ekosistemi i komunikimit informimit mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si...

6
ECIM Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor Gazeta u botua nga Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, në kuadër të programit SENiOR II, i zbatuar nga REC Shqipëri dhe i financuar nga Qeveria Suedeze Data: 24.12.2018 Gazetë mjedisore Numri 33 FAQE 3 Agjencia Evropiane e Mjedisit: 1400 shqiptarë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit www.ecimalbania.wordpress.com [email protected] Fatkeqësitë natyrore, nga evidentimi i dëmeve drejt investimeve konkrete Klosi: Degradimi i pyjeve, tre masa emergjente FAQE 2 FAQE 2 Si të minimizohen përmbytjet në Shqipëri? Porto-Romano, “bombë me sahat” FAQE 4 FAQE 5 Mjedisi është i të gjithëve, jo vetëm i shtetit FAQE 5 Rekomandime për mjedisin FAQE 6

Upload: others

Post on 19-Jan-2021

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin

ECIM Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor

Gazeta u botua nga Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, në kuadër të programit SENiOR II, i zbatuar nga REC Shqipëri dhe i financuar nga Qeveria Suedeze

Data: 24.12.2018 Gazetë mjedisore Numri 33

FAQE 3

Agjencia Evropiane e Mjedisi t : 1400 shqiptarë vdesin çdo vi t nga ndotja e ajri t

[email protected]

Fatkeqësitë natyrore, nga evidentimi i dëmeve drejt investimeve konkrete

Klosi: Degradimi i pyjeve, tre masa emergjente

FAQE 2

FAQE 2

S i të minimizohen përmbytjet në Shqipëri?

Porto-Romano, “bombë me sahat”

FAQE 4

FAQE 5

Mjedisi është i të gj i thëve, jo vetëm i shtet i t

FAQE 5

Rekomandime për mjedisinFAQE 6

Page 2: Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin

Gazeta e rrjetit ECIM

Klosi : Degradimi i pyjeve, tre masa emergjente

Ç do dimër apo verë vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-

bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin e rrezikut nga fat-keqësitë (UNISDR) përgjatë 24 viteve (1990-2014) 38.2% e dëmit ekonomik është kri-juar vetëm nga përmbytjet dhe 33.5% nga rrëshqitja e tokës. Pjesa e mbetur e dëmeve ka ardhur si pasojë e tërmeteve, stuhive, zjarret etj. Shqipëria mbetet vendi i parë në Evropë më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Drejtoria e Emergjencave Ci-vile në bashkëpunim me in-stitucione ndërkombëtare ka llogaritur një kosto dëmi rreth 35 milion euro në vit që kri-johet si pasojë nga fatkeqësitë natyrore. Vendimi i Këshillit të Ministrave numër 965 ka orien-tuar të gjitha bashkitë në nivel lokal, të paraqesin në faqet e tyre zyrtare si dhe të ngrenë strukturat e nevojshme me profesionistë dhe përgjegjës për emergjencat civile për të me-naxhuar me sukses raste të tilla. Nga monitorimi i bërë në faqet e internetit të bashkive të vogla në nivel lokal jo të gjitha e kanë

Fatkeqësi të natyrore, nga evidentimi i dëmeve drejt invest imeve konkrete

M inistri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, prezantoi do-

kumentin strategjik për me-naxhimin e pyjeve, ndarjen e funksioneve dhe qëllimin e shtimit të bimësisë. Klosi shprehu se “ka ardhur koha të kemi një mekanizëm të ri për menaxhimin e pyjeve, si çelësi për të luftuar ndry-shimet klimatike, për të mba-jtur pastër mjedisin dhe për kthimin e tyre në një faktor, që garanton zhvillim rural, ekonomi dhe punësim”.

