fryma re nr14

16
E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr.14 E premte, 23 Maj 2014 Adresa: Bulevardi “George W. Bush”, Nr.15/1, Tiranë e-mail: [email protected] Kryeredaktor: Agim Zeka Mob: +355 69 21 15 769 Marketing: +355 69 40 55 244 Topi: Nevoja për lëvizje të lirë e shqiptarëve të Kosovës, është një e drejtë e pakundërshtueshme e tyre. Kosova nuk duhet të mbetet një ishull i izoluar në mes të Evropës... Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, i pari politikan shqiptar që mban një ligjëratë të zgjeruar në Universitetin e Mitrovicës Parlamenti shqiptar ka nevojë emergjente për një frymë të re opozitare Qëllimi i opozitës zyrtare: Mbrojtja me çdo kusht i aferave të pushtetit të korruptuar të ish-kryeministrit Shqiptarët në rajon duhet të ruajnë kohezionin kombëtar Skënder S. Kapiti Gjergji MIMA Lorenc SHEHU fq. 3 fq. 2 Editorial Aktualitet.. Alfred CAKO Armando MOSHO Arbri FORTUZI faqe 2 Deklaratë e Departamentit të Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjore të FRD për Reformën Administrativo – Territoriale OPOZITË për NJË njeri... Një palë mbi palët, për reformën në drejtësi Do iki edhe unë... F ryma e Re Demokratike, ka mbështetur dhe mbështet Organiz- imin e Ndarjes Territoriale dhe Administrative të Shqipërisë, si një proces i nevojshëm për kushtet aktuale dhe të perspektivës së zhvil- limit të vendit. Ish – Presidenti Topi dhe lider aktual i FRD-së, që kur ndodhej në institucionin e Presidentit të Republikës, si në takime me faktorin ndërkombëtar, ashtu edhe në përshën- detjet e përvitshme në hapjen e sesioneve par- lamentare, ka adresuar vazhdimisht këtë temë. Në vijim të kërkesës së Komisionit për tërheqje mendimesh, Fryma e Re Demokra- tike e konsideron përpjekje serioze angazh- imin e Komisionit dhe shpreh keqardhje, për braktisjen nga ana e opozitës parlamentare, të këtij procesi jetik për vendin. Organizimi i Ndarjes Territoriale, men- dojmë se duhet të realizohet mbi bazën e një konsensusi të gjerë politik, midis shumicës dhe pakicës politike, për faktin se kjo ndarje e realizuar duhet të mos ndryshojë në parim, në varësi të ndryshimit të raporteve politike ndër vite, midis mazhorancës (shumicës) dhe minorancës (pakicës) politike. Reforma nuk mund të jetë e plotë, përderisa nuk përfshin organet e Qeverisjes Vendore të Nivelit të Dytë, sikurse janë qarqet. Në çdo variant tip të paraqitur, jemi të mendimit se kryeqyteti duhet të gëzojë status të veçantë, nisur nga përmasat e territorit, numrit të popullsisë, përqëndrimi i investi- meve dhe përqëndrimi i jetës institucionale të sferave të ndryshme. Ndaj, Tirana duhet të trajtohet si një njësi unike. Kjo për arsye të një administrimi më harmonik dhe jo të segmentuar si deri sot, por edhe heqjen e çdo paragjykimi që lidhet me projektimin e “bastioneve” për qëllime elektorale dhe për më tepër, për eleminimin nga vokabolari politik, për diferencime të qytetarëve të nivelit të parë dhe të dytë. Ne sugjerojmë që, Organizimi i Ndarjes dhe Administrimit të territorit të vendit, duhet të shoqërohet me hartimin e një legjislacioni respektiv, mbi bazën e të cilit të hartohet dhe përmirësohet edhe legjislacioni për zhvillimin, funksionimin dhe financimin e administratës, sipas ndarjes së re. Në çdo rrethanë, nëse ky proces nuk arrin të përmbushë standardet e një reforme komplekse, që detyrimisht kërkon ndryshime të kushtetutës dhe në kushtet e mosrealizimit të këtij procesi në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi të mendimit që mund dhe duhet t’i drej- tohemi institucionit të referendumit popullor, që parashikohet në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë. Ela ADEMI Nuk bëhet as politikë e as shtet i mirë me politikanë mistrecë RTSH-ja, duhet t’i kthehet publikut Statusi dhe narkotrafiku Gjenealogjia e popujve të Ballkanit dhe rraca shqiptare Për ku ishte nisur avioni Divjakës? Fatkeqësisht, kur politika luhet e ndotet keq nga mistrecë të tillë politikë, mashtruesish, manipulatorësh e gënjeshtarësh që edhe pështjellin, përçajnë e ngatërrojnë njërëzinë, atëhere edhe vetë politikës këta mistrecë i japin namin e keq që shumë njerëz pastaj e sinonimizojnë me epitetin,”e pistë”. Askush nuk di të thotë nëse ka ndonjë kriter për ata që janë rekrutuar pranë këtij institucioni, pavarësisht se japin apo nuk japin një produkt cilësor televiziv... Vështirë të besohej se në një vend anëtar të NATO-s, trafikantët e drogës të arrinin të trafikonin me anë të ajrit... fq. 5 fq. 6 fq. 7 fq. 8 fq. 4

Upload: frdal

Post on 18-Apr-2017

251 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fryma Re Nr14

E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr.14 E premte, 23 Maj 2014

Adresa: Bulevardi “George W. Bush”, Nr.15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Agim ZekaMob: +355 69 21 15 769Marketing: +355 69 40 55 244

Topi: Nevoja për lëvizje të lirë e shqiptarëve të Kosovës, është një e drejtë e pakundërshtueshme e tyre. Kosova nuk duhet të mbetet

një ishull i izoluar në mes të Evropës...

Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, i pari politikan shqiptar që mban një ligjëratë të zgjeruar në Universitetin e Mitrovicës

Parlamenti shqiptar ka nevojë emergjente për një frymë të re opozitare

Qëllimi i opozitës zyrtare: Mbrojtja me çdo kusht i aferave të pushtetit të

korruptuar të ish-kryeministrit

Shqiptarët në rajon duhet të ruajnë kohezionin kombëtar

Skënder S. Kapiti

Gjergji MIMA

Lorenc SHEHU

fq. 3

fq. 2

Edito

rial

Aktu

alite

t..

Alfred CAKO

Armando MOSHO

Arbri FORTUZI

faqe 2

Deklaratë e Departamentit të Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjore të FRD për Reformën Administrativo – Territoriale

OpOziTë për një njeri...

një palë mbi palët, për reformën në drejtësi

Do iki edhe unë...

Fryma e Re Demokratike, ka mbështetur dhe mbështet Organiz-

imin e Ndarjes Territoriale dhe Administrative të Shqipërisë, si një proces i nevojshëm për kushtet aktuale dhe të perspektivës së zhvil-limit të vendit.

Ish – Presidenti Topi dhe lider aktual i FRD-së, që kur ndodhej në institucionin e Presidentit të Republikës, si në takime me faktorin ndërkombëtar, ashtu edhe në përshën-detjet e përvitshme në hapjen e sesioneve par-lamentare, ka adresuar vazhdimisht këtë temë.

Në vijim të kërkesës së Komisionit për tërheqje mendimesh, Fryma e Re Demokra-tike e konsideron përpjekje serioze angazh-imin e Komisionit dhe shpreh keqardhje, për braktisjen nga ana e opozitës parlamentare, të këtij procesi jetik për vendin.

Organizimi i Ndarjes Territoriale, men-dojmë se duhet të realizohet mbi bazën e një konsensusi të gjerë politik, midis shumicës dhe pakicës politike, për faktin se kjo ndarje e realizuar duhet të mos ndryshojë në parim, në varësi të ndryshimit të raporteve politike

ndër vite, midis mazhorancës (shumicës) dhe minorancës (pakicës) politike.

Reforma nuk mund të jetë e plotë, përderisa nuk përfshin organet e Qeverisjes Vendore të Nivelit të Dytë, sikurse janë qarqet.

Në çdo variant tip të paraqitur, jemi të mendimit se kryeqyteti duhet të gëzojë status të veçantë, nisur nga përmasat e territorit, numrit të popullsisë, përqëndrimi i investi-meve dhe përqëndrimi i jetës institucionale të sferave të ndryshme. Ndaj, Tirana duhet të trajtohet si një njësi unike. Kjo për arsye të një administrimi më harmonik dhe jo të segmentuar si deri sot, por edhe heqjen e çdo paragjykimi që lidhet me projektimin e “bastioneve” për qëllime elektorale dhe për më tepër, për eleminimin nga vokabolari politik, për diferencime të qytetarëve të nivelit të parë dhe të dytë.

Ne sugjerojmë që, Organizimi i Ndarjes dhe Administrimit të territorit të vendit, duhet të shoqërohet me hartimin e një legjislacioni respektiv, mbi bazën e të cilit të hartohet dhe përmirësohet edhe legjislacioni për

zhvillimin, funksionimin dhe financimin e administratës, sipas ndarjes së re.

Në çdo rrethanë, nëse ky proces nuk arrin të përmbushë standardet e një reforme komplekse, që detyrimisht kërkon ndryshime të kushtetutës dhe në kushtet e mosrealizimit të këtij procesi në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi të mendimit që mund dhe duhet t’i drej-tohemi institucionit të referendumit popullor, që parashikohet në kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Shqipërisë.

Ela ADEMI

nuk bëhet as politikë e as shtet i mirë me politikanë mistrecë

RTSH-ja, duhet t’i kthehet publikut

Statusi dhe narkotrafiku

Gjenealogjia e popujve të Ballkanit dhe rraca shqiptare

për ku ishte nisur avioni Divjakës?

Fatkeqësisht, kur politika luhet e ndotet keq nga mistrecë të tillë politikë, mashtruesish, manipulatorësh e gënjeshtarësh që edhe pështjellin, përçajnë e ngatërrojnë njërëzinë, atëhere edhe vetë politikës këta mistrecë i japin namin e keq që shumë njerëz pastaj e sinonimizojnë me epitetin,”e pistë”.

Askush nuk di të thotë nëse ka ndonjë kriter për ata që janë rekrutuar pranë këtij institucioni, pavarësisht se japin apo nuk japin një produkt cilësor televiziv...

Vështirë të besohej se në një vend anëtar të NATO-s, trafikantët e drogës të arrinin të trafikonin me anë të ajrit...

fq. 5

fq. 6

fq. 7

fq. 8

fq. 4

Page 2: Fryma Re Nr14

FAQE 2 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Aktualitet... Topi: Nevoja për lëvizje të lirë e shqiptarëve të Kosovës, është një e drejtë e pakundër-shtueshme e tyre. Kosova nuk duhet të mbetet një ishull i izoluar në mes të Evropës...

Do iki edhe unë...

Nga Ela ADEMI FRD, dega Shkodër

Më shumë se kurrë, vala e

madhe e ikjes së pjesës in-telektuale të qytetit tim, po ndihet sot. Të dhemb shpirti ndërsa dëgjon pëshpëritjet e njerëzve nëpër lokale, apo në rrugë me një zë të shuar që i kalon kufinjtë e ndro-jtjes: “Nuk bëhet Shkodra. Po e ul veten Shkodra, po nënshtrohet…” dhe shumë e shumë komente të tilla.

Duhet kuptuar frika e njerëzve, por ama deri diku. Frika e humbjes së vendit të punës nga një fjalë e thënë krejt drejt, apo nga antarësimi në partinë “e

gabuar”, ka gllabëruar këdo. Deri kur do e gjejmë zgjid-hjen në ikjen nga Shkodra? Më dhimset qyteti i zhytur në këtë lloj frike, por kush do të duhet t’i dalë për zot? Ndërkohë deklaratat e politikanëve janë kaq shpërthyese, por dhe kaq fyese për inteligjencën e këdo. Po t’i referohemi his-torisë, ka kaq shumë figura të ndritura në Shkodër sa në asnjë qytet tjetër. Shkodra djep i kulturës, Shkodra qendër e tregtisë dikur … Mos vallë kemi mbetur peng i kësaj historie. Deri

Shqiptarët në rajon duhet të ruajnë kohezionin kombëtar

Ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi, i pari politikan shqiptar që mban një ligjëratë të zgjeruar në Universitetin e Mitrovicës

kur do të rrimë në qoshen tonë duke thënë: “Mua nuk më përket”, ndërkohë që na përket gjithësecilit nga ne, se dhe nëse largohemi, prap këtu do të kthehemi një ditë…

Dikur ishim kaq të mbushur me ndjenja pa-triotike, sa me fillimin e proceseve demokratike, me krijimin e institucioneve të saj, filloi dhe abuzimi me lirinë që solli dhe zbehjen e këtyre ndjenjave. Jetojmë në një kohë, kur ndersh-meëia quhet budallallëk, në një kohë, kur politikanët

duan të bëhen pjesë e histo-risë nëpërmjet “bëmave” të tyre politike. Por, ç’vend do u rezervojë historia?

Shkodra duhet të zg-johet, mjaft më me lojëra politike, mjaft me ulërima dhe sharje nga më vulga-ret. Shkodra ka vlera jo vetëm natyrore, por edhe njerëzore, ka njerëz të cilët janë të gatshëm të japin nga vetja e tyre pa kërkuar asgjë në këmbim. Politika do të jetë shpresa e vendit atëhere kur pushteti të mos perdoret si shërbim vetjak, kur në drejtim të jenë njerëz

që kanë punuar dhe meri-tojnë të jenë dhe jo sepse partia u siguron për 4 vite postin, por edhe kjo me kushtin e vetëm që ata “të dinë të sillen”, që do të thotë të mos kenë per-sonalitet, por t’u binden urdhërave.

Deri atëhere kam frikë se do të vazhdojmë të dëgjojmë shprehjen mjerane: “Do të IkI EDhE uNë”…

Mision vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë

Bashkimi Evropian do të monitorojë zgjedhjet e

përgjithshme të 8 qershorit në Kosovë. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 31 subjekte politike. Në mesin e tyre janë edhe pesë subjekte politike serbe. BE do të dërgojë në Kosovë një mision vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet dhe kjo bëhet e ditur nga përfaqë-suesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, pas një takimi që zhvilloi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Samuel Zhbogar, e njoftoi Presi-denten me vendimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton, për të dërguar një mision vëzhgues të BE-së për të monitoruar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Kosovë”, njofton zyra e presidents Jahjaga. “Vendimi i Baroneshës Ashton, vjen si përgjigje për letrën e dërguar nga Presidentja e Kosovës me kërkesën që BE-ja të moni-torojë zgjedhjet e 8 qershorit, me qëllim të sigurimit të një procesi demokratik dhe korrekt zgjedhor në tërë Kosovën”. Presidentja Jahjaga, thotë se “zgjed-hjet e parakohshme të përgjithshme në Kosovë duhet të jenë të sigurta, të ndershme, demokratike dhe gjithëpërf-shirëse, ku të gjithë qytetarët do të kenë

mundësinë të votojnë në mënyrë të lirë”. Për të garantuar një proces të lirë

dhe demokratik të zgjedhjeve, tashmë ka një koordinim ndërmjet organeve të sigurisë dhe atyre të drejtësisë. Auto-ritetet në Kosovë thonë se tashmë janë duke bërë përgatitjet për zgjedhje të lira e demokratike në mënyrë që të shmangen parregullsitë që përshkuan zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010.

Koordinatorja për zgjedhjet, Laura Pula, bën thirrje që më 8 qershor, “çdo qytetar i cili vëren keqpërdorim të votës, të adresojë çështjen në Policinë e Kosovës dhe në Prokurorinë e Shtetit”. Për të ndihmuar në sigurinë gjatë zgjed-hjeve, sidomos në veri të Kosovës, do të jenë të angazhuara në ndihmë policisë së Kosovës, edhe policia e misionit EULEX dhe Forcat Paqeruajtëse.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit në Kosovë, do të marrin pjesë 31 subjekte politike nga të gjitha komunitetet, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Në mesin e tyre janë edhe pesë subjekte politike serbe, përfshirë edhe nismën qytetare serbe, e cila mbështetet nga qeveria e Beogradit. Kjo nismë në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar fitoi pothuaj në të gjitha komunat, në dhjetë gjithsej ku banojnë shumica e serbëve të Kosovës.

I ftuar nga rektori i Universitetit publik të Mitrovicës, ish-presidenti i Shqipërisë, prof. dr Bamir Topi, mbajti një

ligjëratë, në prani të shumë studentëve dhe profesorëve. Zoti Topi, i pari politikan shqiptar që mban një ligjëratë të

zgjeruar në Universitetin e Mitrovicës, theksoi se të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajonin tonë, duhet të ruajnë kohezionin kombëtar.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, nënvizoi gjithashtu

rolin e shqiptarëve në rajon, si faktor tepër i rëndësishëm stabiliteti e paqeje. Gjithashtu, zoti Topi theksoi si tepër të rëndësishëm edhe përpjekjet për harmonizimin e standarteve të gjuhës shqipe, si dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të ekonomisë në rajon për zhvil-limin e mëtejshëm drejt ngritjes së nivelit të jetesës së shqiptarëve.

Një vëmendje të veçantë, prof Topi i kushtoi lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës në Evropë e botë. “Nevoja për lëvizje të lirë e

shqiptarëve të Kosovës, është një e drejtë e pakundërshtueshme e tyre. Kosova nuk duhet të mbetet një ishull i izoluar në mes të Evropës”, deklaroi ish-presidenti i Shqipërisë.

Në vijim, gjatë leksionit, që u cilësua tepër interesant nga të pranishmit, zoti Topi zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë me stu-dentë e pedagogë të këtij universiteti, të cilët bënë pyetje të shumta.

Koresp. i “Fryma e Re”

Page 3: Fryma Re Nr14

FAQE 3 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Lufta nga të dy kahët politikë është bërë çdo herë për të vjedhur sa mundin prej pushtetitDrejtësia ...

një palë mbi palët, për reformën në drejtësi

kQZ drejt riformatimit

Ta quash dhënie dre-jtësie atë që ndodh

sot me sistemin gjyqësor shqiptar, nevojitet një guxim i madh. Drejtësia shitet e blihet si malli në treg, madje duke kërkuar dhe negocjim çmimi. Pra, del e qartë që reforma në drejtësi na shfaqet si një imperativë e ditës dhe duhet bërë pa humbur kohë. Unë kam vetëm një shqetësim, kush do ta bëjë këtë reformë në drejtësi?

Kam thënë e stërthënë se PD-ja gjendet me faj të madh në keqadministrimin e Shqipërisë gjatë çdo qeveris-jeje të saj dhe duhet gjykuar ashpër. Por, nuk duhet të harrojmë se edhe PS-ja ka qeverisur thuajse po aq sa dhe PD-ja. Nuk e kam fjalën për vitet kur kanë qeverisur ndarazi, e kam fjalën kur kanë bashkëqeverisur në të njëjtën kohë, në atë kohën kur PD-ja mbante pushtetin ekzekutiv dhe PS mbante pushtetin lokal, në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Pse kanë luftuar për pushtetin këto palë, për t`u përmirësuar jetën qytetarëve?

Vetëm një i pallogjik-shëm do e besonte këtë. Lufta nga të dy kahët politikë është bërë çdo here për të vjedhur sa mundin prej pushtetit, e për të fortifikuar sa mundin ato që kanë mundur të vjedhin më herët. Të gjithë ne dimë se qytetet kryesore të Shqipërisë janë qeverisur nga PS-ja: Vlora, Durrësi e Tirana. Bar-barí më të madhe se në këta qytete përsa i përket ndërti-meve me leje e pa leje e ke të vështirë të gjeshë në rruzullin tokësor. A do të gjykohet kush për shndërrimin në të paban-ueshëm të këtyre qyteteve? A do të gjykohet kush për vjed-hjet që I janë bërë qytetarëve të këtyre qyteteve?

Unë parashoh se, nëse PS-ja nuk do të mbahet nën kontroll, brenda një harku të shkurtër kohor rrezikon të shndërrohet në Partinë e Punës. Në mënyrë që të mos gjykohet, do fillojë të sajojë dhe ekzekutojë akuza ndaj atyre që do t`ia rrezikojnë “fortesat” e fituara mbi bazën e vjedhjes. Shumë familje

autoktonase të qyteteve krye-sore të Shqipërisë, aktualisht gjenden të masakruara në të drejtat e tyre pronësore dhe shumë prej tyre janë të bindur se vjedhja e realizuar ndaj tyre është një vjedhje e orkestruar prej të dyja palëve politike që kanë konsumuar pushtetin bashkërisht. Ekzistojnë plot raste të provuara kur familjet autoktonase janë vjedhur prej bandës së qeverisjes locale të Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim të të dyja ban-dave kundërshtare”. Skema ishte e tillë: qeverisja lokale nuk vepronte për të mbrojtur qytetarët që gjendeshin për-ballë një dhune të pashoqe shtetërore, me pretekstin se ndërtimet ndodheshin në faze

legalizimi, ndërkohë që ndër-timet ngriheshin po në atë çast kur bëhej dhe kallëzimi pranë bashkive përkatëse. Duke mundësuar më pas avancimin në procedurat e legalizimit dhe nxjerrjen e VKM-ve deri edhe pa asnjë letër vetëdeklar-imi. Kjo skemë kriminale dhe penalisht e dënueshme, sot prodhon një deformim gji-gand në çështjet e pronësisë, e kjo gjë duhet ç`bërë dhe të dyja bandat respective duhet t’i jepen drejtësisë. Është për këtë arsye që palët dëshiro-jnë fort të mbajnë të kapur drejtësinë, kështu e shpjegoj unë sepse dhe u nxitua të miratohej një ligj që shtyn le-galizimin e hajdutërisë deri në vitin 2009. Nëse kryeministri

aktual dëshiron të më pro-vojë të kundërtën, të kalojë pa vonesa për ndjekje penale ata punonjës të minibashkive të Tiranës, që kanë pranuar vetëdeklarime në kundërsh-tim me ligjin. Filloje (siç flisni JU), me të tutë. Pastaj vazhdo me të gjithë ata/o te legalizi-met që ishin të tyre-t (PD-s).

