banka qendrore evropiane · krijimin e një tregu të vetëm në komunitetin evropian. për...

32
BANKA QENDRORE EVROPIANE

Upload: others

Post on 07-Nov-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

1

BANKA QENDRORE EVROPIANE

Page 2: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

2

Page 3: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

3

W. F. Duisenberg, presidenti i BQE-së

Page 4: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

4

Page 5: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

5

PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA

EURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËVE 6

BANKA QENDRORE EVROPIANE 8

EUROSISTEMI 10

OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT - STABILITETI I ÇMIMEVE. 14

PAVARËSIA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE 16

TRANSPARENCA E BANKËS QENDRORE EVROPIANE 17

STRATEGJIA DHE INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE EVROPIANE 19

INSTRUMENTET MË TË RËNDËSISHME 21

FJALORTH 23

INFORMACION 29

Page 6: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

6

EURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËVE

Që nga 1 janari 1999 Evropa ka njëmonedhë të re, Euron. Në këtë

ditë, euro zëvendësoi monedhatkombëtare të 11 vendeve: Belgjikës,Gjermanisë, Spanjës, Irlandës, Italisë,Luksemburgut, Holandës, Austrisë,Portugalisë dhe Finlandës. Më 1 janar2001 ajo i zuri vendin edhe monedhëskombëtare të Greqisë. Këto 12 vendeqë përdorin euron përbëjnë atë qëquhet Eurozonë. Vetëm tre nga vendet eKomunitetit Evropian: Danimarka,Suedia dhe Anglia, nuk e kanë adoptuarende këtë monedhë si të tyren.

Adoptimi i një monedhe të vetme ngarreth 300 milionë evropianë ka sjellëpërparësi të jashtëzakonshme si përkonsumatorët ashtu edhe përbizneset. Përdorimi i saj lehtësontregtinë e mallrave dhe të shërbimevendërmjet vendeve pjesëmarrëse nëkëtë marrëveshje, duke forcuarkrijimin e një tregu të vetëm nëKomunitetin Evropian. Për kompanitëqë merren me import-eksport, tanirreziku i kursit të këmbimit vlenvetëm në ato vende që nuk bëjnëpjesë në Komunitetin Evropian.

Lehtësi krijohet edhe për udhëtarët.Pas hyrjes së euros në vitin 2002, ataqë udhëtojnë brenda Eurozonës, nukkanë nevojë të këmbejnë para apo tëpaguajnë komisione për këtoshkëmbime. Për më tepër, përdorimi itë njëjtës monedhë në 12 vende i bënçmimet të krahasueshme për gjithëZonën. Të tëra këto, çojnë në rritje tëkonkurrencës dhe të mirëqenies nëEurozonë.

Euro synon të jetë një monedhë po aqe qëndrueshme sa edhe ish-monedhatkombëtare të vendeve të Eurozonës.Tani, është detyrë e Bankës QendroreEvropiane që të sigurojë stabilitetin eçmimeve në Eurozonë. Për të arriturkëtë, Banka Qendrore Evropiane dhebankat qendrore të secilit nga vendete Eurozonës bashkëpunojnë përushtrimin e një politike të vetmemonetare. Sigurisht që edhe qeveritë evendeve përkatëse luajnë një rol tërëndësishëm për ruajtjen e stabilitetittë çmimeve nëpërmjet implementimittë politikave fiskale.

Vendet që duan të hyjnë në Eurozonë,pra të përdorin monedhën Euro,duhet të përmbushin një sërë

EURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËVEEURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËVEEURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËV

Page 7: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

7

kriteresh ekonomike si: nivel të ulëtinflacioni, politika të shëndoshafinanciare publike, nivele të ulëta tënormës së interesit dhe kurs këmbimitë qëndrueshëm. Gjithashtu, atoduhet të garantojnë pavarësinë

VEEURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËVEEURO – MONEDHA E RE E EVROPIANËVEEURO – MONEDHA E RE E EVRO

politike të bankës qendrore.Përmbushja e këtyre kritereve tëkonvertimit – të njohura si kriteret eMaastricht-it – përbën bazën ekushteve për implementimin emonedhës së re.

KURSET FIKSE QË U PËRDORËN PËR KËMBIM:

1 euro = 40.3399 franga belge1.95583 marka gjermane340.750 dhrahmi greke166.386 peseta spanjolle6.55957 franga franceze0.787564 paund irlandez1,936.27 lireta italiane40.3399 franga luksemburgase2.20371 gilda holandeze13.7603 shilinga austriake200.482 eskude portugeze5.94573 marka finlandeze

Page 8: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

8

BANKA QENDRORE EVROPIANE

Banka Qendrore Evropiane ruanstabilitetin e çmimeve në Eurozonë.

Ajo është themeluar më 1 qershor 1998dhe është një nga bankat qendrore më tëreja në botë. Megjithatë, ajo mbartkredibilitetin dhe profesionalizmin etrashëguar nga të gjitha bankat qendroretë Eurozonës.

Krijimi i Bankës Qendrore Evropianembështetet në Traktatin për themelimin eKomunitetit Evropian (Traktati). Sipasstatistikave të muajit mars 2001, në zyratqendrore të Bankës Qendrore Evropianeqë ndodhen në Frankfurt, Gjermani,punojnë rreth 1000 persona. Ata janërekrutuar nga 15 vendet anëtare tëBashkimit Evropian dhe në bashkëpunimme stafin e bankave qendrore të çdovendi anëtar punojnë për implementimine vendimeve të organeve vendimmarrësetë Bankës Qendrore Evropiane.