Pavarësisht vendosjes së mor-atoriumit të pyjeve, Klosi tha se nevojiten tre masa emerg-jente për vitin e ardhshëm: “E para operacioni ‘Krijo oksig-jenin tënd’, ku çdo qytetar të mbjellë pesë pemë, kudo ku ka mundësi. E dyta shumë e rëndësishme

është zbatimi i fortë i politi-kave detyruese. Për të gjitha ato kompani që kanë detyrim në bazë të kontratave që kanë me administratën shtetërore për çdo pemë të prerë apo tokë të shpyllëzuar, të pyllëzojnë trefishin e kërkesave të tyre. Dhe e treta është afrimi i

Përgatiti: Bujana Xhindoli, Milieukontakt

kryer një proces të tillë. Nisur nga përmbytjet apo dukuritë të tjera natyrore, qeveria aktuale ka nxitur gjithashtu sigurimin e banesave dhe bizneseve apo shëndetit, të rrezikuara nga përmbytjet apo dukuri të tjera, skemë e cila për hir të së vër-tetës s’ka funksionuar siç duhet, për vetë kushtet ekonomike jo të mira për shtetasit shqiptarë. Fillim shkurti 2017 në Jugun e Shqipërisë, pati përmbytje nga lumi i Vjosës në rrethin e Vlorës, zona e Novoselës, Fierit, zona e Hoxharës, në një sipërfaqe gjithsej prej 17 mijë ha tokë bujqësore. Kjo ndodhi sepse në pellgun ujëmbledhës të lumit Vjosa, si në territorin shqiptar po ashtu dhe në atë grek, pati reshje me intensitet të lartë,si rrjedhojë solli përmbytje të tokave bujqësore e të zonave të banuara në të dy brigjet e lu-

mit. Në këto kushte u krijuan si dhe u morën masa për menax-himin e përmbytjeve nga shtabi i emergjencave, në mënyrë që dëmet e shkaktuara prej tyre të ishin sa më minimale. Kjo është masa e fundit që merret në raste emergjencash. Parësore në procesin e planit të emergjencave civile (përm-bytjet) sipas specialistëve është mbledhja e të dhënave të sakta të nivelit të ujit përgjatë lumen-jve, nivelin e ujit pranë argji-naturave, nivelin e prurjeve, matje të nivelit në sipërfaqen e përmbytur si dhe kohëzgjatjen e përmbytjes, pa lënë pas dore in-formimin dhe ndërgjegjësimin e publikut. Këto të dhëna janë të nevo-jshme, jo vetëm për të patur një ide të qartë për atë se çfarë ndodhi gjatë kësaj dukurie

shkollave me zonat e mbroj-tura. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka për-caktuar nga veriu në jug 61 bashkitë e qytetit tonë, zona ku shkollat do të kenë hapësir-at e tyre për të mbjellë pemë, për krijuar pyjet e tyre si dhe të rriten fëmijët që nga klasa e parë dhe deri në përfundim të shkollës me pyllin, me mjedis-in”. Klosi bëri me dije se deri tani ka pasur problematika në me-naxhimin e pyjeve dhe ndar-jen e kompetencave, që kanë sjellë degradimin e tyre.

natyrore, por do të jenë të nev-ojshme për studimet si dhe ndërhyrjet që duhet të bëhen në të ardhmen. Përmbytje kanë ndodhur edhe në të kaluarën jo shumë të largët të vendit tonë. Në vitet 62-63 reshjet e shumta në ultësirën perëndimor sollën përmbytjen e 70 mijë ha toka bujqësore dhe qendrat e banu-ara që ndodheshin në këto zona si dhe qytetet e Shkodrës, Le-zhës dhe Beratit. Studimet e asaj kohe çuan në ndërtimin e argji-naturave në lumenjtë e Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Matit dhe Bunës. Përgjatë këtyre viteve u krye gjithashtu bonifikimi i tokave kënetore në këto zona. Mbas viteve ‘90 nuk është ndër-tuar asnjë vepër e re, si për kullimin apo ujitjen. Aktualisht nuk dihet gjendja për të gjitha veprat, digat e rezervuarve, kanalet ujitëse, kanalet kullues, veprat e artit, argjinaturat, gër-ryerjet e lumenjve, sistemimi i përrenjve etj. Krijimi i regjistrit të përditësuar për këto vepra do të ndihmonte jo vetëm punën e specialistëve, institucioneve përkatëse, si dhe do të ishte një udhërrëfyes mjaft i mirë për in-vestime të domosdoshme për të zbutur efektet social-ekonomike si pasojë e përmbytjeve apo fat-keqësive të tjera natyrore.

Page 3: Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin

Gazeta e rrjetit ECIM

Një nga burimet kryesore të Evropës për ndotjen e ajrit është transporti rrugor, sidomos të ndotësve të dëmshëm si dioksidi i azotit dhe grimcat.