Duke konsideruar fla-grancën e PS-s për rastin, besoj se askush nuk do të kallëzohet dhe do tentohet që çështja të kalohet me heshtje.

Me vetëm këtë fakt, nuk arrij ta parapërfytyroj se ç`mund të ndodhë me refor-mën në drejtësi. Kurrësesi nuk duhet lejuar reforma në drejtësi të bëhet vetëm nga

PS-ja (bashkëqeverisësja e PD-së). Na nevojitet një pale që nuk ka asnjë konflikt të mëhershëm me pushtetin në Shqipëri, palë e cila duhet të mbajë në konsideratë se aspirantët aktualë të reformës në drejtësi, kanë edhe ata ca kusure për t’u përballur me drejtësinë së afërmi. Pra, një lënie fushe e lirë ndaj PS-së në këtë moment për bërjen siç ata do ta dëshironin refor-mën në drejtësi, do të thoshte legalizim i çdo vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin realizuar prej PS & PD në të gjithë shtrirjen kohore të kësaj pseudodemokracie. Pra, praktikisht asnjë ndryshim nga moment aktual, asnjë zhvillim të ri nuk do të mund të shihnim, përsa i pëket të drejtës në Shqipëri, e ca më keq unë i druhem gjykimeve selective të kundërshtarëve.

Reformën në drejtësi nevojitet ta bëjë një palë e tretë, duke mos u lënë asnjë akses politikanëve të përfolur më herët për afera korruptive. Jo PS e jo PD, sepse kanë abu-zuar tej mase shumë me push-tetin dhe nevojitet të gjykohen për çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë. Nevojitet pra një palë, mbi këto pale për realizimin e reformës aq të rëndësishme në drejtësi,

Kush mund të jetë?!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të kthehet sërish në një çështje shumë të nxehtë mes Qeverisë dhe opozitës. Që prej largimit të 3 përfaqësuesve të zgjedhur nga Parta Socilaiste dhe LSI-ja, KQZ-ja ka mbetur me 4 anëtarë. Gati një vit larg zgjedhjeve të ardhshme vendore, ky insitucion është në pamundësi të marrë vendime të rëndësishme. Këtë gjë e pohoi para komisionit të ligjeve kryetarja, Lefterije Lleshi, e cila ishte në komision për një raport vjetor rutinë. Relatori i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dha si zgjidhje për ngërçin riformatimin e KQZ-së, por deputetë të PD-së e kundërshtuan prerë këtë ide duke deklaruar se çdo aludim për reformatim, do të ishte kthim në vitet 2000-2001.

Partia Socialiste ka kërkuar shkrirjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi sipas deputetëve të kësaj force politike, KQZ ak-tuale përbën rrezik për zgjedhjet e ardhshme. Kërkesa është bërë në mbledhjen e Komisionit Për Çështjet Ligjore nga deputeti socialist Blendi Klosi, gjatë ko-hës kur po raportonte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjed-hjeve, Lefterije Lleshi. Sipas tij, nëse nuk do të kishte diferencë të thellë votash në zgjedhjet e 23 Qershorit, Partia Socialiste do të kishte pasur probleme me proce-sin, ndërsa theksoi se diferenca e madhe e votave ishte ajo që bëri të pavlefshme lojën e Partisë De-mokratike. “Nuk mund të shko-jmë në zgjedhjet e ardhshme me këtë Komision. Kemi një KQZ të përgjysmuar, gjë që ka sjellë probleme në funksionimin e tij”.

Në vijim ai hodhi akuza edhe mbi dështimin e numërimit

elektronik në zgjedhjet parla-mentare të 23 Qershorit, të cilin nuk e cilësoi si dështim teknik, por të qëllimshëm për të hedhur hije dyshimi mbi zgjedhjet. Por menjëherë pas deklaratës së de-putetit socialist Klosi, ka reaguar deputeti i Partisë Demokra-tike, Oerd Bylykbashi, i cili tha: “PS do të godasë institucionin dhe ky është një presion politik nga ana e mazhorancës që nuk sjell propozimet pas vakancave të fundit”. Deputeti demokrat deklaroi se mazhoranca po për-gatit goditjen e radhës ndaj një institucioni të pavarur. “Besoj se ajo që do të përbëjë vëmendje sot është fakti se po bëhet gati sulmi mbi KQZ-në, një institucion për të cilin të gjithë bashkë duhet të bëjmë çmos që të funksionojë në mënyrën më profesionale të mundshme dhe pa presione politike. Mazhoranca po bën gati goditjen e radhës ndaj insti-

tucioneve të pavarura. Duket që mazhoranca do të riformatojë një institucion që është konsensual”, theksoi Bylykbashi.

Nga ana e saj, kryetarja e KQZ, Lleshi tha se administrimi i zgjedhjeve u cënua nga par-titë politike. Ajo akuzoi partitë politike në lidhje me problemet e shfaqura në procesin e fundit zgjedhor. “Administrimi i zgjed-hjeve të 23 qershorit u cënua nga partitë politike. Partitë tërhoqën komisionerët e trajnuar dhe bënë zëvendësimin e tyre”, theksoi Lleshi. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se reforma territoriale do të ndih-monte procesin zgjedhor dhe bëri apel për t’u përfunduar në kohë. Që nga 19 prilli i vitit të shkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të funksionojë me vetëm katër antarë të propozuar nga mazhoranca e djeshme, sot në opozitë. Kjo situatë u krijua pas

vendimit të Kuvendit, të 15 pril-lit 2013, për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, i propozuar nga LSI dhe i zëvendësuar nga kandidati i Partisë Republikane, Klement Zguri. Largimi i përfaqësuesit të LSI-së nga Komisioni Zgjedhor erdhi pas prishjes së koalicionit qeverisës, PD-LSI, ku kjo e fundit doli nga Qeveria, duke prishur dhe balancën në KQZ. Kjo situatë u pasua me largimin nga KQZ të dy anëtarëve të tjerë të këtij institucioni, të propozuar nga opozita e atëhershme, Denar Biba dhe Albana Shtylla.

Ndërkohë, në Raportin e hartuar nga Shërbimi i Monitorimit të Institu-cioneve të Pavarura, për veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2013, bëhet fjalë se si kryetarja e këtij institucioni, Lefterije Lleshi, zhduku katër milionë euro dhe sabotoi numërimin elektronik në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ndërkaq, organi i akuzës vijon të heshtë për skandalin e sabotimit dhe të dështimit të teknologjisë në zgjedhjet e 23 Qershorit, si dhe për vjedhjen e miliona eurove nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Protagonistë të kësaj afere janë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjed-hjeve, Lefterije Lleshi dhe kompania spanjolle INDRA, e cila mori paratë për verifikimin e dokumenteve të identitetit të zgjedhësve në Tiranë dhe për numërimin elektronik të votave në Qarkun Fier. Të dy projektet dështuan në mënyrë të turpshme dhe skandaloze, ndërkohë që kompania spanjolle INDRA mori paratë sikur të kishte zbatuar kontratën e nënshkruar me KQZ. Sakaq, sipas raportit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përm-bushur disa afate ligjore lidhur me aplikimin e projekteve SEN dhe SEV dhe nuk ka arritur të përshtasë rregullat e nevojshme, për implementimin e projekteve pilot. Po ashtu, ushtrimi i së drejtës së votës nga personat me aftësi të kufizuar ka mbetur një çështje e cila mbart një problematikë të vazhdueshme zgjidhja e të cilave përfshin edhe përgjegjësinë e KQZ-së, krahas institucioneve të tjera qendrore dhe vendore. “KQZ nuk përm-bushi disa afate ligjore lidhur me aplikimin e projekteve SEN SEV dhe nuk arriti të përshtasë rregullat e nevojshme, për implementimin e projekteve pilot, megjithëse kërkohej më tepër kohë nga sa pati KQZ në dispozicion për rastin konkret. Lidhur me procesin e trainimit të anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GN-ve, eficensa e procesit të trainimit rezultoi me prob-lematika për shkak të emërimeve të vonuara nga partitë politike; lirimet/emërimet e komisionerëve të KZAZ-ve, por edhe të KQV-ve pas trajnimit të tyre nga KQZ; mosparaqitja e komisionerëve për t’u trajnuar në kohën dhe vendin e trajnimit; trajnimi i komisionerëve nga vetë partitë politike”, thuhet në rezolutë. Por, edhe pse ka një kallëzim penal në Prokuroi, me fakte, prova dhe grupfakte, organi i akuzës vijon të heshtë për skandalin, duke dëshmuar se komandohet ende nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Burime pranë Prokurorisë, bëjnë me dije se ende nuk ka nisur një hetim për këtë çështje. Zonja Lleshi ka përgjegjësi penale për dështimin e tender-it të numërimit elektronik të fletëve të votimit dhe sistemin e verifikimit të kartave të identitetit në Qarkun e Tiranës. Zonja Lleshi nuk ka urdhëruar ndërprerjen e kontratës, kur kompania njoftoi pamundësinë për të ofruar shërbimin, për të cilin ishte kontraktuar nga KQZ. Nga fazat e hapjes së tenderit, te shpallja e fituesit, përpilimi i kontratës e deri te dështimi i këtij projekti, janë shënuar një sërë shkeljesh me pasoja të rënda financiare. Dhe për çdo shkelje ka dy përgjegjës, KQZ dhe kompania spanjolle.

Nga Armando MoSho

Page 4: Fryma Re Nr14

FAQE 4 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Avioni i rënë në Divjakë, ka pushtuar skenën politike dhe mediatike në vend, duke ngritur një pikëpyetje të madhe lidhur me vërtetësinë e akuzave që opozita i ka servirur prej kohësh Qeverisë, nëse kjo e

fundit është apo jo e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Opinion... Askush nuk mendoi apo dyshoi për asnjë çast se ky avion mund të kishte drogë

Për ku ishte nisur AVIONI I DIVJAKES

Fokusi i kamerave me-diatike dhe interesave politike është thellësisht i verbuar me vendin e krimit, Divjakën, aty ku avioni ra, piloti u kap dhe një i dyshuar se po i dërgonte drogën u prangos, ndërsa harron ndoshta qëllimisht dy elementë thelbësorë të kësaj historie, çka do zbardhte të vërtetën absolute, nga erdhi droga dhe ku do shitej ajo? Pasi kështu do shihej dhe sqarohej afrimiteti politik i individëve të përfshirë dhe do i jepej përfundimisht një përg-jigjje dilemës që ka pushtuar debatin politik dhe mediatik, që është thelbësisht i rëndë-sishëm edhe për qytetarët, të cilët do të kenë mundësi të shohin në sy përgjegjësit.

Për t’i dhënë përgjigjje pyetjeve të sa më lartë, le të përdorim instrumentin

logjik.Në muajin tetor të 2013-

ës një avion i vogël zbriti në zonën e Velipojës. Pas ndërhyrjes së shpejtë të Min-istrisë së Mbrojtjes dhe Min-istrisë së Brendshme rezultoi se piloti kishte ngatërruar rrugën dhe ishte nisur drejt Malit të Zi. Askush nuk men-doi apo dyshoi për asnjë çast se ky avion mund të kishte drogë dhe mund të ishte pjesë e ndonjë rrjeti trafikantësh narkotikësh, ndryshe nga sa ndodhi ditën e shtunë të datës 10 Maj 2014, kur politika ushqeu te qyetarët për dy muaj rrjesht shqetësimin se në Shqipëri po kryhej trafik i lëndëve narkotike nga ajri.

Në fillim të muajit mars, ish-ministri i Mbrojtjes, Ar-ben Imami hodhi dyshime për herë të parë se në Shqipëri po realizohej trafikimi i lëndëve narkotike me avionë dhe për këtë pyeti ministren e Mbro-jtjes Kodheli, nëse kishte dijeni apo jo.

Ministrja e Mbrojtjes mohoi çdo lloj mundësie lid-hur me çështjen. Akuzat dhe kundërakuzat vijuan për afro dy muaj me radhë, deri kur të shtunën e 10 majit, si për magji, një avion i bardhë rrë-zohet në Divjakë, fare pranë pushuesve të rastit dhe pranë tij ishte një makinë e prishur. Pas kontrolleve të realizuara nga policia, rezultoi se po tentohej të kryhej trafikim lëndësh narkotike nga ajri dhe përgjegjësit po hetohen dhe do gjykohen nga Krimet e Rënda, duke i ofruar kështu

Nga Arbi FoRtuZI

opozitës një provë të pamo-hueshme të akuzave të saj.

Kjo ngjarje solli një mori debatesh të ethshme poli t ike dhe mediatike, pasi opozita akuzoi mazho-rancën se, mohimi dy mu-jor i ngjarjes, tregon se po mbroheshin trafikantët dhe se Qeveria ishte përgjegjëse për këtë, ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes reaguan duke deklaruar dhe duke u përbetuar se nuk kanë gisht me këtë histori dhe se Qeveria nuk është e përf-shirë në trafikimin e lëndëve narkotike, madje një ditë më parë Policia e Shtetit pasqyroi nëpërmjet fakteve dhe pam-jeve aksionin e policisë që nga momenti i ngritjes në ajër të avionit e deri në momenin e kapjes së dy të dyshuarve.

Pikësëpari duhet pran-uar se policia kapi autorët e dyshuar duke treguar vullnet, pasi mund të shkelte syrin, au-torin të mos e kapte, ashtu si dhe drogën, duke lënë kështu vetëm një avion, i cili ashtu si ai i Velipojës, mund të kishte humbur rrugën dhe askush veç opozitës nuk do dyshonte.

Nga krahu tjetër Min-istria e Brendshme është zotuar dhe ka treguar me vepra vullnetin e saj për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike, për të shëruar një nga plagët më të thella të sho-qërisë shqiptare dhe në 9 muaj qeverisje, ajo ka seksuestruar me dhjetra tonë lëndë narko-tike, si kurrë më parë. Qeve-ria Rama për të dëshmuar vullnetin dhe gadishmërinë e saj të plotë, ka ndërmarrë

një nismë unike në llojin e saj, sekuestrimin e tokave që rezultojnë të mbjellura me lëndë narkotike, duke treguar se Qeveria është e vendosur për ta luftuar këtë fenomen.

Nga ana tjetër kemi opozitën, e cila kishte nevojë për një armë të tillë për të sulmuar Qeverinë, duke e akuzuar si të përfshiërë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe për pasojë humbjen e statusit kandidat aq shumë të dëshiruar nga populli shqiptar dhe kështu do të krijonte një kauzë të re politike për opoz-itën, e cila ende nuk ka gjetur rrugën e saj pas humbjes së 23 qershorit të kaluar.

Së fundmi nuk mund të lëmë pa përmendur propozi-min e fundit të Kryeministrit Edi Rama, i cili ftoi Kuvendin të ndërpresë punimet dhe të gjithë të paraqiten në Proku-rori për të realizuar kallëzimet e tyre dhe në rast se, tha Rama, do të vërtetohej një akuzë kundrejt tij, ai do jepte përfundimisht dorëheqjen jo vetëm nga Qeveria, por edhe do largohej nga politika.

Prandaj, duke parë në sy faktet, duhet pranuar se përg-jigjja e pyetjes thelbësore, nëse është apo jo e pëfshirë Qeveria në trafikimin e lëndëve narkotike, do të duhet dhënë vetëm pasi organet shtetërore që po hetojnë këtë çeshtje të politizuar të shpre-hen. Veçse, askush nuk duhet të harrojë se, qënia anëtar i NATO-s dhe monitorimi i rreptë që po i bëhet qeverisjes së vendit nga institucionet e Bashkimit Evropian, lenë pak

shteg të mendohet se është Qeveria që organizon e drej-ton këtë trafik. Ndërkohë, një sërë argumentesh, objektivë e subjektivë, si mungesa kapac-itetesh financiare, por edhe njerëzore në Policinë e Shtet-it, mungesa përvoje dhe për-gatitjeje, e kanë vështirësuar shumë luftën kundër këtij krimi të organizuar.

Po t’u shtosh këtyre faktorëve edhe politizimin dhe luftën e ashpër poli-tike ndërmjet dy krahëve të politikës shqiptare, në vend të krijimit të një fronti unik të nevojshëm për luftën kundër trafikut të narkotikëve

dhe krimit të organizuar në përgjithësi, të bën të mendosh se “malavita” shqiptare ka marrë kurajo për të vazh-duar e thelluar aktivitetin e saj kriminal, që po çon gjithnjë e më shumë në rënien e prestigjit të vendit dhe rrezikimin serioz të pranimit në familjen evropiane. Pra, zgjidhja? Bashkëpunimi poli-tik e krijimi I një fronti unik përballë krimit të organizuar, do të shënonte bazën e nisjes së luftës kundër tij dhe do të çelte edhe nje faqe të re në zh-villimet demokratike edhe në fusha të tjera të jetës ekono-mike e sociale të Shqipërisë.

Ish-kryeministri Berisha doli në

mbështetje të grevës së urisë pranë Kryeminis-trisë, duke dalë në këtë mënyrë kundër parimeve të tij rreth 4 vjet më parë. Kur Partia Socialiste nisi grevën e urisë në bulevard-in “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkonte hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ish-kryeministri Berisha theksoi se ky akt i bërë nga ana e ish-opozitës sociali-ste është një krim kundër njerëzimit. Në një deklaratë të tij, Berisha theksonte se Rama po nxjerr njerëz që të sakrifikojnë jetën duke e cilësuar si jo human këtë akt.

“Si karnavalë të vërtetë ngritën çadrat para Kryeministrisë e Parlamentit dhe nisën të ashtuquajturën grevë qe-sharake, vetëm e vetëm për të bllokuar integrimin, për të bllokuar vendimin për liberalizimin e vizave. Unë jam mjek dhe është nihiliste, jo humane të çosh të tjerët drejt sakrificës me jetë, është nihilizëm”, - pati deklaruar Berisha në vitin 2010. Por dje, pasi kishte filluar greva e urisë, pranë Piramidës, ish-kryeministri iu bashkua protestuesve duke dhënë mbështetjen e tij, pra duke dalë në këtë mënyrë në kundërshtim me vetveten.

Berisha shkoi pranë çadrës ku u vendosëm 10 të larguarit nga puna, të cilët kanë filluar grevën e urisë dhe është shpre-hur se kryeministri Rama po sillet si Janukoviçi i fundit i Ballkanit. “Ata erdhën me një vendim sublim dhe atyre u dërgoi të gjithë bandat me uniformë. Ai paraqet Janukoviçin e Ballkanit. Demokratët do dinë t’i përgjigjen Janu-koviçit siç e meriton”, - u shpreh Berisha duke dhënë mbështetjen maksimale ndaj protestuesve dhe duke lenë mënjanë humanizmin e mjekut.

Pavarësisht se greva e urisë nisi në orët e pasdites së të mërkurës, ish-kryeministri Berisha u bëri thirrje

të gjithë qytetarëve që të bashkohen në grevën e urisë. “Thirrje urgjente. Të gjithë te Piramida, kundër klikës në pushtet. U bëj thirrje qytetarëve: të gjithë në mbështetje të grevistëve që me jetën e tyre vendosën të mbrojnë të drejtat e tyre të ligjshme, po mbrojnë dinjitetin tonë dhe kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre. Beteja nisi! Ne do fitojmë”! Pavarësisht se thirrja e tij u bë nëpërmjet rrjetit social “facebook”, ajo u pasqyrua në të gjitha mediat, por nuk pati asnjë rezultat.

Në këtë protestë ishin rreth 100 veta, ku përfshiheshin edhe trupa mediatike së bashku me deputetët. Mbështetësit e grevës përbënin edhe administratën e Partisë Demokratike, si edhe anëtarët e Forumit Rinor të PD-së, ku mesa duket thirrja e tij për të dalë në tubim doli huq. Për rreth 30 minuta Berisha u ul në shkallët e Piramidës, gjest ky që bie disi në kontradiktë me sjelljen e tij.

Aktualitet

Luhatjet e njohura të Berishës

Thirrja për protestë

Page 5: Fryma Re Nr14

FAQE 5 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Nga Skënder kAPItI

Fryma e Re Demokratike, shpresë për politikë të mirë që premton besueshmëri e vlerë në këtë turli e zallamahi politike...Politikë...

Nuk bëhet as politikë e as shtet i mirë me politikanë mistrecë

Fatkeqësisht, kur politika luhet e ndotet keq nga mistrecë të tillë politikë, mashtruesish, manipulatorësh e gënjeshtarësh që edhe pështjellin, përçajnë e ngatërrojnë njërëzinë, atëhere edhe vetë politikës këta

mistrecë i japin namin e keq që shumë njerëz pastaj e sinonimizojnë me epitetin,”e pistë”.

Kur përmendim sot politikë dhe poli-

tikanë, mëndja menjëherë na shkon te shteti e po kësh-tu, kur përmëndim shtetin, mendja menjëherë na shkon te politika e politikanët, sido-mos tek ata që rastisin të kenë pushtetin. Ajo që bën ekuiva-lencën e tyre është fakti dhe realiteti shqiptar që politika dhe politikanët e kanë kapur shtetin, dinjitetin e tij dhe e kanë privatizuar, sidomos siç ndodhi me pushtetin e para 23 Qershorit 2013.

Politikanët tanë, sido-mos kur janë të veshur me pushtet, na paraqiten si shëm-bëlltyrat më negative të shoqërisë, të cilët infektojnë shtetin e shoqërinë me vese të tilla si, papërgjegjshmërinë, amoralitetin, kurrupsionin e hajninë. Ata janë personifi-kimi më i mirë dhe i meri-tuar i tipit të politikanëve me personalitet të deperson-alizuar e mistrecë, të këqinj, shpifanjosë, ngatërrestarë, shpirtvegjël, të pasinqertë dhe injorantë. Amoralitetet dhe mëkatet e tyre nuk njohin caqe dhe kufij në poshtërsi, korrupsione, mashtrime e gënjeshtra, sharje, shpifje e akuza pa argument, fabri-kime e falsifikime alibishë e gënjeshtra që i ekspozojnë me mjaft profesionalizëm, edhe në sy të të botës, duke dëmtuar rëndë imazhin dhe prestigjin kombëtar të Shq-ipërisë dhe të kombit tonë.

