marresa treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha...

12
AKTIVITETE Posta Shqiptare sh.a mbështet eventin Filatelik INTERVISTA Posta Shqiptare, analizë për treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës MARRËVESHJA Posta Shqiptare sh.a nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë Xhyhere Sokoli: Një jetë në Postë FILATELIA Trashëgimia Kulturore 2017– UNESCO përgjatë “Silk Roads” DOSIER Medalisti që krijoi imazhin e Skënderbeut në vitin 1913 Posta Zvicerane angazhohet në trajnimin bazë POSTAT HOMOLOGE Tel +355 4 2222 315 email: [email protected] / [email protected] www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adrresa Rr Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tirane-Albania Fokusi i punës ka qenë përkushtimi dhe korrektësia ndaj klientëve, si dhe zgjerimi i gamës së shërbimeve

Upload: others

Post on 11-Sep-2019

21 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

AKTIVITETE

Posta Shqiptare sh.a mbështet

eventin Filatelik

INTERVISTA

Posta Shqiptare, analizë për treguesit e 6 mujorit të parë të

2017-ës

MARRËVESHJA

Posta Shqiptare sh.a nënshkruan

Marrëveshje Bashkëpunimi

me Ministrinë e Arsimit Sportit

dhe Rinisë

Xhyhere Sokoli: Një jetë në Postë

FILATELIA

Trashëgimia Kulturore 2017– UNESCO përgjatë

“Silk Roads”

DOSIER

Medalisti që krijoi imazhin e Skënderbeut

në vitin 1913

Posta Zvicerane angazhohet në trajnimin bazë

POSTAT HOMOLOGE

Tel +355 4 2222 315 email: [email protected] / [email protected]

www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adrresa Rr Rreshit ÇollakuKutia postare 100 Kodi postar 1001 Tirane-Albania

Fokusi i punës ka qenë përkushtimi dhe korrektësia ndaj klientëve, si dhe zgjerimi i gamës së shërbimeve

Page 2: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

2 E ejnte 21 Shtator 2017POSTIERI

Posta Shqiptare, analizë për treguesit e 6 mujorit të parë të vitit,

6 mujori i parë i 2017-ës, treguesit financiarë pozitivë

Kompani Posta Shqiptare në përfundim të 6

mujorit të parë të vitit 2017, bëri transparentë treguesit ekonomiko-financiar të 6- mujorit të parë 2017, në nje takim ku ishin të pranishëm: Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shoqërisë Posta Shqiptare, si dhe Drejtorët e Filialeve.

Në fjalën e tij të hapjes Z.Vangjush Andoni, Drejtor i Përgjithshëm e vuri theksin tek përkushtimi dhe korrektësia që duhet të tregojnë punonjësit e kompanisë ndaj klientëve, si dhe tek zgjerimi i gamës së shërbimeve të Postës Shqiptare Sh.a. Në vazhdim Z. Entel Agolli, Zv. Drejtor i Përgjithshëm u ndal tek problematikat, të cilat janë evidentuar gjatë punës nëpër filiale, si dhe masat që duhet të ndërrmerren për t’i minimizuar këto problematika. Gjithashtu, Drejtorët e Filialeve relatuan mbi treguesit ekonomiko-financiar, dhe tek objektivat për 6- mujorit e dytë te 2017, në mënyrë që Posta Shqiptare të jetë sa me konkurruese në një treg që sa vjen e liberalizohet.Referuar raportimeve statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare sh.a., sipas treguesve të 6 mujorit të parë të vitit 2017, Posta Shqiptare rezulton me performancë financiare pozitive, me fitim të realizuar në masën 79.8mln lekë, i cili përfaqëson një tejkalim prej rreth 13 herë,ose +86.9 mln lekë më shumë nga programi.Tejkalimi i fitimit është rezultat i realizimit të të ardhurave në masën 100.4%, ose +5 mln lekë më shumë se programi si

dhe realizimit të shpenzimeve në masën 93.1%, ose -81.9 mln lekë më pak nga programi. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur me 1.9% më shumë. Për 6-mujorin 2017, të ardhurat nga shërbimi postar nuk janë realizuar për 2.5%, ose rreth 12.4 mln lekë më pak nga programi. Për sa i përket shërbimit financiar bankar,ky shërbim ka rezultuar me tejkalim në masën 7.9%,ose me rreth 35.2 mln lekë më shumë nga programi dhe 3.4% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Page 3: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