Agjencia Evropiane e Mjedisi t : 1400 shqiptarë vdesin çdo vi t nga ndotja e ajri t

T ë dhënat, për vdekjet në vlerë absolute, janë publikuar së fundmi nga Agjencia Evropi-

ane e Mjedisit në raportin “Cilë-sia e ajrit në Evropë – 2018”. Kosova kishte 3,700 vdekje nga ajri i ndotur, që duke pasur para-sysh popullsinë e saj prej vetëm 1.8 milionë banorësh e rendit atë të parën në Evropë, ku ajri i ndotur ka bërë që të humbin jetën 0.2% e popullsisë. Në Serbi, ky tregues është 0.18% (rreth 13 mijë vdekje) dhe në Maqedoni 0.14% e popullsisë (3,000 vdek-je), duke u renditur përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në Evropë. Shqipëria, ndryshe nga shtetet e tjera të Ballkanit, rezulton të ketë një nivel relativisht të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ajri i ndotur, që llogariten në 1400 persona në vit, ose 0.05% e pop-ullsisë, duke u renditur e 29-a në Evropë, nga 37 shtete gjithsej. Në vlerë absolute, vdekjet më të mëdha janë në Gjermani dhe Itali, përkatësisht 62.3 mijë dhe 60 mijë persona. Nuk është befasuese që Gjermania të ketë shifër të lartë, duke pasur para-sysh se ka popullatën më të madhe të çdo vendi të BE-së. Por nëse llogariten vdekjet e lidhura me ndotjen e ajrit për 100,000 banorë, vende si Bullgaria, Ru-mania dhe Hungaria e kanë këtë tregues shumë më keq. Të dhënat sugjerojnë se, bazuar në përqendrimet e matura në stacionet e sfondit urban dhe në periferitë, Kroacia ishte gjithash-tu mbi detyrimin e përqendrimit të ekspozimit të ndotësve të vlerësuar prej 21 pg / m3. Vende të tjera që vlerësohen me ndotje në ajër mbi 20 pg / m janë Ser-bia (23 pg / m3, të dhënat vetëm për 2016), Shqipëria (25 pg / m3, 2015-2016), Kosova (27 pg / m3, 2015-2016), Bosnja dhe Hercegovina (33 pg / m3, 2016), dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (52 pg / m3, 2015-2016). Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia rezulton vendi me ndotjen më të lartë në Ballkan, e

ndjekur nga Kosova, më pas nga Shqipëria. Një nga burimet kryesore të Evropës për ndotjen e ajrit është transporti rrugor, sidomos të ndotësve të dëmshëm si dioksidi i azotit dhe grimcat, sipas ‘Cilë-sia e ajrit në Evropë – raporti i vitit 2018’ nga Agjencia Evro-piane e Mjedisit. Emetimet nga bujqësia, prodhimi i energjisë, industria dhe konsumi i famil-jeve po kontribuojnë gjithash-tu në ndotjen e ajrit. Raporti paraqet të dhënat më të fundit zyrtare të cilësisë së ajrit të raportuara nga më shumë se 2 500 stacione monitorimi në të gjithë Evropën në 2016. Ndikimet shëndetësore të ndotjes së ajrit janë të rëndë-sishme.

Matja e lëndëve të ndara (PM), dioksidi i azotit (NO2) dhe niveli i tokës (O3) shkaktojnë dëmin më të madh për shën-detin e njeriut. Përqendrimet e larta të ndotjes së ajrit vazhdo-jnë të kenë një ndikim negativ tek evropianët, veçanërisht ata që jetojnë në zonat urbane.

