monitorim - historia-ime.com«.pdf · • format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/...

12
Gjuha e Urrejtjes Gjuha Diskriminuese në Median Online MONITORIM

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

8 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

Gjuha e Urrejtjes Gjuha Diskriminuese në Median Online

MONITORIM

Page 2: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

“Monitorimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Gjuhës Diskriminuese në Median Online” u realizua nga Pro LGBT dhe redaksia e Historia Ime në kuadër të projektit “Getting Human Rights Into the News” i

mbështetur financiarisht nga Civil Rights Defenders.

Tiranë, 2017

Page 3: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

PËRMBAJTJAHyrje.........................................................................................................................4

Metodologjia....................................................................................................... 5Gjuha e urrejtjes............................................................................................ 5Gjuha Diskriminuese.................................................................................... 5Formati i Monitorimit.................................................................................. 6Kampionimi..................................................................................................... 6

Gjetjet..................................................................................................................... 7Artikuj të monitoruar - Rubrikat............................................................. 7Temat - Autori................................................................................................ 8Viktimat - Grupmoshat............................................................................... 9Forma e GJU-GJD....................................................................................... 10

Gjuha e urrejtjes ose diskriminuese e shfaqur në mënyrë indirekte.....................................................................11

Konkluzione.........................................................................................................12

••••

••••

Page 4: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

HYRJEKy raport u përgatit nga ProLGBT dhe redaksia e portalit për të drejtat e njeriut Historia Ime, me mbështetjen financiare të Civil Rights Defend-ers.

Historia Ime është e para media shqiptare online e fokusuar në raportimin mbi të drejtat e njeriut, me një eksperiencë gjashtë vjeçare në raporti-min mbi të drejtat e njeriut në të gjithë diapazo-nin e tyre.

Projekti “Monitorimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në median shqiptare on-line”, zhvillohet për të tretin vit rresht. Moni-torimi i mediave online është bërë në periudhën Tetor – Dhjetor 2017, duke marrë në shqyrtim këto katër media:

• Ballkanweb.com• GazetaTema.net• Opinion.al• Syri.net

Përzgjedhja e mediave të monitoruara është bërë e bazuar në interaktivitetin e tyre, trendin e klikimeve, linjës editoriale, ndikimit në opinionin publik dhe rubrikave të përbashkëta.

Në këtë monitorim janë marrë në shqyrtim këto tre rubrika për secilën nga mediat online:• Rubrika Politikë• Rubrika Kronikë• Rubrika Sociale

Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i prob-lematikës së gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës dis-kriminuese në redaksitë e mediave online në këta tregues:• Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/diskriminuese• Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje• Të dhëna specifike mbi grupet apo individët që janë viktima të gjuhës së urrejtjes/ diskrimin-uese si gjinia dhe grupmosha• Grupet ndaj të cilave haset më shpesh gjuha e urrejtjes/diskriminuese

Grupi i punës për këtë projekt përbëhet nga:Marinela GremiLorin Kadiu Kristina MillonaIna Dule

4

Page 5: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

Për qëllim të studimit, në këtë montorim janë përdorur këto dy përkufizime për gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën diskriminuese.

Gjuha e urrejtjes: Fillimisht duhet sqaruar se për këtë term nuk ka një unifikim të kuptimit, burime të ndryshme përdorin kuptime të ndryshme. Përkufizimi i përdorur në këtë monitorim është i Parekh, i cili ka nxjerrë në pah 3 karakteristika:

Së pari, gjuha e urrejtjes “drejtohet kundër një individi të caktuar ose lehtësisht të identifikueshëm ose, kundrejt një grupi individësh bazuar në normat arbitrare të shoqërisë”Së dyti, gjuha e urrejtjes “stigmatizon gru-pin e targetuar që përshkruhet të ketë cilësi që konsiderohen gjerësisht si të padëshirueshme”. Së treti, “grupi i targetuar shihet si prani e padëshirueshme dhe si objekt legjitim i armiqësisë”.