3E ejnte 21 Shtator 2017 POSTIERI

Posta Shqiptare sh.a si kompani e orientuar për qytetarët me rrjetin

e saj të shtrirë në të gjithë territorin e vendit,ofron një gamë të gjerë shërbimesh cilësore për individët, bizneset, institucionet,etj.Duke qenë se një ndër objektivat e saj është dhe bashkëpunimi me institucionet në vend, Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka

Posta Shqiptare sh.a nënshkruan Marrëveshje

Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë

“Transporti i materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore 2017’’

nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve “Për kordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2017” sesioni i dytë gusht 2017 Kjo marrëveshje do të ofrohet me tarifë zero lekë nga Posta Shqiptare.Duke vlerësuar rëndësinë dhe interesin e lartë publik të provimeve të maturës shtetërore, në

vijim të politikave për përmirësimin e standarteve arsimore, me qëllim final përgatitjen e një brezi sa më të aftë për angazhimet sociale, Posta Shqiptare sh.a ka ndërmarrë këtë shërbim, duke ofruar mundësitë më të mira dhe aftësitë e saj të provuara tashmë, si korrektësia , siguria, besueshmëria në kryerjen e shërbimit, duke e konsideruar atë si

një aksion të madh për një të mirë të përbashkët dhe me interes të lartë publik. Nëpërmjet kësaj Marrëveshje,Posta Shqiptare do të pranojë marrjen e kutive me materiale të provimeve të Maturës Shtetërore siç i dorëzohen nga QSHA Tiranë, sipas orareve të përcaktuara për ti transportuar ato ato më pas në adresat e specifikuara mbi secilën kuti nga ana e QSHA-së, tek

përfaqësuesit e DAR/ZA. Gjithashtu,ajo do të pranojë nga DAR/ZA kutitë me materiale të provimeve të Maturës Shtetërore sipas orareve të përcaktuara dhe do t’i transportojë ato tek përfaqësuesi i QSHA, në Tiranë.Një tjetër detyrë e Postës Shqiptare sh.a është që të kryejë transportin e materialeve të provimeve të Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, sipas datave, orarit dhe grafikut të përcaktuar nga QSHA, për çdo provim të MSH nga QSHA në DAR/ZA dhe anasjelltas.Për një mbarëvajtje të mirë të punës, Posta Shqiptare do të dorëzojë në QSHA, dy ditë para datës së çdo provimi, listën emërore të drejtuesve të automjeteve dhe targat e automjeteve që do të transportojnë materialet e provimeve të Maturës Shtetërore.Një ndër detyrat e Postës shqiptare është që ajo duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për kryerjen me cilësi, siguri, profesionalizëm të shërbimeve që janë objekt i kësaj marrëveshje me qëllim ruajtjen e reputacionit të Përfituesit të shërbimit. Kjo Marrëveshje tregon dhe një herë më së miri bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve në vend në dobi të qytetarëve të vendit.

Page 4: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

4 E ejnte 21 Shtator 2017POSTIERI

Në Postë duhet të punojnë njerëz që e duan punën

1. Puna në Postën Shqiptare është puna e parë dhe e fundit për ju deri tani. Si ndjeheni pas kaq vitesh, kur kujtoni fillimet e karrierës tuaj në Postën Shqiptare?

Janë shumë vite punë dhe eksperiencë në Postë,të cilat përbëjnë vërtet jetën time!E fillova punën në Postë (PTT) në vitin 15.08.1981, sapo mbarova studimet e larta për ekonomi Fakulteti Ekonomik,Univers i te t i Shtetëror,Tiranë. Në të vërtet kjo gjë nuk ishte zgjedhja ime atehëre,ndërkohë që ditë pas dite,duke njohur veprimtarinë e postës në çdo sektor arrita që edhe për mbrojtjen e diplomës,temen e zgjodha prej Postës. Kështu gjatë këtyre viteve Posta u bë gjithçka për mua;u lidha aq fort me të vit pas viti, me magjinë që të ofron puna në shërbim ndaj njerëve. Nuk ka qënë e thjesht rutinë puna në tërë këto vite ,pasi Posta është transformuar gjithnjë në interes të plotësimit të nevojave të njerëzve dhe klientëve të tjerë me sa më shumë lloje shërbimesh dhe sa më cilësisht.

