin e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, si dhe dërgimin e çështjes gjykatës kompetente.

Shkaqet që parashtron pala e paditur në ankimin e veçantë, janë:- Në bazë të nenit 43/1 të K.Pr.C., kur i padituri është person juridik padia ngrihet në

gjykatën e vendit ku ka qendrën personi juridik, pra që në këtë rast është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Drejtori i Përgjithshëm është punëdhënësi, i cili ka të drejtë që me akte të brendshme të emërojë apo shkarkojë punonjësit e AKU-së të Drejtorisë.

206

Page 207: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dhe e bisedoi në tërësi çështjen, në

përfundim,

V Ë R E NMe datë 07.06.2011 është regjistruar në Gjykatën e Lartë, çështja civile nr.11241-

01455-00-2011 regj. them., që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Hilmi Balliu dhe i paditur AKU Tiranë, me objekt rikthim në vendin e mëparshëm të punës, etj.

Vendimi nr.514 akti, datë 11.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rezulton e provuar si më poshtë:Paditësi Hilmi Balliu ka filluar punë pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit

dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Berat në vitin 1990.Me urdhërin nr.232, datë 01.07.2010 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, paditësi

Hilmi Balliu është emëruar në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Inspektimit në Drejtorinë Rajonale Berat, derisa të përfundonte proçesi i rekrutimit të punonjësit për këtë pozicion dhe po atë ditë, ai ka lidhur me palën e paditur një kontratë individuale pune.

Sipas vërtetimit të datës 29.10.2010, të Drejtorisë Rajonale Berat, rezulton që paditësit i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës me datë 01.09.2010, me motivacionin “Për shkak të mbarimit të marrëdhënies së punës”.

Duke mos qenë dakord me largimin nga puna, paditësi Hilmi Balliu i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila me vendimin nr.514 akti, datë 11.04.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës të të paditurit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Tiranë për deklarimin e moskompetencës të kësaj gjykate.

Kolegji Civil e vlerëson ankimin e vecantë të paraqitur nga pala e paditur të pa bazuar në ligj, prandaj nuk ka asnjë arsye ligjore që vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë, në lidhje me kompetencën teritoriale të bëhet i cënueshëm.

Në nenin 43 të K.Pr.C. thuhet:Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen si rregull në gjykatën e vendit ku

personi juridik ka qendrën e tij.Paditë që rrjedhin nga një marrëdhënie juridike me një degë ose agjensi lokale të

personit juridik, mund të ngrihen në gjykatën ku ka qendrën dega ose agjensia, si dhe në gjykatën e shkallës së parë ku personi juridik ka një ndërtesë me aktivitet, ose një përfaqësues të autorizuar që të paraqitet në gjykim për objektin e padisë.

Nga citimi i dispozitës së mësipërme del e qartë se kompetenca tokësore në rastin objekt gjykimi është alternative, sepse padia mund të ngrihet si në gjykatën e vendit ku ka qendrën personi juridik, që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi qendra e të paditurit është në Tiranë, ashtu edhe në gjykatën e vendit ku ka qendrën agjensia lokale, që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi paditësi ka qenë punonjës i Drejtorisë Rajonale Berat.

Në nenin 7 (i ndryshuar) të K.Punës thuhet:Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së

vendbanimit të të paditurit.Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur

punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, vendi ku ndodhet qendra e punës, që e ka punësuar atë.

Marrëveshjet që lidhen me juridiksionin janë të vlefshme vetëm nëse përcaktohen pas lindjes së konfliktit. 

207

Page 208: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në paragrafin e II të kësaj dispozite ligjore përcaktohet qartë se, padia mund të ngrihet në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij dhe në rastin objekt gjykimi paditësi Hilmi Balliu e ka kryer punën e tij në Drejtorinë Rajonale Berat, prandaj kompetente është edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Duhet theksuar se si ligji i posaçëm që rregullon marrëdhëniet e punës (Kodi i Punës), ashtu dhe Kodi i Proçedurës Civile (nenet 43 e 47 të tij) në lidhje me kompetencën tokësore të gjykatës që do të zgjidhë këto lloj mosmarrëveshjesh mbajnë të njëjtin qëndrim, duke theksuar që kompetenca është alternative dhe e drejta e zgjedhjes i takon vetëm paditësit.

Për të gjitha ato që thamë më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin që ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj duke qenë i tillë nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.514 akti, datë 11.04.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat.

Tiranë, më 28.06.2011

208

Page 209: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01423-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1230 i Vendimit (332)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: RASIM HAMZARAJ, në mungesëI PADITUR: INSPEKTORIATI I LARTË I DEKLARIMIT

DHE KONTROLLIT TË PASURIVE, përfaqësuar në gjyq nga juristët Fjorida Kallço dhe Elona Qoku.

OBJEKTI:Shfuqizim i aktit administrativ, vendimit nr.82,

datë 28.10.2010 të të paditurit ILDKP.Marrjen e masës së pezullimit të zbatimit të aktit administrativ,

deri në përfundimin e gjykimit.Baza Ligjore: Nenet 31, 153 e vijues e 329 të K.Pr.Civile,

nenet 116 e 117 të K.Pr.Administrativedhe ligji nr.9049, datë 10.04.2003

“Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve

dhe të disa nëpunësve publikë”e nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit

të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5018 akti, datë 11.04.2011, ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së palës së paditur Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.5018 akti.

Kundër vendimit të mësipërm, ka bërë ankim të veçantë pala e paditur, e cila kërkon: Prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështje.

209

Page 210: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Shkaqet që ngrihen në ankim nga pala e paditur janë:- Paditësi nuk ka ezauruar rrugën administrative të ankimit dhe ligji nr.9367, datë

07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”, nuk parashikon ankim të drejtëpërdrejtë në gjykatë.

- Duke shmangur rrugën administrative të ankimit pala paditëse ka ngritur pretendime që janë jashtë kompetencës së gjykatës, sepse kjo e fundit është kompetente të shqyrtojë vetëm paligjshmërinë ose pathemelsinë e aktit administrativ.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; dëgjoi përfaqësuesen e palës së paditur,

juristen Fjorinda Kallço, e cila kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; në përfundim,

V Ë R E NMë datë 03.06.2011 është regjistruar në Gjykatën e Lartë çështja civile nr.31001-

01423-00-2011 regj. them., që i përket palëve ndërgjyqëse: paditës Rasim Hamzaraj dhe i paditur Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, me objekt shfuqizimin e aktit administrativ.

Vendimi nr.5018 akti, datë 11.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në përputhje të plotë me ligjin procedurial dhe material civil, prandaj Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që ky vendim duhet të lihet në fuqi.

Rrethanat dhe faktet e çështjes rezultojnë të jenë si më poshtë:Me datë 27.07.2010 pala e paditur ka filluar hetimin e plotë të kontrollit administrativ

të deklaratave të interesave private të deputetit Dritan Prifti dhe të bashkëshortes së tij Znj. Meri Prifti.

Nga kontrolli ka rezultuar se, me datë 14.12.2009 paditësi Rasim Hamzaraj ka blerë nga Meri Prifti 30.5% të aksioneve të Shoqërisë “Fortis 2” shpk, në një shumë prej 242.704.970 lekë, prandaj ai është konsideruar si person i lidhur me Dritan e Meri Priftin dhe i është kërkuar që të plotësonte formularin “Deklaratë e interesave private me kërkesë”.

Duke pretenduar që paditësi nuk e ka dorëzuar formularin brenda afatit të parashikuar në ligj, pala e paditur me vendimin nr.82, datë 28.10.2010 e ka dënuar atë me 30.000 lekë gjobë.

Pala paditëse e ka kundërshtuar aktin administrativ të mësipërm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.5018 akti, datë 11.04.2011 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së palës së paditur Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.5018 akti.

Gjykata e shkallës së parë ndërmjet të tjerave arsyeton:Ligji i posaçëm nuk ka parashikuar rrugën administrative të ankimit, objektin e

ankimit, formën dhe autoritetin që shqyrton ankimin.Pretendimi i palës së paditur që ligji nuk parashikon shprehimisht se ndaj aktit mund

të bëhet ankim i drejtëpërdrejtë në gjykatë, nuk e bën të detyrueshme rrugën administrative të ankimit.

Kolegji Civil vlerëson që ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor, prandaj duke qenë i tillë ai nuk duhet të pranohet.

Në nenin 137 të K.Pr.Administrative thuhet:Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër

refuzimit për nxjerrjen e një akti administrativ.Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe

rregullësinë e aktit të kontestuar.

210

Page 211: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekusin administrativ.

Në rastin e ankimeve administrative, ligji kërkon plotësimin e kushteve të mëposhtme:

Ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet të thotë shprehimisht se, pala e interesuar është e detyruar që të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin, të cilit i drejtohet ankimi.

Në rastin në gjykim, ligji nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, prandaj me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.1, datë 26.11.2010 ku ndërmjet të tjerave, thonë:

Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierakisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ………

Në asnjërin prej ligjeve që ka vënë paditësi në bazën ligjore të padisë nuk rezulton të jetë parashikuar se, pala e interesuar para se t’i drejtohet gjykatës duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 60, 62 dhe 485/a të

K.Pr.Civile.

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.5018 akti, datë 11.04.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 28.06.2011

211

Page 212: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01451-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1194 i Vendimit (333)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: REMZI QERIMI, në mungesëI PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristja Rita Arapi

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristja Redona Raça

OBJEKTI:1. Detyrimi i palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi

të fituar në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, duke filluar

nga data e ngritjes së kërkesëpadisë dhe në vazhdim çdo muaj.2. Detyrimi i palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore

që kam pësuar në shumën 690.822 lekë si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit

nga rillogaritja e tij pa shkak të ligjshëm.Baza Ligjore: Nenet 4, 42, e 132 të Kushtetutës,

neni 29 i Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, nenet 422, 655 të K.Civil,

neni 32 i K.Pr.Civile, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5940 akti, datë 11.04.2011 ka vendosur:

Mospranimin e kërkesës së palës së paditur dhe të personit të tretë për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes me nr.4256 akti. Kundër vendimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.

212

Page 213: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në datën 11.04.2011, pala e paditur DRSSH Tiranë ka paraqitur, brenda afatit ligjor, ankim të veçantë kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.5940 akti, datë 11.04.2011 dhe kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes dhe paraqet këtë arsyetim:

- Me VKM nr.793, datë 24.09.2010, miratuar në zbatim të Ligjit nr.10142, janë përcaktuar rregullat mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do t’u rillogariten dhe një herë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit të rivlerësuar do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Pra paditësi nuk mund të kërkojë në këtë moment nga gjykata zbatimin e një ligji të shfuqizuar dhe aq më tepër kur ende nuk i është rivlerësuar masa e pensionit nga ana e DRSSH Tiranë, pas dërgimit nga ana e DRSSH Tiranë të listave emërore të përfituesve në Ministritë e linjës dhe ridërgimin nga ana e tyre të pagës referuese neto dhe pagës referuese mesatare, kjo e bazuar në Aktin Normativ nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.10242, datë 15.05.2009”;

- Për sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Vendimi i Këshillit të Ministrave shprehet se deri në reflektimin ligjor të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010 përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe bazohen sipas ligjit nr.10242, datë 15.04.2009, i ndryshuar. Nisur nga faktet e mësipërme, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të rillogariten nga DRSSH përkatëse si institucioni i cili, në bazë të ligjit, bën llogaritjen.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; përfaqësuesen e palës së paditur,

Juristen Rita Arapi, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm të datës 11.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; përfaqësuesen e personit të tretë, Juristen Redona Raça, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm të datës 11.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

Nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Remzi Qerimi ka punuar në strukturat e Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit nr.25, datë 16.02.2006 të palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë (më poshtë e quajtur “DRSSH”) paditësi ka përfituar në bazë të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit” që prej datës 16.12.2005 pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 51.120 lekë në muaj.

Në datën 27.06.2009 ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve, policisë së shtetit, SHISH, policisë së burgjeve”, i cili ka shfuqizuar Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, mbi bazën e të cilit ishte llogaritur pensioni i paditësit.

Në këto kushte, pala e paditur, bazuar në nenin 29 të Ligjit nr.10142, sipas të cilit të drejtat e përfituara me Ligjin nr.8661 do të rillogariten, ka bërë rillogaritjen e pensionit të paditësit dhe për pasojë masa e pensionit të përfituar është ulur në masën 18.012 lekë në muaj (pra, 383.379 lekë më pak nga sa ishte paguar deri në këtë moment).

Rezulton që paditësi ka përfituar shumën prej 51.120 lekë në muaj deri në datën 30.06.2009 dhe që prej datës 01.07.2009 ai ka përfituar 18.012 lekë në muaj.

213

Page 214: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Paditësi, me pretendimin se rillogaritja e pensionit të tij është bërë në zbatim dhe interpretim të gabuar të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, dhe se atij për këtë arsye i është shkaktuar një dëm pasuror në shumën 690.822 lekë, i është drejtuar gjykatës me padi, me objekt parashtruar në pjesën hyrëse.

Në seancën gjyqësore të datës 11.04.2011 pala e paditur dhe personi i tretë paraqitën kërkesën për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me pretendimin se nga ana e DRSSH, në zbatim të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, është dërguar pranë Ministrisë së Brendshme një listë emërore e ish punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë përfituar pension në bazë të Ligjit nr.8661, datë 08.09.2000, me qëllim që t’iu viheshin në dispozicion formularët e pagës referuese dhe vjetërsisë në punë për rillogaritjen e masës së përfitimit.

Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5940 akti, datë 11.04.2011 ka vendosur:

“Mospranimin e kërkesës së palës së paditur dhe të personit të tretë për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes me nr.4256 akti. Kundër vendimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë”.

Kjo gjykatë ka arsyetuar se ..... në K.Pr.Administrative, në nenin 18 të tij, parashikohet parimi i përgjithshëm, sipas së cilës parashikohet kontrolli i brendshem administrativ. Në nenin 137 të K.Pr.Administrative, në paragrafin e fundit parashikohet se: “në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ”. Por referuar ligjit specifik, atij me nr.10142, datë 27.06.2009 lidhur me pretendimet e paraqitura nga paditësi, në këtë gjykim nuk parashikohet në asnjë rast detyrimi ligjor për të ndjekur rrugën administrative të ankimit. Gjykata vlerëson se, referuar dhe ligjit specifik, pala paditëse nuk ka patur asnjë detyrim ligjor për të pritur një përgjigjë nga pala e paditur, për më tepër që në rastin konkret është fakt se pala e paditur ka vendosur dhe ka bërë rishqyrtimin dhe rivlerësimin e masës së pensionit të përfituar nga paditësi. Paditësi, në këto rrethana, duke vlerësuar se padrejtësisht i janë cënuar interesat e tij, i është drejtuar gjykatës dhe nuk ka asnjë detyrim ligjor që të presë një qëndrim të ri të pretenduar nga pala e paditur.

Në datën 14.04.2011, pala e paditur DRSSH Tiranë ka paraqitur, brenda afatit ligjor, ankim të veçantë kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.5940 akti, datë 11.04.2011, me anën e të cilit kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke paraqitur ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Në seancën gjyqësore të datës 18.04.2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka konstatuar se është paraqitur ankimi i veçantë i përmendur më sipër dhe se ndodhemi përpara rastit të pezullimit të gjykimit bazuar në nenet 60, 63 dhe 297 të K.Pr.Civile, me vendimin nr.5940 akti, datë 18.04.2011 ka vendosur: “Pezullimin e gjykimit të çështjes deri në shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Lartë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.5940 akti, datë 11.04.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane është marrë në respektim te plotë të ligjit procedurial dhe material dhe për këtë arsye ai duhet të lihet ne fuqi.

Ky Kolegj, duke vlerësuar objektin dhe shkakun ligjor të padisë, çmon se mosmarrëveshja objekt gjykimi bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe si rrjedhim ajo duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditurë DRSSH Tiranë, nuk përmban shkaqe ligjore të cilat të bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

214

Page 215: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është: “1. Detyrimin e palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi të fituar në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, duke filluar nga data e ngritjes së kërkesëpadisë dhe në vazhdim çdo muaj; 2. Detyrimin e palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore që kam pësuar në shumën 690.822 lekë si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit nga rillogaritja e tij pa shkak të ligjshëm”.

Këto kërkime paditësi i ka bazuar në nenet 4, 42, e 132 të Kushtetutës; nenin 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009; nenet 422, 655 të K.Civil; nenin 32 të K.Pr.Civile; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke analizuar dispozitat e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, vlerëson se paditësi nuk ka detyrimin që kërkimet e paraqitura më lart (objekti i kërkesë padisë) t’ia drejtojë njëherë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, para se t’ia nënshtrojë ato juridiksionit gjyqësor.

Nuk rezulton asnjë dispozitë në ligjin e sipërpërmenduar që të përmbajë parashikime të shprehura për detyrueshmërinë e paraqitjes së këtij kërkimi në rrugë administrative dhe për ndjekjen e kësaj rruge para se t’i drejtohet juridiksionit gjyqësor.

Paditësi ka të drejtë t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore si organi kompetent për administrimin e fondeve të pensioneve për kategorinë ku bën pjesë paditësi, me qëllim mbrojtjen e interesave të tij të ligjshme që mund t’i cënohen nga vendimet e këtij organi dhe të kërkojë marrjen e një vendimi në favor të këtyre interesave, por mungesa e ezaurimit të një rruge të tillë nuk e pengon në asnjë rast paditësin që t’i drejtohet direkt gjykatës, me të njëjtin kërkim si ai i parashtruar në padi.

Kërkesa që mund t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, për sa më sipër, ka të njëjtin karakter si kërkesa joformale që njihet në të drejtën tonë publike.

E drejta jonë publike dhe konkretisht, Kodi i Procedurave Administrative, njeh ushtrimin e ankimit administrativ nëpërmjet apelimit administrativ dhe kërkesës joformale. Qëllimi dhe dallimi ndërmjet këtyre mjeteve të ankimit ndikon në përcaktimin e juridiksionit që i shqyrton ato, në procedurat, rrugën dhe rradhën e detyrueshme të investimit të juridiksionit administrativ e atij gjyqësor.

Ushtrimi i ankimit administrativ nëpërmjet kërkesës joformale nuk përbën një detyrim per subjektin, por një të drejtë të tij për t’iu drejtuar organit administrativ me qëllim shqyrtimin e ankimit, si dhe zgjidhjen e problemit. Në rastet e kërkesës joformale, duke mbetur një opsion, një mundësi që ligji i njeh individit për t’i paraqitur organit administrativ pretendimin e tij, gjykata nuk ka pengesë të investohet direkt për ta marrë atë në shqyrtim.

Ndërsa apelimi administrativ i parashikuar shprehimisht n ligj, si një mjet juridik i plotë për të kërkuar shfuqizimin ose ndryshimin e aktit administrativ, përbën një mjet ankimi me natyrë shteruese dhe njëkohësisht të detyrueshme për t’u ezauruar, me qëllim që më pas t’i drejtohesh juridiksionit gjyqësor. Apelimi administrativ kërkon respektimin e disa kushteve formale, pa të cilat nuk mund të pretendohet të kryhet një proces i rregullt administrativ. Këto kushte formale janë të parashikuara jo vetm n Kodin e Procedurave Adminstrative, por edhe në ligje të veçanta.

Në këto ligje të veçanta, të cilat rregullojnë fushat e veçanta të veprimtarisë administrative, parashikojnë jo vetëm të drejtën dhe detyrimin e subjektit për të paraqitur apelim administrativ, por dhe të drejtën dhe detyrimin e organit konkret administrativ për ta marrë në shqyrtim ankimin administrativ me efekt shterues.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin e tyre unifikues nr.1, datë 26.11.2010, kanë arritur në konkluzionin unifikues se: “Ndekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike

215

Page 216: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ... Ligji i posaçëm mund të parashikojë edhe modalitete konkrete mbi afatet, kushtet e procedurat që duhen respektuar për të bërë të pranueshëm për shqyrtim në themel ankimin administrativ, për procedurat e shqyrtimit dhe natyrën e vendimmarrjes nga organi administrative, etj. Nëse rregulla të tilla eventuale nuk janë parashikuar, gjejnë zbatim afatet, kushtet e procedurat e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative”.

Në analizë të sa më sipër dhe duke u bazuar në sa arsyetojnë Kolegjet e Bashkuara në vendimin unifikues nr.1, datë 26.11.2010, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se për sa kohë në Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 nuk është parashikuar ndjekja e një procedure të tillë, e detyrueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes (kur flasim për rrugë administrative të detyrueshme kemi parasysh parashikimin në ligj të të gjitha elementeve të domosdoshme, si paraqitja e kërkesës organit më të lartë që e shqyrton atë, afati brenda të së ciles shqyrtohet ankimi, vendimet që merren nga organi më i lartë, e drejta e ankimit, etj.), paditësi ka të drejtë që të rivendose të drejtat e tij të shkelura duke iu drejtuar direkt juridiksionit gjyqësor.

Rezulton se në çështjen objekt gjykimi paditësi, përpara se të paraqiste në gjykatë padinë, i është drejtuar DRSSH dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore me një kërkesë joformale, pikërisht në datën 25.10.2010, me anë të së cilës ka kërkuar t’i paguhet pensioni i parakohshëm sipas parashikimeve të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 dhe diferencat e papaguara të pensionit të përfituara sipas këtij ligji dhe VKM nr.443, datë 16.06.2005. Rezulton se DRSSH i ka kthyer përgjigje paditësit me shkresën nr.1227/7 prot., datë 24.11.2010, ku shprehet se rillogaritja e pensionit është kryer duke u bazuar në shkresën nr.3379 prot., datë 07.07.2009 të ISSH; dhe ISSH i ka kthyer përgjigje paditësit me shkresën nr.5842/1 prot., datë 08.11.2010, duke u shprehur se rillogaritja e pensionit do të kryhet në bazë të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 dhe do të njoftohet zyrtarisht për masën përfundimtare të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se pretendimet e palës së paditur, se paditësi duhej të kishte pritur rivlerësimin e masës së pensionit nga ana e DRSSH Tiranë, rivlerësim ky në proces bazuar në Aktin Normativ nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.10242, datë 15.05.2009”, nuk qëndrojnë.

Paditësi ka të drejtë që dhe duke iu drejtuar direkt gjykatës nëpërmjet padisë si mjet i vetëm procedural që mund të rivendosë të drejtat e tij të pretenduara të shkelura nga pala e paditur. Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi (neni 31 i K.Pr.Civile).

Që padia të jetë e vlefshme duhet të plotësojë dy kushte themelore: (a) interesi i ligjshëm për të ngritur padi; dhe (b) legjitimiteti për të vepruar. Në rast se ekzistojnë këto dy kushte mund të konsiderohet që padia ekziston, në kuptimin që gjykata është e detyruar të marrë vendim mbi themelin e saj, pra për ta pranuar ose rrëzuar atë. Interesi për të ngritur padi parashikohet qartë në nenin 32 të K.Pr.Civile dhe është nje element i së drejtës së padisë që konsiston në interesin për të marrë nga gjykata vendimin e kërkuar.

Në çështjen objekt gjykimi paditësi ka disponuar të drejtën e tij për të ngritur padinë me kërkimet e paraqitura më lart në mënyrën që ai e ka çmuar më të drejtë për mbrojtjen dhe rivendosjen e interesave të tij të pretenduara të shkelura.

Gjykata ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët (neni 16 i K.Pr.Civile).

216

Page 217: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në këto kushte, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka vendosur mospranimin e kerkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe si i tillë do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 59 dhe 485/a të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.5940 akti, datë 11.04.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 28.06.2011

217

Page 218: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01421-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1239 i Vendimit (334)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: AGIM NURAJ, përfaqësuar vetë, pasi është avokat

I PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristja Rubina Kola

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristja Rubina Kola

OBJEKTI:1. Detyrimi i palës së paditur

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi në masën sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes

të përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”,

dhe akteve në zbatim të tij deri në çastin e daljes në pension të plotë pleqërie.2. Detyrimin e palës së paditur

Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë për të më paguar diferencat e lekëve të pa paguara

nga masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi që më takojnë sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes

të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”,

duke i llogaritur e filluar pagesën nga data që më janë mbajtur (01.07.2009) e në vazhdim për çdo muaj deri në datën që pala e paditur

do të fillojë të më paguajë pensionin e parakohëshëm për vjetërsi shërbimi, në atë masë që më takon sipas kushteve dhe përllogaritjeve

në bazë të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”,

dhe akteve në zbatim të tij.

218

Page 219: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Baza Ligjore: Nenet 4, 42, e 132, paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Ligji nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, shfuqizuar me

Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave

të armatosura të punonjësve të policisë së shtetit, të Gardës së Republikës,të Shërbimit Informativ të Shtetit, të policisë së burgjeve,

të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm”,

neni 29 i tij, VKM nr.443, datë 16.06.2005 “Për kushtet kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror

suplementar i punonjësve të policisë së shtetit dhe anëtarëve të familjes së tyre në rastet kur punonjësi i policisë ndërpret karrieren”,

Vendimi nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese, nenet 31, 32, 153, 154, 154/a të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.(s’ka), datë 21.03.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe personit të tretë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për nxjerrjen e çështjes civile me nr.regj.them.3088 jashtë juridiksionit gjyqësor. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes.

Pala e paditur, DRSSH Tiranë, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.(s’ka), datë 21.03.2011 dhe kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes dhe paraqet këtë arsyetim:

- Me VKM nr.793, datë 24.09.2010, miratuar në zbatim të Ligjit nr.10142, janë përcaktuar rregullat mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do t’u rillogariten dhe një herë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit të rivlerësuar do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Pra, paditësi nuk mund të kërkojë në këtë moment nga gjykata zbatimin e një ligji të shfuqizuar dhe aq më tepër kur ende nuk i është rivlerësuar masa e pensionit nga ana e DRSSH Tiranë, pas dërgimit nga ana e DRSSH Tiranë të listave emërore të përfituesve në Ministritë e linjës dhe ridërgimin nga ana e tyre të pagës referuese neto dhe pagës referuese mesatare, kjo e bazuar në Aktin Normativ nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.10242, datë 15.05.2009”;

- Përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Vendimi i Këshillit të Ministrave shprehet se, deri në reflektimin ligjor të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010, përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe bazohen sipas ligjit nr.10242, datë 15.04.2009, i ndryshuar. Nisur nga faktet e mësipërme, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të rillogariten nga DRSSH përkatëse, si institucioni i cili në bazë të ligjit bën llogaritjen.

219

Page 220: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako; përfaqësuesin e palës paditëse,

Avokat Agim Nuraj, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit datë 21.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; përfaqësuesen e palës së paditur dhe personit të tretë, që kërkoi ndryshimin e vendimit datë 21.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

Nga aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Agim Nuraj ka punuar në strukturat e Policisë së Shtetit.

Sipas vendimit nr.125, datë 29.03.2006 të palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë (më poshtë e quajtur “DRSSH”), paditësi ka përfituar në bazë të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit” që prej datës 16.02.2006 pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 58.731 lekë në muaj.

Në datën 27.06.2009 ka hyrë në fuqi Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve, policisë së shtetit SHISH, policisë së burgjeve”, i cili ka shfuqizuar Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000, mbi bazën e të cilit ishte llogaritur pensioni i paditësit.

Në këto kushte, pala e paditur, bazuar në nenin 29 të Ligjit nr.10142, sipas të cilit të drejtat e përfituara me Ligjin nr.8661 do të rillogariten, ka bërë rillogaritjen e pensionit të paditësit dhe për pasojë masa e pensionit të përfituar është ulur në masën 18.012 lekë në muaj (pra, 40.719 lekë më pak nga sa ishte paguar deri në këtë moment).

Rezulton që paditësi ka përfituar shumën prej 58.731 lekë në muaj deri në datën 30.06.2009 dhe që prej datës 01.07.2009 ai ka përfituar 18.012 lekë në muaj.

Paditësi, me pretendimin se rillogaritja e pensionit të tij është bërë në zbatim dhe interpretim të gabuar të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, dhe se atij nuk i është paguar nga pala e paditur shuma prej 529.347 lekë, i është drejtuar gjykatës me padi me objekt: “1. Detyrimi i palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi në masën sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes të përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, dhe akteve në zbatim të tij deri në çastin e daljes në pension të plotë pleqërie. 2. Detyrimi i palës së paditur për të paguar diferencat e papaguara nga pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi në shumën 529.347 lekë, si pasojë e uljes së këtij pensioni për shkak të rillogaritjes dhe caktimit të vlerës në mënyrë të gabuar”.

Në seancën gjyqësore të datës 21.02.2011 paditësi ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar objektin e padisë, kërkesë që i është pranuar nga gjykata dhe gjykimi ka vazhduar me padinë me objekt parashtruar në pjesën hyrëse të vendimit.

Në seancën gjyqësore të datës 16.03.2011, pala e paditur dhe personi i tretë kanë paraqitur një kërkesë për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me arsyetimin se emri i paditësit ndodhet në listën emërore të trajtimeve të parakohshme të policisë së shtetit që i është dërguar Ministrisë së Brendshme (Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit).

Në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.(s’ka), datë 21.03.2011 ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe personit të tretë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë për nxjerrjen e çështjes civile me nr.regj.them. 3088 jashtë juridiksionit gjyqësor. Kundër

220

Page 221: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes”.

Kjo gjykatë ka arsyetuar se... nga përmbajtja e nenit 137 të K.Pr.Administrative rezulton se ligjvënësi të ketë patur parasysh që pala e interesuar është e detyruar të ezaurojë rekursin administrativ vetëm në ato raste kur ligji i posaçëm të ketë parashikuar në mënyrë të shprehur organin administrativ të cilit duhet t’i drejtohet pala e interesuar, para se kjo e fundit t’i drejtohet gjykatës... përjashtim nga detyrimi për ezaurimin e rekursit administrativ bëjnë rastet kur vetë legjislacioni i posaçëm nuk parashikon organ më të lartë për paraqitjen e ankimit administrativ ose kur organi më i lartë administrativ nuk është krijuar akoma, si dhe në rastet kur shprehimisht parashikohet e drejta për t’u ankuar ndaj veprimit administrativ drejtëpërdrejt në gjykatë.

Në rastin konkret nuk rezulton që kërkimi i paditësit të shtrihet ndaj ndonjë akti administrativ të nxjerrë nga ana e palës së paditur, përkundrazi objekt kërkimi nga ana e paditësit në kërkesë padinë e paraqitur rezulton të jetë detyrimi i palës së paditur për të vazhduar të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Ligjit nr.8661, fakt ky që e bën mosmarrëveshjen objekt gjykimi të një natyre juridiko-civile dhe jo të natyrës administrative.

Fakti i sipërcituar del nga vetë përmbajtja e kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi, dhe konkretisht cilësimi i fakteve dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesë-padi nga ana e këtij të fundit në kuptim të nenit 16 të K.Pr.Civile, si dhe në kuptim të vendimit unifikues nr.9, datë 09.03.2006 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë rezulton që objekt kërkimi në kërkesë-padi rezulton të përbëjë edhe të drejtën subjektive të pretenduar nga ana e këtij të fundit.

Pala e paditur, DRSSH Tiranë, brenda afatit ligjor, ka paraqitur ankim të veçantë kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.(s’ka), datë 21.03.2011, me anën e të cilit kërkon ndryshimin e këtij vendimi dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor duke paraqitur ato shkaqe që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.(s’ka), datë 21.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në respektim të plotë të ligjit procedurial dhe atij material dhe për këtë arsye ai duhet të lihet në fuqi.

Ky Kolegj, duke vlerësuar objektin dhe shkakun ligjor të padisë, çmon se mosmarrëveshja objekt gjykimi bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe si rrjedhim ajo duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i vacantë i paraqitur nga pala e paditur DRSSH Tiranë, nuk përmban shkaqe ligjore të cilat të bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rezulton se kërkimi i paditësit në këtë gjykim është: “1. Detyrimin e palës së paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi në masën sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes të përcaktuara në Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, dhe akteve në zbatim të tij deri në çastin e daljes në pension të plotë pleqërie. 2. Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për të më paguar diferencat e lekëve të pa paguara nga masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, që më takojnë sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, duke i llogaritur e filluar pagesën nga data që më janë mbajtur (01.07.2009) e në vazhdim për çdo muaj deri në datën që pala e paditur do të fillojë të më paguajë pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, në atë masë që më takon sipas kushteve dhe përllogaritjeve në bazë të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, dhe akteve në zbatim të tij”.

221

Page 222: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Këto kërkime paditësi i ka bazuar në nenet 4, 42, e 132, paragrafi 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligjin nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, shfuqizuar me Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të punonjësve të policisë së shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të policisë së burgjeve, të policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe të shpëtimit e të punonjësve të shërbimit të kontrollit të brendshëm”, neni 29 i tij; VKM nr.443, datë 16.06.2005 “Për kushtet kriteret dhe masën e përfitimeve nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të policisë së shtetit dhe anëtarëve të familjes së tyre në rastet kur punonjësi i policisë ndërpret karrierën”; Vendimin nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese; nenet 31, 32, 153, 154, 154/a të K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke analizuar dispozitat e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, vlerëson se paditësi nuk ka detyrimin që kërkimet e paraqitura më lart (objekti i kërkesë padisë) t’ia drejtojë njëherë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore para se t’ia nënshtrojë ato juridiksionit gjyqësor.

Nuk rezulton asnjë dispozitë në ligjin e sipërpërmendur që të përmbajë parashikime të shprehura për detyrueshmërinë e paraqitjes së këtij kërkimi në rrugë administrative dhe për ndjekjen e kësaj rruge para se t’i drejtohet juridiksionit gjyqësor.

Paditësi ka të drejtë t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore si organi kompetent për administrimin e fondeve të pensioneve për kategorinë ku bën pjesë paditësi, me qëllim mbrojtjen e interesave të tij të ligjshme që mund t’i cënohen nga vendimet e këtij organi dhe të kërkojë marrjen e një vendimi në favor të këtyre interesave, por mungesa e ezaurimit të një rruge të tillë nuk e pengon në asnjë rast paditësin që t’i drejtohet direkt gjykatës me të njëjtin kërkim si ai i parashtruar në padi.

Kërkesa që mund t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për sa më sipër, ka të njëjtin karakter si kërkesa joformale që njihet në të drejtën tonë publike.

E drejta jonë publike dhe konkretisht Kodi i Procedurave Administrative njeh ushtrimin e ankimit administrativ nëpërmjet apelimit administrativ dhe kërkesës joformale. Qëllimi dhe dallimi ndërmjet këtyre mjeteve të ankimit ndikon në përcaktimin e juridiksionit që i shqyrton ato, në procedurat, rrugën dhe rradhën e detyrueshme të investimit të juridiksionit administrativ e atij gjyqësor.

Ushtrimi i ankimit administrativ nëpërmjet kërkesës joformale nuk përbën një detyrim për subjektin, por një të drejtë të tij për t’iu drejtuar organit administrativ me qëllim shqyrtimin e ankimit, si dhe zgjidhjen e problemit. Në rastet e kërkesës joformale, duke mbetur një opsion, një mundësi që ligji i njeh individit për t’i paraqitur organit administrativ pretendimin e tij, gjykata nuk ka pengesë të investohet direkt për ta marrë atë në shqyrtim.

Ndërsa apelimi administrativ i parashikuar shprehimisht në ligj, si një mjet juridik i plotë për të kërkuar shfuqizimin ose ndryshimin e aktit administrativ, përbën një mjet ankimi me natyrë shteruese dhe njëkohësisht të detyrueshme për t’u ezauruar, me qëllim që më pas t’i drejtohesh juridiksionit gjyqësor. Apelimi administrativ kërkon respektimin e disa kushteve formale, pa të cilat nuk mund të pretendohet të kryhet një proces i rregullt administrativ. Këto kushte formale janë të parashikuara jo vetëm në Kodin e Procedurës Adminstrative, por edhe në ligje të veçanta.

Këto ligje të veçanta, të cilat rregullojnë fushat e veçanta të veprimtarisë administrative, parashikojnë jo vetëm të drejtën dhe detyrimin e subjektit për të paraqitur apelim administrativ, por dhe të drejtën dhe detyrimin e organit konkret administrativ për ta marrë në shqyrtim ankimin administrativ me efekt shterues.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin e tyre unifikues nr.1, datë 26.11.2010, kanë arritur në konkluzionin unifikues se: “Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti

222

Page 223: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ... Ligji i posaçëm mund të parashikojë edhe modalitete konkrete mbi afatet, kushtet e procedurat që duhen respektuar për të bërë të pranueshëm për shqyrtim në themel ankimin administrativ, për procedurat e shqyrtimit dhe natyrën e vendimmarrjes nga organi administrativ, etj. Nëse rregulla të tilla eventuale nuk janë parashikuar, gjejnë zbatim afatet, kushtet e procedurat e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative”.

Në analizë të sa më sipër dhe duke u bazuar në sa arsyetojnë Kolegjet e Bashkuara në Vendimin Unifikues nr.1, datë 26.11.2010, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, përsa kohë në Ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 nuk është parashikuar ndjekja e një procedure të tillë, e detyrueshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes (kur flasim për rrugë administrative të detyrueshme kemi parasysh parashikimin në ligj të të gjitha elementeve të domosdoshme, si paraqitja e kërkesës, organi më i lartë që e shqyrton atë, afati brenda së cilës shqyrtohet ankimi, vendimet që merren nga organi më i lartë, e drejta e ankimit, etj.), paditësi ka të drejtë që të rivendosë të drejtat e tij të shkelura duke iu drejtuar direkt juridiksionit gjyqësor.

Rezulton se në çështjen objekt gjykimi paditësi, përpara se të paraqiste në gjykatë padinë, i është drejtuar DRSSH dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore me një kërkesë joformale, pikërisht në datën 26.06.2010, me anë të së cilës ka kërkuar t’i paguhet pensioni i parakohshëm sipas parashikimeve të Ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 dhe diferencat e papaguara të pensionit të përfituara sipas këtij ligji dhe VKM nr.443, datë 16.06.2005. Rezulton se DRSSH i ka kthyer përgjigje paditësit me shkresën nr.707/1 prot., datë 21.07.2010, ku shprehet se rillogaritja e pensionit është kryer duke u bazuar në shkresën nr.3379 prot., datë 07.07.2009 të ISSH dhe se për zbatimin e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 presim daljen e akteve nënligjore; dhe ISSH i ka kthyer përgjigje paditësit me shkresën nr.3467/1 prot., datë 06.07.2010, duke u shprehur se rillogaritja e pensionit do të kryhet sapo t’i vihen në dispozicion aktet për zbatimin e Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se pretendimet e palës së paditur se paditësi duhej të kishte pritur rivlerësimin e masës së pensionit nga ana e palës së paditur DRSSH Tiranë, rivlerësim ky në proces bazuar në Aktin Normativ nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.10242, datë 15.05.2009”, nuk qëndrojnë.

Paditësi ka të drejtë që dhe duke iu drejtuar direkt gjykatës nëpërmjet padisë si mjet i vetëm procedurial të mund të rivendosë të drejtat e tij të pretenduara të shkelura nga ana e paditur. Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi (neni 31 i K.Pr.Civile).

Që padia të jetë e vlefshme, duhet të plotësojë dy kushte themelore: (a) interesi i ligjshëm për të ngritur padi; dhe (b) legjitimiteti për të vepruar. Në rast se ekzistojnë këto dy kushte mund të konsiderohet që padia ekziston, në kuptimin që gjykata është e detyruar të marrë vendim mbi themelin e saj, pra për ta pranuar ose rrëzuar atë. Interesi për të ngritur padi parashikohet qartë në nenin 32 të K.Pr.Civile, dhe është një element i së drejtës së padisë që konsiston në interesin për të marrë nga gjykata vendimin e kërkuar.

Në çështjen objekt gjykimi, paditësi ka disponuar të drejtën e tij për të ngritur padinë me kërkimet e paraqitura më lart në mënyrën që ai e ka çmuar më të drejtë për mbrojtjen dhe rivendosjen e interesave të tij të pretenduara të shkelura.

223

Page 224: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët (neni 16 i K.Pr.Civile).

Në këto kushte, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka vendosur rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe si i tillë do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 59 dhe 485/a të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.(s’ka), datë 21.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 28.06.2011

224

Page 225: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01426-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1134 i Vendimit (335)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: FERJAT JANUSHAJ, i përfaqësuar vetëI PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristja Rita Arapi

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Juristja Redona Raça.

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Tiranë,

për të më paguar nga data 01.07.2009 diferencat e papaguara nga masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi

sipas kushteve dhe mënyrës së përllogaritjes, të përcaktuar në ligjin nr.8661 datë 18.09.2000

“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe V.K.M nr.443, datë 16.06.2005

“Për kushtet kriteret dhe masën e përfitimit nga Sigurimi Shoqëror Suplementar i Punonjësve të Policisë së Shtetit

dhe anëtarëve të familjeve së tyre në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën”. Detyrimin e palës së paditur për të më paguar menjëherë

pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, që më takojnë sipas kushtete dhe mënyrës së përllogaritjes

së ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, neni 12 “Për Sigurimet Suplementare të Punonjësve të Policisë së Shtetit”

dhe V.K.M. nr.443, datë 16.06.2005, “Për kushtet kriteret dhe masën e përfitimit nga

Sigurimi Shoqëror Suplementar i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe anëtarëve të familjeve të tyre në rastet kur punonjësi ndërpret karrierën.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32/a, 153, 154 të K.Pr.Civile,Ligji nr.8087, datë 13.03.1996 “Për Sigurimet Suplementare të Ushtarakut”, Ligji nr.9481,

datë 16.02.2006, “Për disa ndryshime në ligjin për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Ushtarakut”

225

Page 226: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ligji nr.10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimet Suplementare” ligji nr.9377, datë 21.04.2005, “Për disa shtesa e ndryshime në nenin 20,

vendimi nr.9, datë 26.02.2007 dhe nr.33, datë 24.06.2010 i Gjykatës Kushtetuese,

V.K.M. nr.443, datë 16.06.2005.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3604 Akti, datë 24.03.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së përfaqësueve të palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe personit të tretë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për nxjerrjen e çështjes civile nr.regj them 3604 jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon prishjen e vendimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës nuk është i mbështetur në prova dhe në ligj.- Paditësi nuk mund të kërkojë në këtë moment nga gjykata zbatimin e një ligji të

shfuqizuar dhe aq më tepër ende nuk i është rivlerësuar masa e pensionit nga ana e DRSSH. Tiranë, pas dërgimit nga ana e DRSSH Tiranë të listave emërore të përfituesve në Ministrinë e Linjës dhe ridërgimin nga ana e tyre të pagesës referuese neto dhe pagës referuese mesatare, kjo e bazuar edhe në aktin normativ nr.5, datë 10.11.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009, DRSSH. Tiranë ka dërguar listat duke përfshirë dhe emrin e paditësit në të duke kërkuar që të sillen nga ministritë përkatëse pagat referuese.

- Në momentin që ato do të paraqiten pranë instuticionit tonë do të bëhet rillogaritja. Për këtë arsye mendojmë se ky konflikt, përsa kohë që do të shqyrtohet në rrugë administrative nga ana e DRSSH Tiranë, kërkojmë të nxirret jashtë juridiksionit në bazë të nenit 60 e vijues të K.Pr.C., deri sa çështja të zgjidhet në rrugë administrative.

- Përsa i përket vendimit të Gjykates Kushtetuese në lidhje me nxjerjen anti kushtetues të pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr.10142, vendimi i K.M, shprehet se deri në një reflektim ligjor të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010, përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, pa ndryshime.

- Nisur nga faktet e mësipërme, pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi do të rillogariten nga DFRSSH-se përkatëse, si institucion i cili në bazë të ligjit bën llogarirjen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Andi Çeliku; Juristen Rita Arapi, e cila kërkoi

ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; Avokatin Ferjat Janushaj, i cili kërkoi mospranimin e ankimit pasi është i pabazuar në prova e në ligj; dhe diskutoi çështjen në tërësi,

226

Page 227: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NPaditësi Ferjat Janushaj, nga data 16.02.2006 deri më datën 01.07.2009, rezulton që,

në zbatim të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të policisë së shtetit”, të jetë trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 57.317 lekë. Nga data 01.07.2009 e në vazhdim paditësi Ferjat Janushaj rezulton që të jetë trajtuar me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 18.012 lekë në muaj, me pretendimin se në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplemetar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, etj."; ligji nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” mbi bazën e të cilit ishte lidhur edhe pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi për paditësin Ferjat Janushaj, ishte shfuqizuar dhe për rrjedhojë deri në daljen e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, paditësi Ferjat Janushaj do të trajtohet me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 18.012 lekë në muaj.

Një fakt i tillë del nga përmbajtja e shkresës me nr.4535/1 prot., datë 03.09.2010 të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe shkresës me nr.5456/1 prot., datë 31.05.2010 të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore Tiranë.

Sipas pretendimeve të përfaqësuesve të palës së paditur, D.R.Sigurimeve Tiranë dhe personit të tretë Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë, çështja objekt gjykimi bën pjesë në juridiksionin administrativ dhe jo në atë gjyqësor në kushtet kur nga ana e D.R.Sigurimeve Tiranë, në zbatim të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, si dhe në zbatim të pikës 3 të kreut V të V.K.M. nr.793, datë 24.09.2010 “Për zbatimin e ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, “Për Sigurimin Shoqëror Suplemetar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Punonjësve të Policisë së Shtetit të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit", lidhur me paditësin Ferjat Janushaj kishte filluar proçedura e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, fakt ky i cili provohej me shkresën me nr.224, datë 09.02.2011, në bazë të cilit emri i paditësit figuronte në listën emërore të përfituesve të pensionit të parakohshëm drejtuar Ministrisë së Brendshme sikurse përcaktohej në pikën 3, gërma “a” të V.K.M. së sipërcituar dhe për rrjedhojë, pa përfunduar proçedura e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi lidhur me paditësin Ferjat Janushaj nga ana e D.R. Sigurimeve Shoqërore Tiranë, kjo çështje nuk mund të shqyrtohej në rrugë gjyqësore.

Sipas pretendimeve të parashtruara nga ana e paditësit Ferjat Janushaj një çështje e tillë bën pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe jo në atë administrativ, për arsye se referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë nuk kishte asnjë pengesë ligjore për t’iu drejtuar gjykatës dhe se shkresa e paraqitur nga ana e palës së paditur nuk provonte faktin se çështja objekt gjykimi ishte në juridiksionin administrativ. Ligji i posaçëm me nr.10142, datë 15.05.2009 nuk ka përcaktuar procedurat dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kundër vendimeve për përftimin nga ky ligj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3604 Akti, datë 24.03.2011 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së përfaqësueve të palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe personit të tretë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për nxjerrjen e çështjes civile nr.regj them 3604 jashtë juridiksionit gjyqësor.

Në vendimin e saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arsyeton se objekt kërkimi nga ana e paditësit Ferjat Janushaj në kërkesë padinë e paraqitur prej këtij të fundit rezulton të jetë detyrimi i palës së paditur për të vazhduar që të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit nr.8661, datë 18.09.2000, "Për Sigurimet Shoqërore Suplementare të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, fakt ky i cili e bën mosmarrëveshjen objekt gjykimi të një natyre juridike - civile dhe jo të natyrës administrative.

227

Page 228: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, e cila kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar si shkaqe pretendime në lidhje me mënyrën e përllogaritjes dhe masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, duke pretenduar se do të llogariten nga DRSSH, si institucion i cili në bazë të ligjit bën llogaritjen.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson që ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor që të lidhet me juridiksionin, prandaj duke qenë i pabazuar në ligj, ai nuk duhet të pranohet e rrjedhimisht vendimi nr.4134 akti, datë 21.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të lihet në fuqi.

Në kushtet kur ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet të parashikojë shprehimisht se pala e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin të cilit i drejtohet ankimi, si dhe referuar rastit në gjykim ku ligji përkatës nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, me të drejtë gjykata e rrethit gjyqësor ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010, nga i cili citojmë: “Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………

Në asnjërin prej ligjeve që përbëjnë bazën ligjore të padisë, por edhe të ankimit të veçantë të të paditurit, nuk rezulton të jetë parashikuar se pala e interesuar, para se t’i drejtohet gjykatës, duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala e paditur merret vetëm me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm, organi që bën përllogaritjen, etj., të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit, të pretenduar prej saj.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 të K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.3604 Akti, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Tiranë më 28.06.2011

228

Page 229: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11211-00939-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1137 i Vendimit (336)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici AnëtarFatos Lulo Anëtar

në datën 28.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: SHOQËRIA “LAMA” SHPK, me administrator Ramazan Lama, me seli në Laç.

E PADITUR: SHOQËRIA “FUSHË-KRUJË CEMENT FACTORY” SHPK, me administrator z. M. Bouri, z. Ch. Bouri, z. S.Dahdale.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e të paditurit për plotësimin e detyrimit kontraktor,

në bazë të kontratës datë 20.01.2005, si dhe interesat për dëmin e shkaktuar.Baza Ligjore: Neni 153 i K.Pr.Civile

dhe nenet 659, 674, 690, 693, 705 e vijues të Kodit Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin nr.10, datë 12.01.2007, ka vendosur:Pranimin e kërkesë padisë së paditësit firma “Lama” shpk me administrator Ramazan Lama me qendër në Laç dhe detyrimin e palës së paditur Fushë-Krujë shpk “Cement Factory” me administrator Sadi Dahdale të likuidojë paditësin në vlerën 11.260.200 lekë, sipas akt ekspertimit datë 22.12.2006, detyrim ky që rrjedh nga kontrata e datës 20.01.2005.Pushimin e gjykimit përsa i përket interesave për dëmin e shkaktuar.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.346, datë 15.02.2008, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.10, datë 12.01.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe rrëzimin e padisë si të pabazuar.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë nr.346, datë 15.02.2008, në mbështetje të nenit 432 të K.Pr.Civile, brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs pala paditëse, Shoqëria “Lama” shpk, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

- Kontrata e datës 01.09.2005 është një veprim juridik i lidhur me mashtrim nga ana e të paditurit, kështu që nuk mund të sjellë efektet që arsyeton gjykata e apelit për palët.

229

Page 230: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pala e paditur, përmes gënjeshtrës së përdorur, ka arritur që të realizojë nënshkrimin e draftit të saj edhe nga unë.

- Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim me dispozitat e neneve 14 dhe 16 të K.Pr.Civile. Ka qenë e rëndësishme të hetohej nëse edhe pas nënshkrimit të kontratës së datës 01.09.2005 palët kanë përmbushur detyrimet e tyre kontraktore. Pala e paditur edhe pas datës 01.09.2005 nuk ka pranuar të furnizohej me skorje. Kjo tregon që qëllimi i nënshkrimit të kësaj kontrate ishte mashtrimi i palës paditëse për të kryer një veprim të ri juridik.

- Edhe akt marrëveshja datë 28.07.2006 e nënshkruar kur palët ishin në konflikt gjyqësor, tregon se pala e paditur ka pranuar se ka detyrime ndaj palës paditëse dhe se këto detyrime nuk janë shuar.

