vlerësimi i sistemit te tregut të shkathtësive ne aap te tregut ... dhe është vënë në punë...

47
EYE është projekti i Swiss Cooperation Office i zbatuar nga konsorciumi Helvetas Swiss Intercooperation dhe MDA Vlerësimi i Sistemit te Tregut të Shkathtësive ne AAP Perspektivat e punësimit për të rinjtë Prill 2016

Upload: truongtu

Post on 07-Jun-2018

231 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

EYE është projekti i Swiss Cooperation Office i zbatuar nga konsorciumi Helvetas Swiss Intercooperation dhe MDA

Vlerësimi i

Sistemit te Tregut

të Shkathtësive ne

AAP

Perspektivat e punësimit për

të rinjtë

Prill 2016

2

PËRMBAJTJA

Shkurtesat ................................................................ 4

Përmbledhje e Përgjithshme ................................................ 5

1. Rëndësia e sistemit të tregut .......................................... 7

2.Sistemet e tregut dhe kufizimet ......................................... 9

2.1 Struktura e Sistemit Themelor të Tregut ............................... 9

2.2 Funksionet dhe Rregullat Kyçe të Tregut .............................. 13 2.2.1 Funkcionet e tregut ............................................. 13 2.2.2 Rregullat e tregut .............................................. 17

2.3 Dinamikat dhe Performanca e Sistemit Themelor të Tregut .............. 17 2.3.1 Rregullat dhe përgjegjësitë ..................................... 17 2.3.2 Kapacitetet e sektorit privat ................................... 19 2.3.3 Të financuarit .................................................. 20 2.3.4 Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësit ........................... 20 2.3.5 Praktika profesionale ........................................... 20

2.4 Tregjet Kryesore të Ndërlidhura ...................................... 20 2.4.1 Tregu i punës ................................................... 20 2.4.2 Parashikimi i kërkesës së shkathtësive .......................... 21 2.4.3 Standardet Profesionale ......................................... 22

3. Akcionarët dhe interesat e tyre ....................................... 25

3.1 Akterët dhe akcionarët e tregut ...................................... 25

3.2 Kapacitetet, Stimulimet dhe Interesat e Akcionarëve .................. 26 3.2.1 Shkollat e mesme të larta AAP ................................... 26 3.2.1 Drejtoritë Komunale të Arsimit .................................. 27 3.2.3 Shoqatat e Biznesit dhe ato Profesionale Kapacitetet ........... 28

4. Gjendja aktuale dhe e ardhshme ........................................ 29

4.1 Matrica Kryesore e Qëndrueshmërisë së Gjendjes Aktuale ............... 29

4.2 Matrica Kryesore e Qëndrueshmërisë së Gjendjes së ardhshme ........... 31

Shtojca 1. ............................................................... 34

Shtojca 2. ............................................................... 37

Shtojca 3. ............................................................... 38

Shtojca 4. ............................................................... 40

Shtojca 5. ............................................................... 45

3

Autor: Strategy & Development Consulting

Ky vlerësim është përgatitur nga Konsulenca për Strategji & Zhvillim

(Strategy & Development Consulting) dhe është vënë në punë nga Projekti i

Zyres Zvicrane per Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC) “Rritja e Punësimit për

të rinj (EYE)”, i implementuar nga konsorciumi HSIK-HELVETAS Swiss

Intercooperation në Kosovë dhe MDA – Management and Development Associates.

Mospranim përgjegjësie

Opinionet e pasqyruara në këtë publikim jo domosdoshmërisht paraqesin

pikëpamjet e Zyres Zvicerane për Bashkëpunim.

4

Shkurtesat

UA Udhëzim Administrativ

AKK Asociacioni i Komunave të Kosovës

AAPRr Agjencioni për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur

BEEPS Anketa e Performancës së Ndërmarrjeve në Mjedisin e Biznesit

QeK Qendra e Kompetencës

KAAPRr Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur

SEKAAP Sistemi Evropian i Kredive për Arsim dhe Aftësim Profesional

SMEI Sistemi i Menaxhimit të Edukimit dhe i Informacionit

KEK Korniza Evropiane e Kualifikimeve

FET Fondacioni Evropian i Trajnimit

SNKA Standardet Ndërkombëtare për Klasifikim të Arsimit

IAAP Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional

RPV Rishikimi i Përbashkët Vjetor

ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës

OEK Oda Ekonomike e Kosovës

PSAK Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016

SITP Sistemi Informativ i Tregut të Punës

DKA/DKA’të Drejtoria/të Komunale e Arsimit

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

MLSË Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

KKK Korniza e Kurrikulës Kombëtare

AKK Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

KKKu Korniza Kombëtare e Kurrikulës

ZBEAAP

Zyra për Bashkëpunim Ekonomik me Arsimin dhe Aftësimin

Profesional

SP Standardet Profesionale

SHPP Shërbimet Publike për Punësim

ZHPM Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësit

AAP Arsimi dhe Aftësimi Profesional

KLAAP Këshilli Lokal i Arsimit dhe Aftësimit Profesional

5

Përmbledhje e Përgjithshme

Gjatë viteve të fundit sistemi arsimor në Kosovë ka kaluar përmes një procesi

të rëndësishëm reformues. Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së

kualifikimeve dhe kurrikulës, në fund të vitit 2008 Kosova miratoi Ligjin për

Kualifikimet Kombëtare, duke themeluar Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve

(AKK)i cili filloi së funksionuari në vitin 2009, si dhe Kornizën Kombëtare të

Kualifikimeve (KKK)që u miratua në vitin 2011. Për më tepër, është shtjelluar

një kornizë strategjike gjithëpërmbledhëse që përfshin të gjithë nënsektorët e

arsimit: Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK)2011-2016. Me përmirësimin

e koordinimit dhe rëndësisë së arsimit profesional, në tregun e punës është

përcaktuar objektivi i përgjithshëm i strategjisë. Në vitin 2011, Kosova

miratoi gjithashtu edhe Kornizën Kombëtare të Kurrikulës për Arsimin Para-

Universitar (KKKu)që përqendrohet në kompetencat e studentëve dhe rezultatet e

të nxënit. Në vitin 2013, Kosova miratoi Ligjin e ri për Arsim dhe Aftësim

Profesional, duke themeluar Agjencionin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe

për të Rritur (AAAPRr) dhe duke e ngarkuar me përgjegjësi të reja Këshillin për

Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur (KAAPRr)1.

Kjo periudhë tranzicioni nga një kurrikulë e bazuar në lëndë në një kurrikulë

të bazuar në kompetencë që më mirë ndërlidhet me tregun e punës, karakterizohet

më disa pengesa të cilat kufizojnë si kërkesën ashtu edhe sigurimin e sistemit

të tregut të shkathtësive, që në këtë rast përkufizohet si marrëdhënja midis

ofruesve të arsimit të mesëm të lartë profesional dhe punëdhënësve të sektorit

privat. Me shfrytëzimin e kornizës analitike të Zhvillimit të Sistemit të

Tregut2 dhe mjeteve të ndryshme hulumtuese- duke përfshirë burimet parësore, të

tilla si intervistat me akcionarë, grupet e fokusit me studentët AAP, bizneset

private dhe shoqatat, si dhe diskutimet në tryezë të rrumbullakët me drejtorët

e shkollave AAP prej Komunës së Prishtinës- këto pengesa janë vërejtur

kryesisht në funkcionet e tregut, siç është niveli i ulët i financimit të

sektorit AAP, komunikimi dhe bashkëpunimi i dobët institucional, mungesa e

mekanizmit formal për bashkëpunim me sektorin privat dhe mungesa e një sistemi

për parashikimin e kërkesave të tregut të punës, si dhe të rregullave të

tregut- të tilla si aktet e shumta ligjore që ndonjëherë janë edhe të

pështjelluara, të cilat rregullojnë sektorin arsimor e që ndikojnë në palën

ofruese.

Vlerësimi i Sistemit të Tregut të Shkathtësive AAP dhe i të dhënave relevante

që kanë të bëjnë me procesin zhvillimor të kurrikulës paraqiten në mënyrë

rrëfimore përmes një strukture logjike që fillon me informata të përgjithshme

rreth tregut themelor dhe vazhdon me ndërhyrjet specifike në tregjet e

ndërlidhura që mund të përmirësojnë performancën e sektorit. Në kapitullin e

parë, raporti vlerëson rëndësinë e përgjithshme të sektorit AAP për të rinjtë

në Kosovë. Në kapitullin e dytë, raporti shqyrton tregjet kryesore dhe

kufizimet duke filluar me funksionet dhe rregullat e tregut, dinamikat dhe

performancën e tregut themelor dhe tregjet e ndërlidhura. Në kapitullin e tretë

përkatësisht të katërt, raporti prezanton një analizë të hollësishme të

akcionarëve si dhe një matricë të përgjithshme që ka për qëllim shqyrtimin e

kombinimeve specifike të funksioneve dhe akterëve të tregut, të cilët janë të

domosdoshme për një sistem të tregut që të funksionojë më mirë në të ardhmen.

Në fund, në kapitullin e pestë, raporti propozon një strategji të përgjitshme

sektoriale dhe një sërë ndërhyrjesh specifike që do të mund ta përmirësonin

performancën e tregjeve të ndërlidhura dhe të cilat, si rrjedhojë, do të mund

të përmirësonin në përgjithësi performancën e sektorit të shkathtësive AAP.

1 Këshilli u themelua në vitin 2006 përmes Ligjit Nr. 02/L-42 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, UNMIK. Shkurt 2006 2 Udhëzimi operativ për qasjen M4P, edicioni i 2të, 2014, The Springfield Centre for DFID and SDC

6

Ndërhyrjet e mundshme që mund të kenë ndikim të dukshëm në adresimin e disa

prej kufizimeve të identifikuara në tregjet e ndërlidhura përfshijnë:

Krijimin e Këshillave Koordinuese Industriale Publike në nivel Komunal. Kjo

siguron që vendimet në lidhje me kurrikulën AAP të ndërmerren sa më shpejtë të

jetë e mundur dhe që akcionarët kryesor në nivel lokal të jenë të përfshirë në

proceset e vendim-marrjes.

Ngritjen e kapaciteteve të Sektorit të MASHT për AAP me qëllim të caktimit të

prioriteteve në fushën e zhvillimit të kurrikulës AAP. Me kapacitetet e

përforcuara Sektori AAP do të arrijë që të përcaktojë fushat strategjike të

prioritetit në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, në përputhshmëri me

prioritetet e punës dhe ato ekonomike të Kosovës, të sigurojë komunikimin dhe

bashkëpunimin e duhur institucional, të integrojë politikat dhe strategjitë

ekzistuese në nivel kombëtar dhe të krijojë sinergjitë midis nismave të

donatorëve.

Krijimin e mekanizmit për parashikimin e shkathtësive të tregut të punës në

nivel qendror. Kjo do t’i mundësojë MASHT’it që të planifikojë ofrimin e AAP në

pajtueshmëri me kërkesën e tregut të punës; institucionet AAP do të mund të

zhvillojnë dhe drejtojnë programet në mënyrë të efektshme; ndërsa studentët do

të arrijnë që të bëjnë zgjedhje më të vetëdijshme në karierë.

Ndërhyrjet e propozuara të tregut do të hapin rrugën drejt një kurrikule AAP që

është në përputhshmëri me kërkesën e shkathtësive në tregun e punës.

Megjithatë, nevojat e sistemit të arsimit profesional vazhdimisht ndryshojnë,

prandaj kurrikula AAP duhet të përditësohet dhe rishikohet në mënyrë periodike

bazuar në zhvillimet që ndodhin në industri. Për t’u siguruar që këto nevoja

janë të adresuara në periudhë afatgjatë, është e domosdoshme që Qeveria e

Kosovës të çojë deri në fund përkushtimin e saj për të përmirësuar cilësinë e

sektorit AAP, dhe të shpërndajë burime të mjaftueshme financiare si dhe të

identifikojë mënyrat inovative për të financuar zhvillimin e kurrikulës AAP në

përputhshmëri me nevojat e tregut të punës.

7

/ 1. Rëndësia e

sistemit të

tregut

Kapitali njerëzor është një ndër burimet kryesore të çdo vendi dhe lidhet

drejtpërdrejt me suksesin e politikave që synojnë për ta avancuar progresin

ekonomik dhe social. Posaçërisht në vendet në zhvillim, që janë duke e rritur

ngadalë pjesëmarrjen e tyre në ekonominë globale, kapitali njerëzor është një

faktor vendimtar për konkurrueshmëri. Dhënja e prioriteteve tek zhvillimi i

shkathtësive si një strategji për konkurrueshmëri dhe zhvillim mbetet një

çështje kryesore për qeveritë në mbarë botën 3 . Kështu, në vitet e fundit,

Qeveria e Kosovës, veçanërisht përmes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe

Teknologjisë (MASHT), ka ndërmarrë një sërë veprimesh drejt avancimit të

sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP).