Organi më i lartë vendimmarrës i BankësQendrore Evropiane është KëshilliDrejtues. Ai përbëhet nga gjashtë anëtarëtë Bordit Ekzekutiv dhe nga 12guvernatorët e bankave qendrore tëEurozonës. Si Këshilli Drejtues, ashtu

edhe Bordi Ekzekutiv drejtohen ngaPresidenti i Bankës Qendrore Evropiane.Detyra kryesore e Këshillit Drejtues ështëformulimi i politikës monetare tëEurozonës. Në veçanti, ai ka fuqinë tëpërcaktojë normat e interesit me të cilatbankat tregtare të secilit prej vendeve tëEurozonës, mund të sigurojnë likuiditetnga banka qendrore e tyre. Kështu,Këshilli Drejtues në mënyrë indirektendikon mbi normat e interesit nëekonominë e Eurozonës.

BANKA QENDRORE EVROPIANEBANKA QENDRORE EVROPIANEBANKA QENDRORE EVROPIANEBA

Mbrapa (nga e majta në të djathtë):V. M. Constâncio, J.-C. Trichet, N. C. Garganas, G. Quaden, M. Vanhala, K.Liebscher, E. Welteke, Y. Mersch, J. Hurley, J. Caruana,A. Fazio, N. Wellink.Përpara (nga e majta në të djathtë):T. Padoa-Schioppa,O. Issing, L. D. Papademos, W. F. Duisenberg, S.Hämäläinen, E. Domingo Solans.

Këshilli Drejtues.

Page 9: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

9

Bordi Ekzekutiv i Bankës QendroreEvropiane përbëhet nga Presidenti,Zëvendëspresidenti dhe katër anëtarë tëtjerë. Ata zgjidhen me marrëveshje ngakryetarët e 12 shteteve, anëtare tëEurozonës. Bordi Ekzekutiv ështëpërgjegjës për implementimin e politikësmonetare sipas udhëzimeve të KëshillitDrejtues dhe në funksion të kësaj detyre aiu jep instruksionet e nevojshme bankaveqendrore të 12 vendeve. Gjithashtu, aipërgatit takimet e Këshillit Drejtues dheadministron punën e përditshme tëBankës Qendrore Evropiane.

ANKA QENDRORE EVROPIANEBANKA QENDRORE EVROPIANEBANKA QENDRORE EVROPIANEBA

Organi i tretë vendimmarrës i BankësQendrore Evropiane është Këshilli iPërgjithshëm. Ai përbëhet nga Presidenti,Zëvendëspresidenti dhe guvernatorët e 15bankave qendrore të vendeve anëtare tëBashkimit Evropian. Këshilli iPërgjithshëm kontribuon në funksionetkëshilluese dhe koordinuese të BankësQendrore Evropiane dhe në përgatitjet përzgjerimin e Eurozonës. Njësitëorganizative të Bankës QendroreEvropiane janë të ndara në Direktorate tëPërgjithshme dhe Direktorate, të cilat janëtë varura nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv.

Foto, Bordi Ekzekutiv.

Mbrapa (nga e majta në të djathtë): E. Domingo Solans ,O. Issing, T. Padoa-Schioppa.Përpara (nga e majta në të djathtë): L. D. Papademos, W.F. Duisenberg, S. Hämäläinen.

Mbrapa (nga e majta në të djathtë): N. C. Garganas, G.Quaden, M. Vanhala, K. Liebscher, E. Welteke, Y. Mersch, E.A. J. George, J. Hurley, J. Caruana, N. Wellink, A. Fazio.Përpara (nga e majta në të djathtë): V. M. Constâncio, J.-C. Trichet, L. D. Papademos, W. F. Duisenberg, B. NyboeAndersen, U. Bäckström.

Foto, Këshilli i përgjithshëm.

Page 10: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

10

EUROSISTEMI

12 bankat qendrore të Eurozonës sëbashku me Bankën Qendrore

Evropiane përbëjnë atë që njihet siEurosistemi. Ky term u zgjodh ngaKëshilli Drejtues për të bërë dalliminme termin Sistemi Evropian iBankave Qendrore (ESCB). Ky ifundit është krijuar mbi bazën eTraktatit për themelimin eKomunitetit Evropian dhe përbëhetnga Banka Qendrore Evropiane dhe15 bankat qendrore të vendeveanëtare në Bashkimit Evropian. Përsakohë që ka ende vende anëtare tëBashkimit Evropian, por jo tëEurozonës, si Danimarka, Suedia dheBritania e Madhe, dallimi midisEurosistemit dhe Sistemit Evropian tëBankave Qendrore është i nevojshëm.

Drejtimi i Eurosistemit kryhetnëpërmjet organeve vendimmarrësetë Bankës Qendrore Evropiane.Vendimet merren nga KëshilliDrejtues dhe Bordi Ekzekutiv, ndërsaKëshilli i Përgjithshëm kryen vetëmfunksionin e këshilltarit nëEurosistem. Kjo sepse, siç u përmend

më sipër, ai përfshin edhepërfaqësuesit e tre bankave qendroretë vendeve anëtare të BashkimitEvropian, por që nuk ndodhen nëEurozonë. Këto tre shtete kanëmonedhat e tyre kombëtare dhendjekin politika të pavaruramonetare.

Vendimet e politikës monetare qëBanka Qendrore Evropiane merr nëlidhje me Eurosistemin, transmetohennë ekonomitë e vendeve të Eurozonësnëpërmjet sistemit bankar të secilitprej këtyre vendeve. Rreth 8,000institucione krediti (banka tregtare,banka kursimi dhe institucione tëtjera financiare) në 12 vendet eEurozonës shërbejnë si kanale përtransaksionet e politikës monetare, tëcilat synojnë të rregullojnë nivelin elikuiditetit në Eurozonë. Është enatyrshme që zhvillimet e sektoritbankar në Eurozonë të monitorohennga afër nga Eurosistemi, sikurseparashikohet në Traktatin përthemelimin e Komunitetit Evropian.Megjithatë, përgjegjësia direkte përmbikëqyrjen bankare qëndron mbiautoritetet kombëtare.

EUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROS

Page 11: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

11SISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMI

FUNKSIONET KRYESORE TË EUROSISTEMIT JANË:

• formulimi dhe zbatimi i politikës monetare për Eurozonën;• kryerja e operacioneve në tregun e këmbimit valutor dhe ruajtja

e administrimi i rezervave valutore zyrtare për vendet eEurozonës;

• emetimi i kartëmonedhave euro; dhe• mbështetja për funksionimin e duhur të sistemit të pagesave.

FUNKSIONE TË TJERA JANË:

• të mbledhë informacionin e nevojshëm statistikor nga autoritetetkombëtare dhe nga agjentët ekonomikë, si për shembull ngainstitucionet financiare;

• të mbikëqyrë zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar; dhe• të përkrahë shkëmbimin e informacionit midis Sistemit Evropian

të Bankave Qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse të çdo vendi.

Page 12: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

12EUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROS

Page 13: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

13SISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMIEUROSISTEMI

Page 14: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

14OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT - STABILITETI I ÇMIMEVEOBJEKTIVI I EUROSISTEMIT - STABILITETI I ÇMIMEV

OBJEKTIVI I EUROSISTEMIT -STABILITETI I ÇMIMEVE.

Objektivi i parë i Eurosistemit ështëruajtja e stabilitetit të çmimeve në

Eurozonë, duke mbrojtur fuqinë blerësetë monedhës euro. Sigurimi i stabilitetit tëçmimeve është kontributi më irëndësishëm që mund të japë politikamonetare në arritjen e një mjedisi tëfavorshëm ekonomik me një nivel të lartëpunësimi. Si inflacioni, ashtu edhe

deflacioni mund të jenë të kushtueshëmpër popullsinë në aspektin social dhe nëatë ekonomik. Pa cënuar objektivinprimar të ruajtjes së stabilitetit tëçmimeve, Eurosistemi mbështet edhepolitika të përgjithshme ekonomike tëzbatueshme në Komunitetin Evropian. Sipjesë e Sistemit Evropian të BankaveQendrore, ai vepron në përputhje meparimet e një ekonomie të hapur sikursepërcaktohet në Traktatin për themelimin eKomunitetit Evropian.

Page 15: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

15VEOBJEKTIVI I EUROSISTEMIT - STABILITETI I ÇMIMEVEOBJEKTIVI I EUROSISTEMIT - STABILITETI I ÇMI

Me qëllim që të jetë më e lehtë përpublikun, të vlerësojë suksesin epolitikës monetare të Eurozonës, BankaQendrore Evropiane ka shpallur mëkonkretisht objektivin kryesor të saj.Stabiliteti i çmimeve është përcaktuar sirritje vjetore prej më pak se 2 për qind eçmimeve të konsumit. Dihet se nëperiudha afatshkurtra, çmimet nukkontrollohen nga politika monetaremeqenëse duhet kohë që ndryshimetnë politikën monetare të japin ndikimin

e vet në çmime. Në periudhaafatshkurtra, çmimet përcaktohennga faktorë të tjerë, si ndryshime nëçmimet e lëndëve të para osendryshime në nivelin e taksave përmallra. Kështu, qëllimi është ruajtja estabilitetit të çmimeve në periudhaafatmesme dhe afatgjata. Luhatjetsezonale dhe efekte të tjera përperiudha shumë të shkurtra nukduhet të konsiderohen si shmangienga objektivi i stabilitetit të çmimeve.

Page 16: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

16

PAVARËSIA E BANKËSQENDRORE EVROPIANE

Pavarësia është një element jetësorpër suksesin e çdo banke qendrore.

Në përputhje me Traktatin përthemelimin e Komunitetit Evropian,Eurosistemi gëzon pavarësi të plotë nëzbatimin e funksioneve të veta: asBanka Qendrore Evropiane, as bankatqendrore kombëtare të Eurosistemit, asedhe ndonjë anëtar i organevevendimmarrëse të tyre nuk kërkon apomerr udhëzime nga të tjerë.Institucionet e Komunitetit Evropiandhe qeveritë e shteteve anëtare janë tëdetyruara ta respektojnë këtë parimdhe nuk duhet të përpiqen të ndikojnëanëtarët e organeve vendimmarrëse tëBankës Qendrore Evropiane apo tëbankave qendrore kombëtare.Eurosistemi ka në dispozicion tëgjitha instrumentet dhe kompetencate nevojshme për të ndjekur njëpolitikë monetare efikase. Ai nukmund të ofrojë hua për subjektet eKomunitetit Evropian apo përinstitucionet qeveritare të vendeveanëtare. Ky kufizim e mbron atë ngandikimet politike. Për më tepër,Banka Qendrore Evropiane ka

buxhetin e saj, të pavarur ngaKomuniteti Evropian dhe kjo e veçonatë nga interesat financiarë tëKomunitetit.

Kapitali i Bankës Qendrore Evropianenuk vjen nga Komuniteti Evropian, porështë i paguar nga bankat qendrore tëvendeve të Bashkimit Evropian. Ajo çkapërcakton kuotën e kapitalit për çdobankë qendrore është përqindja që zëPBB-ja dhe popullsia e vendit të saj nëKomunitet. Anëtarët e organevevendimmarëse të Bankës QendroreEvropiane emërohen për periudha tëgjata dhe mund të hiqen nga detyravetëm për arsye të sjelljes jo të mirë dhetë paaftësisë në punë.

Në nivel ndërkombëtar, ekzistojnëmarrëveshje për përfaqësimin e BankësQendrore Evropiane në organizmandërkombëtarë si FMN-ja dhe OECD-ja (Organizata për Zhvillimin dheBashkëpunimin Ekonomik). BankaQendrore Evropiane merr pjesë nëtakimet e këtyre organizatavendërkombëtare me qëllimin e vetëm tëshkëmbimit të informacionit. Kështu,pavarësia e Bankës Qendrore Evropianerespektohet plotësisht.