- Gjykata e apelit ka interpretuar keq kontratën e datës 01.09.2005, konkretisht nenin 9/2. Nuk ka asnjë llogjikë që të pranohet se në kushtet kur pala paditëse kishte gjendje një sasi të madhe skorjesh të shuante marrëdhënien juridike të lindur më parë, e cila nuk kishte përfunduar dhe nuk ishte zgjidhur mes palëve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; përfaqësuesin e palës paditëse, av. Sami Dema, i cili

kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë; përfaqësuesit e palës së paditur, av.Gerhard Velaj dhe av. Erinda Ballanca, të cilët kërkuan lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; si dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se me datë 20.01.2005

administratorët e palëve ndërgjyqëse kanë lidhur një kontratë shitjeje, me objekt shitje “skorje bakri të thatë”. Nga përmbajtja e kontratës rezulton se shitësi do të siguronte një sasi prej 100.000 tonë (+10%) mbeturinë skorje bakri në Rexhepaj të Kukësit. Çmimi i përcaktuar në kontratë ishte 2.200 lekë, lëvrimi do të kryhej në masën 3000/4000 ton në muaj dhe dorëzimi do të kryhej në ambientet e palës së paditur. Sipas kontratës pagesa do të kryhej me çek bankar, brenda datës 10 të muajit pasardhës, pasi dërgesa të ishte rakorduar nga të dyja palët.

Shoqëria “Lama” shpk rezulton të ketë nënshkruar një kontrate blerje skorje bakri me shtetasin Besnik Petku, ku ky i fundit do të shiste masën 100.000 ton skorje, kurse pagesa do të kryhej me tre këste.

Pas nënshkrimit të kontratës datë 20.01.2005, mes palëve është nënshkruar një kontratë tjetër, datë 01.09.2005, e cila në titull rezulton të jetë përcaktuar si kontratë furnizimi. Në cilësinë e shitësit pala paditëse merrte përsipër të furnizonte palën e paditur me 500 tonë shkorje çdo muaj për periudhën shtator 2005-maj 2006. Në pjesën “të ndryshme” të kësaj kontrate, në pikën 9.2, rezulton se palët kanë rënë dakord që kjo kontratë të zëvendësonte kontratën e datës 20.01.2005, duke mbetur kontrata e datës 01.09.2005 si kontratë përfundimtare. Palët kanë nëshkruar dhe një aneks kontratë, ku nga pala paditëse rezulton të jetë nënshkruar fakti se është likuiduar për katër furnizime gjatë periudhës shtator-tetor 2005 në vlerën 2.500.000 lekë për çdo furnizim.

Në momentin e ngritjes së padisë, datë 11.05.2006, pala paditëse ka pretenduar se nga pala e paditur ishin paguar vetëm 13.699 tonë skorje, duke mbetur pa u paguar për 56.301 tonë skorje, mall ky i mbetur pa lëvruar. Pala paditëse ka pretenduar se kemi mospërmbushje të detyrimit kontraktor duke iu referuar kontratës së datë 20.01.2005.

230

Page 231: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pas fillimit të gjykimit, në datë 28.07.2006 palët kanë nënshkruar një akt marrëveshje, me akt noterial, ku kanë rënë dakord që të zgjidhin mosmarrëveshjen e parashtruar para gjykatës me mirëkuptim. Në këtë akt marrëveshje është rënë dakord që pala e paditur t’i paguante palës paditëse vlerën prej 1.596.370 lekë, në mënyrë të menjëhershme, në llogarinë përkatëse bankare.

Po atë datë, datë 28.07.2006, pala paditëse ka nënshkruar një deklaratë noteriale ku shpreh vullnetin për të hequr dorë nga e drejta e padisë për kërkimet e ngritura para gjykatës, objekt të gjykimit konkret. Në këtë deklaratë, në paragrafin e fundit është shënuar nga noteri se teksti i lexohet me zë të lartë shtetasit “Raif Murati”, ndërsa nënshkrimi është i Ramazan Lames, administrator i palës paditëse, fakt ky që interpretohet si një gabim material i noterit në këtë rast, pasi e gjithë përmbajtja e aktit i referohet konfliktit gjyqësor konkret.

Edhe pas nënshkrimit të këtyre akteve noteriale, të cilat nuk sollën pasoja gjyqësore, pasi me deklaratën datë 05.10.2006 pala paditëse revokoi vullnetin për heqje dorë nga e drejta e padisë, gjykimi vijoi në Gjykatën e Shkallës së Parë Krujë. Kjo e fundit urdhëroi kryerjen e një akti ekspertimi me detyrë llogaritjen e vlerës financiare të sasisë prej 56.301 ton skorje.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë Krujë vendosi pranimin e padisë, duke arsyetuar se akt-marrëveshja datë 28.07.2006 është bërë në keqbesim, duke shfrytezuar nivelin e ulët arsimor të paditësit dhe mosnjohjen e ligjit nga ana e tij. Kjo gjykatë konstaton po ashtu se pala e paditur ka dashur të përfitojë në dëm të paditësit dhe nënshkrimi i kontratës së re 01.09.2005 nuk është i drejtë, pasi afati i saj është i përcaktuar ndryshe nga kontrata e parë 20.01.2005, e cila nuk kishte afat të përcaktuar dhe si rrjedhojë i shtriu efektet vetëm brenda kësaj periudhe. Duke arritur në përfundimin se në rastin konkret ndryshimet e kontratës janë bërë vetëm me vullnetin e palës së paditur, Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, duke iu referuar përmbajtjes së kontratës datë 20.01.2005, i njohu detyrimin përkatës palës së paditur sipas dispozitivit të vendimit.

Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë. Në vendimin e saj kjo gjykatë ka argumentuar se, nga përcaktimet e bëra nga palët në kontratën datë 01.09.2005, në mënyrë të hapur është konsideruar pa vlerë kontrata e datës 20.01.2005 dhe është përcaktuar se kjo kontratë (e datës 01.09.2005) është përfundimtare, duke lënë të kuptohet se janë mbyllur dhe përfunduar llogaritë me kontratën e mëparshme. Sipas gjykatës së apelit, ky kuptim dhe interpretim i kësaj pike të kontratës gjen mbështetje edhe në të gjitha aktet që kanë mbajtur palët ndërmjet tyre, mbas kësaj kontrate, e të përmendura më lart në këtë vendim.

Gjykata e apelit, duke iu referuar pohimit gjyqësor të palëve, ka arritur në përfundimin se është paguar po ashtu dhe vlera e rënë dakord mes palëve në akt-marrëveshjen e datës 28.07.2006, ç’ka përbënte kushtin për të cilin pala paditëse kishte hequr dorë nga e drejta e padisë nëpërmjet një deklarate noteriale, prej të cilës ishte tërhequr. Në këto rrethana juridike dhe fakti, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe rrëzimin e padisë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi çështjen në seancë gjyqësore, mori në shqyrtim shkaqet e pretenduara në rekursin e palës paditëse, erdhi në përfundimin se nuk ekzistojnë shkaqet e parashikuara nga ligjvënësi në dispozitën e nenit 432 të K.Pr.Civile për të cënuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Duke iu referuar përmbajtjes se nenit 420 të K.Civil, dispozitë që i njeh kontratës fuqinë e ligjit mes palëve, ky Kolegj vlerëson se zgjidhja që i ka dhënë mosmarrëveshjes Gjykata e Apelit Tiranë është e drejtë dhe ligjore. Me kontratën e datës 01.09.2005 rezulton se palët ndërgjyqëse kanë vendosur që çdo detyrim të ndërsjelltë që kishin marrë përsipër me kontratën e datës 20.01.2005 ta zëvendësonin me detyrimet e parashikuara me vullnetin e tyre të lirë në kontratën e re datë 01.09.2005.

231

Page 232: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pretendimi se kjo kontratë e re është nënshkruar nëpërmjet mashtrimit të palës paditëse, nuk rezulton të jetë bërë objekt gjykimi, në cilësinë e kërkimit gjyqësor, e përsa kohë veprimi juridik (kontrata) nuk është deklaruar e pavlefshme, atëherë ajo përbën provë të plotë për të konstatuar detyrimet dhe përmbushjen përkatëse të tyre që palët kanë marrë përsipër.

Është gjetur e provuar po ashtu nga gjykata e apelit, se edhe detyrimin e njohur në akt marrëveshjen e datës 28.07.2006, pala e paditur e ka shlyer. Në këto rrethana, rezulton që pala paditëse ka kërkuar përmbushjen e një detyrimi që përmbante një veprim juridik (kontratë datë 20.01.2005), veprim ky i zëvendësuar më pas me kontratën e datës 01.09.2005, duke mbetur veprimi juridik datë 20.01.2005 pa fuqi ligjore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.346, datë 15.02.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 28.06.2011

232

Page 233: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01452-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1195 i Vendimit (337)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Dvorani KryesuesFatos Lulo AnëtarEvelina Qirjako AnëtareAndi Çeliku AnëtarMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.06.2011, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “FERUNI 2” SH.P.K. GJIROKASTËR, në mungesë

I PADITUR: DEGA E DOGANËS SARANDË, përfaqësuar nga Juristja Ornela Bitri.

PALË INTERESUAR: AVOKATURA E SHTETIT.

OBJEKTI:Anullimin dhe shfuqizimin si absolutisht të pavlefshëm

të vendimit nr.2, datë 04.02.2010 të Degës së Doganës Sarandë.Baza Ligjore: Neni 324 e vijim i K.Pr.A, neni 18 e vijim, neni 236/3 i K.Doganor,

neni 289 i K.Doganor, V.K.M. nr.205 datë 13.04.1999

“Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.711/470, datë 11.04.2011 ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes civile nr.00150 akti jashtë juridiksionit gjyqësor, me palë paditëse Shoqëria “ Feruni 2” sh.p.k.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Shoqëria “Feruni 2” sh.p.k, i cili kërkon prishjen e vendimit duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës së rrethit që e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit është në kundështim të hapur me ligjin proçedurial dhe material (nenet 59, 234, 239 të K.Pr.Civile dhe nenin 117 të K.Pr.A., rrjedhojë e kuptimit të keq të tyre.

- Nuk mban parasysh praktikën gjyqësore tashmë të konsoliduar në veçanti me vendimin nr.3, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

233

Page 234: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Në kuptim dhe vështrim të nenit 5 të K.Pr.C., paditësi ka disponibilitetin e përcaktimit të objektit dhe shkakut ligjor dhe, në kushtet e kërkimit për konstatimet e pavlefshmërisë absolute, gjykata ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështje, pasi nuk mund të kushtëzohet shqyrtimi i kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ me ndjekjen e ndonjë rrugë administrative.

- Në rastin konkret kërkimi i paditësit ka qenë konstatimi i pavlefshmërisë absolute të aktit administrative, për shkak se prej këtij akti po i cënohen interesat e ligjshme, ndaj rruga e ndjekur për ta goditur këtë akt drejtpërsëdrejti në gjykatë gjen mbështetje ligjore.

- Në këto kushte, në zbatim edhe të nenit 16 të K.Pr.C., gjykata e rrethit, në çështjen objekt gjykimi, duhet të kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me dispozitat dhe normat në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj neni 121, 117 të K.Pr.Administrative dhe nenit 331 të K.Pr.C., duke konstatuar ose jo pavlefshmërinë për efekt të zgjidhjes së pasojave juridike që janë krijuar nga akti, dhe jo siç ka proçeduar, duke e lidhur me cilësimin e fakteve dhe veprimeve me përcaktimin e propozuar nga pala e paditur në kërkesën e nxjerrjes jashtë juridiksionit.

- Kërkojmë prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e Gjyqtarit Andi Çeliku; Juristen Ornela Bitri, që kërkoi lënien

në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë; si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NShoqëria Tregëtare “Feruni 2“ sh.p.k Gjirokastër ushtron aktivitetin e importimit me

shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm. Pala e paditur, Dega e Doganës Sarandë, me vendimin nr.2, datë 04.02.2010, ka vendosur që subjekti doganor “Feruni 2” sh.p.k. të paguajë shumën e detyrimeve doganore në masën 251.933 lekë dhe gjobën në masën 30.000 lekë, në lidhje me deklaratën doganore nr.1267, datë 03.03.2006, si dhe shumën e detyrimeve doganore 1.896.098 lekë dhe gjobën në masën e trefishit të detyrimeve të papaguara në masën 5.688.294 lekë në lidhje me deklaratën doganore nr.834, datë 06.10.2006.

Pala paditëse, Shoqëria “Feruni 2” sh.p.k., ka kundërshtuar këtë vendim në Drejtorinë e Përgjithëshme të Doganave, e cila me shkresën nr.2547/1 prot., datë 17.03.2010 ka vendosur: Kthimin pa veprim të ankimit” me arsyetimin se “Për të paraqitur ankesën apeluesi duhet të paguajë shumën e përgjithshme të detyrimeve doganore të papaguara dhe të depozitojë në D.P.Doganave 40 % të gjobës së zbatuar nga autoriteti doganor dhe ky subjekt nuk i ka plotësuar këto kërkesa, si pasojë ankimi nuk pranohet për shqyrtim, nëse brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit të kësaj shkrese, nuk janë plotësuar kërkesat e ligjit.

Pas kësaj paditësi ka paraqitur në gjykatën e rrethit gjyqësor një padi me objekt: Anullimin dhe shfuqizimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.2, datë 04.02.2010 të Degës së Doganës Sarandë. Pala e paditur ka kërkuar nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështje, pasi pala paditëse nuk ka ezauruar rrugën administrative, duke argumentuar se është detyrim ligjor që subjekti para se të ankohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave duhet të paguajë 100% të detyrimit dhe 40% të gjobës, bazuar në nenin 289 të Kodit Doganor.

Pala paditëse, Shoqëria “Feruni 2” sh.p.k, ka kundërshtuar këtë kërkesë të palës së paditur, duke pretenduar se: akti administrativ që kundështohet është absolutisht i pavlefshëm dhe që në momentin që krijohet nuk ka fuqi juridike dhe për rrjedhojë çdo person apo çdo organ tjetër mund të kundërshtojë drejtpërsëdrejti plotësimin e detyrimeve apo urdhërimeve

234

Page 235: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

që rrjedhin prej tij dhe në këto kushte, si akt absolutisht i pavlefshëm, ankimohet direkt në gjykatë dhe nuk kushtëzohet nga ezaurimi i rrugës administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.711/470, datë 11.04.2011 ka vendosur:

Nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.00150 Akti, datë 24.01.2011 me palë paditëse Shoqëria "Feruni 2 "sh.p.k.

Kundër vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, në mbështetje të Nenit 59 të K.Pr.Civile, ka ushtruar ankim të veçantë pala paditëse Shoqëria “Feruni 2” sh.p.k, e cila kërkon prishjen e vendimit për shkaqet e përshkruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor që e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Pretendimet e paditësit në këtë gjykim kanë të bëjnë me pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, ndaj në këto rrethana gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të nxirrte çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, por në zbatim të nenit 121 të K.Pr.Administrative dhe nenit 331 të K.Pr.Civile duhej të vazhdonte gjykimin për të verifikuar ekzistencën ose jo të shkaqeve të pavlefshmërisë absolute, për efekt të zgjidhjes së pasojave juridike që janë krijuar nga akti (pika 38.3 e vendimit nr.3, datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë), qëndrim i cili përbën tashmë edhe një praktikë të konsoliduar gjyqësore.

Përsa sipër, çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, duke iu nënshtruar padia një shqyrtimi gjyqësor të kufizuar vetëm në konstatimin ose jo të shkaqeve të pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ. Për rrjedhojë, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59 të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.711/470, datë 11.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Sarandë dhe dërgimin e çështjes po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë më 28.06.2011

235

Page 236: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01425-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1197 i Vendimit (338)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës se Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket palëve:

PADITËSE: SHOQËRIA “LLAZO” Sh.p.k, LUSHNJË, në mungesë

I PADITUR: INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR TIRANË, përfaqësuar nga juristët Enkelejd Lamaj dhe Erion Kafazi.

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizim i akteve administrative:

Vendimin me nr.16, datë 16.03.2011, për dëmin me gjobë me vlerë 10.000.000 lekë

për mjetet dhe makineritë të INUK.Vendimin me nr.16, datë 16.03.2011,

për sekuestrimin e mjeteve dhe makinerive, të INUK.Pezullimin e ekzekutimit të tyre deri në përfundim të gjykimit.

Marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e zbatimit të akteve administrative të mësipërme.

Baza Ligjore: Nenet 202, 324, 325, 327, 328, 329 e vijues të K.Pr.Civile. Nenet 115, 118, 119, 135 e vijues të K.Pr.Administrative.

Ligji nr.9780, datë 16.07.2007, neni 14 e vijues “Për inspektimin e ndërtimit”.

Ligji nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.359 (596), datë 14.04.2011, ka vendosur:

1. Të pezullojë zbatimin e akteve administrative, vendimin nr.16, datë 16.03.2011 “Për dënimin me gjobë për mjetet dhe makineritë” të INUK-së dhe vendimin “Për sekuestrimin e mjeteve dhe makinerive” të INKU-së”, deri në përfundim të gjykimit. Ndaj këtij vendimi lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar”. 2. Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin padisë civile me nr.485 Akti dhe dërgimin e saj dhe akteve bashkëlidhur gjykatës kompetente, Seksioni Administrativ i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

236

Page 237: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është marrë në shkelje të ligjit procedurial dhe atij material. - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, megjithëse pranoi kërkesën tonë për shpalljen e

moskompetencës të gjykimit të çështjes, ka zbatuar gabim ligjin kur vendosi pezullimin e ekzekutimit të aktit administrativ.

- Sipas nenit 55 të Kodit të Proçedurës Civile, për rastin nuk është kompetente Gjykata e Lushnjës.

- Gjithashtu, gjykata, në kundërshtim me vendimin njehsues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, e ka konsideruar pezullimin e zbatimit të aktit administrativ si masë të përkohshme për sigurimin e padisë.

- Pezullimi i aktit administrativ është pjesë e pandashme e padisë dhe gjykata nuk mund të jetë pjesërisht kompetente dhe pjesërisht jo kompetente, siç ka vepruar Gjykata e Lushnjës. Kjo gjykatë nuk duhej të kishte marrë në shqyrtim kërkesën për pezullimin e akteve administrative, pasi kjo është një kërkesë që shqyrtohet në seancë gjyqësore dhe nuk është kërkesë për sigurim padie, që mund të shqyrtohet në seancë përgatitore.

- Pala paditëse nuk ka sjellë asnjë vendim për sekuestrimin e mjeteve dhe makinerive, por veç një proces verbal ekstra, datë 03.02.2011 për dorëzimin e mjetit në pikën e ruajtjes. Ky proces verbal nuk është lëshuar nga ana jonë, por nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore; ai nuk është në formën e kërkuar nga ligji, as origjinal dhe as kopje e njehsuar me origjinalin. Në këto kushte gjykata nuk duhej të bazohej në këtë proces verbal.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesit e palës së paditur,

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, juristët Enkelejd Lamaj dhe Erion Kafazi, që kërkuan prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se pala paditëse, Shoqëria “Llazo” SHPK është e regjistruar si person juridik me vendimin nr.36986, datë 15.01.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ortak të vetëm dhe administrator Andon Llazi, me objekt veprimtarie në fushën e përpunimeve inerte, ndërtime civile etj., me seli në Lushnjë, regjistruar pranë organeve tatimore me nr.NIPT-i K24218401K.

2. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë ka ushtruar kontroll më datë 01.03.2011 në një objekt ku pala paditëse ka qenë duke ofruar shërbim, sipas kontratës, me hedhjen e betonit me makineritë përkatëse në pronësi të kësaj shoqërie.

3. Sipas procesverbalit nr.000463, datë 01.03.2011 të palës së paditur është konstatuar se pala paditëse ka kryer kundravajtje “hedhje betoni në objekt pa leje ndërtimi me mjetet pompë betoni, e parashikuar në nenin 76/1 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”.

4. Mbi bazën e kontrollit dhe të proces verbalit nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është marrë vendimi nr.16, datë 16.03.2011, me të cilin është vendosur dënimi me gjobë prej 10.000.000 lekë ndaj kundravajtësit Shoqërisë “Llazo” SHPK. Në

237

Page 238: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

proces verbalin e datës 02.03.2011 (fotokopje e pa njehsuar me origjinalin) është fiksuar se palës paditëse i është bllokuar mjeti për hedhjen e betonit.

4.1. Vendimet e palës së paditur i janë njoftuar Shoqërisë “Llazo” SHPK me shkrim më datë 21.03.2011.

5. Pala paditëse, Shoqëria “Llazo” SHPK, me pretendimin se vendimi nr.16, datë 16.03.2011 të palës së paditur është në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ndërtimi ku shoqëria po ushtronte veprimtarinë e saj është me leje të rregullt ndërtimi, me padinë e datës 31.03.2011, paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka kërkuar: “Shfuqizimin e akteve administrative. vendimin me nr.16, datë 16.03.2011, për dëmin me gjobë me vlerë 10.000.000 lekë për mjetet dhe makineritë të INUK. Vendimin me nr.16, datë 16.03.2011, për sekuestrimin e mjeteve dhe makinerive të INUK. Pezullimin e ekzekutimit të tyre deri në përfundim të gjykimit. Marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e zbatimit të akteve administrative të mësipërme”.

6. Në seancën përgatitore të datës 14.04.2011, pala paditëse ka kërkuar shqyrtimin e kërkesës për sigurimin e padisë, duke u vendosur pezullimi i ekzekutimit të akteve administrative, ndërsa pala e paditur ka kërkuar shpalljen e moskompetencës tokësore për shqyrtimin e themelit të padisë. Gjithashtu, pala e paditur ka pretenduar se kjo gjykatë nuk është kompetente nga pikëpamja tokësore edhe për shqyrtimin e masës së sigurimit të padisë.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin nr.359 (596), datë 14.04.2011, ka pezulluar “zbatimin e akteve administrative vendimit nr.16, datë 16.03.2011 “Për dënimin me gjobë për mjetet dhe makineritë” të INUK-së dhe vendimit “Për sekuestrimin e mjeteve dhe makinerive” të INKU-së”, deri në përfundim të gjykimit. Ndaj këtij vendimi lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar” dhe ka shpallur “moskompetencën tokësore për gjykimin padisë civile me nr.485 Akti dhe dërgimin e saj dhe akteve bashkëlidhur gjykatës kompetente, Seksioni Administrativ i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

7.1. Gjykata, pasi citon nenin 327 të Kodit të Procedurës Civile, në lidhje me kompetencën tokësore, arsyeton se gjykimi i themelit të kësaj çështje “... është në kompetencën e seksionit administrativ të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi qendra e INUK, organi administrativ ndaj të cilit drejtohet padia, është në Tiranë, ku ushtron kompetencën tokësore kjo gjykatë,...”.

7.2. Ndërsa, në lidhje me kërkimin e palës paditëse për pezullimin e ekzekutimit të akteve administrative, gjykata, pasi citon nenet 329, 202 e 206/b të Kodit të Procedurës Civile, vendimin njehsues nr.10, datë 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe dispozitat e ligjit nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, arsyeton: “Prej ekzekutimit të akteve administrative... të INKU-së, dëmi ekonomik dhe pasuror që rrezikon t’i shkaktohet palës paditëse është i rëndë dhe i pazëvendësueshëm, për shkak se nga bllokimi i makinerive të betonit, siç janë sekuestruar, nëse për një kohë të gjatë qëndrojnë dhe nuk u ofrohet shërbimi teknik i nevojshëm, ato shkatërrohen, duke u bërë të pariparueshëm për funksionin që kanë, duke përmendur edhe vlerën e lartë ekonomike, si kosto të punës së humbur prej “Llazo” sh.p.k. Gjithashtu rezulton se kapitali i “Llazo” sh.p.k. të jetë në vlerën monetare prej 100.000 lekë, ky është kufiri ligjor mbi të cilin përgjigjet me pasuritë e saj një shoqëri tregtare..., i cili në raport me vlerën e gjobës... është shumë herë më i vogël, ndaj nga ekzekutimi i saj pala paditëse... pëson falimentimin ligjor”.

8. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka ushtruar ankim të veçantë pala e paditur, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, më datë 19.04.2011, me të cilin kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Ligji i zbatueshëm

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

238

Page 239: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

9.1. Neni 62 i K.Pr.Civile: “Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj mbështetur në nenin 60 të këtij Kodi, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët dhe nga prokurori, kur ka ngritur padi ose ka marrë pjesë në gjykimin e mosmarrëveshjes, në Gjykatën e Lartë”.

9.2. Neni 63§1 i K.Pr.Civile: “Me depozitimin e ankesës, sipas nenit 62 të këtij Kodi, pezullohet gjykimi i çështjes dhe gjykata mund të kryejë vetëm veprime proceduriale që nuk presin”.

9.3. Neni 158/a§9 i K.Pr.Civile: “Gjyqtari cakton, për çdo çështje, seancën përgatitore,…,me vendim, kryen këto veprime: Vendos për moskompetencën e gjykatës kur çmon se çështja hyn në kompetencën e një gjykate tjetër dhe i dërgon asaj kërkesëpadinë së bashku me aktet e paraqitura. Kundër vendimit të gjyqtarit të vetëm, me të cilin vendoset pezullimi, pushimi dhe moskompetenca e gjykatës, mund të bëhet ankim i veçantë”.

9.4. Neni 171/a§1 dhe §3 i K.Pr.Civile: “Gjykata ushtron të gjitha të drejtat e përcaktuara në këtë Kod, që janë të nevojshme për zhvillimin sa më të mirë të procesit gjyqësor.

Gjykata drejton procesin gjyqësor nëpërmjet vendimeve dhe urdhërave...”.9.5. Neni 329 i K.Pr.Civile: “Paditësi mund t’i kërkojë gjykatës edhe

pezullimin e zbatimit të aktit administrativ. Gjykata mund të lejojë pezullimin kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj”.

9.6. Neni 470 i K.Pr.Civile: “Vendimet e ndërmjetme që jepen nga gjykata e shkallës së parë mund të ndryshohen apo të tërhiqen gjatë gjykimit. Këto vendime mund të goditen me ankim së bashku me vendimin përfundimtar.

Megjithatë, në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë Kod, kundër vendimeve të ndërmjetme mund të bëhet ankimi i veçantë në gjykatën e apelit, brenda 5 ditëve nga shpallja apo njoftimi i tyre”.

Kolegji Civil t Gjykatës së Lartë vlerëson

10. Se në rastin në shqyrtim ndodhemi përpara një vendimi ndaj të cilit nuk mund të ushtrohet ankim i veçantë.

10.1. Ky kolegj vlerëson se nuk mund të marrë në shqyrtim ankimin e palës së paditur, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, përsa i përket ligjshmërisë ose jo të vendimit nr.359 (596), datë 14.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë në lidhje me pezullimin e zbatimit të akteve administrative, për shkak se kundër këtij vendimi nuk lejohet ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë.

11. Për rastin në shqyrtim, nga përmbajtja e ankimit dhe shpjegimeve të dhëna në seancë gjyqësore konstatohet se pala ankuese, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, nuk ankimon vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me shpalljen e moskompetencës tokësore për shqyrtimin e themelit të çështjes, por në ankimin e saj kundërshton vendimin për pjesën që ka pezulluar ekzekutimin e akteve administrative objekt gjykimi, duke pretenduar se, përderisa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë nuk është kompetente për shqyrtimin në themel të çështjes, nuk mund të jetë kompetente edhe për të vendosur pezullimin e ekzekutimit të këtyre akteve administrative.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se në ligjin procedurial civil janë parashikuar mjetet e ankimit ndaj vendimeve gjyqësore, rastet kur këto mjete ushtrohen si dhe vendimet ndaj të cilëve mund të ushtrohen.

239

Page 240: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

12.1. Në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, janë përcaktuar shprehimisht edhe rastet kur mund të ankimohen në Gjykatën e Lartë vendimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë (nenet 59-64, 442, 442/b, 470, 472).

12.2. Për rastin konkret ndodhemi përpara shqyrtimit gjyqësor të një mosmarrëveshje administrative, për të cilën janë të aplikueshme rregullimet e parashikuara në Pjesën e Dytë, Titulli III, Kreu II (nenet 324-333).

12.3. Në fjalinë e dytë dhe të tretë të nenit 329 të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se: “Gjykata mund të lejojë pezullimin kur ekziston rreziku i shkaktimit të një dëmi të rëndë dhe të pazëvendësueshëm për paditësin. Në të gjitha rastet gjykata duhet të arsyetojë vendimin e saj”. Në asnjë nga dispozitat e këtij kreu nuk është parashikuar ankim i veçantë kundër vendimit të marrë në bazë të kësaj dispozite.

13. Gjykata e Lartë vihet në lëvizje dhe merr në shqyrtim ankimin e veçantë në lidhje me çështjen e kompetencës tokësore për shqyrtimin në themel të mosmarrëveshjes vetëm për rastet që parashikohet në ligj, në nenet 61-64 të Kodit të Procedurës Civile.

14. Ushtrimi i ankimit të veçantë kundër vendimeve për çështje të kompetencës tokësore, si të gjithë mjetet e tjera të ankimit, i nënshtrohet parimit të inisiativës së palës për të inicuar gjykatën kompetente për gjykimin e kontrollit të vendimit gjyqësor, që ajo e quan të gabuar ose që cënon interesat e saj. Por kjo e drejtë, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, i nënshtrohet rregullimeve të bëra në këtë Kod dhe ushtrimi i kësaj të drejte jashtë këtyre rregullimeve çon në pamundësinë e shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.

14.1. Kundërshtimi dhe/ose rregullimi i kompetencës tokësore mund të ngrihet nga palët apo dhe kryesisht nga gjykata (nenet 61, 62, 158/a§9 të K.Pr.Civile). Në qoftë se në fund të shqyrtimit të çështjes së kompetencës të kërkuar nga palët, gjykata rrëzon kërkesën për shpalljen e moskompetencës së saj dhe dërgimin e çështjes një gjykate tjetër kompetente, gjykata merr një vendim të ndërmjetëm dhe kundërshtimi i tij nga palët në gjykim bëhet pjesë e kundërshtimit të vendimit të themelit të marrë nga kjo gjykatë.

14.2. Edhe në rastet kur pala prapëson marrjen e masës së pezullimit të zbatimit të aktit administrativ, në Kodin e Procedurës Civile nuk ka ndonjë dispozitë që të legjitimojë këtë palë të ankimojë vendimin që ka pezulluar zbatimin e aktit administrativ për shkak kompetence tokësore në Gjykatën e Lartë.

14.3. Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë në dispozitiv ka parashtruar se ndaj vendimit që ka vendosur pezullimin e zbatimit të aktit administrativ “lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar”.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, nisur nga rregullimet ligjore të mësipërme dhe në shqyrtim të akteve të dosjes gjyqësore, vlerëson se nuk mund të shqyrtojë themelin e ligjshmërisë ose jo të vendimit nr.359 (596), datë 14.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për aq sa ligji procedurial civil nuk lejon ushtrimin e ankimit të veçantë kundër vendimit të gjykatës që ka rrëzuar prapësimin për mosmarrjen e masës së pezullimit të zbatimit të akteve administrative objekt gjykimi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485 të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O SIPushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.

Tiranë, më 30.06.2011

240

Page 241: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01453-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1198 i Vendimit (339)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËSA: ISMAIL FASLLIU, BUJAR FASLLIU, të përfaqësuar nga avokat Arqile Nini

TË PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, në mungesëDURIM FASLLIU, FATMIRA FASLLIU, të përfaqësuar nga avokat Vasil Plaku ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME KAVAJË, në mungesëZENEL KADRIU, SAIMIR KADRIU, GENTIAN KADRIU, ELDA DOMARAKU, RUDIN VESHI, LINDITA ARAPI (VESHI), në mungesë

OBJEKTI:Shfuqizimin e vendimit nr.1197, datë 25.11.2008 të A.K.K.Pronave.

Shfuqizimin e vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave të Bashkisë Kavajë.

Detyrimin e të paditurve t’i njohin dhe t’i kthejnë pronësinë mbi truallinme sipërfaqe 1628 m2 vetëm trashëgimtarëve të Osman Faslliut.Detyrimin e ZVRPP Kavajë të çregjistrojë pronën e regjistruar

me numër hipotekor 170/233, datë 16.10.2003 dhe regjistrimin e kësaj prone vetëm në emër

të trashëgimtarëve të Osman Faslliut.Baza Ligjore: Neni 32/a dhe c, 324/a, 325 të K.Pr.Civile.

Neni 115/b, 118 pika 1 dhe 2 të K.Pr.AdministrativeLigji nr.7698, datë 15.04.1993

“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës ish pronarëve”.Ligji nr.9235, datë 29.07.2004

“Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”.

241

Page 242: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datë 15.03.2011 ka vendosur:Rrëzimin e kërkesës së të paditurve Durim Faslliu dhe Fatmira Faslliu për nxjerrjen e çështjes civile me nr.Regj.Them 369 jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë ushtruar ankim të veçantë të paditurit Durim Faslliu dhe Fatime Faslliu, me të cilin kërkohet ndryshimi i vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimi i kërkesës, për këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës vjen në kundërshtim me ligjin për këto arsye:- Neni 16 i ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar, është shfuqizuar

nga Gjykata Kushtetuese, për rrjedhojë vendimi nr.1197, datë 25.11.2008 i A.K.K.P. Tiranë është nul, nuk ekziston dhe padia ka mbetur pa objekt.

- Në fuqi është vendimi nr.342, datë 24.11.1995 i K.K.K.Pronave i Bashkisë Kavajë, për të cilin mund të kërkohet rishikimi i tij, sipas ligjit nr.10308, datë 22.07.2010, pranë A.K.K.P-së, vetëm në kushtet dhe rastet e parashikuara nga ky ligj.

- Pala paditëse, në rast se disponon tagrin e së drejtës së ankimit kundër vendimit të K.K.K.P. së Bashkisë Kavajë, në kuptimin se nuk i është parashkruar kjo e drejtë, atëhere mund t’i drejtohet drejtpërdrejt gjykatës.

- Gjykata në këtë rast, konform nenit 127 të K.Pr.Civile, i jep fund procesit gjyqësor pa e zgjidhur çështjen në themel.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurve Durim

Faslliu dhe Fatmira Faslliu, avokatin Vasil Plaku, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor; përfaqësuesin e paditësave Ismail Faslliu dhe Bujar Faslliu, avokatin Arqile Nini, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësit Ismail Faslliu dhe Bujar Faslliu janë trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënësit Osman Faslliu (vendimi nr.189, datë 15.05.2003 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë). Ndërsa të paditurit Durim Faslliu, Fatmira Faslliu janë trashëgimtarë të trashëgimlënësit Ali Faslliu.

2. Me vendimin nr.342, datë 24.11.1995 të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Bashkisë Kavajë është vendosur: “a. Në bazë të nenit 1 të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 të njohë z. Osman Faslliu dhe të ndjerin Ali Faslliu si ish – pronarë të një sipërfaqeje trualli prej 1628 m2 (njëmijë e gjashtëqind e njëzetë e tetë) me kufij: V – Prona e Ramazan Vilës, J – Trualli i Murat Pojanës (aktualisht Ismail Jonuzi), P – Me shtëpinë e vetë pronarëve, L – Përroi. b. Në bazë të nenit 4 të Ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 të kthejë të lirë ish pronarit Osman Faslliu dhe trashëgimtarëve të të ndjerit Ali Faslliu truallin prej 1628 m2 (njëmijë e gjashtëqind e njëzetë e tetë) me këto kufizime: V – Prona e Ramazan Vilës, P – Me shtëpinë e vet, J – Me pronën e Ismail Jonuzit, L – Përroi, sipas përcaktimit të bërë nga vendimi nr.3935, datë 06.10.1995 të gjykatës së apelit.

Prona i kthehet 1/2 pjesë Osman Faslliut dhe 1/2 pjesë trashëgimtarëve të të ndjerit Ali Faslliu, që sipas dëshmisë së trashëgimisë janë: 1. Durim Faslliu ¼ pjesë, 2. Vjollca Faslliu ¼ pjesë, 3. Fatmira Faslliu ¼ pjesë, Shpresa Faslliu ¼ pjesë”.

242

Page 243: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

3. Kundër vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish-K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë kanë paraqitur ankim në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë trashëgimtarët e ish pronarit Osman Faslliu (Ismail Faslliu), duke kërkuar ndryshimin e vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë dhe njohjen e të drejtës së pronësisë mbi sipërfaqen prej 1628 m2 vetëm në emër të ish pronarit Osman Faslliu dhe kthimin e sipërfaqes së sipërcituar vetëm trashëgimtarëve të ish-pronarit Osman Faslliu.

3. Me vendimin nr.1197, datë 25.11.2008 të Drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, në zbatim të pikës 1 të nenit 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, është vendosur: “1. Shfuqizimi i vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë dhe zgjidhjen e çështjes në themel si më poshtë:

- Të mos njohë të drejtën e pronësisë për pronën truall me sipërfaqe 1628 m2 të ndodhur në Lagjen nr.1 Kavajë, me kufij: V – prona e Ramazan Vilës, J – trualli i Murat Pojanës (aktualisht Ismail Jonuzi), P – me shtëpinë e vetë pronarëve, L – përroi, subjekteve Osman Faslliu dhe Ali Faslliu, trashëgimtarëve të tyre ligjorë”.

4. Paditësat Ismail Faslliu dhe Bujar Faslliu, me padinë në gjykim kanë kërkuar anullimin e vendimit nr.1197, datë 25.11.2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë; shfuqizimin e vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë, si dhe detyrimin e të paditurve si trashëgimtarë të trashëgimlënësit Ali Faslliu që t’i njohin dhe kthejnë paditësve pronësinë mbi truallin me sipërfaqe 1628 m2, të ndodhur në qytetin e Kavajës vetëm trashëgimtarëve të Osman Faslliut dhe regjistrimin e kësaj prone vetëm në emër të trashëgimtarëve të Osman Faslliut.

5. Të paditurit Durim Faslliu dhe Fatmira Faslliu kanë kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, duke pretenduar se: a) Pala paditëse, në zbatim të Ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, duhej që, në zbatim të nenit 16/1 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, t’i drejtohej Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës për rishikimin e vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë dhe më pas t’i drejtohej gjykatës; b) Pas shfuqizimit të nenit 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” me vendimin nr.27, datë 26.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, padia e paditësve Ismail Faslliu dhe Bujar Faslliu mbetet pa objekt.

6. Ndërsa paditësat Ismail Faslliu dhe Bujar Faslliu, si dhe përfaqësuesit e palës së paditur, Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, duke parashtruar: a) Pavarësisht se vendimi nr.1197, datë 25.11.2008 i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave konsiderohet nul, pas shfuqizimit që i është bërë nenit 16 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” nga ana e Gjykatës Kushtetuese me vendimin nr.27, datë 26.05.2010, vendimi nr.342, datë 24.11.1995 i ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë është në fuqi dhe si i tillë ky vendim është objekt gjykimi në padi; b) Objekti i padisë për “Detyrimin e të paditurve t’i njohin dhe t’i kthejnë pronësinë mbi truallin me sipërfaqe 1628 m2 vetëm trashëgimtarëve të Osman Faslliut dhe detyrimin e ZVRPP Kavajë të çregjistrojë pronën e regjistruar me nr.170/233, datë 16.10.2003 dhe ta regjistrojë vetëm në pronësi të trashëgimtarëve të Osman Faslliut” është në juridiksionin gjyqësor.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datë 15.03.2011, ka rrëzuar kërkesën e “të paditurve Durim Faslliu dhe Fatmira Faslliu për nxjerrjen e çështjes civile me nr.Regj.Them 369 jashtë juridiksionit gjyqësor”.

243

Page 244: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

7.1. Gjykata, pasi citon nenin 59§1 të Kodit të Procedurës Civile, nenin 137 të Kodit të Procedurës Administrative, nenin 16 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” dhe vendimin nr.27, datë 26.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, arsyeton:

- “Në rastin konkret pala paditëse në këtë gjykim rezulton që ta ketë ezauruar rekursin administrativ të parashikuar nga ana e nenit 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, në kushtet kur në zbatim të dispozitës së sipërcituar, dispozitë kjo e cila rezulton që të ketë qenë në fuqi në kohën e paraqitjes së ankimit ndaj vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë, duke iu drejtuar për këtë qëllim Drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë për ndryshimin e vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë, duke kërkuar që pronësia mbi truallin me sipërfaqe prej 1628 m2 t’i njihej vetëm ish pronarit Osman Faslliu”.

- “Shfuqizimi i mëvonshëm që rezulton t’i jetë bërë nenit 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, me vendimin nr.27, datë 26.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, nuk passjell përfundimin sikurse në mënyrë të gabuar pretendohet nga ana e të paditurve se kjo çështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor”.

- “Në rastin konkret në të kundërt nga sa pretendohet nga ana e të paditurve, nuk gjejnë zbatim kërkesat e nenit 16/1 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, dispozitë kjo e cila parashikon rishikimin e vendimeve të dhëna nga ana e ish K.K.K.Pronave në kushtet kur çështja objekt gjykimi rezulton që të jetë regjistruar para hyrjes në fuqi të ndryshimeve që iu bënë ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” me ligjin nr.10308, datë 22.07.2010”.

- “... referuar kërkimeve të parashtruara në kërkesë – padi nga ana e paditësve Ismail Faslliu dhe Bujar Faslliu me cilësinë e trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar Osman Fasliu, rezulton që këta të fundit, përveç kërkimit për anullimin e vendimeve nr.1197, datë 25.11.2008 të A.K.K.Pronave Tiranë dhe nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë, të kenë kërkuar edhe njohjen e të drejtës së pronësisë së trashëgimlënësit të tyre mbi truallin me sipërfaqe 1628 m 2 të ndodhur në Lagjen nr.1 të Qytetit Kavajë, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se në rastin konkret kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje juridiko-civile që lidhet me pretendimin e palës paditëse lidhur me të drejtën e pronësisë së trashëgimlënësit të tyre mbi një send të paluajtshëm të ndodhur në Lagjen nr.1 të qytetit Kavajë, pronësi kjo e cila sipas pretendimeve të palës paditëse gabimisht rezulton t’u jetë njohur me vendimin nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë edhe trashëgimlënësit të të paditurve në gjykimin e kësaj çështjeje”. 7.2. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë ushtruar ankim të

veçantë të paditurit Durim Faslliu dhe Fatime Faslliu, me të cilin kërkohet ndryshimi i vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimi i kërkesës për nxjerrjen e çështjes objekt gjykimi jashtë juridiksionit gjyqësor.

Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” dhe ato të ligjit nr.10308, datë 22.07.2010, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, në të cilat është parashikuar:

244

Page 245: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

8.1. Neni 36§1 i K.Pr.Civile: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të veçanta”.

8.2. Neni 18/1§1 dhe§3 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar: “1. Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të zyrës rajonale të AKKP-së në qark, subjekti i shpronësuar, ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, në zyrën e AKKP-së në qendër. Kundër vendimit të njohjes të së drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të të drejtave të tjera reale të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, subjekti i shpronësuar ose Avokatura e Shtetit kanë të drejtë të bëjnë ankim në zyrën e AKKP-së në qendër. Jo më vonë se 30 ditë nga regjistrimi i ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së merr vendim për objektin e ankimit... Kundër vendimit për lënie në fuqi të vendimit të AKKP-së së zyrës rajonale, ankimi kryhet pranë gjykatës së rrethit në territorin e qarkut ku ka vendndodhjen zyra rajonale e AKKP-së së qarkut dhe mbrojtja e interesave të AKKP-së kryhet nga zyra rajonale e AKKP-së së qarkut. Kur vendimi zgjidh çështjen në themel, ankimi kryhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër”.

8.3. Neni 18 të ligjit nr.10207, datë 23.12.2009: “Kundër vendimit të A.K.K.P.-së subjekti i shpronësuar ose avokati ka të drejtë të bëjë ankim, brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas rregullave Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”.

8.4. Neni 16/2 i ligjit nr.10308, datë 22.07.2010: “Kërkesa për rishikim mund të paraqitet vetëm kundër vendimeve të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, të cilat nuk janë duke u shqyrtuar në themel në gjykatë, apo për të cilat gjykata nuk ka dhënë një vendim themeli të formës së prerë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

9. Se ankimi i paraqitur nga të paditurit Durim Faslliu dhe Fatime Faslliu nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit të datës 15.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është rrëzuar kërkesa e “të paditurve Durim Faslliu dhe Fatmira Faslliu për nxjerrjen e çështjes civile me nr.Regj.Them 369 jashtë juridiksionit gjyqësor”.

10. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të parashtruara në këto akte dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

11. Ky Kolegj e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata.11.1. Rrëzimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen e çështjes objekt gjykimi

jashtë juridiksionit gjyqësor, gjykata e shkallës së parë e mbështet në këto argumente: (i) pala paditëse ka shteruar rrugën administrative të ankimit të parashikuar në nenin 16 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i cili ka qenë në fuqi në kohën e paraqitjes së ankimit ndaj vendimit nr.342, datë 24.11.1995 të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkisë Kavajë; (ii) shfuqizimi i mëvonshëm i kësaj dispozite ligjore nga Gjykata Kushtetuese2nuk passjell përfundimin, sikurse në mënyrë të gabuar pretendohet nga ana e të paditurve, se kjo çështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor; (iii) padia në shqyrtim është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë para

2 Vendimi nr.27, datë 26.05.2010 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

245

Page 246: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

hyrjes në fuqi të ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar3; (iv) padia ka për objekt, përveç kërkimit për anullimin e vendimeve nr.1197, datë 25.11.2008 të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë dhe nr.342, datë 24.11.1995 të ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Bashkia Kavajë”, “...njohjen e të drejtës së pronësisë së trashëgimlënësit të paditësave mbi truallin me sipërfaqe 1628 m2 të ndodhur në Lagjen nr.1 të Qytetit Kavajë, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se në rastin konkret kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje juridiko–civile që lidhet me pretendimin e palës paditëse lidhur me të drejtën e pronësisë së trashëgimlënësit të tyre mbi një send të paluajtshëm të ndodhur në Lagjen nr.1 të qytetit Kavajë, pronësi kjo e cila sipas pretendimeve të palës paditëse gabimisht rezulton t’iu jetë njohur me vendimin nr.342, datë 24.11.1995 të ish K.K.K.Pronave Bashkia Kavajë edhe trashëgimlënësit të të paditurve në gjykimin e kësaj çështjeje”.

12. Nga aktet e dosjes gjyqësore konstatohet se padia në gjykim është ngritur më datë 23.12.2008 dhe gjykata, në zbatim të ligjit të kohës, ka marrë çështjen në shqyrtim në përputhje me kompetencat dhe juridiksionin e saj dhe, njëkohësisht ka qenë në ushtrim të funksioneve të saj të ligjshme konform nenit 36 të Kodit të Procedurës Civile dhe dispozitave të tjera ligjore në fuqi.

13. Veç sa më sipër dhe ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se juridiksioni është çështje që përcaktohet shprehimisht nga ligji dhe që lidhet pazgjidhshmërisht me momentin e ngritjes së padisë, mbi bazën e përcaktimeve ligjore dhe të gjendjes faktike që ekziston në momentin e ngritjes së padisë. Në këtë kontekst nuk kanë rëndësi ndryshimet e mëvonshme që mund të bëhen, qoftë përsa i përket gjendjes faktike, qoftë dhe ligjit, nëqoftëse në këtë të fundit nuk përcaktohet shprehimisht fuqia prapavepruese e tij edhe në pikëpamjen proceduriale lidhur me paditë e ngritura para hyrjes në fuqi të tij apo që janë në gjykim.

14. Juridiksioni gjyqësor civil është parashikuar në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit janë në jurididiksionin gjyqësor të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm (neni 1§2 i K.Pr.Civile).

15. Një çështje mund të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor kur ligji në mënyrë eksplicite ka përcaktuar se subjekti pretendues, përpara se t’i drejtohet gjykatës, duhet të shterojë juridiksionin administrativ. Në këto raste mosndjekja e juridiksionit administrativ pengon marrjen në shqyrtim të çështjes nga ana e gjykatës. Për rastin konkret evidentohet se pala paditëse ka ushtruar ankimin administrativ konform kërkesave të ligjit të kohës dhe, pavarësisht nga vlefshmëria ose jo e vendimit të organit administrativ më të lartë pas shfuqizimit të dispozitës mbi bazën e së cilës ishte ushtruar ky ankim nga Gjykata Kushtetuese, nuk do të thotë se paditësi nuk ka shteruar rrugën administrative të ankimit, sikundër pretendohet në ankim.

16. Me ligjin nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, është

3 Pas nenit 16 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 janë shtuar nenet 16/1, 16/2, 16/3, 16/4, 16/5, 16/6 dhe 16/7, sipas të cilëve mund të ushtrohet kërkesa për rishikim “... vetëm kundër vendimeve të ish-zyrave rajonale të AKKP-së në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, të cilat nuk janë duke u shqyrtuar në themel në gjykatë, apo për të cilat gjykata nuk ka dhënë një vendim themeli të formës së prerë”.

246

Page 247: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

parashikuar një procedurë e veçantë që lidhet me një mënyrë dhe mjet të jashtëzakonshëm ankimi administrativ kundër vendimeve të dhëna nga ish-zyrat rajonale të AKKP-së në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronarëve, që kanë vepruar në bazë të legjislacionit të mëparshëm. Me këtë mjet juridik synohet që problemet, të cilat u lindin subjekteve të shpronësuara, personave juridikë publikë dhe/ose Avokaturës së Shtetit, të gjejnë zgjidhje fillimisht brenda organeve administrative dhe vetëm nëse kjo nuk është e mundur, subjektet e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës.

16.1. Nga ana tjetër, dalja e një ligji të ri që parashikon edhe një mjet tjetër juridik për të vënë në lëvizje organet përkatëse administrative për goditjen e akteve administrative, në kushte rigorozisht të përcaktuara, nuk mund të zbatohet për çështjet që janë regjistruar për gjykim para hyrjes në fuqi të ligjit të ri, apo dhe për çështjet që kanë qenë duke u gjykuar në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit. Në fjalinë e fundit të nenit 16/2 të ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 është parashikuar se vendimet që mund të jenë objekt rishikimi nuk duhet të jenë “... duke u shqyrtuar në themel në gjykatë, apo për të cilat gjykata nuk ka dhënë një vendim themeli të formës së prerë”. Pra, është vetë ligji që përcakton juridiksionin gjyqësor të padive që janë regjistruar dhe po shqyrtohen në themel nga gjykata para hyrjes në fuqi të ligjit.

17. I njëjti qëndrim mbahet nga ligji, Gjykata Kushtetuese4 dhe nga praktika njehsuese e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.5

18. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i datës 15.03.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet lënë në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 36§ dhe 485/a të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit datë 15.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 30.06.2011

4 Vendimi nr.106, datë 27.05.2002 i Gjykatës Kushtetuese.5 Vendimet nr.4, datë 24.03.2005 dhe nr.7, datë 24.03.2005 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

247

Page 248: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11241-01477-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1199 i Vendimit (340)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtarMirela Fana Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket palëve:

PADITËS: VASIL DEDE, përfaqësuar nga av. Sokol Hazizaj

I PADITUR: “UZINA MEKANIKE KME” SHA, ish-Kombinati Metalurgjik Elbasan, në mungesë

OBJEKTI:Detyrim i palës së paditur

për të dëmshpërblyer palën paditëse me:Pagën që rrjedh nga marrëdhënia e punës me të paditurin për periudhën 23.02.2002 deri në periudhën në vazhdim;

Shpërblimin e dëmit dhe interesat nga mosekzekutimi në afat i pagesave të mësipërme.Baza Ligjore: Nenet 31 e vijues të K.Pr.Civile.