Siç është vënë në pah në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (PSAK) 2011-

2016 4 , si dhe prej disa raporteve të BE’së 5 , ekziston nevoja që politikat

sektoriale të fokusohen në përputhshmërinë e sistemit arsimor në mënyrë që ky

sistem të reagojë më mirë ndaj tregut të punës. Për ta arritur këtë objektiv,

ekziston nevoja që të përditësohet kurrikula AAP bazuar në kërkesat e tregut

duke e adresuar mungesën ekzistuese ndërmjet industrisë dhe ofruesve të arsimit

profesional. Deri më tani është arritur shumë pak progres drejt lidhjes së

sektorit të arsimit me atë privat. Rishikimi i Përbashkët Vjetor (RPV)6 i PSAK

thotë se lidhja e arsimit profesional me tregun e punës mbetet një sfidë që

kërkon trajtim të menjëhershëm.

3 Torino Process 2014 - A cross-country report, ETF, April, 2015, fq.2 4 Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,

fq.86 5 Raporti për Kosovën 2014 & 2015, Komisioni Evropian 6 Rishikimi i Përbashkët Vjetor dhe Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016, Ministria e

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, 2015

8

Kosova përballet me një shkallë të lartë të papunësisë , që në vitin 2014

arriti në 35.3% 7 , madje krahasuar me shtetet tjera të Ballkanit Perendimor,

ndërsa situata është edhe më e rëndë në mesin e të rinjve. Në vitin 2014,

papunësia e të rinjve u rrit në 61.0% prej 55.9% sa ishte në vitin 2013.

Papunësia është më e lartë në mesin e grave të reja (71.7%)se sa burrave të

rinj (56.2%). Për më tepër, pothuajse një e treta (30.2%) e personave të moshës

15 deri 24 vjeçare të Kosovës nuk janë as të punësuar, as në shkollim e as në

trajnim (NEET).

Arsimi profesional është një ndër nën-sektorët më të rëndësishëm që ua siguron

studentëve shkathtësitë, njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për tregun e

punës. Afërsisht gjysma e studentëve në arsimin e mesëm të lartë ne Kosovë janë

të regjistruar në njërin prej profilëve të disponueshëm AAP: 51% e studentëve

në AAP përballë 49% të studentëve në arsimin e mesëm të lartë- të

përgjithshëm8.

Megjithatë, joshja nga AAP është shumë e vogël midis studentëve, ndërsa

regjistrimi në AAP nga shumica prej tyre konsiderohet si një opcion i dytë pas

dështimit për t’u regjistruar nëpër shkollat e mesme të përgjithshme.

Megjithëse deri më tani nuk është kryer ndonjë analizë gjithëpërmbledhëse e

nevojave të shkathtësive në Kosovë, një sërë dokumentesh strategjike dhe

raportesh vendore, si dhe bazuar në grupet e fokusit dhe intervistat e

zhvilluara për qëllimin e këtij vlerësimi, tregojnë se aktualisht AAP nuk është

në gjendje t’u ofrojë studentëve shkathtësi relevante për shkak të

mospërshtatjes midis kurrikulës AAP dhe tregut të punës. Përveç kësaj,

Rishikimi i Përbashkët Vjetor (RPV) dhe PSAK gjithashtu kanë hasur në

mospërputhje të konsiderueshme, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë

komunal, në mes të kërkesave të tregut të punës dhe numrit të studentëve të

regjistruar në profilet e kërkuara. Për disa profile të caktuara, numri i

studentëve është më i lartë se sa kapaciteti i përvetësimit të tregut të punës,

ndërsa profilet tjera janë më pak joshëse për studentët, pavarësisht kërkesës

së lartë të tregut.

7 Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore të Kosovës 2014, ASK, Maj 2015 8 Statistikat e Arsimit në Kosovë 2014/2015 Arsimi para-universitar, MASHT, Maj 2015

9

// 2.Sistemet e

tregut dhe

kufizimet

2.1 Struktura e Sistemit Themelor të

Tregut Sektori AAP në Kosovë përfshin ofruesit e shkollës së mesme të lartë AAP,

ofruesit e AAP për të rritur, si dhe ofruesit privat të AAP, OJQ’të dhe

institucionet publike. Për qëllim të këtij vlerësimi, hulumtimi do të

përqendrohet tek ofruesit e shkollës së mesme të lartë AAP që veprojnë në

kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Pas përfundimit të arsimit dhe aftësimit profesional, studentët i plotësojnë

kushtet për të avancuar në arsim post-sekondar profesional, arsim të lartë apo

të hyjnë në tregun e punës 9 . Sektori privat përbënë më shumë se 70% të

punësimit të përgjithshëm në Kosovë10.

9 Për detaje të mëtutjeshme referohuni Shtojcës 2 – Nivelet e Kualifikimeve të sistemit AAP në

Kosovë 10 Kalkulime vetanake bazuar nga të dhënat e Raportit Vjetor të Buxhetit Financiar dhe Anketës së

Fuqisë Punëtore

10

Figura 1 Drejtimet në Arsimin dhe Aftësimin Profesional

Ofruesit AAP

Në Kosovë ka përafërsisht 60 shkolla të mesme të larta profesionale, me

shumicën e shkollave AAP që ndodhen në komunat e Prishtinës (8), Gjilanit (5),

Gjakovës (5), Pejës (5), Mitrovicës (5), Prizrenit (4) dhe Ferizajit (4).

Komunat tjera kanë ose një ose dy shkolla AAP. Si pjesë e sistemit formal të

shkollave AAP, në Kosovë poashtu ekzistojnë 4 Qendra të Kompetencës (QtK) që

ofrojnë AAP fillestar dhe të mëtutjeshëm për të rinjtë dhe të rriturit.

Sektori formal i AAP përfshin gjashtë drejtime të shkollave profesionale 11 :

Bujqësi; Teknikë (elektro-teknologji, inxhinieri, ndërtimtari, dizajn grafik,

komunikim), Shëndetësi; Ekonomi dhe administrim; Kimi-teknologji dhe Art. Nuk

ka të dhëna zyrtare sa i përket numrit të profileve që ofrohen nga sektori AAP,

mirëpo llogaritet të jenë diku 140 profile 12. Programet AAP përbëhen prej tri

pjesëve: (1) pjesa e përgjithshme teorike; (2) pjesa profesionale teorike; dhe

(3) modulet e praktikave profesionale. Në vitin 2014, më shumë se 40,000

studentë u regjistruan në AAP’të e mesme të larta.

Sektori privat

Sektori privat në Kosovë mbizotërohet prej sipërmarrësve vetanak dhe

sipërmarrjeve të vogla. Këto dy kategori përbëjne 95% të të gjitha bizneseve

private në Kosovë dhe plotësojnë 45% të të gjitha punësimeve formale 13 .

Pavarësisht rëndësisë së tyre si gjeneratorë të punës, MNVM’të në Kosovë

vazhdojnë të përballen me barriera në mjedisin biznesor. Në BEEPS (Anketa e

Performancës së Ndërmarrjeve në Mjedisin e Biznesit) V14, tri pengesat kryesore

në mjedisin biznesor të identifikuara nga firmat Kosovare janë: praktikat e

konkurrentëve në sektorin joformal; çështjet rreth energjisë elektrike dhe

korrupcioni.

Sa i përket punësimit, prodhimi, tregtia, arsimi dhe ndërtimtaria përbëjnë gati

gjysmën e gjithë punësimit në vitin 2014 15 . Megjithatë, në aspektin e PBB

(Prodhimi i Brendshëm Bruto), tregtia, bujqësia, prodhimi, veprimtaritë e

pasurisë së patundshme dhe ndërtimtaria kanë pasur kontributin më të lartë të

PBB’së në vitin 2014.

11 Korniza Kurrikulare për Arsimin Para-Universitar në Republikën e Kosovës, MASHT 2011, fq.40

12 Raporti i referencës 2014 iKKKu’së në Kosovë tregon 90 profile, ndërsa të dhënat anekdotike të

MASHT sugjerojnë për 141 profile 13 Raportet rreth NVM’ve në Kosovë, KOSME, 2014, fq.4

14 Anketa e Performancës së Ndërmarrjeve në Mjedisin e Biznesit (BEEPS) përballë Profilit Vendor,

EBRD, 2014 15 Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore në Kosovë, ASK, Maj 2015 & Prodhimi i Brendshëm

Bruto(2008 – 2014), ASK

11

Punësimi sipas veprimtarisë

ekonomike në vitin 2014

% Kontributi i PBB’së sipas veprimtarisë

ekonomike në vitin 2014

%

Tregtia 14.4% Tregtia me shumicë dhe pakicë 12.4%

Prodhimi 13.8% Bujqësia 11.9%

Arsimi 11.9% Prodhimi 10.3%

Ndërtimtaria 10.9% Pasuria e patundshme 9.0%

Shëndetësia 7.2% Ndërtimtaria 6.0%

Tabela 1 Punësimi dhe kontributi i PBB’së në sektorët ekonomik të Kosovës

Struktura aktuale e sektorit privat, së bashku me modelin specifik të

zhvillimit ekonomik të Kosovës, s’mund të krijojë vende të mjaftueshme pune për

të përvetësuar kandidatë të rinj. Përveç kësaj, shumica e të rinjve Kosovar nuk

posedojnë shkathtësitë e duhura për vendet e punës që janë në dispozicion.

Strategjia Sektoriale e Kosovës 16 vlerëson se për çdo vit gjenerohen rreth

15,000 vende pune, ndërsa 20,000 të rinj plasohen në tregun e punës.

Punëdhënësit nuk janë të kënaqur me cilësinë e të diplomuarve dhe nuk janë të

vullnetshëm që t’i angazhojnë ata. Të diplomuarit ankohen për

papërshtatshmërinë e trajnimeve nëpër shkolla dhe vështirësisë për të gjetur

një punë të kënaqshme për specializimet e tyre.

Pavarësisht kornizës ligjore që krijon mekanizmat dhe mundëson bashkëpunimin

midis shkollave AAP dhe sektorit privat, aktualisht ka shumë pak, mos të thuhet

aspak ndërveprim. Lidhja ndërmjet dy palëve deri më tani ka qenë e kufizuar për

veprimet e nxitura prej donatorëve për t’i siguruar shkollat me pajisje të

avancuara teknologjike dhe trajnime të specializuara për instruktorët AAP, si

dhe për marrëveshjet e MASHT të bashkëpunimit me biznese për të nxitur

punësimin e të diplomuarve nga shkollat AAP si praktikantë apo punonjës të

rregullt.

Shumë raporte që analizojnë sistemet AAP përgjatë BE’së kanë arritur në

përfundim se ‘mungesa e përputhjes së kurrikulës mund të jetë një ndër pengesat

kryesore për arsimin e harmonizuar dhe ofrimin e trajnimit për nevojat e

nxënësve dhe kërkesave të tregut të punës 17 . Përfshirja e sektorit privat në

zhvillimin e kurrikulës është vendimtare për të siguruar rëndësinë dhe cilësinë

e arsimit dhe aftësimit profesional.

16 Strategjia Sektoriale e Kosovës 2009-2013, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale,2009

17 Trajtimet e rezultateve të të nxënit në kurrikulën AAP, Një analizë krahasuese e nëntë vendeve

Evropiane, Qendrës Evropiane për Zhvilimin e Aftësimit Profesional, 2010

12

Figura 2 Diagrami i Sistemit të Tregut të Shkathtësive AAP

13

2.2 Funksionet dhe Rregullat Kyçe të

Tregut

Sistemi arsimor në Kosovë së fundi ka kaluar përmes një procesi të rëndësishëm

reformues, gjatë së cilit u zhvillua Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë

(PSAK) 2011-2016, një kornizë strategjike gjithëpërfshirëse që përfshin të

gjithë nën-sektorët arsimor, duke përfshirë arsimin dhe aftësimin profesional.

2.2.1 Funkcionet e tregut

Zhvillimi i kurrikulës

Përshtatja e kërkesës dhe ofrimit të tregut të shkathtësive transformohet në

kurrikulën zhvilluese në përputhshmëri me kërkesat e tregut të punës. Sipas

legjislacionit ekzistues, përgjegjësia për zhvillimin e kurrikulës AAP në

përputhshmëri me kërkesat e tregut të punës është e ndarë midis akcionarëve

qendror dhe atyre lokal. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK)ka për qëllim

që të sigurojë se kualifikimet e ofruara prej ofruesve AAP janë relevante për

punësim dhe se ato plotësojnë kërkesat e nxënësve dhe të industrisë. Autoriteti

Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), i cili drejton KKK’në, është përgjegjës për

verifikimin dhe miratimin e kualifikimeve për përfshirjen në KKK, si dhe për

akreditimin e institucioneve AAP për të ofruar kualifikime. 18 Deri më tani

AKK’ja ka akredituar rreth 28 institucione për të ofruar 12 kualifikime të

aprovuara KKK. 19 Procesi për validimin e kualifikimit mund të bëhet ose në të

njejtën kohë si një proces për akreditimin e institucionit, ose si një proces i

veçantë, dhe s’do të duhej të tejkalonte 6 muaj duke filluar prej datës së

aplikimit.

Procedurat e AKK për validimin e kualifikimeve

Faza 1 Institucioni aplikues paraqet aplikacionin e kompletuar në AKK.