Ndotja e ajrit gjithashtu ka ndi-kime të konsiderueshme ekono-mike, shkurtim të jetës, rritjen e kostove mjekësore dhe reduk-timin e produktivitetit nëpër ekonomi gjatë ditëve të punës të humbura për shkak të shën-detit të sëmurë. Ndotja e ajrit gjithashtu ndikon negativisht në ekosistemet, duke dëmtuar tokën, pyjet, liqenet dhe lumen-jtë dhe duke reduktuar rendi-mentet bujqësore. Politikat e kaluara dhe aktuale dhe përparimet në teknolog-ji kanë çuar në një progres të ngadaltë por të qëndrueshëm në zvogëlimin e këtyre ndiki-meve negative, vlerëson raporti. Vlerësimet e përditësuara në raport tregojnë se përqendrimet e PM2.5 ishin përgjegjëse për rreth 422 000 vdekje të para-kohshme në 41 shtete evropiane në 2015, nga të cilat rreth 391 000 ishin në 28 shtetet anëtare të BE. “Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkaqet. Sa i përket ndotjes së ajrit, shkarkimet e transportit rrugor janë shpesh më të dëmshme se ato nga burime të tjera, pasi ato ndodhin në nivelin e tokës dhe kanë tendencë të ndodhin në qytete, afër njerëzve. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që Evropa të dyfishojë përpjekjet e saj për të reduktuar emetimet e shkaktuara nga transporti, en-ergjia dhe bujqësia dhe të inves-tojë në t’i bërë ato më të pastra dhe më të qëndrueshme “, tha Drejtori Ekzekutiv i EEA-s, Hans Bruyninckx. “Trajtimi i këtyre sektorëve në një mënyrë të integruar mund të sjellë përfitime të qarta për cilësinë e ajrit dhe klimës dhe do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies sonë.”

Burimi: Agjencia Evropiane e Mjedisit dhe Monitor.

Page 4: Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin

Gazeta e rrjetit ECIM

Si të minimizohen përmbytjet në Shqipëri?

N ë lidhje me prob-lematikën e përm-bytjeve, shpesh ngrihen disa py-

etje: Pse Shqipëria është e prirur të përmbytet? Cilat janë kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të Di-rektivës së BE-së për përmbyt-jet? Si të menaxhohen përm-bytjet? Cilat janë përvojat e suksesshme të parandalimit të përmbytjeve? Ekspertët flasin për çështjen Shumica e ekspertëve në botë ndajnë të njëjtin mendim mbi efektin e ndryshimit të klimës që po rrit ngjarjet ekstreme të motit. Moti ekstrem përfshin përm-bytje të papritura (reshje të skajshme në një periudhë të shkurtër kohore), përmbytje nga stuhitë dhe përmbytjet e lumenjve (reshjet ekstreme / shkrirja e shpejtë akullnajore). Ngjarjet ekstreme të motit kanë mobilizuar në mbarë botën qeveritë dhe organizatat shkencore për të krijuar poli-tika dhe për të ndërmarrë vep-rime për të luftuar fatkeqësitë natyrore në të ardhmen. Statistikat e përmbytjeve Rajoni i Ballkanit Perëndimor është i prirur për fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet janë një ngjarje e zakonshme. Cënueshmëria e lartë e rajonit në përmbytje po ashtu evi-dentohet edhe nga “Statistikat e Fatkeqësive”, të cilat thek-sojnë se përmbytjet janë një rrezik natyror me probabilitet të lartë në Ballkanin Perën-dimor. (PrevetionWeb Plat-form, UNISDR). Sipas zyrës së ndihmës së jashtme të fat-keqësive të SHBA, Shqipëria ka numrin më të lartë të fat-keqësive (9 fatkeqësi, të tipit të përmbytjeve) krahasuar me vendet e tjera në rajon për periudhën 1990-2011. Pse Shqipëria është e prirur të përmbytet?

Shpyllëzimi dhe mungesa e mbulimit të gjelbër nxisin përmbytjet e shpejta dre-jt zonave të ulëta. Një el-ement tjetër ka të bëjë me vendbanimet e paligjshme njerëzore pranë lumenjve. Gjithashtu infrastruktura hidrologjike si: pompat, argji-naturat dhe pengesat e përm-bytjeve janë të dobëta për kontrollimin e ujit në zonat e prirura nga përmbytja. Direktiva e BE-së për përm-bytjet Shqipëria, duke qenë kandi-date për anëtare në BE është e detyruar të përmbushë objek-tivat dhe të theksojë në këtë drejtim Direktivën e BE-së për përmbytjet. Në lidhje me Direktivën e Përmbytjeve, Shqipëria po përparon por megjithatë ende ka nevojë për shumë përpjekje për të plotë-suar direktivën (ishte planifi-kuar në 2014 dhe zbatimi i saj parashikohet në vitin 2023). Direktiva kërkon një ngritje institucionale dhe koordin-im të mire (lokal, rajonal dhe qendror). Në kuadër të kësaj direktive, Shqipëria është e detyruar të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur vlerësimin e riskut dhe rrezikun e përm-bytjeve si dhe hartëzimin e tyre. Përgatitja e Strategjive të Menaxhimit të Përmbytjeve dhe Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet është një çelës drejt zbatim-it të Direktivës. Gjithashtu