Nenet 191, 193 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008. Neni 110, 120 e vijues i Kodit të Punës

dhe neni 450 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3868, datë 11.05.2011, ka vendosur:

Deklarimin e moskompetencës së shqyrtimit të çështjes civile nr.7871 Akti.Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan si gjykata kompetente e shqyrtimit të kësaj çështje.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë, paditësi Vasil Dede, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të mësipërm dhe kthimin e çështjes në atë gjykatë, për këto shkaqe:

- Jam me banim në qytetin e Tiranë dhe, në bazë të nenit 47 të Kodit të Procedurës Civile, mund të ngre padinë që rrjedh nga marrëdhëniet e punës edhe para gjykatës së vendbanimit, që për rastin është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

248

Page 249: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Gjykata keqinterpreton ushtrimin e detyrës si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, që është një funksion që nuk pengon të jesh pjesëmarrës edhe në këshilla mbikqyrës të shoqërive të tjera. Kam kryer dhe detyra të tjera, të lejuara nga ligji jashtë qytetit të Elbasanit.

- Kam patur detyrimin të isha prezent në Elbasan sa herë që zhvilloheshin mbledhjet e këtij këshilli dhe jo sikurse arsyeton gjykata.

- Neni 47 i Kodit të Procedurës Civile bën përjashtim për paditë që lidhen me marrëdhëniet e punës, duke i dhënë mundësinë ligjore punëmarrësit të ngrejë padinë edhe në vendin e banimit të tij. Kjo dispozitë tregon për përparësitë që ligji i ka dhënë punëmarrësit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e paditësit Vasil Dede,

avokatin Sokol Hazizaj, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Vasil Dede, banues në Tiranë, me vendimin e datës 23.02.2002 të Asamblesë së Jashtëzakonshme të palës së paditur, “Uzina Mekanike KME” SHA është emëruar anëtar i Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë, pasqyruar dhe në vendimin nr.11790, datë 19.03.2002 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Paditësi Vasil Dede, me pretendimin se gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të palës së paditur, nga kjo e fundit nuk janë plotësuar detyrimet e rrjedhura nga marrëdhënia e punës e krijuar me vendimin e datës 23.02.2002, nuk është realizuar asnjë lloj pagese, me padinë e datës 01.03.2001 ka kërkuar pagën që rrjedh nga marrëdhënia e punës me të paditurin, si dhe shpërblimin e dëmit dhe interesat nga mosekzekutimi në afat i pagesave.

3. Mbi kërkimin e palës së paditur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3868, datë 11.05.2011, ka deklaruar moskompetencën tokësore të “shqyrtimit të çështjes civile nr.7871 Akti” dhe i ka dërguar aktet “Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan si gjykata kompetente e shqyrtimit të kësaj çështje”.

3.1. Gjykata, pasi citon nenet 43, 47 dhe 61 të Kodit të Procedurës Civile, arsyeton: “Në rastin konkret, gjykata e shkallës së parë e vendit ku ka selinë pala e paditur “Uzina mekanike KME” sh.a., është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, provuar kjo me ekstraktin e kësaj shoqërie administruar si provë në gjykim”; “Pala paditëse, me cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës, e ka ushtruar detyrën e tij gjatë gjithë kohës në Elbasan, pasi mbledhjet e këtij organi të shoqërisë janë zhvilluar në selinë zyrtare të saj... Në rastin konkret, gjykata çmon se dualiteti i të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës, sipas nenit 47 të K.Pr.Civile, duhet të shqyrtohet në korelacion me parashikimet e nenit 43 të K.Pr.Civile. Neni 47 i këtij Kodi, përcakton vendbanimin e paditësit dhe të të paditurit si kusht determinant në lidhje me gjykatën kompetente. Në padinë objekt gjykimi, pala e paditur nuk është person fizik, por person juridik shoqëri anonime dhe neni 47 i Kodit duhet të përputhet me parashikimet e nenit 43 të tij, sipas të cilit kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij”; “Referuar nenit 7 të Kodit të Punës, (baza ligjore e padisë së paraqitur nga vetë paditësi), paditë me objekt konfliktet e punës të ngritura nga punëmarrësi kundrejt punëdhënësit, ngrihen në vendbanimin e të paditurit, në vendin ku

249

Page 250: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij ose në vendin e punës ku ndodhet qendra (selia) e punëdhënësit. Të gjitha kriteret lidhur me kompetencën tokësore të përcaktuara në këtë nen, mbështesin pretendimin e të paditurit, se gjykimi i kësaj çështje, për sa kohë që i padituri e ka selinë në Elbasan dhe punën paditësi e ka kryer po në këtë qytet, duhet të ngrihen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

4. Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë paditësi, Vasil Dede, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të mësipërm dhe kthimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Ligji i zbatueshëm

5. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit të Punës në të cilat është parashikuar:

5.1. Neni 43§1 i K.Pr.Civile: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij.

5.2. Neni 47§1 i K.Pr.Civile: “Paditë për kërkim ushqimi dhe paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës, mund të ngrihen si në gjykatën e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu dhe në gjykatën e vendit ku ka banimin paditësi”.

5.3. Neni 54 i K.Pr.Civile: “E drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit, e cila ushtrohet me ngritjen e padisë”.

5.4. Neni 7/1/2 i K.Punës: “(1) Paditë ndaj personave që banojnë në territorin e Shqipërisë ngrihen para gjykatës së vendbanimit të të paditurit.

(2) Padia ngrihet edhe në vendin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij. Kur punëmarrësi nuk e kryen zakonisht punën e tij në të njëjtin vend, padia mund të ngrihet edhe në vendin ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar atë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

6. Se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi Vasil Dede përmban shkaqe ligjore që motivojnë prishjen e vendimit nr.3868, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

7. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.3868, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore e kësaj gjykate për gjykimin e çështjes civile nr.7871 Akti, datë regjistrimi 07.03.2011 dhe dërgimi i akteve të çështjes për gjykim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është marrë në mosrespektim të ligjit.

8. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit të padisë në momentin e paraqitjes, pretendimeve të parashtruara në këto akte, selisë dhe vendbanimit të paditësit në gjykim dhe vendimit të gjykatës, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Civile dhe të Kodit të Punës të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se kompetente për gjykimin e çështjes nr.7871 Akti, datë regjistrimi 07.03.2011 është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

9. Ky Kolegj e gjen të pabazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë. Në shpalljen e moskompetencës tokësore për shqyrtimin e çështjes në fjalë, gjykata në arsyetimin dhe konkluzionin e arritur anashkalon kriteret ligjore që përcaktojnë kompetencën tokësore të çështjes që i është paraqitur për gjykim.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë sjell në vëmendje të gjykatës se, sikurse juridiksioni dhe kompetenca përcaktohet në momentin e ngritjes së kërkesë padisë, mbi bazën e gjendjes faktike që ekziston në momentin e ngritjes së saj dhe mbi kriteret e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile.

250

Page 251: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

11. Në përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja territoriale për shqyrtimin e çështjes konkrete, ky Kolegj, bazuar në nenet 43, 47§1 dhe 54 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 7/1-2 të Kodit të Punës, merr në konsideratë kriteret që lidhen me objektin e mosmarrëveshjes, me vendbanimin dhe/ose selinë e palëve midis të cilëve ka lindur kjo mosmarrëveshje.

12. Në nenin 47§1 të Kodit të Procedurës Civile, inter alia, është përcaktuar dhe kompetenca tokësore për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës. Kjo dispozitë parashikon një kompetencë alternative, midis gjykatës së vendbanimit të të paditurit dhe/ose gjykatës së vendbanimit të paditësit.

13. Nga aktet e dosjes gjyqësore konstatohet se paditësi është me banim në qytetin e Tiranës dhe se, prej datës 23.02.2002, me vendim të Asamblesë së Jashtëzakonshme të Shoqërisë “Uzina Mekanike KME” SHA është emëruar anëtar i Këshillit Mbikqyrës të kësaj shoqërie.

14. Si palë e paditur në gjykim është thirrur Shoqëria “Uzina Mekanike KME” SHA, e cila ka qendrën/selinë e saj në qytetin e Elbasanit. Në vështrim të nenit 43 të Kodit të Procedurës Civile, si rregull, Shoqëria “Uzina Mekanike KME” SHA si person juridik mund të thirret me cilësinë e palës së paditur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, por për paditë që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës me këtë cilësi mund të thirret edhe para gjykatës së vendbanimit të paditësit (neni 47§1 i K.Pr.Civile), sikundër është rasti konkret.

15. Ndonëse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk shtrin veprimtarinë e saj në territorin ku kjo palë ka selinë (Elbasan), ajo, referuar rregullimeve të bëra në nenin 47§1 të Kodit të Procedurës Civile dhe në nenin 7/1-2 të Kodit të Punës, ka kompetencë tokësore për të shqyrtuar padinë e paditësit Vasil Dede, vendbanimi i të cilit ndodhet brenda territorit ku ushtron veprimtarinë e saj kjo gjykatë.

16. Në vështrim të përmbajtjes së këtyre dispozitave del se për rastin konkret ndodhemi përpara kompetencës alternative. Në këto rrethana gjen zbatim neni 54 i Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit e drejta e zgjedhjes ndërmjet shumë gjykatave kompetente i takon paditësit që, për rastin në shqyrtim, në ngritjen e padisë ka zgjedhur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe gjykata nuk mund të ndryshojë këtë zgjedhje të palës paditëse.

17. Rregullimet e bëra në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Punës në lidhje me kompetencën tokësore nuk duhen parë si përjashtuese të njëra tjetrës. Referuar kritereve të vendbanimit apo selisë së palëve dhe natyrës juridike të mosmarrëveshjes (padi që rrjedh nga marrëdhënie pune), ato formësojnë një tërësi alternativash në lidhje me gjykatën kompetente nga pikëpamja tokësore që, bazuar në nenin 54 të Kodit të Procedurës Civile, ritheksojmë se e drejta e zgjedhjes midis shumë gjykatave i takon paditësit në momentin e ngritjes së padisë.

18. Neni 7/1-2 i Kodit të Punës duhet parë si një dispozitë që vendos kritere opsionale shtesë lidhur me gjykatën kompetente nga pikëpamja territoriale për shqyrtimin e padive që rrjedhin nga marrëdhëniet e punës.

18.1. Në thelb, për rastin konkret edhe në vështrim të nenit 7/2 të Kodit të Punës, përsëri ndodhemi përpara kompetencës alternative për shkak të së cilës gjen zbatim po neni 54 i Kodit të Procedurës Civile. Shpallja e moskompetencës nga gjykata dhe dërgimi i akteve për zhvillimin e gjykimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan (edhe kjo gjykatë kompetente) përbën cënim të së drejtës së paditësit të parashikuar në këtë dispozitë proceduriale.

19. Pra, në rrethanat kur nga pikëpamja tokësore janë kompetente për shqyrtimin e çështjes dy gjykata, ndër të cilat edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kjo gjykatë me zgjedhjen e bërë nga paditësi mbetet kompetente dhe nuk mund të ndryshohet kompetenca as me argumentin se pala e paditur ka selinë në territorin ku ushtron veprimtarinë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe se ku paditësi, “...me cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës,

251

Page 252: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

e ka ushtruar detyrën e tij gjatë gjithë kohës në Elbasan, pasi mbledhjet e këtij organi të shoqërisë, janë zhvilluar në selinë zyrtare të saj...”.

20. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.3868, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca tokësore për gjykimin e çështjes civile nr.7871 Akti, datë regjistrimi 07.03.2011, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 63§3 dhe 485 të Kodit të

Procedurës Civile,

V E N D O SIPrishjen e vendimit nr.3868, datë 11.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

dhe dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.06.2011

252

Page 253: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-01429-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1295 i Vendimit (341)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket palëve:

PADITËS: ILIA MITRUSHI, në mungesë TË PADITUR : ZALIKO MEMA, NAZMIE MEMA,

EVIS MEMA, IDRIZ MEMA, EDMOND MEMA, ALGERT MEMA, FEIM MEMA, etj, në mungesëAGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË

PERSONA TË TRETË: DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE, në mungesëME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT, ZYRA VENDORE TIRANË.

OBJEKTI:Kundërshtim i vendimit nr.380, datë 06.06.1997

të K.K.K Pronave të Këshillit të Rrethit Fier. Fshirjen e regjistrimit të truallit prej 360 m2 me nr.4/227 pasurie, Zona kadastrale 8531,

ndodhur në Lagjen “1 Maji” Fier. Pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.Baza Ligjore: Ligji nr.9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”,

neni 324 e vijues i K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.534, datë 04.04.2011 ka vendosur: Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.31015-00437-62-2011(680) akti me palë: paditës - Ilia Mitrushi; palë të paditura - Zaliko Mema, Nazmie Mema, Trëndafile Mema, Edmond Mema, Zerdeli Mema, Jonilda Mema, Rezarta Mema, Idriz Mema, Feim Mema, Algert Mema dhe Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës Tiranë; e person i tretë - Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike Tiranë me

253

Page 254: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

përfaqësues Avokatura e Shtetit Vlorë; me objekt - “kundërshtimin e vendimit nr.380, datë 06.06.1997 të KKK Pronave ish Pronarëve të Këshillit të Rrethit Fier, fshirjen e regjistrimit të truallit prej 360 m2 ndodhur në Lagjen “1 Maji” Fier në emër të të paditurve me nr.pasurie 4/227 Zona kadastrale 8531, si dhe pezullimin e zbatimit të aktit administrativ.Kundër vendimit mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij. Për palët në mungesë ky afat fillon nga dita e njoftimit të vendimit.

Kundër vendimit ka ushtruar ankim paditësi Ilia Mitrushi, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Situata juridike në rastin konkret është e rregulluar pasi kështu garantohet parimi i sigurisë juridike dhe mundësia që palët ta zgjidhin konfliktin në rrugë gjyqësore.

- Në këtë arësyetim është dhe vendimi nr.27, datë 26.10.2010 i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka vendosur shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 15, pika 1, gërmat c, ç, d, dh dhe 16 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar me Ligjin nr.10207, datë 23.12.2009, “Për disa ndryshime në Ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” i ndryshuar”.

Kundër-ankim kanë bërë dhe palët e paditura, të cilët kërkojnë lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, me arsyetimin se:

- Bazuar në nenin 36 të K.Pr.Civile kjo çështje nuk hyn në juridiksion gjyqësor.- Në bazë të nenit 18 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe

Kompensimin e Pronës”, pala paditëse duhet të ezaurojë ankimin administrativ.- Paditësi keqinterpreton vendimin nr.27, datë 26.10.2010 të Gjykatës Kushtetuese.- A.K.K.Pronave nuk i është hequr kompetenca e shqyrtimit të ankimeve të depozituara

nga subjektet e shpronësura apo çdo subjekt i ri, kërkues i ri pretendues.- Mosmarrëveshja është zgjidhur njëherë dhe kështu përbën gjë të gjykuar.- Paditësi nuk legjitimohet në këtë padi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi; pa

praninë e palëve, të cilat nuk u paraqitën në gjykim pa shkaqe të arësyeshme,

V Ë R E NMe vendimin nr.380, datë 06.06.1997 të K.K.K.Pronave të Këshillit të Rrethit Fier

është vendosur njohja pronarë e të paditurve në sipërfaqen prej 1388 m2 dhe, ndër të tjera, kthimi fizik në favor të tyre i truallit me sipërfaqe 360 m2 në Lagjen “1 Maji” Fier.

Ky vendim është kundërshtuar gjyqësisht nga paditësi Ilia Mitrushi, i cili pretendon se Komisioni ka disponuar në kundërshtim me Ligjin nr.7698, datë 15.05.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” për kthimin fizik të truallit prej 360 m2, pasi i ka cënuar atij të drejtën e pronësisë mbi objektin e ndodhur në këtë truall, ish dispeçeria e parkut të mallrave, fituar nga privatizimi nga Agjensia Kombëtare e Privatizimit me anë të kontratës së shitjes datë 24.12.1993.

254

Page 255: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nga ana e përfaqësuesve të palës së paditur Zaliko Mema, si dhe nga Avokatura e Shtetit-Vlorë, u paraqit kërkesa për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështje, me arsyetimin se pala paditëse nuk ka ezauruar rrugën administrative për shqyrtimin e pretendimit të tij objekt gjykimi.

Me arsyetimin se në rastin konkret nuk rezulton që pala paditëse të ketë ushtruar ankim në organin adiministrativ për kundërshtimin e aktit administrativ objekt gjykimi si subjekt i ri pretendues, që pavarësisht se nuk kanë qenë palë në këtë proçedim administrativ të K.K.K.Pronave të Këshillit të Rrethit Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

Duke gjetur të bazuara në ligj pretendimet e ngritura në ankimin e veçantë nga pala paditëse, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor duhet të prishet.

Siç rezulton e provuar, kërkesë padia me objekt kundërshtimin e vendimit nr.380, datë 06.06.1997 të K.K.K.Pronave Fier, i është drejtuar gjykatës nga paditësi Ilia Mitrushi, i cili nuk është subjekt i shpronësuar por person i tretë që, në kuptim të ligjit dhe të qëndrimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimet nr.4, datë 24.03.2005 dhe nr.2, datë 06.01.2009, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për ankimet që ata kanë ndaj vendimeve të Komisionit të Kthimit të Pronave.

Në rrethanat e mësipërme, Kolegji Civil çmon të pabazuar në ligj vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, e cila ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 64 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.534, datë 04.04.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe

dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.06.2011

255

Page 256: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-00427-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1319 i Vendimit (342)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarGuxim Zenelaj AnëtarMajlinda Andrea AnëtarMirela Fana Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket palëve:

PADITËS: ARJAN KORA, përfaqësuar nga Av.Aida Prifti. TË PADITUR: ZYRA RAJONALE E AGJENSISË SË

KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesë

AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesë

ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT, ZYRA VENDORE TIRANË.

PERSONA TË TRETE: ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, në mungesë

XHEMAL KORA, GAZMIR ZAKA, në mungesë

ARTAN KORA, VALBONA KORA, në mungesë

OBJEKTI:Kundërshtim i vendimit nr.363, datë 16.12.2008

të Zyrës Rajonale të Agjensisë së K.K.Pronave Qarku Tiranë. Njohjen e pronësisë të truallit prej 424 m2

si dhe kthimin në natyrë të tij.Baza Ligjore: Neni 32 i K. Pr. Civile,

neni 137 i K.Pr.Administrative ligji nr.9235, datë 29.07.2004.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10440, datë 14.12.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

256

Page 257: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit ka ushtruar ankim paditësi Arjan Kora, i cili kërkon prishjen e vendimit te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Konkluzioni i gjykatës se nuk kemi ezauruar ankimin administrativ është i pabazuar në ligj.

- Ne i jemi drejtuar gjykatës, vetëm pasi kaloi 6 muaj dhe nuk morëm përgjigje nga data e depozitimit të ankimit tonë në Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo bazohet në nenin 328/2 të K.Pr.Civile, po kështu edhe neni 20 i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i cili përcakton një afat 1 mujor për dhënien e vendimit nga ana e A.K.K.Pronave.

- Referimi i gjykatës në vendimin nr.2, datë 06.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është i gabuar, pasi në atë çështje pala paditëse nuk e kishte ankimuar vendimin e Zyrës Rajonale të K.K.Pronave, ndërsa unë i jam drejtuar A.K.K.P., por Agjensia si organ kompetent nuk është shprehur me vendim.

- Në një çështje tjetër analoge më çështjen tonë, Gjykata e Lartë me vendimin nr.993, datë 06.09.2007 e ka konsideruar të konsumuar rrugën administrative të ankimit dhe ka prishur vendimin që e kishte nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, duke e dërguar çështjen në gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; av. A.Prifti, që kërkoi prishjen e

vendimit dhe dërgimin e çështjes në gjykatë për vazhdimin e gjykimit; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NZyra Rajonale e Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Qarku Tiranë, me

vendimin me nr.363, datë 16.12.2008, ka vendosur “Shpalljen e moskompetencës mbi të drejtën e pronësisë për sipërfaqen truall prej 424 m2 të ndodhur në Rrugën “Ali Demi”, kërkuar në këtë proces administrativ nga subjekti kërkues Arjan Kora.

Kundër këtij vendimi, paditësi Arjan Kora ka paraqitur ankim pranë Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, i cili është depozituar pranë AKKP-së me nr.47 prot., datë 08.01.2009.

Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë nuk e ka marrë në shqyrtim këtë kërkesë ankimore të paditësit dhe nuk është shprehur me vendim ndaj vendimit të Zyrës Rajonale e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Tiranë me nr.363, datë 16.12.2008.

Për këtë shkak, në datën 19.06.2009 paditësi i është drejtuar me padi Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe ka kërkuar kundërshtimin e vendimit nr.363, datë 16.12.2008 të Zyrës Rajonale të A.K.K. Pronave dhe njohjen e kthimin në natyrë të truallit me sipërfaqe prej 424 m2 të ndodhur në Rrugën “Ali Demi”, duke pretenduar se ky vendim është marrë në kundërshtim me aktet e administruara dhe në interpretim të gabuar të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004.

Gjithashtu paditësi ka pretenduar se, bazuar në nenin 328 të K.Pr.Civile si dhe në nenin 20 të ligjit nr.9235 datë 29.07.2004, në kushtet kur ka kaluar afati prej një muaj nga koha që ai ka ankimuar vendimin e Z.R.A.K.K.Pronave pranë A.K.K.P.-së dhe kjo e fundit nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën, gjykata është bërë kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

257

Page 258: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Përfaqësuesi i palës së paditur, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka pretenduar se në kushtet kur AKKP-ja nuk është shprehur lidhur me ankimin e paditësit, gjykata nuk mund të marrë në shqyrtim këtë kërkesëpadi pa përfunduar më parë shqyrtimi administrativ i konfliktit.

Me arsyetimin se vetëm paraqitja e kërkesës ankimore në organin administrativ epror, siç është AKKP-ja, nuk konsiderohet shterim i rrugës administrative përsa kohë organi epror nuk ka përfunduar shqyrtimin e këtij ankimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të nxjerë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të bazuar në ligj pretendimet e ngritura në ankimin e veçantë nga pala paditëse, çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të prishet.

Në gjykim ka rezultuar e provuar se paditësi, duke mos qenë dakord me vendimin nr.363, datë 16.12.2008 të Z.R.K.K.Pronave Tiranë, në datën 08.01.2009, bazuar në kërkesat e nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin e kompensimin e pronave” i është drejtuar në rrugë administrative organit epror, Agjensisë Kombëntare të K.K.Pronave Tiranë. Ndodhur para faktit që ky organ nuk i ka kthyer përgjigje sipas detyrimeve ligjore, paditësi i është drejtuar gjykatës. Arësyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë se paditësi përpara se t’i drejtohet gjykatës, duhet të presë përgjigjen e organit epror administrativ në çështjen objekt gjykimi është i gabuar.

Është e vërtetë që ankimi ndaj vendimeve të Zyrave Rajonale të K.K.Pronave përpara se t’i drejtohet gjykatës, duhet t’i drejtohet organit epror administrativ, por përsa kohë ky organ nuk merr në shqyrtim kërkesën dhe nuk përgjigjet brenda një afati kohor të pranueshëm dhe të nevojshëm për verifikimin e pretendimeve të palëve, i jep të gjitha të drejtat palëve që t’i drejtohen gjykatës duke e konsideruar të ezauruar rrugën administrative.

Në rastin objekt gjykimi, kanë kaluar më shumë se dy vjet që paditësi ka pritur përgjigjen nga organi administrativ kompetent, kohë kjo që nuk përligj arsyetimin e gjykatës së rrethit gjyqësor, e cila duke e nxjerë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, në një farë mënyre i heq paditësit aksesin në gjykatë duke e orientuar të presë pa afat një përgjigje, e cila ligjërisht duhet të ishte dhënë brenda një muaji apo edhe më të gjatë, por kurrsesi jo logjik.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 64 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.10440, datë 14.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.06.2011

258

Page 259: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01424-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1202 i Vendimit (343)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në datë 30.06.2011, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve ndërgjyqëse:

PADITËS: FADAJEV KERPACI, prezent, pa avokat. TË PADITUR DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Migena Tota

PALË E TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga Rita Arapi

OBJEKTI:Detyrimin e palës së paditur për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi

në zbatim të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për Sigurimet Shoqërore suplementare të punonjësve të Policisë së Shtetit”

duke filluar nga data e ngritjes së padisë.Detyrimi i palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore

që kam pësuar në shumën 376766 lekë si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit

nga rillogaritja e tij pa shkak të ligjshëm.Baza Ligjore: Neni 4, 42 dhe 132, paragrafi i parë i Kushtetutës së Republikës.

Ligji nr.1142, datë 15.05.2009 “Për Sigurimin Shoqëror Suplemantar të Ushatarakut”,

neni 655 i K.Civil,neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3101 Akti, datë 24.03.2011, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes civile nr.3101 akti të vitit 2010.

259

Page 260: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ushtruar ankim të veçantë i padituri, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, i cili kërkon ndryshimin e vendimit me datë 24.03.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

Pala e paditur ka paraqitur këto shkaqe në ankimin e veçantë të tij:- Në bazë të shkresës së Insitutit të Sigurimeve Shoqërore nr.3379 prot., datë

07.07.2009 është urdhëruar që për të gjitha pensionet e parakohshme, masa e të cilave e kapërcen kufirin e dy pensioneve bazë të pleqërisë në shkallë vëndi, do të zbatohen koefiçentët përkatës të rritjes ndër vite.

- Kjo mënyrë e kufizimit bazohet në nenin 14 të Ligjit nr.10142, ku thuhet se në çdo rast pensioni nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20% të pagesës referuese të muajit të fundit të punës.

- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010 në zbatim të nenit 10142 më pas ka përcaktuar rregulla të plota mbi të cilat do të bëhet rillogaritja.

- V.K.M shprehet se deri në reflektimin ligjor të V.Gj.K. nr.33, datë 24.06.2010. përfitimet dhe efektet financiare që rrjedhin prej tyre llogariten dhe zbatohen sipas ligjit nr.10142, datë 15.04.2009, pa ndryshime.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; dëgjoi përfaqësuesen e palës së

paditur, Znj. Migena Tota, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes; dëgjoi përfaqësuesen e palës së tretë, Znj. Rita Arapi, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nxjerjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes; si shqyrtoi dhe bisedoi në tërësi çështjen,

V Ë R E N Se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr.3101 Akti, datë 24.03.2011

është i mbështetur në ligj, prandaj ai duhet të lihet në fuqi.

Rrethanat e faktit

Paditësi Fadajev Kerpaci ka qenë në marrëdhënie pune në strukturat e Policisë së Shtetit, për më tepër se 19 vjet.

Paditësi pretendon se në bazë të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000 “Për sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit” paditësit më datë 01.01.2006 i ka lindur e drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, në bazë të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, për periudhën nga data 01.01.2006 deri në datën 30.06.2009, i ka caktuar përfitimin financiar në vlerën 46.994 lekë.

Sipas paditësit, nga data 01.07.2009 e në vazhdim, pala e paditur e ka paguar në çdo muaj në masën 18.012 lekë ose 28.982 lekë më pak se përfitimi fillestar i tij.

Paditësi pretendon se për këtë pretendim të tij i është drejtuar palës së paditur, e cila në shkresën e saj të datës 29.07.2010, nr.7090/1, i është përgjigjur se masa e pensionit të parakohshëm pas datës 01.07.2009 i është ulur në bazë të shkresës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore nr.3379 prot., datë 07.07.2009, në referim të nenit 29 të Ligjit nr.10142, datë 15.05.2009.

Paditësi, duke mos qenë dakord me qëndrimin e palës së paditur, i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi, duke i kërkuar detyrimin e palës së paditur për t’i paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi në zbatim të ligjit nr.8661. datë 18.09.2000

260

Page 261: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

“Për Sigurimet Shoqërore suplementare të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, duke filluar nga data e ngritjes së padisë; detyrimin e palës së paditur për t’i paguar humbjen pasurore që ka pësuar në shumën 376.766 lekë si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit nga rillogaritja e tij pa shkak të ligjshëm.

Në seancën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuesja e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë kërkoi që çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin e datës 24.03.2011 ka vendosur rrëzimin e kërkesës së palës së paditur, duke mos e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kjo gjykatë ka arsyetuar se, në rastin konkret, pala paditëse nuk kundërshton ndonjë akt të palës së paditur, pasi akti që krijon marrëdhënie midis palëve është ai i lidhjes së pensionit, të cilin pala paditëse nuk e ka kundërshtuar. Paditësi ka pretenduar se rillogaritja e pensionit të tij është bërë në kundërshtim me ligjin.

Ky Kolegj, në të kundërt me çfarë pretendon pala e paditur, vlerëson se vendimi i ndërmjetëm i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është i bazuar në ligj, pasi çështja hyn në juridiksionin gjyqësor. Paditësi ka pretenduar se rillogaritja e pensionit të tij është bërë në kundërshtim me ligjin.

Pala e paditur ka sqaruar se kjo rillogaritje është mbështetur në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

Pra paditësi, Fadajev Kerpaci, ka përfituar nga sigurimi shoqëror suplementar i punonjësve të policisë së shtetit që më datë 01.01.2006 dhe i është drejtuar gjykatës jo për të kundërshtuar këtë vendim të palës së paditur, me të cilin i është caktuar përfitimi nga sigurimi shoqëror suplementar si punonjës i Policisë së Shtetit, por për kundërshtimin e rillogaritjes së këtij pensioni me daljen e ligjit nr.10142, datë 15.05.2009.

Siç rezulton e provuar nga materialet e administruara në dosjen gjyqesore, paditësi përpara se t’i drejtohej gjykatës ka kërkuar nga pala e paditur që trajtimi i tij të vazhdonte si më parë, por kjo kërkesë e tij është refuzuar nga pala e paditur, shkak për të cilin ai i është drejtuar më pas gjykatës.

Ky Kolegj çmon se me të drejtë çështja është mbajtur në juridiksionin gjyqësor, pasi rruga administrative është konsumuar nga paditësi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të pabazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekurs nga pala e paditur, çmon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor është i bazuar në ligj dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Proçedurës Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.3101 akti, datë 24.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së

Parë Tiranë.

Tiranë, më 30.06.2011

261

Page 262: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11118-00653-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1339 i Vendimit (344)

VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “VJOSA” SHA, përfaqësuar nga Av. Dhimitraq Prifti

TË PADITUR: DEGA E DOGANËS VLORË, përfaqësuar nga juristi Emiljano Mustafallari DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE, përfaqësuar nga Juristja Ornela Biti

PËRFAQËSUES I SHTETIT: AVOKATURA E SHTETIT, përfaqësuar nga av. Kadri Skera

OBJEKTI:Dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar nga bllokimi i aktivitetit të shoqërisë

në mënyrë të paligjshme nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Dëmshpërblimi për dëmin jopasuror, cënim i personalitetit nga publiciteti mashtrues,

dëmi moral, dëmtimi i rëndë i imazhit të shoqërisë në mjetet e informimit masiv.

Baza Ligjore: Neni 324 e vijues i Kodit të Procedurës Civile,nenet 617, 625, 635 dhe neni 640 e vijues i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1804, datë 09.03.2009 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2012, datë 03.11.2010 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit civil nr.1804, datë 09.03.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

262

Page 263: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pranimin pjesërisht të padisë, duke detyruar palët e paditura Degën e Doganës Vlorë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të dëmshpërblejnë paditësin Shoqëria “Vjosa” sha, në shumën 66.375.705 lekë.Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, në mbështetje të Nenit 472 të K.Pr.Civile, kanë ushtruar rekurs Shoqëria “Vjosa” Sha, Avokati i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, Dega e Përgjithshme e Doganave Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:

Rekursi Shoqëria “ Vjosa” sh.a.- Gjykata pranoi se pala e paditur, duke vepruar me faj, në kundërshtim të hapur me

dispozitat ligjore që rregullojnë veprimtarinë e saj, i ka shkaktuar një dëm të rëndësishëm Shoqërisë “Vjosa” sh.a., por padrejtësisht e reduktoi atë në përmasa minimale.

- Të dy grupet e ekspertëve dhanë konkluzione kategorike të përafërta por gjykata pranoi vetëm fitimin e munguar nga shitja me vonesë dhe jashtë sezonit të gazit për shkak të bllokimit që i bëri pala e paditur.

- Grupi i ekspertëve kontabël dha konkluzione kategorike se përmasat e dëmit dhe fitimit të munguar nga veprimet me faj të palës së paditur, llogariten 352.929.995 lekë dhe 400.00 Euro.

- Ndonëse ekspertët e shprehën se në madhësinë e dëmit duhet të përllogariten edhe kamatë vonesat (baras me interesat bankare) mbi përmasat e dënimit që do të vendoste përfundimisht gjykata. Por gjykata ometoi të shprehej për kamatë vonesat edhe pse dha verdiktin përfundimtar të dëmit në shumën 66.375.705 lekë. Kërkojmë të vendoset në fakt detyrimi i palës së paditur të çdëmtojë Shoqërinë “ Vjosa” sha, në kufijtë e përcaktuar nga grupi i ekspertëve të caktuar nga gjykata 352.929.995 lekë dhe 410.000 Euro.

Rekursi i Avokatit Shtetit Ministria e Financave.- Vendimi i gjykatës së apelit nuk është i mbështetur në prova dhe në ligj.- Në lidhje me pretendimin e paditësit, për vendimin e datës 15.03.2007, për marrjen e

masës së sigurisë, theksojmë se ai nuk qëndron, pasi padia nuk është ngritur brenda afatit ligjor, por është ngritur rreth 5 muaj më vonë duke mos u zbatuar dispozita e nenit 204 të K.Pr.Civile, në lidhje me ngritjen e padisë pas dhënies së vendimit për marrjen e masës së sigurimit dhe ky vendim nuk ka fuqi juridike, pra nuk prodhon asnjë pasojë juridike.

- I pa mbështetur është pretendimi që ngre paditësi në lidhje me shpërblimin e dëmit jopasuror, pasi nuk gjejnë mbështetje në asnjë nen të K.Civil, dhe as në nenin 625 të K.Civil, që pretendon ai.

- Pala paditëse pavarësisht se pretendon shpërblim dëmi, nuk arriti të provonte se ekzistojnë të katër elementet e shkaktimit të dëmit në mënyrë që të legjitimonte kërkimin e tij në lidhje me dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar.

- Të njëjtin arsyetim ligjor ka bërë dhe gjykata e rrethit në vendimin e saj, duke analizuar dhe një herë në bazë të dispozitave ligjore kërkimin e paditësit.

- Po kërkimi i bërë nga paditësi, dëmshpërblimin për dëmin jopasuror, cënim i personalitetit nga publikimi mashtrues, dëmi moral, dëmi i rëndë i imazhit të shoqërisë në mjetet e informimit masiv, është i pa mbështetur në prova dhe në ligj.

263

Page 264: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Paditësi kërkimin e tij, duhet ta mbështesë në prova konkrete, ligjore dhe jo në fjalë dhe pretendime të cilat mbeten të pa provuara, ai nuk arriti të provonte se sa ishte cënuar në personalitet Shoqëria “Vjosa” dëmin që i kishte ardhur nga ky cënim personaliteti dhe sa kishte ndikuar ky cënim në uljen e imazhit të shoqërisë.

- Nuk kemi qenë dakord dhe nuk jemi dakord në lidhje me aktin e ekspertimit të paraqitur nga ekspertët, pasi nga të gjitha provat e grumbulluara në hetimin gjyqësor nuk rezultoi se autoritetet doganore do të kishin vepruar me faj dhe në kundërshtim me ligjin element ky, i cili nuk provohet në asnjë rast.

- Gjatë gjithë gjykimit Administrata Doganore ka dhënë bazën ligjore, argumentat dhe arsyetime të mjaftueshme që ajo ka vepruar krejtësisht në përputhje të plotë me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi.

- Akti i ekspertimit i ekspertëve të gjykatës së apelit është një akt ekspertimi identik i njëjtë me aktin e ekspertimit të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe nuk e kuptojmë se pse gjykata e apelit vendosi të thërrasë të tjerë ekspertë për një tjetër akt kur kemi të njëjtin akt ekspertimi.

- Kërkojmë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit.

Rekursi i Drejtorisë Përgjithshme të Doganave.- Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në kundërshtim flagrant me ligjin, që e cila

detyroi D.P.D. ta dëmshpërblejë paditësin në masën 66.375.705 lekë, dëm i cili nuk është shkaktuar nga ana e saj.

- Gjatë gjykimit në gjykatën e apelit, nuk u morën për bazë rezultatet e analizave të bëra në laboratoret OCTA Maqedoni, dhe laboratorin doganor në Itali, por u mjaftua vetëm me thirrjen si ekspert të një specialisti të IQT, i cili nuk kishte si të kundërshtonte analizat e kryera nga ai vetë.

- Dega e Doganës Vlorë, bazuar në Kodin Doganor dhe akte të tjera ligjore ka kryer me korrektësi të gjitha proçedurat e nevojshme në lidhje me ngarkesën e Shoqërisë “Vjosa”.

- Mostrat e gazit të kësaj ngarkese për qëllime doganore u morën bazuar në nenin 93 të K.Doganor, si dhe përgjigjet e analizave të ardhura nga shteti Maqedonas, Italia, rezultojnë se gazi nuk plotëson standartet europiane të cilësisë së gazit të lëngshëm, në disa tregues si numri i oktanit, niveli i korrozionit të bakrit dhe përmbajtja e sulfurit të hidrogjenit H2.

- Administrata doganore nuk ka shkelur asnjë nen të ligjit, por ka qenë vetë paditësi, i cili, për shkak të importimit të një malli jashtë standarteve ka bllokuar vetveten, me shpresën se ai do të kalonte këtë mall, solli një mall jashtë standarteve.

- Pra do të ishim përpara një dëmi të shkaktuar në rast se autoriteti doganor do të kishte vepruar me faj dhe në kundërshtim me ligjin, element ky i cili nuk mund të provohet në asnjë rast. Gjithashtu theksojmë se gazi është shitur, çfarë do të thotë se nuk jemi para një fitimi të munguar si pasojë e mos shitjes së gazit siç pretendon paditësi.

- Akti i ekspertimit kontabël i kryer nga ekspertët e caktuar nga gjykata e apelit, është i pavërtetë dhe në kundërshtim me ligjin dhe nuk duhet pranuar, pasi nuk kanë bërë gjë tjetër por vetëm llogaritje matematikore bazuar në akt marrëveshjet në dosje por të pa vërtetuara dhe në kundërshtim flagrant me ligjin nr.7661, datë 19.01.1993, “Për kontabilitetin”.

- Në përcaktimin e dëmit të shkaktuar nga zbatimi i kontratës, mendojmë se ekspertët kanë gabuar, pasi përkthimi i kontratës është i gabuar, dhe i pakuptimtë çfarë ka bërë eksperten të dalë në konkluzione të gabuara. Kontrata në pikën “nënshkrimi” ka

264

Page 265: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

përcaktuar ndër të tjera se “…pakujdesitë e blerësit do të penalizohen me 800.000 $, që është gjoba për pakujdesi në lidhje me kontraktimin e anijes me qira apo heqja dorë nga kontrata e shitjes.

- Pra do të kishim një penalitet në rast se vetëm kompania do të prishte kontratën e shitblerjes. Asnjë dokument nuk është paraqitur nga paditësi për të provuar se ka patur një komunikim për prishjen e kësaj kontrate. Gjithashtu asnjë dokument nuk është paraqitur nga paditësi për të vërtetuar se ky penalitet (nëse ekziston) është kërkuar nga ekspertuesi “OXTON” dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, asnjë pagesë nuk është bërë gjer më sot për pagimin e këtij penaliteti.

- Ekspertët duhet të bënin dy lloj llogaritjesh në aktin e ekspertimit, një për gaz për popullatën dhe një për gaz për industrinë, pasi vlera e këtyre dy lloj gazesh është komplet e ndryshme, gjithashtu vlen të theksohet se ekspertët janë shprehur se përsa i përket detyrimeve me të tretët qira mjetesh, depozitash, penalitete kontratash, etj., nuk rezulton që në dosjen gjyqësore, pavarësisht kontratave mbi të cilat janë bërë llogaritjet, nuk ekzistojnë fatura ligjore, nuk janë përfshirë në bilancin e vitit 2007 si detyrime ndaj të tretëve dhe nuk ka dokumenta që të vërtetojnë pagesat.

- Pra vetë ekspertët janë në kontradiktë pasi nxjerrin një shumë marramendëse dhe pastaj nuk pranojnë këtë shumë në rastin konkret pse ekspertët nuk kanë nxjerë një akt ekspertimi konform ligjit dhe ta pranojnë atë.

- Ekspertët kontabël nuk kanë dashur të marrin parasysh se norma e fitimit për gaze të ndryshëm është e ndryshme, ose më saktë norma e fitimit të gazit për popullatën është e ndryshme nga norma e fitimit të gazit industrial. Këto llogaritje matematikore të ekspertëve kanë çuar në llogaritjen tërësisht të gabuar, duke nxjerë një shumë marramendëse të fitimit të munguar.

- Pra vendimi i gjykatës për të kërkuar ekspert në këtë proces ishte i gabuar dhe se akt ekspertiza është bazuar mbi dokumenta të dyshimta dhe të kompromentueshme, çfarë automatikisht e bëjnë atë të pavërtetë dhe të paligjshme.

- Nuk kuptojmë se si mundet një ekspert kontabël ligjor, i cili nuk çmon nga ana kontabile dëmin e shkaktuar, por përkundrazi duke e pranuar faktin që paditësi nuk ka paguar asnjë penalitet dhe këto nuk janë llogaritur në bilancet e shoqërisë, t’i llogarisë si dëm të shkaktuar për t’i paguar shteti.

- Ekspertët kanë shkelur me dashje ligjin themelor “Për kontabilitetin”, pasi në asnjë rrjesht të aktit të tyre nuk ka asnjë citim që pala paditëse të jetë në zbatim të ligjit për kontabilitet, përkundrazi paditësi është në shkelje të ligjit.

- Kërkojmë prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; avokatin Dhimitraq Prifti, i cili kërkoi

ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë përsa i përket vetëm masës së dëmshpërblimit nga shuma e caktuar; Juristen Ornela Biti, e cila kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; Juristin Emiljano Mustafallari, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; dhe pasi e analizoi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.2012, datë 03.11.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim

të ligjit material e procedural dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

265

Page 266: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Rekurset e paraqitura nga pala paditëse dhe të paditurit nuk përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që bëjnë të cënueshëm vendimin e gjykatës së apelit.

I. Rrethanat e çështjes

1. Shoqëria “Vjosa” sha është regjistruar si person juridik me vendimin e gjykatës nr.23461, datë 23.03.2000, me objekt të veprimtarisë së saj tregtim karburanti, gazi, vajra lubrifikante, etj.

2. Në vazhdim të veprimtarisë së saj (palës paditëse), në datën 22.02.2007, në Portin Detar Vlorë (Dega e Doganës Vlorë) është paraqitur në emër të shoqërisë një ngarkesë prej 1.372.734 ton gaz i lëngshëm.

3. Nga Autoritetet Doganore janë marrë kampionë të gazit dhe janë dërguar në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

4. Me shkresën nr.260/1 prot., datë 23.02.2007 IQT-ja, bazuar në analizat e mostrës së marrë, është shprehur në lidhje me gazin e lëngëzuar të naftës për subjektin “ VJOSA” sh.a, sjellë me anijen “MARIANA....” “Të zhdoganohet”.

5. Në datën 27.02.2007 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendos bllokimin e mallit në ambientet e subjektit “Vjosa” sha me akt bllokimin nr.9, datë 27.02.2008, deri në ardhjen e përgjigjeve të analizave të tjera të dërguara në Maqedoni.

6. Në datën 28.02.2008 përfaqësuesit e Doganës Shqiptare kanë dërguar në Laboratorin OKTA-Shkup (Maqedoni), mostra të gazit të lëngshëm. Përgjigja e këtij laboratori ka qenë që “përmbajtja e Hidrokarbureve C5+ dhe grada e Korrozionit të Bakrit nuk janë në përputhje me standardet e MK”.

7. Me shkresën nr.2550, datë 02.03.2007 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i është drejtuar Ministrisë së Financave duke kërkuar konfirmimin për të mbajtur të bllokuar ngarkesën e gazit deri në prononcimin e kësaj të fundit.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbështetur në ligjin nr.8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre” (neni 24) ka urdhëruar lejimin e shkarkimit të mallit (i cili ndërkohë ndodhej në depozitat e subjektit “Global Gaz”), si dhe marrjen e masave nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Departamenti Operativ Hetimor për kryerjen e analizave cilësore të mallit në një laborator të huaj të specializuar, me akt bllokimin nr.s’ka, datë 25.03.2007, mbajtur nga Grupi i Antikontrabandës-DOH).

8.1. Për këtë qëllim janë dërguar mostra të ngarkesës së bllokuar pranë Laboratorit Kimik të Doganave Itali (Agenzia delle Dogane), e cila me shkresën datë 10.04.2007 ka dalë në përfundimin se: “Mostrat nr.17199 dhe 173216 për përmbajtjen e numrit të oktanit, të hidrogjenit të sulfuruar dhe për korrozionin në bakër nuk respekton standardet e parashikuara nga norma UNI EN 589; 2004”.

8.2. Mbi këtë bazë DPD, me shkresën nr.5590/1, datë 18.05.2007 “Për përfundimin e procedurave doganore të importit të gazit të importuar nga Shoqëria “Vjosa” sha, ka lejuar hedhjen në qarkullim të lirë për përdorim të kufizuar, vetëm për nevoja të industrisë, të sasisë së gazit të lëngëzuar naftë (GNL) të importuar nga Shoqëria “Vjosa” sh.a.

II. Proçedurat gjyqësore

9. Gjatë kohës së bllokimit të mallit dhe kryerjes së veprimeve të mësipërme nga ana e palës së paditur, Shoqëria “Vjosa” sh.a. ka paraqitur kërkesë për sigurim padie dhe detyrimin e organit administrativ DPD për kryerjen e procedurave doganore të importit, vendosjen në qarkullim të lirë të mallrave, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

266

Page 267: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

9.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.91.akti, datë 15.03.2007 ka vendosur :

1. Pranimi e kërkesës.2. Marrjen e masës për sigurimin e objektit të padisë duke urdhëruar

kryerjen e formaliteteve të nevojshme nga organi administrativ DPD për t’u caktuar një destinacion doganor mallit të importuar (gaz i lëngshëm) të mbuluar me deklaratën doganore me nr.1888, datë 22.02.2007, Imp.4 për regjimin qarkullim i lirë.

1. Urdhërohet paraqitja në gjykatë e kërkesëpadisë brenda 15 ditëve.”9.2. Vendimi ka marrë formë të prerë, pasi nuk është ankimuar, dhe është kërkuar

lëshimi i Urdhërit të Ekzekutimit, i cili është lëshuar me vendimin nr.515.akti, datë 20.03.2007 për vendimin nr.91 Akti, datë 15.03.2007.

10. Shoqëria “Vjosa” sh.a, në vështrim të nenit 204 të K.Pr.Civile, ka paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë padinë që i përket: Paditës - Shoqëria Vjosa; I paditur – Dega e Doganës Vlorë dhe DPD; me objekt - dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga bllokimi i aktivitetit të shoqërisë në mënyrë të paligjshme nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave si dhe dëmshpërblim për dëmin jopasuror, cënim i personalitetit nga publiciteti mashtrues, dëm moral, dëmtimi i rëndë i imazhit të shoqërisë në mjetet e informimit masiv, bazuar në nenin 324 e vijues i Kodit të Procedurës Civile, neni 617, 625, 635 dhe neni 640 e vijues i Kodit Civil.

10.1. Me vendimin nr.6027, datë 17.09.2007 gjykata është shprehur për kthimin e akteve paditësit, duke lënë padinë pa veprim. Ky vendim nuk është ankimuar nga palët dhe ka marrë formë të prerë.

11. Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore ka rezultuar e provuar se Shoqëria “Vjosa” sh.a. i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë përsëri me padi më datë 19.09.2007, duke kërkuar dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar nga bllokimi i aktivitetit të shoqërisë në mënyrë të paligjshme nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave si dhe dëmshpërblim për dëmin jopasuror, cënim i personalitetit nga publiciteti mashtrues, dëm moral, dëmtimi i rëndë i imazhit të shoqërisë në mjetet e informimit masiv.

11.1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1804, datë 09.03.2009 ka vendosur të rrëzojë padinë.

11.2. Gjykata ka arsyetuar ndër të tjera: “Nga sa më sipër gjykata arrin në përfundimin se autoritetet doganore kanë ndjekur një qëllim të përligjur dhe të justifikuar, në këndvështrimin e konceptit kushtetues “interes publik.”...... Duke pasur parasysh detyrimin ligjor të autoriteteve doganore për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve, veprimet e kryera prej tyre janë ligjërisht të justifikuara, ndaj rrjedhimisht nuk ndodhemi para veprimeve ose mosveprimeve të paligjshme nga ana e këtyre autoriteteve.

Në interpretim të këtyre dispozitave dhe të provave të administruara gjatë gjykimit, gjykata arrin në përfundimin se ky pretendim i palës paditëse nuk qëndron për këto arsye, pasi në asnjë prej gazetave të administruara si provë (“Gazeta Shqiptare” e datës 20 dhe 22 mars 2007, gazeta “SOT” e datës 21 mars 2007, 29 prill 2007, 1 dhe 11 maj 2007) nuk rezulton që Drejtori i Përgjithshëm i Doganave apo ndonjë person tjetër i autorizuar të jenë intervistuar lidhur me çështjen “Vjosa”. Në këto shkrime ka vetëm komente të gazetarëve mbi arsyet e bllokimit të gazit të importuar nga paditësi. Rrjedhimisht, nuk provohet që nga ana e DPD-së të jenë publikuar ose të jetë shkaktuar bërja publike e njoftimeve lidhur me cilësinë e gazit, në kuptim të neneve 617 dhe 635 të Kodit Civil. Gjithashtu, pala paditëse nuk i provoi gjykatës se cilat janë pasojat konkrete që i kanë ardhur asaj nga mosrespektimi i detyrimeve të marra përsipër në kontratën e furnizimit datë 16.02.2007 lidhur midis Shoqërisë Vjosa sha (furnizues) dhe Shoqëria Ceno (klienti)”.

267

Page 268: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

11.3. Mbi ankimin e palës paditëse, Shoqëria “Vjosa” sh.a, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2012, datë 03.11.2010, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit civil nr.1804, datë 09.03.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Pranimin pjesërisht të padisë duke detyruar palët e paditura Degën e Doganës Vlorë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të dëmshpërblejnë paditësin Shoqëria “Vjosa” sha, në shumën 66.375.705 lekë.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër”.11.4. Gjykata ka arsyetuar se: ”Provat e paraqitura nga paditësi për dëmin evident që

ka pësuar kjo palë ishin shkresore dhe gjykata e apelit, në vështrim edhe të neneve 253 – 263 të K.Pr.Civile, vlerëson se ato janë të sakta dhe bindëse dhe se kundërshtimi i bërë nga palët në proces në lidhje me vlerën e tyre nuk u pasua me asnjë veprim që të sjellë pavlefshmërinë e tyre”.

12. Kundër vendimit të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë, në mbështetje të Nenit 472 të K.Pr.Civile, ka ushtruar rekurs Shoqëria “Vjosa” sh.a, Avokati i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, Dega e Përgjithshme e Doganave Tiranë, duke parashtruar si shkaqe të kundërshtimit të vendimit ato të parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson,

13. Nisur nga shqyrtimi i akteve të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve dhe prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave dhe shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit.

14. Ankimet e paraqitura nga pala paditëse dhe të paditurit nuk pëmbajnë shkaqe ligjore që të motivojnë cënimin e vendimit nr.2012, datë 03.11.2010.