Aplikacioni përfshin arsyetimin e detajuar për kualifikim si dhe

dokumente tjera mbështetëse

Faza 2 Paneli prej ekspertëve të pavarur, të mbështetur nga zyrtari i

AKK, vlerëson aplikacionin. Draft-raporti i rekomandimeve dërgohet

tek aplikuesi nga AKK për të ofruar komente dhe shpjegime shtesë

Faza 3 Raporti i ekpertëve së bashku me shpjegimet, rekomandimet dhe

komentet e bëra nga aplikuesi dërgohet tek Këshilli Drejtues

(KD)20 i AKK. KD merr vendim për validimin me shumicën e votave

Faza 4 Pas miratimit, kualifikimi përfshihet në AKK dhe bëhet publik.

Procedura e AKK për akreditimin e institucionit

Faza 1 Institucioni pranon udhëzimin dhe informacionin prej AKK dhe

paraqet: formën e aplikacionit, raportin e vetë-vlerësimit dhe

dokumentet tjera mbështetëse

Faza 2 AKK zgjedh një ekip të ekspertëve të pavarur për të kryer

vlerësimin. Ekipi i ekspertëve vlerëson dokumentet e aplikimit,

viziton institucionin e aplikuesit, përpilon raportin, bënë

rekomandimet dhe e dërgon raportin tek AKK

18 Udhëzimi Administrativ 35/2014 mbi Kriteret dhe procedurat për validimin dhe miratimin e

kualifikimit dhe akreditimit kombëtar të institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë 19

Lista komplete e ofruesve të akredituar AAP publikohet në web-faqen e AKK: http://akk-

ks.net/en/nqf/providers-qualifications-accredited-in-nqf 20 Këshilli Drejtues i AKK, si një bord drejtues, përbëhet prej 13 anëtarëve që përfaqësojnë

ministritë, organizatat partnere shoqërore dhe universitetet publike (Ligji Nr. 03/L-060 për

Kualifikimet Kombëtare, Neni 8 – Anëtarësia e AKK)

14

Faza 3 AKK e dërgon raportin tek institucioni i aplikuesit për të ofruar

komente dhe shpjegime shtesë në raport. Raporti i ekspertëve së

bashku me shpjegimet, rekomandimet dhe komentet e bëra nga

aplikuesi dërgohet tek KD i AKK’së. KD merr vendimin për validim

me shumicën e votave

Faza 4 AKK publikon vendimin final dhe lëshon dokumentacionin që

konfirmon statusin e institucionit

Shkollat e mesme të larta AAP nuk përfshihen në procesin e validimit dhe

akreditimit të AKK’së. Intervistat dhe grupet e fokusit të organizuara për

qëllimin e këtij vlerësimi kanë vënë në dukje se procesi për paraqitjen e

profileve/kualifikimeve të reja në shkollat e mesme të larta AAP karakterizohet

më një shkallë të lartë të informalitetit dhe nuk ka baza ligjore në formë të

një udhëzimi administrativ apo rregulloreje të brendshme.

Procesi për shtjellimin e kurrikulës së re në shkollat e mesme të larta AAP

është i nxitur prej furnizimit/ofrimit dhe nuk ka të bëjë me kërkesat e tregut

të punës. Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) në përgjithësi refuzojnë që të

miratojnë profilet, të cilët do të kërkonin mësimdhënës të rinj, në mënyrë që

ta heqin barrën e pagave shtesë që paguhen prej buxhetit komunal. Prandaj,

vendimi i DKA për të pranuar apo refuzuar një kërkesë merret duke u bazuar në

disponueshmërinë e mësimdhënësve, ndërsa profilet/kualifikimet e reja të

prezantuara prej shkollave përshtaten për t’iu përgjigjur profileve të

mësimdhënësve ekzistues.

Procesi i prezantimit të profileve të reja në shkollat e mesme të larta AAP

1 Shkolla AAP pranon kërkesën për një profil të ri nga përfaqësuesit e

tregut të punës- pronarët e biznesit/përfaqësuesit e sektorit

kontaktojnë direkt dhe në mënyrë informale me drejtorët e shkollës AAP

2 Shkolla ia paraqet Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) një kërkesë

për miratimin e profilit të ri. Kërkesa është në formë të projekt-

propozimit, me një justifikim për profilin e ri (kërkesa nga bizneset)

dhe shtjellim të mundësive nëpër shkolla (mësimdhënësit,pajisjet,etj.)

3 Pas miratimit të DKA’së, shkolla AAP përgatit kërkesën zyrtare tek

MASHT

4 DKA’ja paraqet kërkesën tek Sekretari i Përhershëm (SP) i MASHT për

verifikim dhe miratim. Kërkesa duhet të përfshijë Marrëveshjet e

Bashkëpunimit me Bizneset duke konstatuar që ata do të nxisin

punësimin e të diplomuarve nga shkollat AAP si praktikantë apo

punonjës të rregullt.

Shënim: Në disa raste, shkollat AAP shmangin DKA’në dhe i dërgojnë

kërkesat e tyre menjëherë tek MASHT

5 SP i MASHT ia delegon punën Departamentit të AAP

6 Departamenti AAP në MASHT themelon një grup punues për të zhvilluar

Kurrikulën Kornizë për profilin e ri

7 Kurrikula Kornizë dërgohet në shkollë për implementim

8 Shkolla AAP zhvillon programet mësimore për profilin e ri dhe

implementon kurrikulën

Nuk ka ndonjë strukturë specifike apo shabllon të Marrëveshjeve Biznesore që

shkollat duhet t’ia paraqesin MASHT’it. Kërkesa për profilet e reja vjen ose

nga bizneset private ose nga akcionarët publik (p.sh. në raste të Shkollave të

Mjekësisë kërkesat pranohen prej Spitaleve Publike). Një drejtor i shkollës ka

treguar se për aprovimin e një profili të ri nga MASHT, ai është dashur të

prezantonte një Marrëveshje Bashkëpunimi me 20 biznese. Procesi i rishqyrtimit

15

të kurrikulës realizohet në nivel shkolle me vendimin e bordit dhe nuk kërkon

miratimin e MASHT.

Financimi

Financimi i sektorit AAP konsiderohet si një çështje e ndjeshme që kërkon

vëmendje të menjëhershme, posaçërisht prej autoriteteve qendrore. Arsimi dhe

aftësimi profesional nuk përfiton nga një linjë e veçantë buxhetore në buxhetin

e përgjithshëm të Kosovës. Për më tepër, në kuadër të organizimit të brendshëm

të MASHT, arsimi profesional është një departament përbrenda Departamentit për

Arsim Para-Universitar. Buxheti i shkollave administrohet nga komunat,

përfshirë këtu shkollat e mesme të larta AAP dhe sigurohet kryesisht prej

grantit për arsim të ndarë nëpër komuna nga Qeveria e Kosovës (përafërsisht

80%), bazuar në një formulë specifike të financimit.

Arsimi profesional shkakton kosto më të lartë për njësi krahasuar me arsimin e

përgjithshëm. Vlerësohet se kostot e AAP krahasuar me arsimin e përgjithshëm

janë 2 deri 3 herë më të larta21. Formula aktuale e aplikuar për financim dhuron

rreth 24 Euro për student në një shkollë profesionale dhe është e njejtë për

secilin profil, pavarësisht nevojave të profileve të ndryshme. Shtjellimi i

kurrikulës për AAP’në e mesme të lartë aktualisht financohet prej Ministrisë së

Arsimit, përmes departamentit të saj AAP. Buxheti i vitit 2016 i ndarë nga

MASHT për Shtjellimin e Kurrikulës në gjithë arsimin para-universitar ishte

rreth 200,000 euro, një shumë e njejtë me atë të vitit paraprak. Përkundrazi,

buxheti i parashikuar nga PSAK për periudhën 2011-2016 për veprimtaritë që kanë

të bëjnë vetëm me Kornizën e Re të Kurrikulës ishte llogaritur të jetë rreth 10

milion euro në vit22.

Shtjellimi dhe ofrimi i kurrikulës kërkon inpute relativisht të mëdha

financiare. Kjo barrë do të duhej të ndahej nga Qeveria dhe nga të gjithë

partnerët tjerë social. Fondet do të duhej të ndaheshin për të siguruar

kapacitet adekuat vendor në aspektin e zhvilluesve të trajnuar dhe të motivuar

të kurrikulës, pajisjeve të përshtatshme dhe materialeve udhëzuese.

Sigurimi i Cilësisë

Për t’u përfshirë në KKK, kualifikimi AAP duhet të bazohet në një Standard

Profesional. Standardet profesionale ofrojnë një përshkrim të rezultateve të

punës, njohuri dhe shkathtësi relevante për profesionin 23 . Standardet

profesionale mund të shtjellohen nga çdo palë e interesuar, verifikohen nga AKK

dhe miratohen nga KAAPRr.

Shkollat AAP janë përgjegjëse për të përgatitur raportet vjetore vetë-

vlerësuese sipas kriterit të caktuar nga AKK, ndërsa Koordinatorët për Sigurim

të Cilësisë duhet të paracaktohen në secilin institucion. Momentalisht, jo të

gjitha shkollat e kanë plotësuar këtë pozitë, ndërsa disa Koordinatorë SC akoma

janë duke u trajnuar. Inspekcioni nga jashtë drejtohet nga Inspektorati i

Arsimit të MASHT.

Përkundër hapave të rëndësishëm që janë marrë për ta ngritur kualitetin në

sektorin AAP, RPV 2015 e PSAK konstaton se cilësia e AAP është ende largë nga

të qenit e kënaqshme. Raporti aludon në rezultatet e provimit të Maturës 2015-

ku vetëm 31% të studentëve AAP dolën të suksesshëm dhe në faktin se shkollat

publike AAP ende nuk janë të përfshira në procesin e validimit dhe akreditimit

të AKK’së.

21 Financimi i Arsimit Teknik dhe Profesional: Modalitetet dhe Eksperiencat, UNESCO, 1996,fq. 5

22 Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016, MASHT, 2011, fq. 83

23 Korniza Kombëtare e Kurrikulës, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, 2011, fq.71

16

Shkathtësitë dhe kapacitetet e mësimdhënësve AAP

Shkathtësitë dhe kapacitetet e mësimdhënësve luajnë një rol të rëndësishëm në

përcaktimin e realizimeve të studentëve. Në Kosovë, raportet e komunitetit të

donatorëve tregojnë se mësimdhënësit aktualisht nuk punojnë në një nivel të

kënaqshëm. Shumica e mësimdhënësve AAP kanë nevojë për zhvillim shtesë në një

apo më shumë fusha të trajnimit: (1) Trajnim pedagogjik (para-shërbim dhe

shërbim gjatë aktivitetit); (2) Trajnim praktik për lëndën specifike të AAP;

dhe (3) Trajnimi për implementimin e Kornizës Kombëtare të Kurrikulës.

Departamenti i Trajnimit të Mësimdhënësve në MASHT përfshin të gjitha fushat e

trajnimit të mësimdhënësve, duke përfshirë edhe trajnimin e mësimdhënësve të

AAP. Shkollat AAP janë të detyruara që të kryejnë vlerësime vjetore të

kërkesave profesionale të mësimdhënësve dhe të vendosin se cilët mësimdhënës do

të duhej të merrnin pjesë në programe të caktuara. MASHT miraton planet e ZHPM

(Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësit), kryen përzgjedhjen e ofrusve të

trajnimit dhe fasiliton qasjen e mësimdhënësve në trajnime. DKA’të janë

përgjegjëse për të siguruar dhe mbështetur shkollat në implementimin e

programeve ZHPM. Programet Trajnuese të Mësimdhënësve ofrohen nga MASHT, OJQ’të

dhe donatorët, mirëpo deri më tani janë të përqendruara në kompetenca të

përgjithshme. Mësimdhënësit AAP kanë kërkesa të veçanta dhe kanë nevojë për

trajnim praktik që duhet të jetë në përputhje më kërkesat aktuale të

industrisë.

Informacioni dhe Njohuria

Zhvillimi i politikave në sektorin e arsimit në Kosovë karakterizohet nga qasja

lartë-poshtë (top-down) dhe ajo qendrore dhe zakonisht drejtohet nga ekspertët

dhe këshilltarët, kryesisht me mbështetjen e donatorëve24. Tryeza e rrumbullakët

me Drejtorët e AAP nxorri në pah se ata nuk ishin këshilluar për procesin e

reformave arsimore. Përveç kësaj, ata aluduan në mungesën e mekanizmit të

formalizuar dhe të institucionalizuar për bashkëpunim midis shkollave AAP,

DKA’të dhe MASHT. Drejtorët e shkollave gjithashtu kritikuan procesin aktual të

shtjellimit të kurrikulës dhe njoftuan se grupet punuese të themeluara nga

Divizioni i AAP zakonisht përbëhen prej mësimdhënësve të universitetit të cilët

nuk kanë përvojë të mësimdhënjes në nivel të mesëm të lartë, e as në pjesën

praktike të kurrikulës.

Pjesëmarrja private në sektor është vendimtare për të siguruar që ofrimi i AAP

të jetë i nxitur nga kërkesa. Në Kosovë ekzistojnë një sërë organizatash të

anëtarësuara për profesione të ndryshme apo sektorë të biznesit. Shoqatat

kryesuese të biznesit në Kosovë janë Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Aleanca

Kosovare e Biznesit (AKB), që përfshijnë disa shoqata të sektorit specifik

profesional dhe biznesor.