është i nevojshëm integrimi i aktiviteteve të menaxhimit të përmbytjeve në sektorë të tjerë si urbanizimi, bujqësia etj. “Rëndësi duhet t’i jepet sistemit të monitorimit të paralajmërimit të hershëm, evakuimeve emergjente dhe rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve se si të sillen në kushte të tilla atmosferike”. (BE, 2016) Përvoja hollandeze Tranzicioni drejt përmbushjes së Direktivës së Përmbytjeve të BE-së nuk është i lehtë edhe për vendet anëtare të BE-së. Megjithatë, Hollanda është e njohur botërisht për eksper-tizën e saj në parandalimin e përmbytjeve, përmes strate-gjive të ndryshme. Në Planin Kombëtar të Ujit të 2008, qeveria hollandeze paraqiti një qasje të re të quajtur Qasja e Sigurisë Multi Shtresore. Në këtë koncept janë tre shtresa kryesore: (i) Parandalimi i përmbytjes nga strukturat e mbrojtjes nga vërshimet; (ii) Qëndrueshmëria dhe planifikimi hapësinor; (iii) Menaxhimi i fatkeqësive. Kjo është një qasje e integru-ar që shkon përtej mbrojtjes nga përmbytjet. Shtresa e parë është më e orientuar drejt parandalimeve përmes infra-strukturës. Shqipëria duhet të marrë këtë qasje si një mod-el suksesi duke i dhënë më shumë theks shtresës së dytë dhe të tretë që janë më me kosto efektive.

Zhvillimet e planifikimit hapësinor, kanë të bëjnë me shtëpitë, se si ne mund t’i bëjmë ata të papërshkueshëm nga uji. Në këtë drejtim janë disa masa që duhet të merren në konsideratë si: (i) Ngrit-ja e shtëpisë për shembull, një ose dy metra mbi tokë. Ngritja siguron që shtëpitë janë më pak të ndjeshme ndaj përmbytjeve. Duke bërë këtë, thellësia e përmbytjes do të reduktohet. “Kati, fasada, muret dhe dritaret e shtëpisë janë rezistente ndaj ujit deri në një lartësi prej 0.9 metrash” (Hamer.T, 2015). Shtresa e tretë synon planet emergjente dhe evakuimet. Në Dordrecht (Hollandë), bashkia i infor-mon qytetarët për rrezikun e përmbytjes duke i dërguar atyre çdo vit një letër. Kjo tre-gon se si qyteti Dordrecht zba-ton komunikimin e rrezikut, duke ndjekur kështu detyrim-in e Direktivës së Përmbytjeve të BE-së, për të informuar qytetarët në zonat e prirura nga përmbytjet rreth rreziqeve nga përmbytjet. Shqipëria ka nevojë për më shumë përpjekje për të kryer: – Një plan gjithëpërfshirës për evakuimin (duke përfshirë planin e evakuimit për njerëzit dhe bagëtitë) – Planin e vazhdueshëm të komunikimit dhe planet për emergjencë – Duhet t’i jepet rëndësi infra-strukturës së gjelbër – Asistencë teknike / financia-re për shtëpitë që rrezikojnë të përmbyten – Investimi në masat mbro-jtëse ndaj ujit në zonat e pritu-ra për përmbytje Duke marrë këto masa, Shqipëria mund të rrisë elas-ticitetin në parandalimin e përmbytjeve. Burim informacioni: Insti-tuti i Menaxhimit Territorial dhe Mjedisit

Page 5: Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin

Gazeta e rrjetit ECIMProblematika

Porto-Romano, “bombë me sahat”