15. Lidhur me shkaktimin e dëmit jashtëkontraktor, Kolegji konstaton se për të lindur një detyrim duhet që: (i) të ekzistojnë veprime ose mosveprime të paligjshme që kanë sjellë shkeljen apo cënimin e të drejtave ose interesave të mbrojtura nga ligji; (ii) të ekzistojë dëmi, pra pasoja që i ka ardhur personit në pasurinë e tij për shkak të veprimit ose mosveprimit të paligjshëm; (iii) dëmi duhet të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e veprimit ose veprimit të paligjshëm; (iiii) të provohet fajësia e personit, nga i cili kërkohet shpërblimi i dëmit.

16. Në zbatim të dispozitave ligjore, konkretisht ligji nr.8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, rezulton se i jep të drejtë autoriteteve doganore të kryejnë veprime kontrolli të mallrave që hyjnë në territorin e vendit tonë, si në nenin 41/3 të K.Doganor, madje të marrin mostra për t’i analizuar, sipas nenit 93/b të K.Doganor dhe këto përcaktime të ligjit justifikojnë kryerjen e ekspertimit të mostrave nga IQT.

17. Por ashtu siç rezulton nga analiza e provave të kryer nga gjykata e apelit, veprimet e bllokimit të mallit pas marrjes së përgjigjes nga IQT me shkresën nr.260/1, datë 23.02.2007, nuk janë të justifikuara, për më shumë kur në ligjin nr.8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar me ligjin nr.9218, datë 08.04.2004, parashikohet se kontrolli i treguesve cilësorë për zhdoganimin e mallit bëhet nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre dhe pranë tij funksionon Laboratori Qendror i Kontrollit.

18. Organi epror i drejtpërdrejtë i këtij institucioni është Ministria e Financave, që, sipas përcaktimeve në nenet 23 e 24 të ligjit të lartpërmendur, i ka bërë të ditur palës së paditur, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me shkresën 1608 datë 05.03.2007, se për rastin e Shoqërisë Vjosa, e cila kishte importuar GLN (gaz i lëngëzuar i naftës), baza ligjore ku përcaktohen kërkesat themelore të standarteve për produktin e sjellë nga pala paditëse

268

Page 269: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

është VKM nr.15, datë 10.01.2007 dhe referuar kësaj baze ligjore, treguesi C5 nuk konsiderohet kërkesë themelore e detyrueshme për zbatim.

Kjo shkresë e zëvendësminitrit të METE i është dërguar palës së paditur pas ardhjes së përgjigjes nga laboratori OKTA në Maqedoni, përfundimi i të cilës tregon se përmbajtja e mallit të ekspertuar nuk ishte në përputhje me Standartet e Maqedonisë, të cilat nuk ishin të njëjta me standartet e parashikuara në vendin tonë.

Pra, mbajtja e bllokuar e sasisë së naftës nga ana e autoriteteve doganore nuk ka rezultuar i ligjshëm, por me qëllim pengimin e tregtimit në kohë të sasisë së karburantit, duke i sjellë dëm ekonomik palës paditëse.

19. Nuk rezulton që pala e paditur të ketë provuar pretendimet e saj në lidhje me bazueshmërinë e dyshimeve për cilësinë e karburantit. Kjo palë nuk ka dhënë ndonjë shpjegim që të jepte të dhëna apo burimet mbi bazën e të cilave ajo kishte ngritur dyshimet e saj për cilësinë e karburantit, por vetëm ka mbetur në kuadrin e pretendimeve.

20. Madje veprimet në shkelje të ligjit të palës së paditur kanë vijuar edhe në momentin e çdoganimit të mallit, i cili është lejuar të tregtohet me destinacion për përdorim për nevoja të industrisë, por detyrimi doganor i paguar nga pala paditëse ka qenë si për karburant për nevoja të popullatës.

21. Përfundimi i mësipërm është mbështetur edhe në konkluzionet e aktit të ekspertimit të kryer nga gjykata e apelit, konkluzionet e të cilit kanë qenë të njëjta me ato të aktit të mëparshëm të kryer nga gjykata e shkallës së parë.

22. Gjithashtu ky Kolegj çmon se vlen të theksohet se nuk qëndron pretendimi i palës së paditur i pretenduar në seancë gjyqësore përpara këtij Kolegji, se baza ligjore ku përcaktoheshin standartet në lidhje me karburantet kishte ndryshuar në momentin e arritjes së mallit në port. E gjejmë të pabazuar këtë pretendim, për faktin se malli i importuar ishte porositur dhe blerë përpara ndryshimeve të standarteve të cilësisë dhe edhe IQT, në konkluzionet e saj, nuk është bazuar në standartet e reja, pikërisht për këtë shkak.

23. Me të drejtë gjykata e apelit ka pranuar se pala e paditur, duke vepruar me faj, në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore që rregullojnë veprimtarinë e saj, i ka shkaktuar një dëm të rëndësishëm Shoqërisë “Vjosa” sh.a.

24. Kolegji arrin në përfundimin se pretendimet e palëve të ngritura në rekurs nuk qëndrojnë. Pretendimet e të paditurve, janë në përgjithësi në lidhje me aktin e ekspertimit dhe konkluzionet e tij, të cilave ju është referuar dhe gjykata e apelit në vendimin e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.2012, datë 03.11.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, me 30.06.2011

269

Page 270: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31001-01427-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1337 i Vendimit (345)

VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: “JENNY-06” SH.P.K, me seli në Farkë e Vogël, Sauk, Tiranë,

TË PADITUR: DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE

DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANË

OBJEKTI:Shfuqizim i aktit administrativ,

njoftim vlerësimi tatimor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë me nr.31187 prot., datë 13.10.2008

dhe të vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me nr.382 prot., datë 03.02.2009.

Baza Ligjore: Ligji nr.9901, datë 14.04.2008, Ligji nr.9920, datë 19.05.2008.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3792, datë 10.05.2010, ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes jashtë juidiksionit gjyqësor.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.224, datë 03.05.2011, pasi kundër vendimit të sipërcituar është bërë ankim nga pala paditëse, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e ankimit ndaj vendimit nr.3792, datë 10.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për kompetencë Gjykatës së Lartë Tiranë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dhe pasi e analizoi dhe diskutoi

çështjen në tërësi,

270

Page 271: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NI. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore ka rezultuar se pala paditëse, Shoqëria “Jenny-06” Sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, që është e organizuar dhe ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me legjislacionin shqiptar.

2. Pala paditëse është regjistruar si person juridik në datë 09.06.2006, me objekt veprimtarie në fushën e importim, eksportim dhe tregtim të lëndëve të para të prodhimeve të përfunduara industriale, ushqimore, etj.

3. Aktualisht, sipas të dhënave të nxjerra nga QKR-ja, me ekstraktin historik të shoqërisë, në rubrikën “Statusi“, pala paditëse, Shoqëria “Jenny-06” Sh.p.k., është shoqëri në likuidim e sipër.

4. Rezulton që pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, ka ushtruar një kontroll tatimor pranë palës paditëse më datë 21.04.2008, me qëllim saktësim i rezultatit financiar të shoqërisë, në zbatim të Ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, zbatimi i kërkesave të Ligjit nr.7928, datë 27.04.1995, ligjit nr.8560 datë 22.12.1999 dhe ligjit nr.9136 datë 11.02.2003 si dhe kthim përgjigje shkresës së subjektit sipas kërkesës nr.1412, datë 18.01.2008 për mbyllje aktiviteti.

5. Më datë 21.04.2008 është hartuar dhe raport kontrolli për shoqërinë dhe në përmbajtjen e këtij raporti, për shkeljet e konstatuara, janë përcaktuar dhe detyrimet, për T.V.SH., mosmbajtje kontabiliteti dhe penalitet për blerje me lekë në dorë, me detyrimet përkatëse për çdo shkelje.

6. Pala e paditur, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, ka nxjerrë “Njoftim Vlerësimin për Detyrime” me nr.31187 prot., datë 13.10.2008 me anë të të cilit debitori, Shoqëria “Jenny-06” sh.p.k. është njoftuar për pagimin e detyrimeve tatimore, për periudhën 16.01.2006 deri 31.12.2007 për tatim fitimin dhe 16.01.2006 – 31.03.2008 për T.V.SH., në shumën 1024970 lekë për T.V.Sh., mosmbajtje kontabiliteti 50.000 lekë, si dhe penalitet blerje me lekë në dorë në shumën 332.114 lekë, në total 1.407.084 lekë.

7. Pala paditëse nuk ka qenë dakord me detyrimet e ngarkuara dhe ka ushtruar, brenda afatit ligjor, të drejtën e ankimit administrativ ndaj njoftim vlerësimit tatimor, si më sipër, tek Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

8. Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me vendimin nr.382, datë 03.02.2009 ka vendosur:

“Të refuzojë ankimin për apelim të aktit administrativ, “Njoftim Vlerësimin Tatimor për Detyrimet” nr.382, datë 03.02.2009 nxjerrë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, bazuar në rezultatet e raportit të kontrollit datë 21.04.2008, për shkak se e konsideron të papranueshëm. Shoqëria nuk ka paguar detyrimet.

Kundër këtij vendimi, bazuar në pikën 2 të nenit 109 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” dhe pikës 109.1 të Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.24, datë 02.09.2008, i nxjerrë në zbatim të këtij ligji, lejohet ankimi në gjykatë, brënda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni”.

8.1. Drejtoria e Apelimit Tatimor në vendimin e lartpërmendur arsyeton se ...nuk janë plotësuar kërkesat ligjore për marrjen në shqyrtim të ankimit, kërkesa këto të përcaktuara në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 106, pika 3 dhe neni 107, pika 3.

Shoqëria nuk vërteton kryerjen e pagesës së detyrimeve, kërkesës së apelimit nuk i ka bashkangjitur kopje të pagesës së detyrimeve, apo kërkesë drejtuar DRT Tiranë, për kompensimin e detyrimeve....”.

271

Page 272: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

9. Në këto kushte, pala paditëse, brënda afatit ligjor, i është drejtuar gjykatës me padi, me objekt kundërshtimin e vendimit nr.382, datë 03.02.2009 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.3792, datë 10.05.2010 ka vendosur:

“Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë sipas ligjit, afat që për palën paditëse

fillon nga dita e nesërme e shpalljes dhe për të paditurin afati fillon nga dita e nesërme e marrjes dijeni”.

10.1. Gjykata në vendimin e mësipërm ka arsyetuar se: “ ....gjykimi i çështjes nuk mund të bëjë pjesë në juridiksionin gjyqësor...

Gjykata konstaton se pala paditëse me kërkesëpadinë drejtuar gjykatës, me pretendimet e paraqitura gjatë hetimit gjyqësor të çështjes, në të gjitha rastet dhe kërkimet, pretendoi pavlefshmërinë relative të akteve të palës së paditur dhe në këtë rast gjykata nuk mund të zgjidhë pasojat e pretenduara nga pala paditëse ardhur nga paligjshmëria e aktit pa u shprehur më parë organi administrativ.

Në këto kushte gjykata çmon se shqyrtimi i akteve nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor. Në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008, janë parashikuar nivelet e apelimit dhe vetëm pasi tatimpaguesi ka ndjekur të gjitha shkallët e ankimimit administrativ të parashikuar në këtë ligj, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës”.

11. Paditësi ka ushtruar të drejtën e ankimit të veçantë ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kërkon prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke paraqitur si shkaqe për kundërshtimin e vendimit, ato që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

12. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, dispozitat e Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

12.1. Neni 59 i K.Pr.Civile, “Gjykata, në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo në atë administrativ.

Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë”.

12.2. Neni 106 i Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008: 1. Tatimpaguesi mund të ankimojë kundër çdo njoftim vlerësimi, çdo vendimi që ndikon në detyrimin e tij tatimor, çdo kërkese për rimbursim ose lehtësim tatimor, ose çdo akti ekzekutiv të posaçëm tatimor, në lidhje me tatimpaguesin. 2. Ankimi bëhet me shkrim dhe në formën e parashikuar në zbatim të këtij ligji, me udhëzim të Ministrit të Financave.3. Tatimpaguesi e dorëzon ankimin në drejtorinë e apelimit tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur vlerësimi ose vendimi i administratës tatimore është marrë ose vlerësohet të jetë marrë nga tatimpaguesi. 4. Drejtoria e apelimit i dërgon një kopje të ankimit administratës tatimore që ka nxjerrë vlerësimin tatimor ose vendimin, objekt të ankimit tatimor.12.3. Neni 107 i ligjit të lartpërmendur:1. Tatimpaguesi, i cili kërkon të ankimojë, sipas pikës 1 të nenit 106 të këtij ligji, duhet që, bashkë me ankesën, të paguajë shumën e plotë të detyrimit tatimor të përcaktuar në njoftimin e vlerësimit të administratës tatimore.2. Shuma e pagueshme, sipas pikës 1 të këtij neni, përjashton gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor të ankimuar.

272

Page 273: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

3. Ankimi merret në shqyrtim vetëm kur tatimpaguesi ka paguar detyrimin tatimor që është subjekt i ankimit. 4. Akti administrativ, i lëshuar nga administrata tatimore dhe për të cilin nuk është ankimuar në rrugë administrative, nuk mund të ankimohet në rrugë gjyqësore.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

13. Se vendimi nr.3792, datë 10.05.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në zbatim të drejtë të ligjit material dhe atij procedurial dhe si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

14. Ky Kolegj vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga paditësi nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile, të cilat e bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

15. Fillimisht ky Kolegj çmon të theksojë se: nga e drejta jonë proceduriale del qartë se çështja e juridiksionit është një nga çështjet më të rëndësishme proceduriale, mosrespektimi dhe moszgjidhja drejt e së cilës sjell automatikisht prishjen e vendimit. Kjo është dhe arsyeja se përse në nenin 59 të K.Pr.Civile parashikohet shprehimisht se: “Gjykata, në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo administrativ. Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë”.

16. Në analizë të dispozitës së mësipërme konstatohet se çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë në lidhje me juridiksionin e çështjes objekt gjykimi. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtëpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një proçesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 6 të KEDNJ.

17. Nisur nga rëndësia e madhe që ka përcaktimi i drejtë i juridiksionit, në Kodin e Procedurës Civile është përcaktuar qartë raporti dhe marrëdhënia midis dy juridiksioneve, atij administrativ dhe atij gjyqësor, “Gjykatat nuk mund të shqyrtojnë një çështje që ligji e ka lënë në juridiksionin administrativ”. Në analizë të dispozitave të mësipërme, juridiksioni administrativ pengon gjykatën në shqyrtimin e themelit të çështjes. Në bazë të nenit 136 të K.Pr.Administrative dhe 328 të K.Pr.Civile: “Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër një refuzimi për nxjerrjen e aktit administrativ. Palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ”. Pra, “kontrolli gjyqësor vjen pasi është konsumuar rekursi administrativ”.

18. Siç rezulton nga provat e administruara në dosjen gjyqësore, paditësi ka kundërshtuar gjyqësisht aktin administrativ, vendimin nr.382 prot., datë 03.02.2009, me të cilin është konsideruar i papranueshëm ankimi i saj.

19. Akti i kundërshtuar prej palës paditëse është akt adminstrativ i administratës tatimore që mund të kundërshtohen nga pala e interesuar, sipas kushteve dhe afateve te parashikuara në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

20. Në analizë të dispozitave të këtij ligji, nenit 106 e 107, rezulton se çdo subjekt (tatimpagues) ka të drejtë të ushtrojë ankim administrativ me shkrim kundër aktit të organit tatimor që përmban detyrime për të (subjektin/tatimpaguesin), në Drejtorinë e Apelimit Tatimor (strukturë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve), brenda 30 ditëve nga njoftimi i aktit që kundërshtohet.

21. Pagesa e detyrimit tatimor të përcaktuar në aktin administrativ për ankimuesin përbën kusht për vlefshmërinë e ankimit administrativ. Kuptimi i detyrimit tatimor jepet në nenin 6, paragrafi 3 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, në të cilin përcaktohet se:

“3. Detyrimi tatimor përfshin tatimin, kamatëvonesat, si dhe gjobat, për rastet e parashikuara nga ky ligj”.

273

Page 274: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

22. Në analizë të këtij parashikimi, detyrimi tatimor përfshin (1) tatimin, (2) kamatëvonesat dhe (3) gjobën.

23. Në kuptim të nenit 107/2 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008, shuma që duhet paguar për efekt të vlefshmërisë së ankimit administrativ përjashton të gjithë gjobat e përfshira në vlerësimin tatimor që përmban akti që kundërshtohet.

24. Si rrjedhojë, për vlefshmërinë e ankimit administrativ duhet paguar detyrimisht detyrimi tatimor (tatim apo kontribut sigurimesh) dhe kamatat (interesat) që gjenerojnë për vonesë në deklarimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore.

25. Në çështjen objekt gjykimi, njoftim-vlerësimi nr.31187, datë 13.10.2008 i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë ka përcaktuar si detyrime tatimore të paditësit ndaj organit tatimor detyrim TVSH-je, penalitete për blerje me lekë në dorë dhe mosmbajtje kontabiliteti.

26. Ka rezultuar se paditësi nuk ka paguar shumën që i korrespondon detyrimit, në momentin e paraqitjes së ankimit administrativ ndaj njoftim vlerësimit tatimor të mësipërm, duke mos plotësuar kushtin e vendosur në nenin 107/2 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008. Në këto kushte, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nuk e ka marrë në shqyrtim këtë ankim.

27. Pretendimi i palës paditëse i ngritur gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në ankimin e veçantë ndaj vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë se nuk ka paguar detyrimet kur ka paraqitur ankimin, për shkak se ajo kishte gjendje kreditore ndaj palës së paditur për detyrime tatimore të paguara më tepër, nuk qëndron. Kjo për arsye se Ligji nr.9920, datë 19.05.2008, Kreu XIII, nuk parashikon kompensimin e shumës së pagueshme për efekt të ankimit administrativ, me gjëndje kreditore të tatimpaguesit siç pretendon paditësi. Përkundrazi, Kreu XIII i ligjit në fjalë parashikon në mënyrë eksplicite detyrueshmërinë e pagesës së detyrimit tatimor (tatim dhe kamatëvonesë) për vlefshmërinë e ankimit administrativ.

Në këto kushte dhe në referim të nenit 107/3 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 rezulton se ankimi i paditësit nuk është shqyrtuar në themel nga organi administrativ.

28. Sa më sipër është në përputhje dhe me qëndrimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, të cilat në vendimin nr.3, datë 10.10.2008 shprehen se: “Nëse gjykatës i rezulton se ankimi administrativ është paraqitur jashtë afatit dhe/ose mungojnë dokumentet shoqëruese sipas nenit 55 të Ligjit, dhe ky është shkaku i mosshqyrtimit në themel të ankimit nga organi administrativ, gjykata vendos, konform neneve 36 dhe 59 të K.Pr.Civile, nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor”.

29. Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor, është i drejtë dhe i bazuar në ligj dhe si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lënien në fuqi të vendimit nr.3792, datë 10.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.

Tiranë, më 30.06.2011

274

Page 275: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.21001-01923-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1203 i Vendimit (346)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në datën 30.06.2011, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile që i përket palëve:

PADITËSE: A. K., në mungesë.I PADITUR: H. K., në mungesë.

OBJEKTI:Zgjidhje martese.

Lënien për rritje dhe edukim të vajzave paditëses dhe caktimi i pensionit ushqimor dhe e ditëve të takimit.

Baza Ligjore: Neni 132 dhe 158 e 161 të K.Familjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.3051, datë 13.11.2008, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.Zgjidhjen e martesës ligjore të lidhur midis paditëses A. K. dhe të paditurit H. Kraja.Lënien e fëmijës E. për rritje dhe edukim nënës së saj A.Lënien e fëmijës E.për rritje dhe edukim babait së saj H.Paditësja A. ka të drejtë të takojë fëmijën e E. javën e dytë dhe të katërt të çdo muaji nga ora 14.00 të ditës së shtunë deri në orën 17.00 të ditës së dielë.I padituri H. ka të drejtë të takojë fëmijën E. çdo javë të parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 14.00 të ditës së shtunë deri në orën 17.00 të ditës së dielë.Paditësja A. do të marrë fëmijët për pushime verore nga data 15 korrik deri në datën 1 gusht të çdo viti. I Padituri H. do të marrë fëmijët për pushime verore nga data 1 gusht deri në datën 15 gusht të çdo viti.Paditësja A. merr mbiemrin e vajzërisë “M”.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.436 datë 20.07.2009, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.3051, datë 13.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër lidhur me zgjidhjen e martesës, ushtrimit të përgjegjësisë prindërore për fëmijën E. K., mbiemrin e paditëses A. K. dhe shpenzimeve gjyqësore.

275

Page 276: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ndryshimin e vendimit për pjesën tjetër të tij, si më poshtë:Lënien e fëmijës E. K. për rritje dhe edukim nënës së saj, paditëses A. K.I padituri H. K. ka të drejtë të takojë fëmijët e tij çdo javë të parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 14.00 të ditës së shtunë, deri në orën 17.00 të ditës së dielë, si dhe të marë ata në banesën e tij për pushime verore nga data 15 korrik deri në datën 1 gusht të çdo viti. Detyrimi i paditësit H. K. të paguajë kontributin për rritje dhe edukim të fëmijëve në masën prej 4000 lekësh për secilin fëmijë.

Kundër vendimit nr.436, datë 20.07.2009 të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka bërë rekurs i padituri H. K., duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër,duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është pasojë e zbatimit të gabuar të ligjit familjar.

- Gjykata ka pranuar një raport të psikologes dhe ka marrë për bazë mendimet e saj në lidhje me fëmijen E. pa e takuar atë më parë.

- Gjykata e Apelit Shkodër ka zhvilluar gjykimin në mungesë të të paditurit.- Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është i pazbatueshëm pasi ndryshimi i ushtrimit

të përgjegjësisë prindërore për fëmijën E. gjykata nuk ka marrë më parë mendimin e fëmijës dhe të babait të saj, pasi ata janë shumë të lidhur me njëri tjetrin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatoren e çështjes gjyqtaren Mirela Fana; në mungesë të palëve

ndërgjyqëse; shqyrtoi e analizoi në tërësi çështjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.436, datë 20.07.2009 i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë i

zbatimit të drejtë të ligjit dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Rrethanat e çështjes.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se palët ndërgjyqëse në datë 14.11.1991 kanë lidhur marrëdhënien martesore midis tyre. Kjo vërtetohet me çertifikatën e martesës të vitit 1991 me nr.645 të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë Shkodër.

Nga kjo martesë kanë lindur dy vajza, vajza e madhe E. K., lindur në datë 13.01.1995 dhe vajza e vogël E. K. e lindur në datë 15.05.1996. Vërtetuar ky fakt me çertifikatat e lindjes së tyre të lëshuara nga Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë Shkodër.

Në bazë të padisë dhe parashtrimet e paditëses gjatë gjykimeve ka rezultuar se marrëdhënia e tyre martesore ka pësuar tronditje për shkak të kontraditave dhe grindje të vazhdueshme që kanë lindur midis tyre, të cilat me kalimin e kohës janë shtuar më shumë. Gjatë shqyrtimit gjyqësor palët kanë pranuar se shkak i këtyre kontraditave kanë qenë konceptet dhe mendimet e ndryshme të tyre në lidhje me familjen, marrëdhëniet prind fëmijë, marrëdhëniet me të afërmit e tyre, etj. Gjithashtu palët kanë pranuar se martesa e tyre ka mbetur formale, pasi edhe bashkëjetesa e tyre ka pushuar që prej shumë kohësh.

Si rrjedhim, paditësja, në bazë të nenit 132 të K.Familjes, ka paraqitur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke kërkuar zgjidhjen e kësaj martese, lënien për rritje dhe edukim të vajzave paditëses dhe caktimin e pensionit ushqimor dhe ditëve të takimit të të paditurit me fëmijët e tij.

276

Page 277: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.3051, datë 13.11.2008, ka vendosur zgjidhjen e martesës midis paditëses A. K. dhe të paditurit H. K.; lënien e fëmijës E. për rritje dhe edukim nënës së saj A.; lënien e fëmijës E. për rritje dhe edukim babait së saj H.; paditësja A. ka të drejtë të takojë fëmijen E. javën e dytë dhe të katërt të çdo muaji nga ora 14.00 të ditës së shtunë deri në orën 17.00 të ditës së dielë; i padituri H. ka të drejtë të takojë fëmijën e E. çdo javë të parë dhe të tretë të çdo muaji nga ora 14.00 të ditës së shtunë deri në orën 17.00 të ditës së dielë; paditësja A. do të marrë fëmijët për pushime verore nga data 15 korrik deri në datën 1 gusht të çdo viti; i padituri H. do të marrë fëmijët për pushime verore nga data 1 gusht deri në datën 15 gusht të çdo viti dhe paditësja A. merr mbiemrin e vajzërisë “M”.

Mbi ankimin e bërë nga paditësja A., Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.436 datë 20.07.2009, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.3051, datë 13.11.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, lidhur me zgjidhjen e martesës, ushtrimit të përgjegjësisë prindërore për fëmijën E. K., mbiemrin e paditëses A. K. dhe shpenzimeve gjyqësore dhe ka ndryshuar vendimin për pjesën tjetër të tij, duke lënë fëmijën E. K. për rritje dhe edukim pranë nënës së saj paditëses A. K. dhe duke i caktuar të paditurit H. K. takimin me fëmijët e tij çdo javë të parë dhe të tretë çdo muaji nga ora 14.00 të ditës së shtunë deri në orën 17.00 të ditës së dielë, si dhe t’i marrë ato në banesën e tij për pushime verore nga data 15 korrik deri në datën 1 gusht të çdo viti. Gjithashtu i padituri H. K. detyrohet të paguajë kontributin për rritje dhe edukim të fëmijëve në masën prej 4000 lekësh për secilin fëmijë.

Duke mos qenë dakord me vendimin nr.436, datë 20.07.2009 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i padituri H. K. ka bërë recurs, në të cilin ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke parashtruar shkaqet e sipërcituara.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në përfundim të shqyrtimit të kësaj mosmarrëveshje, pasi analizoi çështjen në tërësi, shqyrtoi pretendimet e pjesëmarrësve në proçes, arrin në konkluzionin se vendimi nr.436, datë 20.07.2009 i Gjykatës së Apelit Shkodër është i drejtë, i bazuar në ligj dhe si i tillë ai do të lihet në fuqi.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i paraqitur pala e paditur H. K. nuk përmban shkaqet e parashikuara në nenin 472 të K.Pr.Civile dhe për rrjedhim e bëjnë të cënueshëm vendimin nr.1440, datë 23.11.2007 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Ky Kolegj çmon se Gjykata e Apelit Shkodër ka arritur një konkluzion të drejtë në lidhje me marrëdhënien martesore të palëve, me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore ndaj fëmijëve të mitur, të drejtën e takimit dhe kontributin ushqimor ndaj fëmijëve të mitur.

Në nenin 132 të K.Familjes ligjvënësi ka përcaktuar se: “secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës, kur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, …, jetesa e përbashkët bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj, për bashkëshortin paditës ose për të dy bashkëshortët”.

Në vështrim të këtij përcaktimi të ligjvënësit, secili nga bashkëshortët mund të kërkojë zgjidhjen e martesës kur midis tyre ekzistojnë grindje të vazhdueshme, keqtrajtime, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore, etj e kur për shkak të tyre jetesa e përbashkët e tyre bëhet e pamundur dhe martesa ka humbur qëllimin e saj, Kolegji vlerëson të drejtë konkluzionin e gjykatave më të ulta se martesa objekt i këtij gjykimi e ka humbur qëllimin e saj e ka mbetur formale. Për rrjedhim, me të drejtë gjykatat e kanë zgjidhur.

Gjykatat më të ulta, në mungesë të një marrëveshjeje të përbashkët midis palëve (ish bashkëshortëve), me të drejtë kanë marë në shqyrtim kërkesën e paditëses për të zgjidhur gjyqësisht mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore ndaj fëmijeve të tyre.

277

Page 278: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ky konkluzion i aritur nga kjo gjykatë vlerësohet nga Kolegji se është i mbështetur në argument ligjore dhe llogjik, është në interesin më të lartë të fëmijëve të mitur, si parimi kryesor në përcaktimin e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër është marrë në zbatim të parimeve të Konventës “Për të Drejtat e Fëmijëve” (miratuar nga Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nentor 1989), si dhe “Deklaratën për të drejtat e fëmijëve”.

Në nenin 155 të K.Familjes, ligjvënësi ka pëcaktuar se: “gjykata, para se të marrë një vendim lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtën e vizitës, …. duhet të thërrasë një psikolog, i cili të japë mendim …, se ku është më e përshtatëshme të jetojë fëmija”.

Në nenit 6 të Kodit të Familjes, thuhet se:“Në çdo procedurë që i përket të miturit, ai ka të drejtë të dëgjohet, në përputhje me

moshën dhe aftësinë e tij për të kuptuar, duke ruajtur të drejtën që i japin dispozitat e veçanta që garantojnë ndërhyrjen dhe dhënien e pëlqimit nga ana e tij …

Në çdo procedurë që i përket të miturit, prania e psikologut është e detyrueshme për të vlerësuar thëniet e të miturit, në përputhje me zhvillimin mendor dhe situatën e tij sociale”.

Në kuptim të neneve të mësipërme rezulton se ligjvënësi detyron gjykatën që para se të marrë një vendim të përkohshëm ose përfundimtar lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtës së vizitës ose të besuarit të fëmijës njërit ish bashkëshort, nëpërmjet një psikologu ose punonjësi social të marrë të dhëna për gjëndjen materiale dhe morale të familjes, kushtet në të cilat jeton familja.

Pra ligjvënësi e detyron gjykatën të hetojë në lidhje me të gjithë situatën familjare, të hetojë në lidhje me mundësinë e secilit prind për edukimin e fëmijëve të mitur, mundësinë për një zhvillim moral, intelektual dhe fizik, gjendjen shëndetësore të fëmijës dhe të prindërve, sjelljen e secilit prind në raport me fëmijën para martesës, lidhjen afektive të fëmijës me secilin prind, moshën e fëmijës dhe përkatësinë gjinore, profilin social e moral të secilit prind, mënyrën e përmbushjes së detyrimeve prindërore nga ata, mundësia materiale e prindërve, nivelin arsimor dhe intelektual të prindërve, kushtet e banimit, etj.

Në interpretim të dispozitës së sipërcituar është detyrim i gjykatës që përpara se të marrë vendimin për mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, pra përpara se të përcaktojë marrëdhënien prind fëmijë, duhet të dëgjojë mendimin e një psikologu, si një person i specializuar për të vlerësuar thëniet e fëmijës në procesin gjyqësor.

Në rastin objekt gjykimi palët, duke mos arritur një marrëveshje për të përcaktuar se cili do të jetë prindi që do të ushtrojë përgjegjësinë prindërore mbi fëmijët e tyre, i janë drejtuar gjykatës për ta zgjidhur gjyqësisht këtë pasojë të zgjidhjes së marrëdhënies së tyre martesore.

Ndryshe nga konkluzioni i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Gjykata e Apelit Shkodër me të drejtë ka konkluduar se kërkesa e paditëses duhet të pranohet, se fëmijët E. dhe E. K. duhet të qëndrojnë për rritje dhe edukim pranë nënës së tyre. paditëses A. K. dhe se i padituri H. K. duhet të takojë fëmijët e tij dhe të paguajë kontributin për rritjen dhe edukim të e tyre.

Kjo gjykatë me të drejtë ka analizuar dhe konkluduar se, në bazë të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, alternativa më e mirë për rritjen dhe edukimin e fëmijës së mitur E., K. është nëna e saj paditësja A. K.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vlerësuar e interpretuar në mënyrë të drejtë mendimin e fëmijës së mitur në sencën gjyqësore, si dhe mendimin e psikologes në aktin e vlerësimit psikologjik. Kjo gjykatë ka të vlerësuar këtë fakt në raport me gjithë tërësinë e fakteve dhe rrethanave të tjera çështjes.

278

Page 279: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjithashtu në bazë të nenit 161 të K.Familjes, në të cilën thuhet se “Gjykata në vendimin e zgjidhjes së martesës caktohet edhe kontributi për detyrim ushqimor për fëmijën …”., Kolegji e çmon të drejtë dhe të mbështetur në ligj konkluzionin e Gjykatës së Apelit Shkodër për të detyruar të paditurin të paguajë në favor të fëmijëve të tij të mitur pensionin ushqimor në masën prej 4.000 lekë në muaj, për secilën.

Në bazë të nenit 158 te K.Familjes, në të cilën thuhet se: “prindi, që nuk i është lënë fëmija për rritje dhe edukim, ruan të drejtën të mbikqyrë mbajtjen dhe edukimin e fëmijës e për pasojë të informohet …. E drejta e vizitës dhe e banimit, sipas kushteve të tij, nuk mund t’i refuzohen,….”, Gjykata e Apelit Shkodër drejt ka vendosur në lidhje me të drejtën e takimit të të paditurit me fëmijët e tij të mitur, që nuk jetojnë me të, dy herë në muaj dhe çdo muaj korrik të çdo viti kalendarik.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pasi mori në shqyrtim pretendimet e ngritura në rekurs nga pala e paditur në këtë proçes, i gjen ato të pabazuara në ligj e si të tilla ato nuk do të pranohen.

Pretendimi i paraqitur nga pala e paditur se:“... fëmija nuk mund t’i kthehet paditëses pasi ajo (e mitura) është e lidhur me të atin e saj ...”, është i pabazuar në ligj e si i tillë ai nuk do të merret parasysh nga ky Kolegj.

Ky pretendim ka të bëjë me vlerësimin e provave, marrja dhe vlerësimi i të cilave nuk është atribut dhe nuk mund të bëhet gjatë gjykimit në Gjykatën e Lartë.

Me të njëjtin arsyetim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i jep përgjigje edhe pretendimeve të tjera të ngritura nga pala e paditur në rekurs. Këto pretendime kanë të bëjnë me marrjen dhe vlerësimin e provave e si të tilla nuk do të merren në shqyrtim nga ky Kolegj.

Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.436, datë 20.07.2009 i Gjykatës së Apelit Shkodër është i drejtë e për këto shkaqe do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 485, shkonja “a” të

K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.436, datë 20.07.2009 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë, më 30.06.2011

279

Page 280: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.31003-02016-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1204 Vendimit (347)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Besnik Imeraj Kryesues Ardian Nuni Anëtar Majlinda Andrea Anëtare Guxim Zenelaj Anëtar Mirela Fana Anëtare

në datë 30.06.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: LEONARD TEFA, në mungesëE PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE

KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesë

OBJEKT I PADISË:Prishja e vendimit nr.3824/7, datë 21.05.2009

të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë K.K.P., duke lënë në fuqi vendimin nr.316, datë 28.08.2008

të Z.R.K.K.P. të Qarkut Vlorë.Baza Ligjore: Neni 18 dhe 150 i K.Pr.Administrativ.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.8296, datë 15.10.2009, ka vendosur:

Nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi çështja është në juridiksionin administrativ.

Kundër vendimit nr.8296, datë 15.10.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka bërë ankim të veçantë paditësi Leonard Tefa, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit të mësipërm duke u dërguar çështja për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tirane, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykatës është i kundërligjshëm, pasi unë e kam ezauruar rrugën administrative .

- Vetë Drejtori i Përgjithshëm i A.K.K.P., në vendimin e tij, më referon të drejtën e ankimit në gjykatë ndaj vendimit të tij.

- Funksioni i A.K.K.P. ka përfunduar në datën 01.06.2009 dhe këtij organi inekzistent nuk mund t’i ngarkohen detyra.

- Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të A.K.K.P. ka cënuar rëndë të drejtat e mia duke shkeluar rëndë parimin e efiçensës dhe i deburokratizimit të parashikuar në nenin 16 të K.Pr.Administrative, si dhe të parimit të kontrollit gjyqësor, i parashikuar në nenin 18 të po këtij Kodi.

280

Page 281: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; si

dhe pasi diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.8296, datë 15.10.2009 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për nxjerrjen

e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, është rrjedhojë e zbatimit dhe interpretimit të gabuar të ligjit proçedural civil, prandaj duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Rrethanat e faktit.

Paditësi Leonard Tefa, në bazë të dëshmisë së trashëgimisë ligjore nr.371, datë 14.05.1993, është trashëgimtar ligjor i trashëgimlënësit Laze Tefa.

Zyra Rajonale K.K.K.Pronave Qarku Vlorë me vendimin nr.316, datë 28.08.2008 ka vendosur, veç të tjerash, njohjen dhe kthimin e pronësisë ish pronarit Laze Tafa (trashëgimtarëve të tij) sipërfaqen prej 316.000 m2 të ndodhur në Radhimë të Vlorës, të mos kthejë sipërfaqen prej 16.000 m2, pasi nuk konfirmohet gjendja juridike e saj dhe të kompensojë ish pronarin për sipërfaqen prej 16.000 m2, me kufizimet përkatëse të këtyre sipërfaqeve sipas këtij vendimi.

Pala e paditur, Drejtori i Përgjithshëm A.K.K.P. me vendimin e datës 21.05.2009 me nr.3824/7 mbi ushtrimin e së drejtës së shqyrtimit me inisiativën e vet, bazuar në pikën 1 të nenit 18 të ligjit nr.9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” të ndryshuar, pikës 11 të VKM nr.566 datë 23.08.23.06.2006 ‘Për organizimin dhe funksionimin e A.K.K.P.”, ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.316, datë 28.08.2008, të Zyrës Rajonale të K.K.P. të Qarkut Vlorë dhe kthimin e çështjes në Zyrën Rajonale të K.K.P. të Qarkut Vlorë.

Drejtori i Përgjithshëm A.K.K.P. në këtë vendim ka lënë detyra për t’u zbatuar nga Zyra Rajonale të K.K.P. të Qarkut Vlorë, si plotësimin e dokumentacionit nga subjekti kërkues dhe për të kryer verifikimeve në terren të pretendimeve të tij.

Duke mos qenë dakord me këtë vendim paditësi Leonard Tefa i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi, duke kërkuar prishjen e vendimit datë 21.05.2009 nr.3824/7 të Drejtorit të Përgjithshëm A.K.K.P.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në seancën përgatitore të datës 15.10.2009, ka marrë në shqyrtim kryesisht çështjen e juridiksionit dhe me vendimin nr.8296, datë 15.10.2009 ka vendosur se kjo çështje nuk bën pjesë në juridiksionin gjyqësor, por në atë administrativ.

Kjo gjykatë në pjesën arsyetuese të vendimit të saj shprehet se: “Në bazë të nenit 18 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar, kjo çështje nuk është në juridiksion gjyqësor, pasi më parë duhet të përfundojë rruga administrative, pra shqyrtimi i kësaj çështjeje në Zyrën Rajonale të K.K.P. Qarku Vlorë, e më pas në A.K.K.Pronave Tiranë, nëse do të ketë ankim. Pasi të mbarojë shqyrtimi i kësaj çështjeje në rrugën administrative mund të ndiqet ankimi në rrugë gjyqësore”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, paditësi Leonard Tefa ka paraqitur ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, me pretendimin se vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të A.K.K.P. ka cënuar rëndë të drejtat e tij.

281

Page 282: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se shkaqet e ngritura në ankimin e veçantë nga paditësi Leonard Tefa janë të drejta dhe për rrjedhojë bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil vëren se për zgjidhjen e çështjes së juridiksionit për shqyrtimin e mosmarrëveshjes objekt gjykimi, e cila ka të bëjë me kundërshtitë mes palëve ndërgjyqëse mbi të drejtën themelore të pronës, gjykata duhet të mbajnë parasysh interpretimin e drejtë të dispozitave proçeduriale civile e administrative, si dhe atyre të legjislacionit të posaçëm për njohjen dhe kthimin e pronave ish pronarëve, në përputhje me parimet themeltare kushtetuese të sigurisë juridike, shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve.

Në këtë kontekst, Kolegji Civil mban parasysh se Gjykata Kushtetuese është shprehur në disa vendime të saj lidhur me rëndësinë vendimtare të respektimit të këtyre parimeve nga ligjvënësi, administrata shtetërore dhe gjykatat në procesin kompleks të njohjes dhe kthimit të pronës ish pronarëve.

Kështu, në lidhje me juridiksionin e detyrueshëm për shqyrtimin e mosmarrëveshjes për kundërshtimin e vendimeve të ish K.K.K.P.-ve apo të strukturave aktuale të kthimit e kompensimit të pronës, që nuk i kanë njohur a kthyer pronën ish pronarit, për arsye se me një vendim të mëparshëm ia ka njohur një subjekti tjetër të shpronësuar, Gjykata Kushtetuese, më vendimin nr.27, datë 27.07.2009, pasi arsyeton lidhur me standartin kushtetues “të gjykatës së krijuar me ligj”, detyrimet që rrjedhin nga parimi i shtetit të së drejtës dhe ai i ndarjes e balancimit të pushteteve, qartazi është shprehur se:

“Njohja, kthimi dhe kompensimi i pronës bëhet nëpërmjet një organi administrativ mbi kërkesën që ish-pronari i drejton organeve përkatëse të administratës publike. Sipas nenit 27/a të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, nëse individi kërkues nuk është dakord me vendimin e Komisionit, ai ka të drejtë ta kundërshtojë këtë vendim drejtpërdrejtë në gjykatë. Vendimet e organeve të administratës ka të drejtë t’i kundërshtojë në gjykatë, përveç kërkuesve, edhe çdo person tjetër që pretendon për vete të drejta pronësie........

Gjatë gjykimit të iniciuar prej subjekteve të mësipërme, përveç të tjerave, hetohet dhe vërtetohet dhe fakti nëse këtyre subjekteve u është cënuar apo jo e drejta e pronësisë dhe, çdo vendim gjykate që do të anulonte pjesërisht ose plotësisht vendimet e organit përkatës së administratës, duhet të konfirmojë njëkohësisht edhe të drejtën e tyre të pronësisë. Prandaj, Gjykata Kushtetuese çmon se kur shqyrtohet një mosmarrëveshje e iniciuar nga të tilla subjekte, gjykata ka juridiksion dhe kompetencë jo vetëm që të anulojë pjesërisht ose plotësisht vendimet e organit administrativ, por njëkohësisht edhe të njohë e të kthejë pjesërisht ose plotësisht pronën në favor të tyre. Megjithatë, shqyrtimi i një mosmarrëveshjeje të tillë duhet të kufizohet vetëm në pronën që është objekt i vendimeve të organit administrativ dhe jo të shtrihet në prona të tjera që nuk janë objekt i këtyre vendimeve, pasi, siç u parashtrua më sipër, njohja, kthimi dhe kompensimi i pronës i takon fillimisht juridiksionit administrativ, ndërsa gjykata, me ankesë të individit, shprehet mbi kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit të organeve të administratës, pasi ato të kenë marrë vendimin përkatës....”.

Po kështu, Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj nr.27, datë 26.05.2010, duke shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën dispozitat e ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” (i ndryshuar) për ankimimin administrativ (të detyrueshëm ose jo) ndaj vendimeve të ish K.K.K.P.-ve të nxjerra para hyrjes në fuqi të tij, si dhe për kompetencën e Drejtorit të A.K.K.K.P për të cënuar edhe kryesisht vendimet e ish K.K.K.P.-ve apo zyrave rajonale të A.K.K.P.-së, është shprehur se:“ .....zbatimi, nga një organ administrativ si A.K.K.P., i parimeve të revokimit dhe shfuqizimit të akteve të ish K.K.K.P. është i pabazuar, pasi mungon një interes i ligjshëm shtetëror dhe aktet që shfuqizohen ose revokohen nuk janë akte tipike administrative të një organi tipik

282

Page 283: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

administrativ. Drejtori i A.K.K.P. është një organ në vartësi të Këshillit të Ministrave dhe në këtë kuptim vendimi i marrë prej tij për të ndërhyrë mbi interesa civile të shtetasve, në kuptim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, është i pajustifikuar....

....Gjykata çmon se vendimet e A.K.K.P. për të shfuqizuar vendimet e K.K.K.P.-ve, përbëjnë cenim të parimit të sigurisë juridike....

....vendimi i K.K.K.P., i cili nuk është ankimuar brenda afateve ligjore merr formën e prerë. Në këtë konkluzion ka arritur edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në çështjen Ramadhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, duke cilësuar vendimet e pa ankimuara të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si “të formës së prerë dhe të ekzekutueshme”......”.

Sa më lart, Kolegji Civil vlerëson se çështja objekt gjykimi, nisur nga sa parashtrohet më sipër, duke qënë se nga paditësi Leonard Tefa kundërshtohet vendimin nr.3824/7, datë 21.05.2009 i Drejtorit të Pergjithshëm të A.K.K.P., i cili me inisiativen e vet ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr.316, datë 28.08.2008 të Zyrës Rajonale të K.K.P. të Qarkut Vlorë dhe kthimin e çështjes në Zyrën Rajonale të K.K.P. të Qarkut Vlorë, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të nenit 59 të Kodit të Proçedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e nr.8296, datë 15.10.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe

dërgimin e çështjes po asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 30.06.2011

283

Page 284: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.42003-00271-00-2008 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-1338 i Vendimit (348)

VENDIM NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea AnëtareGuxim Zenelaj AnëtarMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile, që i përket:

KËRKUESE: JORIDA MEMA

OBJEKTI:Depozitimi i vendimit nr.2970, datë 15.12.2006

i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.Baza Ligjore: Neni 46 i ligjit nr.7638, datë 19.11.1992

“Për Shoqëritë Tregtare”.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.29947/1, datë 30.01.2007 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.Depozitimin në regjistrin tregtar të shoqërisë të vendimit nr.2970, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.Hyrjen e ortakëve të rinj në shoqëri si trashëgimtarë të të ndjerit Muharrem Mema si më poshtë:1. Jorida Mema me 25% të kuotave;2. Edlira Curis (Mema) me 25% të kuotave.Përfundimisht ortakë në Shoqërinë “FourSisters” shpk do të jenë:1. Jorida Mema 25% të kuotave;2. Edlira Curis (Mema) 25% të kuotave;3. Pranvera Berdaj 50% të kuotave.Pasqyrimin e ndryshimeve përkatëse në regjistrin tregtar dhe organet tatimore.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.124, datë 13.09.2007, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.29947/1 të gjyqtarit të vetëm të Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë, duke vendosur rrëzimin e kërkesës si të pabazuar.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.124, datë 13.09.2007, në mbështetje të nenit 472 të K.Pr.Civile, brënda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs kërkuesja Jorida Mema, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

284

Page 285: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Nga përmbajtja e dispozitës së nenit 46 të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 del qartë se rregulli i përgjithshëm është se kuotat janë lirisht të transferueshme, ndërsa përjashtimi nga rregulli i përgjithshëm i lejon ortakët që kur themelojnë shoqërinë të krijojnë kufizime në statut për trashëgimtarin që kërkon të bëhet ortak.

- Statuti i shoqërisë nuk përmban asnjë kufizim të tillë. Nga përmbajtja e dispozitës së nenit 15 të statutit rezulton e kundërta e asaj çfarë arsyeton gjykata e apelit. Po ashtu edhe në nenin 8 të aktit të themelimit të shoqërisë është parashikuar se kapitali i shoqërisë trashëgohet nga trashëgimtarët e ortakut.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dhe pasi e analizoi e diskutoi çështjen

në tërësi;

V Ë R E NRrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se me vendimin nr.29947, datë 02.07.2003 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është regjistruar si person juridik Shoqëria “Four Sisters” SHPK, me ortakë themelues Muharrem Mema, zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar dhe Pranvera Berdaj zotëruese e 50 % të kuotave të kapitalit themeltar, me seli në qytetin e Durrësit.

2. Me datë 06.11.2006 ka vdekur ortaku i shoqërisë Muharrem Mema dhe sipas vendimit nr.2970, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të tij janë njohur: 1. Jorida Mema dhe 2. Edlira Curis (Mema), që trashëgojnë secila nga 1/2 pjesë e pandarë të pasurisë trashëgimore të trashëgimlënësit.

3. Mbi kërkimin e trashëgimtares të trashëgimlënësit Muharrem Mema, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.29947/1, datë 30.01.2007, ka vendosur depozitimin pranë Regjistrit Tregtar të vendimit 2970, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

4. Mbi ankimin e ortakes së Shoqërisë “Four Sisters” SHPK, Pranvera Berdaj, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.124, datë 13.09.2007, ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke rrëzuar kërkesën si të pabazuar.

5. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs Jorida Mema dhe Edlira Curis (Mema), me të cilin kërkojnë, prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ligji i zbatueshëm

6. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, të Ligjit nr.7632, datë 04.11.1992 “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar”, i ndryshuar, dhe ato të Ligjit nr.7667, datë 28.01.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare”, në të cilat është parashikuar:

6.1. Neni 442/a i K.Pr.Civile: “Ankimi është akti me të cilin palët ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të gjykatës dhe veprimeve të përmbaruesit gjyqësor, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”.

6.2. Neni 452 i K.Pr.Civile: “Mund të ankimohen në gjykatën e apelit të gjitha vendimet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë, me përjashtim të rasteve kur ankimi përjashtohet me ligj”.

6.3. Neni 13 i ligjit nr.7632, datë 04.11.1992: “Regjistri tregtar mbahet nga gjykatat. Modalitet për këtë caktohen me ligj të veçantë”.

285

Page 286: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

6.4. Neni 2 i ligjit nr.7667, datë 28.01.1993: “Gjyqtari ka të gjitha kompetencat për kryerjen e akteve të gjykatës që kanë të bëjnë me regjistrin tregtar, me përjashtim të atyre që ky ligj ose dispozita të tjera ligjore ia japin sekretarit të gjyqit”.

6.5. Neni 18 i ligjit nr.7667, datë 28.01.1993: “Në qoftë se regjistrimi është bërë mbi bazën e një vendimi të një procedure gjyqësore, me fuqi ligjore ose zbatuese, kjo duhet të tregohet gjatë regjistrimit në regjistër. Në të njëjtën kolonë të regjistrit regjistrohet edhe data e marrjes së vendimit”.

6.6. Neni 24 i ligjit nr.7667, datë 28.01.1993: “Gjyqtari vendos për kërkesat e regjistrimit dhe kërkesat e tjera, brenda 80 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës në gjykatë. Ai gjithashtu vendos edhe për publikimet e nevojshme.

Vendimi për regjistrim jepet nga gjyqtari, edhe në rastin kur një gjykatë tjetër ka marrë vendim për këtë”.6.7. Neni 25 i ligjit nr.7667, datë 28.01.1993

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

7. Se ankimi, mbi të cilin është vënë në lëvizje Gjykata e Apelit Tiranë, është ushtruar nga një person që nuk ka qenë pjesëmarrës në procedurën e zhvilluar nga gjyqtari i vetëm i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.124, datë 13.09.2007 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është ndryshuar vendimi i gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzuar kërkesa, është marrë në mosrespektim të ligjit procedurial.

9. Në shqyrtim të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore, objektit të kërkesës, pretendimeve të parashtruara në këto akte, shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në interpretim të dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Civile dhe të legjislacionit tregtar të zbatueshëm për rastin konkret, arrin në konkluzionin se gjykata e apelit ka marrë për shqyrtim një ankim të ushtruar nga një person i cili nuk ka qënë pjesëmarrës në procedurën e zhvilluar nga gjyqtari i Regjistrit Tregtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

10. Evidentohet se ortaku i Shoqërisë “Four Sisters” SHPK, Muharrem Mema, zotërues i 50% të kuotave të kapitalit themeltar të kësaj shoqërie, ka vdekur më datë 06.11.2006. Me vendimin nr.2970, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të trashëgimlënësit Muharrem Mema janë njohur fëmijët e tij, Jorida Mema dhe Edlira Curis (Mema), që trashëgojnë secili nga 1/2 pjesë të pandarë të pasurisë trashëgimore të trashëgimlënësit.

