buletini shkencor kontabilitet publik

146

Upload: salih-veseli

Post on 27-Nov-2015

217 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

TRANSCRIPT

Page 1: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik
Page 2: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

S H K E N C O R

Nr .2 ( IV )

T E T O R 2 0 1 1

www.planetar.edu.al

Page 3: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

BULETIN SHKENCOR I UNIVERSITETIT PLANETAR TË TIRANËS

KËSHILLI BOTUES Prof. dr. L. MEMUSHI, Kryetar

Prof. dr. E. MATO Dekane e Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Sociale

Prof.as.dr. B. PEÇI Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Sociale

Dr. E. CEKO Përgjegjës i Departamentit të Informatikës dhe Shkencave Ekonomiko Inxhinierike

K. DERVISHI Koordinator Administrativ

Prof.as.dr. M. QATIPI Përgjegjës i Departamentit të Shkencave mjekësore

Menaxhoi punimin: A. PULLUMBI

Përpunimi grafik:

Studio iShqip ISSN 2227-7781 ©  Informacioni i dhënë në këtë buletin është nën përgjegjësinë e Universitetit Planetar të Tiranës. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe mund të autorizohen vetëm nga Universiteti Planetar i Tiranës.

Universiteti Planetar i Tiranës Adresa: Rruga “Budi”, 74/1, Tiranë - ALBANIA, Tel: +355 42 452764;

E-Mail: [email protected]

Shtëpia Botuese “Fan Noli”, Tiranë 2011

Page 4: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

3 | F a q e

Përmbajtja POLITIKË EKONOMIKE

Prof Asoc. Dr. Bashkim ELBASANI Parashikimet për politikë-bërje të drejtë nga ekonometristët …………..........…… 5

AUDITIM - FINANCË - KONTABILITET

MsC. Dorina KLOSI Hapësira administrative europiane dhe roli i auditimit për pasjen e një kontrolli efektiv ........................................................................................... 23 Dr Ferit Balla Sistemi ndërkombëtar financiar dhe monedhat e forta ……………….………….. 34

MANAXHIM BIZNESI - ZHVILLIM EKONOMIK

Msc Flora Nabolli Problematika e sektorit të ndërtimit në Shqipëri për periudhën 2005 - 2012 ………............................................................................................. 44 Dr Eva Hyna Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor dhe impakti i tyre në ekonomitë bujqësore dhe zhvillimin rural në Shqipëri. …………………………………..……. 56 Msc, Dr Gentiana Qendro, Msc,Phd, Prof. Ass Ledjan Malaj, Msc, Dr Ela Hoti Zbatimi i ligjit si detyrim në informimin mbi ndryshimin e listës së rimbursimit të barnave. …………………………………...........................……. 69 Dr. MBA, Msc, Enriko Ceko Roli i SME-ve në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe problematika e tyre për periudhën 2000 - 2012 …………………………....…………………….. 85

MANAXHIM SISTEMESH INFORMACIONI

Msc Iralda Mitro Aplikimi i teknologjisë së informacionit në qeverisjen elektronike me anë të portaleve të informacionit. ………………………………………….…………… 105 Msc. Ermir Cjapi Planifikimi i burimeve të një kompanie ……………………………...……………. 117 Lediona Nishani Mekanizmat kryesore që mundësojnë transmetimin multikast në arkitekturat network on chip. ………………………………........………………… 130

Page 5: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik
Page 6: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

5 | F a q e

PARASHIKIMET

PËR POLITIKË-BËRJE TË DREJTË NGA EKONOMETRISTËT Prof. Asoc. Dr. Bashkim ELBASANI

Pedagog i Matematikës, Ekonometrisë, etj Universiteti Planetar i Tiranës

PËRMBAJTJA Përmbledhje Hyrje Materiali dhe metoda e punës Rezultatet e punimi Diskutim 1. Nevoja për modelim ekonometrik të varësive e teorive ekonomike 2. Analiza Ekonometrike

2.1 Modeli i analizës së regresionit të thjeshtë linear - si teknikë studimi. 3. Zbatim i analizës së regresionit: Problemi i Parashikimit 4. Parashikimi Individual Konkluzione Anekse Bibliografi Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE

Vështrim përgjithshëm i temës

Marrja e vendimeve në aspektin e politikave të zhvillimit ka qenë evidentuar prej kohësh nga specialistët dhe drejtuesit publikë dhe të sektorit privat si një koncept shumë i rëndësishëm për arritjen e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, që sjell zhvillim në të tëra fushat. Futja e Shqipërisë në rrugën e ekonomisë së tregut kërkonte që marrja e vendimit në politikëbërje, duke aplikuar metodat matematikore dhe ekonometrike të ishte një praktikë pune dhe aplikacion i qëndrueshëm përgjatë proceseve zhvillimore. Qëllimi punimit Ky punim kishte si synim që të sillte për lexuesin thelbin e marrjes së vendimit duke aplikuar metodat matematikore dhe ekonometrike, kuptueshmërisë së koncepteve themelore të këtyre disiplinave menaxheriale e konceptuale në sensin e politikëbërjes dhe të rriste nivelin e aplikimit të këtyre metodave e principeve

Page 7: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

midis subjekteve të interesuara në marrjen e vendimit në të tëra nivelet në politikë, ekonomi, shoqëri, etj. Materiali dhe metodikat e punës Materialet mbi të cilin u krye ky studim ishin studime të mëparshme të autorëve të ndryshëm të huaj dhe metodika e punës e disa institucioneve të nivelit kombëtar në vend, që aplikojnë principet matematikore dhe ekonometrike në punën e tyre përgjatë marrjes së vendimeve, kryesisht ekonomike. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Në Shqipëri ka ardhur koha që subjektet kryesisht me karakter kombëtar si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat të aplikojnë metodat matematikore dhe ekonometrike në procesin e vendim marrjes për një rezultat sa më të mirë në interes të popullit dhe vendit për të menaxhuar sa më mirë burimet natyrore dhe njerëzore në punën e tyre të përditshme në periudhën afat shkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Fjalë kyç: Politikëbërje, vendim marrje, ekonometri, regresion linear

Page 8: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

7 | F a q e

FOR A RIGHT FORECASTS

FOR POLICY-MAKING ... FROM EKONOMETRISTS Prof Ass. Dr. Bashkim Elbasani

Professor of Mathematics, Ekonometrisë, etc. Universiteti Planetar i Tiranës

CONTENTS Summary Introduction Material and methods of work The results of the paper Discussion 1. Need for econometric modeling of dependencies and economic theories 2. Econometric Analysis

2.1 Simple linear regression analysis model- a study technique. 3. Application of regression analysis: The problem of Foresight 4. Individual Forecast Conclusions Annexes Bibliography Biography of the author

SUMMARY General overview of the topic Making decisions in terms of development policies has been identified long time ago by specialists and the leaders of public and private as a very important concept for achieving prosperity and economic development that brings development in all areas. The introduction of Albania towards market economy requires decision-making process in policy, applying mathematical and econometric methods in working practice across developmental processes. The purpose of the paper This paper was intended to bring to the reader the core of decision-making process by applying mathematical and econometric methods, understanding the basic concepts of these disciplines in terms of conceptual managerial practices and increase the level of application of these methods and pinciples between

Page 9: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

interested parties in decision making at all levels in politics, economy, society, etc. Material and working methodologies The materials on which this study was conducted were previous studies of different foreign and local authors, methods of work of some institutions in national level in the country, applying econometric and mathematical principles in their work during the decision making process, mainly in economy sector. Results and main conclusions There is the right time in Albania for applying mathematical and econometric concepts and practices in all national entities in public and private sector during the process of decision-making for a better results in the interest of the people and the country for a better management of natural and human resources in their everyday work in the short term, medium term and long term. Keyword: Policy-making, decision-making, econometrics, linear regression

Page 10: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

9 | F a q e

Hyrje Më shumë se kudo njeriu e ndjen në jetën e përditshme ndryshimin në faktorët ekonomikë, Vëmendja ndaj faktorëve përcaktues në ekonomi shndërrohet në problem të dorës së parë sot kur e Eurozona përjetojnë krizën e njohur ekonomike. Zgjidhjet priten të jepen prej politikë-bërësve, por ndihmesën kryesore e sjellin ekonomistët, ndërsa analizën shkencore të modeleve që mund të mënjanojnë krizën mund e duhet bërë nga ekonometristët, mbasi përfundimet ekonometrike mundësojnë përcaktimin e trendit të zhvillimit ekonomik, që ndihmon vendim-marrësit. Menaxhimi i cilësisë ka qenë evidentuar prej kohësh nga sektori publik dhe privat perëndimor si një koncept shumë i rëndësishëm për arritjen e avantazhit konkurrues, nëpërmjet të cilit ofruesit e produkteve dhe shërbimeve arrijnë të fitojnë pjesë në treg dhe të shtojnë fitimet. Futja e Shqipërisë në rrugën e ekonomisë së tregut kërkonte që edhe subjektet private shqiptare të aplikonin këtë koncept, në mënyrë që të arrinin sa më shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme avantazhin konkurrues në vendet përreth dhe më gjerë.

Materiali dhe metoda e punës Ky punim ka patur për bazë evidentimin e situatës në lidhje me zbatimin e metodave matematikore dhe ekonometrike në procesin e marrjes së vendimeve në nivel firme dhe në shkallë vendi në institucionet publike. Baza e punimit është përvoja e deritanishme e autorit dhe pikëpamje të specialistëve të ndryshëm të fushës përkatëse në lidhje me nivelin e aplikimit të metodave matematikore dhe ekonometrike në të tëra fushat e jetës e zhvillimit në vend atje ku është e mundur që të aplikohen këto metoda.

Rezultatet e punimit Shembuj të shumtë ofrojnë në kohëra ekonomistë të shquar, të cilët kanë krijuar modele të shkëlqyera lidhjesh funksionale për studimin e faktorëve ekonomikë. Modelimi matematik i hipotezave ekonomike, krijon mundësinë e shprehjes në formën e ekuacioneve të dukurive dhe kjo më tej jep shansin që të gjejmë me përafërsi të madhe prirjen e zhvillimit dhe në rastin më të mirë ta direktojmë vetë zhvillimin për të patur sa më shumë përfitime politike, ekonomike dhe sociale. Ekonometria si shkencë shoqërore zbaton metodat e teorisë ekonomike, matematikës dhe inferencës statistikore për analizën e dukurive ekonomike; pra mundëson drejtësinë e teorisë ekonomike dhe bën parashikimin ekonomik të serive kohore”.

Page 11: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Në Shqipëri ka ardhur koha që subjektet kryesisht me karakter kombëtar si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat të aplikojnë metodat matematikore dhe ekonometrike në procesin e vendim marrjes për një rezultat sa më të mirë në interes të popullit dhe vendit për të menaxhuar sa më mirë burimet natyrore dhe njerëzore në punën e tyre të përditshme në periudhën afat shkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

DISKUTIM 1. Nevoja për modelim ekonometrik të varësive e teorive ekonomike

Shembuj të shumtë ofrojnë në kohëra ekonomistë të shquar, të cilët kanë krijuar modele të shkëlqyera lidhjesh funksionale për studimin e faktorëve ekonomikë. Kështu gjermani Ernest Engel rreth 1860 postuloi modelin e tij se “shpenzimet për ushqim rriten në progresion aritmetik, kur shpenzimet totale rriten në progresion gjeometrik”. Po kështu, anglezi Phillips, nëpërmjet analizës së serive kohore një shekullore (1861- 1957), vërejti se norma e ndryshimit në përqindje të pagave sipas ritmeve të papunësisë ka formë hiperbolike. Coob-Douglas studioi funksionet e prodhimit të cilat i modeloi me ekuacione eksponenciale1.

Keynes-i modeloi linearisht masën e konsumit në lidhje me të Milton-Friedman hipotezoi se shpenzimi i vazhdueshëm është i përpjesshëm me të ardhurat e vazhdueshme. Është i njohur postulati i teorisë së kostos, ku variabli i kostos së produktit është i përpjesshëm me outputin; gjithashtu edhe në disa versione të teorisë monetare ku supozohet se norma e çmimit (për pasojë, norma e inflacionit) është e përpjesshme me normën e ndryshimit të rezervës monetare, etj.

Modelimi matematik i hipotezave ekonomike, krijoi mundësinë e huazimit të metodave matematike në studimin e tyre. Merita e Keynes qe se modeloi me funksion linear hipotezën e tij. Ekuacioni linear modelon madje shumë nga teoritë ekonomike që përmendëm më lart. Përmendim ndër të tjera drejtëzën karakteristike të analizës së investimeve. Do të kufizohemi vetëm me varësitë e dukurive ekonomike që shprehen në formën e ekuacionit linear me dy variable2.

Prej këtej lindin modelet ekonometrike, ekuacionet e të cilave lejojnë parashikimin e vlerave të variableve për të cilat interesohemi, për vlera

1 Introductory Econometrics. A Modern Approach / Jeffrey M.Ŵooldrige, NY,1999 2 Basic Econometrics /Damodar N Gujarati/ NY,2004 Statistical Analysis for Decision Making / Jeffrey Jarret, Arthur Kraft,USA,1989

Page 12: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

11 | F a q e

pamatura të variablit, duke verifikuar drejtësinë e teorive ekonomike. Ekonometria si shkencë shoqërore zbaton metodat e teorisë ekonomike, matematikës dhe inferencës statistikore për analizën e dukurive ekonomike; pra mundëson drejtësinë e teorisë ekonomike dhe bën parashikimin ekonomik të serive kohore”. Kjo nënkupton se ekonometria nuk shfaqet nëse nuk parashtrohet një teori ekonomike, që modelohet me ndonjë skemë të shprehur në formë probabilitare.

2. Analiza Ekonometrike

Ekonometria, me aparatin e regresionit linear realizon analizën e problemeve në lidhje me një popullim të caktuar. Për këtë të dhënat merren nga një zgjedhje (kampion) prej popullimit real, ose hipotetik. Rezultatet e analizës së të dhënave të vëzhguara, shërbejnë jo vetëm si vlerësues pikësorë të parametrave për popullimin, por edhe për testimin e hipotezave në lidhje natyrën e lidhjeve të variableve në popullimin në studim.

2.1 Modeli i analizës së regresionit të thjeshtë linear - si teknikë studimi

Varësia “funksionale” saktëson shkallën e ndikimit variablit të shprehës X, si dhe masën e tij në variablin e interesuar Y. Mjafton si ilustrim pohimi i Keynes-it për “nivelin e shpenzimeve”, si variabël i varur Y, kushtëzuar prej “nivelit të të ardhurave”, si variabël i vetëm i pavarur X.

Paraqitja e formës së saktë të ekuacionit, përbën modelin ekonometrik.

Kështu pra modeli ekonometrik i teorisë së Keynes-it paraqitet me ekuacion i shkallës së parë me një variabël X, linear në lidhje me parametrat β1 dhe β2 (3).

Y = β1 + β2.X (2.1.1)

Konkretisht forma ekonometrike e cila pasqyron edhe faktorët e neglizhuar, që nuk ndikojnë drejtpërdrejtë, por që shkaktojnë “turbullime” në vlerat e variablit Y, ka pamjen:

Yt = β1 + β2.Xt + et (2.1.2)

Ku: me et shënojmë termin “gabim”. Koeficientet β1 dhe β2 quhen parametra dhe

shprehin masën e ndikimit ndaj variablit Y, ndërsa Yt tregon vlerën e matur për Xt e fiksuar. Barazimi tregon shmangien e FRP nga pikat e resë me et.

Page 13: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Për modelin ekonometrik shtrohen dy probleme immediate. Konkretisht:

Të përcaktohen koeficientet β1 dhe β2. Kjo arrihet nëpërmjet teknikës statistikore e quajtur Metoda e Zakonshme të Katrorëve më të Vegjël: (MZKV), kur realizojmë minimizimin e variancave të gabimeve et.

Përdoren metodat e inferencës statistikore për të verifikuar nëse vlerësimet pajtohen, apo jo, me pohimet teorike. Kur kjo ndodh, atëherë mundësohemi të parashikojmë vlerat të variablit të varur (regresandit Y) nëpërmjet vlerave të variablit të pavarur (regresuesit X). Që këtej do të bëhet dhe raportimi i rezultateve për politikë-bërjen1.

Problemet e paraqitura zgjidhen nëpërmjet analizës së regresionit dhe drejtëza e përftuar (e cila përafron më mirë se cilado të dhënat e vëzhguara) do të quhet drejtëza e regresionit.

Që të realizohen dy synimet e mësipërme, duhen grumbulluar të dhënat ekonomike. Të dhënat ekonomike nxirren duke vëzhguar variablet e përcaktuar në individë të marrë nga zgjedhjet e rastit, që merren nga popullimi përkatës, në të cilin studiohen lidhjet e varësitë e dukurive që na interesojnë.

Në analizën e regresionit përgjithësisht, përftohen vija të regresionit. Ilustrimet grafike më poshtë japin një ide paraprake për atë që kërkohet. Rasti më i thjeshtë është kur vija përfaqësuese ka si model matematik

funksionin linear Y = X.21 .

Më të ndërlikuara janë rastet kur vijat janë të gradës së dytë, exponenciale, të gradës së tretë etj., por gjithsesi secili nga funksionet mbetet linear në lidhje me parametrat edhe pse mund të mos jetë i tillë në lidhje jo me variablet2.

Zgjidhjen e dy problemeve të mësipërme në një popullim hipotetik do ta realizojmë nëpërmjet një shembulli ilustrues. Popullimi hipotetik përmban 60 familje.

1 Statistical Inference for Management and Economics / Patrick Billingsley et al, USA, 1986, 1989 2 Biostatiscs.A Foundation for Analysis… / Ŵayne Ŵ. Daniel, USA ,2005

Page 14: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

13 | F a q e

Në të kërkohet të gjendet relacioni ndërmjet shpenzimet mujore lidhur me të dhënat përkatëse mujore (në dollarë). Të dhënat për dy variable paraqiten si në Tabelën e mëposhtme:

Nga popullimi i mësipërm merren zgjedhje të shumta. Supozimi i parë, që mbështet modelin e regresionit të thjeshtë linear është që “Vlerat e variablit të pavarur X maten “pa gabime” dhe mbahen “të fiksuara”.

Ky supozim bën që modeli të cilësohet “Modeli i Regresionit Klasik Linear”. Zgjedhjet e paraqitura në dy kutitë më poshtë përmbajnë të dhënat e vëzhguara nga popullimi (që plotësojnë supozimin e përmendur, që të jenë të njëjta në të dy rastet):

Page 15: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

I paraqesim të dhënat e zgjedhjeve në sistemin koordinativ. Formohen “re” pikësore të dhënash: në zgjedhjen e parë 10 pika (paraqitura me kryqe); në zgjedhjen e dytë (paraqitura me pika të zeza). Kërkohen të gjenden drejtëzat e regresionit, (d.m.th., funksionet e regresioneve të zgjedhjeve 1 dhe 2, pra FRZ1 dhe FRZ2) të cilat “përafrojnë më mirë” retë përkatëse pikësore të 10 çifteve të të dhënave.

Ndërkaq interesi ynë është gjetja e ekuacionit të drejtëzës të regresionit të popullimit: e cila, duke “përafruar” renë 60- pikësore të popullimit, do të shërbente si model për parashikimin e vlerave Y, edhe për vlera ende të pamatura të X. Dy drejtëzat e regresioneve të zgjedhjeve (FRZ1 dhe FRZ2) nuk përputhen me drejtëzën e regresionit të të popullimit (shënohet: FRP). Atëherë, si do të gjendet drejtëza e regresionit të popullimit, e cila do të kërkohet në formën:

Y = β1 + β2.X, ku β1=? dhe β2=?

Për këtë qëllim bëhet supozimi i dytë për Regresioni klasik linear:

“Drejtëza e regresionit të popullimit kalon nëpërmjet mesatareve të kushtëzuara të variablit Y, për vlerat e fiksuara të variablit X”. Për secilën vlerë të fiksuar Xt llogariten mesataret e kushtëzuara të Y.

Page 16: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

15 | F a q e

Në tabelën e mësipërme janë llogaritur mesataret e kushtëzuara. Kështu janë llogaritur mesataret e kushtëzuara μ(Y/80) = 55 për X1 = 80; μ(Y/100) = 77 për X2 = 100 dhe μ(Y/260) = 173, për X10 = 100.

Mesataret e kushtëzuara quhen vlera të pritshme.

Shënojmë: μ(Y/Xt) = E (Y/Xt).

Nëse FRZ të zgjedhjeve ndërtohen duke iu përafruar të dhënave të matura në to, cila do jetë FRP?

Në figurë dallohen gabimet et dhe te ndërmjet vlerës së matur Yt nga mesataret e kushtëzuara μ të drejtëzave të regresionit FRP dhe njërës nga FRZ.

Page 17: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Konkretisht:

FRP: μ (Y/Xt) = β1 + β2.Xt (2.1.3)

Në mënyrë të ngjashme shkruajmë ekuacion të ngjashëm ku vlerësuesve i vejmë një “kapë” sipër:

FRZ: μ( tt XXY .ˆˆ)/ˆ21 (2.1.4)

ndërsa

Yt = te t21 .Xββ = μ (Y/Xt) te (2.1.5)

dhe, në mënyrë të ngjashme shkruajmë:

FRZ: te.XββY t21t = μ ( )/ˆ XYt te (2.1.6)

Ku: te = tregon “gabimin”: termin mbetës në zgjedhje, i cili është analogu i et dhe shërben si vlerësues i tij.

Mesatarja e zgjedhjes μ( )/ˆ XYt shërben si vlerësues i μ(Y/Xt), ndërsa

21ˆ,ˆ do jenë vlerësues të β1 e β2.

Si duhen llogaritur 1 dhe 2 në drejtëzën FRZ që të shërbejë si vlerësim për drejtëzën FRP?

Nisur nga barazimi (2.1.6) rrjedh gjithashtu se te = ).Xββ(Y t21t .

Në qoftë se minimizohen gabimet te atëherë FRZ do t’i përafrohet në minimum pikave të resë së pikave të dhëna, duke u bërë përfaqësuese “të denja” të saj. Këtë minimizim e realizon Metoda e Zakonshme të Katrorëve më të Vegjël (MZKV), si një nga teknikat më popullore në statistikë1.

1 Biostatistica. Quello che avreste dovuto sapere…/Geoffrey Norman - David Streiner /Milano, 2000

Page 18: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

17 | F a q e

Përdorim KRITERIN: Synojmë minimizimin e shumës së katrorëve të (gabimeve)

d.m.th., 2t21t

2tt

2t )Xββ(Ymin)Y(Yminemin ˆˆˆˆ (2.1.7)

Duke zgjidhur ekuacionet normale me metodat e njehsimit diferencial

përftohen vlerat e vlerësuesve :ˆ,ˆ21

2t

tt2

)X(X

)Y).(YX(Xβ (2.1.8/1)

dhe

X.βYβ 21 (2.1.8/2)

Ku: X dhe Y janë mesataret e zgjedhjeve.

Duke zbatuar formulat (2.1.8/1) dhe (2.1.8/2) për zgjedhjen e parë (80,70), (100,65), (120,90), (140,95), (160,110), (180,115), (200,120), (220,140), (240,155) dhe (260,150). Bëjmë llogaritjet e duhura, duke plotësuar dhe bërë veprimet në shtyllat e një tabele si më poshtë:

Gjejmë:5091,0

000.33

800.16.ˆ22

t

tt

x

yx

, (koeficienti këndor i FRZ),

ndërsa 4545,24ˆˆ21 XY që tregon ordinatën në origjinë të FRZ).

Rrjedhimisht, drejtëza e regresionit të zgjedhjes është:

tt XY ˆ.5091,04545,24ˆ . (2.1.9)

Page 19: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Drejtëza e regresionit të popullimit: Y = β1+ β2.X

Pyetjes se si do të gjendet drejtëza e regresionit të popullimit FRP do t’i

japim përgjigje në vijim. Vlerësuesit 1 dhe 1 të (2.1.9) janë për parametrat e popullimit β1, β2 statistika me shpërndarje probabilitare të Studentit me 8 gradë lirie (=10 – 2); kurse gabimi standard i β2 llogaritet nga Tabela e Studentit me vlerën 0,0357. Për nivelin e signifikancës α = 0,05, intervali i besimit për β2, në problemin tonë rezulton:

)0357,0.(306,25091,0)ˆ.(..ˆ2

22 sgt

5914,04268,0 2 Interpretimi:

Me besueshmëri prej 95%, në 95 ndër 100 raste në intervalin (0,4268; 0,5914) do të përfshihen patjetër vlerat e pranueshme të parametrit të popullimit β2, sepse ky interval besimi fiksohet në mënyrë krejt të rastit. Në mënyrë analoge, meqenëse gabimi standard i β1 llogaritet me 6,4138, në nivelin e signifikancës α = 0,05, intervali i besimit për β1 në problemin shpenzime-të ardhura është:

)4138,6.(306,24545,24)ˆ.(..ˆ1

21 sgt

1448,396643,9 1

Interpretimi:

Për koeficientin e besimit 95%, ndër 100 raste të mundshme, në 95 raste parametri i popullimit β1 do të marrë vlerat në intervalin (9,6643; 39,1448), interval, i cili përmban vlerat e vërteta të parametrit β1.

Page 20: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

19 | F a q e

3. Zbatim i analizës së regresionit:

Problemi i Parashikimit

Në shembullin tonë përftuam modelin tt X0,5091.24,4545Y të

regresionit të zgjedhjes. Kujtojmë se tY është vlerësimi i pritjes së vërtetë

matematike μ( )/XY tt . Çfarë përfitimi do të kemi nga ky regresion?

Një nga përdorimet e regresionit është “parashikimi” rreth trendit të vlerës së shpenzimeve Y sipas çdo vlere X të të ardhurave që dëshirojmë të përfitojë familja. Në këtë kuptim parashikimi duhet shqyrtuar në dy aspekte:

Të parashikojë mesataren e kushtëzuar të Y në lidhje me vlerën e zgjedhur X.

Ta zëmë se kërkojmë vlerën e mëvonshme (të pamatur ende) të të ardhurave Xo, çfarë vlere shpenzimesh Yo do të parashikohej nëpërmjet funksionit të regresionit?

Anasjelltas, kur:

Të parashikojë me vlerën e të ardhurave që duhen pasur Xo kur dëshirojmë të kemi një vlerë Yo të shpenzimeve1.

Është e kuptueshme se këta dy parashikime kanë të bëjnë përkatësisht me Parashikimin e Mesatares dhe Parashikimin Individual2.

Parashikimi i Mesatares μ(Y/Xo)

Për një vlerë p.sh. Xo = 100 duam të parashikojmë μ(Y/Xo=100). I referohemi ekuacionit (2.1.3.), atëherë përftohet vlera e përkatëse e mesatares së parashikimit:

1 Hyrje në Ekonometri/ (Shënime për studentët) /Luljeta File/ UBT/Tiranë 1988 2 Raport Vjetor 2011/ Banka e Shqipërisë /Tiranë, 2012

Page 21: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

3645,75)100.(5091,04545,24.XˆˆY o21o

Ku: oY është e barabartë me vlerësuesin e μ(Y/Xo).

Provohet që ky parashikim pikësor është vlerësuesi më i mirë linear i pazhvendosur.

Si vlerësues oY ka intervalin përkatës të besimit, për 95% vërtetësi, që rezulton pas veprimesh statistikore:

82,8381)(Y/67,9010 100X

Kështu, për vlerën Xo = 100 në zgjedhjet e përsëritura, 95 nga 100 intervalet e besimit e përmbajnë vlerën e vërtetë të mesatares. Vlerësuesi i gjetur me vlerë 75,3645 gjendet në këtë interval besimi. Rrjedhimisht, 75,3645 shërben si vlerësuesi më i mirë pikësor për mesataret. Në qoftë se marrim intervalin e besimit me 95% besueshmëri përftohet intervali i besimit, ose banda e besimit, për funksionin e regresionit të popullimit, (shih figurën).

4. Parashikimi Individual

Në qoftë se interesohemi për parashikimin e një vlere të veçantë Y, d.m.th. Y0, që i përket një vlerë X, të themi X0, atëherë vlerësuesi më i

mirë linear i pazhvendosur Y0, jepet nga o21o .XˆˆY dhe variancës.

Page 22: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

21 | F a q e

Në shembullin shpenzime-të ardhura vëmë re se pika e parashikimit të

Yo është 75,3645, e njëjtë me atë ,Yo dhe varianca e tij është 52,6349.

Rrjedhimisht, intervali i besimit në nivelin 95% për Yo në lidhje me:

Xo = 100 është parë më lart që është 094592100X

Y634558

o

o ,,

.

Duke e krahasuar këtë interval me intervalin e besimit të gjetur më sipër 82,8381)(Y/67,9010 100X

Vihet re se intervali i besimit për vlerat e veçanta është më i gjerë se ai për vlerën mesatare të Yo. Kjo ndryshueshmëri sugjeron faktin se, për të

parashikuar μ(Y/Xo), ose Yo (që i përket Xo) i referohemi mesatares .X KONKLUZIONE: Marrja e vendimeve në aspektin e politikave të zhvillimit është koncept shumë i rëndësishëm për arritjen e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, që sjell zhvillim në të tëra fushat.

Futja e Shqipërisë në rrugën e ekonomisë së tregut kërkonte që marrja e vendimit në politikëbërje, duke aplikuar metodat matematikore dhe ekonometrike të ishte një praktikë pune dhe aplikacion i qëndrueshëm përgjatë proceseve zhvillimore.

Rritja e nivelit të aplikimit të këtyre metodave e principeve midis subjekteve të interesuara në marrjen e vendimit në të tëra nivelet në politikë, ekonomi, shoqëri, përmirëson dukshëm cilësinë e jetës në vend.

Edhe pse autorë të ndryshëm të huaj dhe vendas kanë vënë theksin disa herë në aplikimin e metodave matematikore dhe ekonometrike në marrjen e vendimeve për menaxhimin sa më të mirë të burimeve natyrore dhe njerëzore, përsëri mbetet për të dëshiruar niveli praktik i aplikimit të tyre në institucionet kryesore në vend dhe para së gjithash në ato me karakter publik kombëtar.

Synimet e ekonomistëve të sotëm e të ardhshëm në Shqipëri duhet të fokusohen në drejtim të shqyrtimit të modeleve ekonomike dhe të analizave që duhen bërë për përmirësimin e ekonomisë në nivel firme dhe në shkallë kombëtare.

Page 23: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Literatura:

1. Introductory Econometrics. A Modern Approach / Jeffrey M.Ŵooldrige, NY,1999 2. Basic Econometrics /Damodar N Gujarati/ NY,2004 3. Statistical Analysis for Decision Making / Jeffrey Jarret, Arthur Kraft,USA,1989 4. Statistical Inference for Management and Economics / Patrick Billingsley et al,

USA,1986,1989 5. Biostatiscs.A Foundation for Analysis… / Ŵayne Ŵ. Daniel, USA ,2005 6. Biostatistica. Quello che avreste dovuto sapere…/Geoffrey Norman-David

Streiner/Milano,2000 7. Hyrje në Ekonometri/ (Shënime për studentët) /Luljeta File/ UBT/Tiranë 1988 8. Raport Vjetor 2011/ Banka e Shqipërisë /Tiranë, 2012

BIOGRAFI E AUTORIT Prof As. Dr. Bashkim Elbasani ka një përvojë shumë të pasur në mësimdhënie në pothuajse të tëra nivelet e arsimit në Shqipëri dhe jashtë vendit. Përgjatë përvojës akademike ai ka edhe përvojë shumë të pasur në administratën publike dhe në sektorin privat. Ai është autor i disa librave si: Mbi konceptin e teoremës (1978), Conics and space analytic geometry (2003), Matematika (2005), Biostatistika (2005), Matematika e zbatuar në biznes (2011), etj.

Page 24: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

23 | F a q e

HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EUROPIANE DHE ROLI I AUDITIMIT PËR PASJEN E NJË KONTROLLI EFEKTIV

MsC. Dorina KLOSI

Universiteti Planetar i Tiranës

Fjalët kyç: ligjshmëri, transparencë, përgjegjshmëri, administrim, raportim, efektivitet, efeciensë, ekonomi, menaxhim, kontroll, auditim.

Hapësira administrative europiane përfaqëson një metaforë me pasojë praktike për vendet anëtare të BE, si dhe mishëron parime të së drejtës administrative si një set kriteresh për tu aplikuar në vendet kandidate të cilat përpiqen të përshtatin legjislacionin e tyre dhe për të përmirësuar kapacitetet administrative në nivelin e kërkuar për tu anëtarësuar në BE.

Megjithëse shprehja dhe konceptet e së drejtës administrative ndryshojnë nga një sistem kombëtar në tjetrin, mund të biem dakord mbi një përkufizim të përbashkët të së drejtës administrative si një set parimesh dhe rregullash që veprojnë mbi organizimin dhe menaxhimin e administratës publike dhe mbi marrëdhëniet midis administratës dhe qytetarëve.

Këto parime të së drejtës administrative nuk bazohen thjesht në dëshirën e mirë, por në norma dhe procedura administrative të të gjitha niveleve.

Në parimet bazë të së drejtës administrative në vendet e Europës Perëndimore dallojmë këto grupe:

1) besueshmëria dhe parashikueshmëria, 2) të qenit i hapur dhe transparent, 3) përgjegjshmëria, 4) eficensa dhe efektiviteti.

Veçanërisht një nga parimet e rëndësishme i përcaktuar në legjislacionin e Gjykatës europiane të Drejtësisë, të cilin duhet ta zbatojnë të gjitha shtetet anëtare kur zbatojnë Ligjin e komunitetit europian është parimi i administrimit nëpërmjet ligjit.

Page 25: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Në thelb administrata publike është e detyruar të marrë përgjegjësitë e veta sipas ligjit. Sipas shtetit të së drejtës ka një hierarki strikte të ligjeve e rregullave të cilat autoritetet publike janë të detyruar t’i zbatojnë pa pasur asnjë konsideratë tjetër, duke kundërshtuar pushtetin arbitrar, hierarkinë e miqve dhe devijime të tjera. Të qenit të hapur dhe transparent është një vlerë e zhvilluar në demokracitë perëndimore që nga vitet 1960 dhe tashmë konsiderohet si një standard mjaft i rëndësishëm për administratën publike, i cili nga njëra anë ndihmon në shmangien e mundësive për keqadministrim dhe korrupsion dhe nga ana tjetër mbron dhe ndihmon individin përballe administratës.

Përgjegjshmëria një nga parimet kyç të së drejtës administrative që bën të mundur sigurimin e vlerave të tilla si eficensa dhe efektiviteti, si dhe një instrument që tregon nëse zbatohen parimet e ligjshmërisë, transparencës, barazisë para ligjit nga ana e administratës publike.

Eficensa është një vlerë menaxheriale që tregon nëse mbahen raporte të drejta mes burimeve dhe rezultateve të arritura. Efektiviteti kërkon të analizohen politikat publike dhe të vlerësohet sa mirë zbatohen ato nga administrata publike.

Por përgjegjshmëria nuk është abstrakte, ajo është e përcaktuar në një sërë rregullash, procedurash specifike e ligjesh. Mbikëqyrja është ajo që bën të mundur të shihet sa me përgjegjshmëri ka funksionuar administratë publike, sa me efektivitet, efiçensë dhe sipas procedurave të caktuara kryhet zbatimi i politikave publike nga ana e nëpunësve civilë. Me një fjalë mbikëqyrja është ajo që siguron zbatimin e parimit “administrim nëpërmjet ligjit” si thelbësor për të mbrojtur interesat e publikut dhe të individëve.

Të gjitha sa më sipër i gjejmë të pasqyruara në të drejtën administrative në të gjitha vendet e BE-së. Edhe pse janë struktura të vjetra, këto administrata janë në modernizim të vazhdueshëm, duke u përshtatur me kushtet e reja si dhe me anëtarësinë në BE që gjatë gjithë kohës evoluon. Kontakti i vazhdueshëm i nëpunësve të administratave të vendeve anëtare me Komisionin, kërkesat për zbatimin e acquis communitaire në standarde të besueshme në të gjithë Bashkimin, ngritja e një sistemi mbarë europian të së drejtës administrative dhe vlera themelore të përbashkëta të administratës publike kanë krijuar lidhje të ndërsjella midis administratave publike kombëtare. Kjo është përshkruar si Hapësira administrative europiane1.

1 Botimet SIGMA, nr.23, Preparing Public Administration for the European Administrative Space,

Page 26: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

25 | F a q e

Vendet kandidate e kanë të domosdoshme arritjen e një minimumi të caktuar të standardeve të cilësisë e të besueshmërisë së administratës publike.

Hapësira administrative europiane ka të bëjë kryesisht me marrëveshjet themelore institucionale, standardet e përbashkëta të administratës publike e të shërbimit civil. Vazhdimisht dalin probleme prandaj i kushtohet një vëmendje e madhe ndërtimit të institucioneve nga ana e vendeve kandidate dhe atyre që aderojnë të hyjnë në BE si në rastin tonë. Integrimi në BE është një proces që zhvillohet vazhdimisht. Nuk mund të krahasohet me gjendjen qe është tani, por me atë që do të jene vendet anëtare të BE-së kur në të hyjnë vende të reja.

Parimet e së drejtës administrative janë sanksionuar edhe në paketën e ligjeve që rregullojnë fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik dhe auditimit në Republikën e Shqipërisë. Filozofia e administrimit nëpërmjet ligjit është filli që bashkon paketën e ligjeve në fushën e kontrollit të brendshëm financiar publik dhe një nga levat e fuqishme që siguron zbatimin e kësaj filozofie është mbikëqyrja.

Kontrolli i brendshëm financiar publik është një koncept i ri për mjedisin shqiptar që tashmë ka dhe një grup ligjesh që plotësojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin:

Ligji nr. 9720, datë 23.04.2007, “Për auditimin në sektorin publik” i ndryshuar

Ligji nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin buxhetor në RSH” Ligji nr. 10294, datë 01.07.2010, “Për inspektimin financiar“ Ligji nr.10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe

kontrollin”

Këto katër ligje bazë të shoqëruara me akte të tjera nënligjore plotësuese përbëjnë bazën për menaxhimin dhe kontrollin e financave publike.

Objektivat kyç të sistemit të kontrollit të brendshëm financiar publik janë:

1. Një sistem i pranueshëm dhe i sigurt me të ardhura dhe shpenzime në përputhje me buxhetin, ligjin dhe politikat e miratuara,

2. Një administratë publike dhe efikase, 3. Përgjegjshmëri publike dhe efecientë.

Auditimi si këshillues i menaxhimit është mbikëqyrësi, parandaluesi dhe

OECD, Paris, 1998

Page 27: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

certifikuesi i veprimtarive në përputhje me politikat, procedurat dhe aktet e shkruara duke i shtuar në këtë mënyrë vlerën veprimtarisë publike të njësive ekonomike, e duke bërë të mundur të zbatojë parimet e së drejtës administrative evropiane të të qenit i përgjegjshëm dhe transparent.

Titullarët e njësive publike janë përgjegjës për vendosjen e një sistemi politikash, procedurash, veprimtarish dhe kontrollesh të cilat vendosen, ruhen dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme e vihen në zbatim nga gjithë personeli me qëllim për të dhënë garanci të mjaftueshme se objektivat e njësive publike do të arrihen nëpërmjet:

1. veprimtarive efektive, efecientë në ekonomi, 2. pajtueshmërinë me legjislacionin dhe aktet e brendshme, 3. informacione operative e financiare të besueshme e të plota.

Duke thënë këtë sapo kemi dhënë ndërkohë përkufizimin e nocionit kontroll i brendshëm.

Çfarë është kontrolli i brendshëm? Pyetje që akoma një pjesë e madhe e nëpunësve në administratën publike në vendin tonë nuk do dinin ti përgjigjeshin ose do ta lidhnin me kontroll-revizionin e dikurshëm apo me auditin e sotëm.

Disa organizma si Komiteti i Organizatave Sponsorizuese (COSO), Instituti Kanadez i Kontabilistëve të Certifikuar, INTOSAI, Zyra e Përgjegjshmërisë Qeverisëse e SHBA-ve kanë dhënë përkufizime të ndryshme që në thelb janë e njëjta gjë.

Kontrolli i brendshëm është integrimi i veprimtarive, planeve, qëndrimeve, politikave dhe përpjekjeve të njerëzve të një institucioni që punojnë së bashku për të ofruar siguri të arsyeshme se institucioni do të përmbushë misionin dhe objektivat e tij.

Në kontekstin e administratës fjala kontroll ka dy tipare:

Tipari i parë është tërësia e rregullave, procedurave, marrëveshjeve me ndihmën e të cilave një institucion publik a privat qoftë administron aktivitetin e përditshëm të tij.

Tipari i dytë ka të bëjë me zbatimin realisht të këtyre rregullave e marrëveshjeve. Të dyja këto tipare përbëjnë atë që quhet kontroll i brendshëm.

Po ashtu edhe auditi ka dy tipare. Tipari i parë është ai që ka të bëjë me vlerësimin në mënyrë të pavarur nga menaxherë të të gjitha rregullave

Page 28: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

27 | F a q e

dhe procedurave apo marrëveshjeve me anë të të cilave institucioni administron veprimtarinë për të cilën është krijuar dhe është përgjegjës. Tipari i dytë ka të bëjë me zbatimin e vlerësimit real të këtyre rregullave dhe procedurave. E të dyja këto tipare së bashku përbëjnë atë që quhet audit.

Auditi është pjesë e kontrollit të brendshëm, por jo vetë kontrolli. Auditi si një funksion i rëndësishëm këshillues, vlerësues në mënyrë të pavarur nga menaxhimi bën analizën e elementeve të kontrollit të brendshëm dhe jep rekomandimet përkatëse për përmirësimin e situatës.

Është i domosdoshëm kuptimi i saktë i këtyre dy nocioneve nga ana e administratës publike e sidomos nga ana e titullarëve dhe menaxherëve të institucioneve publike. Thamë pak më sipër që titullarët e njësive publike janë përgjegjës për vendosjen e një sistemi politikash, procedurash, veprimtarish dhe kontrollesh të cilat vendosen, ruhen dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme e vihen në zbatim nga gjithë personeli me qëllim për të dhënë garanci të mjaftueshme se objektivat e njësive publike

Kjo do të arrihen nëpërmjet:

1. veprimtarive efektive, efecientë në ekonomi, 2. pajtueshmërinë me legjislacionin dhe aktet e brendshme, 3. informacione operative e financiare të besueshme e të plota.

Gjithashtu është përgjegjësi po e titullarëve marrja në konsideratë dhe zbatimi i rekomandimeve të dala nga proceset audituese.

Kontrolli i brendshëm në Shqipëri vlerësohet përgjithësisht i dobët, pasi mungojnë disa nga elementet që bëjnë të mundur ekzistencën e një kontrolli efektiv. E para është vetë fakti që akoma në administratën publike shqiptare nuk bëhet dallimi qartë midis dy koncepteve, dhe kontrolli i brendshëm konsiderohet përgjegjësi e auditimit dhe jo e titullarëve. Dhe vetë ligjet, si ligji i mëparshëm i buxhetit apo ligjet organike mbështesnin këtë interpretim, por kjo situatë të paktën nga ana ligjore tashmë është tejkaluar.

Në ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin“, ligj i cili është hartuar si një ligj themelor duke patur parasysh që me të duhet të pajtohen të gjitha ligjet me qëllim që dokumentet e politikave ligjore të mos përcjellin mesazhe kontradiktore dhe që është hartuar “… duke respektuar parimet e transparencës dhe të

Page 29: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

ligjshmërisë…”, jepen qartë dhe të ndara konceptet e menaxhimit financiar dhe kontrollit si “… një sistem politikash, procedurash, veprimtarish dhe kontrollesh, të cilat vendosen, ruhen dhe përditësohen rregullisht nga titullari i njësisë publike dhe vihen në zbatim nga i gjithë personeli, me qëllim për të adresuar risqet dhe për të dhënë garanci të mjaftueshme se objektivat e njësisë publike do të arrihen nëpërmjet: veprimtarive efektive, efecientë dhe me ekonomi, pajtueshmërinë me legjislacionin dhe me aktet e brendshme dhe kontratat, informacioneve operative financiare të besueshme dhe të plota, mbrojtjes së informacioneve dhe aktiveve”; kontrollit të brendshëm financiar publik si ”… tërësia e sistemit të kontrollit të brendshëm që ushtrohet nga njësitë publike, për të garantuar se menaxhimi financiar dhe kontrolli i njësive publike është në përputhje me legjislacionin, kërkesat e buxhetit si dhe me parimet e menaxhimit financiar me transparencë, efektivitet, efiçensë dhe ekonomi … .

Ai gjithashtu përfshin harmonizimin qendror dhe koordinimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe të auditimit të brendshëm”; kontrollit të brendshëm si “… procesi integral i sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe i auditimit të brendshëm i vendosur nga titullari i njësive publike, brenda objektivave të tij të qeverisjes, për të ndihmuar në kryerjen e veprimtarive të njësive publike me ekonomi, efektivitet dhe efiçensë”; të përgjegjësisë menaxheriale si “…detyrim i menaxherëve të njësive që në kryerjen e veprimtarive të respektojnë parimet e menaxhimit të shëndoshë financiar, të ligjshmërisë e transparencës në administrim si dhe të përgjigjen për veprimet e kryera …”.

Gjithashtu në ekzistencën e kontrolleve të brendshme të dobëta ndikon fakti i mosnjohjes së plotë të këtyre koncepteve nga ana e menaxherëve dhe e punonjësve të administratës publike.

Kështu në Progres Raportin e vitit 2011, “Progresi dhe regresi për Shqipërinë” kapitulli 32 Kontrolli financiar theksohet: “Zbatimi i MFK (menaxhimi financiar dhe kontrolli) është ende në fazë të hershme. Njësia Qendrore e Harmonizimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin me mbështetjen e ekspertëve, ka përgatitur një plan për zbatim të MFK në sektorin publik. Janë organizuar disa seminare rajonale informimi dhe sensibilizimi për konceptet e reja të MFK-së. Nevojiten nisma të mëtejshme të nivelit të lartë për sensibilizimin e drejtuesve për trajnime për nëpunësit civilë në lidhje me zbatimin e KBFP-së.

Duhen bërë përpjekje për të forcuar kapacitetet administrative të auditimit të brendshëm, përdorimin e metodologjive të ndryshme të auditimit si dhe ndjekjen nga niveli i lartë i drejtuesve i gjetjeve të audititmit”.

Page 30: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

29 | F a q e

Aktualisht pjesa më e informuar dhe e ambientuar me këto koncepte janë nëpunësit e administratës të angazhuar në kryerjen e misioneve të auditimit. Kjo për faktin se kjo pjesë iu nënshtrua me herët ndryshimeve të mëdha dhe thelbësore.

Qe nga viti 2000 filluan përpjekjet e para për kalimin nga nocioni i kontroll-revizionit në atë të auditimit, përpjekje të cilat konkluduan me ligjin e parë të auditimit, ligji nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, që ishte një kapërcim i madh cilësor duke bërë të mundur për herë të parë përafrimin e legjislacionit me atë të BE dhe të SNKA (standardeve ndërkombëtare të auditimit). Ky ligj u pasua me hartimin e Manualit të procedurave dhe ngritjen e strukturave të auditimit të brendshëm në të gjitha njësitë e sektorit publik dhe ishin një përpjekje e parë dhe shumë e rëndësishme për futjen e koncepteve moderne në fushën e menaxhimit dhe të kontrollit të financave publike.

Megjithatë edhe ligji e manuali i parë u përmirësuan më tej dhe sot kemi në fuqi ligjin nr. 9720, datë 23.04.2007, “Për auditimin në sektorin publik”, konceptet e të cilit janë në përputhje me ato të sipërcituarat, si dhe një Manual të ri të procedurave audituese me një konceptim shumë më ndryshe nga manuali i mëparshëm.

Në këtë ligj përcaktohet auditimi i brendshëm si “… një veprimtari e pavarur, që jep siguri objektive dhe këshilla për drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe për të përmirësuar veprimet e njësive publike … për të vlerësuar proceset e kontrollit e të qeverisjes së njësisë publike”.

Duke e patur funksion të vetin vlerësimin dhe përmirësimin e kontrollit të brendshëm si dhe duke qenë pjesa e administratës publike më e informuar në lidhje me këto koncepte, auditimit të brendshëm në njësitë publike i ka rënë barra e të qenit misionar në këtë fazë akoma të hershme të zhvillimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit të qeverisjes së përgjithshme.

Megjithatë edhe pse i është nënshtruar reformave ligjore e strukturore të thella, përsëri auditimi aktualisht nuk kryen në tërësi vlerësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm apo të performancës së tyre, por ka element të këtij vlerësimi. Auditimi aktualisht është në kuadrin e kryerje së testeve të përputhshmërisë, duke tentuar të largohet nga metodat tradicionale dhe duke e trajtuar auditimin si një proces konceptual i cili ndihmon në mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit të mbledhur nga të tjerët. Koncepti informacion i besueshëm është shumë i rëndësishëm

Page 31: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

për qeverisjen e mirë sepse i ndihmon titullarët në marrjen e vendimeve. Auditimi ndihmon dhe siguron që informacioni të jetë i besueshëm, i verifikueshëm, i rëndësishëm dhe i raportuar në kohë.

Por ajo që kërkohet sot dhe nga duhet të ecë auditimi është vlerësimi i pesë komponentëve të kontrollit të brendshëm të cilët lidhen me njeri-tjetrin dhe rrjedhin e integrohen me procesin e menaxhimit. Të përcaktuara edhe në nenin 19 të ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, këta komponentë përcaktojnë standardet e kontrollit të brendshëm dhe janë baza për vlerësimin e çdo kontrolli të brendshëm:

Mjedisi i kontrollit; Vlerësimi i riskut; Veprimtaria e kontrollit; Informacioni dhe komunikimi; Monitorimi.

Ajo që kërkojnë sfidat e kohës sot nga audited është ti bëjnë një vlerësim mjedisit të kontrollit si bazë për pasjen e sistemeve efektive të kontrollit. Filozofia dhe toni i drejtimit që jepet nga titullari apo ekipi drejtues do të ndikojë në gjithë mënyrën e përqasjes së punonjësve ndaj sistemeve.

Dhe në mjedisin e kontrollit ndër elementët më të rëndësishëm do të përmendnim pasjen e një misioni nga ana e njësive publike dhe njohja e të gjithë punonjësve me të. Pak ose aspak e kanë njësitë tona publike një mision të shkruar e të formuluar saktë e aq me pak t’u jetë bërë e ditur punonjësve.

Filozofia e menaxhimit dhe stili i veprimit nga ana e drejtuesve është një element tjetër i rëndësishëm që jep ndikim të madh në çështje të tilla si pranimi i kontrolleve të detyruara, qëndrimi ndaj raportimit të brendshëm dhe të jashtëm, respektimi i parimeve të forta të kontabilitetit, qëndrimi i drejtuesve ndaj teknologjisë së informacionit, çështje për të cilat mund të flitet shumë dhe ka shumë për të vlerësuar nga ana e auditeve. Shpesh reagimet negative të titullarëve të institucioneve ndaj kontrolleve apo raportimeve të jashtme janë bërë publike edhe në media. Janë auditet ata që duhet të thonë fjalën e tyre.

Kompetenca, një element shumë i rëndësishëm i mjedisit të kontrollit, e që pa frikë mund të themi që është kthyer në një sëmundje për administratën tonë publike, marrja e njerëzve të aftë sipas vendeve të punës, inkurajimi i tyre, trajnimi i punonjësve, është një nga fushat që kërkon një vlerësim urgjent nga ana e audituesve.

Kontrollet e brendshme nuk janë gjë tjetër veçse ato sisteme dhe praktika

Page 32: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

31 | F a q e

që përdor institucioni për të ulur rreziqet dhe arritjen e objektivave. Për të vlerësuar risqet duhet patjetër t’i lidhim ato me objektivat që kanë institucionet në bazë të politikave e programeve.

Po a kanë objektiva institucionet tona publike?

Jo radhë kësaj pyetje pak kush do të dijë t’i përgjigjet.

Dokumentimi e raportimi, dy momente të rëndësishme që ja vlejnë të ndalemi. Baza e punës audituese janë dokumentet që hartohen nga institucionet.

Planet strategjike, buxhetet afatmesëm e vjetore, politikat e procedurat e shkruara, rezultojnë të gjitha nga vendimmarrje të rëndësishme që përfshijnë vetë drejtuesit më të lartë të institucioneve. Me regjistrimin e këtyre informacioneve drejtuesit krijojnë historikun e institucionit si dhe bazën për të argumentuar vendimet e marra prej tyre.

Raportimi e sidomos raportimi financiar si regjistruesi i ngjarjeve që ndodhin në një institucion ja vlen të merret veçmas në analizë.

Në një studim të bërë nga një ekip i Bankës Botërore në vitin 2006, theksohet se:

“... Gjatë periudhës së kalimit në ekonominë e tregut, Shqipëria në mënyrë të suksesshme arriti të verë në zbatim një sërë elementësh të rëndësishëm të kuadrit institucional dhe statutor/ligjor të raportimit financiar. Megjithatë, Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshme në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj për një kuadër të fuqishëm raportimi të krijuar tamam për nevojat që ka ekonomia shqiptare dhe në linjë me acquis communautaire të BE-së dhe standardet e praktikat ndërkombëtare….. Raportimi financiar dhe auditimi ndërkombëtar janë bërë më kompleks dhe rigoroze. Gjithashtu kuadri legjislativ i BE-së mbi raportimin financiar dhe auditimin, ka evoluar në mënyrë domethënëse vitet e fundit…. Prezantimi i ligjit të ri për kontabilitetin tregon dëshirën për ndryshim por duhet bërë shumë për të zgjidhur mangësitë ekzistuese…. Është e nevojshme të forcohen kapacitetet institucionale dhe profesionale… kuadri ligjor për raportimin financiar karakterizohet nga një mungese e përputhshmërisë…. kuadri vendosës i standardeve të kontabilitetit, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ka nevojë për burime të qëndrueshme teknike dhe financiare me qëllim që të përmbushë misionin e tij…. Kuadri rregullator i funksionit të auditimit zhvillohet në përputhje me direktivën 8-të BE-së, megjithatë funksioni i auditimit duhet të fitojë më shumë besueshmëri, në disa raste audituesit nuk kanë pavarësi nga

Page 33: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

njësitë ekonomike që auditojnë….

Aktualisht edhe pse ka patur shumë përmirësime sidomos për sa i përket përputhshmërisë së kuadrit ligjor përsëri ka shumë probleme që vijnë si rezultat i nivelit të ulët profesional, mos mbajtjes korrekt të regjistrimeve kontabël, lëvizjeve të shpeshta nga puna, ndryshimeve të shpeshta ligjore dhe mosarritjes nga ana e punonjësve të sektorit financiar të njohjes se këtyre ndryshimeve, pengesa në grumbullimin e të gjithë informacionit kontabël në nivel kombëtar, nivel i ulët i përdorimit të teknologjisë së informacionit etj.

Për të gjitha sa thamë kërkohet një angazhim i lartë nga ana e punonjësve të auditimit në njohjen jo vetëm me standardet ndërkombëtare të auditimit por dhe me ato të raportimit financiar dhe të kontabilitetit. E mbi të gjitha duhet kuptuar nga ana e menaxherëve rëndësia që ka mbajtja e saktë e informacionit kontabël dhe raportimi financiar i saktë e në kohë, mbi bazën e të cilit merren vendimet strategjike dhe hartohen politikat.

REKOMANDIME:

1. Një nivel i lartë menaxherial në krye të administratës publike. 2. Forcim dhe ruajtje e kapaciteteve njerëzore të administratës

publike. 3. Mbështetje dhe pavarësi për auditet në kryerjen e misionit të tyre

vlerësues e këshillues. 4. Trajnimi dhe njohja e administratës publike me konceptet e reja të

KBFP-së. 5. Rritja e rolit të financierëve në procesin e menaxhimit të aktivitetit

financiar të administratës publike. 6. Kontabiliteti dhe raportimi financiar të bëhen instrumente të

rëndësishëm në vendimmarrje në të gjitha nivelet e qeverisjes së përgjithshme.

Page 34: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

33 | F a q e

Literatura:

1. Ligji nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. 2. Ligji nr. 9720, datë 23.04.2007 “Për auditimin në sektorin publik”. 3. Ligji nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin buxhetor në RSH”. 4. UET Press, Bazat e Menaxhimit, Robbins, De Cenzo, 2011. 5. USAID, Kontrolli i brendshëm, Guide për menaxherët, Tiranë, Shtator 2009. 6. SIGMA, Kontrolli i drejtimit në administratën moderne, nr. 4. 7. Banka Botërore, Raport mbi vëzhgimin e standardeve dhe kontrolleve, ROSC

online. 8. Gjon Ndrea, Kontrolli i brendshëm, GEER 2003. 9. Ylber Bezo, Kontabiliteti dhe raportimi financiar në sektorin publik shqiptar dhe

zhvillimet e ardhme të tij, Botimet ERIK, Nëntor 2007. 10. Progres Raporti 2011, Ministria e Integrimit, online.

Page 35: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

SISTEMI NDËRKOMBËTAR FINANCIAR

DHE MONEDHAT E FORTA Dr Ferit BALLA1, MPA Greta RECI

PËRMBAJTJA 1. Përmbledhje 2. Hyrje 3. Materialet dhe metodat 4. Rezultatet e punimit 5. Diskutim 6. Konkluzione 7. Anekse 8. Bibliografi 9. Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE Vështrim përgjithshëm i temës Sistemi Ndërkombëtar Financiar i ka fillimet para Luftës së Parë Botërore kur ekonomia botërore mbështetej në të vetmin standard të Arit sipas së cilit kryheshin të gjitha këmbimet me monedhat vendase me kurse këmbimi fikse. Ky ishte avantazh i madh, por me zhvillimet e mëvonshme SHBA dolën nga Lufta e Dytë Botërore si fuqia më e madhe ekonomike me më shumë se gjysmën e kapitalit prodhues botëror dhe me pjesën më të madhe të Arit Botëror duke bërë që në Sistemin e Bretton Woods kurset fikse të këmbimit të bazoheshin në konvertimin e Dollarit Amerikan me Arin duke e përcaktuar kështu Dollarin si valutën rezervë krahas Arit e cila mund të këmbehej në çdo kohë sipas kërkesës. Edhe mbasi ky sistem mori fund, Dollari Amerikan mbajti pozicionin e tij rezervë deri në krijimin e Euro-s ne vitin 1999 gjë e cila solli sfida të reja në Sistemin Ndërkombëtar Financiar. Qëllimi punimit Qëllimi i punimi është që të japë një këndvështrim racional në lidhje me debatin “Euro vs Dollar” që në ditët tona përfaqësohet nga dy grupe me pikëpamje të kundërta. Grupi i parë janë “Euro optimistët” dhe grupi i dytë janë “Euro skeptikët”.

1 Lektor në Universitetin Planetar të Tiranës

Page 36: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

35 | F a q e

Materiali dhe metodikat e punës Metodika e punës u mbështet në analizën që i bëhet në ditët tona teorive të kursit të këmbimit dhe nxjerrja e konkluzioneve se ç ‘mund të ndodhë në vende të ndryshme të botës në lidhje me aplikimin e një monedhe të përbashkët. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Përpara implementimit të një hapi të madh në lidhje me kursin e këmbimit duhen studiuar mirë efektet ekonomike, politike dhe sociale. Një monedhë e vetme mund te bëhet Monedhe Ndërkombëtare dominante vetëm falë një angazhimi aktiv politik nga autoritetet lëshuese të saj për ta bëre këtë monedhë lider në treg. Fjalë kyç: sistemi ndërkombëtar financiar, monedhat, kursi i këmbimit

Page 37: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

INTERNATIONAL FINANCIAL SYSTEM

AND STRING CURRENCIES Dr Ferit BALLA1, MPA Greta RECI

CONTENTS

1. Abstract 2. Opening remarks 3. Material and methods of work 4. Results of work 5. Discussion 6. Conclusions 7. Gratitude 8. Annexes 9. Bibliography 10. Biography of author

ABSTRACT General overview of the topic International Financial System goes back before the First World war when the world economy was based on the only gold standard under which carried all exchanges with local currency with fixed exchange rates. This was a great advantage, but subsequent developments United States emerged from World War II as the largest economic power with more than half of the world's productive capital and most of the World Gold making of the Bretton Woods System fixed exchange rates based on the conversion of the U.S. dollar to gold thus defined the dollar as reserve currency along with gold which can be exchanged at any time upon request. Even after the system came to an end, the U.S. dollar reserve held his position until the creation of the Euro in 1999 which led to new challenges in the international financial system. Aim of paper The purpose of the paper is to give a rational perspective about the debate "Euro vs Dollar" which nowadays is represented by two groups with opposing views.

1 Lecturer at the Universiteti Planetar i Tiranës

Page 38: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

37 | F a q e

The first group are the "Euro optimists" and the second group are the "Euro skeptics". Materials and work methodology Working methodology was based on the analysis that is made nowadays about exchange rate theories and drawiong conclusions on what might happen in different countries of the world in connection with the application of a common currency. Results and main conclusions Before implementing a major step in connection with the exchange rate the economic, political and social effects should be studied. A single currency could become the dominant international currency thanks to an active political engagement by its issuing authority to do so currency market leader. Key words: international financial system, currency, exchange rate

Page 39: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Hyrje

Sistemi Ndërkombëtar Financiar sot është në dilemën apo debatin “Euro vs Dollar” që përfaqësohet nga dy grupe me pikëpamje të kundërta. Grupi i parë janë “Euro optimistët” dhe grupi i dytë janë “Euro skeptikët”. Hipotezat e “Euro-pesimistëve” bien ndesh me idetë e “Euro optimistëve” duke theksuar në radhë të parë se jo të gjithë shtetet do të binin dakord për implementimin e një monedhe të vetme të përbashkët e cila do të bënte të vështirë vendosjen e një ekuilibri dhe menaxhimi të rregullave dhe procedurave të përbashkëta. Një monedhë e përbashkët do të lehtësonte transaksionet dhe faturimet mes palëve por do ta bënte Euro-n monedhë të pakonkurueshme dhe “monopolistike”. Edhe nëse një monedhë tjetër do ti kryente më mirë funksionet e saj në treg, do të ishte e vështirë të implementohej. Një aspekt tjetër do të ishte dhe ndërtimi i portofolit të kompanive në industri të ndryshme. Materiale dhe metoda e punës

Metodika e punës u mbështet në analizën e kritikës që i bëhet në ditët tona teorive të kursit të këmbimit dhe nxjerrja e konkluzioneve se ç’ mund të ndodhë në vende të ndryshme të botës në lidhje me tregun e punës, konkurrencën, çmimet, papunësinë, etj., në rastet e kundërvënies së monedhave të forta ndaj njëra tjetrës. Një monedhë e përbashkët do të lehtësonte transaksionet dhe faturimet mes palëve por do ta bënte Euro-n monedhë të pakonkurueshme dhe “monopolistike”. Rezultatet e punimit

Përpara implementimit të një hapi të madh në lidhje me kursin e këmbimit duhen studiuar mirë efektet ekonomike, politike dhe sociale. Një monedhë e vetme mund te bëhet Monedhe Ndërkombëtare dominante vetëm falë një angazhimi aktiv politik nga autoritetet lëshuese të saj për ta bëre këtë monedhë lider në treg. Monedha Euro edhe pse në rritje është e pa aftë të arrije dollarin, që vazhdon të jetë akoma dominant. Nga pikëpamja e perspektives është shumë e vështirë ekzistenca e një monedhe dominante dhe një tjetre që gjithnjë e konkurron atë.

Page 40: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

39 | F a q e

DISKUTIM Sistemi Ndërkombëtar Financiar i ka fillimet e saj përpara Luftës së Parë Botërore kur ekonomia botërore mbështetej në të vetmin standard të Arit sipas së cilit kryheshin të gjitha këmbimet me monedhat vendase me kurse këmbimi fikse. Avantazhi i madh i këtij standardi ishte eliminimi i pasigurisë nga oshilacionet e kursit të këmbimit. Per aq kohë sa standardi i Arit ishte i vetmi standard operues në Tregun Monetar kjo nënkuptonte humbjen e kontrollit të Politikës Monetare nga vendet zbatuese sepse oferta e parasë kushtëzohej nga lëvizja e Arit mes tyre. Gjithashtu ky standard i kushtëzuar bëri që Politika Monetare në botë të ndikohej shumë nga prodhimi dhe zbulimet e Arit1 2. Lufta e Parë Botërore duke u pasuar nga “Depresioni i madh” në vitin 1929 u shoqërua me dështimin e sistemit të Arit dhe lindjen e një marrëveshje të re e cila u njoh si “Sistemi Bretton Woods” i cili zgjati nga viti 1945-1971 dhe konsistonte në mbajtjen e një kursi fiks këmbimi nga Bankat Qendrore të aleatëve. Kjo marrëveshje krijoi më vonë “Fondin Monetar Ndërkombëtar” me zyrë qendrore në Washington D.C së cilës iu dha detyra e nxitjes së rritjes së tregtisë botërore dhe vendosjes së rregullave për mbajtjen e kurseve fikse të këmbimeve për të siguruar huadhënie për vendet me vështirësi në Bilancin e Pagesave.

“Marrëveshja e Bretton Woods” themeloi edhe “Bankën Ndërkombëtare për Rikonstruksion dhe Zhvillim” e njohur si “Banka Botërore” me zyra qendrore në Washington D.C e cila kishte qëllim huadhënien e vendeve në zhvillim duke pasur si burim për huatë e dhëna obligacionet e Bankës Botërore. SHBA dolën nga Lufta e Dytë Botërore si fuqia më e madhe botërore ekonomike me më shumë se gjysmën e kapitalit prodhues botëror dhe me pjesën më të madhe të Arit Botëror duke bërë që në Sistemin e Bretton Woods kurset fikse të këmbimit të bazoheshin në konvertimin e Dollarit Amerikan me Arin duke e përcaktuar kështu Dollarin si valutën rezervë krahas Arit e cila mund të këmbehej në çdo kohë sipas kërkesës.

Edhe mbasi ky sistem mori fund, Dollari Amerikan mbajti pozicionin e tij

1 Lipsey, Richard G. (1975). An introduction to positive economics (fourth ed.). Weidenfeld & Nicolson. pp. 683 - 702. ISBN 0-297-76899-9. 2 Bordo, Michael D.; Dittmar, Robert D.; Gavin, William T. (June 2003). "Gold, Fiat Money and Price Stability" (PDF). Federal Reserve Bank of St. Louis.

Page 41: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

rezervë deri në krijimin e Euro-s ne vitin 1999 gjë e cila solli sfida të reja në Sistemin Ndërkombëtar Financiar.

Debati “Euro vs Dollar” përfaqësohet nga dy grupe me pikëpamje të kundërta. Grupi i parë janë “Euro optimistët” dhe grupi i dytë janë “Euro skeptikët”. Një prej përfaqësuesve të parë të “Euro optimistëve” ishte Fred Bergsten i cili në vitin 1997 shkroi: “Krijimi i një monedhe të vetme Europiane do të jetë zhvillimi më i rëndësishëm në Sistemin Monetar Ndërkombëtar që në kohën e përshtatjes së kurseve fleksibel të këmbimit në fillim të viteve 1970. Dollari do të ketë konkurrentin e tij të parë të vërtetë që kur tejkaloi Pound-in dhe Sterling-ën Britanike si monedhën më dominante në botë gjatë periudhës mes luftërave.”

Një vit më vonë Robert Mundell i cili e konsideronte ardhjen e Euro-s si një ndër eventet më të rëndësishme botërore duke e konsideruar atë edhe më të rëndësishme seç ishte “Marrëveshja e Sistemit të Bretton Woods” u shpreh se: “Nuk është kështu me hyrjen e Euro-s, shtetet e EMU-se (European Monetary Union) do të kenë një numër transaksionesh në Euro shume herë më të madh se ato në dollarë. Si një gjigand ekonomik Eurozona do të jetë totalisht e barabartë me SHBA dhe Euro do të bëhet monedha ndërkombëtare e së njëjtës shkallë si Dollari. Nga rëndësia më e thellë e marrëdhënieve të pushtetit monetar, futja e Euro-s do të jetë ndryshimi më i rëndësishëm në Sistemin Monetar Ndërkombëtar që në kohën e tranzicionit gjatë Luftës së Parë Botërore në kohën e kalimit nga Pound në Dollar si monedha dominante Ndërkombëtare”.

Jo vetëm Fred Bergsten dhe Robert Mundell por edhe ekonomistë të tjerë Euro-optimistë si Richard Portes, Hélène Rey dolën në përfundime të përbashkëta që implimentimi i monedhës Euro jo vetëm do të kishte ndikime pozitive në ekonomi por do të kishte dhe efekte politike dhe sociale. Shitblerja në një monedhë të vetme do të shmangte risqet e kursit të këmbimit për kompanitë apo institucionet. “Euro pozitivët” e cilësuan si “privilegj të tepruar” financimet apo pagesat e detyrimeve sipas monedhës së palës vendase duke shtuar kështu kostot e transaksioneve për njërën palë dhe duke mbajtur të mbrojtur palën tjetër që merr pagesën në monedhën e saj1 2.

Por, A është kursi i këmbimit një element i dëshirueshëm që gjeneron të ardhura?

1 Metzler, Mark (2006). Lever of Empire: The International Gold Standard and the Crisis of Liberalism in Prewar Japan.. Berkeley: University of California Press. p. [1].ISBN 0-520-24420-6. 2 Eichengreen, Barry J. (September 15, 2008). Globalizing Capital: A History of the International Monetary System. Princeton University Press. pp. 61– ISBN 978-0-691-13937-1. Retrieved November 23, 2010.

Page 42: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

41 | F a q e

Hipotezat e “Euro-pesimistëve” bien ndesh me idetë e “Euro optimistëve” duke theksuar në radhë të parë se jo të gjithë shtetet do të binin dakord për implementimin e një monedhe të vetme të përbashkët e cila do të bënte të vështirë vendosjen e një ekuilibri dhe menaxhimi të rregullave dhe procedurave të përbashkëta.

Kritikat më serioze për EMU qëndrojnë në faktin se abandonimi i rregullimit nga kurset e këmbimit do ta transferonte këtë detyrë si rregullatore në tregun e punës për rregullimin e konkurrencës dhe çmimeve relative. Në rajonet e prapambetura do te rritej papunësia, problemet sociale dhe ankesat për integrim. Është e habitshme se si këto përshkrime apo hipoteza të shkruara përpara 15 vitesh ngjajnë kaq shumë me situatën aktuale në shtete si: Portugalia, Greqia, Irlanda dhe Spanja të cilat po vuajnë papunësi të lartë, shkurtime shpenzimesh publike masive dhe reforma pune te mëdha (5, 6, 7).

Një monedhë e përbashkët do të lehtësonte transaksionet dhe faturimet mes palëve por do ta bënte Euro-n monedhë të pakonkurueshme dhe “monopolistike”. Edhe nëse një monedhë tjetër do ti kryente më mirë funksionet e saj në treg, do të ishte e vështirë të implementohej. Një aspekt tjetër do të ishte dhe ndërtimi i portofolit të kompanive në industri të ndryshme.

Kompanitë mbrohen ndaj riskut nëpërmjet “diversifikimit të portofolit”, implementimi i një monedhe të përbashkët do ta humbiste sensin e diversifikimit dhe qëndrimit ndaj riskut. Me shume se 10 vite mbas këtyre hipotezave, parashikimet e tyre bazohen në disa faktorë kryesorë që ekonomistët përgjithësisht i konsiderojnë si përcaktuese për të fituar statusin ndërkombëtar të monedhës: madhësia ekonomike e matur në prodhim dhe tregti, tregje financiare të mirëzhvilluara dhe likuide, besueshmëria në vlerën e monedhës dhe eksternalitetet e rrjetit1 2 3.

1 John Maynard Keynes Economic Consequences of the Peace, 1920. 2 Bernanke, Ben (March 2, 2004), "Remarks by Governor Ben S. Bernanke: Money, Gold and the Great Depression", At the H. Parker Ëillis Lecture in Economic Policy, Washington and Lee University, Lexington, Virginia. 3 MacEdo, Jorge Braga de; Eichengreen, Barry J; Reis, Jaime (1996). Currency convertibility: The gold standard and beyond. ISBN 978-0-415-14057-7.

Page 43: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

KONKLUZIONE:

1. Përpara implementimit të një hapi të madh në lidhje me monedhat dhe kursin e këmbimit duhen studiuar mirë efektet ekonomike, politike dhe sociale. Të dhënat aktuale për përdorim ndërkombëtar të Dollarit dhe Euro-s tregojnë se “Euro-optimistët ishin shumë optimist në lidhje me monedhën europiane. Dollari dominon afërsisht dy të tretat e aktivitetit global kundrejt Euro-s më pak se një të tretën.

2. Një monedhë e vetme mund te bëhet Monedhe ndërkombëtare dominante vetëm falë një angazhimi aktiv politik nga autoritetet lëshuese të saj për ta bëre këtë monedhë lider në treg. Vendet e EMU-së janë shumë të fragmentuara në lidhje me këtë qëndrim për të lejuar Euro-n të sfidojë dominancen e Dollarit.

3. Monedha e EUR-os edhe pse në rritje është e pa aftë të arrije dollarin. Pavarësisht rënies së saj në terma absolute dollari vazhdon të jetë akoma dominant. Në fakt Euro është bërë një monedhë e vërtetë botërore në kuptimin social të saj me efekte të mëdha simbolike gjë e cila reflektohet në mënyrën se si agjentët kryesorë në sektorin bankar apo se si institucionet e huaja menaxhojnë rezervat e tyre janë duke parë gradualisht zhvillimin e një sistemi unipolar të dominuar nga Dollari në një sistem bipolar ku vërehet nje rënie e butë e polit të Dollarit kundrejt monedhës se re Euro.

4. Vendet si Japonia dhe Kina janë duke rritur investimet e tyre në Euro duke diversifikuar portofolet e tyre ekzistente në Dollarë gjë që tregon se sa e rëndësishme është monedha europiane.

5. Nga pikëpamja e perspektives është shumë e vështirë ekzistenca e një monedhe dominante dhe një tjetre që gjithnjë e konkurron atë, ideja e të ardhmes nënkupton që do të ketë vend për më shumë se dy monedha kryesore duke lënë të lirë konkurrencën e monedhave të tjera që operojnë për të zënë pozicionin e tyre në tregun valutor.

Page 44: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

43 | F a q e

Literatura:

1. Lipsey, Richard G. (1975). An introduction to positive economics (fourth ed.). Weidenfeld & Nicolson. pp. 683–702. ISBN 0-297-76899-9.

2. Bordo, Michael D.; Dittmar, Robert D.; Gavin, William T. (June 2003) "Gold, Fiat Money and Price Stability" (PDF). Federal Reserve Bank of St. Louis.

3. Metzler, Mark (2006). Lever of Empire: The International Gold Standard and the Crisis of Liberalism in Preëar Japan.. Berkeley: University of California Press. p. [1].ISBN 0-520-24420-6.

4. Eichengreen, Barry J. (September 15, 2008). Globalizing Capital: A History of the International Monetary System. Princeton University Press. pp. 61–. ISBN 978-0-691-13937-1. Retrieved November 23, 2010.

5. Eichengreen, Barry (1992) Golden Fetters: The Gold Standard and the Great Depression, 1919–1939. Preface.

6. The European Economy between Wars; Feinstein, Temin, and Toniolo 7. Farrell, Paul B. (December 13, 2011). Our decade from hell ëill get ëorse in

2012". MarketËatch. Retrieved December 24, 2011. 8. John Maynard Keynes Economic Consequences of the Peace, 1920. 9. Bernanke, Ben (March 2, 2004), "Remarks by Governor Ben S. Bernanke:

Money, Gold and the Great Depression", At the H. Parker Willis Lecture in Economic Policy, Washington and Lee University, Lexington, Virginia.

10. MacEdo, Jorge Braga de; Eichengreen, Barry J; Reis, Jaime (1996). Currency convertibility: The gold standard and beyond. ISBN 978-0-415-14057-7.

BIOGRAFI E AUTORIT Prof Dr Ferit Balla është lektor në Universitetin Planetar të Tiranës në disiplina financiare. Ai ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe në drejtimin e subjekteve publike dhe private.

Page 45: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

PROBLEMATIKA E SEKTORIT TË NDËRTIMIT

NË SHQIPËRI PËR PERIUDHËN 2005 - 2012 Flora NABOLLI

Ekonomiste në firmën Edil - Al PËRMBAJTJA

1. Përmbledhje 2. Hyrje 3. Materiali dhe metoda e punës 4. Rezultatet e punimi 5. Diskutim

Ecuria e sektorit të ndërtimit deri në vitin 2012 Gjendja ekonomike në përgjithësi dhe marrëdhëniet e saj me sektorin e

ndërtimit Faktorët kryesorë të gjendjes së sektorit të ndërtimit Marrëdhëniet “barter” midis firmave të ndërtimit Rënia e shitjeve dhe mospagimi i punimeve civile Indeksi i kushtimit në ndërtim në rritje

6. Konkluzione 7. Anekse 8. Bibliografi 9. Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE Vështrim përgjithshëm i temës Sektori i ndërtimit në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm sepse kontribuon në realizimin e një pjese të rëndësishme të GDP-së, por edhe pse i tillë ky sektor po përballet me vështirësi të mëdha vitet e fundit. Për këtë është e nevojshme që të ndërmerren masa të menjëhershme që sektori të dalë nga kriza dhe ngërçi ku ka rënë për të sjellë më shumë vitalitet në ekonominë vendase. Qëllimi punimit Ky punim kishte si synim që të evidentonte problematikën e sektorit të ndërtimit dhe të industrive të lidhura me të për periudhën 2005 - 2012 sepse sektori i ndërtimit që është në vështirësi është një ndër sektorët më të rëndësishëm që kontribuon në realizimin e PPB-së së vendit në një masë të konsiderueshme.

Page 46: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

45 | F a q e

Materiali dhe metodikat e punës Materialet mbi të cilin u krye ky vëzhgim ishin studime të mëparshme nga burime primare dhe shumë të besueshme, analiza e të dhënave të këtyre burimeve dhe shkrimi i diskutimit dhe mbi bazën e tij nxjerrja e konkluzioneve. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Sektori i ndërtimit në Shqipëri po përjeton situatën më të keqe gjatë këtyre shtatë viteve të fundit. Vlera e investimeve ka rënë shumë dhe rritja e çmimeve ka vazhduar përgjatë tërë periudhës 2007 - 2012. Problemet e sektorit të ndërtimit janë objektet që nuk po shiten, investimet që janë tkurrur krahas shitjeve, numrit të të punësuarve në këtë sektor që është në rënie, etj. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (IKN), që mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera kapitale, është në rritje. Fjalë kyç: ndërtim, indeksi i kushtimit, rënie e shitjeve.

Page 47: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

ISSUES OF THE CONSTRUCTION SECTOR

IN ALBANIA FOR THE PERIOD 2005 - 2012 Flora NABOLLI

Economist at Edil - Al construction firm CONTENTS

1. Summary 2. Introduction 3. Materials and methods of work 4. The results of the paper 5. Discussion

The performance of the construction sector by 2012 The economic situation in general and its relationship with the construction

sector The main factors that state the construction sector Relations "barter" between construction firms Sales decline and non-payment civil works Construction cost index

6. Conclusions 7. Bibliography 8. Biography of the author

SUMMARY General overview of the topic The construction sector in Albania is important because it contributes to the realization of a significant part of GDP, but even so this sector is facing difficulties in recent years. For this it is necessary to take immediate measures to get out of the crisis this sector bringing more vitality to the local economy. Aim of paper This paper aims identifying the problems of the construction sector and related industries for the period 2005 - 2012 as the construction sector is in trouble as one of the most important sectors that contribute to the realization of the country's GDP to a considerable extent. Material and working methodologies Materials on which was conducted this survey were from previous studies, mainly from reliable primary sources, analysis of these data, ëriting and

Page 48: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

47 | F a q e

discussion and on the basis of it, draëing conclusions. Results and main conclusions The construction sector in Albania is experiencing the ëorst situation during the last seven years. The value of the investment has declined and the price rise has continued throughout the period from 2007 to 2012. Construction sector issues are not sold objects, shrunk investments and sales, declining number of employees in this sector, construction Cost Index increase (an index which measures the price performance of building materials, labor and other capital expenditure). Key words: construction, cost index, sales decline

Page 49: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Hyrje Sektori i ndërtimit në Shqipëri edhe pse është një nga sektorët që ka kontributin më të madh në GDP, po përjeton situatën më të keqe gjatë këtyre shtatë viteve të fundit. Vlera e investimit po bie nga viti në vit dhe ndërtimi i apartamenteve të reja gjithashtu. Gjatë tërë periudhës 2007 – 2012 sektori ka përjetuar një rritje të madhe çmimesh që e kalojnë 1500 Euro/m2 në qendër të kryeqytetit dhe kjo për faktin se kërkesa për apartamente në Shqipëri vijon të jetë e lartë edhe pas shumë vitesh investimi, edhe pse normat e strehimit të shqiptarëve vijojnë të jenë shumë të këqija dhe popullata e re pritet të sjellë kërkesë të lartë për apartamente edhe për vitet në vijim, që megjithatë, përballet me pamundësinë për shqiptarin e mesëm që të arrijë të përballojë këto çmime me të ardhurat reale. Sipas INSTAT, nga viti 1996 e deri më sot, janë dhënë rreth 35 mijë Leje ndërtimi për objekte të ndryshme, nga të cilat për objekte banimi janë rreth 19500. Por, ndonëse sektori ka qenë në krizë për vitet 2009-2010, lejet e ndërtimit për këto vite janë përkatësisht 1534 dhe 1845. Ndërsa vetëm për zërin banesa, ato rezultojnë 1021 për vitin 2009 dhe 1238 për vitin 2010. INSTAT raporton se numri i lejeve të ndërtimit të miratuara gjatë tremujorit të parë 2011 është 503 nga të cilat 317 leje janë miratuar për ndërtesa banimi, dhe 186 për ndërtesa të tjera si hotele, ndërtesa tregtare, etj. Në totalin e vlerës së ndërtimit, ndërtesat zënë 87.9 për qind të vlerës, ndërsa punimet inxhinierike zënë 12% të kësaj vlere. Materiali dhe Metoda e punës Ky punim ka patur për bazë evidentimin e situatës në lidhje me sektorin e ndërtimit dhe për të janë marrë në konsideratë studime të mëparshme të kryera nga burime primare. Nga këto studime janë marrë shifra, të dhëna, fakte dhe informacione dhe janë përpunuar për të realizuar një variant fillestar të diskutimit. Më tej ky variant është rishikuar disa herë derisa është arritur në një variant përfundimtar mbi bazën e të cilit janë nxjerrë konkluzione dhe mbi bazën e tyre edhe rekomandimet përkatëse. Rezultatet e punimit Sektori i ndërtimit po përballet me një situatë të keqe në vitet e fundit dhe kjo për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para që përdoren në këtë sektor, rënies së shitjeve të apartamenteve të banimit, uljes së remitancave që kanë përbërë një ndër mënyrat kryesore të pagesës së apartamenteve, moskryerja e pagesave nga ana e pushtetit publik dhe vendor të firmave të punimeve civile për punimet e kryera, etj. Probleme të tjera të sektorit të ndërtimit janë tkurrja e investimeve

Page 50: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

49 | F a q e

dhe rënia e numrit të të punësuarve në këtë sektor dhe të tëra këto bëjnë që i gjithë zinxhir i sipërmarrjeve që lidhet me këtë sektor të dëmtohen e të mos kenë këndvështrim optimist për të ardhmen e afërt dhe të largët. Ka rreth 4000 apartamente të pa shitura vetëm në zonën Tiranë - Durrës dhe një situatë e ngjashme është edhe në qytetet e mëdha të vendit si Vlorë, Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan, etj. Gjendja ndërlikohet pasi kjo transmetohet në industrinë e lëndëve të para të ndërtimit, të tilla si zhavorret, pllakat, tullat, hidrosanitaret, materialet për instalimet e ndryshme elektrike, hidraulike, etj. DISKUTIM Sektori i ndërtimit në Shqipëri po përjeton situatën më të keqe gjatë këtyre shtatë viteve të fundit. Konkretisht, në vitin 2007, vlera e investimit u përgjysmua në të gjithë vendin, ndërsa ndërtimi i apartamenteve të reja ra me 60%, krahasuar me vitin 2006 sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Investimet totale në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2007 ranë në 317 milionë euro, nga të cilat, ndërtimet e porositura nga entet publike qenë vetëm 67 milionë euro, shumë më ulët se në vitin 2006, kur qenë 164 milionë euro. Ndërtimet e destinuara për blerës privatë ranë në 250 milionë euro, me rënie prej 60% në krahasim me vitin 2006, kur qenë gati 550 milionë euro. Gjatë periudhës 2007 – 2008 ecuria e sektorit u përballua me vështirësi nga punimet civile dhe të ndërtimit të apartamenteve të banimit kryesisht në zonat rurale dhe në komunat e vendit dhe jo në qytetet1.

Ecuria e sektorit të ndërtimit deri në vitin 2012

Gjatë kësaj periudhe në të gjithë Shqipërinë u fillua puna për ndërtimin e 884 mijë m2 apartamente dhe rreth 133 mijë m2 dyqane e ndërtesa tregtare, që janë vetëm 25% e shifrave të vitit 2006 dhe shumë më poshtë se ato të vitit 2005, pasi në vitin 2006 pati filluar puna për 2 milionë m2

apartamente, ndërsa në vitin 2005 qenë hedhur themelet për 2.3 milionë m2 apartamente.

Bumi i ndërtimit gjatë atyre viteve, erdhi nga lejet që u dhanë nga komunat periferike të Tiranës të tilla si Farkë, Kashar e Dajt. Kjo mënyrë menaxhimi e tregut në fakt ndikoi në një ulje të fortë të çmimeve, pasi u hodhën në treg apartamente të lira që kushtonin duke filluar nga 300

1 INSTAT – Raport mbi sektorin e ndërtimit 2009 - 2010

Page 51: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

euro/m2. Por kjo dukuri nuk vazhdoi gjatë sepse u frenua për shkak të “mbrojtjes së mjedisit” dhe “zvogëlimit të sipërfaqeve që betonizohen”. Kjo bëri që çmimi të rritej menjëherë në këto zona në 450 euro/m2.

Rritja e çmimeve vazhdoi përgjatë tërë periudhës 2007 – 2012 dhe tashmë flitet për çmime që e kalojnë 1500 Euro/m2 në qendër të kryeqytetit dhe kjo për faktin se kërkesa për apartamente në Shqipëri vijon të jetë e lartë edhe pas shumë vitesh investimi. Normat e strehimit të shqiptarëve vijojnë të jenë shumë të këqija dhe popullata e re pritet të sjellë kërkesë të lartë për apartamente edhe për vitet në vijim. Por nga ana tjetër, sektori i ndërtimit duket se nuk po arrin të ofrojë apartamente për shqiptarin e mesëm. Apartamenti tipik sot në Shqipëri kushton shumë më tepër sesa mundësitë e një familjeje me të ardhura të mesme.

Sipas INSTAT, nga viti 1996 e deri më sot, janë dhënë rreth 35 mijë Leje ndërtimi për objekte të ndryshme, nga të cilat për objekte banimi janë rreth 19500. Por, ndonëse sektori ka qenë në krizë për vitet 2009-2010, lejet e ndërtimit për këto vite janë përkatësisht 1534 dhe 1845. Ndërsa vetëm për zërin banesa, ato rezultojnë 1021 për vitin 2009 dhe 1238 për vitin 2010. INSTAT raporton se numri i lejeve të ndërtimit të miratuara gjatë tremujorit të parë 2011 është 503 nga të cilat 317 Leje janë miratuar për ndërtesa banimi, dhe 186 për ndërtesa të tjera si hotele, ndërtesa tregtare, etj. Në totalin e vlerës së ndërtimit, ndërtesat zënë 87.9% të vlerës, ndërsa punimet inxhinierike zënë 12 % të kësaj vlere1. Gjendja ekonomike në përgjithësi dhe marrëdhëniet e saj me sektorin e ndërtimit

Gjendja e keqe ekonomike e qytetarëve bën që për sektorin e ndërtimit të mos ketë asnjë shpresë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për një përkeqësim të situatës në këtë degë të ekonomisë, e cila vetëm pak vite më parë jepte kontributin kryesor në rritjen e produktit të përgjithshëm kombëtar. Sipas INSTAT-it në tremujorin e dytë të vitit 2012 ndërtimi shënoi rënie me 18.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që kundrejt tremujorit të mëparshëm u ul me 12.1%. Rënia e kërkesës në vend për blerje banesash si edhe mos likuidimi i firmave të ndërtimit nga Qeveria, për punimet e kryera në punimet publike dhe veçanërisht në infrastrukturën rrugore janë arsyet që kanë futur në ngërç këtë sektor.

1 INSTAT Raport mbi ekonominë për tremujorin e dytë 2012.

Page 52: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

51 | F a q e

Në vitin 2008 sektori i ndërtimit zinte 16% të PBB-së së vendit, krahas të gjithë sektorëve të tjerë, ndërsa në vitin 2009 jepte rreth 15%. Gjithashtu rënie ka pësuar ky tregues edhe për vitin 2010 që ka qenë vetëm 10%1 2.

Problemet e sektorit të ndërtimit sipas një ankete të zhvilluar nga qendra për zhvillim e bizneseve del se janë objektet që nuk po shiten për shkak të gjendjes së keqe të ekonomisë qytetare, investimeve që janë tkurrur krahas shitjeve, numrit të të punësuarve në këtë sektor që është në rënie dhe të tëra këto bëjnë që i gjithë zinxhir i sipërmarrjeve që lidhet me këtë sektor të dëmtohen e të mos kenë këndvështrim optimist për të ardhmen e afërt dhe të largët.

Shoqata e Ndërtuesve deklaron se aktualisht në vend ka rreth 4000 apartamente të pa shitura vetëm në zonën Tiranë – Durrës dhe një situatë e ngjashme është edhe në qytetet e mëdha të vendit si Vlorë, Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan, etj. Gjendja ndërlikohet pasi kjo transmetohet në industrinë e lëndëve të para të ndërtimit, të tilla si zhavorret, pllakat, tullat, hidrosanitaret, materialet për instalimet e ndryshme elektrike, hidraulike, etj.

Sipas hulumtimeve të kryera nga vetë Shoqata e Ndërtuesve në këtë çështje rezulton se ka një rënie në nivelin 12 deri në 15% të shitjeve të këtyre lëndëve të para dhe materialeve në krahasim me vitet e kaluara dhe kjo konfirmohet edhe nga të dhënat që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas Shoqatës së ndërtuesve muajt e fundit vihet re se në lidhje me mungesën e likuiditetit ka disa banka që po ofrojnë kushte më të mira huaje për blerje banesash, por megjithatë, aksesi nga individët ka mbetur shumë i kufizuar3.

Faktorët kryesorë të gjendjes së sektorit të ndërtimit Tre janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këtë gjendje:

1. Efektet e importuara të krizës ekonomike

2. Rënia e dërgesave të emigrantëve si pasojë e krizës ekonomike

3. Ngopja deri diku e tregut.

Në të vërtetë hapat e parë të sektorit të ndërtimit ishin të mira dhe sipas

1 INSTAT – Raport mbi sektorin e ndërtimit 2009 - 2010 2 INSTAT Raport mbi ekonominë për tremujorin e dytë 2012. 3 Konferencë shtypi e Shoqatës së Ndërtuesve

Page 53: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Bankës Botërore, “mjedisi i qëndrueshëm i krijuar nga kuadri i politikave të shëndosha mbështeti një transformim të madh të ekonomisë ku burimet u zhvendosën nga sektori i bujqësisë dhe industrisë së vjetruar në sektorin e ndërtimit dhe atë të shërbimeve. Aq e fortë qe kjo prirje sa deri në vitin 2006, në Shqipëri, struktura e investimeve anonte nga sektori i ndërtimit, dhe vetëm rreth 10% e PBB shkonte për investime në sektorin e prodhimit. Me ngadalësimin e kërkesës për ndërtime banesash, ekziston një potencial i madh që disa nga kursimet që shkojnë aktualisht në ndërtim të drejtohen për në fusha të tjera të prodhimit. Në fakt, kthimi i Shqipërisë në nivelet e larta të rritje së qëndrueshme ekonomike lidhet ngushtësisht me rritjen e investimeve në aktivitetet jo ndërtuese”.

Sa më lart duket se ekziston një rënie e vërtetë e kërkesës në treg dhe se sektori i ndërtimit, i vetëm, nuk garanton një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm afatgjatë. Sipas Bankës Botërore, “një rënie prej 10% në remitanca do të çonte në një ulje prej 3.6% në kërkesën e brendshme dhe një ndër sektorët që do preken më shumë nga kjo dukuri është ndërtimi, që është edhe një ndër kontribuuesit kryesorë në PBB-në e Shqipërisë”1. Marrëdhëniet “barter” midis firmave të ndërtimit

Një problem i madh në sektorin shqiptar të ndërtimit janë marrëdhëniet ndërmjet firmave që kryejnë procese të ndryshme në ndërtimin e një pallati, të cilat veprimet e tyre nuk i kryejnë nëpërmjet transaksioneve financiare por në formë shkëmbimi në natyrë të apartamenteve me produktet e ofruara apo me shërbimet e kryera. Këto dy vitet e fundit 2010 – 2012 këto forma bashkëpunimi kanë treguar se paraqesin rrezik për palët e përfshira në biznes.

Rënia e shitjeve dhe mospagimi i punimeve civile

Gjithashtu, sipas kreut të Shoqatës së Ndërtuesve, rënia e tregut të shitjes së banesave gjatë vitit 2011 dhe në vazhdim ecën paralel me mos likuidimin e firmave të punimeve civile nga pushteti qendrore dhe vendor, që po çojnë drejt falimentimit shumë biznese në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, pasi2 (këto pushtete i kanë borxhe të pashlyera në rreth 50 milionë euro komunitetit të firmave të ndërtimit në tërë vendin3.

1 INSTAT – Raport mbi sektorin e ndërtimit 2009 - 2010 2 INSTAT Raport mbi ekonominë për tremujorin e dytë 2012. 3 Qendra e zhvillimit të biznesit - Anketim për problemet e sektorit të ndërtimit në Shqipëri.

Page 54: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

53 | F a q e

Indeksi i kushtimit në ndërtim në rritje

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (IKN), që llogaritet nga INSTAT-i mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit. Indeksi përdoret si deflator për llogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe Indekseve të ndryshme të volumit. Përdoret nga Institucionet Qeveritare, Banka Qendrore, Organizma të tjerë joqeveritare, Banka Botërore, FMN etj.

Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 96 distributore dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 50 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që realizojnë ndërmarrjet gjatë një periudhe një vjeçare. Shpenzimet janë klasifikuar në përputhje me klasifikimin që përdor EUROSTAT për Indeksin e Kushtimit në Ndërtim, në gjashtë grupe kryesore:

1. Materiale ndërtimi

2. Shpenzime për paga

3. Shpenzime për makineri

4. Shpenzime transporti

5. Shpenzime për energji

6. Shpenzime të tjera

Për llogaritjen e Indeksit të Kushtimit në Ndërtim përdoret formula e Laspeyrës:

Ku:

= Indeksi i periudhës t krahasuar me periudhën bazë 0

= Çmimi për njësi i artikullit i në një periudhën t (koha korente)

Page 55: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

= Çmimi për njësi i artikullit i në periudhën 0 (periudha bazë)

= Pesha e artikullit i në periudhën bazë

Ndryshimi vjetor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve midis tremujorit korrent me të njëjtin tremujore të vitit të mëparshëm. Ky ndryshim është rrjedhojë e ndryshimeve korente në nivelin e çmimeve por mund të ndikohet edhe nga efektet e papërsëritshme të cilitdo tremujore. Ndryshimi tremujor mat ndryshimin e indeksit të çmimeve të tremujorit korent me tremujorin e mëparshëm. Ky tregues është i ndjeshëm nga efektet sezonale dhe efekte te tjera

Në tremujorin e tretë 2012, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.1% (Tremujori i I -rë 2011=100), duke shënuar një rritje prej 0.4% kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje me 0.9%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.5%.

Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.5% kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materialeve elektrike dhe komunikimi” kanë shënuar rritje respektivisht me 0.8% dhe 0.2%. Ndërsa indeksi i çmimeve të “Materiale hidro-sanitare” ka pësuar një ulje prej 0.7 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Indekset e grupeve “Shpenzime transporti” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën respektivisht me 0.7% dhe 2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Gjithashtu, indeksi i grupit “Shpenzime page” pati një rritje prej 0.6%. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një ulje me 0.6% ka pasur grupi “Kosto të tjera”.

Page 56: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

55 | F a q e

ANEKSE Peshat sipas grupeve kryesore të shpenzimeve në indeksin Laspeyre për 3-mujorin III 2012

1. Shpenzime materiale 55.2% a. Materiale ndërtimi 42.3% b. Materiale elektrike 6.7% c. Materiale hidro - sanitare 6.2%

2. Shpenzime për paga 24.6% 3. Shpenzime makinerie 8.3% 4. Shpenzime transporti 5.3% 5. Shpenzime për energji 2.1% 6. Kosto te tjera 4.5%

Literatura:

1. INSTAT - Raport mbi sektorin e ndërtimit 2009 - 2010 2. INSTAT Raport mbi ekonominë për tremujorin e dytë 2012. 3. Qendra e zhvillimit të biznesit - Anketim për problemet e sektorit të ndërtimit në

Shqipëri. 4. Konferencë shtypi e Shoqatës së Ndërtuesve 5. Banka Botërore - Raport për ekonominë shqiptare, faktorët kryesorë për gjendjen

në sektorin e ndërtimit 6. BalkanWeb. Problemet e sektorit të ndërtimit. 14 tetor 2012 7. INSTAT - Indeksi i kushtimit në ndërtim për tremujorin e tretë 2012 8. Laspeyre Index - Wikipedia

BIOGRAFI E SHKURTËR E AUTORIT Flora Ceko ka përfunduar studimet në Ekonomi në vitin 1996. Në periudhën 1991 - 2001 ka punuar në sektorë të ndryshëm në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë dhe që nga viti 2001 punon pranë firmës së ndërtimit Edil - Al në sektorin ekonomi - financë. Gjatë kësaj periudhe është kualifikuar në menaxhim burimesh njerëzore, menaxhimin cilësor të ndërmarrjeve, etj. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me studime dhe kërkime kryesisht të fushës së marketingut, financave, menaxhimit të lidhura më së shumti me sektorin e ndërtimit.

Page 57: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

SHOQERITE E BASHKEPUNIMIT BUJQESOR

DHE IMPAKTI I TYRE NE EKONOMITE BUJQESORE DHE ZHVILLIMIN RURAL NE SHQIPERI

Dr. Eva HYNA Juriste pranë Entit Rregullator të Energjisë

PËRMBAJTJA

Përmbledhje Hyrje Materialet dhe metodat Rezultatet e punimit Diskutim Konkluzione Anekse Bibliografi Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE Vështrim përgjithshëm i Temës Sektori bujqësor është një ndër sektorët strategjikë të zhvillimit të ekonomisë dhe ndërmarrjet e vogla janë elementi stimulues kryesor i një bujqësie në zhvillim. Ndërmarrjet bujqësore informale kanë vështirësi të konsiderueshme ne gjetjen e financimeve dhe nga ana tjetër kane probleme edhe me konsolidimin e se drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore. Bujqësia në vendin tonë mbetet mjaft e orientuar drejt plotësimit të nevojave te mbijetesës. Kjo për shkak të fermave me përmasa relativisht të vogla. Në këto kushte është ndjerë e nevojshme përgatitja e një kuadri ligjor në ndihmë të fermerëve për të formalizuar bashkëpunimin midis tyre ne mënyrë qe te ketë një zhvillim me ritme te larta te sektorit bujqësore vendas si dhe do te promovoje iniciativat e fermerëve ne ushtrimin e aktivitetit te tyre. Kjo do ti ndihmoje fermerët drejt zhvillimit te tregut të brendshëm dhe padyshim atij të jashtëm. Në këtë pikë ndihmon edhe Ligji Nr. 38, date 05.04.2012 ”Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, që synon rregullimin e strukturës ligjore të funksionimit të këtyre organizimeve.

Page 58: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

57 | F a q e

Qëllimi punimit Ky punim ka për qëllim të evidentojë lidhjen midis legjislacionit të tokës dhe situatës aktuale të tokave bujqësore dhe impaktin e tij në ekonomitë bujqësore në vend dhe ne zhvillimin rural. Në këtë studim synohet që të bëhet një përshkrim i detajuar i legjislacionit të tokës dhe asaj pjese të paketës fiskale që ndikojnë drejtpërdrejtë mbi ekonomitë bujqësore në vend. Materiali dhe metodikat e punës Mbledhje të dhënash, shifra, fakte, informacion, përpunimi i tyre dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Pasqyrimi i legjislacionit mbi tokën bujqësore, ndryshimi e tij ne vite. Impakti i drejtpërdrejtë në ekonomitë bujqësore dhe paketa fiskale dhe ndikimi mbi ekonomitë bujqësore dhe zhvillimin rural. Ekonomitë bujqësore shqiptare është akoma e brishte dhe mbijeton në një treg jo te rregulluar. Ajo ka nevoje për struktura e forma ligjore të qëndrueshëm dhe aktuale, sidomos për një kuadrin ligjor të tokës te konsoliduar, për të patur një performancë të sigurt në tregun vendas dhe me gjerë, për te arritur avantazhe konkurruese. Fjalë kyç: Legjislacion fiskal, ekonomi bujqësore; tokë bujqësore, tregu produktesh.

Page 59: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

AGRICULTURAL ECONOMIES AND RURAL DEVELOPMENT IN ALBANIA

Dr. Eva HYNA Lawyer at Regulatory Energy Body

CONTENTS

Abstract Introduction Materials and methods Results of work Discussion Conclusions Annexes Bibliography Biography of the author

ABSTRACT General view of the subject Agricultural sector is one of the most strategic sectors of economy development and small enterprises are the main stimulating element in developing agriculture. Informal agricultural enterprises have considerable difficulty finding financing and on the other hand have problems with the consolidation of the right of ownership of agricultural land. Agriculture in our country remains oriented towards meeting the needs for survival. This is due to the relatively small size of farms. In these conditions, it is felt necessary to prepare a legal framework to help the farmers formalizing cooperation between them in order to have a high paced development of the local agricultural sector and to promote farmers' initiatives in their trade activity. This will help farmers to develop the internal market and obviously the external. At this point Law Nr. 38, dated 05.04.2012, "On agricultural cooperation", helps aiming to regulate the legal structure and functioning of these organizations. Aim of investigation This research aims to highlight the link between land legislation and current situation of agricultural land and its impact on agricultural economies in the

Page 60: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

59 | F a q e

country.In this study aims to become a detailed description of land legislation and that part of the fiscal package that influence directly on the agricultural economies in the country and rural development. Material and work method Collect data, figures, facts, information, processing them and draw conclusions and recommendations. Main results and conclusions Review of legislation on agricultural land, its change over the years. Direct impact on agricultural economy and fiscal package and the impact on agricultural economies and rural development. The Albanian agricultural economy is still fragile and survives in a non-regulated market. It needs a stable fiscal legislation and especially for a legal framework to consolidate land, to have a safe performance in the local market and beyond, to achieve competitive advantages. Key - words: fiscal legislation, agricultural economy, legislation, agricultural market.

Page 61: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

Hyrje

Reformimi i strategjisë në bujqësi është në fokus të politikave zhvilluese dhe në dritën e stimulimit të MSA-së, për të arritur standardet e përcaktuara nga BE-ja. Sektori bujqësor konsiderohet si një ndër sektorët më strategjikë të zhvillimit të ekonomisë dhe ndërmarrjet e vogla janë elementi stimulues kryesor i një bujqësie në zhvillim. Fermat e vogla (mikro ndërmarrjet) që janë dhe forma më e zakonshme e punësimit në bujqësi operojnë jashtë një strukture formale ligjore duke kontribuar kështu në një shtrirje të gjerë të informalitetit. Ky i fundit si një element që detyrimisht ndeshet në situatat që nuk janë nën monitorimin e ligjit ka një efekt pozitiv të përkohshëm, vetëm përsa i përket punësimit të punonjësve që kanë vështirësi në gjetjen e punës, por nga ana tjetër gjeneron probleme jo pak të vogla në spektrin mikroekonomik.

Materialet dhe metodat

Materialet kryesore të këtij punimi janë mbledhur nga burime parësore kryesisht të dhëna nga Instituti i Statistikës si dhe legjislacioni përkatës i fushës së bujqësisë dhe ai fiskal. Të dhënat, shifrat, faktet, informacioni, së bashku me legjislacionin në fjalë, janë përpunuar dhe mbi këtë bazë është realizuar diskutimi dhe më tej janë nxjerrë konkluzionet dhe mbi bazën e tyre rekomandimet. Rezultatet e punimit

Ndërmarrjet bujqësore informale kanë vështirësi të konsiderueshme në gjetjen e financimeve. Ato janë mjaft të kufizuara në marrjen e huave me kosto të arsyeshme, për vetë faktin se nuk kanë një status ligjor dhe një titull pronësie mbi tokën që zotërojnë. Në këto kushte ato janë të detyruara që aksesin e vetëm ndaj kapitalit ta kenë në mënyrë ilegale. Kjo formë do të konsistojë në sigurimin e një sasie më të ulët të kapitalit dhe kosto më të lartë, në krahasim me nevojat e tyre aktuale. Në këto kushte ekonomitë bujqësore infomale nuk zotërojnë mekanizma të ligjshme për të mbrojtur pronën dhe për të respektuar kontratat e tregut. Të dyja këto element çojnë në prishjen e konkurrencës e cila dëmton gjithashtu dhe sipërmarrjet formale lidhur me aksesin e tyre në tregje dhe impute duke i dekurajuar ato për investime që çojnë në rritjen e produktivitetit.

Efektet negative të informalitetit në prishjen e konkurrencës nuk ndalen

Page 62: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

61 | F a q e

vetëm këtu, ato derivojnë në çmime më të ulta të produkteve si rezultat i mospagimit të taksave apo detyrimeve të tjera. Kjo gjë bënë që firmat formale të kenë vështirësi në gjetjen e tregjeve duke qenë se ato janë objekt i detyrimeve fiskale. Kjo gjë bënë që produktet e tyre të jenë me kosto relativisht më të lartë.

Aktualisht problematika e ndërmarrjeve bujqësore është shumë-dimensionale. Në themel të kësaj problematike, ndër të tjera, qëndron dhe konsolidimi i të drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore. Reforma e tokës (transferimi i të drejtës së pronësisë) dhe garantimi i titujve të pronësisë mbi të është një premisë e rëndësishme e performancës së tregut të tokës. Kjo e zbatuar dhe në frymën e planit kombëtar të zbatimit të MSA-së.

DISKUTIM Bujqësia në vendin tonë mbetet mjaftë e orientuar drejt plotësimit të nevojave të mbijetesës. Kjo për shkak të fermave me përmasa relativisht të vogla. Nga statistikat rezulton se ndonëse në treg dalin mbi 90% të fermerëve vetëm 30 - 40% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale dalin për treg. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 4.5% dhe 1.6% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011.

Situata aktuale: në vendin tonë operojnë (sipas INSTAT) rreth 353.341 ferma bujqësore.

Në këto kushte është ndjerë e nevojshme përgatitja e një kuadri ligjor në ndihmë të fermerëve për të formalizuar bashkëpunimin midis tyre në mënyrë që të ketë një zhvillim me ritme të larta të sektorit bujqësor vendas si dhe do të promovojë iniciativat e fermerëve në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Kjo do ti ndihmojë fermerët drejt zhvillimit të tregut të brendshëm dhe padyshim atij të jashtëm.

Në frymën e këtyre prioriteteve në kuadër të zbatimit të MSA-së është miratuar dhe Ligji Nr. 38, datë 05.04.2012, ”Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”. Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë strukturën ligjore të funksionimit të këtyre organizimeve duke formalizuar iniciativën kooperuese të aktorëve protagonist në sektorin e bujqësisë. Ky formalizim do të nxisë më tej bashkëpunimin e të gjitha formave mes fermerëve, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i qëndrueshëm në sektorin bujqësor dhe në agroindustri. Ligji do të shërbejë dhe për rritjen e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës bujqësore, përmirësimin e

Page 63: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

marketingut agrar, rritjen e sigurisë ushqimore me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës.

Ky ligj në objekt të rregullimit të tij ka bashkëpunimin në bujqësi, gjë e cila është ndeshur jo rrallë herë tek fermerët. Pikërisht ky bashkëpunim vullnetar i tyre do të konsistojë në ofrimin e shërbimeve prej të cilave do të përfitojnë së pari ata vetë. Përfitimi do të konsistojë në sigurimin e shërbimeve me kosto të ulët (kostot reale të tyre) nv krahasim me atë të tregut. Ky rregullim ligjor padyshim që pikësynimin e tij kryesor ka përmbushjen e interesave të anëtarëve të saj duke ushtruar aktivitetin bujqësor.

Nga këndvështrimi i organizimit dhe strukturimit ligjor, këto shoqëri janë në të njëjtin dimension me shoqëritë tregtare të cilat rregullohen me Ligjin Nr.9901, datë 14.04.2008 ”Për Tregtarin dhe Shoqëritë Tregtare”. Kjo përcaktohet në mënyrë taksative me dispozitë përkatëse lidhur me fushën e zbatimit të këtij ligji. Elementi thelbësor që i ndan shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor nga shoqëritë tregtare nuk ndodhet në strukturën e organizimit .

Qëllimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Tregtar është krijimi i kushteve apo ofrimi i shërbimeve sa më të favorshme funksionimit ligjor, duke qenë se ai është i njëjtë, por në qëllimin e krijimit të fitimit dhe ndarjen e dividentit mes ortakëve për anëtarët e saj. Kjo do te realizohet duke përdorur ekonomitë e shkallës në disa dimensione që konsistojnë kryesisht: në uljen e kostove fikse për njësi jo vetëm në blerjen e lëndëve të para, por dhe të fuqisë punëtore e të investimeve si dhe në sigurimin e shitjeve apo të shpërndarjes së produkteve duke promovuar një marketing të sigurt e të vazhdueshëm të produkteve bujqësore.

Ndërkohë Shoqëritë Tregtare si qëllim kryesor të organizimit të veprimtarisë së tyre kanë vetëm realizimin dhe maksimizimin e fitimit me qëllim ndarjen e dividentit mes ortakeve të saj.

Ligji në fjalë, krijon dhe formalizon premisat për organizimin vullnetar ndërmjet personave fizikë ose juridikë, me qëllim përmbushjen e nevojave apo interesave të tyre në fushën e prodhimit, të përpunimit dhe të tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale. Ky bashkëpunim realizohet kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve apo bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet tyre dhe shoqërisë për shërbime, mallra apo produkte të sektorit bujqësor ose blegtoral, si dhe nëpërmjet promovimit të veprimtarive të tyre ekonomike.

Spektri i bashkëpunimit në bujqësi mund të shtrihet në një diapazon të

Page 64: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

63 | F a q e

gjerë. Kjo do të konsistojë kryesisht në fushën e prodhimit bujqësor dhe në marketing, në konsumin e lëndëve dhe mallrave, në bashkëpunim për sigurimin e inputeve si dhe për qëllime të tjera në fushën e bujqësisë. Një element i rëndësishëm dhe mjaft i nevojshëm është dhe bashkëpunimi në veprimtarinë e organizimit të punës bujqësore. Këto shoqëri mund të kryejnë veprimtari të punës bujqësore për anëtarët ose të tretët, duke përfshirë dhe anëtarët punëtorë.

Në kushtet kur bashkëpunimi është forma klasike e organizimit në veprimtari bujqësore fermerët, para miratimit të këtij ligji, kanë gjetur forma dhe rrugë ligjore për të konsoliduar këtë bashkëpunim. Këto forma jo plotësisht të përshtatshme por gjithsesi nën shtrirjen dimensionale të ligjit, për shkak të karakterit të tyre jo vetëm që nuk e kanë stimuluar por shpesh e kanë penguar zhvillimin normal të bashkëpunimit në bujqësi. Krijimi i OJF-ve dhe Shoqërive të Bashkëpunimit Reciprok (SHBR) kanë qenë modeli i ndjekur deri më tani nga fermerët. Ligji “Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor” për të qenë në vazhdimësi të frymës së bashkëpunimit dhe për të lehtësuar këto forma ka përcaktuar me dispozitë të veçantë procedurën e transformimit të shoqatave të fermerëve dhe shoqërive të bashkëpunimit të ndërsjellë në shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).

Është me rëndësi të theksohet fakti se ky transformim jo detyrimisht duhet të shoqërohet me likuidim të shoqërisë ose shoqatës, për ta transformuar atë në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Vërehet një ngjashmëri gati simetrike në strukturimin ligjor të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) me Shoqëritë Tregtare. Kjo jo vetëm ne fitimin e personalitetin juridik në momentin e regjistrimit të tyre pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit por dhe në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, kryesisht të aktit te themelimit dhe statutit i cili përmban rregullat e brendshme të organizimit të shoqërisë.

Statuti si akti nënligjor më i rëndësishëm i këtyre shoqërive që përcakton formën dhe mënyrën e organizimit përveç të tjerave duhet të përmbajë dhe organet e shoqërisë, kompetencat e tyre, mënyrën e funksionimit dhe të vendimmarrjes, identitetin e administratorit ose te administratoreve në çastin e përpilimit të statutit, si dhe përgjegjësitë e administratorit gjatë përmbushjes së funksioneve të tij.

Një vend të konsiderueshëm në statut përmban dhe përcaktimi i të drejtës për rimbursim të kontributeve të anëtarëve që largohen, të dhënat e ekspertit/eve kontabël të shoqërisë dhe vlerën e kapitalit të nënshkruar. Lidhur me vlerën minimale të detyrueshme për derdhje në kapital si

Page 65: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

kontribut, ligji përcakton që kjo vlerë nuk duhet të jetë më e vogël se 100000 lekë, në antitezë të theksuar me Shoqëritë Tregtare të cilat si vlerë minimale për kapital themeltar të tyre mund ta kenë deri ne 100 lekë. Anëtarët e shoqërisë janë pronarë të pjesëve të kapitalit themeltar ashtu siç ata kanë zgjedhur të jenë pjesëmarrës dhe për këtë gëzojnë të gjitha të drejtat për posedimin, disponimin dhe gëzimin e kuotave të kapitalit themeltar. Si rrjedhojë ato mund ti shesin, dhurojnë, apo dhe ti lënë në trashëgimi këto kuota, gjithmonë dhe në mënyrë të pashmangshme, duke respektuar parashikimet e përcaktuara nga ligji primar.

Kapitali i shoqërisë si një element thelbësor dhe i qenësishëm i shoqërisë në bazë të të cilit anëtarët do të përcaktojnë numrin e pjesëve të aderimit të tyre në shoqëri ose pjesët reale të cilët ata zotërojnë në këtë shoqëri. Nga pjesa e fitimeve pas tatimit, të realizuara nga veprimtaria gjatë vitit financiar paraardhës, shoqëria krijon fondin e rezervës së detyrueshme. Ky fond i jep mundësi shoqërisë që të konsolidojë garancinë e kapitalit të shoqërisë së bashkëpunimit bujqësor e të aftësisë paguese të saj. Fondi i rezervës është i pandashëm ndërmjet anëtarëve dhe i pa transferueshëm, përveç rasteve kur shoqëria është në proces likujdimi. Ai gjenerohet nga derdhja në këtë fond e jo më pak se 15 për qind të fitimit neto, të realizuar gjatë vitit financiar paraardhës, pasi të jenë zbritur humbjet e mbartura, në masën derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me kapitalin e shoqërisë.

Rezerva e detyrueshme është realisht rezerva ligjore që specifikohet tek shoqëritë tregtare sipas të cilave ajo duhet të jetë të paktën 5% të kësaj vlere e fitimit të realizuar derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me 10% të kapitalit të regjistruar të shoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuar në statut. Në kuadrin e krijimit të rezervave të kapitalit, përveç asaj të përcaktuar si detyrim ligjor, dhënia në mënyrë më të specifikuar në statut, shoqëria krijon një fond tjetër rezervë i quajtur fondi i përballimit të riskut, që shërben për përballimin nga ana e saj të rreziqeve apo dëmeve të çfarëdolloj natyre, me të cilat mund të përballet veprimtaria e shoqërisë, përfshirë këtu edhe fenomenet natyrore apo ato dëme dhe risqe, të cilat janë të lidhura me vete llojin e veprimtarisë ose të produktit. Ky fond i cili gjenerohet nga fitimi nuk mund të jetë më pak se 10 për qind e fitimit neto, të realizuar gjatë vitit financiar paraardhës, pasi të jenë zbritur humbjet e mbartura. Edhe ky fond është i pandashëm ndërmjet anëtarëve dhe i patransferueshëm, përveç rasteve të parashikuara gjatë procesit të likuidimit.

Ligji për SHBB një vend të rëndësishëm i ka kushtuar përcaktimit të strukturës së organizimit dhe kriteret për pranimin e anëtareve, kushtet e

Page 66: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

65 | F a q e

afatet për largimin vullnetar dhe përjashtimin e anëtarëve; të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve. Si kriter për pranimin si anëtarë të shoqërisë janë personat fizikë ose juridikë, të cilët përmbushin nevojat dhe interesat e tyre, lidhur me veprimtarinë bujqësore dhe blegtorale që ushtrojnë, nëpërmjet shërbimeve, mallrave apo produkteve të ofruara nga shoqëria.

Gjykuar mbi këtë nuk kërkohet ndonjë kriter specifik i pranimit të anëtarit në SHBB. Duke qenë se ata mund të jenë persona fizik dhe juridik, aktualisht diapazoni i përfshirjes në veprimtarin bujqësore nuk është një e drejtë ekskluzive që sintetizohet vetëm për fermerët që kanë një lidhje simbiolike me tokën, por dhe për të gjitha palët që mund të përfitojnë nga ky bashkëpunim.

Ashtu si procesi i anëtarësimit dhe ai i largimit nga shoqëria është tërësisht i mbështetur në vullnetin e palëve për bashkëpunim. Pra anëtari mund të largohet me vullnetin e tij të plote duke u rimbursuar për kontributet e derdhura në kapital. Ky vullnet mund të censurohet vetëm në rastin kur cenohet numri i anëtarësimit në shoqëri, i cili nuk duhet të jetë më i vogël se 7 sipas dispozitës përkatëse, dhe në rastet ku anëtari mund të përjashtohet si rezultat i shkeljeve të kryera gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shoqërisë.

Duke qenë se veprimtaritë e ekonomive bujqësore që operojnë në mënyrë informale nuk përfitojnë nga skema e subvencionimit në bujqësitë, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor duke qenë se zhvillojnë veprimtari konform ligjit, janë subjekte të lehtësirave fiskale. Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor mund të bashkohen në federata për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre. Kjo do të ndikoj në mënyrë të konsiderueshme që ato të jenë tashmë një zë i fuqishëm dhe aktor direkt në hartimin e politikave mbështetëse në interes të tyre por dhe të bujqësisë në përgjithësi.

Duke qenë se përcaktimi i fitimeve të vitit fiskal realizohet në përputhje me dispozitat e ligjit Nr. 80438, date 28.12.21998, “Mbi tatimin mbi të ardhurat’ i ndryshuar, është detyre e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve që të përgatisë skemat mbështetëse financiare për ti subvencionuar këto shoqëri, duke u fokusuar kryesisht në rimbursimet financiare të parashikuara për veprimtarinë përkatëse.

Duke gjykuar në parim mbi problematiken e deritanishme dhe evidente të bujqësisë, mendoj që miratimi i këtij ligji dhe modeli që ai paraqet për zbatim nga fermerët, do të ketë një efekt pozitiv kryesisht në produktivitetin me kosto të ulët duke përdorur ekonomitë e shkallës. Kjo do te çojë pa dyshim në një rritje të konsiderueshme të nivelit të

Page 67: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

konkurrencës në treg për të patur standarde të unifikuara të prodhimit dhe tregtimit.

Zbatimi modelit të këtij ligji do të zvogëlojë aktivitetet informale në fushën e bujqësisë duke mundësuar lindjen e strukturave të reja ligjore që konsistojnë në krijimin e fermave me madhësi të konsiderueshme të cilat duhet të përfitojnë nga grandeve qeveritare.

KONKLUZIONE

1. Sektori bujqësor konsiderohet si një ndër sektorët më strategjikë të zhvillimit të ekonomisë dhe ndërmarrjet e vogla janë elementi stimulues kryesor i një bujqësie në zhvillim. Ndërmarrjet bujqësore informale kanë vështirësi të konsiderueshme në gjetjen e financimeve. Ato janë mjaft të kufizuara në marrjen e huave me kosto të arsyeshme, për vetë faktin se nuk kanë një status ligjor dhe një titull pronësie mbi tokën që zotërojnë.

2. Aktualisht problematika e ndërmarrjeve bujqësore është shumëdimensionale. Në themel të kësaj problematike, ndër të tjera, qëndron dhe konsolidimi i të drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore. Reforma e tokës (transferimi i të drejtës së pronësisë) dhe garantimi i titujve të pronësisë mbi të është një premisë e rëndësishme e performancës së tregut të tokës. Kjo e zbatuar dhe në frymën e planit kombëtar të zbatimit të MSA-së.

3. Bujqësia në vendin tonë mbetet mjaft e orientuar drejt plotësimit të nevojave të mbijetesës. Kjo për shkak të fermave me përmasa relativisht të vogla. Në këto kushte është ndjerë e nevojshme përgatitja e një kuadri ligjor në ndihmë të fermerëve për të formalizuar bashkëpunimin midis tyre në mënyrë që të ketë një zhvillim me ritme të larta të sektorit bujqësor vendas si dhe do të promovojë iniciativat e fermerëve në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Kjo do ti ndihmojë fermerët drejt zhvillimit të tregut të brendshëm dhe padyshim atij të jashtëm.

4. Qëllimi i Ligjit Nr. 38, date 05.04.2012, ”Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësore” është të rregullojë strukturën ligjore të funksionimit të këtyre organizimeve duke formalizuar iniciativën kooperuese të aktorëve protagonist në sektorin bujqësor. Ky formalizim do të nxisë më tej bashkëpunimin e të gjitha formave mes fermerëve, në mënyrë që të garantohet zhvillimi i

Page 68: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

67 | F a q e

qëndrueshëm në sektorin bujqësor dhe në agroindustri. Ligji do te shërbejë dhe në rritjen e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës bujqësore, përmirësimin e marketingut agrar, rritjen e sigurisë ushqimore me qëllim përmirësimin e standardit të jetesës.

5. Zbatimi modelit të këtij ligji do të zvogëlojë aktivitetet informale në fushën e bujqësisë duke mundësuar lindjen e strukturave të reja ligjore që konsistojnë në krijimin e fermave me madhësi të konsiderueshme të cilat duhet të përfitojnë nga grandeve qeveritare.

Literatura: 1. Marrëveshja e Stabilizim Associimit 2. INSTAT, tabelat për sektorin e bujqësisë 3. Ligji Nr. 38, date 05.04.2012 ”Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësore”. 4. Ligji Nr.9901, date 14.04.2008 ”Për Tregtarin dhe Shoqëritë Tregtare”. 5. Ligji Nr. 80438, date 28.12.21998 “ Mbi tatimin mbi te ardhurat’ i ndryshuar

BIOGRAFI E AUTORIT Eva Hyna është juriste pranë Entit Rregullator të Energjisë dhe paralelisht është lektore në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kontribuon edhe në disa universitete private në disiplinat e taksa tatimeve dhe legjislacionit fiskal.

Page 69: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

ANEKSE

Fermat 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Me bimë e me blegtori 349,244 357,533 351,174 340,235 328,668 331,404 298,496 305,378 294,525 299,077

Me bimë pa blegtori 37,356 37,316 25,784 33,340 39,870 37,508 57,676 48,108 55,622 54,086

Me blegtori pa bimë 710 2,382 423 692 0 457 472 - - -

Me bimë arash 381,334 384,851 375,021 372,019 366,068 364,917 352,766 350,067 344,928 348,704

Me pemtari 334,517 350,961 141,705 137,244 149,636 148,660 144,578 151,784 155,986 170,846

Me tokë djerr 140,595 126,999 103,505 88,405 123,510 113,384 115,014 105,133 91,251 97,137

Gjithsej 387,930 394,849 377,427 374,517 368,997 369,598 357,027 353,486 350,654 353,341

Page 70: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

69 | F a q e

ZBATIMI I LIGJIT SI DETYRIM NË INFORMIMIN MBI NDRYSHIMIN E LISTËS SË RIMBURSIMIT TË BARNAVE.

Msc, Dr (në proçes) Gentiana QENDRO1,

Msc,Phd, Prof. Ass Ledjan MALAJ2, Msc, Dr Ela HOTI3

PËRMBAJTJA

10. Përmbledhje 11. Hyrje 12. Materiali dhe metoda e punës 13. Rezultatet e punimit 14. Diskutim

Lista e Rimbursimit viti 2007 Lista e Rimbursimit viti 2008 Lista e Rimbursimit viti 2009 Lista e Rimbursimit viti 2010 Lista e Rimbursimit viti 2011

15. Konkluzione 16. Mirënjohje 17. Anekse 18. Bibliografi 19. Biografi e autores

PËRMBLEDHJE Vështrim përgjithshëm i temës Lista e barnave të rimbursueshme është ndërtuar mbi parimin e listave thelbësore të barnave. Për të mënjanuar efektet negative të tregut farmaceutik dhe për të ndihmuar mjekët në trajtimin medikamentoz të të sëmurëve, Komiteti i Eksperteve të OBSH në vitin 1977 ka hartuar Listën model të

1 Pedagoge e lendes Teknologji Farmaceutike, Universiteti Planetar I Tiranës, Fakulteti i Shkencave te Zbatuara, Departamenti i Farmacisë. 2 Pedagog i lendes Teknologji Farmaceutike, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë 3 Pedagoge e lendes Kimi Farmaceutike, Universiteti I Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë

Page 71: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

70 | F a q e

Barnave Thelbësore. Koncepti i barnave thelbësore është pranuar unanimisht edhe nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë, ndërsa lista e këtyre barnave është adaptuar nga rreh 120 shtete të botës. Kjo listë është rishikuar dhe përmirësuar vazhdimisht, disa herë ndër vite. Qëllimi punimit Evidentimi i shkeljes së ligjit për shërbimin farmaceutik lidhur me informimin si një e drejtë ligjore e farmacistëve dhe si një detyrim për ISKSH në rastin e miratimit të listës së rimbursimit për vitin në vazhdim. Materiali dhe metodikat e punës U morën në studim listat e rimbursimit për periudhën 2007 - 2011 dhe ndryshimin e çmimit për 10 barna për këtë periudhë kohore. Listat e rimbursimit u analizuan për disa elemente të saj:

a. numri i barnave të reja që futeshin në listë dhe numri i barnave të cilat hiqeshin për periudhën e marrë në studim,

b. ndryshimi i çmimeve të 10 barnave të cilat kanë konsumim më të madh,

c. ndryshimi i renditjes së alternativave për këto barna që u morën në studim,

d. diferenca në çmim që i përket të paguajë pacienti për të njëjtin bar. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Në përfundim u arrit në konkluzionin se hyrja në fuqi dhe fillimi i zbatimit të listës së rimbursimit në muaj të ndryshëm të vitit pa njoftim paraprak për ndryshimet që do të bëheshin ka sjellë dëme në lekë në farmaci si rezultat i stokut të krijuar me barnat të cilat kishin ndryshuar renditjen e alternativave. Mos zbatimi i ligjit në lidhje me informimin paraprak i ka vënë farmacistët para një fakti të kryer duke mos u lënë asnjë mundësi për të ulur stokun ose për të marrë furnizime me barnat të cilat hyjnë në listë për herë të parë ose që kalojnë alternative e parë. Fjalë kyç: Legjislacion farmaceutik, informim, listë rimbursimi, çmim bari

Page 72: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

71 | F a q e

IMPLEMENTATION OF LAW AS A DUTY TO INFORMATION ON THE AMENDMENT OF THE

REIMBURSEMENT LIST Msc, Dr1 Gentiana Qendro, Msc,Phd, Prof. Ass Ledjan Malaj, Msc, Dr Ela Hoti

CONTENTS

1. Summary

2. Opening remarks

3. Material and methods of work

4. Results of work

5. Discussion

Reimbursement List 2007

Reimbursement List 2008

Reimbursement List 2009

Reimbursement List 2010

Reimbursement List 2011

6. Conclusions

7. Gratitude

8. Annexes

9. Bibliography

10. Biography of author

SUMMARY General overview of the topic Reimbursable drugs list is constructed upon the principle of essential medicines lists. To avoid the negative effects of the pharmaceutical market and to help doctors in drug treatment patients, WHO Expert Committee in 1977 has drafted a sample list of essential drugs. The concept of essential medicines is accepted unanimously by the World Health Assembly on, and the list of these medicines was adopted by 120 countries in the world beats.

1 në proces

Page 73: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

72 | F a q e

This list is continuously revised and improved several times over the years. The purpose paper Exposing the violation of law for the informing pharmaceutical service as a legal right of pharmacists and as an obligation for Health Insurance Institute in the case of the approval of the reimbursement list for the coming year. Material and methods of work In the study were required reimbursement lists for the period 2007 - 2011 and changed of the price for 10 drugs of this period. Reimbursement lists were analyzed for some of its elements:

a. the number of new drugs that enter in the list and the number of drugs which are removed for the period which was taken in study,

b. the changes of prices of 10 drugs that have the greatest consume, c. the changes of ranking of the alternatives for these drugs that were

taken in the study, d. the difference in priced that belongs to patient pay for the same drug.

Results and main conclusions In the end, the conclusion was achieved that the access and the start of implementation of the reimbursement list in different months of the year without prior notification for changes that were made has caused damages to in ALL pharmacies as a result of the stock created with drugs that had changed the order of the alternatives. Do not implementation of law about to previous informing pharmacists is put first a fait accompli by not leaving any opportunity to reduce stock or to obtain supplies of the drugs that enter the list for the first time or that pass the first alternative. Keyword: Pharmaceutical legislation, information, drug price, reimbursement list

Page 74: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

73 | F a q e

Hyrje Lista e barnave të rimbursueshme është ndërtuar mbi parimin e listave thelbësore të barnave. Për të mënjanuar efektet negative të tregut farmaceutik dhe për të ndihmuar mjekët në trajtimin medikamentoz të të sëmurëve, Komiteti i Ekspertëve të OBSH në vitin 1977 ka hartuar Listën model të Barnave Thelbësore. Koncepti i barnave thelbësore është pranuar unanimisht edhe nga Ansambleja Botërore e Shëndetësisë, ndërsa lista e këtyre barnave është adaptuar nga rreh 120 shtete të botës. Kjo listë është rishikuar dhe përmirësuar vazhdimisht, disa herë ndër vite. Prirja për të hartuar lista të natyrës thelbësore vihet re sot në të gjitha vendet e botës, madje edhe në vendet më të zhvilluara. Listat thelbësore të barnave janë rregullatore midis nevojave të popullatës dhe mundësisë reale për mbulimin e shpenzimeve. Listat thelbësore të barnave ashtu si Lista e Barnave të Rimbursueshme, sigurojnë barna të domosdoshme për trajtimin e të sëmurëve. Në këto lista përfshihen edhe barnat alternative, në rastet e mungesës së efikasitetit të barit, reaksioneve alergjike dhe pamundësisë së përdorimit të tij. Lista e barnave të rimbursueshme ndryshon çdo vit duke hequr apo duke futur barna të rinj, duke ndryshuar çmimet reference apo edhe duke ndryshuar renditjen e alternativave. Lista e barnave të rimbursueshme hartohet nga Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave që Rimbursohen pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Komisioni paraqet projekt listën për vitin e ri kalendarik para Këshillit të Ministrave së bashku me faturën financiare të saj. Institucioni përgjejës për miratimin dhe publikimin e kësaj liste ka për detyrim ligjor njoftimin e subjekteve të interesuar mbi ndryshimet që do t′i bëhen listës. Kjo, për dy arsye:

1. Të mos krijohet stok i barit i cili do të ndryshojë çmim dhe alternativë

2. Të krijohet mundësia e furnizimit të farmacive me barnat e reja që do të hyjnë në listë.

Materiali dhe metoda e punës Ky studim ka patur për bazë evindentimin e problematikave lidhur me hyrjen në fuqi të Listës së Rimburismit për periudhën 2007- 2011, Baza e punimit

Page 75: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

74 | F a q e

është vëzhgimi i kryer ne listat e rimbursimit për vitet e marra në studim. Vëzhgimi është kryer i ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë e vëzhgimit lidhej me periudhën kur hynin në fuqi këto lista. Pjesa e dytë lidhej me ndryshimet që janë bërë në to përsa i përket barnave të reja që kanë hyrë vit pas viti por edhe ndryshimet në çmim për barnat te cilat kane konsum te larte. Pjesa e tretë lidhet me diferencën në çmim që duhet të paguanin pacientet për të njëjtin bar apo humbja e farmacisë nga levizjet e bëra në këto lista vit pas viti. Diferencat për çmim janë bëre vetëm për njësi paketimi. Barnat që u morën për studim ishin me përdorim të gjerë nga pacientë me sëmundje kronike të cilët i përdornin prej vitesh. Ndryshimi në pagesë është parë për pacientët që nuk i përfitonin falas këto barna duke parë se si ndryshonte kjo pagesë për të njëjtin bar për një mjekim një mujor ashtu sikurse jepen dhe recetat me rimbursim. Kjo mënyre analize u përzgjodh në pamundësi për të patur një statistikë të plotë se sa është konsumi vjetor i këtyre barnave në shkallë Republike dhe se sa është numri i të sëmurëve që i përdorin ato. Rezultatet e punimit

Mos zbatimi i Direktivës se EEC1 rëndon mbi farmacistin dhe pacientin. Ndryshimi i listës së rimbursimit jo në fillim të vitit kalendarik por në muaj të ndryshëm sjell pengesa në furnizimin e farmacive me barna të cilat në listën e re kanë kaluar në alternative të parë dhe që janë të detyrueshme të mbahen gjendje. Vështirësia më e madhe qëndron për barnat të cilat kanë zbritur nga alternativa e parë në shkallë më poshtë ose dhe në rastet me ekstreme kur janë hequr nga lista pa asnjë njoftim paraprak. Këto ndryshime shoqërohen me një faturë financiare ku dëmi më i madh i bëhet farmacisë, kur në fakt shteti e ka vjelur tatimin e tij për sasinë e barnave që farmacisë i mbeten stok, depot shpërndarëse janë paguar për mallin që kanë dhënë, ndërsa farmacia duhet të mbajë një stok i destinuar të skadojë e më pas të asgjësohet.

Për sa i përket dëmit që i shkaktohet pacientit lidhet me shëndetin e tij. Mjekët të cilët përshkruajnë barnat për sëmundje kronike për pacientët e tyre vihen para alternatives së një bari sipas nevojës terapeutike apo sipas nevojës ekonomike.2. Në Evropë, kriteri kryesor

1 Council Directive 89/105/EEC of 21 December 1988 relating to the transparency of measures regulating the pricing of medicinal products for human use and their inclusion in the scope of national health insurance systems 2 Per pacientet qe i perkasin kategorive me rimbursim 100%, por dhe per nje shtrese te varfer te shoqerise qe nuk mund te paguajne kompesimin per te marre alternativat e tjera.

Page 76: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

75 | F a q e

që aplikohet në zgjedhjen e drogës është nevoja terapeutike, dhe liria për të zgjedhur është kompetencë e mjekut. Ne shumicën e rasteve kur pacientët janë mjekuar për disa vite me të njëjtin bar e kanë shumë të vështirë të binden se edhe alternativa e re që atyre u rekomandohet është e njëjtë. Kjo vështirësohet akoma më shumë kur mjeku vazhdon të përshkruajë të njëjtin bar i cili ose ka kaluar si alternative për të cilën duhet paguar ose është hequr nga lista e rimbursimit. DISKUTIM Sipas viteve do të kishim këto ndryshime të pasqyruar në tabelat e mëposhtme:

Lista e Rimbursimit VITI 2007[1] Tab.2

Në listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2007 janë futur 14 barna të rinj të cilat nuk ishin në listën e mëparshme të vitit 2006. Këto janë barna që trajtojnë kryesisht sëmundjet kardiovaskulare, talaseminë si dhe barna antiprostatike. Janë liruar kufizimet, pra është shtrirë mbulimi për të paktën 4 barna të rëndësishme të sëmundjeve kardiovaksulare, katër të tjera antiprostatike si dhe barna neurologjike, antidiabetike etj. Për këtë vit nuk u analizuan diferencat e çmimeve dhe ndryshimet në alternativa pasi e morëm si vit reference. Këto ndryshime do ti marrim parasysh në vitet që vijnë me pas dhe për barnat që kemi përzgjedhur. Sipas protokollit të mjekimit për një muaj që rekomandojnë mjekët e familjes do të llogaritet diferenca në lekë që ju duhet pacienteve të paguajnë për të njëjtin bar. Njëkohësisht në vitet pasues do të llogaritet edhe humbja e farmacisë për barnat që ndryshojnë alternativë ose hiqen nga lista. Kjo diferencë do të llogaritet për njësi paketimi. Nuk mundemi të japim vlera të sakta pasi nuk disponojmë inventare për të gjitha farmacitë në Republikën e Shqipërisë, por kjo llogaritje do të bëhet sikur në farmaci të ishte gjendje vetem një njësi paketimi.

1 Libri i barnave te rimbursueshme viti 2007, ISKSH

Page 77: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

76 | F a q e

Lista e Rimbursimit VITI 2008[1]Tab.3

Në këtë vit listës i janë shtuar 21 alternativave të reja barnash, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me sëmundjet e diabetit, zemrës, sklerozës multiple etj; si dhe janë zëvendësuar 5 barna me barna të reja. Janë hequr disa barna që nuk prodhohen apo tregtohen më në Shqipëri, për të cilat ka alternativa barnash në listën aktuale të rimbursimit. U zëvendësuan 5 barnat e rimbursueshëm të listës 2007 me formë-doza të tjera të të njëjtit princip aktiv dhe me principe aktive alternative. Këto barna u zëvendësuan pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në vendin tonë. Nga lista e vitit 2007 janë hequr 9 barna

Referuar tab.3 vihet re se kemi ndryshim alternative në 2 barna dhe një bar është hequr nga lista, kjo vetëm për barnat e përzgjedhura për tu analizuar. Diferenca në lekë që duhet të paguajë një pacient për të njëjtin bar që merrte në 2007 do të jetë:

1.Metforminë TEVA 60 tab x 2.4 = 144 2.Urimax 0.4 mg 30 tab x 1. = 51

Farmacia për këto barna ka një humbje në shitje, llogaritur vetëm për një njësi paketimi:

1. Metformin TEVA 90 tab x 2.4 = 216 2. Urimax 0.4 mg 30 tab x 1.7 = 51 3. Valpro AD 100 tab x 21 = 2100 (hequr nga lista)

Lista e Rimbursimit VITI 2009[2]Tab.4

Lista e barnave 2009 është pasuruar me 31 barna të reja (74 alternativa tregtare barnash) të cilat jo vetëm rrisin numrin e barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, por mbi të gjitha përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për popullatën. Lista 2009 përmban 405 barna që janë 233 principe aktive apo 944 alternativa tregtare. Janë futur për herë të parë barna të cilat

1 Libri i barnave te rimbursueshme viti 2008, ISKSH 2 Libri i barnave te rimbursueshme viti 2009, ISKSH

Page 78: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

77 | F a q e

përdoren për sëmundje kronike sikurse janë leucemia, infeksionet post-transplantit. Kjo listë ka edhe kombinime të reja mjekimesh të cilat përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për moshën e tretë për sëmundje si astma bronkiale, epilepsia etj. Përveç barnave që mbulojnë diagnoza të reja dhe kombinimeve të reja të mjekimit, në këtë listë janë shtuar formë doza të reja të barnave të cilat kanë përdorim më të përshtatshëm për fëmijët, të sëmurët kronikë etj.

Alternativat e reja të barnave kanë patur një ndikim negativ për sa i përket pagesës së pacienteve dhe në ekonominë e farmacive. Për barnat e përzgjedhura sipas tabelës së vitit 2009 do të kishim këto ndryshime:

Pacientet

1. Actrapid 4 pena x 6.9 = 27.6 2. Metformine TEVA 60 tab x 1 = 60 3. Glifor 60 tab x 1.5 = 90 4. Metoprolopidl STADA 30 tab x 4.1 = 123 5. Diovan 80 mg 30 tab x 46.3 = 1389 6. Urimax 0.4mg 30 tab x 7.3 = 219 7. Foradil 30cap x 23.2 = 696

Për farmacitë do të kishim këto diferenca: 1. Actrapid 5pena x 6.9 = 34.5 2. Metforminë Teva 60tab x 1 = 60 3. Diovan 80mg 30tab x 46.3 = 1389 4. Foradil 30cap x 23.2 = 696

Lista e rimbursimit VITI 2010[1]Tab.5

Lista e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17 barna të reja nga të cilat disa formëdoza barnash që trajtojnë sëmundje kronike duke krijuar mundësinë e një dozimi më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientet. Këto barna përdoren për mjekimin e anemisë, insuficiencës renale kronike; diabetit, sëmundjeve pulmonare apo dhe të CA.

1 Libri i barnave te rimbursueshme viti 2010, ISKSH

Page 79: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

78 | F a q e

Për barnat e përzgjedhura sipas tabelës së vitit 2010 do të kishim këto ndryshime:

Pacientet

Insuman 4 pena x 5.8 = 23.2 Actrapid 4 pena x 2.6 = 10.4 Metforminë TEVA 60 tab x 0.5 = 30 Metoprolol STADA 30 tab x 1.6 = 48 Nebilet 30 tab x 21.4 = 642 Valsacor 80mg 30 tab x 0.9 = 27 Diovan 80 mg 30 tab x 13.1 = 393 Urimax 0.4mg 30 tab x 17 = 510 Femara 30 tab x 242.4 = 7272 Kurovent 30 caps x 3.5 = 105 Foradil 30 cap x 8.3 = 249

Për farmacitë do të kishim këto diferenca:

Glifor 60 tab x 5.8 = 348 (hequr nga lista) Metoprolol PROFARMA 30 tab x 0.8 = 24 Valsacor 80mg 30 tab x 3.0 = 117 Femara 30 tab x 193 = 579

Lista e Rimbursimit VITI 2011[1] Tab.6 Për barnat e përzgjedhura sipas tabelës së vitit 2011 do të kishim këto ndryshime:

Pacientët

Insuman 4 pena x 5.9 = 23.6 Actrapid 4 pena x 6.4 = 25.6 Metoprolol PROFARMA 30 tab x 4.8 = 144 Nebivolol STADA 30 tab x 26.2 = 786 Nebilet 30 tab x 29.8 = 894 Valsacor 80mg 30 tab x 0.9 = 27

1 Libri i barnave te rimbursueshme viti 2011, ISKSH

Page 80: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

79 | F a q e

Co-Diovan 80mg 30 tab x 20.1 = 603 Tamsudil 30 tab x 1.6 = 48 Prolosin 30 tab x 0.5 = 15 Femara 30 tab x 159.5 = 4785 Valpro TAD 100 tab x 0.4 = 40 Kurovent 30 cap x 4.7 = 141

Për farmacitë: Metforminë TEVA 100 tab x 5.8 = 580 (hequr nga lista) Metoprolol 100mg 30 tab x 15.3 = 459 (hequr nga lista) Tamsudil 30 tab x 0.6 = 18 Urimax 30 tab x 53.4 = 1602 (hequr nga lista) Valpro TAD 100 tab x 20.8 = 2080 (hequr nga lista) Foradil 30 cap x 9.3 = 279

KONKLUZIONE Parë nga këndvështrimi i një farmacisti por dhe si juriste, mos zbatimi i Direktivës së EEC1 në këtë rast rëndon mbi farmacistin dhe pacientin. Nëse ndryshimi i listës së rimbursimit bëhet në fillim të vitit kalendarik dhe në muaj të ndryshëm të vitit kjo sjell shmangien e pengesave në furnizimet e farmacive me barna të cilat në listën e re kanë kaluar në alternative të parë dhe që janë të detyrueshme të mbahen gjendje. Kjo eliminon edhe vështirësinë e madhe që qëndron për barnat të cilat kanë zbritur nga alternative e parë në shkallë më poshtë ose dhe në rastet më ekstreme janë hequr nga lista pa asnje njoftim paraprak. Ndryshimi i listës në fillim të vitit eliminon edhe faturën e lartë financiare, ku dëmi më i madh i bëhet farmacisë, sepse nëse rimbursimi bëhet gjatë muajve të vitit, shteti e vjel tatimin e tij për sasinë e barnave që farmacisë i mbeten stok, depot shpërndarëse paguhen për mallin që kanë dhënë, ndërsa farmacia detyrohet të mbajë një stok që është i destinuar të skadojë e më pas të asgjësohet.

Gjithashtu, nëse lista e rimbursimeve bëhet në fillim të vitit, pacientët

1 Council Directive 89/105/EEC of 21 December 1988 relating to the transparency of measures regulating the pricing of medicinaI products for human use and their inclusion in the scope of national health insurance systems

Page 81: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

80 | F a q e

do jenë më të mbrojtur në lidhje me shëndetin e tyre sepse, mjekët, të cilët përshkruajnë barnat për sëmundje kronike për pacientët e tyre, nuk do vihen me përpara alternativës së përdorimit nga ana e pacientit të një bari sipas nevojës terapeutike apo sipas nevojës ekonomike.1, por do aplikohet principi kryesor që është zgjedhja e medikamentit për nevojat terapeutike, dhe, gjithashtu, liria për të zgjedhur mbetet kompetence e mjekut dhe kjo rrit edhe më shumë reputacionin e shërbimit shëndetësor në vend në të tëra nivelet, parësor, sekondar dhe terciar dhe i jep edhe më shumë vlerë organizimit të sistemit shëndetësor që tashmë ka implementuar strukturën e mjekut të familjes. Nëse veprohet me listën e rimbursimeve në fillim të vitit, për pacientët është më e lehtë të binden se edhe alternativa e re që atyre ju rekomandohet është e njëjtë, ose më e mirë dhe kjo shmang edhe vështirësitë që u dalin përpara mjekëve kur atyre u duhet që të vazhdojnë të përshkruajnë të njëjtin bar i cili ose ka kaluar alternative për të cilën duhet paguar ose është hequr nga lista e rimbursimit.

Mirënjohje Shpreh mirënjohjen time si autore e këtij vezhgimi për të gjithë kolegët e mi të cilët u treguan të gatshëm të vinin në dispozicionin tim materialin e përdorur. ANEKSE

Tab. 1 Muajt e hyrjes në fuqi të listës së rimbursimit

VITI 2007 VITI 2008 VITI 2009 VITI 2010 VITI 2011

Barna të shtuar (alternativa të reja)

14 21 31 17 24

Lista hyn në fuqi PRILL KORRIK QERSHOR PRILL QERSHOR

Shpjegim: Tabela është ndërtuara bazuar në librat e rimbursimit për vitet e marra në studim.

1 Për pacientet që i përkasin kategorive me rimbursim 100%, por dhe për një shtresë të varfër të shoqërisë që nuk mund të paguajnë kompensimin për të marrë alternativat e tjera.

Page 82: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

81 | F a q e

Tab. 2 Barnat e marra në studim, viti 2007

Shpjegim: Tabela është ndërtuar bazuar në librin e rimbursimit të barnave viti 2007

Tab. 3 Barnat e marra në studim viti 2008

Shpjegim: Tabela është ndërtuar bazuar në listën e barnave të rimbursuara viti 2008

Page 83: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

82 | F a q e

Tab. 4 Barnat e mara në studim viti 2009

Shpjegim. Tabela është ndërtuar bazuar në listën e rimbursimit të vitit 2009

Tab. 4 Barnat e marra në studim viti 2010

Shpjegim. Tabela është ndërtuar bazuar në listën e rimbursimit viti 2010

Page 84: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

83 | F a q e

Tab. 5 Barnat e marra në studim viti 2011

Shpjegim. Tabela është ndërtuar bazuar në listën e rimbursimit viti 2012

Page 85: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

84 | F a q e

BIBLIOGRAFI

1. Libri i barnave të rimbursueshme viti 2007, ISKSH 2. Libri i barnave të rimbursueshme viti 2008, ISKSH 3. Libri i barnave të rimbursueshme viti 2009, ISKSH 4. Libri i barnave të rimbursueshme viti 2010, ISKSH 5. Libri i barnave të rimbursueshme viti 2011, ISKSH 6. Council Directive 89/105/EEC of 21 December 1988 relating to the

transparency of measures regulating the pricing of medicinal products for human use and their inclusion in the scope of national health insurance systems

BIOGRAFI E AUTORIT Gentiana Qëndro, ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Farmacisë dhe ka mare titullin FARMACISTE në vitin 1994. Në vitin 2009 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë dhe ka marrë titullin Juriste. Ka një eksperiencë pune 18 vjeçare si drejtuese teknike në farmacitë e rrjetit të hapur. Aktualisht vazhdon ciklin e tretë të studimeve të larta doktorale për Shkencat Farmaceutike me objekt studimi legjislacionin farmaceutik. Ka marrë pjesë në mënyrë aktive nv Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare duke referuar studime në fushën e legjislacionit, duke u vlerësuar dhe me çmime Ndërkombëtare. Prej muajit Shkurt 2011 e në vazhdim është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Planetar të Tiranës, për lëndët Kimi Farmaceutike dhe Teknologji Farmaceutike

Page 86: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

85 | F a q e

ROLI I SME-VE NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË SHQIPËRISË DHE PROBLEMATIKA E TYRE PËR

PERIUDHËN

2000 - 2012 Dr. MBA, Msc. Enriko Ceko

Pedagog në Universitetin Planetar të Tiranës, Drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit

PËRMBAJTJA

Përmbledhje Hyrje Materiali dhe metoda e punës Rezultatet e punimi Diskutim

1. Roli i SME-ve në vende të ndryshme të botës 2. Përparësitë dhe problemet e SME-ve në botë

2.1 Përparësitë e SME-ve në botë 2.2 Problemet e SME-ve në botë

3. Kushtet e bërjes së biznesit në Shqipëri. 4. Roli i SME-ve në zhvillimin e ekonomisë Shqiptare 5. Projektet për mbështetjen e SME-ve në Shqipëri 6. Problemet e SME-ve në Shqipëri për periudhën 2000 - 2012

Konkluzione Anekse Bibliografi Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE

Vështrim përgjithshëm i temës

SME - të janë shpirti i ekonomisë, përgjegjëse për inovimin e konkurrencën, forca lëvizëse që sjell diversitet midis bizneseve, diversitet që shton punësimin e të ardhurat, janë shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat është themeluar prosperiteti i Evropës moderne. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në hapjen e një biznesi shpejt, me kosto të ulët, në reformën rregullatore në reduktimin e barrierave administrative për marrjen e licencave, në sistemin e taksave, etj., por ende mbetet kritike niveli zhvillimit

Page 87: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

86 | F a q e

të sipërmarrjes e inovacionit, baza e standardeve të BE-së, tregues për matjen e performancës së tyre.

Qëllimi punimit: është që të qartësojë gjendjen, problemet dhe të përshkruhen kushtet e bërjes së biznesit për SME-të në Shqipëri për periudhën 2000 – 2012.

Materiali dhe metodikat e punës

Metoda e realizimit të studimit është mbledhja e të dhënave, shifrave dhe informacioneve nga burime të ndryshme, përpunimi i tyre shkrimi i diskutimit dhe mbi këtë bazë nxjerrja e konkluzioneve dhe më tej formulimi i rekomandimeve.

Rezultatet dhe përfundimet kryesore

Edhe pse klima e bërjes së biznesit në Shqipëri është përmirësuar dukshëm, zhvillimi i SME-ve është nën mesatare. Sfidat kryesore për përmirësimin e aftësive konkurruese të SME-ve mbeten përmirësimi i klimës së investimeve, zbatimit të ligjit, qeverisjes së korporatave, aftësive menaxhuese, etj. Mangësitë kryesore mbeten përmirësim i menaxhimit të burimeve njerëzore, kapaciteteve teknologjike, i stilit të menaxhimit, sistemet e përllogaritjes së kostos, marketingu, fokusimi tek klientela, zhvillimi i burimeve njerëzore, etj.

Fjalë kyç: SME, zhvillim ekonomik, probleme, integrim

Page 88: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

87 | F a q e

SMES ROLE IN ECONOMIC DEVELOPMENT OF ALBANIA AND THEIR PROBLEMS DURING 2000 -

2012 Dr. MBA, Msc. Enriko Ceko

Lecturer at Universiteti Planetar i Tiranës Head of Information Technology Department

CONTENTS

Summary Introduction Material and methods of work The results of the paper Discussion

1. The role of SMEs in different countries of the world 2. Advantages and problems of SMEs in the world

2.1 Advantages of SMEs in the world 2.2 Problems of SMEs in the world

3. Conditions of doing business in Albania 4. The role of SMEs in the development of the Albanian economy 5. Projects to support SMEs in Albania 6. Problems of SMEs in Albaniafor the period 2000 - 2012

Conclusions Annexes Bibliography Biography of the author

SUMMARY

General overview of the topic

SMEs are the soul of the economy, responsible for the innovations and competition, the driving force that brings diversity among businesses, which adds employment and incomes, the most important pillars on which is founded the prosperity of modern Europe. Albania has made great strides in opening a business quickly, with low cost, reducing administrative barriers to obtaining licenses, tax system, etc., but there is still a critical level on innovation, entrepreneurship development, which are the basis of EU standards and indicators to measure their performance.

Page 89: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

88 | F a q e

Aim of paper: is to clarify the situation, problems and to describes the conditions of doing business for SMEs in Albania for the period 2000 - 2012.

Material and working methodologies

Method of the study is data, figures and information collection from different sources, their processing, writing the discussion and under that basis drawing conclusions and further formulation of recommendations.

Results and main conclusions

Although the climate of doing business in Albania has improved significantly, development of the SME-s is below average. The main challenges to improve the competitiveness of SMEs remain the improvement of the investment climate, law enforcement, corporate governance capability, etc. Major gaps remain improvement of human resource management, technological capacity, management style, cost calculation systems, marketing, focusing on clients, human resource development, etc.

Key words: SME, economic development, integration problems

Page 90: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

89 | F a q e

Hyrje

SME - të janë shpirti i ekonomisë. Në të tëra vendet e botës ato janë përgjegjëse për inovimin dhe konkurrencën si forca lëvizëse e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, dy elemente që sjellin diversitet midis bizneseve, diversitet që shton edhe më shumë punësimin dhe të ardhurat e komuniteteve. Sipërmarrjet janë një nga shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat është themeluar prosperiteti i Evropës moderne. SME - të janë motorët e rritjes ekonomike dhe të krijimit të pasurisë në Evropë, por si të tëra llojet e sipërmarrjeve edhe SME-të kanë përparësitë dhe problemet e tyre, që lidhen me mënyrën e fillimit të biznesit, specializimin dhe diversifikimin e produkteve dhe shërbimeve, mënyrën se si këto firma i përgjigjen kërkesave të tregut, kostove që shoqërojnë këto lloj biznesesh, etj.

Materiali dhe Metoda e punës

Metoda e realizimit të studimit është mbledhja e të dhënave, shifrave, fakteve dhe informacioneve nga burime të ndryshme, kryesisht burime primare, seleksionim i tyre dhe më tej përpunimi i tyre për të realizuar draftin e parë të diskutimit. Më tej materiali është rishikuar disa herë deri në realizimin e një varianti përfundimtar që është ky shkrim dhe mbi këtë bazë janë nxjerrë konkluzionet dhe mbi bazën e tyre edhe rekomandimet.

Rezultatet e Punimit

Shqipëria vitet e fundit, në lidhje me bërjen e biznesit ka bërë përparime të mëdha në hapjen e një biznesi shpejt dhe me kosto të ulët, në reformën rregullatore në reduktimin e barrierave administrative për marrjen e licencave, në sistemin e taksave duke ulur barrën fiskale, etj., por duke u krahasuar me vendet e rajonit, ne sektorin e SME-ve konsiderohen ende kritike niveli zhvillimit të sipërmarrjes dhe inovacionit, që përbëjnë bazën e standardeve të BE-së dhe që janë tregues për matjen e performancës së tyre. Edhe pse klima e bërjes së biznesit në Shqipëri është përmirësuar dukshëm në vitet e fundit, zhvillimi i SME-ve në Shqipëri është nën mesatare. Sfidat kryesore për përmirësimin e aftësive konkurruese të SME-ve shqiptare mbeten përmirësimi i klimës së investimeve, zbatimit të ligjit, qeverisjes së korporatave, aftësive menaxhuese, etj. Mangësitë kryesore në performancën e Shqipërisë në rrugën e integrimit rajonal dhe më gjerë ne BE në lidhje me zhvillimin e SME-ve mbeten përmirësim i menaxhimit të burimeve

Page 91: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

90 | F a q e

njerëzore, përmirësim të kapaciteteve teknologjike, përmirësimi i stilit të menaxhimit, efektiviteti i menaxhimit, kontrolli financiar dhe sistemet e përllogaritjes së kostos, marketingu dhe fokusimi tek klientela dhe zhvillimi i burimeve njerëzore, etj. Këto janë edhe piketat për përmirësimin e punës në të ardhmen me SME-të në Shqipëri.

DISKUTIM

1. Roli i SME-ve në vende të ndryshme të botës

SME - të janë shpirti i ekonomisë jo vetëm në Shqipëri, por në tërë botën1 (1). SME-të në pothuajse të tëra vendet e botës janë përgjegjëse për inovimin dhe konkurrencën si forca lëvizëse e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Inovimi dhe konkurrenca i bëjnë SME-të që të jenë përherë e më shumë diverse dhe është ky diversitetet i tyre që shton edhe më shumë punësimin dhe të ardhurat e komuniteteve.

Sipërmarrjet janë një nga shtyllat më të rëndësishme mbi të cilat është themeluar prosperiteti i Evropës moderne. SME-të janë motorët e rritjes ekonomike dhe të krijimit të pasurisë në Evropë. Në Evropë ka ende një debat të hapur për atë se çfarë janë SME-të. Për shembull, në Gjermani SME janë ato subjekte private që kanë më pak se 255 punonjës, ndërsa në Belgjikë deri në 100. Për këtë arsye, në Korrik 2011 Komisioni Evropian hapi një konsultim në lidhje me përkufizimin e SME-ve. Në Evropë ka tre parametra të gjerë për të klasifikuar subjektet private ku mikroentitete janë ato firma që kanë deri në 10 punonjës, SME firmat që kanë deri në 50 punonjës dhe firma të mesme ato që kanë deri në 250 punonjës2. Gjithashtu, SME quhen ato kompani që kanë të ardhura 10 – 15 milionë Euro apo një bilanc total 10 - 43 milionë Euro.

Në SHBA, Administrata e SME-ve i përcakton ato në bazë të industrive, pronësisë, strukturës, të ardhurave dhe numrit të punonjësve3. Në Kanada, SME janë ato biznese prodhuese që kanë më pak se 100 punonjës dhe biznese të shërbimeve që kanë më pak se 50

1 E. Hyna, E. Ceko, Impaktin i legjislacionit fiskal te SME-të në Shqipëri për periudhën 2005 - 2012. Prezantim në Konferencën Ndërkombëtare VII Albshkenca 28 - 31 Gusht, Shkup. 2 European Commission, Recommendation 2003/361/EC: SME Definition 3 United States Small Business Administration, Size Standards, Retrieved 2011-08-21

Page 92: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

91 | F a q e

punonjës, ndërsa ndërmarrje të mesme janë ato që kane deri në 500 punonjës. Në Zelandën e Re, SME janë ato firma që kanë më pak se 19 punonjës, në Nigeri 11 – 300 punonjës, në Izrael deri në 50 punonjës, ndërsa firma të mesme janë ato që kanë 50 – 250 punonjës, në Australi SME janë ato firma që kanë deri në 15 punonjës1.

Tab.1 Madhësia e firmave në Australi, SHBA dhe Evropë

Australia USA EU Micro 1-2 1-6 <10 Small <15 <250 <50 Medium <200 <500 <250 Large <500 <100 <100

Tab.2 Ndarja e firmave sipas madhësisë në Evropë2

Company category Employees Turnover Balance sheet total Medium < 250 ≤ € 50 m ≤ € 43m Small < 50 ≤ € 10 m ≤ € 10 m Micro < 10 ≤ € 2 m ≤ € 2 m

2. Përparësitë dhe problemet e SME-ve në botë

Si të tëra llojet e sipërmarrjeve edhe SME-të kanë përparësitë dhe problemet e tyre. Këto përparësi dhe probleme lidhen me mënyrën e fillimit të biznesit, specializimin dhe diversifikimin e produkteve dhe shërbimeve, mënyrën se si këto firma i përgjigjen kërkesave të tregut, kostove që shoqërojnë këto lloj biznesesh, etj.

2.1 Përparësitë e SME-ve në botë

Në krahasim me sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, SME-të mund të fillohen me kosto më të ulët.

Gjithashtu, një përparësi tjetër është se këto lloj biznesesh mund të fillohen edhe mbi bazën e punës part-time, duke bërë edhe një punë tjetër në sektorin publik apo privat dhe paralelisht edhe një veprimtari biznesi, deri sa kjo veprimtari të rritet dhe të mos lerë më kohë për punë tjetër. Një nga përparësitë e SME-ve të kohëve të fundit është edhe specializimi i tyre në tregje niche. Vihet re se mjaft SME e

1 www.wikipedia.com, retrived 2012, 23 September 2 http://ec.europa.eu/enterprise/initiatives/sme-week/

Page 93: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

92 | F a q e

kanë më të lehtë që të penetrojnë në një treg të vogël me produktet e tyre specifike se sa firmat e mëdha. SME-të i përgjigjen më shpejt tregut, sepse duke qenë firma të vogla me pak punonjës dhe me burime të fokusuara e kanë më të lehtë që të përshtaten me ndryshimet e tregut, krahasuar me firmat e mëdha që me ndryshimin e situatës në treg e kanë më të vështirë që të adaptohen në periudhën afatshkurtër.

2.2 Problemet e SME-ve në botë

Një nga problemet kryesore sot në botë në lidhje me SME-të është undercapitalization, që vjen kryesisht nga planifikimi i keq i biznesit dhe kushtet ekonomike. Planifikimi i keq i biznesit ka të bëjë me aftësitë e sipërmarrësit dhe me mënyrën e menaxhimit të burimeve njerëzore, financiare dhe të inputeve e outputeve në sipërmarrje, ndërsa kushtet ekonomike kanë të bëjnë në përgjithësi me mënyrën e menaxhimit të ekonomisë nga ana e vendim marrjes në nivele të larta.

Probleme të mëdha për SME-të janë kostot e sigurimeve, të energjisë, taksat, etj. Pothuajse në çdo vend të botës vërehet se në përgjithësi kosto e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve është në rritje dhe se kosto e sigurimit të biznesit dhe pronës është në rritje gjithashtu. Çmimet e energjisë të të tëra llojeve në botë janë në rritje dhe niveli i taksave po ashtu. Kjo bën që SME-të të rritin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, që në fund të fundit kalojnë tek konsumatorët përfundimtarë.

Problem tjetër i SME-ve është ai që quhet “Entrepreneurial Myth“ ose E-Myth, sipas të cilit njerëzit besojnë se një person që është ekspert në një fushë të caktuar mund të jetë i aftë të drejtojë një biznes në fushën ku ai është ekspert. Kjo në fakt nuk është e vërtetë. Për të drejtuar një biznes në mënyrë normale kërkohen aftësi të tjera dhe jo thjesht fakti i të qenit ekspert në një drejtim apo në një tjetër.

3. Kushtet e bërjes së biznesit në Shqipëri Shqipëria vitet e fundit, në lidhje me bërjen e biznesit ka bërë përparime të mëdha në disa fusha si:

1. Në hapjen e një biznesi shpejt dhe me kosto të ulët

2. Në reformën rregullatore në reduktimin e barrierave administrative për marrjen e licencave

3. Në sistemin e taksave duke ulur barrën fiskale,

Page 94: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

93 | F a q e

Taksa e sheshtë prej 10%

Reduktim i tatimin për sigurimet shoqërore nga 20% në 15%.

Duke u krahasuar me vendet e rajonit, ne sektorin e SME-ve konsiderohen ende kritike niveli zhvillimit të sipërmarrjes dhe inovacionit, që përbëjnë bazën e standardeve të BE-së dhe që janë tregues për matjen e performancës së tyre.

Marrëdhëniet e administratës tatimore me komunitetin e biznesit kanë qenë vazhdimisht në fokus të vetë kësaj administrate por edhe i kërkesave të vazhdueshme nga ana e vetë komunitetit të biznesit. Një ndër shqetësimet kryesore që ka rritur rëndësinë e kësaj marrëdhënie është sjellja e administratës tatimore dhe marrëdhënia e krijuar me biznesin. Duhet nënvizuar se ka progres të konsiderueshëm në këtë drejtim nëpërmjet konsolidimit të dialogut të administratës tatimore me biznesin si dhe përfshirjen e tij në struktura të përbashkëta, si p.sh., Komisioni i ankimimit të tatimeve, etj.

Një tregues shumë sinjifikativ në përmirësimin e dialogut është tradita e krijuar për punën me Paketën Fiskale. Komuniteti i biznesit është aktor shumë i rëndësishëm në këtë proces. Ai nuk është më vetëm pjesë e diskutimit final të paketës fiskale, por është pjesë integrale e këtij procesi në çdo hap të përgatitjes së projektit të saj.

Gjithashtu, vitet e fundit është e dukshme se ka një përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës në të tëra aspektet, paralelisht me përmirësimet në kuadrin ligjor. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me vendet e rajonit kanë mundësuar një akses më të madh në treg. Forca punëtore në vend është me moshë të re, dinamike dhe e edukuar. Ka një kuadër ligjor që mbron pronësinë private dhe intelektuale, që ka nevojë për plotësim dhe zbatim. Për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve është krijuar Qendra me një ndalesë (One-Stop-Shops).

Funksionon sistemi online për deklarimin dhe pagimin e taksave dhe tatimeve. Ka një portal për prokurimet publike online.

Shqipëria ofron kosto konkurruese pune krahasuar me vendet evropianoperëndimore sepse në Shqipëri paga minimale është rreth 21.000 Lekë (rreth 140 euro) dhe paga mesatare (sektori publik dhe privat) është rreth 38.000 Lekë (rreth 257 euro). Për periudhën 2000 – 2009 rritja mesatare e GDP-së ka qenë në shifrën rreth 6% dhe për vitet në vazhdim ka patur një rritje pozitive prej 3.3 % të GDP-së, edhe pse në vendet përreth ka patur situatë krize ekonomike dhe

Page 95: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

94 | F a q e

financiare1 2.

4. Roli i SME-ve në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Shqipëria po përparon drejt Bashkimit Evropian dhe për këtë nevojiten sipërmarrje moderne, innovative dhe konkurruese, që kërkojnë mjedis të shëndetshëm biznesi për investime dhe punësim.

Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që përfaqësojnë 99.9% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve, që punësojnë rreth 82% të të tërë të punësuarve dhe që kontribuojnë në mbi 80% të GDP-së, krahasuar me vitin 2009 kur kontribuonin me 73% të GDP-së dhe kishin të punësuar rreth 71% të të tërë forcave të punës në vend3.

Tregun shqiptar e kanë dominuar mikrokompanitë si në numër ashtu edhe në xhiron vjetore dhe në totalin e vlerës së shtuar, por SME-të janë duke u bërë edhe më produktive. Eficienca ekonomike rritet me rritjen e madhësisë së ndërmarrjes.

Në aspektin e perspektivës sektoriale, SME-të më së shumit janë të përqendruara në sektorin e tregtisë. Në sektorët e shërbimeve dhe tregtisë ka një dominim të sipërmarrjeve mikro dhe të vogla, ndërsa në sektorët e industrisë dhe të ndërtimit ka një dominim të dukshëm të bizneseve të mesme.

Përqendrimi më i lartë i SME-ve është në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë dhe më së shumti në zonat e Shqipërisë së Mesme dhe në zonat bregdetare. Më shumë se gjysma e SME-ve operojnë në korridorin Tiranë-Durrës, që vitet e fundit është shfaqur si një zonë potenciale e fuqishme ekonomike. Zona të tjera me prezencë të fortë të SME-ve janë qytetet e Korçës, Fierit dhe Vlorës. Në zonat veriore të vendit në fakt ka një veprimtari të dobët të SME-ve.

Në lidhje me SME-të Shqipëria krahasuar me vendet e tjera ballkanike është:

E katërta për formimin dhe trajnimin;

E para për koston e ulët të fillimit të biznesit;

E dyta për përmirësimin e legjislacionit;

1 Progres Raporti i BE për Shqipërinë 2010 - 2011 2 Projekti i BE-së për mbështetjen e SME-ve në Shqipëri për t’u bërë më konkurruese në tregun europian, 2010, f 11, 16, 17 3 www.mete.gov.al, marrë më 24 Shtator 2012

Page 96: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

95 | F a q e

E treta për disponibilitetin e aftësive;

E pesta për përfitimet nga tregu i BE-së;

E dyta për politika nxitëse në fushën e taksave;

E katërta për aksesin në financa;

E gjashta për forcimin e kapacitetit teknologjik;

E pesta për modele të suksesshme biznesi dhe për mbështetjen për bizneset top class;

E katërta për zhvillimi i interesave të ndërmarrjeve për përfaqësim më efektiv.

5. Projektet për mbështetjen e SME-ve në Shqipëri Gjatë viteve të fundit në mbështetje të zhvillimit të SME-ve janë zbatuar disa projekte si:

1. Programi italian për mbështetjen e SME-ve nëpërmjet një linje kredie të butë prej 25 milion Euro dhe fondi garantimi prej 2,5 milion Euro.

2. Programi për përmirësimin e menaxhimit të kompanive TAM/BAS, IPA.

3. Projekti për funksionimin e Qendrës Kombëtare të Licencave si një one stop shop.

4. Projekti i USAID-it për përmirësimin e konkurueshmërisë dhe produktivitetit të SME-ve shqiptare në 10 qytete kryesore të vendit.

5. Programi i Fondit të konkurrueshmërisë së SME-ve eksportuese.

6. Fondi i Garantimit të Kredive në Eksport (8)

6. Problemet e SME-ve në Shqipëri për periudhën 2000 - 2012

Për SME-të, të jesh konkurrent nuk do te thotë domosdoshmërish të jesh më pak i kushtueshmi, por të jesh opsioni me vlerën “më të mirë” për klientët, blerësit dhe konsumatorët dhe të zësh pozicionin më të mirë midis konkurrentëve. Kjo kërkon jo vetëm ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për klientët, por ofrimin dhe servirjen e “paketave” me përfitimet më të mira për klientët, ofrimin e zgjidhjeve për të trajtuar

Page 97: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

96 | F a q e

nevojat e klientëve dhe për të përmbushur pritshmërinë e tyre1.

Në këto mbi 20 vite të ekonomisë së tregut janë vënë re disa probleme që kanë të bëjnë me konceptimin e SME-ve. Ato janë parë vetëm si dukuri urbane. Në Shqipëri asnjëherë deri më sot nuk është përmendur në asnjë rast termi “zona suburbane”, që në fakt janë sheshi i punës së SME-ve. Në qendër të Tiranës dhe të qyteteve të mëdha operojnë me zyrat e tyre firmat e mëdha, ndërsa në periferi gjenden zonat rurale ku predominojnë me fermat e vogla. Midis tyre gjenden zonat suburbane ku predominon biznesi i vogël dhe i mesëm.

Shqipëria ka mangësi në instrumentet që stimulojnë zhvillimin e SME-ve edhe pse ka disa projekte për këtë qëllim.

Nga përvoja ime personale me SME-të, nuk ka një bashkëpunim aktiv midis universiteteve dhe SME-ve.

SME-të në Shqipëri kreditohen shumë pak dhe me shumë vështirësi nga ana e sektorit bankar sepse konsiderohen si kredi marrës me risk të lartë, pasi nuk kanë asete të mjaftueshme, nuk kanë kapitalizim të lartë dhe planet e tyre të biznesit nuk janë konkurruese.

Në sistemet e biznesit dhe të menaxhimit ekziston një nevojë e madhe për të përmirësuar planifikimin e biznesit, sistemet e menaxhimit dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Në SME-të shqiptare ka një mungesë ndërgjegjësimi rreth rëndësisë së planifikimit strategjik dhe të biznesit, si funksione kryesore në kompani.

Në lidhje me sistemet e operacioneve dhe teknologjisë SME-të shqiptare kanë mangësi në sistematizimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë për të strukturuar dhe dokumentuar operacionet e biznesit, për të siguruar një transferim efektiv të metodave të punës, teknikave, funksioneve të kontrollit, si dhe funksione të tjera të operacioneve dhe teknologjisë nga pronari/ menaxheri tek menaxherët e tjerë dhe stafi. Gjithashtu, në po këtë çështje, SME-të shqiptare nevojitet të fillojnë të mendojnë për të arritur standardet SMC të njohura jashtë vendit të tilla si ISO dhe HACCP. Kjo pengon ndërkombëtarizimin e SME-ve shqiptare që është një tjetër problem apo mangësi e tyre parë kjo në kuadrin e integrimit të vendit në strukturat rajonale, evropiane dhe më gjerë.

Për sistemet financiare dhe administrative ekziston një nevojë e përgjithshme në mesin e ndërmarrjeve shqiptare për të përmirësuar 1 Projekti i BE-së për mbështetjen e SME-ve në Shqipëri për t’u bërë më konkurruese në tregun europian, 2010, f 11, 16, 17

Page 98: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

97 | F a q e

teknikat menaxheriale dhe për të përdorur mjete të disponueshme për kontabilitetin dhe buxhetin bazuar në software dhe për t’u bërë më të sofistikuara në përllogaritjen e kostove. Analiza e kostos mundëson ndërmarrjen të vlerësojë nëse një biznes apo produkt specifik është apo jo fitimprurës dhe kontrolli i kostos mund të shihet si një “lidhje” midis planifikimit të prodhimit dhe marketingut me shitjet1.

Për sistemet e klientelës dhe shitjeve një pjesë e madhe e ndërmarrjeve shqiptare mbështeten tek pronarët/menaxherët e tyre për planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të shitjeve apo në blerës të huaj për të furnizuar tregjet ndërkombëtare. E ardhmja kërkon strategji shitjesh dhe staf të sofistikuar. Në lidhje me marketingun ka një mangësi të madhe tek ndërmarrjet shqiptare.

Centralizimi i fortë i aktiviteteve të marketingut tek pronari /menaxheri tregon se ekziston një nevojë për të përmirësuar aftësitë kryesore të menaxhimit brenda ndërmarrjeve, ku strategjia e marketingut është pjesë e integruar.

Edhe për strategjitë e eksporti ka mangësi të shumta dhe kjo duket kryesisht në ato SME që tashmë i janë future rrugës së eksportit ose që kanë burime të brendshme për të ndërmarrë hapa drejt tregjeve ndërkombëtare.

Pa këto aftësi SME-të shqiptare do ta kenë shumë të vështirë që të përballen me sukses me klientët, standardet dhe çmimet ndërkombëtare, parë kjo edhe në kuadër të integrimit. Në lidhje me aftësitë e komunikimit pronarët/menaxherët e SME-ve shqiptare i konsiderojnë aftësitë e komunikimit verbal si të rëndësishme dhe kjo lidhet edhe me menaxhimin e burimeve njerëzore, konkretisht në lidhje me punësimin e stafit dhe me menaxhimin dhe orientimin e përditshëm.

Për aftësitë teknike tre nga këto janë aktualisht më të rëndësishme: operimi i pajisjeve apo makinerive të punës, inovacioni i operacioneve dhe teknologjisë dhe aplikimet e tabelave elektronike, të gjitha pjesë të integruara të një sistemi menaxhimi për prodhimin. Në lidhje me aftësitë mbikëqyrëse dhe menaxheriale tek SME-të shqiptare është e dukshme që të tëra veprimet dhe vendimet e rëndësishme të biznesit janë të përqendruara tek pronar/menaxheri dhe se ky e mbështetet menaxhimin në të tëra aspektet kryesisht nëpërmjet

1 Projekti i BE-së për mbështetjen e SME-ve në Shqipëri për t’u bërë më konkurruese në tregun europian, 2010, f 11, 16, 17,

Page 99: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

98 | F a q e

komunikimit verbal. Kjo vepron si një pengesë në zhvillimin e përgjithshëm të ndërmarrjeve shqiptare, pasi pengon shfrytëzimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore1.

KONKLUZIONE:

1. Edhe pse klima e bërjes së biznesit në Shqipëri është përmirësuar dukshëm në vitet e fundit, zhvillimi i SME-ve në Shqipëri është nën mesatare. Sfidat kryesore për përmirësimin e aftësive konkurruese të SME-ve shqiptare mbeten përmirësimi i klimës së investimeve, zbatimit të ligjit, qeverisjes së korporatave, aftësive menaxhuese, etj. Rritja e përpjekjeve nga ana e Shqipërisë për të hequr pengesat për investime, për sigurimin e zbatimin e ligjit, për të drejtat e pronësisë, për zbatimin e kontratave, për rritjen e cilësisë së produkteve për eksport dhe për përmirësimin e cilësisë së kapitalit njerëzor mbeten thelbi i punës për përmirësimin e gjendjes në lidhje me SME-të.

2. Një nga mangësitë kryesore në performancën e Shqipërisë në rrugën e integrimit rajonal dhe më gjerë ne BE mbetet zhvillimi i SME-ve, të cilat kanë nevojë për përmirësim të dukshëm të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe përmirësim të kapaciteteve teknologjike. Për të tëra bizneset në përgjithësi dhe për SME-të në veçanti mbeten detyrime morale dhe etike menaxhimi sa më i mirë i burimeve natyrore dhe njerëzore për të patur zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. Te SME-të shqiptare nevojitet të forcohet marrëdhënia midis pronarit të ndërmarrjes dhe menaxhimit /punëtorëve nëpërmjet përmirësimit të komunikimit dhe aplikimit të procedurave, rregulloreve dhe proceseve të dokumentuara në të tëra aspektet e bërjes së biznesit.

3. Emergjente për SME-të shqiptare mbeten përmirësimi i stilit të menaxhimit, efektiviteti i menaxhimit, kontrolli financiar dhe sistemet e përllogaritjes së kostos, marketingu dhe fokusimi tek klientela dhe zhvillimi i burimeve njerëzore. Menaxhimi i suksesshëm i SME-ve mund të përmirësohet dukshëm nëse lidhet ngushtë me përdorimin e mjeteve të kontabilitetin dhe

1 Enriko Ceko. Menaxhimi Total i Cilësisë. Leksione të parashkruara. P 11

Page 100: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

99 | F a q e

buxhetit bazuar në software, për sofistikuar përllogaritjen e kostove, sepse nëpërmjet funksioneve të kontrollit të kostove dhe teknikave korresponduese menaxheriale, mund të ndërmerren metoda më proaktive për të ulur kostot, për të marrë vendime strategjike për çmimet dhe për të menaxhuar prodhimin dhe biznesin me më shumë efikasitet.

4. Shumica e SME-ve nuk kanë dhe nuk punojnë me sisteme të shkruar dhe të dokumentuara të menaxhimit, përfshirë këtu edhe standardet ndërkombëtare të cilësisë. Te këto sipërmarrje mungojnë format e strukturuara të menaxhimit dhe komunikimit, përfshirë politikat e shkruara të ndërmarrjes, strategjitë, procedurat, organigramat, raportet, përshkrimet e punës, etj. Përmirësimi i strategjive të shitjeve dhe në tërësi i marketingut dhe i shtimit të mundësive për eksport realizohen nëpërmjet personelit të sofistikuar, rritjes së vlerës dhe të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, për të qenë më shumë konkurrues në tregjet ndërkombëtare, kjo në bashkërendim me përmirësimin e aftësive në komunikimin në biznes dhe të aftësive negociuese, paralelisht me përmirësimin e mënyrës së operimit të pajisjeve / makinerive të punës, inovacionit dhe aplikimeve të integruara të një sistemi menaxhimi për prodhimin.

Page 101: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

100 | F a q e

ANEKSE

Tab.3. Numri i SME-ve në Shqipëri sipas sektorëve 1994 - 20101

Viti i krijimit Gjithsej Prodhues Bujqësi Industri Ndërtim Shërbime Tregti Hoteleri Shërbime të

tjera Gjithsej 97.436 15.408 1.627 9.686 4.095 82.028 43.425 15.108 13.543 2010 13.629 2.020 606 1.011 403 11.609 5.780 2.689 1.702 2005 – 2009 48.993 7.357 762 4.509 2.086 41.636 21.608 7.898 7.282 2000 – 2004 19.349 2.955 150 2.168 637 16.394 9.278 2.631 2.347 1995 – 1994 8.713 1.748 54 1.130 564 6.965 3.974 923 1.126 -1994 6.752 1.328 55 868 405 5.424 2.785 969 1.086

Tabela 4. Pesha e SME-ve në Shqipëri sipas sektorëve 1994 - 2010

Viti i krijimit % Prodhim Bujqësi Industri Ndërtim Shërbime Tregti Hoteleri Shërbime të

tjera Gjithsej 100 15.8 1.7 9.9 4.2 84.2 44.6 15.5 13.9

2010 14 2.1 0.6 1.0 0.4 11.9 5.9 2.8 1.7 2005 – 2009 50.3 7.6 0.8 4.6 2.1 42.7 22.2 8.1 7.5 2000 – 2004 19.9 3.0 0.2 2.2 0.7 16.8 9.5 2.7 2.4 1994 – 1999 8.9 1.8 0.1 1.2 0.6 7.1 4.1 0.9 1.2

-1994 6.9 1.4 0.1 0.9 0.4 5.6 2.9 1.0 1.1

1 (E. Hyna, E. Ceko, Impaktin i legjislacionti fiskal te SME-të në Shqipëri për periudhën 2005 – 2012. Prezantim në Konferencën Ndërkombëtare VII Albshkenca 28 - 31 Gusht, Shkup).

Page 102: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

101 | F a q e

Tabela 5. Grupimi i bizneseve sipas numrit të punonjësve

Viti i krijimit Gjithsej Grupuar sipas numrit të punonjësve

1 2 - 4 5 - 9 10 - 49 50+ Gjithsej 97.436 61.098 27.430 4.605 3.465 838 2010 13.629 9.085 3.895 495 143 11 2005 - 2009 48.993 32.592 13.014 1.909 1.238 240 2000 - 2004 19.349 11.529 5.858 1.025 766 171 1995 - 1999 8.713 4.410 2.721 719 680 183 - 1994 6.752 3.482 1.942 457 638 233

Page 103: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

102 | F a q e

Literatura:

1. E. Hyna, E. Ceko, Impaktin i legjislacionit fiskal te SME-të në Shqipëri për periudhën 2005 - 2012. Prezantim në Konferencën Ndërkombëtare VII Albshkenca 28 - 31 Gusht, Shkup.

2. European Commission, Recommendation 2003/361/EC: SME Definition 3. United States Small Business Administration, Size Standards, Retrieved 2011-

08-21 4. www.wikipedia.com, retrived 2012, 23 September 5. http://ec.europa.eu/enterprise/initiatives/sme-week/ 6. Progres Raporti i BE për Shqipërinë 2010 – 2011 7. Projekti i BE-së për mbështetjen e SME-ve në Shqipëri për t’u bërë më

konkurruese në tregun europian, 2010, f 11, 16, 17, 8. www.mete.gov.al, retrived 2012 24 September 9. Enriko Ceko. Manaxhimi Total i Cilësisë. Leksione të parashkruara. P 11

Page 104: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

103 | F a q e

ZBATIMI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË QEVERISJEN ELEKTRONIKE ME ANË TË PORTALEVE TË

INFORMACIONIT Msc. Iralda MITRO1

PËRMBAJTJA

20. Përmbledhje 21. Hyrje 22. Materiali dhe metoda e punës 23. Rezultatet e punimit 24. Diskutim

Qeverisja elektronike në Evropë Plani i Veprimit 2011-2015 Iniciativa e qeverisjes elektronike në Shqipëri Zhvillimet teknologjike në Shqipëri Realizimet kryesore të qeverisjes elektronike në Shqipëri (QKR, QKL,

APP, DPT) Përfitimi i bizneseve

25. Konkluzione 26. Mirënjohje 27. Bibliografi 28. Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE Vështrim i përgjithshëm i temës Qeverisja elektronike (e-Government) është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit dhe tashmë është një realitet i prekshëm për miliona qytetarë evropianë. Impakti i e-Government po ndjehet gjithmonë e më shumë nga qytetarët dhe bizneset nëpërmjet shërbimeve të qeverisë të cilat tashmë janë të aksesueshme online në internet. Qëllimi i punimit

1Manaxhere projektesh IT, e certifikuar nga PMI me titullin CAPM (Certified Associate in Project Management), Pedagoge ne Universitetin Planetar të Tiranës, Manaxhere Produkti në kompaninë ikub.al, Drejtuese e Qendrës së Formimit pranë IkubInfoSoft.

Page 105: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

104 | F a q e

Nëpërmjet këtij punimi u synua të evidentoheshin të mirat që po sjell aplikimi i qeverisjes elektronike në mbarë Evropën, por në veçanti në Shqipëri, deri në fundin e vitit 2012. Materiali dhe metodikat e punës Materialet mbi të cilin u krye ky punim ishin konventat e nënshkruara nga Shqipëria, dokumentacion i projekteve, intervistim i drejtuesve të kompanive private që kanë zhvilluar portalet e informacionit, si edhe drejtues të qeverisjes publike. Gjatë punimit është përdorur eksperienca e autorit fituar gjatë pjesëmarrjes në disa nga projektet në vitet 2008-2010. Rezultatet dhe përfundimet kryesore e-Government ndihmon që shërbimet publike të jenë më efektive dhe më të lehta për tu arritur nga qytetarët, bizneset dhe qeveria nëpërmjet portaleve të informacionit. Shumat e fituara nëpërmjet saj janë të mëdha. Veprimi i përbashkët dhe shkëmbimi i njohurive në nivel të BE, kontribuon në kapërcimin e krizës aktuale ekonomike, duke përdorur burimet publike në mënyrë më efikase. Fjalë kyçe: Qeverisje elektronike, portal informacioni, teknologji informacioni.

Page 106: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

105 | F a q e

INFORMATION TECHNOLOGY APPLICATION IN E-GOVERNMENT USING INFORMATION PORTALS

Msc. Iralda MITRO1

CONTENTS 11. Summary 12. Opening remarks 13. Material and methods of work 14. Results of work 15. Discussion

e-Government in Europe Action Plan 2011-2015 e-Governmentinitiative in Albania Technology evolution in Albania Main e-Governmentachievementsin Albania(QKR, QKL, APP, DPT) Business benefits

16. Conclusions 17. Gratitude 18. Annexes 19. Bibliography 20. Biography of author

SUMMARY General overview of the topic e-Government has evolved last years and has become already a tangible reality for millions of european citizens. e-Government impact is being noticed more and more by citizens and businesses through government services now accessible online. Paper purpose Through this study it was aimed to capture the benefits of the introduction of the electronic government in Europe, but in particular in Albania, by the end of 2012.

1IT Project Manager, certified by PMI with CAPM title (Certified Associate in Project Management), Lecturer at Universiteti Planetar i Tiranes, Product Manager at ikub.al company, Responsible of ikubInfoSoft Academy.

Page 107: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

106 | F a q e

Material and methods of work The materials upon which this paper was carried out were conventions signed by Albania, projects documentation, interviewing the directors of private companies that have developed information portals, as well as leaders of public governance. During the paper work the author's experience is used, which was gained while participating in some of the projects in 2008-2010. Results and main conclusions e-Government helps public services to be more effective and easier to reach out to citizens, businesses and government through information portals. Its profits are great. Joint action and knowledge sharing at EU level, contributes to overcoming the current economic crisis, using public resources more efficiently. Keywords: e-Government, information portal, information technology.

Page 108: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

107 | F a q e

Hyrje

Qeverisja elektronike (e-Government) është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit dhe tashmë është një realitet i prekshëm për miliona qytetarë evropianë. Impakti i e-Government po ndjehet gjithmonë e më shumë nga qytetarët dhe bizneset nëpërmjet shërbimeve të qeverisë të cilat tashmë janë të aksesueshme online në Internet. Gjatë këtij procesi të gjatë informatizimi, Shqipëria ka patur mbështetje të madhe nga financime të huaja dhe organizma ndërkombëtare që kanë sjellë njohuritë dhe eksperiencën e tyre. Materiali dhe Metoda e punës

Materialet mbi të cilin u krye ky punim ishin konventat e nënshkruara nga Shqipëria, si Axhenda e-SEE plus (e firmosur në tetor 2007) dhe Plani i veprimit dhe Deklarata e Samitit Botëror të Shoqërisë së Informacionit ËSIS 2003. Gjatë intervistimit me drejtuesit e kompanive private që kanë zhvilluar portalet e informacionit u shfletua edhe dokumentacion i disa prej projekteve të mëdha. Takimi me drejtues dhe pjesëmarrës të qeverisjes publike vuri në pah avantazhet e portaleve si dhe sfidat e mëtejshme. Autori i punimit ka qenë pjesëmarrës në disa projekte të qeverisjes elektronike gjatë viteve 2008-2010, çka i dha mundësinë të përdorë këtë eksperiencë për shkrimin. Rezultatet e Punimit

e-Government ndihmon që shërbimet publike të jenë më efektive dhe më të lehta për tu arritur nga qytetarët, bizneset dhe qeveria. Shumat e fituara nëpërmjet saj janë të mëdha. Veprimi i përbashkët dhe shkëmbimi i njohurive në nivel të BE, kontribuon në kapërcimin e krizës aktuale ekonomike, duke përdorur burimet publike në mënyrë më efikase. Deri në vitin 2015, 50% e qytetarëve duhet të përdorin e-Government.

Objektivi i parashikuar për bizneset është 80% deri në vitin 2015. Kapërcimi i disa hapave burokratikë, eliminimi i pritjes në radha për marrjen e një shërbimi të thjeshtë, rritja e saktësisë së transferimit të të dhënave dhe informacioneve të ndryshme, ka sjellë eficencë më të lartë në të gjithë procesin e biznesit.

Page 109: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

108 | F a q e

DISKUTIM Qeverisja elektronike në Europë

Qeverisja elektronike (e-Government) është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit dhe tashmë është një realitet i prekshëm për miliona qytetarë evropianë. Impakti i e-Government po ndjehet gjithmonë e më shumë nga qytetarët dhe bizneset nëpërmjet shërbimeve të qeverisë të cilat tashmë janë të aksesueshme online në internet. Në Maj 2010, Komisioni Evropian shpalli Axhendën Dixhitale për Evropën (ADE), një strategji e cila përcakton rolet kryesore që duhet të luajë Teknologjia e Informacionit në qoftë se Evropa do të arrijë suksese në ambiciet e saj për një ekonomi dixhitale deri në 2020.

Sistemet e Teknologjisë së Informacionit janë tashmë në zemër të proceseve të qeverisë, por përpjekje të tjera nevojiten për të siguruar shërbimet e saj. e-Government ndihmon që shërbimet publike të jenë më efektive dhe më të lehta për tu arritur nga qytetarët, bizneset dhe qeveria. Shumat e fituara nëpërmjet saj janë të mëdha. Në Danimarkë për shembull, pagesa e taksave në mënyrë elektronike i kursen taksapaguesve në vit 150 milionë Euro dhe bizneseve 50 milionë Euro. Në qoftë se e njëjta praktikë do të ndiqet në të gjithë BE, kursimet vjetore do të kalonin 50 miliardë euro. Vetëm ne Itali, sistemi e-Procurement uli kostot në mbi 3 miliardë Euro. Plani i Veprimit 2011 - 2015

Komisioni Evropian synon të mbështesë me Planin e Veprimit të saj e-Government 2011-2015 ofrimin e një brezi të ri të shërbimeve e-Government për bizneset dhe qytetarët. Plani i Veprimit bazuar në Deklaratën e Malmoe-s, arritur më 18 nëntor 2009 në Konferencën e 5-të Ministrore e-Government në Malmoe, Suedi, sjell kontributin e tij për një ekonomi bazë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për Bashkimin Evropian, siç është përcaktuar në Strategjinë 2020 të Evropës. Ajo mbështet dhe plotëson Axhendën Dixhitale për Europën.

Plani i Veprimit synon maksimizimin e komplementaritetit të instrumenteve të politikave kombëtare dhe evropiane. Veprimet e tij mbështesin tranzicionin e e-Government në një brez të ri të hapur, fleksibël dhe bashkëpunues të shërbimeve e-Government në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe evropian që do të fuqizojnë qytetarët e bizneset.

Page 110: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

109 | F a q e

Ka arsye të forta politike dhe ekonomike për bashkëpunim evropian në e-Government. Veprimi i përbashkët dhe shkëmbimi i njohurive në nivel të BE, kontribuon në kapërcimin e krizës aktuale ekonomike, duke përdorur burimet publike në mënyrë më efikase.

Misioni kryesor i Komisionit është që të optimimizojë kushtet për zhvillimin e shërbimeve ndërkufitare e-Government të ofruara për qytetarët dhe bizneset pavarësisht vendit të tyre të origjinës. Kjo përfshin zhvillimin e një mjedisi, që promovon ndërveprimin e sistemeve të tilla si e-Signatures dhe e-Identification.

Kombinimi i të gjitha këtyre përpjekjeve duhet të çojë në një rritje të shërbimeve e-Government. Deri në vitin 2015, 50% e qytetarëve duhet të përdorin e-Government. Objektivi i parashikuar për bizneset është 80% deri në vitin 2015. Iniciativa e qeverisjes elektronike në Shqipëri

Zhvillimi teknologjik që ka përfshirë edhe Shqipërinë, pavarësisht se më me vonesë nga vendet e tjera, mbështeti fort edhe reformat e qeverisë të induktuara nga BE dhe institucione të tjera të larta ndërkombëtare.

Deri tani, janë hartuar dhe miratuar në përputhje me angazhimet e marra në MSA një sërë ligjesh të rëndësishme në fushën e shoqërisë së informacionit, siç janë; “Ligji për Prokurimet publike”, “Ligji i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit”, etj.

Koncepti udhërrëfyes i ndërtimit të reformave për Shqipërinë elektronike ishte arritja e efiçencës dhe transparencës në bashkëpunimin me qytetarët dhe komunitetin e biznesit. Me aplikimin e këtij koncepti iu dha shtysë përmirësimit të marrëdhënieve Qeveri – Biznes, Qeveri – Qytetarë, Qeveri - Qeveri.

Gjatë këtij procesi të gjatë informatizimi, Shqipëria ka patur mbështetje të madhe nga financime të huaja dhe organizma ndërkombëtare që kanë sjellë njohuritë dhe eksperiencën e tyre. UNDP ka ndihmuar në projektin për ndërtimin e fibrave optike midis institucioneve, GTZ për projektin e informatizimit për çmimet e bujqësisë, Banka Botërore për sistemin kompjuterik të financave publike (Sistemi i Thesarit), Zyra e zhvillimit italian në bashkëpunim me MASH dhe specialistë të kërkimit shkencor do të realizojë një projekt për krijimin e një rrjeti telematik midis universiteteve (Ky rrjet do të shërbejë për shkëmbim informacioni midis tyre në të gjitha fushat si edhe në kërkimin shkencor).

Page 111: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

110 | F a q e

Zhvillimet teknologjike në Shqipëri

Shqipëria pësoi një rritje gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, që përfshiu: Ngritja e kompanive që operojnë në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit

AITA (Albanian Information and Technology Association) numëron deri në Dhjetor të vitit 2012 rreth 56 anëtarë. Data 1 Nëntor 2012 shënon një ngjarje të rëndësishme për këtë shoqatë, duke u pranuar si anëtare në World Information Technology and Services Alliance (WITSA1). Në vitet e ardhshme kjo do ti japë më shumë mundësi për vizibilitet subjekteve anëtare të AITA, si edhe gjithë sektorit TIK në Shqipëri dhe ekonomisë shqiptare në përgjithësi. Stimulimi i edukimit përTIK

Edukimi për TIK tashmë nis që tek shkollat fillore e deri tek shkollat e larta, ku theksohet shtimi i degëve simotra të Degës së Informatikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakulteteve te tjerë. Vendimi i Ministrisë së Arsimit për t’iu dedikuar TIK, duke shtuar ndjeshëm kuotat në Universitete për këto degë, i dha një frymëmarrje më të madhe mungesave të ndjeshme në tregun e punës për këta specialistë. Nga ana tjetër, institucionet private të edukimit kanë ngritur laboratorë edhe më modernë krahasuar me laboratorët e shkollave shtetërore, duke i bërë ata më të preferuar nga studentët e rinj.

Rritja e numrit të kompjuterëve në vitin 2012 matet rreth 16 kompjuterë për 100 banorë, në krahasim me rreth 2 në vitin 20052. Ky tregues mbetet akoma tepër i ulët krahasuar me fqinjët, ku Maqedonia vlerësohet me 60.3%, Mali i Zi 32%, Kroacia 60%, etj.

Penetrimi i Internetit është një tjetër tregues që ka pësuar rritje të ndjeshme, duke arritur në nivelet 45% në krahasim me 5% të vlerësuar në vitin 2005.

Rritja e importeve të produkteve teknologjike si dhe përshtatja e tyre në gjuhën lokale sipas nevojave.

Rritja e gatishmërisë së bizneseve për të investuar në infrastrukturën e tyre, shërbimet IT, si dhe për të shkëmbyer informacionin e tyre

1E themeluar në vitin 1978, WITSA është një konsorcium lider i anëtarëve të shoqatave të industrisë TIK nga mbi 80 vende/ekonomi nga e gjithë bota. Anëtarët e WITSA përfaqësojnë më shumë se 90% të tregut të TIK në botë. 2Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU)

Page 112: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

111 | F a q e

elektronikisht nëpërmjet qeverisjes elektronike.

Qeverisja elektronike ka avancuar me krijimin e portaleve për çdo institucion qendror dhe lokal. Avantazhet e portaleve të informacionit janë të shumtë. Bizneset dhe individët kanë lehtësinë të marrin shërbimet bazë online në mënyrë të thjeshtë nga çdo vend dhe çdo kohë. Lista e plotë e shërbimeve të ofruara shoqërohet edhe me manuale përshkruese për të mësuar përdorimin e tyre. Duke u identifikuar në këto portale me kredencialet përkatëse, përfitimi i shërbimeve është interaktiv dhe i shpejtë.

AKSHI

Për të zbatuar politikat dhe strategjitë për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), në vitin 2008 nisi funksionimin e plotë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, krijuar me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.248, datë 27.04.2007, i ndryshuar. Veprimtaria e AKSHI-t përfshin bashkërendimin e programeve në fushën e TIK, nxitjen e investimeve, promovimin e teknologjive të reja dhe kontributin në edukimin e në nxitjen e përdorimit të TIK-ut nga publiku. Realizimet kryesore të qeverisjes elektronike në Shqipëri (QKR, QKL, APP, DPT)

Si një eksperiencë krejtësisht e re për Shqipërinë, ndërtimi i portaleve të informacionit nuk ishte i lehtë, madje shpeshherë është shoqëruar me shkelje të afateve. Disa nga problematikat e ndeshura ishin mungesa e infrastrukturës, mungesa e edukimit të administratës publike në Teknologji Informacioni, si dhe mungesa e kërkesave të qarta nga ana e institucioneve në fjalë. Eksperienca amerikane e sjellë nëpërmjet specialistëve të USAID si dhe ekspertiza evropiane e vendeve që kanë kaluar më parë procesin e e-Government bëri që të kapërcehen këto pengesa jo të vogla. Sot numërohen me dhjetëra projekte të realizuara me sukses që kanë gjetur aplikim të gjerë në publik dhe tashmë janë kthyer në komponentë të pazëvendësueshme të punës së përditshme.

Disa nga realizimet kryesore të qeverisjes elektronike janë:

Page 113: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

112 | F a q e

QKR - Qendra Kombëtare e Regjistrimit

Me Ligjin “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” Shqipëria tregoi një nga nismat e rëndësishme të ndërmarra në drejtimin e informatizimit. Sipas reformës së procedurave të regjistrimit të biznesit në vitin 2007 u themelua Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) si një institucion i ri publik në nivel qendror. Projekti u mbështet nga Marrëveshja Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, administruar nga USAID. Kjo reformë hap siparin e një programit të përgjithshëm të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Themelimi i QKR ofroi avantazhe dhe përfitime të mëdha për bizneset shqiptare dhe të huaja, duke u ofruar procedurë më të thjeshtë për regjistrimin e njësive të biznesit kundrejt një kostoje simbolike. Me anë të një procedure të vetme aplikimi (one-stop-shop) kryhen njëkohësisht regjistrimi në instancat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, në Inspektoratin e Punës, si edhe regjistrimin e taksave në nivel kombëtar dhe vendor (bashkiak).

Nëpërmjet portalit të informacionit të ngritur nga QKR (www.qkr.gov.al), të gjithë qytetarët dhe bizneset mund të ndërveprojnë për të marrë shërbime të shumta. Disa nga shërbimet e ofruara nga ky portal informacioni online për publikun janë:

‐ Rezervimi i emrit të një biznesi;

‐ Qasje e lirë e publikut në informacionin e Regjistrit Tregtar (Regjistri Tregtar mban të dhënat për të gjitha tipat e entiteteve të biznesit në një bazë të dhënash unike, të vetme dhe uniforme);

‐ Shfletim i librarisë së bizneseve që kanë mungesë të dhënash, bizneset e çregjistruar, etj;

‐ Kërkim sipas emrit të subjektit, personit, vendndodhjes;

‐ Kontroll i gjendjes së aplikimit;

‐ Shkarkimi i formularëve të nevojshëm për regjistrim;

‐ Manuale përdorimi për të gjitha procedurat që mbulon QKR.

Sistemi i funksionimit të brendshëm institucional të QKR, bazohet mbi konceptin që çdo informacion hyn, përpunohet dhe del vetëm nëpërmjet këtij sistemi. Tashmë çdo veprim mund të kryhet brenda këtij sistemi, duke nisur që nga aplikimi për regjistrimin/ndryshimin e të dhënave të

Page 114: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

113 | F a q e

bizneseve pranë sportelistit, tek oficerët e tjerë ndërmjetës që shqyrtojnë aplikimin, e sërish tek sportelisti. Çdo informacion kalon nëpërmjet sistemit, duke shkurtuar kohën e procedurave dhe duke rritur efikasitetin e punës.

Pika e fortë e portalit të QKR qëndron në mbajtjen e informacionit të bizneseve në një vend të centralizuar. Çdo institucion tjetër që duhet të furnizohet me të dhëna nga QKR, ka krijuar ndërlidhje që funksionojnë tashmë për të marrë informacion të përditësuar. QKL - Qendra Kombëtare e Licencimit

Në vitin 2009 u ngrit Qendra Kombëtare e Licencimit, e cila lehtëson maksimalisht procedurat për marrjen e lejeve apo licencave nga biznesi. Procedura e Licencimit do të mundësohet edhe online, duke realizuar një hap të rëndësishëm progresi për biznesin elektronik.

Portali online i QKL (www.qkl.gov.al) ofron disa shërbime për publikun, si:

‐ Kontroll i gjendjes së aplikimit për licencim;

‐ Akses i Regjistrit të licencave dhe lejeve;

‐ Akses i Regjistrit të aplikimeve;

‐ Shkarkimi i formularëve të nevojshëm për aplikim;

‐ Manuale përdorimi për të gjitha procedurat që mbulon QKL APP - Agjencia e Prokurimit Publik

Sipas përvojave më të mira evropiane vizioni për prokurimet publike është që deri në vitin 2013 të gjitha prokurimet publike të bëhen elektronikisht. Sistemi online i APP mundëson transaksione të sigurta ndërmjet institucioneve publike shqiptare dhe komunitetit kombëtar e ndërkombëtar të biznesit. Sistemi ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas e transparent të të gjithë dokumenteve që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit. Shërbimet që ofron portali online i APP (www.app.gov.al) janë:

Publikimi i tenderave;

Buletini i Prokurimit Publik;

Page 115: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

114 | F a q e

Qasje e dokumentacionit tenderues;

Shfletimi i Regjistrit të tenderave, fituesve dhe lidhjeve të kontratave;

Informacion dhe publikime të njoftimeve të ndryshme.

DPT - Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Deklarimi elektronik i tatimeve nisi funksionimin në vitin 2010 duke sjellë një reduktim të ndjeshëm të kostove administrative si në kohë ashtu edhe në burime njerëzore, duke reduktuar numrin e vizitave në zyrat e tatimeve. Tashmë të gjithë tatimpaguesit në të gjithë Shqipërinë kanë mundësinë të deklarojnë elektronikisht detyrimet e tyre tatimore. Deklaratat tatimore mund të plotësohen në kompjuter dhe t’i dorëzohen nëpërmjet internetit. Për të mbyllur pagesën, qytetarët kanë mundësinë që të bëjnë pagesën elektronike nëpërmjet sistemit e-banking, ose mund të shkojnë në bankë për të bërë veprimet e nevojshme.

Sistemi i deklarimit elektronik bën të mundur deklarimin nëpërmjet internetit të: Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, Tatimit të fitimit, i cili përfshin si Parapagesën mujore ashtu dhe Deklarimin vjetor, si dhe të Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Deklarimi elektronik i tatimeve përmes portalit të informacionit në internet të DPT-së është i lehtë. Deklaruesit duhet të kenë një kompjuter, lidhje me internetin, si dhe fjalëkalimin për të hyrë në sistem. Për t’u pajisur me fjalëkalim për të hyrë për të herë të parë në sistemin e deklarimit elektronik, mjafton të paraqitesh në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku është i regjistruar biznesi.

Të gjitha komunikimet që kryhen në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve janë të enkriptuara në bazë të standardeve ndërkombëtare. Informacioni që futet në këtë sistem është i njëjtë me atë të dërguar në mënyrën tradicionale me shkresa, por niveli i sigurisë është shumë më i lartë. Formati i deklaratave tatimore që plotësohen nëpërmjet internetit është i njëjtë me formatin e deklaratave në letër dhe është ai i miratuar me ligj. Për më tepër, të gjitha veprimet që kryhen lënë gjurmë dhe mund të kontrollohen në çdo kohë.

Tatimpaguesit që kanë deklaruar dhe paguar elektronikisht detyrimet e tyre, kanë mundësinë të shohin historikun e veprimeve që ata kanë kryer nëpërmjet dosjes së tyre elektronike tatimore. Ata gjithashtu mund të marrin konfirmimin e pagesës së detyrimeve të tyre brenda 24 orëve.

Page 116: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

115 | F a q e

Portali online i informacionit për DPT (www.tatime.gov.al) ofron një sërë lehtësish për bizneset sot, si:

Shkarkimi i deklaratave elektronike, formularëve dhe modeleve të dokumenteve tatimore;

Deklarimi elektronik i tatimeve;

Deklarimi elektronik i të ardhurave personale;

Gjenerimi i urdhërpagesave;

Kalendari tatimor;

Shfletimi i legjislacionit tatimor në fuqi, vendimeve dhe memorandumeve;

Shfletimi i fjalorit tatimor. Përfitimi i bizneseve

Kapërcimi i disa hapave burokratikë, eliminimi i pritjes në radha për marrjen e një shërbimi të thjeshtë, rritja e saktësisë së transferimit të të dhënave dhe informacioneve të ndryshme, ka sjellë efiçencë më të lartë në të gjithë procesin e biznesit.

Zinxhiri i operacioneve ditore/mujore të bizneseve plotësohet tashmë edhe nga Internet Banking, ku shumë veprime bankare mund të kryhen pa lëvizur nga zyrat. Disa vite më parë faktori kosto-përfitim ishte pengesa kryesore për Internet Banking në Shqipëri, pasi numri i vogël i klientëve që përdornin këtë shërbim nuk e justifikonte koston e madhe të ndërtimit dhe mirëmbajtjes se infrastrukturës. Përdorimi i Internet Banking në Shqipëri është në rritje, sipas Bankës së Shqipërisë, duke regjistruar rreth 27.000 individë dhe biznese në vitin 2011, dyfish i numrit në vitin 2008. Në vitin 2011, bankat në Shqipëri raportuan 166.000 transaksione bankare me internet në një total prej 90.3 bilion lekë. KONKLUZIONE

Nga ky punim, u evidentua se e-Government ndihmon që shërbimet publike të jenë më efektive dhe më të lehta për tu arritur nga qytetarët, bizneset dhe qeveria nëpërmjet portaleve të informacionit.

Si një eksperiencë krejtësisht e re për Shqipërinë, ndërtimi i portaleve të informacionit nuk ishte i lehtë, madje shpeshherë është shoqëruar me

Page 117: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

116 | F a q e

shkelje të afateve. Disa nga problematikat e ndeshura ishin mungesa e infrastrukturës, mungesa e edukimit të administratës publike në Teknologji Informacioni, si dhe mungesa e kërkesave të qarta nga ana e institucioneve në fjalë. Sot numërohen me dhjetëra projekte të realizuara me sukses që kanë gjetur aplikim të gjerë në publik dhe tashmë janë kthyer në komponentë të pazëvendësueshme të punës së përditshme.

Përfitimet e arritura nga aplikimi i qeverisjes elektronike nëpërmjet portaleve të informacionit janë të shumta, por për biznesin këto të fundit janë më të dukshme. Kapërcimi i disa hapave burokratikë, eliminimi i pritjes në radha për marrjen e një shërbimi të thjeshtë, rritja e saktësisë së transferimit të të dhënave dhe informacioneve të ndryshme, ka sjellë efiçencë më të lartë në të gjithë proceset e biznesit.

Mirënjohje Autori i këtij punimi shpreh mirënjohjen për drejtuesit e kompanisë që ka marrë pjesë në disa nga projektet më të mëdha të qeverisjes elektronike si edhe drejtuesit e institucioneve publike, që ndanë eksperiencën e tyre në shërbim të këtij shkrimi.

Literatura: 1. European Commission Information Society ëebsite https://ec.europa.eu/digital-

agenda 2. Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013 3. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit website www.akshi.gov.al 4. Understanding E-Government in Europe Issues and Challenges, Paul G. Nixon,

Vassiliki N. Koutrakou, Rajash Rawal, 2010 5. The Future of Success, Robert B. Reich, 2001

BIOGRAFI E AUTORIT Iralda Mitro ka përfunduar studimet në Informatikë (2010) me titullin Master i Shkencave, pranë Universitetit të Tiranës. Që në vitet e para të studimeve ka ndjekur kurse të mirënjohura nga Microsoft dhe IBM, duke u certifikuar me titull Microsoft Certified Profesional ne vitin 2009. Në vitin 2011 merr një ndër titujt më prestigjioze ndërkombëtarë në fushën e menaxhimit të projekteve CAPM (Certified Associate in Project Management). Përvojat e punës nisin që në vitet e hershme, pranë një ndër kompanive më të njohura në vend, duke u kombinuar më pas me mësimdhënie dhe pozicione të tjera në menaxhimin e projekteve.

Page 118: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

117 | F a q e

PLANIFIKIMI I BURIMEVE TË NJË KOMPANIE Msc. Ermir CJAPI

Pedagog në Universitetin Planetar të Tiranës PËRMBAJTJA

Përmbledhje Hyrje Materiali dhe metoda e punës Rezultatet e punimi Diskutim

a. Çfarë është ERP-ja? b. Nevoja e ekzistencës së sistemit ERP c. Modulet e një sistemi ERP d. Avantazhet dhe disavantazhet e. Kostot e sistemit

Konkluzione Bibliografi Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE Vështrim përgjithshëm i temës Konkurrenca e ashpër ekzistuese në treg, nënkupton nevojën e një menaxhimi sa më të shpejt dhe performant në rastet kur volumi i të dhënave me të cilat punohet është shumë i madhe dhe sistemet klasike duket se janë të " vjetruara". Për këtë arsye lind nevoja e zgjidhjeve të cilat lejojnë përdorimin e shpejt të njohurive të nevojshme në procesin e përcaktimit inteligjent të vendimmarrjes. Programet për planifikimin e burimeve të një kompanie (ose ERP), janë projektuar për të qenë bërthama e një kompanie, tentojnë të integrohen në të gjitha departamentet në një sistem të vetëm informatik në mënyrë qe ky i fundit ti shërbej të gjitha nevojave te veçantë te secilit departament Qëllimi punimit Ky punim kishte si qëllim t’ju jepte një vështrim të përgjithshëm të sistemit ERP, rëndësinë që ka ai në ditët e sotme dhe arsyen pse duhet ta zgjidhnim një sistem të tillë për kompaninë tonë.

Page 119: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

118 | F a q e

Materiali dhe metodikat e punës Ky vëzhgim u krye mbi bazën e disa materialeve të autoreve te huaj. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Si konkluzion mund të themi se ERP-ja mbetet një nga sistemet informatike më të kërkuara në ditët e sotme për shumë kompani të mëdha të cilat kërkojnë të përmirësojnë aktivitetin e tyre.

Page 120: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

119 | F a q e

ENTERPRISE RESOURCE PLANNING Msc. Ermir CJAPI

Lecturer at Universiteti Planetar i Tiranës

CONTENTS 1. Summary 2. Introduction 3. Materials and work method 4. Results of work 5. Discussion

What is ERP? Needs for ERP existence Modules of ERP system Advantages and dizadvantages System costs

Conclusions Bibliography Authors biography

SUMMARY Strong competition in today’s market requires businesses to switch from an obsolete system and older management style to a much faster and more efficient way of doing things.

Programs for resource planning (ERP) are designed to allow companies with large volumes of data to combine all departments into one information system. It allows sharing of information to meet the needs of each department when making intelligent decisions that will affect the company now and in the future.

The purpose of this paper

This paper is intended to give you an overview of the ERP system, the importance of it nowadays and why such a system would help our company.

Page 121: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

120 | F a q e

Material and working methodologies

This survey was conducted on the basis of some materials of foreign authors.

Results and main conclusion

In conclusion, you may say that ERP remains one of the required computer systems of today for many large companies that seek to enhance the quality and efficiency of their businesses

Page 122: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

121 | F a q e

Hyrje Një sistem ERP (Enterprise Resource Planning) përfaqëson një grup modulesh software me anë të të cilave arrihet integrimi i të gjitha informacioneve të disponueshme të një kompanie dhe ka si qëllim përmirësimin e burimeve të disponueshme të kësaj kompanie, lehtëson integrimin e të gjitha informacioneve të një ndërmarrje në një platformë unike dhe siguron transparencën e të dhënave në një kompani dhe të lehtësojë aksesin te të gjitha llojet e informacioneve të përdorshme në zhvillimin e aktiviteteve, siguron përmirësimin e produktivitetit dhe uljen e numrit të procedurave për realizimin e shërbimeve të ndërmarrjes. Përdorimi i një sistemi ERP zëvendëson një ose më shumë aplikacione të pavarura duke eliminuar nevojën e përdorimit të ndërfaqeve të jashtme, për të siguruar një marrëdhënie të mirë midis aplikacioneve. Kjo ndihmon në menaxhimin më të mirë të sipërmarrjes. Materiale dhe Metoda e punës Për realizimin e këtij punimi unë jam mbështetur në literaturën që ekziston për këtë qëllim dhe mbi këtë bazë kam bërë kërkime dhe më tej duke grumbulluar të dhëna, shifra dhe informacione nga burime primare kam shkruar draftin e parë të studimit. Më tej draftit të parë i kam bërë disa rishikime dhe me shkrimin e variantit përfundimtar kam nxjerrë konkluzionet përkatëse. Rezultatet e punimit Projektimi i një produkti informatik i cili t’i përgjigjët të gjitha nevojave realizohet nëpërmjet ERP që kombinon të gjitha këto në një program të vetëm informatik i konjektuar në një bazë të dhënash të përbashkëta në mënyrë që komunikimi midis departamenteve të jetë më i lehtë dhe ky sistem ka si qëllim të përmirësojë aktivitetet e etapës ndërmjet marrjes së porosisë nga një klient dhe lëshimit të futurave të porosisë siç është pagesa e saj e njohur me emrin “Fulfillment proces”. Për këtë arsye ERP ndryshe quhet dhe "buck-office software". Kjo kërkon zbatim të saktë të sistemit për të ulur sa më shumë kostot e kompanive dhe për të përshpejtuar procesin e kalimit të një porosie të marrë nga një klient në faturën përkatëse. Avantazhet e ERP janë, ulja ndjeshëm e kohës së përpunimit të një porosie, punonjësit e çdo departamenti kane akses në informacionet që janë të njëjta për të gjithë dhe që mund t’i shikojnë ose dhe modifikojnë në varësi të nevojave, në çdo moment mund të verifikohet gjendja deri ku ka arritur porosia, administrohen me thjesht strukturat e ndërlikuara, etj.

Page 123: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

122 | F a q e

DISKUTIM Çfarë është ERP-ja

Një sistem ERP (Enterprise Resource Planning) përfaqëson një grup modulesh software me anë të të cilave arrihet integrimi i të gjitha informacioneve të disponueshme të një kompanie dhe ka si qëllim përmirësimin e burimeve të disponueshme të kësaj kompanie.

Sistemi ERP është një instrument software i cili lehtëson integrimin e të gjitha informacioneve të një ndërmarrje në një platformë unike. Qëllimi i ERP është që të sigurojë transparencën e të dhënave në një kompani dhe të lehtësojë aksesin te të gjitha llojet e informacioneve të përdorshme në zhvillimin e aktiviteteve.

Nga ky këndvështrim, koncepti mund të ndahet nga ideja e një sistemi informatik.

Nga këndvështrimi software, ERP përfaqëson software-in e krijuar për menaxhimin e kompanive, ndihmon dhe kontrollon sistemin e menaxhimit ERP.

ERP vepron si një instrument që siguron përmirësimin e produktivitetit dhe uljen e numrit të procedurave për realizimin e shërbimeve të ndërmarrjes. Përdorimi i një sistemi ERP zëvendëson një ose më shumë aplikacione të pavarura duke eliminuar nevojën e përdorimit të ndërfaqeve të jashtme, për të siguruar një marrëdhënie të mirë midis aplikacioneve.

Nevoja e ekzistencës së sistemit ERP

Projektimi i një produkti informatik të vetëm i cili t’i përgjigjët të gjitha nevojave si: stafit të departamentit financiar, ashtu dhe atyre të burimeve njerëzore apo edhe departamentit të prodhimit nuk është aspak i lehtë sepse çdo departament ka sistemet e veta informatike të specializuara. Por ERP i kombinon të gjitha këto në një program të vetëm informatik i konjektuar në një bazë të dhënash të përbashkëta në mënyrë që komunikimi midis departamenteve të jetë më i lehtë.

Për të ilustruar rëndësinë e programeve ERP sjellim shembull një rast ku tregohet se çfarë ndodh kur mungon ERP-ja, duke e krahasuar më pas me rastin e ekzistencës së ERP-së.

P.sh., porosia e një klienti, edhe kur merret në mënyrë elektronike, ajo

Page 124: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

123 | F a q e

duhet të kalojë nga një inbox në një tjetër në shumë zyra duke krijuar në këtë mënyrë vonesa ose në rastin më të keq humbjen e saj. Gjithashtu, një punonjës i një kompanie nuk mund të përcaktojë saktësisht në cilën fazë ndodhet porosia në një moment të caktuar, sepse një punonjës i departamentit të financave nuk ka se si të hyjë në sistemin informatik të të dhënave të magazinës. Sistemi ERP zëvendëson programet e vjetra informatike siç janë, atë të ruajtjes së produktit, prodhimeve, financave, burimeve njerëzore me një program të vetëm të integruar i ndarë në disa module të cilat zëvendësojnë funksionet e programeve të vjetra. Çdo departament punon me programet e veta, por ndryshimi në rastin e ERP qëndron në lidhjen që kanë këto programe midis tyre duke bërë të mundur, p.sh., që financat të kenë akses në magazinë dhe të vërtetojnë nëse porosia është kryer me sukses.

Qëllimi i sistemeve ERP është të përmirësojë aktivitetet e etapës ndërmjet marrjes së porosisë nga një klient dhe lëshimit të futurave të porosisë siç është pagesa e saj e njohur me emrin fulfillment process. Për këtë arsye ERP ndryshe quhet dhe "buck-office software". Në momentin kur një punonjës i shërbimeve të marrëdhënieve me klientët akseson një porosi në sistemin informatik, ai do të ketë akses në të gjitha informacionet e nevojshme si:

Shuma maksimale që mund të blejë një klient, informacion i marrë nga departamenti i financave.

Gjithçka që ka ndodhur me porosinë e një klienti, informacion i marrë po nga departamenti financave.

Niveli i rezervave, i marre nga magazina e firmës;

Mundësitë për transport, nga moduli i logjistikës.

Në rastin kur sistemi ERP zbatohet saktë, ai mund të ulë ndjeshëm kostot e kompanisë dhe mund të përshpejtojë procesin e kalimit të një porosie të marrë nga një klient në faturën përkatëse. Sistem ERP mbulon të gjithë aktivitetet e një biznesi:

Administrimin e blerjeve;

Administrimin e rezervave;

Planifikimin e prodhimeve;

Administrimin e klientëve dhe furnizuesve;

Administrimin financiar dhe kontabilitet;

Page 125: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

124 | F a q e

Administrimin e qendrave të fitimit, i burimeve njerëzore, parkimeve etj.

Modulet e një sistemi ERP

ERP-të janë sisteme modulesh ku çdo fushë e aktivitetit të kompanisë mbulohet nga një aplikacion i specifikuar. Modulet e një sistemi ERP funksionojnë në mënyrë të integruar duke përdorur një bazë të dhënash të përbashkëta, por mund të funksionojnë edhe në mënyrë të pavarur. Mund të numërojmë disa kategori modulesh të cilat shërbejnë për administrimin sa më efikas të një ndërmarrjeje.

PRODHIMI, planifikimi dhe ndjekja hap pas hapi i prodhimit;

ADMINISTRIMI, përmirësimi i aktiviteteve të shitjes, shpërndarjes dhe faturat;

PAGESAT, llogaritja e pagave dhe menaxhimi i informacioneve në lidhje me punonjësit;

KONTABILITET, llogaritje;

FRM (Finance Resource Management), financat;

HRM (Houman Resource Management) menaxhimi i burime njerëzore;

Page 126: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

125 | F a q e

CRM (Customer Relationship Management) menaxhimi i marrëdhënieve me klientët;

SCM (Supply chain Mang) menaxhimi i marrëdhënieve me furnizuesit;

BI (Business Intelligence), raporte, analiza, prognoza.

Për shumicën e kompanive, rritja e fitimeve nuk është një detyrë aspak e lehtë. Ato përballen me një numër te madh vështirësish siç është konkurrenca globale, rezistenca në treg, mungesa e specialistëve, rregullat e reja legjislative dhe kërkesat për një performancë më të madhe nga ana e klientëve. Për t'ju përgjigjur këtyre problemeve, kompanitë duhet të kenë kapacitetin për të reaguar dhe t’i realizojnë aktivitetet në mënyrën sa më të shpejtë dhe efecientë nga këndvështrimi i shpenzimeve duke mos cenuar fitimet, transparencën dhe kontrollin e brendshëm.

Në këtë kontekst, kompanitë kanë nevojë për një sistem IT sa më fleksibël dhe të sigurt. Planifikimi e burimeve në një ndërmarrje (ERP) ka një rol të rëndësishëm në suksesin e kompanisë.

Avantazhet dhe disavantazhet Avantazhet kryesore janë:

Ulja ndjeshëm e kohës së përpunimit të një porosie. Duke patur parasysh se kjo bëhet automatikisht, është e qartë se koha që nevojitet është shumë herë më e vogël;

Page 127: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

126 | F a q e

Punonjësit e çdo departamenti kane akses në informacionet që janë të njëjta për të gjithë dhe që mund t’i shikojnë ose dhe modifikojnë në varësi të nevojave. P.sh. kur një departament e mbyll aktivitetin e tij në lidhje me një porosi, automatikisht kjo porosi i drejtohet departamentit të radhës;

Në çdo moment mund të verifikohet gjendja deri ku ka arritur porosia. Për këtë nevojitet konjektimi me sistemin ERP për të parë se në cilin departament ndodhet porosia në një moment të caktuar;

Në momentin kur përpunohen porositë e marra nga klientët, ERP sjell përfitime edhe për departamentet e tjera si ato të kontabilitetit dhe financave;

Administrohen me thjesht strukturat e ndërlikuara;

Përmirësohen burimet dhe aktivitetet të cilat kanë një rëndësi të veçantë për kompaninë;

Përmirësohen shërbimet e ofruara punonjësve dhe klientëve.

Në të njëjtën kohë ERP sjell dhe disavantazhe për më tepër atëherë kur sistemi nuk zbatohet saktë.

Kostot e sistemit ERP mund të jenë të konsiderueshme; Implementimi mund të jetë i vështirë dhe kërkon një kohë të gjatë.

Edhe pse shumë shitës të sistemit pretendojnë se implementimi zgjat midis 3-6 muaj, në të shumtën e rasteve zgjat një mesatare prej 1-3 vjet;

Në fillim mund të ulë ndjeshëm aktivitetin e kompanisë sepse punonjësit, të mësuar me programet e vjetra, kanë tashmë një program të ri informatik që sjell jo vetëm programe të reja, por edhe ndryshime në aktivitetin e tyre;

Implementimi i ERP-së do të thotë ndryshime të mëdha në mënyrën e të punuarit.

Duke parë të gjitha këto disavantazhe mund të japim një shpjegim se pse në shumë raste zbatimi i sistemit ERP nuk arrin qëllimet e kërkuara.

Kostot e sistemit Kostoja e zbatimit të një sistemi të integruar i llojit ERP është shumë e vështirë të parashikohen sepse ajo varet nga disa faktorë:

Numri i ndarjeve administrative dhe fizike që ka një kompani;

Page 128: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

127 | F a q e

Numri i moduleve që do të instalohen;

Puna e nevojshme për të integruar sistemet ekzistuese;

Dëshira që ka kompania për të kryer ndryshime;

Sa i komplikuar dëshirohet të jetë projekti.

Ekziston një rregull i pashkruar i përdorur nga shumë specialistë për të vlerësuar koston e përgjithshme të zbatimit të një sistemi ERP: shumëzimi i shifrës 6 me koston e licencës.

Para disa vitesh një firmë e njohur kërkimi MetaGroup Inc. realizoi një studim tregu për 63 kompani të llojeve te ndryshme dhe nga fusha të ndryshme, nga ato më të voglat deri te kompanitë gjigande për të zbuluar koston e përgjithshme të zbatimit të një sistemi ERP duke përfshirë kostot e pajisjeve hardware, licencat software, shërbimet profesionale dhe kostot e brendshme të firmës. Kostoja mesatare rezultoi të ishte 15 milionë USD, me e madhja 300 milionë USD dhe kostoja më e vogël 400.000 USD.

Edhe pse është e vështirë të arrish në disa përfundime duke u bazuar në një studim tregu, një gjë është e qartë: kostoja e zbatimit të ERP-së nuk është aspak e vogël, e kundërta, është shumë e madhe. Në zbatimin e ERP-së ekzistojnë dhe disa shpenzime "të fshehta" shumë të vështira për t’u parashikuar:

Përgatitja profesionale e punonjësve, zakonisht ky është faktori kryesor i cili nënvlerësohet ose nuk parashikohet siç duhet në momentin që krijohet buxheti për implementimin e ERP-së. Shpenzimet për përgatitjen janë të mëdha sepse punonjësit jo vetëm që duhet të familjarizohen, por duhet të mësojnë procedurat dhe proceset e reja.

Integrimi dhe testimi, krijimi dhe testimi i lidhjeve midis paketës ERP dhe komponentëve të tjerë software të implementuar më parë nga kompania përbën gjithashtu atë pjesë të cilën shumë nga specialistet e nënvlerësojnë në llogaritjen e shpenzimeve.

Shndërrimi i të dhënave, shumë prej të dhënave të ruajtura në sistemet e vjetra nuk janë të përdorshme në sistemin e ri klient-server dhe transformimet e tyre kushtojnë dhe hapin probleme të ndryshme praktike.

Pagesa e konsulentëve, kur zbatojmë ERP-në kemi nevojë të marrim shërbimet e konsulentëve dhe trajnimeve për punonjësit, shpenzimet në këtë rast kanë tendencë të rriten pa limit.

Page 129: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

128 | F a q e

Aktivitetet e ekipeve të zbatimit nuk përfundojnë asnjëherë, edhe pse shumë prej kompanive kanë tendencën që ta trajtojnë implementimin e sistemit ERP të njëjtë me projektet e tjera, në realitet kjo është e pamundur. Nuk është e mundur që pas instalimit të paketave software punonjësit të rikthehen në punën që bënin para implementimit. Për shkak se personat që kanë implementuar sistemin njohin çdo hollësi të procesit të shitjes ndonjëherë edhe më mirë sesa vetë punonjësit e departamentit të shitjes ose dhe procesin e prodhimit më mirë sesa punonjësit e departamentit përkatës, këta persona janë shumë me vlerë. Kompanitë nuk mund t’i lënë të largohen dhe të vazhdojnë punën që bënin më parë sepse ekzistojnë pas implementimit të ERP-së ka ende shumë për të bërë. Fatkeqësisht shumë pak kompani përfshijnë në buxhete shpenzimet për punën që duhet bërë pas implementimit të ERP-së.

Pritja e menjëhershme e përftimeve, një nga gabimet më të përhapura të kompanive është pritja e menjëhershme e rezultateve pas implementimit të ERP-së. Nga një studim i kryer, më shumë se 25 % e firmave kanë pasur ulje në performancën menjëherë pas implementimit të ERP-së për shkak të shumë ndryshimeve që përmendëm më lart. Përftimet shihen pas përdorimit të sistemit për një kohë të gjatë.

KONKLUZIONE

1. Projektimi i një produkti informatik të vetëm i cili t’i përgjigjët të gjitha nevojave si: stafit të departamentit financiar, ashtu dhe atyre të burimeve njerëzore apo edhe departamentit të prodhimit realizohet nëpërmjet ERP që kombinon të gjitha këto në një program të vetëm informatik i konjektuar në një bazë të dhënash të përbashkëta në mënyrë që komunikimi midis departamenteve të jetë më i lehtë.

2. Qëllimi i sistemeve ERP është të përmirësojë aktivitetet e etapës ndërmjet marrjes së porosisë nga një klient dhe lëshimit të futurave të porosisë siç është pagesa e saj e njohur me emrin fulfillment process. Për këtë arsye ERP ndryshe quhet dhe "buck-office software".

3. Në rastin kur sistemi ERP zbatohet saktë, ai mund të ulë ndjeshëm kostot e kompanisë dhe mund të përshpejtojë procesin e kalimit të

Page 130: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

129 | F a q e

një porosie të marrë nga një klient në faturën përkatëse.

4. Avantazhet e ERP janë, ulja ndjeshëm e kohës së përpunimit të një porosie, punonjësit e çdo departamenti kane akses në informacionet që janë të njëjta për të gjithë dhe që mund t’i shikojnë ose dhe modifikojnë në varësi të nevojave, në çdo moment mund të verifikohet gjendja deri ku ka arritur porosia, administrohen me thjesht strukturat e ndërlikuara, etj.

Literatura: 1. T. Anderegg, ERP: A-Z Implementer’s Guide For Success, Resource Publishing,

USA, 2000, f. 15-200 2. A. Vogel, I. Kimbell, mySAP ERP, Published by Wiley Publishing, Inc.,Indiana ,

2005, f. 10-35 3. D.Woods, J. Word, SAP NetWeaver, Published by Wiley Publishing, Inc.,Indiana,

2005, f. 5-15

BIOGRAFIA E AUTORIT Ermir Cjapi ka përfunduar studimet e larta për Informatikë, Piteshti, Rumani, 2008. Gjithashtu Master i Shkencave në Informatikë-Ekonomike, Bukureshti, Rumani 2010 dhe Master i Shkencave në Administrim Publik, Piteshti, Rumani, 2011. Është i certifikuar në SAP, Bukureshti, Rumani, 2010.

Page 131: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

130 | F a q e

MEKANIZMAT KRYESORE QË MUNDESOJNË TRANSMETIMIN MULTIKAST NË ARKITEKTURAT

NETWORK ON CHIP Msc.Ing. Lediona NISHANI

Lektore, Universitet Planetar i Tiranës

PËRMBAJTJA

Përmbledhje Hyrje Materialet dhe metodat Diskutim

1. Motivimi për mbështetjen hardware të transmetimit multicast 1.1 Protokollet e koherencës 1.2 Koherenca e bazuar në direktori 1.3 Koherenca me token-a 1.4 Protokolli Intel QPI

2. Topologjitë e rregullta: VCTM dhe RPM 2.1 Mekanizmi VCTM 2.2 Ruteri packet-switch

Konkluzione Bibliografi Biografi e autorit

PËRMBLEDHJE Vështrim përgjithshëm i temës NoC (Network-on-chip) janë propozuar si arkitekturat e përshtatshme për të ndërlidhur numrin e madh të core-ve procesues në një CMP (Chip Multi-processors). Studime të kohëve të fundit kanë treguar se me zhvillimin e aplikacioneve të shumëllojshme në një CMP, një pjesë e konsiderueshme e trafikut është i tipit multicast. Komunikimi one-to-many në NoC implementohej si transmetime të shumëfishta e të njëkohshme unicast, që rezultonin në trafik të tepruar paketash dhe ulje të performancës së rrjetit. Qëllimi punimit Qëllimi i këtij artikulli është pikërisht, studimi dhe krahasimi i mekanizmave, që janë gjetur për të mundësuar transmetimin multicast në arkitekturat NoC.

Page 132: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

131 | F a q e

Materiali dhe metodikat e punës Zgjidhja për rastet kur nën-rrjetet korresponduese, në të cilat hartohen aplikacionet, janë të çrregullta është algoritmi AL+RPM (Alternative Recursive Partitioning Multicasting). Situatat e deadlock-ut që hasen në transmetimet multicast zgjidhen me skemën hibride për virtualizim në nivel NoC. Të gjithë këta mekanizma krahasohen në lidhje me përmirësimet që sjellin në uljen e vonesës dhe në rritjen e performancës. Rezultatet dhe përfundimet kryesore Rezultatet tregojnë që ruteri RPM është më i shkallëzueshëm se VCTM për rrjete të mëdha. Nga ana tjetër, AL+RPM sjell zvogëlim më të madh të vonesës në rrjet në krahasim me dy përafrimet e para. Gjithashtu, skema hibride është e vetmja, që siguron rutim duke evituar deadlock-un. Si përfundim, artikulli mbyllet me rekomandimin për studime të mëtejshme në lidhje me përmirësimin e algoritmave dhe implementimin e tyre në çip, duke pasur parasysh kërkesat për performancë. Fjalë kyç: Arkitektura NoC (Network-on-chip), transmetimi Multicast

Page 133: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

132 | F a q e

MAIN MECHANISMS THAT ENABLE MULTICASTING IN NETWORK ON CHIP ARCHITECTURES

Msc.Ing. Lediona NISHANI

Lecturer at Universiteti Planetar i Tiranës

CONTENTS

Summary Introduction Materials and methods Discussion

1. Motivation for hardware supporting of Multicast Transmission 1.1 Protocolls of coherence 1.2 Coherence based on a directory 1.3 Token coherence 1.4 Intel QPI Protocoll

2. Regular topology : VCTM and RPM 2.1 VCTM Mechanisn 2.2 Packet-sëitch Router

Conclusions Reference Biography of the Author

SUMMARY General overview of the topic NOC (Network-on-chip) have been proposed as suitable architectures for interconnecting large number core processors in a CMP (Chip Multi-processors). Recent studies have shoën that with the development of multiple applications on a CMP, a significant proportion of traffic is of multicast type. One-to-many communication in NOC was implemented as multiple and simultaneous unicast broadcast, which resulted in excessive packet traffic and in the reduction of network performance. The purpose paper The purpose of this paper is to study and compare the mechanisms, which are found to enable multicast transmission in NOC architectures.

Page 134: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

133 | F a q e

Material and methods of work The solution for cases, when the corresponding sub-networks, in which the applications are mapped, are irregular, is the AL + RPM (Alternative Recursive Partitioning Multicasting) algorithm. The deadlock situations, which are encountered in multicast transmissions, are solved using the hybrid multicast deadlock-free scheme selected for virtualization at the NOC level. All these mechanisms are compared regarding the improvement they brig in reducing delays and increasing performance Results and main conclusions Results indicate that the router RPM is more scalable than VCTM for large networks. On the other hand, AL + RPM brings greater reduction in network delay compared to the first two approaches. Also, hybrid scheme is the only one, which provides routing to avoid deadlock. In conclusion, the article ends with recommendations for further studies concerning the improvement of algorithms and their implementation in the chip, taking into account the performance requirements Keyword: NOC (Network-on-chip), Multicast Transmission

Page 135: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

134 | F a q e

Hyrje Me zhvillimin e teknologjisë, numri i core-ve të integruar në një çip të vetëm do të vijë gjithmonë e në rritje. Në vitin 2015, mendohet të jetë 100 bilionë tranzistorë të integruar në stampa 300mm2. Arkitekturat NoC (Network-on-Chip) sigurojnë ndërlidhjen efikase midis numrit të madh të core-ve proçesues. Deri para pak kohësh supozohej se pjesa më e madhe e trafikut në CMP (Chip Multiprocessors) ishte e tipit unicast. Për këtë arsye, transmetimet multicast e broadcast nuk menaxhoheshin në mënyrën e duhur nga ruterat. Një mënyrë ishte realizimi i shumë transmetimeve të njëkohshme unicast, për të siguruar komunikimin drejt disa destinacioneve. Mirëpo, kjo rezultonte në tepricë paketash nga një burim i vetëm dhe ulte performancën e rrjetit. Me zhvillimin e aplikacioneve dhe modeleve të ndryshëm të programeve, komunikimet multicast janë të pranishëm në nivele të konsiderueshme. Si rrjedhim, janë propozuar disa mekanizma, që mbështesin transmetimin multicast në arkitekturat NoC. Materialet dhe metodat Materialet kryesore për realizimin e kësaj teme janë marrë nga autorët më të mirë të fushës kohët e fundit. Teknologjia po ecën me ritme shumë të shpejta dhe sot po kërkohet përherë e më shumë një ndërlidhje efikase midis numrit të madh të core-ve proçesues. Për të menaxhuar sa më mirë transmetimet multicast e broadcast nëpërmjet ruterave. Me zhvillimin e aplikacioneve dhe modeleve të ndryshëm të programeve, komunikimet multicast janë të pranishëm në nivele të konsiderueshme. Si rrjedhim, janë propozuar disa mekanizma, që mbështesin transmetimin multicast në arkitekturat NoC. Në këtë studim propozohen ruteri VCTM (Virtual Circuit Tree Multicasting), që siguron multicast në çip, pa shtuar overhead në pipeline-in e ruterit dhe RPM (Recursive Partitioning Multicast); një mekanizëm më i shkallëzueshëm dhe efikas për rrjete më të gjera. Diskutim

Gjatë projektimit të mekanizmave të tillë, duhet pasur parasysh që të sigurohet vonesë e vogël në rrjet dhe konsumim i ulët i fuqisë. Ndër skemat e para të propozuara do të përmendim ruterin VCTM (Virtual Circuit Tree Multicasting), që siguron multicast në çip, pa shtuar overhead në pipeline-in e ruterit. Ideja bazë është implementimi i një metode për ndërtimin e pemës multicast, që lehtëson kompleksitetin e rutimit.

Page 136: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

135 | F a q e

Llogaritja e rutimeve drejt shumë destinacioneve kryhet nga një tabelë kërkimi (lookup). VCTM suporton tri tipa paketash:

Unicast normal;

Unicast + setup, që dërgohen për të ndërtuar pemën multicast;

Multicast, që dërgohen pasi ka përfunduar pema.

Shtesat konsistojnë dhe në modifikimin e mikroarkitekturës dhe pipelineit të ruterit, pa ndikuar në trafikun unicast normal. Ndonëse, siguron transmetim të sigurt të paketave multicast, VCTM-ja ka disa probleme.

Së pari, duhet hapësirë shtesë për të ruajtur informacionin mbi pemën. Së dyti, dërgimi i paketave ‘unicast+setup’ për ndërtimin e pemës, sjell

vonesë. Së fundi, nëse ndryshon nyja burim, pema duhet të ndërtohet nga e para.

Si përmirësim, vjen ruteri RPM (Recursive Partitioning Multicast); një mekanizëm më i shkallëzueshëm dhe efikas për rrjete më të gjera. Në këtë rast, itinerari i rutimit llogaritet në varësi të vendndodhjeve të destinacioneve në rrjet. Më saktë, përcaktohen pikat ku do të replikohen paketat multicast. Rrjeti ndahet në tetë pjesë në mënyrë rekursive, në varësi të pozicionit të ruterit aktual.

Duke përdorur particionin e ri, nyja korrente llogarit portat e daljes e listën e destinacioneve të paketës dhe bën një kopje të paketës për çdo portë daljeje. Rezultatet e simulimit tregojnë se RPM në krahasim me VCTM, përmirëson vonesën mesatare të paketës me 50% dhe kursen 25% të fuqisë së link-ut e ruterit1.

Deri tani është supozuar se aplikacionet hartohen në nënrrjete të rregullta, që do të thotë se rutimi NoC bazohet në tabelat e rutimit. Në të vërtetë, rutimi multicast është më i komplikuar se kaq. Topologjia jo e rregullt kërkon virtualizim në nivel NoC, në mënyrë që një CMP i vetëm i bazuar në NoC, të sharohet nga shumë aplikacione, ku secili hartohet në nënrrjete të ndryshme. Gjithashtu, problem tjetër është fakti se nuk mund të parashikohet sjellja e komunikimit të aplikacionit. Është e pamundur të karakterizohen paraprakisht modelet e komunikimit midis core-ve në një nënrrjet. Në këto kushte, dy mekanizmat e mësipërm nuk mund të

1 Natalie Enright Jerger, Li-Shiuan Peh, Mikko Lipasti, “Virtual Circuit Tree Multicasting: A Case for On-Chip Hardëare Multicast Support”, 2008

Page 137: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

136 | F a q e

realizohen praktikisht. Për këtë arsye, u projektua një mekanizëm multicast efikas, që mbështet topologjitë e çrregullta pa ndihmën e tabelave të rutimit. Ky ruter i ri bazohet mbi algoritmin RPM dhe njihet si AL+RPM (Alternative Recursive Partitioning Multicasting). Strategjia e rutimit është e tillë:

Gjenden drejtimet output drejt të gjitha destinacioneve, duke përdorur algoritmin e ruterit RPM. Supozohet një topologji e rregullt mesh;

Për secilin drejtim dalës, kontrollohet një bit konektiviteti. Nëse është i vendosur, atëherë replikohet paketa dhe dërgohet në drejtimin output. Në të kundërt, përdoret një drejtim daljeje alternativ.

Rezultatet tregojnë se algoritmi siguron konsum të ulët të fuqisë dhe përmirëson në mënyrë të ndjeshme performancën e rrjetit.

Mekanizmat e mësipërm nuk japin siguri në evitimin e situatave të deadlock-ut, që janë problem kryesor në transmetimet multicast. Prandaj, propozohet skema hibride multicast e lirë nga deadlock-u, që ruton në mënyrë të ndryshme paketat multicast sipas përmasave. Paketat e përmasave të vogla rutohen me anë të buffer-imit e replikimit asinkron, kurse paketat e mëdha transmetohen nën kontrollin e një alokuesi qendror. Kjo skemë funksionon me supozimin se frekuenca e transmetimit të paketave multicast është e ulët; si në kohë, edhe në hapësirë.

Në pjesën tjetër të artikullit, seksioni 2 karakterizon trafikun për një grup arkitekturash dhe motivon kërkesën për mbështetje hardware të transmetimit multicast. Seksioni 3 trajton mekanizmat VCTM dhe RPM, për topologjitë e rregullta. Seksioni 4 krahason këto dy mekanizma me njëri-tjetrin. Në seksionin 5 përshkruhet dhe vlerësohet skema AL+RPM. Seksioni 6 merret me problemin e deadlock-ut dhe zgjidhjen me anë të skemës hibride. Si përfundim, seksioni 7 mbyll artikullin duke nxjerrë përfundime e rekomandime mbi përmirësimin e algoritmave dhe implementimin e tyre1.

1 Lei Wang, Yuho Jin, Hyungjun Kim, Eun Jung Kim, “Recursive Partitioning Multicast: A Bandwidth-Efficient Routing for Netëorks-On-Chip”, 2009

Page 138: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

137 | F a q e

1. Motivimi për mbështetjen hardware të transmetimit multicast

Disa propozime në kërkime të kohëve fundit mund të kërkojnë mbështetje hardware për multicast, me qëllim përmirësimin e performancës. Në këtë seksion, do të eksplorohen mundësitë brenda propozimeve aktuale për multicast. 1.1 Protokollet e koherencës

Në CMP-të e përdorimit të përgjithshëm, burimi më natyral i trafikut multicast, do të jenë mesazhet e gjeneruar nga protokolli i koherencës. Një pjesë e madhe e protokolleve të koherencës do të përfitojnë nga suporti hardware-ik i transmetimit multicast. 1.2 Koherenca e bazuar në direktori

Protokollet e bazuar në direktori zgjidhen në projektet e shkallëzuar për shkak të natyrës së komunikimit pikë-në-pikë. Protokollet e direktorisë dërgojnë kërkesa anulimi të shumëfishta nga një direktori e vetme tek nyjat që share-ojnë një bllok të vetëm. Këto anulime kërkojnë mbështetje hardware. Edhe pse nuk ndodhen domosdoshmërish në path-in kritik, këto kërkesa mund të jenë të shpeshta dhe konsumojnë fuqi e dëmtojnë performancën e kërkesave të tjera të rrjetit, që janë në path-in kritik. 1.3 Koherenca me token-a

Në protokollet e bazuara në broadcast, renditja është shpesh implicite nëpërmjet përdorimit të ndërlidhjeve tërësisht të rregullta. Për të përmirësuar shkallëzueshmërinë, në këtë rast hiqet supozimi implicit dhe përdoret numërimi i token-ave për të siguruar renditjen e duhur të kërkesave të koherencës. Një procesor duhet të mbajë të paktën një token për të lexuar një linjë cache dhe duhet t’i ketë të gjithë token-at për të shkruar në një linjë cache.

Transmetimi broadcast i këtyre token-ave mund të jetë arsye për bottleneck. Mungesa e funksionalitetit multicast në çip dëmton performancën. 1.3 Protokolli Intel QPI

Mbështet transmetim të parenditur broadcast midis nyjeve. Renditja njësoj si tek token-at, është hequr si funksion nga ndërlidhja e nyjeve.

Page 139: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

138 | F a q e

Broadcast ka aftësinë të transmetojë të dhëna të share-uara më shpejt se një protokoll direktorie. Megjithatë, me rritjen e numrit të nyjeve koherente ndërsa sistemi rritet, kostoja e broadcast në lidhje me vonesën, fuqinë dhe hapësirën bëhet penguese. Hardware-i multicast do të zvogëlonte vonesën dhe konsumimin e fuqisë të shoqëruar me broadcast në çip. 1.4 Protokolli AMD Opteron

Ky protokoll është projektuar për ruajtjen e koherencës midis çipeve në një sistem tradicional multiproçesorë. Kërkesat për koherencë dërgohen në një pikë qëndrore dhe më pas transmetohen broadcast tek të gjitha nyjet. Realizimi i këtij stili protokolli on-chip lidhet me performancën e siguruar nga ndërlidhja dhe mund të përmirësohet me multicast1.

Pa një mekanizëm efikas multicast, këto tipe protokollesh koherence nuk janë edhe aq të përdorshëm. Duke pasur parasysh numrin e madh të core-ve që janë të vlefshëm, është kritike mbështetja e komunikimeve one-to-many me vonesë të ulët. Sigurimi i mbështetjes hardware për multicast do të lehtësojë risitë në koherencën në çip. Thelbi është që arkitektura dhe protokolle të ndryshëm që kërkojnë mbështetje multicast kanë karakteristika të ndryshme. Një projektim i mirëmenduar ruteri multicast mund të performojë mirë në skenarë me kushte të ndryshme2. 2. Topologjitë e rregullta: VCTM dhe RPM

Komunikimi multicast është studiuar shumë në rrjetat kompjuterike dhe rrjeteve të ndërlidhjes. Megjithatë, për shkak të kufizimeve të fuqisë e zonës në NoC, suportimi i multicast në NoC kanë disa kërkesa të veçanta. Në veçanti, një skemë efikase përafrimi për NoC-et duhet të ketë vonesë të ulët rrjeti dhe konsum të ulët fuqie. Siç thamë, një përafrim shumë i thjeshtë është dërgimi i një pakete multicast, si shumë paketa multicast.

Zakonisht, ka dy tipa strategjish për rutimin multicast: ‘path-based’ dhe ‘tree-based’. Rutimi multicast ‘path-based’ konsiston në dorëzimin e paketës në secilin destinacion, sipas një path-i të caktuar njëri pas tjetrit. Është i thjeshtë në projektim, por mund të sjellë vonesë nëse nyjet janë të shpërndara.

1 Xiaohang Wang , Mei Yang, Yingtao Jiang , Peng Liu, “On an efficient NoC multicasting scheme in support of multiple applications running on irregular sub-networks”, 2010 2 P. Conway and B. Hughes, “The AMD Opteron Northbridge architecture, present and future”, 2007

Page 140: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

139 | F a q e

Rutimi multicast ‘tree-based’ ka të bëjë me dërgimin e paketave përgjatë një rruge të përbashkët sa të jetë e mundur dhe replikimi i paketave për një bashkësi nyjesh të caktuar, kur duhet. Dy mënyrat e rutimit që do të studiojmë më poshtë janë të tipit ‘tree-based’. Mekanizmi VCTM

Ndërtohet mbi hardëare-in e ruterit ekzistues dhe e zgjeron atë me tabelë kërkimi, që kryen llogaritjen për rutimin multicast. Për të thjeshtuar ndërtimin e rrugës, pemët multicast ndërtohen në mënyrë inkrementale. Fillimisht, vëzhgohet bashkësia fillestare e unicast-eve të shumëfishta dhe më pas ruhet informacioni i rutimit në tabelën e kërkimit. Ky përafrim eviton overhead-in që krijohet nga enkodimi i bashkësisë së destinacioneve multicast në mesazhin fillestar të Setup-it. Është i rëndësishëm fakti që trafiku unicast nuk ndikohet nga këto shtesa që i bëhen ruterit. Përpara se të vazhdohet me ruterin VCTM, do të sqarohet ndërtimi i ruterit bazë ‘packet-switched’. 2.1 Ruteri packet - switched

Në figurën 1 vërehet një ruter me 4 stade në pipeline.

Stadi i parë është shkrimi në bufer (BW - Buffer Write), kurse në stadin e dytë ndodh llogaritja e rutimit (RC - Routing Computation).

Në stadin e tretë, kryhen alokimi i kanalit virtual (VA - Virtual Channel Allocator) dhe alokimi i switch-it (SA - Switch Allocator). Fillimisht, stadi RC drejton një paketë në portën e duhur të ruterit duke kontrolluar adresën destinacion.

Më pas, stadi VA alokon një kanal virtual të vlefshëm të ruterit që u përcaktua nga RC. Stadi SA arbitron portat e inputit e outputit të ‘crossbar-it’dhe më pas flitet kalojnë ‘crossbar-in’ në stadin ST.

Në prezencën e ngarkesave të ulëta, përdoret spekulimi, që bashkon stadet VA dhe SA.

Në fund, fliti përshkon sëitch-in (ST - Switch Traversal). Secili stad në pipeline zë një cikël, që ndiqen nga një cikël tjetër për përshkimin e linjës (LT - Link Traversal) për tek ruteri tjetër. Kohët e fundit, përdoren sinjalet ‘lookahead’ për të shkurtuar pipeline në një stad të vetëm. Në fakt, në këtë rast arrihet të çohet pipeline deri në dy stade, si në figurë. Ndërkohë që fliti përshkon sëitch-in, dërgohet një sinjal lookahead për në ruterin tjetër, në mënyrë që të bëjë llogaritjen e rrugës. Në ciklin tjetër, kur fliti mbërrin, duhet të vazhdojë direkt me alokimin e switch-it.

Page 141: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

140 | F a q e

Shumë optimizime të ruterave, siç është spekulimi i kanaleve virtuale, janë efikase vetëm në rastin e ngarkesave të ulëta. Transmetime unicast të shumëfishta rrisin ngarkesën e rrjetit, edhe pse për pak dhe i bëjnë këto optimizime joefektive. Shumë mesazhe të tepërta mund të presin në kanalet virtuale për të njëjtën portë output.

Edhe në rastin e sistemeve relativisht të vogla, të rendit 16 nyje, unicast-et e shumëfishta mund të degradojnë performancën në mënyrë të ndjeshme. Performanca do të keqësohet më tej, për shkak të komunikimeve one-to-many ose one-to-all, ndërsa sistemet rriten duke përfshirë qindra nyje1 2. 2.2 Ruteri VCTM

Me VCTM, çdo multicast, fillimisht, formon një qark virtual që lidh burimin me bashkësinë e destinacioneve; i identifikuar nga një numër unik VCT. Në një përafrim ‘tree-based’, një multicast vazhdon përgjatë një path-i të përbashkët dhe degëzon mesazhin, kur duhet të arrihet një rutim minimal deri në destinacion. Sapo është krijuar një pemë multicast, paketat do të rutohen bazuar në numrin VCT në çdo ruter.

Fig.1 Stadet e pipeline-t në ruter

VCT të shumëfishta multipleksohen në kohë në linjat fizike. Megjithatë, ndryshe nga qarku virtual, në të cilin ruterat e ndërmjetëm kryejnë kontrollin e rrjedhës bazuar në qarqet virtualë dhe duke qenë se duhet të suportohen të gjitha qarqet virtualë, VCT përdoren vetëm për rutim.

1 Wemmin Hu, Hengzhu Liu, Botao Zhang, “A hybrid multicast deadlock-free scheme for virtualization at the NoC level”, 2011 2 J. Laudon and D. Lenoski, “The SGI Origin: a ccNUMA highly scalable server”, 1997

Page 142: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

141 | F a q e

Kanalet virtualë përdoren për kontrollin e rrjedhës në ruterat e ndërmjetëm, ku kanalet virtualë alokohen për çdo qark virtual në çdo hop.

Tabela e qarkut virtual ndahet midis nyjeve burim; numrat e qarqeve virtuale janë lokalë për çdo burim. Konkretisht, tabela e qarkut virtual ndahet në n tabela më të vogla, ku secilës i duhet një portë Read/write për akses, nga burimi i caktuar atij particioni.

Fig.1 Mikroarkitektura e ruterit VCTM

Një tabelë me 1024 hyrje VCT do të alokojë 64 hyrje për çdo nyje burim. Tregohet se përmirësime të dukshme të performancës mund të arrihen me numër më të vogël pemësh virtuale1.

Kufizimi i numrit të VCT-ve aktive kërkon që të ketë ripërdorim të bashkësive të destinacioneve. Të dhënat në figurën 4 tregojnë që ekziston një sasi ripërdorimi përgjatë të gjithë skenarëve. Protokollet e direktorive dhe rajoneve kanë më pak ripërdorim, sesa skenarët e tjerë. Megjithatë, kjo figurë errëson çdo komponent të përkohshëm ripërdorimi. Edhe sikur një numër i madh pemësh të preken përgjatë të gjithë ekzekutimit, këta skenarë e shohin përmirësimin tek ripërdorimi i përkohshëm i disa pemëve multicast.

1 M. M. K. Martin, M. D. Hill, and D. A. Wood, “Token coherence: Decoupling performance and correctness”, 2003

Page 143: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

142 | F a q e

VCTM suporton tre tipe të ndryshëm paketash: unicast normale, unicast + setup dhe multicast. Paketat normale unicast janë ekuivalente me ato që gjenden në ruterat tradicionalë ‘packet-sëitched’. Kurse, paketat unicast+setup dërgohen për të krijuar një pemë multicast dhe paketat multicast dërgohen, pasi krijohen pemët multicast. Figura tregon fushat e ndryshme të enkoduara në çdo paketë. Nëse paketa ëshë normale unicast, informacioni i rutimit lookahead enkodohet në fushën e katërt, në vend të numrit të qarkut virtual.

PERFUNDIME

1. Fokusi i kërkimit ishte mekanizmat që mundësojnë transmetimin multicast në arkitekturat NoC. Duke u nisur nga fakti që në aplikacione rrjeti aktuale si protokollet e direktorisë, protokollet e koherencës, një përqindje e konsiderueshme e trafikut është multicast; atëherë lind si detyrë mbështetja HW për multicast në çip. Karakteristikat e mekanizmave që u studiuan, ndryshuan në varësi të topologjisë për të cilën do të përdoreshin.

2. Për topologjinë e rregullt, skema e parë që studiohet është ruteri VCTM, që bazohet në ndërtimin e një qarku virtual të bazuar në pemët multicast. Evitohet dërgimi i paketave të tepërta si unicast të shumëfishta. Ruteri mundëson transmetim multicast të bazuar në tabela kërkimi, që konsumon fuqi dhe ka overhead në sipërfaqe. Megjithatë, VCTM mbetet ruteri i parë multicast për CMP të përdorimit të përgjithshëm, që ofron fleksibilitet dhe performancë në skenarë të ndryshëm trafiku. Vihet re se mekanizmat kanë ardhur gjithmonë e duke u përmirësuar, duke përfshirë sa më shumë skenarë të ndryshëm, në mënyrë që të sigurohet performancë e kënaqshme dhe overhead sa më i vogël. Gjithsesi, gjithmonë ka mundësi për përmirësime.

3. Në fakt, raporti vonesë rrjeti-throughput është një faktor kritik për shumë aplikacione dhe një reduktim i tij do të sjellë avantazhe edhe për protokolle të reja të koherencës.

Page 144: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

143 | F a q e

Literatura:

1. Natalie Enright Jerger, Li-Shiuan Peh, Mikko Lipasti, “Virtual Circuit Tree Multicasting: A Case for On - Chip Hardware Multicast Support”, 2008

2. Lei Wang, Yuho Jin, Hyungjun Kim, Eun Jung Kim, “Recursive Partitioning Multicast: A Bandwidth-Efficient Routing for Netëorks-On-Chip”, 2009

3. Xiaohang Wang, Mei Yang, Yingtao Jiang, Peng Liu, “On an efficient NoC multicasting scheme in support of multiple applications running on irregular sub-networks”, 2010

4. Wemmin Hu, Hengzhu Liu, Botao Zhang, “A hybrid multicast deadlock-free scheme for virtualization at the NoC level”, 2011

5. J. Laudon and D. Lenoski, “The SGI Origin: a ccNUMA highly scalable server”, 1997

6. M. M. K. Martin, M. D. Hill, and D. A. Wood, “Token coherence: Decoupling performance and correctness”, 2003

7. P. Conway and B. Hughes, “The AMD Opteron Northbridge architecture, present and future”, 2007

BIOGRAFI E AUTORIT Lediona Nishani ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, Dega Inxhinieri Telekomunikacioni në korrik të 2011 me titullin Master Shkencor ne Inxhinieri Telekomunikacioni. Ka punuar në pozicionin administratore serverash në kompaninë LAB 13, më pas si Network Solution në kompaninë A.E. Distribution. Aktualisht është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Planetar të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, në Departamentin e Inxhinierisë Elektronike. .

Page 145: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

144 | F a q e

Table of contects

POLITIKË EKONOMIKE

Prof Asoc. Dr. Bashkim ELBASANI Forecasts for fair policy-making from econometricians …………...................…… 5

AUDITIM - FINANCË - KONTABILITET

MsC. Dorina KLOSI European administrative space and the role of the audit for the provision of an effective control .......................................................................... 23 Dr Ferit Balla International financial system and hard currencies …………….…….........…….. 34

MANAXHIM BIZNESI - ZHVILLIM EKONOMIK

Msc Flora Nabolli The chaleges of the construction sector in Albania for the period 2005 - 2012 ……….................................................................................. 44 Dr Eva Hyna Agricultural cooperation societies and their impact on agricultural and rural development in Albania …………………………………...........….....…. 56 Msc, Dr Gentiana Qendro, Msc,Phd, Prof. Ass Ledjan Malaj, Msc, Dr Ela Hoti Law Implementation as an obligation to inform on medicinal products reimbursement list change ……………………………......…. 69 Dr. MBA, Msc, Enriko Ceko The role of SMEs in the economic development of Albania and the challenges for the period 2000 - 2012 ………………….........………….. 85

MANAXHIM SISTEMESH INFORMACIONI

Msc Iralda Mitro Application of information technology in e-governance through information portals …………………………………………...……....…… 105 Msc. Ermir Cjapi Company resource planning ……………………………...……...........…....……. 117 Lediona Nishani Main mechanisms that enable multicast transmission in network on-chip architectures. ………………………………................….......… 130

Page 146: Buletini Shkencor Kontabilitet Publik

145 | F a q e

SCIENTIFICBULLETIN OF PLANETAR UNIVERSITY OF TIRANA

EDITORIAL BOARD Prof. dr. L. MEMUSHI (Chief)

Prof. dr. E. LIKAJ

Research and Development Center of Education and Social Sciences

Prof. dr. E. MATO Dean of the Faculty of Education and Social Sciences

Prof.as.dr. B. PEÇI

Head of departament of Social Sciences

Dr. E. CEKO Head of Department of computing and engineering economics Sciences

K. DERVISHI

Administrative Coordinator

Dr. L. ZHEGU Department of Medical Sciences

Managed the paper: Agron Pullumbi

Graphic processing: Studio iShqip

ISSN 2227-7781 ©  The information in this bulletin is on the responsibility of the Planetar University of Tirana. All rights are reserved and may be authorized only by Planetar University of Tirana.

University Planetar of Tirana Address: “Budi” Street, 74/1, Tirana - ALBANIA,Tel: +355 42 452764;

E-Mail: [email protected]

Editing House “Fan Noli”, Tirana 2011