O rganizatat e Rrjetit ECIM kanë vizituar vendgrumbullimin e Durrësit, në Por-

to-Romano. Në foto duket qartë tymi nga djegia e mbetjeve të ndryshme që ndodhen në këtë vendgrumbullim, i cili është shumë pranë zonave të banuara. Një informacion lidhur me këtë situatë problematike do na e jap ekspertja e mjedisit Magdalena Cara. Si është gjendja në këtë zonë të Durrësit? Këtu ku jemi ne është vend-grumbullimi i mbetjeve ur-bane, të gjithë mbeturinave që hidhen në qytetin e Durrësit. Menaxhimi i këtyre mbetjeve është si mos më keq, ato digjen gjatë gjithë kohën, reja e tymit mbulon sipas drejtimit të erës pjesë të caktuara të qytetit. Këto mbeturina janë mikse, ka plas-

tika kështu që gazrat e djegies pritet të jenë toksike, të pasura me dioksina dhe furane, dihet që janë kancerogjene. Nuk shi-het asnjë lloj menaxhimi, nuk ka asnjë rrethim të fushës ose ndonjë roje që ta ruaj, ose ndon-jë kufizim të zonës, është kom-plet e lënë pas dore. Kjo zonë është fundi i rrugës Glaukia dhe këtu grumbullo-hen të gjitha mbeturinat e tjera,

p.sh: leshterikët e detit, pemët e kalbura, palmat etj. dhe lihen nën efektin e natyrës, të dekom-pozohen në dy anët e rrugës së asfaltuar. Ndotja këtu është shumë e madhe, aroma është shumë e rëndë. Cilat janë pasojat që këto problematika mund të sjel-lin në shëndetin e banorëve, meqenëse jemi shumë pranë zonave të banuara, siç është

dhe universiteti i Durrësit? Pasojat e para janë për mush-këritë, më pas për gjakun, toksikime të ndryshme që vijnë nga gazra toksike, nga tymrat mbytëse dhe toksik, apo alergji. Cilat janë institucionet përg-jegjëse? Bashkia e Durrësit ka deklaru-ar se situata në Porto Romano ka dal jashtë kompetencave të tyre për shkak të investimit të madh që duhet për këtë vend. Në vizitën e fundit kryeministri ka sugjeruar që këto mbetjeve të shkojnë në Tiranë. Pavarësisht se ka kaluar 6 muaj dhe nuk është bërë asgjë për ti rregulluar, përkundrazi ato vazhdojnë dig-jen çdo ditë. Sidomos kur pre-sioni atmosferik është i ulët jemi jashtëzakonisht të ekspozuar nga kjo situatë. Nuk janë të ekspo-zuar vetëm fëmijët por jemi të gjithë.

Mjedisi është i të gj i thëve, jo vetëm i shtet i t

J anë disa mjedise shqip-tare për të cilat ndotja është e i lirë. Ato janë mjediset nënujore në zo-

nat ku ndalojnë anijet, skafet dhe jahtet turistike. Këto pam-je tregojnë mbetjet e hedhura vetëm brenda këtij viti turistik në gjirin e Porto Palermos. Të njëjtat pamje janë në mjediset ujore të çdo pike turistike që u frekuentuan gjerësisht këtë vit nga turizmi detar. Nuk ka më peshq, korale apo bimë nënujore për të parë nga tur-istët me maska, por ka kanaçe alumini, shishe plastike dhe qese ambalazhi.

Fatkeqësisht këtë ndotje ins-pektorët e mjedisit nuk arrijnë ta identifikojnë dhe as ta kon-trollojnë. Publiku është i pain-formuar, politikat mjedisore e

kanë lënë pas dore mbrojtjen e mjediseve tona detare. Këto mbetje po krijojnë një bombë

me sahat për turizmin tonë detar. Por kemi dhe një problem. Ndodhin ndotje mjedisore që i shohim për ditë dhe anko-hemi për shtetin. Vërtet shteti dhe të zgjedhurit tanë apo dhe të emëruarit kanë marrë për-sipër të na e mbajnë, ruajnë e pastrojnë mjedisin dhe duhet tu kërkojmë llogari. Po ne? Jemi ne që ndotim. Jemi ne që mund të shikojmë dikë që flak mbetjet me qese nga dritarja (në mos e bëjmë dhe vetë) dhe kthejmë kokën nga ana tjetër.