11. Kërkuesja Jorida Mema, nisur nga fakti se trashëgimlënësi Muharrem Mema ka qënë ortak në Shoqërinë “Four Sisters” SHPK, me kërkesën e datës 19.01.2007 ka kërkuar depozitimin e vendimit gjyqësor nr.2970, datë 15.12.2006 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës pranë Regjistrit Tregtar.

11.1.Mbi këtë kërkesë është vënë në lëvizje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë që, me vendimin nr.29947/1, datë 30.01.2007 të gjyqtarit të vetëm/gjyqtarit të regjistrit tregtar, ka vendosur depozitimin në regjistrin tregtar të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës

12. Vendimi i gjyqtarit të vetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është ankimuar para Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka prishur vendimin dhe ka rrëzuar kërkesën si të pabazuar.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se procedura që zhvillon gjyqtari i vetëm i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me kërkesat e personave të interesuar për të depozituar akte të shoqërisë, të vendimeve të gjykatave dhe/ose akte të institucioneve shtetërore, është një procedurë e veçantë në llojin e vet, sui generis, që për kohën kur referon situata konkrete ka qënë e rregulluar nga legjislacioni tregtar e

286

Page 287: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

konkretisht nga Ligji nr.7632, datë 04.11.1992 “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar”, i ndryshuar, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, i ndryshuar; dhe ato të ligjit nr.7667, datë 28.01.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare”.

14. Në vështrim të dispozitave të legjislacionit të sipërcituar, procedura për shqyrtimin e kërkesave të subjekteve të interesuara zhvillohet nga gjyqtari i vetëm, i cili “ka të gjitha kompetencat për kryerjen e akteve të gjykatës që kanë të bëjnë me regjistrin tregtar, me përjashtim të atyre që ky ligj ose dispozita të tjera ligjore ia japin sekretarit të gjyqësit” (neni 2 i Ligjit nr.7667, datë 28.01.1993). Për rastin konkret është kërkuar depozitimi i një vendimi gjyqësor dhe gjykata, pasi e ka verifikuar atë nga pikëpamja formalo-juridike ka urdhëruar depozitimin dhe kryerjen e shënimeve përkatëse në regjistrin tregtar (nenet 18, 24 dhe 26 të ligjit të mësipërm).

15. Sipas nenit 25 të ligjit nr.7667, datë 28.01.1993, kur kërkesa për regjistrim është jo e plotë ose nëse ka një pengesë të çfarëdoshme për regjistrim ,i cakton një afat kërkuesit për të kaluar këtë pengesë, ndërsa kur gjykata nuk pranon regjistrimin ajo i njofton kërkuesit shkaqet e mos pranimit. Në rastin e dytë, subjekti kërkues, si pjesëmarrës në proces, referuar neneve 442, 442/a, 452 të Kodit të Procedurës Civile, ka të drejtë të ankimojë vendimin para gjykatës së apelit.

15.1. Sikurse, sipas përcaktimeve të ligjit procedurial civil, vendimet e gjykatave të shkallës së parë mund të goditen para gjykatave të apelit vetëm nga palët dhe/ose pjesëmarrësit në proces edhe vendimi i gjyqtarit të vetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka të bëjë me kërkesat për depozitimet e akteve pranë regjistrit tregtar, mund të ankimohet vetëm nga subjekti kërkues dhe jo nga subjekte të tjera jo pjesëmarrëse në procedurën e shqyrtimit të kërkesës, sikundër ka vepruar ankuesi në rastin konkret.

16. Në këto rrethana ligjore, gjykata e apelit ka qënë para një rasti kur ankimi është ushtruar nga një subjekt jo pjesëmarrës në procedurën e zhvilluar nga gjykata e shkallës së parë dhe për rrjedhojë nuk duhet t’i hynte shqyrtimit të themelit të çështjes, por të vendoste pushimin e gjykimit në këtë gjykatë.

17. Legjislacioni tregtar i aplikueshëm për rastin konkret, si dhe ai në fuqi, për rastet e kësaj natyre kanë përcaktuar mjete të tjera juridike për të zgjidhur pretendimet e lindura nga depozitimi i akteve zyrtare, apo dhe të shoqërisë pranë regjistrit tregtar.

17.1. Në kuptim të rregullimeve ligjore të bëra për tregtarët dhe shoqëritë tregtare ankuesit nuk i janë shteruar mjetet ligjore, të cilat, sipas vlerësimit të tij, ai mund t’i shfrytëzojë për zgjidhjen e pretendimeve apo mosmarrëveshjeve që kanë lindur për shkak të trashëgimisë së zbatueshme nga vdekja e një ortaku të shoqërisë.

18. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.124, datë 13.09.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, duhet të prishet dhe të pushohet gjykimi i çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/e të K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.124, datë 13.09.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe pushimin e

gjykimit të çështjes në gjykatën e apelit.

Tiranë, më 30.06.2011

287

Page 288: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01420-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1213 i Vendimit (349)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea Anëtare Mirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: PAQËSOR ABAZI, i papërfaqësuar me avokatE PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE

SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga juristja Redona Raça

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga juristja Rita Arapi

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i palës së paditur për të më paguar

pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas parashikimeve të ligjit nr.8661, datë 18.09.2000,

duke filluar nga data e ndërprerjes datë 01.07.2009 e në vazhdim;Detyrimi i palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore

që kam pësuar në shumën prej 638.656 lekë, si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit

nga rillogaritja e tij pa shkak të ligjshëmBaza Ligjore: Nenet 4, 42 e 132 të Kushtetutës,

neni 29 i ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, nenet 422 e 655 të Kodit Civil, neni 32 i K.Pr.Civile,

vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.33, datë 24.06.2010.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin date 17.03.2011 ka vendosur:Mospranimin e kërkesës së palës së paditur dhe personit të tretë për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes me nr.4256 akti.

Kundёr kёtij vendimi ka bёrё ankim të veçantë pala e paditur, e cila parashtron kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010 ka përcaktuar rregulla të plota, mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do t’u llogariten dhe njëherë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit e rivlerësuar do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

288

Page 289: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësueset e palës së paditur e

personit të tretë, të cilat kërkuan ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi date 17.03.2011 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë që ka rrëzuar kërkesën

për nxjerrjen jashtë juridiksionit të çështjes është i bazuar në ligj, prandaj duhet të lihet ne fuqi.

Paditësi Paqësor Abazi ka përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi më datë 01.01.2006, pasi ka punuar pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Më datë 15.05.2009 pala e paditur ka bërë rillogaritje të këtij pensioni.

Paditësi, me pretendimin se pala e paditur ka bërë rillogaritjen e pensionit, në interpretim të gabuar të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i është drejtuar gjykatës.

Pala e paditur ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me pretendimin se, përderisa nuk është bërë ende rillogaritja e pensionit, çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin datë 17.03.2011 ka vendosur:Mospranimin e kërkesës së palës së paditur dhe personit të tretë për nxjerrjen jashtë

juridiksionit gjyqësor të çështjes me nr.4256 akti.Me arsyetimin se në ligjin specifik nr.10142, datë 27.06.2009, nuk parashikohet

detyrimi ligjor për të ndjekur rrugën administrative të ankimit.Kundёr kёtij vendimi ka bёrё ankim të veçantë pala e paditur, e cila parashtron kёto

shkaqe pёr prishjen e tij:Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010 ka përcaktuar rregulla të

plota, mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do t’u llogariten dhe njëherë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit e rivlerësuar do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Ky Kolegj vlerëson të drejtë e bazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor që të lidhet me juridiksionin, prandaj duke qenë i pabazuar në ligj, ai nuk duhet të pranohet.

Neni 137 të K.Pr.Administrative, parashikon se:Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër

refuzimit për nxjerrjen e një akti administrativ.Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe

rregullësinë e aktit të kontestuar.Në parim palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm, pasi të kenë ezauruar

rekursin administrativ.Për ankimet administrative, duhet që ligji që rregullon marrëdhënien juridike

përkatëse duhet ta thotë shprehimisht se pala e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin epror administrativ, të cilit i drejtohet ankimi.

Në rastin në gjykim, ligji nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, prandaj me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010 ku ndërmjet të tjerave arsyetojnë:

289

Page 290: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ) për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierarkisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………

Në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009, “Për sigurimin suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, nuk rezulton të jetë e parashikuar se pala e interesuar, para se t’i drejtohet gjykatës, duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala e paditur merret vetëm me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm të ushtarakut, organi që bën përllogaritjen, etj., të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit, të pretenduar prej saj.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit datë 17.03.2011 tё Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranё, mё 30.06.2011

290

Page 291: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.11243-01450-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-1214 i Vendimit (350)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesArdian Nuni AnëtarMajlinda Andrea Anëtare Mirela Fana AnëtareGuxim Zenelaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 30.06.2011 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: JAKOV PANXHI, përfaqësuar nga av.Nerulla Zebi

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga juristja Egesta Bare

PERSON I TRETË: INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE TIRANË, përfaqësuar nga juristja Rubina Kola

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i palës së paditur,

Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Tiranë, për të më paguar pensionin e parakohshëm për vjetërsi,

sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me ligjin nr.8661, datë 18.09.2000,

“Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, duke filluar nga data e ngritjes së padisë e në vazhdim çdo muaj;Detyrimi i palës së paditur për të më paguar humbjen pasurore

që kam pësuar në shumën prej 529.324 lekë, si pasojë e uljes së pensionit të parakohshëm të vjetërsisë së shërbimit

nga rillogaritja e tij pa shkak të ligjshëm.Baza Ligjore: Nenet 4, 42 e 132 të Kushtetutës,

neni 29 i ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura,

të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve,

të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”.

291

Page 292: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin datë 28.03.2011 ka vendosur:Rrëzimin e kërkesës së përfaqësueses së palës së paditur Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë për nxjerrjen e çështjes civile me nr.3090 Regj.Them., jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundёr kёtij vendimi ka bёrё ankim të veçantë pala e paditur, e cila parashtron kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

- Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010, ka përcaktuar rregulla të plota mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do t’u llogariten dhe njëherë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit e rivlerësuar do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dёgjoi relatimin e gjyqtarit Guxim Zenelaj; përfaqësueset e palës së paditur e

personit të tretë, të cilat kërkuan ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit; përfaqësuesin e paditësit, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; dhe si bisedoi çështjen nё tёrёsi,

V Ë R E NVendimi datë 28.03.2011 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është i bazuar në ligj,

prandaj duhet të lihet në fuqi.Rezulton se paditësi Jakov Panxhi ka përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi

shërbimi më datë 01.06.2005, pasi ka punuar pranë strukturave të Policisë së Shtetit. Më datë 30.06.2009, pala e paditur ka bërë rillogaritje të këtij pensioni.

Paditësi, me pretendimin se pala e paditur ka bërë rillogaritjen e pensionit në interpretim të gabuar të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, i është drejtuar gjykatës.

Pala e paditur ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, me pretendimin se, përderisa nuk është bërë ende rillogaritja e pensionit, çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin datë 28.03.2011 ka rrëzuar kërkesën e përfaqësueses së palës së paditur, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundёr kёtij vendimi ka bёrё ankim të veçantë pala e paditur, e cila parashtron kёto shkaqe pёr prishjen e tij:

Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.793, datë 24.09.2010 ka përcaktuar rregulla të plota mbi të cilat do të bëhet rillogaritja. Të gjithë përfituesve do t’u llogariten dhe njëherë përfitimet nga ana e DRSSH Tiranë dhe masa e pensionit, e rivlerësuar, do të konsiderohet si shuma përfundimtare e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Ky Kolegj vlerëson të drejtë e të bazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban asnjë shkak ligjor që të lidhet me juridiksionin, prandaj duke qenë i pa bazuar në ligj, ai nuk duhet të pranohet.

Neni 137 të K.Pr.Administrative, parashikon se:Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër

refuzimit për nxjerrjen e një akti administrativ.Organi administrativ, të cilit i drejtohet ankimi, shqyrton ligjshmërinë dhe

rregullësinë e aktit të kontestuar.Në parim, palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar

rekursin administrativ.

292

Page 293: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Për ankimet administrative, duhet që ligji që rregullon marrëdhënien juridike përkatëse duhet ta thotë shprehimisht se pala e interesuar është e detyruar të ndjekë rrugën administrative të ankimit, duke përcaktuar edhe organin epror administrativ, të cilit i drejtohet ankimi.

Në rastin në gjykim, ligji nuk ka përcaktuar as detyrimin e palës paditëse që të ndjekë rrugën administrative të ankimit dhe as organin epror se ku drejtohet ankimi, prandaj me të drejtë gjykata e shkallës së parë ka arritur në përfundimin që kjo çështje i përket juridiksionit gjyqësor.

Në një përfundim të tillë kanë arritur edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.01, datë 26.11.2010, ku ndërmjet të tjerave arsyetojnë:

Ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ), për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’i drejtohet gjykatës, është e detyrueshme vetëm nëse ligji që rregullon marrëdhënien juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse parashikon shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ, si dhe tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas hierakisë, duhet t’i drejtohet apelimi administrativ………

Në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, nuk rezulton të jetë e parashikuar se pala e interesuar, para se t’i drejtohet gjykatës, duhet të ezaurojë rekursin administrativ, prandaj çështja objekt gjykimi i përket juridiksionit gjyqësor.

Në ankim pala e paditur merret vetëm me trajtimin e problemeve që i përkasin themelit të çështjes, siç janë mënyra e përllogaritjes së pensionit suplementar të parakohshëm të ushtarakut, organi që bën përllogaritjen, etj., të cilat nuk i përkasin çështjes së juridiksionit, të pretenduar prej saj.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Civil vlerëson që ankimi i paraqitur nga pala e paditur është i pabazuar në ligj, prandaj nuk ka vend që të cënohet vendimi i dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatёs sё Lartё, mbёshtetur nё nenin 485/a tё K.Pr.Civile,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit datë 28.03.2011 tё Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranё, mё 30.06.2011

293

Page 294: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

ÇËSHTJE PENALE

294

Page 295: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

295

Page 296: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.3 i Regj. ThemeltarNr.3 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Evelina Qirjako KryesueseArjana Fullani AnëtareAndi Çeliku Anëtar Mirela Fana AnëtareMedi Bici Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 06.06.2011 mori në shqyrtim çështjen penale nr.akti 3, me palë:

I DËMTUAR AKUZUESPADITËS: ZYBER LELA, përfaqësuar nga

Av. Dorian Matlia dhe Av. Andi Kananaj

TË AKUZUAR TË PADITUR: FATMIR MEDIU, përfaqësuar nga Av. Petrit Serjani dhe Av. Ardian VishaYLLI PINARI, SOKOL NGJECI, MIHAL DELIORGJI, në mungesëDRITAN MINXHOLLI, përfaqësuar nga Av. Arben Prifti ARDIAN MULLAHI, përfaqësuar nga Av. Vladimir Meci, dhe Av. Andi Meçi SHKËLZEN MADANI, në mungesëDASHNOR ÇAUSHI, në mungesëLUAN HOXHA, në mungesëAGIM LALA, në mungesëHILMI LACAJ, në mungesëARMAND TARTARI, në mungesëNDUE MARKU, përfaqësuar nga Av. Bujar HimciSHPËTIM SPAHIU, përfaqësuar nga

Av. Vladimir MeçiZIJA BAJA, në mungesëAGIM BABAMETO, REZEART TËRSHANA, BESNIK DAUTI, FATBARDH KUCI,

296

Page 297: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

GËZIM OSHAFI, JORGO MINO, DENIS HAJDARI, në mungesëZENUN FERO, në mungesëFARI TOSKA, në mungesëHYSNI COCKA, në mungesëADRIATIK MEMA, përfaqësuar nga Av. Adriatik MemaJULIANA MARGARITI, përfaqësuar nga Av. Arben PriftiLAVDI SHATRO, në mungesëFIQIRI MATO, në mungesëSHOQËRIA “ALBDEMIL” SHPK., përfaqësuar nga Av. Elira Kokona MINISTRI I MBROJTJES, KËSHILLI I MINISTRAVE

AKUZA PENALE:Deklarimi fajtor i të akuzuarve për kryerjen e

veprës penale të “Plagosjes së rëndë nga pakujdesia”, të parashikuar nga neni 91 i K.Penal

OBJEKTI I PADISË: Shpërblimi i dëmit material shëndetësor dhe dëmit moral në masën që do të vlerësohet nga ekspertimet përkatëse.

Baza Ligjore: Nenet 91, 59, 60 të K.Pr.Penale, nenet 608 e vijues të K.Civil.

Gjyqtari i vetëm pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.(s’ka) “Për shpalljen e moskompetencës” të datës 01.03.2011 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të gjykimit të çështjes penale me nr.40 akti, datë 17.02.2011 për shkak të qënies në funksionin e anëtarit të Këshillit të Ministrave të të akuzuarit Fatmir Mediu dhe dërgimin e akteve që i përkasin kësaj çështje për kompetencë gjykimi Gjykatës së Lartë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpas çeljes së seancës gjyqësore dhe përpara fillimit të relatimit të çështjes nga

gjyqtarja Evelina Qirjako, duke marrë në shqyrtim kërkesën e z. Zyber Lela, i dëmtuari akuzues, depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datë 30.05.2011 për heqjen dorë nga ankimi,

297

Page 298: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NRezulton se në Gjykatën e Lartë, në datën 04.03.2011, ka ardhur për gjykim kërkesa e

të dëmtuarit akuzues, i cili në të njëjtën kohë është dhe me cilësinë e paditësit, Zyber Lela, kundër të akuzuarve/të paditur shtetasve Fatmir Mediu, Ylli Pinari, Sokol Ngjeci, Mihal Deliorgji, Dritan Minxholli, Ardian Mullahi, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushi, Luan Hoxha, Agim Lala, Hilmi Lacaj, Armand Tartari, Ndue Marku, Shpëtim Spahiu, Zija Baja, Agim Babameto, Rezeart Tërshana, Besnik Dauti, Fatbardh Kuci, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari, Zenun Fero, Fari Toska, Hysni Cocka, Adriatik Mema, Juliana Margariti, Lavdi Shatro, Fiqiri Mato, si dhe Shoqërisë “Albdemil” Shpk., Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave, me akuzë penale: “Deklarimi fajtor të të akuzuarve për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rendë nga pakujdesia”, të parashikuar nga neni 91 i K.Penal dhe padi civile me objekt: “Shpërblimi i dëmit material shëndetësor dhe dëmit moral në masën që do të vlerësohet nga ekspertimet përkatëse”, bazuar në nenet 91, 59, 60 të K.Pr.Penale dhe nenet 608 e vijues të K.Civil.

Rezulton se rrethanat e ngjarjes të parashtruara në kërkesën e të dëmtuarit akuzues janë si vijon:

Në datën 15.03.2008, rreth orës 12.00, në Fshatin Gërdec, Vorë, në një fabrikë që çmontonte municione luftarake ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm gjatë të cilit kanë humbur jetën 26 viktima si dhe kanë pësuar dëme në shëndet shumë persona të tjerë, ndërmjet të cilëve edhe kërkuesi, i cili gjëndej i vetëm në shtëpi, pasi ishte në periudhë pushimi nga operacioni që kishte bërë në valvulën e zemrës. Nga shpërthimi është shëmbur çatia dhe copa të tavanit kanë rënë mbi të dëmtuarin, duke e zënë poshtë. I dëmtuari akuzues ka qëndruar rreth një orë nën rrënoja, nga të cilat e kanë nxjerrë dy punëtorë që punonin në repartin e çmontimit të predhave. Personat në fjalë e kanë çuar të dëmtuarin rreth 300 m larg banesës së tij duke e ulur atë në tokë. Në këtë moment ka shpërthyer një predhë tjetër e kalibrit të madh 152 mm dhe nga fuqia e këtij shpërthimi i dëmtuari është hedhur disa metra më larg dhe ka mbetur pa ndjenja për një kohë të gjatë. Më vonë ai është çuar nga dy komshinj në shtëpinë e tij, e cila ishte e shëmbur. Që prej momentit të ardhjes në shtëpi është njoftuar policia dhe ushtria dhe vetëm të nesërmen në mëngjes i dëmtuari është çuar në spitalin ushtarak dhe më vonë edhe në Spitalin Amerikan, në repartin kardio-kirurgjikal, ku ka qëndruar i shtruar për 10 ditë.

I dëmtuari akuzues, në kërkesën e tij, ka pretenduar se të gjithë të akuzuarit kanë kryer veprën penale të përcaktuar në objektin e kësaj kërkese, pasi ata kanë shpërfillur standartet e sigurisë dhe nuk kanë zbatuar rregullat gjatë procesit të çmontimit të çmilitarizimit të municioneve. Këtë vepër ata e kanë kryer nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre të kundërligjshme. Shpërfillja e standarteve të sigurisë dhe rregullave konsiston në shmangien e Forcave të Armatosura nga garantimi i sigurisë së këtij procesi që në përzgjedhjen e vendit ku do të kryhej procesi dhe deri në shmangien nga mbikqyrja e sigurisë ushtarake. Sipas të dëmtuarit akuzues, i gjithë procesi ka mundësuar ndërmarrjen MEICO dhe kompaninë SAC-ALBADEMIL të realizojnë procesin e çmontimit dhe çmilitarizimit në një situatë kaotike pa vendosur dhe zbatuar asnjë rregull, standart sigurie në administrimin dhe ruajtjen e municioneve, në procesin teknik të çmontimit dhe çmilitarizimit, si dhe në procesin e administrimit të produkteve të dala nga ky proçes.

Ka rezultuar që kjo kërkesë është depozituar fillimisht në datën 17.02.2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjyqtari Sokol Tona, në cilësinë e gjyqtarit të vetëm, me vendimin me nr.40 akti, datë 01.03.2011, ka vendosur: “Shpalljen e moskompetencës lëndore të gjykimit të çështjes penale me nr.40 akti, datë 17.02.2011 për shkak të qënies në funksionin e anëtarit në Këshillin e Ministrave të të akuzuarit Fatmir Mediu dhe dërgimin e akteve që i përkasin kësaj çështje për kompetencë gjykimi Gjykatës së Lartë”.

298

Page 299: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e shkallës së parë e ka argumentuar këtë vendim me faktin se konstatohet se një nga bashkë të akuzuarit është dhe shtetasi Fatmir Mediu, i cili aktualisht është në funksion të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Duke qenë se në bazë të nenit 75/b, pika 2 të K.Pr.Penale kompetente për gjykimin e tij është Gjykata e Lartë, gjyqtari ka çmuar se duhet të shpallë moskompetencën për gjykimin e kësaj çështje dhe t’i dërgojë aktet për kompetencë lëndore të gjykimit në Gjykatën e Lartë.

Rezulton se kërkesa e të dëmtuarit akuzues e paraqitur përpara gjykatës është e përbërë nga dy kërkime, nga akuza penale me anën e së cilës ai kërkon: “Deklarimin fajtor të të akuzuarve për kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë nga pakujdesia të parashikuar nga neni 91, 59, 60 i K.Penal”, dhe nga padia civile me objekt: “Shpërblimin e dëmit material shëndetësor dhe dëmit moral në masën që do të vlerësohet nga ekspertimet përkatëse”, bazuar në nenin 608 e vijues të K.Civil.

Për gjykimin e kësaj çështje, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se ka juridiksion fillestar, pasi kërkesa drejtohet ndaj një subjekt i cili gëzon cilësi të veçanta të parashikuara shprehimisht në nenin 141/1 të Kushtetutës dhe nenin 75/b, pika 2 të K.Pr.Penale.

Në nenin 141/1 të Kushtetutës thuhet shprehimisht se: “Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”.

Në nenin 75/b, pika 2 të K.Pr.Penale është sanksionuar se: “Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të caktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, deputetët, Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit”.

Konstatohet se të akuzuar dhe të paditur në këtë proces janë, përveç Fatmir Mediut, edhe subjekte të tjerë të cilët nuk gëzojnë ato cilësi të veçanta të parashikuara shprehimisht në nenin 141/1 të Kushtetutës dhe në nenin 75/b, pika 2 të K.Pr.Penale, për të cilët kjo gjykatë është kompetente.

Që Gjykata e Lartë të bëhet kompetente për të gjykuar akuza penale ndaj këtyre personave është e domosdoshme të ekzistojnë tre kushte, të cilat janë parashikuar qartë në nenin 80/2 të K.Pr.Penale. Në këtë dispozitë shprehimisht thuhet se: “Në rastet e procedimeve të lidhura ndërmjet tyre dhe që nuk mund të ndahen, nga të cilat një ose disa janë në kompetencë të gjykatave si shkallë e parë dhe të tjerat në kompetencë të Gjykatës së Lartë, kompetente është kjo e fundit”.

Në analizë të dispozitës së mësipërme rezulton qartë që kushtet të cilat duhet të plotësohen janë: (i) duhet të kemi procedime të lidhura me njëra tjetrën, (ii) këto procedime të mos ndahen, dhe (iii) një ose disa procedime të jenë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë dhe të tjerat në kompetencë të Gjykatës së Lartë.

Nisur dhe nga praktika tashmë e konsoliduar e Gjykatës së Lartë në gjykime të këtij lloji, Kolegji Penal i kësaj gjykate vlerëson se aplikimi dhe zbatimi i kësaj dispozite duhet të bëhet duke mbajtur parasysh dhe në harmoni të plotë me nenin 6 të KEDNJ, për realizimin e një procesi të rregullt ligjor nga ana e gjykatave, si dhe me nenin 2 të protokollit 7, i cili thotë shprehimisht se: “1. Çdo person i shpallur fajtor për një vepër penale nga një gjykatë ka të drejtë të paraqesë për shqyrtim përpara një gjykate më të lartë deklarimin e fajësisë ose dënimit. Ushtrimi i kësaj të drejte, duke përfshirë shkaqet për të cilat ajo mund të ushtrohet përcaktohet, me ligj. 2. Nga kjo e drejtë mund të ketë përjashtime për vepra të lehta penale, siç përcaktohen me ligj, ose kur i interesuari ka qenë gjykuar në shkallë të parë nga Gjykata e Lartë, ose është shpallur fajtor dhe dënuar në vijim të një apeli kundër pafajësisë së tij”.

299

Page 300: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykimi nga Gjykata e Lartë e subjekteve të cilët nuk gëzojnë ato cilësi të veçanta të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe në K.Pr.Penale, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të cënonte rëndë parimin se: “Çdo person i deklaruar fajtor për një vepër penale nga një gjykatë ka të drejtë të paraqesë ankim në një gjykatë më të lartë”. Nga ky rregull përjashtohen vetëm ato subjekte që për shkak të pozitës, funksionit dhe të garancive të posaçme të tyre kushtetuese dhe ligjore, lidhur me ushtrimin e ndjekjes penale parashikohet që të bëhet nga një gjykatë më e lartë.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në rastin konkret, ka parasysh dhe prioritetin dhe respektimin që duhet t’u bëhet të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë në një proces penal. Në rradhë të parë janë të drejtat dhe pastaj vijnë rastet përjashtimore. Dhe rastet e përcaktuara në nenin 80, pika 2 të K.Pr.Penale futen pikërisht tek këto të fundit. Siç u analizua dhe më sipër, rezulton që të gjithë të akuzuarit e tjerë, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Plagosje të rëndë nga pakujdesia”, nuk janë në vetvete persona/subjekte për të cilët gjykimi i kësaj akuze penale, si dhe i padisë civile, të jetë në kompetencë të Gjykatës së Lartë, por siç u citua dhe më lart, kjo çështje erdhi për kompetencë lëndore në Gjykatën e Lartë bazuar në nenin 80/2 të K.Pr.Penale, vetëm pasi njëri nga bashkë të akuzuarit ishte anëtar i Këshillit të Ministrave dhe ishte subjekt i nenit 141/1 të Kushtetutës dhe nenit 75/b, pika 2 të K.Pr.Penale.

Para se të zhvillohej seanca gjyqësore e datës 06.06.2011 për gjykimin e kësaj çështje, në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 30.05.2011 u dorëzua nga ana e të dëmtuarit akuzues një deklaratë noteriale me nr.4890 rep., nr.1723 kol., që mban datën 28.05.2011, në të cilën ai shprehej se: “… shpreh vullnetin tim të pakushtëzuar dhe të pakufizuar në kohë mbi tërheqjen e ankimit të firmosur nga ana ime në cilësinë e të dëmtuarit akuzues më datë 17.11.2010. Kjo tërheqje ankimi vlen vetëm përsa i takon njërit prej shtetasve ndaj të cilëve jam ankuar dhe përkatësisht, shtetasin Fatmir Mediu”.

Me paraqitjen e kësaj deklarate nga ana e të dëmtuarit akuzues, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykimi ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu nuk duhet të vazhdojë.

Ky konkluzion i Kolegjit Penal del pas një analize që u bëhen disa dispozitave të K.Pr.Penale. Në nenin 328/c të K.Pr.Penale shprehimisht thuhet se: “Në çdo fazë të procedimit, prokurori vendos pushimin e akuzës ose çështjes kur: ...c) i dëmtuari nuk ka bërë ankim ose heq dorë nga ankimi në rastet që procedimi fillon me kërkesën e tij”.

Një nga rastet kur i dëmtuari nga vepra penale i drejtohet direkt gjykatës është dhe vepra penale e parashikuar nga neni 91 i K.Penal. Në këtë rast i dëmtuari akuzues, në bazë të nenit 59 të K.Pr.Penale, “ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit”. Sa më sipër parashikohet dhe në nenin 284, pika 5 e K.Pr.Penale, në të cilën thuhet shprehimisht se: “Për rastet e parashikuara nga neni 59, ankimi bëhet në gjykatë nga i dëmtuari akuzues”.

Në këto kushte, duke qene se kërkesa për veprat penale të parashikuara nga neni 59 i K.Pr.Penale vjen direkt në gjykatë dhe gjykohet nga kjo e fundit, është pikërisht gjykata ajo e cila ka të drejtë të vendosë dhe pushimin e çështjes kur i dëmtuari heq dorë nga ankimi dhe në këto kushte ndjekja penale nuk duhet të vazhdojë (neni 387, pika 1 e K.Pr.Penale).

300

Page 301: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në lidhje me të akuzuarit dhe të paditurit e tjerë, referuar dhe analizës që është bërë më lart në këtë vendim, përsa kohë ata nuk janë subjekte të posaçme të parashikuar nga neni 141/1 i Kushtetutës dhe neni 75/b, pika 2 e K.Pr.Penale, dhe përsa kohë procedimi i tyre nuk është i lidhur me atë të shtetasit Fatmir Mediu, pasi i dëmtuari akuzues hoqi dorë nga kërkesa e tij ndaj këtij personi, gjë që sjell automatikisht dhe rënien e shkaqeve të parashikuara në nenin 80/2 të K.Pr.Penale, ky Kolegj vlerëson se kompetente për të gjykuar akuzat ndaj të akuzuarve të tjerë është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar kjo dhe në nenin 74 të K.Pr.Penale, i cili thotë shprehimisht se: “Gjykata e rrethit gjyqësor është kompetente për gjykimin e veprave penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së Gjykatës së Krimeve të Rënda, Gjykatës Ushtarake dhe Gjykatës së Lartë”.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 59, 387, paragrafi 1, 328/c, 74,

83/1, 85 të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPushimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu.Shpalljen e moskompetencës lëndore për gjykimin e çështjes ndaj të akuzuarve:Ylli Pinari, Sokol Ngjeci, Mihal Deliorgji, Dritan Minxholli, Ardian Mullahi, Shkëlzen

Madani, Dashnor Çaushi, Luan Hoxha, Agim Lala, Hilmi Lacaj, Armand Tartari, Ndue Marku, Shpëtim Spahiu, Zija Baja, Agim Babameto, Rezeart Tërshana, Besnik Dauti, Fatbardh Kuci, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari, Zenun Fero, Fari Toska, Hysni Cocka, Adriatik Mema, Juliana Margariti, Lavdi Shatro, Fiqiri Mato, Shoqëria “Albdemil” Shpk, Ministri i Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave, dhe dërgimin e çështjes për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 06.06.2011

301

Page 302: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.9 i Regj.ThemeltarNr.9 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Medi Bici KryesuesFatos Lulo AnëtarArdian Nuni AnëtarEvelina Qirjako AnëtareMirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 13.06.2011, mori në shqyrtim, çështjen penale që i përket:

KËRKUES: SHOQATA E FAMILJARËVE TË VIKTIMAVE TË SHPËRTHIMIT TË GËRDECIT, me qendër në Tiranë, Rruga “Hoxha Tahsin”, nr.187/1, përfaqësuar në gjyq nga Av. Dorian Matlija dhe Andi Kananaj.ME PREZENCËN E PROKURORISË SË PËRGJITHSHME, përfaqësuar në gjyq nga prokurori Arqile Koça.

OBJEKTI:Dhënie informacioni dhe proçedim i fajtorit.Baza Ligjore: Nenet 58, 288 të K.Pr.Penale,

neni 77 i K.Pr.Administrative dhe ligji nr.8503, datë 30.06.1999

“Për informimin mbi dokumentat zyrtare”.

Kolegji Penal, pasi e bisedoi në tërësi çështjen; administroi provat; dëgjoi përfaqësuesin e kërkuesit Av.Dorian Matlia, i cili kërkoi që të detyrohet Prokuroria e Përgjithshme për të proceduar me regjistrimin e emrit të shtetasit Fatmir Mediu në regjistrin e kërkimeve për autorizim për procedim, sipas nenit 288 të K.Pr.Penale.

Të proçedojë me paraqitjen e kërkesës për heqjen e imunitetit të të pandehurit të sipërpërmendur, brenda afatit ligjor që përcakton neni 288 i K.Pr.Penale, Prokurori Arqile Koça, e la në çmim të gjykatës, në përfundim Kolegji,

V Ë R E NNë Gjykatën e Lartë, me datë 17.05.2011 është regjistruar çështja penale nr.9 regj.

them., që i përket kërkuesit Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit, me objekt dhënie informacioni dhe procedim i fajtorit.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes, rrethanat dhe faktet, rezultojnë si më poshtë:

302

Page 303: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdojë, konform nenit 290/e të K.Pr.Penale.

Kërkuesi, me datë 18.10.2010, i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me një kërkesë për marrjen e informacionit në lidhje me çështjen në ngarkim të shtetasit Fatmir Mediu, pasi sipas tij Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka kthyer përgjigje për kërkesën e datës 14.01.2010, me të cilën kërkuesi kërkonte proçedimin penal të shtetasit Fatmir Mediu.

Meqenëse edhe për këtë kërkesë kërkuesi nuk ka marrë përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila pasi e ka gjykuar çështjen, me vendimin përfundimtar nr.376 regj. them., datë 02.05.2011 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes penale nr.376 regj. them., datë regjistrimi 21.01.2011, që i përket kërkuesit Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit.

Dërgimin e akteve që i përkasin kësaj çështje në Gjykatën e Lartë.Në gjykimin në shkallë të parë, pasi prokurori ka deklaruar që, pas pushimit të

çështjes penale nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, organi i prokurorisë nuk ka kryer asnjë veprim procedurial në lidhje me këtë çështje, kërkuesi ka hequr dorë nga pjesa e parë e kërkimit, e cila ka të bëjë me dhënien e informacionit, e parashikuar nga neni 58/3 i K.Pr.Penale, duke e fokusuar kërkimin e tij në detyrimin e prokurorisë, që të regjistrojë emrin e shtetasit Fatmir Mediu në regjistrin e proçedimeve penale dhe për paraqitjen e kërkesës për heqjen e imunitetit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se kërkesa e bërë nga kërkuesi Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit është e pa mbështetur në prova dhe në ligj, për arsyet e mëposhtme.

Fillimi i procedimit penal rregullohet në Kreun e II të Titullit VI (Pjesa e Dytë) e Kodit të Proçedurës Penale (nenet 280 – 284).

Në këto dispozita parashikohet që prokurori ose policia marrin dijeni për veprën penale me inisiativën e vet (kryesisht), ose me njoftimin e bërë nga të tjerët, kjo e fundit në rastet e kallëzimit të bërë nga nëpunësit publikë kur gjatë ushtrimit të detyrës së tyre marrin dijeni për kryerjen e një vepre penale; në rastin e kallëzimit nga personeli mjekësor, të cilit gjatë mjekimit konstatojnë që dëmtimet janë pasojë e veprave penale; në rastin e kallëzimit të bërë nga ana e shtetasve dhe në rastin kur ka ankim të të dëmtuarit, për veprat penale të parashikuara nga neni 284 i K.Pr.Penale, ndërsa në rastet e të dëmtuarit akuzues, të parashikuara nga neni 59 i K.Pr.Penale ankimi bëhet direkt në gjykatë.

Në rastin objekt gjykimi, kërkuesi nuk rezulton të ketë paraqitur në prokurori ndonjë kallëzim ose ankim sipas nenit 284 të K.P.Penale, në mënyrë që organi i prokurorisë t’i jepte përgjigje me vendim mosfillimi të procedimit penal, sipas nenit 290 të K.Pr.Penale, ndaj të cilit mund të bëhej ankim në gjykatë në bazë të nenit 291/2 të K.Pr.Penale, ose në të kundërt të vendoste fillimin e procedimit penal, duke regjistruar emrin e të dyshuarit në regjistrin e veprave penale.

Kolegji Penal vlerëson se kjo është rruga e vetme ligjore që duhet të ndjekë personi që bën kallëzim ose ankim, në mënyrë që të ketë mundësi të marrë dijeni nëse prokurori ka nisur një hetim ose ka dalë me vendim mosfillimi për procedimin e kërkuar dhe jo si ka vepruar kërkuesi, i cili pa paraqitur ankim ose kallëzim, i kërkon prokurorisë informacion dhe procedimin e fajtorit, në bazë të neneve 58 dhe 288 të K.Pr.Penale.

Neni 288 i K.Pr.Penale parashikon që në rastin kur kërkohet autorizimi për të proceduar, prokurori nuk mund të kryejë veprime hetimore të mëtejshme, pa marrë më parë këtë autorizim nga organi kompetent.

303

Page 304: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Duhet theksuar se neni 288 i K.Pr.Penale, ku bazohet kërkesa e paraqitur nga kërkuesi, nuk lejon ankimin në gjykatë ndaj veprimeve ose mos veprimeve të prokurorit, në lidhje me autorizimin për të proceduar.

Në nenin 278/1 të K.Pr.Penale thuhet:Gjatë hetimeve paraprake, në rastet e parashikuara nga ligji, mbi kërkesën e

prokurorit, të pandehurit, të dëmtuarit dhe palëve private, vendos gjykata. Dispozita ligjore e mësipërme shprehet mjaft qartë se, gjatë hetimeve paraprake (në

këtë rast nuk ka të tilla), palët nuk mund t’i paraqesin çdo kërkesë gjykatës, por ato mund të ankohen në gjykatë vetëm në rastet kur ligji e parashikon shprehimisht një gjë të tillë, siç është rasti i mosfillimit të proçedimit, i pushimit të çështjes, ankimi ndaj masave të sigurimit, etj.

Gjithashtu ligji përcakton në mënyrë të shprehur se cilët janë pjesëmarrësit e proçedimit penal që kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës, prandaj kjo e drejtë nuk mund t’i jepet gjithkujt, qoftë edhe shoqatave.

Kolegji Penal vlerëson se dispozita e vetme ligjore e vënë nga kërkuesi në bazën ligjore të kërkesës, e cila i jep akses të dëmtuarit për t’iu drejtuar gjykatës, është neni 58/3 i K.Pr.Penale, i cili thotë:

I dëmtuari ka të drejtë të parashtrojë kërkesa në organin proçedues dhe të kërkojë marrjen e provave.Kur kërkesa e tij nuk pranohet nga prokurori, ai ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.

Ligji parashikon që kërkesat në organin procedues paraqiten nga i dëmtuari, kuptimi i të cilit jepet në paragrafin e parë të nenit 58 të K.Pr.Penale, i cili thotë:

Personi i dëmtuar nga vepra penale ose trashgimtarët e tij, kanë të drejtë të kërkojnë procedimin e fajtorit dhe shpërblimin e dëmit.

Nga citimi i dispozitave ligjore të mësipërme del mjaft e qartë se i dëmtuari, në kuptimin e ligjit procedurial penal, është personi fizik (njeriu), i cili mund të lerë trashëgimtar dhe jo personat juridikë, ku hyjnë edhe shoqatat, prandaj Kolegji Penal vlerëson se mungon legjitimiteti i kërkuesit për paraqitjen e kërkesës në gjykatë.

Kreu i VI i Titullit të I (Pjesa e Parë) e Kodit të Procedurës Penale, i cili bën fjalë për të dëmtuarin, paditësin dhe të paditurin civil, në pjesën ku flitet për të dëmtuarin nënkupton ata persona të dëmtuar nga vepra penale, që parashikohen nga nenet 59 dhe 284 të K.Pr.Penale, të cilëve u jepet e drejta që të bëjnë ankim në gjykatë, sepse pa këtë ankim personi i akuzuar nuk mund të ndiqet penalisht.

Pozita proceduriale e të dëmtuarit nuk mund të merret me anë të kërkesave, por me paraqitjen e aktit procedurial përkatës (ankimit) në organin kompetent, që është gjykata në rastin e veprave penale, të parashikuara nga neni 59 i K.Pr.Penale dhe prokuroria në rastin e veprave penale, të parashikuara nga neni 284 i K.Pr.Penale.

Për veprat e tjera penale, të cilat nuk parashikohen nga nenet 59 dhe 284 të K.Pr.Penale, është prokuroria organi i vetëm i ngarkuar nga ligji që fillon procedimin penal me inisiativën e saj (kryesisht), ose me kallëzimin e të tjerëve, pa qenë nevoja që të dëmtuarit të paraqesin ankim.

Në nenin 292 të K.Pr.Penale, i cili parashikon rifillimin e ndjekjes penale, thuhet:Vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit ose i pafajësisë, të dhënë për shkak të

mungesës së ankimit për procedim ose të kërkesës së autorizimit për procedim, nuk e pengojnë ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe kundër të njëjtit person, në qoftë se më pas bëhet ankimi, jepet autorizimi ose zhduket kushti personal që e bënte të domosdoshëm autorizimin.

304

Page 305: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Gjykata e Lartë ka vendosur pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu për shkak të mungesës së autorizimit për procedim, të cilin ajo është kompetente ta kërkojë vetëm në rastin e veprave penale të parashikuara nga neni 59 i K.Pr.Penale, për të cilat lejohet ankimi i drejtëpërdrejtë në gjykatë.

Për veprat e tjera penale, autorizimi për procedim mund të kërkohet vetëm nga prokurori, i cili sipas nenit 292 të K.Pr.Penale nuk ka asnjë pengesë ligjore për ushtrimin e ndjekjes penale për të njëjtin fakt dhe të njëjtin person, nëse i jepet autorizimi nga organi kompetent, ose në momentin që zhduket kushti personal që e bën të domosdoshëm autorizimin (bie imuniteti për shkak të mos qënit më deputet), mund të rifillojë përsëri ndjekjen penale.

Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Penal arrin në përfundimin që kërkesa e paraqitur nga Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit është e pabazuar në prova dhe në ligj, prandaj si e tillë ajo duhet të rrëzohet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 58, 288 dhe 379 e vijues të

K.Pr.Penale.

V E N D O S IRrëzimin e kërkesës së bërë nga Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të

Gërdecit, si e pabazuar në prova dhe në ligj.

Tiranë, më 13.06.2011

305

Page 306: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.55321-01048-00-2010 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-549 i Vendimit (79)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari AnëtarArdian Dvorani Anëtar Arjana Fullani Anëtare Aleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 08.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale që u përket:

TË PANDEHURIT: SHYQYRI DUSHKU, përfaqësuar nga av. Petrit Hysi.

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës

dhe fallsifikimit të akteve të gjendjes civile, parashikuar nga nenet 191/1 dhe 248 të K.Penal.

TË PANDEHURIT: SHEFQET MIKLI, përfaqësuar nga av. Muhamet Hoxha.

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës,

parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin nr.73, datë 23.11.2009, ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Dushku për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248 të K.Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, e dënon me 4 (katër) muaj burgim dhe 300 000 (treqind mijë) lekë gjobë.Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Dushku për veprën penale të “Fallsifikimit të akteve të Gjendjes Civile”, të parashikuar në nenin 191/1 të K.Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim dhe 300 000 (treqind mijë) lekë gjobë.Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, gjykata e dënon përfundimisht të pandehurin Shyqyri Dushku me një dënim të vetëm me 5 (pesë) muaj burgim dhe 350 000 (treqind e pesëdhjete mijë) lekë gjobë.Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit të dhënë për të pandehurin Shyqyri Dushku për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri gjatë kohës së provës të mos kryeje vepër tjetër.

306

Page 307: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Të urdhërohet i dënuari Shyqyri Dushku që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.Të detyrohet i pandehuri Shyqyri Dushku që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar.Pushimin e gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurit Shefqet Mikli për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.Shpenzimet procedurale në ngarkim të pandehurit Shyqyri Dushku.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.527, datë 30.06.2010, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.73, datë 23.11.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe kthimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Kundër vendimit të mësipërm të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs i gjykuari Shefqet Mikli, nëpërmjet avokatit të tij, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.527, datë 30.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.73, datë 23.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

- Gjykata e apelit ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë, në mohim të nenit 428/ç të K.Pr.Penale, pa patur asnjë shkak të parashikuar nga kjo dispozitë, për më tepër që ajo ka gabuar duke cënuar të drejtën e të pandehurit Shefqet Mikli për t’u mbrojtur nga avokati i zgjedhur prej tij, ku për shkak se seanca është zhvilluar një orë me vonesë, për arsye se mbrojtësi i tij kishte një gjyq tjetër në atë orar, nuk përfilli kërkesën e të pandehurit për të shtyrë seancën në një datë tjetër.

- Gjykata e apelit, duke dalë jashtë pretendimeve të prokurorit në ankim, ka dalë jashtë përcaktimeve të nenit 428/ç të K.Pr.Penale, përveçse ka pranuar ankimin e të pandehurit Shyqyri Dushku jashtë afatit ligjor 10 ditor, të parashikuar nga ligji, gjë që dhe kjo e cënon atë vendim.

- Gjykata e apelit ka dhënë një vendim të padrejtë dhe në kundërshtim me provat e administruara në gjykim dhe rezultat i një vendimi të njëanshëm, pasi jo vetëm ka gabuar duke u shprehur se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë një hetim të plotë, kur në fakt janë shqyrtuar të gjithë pretendimet e palëve dhe të gjithë provat, por dhe nuk ka lënë si detyrë se për çfarë nuk ka hetuar gjykata e shkallës së parë që të mos gabojë në rigjykim.

- I mbrojturi prej meje ka patur detyrën e oficerit të informacionit dhe akuzohet për shpërdorim detyre nëpërmjet futjes në regjimin e brendshëm të sendeve të ndaluara, pavarësisht se detyra funksionale e tij është e përcaktuar qartë në rregulloren e burgut dhe ngjarja e pretenduar nuk ka asnjë lidhje me detyrën funksionale të tij, prandaj dhe themi se është tërësisht e montuar dhe alogjike.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; prokurorin Artur Selmani, i cili

kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 527, datë 30.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë; av.Muhamet Hoxha, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.527, datë 30.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.73, datë 23.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat; av.Petrit Hysi, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.527, datë 30.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë duke vendosur pushimin e çështjes; dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

307

Page 308: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NVendimi nr.527, datë 30.06.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është i pabazuar në ligj,

si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykatat kanë pranuar këto rrethana të çështjes në gjykim.I pandehuri Shyqyri Dushku ka ushtruar detyrën e drejtorit të Institutit të Ekzekutimit

të Dënimeve Penale në Burrel për periudhën Prill 2007 - Mars 2008.Ka rezultuar se gjatë kohës në detyrën e drejtorit, i pandehuri Shyqyri Dushku ka

urdhëruar që të bëhen takime speciale mes të dënuarit Shkëlqim Sufja me shtetasen Vildane Ahmetaj dhe të dënuarit Artur Bala me shtetasen Rozana Kurtaj, ndërkohë që ato shtetase (sipas çertifikatave të ndodhura në dosjet personale të të dënuarve) nuk bënin pjesë në gjendjen e tyre civile, pasi i dënuari Shkëlqim Sufja figuron i martuar me një shtetase tjetër, i dënuari Artur Bala figuron beqar.

Çertifikatat, të cilat i pandehuri Shyqyri ka urdhëruar të futen në dosjet e të dënuarve për efekt të takimeve speciale, kanë rezultuar të falsifikuara (sipas aktit të ekspertimit grafik nr.8239, datë 02.12.2008 të Institutit të Policisë Shkencore).

Po kështu, ka rezultuar se i pandehuri Shyqyri Dushku, gjatë periudhës së ushtrimit së detyrës si drejtor i I.E.D.P.Burrel dhe konkretisht në fillim të muajit Shkurt të vitit 2008, është vënë në dijeni se kishte tentativë për arratisjen e disa të dënuarëve nga burgu. Për këtë fakt është vënë në dijeni edhe Drejtori i Policisë Burgjeve Tiranë dhe megjithëse është krijuar plan-masash për kontrolle për lëvizjet e të dënuarve të cilët vlerësoheshin për rrezikshmëri të lartë nga dhomat ku vuanin dënimin, i pandehuri Shyqyri Dushku nuk ka marrë asnjë masë lidhur me këtë situatë, madje nuk ka vënë në dijeni as oficerët e policisë së burgut.

Veç sa më sipër, ka rezultuar se i pandehuri Shyqyri Dushku ka lejuar që të bëhet lëvizja e policit të shërbimit të vendrojës nr.5 për në tarracën e ajrimit të këtij burgu, në kundërshtim me skemën e sigurisë së burgut, miratuar me urdhërin nr.4352, datë 06.06.2006 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Tiranë.

Këto veprime janë klasifikuar si vepra penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “fallsifikimit të akteve të gjendjes civile” të parashikuara nga nenet 248 dhe 191/1 të Kodit Penal dhe, me këtë akuzë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mat e ka çuar për gjykim të pandehurin Shyqyri Dushku para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.

Po me këtë kërkesë nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat është çuar për gjykim dhe i pandehuri Shefqet Mikli, akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sipas akuzës, shpërdorimi i detyrës për të pandehurin Shefqet Mikli, i cili ka ushtruar detyrën e oficerit të informacionit në I.E.D.P. Burrel, konsiston në faktin se ai ka futur sende të palejuara dhe ushqime të pakontrolluara nga kontrollorët, e konkretisht ka fshehur disa telefonë celularë brenda reflektorëve për ngrohje.

Në përfundim të hetimit gjyqësor të kësaj çështje, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka konsideruar të provuara akuzat në ngarkim të të pandehurit Shyqyri Dushku dhe e ka shpallur fajtor për veprat penale “shpërdorimit të detyrës” dhe “fallsifikimit të akteve të gjendjes civile”, të parashikuara respektivisht në nenet 248 dhe 191/1 të Kodit Penal, duke e dënuar përfundimisht me një dënim të vetëm me 5 (pesë) muaj burgim dhe 350.000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë gjobë. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, ajo gjykatë ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit të dhënë për të pandehurin Shyqyri Dushku për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri gjatë kohës së provës të mos kryerjë vepër tjetër.