Në rastet e shprehjes së urrejtjes, janë edhe mekanizmat ndërkombëtarë, të ratifikuar nga shteti shqiptar që na ndihmojnë në identifikim-in e gjuhës së urrejtjes. Për diskriminimin racor, flet Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit racor, ku bëhet thirrje për ndalim të shprehjes së ideve të superioritetit dhe inferioritetit të popujve bazuar tek raca; Gjuha e urrejtjes për shkak të nacionalitetit apo besimit, konsiderohet si ve-për penale në nenin 20 të Konventës Ndërkom-bëtare për të Drejtat Civile dhe Politike; Gjuha e urrejtjes ndaj grupeve shoqërore për shkak të gjinisë, orientimit seksual dhe/ose identiteti gjinor dhe karakteristikave të tjera, kufizohet në nenin 19 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Gjuha diskriminuese: Ndryshe nga gjuha e urrejtjes, për diskrimini-min gjenden përkufizime të plota në legjisla-cionin shqiptar. Ligji “Për Mbrojtjen Nga Dis-kriminimi” është hartuar në bashkëpunim me OSBE-në dhe është miratuar për herë të parë në vitin 2010. Ndaj në këtë studim do t’i refero-hemi përkufizimeve të këtij ligji. Sipas ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, termi “diskriminim” nënkupton çdo dallim, përjashtim, kufizim apo preferencë, që ka si qëllim bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lir-ive themelore të njohura me Kushtetutën e Re-publikës së Shqipërisë. Në Nenin 1 të tij thuhet se:

“Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, ori-entimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vend-banimin, gjendjen shëndetësore, predispozi-cione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësi-në në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër”

Po sipas këtij ligji, diskriminimi mund të jetë i drejtpërdrejtë, i tërthortë, për shkak të shoqërimit, shqetësimit, mohim i një për-shtatjeje të arsyeshme dhe viktimizimit.

METODOLOGJIA - Përkufizimet

5

Page 6: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

Formati i monitorimitFormati i monitorimit dhe kodimi i termave i përdorur në këtë studim është hartuar specifikisht për mediat online duke u bazuar tek “Global Media Monitoring Project” – një studim i Australian Press Council.

Monitorimi është fokusuar në identifikimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese ndaj forcimit të stereotipizimeve të ngritura në shoqëri për shkak të gjinisë, etnisë, racës, fesë, orientimit seksual, aftësisë së kufizuar, bindjeve politike, moshës etj.Disa nga treguesit kryesorë të monitoruar janë:

Temat e artikujve me përmbajtje të gjuhës dis-kriminuese dhe/ose urrejtjesGjinia dhe mosha e “viktimës/ave”Shkaku i diskriminimitNëse i drejtohet një individi apo një grupi shoqërorForma e gjuhës së diskriminimit dhe/ose urrejtjes.

•••

Monitorimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskrimin-uese është zhvilluar në periudhën Tetor – Dhjetor 2017 duke monitoruar 7730 artikuj nga këto katër media elektronike:

Ballkanweb.comGazetaTema.netOpinion.alSyri.net

Përzgjedhja e portaleve është bërë duke u bazuar në këto kritere: trendin e klikimeve, interaktivitetin, linjën editoriale si edhe ndikimin në opinionin publik dhe mje-disin mediatik. Sipas renditjes së vitit 2017 nga “Alexa.com”, kompani që ofron të dhëna të trafikut komercial në rrjet, katër faqet e marra në shqyrtim renditen në dhjetëshen e parë sa i përket faqeve informative në Shqipëri. Në këtë studim janë monituruar tre rubrika përkatësisht ajo sociale, politikë dhe kronikë, ndaj një tjetër kriter për përzgjedhjen e mediave online ka qenë ekzistenca e këtyre rubrikave në secilën media.