PAVARËSIA E BANKËS QENDRORE EVROPIANEPAVARËSIA E BANKËS QENDRORE EVROPIANEPAVAR

Page 17: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

17

TRANSPARENCA E BANKËSQENDRORE EVROPIANE

Për të ruajtur kredibilitetin e vet, njëbankë qendrore e pavarur duhet të

tregohet e hapur dhe e qartë në arsyet evendimeve që merr. Gjithashtu, ajoduhet të jetë e përgjegjshme përparainstitucioneve demokratike për këtovendime. Pa cënuar pavarësinë eBankës Qendrore Evropiane, Traktatipërcakton detyrime për raportimin eaktivitetit të saj.

Çdo javë, Banka Qendrore Evropianepublikon pasqyrat e konsoliduarafinanciare të Eurosistemit. Këtopasqyra reflektojnë transaksionetmonetare dhe financiare që kanëndodhur në Eurosistem gjatë javës sëkaluar. Të paktën një herë në çdo tremuaj, Banka Qendrore Evropianeduhet të publikojë një raport mbiaktivitetet e Sistemit Evropian tëBankave Qendrore.

Gjithashtu, ajo duhet të dorëzojë njëraport vjetor mbi këto aktivitete dhembi politikën monetare të vitit nëvazhdim dhe të një viti më parë,përpara Parlamentit Evropian,

Këshillit të Bashkimit Evropian,Komisionit Evropian dhe KëshillitEvropian. Publikimet e BankësQendrore Evropiane janë tëdisponueshme sipas kërkesës osemund të gjenden në faqen e internetittë Bankës Qendrore Evropiane.

Parlamenti Evropian mund tëthërrasë një seancë diskutimi mbiRaportin Vjetor të Bankës QendroreEvropiane. Presidenti i saj dhe anëtarëtë tjerë të Bordit Ekzekutiv, mekërkesë të Parlamentit Evropian oseme iniciativën e tyre, mund të shfaqinmendimet e veta përpara komitetevepërkatëse të Parlamentit Evropian.Kjo gjë ndodh zakonisht çdo tre muaj.

Në fakt, Banka Qendrore Evropianeështë angazhuar të tejkalojëdetyrimet që i përcaktohen nëTraktat përsa i përket raportimit tëaktivitetit të saj. Përveç zbatimit tëkëtyre detyrimeve, Presidenti iBankës Qendrore Evropianeangazhohet të shpjegojë arsyet përvendimet që merr Këshilli Drejtuesnë konferencën e shtypit, që mbahetmenjëherë pas mbledhjes së parë tëKëshillit, çdo muaj.

TRANSPARENCA E BANKËS QENDRORE EVROPIANETRANSPARENCA E BANKËS QENDRORE EVROPIA

Page 18: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

18

Pikëpamjet e Këshillit Drejtues përsituatën ekonomike dhe përpritshmëritë për ecurinë e çmimeve,publikohen në buletinet mujore tëBankës Qendrore Evropiane, të cilatjanë të disponueshme në 11 gjuhët eKomunitetit Evropian.

Gjithashtu, një nga anëtarët eKomisionit Evropian ka të drejtën epjesëmarrjes në takimet e KëshillitDrejtues dhe të Këshillit tëPërgjithshëm, por nuk gëzon tëdrejtën e votës. Si rregull, KomisioniEvropian përfaqësohet nga njëkomisioner përgjegjës për çështjetekonomike dhe financiare.

Banka Qendrore Evropiane kandërtuar marrëdhënie reciproke meKëshillin e Bashkimit Evropian. Nganjëra anë, Presidenti i Këshillit tëBashkimit Evropian mund të marrëpjesë në mbledhjet e KëshillitDrejtues dhe të Këshillit tëPërgjithshëm të Bankës QendroreEvropiane. Ai mund të propozojëmocione për t’u diskutuar në

Këshillin e Përgjithshëm, po nuk ka tëdrejtë të votojë. Nga ana tjetër,Presidenti i Bankës QendroreEvropiane ftohet në mbledhjet eKëshillit të Bashkimit Evropian, kurnë të diskutohen çështje që lidhen medetyrat dhe me objektivat e SistemitEvropian të Bankave Qendrore.Përveç takimeve zyrtare dhejoformale të Këshillit ECOFIN (qëpërbëhet nga ministrat e ekonomisëdhe të financës së vendeve tëBashkimit Evropian), Presidenti merrpjesë edhe në takimet e Eurogrupit (qëpërbëhet nga ministrat e ekonomisëdhe të financës së Eurozonës).

Guvernatorët e bankave qendrorekombëtare janë të pranishëm nëtakimet joformale të ECOFIN-it.Gjithashtu, Banka QendroreEvropiane dhe bankat qendrorekombëtare të vendeve të BashkimitEvropian përfaqësohen në KomitetinEkonomik dhe Financiar, organkëshillues i Komunitetit Evropian qëtrajton një sërë problemeshekonomike për Evropën.

TRANSPARENCA E BANKËS QENDRORE EVROPIANETRANSPARENCA E BANKËS QENDRORE EVROPIA

Page 19: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

19

STRATEGJIA DHE INSTRUMENTETE BANKËS QENDRORE EVROPIANE

Mënyra me të cilën Banka QendroreEvropiane ndjek dhe synon të

realizojë objektivin kryesor të saj, atë tëruajtjes së stabilitetit të çmimeve,përcaktohet në atë që quhet strategjia epolitikës monetare. Këshilli Drejtues kazgjedhur një strategji, e cila mundohett’u afrohet politikave që kanë ndjekurbankat qendrore kombëtare përpara setë hynin në Bashkimin Monetar. Në tënjëjtën kohë, hyrja e euros ka sjellë njësituatë krejt të re, e cila është marrëparasysh kur është hartuar politikamonetare e Eurozonës.