Ndërsa për të pandehurin Shefqet Mikli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka pushuar gjykimin e çështjes për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

308

Page 309: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Mbi ankimin e të pandehurit Shyqyri Dushku, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin 527, datë 30.06.2010 ka vendosur prishjen e vendimit nr.73, datë 23.11.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe kthimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues, me arsyetimin se: nga ana e gjykatës së shkallës së parë janë kryer shkelje të rënda proceduriale që passjellin pavlefshmërinë e vendimit.

Nëpërmjet rekursit të paraqitur para Gjykatës së Lartë, i gjykuari Shefqet Mikli ka kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, duke parashtruar ato shkaqe të cilat janë cituar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë si shqyrtoi shkaqet e rekursit të paraqitur, argumentat e vendimit te gjykatës së apelit objekt rekursi, në tërësinë e akteve të administruara në dosje dhe në ballafaqim me ligjin procedurial penal, çmon se në çështjen në shqyrtim Gjykata e Apelit Tiranë ka zbatuar gabim ligjin procedurial penal.

Përfundimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, se vendimi i gjykatës është bazuar në prova shkresore të cilat nuk i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor, është i gabuar.

Nga shqyrtimi i procesverbalit gjyqësor të mbajtur në seancën gjyqësore të datës 24.09.2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton se avokati i të pandehurit Shefqet Mikli ka kërkuar që të administrohen si prova shkresore vendimi nr.56, datë 21.06.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, i lënë në fuqi me vendimin nr.329, datë 23.08.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, urdhëri i largimit të tij nga puna dhe ankesa e të pandehurit drejtuar Ministrit, me pretendimin se i mbrojturi prej tij nuk ka kryer shkelje të rregullores dhe as vepër penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka marrë vendim, konform nenit 357 të Kodit të Procedurës Penale, të pranojë kërkesën e mbrojtjes për administrimin e akteve të paraqitura, duke vazhduar seancën gjyqësore me administrimin e tyre.

Neni 380 i po këtij Kodi parashikon: “Për të marrë vendimin gjykata nuk mund të përdorë prova të tjera veç atyre që janë marrë ose verifikuar në shqyrtimin gjyqësor”.

Në rrethanat e çështjes konkrete dhe në interpretim të përmbajtjes së dispozitës së mësipërme, Kolegji çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka zbatuar drejt përcaktimet e K.Pr.Penale, duke e mbështetur vendimin e saj në prova të cilat i janë nënshtruar ligjërisht shqyrtimit gjyqësor, në përputhje me kërkesat e ligjit procedurial penal.

Të pabazuar e vlerëson ky Kolegj përfundimin tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, sipas të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat nuk ka zbatuar kërkesat e nenit 360/1/2 të K.Pr.Penale.

Nga përmbajtja e nenit 360 të Kodit të Procedurës Penale “Paraqitja dhe betimi i dëshmitarit”, pikat “1” dhe “2” del në mënyrë të shprehur detyra e kryetarit të seancës gjyqësore për të paralajmëruar dëshmitarin lidhur me detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën para gjykatës dhe detyra e sekretarit të gjykatës për të lexuar deklaratën e betimit. Pika “3” e kësaj dispozite parashikon: Mosrespektimi i dispozitave të paragrafëve “2” dhe “3” sjell pavlefshmërinë e veprimit të kryer.

Në gjendjen që janë aktet, Kolegji vlerëson se Gjykata e Shkallës së Parë Mat dhe sekretarja gjyqësore në këtë proces gjyqësor kanë përmbushur detyrimin e tyre sipas nenit 360/1/2 i K.Pr.Penale, duke i bërë të ditur secilit dëshmitari detyrimin për të thënë të vërtetën, po kështu ju është lexuar edhe formula e betimit pasi vetë shprehja “Dëshmitari ... si u betua tha:...”, të çon në këtë përfundim. Kjo nuk e bën të pavlefshëm veprimin e kryer në kuptim të paragrafit “3” të nenit 360 të Kodit të Procedurës Penale, për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet shkelje e rëndë proceduriale. Pasqyrimi në këtë mënyrë nga ana e sekretares gjyqësore i këtij momenti procedurial në procesverbalin e seancës gjyqësore nga ana e këtij Kolegji konsiderohet një mangësi e sekretarit gjyqësor, e cila duhet të mbahet parasysh dhe

309

Page 310: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

mos të përsëritet në veprimtarinë e përditëshme të sekretarisë gjyqësore, por, nuk mund të përbëjë shkelje të rëndë proceduriale as shkak për prishjen e vendimit.

Shkeljen tjetër proceduriale të evidentuar nga ana e gjykatës së apelit, lidhur me mos pasqyrtimin e sekretares gjyqësore në hyrje të procesverbalit gjyqësor apo në një rast të kryesuesit të seancës, Kolegji e vlerëson jo si të tillë që mund të passjellë pavlefshmëri të tij, pasi konstatohet se në përfundim të seancave gjyqësore përkatëse këto procesverbale janë nënshkruar rregullisht si nga ana e sekretares gjyqësore dhe nga kryesuesi i seancës gjyqësore.

Për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konkludon se, në vendimin nr.527, datë 30.06.2010, Gjykata e Apelit Tiranë ka zbatuar gabim dispozitën e nenit 428/1/ “ç” të Kodit të Procedurës Penale, si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441, gërma “ç” të Kodit të

Proçedurës Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.527, datë 30.06.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin

e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 08.06.2011

310

Page 311: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61003-00470-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-471 i Vendimit (80)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari AnëtarArdian Dvorani AnëtarArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 08.06.2011 mori në shqyrtim çështjen penale, që i përket palëve:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR ELBASAN

OBJEKTI:Vleftësimin e lejimit të përgjimit të bisedave

dhe komunikimeve telefonike të numrit celular 0685671534 përgjim i lejuar me vendimin e datës 13.11.2010,

ora 18.00 të Prokurorisë Elbasan.Baza Ligjore: Nenet 221 e 222 të K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimi nr.688, datë 15.11.2010 ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.296, datë 09.12.2010 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit administrativo penal nr.688, datë 15.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës nr.296, datë 09.12.2010, ka paraqitur rekurs Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan duke vendosur pranimin e kërkesës së prokurorit për vlerësimin e vendimit të tij datë 13.11.2010 për përgjimin telefonik të celularit të shtetasit me emrin “Fatos”, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

- Vendimet e gjykatave janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal.

311

Page 312: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Në kërkim të një shtetasi të caktuar është regjistruar procedimi penal. Për këtë person është autorizuar përgjimi i komunikimeve. Nga përgjimet telefonike me një person të paidentifikuar mësohet që ai i ka thënë shtetasit në përgjim ta shesë lëndën narkotike te personat e interesuar me çmimin 52.000 Euro. Në vijim të përgjimeve të realizuar nga OPGJ është identifikuar si i implikuar në veprimtarinë kriminale edhe shtetasi i quajtur me emrin “Fatos” mbajtës i numrit të telefonit 0685671534. Mbi këtë bazë prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të bisedave telefonike me këtë numër celulari dhe brenda afateve ligjore bëhet kërkesa në gjykatë për vleftësimin e lejimit të përgjimit.

- Të dhënat fillestare në ngarkim të tij do të konkretizohen dhe plotësohen nëpërmjet realizimit të këtyre veprimeve procedurale, pra nëpërmjet përgjimit të bisedave telefonike midis bashkëpunëtorëve.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; prokurorin Kujtim Luli, i cili

deklaroi heqjen dorë nga rekursi; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se në datë 09.11.2010 mbi

bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1758 për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Nga të dhënat që disponon Seksioni i Luftës kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan rezulton se shtetasi Klodian Bërdufi, i vitlindjes 1987, banues në Elbasan, mbajtës i numrit celular 0685840109 zhvillon aktivitet kriminal në fushën e tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Ky person i ka kërkuar një burimi konfidencial të policisë të ndërmjetësojë në shitjen e një sasie kokaine prej 5 kg. Vetë Klodiani posedon një sasi prej 0.5 kg kokainë, por sasi më të mëdha posedojnë të njohur të tij në Elbasan.

Në datë 09.11.2010 prokurori ka autorizuar punonjësit e infiltruar të policisë Flori e Geri të kryejnë blerje të stimuluar të lëndës narkotike nga Klodian Bërdufi. Punonjësit e policisë Geri e Flori posedojnë numrin e telefonit celular 0695131519.

Me vendimin e datës 09.11.2010 prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të komunikimit telefonik të shtetasit Klodian Bërdufi dhe punonjësve të policisë Geri e Flori. Me vendimin nr.677, datë 11.11.2010 lejimi i përgjimit është vleftësuar i ligjshëm nga ana e gjykatës.

Nga përgjimi i numrit 0685840109 ka rezultuar se Klodian Bërdufi ka biseduar në telefon me një person të paidentifikuar ende që përdor numrin telefonik celular 0693115058. Ky person i ka thënë ndër të tjera Klodianit “....po ashtu jepja dhe me 52.000 euro, që të bien dakord....” Shifra prej 52.000 Euro dyshohet se është çmimi i shitjes së një kilogrami kokaine, destinuar për tregun e paligjshëm.

Në vijim të përgjimit nga ana e oficerit të policisë gjyqësore në sektorin e përgjimeve të Prokurorisë së Përgjithshme është identifikuar si i implikuar në veprimtarinë kriminale shtetasi i quajtur “Fatos”, mbajtësi i numrit telefonik 0685671534.

Bazuar në kërkesën e policisë gjyqësore me vendimin e datës 13.11.2010, ora 18.00, bazuar në nenin 222/2 të K.Pr.Penale, prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të komunikimeve telefonike të numrit të telefonit celular 0685671534 të përdorur nga personi i quajtur “Fatos”. Përgjimi është urdhëruar të kryhet nga dita 13.11.2010 ora 18.00 deri në të

312

Page 313: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

njëjtën orë të datës 28.11.2010. në orën 14.00 të datës 14.11.2010 prokurori ka paraqitur në gjykatë kërkesë për vleftësimin e lejimit të përgjimit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimi nr.688, datë 15.11.2010 ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj dhe në prova........”.

Arsyetimi i gjykatës: “ ...në rastin në shqyrtim procedohet për krimin e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i cili parashikon një dënim me burgim në maksimum prej 15 vjet dhe (kryhet me dashje). Për këtë shkak plotësohen kushtet e parashikuara nga pika 1, gërma a e nenit 221 të K.Pr.Penale.

Nga aktet e paraqitura nga prokurorit nuk rezulton se ka të dhëna që krijojnë dyshim për përfshirjen e shtetasit të quajtur “Fatos” në veprimtarinë kriminale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” në bashkëpunim me shtetasin Klodian Bërdufi e të tjerë. Si në kërkesën e prokurorit, ashtu edhe në kërkesën e policisë gjyqësore për lejimin e përgjimit, vetëm se përmendet fakti se në veprimtarinë kriminale është implikuar shtetasi me emrin “Fatos”, por nuk përcaktohet se cilat janë të dhënat konkrete të marra nga përgjimi që krijojnë dyshimin për këtë përfshirje. Në gjykim nga prokurori u paraqitën procesverbale të transkriptimeve të përgjimeve të numrit 0685840109, përdorur nga Klodian Bërdufi dhe disa numrave të tjerë, ndër të cilët dhe numri për të cilin është lejuar përgjimi. Këto materiale nuk kanë shërbyer si bazë për marrjen e vendimit pasi i janë paraqitur nga policia gjyqësore sot në datë 15.11.2010. Në seancë, me gjithë kërkesën e gjykatës për të specifikuar pjesë të transkriptimeve që japin të dhëna mbi përfshirjen në veprimtarinë e paligjshme të shtetasit “Fatos” nga ana e prokurorit nuk u përcaktuan të tilla.......”.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.296, datë 09.12.2010 ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit administrativo penal nr.688, datë 15.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

Arsyetimi i gjykatës: “ ......nuk jepet asnjë e dhënë konkrete në informacionin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan dhe në vazhdim edhe në kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi lidhur me implikimin e shtetasit “Fatos” në këtë veprimtari kriminale, aq më pak që të jetë argumentuar edhe shkalla e implikimit të këtij shtetasi në këtë veprimtari. Arsyeja e parashtruar nga prokurori përfaqëson përcaktim të përgjithshëm dhe nuk është argumentuar, aq më pak ajo nuk është detajuar e qartë dhe e kuptueshme. Mbi këtë bazë edhe vendimi i prokurorit për lejimin e përgjimit të bisedave të këtij numri telefonik është i paqartë, i pa detajuar dhe i pakuptueshëm, në drejtim të rrethanave që kanë imponuar mënyrën e vendimmarrjes..... vendimi i lejimit të përgjimit të bisedave të këtij numri telefonik nuk rezulton proporcional dhe në përputhje me kriteret e pranuara nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me rastet e ndërhyrjes në të drejtën e paprekshmërisë së jetës private të individëve.......”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës nr.296, datë 09.12.2010, ka paraqitur rekurs Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka kërkuar ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke vendosur pranimin e kërkesës së prokurorit për vlerësimin e vendimit të tij datë 13.11.2010 për përgjimin telefonik të celularit të shtetasit me emrin “Fatos”.

Në seancën gjyqësore, menjëherë pas legjitimimit të palëve, prokurori Kujtim Luli deklaroi heqjen dorë nga rekursi për arsye se procedimi në ngarkim të të dyshuarve është pezulluar dhe autorët nuk janë zbuluar, edhe pse me një vendim tjetër të gjykatës është lejuar përgjimi i telefonit celular për të bërë të mundur identifikimin e personit mbajtës të këtij numri dhe bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në veprën penale për të cilën po hetohej.

313

Page 314: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në këto kushte, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, për sa kohë gjykimi në Gjykatën e Lartë është vënë në lëvizje me rekursin e Prokurorit i cili në seancë gjyqësore hoqi dorë nga ky rekurs, Gjykata e Lartë nuk mund të vazhdojë gjykimin e mëtejshëm në kushtet kur mungon lënda e këtij gjykimi dhe për rrjedhojë duhet të vendosë pushimin e gjykimit.

Ky vendim mbështetet në parimin e sigurisë juridike dhe është në pajtim me qëndrimet e mbajtura nga Gjykata e Lartë në raste analoge.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 387 të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPushimin e gjykimit të çështjes në këtë gjykate.

Tiranë, më 08.06.2011

314

Page 315: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61004-00286-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-489 i Vendimit (81)

VENDIMNЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseBesnik Imeraj AnёtarArdian Dvorani AnёtarArjana Fullani AnёtareAleksandër Muskaj Anёtar

në seancën gjyqësore të datës 08.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR DURRËS, përfaqësuar në gjyq nga prokurori pranë Gjykatës së Lartë, Artur Selmani.

PERSON NËN HETIM: REDJON DISHA, i mbrojtur në gjyq nga av.Salmi Velçani.

OBJEKTI:Vleftësimi i ligjshëm i ndalimit

dhe caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit Redjon Disha.

A K U Z U A R:Për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”,

të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.Baza Ligjore: Nenet 244/1, 258/1, 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.853, datë 23.10.2010, ka vendosur:

Vleftësimin të ligjshëm të ndalimit ndaj shtetasit Redjon Disha. Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Redjon Disha atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.294, datë 01.12.2010, ka vendosur:Shfuqizimin e vendimit nr.853, datë 23.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, si të pabazuar në ligj.

Kundër vendimit ka paraqitur rekurs Prokuroria e Apelit Durrës, me anën e të cilit ka kërkuar, prishjen e vendimit nr.294, datë 01.12.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.853, datë 23.10.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

315

Page 316: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Si shkaqe të ankimit pala ankuese ka paraqitur:- Gjykata e apelit nuk ka vlerësuar ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në

prova, sipas nenit 228/1 i Kodit të Procedurës Penale. Ky vlerësim i gjykatës së apelit vjen në kundërshtim me provat e paraqitura dhe të administruara në gjykatën e shkallës së parë.

- Nga ana e policisë gjyqësore janë zbatuar të gjitha detyrimet, që rrjedhin nga nenet 253, 254, 255 e 256 të Kodit të Procedurës Penale, për ndalimin e të akuzuarit.

- I akuzuari hetohet për kryerjen e një krimi të rëndë që paraqet rrezikshmëri shoqërore.

KOLEGJI PENAL i GJYKATЁS SЁ LARTЁpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi prokurorin pranë

Gjykatës së Lartë, Artur Selmani, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.294, datë 01.12.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.853, datë 23.10.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës; dëgjoi mbrojtësin e personit nën hetim Redjon Disha, Av.Sami Velçani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.294, datë 01.12.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen:

V Ё R E NSe vendimi nr.294, datë 01.12.2010 i Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe vendimi

nr.853, datë 23.10.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me të cilët është vendosur në lidhje me masën e sigurimit për personin nën hetim, Redjon Disha, janë rrjedhojë e shkeljeve të rënda procedurale.

A. Rethanat e faktit

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se personi nën hetim, Redjon Disha, është akuzuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

2. Organi i Prokurorisë së Rrethit Durrës, në datë 16.04.2010, mbi bazën e materialeve të para hetimore të dërguara nga policia e këtij rrethi, ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të shtetasit Mehmet Bajrami, që është daja i personit nën hetim Redjon Disha.

3. Sipas akteve të administruara në dosjen hetimore rezulton se, pas regjistrimit të procedimit penal, strukturat e Policisë të Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, kanë administruar prova dhe akte të mjaftueshme ligjore dhe procedurale, me të cilat provohet aktiviteti kriminal i personit nën hetim Redjon Disha.

Strukturat e specializuara kanë mbledhur informacion të mjaftueshëm për aktivitetin kriminal të dajës së personit nën hetim, informacion që implikon edhe personin nën hetim Redjon Disha.

4. Janë kryer blerje të stimuluara, për të cilat më parë është marrë leje nga organi përkatës. Është bërë kqyrja dhe marrja e provave materiale dhe sekuestrimi i tyre, duke u kryer dhe ekspertimet teknike përkatëse.

Personi nën hetim ka pretenduar se, ditën e ndalimit të tij nga policia ai ndodhej në shtëpi dhe, pasi ka ardhur në dijeni se kanë ndaluar dajën e tij, ka shkuar për t’u interesuar.

5. Duke qenë se ka pasur dyshime të arsyeshme, se ai është autor i mundshëm i veprës penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, me vendimin nr.853 akti, datë 23.10.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është vendosur si masë e sigurimit personal “Arrest në burg”. Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është shfuqizuar nga Gjykata e Apelit Durrës me vendimin penal nr.294, datë 01.12.2010.

6. Prokuroria e Apelit Durrës ka paraqitur rekurs, me të cilin ka kërkuar

316

Page 317: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe rrëzimin e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurimit.

B. Procedurat gjyqësore

7. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin nr.853 akti, datë 23.10.2010, ka vendosur: “Të vlerësojë të ligjshëm ndalimin e të dyshuarit Redjon Disha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga 283/2 i Kodit Penal. Të caktojë ndaj të dyshuarit Redjon Disha, masën e sigurimit “arrest në burg”.

8. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.294, datë 01.12.2010, ka vendosur: “Shfuqizimin e vendimit nr.853 akti, datë 23.10.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

9. Gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit Durrës janë mjaftuar në arsyetimin e vendimeve të tyre vetëm me listimin e akteve dhe të provave të administruara në dosjen gjyqësore.

Në të dy vendimet mungon analiza e fakteve dhe provave, pranimi apo mospranimi i kushteve të ndalimit dhe, të caktimit të masës së sigurimit.

D. Në lidhje me ankimin (rekursin)

10. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të bazuara në ligj (Neni 432 i Kodit të Procedurës Penale) dhe si të tilla, do të pranohen.

11. Vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës, ashtu edhe ai i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë rrjedhojë e shkeljeve të renda procedurale, që lidhen kryesisht me analizën dhe vlerësimin e rrethanave dhe kushteve të caktimit e zbatimit të masave të sigurimit.

12. Gjykatat në caktimin e masës së sigurimit duhet të udhëhiqen nga nenet 228 dhe 229 të Kodit të Procedurës Penale.

Nevojat e sigurimit për të pandehurin, duhet të justifikojnë përshtatshmërinë e masës së sigurimit personal. Në rrethana të tilla është e domosdoshme që, veç të tjerave, të hetohet dhe në lidhje me personalitetin e të ndaluarit, faktin në se është i dënuar apo jo dhe rrethana të tjera që lidhen me të.

13. Në nenin 230/1 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet që “Arresti në burg” është i mundur vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të të pandehurit.

Në vendimmarrjen e tyre, gjykatat duhet të arsyetojnë në lidhje me përshtatshmërinë e masës së sigurimit “Arrest në burg” ose, për papërshtatshmërinë e zbatimit të masave të tjera ndaluese apo shtrënguese të sigurimit personal.

14. Gjykimi i çështjes ka qenë me shkelje të rënda procedurale, që e bëjnë procesin ligjor të parregullt dhe aktet e nxjerra në zbatim të tij, absolutisht të pavlefshme. Gjykata shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë mospërfillur detyrimin kushtetues që buron nga neni 142/1 i Kushtetutës, sipas të cilit vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara.

15. Vendimet e të dy gjykatave vlerësohen të paarsyetuara, fakt që vjen në kundërshtim me nenet 112 dhe 382, 383 të Kodit të Procedurës Penale, dispozita të cilat detyrojnë gjykatën të arsyetoje vendimin gjyqësor. Kjo rrethanë ka passjellë zbatim të gabuar të ligjit procedural.

“...Vendimi dhe urdhëri arsyetohen, ndryshe janë të pavlefshëm...”. (Neni 112/3 i Kodit të Procedurës Penale).

“Përpilimi i vendimit

317

Page 318: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

1. Pas marrjes së vendimit bëhet arsyetimi i tij duke u bazuar në provat dhe ligjin penal, si dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues”. (Neni 382 i Kodit të Procedurës Penale).

“Elementet e vendimit 1. Vendimi përmban:... ç) parashtrimin e përmbledhur të rrethanave të faktit dhe

provat mbi të cilat bazohet vendimi, si dhe arsyet për të cilat gjykata i quan të papranueshme provat e kundërta;” (Neni 383 i Kodit të Procedurës Penale)

16. Gjykatat, midis të tjerave, duhej të udhëhiqeshin nga praktika e qëndrueshme e Gjykatës së Lartë, e shprehur sidomos me vendimet nr.264, datë 29.07.1999 dhe nr.3, datë 19.05.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

17. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 142 të saj, sanksionon detyrimin e gjykatave të të gjitha niveleve për të arsyetuar vendimet e tyre. Gjykatat duhet të parashtrojnë në mënyrë të përmbledhur rrethanat e faktit, provat mbi të cilat bazohet vendimi, mënyrën e vlerësimit të këtyre provave, pra të tregojnë me qartësi të mjaftueshme arsyet mbi të cilat mbështesin vendimet e tyre.

18. Edhe Gjykata Kushtetuese, ka krijuar jurisprudencë të qartë, me vendime përfundimtare dhe të formës se prerë, kur mos arsyetimi i vendimit gjyqësor vlerësohet si dhunim i të drejtave kushtetuese,

“Gjykata Kushtetuese thekson se vendimet gjyqësore që japin gjykatat e të gjitha niveleve në përfundim të gjykimit, përbëjnë aktin procedural kryesor të të gjithë procesit gjyqësor. Ato përmbledhin dhe finalizojnë përfundimisht qëndrimet që mban gjykata lidhur me çështjen në gjykim.” (Vendimi nr.33, datë 08.12.2005 i Gjykatës Kushtetuese).

“Kodi i Procedurës Penale, për vendimin penal, parashikon se vendimi arsyetohet ndryshe është i pavlefshëm. Neni 383 i K.Pr.P.-së kërkon elementët që duhet të përmbajë një vendim, ku ndër të tjera parashikon një parashtrim të përmbledhur të rrethanave të faktit dhe provat mbi të cilat bazohet vendimi, arsyet për të cilat gjykata i quan të papranueshme provat e kundërta, si dhe dispozitivin, duke treguar nenet e zbatuara të ligjit (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.12, datë 02.04.2008).

Domosdoshmëria e arsyetimit të vendimeve gjyqësore, është një garanci për procesin ligjor. ...Vendimi gjyqësor në çdo rast duhet të jetë logjik, i rregullt në formë dhe i qartë në përmbajtje. Në tërësinë e tij ai duhet konsideruar si një unitet, në të cilin pjesët përbërëse janë të lidhura ngushtësisht mes tyre.” (Vendimi nr.14, datë 03.05.2011 i Gjykatës Kushtetuese).

19. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke iu referuar procesit të drejtë, të garantuar nga neni 6 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ka theksuar se: “Neni 6 i detyron gjykatat të arsyetojnë vendimet e tyre, por kjo nuk mund të kuptohet sikur kërkohet një përgjigje e detajuar për çdo argument” (vendimi i GJEDNJ në çështjen Van de Hurk kundër Holandës, 19 prill 1994, § 61).

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

20. Duke pasur parasysh gjithë sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Durrës, ashtu dhe ajo e Shkallës së Parë Durrës, kanë zbatuar gabim ligjin procedural penal.

21. Në rrethanat e parashtruara, vendimi nr.294, datë 01.12.2010, i Gjykatës së Apelit Durrës, ashtu edhe vendimi nr.853 datë 23.10.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, duke qenë rrjedhoje e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal do të prishen, duke u vendosur kthimi i çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë, me tjetër trup gjykues.

PЁR KЁTO ARSYE

318

Page 319: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249, pika “8” të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.294, datë 01.12.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.853, datë 23.10.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, me tjetër trup gjykues.

Tiranë më 08.06.2011

319

Page 320: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61004-00272-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-488 i Vendimit (82)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari Anëtar Arjana Fullani Anëtare Ardian Dvorani Anëtar Aleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 08.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË LEZHË, përfaqësuar në gjyq nga prokurori pranë Gjykatës së Lartë Hysen Keta.

PERSON NËN HETIM: PJERIN PALOKAJ, i mbrojtur në gjyq nga av. Flora Myrta.

A K U Z U A R:Për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”,

parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal.OBJEKTI:

Caktim mase sigurimi,“Arrest në burg”.Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 238, 244/1 të K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr.87, datë 13.05.2010, ka vendosur: Të pranojë kërkesën e Prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë. Të caktojë për personin nën hetim Pjerin Palokaj masën e sigurimit personal “Arrest në burg.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.59, datë 17.06.2010, ka vendosur: Ndryshimin e vendimin nr.87, datë 13.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, duke caktuar ndaj të dyshuarit Pjerin Palokaj masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.Urdhërohet i dyshuari Pjerin Palokaj që çdo ditë të hënë ora 11.00, të paraqitet tek oficeri i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Lezhë.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Pjerin Palokaj nga dhoma e paraburgimit të LEDP Shënkoll Lezhë nëse ndaj tij nuk ka ndonjë vendim tjetër me masë sigurimi “Arrest në burg” ose dënimi burgim.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.59, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.87, datë 13.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

320

Page 321: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Si shkaqe te rekursit, pala ankuese parashtron:- Gjykata e apelit, në kundërshtim me sa ka arsyetuar dhe vendosur gjykata e faktit, me

të njëjtat prova ka ndryshuar masën e sigurimit personal të vendosur ndaj tij “Arrest në burg“.

- E konsiderojmë të gabuar dhe të pabazuar vendimin e gjykatës së apelit edhe për faktin se, i dyshuari duke qenë në funksionin e punonjësit të Zyrës së Gjendjes Civile, ka fallsifikuar për shkak të këtij funksioni aktet e këtij institucioni, duke ua dhënë personave të interesuar për të përfituar në rrugë të paligjshme.

- Gjykata e apelit në dhënien e vendimit të saj nuk ka patur parasysh faktin se i dyshuari, duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Zyrës së Gjendjes Civile Qafë Mali Pukë, ka lëshuar akte të fallsifikuara në favor të të tretëve, duke u bërë shkak i abuzimeve në detyrë edhe të personave të tjerë.

- Ndryshimi i masës së sigurimit personal është në kundërshtim me kërkesat e neneve 228, 229 e 230 të K.Pr.Penale, ku rëndësia e faktit dhe rreziku për të zhdukur provat e për të bërë hetimin të çështjes më të vështirë, është evident.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës

së Lartë, Hysen Keta, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.59, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.87, datë13.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë; dëgjoi mbrojtësen e personit nën hetim Pjerin Palokaj, av.Flora Myrta, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.59, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër; dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.59, datë 17.06.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër është rrjedhojë e

zbatimit korrekt të ligjit procedural penal dhe si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

A. Rrethanat e faktit

1. Nga aktet e ndodhura në fashikullin e masës së sigurimit dhe gjatë gjykimit të kërkesave në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit, ka rezultuar si vijon: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, mbi referimin e veprës penale nga policia gjyqësore, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Sipas organit të akuzës vepra penale dyshohet të jenë kryer në këto rrethana:

2. Personi nën hetim, Pjerin Palokaj, ka qenë me detyrë nëpunës i Zyrës së Gjendjes Civile Qafë Mali, Pukë. Gjatë periudhës që ka ushtruar këtë detyrë e pikërisht me datë 17.12.2007, ai ka lëshuar një çertifikatë familjare me 360003627 nr.Serie dhe nr.19/95 Regjistri Themeltar, Qafë Mali, e vitit 1974-1989, në të cilën janë shënuar 12 pjestarë të familjes së kryefamiljarit Gjin Paluca.

3. Pëveç kësaj personi nën hetim, Pjerin Palokaj, datën e transferimit të kësaj familje e ka lëshuar me datë 10.08.1989, ndërkohë që ai është transferuar në Shënkoll në datë 16.06.1992 dhe është regjistruar në Rregjistrin Themeltar në datë 20.06.1992.

4. Si rezultat i veprimeve të mësipëme të personit nën hetim Pjerin Palokaj, shtetasi Gjin Zef Palucaj, ka përfituar një sipërfaqe toke prej 28.549 m2 në fshatin Shënkoll.

5. Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Gjin Paluca është pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi me nr.15246, datë 21.12.2007, me një sipërfaqe toke 28.549 m2, përkatësisht në parcelat 20/36 dhe 27/1 në fshatin Shënkoll të Komunës Shënkoll, Lezhë.

321

Page 322: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

6. Sipas Rregjistrit Themeltar të Zyrës së Gjendjes Civile Fushë-Arrëz Pukë, rezulton se shtetasi Gjin Zef Paluca, së bashku me bashkëshorten e tij Dila Paluca, është transferuar për në fshatin Shënkoll Lezhë, me datë 16.06.1992 dhe është regjitruar në këtë fshat në datë 20.06.1992, sipas të dhënave të pasqyruara në çertifikatën e datës 23.03.2010 me nr.316036206 Serie dhe me nr.10/898 Regjistri.

7. Mbi bazën e këtyre të dhënave, organi i akuzës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ka filluar procedimin penal për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

B. Procedurat gjyqësore

8. Organi i akuzës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në datën 12.05.2010, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, me kërkesë me objekt: “Të caktohet ndaj të dyshuarit Pjerin Palokaj masa e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”.

9. Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, pasi ka shqyrtuar kërkimin e organit të akuzës, me vendimin nr.87, datë 13.05.2010, ka vendosur: “Të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Të caktojë për personin nën hetim Pjerin Palokaj masën e sigurimit personal “Arrest në burg...”.

10. Mbi ankimin e personit nën hetim Pjerin Palokaj, Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.59, datë 17.06.2010, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimin nr.87, datë 13.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, duke caktuar ndaj të dyshuarit Pjerin Palokaj masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale. Urdhërohet i dyshuari Pjerin Palokaj që çdo ditë të hënë ora 11.00, të paraqitet tek oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Lezhë. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Pjerin Palokaj nga dhoma e paraburgimit të LEDP Shënkoll Lezhë nëse ndaj tij nuk ka ndonjë vendim tjetër me masë sigurimi “Arrest në burg” ose dënimi burgim”.

11. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.59, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.87, datë 13.05.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, me shkaqet dhe pretendimet e përmendura më sipër në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

12. Gjykata e Apelit Shkodër ka arritur në përfundimin që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë është i gabuar dhe e ka ndryshuar vendimin, duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim Pjerin Palokaj atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

13. Gjykata e Apelit arsyeton se: “... i dyshuari Pjerin Palokaj, megjithëse ka qenë në dijeni të hetimeve, nuk është larguar dhe as që ka ndonjë të dhënë që mund të largohet. Gjithashtu nuk ekziston as rreziku që i dyshuari të kryejë krime të rënda, të të njëjtit lloj... i dyshuari Pjerin Palokaj nuk rezulton me precedentë të tjerë penal...”.

14. Më tej gjykata e apelit vazhdon: “… duke pasur parasysh veprën penale për të cilën dyshohet, qëndrimin dhe sjelljen e të dyshuarit, i cili ka mbajtur qëndrim pohues ndaj veprës penale, rrethanat e tij familjare, ekonomike dhe të personalitetit, nuk mund të arrihet në përfundimin se për rastin konkret, vetëm masa e sigurimit “Arrest në burg” ka përshtatshmërinë me shkallën e nevojave të sigurimit...”.

322

Page 323: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

D. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga prokurori

15. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të pabazuara në ligj (Neni 432 i Kodit të Procedurës Penale) dhe si të tilla, nuk do të pranohen.

16. Vendimi i Gjykatës së Apelit Shkoder është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe kjo ka sjellë që edhe vendimi i gjykatës të jetë i drejtë.

17. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Shkodër me të drejtë ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Pjerin Palokaj masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

18. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se i drejtë është vendimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, në disponimin e saj që personit nën hetim Pjerin Palokaj t’i caktohet si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues, duke mbajtur parasysh se:

19. I. Mbi personin nën hetim Pjerin Palokaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen prej tij të veprës penale të “falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, kusht i sanksionuar nga pika 1 e nenit 228 të K.Pr.Penale. Si burime prove, ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm, gjykata ka parasysh: çertifikatë familjare nr.19/95, datë 17.02.2000, e lëshuar nga Komuna Qafë Mali, Qarku Shkodër, në emër të shtetasit Gjin Paluca; çertifikatë familjare e transferimit datë 16.06.1992, në emër të shtetasit Gjin Paluca; proces-verbal për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet datë 12.05.2010 e shtetasit Pjerin Palokaj; proces-verbal për kqyrjen e marrjen e provës material shkresore datë 08.04.2010, në Zyrën e Gjendjes Civile Fushë-Arrëz, nga të cilat rezulton dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Pjerin Palokaj, mund të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

20. II. Vepra penale e “falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, për të cilën dyshohet shtetasi Pjerin Palokaj, nuk rezulton të jetë parashkruar, dekriminalizuar apo amnistuar nga organi kompetent shtetëror. Personi nën hetim është madhor, i përgjegjshëm përpara ligjit dhe nuk rezulton të ketë ndonjë shkak tjetër padënueshmërie të tij, duke u plotësuar kështu edhe kushti i dytë i përgjithshëm, i parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 228 të K.Pr.Penale.

21. Në këto kushte, drejt ka vepruar gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit duke i caktuar personit nën hetim Pjerin Palokaj masë sigurimi personal me karakter shtrëngues.

22. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson gjithashtu se gjykata e apelit me të drejtë ka vlerësuar që vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të ndryshohet përsa i përket llojit të masës së sigurimit personal të zgjedhur ndaj personit nën hetim, Pjerin Palokaj.

23. Pretendimi i ngritur nga organi i akuzës në rekursin e paraqitur përpara Gjykatës së Lartë se, ndaj personit nën hetim Pjerin Palokaj, nuk mund të caktohet ndonjë masë tjetër veç asaj të “Arrestit në burg”, gjendet i pabazuar në ligj.

24. Masa e sigurimit personal, e kërkuar nga organi i akuzës dhe e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit si dhe sanksionit që parashikon ligji për veprën penale konkrete. Në bazë të nenit 230 të K.Pr.Penale, masa e sigurimit personal “Arrest në burg” mund të vendoset vetëm në qoftë se, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe autorit, çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Në rastin konkret nuk plotësohen këto kritere. As vepra për të cilën akuzohet personi nën hetim dhe as vetë ky i fundit, nuk paraqesin rrezikshmëri të veçantë shoqërore.

25. (i) Vepra penale për të cilën akuzohet se ka kryer personi nën hetim Pjerin Palokaj nuk është me rrezikshmëri të veçantë shoqërore për të vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si kusht i parashikuar nga pika 1 e nenit 230 të K.Pr.Penale.

323

Page 324: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

26. (ii) Vetë personi nën hetim, Pjerin Palokaj, nuk paraqet rrezikshmëri të veçantë (të theksuar) shoqërore.

27. Në nenin 229 K.Pr.Penale përcaktohet se: “1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtashmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduse të parashikuara nga Kodi Penal…”.

28. Në caktimin e llojit të masës së sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe organi i akuzës, nuk kanë patur parasysh kërkesat e pikës 1 nenit 229 të K.Pr.Penale, duke mos vlerësuar drejt përshtatshmërinë e masës së zgjedhur ndaj personit nën hetim Pjerin Palokaj me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

29. Në të tillë rrethana, Gjykata e Apelit Shkodër me të drejtë e ka vlerësuar të pabazuar kërkesën e organit të akuzës për caktimin ndaj personit nën hetim, Pjerin Palokaj, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penaleduke arritur në konkluzionin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet te ndryshohet për këtë pjesë, duke i caktuar personit nën hetim Pjerin Palokaj si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në përputhje me kërkesat e nenit 234 të K.Pr.Penale.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

30. Gjykata e Apelit Shkodër ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo (gjykata), me të drejtë ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës se shkallës së parë duke caktuar si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim Pjerin Palokaj atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në përputhje me kërkesat e nenit 234 të K.Pr.Penale.

31. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.59, datë 17.06.2010 i Gjykatës së Apelit Shkodër, duke qenë rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural penal, do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 249, pika “8” të Kodit

të Procedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.59, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Tiranë, më 08.06.2011

324

Page 325: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.52102-00193-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-573 i Vendimit (83)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 15.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale, që i përket:

KЁRKUES: MARIN KOKA

OBJEKTI:Rishikim i vendimit penal të formës së prerë

nr.31, datë 29.02.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.Baza Ligjore: Neni 450/c i K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.31, datë 29.02.2008, ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Marin Koka për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje, parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marin Koka për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe në bazë të nenit 278/2 të K.Penal dënimin e tij me 1 vit burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal në bashkim të dënimeve e dënon përfundimisht të pandehurin Marin Koka me 12 vjet burgim. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale e dënon të pandehurin me 8 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.538, datë 08.10.2008 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.31, datë 29.02.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.447, datë 07.05.2010 ka vendosur: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga i gjykuari Marin Koka, ndaj vendimit nr.538, date 08.10.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Në datë 13.12.2010, në Gjykatën e Lartë është paraqitur një kërkesë për rishikimin e vendimit penal nr.31, datë 29.02.2008 prej Av. Arjan Salati, i autorizuar me prokurë të posaçme prej vëllait të personit të gjykuar Marin Koka.

325

Page 326: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.24, datë 09.02.2011, ka vendosur: Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Marin Koka, me objekt rishikimin e vendimit penal të formës së prerë nr.31, datë 29.02.2008 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shkak se është bërë nga ata që nuk e kanë këtë të drejtë.

Mbështetur në nenin 450/c të K.Pr.Penale, në datë 11.02.2011 në Gjykatën e Lartë është paraqitur një kërkesë për rishikimin e vendimit penal nr.31, datë 29.02.2008 prej Av. Arjan Salati, i autorizuar me prokurë të posaçme nga i gjykuari Marin Koka, me të cilën është kërkuar prishja e këtij vendimi dhe dërgimi i çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë për këto shkaqe:

- Kërkuesit nuk i është realizuar një mbrojtje efektive në gjykim.- Prokura e lëshuar në emër të Av. Agim Hysi është e falsifikuar, pasi firma në të nuk

është e personit të gjykuar Marin Koka. Kjo gjë vërtetohet me aktin e ekspertimit të një eksperti të pavarur. Për shkak se mbrojtja nuk ka qenë e zgjedhur prej tij janë marrë për bazë rrethana të pavërteta.

- Në rastin e përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor nëpërmjet rishikimit, duke përdorur deklarimet e dëshmitarëve të pranishëm në ngjarje, deklarimet e të pandehurit dhe aktin e ekspertimit, si provë dhe burim prove, gjykatat do të realizojë barazinë e mjeteve, duke pranuar verifikimin dhe marrjen e provave të reja të kërkuara në këto deklarime.

- Pavarësisht mungesës së vullnetit të të pandehurit për t’u mbrojtur nga avokati Agim Hysi gjatë gjykimit, gjykata nuk ka administruar të gjitha provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, të pasqyruara në mënyrë aksidentale në aktet shkresore.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Artur Selmani, që kërkoi

rrëzimin e kërkesës për rishikim; mbrojtësin e kërkuesit av.Arjan Salati, që kërkoi prishjen e të tre vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NMe vendimin nr.31, datë 29.02.2008, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin ka deklaruar

fajtor të pandehurin Marin Koka për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje, të parashikuara nga nenet 76 e 278/2 të K.Penal duke e dënuar përfundimisht, në aplikim dhe të nenit 406 të K.Pr.Penale, me 8 vjet burgim. Ky vendim është ankimuar nga avokati Agim Hysi dhe Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.538, datë 08.10.2008, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Mbi rekursin e paraqitur po nga i njëjti avokat, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.447, datë 07.05.2010, ka vendosur mospranimin e rekursit.

Si hetimi paraprak ashtu dhe të tre gjykimet e cituara më sipër janë zhvilluar në mungesë të të dënuarit Marin Koka, i cili ka rezultuar të ketë qenë jashtë shtetit dhe mbrojtja e tij në gjykim (që në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin) është realizuar nëpërmjet avokatit Agim Hysi, i cili ka paraqitur një prokurë të përgjithshme me nr.98 rep. dhe nr.17/3 kol., të hartuar para noterit Fatmir Zaloshnja me datë 01.02.2008, ku kërkuesi Marin Koka ka emëruar këtë avokat mbrojtës si përfaqësues të tij në këtë gjykim.

326

Page 327: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pas përfundimit të gjykimit, me marrjen dijeni të faktit se është i dënuar, nga ana e kërkuesit (të gjykuarit) është pretenduar dhe më pas është provuar me anën të aktit të ekspertimi grafik nr.116, datë 21.11.2010, të hartuar nga eksperti kriminalist Hysen Kotri, se në prokurën e posaçme, me anë të të cilës është caktuar nga ana e të gjykuarit si mbrojtës av.Agim Hysi, nuk është nënshkrimi origjinal i shtetasit Marin Koka.

Në këto kushte, rezulton se ankimi në Gjykatën e Apelit Tiranë, ashtu dhe rekursi si formë e ankimit ndaj vendimit të gjykatës së apelit, është firmosur nga mbrojtësi Agim Hysi, i caktuar me prokurën e posaçme nr.98 rep. dhe nr.17/3 kol., datë 23.02.2008, në përmbajtjen e së cilës pasqyrohet fakti se para noterit Fatmir Zaloshnja ishte paraqitur personalisht kërkuesi Marin Koka. Mbi bazën e këtij akti, pra prokurës, është realizuar përfaqësimi në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin, në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka gjetur fajtor kërkuesin Marin Koka për veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje, të parashikuara nga nenet 76 e 278/2 të K.Penal, duke e dënuar përfundimisht në aplikim dhe të nenit 406 të K.Pr.Penale me 8 vjet burgim, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Mbi bazën e rekursit si më sipër, kjo çështje ka kaluar për shqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, ku me vendimin nr.447, datë 07.05.2010, është vendosur mospranimi i rekursit, me arsyetimin se rekursi i paraqitur nga i gjykuari Marin Koka nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 432 të K.Pr.Penale, kur në fakt rekursi është bërë jo nga i gjykuari, por nga av.Agim Hysi, në zbatim të prokurës së lëshuar si më lart.

Në interpretim të nenit 450/ç të K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se tre vendimet e sipërpërmendura duhet të prishen dhe çështja të dërgohet për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin.

Ky Kolegj, duke iu referuar aktit të ekspertimit grafik nr.11.6, datë 21.11.2010, çmon se gjykimi nga të tre gjykatat është bërë mbi akte të falsifikuara, siç është prokura, dhe për rrjedhojë edhe vendimet janë marrë mbi bazën e një ankimi dhe rekursi të redaktuar, firmosur, e paraqitur nga një person që ka rezultuar se nuk ishte autorizuar prej të gjykuarit e as prej ndonjë prej të afërmve të tij.

Edhe në referencë të qëndrimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.6, datë 11.10.2002 në lidhje me formën e kërkuar që duhen të kenë aktet, në zbatim të nenit 450 të K.Pr.Penale, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se, pas dhënies së vendimit të formës së prerë të shqyrtuar në Gjykatën e Lartë, ka dalë një provë e re, akt i cili duhet çmuar si i tillë që vërteton dhënien e vendimit si pasojë e falsitetit të akteve të gjykimit (prokura).

Për shkak se akti procedurial (prokura) ka shërbyer për të konsideruar kërkuesin si të përfaqësuar vetëm gjatë gjykimit të çështjes në të tre shkallët e gjykimit, arrihet në konkluzionin se vendimet e gjykatave që i përket kërkuesit Marin Koka bëhen të cënueshëm.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin e mësipërm si dhe gjen të pambështetur pretendimet e përfaqësuesit të akuzës në seancën dëgjimore në lidhje me mos ekzistencën e asnjë shkaku rishikimi, të parashikuar në nenin 450 të K.Pr.Penale, duke patur parasysh se rishikimi i vendimeve është mjet i jashtëzakonshëm juridik për goditjen e një vendimi penal të formës së prerë. Duke pranuar rishikimin si mjet të jashtëzakonshëm juridik, theksojmë se me anë të këtij mjeti rishqyrtohen gabime me karakter të ndryshëm, siç mund të jenë gabimet apo parregullësitë në procedim, ashtu siç ka ndodhur dhe në rastin konkret, ku shqyrtimi i çështjes në ngarkim të të gjykuarit është zhvilluar mbi një akt të falsifikuar si prokura e mbrojtësit, duke passjellë kështu shkeljen e një të drejte shumë të rëndësishme të të gjykuarit, atë të procesit të rregullt. Mundësia e rishikimit është parashikuar shprehimisht në nenin 4, paragrafi 2 të Protokollit nr.7 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në të cilën thuhet se: “aktgjykimi i formës së prerë mund të rishqyrtohet edhe në rastet kur në

327

Page 328: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

procedurën e mëparshme janë bërë shkelje esenciale, të cilat kanë mundur të ndikojnë në zgjidhjen e çështjes penale”.

Në këtë rast, gjykimi i çështjes mbi bazën e një rekursi të formuluar nga një person i autorizuar me anë të një akti të falsifikuar, pa dijeninë e të gjykuarit, i ka sjellë këtij të fundit një gjykim të padrejtë, gjykim, ku nuk është realizuar e drejta e mbrojtjes, e drejta e ankimit dhe e rekursit e për rrjedhojë vendimet e mësipërme të të tre gjykatave bëhen të cënueshme.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 453/2 të K.Pr.Penale

V E N D O S IPranimin e kërkesës për rishikim të vendimit të të dënuarit Marin Koka.Prishjen e vendimit nr.447, datë 07.05.2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të

vendimit nr.538, datë 08.10.2008 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.31, datë 29.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin për rigjykim, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 15.06.2011

328

Page 329: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61006-00358-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-553 i Vendimit (84)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

mori në shqyrtim në seancë gjyqësore të datës 15.06.2011, çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR GJIROKASTËR

PERSONI NËN HETIM: GENCI BEJKO

D Y S H U A R:Për kryerjen e veprës penale të “kontrabandës nga punonjës

që lidhen me veprimtarinë doganore”, të parashikuar nga neni 175 i K.Penal.

OBJEKTI:Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Baza Ligjore: Nenet 228 e 244 të K.Pr.Penale.

Gjykata Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.17 akti, datë 26.01.2011 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit për të dyshuarin Genci Bejko “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Urdhërohet i dyshuari Genci Bejko të mos largohet nga banesa e tij në Lagjen “11 Janari” Gjirokastër, si dhe i ndalohet komunikimi me persona të tjerë me përjashtim të pjesëtarëve të familjes.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.05, datë 16.02.2011 ka vendosur: Miratimin e vendimit nr.17, datë 26.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Kundër vendimit nr.05, datë 16.02.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka ushtruar rekurs Prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, i cili ka kërkuar prishjen e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duke i caktuar si masë sigurimi atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin nën hetim Genci Bejko, duke parashtruar këto shkaqe:

329

Page 330: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ndonëse e përmend në përmbajtje nenin 230/1 të K.Pr.Penale nuk jep shkaqet ligjore pse masa e sigurimit “arrest në burg” nuk është e përshtatshme, por e justifikon duke u shprehur se në rastin konkret nuk kemi asnjë provë që të vërtetojë rrezikshmërinë e autorit.

- Në fakt dyshimet janë reale për një vepër penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, me autor me subjekt shtetëror në fushën e doganave ku sanksioni penal është për këtë vepër nga 3 deri në 10 vite burgim.

Kundër vendimit nr.05, datë 16.02.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka ushtruar rekurs edhe personi nën hetim, i cili ka kërkuar prishjen e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit Gjirokastër duke vendosur rrëzimin e kërkesës për caktim mase sigurie, duke parashtruar këto shkaqe:

- Shtetasi Genci Bejko ka qenë me detyrën e Doganierit në Degën e Doganës Kakavijë. Duke qenë në këtë detyrë pranë tij nuk është paraqitur ndonjë subjekt për zhdoganim dhe as nga kolegët nuk i është paraqitur ndonjë praktikë doganore që ai të kryente veprimet për përpunimin dhe zhdoganimin e mallit.

- Ka qëndruar gjatë gjithë kohës në krye të detyrës përgjatë gjithë ditës së punës. Akuza pretendon se ka ndodhur një rast contrabandë dhe menjëherë në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë gjyqësore nën drejtimin e prokurorit të hetimit.

- Nga marrja e të dhënave paraprake dhe kryerja e veprimeve të para hetimore nën drejtimin e prokurorit është mbajtur procesverbal, ku personi nën hetim Genci Bejko ka sqaruar plotësisht veprimet e tij dhe nuk i është shmangur thirrjes apo pyetjes përpara organit të ndjekjes penale.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; prokurorin Kujtim Luli, i cili kërkoi

ndryshimin e vendimeve të gjykatave dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”; përfaqësuesin e personit nën hetim, Av. Andi Duraj, i cili kërkoi prishjen e vendimeve të gjykatave dhe rrëzimin e kërkesës për caktim mase sigurimi; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E NRrethanat e çështjes

Nga aktet e materialit procedues ka rezultuar se më datë 23.01.2011 rreth orës 19.00 në pikën doganore Kakavijë automjeti me targë TP 2673 B i tonazhit të rëndë është futur në pikën e doganës dhe me ndihmën dhe bashkëpunimin e doganierëve në turn ka shmangur kontrollin doganor dhe procedurat doganore, duke përshkuar një pjesë të aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër dhe më pas me ndihmën e një personi që ka ndjekur nga mbrapa me automjet të zi të markës Mercedes Benz, ka mundur të shmanget kontrollit të grupit të kontrabandës dhe i pa ndaluar as nga punonjës të policisë dhe nga doganierët është futur prapë në territorin grek nga e njëjta rrugë nga e cila kishte hyrë dhe është ndaluar në territorin grek afër zonës “Duty Free-Shop” nga drejtuesi i automjetit Mariglen Shehaj.