2. Cila ka qenë eksperienca më e bukur që kujtoni nga vitet tuaja të punës në Postën e Filialit Kukës?

Ndër vite ka patur plot eksperienca të bukura në punën tonë po do të veçoj ato të vitit 1999,vit i eksodit kosovar,gjatë të cilit Qarku i Kukësit pati një përjetim të veçantë,duke qenë i pari prej pritësve e tvëllezërve tanë të një gjaku.Komunikimi përbënte përparësitë e kësaj pritjeje.Kështu kujtoj rastin e një familjeje të ndarë gjatë këtij largimi të dhunshëm,kur djali emigrant në gjermani telefonon në telefonin e zyrës time për t’i mundësur kontakt me pjesën tjetër të familjes së vendosur në Kukës. Me kënaqësi

Intervista

Xhyhere Sokoli: Një jetë në Postë

të veçantë ia mundësuam këtë komunikim,për të cilin me lot gëzimi në sytë e tyre morëm mirënjohje dhe falenderime pafund...Apo raste të tjera kur mbërrinin letra në adresë të këtyre familjeve. Në bashkëpunim me Radio-Kukësin gjenim marrësin e ndonjë letre të tillë. Edhe rasti kur në kuadër të marketingut të shërbimeve tona,organizuam një orë të edukatës qytetare me nxënës të klasës së pestë në shkollën 9 vjeçare Avni Rustemi Kukës për mënyrën e postimit të një letre, plotësimin e zarfit, përdorimin e pullës dhe të etiketave të shërbimeve të veçanta...duke marrë kënaqësinë e interesimit të fëmijëve për këtë shërbim.Tjetër kënaqesi e punës në këto vite është edhe ndihma e dhënë punonjësve në çdo vend pune për njohjen dhe përvetësimin e teknologjisë dhe programeve të reja të

aplikuara për shërbimet postare e financiare,gjë e cila ka përmirësuar cilesinë e kohën e shërbimit ndaj klientëve.

3. A kujtoni ndonjë rast kur keni hasur ndonjë problem dhe jeni gjendur në vështirësi për t’i dhënë zgjidhje?

Kemi patur ndonjë problem e vështirësi në punë gjatë këtyre viteve por me një angazhim serioz për zgjidhen e tyre ato janë tejkaluar. Patjetër që këtu ka ndikuar edhe bashkëpunimi me kolegët.

4. Posta Shqiptare ka qenë dhë është një kompani më llojshmëri shërbimesh dhe rrjedhimisht me ngarkesë të madhe pune.Sa e vështirë ka qenë për ju si grua të përballoni ngarkesën e ditës?

Është e vërtetë që ngarkesa

në punë ka ardhur gjithnjë në rritje por nëse je e përkushtuar,e organizuar dhe e don punën çdo gjë arrihet. Ia vlen edhe lodhja e një dite kur merr kënaqësinë e suksesit.

5. Si një punonjëse që i keni kaluar të gjitha fazat e zhvillimit të Postës Shqiptare, si mendoni, shfaqin të njëjtin interes qytetarët për të përdorur shërbimet tradicionale postare, apo risitë e teknologjisë elektronike e kanë zbehur vlerën e vërtetë të shërbimit tradicional postar?

Modernizimi i Postës ndër vite dhe futja e shërbimeve të reja ka zbehur interesin për shërbimet tradicionale postare.Kjo gjë shihet edhe në rënien e numrit e letrave të pranuara nga popullata në veçanti,që tani janë përqendruar vetëm në zyrat postare të qytetit ,me gjithë rrjetin e shtrirë të zyrave

tona postare edhe në fshat. Dikur për të përballuar volumin e punës në fundvit duhej shtesë punonjësish.Tashmë kartolina e shkruar po bëhet gjithnjë e më e pakët.Megjithatë këtu duhet punuar më shumë me të rinjtë në shkolla për të mbajtur gjallë postën tradicionale pasi një letër apo kartolinë e shkruar me dorë është më e gjallë se një e-mail urimi!

6. Përse dikush duhet të punojë në postë? Cfarë do të ishte vlerë e shtuar në karrierën e tij?

Të punosh në Postë është kënaqësi dhe previlegj! Këtu duhet të punojnë njerëz që e duan punën në postë e jo njerëz që kanë nevojë për punë.Posta të fal shumë nga komunikimi me njerëzit,të mëson punën në grup,të cilat janë çelsi i suksesit.

7. Çfarë ju ka motivuar që i kushtuat kaq vite punë Postës Shqiptare dhe cili është mesazhi për punonjësit e kompanisë tonë?