Strategjia mbështetet në dy shtyllakryesore:

Shtylla e parë

Paraja. Duke u nisur nga parimi seinflacioni është rezultat i ekzistencës sënjë sasie të madhe parash tëdisponueshme për blerjen e një sasie tëkufizuar mallrash dhe shërbimesh,Banka Qendrore Evropiane kavendosur një objektiv për nivelin eofertës së parasë që qarkullon në

Eurozonë. Oferta monetarepërcaktohet nga agregati monetar injohur si M3, i cili mat sasinë e parasënë qarkullim, depozitat afatshkurtrapranë institucioneve të kreditit einstitucioneve të tjera financiare dhesasinë e letrave me vlerë afatshkurtraqë lëshojnë këto institucione. Normae referencës, e vendosur për rritjenvjetore të M3 (që nga viti 1999 kjonormë është 4½ për qind) synon tëndihmojë Këshillin Drejtues nëanalizimin dhe në raportimin einformacionit që mbartin agregatëtmonetarë, në mënyrë që ky tëshërbejë si udhëzim koherent dhe ibesueshëm për politikën monetare.

Shtylla e dytë

Vlerësimi i përgjithshëm, i ardhmërisësë ecurisë së çmimeve dhe i rreziqeveqë kërcënojnë stabilitetin e çmimevenë Eurozonë. Ky vlerësim bëhet dukemarrë për bazë një grup treguesishekonomikë, të cilët mendohet seofrojnë informacion mbi zhvillimet eçmimeve në të ardhmen. Si shembujtë këtyre treguesve mund tëpërmendim pagat, kursin ekëmbimit, normat e interesit për

STRATEGJIA DHE INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE EVROPIANESTRATEGJIA DHE INSTRUMENT

Page 20: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

20

periudhat afatgjata, matje të ndryshmetë aktivitetit ekonomik, tregues tëpolitikës fiskale, indekset e çmimit dhetë kostos, vrojtime të besimit të biznesitdhe të konsumatorëve.

Gjithësesi, të dyja shtyllat e strategjisë qëndjek Banka Qendrore Evropiane,sigurojnë monitorimin dhe analiziminnga afër të zhvillimeve monetare,financiare dhe ekonomike. Kjo analizëtërësore mundëson vendosjen enormave të interesit në nivele që ishërbejnë më së miri ruajtjes sëstabilitetit të çmimeve. Duke mbrojturfuqinë blerëse të euros në këtë mënyrë,politika monetare e Bankës QendroreEvropiane përkrah edhe vlerën e eurosjashtë Zonës, e cila matet nga kursi ikëmbimit të euros kundrejt

monedhave të tjera. Megjithatë, kursi ikëmbimit në vetvete nuk është objektivi politikës së Bankës QendroreEvropiane.

Me qëllim që të arrihet objektivikryesor i ruajtjes së stabilitetit tëçmimeve, Eurosistemi ka nëdispozicion të tij një grupinstrumentesh. Ato shërbejnë për tëndikuar tek normat e interesit në treg etek likuiditeti i sistemit bankar dhe përtë sinjalizuar drejtimin e politikësmonetare. Ndonëse politika monetareformulohet nga Këshilli Drejtues iBankës Qendrore Evropiane,implementimi i saj është idecentralizuar dhe shumë ngaoperacionet kryhen nga bankatqendrore kombëtare.

STRATEGJIA DHE INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE EVROPIANESTRATEGJIA DHE INSTRUMENT

Page 21: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

21

INSTRUMENTET MË TËRËNDËSISHME

Operacionet rifinancuese përdoren përtë siguruar likuiditet të

mjaftueshëm në sistemin bankar dhepër të sinjalizuar pozicionin e politikësmonetare. Ato kryhen një herë në javëdhe kanë maturitet dyjavor.

Operacione rifinancimi afatgjata janëtransaksionet që sigurojnë likuiditet,por që kryhen në frekuenca mujoredhe kanë maturitet tremujor.

Operacionet rregulluese kryhen në rastetë veçanta me qëllim rregullimin enormave të interesit dhe administrimine likuiditetit në treg kur ka luhatje tëpapritura të tij.

Vendosja e rezervës së detyrueshme mbiinstitucionet e kreditit, synon tëstabilizojë kërkesën për paratë ebankës qendrore. Secili ngainstitucionet e kreditit duhet të mbajënjë depozitë pranë Eurosistemit, ellogaritur si përqindje e depozitave tëklientëve të institucionit. Kjo gjëstabilizon normat e interesave nëtregun e parasë.

Kredia njëditore e ofruar nga BankaQendrore Evropiane i lejon palës tjetër(institucioneve financiare si bankat) tëmarrin likuiditet njëditor ngaEurosistemi. E kundërta ndodh përdepozitat njëditore që institucionet mbajnëpranë Bankës Qendrore Evropiane.

Tregu i Eurozonës nuk mund tëfunksiononte pa mbështetjen në sistemine pagesave të njohur me emrin TARGET.Ky sistem lidh së bashku sistemet epagesave të 15 vendeve anëtare tëBashkimit Evropian me njëra-tjetrën dheme Bankën Qendrore Evropiane. Kjomundëson transferimin e sasive tëkonsiderueshme të parave ndërmjetllogarive bankare nga një cep i BashkimitEvropian në cepin tjetër brenda pakminutave, në mos brenda pak sekondave.Sistemi TARGET lehtëson zhvillimin e njëtregu të njësuar të parasë në Evropë dhemundëson pagesat ndërmjet vendeve,prej rreth 400 miliardë euro në ditë. Po t’ishtojmë këtyre edhe pagesat brenda njëvendi, kjo vlerë shkon në 1 trilion euro.TARGET ka treguar se është një sistem isigurtë dhe i besueshëm. Sot aikonsiderohet si një nga sistemet epagesave më të rëndësishme në Evropëdhe një nga tre më të mëdhatë në botë.