Faktet e mësipërme provohen nga veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe më konkretisht nga shërbimet e policisë gjyqësore është pyetur në cilësinë e personit nën hetim Mariglen Shehaj. Ai pohon se ka qenë në drejtim të automjetit me targë TP 2673 B dhe është futur në territorin shqiptar në datë 23.01.2011 dhe pasi është regjistruar nga polici i shërbimit ka kaluar në pikën e hyrjes së dogbanes, pa u shqetësuar dhe ka dalë duke mos i’u nënshtruar procedurave të zakonshme për rastet të tilla dhe duke mos deklaruar se çfarë kishte në kamion.

330

Page 331: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në bazë të deklarimit të shtetasit Llukan Simoni, rezulton se ai ditën e ngjarjes ka qenë me detyrë përgjegjës turni në pikën e kalimit kufitar Kakavijë dhe pohon faktet se ai ka parë shtetasin Cezar Kokalari në drejtim të një automjeti Mercedes Benz dhe mbrapa tij një automjet të tonazhit të rëndë me targa TP 2673 B që e ndiqte nga pas. Ai ka ndaluar shoferin e kamionit duke i kërkuar që të ndryshojë drejtim, pasi nuk lejohej të futej në këtë krah. Menjëherë drejtuesi i ka dhënë gaz automjetit dhe është futur në brendësi të territorit grek. Menjëherë, punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të drejtuesi të automjetit dhe kanë mundur të ndalojnë në tentativë për t’u larguar. Ai ka lënë në automjetin në territorin grek dhe ka hedhur poshtë dhe çelësat e kuadrit të automjetit dhe në ruajtje të automjetit janë lënë shtetasit Arjan Gaci dhe Julian Bineri, punonjës të Policisë Kufitare Gjirokastër. Në pikën doganore Kakavijë është paraqitur drejtuesi i automjetit Bebi Qipini të cilit i janë kërkuar çelësat e kuadrit të automjetit dhe i është kërkuar të jepte shpjegime në lidhje me ngjarjen, por ai është përgjigjur që nuk ka dijeni për çfarë ka ndodhur dhe se në automjet ka si zakonisht mollë dhe fruta të tjera.

Pasi automjeti është shoqëruar në Degën Doganore Kakavijë dhe është kontrolluar, ka rezultuar se është i njëjti automjet që tregojnë dhe kamerat e vëzhgimit, që i është shmangur procedurës doganore dhe është ndjekur si në ardhje dhe në dalje nga pika doganore Kakavijë nga i njëjti automjet me ngjyrë të zezë i markës Mercedez Benz.

Nga kqyrja në brendësi e automjetit rezultoi se automjeti kishte një sasi prej 105 arka plastike të mbushura me fruta të llojit mollë me peshë totale 24460 kg dhe një sasi prej 22200 kg kafe, të ndara në thasë me një masë 60 kg copa.

Sa më sipër rezulton se ka të dhëna të mjaftueshme që shtetasi Mariglen Shehaj ka konsumuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 172 e 174 të K.Penal. Vepra penale e parashikuar nga neni 172 i K.Penal parashikon një masë dënimi maksimale deri në 7 vjet burgim. I arrestuari Mariglen Shehaj, bazuar në deklarimet që ka dhënë si dhe në rrethanat e faktit, ku rezulton se asnjë person dhe punonjës nuk ka orientuar automjetin për të kryer procedurat doganore dhe duke parë qëndrimin e pronarit të automjetit dhe mallit Bebi Qibiri, rezulton se këta dy persona kanë dijeni për personat dhe punonjësit që i kanë favorizuar dhe ndihmuar për të kryer këto veprime dhe kjo del qartë në veprimin hetimor special të kryer me këta dy persona ku rezulton se janë ndihmuar për kontrabandën nga punonjësit e doganës.

Nga këqyrja e librit të regjistrit në degën e Doganës Kakavije rezulton se automjeti ka hyrë në këtë pikë doganore nga Mariglen Shehaj, ka shmangur procedurat e tjera doganore dhe me shpejtësi është drejtuar në rrugën nacionale dhe pas 6 minutash është kthyer përsëri dhe është futur në territorin grek nga e njëjta korsi nga e cila ka ardhur, pa ndaluar nga asnjë punonjës doganor ose polic kufiri.

Rezulton se automjeti dhe malli janë në pronësi të Bebi Qebiri, lindur dhe banues në fshatin Luzat të Rrethit Tepelenë, nga kontrolli i automjetit rezulton se në të ka mallra të llojit kafe dhe mollë. Bazuar në dokumentacionin e automjetit, provë material, në të cilin është gjetur malli kontrabandë bazuar në këqyrjen e sistemit TIM-s ku rezulton se Bebi Qibiri ka dalë dhe hyrë ditën e ngjarjes nga pika e kalimit kufitar Kakavijë, çka të shton dyshimin se ky shtetas ka informacion për faktin penal për personat që e kanë ndihmuar Mariglen Shehaj të largohet nga Dega e Doganës pa deklaruar mallin dhe ka dijeni për fakte të tjera që kanë rëndësi për hetimin.

Nga përdorimi i metodave specifike të hetimit, rezulton se Bebi Qibiri ka dijeni për faktin penal, madje është ai që së bashku me Mariglen Shehaj ka ngarkuar dhe në shtetin grek me kafe automjetin dhe i kërkon këtij të fundit që të mos tregojë bashkëpunëtorët e tjerë madje dhe atë. Gjithashtu rezulton se që të dy këta persona bënë pakt që të mos tregojnë që i kanë ndihmuar gjithë doganierët që kanë qenë në shërbim ditën e ngjarjes. Nga grafiku i

331

Page 332: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

shërbimit rezulton se në shërbim në pikën e hyrjes kanë qenë doganierët Genci Bejko dhe Cezar Kokalari në rolin e doganierit në pikën e hyrjes.

Nga provat e marra dhe të shqyrtuara në përputhje me ligjin, siç janë regjistri i doganës për regjistrimin e mjeteve që hyjnë nga Dogana Greke, ku mjeti i kapur në flagrancë me mall që paguhet akcizë nuk është regjistruar momenti i hyrjes, detyrë të cilën e bënte shtetasi me detyrën e doganierit Genci Bejko.......

Gjykata Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.17 akti, datë 26.01.2011 ka vendosur: “Caktimin e masës së sigurimit për të dyshuarin Genci Bejko me “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Urdhërohet i dyshuari Genci Bejko të mos largohet nga banesa e tij në Lagjen “11 Janari” Gjirokastë,r si dhe i ndalohet komunikimi me persona të tjerë me përjashtim të pjesëtarëve të familjes..........”.

Arsyetimi i gjykatës: “... Duke i’u referuar nenit 228 të K.Pr.Penale, i cili përcakton kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal... kushti i parë është më i rëndësishëm pasi askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal në se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Nga provat e marrë dhe të shqyrtuara... të bën të dyshosh që ky shtetas kishte dijeni për faktin, por gjithsesi provat nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje.... Të tre kushtet e nenit 228 ekzistojnë bashkërisht, por bashkë me kushtet e përgjithshme kërkohen edhe kushtet e veçanta të parashikuara nga neni 27 gërma “c” dhe 228, pika 3 i K.Pr.Penale..... Nuk kërkohet të ekzistojnë të tre kushtet, por mjafton edhe njëri prej tyre. E rëndësishme është që shkaku të jetë real dhe i provuar por në gjykim organi i prokurorisë paraqiti vetëm rrethana pa paraqitur asnjë provë.....”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.05, datë 16.02.2011 ka vendosur: “Miratimin e vendimit nr.17, datë 26.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”.

Arsyetimi i gjykatës: “..... Referuar kushteve të nenit 228, pika 3 ... çmohet se drejt është vlerësuar nga gjykata se ka vend për caktim mase sigurimi. Gjithashtu çmohet se drejt është arsyetuar dhe vendosur nga gjykata e shkallë së pare, në bazë të nenit 230 “arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit..Nga tërësia e veprës rezulton se nuk ekzistojnë shkaqe të tilla.........”.

Kundër vendimit nr.05, datë 16.02.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka ushtruar rekurs Prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, i cili ka kërkuar prishjen e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duke i caktuar si masë sigurimi atë të “arrestit në burg”, të parashikuar për caktim mase sigurie.

Kundër vendimit nr.05, datë 16.02.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka ushtruar rekurs edhe personi nën hetim, i cili ka kërkuar prishjen e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor dhe Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duke vendosur rrëzimin e kërkesës për caktim mase sigurie.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimet e gjykatave të të dyja shkallëve janë të drejta dhe në zbatim të ligjit e për këtë shkak duhet të lihen në fuqi.

Neni 228/3 i K.Pr.Penale përcakton se: “Masat e sigurimit personal vendosen: a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës; b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai të largohet; c) kur, për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet”. Në raport me dispozitën e mësipërme, ky Kolegj vlerëson të drejtë konstatimin e gjykatës së apelit se, në caktimin e masës së sigurimit, gjykata duhet të vlerësojë “përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret”, parashikuar në nenin 229/1 të K.Pr.Penale.

332

Page 333: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në aktet e administruara në dosje nuk rezulton e provuar ekzistenca e shkaqeve të tilla që të legjitimojnë organin e akuzës të kërkojë dhe me pas gjykata të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”, veçanërisht në kushtet kur nuk u arrit të provohej se çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

Për rrjedhojë, masa e sigurimit “arrest në shtëpi” e caktuar nga gjykatat konsiderohet si më e përshtatshme lidhur me nevojat e sigurimit, në raport me hetimet që do të kryhen dhe karakteristikat e personit nën hetim dhe rrethanat e tjera.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.05, datë 16.02.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tiranë, më 15.06.2011

333

Page 334: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.56260-00539-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-572 i Vendimit (85)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnëtarArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 15.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale, që i përket:

TË PANDEHURIT: EDUART SMAJLI

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale të

“Trafikimit të lendës narkotike në bashëpunim ”, të parashikuar nga neni 283/a/2 të K.Penal.

TË PANDEHURIT: EGLAND MUKA

A K U Z U A R:Për veprën penale të

“Trafikimit të lëndës narkotikeve në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 283/a/2 të K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.80, datë 22.12.2009, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Smajli për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.Llogaritja e vuajtjes së dënimit për të pandehurin fillon nga data e arrestimit, që është data 26.09.2008 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.Deklarimin fajtor të të pandehurit Eglant Muka për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.Llogaritja e vuajtjes së dënimit për të pandehurin fillon nga data e arrestimit, që është data 26.09.2008 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.Provat materiale: kartë celulari e Kompanisë “Vodafon”, me numër serie 893555020002143346013; një aparat telefoni tip “Samsung” me numër Imei 35568015732763, me numër karte 89355020000021761285013; dy çanta

334

Page 335: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

material lëkure; 4 thika; 4 pirunj; një kupë me ngjyrë kafe; dy karta telefoni me numra serie A1PTK5469048, R413568410; kartat sim të Kompanisë “Vodafon” me numra serie 89355020000021761285013, 893550200000 218400321013, 893550200000215654797013; si dhe dokumentacionet së bashku me autoveturën tip “Benz” me targa GSA 349, në bazë të nenit 190/1, pika “a” të K.Pr.Penale t’i kalojnë shtetit.Provat materiale: qese plastike me numër V02599; një zarf me numër E-Nr. 1037/08/614; një pako postare EMS me numër EE001189020 AR; një zarf i Kompanisë “Vodafon” me numër 89355020008049898; një zarf i Kompanisë “Vodafon” 893550200021857798; një zarf i Kompanisë Vodafon me numër 8935502000214824672; fletë formati A4 i Kompanisë Western Union; kartelë me ngjyrë të verdhë e Bankës Raiffaisen Bank me numër serie 10-581-0014988; si dhe lënda narkotike prej 560 gram kokainë, në bazë të nenit 190/1, pika B të K.Pr.Penale të asgjësohen.Pasaportat në emër të të pandehurit Egland Muka e Eduard Smajli t’u kthehen të pandehurve.Detyrimin e të pandehurve për pagimin e shpenzimeve proçeduriale të kryera gjatë fazës së hetimeve paraprake.Kundër këtij vendimit lejohet ankim nga palët brenda afatit 10 ditor në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.17, datë 08.03.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.80, datë 22.12.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë kanë bërë Rekurs: të gjykuarit Eduart Smajli dhe Eglant Muka për shkaqet:

Eduart Smajli:- Organi i akuzës nuk ka bërë asnjë hetim për të identifikuar personin që ka nisur

pakon.- Gjykatat nuk kanë arritur të provojnë elementin bashkëpunim si dhe pasjen dijeni për

lëndën narkotike.- Klienti im ka marrë herë tjetër disa mallra antike të vjetra, po asnjë herë nuk ka pasur

dijeni se pako e fundit e kapur do të kishte brenda lëndë narkotike.- Gjykatat kanë vepruar në kundështim me nenet 151 e vijues të K.Pr.Penale.- Na është mohuar e drejta e gjykimit të shkurtuar.

Eglant Muka:- Gjykatat kanë keqadministruar provat e ndodhura në dosje.- I pandehuri Egland pakot i merrte pa i hapur dhe pa pasur dijeni se çfarë kishin brenda- Vetë shuma prej 1500-2000 euro nuk i korrespondon vlerës reale të 500 gr kokaine,

pra vërteton mospasjen dijeni për lëndën narkotike.- Edhe nga përgjimet telefonike del e qartë që ky i pandehuri nuk kishte dijeni për

kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohet.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Hysen Keta, që kërkoi

lënien në fuqi të vendimit, e si analizoi çështjen në tërësi,

335

Page 336: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NVendimi nr.17, datë 08.032010 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë është i

drejtë dhe i bazuar në ligj e në prova e duhet të lihet në fuqi.Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.80, datë

22.12.2009 ka deklaruar fajtorë të gjykuarit Eduart Smajli dhe Eglant Muka për veprën penale të trafikimit të lëndës narkotike, të kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 283/a/2 të K.Penal i ka dënuar përkatësisht me 11 (njëmbëdhjetë) dhe 10 vjet e 6 muaj (dhjetë vjet e gjashtë muaj) burgim. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.17, datë 08.03.2010.

Kundër këtij vendimi të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda kanë paraqitur rekurs të dy të gjykuarit duke parashtruar shkaqet për bazueshmërinë e tij në ligj e sidomos në prova.

Mbas shpalljes së bërë për shqyrtimin e çështjes në përputhje me kërkesat e K.Pr.Penale, Kolegj Penal hapi seancën me datën 18.05.2011, të cilën nuk e vazhdoi por e shtyu për një datë tjetër, për shkak se mbrojtësja e të gjykuarit Egland Muka paraqiti kërkesë për shtyrjen e gjykimit. Mbas rishpalljes së datës së gjykimit, në datën 15.06.2011, Kolegji Penal vazhdoi shqyrtimin e çështjes në mungesë të mbrojtjes, e cila kishte dijeni dhe nuk u paraqit dhe për faktin se çështja shqyrtohej mbi rekurset e të gjykuarve dhe nuk mund të rëndohej pozita e tyre.

Nga aktet e administruara dhe vendimeve të gjykatave, ka dalë se i gjykuari Eduart Smajli para vitit 2006 ka qenë i dënuar nga organet e drejtësisë italiane për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike. Në institucionet e vuajtjes së dënimit me burgim ai është njohur dhe ka krijuar lidhje me shtetas argjentinas që të siguronte lëndë narkotike prej tyre mbas vuajtjes së dënimeve.

Në Shqipëri ai është njohur në fillim të vitit 2006 me të gjykuarin England Muka, me të cilin ranë dakord që i gjykuari Eduart do të siguronte lëndë narkotike nga Argjentina, ndërsa i gjykuari Egland do të tërhiqte nga posta pakot me lëndë narkotike që do të dërgoheshin nga Argjentina.

I gjykuari Eduart mbante lidhje telefonike me dërguesit e lëndës narkotike, ndërsa i gjykuari Egland, një ditë para mbëritjes së pakove, dërgonte paratë me anë të agjensisë së transfertave monetare “Western Union”.

Në vazhdim të veprimtarisë së tyre kriminale, për të tërhequr pakot nga posta qëndrore Tiranë i gjykuari Egland kishte gjetur si person të përshtatshëm shtetasin Ermir Huqi (pa i treguar përmbajtjen e pakove), shofer pranë postës qëndrore Tiranë, duke e shpërblyer atë për çdo veprim që kryente. Pakot dërgoheshin në adresë të personave të ndryshëm dhe ato i tërhiqte Ermir Huqi, pa qenë i autorizuar nga personat që u drejtoheshin, duke shfrytëzuar njohjen me personelin e postës dhe mangësitë ligjore në funksionimin e saj.

Kjo veprimtari kriminale u konstatua nga strukturat e luftës kundër narkotikëve të doganës pranë aeroportit të Frankurtit në Gjermani, të cilët konstatuan një pako që përmbante lëndë narkotike, rreth 500 gram kokainë, e cila vinte nga Buenos Aires, Argjentinë dhe i adresohej shtetasit Vladimir Mema.

Mbas njoftimit të Policisë së Shtetit Shqiptar, sportelet e postës qëndrore u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e policisë gjyqësore, me qëllim identifikimin e personit pritës.

Më datë 26.09.2009 shtetasi Ermir Huqi lidhet me telefon me të gjykuarin Egland dhe si e njofton se pakoja kishte mbërritur, e tërheq atë duke nënshkruar për marrjen e saj dhe e çon në autoveturën që kishte parkuar në oborrin e postës qëndrore, ku u kap në flagrancë nga oficerët e policisë gjyqësore.

336

Page 337: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Sa më sipër, siç del nga aktet e administruara dhe vendimet e gjykatave, është e provuar me dëshmitë e dëshmitarëve, raportet e shërbimit mbi vëzhgimet dhe fotografimet, proces-verbalet e sekuestrimit të provës materiale, procesverbalet e kqyrjes dhe sekuestrimet të dokumentave, procesverbalet e përgjimit dhe transkriptimit të bisedave telefonike, etj., që i janë nënshtruar shqyrtimit dhe diskutimit gjyqësor.

Të dyja gjykatat i kanë gjetur fajtorë të gjykuarit Eglant Muka dhe Eduart Smajli, duke i dënuar në bazë të nenit 283/a/2 të Kodit Penal.

Në rekurset e paraqitura në Gjykatën e Lartë nga të gjykuarit ngrihen probleme të analizës së provave, pretendime që janë ngritur edhe para gjykatës së apelit, në vendimin e së cilës ato janë arsyetuar të pabazuara. Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se, në analizën e veprës penale, gjykatat kanë respektuar kërkesat proceduriale dhe sidomos të nenit 152 të K.Pr.Penale për çmuarjen e provave. Në tërësinë e tyre pretendimet e të gjykuarve nuk përbëjnë objekt shqyrtimi nga ky Kolegj, pasi ato janë për analizën e provave e jo për shkelje të ligjt.

Edhe pretendimi i ngritur prej tyre se u janë shkelur të drejtat pasi gjykata e shkallës së parë nuk pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar është i pabazuar. Nga procesverbali i seancës gjyqësore të gjykatës së shkallës së parë i datës 17.03.2009 rezulton se, para fillimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes, mbrojtësi i të gjykuarit Eduart Smajli ka kërkuar gjykim të shkurtuar në bazë të nenit 403 të K.Pr.Penale, ndërsa mbrojtësi i të gjykuarit Eglant Muka, ka kërkuar gjykim të zakonshëm. Sipas nenit 403 të K.Pr.Penale, i pandehuri ose mbrojtësi i tij mund të kërkojnë që çështja të përfundohet derisa të mos jetë filluar shqyrtimi gjyqësor. Por duhet patur parasysh se kjo e drejtë e të pandehurit nuk e detyron gjykatën të vazhdojë me gjykim të shkurtuar, gjë që del dhe nga përmbajtja e nenit 404 të K.Pr.Penale, sipas të cilit kur gjykata çmon se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet vendos gjykimin e shkurtuar. Përveç kësaj, me të drejtë gjykata nuk ka pranuar kërkesën e bërë vetëm nga një i pandehur, në një kohë që i pandehuri tjetër nuk e ka paraqitur një kërkesë të tillë. Në këto rrethana, kur nuk ka patur mundësi ligjore për veçimin e çështjes për një të pandehur, gjykata ka vepruar në konformitet me ligjn duke mos pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Pretendimet e tjera të ngritura në rekurs si ajo se organi akuzës nuk ka bërë hetime për identifikimin e nisësit të substancave narkotike, se nuk u arrit të provohet bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale, etj., janë parashtruar edhe në gjykatën e apelit, e cila ka bërë arsyetimin përkatës për mospranimin e tyre.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/a të K.Pr.Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendmit nr.17, datë 08.03.2010 të Gjykatës së Apelit për Krimet e

Rënda Tiranë.

Tiranë, më 15.06.2011

337

Page 338: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61004-00820-00-2010 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-567 i Vendimit (86)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo AnëtarArjana Fullani AnëtareAndi Çeliku AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 22.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale, që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

OBJEKTI:Kërkesë për vleftësim arresti në flagrancë

dhe caktim mase sigurimiBaza ligjore: Nenet 228, 229, 230, 238, 244,

245 dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale.

PERSON NËN HETIM: ANDI IBRAHIMLLARI

A K U Z U A R:Për veprën penale

të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve,parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal

Gjykata e Rrethit Gjyqsor Tiranë me vendimin nr.360 Akti, datë 10.04.2010, ka vendosur:

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Andi Ibrahimllari.Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim, Andi Ibrahimllari.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendim penal nr.194, datë 29.04.2010, ka vendosur:Miratimin e vendimit penal nr.360Akti, datë 10.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ndryshimin:Caktimin e masës së sigurimit detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore ndaj shtetasit nën hetim, Andi Ibrahimllari, çdo ditë të hënë ora 09.00.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij, nëqoftëse nuk mbahet në paraburgim për shkak tjetër ligjor.

338

Page 339: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs Prokurori i Prokurorisë së Apelit Tiranë, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit, duke parashtruar këto shkaqe:

- Kolegji Penal i gjykatës së apelit është arsyetuar se provat nuk janë të mjaftueshme për të marrë masën e sigurimit arrest në burg, pasi vepra nuk vërtetohet, po ky Kolegj nuk arsyeton fare se çfarë rrethane e re ka dalë në shkallë të dytë për të ndryshuar masën e sigurimit, në një kohë që të gjitha rrethanat që janë evidentuar në shkallë të parë qëndrojnë plotësisht.

- Si në gjykimin e zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë, ashtu dhe në gjykimin e zhvilluar në apel, u vërtetua plotësisht dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova të mjaftueshme në aktin e ekspertimit daktiloskopik, që në sasinë e hashashit të gjetur tek qeset janë gjetur gjurmë të gishtave të të gjykuarit Andi Ibrahimllari.

- Mendoj se duke mos ndryshuar rrethanat e vërtetuara në gjykimin e zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë, vendimi i gjykatës së faktit që ka vendosur masë sigurimi arrest në burg është i mbështetur në ligj e në prova dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Kujtim Luli, që kërkoi

prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; mbrojtësin e personit nën hetim, av. Luan Ndregjoni, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NMe datën 14.01.2010, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin

penal në ngarkim të shtetasit Klevis Reso për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Siç del nga aktet, më datën 13.01.2010, në orën 18.00, nga shërbimet e seksionit kundër narkotikëve, në kuadër të kontrollit të personave të dyshuar për mbajtje droge, ka ushtruar kontroll personal të shtetasit Klevis Reso, të cilit iu gjetën dy qese me bimë cannabis sativa dhe në sediljen e motorit iu gjetën dhe tre qese të tjera. Sipas proces-verbalit të kapjes në flagrancë, i dyshuari kishte dalë nga bodrumi i një pallati ku u ushtrua kontroll dhe u gjetën dhe 15 qese të tjera me lëndë narkotike. Pesha e përgjithëshme e lëndës narkotike është 106,8 gram.

Nga akti i ekspertimit daktiloskopik nr.1406, datë 16.02.2010 të dy qeseve të kapura shtetasit Klevis Reso, ka rezultuar se gjurmët papilare janë lënë nga shtetasi Andi Ibrahimllari, krahasuar këto me gjurmët e personave të daktiloskopuar që ndodhen në databazë.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, në datën 07.04.2010 është realizuar ndalimi i shtetasit Andi Ibrahimllari, ndaj të cilit është kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë vlerësimi i ligjshëm i ndalimit dhe caktimi i masës së sigurimit arrest në burg.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.360 akti, datë 10.04.2010, ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim Andi Ibrahimllari, duke caktuar ndaj tij masën e sigurimit arrest në burg. Në vendimin e saj, gjykata e rrethit arsyeton se ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e krimit nga ky person, bazuar në proces-verbalin e ndalimit të tij, proces-verbalin e fiksimit e marrjes së provës materiale dhe aktin e ekspertimit daktiloskopik dhe duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës dhe rrezikun që personi nën hetim largohet, u vendos masa e sigurimit arrest në burg.

339

Page 340: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Në ankimin e paraqitur dhe në gjykatën e apelit, mbrojtësi i të pandehurit, duke kundërshtuar masën e sigurimit arrest në burg si të papërshtatshme dhe ndryshimin e saj më një masë më të butë, ka pretenduar se e vetmja provë e paraqitur nga organi i Prokurorisë në ngarkim të Andi Ibrahimllarit është akti i ekspertimit daktiloskopik, ku është arritur në përfundimin se në qeset me cannabis gjurmët e gishtave të gjetura ishin lënë prej tij. Por mbrojtja pretendon se nuk ka asnjë provë apo indicje se si mund të jenë lënë gjurmët prej tij e ato mund të jenë lënë në rrethana rastësore pa dijeninë e të pandehurit.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.194, datë 29.04.2010 ka arritur në përfundimin se vendimi i gjykatës së rrethit është i drejtë përsa i përket vleftësimit të ndalimit, por duhet të ndryshohet lidhur me masën e sigurimit dhe ka vendosur miratimin e tij me ndryshimin, caktim si masë sigurimi ndaj të pandehurit Andi Ibrahimllari atë të detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore.

Në vendimin e saj gjykata e apelit e gjen të pabazuar e të pajustifikuar masën e sigurimit arrest në burg, të pabazuar në ligj dhe se provat e paraqitura nuk përbëjnë bazë për caktimin e asaj mase.

Në rekursin e paraqitur nga prokurori, kërkohet prishja e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënia në fuqi e vendimit të gjykatës së rrethit me arsyetimin se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, pasi janë gjetur gjurmët e gishtave të të pandehurit dhe se konkluzioni i gjykatës së apelit se provat nuk janë të mjaftueshme për të marrë masën e sigurimit arrest në burg përbën hetim të plotë të çështjes dhe zgjidhjen e saj në themel. Edhe para këtij Kolegji, prokurori pretendoi se ekzistojne kushtet ligjore për lënien në fuqi si të bazuar të vendimit të gjykatës së rrethit, bazuar sidomos në aktin e ekspertimit daktiloskopik dhe se vazhdon dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të të pandehurit, pasi ndaj tij është ngritur akuzë dhe çështja është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është dërguar me datë 01.07.2010.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë me vërejtjen që duhej të bënte një analizë e arsyetim me të plotë për shkaqet e ndryshimit të vendimit të gjykatës së rrethit. Gjykata e rrethit, në caktimin e masës së sigurimit arrest në burg si dyshim të arsyeshëm, përmend vetëm faktin e gjurmëve dhe aktin e ekspertimit daktiloskopik, pa përmendur rrethanat dhe kushtet që e bëjnë të domosdoshme caktimin e asaj mase. Në vendimin e saj përmendet rreziku i largimit të të pandehurit pa u bazuar në asnjë të dhënë. Në këto rrethana, vendimi i gjykatës së rrethit nuk ka arsyetimin ligjor për domosdoshmërinë e caktimit të masës së sigurimit arrest në burg.

Gjithashtu Kolegji ka parasysh faktin që më datën 29.04.2010 është urdhëruar lirimi i të pandehurit Andi Ibrahimllari dhe që prej 11 muajsh çështja është dërguar për shqyrtim në gjykatën e rrethit, shqyrtim që ka të bëjë me themelin e çështjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/a të K.Pr.Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr. 194, datë 29.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 22.06.2011

340

Page 341: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

MENDIMI I PAKICËSNe gjyqtarët në pakicë, Fatos Lulo dhe Andi Çeliku, jemi kundër vendimit të

shumicës që ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit nr.194, datë 29.04.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë”, vendim i cili nga ana e tij ka ndryshuar masën e sigurimit personal ndaj shtetasit nën hetim Andi Ibrahimllari nga ajo e “arrestit në burg” në atë “të detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Proçedurës Penale.

Sipas mendimit tonë, vendimi i mësipërm i Gjykatës së Apelit Tiranë, duhej të prishej si i pambështetur dhe i pa argumentuar ligjërisht, duke u lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.360, datë 10.04.2010, i cili i ka caktuar shtetasit nën hetim Andi Ibrahimllari, masën e sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale. Nga aktet e administruara rezultojnë dyshime të arësyeshme të bazuara në prova se shtetasi Andi Ibrahimllari, në bashkëpunim me persona të tjerë, është i përfshirë aktivisht në tregtinë e lëndëve narkotike. Ky fakt përbën një nga kushtet thelbësore për caktimin e një mase sigurimi personal ndaj tij (neni 228 i K.Pr.Penale), por duke pasur parasysh rrezikshmërinë e veçantë të veprës penale që i atribuohet, përhapjes së saj, sanksionin e dispozitës përkatëse penale, si dhe qëndrimin e tij ndaj akuzës së ngritur, vlerësojmë se e vetmja masë sigurimi personal e përshtatshme për këtë shtetas në këtë proçedim penal do të ishte “arresti në burg”, sikurse ka vendosur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi i së cilës duhej të lihej në fuqi duke u prishur vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Andi Çeliku Fatos Lulo

341

Page 342: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61004-00275-00-2011 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-499 i Vendimit (87)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesFatos Lulo Anëtar Arjana Fullani Anëtare Andi Çeliku Anëtar Aleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 22.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË FIER, përfaqësuar në gjyq nga prokurori pranë Gjykatës së Lartë Hysen Keta.

PERSONI NËN HETIM: ARJAN NIKAJ, i mbrojtur në gjyq nga av. Artan Balla.

A K U Z U A R:Për veprën penale të “vjedhjes”,

parashikuar nga neni 134/1 i K.Penal.OBJEKTI:

Vleftësim të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Arjan Nikaj dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 238, 244/1 të K.Pr.Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin nr.640, datë 28.11.2010, ka vendosur:

Të vleftësojë si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Arjan Nikaj, të kryer në datën 25.11.2010, ora 00.12, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Të caktojë si masë sigurimi personal për shtetasin Arjan Nikaj “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.01, datë 06.01.2011, ka vendosur: Miratimin e vendimit nr.640, datë 28.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier përsa i përket vleftësimit të ligjshëm të ndalimit të të ndaluarit Arjan Nikaj.Ndryshimin e vendimin të mësipërm për këtë shtetas përsa i përket masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, duke caktuar ndaj tij si masë sigurimi atë të “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore” pranë Prokurorisë Fier, njëherë në dy javë, çdo të hënë në orën 12.00.

342

Page 343: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me anën e të cilit ka kërkuar, prishjen e vendimit nr.1, datë 06.01.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.640, datë 28.11.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Si shkaqe të rekursit, pala ankuese parashtron:- Vendimi i gjykatës së apelit është dhënë në kundërshtim me dispozitat procedurale

penale dhe kriteret ligjore të përcaktuara posaçërisht nga neni 229 të K.Pr.Penale dhe në mënyrë të veçantë, me paragrafin e dytë të këtij neni “çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete”.

- I arrestuari Arjan Nikaj, është akuzuar për veprën penale të "vjedhjes" parashikuar nga neni 134/1 i K.Penal, që parashikon sanksion dënimi vetëm me burgim.

- Rrezikshmëria e kësaj vepre dhe përhapja e saj në Rrethin e Fierit e vendosin këtë vepër në ato që përcaktojnë një shkallë më të rëndë për nevojat e sigurimit.

- Edhe vetë rrethanat e çështjes e shtojnë më tepër këtë rrezikshmëri, po të kemi parasysh se i sipërpërmenduri dyshohet se e ka kryer vjedhjen duke përdorur çelësa fals dhe se shuma e vjedhur është e konsiderueshme.

- Gjykata e apelit nuk ka dhënë argumente bindëse pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë është në kundërshtim me ligjin procedural penal.

- Nëse nga ana e gjykatës do të konsiderohej se nuk ekziston dyshimi, duhet të kishte vendosur rrëzimin e kërkesës së organit të akuzës për caktimin e masës së sigurimit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës

së Lartë, Hysen Keta i cili kërkoi, prishjen e vendimit nr.1, datë 06.01.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.640, datë 28.11.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier; dëgjoi mbrojtësin e personit nën hetim Arjan Nikaj, av.Artan Balla, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.1, datë 06.01.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë; dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.1, datë 06.01.2011 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit

korrekt të ligjit procedural penal dhe si i tillë ai duhet të lihet në fuqi.

A. Rrethanat e faktit

1. Nga aktet e ndodhura në fashikullin e masës së sigurimit dhe gjatë gjykimit të kërkesave në gjykatën e shkallës së parë dhe atë të apelit, ka rezultuar si vijon: Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier, mbi referimin e veprës penale nga policia gjyqësore, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Sipas organit të akuzës veprat penale dyshohet të jenë kryer në këto rrethana:

2. Në datë 23.11.2010, shtetasi Ledio Naço ka bërë kallëzim në Policinë Gjyqësore se, në ora 9.30, një person ka vjedhur në banesën e kallëzuesit 700.000 lekë dhe disa sende personale, bizhuteri të cilat kapin vlerën rreth 300.000 lekë.

3. Bashkëshortja e kallëzuesit, shtetësja Klotilda Naço, ka deklaruar se ditën që i është vjedhur banesa ka parë një person duke mbyllur derën e saj. Në paraqitjen për njohje në datë 24.11.2010, shtetësja Klotilda Naço ka njohur personin nën hetim Arjan Nikaj.

4. Gjithashtu ka rezultuar se edhe shtetasi Dashamir Muçaj, në proces-verbalin për njohje me fotografi të datës 24.11.2010, ka njohur shtetasin Arjan Nikaj, duke zbritur shkallët e pallatit.

343

Page 344: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

5. Personi nën hetim ka mohuar akuzën dhe ka parashtruar se në datën 23.11.2010 ai ka patur ditëlindjen e vajzës së tij. Në mëngjes të asaj dite ka pirë kafen e mëngjesit në kafenenë pranë pallatit dhe mandej, ka shkuar në punë në dyqanin e tij, në të cilin rregullon brava dere.

6. Personi nën hetim ka mohuar të ketë qenë autori i veprës, duke pretenduar se atë ditë ai ka qenë duke u përgatitur të festojë ditëlindjen e vajzës, ka marrë djalin nga shkolla dhe se ai ka qenë tërë ditën në Fier.

7. Mbi bazën e këtyre të dhënave, organi i akuzës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka filluar procedimin penal për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

B. Procedurat gjyqësore

8. Organi i akuzës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në datën 26.11.2010, i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me kërkesë, me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të shtetasit Arjan Nikaj, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, parshikuar nga neni 134/1 i K.Penal. Caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale”.

9. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, pasi ka shqyrtuar kërkimin e organit të akuzës, me vendimin nr.640, datë 28.11.2010, ka vendosur: “Të vleftësojë si të ligjshëm ndalimin e shtetasit Arjan Nikaj, të kryer në datën 25.11.2010, ora 00.12, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Të caktojë si masë sigurimi personal për shtetasin Arjan Nikaj “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale...”.

10. Mbi ankimin e personit nën hetim Arjan Nikaj, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1, datë 06.01.2011, ka vendosur: “Miratimin e vendimit nr.640, datë 28.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier përsa i përket vleftësimit të ligjshëm të ndalimit të të ndaluarit Arjan Nikaj. Ndryshimin e vendimin të mësipërm për këtë shtetas përsa i përket masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, duke caktuar ndaj tij si masë sigurimi atë të “Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore” pranë Prokurorisë Fier, njëherë në dy javë, çdo të hënë në orën 12.00”.

11. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me anën e të cilit ka kërkuar, prishjen e vendimit nr.1, datë 06.01.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.640, datë 28.11.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, me shkaqet dhe pretendimet e përmendura më sipër në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

12. Gjykata e Apelit Vlorë ka arritur në përfundimin që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është i gabuar dhe e ka ndryshuar vendimin, duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim Arjan Nikaj atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

13. Gjykata e apelit arsyeton se: “... Gjykata e apelit e shqyrton çështjen mbi ankimin e shtetasit Arjan Nika, i cili pretendon për zbatim të gabuar të ligjit procedural penal... mungesën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova... si dhe në lidhje me llojin e masës së sigurimit të caktuar.... Gjykata e apelit e vlerëson të drejtë konkluzionin e gjykatës se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme, të parashikuara në nenin 228, 229 të K.Pr.Penale për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj këtij shtetasi...”.

14. Më tej gjykata e apelit vazhdon: “… Gjykata e apelit ...vlerëson se masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit Arjan Nika

344

Page 345: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

është në përshtatje me shkallën e nevojave të sigurimit ndaj tij dhe në raport të drejtë me faktin penal për të cilin dyshohet ky shtetas... në rrethana konkrete të dyshuara të veprës penale dhe volumi tejet i vogël i veprimtarisë së kundërligjshme ...ndaj të dyshuarit duhet të vendoset një masë tjetër sigurimi siç është ajo e “detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore...”.

D. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga prokurori

15. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të pabazuara në ligj (Neni 432 i Kodit të Procedurës Penale) dhe si të tilla, nuk do të pranohen.

16. Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe kjo ka sjellë që edhe vendimi i gjykatës të jetë i drejtë.

17. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Vlorë me të drejtë ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, duke caktuar ndaj personit nën hetim Arjan Nikaj masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

18. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se i drejtë është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Apelit Vlorë në disponimin e saj, që personit nën hetim Arjan Nikaj t’i caktohet si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues, duke mbajtur parasysh se:

19. I. Mbi personin nën hetim Arjan Nikaj ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen prej tij të veprës penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, kusht i sanksionuar nga pika 1 e nenit 228 të K.Pr.Penale. Si burime prove, ku mbështetet dyshimi arsyeshëm, gjykata ka parasysh: proces-verbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 23.11.2010; proces-verbali i kallëzimit të shtetasit Ledio Naço datë 23.11.2010; proces-verbalet e paraqitjes për njohje datë 24.11.2010; proces-verbal për sekuestrimin e provave datë 23.11.2010, nga të cilat, rezulton dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Arjan Nikaj, mund të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

20. II. Vepra penale e “vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, për të cilën dyshohet shtetasi Arjan Nikaj, nuk rezulton të jetë parashkruar, dekriminalizuar apo amnistuar nga organi kompetent shtetëror. Personi nën hetim është madhor, i përgjegjshëm përpara ligjit dhe nuk rezulton të ketë ndonjë shkak tjetër padënueshmërie të tij, duke u plotësuar kështu edhe kushti i dytë i përgjithshëm, i parashikuar në paragrafin e dytë, të nenit 228 të K.Pr.Penale.

21. Në këto kushte, drejt ka vepruar gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit duke i caktuar personit nën hetim Arjan Nikaj masë sigurimi personal me karakter shtrëngues.

22. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson gjithashtu, se gjykata e apelit me të drejtë ka vlerësuar që vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të ndryshohet përsa i përket llojit të masës së sigurmit personal të zgjedhur ndaj personit nën hetim Arjan Nikaj.

23. Pretendimi i ngritur nga organi i akuzës në rekursin e paraqitur përpara Gjykatës së Lartë se vendimi i gjykatës së apelit është dhënë në kundërshtim me dispozitat procedurale penale dhe kriteret ligjore të përcaktuara posaçërisht nga neni 229 të K.Pr.Penale, gjendet i pabazuar në ligj.

24. Masa e sigurimit personal, e kërkuar nga organi i akuzës dhe e vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Fier (ndryshe nga sa ka pretenduar akuza në rekurs), nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit si dhe sanksionit që parashikon ligji për veprën penale konkrete. Në bazë të nenit 230 të K.Pr.Penale, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, mund të vendoset vetëm në qoftë se, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe autorit, çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Në rastin konkret nuk plotësohen këto kritere.

345

Page 346: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

As vepra për të cilën akuzohet personi nën hetim dhe as vetë ky i fundit, nuk paraqesin rrezikshmëri të veçantë shoqërore.

25. (i) Vepra penale për të cilën akuzohet se ka kryer personi nën hetim Arjan Nikaj nuk është me rrezikshmëri të veçantë shoqërore për të vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si kusht i parashikuar nga pika 1 nenit 230 të K.Pr.Penale.

26. (ii) Vetë personi nën hetim Arjan Nika, nuk paraqet rezikshmëri të veçantë (të theksuar) shoqërore.

27. Në nenin 229 K.Pr.Penale përcaktohet se: “1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtashmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduase të parashikuara nga Kodi Penal…”.

28. Në caktimin e llojit të masës së sigurimit, Gjykata e s Shkallës së Parë Fier dhe organi i akuzës (në kërkimet e tij drejtuar gjykatës), nuk kanë patur parasysh kërkesat e pikës 1 nenit 229 të K.Pr.Penale, duke mos vlerësuar drejtë përshtatshmërinë e masës së zgjedhur ndaj personit nën hetim Arjan Nikaj me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

29. Në të tilla rrethana, Gjykata e Apelit Vlorë me të drejtë e ka vlerësuar të pabazuar kërkesën e organit të akuzës për caktimin ndaj personit nën hetim Arjan Nikaj të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, duke arritur në konkluzionin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të ndryshohet për këtë pjesë, duke i caktuar personit nën hetim Arjan Nikaj, si masë sigurimi personal me karakter shtrengues atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në përputhje me kërkesat e nenit 234 K.Pr.Penale.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

30. Gjykata e Apelit Vlorë, ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo (gjykata), me të drejtë ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë duke caktuar si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim Arjan Nikaj atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, në përputhje me kërkesat e nenit 234 K.Pr.Penale.

31. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.1, datë 06.01.2011 i Gjykatës së Apelit Vlorë, duke qenë rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural penal, do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 249, pika “8” të Kodit

të Procedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.1, datë 06.01.2011 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 22.06.2011

346

Page 347: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.56250-00793-00-2008 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-790 i Vendimit (88)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari AnëtarEvelina Qirjako AnëtareArjana Fullani AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 29.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me pale:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË DURRËS, e përfaqësuar nga prokurori pranë Gjykatës së Lartë, Bujar Sheshi.

KUNDËR TË GJYKUARIT: ERMAL SHEHI, përfaqësuar nga av. Ilia Ilia.

A K U Z U A R:

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e parashikuar nga neni 238/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin penal nr.530, datë 29.10.2007, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të pandehurit Ermal Shehi për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe, në bazë të nenit 283/1 të Kodit Penal e dënon me 5 (pesë) vjet burgim.Në bazë të neneve 55, 56 të Kodit Penal, bashkimin e dënimit me dënimin e mbetur prej 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim, të dhënë me vendimin penal nr.502, datë 11.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të parashikuar nga nenet 76, 22, 278/2 të Kodit Penal, përfundimisht dënimin e të pandehurit Ermal Shehi me 6 (gjashtë) vjet burgim.Vuajtjen e dënimit të filluar më datë 06.01.2006 ta kryejë në burgun e sigurisë së zakonshme.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin penal nr.319, datë 29.07.2008, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit penal nr.530, datë 29.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs prokurori pranë Gjykatës së Apelit Durrës, me anën e të cilit ka kërkuar:

347

Page 348: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ndryshimin e vendimit penal nr.319, datë 29.07.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, të vendimit nr.530, datë 29.10.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për sa i përket fillimit të vuajtjes së dënimit, duke filluar vuajtja e dënimit për të pandehurin Ermal Shehi në datën 21.03.2007 dhe lënien në fuqi të vendimit për pjesët e tjera.

Si shkaqe të rekursit, pala ankuese ka paraqitur:- Vendimi i Gjykatës së Apelit dhe ai i Shkallës së Parë Durrës nuk janë të bazuara për

pjesën që përcaktojnë kohën e fillimit të vuajtjes së dënimit.- Në këtë pjesë të vendimit arsyetimet e të dyja gjykatave janë të gabuara, pasi nga

njëra anë bashkojnë dënimin e ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm dhe nga ana tjetër caktojnë si datë të fillimit të vuajtjes së dënimit datën e arrestimit për veprën e parë, ndërkohë që kjo datë është llogaritur për pjesën e vuajtur të dënimit.

- Vuajtja e dënimit duhet t’i filloje nga data e arrestimit për veprën e dytë, pasi pjesa e parë është llogaritur në dënimin e vuajtur deri në këtë moment.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs edhe i dënuari Ermal Shehi, nëpërmjet mbrojtësit të tij Av. Ilia Ilia, me anën e të cilit ka kërkuar:

Prishjen e vendimit penal nr.319, datë 29.07.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, të vendimit nr.530, datë 29.10.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe pushimin e gjykimit, pasi ndjekja penale në ngarkim të të dënuarit Ermal Shehi për veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal nuk duhet të kishte filluar e vazhduar.

Si shkaqe të rekursit, pala ankuese ka paraqitur:- Vendimi i Gjykatës së Apelit dhe ai i Shkallës së Parë Durrës janë të pabazuar në

ligjin material dhe në prova.- Prokuroria e Rrethit Durrës, në procedimin penal të vitit 2005, ndonëse e hetoi të

gjykuarin edhe për veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 Kodit Penal, duke gjykuar për sasinë e pakët të lëndës narkotike të kapur në autoveturën e tij, faktin që kjo lëndë do të shërbente për përdorim vetjak, jo vetëm për të por edhe për shtetasin Endri Zeqir Kupe, nuk ngriti akuzë ndaj shtetasit Ermal Shehi.

- Është e vërtetë që procedimi ka rifilluar mbi bazën e urdhërimit të Prokurorisë së Apelit Durrës, por prokuroria e shkallës së parë, pa marrë asnjë provë të re në drejtim të detyrave të lëna nga Prokuroria e Apelit, e ka marrë të pandehur Ermal Shehin dhe e ka dërguar për gjykim.

- Prokuroria e Shkallës së Parë Durrës ka mbajtur dy qëndrime për të njëjtin fakt penal, në rastin e parë nuk ngre akuzë ndaj të gjykuarit dhe, në rastin e dytë kërkon deklarimin fajtor të tij.

- Nga tërësia e materialeve të dosjes e provave të marra në gjykim, vërtetohet së në çështjen në gjykim jemi para rastit të mbajtjes së kësaj lënde në doza të vogla dhe për përdorim vetjak, pra që ky fakt nuk parashikohet si vepër penale.

- Në këtë pjesë të vendimit arsyetimet e të dyja gjykatave janë të gabuara, pasi, nga njëra anë bashkojnë dënimin e ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm dhe nga ana tjetër caktojnë si datë të fillimit të vuajtjes së dënimit, datën e arrestimit për veprën e parë, ndërkohë që kjo datë është llogaritur për pjesën e vuajtur të dënimit.

- Vuajtja e dënimit duhet t’i fillojë nga data e arrestimit për veprën e dyt,ë pasi pjesa e parë është llogaritur në dënimin e vuajtur deri në këtë moment.

348

Page 349: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës së

Lartë Bujar Sheshi, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.319, datë 29.07.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës për sa i përket cilësimit juridik dhe deklarimit fajtor të të pandehurit Ermal Shehi dhe ndreqjen e gabimit për sa i përket kohës së vuajtjes së dënimit; dëgjoi mbrojtësin e të gjykuarit Ermal Shehi, Av. Ilia Ilia, i cili kërkoi prishjen e vendimit penal nr.319, datë 29.07.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, të vendimit nr.530, datë 29.10.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe pushimin e gjykimit; dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi penal nr.319, datë 29.07.2008 i Gjykatës së Apelit Durrës, si edhe vendimi

nr.530, datë 29.10.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal dhe si të tille duhet të prishen dhe të vendoset kthimi i akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, me tjetër trup gjykues.

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes ka rezultuar e provuar se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës kërkesën për gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Ermal Shehi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, vepër e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga aktet ka rezultuar e provuar se: Në datën 16.03.2005 i gjykuari Ermal Shehi ka qenë duke udhëtuar së bashku me

shtetasin Endri Kupe me mjetin tip “Mercedes Benz”, me ngjyrë blu, me targa të huaja MI8U9811. Shërbimet e policisë në qytetin Durrës kanë ushtruar kontroll të dokumentacionit dhe kanë konstatuar që vërtetimi i hyrjes ishte i falsifikuar. Gjithashtu është ushtruar kontroll fizik mbi mjetin dhe është gjetur një sasi lënde, e dyshuar narkotike. Oficeret e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariatin e policisë dhe po në këtë datë është bërë dhe arrestimi në flagrancë.

Me proces verbalin datë 17.03.2005 është bërë këqyrja dhe marrja e provave materiale. Është peshuar lënda e dyshuar narkotike, një dozë pluhuri me ngjyrë bezhë, e vendosur në një qese plasmasi të tejdukshme dhe ka rezultuar 0.7 gram, ndërsa është sekuestruar dokumentacioni i makinës i dyshuar i falsifikuar.

Me vendimin datë 17.03.2005 të oficerit të policisë gjyqësore është urdhëruar ekspertimi kimik i lëndës narkotike, pluhur ngjyrë bezhë me peshë 0.7 gram.

Sipas aktit toksikologjik-ligjor nr.158, datë 07.04.2005 është bërë ekspertimi toksikologjik i dy mostrave, të pluhurit 0.87 gram ngjyrë bezhë dhe 0.33 gram pluhur i bardhë dhe ka rezultuar, që pluhuri ngjyrë bezhë kishte përmbajtje heroine, ndërsa pluhuri me ngjyrë të bardhë kishte përmbajtje kokaine.

Në datën 28.10.2005 i gjykuari Ermal Shehi është deklaruar fajtor dhe është dënuar nga ana e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve” me 4 muaj burgim, me kusht për dy vjet kohë dhe 300.000 lekë gjobë.

Me vendimin nr.408, datë 22.11.2006 Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur heqjen e pezullimit të ekzekutimit të dënimit për të gjykuarin Ermal Shehi.

Me vendimin nr.502, datë 11.10.2006 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës i gjykuari Ermal Shehi është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 76-22, 278/2 të Kodit Penal, përfundimisht me 5 vjet burgim, duke u urdhëruar fillimi i vuajtjes së dënimit nga data e arrestimit 06.01.2006.

349

Page 350: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Mbi bazën e urdhërit te Prokurorit të Apelit Durrës, në datën 06.12.2006 Prokurori i Rrethit Durrës ka regjistruar procedimin penal nr.1095 në ngarkim të të pandehurit Ermal Shehi, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Në vazhdimësi të procedimit penal, në datën 11.12.2006 i gjykuari Ermal Shehu është marrë i pandehur dhe është pyetur për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, në bazë të nenit 283/1 të Kodit Penal, për mbajtjen e 0.7 gram lëndë narkotike heroinë dhe kokainë.

Në datën 10.01.2007, nga shërbimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, është vënë në dijeni organi akuzës se rezultati i analizave të urinës ka vlerë vetëm në momentin e ndalimit dhe nga analiza e urinës së Ermal Shehit nuk mund të përcaktohet doza e lëndës narkotike që ai konsumon.

Me vendimin nr.64, datë 07.02.2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar si masë sigurimi për të pandehurin Ermal Shehi, atë të arrestit në burg.

Në rrethanat e përshkruara të dy gjykatat kanë konkluduar në fajësinë e të gjykuarit Ermal Shehi për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, në bazë të nenit 283/1 të Kodit Penal dhe, në bashkim të dënimeve, përfundimisht është dënuar me 6 (gjashtë) vjet burgim.