Infrastruktura

Komunat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e premisave dhe

pajisjeve të institucioneve arsimore dhe trajnuese. Aktualisht investimet në

infrastrukturën, pajisjet dhe punëtoritë e shkollave janë të kufizuara për

shkak të mungesës së resurseve financiare. Përshtatja e formulës financuese në

pajtueshmëri me nevojat e secilit profil AAP 25 mund të ndihmojë lehtësimin e

çështjes në një të ardhme të afërt. Deri më tani, nuk është kryer ndonjë

vlerësim gjithëpërmbledhës për të vlerësuar nevojat teknike dhe

infrastrukturale të shkollavë AAP në Kosovë.

24 Torino Process Kosovo, ETF, 2010, fq. 22

25 P.sh. profilet e ndërtimtarisë kanë kërkesa tjera për trajnim praktik krahasuar me ato të

profileve të ekonomisë

17

2.2.2 Rregullat e tregut

Ligjet dhe aktet nënligjore

Shumica e ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë funkcionimin e sektorit

AAP janë miratuar gjatë 2 deri 3 viteve të fundit dhe si të tilla zbatimi i

tyre akoma është një sfidë. Ligjet kryesore të zbatueshme për sektorin AAP

janë:

- Ligji Nr.04/L –032 - 2011 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës

- Ligji Nr. 04/L-138 - 2013 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional

- Ligji Nr. 03/L-068 - 2008 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës

- Ligji Nr. 03/L-60 për Kualifikimet Kombëtare

Këto ligje plotësohen nga një sërë aktesh nënligjore që rregullojnë fushat

specifike të sektorit AAP siç janë funkcionimi i IAAP, AAPRr, KAAPRr, zhvillimi

profesional i mësimdhënësve, standardet profesionale, kualifikimet kombëtare

dhe akreditimi i institucioneve, sigurimi i cilësisë dhe financimi.

Dokumentet strategjike

Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 është përkushtimi më i fundit i

Qeverisë për të përmirësuar lidhjen midis shkathtësive të fituara në arsim dhe

kërkesave të tregut të punës. Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë (PSAK) 2011-

2016 është dokumenti gjithëpërmbledhës për avancimin e arsimit në Kosovë.

Strategjia e Komunikimit për Sektorin e Arsimit 2013 ka për qëllim që të

përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin e akcionarëve për implementimin e

procesit reformues.

Normat dhe trendet sociale

Shkollat profesionale në Kosovë vuajnë prej një imazhi të keq, ndërsa të rinjtë

joshen shumë pak nga to. Si politikbërësit ashtu edhe praktikuesit pohojnë se

regjistrimi në AAP është një opcion dytësor pas dështimit për t’u regjistruar

në shkollat e mesme të larta (gjimnazi) 26. Të dhënat anekdotike sugjerojnë që

sistemi AAP është i ndarë sipas gjinisë, që do të thotë se studentët kanë

prirje që të vazhdojnë mënyrat tradicionale të qasjes: meshkujt regjistrohen në

fushat e teknologjisë, ndërsa femrat në profilet sociale, shëndetësore dhe

administrative.

2.3 Dinamikat dhe Performanca e

Sistemit Themelor të Tregut

2.3.1 Rregullat dhe përgjegjësitë

Korniza aktuale ligjore u jep funksione dhe përgjegjësi të shumta një numri të

akcionarëve në nivel qendror dhe lokal. Përforcimi i autonomisë financiare dhe

operative në nivel shkolle është pjesë e procesit të përgjithshëm të

decentralizimit. Megjithëse transferimi i përgjegjësive prej MASHT në komuna

është arritur në një shkallë të caktuar, akoma ekzistojnë sfidat për t’u

tejkaluar derisa Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) do të

jenë në gjendje që të arrijnë autonominë e plotë. Reforma arsimore së bashku me

decentralizimin e përgjithshëm po dëshmohet të jetë një proces i gjatë dhe i

vështirë. Në të vërtetë, shumë prej funksioneve që do të duhej të kryheshin nga

organet relevante publike sipas ligjit, aktualisht janë duke u injoruar. Në

26 Planifikimi i politikave dhe praktikave arsimore të AAP, Raporti i Vendit: Kosovë, ETF, 2013

18

veçanti, shtjellimi i kurrikulës, sigurimi i cilësisë dhe zhvillimi profesional

i mësimdhënësit janë aspektet kryesore që duhet të trajtohen në nivel lokal nga

DKA’të në bashkëpunim me IAAP.

Për më tepër, siç është theksuar në Strategjinë e Komunikimit për Sektorin e

Arsimit, komunikimi dhe koordinimi i brendshëm midis institucioneve në kuadër

të sektorit, si dhe komunikimi me akcionarët tjerë dhe publikun mbetet akoma

një problem.

19

Figura 3 Planifikimi i akcionarëve publik të AAP në Kosovë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) do të duhej të kryente analiza

të kërkesave të tregut të punës dhe të mbështeste Ministrinë e Arsimit,

Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në planifikimin e arsimit dhe aftësimit

profesional27. AAPRr është përgjegjëse për të institucionalizuar pjesëmarrjen e

sektorit privat dhe partnerëve social 28 . Për më tepër, Këshillat Drejtues të

IAAP do të duhej gjithashtu që të grumbullonin informata rreth kërkesave

aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës.

Zyra për Bashkëpunim Ekonomik me Arsimin dhe Aftësimin Profesional (ZBEAAP) do

të duhej të koordinonte bashkëpunimin midis sektorit publik dhe sektorit privat

rreth të gjitha çështjeve të AAP. Megjithatë, Zyra nuk ekziston dhe akoma nuk

është rregulluar me një akt nënligjor. Momentalisht përgjegjësia për sigurimin

e pjesëmarrjes së sektorit privat në AAP nuk është duke u marrë përsipër nga

ndonjë prej organeve ekzistuese. Edhe pse Ligji për AAP kërkon që kurrikula e

AAP të shtjellohet në përputhshmëri me kërkesat e tregut dhe me përfshirjen e

parterëve social, nuk ka ndonjë evidencë për të sugjeruar që kërkesat e tregut

të punës shfrytëzohen për t’i reformuar profilet në arsim profesional.

2.3.2 Kapacitetet e sektorit privat

Sektori privat në Kosovë dominohet prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

(NVM’të), të cilat janë duke luftuar për të konkurruar në mjedisin biznesor i

cili influencohet nga një qasje e kufizuar në financa dhe ekonomi informale.

Gjatë grupeve të fokusit me bizneset private dhe shoqatat, të gjithë

pjesëmarrësit shprehën interesin e tyre për të marrë përsipër një rol aktiv në

sistemin AAP. Megjithatë, koha, burimet financiare dhe njerëzore të tyre janë

të kufizuara. Komunat, me mbështetjen e autoriteteve qendrore, do të duhej ta

nxisnin bashkëpunimin midis shkollave dhe bizneseve. Industria do të duhej të

ishte e inkurajuar që të fasilitojë trajnimin e mësimdhënësve, të ofrojë

mbështetje për zhvillimin e materialeve kurrikulare si dhe makinerisë dhe

pajisjeve për trajnimin praktik të studentëve.

27 Ligji Nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 11.4

28 Ligji Nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Neni 13.2

20

2.3.3 Të financuarit

Financimi mbetet një ndër kufizimet kryesore për avancimin e sektorit AAP në

Kosovë. Përkundër nevojave të veta specifike financiare, jo vetëm në aspektin e

infrastrukturës, por gjithashtu edhe në shtjellimin e kurrikulës dhe zhvillimin

profesional të mësimdhënësit, AAP së bashku me arsimin e mesëm të përgjithshëm

vazhdon të trajtohet prej politikbërësve. Përgjegjësitë dhe buxheti lidhur me

AAP janë të ndara nëpër agjencitë, departamentet dhe divizionet e ndryshme. Pa

një pasqyrë të qartë të buxhetit për AAP në një vit të caktuar, procesi i

përkufizimit të prioriteteve strategjike dhe i hartimit të politikave efektive

vështirësohet në masë të madhe.

2.3.4 Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësit

Edhe pse Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësit (ZHPM) u krijua si një nën-

program i veçantë në Planin Strategjik të Arsimit, implementimi i ZHPM është

sfidues. Jo të gjitha shkollat kanë kapacitete për të kryer vlerësimet ZHPM dhe

vetëm disa komuna kanë hartuar planet e ZHPM.

Mësimdhënësit e AAP do të duhej të pranoheshin si një kategori e veçantë me

nevoja specifike të ZHPM, prandaj do të duhej të hartoheshin programe të

veçanta trajnuese si dhe të ripërcaktoheshin kërkesat fillestare të arsimit dhe

të mësimdhënësit. Programet ZHPM që ofrohen nga Departamenti i Trajnimit të

Mësimdhënësit në kuadër të MASHT fokusohen në kompetencat që kanë të bëjnë me

implementimin e Kornizës së re Kurrikulare dhe në kompetenca pedagogjike,

ndërsa trajnimet e shënjestruara të AAP ofroheshin kryesisht përmes mbështetjes

së donatorëve.

2.3.5 Praktika profesionale

Praktika profesionale është një pjesë integrale e programeve AAP në Kosovë dhe

mund të fitohet në punëtoritë e shkollave AAP apo nëpër ndërmarrje. Kurrikula

aktuale AAP përfshin shumë kurse të përgjithshme akademike të cilat kufizojnë

numrin e orëve për kurset profesionale dhe punëtoritë (workshop).

Nëse kryhet jashtë shkollës, praktika profesionale bëhet një pjesë e

rëndësishme e trajnimit të studentëve, që u ofron atyre një mundësi për të

mbetur të përditësuar me zhvillimet e reja në fushat e tyre. Kjo është e

dobishme për studentët dhe kompanitë, veçanërisht për këta të fundit, pasi që

ata sigurojnë fuqi punëtore të kualifikuar dhe kursejnë kohën e vlefshme dhe

burimet financiare për trajnimin e individëve të angazhuar rishtazi. MASHT në

bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të duhej të siguronte fonde për

zhvillimin e një sërë iniciativash të duhura (fiskale, financiare apo jo-

financiare) për ndërmarrjet nikoqire (host). Përveç kësaj, praktika

profesionale do të duhej të ishte e rregulluar qartazi në aspektin e

mbikëqyrjes dhe sigurimit të praktikantit.

2.4 Tregjet Kryesore të Ndërlidhura

2.4.1 Tregu i punës29

Gjatë analizimit të tregut të punës, kërkesa koncentrohet në punësim dhe vende

pune, ndërsa furnizimi/ofrimi në përcaktimin e papunësisë dhe regjistrimin në

arsim.

29 Të dhënat e siguruara nga Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore në Kosovë 2014, ASK

21

Kërkesa

Shkalla e punësimit në Kosovë është 26.9%, nën mesataren e BE’së që është 64.9%.

Punësimi është më i lartë në mënyrë të konsiderueshme midis meshkujve (41.3%)

se sa femrave (12.5%). Të rinjtë e moshës 15 dhe 24 vjeçare kanë shkallën më të

ulët të papunësisë prej 9%. Individët me arsim profesional të mesëm të lartë

përbëjnë 47.5% të fuqisë punëtore në sektorin privat. Sipas kushteve aktuale

ekonomike, llogaritet se çdo vit gjenerohen rreth 15,000 vende pune. Numri i

vendeve të punës të shpallura përmes Shërbimeve Publike të Punësimit (SHPP) në

vitin 2014 ishte 6,566 vende pune, një rënie prej -5.9% krahasuar me vitin

paraprak. Shumica e vendeve të punës të shpallura përmes SHPP në vitin 2014

ishin në kuadër të sektorit të shërbimeve (63%), pasuar nga sektori i prodhimit

(22%) dhe sektori i bujqësisë (15%). Sa i përket nivelit të shkathtësive,

shumica e vendeve të punës si parakusht kërkuan arsimin e shkollës së mesme

(49%).

Furnizimi/ofrimi

Aktualisht, pothuajse dy të tretat e popullatës së përgjithshme janë në moshën

e punësimit (15 deri 64 vjeç). Shkalla e papunësisë mbetet e lartë në vitin

2014, madje në krahasim me shtetet tjera të Ballkanit Perendimor, dhe

llogaritet të jetë 35.3%. Papunësia e të rinjve është 61.0% dhe është më e

lartë midis grave të reja (71.7%) se sa burrave të rinj (56.2%). Në vitin 2014,

83,000 studentë ishin regjistruar në arsimin e mesëm të lartë dhe gjysma e tyre

në shkollat profesionale (50.1%). Femrat përbëjnë 37% të studentëve AAP30.

Funksionet dhe Rregullat Kyçe të Tregut

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është organi përgjegjës për të

zhvilluar politikat e punës dhe për të hartuar dhe implementuar legjislacionin

në këtë fushë. Ligji Nr. 03/L–212 i Punës është korniza kryesore për të

rregulluar fushën e të drejtave të punëtorëve. Shërbimet Publike të Punësimit

(SHPP) përbëhen prej 7 Qendrave Regjionale dhe 23 Zyrave Komunale dhe ofrojnë

disa funkcione për punëkërëkuesit, siç janë shërbimet për harmonizim të vendeve

të punës dhe këshillimet.