INSTRUMENTET MË TË RËNDËSISHMEINSTRUMENTET MË TË RËNDËSISHMEINSTRUMENTET MË TË R

Page 22: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

22INSTRUMENTET MË TË RËNDËSISHMEINSTRUMENTET MË TË RËNDËSISHMEINSTRUMENTET MË TË R

Page 23: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

23

FJALORTH

Agregatët monetarë (M1, M2, M3):përcaktohen si shuma e parasë në

qarkullim, plus disa lloje detyrimesh tëinstitucioneve financiare, që në njëkuptim të gjerë konsiderohen të njëshkalle të lartë likuiditeti.

Banka Qendrore Evropiane (ECB):është themeluar si një subjekt ligjor ipavarur më 1 qershor 1998 me seli nëFrankfurt am Main, Gjermani. Ajo ukrijua me qëllim që të garantonte sedetyrat dhe funksionet e Eurosistemitdhe të Sistemit Evropian të BankaveQendrore zbatoheshin ose nëpërmjetvetë Bankës Qendrore Evropiane osenëpërmjet bankave qendrorekombëtare.

Bankë qendrore: institucion, i cili, sipasnjë dokumenti ligjor është përgjegjëspër hartimin dhe për zbatimin epolitikës monetare të një vendi.

Bashkimi Ekonomik dhe Monetar(EMU): Traktati që themelonKomunitetin Evropian dhe përshkruanprocesin e arritjes së BashkimitEkonomik dhe Monetar në tre faza.

FJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTH

Faza e parë filloi në korrik 1990 dhepërfundoi më 31 dhjetor 1993. Ajo ukarakterizua nga heqja e të gjithabarrierave për lëvizjen e lirë të kapitalitbrenda Bashkimit Evropian. Faza e dytëfilloi më 1 janar 1994. Midis të tjerash,gjatë kësaj faze u krijua InstitutiMonetar Evropian (EMI), u ndaluafinancimi i sektorit publik nga bankaqendrore dhe u vendosën kufizime përnivelin e deficitit buxhetor. Faza e tretëfilloi më 1 janar 1999 me transferimin ekompetencave monetare tekEurosistemi, fiksimin e kursit tëkëmbimit midis monedhave qëpërdornin vendet e Bashkimit Evropiandhe me prezantimin e euros.

Bordi Ekzekutiv: një nga organetvendimmarëse të Bankës QendroreEvropiane. Ai përbëhet nga Presidenti,Zëvendëspresidenti i Bankës QendroreEvropiane dhe katër anëtarë të tjerë.

Kriteret e konvertimit: një grupkriteresh me natyrë ekonomike, të cilatduhen përmbushur nga anëtarë tëBashkimit Evropian përpara se këto tëbëhen pjesëmarrëse të Eurozonës. Këtokritere njihen ndryshe me emrinkriteret e Maastricht-it dhe midis të

Page 24: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

24

tjerash përfshijnë arritjen e një norme tëulët inflacioni, kurse këmbimi tëqëndrueshme, norma interesash tëulëta dhe të qëndrueshme etj.. Këto janëpërshkruar në Traktatin për themelimin eKomunitetit Evropian dhe në protokolletbashkëngjitur këtij Traktati.

Institucion krediti: “ndërmarrjeqëllimi ekonomik i së cilës është ai imbledhjes së depozitave ose fondeve tëtjera të ripagueshme nga publiku dhedhënia e kredive për llogari të vet.”(Artikulli 1 i Direktivës së Parë tëKoordinimit Bankar (First Banking Co-ordination 77/780/EEC)). Bankattregtare dhe ato të kursimit janë llojet einstitucioneve të kreditit që ndeshen mëshpesh.

ECOFIN: shih Këshillin e BashkimitEvropian.

Euro: emri i monedhës së vetmeevropiane. Ky emër u pranua ngaKëshilli Evropian në takimin e tij nëMadrid më 15-16 dhjetor 1995, për tëzëvendësuar termin ECU.

Eurosistemi: përfshin BankënQendrore Evropiane dhe bankat

qendrore kombëtare të vendeve anëtaretë Bashkimit Evropian, të cilat kanëadoptuar monedhën euro në fazën etretë të krijimit të Bashkimit Ekonomikdhe Monetar.

Faza e tretë: shih Bashkimin Ekonomikdhe Monetar (EMU).

Grupi i Euros: takim joformal iministrave të ekonomisë dhe financës tëvendeve anëtare të Bashkimit Evropianqë bëjnë pjesë në Eurozonë. Në takimete Grupit të Euros, ministrat flasin përçështje që lidhen me përgjegjësitë e tyrepër ecurinë e euros. KomisioniEvropian dhe Banka QendroreEvropiane janë të ftuar të marrin pjesënë këto takime. Grupi i Euros zakonishttakohet menjëherë përpara një takimitë planifikuar të ECOFIN-it.

Inflacioni: rënie progresive e vlerës sëparasë, gjë që tregohet nga rritja evazhdueshme e nivelit të përgjithshëmtë çmimeve (shih edhe Deflacion dheStabilitet Çmimesh).

Instituti Monetar Evropian (EMI):Instituti Monetar Evropian ishte njëinstitucion i përkohshëm, i themeluar

FJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTH

Page 25: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

25

në fillim të fazës së dytë të BashkimitMonetar Evropian (më 1 janar 1994).EMI nuk ishte përgjegjës për drejtimine politikës monetare në BashkiminEvropian. Detyrat kryesore të EMI-tlidheshin me forcimin e bashkëpunimitmidis bankave qendrore dhekoordinimin e politikës monetare siedhe me përgatitjen e fazës së tretë tëBashkimit Monetar Evropian. EMIpushoi së ekzistuari në 1 qershor 1998.

Këshilli i Bashkimit Evropian: organ ipërbërë nga përfaqësues të qeverive tëvendeve anëtare të Bashkimit Evropian,zakonisht nga ministrat përgjegjës përçështjet nën shqyrtim (për këtë arsyeshpeshherë njihet si Këshilli iMinistrave). Këshilli i BashkimitEvropian që mbledh ministrat eekonomisë dhe të financës, shpeshherëthirret me emrin Këshilli i ECOFIN-it.

Këshilli drejtues: një nga organetvendimmarrëse të Bankës QendroreEvropiane. Ai përbëhet nga të gjithëanëtarët e Bordit Ekzekutiv të BankësQendrore Evropiane dhe guvernatorët ebankave qendrore të vendeve anëtare tëBashkimit Evropian, të cilat kanëadoptuar monedhën euro.

Këshilli Evropian: përbëhet ngakryetarët e shteteve ose të qeverive tështeteve anëtare të Bashkimit Evropiandhe nga Presidenti i KomisionitEvropian (shih edhe Këshillin eBashkimit Evropian).

Këshilli i përgjithshëm: një ngaorganet vendimmarrëse të BankësQendrore Evropiane. Ai përbëhet ngaPresidenti dhe Zëvendëspresidenti iBankës Qendrore Evropiane dhe ngaguvernatorët e bankave qendrore të 15vendeve anëtare në BashkiminEvropian.

Komisioni Evropian: Institucion iKomunitetit Evropian, i cili siguronzbatimin e klauzolave të Traktatit,zhvillon politikat e Komunitetit,propozon legjislacionin përKomunitetin dhe ushtron pushtet nëfusha të caktuara. Në fushën e politikësekonomike Komisioni rekomandonudhëzime mbi politikën ekonomike tëKomunitetit dhe raporton përparaKëshillit të Bashkimit Evropian mbizhvillimet dhe politikat ekonomike. Aimonitoron financat publike në kuadrine mbikëqyrjes shumëpalëshe dhedorëzon raporte te Këshilli i Bashkimit

FJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTH

Page 26: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

26

Evropian. Komisioni përbëhet nga 20anëtarë duke përfshirë nga dy personame kombësi nga Gjermania, Spanja,Franca, Italia dhe Britania e Madhe dhenga një person nga secili vend tjetëranëtar i Bashkimit Evropian.

Komiteti Ekonomik dhe Financiar(EFC): organ konsultativ pjesë eKomunitetit Evropian, që ështëkrijuar në fillim të Fazës së Tretë tëBashkimit Ekonomik dhe Monetar.Anëtarë të Bashkimit Evropian, tëKomisionit Evropian dhe të BankësQendrore Evropiane kanë të drejtë tëemërojnë jo më shumë se dy personasi anëtarë të Komitetit Ekonomik dheFinanciar.

Kriteret e Maastricht-it: shih kriteret ekonvertimit.

Likuiditet: lehtësia dhe shpejtësia me tëcilën asetet financiare mund tëkonvertohen në para cash ose tëpërdoren për të shlyer detyrimet. Nëkëtë kuptim, paraja cash është aseti mëlikuid. Depozitat janë asete më paklikuide, në varësi të maturitetit të tyre.Termi “likuiditet” përdoret shpesh sisinonim për “paranë”.

M3: agregati monetar M3 ështëpërcaktuar nga Banka QendroreEvropiane si paraja në qarkullim pluszotërimet e rezidentëve të Eurozonës(përveç bankave qendrore) si: depozitanjëditore, depozita me afat deri në dyvjet, depozita likuide deri në tre muaj,repo, zotërime në tregun e parasë, letrame vlerë me maturitet deri në dy vjet.

Operacione në tregun valutor: blerjadhe shitja e valutës. Në kontekstin eEurosistemit, kjo nënkupton blerjendhe shitjen e euros kundrejtmonedhave të tjera të përdorshmejashtë Eurozonës.

Operacione rregulluese: operacionenë treg të hapur jo të zakonshme, qërealizohen nga Eurosistemi kryesishtpër të zgjidhur situata tëpaparashikuara të luhatjes së likuiditetitnë treg.

Organizata për zhvillimin dhebashkëpunimin ekonomik (OECD):OECD (me seli në Paris) u themelua më1961 si pasardhëse e Organizatës përBashkëpunimin Ekonomik Evropian(OEEC). Ajo përbëhet nga 29 vende(sipas statistikave të vitit 2001) dhe

FJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTH

Page 27: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

27

funksioni kryesor i saj është t’u sigurojështeteve një ambient për diskutimin,zhvillimin dhe perfeksionimin epolitikave ekonomike e sociale.

Paraja: aset që me konsensus të gjerëështë pranuar si mjet shkëmbimi. Përshembull, ajo mund të jetë në formën emonedhave apo të kartëmonedhave osetë njësive të depozituara në një kartëelektronike. Depozitat afatshkurtrapranë institucioneve të kreditit ishërbejnë funksionit të parasë. Sipaspërkufizimit teorik në ekonomi, parajaka tre funksione. Ajo shërben si (1) njësillogaritjeje (2) mjet pagese, dhe (3)ruajtëse e vlerës. Banka qendrore ështëpërgjegjëse për kryerjen optimale tëkëtyre funksioneve nëpërmjet ruajtjessë stabilitetit të çmimeve.

Parlamenti Evropian: përbëhet nga626 përfaqësues të qytetarëve tëvendeve anëtare të Bashkimit Evropian.Ai është pjesë e procesit ligjvënës,ndonëse me të drejta të veçanta nëvarësi të procedurave nëpërmjet tëcilave hyjnë në fuqi ligjet e BashkimitEvropian. Në kuadrin e BashkimitEkonomik dhe Monetar, Parlamenti kakryesisht fuqi konsultative. Megjithatë,

Traktati përcakton disa procedura përpërgjegjshmërinë e Bankës QendroreEvropiane përpara Parlamentit(prezantimi i Raportit Vjetor, debatimbi politikën monetare, dëgjimetpërpara komiteteve parlamentarekompetente).