Nuk arrij ta shpjegoj pasi edhe raste për t’u larguar nga Posta kam patur! Në tërë këto vite jam përpjekur për të vlerësuar e kryer me korrektësi çdo detyrë që kam patur në Postë.Në themel të çdo rezultati për çdo punë që bëjmë qëndron dashuria për të prandaj për të gjithë punonjësit që sot punojnë në kompaninë Posta Shqiptare sh.a kam nje mesazh: “Duajeni dhe vlerësojeni punën që i’u është besuar! Duke i’u shërbyer me korrktësi klientëve ,i afrojmë ata më shumë me Postën e njëkohësisht rritet mundësia e një vlerësimi më të mirë financiar për secilin prej jush!Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata kolegë e bashkëpunëtor ndër vite që më kanë përkrahur dhe ndihem e previlegjuar e krenare për vlerësimet e qytetarëve dhe klientëve të tjerë për punën time në Postë.Faleminderit!

Page 5: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

5E ejnte 21 Shtator 2017 POSTIERI

Me rastin e krijimit të Klubit të Parë Filatelik të Shqipërisë,nga

datat 6-7 maj 2017,Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë dhe Degës së Shkodrës me mbështetjen e Postës Shqiptare sh.a organizoi një event filatelik në Bibliotekën e qytetit të Shkodrës “ Marin Barleti”.Ky aktivitet filatelik u konsiderua si i një rëndësie të veçantë për vetë pjesmarrjen e gjerë që kishte. Në të morën pjesë jo vetëm filatelistë nga Tirana, Shkodra, Korça por dhe nga Kosova dhe Italia.Gjithashtu,morën pjesë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare dhe Filialit të Postave Shkodër. Gjatë ditëve të këtij eventi filatelik u organizua një konferencë shkencore. Fjalën e hapjes e mbajti z.Lorenc Kaçulini Kryetar i Degës Filatelike të Shkodrës, i cili foli mbi historikun filatelik të rrethit të qytetit. Filatelia në Shkodër daton që nga shekulli i 20-të e deri në ditët e sotme pasi Shkodra është një nga qytetet me një numër të konsiderueshëm filatelistësh që e ka ruajtuar mirë këtë traditë.Më pas fjalën e mori z.Besnik Fishta i cili është filatelist dhe një pasardhës i denjë i një familjeje që gjithnjë ka vlerësuar pullat postare dhe ato filatelike. Gjatë kumtesës së tij, nëpërmjet dokumentave të ndryshme dhe shkrimeve te arkivuara të asaj kohe, z.Fishta solli historinë e krijimit të Klubit të Parë Filatelik të Shkodrës dhe përpjekjeve ndër vite për të mbajtur gjallë këtë hobi për vetë vlerat që ai ka.Interesante për të pranishmit ishte dhe kumtesa e italo –shqiptarit z.Giuzzepe Razza i cili referoi mbi pullat e Levantit Austriak para krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Ndër të tjera ai shpjegoi dhe mënyrën se si veprohej për të dërguar nga Shkodra në vende të ndryshmë të botës korrespondencën postare me anë të Llojdit Austriak.Me shumë interes për të pranishmit ishte dhe kumtesa e një prej koleksionistëve më të njohur shqiptar Prof.Jovan Basha i cili nëpërmjet videoprojektorit paraqiti objekte autentike shumë të rralla filatelike të cilat i ka në koleksionin e tij. Ai njohu pjesmarrësit me historinë e postës

Posta Shqiptare sh.a mbështet eventin Filatelik

70- vjetori i Klubit të Parë filatelik në Shkodër ( 1947-2017)

Italiane në Shkodër per periudhën 1901-1916 si dhe mënyrën e lëvizjes së kësaj korrespondence.Ishte ligjërata e z.Thimi Nika, ajo që mbylli këtë konferencë shkencore. Fjala e tij u fokusua në emisionet e rralla të Princ Vidit të cilat ishin risi për faktin se u prezantuan për herë të parë.

Pas konferencës, nën një atmosferë tepër miqësore, të pranishmit patën mundësinë të vizitojnë një ekspozitë filatelike të iniciuar nga vetë Shoqata e Koleksionstëve të Shqipërisë. Posta Shqiptare sh.a duke vlerësuar dhe duke i dhënë një rol të rëndësishëm Filatelisë dhe për më tepër pullës shqiptare, ka

mbështetur vazhdimisht në forma të ndryshme këtë Shoqatë Filatelike.Gjatë ditëve të këti aktiviteti,në ambjentet e Bibliotekës së Shkodrës,Posta Shqiptare çeli stendën e saj në të cilën reklamoi pullat e saj filatelike të emetuara ndër vite. Ishin të shumtë vizitorët që treguan interes dhe blenë pulla të ndryshme.