••••

4 portaleBalkanweb Gazeta Tema

Opinion.al Syri.net

3rubrikaSociale Politikë Kronikë

7730 artikujArtikuj të monitoruar

974 artikujMe gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese

Kampionimi:

METODOLOGJIA - Formati, Kampionimi

6

Page 7: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

11.9% e artikujve të monitoruar kanë përmbajtje të gjuhës së ur-

rejtjes/diskriminuese

Grupi monitorues ka analizuar gjuhën dis-kriminuese dhe/ose atë të urrejtjes të shfaqur jo vetëm në përmbajtjen e tek-stit, por edhe në elementet e multimedias (video, foto, audio) të përfshira në artikujt e publikuar të cilat janë klasifikuar si diskri-minim indirekt.

Nga 7730 artikuj të monitoruar janë gjetur 974 të cilët përmbajnë gjuhë urrejtje dhe/ose gjuhë diskriminuese.

60.73 % e artikujve me gjuhë ur-rejte/diskriminuese i përkasin

rubrikës “Politikë”

Në monitorim janë marrë në shqyrtim tre rubrika të njëjtë për secilën nga mediat on-line të monitoruara. Rezulton se numri më i lartë i artikujve me përmbajtje të gjuhës diskriminuese/urrejtje gjendet në rubrikën “Politike” 60.37%, ndërsa në rubrikën “Kro-nikë” janë evidentuar 27.93% dhe në ru-brikën “Sociale” 11.7%.

Duhet thënë se ky rezultat është i ndikuar dhe nga frekuenca e përditësimit në secilën nga rubrikat.

GJETJE - Artikuj të monitoruar, Rubrikat

7

Page 8: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

Pesë temat kryesore të artikujve me përmbajtje të gjuhës dis-

kriminuese/urrejtjes:

Politika të brendshme – qeverisja etj.Krime që klasifikohen si jo të dhunshme – Ryshfet, grabitje, vjedhje, drogë, kor-rupsion etj.Krime të dhunshme – Vrasje, rrëmbime, sulme, plagosje etj.Portretizimi në media i grave/ burraveDhunë gjinore bazuar në zakone, dhu-në në familje, marrëdhënie personalie, ngacmime ndaj grave, përdhunime, sulme seksuale, trafikim

••

••

Vetëm 0.73% e artikujve me gjuhë diskriminuese/urrejtje kanë autor

Analizimi i tregueseve të burimit të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese tregon dy aspekte inte-resante të të dhënave. Vetëm 9 nga 974 artikujt me gjuhë urrejtje/diskriminuese kanë një emër të qartë autori, fotografi apo firmë. Artikujt të cilët nuk i përmbajnë këto të dhëna janë kla-sifikuar si redaksional. Komentet, fotografitë, titujt apo shënimet redaksionale janë sipas të dhënave burimi kryesor, (51.14% të rasteve) i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese.

Në 48.12% gjuha e urrejtjes/diskriminuese vjen nga burimet, që në këtë monitorim janë konsideruar personat e cituar, pjesë të shkru-ara ku autori bëhet i qartë, apo burime të tjera dytësore ku autori është i evidentuar.

GJETJE - Temat, Autori

8

Page 9: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

Gjuha e urrejtjes/diskriminuese, drejtuar individëve dhe grupeve

shoqërore

Në 52% të rasteve gjuha e urrejtjes/ diskrimin-uese është e drejtuar ndaj individëve ndërsa në 48% të rasteve iu drejtohet grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit Rom, grave, grupeve të cak-tuara për shkak të bindjeve politike dhe grupe-ve me etni të ndryshme). Duhet theksuar se në jo pak raste individët kanë qenë target për të sulmuar grupet shoqërore që përfaqësojnë.

Këto raste janë klasifikuar nga grupi i monitor-imit si gjuhë urrejtje/ diskriminuese e drejtuar ndaj grupeve.

Viktimat e gjuhës së urrejtjes/dis-kriminuese sipas grupmoshave

Grupmosha më e shpeshtë e viktimave të gjuhës diskriminuese dhe/ose urrejtjes është 50 – 64 vjeç, kjo edhe për pasojë të volumit të lartë të lajmeve politike me personazhe të kësaj grupmoshe.