Politika dhe këta politi-kanë sharlatanë e mistrecë, të paturpshëm dhe të zhveshur nga parimet morale, veçmas e

atyre që janë në krye të opoz-itës së sotme, janë bërë shumë agresivë muajt e fundit, qëkurse populli i dëboi nga pushteti. Ata po bëjnë ç’është e mundur e po shpenzojnë tërë energjinë e tyre të errët të akumuluar me korrupsion, kur ishin në pushtet, por edhe duke ndërsyer institucionet e pjesët e pushtetit të kapura e të mbajtura akoma gjatë qeverisjes së tyre. Dhe këtë e bëjnë për të destabilizuar vendin, për të inskenuar e fabrikuar skenare e alibira për ta penguar e bllokuar sistemin demokratik, drejtësinë dhe in-tegrimin e Shqipërisë në BE.

Të trembur nga paniku i përballjes me ligjin, politi-kanët e opozitës, prej kohësh kanë marrë revanshin në seancat publike të zhvillimit të punimeve në Kuvendin e Shqipërisë, siç ndodhi edhe më 15 Maj 2014, ku hodhën vetëm akuza, fyerje e shpifje, ndërkohë që jashtë sallës rreth 1000 protestues të grum-bulluar nga administratat e institucioneve vendore nën qeverisjen e PD-së, të drejtuar nga Luli i vocër, ulërinin për largimin e Qeverisë Rama. Por, ia vlen t'u kujtojmë kë-tyre folësve mistrecë, shpifës e grindavecë se, ata nuk dhanë dorëheqjen kur vodhën mbi 200 milionë euro për rrugën Durrës-Kukës, kur korrup-

sioni i tyre vrau në Gërdec 27 vetë, plagosi mbi 300 vetë dhe rrënoi 5 fshatra, kur dhunuan e vraëë protestuesit paqësore të 21 Janarit, apo kur, duke shkelur haptas interest kom-bëtare e duke i tradhëtuar ato, i dhuruan Greqisë rreth 350 km2 sipërfaqe ujore de-tare. Po ashtu, ata nuk dhanë dorëheqjen për mbajtjen peng të Shqipërisë dhe jashtë in-tegrimit evropian dhe për shndërrimin e Shqipërisë në vëndin kampion në korrup-sion e varfëri, në moszbat-uehmëri të ligjit e kushtetutës, në mosplotësimin e niveleve dhe standarteve demokratike

shtetformuese. Pse jo, nuk dhanë dorëheqje, por as nuk shprehën ndjesinë edhe më të vogël, kur në grevën e urisë së të përndjekurve poltikë për të drejtat e tyre, të detyruar mad-je nga mashtrimi 23-vjeçar shkuan deri në vetëflijim.

Pothuaj të së njëjtës prerje mistrecësh janë shu-mica e politikanëve të këtij tranzicioni, të gatshëm për çdo poshtërsi, hajdutllëk, papërgjegjshmëri, tradhëti, korrupsion, pabesi, sharje, shpifje, intriga etj., si ndaj publikut ashtu dhe kundër shtetit, ligjit, demokracisë, personaliteteve e institucione-ve demokratike ndërkom-

bëtare dhe kundër njëri -tjetrit e kundër mikut, amoralitete që i kanë bërë dhe i bëjnë kur ua do interesi i ulët i tyre. Fat-keqësisht, kur politika luhet e ndotet keq nga mistrecë të til-lë politikë, mashtruesish, ma-nipulatorësh e gënjeshtarësh që edhe pështjellin, përçajnë e ngatërrojnë njërëzinë, atëhere edhe vetë politikës këta mis-trecë i japin namin e keq që shumë njerëz pastaj e sinoni-mizojnë me epitetin,"e pistë".

Është për të ardhur keq, ku është katandisur opozita shqiptare sot dhe fajtore për këtë nuk është vetëm lidershi-pi i PD-së, por edhe të gjithë ata kryetarë vulëmbajtës të grupimeve që pretendojnë të

Në kushtet e rënies së kreditimit për shkak të krizës, Banka Evropiane për Rindërtim

e Zhvillim, miratoi një fond prej 40 milionë eurosh në mbështetje të bizneseve në Ballkanin Perëndi-mor, përfshirë edhe Shqipërinë. Por si funksionon miratimi i kësaj kredie? Nëse ke një ide të mirë për të hapur një ndërmarrje të vogël ose të mesme, apo do të shtosh investimet në një biznes ekzistues, BERZH të jep paratë dhe bëhet aksionere deri në momentin që përfundon shlyerja e kredisë. Nuk kërkohet kolateral dhe nuk ke për të paguar asnjë interes, të gjithë rrezikun e merr përsipër e BERZH. Fabio Serri, drejtor i zyrës së BERZH në Shqipëri tha se banka do të bëhet pjesëtare e kapitalit sipas shumës që do të financojë.

BERzH jep kredi pa interes për biznesinVazhdon greva e urisë

pranë kryeministrisë

Djathtën opozitare, të cilët për ndonjë lëmoshë pushteti, posti a detyrë edhe të dorës së dytë, por sidomos për ndonjë mandat deputeti të dhuruar nga pronari i PD-së, i janë ngjitur dhe i shërbejnë akoma me përulësi atij.

Në këtë turli e zallam-nahi politike, ka dhe shpresë për politikë të mirë që prem-ton besueshmëri e vlerë dhe, një ndër këto është Fryma e Re Demokratike, e pastër dhe e papërlyer nga zullume servilizmi, tradhëtie e kor-rupsioni, të cilës elektorati shqiptar duhet t'i japë votën dhe t’i besojë timonin qe-verisës të drejtimit të anijes së ç’ekuilibruar.

Shoqata e të larguarve nga puna nisi të mërkurën një grevë urie përpara piramidës.

Grevistët deklaruan se gjykata ka marrë vendim për kthimin e tyre në punë, por Qeveria nuk i zbaton vendimet dhe për këtë arsye hynë në grevë urie. Janë ngujuar 10 vetë: 6 burra dhe 4 gra, ish-punonjës të administratës së kaluar. Ata e kanë ngritur çadrën e grevës te lulishtja në krah të kryeministrisë.

Page 6: Fryma Re Nr14

FAQE 6 E premte, 23 Maj 2014Fryma e ReMedia ...

Aktualitet ...

RTSH-ja, duhet t’i kthehet publikut

Askush nuk di të thotë nëse ka ndonjë kriter për ata që janë rekrutuar pranë këtij institucioni, pavarësisht se japin apo nuk japin një produkt cilësor televiziv...

Nga Lorenc ShEhu

Prej mëse dy dekadash, Radio Televizioni Shqiptar, pothuajse e ka humbur audiencën në konkurencën që ofron sot tregu i mediave televizive në Shqipëri

Opozita bllokon zgjedhjen e

10 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të

Radio Televizionit

Tashmë mbetet aktual shqetësimi i bllokimit të zgjedhjes së 10 anëtarëve të rinj të Këshillit

Kombëtar të Radio Televizionit. Duke e konsideruar absurd

qëndrimin e opozitës dhe të motivuar politikisht, duhet theksuar se është qershori i 2015, afati i fundit që Shqipëria duhet të kalojë në transmetime dixhitale, por bllokimi i opozitës rrezikon që vendi të mbetet pas. Rasti i zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Radio Televizionit Publik, është rasti tipik që e tregon këtë. Është një tregues krejt i qartë. Të gjithë anëtarëve të Radio televizionit u ka përfunduar mandati që në korrikun e vitit 2011, që kur PD-ja ka qenë në pushtet. Të gjithë anëtarëve dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar u ka përfunduar mandati dhe prej mëse dy vitesh ky institucion, pronë e shqiptarëve, është bllokuar dhe nuk bëhet zëvendësimi. Nuk u bë as kur PD ishte në pushtet dhe opozita e sotme nuk po e lejon procedurën ligjore të realizohet për zëvendësimin të anëtarëve për kryetar dhe anëtarë të rinj. Si të mos mjaftonte kjo, që nga 13 dhjetori 2013, edhe drejtori i përgjithshëm, Petrit Beci, ka dhënë dorëheqjen. Dhe për rrjedhojë, edhe RTSH është pa anëtarë të këshillit e pa drejtor të përgjith-shëm. Ndërsa opozita vazhdon të mos japë konsensusin.

Komisioni i Medias, seancë dëgjimi për kandidatët për Këshillin Kombëtar të

Radio-Televizionit Shqiptar

Në Janar 2014, Komisioni i Medias dhe Edukimit në Kuvend, ka nisur

seancën e dëgjimit për kandidatët për Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit Shqiptar. Në komision janë paraqitur gazetari Mero Baze dhe Altin Shegani, jurist. Këto janë dy dëgjesat e fundit. Dekani i Juridikut, juristi Altin Shegani, ishte i pari që parashtroi idetë e tij se, si mund të reformohet RTSH. Sipas Sheganit, “Televizioni Publik Shqiptar mund të bëjë më shumë për të rinjtë për të ndjekur emisione televizive edhe me përmbajtje akademike”. Ndërkaq kandidati tjetër, Mero Baze ka deklaruar se, “TVSH-ja duhet që të dalë nga getoja e shtetit dhe duhet të jetë konkurues me televizionet e tjera private”. Sipas gazetarit Baze, Televizioni Publik Shqiptar duhet të ketë rrjetin e tij dixhital.

Pavarësisht se In-stitucioni i Radio

Televizionit Shqiptar është padyshim institucioni media-tik më i fuqishëm ekonomiki-sht dhe me infrastrukturën më të bollshme, audienca e tij, qoftë në edicionet e lajmeve, apo dhe në emisionet e tera të transmetuara nga ai, ka ardhur në rënie vit pas viti. Dhe nuk ka si të ndodhte ndryshe, pasi në këtë televizion, i cili mba-het nga taksat e qytetarëve shqiptarë, vazhdohet ende me sloganin e njohur monist: “Partia mbi të gjitha”. E kemi parë gjatë këtyre dy dekadave të tranzicionit, kur TVSH-ja është shndërruar në zëdhë-nëse e Partisë në pushtet, duke anashkaluar interesat e shqip-tarëve taksapagues. Po ashtu drejtuesit e këtij institucioni gjatë 20 viteve të fundit kanë qenë përgjithësisht figura politike që kanë gëzuar besi-min e plotë te lideri i partisë në pushtet. Ky fenomen ka patur prurje të gabuara të rekrutuara në këtë institucion me një reputacion të madh.

T ë r e k r u t u a r i t n ë TVSH-në, kanë qenë të preferuarit e drejtuesve poli-tikë, apo komisarit të Partisë në pushtet. Në këto kushte askush nuk di të thotë nëse ka ndonjë kriter për ata që janë rekrutuar pranë këtij institu-cioni, pavarësisht se japin apo nuk japin një produkt cilësor televiziv. Gjatë këtyre viteve televizioni shqiptar na ka zhgënjyer me kronika, të cilat në televizionet homologe në Evropë dhe në botë nuk ndod-hin kurrë. Kështu psh, kemi kronika kur kryeministrat gjatë dy dekadave me rradhë përurojnë një shkollë, gjë që nuk përbën në asnjë mënyrë lajm, por vetëm propagandë për “sukseset e qeverive” në Shqipëri.

Duke analizuar këto që u thanë më lart, mund të themi me plot gojën sekretin që mund të çojë gjithësecilin prej nesh drejt një vendi pune në TVSH, një mik i fortë politik

i partisë në pushtet, kjo është e vërtetë si drita e diellit, një referent i partisë në pushtet të bën që mos të pyesë njeri në atë institucion nëse ke ekseri-

encë në atë televizion, por të nisësh karrierën menjëherë në shkollën e gazetarisë në Shq-ipëri prej shumë dekadash. Aktualisht ky televizion, i cili është themeluar dekada më parë është në një kolaps

të vërtetë dhe nuk ka identitet, sepse i duhet rikthyer publi-kut, siç quhet në termat e reja, televizioni publik shqiptar, vetëm me anën e profesion-

istëve gazetarë, operatorë etj. Dhe, kurrësesi duke marrë në këtë institucion të nderuar për nga eksperienca, persona që eksperimentojnë duke nisur këtu për herë të parë profesionin, pa patur aspak

ose një ekseperiencë tepër të vakët për të punuar në një institucion të tillë. Televizioni publik shqiptar duhet nxjerrë nga amatorizmi dhe servi-

lizmi që e ka karakterizuar gjatë gjithë kësaj periudhe, në të kundërt audienca e tij do të shkojë gjithnjë e më poshtë. Gjumi letargjik i këtij gjigandi të medias shqiptare duhet të mbarojë. ..

Të gjithë anëtarëve dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar u ka përfunduar mandati dhe

prej mëse dy vitesh ky institucion, pronë e shqiptarëve, është bllokuar dhe nuk

bëhet zëvendësimi.

Page 7: Fryma Re Nr14

FAQE 7 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Opinion... Vështirë të besohej se në një vend anëtar të NATO-s, trafikantët e drogës të arrinin të trafikonin me anë të ajrit...

Statusi dhe narkotrafiku Nga Gjergji MIMA

Pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë, ku avioni i shtetasit

italian Giorgio Riformatto u ul në mes të plazhit, në mes të ditës, me pushuesit aty pranë që e filmonin dhe me një makinë fuoristradë me 460 kg kanabis që priste ta furnizonte, ka risjellë sërish në qendër të vëmendjes debatin mbi narkotrafikun në vendin tonë. Dhe sa herë që ky debat zë axhendën kryesore të plotikës, me-dias dhe opinionit publik, atëherë është e paevitueshme që të mos përmendet emri i fshatit të famshëm prej 5 mijë banorësh në Gjirokastër, Lazaratit.

Ky fshat, që ka qenë në qendër të akuzave të opozitës së djeshme, si simbol i paaftësisë së Qeverisë në luftën kundër narkotrafikut, rikthehet sërish sot në qendër të debatave që kanë kapur ethshëm të gjithë shoqërinë shqiptare, megjithëse, të paktën në dukje në rastin në fjalë, duket se Lazarati ose lazaratasit nuk kanë gisht.

Por, ta kufizosh diskutimin mbi narkotrafikun në Shqipëri, vetëm me Lazaratin, do të thotë të mos e shohësh të vërtetën në sy. Duke iu referuar një takimi të Prefektit të qarkut të Tiranës, në fund të prillit, vihet re se kultivimi i kanabisit ka prekur pothuajse të gjitha komunat e Tiranës. Pra kultivimi i drogës ka ardhur deri në muret e kryeqytetit shqiptar.

Nuk është më vetëm një fenomen ekzkluziv i fshatit jugor. Lëshimi që herëpashere qeveritë shqiptare i kanë bërë Lazaratit, e kanë shndërruar atë në një

simbol. Në një shembull për t’u ndjekur edhe nga fshtra e komuna të tjera në të gjithë vendin. Dhe kultiimin e kanabsit, si një mjet pasurimi të shpejtë për shumë njerëz në Shqipëri. Dhe sigurisht, si çdo biznes tjetër, edhe në biznesin e drogës, aty ku ka ofertë, duhe të vijë edhe kërkesa.

Në shumë raporte ndërkombëtare Shqipëria etiketohet si vend prodhues i kanabisit që është drogë e lehtë dhe si vend tranzit i drogave më të rënda si kokaina apo heroina. Kjo ka bërë që Shqipëria të shihet nga trafikantët, vendas dhe të huaj, si një vend ideal për t’u furni-zuar dhe për ta shpërndarë më pas drogën në tregun e madh evropian.

Prandaj duke parë këtë situatë të trafikut në Shqipëri, duhet të mos bëhet asnjë lëshim në këtë luftë. Si në çdo luftë tjetër edhe në këtë kundër narkotrafi-

kut, duhet mposhtur fillimisht simboli i kundërshtarit.

Pra duhet goditur narkotrafiku në zemër të tij, jo duke kapur korrierët me mushka apo furgona, por duke djegur plantacionet apo hekatrët e shumta të mbjella me kanabis, fillimisht në Lazarat dhe më pas në të gjithë vendin.

Vetëm kështu ka shanse që vendi ynë ta fitojë këtë betejë të ashpër, vetëm kështu ka shanse që të largohemi nga etiketimi që me të drejtë na kanë vendosur policitë e vendeve të BE-së, si një vend prodhues i kanabisit.

Vetëm kështu do të mund dhe do të kemi të drejtë të anëtarësohemi në familjen e madhe evropiane, si një vend që ia doli të mposhtë një prej armiqve më të mëdhenj që i kanosej të ardhmes së tij.

Ngjarja e fundit me avionin e pilotuar

nga shtetasi italian Giorgio Riformatto, ngjalli në vend një debat të madh për përmasat që ka kapur narkotrafiku në Shq-ipëri. Askush nuk ka pasur dys-hime se Shqipëria ka qenë një vend ku ka ekzistuar trafiku i drogës. Herë si vend prodhues, herë si vend tranzit i drogës, Shqipëria është lakuar disa herë nga policitë apo organet e hetimit të vendeve fqinje dhe atyre të Bashkimit Evropian, si një shqetësim. Por çfarë ngjalli më tepër debatin në vend, pas rrëzimit të avionit në Divjakë ?

Sigurisht pakkush i besoi fjalët e ish-ministrit të Mbro-jtjes, Arben Imami, kur pyeti në Kuvend, ministren Kodheli, nëse kishte informacione për përfshirje të infrastrukurës së ushtrisë në trafikun e drogës. Shumëkush, përfshirë edhe Kryeminsitrin e vendit i për-buzi akuzat e ish-Kryeminstrit Berisha se informacione nga SHIU tregonin se ka dyshime për ulje avionësh në Divjakë apo Gjadër. Ishte e vështirë të besohej se në një vend anëtar të NATO-s, trafikantët e drogës të arrinin të trafikonin me anë të ajrit. Në një hapësirë të moni-toruar nga radarë të sofistikuar, ku çdo objekt fluturues idenifi-kohet me saktësi.

Pikërisht kjo siguri bëri që në momentin e rrëzimit të avionit në Divjakë, të kishte një habi kolektive, sidomos në radhët e mazhorancës. Si ka mundësi? Ku është gabuar? Kush është i përfshirë? Këto ishin disa nga pyetjet që shqetë-sonin dhe shqetësojnë ende sot njerëzit.

Të gjithë i kemi parë, apo na kanë treguar për skafet e famshme me drogë që pas viti 1997 pushtuan detin mes Shqipërisë dhe Italisë. Termi skafist u bë një profesion, që në disa zona të vendit edhe respek-tohej, por u duk se gjithëçka u mbyll pas vendosjes së mora-toriumit për mjetet lundruese. Por tashmë, shqiptarët mësuan se trafiku dhe trafikantët kanë

evoluar. Ata kanë kapur ajrin dhe kjo të bën që të rikujtohen në mendje skenat e filmit, të shfaqur së fundmi edhe në vendin tonë (rastësi), mbi Pablo Eskobarin.

Por ky fakt, pra që trafiku tashmë, për meritë të trafi-kantëve, apo për paaftësi të autoriteteve, mund të bëhet edhe nëpërmjet ajrit ka ngjal-lur debatin e madh. Dhe ajo që të bën të reflektosh më tepër është se askush nuk është ndëshkuar, qoftë edhe një op-erator i thjeshtë në kullën e vrojtimit në Rinas. Por askush nuk mund ta mohojë se nëse trafiku bëhet me anë të ajrit atëherë, njerëz apo struktura brenda autoriteteve drejtuese, janë ose të paaftë për punën e rëndësishme që kryejnë, ose më keq akoma, të përfshirë në këtë trafik. Dhe të gjithë tashmë presin një reagim nga ana e Kryeminstrit.

Ngjarje si kjo nuk duhet të ripërsëriten, për shkak të paaftësisë apo përfshirjes së njerëzve të caktuar. Kjo e vështirëson akoma më tepër qëllimin kryesor të vendit, mar-rjen e statusit të vendit kadidat në BE. Nëse statusi nuk merret në qershor, pas kësaj ngjarjeje, askush, madje as Kryeminsitri, nuk mund të thotë se ishin forca ekstremiste brenda BE-së që penguan statusin për Shqipërinë. Këtë herë fajin e kemi të gjithin vetë.

Lazarati si simbol

Page 8: Fryma Re Nr14

FAQE 8 E premte, 23 Maj 2014Fryma e ReFryma e RePolitikë / Reforma... Gjeopolitika ballkanike dhe shqiptarët

Me këtë titull do perpiqemi të bëjmë një cikël shkrimesh që fillon me një përmbledhje të historisë së fiseve të ndryshme ballkanike dhe evoluimin e tyre, që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, duke u përpjekur të bëjmë edhe një parashikim të strukturave të ardh-shme të mundshme organizative politike në Ballkan, e cila mund të organizohet mbi bazën e dy faktorëve që ndikohen nga struktura politike më të fuqishme sesa ajo ballkanike: nga një origjinë e përafërt gjenetike e strukturave dhe nga interesat e gjera të gjeopolitikës. Këto struktura që mund të jenë si një fryt i veçantë unik, do të jenë pjesë e strukturës më të gjerë politiko-

ekonomike – BE-së. Këtë cikël shkrimesh po e fillojmë me gjenealogjinë e popujve të Ballkanit dhe të rracës shqiptare që mund të ndahej në disa pjesë:

Po kush është Shqipëria etnike e vjetër? Ky materia do të përfshijë disa çështje, si: Gjeo-

grafia e paraardhësve të shqiptarëve; Pellazgët; Ilirët; Arbërorët; Trojet anësore shqiptare; Shtrirja e shqip-tarëve deri shek XIX; Kazaja e Podgoricës; Sanxhaku i Nishit; Sanxhaku i Novi Pazarit; Sanxhaku i Shkupit; Sanxhaku i Janinës; Sanxhaku i Manastirit; Kazaja e Velesit; Diaspora shqiptare në shek XIX; Shqiptarët e Maqedonisë lindore dhe asaj greke; Shqiptarët e

Thesalisë; Shqiptarët e Peloponezit; Shqiptarët e Pashallëkut të Beogradit; Shqiptarët e shtetit Malazez të 1830; Trojet shqiptare sot; Shqiptarët e Maqedo-nisë; Shqiptarët e Malit të Zi; Shqiptarët e Greqisë; Shqiptarët e Kosovës lindore; Shqiptarët e Kosovës; Shqiptarët e shtetit shqiptar; Diaspora shqiptare sot në botë: Greqi, Itali, Turqi, Serbi, Mali Zi, Bosnjë, Kroaci, Spanjë, Francë, Gjermani, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Rusi, Estoni, Egjipt, Libi, Arabi Saudite, Algjeri, Afrikë Jugut, SHBA, Kanada, Meksikë, Brazil, Argjentinë, Australi, Zelanda e Re…

Gjenealogjia e popujve të Ballkanit dhe rraca shqiptare

Në prejhistori në rajonet nga Italia në Perëndim deri në Turqinë e sotme në Lindje dhe nga Austria dhe Zvicra në Veri, deri në Egje në Jug sipas një au-tori kosovar në një sipërfaqe prej 1milion km2, jetonte një popullsi që quhet me emrin pellazg. Ata kishin jetuar këtu më shumë se 100 mijë vjet përpara.