Gjithashtu në këtë stendë u reklamuan dhe shërbimet e ndryshme që Posta Shqiptare ofron për qytetarët në sportelet e saj. Me rastin e këtij eventi, Posta Shqiptare sh.a vulosi zarfa dhe kartolina me vulë datare në kujtim të 70-vjetorit të Klubit të Parë Filatelik të Shkodrës.

Page 6: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

6 E ejnte 21 Shtator 2017POSTIERI

Page 7: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

7E ejnte 21 Shtator 2017 POSTIERI

Page 8: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

8 E ejnte 21 Shtator 2017POSTIERI

4 pulla të portretit të Mahatma Gandi shiten në ankand në

Mbretërinë e Bashkuar

Një seri e rrallë prej katër pullash me portretin e Mahatma Gandi është shitur me një çmim rekord prej 500,000 paund në një ankand në Britani të Madhe. Ky do të

ishte dhe çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për pulla indiane.Për herë të parë kjo pullë është emetuar në vitin 1948 me një vlerë prej 10 rupi dhe tashmë vetëm 13 të tilla janë në qarkullim. Kjo seri i është shitur nje koleksionuesi Austriak dhe kapi shifrën më të lartë të ankandeve për pullat Indiane.- tha përfaqesuesi i Stanley Gibbons.Kjo pullë Indiane. Është konsideruar si e rrallë për faktin se ajo ishte e kmpozuar në një seri me katër pulla. Një prej këtyre serive mendohet se është dhe në koleksionin e pullave te Mbretëreshës Elisabetë II , koleksion i cili konsiderohet si një ndër kolesksionet private më ta mëdha në botë.

Pulla postare e çokollatës në Belgjikë

Eklipsi diellor i Gushtit në një pullë të Shërbimit postar

Amerikan

Shtetet e Bashkuara patën mundësinë të shohin një spektakël të rrallë qiellor në Gusht të këtij viti, kur për herë të parë në 38 vjet, hëna bllokoi plotësisht diskun

diellor për disa minuta, duke krijuar një eklips të plotë të Diellit.Për të shënuar ngjarjen e rrallë, agjencia postare e SHBA ka emetuar pullën e parë postare të llojit që ndryshon kur preket - duke ndryshuar nga imazhi i një eklipsi të plotë diellor në atë të hënës.Konceptuar nga dizajni grafik Antonio Alcala, pulla e cila ndryshon ngjyrat përmban dy shtresa fotografish. Imazhi i parë përshkruan një pamje të një eklipsimi të përgjithshëm të vërejtur në Libi në vitin 2006.Kur nxehtësia e gishtit tuaj prek pikën e zezë në pullë, shfaqet imazhi i një hëne të plotë.Në pullën përkujtimore janë përdorur bojëra të veçanta të ndjeshme ndaj temperaturës, raportoi ‘The Quartz’ .Në pjesën e mbrapme të tabakut të pullave , shfaqet një hartë e rrugës së përshkuar nga eklipsi, i cili kaloi 14 shtete ndërsa lëvizi në lindje, nga Oregoni në Karolinën e Jugut. Pulla e Eklipsit diellor ka dalë në shitje më 20 Qershor 2017.

Në Belgjikë është emetuar një pullë e vëçantë e cila ka erën dhe shijen e çokollatës, Më shumë se 500,000 pulla janë printuar në

një letër të veçantë e cila ka aromën e kakaos dhe është e mbuluar me një lloj llaku i cili ka erën si çokollatë. Pesë edicione të limituara pullash të emetuara nga zyra Postare Belge Bpost, përkujtojnë çokollatat e famshme vendase duke e paraqitur atë në të gjithë format e saj.Për krijimin e këtij koleksioni janë angazhuar një grup ekspertësh nga Belgjika, Gjermania, Hollanda dhe Zvicra.