Dinamikat dhe performanca e tregut

Meqenëse Kosova ka njërën ndër popullsitë me moshën më të re në Evropë,

supozohet se në dekadën e ardhshme popullsia e moshës së punësimit do të rritet

shpejt. Strategjia Sektoriale e Kosovës31 vlerësoi se në pesë vitet e ardhshme,

afërsisht 110,000 të rinj do të hyjnë në tregun e punës, ndërsa afërsisht

60,000 persona da ta arrijnë moshën e pensionimit, gjatë së njejtës periudhë

kohore.

2.4.2 Parashikimi i kërkesës së shkathtësive

Kosova përballet me një mungesë të punëtorëve me shkathtësi dhe njohuri

adekuate për ta plotësuar kërkesën e tregut të punës. Njëra prej arsyeve është

mungesa e të dhënave të besueshme dhe në kohë rreth fuqisë punëtore, që ua

vështirëson ofruesve AAP të planifikojnë dhe ofrojnë arsim përkatës dhe

programe trajnuese.

Kërkesa

Zyrtarëve te lartë qeveritarë u nevojiten informatat e tregut të punës për të

identifikuar politikat dhe për të hartuar programet që do të inkurajojnë

zhvillimin e burimeve njerëzore dhe mbështesin rritjen e punësimit në periudhë

30 Statistikat e Arsimit në Kosovë 2014/2015 Arsimi Parauniversitar, MASHT, Maj 2015

31 Strategjia Sektoriale e Kosovës 2009-2013, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 2009

22

afatgjate. Institucioneve AAP u nevojiten informacione rreth trendeve të tregut

të punës dhe kërkesave të shkathtësive në ekonomi, për të qenë të aftë që të

zhvillojnë dhe drejtojnë programet në mënyrë të efektshme. Kurrikula dhe llojet

e programeve që ofrojnë institucionet AAP duhet të jenë të rregulluara në

mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të diplomuarit të kenë shkathtësitë e

duhura dhe ato relevante. Studentëve dhe punëkërkuesve u nevojiten të dhënat

rreth kërkesave të shkathtësive aktuale dhe shkathtësive të së ardhmes në

tregut të punës, për t’u ndihmuar atyre që t’i zhvillojnë planet e karierës, të

bëjnë zgjedhje në karierë, sigurojnë informata rreth mundësive trajnuese dhe në

fund të gjejnë punë.

Furnizimi/ofrimi

Në Kosovë ekzistojnë dy burime kryesore që ofrojnë informata për tregun e

punës- Anketa e Fuqisë Punëtore e administruar nga ASK dhe Anketa e Punës dhe

Kërkesës e administruar nga MPMS. Këto dy burime kanë disa mangësi: (1)

ekziston një zbrazëtirë shumë e madhe në statistikat e ofruara nga të dy

sistemet; (2) ata ofrojnë të dhëna në lidhje me trendet e tregut të punës prej

vitit të kaluar; (3)ata përdorin vetëm të dhëna sasiore; dhe (4) grumbullohen

shumë pak të dhëna sa i përket aftësive të tregut të punës.

Funksionet dhe Rregullat Kyçe të Tregut

Korniza aktuale ligjore e ngarkon MPMS me përgjegjësi për t’i kryer analizat e

kërkesave të tregut të punës dhe për ta mbështetur MASHT në planifikimin e

programeve AAP. Departamenti AAP në kuadër të MASHT duhet gjithashtu të hetojë

kërkesat e ekonomisë së tregut me qëllim të lidhjes së arsimit profesional me

kërkesat e ekonomisë.

Dinamikat dhe performanca e tregut

Kosova nuk kryen ndonjë lloj të analizës për parashikimin e kërkesës së

shkathtësive në tregun e punës, ndërsa përballet me sfida të rëndësishme në

këtë fushë, të tilla si ndërveprimi, bashkëpunimi dhe komunikimi i kufizuar në

mes të akcionarëve, si dhe me mungesën e të dhënave të besueshme,

metodologjive, mekanizmave dhe mjeteve tjera.

2.4.3 Standardet Profesionale

Standardet profesionale janë një lidhje themelore midis kërkesave të punësimit

në vendin e punës dhe programeve arsimore dhe trajnuese. Standardet

profesionale mund të japin një kontribut të rëndësishëm në hartimin e

programeve arsimore dhe trajnuese të cilësisë së lartë, duke siguruar që këto

të jenë të ndërlidhura drejtpërdrejt me kërkesat e vendit të punës dhe

ekonomisë së gjithëmbarshme32.

Kërkesa

Procesi i rishikimit të kurrikulës në AAP do të duhej të ishte i bazuar në

standarde të qarta dhe koherente profesionale që janë në përputhshmëri me

Kornizën Kombëtare të Kualifikimit (KKKu). Do të duhej të hartoheshin

kualifikimet profesionale në mënyrë që të plotësohen kërkesat e rolit apo

profesionit të përkufizuar të punës. Për t’u përfshirë në KKKu, një kualifikim

AAP duhet të jetë i bazuar në një Standard Profesional (SP). Intervista e

zhvilluar me AKK për qëllimin e këtij vlerësimi nxorri në pah se momentalisht

kanë pranuar kërkesa për validimin e kualifikimeve, mirëpo procesi nuk mund të

fillojë për shkak të mungësës së standardeve të miratuara profesionale.

32 Korniza për Përcaktimin dhe Vlerësimin e Standardeve Profesionale dhe Trajnuese në Vendet në

Zhvillim, Fondacioni Evropian për Trajnime, 2001, fq.3

23

Furnizimi/ofrimi

Standardet profesionale mund të zhvillohen nga secili entitet apo institucion.

Gjatë kohës së përpilimit të këtij raporti, Kosova kishte 33 standarde të

miratuara profesionale. Prej 33 standardeve të miratuara, 15 ishin të

financuara nga KAAPRr/MASHT, 9 prej SwissContact, 5 prej Akademisë së Kosovës

për Siguri Publike, 2 prej ofruesve privat AAP dhe një prej GIZ. Standardet u

zhvilluan nga ana e grupeve punuese vendore të koordinuara kryesisht nga

projekti EU Kosvet C dhe Lux Development në bashkëpunim më Odën Ekonomike.

Momentalisht industria nuk ka ndërmarrë iniciativën për zhvillimin e

standardeve profesionale dhe kjo detyrë i është lënë MASHT’it, ofruesve AAP dhe

donatorëve.

Funksionet dhe Rregullat Kyçe të Tregut

Ligji për AAP përcakton që Standardet Profesionale të jenë të zhvilluara në

bashkëpunim me MASHT, AKK, MPMS, ministritë tjera përkatëse dhe partnerët tjerë

social. Kostoja për zhvillimin e SP shkaktohet prej aplikuesit ndërsa kostoja

për verifikim mbështetet prej AKK. Standardet profesionale propozohen dhe

miratohen nga KAAPRr, ndërsa verifikimi i standardeve profesionale kryhet nga

AKK. Procedura për verifikimin e SP s’duhet të tejkalojë 6 muaj duke filluar

prej datës së aplikimit për verifikim.

Procedura për verifikimin e standardeve profesionale33 Subjekti

Faza 1

Aplikacioni për verifikimin e SP paraqitet tek KAAPRr.

KAAPRr përgatit dokumentacionin mbështetës (arsyetimin,

qëllimin, objektivat e qarta dhe mbështetjen nga tregu

i punës) dhe ia dorëzon AKK’së dokumentet mbështetëse

Aplikuesi

KAAPRr

AKK

Faza 2:

AKK bënë përzgjedhjen e panelit të ekspertëve për

verifikimin e SP. Ekspertët kontrollojnë SP sipas

kritereve të përcaktuara me ligj

AKK

Ekspertët

Faza 3:

Paneli i ekspertëve kontakton me zhvilluesit e SP dhe

takohet me ta

Ekspertët

Zhvilluesit e SP

Faza 4:

Paneli i ekspertëve përpilon raportin e verifikimit

duke rekomanduar miratimin apo refuzuar SP’në. Raporti

i paraqitet Këshillit Drejtues (KD) të AKK. KD i AKK

miraton raportin dhe e dergon tek KAAPRr

Ekspertët

KD i AKK

Faza 5:

Nëse vendimi i AKK është negativ, KAAPRr e dërgon SP

mbrapsht tek zhvilluesit për përmirësime bazuar në

rekomandimet e panelit të ekspertëve

KAAPRr

33 Udhëzimi Administrativ 28/2014 mbi kriteret dhe procedurat për verifikimin e standardeve

profesionale

24

Dinamikat dhe performanca e tregut

Vendet të cilat e inicojnë zhvillimin e standardeve kombëtare kanë nevojë për

një vështrim afat-gjatë pasi qe sistemet kombëtare mund të zgjasin 3-5 vite për

t’u zhvilluar para së të kenë ndikim në punësim dhe trajnim 34 . Përfshirja e

akcionarëve duhet të formalizohet që nga fillimi, ndërsa financimi duhet të

jetë në dispozicion për të siguruar qëndrueshmërinë e procesit.

Edhe pse AKK vepron në mënyrë efektive, burimet e shpërndara financiare janë të

kufizuara. Buxheti i AKK për vitin 2015 ishte afërsisht 250,000 euro. Përveç

kësaj, AKK përballet me mungesë të burimeve njerëzore pasi që punëson vetëm 6

anëtarë të personelit të përhershëm. Nevojitet ngritja e kapaciteteve shtesë të

akcionarëve për zhvillimin e standardeve profesionale. Industria do të duhej të

ishte e nxitur për të marrë pjesë në proces, ndërsa shkollat duhet t’i ngrisin

kapacitetet e tyre për zhvillimin e kualifikimeve.

34 Korniza për Përcaktimin dhe Vlerësimin e Standardeve Profesionale dhe Trajnuese në Vendet në

Zhvillim, Fondacioni Evropian për Trajnime, 2001, fq.7

25

/// 3. Akcionarët

dhe interesat e

tyre

3.1 Akterët dhe akcionarët e tregut

Akcionari Funkcioni Interesat më të

Rëndësishme Qeveritare

Departamenti AAP Implementimi i politikave

AAP

Aprovimi i profileve të reja

Shtjellimi i kurrikulës

Të përmirësojë cilësinë

dhe rëndësinë e AAP në

interes të studentëve

dhe punëdhënësve

Ministria e Punës

dhe Mirëqenies

Sociale/

Departamenti i

Punës dhe Punësimit

Kryerja e analizave për

kërkesat e tregut të punës

Të ndërmarrë masa për të

harmonizuar furnizimin dhe

kërkesën në tregun e punës

Të përmirësojë punësimin

dhe mundësitë e

punësimit si një mjet

për të lehtësuar barrën

e mirëqenies sociale në

buxhetin e shtetit

Autoriteti Kombëtar

i Kualifikimeve

Të validojë kualifikimet për

përfshirje në KKKu

Të akreditojë ofruesit për

të ofruar kualifikime të

validuara

Të verifikojë standardet

profesionale

Sigurimi i cilësisë në

sektorin AAP

26

Akcionari Funkcioni Interesat më të

Rëndësishme Qeveritare

Komunat/ Drejtoritë

e Arsimit

Qeverisja lokale e sistemit

arsimor: ndarja e buxhetit,

statistikat dhe çështjet

ligjore, punësimi dhe pagesa

e personelit të shkollës,

ndërtimi dhe mirëmbajtja e

objekteve shkollore

Të sigurojë kapacitete

institucionale dhe

financiare në nivel

shkollor

Agjencioni për

Arsim dhe Aftësim

Profesional dhe për

të Rritur

Propozon dhe miraton

standardet profesionale

Këshillon dhe rekomandon

profile për miratim

Siguron rëndësinë e

sektorit AAP ndaj

kërkesave të tregut të

punës

Këshilli për Arsim

dhe Aftësim

Profesional dhe për

të Rritur

Administrimi dhe udhëheqja e

Qendrave të Kompetencës

Të mbështes avancimin e

shkollave të mesme të larta

AAP

Sigurimi i cilësisë dhe

qëndrueshmërisë së AAP

Shkollat AAP Ofrimi i programeve arsimore

Të ofrojë fuqi të

shkathtë punëtore në

pajtueshmëri me nevojat

dhe kërkesat e tregut

Studentët AAP Të fitojnë njohuri,

shkathtësi dhe kompetenca që

janë të domosdoshme për të

hyrë në tregun e punës

Të sigurojnë punësim pas

diplomimit

Sektori privat Të sigurojë punësim dhe të

kontribuojë në zhvillimin

socio-ekonomik të vendit

Zbatueshmëria ekonomike

Rritja e fitimeve

3.2 Kapacitetet, Stimulimet dhe

Interesat e Akcionarëve

3.2.1 Shkollat e mesme të larta AAP

Kapacitetet

Procesi i decentralizimit është në fazën e vet të hershme dhe shkollat

përballen me disa sfida për të arritur autonominë operative dhe financiare, siç

është identifikuar në RPV 2014 e PSAK në procesin e implementimit të

decentralizimit: (1) mungesa e njohurisë teknike; (2) mungesa e kapaciteteve

shkollore për implementimin e menaxhimit financiar; (3) mungesa e planeve

zhvilluese dhe mos-dhënja e prioritetit. Shkollat e mesme të larta AAP

financohen në mënyrë publike përmes komunave. Disa shkolla AAP gjithashtu

pranojnë mbështetje financiare nga komuniteti i donatorëve.