Nga ana tjetër rreth 10 mijë vjet më parë, nga Veriu u dynd një popullsi tjetër indoevropiane, e cila zhduku popullsinë vendase si në Greqi, në shumë raste, veç Spartës ku iliotët vendas u kthyen në skllevër nga spartanët e ardhur dhe lufta mes tyre ishte një luftë për jetë a vdekje.

Nga ana tjetër vendasit do të zhvendoseshin në veri të Atikës, në Plakea. Kurse në rajo-nin e Thesalisë do të përzihen me të ardhurit dhe do formojnë një popullsi mikes, thesalët.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me banorët e bregdetit të Selanikut, por ata do të përfto-jnë këtu gjuhën helene, me disa simbioza.

Nga ana tjetër në Veri retët dhe norët, do të ishin përsëri një popullsi mikse, vendasit me të ardhurit, ose më saktë keltët me pellazgët.

A nuk është çudi që, më pas edhe retët dhe thesalët, këto popullsi pa identitet unik, do të romanizoheshin?

Nga ana tjetër dakët do dynden në Jug dhe do shkrihen me vendasit, duke formuar një po-pullsi që quhet me emrin trakas. E njëjta situatë do të ndodhë me banorët e bregdetit të Turqisë së sotme ku do krijohen frigasit. Por popullsia do ngelë e paprekur në atë që do quhet më pas trungu ilir, si edhe veriu i Italisë - venetët.

Nga ana tjetër si pasojë e kësa dyndje popullsie, shumë fise ilire do zbresin drejt jugut të Italisë, si mesapët dhe japigët. Në rajonin e Etrurisë, vendasit do shkrihen me të ardhurit. Për këto ngjarje flet edhe lufta e Trojës, ku Troja ka gjasa që ishte Smirna ose Izmiri i sotëm, nga ishte edhe Homeri që shkruante me gjuhën e vjetër pellazge, gjuhën arkease që ng-jan shumë me shqipen e vjetër. Kjo është arsyeja që ilirët qenë përkrah trojanëve dhe jo akeasve, në këtë luftë. Nga ana tjetër brigët e rajonit të Astibos ose Shtipit të sotëm do shkojnë në grykën e dardaneleve, ose më saktë quhen edhe dardanët e Azisë së vogël, nga e mori emrin dhe kjo grykë. Kjo është arsyeja që edhe etruskët, ilirët, retët, norët, the-salët, dardanët, frigët, trakët janë një trung dhe jo latinët, helenët, dakët. Nga studimet gjenetike llogaritet që sot në botë të ketë me gjak pellazgu 60 milionë vetë. Nga ana tjetër, këta janë pjesë e trungut indoevropian, që sot llogariten mbi 1miliard njerëz në botë.

Iliria tani do shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 240mijë km2, ku Iliria ballkanike ka 180 mijë km2, venetët 30 mijë në veri dhe mesapët 30 mijë km2, në jug të Italisë.

Kurse rajoni miks iliro-popullsi tjetër, do të ishte edhe 100 mijë km2 të tjerë si retët, norët në Austri dhe Zvicër dhe panonët në Hungari, që ishin iliro-keltë. Një rajon miks do ishte edhe Maqedonia antike, ku në 30 mijë km2 do jetonin fiset ilire të pajonëve, lynkestëve dhe orestëve, në Perëndim dhe në Lindje në 25mijë km2 thrakët dhe në 15 mijë km2 në Jug fise të

ngjashme me grekët, por jo grekët që i përmendëm më lart.

Vetë Aleksandri i Madh, të ëmën, Olimpiadhën, e kishte epirote molose dhe e ëma e të atit të Filipit ishte po epirote, nga e njëjta derë. Kurse i ati i Filipit ishte thrakas.

Pajonët vetë krijuan një shtet prej 10 mijë km2. Nga ana tjetër, në Jug, jetonin fiset epirote prej 15 mijë km2; në rethin e Janinës së sotme molosët, në Jug të tyre thesprotët, paraard-hësit e çamërve të sotëm dhe në Gjirokastrën e sotme, kaonët. Kurse në veri të pajonëve, në një sipërfaqe prej 35 mijë km2, jetonin fiset dardane, që edhe këta formonin shtetin e tyre.

Në veri të epirotëve dhe perëndim të dardanëve dhe pajo-nëve u krijua shteti ilir bregdetar prej 30 mijë km2. Tërë ky rajon i përbërë prej shtetit dardan, ilir, epirot dhe pajon, prej 90 mijë km2, do marrë një emër konven-cional nga romakët, Iliria e jugut.

Do jetë pikërisht ky rajon që nuk do asimilohet nga dyndja e sllavëve në shek VI-VII. Fak-torët e këtij mosasimilimi janë: Popullsi e dendur; Dyndje e pakët e sllavëve; Shtet formimi i tyre; Romanizimi i pakët fillestar.

Tani popullsia vendase do marrë një emër: arbër. Kufijtë e Arbërisë do ishin nga Kotorri në Veri, në Prevezë në Jug dhe nga Adriatik në Perëndim, deri në Shtip në Lindje me një sipërfaqe të përgjit shme prej 130 mijë km2.

Në vitet që pasojnë do kemi rrudhje të mëtejshme të trojeve shqiptare dhe në trojet e përmendur më poshtë ata do jenë heterogjenë, por në shumicën e rasteve gjithsesi shumicë.

-Vijon-

Rudhja e trojeve shqiptare deri në shek XIX

Gjenealogjia e përmbledhur e popujve të Ballkanit

Rreth 100 mijë vjet më parë u popullua Ballkani dhe Italia. Pelagos dmth i moçëm.

Etruskët dhe pellasgët kishin një origjinë të përbash-kët. Etruskët ishin banorë të gadishullit italik. Ardhja e dyndjeve nga Veriu bëri që një pjesë prej tyre - me-sapët dhe japigët - të dynden në rajonin e Pulias, kurse brigët që jetonin në Veleshin e sotëm u dyndën nga ky fakt, aty ku është Troja. Pra, popullsia në perëndim të Ballkanit ngeli e paprekur, kurse në Veri u përzje pra, dako getët në jug u shkrinë me helenët. Kjo popullsi që mori emrin ilir, kishte tipare të ngjashme me helenët. Po ashtu, edhe në Itali pati një perzjerje të tillë. Iliotët e Spartës, plebejtë e Romës, sklleverit e Atikës nuk ishin veçse banorë vendas. Thesalianët në këtë kohë do të ishin një popullsi e përzier iliro-helene. Ndërkohë lufta akease-trojane është pikërisht lufta mes të ardhurve dhe vendasve. Ka studiues që mendojnë se kjo luftë që ndodhi në fillimet e epokës së hekurit, u projektua për të fituar sekretet e nxjerrjes së xehës së hekurit dhe sekretet e teknologjisë së shkrirjes dhe përpunimit të tij, si një metal luftarak më cilësor se bakri. Arsyeja që ilirët mbanin anën e trojanëve ishte pikërisht origjina e përbashkët me ta. Në anën tjetër, në qendër të Ballkanit u krijua një rajon me emrin Maqedoni, 67mijë km2; në Jug jetonin popullsi helenofolëse, por jo helene, e ngjashme me himariotët; në Lindje fisi ilir i pajonëve; në Perëndim trakët, që ishin pellazgo dakë.

Gjithashtu edhe rreth Zvicrës së sotme, popull-sia rete u asimilua po njëlloj si në Austri ku popullsia nore u asimilua - më saktë morën gjuhët, por jo genet. Kjo është arsyeja që Hitleri e quante veten ilir, sepse ishte nga Austria.

Rreth shek VII, në Ballkan u dyndën sllavët. Pjesa në veri të Gjirit të Kotorit u asimilua. Kurse Ultë-sira bregdetare pra, shteti ilir, ai dardan dhe ai epirot si edhe pajonët - për shkak se popullsia ishte e dendur, nuk u asimiluan. Tani këta zotëronin një siperfaqe prej 130mijë km2. Kjo popullsi në jug të Gjirit të Kotorrit do të merte emrin arbëror. Madje “legjendat” e Gjergj Elez Alisë, të Mujit dhe Halilit, kanë të bëjnë pikërisht me luftën iliro-sllave që nga shekujt e hershëm, para qeverisjes sllave të një pjese të Ballkanit.

Bullgarët e Simeonit siç u ndodhi pellazgëve me romakët, u pushtuan nga sllavët dhe morën gjuhën e tyre, por jo identitetin. Ata janë turq me origjinë që në fillim asimiluan trakët që, për hir të së vërtetës ishin romanizuar, para pushtimit të Ballkanit prej tyre.

Boshnjakët u asimiluan në shek XI. Kurse serbët e Bosnjës dhe të Kroacisë, pra Krajina e sotme, ishin romanizuar dhe, më pas u sllavizuan.

Shekulli XVI do sillte edhe asimilimin e mala-zezëve por, deri në Podgoricë. Këtu do krijohej një popullsi e quajtur moraçët podgoricanë dy gjuhësh, shqiptaro-sllavë. Pushtimi serb i Stefan Dushanit do shkaktonte që goranët e sotëm, apo edhe gollobor-dasit, të flasin një gjuhë të përzjerë me fjalë sllave, turke, shqipe.

Ndërkohë, boshnjakët do myslimanizoheshin gjerësisht, pas pushtimit turk. Gjithashtu, pushtimi os-man do sillte myslimanizimin e një pjese të popullsisë arbërore. Tashmë kjo popullsi katoliko-ortodokse-myslimane, po flasin të njëjtën gjuhë, atë të shqipeve që do të quhet gjuha shqipe.

Në shek XIX, Mehmet Ali Pasha, me bekimin e Napoleonit dhe Katerinës së Madhe të Rusisë, do

të hidhte idenë për dy shtete shqiptare. Por Karahmut Pasha bushatlliu dhe Ali Pashë Tepelena, u zunë njëri me tjetrin dhe s’e realizuan dot këtë detyrë historike për t’i kursyer kombit shqiptar shumë vuajtje në dy shekujt e ardhshëm, njëlloj siç vepruan grekët nga ana e tyre.

Plani B ka qenë krijimi i një kombi sërb. Në vi-tin 1820 erdhën 200 mijë sllavë bjellorusë në Ballkan. Këto dy ngjarje sollën situatën e sotme në Ballkan. Në parlamentin grek, gjuha bizantine triumfoi ndaj asaj arvanitase me një votë për shkak se mbreti Oto kishte mësuar në Gjermani gjuhën bizantine.

Në shek XVI, Maqedonia, deri ne Velesh kishte shumicë shqiptare. Kurse, me përjashtim të rajonit Manastir-Selanik-Thesali, kishte një popullsi romano folëse ose vllahe. Kurse rajoni në Maqedoninë jugore kishte një gjuhë vllaho-greke. Këtu bazohej edhe Apostol Margariti që thotë se një shtet shqiptaro-vllah, do të thoshte paqe për Ballkanin.

Deri në Krushjevac kanë qenë shqiptarët. Viti 1840 do sjellë asimilimin e tyre. Nishi u asimilua pas vitit 1840. Në fakt, në vitin 1878 shqiptarët u larguan nga Nishi. Në mes të shek XX do të ndodhte largimi i shqiptarëve, pra do ndodhte maqedonizimi i Manastirit, kurse mbi vllahët u ushtrua presion për sllavizim, për shkak të fesë së përbashkët ortodokse.

Gjithashtu, tërmeti i Shkupit do sjellë kthimin e Shkupit në maqedonas, por vetëm të qendrës së qytetit, jo të periferisë.

Në Greqi, dihet se popullsia myslimane u vra dhe u largua, kurse ndaj asaj vllahe dhe ortodoksëve shqiptarë, u bënë perpjekje për asimilim. Kjo është gjenealogjia e trojeve shqiptare.

Rajonet ku banonin shqiptarët në fund të shek XIX ishin 80mijë km2 dhe në qoftë se rendisim këtu edhe kazanë e Krushjevacit, ky teritor shkonte në rreth 85mijë km2. Pikërisht, në disa sanxhaqe si Shkup, Nish, Manastir, Janinë dhe Novi Pazar e Taslixhe, shqiptarët ishin pakicë si popullsi.

Pikërisht ky rajon zinte rreth 30 mijë km2 dhe mbi 700 mijë banorë, ku shqiptarët përbënin rreth 30% të popullsisë, por duke patur parasysh që këto rajone ishin heterogjene në pjesën më të madhe të tyre, ata pra ishin shumicë, krahasuar me kombësitë e tjera.

Page 9: Fryma Re Nr14

FAQE 9 E premte, 23 Maj 2014Fryma e ReFAQE 9 Fryma e Re

Kujtesë ... Revolta e Qafë Barit, më 22 maj 1984…

Kujtesë e tmerrshme… Kështu ka ndodhur 30 vjet më parë

Gërmuan vrasësit tokën e butëHëna kullonte gjak mbi bajonetaNën rreze gjaku gjaksat mbollën kufomaNga lart heshtëte vigjëlon antenna. Në mëngjez të nesërmen një kalTërkuzet e s’kullot si përditë në lëndinëNdjen plumbat që u shkrehën gjakun që u derdhKufomat fshehur në natën që nxin. Shkojnë vite kalin prapë era e gjakutE ndiell dhe e ndal te gropa e fshehtëCep më cep i bije fushës, por kthehetTe varret e humbura shkelur pa ditë e pa net. Antena lart heshtëte, jepte lajme në fitoreVeç kali atë bar se ha e rreh e shkelmonAntena e di: Sokolin dhe Tomën aty i vranëNë një natë ku veç hëna krimin vajton. Kali i ndjen krismat therur në gjakKali barit i trembet i bije me shkelmDhe një ditë uli kokën u tret e u mpakMbi fushën mbjellur me varre e me helm.

Bedri BLLoShMI

teuta MASMuJA

Me rastin e 30-vjetorit të revoltës së ndodhur në burgun famëkeq të Qafë Barit, në ngrehinat e mbetura, dje u zhvillua një aktivitet, në të cilin morën pjesë ish-të bur-gosur të asaj kohe, familjarë të ish-të pushkatuarve në atë burg, banorë të zonës. Në këtë përkujtimore, të organizuar nga Instituti i Rehabilitimit të të Përndjekurve Politikë dhe komuna e zonës, ndodheshin edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies dhe Rinisë, Sek-retari i Organizimit i FRD-së, etj., të cilët përshëndetën të prënishmit. Në fjalën e rastit, Drejtori i Institutit, Bedri Blloshmi, tha:

Sot jemi këtu në këtë humnerë, vend të fshehtë që vetëm një ndërgjegjje gjakatare mund ta zbulojë. Do të ishte me shumë vend nëse do të thoshim se kapitulli i tmerrshëm i së kaluarës do të kishte marrë fund…

Sot, në këtë 30-vjetor të asaj dite të përgjakshme të majit 1984, ne humbëm tre nga shokët tanë të vuajtjes në tmerrin komunist.

Po. Ja këtu, te ky copë shesh, u derdhën shkulmet e gjakut të të ndjerit, Sandër Sokoli.

Po. Këtu u përleshën dhe e gjunjëzuan policinë, trimat Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Këta dy trima vetëtima, i ndiqnin nga pas njerëz po aq guximtarë, me urrejtje të paimagjinueshme për komunizmin: Haxhi Baçinovski, Konstandin Gjordeni, Ceni nga Elbasani, Bajrami nga Fushë-Kruja, Vllasi nga Vlora, Sokol Progri, Martin Leka nga Dukagjini, burrë sa i mençur dhe i urtë, i cili u përpoq më kot t’i zbuste gjakrat. Ishin plot të tjerë që u bashkuan me Tomën e Sokolin dhe si përfundim të këtij skenari të Ministrisë së Brendshme, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja e paguan me jetë, duke vaditur me gjakun e tyre fushën e antenës në Kuç të Shkodrës.

Po. Atje i gjeta mbas shumë vitesh kërkimi bashkë me familjarët e tyre. Të përqafuar ishin, siç qenë krah për krah kur e detyruan policinë t’ia mbathte, duke lënë kapelet me yllin e urryer të xhelatit Stalin e diktatorit vendas. Askush nga ne, që kemi qënë në këtë ferr, nuk e beson se këtu u luajt ajo tragjedi e llahtarshme, për të vetmen arsye se nuk sheh as një dykëmbësh apo zvarranik me uniformë e kallash në dorë dhe me kapele të ngjeshur deri në vetulla, të ulërinte e të torturonte këta bij nënash.

Po. Pa asnjë dyshim, ky është vendi i përleshjes. Ja – atje është dhoma e torturave, e kur më erdhi rradha të futesha brenda, na prisnin civilë të Sigurimit me dru në dorë, që qëllonin pa pushim e me urrejtje. Dyshemeja e asaj dhome ishte mbuluar me gjak, po ashtu edhe muret e lyer me gjakun tonë.

Edhe sot, mbas 23 vjetësh lirie, këta heronj të vërtetë, nga kjo e ashtuquajtur demokraci, mbetën të cilësuar “terroristë”. E thënë troç, me Ligjin që u miratua për integrimin dhe dëmshpërblimin ekonomik, nga bijtë e sekretarëve të parë, apo këlyshë të tjerë komunistash e sigurimsash, - nuk përfitojnë.

Ky ligj duhet parë, të gjendet një klauzolë që gjaku i këtyre martirëve, të mos shkojë i humbur. Këta që qeverisin sot, duhet t’i rregullojnë fajet e qeveritarëve të para 23 Qershorit, nëse duan të dallohen nga ata. Duhet të rregullohet edhe ajo që u propozua dhe u vendos si datë përkujtimore, 21 Maji i 1973, me rastin e revoltës së parë antikomuniste në Spaç, ku u ngrit flamuri pa yll, u pushkatuan 4 djem nënash dhe u dhanë qindra vite burg për 64 të tjerë.

Propozimin e bërë nga ish-deputeti i Vlorës dhe ish-ministri i M.K.R.S., z. Bujar Leskaj, qeveria e quajtur demokratike, e kundërshtoi. Ishte po ky deputet e ministër që çeli një fond fillestar për bërjen Muzeut të burgut të Spaçit, në shumën prej 50 milionë lekësh, por edhe këto humbën. Një ndër të paktët persona që e ndjente

me shpirt dhe i vlerësonte vuajtjet e të burgosurve politikë dhe nuk u kursye asnjëherë për ne, është Z. Leskaj. Madje ka bërë dhe një libër për poetët dhe shkrimtarët e pushkatuar e të burgosur, të titulluar “Muzat e Qëndresës”.

P o n ë k ë t ë d i t ë t ë përgjakshme, unë kam bërë një përshkrim të ngjarjes, të pajisur me dokumenta nga arkivi i Sigurimit, titulluar “Revolta e Qafë-Barit dhe terrori komunist 1943-1990” dhe Aldo Bumçi, ministri i asaj kohe, më premtoi, më gënjeu për gati 1 vit e gjysëm, bashkë me një nga udhëheqësit kryesorë të revolucionit komunist të vitit 1997, Frrok Çupin, nuk pranuan të dalë ky libër.

Edhe pse shumë ishin të interesuar që ky libër të mos dilte, ai e pa dritën e botimit dhe ftoj të gjithë të interesuarit që duan të dinë për këtë revoltë, ta lexojnë dhe të japin mendimin e tyre.

Tani kam në dorë “Revoltën e Spaçit të vitit 1973”. Edhe ky libër do kompletohet me dokumenta arkivore.

Duke përfunduar, me dhimbje sot po kujtojmë dhe do vazhdojmë t’i kujtojmë këta trima të pa përkulur përgjithmonë.

Në fund aktori i mirënjohur,

Mirush Kabashi, recitoi edhe një poezi të shkruar nga Bedri Blloshmi, të titulluar:

NË ERRËSIRË e kushtuar kujtimit të Sokol Sokolit e Tom Ndojës, pushkatuar më 8 Qershor 1984, në orën 00.00, në Shkodër.

TURizMi, E ARDHMjA E SiGURTë

Si çdo shqiptar jo vetëm brenda territorit, por dhe

jashtë, sidomos ne në emigrim, pritëm me padurim, zhvillimin e konkursit: Branding Albania..., që kishte shpal-lur Ministria e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit, konkurs i cili ishte parë si i domosdoshëm nga ana e Qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve dhe investimet e huaja në vendin tonë, por edhe për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Kënaqësi e madhe mënyra e organizimit të konkursit, por dhe të ftuarit, njerëz të nderuar në vendet e tyre për prefesionin përkatës.