Trashëgimia Kulturore 2017– UNESCO përgjatë “Silk Roads”

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) synon të inkurajojë identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë

kulturore dhe natyrore në mbarë botën e pikërisht objektet që janë me vlerë të jashtëzakonshme për njerëzimin. Kjo mishërohet në një traktat ndërkombëtar të quajtur Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore, miratuar nga UNESCO në vitin 1972.“Silk Road” është një rrjet i ndërlidhur i rrugëve që lidhin shoqëritë e lashta të Azisë, Subkontinentit, Azisë Qendrore, Azisë Perëndimore dhe Lindjes së Afërt, që ka kontribuar në zhvillimin e shumë qytetërimeve të mëdha në botë. Rrugët shërbyen kryesisht për transferimin e lëndëve të para, produkteve ushqimore dhe mallrave luksoze. Megjithatë, këto rrjete të mëdha bartën më shumë sesa mallra dhe mallra të çmuara. Lëvizja e

vazhdueshme të njerëzve, tregtarëve dhe mallrave përgjatë këtyre rrugëve sollën gjithashtu transmetimin dhe shkëmbimin e njohurive, ideve, kulturave dhe besimeve, të cilat patën një ndikim të madh në historinë si dhe në qytetërimet e popujve euroaziatikë. Silk Road është renditur si një nga Trashëgimitë Kulturore Botërore të UNESCO-s në vitin 2014. Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara ka emetuar seritë e pullave që tregojnë më së miri trashëgiminë arkitekturale të vendeve të ndryshme në botë. Për emetimin e pullës nën këtë tematikë, Administrata Postare e Kombeve të Bashkuara (UNPA) është duke emetuar një set të veçantë të Zarfit të Ditës së Parë,krijuar nga mëndafshi. Një pullë e vetme, një nga çdo zyrë, vendoset dhe vuloset, sipas rastit, nga Nju Jorku, Gjeneva ose Vjena në dy zarfa të veçantë: një për vlerën më të lartë të pullave dhe një për vlerën më të ulët të pullave.

Jetojnë në botën e tyre

Kohët e fundit Posta e Kroacisë ka emetuar një pullë postare nën tematikën “Jetojnë në botën e tyre”. Vetëm se dikush është ndryshe nga të tjerët, nuk do të thotë se ai duhet paragjykuar. Ishte pikërisht ky mesazhi që dëshiron të pëcjellë nën këtë tematikë dizenjuesja e kësaj pulle postare Valnea Jurković, nxënëse e klasës së shtatë nga Rijeka. I identifikuar në vitin 1943, autizmi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.Dita botërore e autizmit, 2 prilli, është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës.Me anë të këtij emetimi, Posta kroate i është bashkangjitur në një mënyrë ndryshme nismave për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj këtyre fëmijëve.

Page 9: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

9E ejnte 21 Shtator 2017 POSTIERI

Jetojnë në botën e tyre

Kanalet e Reja të shpërndarjes të “Postës Sllovene”, të cilat kanë qasje të vazhdueshme

me shërbimet dhe produktet

N jësia PS Paketomat, është një njësi e automatizuar dhe përbëhet nga një aparat i quajtur Nova KBM si dhe nga një makinë shitëse, e cila

ka brenda saj produkte të zgjedhura farmaceutike nga prodhuesi i madh farmaceutik “Lekarne Ljubjana”. Kjo njësi e re është përpunim dhe përmirësim i pajisjes ekzistuese të vet-shërbimit, e cila u instalua vitin e kaluar në zyrën postare 1101 në Lubjanë. Ajo plotëson rrjetin e 24 makinerive moderne automatike për kolipostën, të vendosura në qytetet më të mëdha të Sllovenisë. Në të ardhmen, Posta e Sllovenisë ka në plan të instalojë njësi të tjera vet-shërbimi, autonome, në të gjitha qytetet më të mëdha të Sllovenisë, në vende lehtësisht të arritshme. Ato do të jenë të aksesueshme gjatë 24 orëve edhe në hapësira të largëta. Kompania, parshikon, që deri në fund të vitit 2021 të hapë 20 njësi të tilla.Njësia e vet-shërbimit PS 24/7, e pozicionuar në Lubjanë, përbëhet nga një seri makinash shitjeje dhe i`u ofron klientëve një mori shërbimesh. Në këtë pajisje, klientët mund të blejnë zarfa të ndryshëm dhe kuti të pakove, kartolina, të postojnë letra, pulla të ndryshme postare, si edhe produkte të tjera. Makina e automatizuar e kolive, ofron konsumatorëve një mënyrë të thjeshtë për të marrë dhe dërguar pako, ndërsa ajo me para të gatshme”Nova KBM”, u mundëson klientëve të tërheqin ose depozitojnë para, si edhe të paguajnë fatura të ndryshme. Makina shitëse “Lekarne Ljubjana”, ofron një gamë të caktuar produktesh farmaceutike.