Megjithatë ajo që bie në sy është se ka një numër artikujsh ku viktimat janë nën 18 vjeç. Një specifikë e hasur gjatë monitorimit të ar-tikujve me personazhe të grupmoshës “mbi 65 vjeç” është se shpesh kanë qenë viktima të dis-kriminimit për shkak të moshës.

GJETJE - Viktimat, Grupmosha

9

Page 10: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

Forma më e përhapur e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese: “Argumentime me të meta”

Një tjetër aspekt i rëndësishëm në këtë monitorim i cili shërben për të treguar kontekstin dhe mënyrën si media përhap këtë përmbajtje është edhe pasqyrimi i formave të gjuhës së urrejtjes dhe/ ose diskriminimit. Format janë ndarë në pesë kategori kryesore:

Argumentimeve me të meta (përmes shtrembërimeve apo nxjerrjes jashtë kontekstit, apel të rremë për frikë, aludime, shtrembërime mbi kundërshtarin politik, etj)Gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën.Metafora dehumanizuese (duke sjellë imazhin e luftës, kriminalitetit, armiqve, person-azheve biblike, djallit, kafshëve, sëmundjeve etj)Përdorimi i fakteve të pavërteta, ekzagjerimeve, pavërtetësisë, fakteve mashtrueseGjuhë përçarëse e tipit NE vs. ATA

••

••

Forma më e shpeshtë e hasur gjatë monitor-imit është përdorimi i argumentimeve me të meta, (23.77% e rasteve) i cili shprehet përmes shtrembërimit të deklaratave dhe nxjerrjes së tyre jashtë kontekstit. Në pjesën dërrmuese të rasteve kjo formë është hasur në lajmet që lidhen me politikën dhe akuzat e ndërsjellëta të kundërshtarëve.

Një tjetër formë e hasur shpesh është gjuha që përkrah dhe nxit dhunën, rastet kur ajo përdoret janë kryesisht lajme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike, rastet e krimeve të dhunshme në familje dhe ra-portimit mbi gratë viktima të përdhunimeve dhe abuzimit.

GJETJE - Forma më e përdorur

10

Page 11: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

DISKRIMINIM- Direkt, Indirekt

Në këtë monitorim i është kushtuar rëndësi formës së përmbajtjeve me gjuhë diskriminuese dhe/ose urrejtje. Përmbajtja diskriminuese dhe ose/ urrejtjes është klasifikuar në dy kategori:

Direkt – kur përmbajtja me gjuhë diskriminuese dhe/ose urrejtje gjendet në teks, titull, citime të personazheve apo burimeve dytësore të artikujve. (84% e rasteve)Indirekt – kur përmbajtja me gjuhë diskriminuese dhe/ose urrejtje gjendet në fotot ilustruese, video apo elementë të tjerë të multimedias. (16% e rasteve). Më poshtë gjenden disa shembuj të artikujve me gjuhë diskriminuese/urrejtje indirekte për temën e sulmeve seksuale, abuzimit dhe përdhuni-meve.

Në 16% të rasteve gjuha diskriminuese dhe ose/urrejtjes shfaqet në mënyrë indirekte

Forma e raportimit mbi këto raste shpesh përforcon ato që quhen “Mitet rreth përdhunimit”. Në këtë sesion janë marrë në analizë fotografitë ilustruese që shoqërojnë ar-tikujt mbi krimet e abuzimit seksual dhe përdhunimit.

Gjatë monitorimit është vënë re thuajse në të gjitha ras-tet e raportimit mbi krimet e abuzimit seksual dhe përd-hunimit, edhe kur teksti në brendësi nuk ka përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe/ose diskriminuese ajo gjendet në elementët e multimedias që shoqërojnë artikullin.