Shumicës së shkollave akoma u mungon këshilli i tyre drejtues, gjë që e

vështirëson vendim-marrjen efektive dhe menaxhimin në nivel shkollor. Krahas

përgjegjësive tjera, këshilli drejtues i institucioneve AAP duhet të

kontribuojë në zhvillimin e Planeve të përgjithshme Zhvillimore Komunale të

Arsimit. Të dhënat e grumbulluara nga SMEI për RPV të PSAK sugjerojnë që rreth

27

42% të mësimdhënësve në Kosovë ose kanë kualifikim jo-relevant universitar ose

kualifikim të niveleve më të ulëta se sa normativi i përcaktuar për mësimdhënës.

Stimulimet

MASHT ka adaptuar aktet ligjore të cilat rregullojnë vetë-menaxhimin e

shkollave AAP. Ligji u mundëson instituteve që të zgjerojnë shërbimin dhe

veprimtarinë e tyre të prodhimit, të menaxhojnë resurset e veta, angazhojnë

ekspertë të jashtëm në procesin e të nxënit dhe të udhëheqin angazhimin e

stafit në veprimtaritë e prodhimit dhe shërbimit35.

Arritja e autonomisë së plotë do t’ua mundësojë shkollave që t’i menaxhojnë

fondet e tyre në mënyrë më efektive varësisht prej nevojave specifike të

institucionit. Për më tepër, fondet e gjeneruara nga aktivitetet e vet

shkollave do të mund të shfrytëzoheshin për të angazhuar personel shtesë të

mësimdhënies, për të përmirësuar infrastrukturën e shkollës, kurrikulën dhe

rëndësinë e saj në tregun e punës.

Interesat

Objektivi kryesor i arsimit profesional është zhvillimi i kompetencave dhe

trajnimit për punësimin e individëve në përputhshmëri me profesionin dhe

karierën e tyre sipas tregut të punës. Duke i dhënë kurrikulës më tepër rëndësi

në tregun e punës, shkollave VET do t’u mundësohet që të tërheqin një numër më

të madh të studentëve cilësor, ndërsa kjo gjithashtu do të ndihmojë në

përmirësimin e imazhit të keq të sektorit.

Grupi i fokusit me Drejtorët e AAP që u organizua për qëllimin e këtij

vlerësimi vuri në pah se përbrenda shkollave ekziston një interesim dhe

gatishmëri e madhe për të zhvilluar dhe avancuar më tej sistemin arsimor të AAP.

Pengesat kryesore që janë vërejtur nga shkollat kishin të bënin me procesin e

zhvillimit të politikave lartë-poshtë dhe atyre të centralizuara dhe

ballafaqimi me dokumentet ligjore që ndonjëherë mund të jenë kundërshtues dhe

pështjellues.

3.2.1 Drejtoritë Komunale të Arsimit

Kapacitetet

Kostoja operative për funkcionimin e DKA’së zbritet nga totali i buxhetit

komunal. Secila DKA drejtohet nga një Drejtor i cili caktohet politikisht çdo

katër vite pas zgjedhjeve komunale. Përmasat dhe përbërja e DKA’së ndryshon

shumë në mes të komunave. Për shembull 5 komunat më të mëdha (Prishtina,

Prizreni, Ferizaji, Peja dhe Gjakovë) kanë prej 12 deri 27 anëtarë të

personelit36.

Raporti NARMED 201437 tregon se personeli i DKA kryesisht ngarkohet me funksione

mbështetëse gjithëpërfshirëse duke lënë vetes shumë pak hapësirë për t’i kryer

përgjegjësitë tjera në kuadër të kornizës se Planit Strategjik të Arsimit në

Kosovë. Disa komuna kanë zhvilluar Planet e standardizuara për Zhvillimin

Profesional të Mësimdhënësit, ndërsa disa të tjera, të tilla si Prishtina dhe

Gjilani kanë zhvilluar Planet Zhvillimore të Arsimit.

35 Rishikimi i Përbashkët Vjetor i PSAK 2011-2016, 2015, MASHT

36 Ligji Nr. 05/L -071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016

37 Raporti i Vlersimit të Nevojave për Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Shkollat, Fondi i

Grumbulluar për Sektorin e Arsimit, MASHT, 2014

28

Stimulimet

Shkathtësitë dhe njohuria janë forcat nxitëse të rritjes ekonomike dhe

zhvillimit social për çdo komunë. Me fasilitimin e lidhjes midis shkollave AAP

dhe sektorit privat sigurohet disponueshmëria dhe stabiliteti i fuqisë punëtore

në nivel komunal. Niveli i arsimit trajnues së fuqisë punëtore përcakton

potencialin e tyre për të kontribuar në ekonominë e gjithëmbarshme dhe

zhvillimin social.

Interesat

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë duke u ballafaquar me numër të kufizuar të

personelit dhe ekspertizave të kufizuara të personelit në fushën e arsimit.

Prandaj, ato janë të interesuara dhe të gatshme për të vazhduar procesin e

decentralizimit dhe për t’i dhënë shkollave më tepër autonomi. Me heqjen e

barrës nga një sërë funksionesh mbështetëse, komunat do të kenë më tepër kohë

dhe burime për t’u përkushtuar në planifikimin dhe drejtimin strategjik të

sistemit arsimor në nivel komunal.

3.2.3 Shoqatat e Biznesit dhe ato Profesionale Kapacitetet

Bizneset apo shoqatat profesionale janë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare,

organizata të anëtarësisë të angazhuara për promovimin e interesave biznesore

të anëtarëve të tyre, zakonisht në kuadër të një sektori specifik. Disa shoqata

janë të dobëta ndërsa të tjerat janë të organizuara shumë mirë, kanë numër të

madh të anëtarëve dhe u ofrojnë atyre përfitime reale, të tilla si avokim,

rrjetëzim, hulumtim apo këshillim ligjor. Shoqatat më të mëdha në aspektin e

numrit të anëtarëve janë Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Aleanca Kosovare e

Biznesit (AKB).

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është e vetmja shoqatë biznesi që është themeluar

bazuar në një ligj specifik (Ligji Nr. 2004/7 për Odën Ekonomike të Kosovës).

Vepron me një rrjet prej gjashtë zyrave regjionale nëpër Kosovë. Oda përbëhet

prej më shumë se 30 shoqatave dhe ka më tepër se 15,000 anëtarë të regjistruar.

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) është aleanca më e madhe e shoqatave të

biznesit dhe bizneseve individuale në Kosovë. AKB ka tërhequr 28 shoqata të

bizneseve më më tepër se 10,750 anëtarë të biznesit. Selia e AKB’së gjendet në

Prishtinë dhe vepron me shtatë zyra regjionale.

Stimulimet

Një fuqi e kualifikuar punëtore është një parakusht për një ekonomi të gjallë

dhe konkurruese në treg, dhe çdo biznes është drejtpërdrejt i interesuar që të

ketë qasje në individë të shkathtë. Meqenëse pjesa dërrmuese e bizneseve në

Kosovë janë MNVM, do të kishte qenë shumë vështirë për ta që të angazhohen në

mënyrë individuale në dialog direkt me autoritetet publike. Përmes shoqatave,

sektori privat mund t’i shpreh kërkesat e tyre dhe të angazhohet në një proces

transparet të reformës arsimore.

Interesat

Per të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, shoqatave u nevojitet

qeverisja e brendshme, zhvillimi i anëtarësisë, qëndrueshmëria financiare dhe

shkathtësitë e avokimit. Duke u bërë më të rëndësishëm dhe plotësuar në mënyrë

aktive nevojat në fushat e tyre, shoqatat do të mund të tërhiqnin më tepër

anëtarë, të bëheshin më të forta dhe më të sukseshme dhe si rrjedhojë të kenë

më tepër kompetenca në avokimin dhe nxitjen e ndryshimeve në sektor.

29

4. Gjendja

aktuale dhe e

ardhshme

4.1 Matrica Kryesore e Qëndrueshmërisë

së Gjendjes Aktuale

Tabela 4.1.1 - Matrica e qëndrueshmërisë së gjendjes së tanishme për tregun e

punës

Funksioni ose Rregulli Kush e kryen Kush paguan Kush e ka

kontrollin

FUNKSIONET BAZË

Ofrimi i mjedisit për

bashkëveprim ndërmjet

punëtorëve dhe

punëtorëve potencial

dhe punëdhënësve

Shërbimet Publike

për Punësim

(SHPP);

Ndërmarrjet

rekrutuese;

Portalet online

të punës;

Donatorët.

MPMS;

Punëdhënësit;

Donatorët;

MPMS;

Punëdhënësit;

RREGULLAT

Korniza ligjore për të

drejtat e punonjësve

MPMS MPMS MPMS

Korniza ligjore për

praktikë profesionale

Askush Askush Askush

FUNKSIONET PËRKRAHËSE

Monitorimi i shpalljeve

të për vende pune

SHPP MPMS SHPP

Fasilitimi i

tranzicionit nga

shkolla në punë

SHPP;

Qendrat për

Këshillim në

Karrierë;

Donatorët;

SHPP;

Donatorët

Punëdhënësit

Sistemi i lehtësimeve

për ndërmarrjet

nikoqire

Askush Askush Ministria e

Financave

(MF)

Tabela 4.1.2 - Matrica e qëndrueshmërisë së gjendjes së tanishme për

Parashikimin e Kërkesës për Shkathtësi

30

Funksioni ose Rregulli Kush e kryen Kush paguan Kush e ka

kontrollin

FUNKSIONET BAZË

Identifikimi i

shkathtësive të

kërkuara në tregun e

punës në të ardhmen

dhe mënyrat në të cilat

kjo kërkesë mund të

përmbushet nëpërmjet

ofrimit të arsimimit

dhe trajnimit

Askush Askush Askush

RREGULLAT

Korniza ligjore për

grumbullimin e të

dhënave për tregun e

punës, për shkathtësi

MASHT Askush Askush

Korniza ligjore për

analizimin e të dhënave

të shkathtësive për

punë

MASHT

Askush Askush

FUNKSIONET

Mekanizmi për

grumbullimin e të

dhënave sasiore në

tregun e punës

MPMS

ASK

MTI

Banka Botërore

MPMS

ASK

MTI

Banka Botërore

MPMS

ASK

MTI

Banka Botërore

Mekanizmi për

grumbullimin e të

dhënave cilësore në

tregun e punës

(shkathtësi)

Banka Botërore

(pjesërisht çdo 4

vite)

Donatorët (ad-

hoc)

Banka Botërore

Donatorët

Banka Botërore

Donatorët

Mekanizmi i

parashikimeve për

tregun e punës

Askush Askush Askush

Tabela 4.1.3 - Matrica e qëndrueshmërisë së gjendjes së tanishme për Standardet

e profesioneve

Funksioni ose Rregulli Kush e kryen Kush paguan Kush e ka

kontrollin

FUNKSIONET BAZË

Ofrimi i pikës

referuese për

njohuritë, shkathtësitë

dhe detyrat që duhet të

kryhen nga një person

për të funksionuar me

sukses në një profesion

Donatorët

MASHT

Oda Ekonomike e

Kosovës (OEK)

Institucionet

publike

Ofruesit privat

të AAP-së

Donatorët

MASHT/AAPRR

Institucionet

publike

Ofruesit privat

të AAP-së

MASHT/AAPRr

RREGULLAT

31

Korniza ligjore for

zhvillim, verifikim dhe

miratim

MASHT

AKK

MASHT

AKK

MASHT

Përhapja e informatave

që standardet të

kuptohen dhe përdoren

nga akterët

AKK AKK MASHT

FUNKSIONET

Financimi për

zhvillimin e SP-ve

Donatorët

MASHT

Institucionet

publike

Ofruesit privat

të AAP-së

Donatorët

MASHT

Institucionet

publike

Ofruesit privat

të AAP-së

Donatorët

MASHT

Institucionet

publike

Ofruesit privat

të AAP-së

Financimi për

verifikimin e SP-ve

AKK AKK MASHT/AAPRR

Zhvillimi i

kapaciteteve të

akterëve për të

zhvilluar SP

AKK

Donatorët

Donatorët Donatorët

Lehtësirat për të

siguruar pjesëmarrjen e

punëdhënësit

Askush Askush Askush

4.2 Matrica Kryesore e Qëndrueshmërisë

së Gjendjes së ardhshme

Tabela 4.2.1 - Matrica e qëndrueshmërisë së gjendjes së ardhshme për tregun e

punës

Funksioni ose Rregulli Kush e kryen Kush paguan Kush e ka

kontrollin

FUNKSIONET BAZË

Ofrimi i mjedisit për

bashkëveprim ndërmjet

punëtorëve dhe

punëtorëve potencial

dhe punëdhënësve

Shërbimet Publike

për Punësim

(SHPP);

Ndërmarrjet

rekrutuese;

Portalet online

të punës;

Donatorët;

MASHT;

Komunat;

Qendrat për

Këshillim në

Karrierë.

MPMS

Punëdhënësit

Donatorët

MASHT

Komunat

MPMS

Punëdhënësit

MASHT

Komunat

RREGULLAT

Korniza ligjore për të

drejtat e punonjësve

MPMS MPMS MPMS

32

Korniza ligjore for

praktikë profesionale

MASHT

MPMS

MASHT MF

MASHT

FUNKSIONET PËRKRAHËSE

Monitorimi i shpalljeve

të për vende pune

SHPP

MASHT

MPMS

MASHT

SHPP

Fasilitimi i

tranzicionit nga

shkolla në punë

SHPP,

Qendrat për

Këshillim në

Karrierë

Donatorët

MASHT

Komunat

SHPP

Donatorët

MASHT

Komunat

Punëdhënësit

MASHT

Komunat

Sistemi i lehtësimeve

për ndërmarrjet

nikoqire

MF

MASHT

MPMS

MF MF

Tabela 4.2.2 - Matrica e qëndrueshmërisë së gjendjes së ardhshme për

Parashikimin e Kërkesës për Shkathtësi

Funksioni ose Rregulli Kush e kryen Kush paguan Kush e ka

kontrollin

FUNKSIONET BAZË

Identifikimi i

shkathtësive të

kërkuara në tregun e

punës në të ardhmen

dhe mënyrat në të cilat

kjo kërkesë mund të

përmbushet nëpërmjet

ofrimit të arsimimit

dhe trajnimit

MPMS

MASHT

Komuna

Shkollat

Sektori privat

MPMS

MASHT

Komuna

MPMS

MASHT

Komuna

RREGULLAT

Korniza ligjore për

grumbullimin e të

dhënave për tregun e

punës, për shkathtësi

MASHT

MPMS

MASHT

MPMS

MASHT

MPMS

Korniza ligjore për

analizimin e të dhënave

të shkathtësive për

punë

MASHT

MASHT

MPMS

MASHT

MPMS

FUNKSIONET

Mekanizmi për

grumbullimin e të

dhënave sasiore në

tregun e punës

MPMS

ASK

MTI

Banka Botërore

Komunat

MPMS

ASK

MTI

Banka Botërore

Komunat

MPMS

ASK

MTI

Banka Botërore

Komunat

Mekanizmi për

grumbullimin e të

dhënave cilësore në

tregun e punës

(shkathtësi)

Banka Botërore

(pjesërisht çdo 4

vite)

Donatorët (ad-

hoc)

MPMS

Banka Botërore

Donatorët

MPMS

MASHT

Komunat

Banka Botërore

Donatorët

MPMS

MASHT

Komunat

33

MASHT

Komunat

Mekanizmi i

parashikimeve për

tregun e punës

MPMS

MASHT

MPMS

MASHT

MPMS

MASHT

Tabela 4.2.3 - Matrica e qëndrueshmërisë së gjendjes së ardhshme për Standardet

e profesioneve

Funksioni ose Rregulli Kush e kryen Kush paguan Kush e ka kontrollin

FUNKSIONET BAZË

Ofrimi i pikës

referuese për

njohuritë, shkathtësitë

dhe detyrat që duhet të

kryhen nga një person

për të funksionuar me

sukses në një profesion

Donatorët

MASHT

Oda Ekonomike

e Kosovës

(KCC)

Institucionet

publike

Ofruesit

privat të

AAP-së

Industria

Donatorët

MASHT/AAPRR

Institucionet

publike

Ofruesit

privat të AAP-

Industria

MASHT/AAPRR

Industria

RREGULLAT

Korniza ligjore for

zhvillim, verifikim dhe

miratim

MASHT

AKK

MASHT

AKK

MASHT

Përhapja e informatave

që standardet të

kuptohen dhe përdoren

nga akterët

AKK

Industria

MASHT

MPMS

Donatorët

AKK

Industria

MASHT

MPMS

Donatorët

MASHT

Industria

MPMS

FUNKSIONET

Financimi për

zhvillimin e SP-ve

Donatorët

MASHT

Institucionet

publike

Ofruesit

privat të

AAP-së

Industria

Komuna

Donatorët

MASHT

Institucionet

publike

Ofruesit

privat të AAP-

Industria

Komuna

Donatorët

MASHT

Institucionet

publike

Ofruesit privat të

AAP-së

Industria

Komuna

Financimi për

verifikimin e SP-ve

AKK

Industria

AKK

Industria

MASHT/AAPRR

Industria

Zhvillimi i

kapaciteteve të

akterëve për të

zhvilluar SP

AKK

Donatorët

Komuna

Donatorët

MASHT

Komuna

Donatorët

Komuna

Stimulimet për të

siguruar pjesëmarrjen e

punëdhënësit

MASHT

MPMS

Komuna

MASHT

MPMS

Komuna

MASHT

34

/ Shtojca 1.

Hierarkia e dokumenteve

të kurrikulës për

sistemin arsimor AAP

Korniza Kombëtare e Kurrikulës 38 (KKK) është dokumenti kryesor i politikave i

cili shërben si bazë për zhvillimin dhe zbatimin e arsimit para-universitar në

Kosovë. KKK përcakton hierarkinë e përgjithshme të dokumenteve të kurrikulën që

përbëjnë sistemin e kurrikulën shtetërore si vijon: Korniza Kombëtare e

Kurrikulës, Kurrikula Bërthamë për secilin nivel të arsimit formal (fillor, të

mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë) dhe Sillabusin e Lëndës.

Megjithatë, për shkak të natyrës specifike të shkollave profesionale, hierarkia

e dokumenteve të kurrikulës për sistemin arsimor AAP është si vijon: (1)

Korniza Kombëtare e Kurrikulës; (2) Kurrikula Bërthamë për secilin sektor AAP;

(3) Kurrikula Kornizë për secilin profil AAP; (4) Sillabusi i Lëndës.

Korniza Kombëtare e Kurrikulës

Korniza Kombëtare e Kurrikulës (KKK) është komponenti konceptual i sistemit

arsimor para-universitar dhe përcakton 6 kompetencat kryesore që duhet arritur

nxënësit pas përfundimit të arsimit të mesëm të lartë: (1) Kompetenca e

komunikimit dhe të shprehurit; (2) Kompetenca e të menduarit; (3) Kompetenca e

të mësuarit; (4) Jeta, puna dhe kompetencat lidhur me mjedisin; (5) Kompetencat

personale; (6) Kompetenca qytetare.

KKK është e strukturuar në 7 fusha mësimore të kurrikulës dhe përcakton kohën

që duhet ndarë për secilën fushë mësimi nëpërmjet fazave të kurrikulës. Arsimi

38 Korniza e Kurrikulës për Arsim Para-Universitar në Republikën e Kosovës (miratuar me udhëzimin

administrativ 262/2011

35

i mesëm i lartë, Niveli SNKA 3, përputhet me fazën 5 kryesore të kurrikulës 5

(klasat 10 dhe 11) dhe fazën 6 (klasa 12). Tabela në vijim ilustron përqindjen

e kohës që duhet ndarë për secilën fushë të kurrikulës për arsim të mesëm të

lartë të përgjithshëm dhe profesional. Fushat e kurrikulës përfshijnë një apo

më shumë lëndë ose module mësimore.

Kurrikula Bërthamë për secilin sektor AAP

Kurrikula Bërthamë është dokumenti kryesor i kurrikulën për shkollat fillore,

të mesme të ulëta dhe të mesme të larta. Dispozitat e saj janë përcaktuar nga

autoriteti qendror i arsimit dhe janë të detyrueshme për të gjitha shkollat e

Republikës së Kosovës. Kurrikula Bërthamë përcakton sistemin e rezultateve të

mësim-nxënies që priten në fund të secilës fazë të kurrikulës, si dhe të

rezultateve të mësim-nxënies për secilën nga shtatë fushat mësimore gjatë tërë

fazës së kurrikulës.

Deri më tani, Kurrikula Bërthamë është zhvilluar për të gjitha nivelet e

arsimit formal (fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë të përzier) por

jo për arsimin profesional të mesëm të lartë. Për shkak të natyrës specifike

të shkollave profesionale (muzikë, mjekësi, teknikë etj.) MASHT duhet të

zhvillojë Kurrikula Bërthamë për secilin nga sektorët AAP. Pas finalizimit të

kësaj faze, Kurrikula Kornizë për secilin profil mund të zhvillohet.

Kurrikula Kornizë për secilin profil AAP

Kurrikula Kornizë shfaqet në Sistemin AAP si dokument ndërmjetës kurrikular

ndërmjet Kurrikulës Bërthamë dhe Sillabuseve të Lëndëve. Si dy dokumentet

paraprake të kurrikulës, Kurrikula Kornizë zhvillohet dhe miratohet në nivel

qendror dhe duhet të zbatohet nëpër të gjitha shkollat AAP në Kosovë.

Kurrikula Kornizë përmban një përshkrim të hollësishëm të profilit/kualifikimit

për të cilin synohet, strukturën dhe kohëzgjatjen e ciklit të arsimit,

përshkrimin e lëndëve të përgjithshme, lëndëve profesionale teorike dhe të

praktikës profesionale, kompetencave të përgjithshme dhe kompetencave specifike

profesionale që duhet arritur nga nxënësi në fund të ciklit arsimor, si dhe të

mundësive për të përparuar në fazat më të larta të arsimit ose hyrë në fuqinë

punëtore.

Planet mësimore janë pjesë e rëndësishme e Kurrikulës Kornizë. Planet mësimore

paraqesin të gjitha lëndët që duhet studiuar në secilën klasë dhe kohën e

caktuar për secilin vit. Korniza Kombëtare e Kurrikulës promovon planet e

integruara mësimore, që nënkupton mësimdhënie përmes fushës mësimore në vend të

mësim-nxënies përmes lëndëve. Planet mësimore gjithashtu japin një udhëzues të

përgjithshëm dhe specifik mbi aspektet pedagogjike dhe didaktike.

Në fund të dokumentit, Kurrikula Kornizë paraqet Programin Mësimor për secilën

lëndë. Varësisht nga qasja e përdorur në dokumente gjatë zhvillimit të

kurrikulës, disa programe prezentohen me objektiva mësimore, ose nëpërmjet

rezultateve të pritura/rezultateve të mësim-nxënies / kompetencave që duhet

arritur në fund të çdo lënde. Në një masë të caktuar, nëse Kurrikula Kornizë

është mjaft e hollësishme, në disa raste mund të zëvendësojë nevojën për

Sillabus.

Sillabusi i Lëndës

Sillabusi i Lëndës zhvillohet në nivel të shkollës në përputhje me dispozitat e

përcaktuara në Kurrikulën Bërthamë për sektorin dhe në bazë të Kurrikulës

Kornizë për secilin profil.

36

Sillabusi i Lëndës përcakton sistemin e rezultateve të mësim-nxënies të cilat

çdo student duhet t’i arrijë brenda secilës lëndë dhe temat/njësitë mësimore

gjatë një klase/viti shkollor. Veç kësaj, Sillabusi duhet të përmbajë:

temat/njësitë mësimore të lëndëve përkatëse për secilën klasë; udhëzuesit

metodologjik që tregojnë si duhet zhvilluar temat/njësitë mësimore; planet

mësimore që përcaktojnë shpërndarjen e kohës sipas lëndëve për secilën klasë;

materialet mësimore dhe resurset tjera përkrahëse.

37

// Shtojca 2.

Niveli i kualifikimeve

në Sistemin AAP në

Kosovë

Sistemi ekzistues AAP në Kosovë është i ndarë në tri nivele ku secili ofron një

nivel të ndryshëm kualifikimi si në vazhdim:

Niveli KKK 3 – arrihet pas periudhës dy vjeçare që përputhet me klasat

shkollore 10 dhe 11. Përfundimi është subjekt i vlerësimit të brendshëm.

Certifikimi në këtë nivel i mundëson nxënësve që të përparojnë në fazën e

ardhshme të AAP-së formale apo të hyjnë në fuqi punëtore, por jo të vazhdojnë

në arsimim të lartë.

Niveli KKK 4 – arrihet kur nxënësit përfundojnë klasën 12. Përfundimi është

subjekt i vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm:

1. Vlerësimi i brendshëm; nëse përmbushen kriteret e vlerësimit, nxënësit i

lëshohet certifikata e Punëtorit të Kualifikuar dhe mund t’i nënshtrohet

provimit të Maturës apo të hyjë në fuqinë punëtore por jo të vazhdojë në

arsimim të lartë;

2. Vlerësimi i jashtëm – nxënësit i nënshtrohen provimit të Maturës (i

detyrueshëm për arsimin e përgjithshëm) mbi temat e përgjithshme si gjuhë

amtare, gjuhë angleze dhe matematikë. Nxënësi merr një diplomë e cila e

kualifikon atë për arsim universitar. Të diplomuarit nuk janë të detyruar

t’i nënshtrohen provimit të Maturës nëse duan të hyjnë në tregun e punës ose

në AAP pas shkollimit të mesëm.

Niveli KKK 5 – janë kurset profesionale pas shkollimit të mesëm të cilat

kualifikojnë individët si teknikë të lartë ose specialistë, si anëtarë të një

ekipi profesionistësh bashkëpunëtorë ose menaxherë junior. Deri më tani, vetëm

një shkollë (private) është akredituar për të ofruar kualifikim të nivelit 5

duke filluar nga viti akademik 2016/2017.