Kjo njësi PS 24/7 e instaluar nga Posta Sllovene, është projektuar dhe ndërtuar posaçërisht për të mundësuar lëvizjen e klientëve në zona të ndryshme, si dhe për t`iu përshtatur nevojave të tyre specifike sipas zonave ku ata ndodhen.Posta e Sllovenisë synon të mbetet ofruesi kryesor i shërbimeve postare, logjistike

dhe atyre të Teknologjisë së Informacionit në Slloveni. Për këtë qëllim, ajo mban një vështrim të kujdesshëm tek zhvillimet më të fundit në shërbimet postare dhe logjistikën në mbarë botën Ajo, nëpërmjet risive që ajo prezanton vazhdimisht, kryen ndryshimet e nevojshme në aktivitetet e saj dhe në marrëdhëniet e saj me klientët.

Posta Zvicerane angazhohet në trajnimin bazë

Posta Zvicerane është një nga kompanitë më të mëdha të trajnimit në Zvicër dhe si e tillë ajo nxit me dëshirë talentet e reja.

Gjatë vitit 2017 kanë përfunduar me sukses trajnimin e tyre bazë shumë praktikantë, të cilët kanë filluar programet e tyre të trajnimit në 13 profesione të ndryshme. Dorëzimi i aplikimeve për praktikantët

që fillojnë praktikën në verën e vitit 2018 ka nisur që nga 1 gushti 2017. Gjatë stinës së verës, 734 praktikantë kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional bazë në Postën Zvicerane, duke hedhur kështu hapa të mëdhenj drejt botës së punës. Rreth një e treta e tyre arritën një notë të përgjithshme prej 5.0 ose më lart, madje 9.3 përqind, e tyre arritën një gradë prej 5.3 ose më të lartë.Nga të gjithë studentët që kryen praktikat e tyre pranë Postës Zvicerane, 300 më të suksesshmit janë punësuar pranë kësaj kompanie.Nxënësit në të njëjtën kohë do të fillojnë trajnimin e tyre në fushat e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit,

logjistikës, shitjes me pakicë, profesioneve komerciale dhe mirëmbajtjes.Posta Zvicerane, për shkak të kapacitetetve të saj, ofron më shumë se 2,000 vende mësimore, në gjithsej 13 profesione të ndryshme. Ajo po zhvillon vazhdimisht gamën e saj të fushave të praktikës, sipas kërkesave të tregut, si dhe po bën një investim të synuar te specialistët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) . Kështu, për herë të parë në vitin 2018, do të ofrohet një trainim i ri me temën “si të bëhesh specialist i TIK”. Përveç kësaj, në vitin e tretë do të futet shkalla praktike e Bachelor në teknologjinë e informacionit(PiBS).

Page 10: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

10 E ejnte 21 Shtator 2017POSTIERI

Dosier Kush ishte medalisti që krijoi imazhin e

Skënderbeut në vitin 1913

Heinrich Kautsch 1859 -1953 lindi në Prage. Djali i një hekurpunuesi, mësimet e para në Pragë i mori prej të atit per punimin e metalit. Kaustch studjoi në shkollën artistike industriale në Vjenë nën kujdesin e profesorëve Schwartz dhe Koenig. Në vitin 1882 ai u perzgjodh në pozicionin profesor, në shkollën e arteve dekorative në Pragë. Këtu shkruan veprën e tij “Goldschmiede Arbeiten des XV bis XIX” dhe themelon shkollën e tij të vizatimit dhe skulpturës. Në vitin 1889 shkon në Paris ku qëndron deri në vitin 1914. Në Paris gjatë zhvillimit të një ekspozite

ndërkombetare në vitin 1900 nderohet me çmimin e argjendë. Në vitet në vazhdimi specializuar dhe i njohur si artist medaljesh Kautsch nderohet me titullin: “Kavalier i Legjionit te Nderit” i Franc Jozefit. Një pjesë e madhe e medaljeve të tij janë ekspozuar në muzeun Lumsembourg dhe në Paris.