Ndaj vendimeve kanë ushtruar rekurs i gjykuari Ermal Shehi dhe Prokurori i Apelit Durrës, të cilët kërkojnë prishjen e tyre, duke parashtruar ato shkaqe që janë cituar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Duke u bazuar në aktet që ndodhen në fashikullin e këtij procedimi penal (të hetimeve paraprake dhe të gjykimeve në të dy shkallët e gjykimit), si dhe në rrethanat që rezultuan gjatë gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë, Kolegji Penal çmon se përfundimi në të cilin kanë arritur gjykatat nuk është rezultat i një hetimi të gjithanshëm dhe objektiv i të gjitha rrethanave, në të cilat pretendohet të jetë kryer vepra penale objekt akuze. Gjithashtu, çmuarja e provave që u paraqiten nga organi i prokurorisë, për vërtetimin e akuzës së ngritur ndaj të gjykuarit Ermal Shehi, nuk është bërë në përputhje me kërkesat e nenit 152 të Kodit të Procedurës Penale.

Megjithëse në procesin e zbulimit, fiksimit, marrjes, administrimit dhe ekspertimit të provave, që sipas organit të akuzës provojnë kryerjen e veprës penale nga i gjykuari, janë lejuar shkelje të rënda të ligjit, gjykatat padrejtësisht i kanë dhënë vlerë të paracaktuar njërës prej tyre dhe konkretisht aktit të ekspertimit toksikologjik-ligjor nr.158, datë 07.04.2005, me të cilin është bërë ekspertimi toksikologjik i dy mostrave, të pluhurit 0.87 gram ngjyrë bezhë dhe 0.33 gram pluhur i bardhë.

Të dy gjykatat, në çmuarjen e kësaj prove, nuk kanë zbatuar kërkesat e nenit 152 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit çmuarja e provave është në radhë të parë, e mbi të gjitha, përcaktimi i vërtetësisë dhe, pas kësaj edhe i fuqisë provuese të tyre, por e kanë pranuar këtë akt, në mënyrë të padyshimtë si provë fajësie.

Nga ballafaqimi i akteve procedurale, proces verbalit datë 17.03.2005 të këqyrjes dhe marrjes së provave materiale, procesverbalit të peshimit të lëndës së sekuestruar, vendimit të kryerjes së ekspertimit, me aktin e ekspertimit dhe arritjet e gjykatës në vendimin e fajësisë dallohen kontradikta, të cilat vënë në dyshim vërtetësinë e provës.

Ndërsa rezulton që të gjykuarit Ermal Shehi, gjatë arrestimit në flagrancë, i janë gjetur dhe sekuestruar 0.7 gram lëndë pluhur me ngjyrë bezhë, në ekspertimin toksikologjik janë ekzaminuar 0.87 gram pluhur ngjyrë bezhë dhe 0.33 gram pluhur i bardhë. Është pikërisht ky akt, i kryer mbi sasi dhe lloje lëndësh, të cilat nuk i përgjigjen provave të tjera, që ka shërbyer në themel të bindjes së gjykatave për fajësinë e të gjykuarit.

350

Page 351: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Pamjaftueshmëria e shqyrtimit gjyqësor nga ana e të dy gjykatave, dallon edhe në mos zgjerimin e shqyrtimit gjyqësor edhe në drejtime të tjera, sikurse verifikimi i faktit nëse i gjykuari është apo jo përdorues i lëndëve narkotike dhe, nëse po, në çfarë doza i përdor ato.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që gjykatat të udhëhiqen edhe nga përfundimet e arritura në vendimin unifikues nr.1, datë 27.01.2008 të Gjykatës së Lartë, në lidhje me përgjegjësinë e të gjykuarve përdorues të lëndëve narkotike, në varësi të sasisë së gjetur.

Gjatë gjykimeve dhe në rekurs nga mbrojtja është ngritur pretendimi në lidhje me përkatësinë e lëndës së dyshuar narkotike, duke pretenduar që ajo u përkiste të gjykuarit dhe shtetasit Endri Kupe, të dy përdorues të lëndëve narkotike. Sipas mbrojtjes, lënda narkotike e sekuestruar ishte blerë nga të dy në të njëjtin vend dhe me synimin të përdorej së bashku. Kjo rrethanë, e cila mund të ndikojë në fajësinë e të gjykuarit, duhet pranuar ose përjashtuar, nëpërmjet kryerjes së veprimeve procedurale, veprime këto, që duhen bërë nga gjykata gjatë rigjykimit.

Në rigjykim, veç plotësimit dhe zgjerimit të shqyrtimit gjyqësor, që do të bëhet sipas çmimit të vetë gjykatës së shkallës së parë që do të rigjykojë çështjen, duhet të sheshohen kontradiktat të cilat ndikojnë në vlefshmërinë e provave dhe që dallohen në lidhje me sasinë dhe llojin e lëndës narkotike të gjetur në makinën e të gjykuarit, kundrejt sasisë dhe llojit të lëndës narkotike të ekspertuar. Gjithashtu, gjykata duhet të thërrasë ekspertë, të cilët, sipas llojit të lëndës narkotike, të përcaktojnë për aq sa është e mundur, nëse është rasti i dozave të vogla dhe në raport me të gjykuarin si përdorues, të përcaktohet se sa ka qenë e nevojshme për të për përdorim vetjak.

Gjatë rigjykimit, gjykata duhet të verifikojë edhe pretendimet e mbrojtjes në lidhje me përkatësinë e lëndës narkotike.

Në lidhje me pretendimin e parashtruar nga ana e mbrojtësit të të gjykuarit Ermal Shehi, sipas të cilit gjykimi i kësaj çështjeje duhet të pushohet, Kolegji Penal, duke u nisur nga mangësitë që u vunë në dukje në këtë vendim për sa i takon shqyrtimit gjyqësor dhe konkluzioneve të arritura nga të dy gjykatat, si dhe nga përcaktimet urdhëruese që përmban neni 441 i Kodit të Procedurës Penale, arriti në përfundimin se ai nuk duhet të pranohet si i pabazuar në ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/1 të Kodit të Procedurës

Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit penal nr.319, datë 29.07.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe

të vendimit penal nr.530, datë 29.10.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 29.06.2011

351

Page 352: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.56260-01001-00-2009 i Regj. ThemeltarNr.00-2011-547 i Vendimit (89)

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari AnëtarArjana Fullani AnëtareEvelina Qirjako AnëtareAleksander Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 29.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale, që i përket:

TË PANDEHURVE: ALEKSANDËR KAPAJ PËRPARIM LLANAJBLENARD GREMBI

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale

“Trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.46 datë 27.07.2009, ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Kapaj për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, dënimin e të pandehurit Aleksandër Kapaj, përfundimisht me 7 (shatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Përparim Llanaj, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, dënimin e të pandehurit Përparim Llanaj, përfundimisht, me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Blenard Grembi për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, në bashkëpunim, vepër kjo e parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.Në aplikim të nenit 406, dënimin e të pandehurit Blenard Grembi, përfundimisht, me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.Vuajtja e dënimit për të tre të pandehurit fillon nga dita e arrestimit të tyre, përcaktuar në kokën e këtij vendimi.Detyrimin e të pandehurve për pagimin solidarisht të shpenzimeve proçeduriale të kryera gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe në gjykim, sipas proçes-verbalit për shpenzimet proçeduriale.

352

Page 353: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Asgjësimin e lëndës narkotike, në masën 4 kilogram e 145 gram.Konfiskimin e sendeve të sekuestruara (sipas urdhërit për bashkimin e provës materiale të pandehurve).Urdhër datë 30.03.2009, për të tre të pandehurit me këto prova materiale:Aparat celular i markës NOKIA ngjyrë e zezë me butona gri. me nr.IMEI 353267014209033. me kartë SIM Vodafon (greke), me nr.serie 89300500200332434116Aparat celular i markës SAMSUNG ngjyrë e zezë, hapje me shinë, me nr.IMEI 357173016572327 me dy karta SIM, një Vodafonë me nr.355693493399 dhe AMC me nr.355683641111.Aparat celular i markës NOKIA me ngjyrë blu dhe gri, me numër IMEI 358057012698179, me kartë SIM greke me nr.003069933444333Pasaportë me nr.Z2221713 lëshuar shtetasit Blenard Grembi.Çertifikatë ndërkombëtare e sigurimit motorik me nr.AL 06/000960112 në emër të Blendard Grembi.Letër A4 shkruar në gjuhën greke me vula po në gjuhën greke me nr.705108.Zarf i Kompanisë Vodafonë me nr.PIN dhe PUK si dhe është shkruar nr.në faqën e jashtme 0693705695.Fletë e Kompanisë Vodafon, ku janë shkruar kodet PIN dhe PUK, përkatësisht 7594, 1138, 25339000, 27972900.Kartë Sim e Kompanisë Vodafon me numër serial 89355020000220703449013.Portofol ngjyrë kafe pa ndonjë mbishkrim.Kartë bankomati e Bankës “Alfa Bank” në emër të shtetasit Blenard Grembi, me nr.4060010195723034.Copë fletoreje ku shkruhet emri Edlir Bajram Hazizi dhe numrat 00306978085724 dhe 00306938843116.Një copë kartoni, ku në anë të saj ka fjalën Boro dhe të shënuara numrat: Beso-Taksi dhe 00306979104485, 0692524036,0692696818.Një copë kartoni ku janë shkruar me ngjyrë të kuqe numrat 00306947858846.600 (gjashtëqind) euro të prerjeve 10x50, 2x20, 4x10 dhe 4x5 euro.8000 (tetë mijë) lekë të prerjeve 6x1.000 lekë dhe 10x2.000 lekë.Automjet Benz Mercedes ngjyrë blu, me portobagazh me targë FR 6541C.Leje qarkullimi me nr.0008812.Leje ndërkombëtare për drejtim automjeti me nr.9271.Leje qarkullimi ndërkombëtare me nr.regj 1310.Leje drejtimi me nr.FR 023998/169000909.Çertifikatë kontrolli teknik të automjetit me kod  0639065Taksë regjistrimi me numër 138468.Mandat arkëtimi nr.7710.Kartë Vodafon me nr.89300500200289834391 PP143.Tre telefona të Blenard Grembi.Çantë dore vishnje për mbajtëse dokumentash.Aparat celuar i markës NOKIA, me numër IMEI 359376002767342, me ngjyrë gri, me kartë të Kompanisë Vodafon, me nr.serial 8925502000218850012013.Kartë SIM Vodafon me nr.serial 8935502000221885252013.Aparat celular i markës NOKIA 7260 me ngjyrë të zezë ,me numër IMEI 354307009871774, me kartë Vodafon brenda.

353

Page 354: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

5 (pesë) cd të përgjimit për numrat celularë 0693724228, 4 (katër) cd për nr.celular 0692550792, 2 (dy) cd për nr.0693451879, 3 (tre) cd për nr.0692550792, 2 (dy) cd për nr.0693451879, 3 (tre) cd për nr.0693493399, 1 (një) cd për numrin 0693803590 dhe 1 (një) cd për numrin 0693370933. Gjithsej 16 (gjashtëmbëdhjetë) cd përgjimi bisedash telefonike dhe cd me të dhëna të Kompanisë telefonike Vodafon.8. Vuajtja e dënimit në burg të sigurisë së zakonshme.Kundër vendimit lejohet ankim brënda 10 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e shpalljes së tij pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.60, datë 29.10.2009, ka

vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.46, datë 27.07.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Kundër vendimit të mësipërm të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda ka ushtruar rekurs i gjykuari Blenard Grembi, i cili kërkon ndryshimin e këtij vendimi në lidhje me kualifikimin ligjor të veprës, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata ka gabuar në cilësimin juridik të veprës penale, pasi vepra penale që kam konsumuar ka mbetur në tentativë, pasi është vërtetuar se lënda narkotike është kapur në territorin shqiptar.

- Gjykata duhej të aplikonte nenin 23 të K.Penal, duke ulur dënimin për të pandehurin nën minimumin e parashikuar nga ligja.

- Duhej të vler]soheshin nga gjykata elementët e tentativës dhe ndryshimi i kualifikimit ligjor në atë të parashikuar në nenin 283/a/1 të K.Penal dhe rrethanat lehtësuese, duke mbajtur një qëndrim nën minimumin ligjor.

- Gjykata ka gabuar që ka sekuestruar mjetin tip “mercedes benz” me targa FR.6541C, pasi ai nuk është pronë vetëm e të pandehurit, por i përket familjes.

Kundër vendimit të mësipërm të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, ka ushtruar rekurs i gjykuari Përparim Llanaj, nëpërmjet avokatit të tij, i cili kërkon ndryshimin e këtij vendimi në lidhje me kualifikimin ligjor të veprës, duke parashtruar këto shkaqe:

- Gjykata ka gabuar në lidhje me caktimin e masës së dënimit si dhe në faktin se në rastin konkret duhet të ishte aplikuar ulja e masës nën minimumin e parashikuar nga dispozita konkrete.

- Ne kemi pranuar se vepra penale është kryer nga ana jonë dhe kemi mbajtur një qëndrim pendues.

- Nga gjykata është dhënë një masë e ashpër dënimin dhe nuk janë marrë parasysh rrethanat lehtësuese, si gjëndja familjare me dy fëmijë të mitur, gjendja ekonomike në të cilën jeton familja e tij.

- Cilësimi ligjor i bërë nga gjykata nuk është i drejtë dhe vjen në kundërshtim me provat e administruara në gjykim.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Hysen Keta, që kërkoi

ndryshimin e të dy vendimeve vetëm përsa i përket cilësimit ligjor të veprës; mbrojtësin av.Sokol Hazizaj, që kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda duke e cilësuar veprën penale të mbetur në tentativë, sipas nenit 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal dhe duke i dënuar të gjykuarit nën minimumin e parashikuar nga kjo dispozitë; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

354

Page 355: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

V Ë R E NVendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë nr.60, datë 29.10.2009 dhe

vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë nr.46, datë 27.07.2009 duhet të ndryshohen në lidhje me cilësimin ligjor të veprës së kryer nga të gjykuarit Përparim Llanaj, Blenard Grembi e Aleksandër Kapaj.

Sikurse pranohet nga vendimet e gjykatave është provuar se tre të gjykuarit, banorë të qytetit të Fierit, duke qenë në lidhje shoqërore me njëri tjetrin, janë marrë në gjetjen, grumbullimin e lëndëve narkotike, veprimtari kriminale kjo që është zbuluar e vënë në ndjekje nga organet përkatëse duke realizuar edhe kapjen e tyre e vënien para përgjegjësisë ligjore.

Me grumbullimin e lëndëve narkotike nga të tjerët është marrë i gjykuari Aleksandër Kapaj, i cili në marrëveshje me të gjykuarit Përparim Llanaj e Blenard Grembi ndërmorën veprime për trafikim në shtetin grek. Në zbatim të qëllimit të tyre, pasi kanë ngarkuar lëndën narkotike në makinën që drejtonte i gjykuari Blenard Grembi, ky i fundit është nisur në drejtim të shtetit grek për të kaluar në pikën e kalimit kufitar Kakavijë. Nga kontrolli i kryer nga organet e policisë kufitare, në automjetin e drejtuar prej tij u gjetën 8 pako të veshura me natribant që kishin një peshë prej 4.145 kg. Nga akti i ekspertimit nr.7343, datë 30.102008 u konstatua se tre pako me peshë 1.5 kg përmbanin lëndë narkotike kokainë, ndërsa pesë pakot e tjera përmbanin lëndën narkotike heroinë.

Duke pranuar elementet e veprës penale kryerjen e saj në bashkëpunim midis tre të gjykuarve, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë i ka deklaruar fajtorë këta për krimin e trafikimit të narkotikëve, parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal dhe në bazë të nenit 406 (mbasi kishte pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar), i dënoi të gjykuarin Aleksandër Kapaj me 7 vjet e 4 muaj (shtatë vjet e katër muaj) burgim dhe të gjykuarit Përparim Llanaj e Blenard Grembi me nga 6 vjet e 8 muaj (gjashtë vjet e tetë muaj) burgim.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë nr.60, datë 29.10.2009, që shqyrtoi çështjen mbi ankimin e tre të gjykuarve.

Të tre të gjykuarit në gjykatën e apelit, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit me pretendimin se vepra penale e kryer prej tyre duhej cilësuar e mbetur në tentativë pasi nuk u bë i mundur kalimi i lëndëve narkotike jashtë shtetit, sepse u kap nga policia dhe se padrejtësisht nuk ishte zbatuar neni 23 i K.Penal për uljen e dënimit nën minimumin e parashikuar nga ligji.

Nga aktet e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes del se këto pretendime të gjykuarit i kanë ngritur edhe në gjykatën e shkallës së parë, por ato janë parë si të pabazuara në ligj. Në përgjigje të pretendimit se vepra e kryer duhej trajtuar si e mbetur në tentativë gjykata e shkallës së parë arsyeton se ai nuk qëndron, sepse vepra e parashikuar nga neni 283/a është vepër formale dhe në kushtet kur është realizuar tranzitimi i saj nga brenda territorit në drejtim të shtetit grek, vepra quhet e konsumuar pasi prioritet i jepet anës subjektive. Tërheq vëmendjen arsyetimi që bën kjo gjykatë se “të tre kanë bashkëpunuar për arritjen e qëllimit kriminal duke tentuar të nxjerrin jashtë kufijve të Shqipërisë lëndën narkotike”, por “qëllimi i këtyre veprimeve ishte eksportimi dhe ata kanë arritur që ta tranzitojnë drejt kufirit grek pa mundur t’a kalojnë për shkaqe që nuk vareshin prej tyre”. Ndodhemi para veprës së kryer dhe jo të mbetur në tentativë arsyeton gjykata, sepse ata qëllimin e tyre kanë patur trafikimin e lëndës narkotike.

Në vendimin e gjykatës së apelit arsyetohet se nuk qëndron pretendimi se vepra është kryer duke mbetur në tentative, pasi vepra penale është konsumuar tërësisht, meqënëse kanë transferuar lëndën narkotike ajo konsiderohet e kryer dhe jo e mbetur në tentativë.

355

Page 356: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se arsyetimet e gjykatave janë të pabazuara dhe pretendimet e të gjykuarve, se vepra ka mbetur në tentativë dhe kërkesa e prokurorit para këtij Kolegji për ta trajtuar veprën të mbetur në tentativë janë të bazuara.

Si çdo vepër penale, edhe për atë të trafikimit të narkotikëve duhen analizuar në tërësi gjithë elementet për të nxjerrë konkluzionin nëse ajo është kryer apo ka mbetur në tentativë. E kryer do të konsiderohet vepra që i është arritur qëllimit, pra që është realizuar qëllimi i autorit që ai i ka kryer të gjitha veprimet e mundshme drejt finalizimit të qëllimit të tij, arritjes së pasojës, por që në raste të veçanta edhe mund të mos finalizohet ardhja e pasojës së dëshiruar e në këtë rast vepra mbetet në tentativë. Aq më tepër duhet pranuar se vepra nuk mund të konsiderohet e kryer por e mbetur në tentativeë kur ajo ndërpritet, pra nuk arrihet qëllimi për shkak të faktorëve të ndryshëm që nuk varen nga autori, siç është në rastin konkret ndërhyrja e forcave të policisë duke bërë të pamundur eksportimin e lëndës narkotike në Greqi, d.m.th. ndalimin e trafikimit të saj, pra duke bërë kështu që vepra të mbetet në tentativë.

Të dyja gjykatat nuk kanë mundur dhe e kanë lënë të paqartë anën objektive të veprës së kryer nga të gjykuarit, e cila çdo rast është domosdoshmëri. Kështu, në vendimin e saj gjykata e shkallës së parë arsyeton se qëllimi i këtyre veprimeve ishte eksportimi i lëndës narkotike “ata kanë arritur ta tranzitojnë drejt kufirit”. Po kështu, gjykata e apelit shprehet në vendim “meqë kanë transferuar lëndën narkotike, vepra është e kryer”.

Këto arsyetime tregojnë për moskuptim të drejtë të përmbajtjes së nenit 283/a të K.Penal, rrethanë kjo që ka çuar në zbatimin e gabuar të tij. Gjykatat janë ndalur në anën subjektive të të gjykuarve, në qëllimin e tyre për ta nxjerrë lëndën narkotike jashtë kufijve të Shqipërisë, por nuk trajtojnë drejt anën objektive të kësaj vepre duke përmendur termat transferim apo tranzitim, edhe nëse çdo moment pranojnë se të gjykuarit kanë patur për qëllim nxjerrjen e lëndës narkotike jashtë territorit shqiptar për ta çuar në Greqi, pra për ta eksportuar atë.

Neni 283/a i K.Penal parashikon se kryerja e trafikimit të narkotikëve kryhet nëpërmjet importimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregëtimit në kundërshtim me ligjin i substancave narkotike dhe psikotrope. Këto terma, që përbëjnë anën objektive, nuk janë të njëjta e kuptimi i tyre është i ndryshëm. Termi importim është i qartë, po kështu eksportimi që do të thotë nxjerrja jashtë kufijve pa liçensën përkatëse e pa autorizimin dhe në kundërshtim me ligjin të substancave narkotike e psikotrope dhe në rastin në shqyrtim ndodhemi para këtij fenomeni. Termi transferim që përmend gjykata e apelit nuk parashikohet në nenin 283/a të K.Penal, ndërsa tranzitimi kupton zhvendosjen e substancave narkotike në pika të ndryshme brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nisur nga format e realizimit të kësaj vepre edhe se trafikimi është figurë formale ajo mund të mbetet në tentative, sidomos në rastin kur ajo kryhet nëpërmjet eksportimit, siç ka ndodhur në rastin në shqyrtim që veprimtaria kriminale e nisur në bashkëpunim nga të gjykuarit Aleksandër Kapaj, Përparim Llanaj e Blenard Grembi u ndërpre duke mbetur në tentativë si pasojë e ndërhyrjes së forcave të policisë, pra për shkaqe të pavarura prej tyre.

Në këto kushte vepra e kryer prej tyre duhet të konsiderohet e mbetur në tentativë e duhet dënuar, në bazë të neneve 283/a/2 e 22 të K.Penal.

Edhe për masat e dënimeve që janë dhënë ndaj të gjykuarve Kolegji çmon se duhet të ndryshohen, duke patur parasysh së pari se vepra ka mbetur në tentativë e, sipas nenit 23 të K.Penal, gjykata në vartësi të shkallës së afërsisë së pasojës e shkaqeve për të cilat krimi mbeti në tentativë mund t’a ulë dënimin nën minimumin e parashikuar nga ligji. Në vendimin e gjykatës së shkallës së parë nuk është pranuar pretendimi i të gjykuarve për uljen e dënimit nën minimumin e parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal me arsyetimin se nuk përmbushen kushtet nisur nga rrezikshmëria e veprës dhe autorëve. Këtë qëndrim ajo e ka mbajtur edhe se pranon se në favor të të gjykuarve duhen mbajtur parasysh disa rrethana lehtësuese si

356

Page 357: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

qëndrimin pohues dhe pendues të tyre duke ndihmuar në zbardhjen e çështjes, faktin që s’kanë qenë dënuar më parë dhe që kanë detyrime ndaj familjarëve të tyre, rrethana këto që i pranon edhe gjykata e apelit.

Duke patur parasysh sa u përmend, faktin që vepra duhet të trajtohet e mbetur në tentativë dhe ekszistencën e rrethanave lehtësuese që pranojnë gjykatat, Kolegji çmon se ka vend për dënimin e të gjykuarve në masa më të ulta nga ato atë vendosura për të gjykuarit Përparim Llanaj e Blenard Grembi që kanë ushtruar rekurs. Gjithashtu Kolegji zbut masën e dënimit edhe për të gjykuarin Aleksandër Kapaj, i cili nuk ka paraqitur rekurs, por duke e bazuar në nenin 434 të K.Pr.Penale që Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda kufijve të shkaqeve të ngritura në rekurs, por, për çështje ligjore që duhet të shihen kryesisht nga gjykata në çdo gjendje e shkallë të proçesit, Gjykata e Lartë ka të drejtë të vendosë, si dhe në nenin 416/a të K.Pr.Penale, sipas të cilit ankimi i bërë nga një i pandehur, kur nuk bazohet vetëm në motive personale, vlen edhe për të pandehurit e tjerë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/b të K.Pr.Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.60, datë 29.10.2009 të Gjykatës së Apelit për Krime të

Rënda Tiranë dhe të vendimit nr.46, datë 27.07.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Deklarimin fajtor të të gjykuarit Aleksandër Kapaj për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim të mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 283/a/2 dhe 22 e 23 të K.Penal të dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i gjykuari Aleksandër Kapaj të dënohet përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj (gjashtë vjet e tetë muaj) burgim.

Deklarimin fajtor të të gjykuarit Përparim Llanaj për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim, të mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 283/a/2 dhe 22 e 23 të K.Penal të dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i gjykuari Përparim Llanaj përfundimisht dënohet me 5 vjet e 4 muaj (pesë vjet e katër muaj) burgim.

Deklarimin fajtor të të gjykuarit Blenard Grembi për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim, të mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 283/a/2 dhe 22 e 23 të K.Penal të dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i gjykuari Blenard Grembi përfundimisht dënohet me 5 vjet e 4 muaj (pesë vjet e katër muaj) burgim.

Tiranë, më 29.06.2011

357

Page 358: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61004-00261-00-2011 i Regj.ThemeltarNr.00-2011-551 i Vendimit (90)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Besnik Imeraj KryesuesFatos Lulo AnëtarArjana Fullani AnëtareAleksandër Muskaj AnëtarMedi Bici Anëtar

mori në shqyrtim në seancë gjyqësore të datës 29.06.2011, çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR ELBASAN

PERSONI NËN HETIM: GENTIAN VERÇANI

D Y S H U A R:Për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”,

të parashikuar nga neni 76 i K.Penal.OBJEKTI:

Vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit.Baza Ligjore: Nenet 244, 253, 228, 229, 238, etj., të K.Pr.Penale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.623, datë 13.10.2010 ka vendosur:

Të vleftësojë të ligjshëm ndalimin ndaj të pandehurit Gentian Verçani. T’i caktojë të pandehurit Gentian Verçani masën e sigurimit “arrest në burg”.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.281, datë 18.11.2010 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.623, datë 13.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan si më poshtë: Vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Gentian Alush Verçani të datës 09.10.2010. Caktimin si masë të sigurimit personal për personin nën hetim Gentian Alush Verçani atë të “ndalimit të daljes jashtë shtetit pa autorizimin përkatës”, të parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke i ndaluar përdorimin e pasaportës apo të dokumenteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Gentian Verçani nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahet për shkak tjetër.

358

Page 359: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Kundër vendimit nr.281 datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs Prokuroria e Apelit Durrës, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit nr.281, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës në ngarkim të të dyshuarit Gentian Verçani dhe lënien në fuqi të vendimit nr.623, datë 13.101.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

- Argumentet e gjykatës së apelit lidhur me vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të të dyshuarit janë të pabazuara në ligj.

- Shfuqizimi i vendimit të pushimit të çështjes të prokurorit më të ulët nga prokurori më i lartë është në pajtim me dispozitat përkatëse procedurale dhe se një vendim i tillë çon në gjendjen fillestare te procedimit penal, i cili bën fjalë për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje në ngarkim të të dyshuarit Gentian Verçani.

- Duke u shoqëruar kjo situatë ligjore me informacionet e policisë që autori i vrasjes dyshohet për largimin e tij me qëllim për t’iu shmangur hetimit dhe gjykimit, mendojmë se urdhëri i prokurorit mbas shfuqizimit të vendimit është i drejtë dhe i bazuar në ligj.

- Qëndrimi i të dyshuarit pas kryerjes së krimit, përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësisë duke fshehur provat dhe të vërtetën, si dhe personaliteti i tij çon në konkluzionin që masa më e përshtatshme me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret është ajo e “arrestit në burg”

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani; Prokurorin Artur Selmani, i cili

kërkoi prishjen e vendimit nr.281, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.623, datë 13.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës; përfaqësuesin e personit nën hetim, Av. Saimir Vishaj, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.281, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N Rrethanat e çështjes

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka filluar procedimin penal nr.432 të vitit 2006 kundër shtetasit Gentian Verçani. Ky procedim i referohet faktit se më datë 08.09.2006, ora 20.30 në hyrjen e pallatit 63 të Lagjes “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit është gjendur i vdekur shtetasi Behar Kusi. Nga pyetja e deklaruesve Hysen dhe Abdyl Kusi vëllezër midis tyre dhe vëllezër të viktimës dëshmohet se 2-3 muaj para ngjarjes, viktima ka patur konflikt dhe zënka me shtetasit Artur dhe Gentian Verçani (vëllezër midis tyre) për shkak të një përplasje midis tyre me makinë-biçikletë midis shtetasit Artur dhe viktimës, ngjarje nga e cila viktima kishte pësuar dëmtime trupore. Duke ndërmarrë veprime në rrugë operative policia gjyqësore ka kapur shtetasin Gentian në orët e vona të datë 08.09.2006. Për sa më lart, policia gjyqësore ka filluar dhe ka kryer veprimet procedurale penale kundër shtetasit Gentian.

Nga këqyrja e kufomës kanë rezultuar 2 plagë në kokë, dërmishtje në ballë, në gjoks dhe në krahë, një plagë shpuese në mesin e gjoksit, çarje të aortës dhe hemorragji; sipas akt-ekspertimeve mjeko ligjore nr.41, datë 08.09.2006 dhe nr.363, datë 23.11.2006 të ekspertit përkatës në Elbasan konkludohet se këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë shpues dhe mbrejtëse; shkaku i vdekjes është shoku traumatik-hemoragjik; drejtimi i goditjes së plagës në gjoks është nga lart poshtë dhe në orientimin anësor.

Shtetasi Gentian nuk e mohon ngjarjen, por pranon faktin se vepra penale është kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Me vendimin date 28.03.2007 Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes, me shkakun se shtetasi Gentian ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

359

Page 360: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Me vendimin datë 06.10.2010 të Drejtorit të Ndjekjes Penale në Prokurorinë e Përgjithshme është vendosur shfuqizimi i vendimit të pushimit për këtë procedim penal dhe vazhdimi i hetimeve. Në këtë akt është urdhëruar që organi proçedues duhet të kryejë edhe disa veprime hetimore.

Mbi këtë bazë, Prokuroria Elbasan ka rifilluar veprimet procedurale duke urdhëruar ndalimin e shtetasit Gentian dhe duke vijuar me kërkesën objekt gjykimi.

Më datë 08.10.2010, dy ditë pas vendimit të sipërcituar, Drejtoria e Policisë Elbasan ka njoftuar Prokurorin se shtetasi Gentian ka qëllim t’i shmanget hetimeve të filluara kundër tij. Më datë 09.10.2010 është ekzekutuar ndalimi i shtetasit Gentian.

Shqyrtimi i akteve të paraqitura nga Prokurori informacioni i referimit të veprës penale, deklarimet e shtetasve Hysen dhe Abdyl Kusi; procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kufomës, atribuimet e shtetasit Gentian në gjykim dhe në hetim, krijojnë dyshime të arsyeshme, në këtë faze, se shtetasi Gentian ka kryer veprën penale të vrasjes me dashje të shtetasit Behar Kusi. Meqenëse vepra penale objekt hetimi parashikon në sanksion 10-20 vjet burgim dhe ka shkaqe të bazuara në prova që rrezikohet largimi i tij, çmohet se në kushtet e nenit 253/1 të K.Pr.Penale ndalimi duhet ligjëruar

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.623, datë 13.10.2010 ka vendosur: “Të vleftësojë të ligjshëm ndalimin ndaj të pandehurit Gentian Verçani. T’i caktojë të pandehurit Gentian Verçani masën e sigurimit “arrest në burg”........”

Arsyetimi i gjykatës: “.... Shqyrtimi i akteve të paraqitura të krijojnë dyshime të arsyeshme në këtë fazë se shtetasi ka kryer veprën penale të vrasjes me dashje të shtetasit Behar Kusi. Meqenëse vepra penale objekt hetimi parashikon në sanksion 10-20 vjet burgim dhe ka shkaqe (të bazuara në prova) që rrezikohet largimi i tij, çmohet se, në kushtet e nenit 253/1 të K.Pr.Penale, ndalimi duhet ligjëruar. Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e madhe të veprës penale, objekt hetimi, në raport me sanksionin që parashikon dhe çmohet se ka shkaqe dënueshmërie, faktin se rrezikohet largimi i tij; meqenëse i shërbejnë hetimeve të filluara dhe është në përputhje me nevojën e sigurimit të tij çmohet se vepra ka rrezikshmëri të madhe edhe në zbatim të kushteve e kritereve të parashikuara në nenet 278/2, 228-230 të K.Pr.Penale.......”

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.281, datë 18.11.2010 ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.623, datë 13.10.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan si më poshtë: vleftësimin si të paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Gentian Alush Verçani datë 09.10.2010. caktimin si masë të sigurimit personal për personin nën hetim Gentian Alush Verçani atë të “ndalimit të daljes jashtë shtetit pa autorizimin përkatës” të parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale, duke i ndaluar përdorimin e pasaportës apo të dokumenteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Gentian Verçani nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahet për shkak tjetër”.

Arsyetimi i gjykatës: “..... prej përmbajtjes së shkresës.... së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan nuk rezulton se cilat janë ato rrethana faktike që imponojnë konkluzionin e mundësisë largimit jashtë shtetit të të dyshuarit. Shkresa përmban vetëm një artikulim të përgjithshëm të paargumentuar dhe në mungesë të aspekteve konkrete.... Në këto rrethana, gjykata e apelit e çmon të pabazuar konkluzionin e gjykatës së shkallës së parë sipas të cili ndalimi i shtetasit Gentian Verçani është i paligjshëm...... Referuar praktikës së konsoliduar tashmë të Gjykatës së Lartë është theksuar në mënyrë të përsëritur se masat e sigurimit nuk janë dënime penale, por masa që lidhen me nevojat e sigurimit dhe jepen mbi disa kritere të përcaktuara saktësish në Titullin V të K.Pr.Penale. ..... Në këto rrethana, gjykata e apelit vlerëson të paargumentuar qëndrimin e gjykatës së shkallës së pare, sipas së cilës ndaj të

360

Page 361: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

dyshuarit Gentian Verçani duhet të caktohet masa e sigurimit persona “arrest në burg”.......”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, nr.281, datë 18.11.2010, brenda afatit ligjor, ka paraqitur rekurs Prokuroria e Apelit Durrës, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit nr.281, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës në ngarkim të të dyshuarit Gentian Verçani dhe lënien në fuqi të vendimit nr.623, datë 13.101.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është i drejtë dhe në zbatim të ligjit e për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.

Referuar vendimit të gjykatës së faktit dhe pretendimeve të paraqitura në rekurs, ky Kolegj çmon se në këtë procedim ka një konfondim mes gjykimit të çështjes në themel dhe kushteve dhe kritereve për ndalimin e personit dhe caktimin e masave të sigurimit. Sipas dispozitës se nenit 253 të K.Pr.Penale “Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje, prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se dy vjet”, ndërsa sipas nenit 228 të K.Pr.Penale, masat e sigurimit personal vendosen kur ekzistojnë tre kritere, që janë: rreziku i marrjes ose vërtetësisë së provës, ekzistenca e rrezikut të ikjes ose largimit të personit dhe për shkak të personalitetit të të pandehurit dhe rrethanave që ai mund të kryejë një krim të njëjtë apo më të rëndë se ai për të cilin akuzohet.

Në rastin në shqyrtim, prokuroria nuk ka arritur të provojë se ndodhemi përpara ekzistencës së “shkaqeve të bazuara” referuar nenit 253 të K.Pr.Penale, që do të thotë ekzistenca e fakteve apo rrethanave konkrete, të perceptuara përmes sjelljes së personit të dyshuar, të cilat të bëjnë të besosh se ekziston mundësia e largimit të të dyshuarit jashtë shtetit apo ikja e tij për t’iu shmangur procesit hetimor kundër tij. Për më tepër, asgjë e re që nga viti 2006 nuk rezulton në procesin e të provuarit, veç faktit se prokuroria, bazuar në vendimin për shfuqizimin e hetimit të pushimit të hetimeve, ka lënë disa detyra për hetimin më të thellë të çështjes dhe ripyetjen e disa prej dëshmitarëve. Nëse i pandehuri është ose jo autor i kësaj vepre penale, kjo është një çështje që lidhet me gjykimin ne themel dhe me procesin e te provuarit, por nëse ndaj të pandehurit duhet caktuar një mase sigurimi personal, aq më tepër atë të arrestit në burg, kjo është një çështje që lidhet me kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligj dhe që janë të ndryshme nga ato të gjykimit të çështjes në themel.

Ky Kolegj vlerëson të drejtë konstatimin e gjykatës së apelit se në caktimin e masës së sigurimit gjykata duhet të vlerësojë “përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret”, në zbatim të nenit 229/1 të K.Pr.Penale. Vepra penale për të cilin akuzohet personi nën hetim ka ndodhur në vitin 2006 dhe megjithëse kanë kaluar më shumë se pesë vjet, asnjë nga kriteret e parashikuara në ligj nuk rezulton e provuar në mënyrë që të legjitimohet organi i akuzës dhe më pas gjykata për të caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, veçanërisht në kushtet kur për të njëjtin fakt kriminal, mbi bazën e të njëjtit dyshim ndaj të njëjtit person, është caktuar më parë kjo lloj mase sigurimi personal. Për rrjedhojë, masa e sigurimit “ndalim i daljes jashtë shtetit pa autorizimin përkatës” e caktuar nga gjykata e apelit konsiderohet si më e përshtatshme lidhur me nevojat e sigurimit, në raport me hetimet që do të kryhen dhe karakteristikat e personit nën hetim dhe rrethanat e tjera.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se ka një praktikë të gjatë dhe të konsoliduar, me të cilin i tërheq vëmendjen gjykatave se masat e sigurimit nuk janë dënime penale, por masa që lidhen me nevojat e sigurimit dhe jepen mbi disa kushte dhe kritere të përcaktuara saktësisht në titullin e V të K.Pr.Penale.

361

Page 362: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441, të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.281, datë 18.11.2010 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë, më 29.06.2011

362

Page 363: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Nr.61004-00657-00-2011i Regj. ThemeltarNr.00-2011-570 i Vendimit (91)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Shpresa Beçaj KryesueseGani Dizdari AnëtarArjana Fullani Anëtare Medi Bici AnëtarAleksandër Muskaj Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 29.06.2011, mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË KAVAJË, përfaqësuar në gjyq nga prokurori pranë Gjykatës së Lartë Artur Selmani.

PERSON NËN HETIM: LULËZIM SABLIQI, i mbrojtur në gjyq nga av. Ilia Ilia.

A K U Z U A R:Për veprën penale të

“shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

OBJEKTI:Vleftësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë

të shtetasit Lulëzim Sabliqi dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Baza Ligjore: Nenet 228, 229, 238, 244/1 të K.Pr. Penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, me vendimin nr.12-2011-230, datë 11.03.2011, ka vendosur:

Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim Lulëzim Murat Sabliqi.Caktimin si masë sigurimi shtrënguese për personin nën hetim Lulëzim Murat Sabliqi “Arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale, pasi dyshohet për veprën penale të “Shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor”, vepër kjo e parashikuar në nenin 290/1 të Kodit Penal”.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.93, datë 05.04.2011, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.12-2011-203, datë 11.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për sa i përket vleftësimit të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të shtetasit Lulëzim Sabliqi.

363

Page 364: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

Ndryshimin e këtij vendimi në lidhje llojin e masës së sigurimit, caktimin e masës së sigurimit të shtetasit Lulëzim Sabliqi atë të “Arrestit në shtëpi”, duke urdhëruar shtetasin nën hetim Lulëzim Sabliqi të mos largohet nga banesa e tij pas kurimit mjekësor në Spitalin e Qytetit të Durrësit, e parashikuar në nenin 237/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me anën e të cilit ka kërkuar, prishjen e vendimit nr.93, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.12-2011-230, datë 11.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Si shkaqe të rekursit, pala ankuese parashtron:- Gjykata e apelit ka gabuar në caktimin e llojit të masës së sigurimit personal ndaj të

arrestuarit Lulëzim Sabliqi, nga “Arresti në burg” në atë të “Arrestit në shtëpi”. - Gjykata e apelit nuk ka vlerësuar drejt kushtet dhe kriteret e përcaktuara në dispozitat

përkatëse procedurale lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal.- Ajo nuk ka vlerësuar drejt rrethanat e kryerjes së veprës penale, rrezikshmërinë e

veprës, të autorit dhe pasojat e ardhura në rastin konkret, natyrën e shkeljeve të Kodit Rrugor.

- Krimi është tepër i rëndë dhe dënimi parashikon dëmin me burgim jo më pak se pesë vjet.

- Qëndrimi i të arrestuarit gjatë hetimit është mohues, duke pretenduar se ka qene jo në gjendje të mirë dhe drejtimin e mjetit e ka bërë udhëtari, pretendim që nuk është provuar gjatë hetimit, prandaj si masë e përshtatshme është ajo e “Arrestit në burg”.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës

së Lartë, Artur Selmani, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.93, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.12-2011-230, datë 11.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë; dëgjoi mbrojtësin e personit nën hetim Lulëzim Sabliqi, av. Ilia Ilia, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.93, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës; dhe pasi e diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.93, datë 05.04.2011 i Gjykatës së Apelit Durrës është rrjedhojë e

zbatimit korrekt të ligjit procedural penal dhe si i tille ai duhet të lihet në fuqi.

A. Rrethanat e faktit.

1. Shtetasi nën hetim Lulëzim Sabliqi është banor i Rrethit Durrës. Më datën 10.03.2011, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka dërguar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin si masë sigurimi shtrënguese për të arrestuarin Lulëzim Sabliqi “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

I arrestuari Lulëzim Sabliqi dyshohet, për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor”, në bazë të nenit 290/1 të Kodit Penal.

2. Në datë 08.03.2011, rreth orës 17.00, shtetasi Lulëzim Sabliqi ka qenë duke udhëtuar me mjetin furgon tip “IVEKO”, me targë DR9043E, në aksin rrugor Kavajë-Durrës, me drejtim lëvizje nga Kavaja për në Durrës.

Gjatë manovrës, për t’u kthyer në rrugën dytësore, në drejtim të plazhit të Golemit, në anën e majtë të rrugës, i ka ndërprerë rrugën mjetit autoveturë e markës “BENZ 500”, me targë BR 7110 A, që po lëvizte nga Durrësi për në Kavajë.

364

Page 365: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

3. Nga përplasja e të dy mjeteve ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Vladimir Protopapa, udhëtar në mjetin me targë të Beratit dhe janë aksidentuar, pa rrezik për jetën, shtetasit Gramoz Protopapa, Enana, Fiorentina dhe Dario Protopapa.

Gjithashtu është dëmtuar dhe vetë drejtuesi i mjetit “IVEKO”, Lulëzim Sabliqi i cili, në momentin e hartimit të informacionit, ka qenë në gjendje të rëndë në spital.

Nga pyetja e dëshmitares Fiorentina Protopapa është përcaktuar vetëm vendosja e të dëmtuarëve në mjetin e aksidentuar.

4. Nga provat shkresore është krijuar bindja dhe dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Lulëzim Sabliqi mund të ketë konsumuar të gjithë elementet e veprës penale të “Shkeljes se rregullave të qarkullimit rrugor”, vepër kjo e parashikuar në nenin 290/1 të Kodit Penal.

5. Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arresti në datë 08.03.20011, në orën 21.00, në bazë nenit 252 të Kodit të Procedurës Penale.

6. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka kërkuar përpara gjykatës masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për personin nën hetim shtetasin Lulëzim Sabliqi, për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

B. Procedurat gjyqësore.

7. Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, me vendimin nr.12-2011-230, datë 11.03.2011, ka vendosur: “ Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim Lulëzim Murat Sabliqi.

Caktimin si masë sigurimi shtrënguese për personin nën hetim Lulëzim Murat Sabliqi “Arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale, pasi dyshohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, vepër kjo e parashikuar në nenin 290/1 të Kodit Penal”.

8. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.93, datë 05.04.2011, ka vendosur: “Miratimin e vendimit nr.12-2011-203, datë 11.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për sa i përket vleftësimit të ligjshëm të “arrestit në flagrancë” të shtetasit Lulëzim Sabliqi.

Ndryshimin e këtij vendimi në lidhje llojin e masës së sigurimit, caktimin e masës së sigurimit të shtetasit Lulëzim Sabliqi atë të “Arrestit në shtëpi”, duke urdhëruar shtetasin nën hetim Lulëzim Sabliqi të mos largohet nga banesa e tij pas kurimit mjekësor në Spitalin e Qytetit të Durrësit, parashikuar në nenin 237/1 të Kodit të Procedurës Penale”.

9. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, me anën e të cilit ka kërkuar prishjen e vendimit nr.93, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr.12-2011-230, datë 11.03.2011 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.

10. Gjykata e Apelit Durrës ka arritur në përfundimin që vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë është i gabuar dhe e ka ndryshuar vendimin, duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim Lulëzim Sabliqi atë të “Arrestit në shtëpi“.

11. Gjykata e apelit arsyeton se: “... Nga akt ekspertimi auto-teknik rezulton se i arrestuari Lulëzim Sabliqi ka shkelur kërkesat e neneve 141/1, 144 të Kodit Rrugor, pasi ky shtetas ka lëvizur në drejtim të kundërt të rrugës, duke mos zbatuar sinjalistikën rrugore… Gjykata e faktit me të drejtë ka vleftësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të personit nën hetim Lulëzim Sabliqi…..

12. Me tej gjykata e apelit vazhdon: “… Gjykata e apelit konstaton se masa e sigurimit e caktuar nga gjykata e faktit nuk është e përshtatshme, pasi ekzistojnë rrethana që kanë lidhje me shëndetin e tij, e konkretisht rezulton nga epikriza e datës 16.03.2011 lëshuar nga Spitali Durrës se vazhdon i shtruar dhe në gjendje të pa stabilizuar dhe, se ka nevoje për

365

Page 366: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

trajtim spitalor... prandaj duhet të vendoset masë tjetër sigurimi personal, siç është ajo e “arrestit në shtëpi”, e parashikuar në nenin 237/1 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithashtu edhe për veprën penale për të cilin dyshohet se është kryer nga ky shtetas, neni 290/1 Kodit Penal parashikon edhe dënim me gjobë, rrethanë kjo që e bën të pranueshëm caktimin masë sigurimi me të lehtë ndaj tij.....”.

D. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga prokurori.

13. Shkaqet e parashtruara në rekurs, pasi u analizuan nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, kanë rezultuar të pabazuara në ligj (Neni 432 i Kodit të Procedurës Penale) dhe si të tilla, nuk do të pranohen.

14. Vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit dhe kjo ka sjellë që edhe vendimi i gjykatës të jetë i drejtë.

15. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Durrës me të drejtë ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Lulëzim Sabliqi masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

16. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se i drejtë është vendimi i Gjykatës së Shkallës së Apelit Durrës në disponimin e saj, që personit nën hetim Lulëzim Sabliqi t’i caktohet masë sigurimi personal me karakter shtrëngues, duke mbajtur parasysh se mbi personin nën hetim Lulëzim Sabliqi ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen prej tij të veprës penale të parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, kusht i sanksionuar nga pika 1 e nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale.

17. Vepra penale e parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, për të cilën dyshohet shtetasi Lulëzim Sabliqi, nuk rezulton të jetë parashkruar, kriminalizuar apo amnistuar nga organi kompetent shtetëror. Personi nën hetim është madhor, i përgjegjshëm përpara ligjit dhe nuk rezulton të ketë ndonjë shkak tjetër pacënueshmërie të tij, duke u plotësuar kështu edhe kushti i dytë i përgjithshëm i parashikuar në paragrafin e dytë të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale.

18. Në këto kushte, drejt ka vepruar gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, duke i caktuar personit nën hetim Lulëzim Sabliqi masë sigurimi personal me karakter shtrëngues.

19. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson gjithashtu se gjykata e apelit me të drejtë ka vlerësuar që vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të ndryshohet, për sa i përket llojit të masës së sigurimit personal të zgjedhur ndaj personit nën hetim Lulëzim Sabliqi.

20. Pretendimi i ngritur nga organi i akuzës në rekursin e paraqitur përpara Gjykatës së Lartë, se vendimi i gjykatës së apelit është dhënë në kundërshtim me dispozitat procedurale penale dhe kriteret ligjore të përcaktuara posaçërisht nga neni 229 të Kodit të Procedurës Penale, gjendet i pabazuar në ligj.

21. Masa e sigurimit personal, e kërkuar nga organi i akuzës dhe e vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Kavajë (ndryshe nga sa ka pretenduar akuza në rekurs), nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit si dhe sanksionit që parashikon ligji për veprën penale konkrete. Në bazë të nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, mund të vendoset vetëm në qoftë se, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe autorit, çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Në rastin konkret nuk plotësohen këto kritere. As vepra për të cilën akuzohet personi nën hetim dhe as vetë ky i fundit, nuk paraqesin rrezikshmëri të veçantë shoqërore.

22. Vepra penale për të cilën akuzohet se ka kryer personi nën hetim, Lulëzim Sabliqi, nuk është me rrezikshmëri të veçantë shoqërore për të vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si kusht i parashikuar nga pika 1 e nenit 230 të Kodit të Procedurës Penale. Sanksioni i dënimit parashikon edhe dënim me gjobë.

366

Page 367: gjl.altirana.comgjl.altirana.com/web/qershor_2011_555.doc · Web viewKëta numra janë thjesht numra që shërbejnë për të kryer transferta nga klientët e bankës kur ata depozitojnë

23. Personi nën hetim Lulëzim Sabliqi nuk paraqet rrezikshmëri të veçantë (të theksuar) shoqërore. Nga materialet e administruara rezulton që edhe ai të jetë i dëmtuar nga vepra penale.

24. Në nenin 229 Kodit të Procedurës Penale përcaktohet se: “1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal…”.

25. Ne caktimin e llojit të masës së sigurimit, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë dhe organi i akuzës (në kërkimet e tij drejtuar gjykatës), nuk kanë pasur parasysh kërkesat e pikës 1 nenit 229 të Kodit të Procedurës Penale, duke mos vlerësuar drejt përshtatshmërinë e masës se zgjedhur ndaj personit nën hetim Lulëzim Sabliqi, me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

26. Ne të tilla rrethana, Gjykata e Apelit Durrës me të drejtë e ka vlerësuar të pabazuar kërkesën e organit të akuzës për caktimin ndaj personit nën hetim, Lulëzim Sabliqi, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale duke arritur në konkluzionin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të ndryshohet për këtë pjesë, duke i caktuar personit nën hetim Lulëzim Sabliqi si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues atë të “Arrestit në shtëpi”, në përputhje me kërkesat e nenit 234 Kodit të Procedurës Penale.

E. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.

27. Gjykata Apelit Durrës ka kuptuar dhe zbatuar drejt ligjin. Ajo (gjykata) me të drejtë ka vendosur ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke caktuar si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim Lulëzim Sabliqi “Arrestin në shtëpi”, në përputhje me kërkesat e nenit 234 Kodit të Procedurës Penale.

28. Në kushtet e parashtruara, vendimi nr.93, datë 05.04.2011 i Gjykatës së Apelit Durrës, duke qenë rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural penal. do të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 249, pika “8” të Kodit të

Procedurës Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.93, datë 05.04.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë më, 29.06.2011

367