38

/// Shtojca 3.

Lista e standardeve të

miratuara të

profesioneve

STANDARDET E PROFESIONEVE TË VERIFIKUARA DHE MIRATUARA NGA AKK

Standardet profesionale Sektori Zhvilluar Donatorët

1 Asistent Administrativ Ekonomi

EU KOSVET V dhe

grupet punuese

2 Metalpunues Makineri

EU KOSVET V dhe

grupet punuese GIZ

3 Furrtar

Teknologji

ushqimore

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

4 Mishtar

Teknologji

ushqimore

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

5 Qumështar

Teknologji

ushqimore

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

6

Instalues i ujësjellësit

dhe kanalizimit Ndërtimtari

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

7

Instalues i ngrohjes

qendrore Ndërtimtari

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

8 Instalues elektrik Ndërtimtari

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

9 Teknik Agrobiznesi Bujqësi

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

39

10 Shitës Bujqësi

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

11 Furnitor Bujqësi

EU KOSVET V dhe

grupet punuese Swisscontact

12

Nëpunës/Nëpunëse e

bankës, Ekonomi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

13

Referent/Referente për

eksport dhe import Ekonomi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

14

Nëpunës në statistika,

financa dhe të ngjashme Ekonomi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

15

Referent/Referente

(nëpunës/e) e kuadrove Ekonomi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

16

Agjente turistike dhe e

informimit për udhëtime Turizëm

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

17 Automekanik/Automekanike Makineri GIZ KAAP/MASHT

18 Zjarrfikës, Emergjencave MASHT/OEK KAAP/MASHT

19 Teknik i veterinarisë Veterinari DANIDA KAAP/MASHT

20 Teknik i blegtorisë Blegtori DANIDA KAAP/MASHT

21 Teknik i optikës Shëndetësi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

22 Teknik i ortoprotetikës Shëndetësi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

23 Teknik dentar Shëndetësi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

24 Audiometrist Shëndetësi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

25

Asistent i kujdesit

social-shëndetësor Shëndetësi

LUX

Development/OEK KAAP/MASHT

26

Menaxher i ndërmarrjeve

mikro dhe të vogla Ekonomi Zyra e BE/OEK KAAP/MASHT

27 Oficer Doganor

Siguri

publike

Akademia e Kosovës

për Siguri Publike

28 Zjarrfikës

Siguri

publike

Akademia e Kosovës

për Siguri Publike

29 Zyrtar Korrektues

Siguri

publike

Akademia e Kosovës

për Siguri Publike

30 Zyrtar Policor i Ri

Siguri

publike

Akademia e Kosovës

për Siguri Publike

31 Zyrtar Sprovues

Siguri

publike

Akademia e Kosovës

për Siguri Publike

32 Parukier/e Estetike

Shkolla

profesionale

Camelias

33 Pedikyrist/e Estetike

Shkolla

profesionale

Camelias

40

//// Shtojca 4.

Përmbledhje e

fokus grupeve

41

Fokus Grupi me nxënësit AAP-së dhe të diplomuarit e rinj

Data dhe vendi 21 dhjetor 2015, Prishtinë

Nr. i

pjesëmarrësve

12

Profili i

pjesëmarrësve

Nxënësit nga shkollat e mëposhtme profesionale në

Prishtinë: Gjin Gazuli (Elektro-teknikë); Ali Sokoli

(Mjekësi); Abdyl Frashëri(Bujqësi); Shtjefën

Gjeqovi(Makineri); Hoxhë Kadri Prishtina (Ekonomi); 28

Nëntori (Ndërtimtari); Prenk Jakova (Muzikë)

Qëllimi Të identifikojë nevojat për shkathtësi te nxënësit, arsyet

pse janë regjistruar në AAP, arsyet pse kanë zgjedhur

profilin e tyre specifik, kush dhe/ose cilët janë faktorët

e tyre për vendim rreth karrierës, cilat janë pritjet pas

diplomimit, çka mund të përmirësohet lidhur me kurrikulën,

a i përshtaten shkathtësitë e tyre nevojave në tregun e

punës.

Lista e

pyetjeve të

bëra

1. Çka ju ka shtyrë të vendosni për t’u regjistruar në

Shkollë të arsimit profesional?

2. Si e keni zgjedhur profilin tuaj për AAP?

3. A e keni bazuar vendimin tuaj në ndonjë informatë për

tregun e punës?

4. Çfarë lloji i informatave për tregun e punës do të ju

ndihmonte të zgjidhni profilin tuaj?

5. Kush duhet të jetë përgjegjës për t’u ofruar nxënësve

kandidatë informata për tregun e punës?

6. A mendoni që kurrikula e tanishme ju pajisë me

shkathtësitë e kërkuara në tregun e punës? Pse? Pse jo?

7. Për sa kohë pas diplomimit mendoni që do të gjeni punë?

Pse?

8. Cila do të jetë sfida më e madhe për të gjetur punë në

sektorin tuaj?

42

Fokus Grupi me bizneset e sektorit privat

Data dhe vendi 23 Dhjetor 2015, Prishtinë

Nr. i

pjesëmarrësve

12

Profili i

pjesëmarrësve

Bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha private. Sektorët

e aktivitetit: Sektori i shërbimeve (shërbime personale,

shërbime transporti, shërbime shtëpiake), Prodhimtari,

Inxhinieri, Ndërtimtari dhe Bujqësi.

Qëllimi Të identifikojë nëse sektori AAP ofron shkathtësitë e

kërkuara në tregun e punës, cilat janë zbrazëtirat në

shkathtësi te të diplomuarit e rinj, të identifikojë

mënyra e përputhjes më të mirë të shkathtësive AAP me

nevojat në tregun e punës, të vlerësojë gatishmërinë e

sektorit privat që të merr pjesë drejtpërdrejt në

freskimin ose zhvillimin e Kurrikulës së re AAP.

Lista e

pyetjeve të

bëra

1. Çka mendoni për cilësinë e nxënësve që diplomojnë në

shkollat e arsimit profesional?

2. A mendoni që kurrikula e tanishme në shkollat AAP

përputhet me nevojat në tregun e punës? Pse? Pse jo?

3. Cili institucion ka interesin më të madh që kurrikula

t’i përshtatet nevojave të tregut të punës?

4. Si evokoni aktualisht për nevojat tuaja për shkathtësi

/ ose nevojave për kualifikim (profil) të ri?

5. Si mund të përmirësohet procesi i freskimit dhe

zhvillimit të kurrikulën së re?

6. A do të ishit të gatshëm të kontribuoni në procesin e

freskimit ose zhvillimit të Kurrikulës së re AAP nëpërmjet

shoqatave ose organizimit individual në komitete

sektoriale?

7. A do të ishit të gatshëm të përfshiheni drejtpërdrejt

në përmirësimin e shkathtësive të nxënësve AAP? Si?

Fokus Grupi me Bizneset dhe Shoqatat e Profesionistëve

Data dhe vendi 21 janar 2016, Prishtinë

Nr. i

pjesëmarrësve

4

Profili i

pjesëmarrësve

Shoqata e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Mishit; Oda

Veterinare e Kosovës; Oda Ekonomike e Kosovës; Shoqata e

Përpunuesve të Drurit në Kosovë

Qëllimi Vlerësimi i gatishmërisë dhe kapaciteteve të sektorit

privat që të merr një rol aktiv në rishikimin, freskimin

dhe përmirësimin e Kurrikulës AAP, qoftë në shkollë, nivel

komunal ose qendror.

Lista e

pyetjeve të

bëra

1. A mendoni që kurrikula e tanishme në shkollat AAP

përputhet me nevojat në tregun e punës? Sa shpesh, mendoni

se duhet freskuar kurrikulat?

2. A mendoni që profilet nga shkollat AAP duhet t’i

përshtaten nevojave të tregut rajonal të fuqisë punëtore

ose tregut më të gjerë të punës në Kosovë?

3. A do të ishte më lehtë të avokoni për një profil

specifik AAP në bazë të nevojave të komunës/rajonit ose

nevojave më të gjëra në Kosovë? A ka avokuar ndonjëherë

organizata juaj për nevojat për shkathtësi?

4. Cilat autoritete kanë stimulimin më të lartë për ta

43

lidhur arsimin AAP me kërkesat e tregut të punës, komuna

apo MASHT/MPMS?

5. A konsultohet organizata juaj nga hartuesit e

politikave, autoritetet qendrore ose komunale për çështjet

lidhur me sektorin AAP?

6. Me cilat autoritete e keni më lehtë të punoni:

MASHT/MPMS apo Autoritetet komunale?

7. Nëse brenda komunës do të kishte një njësi të ngarkuar

me identifikimin e nevojave për shkathtësi në tregun e

punës, a do të bashkëpunonte sektori privat me njësinë?

8. Si mendoni se do të funksiononte ky proces më së miri?

Cili është mendimi juaj?

9. A do të ishte organizata juaj e gatshme që të

kontribuojë në procesin e freskimit ose zhvillimit të

Kurrikulës AAP?

10. A ka organizata juaj ndonjë lidhje të drejtpërdrejt me

shkollat AAP?

11. A do të ishte organizata juaj e gatshme që të punojë

drejtpërdrejt me shkollat AAP për të përmirësuar

shkathtësitë e nxënësve në APP? Si?

12. Në çfarë mënyre do të mund të kontribuonte organizata

juaj në zhvillimin e Kurrikulës AAP?

13. A do të ishte organizata e juaj e interesuar që të

bashkëpunojë me autoritetet komunale për të ofruar

informata mbi tregun e punës?

44

Tryezë e rrumbullakët e organizuar me drejtorët e shkollave AAP

Data dhe vendi 5 shkurt 2016, Prishtinë

Nr. i

pjesëmarrësve

9

Profili i

pjesëmarrësve

Drejtorët e shkollave AAP dhe përfaqësuesit e 7 Shkollave

AAP nga komuna e Prishtinës: "Ali Sokoli" (Mjekësi),

"Abdyl Frashëri"(Bujqësi), Shtjefën Gjeqovi" (Makineri),

"Hoxhë Kadri Prishtinë" (Ekonomi), "28 Nëntori"

(Ndërtimtari), "7 Shtatori'(Tregti/Turizëm), "Prenk

Jakova" (Muzikë)

Qëllimi Qëllimi i këtij aktiviteti ishte identifikimi i procesit

për prezantimin e profileve të reja AAP, kërkesave dhe

sfidave me të cilat ballafaqohen shkollat, si dhe

vlerësimi i nivelit të bashkëpunimit të shkollave me MZHE-

në, MASHT-in dhe sektorin privat.

Lista e

pyetjeve të

bëra

1. Cilat janë nevojat më kritike të shkollës suaj

momentalisht?

2. Sipas Ligjit për AAP kualifikimet dhe modulet duhet të

jenë në pajtim me KKK

3. A keni prezentuar ndonjë profil të ri në vitin shkollor

2015/2016?

4. Cila është procedura për prezentim të një profili të

ri?

5. Çfarë hapash duhet të ndërmerrni lidhur me procedurën e

rishikimit të një profili?

6. Kush paguan për procedurën e prezentimit të një profili

të ri ose rishikimit të një profili të ri?

7. A mendoni që profilet nga shkollat AAP duhet t’u

përgjigjen nevojave të tregut rajona të punës ose tregut

më të gjerë të punës në Kosovë?

8. A do të ishte më lehtë të avokoni për një profil

specifik AAP në bazë të nevojave të komunës/rajonit ose

nevojave më të gjëra në Kosovë? A ka avokuar ndonjëherë

organizata juaj për nevojat për shkathtësi?

9. Si do ta përshkruanit bashkëpunimin tuaj me MASHT-in?

10. Si do ta përshkruanit bashkëpunimin tuaj me MZHE-në?

11. A bashkëpunoni në ndonjë mënyrë, formale ose

joformale, me sektorin privat?

12. Kush duhet të udhëheqë / fillojë bashkëpunimin

ndërmjet arsimit dhe sektorit privat?

45

////

/ Shtojca 5.

Përmbledhje intervistash

Emri Organizata Pozita

Valbona Mjeku Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë

Drejtore për arsim dhe

aftësim profesional

Ryve Prekorogja Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë

Zyrtare për arsim

profesional

Ramë Likaj Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë

Këshilltar i Ministrit

Veton Alihajdari Ministria e Arsimit, Shkencës

dhe Teknologjisë

Drejtor i Qendrës

Kosovare për firma

ushtrimore

Bleta Kadriu Autoriteti i Kualifikimeve Eksperte për standarde

46

Kombëtare

Jahë Sahiti “Hoxhë Kadri Prishtina”

Shkollë AAP Prishtinë

Drejtor

Fatos Osmani Komuna e Prishtinës Ushtrues detyre për

Arsim

David T. King USAID Kosovo EMPOWER Sektori

privat

Udhëheqës i programit

Julia Leuther GIZ – Përkrahje për qendrat e

kompetencës në kontekst të

reformave në arsim dhe

aftësim profesional në Kosovë

Udhëheqëse ekipi për

arsim profesional

STRATEGY & DEVELOPMENT CONSULTING

www.sdcon.eu