Politika monetare: veprime qëndërmerr banka qendrore me qëllimqë të arrijë objektivat e veta (përshembull, ruajtjen e stabilitetit tëçmimeve) duke vënë në përdoriminstrumentet që ka në dispozicion.

Rezerva e detyrueshme: detyrim iinstitucioneve të kreditit për të mbajturnjë nivel të caktuar depozitash mebankën qendrore. Rezerva edetyrueshme e një institucioni kreditipërllogaritet si përqindje e depozitavenga klientët jobanka pranë tij.

Sistemi Evropian i BankaveQendrore (ESCB): përbëhet nga BankaQendrore Evropiane dhe nga bankatqendrore kombëtare të 15 vendeveanëtare të Bashkimit Evropian.

Stabiliteti i çmimeve: stabiliteti içmimeve është përcaktuar nga Këshilli

FJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTH

Page 28: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

28

Drejtues i Bankës Qendrore Evropianesi rritja vjetore prej më pak se 2 përqind e nivelit të çmimeve të konsumit.As inflacioni i vazhdueshëm e asdeflacioni nuk përputhen me këtëpërcaktim të stabilitetit të çmimeve.

Traktati për themelimin eKomunitetit Evropian: Traktati unënshkrua në Romë më 25 mars 1957dhe hyri në fuqi më 1 janar 1958.Traktati shënon themelimin eKomunitetit Ekonomik Evropian (EEC)dhe shpeshherë njihet si Traktati iRomës. Traktati për BashkiminEvropian u nënshkrua në Maastricht(dhe shpeshherë njihet si Traktati iMaastricht-it) më 7 shkurt 1992 dhehyri në fuqi më 1 nëntor 1993. Ai qe një

amendament i Traktatit të Romës, i cilisot njihet zyrtarisht si Traktati përthemelimin e Komunitetit Evropian.Traktati për Bashkimin Evropian ështërishikuar nga Traktati i Amsterdamit, icili u nënshkrua më 2 tetor 1997 dhehyri në fuqi më 1 maj 1999.

Tregu i parasë: në kontekstin e bankësqendrore, mund të përcaktohet si tregupër depozitat e bankës qendrore. Ështënjë treg që përbëhet prej institucionevefinanciare dhe ndërmjetëse,marrëveshjeve, lehtësimit tëkredidhënies dhe huamarrjes nëperiudha afatshkurtra: nga njëditore nënjë vit. Kështu, tregu i parasë ndryshonnga ai i kapitalit në të cilin tregtohenkredi afatgjata dhe afatmesme.

FJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTHFJALORTH

Page 29: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

29

INFORMACION:

Banka Qendrore EvropianeEuropean Central BankKaiserstrasse 2960311 Frankfurt am MainTel.: +49 69 1344-0www.ecb.int

Bankat qendrore të vendeve anëtare tëBashkimit Evropian.

AustriOesterreichische NationalbankOtto-Wagner-Platz 31090 WienTel.: +43 1 40420-0www.oenb.co.at

BelgjikëNationale Bank van België/BanqueNationale de Belgiquede Berlaimontlaan 14boulevard de Berlaimont 141000 Brussel1000 BruxellesTel.: +32 2 221 21 11www.bnb.be

INFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACION

Britani e MadheBank of EnglandThreadneedle StreetLondon EC2R 8AHTel.: +44 20 7601 4444www.bankofengland.co.uk

DanimarkëDanmarks NationalbankHavnegade 51093 København KTel.: +45 33 63 63 63www.nationalbanken.dk

FinlandëSuomen PankkiSnellmaninaukio00101 HelsinkiTel.: +358 9 1831www.bof.fi

FrancëBanque de France39, rue Croix-des-Petits-Champs75049 Paris Cedex 01Tel.: +33 1 42 92 42 92www.banque-france.fr

Page 30: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

30

GjermaniDeutsche BundesbankWilhelm-Epstein-Strasse 1460431 Frankfurt am MainTel.: +49 69 95 66-1www.bundesbank.de

GreqiBank of Greece21 E.Venizelos Avenue10250 AthensTel.: +30 1 320 1111www.bankofgreece.gr

IrlandëCentral Bank of IrelandDame StreetDublin 2Tel.: +353 1 671 6666www.centralbank.ie

ItaliBanca d’ItaliaVia Nazionale 9100184 RomaTel.: +39 06 47921www.bancaditalia.it

HolandëDe Nederlandsche BankWesteinde 11017 ZN AmsterdamTel.: +31 20 524 91 11www.dnb.nl

LuksemburgBanque centrale du Luxembourg2, boulevard Royal2983 LuxembourgTel.: +352 4774-1www.bcl.lu

PortugaliBanco de Portugal148, Rua do Comércio1101 LisboaTel.: +351 21 313 00 00www.bportugal.pt

SpanjëBanco de EspañaCalle Alcalá 5028014 MadridTel.: +34 91 3385000www.bde.es

INFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACION

Page 31: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

31

SuediSveriges RiksbankBrunkebergstorg 11103 37 StockholmTel.: +46 87 87 00 00www.riksbank.se

Përgatitur sipas publikimit të BankësQendrore Evropiane“The European Central Bank”© European Central Bank (ECB)Frankfurt am Main, 2001.

INFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACIONINFORMACION

Page 32: BANKA QENDRORE EVROPIANE · krijimin e një tregu të vetëm në Komunitetin Evropian. Për kompanitë që merren me import-eksport, tani rreziku i kursit të këmbimit vlen vetëm

32

Botuar nga : Banka e Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej”, Nr.1, Tiranë.Tel : 355-4-222230; 235568; 235569.

Faks : 355-4-223558.e-mail: [email protected]

http:// www.bankofalbania.org

Shtypur në Shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë.Tirazhi : 1000 kopje.