Mitet rreth përdhunimit – janë bindje ste-reotipike rreth agresionit seksual që shprehin shfajësim të autorit dhe fajësim mbi viktimat. Forcim i këtyre bindjeve shpesh çon drejt dis-kriminimit, akuzave, turpërimit dhe vënies në

dyshim të sinqeritetit të viktimave

Nëse një agresor i supozuar është i pranishëm në fotografi, tregues të dhunës janë lehtësisht të dukshëm ose të nënkuptuar në këto foto. Ky është një tregues i “miteve mbi përdhunimin”, duke ilustruar se një sulm seksual është i vër-tetë vetëm atëherë kur është përdorur forcë fizike.

Thuajse të gjitha imazhet që portretizojnë gratë viktima përputhen me standardet tipike perën-dimore të bukurisë (gra kaukaziane të dobëta, të reja dhe me flokë të gjatë).

Pasiviteti i viktimës në ilustrimet mbi sulmet seksuale vihet re thuajse në të gjitha rastet kur agresori dhe viktima ilustrohen në të njëjtën fotografi. Nëse analizohet gjuha e trupit,viktimat janë gjithnjë duke mbuluar fytyrën me duar apo me flokë, me krahë të mbledhur rreth trupit, sh-trirë në dysheme dhe me këmbë të zbathura.

Si ndikojnë fotografitë ilustruese?

11

Page 12: MONITORIM - historia-ime.com«.pdf · • Format me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/ diskriminuese • Temat e artikujve të cilët kanë më shumë përm-bajtje diskriminuese/urrejtje

KONKLUZIONE

Gjatë monitorimit të realizuar në periudhën Tetor – Dhjetor 2017, u konstatua se 11.9% e artikujve të publikuar në katër mediat e marra në shqyrtim kanë përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese.

60% e artikujve me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes/diskriminuese u gjetën në rubrikën “Politikë”, 28% në rubrikën “Kronikë” dhe 12% në rubrikën “Sociale”.

Në 84% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e shprehur në mënyrë direkte, në titull, tekst apo citime të burimeve. Ndërsa në 16% të rasteve ajo shprehet përmes fotografive, ilustrimeve apo elementëve të tjerë multimedial që shoqërojnë artikujt.

Në 52% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e drejtuar ndaj burrave, dhe 48% të rasteve i drejtohet grave.

Në 36% të rasteve viktimat e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese në artikujt e monitoruar shfaqen qartë në fotografi, video apo elementë të tjerë multimedial që janë pjesë e arti-kullit.

Vetëm 0.73% e artikujve me gjuhë urrejtje/diskriminuese kanë një emër, fotografi ose firmë të qartë autori. Në 51.14% të këtyre artikujve janë klasifikuar si redaksional dhe në 48.13%, gjuha e urrejtjes/diskriminuese vjen nga burimet e cituara.

Në 52% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese është e drejtuar ndaj individëve të përcaktuar qartë, ndërsa në 48% të rasteve i drejtohet grupeve shoqërore.

Viktimat e gjuhës së urrejtjes/diskriminuese në 51.39% të rasteve i përkasin grup moshës 50-64 vjeç.

Format më të përhapura me të cilat shprehet gjuha e urrejtjes/diskriminuese në artikujt e monitoruar janë “argumentime me të meta” (23.77%) dhe “gjuhë që përkrah dhe nxit dhunën”(23.4%).

Pesë temat e artikujve ku është gjetur më shpesh përmbajtje e gjuhë së urrejtjes/ dis-kriminuese janë: Politika të brendshme – qeverisja etj; Krime që klasifikohen si jo të dhunshme – Ryshfet, grabitje, vjedhje, drogë, korrupsion etj.; Krime të dhunshme – Vrasje, rrëmbime, sulme, plagosje etj.; Portretizimi në media i grave/ burrave; Dhunë gjinore bazuar në zakone, dhunë në familje, marrëdhënie personalie, ngacmime ndaj grave, përdhunime, sulme seksuale, trafikim.

12