Natyrshëm me lindi pyetja: Përse gjithë kjo bujë e madhe, gjithë këto shpenzime, përse ne shqiptarët pak a shumë kemi maninë që çdo gjë të na e vlerësojnë ose përparojnë të huajt, në një kohë kur në vendin tonë, përveç që ka njerëz të përgatitur për studimet që kanë kryer, por mbi të gjitha, shpresoj të mos keqkuptohem, fjalën e parë duhet ta kishin të gjithë ata që merren direkt me turizmin, sepse turizëm është fjalë që ka disa fusha që e përbëjnë. A

është bërë më parë një nxitje brenda përbrenda vendit që të ftoheshin dhe t’u jepesh një stimul për strategjinë e tur-izmit, për eksperiencën dhe shërbimin, për ofertat speciale, për marrdhëniet me publikun, për arkitekturën në tur-izëm. për marketingun, për ëebside, per teknologjinë, gastronominë, për transportin e turistëve, etj. Kur flasim për turizmin, flasim për vetë jetën. Turizmi është një brilant i paçmuar, sa më shumë të kërkosh, aq më shumë do zbulosh. Turizmi është pasuri e pa-tundur e një populli që tregon jo vetëm traditat. kulturën, historinë, por siguron të ardhurat në ekonomi, është pjesë e lulëzimit të ekonomisë së vendit.

Logoja për lançimin e Shq-ipërisë, për përvojën 16-vjeçare që kam në turizmin ndërkombëtar, mund të merret si një mesazh për vetë shqip-tarët, por jo për të huajt. Përpara se të shkonim në një konkurs ndërkombëtar, do të ishte më me interes një konkurs kombetar, por më mirë te themi një takim me të gjithë shqiptarët si brenda dhe jashtë vendit, gjë që nuk do kush-tonte kaq shumë, por do të na nxiste të gjithëve ne, në një diskutim të nivelit të lartë, duke sjellë ide praktike për zhvil-

limin e turizmit në kushtet reale të vendit tonë. Dhe mundësia e mosrealizimit të një takimi, do të mund të zëvendësohej edhe me hapjen e një ëebsaiti në faqen e Ministrisë së Turizmit, ku do të jepeshin mendime, për mundesitë e zhvillimit të kësaj dege të rëndësishme të ekonomisë së vendit tonë.

Ndër çeshtjet më kryesore edhe për arritjen e suksesit në fushën e turizmit, është pa dyshim edhe funk-sionimi i shtetit ligjor, sigurimi i jetës jo vetëm të shqiptarëve, por dhe turisteve e investorëve. A janë pjekur kushtet që me të vërtetë të mundemi të dalim menjëherë të ftojmë të gjithë botën? A janë rregulluar, ose më mirë mbaruar veprat kulturore e rrugët që të çojnë në to? A ka kontroll të përhershëm për ujin, gastronominë në lokalet tradicio-nale? A ka oferta në biletat për turistin që viziton disa vepra kulturore, si muzetë, restorantet? A është menduar që në çdo kënd të vendit të vendosen kënde (kjoska) për turistin individual që t’i jepen jo vetëm sqarime, por dhe hartat me pikat që janë të kontrol-luara nga shteti. Meqë jemi në prag

të integrimit në familjen evropiane, përgatitjet për zhvillimin e turizmit duhet të justifikojnë edhe promovimin që po i bëhet vendit tonë nga medie prestigjoze botërore, që e reklamojnë Shqipërinë si një ndër katër vendet në botë për t’u vizituar. Por a është bërë ndonjë studim se çfarë kerkojnë të vizitojnë turistë nga vendet fqinje e më gjërë? Sepse siç e dime, disa duan të vizitojnë muzetë, kishat, manastiret dhe me këtë rast vlen të theksoj se duhet të studiojmë me kujdes që të pregati-sim materialet ilustruese e informuese (fletëpalosje, etj.).

Marr shkas nga vizita e Kry-eminstrit në Vienë. Shpresoj se e vizitoi dhe pa që Diellin, detin dhe bukuritë natyrore që na ka falur Zoti, duhet t’i shfrytëzojmë gjatë gjithë vitit. Pra turizëm në çdo sezon. Austria nuk i ka këto dhurata, por turizmi në këtë vend

zhvillohet gjatë gjithë vitit. Është shtet për t’u marrë shembull jo vetem për mënyrën e promovimit dhe paketën e kompletuar në këtë fushë. Ka disa mënyra për promovimin e Shqipërisë që bëhen shkallë-shkallë, jo përn-jëherësh, nuk po përmend që përveç ekspozitave ndërkombëtare për turiz-min, në fillim do të ishte mirë përgatitja e një grupi pune, që përveç përvojës së njohjes së vendit tonë, të njohin mirë dhe gjuhën angleze, për të promovuar me nivel kulturor e me cilësi bukuritë e mëdha të vendit.

Megjithëatë le të lemë të bëjë punën kompania që fitoi konkursin, duke shpresuar dhe uruar që do të ketë rezultate. Dhe shpresoj në një mënyrë më strategjike për ndërtimin dhe arki-tekturën e ishujve, si ai i Sazanit, që do të ishte një nga vendet turistike më tërheqëse ne pellgun e Mesdheut.

Page 10: Fryma Re Nr14

FAQE 10 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Libri... Nga libri “kujtimet e Sazanovit”

vijon në numrin e ardhëm

- vijon në faqe 11 -

“Kujtimet e

Pjesë nga politika ballkanike e Fuqive të Mëdha dhe Rusisë, marrë nga libri «Kujtimet e Sazonovit», ish-ministrit të Jashtëm rus në vitet 1910-1916.

Paqja e Bukureshtit, që i dha fund Luftës së dytë

Ballkanike, nuk la asnjë gjurmë të tyre dhe Rumania e shpërbleu veten me bollëk, për maturinë e shfaqur në atë kohë.

Jo aq e lehtë ishte për di-plomacinë ruse të përballej me vështirësitë mjaft serioze që lindën në terrenin e marrëdhënieve serbo-bullgare, gjithnjë e më të ndërlikuara. Krahas saj, dilnin në shesh edhe tendenca të tjera të rrezikshme, të cilat ndërlikonin jo vetëm situatën e përgjithshme politike në Gadishullin Ballkanik, por dhe kërcënonin të tërhiqnin në luftë fuqitë e mëdha. Megjithë këshillat dhe paralajmërimet e Rusisë, pushtimi i Shkodrës nga forcat serbe dhe malazeze dukej i afërt. Gjendja shpirtërore entu-ziaste në favor të sllavëve, të cilën unë e përmenda, në këtë kohë në Petrograd arriti apogjenë e saj. Demonstrata në rrugë dhe të tjera, përsëriteshin çdo ditë dhe kishin të bënin me Princin e Madh Nikollaj Nikollajeviç, dhëndëri i mbretit të Malit të Zi, si dhe me të dërguarit serb e bullgar. Këto shfaqje të zhur-mshme të ndjenjave të solidaritetit sllav, nuk ndikonin në punën e qetë dhe të vetëdijshme të qeverisë ruse, e drejtuar për të mbrojtur interesat shtetërore të Rusisë dhe vetë sllavëve të Ballkanit, edhe se vështirësonin zhvillimin e saj normal dhe shqetësonin shumë aleatët dhe miqtë tanë, të cilët kishin frikë se mos qeveria dorëzohej nën presionin e pasioneve kombëtare që kishin marrë flakë, të nxehura nga mungesa e arsyes ose agjitacioni i pandërgjegjshëm. Shqetësim të veçantë shfaqi me këtë rast ambasadori francez Delkasse, pa e fshehur prej meje, se sa e papranueshme ishte për kabinetin e Parisit kjo zhurmë e gazetave dhe e rrugës, e cila në rast të dobësisë së qeverisë ruse mund të çonte në pasojat më të rënda. Në sajë të mendjes së tij të shquar dhe taktit politik, si dhe marrëdhënieve miqë-sore të vendosura shumë shpejt ndërmjet nesh, këshillat e shpre-hura prej tij për intransigjencë dhe qëndresë mund të dëgjoheshin prej meje më me lehtësi dhe qejf. Unë, pa u tundur, vendosa që më mirë të jap dorëheqjen, sesa t’u bindesha kërkuesve të aventurave dhe tur-mës së rrugëve. Për këtë, atëherë i raportova Sovranit. Përgjigjja e marrë prej tij, më dha mundësinë të gjykoja se sa qartë dhe drejt mendonte ai, kur synimet e huaja, për fat të keq më këmbëngulëse se ato të Sovranit, nuk dhunuan pikëpamjet e tij personale.

Që t’i jepja fund rrezikut të lidhur me pushtimin e pritshëm të Shkodrës nga serbët dhe malazezët dhe të qetësoja miqtë tanë jashtë vendit, unë deklarova se pikëpamja e qeverisë perandorake për këtë problem nuk ndryshon, bile edhe në rast se ky pushtim do të kryhej ne do të vazhdojmë ta quajmë Shkodrën si një zonë e paracaktuar të hyjë në përbërje të Shqipërisë së ardhshme të pavarur. Menjëherë pas kësaj, qeveria ndaloi çdo mani-festim në terrenin e simpatisë së sllavëve dhe në këtë mënyrë pastroi atmosferën politike të kryeqytetit nga tendencat e sëmura, të futura në të nga persona të papërgjegjshëm.

Më 22 prill, pas bisedimeve të shkurtra ndërmjet komandantit të repartit malazez dhe Esat-pashës që ndodhej në Shkodër, u nënshkrua traktati që qyteti t’u dorëzohej

malazezëve. Që nga ky moment, zhvillimi i ngjarjeve politike të mëtejshme varej nga dy faktorë, të cilët nuk ishte e lehtë t’i përcaktoje që më parë: së pari, nga pëlqimi i mbretit Nikollaj që të bindej nga këmbëngulja e fuqive të mëdha dhe të hiqte dorë nga pretendimet e tij për Shkodrën, duke i premtuar në shkëmbim një shpërblim tjetër dhe së dyti, nga ato mënyra presioni me të cilat do të ndalej qeveria austro-hungareze, në rast refuzimit të saj dhe ta detyronte atë të bindej.

Edhe pse qeveria ruse qën-dronte fort në faktin, se ajo nuk e lejon veten që të hyjë në luftë për shkak të një problemi ballkanik të dorës së dytë, për arsye tepër të kuptueshme, për atë ishte jashtëza-konisht e rëndësishme të shmangte ndëshkimin individual nga ana e Austro-Hungarisë kundër Malit të Zi, gjithnjë e padëshirueshme dhe veçanërisht antipatike, duke pasur parasysh forcën shumë të madhe të monarkisë së Habsburgëve, në krahasim me atë të mbretërisë së vogël ballkanike. Prandaj, të gjitha përpjekjet e mia ishin drejtuar në faktin, që të nxisja Francën dhe Anglinë, duke pasur parasysh pamundësinë për Rusinë të merrte pjesë në masat shtrënguese kundër Malit të Zi, të dërgonin anijet e tyre në Antivar (Tivar) dhe, në qoftë se pastaj do të ishte e nevojshme zbarkimi i desantëve, t’i jepte kësaj mase karakter ndërkombëtar, më pak fyese për sedrën e Malit të Zi. Në këtë mënyrë, do të shmangej gjithashtu rreziku i urdhrit të pak-ontrolluar të Austro-Hungarisë për fatin e shtetit sllav, të lidhur me Rusinë me miqësi shekullore dhe që gëzonte mbrojtjen e veçantë të sovranëve tanë. Ishte jashtëzakon-isht e vështirë të pajtoja, në këtë proces, pikëpamjet jo vetëm të të gjithë anëtarëve të ambasadorëve të mbledhjes së Londrës, por dhe të përfaqësuesve të shteteve të Antantës, të cilët nuk dëshironin të merrnin pjesë në këtë ndërmarrje të palavdishme, si demonstrimi detar në ujërat e Tivarit, që i impononte Evropës prej kërcënimit nga ndërhyrja individuale e kabinetit të Vienës. Me këto bisedime të mërzitshme kaluan rreth dy javë të shqetësuara, kur më në fund mbreti Nikollaj deklaroi më 5 maj se, duke iu bindur vullnetit të fuqive, ai do ta lërë fatin e Shkodrës në duart e tyre. Me këtë akt, përfundoi episodi që në thelb nuk kishte asnjë rëndësi politike, por artificialisht i fryrë deri në përmasat e ngjarjes, nga e cila mund të varej prishja e paqes evropiane. Të vetmin përfitim, të cilin qeveria ruse arriti ta nxjerrë në favor të popullit serb nga heqja dorë e Malit të Zi nga Shkodra, ishte fakti që Austro-Hungaria u la ballkanasve Ipekun, (Pejën), Gjakovën, Prizrenin dhe Dibrën. Paanësia më detyron të pranoj se në këtë proces, diplomacia ruse pati mbështetjen nga ana e kabinetit të Berlinit.

Ndërkaq, situata në Ball-kan nuk përmirësohej, por bëhej gjithnjë e më e tendosur. Ishte e qartë se, në qoftë se në mar-rëdhëniet reciproke të aleatëve ballkanikë nuk fillon atmsofera e favorshme, atëherë prishja dhe pas saj konflikti i armatosur, do të bëhen të pashmangshme. Situata ishte shumë serioze, sa nuk duhej pritur asnjë rezultat praktik nga bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet krerëve të qeverive aleate, pasi secili prej tyre sillej në mënyrë të papajtueshme me kërkesat e tjetrit. Bullgarët, grekët dhe serbët

përqëndronin forca të konsid-erueshme në ato vende që donin t’i ruanin për vete dhe morali në forcat arriti atë shkallë të tension-imit, sa me pretekstin më të vogël ndërmjet tyre mund të fillonin veprimet armiqësore. Prandaj qe-verisë ruse iu desh të hiqte dorë nga mendimi që i erdhi asaj fillimisht, të organizojë kongres ndërmjet kryetarëve të këshillave të mini-strave të tre shteteve ballkanike dhe të përpiqet me ndihmën e ndikimit të saj të moderuar, t’i bindë ata për marrëveshje. Mbetej një shpresë dhe kjo mjaft e dobët, t’i nxisje që t’i nënshtroheshin arbitrazhit të shteteve të Antantës, të cilën fillimisht Bullgaria sikur ishte gati ta pranonte. Por dhe ky mjet, nga vetë shtetet e Antantës shumë shpejt u quajt pak i dobishëm. Këtu duheshin pasur parasysh kundërve-primet e pashmangshme që do të vinin nga ana e fuqive të aleancës Tripalëshe, ndaj kësaj përpjekjeje për të zgjidhur grindjen e Ballkanit pa pjesëmarrjen e aleancës Tri-palëshe. Të tërhiqje kabinetet e Ale-ancës Tripalëshe e në veçanti atë të Vienës në zgjidhjen e tij, në rastin më të mirë do të thoshte ta zgjasje atë në kohë të pafundme, kur duhej vepruar shpejt, ndërsa në rastin më të keq, të shpejtoje ardhjen e katastrofës. Në domosdoshmërinë e njërës prej këtyre alternativave eci zhvillimi i punimeve të mbledhjes së ambasadorëve në Londër, ku sër Eduard Grej, me vështirësi shumë të mëdha, mundi t’i mbushë mendjen qeverisë austro-hungareze të mos largohej nga mbledhja dhe të futej në rrugën e vendimeve dhe masave individuale.

Duke pasur parasysh këtë, në fillim të majit më erdhi mendimi të përpiqesha t’i drejtohesha atij mjeti, që qeverisë ruse ia jepte teksti i traktatit të aleancës serbo-bullgare dhe të propozoja paqe në situatën e përgjithshme të Ballkanit, me anë të pajtimit qoftë edhe të dy prej palëve në konflikt, duke lënë përkohësisht grindjen greko-bullgare.

Duke përmendur më lart rolin e arbitrazhit, që traktati i caktonte Sovranit rus, unë vija në dukje se me të nuk lidhja asnjë

shpresë të tepruar. Unë e kisha plotësisht të qartë se ndërhyrja e Rusisë në grindjen e dy aleatëve, të cilën nuk ishte e vështirë ta parashikoje në momentin e lidhjes ndërmjet tyre të marrëdhënieve të aleancës, do të ketë rëndësi praktike vetëm në atë rast, në qoftë se të dy palët do të gjejnë në vetvete forca të mjaftueshme morale dhe pjekuri politike, që vullnetarisht t’i nënshtrohen atij. Ishte e vështirë të varje shpresat te kjo, me anë të simpatisë më të sinqertë për sllavët e Ballkanit. Por duke pasur në dorë mjetin e përmendur, sido që të ishte ai, nuk duhej që në momentin kritik ta lije pa e shfrytëzuar dhe rezultatet e shkëlqyera politike të arritura nga aleanca, të rrezikoje që t’i humbisje përgjithmonë.

Kuptohet vetvetiu, duke u propozuar serbëve dhe bullgarëve që t’i drejtoheshin arbitrazhit të Sovranit, kabineti i Petrogradit vuri kushtin që zgjidhja e arbitrazhit e Madhërisë së Tij do të pranohet nga të dy palët pa apelim. Kësaj ne i shtuam dhe një kusht tjetër, pikërisht ruajtjen e paprekshmërisë së plotë të aleancës ballkanike. Në fillim u duk se këto kushte nuk do të ndeshnin kundërshtime nga ana e aleatëve. Por shumë shpejt doli se as bullgarët, as serbët nuk ishin të prirë të lëshonin nga duart shqetësi-min për interesat e tyre, për siguri-min e të cilave ata konsideronin më të besueshme mjete të tjera, nga ato që mund të vendoste arbitrazhi më i paanshëm. Afërsisht e njëjta pikëpamje, për mënyrën e zgjidhjes së grindjeve ndëraleate, u vendos në fund të majit dhe për grekët, që prisnin nga momenti në moment të sulmoheshin nga bullgarët, që donin t’i nxirrnin ata nga Selaniku. Edhe se traktati i aleancës, përsa i përket Greqisë, nuk parashikonte zgjidhje arbitrazhi të problemeve të diskutueshme, qeveria ruse dhe bashkë me të edhe qeveritë e tjera të fuqive të Antantës, ndikuan te qeveria e Venizellosit në kuptimin që grindja greko-bullgare t’i jepej gjyqit të Rusisë, ose të fuqive të mëdha. Në Serbi, gjithnjë e më shumë forcohej bindja se çfarëdo që të bënte qeveria e Pashiçit,

ajo nuk do arrinte të merrej vesh me bullgarët dhe se lufta është e pashmangshme. Njoftimet e marra nga Sofja tregonin për eksitimin e jashtëzakonshëm të mendjeve në qarqet ushtarake, me të cilët zotërinjtë Geshov dhe Danev, në dëshirën për paqe të të cilëve mund të varje shpresat deri në një shkallë të caktuar, zor se do të arrinin ta bënin zap, pa folur tashmë për faktin se në Bullgari fjalën e fundit për të gjitha problemet e rëndësishme nuk e kishte qeveria, por mbreti, qëllimet e të cilit askush nuk i dinte. Gjithashtu, në këtë kohë na erdhën lajme se kabineti i Vienës influenconte te Ferdinand Koburski që të mos përkulej para premtimeve për përkrahje, ndërsa përfaqësuesit gjerman dhe austro-hungarez në Bukuresht përdornin ndikimin e tyre në qeverinë rumune, që ta nxisnin atë të mos e ndërlikonte situatën e Bullgarisë.

Tërësia e të gjitha këtyre kushteve paraqitej aq serioze, sa mua nuk më mbetej asgjë tjetër, veçse më e pakta, t’i drejtohesha presionit ndaj mbretit të Bullgarisë dhe mbretit të Serbisë, me anë të mesazhit personal për ta nga sovrani, me thirrjen për të ndërprerë grindjet e tyre, të cilat kërcënonin pasojat më fatale për sllavizmin dhe ta linin zgjidhjen e grindjes së tyre në duart e perandorit rus. U lëkunda shumë përpara se të vendosja t’i drejtohesha Sovranit, me kërkesën për ndërhyrje personale në grind-jen sllave.Unë e kuptoja se çfarë përgjegjësie merrja mbi vete, nga pikëpamja e prestigjit të jashtëm të Rusisë, duke rrezikuar që nga ana e sundimtarëve ballkanas të mos merrja përgjigjjen e duhur ndaj thirrjes së Sovranit. Megjithatë, duke e njohur perandorin Nikol-laj, vendosa t’i kërkoja të hedhë në peshoren e ngjarjeve fjalën e tij, si mjeti i fundit për të shmangur luftën vëllavrasëse të dy popujve, në fatin e të cilëve Rusia kishte rëndësi vendimtare.

Në këtë kohë, e gjithë pe-randoria festonte treqind vjetorin e Dinastisë së saj mbretërore, ndaj oborri mbretëror dhe njerëzit që qëndronin në krye të qeverisë,

ndodheshin në Moskë.Në ato ditë të paharruara,

u prita nga Sovrani në pallatin e Kremlinit, i kthyer tani në fortesën e bolshevizmit, ku nuk mund të hyjë askush dhe ku krerët e saj banojnë nën ruajtjen vigjilente të rojeve të tyre. Nga këto mure historike të përlyera nga komunizmi, u dëgjua në vitin 1877 zëri i perandorit Alek-sandri II, që i bënte thirrje Rusisë të merrte mbi vete veprën heroike të çlirimit të popullit bullgar nga zgjedha turke. Mua më dukej se për shkak të këtyre kujtimeve të lavdishme, thirrja e Sovranit për paqe dhe bashkim të vëllezërve sllavë, që luftonin kundër njëri tjetrit, duhej të dëgjohej nga pallati i Kremlinit.

Kur i parashtrova Sovranit ato argumente, të cilat më detyruan t’i drejtohesha atij për ndërhyrje personale, si mjetin e vetëm për të shpëtuar gjendjen në Ballkan, ai më pyeti nëse me ndërgjegje mund t’i thosha atij, nëse të gjitha mjetet e tjera për të arritur zgjidhjen paqësore të grindjes serbo-bullgare ishin provuar dhe ishin parë të papërshtatshme dhe a kisha unë apo jo bindje se mesazhi i tij personal do të çojë në qëllimet e dëshiruara. Pa u lëkundur, munda të përgjigje-sha pozitivisht për pyetjen e parë. Përsa i përket së dytës, atëherë isha i detyruar të pranoja se këtë bindje nuk e kisha dhe se unë e kuptoja që po merrja mbi vete përgjegjësi të madhe, duke marrë pëlqimin e tij për këtë hap jo të zakonshëm, siç ishte ndërhyrja e tij personale në grindjen e dy shteteve të pavarura, megjithëse kjo ishte parashikuar në lidhjen e traktatit të aleancës ndërmjet tyre, si parashikim i atyre vështirësive pa rrugëdalje në të cilat ata ndodheshin në ato kohë. Por, mua më dukej se vetë Sovranit, ndoshta do t’i vinte keq në rast të konfliktit të armatosur ndërmjet bullgarëve dhe serbëve, nëse do të linte pa përdorur mjetin e fundit, që ishte në dorën e tij, të rregullimit paqësor të grindjes ballkanike. Sovrani më dëgjoi me vëmendje dhe pas një ngurrimi të vogël, më tha se do nënshkruajë tekstin e mesazhit për mbretin e Serbisë dhe carin e Bullgarisë, në qoftë se unë e kisha me vete, sepse ai mendonte se në kohë të rrezikshme për sllavët, ai ka jo vetëm të drejtë, por dhe detyrë të ngrejë zërin e vet që t’i paralajmërojë ata nga pasojat e saj. “Në qoftë se ata nuk më dëgjojnë – shtoi Sovrani - iniciatorët për këtë të mbajnë ndëshkimin. Unë kryej detyrën time dhe ndërgjegjja ime nuk më qorton për asgjë, për atë që do ndodhë më vonë”.

Pasi lexoi tekstin e tele-gramit, të cilin e kisha sjellë me vete, Sovrani më urdhëroi ta nisja menjëherë, duke dashur që thirrja e tij për ndjenjën e vëllazërimit dhe unitetit sllav të nisej nga Moska. Duke u larguar nga Kremlini, unë mendova për atë fakt që sapo isha dëshmitar dhe për ato pasoja që mund të kishte vendimi i rëndë-sishëm i marrë nga Sovrani. Nga përshtypjet që më la ky takim

Page 11: Fryma Re Nr14

FAQE 11 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

- vijon nga faqe 10-

Libri... Në këtë libër flitet për herë të parë në shqip nga një dëshmitar kyç, edhe për ngërçin që solli problemi shqiptar në Kongresin e Londrës, ku nuk u mbajt ndonjë protokoll.

Sazanovit”me të, më mbresëlënëset nga të gjitha ishin dy fakte dhe pikërisht: perandori Nikollaj nuk e lidhi për-fytyrimin e pandarë të lavdisë me suksesin, siç e bën këtë shumica e njerëzve dhe sedra nuk luajti asnjë rol në vendimet e tij, kur ndjenja e detyrës ia sugjeroi këto; ndërsa mua m’u rrit dhe m’u forcua ndjenja e dashurisë dhe e besnikërisë për të.

Nga Beogradi erdhën lajme se atje, gjithnjë e më shumë forco-hej bindja se qëndrimi armiqësor i qeverisë bullgare ndaj kërkesave serbe për rishikimin e neneve të traktatit, të cilat përcaktonin ndar-jen e territorit maqedonas ndërmjet aleatëve, me qëllim të shpërb-limit të serbëve për ndihmën aktive në rrethimin e Adrianopolit, në mënyrë të pashmangshme do të çonin në konflikt, bile edhe në qoftë se me ndihmën e Rusisë arrihej të gjenin rrugëdalje të përkohshme nga vështirësitë e krijuara. Mua, m’u drejtuan persona zyrtarë për këshilla lidhur me faktin se çfarë duhej të bënte Serbia, duke pasur parasysh rrethanat e ndërlikuara dhe nuk e fshihnin mendimin e tyre se më e favorshme se çdo gjë tjetër do të ishte, duke paralajmëruar bullgarët, vetë të fillonte veprimet luftarake, sepse në ushtri sundonte bindja në suksesin. Unë u përgjigja se nuk mendoja që kisha të drejtë të jepja këshilla strategjike, por se nga pikëpamja politike, ashtu dhe nga ajo morale, të cilën gjithashtu ishte e rrezikshme ta lije pas dore, kjo iniciativë do t’i shkaktonte Serbisë një dëm të pandreqshëm, i cili nuk mund të ndreqej me asnjë sukses ushtarak.

Telegramet e dërguara mbretit të Serbisë dhe carit të Bullgarisë nga Sovrani, u parap-rinë ftesave që qeveria ruse u bëri kryetarëve të këshillave të mini-strave të shteteve ballkanike, përf-shirë dhe Greqisë, që të mbërrinin në Petrograd për rregullimin e grindjeve të tyre. Përpara kësaj, me këmbëngulje të Rusisë, u zh-villua takimi ndërmjet zotërinjve Geshov dhe Pashiç 1, e cila pastaj duhej të zgjerohej me futjen e zotit Venizellos. Takimi i përmendur, edhe se për një kohë të shkurtër, solli disa fashitje në atmosferën politike në Ballkan. Por shumë shpejt u zbulua se as ministri serb dhe as ai bullgar nuk bënë asnjë propozim pajtues dhe se situata mbeti si më parë e tensionuar.

Kur teksti i mesazhit per-sonal të Sovranit, për harmoni dhe paqe, u bë i njohur jashtë vendit, kudo dhe para së gjithash në shtetet ballkanike, ai bëri një përshtypje shumë të madhe. Sinqeriteti - dhe plotësisht pa asnjë interes - me të cilin ishte përshkuar ky apel dhe karakteri paqedashës i thellë i tij, ishin ato të cilat nuk mund të mos i

1 Nikolla Pashiç (1845-1926), kryeministër i Serbisë në 1891-1892, 1904-1918 (me ndërpre-rje, kryeministër i Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllove-nëve në 1921-1926 (me ndër-prerje). Një nga organizatorët dhe pastaj udhëheqës i Partisë radikale (shën. i përkth.).

pranonin armiqtë e Rusisë; në fokus përqendrohej e gjithë politika ball-kanike e kabinetit të Petrogradit, në këtë moment shqetësues për të ardhmen e popujve të Ballkanit. Përgjigjja për këtë apel duhej të ishte një – lënia e grindjes në duart e Rusisë dhe nënshtrimi pa kushte i zgjidhjeve të saj. Nga ana e jashtme, ai u zbatua. I pari nga shtetet sllave, atij iu përgjigj cari i Bullgarisë në telegramin e përgjigjjes, ku ai deklaronte se Bullgaria pranonte ndërmjetësimin e Rusisë, por njëkohësisht i refero-hej qëndrimit të dykuptimtë të Serbisë, për detyrimet e saj si aleate dhe shprehej indinjata e bullgarëve ndaj qëllimeve serbe, për t’u marrë atyre frytet e fitoreve.

Menjëherë pas përgjigjjes së Ferdinand Koburskit, në Petrograd erdhi përgjigjja e mbretit Pjetër2. Mbreti i Serbisë, nga ana e tij, anko-hej për qëndrimin e aleatëve të vet ndaj kërkesave të drejta të serbëve, por në përfundim fliste për faktin se i varte shpresat në drejtësinë dhe dashamirësinë e Rusisë.

Nuk ka dyshime për faktin se nga të dy përgjigjjet, e para ishte më kategorike se e dyta, në kuptimin e shprehjes së pëlqimit për kërkesën e Sovranit që grindjen ballkanike t’ia linin gjykimit të tij. Në qoftë se kujtesa nuk më tradh-ton, përgjigjja e mbretit Pjetër nuk e përmendte drejtpërdrejt zgjidhjen e arbitrazhit nga Sovrani. Megjithatë, duke vlerësuar të dy përgjigjjet, nuk duhet harruar se e para, domethënë përgjigjja e Ferdinand Koburskit, u dërgua jo më pak se dy javë para 17 qershorit, ditën kur forcat bullgare kryen sulmin e tyre në Brigalnicë ndaj posteve të përparuara serbe dhe filloi Lufta e dytë Ballkanike, e zhvilluar nga aleatët tashmë jo kundër armikut të përbashkët, por kundër Bullgarisë, e cila ëndërronte ta zgjidhte çështjen maqedonase në favorin e vet dhe të vendoste pozi-cionin sundues ndërmjet shteteve ballkanike, me anë të sulmit trad-hëtar ndaj aleatëve të vet. Qeveria ruse asnjëherë nuk ka pasur në dorë prova të drejtpërdrejta të pjesëmar-rjes së kabinetit të Vienës në këtë plan. Megjithatë, ne kishim mjaft motive të supozonim, pa asnjë tendencë, se iniciativa e Ferdinand Koburskit ishte bërë jo pa dijeninë dhe nxitjen nga ana e qeverisë austro-hungareze. Pjesëmarrja morale e kabinetit të Vienës në këtë përpjekje të pabesë është më shumë e besueshme, sepse siç është thënë, diplomacia austriake nuk mund të mësohej aspak me mendimin se Lufta e parë Ballkanike përfundoi me fitoren e shkëlqyer të aleatëve, në vend të thyerjes të forcave serbe nga turqit, ashtu siç shpresohej dhe kjo gjë do të çonte në zmadhimin përkatës territorial të secilit prej shteteve ballkanike, pra, natyrisht dhe të Serbisë, ushtria e së cilës tregoi cilësi të mrekullueshme luftarake dhe organizim ushtarak shumë të mirë. Duke përkrahur Ferdinand Koburskin dhe ata që ishin të një mendimi me të, diplomacia e Vienës shpresonte të

2 Pjetër I Karagjorgjeviç, mbret i Serbisë në 1903-1921 (shën. i përkth.)

kompensonte atë që kishte humbur dhe menjëherë të fitonte përsëri, pas humbjes së parë të madhe. Dhe këtë herë, ngjarjet treguan gabimin e llogarive të kabinetit të Vienës dhe Serbia, e urryer prej tij, doli përsëri fitimtare nga prova e dytë dhe me fitoret e saj kundër Bullgarisë, në mënyrë të konsiderueshme iu afrua realizimit të idealit panserb.

Në qoftë se Lufta e parë Ballkanike vazhdoi për një kohë jo shumë të gjatë, atëherë e dyta rrodhi akoma më shpejt. Ndërmjet betejës në Obçem Polje, e cila pasoi pas përleshjes në Bregalnicë, dhe 13 korrikut, kur sulmi bullgar u shndërrua në një shpartallim të plotë, nuk kaloi më shumë se një muaj. Serbët dhe grekët, të papërmbajtur sulmonin nga perëndimi dhe jugu, ndërsa forcat rumune u hodhën përtej Danubit, që të mbështesnin me forcën e armëve kërkesën për koncesione territoriale në Dobruxhë. Bile turqit dolën nga linja e Çatallxhinskit, ku ndaloi për pak kohë sulmi fitimtar i bullgarëve dhe filluan të lëvizin në drejtim të Adrianopolit. Dukej se asnjëherë ndëshkimi nuk e kishte ndjekur kaq shpejt krimin. Vetëm ndërprerja e menjëhershme e vep-rimeve luftarake, mundi ta shpëtojë Bullgarinë nga shpartallimi për-fundimtar. Meqenëse shpartallimi i Bullgarisë nuk hynte në planet e fuqive të mëdha e aq më shumë të Rusisë, atëherë pa humbur kohë, kabineti i Petrogradit doli në Sofje me kërkesën urgjente të ndërprerjes së menjëhershme të veprimeve armiqësore. E njëjta kërkesë ishte paraqitur njëkohësisht në Beograd, Bukuresht dhe Athinë. Në këtë kërkesë, në vija të përgjithshme shënoheshin tezat kryesore të paqes së ardhshme. Ato i jepnin Serbisë të gjithë territorin që shtrihej në perën-dim të linjës së ndarjes ujore të Vardarit dhe Strumës, ndërsa Greq-isë, të gjithë Maqedoninë e Jugut, me qytetin Seres dhe bregdetin e detit Egje deri në gjirin e Orfanskit. Rumania që më parë e deklaroi synimin e saj që ta zhvendosë kufirin e saj me Bullgarinë në vijën Turtukaj – Balçik. Kërkesa jonë për armëpushimin e menjëhershëm, u prit me plot simpati në Beograd. Në Athinë ajo ndeshi një rezistencë të fortë nga ana e zotit Venizellos, planet ambicioze të të cilit, lidhur me atdheun e tij, nuk ishte e lehtë t’i plotësoje. Ai nuk kënaqej me marrjen e Selanikut dhe qëllimet e tij shtriheshin dhe në Kavallë dhe në këtë mënyrë, për Bullgarinë në detin Egje linte vetëm Dedeagaçin, një port tregtar pak i përshtatshëm. Sido që të dukeshin të ekzagjeruara kërkesat e Greqisë, fuqive të mëdha iu desh t’i merrnin parasysh, sepse sipas shkallës se si paraqiteshin nga zoti Venizellos këto kërkesa, më qa-rtë shfaqeshin simptomat e afrimit ndërmjet perandorit Vilhelm dhe dhëndrit të tij, mbretit Konstandin, të cilat deri atëherë nuk ishin vënë re. Oborri i Berlinit, ende shumë kohë para kësaj, kushëririt të mjerë grek iu përgjigj me indiferencë të plotë për simpatinë gjermane të shprehur prej tij. Këto simptoma shqetësonin në mënyrë të veçantë qeverinë franceze, me tendenca

grekofile të vjetra, që për shkak të kundërvënies ndaj dëshirave greke trembej që të humbiste atë ndikim që kishte në Athinë dhe ta shihte atë të pushtuar nga perandori gjerman. Përsa i përket qeverisë angleze, ajo nuk shfaqi asnjë iniciativë energjike për arritjen sa më shpejt të armëpushimit.

Megjithatë, shumë ishte arritur tashmë për shkak të asaj, se kushtet e paqes të shënuara në vija të përgjithshme në propozimin rus, ishin pranuar nga qeveria bullgare. Nga pamundësia e veprimeve të përbashkëta të fuqive të mëdha, mbetej që me anë të bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet kundër-shtarëve, të arrihej ndoshta ndalimi i shpejtë i veprimeve armiqësore dhe të merreshin vesh lidhur me vendin e përshtatshëm për bisedi-met e ardhshme për paqe. Zgjedhja e vendit mund të luhatej vetëm ndërmjet Londrës dhe Parisit, sepse Aleanca Tripalëshe do të vendoste ndalimin e saj për Petrogradin, si qendër krejt e papranueshme për Austro-Hungarinë për bisedimet diplomatike për problemet ballkan-ike. Në Londër, ku para pak kohësh ishte nënshkruar traktati i paqes, i cili i jepte fund Luftës së parë Ballkanike dhe ku ende vazhdonte të funksiononte mbledhja e amba-sadorëve nën drejtimin e sër Eduard Grejit, vështirë ishte të organizoje edhe një konferencë të re për paqen, pa rënduar shumë ministrin britanik të punëve të Jashtme. Përsa i përket Parisit, zgjedhja e tij, edhe pse më pak i papranueshëm për Aleancën Tripalëshe sesa zgjedhja e Petro-gradit, gjithashtu nuk u buzëqeshte qeverive të aleancës Tripalëshe. Prandaj, kur me iniciativë të kabi-netit të Berlinit, Bukureshti u pro-pozua si vendi i bisedimeve të reja të paqes, kjo zgjedhje nuk ndeshi në kundërshtimin e asnjërës palë.

Duhej shpejtuar për t’i dhë-në fund veprimeve luftarake, sepse duke shfrytëzuar çorganizimin e plotë të forcave ushtarake bullgare dhe panikun që sundonte në Sofje, forcat rumune përparonin nga Var-na, turqit pa pengesa më 21 korrik u futën në Adrianopol, duke shkelur me këtë Traktatin e Londrës, sipas të cilit ky qytet i kalonte Bullgarisë dhe kufiri bullgaro-turk kalonte nga qyteti Enos në detin Egje, deri në Midi të detit të Zi. Shkelja arbitrare nga ana e Turqisë e Traktatit të paqes së sapo nënshkruar prej saj, në vetvete i palejueshëm, kishte ende pasojën e kthimit të të gjithë Thrakës Jugore, me popullsinë e saj me shumicë kristiane, nën administrimin e qeverisë turke. Se çfarë e kërcënonte popullsinë greke dhe bullgare të këtyre rajoneve, një nënshtrim i dytë ndaj turqve, ishte e qartë për të gjithë.

Sado që u dobësuan simpa-titë e Rusisë për popullin bullgar, të cilin e kishte çliruar, për shkak të sulmit tradhtar të bullgarëve ndaj aleatëve të vet, pushtimi i Adrianopolit nga turqit shkaktoi te ne një indinjatë të përgjithshme. Sovrani ndërpreu udhëtimin e tij veror në shkëmbinjtë finlandezë dhe u kthye në Petergof për shqyr-timin e masave të qeverisë, të cilat mund të merreshin duke pasur

parasysh riintegrimin e Traktatit të paqes të shkelur nga turqit. U detyrova të bëja disa sqarime en-ergjike me Turhan-pashën, shumë simpatik për mua personalisht, duke i dhënë atij të kuptojë se qe-veria ruse nuk mund të ishte dakord me shkeljen e Traktatit. Në këtë kuptim, foli zyrtarisht dhe kryemi-nistri britanik zoti Askvit, por dhe nga Parisi u dëgjuan paralajmërime serioze në adresë të Turqisë. Por, pikërisht në këtë kohë, nga Berlini më njoftuan për faktin se qeveria gjermane nuk merr pjesë në as-një demonstrim armiqësor kundër Turqisë. Në Itali u shpreh e njëjta tendencë dhe përfaqësuesit tanë i deklaruan në Konsulte, se Italia nuk do të marrë pjesë në asnjë masë detyruese kundër Turqisë.

Si në të gjitha rastet e tilla, edhe këtë herë u shfaq në mënyrë që të binte në sy ajo ndarje, e cila ishte pasojë e ndryshimit, por shpesh dhe papajtueshmërisë së pikëpamjeve të fuqive të mëdha, për të gjitha problemet që kishin të bënin me Lindjen e Afërt. Këtu, mungesa e interesit të përgjithshëm evropian doli jashtëzakonisht qa-rtë dhe bashkimi i shteteve, bile edhe atëherë kur puna shkoi për përkrahjen e kërkesave kryesore të etikës kristiane, paraqitej i paar-ritshëm. Që të arrihej qëllimi që ne kishim vendosur, të detyronim turqit të plotësonin detyrimet e Traktatit të paqe së Londrës dhe, duke liruar Adrianopolin, të kthe-heshin në linjën Enos-Midi, do të ishte plotësisht i mjaftueshëm demonstrimi detar i shteteve të Antantës në ujërat turke. Por edhe ky mjet doli i pazbatueshëm, meqe-nëse ky demonstrim do të ishte një përçarje e plotë, por dhe veprimet e fuqive të mëdha ishin të kom-binuara keq, në momentin kur ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që në sytë e popujve të Lindjes së Afërt të ruaje simulimin e bash-kërendimit të politikës evropiane.

Duke pasur parasysh këtë, mbledhja e ambasadorëve të Lon-drës mori vendim të ngarkojë përfaqësuesit e fuqive të mëdha në Konstantinopojë, t’i bëjnë deklaratën identike Portës së Lartë për domosdoshmërinë që t’i nënshtrohet vendimeve të Traktatit të Londrës lidhur me kufijtë e rinj turko-bullgarë. Në të njëjtën kohë, fuqitë e mëdha premtonin të mer-rnin në vëmendje ato kushte, të cilat Turqia i konsideron të dobishme për garantimin e sigurisë së kufijve të përmendur.

Fatkeqësia e Bullgarisë, që ishte pasojë e gabimit të saj politik dhe që e futi atë në një situatë shumë të rëndë, në një masë të caktuar, i kthyen asaj simpatinë e Rusisë. Opinioni ynë publik, me shqetësim në rritje ndiqte zhvil-limin e ngjarjeve në Ballkan dhe qeveria perandorake nuk kurseu përpjekjet për përkrahjen e atmos-ferës së favorshme të krijuar në Ev-ropë për Bullgarinë, në problemin e Adrianopolit. Për këtë, u krijua një situatë paradoksale, ku në anën tonë u gjend befas Austro-Hungaria, e cila qëndronte në pikëpamjen tonë për t’i lënë Bullgarisë Kavallën dhe për shkak të kësaj u gjend në kontradiktë me Gjermaninë, ndërsa kjo e fundit filloi hapur të mbrojë pretendimet greke, sipas arsyeve të cilat nuk ishte e vështirë që t’i gjeje dhe atëherë, por qëllimi i vërtetë i tyre u zbulua vetëm në luftën evropiane të vitit 1914.

Unë fola për faktin se, nga ana tjetër, aleatja jonë Franca, nuk

ndante pikëpamjen tonë në domos-doshmërinë për t’i dhënë Bullgarisë port të tepërt në detin Egje, i nevo-jshëm për sigurimin e marrëd-hënieve tregtare normale të saj me shtetet e detit Mesdhe. Me një favor të tillë lidhur me Greqinë, qeveria franceze shpresonte të shmangte vendosjen e ndikimit mbizotërues të Gjermanisë në Athinë, në dëm të asaj që ajo gëzonte atje, që nga koha e luftës greke për çlirimin. Sa ishin të gabuara këto llogari, e tregoi në një kohë të shkurtër qëndrimi i mbretit Konstantin, në kohën e luftës botërore.

Sidoqoftë, konfuzioni që ndodhi në lidhje me problemin e Kavallës, në marrëdhëniet recip-roke të fuqive të mëdha, ishte i përkohshëm dhe mbeti pa ndikim të dëmshëm në qëndrueshmërinë e detyrimeve të tyre si aleatë. Gjithëçka përfundoi me atë, që kabineti i Vienës mori nga Berlini sugjerimin që të hiqte dorë nga marrja e rolit të mbrojtësit, nëse jo Bullgarisë, atëherë të Ferdinand Koburskit dhe në fund të fundit, Kavalla i kaloi Greqisë për shkak të kërkesës këmbëngulëse të pe-randorit Vilhelm dhe pa marrë parasysh mesazhin personal të carit të Bullgarisë për presidentin e Republikës franceze, i cili nuk ndryshoi pikëpamjen negative të qeverisë franceze lidhur me kërkesën e Bullgarisë për një port të dytë në detin Egje. Kabineti i Londrës qëndroi neutral në këtë problem, ndërsa qeveria ruse, edhe pse nuk ndryshoi mendimin e saj, nuk e konsideroi të nevojshëm që për shkak të problemit nëse Kavalla do t’i përkiste këtij apo atij shteti ballkanik, të zgjaste zhvillimin e bisedimeve paqësore dhe, në këtë mënyrë, të shtynte afatin e përfun-dimit të paqes të dëshiruar nga të gjitha palët.

Më 10 gusht, bisedimet paqësore ndërmjet Rumanisë dhe shteteve ballkanike përfunduan dhe u nënshkrua Traktati i Bukureshtit, sipas të cilit Bullgaria duhej t’u paguante llogaritë si ish aleatëve të saj, ashtu dhe Rumanisë, fqinjit të saj verior. Kjo e fundit, pa u an-gazhuar por vetëm duke u kufizuar që me forcat e saj të zërë pa luftë pjesë të territorit bullgar, doli nga ky Traktat me një shtesë mjaft të konsiderueshme tokash.

Paqja e Bukureshtit ishte vetëm jaki e ngjitur në plagën e pashëruar ballkanike, e cila përsëri do të hapej, jo më shumë se pas një viti. Për Austro-Hungarinë kjo paqe do të thoshte një disfatë e rëndë morale, vetëm brenda një viti, si pa-sojë e suksesit të dytë të shkëlqyer të Serbisë. Ekzistenca e këtij shteti në kufijtë e Austro-Hungarisë, ishte e papajtueshme me parashikimet e diplomacisë së Vienës, e cila, vetëm në një masë të parëndësishme dhe jo për një kohë të gjatë, arriti të pengojë zhvillimin shtetëror të Serbisë me privimin e daljes së saj të lirë në detin Adriatik. Për Bull-garinë, paqja e Bukureshtit skaliti shembjen e ëndrrës ambicioze të Ferdinand Koburskit, për krijimin e Mbretërisë së Bullgarisë nga kufijtë e Shqipërisë deri në detin Marmara. Hidhërimi nga shpresat e mash-truara dhe inati i fshehtë kundër atyre që i konsideronin fajtorë të zhgënjimeve të pësuara, i vunë fatet e politikës bullgare në lidhje të ngushtë me kabinetin e Vienës, siç e vërtetoi këtë konkretisht Lufta botërore e vitit 1914.

Page 12: Fryma Re Nr14

FAQE 12 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Emigracion...

“Shteti, si sulltanati nuk na përkrahu fare, bile ministri i jashtëm kur vajtëm t’i qanim hallet na deklaroi: “Vetë keni vajtur në mërgim, vetë zgjidhini hallet tuaja”, a thua se hallet tona nuk ishin halle të një të tretës së Shqipërisë në mërgim...”

një ditë me mësuesin e parë të shqipes në Greqi

nga Abdurahim AShIku

Shënime për mësuesit dhe mërgimtarët e Selanikut

E kishim lënë të ta-koheshim në orën

nëntë të mëngjesit. Erdhi që në tetë e gjysmë. Zakon i rrënjosur një jetë të tërë prej mësuesi. Mësues në Përmetin e tij, për të cilin thur këngë e shpërndan vargje të Naimit, zë e nota të Mentor Xhemalit dhe Laver Bariut, krenaria shpirtërore e tij.

Pas asaj dite të bukur të 11 majit 2014, kur u festua dhjetëvjetori i shoqatës "Nënë Tereza" të Greqisë dhe 21 mësuesit e gjuhës shqipe e mbi njëmijë nxënësit e shkollës shqipe të Selanikut, u mblodhën në 310 faqe libri, tash dëshmi historike e një pune rilindëse të gjuhës shqipe në mërgim, një shetitje shesheve e bregdetit të Selanikut ishte çlodhje.

Shëtisim me Dashmir Zaçen, mësuesin e parë të shkollës shqipe në Greqi, i 7 Marsit 2001, që na merr "për dore" për të parë në qetësinë e një dite gri një fletë nga bukuritë e Selanikut.

J e m i t r e . D a s h i , bashkshortja ime, mësuese për 35 vjet në ciklin e ulët në Peshkopi, Natasha Ashiku dhe unë. Të ngeshëm, kureshtarë për të mbledhur e marrë në kujtesë vlera që nuk të takon shpesh.

"Kam provuar të humbas rrugëve të Selanikut, thotë Dashi, por nuk kam mundur. Selaniku është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të gjitha rrugët të zbresin në breg të detit..."

Selaniku ka një shesh, "Platia Aristotelis" quhet, shesh që zbret nga mali për t’u ulur në bregdet, shesh që ndahet pjesë-pjesë nga rrugë të gjëra, ku autobusët qytetës duken sikur të jenë lidhur njeri pas tjetrit me një kavo pambarim në dy rrugët e mëdha rrugën "Aristotelis" dhe rrugën "Egnatia"...

Z b r e s i m P l a t i s ë Aristotelis kurreshtarë për çdo gjë, për rrugët këmbësore, trotuareve siç u themi ne në Shqipëri duke huazuar një fjalë të huaj, “pezodhromeve” siç u thonë grekët në kuptimin e fjalës

në disa rrëfenja te "Shkolla shqipe e Selanikut".

Në fund të "Platisë", atje ku fillon shëtitorja bregdetare, Dashi na fton të takohemi me Aristotelin, në qetësinë monumentale derdhur në bronz. Bëjmë dhe një foto për ta pasur në album Aristotelin e madh të lashtësisë, filozofin me emër të veçantë në historinë e njerëzve të mëdhenj të botës që edhe sot flet me fjalën e urtë, që nuk e treti as dheu e as koha.

Bregdeti i Selanikut është bukuria dhe mushkria e qytetit, një arkitekturë që do të desha ta shikonin arkitektët e "lungomares" së Vlorës para se të hedhin betonin në tokë. Më mbeti në kujtesë këmbësorja në anë të detit, një këmbësore e gjerë sa një rrugë njëkalimshe, këmbësore ku një pistë ishte e ndarë për udhëtarët me biçikleta dhe tjetra për shetitësit e ngeshëm dy e nga dy e tre e nga tre me fëmijë e nipër përdore, ditën por veçanrisht mbrëmjeve kur dielli kridhet për t’u larë në det, për t'u shfaqur i pastër mbi malet në lindje mëngjeseve.

"Këtu, na thotë Dashi, duke treguar një shkallë që ulet në det, një ditë rrëshqiti e ra një burrë i vjetër. Deti kishte dallgë dhe ai humbi mes tyre. Njerëzit e panë dhe vazhuan rrugën sikur të mos kishin parë asgjë. Dy të rinj që kalonin aty pranë sa çel e mbyll sytë u zhveshën dhe u hodhën mes dallgëve.

U zhytën, e kapën plakun dhe e ngjitën këtyre shkallëve në breg. E shtrinë mbi trotuar dhe i dhanë ndihmën e parë. Kur u siguruan se ai jetonte dhe nuk kishte më rrezik për jetën veshën me të shpejtë rrobat dhe krisën e ikën. Kur erdhi policia, pyetja se kush e shpëtoi mori si përgjigje ngritjen e supeve të njerëzve që të befasuar nga ajo që ndodhi vazhdonin të qëndronin kureshtarë. Dy djemtë shpëtimtarë mbetën anonimë. Më vonë mbas kërkimeve këmbëngulëse të një shoqate bamirëse u mësua se ata ishin dy djem shqiptarë që deshën të mbeteshin anonimë, sepse ishin pa letra. Thonë se shoqata bamirëse u bë garant që ata të pajiseshin me dokumente të rregullta..."

Ec im bregde t i t t ë Selanikut me syun diku larg, te Kulla e Bardhë, simbol i Selanikut e tej e më tej tërkuzës së gjatë, sa të duket se nuk mbaron kurrë, të shëtitores bregdetare të qytetit.

- Do të takojmë për pak Aleksandrin e Madh të Maqedonisë - na thotë Dashi. Nuk mund t'u lë pa e marrë me vete një fotografi me kalin e tij në fluturim.

Ishte një kënaqësi. Aleksandri i Madh i Maqedonisë e mbylli madhështinë e tij në një moshë fare të re, vetëm 33 vjeç, larg, shumë larg, thellë në kontinentin aziatik, i sëmurë nga ethet e malaries

apo i helmuar nga ekstrakti i një bime në gotën e madhe të verës së tij. Aleksandrin grekët e duan për vete. Të njejtën gjë e duan edhe maqedonasit. Në Shkup dhe Selanik kanë ngritur përmendore madhështore të tij. Nuk është i asnjerit. Aleksandi i Madh ishte i Maqedonisë, i perandorisë më të madhe të lashtësisë, më se tre shekuj para Krishtit e perandorisë romake. Aso kohe sllavomaqedonasit ishin në stepat e largëta të Azisë e grekët nuk kishin shtet, por qytete shtete që grindeshin e luftonin njeri tjetrin...

Kam lexuar diku se studiuesja e shquar italiane, Lucia Nadin, ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh, në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke u dhënë atyre një territor në administrim, si dhe duke iu drejtuar me fjalën se ai është "pinjoll i farës së ilirëve"...

Nejse, nuk po zgjatem. Nuk jam historian, jam thjesht një njeri që para një monumenti meditoj me fjalë me shumë pikëpyetje pas...

Marrim rrugën e kthimit ndërsa biseda fluturon e ndalet herëpashere mbi supet e shkollës dhe gjuhës shqipe të fëmijëve në mërgim, gjuhë që Dashi me mësueset e Selanikut ka tash trembëdhjetë vjet që e mbajnë në një vatër të ndezuar prush, përmes vështirësive e pritave të panumurta, midis të cilave indiferentizmit të shtetit

shqiptar në të gjitha ngjyrat e kalimeve karrigeve në këto 24 vjet emigracion shqiptar. Këto i tha edhe dje, në bisedën e tij të shkurtër me njerëzit që kishin mbushur sallën e madhe të leksioneve të fakultetit

pedagogjik të Universitetit Aristotelios.

"Shteti, si sulltanati nuk na përkrahu fare, bile ministri i jashtëm kur vajtëm t'i qanim hallet na deklaroi: "Vetë keni vajtur në mërgim, vetë zgjidhini hallet tuaja", a thua se hallet tona nuk ishin halle të një të tretës së Shqipërisë në mërgim..."

Dashmir Zaçen, po ta "shtrydhësh" gërma dhe fjalë të shqipes nxjerr, gërma dhe fjalë, siç tha, "Librat nuk i sillnin nga Alemania si Dhaskal Todri, por nga Përmeti, Korça e Tirana të mbledhura nga mësuesit pasi mbaronin vitin shkollor në Shqipëri dhe i fusnin në Greqi si literaturë artistike"...

Një telefonatë na detyroi ta shpejtonim hapin e qetë bregdetit të Selanikut. Arjan Cara, kryetari i Shoqatës "Nënë Tereza" të Greqisë na priste në fund të "Platisë Aristotelios".

Një kafe së bashku, një bisedë me diktofon në dorë, një fotografi e më pas një takim me konsullin e Republikës së Shqipërisë në Selanik, do të jenë pjesë e shënimeve për mësuesit dhe shqiptarët e Selanikut...

së tyre që lidhet me këmbët dhe ecjen e këmbësoreve, pedonaleve siç e kanë futur politikanët shqiptarë në vend që ta thonë në shqipen e bukur, "këmbësore" apo "lungomare"

në vend të shqipes së bukur "shëtitore" bregut të detit…

Dashi e ka të bukur fjalën. I del nga shpirti. I ka të bukura krahasimet. Domethënëse i rrjedhin batutat, veçanrisht

ato "të kalburat", te të cilat po investon kohë për t'i mbledhur në një libër. Dashi vetë është libër i gjallë i një jete njeriu, NJERI me gërma kapitale dhe i një mësuesi po ashtu, me të

tridhjetë e gjashtë gërmat e mëdha të shqipes, dy prej të cilave po i humbasim, madje edhe në dokumente të mëdha si pasaportat dhe letërnjoftimet. Fragmente të jetës së tij i gjen

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka nderuar koreografin e shquar franko-shqiptar me famë

botërore, Angjelin Preljocaj, me Dekoratën e lartë, “Nderi i Kombit”, me këtë motivacion: “Për ndihmesën e çmuar në përfaqësimin dhe paraqitjen e vlerave më të mira të shqip-tarëve në fushën e koreografisë në arenën ndërkombëtare, duke u krenuar botërisht me të qënit shqiptar”.

Angjelin Prelocaj, është figurë tepër e njohur në artin e baletit, në fillim si kërcimtar virtuoz dhe më vonë, me trupën e tij, edhe si koreograf I shquar, sidomos në dansin bashkëkohor.

Dekoratë “nderi i Kombit”

koreografit Angjelin preljocaj

Page 13: Fryma Re Nr14

FAQE 13 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Emigracion...

Errësira që mbulon mërgatën shqiptare

Nuk ka asnjë të dhë-në që të paktën t'i

afrohet numrit të shqiptarëve në mërgim, madje as edhe të ndonjë përpjekjeje për këtë. Para disa muajsh Kosova, shteti më i ri në botë, shpalli se do të bënte regjistrimin e të gjithë mërgimtarëve të saj në botë. Shqipëria as e ka shpallur dhe nuk ka asnjë zë mediatik se do ta shpallë.

Sidoqë të jetë, një e treta e shqiptarëve është jashtë kufinjve të Shqipërisë, çka në detyrim kushtetues, shteti shqiptar duhet t’u qëndrojë pranë, t’u japë zë e të dëgjojë zë.

Disa ditë më parë u ndodha në Selanik midis mër-gimtarësh, mësues emigrantë, të cilët qëprej trembëdhjetë vjetësh në kushte gjysmë il-egale, me abetare të fotokop-juara, pa ndihmën e shtetit, pa pagesë e pa asnjë njohje zyrtare, u kanë mësuar mbi njëmijë fëmijëve të shkruajnë e lexojnë gjuhën shqipe.

Më befasuan fjalët tepër të ngrohta të pedagogëve të Universitetit Aristoteli të Se-lanikut në nderim të mësuesve dhe shqiptarëve mërgimtarë që, siç tha një pedagog që jepte mësim në disa univer-sitete të Evropës, shpejt do të bëjnë vend në katedra uni-

versitare si lektorë të fushave të ndryshme. Dy prej tyre, Dhori Qiriazi dhe Stavri Daja ka kohë që kanë bërë vend me dinjitet e respekt.

Prisja që në atë demon-strim vlerash të mërgatës shqiptare në Selanik të shihja kamera televizive e gazetarë

me emër në median shqiptare, ardhur posaçërisht për këtë rast. Nuk pashë asnjë.

I vetmi zë që jemi mësuar ta dëgjojmë në lajmet televizive të njerit prej kana-leve kombëtar privat erdhi në fund, kur anëtarët e shoqatës kishin mbushur tavolinat

me prodhimet ushqimore të kuzhinës së mërgimtarëve, kuzhinë me gjeografi tërë hapësirën shqiptare, nga jugu në veri.

Kronikë për festën, kështu po e quaj sepse me të vërtetë festë ishte, nuk do të kishte as në ekranet e vegjël

televizivë, as në radio dhe as faqeve të shtypit shqiptar, rekord në tituj llogaritur për frymë të popullsisë.

Mërgata shqiptare, kur vjen rasti për të pasqyruar vlerat e saj është në errësirë, është pa zë e pa veshë, është "prapa listës" së shtetit e të segmenteve privatë të medies shqipshkruese e shqipfolëse. Ajo është në "krye të listës", kryelajm në ekranet e vegjël dhe në faqe të para fletoresh mediatike vetëm kur ndodh ndonjë krim, kur dëgjohen krisma e therren foshnja, kur shpërthehen banka e porta burgjesh. Atëherë, si të përcil-let një sihariq i madh fryhen ekranet dhe smadhohen gër-mat në kryeartikuj fletoresh mediatike.

Mërgata shqiptare është kryefjalë e partive politike, kur kriza ekonomike thellohet në rrënjët e ekonomisë së ven-dit. Kryefjala e bisedës justifi-kuese dallgëzon rreth remint-ancave, postimit të parave të mërgimtarëve drejt familjeve e bankave shqiptare, postime që rëndom thuhet se kanë rënë nga një miliardë euro në vit, në treqind milionë.

E pyeta gazetarin e vonuar nëse ishte i gatshëm

për një bashkpunim për të bërë një dokumentar televiziv për 21 mësuesit mërgimtarë të Selanikut, të cilët Dritëro Agolli i ka quajtur RILINDËS TË RINJ TË KOHËS SONË. Më tha se nuk ma merr mend-ja që televizioni ku bashkpu-noj do ta pranojë (!?)

Kur e shtrova këtë mes disa mërgimtarësh, njeri prej tyre hodhi vështrimin larg, mbi një dekadë më parë kur televizioni shqiptar bëri një telereportazh për shqiptarët e Selanikut, telereportazh që nuk përcolli thjesht jehonë , por përcolli forcën e një komuniteti që kishte hyrë me dinjitet në një shoqëri me vlerat e veta të spikatura.

Në teatrin antik të Akro-polit të Athinës vite më parë, ulur në një nga radhët e gurta tremijëvjeçare, kam ndjekur një koncert të orkestrës së Selanikut ku "violinë" e parë ishin shqiptarët, me të cilët në përfundim të shfaqjes fiksova në diktofon biseda mbresëlënëse për rrugën e tyre të suksesshme.

Në orkestrën simfonike të Athinës thuhet se rreth 40 përqind e pjesëtarëve janë sh-qiptarë. Balerinët shqiptarë po shndërrohen në yje eklipsues, njeri prej të cilëve arriti në finale të spektaklit televiziv "dancing with the stars".

Shtatë seminare janë zhvilluar nga mësuesit vullne-tarë shqiptarë për të stimuluar mësimin e gjuhës shqipe në Greqi, për t’u bërë thirrje prindërve që t'i sjellin fëmi-jët të mësojnë të shkruajnë e lexojnë gjuhën e nënës Sh-qipëri. Në asnjërin nuk ka marrë pjesë as edhe një i deleguar i thjeshtë i Ministrisë së Arsimit, për të mos thënë Ministër, pas të cilit do të vinte rradha e gazetarëve dhe kameramanëve.

Në këto afër tetëmbëd-hjetë vjet në megrim, kam dëgjuar e fiksuar në diktofon fjalime presidentësh, kry-eministrash, ministrash..., për vemendje ndaj emigrantëve, për qendra kulturore, shkolla e premtime gjithnjë në kohë zgjedhjesh, gjithnjë në kërkim të votës së tyre stimuluar me udhëtime falas. Herën e fundit dëgjova edhe premtimin sol-emn për hapjen e një kanali të dytë në televizionin publik sh-qiptar vetëm për mërgimtarët, kanal që do të përcillte në rrugë satelitore vlerat e një të tretës së popullsisë shqiptare në mërgim.

Nuk është hapur. Dhe mesa duket nuk do të hapet kurrë.

Mërgata shqiptare është dhe do të mbetet në ditë të errëta.

Mbase gaboj. Uroj që të gaboj...

Mërgata shqiptare, kur vjen rasti për të pasqyruar vlerat e saj është në errësirë, është pa zë e pa veshë, është “prapa listës” së shtetit e të segmenteve privatë të medies shqipshkruese e shqipfolëse. Ajo është në “krye të listës”, kryelajm në ekranet e vegjël dhe në faqe të para fletoresh mediatike vetëm kur ndodh ndonjë krim, kur dëgjohen krisma e therren foshnja, kur shpërthehen banka e porta burgjesh.

Shtatë seminare janë zhvilluar nga mësuesit vullnetarë shqiptarë për të stimuluar mësimin e gjuhës shqipe në Greqi, për t’u bërë thirrje prindërve që t’i sjellin fëmijët të mësojnë të shkruajnë e lexojnë gjuhën e nënës Shqipëri. Në asnjërin nuk ka marrë pjesë as edhe një i deleguar i thjeshtë i Ministrisë së Arsimit, për të mos thënë Ministër, pas të cilit do të vinte rradha e gazetarëve dhe kameramanëve.

Monumentet shqiptare në Bienalen e VeneciasBienale që gjithmonë e më shumë është shndërruar në

art. Edhe pse bëhet fjalë për edicionin e zakonshëm të Bienales së Arkitekturës në Venecia, që kurohet nga Rem Koolhaas dhe hapet më 4 qershor, Shqipëria do të përfaqëso-het në këtë edicion me dy artistët, Edi Hila dhe Adrian Paci. Tema do të jetë: "Monumentet potenciale të së ardhmes së parealizuar". Ajo do të kurohet nga Beyond Entropy Europe, përfaqësuar nga Jonida Turani dhe Stefani Rabolli Pansera, që është njëkohësisht dhe ideatore e pavionit të Angolës, në Bienalen e kaluar dhe që u shpall dhe fituese e “Luanit të Artë”, si përfaqësimi më i mirë kombëtar. Nëse pritshmëritë janë të mira, ka mundësi që këtë radhë pavioni i Shqipërisë, të shkojë drejt suksesit.

Page 14: Fryma Re Nr14

FAQE 14 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Pamflet ...

Arben kARAPICI

Radiotelevizioni në KandaharRrëfenja burimore talebane

Aty në fund të Mijëvjeçarit të Dytë dhe nga fillimi fare i të tretit, kur Imam Shezah-Ben Naxhibullahun* e emëruan kryedrejtor të ARTV, Radiotelevizioni Shtetëror i Afganistanit, puna e parë kryer me ngut, ishte transferimi i institucionit nga kryeqyteti i vendit Kabul në luginën strategjike të Kandaharit. Shezah-Ben Imami ishte "derë tarikati" me farefisin e kryeministrit Naxhibullah

Mollahafiz, që u fabrikua për kryetar, kur Partia Komuniste e Afganistanit rrëmbeu pushtetin me dhunë tapanxhash.Oficerët afganë prosovjetikë kishin vrarë presidentin jokomunist të vendit Mohamadin Dahudi.Ata tërhoqën vetëm gishtin e tapanxhës, prodhim sovjetik TT, enkas për asgjësime politike.Koha në vazhdim kishte qenë akoma më kaotike. Nga një aksion guerril politik u vranë edhe dy bashkëpunëtorë të afërt të presidentit antikomunist Dahud. Gishtin tapanxhë e kishte luajtur njëri me nofkën Hafizulla, gangster i së Majtës ekstreme në Kabul, vegël e kryeministrit Mollahafiz.Ishte edhe i së Djathtës ekstreme Hafizullahu, kur paguhej nga e Djathta.Përndryshe, shtinte me dorë të majtë dhe xhap nuk i bënte tapanxha.

Të t a l l a z i s h m e dhe me rokopujë

kishin rrjedhur ngjarjet pas atyre vrasjeve politike, aq sa folku iu përgjigj situatës në vend me ironinë se pordha ka humbur vrimën e vet. Ta gjente vrimën ishte vështirë, të dilte asaj vrime nuk kishte mundësi. Koha e pordhës zënështegu kishte vazhduar gjatë dhe Shezah-Beni e zh-vendosi selinë, tamam në ko-hën e pordhës pa rrugëdalje.I njëfarefisi me komunistin e plotpushtetshëm, Beni kishte të gjitha mundësitë e abuzimit me financat dhe transferimi i Radiotelevizionit, nga Ka-buli në Kandahar, ishte pjesë e një abuzim-përvetësimi të stërmadh. Kurajën për abuzim-përvetësim e nxiste vetë koha e pordhës dhe rrugëdalja kalonte nëpër gra-bitjen me thonj e dhëmbë të asaj çfarë pat mbetur në hazine të shtetit. Dëng floriri nga koha e monarkisë afgane, hazineja "avulloi" dhe push-tetarët thanë, se humbi në bursën ndërkombëtare.Në defterët e hazinesë gjëma u regjistrua me procesverbal si "humbje në bursë të kaur-rit", kurse depozita u sigurua jashtë vendit për trashëgim-tarët e Lanetit të vdekur. Ai me llagapin Gaxhgaun e bëri atë zullum, u tha gojaveshi. U tha pastaj edhe gojaploti, kur tellalli na çoi fjalë, se haz-ineja e floririt u grabit. Dëng floriri shumë i madh ishte në Afganistan.Ishte dhe nuk është më, ama mbeti nëpër këngë.Ja çfarë thotë njëra prej tyre dhe mbani vesh, se nuk e them më:Po ku humbe, o thesar, pyeti një parlamentar, brodha tërë Kandaharë dhe fort malli më kish marrë.Isha duke ngarë gomarë, ngarkuar plot, o me thesarë,floriri në Kërrabë të fikut, kokërrat i hëngër miku.

Ç'u bë thesari?! U vodh, e vodhën dhe mos e kërkoni më, thoshte tellalli.Pas asaj çfarë pësoi hazineja e shtetit, asgjë nuk u kërkua.Asnjë nuk u çudit, as kur gazetat e dynjasë së kaurrit filluan të botojnë "Habere nga Ma-kutaria". Gazetat e kaurrit shpifin, tha një zyrtar i lartë për ta mbyllur gjëmën, por gojët e liga dhanë argumente të forta dhe një asi gojësh dha

argumentet më shkencore, pse vendi cilësohej me terma makutësh. Asigoja gjeti edhe sinonimet, që gjeneronin prej termave.Zyrtarët flasin, shk-ruajnë dhe lexojnë makutisht dhe kthetrarisht, pati thënë Ligagoja. Kthehen pastaj dhe riflasin, rishkruajnë dhe lexojnë rishtas, jo makutçe dhe kthetrarçe, por në stil gllabitës, në mënyrën gl-labërore.

Argumenti gjuhësor qëndronte dhe Ligagoja mbështeste shkencërisht një raport të ndërkombëtarëve, se "Talebanistani ze vend hajnor në listën e vendeve me kor-rupsion sipëror". Të huajt në Kabul i ashpërsuan qëndrimet e tyre dhe filluan të përdorin termat e korrupsionit agresiv.Autoritetet e vendit flisnin për agresion korruptiv të atyre, që jepnin ryshfet dhe ishin këta të dytët shkaku.Përkuj-tohej Dita Antikorrupsion dhe termat fituan qytetarinë.Që termat u bënë qytetare, këtë tregoi dalja e neologjizmit "Korruptokraci".Meritokratët u detyruan të merrnin arrati-në.Shkërdhatokratët kishin kapur partinë. Partitokratët na pollën hajninë. Hajnia polli ryshfetinë. Ryshfetisë i jepej sisë…Prisni pak dhe shpejt do ta shihni, se ky është veçse fillimi, tha Ligagoja për neologjizmin.

Raporti i ndërkom-bëtarëve nxiti në RTV deba-tin antikorrupsion dhe zyrtari i ftuar tha, dëgjojeni mirë çfarë tha: "Korrupsioni bëhet në përpjestim të drejtë dhe favorizohet nga klima e ven-dit. Sa më e nxehtë klima, aq më i nxehtë është dhe kor-rupsioni, kurse Qeveria nuk ka takat, që ta bëjë e vetme luftën". Në luftën antiklimë kërkojmë edhe ndihmën tuaj, i bëri thirrje pushtetari të ftuarit të opozitës në debat. Rreth tryezës në studio filluan pastaj ilaritetet. Kërkojeni më mirë te zogjtë në qiell, se ata e njohin mirë klimën, tha opozitari dhe braktisi panelin. Ekrani i TV u mbush me xixa-miza.Pastaj u ndriçua me një reklamë qeveritare, me qiell dukshëm pastër dhe pa korrupsion.Pastaj dolën disa titra me agresion kor-ruptiv.Kundër agresivit, me kthetra shumë të pastra ishin titrat.Në fluturim mbi titra u pa pastaj Zogu Stërmadh i njohur për krenarinë e vet dhe flatrat e tij pushtuan të gjithë ekranin.Emisioni mbamendej të kishte bërë efekt ironik në publik dhe batuta me zogjtë e qiellit u përmend gjatë, pastaj ishte komentuar stërgjati dhe stërgjeri bashkë.

Edhe shpendi, që tale-banët e kishin simbol, të rrëmbente për stërgjati dhe

për stërgjëri, makutisht dhe gllabërisht, ishte pajisur me kthetrat më të forta dhe më të mprehta të kësaj makut dynjaje, që Allahu e ka ngji-zur përgjatë Shkretinës së Akrepit, me dy kthetra-grepa edhe ky. Me kthetragrepat e tyre, si të shpendakrepit, zyrtarët patën jetuar dhe po jetonin kthetrarisht, punonin makutisht dhe përvetësonin gllabërisht. Veçse kështu mundej dhe shpjegohej pse gjuha prirej të krijonte sinon-ime të pasura kthetrarishte dhe gllabërishte, si gllabës~fytës~rrylës~grykës~bullçist~kthetrist~hajnist~makutist~korruptist~thesarist…

I gatshëm të shtonte të tjera sinonime, si këto, Ligag-oja bëri pyetjen, nëse kishte gjuhë tjetër në dynja me leksikun aq kthetrar dhe aq gllabist, sa më fytist, aq edhe më rrylist, sa më bullçist, edhe më shumë grykist, sa më ma-kutist, aq më shumë thesarist. Kot lodheni të gjeni gjuhë me leksik hajdutisht më të pasur sa i gjuhës sonë letrare shtoi gojëligu, i cili dashamirësisht, ose pa dashje fare, hapi një front pune shkencore kërkim-tare në gjuhësi. E interesuar, veçmas për punëra kthetrare, hajdutëria talebane i mblo-dhi fondet urgjentisht për sponsorizim.Çuditërisht, ose aspak çudi për kohë-krizën, u

derdhën fonde shumë të mëd-ha dhe hajdutorët vendosën kërkim pa limit. Kur pritej të hapej super zarfi, rrëfenja i çoi haber komisionit, se në tender hyri, vetëm me "letër me vrimë", banda e kryemin-istrit Mollahafiz, dashamirës si askush për zhvillimin e shkencave gjuhësore.

Megjithatë, që t'i jepej një përgjigjje pozitive Ligag-ojës nuk ishte e lehtë dhe rrëfenja po thoshte, se iu hap telash dhe bela gjuhëtarëve. Kasavetit me gjuhëletraren kthetrare u janë bashkuar të gjithë studjuesit, të cilët merren me leksikologjinë historike.Ata po zbatojnë metodën historike krahasuese me gjuhët e afërta dhe të largëta.Shumë syresh po mer-

Ka shkaktuar shumë debat një shkencëtar serb, i quajtur Velimir Abramoviç, i cili deklaroi pak ditë

më parë se në ditët në vazhdim pritet të ketë tërmete, pasi është fikur sistemi amerikan HAARP. “Sot është fikur sistemi HAARP, ndaj prisni tërmete”, tha ai për një radio, më 19 maj.

Agjencia maqedonase MINA, thotë se ai i ka paraprirë tërmeteve në Shqipëri, por ka parashikuar edhe se do ketë të tjerë.

Abramoviç ka akuzuar po ashtu se sistemi HAARP ka shkaktuar edhe përmbytjet në Serbi. Sipas tij, gjithë ai shi nuk u shoqërua nga një rrufe e vetme.

“Dukej sikur qielli u hap dhe nisi të binte uji i detit. Nuk ishin pika shiu të zakonshme”, tha ai, duke drejtuar gishtin nga programi amerikan, HAARP.

Por çfarë është High Frequency Active Auroral Research Program, ose HAARP?

Bëhet fjalë për një program kërkimor jonosferik mes flotës dhe forcave ajrore amerikane, në bashkëpunim me Universitetin e Alaskës dhe Agjencisë për Kërkime të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes. Qëllimi është të analizohet jonosfera dhe të zhvillohet teknologjia e nevojshme për të përmirësuar sistemin e komunikimit dhe të mbikëqyrjes.

Por programi është në qendër të shumë teorive konspirative, që pretendojnë se janë në gjendje të modifikojnë motin, të fikin satelitët dhe të kontrollojnë mendjen e njerëzve. Disa thonë se ai përdoret si armë ndaj terroristëve.

Përkrahësit e këtyre teorive thonë se programi shkakton tërmete, thatësira, stuhi, përmbytje dhe sëmundje si Sindroma e Luftës së Gjirit, apo Sindroma e Lodhjes Kronike.

Lajm i çuditshëm

ren me gjuhët, që janë shumë më të vjetra se talebançe dhe rezultati pritet të dalë në rrëfenjën e dytë.Le të presim pak edhe ne.

* Terroristi i shumëkërkuar Imam Shezah Bedin Naxhibullahu, alias Shezah-Ben, ka qenë

Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Pas

sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork, 11

shtator 2001, Shezah Bedin ngriti një Radiostacion klandestin në Luginën

strategjike të Kandaharit. Nga ky radiostacion talebanët transmetonin shumë njoftime për zhvillimet në terren dhe

mesazhe të koduara mes krerësh të grupeve terroriste.

(Vijon)

Page 15: Fryma Re Nr14

FAQE 15 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

Sport ... Skuadra e Flamurtarit do të festojë në një mbrëmje gala trofeun e fituar të dielën e shkuar

Vlora në delir, sot festa e Kupës së Shqipërisë Nëse deri në mbyl-

lje të kampionatit skuadra e Flamurtarit, ka luftuar për mbijetesë, ajo sot do të festojë një trofe. Ekipi i drejtuar nga ne Ernest Gjoka të dielën e shkuar në stadium-in Kombëtar “Qemal Stafa”, ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë në finalen ndaj Kukësit, pasi arriti të shënon-te një gol. Edhe pse vlonjatet ishin sfidues në atë takim ata arritën të bënin gjithçka mirë të shënonin një gol me anë të Abilaliajt në pjesën e parë të ndeshjes. Pas sfidës, skuadra e Flamurtarit ka festuar e ndarë, ndërsa kryebashkiaku Gjika paralajmëroi një tjetër festë të madhe por këtë herë në Vlorë. Ajo do të zhvillohet sot dhe pritet të nisë në orët e pas-dites, kur Kupa e Shqipërisë do të jetë në qytet për t’u ad-miruar nga tifozët dhe më pas në një darkë gala. Duhet thënë se ky ishte një sezon i vështirë për Flamurtarin dhe një trofe nuk është pak sidomos në një ndeshje, ku ata kanë shkuar si sfidantë, pasi Kukësi ishte favorit për ta fituar. Festa e vlonjateve parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme.

SPoNSoRët - Në këtë mbrëmje gala parashi-kohet të jenë të pranishëm edhe sponsorët turq, ose më saktë përfaqësuesit e kompanive “TRK” dhe “AtlasJEt” të cilët pritet të shpërndajnë edhe premion e këtij trofeu, që ishte jo pak por 100 mijë euro. Në mbrëmjen gala gjithashtu do të jetë edhe kryebashkiaku-president Shpëtim Gjika si dhe e gjithë skuadra dhe stafi teknik. Pa harruar tifozët të cilët e kanë mbështetur ekipin në ndeshjen ndaj Kukësit masivisht, duke ardhur në kryeqytet rreth 50 autobuzë të nisur nga Vlora. Me këtë trofe skuadra e Flamurtarit ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Vlonjatët do të nisin shumë shpejt edhe përgatitjet për këtë kompeticion.

RRAHMAni i partizanit në Kombëtaren e

Kosovës

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, është i vetëdi-jshëm se presioni bie mbi skuadrën e tij, por u ka

bërë thirrje shokëve të skuadër që të mos e ndjejnë presionin për të fituar finalen e Champions League të shtunën. Skuadra nga Bernabeu prej një kohe të gjatë është në pritje të trofeut të dhjetë në Europë dhe arrin në finalen e këtij kompeticioni për herë të parë që nga viti 2002. Ish-lojtari i Sevillas beson se skuadra e tij do të shpërblehet për punën e madhe që ka bërë dhe beson se nuk do të ketë favorit në përballjen e Lisbonës me Atletico Madrid. “Ne e shikojmë këtë më shumë si diçka kolektive dhe është një shpërblim i punës së madhe që kemi bërë në këto vite, - ka thënë Ramos. Është një moment unik, një ëndërr dhe shpërblim për të gjitha sakrificat. Nuk duhet të ketë presion, apo obsesion. Është ëndrra jonë që të fitojmë Champions League dhe të ndajmë suk-sesin me tifozët. Është një gëzim shumë i madh që të mbyllim sezonin në formë të mirë. Unë ndihem mirë dhe jam duke ecur në drejtimin e duhur për këtë objektiv. Sigurisht, ne do të mundohemi të godasim Atleticon me armët tona, futbollin tonë dhe nuk duhet të bëjmë ndonjë shpikje apo të ndryshojmë filozofinë tonë vetëm pse jemi në finale. Shpërblimi është një titull dhe shanset për të dyja skuadrat janë të barabarta.”

Edhe pse kontrata e tij vazhdon deri në 2016-n, trajneri i Kombëtares Gjermane, Joakim Lëv,

e pranon se mund të pushohet nëse skuadra nuk ia del të krijojë një impakt pozitiv në Botëror. "Pa dashur të nxis spekulime, jam i vetëdijshëm se trajneri matet gjithmonë me atë çka ndodh nëpër turne. Pas Botërorit, stafi i Federatës do të mblidhet me personin që ka në ngarkim Kombëtaren dhe do të analizojë gjithçka", tha strategu gjerman me vetëdije. "Jam ndër të paktët trajnerë që vazhdoj të jem ende në këto struktura që prej 2006-s. Pothuajse çdo Federatë tjetër ka ndryshuar trajner. Jam plotësisht i përqendruar te Botërori. Nëse fitojmë, do të ishte një ndjesi madhështore dhe do të na ndihmonte të qëndronim të motivuar për vitet në vijim - njësoj si Spanja e Visente del Boskes", shtoi Lëv.

Amir Rrahmani është futbollisti i parë i

ri që do t'i bashkohet për-faqësueses së Kosovës për sfidën miqësore me Senegalin. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka zyrtarizuar ftesën në adresë të mbrojtësit të kuq. Futbollisti 20 vjeçar pas eksperiencave pozitive në ekipet përfaqësuese të Shqipërisë, U-19 dhe U-21 tashmë do të jetë pjesë edhe e ekipit kombëtar të Kosovës. Klubi i uron suksese dhe shpre-son në një përfaqësim dinjitoz të lojtarit në këtë debutim zyrtar me përfaqësuesen e Kosovës.

Ramos: ëndrra jonë të fitojmë Champions-in

Lëv: E pranoj së mund të më shkarkojnë

Alarm te Uruguaj, dëmtohet Suarez

Për Kombëtaren e Uruguajt dje ka

qarkulluar lajmi më i keq i mundshëm, shumë pak ditë para fillimit të Botërorit. Sulmuesi Luis Suarez, i cili u shpall lojtari më i mirë i kampionatit anglez në sezo-nin që lame pas, ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjes me djemtë e Kombëtares amerikano-jugore dhe i është nënshtruar një operimi. Lajmi u konfirmua nga gazetari Martin Çarkuero, i cili njoftoi përmes rrjetit social "Twitter" për lëndimin e sulmuesit të Liverpulit. Mungesa e tij do të ishte goditje e madhe për Uruguajin, sepse Suarez është në formë të jashtëzakonshme, thjesht kur kujton faktin se sivjet shënoi plot 31 gola në Premier League.

Eto Murinjos: je veç një kukull!

Sulmuesi Samuel Eto nuk ka ndërmend të ndalet së sulmuari me deklarata trajnerin Zhoze Murinjo. Para

pak ditësh e quajti një idiotësi veprimin e portugezit, i cili ka dalë hapur duke thënë se kamerunasi është më i vjetër se ç'deklaron. Ky i fundit ka "goditur" sërish, duke e quajtur ish-trajnerin me të cilin fitoi tripletën historike me Interin një kukull, ndërsa ka theksuar se ai është ende i gatshëm të luajë në kampionatet më të forta të Evropës. "Në kundërshtim me kukullën që dyshon në moshën time, unë mendoj se jam ende fizikisht i aftë të luaj. Ndjehem me të vërtetë mirë", deklaroi Eto. "Dua të konfirmoj se nuk do të largohem drejt Amerikës apo diku tjetër larg Evropës. Jam ende në formë dhe dua të luaj në Champions League", përfundoi 33-vjeçari.

Page 16: Fryma Re Nr14

FAQE 16 E premte, 23 Maj 2014Fryma e Re

pakistani, aty ku bëhen gati topat e Botërorit

Lojtarët e përzgjedhur të Roi Hoxhsonit për Botërorin e

Brazilit, dje u nisën drejt Portugalisë për të zhvilluar kampin stërvitor para kompeticionit më të rëndësishëm të katër viteve të fundit. Ata e përjetuan me buzëqeshje pafund nisjen me avion, sepse do të luajnë në turneun më pres-tigjioz të jetës së tyre. Në sediljet e dizenjuara posaçërisht për Kombëtaren e "Tre luanëve", sulmuesi i Liverpulit, Daniel Starrixh, postoi një foto në llogarinë e tij zyrtare në "Twitter", së bashku me kolegët e tij, Xhek Uillshajr dhe Aleks Oksklod-Çembërlejn. Kom-bëtarja angleze do të jetë për 11 ditë në Vale do Lobo, në një rezort ku do të përgatiten për sfidat e Botërorit.

Me vetëm 20 ditë nga fillimi i Botërorit, i vetmi lajm i mirë që vjen nga Brazili është se operatorët e hoteleve braziliane lajmërojnë se janë totalisht gati për të pritur

çdo fluks turistësh. Presidenti i Operatorëve të Hoteleve në Brazil, Roberto Roter, tha: "Në fillim menduam se nuk do të kishim numër të mjaftueshëm hotelesh për të pritur gjithë tifozët, sepse të gjithë presin me padurim kur fillon Kupa e Botës. Sot them se jemi në një situate mjaft të qetë, me një Kupë Bote që do të jetë shumë pozitive në aspektin e hoteleve." Rreth 600 mijë turistë të huaj priten të zbarkojnë në Brazil në 12 qytetet mikpritëse gjatë periudhës kur zhvillohet Botërori.

Ndërsa Brazili përgatitet për të pritur tifozët dhe skuadrat

për Botërorin e futbollit, në anën tjetër të botës, në Pakistan, duart eksperte të disa grave "panjabi", pra me perhçe, të cilat ngjisin dhe kontrollojnë sigurinë e topave zyrtarë të Kupës së Botës, që do të përdoren në Rio. Khauaja Masud

Akhtar, pronari i fabrikës, shprehet se ka realizuar një ëndërr: "Kur në 2006-n, gjatë Gjermanisë, dëgjova zhurmën e stadiumit, mendova të shënoja edhe unë në mënyrën time". Dhe vitin e shkuar arriti të merrte kandidaturën për të prodhuar topat e Botërorit.

Tani është vendosur dhe është zyrtare: zv/kapiteni i

"Tre luanëve" për Botërorin e Braziit do të jetë Frenk Lampard. Trajneri i Anglisë, Roi Hoxhson, dje ka kon-firmuar këtë lajm para gazetarëve. "Lampard do jetë zëvendës-kapiten, e kam vendosur tashmë. Ai ka mbajtur shiritin e kapitenit edhe gjatë mungesës së Zherardit, kështu që nuk do jetë problem", shpje-goi tekniku. "Unë gjithmonë kam menduar se ai do jetë lojtari kyç nga gjithë 23 të tjerët, për shkak të intelegjencës dhe përvojës së tij. Ai na dhuron shumë gjëra në aspektin e kualitetit dhe karakteristikave të tij", shtoi Hoxhson.

Brazil hotelet bëhen gati për turistët

Anglezët në portugali për fazën

përgatitore

Lampard zëvendës kapiten i

“Tre luanëve”