Page 6: Ekosistemi i Komunikimit Informimit Mjedisor...vendi ynë mund të përballet me fatkeqë-si natyrore, përm-bytje ose zjarre. Sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin

Gazeta e rrjetit ECIM

Organizatat e rrjetit ECIM (Ekosistemi i Komunikimit-Informimit Mjedisor)

Rekomandime për mjedisinPërgatiti: Together For Life

Sipas një studimi të pub-likuar së fundmi nga “Qendra Respublica”, janë nxjerrë disa rekoman-

dime të cilat lidhen me çështjet mjedisore:

• Me qëllim përafrimin e leg-jislacionit shqiptar me acquis communautaire rekomandohen ndryshime legjislative për ta përafruar atë me Direktivën 2004/35/EC të Parlamentit Ev-ropian dhe të Këshillit, datë 21 prill 2004, “Për përgjegjësinë mjedisore në lidhje me paran-dalimin dhe riparimin e dëmeve në mjedis”.

• Rekomandohen ndryshime lig-jore në ligjin për gjykatat admin-istrative dhe/ ose legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit për të legjitimuar ngritjen e padive nga subjekte të interesuar/organizata që pretendojnë shfuqizimin e akteve administrative në rastin e mosrespektimit të të drejtës për njoftim dhe konsultim publik për çështjet e mjedisit.

• Rekomandohet përmirësi-mi, ose forcimi i kontrollit të zbatimit të VKM nr. 247, dt. 20.05.2014 “Për përcaktimin e rregullave të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”, me synim rritjen e përgjegjshmërisë së Agjencisë Kombëtare të Mje-disit, Ministrit të Mjedisit dhe organeve të pushtetit vendor në lidhje me transparencën dhe in-formimin e publikut mes faqeve të tyre të internetit për çështje që kanë lidhje me investime me impakt në mjedis.

• Rekomandohet që Ministri i Mjedisit të rregullojë mënyrën e caktimit të ekspertëve mjedis-orë, duke i ndarë ekspertët sipas

Stafi: Xhemal Mato: Drejtor Ekzekutiv; Alisa Peçi: Koordinatore projekti; Klara Leka: Gazetare

specializimit të tyre lidhur me komponentë të veçantë në fush-ën e mjedisit.

• Rekomandohet të përfshihen figura të reja të veprave pe-nale që cenojnë mjedisin dhe të forcohen politikat penale në mbrojtje të mjedisit.

• Rekomandohet që ligji nr. 9902/2009 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” të ndryshohet për të parashikuar qartë kompe-tencën e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve për dhënien e dëmshpërblimeve, si dhe që ky organ të marrë vendime për të gjithë kategorinë e prekur të konsumatorëve kur konstaton se shkelja shtrin efektet edhe te konsumatorët të tjerë që nuk kanë paraqitur ankesë. Në këtë ligj nevojitet të shtohet një dis-pozitë që sanksionon të drejtën e konsumatorëve për t’u ankuar në gjykatë ndaj vendimeve të Komi-sionit të Mbrojtjes së Konsuma-torit. Ligji nevojitet gjithashtu të përcaktojë procedura të qarta se kush legjitimohet në ngritjen e padive kur mbrojtjen e merr për-sipër shoqata e konsumatorëve, duke qartësuar kriteret që duhet të plotësojë një organizatë të ngrejë një padi të tillë. Ky është një rast i mirë që ligji të përfshi-

jë edhe parashikime specifike për mënyrën se si të tjerë kon-sumatorë të të dëmtuar mund të bëhen pjesë e padisë pasi është nisur çështja (duke thjeshtuar procedurën e ndërhyrjes krye-sore).

• Rekomandohet të merren masa për të trajnuar punonjësit

e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve pranë pushtetit vendor që të kuptojnë plotësisht rolin e kësaj agjencie dhe të bë-jnë transparente vendimmarrjen e këtij organi.

• Nevojitet më shumë mbështetje për aktivitetet që synojnë rrit-jen e ndërgjegjësimit të kon-sumatorëve për të drejtat e tyre (sigurinë, cilësinë, shëndetin, garancitë) dhe informimin mbi strukturat publike ku ato mund të kërkojnë realizimin e këtyre të drejtave.

• Nevojitet të rritet mbështetja dhe ngritja e kapaciteteve të or-ganizatave në formë shoqate (me anëtarësi) që veprojnë në fushën e mjedisit dhe konsumatorëve. Donatorët mund dhe duhet të mbështesin më shumë aktivitetet që synojnë ndjekjen e rrugëve administrative dhe gjyqësore për zgjidhjen e problematikave të caktuara.