Pulla e parë shqiptare me imazhin e Skënderbeut

Pulla e parë postare shqiptare për Skënderbeun daton më 1 dhjetor 1913,Emisioni i parë i përket periudhës së Qeverisë së Ismail Qemalit. Edhe pse veproi në një hark kohor të shkurtër, duke pasur në përbërje të saj si Ministër të Postave intelektualin, filatelistin dhe studuesin e mirënjohur elbasanas Lef Nosi, më 1 dhjetor 1913, ajo emetoi gjashtë vlera postare në “qindar” dhe “franga” (monedha të kohës). Ky emision, i shtypur në një shtypshkronjë të Torinos në Itali, ishte i pari nga pullat shqiptare të emetuara deri në atë kohë me dhëmbëzim të rregullt. Të gjashtë pullat e kësaj serie kanë të njëjtën pamje: portretin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por me ngjyra të ndryshme, konform edhe orientimit të UPU-së për unifikimin e ngjyrave në shërbimin postar. Figura e Skënderbeut është në profil dhe e futur brenda kontureve të një medalioni ku shkruhet “Skanderberg – Mbreti i Shqipëtarëve”. Në pjesën e sipërme të pullave shkruhet “Shqipënia e lirë”. Tirazhi i këtyre pullave, siç dokumentohet qartë edhe nga gazeta e kohës “Përlindja e Shqipërisë”, ishte shumë i madh në raport me nevojat e qarkullimit postar. Sasia e plotë ishte 2.878.500 pulla. Prandaj një pjesë e konsiderueshme e tyre u përdorën në vijimësi, duke i mbishtypur, për vënien në qarkullim të disa emisioneve

të tjera filatelike. Këto pulla u stampuan edhe në kartë postare. Megjithëse keto pulla u perdorën dhe pas

largimit të Princ Vidit të mbishtypura ato ende sot sjellin freskinë e pullave të një ngjarjeje jubilare.

Page 11: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

11E shtunë 29 Mars 2014 POSTIERI

Turizmi mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për

vendin, natyrshëm dhe për qytetet bregdetare gjatë sezonit të verës.Në mënyrë që turizmi të zhvillohet ka nevojë për infrastrukturën, bujqësinë, produktet artizanale, por dhe shërbimet e ndryshme që i ofrohen qytetarëve nga Posta Shqiptare duke qenë se në sportelet e saj ofrohen me dhjetëra shërbime postare dhe financiare. Në funksion të këtyre nevojave,Posta Shqiptare se institucion në shërbim të klientëve të saj gjatë këtij sezoni tregoi vëmendje maksimale për promivimin e shërbimeve që ajo ofron në sportelet e zyrave të saj postare. Për këtë arsye , Drejtoria e Marketingut për të rritur më shumë vizibilitetin e markës dhe shërbimeve planifikoi që gjatë gjatë muajve Gusht – Shtator 2017 të ndërrmarrë disa fushata promocionale me fokus, promovimin e shërbimeve p o s t a r e , fi n a n c a r e , t ë biznesit, si dhe filatelinë, në disa nga qytetet kryesore bregdetare si: Durrës, Sarandë, Vlorë, Shkodër, Shëngjin etj.

Posta Shqiptare sh.a organizon fushatën promocionale “Ne ofrojmë

shërbimet tona në shërbim të qytetarëve”

Destinacioni final i kësaj fushate: Fuqizimi i pozitave financiare të kompanisë Posta Shqiptare sh.a

Kjo fushatë synon të percjellë një imazh sa më pozitiv tek qytetarët, e për rrjedhojë një shtim të numrit të klientëve të saj , me destinacion final fuqizimin e pozitave financiare të kompanisë Posta Shqiptare Sh.a.Gjithashtu, nëpërmjet saj është synuar të transmetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë mesazhi që Posta Shqiptare është kompani lider në tregun e shërbimeve postare dhe financiare me një shtrirje absolute në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë këtyre aktiviteteve u shperndanë materiale të ndryshme promocionale si fletepalosje të shërbimeve postare,financiare,cirkularë të pullave filatelike, etj.

Ndër të tjera ,punonjësit e Postës Shqiptare patën kontakte me një numër të konsiderueshëm qytetarësh me të cilët biseduan dhe morën përshtypjet e tyre në

lidhje me shërbimet e ofruara. Kjo do ti shërbejë në të ardhmen përmirësimit të punës dhe efikasitetit të saj nga ana e punojësve të Postës Shqiptare.

Page 12: MARRESA treguesit e 6 mujorit të parë të 2017-ës · statistikore zyrtare të të gjitha filialeve, si dhe të Sektorit të Financës dhe Sektorit të Kontabilitetit të Drejtorisë

12 E ejnte 21 Shtator 2017POSTIERI

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Posten Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorise së Pergjithshme)www.postashqiptare.al

SHPEJT. SIGURT. KUDO

Emona Mara – Kryeredaktore Stafi: Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi