bibliobiblio revistË e bibliotekËs kombËtare dhe universitare tË kosovËs viti 5 † numri 1 †...

24
Biblio VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008 REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS S ALI B ASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë: LIBRI I PAVARËSISË, Prishtinë, 17 Shkurt 2008 - Dita e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, ka Fletët e Bardha, në të cilat do të shkruhet nga Dorë e Njerëzve që e jet- uan Çastin e Pavarësisë së Kosovës. Janë ftuar tri personalitetet udhëhe- qëse të institucioneve kryesore të Republikës së Kosovës, Presidenti - zotëri Sejdiu, Kryeministri - zotëri Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit - zotëri Krasniqi, që t’i shkruajnë fjalët e para të Kapitullit të Librit të Pavarësisë. Libri i Pavarësisë, po nis të shkruhet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës nga një pagjumësi ideale e njerëzve të Kosovës që e fituan Lirinë dhe të njerëzve të Shteteve të Botës që e ndih- muan Lirinë. Libri i Pavarësisë, do të ketë historinë e vet më të admirueshme dhe më sublime, mishëruar me Madhështinë e Hyjnores: Qëndresën, Lirinë, Lavdinë, Paqen, Nderimin, Bekimin, Lumturinë… Libri i Pavarësisë, do të shkruhet në gjuhën amtare dhe në gjuhët e popujve miq të Kosovës, duke i renditur Dorëshkrimet si Shkrime të Shenjta, të cilat burojnë nga Mendimet dhe Fjalët më të bukura. Libri i Pavarësisë, do të hyjë në librat më të çmueshëm të Kujtesës Kombëtare dhe të Kujtesës së Botës. Libri i Pavarësisë “do të udhëtojë” nëpër institucione, akademi, familje, per- sonalitete të Republikës së Kosovës; nëpër Ambasada të Shtetit të Kosovës; nëpër Shtetet e Botës dhe Diasporë. Udhë të Mbarë Librit të Pavarësisë! Prishtinë, 22 Shkurt 2008 LIBRI I PAVARËSISË FOTO: FERDI LIMANI

Upload: others

Post on 20-Jan-2021

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

BiblioVITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS

SALI BASHOTA

Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I PAVARËSISË, Prishtinë, 17Shkurt 2008 - Dita e Pavarësisë sëKosovës.

Dhe, ka Fletët e Bardha, në të cilat dotë shkruhet nga Dorë e Njerëzve që e jet-uan Çastin e Pavarësisë së Kosovës.

Janë ftuar tri personalitetet udhëhe-qëse të institucioneve kryesore tëRepublikës së Kosovës, Presidenti -zotëri Sejdiu, Kryeministri - zotëriThaçi dhe Kryetari i Kuvendit - zotëriKrasniqi, që t’i shkruajnë fjalët e para të

Kapitullit të Librit të Pavarësisë.

Libri i Pavarësisë, po nis të shkruhet nëBibliotekën Kombëtare dhe Universitaretë Kosovës nga një pagjumësi ideale enjerëzve të Kosovës që e fituan Lirinë dhetë njerëzve të Shteteve të Botës që e ndih-muan Lirinë.

Libri i Pavarësisë, do të ketë historinë evet më të admirueshme dhe më sublime,të mishëruar me Madhështinë eHyjnores: Qëndresën, Lirinë, Lavdinë,Paqen, Nderimin, Bekimin,Lumturinë…

Libri i Pavarësisë, do të shkruhet nëgjuhën amtare dhe në gjuhët e popujve

miq të Kosovës, duke i renditurDorëshkrimet si Shkrime të Shenjta, tëcilat burojnë nga Mendimet dhe Fjalëtmë të bukura.

Libri i Pavarësisë, do të hyjë në libratmë të çmueshëm të Kujtesës Kombëtaredhe të Kujtesës së Botës.

Libri i Pavarësisë “do të udhëtojë”nëpër institucione, akademi, familje, per-sonalitete të Republikës së Kosovës; nëpërAmbasada të Shtetit të Kosovës; nëpërShtetet e Botës dhe Diasporë.

Udhë të Mbarë Librit të Pavarësisë!

Prishtinë, 22 Shkurt 2008

LIBRI I PAVARËSISË

FOTO

: FE

RDI

LIM

ANI

Page 2: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

2

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

MANIFESTIM

Botues: BKUK • Kryeredaktor i botimeve: Prof. dr. Sali Bashota Kryeredaktor: Fazli GajrakuKëshilli redaktues: Besim Kokollari, Bukurije Haliti Realizimi kompjuterik: Extreme Studio Adresa: Sheshi “Hasan Prishtina”, p.n. PrishtinëTel: ++381 38 225-605, Fax: ++381 38 248-940 • e-mail: [email protected]

Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës dhe Ambasadae Shteteve të Bashkuara të Amerikësnë Prishtinë, organizojnë nga data 14deri më 19 prill 2008 - Edicionin egjashtë Java e Bibliotekës në Kosovë.

Manifestimi mbahet në Prishtinë,Prizren, Gjilan. Organizohen semi-nare, ligjërata, ekspozita, promovime,donacione, përurime.

Do të diskutohet për sistemin eautomatizuar bibliotekar, rolin e bib-liotekave digjitale, si të përdoretmënyra digjitale për ruajtjen dhe kata-logimin e librave, si dhe tema që lid-hen me kontekstin e zhvillimit të bib-liotekave në Kosovë.

Në Javën e Bibliotekës përurohetKëndi Amerikan, Biblioteka e Re eFakultetit të Filologjisë, dhe Projekti“Kujtesa e Kosovës”.

Organizohet Dita e Dhurimit tëLibrit, ku donatorët mund të ndihmo-jnë me materiale trashëgiminë kultur-ore e Kosovës.

Gjatë Javës, implementohet Sistemii Integruar Bibliotekar Aleph 500 nëBibliotekën Ndërkomunale “FanNoli” në Gjilan, nënshkruhet Akti i Rii Marrëveshjes së Bashkëpunimit mesBibliotekës Kombëtare dhe Univer -sitare të Kosovës dhe BibliotekësKombëtare të Shqipërisë; promovohetWeb-faqja e re e Bibliotekës Kom -bëtare dhe Universitare të Kosovës,

promovohet libri i Eqrem Çabejit, meshkrime të botuara për herë të parë, sidhe botime të Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës.

Në Javën e Bibliotekës në Kosovëmarrin pjesë përfaqësues të njohur tëshkencës dhe kulturës të Kosovës dheShqipërisë, ekspertë ndërkombëtarënga fusha e bibliotekarisë nga Shtetete Bashkuara të Amerikës dhe vendetë tjera, si dhe ekspertë vendës, tëcilët do të shkëmbejnë përvoja dheide të rëndësishme që shpalosin pro-jektet e të ardhmes së bibliotekave nëKosovë.

Java e Bibliotekës në Kosovë ështëngjarja me rëndësishme e vitit për kul-turën dhe bibliotekat në Kosovë.

Në këtë numër

Dita e bekuar e Kosovës ................................4

Libri i dëshmisë së jetës dhe fatit

tonë...................................................................5

Roli dhe misioni i librit dhe i bibliotekave

në dasporë .......................................................6

Marketingu i Marrëdhënieve me Publikun

dhe Biblioteka 2.0: Partneritet Strategjik.......8

Libri shqip në Kosovë (1944 - 1984)..........12

Etika e sjelljeve të bibliotekarëve që

merren me libra të rrallë, dorëshkrime

dhe koleksione të veçanta..........................16

BIBLIOTEKAKOMBËTARE

DHE UNIVERSITAREE KSOVËS

THE NATIONALAND UNIVERSITYLIBRARYOF KOSOVA

JAVA E BIBLIOTEKËSNË KOSOVË 2008

Page 3: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

3

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

PROMOVIM

Prishtinë, 22 shkurt 2008

Në Bibliotekën Kombëtare dheUniversitare të Kosovës, më 22shkurt 2008, është bërë pro-

movimi i Librit të Pavarësisë. Nëpërkushtimin për të shënuar dhe ruajturshenjat e kujtesës për Ditën e Shpalljes sëPavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008,Biblioteka Kombëtare dhe Universitare eKosovës, Rektorati i Universitetit tëPrishtinës dhe PEN-Qendra e Kosovës,kanë promovuar Librin e Pavarësisë,libër në të cilën do të ruhen gjurmët,shenjat, simbolet, mesazhet e njerëzve qëduan ta ruajnë e ta lënë në arkivin e këtijlibri rrëfenjën e vet për Pavarësinë eKosovës. Libri i Pavarësisë këtu e tashbëhet pjesë e trashëgimisë kulturore dhehistorike të Kosovës.

Në Promovimin e Librit të Pavarësisëmorën pjesë: Presidenti - Fatmir Sejdiu,Kryetar i Kuvendit - Jakup Krasniqi,Ministri i Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë - Enver Hoxhaj, deputetë tëKuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues tërëndësishëm të shkencës dhe të artit nëKosovë.

Në këtë manifestim, për konceptindhe funksionin e Librit të Pavarësisë,folën: drejtor i Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës - SaliBashota, rektori i Universitetit të

Prishtinës - Enver Hasani dhe kryetari iPEN-Qendrës së Kosovës - BasriÇapriqi.

Manifestimi është përshëndetur ngaPresidentit - Fatmir Sejdiu dhe Kryetarii Kuvendit - Jakup Krasniqi, të cilët mëpas i kanë shkruar fjalët e para në Librine Pavarësisë.

Në këtë solemnitet të promovimit tëLibrit të Pavarësisë, kanë lexuar nga kri-jimtaria e tyre letrare, shkrimtarët: AdemDemaçi, Rexhep Qosja, Din Mehmeti,

Flora Brovina, Ali Podrimja, SabriHamiti, Milazim Krasniqi.

Në këtë promovim, i kanë shkruarfjalët në Librin e Pavarësisë edhe disapërfaqësuesit më të njohur të shkencësdhe të kulturës në Kosovë.

Manifestimi i Librit të Pavarësisë,është përcjellë me një program të zgjed-hur artistik, në të cilin janë ekzekutuarpikë muzikore nga: Lule Elezi, AntonioGashi, Venera Mehmetagaj - Kajtazi, JetaÇitaku dhe Zana Abazi.

U promovua Libri i Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës - Fatmir Sejdiu, dukeshkruar fjalët e para në Librin e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës - JakupKrasniqi, duke shkruar fjalët në Libirn e Pavarësisë

Fjalët e para të shkruara në Librin e Pavarësisë

Page 4: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

4

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

PROMOVIM

ENVER HASANI*

Sot është dita e pestë e pavarësisësë Kosovës, dita e fillimit të njëjetë të re për të gjithë ne. Kjo

ditë dhe ditët në vijim, për ne janësikur ato ditët e fillimit të botës, kucdo gjë është e re, e bekuar nga Zoti,sepse gjenerata të tëra u rritëm nërobëri, nën dominimin dhe pushtetine të tjerëve. Gjeneratat që vijinë kurrënuk do të kuptojnë gëzimin tonë tësotëm dhe atmosferën që aktualishtmbretëron në cdo shtëpi, te cdo njeri,i rritur dhe fëmijë. Për ne që përjetu-am këto momente vërtet historike, 17shkurti i vitit 2008 paraqet ditë tëbekuar nga Zoti, për ata që vijnë pasnesh, krijimi i shtetit të Kosovës do tëjetë si dicka normale, sepse do tërriten në shtet të pavarur dhe sovran,me identitet të qartë ndërkombëtar.Në ishim herë sllav e herë jugosllav, ekishim të vështirë t’ua sqaronim tëtjerëve jashtë se cfarë ishim dhe psekishim mbetur pa identitet tonin. Evështirë ishte, sepse bashkëbiseduesitishin njerëz të rritur në shtete dhe tëlumtur e në prosperitet.

Ne duhet të jemi koshientë përkëtë që u bë, jo vetëm sot, por edhe nëtë ardhmën. Tani e tutje ne futemi nëkonkurrencë me kombet e popujt etjerë të barabartë të bashkësisëndërkombëtare. Duhet të punojmëshumë dhe nuk duhet të shpenzojmëenergji me të kaluarën e hidhur tëvendit tonë. Luftën që e bëmë duhett’ua lëmë gjeneratave që vijinë për t’ushërbyer atyre si lajtmotiv për ecjepërpara dhe për zhvillim normal. Neduhet të synojmë që të arrijmë kom-bet e civilizuara dhe të trajtojmë tëtjerët ashtu sic kërkojnë standardet

civilizuese të botës që i takojmë.Bashkësitë e tjera etnike që jetojnë nëKosovë janë shtetas tanë, të këtijvendi, sic jemi dhe ne, dhe të tillëduhet të ndihen dhe të jenë pjesë ebarabartë e fatit tonë që na ka ndarëhistoria e Ballkanit. Zgjidhja e statusittë Kosovës tani nuk ka asnjë dyshimse do t’i qetësojë edhe të tjerët nërajon, kurse shoqërinë serbe,përkundër rezistencës aktuale, do tarikthejë kah vetvetja dhe kah progresi.Shoqëria serbe ka qenë kohë të gjatë epreokupuar me ne, ka shpenzuarenergji në ndërtimin dhe ruajtjen enjë miti jocivilizues, duke lënë palumturi , pa liri dhe jetë normale, si neashtu dhe veteveten. Serbët shumëshpejt do ta kuptojnë se në Ballkannuk ka kombe të mëdha dhe të vogla,spese të gjithë janë të njëjtë në peshëdhe se cdo mentalitet imperial vetëmsa dëmton bartësit e tij, heret e vonë.Mësimin që shoqëria serbë e ka marrëme Kosovën duhet ta mbajnë mend tëgjithë popujt e tjerë që synojnë hegje-

moni në Ballkan, sot dhe nesër.

Dija që prodhon shoqëria ballka-nike si tërësi, ka ardhur koha, qëduhet t’u shërbejë qëllimeve univer-sale njerëzore dhe të dalë nga kontek-sti i ngushtë ballkanik. Të gjitëhduhet të angazhohemi në institu-cionet që drejtojmë për universaliz-imin e dijes ballkanike, sepse vlerat eBallkanit si tërësi domosdo që kanëvlera universale. Këtij qëllimi zotohetse do t’i shërbejë edhe institucioni qëdrejtoj unë, në mënyrë që të gjithë sëbashku të gjejmë vendin si tëbarabartë në gjirin e familjes evro-atlantike të vendeve të lumtura.

Le të jetë Kosova njëmend shtet iqytetarëve të saj të barabartë, të gjithështetasve të saj.

Gëzuar Shtetin e ri të Kosovës!Lavdi atyre që punuan, vdiqën dhe usakrifikuan për Kosovën e sotme!

Prishtinë, 22 shkurt 2008

Dita e bekuar e Kosovës

* Enver Hasani është rektor i Universitetit të Prishtinës. Ky fjalim është mbajtur më 22 shkurt 2008, me rastin e promovimittë Librit të Pavarësisë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës

Enver Hasani, rektor i UP-së, në fjalimin promovues të Librit të Pavarësisë

Page 5: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

5

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

PROMOVIM

BASRI ÇAPRIQI*

Po mbyllim sot një libër tëvështirë, të rëndë, të shkruargjatë, një libër me shumë

vlerë për të gjithë ne. Ky libër që umbyll më 17 shkurt ruan brendanjërin nga kapitujt më tragjikë tërajonit të Ballkanit të shekullit tëkaluar, gjithë dhimbjen, gjithë lavd-inë, gjithë aktet e krimit dhe gjithëmadhështinë e humanitetit njerëzor,gjithë peshën e pushtimit po dhegjithë energjinë e kërkimit të lirisë.

Librin të cilin do ta cmojmëshumë si dëshminë më me vlerë tëjetës dhe fatit tone, nxitojmë tambyllim sa më parë. Nxiton tambyllë këtë libër kaq të rëndë edhei gjithë komuniteti i civilizuarbotëror. Këtë libër duan ta lënë tëhapur ata të cilët ideuan, projektu-an dhe zbatuan planet gjenocidaletë shfarosjes dhe dëbimit të popujvenë këtë pjesë të kontinentit tonë.Ky libër, që u mbyll më 17, shkurtka brenda një argument të hidhurpër racën e shkrimtarëve e qëmbetet të dëshmojë për një historimorbide të angazhimit të shkrim-tarëve në ideimin, projektimin dhehartimin e memorandumeve gjeno-cidale e që u paraprinë aksioneveushtarake në shfarosjen e popujveqë u takonin etnive të tjera. Nukmban mend historia e literaturësbotërore një angazhim kaq të gjerënë numër dhe kaq agresivë nëmjete, morbidë e johumanë tëshkrimtarëve, sa angazhimi ishkrimtarëve serbë në luftrat e fun-dit të këtij rajoni e posacerisht nënyjën e Kosovës. Do të mbetet njëkapitull i artë i këtij libri, roli

shumëvjecar i shkrimtarëve tëKosovës dhe gjithë inteligjencies sësaj për të gjetur rrugën e lirisë edheatëherë kur ajo dukej e pamundur,për të ruajtur besimin e këtij popul-li te një ditë e madhe që do të vijëedhe atëherë kur ajo dukej gati epamundur dhe për të ruajtur vlerëne fjalës humane si gjënë më tështrenjtë në një ambient terrori kurajo gati ishte e pamundur. Kjo ështënjë vlerë me të cilën ky vendpasuron thesarin human dhe civi-lizimin e kontinentit që i përket.

Zonja dhe zotërinj,Po hapim sot këtë libër të madh

në këtë tempull të dijes, të kulturës

e të civilizimit. Nisim të shkruajmëkëtë libër të madh që do të mbetet ihapur gjatë e ku do të shkruhet njëhistori tjetër e këtij vendi, histori epaqës, e prosperitetit, e integrimevetë mëdha, e barazisë së njerëzve esidomos e gjuhës humane dhemesazheve të paqes.

Z. Pesident i RepublikësZ. Kryeministër i shtetitBëjeni të pamundurën që ky

shtet i ri e i pavarur të jetë hapësirëe mjaftueshme për paqe, për jetëdhe lumturi të të gjithë njerëzve.Po nisim një libër të ri dhe duhet tashkruajmë bukur.

Prishtinë, më 22. 02. 2008

Libri i dëshmisë së jetës dhe fatit tonë

* Basri Çapriqi është kryetar i PEN Qendrës së Kosovës. Ky fjalim është mbajtur më 22 shkurt 2008, me rastin e

promovimit të Librit të Pavarësisë në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës

Basri Çapriqi, kryetar i PEN-Qendrës së Kosovës, në fjalimin promovues të Librittë Pavarësisë

Page 6: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

6

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

BIBLIOTEKA

PROF. DR. SALI BASHOTA

1. Duke e shikuar në rrafshin his-

torik, Diaspora Shqiptare ka luajturnjë rol shumë të rëndësishëm nëinicimin, zhvillimin dhe funksional-izimin e vetëdijes kombëtare dhe tëçështjes shqiptare në përgjithësi,pikërisht me aktivizimin e poten-cialit intelektual.

Gjithsesi, kolonitë shqiptare nëshekullin XIX, veçanërisht në qen-drat e Turqisë, Rumanisë, Bullgarisëetj., e sidomos Kolonia e Arbëreshëvetë Italisë , e më vonë edhe Kolonia eShqiptarëve të Amerikës, ndër tëtjera, i kanë projektuar idetënacionale, edukative , kulturore etj.,duke u bërë qendra të fuqishme kul-turore, në radhë të parë, për të sensi-bilizuar çështjen shqiptare dhe fatin ekombit, pikërisht përmes fushës sëbotimeve- librit dhe gazetave, tëbotuara në gjuhën shqipe, por edhenë gjuhë të mëdha botërore.

Në fund të shekullit XX dhe nëmileniumin e ri, roli dhe misioni ilibrit shqip në diasporë, ndryshonesencialisht, duke e ditur faktin seteknologjia moderne e komunikimitofron një vizion tjetër në mënyrën eshfrytëzimit të burimeve e informa-cioneve dhe të vënies së kontakteveme librin, si dhe për faktin tjetër sendihet mungesa e literaturës shqipenë diasporë.

Për të realizuar në mënyrë sa mëefikase ofrimin e informacioneve përkomunitetin shqiptar, i cili jetonjashtë atdheut të vet, bibliotekatmund të kryejnë funksione shumë tërëndësishme, duke u bërë njëkohë-

sisht qendra edukative, kulturore apoqendra të informacionit dhe gjithsesi,ura ndërlidhëse mes popujve, kultur-ave e qytetërimeve të ndryshme.

2. Rolin dhe misionin më funksion-

al të organizimit të veprimtarisëedukative, mund të ketë një bib-liotekë e një komuniteti, siç ështërasti me komunitetin shqiptar, i cilika një pjesëmarrje të madhe të pop-ullsisë në një shtet, fjala vjen , siçështë Zvicra, ku shqiptarët për nganumri i popullsisë konsiderohen sikomuniteti i katërt në ketë vend.

Në këtë vit është themeluar bib-lioteka e parë shqiptare në Cyrih dhemund të jetë një model mjaft i mirëedhe për vende të tjera, se si do tëmund të funksiononte një bibliotekëpër lexuesit shqiptarë dhe çfarëmundësish do të ofronte ajo për për-doruesit e fondeve të saj, qoftë meofrimin e literaturës së kërkuar përshfrytëzim apo për rëndësinë eaktiviteteve që do t’i realizonte.

Në këtë drejtim mund të krijohetnjë perspektivë e re, pikë së pari, nëruajtjen dhe kultivimin e vleravenacionale, pikërisht përmes kursevepër gjuhën. Organizimi i kurseve tëshkrim-leximit në gjuhën amtare,por edhe në gjuhën e vendit ku jeto-jnë, si dhe aktivitetet e tjera mekarakter edukativ, mund të kenëndikim në vetëdijesimin e asaj pop-ullate, në një ambient apo mjedistjetër.

Pra, biblioteka, duke e kryer funk-sionin e qendrës së edukimit, ndër tëtjera, do të përfshinte aktivitete edheme karakter mësimor e dituror, pran-

daj koleksionet e saj do të mund tëshfrytëzoheshin për forma tëndryshme të edukimit, sidomos përmoshat më të reja. Prandaj, organizi-mi i veprimtarive me karakter eduka-tiv në biblioteka është shumëdobiprurës edhe në relacionin shkol-la-biblioteka, ku personeli i bib-liotekës dhe mësimdhënësit do t’ikoordinonin aktivitetet e tyre tëndryshme, në shërbim të lexuesve.

3. Në botë ekziston fenomeni i tillë,

ku bibliotekat shndërrohen në qen-dra të promovimit të kulturësnacionale dhe kulturave të tjera.Biblioteka Kombëtare dhe Univer -sitare e Kosovës dhe BibliotekaKombëtare e Shqipërisë, do të mundtë hartonin një strategji efikase, sa ipërket mënyrës së realizimit të pro-jekteve që kanë të bëjnë më njohjen,afirmimin, zhvillimin e kulturësnacionale, duke i prezantuar të arrit-urat e kulturës nacionale në Kosovëdhe Shqipëri e në viset tjerashqiptare, si dhe duke i prezantuar tëarriturat e kulturës nacionale në dias-porë.

Gjithsesi, biblioteka shqiptare nëdiasporë do të mund të luante roldobiprurës sa i përket afirmimit tëvlerave kombëtare përbrenda njëregjioni tjetër gjuhësor. Aktivitetetdo të përqendroheshin pikërisht nëafirmimin e vlerave të krijuesveshqiptarë që jetojnë në ato mjedise,duke i favorizuar vlerat kombëtare,por edhe konceptet civilizuese e kul-turore, si dhe format e integrimeve.

Organizimi i takimeve meshkrimtarë, ekspozitat, koncertet,

Roli dhe misioni i librit dhei bibliotekave në dasporë

Page 7: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

7BIBLIOTEKA

ligjëratat, debatet etj., do të krijoninmundësi për njohjen dhe afirmimine komuniteteve, pikërisht duke itërhequr edhe grupet e etnive tëndryshme, edhe aty ku ka diversitetekulturore, nacionale, fetare etj., përtë mbërritur në konstatimin se bib-lioteka është dhe duhet të jetë nëshërbim të çdo komuniteti.

4.Bibliotekat kudo në botë ofrojnë

informacione për komunitetet tëndryshme, jo rrallë, duke i përsh-tatur me kulturën dhe traditat e tyre.Madje, bibliotekat për të sjellë njëinformacion sa më efikas, në radhëtë parë, ofrojnë materiale për të lex-uar në gjuhën e tyre, pastaj në gjuhëtë tjera. Ekzistojnë shembuj nëshumë biblioteka evropiane eamerikane, ku bibliotekat ofrojnëbotime që kanë të bëjnë me të drej-tat e komuniteteve, për mundësitë eshkollimit, punësimit, për shënde-tësinë, biznesin etj., madje edhe përpërshtatjen e tyre kulturore në mje-disin e ri.

Kështu duke u bërë pika referuesetë kontaktit me komunitetin, bib-liotekat ofrojnë informacione prak-tike, duke krijuar faqe të internetit,ku përdoruesit do të kenë mundësitë informohen më të dhëna më tëshpejta dhe më të sakta.

5.Nga ky kënd i vështrimit, mund

të propozohen dy forma të funk-sionimit të bibliotekave me literaturëshqipe në diasporë. E para, atomund të jenë të veçanta dhe tëkarakterit privat dhe e dyta, atomund të jenë të integruara nëkuadrin e bibliotekave shtetërore apopublike, në shtetin ku jeton komu-niteti shqiptar. Funksioni i tyre do tëmund të jetë i dobishëm edhe nëseliteratura shqipe, fjala vjen, do tëmund të hynte brenda themelimit të

një Departamenti të Albanologjisë,në kuadrin e një biblioteke të atijvendi. Ky model është shumë funk-sional në disa shtete të Amerikës, poredhe të Evropës, sipas praktikave përkomunitete të ndryshme.

Mundësia më efikase e funk-sionimit dhe e jetëzgjatjes së bib-liotekave me literaturë shqipe, do tëishte nëse ato do të kenë mbështetjetë përhershme me fonde librash erevistash nga Kosova e Shqipëria,pastaj me mbështetje të biznesit tëshqiptarëve, në vendet ku jetojnë eveprojnë, si dhe me ndarjen efondeve nga qeveria e atij vendi.

Ideja për themelimin e bib-liotekave shqiptare në diasporëduhet të iniciohet nga vetë komu-niteti dhe të ketë mbështetje ngainstitucionet vendimmarrëse nëvendin ku jetojnë, por gjithsesi edhenga institucionet e Kosovës. Prandaj,Biblioteka Kombëtare dhe Univer -sitare e Kosovës në bashkëpunim meMinistrinë e Arsimit dhe meMinistrinë e Kulturës, është e gat-shme të kontribuojë në projekte tëtilla. Për më tepër themelimi dhezhvillimi i bibliotekave të tilla ,padyshim, do të mund të luante një rolmjaft të rëndësishëm në ofrimin ekulturave, në njohjen e qytetëri -meve, në shkëmbimin e përvojave.

Procesi i globalizmit mund t’izgjerojë komunikimet dhe afritë mespopujve apo herën tjetër mund t’ithellojë ndasitë, ndërsa faktorët kul-turorë kombëtarë, gjithsesi, thelbin evërtetë të vlerës e arrijnë në relacionendërkombëtare. Në këtë drejtim,biblioteka si portë e dijes, do tëkryente një funksion të rëndësishëmnë jetën shoqërore të një populli: meinformacionin, literaturën, shkëm-bimin e njohurive, zgjerimin dhepërhapjen e dijes etj.

Shtrohet pyetja: Cili do të ishtefunksioni i një biblioteke me liter-

aturë shqipe në diasporë?Gjithsesi, funksioni kryesor i saj

do të ishte edukimi i nxënësve, i stu-dentëve apo dhënia e informacion-eve me rëndësi për përdoruesit e saj,apo fundja shpëtimi nga kulturimidhe asimilimi. Botimet e zgjedhuranga Kosova dhe Shqipëria, për tëcilat do të kishin kërkesa lexuesit ebibliotekave të tilla, duke u bërë siekzemplar i detyrueshëm, gjithsesi,do të ndikonin në një ndërlidhje mëtë fuqishme me atdheun, pra megjuhën, historinë, kulturën, traditënetj.

Në këtë drejtim, do të ishte njëprojekt shumë i rëndësishëm dhe inevojshëm themelimi i bibliotekavetë pavarura në diasporë, pikërisht nëqytetet e atyre shteteve ku prania ekomunitetit shqiptar është më emadhe, natyrisht duke e organizuardhe funksionalizuar edhe një rrjetefikas të shpërndarjes së librit mevlerë. Kontributi i institucionevearsimore dhe kulturore të Kosovës,gjithsesi, do të ndikonte në realiz-imin sa më të shpejtë të iniciativës sëtillë me rezultate konkrete.

Shkollat shqipe me mësim plotë-sues në diasporë, gjithsesi, do tëmund të kryenin një rol shumë tërëndësishëm në ruajtjen e gjuhës, nëkultivimin e traditave, në afirmimine vlerave kombëtare, për të krijuargjenerata të suksesshme, të cilat do tëkontribuonin në shtetin ku jetojnë eveprojnë, por edhe për atdheun etyre. Në ato qytete ku janë mbyllurshkollat shqipe me mësim plotësues,është e nevojshme që përsëri tëhapen, ndërsa ato që janë duke funk-sionuar, është e domosdoshme që tëmbështeten në të gjitha drejtimet, qëfundja edhe libri shqip të bëhet pjesëe jetës së tyre.

(Fragment nga një punim më i gjatë)

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

Page 8: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

8

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

MARKETING

AIRA LEPIK

Aira Lepik është doktore eShkencave të Bibliotekarisë dhe tëInformacionit, profesoreshë e asocuarnë Departamentin e StudimeveInformative, si dhe shefe e StudimevePostdiplomike të Shkencave Shoqërorenë Universitetin e Tallinn-it, Estoni.

Ajo është përfaqësuese e Estonisë nëkomitete të ndryshme në nivelndërkombëtar në fushë të Bibliotekarisëdhe Shkenca të Informacionit. Ështëthemeluese e Këshillit për arsimim dok-torature të Shoqatës së UniversiteteveEvrop iane; anëtare e komitetit tëpërhershëm të Seksionit për Edukimdhe Aftësim të IFLA-s, si dhe anëtare eKëshillit Hulumtues të BibliotekësKombëtare të Letonisë.

Aira Lepik, gjithashtu është anëtaree bordit redaktues të revistës “Journalof Research in Reading” (Britani eMadhe) dhe “Informacijos mokslai”(Lituani).

Fusha e saj e studimit shtrihet nëMarketingun e shërbimeve të informa-cionit, Matja e performancës dhemenaxhmenti cilësor në bibliotekatakademike.

Ky shkrim ekskluziv është shkruar përrevistën BiblioLetra

HYRJE: MARKETINGU DHE SHKENCAT EBIBLIOTEKARISË DHE TË INFORMACIONIT

Koncepti i marketingut është sht-jelluar në literaturën profesionale tëShkencave të Bibliotekarisë dheInformacionit (SHBI) që prej viteve1970-ta. Parimet e marketingut upranuan që atëherë në këtë disiplinë,dhe se përmbledhje relevante anali-tike mund të gjenden nëpër bibli-ografi notuese, të cilat përmbajnëinformacione dytësore që prej asajkohe deri më 2002 (Norman, 1982,1989; Cox, 2000; Hamilton-Penn -ell, 2002; Owens, 2002).

Duke i analizuar botimet qëkishin të bënin me marketingun ebibliotekave në literaturën profesion-ale, M. Cox, në vitin 2000, identi-fikoi trendët vijuese:

Një rritje në vazhdim të integrim-it të marketingut dhe proceseve plan-ifikuese, theksim të nevojës përhulumtime të marketingut, një rritjenë përdorimin e metodave pro-aktivenë bibliotekari;

Një analizim të vazhdueshëm dhetë hollësishëm të koncepteve krye-sore të marketingut: bazat e mar-ketingut, analiza të marketingut dhemarrëdhënieve me publikun, rekla -m imet, elementet e përbashkëta dhetë ndryshme në komunikimin treg-tar;

Një përshtatje në rritje dhe jetësimtë metodave të marketingut të botëssë biznesit në proceset e marketinguttë bibliotekës;

Një analizim të përdorimit tëmjeteve dhe metodave të reja të mar-ketingut në zhvillimin e strategjive tëmarketingut të bibliotekave.

Pra, zbatimit i koncepteve të mar-ketingut në fushën e SHBI-së ofronnjë potencial të madh në zgjidhjen enjë varg çështjeve. Në veçanti, teoritëdhe metodat e marketingut i marrëd-hënieve me publikun, mund të ndih-mojë bibliotekat në zhvillimin e stra -tegjive të suksesshme për Bibliotekat2.0.

KONTRIBUT KONCEPTESH TË MARKETINGUTNË SHBI

Marketingu është identifikuar sinjë prej fushave kompetente merëndësi për profesionistët eShkencave të Bibliotekarisë dhe Info -rm a cionit, sipas shumë studimevedhe projekteve, si: PlanprogrametEvropiane në Shkencat e Biblio -tekarisë dhe Informacionit (Europ -ean Curricu lum Reflections onLibrary and Information ScienceEducation, 2005), Edukimi dheHulumtimi i Marketingut dheMenaxhmetit Cilësor në Biblioteka(Education and Research for Mark -eting and Quality Management inLibraries, 2002), Udhëzimet IFLA-spër Programet Arsimore e Profesi -onale të Biblito ekarisë/ Informa -cionit (Guidelines for ProfessionalLibrary/Information EducationalPrograms , 2000), etj.

Një rishikim i literaturës profe-sionale tregon qartë se konceptet dheteknikat e marketingut janë bërëtema me interes dhe çështje me tëcilat po merren profesionistët eSHBI-së, si për shembull: Gupta,Koonz, Massisimo, Savard (2006),Singh (2005), Walters (2004), deSaez (2002), Rowley (2001, 2006),Weingand (1998), - si dhe mësimd-

Marketingu i Marrëdhënieve me Publikun dheBiblioteka 2.0: Partneritet Strategjik

Page 9: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

9

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

MARKETING

hënësit e SHBI-së - për shembull:Mahesh, Gupta (2006), Webber(2002, 2006), Mittermeyer (2002,2006), Georgy, Lepik, Petuchovaite(2005), Bouthillier (2002), Savard(1988, 2000).

Ndërsa, pak libra mund të gjen-den si tërësi që i përkushtohen mar-ketingut në SHBI - ekzistojnë“udhëzues si të” për bibliotekarë, tëcilët ofrojnë udhëzime hap pas hapipër secilën fazë përfshirëse të pro-gramit të marketingut të bibliotekës(Siess 2003, Walters, 2004), si dheanaliza të thella, të cilat kanë përsynim të sigurojnë që profesionistët einformacionit dhe bibliotekarët t’ikuptojnë si duhet konceptet e mar-ketingut dhe të zbatimit të teknikavetë tij (de Saez 2002, Rowley 2006).

Literatura e marketingut në SHBIpasqyron një rritje të vazhdueshme tëstudimeve të fushës së marketingut.Nga fillimet e viteve 2000, studiuesitfilluan që t’u kushtonin vëmendjeçështjeve vijuese me interes studimi:qëndrimit të bibliotekarëve dhe pro-fesionistëve të informacionit karshimarketingut (Koonz, Rockwood2001), marketingut të brendshëm(Broady-Preston, Steel 2002), mar-ketingut të marrëdhënieve me pub-likun (Besant, Sharp 2000;Maycock, Weech 2007), orientimitdhe zhvillimit të një kulture të tregut(Singh 2004), marrëdhëniet me pub-likun (Marshall 2001). Literatura emarketingut në SHBI, po ashtu, tre-gon një zhvillim nga diskutimet epërgjithshme të mbështetura krye-sisht në aspekte funksionale të mar-ketingut, drejt hulumtimeve nëformë studimesh rasti të mbështetu-ra në literaturën e menaxhmentit eqë kanë të bëjnë më shumë me çësht-je strategjike. Megjithatë, nuk kastudime të cilat i përfshijnë prob-

lemet e dy këtyre sektorëve apostudime të cilat mbështeten në njëafat të gjatë kohor, si dhe nuk kandonjë studim meta-analizë të kësajnatyre në SHBI.

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I MARKETINGUTTË NDËRTIMIT TË MARRËDHËNIEVE

Definicioni më i njohur dhe më ipërdoruri i marketingut nga PhilipKotler thotë se: “Marketingu ështënjë analizë, planifikim, jetësim, dhekontroll i programeve të përpiluarapër të krijuar, ndërtuar dhe mirëm-bajtur shkëmbim marrëdhëniesh nëtë mirë të anasjelltë, me qëllim tëcaktuar, për të arritur objektivat e atijqë bën marketing” (Kotler,Andreasen 1991, 15). Marketingumund të shikohet ashtu siç e spikatHarmoni: “gjetja, diagnostifikimidhe përmbushja e nevojave të klien-telës relevante përmes shkëmbimit tëmarrëdhënieve në të mirë të anas-

jelltë, dhe duke arritur që këto tëkryhen më mirë se sa konkurrentët”(Harmon, 2002, 61). Që të dydefinicionet e përmendura theksojnëse marketingu është një shkëmbimmarrëdhëniesh, por nuk ka ndonjëidentifikim të qartë se çfarë marrëd-hëniesh fshihen pas këtyre shkëm-bimesh.

Marketingu i marrëdhënieve mepublikun është një formë e mar-ketingut që u zhvillua si kundër-përgjigje e drejtpërdrejtë marketingunë vitet e 1960-ta dhe doli në skenënë vitet e 1980-ta, në të cilën vihejtheks më i madh në ndërtimin emarrëdhënieve afatgjata me konsu -ma torët, se sa vihej theks në transak-sionet individuale. Përfshin një kup-tim të nevojave të konsumatorëvegjatë tërë ciklit të tyre të jetës.Thekson sigurimin e një varg pro-duktesh apo shërbimesh të konsuma-torëve ekzistues, sipas nevojës që atae kanë (Morgan dhe Hunt, 1994).

Page 10: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

10

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

MARKETING

Marketingu tradicional e ka vënëtheksin më shumë në nxënien të samë shumë konsumatorëve, mirëpomarketingu i marrëdhënieve mepublikun i ka vënë theks më tëveçantë rëndësisë së zhvillimit dhembështetjes së marrëdhënieve afatg-jata me konsumatorët ekzistues, dhemban qëndrimin se energjia dheburimet të përqendrohen në kul-tivimin e tyre (Grönroos, 1997).Grönroos paraqet një kornizë të mar-ketingut të marrëdhënieve me pub-likun, i cili në thelb ka një procesndërveprues, një proces komunikimitë planifikuar, i cili mbështetet ngalloje të ndryshme të mediave, dhe tënjë procesi që e paraqet konsuma-torin si vlerë si rezultat i marketingut

të marrëdhënieve me publikun(Grönroos 2000).

Në kontekstin e Shkencave tëBibliotekarisë dhe Informacionit(SHBI), përmes marketingut të mar-rëdhënieve me publikun vihet nëdukje se:

Bibliotekave u kërkohet të shkojnëpërtej nevojave, dëshirave dhe kërke-save të konsumatorëve të tyre, dhe seduhet të provojnë t’i përmbushin atome parashikime sa më të largëta qëështë e mundur (Singh, 2003);

Marketingu i marrëdhënieve mepublikun ofron të mira specifike përbibliotekat, dhe mund të zbatohet sinjë efekt i veçantë në marketingun e

shërbimeve të bib-liotekave digjitale(Henderson, 2005);

Bibliotekat duhett’i kanë parasysh sëpaku gjashtë marrëd-hënie dhe partner-itete: konsumatorin,tregun, tregun ebrendshëm, tregjetfurnizuese dhe aleate,tregun referal, tregjetrekrutuese dhe ato tëndikimit (Besant dheSharp, 2000).

Si rrjedhojë, përq -en drimi i marketin -gut të marrëdhënieveme publikun nuk katë bëjë vetëm të fitojëkonsumatorë përshkëmbime të njëan-shëm, por të mbajëdhe ndërtojë lidhjedomethënëse mekon s umatorët si the -mel për marrëdhënietë vazhdueshme dheafatgjata.

KONCEPTI I BIBLIOTEKËS 2.0

Rrethanat informative, në të cilatpo e kryejnë veprimtarinë bibliotekatsot, po ndryshojnë më shumë sekurrë më parë. Biblioteka bash kë -kohore 2.0 është një koncept shër-bimeve më ndryshe të bibliotekaveme orientim drejt përmbushjes sënevojave dhe pritjeve të përdoruesvetë saj. Brenda këtij kuptimi, bibliote-ka i ofron informacionet e saja kudodhe kurdo që i kërkon përdoruesi isaj, si dhe përpiqet t’i eliminojëpengesat në përdorimin e shfrytëz-imin e tyre. Biblioteka 2.0 mund tëshihet si një kundërpërgjigje e bib-liotekarëve karshi zhvillimevepërkatëse në Ueb 2.0, të atyre qëquhen softuer shoqëror, si dhe të njëambienti përplot informacione qëmund të shfrytëzohen përmeskanaleve më të lehta e të shpejta(Curran, Murray, Christian 2007).

Maness (2006) e përkufizon“Bibliotekën 2.0” si “zbatim tëteknologjive ndërvepruese, bashkëp -unuese dhe multi-mediale të uebit nëshërbimet dhe koleksionet e bib-liotekës të mbështetur në ueb”, dhesugjeron që ky përkufizim të për-doret nga bashkësia bibliotekare.Koncepti i Bibliotekës 2.0 u zhvilluaduke e analizuar si një ndryshim mepërdoruesin në qendër (Casey dheSavastinuk, 2006), të përqendruar nëshërbimet në ueb (Abram 2005), tëorientuar nga bashkësia virtuale mepërdoruesin në qendër (Maness2006), dhe si një koncept, i cilivepron në bazë të pritjeve të për-doruesit bashkëkohor.

Një studim i vonshëm i Maness-ittregon se koncepti i Bibliotekës 2.0mund të kuptohet po qe se ajo bib-liotekë i ka së paku katër elementethelbësore:

Page 11: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

11

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

MARKETING

E ka përdoruesin në qendër,Siguron përvojë multi-mediale,Është e pasur në aspektin shoqëror,Është inovacion i përbashkët

(Maness, 2006).

Habib e përkufizon Bibliotekën2.0 kësi lloji: “Biblioteka 2.0 paraqetnjë varg shërbimesh të bibliotekës tëpërpiluara t’i përmbushin nevojat epërdoruesve të motivuara drejtpër-drejt apo tërthorazi nga Ueb 2.0” .Edhe ky përkufizim shpjegon se Ueb2.0 nxit ndryshimet e nevojave tëpërdoruesve dhe të shërbimeve tëBibliotekës 2.0 që t’i plotësojë këtonevoja. Ky përkufizim përfshin zba-timin e të gjitha metodologjive tëUeb 2.0 dhe të teknologjive në bib-lioteka (Habib, 2006).

PËRFUNDIM

Marketingu nuk është një lëndë ere në Shkencat e Bibliotekarisë dhe tëInformacionit (SHBI), por se në tënjëjtën kohë mendohet se nuk shfry-tëzohet në shkallën e duhur.Marketingu është një metodë për t’ipërmbushur dispozitat kryesore tëmisionit të bibliotekës, planifikimete teknikat e ardhshme të saj.Konceptet e marketingut dhe mar-ketingu i marrëdhënieve me pub-likun, në veçanti, ofrojnë njëmundësi sfiduese për bibliotekat,veçanërisht për Bibliotekën 2.0 nëdrejtim të të kuptuari se si të zhvillo-hen strategji të suksesshme për part-neritet perspektiv. Duke e përmbyl-lur me fjalët e Crawford-it (2006), aithekson se “ekzistojnë së pakugjashtëdhjetë e dy pikëpamje dheshtatë definicione të ndryshme përBibliotekën 2.0, dhe... se mbani njësy në idetë dhe mjetet të cilat filluantë zhvillohen jashtë fushës së bib-liotekarisë - nëse nuk e keni bërë këtëderi më tash”.

REFERENCAT

Abram, S. (2005). Web 2.0 — huh?!library 2.0, librarian 2.0. InformationOutlook, 9 (12), 44-46.

Besant, L., Sharp, D. (2000).Libraries need relationship marketing.Information Outlook, 4 (3), 17-22.

Broady-Preston, J., Steel, L. (2002).Internal marketing strategies in LIS: astrategic management perspective.Library Management, 23 (6/7), 294-301.

Casey, M., Savastinuk, L. (2006).Library 2.0. LibraryJournal.com,September 1, Avalilable at:www.libraryjournal.com/article/CA6365200.html

Cox, M. (2000). Library marketingresearch trends – a survey: 1988-1999.Available at: http://www.clmc.org/Research/(20.12.2000).

Crawford, W. (2006). Library 2.0 and“Library 2.0”. Cites & Insights, 6 (2).Available at:http://citesandinsights.info/civ6i2.pdf

Curran, K., Murray, M., Christian, M.(2007). Taking the information to thepublic through Libray 2.0. Library HiTech, 25 (2), 288-297.

Grönroos, C. (1997). Value-drivenrelational marketing: from products toresources and competencies. Journal ofMarketing Management, 13, 407– 419.

Gronroos, C. (2000). ServiceManagement and Marketing: ACustomer Relationship ManagementApproach, 2nd ed. Chichester: JohnWiley.

Habib, M. (2006). Toward AcademicLibrary 2.0: Development andApplication of a Library 2.0Methodology. A Master’s Paper for theM.S. in L.S degree. University of NorthCarolina at Chapel Hill, School ofInformation and Library Science,November, 2006. Advisor: David Carr.Available at:ht tp: / /etd. i ls .unc.edu/dspace/bi t -stream/1901/356/1/michaelhabib.pdf

Hamilton-Pennell, Ch. (2002).Bibliography of Library Marketing arti-cles 1999-2002. Available at:h t t p : / /www.c lmc .o rg /Resea rch /(08.01.2003).

Harmon, G. (2002). The importanceof marketing in the library and informa-tion science curriculum. TheAcquisitions Librarian, 27, 61-79.

Henderson, K. (2005). Marketingstrategies for digital library services.Library Review, 54 (6), 342-345.

Koontz, C., Rockwood, P. (2001).Developing performance measureswithin a marketing frame of reference.

New Library World, 102 (1163/1164),146-153.

Kotler, P. Andreasen, A. (1991).Strategic marketing for nonprofit organi-zations. 4th ed. New Jersey: PrenticeHall.

Maness, J. (2006). Library 2.0Theory: Web 2.0 and Its Implications forLibraries. Webology, 3 (2), Article 25.Available at:http://www.webology.ir/2006/v3n2/a25.html

Marshall, N. (2001). Public relationsin academic libraries: a descriptiveanalysis. The Journal of AcademicLibrarianship, 27 (2), 116-121.

Maycock, A., Weech, T. (2007).Relationship marketing and the aca-demic library: preparing future librariansto market information services. In:Marketing of information services.Proceedings of 15th BOBCATSSS sym-posium, Prague 29-31 January 2007,299-309. Prague: Charles University.

Morgan R., Hunt S. (1994). The com-mitment–trust theory of relationshipmarketing. Journal of Marketing, 58,20– 38.

Norman, G. (1982). Marketinglibraries and information services: Anannotated guide to the literature.Reference Services Review, 10 (2), 69-80.

Norman, G. (1989). Marketing libraryand information services: An annotatedguide to recent trends and develop-ments. Reference Services Review, 17(1), 43-64.

Owens, I. (2002). Marketing in libraryand information science: A selectedreview of related literature. TheAcquisitions Librarian, 27, 5-31.

Rowley, J. (2006). Information mar-keting. 2nd ed. London: Ashgate.

Saez de, E. (2002). Marketing con-cepts for libraries and information serv-ices. 2nd ed. London: Facet Publishing.

Siess, J. (2003). The visible librarian:asserting your value with marketing andadvocacy. Chicago: American LibraryAssociation.

Singh, R. (2004). Branding in libraryand information context: the role of mar-keting culture. Information Services &Use, 24, 93-98.

Singh, R. (2003). Developing rela-tionship marketing with customers: AScandinavian perspective. LibraryManagement, 24, 34-43.

Walters, S. (2004). Library marketingthat works! New York, London: Neal-Schuman.

Përktheu: Besim Kokollari

Page 12: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

12

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

BIBLIOGRAFI

MR. TAHIR FONIQI

/vijon nga numri i kaluar/

VITI 1953 - VIT I VEPRAVE ORIGJINALE

Botimi i letërsisë shqiptare nëKosovë, (në kohën e ish-Jugosllavisë),nis më l947, me vëllimet: “Vjershapër shkolla fillore e paragjimnaze”,hartuar nga Mehmet Gjevori, StathiKostari e Shefqet Veliu, “Tregime tëshkurta” l948, “Nga letërsija shqipe”,mbledhur nga Hasan Vokshi e IdrizAjeti, e “Vjersha të zgjedhuna përpionerë”, mbledhur nga MehmetGjevori, 1951.

Mirëpo, vit shenjëzues i botimittë kësaj letërsie na del viti 1953, meç’rast botohen pesë vepra origjinaleautoriale: Rexhep Hoxha, “Gjethetë reja” : (Vjersha për fëmij), kyështë shkrimtari i parë shqiptar, icili ka botuar libër në ish-Jugosllavi), Mark Krasniqi, “Prrallate gjyshit”, Lutfi Rusi, Mehmet-AliHoxha, “Vjersha për fëmij”, MartinCamaj, “Nji fyell ndër male”, SitkiImami, “Drejt ditëve të reja” -tregime etj., të botuara në Prishtinëe në Shkup.

Nga këta tituj - tre janë për fëmi-jë, e dy për të rritur. Botimet ePrshtinës kanë dalë në 10500 kopje.

Për librin “Nji fyell ndër male”është ruajtur dëshmia se ka qenë igatshëm për botim në gjysmën eparë 1952. Në fund të vjershës“Këcimi” (“Jeta e re”, 1952, 4, 264-265), autori ka shënuar: nga përm-bledhja “Nji fyell ndër male”.Vëllimi “Nji fyell ndër male” ka 18poezi: Vjershat kanë 1132 vargjestrofash tri, katër e gjashtëvargëshe,rimash të ndryshme. Vëllimi ështëbotuar në 2000 kopje me parathënietri faqesh, shkruar nga prof. V.Dançetoviqi e një fjalorth dy faqesh.

Poezia 1953 - l980. - Gjatë peri-udhës 1953 - 1980 janë botuar 112tituj librash mepoezi për fëmijë:vjersha, poema,poema përrallë,përralla në vargjeetj. (fjala është përbotimet e para).Janë botuar edhe207 libra me poezipër të rritur.Gjithsej, për fëmijëe për të rritur kanëdalë 319 tituj 199poetëve. Librat përfëmijë i kanë kri-juar 67 poetë. Këtovëllime janë botuarnë 278800 kopje.Ndërkaq përm-bledhjet për të rrit-ur i kanë krijuar132 poetë. Këtop ë r m b l e d h j epoezish janë botuarnë 407000 kopje.

Romani 1956 - 1982. - Romani iparë shqip, për fëmijë, në Kosovë,në kohën e ish-Jugosllavisë, ështëbotuar më 1959 nga Rexhep Hoxhame titull “Lugjet e verdha”, ndërsaai për të rritur botohet më 1957 metitull “Rrushi ka nisë me u pjekë” iSinan Hasanit.

Prej vitit 1956 deri më 1982, nëKosovë janë botuar 85 romane: 27për fëmijë e 58 për të rritur të 35shkrimtarëve. Këto romane janëbotuar në 236500 kopje.

Drama (edhe në Maqedoni) l958 -l984. - Gjinia e dramës ka filluar tëbotohet më 1958 në Prishtinë: TahirJaha, “Eja, eja...”, Lazër Lumezi,“Makaronat e shejtanit”, HivziSulejmani, “Miu në xhep”.

Libri shqip në Kosovë(1944 - 1984)

Page 13: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

13

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

BIBLIOGRAFI

Deri më 1984 janë botuar 53tituj dramash, përkatësisht 134pjesë teatrore: drama, komedi,skeqe etj. për fëmijë e për të rriturnë tirazh rreth 73000 kopje. Këtopjesë teatrore i kanë shkruar trid-hjetë e dy autorë.

Janë botuar edhe rreth 200 tituj:tregime, kritikë letrare, letërsigojore etj.

Gjatë periudhës 1944 - 1984, ngaletërsia në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi (në Kosovë e nëMaqedoni), janë botuar rreth 400tituj të veprave letrare: poezi, prozë,pjesë teatrore, kritikë letrare etj.Ndërsa, nga letërsia botërore e përk-thyer - rreth 260 tituj në rreth200000 kopje.

Në raport me produksioninbotues të librit në Kosovë, 1984,letërsia prezantohet me rreth 1388tituj ose 21.1 për qind: letërsiashqiptare 11.2 për qind, letërsia epopujve të ish-Jugosllavisë 6 përqind e letërsia botërore 4 për qind.

PËRVEÇIME, CENSURIME, ANATEMIME,MANGËSI

Përveçime. - Martin Camaj ështëautori i librit të parë shqip me poezipër të rritur në Kosovë, përkatësishtish-Jugosllavi – “Nji fyell ndërmale”, botuar më 30 maj l953. Kylibër (e quajnë edhe poemë) ka 28poezi dhe është botuar në 2000kopje nga Shtëpia botuese “MustafaBakija” në Prishtinë.

Ndërsa romani i parë, i botuarnga Shqipëria në Kosovë, është“Afërdita” e Sterjo Spasses, botuarmë 1956 në 2000 kopje. Po nga kyshkrimtar botohet kolana e parëromaneske më l968 në tetë libra:“Pse?!”, “Afërdita”, “Ata nuk ishinvetëm”, “Afërdita përsëri në fshat”,“Të fala nga fshati”, “Kurora e rin-isë”, “Buzë liqenit”, “Sokolesha e

tregime tjera”.Kolana ka 2177 faqeshtypi ose 176tabakë. Është botuarnga Rilindja,Redaksia e botimevee Prishtinës në 6000kopje. Tajar Hatipi eAgim Ibrani janëautorët e librave tëparë të prozëshumoristike-satirike,botuar më 1963:“Buni” e “Quo vadis,djalosh?” Ndërkaq,Rexhep Qosja njihetautori i parë i libritme kritika letrare mevëllimin “Episodeletrare”: eseje, Pri -shtinë, 1967, VehapShita - autori i vël-limit të parë me kriti-ka teatrore me librin“Skena shqipe: zgjed-hje kritikash teatrale(1953 - 1963)”,Prish tinë, 1964, Ramiz Kelmendiështë autori i parë i prozës udhëpër-shkruese me librin “Rrugët”, 1967etj.

Censurime. - Janë censuruar“Vjersha dhe poema” të NdreMjedës, Prishtinë, 1962, “Jehona ekohës” e Mark Krasniqit, Prishtinë1972 e Tiranë, 1978 etj. Në librin eparë, poema “Liria” e Mjedës, boto-het pa strofën e parë. Ndërsa ngapoemthi “I tretuni”, hiqen nga dym-bëdhjetë vargje nga kënga e dytë, ekatërt dhe e pestë. E nga poezia“Malli për atdhe”, është hequr strofae njëmbëdhjetë. Edhe poezia “Vera”botohet pa strofën e fundit, tëkatërtën. Ndërsa, nga libri “Jehona ekohës”, botimi i tretë i plotësuar,kuptojmë se “Të dyja botimet kanëqenë mjaft të reduktuara, duke lënëanash një varg vjershash të

dorëshkrimit të ofruar për shtyp...”. Anatemime. - Janë anatemuar:

“Kangë popullore shqiptare tëKosovë-Metohis I, (është kon-fiskuar fill pas botimit), 1951,romani “Gjarpijt e gjakut” i AdemDemaçit, 1958, romani “Njerzit” iHivzi Sulejmanit, 1966, tregimetpër të rritur “Kumbonaret” eRamadan Rexhepit, 1963,“Romani pa kornizë” i MusaRamadanit, 1975 etj.

Krijimi e studimi i letërsisëshqiptare në Kosovë, gjatë periud-hës të cilën po e shqyrtojmë, ështëbërë me mangësi: zhanret letrarenuk janë krijuar njësoj, në sasi ecilësi; nuk janë prezantuar njësojnë botimet antologjike tëngjashme dhe në përkthimet nëgjuhët e huaja; letërsia nuk ështëpërcjellë me bibliografi adekuate.

Page 14: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

14

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

TRASHËGIMI

/vijon nga numri i kaluar/

BUTRINTI

Nji tjetër qytet me rendësi i Shqipërisëklasike ish Butrinti, i cili u visëllua paraluftës së Troadhës dhe u smadhua e usbukurua prej të ikurvet të Troadhës, dukeu pagzuarë gjithë me emëra të moçme tëTroadhës, massi nga pozicioni topografik ingjante së gjithash Trijës së moçme.

Këtu gjeti shplodhje e prehje Aenea para setë vinte në Itali, dhë u këndua i përmallëshmëprej Vjershëtorit Roman Virgjilit nëAenaidhën e tij. Ky qytet para disa kohësh nji-hesh fare pak në botën e përjashtme, veç senga disa Arheollogër si nga Qirjakua iAnkonës, Zoto Mollosi, Petridhi, Mustoksidi,Nikolla Mystaqidhi prej Dhrovjanit tëDelvinës dhe me 1916 u vizitua për të parënherë prej Llukë Karafilit, kur ish edhe njivendë pyllë dafinash e disa të tjervet.

Tani ky qytet i vjetërsisë u be i njohur nëgjithë botën e qytetëruar me anë të sbu-limevet arheollogjike që bëri MissioniArheollogjik Italian në Shqipërië. Ky qytetveç kshtjellit të moçmë kish edhe njiTheatër lirik më të mirë se ay i Athinës, njiAskullapium (Spital – ose dispenseri) prantheatros, nji frigidarium, musaike tëndryshme, nji Agora të famëshme, si edhenji baptistër që është monadhik në SinisinIlirike.

Në rëhmijet që janë bërë gjer më sot janëgjendur shumë shtatue të gurt ku në dissaprej tyresh eshtë shkruarë në këmbë edheemëri i artistit “Zosithenis epijisen”. NëTheatër u gjenden shumë gurë të shkruarëme dekrete të ndryshme dhe me sentenca,mbishkrime e tjera dhe n’askullapiumshumë dhurata prej qeramidhesh e disa tëshkruara si edhe statue me libra në dorë tëmarun prej këti vendi para se këto vise tëbenin pjesë në Mbretërin t’onë: nga gjithëkëto kuptohet fare mirë se ky qytet do tëkishë edhe tembullin e diturivet bashkë me

Bibliotekën e tij si gjithë qytetet e tjera tëvjetërsisë. Mos harojmë se ky qytet ish përdissa kohë kryeqytet i Haonis dhe seliMbretënore e Ahilidhvet dhë më pas përpak kohë edhe Kryeqytet i Hepirit.

Shpresojmë që sbulimet që janë dukëvashduarë të na nxierin shumë gjera merrendësi që edhe nuk dimë, koha do të na etregojë, po unë mbesojë se Biblioteka do tëket qenë pranë theatros ose askullapiumit.

EPIDHAMNI OSE DYRAHIUMI

Nji nga qytetet e moçmë dhe më tëshënuarë në Brigjet Ilirjane të ShqipërisëKlasike ish qyteti i moçmë i Epidhamnitose Dyrahiumit vendin e të cilit lart e poshte ze gati Durrësi i sotmë.

Nga të gjithë qytetet e IlirisëMaqedhonijane ose Ilirisë së qytetëruarë, nëkohrat e moçme përmendet Durrësi si qyteti shkëlqyer, tregëtar, qytetërim, përparim,industri dhe për topothesin e tij.

Shkrimtar të moçmë Grek e Latin i kanëkushtuar faqe të ndriçme të veprave të tyreme historin e rrëfimin e këti qytetit. Njeriumundet të shkruaj vollum të terë mbi his-torinë e këti qyteti dhe të mos mundi tëmbarojë landën mbi përshkrimin e tij.Romanët e moçmë këte qytet e quanin“tabernea Aderiae: dhe në kohë të tyre ishqendra e udhëvet dhe vendi i dëfrimit endenja e aristokracisë Romane.

Në Durrës ndenji oratori i famëshmë ivjetërsisë Romane Ciceroni, i cili e quanDurrësin “Qytet i lirë dhe i shënuarë e nërast se zhurma e madhe e tij nuk do t’a lerëtë qetë ka për të shkuarë gjetiu”. (Cicer.epist. ad familiar. 14, 1. 7, “Dyrrahiumveni, quod et libera civitas est in me officiosaet proxima Italiae. Sed si offendet me locicelebritas, alio me conferam”).

Nga adhurimi i moçmë që kishinDurraskët i pari ish Zeusi i ati, përëndivetdhe pastaj vinte përendesha e mendjesAthinaja, Dhimitra dhe Hekuri.

Në Faltoren e Olimbies kishin njiThisauro të tyre.

Në kohë t’Imperatorit Traian të Romësu krijue nji Bibliotek e shënuarë kështu nashenon shkrimtari L. Heuzey në vepren e tij“Archives des miss. scientif. P. 509”. “Lesinscriptions mentionnent aussi aquaeducconstruit par l’empereur Adrien et biblio-theque elevee vers le temps de Trajan”.

Shkrimtari Stefan Bysandinoi na për-mend nji mjek të famëshmë të FillonidhiDyrrahinon i cili eksercitonte mjekësin nëDurrës dhe ish shkrimtari i 45 veprave tëndryshme mjekësije.

Mua më ngjanë se Biblioteka do të ishpara Imperatorit Trojan, dhe siç duket ky eorganizoji dhe e shtojë këte si pas kohës,gjëja që më bind për këte eshtë kjo, gjithëqytetet e moçmë gati po thuaj se Tembulline diturive ja kushtonin perëndeshës sëMendjes Athinas ose Minervës siç e quaninlatinët, dhe Durrsakët si perëndi kryesorekishin Zeusin dhe Athinan, dhe siç duketBiblioteka u prish prej termetit e urindërtuaprej Trajanit dhe do të qendrojë edhe shumkohë pas asaj dhe kjo na bind, për arsye seshumë burra dijetarë kanë dalë prej Durrësisi para Krishtit ashtu edhe pas Krishtit.

Mbase gërmimet arheollogjike no njiherë do të sbulojnë gjë mbi këte Bibliotek tëfamëshmë.

FINIQI

Jo larkë limanit të Sarandës dhe qytetit tëDelvinës duke shkuar për në Konispol gjen-det fshati i Finiqit, i cili sot eshtë përbërëprej pak shtëpijash dhe kasollesh.

Ky fshat në kohrat e moçme ish nji qytetshumë i famëshmë dhe më pas u bëKryeqytet i gjithë Mollosisë dhe i Hepirit.

Finiqi para ca kohësh nuk dihesh prej tëgjithvet si edhe Butrinti, veq sa prej dissastudiosvet të historisë dhe të arheollogjisë,po sot me anë të sbulimevet që bëriMissioni arheollogjik Itakian u bë i njohurnë gjith botën e qytetëruarë. Kështjelli i këtiqyteti ish shtat herë më i mathë se ayAthinës së moçmë, dhe nga mbeturinat siç

Historija e bibliotekave në Shqipërië(Ky tekst është marrë nga revista Hylli i Dritës, Shkodër, Vjeta XIII, XIV - Kallnduer

1937, 1938, dhe botohet në origjinal, pa ndërhyrjen e redaksisë )

Page 15: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

15

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

TRASHËGIMI

duket u banua që prej kohës së gurit, se ugjendën shenja të kësajë epohe si edhe tëepohave të tjera Pellasgoilirike, prohelinis-tike, helinistike, Romane, Byzandine etj.,dhe siç duket vendi i bukur i tij e lugina ebegaçme e Delvinës i ka tërhequr njerzit nëbanim të tij. Ky qytet i vjetërsisë kllasike ushkatërua shumë herë prej armiqësh tëndryshmë të brendëshmë dhe të jashtmë,dhe më në fundë prej moçalevet që gjendenposh tij si edhe prej ethevet e mishkonjavetqë grinë banorët gjer sa mbeti nji fshat ivogël. Nga jeta e këti qyteti nuk dimëshumë gjera, vetëm dimë se ky qytet pati nëgji të tij nji Thisavros, theatër, sterna të epo-hës helinistike dhe romane, nji baptister,murret e kështjellit, pyrgjet nekropojën etj.që po sbulohen prej kasmës së arheollogut.

Themistokliu politikani i moçmë iAthinës, kur iku prej Atdheut të tij, ardhi ebanoji në hoborr të Mbretit Adhmit dhe kye përcolli me nderime të posaçme gjer nëPyndë. Edhe trashëgimtari i këti Tharipakrijojë Parllament në Finiq dhe solli burra tëditur prej Greqije për t’u marrur vesh dhepër të stërvitur popullin në dituri e cila ushvillua në nji gradë të lart.

Arheollogu Dhrovjanit i ndyeri NikollaMystaqidhi në përshrimet e tij të ndryshmembi Finiqin thot se ish nji qytet i shënuarëdhe mjaftë i përparuarë, me hotele(ksenones), spitale, theatra, shkolla të kull-turës së ungjur dhe së lartë dhe ka nxjerëmjaftë burra të shënuarë në dituri. Këtu unënëshkrua paqja nërmjet të Filipit të VëMbretit të Maqedhonisë dhe të Romanvete të Etolvet. Këtu janë gjetur mbishkrime tëndryshme, si gurë varesh, dekrete, sentence,përmendore, tratate e tjera.

Nga këto kuptohet se do të ketë pasuredhe nji Bibliotek të themeluar që në kohëtë mbretit Tharipa, kur ky solli dijetarët përstërvitjen e popullit të tij natyrishtë po nëatë kohë do të kete themeluarë edheBibliotekën e qytetit, se pa libra nuk munttë mësohesh populli, gjithashtu edhe the-atrua nuk do të eksistonte potë mos kishëvepra theatrale.

Diturija në këte qytet ish e vijushmë sëgjer sa u themelua e para Basillika e krishterprej Kostantinit të Math, nuk pushuan bur-rat e mësuarë në këte qytet ku pastaj umblodhë librat në Manastirin e Shënkollit

për të mësuarë kallogjerët e asaj kohe, kjogjë na ep të koptojmë se qyteti me domos-do do të ketë patur nji Bibliotek siç patënedhe shoqet e saj të moçme, mbase rëhmi-jet arheollogjike no nji herë do të na hedhinno nji dritë mbi këte themë.

MESJETA DHE KOHA E REPër kohen e shkuarë vetëm këto lajme

kemi mbi Bibliotekat, mbase nga rëmijetarheollogjike që po bëhen prej Misionevetarheollogjike dhe që do të bahen, munt të nadali no nji lajmë më i sigurt nga ato që dimëgjer tani, e të na ndriçojë më shumë në tëpritmen, tani le të hedhim nji vështrim mbikohën e Mjesjetës dhe Kohën e Re.

Në Mesjetë si qendër i mësimit ishinMonastiret e Kuvendet, të cilat ishin edhe tëpajosura me Biblioteka të shënuara, kuronin kallogjer që shkonin jetën e tyre dukekënduarë dhe duke shkruarë vepra, ose dukekopjuarë të vjetrat. Mbi këte themë nuk poshtojmë gjë, veç se po përkthejmë pjesa prejKreit të parë te librit të quajtur “Peri ton enIporo Agathoergjimata” të Dr. IoanuLampridhu e shtypur në Athinë më 1880.

“Udhëheqës e të shenjtavet hierora tëHepirit (të vjetër e të ri) vetëmitar të nxehtëprej zellit të mësimit, kthyen celat e tyre nëvatra dije dhe shkolla morale të popullit dukei ndihmuarë shumë dhe para pushtimit(1431) duke përmbajtur jetën morale tëpopullit. Përgjithësishtë kleri e Hepiri dheveçanerisht ay që rronte në vetëmi në përermi-taxhet e tyre, u munduan shumë përkombin t’onë, duke mbajtur zellin të nxehtësi për Atdhenë ashtu edhe për dijen. Klerin eHepirit në ato kohra të trubulla, e shquandeshira e madhe që patën për studimin ehelenishtes së moçme, kurse, në vise tëndryshme të Lindjes shihen edhe grindje tëndryshme e të rrezikëshme theologjike;Jeromonahu i Hepirit për të lidhur dijen mefen, mësonte nga selija e tij e vobekët papagesë, se fjala krishtërim e kombësi janësinonime dhe prej këtyre udhëheqësvetJeromonahve të shumve gojdhana ju rruajtiemërat. Në rastë se trashëgimtarët e tyre tëçmonin të paktën duke rruajturdorëshkrimet të kuvendeve si dhe Bibliotekate tyre, do të gjenden emërat e këtyre pun-torve të palodhur. Po jeta e trashëguësvet osee këtyre të rinjve nuk ju pergjigjë kur qellim-

it për të cilën ishin krijuarë prej themeluësvetdhe dhuronjësvet të ndryshmë të këtyrevendeve të shenjta. Ata e lehtësuan rrugëndhe për ata që do të vinin pas pushtimit dukeu tërhequrë për shpëtimin e kombësisë dhetë fes dhe me anë të krijimit të Bibliotekavenë për viset e fshehura, prej këti burrimi të pashteruar nxuarë të pastajmi mendimet dhemësime shpetimtare; po këta fatkeqësishtedhe dorëshkrimet i përdorën bashkë melibrat për të ndezur zjarë, në këto kohra tëfundme…”

…”Themeluësi i Kuvendit të Geromeritqë ish eksarhi (në Çamëri) ish themeluarëprej Nilos Jerihiotit (Jeriho që moti eshtëquajtur qyteti i Orikumit të moçmë massiky u prishë prej tërmetevet, dhe Orikumi ishnji qytet në vendin ku gjendet sot Pasha -limani i Vlorës në krahinën e Dukatit,) i cilipara se të bëhesh murg kish tjetër emër dherrithte prej familjes së famëshme tëLlaskarvet të Konstantinopolit. Ky iku prejKryeqytetit bashkë me të tjerë në kohë tëImperatorit Byzandin Mihail Paleollogut,kur ky njohu si kryetar të gjithë kishavetPapën e Romës më 1277, - ardhi në epikrati(shtetin) e Sevastokratorit Joan Dhukës, - icili kish mbetur besnik në zakonet dhe kishngritur drapelin (flamurin) e Orthodhoksisëpër të mos u bashkuarë me papen, e cilaprapë dukesh se u bë me shtytjen eMbretërve Norman të Napolit, qëendëronin bashkimin e këtyre viseve mepushtetet e tyre. Nilua vizitojë shumë vise tëHepirit duke predikuarë zakonet e pleqvetdhe në fillim zuri vend në Jeriho që ish kun-drejtë Kaninës, duke ndërtuar këtu edhe njiqeli, që u perdor si burim i mësimevet të tij,dhe më pas vajti në vendet e qytetit të Filatitduke ngrehur Kuvendin e Gjiromerit më1282 në katun omonim duke u ndihmuarëedhe prej bujarvet Nikolla Apsara dhe tëAristPrhut Kapandhritit, duke dhenëmësim rrethevet darovishtë. Qellimi i tij nukvajti kot, dhe as fare nuk rra mbi gurë, setrashëgimtarët e tij mbajtën atje gjer nëshekulli XVI, nji kandil të ndriçmë me njiBibliotek mjaftë të shënuarë për ato kohë.>>

Kështu që prej atyre kohravet duket u bëzakonë që edhe Kuvende e Manastire të for-mojnë dhe të mbajnë Biblioteke përmësimin jo veç të Klerikvet po edhe të pop-ullit.

Bardhyli*

*Bardhyli është pseudonim i Llukë Karafilit (1893 – 1976), studiues dhe historian

Page 16: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

16

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

STANDARDE

“Standardet për etikën esjelljeve të bibliotekarëve,të cilët punojnë me libra

të rrallë, dorëshkrime dhe kolek-sione të veçanta”, u miratua si rreg-ullore nga Bordi i drejtorëve tëShoqatës së Bibliotekave tëKolexheve dhe Hulumtuese, njëdivizion i Shoqatës Amerikane tëBibliotekave, më 18 janar 1987, dheu botua në buletinin “C&RLNews”v. 48 (mars 1987), f. 134-35.Deklarata u përpilua, ashtu si kyrishikim, për të plotësuar Kodin eEtikës të përshtatur nga ShoqataAmerikane e Bibliotekave (Rregull -orja 54.16). Pasi etika e sjelljeve tëindividëve duhet të mbështetet nëkontekstin institucional në të cilinpunojnë, ky rishikim i standarditshoqërohet me udhëzime për prakti-ka institucionale në mbështetje tëstandardit.

Standardet për Etikën e Sjelljevedhe udhëzimet shoqëruese kanë përqëllim që t’i bëjnë të njohur pub-likut dhe profesionistëve parimet tëcilat e udhëheqin veprimtarinë ebibliotekave dhe bibliotekarëve qëmerren me libra të rrallë,dorëshkrime, dhe koleksione tëveçanta. Deklaratat në këtë doku-ment u ndihmojnë në marrjen evendimeve dhe të veprimeve, jovetëm atyre që merren me profesiondhe të institucioneve të cilave ushërbejnë, por edhe atyre që merrenme ruajtjen institucionale të pron-ave të rëndësishme kulturore.

Këto deklarata u shërbejnë atyreqë merren me libra të rrallë,dorëshkrime dhe koleksione tëveçanta në disa mënyra: “Standardet

për Etikën e Sjelljeve tëBibliotekarëve që merren me Libra tëRrallë, Dorëshkrime dhe Koleksionetë Veçanta” përbëjnë një standard tësjelljes individuale që mbulojnëçështje të vështira etike, si konflikti iinteresit dhe veprimtaria e personelitnë fushën e mbledhjes, të vlerësimitdhe të marrjes me materiale të tilla.Materiali shoqërues: “Udhëzimet përpraktika institucionale, në mbështet-je të këtyre standardeve”, e njeh fak-tin se sjellja individuale llogaritet nëkontekstin institucional. Duke ubërë thirrje restauratorëve dheadministratorëve për nevojën që tëzhvillojnë rregullore dhe procedurainstitucionale, Udhëzimet duhet t’imbështesin në krijimin e një klime tëtillë institucionale, që është në për-puthje me etikën e sjelljeve dhe nëkundërpërgjigje të sjelljeve etike nësituata të tilla si në rast të vjedhjesose falsifikimit. Udhëzimet kanë tëbëjnë me çështje të rëndësishmeetike, veçanërisht, për bibliotekat mekoleksione të veçanta, e jo fortshumë për çështjet e përgjithshmeadministrative të një biblioteke.Parimet e përgjithshme përcillen prejpikave të cilat përfshijnë konceptemë të gjera, pothuaj, në secilën fjali.

Bibliotekat, të cilat janëpërgjegjëse të kujdesen për libra tërrallë, dorëshkrime dhe koleksionetë veçanta, kujdesen për to sipasmodeleve të ndryshme administra-tive, duke filluar nga caktimi me

orar të shkurtuar të një bibliotekari,i cili ka detyra të tjera shtesë, krahaskësaj, e deri te krijimi në njëdivizion të veçantë ose edhe të njëbiblioteke më vete, e cila funksionine vetëm të saj e ka kujdesin përkoleksionet e veçanta. Këto bibliote-ka të koleksioneve të veçanta njihenme emra të ndryshëm, nga dhomathesaresh e deri te emërtimet si qen-dra hulumtuese. Termi “bibliotekatë koleksioneve të veçanta” do tëpërdoret në këtë dokument për tënënkuptuar të gjithë modelet dheemrat administrativ për këso llojbibliotekash.

Organizatat përgjegjëse për qev-erisjen dhe administrimin e bib-liotekave, po ashtu, njihen me emër-time të ndryshme, ashtu si vetë bib-liotekat. Në këtë dokument “bib-liotekë”, “biblioteka”, etj., duhet tënënkuptohen si “organizata përgje -gjëse për qeverisjen dhe admin-istrimin e bibliotekës”. Kudo që për-doren shprehje si: “duhet të krijohenprocedura”, atëherë, kjo organizatëmban përgjegjësi për to.

Termat “material bibliotekar”,“koleksione”, “libra të rrallë dhedorëshkrime”, e të tjera, nënkupto-hen të gjitha njësitë grafike e jo-grafike, përfshirë libra të rrallë,dorëshkrime, fotografi, harta, vepraarti, artefakte dhe objekte të tjera, tëcilat janë të përfshira në koleksionete veçanta të bibliotekave.

Termi “drejtor i bibliotekës” nën -

Etika e sjelljeve të bibliotekarëve që merren me libratë rrallë, dorëshkrime dhe koleksione të veçanta

Page 17: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

17

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

STANDARDE

ku pton personin përgjegjës të bib-liotekës si tërësi.

Termi “bibliotekar i koleksionevetë veçanta” përdoret në këtë doku-ment për të shënjuar personin epunësuar në një bibliotekë të kolek-sionit të veçantë. Shumica e çësht-jeve të diskutuara kanë të bëjnëdrejtpërdrejt me veprimet të cilatzakonisht kryhen vetëm nga person-eli profesional, por që i tërë person-eli, që punon në biblioteka të tilla kaobligim të njëjtë për t’i respektuarstandardet etike.

I. STANDARDET PËR ETIKËN E SJELLJEVE TËBIBLIOTEKARËVE QË MERREN ME LIBRATË RRALLË, DORËSHKRIME DHE KOLEK-SIONE TË VEÇANTA

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta kanë pozitë të mirëbesimitqë përfshin edhe përgjegjësi të veçan-ta për promovimin e hulumtimeve,duke ruajtur dhe mundësuar qasje nëmaterialet nën kujdesin e tyre.Bibliotekarët e tillë, duke i jetësuarrregulloret e institucioneve të tyre,duhet t’i pranojnë dhe t’i vënë në jetëkëto përgjegjësi sa më mirë që dinënë favor të institucioneve dhe pub-likut që ato institucione u shërbejnë.

Ruajtja e besimit të dhënë ështëthelbësore për funksionimin efektivtë bibliotekave të koleksioneve tëveçanta, dhe bibliotekarët e kolek-sioneve të veçanta, duhet, meshkathtësi, ta mënjanojnë zvetën-imin e këtij besimi. Ata duhet tëveprojnë me integritet, dhe medoe-mos t’u largohen veprimtarive tëcilat mund t’i komprometojnë ataose institucionet për të cilat puno-jnë. Ata, veçanërisht, duhet të kujde-sen sa i përket sjelljeve të veta dheprocedurave në bibliotekat ku puno-jnë, që mund të shpjerë deri te kon-flikti i interesit - një situatë e cilandodh kur interesat personale dhefinanciare të punëtorit janë në kon-

flikt apo duken të jenë në konfliktme përgjegjësitë zyrtare të punëtorit.Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta nuk duhet ta tërheqin,ndryshojnë apo ta ndrydhingjykimin e tyre profesional, me qël-lim që t’i përshtaten një vendimimenaxherial, por duhet të janëpërgjegjës për t’u njohur me rregul-loret e institucionit si dhe me ligjetnë zbatim dhe t’i zbatojnë ato.

Është në interesin publik dhe nëinteresin e institucionit që bib-liotekarët e koleksioneve të veçantatë përfshihen në të gjitha veprimtar-itë hulumtuese profesionale e per-sonale. Megjithatë, duke bërë ashtu,bibliotekarët nuk duhet të harrojnëse përgjegjësia e tyre e parë është qëtë zbatojnë të gjitha detyrat nëmënyrë të plotë dhe tëndërgjegjshme që ua jep pozita e tyrenë bibliotekë. Bibliotekarët e kolek-sioneve të veçanta duhet t’i mën-janojnë konfliktet e mundshme tëinteresit dhe keqpërdorimin e emrit,reputacionit dhe pasurisë së bib-liotekës.

Këto Standarde për Etikën eSjelljeve janë përpiluar që të mbësht-esin zbatimin e parimeve të vënakëtu në situata ku kërkohet kujdes ijashtëzakonshëm për t’i mënjanuarkonfliktet e interesit. Standardetidentifikojnë kategori të caktuara tëveprimtarive, si tregtinë, që për ngavetë natyra është e pa-etikë dhe nukmund të mënjanojë paraqitjen ekonfliktit të interesit. Në fusha tëtjera të sjelljes, ku kërkohet gjykimipër ta udhëhequr sjelljen individ-uale, standardet japin shembuj, porjo dhe gjithëpërfshirës, për çdo situ-atë. Standardet nënkuptojnë që bib-liotekari do të veprojë në pajtim meshpirtin dhe atyre që thuhen në këtëdokument.

AKTIVITETET PRIVATE NË MBLEDHJEN EMATERIALEVE

Blerja, mbledhja dhe posedimit ilibrave dhe dorëshkrimeve nga bib-liotekarët e koleksioneve të veçanta,nuk është e pa-etikë në vetvete. Këtoveprimtari mund ta zgjerojnë diapa-zonin e diturive dhe të të gjykuarit tëbibliotekarëve, dhe si të tilla nukduhet dekurajuar. Megjithatë, çësht-jet etike mund të ngritën lidhur membledhjen e materialeve në rrafshinpersonal. Bibliotekarët duhet të kenëkujdes të veçantë e të shtuar kurmbledhin materiale të ngjashme meato që institucioni i mbledh. Disainstitucione parashohin masa tëkufizuara e madje edhe ta ndalojnënjë veprimtari të tillë të përfshirjesprivate në mbledhjen e materialevebibliotekare nga bibliotekarët ekoleksioneve të veçanta. Bibliotekarëe koleksioneve të veçanta duhet tanjoftojnë me kohë personelinadministrativ të bibliotekës sa i për-ket veprimtarive të mbledhjes sëmaterialeve në rrafshin personal.

Në rastin e veprimtarive të mbled-hjes në rrafshin personal, bib-liotekarët e koleksioneve të veçantamund të përfshihen në shit-blerjen eherëpashershme të materialeve meqëllim që t’i përtërijnë koleksionet etyre, apo mund edhe t’i spastrojnëato si tërësi. Meqë mund të ngritënçështje sa u përket pronësisë dhekonfliktit të interesit, për shkak tënjë shitje apo tregtimi të tillë, ështëobligim i bibliotekarit që ta njoftojëadministratën e bibliotekës për shit-jet apo tregtimin e planifikuar dhe tëparaqesë para blerësve të mundshëmdëshmi të titujve, ose në raste tëmungesës së dokumenteve të pronë-sisë, atëherë të paraqitet një deklaratëpersonale me shkrim që dëshmonpronësinë.

Page 18: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

18

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

STANDARDE

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta nuk duhet t’i përdorin mar-rëdhëniet e tyre me punën për ta pro-movuar çfarëdo veprimtarie person-ale të mbledhjes së materialeve bib-liotekare. Ata nuk duhet, për shem-bull, të përfitojnë nga zbritjet eçmimeve për t’i blerë për vete materi-alet, nëse ato veç janë porositur të bli-hen nga institucioni.

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta nuk duhet të futen nëkonkurrencë me institucionin në tëcilin punojnë në asnjë mënyrë, gjatëveprimtarisë së tyre personale tëmbledhjes së materialeve. Nevojat përmbledhje të materialeve duhet tëmbeten gjithnjë prioritet.

Duhet të kihet kujdes i jashtëza-konshëm në mënyrë që të shmangetçdo pështjellim i mundshëm mesmbledhjes së materialeve në rrafshininstitucional e atij personal. Në këtëdrejtim, porositë personale për libradhe materiale të tjera të llojit tënjëjtë, që mblidhen edhe nga bib-lioteka, duhet të bëhen nga adresa eshtëpisë, por jo nga adresa e bib-liotekës, si dhe të faturohet dheporosia të kryhet tek ajo adresë. Përmë tepër, duhet të kihet kujdes imadh shmangies së ndonjë pështjel-limi të mundshëm të pronësisë sëmaterialeve. Vetëm ato libra personaldhe materiale të ngjashme, të cilatbibliotekarët e koleksioneve të veçan-ta i konsiderojnë të nevojshme gjatëpunës së tyre, mund t’i sjellin nëzyrat e tyre. Secili material duhet tëshënjohet e identifikohet si person-ale, para se të hyjë në bibliotekë, dhetë deklarohen para dhe pasi të largo-hen nga biblioteka.

Tregtimi privatBibliotekarët e koleksioneve të

veçanta duhet t’u shmangen veprim-tarive që duken apo ka mundësi që tëvendosin përfitimin personal mbi

interesin e institucionit që e ka punë-suar. Prandaj, është e pa-etikë përbibliotekarët e koleksioneve të veçan-ta që të merren me tregtimin elibrave, dorëshkrimeve apo materi-aleve të tjera bibliotekare.

Tregtimi përkufizohet këtu si bler-je e rregullt e librave, shitja dhe treg-timi i materialeve bibliotekare për tëfituar. Ripërtëritja e koleksionevepersonale, (shih seksionin emësipërm) nuk konsiderohet sitregti. Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta nuk duhet, po ashtu, të jenëpjesë e rekomandimit të materialevepër blerje nga institucionet apombledhësit e ndryshëm, nëse kanëndonjë interes të pashpallur financiarnë ato materiale, e as nuk duhet tëpranojnë ndonjë shpagim ose dhu-ratë të padeklaruar apo e cila mundtë jetë si komprometim nga shitësiapo blerësi i materialeve të tilla.

VLERA E MATERIALIT

Vlera e materialit është përku-fizuar këtu si vlera monetare e njënjësie apo koleksionit të një njësie.Vlerësimi i materialeve për qëllime tëbrendshme administrative nuk kon-siderohet si vlerë e materialit.

Në rast të punës me dhurues, bib-liotekarëve të koleksioneve të veçantashpesh u kërkohet që të japin këshillanë treg për vlerën e librave dhe tëdorëshkrimeve. Edhe pse është akt ilejuar që të ndihmohet në shfrytëz-imin e mjeteve referale për këtë qël-lim, bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta nuk duhet të merren me për-caktimin e vlerës monetare të ndonjëlibri të rrallë, dorëshkrimi, apo mate-rialeve në koleksionet e veçanta, asme kompensim e as pa kompensim.Identifikimi, origjinaliteti dhe për-shkimi (aspekte që kanë të bëjnë mepërcaktimin e vlerës së materialit),

kur bëhen si veprimtari jashtë bib-liotekës, duhet të përshkruhen saktë-sisht me rregullore të bibliotekës.

DHURATAT, FAVORET, ZBRITJET E ÇMIMEVE

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta nuk duhet të pranojnë dhu-rata, hua ose ndonjë formë tjetër, osendonjë gjë me vlerë, e cila ndërlidhetme përgjegjësitë dhe detyrat që i kanënë institucionin ku punojnë. Rrogat,së bashku me benificionet relevantestandarde, duhet të shihen si kom-pensim i plotë për bibliotekarët për tëgjitha veprimtaritë në bibliotekë.Dhurata nënkupton edhe ofrimin eçmimit më të ulët gjatë blerjeve pri-vate nga furnizuesit që i shesin apo ikryejnë shërbime bibliotekës kupunon bibliotekari, përveç në rast sezbritje të tilla i ofrohen në mënyrë tërregullt edhe publikut në përgjithësi.

Dhënia e dhuratave personale mundtë vijë edhe nga individë, të cilët mundtë kenë ndonjë interes financiar apointeres tjetër në bibliotekë. Në situata tëtilla, bibliotekari është i obliguar t’iashpalosë drejtorit të bibliotekës të gjitharrethanat në të cilat ndodh një gjë e tillë.

Hulumtimet private, punësimidhe dhënia e këshillave jashtë bib-liotekës, përfshirë dhënien mësim,ligjërimin, shkrimin dhe veprimtaritëe tjera krijuese

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta i kanë të drejtat e njëjta sipersonat e tjerë profesional për t’uangazhuar në hulumtime private dhepunësim jashtë institucionit në paj-tim me rregulloret në fuqi të institu-cionit dhe bibliotekës.

HULUMTIMET PRIVATE

Hulumtimet private dhe veprim-taria botuese e bibliotekarëve të kolek-sioneve të veçanta duhet të inkurajo-

Page 19: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

19

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

STANDARDE

het në interes institucional, për tashtyrë përpara fushën e hulumtimeve,e cila mundësohet nga koleksionet ebibliotekës. Nuk është e pa-etikë qënjë bibliotekar t’i shfrytëzojë kolek-sionet hulumtuese të bibliotekës përhulumtime private dhe botim në bazëtë kushteve të njëjta me të tjerët, tëcilët e përdorin po atë koleksion. Çdoperceptim i ndonjë konflikti të intere-sit mund të shmanget duke e bërë këtëveprimtari të njohur publikisht, oseduke i njoftuar autoritetet e caktuaratë administratës. Megjithatë, është epa-etikë që një bibliotekar t’i shfrytë-zojë të drejtat e tij të veçanta për qasjenë, ose për informacionet që nuk janëtë hapura për publikun, materialethulumtuese bibliotekare për hulum-timet e tij private apo të zhvillojëveprimtari botuese në një konkurrencëtë pabarabartë me studiuesit e tjerë.

Interesi pronësor i bibliotekës dhebibliotekarit në të drejtën autoriale,kompensimin e autorëve, dhe në tëdrejta të ngjashme duhet të jetë nëpajtim me rregulloret e përgjithshmevalide të institucionit.

PUNËSIMI JASHTË BIBLIOTEKËS

Të gjitha veprimtaritë lidhur mepunësimin jashtë institucionit duhettë bëhen mbi bazën se përgjegjësiaprimare e bibliotekarit është në bib-liotekë, që veprimtaria jashtë saj nuke detyron bibliotekarin që të zhvishetnga kjo përgjegjësi, dhe se nuk do takomprometojë integritetin profesion-al dhe reputacionin e bibliotekës.Nuk duhet t’i referohet pozitëszyrtare që e mban në bibliotekë osekjo të bëhet në mënyrë të kufizuar,kur ka të bëjë me veprimtaritë jashtëbibliotekës.

Lloje të caktuara të punësimit jashtëbibliotekës, përfshirë dhënien e mësim-it, ligjërimit, shkrimit dhe të këshillave,

mund të jenë në të mirë edhe të institu-cionit dhe të punëtorit, duke nxiturzhvillim profesional. Si rrjedhojë, bib-liotekarët e koleksioneve të veçantaduhet të inkurajohen që të marrin pjesënë këto veprimtari. Në institucionetakademike ekzistojnë rregullore, të cilate rregullojnë çështjen e punësimit dhetë dhënies së këshillave jashtë institu-cionit për personelin akademik dhe tëtjerët; bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta duhet t’u nënshtrohen rregul-loreve të njëjta.

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta, shpesh, mund të shihen sipërfaqësues të institucioneve të tyre,përderisa janë të angazhuar nëveprimtari dhe detyra të ngjashmeme atë që i kryejnë në bibliotekën kujanë të punësuar me orar të plotë,edhe pse puna e tyre mund të jetëtërësisht e pavarur prej institucionit.Në raste te tjera, veprimtaritë e bib-liotekarit jashtë institucionit mund tëkenë lidhje të pakta me funksionin enjë biblioteke. Cilado situatë që tëjetë, bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta duhet t’ia bëjnë të ditur drej-torit të bibliotekës apo mbikëqyrësvetë tyre veprimet lidhur me punësimine planifikuar dhe dhënien e këshillavesi konsultantë jashtë biblioteke.

SHFRYTËZIMI PERSONAL I BURIMEVE TË BIBLIOTEKËS

Miratim paraprak duhet të kërko-het nëse shfrytëzimi i burimeve të bib-liotekës, si mjetet hulumtuese, shfry-tëzimi i ndihmës së personelit tjetër,shfrytëzimi i telefonit, fotokopjuesve,kompjuterëve apo i pajisjeve e objek-teve nga koleksionet bibliotekare,bëhet lidhur me veprimtaritë jashtësaj. Po ashtu, duhet të rregullohetedhe mënyra e kompensimit të insti-tucionit për një shfrytëzim të tillësipas rregulloreve të institucionit.

Asnjë bibliotekarë i koleksioneve tëveçanta nuk duhet të shfrytëzojë në

shtëpi ndonjë objekt apo material qëështë pjesë e koleksioneve të bib-liotekës apo pjesë e koleksioneve tëmbyllura dhe e cila nuk u jepet nështëpi për shfrytëzim përdoruesve tëtjerë dhe publikut, apo shfrytëzimin endonjë prone, mjeteve apo burimevetë bibliotekës, përveç shfrytëzimit zyr-tar në institucion. Në rast të ndonjërrethane të veçantë bëhen përjashtime,atëherë ato duhet të janë të parapara etë dokumentuara me shkrim.

KONFIDENCIALITETI

Bibliotekarët e koleksioneve tëveçanta, puna e të cilëve paraqet njo-hjen me punën e hulumtuesve, mar-rëdhëniet e bibliotekës me dhuruesite libërshitësit, si dhe me çështje tëtjera të natyrës konfidenciale, duhettë ushtrojnë kujdes në respektimin etë drejtës private për informacion.

Në pajtim me rregulloren eShoqatës së Bibliotekave Amerikane(S52.4, Konfidencialiteti i materialevebibliotekare), bibliotekarët e kolek-sioneve të veçanta duhet ta respekto-jnë të drejtën private të lexuesve të tyrelidhur me veprimtarinë dhe hulum-timet që i bëjnë, pasi i mësojnë ato sirrjedhojë e detyrave që i kanëpërgjegjësi. Mund të bëhen përjash-time në këtë dispozitë në raste kur, përpërparimin e hulumtimeve, lexuesi eka nënshkruar ndonjë marrëveshje meshkrim që i heq të drejtën private përinformacion në çfarëdo situate.

(Në numrin e ardhshëm: “Udhëzimepër praktika institucionale në

mbështetje të këtyre standardeve”)

Marrë nga: http://www.ala.org/Template.cfm?Section=speccollections&template=/ContentManagement/ContentDisplay.cfm&ContentID=8969.

Përktheu: Besim J. Kokollari

Page 20: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

20

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

AKTUALITETE

SALI BASHOTA,

DREJTOR I BKUK-së

Biblioteka Kombëtare dheUniversitare e Kosovës ka nëpërdorim programin e

automatizuar bibliotekar, Aleph 500,njërin ndër programet më të avan-cuara në botë në fushë e bibliotekave,i cili është në përdorim në mëse 50shtete të botës, me një shtrirje tëmadhe, sidomos, në Evropë dheShtetet e Bashkuara të Amerikës.BKUK ka blerë këtë program ngakompania Ex Libris, me seli nëLondër, më 15 mars 2004 dhe derimë tani janë futur në bazën e të dhë-nave mbi 35 mijë njësi bibliografike.

Prizreni, njëri ndër qytetet më tëbukura të Republikës së Kosovës, i cilisivjet kremton 130-vjetorin e LidhjesShqiptare së Prizrenit, i njohur që ngaviti 1944 si vendlindja e BibliotekësKombëtare dhe Universitare tëKosovës, sot e ka një ditë të veçantëdhe të gëzuar për të gjithë lexuesit evet, sepse do ta ketë licencën e parë tësistemit të automatizuar bibliotekar,prandaj Bibliotekës Ndërkomunale tëPrizrenit, i urojmë mirëseardhje nëprogramin Aleph 500.

BKUK, e cila, ndër të tjera, ështëedhe qendër e organizimit dhe emenaxhimit të rrjetit bibliotekar nëKosovë, ka vendosur që ta shtrijërrjetin e programit bibliotekar Aleph500 në bibliotekat ndërkomunale tëKosovës: Prizren, Prishtinë, Pejë,Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj,duke ofruar shtatë licenca falas përkëto biblioteka.

Po kështu, programi Alephparashihet të shtrihet edhe në tëgjitha bibliotekat e fakulteteve tëUniversitetit të Prishtinës, pastaj nëBibliotekën e Kuvendit të Repu -blikës së Kosovës, në bibliotekat einstitucioneve më të larta shkencoree kulturore etj., në mënyrë që të kri-johet katalogu përmbledhës i materi-aleve bibliotekare në Kosovë.

BKUK ka arritur që, me njëpërkushtim të madh, bashkë meKompaninë Ex Libris - me seli nëLondër, të krijojë stafin profesionaltë Aleph-it për Kosovën, duke ofruaredhe trajnime në komponentet krye-sore të sistemit të automatizuar bib-liotekar, qoftë në fushën e menax-himit, qoftë në fushën e shërbimeve

dhe të përdorimit.Besojmë dhe shpresojmë se

BKUK në mbështetje dhebashkëpunim me Ministrinë eArsimit, Ministrinë e Kulturës dheUniversitetin e Prishtinës, si dheme Kompaninë Ex Libris me seli nëLondër, do të arrijë suksese në real-izimin e këtij projekti për bib-liotekat e Republikës së Koso vës.

Urime dhe Gëzuar BibliotekësNdërkomunale të Prizrenit!

Ju urojmë mirëseardhje edhe bib-liotekave të tjera në Aleph 500.

(Fjalë në përurimin e licencës sëProgramit Aleph 500, në BibliotekënNdërkomunale të Prizrenit, më 28shkurt 2008)

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenitnë rrjetin e Programit Aleph 500*

Çast nga ceremonia përuruese e instalimit të licencës së parë të Programit Aleph500 në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren

Page 21: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

21

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

AKTUALITETE

Prishtinë, 22 janar 2008

Në projektin për sensibilizimin eopinionit artdashës të Kosovëspër rolin dhe misionin e

Bibliotekës së Artit Bashkëkohor, artist-ja nga Gjermania Elke Marhofer kambajtur një workshop më 22 -23 janar,në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuestë kulturës dhe të artit, si dhe pedagogëdhe studentë të Universitetit tëPrishtinës

Fondi i Bibliotekës së ArtitBashkëkohor është kryesisht në gjuhënangleze dhe gjermane dhe përfshin rreth9 mijë tituj: libra, enciklopedi, katalogë,revista dhe materiale të tjera për artin, sidhe 30 filma artistikë, dokumentarë evideo, që janë dhuruar nga artistë tëvendeve të ndryshme. Ky fond është nëdispozicion të të gjithë përdoruesve tëinteresuar në fusha të ndryshme të artitbashkëkohor.

Fondi i kësaj Biblioteke, që është nënjë hapësirë të veçantë në BibliotekënKombëtare dhe Universitare të Kosovës,është krijuar nga Adrian Williams,Shannon Bool, dhe Judith Raun, mendihmën e Zyrës Gjermane në

Prishtinë. Pjesa më e madhe e libraveështë dhuratë personale e njerëzve tëartit, nga të cilët është kërkuar që, poslibrave dhe katalogëve të tyre personalë,të dhurojnë edhe libra të tjerë për këtëprojekt. Projekti është në zhvillim dheështë premtuar për pasurimin e kësajbiblioteke me tituj të rinj.

Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota, kapremtuar, se, përveç ndihmës që do tëjepet në pasurimin e fondit të kësaj bib-lioteke, hapësirat e kësaj biblioteke do tëjenë në shërbim të profesorëve, studen-tëve dhe artistëve, për të zhvilluar punëkreative, takime e debate me interes për

ta. Krijimi i komunikimit mes artistëve

nga Kosova dhe atyre ndërkombëtarë,ka qenë arsye e mjaftueshme që projektitë marrë edhe përkrahjen e ZyrësGjermane në Prishtinë.

“Zyra Gjermane e përkrah këtëProjekt, sepse kjo gjë e fillon një dialogtë ri, ndërmjet artistëve vendës dheartistëve gjermanë dhe ndërkombëtarë.Ky është një lloj dialogu jo përmes kop-ertinave të librave, po përmes njerëzveqë lexojnë këta libra”, ka thënë MonikaLenhard, referente për kulturë në ZyrënGjermane në Prishtinë.

Prishtinë, 29 janar 2008

Është mbajtur një ceremonisolemne me rastin e përfundim-it të Projektit të OSBE-së për

përmirësimin e cilësisë në BKUK, qëpërfshin fushat, si: menaxhim më tëmirë dhe përmirësim të procesit tërrjedhës së punës; lehtësim dhe mirëm-bajtje të praktikave më të mira, inkura-jim dhe zhvillim të mëtutjeshëm tëstafit, si dhe të rritjes së cilësisë sëpërgjithshme të shërbimeve në të mirëtë përdoruesve akademikë.

Drejtori i BKUK-së, Sali Bashota,këtë projekt e cilësoi të një rëndësie tëveçantë për zhvillimin dhe moderniz-imin e shërbimeve në BKUK. Ndërsa,Ambasadori i OSBE-së - TimGuldiman shprehi kënaqësinë përvazhdimin e projekteve të tilla tëbashkëpunimit me institucionet earsimit të lart e veçanërisht me BKUK-në. Ministri i Arsimit, Shkencës dheTeknologjisë - Z. Enver Hoxhaj theksoise është shumë i nderuar me rastin epërfundimit të një pjese të projektit, icili është një fillim shumë i rëndësishëm

në modernizimin e BibliotekësKombëtare dhe Universitare të Kosovës.Ai shprehu gatishmërinë e tij për tandihmuar bibliotekën në projektet eardhshme.

Me rastin e përfundimit të suk-sesshëm të këtij Projekti, drejtori SaliBashota, ndau mirënjohje dhe falënder-ime për kontribuuesit e këtij Projekti:ambasadorin e OSBE-së në Kosovë -Tim Guldimann, zyrtarin e OSBE-së -Francessco Bigagli, dhe Genc Kusari, sidhe nga Departamenti i Asistencës -Wilam Theuws.

Workshop në Bibliotekën e Artit Bashkëkohor

Ceremoni solemne në përfundim tëprojekti të OSBE-së për BKUK

Çast nga një takim në workshopin në Bibliotekën e Artit Bashkëkohor

Page 22: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

22

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

AKTUALITETE

Mitrovicë, 14 shkurt 2008

OSBE-ja i ka dhuruarBibliotekës Ndërkomunale“Latif Berisha” në Mitrovicë

mbi 500 ekzemplarë libra në gjuhënshqipe dhe në gjuhët e komuniteteveqë jetojnë në këtë komunë, në një vlerëmbi 7 mijë euro.

Në ceremoninë e dhurimit të këtyre

titujve, Tim Guldiman, shef i OSBE-së, ka përshëndetur iniciativën që ështënë funksion të vizionit për një trashëgi-mi të përbashkët kulturore, që pro-movon mirëkuptimin dhe dialogun eshoqërisë demokratike të Kosovës.

Për rëndësinë e këtij bashkëpunimidhe vlerën e këtij koleksioni, ka foluredhe Drejtori i Bibliotekës Ndërk -omunale në Mitrovicë, Hajrullah

Mustafa, i cili ka falënderuar OSBE-nëpër donacionin, si dhe KFOR-in, që kandërmarrë iniciativën për t’i dërguarlibrat, sipas kërkesave të përdoruesve,nëpër fshatrat më të larta ku nuk kamundësi të lëvizë bibliobusi i bib-liotekës. Këtë iniciativë e ka përshën-detur edhe Komandanti i KFOR-it,Christian Dekster, si dhe Nënkryetari iKK të Mitrovicës.

Programi ALEPH 500 - në BibliotekënNdërkomunale në Prizren

Prizren, 28 shkurt 2008

Programi i automatizuar bibliotekar ALEPH 500, pasimplementimit dhe zhvillimit në BibliotekënKombëtare dhe Universitare e Kosovës, që është qen-

dra e organizimit dhe menaxhimit të rrjetit bibliotekar nëKosovë, ka filluar të shtrihet, për herë të parë, nëBibliotekën Ndërkomunale në Prizren.

Në ceremoninë përuruese të instalimit të licencës së parëtë Programit Aleph 500 në bibliotekën në Prizren, ishin tëpranishëm drejtori i BKUK-së, Sali Bashota, zëvendësmin-istrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, LirijeKajtazi, këshilltari i kësaj ministrie - Kujtim Shala, si dhepërfaqësues të lartë të Komunës së Prizrenit.

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, tash do të mundtë fillojë përpunimin e njësive bibliotekare në PrograminAleph, që përbën mbi 90 mijë ekzemplarë. Ky është hapi iparë i krijimit të katalogut të përbashkët në nivel tëKosovës.

Është themeluar KëshilliKombëtar i BibliotekavePrishtinë, 3 mars

Me vendimin e ministrit të Kulturës, SkënderHysenit, është themeluar Këshilli Kombëtar iBibliotekave. Këshilli është themeluar në

bazë të Ligjit për Bibliotekat dhe përbëhet nga tetë për-faqësues të institucioneve: Kujtim Shala, Ministria eKulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ramë Vataj, Ministria eArsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Osman Gashi,Rektorati i Universitetit të Prishtinës, Mehmet Kraja,Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, IzetAvdyli, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare eKosovës, Sylejman Pireva, Biblioteka Ndërkomunale ePrishtinës, Drita Millaku, Shoqata e Bibliotekarëve tëKosovës dhe Bajram Shatri, Shoqata e Botuesve tëKosovës.

Këshilli Kombëtar i Bibliotekave, përveç që do të japëmendime, sugjerime dhe propozime për konceptimin eprojekteve zhvillimore të bibliotekave, funksionimin errjetit bibliotekar dhe të bashkëpunimit ndërbibliotekar,do të mbikëqyrë krijimin dhe mirëmbajtjen e katalogutpërmbledhës bibliotekar, kriteret themelore përpasurimin e koleksioneve, për kërkesat financiare të bib-liotekave, projektet për veprimtarinë e bibliotekave etj.Këshilli, gjithashtu, ka në përgjegjësinë e vet të sugjerojëprograme për aftësim profesional, vendosjen e titujveprofesionalë, kushtet dhe procedurën e dhënies sëprovimit profesional, shqyrton raportet vjetore të bib-liotekave, punën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtaredhe Universitare të Kosovës dhe të drejtorëve të bib-liotekave ndërkomunale etj.

OSBE-ja ndihmon pasurimin e koleksionevetë bibliotekës “Latif Berisha” në Mitrovicë

Takimi solemn me rastin e instalimit të Programit Aleph500 në Bibliotekën Ndërkomunale në Prizren

Page 23: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

23

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

AKTUALITETE

Programi ALEPH 500 -në BibliotekënNdërkomunale “HivziSylejmani” në Prishtinë

Prishtinë, 14 mars 2008

Më 14 mars 2008 u instaluaProgami i automatizuarbibliotekar Aleph 500

edhe në Bibliotekën Ndërkomunale“Hivzi Sylejmani” të Prishtinës.Instalimi i këtij programi, sipas z.Sylejman Pireva, drejtor, është njëranga ngjarjet më të rëndësishme nëhistorinë e zhvillimit të kësaj bib-lioteke, duke premtuar se do të fillo-jë menjëherë, sipas prioriteteve, nëpërpunimin e koleksioneve të kësajbiblioteke. Në këtë ceremoni solemne, z. SaliBashota, drejtor i BKUK-së, premtoipërkrahjen profesionale që do t’ijepet kësaj biblioteke në planifikimindhe dinamikën që parashihet përpërpunimin e fondit bibliotekar nëkëtë Program.

Mbahen trajnime nëKompaninë Ex-Librispër stafin udhëheqës të BKUK-së

Londër, 24-29 mars 2008

Me ndihmën e Projektit tëOSBE-së për përmirësimine cilësisë në BKUK, në

kompaninë Ex-Libris në Londër kanëqëndruara në një aktivitet trajnues - përzhvillimin e njohurive në Programin eautomatizuar bibliotekar Aleph 500,Ramush Zeka, shef i Departamentit tëTeknologjisë Informative dhe BukurijeHaliti, shefe e Departamentit tëKatalogimit në Bibliotekën Kombëtaredhe Universitare të Kosovës.Në këtë aktivitet trajnues, udhëhe-qësit e BKUK-së kanë përfituar njo-huri në fushën e ndërtimit të rrjetitdhe të menaxhimit të Programit tëintegruar bibliotekar Aleph 500.

Mitrovicë, 21 mars 2008

Edhe në Bibliotekën Ndërkom -unale “Latif Berisha” në Mitro -vicë, më 21 mars 2008, u instalua

licenca e parë e Progamit Aleph 500. Ngadrejtori i kësaj biblioteke - HajrullahMustafa, vlerësohet kontributi i BKUK-së për ndihmën në implementimin eProgramit në bibliotekat Ndërkomunaletë Kosovës, duke krijuar cilësi - në për-puthje me zhvillimet moderne në fushëtë bibliotekarisë në katalogim dhe klasi-fikim, si dhe në kërkimin e njësive bib-

liotekare nga përdoruesit. Në këtë ceremoni solemne, z. Sali

Bashota, drejtor i BKUK-së, ka treguarrëndësinë që ka për bibliotekat dhehulumtimet, krijimi i katalogut të për-bashkët online në Kosovë, nëpërmjetkëtij programi. Ai premtoi përkrahjepër stafin profesional të bibliotekës nëfushën e Programi Aleph 500.

Në këtë akt solemn morën pjesëedhe strukturat komunale të Mitro -vicës, të cilat premtuan mbështetjen etyre në aktivitetet e ardhshme të bib-liotekës.

U mbajt takimi i parë i KëshillitKombëtar të BibliotekavePrishtinë, 28 mars 2008

Me ftesën e ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Skënder Hyseni, më 28 mars u mbajt takimi i parë konstituiv iKëshillit Kombëtar të Bibliotekave, në përbërje të plotë. Këshilli tra-

jtojë tema të rëndësishme nga Bibliotekat, si: gjendja aktuale në bibliotekat nëKosovë dhe çështjet e zhvillimit të koleksioneve nëpërmjet blerjes. Pas njëdebati të gjerë për këto çështje, janë formuar grupet punuese që do të identi-fikojë problemet e infrastrukturës në Bibliotekat e Kosovës dhe çështjen epasurimit të fondeve të bibliotekave, përkatësisht përcaktimin e kritereve tëpasurimit. Pas raportit dhe analizës që do të bëjnë këto grupe punuese, do tëpërcaktohen prioritetet e investimeve në fusha të caktuara . Izet Abdyli

Stamboll, 4 - 5 prill 2008

Në Stamboll, më datën 4 - prill 2008,është mbajtur konferenca me titull:“eIFL-IP Global Conference 2008”.

Në këtë konferencë, në të cilën morën pjesëpërfaqësues të mëse 50 shteteve nga EvropaLindore, shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, Azia,Afrika, ishte i ftuar edhe përfaqësuesi ngaKosova i Bibliotekës Kombëtare dheUniversitare të Kosovës - Ramush Zeka, shef iDepartamentit të Teknologjisë Informative.

Tema bosht e konferencës ishte“Digjitalizimi dhe e drejta e autorit nëshërbimet bibliotekare”. Gjatë dy ditëve,sa ka zgjatur Konferenca, është diskutuardhe janë shkëmbyer përvoja që lidhen mendryshimet e mëdha në fushën eteknologjisë informative, duke shprehurnevojën që të punohet më shumë nëarsimimin e mëtutjeshëm të bib-liotekarëve, por edhe të shoqërisë nëpërgjithësi, në përvojat digjitale të infor-macionit.

ALEPH 500 - në Bibliotekën Ndërkomunale“Latif Berisha” në Mitrovicë

BKUK përfaqësohet në eIFL-IPGlobal Conference 2008

Page 24: BiblioBiblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 5 † NUMRI 1 † PRILL 2008 SALI BASHOTA Libri i Pavarësisë ka një Shenjë të Artë:LIBRI I

TAHIR FONIQI, KËRKIME BIBLIOGRAFIKE, BKUK, PRISHTINË 2008.

Mr. Tahir Fonqi e pasuron literaturën e fushës së bibliografisëme librin e tij më të ri me titull: “Kërkime bibliografike”,botuar nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e

Kosovës, Prishtinë 2008.Libri përfshin një gamë të gjerë temash nga fusha e bibliografisë.

Përmes këtij libri lexuesi njihet me historikun e fillimit të veprim-tarisë bibliografike te shqiptarët në përgjithësi dhe të Kosovës nëveçanti. Nga mënyra e trajtimit të temave të shumta dhe me rëndësi,ky botim mund të quhet njëkohësisht një histori, kritikë dhe teori përbibliografinë shqiptare.

Mr. Tahir Foniqi, si një njohës i mirë edhe i fushës së letërsisëshqipe, në këtë botim nxjerrë në dritë kontributin e një numri tëmadh të studiuesve shqiptarë dhënë në fushën e botimit të bibli-ografive, si ato të hartuara në formë të artikujve ashtu edhe të atyre nëformë të monografive.

Në pjesën e fundit të librit është një intervistë e autorit dhënë gazetëssë përdishtme “Epoka e Re” në të cilën shpreh pikëpamjet e veta për rrjedhat e kulturës dhe të bibliografisë nëKosovë, si dhe janë dhënë të dhëna bio-bibliografike të autorit.

JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË, 5 (16 - 21 PRILL - APRIL 2007) (BKUK BOTIME TËVEÇANTA; 13: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË; 5), BKUK, PRISHTINË 2008.

Botimi i veçantë, Java e Bibliotekës në Kosovë 5, Prishtinë2008, është një përmbledhje punimesh të prezantuar gjatëkëtij manifestime tradicional me karakter profesional e kultur-

or i organizuar për të pestën herë nga Biblioteka Kombëtare dheUniversitare Kosovës.

Ky botim, që përmbledh punimet e autorëve të dijeve dhe kulturavetë ndryshme, të prezantuar gjatë Javë së Bibliotekës, jep preokupimet,idetë dhe strategjitë në zhvillimin kulturës dhe të bibliotekave në këtëepokë, duke dhënë shumë përgjigje që opinioni bibliotekar i kërkon sot- në kushtet e zhvillimit të shkencave të informacionit.

Në botimin e Edicionit të Pestë të Javës së Bibliotekës në Kosovë, veço-hen ligjëratat e ekspertëve dhe bibliotekarëve ndërkombëtarë, si të: MichaelKaplan, drejtor për Produkte Digjitale (Ex Libris, SHBA), për programetbibliografike, katalogët përmbledhës, dhe ata kombëtarë; menaxhimi ipërmbajtjeve digjitale për koleksionet e depoziturave për trashëgiminë kul-turore dhe institucionale; ligjërata e Mario Gonzalez, drejtor Ekzekutiv iBibliotekës Greenwich (SHBA), për çështje thelbësore të administrimit të bibliotekave; filozofinë dhe rolin e bibliotekavepublike; bibliotekat publike në epokën e informacionit, bibliotekat në shoqëri shumë-etnike etj.

Në këtë botim, vend të veçantë zënë edhe punimet e disa sesioneve me temat bosht: “Zhvillimi i Qendrës sëBibliotekës Universitare”; “Kujtesa e Kosovës - projekt i BKUK-së”; “Perspektiva e burimeve elektronike nëKosovë”; “Llojet e veprimtarive dhe të aktiviteteve të bibliotekave publike” dhe “Krist Maloki në Kosovë”.

Gjon Berisha

24

VITI 5 • NUMRI 1 • PRILL 2008

BOTIME